pikturo me mua -...

92
Pikturo me mua INSTITUTE

Upload: others

Post on 12-Sep-2019

3 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Pikturo me mua

I N S T I T U T E

PIKTURO ME MUA

I N S T I T U T E

Katalogu i krijimeve

Botues dhe realizues: Instituti “Benussi”

Kuratore: Ajola Xoxa

Punoi tekstin: Entela BineriFotografitë: Genti OnuziDizajni dhe kopertina: Greta Kokalari

Falënderojmë: Entela Bineri, Bujana Demiraj,Esmeralda Dalipi, Lira Kryeziu.

Viti: 2017

4

“Pikturo me mua” është veprimtaria që zhvillohet në kuadër të nismës “Krijo me mua”, e cila ka për qëllim krijimin e një hapësire artistike, ku bashkohen profesionistët me artdashësit joprofesionistë, të rriturit me fëmijët, arti me çdo fushë tjetër të jetës.

Kushdo është i mirëpritur të krijojë në kuadër të nismës “Krijo me mua”, veçantia e së cilës është bashkëpunimi i artistëve më të mëdhenj shqiptarë me ne.

Përmes iniciativës “Krijo me mua”, ne e vëmë artin në qendër të së përditshmes sonë, sepse besojmë se përmes artit njeriu bëhet më i mirë, më i drejtë, më ndihmues ndaj tjetrit. Arti zhvillon krijimtarinë, na hap rrugë të reja të perceptimit të realitetit, na bën më pranues ndaj së ndryshmes, zbut agresivitetin po ashtu.

Albumi që kemi në dorë është rezultat i një serie të gjatë ateliesh të zhvilluara me disa prej piktorëve më të mëdhenj shqiptarë, me piktorë të rinj gjithashtu, të cilët udhë-rrëfyen punën e fëmijëve të organizatës SOS Fshatrat e Fëmijëve për realizimin e kë-tyre pikturave. Shumica e pikturave që do të shihni, janë realizuar me “katër duar”, pra, prej një piktori të njohur dhe një fëmije që ka punuar me të.

Artistët që i janë bashkuar kësaj nisme kanë dhënë një ndihmë të madhe dhe kanë punuar me shumë dashuri dhe shumë durim. Si rrjedhojë, punët nuk janë vetëm shumë të bukura, por ato janë edhe produkt i një emocioni të madh.

Ajola Xoxa

5

Prej pothuajse 3-4 vjetësh dhe, sidomos që prej vitit 2015, nëpërmjet ateliesë së edukimit, Galeria Kombëtare e Arteve i ka kushtuar një vëmendje tejet të veçantë punës krijuese me fëmijët e vegjël, përkatësisht me parashkollorët dhe nxënësit e shkollave fillore. Piktura, që herët, është pjesë e peizazhit natyror dhe botës së brendshme të çdo fëmije, sepse nëpërmjet saj fëmija përçon idetë, shpreh emocionet, përdor shqisat, eksploron ngjyrat, shqyrton mjedisin përreth, duke krijuar një vepër unike dhe një për-vojë të re personale e sociale.

Në këtë prizëm, programi i zhvilluar së fundmi me fëmijët e organizatës SOS Fsha-trat e Fëmijëve, për të pikturuar nën kujdesin dhe me bashkëpunimin e disa artistëve të njohur shqiptarë si: Zef Shoshi, Petro Kokushta, Adrian Çene, Adriana Puleshi, Shyqyri Sako, etj. është për t’u përshëndetur, sepse tregon qartazi fuqinë e artit për të ndryshuar jetën e gjithsecilit prej nesh. Ideja ishte që në bashkëpunim me artistët e sipërpërmen-dur profesionistë fëmijët të realizonin ato vepra që ata ëndërronin dhe nëpërmjet kësaj përvoje të përdornin artin, si një mjet ndërgjegjësimi për talentin e fshehur të gjithkujt prej tyre, dhe njëkohësisht të merrnin artistin si një shembull pozitiv për t’u ndjekur në jetë.

Rezultat i këtij bashkëpunimi të ngushtë disamujor mes GKA-së dhe organizatës SOS Fshatrat e Fëmijëve janë pikturat e këtyre fëmijëve, të treguara në këto faqe kata-logu, te të cilat shohim më shumë se një foto të thjeshtë. Secila prej veprave të fëmi-jëve na jep të dhëna të rëndësishme në lidhje me secilin prej tyre, me botën e tyre të brendshme dhe na paraqet ndonjëherë talente të vërteta e të mirëfillta, të cilët, me mbështetjen dhe nxitjen tuaj dhe tonën, financiare dhe shpirtërore, një ditë, pasi të fi-llojnë rrugën e madhe në jetë, do të krijojnë kryevepra të vërteta artistike.

Artan Shabani

6

tyre dhe marrim pjesë në zhvillimin e komu-niteteve të tyre.

Ne punojmë për fëmijët që janë pa kujdes prindëror ose që kanë familje, të cilat nuk janë të afta të kujdesen për ta. Ne u japim këtyre fëmijëve mundësinë e krijimit të lidhjeve të qën-drueshme brenda një familjeje.

Kujdesi për fëmijët dhe për familjet e tyre të reja në SOS Fshatrat e Fëmijëve bazohet mbi katër parime:

Çdo fëmijë ka nevojë për një nënë dhe mënyra më e mirë për t’u rritur është të jetojë me vëllezër dhe motra në shtëpinë e tij, shtëpi që ndodhet brenda mjedisit mbështetës të organi-zatës SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri.

Ne i ndihmojmë fëmijët që të njohin dhe shpalo-sin aftësitë e tyre individuale, interesat dhe ta-lentet.

Ne marrim pjesë në jetën në komunitet dhe u përgjigjemi nevojave të zhvillimit shoqëror të fëmijëve dhe të rinjve të ndjeshëm dhe të ce-nuar të shoqërisë.

Ne krijojmë lehtësi dhe programe që kanë për qëllim forcimin e familjeve dhe parandalimin e braktisjes së fëmijëve. Ne bashkëpunojmë me pjesëtarët e komunitetit, për të siguruar edukim dhe përkujdesje shëndetësore e gjithashtu për të reaguar fuqishëm në raste të ngutshme.

Vizioni

Çdo fëmijë është pjesëtar i një familjeje dhe rritet me dashuri, respekt dhe siguri.

Çdo fëmijë rritet me respekt.

Çdo fëmijë rritet i sigurt.

SOS Fshatrat e Fëmijëve

SOS Fshatrat e Fëmijëve është një organizatë sociale, jofitimprurëse, jopolitike dhe jofetare që vepron në ndihmë të fëmijëve që kanë hum-bur kujdesin prindëror apo që janë në rrezik për ta humbur atë.

