përgjigje nebil audit dhe fjalëve të tij kundër damaxhës dhe dijetareve selefij
TRANSCRIPT
www.albselefet.com
Përgjigje Nebil al-’Awadit dhe fjalëve të tij kundër Damaxhës dhe dijetarëve Selefij1
Shejh Hamad al-’Atik
(Allahu e ruajtë)
Përgjigje Nebil al-Awadit dhe fjalëve të
tij kundër
Damaxhës dhe dijetarëve Selefij
Vërtetë, i tërë falënderimi i takon vetëm Allahut, Atë e falënderojmë, Atij i kërkojmë
ndihmë, dhe Atij i lutemi që të na fal. Atë që Allahu e udhëzon nuk ka kush që e humb
dhe atë që Allahu e lë të humbur nuk ka kush që e udhëzon. Dëshmoj se nuk ka zot që
meriton të adhurohet me të drejtë përveç Allahut, dhe se Muhamedi është rob dhe i
dërguari i Tij. Për të vazhduar më tej vëllezër e motra:
E lus Allahun që ta bekojë këtë tubim që daton këtë të diel me 16 të muajit Muharrem
1433 H ( 11 dhjetor 2011)2 dhe paraqes për të diskutuar disa gjëra që janë thënë nga shejh
dr. Nebil Awadi, Allahu i dhentë sukses në rrugën e Tij të drejtë.
Shejh Nebil el-Awadi në një intervistë ditën e premte e cila ishte në kanalin Halijieh dhe
kanalin ar-Risala, përmendi disa gjëra, të cilat sipas asaj që unë besoj, ka kundërshtuar
Librin e Allahut dhe Sunetin e profetit, sal-Allahu alejhi we selem; duke e kundërshtuar
realitetin.
1 Aty ku shkruan sh.p shënimet janë të Abdul Hak al Ashantit 2 E enjte 15 Dhjetor 2011 CE/20 Muharrem 1433 H, mund ta shikoni këtu:
http://www.safeshare.tv/w/ehCRtsAKXh
http://www.youtube.com/watch?v=slE9Fbwb2Z0
Në intervistën e tij e cila zgjati rreth tridhjetë minutave, ai foli rreth një
sekti i cili sipas tij e kundërshton Ehli Sunetin dhe xhematin3 dhe janë
të përjashtuar nga vatha e Ehli Sunetit dhe Xhematit andaj edhe i
njollosi me emrin “Murxhitë e epokës sonë”, e më këtë kishte për
qëllim se ata nuk janë nga Ehli Suneti dhe Xhemati prandaj edhe e
meritojnë këtë emër. Ai, Allahu i dhëntë sukses në rrugën e drejtë,
përmendi disa parime të cilat ai beson se Murxhiet e kohë sonë e
kundërshtojnë Ehli Sunetin dhe Xhematin. Për shembull, intervistuesi
e pyeti dr. Nebil el-Awadin:
“Çfarë kanë vonuar ata? [d.m.th Murxhiat?”]
Përgjigja nga Nebil el-’Awadi :
“Irxha’ që do të thotë se ata kanë vonuar veprimet e imanit dhe prandaj sipas tyre nuk
ndonjë gjë që mund ta bëjë ndonjë njeri qafir. Për aq kohë që ke iman në zemrën tende, ti
je besimtar në nivelin e tasdikut, për aq kohë sa ti beson në Allahun dhe Ditën e
Gjykimit, atëherë çfarëdo që ti bën nuk të nxjerr prej imanit. Kjo nuk është akideja e Ehli
Sunetit dhe Xhematit. Ata nuk janë kështu me të gjithë, megjithatë ata janë murxhi me
3 Ky akuzim për irxha i cili përsëritet ad nauseam është një argument i gabuar nga një mori
aspektesh, gjithashtu përmban një gradë mashtrimi. Dallimi në mes të Murxhive dhe Ehli Sunetit
është sqaruar nga Imam Sufjan Theuri (Rahimullah) i cili ka thënë: “Ne themi se imani është fjalë
dhe vepër, kurse ata (Murxhiat) thonë se imani është fjalë por jo vepër. Ne themi se imani rritet
dhe zvogëlohet, kurse ata thonë se imani as nuk rritet as nuk zvogëlohet.” Shih Al-Iman
( Maktabah al Islamijeh) faqe 184.. Gjithashtu nga shenjat e murxhiave sipas Selefeve është se
pikëpamja e murxhieve ndaj udhëheqësve është që të mos u binden atyre. Shih transmetimin i cili
ka zinxhir autentik të transmetuesve se Ahmed bin Said er-Rabati ka thënë se Abdullah bin Tahir
atij i ka thënë se njerëzit të cilët i urren më së shumti janë Murxhiet për shkak të mendimit se nuk
duhet t’u binden udhëheqësve, shih Imam es-Sabuni “Akidul Salaf wa ashabul Hadith” faqe 109.
Gjithashtu referoju transmetimit të Sufjan Theurit i cili ka thënë: “Si mund të jem Murxhi kur unë
nuk mendoj se duhet përdorur shpata ( për t’i larguar udhëheqësit shtypës.” Transmetohet nga
Ibn Shahini në Kitabul-Latif faqe 15, me zinxhir të saktë transmetuesish.
disa Tawaghit. Përfytyrojeni o shejh, el-Gadafin, lëre Zejnul Abidinin, më vonë do të
flasim për të...”
