perjetimet emocionale gjate shtatezanise

8
UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI PSIKOLOGJI PEDAGOGJI VITI AKADEMIK 2010-2011 LENDA: PSIKOLOGJIA E ZHVILLIMIT TE FEMIJES TEMA: PERJETIMET EMOCIONALE NE SHTATEZANI PUNOI: L. Gj ~ 1 ~

Upload: lorena

Post on 27-Apr-2015

1.423 views

Category:

Documents


2 download

DESCRIPTION

SHTATEZANIA DHE EMOCIONET

TRANSCRIPT

Page 1: PERJETIMET EMOCIONALE GJATE SHTATEZANISE

UNIVERSITETI I TIRANES

FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE

DEPARTAMENTI PSIKOLOGJI PEDAGOGJI

VITI AKADEMIK 2010-2011

LENDA: PSIKOLOGJIA E ZHVILLIMIT TE FEMIJES

TEMA: PERJETIMET EMOCIONALE NE SHTATEZANI

PUNOI: L. Gj

~ 1 ~

Page 2: PERJETIMET EMOCIONALE GJATE SHTATEZANISE

Shtatëzania dhe përjetimi i saj është kaq i ndryshëm në aspektet e saj psikologjike, si personaliteti i cdo gruaje, dhe si rrjedhojë është disi e vështirë të bëhen përgjithësime.

Të qënurit nënë, është periudha më e bukur dhe entuziaste në jetën e një gruaje. Shtatëzania paraqet një gjendje të re jo vetëm në pikëpamje fizike por edhe në atë psiqike. Kjo ndodh ngase gratë nuk e dinë se çfarë i pret. Janë të vetëdijshme se foshnja që presin do tu ndërrojë të gjitha aspektet e jetës së tyre, që nga emocionet, marrëdhëniet me partnerin, karierën, nevojat e reja… Është shumë normale që shtatëzënat të jenë të preokupuara për shtatëzaninë. A do të jetë foshnja mirë, si do të shkojë lindja, si do të ia dalin mbanë në anën financiare, dhe në gjendjen e tyre nën ndikimin e hormoneve, nuk është edhe aq e lehtë të ballafaqohen me tërë ato pikëpyetje.

Përgjatë shtatëzanisë, gruaja kompleton procesin evolutiv lidhur me identitetin femëror. Në këtë interval evolutiv, gruaja përballet me ndjesi dhe sjellje regresive, pra që kanë të bëjnë me periudhën e fëmijërisë. Ajo ndjen nevojën e të qënit në qëndër të vëmendjes dhe e përkëdhelur, e shfaq njëlloj brishtësie emocionale, e cila mund të manifestohet me ulje-ngritje humori dhe me shprehjen e papritur të emocineve të tilla si trishtimi apo zemërimi. Ndryshimet e humorit më evidente janë gjatë tremujorit të parë kur gruaja ballafaqohet me faktin që është shtatëzënë. Në këtë fazë mund të ndjehet gjithashtu, nevoja instiktive, ndonjëherë e pavetëdijëshme, e të riafruarit me nënën e saj dhe të zgjidhë ndoshta edhe konflikte të pazgjidhura. Përballja me nënën vjen nga nevoja e të ndërtuarit një identitet të vetin si nënë, për të marrë shembull ose jo, nga ajo.

Në periudhën e shtatëzanisë, femra duhet të ndërrojë në një farë mënyre edhe “statusin” e saj: nga bijë në nënë, një pasazh ky ekzistencial i krahasueshem me një krizë të vërtetë. Do të vihet në provë për kapacitetet e saj, për të mbrojtur dhe edukuar, mbi aftësitë e saj. Në këtë periudhë, gruaja në pritje jeton shpesh një konflikt midis dy tendencave të kundërta: rritja dhe regresioni. Nëse nga njëra anë, shtatëzania është eksperienca e zhvillimit në tërësi, është kështu, hapi drejt një faze pjekurie, nga ana tjetër, është periudha në të cilën verifikohen terheqje mbrapsh dhe ndjellje “fëmijërore”.