SOS Fshatrat e Fëmijëve është anëtare e orga-nizatës ndërkombëtare, SOS Kinderdorf Inter-national, krijuar nga Herman Gmeiner në vitin 1949. Ajo është e pranishme në 135 vende të botës në shërbim të fëmijëve, familjeve dhe ko-muniteteve.

Programet kryesore të SOS Fshatrave të Fëmi-jëve janë:

a. SOS Fshati i Fëmijëve në Shqipëri që ofron kujdes për fëmijët, të cilët kanë hum-bur kujdesin e familjeve të tyre;

b. Programi i fuqizimit të familjes në mbështetje të familjeve që mund të jenë në rrezik për të braktisur fëmijët e tyre. Tri projekte të fuqizimit të familjes: 2 në Tiranë dhe 1 në Shkodër nëpërmjet të cilëve orga-nizata mbështet 733 fëmijë;

c. SOS komunitetet rinore që ofrojnë kujdes për të rinjtë pa kujdes prindëror të moshës 14-18 vjeç;

d. Program të jetesës në gjysmë pavarësi (mosha 18-25 vjeç);

e. Ndër të tjera organizata SOS Fsha-trat e Fëmijëve është prezente fuqimisht me fushata advokacie në Tiranë dhe në Shkodër.

Grupi i synuar

Fëmijët pa kujdes prindëror apo në rrezik për ta humbur atë.

Misioni

Ne krijojmë familje për fëmijët në nevojë. Ne i ndihmojmë ata që të ndërtojnë të ardhmen e

7

Adrian ÇeneElvin

Roland

8

Adrian ÇeneElvin, RolandPlazhi Qeparovaj, kanavacë70 x 50 cm

9

Adrian ÇeneElvin, Roland

Petrelavaj, kanavacë

90 x 60 cm

10

Roland

Rolandi është 11 vjeç. Është në klasën e gjashtë dhe e ndjek shkollën rregullisht. Kohën e lirë ai e kalon me shokët e tij. Lojërat e parapëlqyera për të janë basketbolli dhe futbolli. Së fundmi, ka treguar që i pëlqen shumë dhe piktura, kryesisht piktura me shumë ngjyra. Ngjyrat e tij të zemrës janë e gjelbra, e verdha dhe bluja. Përgjithësisht, Rolandi vizaton në darkë, kur është i qetë dhe i përqendruar. SOS nëna i qëndron pranë, në mënyrë që vizatimet e tij të jenë sa më të bukura.

Adrian Çene

Lindur më 19 shkurt 1969 në kryeqytetin e Shqipërisë, në Tiranë, Adrian Çene është interesuar për pikturën që në moshën 10-vjeçare. Ka ndjekur liceun “Jordan Misja”, duke u diplomuar më 1987 në degën e pikturës e më pas i ka plotësuar studimet e tij akademike në “Akademinë e Arteve të Bukura” të Shqipërisë, duke u diplomuar më 1992. Midis specializimeve të shumta të tij vlen të përmendet specializimi në Qendrën e Konservim Restaurimit për Ballkanin Perëndimor në vitet 2007-2009. Ai ka punuar nga viti 2003 deri në vitin 2014 në Institutin e Monumenteve të Kulturës si spe-cialist restaurues i artit të ikonave dhe pikturës murale. Veprat e tij janë pjesë e disa koleksioneve të rëndësishme brenda e jashtë vendit dhe vlen të themi se pikturat e tij janë shitur në Itali, Belgjikë, Francë dhe Greqi. Ka ekspozuar punimet e tij për shtatë vite në galerinë “Racine”, në Paris (2000 - 2007); në vitin 2014 ka hapur ekspozitën personale me titull “Manipula-tion” në GKA, në Tiranë; ndërsa aktualisht, i ekspozon punimet e veta në ShBA, në galerinë “On Fifth Florida”. Në vitin 2000 ka marrë çmimin për “Mjeshtëri artistike” nga Letrat dhe Artet Franceze.

11

Adriana PuleshiAnxhela

Sibora

12

Adriana PuleshiAnxhela, SiboraNgjyrat e folkutakrelik, kanavacë90 x 60 cm

13

Adriana Puleshi

Adriana Puleshi ka lindur në vitin 1963 në Tiranë. Ajo është diplomuar në “Akademinë e Arteve të Bukura” të Shqipërisë, në vitin 1987. Në të njëjtin vit, një nga pikturat e saj është paraqitur në bienalen e Turqisë. Ekspozita e parë personale e saj u paraqit në vitin 1993 në Tiranë, qytet në të cilin ajo ka punuar edhe në sferën e arsimit. Në vitin 2002, nën prezantimin e piktorit të mirënjohur shqiptar, Ibrahim Kodra, Adriana Puleshi ka hapur një ekspozitë në Milano, në Itali. Gjithashtu, ka qenë edhe pjesë e shumë ekspozitave në grup në Kosovë, Maqedoni, Turqi, etj. Pikturat e saj janë shumë shprehëse dhe plot ngjyra, duke e sjellë veprën e saj krijuese përmes një rruge naty-ralisht organike. Duke jetuar me artin, ajo ia del t’i qëndrojë kohës, duke sjellë në audiencën artistike abstraksione, nudo dhe peizazhe.

Anxhela

Anxhela është vajza e madhe e shtëpisë ku po jeton. Ajo dhe SOS nëna mbështeten te njëra-tjetra për çdo gjë. Duke qenë se Anxhelës i pëlqen shumë mënyra se si SOS nëna gatuan, ajo i qëndron gjithmonë pranë, që të më-sojë sa më shumë gjëra të reja. An-xhelës i pëlqen gatimi, prandaj ajo po mëson ngadalë që të përgatisë kek të shijshëm siç bën SOS nëna. Anxhela e kalon kohën e lirë duke lexuar. Librat jashtëshkollorë i pëlqejnë shumë dhe çdo histori të bukur ajo e ndan edhe me fëmijët e tjerë të familjes. Anxhela është në klasën e nëntë. Çdo ditë e më shumë ajo po rritet dhe po kthehet në një zonjushë të vërtetë.

