politika e azzhb, 2003 integrimi gjinor nË praktikË · 2020. 7. 16. · integrimi gjinor në...

5
INTEGRIMI GJINOR NË PRAKTIKË Një Manual për Agjensinë Zviceriane për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe partnerët e saj «Qëllimi i politikave të reja të Agjensisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim është që të sigurojë se të gjitha ndërhyrjet e saj kontribuojnë të rrisin mundësitë e grave dhe burrave për të ushtruar në mënyrë të barabartë të drejtat e tyre si dhe të fitojnë akses dhe kontroll të barabartë mbi përfitimet e zhvillimit. Strategjia, për të arritur këtë qëllim,është që të integrojë dhe fuqizojë gratë dhe burrat si pjesëmarrës aktivë në transformimin e marrëdhënieve gjinore në një proçes konstruktiv dhe përfshirës si edhe aty ku është e mundur bashkëpunues.» Politika e AZZhB, 2003 Detaje mbi Publikimin: Agjensia Zviceriane për Zhvillim dhe Bashkëpunim Departamenti Federal për Punët e Jashtme 3003 Bern www.sdc.admin.ch Zyra e Bashkëpunimit Zvicerian në Shqipëri Rruga Brigada e VIII P.2/2/1 Tirana, Albania Phone: 00355 - 4 240 102 Fax: 00355 - 4 240 103 E-mail: [email protected] www.swisscooperation-albania.ch Përshtati në Shqip: Eglantina Gjermeni, Mihallaq Qirjo Koordinimi: Divizioni i Qeverisjes/Njësia e Përkatësisë Gjinore Editor: Kolegji Universitar i Londrës Njësia e Planifikimit për Zhvillim © AZZhB 2003 ISBN: 99943 - 816 - 9 - 5

Upload: others

Post on 06-Sep-2020

4 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Politika e AZZhB, 2003 INTEGRIMI GJINOR NË PRAKTIKË · 2020. 7. 16. · Integrimi Gjinor në Arsim - Një Udhëzues për Strukturat Qeveritare dhe Palët e Tjera të Interesuara,

INTEGRIMIGJINORNË PRAKTIKËNjë Manual për Agjensinë Zviceriane për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe partnerët e saj

«Qëllimi i politikave të reja të Agjensisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim është që të sigurojë se të gjitha ndërhyrjet e saj kontribuojnë të rrisin mundësitë e grave dhe burrave për të ushtruar në mënyrë të barabartë të drejtat e tyre si dhe të fitojnë akses dhe kontroll të barabartë mbi përfitimet e zhvillimit. Strategjia, për të arritur këtë qëllim,është që të integrojë dhe fuqizojë gratë dhe burrat si pjesëmarrës aktivë në transformimin e marrëdhënieve gjinore në një proçes konstruktiv dhe përfshirës si edhe aty ku është e mundur bashkëpunues.»

Politika e AZZhB, 2003

Detaje mbi Publikimin:

Agjensia Zviceriane për Zhvillim dhe BashkëpunimDepartamenti Federal për Punët e Jashtme3003 Bernwww.sdc.admin.ch

Zyra e Bashkëpunimit Zvicerian në ShqipëriRruga Brigada e VIII P.2/2/1Tirana, AlbaniaPhone: 00355 - 4 240 102Fax: 00355 - 4 240 103E-mail: [email protected]

Përshtati në Shqip: Eglantina Gjermeni, Mihallaq Qirjo

Koordinimi:Divizioni i Qeverisjes/Njësia e Përkatësisë Gjinore

Editor:Kolegji Universitar i LondrësNjësia e Planifikimit për Zhvillim

© AZZhB 2003

ISBN: 99943 - 816 - 9 - 5

Page 2: Politika e AZZhB, 2003 INTEGRIMI GJINOR NË PRAKTIKË · 2020. 7. 16. · Integrimi Gjinor në Arsim - Një Udhëzues për Strukturat Qeveritare dhe Palët e Tjera të Interesuara,

