perdja e syrit katarakta -...

20
GUIDË PERDJA E SYRIT DHE MJEKIMI I SAJ PËR PACIENTIN KATARAKTA

Upload: others

Post on 10-Sep-2019

20 views

Category:

Documents


1 download

TRANSCRIPT

Page 1: PERDJA E SYRIT KATARAKTA - kgjs.netkgjs.net/wp-content/uploads/2017/10/klinika-gjermane-katarakta-tirane.pdf · sistemi nervor qëndror. Prandaj, rezultatet mund të jenë më të

GUIDË

PERDJA E SYRIT

DHE MJEKIMI I SAJ

PËR PACIENTIN

KATARAKTA

Page 2: PERDJA E SYRIT KATARAKTA - kgjs.netkgjs.net/wp-content/uploads/2017/10/klinika-gjermane-katarakta-tirane.pdf · sistemi nervor qëndror. Prandaj, rezultatet mund të jenë më të

Të nderuar pacientë,

Nëse tek ju është diagnostikuar perdja e syrit (e quajtur edhe

katarakta), nuk është një shkak për të humbur kurajon, në sajë të

mundësive të sotme për ta mjekuar atë. Besojmë që tashmë e

dini që operacioni perfaqëson të vetmen mundësi mjekimi për

të rivendosur aftësinë tuaj të shikimit.

Operacioni zakonisht bëhet në mënyrë ambulantore (pra nuk

ka nevojë të qëndroni në spital, por menjëherë pas ndërhyrjes ju

mund të ktheheni në shtëpi). Ndërhyrja kirurgjike për largimin e

kataraktës paraqet zakonisht një ndërhyrje të vogël kirurgjike,

që kryhet pa dhimbje dhe gati në të gjitha rastet kalon pa kom-

plikime.

Kohën për operacion e përcaktoni ju vetë (në marrëveshje me

mjekun tuaj të syve apo të shtëpisë). Kur kuptoni se aftësia juaj

e shikimit nuk mjafton më për të kryer punët e përditshme, si

për shembull dhënia e automjetit, leximi, etj., atëherë për ju ka

ardhur koha për operacion.

Në këtë broshurë ne ju informojmë në mënyrë të detajuar për

perden e syve dhe mundësitë aktuale të mjekimit.

Klinika Gjermane e Syrit,

Prishtinë.

2

Page 3: PERDJA E SYRIT KATARAKTA - kgjs.netkgjs.net/wp-content/uploads/2017/10/klinika-gjermane-katarakta-tirane.pdf · sistemi nervor qëndror. Prandaj, rezultatet mund të jenë më të

INFORMACIONE TË PËRGJITHSHMEPËR PERDEN E SYRITÇfarë është perdja e syrit?

Perdja e syrit është një mjegullim i lentes së syrit, që çon në

uljen e tejdukshmërisë së saj, duke e pakësuar kështu në

mënyrë të vazhdueshme aftësinë e të parit. Ju vini re që po

shikoni si nëpërmjet një perdeje të hollë, e cila trashet gjithnjë

e më shumë. Lentja e syrit ka të njëjtin funksion si lentja e

aparatit fotografik. Ajo shërben për thyerjen e rrezeve të dritës,

në mënyrë që rrezet të bien në retinë, dhe fotografia që e

shohim të jetë e qartë. Por mjegullimi i lentes bën të ndryshojë

rruga e rrezeve. Njerëzit e prekur nga katarakta, në stadin e

vonshëm mund të dallojnë vetëm dritën.

FOTO: Rënia e dritës tek lentja e kthjellët.

Vendi i qartësisë

më të madhe

të shikimit në retinë

• Rritja e ndjeshmërisë ndaj dritës së fortë

• Zvogëlimi i kontrastit

• Çrregullimi i njohjes së ngjyrave

• Zvogëlimi i qartësisë së shikimit

KARAKTERISTIKAT E KATARAKTËS

3

Page 4: PERDJA E SYRIT KATARAKTA - kgjs.netkgjs.net/wp-content/uploads/2017/10/klinika-gjermane-katarakta-tirane.pdf · sistemi nervor qëndror. Prandaj, rezultatet mund të jenë më të

SUPOZIME TË GABUARA Nuk është e vërtetë që:

• Perdja e syrit është një sëmundje infektive

• Në perden e syrit rritet një lëkurë mbi syrin

• Perdja e syrit zhvillohet nga mbingarkimi i syve

• Perdja e syrit mund të korrigjohet me ndihmën e një pale syzeve të reja

Shkaqet për paraqitjen e perdes së syve janë të shumë-

llojshëm. Shkaku më i shpeshtë është i kushtëzuar nga mosha

dhe lidhet me ndryshimet në metabolizmin e thjerrëzës.