14

Arif LushiDenada

Flori

15

Arif Lushi DenadaPema e jetës (hurmat)vaj, kanavacë70 x 50 cm

16

Arif Lushi Flori

Në atelierin e fëmijëvevaj, kanavacë

70 x 100 cm

17

Denada

Denada është në klasën e tetë. De-nada është një vajzë që e ka shumë për zemër shkollën dhe përpiqet që rezultatet e saj të jenë shumë të mira. Lëndët e saj të parapëlqyera janë lëndët shoqërore si gjeografia, historia etj. I pëlqen shumë kërcimi dhe është pjesë e një grupi të tillë. Me përfshirjen në këtë grup, ajo ka marrë pjesë në shumë veprimtari si në SOS fshat, ashtu edhe në shkollë apo te “Gjimnastrata”, veprimtari që organizohet çdo vit. Me pikturën ush-trohet zakonisht në darkë, kur është më e qetë. Piktura e fundit që ka bërë, pasqyron dy zogj në një degë peme, pasi, ashtu si shumë fëmijëve, i pëlqen të pikturojë natyrën dhe kaf-shët.

Flori

Flori është në klasën e nëntë. Ai ka marrë pjesë në disa veprimtari me piktura. Pikturat e tij janë zgjedhur shpesh për t’u bërë pjesë e katalogut të kartolinave që krijon çdo vit SOS fshati. Gjithashtu, ka qenë pjesë e shumë fushatave advokuese që SOS fshati organizon. Është në natyrën e tij të vërë në punë imagjinatën, për të realizuar piktura të veçanta. Një tjetër pasion i tij, të cilit Flori i kushton shumë kohë, është futbolli. Ai është kapiteni i ekipit të SOS fshatit dhe është i pozicionuar në mesfushë. Flo-ri drejton ekipin e tij dhe punon fort, që të arrihen rezultate të mira dhe të fitohen sa më shumë ndeshje.

Arif Lushi

Arif Lushi ka lindur më 15 qershor 1959 në qytetin e Librazhdit. Studimet e tij në fushën e artit pamor nisin me liceun artistik “Jordan Misja”, në Tiranë, në vitet 1974-1978, dega pikturë/skenografi e më pas vijojnë në “Akademinë e Arteve të Bukura” të Shqipërisë në vitet 1979 -1983, specializimi piktor/gra-fist. Në vitin 1992 Arif Lushi ka qenë skenograf i qendrës kulturore të Librazh-dit dhe më pas shef i seksionit të kulturës në këshillin e rrethit të Librazhdit. Arif Lushi ka qenë edhe profesor dhe shef i departamentit të artit figurativ në shkollën artistike “Onufri” në Elbasan, si dhe piktor në qendrën kulturore të qytetit Studenti, në Tiranë. Aktualisht punon në sektorin e ekspozitave në Galerinë Kombëtare të Arteve, në Ti-ranë. Arif Lushi është vlerësuar: me çmimin e parë në konkursin kombëtar të zhvi-lluar nga Galeria Kombëtare e Arteve në Tiranë (1984); me përzgjedhjen e dy veprave për fondin e GKA-së në konkursin kombëtar të vitit 1985; me çmimin “Vangjush Mio” në konkursin kombëtar, zhvilluar në Korçë 2010 etj.

18

Arkond CanajElvinMegi

RolandXhulio

19

Arkond CanajElvin, RolandDritë në errësirëvaj, kanavacë100 x 70 cm

20

Arkond CanajMegi, Xhulio

Pa titullvaj, kanavacë

90 x 70 cm

21

Xhulio

Xhulioja është në klasën e tetë. Ndjek me shumë dëshirë shkollën dhe është fëmijë shumë i shoqërueshëm. Kohën e lirë e kalon përgjithësisht në mjediset sportive dhe loja e tij e parapëlqyer është futbolli. Midis dy fushave të artit, muzikës dhe pikturës, ai ndjek më së shumti të parën, por kjo nuk do të thotë se e pëlqen më pak pikturën, ndonëse nuk ushtrohet rregullisht në të. Xhulioja është shumë aktiv edhe për sa u përket veprimtarive të ndryshme, të organizuara në shkollë apo edhe në SOS fshat.

Arkond Canaj

Arkond Canaj ka lindur më 19 qershor 1989 në Vlorë. Ndonëse realizues i disa ekspozitave personale dhe i përfshirë edhe në ekspozita kolektive si piktor, parësisht Arkond Canaj mund të cilësohet arkitekt, duke drejtuar aktualisht një studio arkitekturore. Midis sferës së biznesit dhe asaj të artit, Arkond Canaj ia del të ruajë baraspeshën e duhur midis njërit pasion dhe tjetrit. Nëse do të përqendroheshim tek arti i tij, nëse do të përcaktonim stilin e tij në pikturë, do të shpreheshim me termat informalizëm (informel) dhe abstraksionizëm.

22

Artan ShabaniPaolaSheri

23

Artan ShabaniPaolaNë blunë e Jugutvaj, kanavac70 x 50 cm

24

Artan ShabaniSheri

Valltari i Pargësvaj, kanavacë

90 x 70 cm

25

Paola

Paola është në klasën e pestë. Në shkollë ajo dallohet për rezultate shumë të mira. Me SOS motrat dhe vëllezërit e saj është shumë e lidhur dhe shpesh ata organizojnë veprimtari brenda shtëpisë, duke e bërë SOS nënën shumë të lumtur. Paolës, në kohën e lirë, i pëlqen të lexojë libra jashtëshkollorë, sido-mos ata me tregime. Këto histori ajo i ndan edhe me fëmijët e tjerë të familjes, sidomos me më të ve-gjlit. Piktura është një tjetër pasion që Paola e ka shumë për zemër. Pikturat e saj janë të thjeshta dhe domethënëse. Për festën e nënës, Paola, së bashku me fëmijët e tjerë të familjes, përgatitën vizatime dhe vjersha të bukura për t’ia dhuruar asaj.

Sherije (Sheri)

Sheri është në klasën e pestë. Sheri është një vajzë shumë e dashur dhe e shkathët. I pëlqen të përf-shihet në shumë veprimtari. Sheri ka për zemër aktrimin dhe shpesh në SOS familje ajo dhe vëllezërit e motrat e saj organizojnë shfaqje të vogla teatrale përpara SOS nënës. Shfaqja e fundit ka qenë ajo me titull “Tri princeshat inatçore”. Kjo ishte një pjesë e krijuar nga vetë fëmi-jët. Sheri, kohët e fundit, ka treguar gjithashtu interes për pikturën. Ajo mundohet të bëjë vizatime dhe pik-tura të bukura dhe mundohet që këto t’ia mësojë edhe vëllait të saj 4 vjeç. Vizita e fundit te Galeria e Arteve ka lënë mjaft mbresa te Sheri, gjë që e shtyn të dëshirojë ta vizitojë sërish.