Në fillimet e shtatëzanisë, gruaja është e përqëndruar në pranimin e faktit se është shatëzënë. Edhe nëse ka qënë e programuar dhe e dëshiruar, mund të përjetojë gjëndje mëdyshjeje në të cilat pranimi dhe refuzimi gërshetohen. Mendimi i ndryshimeve që e presin, “pesha” e përgjegjësive të ardhshme, ndërthuren me dëshirën dhe gëzimin për amësi. Ndryshimet trupore, e vënë gruan përballë një lëkundje emocionale, si pasojë e ndryshimit të formave të saj. Ijet rrumbullakosen, pesha rritet e vihen re ndryshime somatike. Shqetësime si: të përziera, lodhja, ndryshimet hormonale dhe” bezditë” e tjera tipike të shtatëzanisë, kanë ndikim edhe në një nivel psiqik.

Vështirësitë gjatë shtatëzanisë janë më të dukshme në gratë që kanë investuar në karrierë e në profesion. Dhe qe e kanë të vështirë ta integrojnë të qënurit nënë me stilin e tyre të jetes, shpesh të konsoliduar prej vitesh. Kontrasti nga pritshmëria sociale, sipas të ciles një grua shtatëzënë

~ 2 ~

Page 3: PERJETIMET EMOCIONALE GJATE SHTATEZANISE

duhet të jetë e lumtur, është tërmeti i pasigurive që gruaja përjeton. Sjell ndjesi të forta faji, edhe përkundrejt fëmijës që do të lindë.

Komunikimi dhe marrëdhenia me krijesën brënda saj

Pas kapërcimit të fazave të para të “trazimit”, gruaja fillon ti kthejë vëmendjen anës së saj të brëndshme. Edhe pse ajo e vazhdon aktivitetin e përditshëm e të zakonshëm, fokusohet instiktivisht në botën e saj të brëndshme, dhe tek fëmija. Është një kërkim i kontaktit me fëmijën që po rritet brënda saj, një gjëndje simbiotike, e cila do vazhdojë deri pas lindjes për shumë kohë. Simbioza është një gjëndje natyrale dhe instiktive, që lind mes nënës dhe fëmijës dhe që ka si funksion të mbrojë apo favorizojë mbijetesën e fëmijës, të stimulojë marrëdhënien dhe lidhjen afektive mes tyre. Lëvizjet fetale sjellin te nëna fantazitë për fëmijën që do vijë në jetë, ajo ndjen lëvizjet e tij, fillon të imagjinojë sikur luan me të, mundohet të krijojë bashkëbisedime me të.

Depresioni gjatë shtatëzanisë

10-20% e grave gjatë shtatëzanisë vuajnë nga depresioni.. Gjëndjet emocionale të nënës, nëse janë të vazhdueshme, të jetuara negativisht dhe të shoqëruara nga mendime autokritike të përsëritur, mund të influencojnë rrjedhën e shtatëzanisë. Duket në fakt, që pikërisht në fazat e para të shtatëzanisë stresi mund të shkaktojë dëmtime të thella në sistemin nervor qëndror të fetusit. Të dhëna nga studime të ndryshme ja atribuojnë stresit përgjegjësinë e shumë aborteve, në fillimet e shtatëzanisë të cilat nuk kanë shkaqe të tjera. Stresi e rrit tre herë rrezikun e abortit spontan. Edhe pse studiuesit i kërkojnë shkaqet e verteta akoma nuk ka përgjigje për abortet, të cilat nuk marrin përgjigje tjetër.Studiuesit hedhin hipoteza se aborti është një reaksion apo veprim i trupit, i cNdonjëherë, trajtimi i depresionit pas lindjes i referohet dhimbjes së lindjes, por që mund të kapërcehet nga nëna, kur ajo e lidh atë ngushtësisht me marrëdhënien që do të krijojë ajo më vonë me fëmijënili, parandalon një shtatëzani që do të sillte problem në mirëfunksionimin e organizmit të gruas.

Shqetësimet psikologjike , që mund të manifestohen gjatë shtatëzanisë, janë kryesisht të lidhur me:

Transformimet biologjike Trasformimet psikologjike.

