permbajtjagjykataelarte.gov.al/web/permbajtja_civile_penale_adm_1... · web viewunë e pyeta nëse...

844
PËRMBAJTJA Çështje Civile Nr.i vendimit Data PALËT Faqe 1 (00-2018-46) 25.01.2018...........Shoqëria “Eurotech Cement” Sh.P.K Me Seli Në Durrës kundër Shoqëria “Riar” Sh.P.K Me Seli Në Ura e Draçit Kavajë........................ 1

Upload: others

Post on 14-Feb-2020

78 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

PERMBAJTJA

PËRMBAJTJA

Çështje Civile

Nr.i vendimit Data PALËT Faqe

1 (00-2018-46)25.01.2018Shoqëria “Eurotech Cement” Sh.P.K Me Seli Në

Durrës kundër Shoqëria “Riar” Sh.P.K Me Seli Në Ura

e Draçit Kavajë

Çështje Penale

1 (00-2018-10)31.01.2018I pandehur: Orgest Bilbili

Çështje Administrative

1(00-2018-44)16.01.2018Nevila Nika kundër Këshilli i Ministrave, Kryeministri

i Republikës Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave

Tiranë

2(00-2018-45)16.01.2018Dervish Kurra kundër Ministria e Mjedisit, Drejtoria e

Shërbimit Pyjor Vlorë

3(00-2018-186)16.01.2018Kadri Nuhu kundër Këshilli i Qarkut Fier

4(00-2018-42)16.01.2018Suela Zenelaj kundër Ministria e Financave dhe e

Ekonomisë

5(00-2018-43)16.01.2018Albert Mihaj kundër Drejtoria e Përgjithshme e

Tatimeve

6(00-2018-41)16.01.2018Hajrije Kasa kundër Drejtoria Rajonale e Sigurimeve

Shoqërore, Tiranë Instituti i Sigurimeve Shoqërore,

Tiranë

7(00-2018-40)16.01.2018Shoqëria “Bechtel Enka Joint Venture” (Bejv) Shpk

kundër Drejtoria Rajonale Tatimore E Tatimpaguesve

Të Mëdhenj, Drejtoria E Apelimit Tatimor Pranë

Drejtorisë Së Përgjithshme Të Tatimeve

8(00-2018-168)16.01.2018Migen Xhelili kundër Departamenti i Administratës

Publike, Ministria e Brendshme

9(00-2018-87)16.01.2018Genc Dragoni kundër Agjencia Kombëtare e Burimeve

Natyrore

10(00-2018-99)16.01.2018Ismail Sula kundër Drejtoria Rajonale e Sigurimeve

Shoqërore Tiranë

11(00-2018-97)16.01.2018Theodhor Demiraqi kundër Drejtoria Rajonale e

Sigurimeve Shoqërore Tiranë, Instituti i Sigurimeve

Shoqërore

12(00-2018-98)16.01.2018Arefi Abeshi kundër Drejtoria e Përgjithshme e

Doganave

13(00-2018-157)16.01.2018Gita Pali kundër Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së

