povelba alb.indd

184
KARTA E TË DREJTAVE FUNDAMENTALE E BASHKIMIT EVROPIAN

Upload: trinhdang

Post on 02-Feb-2017

218 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Povelba ALB.indd

KARTA E TË DREJTAVE

FUNDAMENTALE E BASHKIMIT

EVROPIAN

Page 2: Povelba ALB.indd

KARTA E TË DREJTAVE FUNDAMENTALE E BASHKIMIT EVROPIAN

Page 3: Povelba ALB.indd

Popujt e Evropës, në këtë periudhë kur ndërtohet një union i bashkuar si kurrë më parë, janë të vendosur të ndajnë një të ardhme paqesore dhe të bazuar në vlera të përbashkëta. I vetëdijshëm për

Page 4: Povelba ALB.indd

trashëgiminë e vet shpirtërore dhe morale, Bashkimi Evropian themelohet në vlerat e pandashme dhe universale të dinjitetit, lirisë, barazisë dhe solidaritetit të njeriut; bazohet në parimet

Page 5: Povelba ALB.indd

e demokracisë dhe ushtrimin e ligjit. Bashkimi Evropian vendos individin në zemër të aktiviteteve të veta, duke formuar shtetësinë e Unionit dhe atë duke krijuar një zonë të lirisë,

Page 6: Povelba ALB.indd

sigurisë dhe drejtësisë. Bashkimi Evropian kontribuon në ruajtjen dhe zhvillimin e këtyre vlerave të përbashkëta, duke respektuar shumëllojshmërinë e kulturave dhe traditave të popujve të Evropës,

Page 7: Povelba ALB.indd

si dhe respektimin e identiteteve nacionale të Shteteve Anëtare dhe organizimin e autoriteteve të tyre në nivel nacional, rajonal dhe lokal. Bashkimi Evropian kërkon të promovojë

Page 8: Povelba ALB.indd

zhvillimin e balancuar dhe të vazhdueshëm dhe siguron lëvizjen e lirë të personave, mallërave, shërbimeve dhe kapitalit, si dhe lirinë e institucionit. Për këtë qëllim, është i nevojshëm përforcimi i

Page 9: Povelba ALB.indd

mbrojtjes të të drejtave fundamentale me rastin e ndryshimeve shoqërore, progresit social dhe zhvillimeve shkencore dhe teknologjike, duke i bërë këto të drejta më të dukshme në Kartë.

Page 10: Povelba ALB.indd

Me tërë respektin ndaj fuqive dhe detyrave të Komunitetit dhe Bashkimit Evropian dhe duke marrë parasysh parimin e subvencionimit, kjo Kartë sërish vërteton të drejtat sipas asaj që

Page 11: Povelba ALB.indd

rezultojnë, sidomos nga traditat kushtetutare dhe obligimet ndërkombëtare të përbashkëta për të gjitha Shtetet Anëtare, siç janë Traktati i Bashkimit Evropian, Traktatet e Komunitetit,

Page 12: Povelba ALB.indd

Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Fundamentale, Kartat Sociale të miratuara nga Komuniteti dhe nga Këshilli i Evropës dhe ligji i përvojës praktike në Gjykatën e Drejtësisë

Page 13: Povelba ALB.indd

të Komuniteteve Evropiane dhe Gjykatës Evropiane për të Drejta të Njeriut. Gëzimi i këtyre të drejtave involvon përgjegjësi dhe detyra që kanë të bëjnë dhe vlejnë për persona të tjerë, për komunitetin

Page 14: Povelba ALB.indd

njerëzor dhe për gjeneratat e ardhshme. Prandaj, Bashkimi Evropian njeh të drejtat, liritë dhe parimet e caktuara në vijim.

Page 15: Povelba ALB.indd
Page 16: Povelba ALB.indd

KAPITULLI I DINJITETI

Page 17: Povelba ALB.indd

Neni 1 Dinjiteti njerëzor

Dinjiteti njerëzor është i shenjtë. Ai duhet doemos të respektohet dhe të mbrohet.

Page 18: Povelba ALB.indd

Neni 2E drejta e jetës

1. Secili ka të drejtë për të jetuar.

2. Askush nuk do të dënohet me vdekje dhe nuk do të ekzekutohet.

Page 19: Povelba ALB.indd

Neni 3 E drejta e integritetit

të personit

1. Secili ka të drejtën për të gëzuar respektimin e integritetit të vet fi zik dhe mendor.

Page 20: Povelba ALB.indd

2. Në fushat e medicinës dhe biologjisë, duhen respektuar sidomos pikat në vijim:

a) сpajtimi i lirë dhe i informuar i personit, në pajtim me procedurat e përcaktuara me ligj,

Page 21: Povelba ALB.indd

b) ndalimi i përvojave eugjenike, sidomos ato që synojnë selektimin e personave,

c) ndalimi i përdorimit të trupit të njeriut dhe pjesëve të trupit

Page 22: Povelba ALB.indd

si burim për përfi tim fi nanciar,

d) ndalimi i klonimit reprodukues të qenieve njerëzore.

