programi subvencionimi i pagËs broshure_albanian.pdfpër të. në moshë aq të re, arbnori është...

28
PROGRAMI SUBVENCIONIMI I PAGËS tregime suksesi

Upload: others

Post on 30-Jan-2020

5 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: PROGRAMI SUBVENCIONIMI I PAGËS Broshure_Albanian.pdfpër të. Në moshë aq të re, Arbnori është në gjendje t’i ndihmojë vëllaut të tij më të vogël që të ndjekë shkollimin

PROGRAMISUBVENCIONIMI I PAGËS

tregime suksesi

Page 2: PROGRAMI SUBVENCIONIMI I PAGËS Broshure_Albanian.pdfpër të. Në moshë aq të re, Arbnori është në gjendje t’i ndihmojë vëllaut të tij më të vogël që të ndjekë shkollimin

PASQYRA E PROGRAMIT

Kjo broshure u mundësua me ndihmën e Programit për Tregun Aktiv të Punës. Objektivi kryesor i ALMP është përmirësimi i kapaciteteve të institucioneve të tregut të punës për hartimin e politikave të përgjegjshme-gjinore në nivelin qendror dhe ofrimin e shërbimeve të integruara në nivellokal, duke u fokusuar në grupet me të cenueshme në mesin e të papunëve.

Gjatë periudhës 2014-2017, ALMP financohet nga Ministria e Punëve të Jashtme e Finlandës, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministria e Punëve të Brendshme, Ambasadae Mbretërisë së Bashkuar dhe UNDP.

Ekipi Punues:

Storjet: Ylli Vuciterna

Fotografitë: Atdhe Mulla

Dizajni: project.graphics

Shtypi: InDesign

Page 3: PROGRAMI SUBVENCIONIMI I PAGËS Broshure_Albanian.pdfpër të. Në moshë aq të re, Arbnori është në gjendje t’i ndihmojë vëllaut të tij më të vogël që të ndjekë shkollimin

Z. Arban Abrashi

Ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale

Z. Andrew Russell

Koordinatori për Zhvillim i KB-së dhe Përfaqësues i Përhershëm i UNDP-së

“UNDP-ja është krenare për partneritetin e saj të gjatë me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, i cili si i tillë – me mbështetjen bujare nga Qeveria e Finlandës – ka sjell një varietet të strategjive dhe veprimeve konkrete për krijimin e vendeve të punës dhe promovimin e zhvillimit ekonomik në Kosovë. Në veçanti jam i lumtur që një nga shembujt më të fundit të këtij partneriteti – Programi për Subvencionimin e Pagave – është fokusuar fuqishëm në punësimin e të rinjve dhe të rejave. Për më tepër, përmes trajnimit dhe zhvillimit të shkathtësive, Programi ka ndihmuar shumë femra të reja dhe të pa-favorizuara të gëzojnë qasje të barabartë në mundësit e punësimit, në përputhje me zotimin afat-gjatë të UNDP-së për barazi gjinore”.

Synimi i Programit për Subvencionimin e Pagave, një përpjekje e përbashkët e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), është të krijoj mundësi punësimi për punëkërkuesit në Kosovë duke i subvencionuar punëdhënësit të cilët janë të gatshëm të u ofrojnë atyre punësim në baza afat-gjata. Kjo është një mundësi unike për të mbështetur rritjen graduale të ndërmarrjeve në Kosovë.

Përveç që mbështet kompanitë lokale duke subvencionuar punësimin, Programi për Subvencionimin e Pagave lehtëson gjithë procesin e rekrutimit për vendet e reja të punës duke përdorur ekspertizën e kompanive të punësimit për të përshtatur konkurse e punësimit me punëkërkuesit adekuat.

Programi i Subvencionimit të Pagave ofron një subvencion prej pesëdhjetë përqind për një periudhë prej gjashtë, nëntë, dhe dymbëdhjetë muajve tek punëdhënësit për secilin person të papunësuar që është punësuar së fundmi, duke u bazuar në profilin e punëkërkuesit.

