programim i
DESCRIPTION
Universiteti Shtet ëror i Tetovës Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore Departamenti i Informatikës PROGRAMIM I. Programim I. Vlerësimi i lëndës: Detyra 20% Rregullshmeria 1 0% Kolokfiumi I 35 % Kolokfiumi II 35 % Provimi 70% Totali 100%. - PowerPoint PPT PresentationTRANSCRIPT
Universiteti Shtetëror i Tetovës
Fakulteti i Shkencave Matematike-NatyroreDepartamenti i Informatikës
PROGRAMIM I
Gazmend Xhaferi
Programim I
Gazmend Xhaferi
Vlerësimi i lëndës:Detyra 20%Rregullshmeria 10%Kolokfiumi I 35%Kolokfiumi II 35%Provimi 70%Totali 100%
Objektivat e lëndës
Gazmend Xhaferi
Njohje me principet e programimit
Analiza dhe dizajni i algoritmeve /programeve
Praktikim i gjuhës programore C++
Programimi
Gazmend Xhaferi
Çka është programimi? Planifikimi apo ekzekutimi i një ngjarje që duhet të ndodh si pasojë e një
urdhëri apo instruksioni (Kompjuteri).
Informata Çdo lajm (njohuri) që mund të komunikohet apo përcillet.
Të dhënat Janë informata në forma që mund ti shfrytëzoj kompjuteri.
Programimi kompjuterik Procesi i specifikimit të tipit të dhënave dhe operacioneve për kompjuterin
me qëllim të zgjedhjes së problemeve.
Paraqitja binare e të dhënave
Gazmend Xhaferi
Në kompjuter, të dhënat paraqiten si pulse elektronike të elektricitetit. Qarqet elektrike mund të jenë:
on (shënohet 1)
off (shënohet 0) Pra të dhënat e ndryshme mund të paraqiten si kombinim i 1 dhe 0. Paraqitja e tillë quhet Paraqitje binare e të dhënave Ekzistojnë disa sisteme numerike:
Binar (shfrytëzon 1 dhe 0 për paraqitjen e numrave)
Decimal (0,1,...9)
Heksadecimal (0,1,...9,A,B,C,D,E,F)
Paraqitja binare e të dhënave
Gazmend Xhaferi
Fjala bit (binary digit) i referohet ose 1 ose 0. Kështu numri 1011100111
përbëhet prej 10 bitave.
Numri binar me 10 bita mund të paraqitet në 2^10 (apo 1024) forma të
ndryshme.
Byte përbëhet prej 8 bitave dhe mund të paraqitet në 2^8 (256) forma.
Grupet prej 16, 32, dhe 64 biteve quhen words (fjalë).
Procesi kur një sasie të të dhënave i atribuojmë (përcaktojmë) forma prej
biteve quhet kodim.
Pra, programimi nënkupton përkthimi i të dhënave dhe algoritmeve në 1 dhe 0.
Gjuha e makinës dhe asembler
Gazmend Xhaferi
Të dhënat në kompjuter shfrytëzohen dhe memorohen si vargje të 1 dhe 0.
Gjuha e makinës – gjuhë, e përbërë nga instruksione të kodeve binare, që shfrytëzohet direkt nga kompjuteri.
Përse lindi gjuha asembler? Nga vështirësia e kodimit binar të instruksioneve të ndryshme si dhe
vështirësia për lexim dhe ndyshim. Gjuha asembler – gjuhë programore e nivelit të ulët ku “mnemonic”
( forma të lehta për ti mbajtur mend) përdoret për paraqitjen e secilit instruksion të gjuhës së makinës për një kompjuter të caktuar.
Asembler – program që përkthen programet nga gjuha asembler në kodin e makinës.
Gjuhët e larta programore
Gazmend Xhaferi
Të lehtë për ti përdorur sepse janë të përafërta me gjuhën angleze ose gjuhët
tjera natyrale.
Kompajleri (Compiler) – përkthim i algoritmeve të shkruara në një gjuhë të
lartë programore (Pascal, C++, Java, Ada etj) në gjuhë të makinës.
Teksti i algoritmit i shkruar në një gjuhë të lartë programore quhet kod
burimor (source code).
Për kompajlerin, kodi burimor paraqet vetëm të dhënë hyrëse. Ai e përkthen
kodin burimor në gjuhë të makinës dhe ky kod quhet kod objekti (object
code).
Nivelet a apstrahimit
Gazmend Xhaferi
Kompajlimi dhe ekzekutimi
Mr. Fisnik Dalipi
Janë dy procese që dallojnë me njëra tjetrën. Gjatë kompajlimit, kompjuteri mirret me programin e kompajlerit
ndërsa gjatë ekzekutimit, memorja ngarkohet me objekt programin (kodin) duke e zëvendësuar programin e kompajlerit.
Kompjuteri atëherë e ekzekuton direkt objekt programin , duke kryer instruksionet e programit
Çfarë instruksionesh shënohen në gjuhët programore?
Gazmend Xhaferi
Instruksionet në gjuhët programore reflektojnë operacionet që kompjuteri mund ti kryej:
Transferimi i të dhënave nga një vend në një vend tjetër
Pranimi i të dhënave nga njësitë hyrëse dhe paraqitja e tyre në njësitë
dalëse
Ruajtja dhe nxjerrja e të dhënave nga memorjet (primare, sekundare)
Krahasimi i vlerave të të dhënave
Operacionet aritmetike
Degëzimi në sekcione të ndryshme të instruksioneve
Strukturat kontrolluese
Gazmend Xhaferi
Ekzistojnë 4 lloje të strukturave kontrolluese:
të sekuencës – një seri urdhërash që ekzekutohen njëra pas tjetrës
të selektimit - strukturë kontrolluese me kusht, ekzekuton urdhëra
të ndryshëm mvarësisht nga kushti
të përsëritjes – ekzekutimi përsëritet derisa plotësohen kushtet e
parapara.
të nënprogrameve – shërbejnë për struktuirmin e kodit duke e
ndarë në njësi më të vogla
Strukturat kontrolluese
Mr. Fisnik Dalipi
Si e shkruajmë një program
Mr. Fisnik Dalipi
Për të përpiluar një program kompjuterik duhet të kalojmë nëpër dy faza:
a) zgjidhja e problemit (problem solving)
b) implementimi (implementation)
Faza - zgjidhja e problemit
Gazmend Xhaferi
1. Analizim dhe specifikim - Kuptimi dhe definimi
i problemit si dhe zgjidhjen që duhet të pasojë.
2.Zgjidhja e përgjitshme (algoritmi) – Përcaktimi i
tipit të dhënave dhe hapave logjike për zgjidhjen e
problemit.
3.Verifikimi – Ndjekja e hapave për tu siguruar se
rezultati përputhet me zgjidhjen e problemit.
Faza - Implementimi
Gazmend Xhaferi
1.Rezultati konkret (Programi) – Përkthimi i algoritmit
(zgjidhjes së përgjitshme) në një gjuhë programore.
2.Testimi – Testimi i kompjuterit për instruksionet e dhëna.
Pastaj provohen rezultatet manualisht (me dorë). Nëse gjeni
gabime, analizoni programin dhe algoritmin për ta zbuluar
gabimin dhe përmisojeni atë.
3. Pas kësaj pason faza finale (finalizimi) ku programi është i
gatshëm për përdorim.
PYETJE?
JU FALEMINDERIT!
Ju dëshiroj një fillim të mbarë të vitit akademik