Ka disa pikëpamje për këtë. Fillimisht, shejh Nebili, Allahu e udhëzoftë,
e përmend vetveten në fillim të intervistës:
“Fillimisht, ata përveç vetes së tyre akuzojnë shumë grupe (xhemate) se janë
havarixh. Nëse dallon prej tij atëherë ti je havarixh. Jam i inatosur me ty, andaj ti je
prej havarixhëve! Nëse kritikon ndonjë udhëheqës, edhe nëse ndonjë udhëheqës të
lejon ta kritikosh, qoftë në parlament apo diku tjetër, në njëfarë mënyre, atëherë
për aq kohë sa e ke kritikuar udhëheqësin, ti je prej havarixhëve. Pikëpamja e tyre
është se kushdo që e kritikon udhëheqësin është prej havarixheve tregon se ata nuk
e kuptojnë kuptimin e havarixhëve, Usulin dhe akiden e tyre. Kjo është çështja e
parë që tregon se ata fillimisht duhet të studiojnë akiden e saktë...( ka dallim) në
mes akidës së Havarixhëve dhe atyre që i punojnë disa nga veprat e tyre. Nëse jo,
atëherë disa nga Sahabet do të ishin Havarixh, disa nga tabi’inët do të ishin
havarixh, Seid bin Xhubejri do të ishte havarixh, Abdullah bin Zubejri do të ishte
prej havarixhëve? ( duke qeshur) Shumë prej imamëve të udhëzimit do të ishin prej
havarixhëve!”
Nebil el Awadi i damkosi ata se janë “Murxhiet e kohës sonë” ngase
ata nuk bëjnë tekfir disa nga udhëheqësit e Tagutit. Si kënd për
shembull? Ai solli shembullin e Zejnul- Abidinit dhe Gadafit.
Andaj ju pyes: Ata që ju i keni akuzuar si “Murxhiet e kohës sonë” a i
kundërshtojnë bazat e Ehli Sunetit dhe Xhematit në çështjet e imanit?
Ata thonë se imani është besim, fjalë dhe vepër, dhe se shtohet me
bindje ( ndaj Allahut) e pakësohet për shkak të mosbindjes. Mirëpo, në
pasimin e Librit të Allahut dhe Sunetit të të dërguarit, sal-Allahu alejhi
we selem, janë të kujdesshëm në akuzimin e ndonjë personi të veçantë
se është qafir përveç pasi kur kushtet janë vendosur në vend dhe janë
marr rrethanat parandaluese. Zbatimi i kushteve dhe vendosja e
rrethanave parandaluese është prej gjërave me të cilat njerëzit mund
të dallojnë, prapë se prapë ata ( d.m.th ata të cilët ai thotë se nuk
bëjnë tekfir mbi Zejnul Abidin bin Ali dhe Gadafin) pajtojnë me Ehli
Sunetin dhe Xhematin në bazat e tij.
Figura 1 [Kardavi dhe Kolonel Gadafi?!]
Unë dhe ti o shejh Nebil, pajtojmë se Gadafi është kafir dhe për të cilët kanë gjykuar
ulematë. Mirëpo, a është çdokush që nuk bën tekfir mbi Gadafin, murxhi?! Ti mund të
thuash:”A ka kuptim për ndonjë njeri të zgjuar të mos bëjë tekfir mbi këta udhëheqës?!
Unë them: Kardavi është koka e atyre që ata e quajnë Bashkimi Ndërkombëtar i
Dijetarëve Musliman, ai shkonte tek ai, e takonte atë dhe e lavdëronte atë?
Figura 2 [Kardavi dhe Bashir Asadi!?]
A ishte Kardavi murxhi në atë kohë?! Dr Selman el-’Audeh, para rënies
së Tunizisë shkoi atje dhe e lavdëroi sistemin Tunizian dhe tha se po
përparonte drejt Islamit dhe se atje kishte perspektivë Islame dhe
arabe?! Audeh gjithashtu Shkoi edhe në Libi dhe e lavdëroi sistemin
Libanez duke thënë se atje kishte përparim dhe se po zhvilloheshin
përparime materiale dhe se në muajt e ardhshëm bashkimi do të
ndodhte nga duart e inxhinier Sejful Ismail el Gadafit!? Dhe se mbase
ata kishin mbase aeroportin më të mirë arab në botë!?4
4 Intervista një orëshe me Selman Aude mund të shikohet në Youtube këtu:
http://www.youtube.com/watch?v=our5IQBTpx0&feature=fvst
A ishin ata të cilët ju i lavdëruat në intervistën tuaj dr Nebil, siç është
shejh Selmani, ata të cilët ju kur i lavdëruat thatë: “Murxhiet e kohës
sonë flasim për çdo thirrës të famshëm” pastaj e quajtët atë murxhi?
Sipas jush a ishte Kardavi murxhi? Sipas jush a ishte Selman Aude
murxhi, dhe pastaj u pendua tek Allahu kur zërin e tij ia bashkoi
revolucionit?! Kjo është çështja e parë, çështja e dytë është se ju o
shejh Nebil, Allahu u dhëntë sukses drejt drejtësisë, dijeni se
pikëpamja e shumë njerëzve është se kushdo që gjykon me ligj tjetër
përveç asaj që Allahu ka shpallur, është kufër i madh i cili e nxjerr
njeriun nga feja.
