programi elektoral genc deromemaj
DESCRIPTION
Në fakt ky është projekti juaj. Gjatë këtyre shumë ditëve të takimeve me ju, nga Novosela deri në Dukat, kam prekur dhe jam emocionuar nga historitë tuaja. Histori që janë bërë edhe të miat. Kam mësuar një gjë gjatë këtyre dëgjesave, takimeve apo shtrëngime duarsh: Ju e doni punën, e doni Vlorën, doni një të ardhme të sigurt për fëmijët tuaj. Programi im për Vlorën do të ketë parasysh pikërisht këtoTRANSCRIPT
1
GENC DEROMEMAJ
PROGRAMI POLITIK I
KANDIDATIT PËR KRYETAR
BASHKIE Z. GENC DEROMEMAJ
VLORË
VLORE
ZGJEDHJET
VENDORE
21 QERSHOR 2015
- Pune dhe dinjitet -
PROGRAMI ELEKTORAL
GENC DEROMEMAJ
2
PROJEKTI IM PËR VLORËN
Në fakt ky është projekti juaj. Gjatë këtyre shumë ditëve të takimeve me ju, nga Novosela deri në Dukat, kam prekur dhe jam
emocionuar nga historitë tuaja. Histori që janë bërë edhe të miat.
Kam mësuar një gjë gjatë këtyre dëgjesave, takimeve apo shtrëngime duarsh: Ju e doni punën, e doni Vlorën, doni një të ardhme të
sigurt për fëmijët tuaj.
Programi im për Vlorën do të ketë parasysh pikërisht këto.
Nuk do të jetë një projekt premtimesh bombastike. Nga këto ju keni dëgjuar prej dekadash, e do të vazhdoni të dëgjoni sërish.
Pse nuk do të jetë i tillë?
3
E para, sepse nuk dua të jem gënjeshtari i radhës. E dyta, sepse programi im është pasqyrim i kërkesave tuaja gjatë takimeve që
kemi zhvilluar bashkë. Keni qenë të qartë, të dashur bashkëqytetarë. Të thjeshtë në formulimin e shqetësimeve dhe dëshirave tuaja
për qytetin.Më keni përsëritur shpesh, në çdo vend ku jam ulur dhe jam parë sy më sy me ju: Duam punë, duam rrugë, duam ujë,
duam ndriçim të rrugëve, duam kanalizime, duam zhdukjen e ujrave të zeza nga rrugët tona, nuk duam pluhur, nuk duam baltë.
Pra, Platforma juaj është Pro Qytetit. Kjo është edhe platforma ime.
Në turin tim nëpër Vlorën e re jam takuar me fshatarë e qytetarë, me vendas e të ardhur, me camë e korcarë, me tepelenas e
minoritarë, me romë e egjiptianë. Ju kam gjetur bashkë tek ndanit një hall apo një gëzim. Kam kuptuar se Vlora është e të gjithëve,
dhe e tillë duhet të mbetet.
Dhe, platforma ime kjo është: Vlora e të gjithëve, vendasve e të ardhurve.
Kjo Vlorë e të gjithëve, është një makinë ekonomike që ka motor turizmin. Nuk dua t‟ua them juve, sepse e dini shumë mire, sepse
e jetoni përditë, se cila ka qenë strategjia për turizmin në Vlorë.
Me keqardhje e them se nuk ka patur një të tillë. Kjo duhet të ndryshojë. Turizmi i Vlorës nuk mund të jetë më turizmi i cadrës, i
ditës apo i fundjavës. Ai duhet rikonceptuar, sepse Vlora e vjetër nuk është më. Në Vlorën e re, që shtrihet nga grykëderdhja e
Vjosës, deri lart në Llogara, turizmi mund të bëhet një industri.
Por, duhen zgjidhje të reja.
Unë për zgjidhje të reja hyj në këtë garë. Uroj që edhe ju, më 21 qershor, të kërkoni një zgjidhje të re. Mos e shihni 21 qershorin
thjesht si datë zgjedhjesh të reja. Kërkoni zgjidhje të reja.
Platforma ime për turizmin është kjo: turizëm gjithëvjetor nga Vjosa në Llogara.
Që të zhvillohet turizmi, duhet inkurajuar biznesi: I madh, i mesëm apo i vogël. Ka shumë mënyra për ta bërë këtë, por duhet një
devizë. E imja është: Pro Biznesit; me taksa të ulëta e inkurajim të inisiativës private.
Kur duam të imagjinojmë se si do të jetë Vlora nesër, na duhet të bëjmë pyetjen, jo të lehtë, se si është Vlora sot? A është një qytet i
gjelbëruar, me rrugë të pastra, me fusha e kënde lojrash, kinema, mjedise argëtimi e leximi?
Ju të gjithë e dini përgjigjen e kësaj.
Mbi këtë përgjigje na duhet të ndërtojmë projektin e Vlorës së nesërme. Një Vlorë Pro Jetës: me hapësira të gjelbra, mjedise
sportive e kinema moderne.
4
Im bir quhet Jon dhe ju keni Jonët tuaj. Jam i sigurt se u këputet zemra kur pasditeve dëshironi t‟i çoni diku për të luajtur, por nuk
keni se ku.
Vlora jonë duhet bërë një qytet Pro Fëmijëve: Me kënde lojrash, me çerdhe, kopshte, shkollame sistem ngrohje qëndrore.
Do ta bëjmë.
Jo vetëm fëmijëve u mungon bota e tyre në qytetin tonë. Të rinjtë dhe të rriturit, të moshuarit, të apasionuarit pas leximit apo
cultures, ose mbyllen në shtëpi me një libër ose u drejtohen kafeneve. Vlora nuk është një qytet minimalist në kulturë. Ajo i ka
dhënë Shqipërisë dhe ka mbetur vetë me pak. Projekti im për Vlorën e përmbys këtë gjendje. Platforma ime është Pro Kulturës: Për
biblioteka, jetë teatrore, rikonsiderim të trashëgimisë, festivale të folklorit e panaire të librit.
FIRMA
5
ZHVILLIM I QËNDRUESHËM PËR VLORËN
PLANIFIKIMI DHE ZHVILLIMI URBAN
6
01.Përmbledhje
Çështja urbane dhe territoriale është e rëndësishme dhe prioritare në axhendën e zhvillimit në Vlorë, veçanërisht me përfshirjen e
respektimin e konceptit të zhvillimit të qëndrueshëm.
01. Përmbledhje
02. Hyrje
03. Misioni / Vizioni
04. Programi politik i Kandidatit Genc Deromemaj
7
02.Hyrje
Revolucion në zhvillim është termi që përzgjidhet enkas për të
përshkruar një tendencë në psikologjinë e të vepruarit në fushën
e planifikimit, të ndërtimit dhe të zhvillimit urban e arkitektonik
në të gjithë territorin.
Vlora ka probleme të shumta, pjesa më e madhe e të cilave vijnë
si pasojë e mungesës së planifikimit, ndërsa pjesa tjetër si pasojë
e keq planifikimit dhe gjithashtu të menaxhimit të keq të
burimeve të zhvillimit, të cilat përfshijnë marrëdhëniet me
pronën, me natyrën, me potencialet investuese dhe territorin.
Për adresimin e problematikave dhe ripërteritjen e ndjesive
themelore të të jetuarit në një qytet turistik si Vlora, nevojitet
revolucion, revolucion në planifikim, revolucion në manaxhim,
revolucion në trajtimin ligjor, revolucion në marrdheniet shtet-
privat, revolucion në implementim dhe kontroll.
Vlora do të ndërtoje identitetin e ri dhe të unifikuar të saj
(Bashkia e re) duke repektuar barazinë e çdo komuniteti dhe
njesie lokale të vjetër territoriale brenda ketij identiteti të ri. Në
vitin e parë do të punohet intensivisht për hartimin
gjithëpërfshires të planit strategjik të integruar të Bashkisë së re,
dhe të mundësohet integrimi ose përshtatja sipas ligjit i PPV-ve
vendore dhe planeve të detajuara duke trajnuar stafin për këtë
sfidë të madhe. Kjo do të mundësohet duke ruajtur konceptin e
përfaqesimit të trasheguar nga ndarja aktuale me njësitë
ekzistuese, me pika kontakti më të vogla por më eficentë të
administratës në çdo njesi territoriale ekzistuese që integrohet
në Bashkinë e re, në mënyrëqë niveli i shërbimeve për qytetarët
dhe komunitetet nga administrata e re të mos përkeqësohet, por
në të kundërt të ruhet minimalisht standardi ekzistues dhe të
çohet më tej. Në këtë mënyrë banorët e komuniteteteve në
periferi të Bashkisë së madhe nuk ka nevojë të udhëtojnë
kilometra dhe orë të tëra për të marrë shërbime në qendër të
Vlorës, por do t‟i marrin aty ku i kanë marrë edhe më parë.
8
Planifikimi apo politikat e planifikimit, priren në përgjithesi nga
vizionet strategjike, të cilat përçojnë strategjinë kryesore që do
të përfaqesojë polikat planifikuese për mandatin apo periudhën e
ardhshme kohore të një fuqie apo grupi politik të caktuar.
Problematika Prezantimi i këtij dokumenti në këtë moment kohor do të
shërbeje për adresimin e problematikave si vijojnë:
■ Problematikat në kuadrin ligjor
Problemet me ligjin e planifikimit janë të shumta. Me miratimin
e një ligji të ri në vitin 2011, autoritetet qendrore të planifikimit
tentuan të realizonin një revolucion në mënyrën e të
planifikuarit, duke goditur thuajse gjithçka të trashëguar në
metodologjinë e të projektuarit dhe të planifikuarit deri në atë
kohë, kur u miratua Ligji i Planifikimit Nr. 10119.
E rëndësishme është të theksohet se ndërsa legjislacioni i
mëparshëm i përdorur deri në 2011 ishtë i implementueshëm
megjithese vëreheshin mangësi, hyrja në fuqi e ligjit të ri në
shtator të 2011, evidentoi se autoritetet e planifikimit të
pushteteve vendore u gjendën para një situate të përballjes me
një ligj të pa studiuar mirë nga ekspërtet e fushes së
planifikimit, i cili që në fillim solli probleme dhe veshtirësi në
zbatim të tij. Fakt ky lehtësisht i kuptueshëm nga nevoja e
përseritur e amendimeve dhe rregullimeve në ligj që zgjaten mbi
një vit dhe rezultuan në ndryshimin e më shumë se 50 neneve.
Autoritetet qëndrore të planifikimit të njoftuara nga problemet e
evidentuara në ligjin 10119, rishikuan mundeësinë e
ndryshimeve ligjore në planifikim, të cilat rezultuan në
miratimin e ligjit të ri të planifikimit të territorit me nr. 107 datë
01/10/2014, i cili akoma nuk ka gjetur zbatim për shkak të
pritjes të miratimit të akteve nen ligjore në funksion të ligjit.
Analiza mbi problemet e ligjit të planifikimit paraqitet pasi
problemet e vërejtura në ligjin 10119, shtrihen edhe në ligjin e ri
nr. 107, me të cilat shumë shpejt do të përplasen autoritetet e
reja vendore gjatë trajtimit të problemeve planifikimit.
Probleme kryesore të vërejtura gjatë planifikimit nepërmjet
zbatimit të ligjit Nr. 10119:
Probleme me terminologjinë
Probleme me konceptimin mbi hartimin e PDV-ve
Probleme me konceptimin mbi proçedurën e miratimit të
PDV-ve
Probleme me parametrat (distancat)
Ndryshimi i herë pas hershëm i distancave dëshmon për
mungesën e angazhimit të ekspërteve të fushës në një temë kaq
thelbësore, ose përpërfshirjen e amatorëve në tema të rëndësisë
kombëtare. Distancat urbane janë çeshtje shkencore të cilat
gjykohen nëpërmjet studimeve të mirfillta shkencore mbi
ndryshueshmerinë e tyre të cilat provohen teknikisht
9
a. Strategjikisht: për të mundësuar revolucionalizimin në
mënyrën e zhvillimit në përspektive nëse kërkohet të
bëhen ndryshime
b. Ekonomikisht: për impaktin që ndryshimet sjellin në
manaxhimin e pronave dhe përftimin e hapësirave
publike ndryshimet në parametrat teknike;
c. Arkitektonikisht: duke marrë vendim-marrje për
nderthurjen e gjuhës urbanë të trashëguar me atë të re për tu
përftuar nëse parashikohen ndryshime;
d. Sociologjikisht: etj,
përpara se të miratohen në ligj dhe të hidhen në treg si standart
për rizhvillimin në territor.
Probleme me standartet
Bashkia e Vlorës nuk ka miratuar standartet e planifikimit apo
projektimit me qëllim që t‟i japi vetes shkallë lirie që të krijoje
variabilitet në gjykimin që i bëhet produkteve të prodhuara nga
privati apo nga vetë administrata publike.
Problemet me përcaktimin e qartë të
hapave juridike dhe teknike
Mungojnë nderlidhja e saktë dhe e qartë për planifikimin
nga niveli makro në miratimin e nivelit mikro.
Mungon përcaktimi i saktë i përgjegjësive administrative
Mungon përcaktimi i saktë i përgjegjesive teknike
Manaxhimi i pronës
Përcaktimet ligjore për mundesimin e transparences në vendim-
marrje
■ Problematika në burime njerëzore/administratë
dhe aspektë proceduriale
Administrata publike ka probleme thelbësore me administrimin
e planifikimit në Vlorë.
Burokratizimi i tepruar i të gjitha hapave të ndërlidhura me
planifikimin veshtirëson tej mase jetën e qytetarëve të cilët
vazhdojnë të përzgjedhin mënyrën informale për zhvillim nga
ajo formale me gjithe „përmirësimet‟ gjatë 23 vjeteve tranzicion.
Problemet me Planet e Përgjithshme Vendore
Mungesë projektesh strategjike
Mungesë planesh integrimi për zonat me diferencë
ekonomike
Mungesë planifikimi në stimulim të zhvillimit turistik
Mungesë planifikimi për rigjenerimin e territoreve
urbanë dhe suburbane, e cila duhet parë me përparësi
përpërmirësimin e vlerave turistike të zonës.
Problemet me mënyrën e proçedimit për hartimin e PDV-ve
apo studimeve të miratuara deri tani.
Nuk ka përcaktuar një standart të qartë të mënyrës të
menaxhimit të pronave, pa cënuar pronat kufitare në
përspektive. (Kjo mungesë është bere shkak përshumë gjyqe
10
ende të pazgjidhura mes pronarëve të parcelave dhe zhvilluesve
fqinje).
Problemet me mënyrën e proçedimit për miratimin e
PDV-ve apo lejeve ndërtimore.
Bashkia e Vlorës nuk ka prezantuar asnjë rregullore të
brendshme në lidhje me kushtet për zbatimin e Planeve, apo të
hartimit të PDV-ve apo të kerkesave në lidhje me projektet.
Bashkia e Vlorës nuk ka evidentuar asnjë vendim-marrje në
mënyrë që të orientohen qytetarët dhe palet e interesuara.
Bashkia e Vlorës nuk ka evidentuar asnjë rregullore për
procedimin me leje zhvillimore
Mungon totalisht përshkallizimi i procedurave sipas nivelit të
ndërhyrjes në territor.
Probleme me parametrat dhe standardet
Bashkia e Vlorës nuk ka prezantuar asnjë rregullore për
standartet që kërkon në lidhje me hartimin e studimeve apo për
referencat teknike që duhet të plotësojnë PDV-të që miratohen.
Bashkia e Vlorës nuk ka prezantuar asnjë rregullore për
standardet që kërkon në lidhje me projektimin e ndërtesave për
të cilat miraton lejet zhvillimore.
Mungesë transparencë në proçedure (DOKUMENTIMI DHE
PUBLIKIMI)
Bashkia e Vlorës nuk ka realizuar një regjistër onlinë që të
evidentoje qartë renditjen dhe problemet në aplikime.
Mos kryerja e ketij proçesi dokumentimi dhe publikimi krijon
mundësinë e trajtimit në mënyrë subjektive, selektive dhe të
parregullt të aplikimeve të ndryshme.
Për rrjedhojë shumë qytetare dhe palë të interesuara detyrohen
të presin në pafundesi përgjigjet për aplikimet e tyre, pa patur
mundësi të shikojnë në mënyrë transparente rradhën e
aplikimeve apo të strategjive të dorëzuara nga ata dhe situatën
mbi aplikimet e kryera.
Kjo errësirë totale është e papranueshme për një administratë
publike në shërbim të qytetarëve.
■ Problematikat në infrastrukturë
Rrjeti rrugor aktual është i paklasifikueshëm nga pikëpamja e
situatës teknike, cilësisë së punimeve, përballimit të trafikut,
normativave të zhvillimit të transportit urban publik, privat dhe
ekonomik në përspektive. kapaciteti i parkimeve në qytet është
i pamjaftueshëm, mjafton të përmendim që numri i automjeteve
të regjistruara është 15 000 afërsisht dhe zhvillimi i rrjetit rrugor
është po i njëjti me vitin 1993. Numri i parkimeve në qytet është
rreth 8000 vende.
■ Mungesa e harmonisë/rregullit në planifikim
Urbanistika e ndërtimeve të sajuara, në kundërshtim të plotë
me kriteret e urbanizimit të programuar funksional, me
ekuilibrin e eko-sistemit natyror (sipërpaqe e ndërtuar-sipërfaqe
e gjelbër ekzistentë ose e krijuar), me kufizimin peizazhistik,
me shpërndarjen e programuar të zonave në bazë të karakterit
11
dhe veçantive të tipit të objektit jo vetëm nuk është
përfaqësuese e denjë e një qyteti turistik, por as për
jetueshmerinë dhe estetikën e qytetarëve.
■ Stok i ndërtimeve
Në bazë të statistikave (burim-buxheti i bashkisë së Vlorës së
2013), numri i ndërtimeve në vitin 1993 ishtë 16.000 objekte,
në vitin 2013 ishtë +13 000 objekte të reja (+81% në 20 vjet),
rritja e popullsisë është 78 000 banor në vitin 1990 dhe 137.327
banorë në vitin 2015 (+76% në 20 vjet), pra +5% më shumë se
nevojshmëria për banim, por është më alarmues fakti që 23% e
apartamenteve janë të pashitura.
■ Probleme aksesibiliteti të shërbimevenë zonat
rurale
Në zonat rurale të cilat bëhen tashmë pjesë e bashkisë së re,
problematike e pashmangshme mbetet aksesi me shërbimet të
cilat janë të pakta në këto zona. Kryesisht qyteti është i
orientuar në shërbimet kryesore në rrugët kryesore
.
12
03.Vizioni
Vizioni
“Vlora do të ndërtojë identitetin e ri dhe të unifikuar të saj
(Bashkia e re) duke repektuar barazinë e çdo komuniteti dhe
njesitë lokale të ekzistuese territoriale brenda ketij identiteti të
ri. Do të punohet intensivisht për hartimin gjithepërfshirës të
planit strategjik të integruar të Bashkisë se re, dhe do të
mundësohet integrimi ose përshtatja sipas ligjit i PPV-ve
vendore dhe planeve të detajuara.”
Vizionet strategjike
■ Menaxhimi
Manaxhimi i situatës ekzistuese të territorit, është politika e
planifikimit e cila i jep prioritet proçesit të mbushjes urbane
nëpërmjet zhvillimit, rizhvillimit apo dhe ristrukturimit të
godinave ekzistuese.
Mënyra e trajtimit të këtyre proçeseve mund të përmirësojë
ndjeshëm shërbimin ndaj qytetarëve, cilësinë e ndërtimeve për
të ardhmen, duke synuar krijimin e hapësirave publike të
përbashkëta konform principeve të projektimit urban
bashkëkohor si dhe të ndërhyrjeve kirurgjikale të pjesëshme për
rehabilitimin apo vitalizimin e hapesirave publike të degraduara,
sipas mundësive.
■ Transformimi
Transformimi i situatës ekzistuese të territorit, kryhet nëpërmjet
një politike revolucionalizuese për trajtimin dhe riorganizimin e
territorit dhe të principeve të rizhvillimit në të.
Kjo ndërhyrje kërkon një politikë konkrete, nëpërmjet një
studimi pilot të mirfilltë, i cili paraqitet efikas në terma të
fizibilitetit ekonomik, nëpërmjet një rizhvillimi blloku me
intesitet të lartë, me lartësi të rishikuar, me manaxhim të
tërësishëm të pronave, nëpërmjet ndërhyrjes së shtetit për
realizimin e politikave të shpronësimit aty ku është e
nevojshme, dhe rregullimit të marrdhënieve nëpërmjet
kompensimit në natyrë, nëpërmjet formulave ekonomike të
manaxhimit nëpërmjet zhvillimit.
13
Qëllime strategjike
■ Rigjenerim i gjelbërimit të qytetit, ngritja e
fidanishteve.
Mbjellje masive për të siguruar shtim të gjelbërimit në qytet për
mandatin e ardhshëm. (Minimalisht 500.000 fidane)
■ Futja e vizioneve strategjike për transformimin e
transportit publik në Vlorë dhe shëndërrimin e Vlorës në
një qytet ekologjik.
o Minibuse ekologjike brenda qytetit.
o Minibuse për qendrat turistike. (Zvernecin, Kalaja e
Kaninës, Kalaja Bocareve, Llogara, Amantia, Apolonia,
Bylis, etj).
Bregu i Vlorës nga qendra deri në Orikum është 23 km.
■ Me realizimin e pedonales për gjatë bregut, është e
nevojshme dhe stimulimi i një qyteti sportiv dhe
ekologjik.
o Ngritja e një rrjeti infrastrukturor për bicikleta
o Korsi bicikletash përgjatë bregut. (Kjo korsi mund të
shërbeje dhe për stimulimin e garave kombëtare dhe
ndërkombëtare në një pistë e cila jo vetëm por dhe për
nga diversiteti gjeografik dhe panoramik do të
konkuronte dhe stimulonte reklamim ndërkombëtar për
kryerjen e këtij aktiviteti sportiv në vendin tonë, e cila
gjithashtu do të shtonte të ardhurat e pushtetit vendor për
këtë qytet.
■ Rivitalizimi i qëndrave historike
o Plane strategjike për bashkëpunimin me IMK dhe
Institutin e Albanologjisë, Historisë dhe Arkeologjisë
për rigjenerimin të qëndrave historike (P.sh. Kalaja
Kaninës, Kalaja e Bocarit, Tragjas i vjetër, Amantia, etj.)
o Rikrijim të jetës urbane në qendrën historike të
rigjeneruar sipas kushteve të jetës të përiudhes historike
në një qendër arkeologjike, për qëllime edukimi dhe
stimulim të shtimit të turizmit, financuar dhe manaxhuar
nga Bashkia Vlorë.
■ Planifikim i zonave urbane sipas njësive familjare dhe
ngritje në lartësi, në funksion të harmozimit të zhvillimit në
të ardhmen me territorin.
■ Krijimi i rregulloreve të planifikimit nga Bashkia e Vlorës,
për zhvillimin me kushtë brenda qytetit, ku çdo subjekt të
kontribuojë Bashkisë se Qytetit sipërfaqe ndërtimore, në
kompensim të kushteve lehtësuese të zhvillimit (sipërfaqe
shtese, etj), në mënyrë që të shtohet fondi i qytetit për
shpronësime apo strehime.
■ Ripërtëritje urbane nëpërmjet ndërtimeve nga shteti dhe
shpronësimeve në natyrë duke hapur hapësira publike
brenda dhe jashtë qytetit, për të përmirësuar kushtet e jetesës
dhe imazhin turistik të qytetit.
14
■ Hartim i rregulloreve të hierarkisë të procedurave për
aplikim për leje zhvillimore.
■ Ngritja e rrjetit publik detar me Sazanin.
■ Ndërthurja e turizmit detar me atë alpin dhe bujqësor.
(Llogara, Ferma e Kotës, etj)
■ Ndërtimi i një Akuariumi nga Bashkia e Vlorës, i cili do të
ishtë një nga atraksionet me interesantë në nivel kombëtar
dhe rajonal, i cili do të stimulontë shtimin e zhvillimin
turistik në qytet.
15
04.Programi politik i Kandidatit Genc Deromemaj
Në situatën aktuale, mundësitë e zhvillimit urbanistik të qytetit
të Vlorës , janë të shumta:
■ Krijimi i një unaze nëpërmjet investimeve në
infrastrukturën rrugore, rruga e centrales deri tek gjykata
(afat shkurtër), dhe unaza e re nga Pusi i Mezinit (fundi i
autostradës) nëpërmjet rrugës se Pyllit të Sodës.
Qëllimi është filtrimi i trafikut, nga dhe drejt jugut sipas
tipologjisë se ekzigjencës së shërbimeve dhe tipit të automjetit
(mjetet e tonazhit të rëndë, autobuzat, automjetet).
■ Rikonceptimi i një poli strategjik funksional, për
organizimin dhe centralizimin e shërbimit të transportit
rrugor publik dhe privat (terminal multimodal).
Qëllimi, përqëndrimi i shërbimit të trasporteve të pasagjereve,
stabilizimi i trafikut dhe i legalitetit të licensave të trasporteve.
■ Krijimi i një masterplani.