Page 23: Povelba ALB.indd

Neni 4 Ndalimi i torturimit

dhe trajtimit apo dënimit jo të njerëzishëm ose

degradues

Page 24: Povelba ALB.indd

Askush nuk do t’i nënshtrohet torturës, trajtimit ose dënimit jo të njerëzishëm apo degradues.

Page 25: Povelba ALB.indd

Neni 5 Ndalimi i skllavërisë

dhe punës së detyruar

1. Askush nuk duhet të mbahet si skllav apo shërbëtor.

Page 26: Povelba ALB.indd

2. Askush nuk duhet të detyrohet të kryejë punë obligative.

3. Trafi kimi i qenieve njerëzore është i ndaluar.

Page 27: Povelba ALB.indd
Page 28: Povelba ALB.indd

KAPITULLI II LIRITË

Page 29: Povelba ALB.indd

Neni 6 E drejta e lirisë dhe

sigurisë

Secili ka të drejtë për lirinë dhe sigurinë e vet.

Page 30: Povelba ALB.indd

Neni 7 Respektimi i

jetës private dhe familjare

Secili ka të drejtën të gëzojë respektin ndaj jetës së tij apo

Page 31: Povelba ALB.indd

të saj private dhe familjare, shtëpisë dhe komunikimit.

Page 32: Povelba ALB.indd

Neni 8 Mbrojtja e të

dhënave personale

1. Gjithkush ka të drejtën e mbrojtjes së të dhënave personale.

Page 33: Povelba ALB.indd

2. Të dhënat e këtilla duhet doemos të përpunohen në mënyrë të drejtë për qëllime të caktuara dhe me pajtimin e personit në fjalë ose sipas ndonjë baze tjetër legjitime

Page 34: Povelba ALB.indd

të përcaktuar me ligj. Gjithkush ka të drejtë të ketë në dispozicion të dhënat e grumbulluara për atë, si dhe të drejtën e korrigjimit të këtyre të dhënave.

Page 35: Povelba ALB.indd

3. Pajtimi me këto rregulla do t’i nënshtrohet kontrollit të ndonjë autoriteti të pavarur.

Page 36: Povelba ALB.indd

Neni 9 E drejta e martesës dhe e drejta për të

krijuar familje

E drejta e martesës dhe krijimit të familjes do të garantohet në pajtim

Page 37: Povelba ALB.indd

me ligjet nacionale që qeverisin ushtrimin e këtyre të drejtave.

Page 38: Povelba ALB.indd

Neni 10 E drejta e të menduarit,

vetëdijes dhe religjionit

1. Secili ka të drejtën e lirisë së të

Page 39: Povelba ALB.indd

menduarit, vetëdijes dhe religjionit. Kjo e drejtë përfshin lirinë e ndryshimit të fesë ose besimit, si dhe lirinë e manifestimit të fesë, qoftë vetëm ose në bashkësi me të tjerë, qoftë publikisht

Page 40: Povelba ALB.indd

apo privatisht, gjatë përkushtimit, mësimit, praktikimit apo përmbushjes.

2. Njohja e të drejtës së refuzimit diligjent, në pajtim me ligjet nacionale që qeverisin këtë lloj të drejte.

Page 41: Povelba ALB.indd

Neni 11 Liria e të shprehurit

dhe informimit

1. Secili ka të drejtën e lirisë së të shprehurit. Kjo e drejtë do të përfshijë

Page 42: Povelba ALB.indd

lirinë e mendimeve dhe pranimit të informatave dhe ideve neutral, pa ndërhyrjen e autoriteteve publike dhe pa marrë parasysh kufi jtë.

Page 43: Povelba ALB.indd

2. Duhet të respektohet liria dhe pluralizmi i mediave.

Page 44: Povelba ALB.indd

Neni 12 Liria e

grrumbullimit dhe shoqatave

1. Secili ka të drejtën e lirisë për grrumbullim paqesor dhe lirinë e

Page 45: Povelba ALB.indd

krijimit të shoqatave në të gjtha nivelet, sidomos për çështje politike, unione tregtare dhe çështje qytetare, gjë që involvon të drejtën e secilit, për të formuar dhe për t’u bashkuar

Page 46: Povelba ALB.indd

në unione tregtare për mbrojtjen e interesave të tij apo të saj.