Që nga vitit 2005, kur edhe ka filluar programi, nga ky program kanë përfituar 2,794 persona. Për më tepër, gjatë periudhës 2016-2016, janë punësuar 618 gra dhe burra për një periudhë prej një viti. Gjithsej 25% e përfituesve ishin nën 24 vjeçar, me një shifër rekorde prej 37% të përfituesve femra.

“Programi i Subvencionimit të Pagave është një mundësi unike për punëkërkuesit të cilët rrezikojnë të bëhen të papunë afat-gjatë, ku do subvencionohen punëdhënësit për secilin punësim të ri. Në këtë mënyrë, po fokusohemi në përmirësimin e jetës së qytetarëve përmes ofrimit të mundësive të punësimit për punëkërkuesit e pa-favorizuar”

Page 4: PROGRAMI SUBVENCIONIMI I PAGËS Broshure_Albanian.pdfpër të. Në moshë aq të re, Arbnori është në gjendje t’i ndihmojë vëllaut të tij më të vogël që të ndjekë shkollimin

FLORJETA BUQAJ

Page 5: PROGRAMI SUBVENCIONIMI I PAGËS Broshure_Albanian.pdfpër të. Në moshë aq të re, Arbnori është në gjendje t’i ndihmojë vëllaut të tij më të vogël që të ndjekë shkollimin

Florjeta Buqaj është 26 vjeçe dhe punon për kompaninë për dizajnimin dhe prodhimin e këpucëve “Solid,” e cila ka të punësuar më shumë se dyqind kosovarë. Pas përfundimit të shkollës së mesme, Florjeta kishte dëshirë të fillonte studimet në universitet por për shkak të mungesës së mjeteve financiare ajo nuk mundi të regjistrohej në arsimin e lartë. Për shkak të vështirësive për gjetjen e një pune, pas shtatë muajsh kërkimi Florjeta u regjistrua si e papunësuar në Zyrën e Punësimit. “Gjatë tërë procesit jam udhëzuar; kam krijuar CV-në time personale dhe këshilltari më ka këshilluar për profilin e punës në bazë të aftësive të mia” shpjegon Florjeta.

Dhe, për t’u mos befasuar, pas vetëm një muaji këshilltari i saj i tregoi Florjetës se ishte përzgjedhur nga punëdhënësi i saj si asistente në prodhim. “Kam pasur fat, e di. Por besoj plotësisht në shërbimet e Zyrës së Punësimit dhe punën që këshilltarët e bëjnë në vazhdimësi. Pa ndihmën e tyre nuk do ta kisha fituar kurrë këtë punë.”

Sot, kur i kërkohet të përkufizojë suksesin, Florjeta shpjegon që fokusi

dhe aftësia për kryerjen e detyrave që i caktohen është receta e suksesit. Në punën e përditshme, Florjeta kryesisht kontrollon cilësinë dhe kontrollon nëse makinat janë duke punuar në mënyrë të duhur. “Jam shumë e lumtur dhe e kënaqur me punën që kam tani”. Florjeta vazhdon të shpjegojë për gjithë kohën e mirë që e kalon me kolegët e saj dhe për raportin me punëdhënësin e saj.

Page 6: PROGRAMI SUBVENCIONIMI I PAGËS Broshure_Albanian.pdfpër të. Në moshë aq të re, Arbnori është në gjendje t’i ndihmojë vëllaut të tij më të vogël që të ndjekë shkollimin

ARBNOR FANGU

Page 7: PROGRAMI SUBVENCIONIMI I PAGËS Broshure_Albanian.pdfpër të. Në moshë aq të re, Arbnori është në gjendje t’i ndihmojë vëllaut të tij më të vogël që të ndjekë shkollimin