Projektimi i ri urbanistik, me “lagje” ose me blloqë banimi, në
zonat ende të pazhvilluara në respekt të normave të urbanistikës
moderne, ku roli i bashkisë në bashkëpunim me ndërtuesin
është të plotësojë veprat e urbanizimit primar dhe sistemin e ri
rrugor koaksial drejtkëndor. Kusht për aprovimin e lejeve të
ndërtimit, përveç kritereve ekzistuese të parashikuara nga ligji
nr. 107/2014 dhe në fryme të ndërtimeve cilesore, mbjellja e një
peme për çdo kat të ndërtuar, instalimi i paneleve fotovoltaike
për plotesimin e nevojave të energjise për ambientet e
përbashkëta, izolimi termik i mureve të jashtme, predisponimi i
apartamenteve të reja me një sistem të centralizuar ngrohje,
përtë cilat mund të parashikohet një ulje taksash për lejen e
ndërtimit, në masën e përcaktuar prej – 0,5% max. përfshirja e
taksës për lejen e ndërtimit të një vlere si garanci,
përmirëmbajtjen e fasadës së godinës brenda 10 vjetorit të parë,
mbetet në fakultetin si oportunitet i bashkisë, të hartojë dhe të
implementoje në bashkëpunim me sektorin e infrastruturës dhe
urbanistikës me sektorin e politikave sociale dhe asistencës të
bie dakord me investitorin për shrytezimin total, të përkohshëm
o me kërkesë, numrin e kateve maksimale të realizueshëm.
Rikupërimi dhe përmirësimi i hapësirave ndërmjet ndërtimeve
ekzistuese për shfrytezim publik si hapësira me gjelbërim,
parkime dhe shërbime shtetërore (çerdhe, kopshte, hapësira për
ushtrimin e sportit) nëpërmjet shpronësimit për interes publik,
ku kompensimi i pronarëve bëhet nëpërmjet krijimit të join-
venture me aktivitetin e ri, ku bashkia do ta menaxhojë.
Programimi dhe projektimi i një zone me karakter produktiv për
një zhvillim artizanal të ardhshëm me preçedencë të shërbimeve
turistike (si lavanderi industriale, shërbime tipografike
16
publiciteti, shërbime për hotelerinë etj.), nënkuptohet jashtë
brezit të qytetit transferimi i qendrës së mbledhjës dhe
depozitimit të mbeturinave urbanë jashtë brezit të qytetit dhe
ndërtimi i një qëndre të re moderne për diferencimin mekanik
dhe riciklimit të mbetjeve urbane.
■ Ndërtimi i një qendre për aktivitet rekreativ për rininë me
sallë konferencash, kinema, bibliotekë universitare dixhitale
etj.
Studimi i hapësirave ekzistuese për mundësimin e qëndrave të
takimit për moshën e tretë, studimi dhe bashkë projektimi me
investitorë të huaj të një sistemi të rinovueshëm pa impakt
pejzazhistik për implementimin e kërkesës së energjisë elektrike
në periudhën e sezonit turistik.
73
KU KA RRUGË, KA ZHVILLIM
INFRASTRUKTURA RRUGORE DHE RIKUALIFIKIMET URBANE, UJESJELLES
18
01.Përmbledhje
Investimet në infrastrukturën rrugore janë pjesa më e rëndësishme e cila kryesisht prek nevojat bazike të qytetarit, por dhe lehtësimin e
aksesueshmërisë në destinacionet e tij të përditshme, në destinacionet turistike, etj.
01. Përmbledhje
02. Hyrje
03. Vizioni / Programi politik i Kandidatit Genc Deromemaj
19
02. Hyrje
Aktualisht qyteti i Vlorës ka rrugë të kategorisë së parë 32.366
ml ose 11%; rrugë të kategorise së dytë 70.751 ml ose 24%;
rrugë të kategorise së tretë 190.630 ml ose 65%. Cilësia e tyre
kryesisht le për të dëshiruar dhe shpesh është tepër e amortizuar
për disa arsye:
- Janë bërë punime të pakordinuara mes UKV (Ujësjellës
Kanalizime Vlorë sh.a) dhe projekteve të infrastrukturës rrugore
nga Bashkia Vlorë;
- Nuk janë bërë investime cilësore dhe afatgjata;
- Në shumë prej rrugëve dhe akseve nuk është bërë asnjë
investim prej disa vitesh.
Problematika
Infrastruktura rrugore
Kryesisht problematikat e hasura në investimet në
infrastrukturën rrugore dhe rikualifikimet urbane janë:
mos vazhdimësi e rrugëve dhe lidhja me rrugët pranë tyre;
gjerësi jo unike në të gjithe aksin e rrugës;
mungesa të korsive të biçikletave;
mungesa të korsive të emergjencave/transportit publik në
akset kryesore;
mungesa të ndriçimit rrugor;
mungese e gjelberimit të mirfilltë rrugor me karakter
mbrojtës dhe asimilues i zhurmave trafikut;
në shumicën e rasteve në rrugë mungojnë investime në linjat
e KUZ dhe KUB dhe disiplinimi i tyre përgjatë investimit në
rrugë;
mungesë e theksuar e sinjalistikës horizontale dhe vertikale;
mungesë e tabelave treguese e identifikuese;
mungesë e sinjalistikës vertikale e horizontale në hyrjet e
shkollave 9-vjeçare e të mesme;
mungesë e klasifikimit të rrugëve dhe sistemim i parkimeve
e sinjalistika përkatëse për to;
Problematikë në trajtimin e kryqëzimeve dhe
rrethrrotullimeve, mungeë sinjalistike në to, mungesë sigurie
për kalimet e këmbësorëve;
Rikualifikimet urbane
Blloqet urbane nuk trajtohen në tërësi, por i mungojnë shumë
elementë si: sheshe të lojërave mes bllokut urban, sipërfaqet
e gjelbëruara e terrenet sportive.
73
03.Vizioni / Programi politik i Kandidatit Genc Deromemaj
Vizioni “Vlora do të ndërtoje identitetin e ri dhe të unifikuar të saj
(Bashkia e re) duke u përpjekur të shuaje diferencat mes zonave
rurale e urbanë në infrastrukturen rrugore.
Gjithashtu identitet të ri tashme do të krijohet nëpërmjet
rikonceptimit të ndërhyrjeve në një "bllok banimi" duke e
konsideruar atë si një e tërë dhe si një miniqendër për çdo zonë
banimi.
Në situatën aktuale, nevojat për investime në infrastrukturë janë
të shumta, por disa prej tyre janë me imediate:
■ Infrastrukture rrugore
Rehabilitim i K.U.L. në Vlorë (qytet)me gjatësi 1320 ml ku
planifikohet pastrim dhe sistemim kanali;
Rikonstruksioni i rrugëve “Sulejman Delvina”, “Zenel
Murra” dhe “Ibrahim Avdullai” (unaza) me gjatësi të rrugës
2574 ml dhe gjerësia e rrugës 42.5 ml dhe 21 ml.
Rikonstruksioni i rrugës “Dush Starti” (ish ekspozitës) me
2065 m2 sipërfaqe rruge të asfaltuar dhe 590 m
2 sipërfaqe
trotuaresh të sistemuara, 1175 ml kanalizime të reja dhe
vendosje e instalimeve e rrjetit të ndriçimit rrugor. Gjithashtu
gjatë ketij investimi do të bëhet dhe lidhja me rrugën "Zenel
Murra";
Rehabilitimi i rrugëve “Dhimiter Konomi”
(Rrapi – Tunel – Kampi i punetoreve) me sipërfaqë rrugëpër
asfaltim 22541 m2 dhe gjeresi 15 m;
Rikonstruksioni i rrugës Atelie-fusha e Aviacionitme
sipërfaqë rrugëtë asfaltur 10364 m2, me sipërfaqe sistemim
trotuaresh 1900 m2.
Rikonstruksioni i rrugës “Kosova” me sipërfaqe rrugë për
t'u asfaltuar 7120m2 investime në KUB dhe KUZ.
Rikonstruksion i rrugës "Pusi i Mezinit" me sipërfaqe rrugë
për t'u asfaltur 1765 m2. Gjithashtu duhet investuar dhe në
sistemin e ndriçimit rrugor;
Rruga At Kristo Negovani – Kostandin Kristoforidhi – Jani
Gjoncani;
Rikonstruksion i K.U.L në qytet ( faza II+ III ) me gjatësi
prej 4132 ml pastrim dhe sistemim kanali;
Rikonstruksion i rrugës Atelie – Fusha e Aviacionit me
asfaltim sipërfaqë rrugë 10364 m2dhe 1900 m
2 sistemim
21
sipërfaqë trotuaresh. Gjithashtu do të përfshihen në investim
3620 ml kanalizime të reja dhe gjelberim e ndriçim rrugor.
Rehabilitim i rrugëve "At Kristo Negovani" me asfaltim
sipërfaqe rrugë 25879 m2 dhe me zgjerim të trupit të rrugës.
Sistemim i trotuareve në rrugën "Demokracia" me sipërfaqe
për sistemim trotuari 5225 m2. Gjithashtu do të parashikohet
dhe sistemi i kanalizimeve KUSH dhe KUZ.
Rikonstruksion i rrugës "Zigur Lelo" (unaza e vjetër)
Rikonstruksion i rrugës "Damian Humariti"
Rikonstruksion i rrugës "Trevellazer"
Rikonstruksion i rrugës Bunavi
Rikonstruksion i rrugës Varreza - Risili
Sistemim i rrugës “Vasil Talo” do të parashikohet faza tjetër
e kësaj rrugë për punimet e mbetura;
Planifikim i projektit për "Sinjalistika vertikale dhe
horizontale në rrugët kryesore të qytetit";
Planifikim i projektit për "Sinjalistikë e posaçme në hyrjet e
shkollave 9-vjeçare dhe shkollave të mesme";
Korsi biçikletash në disa nga rrugët e qytetit (në hartë);
■ Rikualifikime urbane
Rikualifikim urban i bllokut që kufizohet me rrugën
"Demokracia"
Rikualifikim urban i bllokut Fabrika e Orizit
■ Varrezat
VARREZAT E DËSHMORËVE
Në varrezat e dëshmorëve do të kryhen punime, të cilat do
të përmirësojnë infrastrukturën përsa i përket shkallëve
dhe rrugicave të ndërmjetme;
Do të bëhet rrethimi me kangjella i sipërfaqes së
përgjithshme, gjithashtu do të vendosen më shumë drurë
dhe do të mbillen lule.
VARREZAT E QYTETIT
në varrezat e qytetit do të kryhen gjithashtu punime të cilat
do të përmirësojnë infrastrukturën e parcelave të reja
brenda të gjitha parametrave;
do të rregullohet dhe sistemohet muri rrethues i parcelave
të vjetra;
kanalet ndërmjet parcelave ekzistuese dhe ato të reja do të
shtrohen me pllaka betoni;
do të shtrohet rruga kryesore që përshkon varrezat mes për
mes;
do të vendosen disa çezma pasi kjo u vjen në dobi
qytetarëve, gjithashtu do të vendosen me shumë drurë e
gjelbërim.
■ Rikonstruksioni i tregjeve ushqimorë
Rikonstruksion i tregjeve të Vlorës dhe sistemimi i tyre në
përputhje me standartet e trajtimit të ushqimit.
22
■ Ujesjellesi, KUZ, KUL
Zona e shërbimit
Zonat e shërbimit të furnizimit me ujë të pijshëm janë:
Qyteti i Vlorës
Fshat Nartë
Fshati Zvërnec
Fshati Kaninë
■ Burimet e ujit të pijshëm
Sot ujesjellesi i Vlorës shfrytezon këto burime:
Burimi Nr 1
(Stacioni Nr 1 me kapacitet 30 l/sek )
Burimi Nr 2, 3
(stacioni Nr 2, 3 me kapacitet 140- 150 l/sek)
Burimi Nr 4
(Stacioni Nr 4 me kapacitet 550 – 600 l/sek )
Burimi Nr 6
(Stacioni Nr 6 me kapacitet 250 – 330 l/sek )
Burimi Nr 7
(Stacioni Nr 7 me kapacitet 150 – 220 l/sek )
Popullsia që furnizohet me uje e përhereshme në qytet dhe në
fshatrat Narte, Zvernece, Kaninë është 141.327 banore
Popullsia e përkohshme është 260.000 banor në stinen e veres
Rezervuaret e ujit
Rezervuari i Kuzumbabase me volum 2000 m3, i ndërtuar
në vitin 1940, në një kuotë 54 m mbi nivelin e detit,
Rezervuari është në gjendje punë të pranueshme dhe furnizon
me ujë qendrës se vjetër të qytetit si dhe lagjet 15 Tetori,
Partizani, 4 Heronjtë dhe Spitalin e qytetit. Spitali i qytetit sot
furnizohet 18 orë në 24 orë, tre herë gjatë 24 orëve, ndërsa
qyteti 2 herë në 24 ore me një vazhdimësi 10 në 24 orë.
Rezervuari 4000 m3 i ndërtuar në vitin 1989. Ky rezervuar
furnizohet nga stacionet 4,6,7. Dhe furnizon së bashku me
Rezervuarin e Ri 6000 m3 gjithë pjesën tjeter të qytetit,
fshatin Nartë, Fshatin Zvërnec.
Rezervuari 6000 m3 i ndërtuar në vitin 2010 dhe furnizon
qytetin së bashku me rezervuarin 4000 m3 njëkohësisht.
Rezervuari i Marvoshit 2400 m3 i ndërtuar në vitin 1955
Sot përdoret vetëm për furnizimin e fshatit Kaninë nëpërmjet
një stacioni pompe që ndodhet pranë këtij rezervuari. Nuk
është në gjendje të mirë teknike dhe nuk përdoret më për
furnizimin e qytetit.
Rezervuari i Ujit të Ftohtë (Vilave) Përdoret për furnizimin
me ujë të lagjes Uji i Ftohtë 650 m3 i vitit 1940. Rezervuari i
Ri i pa përfunduar 650 m3 viti 2010, nuk përdoret.
Rezevuari PVC me dy depo 2000 dhe 1600 m3 që ndodhet
mbi spitalin Psiqiatrik, i ndërtuar në vitin 1974 sot nuk
përdoret, sepse ka dal nga puna që në vitin 2009 si pasojë e
rrëshqitjes së masivit të dheut ku kalonin tubot e furnizimit.
23
Shuma totale e vëllimit të rezervuareve që përdoren për
furnizimin e konsumatorëve me ujë është 12650 m3.
Ujësjellesi i Vlorës ka nevojë për investime të tjera në këto zëra:
- Në sistemin e transmetimit stacion – depo, nuk janë
zëvendësuar tubot kryesore të amortizuara me diametër 700
mm çelik. Në zonen nga stacionet e prodhimit deri në depot
e qytetit, nuk ka sistem shpërndarës nga depot e ujit, që do të
thotë se të gjithë konsumatorët në këtë zonë marrin ujë nga
sistemi i transmetimit dhe jashtë kushteve teknike (shumica
është zonë informale dhe sidomos në zonën e mbrojtur të
burimeve të Ujit të Ftohtë). Në depot e qytetit shkon 65 % e
ujit të prodhuar.
- Ka nevojë të kryhen investime në rrjetin sekondar dhe
terciar në qytet dhe në zonat informale;
- Duhet të nxirret nga puna i gjithe rrjeti shpërndares i vjetër
i amortizuar në qytet;
- Duhet të kompletohen me matesa të gjithë konsumatorët
vetëm nga një sistem;
Do të vendoset në efiçensë investimi aktual i bërë në hidrovorin
e Vlorës nëpërmjet disa investimeve të parashikuara të kryhen.
24
MBAJ PASTËR QYTETIN TËND
MENAXHIMI I MBETJEVE URBANE
25
01.Përmbledhje
Menaxhimi i mbetjeve urbane është ndër pikat më kritike për një qytet. Pasojat në mjedis janë shumë të ndjeshme në rastin e mos
trajtimit në mënyrën e duhur dhe efikase të tyre.
01. Përmbledhje
02. Hyrje
03. Vizioni / Programi politik i Kandidatit Genc Deromemaj
26
02. Hyrje
Problematika ■ Situata e mbetjeve urbane
Mbetjet urbanë po e mbysin qytetin e Vlorës, pasi ato po digjen
duke çliruar gazra kancerogjenë për mjedisin që i rrethon
qytetarët. Gjithashtu mbetjet inerte që gjenerohen nga bizneset
pa kriter kanë dëmtuar edhe Pyllin e Sodës (veç mbetjeve që ka
që nga gjeneza e tij si pyll). Pika fillestare e gjenerimit të
mbeturinave, qytetari nuk ka kosha të mjaftueshëm dhe të
shpërndarë në çdo hapësirë publike. Edhe aty ku ka nuk
sigurohet nga Bashkia e Vlorës heqja e tyre në kohë për të mos
ndikuar në mjedis dhe në ndotjen e ajrit. Lidhur me këtë, as që
mund të mendohet se këto mbetje urbanë trajtohen apo ndahen
në fillim të gjenerimit të tyre. Sikur të mos mjaftonte derdhja e
vazhdueshme e mbetjeve inerte e urbane dhe prerja e pishave, së
fundmi në pyllin e Sodës po shkarkohen mbetje peshku duke
bërë që Pylli i Sodës të jetë i ndotur në mënyrë të
pakthyeshme. Aktualisht nga ana e policisë bashkiake dhe
efektivëve të saj, por edhe asaj të shtetit, nuk është marrë asnjë
masë për ndalimin e autorëve, madje as i kanë identifikuar ato.
Pylli i Sodës po shkon drejt degradimit të plotë të tij , ndërsa
prej kohësh për mirëmbajtjen apo mbrojtjen e tij nuk merret
asnjë masë.Nëse mbeturinat urbane janë deri diku më të
administruara nga pikëpamja e grumbullimit, mbeturinat inerte
duket se kanë pushtuar çdo hapësirë të mundshme të lirë nëpër
hyrjet e daljet e qyteteve. Situata paraqitet shumë problematike,
sidomos në zonën e hyrjes së qytetit dhe Pyllin e Sodës ku ka
ende mbetje sodë kaustike. Bashkia e re Vlorë do të propozojë
një studim nga mund të fillohet në territor për mbledhjen e
diferencuar të mbeturinave që tek individi, duke marrë fillimisht
një zonë pilot dhe të bëjë implementimin e skemës së propozuar
më sipër në bashkëpunim me shoqërinë civile. Është shumë i
rëndësishëm roli i patjetërsueshëm i bashkisë në
ndërgjegjësimin e individëve.
■ Mbetjet inerte
Mbetjet inerte të gjeneruara nga kompanitë e ndërtimit janë
një tjetër problematikë e mbetjeve. Problematikë mbetet
hedhja e tyre në kontenierët publikë bashkë me mbetjet
urbane.
■ Mbetjet e rrezikshme
Qyteti ynë dhe zonat e reja të shtuara kanë edhe gjenerues të
tjerë të mbetjeve siç janë qendrat shëndetësore private dhe
publike. Mbetjet e tyre janë të rrezikshme.
73
03.Vizioni / Programi politik i Kandidatit Genc Deromemaj
Vizioni "Bashkia e re Vlorë, përmes proçedurës së trajtimit dhe menaxhimit
të mbetjeve me efikasitet, kërkon të përmirësojë jetesën e
qytetarëve".
Lidhur me proçesin e trajtimit të mbetjeve dhe “kurimin” e
problematikave të këtij proçesi propozohet që gjithçka të nisë
me Individin, si hallka e rëndësishme e këtij proçesi. Çdo gjë
nis me fillimin e ndërgjegjësimit të komunitetit dhe individit në
veçanti për ndarjen e mbetjeve familjare gjatë hedhjes e
grumbullimit në kontenierët publikë. Këto kosha dhe kontenierë
do të shtohen duke patur në konsideratë nr. e banorëve dhe
tipologjinë e ndërtimit për çdo zonë të qytetit. Këtu veç të
ardhurave nga bashkia do të punohet për përthithjen e
investimeve të huaja dhe donacioneve në një pikë kaq kyçe.
Gjithashtu do kemi parasysh një plan të qartë dhe orare të
përcaktuara për mbledhjen e mbeturinave nga kontenierët
publikë dhe dërgimin në vendin e grumbullimit.
Me grumbullimin final të mbetjeve do të ndërtohet një landfill
sipas standarteve europiane, gjë e cila i ka munguar për kaq
kohë menaxhimit të mirë të mbetjeve urbane.
Me ndërtimin e landfillit do merret në konsideratë ndërtimi i një
impianti riciklimi si një nga mënyrat më efiçentë dhe ekologjike
të trajtimit të mbetjeve.
Bashkia e re Vlorë do të propozojë një studim nga mund të
fillohet në territor për mbledhjen e diferencuar të mbeturinave
që tek individi, duke marrë fillimisht një zonë pilot dhe të bëjë
implementimin e skemës së propozuar më sipër në bashkëpunim
me shoqërinë civile. Është shumë i rëndësishëm roli i
patjetërsueshëm i bashkisë në ndërgjegjësimin e individëve.
Të gjitha këto proçese tashmë të shtuara gjenerojnë vende punë
sidomos për një kategori apo komunitetë që hasin vështirësi në
integrimin në punë. (komunitetë rome etj.) Në planifikojmë
formalizimin e këtij biznesi dhe regjistrimin e këtyre
punonjësve që aktualisht punojnë në të zezë. Ky numër
punëtorësh në këtë fushë mendohet të jetë shumë më i lartë se
800 përsona.
Politikat
■ ndertimi i një landfilli të ri
■ ndarja e mbetjeve familjare që tek individi
■ shtimi dhe rishpërndarja e konteniereve
28
■ ndarja në landfill i mbetjeve të ricikliueshme dhe të
pariciklueshme ku ato të riciklueshmet i nënshtrohen
proçesit të fundit;
■ krijimi i vendeve të reja të punës duke formalizuar të
punësuarit në të zezë në proçeset e punës deri në trajtimin
përfundimtar në landfill;
■ për sa i takon taksës së trajtimit të mbetjeve, ajo do të
mendohet të vilet nëpërmjet taksës aktuale për
pastrim/gjelbërim/ndriçim si për biznesin dhe për
familjarët. Duke ulur taksat për pastrim/ndriçim/gjelbërim
për familje dhe biznes, përfshirja e taksës së menaxhimit të
mbetjeve nuk do të rendoje xhepat e qytetareve dhe
biznese. Ajo do të vilet nëpërmjet taksës aktuale dhe nuk
do të rendoje xhepat e qytetarëve dhe bizneseve.
■ rritje e kontrollit për zbatimin me cilësi dhe efikasitet të
menaxhimit të mbetjeve urbane nga ana e operatorëve.
29
UDHËTIM TË KËNDSHËM !
TRANSPORTI PUBLIK
30
01.Përmbledhje
01. Përmbledhje
02. Hyrje
03. Vizioni / Programi politik i Kandidatit Genc Deromemaj
31
02. Hyrje
■ Transporti urban
Aktualisht në qytetin eVlorës operojnë 11 linja urbane dhe 100 vendqëndrime të detyruara, ndërsa si vend qëndror ose terminal shërben
sheshi tek Xhamia dhe sheshi fabrika e tullave të miratuara nga Këshilli Bashkiak. Linjat në të cilat kryhet sot shërbimi urban janë:
Xhami – Uji i Ftohte
Xhami – Plazhi i Vjetër
Xhami – ish Soda
Unaza e vogel
Lagja 24 Maji – Spital
Xhami – Lagjia 24 Maji
Linja1(a) Fabrika e tullave –Transb.
Linja 1(b) Transb. – Fabrika e tullave
Linja 2(a) Unaza e madhe
Linja 3 Uji i Ftohtë – Jonufer
Linja 4(a) e 4(b) Lagjja 24 Maji Babice
Transporti Interurban
Në këtë lloj transporti operohet me 21 linja, ku 3 linja janë brenda qarkut dhe 18 jashtë tij. Numri i autobuzave që shërbejnë në
këto linja është 53 mjete.
Transporti Rrethqytetas
Në këtë lloj transporti operohet me 14 linja nga Bashkia Vlorë në drejtim të komunave dhe anasjelltas me 28 autobuza.
■ Sherbimi taksi
32
Ky sherbim u ofrohet qytetareve nepërmjet 87 taksive 8+1, si dhe 75 taksive 4+1 (taksitë 4+1 janë të liberalizuara, vit prodhimi
pas 1996).
Problematika
■ Mungesa e cilësise së shërbimit
Një ndër problematikat e hasura në transportin urban është mungesa e cilësisë së shërbimit pasi autobuzat janë të papastër dhe nuk
janë të mirëmbajtur.
■ Autobuzë të amortizuar
Autobuzët që operojnë aktualisht në Vlorë brenda qytetit janë tejet të amortizuar dhe nuk ofrojnë kushtet për udhëtim të rehatshëm
sidomos në periudhat e nxehta të vitit.
■ Mbivendosje e dy a më shumë linjave në 1 vendqëndrim
Shpesh ndodh që ka përplasje dhe mbivendosje të linjave në të njejtin vendqendrim duke mos e bërë efikas shpërndarjen e linjave të
transportit dhe sigurimin e transportit në kohe të shkurter për qytetarët.
■ Orare jo të përcaktuara dhe të afishuara
Nuk ka një listë të përcaktuar oraresh dhe të afishuar për çdo linjë transporti urban. Kjo sjell një kaos në orare dhe parregullsi. Si e
tillë dhe kontrolli i tyre nga ana e Bashkisë Vlorë është më i veshtirë.
■ Informalitet në operatoret e sherbimit taksi
Në qytetin e Vlorës rezultojnë shumë taksi të paregjistruara dhe të paliçensuara. Aktualisht këto taksi në mënyrë informale marrin
klientelën e taksive të liçensuara dhe nuk ofrojnë shërbim cilësor ndaj qytetarit.
