përfundoi kursi i lartë i oficerit dhe kursi i komandës ... · përfundoi kursi i lartë i...

16
Anija ushtarake turke “Tcg Heybeliada” për herë të parë në portin e Durrësit E premte, 12 korrik 2013 Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 67-të i botimit Nr. 25 (8178) USHTRIA www.mod.gov.al/gazetaushtria (tel. 16-57) e-mail: [email protected] FLET KOMANDANTI I BATALIONIT TË FORCAVE SPECIALE KOLONEL DRITAN DEMIRAJ: JA RISITË Tre medalje ari dhe dy argjendi në “Struga 2013” nga ekipi ynë i karatesë Në Batalionin e Forcave Speciale zhvillohet kursi bazë i Operacioneve Speciale Atashetë ushtarakë rezident në vendin tonë udhëtim turistik në Shqipëri Zhvillohet analiza e Forcave të Armatosura për 6-mujorin e 2013-ës UDHËTIMI faqe 5 faqe 5 ROJA BREGDETARE SHPËTON 2 TURISTË BRITANIKË NË DET FORCAT DETARE Forcat Ajrore shpëtojnë turistin çek në Jezercë GJENERALMAJOR GJUNKSHI TAKON ATASHEUN USHTARAK TË HUNGARISË faqe 4 Në Strugë të Maqedonisë nga data 1-9 korrik 2013 u zhvillua seminari i 17 mbarë kombëtar i organizuar nga Akademia e Karatesë së Maqedonisë EDHE BRMR BËN BILANCIN FD ZHVILLON ANALIZËN 6-MUJORE GJEGRAFIA E TYRE ËSHTË GJITHË SHQIPËRIA Zhvillohet analiza për 6-mujorin e parë të vitit 2013 në FT Certifikohen 5 polumbarë në Qendrën e Zhytjes në Pashaliman Një ditë korriku në intensitetin e punëve të Brigadës Logjistike faqe 7 faqe 11 faqe 12 Përfundoi Kursi i Lartë i Oficerit dhe Kursi i Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm Kush janë 4 drejtuesit e rinj të FA të cilët morën gradën madhore Gjeneralbrigade dhe u dekretuan në detyre nga Presidenti Nishani Prezantohen komandantët e rinj të Forcës Ajrore, BrMR dhe kreu i AIM NE CEREMONI GJENERALMAJOR GJUNKSHI SI DHE ZV/MINISTRAT Z.SPAHIU DHE ZNJ.MUSARAJ faqen 2-3 Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FARSH-se, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, ka prezantuar drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes Gjeneral Brigade Ylber Dogjani si dhe komandantët e rinj të Forcës Ajrore gjeneralbrigade Frederik Beltoja, Brigadës së Mbështetjes Rajonale gjeneralbrigade Muhamet Buçpapa të dekretuar pak ditë më parë nga Presidenti i Republikës. Presidenti Nishani dekretoi dhe gjeneralbrigade Piro Ahmetaj si zv/shef i Shtabit të Përgjithshëm të FA U diplomuan 22 akademistë të përfunduan Kursin e Lartë të Oficerit si dhe 42 akademistë përfunduan Kursin e Komandës dhe të Shtabit të Përgjithshëm Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi vlerësoi punën e Forcave të Armatosura për realizimin e detyrave të ngarkuara në të gjitha fushat, si në atë operacionale dhe stërvitore, ashtu edhe në atë doktrinare dhe strategjike Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH-s, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, vizitoi anijen turke “TCG Heybeliada”, në portin detar të Durrësit E veçantë për atashetë ushtarakë rezidentë në Shqipëri. Është se për gjashtë ditë, atashetë ushtarakë së bashku me familjet e tyre kanë zhvilluar një udhëtim turistik në jug të Shqipërisë Gjatë 6-mujorit të parë të vitit në BFS janë kryer mjaft stërvitje të rëndë- sishme të cilat drejtpërsëdrejti kanë ndikuar në rritjen e kapaciteteve op- eracionale të BFS si nga toka, deti dhe ajri dhe kanë bërë të mundur që të gjitha kompanitë speciale të ndihen të sigurta dhe barabarta gjatë kryerjes së detyrave me homologët e Forcave Speciale kudo ku do të ngarkohen bashkëpunimi me ato faqe 8-9 faqe 4 faqe 6 faqe 15 MORËN PJESË 8 EKIPE

Upload: others

Post on 10-Feb-2020

15 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Përfundoi Kursi i Lartë i Oficerit dhe Kursi i Komandës ... · Përfundoi Kursi i Lartë i Oficerit dhe Kursi i Komandës dhe shtabit të Përgjithshëm Kush janë 4 drejtuesit

ushtriaE prEmtE, 12 korrik 2013 1

Anija ushtarake turke “Tcg Heybeliada” për herë të parë në portin e Durrësit

E premte, 12 korrik 2013

Botim Qendror i Ministrisë së MbrojtjesViti i 67-të i botimit Nr. 25 (8178)

usHTriA

w w w. m o d . g o v. a l / g a z e t a u s h t r i a ( t e l . 1 6 - 5 7 ) e - m a i l : g a z e t a u s h t r i a @ m o d . g o v. a l

FlEt KomaNdaNti i BatalioNit të ForcaVE SpEcialE KoloNEl dritaN dEmiraj: ja riSitë

Tre medalje ari dhe dy argjendi në “struga 2013”

nga ekipi ynë i karatesë

Në Batalionin e Forcave Speciale zhvillohet kursi bazë i Operacioneve Speciale

Atashetë ushtarakë rezident në vendin tonë udhëtim turistik në Shqipëri

Zhvillohet analiza e Forcave të Armatosura për 6-mujorin e 2013-ës

udhëtiMi

faqe 5

faqe 5

roja Bregdetare shpëton 2 turistë Britanikë në det

forcat detare

Forcat Ajrore shpëtojnë turistin çek në Jezercë

GjeneralMajor Gjunkshi takon atasheun ushtarak të hunGarisë

faqe 4

Në Strugë të Maqedonisë nga data 1-9 korrik 2013 u zhvillua seminari i 17 mbarë kombëtar i organizuar

nga Akademia e Karatesë së Maqedonisë

edhe BrMr Bën Bilancin

fd zhvillon analizën 6-Mujore

gjegrafia e tyre është gjithë shqipëria

Zhvillohet analiza për 6-mujorin e parë të vitit 2013 në FT

Certifikohen 5 polumbarë në Qendrën e Zhytjes në Pashaliman

Një ditë korriku në intensitetin e punëve të Brigadës Logjistike

faqe 7

faqe 11

faqe 12

Përfundoi Kursi i Lartë i Oficerit dhe Kursi i Komandës dhe shtabit të Përgjithshëm

Kush janë 4 drejtuesit e rinj të FA të cilët morën gradën madhore Gjeneralbrigade dhe u dekretuan në detyre nga Presidenti Nishani

Prezantohen komandantët e rinj të Forcës Ajrore, BrMR dhe kreu i AIM

Ne ceremoNi gjeNeralmajor gjuNkshi si dhe zv/miNistrat z.spahiu dhe zNj.musaraj

faqen 2-3

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FARSH-se, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, ka prezantuar drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes Gjeneral Brigade Ylber Dogjani si dhe komandantët e rinj të Forcës Ajrore gjeneralbrigade Frederik Beltoja, Brigadës së Mbështetjes Rajonale gjeneralbrigade Muhamet Buçpapa të dekretuar pak ditë më parë nga Presidenti i

Republikës. Presidenti Nishani dekretoi dhe gjeneralbrigade Piro Ahmetaj si zv/shef i Shtabit të Përgjithshëm të FA

U diplomuan 22 akademistë të përfunduan Kursin e Lartë të Oficerit si dhe 42 akademistë përfunduan Kursin e Komandës dhe të Shtabit të Përgjithshëm

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi vlerësoi punën e Forcave të Armatosura për realizimin e detyrave të ngarkuara në të gjitha fushat, si në atë operacionale dhe stërvitore, ashtu edhe

në atë doktrinare dhe strategjike

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH-s, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, vizitoi anijen turke “TCG Heybeliada”,

në portin detar të Durrësit

E veçantë për atashetë ushtarakë rezidentë në Shqipëri. Është se për gjashtë ditë, atashetë ushtarakë së bashku me familjet e tyre

kanë zhvilluar një udhëtim turistik në jug të Shqipërisë

Gjatë 6-mujorit të parë të vitit në BFS janë kryer mjaft stërvitje të rëndë-

sishme të cilat drejtpërsëdrejti kanë ndikuar në rritjen e kapaciteteve op-eracionale të BFS si nga toka, deti

dhe ajri dhe kanë bërë të mundur që të gjitha kompanitë speciale të ndihen të sigurta dhe barabarta gjatë kryerjes së detyrave me homologët e Forcave Speciale kudo ku do të ngarkohen

bashkëpunimi me atofaqe 8-9

faqe 4

faqe 6

faqe 15

Morën pjesë 8 ekipe

Page 2: Përfundoi Kursi i Lartë i Oficerit dhe Kursi i Komandës ... · Përfundoi Kursi i Lartë i Oficerit dhe Kursi i Komandës dhe shtabit të Përgjithshëm Kush janë 4 drejtuesit

ushtriaE prEmtE, 12 korrik 20132 zyrtare

Karriera e lartë e komandantëve të rinjKush është kreu i AiM,

gjeneralbrigade Ylber Dogjani

Kush është gjeneralbrigade Muhamet Bucpapaj, komandat i Brigadës së Mbështetjes rajonale

Kush është zv/shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralbrigade Piro Ahmetaj

Kush është Komandanti i Forcës Ajrore gjeneralbrigade Frederik Beltoja

Gjeneralbrigade Ylber Dogjani, lindi në 16 Maj 1962. Ai e fil-

loi jetën ushtarake herët si skënderbegas dhe u diplomua në Akademinë Ushtarake. Pas përfundimit të Akademisë Ushtarake “Skënderbej” në vitin 1985, ka ndjekur dhe përfunduar kursin 2 vjeçar të Shtabit të Përgjithshëm, në Akademinë e Mbrojtjes “Spiro Moisiu” (2003-2005) dhe në vitin 2010 përfundoi me sukses studimet në Kolegjin e Mbrojtjes “Kursin e Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes”. Gjen-eralbrigade Ylber Dogjani zotëron gradën/titullin “Master”. Gjatë karrierës së tij ka pasur mundësinë dhe sfidën për të kryer detyra komanduese në nivele të ndryshme në strukturat e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm si shef Ofiçine/Brigade, shef i Degës Teknike në Diviz-ion, shef Shtabi ne Brigadën e Transportit, komandant i Batalionit të Transporti dhe Furnizimit te Ushtrisë, shefi i Degës së Transportit dhe shef Planëzimi në Drej-torinë e Logjistikës në Shtabin e Përgjith-shëm, drejtor i Drejtorisë së Logjistikës në Komandën e Forcës së Bashkuar, shef Shtabi në Komandën e Doktrinës dhe Stër-vitjes, zëvëndëskomandant në Brigadën Logjistike, drejtor i Drejtorisë së Inspek-

Gjeneralbrigade Muhamet Buçpapaj ka lindur më 30.09.1960, në Tropojë.

Karrierën e filloi me studimet në Shkollën e Lartë të Aviacionit, Vlorë, 1979-1981 dhe Shkollën e Lartë të oficerëve Tiranë, 1981-1983. Më pas, ka studiuar në Akademinë e Mbrojtjes “Spiro Moisiu”, në Kursin 2- vjeçar të SHP, 1999-2001. Kursin Ekzekutiv të Studimeve te Avancuara të Sigurisë dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, në Garmish, Gjermani, e ka ndjekur në vitin 2005. Për përkushtimin dhe kontribute të spikatura, gjen-eral Buçpapaj është vlerësuar me Urdhra, Dekorata dhe Medalje, nga Autoritetet e larta të MM/SHP të RSH dhe Autoritete të SHAPE. Gjeneral Buçpapaj u promovua me gradën madhore gjeneralbrigade me Dekretin Nr. 8229, datë 24.06.2013 të presidentit të Republikës. Me dekretin Nr. 8235, datë 28.06.2013 të presidentit të Republikës gjeneral Buçpapaj është emëruar komandant i Brigadës së Mbështetjes Ra-jonale. Për të arritur në këtë nivel grade, ka kaluar nëpër rangjet: Kapiten I-rë në 1991, major në 1995, nënkolonel në 2001 dhe kolonel në 2007. Promovimi në mision në shtabin e KFOR-it në Kosovë me detyrë “drejtor i Ndërlidhjes”, u bë më datën 20.03.2012, për një periudhë gjashtëmujore dhe për herë të dytë me të njëjtën detyrë më datën 14.09.2012. Për përkushtimin dhe përpjekjet e suksesshme nga Sek-retari i Përgjithshëm i NATO-s, është vlerësuar me Medalje “Për Pjesëmarrje ne Misionet e NATO-s”. Gjeneral Buçpapaj, në periudhën 1996-2012 ka shërbyer si komandant i Brigadës së Këmbësorisë Kukës, shef Shtabi BrK B.Curri, inspektor ushtarak në Drejtorinë e Inspektimit, shef i Qendrës së Op-

Gjeneralbrigade Piro Ahmetaj ka lindur më 10 Mars 1963. Karierrën e filloi me studimet në Akademinë Ushtarake “Skënderbej”, në vitin

1983. Më pas, ka studiuar në Akademinë e Mbrojtjes “Spiro Moisiu” dhe në Kolegjin e Mbrojtjes së NATO-s në Romë. Për përkushtimin dhe kontribute të spikatura, gjeneral Ahmetaj është vlerësuar me Urdhra, Dekorata dhe Medalje, nga Autoritetet e larta të MM/SHP të RSH dhe Autoritete të SHAPE. Gjen-eral Ahmetaj u promovua me gradën madhore gjeneralbrigade me Dekretin Nr. 8232, datë 24.06.2013 të presidentit të Re-publikës. Me dekretin Nr. 8237, datë 28.06.2013 të presidentit të Republikës gjeneral Ahmetaj është emëruar zëvendësshef i SHPFA. Për të arritur në këtë nivel grade, ka kaluar nëpër rangjet: Kapiten 1992, Major 1998, nënkolonel 2004 dhe kolo-nel në 2008. Promovimi u bë në detyrën e Përfaqësuesit Ush-tarak Kombëtar në Komandën Supreme të Forcave Aleate në Europë (SHAPE). Këtë detyrë e mori menjëherë pas anëtarësimit të vendit tonë në NATO, në Prill 2009. Për përkushtimin, përpjekjet e suksesshme për ngritjen e Zyrës së PUK dhe për per-formancën e produktet e tij cilësore, gjeneral Ahmetaj ka marrë vlerësimet më të larta si prej ish-SACEUR, admiralit Stavridis dhe gjithë Autoritetet e tjera drejtuese dhe komanduese të SHAPE. Përpara se të emërohej PUK, ka shërbyer si oficer Ndërlidhës/Koordinator i vendit tonë për çështjet e integrimit teknik në MCD, SHAPE/ACT. Gjeneral Ahmetaj, në periudhën 1999-2008 ka shërbyer në strukturat e planifikimit strategjik të MM dhe SHPFA, si specialist, oficer Shtabi për MAP/PARP, shef i Sektori dhe

Gjeneralbrigade Frederik Beltoja ka lindur më 24.08.1966 në Vlorë. Në vitin 1980 deri në 1984 ndoqi Shkollën e Mesme Ushtarake “Skënderbej”

në Tiranë dhe më pas në 1984-1988 ndoqi studimet në Akademinë e Forcave Ajrore në Vlorë. Pas përfundimit të studimeve, në nëntor 1988 deri në vitin 1994 punoi si pilot instruktor në skuadriljen mësimore reaktive MIG-15 në Akademinë e Forcave Ajrore Shqiptare, ku në muajin shtator të 1994 deri në janar të 1996 emërohet dhe punon pilot i avionit MIG-19 në skuadriljen e parë MIG-19 të Regjimentit të Kuçovës. Karriera e tij ushtarake më pas vijoi (1996-1998) me trajnimin dhe diplomimin e tij si pilot i Forcave Ajrore, kualifikim të cilin e kreu në Akademinë e Trajnimit të Pilotëve në Bazën e Forcave Ajrore “Laughlin Air Force Base” në Texas dhe pasi kthehet nga USA emërohet shef i Shtabit të Akademisë së Forcave Ajrore Shqiptare, detyrë të cilën e kreu deri më shtator 1996. I apasionuar pas profesionit të pilotit gjithmonë ka qenë në kërkim të dijes dhe hulumtimeve në fushën e avia-cionit. Në vitin 1998, kualifiko-het dhe merr liçensën fluturuese “Commercial pilot license” dhënë nga “United States Federal Aviation Administration (FAA)”, ku gjatë kësaj periudhe ka fluturuar edhe me Forcat Ajrore Amerikane. Pas kthimit të tij në Shqipëri, emërohet pilot instruktor dhe pedagog në Akademinë e Forcave Ajrore Shqiptare (Prill 1998 - Nëntor 2001). Më pas, punon në Ministrinë e Mbrojtjes si specialist në Mar-rëdhëniet Bilaterale dhe më pas shef i Sektorit të Integrimit në NATO në Drejtorinë e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Integrimit. Përparimi i tij në gradë dhe karrierë do të vijonte me kualifikimin dhe diplomimin e tij në Kolegjin Amerikan të Komandës së Shtabit Ajror, në Bazën e Forcave Ajrore “Maxwell AFB”, Montgomery, Alabama (2002-2003). Në dhjetor 2005-gusht 2006 ndoqi studimet dhe u diplomua në “Shkollën për Edukimin Ekzekutiv të Sigurisë Kombëtare” në Universitetin e Mbrojtjes Kombëtare, Washington DC. Duke vlerësuar rezultatet e arritura, aftësitë profesionale dhe

timit në Ministrinë e Mbrojtjes dhe së fundmi komandant i Qendrës së Personel/Rekrutimit. Gjatë karrierës së tij, gjener-albrigade Ylber Dogjani ka kaluar nëpër rangjet kapiten -1991, major -1992, nënkolonel -1995, kolonel -2007, me Dekret të presidentit të Republikës, Nr. 8230 datë 24 06.2013 është promovuar me gradën madhore gjeneralbrigade. Me Dekret të presidentit të Republikës Nr. 8246, datë 04.07.2013 është emëruar drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Inteligjencës të Mbrojtjes.Gjatë karrierës së tij, për punë të shquar dhe kontribute të veçanta, gjeneralbri-gade Ylber Dogjani është vlerësuar me Urdhra, Dekorata dhe Medalje të larta. Gjeneralbrigade Ylber Dogjani është i martuar dhe ka dy fëmijë.

eracioneve/Arsimim/Stërvitjes në KDS, komandant i Batalionit të A-M dhe zëvëndëskomandant i KDS. Në periudhën 1983-1996 ka shërbyer në detyra të ndryshme duke filluar nga instruktor i përgatitjes tak-tike SHLU në Divizionin Pukë, deri në komandant i Regjimentit Alpin, Tropojë. Pas përfundimit të Shkollës së Lartë të Aviacionit, Vlorë dhe Aka-demisë Ushtarake “Skënderbej” (dega aviacion dhe gjitharmësh), ka ndjekur dhe përfunduar me sukses kursin 2-vjeçar të Shtabit të Përgjithshëm në Akademinë e Mbrojtjes “Spiro Moisiu” (1999-2001). Ndërkohë, që gjatë gjithë karrierës ka ndjekur kurse të ndryshme afatshkurtër si kursi i Menaxhimit të Burimeve të Mbrojtjes, në SHBA, kurs Pasuniversitar për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci dhe kurs i gjuhës angleze në Kanada, të nevojshëm për aftësimin dhe përditësimin për funksione të ndryshme. Ai zotëron shumë mirë gjuhën angleze. Për punë të shquar dhe kontribute të veçanta, gjatë karrierës së tij, gjeneral Buçpapaj është vlerësuar me Urdhra, Dekorata dhe Medalje të larta. Gjeneral Buçpapaj është i martuar me Znj. Xhevahire dhe kanë dy fëmijë – Elidonin dhe Sidritën.

