procesi i te shkruarit
TRANSCRIPT
Procesi i te shkruarit
• Puna përgatitore• Ajo që shkruhet duhet të jetë e
menduar me kujdes dhe jo një mendim i nxituar i rastit. Përpara se të planifikoni atë që do të shkruani, nuk do të ishte ide e keqe të planifikoni kohën që ju duhet për ta shkruar, në mënyrë që të bëni punën ashtu siç duhet.
• Qartësime i ideve• Një nga mënyrat më të dobishme të
përdorimit të kohës është duke menduar për atë që do të shkruhet. Kjo ndihmon për të kthelluar idetë.
• Në fazën e të menduarit futen edhe elementet paraprake, si:
• leximi për qëllime kërkimore, • mbajtja e shënimeve,• qartësimi i informacionit që doni të përcillni
dhe i qendrimit që doni të shprehni.
• Përcaktimi i qëllimit• Përpara se të filloni të shkruani duhet
të keni një ide të qaqrtë për qëllimin për të cilin po shkruani, si dhe një ide pak a shumë të qartë për lexuesin, cili do të jetë aid he interesat që ka. Kjo do t’ju ndihmojë të përcaktoni edhe formën e të shkruarit që do të përdorni.
• Disa qëllime të mundshme të të shkruarit:
• Të bindësh të mbrosh të shpjegosh
• Të përgjigjesh të përshkruash të krahasosh
• Të shprehësh të analizosh të raportosh
• Të argëtosh të informosh
• Organizimi dhe planifikimi• Planifikimi i një shkrimi ndihmon si
shkruesin ashtu edhe lexuesin. Një shkrim me strukture të qartë dhe logjik pranohet më lehtë nga lexuesi se sa një shkrim i rrëmuejshëm, me përseritje ose i ndërtuar në një mënyrë të tillë që të ketë kuptim për shkruesin, por jo për lexuesin.
• Si bëhet plani?• Për të gjithë njerëzit dhe pothuaj për të
gjitha llojet e shkrimeve, një plan i shkruar me një letër është gjithnjë më i mirë se një plan në mendje. Mund të ndodh që letra të humbasë, por idetë, po nuk u hodhën në letër, humbasin shumë më lehtë. (Sot në kompjuter mund të sistemohen shumë më lehtë).
• Planet mund të ndërtohen edhe në bazë të pyetjeve. Kush?Cfarë? Pse? Si? Kur? Ku? Përgjigjet ndaj këtyre pyetjeve, shpesh përbëjnë bazën e asaj që do të shkruani.
• Në raste kur planifikimi është i pamundur hudhni në letër të gjitha mendimet që ju vijnë në kokë për temën, ashtu si ju vijnë pastaj të përpiqeni t’i strukturoni.
• Plani i parë• Qëllimi kryesor i planit të pare është që
t’i vijë në ndihmë vetë shkruesit. Kopja e parë zakonisht është thjesht një hedhje e ideve në letër, ndaj në këtë fazë nuk ka rendësi t’i kushtohet kujdes drejtshkrimit.
• Vëmendja kryesore është për përmbajtje e jo për formë.
• Një nga format më të zakonshme të hedhjes së ideve në plan është ajo e listës. Kjo listë çështjesh më vonë mund të kthehet në nëntitujt që do të formojnë skeletin e shkrimit.Cdo ide/çështje ndiqet nga një numër nënidesh, të cilat krijojnë bazën e paragrafëve të secilës pjesë të shkrimit.
• Renditja e ideve• *Ekzistojnë disa parime të përgjithshme, të
cilat janë të dobishme për strukturimin e të gjitha llojeve të shkrimeve funksionale (jo letrare).
• Në përgjithësi, sa më shpejt të shprehet qëllimi i shkrimit, aq më e lehtë do të jetë për lexuesin që ta kap fillim dhe ta ndjek atë deri në fund.
• Shpesh thuhet filloni me përfundimin.• P.sh. Kërkesë për rritje rroge:
• Një mënyrë tjetër e renditjes së ideve është edhe ajo kronologjike ose e pjesëshme, që i përshtatet, për shembull, përshkrimit të një procesi
• fillon këtu mbaron këtu
• ______________________________________
Ngjarja 1.Ngjarja2.Ngjarja 3.Ngjarja 4 Ngjarja 5
• Kopja e parë• Pas këtyre fazave mund të fillohet shkrimi i
kopjes së pare, që është pak a shumë varianti i plotë dhe i përafërt me atë që do të paraqitet në fund. Mund të ketë edhe kopje të dytë, të tretë, të katërt etj. Numri i tyre varet nga kërkesat që ka shkruesi ndaj vetes, lloji i temës, dhe shpesh, nga koha që ka në përdorim.
