për gjyqësi më transparente ii -...
TRANSCRIPT
Për Gjyqësi më transparente II
(Raport nga Monitorimi i Gjykatës Themlelore të Gjakovë, Gjykatës Themlelore të Pejës dega në Klinë
dhe Gjykatës Themlelore të Gjakovë dega në Rahovec)
Autor:
Milaim Morina
Implementuar nga:
Qendra për Politika dhe Avokim
Dorëzuar tek:
Advocacy Training and Resource Center
Qershor 2015, Prishtinë
Mohimi i Përgjegjësisë
Pikëpamjet e autorëve të shprehura në këtë publikim nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e
Agjensionit të Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar apo Qeverisë së Shteteve të Bashkuara.
2
Titulli: Për Gjyqësi më Transparente
Autor: Milaim Morina
Ekipi Monitorues: Agim Kelmendi dhe Laura Muçaj
Qendra për Politika dhe Avokim
Kontakti:
E-mail:[email protected]
web: www.qpa-ks.org
Tel.: 038 226 530
3
Përmbajtja
Lista e shkurtesave...………………………………………..……..………………...............................................…………………..4
Përmbledhje ……………..……………………..…………………….............................................………………….….................6
Hyrje………………………………………………………….….………….....................................................…………………………...7
Metodologjia ………………………………………...……………………………….....................................................................9
Të gjeturat …………………………………………………………...…................................................…………………………......11
Analiza e të gjeturave...............................................................................................................................18
Konkluzioni …………………………………………………………..................................................…………………………………20
Rekomandimet ……………………………………………………...............................................……………………………….....21
Bibliografia ………………………………………………………….................................................……………………………….....22
Fjalori …………………………………………………………………....................................................………………………………..23
Shtojca-
Tabelat...............................................................................................................................................25
4
Lista e shkurtesave
AMMK- Agjencia për Mbrojtjën e Mjedisit të Kosovës
ATRC – Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim
BB- Banka Botërore
KPMM- Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale
MMPH- Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor
OJQ – Organizata jo-qeveritare
QPA – Qendra për Politika dhe Avokim
SHL-Schüler Helfen Leben
SHP-Shoqata e Peshkatarëve
USAID – Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar
5
Falënderime
Ky raport është përgatitur nga ekipi i Qendrës për Politika dhe Avokim (QPA).
Qendra për Politika dhe Avokim është falënderuese ndaj të gjithë atyre që kanë ndihmuar në realizimin
e këtij projekti.
QPA në mënyrë të veçantë falënderon:
Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe Qendrën e Trajnimeve dhe
Burimeve për Avokim (ATRC) për financimin e projektit ‘Për Gjyqësi më transparente’.
Këshillin Gjyqësor të Kosovës, për nënshkrimin e memorandumit të mirëkuptimit, falë të cilit është bërë
e mundur që të kemi qasje në Gjykata.
Gjykatën Themelore të Gjakovës dhe Gjykatën Themelore të Gjakovës dega në Rahovec, Gjykatën
Themelore të Pejës dega në Klinë, respektivisht gjyqtarët mbikëqyrës, gjyqtarët e ngarkuar me lëndë
mjedisore dhe dhe administratorët e gjykatave respektive për bashkëpunimin e tyre korrekt.
Prokurorinë Themelore të Gjakovës, Prokurorinë Themelore të Pejës, kryeprokurorët dhe prokurorët e
ngarkuar me lëndë mjedisore të Prokurorisë së Gjakovës dhe të Pejës si dhe administratorët e të dy
prokurorive.
Këshillin e Pavarur për Miniera dhe Minerale të cilët kanë ndihmuar më të dhënat e tyre lidhur me
denoncimet që kanë bërë.
Qendrën Rinore’ Schüler Helfen Leben’ në Rahovec, organizatën Femrat Aktive Gjakovë si dhe
Organizatën ‘KOHA’ në Klinë të cilët kanë ndihmuar në implementimin e projektit.
Përfaqësuesit e EROL-it, të cilët me këshilla profesionale kanë ndihmuar në hartimin e këtij raporti.
6
Përmbledhje
Eksploatimi i egër i rërës nga shtretërit e lumenjve ndikon drejtpërdrejt në degradimin e rrjedhës së
sipërme dhe në drejtim të rrymës duke shkaktuar ndryshim të dhunshëm të rrjedhës së lumit, pra duke
degraduar tërë sistemin e lumenjve, shkakton erozion dhe përmbytje të tokave bujqësore dhe qendrave
të banuara, pra rrezikon edhe jetë njerëzish, ndikon në shkatërrimin e bimëve të kultivuara përgjatë
shtretërve të lumenjve apo luginave, pra botës bimore e shtazore që jetojnë në lumenj1.
Në vitin 2011, ish ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Dardan Gashi, me një vendim, i ka
ndaluar të gjithë ekploatuesit e rërës dhe zhavorrit, edhe pse ai vendim asnjëherë nuk është zbatuar,
dhe të cilit tashmë i ka skaduar afati2.
Komisioni i Pavarur për Minera dhe Minerale (KPMM), në tre vitet e fundit përveç shqiptimit të gjobave
dhe konfiskimit të makinerisë, kishte dorëzuar 154 kallëzime penale në Prokuroritë e Kosovës.
Qendra për Politika dhe Avokim (QPA), në kuadër të projektit “Për Gjyqësi më Transparente” i
mbështetur nga USAID/ATRC, për tetë (8) muaj më radhë, nga data 24 tetor 2014 deri me 24 qershor
2015, ka monitoruar trajtimin e lëndëve mjedisore.
Monitorimi ka qenë i fokusuar në tre (3) gjykata: Gjykatën Themelore të Gjakovës, Gjykatës Themelore
të Pejës, respektivisht degës së saj në Klinë si dhe Gjykatën Themelore të Gjakovës, dega në Rahovec.
Gjatë kësaj përiudhe, QPA ka monitoruar edhe dy Prokurori Themelore: Prokurorinë Themelore të
Gjakovës dhe Prokurorinë Themelore të Pejës.
Raporti fokusohet në analizimin e gjetjeve nga trajtimi/procedimi i lëndëve nga neni 347 i kodit penal të
Republikës së Kosovës, nga neni 276 i Kodit të Përkohshëm Penal të Kosovës si dhe të ligjit nr. 03/L-163
neni 80 për Miniera dhe Minerale.
Gjithashtu, në këtë raport evidentohet se cili ka qenë niveli i përformancës së Gjykatave në zgjidhjen e
lëndëve mjedisore, a u është dhënë prioritet këtyre lëndëve dhe cilat kanë qenë masat ndëshkimore të
shqiptuara nga Gjykatat.