Prandaj, kur flitet për sëmundjen e perdes së syrit, zakonisht

bëhet fjalë për një perde të moshës. Zakonisht preken per-

sonat mbi moshën 55-60 vjeçare.

FOTO: Rënia e dritës tek lentja e mjegulluar

SHKAKTARËT E SËMUNDJESSË PERDES SË SYRIT

4

Page 5: PERDJA E SYRIT KATARAKTA - kgjs.netkgjs.net/wp-content/uploads/2017/10/klinika-gjermane-katarakta-tirane.pdf · sistemi nervor qëndror. Prandaj, rezultatet mund të jenë më të

SHKAKTARËT TJERË

Perdja e syrit nuk mund të shërohet me medikamente dhe as

me syza. Meqënëse ajo ndryshon cilësitë optike të syrit, në

stadin e hershëm, përkohësisht mund të arrihet një përmirësim

i pamjes, duke ndryshuar dioptrinë e syzeve. Mirëpo, kjo është

një zgjidhje e përkohshme, pasi në stadet e mëvonshme syzet

nuk do të ndihmojnë në përmirësimin e pamjes. Pra, ndërhyrja

kirurgjike është e vetmja mundësi e mjekimit që mundëson

suksesin e plotë.

Në më shumë së 95% të të gjithë rasteve, aftësia e pamjes

përmirësohet në mënyrë të konsiderueshme. Shumica e

pacientëve janë të entuziazmuar nga rezultati i shpejtë dhe i

mirë i operacionit, aq sa që më pas nuk mund të kuptojnë

hezitimin e tyre fillestar.

• Anomalitë e lindura apo të trashëguara

• Si komplikim i sëmundjes së diabetit(sëmundjes së sheqerit)

• Infeksionet e rënda të brëndisë së syrit

• Çrregullimet e metabolizmit

• Lëndimet e syrit me mjete të topitura apo të mprehta(Katarakta traumatike)

Ndërhyrja kirurgjike

është e vetmja mundësi e mjekimitqë mundëson suksesin e plotë

MUNDËSITË E MJEKIMIT

5

Page 6: PERDJA E SYRIT KATARAKTA - kgjs.netkgjs.net/wp-content/uploads/2017/10/klinika-gjermane-katarakta-tirane.pdf · sistemi nervor qëndror. Prandaj, rezultatet mund të jenë më të

PËRJASHTIMEPër të patur një pamje të qartë, atëherë duhet që edhe pjesët e

tjera të syrit të jenë të shëndosha, pra të mos kenë sëmundje.

Në formimin e pamjes së qartë, përveq lentes, marrin pjesë

edhe sipërfaqja e syrit apo kornea, trupi qelqor, retina, nervi

optik, rrugët optike që vazhdojnë në sistemin nervor dhe vetë

sistemi nervor qëndror. Prandaj, rezultatet mund të jenë më të

kufizuara nëse një pacient është prekur nga ndonjë sëmundje

tjetër e syrit, si:

• Sëmundja e degjenerimit të makulës (apo e plakjes së pikës qëndrore të pamjes)

• Sëmundja e diabetit

• Sëmundja e tensionit të rritur të syrit apo glaukomës

• Sëmundjet tjera të nervit optik, retinës apo sistemit nervor qëndror

Nëse në rastet e sipërpërmendura rekomandohet një operacion

i perdes, ju duhet të dini mundësitë e kufizuara të rezultatit për

shkak të sëmundjes tjetër, dhe për këtë mund të konsultoheni

me mjekun tuaj të syrit.

Madhësia e një lenteje

artificiale ndaj një centi

6

Page 7: PERDJA E SYRIT KATARAKTA - kgjs.netkgjs.net/wp-content/uploads/2017/10/klinika-gjermane-katarakta-tirane.pdf · sistemi nervor qëndror. Prandaj, rezultatet mund të jenë më të

VLEN TË NJIHETSi është prognoza e një operacioni të tillë?Në sajë të operacionit, në kushtet paraprake përkatëse, mund te arrihet një qartësi më e madhe e shikimit.