në zëvendësdrejtor të Drejtorisë së Planifikimit Ushtarak (J5) në SHP të FA. Në periudhën 1986-1992, ka shërbyer në detyra të ndryshme duke filluar nga komandant toge e deri në komandant batalioni në repartet aktive në Shkodër, për të vijuar më pas (1993-1998) me detyra të ndryshme nga shef i Marrëdhënieve Civilo-Ushtarake Brigade, inspektor dhe zëvendësshef i Rajonit të Policisë Ushtarake në Vlorë. Pas

përfundimit të Akademisë Ushtarake “Skënderbej” (dega gjitharmësh), ka ndjekur dhe përfunduar me sukses kursin 2 vjeçar të Shtabit të Përgjith-shëm në Akademinë e Mbrojtjes “Spiro Moisiu” (2002-2004) dhe Kolegjin e Lartë të NATO-s, në Romë (Janar - Gusht 2006). Ndërkohë që gjatë gjithë karrierës ka ndjekur kurse të ndryshme afatshkurtra si për Me-naxhimin e Mbrojtjes, Diplomacinë Ushtarake, Menaxhim e Krizave, Standardizimin, Terminologjinë Ush-tarake, etj, të nevojshme për aftësimin dhe përditësimin për funksione të ndryshme. Gjeneral Ahmetaj zotëron gradën/titullin “Master” dhe është duke ndjekur programin për gradën “Doktor i Shkencave” në fushën e

sigurisë. Ka po ashtu një aktivitet mjaft të pasur me tituj, analiza, tema studimore, libra dhe botime të ndryshme në organet e shtypit ushtarak dhe civil, brenda dhe jashtë vendit, për çështje që lidhen me sigurinë kom-bëtare, rajonale dhe globale, strategjinë ushtarake, sistemin kombëtar të sigurisë, integrimin në NATO, profesionalizmin e FA, çështjet e MAP, PARP, objektivave të partneritetit, standardizimin, etj. Zotëron shumë mirë gjuhët anglisht dhe italisht. Për punë të shquar dhe kontribute të veçanta, gjatë karrierës së tij, gjeneral Ahmetaj është vlerësuar me Urdhra, Dekorata dhe Medalje të larta. Gjeneral Ahmetaj është i martuar me znj. Lindita dhe kanë dy fëmijë – Ar-lind dhe Esmeralda, përkatësisht 21 dhe 19 vjeç.

drejtuese, pas kthimit të tij në Shqipëri emërohet zëvendësko-mandant i Regjimentit të Helikopterëve në Farkë, (Dhjetor 2003 – Korrik 2007), duke vijuar më tej si komandant i këtij regjimenti, i cili u ristrukturua në Bazë Ajrore (Korrik 2007 – Shtator 2012). Nga muaji Shtator 2012 deri në Qer-shor 2013, mbajti detyrën e zëvendëskomandantit të Forcës Ajrore. Gjeneralbrigade Frederik Beltoja gjatë karrierës së tij ushtarake përveç detyrave funksionale dhe trajnimeve që karakterizonin këto detyra, ka kryer edhe një së trajnimesh të tjera të cilat i përkasin zhvillimit të tij profesional në fushën e pilotimit, por jo vetëm. Ndër to po përmendim kurset e ndjekura në Qendrën Europiane të Studimeve të Sigurisë “George C. Marshall” në Gjermani, në Institutin Superior për Sigurinë e Fluturimit të Forcave Ajrore Italiane në Romë,

në Kompanianë “Eurocopter” me diplomën JAR FCL2 (Joint Avia-tion Rules Flight Crew Licensing Helicopter) për fluturimin me helikopterin EC 145 (BK 117 C2) versioni VIP, si dhe nga viti 2005 deri në vitin 2008 ndoqi dhe u diplomua në shkollën 2-vjeçare pasuniversitare “Master në Ad-ministrim Publik” në Fakultetin Ekonomik, Universiteti i Tiranës në bashkëpunim me Universitetin

e Nebraskës. Karriera e tij ushtarake numëron fluturime të shumta në këta tipa avionësh dhe helikopterësh: Tip-61, UTI-MIG 15, MIG-15, MIG-19, T-3, T-37, PA-28 “Piper Cherokee”, Helicopter AB-206, Helikopter AB-205, Helikopter A 109C VIP, Helikopter Bo 105E, Helikopter EC 145 (BK 117 C2) VIP. Gjeneralbrigade Frederik Beltoja njeh shumë mirë gjuhën angleze, po ashtu dhe gjermanishten e rusishten. Ai është i martuar dhe ka dy fëmijë. Për përkushtimin dhe kontribute të spikatura, gjeneral Beltoja është vlerësuar me Urdhra, Dekorata dhe Medalje, nga Autoritetet e larta të MM/SHP të RSH. Gjeneral Beltoja u promovua me gradën madhore gjen-eralbrigade me Dekretin Nr. 8229, datë 24.06.2013 të presidentit të Republikës. Me dekretin Nr. 8235, datë 28.06.2013 të presidentit të Republikës, gjeneral Beltoja është emëruar komandant i Forcës Ajrore.

Page 3: Përfundoi Kursi i Lartë i Oficerit dhe Kursi i Komandës ... · Përfundoi Kursi i Lartë i Oficerit dhe Kursi i Komandës dhe shtabit të Përgjithshëm Kush janë 4 drejtuesit

3ushtriaE prEmtE, 12 korrik 2013zyrtare

stafiDrejtor i Publikimeve:

Lavdrim Lita

Kryeredaktor: Mina Hysa

Gazetarë:Bejdo Malo

Ermal KaçanikuAlba MusarajLeonard Quku

redaktore korrektore: Elona Shimaj Mako

Graphic Designer:Afërdita Hysaj

Prezantohen në detyrat funksionale komandantët e rinj të FA-së, BrMR dhe kreu i AIM

Kush janë 4 drejtuesit e rinj të FA të cilët morën gradën madhore gjeneralbrigade dhe u dekretuan në detyrë nga presidenti Nishani

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FARSH-së, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, ka prezantuar drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes gjeneralbrigade Ylber Dogjani si dhe komandantët e rinj të Forcës Ajrore, gjeneralbrigade Frederik Beltoja, Brigadës së Mbështetjes Rajonale, gjeneralbrigade Muhamet Buçpapaj, të dekretuar pak ditë më parë nga presidenti i

Republikës. Presidenti Nishani dekretoi dhe gjeneralbrigade Piro Ahmetaj si zëvendësshef i Shtabit të Përgjithshëm të FAMina hysa

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FAR-SH, gjeneralmajor Xhemal Gjunk-shi, ka prezantuar komandantët e rinj të Forcës Ajrore, Brigadës

së Mbështetjes Rajonale dhe drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes, të dekretuar pak ditë më parë nga presidenti i Republikës SHTZ Bujar Nishani. Pasi iu dha gradën madhore, gjeneralbrigade presidenti Nishani dekretoi emërimin e gjeneralbrigade Ylber Dogjanit si drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes duke dekretuar ndërkohë lirimin e tij nga detyra të komandantit të Qendrës së Personel Rekrutimit, dekretoi lirimin e gjeneralbrigade Piro Ahmetaj nga detyra e Përfaqësuesit Ushtarak Kombëtar, në Përfaqësinë Ushtarake Kombëtare në ACO/SHAPE dhe emërimin e tij si zëvendësshef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave së Ar-matosura, lirimin e gjeneralbrigade Frederik Beltoja nga detyra e zëvendëskomandantit të Forcës Ajrore dhe emërimin në detyrën e komandantit të Forcës Ajrore. Lirimin e gjeneralbrigade Muhamet Buçpapaj nga detyra e zëvendëskomandantit të Brigadës së Mbështetjes Rajonale dhe emërohet në detyrën e komandantit të Brigadës së Mbështetjes Rajonale. Në ceremonitë e organizuara me këtë rast, ishin të pranishëm komandantët e forcave dhe njësive kryesore si dhe drejtorë të Drejtorive në Shtabin e Përgjithshëm të FA. Ceremonia e parë është zhvilluar në Komandën e Forcave Ajrore, ku gjeneralmajor Gjunkshi prezantoi komandan-tin e ri të kësaj strukture të rëndësishme të FARSH, gjeneralbrigade Frederik Beltoja. Në fjalën e tij, shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi në cer-emoninë e emërimit të komandantit të Forcës Ajrore tha se: - “Ceremonia e emërimit në detyrë e komandantit të Forcës Ajrore përbën një eveniment për efektivat e kësaj force, por dhe për të gjithë Forcat tona të Armatosura. Forca Ajrore përbën një nga strukturat më të rëndësishme të Forcave tona të Armato-sura. Efektivat e saj kanë siguruar një sërë arritjesh në përmbushjen e objektivave të përcaktuara nga Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i FA, duke u dalluar veçanërisht në kryerjen me sukses e përbal-limin e Emergjencave Civile në ndihmë të popullsisë, në misionet e kërkim-shpëtimit, për vëzhgimin dhe kontrollin e sovranitetit të hapësirës ajrore të RSH në bashkëpunim me NATO-n, etj. Në vazhdim të detyrave madhore që kanë Forcat tona të Armatosura për modernizimin e tyre edhe Forcat Ajrore kanë punuar me përkushtim për realizimin e misionit për t’ju përgjigjur me profesion-alizëm procesit të modernizimit. Pajisja e

Forcës Ajrore me helikopterë të rinj është shoqëruar me trajnimin e pilotëve mbi bazën e kërkesave të teknologjisë moderne e sipas standardeve ndërkombëtare. Në sajë të kësaj përgatitjeje e trajnimi, ju treguat shkallë të lartë profesionalizmi edhe në operacionin e fundit të kërkim-shpëtimit që u organizua në dy thirrjet e fundit të kësaj jave, si në atë të malit të Jezercës dhe së fundmi në Shëngjin duke treguar gatishmëri, profesionalizëm dhe guxim deri në vetëmohim për të shpëtuar jetë njerëzish dhe për këtë unë ju përgëzoj. Kjo do të jetë në të njëjtën kohë sfidë për komandantin e ri të Forcave Ajrore, të cilin kam kënaqësinë ta prezantoj sot para jush, gjeneralbrigade Frederik Beltoja. Ai vjen në këtë detyrë të re pasi ka kryer me din-jitet detyrën zëvendëskomandant i Forcës Ajrore dhe me një eksperiencë të pasur pune në detyra të tjera të rëndësishme në FA”. Në vijim të fjalës së tij, gjeneralmajor Gjunkshi tha se: -‘Unë besoj që gjener-albrigade Frederik Beltoja, me cilësitë që e karakterizojnë dhe me mbështetjen tuaj, do të çojë edhe më lart sukseset e Komandës së Forcave Ajrore. Unë i uroj gjeneral Beltojës suksese dhe e siguroj për mbështetjen e vazhdueshme të Shtabit të Përgjithshëm dhe Ministrisë së Mbrojtjes”. “Forcat tona të Armatosura dhe në këtë kuadër edhe Forcat Ajrore ndodhen për-ballë sfidave të reja që kanë të bëjnë me transformimin e tyre për të kryer me sukses misionin e tyre në mbrojtje të vendit si dhe integrimin e plotë në strukturat e misionet e Aleancës. Sigurimi i kapaciteteve të nevojshme për vëzhgimin dhe kontrollin e sovranitetit të hapësirës ajrore të RSH në bashkëpunim me NATO-n, mbështetja në operacionet luftarake e jo luftarake, ato të kërkim shpëtimit SAR si dhe realizimin e komandim-kontrollit të mjeteve ajrore në hapësirën ajrore të RSH, janë detyrimet e

angazhimet tuaja. Unë kam besim të plotë se ashtu si deri më sot, efektivat e Forcës Ajrore do të jenë të gatshëm për t’i bërë ballë të gjitha angazhimeve të Forcave tona së Armatosura”, – përfundoi fjalën e tij shefi i SHP të FA gjeneralmajor Gjunkshi. Komandanti i Forcave Ajrore, gjeneral-brigade Frederik Beltoja, ka falënderuar gjeneralmajor Gjunkshin për nderin dhe besimin që i është dhënë, duke u emëruar në këtë detyrë të rëndësishme.

Atmosfera festive ka vijuar në ambi-entet e Brigadës së Mbështetjes Rajonale, ku gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi ka prezantuar komandantin e ri të kësaj struk-ture, gjeneralbrigade Muhamet Buçpapaj. Edhe në këtë ceremoni, shefit të Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralmajor Gjunkshi pati fjalën e rastit ku theksoi se: - “Ceremonia e emërimit në detyrë e komandantit të Brigadës së Mbështetjes Rajonale është një eveniment i shënuar jo vetëm për efektivat e kësaj brigade, por për të gjithë Forcat tona të Armatosura. Brigada e Mbështetjes Rajonale përbën një nga strukturat e rëndë-sishme të Forcave tona së Armatosura. Efektivat e saj kanë siguruar një sërë arritjesh në përmbushjen e objektivave të përcaktuara nga Ministria e Mbrojtjes e Shtabi i Përgjithshëm i FA, duke u dalluar veçanërisht në kryerjen me sukses në për-ballimin e Emergjencave Civile në ndihmë të popullsisë, duke përfaqësuar me dinjitet Forcat tona të Armatosura dhe ngritur lart emrin e shtetit shqiptar. Ju keni treguar profesionalizëm, përkushtim, disiplinë të lartë e humanizëm në kryerjen e detyrave në mbështetje të komunitetit për të përbal-luar kushtet e vështira të motit në dimër e në verë, nga veriu në jug, në çdo vend të Shqipërisë. Profesionalizmi i treguar nga ju e devotshmëria ka bërë që të rritet prestigji, vlerësimi e besueshmëria për

Forcat tona të Armatosura nga shoqëria, komuniteti e njerëzit e thjeshtë dhe për këtë unë ju përgëzoj. Kjo do të mbetet përsëri një sfidë edhe për komandantin e ri të Brigadës së Mbështetjes Rajonale, të cilin kam kënaqësinë të prezantoj sot para jush, gjeneralbrigade Muhamet Buçpapaj. Ai vjen në këtë detyrë të re pasi ka kryer me dinjitet detyrën e zëvendëskomandan-tit të Brigadës së Mbështetjes Rajonale dhe me një eksperiencë të pasur pune në detyra të tjera, të rëndësishme brenda e jashtë vendit”. “Unë besoj që gjeneralbri-gade Muhamet Buçpapaj, me cilësitë që e karakterizojnë dhe me mbështetjen tuaj, do të çojë edhe më lart historinë e suksesit të Brigadës së Mbështetjes Rajonale. Unë i uroj gjeneral Buçpapës suksese dhe e siguroj për mbështetjen e vazhdueshme të Shtabit të Përgjithshëm dhe Ministrisë së Mbrojtjes. Të nderuar pjesëmarrës,

Forcat tona të Armatosura dhe në këtë kuadër edhe Brigada e Mbështetjes Rajonale ndodhen përballë sfidave të reja që kanë të bëjnë me transformimin e tyre për të kryer me sukses misionin e tyre në mbrojtje të vendit si dhe integrimin e plotë në strukturat e misionet e Aleancës. Parë në vlerësimin e sfidave që kemi përpara, ato bëhen edhe më të vështira, ndaj kërkojnë angazhim, stërvitje, profesionalizëm, disi-plinë e përkushtim më të madh. Unë kam besim të plotë se ashtu si deri më sot, efek-tivat e Brigadës së Mbështetjes Rajonale do të jenë të gatshme për t’i bërë ballë të gjitha angazhimeve të Forcave tona së Ar-matosura, mbi bazën e proçedurave ligjore në mbështetje të plotësimit të detyrimeve tona kushtetuese”, – ka përfunduar fjalën e tij gjeneralmajor Gjunkshi në ceremoninë e emërimit në detyrë të komandantit së Brigadës të Mbështetjes Rajonale. Gjener-albrigade Muhamet Buçpapaj ka siguruar

shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FA se struktura e Brigadës së Mbështetjes Rajonale do të përmbushë me sukses të gjitha detyrat që do t’i ngarkohen nga Shtabi i Përgjith-shëm i FA.

Ceremonia e zhvilluar në Agjencinë e Inteligjencës së Mbrojtjes ka shënuar mbylljen e prezantimeve të drejtuesve më të rinj të strukturave të FARSH, ku gjen-eralmajor Xhemal Gjunkshi ka prezantuar drejtorin e Përgjithshëm, gjeneralbrigade Ylber Dogjani. Shefi i Shtabit të Përgjith-shëm, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi në ceremoninë e emërimit të drejtorit të AIM tha se: -“Ceremonia e ndërrimit të detyrës së komandantit të Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes është një eveniment i shënuar për efektivat e kësaj agjencie, pasi përkon dhe me ristrukturimin e këtij shërbimi në përputhje me kërkesat e standardet e NATO-s. Agjencia e Inteligjencës së Mbrojtjes përbën një nga strukturat e rëndësishme të Ministrisë së Mbrojtjes. Efektivat e saj kanë siguruar një sërë arritjesh në përmbushjen e objektivave të përcaktuara nga Ministria e Mbrojtjes e Shtabi i Përgjithshëm i FA, duke u dalluar veçanër-isht për informimin në kohë dhe analizën e të gjitha situatave me saktësi dhe korrektësi. Kjo strukturë ka punuar e punon për të mbështetur FA dhe autoritetet e drejtimit e komandimit strategjik të FA-s në të mirë të realizmit së de-tyrimit kushtetues. Në të gjitha këto arritje të Agjencisë së Inteligjencës të Mbrojtjes, spikat edhe roli e kontributi personal i drejtorit të Agjencisë së Inteligjencës, kolonel Balliu, të cilin e falënderojmë për profesionalizmin e përkushtimin e tij në krye të kësaj agjencie si dhe në mënyrë të veçantë për punën e bërë për ristrukturimin e Agjencisë”.

Në vijim të fjalës së tij, gjeneralma-jor Gjunkshi shtoi se: -“Kam gjithashtu kënaqësinë të prezantoj sot pra jush koman-dantin e ri të Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes, gjeneralbrigade Ylber Dogjani. Ai vjen në këtë detyrë të re pasi ka kryer me dinjitet detyrën e komandantit të Qendrës së Personel Rekrutimit dhe me një eksperiencë të pasur pune në detyra të tjera të rëndë-sishme në strukturat e FA. Unë besoj që gjeneralbrigade Ylber Dogjani, me cilësitë që e karakterizojnë dhe me mbështetjen tuaj, do të çojë edhe më lart sukseset e Agjencisë së Inteligjencës të Mbrojtjes në përputhje me kërkesat e standardet e NATO-s. Unë i uroj gjeneral Dogjanit suksese dhe e siguroj për mbështetjen e vazhdueshme të Shtabit të Përgjithshëm dhe Ministrisë së Mbrojtjes”. Kreu i sapo emëruar i AIM, gjeneralbrigade Ylber Dogjani, ka vlerësuar maksimalisht punën e deritanishme të kësaj strukture të rëndësishme si dhe shprehu bindjen se do të përmbushë me sukses të gjitha detyrimet kushtetuese që rrjedhin për AIM, si strukturë dinjitoze e një vendi anëtar të NATO-s.

Page 4: Përfundoi Kursi i Lartë i Oficerit dhe Kursi i Komandës ... · Përfundoi Kursi i Lartë i Oficerit dhe Kursi i Komandës dhe shtabit të Përgjithshëm Kush janë 4 drejtuesit

ushtriaE prEmtE, 12 korrik 20134 fd

Salla operative e Qendrës Ndërinstitucionale Operacio-nale Detare është njoftuar se, dy persona me motor uji kanë

humbur kontaktin me tokën në zonën e plazhit të Shëngjinit. Menjëherë është nisur në vend ngjarje anija e gatshme P-01 e vend bazimit të Kepit të Palit, e cila së bashku me mjetin lundrues të policisë kufitare kanë bërë të mundur gjetjen dhe transportimin për në breg të dy personave, rreth orës 03.50.Është gjetur në malin e Jezercës, turisti çek i cili ishte aksidentuar. Një

Roja Bregdetare shpëton 2 turistë britanikë në det, Forcat Ajrore shpëtojnë turistin çek

Helikopteri AB 205 i Regjimentit të Helikopterëve në Farkë ka bërë të mundur gjetjen e turistit çek në malin e Jezercës që rezultonte i humbur. Gjeneralbrigade, Frederik Beltoja falënderon ekuipazhin e helikopterit AS 532 AL “COUGAR, pjesëmarrës në misionin e kërkim-shpëtimit në Jezercë

helikopter AB 205 i Regjimentit të Helikopterëve në Farkë ka bërë të mun-dur gjetjen e personit i cili rezultonte i

humbur. Helikopteri bëri transportimin e të plagosurit për në spital, me qëllim evi-dentimin e gjendjes së tij shëndetësore.

Komandanti i Forcave Ajrore, gjener-albrigade Frederik Beltoja i ka drejtuar një letër falënderimi komandantit të Bazës Ajrore Farkë, nënkolonel Altin Lama, dhe efektivëve të angazhuar në misionin e kërkim-shpëtimit në ndihmë të turistëve kroatë, të zhvilluar në datën 4 korrik 2013 në malin e Jezercës. “Si komandant i Forcës Ajrore, më lejoni t’ju shpreh vlerësimet dhe konsideratat e mia më të larta për realizimin me sukses dhe me disiplinë të lartë të këtij misioni sa fisnik aq dhe të rrezikshëm. Dëshiroj t’ju falënderoj për kryerjen me devot-

Gjeneralmajor Gjunkshi, vizitë në anijen turke “TCG Heybeliada”, në portin e Durrësit

Anija ushtarake turke “Tcg Heybeliada” për herë të parë në portin e Durrësit

shmëri të lartë të misioneve të vështira që kryejnë pilotët e Forcës Ajrore, ku gjithmonë kanë treguar së kanë qenë shembull në zbatimin e detyrave si dhe në ndjenjën e tyre humane për të rrezi-kuar jetën në ndihmë të komunitetit. Në mbyllje të kësaj letre falënderimi dëshiroj t’ju përgëzoj në emër të gjithë personelit të Forcës Ajrore për kontributin e madh dhe ndihmën që po jepni në përmbush-jen e misionit të saj si pjesë përbërëse e Forcave të Armatosura Shqiptare”, - shprehet në letrën e tij, gjeneralbrigade Frederik Beltoja.