2. Partitë politike në nivel të Bashkimit Evropian kontribuojnë për të

Page 47: Povelba ALB.indd

shprehur vullnetin politik të qytetarëve të Bashkimit Evropian.

Page 48: Povelba ALB.indd

Neni 13 E drejta për arte dhe

shkenca

Artet dhe hulumtimet shkencore nuk do të kenë kufi zime. Liria akademike duhet të respektohet.

Page 49: Povelba ALB.indd

Neni 14 E drejta e arsimimit

1. Secili ka të drejtën e arsimimit dhe për të pasur mundësinë e trajnimit profesional dhe të vazhdueshëm.

Page 50: Povelba ALB.indd

2. Kjo e drejtë përfshin mundësinë për arsimim të domosdoshëm pa pagesë.

3. E drejta për themelimin e institucioneve

Page 51: Povelba ALB.indd

arsimore me respektimin e plotë të parimeve demokratike dhe e drejta e prindërve për t’u siguruar se arsimimi dhe mësimi i fëmijëve të tyre në pajtim me besimet

Page 52: Povelba ALB.indd

e tyre religjioze/fetare, fi lozofi ke dhe pedagogjike duhet të respektohet në pajtim me ligjet nacionale që qeverisin ushtrimin e kësaj të lirie dhe të drejte.

Page 53: Povelba ALB.indd

Neni 15 Liria për të zgjedhur

profesionin dhe e drejta për t’u

punësuar

1. Secili ka të drejtë të angazhohet me punë

Page 54: Povelba ALB.indd

dhe të ndjekë një profesion të zgjedhur lirshëm ose të pranuar me dëshirë.

2. Çdo qytetar i Bashkimit Evropian gëzon lirinë për të kërkuar punësim,

Page 55: Povelba ALB.indd

për të punuar, për të ushtruar të drejtën e krijimit dhe të ofrojë shërbime në të gjitha Shtetet Anëtare.

3. Shtetasit e vendeve në zhvillim, të cilët janë të autorizuar të

Page 56: Povelba ALB.indd

punojnë në territorin e Shteteve Anëtare kanë të drejtën e kushteve të barabarta të punës me ato të qytetarëve të Bashkimit Evropian.

Page 57: Povelba ALB.indd

Neni 16 Liria e zhvillimit të

biznesit

Duhet të njihet liria për të zhvilluar një biznes, në pajtim me ligjin e

Komunitetit dhe ligjet dhe përvojat nacionale.

Page 58: Povelba ALB.indd

Neni 17 E drejta e pronësisë

1. Secili ka të drejtë të posedojë, të përdorë, të organizojë apo të dhurojë atë që posedon dhe që ka fi tuar në mënyrë të

Page 59: Povelba ALB.indd

ligjshme. Askush nuk duhet të privohet nga prona e tij apo e saj, përveç në rastet e interesit publik dhe në rastet dhe kushtet e përcaktuara me ligj, të cilat i nënshtrohen kompensimit të

Page 60: Povelba ALB.indd

arsyeshëm dhe të paguar me kohë për humbjen e tyre. Përdorimi i pronës mund të rregullohet me ligj nëse një gjë e tillë është e domosdoshme për interesin e përgjithshëm.

Page 61: Povelba ALB.indd

2. Pronësia intelektuale do të mbrohet.

Page 62: Povelba ALB.indd

Neni 18 E drejta e azilit

E drejta e azilit do të garantohet duke respektuar rregullat e Konventës së Gjenevës të 28 korrikut 1951 dhe Protokolit të 31

Page 63: Povelba ALB.indd

janarit 1967, që kanë të bëjnë me statusin e refugjatëve dhe janë në pajtim me Traktatin që themelon Komunitetin Evropian.

Page 64: Povelba ALB.indd

Neni 19 Mbrojtja në

rast të largimit, përjashtimit ose

ekstradimit

1. Ndalohen përjashtimet kolektive.

Page 65: Povelba ALB.indd

2. Askush nuk mund të largohet, të përjashtohet ose të ekstradohet në ndonjë Shtet ku ekziston rreziku i madh që ai ose ajo mund t’i nënshtrohen dënimit me vdekje, torturës

Page 66: Povelba ALB.indd

ose llojeve të tjera të trajtimit apo dënimit jo të njerëzishëm apo degradues.

Page 67: Povelba ALB.indd
Page 68: Povelba ALB.indd

KAPITULLI IIIBARAZIA

Page 69: Povelba ALB.indd

Neni 20 Barazia para ligjit

Të gjithë janë të barabartë para ligjit.