A është pikëpamja juaj se kushdo që gjykon me ligj tjetër përveç se me
atë që Allahu e ka shpallur është jobesimtar, apo se ka rrethana
parandaluese të cilat detyrojnë që të mos behët tekfir mbi të? Kjo
është nëse themi se të gjykuarit me ligj tjetër përveç asaj që Allahu ka
shpallur është kufër. Ne nuk themi se gjykimi me ligj tjetër përveç asaj
që ka shpallur Allahu është tërësisht kufër, mirëpo themi se është
kufër nëse pikëpamja e atij ( që gjykon me ligj tjetër) është më e mirë
se ligji i Allahut, i ngjashëm me ligjin e Allahut ose se është e lejuar të
gjykohet me ndonjë ligj tjetër përveç ligjit të Allahut. Sa i përket atij që
gjykon për shkak të tekave e dëshirave atëherë ky nuk është kufër i
madh siç ka thënë Ibn Abasi në lidhje me thënien e Allahut:
“Kushdo që nuk gjykon sipas asaj që ka shpallur Allahu, ai është
shkelës i vërtetë .”
{Maide (5): 44
“Kufër më pak se kufri”. Megjithatë, ata të cilët thonë se kjo është
kufër i madh kanë kundërshtuar Sahabet, dhe mendoj se ju dr Nebil e
keni këtë mendim. Kjo është ajo që unë mendoj e që mund të jetë i
pasaktë, mirëpo shejhu juaj, shejh Abdurrahman Abdulhalik., është prej
atyre që kanë këtë mendim dhe vazhdimisht flet për Tauaghit dhe ata
të cilët nuk gjykojnë me atë që Allahu la shpallur. Shejh Nebil a
mendoni se udhëheqësi i Kuvajtit, Allahu i dhëntë sukses, është qafir
ngase ai nuk gjykon me atë që ka shpallur Allahu? Apo në mendjen
tuaj ka kushte të cilat pengojnë ta gjykosh atë kështu?! Nëse ju, apo
studentet e tjerë në Kuvajt, mendojnë se gjykimi me ligj tjetër përveç
atij që ka shpallur Allahu është kufër mirëpo ju nuk bëni tekfir mbi
udhëheqësin për shkak të disa rrethanave parandaluese, atëherë ju
duhet ti shfajësoni ata të cilët pajtojnë në kufrin e bërë nga Gadafi siç
është refuzimi i tërësishëm i Sunetit dhe konsensusit, mirëpo dije se
kishte rrethana parandaluese të cilat ndalonin të bërit tekfir mbi të.
Më në fund o shejh Nebil, ju pyes juve: a është çdokush që bie në kufr
qafir sipas jush? Ju sfidoj të thoni po, nuk është e mundur që ju ti thoni
po kësaj. Ngase ka njerëz që bien në kufr por ka rrethana të cilat na
parandalojnë në të bërit tekfir mbi ta. Për shembull, Hasan el-Banna
themeluesi i Vëllazërisë Muslimane, thoshte, siç transmeton prej tij
vëllai i tij Abdurrahmani, kur ata e festonin ditëlindjen e profetit ( ai
thoshte) :
“Profeti është i pranishëm dhe ka falur të gjithë për atë që ka ndodhur
dhe ka kaluar.” Që do të thotë: i dërguari i Allahut sal-Allahu alejhi we
selem ishte i pranishëm në mbledhje dhe ua ka falur gjynahet e tyre.5
5(Sh.p) Kjo përmendet nga Xhabir Rizku në librin e tij “Hasan al-Bena bi-Aklam Talam dhatihi wa
Mu’ sirihi [Hasan el-Bena në Lapsat e bashkëkohësve dhe nxënësve të tij], (al-
Mansurah, Egjipt:
Dar ul-Wafa’, n.d.), faqe.70-71.
Ka edhe shumë dëshmi të tjera nga vet kujtimet e tij dhe shkrimet të cilat tregojnë qartë
se Hasan el Bena ishte prej Sufive të mbledhur Hasafijeh. Shih për shembull Risala ut
Talim dhe al-Matharat, në librin e dytë pikëpamja e tij se dhikri me zë të lartë është e
lejuar me Sunet?!
Umar et Tilismani, Murshidi i cili erdhi pas Hasan el Benas, i cili është i
njohur për lejimin e kërkimit ndihmë nga të vdekurve në varre, Allahu
na ruajt nga kjo. Andaj a mendoni se ata të cilët nuk bëjnë tekfir Hasan
el Benan dhe Umer et Tilismanin të jenë Murxhi? Apo nuk bëni tekfir
mbi ta aq sa të thoni se nuk behet tekfir mbi ta për shkak të
rrethanave parandaluese? Frikësoju Allahut o shejh Nebil dhe gjyko
me drejtësi. A nuk mendoni se Khomeini është nder mohuesit më të
mëdhenj të Allahut? Atëherë cili është mendimi juaj ndaj atyre që nuk
bëjnë tekfir për të? Siç është Hamasi që vajti në Iran6 dhe vendosi
trëndafila mbi varrin e tij dhe të cilin e konsiderojnë si “babai
shpirtëror” i davetit të tyre. (!?):
Figura 3 [Udhëheqësi i Hamasit, Ismail Hanijeh dhe Khalid Mesh’al duke vizituar varrin e Homeinit!? 2010]
6 ( Sh.p) Shiko: http://www.youtube.com/watch?v=1EY98LPOU2I
Figura 4 [Ismail Hanijeh i Hamasit duke bërë dua tek varri i “Ajetullah” Homeinit! 2010
Figura 5 [Udhëheqësi i Hamasit Khalid Mesh’al me “Ajetullahun e Madh” Ali Homeini, Shkurt 2009]
Figura 6 [Ismail Hanijeh i Hamasit tek varri i “Ajetullah” Homeinit ]
A janë ata Murxhi sipas teje për shkak të kësaj? A i konsideroni ata
Murxhi ngase ata nuk bëjnë tekfir mbi ata Rafidij? Apo mos është ky
gjykim vetëm për Ehli Sunetin, Selefet? Kërkojmë strehim tek Allahu.