Një anije ushtarake turke ka mbërritur paraditen e së hë-nës në portin e Durrësit, ku do të qëndrojë për një vizitë

miqësore 3-ditore. Burime zyrtare nga Komanda e Forcave Detare bënë të ditur se ekuipazhi i anijes së Flotës Detare Turke “TCG Heybeliada”, do të zhvillojë disa veprimtari të përbash-këta të karakterit njohës dhe kulturor me personalin e forcave tona detare. Në programin e parashikuar nga të dy palët, mësohet se drejtuesit e anijes do të priten nga përfaqësues të pushtetit qendror dhe vendor në Durrës, ndërsa detarët nga vendi anëtar i NATO-s gjatë vizitës portuale në Durrës do të zhvillojnë veprimtari dhe vizita të ndërsjella. “Miqtë nga Turqia do të viz-itojnë edhe disa nga qendrat historike dhe muzeale në Durrës dhe në qytetet pranë tij”, -shtuan burime nga Forcat tona Detare. Nga të njëjtat burime, mësohet se mjediset e anijes turke do të jenë të hapura për vizitorët vendas ditën e martë, nga ora 9.00-15.00. Anija tip korvetë “TCG Heybeliada” është ndërtuar në kantieret turke në vitin 2008. Ajo ka një gjatësi prej 100 metrash dhe bën pjesë në Flotën detare ushtarake që nga shtatori i vitit 2011. Anija turke mbërrin për herë të parë në Durrës dhe është larguar nga porti më i madh i vendit tonë paraditen e së mërkurës. Shefi i Shtabit të Përgjith-shëm të FARSH-së gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, i shoqëruar nga Ko-mandanti i Forcës Detare, gjeneralbri-gade Qemal Shkurti kanë zhvilluar një vizitë në këtë anije. Gjatë kësaj vizite ka qenë i pranishëm gjithashtu edhe ambasadori i Republikës së Turqisë në vendin tonë, z. Hasan Asan. Pasditen e

së hënës komandanti i anijes turke dha një konferencë për shtyp për mediat e interesuara, të cilat patën gjithashtu mundësinë për të filmuar dhe intervis-tuar. Gjatë qëndrimit të anijes në portin e Durrësit janë planifikuar takime të komandantit të anijes me kryetarin e Bashkisë të Durrësit dhe Prefektin e këtij Qarku. Ekuipazhi i anijes do të vizitojë objektet arkeologjike dhe kul-turore në qytetin e Durrësit. Një vizitë e veçantë është planifikuar të zhvillohet nga ana e personelit të Forcave Detare Shqiptare, të cilët kanë kryer studime apo trajnime të ndryshme në Turqi. Komodori i anijes, kapiten i rangut të I-rë Yasar Çamur, kapiteni i anijes Erdinç Kushçu dhe atasheu ushtarak i Republikës së Turqisë kolonel Nizamet-tin Dogar, u pritën nga komandanti i Forcës Detare, gjeneralbrigade Qemal Shkurti. Gjeneralbrigade Shkurti vlerë-soi bashkëpunimin e frytshëm ndërmjet Forcave Detare turke dhe Forcave Detare

shqiptare dhe shprehu bindjen për vijimin e bashkëpunimit midis dy flotave edhe në të ardhmen. Ushtarakët turq vlerësuan mikpritjen dhe masat e marra për pritjen e korvetës “TCG Heybeliada” dhe eviden-tuan një pjesë të aktiviteteve kulturore e stërvitore me personelin e FD. Komodori i anijes kapiten i rangut të I-rë Yasar Çamur, kapiteni i anijes Erdinç Kushçu dhe atasheu ushtarak i Republikës së Turqisë kolonel Nizamettin Dogar u pritën nga kryetari i bash-kisë Durrës z. Vangjush Dako dhe nga kryetari i këtij qarkut, z. Armand Teliti. Mëngjesin e 10 korrikut, korveta “TCG Heybeliada” do largohet nga porti i Durrësit drejt detit Mesdhe. Korveta “TCG Heybeliada”, është anije e re e prodhuar në kantierin e Stambollit, dhe më 27 shtator 2011 i është bashkuar Flotës turke. Kjo anije është shumë funksionale dhe ka detyrë krye-sore luftën për mbrojtjen nga nëndetë-set dhe luftën në sipërfaqe. Përmasat e saj janë 99.5x14.4 m; peshkimi 3.9 m; tonazhi 2300 t, etj.

Page 5: Përfundoi Kursi i Lartë i Oficerit dhe Kursi i Komandës ... · Përfundoi Kursi i Lartë i Oficerit dhe Kursi i Komandës dhe shtabit të Përgjithshëm Kush janë 4 drejtuesit

ushtriaE prEmtE, 12 korrik 2013 5zyrtare

Atashetë ushtarakë rezidentë në vendin tonë udhëtim turistik në shqipëri

Java e parë e muajit korrik ka qenë mjaft e veçantë për atashetë ushtarakë rezidentë në Shqipëri. Për gjashtë ditë, atashetë ushtarakë së bashku me familjet e tyre kanë zhvilluar një udhëtim turistik në jug të Shqipërisë. Ndalesa e parë ka qenë

qyteti antik i Apolonisë, i themeluar nga kolonistët e ardhur nga Corcyra në shekullin e VI-të p.e.s.. Vizitorëve u ka tërhequr vëmendjen manastiri i Pojanit, i ndërtuar mbi rrënojat e Apolonisë, si një simbol i vazhdimit kulturor dhe historik të këtij qyteti antik. Ditët në vazhdim, udhëtimi turistik ka vijuar në drejtim të Sarandës, ku atashetë dhe familjarët kanë shijuar bukuritë natyrore që ofron parku i Llogarasë, më pas kanë ndaluar në Porto Palermo, ku kanë soditur arkitekturën e kalasë së nderuar

Java e parë e muajit korrik ka qenë mjaft e veçantë për atashetë ushtarakë rezidentë në Shqipëri. Për gjashtë ditë, atashetë ushtarakë së bashku me familjet e tyre kanë zhvilluar një udhëtim turistik në jug të Shqipërisë

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi vlerësoi punën e Forcave të Armatosura për realizimin e detyrave të ngarkuara në të gjitha fushat, si në atë operacionale dhe stërvitore, ashtu edhe në atë doktrinare dhe strategjike

Zhvillohet analiza e Forcave të Armatosura për 6-mujorin e parë të vitit 2013

Nën drejtimin e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, u zhvil-

lua dje analiza 6-mujore mbi aktivitetin e Shtabit të Përgjithshëm dhe Forcave të Armatosura, me pjesëmarrjen e zëvendësshefit të Shtabit të Përgjith-shëm, gjeneralmajor Viktor Bërdo, komandantëve të forcave kryesore dhe njësive autonome, si dhe drejtorëve të drejtorive në Shtabin e Përgjith-shëm të FA. Drejtori i Drejtorisë Op-eracionale dhe Stërvitjes në SHPFA, kolonel Editson Zarka paraqiti para të pranishmëve një rezyme të real-izimit të aktiviteteve kryesore gjatë kësaj periudhe, ecurisë së stërvitjeve, misioneve paqeruajtëse, kapaciteteve të forcës, STANAG, planeve të ar-simimit dhe kualifikimit, angazhimeve në mbështetje të komunitetit, etj. Më pas, analiza ka vijuar me prezantimin nga ana e komandantëve të forcave kryesore të arritjeve dhe mangësive të hasura këtë gjysmë viti. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi vlerësoi punën e Forcave të Armatosura për realizimin e detyrave të ngarkuara në të gjitha fushat, si në atë operacionale dhe stër-vitore, ashtu edhe në atë doktrinare dhe strategjike. “Periudha që është objekt i analizës sonë, ka shënuar një numër të madh aktivitetesh të rëndësishme, stërvitje kombëtare dhe të përbashkëta si dhe konferenca rajonale. Forcat e

Armatosura kanë përmbushur me sukses detyrimet e tyre, ndaj ky fakt duhet të shërbejë si një stad i mirë për të përmbyllur edhe detyrimet e tjera gjatë vitit 2013”, - ka evidentuar shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjen-eralmajor Xhemal Gjunkshi. Një vend të veçantë në analizë iu kushtua edhe prioriteteve të punës së strukturave të FA për gjashtë mujorin e dytë të vitit, të tilla si: zbatimi i planit të integrimit të plotë në NATO, përmirësimi i bazës

ligjore në FA, përgatitja e planeve op-eracionale, stërvitore dhe arsimore për vitet 2014-2015, etj. Në përfundim të analizës së gjashtë mujorit të parë të vitit, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunk-shi kërkoi angazhim maksimal nga ana e të gjithë personelit të FA për zbatimin e detyrave të ngarkuara, rritjen e disiplinës, si dhe promo-vimin sa më të mirë të Forcave të Armatosura në opinionin publik.

mbi një ishull në shekullin e 19-të nga Ali Pashë Tepelena.“Syri i Kaltër”, burimi me origjinë karstike nga Mali i Gjerë, që ndodhet pranë rrugës midis Sarandës dhe Gjirokastrës, ka qenë një tjetër destinacion për “tur-istët”. Qyteti i Gjirokastrës, shënoi fundin e këtij udhëtimi turistik, ku shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, rezervoi për atashetë ushtarakë dhe familjarët e tyre një pritje të veçantë. Atashetë ushtarakë dhe familjet e tyre, gjatë këtij udhëtimi turistik, kanë shijuar jo vetëm bukuritë natyrore, veçanërisht të rivierës shqiptare, por edhe kanë njohur më shumë një pjesë të historisë tonë shekullore.

Gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi takon atasheun

ushtarak të HungarisëShefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi zhvilloi një takim

me atasheun ushtarak të Hungarisë, nënkolonel Zoltan Koka, i cili përfundoi detyrën, si dhe me atasheun e ri që e zëvendëson, major Andrea Gombos. Në

takim, gjeneralmajor Gjunkshi, pasi falënderoi nënkolonel Koka-n për përfundimin me sukses të misionit, theksoi rëndësinë që kanë marrëdhëniet dypalëshe midis Hungarisë dhe Shqipërisë. Gjithashtu, gjeneralmajor Gjunkshi gjatë këtij takimi theksoi rëndësinë që ka vazhdimi në të ardhmen i bashkëpunimit midis dy vendeve sidomos në drejtim të shkëmbimit të eksperiencës si dy vende anëtare të NATO. Duke bërë një përmbledhje të arritjeve të Forcave tona të Armatosura, gjeneralmajor Gjunkshi u ndal më konkretisht në çështje të tilla siç janë angazhimi i trupave tona në misionet në kuadër të Aleancës, procesi i modernizimit të FA, ecuria e procesit të demili-tarizimit, rëndësia që i kushtohet stërvitjes dhe edukimit të FA, përfundimi i procesit të Rishikimit Strategjik të Mbrojtjes, angazhi-mi në përmbushjen e objektivave të forcës, përdorimi me efikasitet i burimeve të mbrojtjes, etj. Nga ana tij, atasheu ushtarak i Hun-garisë, nënkolonel Zoltan Koka, i cili përfundoi detyrën, falënderoi shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshin për pritjen dhe vlerësoi rolin dhe kontributin e FA në kuadër të Aleancës si dhe shprehu rëndësinë që ka thellimi dhe zgjerimi i marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe Forcave të Armatosura. Më pas, shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, duke i uruar mirëseardhjen atasheut të ri, major Gombos, e siguroi atë për mbështetjen që do të ketë për realizimin me sukses e thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona. Atasheu ushtarak që mori detyrën, pasi falënderoi gjen-eralmajor Gjunkshin për pritjen, shprehu kënaqësinë për marrjen e detyrës dhe për bashkëpunimin e mëtejshëm ndërmjet dy vendeve tona.

Page 6: Përfundoi Kursi i Lartë i Oficerit dhe Kursi i Komandës ... · Përfundoi Kursi i Lartë i Oficerit dhe Kursi i Komandës dhe shtabit të Përgjithshëm Kush janë 4 drejtuesit

ushtriaE prEmtE, 12 korrik 20136 afa

Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes u zhvillua ceremonia e diplomimit të kursantëve që përfunduan

Kursin e Lartë të Oficerit dhe Kursin e Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm për vitin akademik 2012-2013 në Akade-minë e Forcave të Armatosura. Në këtë ceremoni morën pjesë zëvendësministrat ministrat e Mbrojtjes, z. Ekrem Spahiu dhe znj.Arta Musaraj, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, komandanti i Dok-trinës dhe Stërvitjes gjeneralbrigade Bardhyl Hoxha, përfaqësues të CUBIC-ut, gjeneralë dhe ushtarakë të lartë të Forcave së Armatosura, drejtorë dhe autoritete të tjerë të lartë së Ministrisë të Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të FA, familjarë të diplomuarve, etj. Fjalën e hapjes të ceremonisë e mbajti rektori dhe komandanti i Akademisë të Forcave së Armatosura, kolonel Dr. Agim Sula. Në fjalën e tij, rektori dhe komandanti i Akademisë të Forcave së Armatosura, kolonel Dr. Agim Sula tha: - “Më lejoni, që në emër të të gjithë stafit akademik e mbështetës të AFA si dhe të të gjithë akademistëve që diplomohen sot, të shpreh mirënjohjen e thellë për vlerësimin që i bëtë këtij evenimenti të rëndësishëm për Akademinë e Forcave të Armatosura dhe për të gjithë sistemin e arsimimit ushtarak shqiptar. Akademia e Forcave të Armatosura është institu-cioni më i lartë i arsimimit ushtarak në vendin tonë, institucion unik i cili për një periudhë 55 vjeçare ka luajtur dhe luan një rol parësor në përgatitjen dhe kualifikimin e ushtarakëve dhe civilëve të të gjitha niveleve të komandimit e të drejtimit në strukturat e Forcave tona të Armatosura, profesionistë që përballojnë sfidat e kohës, atdhetarë të përkushtuar, njerëz të sakrificës e të dashur për popul-lin, një vlerë të çmuar të arsimit të lartë kombëtar dhe të shoqërisë shqiptare. Në këtë ceremoni, u diplomuan 22 aka-demistë të cilët përfunduan me sukses Kursin e Lartë të Oficerit, kurs i cili në sistemin tonë të arsimimit ushtarak për-faqëson nivelin më të lartë të programit në fushën operacionale dhe të sigurisë, ndërsa në sistemin e karrierës përfaqëson kursin e kolonelit. 42 akademistët të cilët përfunduan me sukses Kursin e Ko-mandës dhe të Shtabit të Përgjithshëm, kurs i cili përbën nivelin më të lartë të programeve të përgatitjes profesionale të

ushtarakëve në fushat operacionale dhe në sistemin e karrierës përfaqëson kursin e nënkolonelit”. “Të diplomuarit e të dy kurseve janë pjesëtarë nga të gjitha llojet e strukturave të FA, pjesëtarë të FSK si dhe të Gardës së Republikës. Me të diplomuarit në ditën e sotme, numri i përgjithshëm i ushtarakëve dhe civilëve që kanë kryer studime dhe kualifikime institucionale dhe funksionale, kurse akademike master profesionalë, master shkencorë, shkollën e doktoraturës si dhe kurse të gjuhëve të huaja në këtë vit akademik në AFA, shkon në rreth 800 vetë. Ky numër pasqyron dinamikën dhe kapacitetet me të cilat ky institucion i përgjigjet kërkesave aktuale dhe të perspektivës në FA. Programet që zhvil-lohen sot në AFA janë programe të të tre cikleve të arsimimit të lartë në fushat e sigurisë dhe mbrojtjes. Duke qenë se AFA, është institucion i akredituar për këto cikle studimi edhe programet plotësojnë standardet më cilësorë të arsimimit, trajnimit dhe kualifikimit në vendin tonë dhe nga ana tjetër, ato janë programe të përafërta me standardet e kolegjeve të vendeve së NATO-s. Për arsimimin e të diplomuarve, është angazhuar një staf dhe personel akade-mik, i kualifikuar dhe me eksperiencë të drejtuar nga dekanët, shefat e Depar-tamenteve dhe Këshilli i Profesorëve. Akademistët plotësuan cilësisht të gjitha standardet e programeve akademike. Këtij stafi në këto auditorë gjatë këtij viti ju shtuan në lektime edhe profesorë nga SHBA-ja, Qendra Marshall, Akademia e Drejtimit Hamburg, Gjermani, Instituti i Studimeve Strategjike Itali, Kolegji i

Mbrojtjes i NATO-s në Romë, kompa-nia amerikane CUBIC, profesorë nga Kosova. Ftesave të AFA ju përgjigjen gjithashtu edhe ambasadori i BE në Tiranë si dhe ambasadorë të vendeve të NATO-s, si ato të SHBA-së, të Francës, Kroacisë, dhe Kosovës. Kjo prani, dha mundësinë që akademistët të njihen me arritjet më të mira perëndimore, por edhe me tendencat e zhvillimit rajonal e më gjerë. Gjithashtu, dha mundësinë që edhe vetë institucioni të pasqyrojë imazhin më të mirë të FA. Vlen të thek-sohet se plotësimi me sukses i programit akademik ka pasur mbështetjen e përher-shme dhe kujdesin e veçantë të të gjithë strukturave të Ministrisë së Mbrojtjes, Shtabit të Përgjithshëm dhe Komandës së Doktrinës dhe të Stërvitjes”, – për-fundoi fjalën e tij rektori dhe komandanti i Akademisë së Forcave të Armatosura, kolonel. Dr. Agim Sula. Përshëndeti në emër të diplomuarve të Forcave së Armatosura të RSH nënkoloneli Leonard Çoku në emër të diplomuarve të Forcës së Sigurisë së Kosovës nënkoloneli Bafti Lubishtani, në emër të diplomuarve të Gardës së Republikës përshëndeti ma-jor Aleksandër Deda. Në fjalën e tij të përshëndetjes drejtuar oficerëve që përfunduan Kursin e Lartë të Oficerit dhe Kursin e Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi ka theksuar se, kjo ceremoni për ju të sapo-diplomuarit përbën një ditë të veçantë në jetën e karrierën tuaj të mëtejshme, por ajo përbën në të njëjtën kohë edhe një ngjarje të shënuar për familjet tuaja, për Akademinë e Forcave të Armatosura, Komandën e Doktrinës

e Stërvitjes dhe për të gjitha strukturat e Forcave të Armatosura dhe Ministrinë e Mbrojtjes. Duke evidencuar rolin dhe punën e Akademisë të Forcave së Ar-matosura, si institucioni i arsimit të lartë ushtarak, gjeneralmajor Gunkshi nënvi-zoi: “Konstatoj me kënaqësi që në vitin akademik që sapo po mbyllet, Akademia e Forcave të Armatosura ka bërë një punë të lavdërueshme, duke sjellë një shndër-rim të madh e të prekshëm në cilësi, standarde, disiplinën shkencore dhe në performancën e saj. Në auditorët e kësaj akademie janë arsimuar dhe kualifikuar gjatë këtij viti afro 800 pjesëmarrës në kurset institucionale e funksionale, kur-set e gjuhëve të huaja si dhe në kurset e masterit profesional, masterit shkencor dhe shkollës së doktoraturës, gjë e cila ka përbërë një sfidë të fortë, të cilën akademia e përballoi me sukses, duke i dhënë këtij institucioni vlerën dhe vendin që i takon për nga misioni dhe rëndësia që ka për FA”. Këtë vit, ka vijuar më tej shefi i Shtabit të Përgjithshëm, për herë të parë u realizuan në Akademi dy stërvitje të asistuara me kompjuter në Qendrën e Simulimit në bashkëpunim me kompaninë “CUBIC”, përfaqësuesit e të cilës gjej rastin t’i falënderoj për ndihmën e shkëlqyer si dhe stërvitja dyshkallëshe komando-shtabi e zhvilluar me ju akademistë të KLO dhe KKSHP, të cilat ndikuan në përmirësimin e stan-dardeve të stërvitjes dhe unifikimin e procedurave të zhvillimit të saj, jo vetëm në programet e akademisë, por edhe në të gjitha strukturat e FA. “Për të gjitha këto arritje, në emër të ministrit së Mbrojtjes dhe emrin tim personal, ju përshëndes

dhe ju falënderoj sot të gjithëve, juve akademistëve, trupën pedagogjike, pro-fesorët e nderuar, rektorin e akademisë dhe komandantin e KDS”, është shprehur gjeneralmajor Gjunkshi. Në përfundim të ceremonisë, zëvendësministrat e Mbrojtjes, z. Ekrem Spahiu, znj. Arta Musaraj dhe shefi i Shtabit të Përgjith-shëm i FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi shpërndanë diplomat për disa nga kursantët që përfunduan studimet në kurset e lartpërmendura. Akademistët e Kursit të Lartë të Oficerit filluan studi-met më datën 17 shtator 2012 dhe ka zgjatur plot një vit akademik. Kursi është ndjekur nga 22 ushtarakë, pjesëtarë të Forcave së Armatosura të RSH, Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Gardës së Republikës. Ky kurs ka për qëllim të përgatisë oficerë të përzgjedhur të karrierës me gradën e nënkolonelit si dhe punonjës civilë nga strukturat e Mbrojtjes e të Sigurisë, për të shërbyer në detyra e funksione të larta në Forcat e Armatosura, Shtabet e NATO-s si dhe në institucionet e tjera të sigurisë. Programi mësimor i Kursit të Lartë të Oficerit ka synuar t’i përgjigjet nivelit të studimeve pasuniversitare dhe të ar-rijë me kohë akreditimin dhe njohjen për gradën shkencore Master i Shken-cave. Kurrikula e këtij programi është ndërtuar në përputhje me kërkesat e Agjencisë së Akreditimit të Arsimit së Lartë për të dhënë diplomën Master i Shkencave në Fushën e Sigurisë e Mbrojtjes. Edhe akademistët e Kursit të Komandës dhe Shtabit të Përgjith-shëm filluan studimet më datën 17 shtator 2012 dhe kanë zgjatur një vit akademik. Kursi është ndjekur nga 42 pjesëtarë të Forcave së Armatosura të RSH, Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Gardës së Republikës. Oficerët që ndoqën kursin morën njohuri të thella e aftësi të shumta të nivelit cilësor, për t’u përballur me problematikat komplekse të përgjegjësive e të de-tyrave të rëndësishme që i presin në të ardhmen. Vëmendje e veçantë iu kushtua zhvillimit të aftësive së lider-shipit për të vepruar në një mjedis me teknologji gjithmonë e më të përparuar, në ndërthurje të faktorëve e aktorëve të shumtë në fushën e operacioneve, të cilat kërkojnë trajnim dhe arsimim intensiv nën moton: “Të trajnohemi sot ashtu siç do të luftojmë nesër”.