• Në shkrimin e fjalive të plota i duhet kushtuar kujdes si përmbajtjes ashtu edhe formës: rendit të fjalëve në fjali, strukturës gramatikore, fjalëve që theksojnë idenë që doni të jepni dhe zgjedhjes së fjalëve. Mos u shqetësoni për drejtshkrimin.
• Fjalia dhe paragrafi i parë shpesh janë më të vështirat, madje edhe për shkrimtarë me përvojë.
• Disa këshilla..• mos u shqetësoni për cilësinë e shkrimit tuaj sepse
nuk është qëllimi kryesor.• filloni aty ku ndjeheni më të sigurtë. Nëse ju duket e
vështirë të shkruani paragrafin e pare filloni me një paragraph tjetër. Nëse ngeceni provoni të kopjoni atë që keni shkruar deri tani (printojeni). merrni mendim të një shoku a të afërmi (që e njeh temën).
• përpara se të filloni të shkruani, lexoni (familjarizimi me problemi).
• përpiqun të ndiqni skemat ose grafikët. Bëni edhe ndryshime.
• Paragrafi i parë
• Paragrafi i parë është shumë i rëndësishëm…Ndaj duhet shkruar mirë duke treguar kujdes në formulim, në mënyrën që të tërheqë vëmendjen e lexuesit dhe ta mbajë gjallë interesimin e tij për të vazhduar leximin deri në fund.
• Disa këshilla:• përshkruani një skenë, rrethanë ose fakt
interesant që ilustron temën.• Fillojeni me ndonjë pyetje provokuese ose
citim të njohur që ka lidhje me temën.• Lidheni temën me jetën e lexuesit….• Filloni me një dialog, në të cilin prezentohet
personazhi ose konflikti (problemi) me anë të cilit mund të jepni informacion(studim).
• Filloni me përshkrim të vendit ose kohës në të cilin kanë ndodhur ngjarjet
• ( te dukuria e braktisjes-termi, fjalori, shkaqet dhe faktorët përcaktues, faftorët individual, faktori familje, faktori shkollë, faktori shoqëri; cili prioritet….)
• Rishikimi• Rishikimi është një faze e
domosdoshme…dhe këtu keni mundësi të tregoni punën krijuese.
• Mundohi ta lëni mënjanë shkrimin për pak kohë dhe rimerrni përseri .
• Nëse shkrimin e keni punuar në kompjuter, është mirë ta printoni dhe ta redaktoni në letër.
• Në fazën e redaktimin të kemi kujdes:• kontrolloni parashtrimin e qëllimit.• Sigurohuni se shkrimi shpreh
plotësisht dhe në mënyrë të qartë atë që keni dashur të thoni…
• Sigurohuni që mendimet të jenë shprehur qartë dhe me gjuhë të saktë
• Riorganizoni paragraphed dhe fjalitë për të krijuar një rrjedhë logjike
• Shkurtoni! Redaktimi është në rradhë të pare shkurtimi i gjërave të panevojshme…..
• Shihni fjalët lidhëse – a e kryejnë ato sic duhet detyrën për lidhje logjike të ideve.
• Kërkoni t’ju lexon ndonjë person që mund të kontribuojë me me mendime, sygjerime dhe vërejtje.
• Rishikimi gjuhësor• Korrigjimi gjuhësor është pjesë e kësaj faze. Keni
parasysh:• Sigurohuni që fjalët që keni zgjedhur janë të
përshtatshme për qëllimin dhe lexuesin (Fjalorë drejtshkrimor, fjalor sinonimeve, fjalor enciklopedik etj.)
• Përmisoni shkrimin nga përdorimi i panevoshëm i fjalëve, shprehjeve të huaja dhe zëvendësoni atë me fjalë shqipe.
• Qendrojeni besnik vetës (veta e pare, veta e tretë), kohës (koha e tashme ose e shkuar), dhe tonit (miqësor, zyrtar, artistik etj.).
• Korrigjoni cdo gabim drejtshkrimor.• Rishikoni ndarjen e shkrimit tuaj në
paragrafe, gjërësinë dhe strukturën e paragrafëve. Shikoni rendin e fjalëve në fjali.
• Kujdeseni në fund për shenjat e pikësimit dhe fjalët me shkronja të mëdha.
• Pas të gjitha shenjave të pikësimit, lihet një hapësirë boshe. Kur përdorën thonjëzat, nuk lihet hapësirë.
• Forma përfundimtare
• …në qoftë se temën e keni menduar dhe planifikuar me kujdes, keni shkruar kopjen e parë, e keni rishkruar, korrigjuar, rishikuar përseri, rishkruar dhe përmisuar disa herë….kosideroni se e keni përfunduar shkrimin.
• http://www.Biznesi.net