Çështja e dytë të cilën shejh Nebil el-Auadi e thotë rreth të
ashtuquajturve “Murxhi të erës sonë” është se ata mendojnë se nuk ka
xhihad, dhe se ata nuk thanë se ka xhihad deri pas luftimeve dhe
shtypjes që u ndodhi disa Selefeve në Damaxhe.
Nebil el Auadi tha:
“Pretenduesit e Selefizmit nuk kanë kurrfarë baze! O shejh kjo është
kundërthënëse. Ju vet e mbani mend, se për 20 vitet e fundit, Amerika sulmonte
Afganistanin dhe ishin kundër Muxhahidinëve. Iraku ishte i pushtuar, gjaku
derdhej dhe mesxhidet shkatërroheshin, dhe ata ishin kundër muxhahidinëve?! Ata
nuk e lejuan xhihadin për njerëzit kundër pushtuesit, qoftë në Çeçeni, Kashmir,
Afganistan, Irak e madje edhe në Palestinë! Ata e anuluan xhihadin në të gjitha
këto vende, derisa u erdhi në Damaxh! (duke qeshur)7. Vini re! Ata filluan të
bërtisnin “Ku është xhihadi”?! Përse njerëzit nuk po i ndihmojnë ata?”8.
7 ( sh.p) Kjo është shpifje kundër Selefeve dhe krizës në Damaxhe. Fakti që Nebil Auadi
buzëqeshte dhe gati duke qeshur, kjo gjithashtu tregon urrejtjen që këta Ihvan
Tekfiris kanë kundër karakterit dhe metodave të Selefit.
8 (sh.p) Kjo është gënjeshtër zhurmëmadhe në të cilën ka hile. Është e qartë se Nebil
el-Awadi urren Selefet me pasion i cili po e shpie atë në çrregullime të tilla, pohime të
pasakta dhe irrituese. Udhëheqësi i Darul- Hadith në Damaxhe, shejh Jahja el
Huxhuri, mendonte se gjykimi i përgjithshëm është se afganët kanë të drejtë ta
mbrojnë vetveten dhe se për ta është xhihad i armatosur kundër armiqve të tyre,
dhe se muslimanët duhet të luten për ta. Dhe që askush të mos përpiqej të
bashkonte në mes asaj çfarë shejh Jahja ka thënë me ekstremizmin, ai gjithashtu u
pyet rreth atyre që shpërthejnë pronën e jo myslimanëve në tokat myslimane dhe
U them juve o shejh Nebil, se ju takon të jeni të drejtë. Ata të cilët ju i përshkruani
si murxhiet e kohës sonë janë të atillët siç është shejh Rabi bin Hadad el Medhkhali
(hafidhullah). Shejh Rabiu mendonte se ka xhihad në Afganistan në disa pjesë e në disa
pjesë jo. Në të vërtetë, shejh Rabiu vajti dhe luftoi përkrah shejh Xhamil ur-Rrahmanit
(Rahimullah) në Afganistan. Shejh Bin Bazi (Rahimullah) mendonte se ka xhihad në
Afganistan dhe se në Palestinë duhet të ketë një marrëveshje .
Xhihadi sipas dijetarëve o shejh Nebil është akt adhurimi i cili ka kushte, veprime dhe
shtylla të detyrueshme dhe nëse kushtet përcaktohen qartë, atëherë bëhet obligim njësoj si
edhe namazi. Nëse dikush dëshiron të falet para kohës së namazit, a do i lejohet atij të
falet? Nuk do ti lejohej që të falet. Ngjashëm dijetarët pajtojnë për kushtet por ata
dallojnë në zbatimin e rrethanave.
Për Shembull, shejh Abdul Aziz bin Bazi (Rahimullah) mendonte se këto
kushte plotësoheshin në rastin e Afganistanit, ashtu siç mendonte
edhe shejh Rabiu dhe shejh Xhamil ur-Rrahaman (Rahimullah).
Andaj nëse thirret xhihadi për në ndonjë vend, dijetarët shqyrtojnë
nëse plotësohen kushtet apo jo. Pra, dijetarët mund të pajtojnë rreth
kushteve lejojnë xhihadin, nëse kushtet nuk plotësohen ata thonë se
nuk ka xhihad. Ose ata mund të dallojnë nëse këto kushte janë
plotësuar apo jo që pastaj të japin gjykim nëse lejohet apo nuk Lejohet.
Nebil Auadi thoshte se për njëzetë vite ata nuk kanë thënë se ka
ato jo myslimane dhe shejh Jahja thotë se veprimet e tilla nuk janë të lejuara në
islam ngase edhe jo muslimanët janë të sigurt dhe kanë të drejta mbi pronën e tyre
të cilat janë të përligjura dhe e keqja mund të ndryshohet nëse nuk ndodh ndonjë e
keqe më e madhe. Shih: al-Axhauib al-Haxhurijeh alal-Asilah al-Hadithijeh, e cila
mund të shkarkohet këtu brenda pesëdhjetë minutash.:
http://www.sh-yahia.net/show_sound_48.html
xhihad përveç kur ata u shtypen në Damaxhe. Frikësoju Allahut o shejh
Nebil, ngase këtu është shejh Rabiu bashkë me Shejh Xhamil ur-
Rrahman të cilët mendonin se ka xhihad në Afganistan, përse? Ngase
ishin plotësuar kushtet. Përse ata nuk mendonin se kishte xhihad në
Irak? Ngase nuk ishin plotësuar kushtet dhe nga ajo që sot shohim del
se Iraku, të cilin ju e përkrahnit, nuk ishte as Xhihad i lejuar as i
shenjtë9. Madje nuk u arrit as qëllimi i të dërguarit të Allahut ( sal-
Allahu alejhi ue selem) në vendosjen e fesë. Mirëpo njerëzit u
mashtruan, shpirtrat u humbën, pasuria dhe pronat iu morën për shkak
të mungesës së pjesëmarrjes në të që në fillim.