Majore Merita Alimuçaj

Në këtë ceremoni u diplomuan 22 akademistë të cilët përfunduan me sukses Kursin e Lartë të Oficerit, kurs i cili në sistemin tonë të arsimimit ushtarak përfaqëson nivelin më të lartë të programit në fushën operacionale dhe të sigurisë, ndërsa në sistemin e karrierës përfaqëson kursin e kolonelit. 42 akademistë të cilët përfunduan me sukses Kursin e Komandës dhe të Shtabit të Përgjithshëm, kurs i cili përbën nivelin më të lartë të programeve të përgatitjes profesionale të

ushtarakëve në fushat operacionale dhe në sistemin e karrierës përfaqëson kursin e nënkolonelit”

Përfundoi Kursi i Lartë i Oficerit dhe Kursi i Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm

Page 7: Përfundoi Kursi i Lartë i Oficerit dhe Kursi i Komandës ... · Përfundoi Kursi i Lartë i Oficerit dhe Kursi i Komandës dhe shtabit të Përgjithshëm Kush janë 4 drejtuesit

ushtriaE prEmtE, 12 korrik 2013 77fOrCa tOKËSOre

Me datë 5 korrik 2013, nën drejtimin e komandantit të Forcës Tokësore, gjeneralmajor Zyber Dushku, u zhvillua analiza mbi

realizimin e detyrave të 6-mujorit të parë të vitit 2013 nga strukturat e Forcës Tokësore. Në këtë analizë merrnin pjesë drejtorë drejtorish nga Shtabi i Përgjithshëm i FA-së, komandantët e reparteve e nënreparteve dhe shefat e degëve në shtabin e Forcës Tokësore. Në fjalën e hapjes komandanti i Forcës Tokësore, pasi falënderoi përfaqësuesit e SHP të FA-së dhe të pranishmit në analizë, theksin e vuri tek aktivitetet krye-sore që ka realizuar Forca Tokësore në këto 6 muaj, përfshirë këtu stërvitjet fushore “Biza 13”, “Rreth Grethi-13” “Joint Reaction 13”, stërvitje të tjera të përbashkëta, si dhe anga-zhimet në misione të mbështetjes së paqes të strukturave të FT-së si në Herat, Kandahar, Afganistan etj. Një kujdes të veçantë tregoi edhe për punën e bërë në drejtim të përmirësimit të mjedisit. Më pas e mori fjalën shefi i Shtabit të Forcës Tokësore, kolonel Adi Ndoni, i cili bëri bilancin e punës 6- mujore të FT-së. Në material u fokusua në realizimin e objektivave të Direktivës së MM dhe detyrave të vëna nga Shtabi i Përgjithshëm i FA-së. Në këtë analizë Forca Tokësore vjen me një bilanc pozitiv për sa i përket masave të planëzuara dhe atyre të realizuara. E gjithë puna e strukturave të FT është mbështetur në Direktivën e MM për vitin 2013, Udhëzimet e shefit të Shtabit të Përgjithshëm për arsimimin e stërvitjen në FA, Urdhra, Udhëzime e detyra që sigurojnë punën dhe veprimtarinë ligjore të komandës së FT-së në të gjitha nivelet e strukturave vartëse të saj. Synimi kryesor i punës së komandës së FT-së për këtë periudhë ka qenë transformimi i Forcës Tokësore në një Forcë profesioniste, operacio-nale e të ndërveprueshme dhe me aftësi të larta luftarake. Ndër drejtimet kryesore të punës në këtë analizë u trajtuam çështjet që kanë të bëjnë me menaxhimin e personelit dhe përmirësimi i elementeve të gatishmërisë luftarake. Një kujdes i veçantë iu kushtua stërvitjes dhe tra-jnimit të efektivave, përgatitjes për certifikim të nënreparteve për aftësinë luftarake te tyre, pjesëmarrjes në Operacionet e Mbështetjes së Paqes; përgatitjes dhe mbajtjes në gatishmëri të aseteve për Emergjencat Civile për mbështetje të strukturave të tjera shtetërore, sipas ligjit, mbështetjes logjistike, administrimit të vlerave materiale, përqendrimit dhe kontabilizimit të vlerave materiale dhe monetare në reparte, rritjes dhe forcimit të masave të ruajtjes dhe sigurisë në repartet e FT-së, standardizimit të proceduarave, njohjes së gjuhës angleze, miratimit dhe implementimit të STANAG-eve,

rritjes së nivelit të marrëdhënieve bilaterale me vendet aleate dhe partnere etj. Analiza u zhvil-lua në frymën e diskutimit dhe dhënie përgjigje për çështje që kanë të bëjnë zhvillimin e Forcës Tokësore dhe përmbushjen e misionit. Në fund të kësaj analize gjeneralmajor Zyber Dushku u ndal në disa çështje si, rishikimi dhe vlerësimi i strukturave të veçanta të FT-së, konsolidimi i sistemit të komandimit dhe kontrollit, vazhdimi i pjesëmarrjes në operacionet paqeruajtëse, duke synuar rritjen e ndërveprueshmërisë dhe opera-cionalitetit, përmbushjen e objektivave të forcës, vijimin e procesit të standardizimit, trajnimit dhe stërvitjes, rishikimin e masave të sigurisë, certifikimin dhe afirmimin e nënreparteve sipas sistemit CREVAL etj.

Menaxhimi i mirë i personelit themeli i piramidës ushtarake

Analiza ndryshe nga herët e tjera, ku kishte një radhë; pyetje, përgjigje, diskutime dhe konk-luzione, këtë herë nën drejtimin e komandantit të Forcës Tokësore, gjeneralmajor Zyber Dushku, u zhvillua me një frymë tjetër, ku problemet dhe shqetësimet e ngritura nga pjesëmarrësit u bënë objekt diskutimi për të gjitha çështjet një nga një. Me këtë frymë u analizuan të gjitha çështjet që preokupojnë vartësit në nivel shtabi, reparti apo nënreparti. Nëse u tha se personeli në forcë e reparte po punon për hartimin e një studimi për përputhje gradë-funksion, në analizë u theksua se ky problem është marrë seriozisht dhe po i kushtohet e gjithë vëmendja e duhur, me qëllim që në mënyrë graduale të vijë duke u ngushtuar kjo mos përputhje. Gradimet e reja nga niveli më i ulët deri tek më i larti dhe daljet në reformë kanë ndikuar në përmirësimin e piramidës si të oficerit dhe nënoficerit. Kjo punë e kujdesshme e ndërtuar mbi bazën e të dhënave të secilit efektiv të FT-së, të dhëna të hedhura në data-base në sistemin elektronik, ka ndikimin e vet pozitiv edhe në rakordimin

më mirë për këtë problem me Qendrën e Personel-Rekrutimit të FA-së dhe Drejtorinë e Personelit në Shtabin e Përgjithshëm. Në analizë u ekspozua një pasqyrë e plotë për kualifikimet e kryera dhe ato në vazhdim, si: në Kursin Themelor të Oficerit të Shtabit, Kursin e Avancuar të Oficerit, Kursin Bazë të Oficerit, Kursin e Lartë të Nënoficerit, Kursin e Instruktorit, Kursin e Avancuar të Nënoficerit, Kursin Bazë të Nënoficerit, Kursin Fillestar të Nënoficerit, Kursin e Stërvitjes Individuale të Avancuar, Kursin Bazë të Ushtarit Profesionist, Kursin e Administratës Civile, kursin e gjuhës së huaj, kurse të cilat i kanë ndjekur rreth 432 oficerë, nënoficerë dhe ushtarë profesionist të Forcës Tokësore. Në lidhje me menaxhimin e personelin u vu detyrë që komandantët e reparteve e nënreparteve të rifreskojnë të dhënat e personelit, duke hedhur vijimësisht në data-base të dhënat në sistemin elektronik, duke rifreskuar dosjet elektronike, për të pasur vlerësim objektiv për gjithsecilin. Ndo-nëse është bërë një investim i mirë dhe krijuar infrastrukturë e nevojshme me laboratorë në forcë e reparte për mësimin e gjuhës angleze dhe ky proces po ecën sipas parashikimit të objektivit për vitin 2013, kërkohet angazhim më i madh nga vetë individët që u jepet shansi për të vazhduar kurset. Nuk mund të integrohesh, nuk mund të marrësh pjesë në një stërvitje bilaterale, apo shumëkombëshe dhe nuk mund të bëhesh pjesë e misionit nëse nuk njeh gjuhën angleze. Ndaj u kërkua që mundësitë e ofruara për mësimin e gjuhës angleze, apo gjuhëve të tjera, të shfrytëzohen në maksimum, pasi janë një bazë për ecuri në karrierë.

Stërvitja dhe rritja e nivelit të operacionalitetit, prioritet në FT

Stërvitja dhe rritja e nivelit të operacionalitetit është konsideruar prioritet në Forcën Tokë-

sore. Për stërvitjen dhe trajnimin është synuar në aftësimin e strukturave të personelit në kry-erjen e detyrave të tyre për realizimin e mis-ionit kushtetues, përballimin e emergjencave civile, pjesëmarrjen në misione jashtë vendit; pjesëmarrjen në stërvitjet me vendet aleate dhe partnere; certifikimin e nënreparteve për aftësinë e tyre luftarake. Puna në këtë fushë është përqendruar në zhvillimin e të gjitha formave të përgatitjes së komandave dhe shtabeve të të gjitha niveleve, si dhe në përgatitjen e trupës. Për këtë janë zhvilluar mbledhje mësimore, stërvitje shtabi, qitje, teste fizike etj. Stërvitjet fushore të reparteve e nënreparteve në rajonin e Rreth-Grethit dhe rajonin stërvitor të Bizës gjatë muajit maj 2013, kanë pasur si qëllim kompaktësimin e veprimeve në nivel kompanie e batalioni dhe rritjen e kapaciteteve operacionale. Kështu në periudhën 2 deri 20 maj 2013 u zhvillua në Poligonin Kombëtar Bizë, stërvitja fushore “Biza-13” me pjesëmarrjen e batalionit të dytë të këmbësorisë, batalionit komando dhe nënreparteve autonome, stërvitje në të cilën për herë të parë u testuan pajisjet fushore logjistike. Paralelisht me këtë në rajonin e Rreth Grethit në periudhën 6 deri 26 maj u zhvillua stërvitja fushore “Rreth-Greth-13” me pjesëmarrjen e batalionit të tretë të këmbë-sorisë, Poshnje, Berat, ku u sigurua një bash-këpunim efektiv midis strukturave ushtarake dhe atyre civile e fokusuar në kontributin e dhënë në drejtim të përmirësimit të mjedisit. Në funksion të rritjes së nivelit operacional të reparteve u zhvilluan edhe stërvitjet kolektive në nivel kompanie dhe batalioni, mund të për-mendim: stërvitjen e koduar “Kobra 2013” me efektivin e kompanisë së dytë të batalionit të dytë, që shërbeu për realizimin në praktikë të koncepteve dhe mënyrave të veprimeve luftarake në kushte të vështira të terrenit dhe motit, stërvitja 72 orëshe ̋ Dragon- 2013” në Bovillë, me qëllim kompaktësimin e efektivit në kryerjen e veprimeve në mbijetesë. Një stërvitje tjetër ishte ajo e datës 12 mars 2013 e batalionit të parë të këmbësorisë e koduar “ Gomsiqja 13”, me temë veprimet e batalionit në operacion kërkim-shpëtimi, në Rajonin e Majës së Gramit. Stërvitja “Kështjella 2013” me temë kompania e këmbësorisë në operacion për mbrojtjen dhe sigurimin e bazës së Forcave të Koalicionit në zonën e operacionit e batalionit të tretë ishte dhe një stërvitje kolektive, e cila pati si qëllim aftësimin e kuadrit oficer, n/oficer për drejtimin e kompanisë në operacion për mbrojtjen dhe sigurimin e bazave të Forcave të Koalicionit, gjatë kryerjes së misioneve paqeruajtëse në zonat e operacionit. Stërvitja “Osumi 2013”, me temë “Kompania e këm-bësorisë në operacion për EC (përmbytje)” dhe stërvitje të tjera të batalionit të Poshnjës, ndikuan në aftësimin e efektivit dhe drejtuesve

për marrjen e vendimeve dhe zgjidhjen e situatave të ngjashme. Kompaktësimi i vep-rimeve ndërmjet grupit, skuadrës, togës dhe kompanisë në rajonin e Fekenit, ishte stërvitja e radhës “Gjalica”e batalionit komando. Të tilla kanë qenë edhe stërvitjet kompaktësuese të Batalionit të Forcave Speciale, grup-kompanisë paradislokuese “Eagle Fury”, “Black Eagle 13” zhvilluar nga pala britanike me qëllim stan-dardizimin e procedurave standarde të veprimit (SOP) në nivel kompanie. Këto stërvitje dhe stërvitjet e tjera të radhës i kanë shërbyer dhe do i shërbejnë standardizimit të procedurave. Gjashtëmujori i parë i këtij viti shënoi dhe trajnime dypalëshe të FT me aleatët tanë të cilat i shërbyen shkëmbimit të eksperiencave dhe rritjes së profesionalizmit të personelit të FT. Kështu mund të përmendim: stërvitjen e koduar “13-05A KFOR 17 Rotatation” në Gjermani, stërvitja “Joint Reaction 2013”, që u zhvillua nga data 02-07 qershor 2013, në kuadrin e iniciativës së vendeve të A-5 , ku morën pjesë vendet e rajonit: Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Shqipëria, ku Forca Tokësore u përfaqësua me një togë batalioni komando, një grup special i Batalionit të Forcave Speciale, me një togë nga Spitali Ushtarak i Forcës Tokësore dhe toga e imituesve e batalionit të dytë të këmbësorisë. Ndër format e përgatitjes të aplikuara gjatë vitit kanë qenë edhe kurset afat shkurtra si: zhvil-limi i seminarit “Operacionet speciale kundër terrorizmit”, kursi i Integrimit Ajror, (Air Integration Course), seminari me temë “Zhvil-limi dhe trajnimi i drejtuesve” me pjesëmarrjen e kontingjenteve të Eagle-7, Mat-4 dhe efektiva të batalionit të dytë të këmbësorisë, kursi i Planëzimit Operacional (Ops.Planning Course), kursi i integrimit të Forcave Speciale etj. Gjatë këtij 6 mujori sikurse u evidentua në analizë një vëmendje e veçantë iu kushtua stërvitjes “Skuadra në Patrullim-13” zhvilluar brenda reparteve dhe në nivel Force Tokësore, në in-teres të përzgjedhjes së ekipit përfaqësues të FA, për stërvitjen “Combrain Patrol” në muajin tetor 2013, Wells, Britani e Madhe. Gjatë gjashtëmu-jorit të parë 2013 ka vazhduar angazhimi i FT në OMP në misionet Herat, ‘’Eagle’’ si dhe ka vijuar kontributi me personel për misionet MAT, ekipit mjekësor dhe në shtabe e komanda të ndryshme të NATO-s në Afganistan dhe Kosovë. Krahas veprimtarive të planifikuara, FT i ka kushtuar një rëndësi përgatitjes dhe mbajtjes në gatishmëri të aseteve të deklaruara në mbështetje të EC dhe në ndihmë të komu-nitetit dhe strukturave shtetërore. Komanda dhe shtabi i Forcës Tokësore kanë punuar me prioritet për mbrojtjen e mjedisit dhe ndërgjegjësimin e personelit për zbatimin e të gjitha rregullave për ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit në repartet dhe nënrepartet në rajonet e dislokimit dhe ku ata zhvillojnë aktivitetet e tyre stërvitore.

Komandanti i Forcës Tokësore në analizë theksin e vuri tek aktivitetet kryesore që ka realizuar Forca Tokësore në këto 6 muaj, përfshirë këtu stërvitjet fushore “Biza 13”, “Rreth Grethi-13” “Joint Reaction 13”, stërvitje të tjera të përbashkëta, si dhe angazhimet në misione të mbështetjes së paqes të

strukturave të FT-së si në Herat, Kandahar, Afganistan....

Janar-qershor, zhvillohet analiza mbi realizimin e detyrave në FT

nënkolonel shpëtiM hysaMajor nexhBedin Basha

Page 8: Përfundoi Kursi i Lartë i Oficerit dhe Kursi i Komandës ... · Përfundoi Kursi i Lartë i Oficerit dhe Kursi i Komandës dhe shtabit të Përgjithshëm Kush janë 4 drejtuesit

ushtriaE prEmtE, 12 korrik 20138 fOrCat SpeCiale

Për një periudhe 4-javore, kom-pania A.S Ujore në Batalionin e Forcave Speciale po zhvil-lohet kursi bazë i operacioneve

speciale. Operacionet speciale janë op-eracione që kryhen nga forcat speciale ushtarake të stërvitura, pajisura dhe të organizuara për të arritur objektiva ushtar-ake, politike, ekonomike dhe informuese me mjete ushtarake jo konvencionale.