Shtetit, Avokatura e Shtetit

14(00-2018-27)23.01.2018Brunilda Tushaj kundër Ministria e Shëndetësisë

15(00-2018-29)23.01.2018Matilda Perllaku kundër Ministria e Arsimit dhe e

Sportit

16(00-2018-).01.2018 kundër

17(00-2018-30)23.01.2018Kontrolli i Lartë i Shtetit kundër Drejtoria e

Përgjithshme E Tatimeve

18(00-2018-33)23.01.2018“ Mp-Hec” Sh.P.K kundër Drejtoria Rajonale Tatimore

Korçë

19(00-2018-31)23.01.2018Safire Musabelliu kundër Zyra Arsimore Skrapar,

Drejtoria Arsimore Rajonale Berat

20(00-2018-).01.2018 kundër

21(00-2018-164)30.01.2018Bashkia Tiranë kundër Sulejman Habibi

Kompetenca Civile

(00-2018-19)18.01.2018Muhamed Hersi, Myftar Hersi, Tafil Hoxha, Hysen

Hoxha, Diana Hoxha(Prifti), Hasim Hoxha Fatmire

Hoxha (Rruga), Valbona Hoxha (Sina), Enkeleida

Hoxha, Lumturije Hoxha(Kazazi) kundër Agjensia e

Trajtimit të Pronave Tiranë , Esat Dakoli, Enverije

Duma Dakoli, Qemal Dakoli, Mehdi Dakoli, Jakup

Dakoli, Shyqyri Dakoli, Gjyliana Dakoli, Edlir Dakoli,

Neritan Dakoli, Gentiana Dakoli, Mukades Goni

Dakoli, Artur Dakoli, Çezar Dakoli, Spartak Dakoli,

Shpresa Saliaj, Albana Baholli Dakoli, Elvira Bitraj,

Mikel Thoma Papakostandimi, Niko Hanxhari

(00-2018-20)18.01.2018Hamit Shkalla kundër Agjensia e Trajtimit të Pronave,

Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme

Elbasan

(00-2018-21)18.01.2018Kryegjyshata Botërore Bektashie kundër Qazim

Musabelliu

(00-2018-26)18.01.2018Idriz Glloga kundër Agjensia e Trajtimit të Pronave,

Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme

Elbasan

(00-2018-39)18.01.2018Afërdita Luli, Luljeta Çelkupa kundër Agjencia e

Trajtimit Të Pronave Tiranë, Mereme Berisha (Muka),

Hajrije Dema (Muka), Fatime Berisha (Muka),

Muhamet Muka, Saimir Muka, Hyrije Kastrtati, Sokol

Muka, Isuf Muka, Jakute Muka, Kosov Muka, Hazize

Vokshi, Zamira Kavaja, Bujar Muka

(00-2018-47)18.01.2018Hakile Sofija, Ajet Dervishi, Naime Sinanaj, Armand

Buzi, Qemal Dervishi, Shqipe Pjeci, Hysni Dervishi,

Mirela Lleshi (Dervishi), Abdulla Dervishi, Aida Buzi,

Shpresa Sofija, Merita Tafa kundër Agjencia e

Trajtimit të Pronave, Tiranë, Agim Çela, Fatmira Dedja

(Çela), Ylvije Çela, Lulzim Çela, Florida Çela, Ali

Xhakoni, Sami Xhakoni

(00-2018-49)18.01.2018Dalip Topi, Lirije Çarçani (Topi), Nafije Hoxha kundër

Agjencia e trajtimit të Pronave, Avokatura e Shtetit,

Meliha Doda, Bardhyl Metuli, Sabaudin Metuli,

Nexhat Turkeshi, Bukurie Shyti, Burhan Turkeshi,

Fatos Tafaj, Lirije Turkeshi, Edmond Turkeshi, Jetmira

Turkeshi, Naze Turkeshi, Sevime Gjata, Valdete

Qylafku (Turkeshi), Mimoza Papa (Turkeshi), Merita

Haznedari, Sezai Turkeshi, Suad Turkeshi, Valentin

Turkeshi, Liljana Turkeshi, Kujtim Turkeshi, Agron

Pustina, Afrim Pustina, Lejla Abazi (Bexheti),

Majlinda Abazi (Murtezani), Ardiana Abazi

(Murtezani), Miranda Abazi (Murtezani), Hajrije Abazi

(Murtezani), Nezihat Petrela

(00-2018-51)18.01.2018Nexhmije Aliaj(Hylviu) kundër Agjensia e Trajtimit të

Pronave, Tiranë

(00-2018-52)16.01.2018Gëzim Koprencka kundër Shoqëria Trans Adriatic

Pipeline Ag

(00-2018-53)16.01.2018Petrika Kere kundër Inspektoriati Shtetëror

Shëndetësor, Dega Rajonale Elbasan

(00-2018-54)16.01.2018Bledar Merxho kundër Lirije Merxho, Altin Merxho,

Ish-Ndërmarrja Komunale Banesa nr. 2 Tiranë

(00-2018-55)16.01.2018Yzeir Zeqo kundër Bashkia Vlorë, Zyra e Regjistrimit

të Pasurive të Paluajtshme Vlorë

(00-2018-73)16.01.2018Hajri Thacaj kundër Drejtoria Rajonale e Sigurimeve

Shoqërore Tiranë

(00-2018-84)16.01.2018Universiteti "Ismail Qemali" Vlorë kundër Zyra e

Përmbaruesit Privat Ylli Hysaj, Shoqëria Sh.R.S.F

"Star 07" sh.p.k

(00-2018-85)16.01.2018Fatos Fortuzi kundër Agjensia e Trajtimit të Pronës

Tiranë, Avokatura e Shtetit, Zyra Vendore Tiranë

(00-2018-105)16.01.2018Lili Hila kundër Agjencia e Trajtimit të Pronës, (ish

Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave)

(00-2018-106)16.01.2018Merita Elezi kundër Agjencia e Trajtimit të Pronës

(00-2018-107)16.01.2018Kristina Xhaxho kundër Zyra e Gjendjes Civile,

Komuna Qendër, Zyra e Gjendjes Civile, Prefektura

Vlorë

(00-2018-108)16.01.2018Ardian Kuka kundër Drejtoria Rajonale e Tatimeve

Fier, Drejtoria e Apelimit Tatimor, pranë Ministrisë së

Financave Tiranë

(00-2018-117)16.01.2018Shoqëria “Adelina” Shpk kundër Dega e Doganës,

Kakavijë, Gjirokastër, Dega e Doganës, Qafë Botë,

Sarandë

(00-2018-124)10.01.2018Gjergji Kreste, Vangjo Kreste kundër Agjensia

Trajtimit Pronave Tiranë, Kujtim Dikellari, Shkëlqim

Dikellari, Ilir Dikellari, Leonard Tona, Marina Tona,

Antuela Tili (Tola), Dhurata Çobani (Tona), Ornela

Tona, Edmond Tona, Kostaq Tona, Ilir Tona, Vladimir

Ara, Dhimitra Ara, Fatmir Minarolli, Nevzat Minarolli,

Sindikata e Pavarur e Miniera e Gjeologji

(00-2018-125)10.01.2018Agim Bejko, Pashako Agolli (Bejko), Roillanda

Hysenbengasi, Klajdi Bejko, Suzana Shehu ( Bejko),

Leonard Bejko kundër Agjensia Trajtimit Pronave

Tiranë, Sokol Bejko, Ilir Bejko, Pëllumb Bejko,

Valbona Bejko (Molla), Fidarie Bejko, Bardhyl Bejko,

Bujar Bejko, Isuf Bejko

(00-2018-126)10.01.2018Union Bank sh.a. kundër T.M.A sh.p.k

(00-2018-127)10.01.2018Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë kundër

Agjensia e Trajtimit të Pronave Tiranë, Refat Lushaj,

ZVRPP Vlorë

(00-2018-128)10.01.2018Zhuljeta Ballkameni (Panariti), Vasillaq Panariti, Jorgji

Panariti, Qirjako Panariti kundër Agjensia Trajtimit

Pronave Tiranë, Bashkia Korçë, Univeristeti Fan S.

Noli.

(00-2018-129)10.01.2018Nermin Zhabjaku (Daja) kundër Agjencia e Trajtimit të

Pronave, Agron Haxhiraj, Meleqe Haxhiraj, Evis Zotaj,

Denisa Zotaj, Pëllumbesha Zotaj, Shoqëria “Sidrit &

Xheni” sh.p.k

(00-2018-130)10.01.2018Pashke Gojani kundër Drejtoria Rajonale e Sigurimeve

Shoqërore Shkodër, Instituti i Sigurimeve Shoqërore

Tiranë.

(00-2018-131)10.01.2018Vasil Demiri kundër Agjensia Trajtimit Pronave

Tiranë, Meri Divjaka, Marjana Terova, Kostanca Mara,

Vasilika Stefa, Vangjeli Kapedani, Gavril Kerenxhi,

Lida Koca (Thoma), Sotiraq Koca, Koço Peristeri,

Llambi Peristeri, Parashqevi Zisi, Theodhoraq

Peristeri, Thanas Peristeri, Ana Papajonau, Lida Sterja,

Koyeta Kerenxhi, Gjergji Dimço, Evelina Tiko,

Thimaq Dimço, Kristina Dako, Evelina Hanxhi, Yhani

Hanxhi, Elena Velo, Niko Niço, Mishel Niço, Dhosi

Treska, Anesti Treska, Eglantina Dhimitri, Lefqi

Niço,Vangjush Niço, Gjergji Niço, Shpresa Niço

(00-2018-132)10.01.2018Ermira Imeraj kundër Përmbaruesi Gjyqësor “Bislim

Sinaj”.

(00-2018-133)10.01.2018Vladimir Ndokaj

(00-2018-138)30.01.2018Mark Dedgjonaj kundër Agjencia e Trajtimit të

Pronave

(00-2018-143)30.01.2018Bashkia Shkodër kundër Marash Maçi

(00-2018-170)30.01.2018Duhije Vorbsi, Idriz Vorbsi, Lejla Tabaku, Meriban

Derhemi, Meliha Beja, Xhevdet Vorbsi kundër

Agjensia e Trajtimit të Pronës Tiranë, Avokatura e

Shtetit

(00-2018-171)30.01.2018Radio Televizioni Shqiptar kundër Shoqëria “Eurosig”

Sh.A

(00-2018-172)30.01.2018Marash Marashi kundër Inspektoriati Shtetëror i

Mjedisit dhe Pyjeve Tiranë

(00-2018-173)30.01.2018Shoqëria “Gedi Farma” Sh.P.K kundër Këshilli I

Ministrave Të Republikës Së Shqipërisë; Fondi I

Sigurimit Të Detyrueshëm Të Kujdesit Shëndetësor;

