prof. dr. nexhat qehaja · web viewnga lloji dhe karakteristikat e tyre teknike e teknologjike...

46
Menaxhimi i prodhimtarisë 6.0.0.0. PAJIMET E SISTEMIT ORGANIZATIV PRODHUES 6.1.0.0. NJOHURI TË PËRGJITHSHME Mjetet e punës me të cilat në procesin e prodhimtarisë veprohet mbi sendet e punës, sipas përkushtimit të tyre dhe energjisë të cilën e shfrytëzojnë për tu vënë në lëvizje punuese, ndahen në pajisje dhe pajime. Pajisjet. Me pajisje emërtohen veglat dhe mjetet e ndryshme prodhuese dhe matëse të punës të cilat i përkushtohen fuqisë punonjëse, siç janë për shembull: çekani i dorës, gërshërët e dorës, shpuesja (turiela) e dorës, danat, këndmatësi makinik, kompasi, mikrometri, metri e tjera, në veprim i vë njeriu. Energjia e tyre prodhuese si dhe numri i operacioneve prodhuese të cilat mund të kryhen me to, varen kryesisht nga energjia psikofiziologjike e njeriut dhe nga stërvitshmëria e tij. Pajimet. Pajime quhen mjetet e ndryshme të punës të cilat u përkushtohen proceseve të caktuara prodhuese, përkatësisht proceseve dhe operacioneve të caktuar teknologjike, siç janë për shembull: ndërtesat teknologjike, stabilimentet e ndryshme teknologjike, makinat e ndryshme, veglat e prodhuara për shfrytëzimin e makinave, instalimet, përçuesit e ndryshëm, aparatet, instrumentet dhe mjetet e tjera matëse dhe prodhuese të mekanizuara ose të automatizuara, të cilat në veprim i vë njeriu, kurse energjia e tyre prodhuese dhe aftësia e punës lirohet plotësisht ose pjesërisht nga vetvetiu - varësisht nga shkalla e mekanizimit, përkatësisht të automatizimit të aktiviteteve 157

Upload: others

Post on 31-Jan-2021

4 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Menaxhimi i prodhimtarisë

184

Pajimet e sistemit organizativ prodhues

183

Menaxhimi i prodhimtarisë

6.0.0.0. PAJIMET e sistemit organizativ prodhues

6.1.0.0. NJOHURI TË PËRGJITHSHME

Mjetet e punës me të cilat në procesin e prodhimtarisë veprohet mbi sendet e punës, sipas përkushtimit të tyre dhe energjisë të cilën e shfrytëzojnë për tu vënë në lëvizje punuese, ndahen në pajisje dhe pajime.

Pajisjet. Me pajisje emërtohen veglat dhe mjetet e ndryshme prodhuese dhe matëse të punës të cilat i përkushtohen fuqisë punonjëse, siç janë për shembull: çekani i dorës, gërshërët e dorës, shpuesja (turiela) e dorës, danat, këndmatësi makinik, kompasi, mikrometri, metri e tjera, në veprim i vë njeriu. Energjia e tyre prodhuese si dhe numri i operacioneve prodhuese të cilat mund të kryhen me to, varen kryesisht nga energjia psikofiziologjike e njeriut dhe nga stërvitshmëria e tij.

Pajimet. Pajime quhen mjetet e ndryshme të punës të cilat u përkushtohen proceseve të caktuara prodhuese, përkatësisht proceseve dhe operacioneve të caktuar teknologjike, siç janë për shembull: ndërtesat teknologjike, stabilimentet e ndryshme teknologjike, makinat e ndryshme, veglat e prodhuara për shfrytëzimin e makinave, instalimet, përçuesit e ndryshëm, aparatet, instrumentet dhe mjetet e tjera matëse dhe prodhuese të mekanizuara ose të automatizuara, të cilat në veprim i vë njeriu, kurse energjia e tyre prodhuese dhe aftësia e punës lirohet plotësisht ose pjesërisht nga vetvetiu - varësisht nga shkalla e mekanizimit, përkatësisht të automatizimit të aktiviteteve prodhuese të tyre, rëndom të programuara që më parë nga njeriu.

Forma dhe madhësia e pajisjeve dhe e pajimeve mund të jenë të ndryshme. Si pajisjet, ashtu eshe pajimet mund të prodhohen për punë, përkatësisht operacione prodhuese universale ose të specializuara.

6.2.0.0. STRUKTURA E PAJIMEVE të prodhimtarisë

Siç thamë më parë, pajimet përfshijnë makinat, instalimet dhe veglat e ndryshme prodhuese të organizatës prodhuese. Nga lloji dhe karakteristikat e tyre teknike e teknologjike varet mënyra dhe aftësia prodhuese e organizatës, përkatësisht pjesa teknike e ekonomike e afarizmit të saj, e me këtë edhe pjesa ekonomike e komerciale e afarizmit të organizatës prodhuese në përgjithësi. Prandaj struktura e pajimeve të organizatës prodhuese ka ndikim të madh në ekonomësinë, rentabëlsinë dhe prodhimësinë e saj. Për këtë arsye zgjedhjes së pajimeve të procesit të caktuar prodhues si dhe strukturës së tyre duhet kushtuar kujdes të madh.

Shikuar nga pikëpamja e strukturës, përkatësisht e përbërjes së pajimeve dallojmë organizatat prodhuese bashkëkohore dhe të vjetruara ( me pajime të demoduara). Mirëpo, në praktikë mund të hasen organizata prodhuese me pajime bashkëkohore dhe të vjetruara ekonomikisht e teknikisht.

Për afarizmin e organizatës prodhuese pengesë më të madhe paraqet vjetrimi ekonomik i pajimeve, sepse në këtë mënyrë zvogëlohet aftësia konkurruese në treg e organizatës. Nga kjo rrjedh se çdo organizatë prodhuese duhet të sigurojë strukturën optimale të pajimeve të veta. Për ta kuptuar dhe studiuar më mirë e më lehtë strukturën e pajimeve, ato ndahen dhe analizohen sipas kritereve të ndryshme.

6.3.0.0. KLASIFIKIMI I PAJIMEVE të prodhimtarisë

Ekzistojnë mënyra të ndryshme të klasifikimit të pajimeve. Më së shpeshti klasifikimi bëhet sipas përkushtimit të pajimeve, në grupe vijuese:

- pajimet energjetike,

- pajimet prodhuese,

- pajimet transportuese,

- pajimet e lidhjeve informuese, mjetet e PTT, etj.,

- pajimet prodhuese, matëse e kontrolluese, etj. dhe

- pajimet mbrojtëse, etj.

Pajimet energjetike. Këto pajime shërbejnë për prodhimin e energjisë ngasëse dhe bartjen e saj deri te shpenzuesit e ndryshëm në procesin prodhues. Për shembull: energjia elektrike të cilën e shfrytëzon makina prodhohet në termoelektranë ose hidroelektranë, me mjete, përkatësisht pajime të caktuara energjetike, kurse deri te makina kjo energji bartet me anën e përçuesve e nëpërmes transformuesve.

Me pajimet energjetike bëhet prodhimi, bartja dhe shndërrimi i energjive të ndryshme për qëllimet prodhuese, e tjera. Prandaj në pajimet energjetike hyjnë: makinat e avullit, motorët me djegie të brendshme, kompresorët, turbinat dhe makinat e tjera të cilat shfrytëzojnë ujin, makinat dhe instalimet e ndryshme elektrike, transformatorët, transmisionet e ndryshme, etj.

Pajimet prodhuese. Në këto pajime hyjnë të gjitha mjetet e punës të cilat shërbejnë për prodhimtarinë e prodhimeve të ndryshme. Me to në procesin prodhues veprohet mbi sendet e punës, dhe në këtë mënyrë atyre u ndërrohet forma ose gjendja agregate sipas programit të caktuar prodhues. Pajimet prodhuese mund të jenë të specializuara, ose universale. Sipas përkushtimit teknologjik, pajimet prodhuese ndahen në pajime prodhuese teknike dhe pajime prodhuese procesore (kimike). Ndarja më e shpeshtë e pajimeve prodhuese është ndarja në pajime prodhuese universale dhe pajime prodhuese speciale. Pajimet prodhuese universale mund të përdoren për realizimin e programeve të ndryshme prodhuese, kurse pajimet prodhuese speciale mund të përdoren vetëm për realizimin e programeve prodhuese për të cilat janë projektuar. Për këtë arsye makinat universale, siç janë gdhendësit, shpuesit, blerësit, çekanët mekanikë, zhvoshësit, imtësuesit, kompresorët, ventilatorët, mjetet e farkëtarisë e mjete tjera universale të punës mund të hasen në organizatat e ndryshme të degëve të ndryshme industriale. Ndërsa pajimet speciale siç janë kazanët e avullit, turbinat, gjeneratorët, mullinjtë e ndryshëm, sitat, presat speciale, instalimet galvanizuese, makinat dhe instalimet e ndryshme tekstile speciale, e të ngjashme, të cilat mund të përdoren për kryerjen vetëm të veprimtarive të caktuara themelore të programuara e të planifikuara gjatë themelimit të organizatave, në degët e caktuara të veprimtarive industriale dhe joindustriale.

Kuptohet, meqë shumica e këtyre mjeteve të punës përdorin veglat e ndryshme, edhe veglat marrin pjesë në pajimet prodhuese. Dhe si makinat dhe instalimet e ndryshme, ashtu edhe veglat ndahen në speciale dhe universale. Veglat speciale përdoren vetëm për kryerjen e operacioneve prodhuese speciale të proceseve të caktuara prodhuese, kurse veglat universale përdoren për operacione të ndryshme prodhuese, sipas kërkesës së procesit prodhues.