Ata që shkuan në Irak çfarë arritën? Asgjë, përveç rritjes së numrit në
vrasje, gjakderdhje, marrjen e nderit të njerëzve, pronës dhe pasurisë,
Allahu na ruajt. Ata që mendojnë se ka luftë të ligjësuar në Damaxhe,
ata mendojnë se janë plotësuar kushtet. Atëherë nëse ata mendojnë se
në një vend janë plotësuar kushtet kurse në një vend tjetër jo, a duhet
që ata për këtë të mos respektohen? Jo, betohem në Allahun, mirëpo
kjo bazohet në kushtet të cilat i ka vendosur Allahu dhe i dërguari i Tij,
sal-Allahu alejhi we selem, nuk bazohen në emocione deri në atë nivel
që vetëm se thua është xhihad atëherë është xhihad!?
Jo, aspak dhe shko se si shumë mysliman u lënduan nga thirrjet për
xhihad i cili nuk pati pasoja të tjera veçse Humbje për islamin dhe
muslimanët. Çështja tjetër, Nebil Auadi thotë:
“Përse ata vënë në qendër të vëmendjes thirrësit e
mirënjohur?! Përmend ndonjë thirrës të mirënjohur dhe do të
shohësh se ata nuk i braktisin! Ata nuk pushuan së kritikuari
shejh Salih Megamisin, shejh Muhamed al-Arafin, shejh
Selmanin, shejh Nasirin...”
9 E përkrahte por sidoqoftë nuk mori vet pjesë në të!?
Sikur të kishte çështje personale në mes të atyre që ju i quani
“Murxhiet e kohës sonë” dhe këtyre të ashtuquajturve “thirrës të
mirënjohur”. Të marrim shembullin e njërit të cilin ju donit ta mbronit,
Shejh Selmanin, dr Selman el Aude, të cilit ju iu referuat si “shejh
Selmani”. Ju thatë “Përse e refuzojnë atë? Përse flasin rreth tij?10
Subhan Allah, a janë vetëm “Murxhiet e kohës sonë” ata që flasin për
të? A nuk ka ndonjë dijetarë që nuk flet për Selman el Aude? A nuk e di
o shejh Nebil se ai i cili e udhëzoi ministrin e atëhershëm të Punëve të
Brendshme e cila udhëhiqej nga princi Naxhif të ndalonte hyrjen e
Selman el Aude dhe Sefer el Haualit si dhe grupin e pesë anëtarëve të
Lexhnes në vendin tonë ishte shejh Abdul Aziz bin Bazi? A nuk e di o
shejh Nebil se Imam Albani dhe shejh Abdul Muhsin el Abadi paraqiten
librin e shejh Abdul Melik Ramadanit Madarik un-Nadhr i cili përmban
refuzimin dhe kritikimin e Selman Audes për shkak të thënieve të tij
revolucionare kundër atyre të cilët janë në pushtet? Andaj, përse
nxjerr përfundime se të vetmit njerëz të cilët i refuzojnë ata janë
“Murxhiet e kohës sonë”?
Kjo do të thotë se Bin Bazi është “Murxhi i kohës sonë”, el-Albani
është “Murxhi i kohës sonë”, shejh Abdul Muhsin el Abadi është
“Murxhi i kohës sonë”, etj?11
10 Shih këtu vetëm një shembull të disa prej arsyeve për të cilat kritikohet Selman el Audeh:
http://salafimanhaj.com/pdf/SalafiManhaj_Between.pdf
11 Gjithashtu mund të thuhet se disa nga këto elemente që rrinë pezull në orbitën e
së njëjtës metodologji si kjo e Nebil Auadit, i cilësojnë imam Albanin, Bin Bazin,
Uthejminin dhe Mukbilin si “Murxhiet e kohës sonë”, prapë se prapë ata nuk e
thonë këtë për arsye të dobive politike dhe për të mos e bërë të qartë dhe të
dukshme besnikërinë e tyre që kanë ndaj grupit Ikhwan Tekfir. Kjo është më se e
vërtetë për ata në perëndim që e teprojnë në rrugën e ngjashme me Nebil Auadin,
por që herë pas here kanë pasur guximin të akuzojnë dijetarët e moshuar për këto
gjëra si “mospajtim me dijetarët klasik” apo “mosqenie e tyre pikë referuese për
ngjarjet aktuale në politikë,” siç janë Jasir Kadhi, (student i doktoraturës në
universitetin e Jale-it), Shakil Beg, ( imam i dy qendrave Redbridge Islamic
Ti mund të thuash “atëherë përse nuk i shohim ulematë të flasin për
njerëzit?” Kush tha se ata nuk flasin për njerëzit? Për më tepër, nëse
ulematë e shohin të nevojshme të flasin dhe ti kritikojnë njerëzit, edhe
nëse këta njerëz konsiderohen dijetarë, thirrës nga grupet islame ata
atëherë i refuzojnë dhe paralajmërojnë njerëzit se në çfarë (gabimi)
kanë rënë ata.