Ministria E Shëndetësisë; Agjencia Kombëtare e

Barnave Dhe Pajisjeve Mjekësore Pranë Ministrisë Se

Shëndetësisë; Drejtoria E Çmimeve Dhe Rimbursimit

Të Barnave Pranë Ministrisë Së Shëndetësisë

(00-2018-174)30.01.2018Kadri Demneri kundër Agjensia E Kthimit dhe

Kompensimit Të Pronave, Me Pjesëmarrjen e

Avokaturës Së Shtetit

(00-2018-185)18.01.2018Demir Picalli kundër Agjencia E Trajtimit Të Pronave

Tiranë, Qefsere Baqoshi, Ibrahim Lala, Haxhi Lala,

Shaqir Lala, Fadil Lala, Ikbale Gjuzi (Lala), Valbona

Bicaku (Rarani), Abib Rarani, Edmond Rarani, Bahri

Rarani, Nijazi Rarani, Fatbardha Salku (Rarani),

Hidajet Maloku (Rarani), Xhemile Rarani, Ruzhdie

Tujani (Rarani), Ermira Banushi (Rarani) , Kadrije

Rarani, Manjola Rarani, Olgerta Rarani , Endrit Rarani,

Selman Gjuzi, Vjollca Shima, Lufti Gjuzi, Violeta

Cani, Bashkim Gjuzi, Z.V.R.P.P.Tiranë

(00-2018-187)23.01.2018Omer Stringa kundër Rektorati I Universitetit Të

Tiranës, Senati Akademik I Universitetit Të Tiranës

(00-2018-188)16.01.2018Donetin Papaj kundër Drejtoria E Përgjithshme E Policisë

Së Shtetit

(00-2018-190)18.01.2018Rustem Qelemeni kundër Agjensia e Trajtimit të

Pronave Tiranë, Këshilli I Ministrave, Drejtoria e

Pronës Publike, Ministria E Finacave Tiranë, Fatbardha

Cangonji, Hyrmete Cangoni (Cuke), Elvira Cangonji,

Ylli Cangonji, Alma Cangonji, Bashkia Korçë, Zvrpp

Korçë, Avokatura E Shtetit, Dega Korçë

(00-2018-191)18.01.2018Avokatura e Shtetit kundër Agjencia E Trajtimit Të

Pronave, Bukurie Mehilli, Zhelal Stermasi, Adnand

Stermasi, Fatir Stermasi, Saimir Stermasi, Tatiana

Roshi, Martin Roshi Dhe Elir Roshi

(00-2018-192)16.01.2018Kris Hida, person fizik kundër Drejtoria Rajonale

Tatimore Gjirokastër, Drejtoria E Apelimit Tatimor,

Pranë Drejtorisë Së Përgjithshme Të Tatimeve Tiranë

(00-2018-196)18.01.2018Ariana Pilika, Takuina Adami kundër Agjencia E

Kthimit Dhe Kompensimit Të Pronave, Lirim Hima,

Kudrete Zenelaj, Vahdije Qoshja (Hima), Emine Kodra

(Hima), Hyrmete Veliu (Hima), Ikbale Hima, Mimoza

Sabahu, Edmond Hima

(00-2018-197)18.01.2018Kudret Çollaku kundër Agjencia E Trajtimit Të

Pronave Tiranë, Agim Dervishi (Dervishllari), Safije

Dervishi (Dervishllari), Nazime Dervishi (Aliçkolli),

Mynever Dervishi (Dervishllari), Genci Dervishi

(Dervishllari), Leonard Dervishi (Dervishllari)

(00-2018-198)18.01.2018Alket Goxhabashi kundër Agjencia E Trajtimit Të

Pronave, Marie Xhitomi , Rudolf Zaharia , Thoma

Tirana

(00-2018-199)18.01.2018Avni Hoxha, Petrit Hoxha, Rakip Hoxha , Pranvera

Hoxha , Lirie Baçi (Hoxha), Teuta Hoxha, Artan

Hoxha, Lindita Dhora (Hoxha), Suate Hoxha,

Kremilda Tati (Hoxha) kundër Agjencia E Kthimit Dhe

Kompensimit Të Pronës Tiranë, Nuredin Gashi,

Hajredin Gashi, Elmaze Gashi, Sanije Hoti, Hysen

Hoti, Beqir Hoti, Meleqe Hasanaj, Nexhmije Hasanaj,

Arben Hasanaj, Shemsie Hasanaj, Nuri Hoti, Skënder

Dervishi, Rukie Hasanaj, Merita Hasanaj, Sejdi

Hasanaj, Matilda Hasanaj

(00-2018-200)30.01.2018Semiha Kazazi, Erind Kraja, Elma Bala, Gazmend

Kraja, Liri Beliu, Artur Beliu, Blerim Beliu, Laureta

Ibra, Alessio Tela, Martin Tela, Berla Huta, Fjona

Huta, Fabio Huta, Majlinda (Lida) Demi, Hamide

Mëniku, Ardit Mëniku, Silvana Neli, Albana Zela

kundër Agjensia E Trajtimit Të Pronave, Me

Pjesëmarrjen E Avokaturës Së Shtetit

(00-2018-203)18.01.2018Luan Mjalti, Shpresa Musabelli (Mjalti), Gëzim Mjalti,

Ylli Mjalti , Aliko Mjalti, Veniamin Mjalti, Vera

Bocku (Mjalti), Valbona Mjalti, Fatma Mjalti kundër

Agjencia e Trajtimit të Pronave, Tiranë

(00-2018-205)18.01.2018Mersin Gaxheri, Fitnete Koka, Qamile Pojani , Bedrije

Gaxheri , Lutfi Gaxheri, Ylber Gaxheri , Qerime

Bakiu, Ruzhdije Gruja , Servete Dushku , Lumturije

Balla, Bukurije Gaxherri , Nurije Kepi , Myhyrije Lala,

Besnik Gaxheri , Osman Gaxheri, Saimir Gaxheri,

Adnand Gaxheri , Myzejen Gaxheri , Ismet Gaxheri ,

Idajet Gaxheri, Ramazan Gaxheri , Ibrahim Krutani ,

Shpëtim Krutani kundër Agjensia e Trajtimit të

Pronave

(00-2018-208)30.01.2018Shoqëria “Danske Commodities Albania” Sh.P.K

kundër Drejtoria Rajonale Tatimore Tiranë, Drejtoria e

Apelimit Tatimor

(00-2018-236)18.01.2018Vasil Demiri kundër Agjencia E Trajtimit Të Pronave,

Tiranë , Ministria E Ekonomisë

(00-2018-256)10.01.2018Shefki Rustami kundër Fushë Krujë Cement Factory

Sh.P.K

(00-2018-257)10.01.2018Zhaneta Nikodimopulos kundër Agjensia Trajtimit

Pronave Tiranë, Ministria E Punëve Të Brendshme

(00-2018-271)18.01.2018Afrodhita Gjebero kundër Agjencia E Trajtimit Të

Pronave (Ish-Agjencia E Kthimit Dhe Kompensimit Të

Pronave)