Në të tri Gjykatat gjatë periudhës tetëmujore janë trajtuar 64 lëndë që kanë të bëjnë më ndotjen,
shkatërrimin dhe degradimin e mjedisit. Për 65 persona të akuzuar është ngritur aktakuzë direkte, janë
mbajtur 34 seanca gjyqësore në të tri gjykatat ndërsa 30 lëndë nuk janë trajtuar dhe për to akoma nuk
është caktuar asnjë seancë.
1 Eksploatimi i rërës “vret” lumenjtë e Kosovës http://old.zeri.info/artikulli/15542/eksploatimi-i-reres-vret-lumenjte-e-kosoves 2Shkatërrohen lumenjtë e Bistricës – institucionet heshtin http://koha.net/?id=27&l=63538
7
I. Hyrje
Mjedisi në Kosovë sfidohet nga faktorë të ndryshëm. Ndotja e tokës, ujit dhe ajrit nga persona fizikë dhe
kompani të ndryshme, shkatërrimi dhe degradimi i lumenjëve, prerja ilegale dhe e pakontrolluar e
pyjeve, mosmenaxhimi adekuat i mbeturinave janë disa nga shqetësimet mjedisore me të cilat përballet
Kosova.
Sidoqoftë një ndër sfidat më të mëdha është shkatërrimi dhe degradimi i lumënjëve dhe shtretërve të
tyre. Kjo formë aplikohet nga eksploatimi dhe nxjerrja ilegale e zhavorrit, rërës dhe inerteve tjera. Në
nëntor të vitit 2011 Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, më anë të një udhëzimi administrativ
kishte ndaluar eksploatimin në brigjet e lumenjve në gjithë territorin e Kosovës. Ndotja, shkatërrimi dhe
degradimi i mjedisit është i sanksionuar si vepër penale, edhe në nenin 347 të Kodit Penal të Republikës
së Kosovës që përcakton dënim me gjobë ose burgim për ata që shkelin ligjin, bëjnë ndotjen ose
degradimin e ajrit, ujit apo tokës ose shfrytëzojnë jashtë mase burimet natyrore3. Kjo fushë po ashtu
është e rregulluar edhe me Ligjin për Miniera dhe Minerale, respektivisht neni 80 të këtij ligji4.
3Kodi Penal I Republikës së Kosovës http://gzk.rks-gov.net/ActDocumentDetail.aspx?ActID=2834
Sipas nenit 347 të Kodit penal me anë të të cilit sanksionohet ‘Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit’: 1. Kushdo që duke shkelur ligjin, bën ndotjen ose degradimin e ajrit, ujit apo tokës ose shfrytëzon jashtë mase burimet natyrore, dënohet me gjobë ose burgim deri në dy (2) vjet. 2. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet nga pakujdesia, kryesi dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit. 3. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me dëmtimin e shëndetit të një numri të madh të njerëzve apo me asgjësimin e plotë ose të pjesërishëm të botës shtazore, bimore ose të rezervave të ujit të pijshëm apo me ndonjë dëmtim tjetër të mjedisit me pasoja të rënda, apo me shtimin e nivelit të ndotjes në shkallë kritike, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim deri në pesë (5) vjet. 4. Nëse vepra penale nga paragrafi 2. i këtij neni rezulton me dëmtimin e shëndetit të një numri të madh të njerëzve apo me asgjësimin e plotë ose të pjesërishëm të botës shtazore, bimore ose të rezervave të ujit të pijshëm apo me ndonjë dëmtim tjetër të mjedisit me pasoja të rënda, apo me shtimin e nivelit të ndotjes në shkallë kritike, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim deri në dy (2) vjet. 5. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me dëmtim apo me shkatërrim të papërmirësueshëm të mjedisit ose me rrezikimin e pasurive të mbrojtura natyrore, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet. 6. Nëse vepra penale nga paragrafi 2. i këtij neni rezulton me dëmtim apo me shkatërrim të papërmirësueshëm të mjedisit ose me rrezikimin e pasurive të mbrojtura natyrore, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. 4Ligji për Miniera dhe Minerale, neni 80: 1. Çdo personi i cili angazhohet ose i cili inkurajon ose punëson persona tjerë për t’u angazhuar në aktivitete të shfrytëzimit ose hulumtimit të mineraleve pa posedimin e një Licence ose Leje nga KPMM, i shqiptohet gjoba administrative e përcaktuar në paragrafin 2. nën-paragrafi 2.1. të nenit 79 të këtij ligji dhe një masë burgimi deri në gjashtë (6) muaj. 2. Çdo ndërmarrje e cila punëson ose inkurajon persona fizik që të angazhohen në aktivitete të shfrytëzimit ose hulumtimit të mineraleve - dhe kjo ndërmarrje nuk zotëron një Licencë ose Leje të marrë nga KPMM - i shqiptohet gjoba administrative e përcaktuar paragrafin 2. nën-paragrafi 2.2. të nenit 79 te këtij ligji. Përveç kësaj, çdo udhëheqës i lartë i ndërmarrjes i cili ka pasur njohuri mbi këto aktivitete të shfrytëzimit ose hulumtimit – ose nëse do të kishte ushtruar kujdes të arsyeshëm menaxherial do
8
Përkundër infrastrukturës solide ligjore, edhe në ditët e sotme, shtretërit e lumenjëve vazhdojnë të
degradohen nga nxjerrja ilegale e rërës dhe inerteve tjera. Qendra për Politika dhe Avokim (QPA) që nga
tetori i vitit 2014 ka monitoruar shqyrtimin e lëndëve mjedisore kundër ndotjes, degradimit dhe
shkatërrimit të mjedisit. Subjekt i monitorimit kanë qenë tre Gjykata: Gjykata Themelore e Gjakovës,
Gjykata Themelore e Pejës dega në Klinë dhe Gjykata Themelore e Gjakovës dega në Rahovec, dy
Prokurori: Prokuroria Themelore e Gjakovës dhe Pejës si dhe Komisioni i Pavarur për Miniera dhe
Minerale (KPMM).
Nga 64 lëndë që kanë të bëjnë më ndotjen, shkatërrimin dhe degradimin e mjedisit sa janë trajtuar në të
tri gjykatat gjatë tetë muajve sa QPA ka monitoruar punën e tyre, për gati gjysmën e tyre nuk janë
caktuar fare seanca. Arsyet kryesore të mos procedimit me kohë të këtyre lëndëve qëndrojnë në faktin s
gjykatat ende nuk i trajtojnë dhe konsiderojnë lëndët mjedisore me prioritet.
Trajtimi i këtyre rasteve dhe shqiptimi i dënimeve të merituara sipas ligjeve në fuqi, do të ishte zgjidhja e
vetme për shpëtimin e degradimit të mëtejmë të lumenjve në Kosovë, në rastin konkret të shtratit të
lumit të Drinit të Bardhë.