Artan Shabani

Artan Shabani ka lindur në Vlorë më 27 qershor 1969. Në fillim të viteve ’90 shkon në Itali e më vonë në Francë dhe Spanjë, ku përfshihet në projekte të ndryshme në lidhje me muzeume, galeri, koleksione dhe bienale. Në vitin 2003 Shabani ka qenë fitues i “Çmimit special” në “Österbottens Muzeun”, në Vaasa, Finlandë. Gjithashtu, Shabani është themelues i galerisë së ar-tit bashkëkohor, “The Promenade Gallery” (2007). Kjo galeri ka paraqitur emra të njohur si: Anri Sala, Pipilotti Rist, Rosa Barba, Fikret Atay, Lucie Fontaine, etj. Në vijim, në 2009-ën, Artan Shabani ka qenë ku-rator i pavionit të Shqipërisë dhe Kosovës, në bienalen e Pragës. Është emëruar dre-jtor i Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë, në vitin 2013.

26

Bashkim AhmetiFitim

Xhensila

27

Bashkim AhmetiFitimPa titullakrelik, kanavacë140 x 100 cm

28

Bashkim AhmetiXhensilaPa titull

akrelik, kanavacë100 x 140 cm

29

Bashkim Ahmeti

Bashkim Ahmeti ka lindur në Gjirokastër në vitin 1949. Në vitin 1966 për-fundoi studimet në liceun artistik “Jordan Misja”. Studimet e larta i ndoqi në “Akademinë e Arteve të Bukura” në atelierin e pikturës, nën udhëheqjen e pedagogëve Nexhmedin Zajmi dhe Sali Shijaku. Ahmeti ka punuar në muzeun “Gj. K. Skëndërbeu” në Krujë, si dhe në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë. Më pas ka qenë pedagog në “Akademinë e Arteve të Bukura”, Ti-ranë. Në vitin 1995 largohet në Amerikë. Ahmeti ka qenë i përfshirë në disa ekspozita të përbashkëta në: Greqi, Kosovë, Serbi, Egjipt, Turqi, Francë, Itali dhe ShBA. Ndër ekspozitat personale përmendim ato në: Pallatin e Kul-turës, Gjirokastër (1985); Muzeun Historik Kombëtar, Tiranë (1985, 1991, 1993, 1995); Muzeun Kombëtar të Artit, Ankara, Turqi (1992); Qendrën e Kulturës, Herning, Danimarkë (1992); Qendrën e Arteve Pamore, Nju-Xhersi, ShBA (1996); galerinë “Sumit”, Summit, Nju-Xhersi, ShBA (1997); në “Atelier Gallery”, Madison, Nju-Xhersi, ShBA (2002, 2003); në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë (2004, 2008); në “New Century Gallery”, Nju-Jork, ShBA (2005); në Muzeumin e Artit, Nju-Jork, ShBA (2006); në “Cosmopolitan Art Gallery”, Summit, Nju-Xhersi, ShBA (2007).

Fitim

Fitimi është në klasën e gjashtë. Fitimi i ka shumë për zemër lojërat që kërkojnë përqendrim dhe durim. Ai bëhet pjesë e shumë lojërave si: dominoja, tavlla dhe shahu. Loja e tij e përzgjedhur është “Domino Rally”. Kryesisht në SOS familjen e Fitimit fëmijët luajnë shpesh së bashku lo-jëra të tilla. Gjithashtu, në kohën e lirë, Fitimi i përkushtohet edhe viza-timit apo pikturës. SOS nëna shpre-het se atij i pëlqen shumë të pik-turojë dhe mundohet ta nxitë shumë këtë pasion të tij, pasi ai me të vër-tetë ka talent në këtë drejtim.

30

Bujana DemirajMonika

31

Bujana DemirajMonikaPa titullakrelik, kanavacë80 x 60 cm

32

Bujana Demiraj

Bujana Demiraj ka lindur më 12 qershor 1986, në Durrës. Në vitet 2001-2005 ka kryer liceun artistik “Jan Kukuzeli” në Durrës në degën skulpturë dhe më pas ka ndjekur studimet në “Akademinë e Arteve”, në Tiranë, në vitet 2006-2010, në degën skulpturë-qeramikë. Ka marrë pjesë në trajnime të ndryshme, konkurse brenda vendit, si edhe në ekspozita të rëndësishme në grup.

Monika

Monika ose Moni, siç e thërrasin motrat e vëllezërit e shtëpisë, është shumë e qeshur. Ajo është në klasën e pestë. Moni ka gjithmonë shumë për të treguar: se si e kalon kohën e lirë duke lozur me arushat e saj, se si kërcen me SOS nënën, sa herë ka ndonjë këngë të bukur në TV, se sa libra të bu-kur ka lexuar etj. SOS nëna shpesh i thotë që ajo është artistja e shtëpisë, pasi ajo pikturon, kërcen, reciton etj. Monika i ka shumë qejf poezitë dhe së fundmi mbledh poezi të krijuara nga autorë të ndryshëm, që t’i shënojë në bllokun e saj si poezitë më të bukura të lexuara.

33

Bujar ZajmiRediona

34

Bujar ZajmiRedionaFluturavaj, kanavacë80 x 70 cm

35

Bujar Zajmi

Bujar Zajmi ka lindur më 7 korrik 1939 në Tiranë. Pavarësisht vendit të tij të lindjes, Zajmi e ka origjinën nga Kosova. Bujar Zajmi i kreu studimet e larta për grafikë në “Universitetin e Lajpcigut” në Gjermani dhe është cilësuar si një nga piktorët më të njohur shqiptarë. Gjithashtu, artisti në fjalë njihet si një nga grafistët e parë shqiptarë. Vlen të themi se ai ka punuar si ilustrator në organet e shtypit, si piktor filmi po ashtu. Bujar Zajmi ka lëvruar të gjitha teknikat dhe është kultivues i komikes dhe i frymës kombëtare në pikturën e tij. Së fundmi, realizoi ekspozitën personale me 65 punime, kushtuar Ti-ranës, kryesisht në teknikën vaj në kanavacë. Rrugëtimin në fushën e artit pamor e ka nisur që në vitin 1956 dhe vizatimet e pikturat e tij, së bashku, përbëjnë përafërsisht shifrën 5 mijë.

Rediona

Rediona është në klasën e pestë. Rediona, me mënyrën e saj të të vepru-arit, tregon çdo ditë që, nëse punojmë, mund të arrijmë shumë dhe mund të bëhemi të shkëlqyer në shumë drejtime. Pasionet e Redionës kanë ndry-shuar shpesh, por në secilin prej tyre ajo ka shfaqur aftësi të nivelit të lartë. E dhënë fillimisht pas futbollit, më pas ndaj baletit e së fundmi ndaj pikturës, Rediona ka dëshmuar saktësi dhe pasion në çdo sferë. Teksa pikturon, ajo vë në qendër të tablosë së saj mjedise të ndryshme natyrore, kafshë etj. Piktura e fundit e saj kishte në qendër një flutur shumëngjyrëshe. Krahas pikturës, Redionës i pëlqen të marrë pjesë në veprimtari që kanë për bazë kërcimin.