“Jeta mund të jetë e vështirë, por duhet ta dëshmosh të kundërtën,” është gjëja e parë që më thotë Arbnori. Arbnor Fangu, prodhues i mobiljeve me porosi nga Bllaca, është vetëm 22 vjeçar. Ai është djali i madh i familjes, gjë që e bën përgjegjës për t’u kujdesur për të. Në moshë aq të re, Arbnori është në gjendje t’i ndihmojë vëllaut të tij më të vogël që të ndjekë shkollimin e lartë në kryeqytet, Prishtinë. Ndeja me Arbnorin të jep energji. Ai lëviz hirshëm dhe derisa e vizitojmë punëtorinë e tij, të gjithë e përshëndesin me admirim. “Ne prodhojmë mobilje me porosi për shtëpi dhe zyra,” thotë Arbnori me krenari derisa makinat e tij punojnë. “Unë jam përgjegjës për qepjen industriale dhe për ta bërë punën siç duhet, duhet të jesh i përqendruar dhe i vendosur”. Puna e tij lidhet ngushtë me departamentin e dizajnit. Bashkëpunimi me dizajnerët e bën punën e tij më argëtuese pasi që duhet të konsultohen çdo ditë. Për Arbnorin, kjo është pjesa më sfiduese por edhe më e rëndësishme e punës së tij.

Por për ta arritur këtë, Arbnori kaloi vite në punë që paguhen pak, punoi në të zezë ose vetëm në punë sezonale, si dhe një vit ishte i papunë. Përmes një shoku të mirë, Arbnori mësoi për Zyrën e Punësimit. Arbnori menjëherë ra në kontakt me këshilltarët në Suharekë, dega më e afërt e agjencisë, të cilët e ndihmuan lidhur me regjistrimin dhe aplikimin gjatë gjithë procesit të gjetjes së punës.

Arbnori e fitoi vendin e tij të punës vetëm një muaj pas regjistrimit si punëkërkues

në Zyrën e Punësimit. Sot, ai thotë i gëzuar se e ka një qëllim më të lartë. Puna e bën që të zgjohet çdo mëngjes duke u ndjerë i dobishëm dhe përkrahës për familjen, si dhe me misionin për t’i bërë të gjithë në shtëpi dhe zyrë të ndjehen rehat. “Përmes dizajnit të mirë, jo vetëm që i bëni gjërat të duken të bukura, por edhe e bëni shpirtin të gjallërohet dhe të ndjehet mirë.”

Page 8: PROGRAMI SUBVENCIONIMI I PAGËS Broshure_Albanian.pdfpër të. Në moshë aq të re, Arbnori është në gjendje t’i ndihmojë vëllaut të tij më të vogël që të ndjekë shkollimin

Një punëkërkues i mëparshëm më ka rekomanduar programin për subvencionimin e pagave.

Nëpërmjet programit jo vetëm që kam gjetur punë por kam fituar sigurinë në punë përmes së cilës unë dhe familja ime planifikojmë në mënyrë të duhur financat tona.

Page 9: PROGRAMI SUBVENCIONIMI I PAGËS Broshure_Albanian.pdfpër të. Në moshë aq të re, Arbnori është në gjendje t’i ndihmojë vëllaut të tij më të vogël që të ndjekë shkollimin

Xhylije Gashi filloi punën në kompaninë “Burimi-AG” në industrinë e mbushjes së tashmë pesë muaj. Nëpërmjet Zyrës së Punësimit të Kosovës, Xhylija ka nënshkruar kontratë dymbëdhjetë mujore me kompaninë.

Page 10: PROGRAMI SUBVENCIONIMI I PAGËS Broshure_Albanian.pdfpër të. Në moshë aq të re, Arbnori është në gjendje t’i ndihmojë vëllaut të tij më të vogël që të ndjekë shkollimin

MIRJETA BAJRAMI

Page 11: PROGRAMI SUBVENCIONIMI I PAGËS Broshure_Albanian.pdfpër të. Në moshë aq të re, Arbnori është në gjendje t’i ndihmojë vëllaut të tij më të vogël që të ndjekë shkollimin

Për Mirjetën, gjetja e punës së saj të parë si menaxhere e zyrës ishte çështje e planifikimit të mirë të karrierës. Mirjeta ka studiuar shkencat shoqërore, por për të rritur përparësinë konkurruese gjatë kërkimit të punës, Mirjeta gjithashtu kreu edhe kurset për kompjuter dhe gjuhë. Sipas mendimit të Mirjetës, marrja e atyre certifikatave i ndihmoi shumë për të gjetur punën e saj të parë. Sot, Mirjeta është vetëm 22 vjeçare dhe është menaxhere e zyrës për agjencinë turistike “Florimi” në qytetin e Ferizajt. Pas një viti pune me agjencinë, ajo tani është përgjegjëse për rezervime dhe koordinim me klientët dhe partnerët. “Unë e hap zyrën në mëngjes, pastaj e hap sistemin për të kontrolluar nëse ka të reja nga partnerët tanë, ku mësoj më tepër në lidhje me udhëtimet dhe biletat,” tha Mirjeta.