A operohen të dy sytë në të njejtën kohë?Si rregull, operohet vetëm një sy; në rast të një operacioni pa komplikime të syrit të parë, syri i dytë mund të operohet brenda javës.

A jam tepër i moshuar për një operacion?Jo! Teknologjia e avancuar e operacionit dhe ndërhyrja me anestezi lokale, mundëson që personi të operohet pa marrë parasysh moshën e tij/saj.

A është ndërhyrja kirurgjike me dhimbje?Në sajë të narkozës lokale (anestezisë lokale) syri dhe rrethina e tij bëhen gati krejt e pandjeshëm, kështu që ju vetë mund të ndjeni prekjen por jo dhimbjen.

Sa kohë zgjatë operacioni?Operacioni zgjatë afërsisht 15 deri 30 minuta.

A ndodhë që syri ta nxjerrë l entën artificiale?Lenta artificiale përbëhet prej materialit inert dhe jo të dëmshëm për organizmin dhe syrin. Prandaj, reaksione të nxerrjes pothuajse nuk ndodhin.

A ndjehet lenta intraokulare (artificiale) në sy?Jo. Ndryshe nga lenta kontakte e syrit, lenta artificiale (intrakulare)brenda në sy nuk jep ndjeshmërinë e një trupi të huaj.

Kur do të shërohet plotësisht syri im?Procesi i shërimit, është më i rëndësishëm në 3-4 ditët e para. Pas kësaj periudhe, trajtimi vazhdon edhe për 3-4 javë, por ju mund t’iu ktheheni punëve tuaja të përditshme. Natyrisht, ekzistojnë disa kufizime për punë të rënda, derisa të përfundojë proçesi i shërimit të plotë.

7

Page 8: PERDJA E SYRIT KATARAKTA - kgjs.netkgjs.net/wp-content/uploads/2017/10/klinika-gjermane-katarakta-tirane.pdf · sistemi nervor qëndror. Prandaj, rezultatet mund të jenë më të

OPERACIONI I PERDES SË SYRITOperacioni i perdes së syrit përfshinë dy veprime kryesore —

• Veprimi i parë (Fakoemulsifikimi) —

Thërrmimi dhe largimi i thjerrëzës së mjegulluar

• Veprimi i dytë —

Vendosja e thjerrëzës artificiale (thjerrëza intraokulare)

Procesi i fakoemulsifikimit kryhet me anën e një sonde

milimetrike e cila punon në bazë të ultratingullit. Kjo proçedurë

mundëson një plagë thelbësisht më të vogël operacioni se sa

mënyrat e mëparshme të operimit, duke arritur kështu një

kohë më të shpejtë të shërimit.

Lenta e mjegulluar

Lenta e shëndoshë

8

Page 9: PERDJA E SYRIT KATARAKTA - kgjs.netkgjs.net/wp-content/uploads/2017/10/klinika-gjermane-katarakta-tirane.pdf · sistemi nervor qëndror. Prandaj, rezultatet mund të jenë më të

VEPRIMI I PARËFAKOEMULSIFIKIMI

Gjatë fakoemulsifikimit bëhet vetëm një prerje e vogël prej 1.5 – 3 milimetra.

• Hapet kapsula e përparme e lentes

• Bërthama më e fortë e lentes copëtohet, imtësohet dhe thithet me anën e ultratingullit

Njëkohësisht syri mbushet me një tretësirë sterile, për të

zëvendësuar lëngun e hequr nga syri. Në këtë proçedurë

moderne, qesja e kapsullës, një ind që rrethon dhe e mbron

lenten, ruhet pjesërisht.

Thithja e lentes

së thërmuar

Thërmimi i lentes

së mjegulluar

9

Page 10: PERDJA E SYRIT KATARAKTA - kgjs.netkgjs.net/wp-content/uploads/2017/10/klinika-gjermane-katarakta-tirane.pdf · sistemi nervor qëndror. Prandaj, rezultatet mund të jenë më të

VEPRIMI I DYTËIMPLANTIMI I LENTES ARTIFICIALE (LENTJA INTRAOKULARE)

Përmes prerjes së vogël (afërsisht 3mm) tani një lente e vogël

artificiale prej materiali të butë, e palosur, mund të shtyhet

brenda në qesen boshe të kapsulës së lentes. Këtu flitet për

ashtuquajturën ‘lente intraokulare’. Kjo ka një diameter prej

11–13 mm dhe zakonisht është e punuar prej një materiali të

butë akryli apo silikoni.