(00-2018-274)18.01.2018Selim Gjoci kundër Agjencia E Trajtimit Të Pronave

(00-2018-275)18.01.2018Dile Gjoka kundër Agjencia E Trajtimit Të Pronave

(00-2018-276)18.01.2018Esat Shaipi kundër Agjencia E Trajtimit Të Pronave

(00-2018-277)18.01.2018Avokatura E Shtetit kundër Agjencia E Trajtimit Të

Pronave, Trashëgimtarët Ligjor Të Nustret Mustafaraj,

Selim Mustafaraj , Ikbale Haxhiu , Elvira Shaska, Siher

Mezini

(00-2018-278)25.01.2018Këshilli I Ministrave kundër Agjencia E Trajtimit Të

Pronave, Kanda Goro (Rondo) , Ilia Rondo, Jorgji

Rondo, Dhimitraq Rondo, Theofillo Rondo, Kristofor

Rondo, Themistokli Rondo, Sokrat Rondo, Avanthi

Rondo (Goro), Hia Burbo (Rondo), Athina Rondo,

Polikron Rondo, Andrea Rondo, Evrihallo Kokaveshi,

Pirro Kokaveshi, Laerti Kokaveshi, Elsa Xani

(Kokaveshi), Zyra Vendore E Regjistrimit Të Pasurive

Të Paluajtshme Vlorë

(00-2018-279)18.01.2018Leonidha Mulla kundër Agjencia E Trajtimit Të

Pronave, Mymtas Shehu, Mediha Qosja, Ylvere Qyteza

(00-2018-290)10.01.2018Kryegjyshata Botërore Bektashiane kundër Shkëlqim

Beshiri, Enkelejda Beshiri, Rrahman Selmanllari, Suela

Selmanllari

(00-2018-328)18.01.2018Afërdita Pepa kundër Institucioni i Ekzekutimit të

Vendimeve Penale Kosovë, Lushnjë

(00-2018-357)30.01.2018Shoqëria Tregtare “Gjyzeli Blb” Sh.A kundër Dega

Doganore Lezhë, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave

(00-2018-403)18.01.2018Gjevat Kryeziu, Selvete Kryeziu kundër Zyra E

Gjendjes Civile, Rajoni Nr. 5 Durrës, Drejtoria

Juridike E Gjendjes Civile, Bashkia Durrës

(00-2018-404)18.01.2018Arbër Kurtaj, Drejtor I Drejtorisë Së Shërbimit Spitalor

“Dr. Stefan Gjoni”, Krujë kundër Shërbimi

Përmbarimor “F.S” Sh.P.K

(00-2018-405)18.01.2018Haxhi Ajdini kundër Shërbimi Përmbarimor “Flash”

Sh.P.K

(00-2018-406)25.01.2018Muharrem Gjoçaj kundër Agjencia E Trajtimit Të

Pronave

(00-2018-407)25.01.2018Shoqëria “Euro Al” Sh.P.K kundër Shoqëria “Hydro

Energy” Sh.P.K

(00-2018-408)25.01.2018Izmir Hajdari kundër Agjencia E Trajtimit Të Pronave

(00-2018-409)25.01.2018Gerti Sharofi kundër Elona Shaqiri (Sharofi)

(00-2018-410)25.01.2018Ernestina Shtino kundër Gjykata E Rrethit Gjyqësor

Elbasan, Gjykata E Apelit Durrës, Eqerem Risilia

(00-2018-411)25.01.2018Gëzim Lapi kundër Vjollca Lapi

(00-2018-421)25.01.2018Shefikat Kaçaj kundër Agjencia E Trajtimit Të

Pronave

(00-2018-555)18.01.2018Ymer Isufi kundër Agjencia E Trajtimit Të Pronave,

Avokatura E Shtetit, Zyra Vendore Tiranë

(00-2018-565)18.01.2018Rrustem Gjonaj kundër Dega Rajonale E Sigurimeve

Shoqërore Tropojë, Departamenti i Administratës

Publike

(00-2018-609)25.01.2018Fredi Kokoneshi, Kryetari I Bashkisë Divjakë kundër

Zyra E Përmbarimit Privat “Petri Pihoni”, Agim Buzi

ÇËSHTJE CIVILE

Nr. 11211-02825-00-2013 Regj. Themeltar

Nr. 00-2018 - 46 Vendimi (1)

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, i përbërë nga gjyqtarët:

Artan Broci

Kryesues

Medi Bici

Anëtar

Shkëlzen SelimiAnëtar

sot me datë 25.01.2018, mori në shqyrtim në seancë gjyqësore me dyer të hapura çështjen civile që u përket palëve:

PADITËS:SHOQËRIA “EUROTECH CEMENT” SH.P.K me seli në Durrës (në mungesë).

I PADITUR:SHOQËRIA “RIAR” SH.P.K me seli në Ura e Draçit Kavajë (në mungesë).

OBJEKTI:

Detyrimin e palës së paditur për ti paguar palës paditëse shumën 12.334 Euro ose vlerën e ekuivalentit të saj në lekë ose dollar sipas kursit zyrtar të këmbimit valutor, që është vlera e papaguar e faturave tatimore të furnizimit me çimento.

Marrjen e masës për sigurimin e padisë, duke bllokuar në llogarinë bankare të palës së paditur shumën 12.334 Euro, ose ekuivalencën e kësaj shume në lekë ose dollar në të gjitha bankat e nivelit të dytë që operojnë në Republikën e Shqipërisë, deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes.

BAZA LIGJORE: Nenet 32 e vijues, 202 e vijues të K.Pr.Civile dhe nenet 476 e vijues, 705 e vijues të Kodit Civil.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë me vendimin nr. 711, datë 15.10.2010 ka vendosur:

Rrëzimin e padisë së paditësit “Eurotech Cement” Sh.p.k me seli Shkozet Durrës ndaj palës së paditur “ Riar” Sh.p.k me seli Ura Draçit Kavajë, si e pambështetur në ligj dhe prova.

Në bazë të nenit 211/2 të K.Pr.Civile pas marrjes formë të prerë të këtij vendimi hiqet sigurimi i padisë i vendosur me datë 21.05.2010, nga Zyra Përmbarimore Kavajë.

Gjykata e Apelit Durrës me vendimin nr. 10-2013-310 (181), datë 07.03.2013 ka vendosur:

Lënien në fuqi të vendimit nr. 711, datë 15.10.2010 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë.

Kundër vendimit nr. 10-2013-310 (181), datë 07.03.2013 të Gjykatës së Apelit Durrës ka paraqitur rekurs pala paditëse Shoqëria “Eurotech Cement” Sh.p.k, e cila kërkon:

Prishjen e vendimit nr. 10-2013-310 (181), datë 07.03.2013 të Gjykatës së Apelit Durrës dhe kthimin e çështjes për rigjykim në po atë gjykatë.

Shkaqet që pala paditëse Shoqëria “Eurotech Cement” Sh.p.k paraqet në rekurs, janë:

· Vendimi është marrë në kundërshtim me ligjin, provat dhe vetë procedurën e gjykimit dhe vendimet e ndërmjetme dhe si i tillë ai është i padrejtë. Pala paditëse ka paraqitur në mënyrë të qartë, të mbështetur në prova dhe argumenta pretendimin e saj. Pala paditëse ka një historik të aktivitetit të saj me palën e paditur dhe për këtë kemi dorëzuar edhe një pasqyrë të furnizimit dhe pagesave ndërmjet palëve.