Projekti ‘Për Gjyqësi më transparente’ kishte si qëllim kryesor që përmes monitorimit të seancave
gjyqësore në Gjykatën Themelore të Gjakovës, degën e kësaj gjykate në Rahovec dhe Gjykatën
Themelore të Pejës - dega në Klinë, të ndikojë në rritjen e efikasitetit të punës së gjykatave për trajtimin
e lëndëve mjedisore si dhe të informojë publikun me punën e Gjykatave të cilat do të jenë objekt i
monitorimit.
Në vijim të këtij raporti do të paraqitet performanca e gjykatave në Gjakovë, Rahovec dhe Klinë,
përkatësisht:
a) sa janë efikase në zgjidhjen e lëndëve;
b) sa po u jepet prioritet atyre dhe masat ndëshkimore të shqiptuara nga to;
c) sa kanë ndikuar në parandalimin e kryerjes së veprës së njëjtë penale.
të kishte qenë në njohuri mbi këto aktivitete të shqyrtimit ose hulumtimit – i shqiptohen masat administrative dhe penale të përcaktuara në paragrafin 1 te këtij neni http://www.kosovo-mining.org/kosovoëeb/al/doënloads/legislation/basicContentParagraphs/00/document/Ligji%20per%20Minierat%20dhe%20Mineralet%20(shqip).pdf.
9
II. Metodologjia
Metodologjia e cila është aplikuar nga QPA për grumbullimin e të dhënave ka qenë e fokusuar në
aplikimin e metodave kualitative, pra monitoruesit kanë qenë të pranishëm në seanca gjyqësore, takime
me gjyqtarë dhe administratën e gjykatës, Prokuroritë në Pejë dhe Gjakovë, Komosionin e Pavarur për
Miniera dhe Minerale, nga diskutimet më OJQ-të lokale (Qendrën Rinore në Rahovec , Organizatën
‘Gruaja Aktive në Gjakovë dhe Organizatën ‘KOHA’ në Klinë) dhe nga Tryeza e rrumbullakët në të cilën
kanë qenë të pranishëm Gjyqtarë, Prokurorë, Inspektorë të mjedisit, përfaqësues nga Komisioni për
Miniera dhe Minerale, organizata për mbrojtjen e mjedisit, OJQ dhe media).
Monitorimi i seancave gjyqësore është bërë nga dy monitorues:
- Agim Kelmendi, i diplomuar në Shkenca Juridike dhe implementues i disa projekteve që kanë të
bëjnë me Gjykatat dhe
- Laura Muqaj, e diplomuar në shkenca juridike.
Për tetë muaj monitoruesit kanë monitoruar punën e gjykatave mbi lëndët mjedisore që kanë të bëjnë
me ndotjen, shkatërrimin dhe degradimin e mjedisit, ku në të tre gjykatat, gjithsej janë monitoruar 34
seanca.
Fig.1
Takimi me Kryeprokuroren, Prokurorët, Gjyqtarët , Administratën e Gjykatës dhe Komisionin e
Pavarur për Minera dhe Minerale – Është zhvilluar takim me kryeprokuroren e Prokurorisë Themelore
të Gjakovës, Shpresa Bakija, nga e cila është kërkuar angazhim më i madh për trajtimin e lëndëve
mjedisore, në përputhje me nenin 347 të Kodit Penal të Kosovës (ndotja, degradimi dhe shkatërrimi i
mjedisit) dhe legjislacionin mjedisor në fuqi. Gjithashtu takime të rregullta mujore janë zhvilluar edhe
me gjyqtarë dhe administratën e gjykatës, nga të cilët janë marrë të dhëna për orarin e mbajtjes së
seancave dhe për lëndë të reja të cilat janë deponuar në gjykatë. Takimet e zhvilluara kanë rezultuar
pozitivisht në kontekstin e trajtimit të lëndëve mjedisore, pasi që në Gjykatën e Rahovecit, janë
evidentuar edhe lëndë gjyqësore kundër ndotjes, degradimit dhe shkatërrimit të mjedisit, të cilat më
3428
51
0
10
20
30
40
Totali I seancave tembajtura
Gjakove Rahovec Kline
Seancat e monitoruara
10
parë kanë qenë të klasifikuara gabimisht si ‘vepër penale kundër vjedhjes’. Kjo gjykatë ka gjithsejt 18
lëndë në punë të raportuara mbi problemet mjedisore, posaçërisht sa i përket degradimit të lumenjve.
Takime mujore janë zhvilluar edhe me KPMM-në.
11
III. Të gjeturat nga monitorimi
Degradimi i lumenjëve është pasojë e eksploatimit pa kritere të inerteve dhe zhavorrit. Si rrjedhojë vendbanimet të cilat ndodhën afër lumenjëve të cilët u janë nënshtruar degradimit të tyre, janë përmbytur nga vërshimet. Lumenjtë më të prekur nga degradimi janë pellgu i Drinit të Bardhë dhe Ereniku dhe një pjesë e
Lumëbardhit të Pejës5.
Qendra për Politika dhe Avokim, gjatë përiudhës së monitorimit të Gjykatave në Klinë, Gjakovë dhe
Rahovec kishte evidentuar 64 lëndë kundër ndotjes, shkatërrimit dhe degradimit të mjedisit të cilat
ishin deponuar në këto gjykata. Palë të përshira në akuzë kanë qenë 65 persona.
Prokuroritë Themelore në Gjakovë dhe Pejës kanë pasur në punë 31 raste, për disa nga këto ishte
ngritur aktakuzë direkte.
Në anën tjetër Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale(KPMM), gjatë vitit 2014 dhe deri në maj
2015 ka deponuar 39 kallëzime kundër degradimit të mjedisit, në Prokurorinë Themelore të Gjakovës
dhe të Pejës.
III.1 Institucionet denoncuese
III.1.a. Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale(KPMM)
Komisioni i Pavarur për Minera dhe Minerale aktualisht është denoncuesi i vetëm dhe më i
madh i rasteve kundër degradimimit të mjedisit nga ekaploatimi i ilegal i rërës dhe zhavorrit nga
shtarti i lumenëjve.
Që nga hyrja në fuqi e vendimit të Minsitrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësionor (MMPH),
më anë të të cilit ndalohej eksploatimi i rërës dhe zhavorrit, KPMM kishte dorëzuar 154
kallëzime penale në prokurori.
5 Lumi i Shkatërrimit të Madh http://gazetajnk.com/?cid=1,978,92
12
fig.2
KPMM nga 154 kallëzimet penale të deponuara në Prokuroritë Themelore, pothuajse gjysmën prej tyre i
kishte dorëzuar në Prokurorinë Themelore të Gjakovës dhe Pejës, pra 76 kallëzime penale ishin ngritur
në këto dy prokurori.
Vetëm nga janari i vitit 2014 dhe deri në maj 2015 janë ngritur 39 kallëzime penale, 26 në Prokurorinë
Themelore të Gjakovës ndërsa 13 në Prokurorinë Themelore të Pejës.