Ky kurs u hap në fillim të muajit korrik dhe po drejtohet nga komandanti i kompanisë A.S Alpine, major Elidon Kurti si dhe nga instruktorët më të mirë Forcave Speciale të cilët kanë një eksperi-encë të madhe pune, qoftë kjo eksperiencë e fituar në kohë, gjatë viteve të shumta shërbimi në forcat speciale, apo dhe në stërvitjet e shumta të zhvilluar brenda vendit. Gjithashtu, në këtë kurs këta instruktorë po ndërthurin dhe pjesë të rëndësishme nga taktikat dhe teknikat më të mira që sot përdorin homologët tanë të forcave speciale në mbarë botën për kry-erjen e operacioneve speciale në ndërtesa njëkatëshe dhe shumëkatëshe e deri tek operacionet më të komplikuara në kom-plekse ndërtesash për zgjidhjen e krizave gjatë pengmarrjeve të ndryshme. Prej vitit 2010, Forcat Speciale vazhdojnë të marrin pjesë në misionet luftarake duke dhënë një kontribut mjaft të çmuar me kontingjentet “Eagle”, të cilët gjatë kohës së qëndrimit në mision kanë kryer një shumëllojshmëri detyrash speciale që i janë ngarkuar, duke treguar dhe një herë vlerat, përgatitjen dhe një profesionalizëm te madh që Forcat Speciale shqiptare kanë, e gjitha kjo falë një bashkëpunimi mjaft të rëndësishëm në fushën ushtarake që ne kemi pasur me aleatët tanë dhe në veçanti me SHBA-n, të cilët kanë pasur ndikim mjaft të rëndë-sishëm në hartimin e programit stërvitor për zhvillimin e kursit, po ashtu dhe eksperienca e mësimet e nxjerra nga vetë kontingjentet tona të cilat kryejnë misione luftarake në Kandahar, Afganistan. Në poligonin ku zhvillohet kursi i bazë i operacioneve speciale e gjithë kompania A.S Ujore ndjek me përpikmëri të gjitha udhëzimet që jepen nga instruktorët të cilët japin me detaje të plota brifingu i sigurisë, të gjitha temat e stërvitjes, ku efektivi njihet fillimisht nga ana teorike

Në Batalionin e Forcave Speciale zhvillohet kursi bazë i Operacioneve Speciale

me veprimet taktike që do të kryejnë dhe më pas kalohet në veprime praktike. E gjithë stërvitja zhvillohet në kushtet e temperaturave të larta ku trajnimi fillon në orën 09.00 dhe përfundon në orën 16.00. Në këtë stërvitje të gjitha lëvizjet taktike të grupeve speciale, trajnimi si dhe qitjet luftarake planëzohen dhe zbatohen me masa të rrepta të rregullave të sigurisë gjatë përdorimit të armëve të zjarrit. I gjithë efektivi gjatë kohës së stërvitjes është i pajisur me antiplumb pavarësisht se temperaturat janë mjaft të larta, por një nga qëllimet dytësore gjatë zhvillimit të stërvitjes është që këto trupa speciale të mësohen të stërviten dhe përballojnë kryerjen e detyrave të veçanta dhe të një vështirësie të lartë dhe në kushtet e një terreni shkretëtire ku kushtet atmosferike favorizojnë temperatura të larta, ashtu siç është dhe në Kandahar ku temperaturat tani shkojnë deri ne 45°C. Kjo përshtatje dhe stërvitje në kushtet e temperaturave të larta është mjaft e nevojshme sepse gjatë kryerjes së detyrave operacionale disa ditore në Kandahar, Afganistan Forcat Speciale së bashku me homologët e tjerë të forcave speciale mike kanë treguar jo vetëm përgatitje të lartë teknike dhe profesionale, por dhe një aftësi të madhe

fizike dhe psikologjike për përballimin e situatave të ndryshme kritike. Aktiv-itetet stërvitore dhe kurset e ndryshme që zhvillohen në BFS të planëzuara në matricën vjetore janë të mirë-planëzuara për të krijuar një rotacion ku çdo kompani speciale ka të përcaktuar për çdo periudhë llojin e stërvitjes që do të kryejë, vendin dhe kohën e zhvillimit të saj në mënyrë që të gjitha kompanitë speciale të rrisin kapacitetet operacionale dhe të jenë të afta për kryerjen e të gjitha llojeve të detyrave që do t’i ngarkohen dhe që janë përcaktuar brenda misionit të batalionit special dhe me kryesorja që të gjitha njësitë e BFS të kenë një kompaktësi në kryerjen e vepri-meve taktike. Për këtë arsye, një rendësi të veçantë gjatë procesit të planëzimit vje-tor për stërvitjen dhe trajnimin e Forcave Speciale zë dhe kursi bazë i avancuar i operacioneve speciale si një nga stërvitjet kryesore dhe mjaft e nevojshme për rritjen e operacionalitetit dhe profesionalizmit të personelit së kompanive, i cili është i planëzuar dhe zhvillohet me të gjitha kom-panitë speciale, program i cili është i njëjtë me atë që kryhet dhe në Forcat Speciale Amerikane. Vetëm gjatë 6-mujorit të parë të vitit në BFS, janë kryer mjaft stërvitje të rëndësishme të cilat drejtpërsëdrejti

kanë ndikuar në rritjen e kapaciteteve operacionale të BFS si nga toka, deti dhe ajri dhe kanë bërë të mundur që të gjitha kompanitë speciale të ndihen të sigurta dhe të barabarta gjatë kryerjes së detyrave me homologët e Forcave Speciale kudo ku do të ngarkohen bashkëpunimi me ato. Zhvillimi i kursit bazë të operacioneve speciale nga kompania A.S Ujore vjen një muaj pas përfundimit nga kompania A.S Ajrore e kursit të avancuar të operacioneve speciale, e cila u zhvillua për një periudhë 5- javore prill–maj, ku e veçanta e zhvillimit të këtij kursi ishte se kursi i avancuar i op-eracioneve speciale kishte për qëllim rritjen e kapaciteteve operacionale ekzistuese të kompanisë në përmbushjen e misionit të saj dhe perfeksionimin e veprimeve në operacionet TUBOLARE në mjetet e lëviz-shme siç janë mjetet e transportit, makina, autobusë, trena, avionë dhe anijet. Ashtu si kursi i avancuar i operacioneve speciale dhe kursi bazë në programin e tij ka sjellë risi të shumta përsa i përket përdorimit të taktikave, teknikave të reja të përdorimit gjatë zhvillimit të operacioneve speciale, përdorimit të procedurave, teknikat e përdorimit të armëve speciale në qitjet luftarake, procedura këto të cilat të gjitha grupet speciale të kompanive A.S do t’i

kthejnë në procedura të standardizuara operimi (SOP). Tani kompania A.S. Ujore përveç përgatitjes në mënyrë të drejtpërdrejtë për kryerjen e operacioneve speciale nga uji që përcaktohet qartë në misionin e kompanisë ujore të Forcat Speciale, do të operojë në mënyrë të barabartë duke pasur të njëjtën përgatitje dhe të njëjtin nivel operacional me kom-panitë e tjera speciale që kanë për mision kryerjen e detyrave speciale nga toka. Një nga qëllimet kryesore dhe parësore për vitin 2013 ka qenë BFS-ja nëpërmjet trajnimeve dhe stërvitjeve të ndryshme të sigurojë në mënyrë të vazhdueshme kushte për rritjen e nivelit profesional dhe kapaciteteve operacionale të të gjitha kompanive speciale në mënyrë që të gjitha kompanitë të jenë të afta për kryerjen e detyrave nga më të vështirave që mund t’i ngarkohen një njësie speciale. Zhvillimi i këtij kursi gjithashtu i shërben më së miri zgjidhjes së detyrave luftarake që kon-tingjentet “Eagle” të BFS-së kryejnë në Kandahar, Afganistan gjatë gjithë kohës së qëndrimit të misionit. Gjatë javës së parë dhe të dytë të zhvillimit të kursit, i gjithë efektivi ka zhvilluar fillimisht veprime taktike me armë si “manipulime me armë” si dhe veprime për qitje tranzishën për të perfeksionuar mënyrat e përdorimit dhe ndërrimit të armëve nga primare në dytë-sore dhe më pas duke i lënë vendin qitjeve me fishekë luftarakë ku janë zhvilluar qitje të alternuara me automatik ARX-160 dhe pistoletë PX-4 në pozicione të ndryshme si nga vendi dhe në ecje ku efektivi i kom-panisë A.S. Ujore ka treguar aftësi dhe profesionalizëm dhe ka arritur rezultate mjaft të larta. Veprimet taktike me armë si “Manipulime me armë” dhe veprime për qitje tranzishën janë kryer me grupe, ku komandimi dhe kontrolli i veprimeve taktike ka qenë i shkëlqyer nën drejtimin e komandantit të kursit dhe instruktorëve përkatës. Vlen të përmendet përgatitja e lartë taktiko-teknike e personelit nënoficer pjesëmarrës në kurs si dhe serioziteti i tyre për të përfituar njohuritë maksimale të cilat do t’i shërbejnë jo vetëm për rritjen e aftësive profesionale, por dhe rritjes së kapaciteteve operacionale të BFS-s, gjë që e bën përmbushjen me sukses të misionit (operacionit) më të lehtë për t’u arritur.

Gjatë 6-mujorit të parë të vitit në BFS janë kryer mjaft stërvitje të rëndësishme, të cilat drejtpërsëdrejti kanë ndikuar në rritjen e kapaciteteve operacionale të BFS si nga toka, deti dhe ajri dhe kanë bërë të mundur që të gjitha kompanitë speciale të ndihen të sigurta dhe barabarta gjatë

kryerjes së detyrave me homologët e Forcave Speciale kudo ku do të ngarkohen bashkëpunimi me ato

Page 9: Përfundoi Kursi i Lartë i Oficerit dhe Kursi i Komandës ... · Përfundoi Kursi i Lartë i Oficerit dhe Kursi i Komandës dhe shtabit të Përgjithshëm Kush janë 4 drejtuesit

ushtriaE prEmtE, 12 korrik 2013 9fOrCat SpeCiale

“Kursi bazë i op-eracioneve spe-ciale konsiston në 5 javë kurs i

cili është pjesë e matricës vjetore si shumë kurse të tjera që kryhen nga secila kompani. Në vazhdën e stërvitjeve të kompanisë së katërt pas përfundimit me sukses të kursit të badigardit, kursit të luftimit të afërt dhe kursit të zhytjes së luftimit që u zhvillua prej 5 javësh në rajonin e Pashalimanit, tani po zhvillohet një stërvitje e kursit bazë të operacioneve speciale me qëllim standardizimin e të gjithë veprimeve të të gjitha kompanive”, thotë komandanti i Forcave Spe-ciale, kolonel Demiraj. Më tej ai shton se: - “Vetëkuptohet që në bazë të listës themelore të detyrave kjo kompani kryen operacione speciale në det, mbi ujë, nën ujë, zbulim special përgjatë brigjeve dhe operacioneve të çlirimit të pengjeve në mjete ujore në lëvizje apo sta-tike të parkuara pranë porteve”. Një nga detyrat kryesore është dhe mbajtja e kapaciteteve për veprimet e operacioneve speciale në tokë në të njëjtin nivel me tre kompanitë e tjera speciale. Për këtë qëllim, në drejtimin e instruktorëve më të mirë të repartit, po zhvillohet kursi i bazë i operacioneve speciale, i cili konsiston në veprimet e operacio-neve speciale në ndërtesa 1 katëshe dhe shumë katëshe, në hyrjet me 1.2 me 4.6 dhe 12 persona. E veçanta e zhvillimit të këtij kursi është se të gjitha ndërhyrjet te cilat realizohen si pjesë e programit të stërvitjes realizohen me qitje nën mbështetjen e snajperëve dhe të gjitha hyrjet me

Kolonel Dritan Demiraj: Ja risitë e kursit bazë të Operacioneve Speciale

realizimin e hyrjeve me shpërthim, duke përdorur teknikat qofshin këto me eksploziva plastike, hapjet me shpërthime me ngarkesa me ujë, apo dhe teknikave të tjera të cilat nuk mundemi t’i përmendim në këtë intervistë. Një nga pjesët e tjera që i kushtohet rëndësi është që gjatë gjithë kohës që operatorët reali-zojnë skenarë të ndryshëm të opera-cioneve speciale improvizohet duke vendosur lëndë plasëse të ndryshme të cilat janë pjesë të skenarëve të cilët operatorët do të hasin në Afganistan. Mbi bazën e të gjithë mësimeve të nxjerra, mësimeve të mësuara nga çdo mision i radhës që vjen, ne ngremë dhe bëjmë pjesë të skenarëve, kurseve dhe stërvitjes këto lloje modelesh të reja taktike,

të cilat terroristët po thuajse çdo muaj i ndryshojnë”, – tha kolonel Demiraj. Më tej, komandanti i FS shton se: -“Një element tjetër është dhe pjesa e qitjeve e cila konsiston në qitje tepër të avancuara në kohë, duke përdorur skenarë të ndryshëm, improvizimin e plagosjeve të ndry-shme ku në çdo skenar përdoret një pjesë e veçantë e trupit ku testohet mënyra e dhënies të ndihmës së shpejtë, evakuimi dhe dalja e per-sonit, kohë e cila matet dhe duhet të kryhet me saktësinë e duhur, me teknikën dhe taktikën e duhur dhe mënyrat e dhënia e ndihmës së shpejtë nga specialistët e duhur të ndihmës së shpejtë dhe njëkohësisht taktikat e angazhimit kundër perso-nave apo grupeve të cilat bënë të

mundur plagosjen apo asgjësimin e partnerit dhe vazhdohet për çlir-imin e dhomave të tjera deri në përfundimin e plotë dhe pastrimin e dhomave dhe të një strukture. Po kalohet nga dhomat e vogla në sallat e mëdha, nga ndërtesat një katëshe në ndërtesat shumë katëshe dhe sulme nga poshtë lart dhe nga lart poshtë dhe në bashkëpunim me forcat ajrore kemi intensifikuar stërvitjet e përbashkëta për për-dorimin e helikopterëve Cougar, i cili ka qene dhe qëllimi i blerjes së tyre për standardizimin e veprimeve me forcat speciale, ngritja e kapac-iteteve të përdorimit me helikopter, pasi një pjesë rreth 30% e opera-cioneve që kryhen në Afganistan, bëhen nëpërmjet helikopterëve të

aleatëve tanë”. Pjesë e rëndësishme e kursit të operacioneve speciale është dhe pjesa e zbulimit, vetëkup-tohet një pjesë e rëndësishme që ka ky kurs është planëzimi i operacioneve speciale. Për realiz-imin me sukses të tij, nevojitet një planëzim i duhur me detaje, sepse në të kundërt vihet në pikëpyetje suksesi i këtij misioni. Baza ku ne mbështetemi për realizimin e një planëzimi të mirë është e njëjtë me atë planëzim që kryejnë forcat spe-ciale më të mira në botë, me të cilat ne bashkëpunojmë si ato amerikane, gjeografi e cila së fundmi po fillon të zgjerohet nëpërmjet kooperimit dhe me FS Polake një nga koman-dat më të suksesshme të NATO-s. Falënderoj në mënyrë të veçantë efektivat e kompanisë së katërt për mobilizimin e shkëlqyer, gjë të cilën e kam vërejtur në kon-trollet e përditshme. Falënderoj instruktorët Astrit Lica, Albert Kuçaj, Artan Bilimani dhe Ble-nard Hebibasi dhe komandantin e kompanisë, major Elidon Kurti, major Simon Alikaj, të cilët në mënyrë të vazhdueshme janë në drejtim të këtij kursi. Kjo nuk është as më pak e as më shumë por pjesë e vazhdës së kurseve të cilat do të vazhdojnë jo vetëm të zhvillohen, por do të rrisin nivelin operacional, nivel ky i cili kërko-het të rritet sepse dhe sfidat në të ardhmen janë të mëdha”- përfun-don prononcimin e tij për gazetën “Ushtria”, komandanti i batalionit të Forcave Speciale, kolonel Dritan Demirajt.

Kapiten Erion Shkëmbi, specialist i BCU-së ne BFS

Një nga detyrat kryesore është dhe mbajtja e kapaciteteve për veprimet e operacioneve speciale në tokë në të njëjtin nivel me tre kompanitë e tjera speciale

Flet komandanti i Batalionit të Forcave speciale: Qëllimi, standardizimi i të gjithë veprimeve të të gjitha kompanive”

Page 10: Përfundoi Kursi i Lartë i Oficerit dhe Kursi i Komandës ... · Përfundoi Kursi i Lartë i Oficerit dhe Kursi i Komandës dhe shtabit të Përgjithshëm Kush janë 4 drejtuesit

ushtriaE prEmtE, 12 korrik 201310 brMr

Materialin kryesor të analizës e mbajti kolo-nel Selim Troci, shef i operacioneve dhe stër-

vitjes në njësi. Gjatë kësaj periudhe, u theksua në material, komandanti dhe shtabi i brigadës dhe komandantët dhe shtabet e reparteve janë mobi-lizuar për realizimin me sukses të detyrave të planifikuara, në të gjitha degët dhe sektorët. Qëllimi i kësaj analize ishte evidentimi i arritjeve në realizimin e detyrave në çdo degë e sektor, por edhe i mangësive të punës, me qëllim që ato të jenë ob-jekt i planëzimit dhe organizimit më të mirë të punës për muajt në vijim. Objektivi kryesor i punës në njësi ka qenë vazhdimi dhe intensifikimi i përpjekjeve për të arritur objektivin e një force profesioniste, konsolidimi i saj jo vetëm në numër, por në radhë të parë një forcë që përmbush misionin që ka njësia.

Kjo periudhë ka qenë e ngarkuar me detyra të shumta, të planifikuara dhe jo të planifikuara, për realizimin e të cilave është punuar me përkush-tim nga i gjithë personeli i brigadës, ku nga arritjet më kryesore mund të përmendim: Dega e personelit në brigadë dhe sektorët në reparte janë fokusuar në mbështetjen me personel të strukturave, me prioritet nënrepartet e deklaruar “pool force”. Përputhja gradë funksion ka hënën një tjetër prioritet i punës së bërë, duke marrë në konsideratë kriteret e përcaktuar në këtë drejtim. Për mbështetjen e strukturave të BrMr me resurset e nevojshëm për përmbush-jen e misionit dhe detyrave, rëndësi i është kushtuar arsimimit dhe kuali-fikimit profesional dhe njohjes së gjuhës angleze. Gjatë kësaj periudhe nga personeli oficer, nënoficer dhe ushtarë profesionistë të njësisë kanë ndjekur kurset e niveleve të ndry-shëm të gjuhës angleze, por edhe gjuhë të tjera, 13 oficerë, 10 nënoficerë (7 prej tyre në kursin e nivelit të parë të gjuhës angleze hapur në brigadë) dhe 7 ushtarë profesionistë, kurse in-stitucionalë të oficerit 10 oficerë, kurse funksionalë të oficerit në shkollën e trupës 3 oficerë, kurse në Akademinë e nënoficerëve “Thomson”, 1 nëno-ficer dhe 6 ushtarë profesionistë, në Q.S. Bunavi të shkollës së trupës 9 ushtarë profesionistë kanë ndjekur kurset SIA dhe 52 prej tyre kursin SIB. Në interes të trajtimit të ushtarakëve në rezervë/lirim, sektori i përku-jdesjes ka përgatitur dhe dërguar në Drejtoritë Rajonale të Sigurimeve Sho-qërore të rretheve gjithë dokumenta-cionin e nevojshëm për përfitimin e pensioneve të ndryshëm, për të gjithë ushtarakët në rezervë/lirim.

Me vëmendjen e duhur, në njësi janë parë problemet e ruajtjes dhe sigurisë. Në zbatim të planit të ve-primtarive kryesore të njësisë, me shefat e sigurisë në reparte është zhvilluar një seminar teoriko-praktik dhe është përgatitur dhe zhvilluar një mësim tregues, për organizimin e ruajtjes dhe sigurisë, veprimtari që

Nën drejtimin e komandantit të BrMR, gjeneralbrigade Muhamet Buçpapaj, njësia zhvilloi analizën 6-mujore për realizimin e objektivave dhe detyrave të përcaktuara dhe vuri detyra për arritjen e objektivave dhe synimeve në vijim të vitit 2013

Brigada e Mbështetjes Rajonale bën bilancin e realizimit të detyrave për 6-mujorin e parë

kanë përmirësuar ndjeshëm perfor-mancën në këtë drejtim. Në të gjithë strukturat e BrMR është bërë freskimi i dokumentacionit të shërbimit të rojës dhe i sistemit të lajmërimit. Është bërë kompletimi i personelit të përcaktuar me certifikatë sigurie për nivelin “sekret shtetëror”dhe të NATO-s, dhe për këtë qëllim është hapur edhe një data base për eviden-timin e gjendjes së certifikatave në njësi. Qarkullimi i materialeve në formatin elektronik nëpërmjet shtabit të brigadës, batalionit të xhenios dhe batalionit të kërkim shpëtimit kryhet në rrjetin e klasifikuar të SHP. Masa të mira janë marrë edhe për ruajtjen e depos së armatimit e municionit dhe të objekteve të ndryshëm, si dhe për monitorimin e vazhdueshëm të hyrjeve dhe daljeve të personelit dhe mjeteve në njësi e reparte. Çfarë është më e rëndësishmja, personeli i anga-zhuar në funksionet e sigurisë e të ruajtjes është bërë më i përgjegjshëm për zbatimin e detyrës. Rritja e shkallës së gatishmërisë dhe zhvillimi i aftësive operacionale të strukturave të njësisë, ka qenë një nga prioritete e degës së operacioneve dhe stërvitjes në njësi dhe i sektorëve përkatës në reparte. Nga shtabi i brigadës, ko-mandantët dhe shtabet e batalioneve janë marrë masa të kujdesshme për problemet e gatishmërisë së forcave dhe mjeteve, zhvillimit të stërvitjes me trupa, ruajtjes dhe administrimit të materialeve dhe forcimit të disipli-nës në punë. Masa të mira janë marrë për përmirësimin e vazhdueshëm të thurjeve të reparteve, ndriçimit të objekteve, plotësimit të MNZ-ve dhe përgatitjes së efektivave për të vepruar në rast të cënimit të objekteve ose të rënies së zjarreve. Marrja në ru-ajtje e objekteve dhe infrastrukturave ushtarake të reparteve në rajonin e Rrapit të Treshit nga garnizoni Dajti, pati vështirësitë e veta, por tashmë strukturat e njësisë i kanë kthyer sytë plotësisht nga stërvitja dhe nga

operacionet në terren. Fryt i kësaj pune është pakësimi në maksimum i shkeljeve të rregulloreve dhe i pre-misave të jashtëzakonshme. Stërvitja është vlerësuar si çelësi i suksesit për arritjen e niveleve operacionalë të kërkuar dhe në realizimin e opera-cioneve në terren për përballimin e emergjencave. Masa të mira janë mar-rë për realizimin e stërvitjeve të trupës dhe atë në fushim “Biza- 13”, me pjesëmarrjen e batalionit të xhenios dhe batalionit të kërkim-shpëtimit, në bashkëpunim me forcat tokësore, përgatitjes dhe zhvillimit në vendin tonë të stërvitjes “Joint Reaction”. Në kuadër të bashkëpunimit rajonal, në Maqedoni, u zhvillua stërvitja “Shared Resiliance“, në të cilën njësia mori pjesë me një grup shëndetësor, me detyrë dhënien e ndihmës së parë, rol 1. Qëllimi kryesor i mbështetjes logjistike, u theksua në analizë, ka qenë krijimi i kushteve sa më të fa-vorshme për repartet dhe nënrepartet e njësisë, për realizmin me sukses të misionit dhe detyrave të tyre. Kjo është bërë e mundur nëpërmjet furnizimit material, mirëmbajtjes së automjeteve dhe infrastrukturës, si dhe krijimit të kushteve optimale për punë e jetesë. Për trajtimin e materia-leve të tepërt është bërë evidentimi i tyre dhe informimi përkatës, për trajtim të mëtejshëm. Në zbatimin e kontratës për dorëzimin e mate-rialeve skrap, në Brigadën Logjistike janë dorëzuar rreth 73% të sasisë së evidentuar. Është zbatuar urdhri për grumbullimin e armatimit të tepërt, jashtë TOP-it dhe është sistemuar ai në depon qendrore të njësisë me masa të plota. Në zbatim të VKM Nr.737, datë 16.10. 2012, “Për riaplikimin në ZRPP të rretheve”, për pronat të cilat janë në proces privatizimi, janë përgatitur 40 praktika me doku-mentacion të plotë për regjistrimin e pronave në administrim të njësisë rrethe, si dhe përgatitja e dokumen-tacionit përkatës për 56 pronave

jashtë Planit të Përhapjes. Një punë e lavdërueshme është bërë për zbatimin e Dokumentit të Politikave Mjedisore, gjë e cila pasqyrohet edhe në ambi-entet e pastër dhe të gjelbëruar në shtabin e njësisë e në reparte. Në të dy repartet e BrMR, çdo ditë punohet me përkushtim për ruajtjen e pastërtisë dhe pasurimin e ambienteve. Një nga drejtimet e punës për arritjen e stan-dardeve të përcaktuar nga NATO-ja, ka qenë ndjekja dhe realizimi i pro-cesit të modernizimit të sistemeve dhe pajisjeve, proces që është fokusuar në rritjen e kapaciteteve operacionalë për struktura dhe plotësimin e de-tyrimeve që rrjedhin nga objektivat e kapaciteteve (OK). Për arritjen e standardizimit dhe të ndërveprimit me vendet aleatë, puna e degës së planifikimit në bashkëpunim edhe me degët e tjera në shtab të brigadës dhe me repartet është përqendruar në njohjen dhe zbatimin elementëve të gjuhës operacionale, të proce-durave të veprimit, të koncepteve dhe teknikës. Në analizë u theksua se procesi i standardizimit në njësi është një proces që kërkon pjesëmarrjen dhe angazhimin e të gjithë personelit dhe strukturave në njësi dhe është një proces i vazhdueshëm. Në këtë gjashtëmujor, sipas detyrimeve janë ratifikuar dy STANAG –ë, nga 12 të planifikuar. Nga sektori i buxhetimit është përgatitur Lista e Integruar e Prioriteteve për vitet 2014-2018, si dhe është përgatitur dhe mbrojtur Progra-mi i Mbrojtjes i njësisë për vitet 2014-2019. Gjithashtu, është përgatitur Pro-grami Buxhetor afatmesëm 2014-2016, ku është përcaktuar kostoja e përafërt e objektivave të kapaciteteve e shtrirë në vitet 2014-2019.