Nuk është për t’u habitur që Mirjeta është e suksesshme në punën e saj: ajo është e vendosur t’u ofrojë vetëm shërbimet më të mira klientëve të saj, ndonjëherë edhe duke punuar më gjatë. “E dua këtë punë, pasi që më mundëson të takoj njerëz dhe t’u ndihmoj në lidhje me udhëtimet e tyre.”

E pyetur se si kishte vënë kontakt me punëdhënësin e saj, ajo me vetëbesim u shpreh që Zyra e Punësimit kishte rol jetik në suksesin e saj. “U regjistrova në agjenci para një kohe dhe megjithëse këshilltarët ishin të vendosur të më ndihmonin, unë i thërrisja vazhdimisht dhe i pyesja nëse kishte vende të lira pune. “Jam vërtet mirënjohëse për shërbimet që ofron zyra e punësimit; ata ma kanë shtruar rrugën drejt suksesit.”

Page 12: PROGRAMI SUBVENCIONIMI I PAGËS Broshure_Albanian.pdfpër të. Në moshë aq të re, Arbnori është në gjendje t’i ndihmojë vëllaut të tij më të vogël që të ndjekë shkollimin

BASRI AJETI

Page 13: PROGRAMI SUBVENCIONIMI I PAGËS Broshure_Albanian.pdfpër të. Në moshë aq të re, Arbnori është në gjendje t’i ndihmojë vëllaut të tij më të vogël që të ndjekë shkollimin

Megjithëse kishte përfunduar studimet e artit me sukses, Basri Ajeti, si shumë të rinj të gjeneratës së tij, e kishte të pamundur të gjente një punë pas diplomimit. Për këtë arsye, Basriu e la familjen pas dhe para katër vitesh doli jashtë vendit në kërkim të një ardhmeje më të mirë. “Jashtë vendit bëra çdo gjë që më vinte ndoresh për të mbijetuar; kam punuar si moler në të zezë. Por kurrë nuk e dija nëse do të punoja edhe të nesërmen. Asgjë s’ishte e sigurt!” “Gjithmonë kam pasur një lidhje të thellë me artin. Si i ri e ndoqa këtë ëndërr dhe u regjistrova për studime në Fakultetin e Arteve në Prishtinë”, tha Basriu. Sot, Basri Ajeti është një gdhendës 31 vjeçar, i cili me mbështetjen e Agjensionit të Përkrahjes së Punësimit në Kosovë, punon si dizajner dhe gddhendës me orar të plotë për kompaninë “Kushtrimi” në Skënderaj.

“Një mik ma rekomandoi këtë vend [Zyrën e Punësimit]. Shkova atje një ditë pasi u ktheva dhe u takova me një këshilltar, i cili më ndihmoi t’i kompletoja të gjitha dokumentet e nevojshme për regjistrim”, shprehet Basriu.

Vetëm disa javë më vonë Basriu mori një telefonatë dhe i thanë që i kishin gjetur një punë. “U ndjeva sikur ma dhanë botën. Gdhendja është një punë shumë e veçantë për mua, pasi që

nevojiten hollësi të përsosura për ta dekoruar një objekt, si një varrezë për shembull.”

Sot, Basriu është i lumtur me punën e tij. Ai është dizajneri kryesor i kompanisë dhe skalit varreza dhe shkronja. Puna e tij e parapëlqyer është që të skalisë portrete, pasi që për të portreti jeton përgjithmonë.

Page 14: PROGRAMI SUBVENCIONIMI I PAGËS Broshure_Albanian.pdfpër të. Në moshë aq të re, Arbnori është në gjendje t’i ndihmojë vëllaut të tij më të vogël që të ndjekë shkollimin

Kam kërkuar punë dy vite.