Fig.3
1213
12
68
4
20
1
Denoncimet ne Prokurorine e Gjakoves dhe te Pejes
Ne Prokurorine Themelore teGjakoves
Ne Prokurorine Themelore tePejes
7
8
12
4
8
4
1
4
13
11
5
2
9
2
12
20
7
9
2
2
1
6
5
Prokurorine Themelore te…
Prokurorine Themelore te Pejes
Prokurorine Themelore te…
Prokurorine Themelore te Prizrenit
Prokurorine Themelore te Gjilanit
Prokurorine Themelore te Ferizajt
Prokurorine Themelore te…
Kallezimet Penale
viti 2015
viti 2014
viti 2013
viti 2012
13
III.1.b. Prokuroria Themelore e Gjakovës dhe e Pejës
Në vitin 2014, Prokuroria e Gjakovës kishte inicuar hetime për 25 raste, për gjashtë lëndë ishte ngritur
aktakuzë direkte, për tre të tjera ishte dhënë urdhër ndëshkimor ndërsa një lëndë ishte dërguar në
kundërvajtje. Pra, aktualisht në këtë prokurori janë në punë 15 lëndë. Përderisa në anën tjetër
Prokuroria Themelore e Pejës ka ngritur aktakuzë direkte për 6 lëndë të cilat janë duke u trajtuar nga
dega e gjykatës në Klinë.
Fig.4
6
31
15
6
Aktakuzedirekte
Urdherndeshkimor
Kundervajtje Lende ne fazene hetimit
Lendet ne P.Th. te Gjakoves dhe Pejes
P.TH e Gjakoves
P.TH. e Pejes
14
III.2. Gjykatat
III.2.a. Gjykata Themelore e Gjakovës
Në Gjykatën Themelore të Gjakovës, është deponuar numri më i madh i lëndëve kundër ndotjës,
degradimit dhe shkatërrimit të mjedisit. Kjo Gjykatë ka pranuar në punë 35 lëndë, më 35 të akuzuar. Për
trajtimin e këtyre lëndëve Gjykata kishte angazhuar dy gjyqtarë.
Gjykata Themelore e Gjakovës, nga gjithsejt 35 lëndë sa kishte në punë ka arritur t’i zgjidh 25 prej tyre,
ndërsa të patrajtuara kanë mbetur edhe 10 lëndë të tjera. Pra, kjo Gjykatë ka dhënë verdiktin
përfundimtar përmbi 70% të lëndëve që ka pasur në punë.
Fig.5
Nga 25 rastet për të cilat gjykata kishte marrë vendim ky kishte qenë verdikti :
- Për tre(3) lëndë me tre (3)përsona ishte shqiptuar dënim me kusht dhe gjobë;
- Për një (1)lëndë me një (1) përson ishte shqiptuar masë ndëshkimore me gjobë;
- Për njëmbëdhjetë ( 11) lëndë me njëmbëdhjetë ( 11) përsona ishite dhënë vendim për dënim
me kusht;
- Dy (2) lëndë janë parashkruar, një (1) me parashkrim absolut dhe një(1) me parashkrim relativ,
të akuzauar në këto lëndë kanë qenë dy (2) persona;
- Tre(3) lëndë me tre(3) të akuzuar ishin refuzuar;
- Për katër (4) lëndë me katër (4) të akuzuar është shqiptuar vendim lirues.
25
10
Trajtimi i lendeve
Lende te zgjidhura
Lende te pazgjidhura
15
Fig.6
Gjykata Themelore e Gjakovës për shumicën e lëndëve ka mbajtur séancë, nga 35 lëndë që kishtë në
punë për 28 prej tyre ishin zhvilluar seancë, ndërsa për 8 lëndë nuk është mbajtur asnjë seancë
gjyqësore. Për 3 nga tetë lëndët e patrajtuara, gjykata ka caktuar mbajtjen e seancave në muajin korrik.
Fig.7
3
1
11
2
3
4
Denim me Kusht dhe Gjobe
Denim me gjobe
Denim me kusht
Lende te parashkruara
Lende te refuzuara
Te liruar
Vendimet e Gjykates Themelore te Gjakoves
Lende per te cilatjane mbajtur
seanca
Lende per te cilatnuk jane mbajtur
seanca
Nr. total i lendeve
27
8
35
Seancat Gjyqesore
16
III.2.b. Gjykata Themelore e Gjakovës - Dega në Rahovec
Në Gjykatën e Rahovecit që nga viti 2014 deri në maj të vitit 2015, gjykata ka pranuar në punë 23 lëndë
mjedisore, palë të akuzuar për veprën penale ndotje, degradim e shkatërrim i mjedisit janë 23 persona.
Të angazhuar në trajtimin e këtyre lëndëve kanë qenë dy gjyqtarë.
Lëndët në fjalë kanë të bëjnë me shkeljen e Ligjit nr.03/L-163 për Miniera dhe Minerale6 (15 lëndë), me
shkeljen e Kodit të Përkohshëm Penal të Kosovës7 (6 lëndë) dhe shkeljen e Kodit Penal të Republikës së
Kosovës8 (2 lëndë).
Gjykata në Rahovec, për 5 lëndë ka dhënë verdiktin final, ndërsa 18 lëndë të cilat janë të deponuara në
gjykatë presin për t’u trajtuar.
Fig.8
Lëndët për të cilat gjykata kishte marrë vendim, për 4 lëndë kishte shqiptua masën ndeshkimore me
gjobë, ndërsa një lënde ishte marrë vendim për hudhje të aktakuzës përshkak të parashkrimit relativ të
ndjekjës penale.
Seabca gjyqësore janë mbajtur vetëm për 5 lëndë nga 23 sa ka në punë kjo gjykatë. Mëgjithëse, edhe
për katër lëndë gjykata tre herë kishte caktuar kohën e mbajtjës së seancave, mirëpo në asnjërën nga
seancat palët nuk ishin paraqitur, për këto lëndë gjykata ka caktuar mbajtjën e seancave në muajin
korrik. Praktikisht, të patrajtuara kanë mbetur shumica e lëndëve, edhe pse për një pjesë të tyre
Prokuroria Themelore e Gjakovës kishte ngritur aktakuzë qysh në vitin 2012.
6 Shih nenin 80 Dënimet Penale për Aktivitet e Jashtëligjshme Minerare http://ëëë.kosovo-
mining.org/kosovoëeb/al/doënloads/legislation/basicContentParagraphs/00/document/Ligji%20per%20Minierat%
20dhe%20Mineralet%20(shqip).pdf 7 Shih nenin 276 NDOTJA OSE SHKATËRRIMI I MJEDISIT http://gazetajnk.com/repository/docs/RA2003_25_CCintranet_295748.pdf 8 Shih nenin 347 Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=2834
5
18
Gjykata ne Rahovec
Lende te zgjidhura
Lende te pazgjidhura
17
Fig.9
Në muajin shkurt gjykata në Rahovec kishte caktuar seanca gjyqësore për katër lëndë në të cilat ishin të
përfshirë katër të akuzuar, mirëpo seancat nuk ishin mbajtur meqë personat e akuzuar nuk ishin
paraqitur në gjykatë. Kjo ishte hera e tretë më radhë ku të njëjtit nuk ishin paraqitur në seancë edhe
përkundër thirrjes që u kishte bërë gjykata. Këto lëndë nëse nuk trajtohen para muajit shtator
rrezikojnë të vjetërsohen dhe si të tilla të parashkruhen. Kjo gjykatë për shtatë lëndë ende nuk ka
caktuar asnjë seancë.