Pajimet transportuese. Në këto pajime hyjnë pajimet më të rëndësishme të organizatës prodhuese industriale. Niveli i mekanizimit dhe të automatizimit të mjeteve transportuese varet drejtpërsëdrejti nga shkalla e mekanizimit ose të automatizimit të proceseve prodhuese, përkatësisht të proceseve teknologjike. Prandaj në përdorim gjenden prej mjeteve më të thjeshta transportuese, siç janë për shembull karrocat e ndryshme për ngasje me dorë e deri te shiritat teknologjike me shpejtësi rregulluese transportuese, me të cilat rregullohet ritmi i punës, përkatësisht ritmi i procesit teknologjik sipas dëshirës.

Dallojmë pajimet transportuese për transport të rrjedhshëm (të kontinuar) dhe për transport të parrjedhshëm (të diskontinuar). Zbatimi i këtyre llojeve të pajimeve transportuese varet nga programi dhe plani prodhues si dhe nga një varg faktorësh teknik e ekonomikë të punës së organizatës prodhuese industriale.

Në pajimet e transportit të pa rrjedhshëm hyjnë: karrocat me një ose më shumë rrotë për ngasje me dorë, karrocat elektrike, tërfurkori (piruneri), ngritsit, liftat, lokomotivat, automjetet e ndryshme e të tjera. Ndërsa në pajimet për transport të rrjedhshëm marrin pjesë konvejerët (me lëvizje të ndërprerë ose të pandërprerë), elevatorët, teleferikët, ollukët teknologjike, gypat teknologjike dhe zorrët teknologjike për transport e të tjera.

Pajimet e lidhjeve informuese. Këto pajime përfshijnë të gjitha mjetet e komunikimit të brendshëm e të jashtëm të organizatës prodhuese industriale. Niveli i zbatimit të tyre varet jo vetëm nga natyra e procesit prodhues por edhe nga niveli i organizimit shkencor e bashkëkohor të punës. Në praktikë hasen lloje të ndryshme të pajimeve informuese, duke filluar prej telave ku kapen fletët e ndryshme të dokumentacionit teknologjik e dërgohen me tërheqje e deri te vendet e caktuar të punës, pastaj gypat e transportit pneumatik të dokumentacionit të ndryshëm teknik e teknologjik e deri te telefoni, interfoni, radioja dhe televizioni intern dhe mjetet e ndryshme të tjera bashkëkohore, përfshirë këtu edhe kompjuterët si mjete ma të automatizuara të informatikës (informuese). Përdorimi i pajimeve të ndryshme informuese bashkëkohore në organizatat e ndryshme prodhuese industriale varet shumë nga përsosshmëria e sistemit informativ, si dhe nga niveli i informatave (sasia dhe cilësia) të cilat duhet të dërgohen ose të merren brenda njësisë së caktuar kohore.

Pajimet matëse, rregulluese e kontrolluese. Këto pajime e përsosin procesin e krijimit të prodhimeve, kështu që sasia dhe cilësia e tyre varen drejtpërsëdrejti nga programi prodhues. Sa më të ndërlikuara që të jenë prodhimet dhe sa më të ndjeshme që të jenë proceset prodhuese, përkatësisht operacionet teknologjike, aq më të ndjeshëm duhet të jenë edhe mjetet matëse, rregulluese e kontrolluese të proceseve teknologjike e të operacioneve të tyre punuese. Me ndjeshmërinë e pajimeve matëse, kontrolluese e rregulluese rritet jo vetëm preciziteti i tyre, por edhe çmimi i kushtimit të tyre. Prandaj organizata prodhuese pajimet matëse, kontrolluese e rregulluese duhet t’i zgjedhë e t’i përdorë me racionalësi të duhur.

Pajimet mbrojtëse. Këto pajime nuk marrin pjesë drejtpërsëdrejti në procesin prodhues, por e ndihmojnë atë. Dallojmë pajimet mbrojtëse dhe pajisjet mbrojtëse. Në pajimet mbrojtëse marrin pjesë të gjitha mjetet dhe instalimet për mbrojtjen kolektive të punonjëseve dhe për mbrojtjen e pasurisë së përgjithshme materiale të organizatës prodhuese industriale. Këtu hyjnë sistemet e ndryshme të sinjalizimit e të alarmimit në rastet e ndryshme të rrezikimit të jetëve e të pasurisë shoqërore në përdorim të organizatës, pastaj mjetet e ndryshme të intervenimit (cisternat zjarrfikëse, hidrantët me sistemin e fluidit fikës të zjarrit, shkallët ndihmëse, mjetet e ndihmës së parë, etj. Kurse në pajisjet mbrojtëse hyjnë mjetet e mbrojtjes individuale në punë (veshmbathja speciale, dorëzat, kapelat, etj.) Të gjitha këto pajime kushtojnë shtrenjtë dhe paraqesin sferën e interesit individual dhe shoqëror, prandaj përdorimi i drejtë dhe racional i tyre kërkon forma të caktuara organizative në organizatat e ndryshme prodhuese industriale.

6.3.1.0. NJËSITË ORGANIZATIVE PËR PAJIME

Në figurën 26 është dhënë skema organizative e mundshme e drejtimit me lajimet e organizatës punuese industriale. Njësia organizative e pajimeve (stabilimenteve) industriale mund të jetë në kuadër të sektorit të krijimit, atëherë kur organizata punuese nuk është e madhe dhe kur ajo ka veprimtarinë themelore relativisht të thjeshtë, prandaj as pajimet nuk janë të ndërlikuara e të shumta. Në rastet e tjera, kur organizata prodhuese është e madhe dhe ka programin prodhues relativisht të ndërlikuar, njësia organizative e sigurimit dhe drejtimit me pajime duhet të organizohet si njësi e pavarur. Në këtë mënyrë sigurohet objektiviteti i punës së saj. Mirëpo, çdo herë formën organizative të drejtimit me pajime duhet ta përcjellë racionalizimi i afarizmit të përgjithshëm të organizatës prodhuese.

Fig. 26.

Nëse forma organizative e pajimeve do të jetë si në figurën 26, pa marrë parasysh se në kuadër të së cilës njësi qendrore organizative do të organizohen (sektori teknik apo krijues) ose do të jenë të pavarur, lëmenjtë përbërëse do të përfshijnë si vijon:

Klasa për planifikimin e investimeve:

- seksioni për hartimin e projekteve (ideore ekzekutuese) me parashikimin e materialeve themelore, me kalkulime statike me llogaritë e përafërta dhe me ndërlidhje me sektorin krijues dhe financiar dhe institucionet e jashtme të planifikimit,

- seksioni për mbikëqyrjen e rindërtimit kryen përgatitjen e punëve organizative dhe llogaritare sipas planit kontor ndërtimor (planit

ekonomikisht të arsyetuar) dhe bën mbikëqyrjen e ndërtimeve,

- veprimtaritë ndihmëse në kuadër të klasës së planifikimit të investimeve, me përcjelljen e tërë aktivitetit lidhur me hartimin e projekteve dhe bërjen e llogarive, shumëzimin e tyre dhe shpërndarjen dhe evidentimin e tyre e të ngjashme.

Klasat e ndërtimtarisë:

- seksioni për planin e ndërtimeve harton vizatimet përfundimtare në bazë të dokumentacionit për çdo objekt, përcakton mikrolokacionet (për objektet e rrethit të organizatës prodhuese), përgatit kalkulimet e sakta statike, llogarit e shpenzimeve dhe kujdeset për lejet e ndërtimit dhe për përgatitjet e tjera lidhur me ndërtimin

efektiv e racional të objekteve të nevojshme ndërtimore,

- seksioni për udhëheqjen e ndërtimit udhëheq dhe përcjell ndërtimin në të gjitha fazat e tij dhe sipas detajeve nga dokumentacioni ndërtimor, duke u kujdesur edhe për materialin e deponuar (sipas sasisë dhe cilësisë),

- seksioni për punët ndihmëse të ndërtimit themelon punëtorinë ku mund të zhvillohen punët, të cilat e ndihmojnë veprimtarinë ndërtimore themelore (energjetike, ujësjellësi, ranorja, punëtoria e punëve mekanike e salduese, etj.