73
03.Vizioni / Programi politik i Kandidatit Genc Deromemaj
Vizioni “Ndërtimi i një infrastrukture transporti që t’i shërbejë një
levizjeje sa më dinjitoze dhe me çmim sa më të lirë
qytetarëve."
A. Transporti publik urban
■ Rritja graduale e standartit të autobuzëve përsa i takon
konfortit dhe emetimit të gazrave.
■ Zëvendësimi gradual i autobuzëve më të rinj dhe shtimi në to
i rampave për individet me aftësi të kufizuara dhe
paraplegjikë;
■ Ridimensionim i marrëdhënies së operatorit të linjës së
transportit urban;
Rritje e kontrollit ndaj operatorëve aktualë të transportit
urban;
■ Pajisje me harta treguese e stacioneve të autobuzëve
Pajisjen e të gjitha stacioneve me nr. përkatës (ose emrin e
stacionit), hartën e gjithë linjave dhe të tregohet pozicioni ku
ndodhet stacioni (me shenjat “Ju jeni këtu”), oraret si dhe
cmimin e biletës. Vendosja e tabelave të “Informacionit në
kohë reale” – Real Time Information(RTPI) si një mënyrë që
do t‟ju ofrojë pasagjerëve informacion mbi orarin e pritshëm
të ardhjes së autobuzit. Ky informacion sigurohet në stacione
ose nëpërmjet telefonit, internetit.
■ Krijimi i një rrjeti i korsish bicikletash në pikat me
interesantë të qytetit;
■ Plotesimi me nyje semafori i kryqezimeve me të rendesishme
të Vlorës.
Shtimi i linjave të transportit urban brenda qytetit dhe shtimet e
vendqendrimeve në zonat rurale.
■ Eliminim i mbivendosjes midis linjave të transportit publik.
(privat dhe shteteror)
■ Ngritja e Qendrës së Kontrollit të Trafikut Urban.
■ Linjë e veçantë Transporti publik për itinerarin bregdetar
(suport i turizmit bregdetar) me anë të autobuzave të hapur
për“city tour”. Kjo linjë autobuzash të hapur do të bëjë të
mundur promovimin e qytetit dhe turizmit bregdetar në
qytetin e Vlorës.
B. Transporti Interurban & Urban
■ Pajisja me një stacion Multimodal për të gjithë llojet e
transportit publik në Vlorë ku të jetë stacioni kryesor dhe të
shërbejë për të gjithë linjat;
73
C. Transporti detar
Modernizimi dhe Zhvillimi i Transportit detar, është një proçes
kompleks i cili duhet të fokusohet në një sërë objektivash të
mirëpërcaktuar.
■ Vendosja e një linje të transportit detar për të bërë lëvizjen në
zonat strategjike bregdetare;
■ Linjë e dedikuar transporti ujor duke bashkëpunuar me
operatorë lidhur me vënien në funksion të një linje që të
përshkojë bregdetin;
■ Duke shfrytëzuar molet ekzistuese dhe investuar në to si
Moli "Shën Vasil" apo Moli i Vjetër "Radhimë", vija
bregdetare e paprekur aktualisht, e virgjër e territorit të
Vlorës, mund të vizitohet e të ofrohet mundësia për ta.
35
NJË QYTET, SHUMË BOTË!
TURIZEM
36
01.PërmbledhjeEkzekutive
Turizmi është sektori primar dhe katalizatori kryesor i rritjes ekonomike. Industria turistike në qytetin e Vlorës është ndër mekanizmat
me të fuqishëm të punësimit, duke bërë bashkë kërkesën dhe ofertën.
01. Përmbledhje
02. Hyrje
03. Vizioni / Programi politik i Kandidatit Genc Deromemaj
37
02. Hyrje
Në Vlorë turizmi vlerësohet si sektori kryesor për zhvillimin e
rajonit, për nxitjen e mjaft aktiviteteve e iniciativave, për
krijimin e vendeve të punes dhe përfitimin e drejtpërdrejtë për
familjet dhe individet. Në këtëbashki ka një larmi pasurish
natyrore, kulturore, historike dhe burime njerëzore shumë të
favorshme për të zhvilluar një turizëm multidimensional dhe
bashkëkohor.
Turizmi është sektori kryesues në ekonominë e Bashkisë së
Vlorës, si dhe katalizatori kryesor i rritjes ekonomike.
Sidoqoftë, deri tani është krijuar një PLANI STRATEGJIK
PËRQARKUN E VLORËS 2011-2020 nga Qarku Vlorë, i cili
ka mbetur vetëm në letër. “Turizmi bregdetar” ka luajtur rolin
drejtues, me efektë negative për mjedisin. Megjithatë, Vlora ka
një sërë atraksionesh potenciale turistike (trashëgimia kulturore,
zonat natyrore, tradita dhe ushqimi) dhe prandaj ka mundësinë
të shkojë drejt turizmit të përgjegjshëm dhe të qëndrueshëm,
duke gjeneruar të ardhura dhe vende punë ndërkohë që
respekton mjedisin dhe kulturën e vendit. Aktualisht nuk ka
asnjë politike mbështëtese për zhvillimin lokal të ketij sektori,
zero investime, infrastrukture totalisht e shkatërruar, mungesë
sinjalistike, mungesë parqesh e lulishtesh, mungesë të jetës
kulturore në qytet, mungesë të ujit të pijshëm, tonelata me
mbeturina përgjatë rrugëve kryesore, pluhur e baltë, monumente
kulture pa infrastrukturën e duhur, rrugët që të çojnë për në
destinacionet turistike vuajnë nga mungesa e investimeve, zyrat
e shërbimit turistik janë jashtë funksioni. Pra me pak fjalë në
qytetin tonë është zhvilluar një politikë deshtuese në lidhje me
sektorin e turizmit.
Në Vlorë ekzistojnë ende vende natyrale nga me të ashprit( të
paprekshme) në Europë. Për ta kuptuar këtë duket tashmë e
qartë: bashkimi i turizmit me ambientin, dalja nga rrethi vicioz i
shtëpive të nevojshme për të pritur një numër turistësh verorë
gjithnjë në rritje, favorizimi i interesit për zonat e brendshme.
Turizmi përVlorën ka rëndësinë e veçantë të sektorit natyralisht
kushtëzues e të lidhur ngushtë me zhvillimin e një sërë fushave
të tjera si ndërtim, peshkim, transport, suvenire, etj.
Objektivat kryesore të sektorit të turizmit në Vlorë janë:
Krijimi i vendeve të punes dhe i të ardhurave;
Përshpejtimi i zhvillimit ekonomik dhe social-kulturor
në qytet;
Krijimi i iniciativave për aktivitete ekonomike;
38
Krijimi i imazhit pozitiv, për një Vlorë tërheqëse, në
arenën kombëtare e ndërkombëtare;
Zhvillimi i një turizmi të qendrueshëm në kohe.
Aspektet negative që ndikojnë në zhvillimin e turizmit janë:
1. Niveli i dobët i kapaciteteve për të hartuar projekte që janë në
përputhje me standardet e BE-së mund të pengojë aksesin në
fondet ndërkombëtare;
2. Kapaciteti i dobët për të menaxhuar fondet ndërkombëtare;
3. Ndërtesat e braktisura në fshat, në mungesë të një programi
restaurimi dhe ripërdorimi, do të ultë pamjen tërheqëse të
zonës për turistët;
4. Tendencat për ndërtime të pakontrolluara, nëse janë të
vazhdueshme, do të shkatërrojnë në mënyrë të pakthyeshme
peizazhet natyrore dhe do të shkatërrojë ndërtesat
tradicionale dhe identitetin lokal;
5. Mungesa e mundësive për punësim mund të shkaktojë
rrallimin e popullsisë në fshatra, shkatërrimin e mjedisit dhe
të paizazhit, humbjen e trashëgimisë kulturore dhe të
identitetit;
6. Mungesa e vazhdueshme e sistemit për administrimin e
mbetjeve mund të dëmtojë në mënyrë të pakthyeshme
burimet natyrore dhe shëndetin e njerëzve, duke ndikuar
negativisht në aktivitetet bujqësore dhe duke penguar
zhvillimin e turizmit;
7. Prania e bazës ushtarake në breg, duke kufizuar aksesin në
disa vende me pasuri kulturore dhe mjedisore, mund të
pengojë zhvillimin e turizmit;
Konkurrenca e destinacioneve turistike që mund të
ekuilibrojnë më mirë zhvillimin dhe mbrojtjen e mjedisit.
Problematika
Prezantimi i ketij dokumenti në këtë moment kohor do të
sherbeje për adresimin e problematikave si vijojnë:
■ Mungesa e burimeve njerezore
Aktualisht pranë Bashkisë Vlorë operon Qendra e Turizmit,
Artit dhe Kulturës dhe nuk është strukturë plotësisht e
formëzuar për menaxhimin efiçent të problematikave që shfaq
turizmi dhe zgjidhjen e tyre.
■ Mungesa e marketing-promocionit të resurseve
turistike nga ana e pushtetit lokal (guida turistike,
fletëpalosje, zyra të informacionit turistik etj).
Aktualisht problematikë e qënësishme dhe ndër më kryesoret në
fushën e Turizmit, është marketimi dhe propomovimi i vendeve,
pikave më të forta që ka qyteti i Vlorës. Zyrat e informacionit
për turizmin nuk funksionojnë dhe janë totalisht jasht
vëmendjes së autoriteteve të pushtetit lokal. Gjithashtu nuk ka
39
informacion të detajuar orientues për promovimin e pikave më
të rëndësishme për t'u vizituar në Vlorë.
■ Mungesa e infrastrukturës rrugore dhe investimeve
Momenti kyç dhe "thembra e Akilit" në çdo fushë është
infrastruktura dhe investimi në to. Në territorin e Bashkisë
Vlorë shihet se ka mungesë të theksuar në investime në
infrastrukturën rrugore e cila cënon në mënyrë të drejtpërdrejtë
në cilësinë e shërbimit që i ofrohet turistëve.
Infrastruktura, duke qenë e kufizuar paraqet një problem
madhor për zhvillimin e shpejtë të turizmit për shkak se prej
aty fillon gjithçka që përcakton vendimarrjen e turistit. Prandaj
investimet në infrastrukture kanë zënë pjesën më të madhe në
buxhetin e Bashkisë Vlorë. Këto investime janë përqendruar në
rehabilitim rrugësh, ndriçim e gjelbërim. Sidoqoftë problemet
kryesore të infrastrukturës mund t‟i përmbledhim në këto
drejtime:
Vënia në funksionim të një sistemi efiçent për trajtimin e
ujërave të zeza, i cili është i domosdoshëm për të mbajtur
të pastër dhe tërheqës bregdetin vlonjat, duke siguruar në
të njejten kohë një turizëm të qëndrueshëm.
Duhet të përmirësohet menaxhimi i mbeturinave të
krijuara gjatë proçesit ndërtimor.
Një turizëm i pretenduar pa një furnizim normal me ujë
dhe energji elektrike mbetet një ëndërr e bukur që s‟bëhet
kurrë realitet.
Rehabilitimi i “të famshmes” rruga "Transballkanike", si
një nga arteriet kryesore të infrastrukturës rrugore të qytetit.
Zgjidhja afatgjatë e këtyre problemeve mbetet një
shqetësim konstant.
■ Mungesa e bashkëpunimit pushtet lokal-biznes turistik
Pushteti lokal është instanca më efektive në zhvillimin e
turizmit të një qyteti. Duke hartuar politika të ndryshme nxitëse
dhe promovuese për zhvillimin e turizmit. Deri tani pushteti
lokal nuk bashkëpunon me operatorët turistikë dhe bizneset për
të bërë më efektive punën e tyre.
■ Mungesa e qendrave të informacionit turistik
Në qytetin e Vlorës aktualisht janë "fizikisht" 2 pika
informacioni, por që nuk kanë funksionuar asnjëherë, nuk kanë
ekzistuar dhe nuk është ndjerë kurrë ekzistenca e tyre. Për një
qytet turistik është shumë i rëndësishëm promovimi dhe dhënia
e informacionit të dobishëm e të mjaftueshëm lidhur me pikat
turistike.
73
03. Vizioni
Vizioni “Së bashku për një turizëm të qëndrueshëm”
Turizmi i qëndrueshëm tenton të minimizojë përshtypjen mbi
mjedisin për ruajtjen afatgjatë të tij, por nuk mjaftohet me kaq.
Misioni
“Garantimi i një mjedisi të përshtatshëm për zhvillimin e të
gjithë llojeve të turizmit, dhe promovimin dhe ruajtjen e
trashëgimisë kulturore dhe natyrore për një turizëm të
qëndrueshëm”
Në Strategjitë e propozuara për Mbështetjen e Turizmit,
qëllimet strategjike janë të lidhura me të ardhmen ekonomike të
Vlorës. Dy qëllimet kryesore të hartimit dhe zbatimit të
strategjive:
Për të dyfishuar të ardhurat aktuale të krijuara nga turizmi
në vitet e ardhshme dhe për të rritur vlerën e përgjithshme
të shpenzimeve të turizmit;
Për të rritur efektin e përgjithshëm ekonomik të turizmit.
Nëse politikat turistike do të adaptohen dhe biznesi do të bëhet
më efikas, ka nevojë për mjete statistike dhe vegla informatike,
të cilat do të mbulojnë të gjitha aspektet e turizmit, në mënyrë
që t'u përgjigjen më mirë pjesëmarrësve nga ky sektor, të
menaxhohen sfidat lidhur me turizmin dhe të informohen palët e
interesuara për efektet pozitive të turizmit. Me këtë qëllim duhet
të krijohen agjensi lokale për zhvillimin e turizmit të
qëndrueshëm, të cilat:
− do të veprojnë si ndërmjetës dhe koordinatorë;
− do të japin informacion dhe asistencë për profesionistët në
fushën e turizmit.
■ Legjislacioni dhe zbatimi i tij
Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve hartoi një
Ligj për Turizmin Kombëtar i cili u miratua zyrtarisht nga
Parlamenti Shqiptar më 14 maj 2007. Qëllimi i këtij ligji është
përcaktimi i parimeve dhe rregullave që drejtojnë sektorin e
turizmit dhe që zhvillojnë standardet e shërbimeve dhe
produkteve turistike dhe të atyre që lidhen me turizmin. Ligji
rregullon marrëdhëniet mes institucioneve publike dhe
kompanive private dhe individëve, njësive lokale apo të huaja
që merren me turizmin. Ai përcakton të drejtat dhe detyrat e
pjesëmarrësve në aktivitetet e turizmit në përputhje me
standardet dhe parimet e zhvillimit turistik të qëndrueshëm.
41
■ Bashkia Vlorë dhe përgjegjësitë e saj në lidhje me
turizmin
Në përputhje me dispozitat e ligjit për Turizmin, është shumë e
rëndësishme që të zbatojnë:
inventarizimin e burimeve kryesore turistike në territorin
e njësive të pushtetit lokal dhe të bizneseve turistike
lokale;
ofrimin e asistencës teknike për krijimin dhe zhvillimin
e bizneseve të turizmit në përputhje me dispozitat e këtij
ligji;
monitorimin e respektimit të këtyre dispozitave të ligjit
dhe ligjeve të tjera dhe akteve nën-ligjore nga kompanitë
privatë që operojnë në fushën e turizmit.
42
04. Programi politik i Kandidatit Genc Deromemaj
Propozime dhe angazhime
■ Ridimensionim i burimeve njerëzore
Hapja e një drejtorie të mirfilltë Promovim Qyteti dhe Turizmi
përmes të cilës do të bëhet menaxhimi i marrëdhenieve me
opëratorët turistikë, menaxhimi i njësive "Infopoint" dhe
promovimi nëpërmjet fletëpalosjeve apo materialeve të tjera
promovuese.
■ Sistemi i përmirësuar i informacionit
Zhvillimi efektiv i turizmit kërkon bazë të plotë informacioni të
zhvillimit të ofertës dhe kërkesës. Është i nevojshëm organizimi
i mbledhjes dhe analizimi efiçent i të dhënave të nevojshme mbi
operatorët turistikë dhe çdo e dhënë tjetër mbi monitorimin e
suksesshëm të turizmit në Vlorë.
■ Qendra "Infopoint"
Hapja e 4 qendrave Infopoint në pikat më nevralgjike të qytetit
si:
- Hyrja e qytetit: për atë grup turistësh që vijnë me transport
tokësor për në Vlorë;
- Orikum: për turistë që preferojnë turizmin e bregdetit e detit
dhe turizmin malor;
- Sheshi i Flamurit: për turistët që preferojnë turizmin kulturor-
historik;
- Porti: për turistët që vijnë në Vlorë përmes transportit detar
(tragete, crociera etj.)
- Nartë: për turistët që kërkojnë turizëm kulinar, apo agro-
turizëm.
Këto qendra do të përmbajnë informacion të detajuar mbi:
- atraksionet dhe destinacionet turistike në të gjithë territorin e
Vlorës (guidën turistike)
- informacion mbi kontaktet e vendqëndrimeve në Vlorë
(informacion mbi hotelet)
- persona kontakti për guidë turistike;
- harta dhe materiale të tjera promovuese.
■ Informacion online dhe të shkruar
A. Nxjerrja e një guide (profesionale) nga ana e Bashkisë
Vlorë, e cila duhet të jetë e publikuar dhe e përditësuar çdo 2
73
vjet (minimumi). Guida të jetë e integruar bashkë me kalendarin e ngjarjeve kulturore në qytet.
B. hapja e një portali online "Booking Vlora" për çdo informacion mbi pikat turistike dhe operatorët turistikë.
■ Linjë e veçantë Transporti publik për itinerarin bregdetar
Propozohet të vendoset një linjë e veçantë transporti publik me itinerar gjatë gjithë vijës bregdetare të Vlorës. Autobuzët do të jenë të
hapur dhe do të ketë dhe "tour guide" për këto shëtitje.
■ Minimizim i informalitetit që ekziston me subjektet dhe operatoret në fushën e turizmit
Mekanizmat që mund të rregullojnë në ndihmë të këtyre operatorëve që ofrojnë këto shërbime si:
ulja e taksave vendore për këto subjekte;
lehtësimi i proçedurave të mbledhjes së taksës (proçedura online);
ulje e takses së fjetjes në hotel.
■ Zgjatja e sezonit turistik në me shumë se 2- 3 muaj
Do të promovohen disa lloje turizmi, duke shfrytëzuar territoret urbanë dhe rurale që tashmë ka Vlora.
Turizmi detar dhe bregdetar
Turizmi malor
Turizmi naval
Duke qenë se Bashkia e re përfshin edhe Orikumin duhet pasur parasysh se në Orikum ekziston i vetmi port jahtesh privat në
Republikën e Shqipërisë. Marina e Orikumit ka filluar të funksionojë që prej vitit 2002 deri më sot duke u kthyer tashmë në një pike
referimi për turizmin detar. Është një realitet ekonomik dhe social me ndikim direkt në fushën e turizmit me një trafik vjetor mjetesh
lundruese turistike prej 400 – 500 varka.
Duhet pasur parasysh që turizmi naval përveçse qëllimit turistik është dhe një reklamë shumë e madhe për realitetin e ri të Bashkisë se
Vlorës në sytë e turistëve të huaj si dhe një motor shumë i madh zhvillimi duke pasur parasysh të gjitha shërbimet mbështetëse që
nevojiten të tilla si: guida turistike, promovimi i produkteve ushqimore vendase, promovimin e produkteve artizanale, promovimi i
pikave arkeologjike dhe historike etj.
Do të ishte me interes propozimi dhe zbatimi i një shkolle për "velista" (drejtuesit e varkave me vela), duke qënë se Gjiri i
Orikumit nga ana gjeografike ka një mikroklimë shumë të favorshme për zhvillimin e këtij lloj sporti detar.
73
Turizmi kulturor
Restaurimi dhe ruajtja e ndërtesave historike dhe e shtepive me vlera kulturore;
Trashegimia kulturore dhe vendet potencialisht tërheqëse si Manastiri i Zvërnecit, parku arkeologjik i Orikut, Kalaja e Kaninës.
Turizmi rural (agro dhe eko)
Krijimi i “Fermave didaktike”. Tashmë kjo bashki nuk është më vetëm një bashki urbane, por një bashki me shtrirje gjeografike të gjerë
që përmbledh edhe zona bujqësore. Pikërisht kjo shtrirje është dhe oportuniteti i qytetit për më shumë punësim. Duke integruar këto
zona si një vlerë e shtuar në ekonominë e Vlorës, duhet të zhvillohet agro-industria në zonat rurale, sikurse dhe të inkurajohet kulinaria
rajonale duke nxitur turizëm kulina. Ky lloj zhvillimi është testuar si zhvillim i qëndrueshëm dhe afatgjatë me impakt të ulët në mjedis
duke eleminuar kostot e larta të transportit dhe ndotjen në ambient.
45
VLORA, VATËR KULTURE!
KULTURA, TRASHEGIMIA KULTURORE
46
01.Përmbledhje Ekzekutive
01. Përmbledhje
02. Hyrje
03. Vizioni / Programi politik i Kandidatit Genc Deromemaj
47
02. Hyrje
Vlora:
Qyteti i Vlorës ka këto pika turistike:
1. Muret ndertuese të Aulones antike (daton qysh nga shek.VI)
2. Pjesëtë mureve të kalasë se skeles (shek.XVI)
3. Xhamia e Muradies (shek.XVI)
4. Godina e Muzeut kombetar të Pavarsise (shek.XIX)
5. Godina e bashkisë se qytetit Vlorë (1918)
6. Kompleksi ndertimor “Justin Godart”
7. Godina e klubit patriotic “Labëria” (shek. XIX)
8. Monumenti i Pavarsise dhe vendi monumental i Heroit të Popullit , Ismail Qemalit
9. Si dhe 25 godina të qytetit të ndertuara në shekujt 19-të
dhe në fillimet e shekullit të XX.(sahati i qytetit , Godina e Bankes
Tregetare, sarajet e Eqerem bej Vlorës, muzeu historiku i artit, godina e ish prefekturës etj.)
MUZEUME:
Në qytetin e Vlorës ndodhen dhe funksionojnë 3 muzeume. Secili prej tyre përfaqëson vlera, problematikë dhe periudha të caktuara në
historinë e rrethit. Muzeu i Pavarësisë Kombëtare, Muzeu i Relikeve Historike (Muzeu Historik) dhe Muzeu Etnografik, janë të
vendosur në tre godina në pozicione të ndryshme në qytet. Madje, secila prej këtyre godinave përfaqëson dhe mbart në vetvete vlera të
caktuara historike e arkitektonike.
■ Muzeu i Pavarësisë Kombëtare
Është krijuar në vitin 1936 dhe është muzeu i parë shqiptar. Prej krijimit e deri në ditët tona, është rritur, plotësuar e konsoliduar si një
nga objektet më të rëndësishme muzeale jo vetëm në rrethin e Vlorës, por edhe më gjerë.
48
■ Muzeu i Relikeve Historike (Muzeu Historik)
Ndodhet në qendër të qytetit, në një godinë mjaft të veçantë, e cila më parë ka shërbyer për organet e qeverisjes vendore dhe organizatat
e masave. Ky muze u krijua në vitin 1962.
Këtu janë ekspozuar dhe ruhen qindra objektë origjinale, të cilat përfaqësojnë dhe pasqyrojnë periudha të ndryshme historike, që fillojnë
me antikitetin dhe vazhdojnë me ditët tona. Në këtë muze, vizitorët mund të shohin objektë arkeologjike që u përkasin qyteteve të
ndryshme antike në rrethin e Vlorës.
Në mjediset e këtij muzeu ndodhen gjithashtu, objekte origjinale që i përkasin periudhës së mesjetës. Mes tyre, përfshihen dokumenta
origjinale për qytetin e Vlorës, armë, sende luftëtarësh të njohur në histori. Në Muzeun Historik, ka një kënd të veçantë ku pasqyrohet
kontributi i popullit të rrethit të Vlorës për shpalljen e pavarësisë. Në të ndodhen njëkohësisht edhe 2 pavionë të veçanta, që evokojnë
Luftën e Vlorës në 1920, si dhe Lëvizjen Demokratike të Qershorit 1924.
■ Muzeu Etnografik
Është vendosur në një nga godinat më të vjetra të qytetit, që është ndërtuar në mesin e shekullit XIX. Kjo godinë është shpallur
monument kulture. Muzeu është mjaft i pëlqyeshëm për vizitorët dhe në të pasqyrohen të veçantat e traditave të rrethit të Vlorës. Mes
tyre, përfshihen traditat më të mira të kulturës materiale, të punuara nga banorë të rrethit të Vlorës, ku veçojmë ato të punimit të
metaleve, drurit, veshjeve dhe qëndisjes, peshkimit.