Gjëndja ankthioze depresive në tre muajt e parë të shtatëzanisë është më e dukshme dhe mund të manifestohen në mënyra të ndryshme si:

o Atak paniku.o Ankth i përgjithshëm.o Ankth ekstrem.o Shqetësime somatoforme.o Ulje ngritje humori të ekzagjeruara.o Lodhje e trazim.o Humor thellësisht të trishtuar apo të irrituar.

~ 3 ~

Page 4: PERJETIMET EMOCIONALE GJATE SHTATEZANISE

o Mungesë besimi në vetvete. o Mungesë besimi në vetvete.o Humbje interesi apo kënaqësie në aktivitetin e përditshëm.o Vështirësi në përqëndrim vëmëndje e memorizim.

Faktorët që ndikojnë në depresionin e grave shtatëzënë:

Kanë histori personale apo familjare të depresionit. Shtatëzania e paplanifikuar apo e padëshiruar. Problemet në cift. Gratë shtatëzënë që kanë problem me lidhjen e tyre ose që nuk kanë

mbështetje, janë më të ekspozuara ndaj depresionit. Ndryshimi i stilit të jetës, vdekja e një njeriu të dashur apo ndryshimi i punës. Probleme shëndetësore apo komplikacione të shtatëzanisë. Abortet e mëparshme, frika se mund të ripërsëriten. Mosha e gruas shtatëzënë. Sa më e re të jetë gruaja aq më shumë rrezikon. Jetojnë vetëm dhe me mbështetje të pakët sociale. Përballja me cështjet ekonomike. Fëmijët e shumtë.

Fëmija ndërkohë që është brenda në barkun e nënës, mund të dëgjojë zërat, është i aftë të perceptojë emocionin e mamasë.Frikërat e grave shtatëzëna:1.Shumë shtatzëna frikësohen se do ta humbin foshnjen dhe kjo frikë është e shumë e theksuar gjatë tre muajve të parë të shtatzanisë.2. Nënat e ardhshme, sot janë në frikë të madhe dhe nën presion të madh për shkak të ngarkesës rreth konsumimit të ushqimit të shëndetshëm gjatë shtatzanisë. Nuk janë të sigurta nëse gjërat ushqimore që i konsumojnë në baza ditore janë të mira, nëse kanë vitamina të mjaftueshme, apo nëse janë vitaminat e duhura… Shtatzënat instiktivisht ndjejnë se çfarë munden dhe çfarë nuk munden të hanë/pinë. Dëshirën për një lloj ushqimi të caktuar, e përcaktojnë hormonet dhe ndjenja e brendshme.

3.Mendojnë që lindja është shumë e dhembshme dhe nuk e dinë a do të munden ta përballojnë.

4.Gratë shtatzënë brengosen se a do të munden ta rikthejnë peshën e vjetër trupore pas lindjes e cila ju duket se është e pamundur.

5.Mendojnë se, seksi asnjëherë më nuk do të jetë sikurse para shtatzanisë.6.Mendimi i “robërimit të përjetshëm”, është gjëja e fundit që dëshiron të ndëgjojë një shtatzënë. 7.Nënat e ardhshme kalojnë shumë kohë duke menduar rreth asaj se “çfarë nëse” (fëmija i tyre do të lindë me aftësi të kufizuara apo crregullime të tjera fizike e mentale.) Fantazitë mbi fëmijën e ardhshëm turbullojnë shpesh gjendjen normale të nënave të ardhshme.

Prezenca e ankthit të fortë tek një grua shtatëzënë, mund të sjellë lindjen e një fëmije me probleme pagjumësie, që ka problem me të ushqyerit, alergji, apo lloje të tjera manifestimesh të lidhura me fenomenin e stresit. Stresi kronik gjatë shtatëzanisë, mund të jetë burimi i irritimit të një fëmije, superaktivitetit foshnjor, apo në raste të tjera nervozizëm, problem me tretjen. Të

~ 4 ~

Page 5: PERJETIMET EMOCIONALE GJATE SHTATEZANISE

gjitha këto rezultate të shqetësimit që nëna ka arritur ti transmetojë gjatë nëntë muajve. Gjendja e ankthit rritet progresivisht me avancimin e shtatëzanisë me vlera më të larta në tremujorin e fundit. Vecanërisht nëse është prezent në javën e 32-të, është një faktor i mundshëm i depresionit pas lindjes. Nuk duhet të nëvlerësohet, që ankthi gjatë shtatëzanisë përvec stresit pas lindjes sjell shqetësime edhe ne aktivitetin fetal, në lindjen nën peshë, në difektet fizike të fëmijës, në probleme të të sjellurit e emocionit.