36

Edit PulaDenada

EsmeraldaMegi

Xhensila

37

Edit PulaDenada, MegiPa titullakuarel, letër100 x 70 cm

38

Edit PulaEsmeralda, Denada

Hënaakrelik, kanavacë

60 x 70 cm

39

Edit PulaXhensilaPa titullakrelik, kanavacë100 x 70 cm

40

Edit Pula

Lindur në vitin 1974 në Tiranë, në Shqipëri, Edit Pula fillon studimet në “Akademinë e Arteve të Bukura” në Tiranë, nën mbikëqyrjen e Edi Ramës dhe pati ekspozitën e saj të parë solo si studente e vitit të 2-të në vitin 1994 në “Te & Gi” galeri, e para galeri private arti në Shqipërinë post-komuniste. Në vitin 1996, pas diplomimit, ajo fitoi një bursë “PEPINIERES européennes pour Jeunes Artistes”, si artiste në rezidencë gjashtëmujore në Norwich, në Britaninë e Madhe, përvojë, e cila përfundoi me një ekspozitë të dytë solo, titulluar “Audition colorée”, në Norwich, shoqëruar me një kata-log të punëve të ekspozitës. Në vitin 1997 ajo fiton një bursë dhe vazhdon studimet pasuniversitare në shkollën e artit dhe dizajnit, “Byam Show, në Londër, ku ka vazh-duar të jetojë dhe të punojë deri në vitin 2009. Në mars 2011 Edit Pula pati ekspozitën e saj solo, titulluar “Soft”, në galerinë FAP, në Tiranë. Për të vazhduar së fundmi me realizimin e instalacioneve të posaçme si “Made in Albania” (2015) në COD (Center for Openness dhe Dialog) apo “Touche” (Pas) 2016 në muzeun “Mucem” në Marsejë të Francës.

Esmeralda

Esmeralda është një vajzë e qeshur që, ashtu si moshatarët e saj, përfshihet në veprimtari të ndryshme. Ajo ka marrë pjesë me kërcime në shumë nga veprim-taritë e organizuara nga fshati SOS. Mo-tra e saj e madhe e ndihmon shumë për tekstet e këngëve, pasi Esmeralda e ka pak të vështirë t’i mësojë, sidomos ato në gjuhë të huaj, por ka treguar që po ia del mjaft mirë. Esmeralda, gjithashtu, është e dhënë pas pikturës dhe në kohën e lirë ulet shpesh të vizatojë. Kryesisht, pikturat e saj kanë elemente si dielli, plazhi, lulet etj. I pëlqejnë ngjyrat e forta dhe mundo-het gjithmonë që pikturat e saj të kenë shumëllojshmëri ngjyrash.

Xhensila

Xhesi, siç i thërrasin dhe shokët e shoqet e saj, është një vajzë shumë e shkathët. Ajo ka rezultate shumë të mira në shko-llë. I pëlqen të ketë sa më shumë shoqe e gjithashtu i pëlqen të vishet bukur. SOS nëna, e cila është edhe një rrobaqepëse shumë e mirë bashkë me Xhesin ideojnë fustane shumë të bukura me ngjyra të ndryshme. Xhesit i pëlqen shumë të ma-rrë pjesë në veprimtari artistike. Herën e fundit ajo ishte pjesë e grupit të kërcimit për vajzat e moshës së saj. Në konkur-sin e zhvilluar, ato dolën ndër më të mirat. Kjo e gëzoi shumë Xhesin, e cila përpiqet shumë të jetë gjithmonë ndër të parat.

41

Eltjon ValleElvin

Rediona

42

Eltjon ValleElvinPa titullvaj, kanavacë100 x 80 cm

43

Eltjon ValleRedionaPa titull

vaj, kanavacë100 x 80 cm

44

Elvin

Elvini është në klasën e tetë. Ai ka mbushur 13 vjeç. Elvini ka dy pasione të mëdha. Njëri ndër ta është futbolli. Ai është pjesë e ekipit të futbollit për moshën e tij të SOS fshatit të fëmijëve. Elvini është gjithmonë i kujdesshëm, që të mos mungojë në stër-vitjet e ekipit të tij. Tani është i pozicionuar në mbrojtje, por në të ardhmen do të donte të ishte mesfushor. Pasioni i tij i dytë është piktura. Ai ka bërë shumë vizatime, të cilat i mban me kujdes në dhomën e tij. Vizatimi i parë që ka bërë ka qenë një peizazh liqeni dhe disa rosa në të. I pëlqen shumë të pikturojë peizazhe natyrore dhe kafshë po ashtu.

Eltjon Valle

Eltjon Valle ka lindur në vitin 1984, në Kuçovë, dhe sot jeton e punon në Milano. Në vitin 2000 filloi studimet në “Akademinë e Arteve të Bukura” në Brera. Ekspozitat e përmendura më poshtë dëshmojnë veprimtarinë e ngjeshur artistike të tij:2014, “All About These... Ladies and Gentlemen”, Gallery on The Move në bashkë-punim me Co-Pilot, Stamboll (Turqi); “New Contemporaries”, Gallery On The Move, Art Cologne (Gjermani).2013, “Bridge Country”, Gallery On The Move, ViennaFair (Austri); “Established”, Gal-lery On The Move, MiArt, Fiera di Milano (Itali); “New Entries”, Gallery On The Move, Artissima, Turin (Itali); “Make It Easy Make It Porn”, Gallery On The Move në bash-këpunim me Casa Tres Patios, Medellin (Kolumbi); “The Ice Palace”, Nuova Galleria Morone, Pulse, Majami (ShBA); “Wonderfulw”, Galleria Maurizio Caldirola, Monza (Itali).2013, “Galleria Morone”, Pulse, Miami (ShBA); “Gallery On The Move”, MiArt, Milano (Itali); “Make It Easy Make It Porn”, Casa Tres Patios, Medellin (Kolumbi); “Gallery On The Move”, Vienna Art Fair, Vienna (Austri).2011, “Geopathies”, Pavioni shqiptar, The 54th International Art Exhibition La Biennale di Venezia (Itali); “Talk”, Fondazione Bevilaqua di Massa, Venecia (Itali).2009, “Così vicina. Così lontana. Arte in Albania Prima e Dopo il 1990”, Museo D’Arte Contemporanea Villa Croce, Xhenova (Itali); “Video Art-It’s Liquid”, NÇA, Moskë (Rusi). 2008, “Do you know where the paradoxes blossow”, çmimi ndërkombëtar Onufri i 15-të, “Video Art & Architecture”, Micro Museum, Nju-Jork (ShBA); “Marinz”, Gale-ria Kombëtare e Arteve, Tiranë (Shqipëri). 2007, “Betrayal in Art”, çmimi ndërkombëtar Onufri i 14-të, Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë (Shqipëri); “Petrol Pax”, Pavioni shqiptar/OFF, La 52 Edizione della Biennale di Venezia (Itali).2006, “People & Places”, Leonardo Milan Gallery (Itali).