· Pala paditëse ka furnizuar rregullisht palën e paditur, Shoqërinë “Riar” Sh.p.k me çimento, e cila nga ana e saj ka paguar në mënyrë rastësore dhe jo për çdo faturë për çimenton e marrë. Nga ana e palës paditëse është mbajtur një bilanc i rregullt mujor lidhur me furnizimet dhe pagesat, duke evidentuar në fund të tij debinë e palës së paditur. Kjo debi është mbartur në muajin pasardhës si debi nga muaji i mëparshëm dhe në këtë mënyrë është vazhduar përsëri me furnizimet e muajit dhe pagesat, duke e mbartur përsëri debinë në muajin tjetër. Vitin 2007 pala e paditur e ka mbyllur me një debi prej 14,444.53 €, ndërsa vitin 2008 me një debi prej 10,943.18 €.

· Në muajin Janar 2009, pala e paditur ka patur një bilanc, ku debia e këtij muaji ka qenë 11,471,48 €. Në muajin Shkurt 2009 ka patur një bilanc me debi të mbartur nga muaji janar 2009 prej 11,471.48 €. Kjo palë është furnizuar në muajin shkurt nëpërmjet dy furnizimeve përkatësisht me datë 09.02.09 dhe datë 25.02.2009, gjithsej 5,115.6 €, prej të cilave ka paguar 4,710.89 €. Sipas bilancit të muajit shkurt, debia e këtij muaji është 11,876.19 €. Sipas llogarive të palës paditëse, pala e paditur detyrohet përfundimisht në shumën 11,876.19 € (debi e muajit shkurt 2009), shumë e cila iu përket faturave të papaguara të furnizimit me çimento sipas faturave të paraqitura në gjykim, me vlerë totale prej 12,334.80 €. Këto dokumenta janë të rregullta, të mbajtura e përpiluara në përputhje me ligjet që rregullojnë veprimtarinë financiare dhe tatimore, sepse përmbajnë ekstremitetet e nevojshme. Këto dokumenta nga ana e palës paditëse janë raportuar në organet tatimore për efekt të detyrimeve fiskale.

· Lidhur me arsyetimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë sqarojmë se në nenin 419 të Kodit Civil, përcaktohet natyra e detyrimit. Ndryshe nga interpretimi që i bën gjykata kësaj dispozite, pala paditëse çmon se marrëdhënia juridike e detyrimit, si çdo marrëdhënie juridike civile, është një marrëdhënie shoqërore dhe që të ekzistojë duhet të përmbajë disa veçori, që janë elementët e saj (subjektet, përmbajtja, objekti). Të tre këta elementë janë të përcaktuar në rastin konkret.

· Sa i takon kriterit formal, në shitjen e sendeve të luajtshme nuk kërkohet një formalitet i tillë. Duke pasur parasysh se kontrata e shitjes është një veprim juridik i dyanshëm, ajo i nënshtrohet rregullave të përgjithshme të formës së veprimit juridik. Sipas nenit 80 të Kodit Civil veprimi juridik mund të kryhet me shkrim, me gojë dhe me çdo lloj shfaqje të padyshimtë të vullnetit, ku me këtë të fundit nënkuptohen edhe veprimet konkludente. Konkretisht, në mbështetje të dispozitave të sipërcituara dhe fakteve të parashtruara rreth rastit objekt gjykimi, rezulton se pala paditëse, Shoqëria “Eurotech Cement” Sh.p.k dhe pala e paditur, Shoqëria “Riar” Sh.p.k me veprime konkludente kanë shprehur vullnetin e tyre kontraktor dhe ndërmjet tyre ka lindur marrëdhënia juridike e detyrimit për shitjen në mënyrë periodike e çimentos. Ekzistenca e lindjes së kësaj marrëdhënie juridike provohet me paraqitjen nga pala paditëse e faturave tatimore të kompjuterizuara të shitjes, të administruara në dosjen gjyqësore.

· Faturat tatimore vërtetojnë plotësisht pretendimin tonë, duke iu referuar elementëve që përmban fatura tatimore të përcaktuara nga neni 49, paragrafi i tretë i ligjit nr. 9920, datë 19.05.2008 “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”. Konkretisht referuar kësaj dispozite, fatura tatimore duhet të përmbajë përveç të tjerave, emrin dhe adresën e palëve, datën e realizimit të shitjes ose shërbimit, emërtimin e saktë të tyre, çmimin e plotë të shitjes, datën dhe vendin e lëshimit, si dhe emrin e adresën e palëve. Nga përmbajtja e këtyre elementëve në faturat tatimore, të paraqitura nga paditësi, rezulton se shitësi është pala paditëse, ndërsa blerësi pala e paditur. Në këto kushte, ne provojmë para gjykatës, faktin krijues të së drejtës sonë për të kërkuar nga pala e paditur përmbushjen e detyrimit.

· Lidhur me sa më sipër, ne theksojmë se detyrimi ynë kufizohet vetëm në provimin e fakteve për të cilat kemi barrën e provës, ndërsa përsa i përket shlyerjes së detyrimit nga e paditura ndaj paditëses, ky përbën një fakt shues, për të cilin ne si palë paditëse nuk kemi detyrim që të paraqesim ndonjë provë. Detyrimi për të provuar këtë fakt shues i përket palës së paditur, e cila normalisht e parashtron këtë fakt me anën e mjetit procedural të prapësimit. Përsa kohë që një fakt i tillë nuk provohet të ekzistojë, detyrimi merret i mirëqenë dhe ekzistent, duke sjellë për pasojë detyrimin e palës së paditur që ta përmbushë atë.

· Në nenin 463 të K.Civil është parashikuar se, ekzekutimi i detyrimit duhet të bëhet në afatin e caktuar në kontratë. Por kur ekzekutimi i detyrimit është lënë në kërkimin e kreditorit, ky mund të kërkojë ekzekutimin në çdo kohë dhe debitori duhet ta ekzekutojë atë brenda pesëmbëdhjetë ditëve nga dita e kërkimit. Referuar fakteve, objekt gjykimi, duke qenë se midis palëve nuk është nënshkruar një kontratë me shkrim, por që veprimet e tyre janë konkluduar në faturat tatimore, detyrimi i të paditurit për të paguar çmimin e shitjes së çimentos nga paditësi, është bërë i ekzekutueshëm në datën 25.02.2009 me faturë tatimore nr. 39383346, nr. serial SI 09-01295 dhe vlerë 2,893.62 Euro (datë që përkon me faturën e fundit që është bërë furnizimi i subjektit të paditur), kur ka përfunduar marrëdhënia ndërmjet palëve. Nga ky moment pala e paditur, në bazë të nenit 463 të K.Civil, duhej të ekzekutonte këtë detyrim, pra duhej të kishte paguar shumën që rrjedh nga shitjet e çimentos.