Nga gjithsej 23 lëndë mjedisore sa janë deponuar në Gjykatën Themelore të Gjakovës – Dega në
Rahovec, janë zgjidhur 4 lëndë dhe 1 ka pasur parashkrim relativ, ndërsa të pazgjidhura kanë mbetur 18
lëndë.
III.2.c. Gjykata Themelore e Pejës - Dega në Klinë
Prokuroria Themelore e Pejës kishte ngritur 6 aktakuza direkte, në Gjykatën e Klinës me lëndë penale
kundër degradimit të mjedisit, në të cilat ishin të përfshirë 7 persona. Kjo Gjykatë ka zgjidhur vetëm një
rast për të cilin ishte shqiptuar dënim me gjobë. Për të proceduar e këto lëndë, nga Gjykata e Klinës
është caktuar një gjyqtar.
Dy lëndë janë duke u trajtuar sipas nenit 276 Kodit të Përkohshëm Penal të Kosovës9, ndersa katër të
tjera sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës10.
Gjykata në Klinë, gjatë kohës sa ka zgjatur monitorimi i i saj nga QPA, ka mbajtur vetëm një seancë
gjyqësore, ndersa për 5 lëndët e tjera nuk ka zhvilluar asnjë séance. Këto lëndë presin për t’u trajtuar
9 Shih nenin 276 te Kodit të Perkoheshëm Penal http://gazetajnk.com/repository/docs/RA2003_25_CCintranet_295748.pdf 10 Shih nenin 347 te Kodit Penal te Republikes se Kosoves https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=2834
Lendeve per te cilateshte mbajtur seance
Lendeve per te cilatnuk eshte mbajtur
seance
Totali i lendeve
5
18
23
Seancat Gjyqesore
18
në një kohë të mëvonshme, për shkak të numrit të madh të lëndëve të pazgjidhura që ka në punë
gjykata e Klinës, pra aktualisht lëndët mjedisore nuk janë prioritet i Gjykatës.
Pra, shqetësues mbetet fakti i mostrajtimit me kohë dhe zgjidhjes së këtyre lëndëve sikurse në
Gjykatën e Rahovecit. Praktikisht vonesat në trajtimin e lëndëve mjedisore po shpien në rrezikun e
parashkrimit të tyre, çka do të thotë së të akuzuarit pa u përballur me gjykatën po amnistohen si pasojë
e mostrajtimit të këtyre rasteve.
Fig.10
1
5
1
0
1
2
3
4
5
6
Gjykata ne Kline
Lende te zgjidhura
Lende te pazgjidhura
Seanca te mbajtura
19
IV. Analiza e të gjeturave
Kultura e denoncimit të shkeljeve penale kundër degraduesve të mjedisit akoma mbetet e ulët,
megjithëse viteve të fundit është rritur numri i denoncimeve për këto raste. Sipas të dhënave të
monitorimit të QPA-së, është konstatuar se denoncimet për veprën penale kundër ndotjës, degradimit
dhe shkatërrimit të mjedisit janë bërë vetëm nga Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale. Ky
institucion në të gjitha prokuroritë e vendit kishte kallëzuar penalisht 154 raste, vetëm në Prokurorinë
Themelore të Gjakovës dhe Pejës janë deponuar gjysma e tyre, pra 76 kallëzime penale.
Prokuroria Themelore e Gjakovës dhe e Pejës kishin ngritur 64 aktakuza direkte për veprën penale
kundër ndotjës, degradimit dhe shkatërrimit të mjedisit të sanksionuara me Kodin Penal dhe Ligjin për
Miniera dhe Minerale. Numri i të akuzuarve për këto lëndë kishte qenë 65 përsona
Numri me i madh i aktakuzave ishte deponuar në Gjykatën Themelore të Gjakovës. Në këtë Gjykatë kanë
qenë të deponuara 35 lëndë me 35 të akuzuar. Edhe dega e gjykatës në Rahovec kishte pranuar në
punë një numër të konsiderueshëm të lëndëve mjedisore, pra 23 lëndë, po kaq kishte qenë edhe numri i
të akuzuarve. Ndërsa dega e Gjykatës në Klinë, kishte pranuar numër me të vogël të lëndëve krahasuar
me gjykatat e lartë përmendura. Dega e Gjykatën në Klinë kishte pranuar vetëm 6 lëndë.
Gjatë periudhës së monitorimit është vërejtur ngritje e efikasitetit të këtyre gjykatave krahasuar me
vitet paraprake. Gjykatat kanë mbajtur 34 seanca gjyqësore, kanë arritur të japin vendimin përfundimtar
për 30 lëndë. Ndërsa në punë kanë mbetur edhe 34 lëndë, 30 prej të cilave ende nuk u është caktuar
datë për trajtimin e tyre.
Nga 30 lëndët e zgjidhura, për 6 lëndë gjykatat kanë shqiptuar dënim me gjobë me shumëprej 200-300
euro, për 3 raste është shqiptuar dënim me gjobë dhe me kusht, 11 raste gjykatat kanë vendosur që të
akuzuarve t’u shqiptohet masa dënim me kusht, 3 lëndë janë parashkruar, 2 me parashkrim absolut dhe
1 me parashkrim relativ, për 3 lëndë ishte marr vendim refuzues ndërsa për 4 persona gjykata kishte
marrë vendim lirues.
Edhe pse për nga volumi, gjykatat kanë arritur të zgjidhin një numër të konsiderueshëm të lëndëve,
politika ndëshkimore ka qenë tejet e ulët. Masat ndëshkimore të shqiptuara nuk janë proporcionale me
dëmin që operatorët ekonomik dhe personat fizik u kanë shkaktuar lumenjëve, si pasojë e degradimit të
shtratit të tyre nëpërmjet nxjerrjës së zhavorrit, rërës dhe inerteve të tjera.