RASTE STUDIMORE NGA SHQIPËRIA PËR INTEGRIMIN GJINOR

FLETA 0

Lista e Shkurtimeve:

AZZhB Agjensia Zviceriane për Zhvillim dhe Bashkëpunim ZB Zyra e Bashkëpunimit ZhNjI Zhvillimi Njerëzor dhe Institucional MTVP Monitorimi dhe Transferimi i Vlerësimit të Projektit VPM Vlerësim Përfshirës i Menjëhershëm CMP Cikli i Menaxhimit të Programit QAGjZh  Qendra “Aleanca Gjinore për Zhvillim”

Implementoi projektin: Qendra e Aleancës Gjinore për Zhvillim Kordinatore Projekti: Blerta PicariPërshtati në shqip: Eglantina Gjermeni, Mihallaq Qirjo

Shqipëria dhe Zhvillimet e saj mbi Barazinë Gjinore:

1948 Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut;1992 Ratifikohet Konventa për të Drejtat e Fëmijës;1992 Ratifikohet Marrëveshja Ndërkombëtare mbi të Drejtat Ekonomike, Shoqërore dhe Kulturore të Shtetasve;1992 Ratifikohet Marrëveshja Ndërkombëtare mbi të Drejtat Civile dhe Politike të Shtetasve;1993 Ratifikimi i Konventës kundër Eleminimit të të Gjitha Formave të Diskriminimit kundër Grave (CEDAW);1995 Nënshkrimi i Platformës për Veprim të Pekinit;1998 Neni 18 i Kushtetutës Shqiptare që garanton barazinë e të gjithë shtetasve;2002 Ligji për Shëndetin Riprodhues;2002 Protokoll për parandalimin, shtypjen dhe ndëshkimin e trafikut të personave, veçanërisht grave dhe fëmijëve;2002 Protokoll për Konventën kundër ndalimit, shtypjes dhe dënimit të personave, veçanërisht grave dhe fëmijëve;2003 Protokolli i Konventës CEDAW; 2003 Kodi i Familjes – njeh të drejtat e grave dhe burrave për të zgjedhur martesën apo divorcin, si dhe të drejtat e tyre reciproke, përgjegjësitë në familje dhe rritjen e përshtatshme dhe edukimin e fëmijëve të tyre;2004 Ligji mbi Barazinë Gjinore – kompleton kuadrin ligjor përsa i përket të drejtave të barabarta mes grave dhe burrave në sferën profesionale, arsimit, vendimmarrjes, kundër diskriminimit dhe ngacmimit seksual.

Page 3: Politika e AZZhB, 2003 INTEGRIMI GJINOR NË PRAKTIKË · 2020. 7. 16. · Integrimi Gjinor në Arsim - Një Udhëzues për Strukturat Qeveritare dhe Palët e Tjera të Interesuara,

RASTE STUDIMORE NGA SHQIPËRIA PËR INTEGRIMIN GJINOR

FLETA 0

Page 4: Politika e AZZhB, 2003 INTEGRIMI GJINOR NË PRAKTIKË · 2020. 7. 16. · Integrimi Gjinor në Arsim - Një Udhëzues për Strukturat Qeveritare dhe Palët e Tjera të Interesuara,

RASTE STUDIMORE NGA SHQIPËRIA PËR INTEGRIMIN GJINOR

FLETA 0

Page 5: Politika e AZZhB, 2003 INTEGRIMI GJINOR NË PRAKTIKË · 2020. 7. 16. · Integrimi Gjinor në Arsim - Një Udhëzues për Strukturat Qeveritare dhe Palët e Tjera të Interesuara,