Page 70: Povelba ALB.indd

Neni 21 Jodiskriminimi

1. Ndalohet çdo lloj diskriminimi që bazohet në gjini, racë, ngjyrë, origjinë etnike apo sociale, karakteristika

Page 71: Povelba ALB.indd

gjenetike, gjuhë, fe apo besim, politikë ose ndonjë lloj opinioni tjetër, anëtarësi të një pakice nacionale, pronë, lindje, paaftësi, moshë ose orientim seksual.

Page 72: Povelba ALB.indd

2. Ndalohet çdo lloj diskriminimi në baza nacionaliteti, në suaza të zbatimit të Traktatit që themelon Komunitetin Evropian dhe Traktatit të Bashkimit Evropian, dhe pa paragjykime

Page 73: Povelba ALB.indd

për dispozitat speciale të këtyre Traktateve.

Page 74: Povelba ALB.indd

Neni 22 Shumëllojshmëria kulturore, fetare

dhe gjuhësore

Bashkimi Evropian do të respektojë shumëllojshmërinë

Page 75: Povelba ALB.indd

kulturore, fetare dhe gjuhësore.

Page 76: Povelba ALB.indd

Neni 23 Barazia midis

meshkujve dhe femrave

Barazia midis meshkujve dhe femrave duhet të garantohet

Page 77: Povelba ALB.indd

në të gjitha fushat, përfshirë këtu edhe punësimin, punën dhe pagat.

Parimi i barazisë nuk do të parandalojë mirëmbajtjen apo miratimin e masave

Page 78: Povelba ALB.indd

që ofrojnë përparësi specifi ke në favor të gjinive të përfaqësuara më pak.

Page 79: Povelba ALB.indd

Neni 24 Të drejtat e fëmijëve

1. Fëmijët kanë të drejtën e mbrojtjes dhe kujdesit të nevojshëm për mirëqenien e tyre. Ata mund t’i shprehin

Page 80: Povelba ALB.indd

qëndrimet e tyre lirshëm. Qëndrimet e tilla do të merren parasysh për çështje që kanë të bëjnë me ata, në pajtim me moshën dhe pjekurinë e tyre.

Page 81: Povelba ALB.indd

2. Në të gjitha aktivitetet që kanë të bëjnë me fëmijë, qofshin ato të autoriteteve publike apo të institucioneve private, konsideratë primare duhet të jenë interesat e fëmijës.

Page 82: Povelba ALB.indd

3. Çdo fëmijë do të ketë të drejtën e mirëmbajtjes së rregullt të marrëdhënies personale dhe kontaktit të drejtpërdrejtë me të dy prindët e tij apo

Page 83: Povelba ALB.indd

të saj, me përjashtim të rasteve kur një gjë e tillë është kundër interesave të tij apo të saj.

Page 84: Povelba ALB.indd

Neni 25 Të drejtat e të

moshuarve

Bashkimi Evropian njeh dhe respekton të drejtat e më të moshuarve për të pasur një jetë

Page 85: Povelba ALB.indd

dinjitoze dhe të pavarur dhe për të marrë pjesë në jetën sociale dhe kulturore.

Page 86: Povelba ALB.indd

Neni 26 Integrimi i

personave të paaftë

Bashkimi Evropian njeh dhe respekton të drejtat e personave të paaftë, në mënyrë që

Page 87: Povelba ALB.indd

ata të përfi tojnë nga masat e disejnuara për të garantuar pavarsinë e tyre, integrimin social dhe profesional dhe pjesëmarrjen në jetën e komunitetit ku jetojnë.

Page 88: Povelba ALB.indd

KAPITULLI IV SOLIDARITETI

Page 89: Povelba ALB.indd

Neni 27 Të drejtat e

punëtorëve për informata dhe

konsultim në suaza të ndërmarrjes

Page 90: Povelba ALB.indd

Punëtorët ose përfaqësuesit e tyre, në nivelet përkatëse, duhet të kenë të garantuara informata dhe konsultime me kohë në rastet dhe në kushtet e siguruara me ligjin e Komunitetit, si

Page 91: Povelba ALB.indd

dhe ligjet dhe përvojat nacionale.

Page 92: Povelba ALB.indd

Neni 28 E drejta për

negociata dhe aksion kolektiv

Punëtorët dhe punëdhënësit, ose organizatat e tyre

Page 93: Povelba ALB.indd

përkatëse, në pajtim me ligjin e Komunitetit dhe ligjet nacionale kanë të drejtë të negociojnë dhe të nënshkruajnë marrëveshje kolektive në nivele të duhura dhe, në raste të konfl ikteve të interesave, të

Page 94: Povelba ALB.indd

ndërmarrin aksione kolektive për të mbrojtur interesat e tyre, përfshirë këtu edhe aksionet për greva.

Page 95: Povelba ALB.indd

Neni 29 E drejta e shërbimeve të emërimit në vend

pune

Secili ka të drejtën e qasjes në shërbime të lira të emërimit në vend pune.