Megjithëse Kodi Penal i Kosovës11 parasheh që për vepra penale që kanë të bëjnë me ndotje, degradim
ose shkatërrim të mjedisit, gjykatat mund të shqiptojnë dënime me të ashpra siç është dënimi më burg
deri në 2 vjet, ndërsa nëse dëmtohet shëndeti i një numri të madh të njerëzve apo bëhet asgjësimi i
11 Po aty
20
plotë ose i pjesërishëm i botës shtazore, bimore ose të rezervave të ujit të pijshëm apo bëhet ndonjë
dëmtim tjetër i mjedisit me pasoja të rënda, apo me shtimin e nivelit të ndotjes në shkallë kritike, kryesi
dënohet me gjobë dhe me burgim deri në pesë (5) vjet. Por kjo masë nuk është aplikuar në asnjë rast në
tre gjykatat e monituara nga QPA. Si edhe në periudhën paraprake të raportit, këto masa nuk
përmbushin misionin e Gjykatës, e cila përmes shqiptimit të dënimeve synon të disiplinoj të dënuarit
dhe të parandalojë përsëritjen e veprave të njëjta.
Shqetësim serioz në rastin e trajtimeve të lëndëve mjedisore paraqet mungesa e të akuzuarve në
seancë. Të akuzuarit vazhdojnë t’i shmangen ballafaqimit me drejtësinë, duke munguar në seancat
gjyqësore. Për të tretën herë me radhë në Rahovec nuk janë paraqitur të akuzuarit e as përfaqësuesit e
tyre ligjor, gjë që është mjaft shqetësuese. Rrjedhimisht gjyqtari i lëndës vazhdon që ta shtyejë seancën
ndaj këtyre personave në kohë të pacaktuar, duke u arsyetuar se nuk disponon prova nëse pala e
akuzuar e kishte pranuar ftesën për paraqitje në gjykatë. Megjithëse monitoruesit e QPA-së edhe më
herët kishin tërhequr vërejtur për mungesën e të akuzuarve në seanca, gjendja mbetet e pandryshuar.
Dërgimi i ftesave për seanca gjyqësore është i rregulluar me Kodin e Procedurës Penale të Kosovës12 dhe
Ligjin për Procedurën Kontestimore13 ku përcaktohet në mënyrë të qartë se cilit person duhet t'i
dorëzohet ftesa dhe si duhet të veprohet në qoftë se personi i akuzuar nuk paraqitet në Gjykatë. Sipas
Kodit të Procedurës Penale kur i akuzuari i thirrur me rregull nuk paraqitet në shqyrtim gjyqësor dhe nuk
e arsyeton mungesën, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues për të akuzuarin lëshon
urdhër arrest në pajtim me nenin 175 të këtij Kodi. Kur i akuzuari nuk mund të sillet menjëherë, gjyqtari i
vetëm gjykues ose trupi gjykues e shtyn shqyrtimin gjyqësor dhe urdhëron që i akuzuari në seancën e
ardhshme të sillet me forcë. Kur i akuzuari e arsyeton mungesën para arrestimit të tij, gjyqtari i vetëm
gjykues ose kryetari i trupit gjykues e revokon urdhër arrestin. Kur shihet qartazi se i akuzuari i thirrur
me rregull i shmanget paraqitjes së tij në shqyrtim gjyqësor dhe nuk ekzistojnë shkaqe për paraburgimin
e tij nga neni 187 i këtij Kodi, gjyqtari i vetëm gjykues ose trupi gjykues mund të caktojë paraburgim për
sigurimin e pranisë së të akuzuarit në shqyrtimin gjyqësor 14.
Policia e Kosovës e cila ka qenë e ngarkuar për dërgimin e ftesave nuk e ka njoftuar Gjykatën nëse të
akuzuarit i është dërguar ftesa, si pasojë e kësa Gjykata nuk mund të merr ndonjë vendim sepse nuk e di
me siguri nëse i akuzuari e ka pranuar ftesën.
Mungesa e bashkëpunimit të mirëfilltë ndërmjet gjykatave, komunave, policisë e postës së Kosovës
mund të jetë shkaktar i mosparaqitjes së të akuzuarve në seanca gjyqësore dhe rrjedhimisht vonesës së
zgjidhjes së lëndëve.
12 http://www.kuvendikosoves.org/common/docs/ligjet/Kodi%20i%20procedures%20penale.pdf Kodi Nr. 04/L-123 i Procedures Penale, nenet 475- 484. 13 http:// www.assembly-kosova.org/common/docs/ligjet/2008_03-L006_al.pdf Ligji Nr. 03/L-006 për Procedurën Kontestimore nenet 103-122. 14 http://www.kuvendikosoves.org/common/docs/ligjet/Kodi%20i%20procedures%20penale.pdf Kodi Nr. 04/L-123 i Procedures Penale neni 307.1 dhe 307.2.
21
V. Konkluzioni
Gjykatat janë autoritete të cilat kanë si qëllim kryesor zgjidhjen e konflikteve (kontesteve) duke u bazuar
në fakte dhe provat që disponojnë si dhe në të njëjtën kohë duke zbatuar ligjin në mënyrë të paanshme
dhe të pavarur. Duke përmbushur këtë përgjegjësi ligjore, Gjykatat e kanë për detyrim që të jenë
efikase, transparente, të drejta dhe të paanshme në kryerjen e detyrave të tyre. Nëse
përgjegjësitë/kompetencat e përmendura më lartë, i krahasojmë më të gjeturat e raportit të
monitorimit, atëherë mund të konkludohet se:
Krahasuar me periudhën paraprake, numri i denoncimeve në gjykata për lëndët mjedisore është
rritur, që tregon për ngritje të performancës së gjykatave në Gjakovë, Klinë dhe Rahovec. Numri
I lëndëve krahasuar më përiudhën paraprake të monitorimit është trefishuar.
Dënimet e shqiptuara nga gjykatat kanë qenë të ulëta, joproporcionale me dënimin e shkaktuar
nga të akuzuarit. Në asnjë rast nuk është shqiptuar dënim me burg. Shumica e dënimeve janë
shqiptuar me kusht, dhe në disa raste me gjobë.
Problematike nëpër të gjitha gjykatat mbetet vonimi në shqyrtimin e lëndëve mjedisore. Lëndët
mjedisore akoma nuk trajtohen me prioritetin e duhur nga organet e drejtësisë. Si pasojë e
vonesës së trajtimit të këtyrë lëndëve, tre lëndë janë parashkruar, dy në Gjakovë dhe një në
Rahovec.
Të akuzuarit në disa raste vazhdojnë t’i shamngen paraqitjes në gjykatë, ndërsa gjykata në raste
të tilla nuk e ka ushtruar autoritetin e saj sa duhet në mungesë të të akuzuarve në seancë. Në
Gjykatën e Rahovecit për 4 raste penale kundër degradimit të mjedisit, tre herë radhazi të
akuzuarit nuk janë paraqitur në seancë.