Për degën e ndërlidhjes, detyrë kryesore ka qenë zbatimi i masave të implementimit të SNI-ve, dhe vënia në funksionim të dokumenteve të rinj të punës në të gjithë strukturat, rishikimi dhe përmirësimi i planit të mbështetjes me ndërlidhje i kapac-

iteteve operacionalë për përballimin e emergjencave civile, masat për rritjen e vet kapaciteteve të ndërlidhjes dhe të informacionit. Masat e duhura nga dega e ndërlidhjes dhe sektorët në batalione janë marrë për mbështetjen me ndërlidhej të stërvitjeve, veçanër-isht ato jashtë repartit.

Objektivi kryesor për degën e BCU në brigadë dhe specialistët përkatës në batalione ka qenë rritja e frymës së bashkëpunimit me organet e pushtetit vendor dhe organizma të tjerë, për krijimin e një terreni të përshtatshëm në zonën e stërvitjes dhe operacioneve të strukturave të njësisë. Kjo është arritur duke mba-jtur në efiçencë pikat e kontaktit me këta organe, takimeve periodike dhe informimin reciprok. Evidentimi i kontributit të strukturave të njësisë është bërë i vazhdueshëm dhe real, veçanërisht për kontributin e tyre në ndihmë të popullsisë civile, promo-vimin e shtypit ushtarak dhe faqen e internetit të njësisë në SHP të FA, etj. Në mënyrë sistematike dhe profesion-ale është bërë skedimi dhe arkivimi i materialeve filmike dhe fotografike, të cilët pasqyrojnë angazhimin dhe arritjet e strukturave të njësisë dhe reparteve. Një angazhim profesional dhe me vlera, BrMR ka pasur në rastet e përballimit të emergjencave civile, si njësi e specializuar në këtë fushë si dhe në operacionet humanitarë në ndihmë të komunitetit, veçanërisht nga strukturat e batalionit xhenier, të cilat gjatë këtij gjashtëmujori kanë realizuar 23 operacione në bashki e komuna të vendit, me angazhimin e 89 forcave dhe 75 mjeteve, duke ndër-tuar e përmirësuar rreth 201 km rrugë rurale, me një volum pune gërmimi e transportimi materiali rreth 35710 m3, ndërtimin e 219 ml urave me-kanike Bejli, riparimin e 246 ml ura të dëmtuara dhe çmontimin e 38 ml urë. Në këto operacione batalioni xhenier ka demonstruar përkushtim dhe ndjenjë të lartë përgjegjësie, organizim dhe drejtim të mirë të operacioneve, disiplinë të lartë dhe profesionalizëm përballë komu-nitetit. Në përfundim nga analiza gjashtëmujore vuri detyra konk-rete për periudhën në vazhdim si, ndjekja e stërvitjeve të planifikuara, rishikimi i planit të Emergjencave Civile në përputhje me kapacitetet për ndërhyrje në emergjencë, mba-jtja në gatishmëri e forcave dhe mjeteve në rastet e emergjencave civile, veçanërisht të stinës për për-ballimin e zjarreve, vijimi i punës për përgatitjen e SOP (Procedurat Standarde Operacionale), monitorimin dhe zbatimin e OK-ve, detyrim i BrMR-së, ndjekja e procesit të standardizimit dhe implementimit të STANAG/AP-ve të ratifikuar dhe të procedurave përkatëse, rritja dhe forcimi i masave të ruajtjes dhe sigurisë. Komandanti i BrMR, gjeneralbrigade Muhamet Buçpapaj vuri detyrë për forcimin e disiplinës në punë dhe forcimin e gatishmërisë operacionale.

Përparim Veliu e Astrit Kondi

Page 11: Përfundoi Kursi i Lartë i Oficerit dhe Kursi i Komandës ... · Përfundoi Kursi i Lartë i Oficerit dhe Kursi i Komandës dhe shtabit të Përgjithshëm Kush janë 4 drejtuesit

ushtriaE prEmtE, 12 korrik 2013 11 fd

Flotilja Detare Pashaliman zhvillon qitje detare dhe bregdetareEfektivi i Flotiljes Detare Pashaliman

në datën 4 korrik, në poligonin e qitjeve detare Bristan-Kepi Gjuzës,

zhvilloi qitjet me mitraloz 12.7 mm kundër objektivave detare. Qitjet u zhvilluan dhe u drejtua nga shefi i Shtabit së Flotiljes Detare Pashaliman, kapiten i Rang II-të, Engjëll Sinanaj. Në qitje morën pjesë anijet

P-03, P-116 dhe P-112, ndërsa anija Y-21 për tërheqjen e shenjës detare dhe zhvillimin e qitjeve. Në qitje arritën rezultate te mira kapitenlejtënant Altin Liçaj, kapitenlejtënant Mario Miftari, si dhe mitraljerët kapter Fred Hodo, kapter Fatmir Aliaj dhe rreshter Kujtim Voci. Rezultate të mira arritën edhe ekuipazhi i anijeve P 116 dhe P 118.

Nën drejtimin e komandan-tit të FD, gjeneralbrigade Qemal Shkurti, u zhvillua analiza e realizimit të

detyrave për 6-mujorin e parë të këtij viti. Në analizë ishte i pranishëm edhe zëvendësshefi i Shtabit të Përgjith-shëm, gjeneralmajor Viktor Bërdo, i cili pas raportit të mbajtur nga kapiten i Rangut të I-rë, Edmond Qarri dhe diskutimeve, vlerësoi punën e bërë nga Komanda e Forcave Detare, veçanërisht në stërvitjet e zhvilluara në kuadër të Aleancës dhe iniciativave rajonale, siç ishte stërvitja “Adrion-Livex-2013” dhe në realizimin e disa operacioneve humanitare të kërkim-shpëtimit në det. Pas analizës, u zhvillua ceremonia e gradimit të oficerëve dhe nënoficerëve të FD, të promovuar rishtazi në karrierë si dhe u dhanë certifikata për pjesëmarrësit në stërvitjen “Adrion-Livex-2013”, ku mori pjesë anija “Oriku” së bashku me ekuipazhin.

Nga datat 10 qershor-3 korrik 2013, në Qendrën e Zhytjes në Pashaliman u zhvillua kursi bazë i zhytjes me pjesë-marrjen e pesë zhytësve të Qendrës se Zhytjeve të Forcave Detare si dhe një zhytës, personel civil i Korporatës Energjetike Shqiptare (KESH). Kursi i drejtuar nga kapitenlejtënant Lace Hilaj dhe pesë instruktorë të Qendrës

Në Komandën e Forcës Detare zhvillohet analiza 6-mujore

Certifikohen pesë polumbarë në Qendrën e Zhytjes në Pashaliman

së Zhytjes, u zhvillua në dy faza. Në fazën e parë, atë teorike, personeli pjesëmarrës mori njohuritë e domos-doshme për kryerjen e zhytjeve si dhe përdorimin e pajisjeve të zhytjes. Në fazën e dytë, trajnimit praktik, u kryen zhytje në thellësinë deri 20 metra, ush-trime të ndryshme për rritjen e sigurisë individuale, ambientimi dhe përdorimi i pajisjeve zhytëse, etj. Më 3 korrik, u bë certifikimi i zhytësve të trajnuar. Në ceremoninë e certifikimit ishin të

pranishëm komandanti i Forcës De-tare, gjeneralbrigade Qemal Shkurt, drejtoresha e hidrocentralit të Vaut të Dejës, znj. Shpresa Tepelija, drejtori i Kantierit Detar, etj. Gjeneralbri-gade Qemal Shkurti vlerësoi nivelin profesional të instruktorëve të Qen-drës së Zhytjes të konkretizuar me rezultatet e arritura në përgatitjen e pesë zhytësve të rinj, të konkretizuar me demonstrimin që bënë në ditën e certifikimit të tyre.

Page 12: Përfundoi Kursi i Lartë i Oficerit dhe Kursi i Komandës ... · Përfundoi Kursi i Lartë i Oficerit dhe Kursi i Komandës dhe shtabit të Përgjithshëm Kush janë 4 drejtuesit

ushtriaE prEmtE, 12 korrik 201312 brigada lOgjiStiKe

Një ditë korriku në intensitetin e punëve të Brigadës Logjistike

Intensiteti i punëve në Brigadën Logjistike vazhdon me ritmet normale edhe në këto ditë të nxehta korriku. Puna nis sipas

Planit të Veprimit dhe të shatë njësive vartëse të saj që janë në përgatitje të vazhdueshme për të filluar fazën vendimtare të furnizimit të uzinave ushtarake me municione të dala jashtë përdorimit, që ndodhen të maga-zinuara në shumë ish-depo dhe tunele ushtarake. Komandanti i kësaj brigade, gjeneralbrigade Syrja Gjoka, e bën me laps të hollë analizën e punëve dhe ndarjen e detyrave që në mbledhjen e parë të ditës. Së pari, ai kontrollon me imtësi zbatimin e detyrave të një dite më parë punën e shtabit dhe dita e re nis me një zinxhir të gjatë punësh, të cilat mbyllen në orët e vona të ditës. Nga vetë natyra e misionit të saj, kjo brigadë ka një aktivitet që shtrihet gjatë gjithë 24 orëve të ditës dhe shumë mjete transporti të saj janë në lëvizje të vazhdueshme, të tilla si mjetet e transportit, por dhe tërë njësitë e saj përbërëse. Gjeografia e punës së këtyre ushtarakëve dhe specialistëve është tërë Shqipëria dhe ata janë ud-hëtarë të përjetshëm. Më 14 nëntor 1947 u bë krijimi i Depos Qendrore të Intendencës. Puna e Komandës dhe e Shtabit është ngritur në një shkallë më të lartë me strukturën e re dhe zëvendëskomandanti, kolonel Besnik Sylaj, e vlerëson bashkëpunimin dhe frymën në staf. Për gazetën “Ushtria” ai thotë se: “Kemi marrë të gjitha masat dhe më 1 gusht 2013 deri më 1 dhjetor 2013 do të vazhdojë plani i veprimit për furnizimin e të gjithë uzinave më municione të dala jashtë përdorimit”. Krahas shumë punëve të tjera të planit të veprimit, puna vazhdon dhe sipas zërave të kalendarit vjetor. Si gjashtë mujor, u analizua puna dhe u përcaktuan shumë detyra të cilat do të plotësohen në vijimësi. Shefi i degës së personelit, nënkolonel Fredi Mersini, konfirmoi se një punë e kualifikuar po bëhet në të gjithë shtabin për menaxhimin e burimeve njerëzore. Janë një kategori e madhe oficerësh, të cilët kanë kryer kurse specializimi, kanë konkurruar për grada dhe janë trajnuar për specialitete të ndryshme. “Të gjithë këta oficerë dhe ushtarët profesionistë janë një aset i konsid-erueshëm dhe me shumë cilësi”, tha nënkoloneli, ky oficer që shkallët e karrierës i ka ngjitur me përkushtim dhe me punë. Korrektësia dhe matu-ria e tij e kanë mësuar të dëgjojë me shumë durim dhe po me durim u ka dhënë zgjidhje problemeve, ka krijuar një frymë bashkëpunimi për të zgjidhur shumë problem të punës, por i gjithë shtabi ka një mentalitet të ri dhe spikat

në manovrueshmërinë dhe në disipli-nën teknike. Puna vijon në Qendrën e Menaxhimit të Materialeve në Batalionin e Furnizimit, në Batalionin e Transportit, i cili mban barrën më të madhe të punëve dhe kryen detyra shumë specifike duke u rënë kryq e tërthor tërë rrugëve të Shqipërisë si dhe në AME ku mbyllet gjithë procesi i pu-nës së kësaj brigade ku puna vazhdon edhe në këto ditë. Drejtuesit e AME kanë bërë gati certifikimin e depove të Qafë Shtamës dhe një ekip ka inspek-tuar tunelet dhe depot. Para disa ditësh, në rajonin e Vorës mbi 60.000 m2 tokë janë pastruar nga municionet, janë kontrolluar dhe certifikuar. Kjo sipër-faqe në zonën e Gërdecit iu dorëzua bashkisë Vorë. Zëvendëskomandanti i Brigadës Logjistike, kolonel Besnik Sylaj, komandanti i Qendrës AME, major Luan Shaba, drejtori i Zyrës Shqiptare të Koordinimit të Minave dhe Municioneve (AMMCO), z. Arben Braha, konfirmuan se është bërë një punë shumë e madhe nga i gjithë efektivi në këtë zonë, e cila vërtet tani u është kthyer qytetarëve. Për pastrimin e kësaj hapësirë janë koordinuar vazhdimisht veprimet mes Qendrës AME, Brigadës Logjistike dhe zyrës së AMMCO. Me të njëjtin ritëm, po vazhdon puna edhe për pjesët e tjera të zonës. Konkretisht, personeli AME i angazhuar në këtë operacion po vazhdon pastrimin në zonën ushtarake. Procesi i pastrimit nga QAME, vijon me kontrollin e cilësisë së pastrimit dhe largimit të mbetjeve më të vogla nga Zyra Shqiptare e Koordinimit të Minave dhe Municioneve. Falë këtij bashkëpunimi dhe profesionalizmit të treguar, kjo zonë po shkon drejt rehabilitimit të plotë. Ky intensitet pune vazhdon në Qafë Shtamë dhe në disa rajone të tjera deposh në mënyrë që të mbyllet procesi sipas afateve dhe sipas planit të veprimit. Misioni

Bejdo Malo

i kësaj brigade është sigurimi i kapac-iteteve të nevojshme për mbështetjen me shërbime të trupave të luftimit, trupave të mbështetjes së luftimit dhe të komandave në kohë paqeje, krize e lufte në interes të plotësimit të misionit së tyre si dhe mbështetja në operacione humanitare dhe në misione ndërkom-bëtare. “Këtë detyrë e kemi realizuar me shumë saktësi”, thotë gjeneralbri-gade Syrja Gjoka, komandant i kësaj Brigade. Detyrat e saj janë sigurimi i kapaciteteve të nevojshme me aftësi operacionale e gatishmëri luftarake, për t’ju përgjigjur kërcënimeve dhe rreziqeve në realizimin e misionit, mbështetja e operacioneve në të gjitha klasat e furnizimit me transport, mirëmbajtje dhe riparim për pajisjet e mjeteve tokësore (nivelin e III/IV), mbështetja e operacioneve humani-tare për përballimin e emergjencave civile, menaxhimi i municioneve dhe pajisjeve të tepërta, zbatimi i planit të veprimit të miratuar për marrjen në dorëzim dhe privatizimin e pronave të tepërta në FA, hartimi i programeve dhe planeve logjistike në mbështetje të trupave të luftimit dhe të mbështetjes së luftimit në kohë paqeje, krize dhe lufte, sigurimi i materialeve, pajisjeve, krijimi dhe shkallëzimi i rezervave ma-teriale, sigurimi i kushteve të jetesës së efektivave nëpërmjet sigurimit shënde-tësor, furnizimit me materiale, pajisje logjistike sipas normave dhe rregullave në fuqi, mbështetja me transport tru-pash dhe armatim-municioni, mirëm-bajtja e materialeve, pajisjeve dhe in-frastrukturës, ruajtja dhe administrimi i materialeve, vlerave monetare, pajisjeve në përdorim e rezervë sipas klasave, niveleve të furnizimit dhe artikujve si dhe përcaktimi e ndjekja e rregullave standarde të qarkullimit, prodhimit/kontraktimit të materialeve të nevojshme. Historiku i kësaj brigade zë fill që në vitin 1949-1948. Depoja

Qendrore e Intendencës emërtohet Magazinat Qendrore të Ushtrisë, kur Magazinat Qendrore të Ushtrisë emërtohen Reparti me numër 8770, numër të cilin e mbajnë deri në vitin 1993 kur Magazinat Qendrore të Ush-trisë, emërtohen Bazat e Furnizimit të Ushtrisë në Tiranë, Elbasan, Berat dhe Rrëshen. “Në vitin 2000”, thotë shefi i personelit të Brigadës Logjistike, nënkolonel Fredi Mersini, u krijua Komanda e Mbështetjes Logjistike, e cila mori në përbërje dhe Bazat e Furniz-imit të Ushtrisë. Në vitin 2003, në kuadër të riorganizimit të Komandës së Mbështetjes Logjistike, Bazat e Furnizimit të Ushtrisë në Tiranë, El-

basan, Berat dhe Rrëshen, u suprimuan dhe mbi bazën e tyre u krijua Brigada e Furnizimit të Ushtrisë. Në vitin 2007, Komanda e Mbështetjes Logjistike, u riorganizua në Komandë Mbështetëse me përbërje Brigadën Logjistike (krijuar nga suprimimi i Brigadës së Furnizimit dhe Brigadës së Trans-portit), Regjimentin e Mbështetjes së SHP, Regjimentin e Infrastrukturës, Qendrën e Personel-Rekrutimit, Spi-talin Ushtarak Qendror Universitar dhe Batalionin e Policisë Ushtar-ake. Strukturën përfundimtare e mori kur Komanda Mbështetëse u suprimua dhe mbi bazën e saj u riorganizua Brigada Logjistike.