■ Orikum:
Monumentet e kutlurës
- Parku Arkeologjik i Orikut
- Vendbanimi prehistorik në shpellën e Kavasallit
- Kalaja e Sofës
- Kalaja mesjetare e Gjon Bocarit
- Mbishkrimet në shkëmbin e Gramës
- Fshati në rrënojën e Tragjasit të vjetër
- Kisha e Marmiroit
49
■ Kullat e Dervish Aliut (Dukat fshat)
Monumentë të natyrës:
- Zona e mbrojtur e Karaburunit
- Parku i Llogarase (S=1010 ha)
- Shpella e Haxhi Alise
- Shpella e Dukgjonit
- Zona e mbrojtur e lagunes se Orikumit
- Rrepat e Tragjasit
- Burimet Izvorit
Qender:
- Kalaja e Kaninës (fillimet i ka në shek.VI p.a.s)
- Kalaja e Triportit dhe muret antike në det
- Manastiri i Shen Marise në ishullin e Zvërnecit, ndertim i shek.XI
- Teqeja e Kaninës, ndërtuar në shek.XI
- Dy banesa atë ndërtuara në shek.XIX në fshatin e Kaninës
Monumentë të natyres:
- Laguna e Nartës (41.8 km2) ka statusin “Pejzazh ujor/tokësor i mbrojtur”
- Ishulli i Zvërnecit (S=7 ha)
- Dunat dhe plazhet në kodrat e Zvërnecit
Problematika
Prezantimi i këtij dokumenti në këtë moment kohor do të shërbejë për adresimin e problematikave si vijojnë:
■ Infrastrukturë në akses dhe ndërhyrje restauruese
50
Qyteti i Vlorës:
- Muret rrethuese të Aulones antike:
i mungon rrethimi i oborrit
edhe pse ndodhet në qendër të qytetit shpesh herë përdoret si gropë për të hedhur mbeturinat
-Kompleksi ndertimor “Justin Godart;
fasadat kanë nevojë për ndërhyrje restauruese e punime mirëmbajtëse;
ndriçimi i rrugës “Justin Godart”;
sistemimi i kabllove telefonike, elektrike e televizive janë të pasistemuara;
përcaktimi i zonës historike të qytetit.
Muzeu
Në varësi të Bashkisë Vlorë janë vetëm Muzeu historik i Rrethit dhe Muzeu etnografik.
Muzeu historik si pasojë e rikonstruksionit që zgjati pothuajse 10 vjet nuk e ka kryer si duhet funksionin për të cilin është
ngritur.
Muzeu etnografik (godina e “Klubit Patriotik Labëria”) është i aneksuar brenda rrethimit të hotelit shumëkatesh të papërfunduar
në qendër të qytetit;
Do të propozohet të ndërtohet një Muze Historie për çamët, i cili do të ruajë e tregojë në breza historinë e komunitetit çam.
Orikum:
Pengesa për vizitorët vendas e turistë të huaj nga postoblloku i ushtrisë, në parkun Arkeologjik të Orikut;
Prania e ndërtesave të rrenuara të ushtrisë, brenda zonës së mbrojtur të monumentit të Orikut;
Probleme të infrastrukturës për Kishën bizantine të Marmiroit;
Probleme të infrastrukturës në afërsi të kalasë mesjetare të Gjon Bocarit në fshatin Tragjas;
Fshati rrenojë i Tragjasit të vjetër ka probleme me infrastrukturën e brendshme, sistemimin e qendrës së vjetër të fshatit dhe
pastrimi i objektit.
51
Qendër:
Rruga që të çon në kalanë e Kaninës është e dëmtuar;
Ura që të çon në manastirin e Zvërnecit është pjesërisht e shembur;
Teqeja mesjetare e Kaninës ka dëmtime në strukturë.
52
03. Vizioni/ Programi politik i Kandidatit Genc Deromemaj
Vizioni /Programi
Në situatën aktuale, mundësitë e zhvillimit të turizmit kulturor dhe promovimit të pikave strategjike të qytetit të Vlorës dhe pjesët e tjera
të Bashkisë së re Vlorë, janë të shumta:
Vlorë
■ Do të jap kontributin tim për të kthyer në identitet vlerat ndërtimore e funksionale të rrugës “Justin Godart”. Në katin përdhe të
ndërtesave do të vendosen zejet tradicionale të qytetit si: qëndistaria, argjendaria, këpucaria, sahatçinjtë, pika shitje për prodhimet
artistike etj. Kjo rrugë do ti nënshtrohet një projekti konkret të mirfilltë ku pjesë me rëndësi do të jenë dhe ndërhyrjet restauruese.
■ Për të ndaluar ndërtimet pa kriter në qëndren e vjetër të qytetit të Vlorës dhe për të ruajtur vlerat ndërtimore e historike të saj, do të
përgatisim materialin e dokumentuar për përcaktimin e zonës historike të qytetit. Kjo në vijim dhe të propozimit tonë në planin
rregullues të qytetit sipas të cilit Vlora do të ndahet në disa zona me kritere të ndryshme ndërtimi e intensitete të ndryshme.
■ Kthimi sa më parë i Muzeut historik të qytetit në një qendër të vizitueshme për vizitor të huaj e vendas. Kjo do të arrihet në
përmirësimin e kulturës së ekspozimit të vlerave arkeologjike, historike të antikuareve që kanë muzeumet.
Sistemimi i territorit për Muzeun historik
Sigurimi i të ardhuarve për pasurimin e vlerave muzeale
Lirimi i rrugës se bllokuar që të çonnë Muzeun etnografik
■ Do të kem si objektiv ngritjen e një Muzeu arkeologjik për të gjithë Vlorën e re, si dhe të muzeut historik çam për qytetin e Vlorës.
■ Ndërhyrje në infrastrukturë Përfundimi i pedonales në rrugën “Papa Kristo Megovani”
53
Ngritja e një kinemaje verore e të asaj dimërore;
Sistemimi i rrugës së “Hebrenjve” (monument kulture);
Do të ndërhyhet në riparimin e lyerjen e fasadave, në
banesat e vjetra në qendër të qytetit të Vlorës, pjesa më e
madhe e tyre të shpallura “Monumente të Arkiteturës” (ish
Merkato Gastronomi, Mapo e qytetit, ish galeria, banesa e
Dogajve etj.);
Sistemimi i lulishtes “Ismail Qemali”;
Ripërtëritja e pyllit me pisha, Vlora-Zvernec.
■ Organizim të aktiviteteve kulturore
Do të vihet në funksionim të plotë Pallati i Kulturës “Labëria”
Ngritja e orkestrës frymore (banda);
Ngritja e orkestres sinfonike dhe e baletit, si dhe organizimi
i ansamblit “Labëria” dhe e grupit të këngës qytetare e korit
të qytetit;
Përgatitja e një udhërrëfyesi për qytetin e Vlorës;
Përgatitja e një guide të ilustruar turistike për qytetin e
Vlorës;
Botimi i një gazete të bashkisë "Vlora kulturore".
Qendër /Orikum
■ Ndërhyrje në përmirësimin e infrastrukturës
Do të insistoj në përmirsimin e infrastrukturësqë të çonnë
fshatin e Kaninës.
Do të ringre monumentin e dëmtuarqë i kushtohet “Gjergj
Kastriot Skenderbeut”, e cila ndodhet në përendim të
kalasë se Kaninës.
■ Organizim të aktiviteteve kulturore
Do të rikthejmë organizim e panairit zonal, çdo 15 gusht,
pranë ishullit të Zvërnecit.
.
54
VLORA E DIJEVE
ARSIMI PARAUNIVERSITAR DHE KUJDESI SOCIAL
55
01.Përmbledhje Ekzekutive
Arsimi është një ndër temat më sensitive ku duhet të drejtohen politikat e qeverisjes lokale për të krijuar mundësi të reja në
infrastrukturë në sistemin parauniversitar dhe në ato të kujdesit social. Me rëndësi të veçantë është dhe hartimi i politikave dhe
strategjive të arsimit parauniversitar si dhe shërbimit shëndetësor me qëllim ofrimin e këtyre shërbimeve me një infrastrukturë të
standarteve bashkëkohore kombëtare.
01. Përmbledhje
02. Hyrje
03. Vizioni / Programi politik i Kandidatit Genc Deromemaj
56
02. Hyrje
Bashkia e Vlorës, si njësi e qeverisjes vendore, në programin e
arsimit parauniversitar, ka disa kompetenca për përmirësimin
dhe ngritjen e infrastrukturës e objekteve arsimore dhe ato të
kujdesit social. Arsimi parauniversitar është organizuar në
kopshte, shkolla 9-vjeçare, shkolla të mesme dhe shkolla
profesionale.
Programet e arsimit parashkollor përbëhen nga 6 fusha
zhvillimi:
- gjuhësor;
- matematikor;
- shkencor;
- social dhe personal;
- edukimi artistik dhe shendetësor;
- edukimi fizik.
Lidhur me këto fusha kryesisht në shkolla 9-vjeçare e të mesme
ka mungesë të theksuar apo amortizim të terreneve të jashtme
sportive. Gjithashtu vërehet mungesë e sallave polifunksionale,
biblioteka dhe laboratorë e kabinete mësimore. Në Bashkinë e
Vlorës (sipas ndarjes së re administrative) opërojnë aktualisht:
në qytetin e Vlorës 17 shkolla 9-vjeçare, 1 gjimnaz, 4
shkolla profesionale, 17 kopshte dhe 3 çerdhe;
Në komunën Novoselë operojnë 8 shkolla 9-vjeçare, 1
shkollë profesionale;
Në bashkinë Orikum operojnë 3 shkolla 9-vjeçare, 1
gjimnaz dhe 1 shkollë profesionale;
Në komunën Qendër operojnë 9 shkolla 9-vjeçare;
Në komunën Shushicë operojnë 2 shkolla 9-vjeçare dhe
1 shkollë e profilizuar.
Në qytetin e Vlorës ka mungesë të theksuar të çerdheve pasi për të gjithë qytetin opërojnë vetëm 3 çerdhe publike të cilat janë të
mbipopulluara dhe nuk plotësojnë nevojat e shumë qytetarëve duke patur kështu një raport prej 3 çerdhe e 17 kopshte për 180.000
banorë. Nga informacioni i marrë nga Materniteti i Qytetit numri mesatar i lindjeve është 1450 lindje/vit dhe kapaciteti i çerdheve
ekzistuese është vetëm 20-25 fëmijë/çerdhe.
57
Problematika
Prezantimi i ketij dokumenti në këtë moment kohor do të sherbeje për adresimin e problematikave si vijojne:
■ Mungesa e burimeve njerezore
Aktualisht pranë bashkisë Vlorë nuk ka struktura dhe drejtori të posaçme, të cilat merren me Standartet Arsimore dhe Shëndetësore.
Këto struktura janë të nevojshme për planifikimin e politikave dhe strategjive të arsimit parauniversitar dhe shërbimit shëndetësor.
Gjithashtu planifikimi i investimeve në objektet arsimore të arsimit parauniversitar dhe zbatimi i tyre kërkon staf të kualifikuar, të
posaçëm për të ndërtuar politika e strategji mbi projektë sipas standarteve që i përgjigjet trendit të rritjes së popullsisë dhe migrimit.
■ Mungesa e infrastrukturës arsimore dhe investimeve në arsimin parauniversitar dhe kujdesin social
Objektet ekzistuese arsimore paraqesin problematika të mëdha nga ana ndërtimore si:
Lagështi në mure dhe amortizim për shkak të mungesës së rikonstruksionit për shumë kohë;
Mungesë e sistemit qëndror të ngrohjes në shumë objekte dhe mos funksionim i këtij sistemi për shkak të mungesës së
mirëmbajtjes dhe kostos së lartë të përdorimit. Probleme në tualete dhe amortizim i tyre;
Mungesa në ujë të rrjedhshëm të pandërprerë dhe pajisjen me sistemin e mbrojtjes kundër zjarrit;
Mungesa e ambienteve të ndara për proçeset ngrënie/fjetje/ndejtje në kopshte;
Shkollat e qytetit nuk janë të pajisura me rampa për personat me aftësi të kufizuar dhe çerdhet nuk janë të pajisura me rampa
për karrocat e fëmijëve.
Objektet ekzistuese kanë kërkesa të larta dhe janë të mbingarkuara dhe si e tillë lind nevoja për objekte të tjera arsimore në raport me
rritjen e popullsisë.
Në zonat rurale problematikat e mësipërme janë shumë më të theksuara dhe evidente.
■ Mungesë e theksuar e mobilimit dhe pajisjeve në çerdhe / kopshte / shkolla
Në pjesën më të madhe të kopshteve, të çerdheve dhe shkolla ka nevojë për të gjithë artikujt e mobilieve dhe pajisjeve. Problematikë e
pazgjidhur është mungesa në mobilie dhe pajisje si:
Mungesë e shtretërve në kopshte e çerdhe;
58
Mungesë e pajisjeve të guzhinave në kopshtet me drekë;
Mungesë e pajisjeve dhe mobilieve për laboratorë fizike, kimie dhe kabinete.
■ Pronësia e territoreve ku shtrihen objektet arsimore
Dukuri e përsëritur në disa prej objekteve arsimore është dhe problematika e pronësisë së territorit ku shtrihet objekti apo marrje e
territoreve të terreneve të shkollave pjesërisht apo plotësisht:
Në kopshtë kjo dukuri është evidentë në 5 objekte, të cilat ndodhen si pjesë e objekteve privatë për të cilat bashkia paguan qera.
Këto objektë nuk plotësojnë standartet për të qënë kopshtë dhe nuk janë projektuar si të tilla.
Në disa prej shkollave territori i terreneve sportive ekzistuese është marrë nga banorë dhe tjetërsuar duke sjellë vështirësi të
rikonstruksionit e shtimit të terreneve sportive.
■ Mungesa e rrethimeve në objektet arsimore
Në shumë prej kopshteve dhe shkollave mungon rrethimi i territorit të objektit duke cënuar kështu sigurinë e fëmijëve e nxënësve.
■ Mungesa e sinjalistikës horizontale e vertikale në zonat e shkollave
Në të gjithë objektet arsimore mungon sinjalistika horizontale e vertikale rrugore e përshtatshme për të garantuar sigurinë e nxënësve.
59
03. Vizioni/ Programi politik i Kandidatit Genc Deromemaj
“Së bashku për një qytet të arsimuar”
Synimi strategjik aftagjatë i Bashkisë Vlorë për arsimin është krijimi i një mjedisi sa më të përshtatshëm për fëmijët dhe nxënësit, i cili
do të sjellë përmirësim në cilësinë e arsimimit.
Misioni “Garantimi i një mjedisi të përshtatshëm për rritjen e standarteve në arsim”
Drejtimet kryesore në Arsim ku është e domosdoshme dhe emergjentë të nderhyhet jane:
Rikonstruksioni i objekteve ekzistuese arsimore (shkolla 9-vjeçare, kopshte, çerdhe) Objektet ekzistuese përveç kapacitetit të tyre kanë nevoja emergjentë për rikonstruksion të plotë dhe shtimin e ambienteve të
domosdoshme si biblioteka dhe salla polifunksionale.
Lidhur me këtë propozohet:
- Rikonstruksioni i plotë brenda vitit të parë i tëpaktën 4 shkollave 9-vjeçare e 2 të mesme ku do të bëhen projektet e tyre dhe
zbatimit.
- Projektimi për rikonstruksionin e 10 shkollave të tjera 9-vjeçare e 2 të mesme
- Rikonstruksioni i plotë i tualeteve dhe pajisja me ujë sanitar të vazhduar për 50% të shkollave 9-vjeçare e të mesme.
- Shtimi i të pakten 3 laboratoreve në shkolla të dedikuara për fizike, kimi/biologji dhe 1 kabineti gjuhe.
- Rikonstruksioni i kopshteve në qytet dhe fshat me kapacitetet më të mëdha
- Rikonstruksioni dhe zgjerimi i ambienteve ekzistuese të çerdheve që ka qyteti ( 3 çerdhe) me një kapacitet aktual prej 20-25
fëmijë secila.
Ndërtimi i komplekseve arsimore/çerdhe të reja dhe kopshte-çerdhe të integruara.
Problematikë alarmantë në qytetin e Vlorës dhe në territorin që përfshihet në Bashkinë e re Vlorë, është mungesa e theksuar e çerdheve
(janë vetëm 3 të tilla në qytet).
60
Lidhur me këtë:
- Do të ndërtohen 5 çerdhe të tjera të reja në territorin e qytetit të Vlorës
- Do të ndërtohet 1 kompleks arsimor çerdhe+ shkollë 9-vjeçare+ kopësht .
- Do të ndërtohen 3 kopësht-çerdhe të integruara duke eliminuar kështu dhe nevojat për marrjen me qera të ambienteve privatë të
cilat nuk plotësojnë kushtet e nevojshme për kopshte.
Siguria në shkolla
Në shkollat 9-vjeçare e kryesisht në ato të mesme (gjimnaze apo profesionale) është e nevojshme prezenca e kamerave të sigurisë për
monitorimin e ambienteve të brendshme e të jashtme.
Lidhur me këtë propozohet:
- Pajisja e të gjithë shkollave të mesme brenda mandatit 4-vjeçar me sistem sigurie dhe kamera për monitorimin e ambienteve
dhe për të rritur sigurinë në shkolla;
- Do të pajisen të gjitha shkollat me sinjalistikë vertikale e horizontale dhe banda në hyrjet e tyre për pakësimin e aksidenteve
rrugore pranë shkollave;
- Pajisja e shkollave me rrethim dhe mure rrethuese për të disiplinuar hyrjen/lëvizjen në to.
Pronësia e territoreve të shkollave dhe kopshteve
Për ti dhënë zgjidhje, do të bëhet kontroll dhe i pronave dhe territoreve të domosdoshme për shkollat e kopshtet ekzistuese dhe do të
shpronësohen sipas legjislacionit në fuqi pronarët e evidentuar. Do t’i rikthejmë territoret e zaptuara arsimit dhe dijes.
Eliminimi i kopshteve në objektë të papërshtatshme
- Do të hiqen dhe sistemohen kopshtet ekzistuese të cilat ndodhen me qera në objekte private shumëkatëshe.
Instalim i sistemit të ngrohjes qëndrore
Aktualisht objektet arsimore në Vlorë nuk janë të pajisura me ngrohje, por e realizojnë atë me mënyra alternative me përdorim të
energjisë elektrike. Në këtë mënyrë primare është pajisja e shkollave me sistem ngrohje qëndrore në të paktën 50% e tyre, pajisja e të
gjitha çerdheve ekzistuese e të reja me ngrohje qëndrore në 100 % të tyre dhe pajisja e kopshteve në 100 % të tyre.
Ndërtimi i terreneve sportive dhe shesheve të lojërave
61
JETO ME SPORTIN, VLORA NË LËVIZJE!
SPORTI
62
01.Përmbledhje Ekzekutive
Studimi i zhvillimit të sportit në historinë e njerëzimit mund të na japi të dhëna të rëndësishme mbi ndryshimet shoqërore të cilat me
kalimin e shekujve kanë ndikuar mbi konceptimin e sportit në varësi të kulturave të ndryshme. Konceptimi i sportit si aktivitet që
përfshin aftësitë fizike e mendore të njeriut, me qëllim për ti ushtruar dhe përmirësuar vazhdimisht, e për ti përdorur më pas në një
mënyrë më frytdhënëse na jep idenë se sporti është pothuajse aq antik sa edhe zhvillimi i inteligjencës së njeriut. Për njeriun primitiv
aktiviteti fizik, pa agonizmin e ditëve të sotme, ishte vetëm një mënyrë shumë e dobishme për të zgjeruar njohjet e tij mbi natyrën.
01. Përmbledhje Ekzekutive
02. Hyrje
03. Misioni / Vizioni
04. Programi politik i Kandidatit Genc Deromemaj
73
02.Hyrje
Sporti nuk duhet të shihet vetëm si aktivitet fizik, por dhe një
mjet i fortë social për të gjithë shoqërinë. Është shumë e
rëndësishme që nga pushteti lokal të merren masa të
menjëhershme për ngritjen e këndeve sportive në të gjithë
qytetin gjithashtu duhen rikonstruktuar ambientet ekzistuese,
pasi ato janë tejet të amortizuara.
Është urgjente dhe e domosdoshme për ringjalljen dhe ecurinë e
sporteve traditë në qytetin e Vlorës, mbështetja financiare nga
ana e bashkisë, pasi shumë prej sporteve po shkojnë drejt
zhdukjes.
Bashkia duhet të investojë në bazë materiale në të gjitha llojet e
sporteve. Është e nevojshme të krijohet një politikë mbështetëse
për sportin për të thithur elementë të rinj pasi dhe ato talentë të
pakta që janë, punojnë në kushte të vështira dhe pa mbështetje
financiare.
Duhet të punohet për masivizimin e pjesëmarrjes në sporte të
ndryshme duke krijuar akses tek të gjitha grupmoshat.
Është shumë e rëndësishme që bashkia të promovojë sportet
nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme si në rang kombëtar ashtu
dhe ndërkombëtar dhe gjithashtu të bashkëpunojë ngushtë me
Qendrën Kulturore për organizimin e eventeve të ndryshme në
qytet dhe në fshat.
Problematika
Problematikat sipas disiplinave sportive
FUTBOLLI:
Problemi kryesor në sportin e futbollit janë fushat e futbollit
të cilat janë të pakta, por dhe ato ekzistuese nuk i plotësojnë
standartet.
Tek zona e fushës së Aviacionit gjenden tre fusha ku
zhvillojnë stërvitje fëmijët e moshës 7-14 vjeç. Të tre fushat
janë në gjendje të mjerueshme, por me e rendesishme ështëqë
keta femije të vegjel sterviten midis mbeturinave dhe tymit
që shkaktohet nga djegia e tyre. Rrethimi i tyre mungon dhe
64
është e domosdoshme të bëhet pasi gjenden në anë të rrugës
dhe përbëjnë rrezikshmëri për jetën e fëmijëve.
Fushë tjetër problematike është fusha tek Pylli i Sodës ku për
lojtarët dhe publikun nuk ka ambiente zhveshje, tualete dhe
dushe, dhe mungon shkallarja për publikun. Situata është më
e rënduar gjatë përiudhës së dimrit pasi fëmijët detyrohen të
zhvishen jashtë dhe bëhet akoma më problematike kur ka
reshje shiu. Aktualisht linja e transportit urbanështë vetem
çdo një ore, ndersa është e domosdoshme vendosja e tyre çdo
30 minuta sidomos pasdite (në përgjithësi oraret e stërvitjes
për të gjitha moshat janë pasdite).
Aneksi i stadiumit nuk ka ambiente shërbimi me dhoma
zhveshje dhe dushe dhe gjithashtu dhe fusha është në gjendje
jo të mirë dhe ka nevojë për investim.
MUNDJA & BOKSI& PESHËNGRITJA
Problematika kryesore në këtë disiplinë mbetet palestra.
Aktualisht lojtaret e këtyre dy sporteve sterviten në palestrat
e qytetit të cilat janë në kushtë të mjerueshme dhe me baze
materiale të amortizuar dhe të krijuara me mjetë rrethanore.
Këto janë dy sportë që qytetit të Vlorës i kanë dhenë medalje
dhe trofe të ndryshëm gjatë gjithe kohes por që nga ana e
Bashkisë nuk janë marre në konsideratë ashtu sic e meritojne.
NOTI
Vendndodhja e qytetit pranë detit gjithmonë e ka favorizuar
notin, por gjatë 20 vjeçarit të fundit nuk ka vazhduar tradita e
nxjerrjes së talenteve në këtë sport. Ashtu si mundja, boksi
dhe noti ka qënë një ndër sportet që ka nderuar qytetin e
Vlorës me medalje të ndryshme.
Lidhur me infrastrukturën e saj: Aktualisht ekziston një
pishinë me përmasa olimpike, e cila ndodhet mbrapa
stadiumit të futbollit. Në 20 vitet e fundit nuk është kryer
asnjë investim, prandaj është shumë e rëndësishme që sa më
parë të ndërhyhet për t'ia kthyer pishinën notarëve të rinj dhe
qytetit gjithashtu. Përveç pishinës ka ekzistuar dhe një godinë
e cila përdorej për sportin e kanotazhit dhe e velave. Ky lloj
sporti është aplikuar deri në vitin 1996 dhe aktualisht nuk
ekziston.
73
VOLEJBOLL
Si për meshkuj dhe për femra nga ana e bashkisë gjatë viteve të
fundit është lënë në harresë duke mos i kushtuar vëmendjen e
duhur disiplinës së volejbollit. Në këtë sport kanë munguar
investimet e duhura dhe aktualisht gjendet në një situatë kritike
për vazhdimesinë e tij. Palestra ku zhvillohet stërvitja ka vite që
nuk rikonstruktohet dhe është totalisht e amortizuar.
ATLETIKA
Aktualisht ekziston si strukturë, por ka mungesë elementesh
(sportistë) pasi dhe në këtë sport ka mungesë terreni si dhe
mbështetje financiare.
KOMUNAT
Gjendja në komuna është akoma dhe më e mjerueshme pasi nuk
aplikohet asnjë lloj sporti, pasi mungojnë terrenet dhe
profesorët. Duhet të ndërtohen gjithashtu terrene sportive ose të
rikonstruktohen ato ekzistuese.
PROBLEMATIKAT E SHKOLLAVE
Në qytetin e Vlorës kemi akoma shkolla që kanë mungesë të
palestrave dhe të terreneve sportive, por dhe në ato në të cilat
evidentohet mungesa e theksuar e bazës materiale. Ka nevojë
për ndërhyrje të menjëhershme për ndërtimin e palestrave në
shkollat: Tregëtare, Industriale, Ibrahim Kushta, Orikum,
Novoselë, Cerkovinë.
66
03.Vizioni/ Programi politik i Kandidatit Genc Deromemaj
Vizioni /Programi Në situatën aktuale, mundesitë e zhvillimit të Sportit dhe zgjimit të tij nga një "gjumë i thellë letargjik" janë të mëdha. Përmes vizionit
dhe strategjive të ndryshme, Bashkia Vlorë mund të ndërtojë mjedisin e përshtatshëm për një "Vlorë sportive".
