portokalli në shishe

6
Portokalli në shishe Një fëmije nëntëvjeçar, i ati i tregoi një shishe, brenda së cilës ndodhej një kokër portokall i madh. Fëmija u çudit si kishte hyrë ajo kokër portokalleje brenda asaj shisheje më grykë të ngushtë. Ai u orvat ta nxjerrë portokallin nga shishja por më kot. I habitur, ai e pyeti të atin:”Si ka hyrë kjo kokër portokalli kaq e madhe grykën e ngushtë shishes?!”

Upload: art-teacher

Post on 10-Jul-2015

269 views

Category:

Education


5 download

TRANSCRIPT

Page 1: Portokalli në shishe

Portokalli në shishe

Një fëmije nëntëvjeçar, i ati itregoi një shishe, brenda sëcilës ndodhej një kokërportokall i madh. Fëmija uçudit si kishte hyrë ajo kokërportokalleje brenda asajshisheje më grykë të ngushtë.Ai u orvat ta nxjerrëportokallin nga shishja pormë kot. I habitur, ai e pyeti tëatin:”Si ka hyrë kjo kokërportokalli kaq e madhe nëgrykën e ngushtë tëshishes?!”

Page 2: Portokalli në shishe

I ati, e mori për dore dhe të dy dolën tek bahçeja e shtëpisë. Mandej, babai mori një shishe boshe, e lidhi tek një degë portokalli dhe pastaj futi brenda shishes një filiz nëpërmjet grykës së saj të ngushtë. Me kalimin e kohës, kokra e vogël e portokallit që ndodhej në filiz, filloi të rritej, e u bë aq e madhe, saqë nuk mund të nxirrej më nga shishja.

Page 3: Portokalli në shishe

Asokohe e kuptoi fëmija dhe iu shua kureshtja si kishte hyrë portokalli brenda shishes.

Page 4: Portokalli në shishe

I ati, e pa një rast të volitshëm për ti përcjellë djalit të tij një mësim të rëndësishëm, prandaj bëri këtë koment:”Të tilla janë dhe moralet, vlerat dhe parimet.

Nëse ato kultivohen tek një fëmijë që në vegjëli, është pothuaj e pamundur që të shkulen dhe të çbëhen në moshë të rritur.

Page 5: Portokalli në shishe

O bir! Në jetë do të ndeshesh me shum njerëz, të cilët me gjithë intelektin, kulturën dhe statusin social, mund të ndjekin rrugë të gabuar që nuk u shkon për shtat. Ata mund të bien pre e veseve të liga dhe akteve të shëmtuara, të dënueshme për shoqërinë ku jetojnë.

Page 6: Portokalli në shishe

Kjo, sepse këto vese u janë kultivuar që në vegjëli dhe janë zhvilluar bashkë me ta. A nuk ishte e pamundur nxjerrja e portokallit nga shishja, veçse duke e thyer shishen?!