Page 96: Povelba ALB.indd

Neni 30 Mbrojtja në raste të shkarkimit të

pajustifi kuar

Çdo punëtor ka të drejtën e mbrojtjes nga shkarkimi i pajustifi kuar,

Page 97: Povelba ALB.indd

në pajtim me ligjin e Komunitetit, si dhe ligjet dhe përvojat nacionale.

Page 98: Povelba ALB.indd

Neni 31 Kushtet e drejta

dhe të arsyeshme të punës

1. Çdo punëtor ka të drejtë për kushte të punës që respektojnë

Page 99: Povelba ALB.indd

shëndetin, sigurinë dhe dinjitetin e tij apo të saj.

2. Çdo punëtor ka të drejtë për kufi zimin e orarit maksimal të punës, në periudha të pushimit ditor dhe javor dhe në një periudhë

Page 100: Povelba ALB.indd

vjetore të pushimit të paguar.

Page 101: Povelba ALB.indd

Neni 32 Ndalimi i punës së fëmijëve dhe

mbrojtja e të rinjve në punë

Punësimi i fëmijëve është i ndaluar. Mosha

Page 102: Povelba ALB.indd

minimale e punësimit nuk guxon të jetë më e ulët se mosha e mbarimit të shkollimit, pa paragjykime për rregullat e tilla të cilat mund të jenë më të favorshme për të rinjtë dhe me përjashtim

Page 103: Povelba ALB.indd

të derogacioneve të kufi zuara. Të rinjtë e pranuar në punë duhet të kenë doemos kushte përkatëse të punës për moshën e tyre dhe të jenë të mbrojtur nga eksploatimi ekonomik dhe nga çdo lloj pune

Page 104: Povelba ALB.indd

tjetër që mund të dëmtojë sigurinë dhe shëndetin e tyre ose zhvillimin e tyre fi zik, mendor, moral ose social ose të ndërhyjë në edukimin e tyre.

Page 105: Povelba ALB.indd

Neni 33 Jeta familjare dhe

profesionale

1. Familja gëzon mbrojtje ligjore, ekonomike dhe sociale.

Page 106: Povelba ALB.indd

2. Për të balancuar jetën familjare dhe profesionale, secili do të gëzojë të drejtën e mbrojtjes nga shkarkimi, për arsye që kanë të bëjnë me të qënit nënë dhe të drejtën për pushim të

Page 107: Povelba ALB.indd

paguar të lindjes dhe pushimin prindor pas lindjes ose birësimit të një fëmije.

Page 108: Povelba ALB.indd

Neni 34 Siguria sociale dhe

ndihma sociale

1. Bashkimi Evropian njeh dhe respekton të drejtën e benefi cioneve të sigurimit social dhe

Page 109: Povelba ALB.indd

shërbimeve sociale që ofrojnë mbrojtje në rastet siç janë materniteti, sëmundja, aksidentet industriale, varësia ose mosha e shtyer, dhe në raste të humbjes të vendit të punës, në pajtim

Page 110: Povelba ALB.indd

me rregullat e përcaktuara në ligjin e Komunitetit dhe ligjet dhe përvojat nacionale.

2. Të gjithë personat që jetojnë dhe lëvizin në mënyrë të ligjshme përbrenda Bashkimit

Page 111: Povelba ALB.indd

Evropian kanë të drejtë të përfi tojnë nga benefi cionet e sigurisë sociale dhe përparësive sociale, në pajtim me ligjin e Komunitetit dhe ligjet dhe përvojat nacionale.

Page 112: Povelba ALB.indd

3. Për të luftuar mospërfshirjen sociale dhe varfërinë, Bashkimi Evropian njeh dhe respekton të drejtën për ndihmë sociale dhe për strehim, ashtu që siguron ekzistencë

Page 113: Povelba ALB.indd

të arsyeshme për të gjithë ata që nuk kanë resurse të mjaftueshme, në pajtim me rregullat e përcaktuara nga ligji i Komunitetit si dhe ligjet dhe përvojat nacionale.

Page 114: Povelba ALB.indd

Neni 35 Kujdesi shëndetësor

Bashkimi Evropian njeh dhe respekton përdorimit të lirshëm të shërbimeve me interes të përgjithshëm ekonomik, siç është e

Page 115: Povelba ALB.indd

paraparë me ligjet dhe përvojat nacionale, në pajtim me Traktatin që themelon Komunitetin Evropian, dhe atë për të promovuar kohezionin social dhe territorial të Bashkimit Evropian.