Misioni Vlorës t'i kthehet jeta që sjell sporti, rinisë t'i kthehet vitaliteti dhe fëmijët të mund të edukohen me jeten aktive dhe të shëndetshme në
një mjedis të përshtatshëm.
Programi
■ Ndërhyrje në infrastrukturë
Futbolli
Rikonstruksioni i 3 fushave tek zona e fushës së Aviacionit ku 2 të jenë fusha basketbolli/volejvolli dhe 1 fushë minifutbolli bashkë
me koshat/portat dhe rrjetat e volejbollit;
Pajisja me një ndërtim 1 katësh me shërbimet e nevojshme: dushe, dhomë zhveshjeje, nyje sanitare M/F;
Pajisja e të paktën 2 prej fushave me shkallare për shikuesit;
Pajisja me rrethim me rrjetë teli e fushave dhe ndriçim;
Rikonstruksioni i Fushës në Pyllin e Sodës;
Pajisja me rrethim me rrjetë teli dhe mbulimi i saj për funksionim dhe si fushë e mbuluar për sezonet me reshje;
Pajisja me ndricim e fushës;
Ndërtimi i një godine 1 katëshe për shërbimet e fushës: dushe e dhoma zhveshjeje, nyje sanitare M/F.
67
Mundja & boksi & peshengritja
Rikonstruksioni i palestrës ku realizohen sporti i mundjes dhe peshëngritjes.
Pajisja me mjetet e nevojshme për kryerjen e peshëngritjes kryesisht.
Noti
Ndërtimi i pishines së re me përmasa olimpike në territorin e pishines së vjetër, të dalë tashmë jasht funksionit;
Pajisja e pishinës me shërbimet përkatëse: dhomë zhveshje, dushe dhe nyje sanitare + dhoma për stafin.
Terrenet Sportive në Fshatra
Rikonstruksioni i të pakten 4 prej terreneve ekzistuese dhe pajisja e tyre me shërbimet përkatëse
Ndertimi i 2 fushave të reja për sportet futboll, volejboll/basketboll.
Terrenet Sportive në shkolla (qytet dhe fshat)
Rikonstruksioni dhe ndërtimi i palestrave në Shkollat Tregetare, Industriale, Ibrahim Kushta, dhe nga 1 nga shkollat në Orikum,
Novoselë, Cerkovine.
■ Krijimi i korsive të veçanta për biçikleta
Krijimi i infrastrukturës së duhur për çiklistët dhe qytetarët me biçikleta, duke i përdorur më vonë dhe për aktivitete sportive.
■ Aktivitete sportive: Sporti masiv
Sporti në shkolla. Kthimi i traditës së Kampionateve ndërmjet shkollave të qytetit.
Kjo traditë do të bëhet bazuar në një program kalendarik, duke përfshirë tashmë edhe komunat me ndarjen e re administrative.
Impakti: Gjithëpërfshirja e nxënësve në këto aktivitete masive. Sporti në shkollë. Çdo shkollë do të ketë ekipin e saj përfaqësues në
të gjithë displinat sportive. Bazë për zbulimin e talenteve.
Maratona e flamurit – “Vlora Vrapon”
Këmbëngulje për realizimin e saj të përvitshëm, si aktiviteti mbarëkombetar dhe ndërkombëtar më masiv dhe elitar i qytetit.
Impakti:Vlora në hartën e qyteteve Europiane, të cilat zhvillojnë maratonën. Sport, garë, turizëm, shëndet, socializim etj.
68
“Jeto me Sportin”të mbetet slogan i të gjitha veprimtarive sportive në 4 vitet e ardhshme në drejtimin e Bashkisë Vlorë.
Impakti: Çdo fundviti me rastin e festave, sa më pranë fëmijëve me aktivitete masive, displina të ndryshme sportive, argëtuese. Kjo
do të jetë motoja e Bashkisë Tiranë në 4 vitetet e ardhsme për sportin.
Duke rritur km e shtruara për bicikletat në Tirane, natyrshëm që do të rritet edhe numuri i aktiviteteve të tilla promovuese.
Impakti: Një Vlorë me sa më pak makina, me sa më pak smog, në dobi të ruajtjes se shëndetit.
■ Aktivitetë dhe organizime sportive elitare
Maratona e flamurit – “Vlora Vrapon”
Këmbëngulje për realizimin e saj të përvitshëm, si aktiviteti mbarëkombëtar dhe ndërkombëtar me masiv dhe elitar i qytetit.
Vlora si kryeqendër e Shqipërise për Beach Volley. Që në vitin e parë do të organizohet turrneu ndërkombetar “Vlora Beach-Volley
Open”.
Impakti: Vlora qytet modern, europian në hartën botërore të këtyre aktiviteteve elitare.
Çdo individ, skuadër apo shoqatë sportive, që do të marrë medalje në aktivitete të rëndësishme ndërkombëtare do të shpërblehet nga
Bashkia Vlorë. Do të rikthejmë traditen e shpalljes se 10 sportistëve me të mirë të qyetit duke vënë edhe stimuj materialë për
kampionet dhe talentet.
■ Sporti si rregullator social
A. Aktivitetë sportive për personat me aftësi të kufizuar. Një ndër premtimet në fushën e Sportit është krijimi i lehtësirave për
pjesëmarrjen si shikues, por dhe si lojtarë individët me aftësi të kufizuara, si një target-group shumë i rëndësishëm.
Në të gjithe infrastukturën sportive të ndërtuar rishtas apo të rikonstruktuar do të krijohen facilitete për pjesëmarrjen e kësaj
kategorie njerëzish.
Impakti: Edhe këto shtresa me aftësi të kufizuara duan të ndjehen të përfshirë dhe t‟u jepet mundësia të marrin pjesë në sa më shumë
aktivitete rekreativo-sportive.
B. Propozimi i një projekti të mirfilltë për ndërtimin e një terreni sportiv për:
- shtresat në nevojë
69
- komuniteti rom,
- individët në rehabilitim (nga droga, alkooli etj)
Vendi: lagjia në hyrje të qytetit “Pus Mezini”
Qëllimi:Ky projekt ka për qëllim rikualifikimin e një prej zonave përiferike të qytetit të Vlorës që karakterizohet nga një realitet social
tepër kompleks që si pasojë ka sjellë një situatë degradimi për personat dhe familjet që e popullojnë. Në këtë kontekst urban realizimi i
këtij projekti bëhet tregues i një të ardhme të ndryshme duke mundësuar agregimin social të kesaj zone problematike.
Me projektimin e kësaj hapësire sportive, krijohen bazat për promovimin e vlerave të
mikpritjes, të respektit ndaj të tjerëve, rritja e emancipimit të individit me qëllim promovimin
e personave dhe të shoqërisë drejt një raporti të gjerë integrimi. Sporti si një aktivitet krijues
ndihmon në krijimin e një ambienti edukues prandaj ky projekt synon nëpërmjet aktiviteteve
sportive tërheqjen e fëmijëve dhe të rinjve për t'u dhënë mundësi të reja.
Ky projekt lind nga marrja në konsideratë e disa fakteve:
Mbas një analize të kujdesshme të kryer në territor rezultoi alarmante mungesa e vendeve me
qëllime edukative të afta për të tërhequr dhe shtresat e varfra të popullsisë së qytetit të
Vlorës. Dhe ato pak ambiente sportive që ekzistojnë në qytet janë të paarritshme nga
komunitetet në nevojë duke krijuar kështu një ofertë inferiore në lidhje me nevojat e
komunitetit të të rinjve të qytetit.
Ky projekt synon të kthehet në një pike referimi për familjet sidomos të kësaj zone për një
zhvillim të shëndoshë të të rinjve.
Nga këto aktivite nuk do të përjashtohet personat me aftësi të kufizuar si fizike ashtu dhe psikologjike duke i pozicionuar në mënyrë
inteligjente dhe të kujdesshme në mënyrë të tillë që të jenë gjithmonë qendra e skuadrës.
Shërbimi falas: Ky shërbim i ofruar falas për të gjithë të rinjtë e zonës do të jetë një trampolinë për të rinjtë me aftësi të mira tekniko-
taktike që më pas të bëhen pjesë e ekipeve.
70
Menaxhimi i fushës do të bëhet në mënyrë të tillë që ajo të ofrojë një shërbim falas për komunitetin për të gjithë grupmoshat, në orare
të caktuara dhe me prezencën e garantuar të një ekipi trajnerësh dhe mësuesish të edukimit fizik të zgjedhur në bazë të kritereve
rigoroze. Oraret për zhvillimin e aktiviteteve do të strukturohen në mënyrë të tillë që të përfshihen të gjithë target-grupet dhe të
mbulohet orari pas daljes nga shkolla të femijëve dhe të rinjve. Në oraret e mbetura bosh fusha mund të vihet në dizpozicon të moshave
të tjera ose të zhvillohen dhe aktivitete të tjera sportive veç futbollit, duke i dhënë keshtu fushës një karakter multifunksional.
Për projekte të tilla si ky që po propozojmë do të punojmë dhe me politikat e strategjitë për përthithjen e donacioneve të huaja
për të realizuar një sërë investimesh me "Sportin si faktor social".
71
TAKSA TË ULËTA, TI PËRFITON!
EKONOMIA
72
01.Përmbledhje Ekzekutive
Misioni i Departamentit të Ekonomisë është të kontribuojë në mbulimin e shpenzimeve publike të bashkisë, përmes mbledhjes
efektive dhe efikase të taksave dhe tarifave vendore. Një autoritet që i mbledh, inspekton dhe kontrollon me drejtësi taksat dhe
tarifat vendore, duke zbatuar me forcë ligjin dhe duke luftuar ekonominë informale.
Një mision që me ndihmën tuaj do të bëhet realitet, duke u bazuar në:
Barazi
Paanshmëri
Shërbim cilësor
Reciprocitet
01. Përmbledhje Ekzekutive
02. Hyrje
03. Misioni / Vizioni
04. Programi politik i Kandidatit Genc Deromemaj
73
02.Hyrje
Bashkia Vlorë ofron me dhjetra shërbime si dhe ekzekuton me
dhjetra projekte dhe programe në mënyrë paralele, në të gjitha
nivelet. Një kompleksitet i tille i kerkon një panorame të qartë
në “berjen e gjerave të duhura“ dhe në “berjen e gjerave në
mënyrën e duhur“. Me fjale të tjera, Bashkia Vlorë (i) po ndjek
projektet e duhura në zbatim të Programit Ekonomik dhe
Strategjive të Qytetit dhe (ii) nëse Bashkia Vlorë po i realizion
këto projekte në mënyrën e duhur. Si rrjedhojë, bashkia merr
përsipër në punën e saj me projekte apo programe të realizojë të
ardhurat që duhen për investimet publike. Përveç kompleksitetit
dhe vështirësisë se të kuptuarit të situatës reale, apo lidhjes të të
gjithë informacionit, paraqitet dhe një tjeter sfidë për nivelet
organizative siç është ajo e lidhjes së strukturave përgjegjëse
nëpërmjet raportimit hierarkik në mënyrë të tillë për rritjen e
efikasitetit të tyre në rezultatet financiare. Për më tepër,
implementimi i një strategjie që rrit përgjegjësinë dhe realizimin
e objektivave të mirëpërcaktuara.
Doing Things Right (Berja e Gjerave në Mënyrën e Duhur):
Së pari, admistrata e bashkisë përballet me probleme gjatë
implementimit të programeve/ideve dhe projekteve. Edhe pse
mund të jetë zgjedhur programi apo projekti i duhur për të
investuar, ka një sërë problemesh dhe sfidash të tjera që mund të
shfaqen gjatë ekzekutimit të këtyre iniciativave, duke përfshirë
arritjen e rezultateve tepër vonë apo kostot që tejkalojnë
planifikimin fillestar. Psh. Nëse nuk vendosen proçedura për
kontrollin e realizimit të objektivave, ideja nuk do të
funksionojë.
■ Mungesë aftesie e strukturave përgjegjëse, mungesa e
trajnimeve të strukturave përgjegjëse
Të paturit e një stafi të mirë trajnuar, profesionist, sjell rezultate
dhe qasje më të madhe me qytetarët dhe taksa paguesit. Rrit
përformancën dhe realizimin e investimeve publike.
■ Mungesa e informatizimit dhe infrastrukturës dixhitale
Rëndësia e informatizimit dhe sistemeve dixhitale është e
prekshme në çdo institucion. Në këto kushte është emergjente
informatizimi i sistemit tatimor dhe pasja e një database me të
dhënat e çdo subjekti.
73
■ Mungesë e informimit publik lidhur me legjislacionin
tatimor
Krijimi i një sektori që do të ketë si detyrë informimin dhe
trajnimin e qytetarëve dhe taksapaguesve për të njohur
legjislacionin. Duke sjellë një pajtueshmeri dhe vetëdeklarim
nga ana e qytetarëve dhe taksapaguesve.
■ Mungesa e informacionit për numrin e
qytetarëve/subjekteve që preken nga këto tarifa
(database)
Duke marrë në konsideratë territorin e ri të Bashkisë Vlorë
(zgjerimi i tij) do të krijohet një data-base ku do të jenë të
dhënat e numrit të familjeve, qytetarëve duke i ndarë në kategori
sipas gjendjes sociale të tyre. Në këtë mënyrë do të jemi sa më
të përgjegjshëm dhe të ndërgjegjshëm për të vendosur tarifat që
rëndojnë mbi ta.
■ Mosraportimi hierarkik sipas strukturës së përcaktuar
me ligj në bazë të kompetencave.
Bashkia Vlorë do të funksionoje sipas një sistemi të
mirëpërcaktuar në ndarjen e detyrave. Raportimit i realizimit të
tyre në shkallë hierarkike, në mënyrë që objektivat e vendosura
të kontollohen në mënyrë vertikale.
■ Mungesa e bashkëpunimi me grupet e interesit, njohja e
problematikave të tyre
Trasparenca në marjen e vendimeve si dhe konsultat me grupet
e interesit do të sjellin një risi në administrimin e Bashkisë
Vlorë.
75
03.Vizioni
Vizioni “Një institucion, që ofron shërbime cilësore, që e rrit ndërgjegjësimin në shoqëri, nxit pajtueshmërinë vullnetare përmes pagimit të
taksave, me idenë për ta ulur barrën administrative mbi taksa paguesit dhe për ta thjeshtuar administrimin e taksave”
Synimi strategjik aftagjatë i BashkisëVlorë është krijimi i një mjedisi sa më të mirënë raport administat-taksapagues, duke sjelle
përmirësim në cilësinë e jetës së qytetarëve duke e bërë Vlorën një vend të dëshirueshëm për të punuar e jetuar. Ky vizion është i lidhur
me zbatimin e filozofisë së “secili duhet të pauajë atë që i takon”. Duke ritur pajtueshmërinë vullnetare në pagimin e taksave dhe
tarifave vendore, nëpërmjet njohjes së legjislacionit dhe transparencës në marjen e vendimeve që lidhen me taksat dhe tarifat vendore.
Misioni “Kontribuimi në mbulimin e shpenzimeve publike të bashkisë, përmes mbledhjes efektive dhe efikase të taksave dhe tarifave
vendore.”
Llojet e taksave në Bashkinë Vlorë:
Taksë e pasurisë së paluajtshme (300 lekë/m2 për biznesin dhe 60 lekë/m
2 për banim referuar VKB nr. 54 datë 11.12.2014 dhe
Udhëzimit të Ministrisë së Financave nr. 32 datë 31.12.2013)
Taksë e fjetjes në Hotel (3.5 % e çmimit, referuar VKB nr. 54, datë 11.12.2014)
Takse e ndikimit në infrastrukturë (3 % e vlerës së investimit në qendër, 2% në zonat e tjera) Në Buxhetin e vitit 2015 ky zë është
planifikuar 0 (nga të gjitha kërkesat që bëjnë subjektet për investime dhe nga Aluizni)
Taksë për zënien e hapësirave publike (99 lekë/m2, referuar VKB nr. 54, datë 11.12.2014)
Taksë tabele (100 lekë/vit për qëllime identifikimi referuar VKB nr. 54, datë 11.12.2014)
Taksë reklame (22.500 lekë/m2 referuar VKB nr. 54, datë 11.12.2014)
76
Taksë tregu (99 lekë/m2 referuar VKB nr. 54, datë 11.12.2014)
Taksë parkimi (dhënë me konçesion për 10 vjet, përfitimi i bashkisë 10.000 në / 000 lekë)
Të ardhurat nga tarifat vendore
Pastrim/ ndriçim / gjelbërim (në baze të xhiros vjetore të biznesit referuar VKB nr. 54, datë 11.12.2014 )
Tarifë shërbimi për subjektet me aktivitet ndertimit (politike e dhenies se lejeve të ndërtimit referuar VKB nr. 54, datë 11.12.2014)
Tarifë për leje dhe shërbim veterinar (5 në / 000 lekë)
Tarifë për shërbime të tjera nga pushteti lokal
Të ardhura të tjera
Të ardhura nga qera mjete/godinë/toke
Të ardhurat nga debitorët
Të ardhurat nga çerdhe / kopshte / shkolla
Të ardhurat nga institucionë të varesise
Teatri “Petro Marko”
Qendra Kulturore
Klubi Shumësportesh
Ndermarrje e shërbimeve publike
Të ardhurat nga pullat.
Qëllime/prioritetë strategjike
■ Mbledhja e taksave dhe tarifave vendore në përputhje me ligjin, për të mbështetur programet sociale dhe planet strategjike për
qytetin;
■ Përmirësimi i shërbimeve ndaj qytetarëve dhe subjekteve të biznesit, për të mbështetur pajtueshmërinë vullnetare të detyrimeve
ligjore dhe për t‟i ulur kostot e qytetarëve, taksapaguesve dhe të administratës bashkiake;
■ Identifikimi dhe rritja e bazës së tatueshme;
77
■ Zhvillimi i një administratë efikase, e cila përmbush standardet e BE-së për administrimin e qytetit në shërbim të qytetarit;
■ Përgatitja për anëtarësimin në BE, duke përmbushur angazhimet që rrjedhin nga marrëveshja me qytetin dhe qytetarët.
Këto qëllime/prioritete janë të lidhura ngushtë mes tyre dhe zhvillimi i tyre duhet të kryhet në harmoni me njëri-tjetrin. Kjo krijon një
pamje strategjike nëpërmjet të cilës administrata dhe drejtuesit e saj duhet të projektojnë veprimtarinë sipas fushave të veprimit dhe
juridiksionit/kompetencave.
Strategjia përcakton politika orientuese të përgjithshme që do t‟i hapë rrugë zhvillimit të strategjive të tjera specifike, afatmesme dhe
afatgjata, të cilat duhet të hartohen në një proçes koordinimi dhe bashkëpunimi të vazhdueshëm me qytetarët dhe taksapaguesit.
Për zërat:
- Taksë e pasurisë së paluajtshme (300 lekë/m2 për biznesin dhe 60 lekë/m2 për banim)
- Taksë e fjetjes në Hotel (3.5 % e çmimit)
- Tarifë sherbimi për subjektet me aktivitet ndërtimit
- Pastrim/ ndriçim / gjelbërim
Numri i subjekteve mbi të cilët planifikohen të ardhurat e taksave dhe tarifave vendore në Buxhetin e Bashkisë Vlorë 2015 referuar
VKB nr. 1, datë 29.01.2015
■ Mbështetje jo e plotë financiare për realizmin e këtyre prioriteteve.
Për zërat:
- Taksë e pasurise së paluajtshme (300 lekë/m2 për biznesin dhe 60 lekë/m
2 për banim)
- Taksë e fjetjes në Hotel (3.5 % e cmimit)
- Tarifë shërbimi për subjektet me aktivitet ndërtimi
- Pastrim/ ndriçim / gjelbërim
Numri i subjekteve mbi të cilët planifikohen të ardhurat e taksave dhe tarifave vendore në Buxhetin e Bashkisë Vlorë 2015 referuar
VKB nr. 1, datë 29.01.2015.
78
■ Numri i subjekteve aktive në Drejtorinë Rajonale Tatimore Vlorë në datë 31.12.2014 është si me poshte:
■ Duke krahasuar nr. e subjekteve aktiv në Drejtorinë Rajonale Tatimore Vlorënë datë 31.12.2014 dhe nr. e subjekteve të llogaritura
në Buxhetin e BashkisëVlorë 2015 kemi një diference:
Në / 000 lekë
■ Duke krahasuar nr. e subjekteve aktiv në Drejtorinë Rajonale Tatimore Vlorënë datë 31.12.2014 dhe nr. e subjekteve të llogaritura
në Buxhetin e Bashkisë Vlorë 2015 kemi një diference:
Tarifat vendore dhe të ardhurat nga taksat vendore të ciltuara me sipër, në Buxhetin e vitit 2015 të BashkisëVlorë janë llogaritur sipas
totalit prej 2400 subjektesh, me një total prej 675.730 lekë (referuar VKB nr. 1, datë 29.01.2015).
Xhiro vjetore 0 -2 milion 2 -5 milion 5 - 8 milion mbi 8 milion
Nr. Subjektesh 4425 1079 1092
Total biznesi I vogel
(subjekte) 5504
73
04.Programi politik i Kandidatit Genc Deromemaj
Premtimet
Duke realizuar objektivat e mësipërme ne premtojmë:
Ulje e taksave për të gjithë subjektet taksapaguese dhe
qytetarët në minimumin e ligjit;
Kjo do të realizohet duke rritur performancën në mbledhjen
e tarifave dhe taksave vendore, shtimin e bazës se subjekteve
taksapagues që janë objekt i legjislacionit në fuqi duke futur
në skeme të gjithe subjektet që kanë detyrim për të paguar,
pasi në dokumentin zyrtar të Bashkisë Vlorë numri i
subjekteve që janë planifuar është shumë larg realitetit të
qytetit, duke diskriminuar vetëm subjektet e rregullta.
Falje e borxheve me 50 % (ose 100%) të detyrimit për të
gjithë subjektet deri me 31.12.2014 me vlerë 86’084
ne/000 lekë.
Kjo do të realizohet duke rritur performancen në mbledhjen
e tarifave dhe taksave vendore, shtimin e bazës së subjekteve
taksapagues që janë objekt i legjislacionit në fuqi duke futur
në skemë të gjithë subjektet që kanë detyrim për të paguar.
Kjo do të sjellë një lirshmëri në operimin/zhvillimin e një
numri prej rreth 1700 subjetesh që figurojnë debitor në
administratën e bashkisë.
Heqjen e tarifave për shërbimet që ofron bashkia ndaj
qytetarëve (leje për restaurime,shërbime, vertetime etj)
Kjo do t`ju vije në ndihmë duke ulur kostot për të gjithë
qytetarët dhe subjektet private si dhe do të shmangë
burokracinë në shërbim.
Fond rimbursimi ndihmë ekonomike për energjinë
elektrike
Do të planifikohet në plan buxhetin e vitit 2016 dhe do t'i
propozohet Këshillit Bashkiak:
Të akordohet një fond për të gjitha familjet që pëfitojnë ndihmë
ekonomike t'u rimbursohet pagesa e dritave, në mënyrë që të
shmangim një problem serioz me të cilin këto familje përballen
çdo ditë.
Aktualisht në skemë janë 2071 familje sipas burimit të zyrës se
punës që përllogaritet (mesatare) në shumën e 7249 në /000 lek,
duke i`u rimbursuar një shumë prej 3'500 lekësh / muaj.
80
Nëse do të parashikojmë një trefishim të kesaj shifre (me
zgjerimin e territorit të bashkisë) futjes në skemë të familjeve që
janë hequr nga këto skema sociale do të shkojmë në shifrën e
mbi 6'000 familje që përkethehet në Shumën prej 21'000 /në 000
lekë.
Ky fond do të përcaktohet qartë. Rritja e te ardhurave të
buxhetit ne vitin 2016 e si rrjedhim dhe fondit nga ku sugjerohet
të planifikohet ndihma prej 3500 leke / muaj per familje eshte
përllogaritur duke patur në konsideratë:
1. Aktualisht mblidhen te ardhura nga 2400 subjekte
(buxheti aktual) dhe operojnë 6262 subjekte të cilat gati
3 fishojnë të ardhurat në buxhet.
Total lekë planifikim në Buxhet 2015- 675,730,000 për 2400
subjekte.
Total lekë që duhet të ishin llogaritur- 1,549,674,000 për
6262 subjekte që rezultojnë në të vertetë.
Ne kuadër te këtij mire menaxhimi, do ti kërkojmë Drejtorisë
Rajonale Tatimore Vlore te na kalojë shumën e arkëtuar nga
Tatim Fitimi Thjeshtuar i biznesit të vogël në zbatim te UM
Financave nr. 32 , date 31.12.2013, udhëzim ky që përcakton
qartë proçedurën dhe akt-rakordimet midis bashkive/
komunave me DR Tatimore.
2. Fondi per Klubin “Flamurtari” nuk do të jetë me
ndryshimet e reja dhe ky fond do futet në investime
3. Nje pikë tjetër e krijimit të të ardhurave është ulja e
buxhetit për administratën që momentalisht zë 48% te
buxhetit aktual.
4. Kjo skemë do te jetë për periudhë 1 vjeçare pasi
propozojmë politikën e punësimit të kësaj kategorie që
synon uljen e numrit të familjeve dhe përmirësimin e
situatës.