Por vetëm pas regjistrimit në Zyrën e Punësimit të Kosovës kam gjetur një punë të duhur me pagë të mirë.

Page 15: PROGRAMI SUBVENCIONIMI I PAGËS Broshure_Albanian.pdfpër të. Në moshë aq të re, Arbnori është në gjendje t’i ndihmojë vëllaut të tij më të vogël që të ndjekë shkollimin

Hatixhe Krasniqi filloi punën në kompaninë e tekstilit “Fati NtSh” si rrobaqepëse para gjashtë muajve. Nëpërmjet Zyrës së Punësimit në Kosovë ajo ka nënshkruar kontratë dymbëdhjetë mujore me kompaninë.

Page 16: PROGRAMI SUBVENCIONIMI I PAGËS Broshure_Albanian.pdfpër të. Në moshë aq të re, Arbnori është në gjendje t’i ndihmojë vëllaut të tij më të vogël që të ndjekë shkollimin

SHKELZEN BACALIU

Page 17: PROGRAMI SUBVENCIONIMI I PAGËS Broshure_Albanian.pdfpër të. Në moshë aq të re, Arbnori është në gjendje t’i ndihmojë vëllaut të tij më të vogël që të ndjekë shkollimin

Pas përfundimit të shkollës së mesme, Shkelzen Bacaliu, një 33 vjeçar nga Kijeva, humbi shpresën se do të gjente një punë të mirë. Kjo e shtyu që të kërkonte një të ardhme më të mirë për vete dhe familjen e tij, prandaj mori rrugën për jashtë vendit. Pasi jetoi jashtë vendit për një vit, Shkelzeni krijoi një këndvështrim tjetër për vendlindjen: asnjë vend nuk është më i rëndësishëm se vendlindja. Një muaj më vonë, Shkelzeni me familje u kthyen sërish në Kosovë. “Unë jam një person i motivuar. Në punën time, kam pasur rastin të kryej shumë detyra të ndryshme; kam mësuar shumë,” më tha ai. Morri rrugen per ne zyren e punesimit

Sot, Përmes Zyrës së Punësimit, Shkelzeni filloi punën për “EuroBenz”, një pompë benzine dhe autolarje me degë në gjithë Kosovën. “Takoj shumë njerëz të ndryshëm gjatë ditës. Ndonjëherë edhe udhëtoj, varësisht prej kërkesave të klientëve.” Për shkak të zotësisë së tij në punë dhe personalitetit të respektueshëm, ai arriti të fitonte besimin e shefit të tij. “Jam regjistruar në fakultet së fundmi

dhe shefi më ka mundësuar një orar fleksibil të punës.”

Kthimi në Kosovë i ka sjellë dy suksese Shkelzenit. Së pari, përmes Zyrës së Punësimit ai ka gjetur punësim afatgjatë dhe, së dyti, përmes kontratës ligjore, Shkelzeni është në gjendje të paguajë taksa, duke kontribuuar kështu në zhvillimin e vendit të tij, Kosovës.

Page 18: PROGRAMI SUBVENCIONIMI I PAGËS Broshure_Albanian.pdfpër të. Në moshë aq të re, Arbnori është në gjendje t’i ndihmojë vëllaut të tij më të vogël që të ndjekë shkollimin

RAGIP SADIKU

Page 19: PROGRAMI SUBVENCIONIMI I PAGËS Broshure_Albanian.pdfpër të. Në moshë aq të re, Arbnori është në gjendje t’i ndihmojë vëllaut të tij më të vogël që të ndjekë shkollimin

Nëse ka ndonjë gjë që nevojitet për të çarë përpara në jetë, është pikërisht vendosmëria. Ragip Sadiku nga Shtimja e kishte të qartë që askush s’do të vinte t’i trokiste në derë për t’i ofruar punë. Ai është i martuar dhe ka një djalë. Ai ishte munduar të gjente punë. Por edhe kur dilte ndonjë punë, ishte e përkohshme dhe me pagë të ulët. Të takosh Ragipin është madhështore. Ai është një burrë shtatlartë me ndërtim të fuqishëm, por me një personalitet tejet miqësor. Ai është i besueshëm dhe punëtor i zoti. Megjithatë, për një kohë të gjatë, Ragipi i kalonte ditët duke kërkuar punë, çfarëdo lloj pune, vetëm që të mund t’i siguronte familjes gjërat elementare.