Lenta hapet pastaj në brendësinë e syrit, ku ajo fiksohet

me ndihmën e mbajtësve të vogla elastike. Sa më e vogël

të jetë prerja, aq më e qëndrueshme është mbyllja e plagës.

Hapja minimale zakonisht nuk duhet qepur fare dhe ajo

mbyllet vetvetiu.

Lente të ngurta (lente jo palosëse), prodhohen prej

polimetilmetakrilatit. Përdorimi i lenteve të ngurta është

pakësuar kohët e fundit, për shkak të avantazheve të

sipërpërmendura të lenteve palosëse.

Vendosja e

lentes palosëse

10

Page 11: PERDJA E SYRIT KATARAKTA - kgjs.netkgjs.net/wp-content/uploads/2017/10/klinika-gjermane-katarakta-tirane.pdf · sistemi nervor qëndror. Prandaj, rezultatet mund të jenë më të

Lenta e vendosur artificiale duhet të zëvendësojë lenten

e hequr, prandaj para operacionit bëhen matje speciale,

kështu që forca e përthyerjes së lentes që do të vendoset

të përcaktohet sa më saktë.

Njerëzit që mbajnë syza kanë avantazhin që në të ardhmen

mund të heqin dorë nga xhamat e trashë. Edhe tek miopët

(shkurtpamësia) ose te hipermetropia (largpamësia), trashësia

e xhamave të syzeve tuaja pas operacionit, mund të zvogëlohet

në mënyrë të konsiderueshme. Në shumë raste mbajtja

e syzeve gjatë ditës – për të parë në largësi – do të bëhet e

panevojshme. Nëse është e nevojshme, pas një muaji, bëhet

edhe korrigjimi i përshtatshëm me syza për të maksima-

lizuar shikimin.

Megjithatë, ju duhet të kuptoni që esenca e intervenimit është

largimi i perdes. Ndërsa, nëse dëshironi t’i shmangeni mbajtjes

së syzave, atëherë mund të bëhet implantimi i thjerrëzave

speciale (ReSTOR, Torike, etj.), apo mund të aplikohet metoda

BIOPTICS (ku pas largimit të perdes, mund të largohet edhe

dioptria e mbetur me ndërhyrje me lazer).

Dy veprime kirurgjike

për një shikim më të mirëdhe një jetë më të rehatshme

11

Page 12: PERDJA E SYRIT KATARAKTA - kgjs.netkgjs.net/wp-content/uploads/2017/10/klinika-gjermane-katarakta-tirane.pdf · sistemi nervor qëndror. Prandaj, rezultatet mund të jenë më të

Perdja e mëvonshme e syrit do të thotë mjegullimi i kapsullës

së mbetur pas operacionit të kataraktit. Shkaku kryesor i

mjegullimit të perdes së mëvonshme të syrit është rritja

e qelizave të epitelit të mbetur në kapsullën e lentes. Si pasojë

e kësaj rritjeje mund të ketë mjegullime. Këto mjegullime mund

të mjekohen me anën e një lazeri special, YAG-laser, me anë

të një proçedure të thjeshtë dhe pa dhimbje, që realizohet

në dhomën e ekzaminimit.

Mjekimi i perdes së mëvonshme (kataraktës sekondare) bëhet —

• Në mënyrë ambulantore (po ashtu nuk ka nevoje të mbyllet syri pas ndërhyrjes)

• Pa hapjen e syrit

• Me anën e lazerit special – YAG-laser

Materiali dhe dizajni i lenteve moderne intraokulare si dhe

zhvillimi i mëtejshëm i teknikave operative reduktojnë në masë

të konsiderueshme shfaqjen e perdes së mëvonshme të syrit.

Pacientët janë aq të entuziazmuar

nga rezultati i shpejtë, saqë

nuk mund të kuptojnë

hezitimin e tyre fillestar

PERDJA E MËVONSHME E SYRIT

12

Page 13: PERDJA E SYRIT KATARAKTA - kgjs.netkgjs.net/wp-content/uploads/2017/10/klinika-gjermane-katarakta-tirane.pdf · sistemi nervor qëndror. Prandaj, rezultatet mund të jenë më të

A JANË TË MUNDSHME KOMPLIKIMET DHE ÇRREGULLIMET GJATË SHËRIMIT

Si në çdo ndërhyrje tjetër operative ekziston mundësia

e komplikimeve gjatë operacionit dhe në fazat e mëvonshme

të shërimit, por ato janë fare të pakta. Shumica e operacioneve

kalojnë krejt pa komplikime, pasi intervenimi kryhet me

metodë të avancuar në një sistem të mbyllur, d.m.th. pa hapje

të madhe dhe qepje të syrit. Në raste të rralla mund të pasojnë:

• Një rritje e tensionit të brendshëm të syrit (Glaukoma)

• Mjegullimet e kornesë

• Ndjeshmëria e rritur ndaj dritës

• Edema e makulës

• Rënia e bërthamës së thjerrëzës në vitreus

• Hemorragji

• Infeksione

• Shkarje të retinës

13

Page 14: PERDJA E SYRIT KATARAKTA - kgjs.netkgjs.net/wp-content/uploads/2017/10/klinika-gjermane-katarakta-tirane.pdf · sistemi nervor qëndror. Prandaj, rezultatet mund të jenë më të

Ju mund të përgatiteni kështu —• Ju lutemi të bisedoni me mjekun tuaj të syve për të gjitha

paqartësitë. Nëse jeni të pasigurtë mbani shënime.

• Në ditën e operimit, normalisht, nuk ka nevojë të hiqni dorë

nga ushqimi. Nëse ju, si diabetik, në ditën e operacionit nuk

mund të merrni ushqim si zakonisht, atëherë bisedoni me

mjekun e familjes për pirjen e barnave që ulin sheqerin

në gjak.

• Merrni mendikamentet tuaja si zakonisht (insulinën, ilaqet

e zemrës, të hollimit së gjakut, etj.). Nëse pini ilaqe për hollimin

e gjakut, atëherë konsultohuni me mjekun e familjes, me

mjekun e syve, ose me kirurgun e syve për mënyrën e

mëtejshme të veprimeve, pasi mund të ketë nevojë për

ndërprerjen e marrjes së këtyre ilaçeve disa ditë para

operacionit.

• Mbani në kohën e operacionit veshje të rehatshme

(mundësisht me mëngë të shkurta)

• Mos mbani bizhuteri

• Përpara operacionit bëni një dush apo një banjo të plotë

dhe lani edhe flokët tuaja

• Mos mbani karfica flokësh, por mund të përdorni rrjetë

flokësh

• Në ditën e operacionit mos bëni makijazh të fytyrës

Si zhvillohet dita e operacionit?

Para ndërhyrjes kirurgjikale, në syrin tuaj do të hidhen pika

për zgjerimin e bebzës. Në sallën e operacionit ju merrni

pastaj një anestezi lokale, kokërdhoku i syrit tani është pa dhimbje.

DITA E OPERACIONIT

14

Page 15: PERDJA E SYRIT KATARAKTA - kgjs.netkgjs.net/wp-content/uploads/2017/10/klinika-gjermane-katarakta-tirane.pdf · sistemi nervor qëndror. Prandaj, rezultatet mund të jenë më të

Tensioni i juaj i gjakut kontrollohet gjatë tërë operacionit

në mënyrë të vazhdueshme.

Ndërhyrja zgjat afërsisht 15 deri 30 minuta. Pas kësaj syri

i operuar, si rregull, lyhet me pomadë dhe vendoset një kapak

mbrojtës i syrit.

Në orët e para pas operacionit, personi shoqërues është

i mirëpritur. Pastaj kaloni ditën me qetësi në shtëpi.

Çfarë duhet të kini parasysh pas operacionit!

Për të përjashtuar të gjitha rreziqet që mund të ndikojnë në

shërimin e plagës, duhet të kini parasysh, udhëzimet qe vijojnë:

Edhe në një prerje të vogël vetëmbyllëse, syri në javët e para,

ende nuk ka forcën rezistuese të tij normale. Për këtë arsye,

nuk do të hiqni fashimin dhe nuk do të fërkoni syrin. Kushtëzuar

nga mbyllja e njërit sy, të pamurit tridimensional (Stereo) është

i pamundur.

Pas operacionit normalisht nuk ka dhimbje. Nëse keni dhimbje,

merrni një ilaç të lehtë kundër dhimbjes. Por, në çdo rast

ju lutemi informoni mjekun tuaj, sidomos në rast të dhimbjeve

të forta.

Një ditë pas operacionit mjeku juaj i syrit do të heq fashimin.

Njëkohësisht ju merrni udhëzime për mjekimin e syrit tuaj në

ditët dhe javët në vijim.