Të marrim shejh Abdul Aziz bin Bazin (Rahimullah). Shikoji fetvatë e tij
dhe shiko se sa shpesh dhe sa shumë i refuzonte kundërshtarët, siç
ishte Kardavi të cilin shejh Bin Bazi e refuzoi në lidhje me çështjen e
marrëveshjes me çifutët. Bin Bazi gjithashtu refuzoi shejh Tantavin dhe
nganjëherë ishte i ashpër me kundërshtarët. Për shembull ajo çfarë ka
përmendur shejhu (Rahimullah) në lidhje me el-Keutherin i cili njihet
për përgojimet e tij kundër Ehli Sunetit. Shejh Bin Bazi ishte i ashpër në
refuzimin ndaj tij dhe në hyrjen e librit të shejh Bekr ab Zejd thoshte se
e refuzon el-Keutherin, edhe pse në botën islame el-Keutheri njihet si
dijetar islam. Shejh Bin Bazi ka thënë:
“Kam hasur në librin e titulluar Pafajësia e Ehli Sunetit nga
përgojimi i ulemave të Umetit, i cili sqaron mëkatin kriminel të
Muhamed Zahid el-Keutherit dhe sharjet e thënieve të tij, përgojimin
dhe shpifjen kundër njerëzve të dijës dhe imanit.”
Centre dhe Lewisham Islamic Centre, dhe ‘Murshid’ i sateliteve të qendrave të tyre
në Londër. Ebu Zubeir Salim Beg ( forumi islam dhe faqja në internet “Islamic
Awakening” Rizgjimi Islam, dhe në Teksas Vetë Selman Awan ( Ebu Beker bin
Nasir), që tani ndodhet në Universitetin Um ul-Kur. Për më shumë rreth tyre shih:
http://salafimanhaj.com/pdf/SalafiManhaj_ShakeelBegg.pdf
http://salafimanhaj.com/pdf/SalafiManhaj_Begg
http://salafimanhaj.com/pdf/SalafiManhaj_YasirQadhi
Po ashtu ja ku e ke edhe kritikimin e ashpër të shejh Bin Bazit ndaj
Muhamed el-Masar-it, i cili jeton në Londër, Për të cilin shejhu ka
thënë: “....ai është i urrejturi i padijshëm që i ka shitur fenë dhe
besimin e tij shejtanit..”
Kjo gjendet në vëllimin e tetë, faqe 411 të Majm al Fatwa të Bin Bazit.
Gjithashtu është edhe Bin Ladeni, që është i famshëm, i shumë
përmendur dhe që cilësohet të jetë prej Muxhahidinëve etj. Prapë, a e
di o shejh Nebil, se shejh Abdul Aziz ibn Baz, gjatë jetës së tij, tërhiqte
vëmendjen ndaj Bin Ladenit? Ka thënë shejh Bin Bazi:
“Këto lutje nga al-Fakihu, al-Masari dhe thirrësit për në të keqe, batil
( të kotën) dhe përçarjet duhet të shkatërrohen tërësisht dhe ndaj tyre
nuk duhet treguar butësi. Është detyrë të këshillohen në të vërtetën
dhe të paralajmërohen nga ky batil. Nuk lejohet për askënd të
bashkëpunojë me ta në këtë të keqe, duhet të këshillohen dhe ti
kthehen udhëzimit të drejtë dhe ta lënë këtë batil. Dhe këshilla ime
për al-Masarin, al-Fakihun, Ibn Ladenin dhe ata të cilët e teprojnë në
mënyrat e tyre, që t’i lenë këto rrugë të rrezikshme, të kenë frikë
Allahun dhe të paralajmërohen për Zemërimin e Tij, ti kthehen rrugës
së drejtë dhe të pendohen për atë që kanë bërë më parë”.12
Prej kujt është ky refuzim? Shejh Abdul Aziz Bin Bazi, të cilin ju e keni
lavdëruar për sjelljen, karakterin dhe Bashkëpunimin me njerëzit të
cilët janë kundërshtues, shiko se si ishte ai i ashpër me kundërshtarin
kur e kur e donte nevoja. Në Sheriat herë pas here ka dobi në
përdorimin e ashpërsisë ose butësisë, me kundërshtarin duhet
përdorur nganjëherë ashpërsi e nganjëherë butësi. Shejh Bin Bazi ka
12 Abdul’Aziz bin Abdullah bin ’Abdu Rrahman bin Baz, Majm ’ Fataw wa Maqalat
Mutanawwi’ah (Buraydah, Saudi: D r Asd ’ al-Mujtama’, 1421 AH/2000 CE, botimi i
tretë), vëll.9, fq.100.
folur edhe për disa grupe islame siç është Vëllazëria Muslimane të
cilën shejhu, Allahu e mëshiroftë e ka kritikuar.
Në vëllimin e tetë, faqe 41 të Maxhm Fatua, kur u pyet për Ikhwan ul-
Muslimin dhe aktivitetin e tyre në Mbretërinë e Arabisë Saudite dhe si
ata kanë vepruar për pesë vite, ai e përmend këtë:
“Ata kritikohen nga dijetarët ngase nuk kanë veprimtari në thirrjen e
njerëzve në teuhid dhe ta luftojnë shirkun dhe bidatet. Ata kanë
metoda të veçanta të cilat janë të pamjaftueshme për shkak të
mungesës së davetit në rrugën e Allahut dhe akidës së pastër të Ehli
Sunetit dhe Xhematit dhe e lënë atë anash. Vëllazëria Muslimane
duhet të bashkëngjisin çështjen e davetit Selefij, Teuhidit dhe të
luftojnë adhurimin e varreve, kërkimin e ndihmës nga të vdekurit siç
është kërkimi i ndihmës nga Husejni, Hasani dhe al-Badaw.