· Gjykata nuk ka zbatuar dhe interpretuar drejtë nenet 476, 698 dhe 481/1 të K. Civil. Në provat e paraqitura nga ana e palës paditëse provohet se, shtetasi Agim Germani në cilësinë e përfaqësuesit të blerësit ka marrë në dorëzim gjithmonë mallin dhe për këtë ka firmosur me dorën e tij, emër e mbiemër të plotë dhe datë, si në fletën e peshës, ashtu edhe në faturat tatimore të kompjuterizuara të shitjes. Duke e konsideruar paraqitjen e provave dhe thëniet e dëshmitarëve mëse të mjaftueshme lidhur me lëvrimin e mallit dhe marrjen në dorëzim të tij nga ana e palës së paditur, ne e konsiderojmë të kryer detyrimin tonë dhe kërkojmë çmimin për faturat e papaguara të furnizimit me çimento në shumën prej 12,344 Euro.

· Gjatë gjykimit në Gjykatën e Apelit Durrës ne si palë paditëse paraqitëm kërkesë me shkrim, bazuar në nenet 465/2 dhe 231 të K.Pr.Civile për riçeljen pjesërisht të hetimit gjyqësor. Objekti i kërkesës ishte pranimi dhe depozitimi në cilësinë e provave shkresore të reja, si dhe pyetja e disa dëshmitarëve që kishin dijeni për fakte e rrethana të rëndësishme për çështjen, si transportues malli dhe marrës në dorëzim të tij. Për dëshmitarët u paraqitën provat e nevojshme që vërtetonin cilësinë e tyre si transportues, ndërkohë që për marrësin në dorëzim të mallit u paraqit çertifikata personale dhe adresa e banimit. Ndonëse gjykata mori vendim për pranimin e kërkesës dhe marrjen e provave, gjatë vazhdimit të gjykimit ajo depozitoi vetëm provat shkresore, por nuk thirri në cilësinë e dëshmitarëve personat e listuar në kërkesë, ndonëse nuk mori ndonjë vendim tjetër për anulimin e kërkesës për thirrjen e tyre. Në këtë rast nuk janë respektuar kërkesat e germës “a” dhe “c” të nenit 472 të K.Pr.Civile, duke sjellë moszbatim dhe respektim të keq të ligjit, duke përbërë njëkohësisht edhe shkelje procedurale që kanë ndikuar keq në dhënien e vendimit.

· Së fundmi, deri sot me datë 05.04.2013 nuk na është vënë në dispozicion vendimi i gjykatës së apelit, prandaj rezervojmë të drejtën që më pas të paraqesin edhe argumenta të tjera ligjore lidhur me kundërshtimin e këtij vendimi.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Medi Bici dhe e bisedoi çështjen në tërësi, në mungesë të palëve ndërgjyqëse, në përfundim;

V Ë R E N

1. Në Gjykatën e Lartë me datë 08.10.2013 është regjistruar çështja civile nr. 11211-02825-00-2013 që iu përket palëve: paditëse Shoqëria “Eurotech Cement” Sh.p.k dhe e paditur Shoqëria “Riar” Sh.p.k, me objekt pagim detyrimi që rrjedh nga furnizimi me çimento.

2. Vendimi nr. 10-2013-310 (181), datë 07.03.2013 i Gjykatës së Apelit Durrës është rrjedhojë i zbatimit të drejtë të ligjit procedurial dhe material, prandaj si i tillë ai duhet të lihet në fuqi nga Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë.

I.Rrethanat:

3. Pala paditëse “Eurotech Cement” Sh.p.k me seli në Durrës me NIPT J72318015 F është shoqëri tregtare e legjislacionit shqiptar, e cila ka si objekt të veprimtarisë së saj, import, eksport, magazinim, ambalazhim të të gjitha produkteve të çimentos sipas ekstraktit historik të regjistrit tregtar për të dhënat e shoqërisë, të lëshuar me datë 06.04.2010 nga QKR Tiranë.

4. Pala e paditur Shoqëria “Riar” Sh.p.k me seli në Ura e Draçit Kavajë me NIPT J 629038561, është shoqëri tregtare e legjislacionit shqiptar, e cila ka si objekt të saj aktivitete në fushën e ndërtimit, prodhim betoni e inertesh, sipas ekstraktit historik të regjistrit tregtar për të dhënat e shoqërisë, të lëshuar me datë 16.02.2010 nga QKR Tiranë.

5. Pala paditëse pretendon se, ka furnizuar rregullisht palën e paditur Shoqërinë “Riar” Sh.p.k me çimento në datat 07.01.2009, 14.01.2009, 26.01.2009, 09.02.2009 dhe 25.02.2009, por kjo e fundit nuk ka paguar çmimin e sasisë së çimentos, që sipas faturave tatimore të kompjuterizuara kap një vlerë totale prej 12,334.77 Euro.

6. Pala paditëse pretendon se, i ka dërguar palës së paditur një memo me datë 04.06.2009 për pagimin vullnetar të kësaj shume brenda afatit 15 ditor, por nuk ka marrë përgjigje pozitive. Pala paditëse ka pretenduar se, pala e paditur nuk ka përmbushur detyrimin, pagimin e çmimit prej 12,334.77 Euro për sasinë e çimentos së marrë, sipas pesë faturave të tatimore janar-shkurt 2009 të paraqitura si provë, bazuar në nenin 476 e vijues të K.Civil dhe nenin 705 e vijues të K.Civil. Pas gjashtë muajve nga kërkesa e fundit për pagim vullnetar, pala paditëse i është drejtuar gjykatës me kërkesëpadinë objekt shqyrtimi.

II. Procedura:

7. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë me vendimin nr. 711, datë 15.10.2010 ka vendosur:

Rrëzimin e padisë së paditësit “Eurotech Cement” Sh.p.k me seli në Shkozet Durrës ndaj palës së paditur “ Riar” Sh.p.k me seli Ura Draçit Kavajë, si e pambështetur në ligj dhe prova.

Në bazë të nenit 211/2 të K.Pr.Civile, pas marrjes formë të prerë të këtij vendimi hiqet sigurimi i padisë, i vendosur me datën 21.05.2010, nga Zyra Përmbarimore Kavajë.

8. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë ndër të tjera arsyeton se:

......Që të ekzistojë një marrëdhënie juridike e formës kontratë shitjeje në gjykim duhet minimalisht të provohet nga pala paditëse, e cila ka barrën e provës se: Ekziston një marrëdhënie juridike, kontratë shitjeje e lidhur mes palës paditëse si shitëse dhe palës së paditur si blerëse;shitësi, pronari i sendit ka dhënë sendin në pronësi blerësit; blerësi, pasi të ketë marrë sendin në pronësi ka detyrimin që të jap çmimin e rënë dakord për sendin e shitur. Në rastin konkret paditësi në gjykim provoi me anë të faturës tatimore të kompjuterizuar nr. SI 09-00075 se me datë 07.01.2009 “Eurotech Cement” si transportues me mjetin DR 1470 D ka furnizuar në orën 11.50 blerësin “Riar” Sh.p.k me 29.83 ton çimento tip rifuxho 42.5 me vlerë 2,505.72 Euro + 28,5 Euro transport =2,595.22 Euro. Në fund të kësaj fature ka nënshkruar “Eurotech Cement” Sh.p.k si shitës dhe blerësi me emrin “Agim” me mbiemër të pakuptueshëm. Sipas faturës tatimore të kompjuterizuar nr. SI 09-00239 me datë 14.01.2009 “Eurotech Cement” Sh.p.k si transportues me mjetin DR 9321/T ka furnizuar në orën 13.07 blerësin “Riar” Sh.p.k me 29.87 ton çimento tip rifuxho 42.5 me vlerë 2,509.08 Euro+89,62 Euro transport =2,598. 70 Euro. Në fund të kësaj fature ka nënshkruar “Eurotech Cement” Sh.p.k si shitës dhe blerësi me emrin “Agim” me mbiemër të pakuptueshëm. Sipas faturës tatimore të kompjuterizuar nr SI 09-00526 me datë 26.01.2009 “Eurotech Cement” Shpk si transportues me mjetin DR 4280 C ka furnizuar në orën 11.16 blerësin “Riar” Sh.p.k me 32.27 ton çimento tip rifuxho 42.5 me vlerë 2,710.68 Euro + 96,82 Euro transport = 2807,50 Euro. Në fund të kësaj fature ka nënshkruar “Eurotech Cement”Sh.p.k si shitës dhe blerësi me emrin “Agim” me mbiemër të pakuptueshëm. Sipas faturës tatimore të kompjuterizuar nr. SI 09-00877 me datë 09.02.2009 “Eurotech Cement” Sh.p.k si transportues me mjetin DR 3947 A ka furnizuar në orën 09.38 blerësin “Riar” Shpk me 27.64 ton çimento tip rifuxho 42.5 me vlerë 2,321.76 Euro+82,92 Euro transport=2,404.68 Euro. Në fund të kësaj fature ka nënshkruar “Eurotech Cement” Sh.p.k si shitës dhe blerësi pa emër vetëm nënshkrim. Sipas faturës tatimore të kompjuterizuar nr. SI 09-01295 me datë 25.02.2009 “Eurotech Cement” Sh.p.k si transportues me mjetin DR 0992E ka furnizuar në orën 11.29 blerësin “Riar” Shpk me 33.26 ton çimento tip rifuxho 42.5 me vlerë 2,793.84 Euro+99,78 Euro transport =2,893.62 Euro. Në fund të kësaj fature ka nënshkruar “Eurotech Cement” Sh.p.k si shitës dhe blerësi pa emër vetëm nënshkrim. Në gjykim nga paditësi nuk u soll asnjë provë tjetër që të provojë pretendimin e tyre. Gjykata çmon se me faturat tatimore të sjella nga pala paditëse nuk provojnë origjinën e lindjes së marrëdhënies së detyrimeve mes paditësit dhe të paditurit. Duke qenë se pala paditëse pretendon se vullneti i palëve ka qenë shitja e çimentos, në gjykim nuk u soll asnjë kontratë me shkrim e hartuar mes paditësit si shitës dhe të paditurit si blerës Në mungesë të kësaj kontrate në gjykim nuk u soll asnjë provë tjetër siç mund të jetë ajo thënieve të dëshmitarëve. Kontrata e shitjes është shumë e pakët të provohet vetëm me faturat tatimore të kompjuterizuara, të cilat më tepër kanë efekt për organet tatimore. Për gjykatën këto fatura shërbejnë si fillim prove me shkrim, e cila konsiderohet një provë që domosdoshmërisht duhet të plotësohet me prova të tjera në gjykim. Në një interpretim të kundërt, paraqitja vetëm e këtyre faturave mund të çojë edhe në hamendësimin se, pala paditëse mund ti ketë vjelur një herë detyrimet pjesërisht a plotësisht sipas faturave dhe në mënyrë abuzive kërkon vjeljen për herë të dytë. Vetëm duke iu referuar faturave tatimore të kompjuterizuara dhe vetë gjykata nuk përcakton dot se, ç’marrëdhënie juridike kanë pasur palët ndërgjyqëse me njëra-tjetrën, pasi: “Eurotech Cement” Sh.p.k del si transportues më pas flitet për kohë furnizimi dhe në fund blerës është “Riar” Sh.p.k. dhe shitës “Eurotech Cement” Sh.p.k. Gjykata sipas nenit 16 të K.Pr.Civile ka për detyrë të saktësojë faktet, por jo të ndryshojë bazën ligjore. Në rastin konkret me 5 faturat tatimore gjykata krijon bindjen që “Eurotech Cement” Sh.p.k në mënyrë periodike, ka furnizuar dhe ka marrë përsipër edhe transportimin si furnizues për “Riar” Sh.p.k, por nuk ka dijeni nëse ky furnizim është realizuar ashtu siç është përshkruar në faturë, kush është personi me emrin “Agim” që ka nënshkruar në rubrikën blerësi, etj. Kjo mbetet për tu gjykuar në një gjykim ku si objekt është kontrata e furnizimit mes palës ndërgjyqëse, etj. Sa më sipër pala paditëse nuk arriti të provojë pretendimin e saj sipas nenit 12 të K.Pr.Civile dhe gjykata me provat çmon sipas nenit 10 të K.Pr.Civile se padia duhet rrëzuar si e pambështetur në ligj dhe prova...

9. Gjykata e Apelit Durrës me vendimin nr. 10-2013-310 (181), datë 07.03.2013 ka vendosur:

Lënien në fuqi të vendimit nr. 711, datë 15.10.2010 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë.

10. Gjykata Apelit Durrës ndër të tjera arsyeton se:

......Ka rezultuar nga administrimi i faturave tatimore të kompjuterizuara të vitit 2009 se është bërë transportimi nga pala paditëse i çimentos blerësit “Riar” Sh.p.k, por në këto fatura mungon emri dhe nënshkrimi i blerësit. Nuk u provua në këtë gjykim marrëdhënia kontraktore midis palëve ku të përcaktohet shitësi i mallit. Nga faturat tatimore nuk përcaktohet marrëdhënia juridike, por paditësi del vetëm si transportues që siç u theksua më sipër nuk rezulton i plotë dhe emri i blerësit që ka nënshkruar këto fatura që sipas palës paditëse kanë vlerën 12,334.80 Euro. Pretendimet e ngritura në kërkesën ankimore nga pala paditëse Shoqëria “Eurotech Cement” Sh.p.k nuk provohen të jenë të bazuara, pretendime që janë trajtuar edhe gjatë shqyrtimit të çështjes. Në këto kushte vendimi i gjykatës së faktit duhet të lihet në fuqi, si i bazuar në ligj dhe prova......

III. Ligji i Zbatueshëm:

11. Në nenin 476 të Kodit Civil është parashikuar se:

Çdo mangësi në ekzekutimin e detyrimeve e detyron debitorin të shpërblejë dëmin që ka pësuar kreditori, përveç kur ai provon se mospërmbushja nuk ka ndodhur për fajin e tij.

Në këtë rast kreditori ka të drejtë:

a) të kërkojë ekzekutimin në natyrë të detyrimit, veçanërisht dorëzimin e sendit ose kryerjen e punimeve, si dhe shpërblimin e dëmit të shkaktuar nga vonesa e ekzekutimit; ose

b) shpërblimin e dëmit të shkaktuar nga mosekzekutimi i detyrimit.