Page 116: Povelba ALB.indd

Neni 36 Mbrojtja e ambientit

jetësor

Bashkimi Evropian njeh dhe respekton përdorim të lirshëm të shërbimeve me interes të përgjithshëm

Page 117: Povelba ALB.indd

ekonomik, siç është e paraparë me ligjet dhe përvojat nacionale, në pajtim me Traktatin që themelon Komunitetin Evropian, dhe atë për të promovuar kohezionin social dhe territorial të Bashkimit Evropian.

Page 118: Povelba ALB.indd

Neni 37 Mbrojtja e

ambientit jetësor

Një nivel i lartë i mbrojtjes së ambientit jetësor dhe përmirësimi i kualitetit të mjedisit

Page 119: Povelba ALB.indd

duhet të integrohen në politikat e Bashkimit Evropian dhe të jenë të garantuara në pajtim me parimin e.

Page 120: Povelba ALB.indd

Neni 38 Mbrojtja e

konsumatorëve

Politikat e Bashkimit Evropian garantojnë nivel të lartë të mbrojtjes së konsumatorëve.

Page 121: Povelba ALB.indd
Page 122: Povelba ALB.indd

KAPITULLI VTË DRJEJTAT E QYTETARËVE

Page 123: Povelba ALB.indd

Neni 39 E drejta e votimit dhe e kandidimit

në zgjedhjet e Parlamentit

Evropian

Page 124: Povelba ALB.indd

1. Secili qytetar i Bashkimit Evropian ka të drejtë të votojë dhe të kandidohet në zgjedhjet e Parlamentit Evropian, në Shtetin Anëtar në të cilin ai ose ajo jeton, me kushtet

Page 125: Povelba ALB.indd

e njëjta si ato të shtetasve të atij Shteti përkatës.

2. Deputetët e Parlamentit Evropian do të zgjidhen në zgjedhje të lira dhe sekrete.

Page 126: Povelba ALB.indd

Neni 40 E drejta e votimit

dhe e kandidimit në zgjedhjet komunale

Çdo qytetar i Bashkimit Evropian ka të drejtë të votojë dhe të kandidohet

Page 127: Povelba ALB.indd

në zgjedhjet komunale në Shtetin Anëtar në të cilin ai ose ajo jeton, me kushtet e njëjta si ato të shtetasve të atij Shteti.

Page 128: Povelba ALB.indd

Neni 41 E drejta për

administratë të mirë

1. Çdo person ka të drejtë të zgjedhë çështjet e veta në

Page 129: Povelba ALB.indd

mënyrë të drejtë, dhe përbrenda një kohe të arsyeshme nga institucionet dhe organet e Bashkimit Evropian.

Page 130: Povelba ALB.indd

2. Kjo e drejtë përfshin:

a) E drejta e çdo personi për t’u shprehur, para se të merren masa individuale që do të ndikonin negativisht;

b) E drejta e çdo personi të ketë qasje në dosjen

Page 131: Povelba ALB.indd

e vet, ndërkohë duke respektuar interesat legjitime të konfi dencialitetit dhe sekreteve profesionale dhe afariste;

Page 132: Povelba ALB.indd

c) Obligimi i administratës të japë arsye për vendimet e veta.

3. Çdo person ka të drejtë të kërkojë nga Komuniteti të përmirësojë çdo llojë

Page 133: Povelba ALB.indd

dëmi të shkaktuar nga institucionet e veta ose nëpunësit e vet gjatë performancës së detyrave të tyre, në pajtim me parimet e përgjithshme, të përbashkëta për ligjet e Shteteve Anëtare.

Page 134: Povelba ALB.indd

4. Çdo person mund t’u shkruajë institucioneve të Bashkimit Evropian në njërën nga gjuhët e Traktateve, dhe përgjigjet duhet të jenë në gjuhën e njëjtë.

Page 135: Povelba ALB.indd

Neni 42 E drejta e

qasshmërisë në dokumente

Çdo qytetar i Bashkimit Evropian, dhe çdo person fi zik ose juridik

Page 136: Povelba ALB.indd

që jeton ose që ka regjistruar zyrë në ndonjë Shtet Anëtar ka të drejtë të ketë qasje në dokumentet e Parlamentit, Këshillit dhe Komisionit Evropian.

Page 137: Povelba ALB.indd

Neni 43 Ombudsmani

Çdo qytetar i Bashkimit Evropian, dhe çdo person fi zik ose juridik që jeton ose që ka regjistruar

Page 138: Povelba ALB.indd

zyrë në ndonjë Shtet Anëtar ka të drejtë t’i referohet Ombudsmanit të Bashkimit Evropian në rastet e keqadministrimit të aktiviteteve që i realizojnë institucionet ose trupat

Page 139: Povelba ALB.indd

e Komunitetit, me përjashtim të Gjykatës të Drejtësisë dhe Gjykatës së Instancës së Parë, të cilat veprojnë në rolin e tyre gjyqësor.