Ragipi ishte këmbëngulës për ta ndryshuar gjendjen e tij. Përmes Zyrës së Punësimit, Ragipi gjeti punën e parë afatgjatë sii fermer në “Bio Fruti”, një kompani kjo që prodhon fruta të freskëta për kompanitë dhe shitësit vendorë. “Këshilltarët në Zyrën e Punësimit janë shumë profesionistë. Ata më treguan rreth procedurave të regjistrimit për punë, më caktuan një kontakt personal dhe gjithnjë ishin në kërkim të mundësive për mua” tha Ragipi.

Ragipi e gëzon përgjegjësia personale në punë dhe tani ai mund edhe të planifikojë të ardhmen me familje. “Kam krijuar një marrëdhënie të fuqishme me shefin. Atij i pëlqej dhe më beson, pasi që unë jam më të mirën nga vetja për çdo ditë.”

Page 20: PROGRAMI SUBVENCIONIMI I PAGËS Broshure_Albanian.pdfpër të. Në moshë aq të re, Arbnori është në gjendje t’i ndihmojë vëllaut të tij më të vogël që të ndjekë shkollimin

Asnjëherë nuk kam pasur punë afatgjate me pagesë të mirë. Vetëm nëpërmjet Zyrës së Punësimit në Kosovë kam përjetuar ndjenjën se si është të zgjohesh çdo ditë për të shkuar në vendet ku punoj! I rekomandoj të gjithëve që të regjistrohen dhe kërkojnë punësim nëpërmjet këtij programi.

Page 21: PROGRAMI SUBVENCIONIMI I PAGËS Broshure_Albanian.pdfpër të. Në moshë aq të re, Arbnori është në gjendje t’i ndihmojë vëllaut të tij më të vogël që të ndjekë shkollimin

Leonora Shala punon për një kompani për prodhimin e mobiljeve. Ajo arriti nëpërmjet Zyrës së Punësimit në Kosovë të nënshkruaj një kontratë dymbëdhjetë mujore me kompaninë.

Page 22: PROGRAMI SUBVENCIONIMI I PAGËS Broshure_Albanian.pdfpër të. Në moshë aq të re, Arbnori është në gjendje t’i ndihmojë vëllaut të tij më të vogël që të ndjekë shkollimin

XHYMSHIT ABAZI

Page 23: PROGRAMI SUBVENCIONIMI I PAGËS Broshure_Albanian.pdfpër të. Në moshë aq të re, Arbnori është në gjendje t’i ndihmojë vëllaut të tij më të vogël që të ndjekë shkollimin

I vendosur që të punojë në industrinë e çelikut, menjëherë pas përfundimit të shkollës së mesme, Xhymshiti ishte regjistruar si punëkërkues në Zyrën e Punësimit në rajonin e Ferizajit. Xhymshit Abazi është vetëm 22 vjeç. Ai është fëmija më i moshuar dhe për shkak të gjendjes së vështirë financiare, mundësitë e tij ishin të kufizuara; e ardhmja e tij e pasigurt. “A e keni pasur ndonjëherë ndjenjën që jeta e të tjerëve varet nga ju? E di që jam shumë i ri për të menduar kështu, por duhet të bëjë diçka në lidhje me këtë.”

Dhe, si i vendosur për ndryshimin e gjendjes financiare të familjes së tij, Xhymshiti filloi të bëjë punë të vogla, si të ndihmojë babain e tij në bartjen e mjeteve të punës nga një vend në tjetrin, apo të bëjë punë në ngjyrosje tek fqinjët e tij për të marrë të ardhura shtesë. “Puna e babait tim ishte shumë motivuese për mua: ai më ka mësuar punën time dhe shprehinë e punës. Por, fatkeqësisht babai im u sëmurë dhe shumë shpejt nuk kishte më punë”, shpjegon Xhymshiti.