Klasat e pajimeve teknike e teknologjike:

- seksioni për planin e pajimeve teknik e teknologjike hulumton

nevojat për mjetet prodhuese (makinat, veglat, instalimet, aparatet

dhe stabilimentet e tjera prodhuese), përcakton kërkesat e tyre për

objektet e reja ose të rikonstruktuara ndërtimore, planifikon

vendosjen e makinave nëpër punëtori, dhe në rast se vetë

organizata

prodhuese prodhon pajimet, atëherë ky seksion kryen edhe punët

lidhur me projektimin dhe konstruktimin e pajimeve të nevojshme,

kurse në rast se pajimet porositen prej prodhuesit tjetër (ose

prodhuesve të tjerë), atëherë ky seksion përgatit dokumentacionin e

ne nevojshëm teknik e administrativ për porositje,

- seksioni për montimin dhe mbikëqyrjen e pajimeve teknike e teknologjike merret me montimin dhe vënien në lëvizje të mjeteve

të punës (makinave, instalimeve, stabilimentet e të ngjashme), mbikëqyr tërësishëm pajimet e përgjithshme të organizatës

prodhuese industriale, përcjell hartat e makinave dhe jep urdhër për

ndreqje,

- seksioni i energjetikës përfshin energanat (kazanët e avullit, depot

e gazit industrial, rezervoarët e ujit dhe të lëndëve të ndryshme

djegëse, etj.),

- seksioni për transport përfshin të gjitha sistemet dhe mjetet transportuese të transportit të brendshëm dhe të jashtëm të

organizatës prodhuese industriale, siç janë: transporti ujor

mjetet dhe skelet (vetanake), transporti rrugor mjetet dhe

stacionet përkatëse, transporti hekurudhor dhe stacionet më

përkatëse për ngarkim-shkarkim e tjera, mirëpo ndonjëherë punët e

këtij seksioni ose tërë funksioni i tij mund të hyjnë, në pikëpamje

organizative, në kuadër të veprimtarisë të sektorit të krijimit

ose të sektorit të komerciales, gjë që varet nga vëllimi i

veprimtarisë transportuese dhe ndërlikueshmëria e mjeteve dhe e

sistemeve transportuese,

- seksioni i punëtorive ndihmëse përfshin të gjitha punëtoritë ku

zhvillohen punët me të cilat ndihmohet veprimtaria themelore e

- organizatës prodhuese, ato janë: punëtoritë mekanike,

elektroteknike, salduese, zdrukthuare, farkëtare, teneqepunuese, e

të ngjashme.

Zgjedhja dhe furnizimi me pajimet, përkatësisht me mjetet e punës për çdo organizatë prodhuese, më saktësisht për shërbimet e tyre të cilat merren me këtë veprimtari, paraqesin punë të ndërlikuara dhe shumë me përgjegjësi. Prandaj kësaj veprimtarie do t’i kushtojmë kujdes të veçantë.

6.4.0.0. ZGJEDHJA E PAJIMEVE DHE FURNIZIMI ME PAJIME

Zgjedhja e pajimeve dhe furnizimi i organizatës prodhuese industriale me pajime paraqitet si problem gjatë projektimit dhe ndërtimit të organizatës së re, ose gjatë modernizimit dhe zgjerimit të kapaciteteve të organizatës ekzistuese. Në zgjedhjen e pajimeve, përkatësisht të mjeteve të punës ndikojnë një varg faktorësh dhe rrethanash, të cilat mund të jenë të karakterit të përgjithshëm ose specifik, që rrjedhin nga vetë veprimtaria e organizatës prodhuese. Sipas natyrës së ndikimit të tyre këta faktorë mund të ndahen në tri grupe:

- faktorët teknik e ekonomikë,

- faktorët organizativë dhe

- faktorët ekonomik e komercialë.

Që të gjendet optimumi ekonomik i zgjedhjes së mjeteve të punës të gjitha këta faktorë duhet të njihen mirë dhe të studiohen hollësisht ndikimet e tyre veç e veç dhe bashkërisht.

Faktorët teknik e ekonomikë. Ndikimi i këtyre faktorëve në zgjedhjen e pajimeve dikton se në çfarë mase mjetet e punës me karakteristikat e veta teknike i plotësojnë nevojat teknologjike për realizimin e programit të caktuar prodhues, si dhe të kushteve ekonomike të parapara me këtë realizim. Prandaj në faktorët teknik e ekonomikë hyjnë:

- kapaciteti i mjeteve të punës,

- funksionaliteti i pajimeve,

- shkalla e mundshme e shfrytëzimit të kapacitetit,

- afati i qëndrimit të mjeteve të punës,

- shkalla e veprimit të frytshëm të mjeteve të punës,

- shpenzimet ngasëse të mjeteve të punës dhe disponimi (kamja e

tyre) me to: elektroenergjia dhe llojet e tjera të energjisë

ngasëse, vajrat, pastrimi, mirëmbajtja e të ngjashme,

- shkalla e precizitetit të mjeteve të punës (sipas kërkesave të

programit prodhues),

- shkalla e shfrytëzimit të sendeve të punës nga ana e pajimeve (mjeteve të punës),

- pamja estetike dhe mundësia e shfrytëzimit racional të hapësirës

për vendosjen e tyre,

- shkalla e aftësimit të kuadrove për përdorimin e tyre,

- shkalla e besueshmërisë së pajimeve, përkatësisht të mjeteve të

punës, e të ngjashme.

Faktorët organizativë. Këta faktorë janë të lidhur ngushtë për planin dhe programin prodhues. Rëndom dallojmë këta faktorë organizativ:

- çmimi i blerjes së mjeteve të punës nga aspekti i organizimit të transportit,

- montimi i pajimeve,

- caktimi i hapësirës së funksionimit (hapësirës teknologjike),

- mënyra e organizimit të mirëmbajtjes,

- mënyra e përdorimit të pajimeve dhe caktimi i numrit të përdorëse dhe të udhëheqësve të prodhimtarisë me strukturën kualifikuese, - masat e nevojshme të cilat duhet zbatuar me qëllim të mbrojtjes kolektive në punë dhe të mbrojtjes individuale,

- caktimi i masave të nevojshme për mbrojtjen e përgjithshme

popullore dhe të vetëmbrojtjes shoqërore të lidhura për

organizatën prodhuese në përgjithësi dhe për çdo mjet,

përkatësisht pajim të punës.

Faktorët ekonomik e komercialë. Këta faktorë janë të lidhur ngushtë me tregun. Gjatë zgjedhjes dhe sigurimit të pajimeve të punës, ndikimi i këtyre faktorëve shprehet nëpërmes:

- kushteve të sigurimit të pajimeve,

- çmimit të sigurimit të mjeteve të punës,

- shpenzimeve të transportit dhe të shfrytëzimit (eksploatimit) të mjeteve të punës, përkatësisht të punës.

6.4.1.0. OBJEKTET NDËRTIMORE

Forma dhe madhësia e ndërtesave dhe e objekteve të tjera ndërtimore janë të lidhura ngusht për programin dhe planin prodhues të prodhimtarisë. Prandaj projektimi dhe konstruktimi i objekteve ndërtimore bëhet pas aprovimit të programit dhe të planit të caktuar prodhues. Dallojmë objektet ndërtimore teknologjike dhe objektet ndërtimore joteknologjike.

Objektet ndërtimore teknologjike. Këto objekte rëndom llogariten në pajimet e organizatës prodhuese industriale. Në objektet ndërtimore teknologjike hyjnë: ndërtesat për instalimet energjetike, ndërtesat për punëtori (sallat e punës), depot, gaspërçuesit, avullpërçuesit dhe instalimet e tjera, të cilat teknologjikisht e ndihmojnë zhvillimin e procesit prodhues.

Objektet ndërtimore joteknologjike. Këto objekte quhen edhe ndihmëse, sepse janë ato objekte të cilat shërbejnë prodhimtarinë. Në këto objekte hyjnë: ndërtesat e drejtorisë, restorantet, gardërobat, nyjet sanitare, banjat, garazhet, objektet për aktivitetet për kulturë, arsimim dhe zbavitje të punëtorëve, ambulancat, laboratorët si dhe objektet ndërtimore për aktivitete të tjera ndihmëse ose sekondare të organizatës së caktuar prodhuese.

Një organizatë prodhuese mund të ketë numër të madh ose të vogël objektesh ndërtimore teknologjike dhe ndihmëse e sekondare. Sipas përkushtimit dhe formës së tyre dallojmë: objektet e ndërtimit të lartë, objektet e ndërtimit të bujqësisë, objektet e ndërtimit të ulët me objektet e hidro-ndërtimit dhe objektet e ndërtimit ekonomik (industrial ose teknologjik).

Objektet e ndërtimit të lartë. Në to hyjnë ndërtesat e arkitekturës së përgjithshme siç janë: ndërtesat e banimit, e zhvillimit të aktiviteteve kulturo-zbavitëse, çerdhet e fëmijëve, shkollat, e të tjera.

Objektet e ndërtimit të bujqësisë. Këtu hyjnë objektet me forma të përkushtuara nevojave të ndryshme të bujqësisë, siç janë për sh.: siloset, ahërat (stallat), basenet bujqësore e të tjera.

Objektet e ndërtimit të ulët me objektet e hidro-ndërtimit: Këtu hyjnë rrugët, hekurudhat, tunelet, skelet (limanet), largpërçuesit, kanalizimet, basenet, pendët, ndërmarrjet për rregullimin e brigjeve të lumenjve, të liqeneve ose të detit, mburojat nga dheu ose guri, e të tjera.

Objektet ndërtimore ekonomike ndahen në objektet industriale dhe në objektet xehetarë.

Në objektet e ndërtimit ekonomik industrial hyjnë: ndërtesat industriale, furrat e larta për shkrirjen e metaleve, siloset, objektet e hidroelektranave, e termoelektranave dhe e aeroelektraneve (elektranat me ngasje të erës), etj.

Në objektet e ndërtimit ekonomik xehtarë hyjnë: puset xeherore, korridoret e minierave, punishtet xeherore, xeheroret mbitokësore, xeheroret nëntokësore, shpuarjet xeherore (për hulumtimin e përmbajtjes së nëntokës) e të tjera.