Vërehet mungesë e bashkëpunimit ndërmjet gjykatave, policisë, komunave e postës lidhur me
dërgimin e ftesave për të akuzuarit. Si pasojë, gjykata nuk ka qenë në gjendje të marrë ndonjë
vendim për të akuzuarit në mungesë të provave se i akuzuari e ka marrë ftesën për seancë
Këshilli i Pavarur për Miniera dhe Minerale vazhdon të jetë denoncuesi kryesor i rasteve. Është e
rëndësishme që edhe organet tjera si prokuroria, inspektorati komunal mjedisor, shoqëria civile
e të tjerë të jenë më bashkëpunues për të dënoncuar rastet e ndotjes, degradimit dhe
shkatërrimit të mjedisit.
22
VI. Rekomandimet
Bazuar nga të gjeturat e monitorimit të gjykatave në Gjakove , Klinë dhe Rahovec si dhe të Prokurorive
në Pejë dhe Gjakovë, QPA rekomandon:
Gjykatat duhet të shqiptojnë dënime me të ashpra; në shumicën e vendimeve gjykatat kanë
shqiptuar gjoba të ulëta ose dënim me kusht si dhe lirim, megjithëse më legjislacion parashihet
edhe dënimi me burg. Një pjesë e të akuzuarve ishin recidivist.
Gjykatat duhet të përshpejtojnë procedimin e lëndëve mjedisore, për shkak të vonesave në
trajtimin e këtyre lëndëve, 3 lëndë janë parashkruar.
Gjykata duhet të bashkëpunojnë më shumë më Policinë dhe Postën e Kosovës, më qëllim që të
sigurohet prania e të akuzuarve në seancë. Në gjykatën e Rahovecit, katër të akuzuar nuk janë
paraqitur në seancë tre herë radhazi. Këto lëndë nëse nuk trajtohen para muajit shtator
rrezikojnë të vjetërsohen dhe si të tilla të parashkruhen.
Prokuroritë duhet të iniciojnë hetime sipas detyrës zyrtare kundër ekaploatuesve ilegal dhe
degraduesve të tjerë të mjedisit. Në asnjërën nga prokuroritë (të Pejës dhe atë të Gjakovës) nuk
është iniciuar hetim sipas detyrës zyrtare. Të gjitha kallëzimet penale janë bërë nga Komisioni i
Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM).
23
Bibliografia
Kodi Nr. 04/L-082 Penal i Republikës së Kosovës
Kodi Nr. 04/L-123 i Procedures Penale
Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës* - UNMIK/RREG/2003/25
Kushtetuta e Republikës së Kosovës
Ligji Nr. 03/L-199 për Gjykatat
Ligji Nr. 03/L-006 për Procedurën Kontestimore
Ligji Nr. 03/L-163 për Miniera dhe Minerale
MMPH – AMMK (2013); Gjëndja e Mjedisit në Kosovë 2011-2012
Banka Botërore (2012) Analiza mjedisore e shtetit Vlerësimi i kostos së degradimit mjedisor, rishikimi
institucional dhe rishikimi i shpenzimeve publike për mjedisin
24
Fjalor
I dyshuar - personi për të cilin policia ose prokurori i shtetit dyshojnë se ka kryer vepër
penale, por ndaj të cilit nuk është filluar hetim.
I akuzuar - personi kundër të cilit është paraqitur aktakuza dhe është caktuar shqyrtimi
gjyqësor.
Dëmi - dëmi që drejtpërdrejt apo në mënyrë të tërthortë rezulton nga një veprim
kriminal, duke përfshirë humbjen e pronës, humbjen e fitimit, heqjen e lirisë, dëmtimin fizik,
dëmtimin psikik apo humbjen e jetës së bashkëshortit ose anëtarit të familjes së afërme.
Shuma e dëmit do të vërtetohet nga përfaqësuesi i të dëmtuarit, mbrojtësi i viktimave apo
prokurori i shtetit. Gjykata mund të urdhërojë pagesën e dëmit bazuar në një vlerësim të
arsyeshëm të vlerës monetare të dëmit të drejtpërdrejtë ose të shkaktuar në mënyrë të
tërthortë si pasojë e veprës penale.
Gjyqtari kompetent - gjyqtari i cili sipas këtij kodi ka përgjegjësi për çështjen në fjalë.
Në shumicën e rrethanave, ky do të jetë gjyqtari që mbikëqyrë fazën e procedurës penale.
Kryeprokurori- nënkupton kreun e zyrës së prokurorit
Palë në procedure - prokurori i shtetit, i pandehuri dhe i dëmtuari.
Parashkrimi – Parashkrimi apo vjetërsimi është institut juridik i cili shpie në shuarjen e sanksioneve
penale për shkak të kalimit të kohës së caktuar me ligj.
Prokurori i Shtetit- nënkupton institucionin e pavarur kompetent dhe përgjegjës për ndjekjen e
personave të akuzuar për kryerjen e veprave penale dhe veprave të tjera siç ceken me ligj dhe përfshinë
si në vijim: prokuroritë themelore, Prokurorinë e Apelit, Prokurorinë Speciale, Zyrën e Kryeprokurorit të
Shtetit, dhe cilado njësi tjetër organizative që mund të krijohet për të ushtruar funksione prokuroriale
Verdikt- Vendim, vendim i marr nga Gjykata për një lëndë të gjykuar.
25
Shtojca-Tabelat
1. Të dhëna tabelare për lëndët mjedisore nga Gjykata Themelore e Gjakovës
Lëndë të zgjidhura
Nr. Rend.
Numri i lëndës Vendimi i Gjykatës Vepra penale
1. P.nr.565/11 Parashkrim absolut Neni 80 i LMM
2 P.nr.228/14 Parashkrim relativ Neni 80 i LMM
3 P.nr.564/11 Denim me gjobë dhe kushte Neni 80 i LMM
4 P.nr.568/11 denim me gjobë dhe kusht Neni 80 i LMM
5 P.nr.183/13 denim me gjobë dhe me kushte lënda me ankesë në Apel
Neni 80 i LMM
6 P.nr.570/11 denim me gjobë Neni 80 i LMM
7 P.nr.569/11 denim me kusht Neni 80 i LMM
8 P.nr.573/11 denim me kusht
Neni 80 i LMM
9 P.nr.574/11 denim me kusht Neni 80 i LMM
10 P.nr.576/11 denim me kusht Neni 80 i LMM
11 P.nr.578/11 denim me kusht Neni 80 i LMM
12 P.nr.579/11 denim me kusht Neni 80 i LMM
13 P.nr.580/11 denim me kusht Neni 80 i LMM
14 P.nr.581/11 denim me kusht Neni 80 i LMM
15 P.nr.7/12 denim me kusht Neni 80 i LMM
16 P.nr.270/12 denim me kusht Neni 80 i LMM
17 P.nr.565/12 denim me kusht Neni 80 i LMM
18 P.nr.610/12 Lirues Neni 80 i LMM
19 P.nr.173/13 Lirues Neni 80 i LMM
20 P.nr.567/11 Lirues Neni 80 i LMM
21 P.nr.572/11 Lirues Neni 80 i LMM
22 P.nr.79/12 Refuzim Neni 80 i LMM
23 P.nr.582/11 Refuzim Neni 80 i LMM
24 P.nr.116/12 Refuzim Neni 80 i LMM
25 P.nr.354/12 Refuzim Neni 80 i LMM
Tabela 1.