Deri para pak kohësh, Xhymshiti kërkonte punë nëpërmjet miqve dhe familjes; megjithatë, vetëm pasi iu drejtua Zyrës së Punësimit Xhymshiti ishte në gjendje të ndihej se

aftësitë e tij mund të shfrytëzoheshin mirë. Sot, falë këshillave në Zyrën e Punësimit, ai ka nënshkruar kontratë një vjeçare me kompaninë e çelikut “Metal” në Ferizaj. “Jam adaptuar me të vërtetë mirë në kompani, dhe për sa i përket detyrave të mia, unë e lyej tërë çelikun që prodhohet dhe kryej të gjitha punët e ngjyrosjes” shpjegon Xhymshiti.

Page 24: PROGRAMI SUBVENCIONIMI I PAGËS Broshure_Albanian.pdfpër të. Në moshë aq të re, Arbnori është në gjendje t’i ndihmojë vëllaut të tij më të vogël që të ndjekë shkollimin

BEHAR MECINAJ

Page 25: PROGRAMI SUBVENCIONIMI I PAGËS Broshure_Albanian.pdfpër të. Në moshë aq të re, Arbnori është në gjendje t’i ndihmojë vëllaut të tij më të vogël që të ndjekë shkollimin

Behari është i vendosur që nga vendi i punës të nxjerrë më tepër se vetëm punë: përmes punës ai gjen kënaqësi dhe krijon marrëdhënie pozitive. Behari është një i ri gjithë pozitivitet nga Klina, i martuar dhe me dy fëmijë. 

Energjia e tij pozitive i jep tonin takimit tonë. “Jetën e kisha shumë sfiduese,” thotë Behari. “Është e jetë e vështirë të kesh dy fëmijë dhe të jesh i papunë.” Megjithatë, Behari ishte i vendosur ta ndryshonte këtë, siç shpjegon një këshilltar i Zyrës së Punësimit - u deshën vetëm dy javë që t’i gjendej një punë Beharit. “Nuk mund të besoja që do të ndodhte kjo, vetëm disa javë pasi isha kthyer nga Gjermania ku kisha jetuar,” tha Behari.

“Unë jam shumë miqësor dhe më pëlqen të shkoj në punë çdo ditë. Aty takoj miqtë e mi. Punoj në industrinë e mishit. Përgatisim qebapa, suxhuk dhe salçiqe për restorane anembanë Kosovës.” Si krye-kasap, Behari mbikëqyr gjithë procesin, nga përgatitja e mishit për prodhim deri te mbushja e pakove dhe dërgimi i tyre me kohë në vendin e duhur.

Me ndihmën e Zyrës së Punësimit, Behari është duke punuar me kontratë me orar të plotë me pagë mbi mesataren tashmë pesë muaj. Ai është shumë i lumtur me standardin e tanishëm të jetesës, pasi që tani ka një punë të sigurt dhe është në gjendje ta mbajë familjen.

Page 26: PROGRAMI SUBVENCIONIMI I PAGËS Broshure_Albanian.pdfpër të. Në moshë aq të re, Arbnori është në gjendje t’i ndihmojë vëllaut të tij më të vogël që të ndjekë shkollimin

Regjistrimi si punëkërkuese në Agjencinë e Punësimit në Kosovë e ka formësuar jetën time përgjithmonë!

Kjo punë jo vetëm që më bën të ndihem e sigurt, por gjithashtu më ndihmon të planifikoj të ardhmen.

Page 27: PROGRAMI SUBVENCIONIMI I PAGËS Broshure_Albanian.pdfpër të. Në moshë aq të re, Arbnori është në gjendje t’i ndihmojë vëllaut të tij më të vogël që të ndjekë shkollimin

Mustafe Sahiti punon si fermer me kompaninë “Bio-Fruti”, një furnizuese e frutave, që shtatëmbëdhjetë muaj tashmë. Nëpërmjet Zyrës së Punësimit të Kosovës ai ka nënshkruar kontratë dymbëdhjetë mujore me kompaninë.

Page 28: PROGRAMI SUBVENCIONIMI I PAGËS Broshure_Albanian.pdfpër të. Në moshë aq të re, Arbnori është në gjendje t’i ndihmojë vëllaut të tij më të vogël që të ndjekë shkollimin