Për tarifat e familjeve
Buxheti bashkise Vlorë është mbështetur ne një numër
familjesh te cilat duhet te paguajnë tarifat
pastrim/gjelbërim/ndriçim për 20.500 familje , kur realisht ne
bashkinë e sotme ( territori i saj) janë 40.847 familje. Dhe me
ndryshimet e saj (zgjerimi territorit) shkon ne 55.377 familje.
Sigurisht qe një pjese e tyre jetojnë jashtë Vlorës ,por nisur
nga statistikat zyrtare numri i familjeve qe mendohet se nuk
duhet te paguajnë (skema sociale/tetraplegji etj) , nuk
mendojmë se është pothuajse 50 % e tyre.
Pra , respektimi i ligjit dhe transparenca ne administrim do te
sjell një risi ne administratën e Bashkise Vlore “ secili paguan
sa i takon”. Me këtë fryme ne do te mund te mbledhim te
gjithë shumën qe duhet mbledhur nga tarifat vendore duke
shmangur abuzivizmin/ryshfetin/paaftësinë. Ne këtë mënyrë
do te bëjmë te mundur uljen me 30 % te tarifave për familjet.
81
VLORA E BUJQËSISË BUJQËSIA
82
01.Përmbledhje Ekzekutive
01. Përmbledhje Ekzekutive
02. Hyrje
03. Vizioni / Programi politik i Kandidatit Genc Deromemaj
83
02.Hyrje
Kufizimi i territorit nga lumenjtë Shushica dhe Vjosa, si burime të rendesishme uji, ka përcaktuar në këto zona drejtime blegtorale dhe
të kultivimit të perimeve në zonat fushore. Këto fusha kanë qënë burimi kryesor i furnizimit me qumësht e perime të qytetit të Vlorës.
Zona rurale që përfshin bashkinë e ardhshme të Vlorës nga Novosela në Orikum, është kryesisht kodrinore me traditë të lashtë për
kultivimin e ullirit e vreshtave. Pozicioni gjeografik i zonës së kodrave të klimës mesdhetare në afërsitë bregdetit ka ndihmuar
zhvillimin e degëve më të privilegjuara të prodhimit të vajit të ullirit, verës, frutave.
Me një popullsi 55208 banorë, 10572 ferma ose familje në fshat, kanë në zotërim 18648 ha dhe çdo banori i takon rreth 3400 m2 tokë.
Ky territor ka zonën më të madhe fushore në qark, 10257 ha ose 55%, që i jep avantazh për strukturimin e një bujqësie intensive. Edhe
pse i rrethuar nga dy lumenj, ujitet shumë pak tokë, rreth 5%, ose 895 ha kundrejt 18648 ha toke bujqësore. Shumë fermere e kanë
zgjidhur vetë një pjesë të nevojave për ujitje me anë të puseve që kanë kosto me të lartë dhe shpenzim të energjisë elektrike.
Toka bujqësore me tepër është tokë are (12810 ha) dhe pjesa tjeter e zënë me pemtari(5838 ha) Toka është shumë e copëtuar dhe e
shpërndarë dhe duke shtuar që pronësia është e vogel, kjo i vështirëson më tepër punet dhe shton kostot e prodhimit.
Pjesa më e madhe e sipërfaqes përdoret për kullota e foragjerë ushqim për bagetitë . Toka are prej 12810 ha mbillet me drithëra 2727 ha,
foragjerë 5866 ha, perime e patate 872 ha, 3326 ha figurojnë të pa zëna me kultura, që mund të jenë toka që përdoren për kullotë, duke
përfshirë brenda kesaj sipërfaqeje tokat e kripura, ranore dhe ekonomikisht të pashfrytezueshme. Në territor ndodhen dhe 19 ha serra
për perime.
84
Në dritherat, mbillet kryesisht grure, teshere, miser etj., dy të fundit përdoren në funksion të blegtorise. Përfshire edhe gjithe token që
mbillet me foragjere, në të gjitha se bashku nuk merren rendimente të larta dhe duke shtuar edhe koston e lartë e traktorit, qendron një
problem i rëndësishëm ekonomik, në veçanti në dy zonat e rendesishme të prodhimit të qumeshtit Novoselë dhe Llakatund. Perimet
Prodhimi i perimeve është një drejtim i rëndësishëm bujqësor i territorit nga fakti që ndodhen afër qytetit dhe favorizimi i klimës.
Peshën kryesore e mbajnë Komuna Novoselë dhe Shushicë edhe për traditën e hershme jo vetëm për furnizimin e qytetit me perime të
freskëta, por edhe për përpunim. Prodhohen gjithsej rreth 18 000 ton perime, dhe është pozitive që vetëm Novosela prodhon rreth 385
ton fasule.
Perimet në përgjithësi kultivohen me teknologji tradicionale dhe kanë nevojë të futet teknologjia e lartë dhe investimi për serra. Vlora
ka sipërfaqen më të ulet me serra krahasuar me të gjithe zonat e tjera deri në lartesinë e Fushë Krujës.
Prodhimi i perimeve është me rendimentë të ulta, asortiment i pakët dhe jo e mirë strukturuar. Mungojnë plotësisht strukturat e tjera të
përgatitjes se perimeve për treg, të larjes, standartizimit, paketimit etj.
Nuk është orientuar plotësisht nga tregu, nga difektet e mësipërmë dhe si rezultat prodhimet dhe të ardhurat nuk kënaqin nevojat
ekonomike të fermerëve.
Për perimet ka mundësi të mëdha për eksport, por duhen ndërhyrje edhe për furnizimin e qytetit.
Ndërhyrjet
Ndërhyrje në financim për ndërtim serra. Vlora është qyteti me më pak serra në Shqipëri.
Krijimi i tregut kryesor të qytetit dhe tregut lokal
Asistence teknike për prodhim e përpunim dhe promovim produkti
Pemtaria
Toka me pemtari kryesisht është e zenë nga ullishtë me sipërfaqë rreth 5000 ha ose 28% e tokësbujqësore, nga rreth 8-9% që ështënë
shkalle vendi. Në vend të dytë vijnë vreshtat me sipërfaqë rreth 630 ha, dhe me pas me pemë frutore 168 ha dhe agrume 56 ha ( Tab. 6).
85
Për fashen kodrinore nga Mifoli e Mekati i Llakatundit deri në Kaninë e Radhimë, ulliri është drejtimi kryesor, me rreth 500 mije rrenjë
, me prodhim ulliri rreth 7500 - 10 000 ton (Tab. 7). Ulliri ketu ndodhet në zonen me vokacion të larte, pas zones se bregdetit Jonian.
Kjo i ka dhenë drejtim krijimit të sektorit të ullirit, nga me të rendesishmit në Shqipëri për sasine, cilesine, traditat dhe teknikat e
përdorura.
Prej vitesh ullishtaria është konsideruar si një sektor bazë i bujqësisë shqiptare dhe si i tillë, në këto vitet e fundit investimet në këtë
sektor, në shtimin e sipërfaqeve të mbjella dhe industrinë përpunuese, kanë ardhur duke u rritur.
Tendenca sot në botë e sektorit të ullirit është ajo e rritjes dhe ekspansionit në tregje të reja. Vende të ndryshme të Mesdheut kanë
ndërtuar strategji të veçanta për rritjen e prodhimit të vajit të ullirit dhe të fitimeve.
Krahasuar me vëndet e tjera të Mesdheut Shqipëria vazhdon të ketë numrin më të vogël të ullinjve për frymë të popullsisë si dhe
normën më të ulët të konsumit të vajit në rajon.
Sektori i ullirit ka marre emer, edhe për shkak të dominimit të një nga kultivaret me të rëndësishëmnë Shqipëri, Kalinjoti, pasuri
kombetare, i degjuar me rrezen e lartë të vajit(28%), vaj ekselent dhe shumë aromatik, por me vlera të medha edhe për tavoline, si asnjë
kultivar tjeter në Mesdhe.
Sektori i ullirit u plotesua me një industri të nivelit të mesem e modern, rreth 12 impiantë përpunimi të vajit, aktualisht zona prodhon
rreth 1500 -2000 ton vaj me një të ardhur rreth 6-8 miljon euro.
Ullishtet e vjetra janë pasuri kombetare me vlere pejsazhistike dhe kulturale të lidhur me historinë mijevjecare të vendit.
Zhvillimi i ullishtarise është mbështëtetur qysh nga fidanishtet tradicionale të Mifolit, rast unik në gjithe Shqipërine, ku rreth 50 familje
prodhojnë rreth 300 mije fidana ulliri, pemë e agrume në vit. Aktualisht këto janë në minimum të aktivitetit dhe pothuajse kanë ndaluar
prodhimin për ndryshim të politikave bujqësore. Familjet janë në veshtiresi financiare dhe përkëto duhen gjetur opsionë për tu
riaktivizuar në profesionin e tyre. Puna e tyre ështëshumë e varur nga politika bujqësore dhe bashkia mund të ndërhyjë për nxitje ose
promovime të ketij aktiviteti me një program.
86
Importojmë në shkallë vendi vajra vegjetale me vlere rreth 40 miljon euro përtë mbuluar deficitin me këtë produkt
Nderhyrje
Sektori i ullirit dhe vajit të ullirit ka kohe që jep shenja pozitive të rritjes se peshes se tij në prodhimin bujqesor. Aresyeja kryesore
është se dy komponentet, fermeret dhe përpunuesit, po e vleresojnë si burim i rëndësishëm fitimi: kanë shtuar punen, kanë përmirësuar
teknologjine, kanë rritur mekanizimin dhe kanë rritur cilesine.
Fermeret i janë kthyer punes në pjesën me të madhe të zonave me pare të abandonuara, po aplikojnë masa për rinovimin e ullishteve.
Të lidhet prodhimi me territorin dhe të vleresohet çdo kultivar që të behen sinonim i cilesise dhe tipicitetit. Ulliri ështënjë nga kulturat
bujqësore me impakt pozitiv me të lartë ndaj mjedisit.
Ferma e vogel e ullirit është pengese për efektivitetin dhe mbajtjen e kostove të uleta. Megjithatë kjo nuk është absolutë sepse ka rrugë
dalje me anë të kooperimit dhe bashkimit të fermereve që janë pjesë e blloqeve me sipërfaqë të medha sic po ndodh që shumë fermere
janë bashkuar përtë rritur garancitë e prodhimit.
Po shtohen rastet dhe ka një tendence për ta kthyer fermën në biznes duke investuar për intensifikimin e shërbimeve, në veçanti për
ujitjen, dhe duke shtuar sipërfaqet me ullishtë në pronesi ose me qera. Njerëz të biznesit janë duke krijuar ullishte të reja me sipërfaqe
mbi 10 deri 50 ha të mekanizueshme. Këta mendojnë dhe kërkojnë të futen në sektorin e vajit të ullirit duke e parë si biznes të
qëndrueshëm.
87
Vënia në eficience e ullishteve ekzistuese është një nga objektivat e zhvillimit të ullishtarisë. Një pjesë e madhe e fermerëve i është
kthyer punës duke parë leverdinë ekonomike të prodhimit të ullirit dhe vajit të ullirit. Rinovimi i ullishteve ështënë plan të pare
Një problem imediat është shëndetësimi i ullishteve nga parazitët, ndër të cilët me dëmprurës janë miza e ullirit dhe syri i palloit.
Aktualisht subvencionohet luftimi i mizës së ullirit me metoda biologjike, por syri i palloit kompromenton gati 1/3 e prodhimit dhe dihet
kosto e shëndetësimit nga kjo sëmundje.
Nga Kooperacioni Italian me këto objektiva:
1. Projekte për zhvillimin e ullishtave dhe përmirësimin e prodhimit;
Zhvillimi i prodhimit të fidanave të ullirit.
Mbrojtja e biodiversitetit
Përdorimi integral i mbetjeve të përpunimit të ullirit
2. Projekte për përgatitjen e specialistëve të sektorëve të ndryshëm;
a)Formimi dhe azhornimi i teknikëve dhe operatorëve:
të zinxhirit të sistemit të përpunimit.
3. Rikonstruksioni i ullishteve të degraduara
Vreshtaria e kesaj zone është e degjuar në Shqipëri për varietetin e Vloshit. Vera e Vloshit, vere rozato me origjinë shumshekullore e
vleresuar si produkt tipik lokal .
Fatkeqesisht pjesa më e madhe e vreshtave sot përdoret për raki. Nuk ka treg për verërat sepse ato janë me cilësi të dobët, si vera e bërë
në fermë edhe ajo e kantinave.
Blegtoria
Blegtoria ka marre një peshë të madhe si rezultat i shfrytëzimit të sipërfaqeve më të mëdha të vëna të dispozicion të saj. Sipas
statistikave sot numerohen rreth 60 mijë krere të leshta dhe 20 mijë të dhirta, rreth 6700 krerë gjedhe , 102 mijë shpende etj, përbejnë
një baze të fuqishme të prodhimit blegtoral. Për fryme popullsie territori ka një ngarkese: të imta-1,4, shpend 1.84 etj.
88
Prodhimet blegtorale totale:
-Qumesht hl 239 614( Tab. 11)
-Mish Ton 653 (Tab.12 )
-Veze 000/kokra 165 000 (Tab. 15)
=Mjalt kv 516 (Tab. 16)
-Lesh kv 3404 (Tab.17)
Ka prodhime të medha (sipas statistikave), që këto ti marrim si kapacitetë potenciale. Nga ku rezulton që nga nenproduktet edhe
industria përpunuese të vleresoje kapacitetet.
Tregu blegtoral sidomos i qumeshtit, i dobet dhe i shpërndare duke humbur identitetin.
Mungojnë struktura të kompletuara përpunimi me treguesit e sigurise ushqimore, gje që ndikon në uljen e vleres se faturimit të ketij
sektori.Mungon tregu.
Në sektorin e blegtorise, zona dallohet për bagetitë e imta, dhe veçohet dhia e zeze e Dukatit, një pasuri kombetare, e degjuar për cilesitë
e në përshtatje me territorin dhe për djathin tepër cilesor, të vleresuar në tregjet e veçanta cilesore të Evropes.
Këto tre produkte, Vaji i ullirit Kalinjot, vera Vlosh dhe djathi i dhise se zeze të Dukatit, janë një potencial për tu vleresuar dhe zhvilluar
në nivele me të larta, të lidhura me territorin, në nivele me të larta cilesore, Emertime ose Indikacion Gjeografik i Mbrojtur (IGP).
Rezultati ekonomik
Në baze të prodhimit dhe cmimeve eardhura mesatare për fermeret si me poshte:
Nr Emertimi 000/euro
Pemtaria 11687
Ulliri 5428
Fruta 716
Rrush 2771
Agrume 2771
89
Përime 8153
Qumesht 11933
Mish 3511
Veze 1178
Mjalt 428
Lesh 202
Totali 37092
Për fryme popullsie 674
Për ferme 3580
Për ha 1989
Bujqësia në këtë zonë siguron të ardhura të mesme, (po të quajme të ardhura të larta me 7-10 mije euro/ha në zonen e Lushnjes) për
aresye të ndryshme si:
o Popullsi e madhe për m2;
o Sipërfaqë e paket toke për banore;
o Dominimi i kodrave pa ujitje;
o Llogaritet që përçdo ha sigurohet aktualisht një ardhur prej rreth 300-400 mije lekë,e pamjaftueshme , duke marre parasysh
qenjë familje disponon rreth 1,5 ha toke.
Problematika Prezantimi i ketij dokumenti në këtë moment kohor do të sherbejë për adresimin e problematikave si vijojne:
■ Agropërpunimi
Është i dobet dhe kufizohet në disa punishtë të vogla familjare të përpunimit të qumeshtit dhe prodhimit të djathit, në shumë rastë pa
plotesuar kushtet e sigurise ushqimore.
Përpunimi i vajit të ullirit është me teknologji kryesisht të lartë dhe pak a shumënjë industri e kompletuar. Por përveçqë një pjesë e
madhe e vajit të ullirit e stokuar në familjet e fermereve ka mbetur pa shitur sepse ruajtja në kushtë shtepiake nuk jep siguri,
90
industria e përpunimit në pjesën me të madhe të tyre nuk tregetojnë vaj ulliri, nuk tregetojnë me marke. Në zonë vetem dy fabrika
tregetojme vaj ulliri me marke. Elementet e cilesise në treg janë me dyshime.
Ka përpjekje për eksport por pjesa më e madhe ose e gjitha pa marke shqiptare, dhe këtë vaj e shesin ndërmjetesit duke e marre ata
fitimin, kjo sot për sot shkakton humbje ekonomike. duhet synuar në eksport me marke.
Promocioni i vajit të ullirit është akoma në nivel të ulet. pak përpunues marrin pjesënë panaire sepse pjesa tjeter nuk merret me vajin
e ullirit por vetem kryen sherbim, kjo është negative sepse shton kuoten e fermave që shesin vaj ulliri me kushtë cilesore shumëtë
dobeta ose jashtë standartit.
Organizimet e bashkësive fermer dhe përpunues ështënjë synim përtë përballuar me lehtë situatat financiare
Mungojnë absolutisht strukturat përpunuese dhe ambalazhuese përpërimet dhe frutat, gje që ështënjë handikap për krijimin e tregut
cilesor sipas standardeve. Duhet të programohen projektë dhe investime sepse këto struktura do të furnizojnë tregjet me produktë të
standartizuara.
I njejti problem është edhe me industrinë e veres. Punishtet e veres në Vlorë, me numur të paket, nuk japin sigurinë e duhur cilesore
dhe të etikëtës që shkruajne. Pjesa më e madhe e vreshtave nuk prodhojnë vere por raki.
Përpunimi familjar i frutave, konservimi i tyre, ulliri për krypje etj, mungojnë krejtesisht dhe kjo është negative për ekonominë
bujqësore. Mungesa e një agropërpunimi është faktor negativ në ekonominë bujqësoreqë jep efektet direkt në ekonominë familjare.
Duhet të nxitet çdo prodhim/përpunim artizanal familjar. Ashtu si duhet të nxitet çdo prodhim me marke.
Vaji i ullirit dhe vera duhet të promovohen për rritjen e prodhimit dhe konsumit me anë të panaireve lokale dhe kombetare dhe të
rritet kontrolli për cilesinë dhe sigurinë ushqimore. Një rivleresim i këtyre dy produkteve do të ndikoje pozitivisht në rritjen e të
ardhurave .
■ Konkurrueshmeria e bujqesise
Pronësia e vogël e familjeve në fshat, dhe si pasojë biznesi i vogël i fermës nuk lejon shtimin e të ardhurave dhe kjo është një
pengesë për zhvillim. Fshatari është i detyruar të kërkojë punë të dytë.
Një nga rrugët është dhe pakësimi i kostove të prodhimit, që kërkon një nivel mekanizimi dhe përdorim kolektiv të mekanizimit.
Familjet në fshat nuk e vlerësojnë koston e prodhimit si të rëndësishme dhe kjo është aresyeja që kerkojnë cmime të larta në treg.
Konkurrueshmeria në treg nuk është problem i pazgjithshëm dhe kërkon afat të gjatë për të gjetur zgjidhjet.
Një nga rrugët është prodhim cilësor, dhe konkretisht prodhimet bio, që kërkohen në tregjet e huaja, por që duhet të plotësojnë
kushte prodhimi strikte dhe që kanë kosto. Kjo rrugë mund të ndiqet për vajin e ullirit dhe perimet.
91
Sipas statistikave të bujqesisë vetëm 60% e tokës punohet me mekanike, për mekanizime të tjera nuk bëhet fjale. Komunat e tjera
këtë shifër kanë shumë më të ulët
■ Krijimi i tregjeve
Në Vlorë mungojnë tregjet, dhe kjo kerkon një strategji për planifikimin e tregut kryesor të qytetit dhe të tregjeve me të vegjel lokale
në zona të veçanta.
Tregu duhet të jetë sipas normave, përtë garantuar sigurinë ushqimore, origjinen, cilesinë dhe konkurrencen e ndershme. Tregu është
celsi i një bujqesie eficiente.
Tregu është rezultat natyral i kërkesës se fermereve përtë shitur prodhimet e tyre. Realiteti në Vlorë tregon se nuk plotesohet kjo
kërkesë, duke i venë fermeret në veshtiresi të medha, dmth i shton hallet e tij.
Një treg kryesor për qytetin e Vlorës është urgjente, aq me tepërqë kemi të bejme me një zonë turistike , ky përfshin thertoret
Tregje lokale të vegjel për produktë të veçanta që prodhohen me bollëk, si përpërimet në Novoselë e Llakatund, treg përvajin e
ullirit në Trevllazer, Kanine, Oshtime, me efektë për agriturizmin.
Tregu i fermes, aktualisht i përhapur në boten e zhvilluar, eliminon zinxhirin e gjatë të tregtetimit, dhe fermeri lidhet direkt me
bleresin.
Shitjet në lokale të përshtateshme, kioska etj, në anë të rrugës në afërsitë fermes.
Dergimi i produktit direkt nga ferma në Shtëpinë e qytetarit sipas kerkesave, ështënjë rrugë tjeter në veçanti eficientë për fermat bio
të prodhimit të përimeve. Dhe kjo përnë është lehtesisht e aplikueshme sepse prodhuesit janë afer qytetit.
Politikat bujqësore duhet të nxitin këto modele që nuk kanë kosto të larte.
Politikat duhet të nxitin edhe koopërativat e shitjeve, që janë bashkim i fermereve vetem për shitje. Kjo mënyrë zbut handikapin e
fermes se vogel.
Ndryshimi ndërmjet tregut dhe pikave të grumbullimit të rekomanduara nga qeveria. Në një ekonomi tregu, pikat e grumbullimit
nuk krijohen me urdher administrativ. Krijimi i tyre do ti nenshtrohet rregullave të tregut për cmimet e cilesi, pra do të këtënjë varesi
të drejpërdrejtë nga përsoni i caktuar ose licensuar nga qeveria përtë grumbulluar një prodhim të caktuar. Financimi vetem i 15% të
prodhimit të dorezuar nuk do të nxise prodhimin, duke shtuar dhe kushtet e tregut të përmendura me sipër.
73
03.Visioni /Programi politik i Kandidatit Genc Deromemaj
Vizionet strategjike ■ rivendosja e financimit në sektorin e ullirit. Ky sektor i
rëndësishëm i krijuar nga tradita shekullore, simbol i
rajonit të Vlorës, i investuar nga privati dhe shteti
dhjetra miljona euro, për krijimin dhe mirëmbajtjen e
ullishteve, për ngritjen e industrisë përpunuese duhet të
financohet përshumë aresye edhe pse rrit ndjeshëm
punesimin;
■ në Vlorë duhet të nxiten përimet si zonë turistike;
■ të rivendoset financimi në Vlorë i Kivi, dardhës, ftoit,
kumbullës që për çudi ministria e bujqësise ia ka hequr
Vlorës së dardhave aromatike Elbje, të kumbullës
Vlonjate që beheshin recelnat;
■ të financohet për ujitjen, sepse territori rrethohet nga
lumenj që plotesojnë dhe teprojnë për ujitjen bujqësore,
dhe furnizimin me uje të industrisë dhe ujë të pijshëm të
popullsise;
■ të financohet blegtoria e imet duke krijuar ambientë të
përshtateshme të mbareshtrimit të dhenve e dhive, me
kushtë përtë patur prodhime higjenikisht të pasterta dhe
të sigurta. Blegtoret të kenë struktura të përshtateshme me
projektë model, me uje të pijshëm dhe të elektrifikuara;
■ të financohet për tregjet
të financohet përnjë shkolle profesionale ( ose të
konvertohet shkolla e Novoselës) për :
■ Kultivimin e përimeve, frutikulture, përpunimi i
produkteve blegtorale, enologji.
Këto janë të lidhura me politikat dhe projektet e
zhvillimit rural, përrrugët e fshatrave, të staneve,
elektrifikimin dhe sigurimin e ujit të pijshëm
Plani strategjik bujqesor i bashkisë do të jetë i
harmonizuar me planet kombetare, por mungesa ose
planë kombetare të cunguara nuk e pengojnë bashkine,
brenda kuadrit ligjor, të ndermarre projektë me burime të
ndryshme financimi për nxitjen e sektoreve të bujqesise
dhe zhvillimin rural.
■ Një plan zhvillimi i bujqesie redukton emigracionin.
■ Një plan për emergjencat civile si përmbytjet nga lumi i
Vjoses, rreziku nga djegiet i pyjeve dhe ullishteve
Administrimi dhe mbrojtja e tokës do të jetë prioritet sebashku me nderhyrjet për kullimin e ujitjen. Planifikimi urban do të jetë i
pandare nga administrimi i tokës duke përdorur GIS. Kjo do të coje edhe në zgjidhjen graduale edhe të problemit të pronesise se tokës
bujqësore.
93
ËSHTË VLORA JUAJ, KUJDESUNI PËR TË!
AMBIENTI/ MJEDISI
94
01.Përmbledhje
Mjedisi është çdo gjë rreth nesh, toka ku qëndrojmë, pemët nën të cilat ulemi për të pushuar, uji në të cilin notojmë dhe ajri të cilin e
thithim. Në kemi nevojë për ujë të pastër për të pirë dhe për të rritur ushqimin që hamë. Në kemi nevojë për ajër të pastër për të marrë
frymë. Në kemi nevojë që mjedisi ynë të jetë i pastër për aktivitetet tona gjatë kohës së lirë – notuar, vrapuar ose për të luajtur në park.
Ndryshimet klimatike po ndodhin.