26
Lëndët e pazgjidhura
Nr.rendor Numri i lëndës Vepra penale
1 P.nr.172/13 Neni 80 i Ligjit për Miniera dhe Minerale(LMM)
2 P.nr.273/13 Neni 80 i LMM
3 P.nr.315/13 Neni 80 i LMM
4 P.nr.158/13 Neni 80 i LMM
5 P.nr.86/14 Neni 80 i LMM
6 P.nr.366/14 Neni 80 i LMM
7 P.nr.516/14 Neni 80 i LMM
8 P.nr.752/14 Neni 80 i LMM
9 P.nr.138/15 Neni 80 i LMM
10 P.nr.148/15 Neni 80 i LMM
Tabela 2.
2. Të dhëna tabelare për lëndët mjedisore nga Gjykata Themelore e Gjakovës dega në
Rahovec
Tabela 3
Lëndë të zgjidhura
Nr. Rend. Nr.i lëndës Vendimii Gjykatës Vepra penale
1. P.nr. 582/2011 Denim me gjobë Neni 347 KPK
2. P.nr. 772/2011 Denim me gjobë Neni 276 KPK
3. P.nr. 683/2012 Denim me gjobë Neni 276 KPK
4. P.nr. 163/2014 Dënim me gjobë Neni 80 LMM
5. P.nr. 67/2014 Parashkrim relativ Neni 80 LMM
27
Tabela 4
3. Të dhëna tabelare nga Gjykata Themelore e Pejës dega në Klinë
Tabela 5
Lëndë të pazgjidhura
Nr. Rend. Numri i lëndës Vepra penale 1 P.nr. 350/2013 Neni 347 KPK 2 P.nr. 419/2012 Neni 276 KPK 3 P.nr. 299/2012 Neni 276 KPK 4 P.nr. 298/2012 Neni 276 KPK 5 P.nr. 454/2014 Neni 80 LMM 6 P.nr. 376/2014 Neni 80 LMM 7 P.nr. 360/2014 Neni 80 LMM 8 P.nr. 30/2014 Neni 80 LMM 9 P.nr. 237/2014 Neni 80 LMM 10 P.nr. 297/2012 Neni 276 KPK 11 P.nr. 55/2015 Neni 80 LMM 12 P.nr. 80/2015 Neni 80 LMM
13 P.nr. 88/2015 Neni 80 LMM 14 P.nr. 184/2015 Neni 80 LMM 15 P.nr. 195/2015 Neni 80 LMM 16 P.nr. 216/2015 Neni 80 LMM 17 P.nr. 241/2015 Neni 80 LMM 18 P.nr. 304/2015 Neni 80 LMM
Numr.rend
Nr.i Lëndës Vepra penale
Vendimi I Gjykatës
1 P.nr.181/12 276/1 te KPK-se
E pazgjidhur
2 P.nr.188/13 276/1 te KPK-se
E pazgjidhur
3 P.nr.382/13 347/ te KPRK- se
E pazgjidhur
4 P.nr.428/13 347/1 te KPRK-se
Dënim me gjobë
E zgjidhur
5 P.nr.83/14 347/1 te KPRK-se
E pazgjidhur
6 P.nr.103/14 347/1 te KPRK-se
E pazgjidhur
28
4. Të dhëna nga Prokuroria Themelore e Gjakovës
Nr. Nr. I lëndës vendimi Dt. E vendimit
Nr. i personave
1 PP.nr.2179/2014 Aktakuzë direkte
08.01.2015 1 person
2 PP.nr.1518/2014 Aktakuzë- urdhër ndërshkrimor
13.01.2015 1 person
3 PP.nr.191/2014 Dërgim në kompetencë në PTH Prizren
03.02.2015 1 person
4 PP.nr.2100/2014
Akuzë direkte
18.03.2015 1 person
5 PP.nr.2178/2014 Aktakuzë- urdhër ndërshkrimor
04.05.2015 1 person
6 PP.nr.2085/2014 Aktakuzë- urdhër ndërshkrimor
14.05.2015
7 PP.nr. 2101/2014 Aktakuzë direkte
04.03.2015 1 person
8 PP.nr. 148/2015 E pranuar me dt. 06.02.2015
E pakryer 1 person
9 PP.nr. 349/2015 E pranuar me dt. 03.04.2015
E pakryer 1 person
10 PP.nr. 350/2015 E pranuar me dt. 03.04.2015
E pakryer 1 person
11 PP.nr. 351/2015 E pranuar me dt. 03.04.2015
E pakryer 1 person
12 PP.nr. 352/2015 E pranuar me dt. 03.04.2015
E pakryer 1 person
13 PP.nr. 509/2015 28.04.2015
E pakryer 1 person
Tabela 6
29
5. Të dhëna nga Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM)
Viti 2012
Prokuroritë në të cila është derguar kallëzim penal
Nr. i Kallezimeve Penale
1 Prokurorina Themelore e Prishtinës 7
2 Prokuroria Themelore e Pejës 8
3 Prokuroria Themelore e Gjakovës 12
4 Prokuroria Themelore e Prizrenit 4
5 Prokuroria Themelore e Gjilanit 8
6 Prokuroria Themelore e Ferizajt 4
7 Prokuroria Themelore e Mitrovicës 1
totali 44
Tabela 7.1
Viti 2013
Prokuroritë në të cilat është derguar kallëzim penal
Nr. i Kallezimeve Penale
1 Prokurorina Themelore ePrishtinës 0
2 Prokuroria Themelore e Pejës 4
3 Prokuroria Themelore e Gjakovës 13
4 Prokuroria Themelore e Prizrenit 11
5 Prokuroria Themelore e Gjilanit 5
6 Prokuroria Themelore e Ferizajt 2
7 Prokuroria Themelore e Mitrovicës 9
totali 44
Tabela 7.2
Viti 2014
Prokuroritë në të cilat është derguar kallëzim penal
Nr. i Kallezimeve Penale
1 Prokurorina Themelore ePrishtinës 2
2 Prokuroria Themelore e Pejës 12
3 Prokuroria Themelore e Gjakovës 20
4 Prokuroria Themelore e Prizrenit 7
5 Prokuroria Themelore e Gjilanit 9
6 Prokuroria Themelore e Ferizajt 2
7 Prokuroria Themelore e Mitrovicës 2
Totali 54
Tabela 7.3
30
Viti Janar-Maj 2015
Prokuroritë në të cilat është derguar kallëzim penal
Nr. i Kallezimeve Penale
1 Prokuroria Themelore e Pejës 1
2 Prokuroria Themelore e Gjakovës 6
3 Prokuroria Themelore e Gjilanit 5
Totali 12
Tabela 7.4