RASTE STUDIMORE NGA SHQIPËRIA PËR INTEGRIMIN GJINOR

FLETA 0

     Botimet e Qendrës

Buxhetimi për të Gjithë, Tiranë, Mars 2006.  Përkatësia Gjinore dhe Pjesëmarrja, raport përmbledhës, Tiranë, Dhjetor 2005. Monitorimi i Medias Gjatë Fushatës Elektorale të 3 Korrikut, 2005 Tiranë, Dhjetor 2005. Barazia Gjinore Kusht për Integrimin Europian, Tiranë Dhjetor 2005. Përmbledhje Esesh mbi Përkatësinë Gjinore, Tiranë Dhjetor 2005. Analiza Gjinore e Teksteve të Shkollës Fillore, Tiranë Shtator 2005. Përkatësia Gjinore dhe Buxhetet, Tiranë Dhjetor 2005. Përkatësia gjinore dhe HIV/SIDA, Tiranë 2005. Barazia Gjinore dhe Vendimmarrja, Përmbledhje Artikujsh, Tiranë 2005. Monitorimi dhe Vlerësimi nën Këndvështrimin Gjinor, Tiranë 2005. Ndjeshmëria e Medias së Shkruar ndaj Çështjeve Gjinore në Shqipëri, Tiranë 2004. Integrimi Gjinor në Arsim - Një Udhëzues për Strukturat Qeveritare dhe Palët e Tjera të Interesuara, Tiranë 2004. Përkatësia Gjinore dhe Zhvillimi i Komunitetit, Tiranë 2004. Gruaja dhe Vendimmarrja, Tiranë 2004. Përkatësia gjinore dhe Bujqësia, Tiranë 2003.

Në Shqipëri operojnë në nivel lokal, rajonal dhe ndërkombëtar një numër i konsiderueshëm organizatash jo-fitimprurëse. Ato kanë si qëllim arritjen e barazisë gjinore duke përfshirë si burrat ashtu edhe gratë, në politikat dhe programet/projektet e zhvillimit. Këto organizata, kanë ndërmarrë një seri aktivitetesh dhe fushatash ndërgjegjësimi për të ndikuar dhe sfiduar karakterin diskriminues shoqëror mbi rolet gjinore, duke u përqendruar kështu në ndryshimin e tipareve mashkullore të vendimmarrjes në Shqipëri. Pavarësisht nga përpjekjet e vazhdueshme, përfaqësimi gjinor mbetet një përbërës që anashkalohet kur hartohet, zbatohet, monitorohet dhe vlerësohet një politikë e caktuar, program apo projekt zhvillimi në Shqipëri. Disa nga mundësitë dhe pengesat që hasen renditen si më poshtë:

Mundësitë: Rritja e nivelit të ndërgjegjësimit në nivele të ndryshme të politikave, programeve/projekteve, duke përfshirë çështjet e përkatësisë gjinore; Përfshirja e perspektivës gjinore në vlerësimin e suksesit dhe impaktit të projektit, përveç rëndësisë dhe shtrirjes gjeografike e kohore të tij;

Ekzistenca e aktorëve (qendrorë dhe lokalë) mbështetës për të ngritur kapacitetet në lidhje me integrimin gjinor në politika, programe dhe projekte zhvillimi.

Pengesat: Ekzistenca e mentalitetit dhe ndërgjegjësimit të shoqërisë shqiptare është e bazuar në rrënjë mjaft të thella dhe tradicionale, gjë që bën që shumë nga projektet e planifikuara të mbeten brenda korniza tradicionale; Mungesa e të dhënave të ndara sipas gjinisë në shumë sektorë të ekonomisë, gjë që anashkalon nevojat e veçanta gjinore; Ekzistenca e burimeve të kufizuara sidomos në lidhje me zona të thella rurale, bën që të mos adresohen nevojat më urgjente të popullsisë; Moskordinimi i aktiviteteve të ndërgjegjësimit dhe aktiviteteve konkrete për të arritur barazinë gjinore. Për më tepër, shumë pak politika, programe/projekte kanë si fokus nevojat e grave dhe marrëdhëniet midis gjinive; Mungesa ose mangësitë e mekanizmave të monitorimit dhe vlerësimit, duke bërë që treguesit e tyre të jenë thjesht cilësorë.