Ata duhet ti japin më shumë rëndësi bazës së origjinës së fjalës la ilahe
il Allah, e që është baza e fesë dhe është Gjëja e parë në të cilën
profeti, sal-Allahu alejhi we selem, thirri gjatë kohës sa ishte në Mekë,
teuhidin e La ilahe il la-llah.
Shumë dijetarë kanë kritikuar Vëllazërinë Muslimane për këtë shkak,
sepse atyre u mungon aktiviteti në thirrjen e njerëzve tek teuhidi i
fjalës la ilahe il la Allah dhe të refuzojnë njerëzit e paditur të cilët
kërkojnë ndihmë nga të vdekurit, i thërrasin ata, zotohen në ta, therin
për ta kurban, e që e tërë kjo është shirk i madh. Ata gjithashtu
kritikohen për mosdhënien rëndësi Sunetit, për mos pasimin e Sunetit,
hadithet fisnike, dhe atë më të cilën ishin Selefet e Umetit në lidhje me
rregullat dhe shpalljen hyjnore. Ka shumë gjëra që dëgjohen nga
Vëllazëria Muslimane për të cilën ata kritikohen, e lus Allahun t’u
ndihmoj dhe jap sukses ( në hak) dhe të pastroj gjendjen e tyre.”
Pra ja tek e kemi shejhun ( Rahimullah ) duke qartësuar pozitën e
Vëllazërisë Muslimane dhe atyre njerëzve të famshëm të cilët janë të
njohur për thirrjet e tyre në xhihad, siç është shejh Selmani, Allahu e
udhëzoftë dhe e ktheftë në rrugën e drejtë, dhe siç është Usama Bin
Ladeni të cilin shejhu e ka refuzuar për shkak të gabimeve të tij dhe i
është lutur që Allahu tu mjaftoj myslimanëve nga e keqja e tij. Andaj, a
ishte shejh Bin Bazi prej atyre “Murxhi të kohës sonë” o shejh Nebil!?
Gjithashtu, ajo që mund të shihet është se shejh Nebili, Allahu i dhëntë
sukses në udhëzim, është se kur pyetësi i bëri disa pyetje të veçanta,
ai ose dështonte të përgjigjej siç duhet ose kalonte tek pyetja që madje
fare nuk është bërë!? Për shembull, prezantuesi përmend:
Nganjëherë sektet e tjera siç janë esharitë dhe të tjerët të cilët
nuk janë të njëjtë me Ehli Sunetin, kurse ju flisni fjalë të buta
me ta, ata ( të ashtuquajturit “Murxhi të kohës sonë”) janë
mbrojtësit e akidës së vërtetë.”
Po, o shejh Nebil! Çfarë është i tërë ky entuizazëm dhe ashpërsi me ata
të cilët ju i quani “Murxhiet e kohës sonë”?! A ju kanë kundërshtuar ata
në Teuhidin Rububije? A ju kanë kundërshtuar në Teuhidin Esama we
Sifat? A ju kanë kundërshtuar në Teuhidin Uluhije? A ju kanë
kundërshtuar në çështje të imanit, Sahabëve, diturisë rreth së
padukshmes, Usulit të Kuranit, Sunetit, Ilmit e kështu me radhë? Besoj
se ju pajtoni me ta në këtë Usul. Andaj, pse e tërë kjo ashpërsi me ata
që i braktisin ata që e kundërshtojnë Ehli Sunetin në çështje serioze?!
Për shembull, pse nuk e shohim këtë ashpërsi me xhematin Teblig?! Të
cilët me origjinë janë në Indi dhe janë Sufi, Allahu na ruajt.
Përse nuk e shohim këtë ashpërsi me ta? Ata të cilët kanë besime të
rrezikshme në Rubibije, Uluhije dhe Sunet, Allahu na ruajt. Përse nuk e
shohim këtë ashpërsi me Vëllazërinë Muslimane, të cilët po ashtu kanë
besime të rrezikshme?!
Siç u përmend me herët në lidhje me Hasan el Benan, për shembull,
ajo që ka thënë Hasan el Bena, është pasuar nga Vëllazëria Muslimane
në formën e Gazalit dhe Kardavit se “armiqësia në mes të
myslimanëve dhe jahudive nuk është fetare, mirëpo ka të bëjë me
tokën.’ Cili është mendimi juaj për këto fjalë? A e kundërshtojnë këto
fjalë atë çfarë ka thënë Allahu dhe i Dërguari i Tij, sal-Allahu alejhi we
selem? Përse nuk e mohoni atë që ata e thonë? Përse nuk e kritikoni
Vëllazërinë Muslimane për bashkëpunimin e tyre me njerëzit e
bidateve? Ngase ata thonë “ne bashkëpunojmë në atë që pajtohemi
dhe e justifikojmë njëri-tjetrin në atë që nuk pajtohemi”
Dhe ky parim nuk gjendet në sferën e Ehli Sunetit dhe nëse do gjendej
atëherë nuk do ishte i saktë, mirëpo ata e shfrytëzojnë këtë me
njerëzit e bidateve si për shembull me Rafidët. E dini se Vëllazëria
Muslimane e lavdëroi Revolucionin e Khomeinit (1979) dhe se Hasan el
Bena punonte shumë që të bënte marrëveshje në mes Ehli Sunetit dhe
Rafidinjëve; përderisa shumica e kokave të Vëllazërisë Muslimane e
lavdëronin Revolucionin e Khomeinit, Revulucionion Safaw kundër Ehli
Sunetit.