Page 140: Povelba ALB.indd

Neni 44 E drejta e peticionit

Të gjithë qytetarët e Bashkimit Evropian dhe secili person fi zik apo juridik që jeton apo ka regjistruar zyrë në

Page 141: Povelba ALB.indd

ndonjërin nga Shtetet Anëtare ka të drejtë t’i drejtojë peticion Parlamentit Evropian.

Page 142: Povelba ALB.indd

Neni 45 E drejta e lëvizjes

dhe rezidencës

1. Çdo qytetar i Bashkimit Evropian ka të drejtë të lëvizë dhe të qëndrojë

Page 143: Povelba ALB.indd

lirshëm në territorin e Shteteve Anëtare.

2. Në pajtim me Traktatin që themelon Komunitetin Evropian, liria e lëvizjes dhe rezidencës mund t’u jepet shtetasve të

Page 144: Povelba ALB.indd

vendeve në zhvillim, të cilët qëndrojnë në mënyrë legale në territorin e ndonjë Shteti Anëtar.

Page 145: Povelba ALB.indd

Neni 46 Mbrojtja

diplomatike dhe konsulare

Secili qytetar i Bashkimit Evropian që ndodhet në territorin e

Page 146: Povelba ALB.indd

një shteti në zhvillim, ku Shteti Anëtar, shtetas i të cilit është ai, nuk është i përfaqësuar, do të ketë të drejtën e mbrojtjes nga autoritetet dipolomatike dhe konsulare të të gjitha Shteteve Anëtare,

Page 147: Povelba ALB.indd

me kushtet e njëjta si ato të shtetasve të atij Shteti Anëtar.

Page 148: Povelba ALB.indd

KAPITULLI VIDREJTËSIA

Page 149: Povelba ALB.indd

Neni 47 E drejta për një

zgjidhje efektive dhe gjykim të drejtë

Të gjithë ata, të cilëve u janë shkelur të drejtat dhe liritë e garantuara

Page 150: Povelba ALB.indd

me të drejtën e Bashkimit Evropian, kanë të drejtën e zgjidhjes efektive në një tribunal, në pajtim me kushtet e caktuara në këtë Nen.

Të gjithë kanë të drejtën

Page 151: Povelba ALB.indd

e seancës dëgjimore të drejtë dhe publike, dhe përbrenda një kohe të arsyeshme, nga një tribunal i pavarur dhe neutral i cili paraprakisht ka qënë i themeluar në mënyrë të ligjshme. Të gjithë do të

Page 152: Povelba ALB.indd

kenë mundësinë për t’u këshilluar, për mbrojtje dhe përfaqësim.

Ndihma juridike do të jetë në dispozicion për ata që nuk kanë resurse të mjaftueshme, në rastet kur ndihma

Page 153: Povelba ALB.indd

e këtillë është e domosdoshme për të garantuar qasjen efektive në drejtësi.

Page 154: Povelba ALB.indd

Neni 48 Supozimi i

pafajësisë dhe e drejta e mbrojtjes

1. Secili që është akuzuar do të konsiderohet i

Page 155: Povelba ALB.indd

pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tij sipas ligjit.

2. Garantohet respektimi i të drejtës për mbrojtje të secilit që është akuzuar.

Page 156: Povelba ALB.indd

Neni 49 Parimet e

ligjshmërisë dhe proporcionalitetit të veprave penale

dhe kundërvajtjeve

Page 157: Povelba ALB.indd

1. Askush nuk do të quhet i fajshëm për vepra penale për ndonjë vepër ose gabim i cili nuk është konsideruar si vepër penale në suaza të ligjit nacional apo ligjit ndërkombëtar

Page 158: Povelba ALB.indd

në kohën kur është bërë kjo vepër. Dhe as nuk do të jepet dënim më i rëndë se sa dënimi që ka qënë i zbatueshëm në kohën kur është kryer vepra penale. Nëse, si rrjedhojë e direktivës

Page 159: Povelba ALB.indd

së veprës penale, ligji mundëson dënim më të lehtë, ky ligj do të jetë i zbatueshëm.

2. Ky nen nuk do të paragjykojë gjykimin dhe dënimin e çdo njeriu për ndonjë

Page 160: Povelba ALB.indd

akt ose gabim, i cili, në kohën kur është kryer, ka qënë vepër penale sipas parimeve të përgjithshme të njohura nga komuniteti i popujve.