01. Përmbledhje
02. Hyrje
03. Vizioni / Programi politik i Kandidatit Genc Deromemaj
95
02.Hyrje
Parimet me të rëndësishme për mbrojtjes së mjedisit:
Reduktimi i zhurmës
Pyllëzimi
Kursimi i ujit
Zvogëlimi i përdorimit të pesticideve Zvogëlimi i sasisë së mbeturinave dhe riciklimi i tyre
Shfrytëzimi i burimeve të ripërtërishme të energjisë
Efiçenca e energjisë
Kursimi i energjisë
Shfrytëzimi i burimeve natyrore
Reduktimi i lirimit të gazrave
Mjedisi mund të mbrohet dhe të përmirësohet
Reduktimi dhe riciklimi i mbeturinave
Shfrytëzimi i pajisjeve shtëpiake me efikasitet të lartë, të tilla si llambat e dritës;
Promovimi i kursimit të energjisë
Mbështetja në përdorimin e burimeve të ripërtërishme, bashkë- prodhimin e këtyre burimeve dhe të llojeve të ndryshme të
energjisë;
Ruajtja e vlerave biologjike-ekologjike të mjedisit nëpërmjet ruajtjes së florës dhe faunës, dhe të vlerave të trashëgimisë natyrore;
Shfrytëzimi racional i burimeve, reduktimi i emetimeve në ajër, reduktimi i ndotjes së ujit dhe tokës, dhe riciklimi i mbeturinave;
96
■ Hapesirat e gjelberta brenda zones urbanë
Është shtuarndertimi në të gjithe qytetin e Vlorës, përfshire dhe zonen ujembledhese të Vlorës që rrezikon
shëndetin e banoreve. Çdo mbetje urbanr e cila hidhet në ujëmbledhesin
Është pakësuar gjelbërimi në gjithe Vlorën dhe janë hequr dhe prishur dhe lulishtet ekzistuese;
Është bere krim mjedisor ndaj natyres dhe detit dhe po e kthejnë plazhin në "det të kuq" nga dherat si të ishtë vendlimdje hedhje
mbeturinash;
■ Gjelberimi jashtë zonave urbanë (Pyjet në zonat jourbane)
Në gjithe këto vitë është bere demtim i potencialit ekoturistik, prerje pyjesh në pyllin e Sodes
■ Cilesia e ajrit në zonen urbane
Aktualisht situata në trafik çdosezon vere është mjaft kaotike, gje që prodhon gazra kancerogjenë përqytetaret dhe ndotje e ajrit;
Shkaterrimi i lulishteve (mushkrive tona) përtë bere ndertime ka sjelle pasoja në ajrin e ndotur;
Transporti publik është i zgjidhur me autobuze shumëtë amortizuar që ndotin ajrin me çlirim e gazrave.
■ Mostrajtimi i mbetjeve urbanë
Mbetjet urbanë po e mbysin qytetin e Vlorës, pasi ato po digjen duke çliruar gazrakancerogjenë për mjedisin që i rrethon qytetarët.
Gjithashtu mbetjet inertë që gjenerohen nga bizneset pa kriter kanë dëmtuar edhe Pyllin e Sodës (veç mbetjeve që ka që nga gjeneza e tij
si pyll). Pika fillestare e gjenerimit të mbeturinave, qytetari nuk ka kosha të mjaftueshëm dhe të shpërndarë në çdo hapësirë publike.
Edhe aty ku ka nuk sigurohet nga Bashkia e Vlorës heqja e tyre në kohë për të mos ndikuar në mjedis dhe në ndotjen e ajrit. Lidhur me
këtë as që mund të mendohet se këto mbetje urbanë trajtohen apo ndahen në fillim të gjenerimit të tyre.
Sikur të mos mjaftontë derdhja e vazhdueshme e mbetjeve inertë e urbanë dhe prerja e pishave, së fundmi në pyllin e Sodës po
shkarkohen mbetje peshku duke bërë që Pylli i Sodës të jetë i ndotur në mënyrë të pakthyeshme. Aktualisht nga ana e policisë bashkiake
dhe efektivëve të saj, por edhe asaj të shtetit, nuk është marrë asnjë masë për ndalimin e autorëve, madje as i kanë identifikuar ato. Pylli
i Sodës po shkon drejt degradimit të plotë të tij , ndërsa prej kohësh për mirëmbajtjen apo mbrojtjen e tij nuk merret asnjë masë.Nëse
mbeturinat urbanë janë deri diku më të administruara nga pikëpamja e grumbullimit, mbeturinat inertë duket se kanë pushtuar çdo
hapësirë të mundshme të lirë nëpër hyrjet e daljet e qyteteve. Situata paraqitet shumë problematike, sidomos në zonën e hyrjes së qytetit
dhe Pyllin e Sodës ku ka ende mbetje sodë kaostike.
97
03.Vizioni /Programi politik i Kandidatit Genc Deromemaj
Vizioni /Programi ■ Shtim i hapesirave të gjelbra (kryesisht brenda zones
urbane) të Vlorës
Përmirësimi I kushteve ekologjike dhe ekoturistike në
Parkun e Llogorase, Karaburun, Lagunen e Nartes dhe
Luginen e Lumit të Vlorës;
Krijimi koridoreve të reja ekologjike .që lidhin Parkun e
Llogorase me Lagunen e Nartes .. (sipas rastit);
Krijimi i lulishteve të reja në qytet nga rikualifikimet
urbane;
Krijim gjelberimi brenda blloqeve ekzistuese të banimit;
Krijim parku urban dhe lulishtë të reja gjatë ristrukturimit
të ish zonave jo urbanë që do kthehen në zona urbane;
Gjelberimi i taracave dhe fasadave të ndertesave;
Shtimi i parkimeve nëntokësore përdorimin e mbitokës
,për zona të gjelbra;
Gjelberimi me pemë dhe shkurre dekorative përgjatë
rrugëve dhe trotuareve;
Ngritja e barrierave të dendura me gjelberim si përde që
ndan trotuarin nga rruga, përgjatë rrugëve me trafik të
dendur me qëllimtë shumëfishtë (rritje gjelberimi,
përmirësim cilesise se ajrit përmes filtrimit të pluhurave, si
edhe rritje e sigurise rrugore).
“Community Gardens” – bashkia jep sipërfaqë të vogla (40
m2) për qytetaret që duan të krijojnë kopshtë me lule ose
ereza në (i) taraca pallatesh ose (ii) ish
ndermarrje ose magazina të vjetra në administrim të
bashkisë
Takime me komunitetet e njesive bashkiake për ide dhe
sugjerime të zonave prioritare për shtim gjelberimi
Organizim minikonkursesh mes universiteteve për
rehabilitim/krijim “Lulishtë e vogel”
98
Indikatorepër 4 vitet e ardhshme:
Do mbillen mbi 10,000 pemë dekorative dhe 10,000 shkurre
dekorative brenda qytetit
Do shtohet me mbi 100,000 m2 gjelberimi brenda qytetit
Do krijohen të pakten 10 lulishtë të reja pranë zonave të
banimit
Do organizoj disa konkurse me shoqëritë e projektimit dhe
universitetin për rehabilitime urbanë dhe shtim gjelberimi në
qytet
■ Gjelberimi jashtë zonave urbanë (Pyjet në zonat
jourbane)
Krijim fidanishtje për pyllezimet
Plan masash për mbjelljet në qytet dhe në zonat jo urbanë
(Mbjellja e pemëve decorative dhe pemëve frutore në qytet)
Fushata “Mbill pemën tende!” Çdo bebe që lind Bashkia do
ju dhuroje prinderve edhe një fidan që t‟a mbjellin për
mbaresi.
“Community Gardens” / “Mbill Pemën Tende” dhe “Pylli i
përsonave” – mundesi që kush deshiron të paguaje një
pagese që të mbillet një pemë me emrin e tij
Kurora e gjelber e Vlorës do të mbrohet dhe nuk do lejohen
ndërtimetnë kreshtat e kodrave rrethuese
Përfshirja e nxenesve për mbjelljet
Përfshirja e përsonave që marrin ndihmë ekonomike në
aktivitetë të mbjelljeve të pemëve apo kopshteve të luleve
Dhuratë fidanesh përçdo komunitet apo bllok banimi që
deshiron të ktheje sheshet mes pallateve në zona të
gjelberuara
Krijim lulishtesh ose kendeve të gjelberuara në çdo bllok
banimi
Indikatorepër 4 vitet e ardhshme:
Ngritje e një fidanishteje të re me kapacitet prodhues 50,000
fidanë në vit
200,000 fidanë pyjore të rinj do prodhohen dhe mbillen në
zonat për pyllezim
Futja në skeme pyllezimi e 600 hektareve toke të zhveshur
Parandalim i prerjeve të paligjshme
■ Masa për cilesinë e ajrit
Krijim i një qëndretë kontrollit të trafikut që të sinkronizoje
semaforet dhe të ule kohen e qendrimit të makinave në
semaphore = pakesim i ndotjes se ajrit
Pastrimin e qytetit me aspirator dhe uje
Krijimi ifiltrave ekologjike ndaj ndotjes se ajrit(shih me lart)
Nxjerrja e zonave madhore industriale dhe tregtare në
përiferi të qytetit përtë zvogeluar numrin e kamioneve që
hyjnë në mes të qytetit
Shtimi i sipërfaqeve ujore si shatervanë dhe rrjedha ujore
99
Shtim i sipërfaqeve vetem për kembesoret dhe biciklistet. Të
pakten 2 rrugë do jenë me trafik të kufizuar dhe vetem për
kembesoret dhe biciklistet.
Nxitja e përdorimit të bicikletave dhe lehtesimi i atyre që i
përdorin çdo ditë përmes krijimit të një sistemi të korsive të
bicikletave të shpërndare në gjithe qytetin
Marrje masash ndergjegjesuese, si psh monitorimi i cilesise
se ajrit përmes femijeve të shkollave që të shohin vetë se
cfare ajri thithim dhe të jenë një faktor pozitiv.
Indikatore për 4 vitet e ardhshme:
Përmirësim i cilesise se ajrit me 20%
Blerje e të pakten 2 makinave aspiruese dhe pastruese me
uje përtë mos ngritur pluhurin
Përmirësim i cilesise se autobuzeve urbanë (rinovim I flotes
me mjetë pas 2008)
2 rrugë do jenë me trafik të kufizuar dhe veçpër kembesore
dhe bicikliste
■ Trajtimi i mbetjeve urbane:
Ndertim I një landfilli sipas standarteve europiane
Bashkëpunim me komunitetin përtë ndare mbetjet në burim
Nxitje e riciklimit
Do shtoj numrin e konteniereve dhe koshave të rinj në qytet
Punesim i romeve dhe komuniteteve të marxhinalizuara në
procesin e ndarjes se mbetjeve tek pika e përpunimit të
mbetjeve POR me veshje, maska, doreza dhe pagese të
rregullt me sigurime shoqërore
Monitorim I bizneseve që nuk respektojnë hedhjen e
mbetjeve
Numer I gjelber për qytetaret që të denoncojnë shkeljen
mjedisore
Orare të caktuara për mbledhjen e mbetjeve urbane
Shtimi i pikave dhe numrit të konteniereve në përputhje me
banoret.
Monitorim i rregullt I pastertise se Tregjeve. Agjensia e
Mbrojtjes se Konsumatorit do monitoroje çdo ditë standartet
e tregjeve. Do i kerkoj qeverise të decentralizoje drejtorinë e
Higjenes dhe ISHP përtë marre masat e duhura ligjore për
sigurinë e tregjeve.
Kombinim I ndihmës ekonomike dhe pastrimit të qytetit ose
mbjelljeve të gjelberimit
73
73
PËR VLORËN E PUNËS PUNËSIMI
102
01.Përmbledhje
01. Përmbledhje
02. Hyrje
03. Vizioni / Programi politik i Kandidatit
103
02.Hyrje
Analiza e Situatës
■ Analiza e tregut të punës
Analiza e Tregut të Punës mbetet elementi më i rëndësishëm, pasi krijon mundësinë e përshtatjes së kërkesave për punë me ofertat e
tregut.
■ Situata e papunësisë së regjistruar
Në prill të vitit 2015, në Vlorë, janë regjistruar si punëkërkues të papunë 17609përsona, 50 % nga të cilët janë femra.
■ Punëkërkues të papunë për Vitin 2015, të ndarë sipas grup-moshës:
Sipas Tabela nr. 1 Të dhena statistikore të marra nga Zyra e Punes për Vitin 2015 (PRILL). Punëkerkues të papunë sipas grupmoshave ,
rezultojne:
Të klasifikuar sipas grupmoshave, mund të themi se për Vitin 2015, peshën më të madhe në hyrjet e punëkërkuesve të papunë, e
zënë moshat mbi 50 vjeç me 3967përsona. (28.3 %)
Në to, shihet se punekerkues të papunë me afatgjatë me mbi 3 vjet pa punë janë 2.72 % e punekerkuesve me mbi 50 vjec ose 9.7 % e të
punekerkuesve të papunë gjithsej.
Nga grupmoshat e reja, ajo që bie në sy është niveli i punëkërkuesve të papunë 20-24 vjec, me 1870 persona, 13.4 % të
punekerkuesve të papunë gjithsej.
Për Grupmoshat (25-29 vjeç) vëmë re se zënë 1576 persona, 11.2 % të hyrjeve në total të punëkërkuesve të papunë dhe janë
pothuajse në të njëjtin nivel me grupmoshen 20-24 vjeç.
104
Këtyre faktorëve iu bashkëngjitet edhe mosfunksionimi i mirë i strukturave përfaqësuese rinore, të cilat shpesh çojnë në disbalancim
gjinor, duke favorizuar pjesëmarrje më të madhe për djemtë.
■ Punëkërkues të papunë për Vitin 2015, ndarë sipas
nivelit arsimor
Nga të dhënat evidentohet numri i lartë i punëkërkuesve me
nivel të ulët arsimorë 9-vjecare me 33.19 %. Si rezultat kjo
kategori mbetet e një rëndësi të veçantë për Bashkinë e Vlorës.
Për kategorinë me arsim të mesëm numri mbetet i lartë me 32
%, por shanset për punësim në raport me oferten janë më të
mëdha. Për kategorinë me arsim të lartë numri i punëkërkuesve
të regjistruar është i ulët me 9.3%.
Emertimi
Gjendja në fund
gji
th
sej
fem
r
a
k/f
a
mil
ja
re
I
Punekerkues të
papunë gjithsej 17609 8856 4592
Vlora 13997 6991 3223
Sipas grupeve të
papunesise
A.1
PuPa që
përfitojnë
pagese
papunesie 388 127 76
Vlora 318 87 34
A.2
PuPa që
përfitojnë nga
skema të tjera 0 0 0
Vlora
A.3
PuPa që
përfitojnë
ndihmë
ekonomike 2955 1592 777
Vlora 2,071 1,141 421
A.4
Punekerkues të
papunë të tjere 14266 7137 3739
Vlora 11608 5763 2768
105
II
Punkerkues të
papunë
afatgjate 2892 1547 834
Vlora 1,108 689 217
a prej 1 - 2 vjetesh 927 535 141
Vlora 395 296 5
b prej 2 - 3 vjetesh 986 497 322
Vlora 610 315 195
b mbi 3 vjet 979 515 371
Vlora 103 78 17
Tabela 1: Rregjistrimet e papunësisë të ndrë sipas kategorive
Problematika ■ Grupet e dizavantazhuara dhe vështirësitë e tyre për punësim.
Po ti referohemi shifrave, vëmë re që 4.35 % e të gjithë pu-pa janë afatgjatë në Zyrën e Punësimit, pra kanë 2-3 vjet si të tillë. Arsyet
kryesore në këtë papunësi afatgjatë janë si më poshtë:
Niveli i ulët arsimor i tyre (33.19% me arsim jo më shumë se 9 vjeçar)
Mungesa e një profesioni.
Për pu.pa me profesion, mospërputhja midis profesionit të tyre aktual dhe asaj çfarë kërkohet nga tregu i punës.
Kërkesë e ulët për krahë punë për këto kategori. (çdo ditë e më shumë kërkohet arsimi i mesëm dhe punonjës të kualifikuar)
Periudha afatgjatë e papunësise,( afatgjatë mbi 3 vjet) sjell një proces dekurajimi tek to dhe rrjedhimisht, sjell uljen e intensitetit të
kërkimit të punës duke ulur kështu mundësitë e tyre për t‟u larguar nga radhët e papunësisë.
106
Nga grupet më në nevojë mund të përmendim romët dhe egjyptianët, që përbëjnë 1.2% të të regjistruarve si pu-pa. Kjo është kategoria
më e madhe e grupeve në nevoje, pothuajse në të gjithë vendin. Vështirësia e tyre më e madhe në punësim është arsimimi shumë i ulët i
tyre. Pjesa më e madhe e tyre mbështetet me Ndihmë Ekonomike, gjë që e bën më të vështirë punësimin e tyre. Në qendrat publike të
formimit profesional bëhen tentativa për përfshirjen e tyre në kurse me tarifë falas ose të reduktuar.
107
03.Vizioni /Programi politik i Kandidatit Genc Deromemaj
Vizioni /Programi ■ Punësimi i Rinisë
Plani i Veprimit për punësimin e të rinjve përfshin hartimin e një kuadri që siguron qasje gjithëpërfshirëse dhe koherente për zhvillimin
e politikës së punësimit të rinisë. Plani përcakton objektivat përkatese për identifikimin e problemeve kryesore, rishqyrtim të treguesve
kryesore të tregut të punës, mekanizmit të koordinimit si dhe objektivat strategjike që duhet të ndiqet për të mbështetur punësimin e
plotë në përputhje me zgjedhjen e vetë të rinjve.
Plani Bashkiak i Veprimit për punësimin e të rinjve synon të nxisë rritjen e punësimit e të rinjve, nëpërmjet aftësimit të tyre si dhe
bashkëpunim dhe ndërveprim midis aktorëve lokale: Pushteti vendor, zyra e punës, OJF-të, shoqatat e biznesit, insitucionet arsimore si
dhe partneret sociale.
Përgatitja e Planit Bashkiak të Veprimit për Punësimin e të Rinjve.
Është hapi i parë ku përfshihet Plani i Aksionit për Punësimin e të Rinjve, i cili përbëhet nga tre faza.
Në pjesën e parë shqyrtohet kërkesa dhe oferta e tregut të punës së të rinjve në Vlorë. Në pjesën e dytë miratohen politika që janë
menduar si zgjidhje të sfidave në punësimin e të rinjve. Pjesa e fundit trajton aspektë të punës për zbatimin e planit të aksionit,
matricën e planit të punës, si dhe një paketë projektesh të cilat janë në funksion të zbatimit të Planit të Aksionit. Në mënyre më të
detajuar në Planin e Veprimitpër Punësimin e të Rinjve parashikohet nxitja dhe ndërmjetësimi për punësim si dhe zhvillimi
profesional bazuar në 4 outpute :
108
Strategjitë për krijimin e punësimit janë të lidhura me planet zhvillimore bashkiake dhe të vëna në zbatim përmes Planit Bashkiak të
Veprimit për Punësimin e të Rinjve.
Do të hartohen programe për nxitjen e punësimit për të rinjtë në nevojë:
Prezantimi i politikave bashkiake dhe programeve të punësimit me rajonet e reja të BashkisëVlorë.
Takim me të rinjtë, për punëkërkuesit e pa punë dhe të sipërmarrjeve që kërkojnë punonjës, si dhe ndërmjetësimi për punësim
pranë tyre.
Ndërgjegjësimi i të rinjve mbi të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre në punë, kontratat e para të punës.
Krijimi i i fondit bashkiak për aftësitë dhe punësueshmërinë.
Qeverisja e tregut të
punës (të të rinjve);
Punësueshmëria e të
rinjve
Përfshirja e sektorit privat në ofrimin e mundësive të punësimit
Përfshirja sociale e
grupeve ne nevoje
109
Krijimi i partnershipit për punësimin me sektorin privat, i cili kontribuon në implementimin e prioriteteve të PVB- si dhe ofrimi
i kualifikimeve profesionale në përputhje me kërkesat e zhvillimit ekonomik dhe shoqëror të qytetit, në kuadrin e integrimit
rajonal dhe Evropian.
Plani Bashkiak i Veprimit për të Rinjtë është një kornizë gjithëpërfshirëse dhe koherente.
■ Grupmosha me problematike, e cila ka shifren më të lartë të papunesise është ajo 20-24 vjeçare me një nr prej 2216 personash dhe
grupmosha 25-29 vjeç me një numer prej 2001 persona (statistika viti prill 2015)1. Për këtë grupmoshë do të hartohen politika për
punësimin e tyre. Një nga këto politika do të jete: “Të gjitha subjektet e reja të biznesit që punësojnë mbi 50 punonjës të marrë nga
lista e të papunëve do të kenë lehtësira në tarifat vendore."
Objektivi 2:
Forcimi i kontrollit të tregut të punës (të të rinjve), krijimin e partneriteteve vendore për punësimin e të rinjve si dhe mbështetja e
perspektivave të tregut të punës për të rinjtë duke rritur punësueshmërinë e tyre;
rritja e aksesit të të rinjve në trajnimet me qëllim plotësimin e mungesës së aftësive;
krijimi i një sistemi për zhvillimin e karrierës.
gjetjen e mënyrave të bashkëpunimit me biznesin në lidhje me punësimin si dhe angazhim për të bashkëpunuar mbi bazën e parimit
të reciprociteti;
Krijimi i panaireve të punesimit, ku synohet punësimi pranë bizneseve përkatëse pjesëmarrëse në panair dhe sigurimi i aksesit për
mundësi punësimi nëpërmjet ofertave të prezantuara në Panair;
Sipërmarrja Rinore, ku të arrihet një për lehtesimin dhe hapjen e bizneseve të reja duke i mbështëtur financiarisht të rinjtë;
110
Objektivi 3
Partneritet me ndërmarrjet kryesore për zhvillimin e nismave të ekspëriencës në punë, të tilla si „learnership‟, programet formuese në
shërbim, etj.
Partneritet me ndërmarrjet kryesore për zhvillimin e profileve të reja teknike dhe paketave trajnuese bazuar në aftësitë që iu
përgjigjen nevojave konkretë për aftësi që kanë ndërmarrjet.
■ Konkretizim i komunikimeve me sipërmarres për vende punësimi:
Të punësuar në sektorin e shërbimeve, (Call Center, Banka, etj)
Portali i Punësimit në faqe zyrtare i cili shërben si një urë lidhëse mes punëdhënësve dhe punëmarrësve.
Politikat e Programit: Programi i Punësimit dhe Zhvillimit Profesional parashikon hartimin e disa projekteve në funksion të nxitjes për
punësim. Ky program ofron mundësi të plota për çdo përson për kualifikimin dhe përdorimin e aftësive si dhe dhuntitë e tij në një punë,
ku ai përshtatet si duhet. Procesi do të zhvillohet në bashkëpunim të ngushtë me Institucionet Publike, bizneset, donatoret në shërbim të
komunitetit, duke sjellë kështu gjenerim të punësimit dhe zhvillimit profesional.
Qëllimi i Politikës: 1. Ofrimi i asistencës dhe ndërmjetësim të vazhdueshëm ndaj programeve të krijimit të vendeve të reja të punës
dhe programet e formimit profesional ndaj individëve, për të ulur numrin e të papunëve në qytetin e Tiranës. Tjetër qëllim është
vëzhgimi i tregut të punës, si dhe zhvillimi i tregut të punësimit dhe të propozojë programe për rritjen e shkallës së punësimit.
2. Rezultatë dhe produktë të dëshirueshme në fushën e punësimit pritet të arrihen brenda një afati kohor 3 vjeçar.
Objektivat e Politikës:
1. Ofrimi i punësimit për të gjithë shtresat si dhe dhënia e mundësive për kualifikim, pjesëmarje civile në zhvillimin e komunitetit.
Objektiv i veçantë i projektit i adresohet edhe grupeve të caktuara për të rritur aftësinë e tyre në fusha të ndryshme e për të përballuar
nevojat e tregut.
111
2. Mbështëtje të bisnesit të vogël dhe të mesëm, nxitjes së konkurrencës së ndershme, promovimit, sensibilizimit, trajnimit dhe
kualifikimit në fusha të caktuara. Studime të përditësuara mbi hapjen e vendeve të punës, propozimit të iniciativave për uljen e
papunësisë në komunitet.
3. Lehtësimin dhe identifikimin e sektorëve strategjikë që gjenerojnë punësim dhe zhvillim profesional përmes hartimit të një strategjie
të mesme dhe afatgjatë, për një zhvillim të qëndrueshëm dhe politika të qarta në fuksion të individit dhe biznesit vendas.
4. Mbështetje e realizimit të një Politike aktive të punësimit nga Bashkia e Vlorës, duke forcuar bashkëpunimet mes Qeverisjes
Qëndrore dhe asaj Vendore.
5.Lehtësim të kontakteve ndërmjet punëdhenësit dhe punëmarrësit.
■ Politikat e punesimit sipas grupmoshave
A. Ofrimi i mbështetjes për 9 Rajonet e BashkisëVlorë për mbledhjen e informacionit në nivel lokal, për punëkërkuesit e
papunë dhe të sipërmarrjeve që kërkojnë punonjës.