Po me baballarët cndodh?

Sipas disa kërkimeve studimore, dëshira për prindërim e meshkujve, lind tek ata kur lidhja jetohet si marrëdhenje stabël dhe pozitive, ku dhe besimi është reciprok. Në ndryshim me amësinë, atësia është një process shumë më i ngadaltë. Ka nevojë për ndodhi të dukshme. Për shumë mëshkuj, momenti i ndërgjegjësimit përsa I përkët prezencës së fëmijës është vetë lindja e fëmijës. Edhe babai i ardhshëm ka një periudhë reflektimi e përballjeje me figurat e tij prindërore. Objektivi është gjithmonë të arriturit e ndërtimit të një identiteti prej prindi, prej babai.

Baballarët e sotëm dëshirojnë një rapot më intensiv se disa gjenerata më parë, tentojnë të kenë një rol më të kujdesshëm, dhe një prezencë fizike e emocionale më të madhe. Edhe në raport me nënën, tregohen prezentë si gjatë vizitave ashtu edhe gjatë lindjes. Edhe pse shpesh gjatë shtatëzanisë së partneres, babai i ardhshëm, mund të ndihet konfuz dhe mund të ketë vështirësi, të kuptojë ndryshimet e mëdha fiziologjike e emocionale të gruas. Kjo është dicka krejtësisht e natyrshme, pasi mashkulli është në një farë mënyre i përjashtuar nga gjithë ato ndjesi, fizike e emocionale. Është detyrë e gruas ta përfshijë atë.

Gjërat përmirësohen deri në fund të shtatëzanisë, por frika mund të paraqitet edhe para lindjes. Frika është reaksion në diçka të panjohur, për këtë arsye është e nevojshme që gratë të informohen sa më mirë rreth lindjes (si ta kuptojnë çastin e paralindjes, sa zgjat, çfarë të presin, çfarë do të ndodh në maternitet…).. Në muajt e fundit të shtatëzanisë mëdyshja rishfaqet. Nga njëra anë gruaja dëshiron të “lirohet”, të rrimarrë veten, dhe trupin e saj tashmë të lodhur nga pasha e fëmijës, me padurim pret të shohë krijesën e saj në sy, ta shtrëngojë në krahë për të filluar një jetë emocionuese bashkë, ndërkohë që nuk do të donte të linte “ti ikte” fëmija nga barku i saj, për të mos e humbur ato ndjesi të mahnitshme që i ka dhuruar për nëntë muaj.

Përjetimet emocionale gjatë shtatëzanisë janë të shumta, sepse kështu është natyra e shtatëzanisë,

një evoluim i vazhdueshëm.

Bibliografia

Karaj,Th. (2005) “Psikologjia e zhvillimit të fëmijës” (fq,118-119) Shtëpia botuese “PROGRES”

Tiranë.

http://www.pianetamamma.it/gravidanza/gravidanza-a-rischio/lo-stress-in-gravidanza.html

~ 5 ~

Page 6: PERJETIMET EMOCIONALE GJATE SHTATEZANISE

http://www.noimamme.it/Gravidanza/La-dolce-attesa-Gli-aspetti-psico-emotivi-della-gravidanza-

nella-donna-e-nell-uomo.html

http://www.centropsichedonna.it/faq.php?nid=39#NewsID135

http://www.psicolab.it/articles.asp?id=17

http://www.psico-terapia.it/menus/donna/gravidanza.php

http://sarahcervi.it/SarahCerviWeb/v1/Home.htm

http://www.alessandragraziottin.it/pdf/articoli.php?ART_TYPE=AOGGI&EW_FATHER=1488

http://www.depressione-ansia.it/upload/pdf/pub_37889165.pdf

~ 6 ~