Përse nuk e drejtoni entuziazmin dhe ashpërsinë tuaj kundër atyre të
cilët u kundërshtojnë në bërthamën e Usulit, jo ata të cilët u
kundërshtojnë në disa çështje të tjera? Gjithashtu kur prezantuesi u
pyeti juve ( o dr Nebil):
“... a nuk i ndajnë vet fjalët tuaja radhët?”
Përgjigja nga Nebil Auadi:
“Jo! Përkundrazi, mirëpo unë po ua tërheq vëmendjen rreth
faktit se ky grup ( i ashtuquajtur “Murxhiet e kohës sonë”),
ne duhet të distancohemi prej tij përndryshe do t’i ndaj radhët
e Myslimanëve. Ne duhet ta distancojmë veten nga kjo fitne,
dhe nuk kam përmendur askënd me emër. Mirëpo të gjithë ata
të cilët e kanë këtë përshkrim duhet të distancohen ngase kjo i
ndan radhët e myslimanëve.”
Subhan Allah! Ju këtu përmendet përshkrim i cili është më i keq se sa
vet fjalët, dhe të gjithë e dinë se për kë aludohet! Ju keni për qëllim ara
që quhen “Selefij”, të cilët disa njerëz i quajnë “Xhamis” ose të cilët
disa njerëz, si ju i quajnë “Murxhiet e kohës sonë.”
Të gjithë e dinë se ky është qëllimi juaj. Andaj përse i qortoni ata se
kritikojnë grupet islamike dhe pastaj ju vet i kritikoni dhe paralajmëroni
kundër tyre!? A nuk do të ishte më mirë për ju që të qëndronit në pikat
për të cilat ju i kritikuat ata, ju keni thënë “ata paralajmërojnë kundër
njerëzve”, atëherë ju vet mos paralajmëroni kundër tyre.
Ju keni thënë: “ata i ndajnë radhët”, atëherë ju mos i ndani radhët! Kjo
është kundërthënëse o shejh Nebil!.
Në fund, vij në përfundim o vëllezër e motra, se duhet të dihet se ata
të cilët sot quhen “Murxhiet e kohës sonë”, sipas asaj që unë besoj dhe
pasoj në fenë e Allahut, janë të atillët siç është shejh Rabi bin Hadi,
shejh Mukbil bin Hadad al-Wadi, dijetari i Jemenit ( Rahimullah), dhe
dijetarët e tjerë të cilët janë të njohur në këtë davet siç është shejh
Muhamed bin Xhamah- ata nuk kanë ndonjë Usul që e kundërshton Ehli
Sunetin dhe Xhematin, andaj si mund të thuhet se ata janë një sekt
jashtë grupit të Ehli Sunetit kundër të cilëve duhet paralajmëruar?
Për më tepër, për tërë atë që ata kritikohen, a është nga ndonjë
mënyrë e veçantë apo janë imamët e kohës sonë, dhe imamët e
Selefit, të cilët e bënë të njëjtën gjë? Paralajmërimi kundër njerëzve të
bidatit dhe të flasësh për ta, të dëgjosh ata që janë në pushtet, të
përhapesh akiden e vërtetë, teuhidin dhe Sunetin dhe çështjet e tjera
të cilët ata të ashtuquajturit “Murxhiat e kohës sonë” qortojnë edhe
nëse ata pasojnë Selefus Salih dhe imamët e kohës sonë.
Prandaj, betohem në Allahun, o vëllezër e motra, gjykoni njerëzit me
drejtësh dhe dëgjoni se çfarë ka thënë shejh Bin Bazi ( Rahimullah) për
shejh Muhamed Aman al-Xhami, çfarë ka thënë shejh Muhamed
Nasurudin el Albani për shejh Rabiun duke e përmendur me emër dhe
çfarë ka thënë shejh Fawzani për shejh Rabi el Medk’halin.
Shejh Muhamed Aman al-Xhami dhe shejh Rabiu shpeshherë janë
akuzuar se janë “Murxhiat e kohës sonë”13, të mjafton të shikosh
thëniet e disa dijetarëve reth tyre për të kuptuar nëse ata kanë apo jo
Usul që e kundërshton Ehli Sunetin dhe Xhematin. Gjithashtu në fund
ia them disa fjalë edhe prezantuesit të emisionit që të ftojë shumë
rryma islame dhe ti lejoj që ata to shfaqin pikëpamjet e tyre. Përse nuk
sillni edhe anën e atyre që kritikohen, që njerëzit të dëgjojnë prej tyre
të dy palët? Ngase, betohem në Allahun se sjellja e vetme njërës palë
dhe lejimi që ata ti paraqesin mendimet e tyre, atëherë kjo është
shtypje dhe teprim gjë që për Allahun shpresoj të mos jetë e këtillë.
Allahu na dhëntë ne dhe juve sukses drejt diturisë së hajrit dhe
veprave të mira, Ai është Mbrojtës dhe i Përhershëm, I tërë
falënderimi i takon vetëm Allahut, Zotit të botërave.
Përktheu: Ebu Ensarij Avni ibn Tahir Xhemajli
13 Siç eshte shejh Albani dhe nxenesit e tij jordanez