45

Eniela VeveçkaEnxhi

46

Eniela VeveçkaEnxhiQyteti i fëmijëveakrelik, kanavacë60 x 90 cm

47

Eniela Veveçka

Eniela Veveçka ka lindur në Tiranë. Është diplomuar në “Akademinë e Arteve të Bukura”, në Tiranë, si piktore/grafiste. Ndër pedagogët e saj udhëheqës ajo veçon Gazmend Lekën dhe Ali Osekun, kurse si nxitësen dhe përkrahësen e saj Lumturie Blloshmin. Lidhur me pjesëmarrjet e saj artistike përmendim ekspozitat: “Pranvera” (2012-2016); “Nëntori” (2005-2016); “Pavarësia”, në Galerinë Kombëtare të Arteve, në Tiranë, (2007); “Dritare dhe perde” (me grafika të konceptuara me pamje nga Tirana në qendrën “Lind Art), (2002). Megjithëse një piktore e re, si pjesëmarrëse në disa ekspozita të rëndësishme, Eniela Veveçka është vlerësuar shpesh për krijimet e saj dhe mund të përmendim çmimet vijuese: çmimi i dytë për grafikë në “Rin-fest” (1998); çmimi i tretë në ekspozitën e hapur në ditën ndërkombëtare kundër AIDS-it (2000); dy çmime të dyta në konkursin ko-mbëtar të Filatelisë (2007); fituese në konkursin e organizuar nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës si bashkëautore e tekstit të edukimit figurativ 8 (2007); çmimi i tretë në konkursin kombëtar të Filatelisë, me tematikë “Tu-rizmi shqiptar 2009” (2008); çmimi i parë “Europa”, në konkursin kombëtar të Filatelisë (2012).

Enxhi

Enxhi është një vajzë me natyrë shumë krijuese. Dhoma e saj është gjith-monë e bukur dhe për këtë kujdesen kryesisht Enxhi dhe motra e saj, me të cilën ndan dhomën. Ato mundohen të krijojnë gjëra të bukura që më pas t’i vendosin në dhomë, të tilla siç mund të jenë pikturat shumëngjyrëshe, flu-tura dhe lule të bëra vetë, etj. Enxhi është në klasën e pestë dhe tregon që ka shumë dëshirë që rezultatet e saj në mësime të jenë gjithmonë e më të larta. Dëshiron që SOS nëna të jetë shumë krenare për të dhe që së shpejti ta shohë atë mes nxënësve më të mirë të shkollës.

48

Esmeralda DalipiMuhamed

49

Esmeralda DalipiMuhamedHula hoopakrelik, kanavacë70 x 50 cm

50

Esmeralda Dalipi

Esmeralda Dalipi ka lindur më 1991, në Durrës. Ka kryer liceun artistik “Jan Kukuzeli” po në Durrës dhe është diplomuar në degën “Decoracion” në akademinë “Albertina delle belle arti”, në Torino. Ka marrë pjesë në trajnime të ndryshme, konkurse brenda dhe jashtë vendit, si dhe në ekspoz-ita të rëndësishme në grup. Esmeralda Dalipi ka zhvilluar konceptin në një krijimtari plot lëvizje përmes eksperimenteve në teknika të ndryshme dhe në media të ndryshme, ku, nga puna në punë, forma figurative shndërro-het gradualisht drejt një dimensioni abstrakt, duke u shndërruar në gjurmë. Qëllimi kryesor i kërkimit artistik të saj është thyerja e paragjykimeve dhe stereotipet e krijuara nga ato pengesa kulturore që gjithnjë e më shumë janë krijuar kundër “së panjohurës”.

Muhamed

Muhamedi e ka shumë për zemër futbollin dhe në këtë sport ai arrin të ndërveprojë më së shumti, edhe pse duket një natyrë e ndrojtur. Pasi mba-ron detyrat, të cilave gjithashtu u kushton shumë rëndësi, ai bashkohet me shokët e tij dhe luan me top. Këtë vit ai është përfshirë më shumë në veprimtari sportive gjë për të cilën SOS nëna e nxit shumë. Muhamedi, së bashku me fëmijët e tjerë të familjes, shpeshherë ulet për të ngjyrosur, vizatuar etj. dhe SOS nëna ka vënë re që kjo gjë Muhamedin e tërheq shumë.

51

Helidon HalitiAmarildoAntonio

Sheri

52

Helidon HalitiAmarildo, SheriNxitimthi drejt instinktit të duhur (diptik)akrelik, kanavacë100 x 70 cm

53

Helidon HalitiAntonio

Nxitimthi drejt instinktit të duhur (diptik)akrelik, kanavacë

100 x 70 cm

54

Amarildo

Amarildoja është në klasën e katërt. Ai është një fëmijë që e tërheq shumë arti. I pëlqen të pikturojë, të marrë pjesë në veprimtari artistike dhe më kryesorja, të luajë me kitarën e tij. Ai po mëson çdo ditë e më shumë rreth kitarës dhe notave që nxjerr ajo. Dëshiron që në të ardhmen të arrijë të jetë një kitarist i mirë. Gjithashtu, Amarildoja, kohën e lirë e kalon me shokët e tij në mje-dise sportive. Lojërat me top e tërheqin shumë.