Gjeografia e tyre është gjithë Shqipëria

Page 13: Përfundoi Kursi i Lartë i Oficerit dhe Kursi i Komandës ... · Përfundoi Kursi i Lartë i Oficerit dhe Kursi i Komandës dhe shtabit të Përgjithshëm Kush janë 4 drejtuesit

ushtriaE prEmtE, 12 korrik 2013 13KOSOvË

Presidentja Jahjaga përshëndet vendimin e NATO-s për Forcën e Sigurisë së Kosovës: FSK ngërthen në vetvete synimin tonë për të krijuar infrastrukturë të plotë të sigurisë. Kryeministri Thaçi: FSK ka arritur kapacitetet e plota operacionale, plotësisht e aftë për kryerjen e detyrave të caktuara

Këshilli i Atlantikut të Veriut: FSK, Forcë e re, profesionale, shumetnike

Edhe MPJ të shqipërisë përshëndet vendimin e NATO-s për Forcën e sigurisë së Kosovës (FsK)

Këshilli i Atlantikut të Ver-iut ka deklaruar se Forca e Sigurisë së Kosovës ka arritur Kapacitetet e Plota

Operacionale, u bë e ditur në një njoftim zyrtar të Ministrisë së FSK-së. FSK-ja do t’i përfaqësojë dhe mbrojë të gjithë njerëzit e Kosovës, theksohet në Deklaratën e Misionit në faqen zyrtare të Ministrisë së FSK. Po ashtu theksohet se, Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK) është përgjegjëse për ushtrimin e kontrollit civil mbi Forcën e Sigurisë së Kos-ovës (FSK), përfshirë menaxhimin dhe administrimin. Përbëhet nga një përzierje e civilëve dhe personelit të FSK-së dhe përmes kryeministrit i jep llogari Kuvendit të Kosovës. Misioni i MFSK-së, e cila është edhe Shtabi i nivelit më të lartë të FSK-së, është që të formulojë, zbatojë, vlerësojë dhe zhvillojë politikat dhe aktivitetet e FSK-së brenda kornizës së qever-isjes demokratike dhe në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës.

“Forca e Sigurisë së Kosovës ka arritur kapacitetet e plota operacionale dhe është plotësisht e aftë për kryer-jen e detyrave të caktuara përbrenda mandatit të saj, sipas standardit të përcaktuar nga NATO, ka deklaruar Këshilli Veri-Atlantik”, theksoi kryeministri kosovar Hashim Thaçi pasdite e së martën në mbledhjen e Qeverisë. “Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, i përgëzoj të gjithë pjesëtarët e Forcës të Sigurisë së Kosovës për arritjen e këtij hapi jashtëzakonisht të rëndësishëm për shtetin tonë”, u shpreh ai. “Gjithash-tu”, vijoi Thaçi, “shfrytëzoj rastin që në emër të Qeverisë të Republikës së Kosovës, të falënderoj ushtarët e KFOR-it për tërë atë që kanë bërë për të ndihmuar në ndërtimin e Forcës të Sigurisë së Kosovës. “KFOR-i do të vazhdojë të jetë i pranishëm në Kosovë, siç u theksua edhe në takimin e fundit që kam zhvilluar me Sekretarin e Përgjithshëm, Rasmus-sen ditë më parë, për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët që jetojnë në Kosovë, gjë të cilën Qeveria e Republikës së Kosovës e çmon jashtëzakonisht shumë”, tha kryeministri kosovar. Ai tha se, misioni i Forcës të Sigurisë së Kosovës mbetet i njëjtë, ashtu siç ka qenë deri më tani, për të kryer operacione të mbrojtjes civile dhe për të ndihmuar autoritetet civile në përgjigje ndaj katastrofave natyrore dhe emergjencave të tjera. “Qeveria e Republikës së Kosovës gjithashtu

përshëndet dhe falënderon NATO-n për përkushtimin e saj dhe më tutje do të vazhdojë të ofrojë mbështetje dhe këshilla përmes ekipit këshillëdhënës ndërlidhës të NATO-s , të cilët do të jenë të pranishëm edhe më tutje në FSK, me qëllim që FSK-ja të përm-bushë vizionin e NATO-s për një rajon të integruar në strukturat euroat-lantike”, tha Thaçi. “Pra”, theksoi ai, “vendimi i sotëm është jashtëzakon-isht i rëndësishëm për ne, është një kapitull i ri për zhvillimin e FSK-së, është kapitulli i avancimit të saj, sepse Kosova ndan vizionin e NATO-s për një të ardhme ku Ballkani Perëndimor është i integruar në strukturat euroat-lantike. Forca e Sigurisë së Kosovës është një forcë që është ndërtuar nga zeroja, duke i përmbushur standardet më të larta të NATO-s dhe duke bashkëpunuar ngushtë me ekipin e NATO-s në kuadër të FSK-së”, tha kryeministri Thaçi. “Prandaj”, vijoi ai, “shfrytëzoj rastin të ftoj pjesëtarët e të gjitha komuniteteve në Kosovë të marrin në konsideratë regjistrimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës, për të siguruar se ajo vazhdon të bëhet forcë e vërtetë shumetnike dhe përfaqësuese e të gjithë atyre që jetojnë në Kosovë. Ne jemi duke ndërtuar institucionet tona të sigurisë, për të na dhënë një kapacitet që e bëjnë Kosovën një sukses të përbashkët vendor dhe ndërkombëtar. Suksesi ynë është edhe i sukses i NATO-s, sepse ky sukses do të ndihmonte edhe NATO-n të përmbushte vizionin e së ardhmes euroatlantike për Ballkanin perëndi-mor”, theksoi Thaçi. Edhe presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka përshëndetur vendimin e Aleancës ushtarake Veri-Atlantike për deklarimin e arritjes së kapaciteteve të plota operacionale të Forcës së

Sigurisë së Kosovës. Në deklaratën e presidentes thuhet, se vendimi i NATO-s për të deklaruar arritjet e kapaciteteve të plota operacionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës shënon një sukses të ri të kësaj force dhe për përpjekjet e gjithmbarshme të qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës për të ndërtuar një shtet prosperues dhe për të përmbushur vizionin e një force të qëndrueshme me një të ardhme të qartë. “Forca e Sigurisë së Kosovës ngërthen në vetvete synimin tonë për të krijuar infrastrukturë të plotë të sigurisë, në përputhje me nevojat e Republikës së Kosovës dhe e përgjegjshme për t’ju ardhur në ndihmë dhe për t’i shërbyer të gjithë qytetarëve të saj pa dallim. Përkushtimi i palëkundur ndaj misionit të saj për një Kosovë demokratike dhe paqësore e ka ren-ditur FSK-në në mesin e institucio-neve më të besueshme të Republikës së Kosovës, sukses ky që u kurorëzua sot me vendimin e NATO-s”, theksoi Jahjaga. Ajo tha se: “Në këtë ditë të rëndësishme për FSK-në dhe Repub-likën e Kosovës, dua të falënderoj posaçërisht për punën e tyre të palodh-shme oficerët e FSK-së, NATO-n dhe forcën e saj paqeruajtëse në Kosovë si dhe Gardën Kombëtare Amerikane për mbikëqyrjen dhe përkrahjen konkrete që i kanë ofruar Forcës së Sigurisë së Kosovës, për të kryer të gjitha detyrat që i ngarkohen asaj. Në një të ardhme të afërt presim që Republika e Kosovës të bëhet pjesë e Partneritetit për Paqe dhe anëtare me të drejta të plota e NATO-s. Në integrimin tonë euroatlantik, FSK-ja do të jetë mekanizëm i rëndësishëm i zbatimit të politikave të emergjencave dhe të sigurisë së vendit tonë, i anga-zhimit dhe kontributit të Republikës së Kosovës në misionet e përbashkëta

me partnerët tanë strategjikë ndërkom-bëtarë”, deklaroi presidentja kosovare. Edhe Ministria e Punëve të Jashtme përshëndet vendimin e sotëm të Këshil-lit të Ambasadorëve të NATO-s për deklarimin e arritjes së Kapacitetit të Plotë Operacional (KPO) për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK). Ky dekla-rim, dëshmi e rritjes së profesionalizmit dhe kontributit të FSK-së në forcimin e sigurisë së gjithë popullit të Kosovës pa dallime etnike, shënon një arritje shumë të rëndësishme në konsolidimin e mëtejshëm të perspektivës së integrimit euroatlantik të Kosovës. Ministria e Punëve të Jashtme vlerëson kontributin e të gjithë vendeve anëtare të Aleancës në marrjen e këtij vendimi dhe shpreh njëkohësisht, besimin se ai do të ndikojë pozitivisht në forcimin e rolit të Kos-ovës si faktor stabiliteti rajonal.

Deklaratë e Rasmussen mbi arritjen e Kapacitetit të plotë Operacional të Forcës së Sigurisë së Kosovës“Këshilli i Atlantikut të Veriut de-

klaroi se Forca e Sigurisë së Kosovës ka arritur kapacitetin e saj të plotë operacional dhe është plotësisht e aftë për kryerjen e detyrave të caktuara për të brenda mandatit të saj, sipas stan-dardeve të përcaktuara nga NATO. I përgëzoj të gjithë anëtarët e Forcës së Sigurisë të Kosovës për arritjen e këtij hapi. Falënderoj ushtarakët e KFOR-it për atë që kanë bërë në ndërtimin e Forcës së Sigurisë të Kosovës. Misioni i Forcës së Sigurisë të Kosovës mbetet ai që ka qenë dhe më parë: Kryerja e operacioneve të mbrojtjes civile dhe ndihma e autoriteteve civile në përgjigje të katastrofave natyrore dhe emergjen-cave të tjera. Aleanca do të vazhdojë të ofrojë mbështetje dhe këshilla nëpërm-jet një ekipi ndërlidhës e këshillues të NATO-s. Misioni i KFOR-it mbetet gjithashtu pandryshuar: Të sigurojë një mjedis të qetë e të sigurt për të gjithë njerëzit e komunitetet në Kosovë. Ne do të vazhdojmë ta përmbushim këtë mision në përputhje me mandatin tonë të Kombeve të Bashkuara. E ardhmja e Ballkanit Perëndimor gjendet tek dia-logu dhe pajtimi. Prandaj, inkurajoj pjesëtarët e të gjithë komuniteteve në Kosovë të marrin në konsideratë bashkimin me Forcën e Sigurisë të Kosovës, për të siguruar se ajo do të vazhdojë të bëhet një forcë e vërtetë shumetnike dhe përfaqësuese”. Forca e Sigurisë së Kosovës tashmë e vetë-qëndrueshme. Progresi në Kosovë vazhdon me ritëm të qën-drueshëm dhe kapaciteti i plotë operacional i Forcës së Sigurisë të Kosovës (FSK) është një ilustrim tjetër i kësaj. Ndërkohë që situata e

përgjithshme e sigurisë në terren është përmirësuar, kjo forcë lehtë e arma-tosur, përgjegjëse për operacionet e mbrojtjes civile dhe ndihmës ndaj autoriteteve civile në përgjigje ndaj katastrofave natyrore dhe emergjen-cave të tjera, tashmë është trajnuar sipas standardeve të NATO-s. Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) është Forcë e re, profesionale, shumet-nike, e uniformuar e sigurisë, e cila i nënshtrohet kontrollit demokratik, civil. Deklarata e aftësive të plota operacionale më 9 korrik 2013, nga këshilli i Atlantikut të Veriut thotë se FSK-ja është plotësisht e aftë për kry-erjen e detyrave të caktuara përbrenda mandatit të saj. FSK-ja do të kryejë funksione sigurie jo-ushtarake që nuk janë të përshtatshme për policinë. Në terma më konkretë, kjo forcë me një personel prej afërsisht 2.200 personash, do të merret me operacio-net e kërkim-shpëtimit, asgjësimin e lëndëve plasëse, kontrollimin e pastrimin e materieve të rrezikshme, me operacionet kundër zjarrit si dhe me detyra të tjera të ndihmës humani-tare. Rekrutimi për Forcën e Sigurisë së Kosovës ka filluar që në vitin 2009, kur NATO kishte rënë dakord (në qershor të vitit 2008) për të zbatuar detyrat e reja, përveç atyre për të cilat ishte rënë dakord nën Rezolutën e Kombeve të Bashkuara 1244. Këto detyra të reja përfshinin shpërbërjen e trupave mbrojtëse të Kosovës si dhe krijimin e FSK-së dhe të një strukture civile për ta mbikëqyrur atë. Roli i NATO-s në krijimin e FSK ka qenë dyfish: Ka ndihmuar në formimin e saj duke rekrutuar, trajnuar dhe ka krijuar një organizatë civile për të mbikëqyrur e kontrolluar FSK-në. Njëri nga qëllimet kryesorë ishte inkurajimi i të gjitha pakicave që të regjistroheshin, kështu që vëmendje e veçantë iu dha kryerjes së procesit të rekrutimit në dy gjuhë: Shqip dhe serbisht. Rezultati ishte një forcë shumetnike, profesionale, vullnetare, e cila duhet të vazhdojë të mbetet një burim i stabilitetit rajonal. Pas shpalljes së deklaratës për kapacitete të plota operacionale, NATO do të vazhdojë të mbështesë zhvillimin e FSK-së nëpërmjet ekipit ndërlidhës e këshillues të saj, i përbërë nga një për-zierje me rreth 30 personel ushtarak dhe civil, që do të ndihmojnë me zh-villimin profesional të FSK-së, duke ofruar këshilla dhe mbështetje në një sërë fushash si ngritja e kapaciteteve, trajnimi dhe lidershipi.

Page 14: Përfundoi Kursi i Lartë i Oficerit dhe Kursi i Komandës ... · Përfundoi Kursi i Lartë i Oficerit dhe Kursi i Komandës dhe shtabit të Përgjithshëm Kush janë 4 drejtuesit

ushtriaE prEmtE, 12 korrik 201314 njOftiMe

NJOFTiMREPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E MBROJTJESQENDRA E KULTURËS, MEDIAS DHE BOTIMEVE TË MBROJTJESDREJTORIA E AKTIVITETEVE DHE MARRËDHËNIEVE ME KOMUNITETINBulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Tel: +355 42 224 974;Faks: +355 42 225 227 Rruga “ Zhan Dark”, Tel+355 42 271 135

Mbështetur Urdhrit të Ministrit të Mbrojtjes Nr. 230 datë 07.02.2013“Për aprovimin e rregullores së konkursit vjetor të letërsisë, muzikës, fotografisë dhe të arteve pamore dhe çmimeve të tyre, për krijuesit brenda radhëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, Qendra e Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes-QKMBM shpall: “Konkursin e letërsisë, muzikës dhe të arteve pamore” për vitin 2013. Ftohen të gjithë efektivat e FA-së të marrin pjesë në këtë konkurs. Krijimin me të cilin do të merrni pjesë në konkurs mund ta dorëzoni çdo ditë pranë QKMBM–së ose mund ta dërgoni në adresën: [email protected]. Shpallja e fituesve do të bëhet ditën e premte, më datë 06.12.2013.

DREJTORIA E AKTIVITETEVE DHE MARRDHENIEVE ME KOMUNITETIN SEKTORI I AKTIVITETEVE

Lista e ushtarakëve të cilëve u është përpunuar dokumentacion për llojet e pensioneve suplementare të ushtarakëve të dërguar nga QPr në DrssH Lista e ushtarakeve te cilëve u është përpunuar dokumentacion