6.4.1.1. Zgjedhja e tipit optimal të ndërtesës

Si thamë më parë, forma dhe madhësia e ndërtesave teknologjike varet nga plani dhe programi prodhues, përkatësisht nga procesi prodhues i cili duhet të zhvillohet në to. Që të sigurohet tipi optimal i ndërtesës, përkatësisht i objektit ndërtimor teknologjik duhet të plotësohen disa kushte lidhur me funksionalitetin dhe ekonomësinë e objektit në eksploatim. Përveç çështjeve lidhur me ekonomësinë e ndërtimit duhet të plotësohen edhe disa kushte të cilat rrjedhin nga zbatimi i masave për mbrojtjen e ekologjisë (mjedisit të punës e të jetës së njeriut) dhe i masave për mbrojtjen e përgjithshme popullore dhe vetëmbrojtjen shoqërore (posaçërisht për organizatat prodhuese me interes të përgjithshëm shoqëror). Përveç këtyre, ndërtesa duhet t’u përgjigjet të gjitha kushteve të nevojshme lidhur me mbrojtjen higjiene e teknike të kolektivit punues dhe të individëve në procesin prodhues.

Funksionaliteti i objekteve ndërtimore e posaçërisht e ndërtesave teknologjike (industriale) shihet te mundësia që në mënyrë sa më të frytshme të shfrytëzohet përkushtimi i tyre, me ekonomësi maksimale në eksploatim në pikëpamje të shpenzimeve të mirëmbajtjes dhe të amortizimit. Me zgjidhjen projektuese, projektuesi vendos për funksionalitetin e objektit ndërtimor, përcakton dimensionet dhe formën e objektit. Ndërtesa teknologjike dhe ajo ndihmëse duhet të kenë mjaft vend për vendosjen e pajimeve teknologjike, përkatësisht të pajimeve administrative, për vendosjen e materialit si dhe për qarkullimin e lirë në kuadër të zhvillimit pa pengesa të procesit teknologjik, përkatësisht të punëve administrative. Nga kjo del se madhësia e ndërtesës varet nga lloji i veprimtarisë e cila zhvillohet në te, vëllimi i prodhimtarisë dhe tipi i saj (veç e veç, serik ose masiv) dhe organizimi i transportit të brendshëm. Përveç kësaj, si kemi thënë edhe më parë, ndërtesa duhet të sigurojë edhe zbatimin e masave mbrojtjes higjiene e teknike, si dhe kushtet e tjera të nevojshme normale të punës (nyjet sanitare, banjot, kuzhinën, hapësirën për vendosjen e mjeteve të klimatizimit, nxehjen, ventilimin, pushimin, intervenimin mjekësor, etj.).

Gjatë projektimit të ndërtesës mund të parashtrohet çështja e madhësisë së objektit ndërtimor, dhe e përcaktimit për një ndërtesë të madhe ose më shumë të vogla, për ndërtesën njëkatëshe ose shumëkatëshe. Detyra tjetër të cilën duhet ta zgjidhë projektuesi, në frymën e funksionalitetit të ndërtesës dhe të shfrytëzimit racional është forma e vendosjes reciproke e më shumë ndërtesave teknologjike dhe administrative. Meqë karakteristikat e ndërtesës i përcakton procesi prodhues, forma e tyre si dhe vendosja reciproke duhet të jenë në funksion të zhvillimit të procesit prodhues, përkatësisht të procesit teknologjik. Kështu, për shembull, në industrinë tekstile dhe në industrinë e makinave për çdo repart ndërtohen ndonjëherë ndërtesat e posaçme (tjerrtoret, thurrtoret, farkëtoret, energjoret, derdhoret, shkritoret, punëtoritë e makinave përpunuese vegloret, montoret, e të ngjashme).

Radhitja reciproke e makinave, përkatësisht e pajimeve teknologjike ndikon në formën e ndërtesës, dhe anasjelltas, format e ndërtesave ndikojnë në radhitjen reciproke të mjeteve të punës; në mënyrë që të bëhet ndërlidhja efektive e proceseve punuese të cilat zhvillohen në to dhe të bëhet organizimi racional i transportit të brendshëm. Gjatë vendosjes së ndërtesave duhet të kihet parasysh edhe mundësia e zgjerimit eventual të ndërtesave ose shtimi i tyre sipas planit dhe programit të ri prodhues.

6.4.1.2. Zgjedhja e llojit të materialit për ndërtim

Në zgjedhjen e materialit për ndërtimin e objekteve të ndryshme ndërtimore teknologjike ose industriale dhe të objekteve ndërtimore administrative, ndihmëse ose joindustriale, ndikojnë në shumë faktorë, në mesin e të cilëve rëndësi të posaçme kanë: lloji i procesit prodhues ose vetë programi prodhues dhe plani i prodhimtarisë (posaçërisht afatet), vetitë e materialit ndërtimor, sasia e kamur (në dispozicion), mundësit e formimit (e konstruktimit), çmimi i kushtimit, etj.

Për ndërtimin e ndërtesave si dhe për ndërtimin e objekteve të tjera ndërtimore më së shpeshti përdoren: druri, hekuri, çeliku, betoni i armiruar, tulla, guri, mermeri, betoni, bitumoni, qelqi, prodhimet e ndryshme në bazë të dheut dhe cementit, etj., pastaj alumini, bakri dhe metalet e tjera me ngjyra të pastra ose si legura, etj.

Drurin si material ndërtimor duhet përdorur kudo ku kushtet e punës dhe të eksploatimit të objekteve lejojnë, sepse kushton lirë dhe mund të përdoret leht. Druri është posaçërisht i përshtatshëm për objektet e industrisë kimike, meqë është i rezistueshëm ndaj acideve dhe për objektet e ndërtimit me montim dhe ngjitje e gozhdim.

Hekuri e çeliku dikur më shumë janë përdorur për objektet ndërtimore, kurse sot përdoren më rrallë për objektet industriale e gati fare nuk përdoren si material themelor ndërtimor për objektet e banimit. Mirëmbajtja e objekteve prej hekuri ose çeliku është e vështirë, posaçërisht nëse brenda tyre zhvillohen proceset teknologjike, të cilat bazohen në acide të ndryshme. Konstruksionet prej çeliku kanë përparësi te ndërtimi i sallave me montim, sepse konstruksionet e tilla mundësojnë përgatitjet paraprake të elementeve të objektit, montohen relativisht shpejt, janë të forta dhe japin më shumë hapësira të lira për vendosjen e pajimeve e tjera.

Alumini dhe betoni i armiruar janë zëvendësime më të shpeshta, si material ndërtimor, për hekurin dhe çelikun.

Alumini si material ndërtimor themelor përdoret për objektet e lehta industriale dhe joindustriale. Ndonjëherë alumini përdoret vetëm për veshjen e konstruksioneve prej drurit ose çelikut, për ta shtuar qëndrueshmërinë e tyre ndaj ndikimeve të ndryshme atmosferike ose proceseve teknologjike. Aluminin e hasim edhe si material zbukurues (dekorativ) në objektet e ndryshme ndërtimore teknologjike ose ndihmëse.

Betoni i armiruar është i qëndrueshëm dhe mirëmbahet lehtë. Betoni i armiruar përbëhet prej betoni dhe hekuri ndërtimor. Në betonin e armiruar shpenzohet vetëm 1/3 e sasisë së hekurit të nevojshëm për konstruksionin prej hekurit. Konstruksionet prej betonit të armiruar, gjithashtu janë të përshtatshëm për ndërtim me elementet e montuara, sepse si edhe në konstruksionet prej çeliku ose hekuri elementet e konstruksionit mund të fabrikohen që më parë. Përveç kësaj, me ndihmën e betonit të armiruar mund të prodhohen forma të ndryshme elementesh bartëse të ndërtesave, ose të objekteve të tjera ndërtimore, gjë që mundëson ndërtimin më racional dhe më të përshtatshëm proceseve të caktuara teknologjike.

Tulla si element ose material themelor ndërtimor në objektet industriale teknologjike tash përdoret rrallë, ndërsa në objektet ndihmëse industriale haset më shpesh, ose si material themelor ndërtimor, ose si material dekorues ose si material izolues. Në disa objekte dhe procese teknologjike tulla prej materialeve speciale (shamoti, magneziti, silikati) është e pazëvendësueshme.

Betoni është përçues i mirë i të ftohtit, prandaj nuk është i përshtatshëm për ndërtimin e mureve të punëtorive të cilat duhet të kenë temperatura të larta teknologjike. Objektet e ndërtuara prej betonit vështirë mund t’i ndërrojnë format e veta fillestare, prandaj janë të papërshtatshme për përshtatje të ndryshme (adaptime). Mirëpo, duke pasur parasysh se në botë ka mjaft çimento dhe zall e rërë- si elemente përbërëse të betonit,- betonin dhe tullat prej betonit duhet përdorur kudo, ku kushtet e ndërtimit dhe të eksploatimit e lejojnë këtë.

Guri është mjaftë i përshtatshëm për ndërtimin e objekteve ndërtimore teknologjike, por si agregat shtues i betonit mund të përdoret në rastet kur konstruksioni e lejon këtë.

Materialet e tjera dhe izoluese të shumta e të llojllojshme përdoren sipas kushteve ndërtimore dhe teknologjike të eksploatimit të objekteve ndërtimore të përkushtimeve të ndryshme.

6.5.0.0. Transporti në sistemin organizativ prodhues

Çdo lëvizje ose bartje e sendeve të punës, e mjteve të punës dhe e prodhimeve të punës dhe e prodhimeve të përpunimit ose të gatshme për qëllime të realizimit të prodhimtarisë industriale emërohet transporti industrial.