Helidon Haliti

Helidon Haliti ka lindur në Lushnjë dhe është një artist me famë ndërkombëtare. Është diplomuar në “Akademinë e Arteve të Bukura” për pikturë, në Tiranë, në vitin 1993 dhe është i njohur për magjinë e tij në teknikën e akuarelit. Lidhur me ekspozitat e tij mund të përmendim atë në “Mezuraj Museum”; ekspozitën perso-nale “Fabulous” në Muzeun e Kosovës, në Prishtinë (2009) dhe në Paris, Francë (2010); ekspozitën solo, titulluar “Personale”, në Galerinë Kombëtare të Arteve, në Tiranë (2012); ekspozitën personale “100 vjet Pavarësia e Shqipërisë”, në Madrid, Spanjë (2012); ekspozitën personale “Fabuleux” në Monako, Monte-karlo (2012); ekspozitën personale “Helidon, Fabulous 2016”, në Tiranë (2016). Helidon Haliti ka qenë gjithashtu pjesëmarrës në bienalen e parë ndërkombëtare të akuarelit zhvilluar në Tailandë (2016) dhe Hong Kong (2016). Në bienalen e Hong Kongut Haliti është laureuar me çmimin “Mjeshtër i Madh”. Gjithashtu, vlen të përmendim se Helidon Haliti është organizator i bienales së dytë ndërko-mbëtare të akuarelit, zhvilluar në Tiranë (2017).

Antonio

Antonioja është djali më i madh i SOS familjes së tij. Duke qenë kështu, ai ka marrë një rol shumë të rëndësishëm dhe është shumë bashkëpunues në familje. Ai është shumë i dhënë pas pa-sionit të tij, futbollit. Në stërvitje është shumë i rregullt dhe dëshiron që në të ardhmen të bëhet një futbollist i mirë. Antonioja është në klasën e shtatë dhe ka treguar që rezulatet në shkollë i ka gjithmonë në rritje. Kohët e fundit Anto-nioja ka shfaqur interes edhe për pik-turën. Duket që ajo e ndihmon shumë që t’i japë jetë gjithë imagjinatës së tij.

55

Oltsen GripshiLiljana

Ana

56

Oltsen GripshiAna, LiljanaTulipanët, ngjyrat e jetësakrelik, kanavacë70 x 50 cm

57

Ana

Ana është më e vogla e shtëpisë. Ajo është shumë e dashur, prandaj shpesh është dhe më e llastuara në shtëpi. Kjo gjë Anës i pëlqen shumë dhe gjithmonë, kur atë e ndihmojnë në detyrat e shtëpisë, në rregullimin e flokëve, në krijimin e veshjeve të bukura, ajo ua kthen mirënjo-hjen me puthje dhe përqafime. Ana është në klasën e dytë, prandaj edhe kohën e lirë kryesisht ua kushton filmave të an-imuar që i pëlqejnë aq shumë. Ana ka rezultate shumë të mira në shkollë dhe SOS nëna është shumë krenare për të.

Liljana

Liljana është gjithmonë e përfshirë në veprimtari të ndryshme. Rolet e saj ndry-shojnë nga një veprimtari në tjetrën, herë me këngë, herë me kërcim e herë me recitime të pjesëve të ndryshme. Liljana është në klasën e tretë dhe disa herë e ka përfaqësuar shkollën e saj në konkurse me këngë për moshën e saj. Kaq aktive është edhe në shtëpi, thotë SOS nëna, e cila është shumë e lumtur për aktivizimin e Liljanës dhe gjithashtu për ecurinë që ka ajo në shkollë.

Oltsen Gripshi

Oltsen Gripshi lindi në Peqin më 10 gusht 1984. Ai është artist, historian arti dhe eseist. Pasi studioi në liceun artistik “Jan Kukuzeli” në Durrës, ai diplomohet shkëlqyeshëm për pikturë në “Akademinë e Arteve të Bukura G. B. Cignaroli” të Veronës më 2006. Ka marrë pjesë në një sërë ekspozitash kolektive në: Verona (Itali), (2012, 2013); Paris (Francë), (2012); Matera (Itali), (2013); Vulturë (Itali), (2013); Firence (Itali), (2013); Romë (Itali), (2013); Xhenova, (Itali), (2013); në Palermo (Itali), (2013); Tiranë (Shqipëri), (2015, 2017); Nju-Jork (Amerikë), (2016); Padova (Itali), (2016). Lidhur me ekspozimin personal përmendim ekspozitën vetjake me piktura, video-art dhe instala-cione, titulluar “Antropo-Fenomenologji”, në Galerinë Kombëtare të Arteve, në Tiranë (2016). Oltsen Gripshi ka marrë një sërë çmimesh ndërkombëtare dhe përmendim ndër to: “Raffaello Sanzio 2014”, Brindizi, Itali (2014); “Michelangelo D’Oro”, Firence, Itali (2013); “Le Louvre”, Paris, Francë (2012); “Nettuno 2012”, Bari, Itali (2012); në edicionin VI “Të Drejtat e njeriut, Spartacus 2012”, Leçe, Itali (2012); “Artist i Merituar” në konkursin e vizatimit artistik “In punta di matita luoghi, immagini, atmosfere, attività della Venezia di oggi”, Museo Correr, Venecia, Itali (2010).Përbëjnë mjaft rëndësi titujt kushtuar Oltsen Gripshit, përkatësisht: “Mirë-njohje për karrierën “Canaletto Prize 2016, Artistic Career Award”, në bie-nalen ndërkombëtare të artit bashkëko-hor “Riviera del Brenta”, Padova, Itali (2016) dhe “Artist i merituar, nderi i qytetit Sogliano Cavour 2013” (2013).

58

Petro Kokushta

59

Petro KokushtaPeizazh nga bregdetiakrelik, kanavacë90 x 70 cm

60

Petro Kokushta

Petro Kokushta ka lindur në Tiranë në vitin 1943. Gjatë viteve 1957-1962 ai ka studiuar për pikturë në liceun artistik “Jordan Misja”, në Tiranë. Më vonë, në vitet 1964-1969, ai u diplomua në “Institutin e Arteve” në “pikturë kavaletë”. Menjëherë pas studimeve të larta, në vitin 1970, ai u emërua pedagog në departamentin e pikturës dekorative dhe monumentale në “In-stitutin e Arteve” deri në vitin 1987, kur ai mori detyrën si Sekretar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë në seksionin e arteve pamore.

61

Shyqyri SakoSibora

62

Shyqyri SakoSibora Portretakrelik, kanavacë70 x 50 cm

63

Shyqyri Sako

Shyqyri Sako ka lindur në Selenicë të Pishës më 05. 03. 1937, në Ersekë. Në vitin 1955 mbaroi liceun artistik “Jordan Misja”, Tiranë. Në vitin 1958 shkoi për studime të larta në institutin e kinematografisë “VGIK” në Moskë për 3 vjet. Diplomohet në Tiranë pranë Institutit të Lartë të Arteve si piktor filmi. Nga viti 1962 deri më 1997 ka punuar në kinostudion “Shqipëria e Re”, duke marrë pjesë në 40 filma artistikë, si piktor filmi. Në vitin 1969 u dekorua me urdhrin “Naim Frashëri”, Kl. i 3-të. Në vitin 1981, filmi “Mëso-njëtorja” mori medaljonin e festivalit të filmit për skenografinë më të mirë, realizuar nga Sakoja. Në vitin 1982 i jepet urdhri “Naim Frashëri”, Kl. i 1-rë. Në vitin 1983 i jepet kupa e festivalit të filmit shqiptar si skenograf i filmit “Njeriu i mirë”. Në vitin 1985 Shyqyri Sakos i jepet medaljoni i Festivalit të Filmit Shqiptar si skenograf i filmit “Duaje emrin tënd”. Në vitin 1987 Sakoja nderohet me titullin “Artist i Merituar”. Shyqyri Sako është pjesëmarrës i 10 ekspozitave kombëtare dhe ka çelur 10 ekspozita personale brenda dhe jashtë vendit.