për llojet e pensioneve suplementeve të ushtarakëve dërguar nga QPR në DRSSH

Nr. Emër Atesi Mbiemër DRSSH Ll. i Pensionit Nr. i Prot D. e Protokollit

1 Skender Sabri Spahiu Tirane Rrill.pens.parakoh 5786/8 15.05.2013

2 Perparim Shaban Nuholli Tirane Rrill.pens.parakoh 5786/9 15.05.2013

3 Muharrem Hilmi Sejamini Tirane Rrill.pens.parakoh 5786/10 15.05.2013

4 Hazbi Mehmet Azizaj Tirane Rrill.pens.parakoh 5786/11 15.05.2013

5 Dervish Sulejman Durmishi Tirane Pension familjar 2114/1 15.05.2013

6 Kol Tom Vecaj Shkoder Rrill.pens.parakoh 5787/1 15.05.2013

7 Bashkim Rakip Mehmeti Shkoder Rrill.pens.parakoh 5787/2 15.05.2013

8 Zaim Smajl Ceka Shkoder Rrill.pens.parakoh 5787/3 15.05.2013

9 Shyqyri Ramazan Neziri Shkoder Rrill.pens.parakoh 5787/4 15.05.2013

10 Maksim Meleq Bojko Korçë Rrill.pens.parakoh 5781/1 15.05.2013

11 Yllson Ferit Sanço Korçë Rrill.pens.parakoh 5781/2 15.05.2013

12 Asqeri Hekuran Hafesllari Korçë Rrill.pens.parakoh 5781/3 15.05.2013

13 Thoma Leko Pula Berat Rrill.pens.parakoh 5782 15.05.2013

15 Petrika Gaqo Trajani Berat Rrill.pens.parakoh 5782/1 15.05.2013

16 Ferit Sehit Murati Berat Rrill.pens.parakoh 5782/2 15.05.2013

17 Spiro Petro Xhavara Berat Rrill.pens.parakoh 5782/3 15.05.2013

18 Fredi Josif Mbrice Berat Rrill.pens.parakoh 5782/4 15.05.2013

19 Lutfi Selim Karaj Elbasan Rrill.pens.parakoh 5783/1 15.05.2013

20 Skender Muhamet Koci Elbasan Rrill.pens.parakoh 5783/2 15.05.2013

21 Jorgji Kostandin Demiri Elbasan Rrill.pens.parakoh 5783/3 15.05.2013

22 Marko Petro Gjokaj Korçë Rrill.pens.pleqerie 5784/1 15.05.2013

23 Mersin Rapo Shukulli Korçë Rrill.pens.pleqerie 5784/2 15.05.2013

24 Kico Kozma Tele Korçë Rrill.pens.pleqerie 5784/3 15.05.2013

25 Musa Mehmet Gero Tirane Rrill.pens.pleqerie 5785/1 15.05.2013

26 Musa Qani Musa Tirane Rrill.pens.pleqerie 5785/2 15.05.2013

27 Hysen Ramadan Dervishi Tirane Rrill.pens.pleqerie 5785/3 15.05.2013

28 Hazbi Haki Hasani Tirane Rrill.pens.parakoh 6174/1 23.05.2013

29 Bilbil Islam Muhametaj Tirane Rrill.pens.parakoh 6174/2 23.05.2013

30 fatmir Xhemal salku Tirane Rrill.pens.parakoh 6174/3 23.05.2013

31 Selim Abedin Bacelli Tirane Rrill.pens.parakoh 6174/4 23.05.2013

32 Bardhyl Tahir Tahiri Tirane Rrill.pens.parakoh 6174/5 23.05.2013

33 Matjan Avdyl Hitoaliaj Tirane Rrill.pens.parakoh 6174/6 23.05.2013

34 Nesim Ali Banushi Tirane Rrill.pens.parakoh 6174/7 23.05.2013

35 Milaim Ismail Domi Tirane Rrill.pens.parakoh 6174/8 23.05.2013

36 Shkelqim Kodhel Duzha Tirane Rrill.pens.parakoh 6174/9 23.05.2013

37 Elnira Sadedin Hysolli Tirane Rrill.pens.parakoh 6174/10 23.05.2013

38 Valter Selman Hoxha Tirane Rrill.pens.parakoh 6174/11 23.05.2013

39 Selim Ramadan Cela Tirane Rrill.pens.parakoh 6174/12 23.05.2013

40 Pellumb sinan Duraj Tirane Rrill.pens.parakoh 6174/13 23.05.2013

41 Lirika QAMIL Mecollari Tirane Rrill.pens.parakoh 6174/14 23.05.2013

42 Telo Nehim Hoxha Tirane Rrill.pens.parakoh 6174/15 23.05.2013

43 Edmond Fatmir Myteberi Tirane Rrill.pens.parakoh 6174/16 23.05.2013

44 Natasha Kozma Dashi Tirane Rrill.pens.parakoh 6174/17 23.05.2013

45 Habib Muharrem Pelivani Tirane Rrill.pens.parakoh 6174/18 23.05.2013

46 Jonuz Vasip Limaj Tirane Rrill.pens.parakoh 6174/19 23.05.2013

47 Arif Zeqir Gjonaj Tirane Rrill.pens.parakoh 6174/20 23.05.2013

48 Vath Nuredin Ibra Tirane Rrill.pens.parakoh 6174/21 23.05.2013

49 Tasim Metan Subashi Tirane Rrill.pens.parakoh 6174/22 23.05.2013

50 Muharrem Rustem Dedaj Tirane Rrill.pens.parakoh 6174/23 23.05.2013

51 Fatos Mahmut Ajazi Tirane Rrill.pens.parakoh 6174/24 23.05.2013

52 Shyqyri Hamit Kuci Tirane Rrill.pens.parakoh 6174/25 23.05.2013

53 Ali Mustafa Beqari Tirane Rrill.pens.parakoh 6174/26 23.05.2013

54 Bashkim Ramiz Cama Tirane Rrill.pens.parakoh 6174/27 23.05.2013

55 Halil Asllan Mansaku Tirane Rrill.pens.parakoh 6174/28 23.05.2013

56 Luan Bejo Malaj Tirane Rrill.pens.parakoh 6174/29 23.05.2013

57 Ilirjana Kanan Zilo Tirane Rrill.pens.parakoh 6174/30 23.05.2013

58 Sotir Kico Talo Tirane Rrill.pens.parakoh 6174/31 23.05.2013

59 Zhaneta Vangjel Kosta Tirane Rrill.pens.parakoh 6174/32 23.05.2013

60 Beqir Ndue Gjoklaj Tirane Rrill.pens.parakoh 6174/33 23.05.2013

61 Gjergji Mina Niço Tirane Rrill.pens.parakoh 6174/34 23.05.2013

62 Pajo Fejzo Mucaj Tirane Rrill.pens.parakoh 6174/35 23.05.2013

63 Miltjadh Thoma Romano Tirane Rrill.pens.parakoh 6174/36 23.05.2013

64 Ligor Peci Nako Tirane Rrill.pens.parakoh 6174/37 23.05.2013

65 Petrit Kola Prendi Tirane Rrill.pens.parakoh 6174/38 23.05.2013

66 Jorgo Koco Agora Tirane Rrill.pens.parakoh 6174/39 23.05.2013

67 Kostandin Todi Gode Tirane Rrill.pens.parakoh 6174/40 23.05.2013

68 vasil Kostaq Mici Tirane Rrill.pens.parakoh 6174/41 23.05.2013

69 Perlat Ferhat Sulaj Tirane Rrill.pens.parakoh 6169 23.05.2013

70 Perlat Ferhat Sulaj Tirane Rrill.pens.pleqerie 6169 23.05.2013

71 Luman Hajrush Bucuku Tirane Rrill.pens.pleqerie 6157 22.05.2013

72 Anesti Filip Gjergo Tirane Rrill.pens.pleqerie 6157/1 22.05.2013

73 Vladimir Ilo Eftimi Tirane Rrill.pens.pleqerie 6157/2 22.05.2013

74 Sulejman Ali Mena Tirane Rrill.pens.pleqerie 6157/3 22.05.2013

75 Pandeli Sotir Cicko Korçë Rrill.pens.parakoh 6168/1 23.05.2013

76 Engjellush Ciko Baci Korçë Rrill.pens.parakoh 6168/2 23.05.2013

77 Stavri Leonidha Jani Korçë Rrill.pens.parakoh 6168/3 23.05.2013

78 Xhemal Jakup Meta Tirane Rrill.pens.parakoh 6278/1 27.05.2013

79 Haxhi Luto Likaj Tirane Rrill.pens.parakoh 6278/2 27.05.2013

80 qazim Mehmet Samza Tirane Rrill.pens.parakoh 6278/3 27.05.2013

81 Ibrahim Asllan Duraku Tirane Rrill.pens.parakoh 6278/4 27.05.2013

82 Ali Kapllan Vasha Tirane Rrill.pens.parakoh 6278/5 27.05.2013

83 Ded Mark Imeraj Tirane Rrill.pens.parakoh 6278/6 27.05.2013

84 Hamdi Fadil Sinani Tirane Rrill.pens.parakoh 6278/7 27.05.2013

85 Haxhi Shaban Shehu Tirane Rrill.pens.parakoh 6278/8 27.05.2013

86 Qamil Rexhep Lica Tirane Rrill.pens.parakoh 6278/9 27.05.2013

87 Qemal Shaqir Allmeta Tirane Rrill.pens.parakoh 6278/10 27.05.2013

88 Agur Taip Pashaj Tirane Rrill.pens.parakoh 6278/11 27.05.2013

89 Nako Vasil Xheli(Xhelili) Tirane Rrill.pens.parakoh 6278/12 27.05.2013

90 Neil Sulce Ruci Tirane Rrill.pens.parakoh 6278/13 27.05.2013

91 Ibrahim Zenel Topi Tirane Rrill.pens.parakoh 6278/14 27.05.2013

92 Nexhip Ibrahim Pashollari Tirane Rrill.pens.parakoh 6278/15 27.05.2013

93 Hyrije Riza Teli Lezhe Rrill.pens.parakoh 6227/1 24.05.2013

94 Ndue Mark Nikolla Lezhe Rrill.pens.parakoh 6227/2 24.05.2013

95 Gjok Dod Prenga Lezhe Rrill.pens.parakoh 6227/3 24.05.2013

96 Selim Sadik Askushi Lezhe Rrill.pens.parakoh 6227/4 24.05.2013

97 Pjeter Preng Pergjoka Shkoder Rrill.pens.parakoh 6011/2 27.05.2013

98 Pjeter Preng Pergjoka Shkoder Rrill.pens.pleqerie 6011/3 27.05.2013

99 Shkelqim Qazim Kastrati Shkoder Rrill.pens.parakoh 6270/1 27.05.2013

100 Fatmir Ahmet Hoxhaj Shkoder Rrill.pens.parakoh 6270/2 27.05.2013

101 Gjin Kol Troshani Shkoder Rrill.pens.parakoh 6270/3 27.05.2013

102 Ifaket Reshit Mati Shkoder Rrill.pens.parakoh 6270/4 27.05.2013

103 Kadri Xhemal Hoxha Tirane Rrill.pens.pleqerie 6271 27.05.2013

104 Nevruz Bajram Memo Lezhe Rrill.pens.pleqerie 6015/4 27.05.2013

105 Hysen Jonuz Repa Tirane Rrill.pens.pleqerie 6273/1 27.05.2013

106 Miltiadh Rako Memo Tirane Rrill.pens.pleqerie 6273/2 27.05.2013

107 Ferit Isuf Hasani Tirane Rrill.pens.pleqerie 6273/3 27.05.2013

108 Refit Hasim Selimi Tirane Rrill.pens.pleqerie 6273/4 27.05.2013

109 Engjell Arif Hashimi Tirane Rrill.pens.pleqerie 6273/5 27.05.2013

110 Jashar Arshim Basho Tirane Rrill.pens.pleqerie 6273/6 27.05.2013

111 Sefret(Servet) Qazim Aliaj Tirane Rrill.pens.pleqerie 6273/7 27.05.2013

112 Sejdi Islam Hoxhaj Tirane Rrill.pens.pleqerie 6273/8 27.05.2013

113 Ilo Spiro Ziko Tirane Rrill.pens.pleqerie 6273/9 27.05.2013

114 Kudret Maliq Sulko Elbasan Rrill.pens.pleqerie 6272/1 27.05.2013

115 Josif Themi Ferracaku Elbasan Rrill.pens.pleqerie 6272/2 27.05.2013

116 Ali Nevruz Kume Elbasan Rrill.pens.pleqerie 6272/3 27.05.2013

117 Sokrat Mina Deliu Kucove Pension familjar 5924/1 27.05.2013

118 Gjeto Rrok Turmalaj Lezhe Rrill.pens.pleqerie 5995/1 27.05.2013

119 Bukuroshe(Mendu) Shemsi(Riza) Tetova Tirane Pension familjar 6280 27.05.2013

120 Naim Muharrem Hyseni Tirane Rrill.pens.parakoh 6028/1 21.05.2013

121 Shaban Osman Likaj Tirane Rrill.pens.parakoh 6028/2 21.05.2013

122 Qemal Bektash Cuka Tirane Rrill.pens.parakoh 6028/3 21.05.2013

123 Fiqirete Kalem Lalaj Tirane Rrill.pens.parakoh 6028/4 21.05.2013

124 Selami Bajram Burri Tirane Rrill.pens.parakoh 6028/5 21.05.2013

125 Agim Met Katanja Tirane Rrill.pens.parakoh 6028/6 21.05.2013

126 Aleksander Feta Kalemaj Tirane Rrill.pens.parakoh 6028/7 21.05.2013

127 Laze Ceno Lalaj Tirane Rrill.pens.parakoh 6028/8 21.05.2013

128 Andromaqi Vangjel Emiri Tirane Rrill.pens.parakoh 6028/9 21.05.2013

129 Lazer Pjeter Ndokaj Tirane Rrill.pens.parakoh 6028/10 21.05.2013

130 Mustafa Arshim Shehu Tirane Rrill.pens.parakoh 6028/11 21.05.2013

131 Rushit Haziz Kuci Tirane Rrill.pens.parakoh 6028/12 21.05.2013

132 Behlul Shyqyri Dervishi Tirane Rrill.pens.parakoh 6028/13 21.05.2013

133 Faik Sherefedin Beqiri Tirane Rrill.pens.parakoh 6028/14 21.05.2013

134 Bashkim Nezir Hasmeta Tirane Rrill.pens.parakoh 6028/15 21.05.2013

135 Perparim Qemal Shelej(Shele) Tirane Rrill.pens.parakoh 6028/16 21.05.2013

136 Bajram Riza Osmani Tirane Rrill.pens.parakoh 6028/17 21.05.2013

137 Vladimir Stefan Bita Tirane Rrill.pens.parakoh 6028/19 21.05.2013

138 Maksim Pandi Themeli Tirane Rrill.pens.parakoh 6028/20 21.05.2013

139 Baki Dervish Kodra Tirane Rrill.pens.parakoh 6028/21 21.05.2013

140 Qemal Isuf Rexhmataj Tirane Rrill.pens.parakoh 6028/22 21.05.2013

141 Birce Muslli Ribaj Tirane Rrill.pens.parakoh 6028/23 21.05.2013

142 Beqir Gani Idrizi Tirane Rrill.pens.parakoh 6028/24 21.05.2013

143 Fatmir Qazim Mezini Tirane Rrill.pens.parakoh 6028/25 21.05.2013

144 Gezim Lace Laçi Tirane Rrill.pens.parakoh 6028/26 21.05.2013

145 Luftar Hakil Danaj Fier Rill.pen.supl.pleqerie 5643 5/20/2013

146 Luan Selman Grori Tirane Rill.pen.supl.pleqerie 6108/1 5/22/2013

147 Avdo Ali Avdaj Tirane Rill.pen.supl.pleqerie 6108/2 5/22/2013

148 Agron Saliko Serti Tirane Rill.pen.supl.pleqerie 6108/3 5/22/2013

149 Harilla Jani Dano Tirane Rill.pen.supl.pleqerie 6108/4 5/22/2013

150 Avdi Hasan Albrahimi Tirane Rill.pen.supl.pleqerie 6108/5 5/22/2013

151 Ilir Kasem Balla Tirane Rrill.pens.parakoh 6103/1 5/22/2013

152 Terpo Petro Tanaj Tirane Rrill.pens.parakoh 6103/2 5/22/2013

153 Kasem Pelivan Sejdiaj Tirane Rrill.pens.parakoh 6103/3 5/22/2013

154 Ismail Asllan Vogli Tirane Rrill.pens.parakoh 6103/4 5/22/2013

155 Resul Muharrem Progonati Tirane Rrill.pens.parakoh 6103/5 5/22/2013

156 Jashar Iljaz Alushi Tirane Rrill.pens.parakoh 6103/6 5/22/2013

157 Epaminonda Josif Cela Tirane Rrill.pens.parakoh 6103/7 5/22/2013

158 Agron Saliko Serti Tirane Rrill.pens.parakoh 6103/8 5/22/2013

159 Rexhep Hasan Rexhepi Tirane Rrill.pens.parakoh 6103/9 5/22/2013

160 Gjovalin Gjin Kola Tirane Rrill.pens.parakoh 6103/10 5/22/2013

161 Luan Haxhi Dibra Tirane Rrill.pens.parakoh 6103/11 5/22/2013

162 Haxhi Xhafer Doçi Tirane Rrill.pens.parakoh 6103/12 5/22/2013

163 Tomorr Sinan Shtepani Tirane Rrill.pens.parakoh 6103/13 5/22/2013

164 Hekuran Sabedin Kulla Tirane Rrill.pens.parakoh 6103/14 5/22/2013

165 Flamur Abdurrahman Meçe Tirane Rrill.pens.parakoh 6103/15 5/22/2013

166 Arben Faredin Zazani Tirane Rrill.pens.parakoh 6103/16 5/22/2013

167 Abdurrahman Iljaz Sokoli Tirane Rrill.pens.parakoh 6103/17 5/22/2013

168 Asqeri Myftar Aliaj Tirane Rrill.pens.parakoh 6103/18 5/22/2013

169 Veladin Hamza Lalaj Tirane Rrill.pens.parakoh 6103/19 5/22/2013

170 Mehmet Rexhep Brahimi Tirane Rrill.pens.parakoh 6107/1 5/22/2013

171 Naim Hysen Bakiu Tirane Rrill.pens.parakoh 6107/2 5/22/2013

172 Haxhi Xhafer Doçi Tirane Rrill.pens.parakoh 6107/3 5/22/2013

173 Skender Daut Dalti Tirane Rrill.pens.parakoh 6107/4 5/22/2013

174 Agim Sinan Golemi Tirane Rrill.pens.parakoh 6107/5 5/22/2013

175 Xhemal Abedin Budini Tirane Rrill.pens.parakoh 6107/6 5/22/2013

176 Luan Dule Ymeri Tirane Rrill.pens.parakoh 6107/7 5/22/2013

177 Hysni Qerim Shabani Tirane Rrill.pens.parakoh 6107/8 5/22/2013

178 Nexhip Kasem Kasa Tirane Rrill.pens.parakoh 6107/9 5/22/2013

179 Vjollca Bajram Haderi Tirane Rrill.pens.parakoh 6107/10 5/22/2013

180 Agim Eqerem Merepeza Tirane Rrill.pens.parakoh 6107/11 5/22/2013

181 Bujar Shefit Hysi Tirane Rrill.pens.parakoh 6107/12 5/22/2013

182 Muhamet Neki Begolli Tirane Rrill.pens.parakoh 6107/13 5/22/2013

183 Leonidha Petro Tereziu Tirane Rrill.pens.parakoh 6107/14 5/22/2013

184 Lek Nikoll Lleshaj Tirane Rrill.pens.parakoh 6107/15 5/22/2013

185 Gezim Skender Brahja Tirane Rrill.pens.parakoh 6107/16 5/22/2013

186 Spartak Arshi Muhedini Tirane Rrill.pens.parakoh 6107/17 5/22/2013

187 Vitori Pali Shazivari Tirane Rrill.pens.parakoh 6107/18 5/22/2013

188 Shpetim Irfan Spaho Tirane Rrill.pens.parakoh 6107/19 5/22/2013

189 Asllan Skender Permeti Tirane Rill.pen.supl.pleqerie 5691/1 5/22/2013

190 Gjergji Tom Vukaj Lezhe Rill.pen.supl.pleqerie 5396/1 5/22/2013

191 Besim Avdulla Zusi Shkoder Rrill.pens.parakoh 6105/1 5/22/2013

192 Eljaz Tahir Malli Shkoder Rrill.pens.parakoh 6105/2 5/22/2013

193 Fatmir Azis Maldi Shkoder Rrill.pens.parakoh 6105/3 5/22/2013

194 Mark Gjin Fjerca Shkoder Rrill.pens.parakoh 6105/4 5/22/2013

195 Fadil Sadik Sadiku Shkoder Rrill.pens.parakoh 6105/5 5/22/2013

196 Gjovalin Kol Prendi Shkoder Rrill.pens.parakoh 6105/6 5/22/2013

197 Sulejman Mazllem Zaka Korçe Rill.pen.supl.pleqerie 5884/1 5/17/2013

198 Shaban Nevrus Seranllari Korçe Rill.pen.supl.pleqerie 5884/2 5/17/2013

199 Lavdrim Kadri Cake Korçe Rill.pen.supl.pleqerie 5884/3 5/17/2013

200 Festim Pajo Qazimi Korçe Rill.pen.supl.pleqerie 5884/4 5/17/2013

Page 15: Përfundoi Kursi i Lartë i Oficerit dhe Kursi i Komandës ... · Përfundoi Kursi i Lartë i Oficerit dhe Kursi i Komandës dhe shtabit të Përgjithshëm Kush janë 4 drejtuesit

ushtriaE prEmtE, 12 korrik 2013 15SpOrt

Tre medalje ari dhe dy argjendi në “STruga 2013” nga ekipi ynë i karaTeSë

Në Strugë të Maqe-donisë nga data 1-9 korrik 2013 u zhvil-l u a s em ina r i i 17

mbarë kombëtar i organizuar nga Akademia e Karatesë së Maqedonisë, në të cilin morën pjesë 8 ekipe nga Maqedonia, Kosova, Belgjika, Shqipëria. Në këtë event për karatenë shq-iptare mori pjesë dhe ekipi ynë i karatesë për fëmijë “Dardania”, i përbërë nga: Bekim Basha, Aldi Pollozhani, Jurgen Kola, Ergyn Cullhaj, Daniel Meci, Kristi Ziu, Eneld Ahmetaj, Is-tida Ahmeti, Xhorxhina Gjergji dhe Adea Ahmeti i drejtuar nga trajnerët Ramazan e Ronald Zelia. Seminari i drejtuar nga mjeshtrit më në zë të karatesë shqiptare në Maqedoni ishte një përvojë e çmuar për ekipin tonë në organizim, drejtim e stërvitje. Përvoja e kampionit të Europës Berat Jakupi dhe e tra-jnerit të tij , përvoja e mjeshtrit të madh Besnik Murati etj. lanë gjurmë teknike tek sportistët

Në Strugë të Maqedonisë nga data 1-9 korrik 2013 u zhvillua seminari i 17 mbarë kombëtar i organizuar nga Akademia e Karatesë së Maqedonisë, në të cilin morën pjesë 8 ekipe nga Maqedonia, Kosova, Belgjika, Shqipëria

tanë të vegjël. Këtë vit ekipi ynë kishte dhe 3 vajza që sapo kanë filluar të stërviten në sportin e bukur të karatesë, të cilat po stërviten me një dëshirë dhe

përkushtim për tu pasur zili nga çdo sportist djalë. Impenjimi në stërvitje dhe përkushtimi bënë të mundur që të mos ndjehej shumë diferenca e kohës së stër-vitjes me të tjerët. Organizimi dhe në përgjithësi kushtet për seminarin ishin në lartësinë e duhur. Janë zhvilluar 2 seanca stërvitore në ditë, një para dite dhe një mbas dite për teknikat bazë të luftimit, si dhe të kom-binimit të tyre me taktikat e sulmit dhe të mbrojtjes. Përvoja mbi 60-70 vjeçare, rezultatet e arritura në kampionate ndërkom-bëtare ndër vite nga karateistët shqiptarë të ish Jugosllavisë që janë me dhjetëra nga Kosova, Maqedonia Mali i Zi, Kroacia, nga Enver Idrizi e deri te Berat Jakupi, përfaqësojnë një përvojë të madhe për karatenë 20 vjeçare shqiptare (edhe ajo ka kampionët e saj deri në nivelin Ballanik). Për ekipin tonë 2 vjeçar të fëmi-jëve të ushtarakëve, kjo përvojë po përthithet mire sidomos nga disa që janë shfaqur qysh sot si e ardhmja e karatesë shqiptare. Vlerësime maksimale mori nga

mjeshtrit e karatesë sportisti ynë Bekim Basha, i cili gjithnjë e më shumë po tregon se do të jetë karateisti i pare nga Shq-ipëria, pasuesi i denjë i kampio-nëve shqiptarë jashtë kufijve të Shqipërisë. Djali, që akoma nuk ka mbushur 14 vjeç, tregoi edhe këtu talentin e tij tekniko taktik, duke u shpallur kampion absolut i kampionatit, që u organizua në fund të seminarit me të gjithë ekipet pjesëmarrëse, (me gjithë dorën e pa shëruar mire, të thyer në stërvitje, që nuk e la të marrë pjesë në kampionatin kombëtar të majit 2013 duke i hequr një medalje ari ekipit tonë, i cili në këtë kampionat mori 4 medalje ari , 9 argjendi dhe 16 bronzi). Vlerës ime pozi t ive edhe për sportistë të tjerë të ekipit tonë, sidomos për 11 vjeçarët Ergyn Cullhaj dhe Jurgen Kola, të cilët gjithashtu u vlerësuan me med-alje ari në kampionat në ndeshje me grup moshat e tyre si dhe për Aldi Pollozhanin, i cili gjithnjë e më shumë po spikat si një garues katash i nivelit ndërkombëtar. Meqenëse në grup-moshën e tij

, 13 vjeç, në nivelin teknik të tij nuk kishte kundërshtar, Aldi konkurroi në një grup-moshë shumë më lart se mosha e tij 17 vjeç dhe u rendit i dyti duke marrë medaljen e argjendit. Med-alje argjendi mori dhe sportistja jonë, 11 vjeçarja Istida Ahmeti, përvoja e së cilës nuk i mundësoi të merrte medalje ari (duke qenë 6 pikë përpara kundërshtares së saj në finale nuk mundi ta ruajë rezultatin). Fjalë pozitive për perspektivën e tyre mund të themi edhe për 12 vjeçarin Daniel Meci (kampionin kombëtar aktual në grup moshën e tij), i cili për pak përkujdesje taktike nuk u fut në finale, ashtu edhe për vajzat 13 vjeçare Xhina Gjergji dhe Adea Ahmeti, të cilat sapo e kanë filluar ketë sport dhe treguan se kanë të ardhme në të. Gjatë këtij aktiviteti kemi pasur gjithashtu mbështetjen e Drejtorisë së Aktiviteteve Sport-ive sidomos të drejtorit z. Murat Basha, i cili me përvojën e tij sportive po influencon pozitivisht jo vetëm tek djali i tij, por edhe në të gjithë ekipin e karatesë. Ramazan Zelia

Page 16: Përfundoi Kursi i Lartë i Oficerit dhe Kursi i Komandës ... · Përfundoi Kursi i Lartë i Oficerit dhe Kursi i Komandës dhe shtabit të Përgjithshëm Kush janë 4 drejtuesit

ushtriaE prEmtE, 12 korrik 201316

Flotilja Detare Pashaliman zhvillon qitje Detare Dhe bregDetare