Dallojmë transportin industrial të brendshëm dhe transportin industrialë të jashtëm.

Lëvizjet dhe bartjet e sendeve të punës, e mjeteve të punës e mallit dhe fuqisë punonjëse brenda rrethit të organizatës prodhuese dhe për qëllime të realizimit të planit dhe të programit prodhues të organizatës prodhuese industriale quhet transport i brendshëm industrial ose thjesht transport i brendshëm.

Çdo lëvizje ose bartje e sendeve të punës, e mjeteve të punës ose e mallit jashta rrethit të organizatës prodhuese, e për qëllim të realizimit të planit dhe të programit prodhues të organizatës prodhuese industriale quhet transport i jashtëm industrial ose thjesht transport i jashtëm

Si transporti i brendshëm, ashtu edhe transporti i jashtëm kanë ndikim të madh në realizimin e synimeve prodhuese të organizatave prodhuese dhe të ekonomisë së një regjioni ose të një vendi në përgjithësi. Për këtë arsye shpeshherë thuhet se komunikacioni i një vendi është qarkullimi i gjakut të ekonomisë së atij vendi.

6.5.1.0. TRANSPORTI I BRENDSHËM

Transporti i brendshëm në organizatën prodhuese industriale përfshin çdo bartje ose lëvizje të sendeve të punës ( paralëndëve, repromaterialit - gjysmëprodhimeve (gjysmëfabrikateve) dhe të pjesëve të prodhimeve të gatshme, të materialit ndihmës, etj.), të mjeteve të punës ( veglave, aparateve, makinave, instrumenteve matëse, etj.), të fuqisë punonjëse ( të punëtorëve) dhe të prodhimeve të gatshme brenda rrethit të organizatës prodhuese industriale (brenda objekteve dhe oborrit të fabrikës). Transportimi i tillë zhvillohet midis depove dhe punëtorive, midis klasave punuese, midis punëtorive dhe ndërmjet vendeve të punës.

Transporti i brendshëm është pjesë përbërëse e veprimtarisë së çdo organizate prodhuese. Prej organizimit efektiv të transportit të brendshëm varet realizimi i planit dhe i programit prodhues, rrjedha e drejtë dhe e pandërprerë e procesit prodhues, si dhe lartësia e shpenzimeve prodhuese. Nga kjo del se transporti i brendshëm është problem i rëndësishëm organizativ i organizatës prodhuese industriale, dhe se kërkohet që të organizohet në mënyrë sa më racionale.

Racionalizimi i transportit të brendshëm ka të bëjë me organizimin e tillë të paramenduar të transportit që të barten sasitë maksimale të sendeve të punës, të mjeteve të punës, të fuqisë punonjëse e të prodhimeve të gatshme brenda kohës sa më të shkurtër, me fuqi sa më të vogël punonjëse, dhe me shpenzimin sa më të vogël të energjisë ngasëse e të mjeteve transportuese.

Me kohë eksperienca ka treguar se për organizimin racional të transportit të brendshëm gjatë projektimit, mirëmbajtjes dhe përsosjes së sistemeve transportuese dhe të mjeteve transportuese të transportit të brendshëm duhet përmbajtur principeve vijuese:

- rruga e sendeve të punës ( materialit) duhet të jetë sa më e shkurtë, njëkahore dhe mundësisht drejtvizore,

- vendosja e sendeve të punës ( paralëndëve, gjysmëprodhimeve, repromaterialit), e mjeteve të punës ( veglave, makinave, aparateve, instrumenteve matëse, etj.) dhe e prodhimeve të gatshme duhet të jetë e tillë që të mundësojë rrjedhën e pandërprerë të procesit prodhues, në pikëpamje të zhvillimit të të gjitha operacioneve

punuese lidhur me to,

- shtigjet transportuese duhet të jenë të kalueshme, të pastra, mjaft të ndriçuara, të shënuara sipas kërkesave dhe të furnizuara me shenjat përkatëse të sinjalizimit, të lajmërimit e të kujdesit,

- me shfrytëzimin e mjeteve përkatëse për vënien e prodhimeve, sendeve e të mjeteve të punës dhe me shfrytëzimin e mjeteve përkatëse transportuese sa më shumë të shkurtohet koha e

Ngarkimit shkarkimit dhe e bartjes (lëvizjes)-me mundësimin e

zhvillimit pa pengesa të të gjitha operacioneve të punës,

- duhet pasur kujdes për ngarkimin sa më të njënjëshëm të të gjitha mjeteve transportuese, posaçërisht të atyre të linjës së njëjtë të sistemit transportues,

- të evitohet stërngarkimi i mjeteve transportuese,

- kudo që është e mundshme të shfrytëzohet gravitacioni i tokës,

- të stërviten mirë të gjithë shfrytëzuesit dhe përdorëset\ e mjeteve transportuese për zhvillimin e operacioneve të caktuara

transportuese,

- të organizohet mirë shërbimi për mirëmbajtjen e mjeteve

transportuese dhe të zhvillohen me kohë të gjitha intervenimet e

nevojshme lidhur me ruajtjen e aftësisë transportuese të sistemeve

dhe të mjeteve transportuese të transportit të brendshëm, të

ndërlidhurme transportin e jashtëm të organizatës prodhuese

industriale.

Me zhvillimin e sistemeve transportuese janë zhvilluar dhe ndërruar edhe mjetet transportuese. Dallojmë mjetet e vetëlëvizshme të transportit dhe të bartjes së sendeve dhe mjeteve të punës, të prodhimeve të gatshme e të punonjësve, mjetet e palëvizshme dhe mjetet e vendosjes së transportit të brendshëm.

Mjetet vetëlëvizëse janë:

- ngritësit dhe bartësit,

- liftat (për njerëz dhe material),

- automjetet (tërfukerrë-pirunerët, vetëngarkuesit, etj.),

- automjetet e binarëve (vagonat e mëdhenj e të vegjël të formave të ndryshme dhe me ngasje elektromotorike e me ngasje të tjera),

- shiritat e pafund (për bartjen e sendeve të shkapërderdhura të

punës, për bartjen e pjesëve të punimit dhe të montimit etj.),

- sajat e binarëve,

- elevatorët e tjerë.

Mjetet e palëvizshme transportuese janë:

- gypat pneumatikë për bartjen në drejtime të ndryshme të sendeve, mjeteve e të dokumentacionit të punës në të gjitha drejtimet,

- olluçet e formave dhe të gjatësive të ndryshme,

- transportuesit kërmillorë (spiralorë),

- cilindrat rrotullues,

- pllakat dridhëse,

- litarët dhe tranët e ndryshëm për rrëqitjen e peshave të ndryshme, e

të tjera.

Mjetet për vënie të sendeve, të mjeteve të punës, të prodhimeve të gatshme për qëllime transportuese janë:

- paletat e formave dhe të dimensioneve të ndryshme speciale e të rëndomta,

- kontejnerët e formave dhe të dimensioneve të ndryshme specialë e

të rëndomta,

- varësit e ndryshëm, e të tjera.

Standardizimi i mjeteve transportuese ndihmon në masë të madhe racionalizimin e mjeteve transportuese dhe e transportit të brendshëm në përgjithësi. Zbatimi i standardizimit kërkon analizën e gjithanshme të të gjithë faktorëve dhe rrethanave të cilat janë të ndikimit të madh në standardizim, si për shembull, investimet fillestare për blerjen e mjeteve transportuese ose për vendosjen e sistemit transportues, të brendshëm e të jashtëm, pastaj mënyra e deponimit të sendeve e të mjeteve të punës, sasia e deponuar e sendeve të punës dhe e prodhimeve të gatshme, tipi i prodhimtarisë (veçor, serik ose masovik), niveli i organizimit të prodhimtarisë, etj.

Zgjidhja më racionale e transportit të brendshëm do të ishte atëherë, kur klasat punuese, punëtoritë dhe vendet e punës ashtu do të ndërlidheshin reciprokisht, saqë fare nuk do të nevojitej transporti i brendshëm. Në nivelin e tashëm të njohurive teknike e teknologjike të njerëzimit kjo është praktikisht e pamundshme.

6.5.1.1. Sistemet e transportit të brendshëm

Veprimtaria e transportit të brendshëm ndahet në këto operacione punuese:

- ngarkesa e sendeve dhe e mjeteve të punës, e prodhimeve të

gatshme dhe e materialit tjetër, i cili merr pjesë në procesin

prodhues,

- bartja e sendeve dhe e mjeteve të punës, prodhimeve të gatshme

dhe e materialit tjetër, bartja e njerëzve dhe lëvizja e gjësendeve të

cilat marrin pjesë në procesin prodhues,

- prejngarkimi (shkarkim-ngarkimi) i materialit, i mjeteve të punës, i prodhimeve të gatshme dhe ndërrimi i mjetit transportues të udhëtarëve,

- shkarkimi i materialit, i mjeteve të punës, i prodhimeve të gatshme dhe zbritja e njerëzve nga mjeti transportues.

Meqë bartja e sendeve dhe e mjeteve të punës merr pjesë drejtpërsëdrejti në procesin prodhues, atëherë prej të gjitha operacioneve të transportit të brendshëm rëndësi të posaçme ka bartja, kurse shkarkimi, ngarkimi dhe prejngarkimi janë pjesë të bartjes. Për organizimin e suksesshëm të bartjes së materialit, në transportin e brendshëm duhet evituar prejngarkimin. Sistemet bashkëkohore të transportit të brendshëm mbështeten në njohuritë e reja mbi sistemet transportuese dhe mjetet e transportit të brendshëm. Dallojmë këto sisteme kryesore të transportit të brendshëm:

- sistemi i relacioneve të rëndomta,

- sistemin e ralacioneve radiale,

- sistemin e relacioneve unazore, dhe

- sistemin e relacioneve ciklike.