15

Page 16: PERDJA E SYRIT KATARAKTA - kgjs.netkgjs.net/wp-content/uploads/2017/10/klinika-gjermane-katarakta-tirane.pdf · sistemi nervor qëndror. Prandaj, rezultatet mund të jenë më të

UDHËZIME PËR SHËRIM TË SHPEJTË• Shkoni në vizitat pasoperative për tu konsultuar

me okulistin tuaj.

• Merrni medikamentet dhe pikat e syrit sipas udhëzimeve.

• MOS ngrini pesha të rënda (me shumë se 15 kg)

në ditët e para.

• MOS e drejtoni vetë automobilin gjatë procesit të shërimit.

• Shmangni për të paktën tre muaj fërkimet dhe shtypjet në sy.

• Mund të bëni dush, banjo dhe të rruheni. Por kini kujdes që

as sapuni dhe as shampoja të mos bien në sy.

• MOS lexoni më shumë sa është nevojshme.

• Ju mund të shihni televizion, por pa e lodhur syrin.

• Puna me kompjuter është e mundshme, por edhe kjo

të bëhet në mënyrë të kufizuar.

• Llojet e sportit, si noti, zhytja, ecja me bicikletë duhet

të shmangen në fazën e shërimi.

• MOS u përkulni, më mirë përuluni në gjunjë për të

ngritur sende dhe për të lidhur këpucët tuaja.

• Në rast çrregullimesh të shërimit (skuqja e re e syrit

të operuar, dhimbje ose e një keqësimi të shikimit)

informoni, ju lutemi, menjëherë mjekun tuaj.

16

Page 17: PERDJA E SYRIT KATARAKTA - kgjs.netkgjs.net/wp-content/uploads/2017/10/klinika-gjermane-katarakta-tirane.pdf · sistemi nervor qëndror. Prandaj, rezultatet mund të jenë më të

Të nderuar pacientë,

Ne shpresojmë që me këtë broshurë ju kemi dhënë një

pasqyrë të vogël për sëmundjen e perdes së syrit dhe

mjekimit të saj. Nëse keni pyetje tjera, ne do t’iu përgjigjemi

me dëshirë në një bisedë konsultative.

Do të ishte mirë në rast se ne mund t’ju hiqnim pak frikën

për operacionin e nevojshëm. Mënyra operative moderne,

tërësia e instrumenteve moderne me një teknikë të lartë dhe

kontrollet mikroskopike, e bëjnë shumë të sigurtë operacionin

e kataraktës dhe çojnë në një përmirësim të shpejtë të aftësisë

së të parit. Prandaj rreziku për ndonjë komplikim të rëndë

është jashtë mase i ulët. Dhe si shumë pacientë të tjerë, edhe

ju do të konstatoni se sa pozitivisht ndikon kjo ndërhyrje në

jetën tuaj të përditshme dhe ju mund të merreni përsëri me

gjëra për të cilat ju duhet të hiqnit dorë për një kohë të gjatë.

Klinika Gjermane e Syrit,

Prishtinë.

17

Page 18: PERDJA E SYRIT KATARAKTA - kgjs.netkgjs.net/wp-content/uploads/2017/10/klinika-gjermane-katarakta-tirane.pdf · sistemi nervor qëndror. Prandaj, rezultatet mund të jenë më të

Ndjehuni të lirë të bisedoni

me mjekun tuaj të syve

për të gjitha fazat e operacionit.

SHËNIME PËR PACIENTIN

18

Page 19: PERDJA E SYRIT KATARAKTA - kgjs.netkgjs.net/wp-content/uploads/2017/10/klinika-gjermane-katarakta-tirane.pdf · sistemi nervor qëndror. Prandaj, rezultatet mund të jenë më të

19

NË INTERNET

Mbi ekipin e mjekëve, shërbimet specifike,

si dhe teknologjinë në Klinikën Gjermane të Syrit,

vizitoni:

www.kgjs.al

Page 20: PERDJA E SYRIT KATARAKTA - kgjs.netkgjs.net/wp-content/uploads/2017/10/klinika-gjermane-katarakta-tirane.pdf · sistemi nervor qëndror. Prandaj, rezultatet mund të jenë më të

DHE MJEKIMI I SAJKATARAKTA

Adresa

Hygeia Hospital Tirana Sh.a.

Km 01 i rrugë dytësore të autostradës Tiranë - Durrës, Tiranë

Telefon: +355 4 23 88 931

E-mail: [email protected]

www.kgjs.al