Përshkrimi:Kordinimi me rajonet do të kuptojë arsyet e papunësisë të shpërndare në 11 zona. Do të evidentohen arsyet kryesor të
papunesise në qytetin e Tiranes. Hapja e 9 zyrave të mbledhjes se informacionit për punëkërkuesit pranë secilit rajon do të ofrojë
mundësinë e rregjistrimit si dhe të trajtimit të problemit të papunësisë në nivel lokal. Në tërësi papunësia do izolohet dhe trajtohet në
secilin rajon duke patur si partner edhe sektorin privat. Do të krijohet mundësia për bizneset lokale dhe punëkërkuesit për të
kontaktuar njëri-tjetrin.
Objektivat:
1. Krijimi i lehtësirave ndaj punëkërkuesve të papunë, si dhe bizneseve që ofrojnë punësim duke organizuar tavolina të rrumbullakëta
periodike të kryesuara nga rajonet.
2. Të informohen qytetarët e papunë që të regjistrohen në zyrat e koordinimit;
3. Krijimi A-corner ose një punonjës që do të ndihmojë dhe udhëzojë në ndërtimin e një CV-je.
B. Rritja e ndërgjegjësimit të të rinjve mbi të drejtat e tyre në punë
Përshkrimi: Të rinjtë e qytetit të Vlorës përballen me një mungesë të konsiderueshme të njohurive për të drejtat e përgjegjësitë e
tyre në punë. Kjo kompromenton suksesin e tyre për të hyrë në tregun e punës dhe i bën ata veçanërisht të rrezikuar. Gjithashtu,
112
duke kontribuar për të rritur numrin e të punësuarve në sektorin formal. Rritja e punësimit të të rinjve, duke nxitur kapacitetin e
sektorit privat për të krijuar vende punë të denja dhe adresimi i informalitetit nuk do të jetë i mjaftueshëm në vetvetë për të orjentuar
nevojat e të rinjve që përballen me pengesa të shumta në tregun e punës. Bashkia në bashkëpunim me partner të ndryshëm qeveritar
dhe social do të organizojë një fushatë informimi dhe ndërgjegjësimi në Vlorë mbi efektin negativ të ekonomisë informale. Kjo do
të plotësohet me përgatitjen e materialeve për trajnime dhe informim mbi të drejtat e të rinjve në punë, të cilat do të shpërndahen nga
shkolla, zyrat e punësimit dhe rrjetet e organizatave të punës dhe të punëdhënësve për të zhvilluar aktivitete sensibilizimi mbi
ekonominë informale dhe pasojat e saj.
Objektivat:
1. Përfshirja Sociale e Grupeve në nevojë
2. Të rrisë vetëdijen e të punësuarve dhe punëdhënëseve mbi ekonominë informale.
3. Të zhvillojë dhe të shpërndaje informacion dhe materiale ndërgjegjësimi mbi ekonominë informale.
C. Internshipi, (Stazhi i punës)
Internshipi është një sistem trajnimi për nxënësit e shkollës së mesme të përgjithshëm dhe profesionale dhe studentët që ndjekin
studimet në Universitetet e Tiranës, të cilët do të ndihmohen në integrimin e tyre në punë dhe karrierë.
Internshipi si një praktikë e re në tregun Shqiptar do të shërbejë për të përfituar eksperiencë studentët e rinj dhe nxënësit por edhe si
shkëmbim përvoje punë nga punëdhënësit. Studentëve dhe nxënësve që janë në proçes studimi dhe të sapodiplomuarve do t‟u jepet
mundësia për të vënë në zbatim në mjedise punë aftësitë e tyre të përfituara për një përiudhe kohore 3 mujore, në shkëmbim të një
pagese, në fushën, profesionin ku ata kanë vendosur të studiojnë.
Të rinjtë mund ta përdorin internshipin (stazhin e punës) edhe për të kuptuar se profesioni që kanë zgjedhur është puna që ato
dëshirojnë të bëjnë, apo nëse janë të gatshëm për të përballuar kërkesat e tregut të punës.
Objektivat:
Internshipi, i fokusuar në studentët e degëve të fakulteteve të Universiteteve të Vlorës dhe nxënësve të shkollave të mesme do të
zhvillohet në bizneset privatë. Projekti synon që të ndihmojë të rinjtë në krijimin e një praktike punë në profesionet e tyre për tu
përshtatur kushteve konkrete të tregut të punës në qytetin e Vlorës.
113
■ Politika të tjera
Shtimi dhe pasurimi i një sistem grantesh për të rritur produktivitetin e të rinjve në formimin profesional dhe punësim.
Monitorimi dhe vlerësimi sistematik i programeve akive të tregut të punës që iu drejtohen të rinjve për të matur efektin e tyre.
Thithja e fondeve të shfrytëzohet për zbatimin e programeve të nxitjes së punësimit dhe formimit profesional me qëllim
plotësimin e nevojave të grupeve me të pambrojtura të të rinjve të papunë.
Programet e formimit profesional duhen orientuar në drejtim të përfitimit nga personat që trajnohen si dhe nga nevojat e tregut.
114
TE JEMI SOCIALE KUJDESI SOCIAL
115
01.Përmbledhje
01. Përmbledhje
02. Hyrje
03. Vizioni / Programi politik i Kandidatit Genc Deromemaj
116
02.Hyrje
■ Shërbimet sociale, politikat sociale
Bashkia e Vlorës ka hartuar Planin social zonal Vlorë 2010.
Objektivat e përcaktuara synon t‟i realizojë:
nëpërmjet intregrimit social të shtresave dhe grupeve sociale në nevojë
përcaktimittë prioriteteve të këtyre grupeve në nevojë
Përgjigjes së nevojave së target-grupit të femijeve në nevojë
Sigurimit të vazhdimesise së shërbimeve ekzistuese dhe rritjessë cilësisë së tyre
Mbledhjessë informacionit dhe përditesimittë të dhënave si domosdoshmëri në të ardhmen
Aktualisht ky plan nuk po zbatohet me efikasitet dhe të jape impaktin në familjet dhe individet që trajtohen me ndihmë sociale dhe target-grupeve të
tjere.
■ Legjislacioni
Bazuar në Ligjin "Për ndihmën ekonomike dhe përkujdesjen shoqërore". Ndihma ekonomike u jepet familjeve të shtetasve shqiptar që
kanë të ardhura të pamjaftueshme ose që nuk kanë të ardhura materiale jetese nga:
1. Veprimtaria ekonomike;
2. Mbrojtja shoqërore ose ndonjë sistem tjeter mbrojtjeje;
3. Kapital
4. Anëtarë të familjes jashtë shtetit
117
Ndihma ekonomike shpërndahet në formën e “bllok ndihmës” që nënkupton ndihmën, krejtësisht në para, e cila jepet nga shteti për
qëllim të caktuar. Masa e ndihmës ekonomike mujore përcaktohet nga Këshilli i Bashkisë i cili merr në konsideratë:
a. Fondin e bllok-ndihmës
b. Vendimin e Keshillit të Ministrave në lidhje me kriteret e familjeve që nuk kanë të drejtë të përfitojnë ndihmë ekonomike
■ Analiza e të dhënave
Në prill të vitit 2015, në Vlorë, janë regjistruar si punëkërkues të papunë 13997 persona, 50 % nga të cilët janë femra. Nga këto 2071
persona trajtohen me ndihmë ekonomike në territorin e qyteti të Vlorës dhe fshatrat që do të futen në Bashkinë e re. Nga këto individe,
1141 përsona janë femra, pra 55%.
Aktualisht trajtimi ekonomik i individëve që marin ndihmë ekonomike është veçmas dhe i pashoqëruar me politika të tjera lehtësuese
për familjet në nevojë dhe vendin e tyre në shoqëri.
■ Database i OJF
Përcaktimi i prioriteteve duhet të jetë paralelisht edhe me evidentimin e institucioneve dhe OJF-ve lokale që kanë kapacitetet e duhura
teknike dhe kualifikuese përtë realizuar programe konkretë për kategoritë sociale në nevojë.
■ Target-grupe
Target - grupet të cileve i drejtohet Plani social dhe politikat sociale jane:
1. Të miturit
2. Përsonat me aftesi të kufizuara
3. Gratë
4. Të moshuarit
5. Të varfërit
118
Problematika ■ Grupet e dizavantazhuara dhe vështirësitë e tyre për punësim.
Po ti referohemi shifrave, vëmë re që 4.35 % e të gjithë pu-pa janë afatgjatë në Zyrën e Punësimit, pra kanë 2-3 vjet si të tillë.
Nga grupet më në nevojë mund të përmendim romët dhe egjyptianët, që përbëjnë 1.2% të të regjistruarve si pu-pa. Kjo është kategoria
më e madhe e grupeve në nevoje, pothuajse në të gjithë vendin. Vështirësia e tyre më e madhe në punësim është arsimimi shumë i ulët i
tyre. Pjesa më e madhe e tyre mbështetet me Ndihmë Ekonomike, gjë që e bën më të vështirë punësimin e tyre. Në qendrat publike të
formimit profesional bëhen tentativa për përfshirjen e tyre në kurse me tarifë falas ose të reduktuar.
■ Strehimi
Sipas aplikimeve që familjet e pastreha kanë paraqitur, rezulton se
- Rreth 320 familje kanë aplikuar përpërfitimin nga programi i banesave sociale me qera.
- Nga këto, rreth 200 prej tyre kanë nivelin e të ardhurave nen 20‟000 lekënë muaj, që do të thotë që do të trajtohen me bonus strehimi,
(ku kosto vjetore e trajtimit të 100 familjeve llogaritet rreth 5.7 milionë lekë).
Rreth 370 familje kanë aplikuar për t‟u trajtuar me banese me kosto të ulet (BKU).
Rreth 200 familje nuk mund të përfitojnë kredinë për shkak të vështirësive të gjetjes në treg të një banese me çertifikatë pronësie apo
çmimit të lartë në krahasim me shumën e kredisë së miratuar. Kjo situatë është vetem në qytet pasi në fshatra situata është e ndryshme
duke qenë se individët që kanë toka në pronësi nuk mund të përfitojnë nga këto skema.
119
03.Vizioni /Programi politik i Kandidatit Genc Deromemaj
Vizioni "Për Bashkinë e Vlorës politikat e zhvillimit dhe transformimit infrastrukturor të qytetit duhet të shihen të lidhura ngushtë me politikat
sociale dhe impaktin social. Me një komunitet ndër më të populluarit e vendit, qyteti i Vlorës përbën një destinacion ku kërkohet
vlerësim dhe zgjidhje e shumë problematikave sociale, të cilat burojnë më së shumti nga mbartja e tyre nga e kaluara por edhe nga
lëvizjet demografike të kohëve të fundit."
Programi
■ Bashkërendimi i punës me shoqërinë civile dhe OJF
Përveç Shërbimeve sociale me karakter kombëtar, është i rëndësishëm planifikimi dhe hapja e shëbimeve dhe qëndrave sociale me
karakter lokal të financuara nga Bashkia Vlorë. Përkëtëështë i domosdoshëm bashkërendimi dhe koordinimi i punës me shoqatat OJF
dhe me shoqërinë civile për ndërtimin e politikave dhe strategjive sa më afër grupeve në nevojë.
Përcaktimi i prioriteteve do të nisë me evidentimin e institucioneve dhe OJF-ve lokale që janë të regjistruara në Degën e Tatim –
Taksave, që janë të liçensuara nga Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale dhe që kanë kapacitetet e duhura teknike dhe kualifikuese
për të realizuar programe konkrete për kategoritë sociale në nevojë. Ky evidentim do të shërbejë, para se gjithash, për sigurimin e
shërbimeve sociale jo vetem në aspektin sasior, por edhe sipas standardeve të përcaktuara nga Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale.
■ Ridimensionimi i strukturave përgjegjëse
Për një monitorim efikas dhe rezultativ, është i rëndësishëm ridimensionimi i strukturave përgjegjëse për Kujdesin social dhe impaktin
social të politikave që ndërmerren.
120
■ Strehimi
Problematika më e prekshme e shtresave në nevojëështë zgjidhja e strehimit të tyre. Strehimi social përfaqeson një standard minimal
banimi, prandaj ligji përcakton kufijtë e të ardhurave minimale dhe maksimale që duhet kenë familjet për secilin nga programet e
parashikuar. Si e tille në programin për Kujdesin social do të ndermeren hapa konkretë për ndertimin e Banesave Sociale në territoret
nga lista e pronave të BashkisëVlorëpër sistemimin e një pjesëtë të pastreheve. Pjesë e planifikimit do të jenë kryesisht zonat ku
infrastruktura dhe rrjetet inxhinierike janë 70% apo në rastin me të mirë 100% të gatshme për të planifikuar vetëm investimin e
ndërtimit. Kryesisht kjo formë strehimi do të jetë zgjidhje për atë target grup i cili për shkak të çmimit të lartë të banesavenë krahasim
me shumën e kredisë së miratuar, nuk mund të blejë një banesë me anë të kredisë.
■ Politika dhe Strategji
Lehtësime në taksa dhe tarifa vendore
Për shtresat e shoqërise në nevojë do të planifikohet që 100 ditëshin e parë:
Heqjen e tarifave përshërbimet që ofron bashkia ndaj qytetarëve (leje për restaurime, shërbime, vërtetime etj)
Kjo do t`ju vije në ndihmë duke ulur kostot për qytetarin dhe të shmangë burokracinë në shërbim.
Ulje e taksave vendore me 50 % më pak se qytetarët e tjere për shtresat në nevoje
Fond rimbursimi ndihmë ekonomike për energjinë elektrike
Do të planifikohet në plan buxhetin e vitit 2016 dhe do t'i propozohet Këshillit Bashkiak:
Të akordohet një fond për të gjitha familjet qëpëfitojnëndihmë ekonomike t'u rimbursohet pagesa e dritave, nëmënyrë që të shmangim
një problem serioz me të cilin këto familje përballen çdo ditë.
Aktualisht në skemë janë 2071 familje sipas burimit të zyrës së punës qëpërllogaritet (mesatare) në shumën e 7249 në /000 lek, duke i
rimbursuar një shumë prej 3'500 lekësh / muaj.
Nëse do të parashikojmë njeë trefishim të kësaj shifre (me zgjerimin e territorit të bashkisë) futjes në skemë të familjeve që janë hequr
nga këto skema sociale do të shkojmë në shifrën e mbi 6'000 familje qëpërkethehet në shumën prej 21'000 /në 000 lek. Nëpëmjet saj
tashme qytetarët në nevojë të cilët s'mund të paguajnë energjinë elektrike për shkak se ndihma ekonomike është shumë e vogël do të
121
dalin sado pak nga "minimumi jetik" dhe nuk do të përballen me problemin social që qeveria parashikon për rastet e mospagesës së
energjisë elektrike: Burg.
Ulje 50 % e tarifes mujore në çerdhe përgratë kryefamiljare dhe për nenat nen 22 vjeçare
Nënat dhe gratë kryefamiljare janë një tjeter target-grup që meriton një vëmendje të veçantë në ndihmëtë tyre. Për këto nëna
parashikohet një ulje prej 50% e tarifës për pagesën në çerdhe (prej 3.500 lekë/muaj) e cila do të bëhet në 1700 lekë/ muaj.
E njejta gjë do të propozohet edhe për nënat e reja deri në 22 vjeç, për t'i lehtësuar çiftet e reja ekonomikisht për ti dhënë një suport
social.
Ofrimi i shërbimeve të integruara për punësimin në grupet në nevojë.
Integrimi i grupeve në nevojë do të realizohet duke bërë evidentimin e problemeve që hasin në kërkimin dhe gjetjen e një pune. Ky
aksion synon krijimin e lehtësimit të proçedurave të gjetjes së një punë dinjitoze, përmes riaftësimit për punësimin e këtyre grupeve në
tregun e punës. Koordinimi me rajonet, Shërbimin Social Kombëtare dhe atë të Bashkisë Vlorë, shoqatat e ndryshme do të mundësojnë
evidentimin e tyre.
Hapi i dytë do jetë inkurajimi i tyre drejt përfshirjes së tyre në bizneset e reja sociale në kuadër të fondit bashkiak për grupet në nevojë.
Bizneset Sociale do të jenë një nismë e Bashkisë Vlorë për tu ardhur në ndihmë kësaj kategorie si psh:
minoritetet (egjiptian, rom etj),
gratë kryefamiljare,
jetimët,përsonat me aftësi të kufizuara.
Objektivat:
Evidentimi i grupeve në nevojë
Zhvillimi i aftësive profesionale
Integrimi i tyre në tregun e punës përmes politikave stimuluese për njësitë ekonomike që punësojnë këto grupe vulnerabël.
Organizimi i festave dhe organizimeve integruese për fëmijet e trajtuar ëe qëndrat sociale
122
Këtu është fjala për një nisëm nga ana e Bashkisë Vlorë për organizimin e festave dhe organizimeve integruese për fëmijët:
-fëmijët e mitur
- fëmijët e dhunuar dhe ato të trajtuar në Shtëpinë e Femijes
- fëmijët me probleme fizike dhe ato me probleme në shëndetin mendor.
Organizimi i festave dhe takime argëtuese për të moshuar
Një tjetër target grup jo më pak i rëndësishëm se të tjeret janë dhe Të moshuarit. Për ta propozohet planifikimi i takimeve, festimeve me
karakter argetues i kësaj kategorie me qëllim inegrimin social dhe kulturor për të moshuarit e vetmuar.
123
ZGJOHU RINI, ZGJOHU! Rinia
124
01.Përmbledhje
Një shprehje e Tolstoit thotë: “Rinia nuk do të jetoje sipas arsyes së tjetrit, do të mendoje vetë”. Jo më kot e nis me këtë shprehje, pasi ju
rinia e Vlorës, jeni forca motorike e një të ardhmeje të sigurt plot ngjyra dhe ide. Ju jeni ambicie, motiv, arsye, vitalitet dhe forcë për të
ndryshuar gjërat. Qyteti jonë meriton shumë dhe me vënien në jetë të ideve tuaja, Vlorës do ti kthehet dinjiteti që meriton.
01. Përmbledhje
02. Hyrje
03. Vizioni / Programi politik i Kandidatit Genc Deromemaj
125
02. Hyrje
Mospërfaqësimi dhe mospërfshirja e te rinjve ne jeten publike dhe ne vendimarrje sjell pasoja te konsiderueshme ne jeten publike.
Shpesh here merren vendime per te rinjte pa u marre mendimi i tyre dhe kjo sjell kundershti dhe reforma vetem ne nivelin teorik.
Respektimi i te rinjve ne nje shoqeri demokratike, risite qe ata sjellin dhe lehtesite me te cilat ata perqafojne integrimin, jane pika te
rendesishme te cilat aktualisht nuk jane aspak ne vemendjen e autoriteteve te qeverisjes lokale.
Me perfshirjen e tyre ne jeten publike rritet interesimi i ketyre te rinjve ne llogaridhenien e qeverise duke kontribuar ne zhvillimin e
demokacise.
Pjesemarrja e te rinjve ne qytet eshte vetem nepermjet OJF, te cilat jane 2 qe operojne. Megjithate projektet per te rinjte qe jane
menaxhuar deri tani jane te pakta dhe te pamjaftueshme.
Problem jane edhe mangësitë në përfshirjen e perspektivës gjinore në programe dhe projekte të zhvillimit rinor, të cilat marrin parasysh
që vajzat dhe djemtë kanë nevoja dhe akses të ndryshëm ndaj burimeve në sferën shoqërore dhe publike.
Disa nga arsyet që kanë çuar në nivelet e ulta të pjesëmarrjes rinore në vendimmarrje janë mungesa e bazës ligjore që përcakton
detyrimet përkatëse për pjesëmarrjen e të rinjve në vendimmarrje, mungesa e politikave të qarta dhe funksionale nga ana e qeverisë për
të rritur përfshirjen e të rinjve në jetën publike dhe vendimmarrje, nënvlerësimi që i bëhet kësaj grupmoshe politikbërësit. Këtyre
faktorëve iu bashkëngjitet edhe mosfunksionimi i mirë i strukturave përfaqësuese rinore, të cilat shpesh çojnë në disbalancim gjinor,
duke favorizuar pjesëmarrje më të madhe për djemtë.
126
Problematika Adresimi i problematikave është si vijon:
■ Mungesa e qendrave rinore multifunksionale
Qendrat Rinore Multifunksionale duhen konceptuar jo vetëm si
vende argëtimi dhe të kalimit të kohës, por si ndërveprim,
shoqërizim i të rinjve. Këto qendra mungojnë tërësisht në
qytetin e Vlores duke bërë që të rinjte te vetmet grumbullime
letrare, kulturore dhe sportive ti bëjne në forma virtuale apo në
grupe te vogla.
■ Mungesa e shesheve te hapura, pika takimi per te rinjte
Të vetmet pika takimi të të rinjve sot janë baret e qytetit dhe ka
mungesë të theksuar të qendrave/vendeve për takime tematike.
■ Mungesa e punësimit për rininë
Aktualisht nuk ekziston asnjë politikë e ndërmarrë nga ana e
Bashkisë Vlorë, e cila të ketë funksionuar me punësimin
konkret të të rinjve dhe të shërbeje si rregullotar e ndërmjetës.
Gjithashtu mungojnë politikat e punësimit dhe roli i Bashkise si
rregullator mes te rinjve dhe biznesit që ofron shërbime.
■ Mungesa e sensibilizimit për pjesëmarrjen e të rinjve në
votime
Aktualisht në Vlorë mungon implementimi i politikave
informuese dhe edukuese për të rinjtë, duke nxitur pjesëmarrjen
e tyre në votime si dhe një qytetari më të përgjegjshme.
Edukimi i të rinjve për të marrë pjesë në procesin zgjedhor i bën
ata të kuptojnë më mirë sistemin qeverisës dhe të jenë më
kërkues ndaj menaxhimit të taksave të tyre.
Mbështetja e strukturave të përfaqësimit rinor, të cilat ngrihen
në bazë votimi nga të rinjtë, është një objektiv i rëndësishëm për
të edukuar tek të rinjtë demokracinë, votimin dhe rëndësinë e
pjesëmarrjes në votime.
■ Mungesa e zbatueshmërisë së një plani veprimi për
rininë
Aktualisht me pjesëmarrje të Bashkisë Vlorë është miratuar me
Vendim të Këshillit Bashkiak një Plan lokal i veprimit për
Rininë për Bashkinë Vlorë 2013-2015, por nuk ka gjetur zbatim
dhe nuk ka asnjë zhvillim në këtë drejtim.
■ Mungon nxitja dhe mbështetja për sipërmarrjet rinore
Për sa i takon sipërmarrjes rinore, nuk ka asnje politike nxitese nga ana e Bashkise aktuale Vlore per te rinjte
127
03.Vizioni /Programi politik i Kandidatit Genc Deromemaj
Vizioni /Programi Nje numër i madh të sapo diplomuarish nga universitetet e kanë shumë të veshtirë për të gjetur një punë, pasi pjesa më e madhe e
punëdhënësve kërkojnë punonjës të kualifikuar dhe me eksperiencë pune të mëparshme. Këtu bëjnë përjashtim bankat të cilat janë
kthyer në vende të mira punësimi për të sapo diplomuarit, ku atyre u ofrohet mundësi trajnimi dhe zhvillimi të mëtejshëm. Por
mundësitë janë shumë të pakta për të diplomuarit e profileve te tjera.
Dhe me të drejtë ata pyesin: “Po ku do ta fitojmë ne eksperiencën e parë, nese nuk na jepet mundësia për të filluar një punë?.”
Pyetjet pasuese do të ishin:
1. A ka biznese që mund të ofrojnë vende pune për këtë kategori punëkërkuesish? Cfarë duhet ndryshuar që këta studentë të kenë më
shumë mundësi per punësim?
2. Së dyti, ajo që vihet re shpesh tek aplikuesit për punë, sidomos tek të rinjtë është mungesa e njohurive për të aplikuar për një punë.
Kanë mangësi në përgatitjen dhe paraqitjen e një CV-je, dhe prezantimin në një intervistë pune.
■ Krijimi i politikave për punësimin e të rinjve dhe ngritjen e qendrës së këshillimit për to.
■ Konkretizim i komunikimeve me sipërmarrës për vende punësimi:
Të punësuar në sektorin e shërbimeve, (Call Center, Banka, etj)
Portali i Punësimit në ëeb zyrtar i cili shërben si një urë lidhëse mes punëdhënësve dhe punëmarrësve.
■ Krijimi i Qendrave rinore multifunksionale të drejtuara nga të rinjtë.
128
Qendrat Rinore Multifunksionale duhen konceptuar jo vetëm si vende argëtimi dhe të kalimit të kohës, por si ndërveprim, shoqërizim i
të rinjve. Biblioteka, qendra kompjueterike, klube debati, klube libri, klube filozofie, klube të sipërmarrjes, duhen instaluar në këto
qendra për ta bërë Vlorën një „fabrikë idesh‟ që vijnë nga të rinjtë e saj.
■ Përthithja e të rinjve që studiojnë jashtë vendit.
Prioritet per Bashkinë e re Vlorë është hartimi i politikave për të rinjve që largohen për studimeve jashtë vendit, ofrimi i mundësive të
reja punësimi dhe thithja e të atyre të rinjve që kanë përfunduar studimet e larta jashte vendit.
■ Ndërtimi i një kinemaje sipas standardeve bashkëkohore.
Nje Kinema, është ajo që të rinjve të qytetit të Vlorës i ka munguar prej shume vitesh. Një ndër vendet më atraktive për të rinjtë është
pikërisht kinemaja.
■ Buxhetim me pjesëmarrje
Aprovimi dhe realizimi i rregullores për buxhetimin me pjesëmarrje me përfshirjen e shoqërisë civile në pjesëmarrje.