Sistemi transportues me relacione të rëndomta. Në këtë sistem lidhja transportuese zhvillohet në mes dy njësive organizative prodhuese (për shembull: në mes depos në klasë dhe një klasë punuese). Pesha bartet vetëm në një kahje, prej depos në klasë, kurse në drejtimin tjetër, prej klasës punuese në depo, mjeti i transportit të brendshëm qarkullon pa peshë (ngarkesë), i pa shfrytëzuar. Në figurën 27 është paraqitur skema e transportit sipas sistemit të relacioneve të rëndomta.

Fig. 27. Relacioni i thjeshtë.

Sistemi transportues me relacione radiale. Ky sistem është i përbërë prej më shumë sistemeve me relacioneve të rëndomta, prandaj paraqet variantën e ndërlikuar të sistemit të relacioneve të rëndomta. Në figurën 28 është paraqitur skema e sistemit transportues me relacione radiale.

Fig. 28. Relacionet radiale.

Ky sistem përdoret kur një njësi prodhuese është e lidhur me disa njësi të tjera prodhuese, në pikëpamje të organizimit të transportit të brendshëm. Edhe te ky sistem, si dhe te sistemi me relacione rëndomta, mjetet transportuese shfrytëzohen vetëm për një kahe të zhvillimit të transportit, sepse në kahen tjetër mjeti qarkullon i pangarkuar. Prandaj në mes këtyre dy sistemeve nuk ka dallime themelore e parimore.

Sistemi transportues me relacione unazore. Këtë sistem e karakterizon qarkullimi i mjetit transportues në mes njësive organizative prodhuese, me ecje njëkahore nëpër rrugë të mbyllur në formë të rrethit ose të elipsës, ose të katërkëndëshit ose të katrorit ose të ndonjë figure tjetër gjeometrike. Me rëndësi është që mjeti transportues duke qarkulluar prej një njësie punuese në njësinë tjetër kalon nëpër të gjitha njësitë organizative prodhuese dhe kthehet në vendin prej nga është nisur,- duke e mbyllur kështu unazën qarkulluese. Në figurën 29 është dhënë skema e sistemit me relacione unazore.

Fig. 29. Relacioni unazor.

Në këtë sistem nuk ka endje të zbrazët të mjetit transportues, meqë transporti i brendshëm është organizuar ashtu që sendet ose mjetet e punës barten prej një njësie organizative prodhuese në njësinë tjetër dhe mjeti transportues vjen i ngarkuar deri në vendin e nisjes ose afër vendit të nisjes. Për këtë arsye ky sistem është më ekonomik se sa dy sistemet e para.

Sistemi transportues me relacione ciklike. Ky sistem është më i ndërlikuar se sa sistemet e parashtruara. Përdoret për organizatat prodhuese industriale të cilat në gjirin e vetë kanë më shumë njësi organizative të ndara në tërësi organizative prodhuese. Këto tërësi ndërlidhen reciprokisht me relacione unazore vetanake, kurse këto relacione unazore reciprokisht ndërlidhen në një tërësi transportuese me sistem transportues unazor. Në figurën 30 është paraqitur sistemi i relacioneve ciklike.

Vendosja e sistemit të relacioneve ciklike për transportin e brendshëm të ndonjë organizate prodhuese industriale kërkon njohuri të gjithanshme të problematikës të procesit prodhues dhe të transportit të brendshëm. Sistemet e relacioneve unazore dhe ato të relacioneve ciklike janë shumë më racional, mundësojnë zhvillimin më disiplinor të të gjitha operacioneve transportues, angazhimin më të drejtë të fuqisë punonjëse në shfrytëzimin dhe mirëmbajtjen . e mjeteve transportues, kështu që shkalla e shfrytëzimit të tyre është mjaft e lartë - i afrohet njëshit

Fig. 30- Relacionet ciklike.

Se cilën prej këtyre sistemeve të përmendura do të duhej zbatuar në ndonjë organizatë prodhuese industriale, duhet ta caktojë hulumtimi i hollësishëm i arsyeshmërisë së zbatimit të njërit ose të tjetrit sistem, ose të sistemeve të kombinuara, nga aspekti i realizimit të planit dhe të programit prodhues sipas kushteve të afarizmit pozitiv të organizatës prodhuese në tërësi.

6.5.2.0. TRANSPORTI I JASHTËM

Me transportin e jashtëm të organizatës prodhuese industriale sigurohet në radhë të parë furnizimi i prodhimtarisë me paralëndë dhe i tregut me prodhime të gatshme të organizatës prodhuese. Kuptohet kur vetë organizata i dërgon prodhimet rrjetit të shitoreve të veta, atëherë transporti i jashtëm gjendet drejtpërsëdrejti në funksionin e realizimit të programit e të planit prodhues.

Plani i madh prodhues dhe programi i ndërlikuar prodhues kërkojnë transportimin e sendeve e të mjeteve të shumta e të llojllojshme të punës. Prandaj në këto raste transportit të jashtëm duhet t’i kushtohet kujdes më i madh, në pikëpamje të sigurimit me kohë të të gjitha elementeve të nevojshme të prodhimtarisë. Me organizimin e mirë të transportit të jashtëm sigurohet rrjedha e procesit prodhues pa ndërprerje të dëmshme dhe pa krijimin e grumbullive të sendeve të punës e të prodhimeve të gatshme në oborrin e organizatës prodhuese. Në këtë mënyrë evitohet edhe ndërtimi i depove të mëdha për sendet e punës e të mallrave të gatshme. Deponimi i sendeve të punës dhe i prodhimeve të gatshme krijon efekte shumë negative ekonomike e komerciale për organizatën prodhuese. Nga kjo rrjedh se transporti i jashtëm është i lidhur drejtpërsëdrejti me tregun e paralëndëve e të prodhimeve të gatshëm, dhe se me shtimin e tregut shtohet edhe transportimi i sendeve, i mjeteve dhe i prodhimeve të punës - pra shtohet transporti i jashtëm.

Për realizimin e suksesshëm të transportit të jashtëm duhet të ekzistojë bashkëpunimi i ngushtë midis degëve të ndryshme ekonomizuese të një rrethi të ngushtë ose të gjerë të një vendi, deri në përmasa ndërkombëtare - kur dërgohen prodhimet jashtë kufijve të vendit dhe kur sigurohen sendet e punës, mjetet e punës ose fuqia punuese nga tregu i jashtëm.

Llogaritet se një organizatë prodhuese industriale ka të organizuar mirë pjesën ekonomike e komerciale dhe pjesën teknike e ekonomike të afarizmit të vetë nëse siguron rrjedhën e pandërprerë të procesit prodhues, pa krijimin e grumbullive e të rezervave të sendeve të punës ose të mjeteve të punës dhe pa deponimin e prodhimeve në rrethin e organizatës prodhuese. Kuptohet se në këtë rast para organizatorëve të transportit të jashtëm parashtrohen kërkesa e detyra të shumta e të llojllojshme. Për zgjidhjen e këtyre detyrave, organizatorëve u nevojitet një bashkëpunim i ngushtë me të gjitha njësitë organizative të organizatës prodhuese, e posaçërisht ky bashkëpunim duhet të jetë i ngushtë e i gjithanshëm me njësinë organizative e cila merret me organizimin e transportit të brendshëm të të organizatës prodhuese industriale. Që të mund të realizohen me sukses obligimet e shumta transportuese brenda dhe jashtë organizatës prodhuese industriale të madhe organizatorëve u shërbejnë mjetet e shumta informuese e komunikuese, duke përfshirë këtu interfoninë, radiofoninë dhe televizionin intern.

Transporti i jashtëm zhvillohet me mjetet e ndryshme transportuese, gjë që varet nga natyra e mallit, i cili bartet dhe shpejtësia e dërgimit, si dhe arsyeshmëria ekonomike e mjetit transportues të angazhuar. Me nivelin e zhvillimit të gjithmbarshëm të njerëzimit janë zhvilluar edhe mjetet transportuese dhe sistemet komunikuese e të komunikacionit. Kështu sot shumë mallra barten me rrjetën e zhvilluar të rrugëve dhe mjeteve transportuese rrugore të rëndomta dhe speciale (për ngarkesa siç janë për sh.: nafta, produktet e naftës, kafshët, mishi, etj.), nëpër linjët ajrore dhe mjetet e transportimit ajror të llojllojshëm e të cilat shërbejnë për transportimin e shpejtë të mallrave e të fuqisë punonjëse dhe në fund kemi transportimin nëpër linçet ujore (detare e lumore) dhe mjetet e shumta e të llojllojshme transportuese. Edhe vetë paketimi i mallrave ka pësuar ndërrime të shumta. Tash prodhimet e ngarkuara në kontejnerë, për shembull në Japoni, po dërgohen pa u hapur deri në pjesët më të largëta të botës.

Themelimi i shumë organizatave ose i qendrave industriale është i lidhur ngusht me ekzistimin e rrjetit gjegjës të komunikacionit për qëllimet e transportit të jashtëm të gjithëmbarëshme, mirëpo edhe shumë objekte të komunikacionit janë ndërtuar për nevojat e transportit të jashtëm, për shembull, limanet, hekurudhat, rrugët, aeroportet, kanalet etj.