Sibora

Sibora është në klasën e gjashtë. Këtë vit Sibora po shkon shumë mirë në shkollë dhe kohën e lirë e kalon me shoqet e saj duke kërcyer apo kënduar. I pëlqejnë lojërat me top dhe me litar. Ajo dhe shoqet e saj kanë krijuar këngë të ndryshme dhe lëvizje të bukura për hedhjet në litar. Sibora merr pjesë shpesh në veprimtari të ndryshme artistike. Në veprimtarinë e fundit ajo ishte pjesë e një grupi kërcimi. Mësuesja e saj thotë se Sibora është një vajzë shumë e shkathët dhe që kërcen shumë bukur.

64

Zef ShoshiEsmeralda

Megi

65

Zef ShoshiEsmeraldaHeroi legjendarvaj, kanavacë90 x 70 cm

66

Zef ShoshiMegi

Perëndim mbi kështjellëakrelik, kanavacë

80 x 70 cm

67

Zef Shoshi

Zef Shoshi është një nga piktorët më të rëndësishëm të arteve pamore në Shqipërinë e shekullit XX. Formimin e mesëm artistik ai e kreu në liceun artistik “Jordan Misja”, në Tiranë dhe në vitin 1957-1961 ka studiuar në in-stitutin e arteve “I. E. Rjepin”, Leningrad. Ka qenë pjesëmarrës me veprat e tij në katër edicione të bienales së Aleksandrisë, në Egjipt (1961-1966). Përmendim gjithashtu ekspozitat e tij personale, titulluar të gjitha “Retros-pektivë” përkatësisht: në vitin 1991 në “Galeri 21”, në vitin 2002 në Galeri-në Kombëtare të Arteve, në Tiranë dhe po aty, më vonë, në vitin 2010, një tjetër ekspozitë personale, me po të njëjtin titull. Artisti Shoshi ka krijuar një stil të dallueshëm piktorik, që karakterizohet nga një harmoni ngjyruese, e cila krijohet nga penelata shumëngjyrëshe që shpërndahen pothuajse në të gjitha tablotë e tij. Shoshi parapëlqen realizmin, duke u kujdesur në ma-terializimin dhe realizimin e detajeve me mjaft vëmendje. Ai është vlerësuar me çmime dhe tituj të ndryshëm. Punimet e tij janë pjesë e thesarit të artit kombëtar dhe atij europian.

Megi

Megi është në klasën e shtatë. Re-zultatet e saj në shkollë janë shumë të mira dhe lënda që e tërheq më shumë është gjeografia. Është e dhë-në gjithashtu pas sportit. E praktikon atë duke luajtur me shoqet e saj, më së shumti volejboll. Megjithatë, dy pa-sionet e saj më të mëdha janë kërcimi dhe piktura. Në kërcim, ajo, së bash-ku me shoqet e saj, kanë formuar një grup të tyre, ku mësojnë lëvizje të ndryshme, duke i përshtatur me rit-met e këngës. Ndërsa piktura është një pasion, i cili e ka shoqëruar që kur ishte e vogël. Portretet janë ato të cilat e tërheqin më së shumti.

68

Piktura nga fëmijët

69

Denadanën kujdesin e Esmeralda Dalipit Perëndimakrelik, kanavacë60 x 50 cm

70

Denada nën kujdesin e Edit Pulës

Dielliakuarel, letër

60 x 50 cm

71

Elvin, Rolandnën kujdesin e Shyqyri SakosKështjellaakrelik, kanavacë70 x 50 cm

72

Elvin, Rolandnën kujdesin e Arkond Canajt

Binjakët e fatit (triptik)vaj, letër

70 x 50 cm

73

Esmeraldanën kujdesin e Esmeralda DalipitFluturatakrelik, kanavacë60 x 50 cm

74

Florinën kujdesin e Bujana Demirajt

Lepuriakrelik, kanavacë

70 x 60 cm

75

AleksShtëpiaakrelik, kanavacë70 x 50 cm

76

BledarPa titull

akrelik, kanavacë60 x 50 cm

77

Elvin, RolandBinjakët e fatit (triptik)vaj, letër70 x 50 cm

78

Elvin, RolandBinjakët e fatit (triptik)

vaj, letër70 x 50 cm

79

EsmeraldaNatyrë e qetëakrelik, letër50 x 35 cm

80

Flori Pa titull

akrelik, kanavacë70 x 50 cm

81

Flori Pa titullakrelik, kanavacë70 x 60 cm

82

Klaider, KiriPeizazh

akrelik, kanavacë70 x 50 cm

83

MegiPërballëakrelik, letër35 x 50 cm

84

SheriVerë

akrelik, kanavacë70 x 60 cm

85

XhulioPortretakrelik, kanavacë70 x 50 cm

86

Piktura të dhuruara për projektin “Pikturo me mua”

87

Arif LushiPortret i studentesvaj, kanavacë50 x 50 cmDhuratë nga Artan Shabani dhe Luçiana Memetaj për projektin “Pikturo me mua”

88

Artan ShabaniLulet

teknika të përziera në letër17 x 24 cm

Dhuratë nga Artan Shabani dhe Luçiana Memetaj për projektin “Pikturo me mua”

89

Lorenzo GuidiPylli i madh historikakrelik, kanavacë70.4 x 88 cmDhuratë nga Artan Shabani dhe Luçiana Memetaj për projektin “Pikturo me mua”

90

Shyqyri SakoPortret

laps, letër19 x 26 cm

Dhuratë nga Shyqyri Sako për projektin “Pikturo me mua”

91

Shyqyri SakoPeizazh dimrilaps, letër19 x 26 cmDhuratë nga Shyqyri Sako për projektin “Pikturo me mua”

92

Shyqyri SakoNatyrë e qetë

laps, letër19 x 26 cm

Dhuratë nga Shyqyri Sako për projektin “Pikturo me mua”