Page 161: Povelba ALB.indd

3. Rreptësia e dënimeve nuk guxon të jetë në disproporcion me veprën penale.

Page 162: Povelba ALB.indd

Neni 50E drejta e

mosgjykimit ose mosdënimit të

dyfi shtë për veprën e njëjtë penale

Page 163: Povelba ALB.indd

Asnjë njeri nuk gjykohet dhe nuk dënohet dy herë për të njëjtën kundërvajtje ose vepër penale, për të cilën ai ose ajo një herë janë shpallur të pafajshëm ose janë dënuar përbrenda Bashkimit Evropian, në pajtim me ligjin.

Page 164: Povelba ALB.indd

KAPITULLI VII DISPOZITAT E

PËRGJITHSHME

Page 165: Povelba ALB.indd

Neni 51 Fushëveprimi

1. Dispozitat e kësaj Karte vlejnë për institucionet dhe trupat e Bashkimit Evropian, duke respektuar parimin

Page 166: Povelba ALB.indd

e subvencionimit dhe respektimin e Shteteve Anëtare, vetëm kur ato implementojnë të drejtën e Bashkimit Evropian. Prandaj, këto dispozita duhet të respektojnë të

Page 167: Povelba ALB.indd

drejtat, të respektojnë parimet dhe kështu të promovojnë aplikimin e ligjeve, në pajtim me fuqitë e tyre përkatëse.

2. Kjo Kartë nuk themelon asnjë fuqi

Page 168: Povelba ALB.indd

ose detyrë të re për Komunitetin ose Bashkimin Evropian, dhe as nuk modifi kon fuqitë dhe detyrat e defi nuara në Traktate.

Page 169: Povelba ALB.indd

Neni 52 Fushëveprimi i të drejtave të

garantuara

1. Çdo lloj kufi zimi i ushtrimit të të drejtave dhe lirive

Page 170: Povelba ALB.indd

të njohura me këtë Kartë duhet doemos të parashihet me ligj dhe të respektojë esencën e këtyre të drejtave dhe lirive. Varësisht nga parimi i proporcionalitetit, kufi zimet mund të

Page 171: Povelba ALB.indd

bëhen vetëm nëse vërtetë i plotësojnë synimet e interesave të përgjithshme të njohura nga Bashkimi Evropian ose nevoja për të mbrojtur të drejtat dhe liritë e të tjerëve.

Page 172: Povelba ALB.indd

2. Të drejtat e njohura sipas kësaj Karte, të cilat bazohen në Traktatet e Komunitetit ose në Traktatin e Komunitetit Evropian do të ushtrohen me kushtet dhe

Page 173: Povelba ALB.indd

përbrenda kufi jve të defi nuar nga këto Traktate.

3. Përderisa kjo Kartë përmban të drejtat që korrespondojnë me të drejtat e garantuara në Konventën

Page 174: Povelba ALB.indd

për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Fundamentale, kuptimi dhe fushëveprimi i këtyre të drejtave do të jenë të njëjtat si ato që janë përcaktuar

Page 175: Povelba ALB.indd

nga Konventa e përmendur. Kjo dispozitë nuk do të parandalojë të drejtën e Bashkimit Evropian që të sigurojë mbrojtje më të përgjithshme.

Page 176: Povelba ALB.indd

Neni 53 Niveli i mbrojtjes

Asgjë në këtë Kartë nuk do të interpretohet si liri fundamentale dhe të drejta të kufi zuara ose të dëmshme të njeriut siç janë njohur në fushat

Page 177: Povelba ALB.indd

përkatëse të aplikimit, nga e drejta e Bashkimit Evropian dhe e drejta ndërkombëtare, si dhe nga marrëveshjet në të cilat marrin pjesë Bashkimi Evropian, Komuniteti ose të gjitha Shtetet Anëtare,

Page 178: Povelba ALB.indd

përfshirë këtu edhe Konventën Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Liritë Fundamentale, si dhe nga kushtetutat e Shteteve Anëtare.

Page 179: Povelba ALB.indd

Neni 54 Ndalimi i abuzimit

të të drejtave

Asgjë në këtë Kartë nuk do të interpretohet si implikim i të gjitha të drejtave për t’u

Page 180: Povelba ALB.indd

angazhuar në çdo lloj aktiviteti ose performance që ka për qëllim shkatërrimin e të drejtave dhe lirive të njohura me këtë Kartë ose kufi zimin e këtyre të drejtave dhe lirive në shkallë më të lartë se

Page 181: Povelba ALB.indd

sa ajo që është paraparë këtu.

Page 182: Povelba ALB.indd

Strasburg, 12 dhjetor 2007.

Page 183: Povelba ALB.indd

MK-32-11-903-SQ-C

ISBN 978-92-9238-034-2

DOI 10.2871/34180

Page 184: Povelba ALB.indd

KARTA E TË DREJTAVE

FUNDAMENTALE E BASHKIMIT

EVROPIAN