6.6.0.0..ZGJEDHJA E MJETEVE TRANSPORTUESE

Si kemi cekur më parë, dallojmë transportin e brendshëm dhe të jashtëm të organizatës prodhuese. Transporti i brendshëm dhe i jashtëm dallohen në mes veti si në aspektin teknik ashtu edhe teknologjik. Prandaj në aspektin teknik dhe teknologjik dallohen edhe mjetet transportuese të tyre. Derisa te transporti i jashtëm lloji i mjetit transportues dhe relacioni i qarkullimit të tij varen nga infrastruktura e rrethit të ngushtë dhe të gjerë të organizatës prodhuese, te transporti i brendshëm lloji i mjetit transportues dhe relacioni i qarkullimit të tij varen kryesisht nga sistemi i përvetësuar i transportit të brdshëm programi prodhues, tipi i prodhimtarisë, radhitja e makinave dhe e vendeve të punës, mënyra e organizimit të metodave teknologjike dhe plani i prodhimtarisë.

Transporti i jashtëm zhvillohet nëpër rrugë me mjetet transportuese rrugore (kamiona, furgona, cisterna, etj.), nëpër hekurudhë me mjetet transportuese hekurudhore (vagonat e hapura, e të mbyllura, vagonat cisterna, vagonat special, kontejnerët etj.), nëpër ujë me mjetet transportuese ujore (barkat, anijet me madhësi dhe forma të ndryshme, tankerët, anijet speciale, etj.) dhe nëpër rrugë ajrore dhe mjetet transportuese ajrore (aeroplanët transportues, helikopterët transportues, balonat, etj.). Lloji i transportuesit të transportit të jashtëm varet shumë, përveç nga lloji i mallit i cili transportohet dhe sasia e tij, gjendja agregate e të ngjashme, edhe nga lloji i aranzhmanit tregtar dhe largësia e tregut.

Kështu që, zgjedhjen e mjetit transportues e kushtëzojnë disa faktorë të jashtëm, të cilët organizata prodhuese duhet t’i respektojë, edhe atëherë kur këta faktorë mund të ndikojnë negativisht në ekonomisinë, rentabëlsinë dhe racionalitetin e transportit të jashtëm në përgjithësi.

Për dallim nga transporti i brendshëm, ku zgjedhja e mjeteve transportuese varet nga specificiteti i organizimit intern i organizatës prodhuese, te transporti i jashtëm zgjedhja e mjeteve transportuese dhe i relacioneve transportuese varet nga pozita gjeografike e organizatës prodhuese (afërsia e rrugëve transportuese hekurudhore,rrugore-tokësore, ujore dhe ajrore, niveli i mekanizimit dhe i specializimit të stacioneve ngarkuese-shkarkuese, etj.).

Meqë sistemi i transportit të brendshëm bën pjesën përbërëse të procesit prodhues, atëherë realizimi i suksesshëm i planit dhe i programit prodhues në masë të madhe varet nga lloji i mjeteve të këtij sistemi. Programi prodhues dhe prodhimtaria e organizuar dhe e planifikuar mirë diktojnë zgjedhjen e sistemit transportues dhe të mjeteve transportuese të transportit të brendshëm.

Vetë zgjedhja e mjetit transportues të transportit të brendshëm varet nga kërkesa e definuar për shërbime transportuese, të cilat dalin nga procesi prodhues për çdo mjet prodhues dhe çdo vend pune, përkatësisht nga kërkesat për shërbime transportuese, të cilat rrjedhin nga zhvillimi i suksesshëm dhe me kohë i operacioneve punuese deri në fund të procesit të caktuar prodhues.

Që të mund të bëhet zgjedhja e drejtë e mjetit transportues të transportit të brendshëm, shërbimi transportues, si njësi e posaçme organizative brenda organizatës prodhuese duhet të bashkëpunojë ngushtë me sektorin teknik. Sepse vetëm në këtë mënyrë mund të sigurojë informatat e nevojshme për programin prodhues dhe kërkesat e përkufizuara (definuara) prodhuese, përkatësisht nga proceset e definuara teknologjike. Këto kërkesa për shërbime transportuese definohen me planin operativ, përkatësisht terminues.

Transporti i brendshëm do të jetë i definuar mirë nëse mjetet e zgjedhura transportuese plotësojnë kërkesat vijuese:

- mundësojnë rrjedhën e pandërprerë e të njënjëshëm të procesit prodhues,

- mundësojnë arritjen e çimeve më të ultë të njëshme ( kg/m, ton/m

ose (ton/km), përkatësisht mundësojnë bartjen e një njësie peshore

në një njësi gjatësore të rrugës transportuese me çmim sa më të ulët,

- mirëmbajtja është e mundshme dhe e lehtë,

- përdorimi i mjetit është i lehtë,

- mund të sigurohen në tregun e brendshëm, çmimi i kushtimit,

- shpenzimi i vogël i energjisë ngasëse,

- angazhimin e numrit të vogël të punëtorëve,

- montohen dhe demontohen leht, e të tjera.

6.7.0.0. KLASIFIKIMI I MJETEVE TRANSPORTUESE

Klasifikimi i mjeteve transportuese mund të bëhet sipas kritereve të ndryshme. Përcaktimi këtyre kritereve rëndom niset nga përkushtimi, karakteristikat teknike dhe kushtet e ekploatimit të mjeteve transportuese. Të gjitha mjetet transportuese mund të klasifikohen në:

- dorëse,

- gravitacione,

- mekanike ( me ngasje elektromotorike, etj.)

- mjetet e transportit me ndërprerje,

- mjetet e transportit pa ndërprerje,

- mjetet e transportit horizontal,

- mjetet e transportit vertikal ose me ndonjë kënd pjerrtësie,

- mjetet e transportit të kombinuar, special,

- mjetet e kombinuara transportuese, e të tjera.

Mjetet transportuese të cilat më së shpeshti hasen sot në industrinë dhe xehetarinë bashkëkohore dhe në përdorim në përgjithësi janë:

- ngritësit dhe bartësit e ndryshëm (për ngritjen dhe bartjen e

peshave lart-poshtë, përpara-mbrapa, majtas-djathtas ose cilëndo

pozitë në hapësirë ose sipërfaqe të nivelit të arritshëm),

- transporterët (liftat, platformat dhe shiritat e ndryshme

transportuese për bartjen e peshave të formave të ndryshme në

distanca të mëdha, etj),

- ollukët e formave dhe të madhësive të ndryshme nga materiali i ndryshëm për lëshimin e peshave të madhësive dhe të gjendjeve të ndryshme agregate e të tjera),

- mjetet pneumatike (gypat e formave dhe madhësive të ndryshme

për bartjen e peshave të madhësive dhe të gjendjeve të ndryshme

agregate me shtypje ose nënshtypje - vakum),

- elevatorët,

- mjetet transportuese udhore (dorëse, mekanike-me ngasje elektromotorike ose tjetër, karrocat, tërfukerrët-pirunjerët),

- mjetet transportuese hekurudhore (vonetat, vagonët, karrocat dhe mjetet e tjera të rëndomta ose speciale për transportim nëpër

binarë),

- transporterët shtigjorë, siç janë shtigjet e shtruara me cilindra,

pastaj sajat transportuese, teleferikët, bartësit kërmillorë (çifti me

vidë pafund) e të tjera.

Lloji dhe sasia e matjeve transportuese të cilat do të angazhohen në realizimin e programit dhe të planit të caktuar prodhues varet, mes tjerash, prej kapacitetit, karakteristikave eksploatuese dhe çmimit të tyre.

6.8.0.0. RACIONALIZIMI I TRANSPORTIT TË BRENDSHËM

Në industrinë bashkëkohore transporti i brendshëm zhvillohet me mjetet të mekanizuara transportuese. Këto mjete kushtojnë shtrenjtë, prandaj shfrytëzimi i tyre duhet të jetë sa më racional. Shkalla a shfrytëzimit të mjeteve të mekanizuara të transportit të brendshëm në industrinë metalpërpunuese varet shumë nga niveli i organizimit të procesit prodhues në përgjithësi ( duke përfshirë këtu edhe zgjedhjen e drejtë të mjeteve transportuese). Megjithatë, parimi themelore i organizimit racional të transportit të brendshëm duhet të jetë evitimi, nëse jo i plotë, atëherë sa më i madh i punës muskulore të njeriut.

Organizimi racional i transportit të brendshëm duhet të shikohet nga pikëpamja e sigurisë dhe e ekonomësisë, si të sistemit transportues ashtu edhe të mjeteve transportuese të zgjedhura.

Principet themelore të cilave duhet t`i përmbahet projektuesi dhe organizuesi i transportit racional të brendshëm janë:

- rruga e materialit duhet të jetë sa më e shkurtër,

- manipulimi me sendet dhe mjetet e punës duhet të jetë sa më i

vogël (vendosja duhet të jetë e tillë që të ketë sa më pak

ngarkesa, shkarkesa, ringarkime, paketime dhe ekspeditime etj.),

- ngarkimi i mjeteve transportuese duhet të jetë sa më i njënjëshëm,

- lëvizja e materialit duhet të bëhet nëpër rrugë njëkahëshe të liruara nga lëvizjet e tepërta,

- rrugët transportuese duhet të jenë të gjera, të rrafshëta e të pastra,

- kapacitetet e mjeteve transportuese duhet të jenë ashtu të

balancuara me punë që të sigurohet shkalla sa më e lartë e

shfrytëzimit të tyre,

- personeli i angazhuar për përdorimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve dhe të mjeteve transportuese duhet të jetë i ushtruar në masë të nevojshme për përdorimin dhe mirëmbajtjen e drejtë të tyre me shkallën sa më të vogël të lëndimeve.

Për qëllime të racionalizimit të transportit (të jashtëm dhe të brendshëm) në organizatat prodhuese bashkëkohore industriale gjithnjë e më shumë po përdoren paletet (të rëndomta dhe speciale) dhe kontejnerët (të rëndomtë dhe specialë). Te transporti i zhvilluar me paletizim dhe kontejnerizim arrihet shfrytëzimi më i mirë i hapësirave (të depove dhe të mjeteve transportuese) dhe shpejtohet manipulimi (ngarkimi, shkarkimi, paketimi dhe bartja), si me sendet dhe mjetet e punës ashtu edhe me prodhimet e gatshme - duke filluar prej hyrjes në procesin prodhues e deri te plasmani i prodhimeve të gatshme në treg. Mirëpo, edhe transporti i paletizuar dhe i kontejnerizuar mund të racionalizohet. Ky racionalizim arrihet në rend të parë me standardizimin e paleteve dhe të kontejnerëve dhe me specializimin e tyre.

Për zbatimin e standardizimit dhe të specializimit të formave e të madhësive të paleteve dhe të kontejnerëve, më parë duhet analizuar dhe studiuar gjithanshëm të gjithë faktorët dhe rrethanat specifike të pjesës teknike e ekonomike dhe ekonomike e komerciale të afarizmit të organizatës prodhuese (si për shembull: lloji i prodhimeve, largësia e tregut, cilësia e paketimit e të ngjashme). Sepse investimet për paletizimin dhe kontejnerizimin e transportit në përgjithësi janë shumë të larta dhe shpaguhen vetëm pas përdorimit të gjatë e të kujdesshëm, me përtrirjen prej 10 deri 15% të paletave e të kontejnerve në vit.

Për organizimin racional të paletizimit të transportit të brendshëm duhet siguruar shfrytëzimin sa më të plotë të paleteve, paletet duhet të kenë peshën sa më të vogël dhe sistemet transportuese duhet të organizohen nëpër relacione unazore të transportit të brendshëm.

Për projektimin dhe zbatimin e organizimit sa më racional të transportit të brendshëm si dhe për analizën e nivelit shkencor të organizimit të transportit të brendshëm, si pjesë përbërse të procesit prodhues, përdoren sot shum mjete bashkëkohore, duke përfshirë këtu edhe mjetet më bashkëkohore elektronike.

Për të gjitha këto hulumtime shërben grafikoni i rrjedhjes së prodhimtarisë, përkatësisht i rrjedhjes së operacioneve prodhuese ose të punës. Shkurtimisht këto grafikone quhen “grafoper”- grafikone operacionesh.

Për çdo punëtori dhe nivel transportues (çdo kat të njësisë organizative prodhuese) duhet të hartohet grafoperi. Kështu dallojmë grafoperët e thjeshtë, - ku janë të vizatuara vendet e punës dhe me shigjeta janë paraqitur qarkullimi i sendeve dhe i mjeteve të punës dhe grafoperët e ndërlikuar, - ku rrjedhat e sendeve dhe të mjeteve të punës me sasitë e tyre janë paraqitur me shigjeta të trashësive ose të ngjyrave të ndryshme. Në këtë mënyrë shihet qartë se çfarë materiali duhet bartur prej një njësie në njësinë tjetër punuese, ose prej një vendi në vendin tjetër të punës, pastaj shihen sasitë dhe kohët brenda të cilave duhet të sigurohen këto sasi materialesh. Përveç kësaj, nga grafoperi mund të caktohen edhe normat e punës dhe numri i punëtorëve të nevojshëm për sistemet e caktuara transportuese. Në bazë të këtyre shënimeve mund të llogariten edhe çmimi i tërësishëm dhe çmimi i njëshëm i bartjes së materialit në transportin e brendshëm.

Gjatë projektimit të njësive prodhuese dhe të pajimeve të nevojshme për realizimin e programit dhe të planit të caktuar prodhues, grafoperi ndihmon për llogaritjen e relacioneve, të cilat duhet t’i kalojë materiali, e madhësive të objekteve të njësive prodhuese, e ngarkesës së sipërfaqeve prodhuese me pesha dhe e hapësirës dhe pozitës së depove të ndryshme.

Duke pasur parasysh rëndësinë dhe rolin që ka grafoperi për vendosjen racionale të sistemeve për transportin e brendshëm si dhe për realizimin e programit prodhues, për projektimin e njësive prodhuese, për caktimin e numrit të nevojshëm të punëtorëve transportues sipas kualifikimeve dhe për kalkulimin e kushtimit të transportit të brendshëm, në hartimin e grafoperëve duhet të sigurohet pjesëmarrja e eksperteve me dituri dhe eksperiencë të madhe teknike e teknologjike dhe organizative të të gjitha profileve (teknike, teknologjike, ekonomike, medicinale, sociale, ergonomike, juridike, ekologjike, psikologjike, etj.), në mënyrë që sistemi i vendosur i transportit të brendshëm të mund t’i plotësojë jo vetëm kushtet teknike e ekonomike por edhe kushtet humanitare.

Në figurën 31 është paraqitur grafoperi sipas rrjedhjeve të materialit të transportuar.

Fig.31. Paraqitja grafike e ecurisë së sendeve të punës para racionalizimit të transportit të brendshëm

(rruga e gjatë 132m).

Proceset teknologjike duhet të analizohen sistematikisht, në mënyrë që të gjenden format më racionale dhe të sigurta transportuese, me shfrytëzimin më të mirë të mjeteve transportuese, mirëmbajtjen e rregullt të tyre dhe me organizimin më efektiv të shërbimit transportues. Kjo vlen posaçërisht atëherë kur transporti i brendshëm i klasës punuese ose i repartit punues duhet t’i përshtatet programit dhe planit të ri prodhues (të përkohshëm-deri sa zgjatë sasia e prodhimeve të reja). Në këtë rast duhet të analizohen të gjitha shpenzimet lidhur më riorganizimin e transportit të brendshëm (ndërrimi i vendeve të makinave, rivendosja e instalimeve përkatëse, zëvendësimi i mjeteve transportuese, e të tjera) .

Në figurën 22 është paraqitur qarkullimi ekzistues i sendeve të punës të një procesi teknologjik të pa racionalizuar, nga aspekti i transportit të brendshëm. Këtu rrugët transportuese gërshetohen dhe janë të vendosura pa zbatimin e parimeve themelore praktike të racionalizimit.

Në figurën 32 është paraqitur procesi i njëjtë teknologjik, por me transportin e brendshëm të racionalizuar - me zbatimin e parimeve themelore praktike të racionalizimit. Shfrytëzimi i hapësirës punuese e transportuese është më racional, rrugët transportuese janë dukshëm më të shkurta dhe sigurimi i lëvizjeve punuese e transportuese është shumë i madh.

Fig.32. Paraqitja grafike e ecurisë së sendeve të punës pas

racionalizimit të transportit të brendshëm

(gjatësia e rrugës 53m).

Për mirëmbajtjen dhe eksploatimin sa më racional të mjeteve transportuese kujdeset njësia e posaçme organizative me emërtime të ndryshme, si për shembull, shërbimi transportues, sektori i transportit të brendshëm e tjera. Si struktura e brendshme organizative ashtu edhe madhësia e kësaj njësie organizative varen nga plani dhe programi prodhues. Meqë procesi prodhues përbëhet nga lëvizjet e ndryshme të sendeve të punës ose të mjeteve të punës, e këto lëvizje i siguron sistemi përkatës transportues, pjesë përbërëse e racionalizimit të procesit prodhues është racionalizimi i sistemit transportues. Në këtë mënyrë arrihet që me shpenzimin sa më të vogël të energjive të të gjitha llojeve të prodhohen sa më shumë të mira materiale.

Pajimet

Objektet ndëtimore

Pajimet teknike

Planifikimi i investimeve

Plani i pajimeve

Plani ndërtimor

Hartimi i projektev

Udhëheqja me

ndërtim

Montimi dhe

mbykëqyrja

Mbykëqyrja e ndërtimeve

Veprimtaritë

ndihmëse

Energjetika

Veprimtaritë ndihmëse

Transporti

Punëtorit

ndihmëse

1

B

A

2

1

2

3

Q

4

8

5

7

6

A

B

C

D

E

B

A

C

D

1

3

2

3

2

1

1

2

1

2

3

4

5

Depoja e

sendeve

të punës

Depoja e

prodhi-meve të gatshme

6

7

8

2

9

� EMBED CDraw5 ���

� EMBED CDraw5 ���

5

10

3

1

11

4

12

Kontrolli

DPS

DPG

7

LEGJENDA:

DPS- depoja e sendeve të

punës,

DPG- depoja e prodhimeve

të gatshme,

K - kontrolli,

1,2,3,4,5,6,7,8,9,10,11 dhe

12 vendet e punës.

8

K

K

1

K

6

� EMBED CDraw5 ���

2

9

K

10

3

K

5

K

K

4

11

12

B

_902654062.unknown
_903184941.unknown
_902653937.unknown