12. Në nenin 480 të Kodit Civil është parashikuar se:

Kur ekzekutimi i detyrimit bëhet i pamundur për fajin e debitorit, kreditori ka të drejtë të kërkojë prej tij shpërblimin e dëmit të shkaktuar. Debitori është me faj kur, me dashje ose nga pakujdesia, ka krijuar rrethana që e kanë bërë të pamundur ekzekutimin ose kur nuk ka marrë masa për ta ndaluar atë.

13. Në nenin 481/1, 2 të Kodit Civil është parashikuar se:

Debitori që nuk përmbush një detyrim të kërkueshëm në afatin e caktuar, quhet se është në vonesë (morë), përveç kur mosekzekutimi është rrjedhim i rrethanave që nuk kanë lidhje me fajin e debitorit.

Debitori vihet në vonesë me ana të një njoftimi me shkrim.

14. Në nenin 705 të Kodit Civil është parashikuar se:

Kontrata e shitjes ka për objekt kalimin e pronësisë së një sendi ose kalimin e një të drejte kundrejt pagimit të një çmimi.

15. Në nenin 708 të Kodit Civil është parashikuar se:

Shpenzimet e kontratës së shitjes dhe shpenzimet e tjera të lidhura me të, janë në ngarkim të blerësit, përveç kur në marrëveshje parashikohet ndryshe.

16. Në nenin 710 të Kodit Civil është parashikuar se:

Detyrimet kryesore të shitësit janë:

1. t’i dorëzojë sendin blerësit;

2. kur fitimi i pronësisë mbi sendin, ose i të drejtave reale mbi të, nuk është pasojë e menjëhershme e kontratës, duhet të dorëzojë të gjitha dokumentet përkatëse për fitimin e pronësisë së tyre, sipas kushteve të parashikuara nga kontrata apo nga ligji;

3. të garantojë blerësin nga zhveshja, nga veset dhe nga mospërputhja e cilësive të sendit me kontratën.

VLERËSIMI I KOLEGJIT CIVIL:

17. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se, shkaqet e parashtruara në rekursin e paraqitur nga pala paditëse Shoqëria “Eurotech Cement” Sh.p.k nuk janë nga ato shkaqe që parashikohen në nenin 472 të Kodit Procedurës Civile, prandaj nuk ka arsye ligjore që vendimi i Gjykatës së Apelit Durrës të cënohet.

18. Nga shqyrtimi gjyqësor i çështjes në gjykatën e shkallës së parë dhe gjykatën e apelit ka rezultuar se, pala paditëse Shoqëria “Eurotech Cement” Sh.p.k ka pretenduar se, ka furnizuar rregullisht palën e paditur Shoqërinë “Riar” Sh.p.k me çimento në datat 07.01.2009, 14.01.2009, 26.01.2009, 09.02.2009 dhe 25.02.2009. Sipas palës paditëse, pala tjetër nuk ka paguar çmimin e çimentos që ka blerë, që sipas faturave tatimore të kompjuterizuara kapin një vlerë totale prej 12,334.77 Euro. Me datë 04.06.2009 pala paditëse i ka dërguar një memo palës tjetër për pagimin vullnetar të kësaj shume brenda një afati 15 ditor, por prej saj nuk ka marrë ndonjë përgjigje pozitive. Duke pretenduar se, pala e paditur nuk ka përmbushur detyrimin, pagimin e çmimit prej 12,334 Euro, pasi ka kaluar afati gjashtë mujor, pala paditëse i është drejtuar gjykatës me kërkesëpadinë objekt shqyrtimi.

19. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë dhe Gjykata e Apelit Durrës në përfundim të shqyrtimit gjyqësor të çështjes kanë arritur në konkluzionin se, kërkesëpadia e palës paditëse nuk duhet të pranohet për shkaqe të provueshmërisë së saj. Gjykata e shkallës së parë ndër të tjera arsyeton se: .....Faturat tatimore të sjella nga pala paditëse nuk provojnë origjinën e lindjes së marrëdhënies së detyrimeve ndërmjet paditësit dhe të paditurit. Duke qenë se pala paditëse pretendon se vullneti i palëve ka qenë shitja e çimentos, në gjykim nuk u soll asnjë kontratë me shkrim shitje.....Vetëm duke iu referuar faturave tatimore të kompjuterizuara dhe vetë gjykata nuk përcakton dot se, ç’marrëdhënie juridike kanë patur palët ndërgjyqëse me njëra-tjetrën, pasi: “Eurotech Cement” Sh.p.k del si transportues më pas flitet për kohë furnizimi dhe në fund blerës është “Riar” Shpk dhe shitës “Eurotech Cement” Sh.p.k, etj....

20. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se, përfundimet që kanë arritur Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë dhe Gjykata e Apelit Durrës janë të bazuara në ligj, pasi pala paditëse Shoqëria “Eurotech Cement” Sh.p.k pretendon se, palës së paditur Shoqëria “Riar” Sh.p.k i ka shitur një sasi çimentoje në periudha të ndryshme dhe nuk ka arkëtuar prej saj çmimin e shitjes. Nga shqyrtimi gjyqësor i çështjes rezulton se, pala paditëse nuk ka paraqitur para gjykatave të faktit asnjë kontratë shitje të lidhur me palën tjetër, përveç pesë faturave tatimore të kompjuterizuara, ku në tre prej tyre në rubrikën marrësi në dorëzim është shënuar emri “Agim”, ndërsa mbiemri është i palexueshëm, ndërsa në dy faturat e tjera është vendosur vetëm një nënshkrim, nga i cili nuk mund të nxirret emri i personit që ka marrë në dorëzim mallin. Pala paditëse ka pretenduar për mos përmbushje të detyrimit që rrjedh nga kontrata e shitjes, por nga pohimet e saj para gjykatave ka rezultuar se nuk ndodhemi përpara një kontrate shitje, por përpara karakteristikave të një kontrate periodike furnizimi të mallrave, ekzistenca e të cilës sipas gjykatave nuk është e provuar në gjyq nga pala paditëse, të cilës i takon dhe barra e provës.

21. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë konstaton se, shkaqet që ngrihen në rekursin e palës paditëse Shoqëria “Eurotech Cement” Sh.p.k kanë të bëjnë kryesisht me çështjen e provave, të cilat janë në kompetencë të gjykatës së shkallës së parë dhe gjykatës së apelit, si dhe nuk mund të zgjidhen me anë të rekursit të paraqitur përpara Gjykatës së Lartë, e cila duke qenë gjykatë ligji ka në kompetencë për të shqyrtuar vetëm shkelet e ligji procedurial, të cilat kanë ndikuar në dhënien e vendimit përfundimtar, ose kanë ekzistuar shkelje të rënda të rregullave proceduriale që lidhen me pavlefshmërinë e vendimit dhe procesin e rregullt ligjor, të parashikuar nga neni 42 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe neni 6 i Konventës Europiane për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut, ose për moszbatimin, si dhe zbatimin e keq të ligjit material, të bëra nga gjykatat më të ulta në vendimet e tyre, të cilat janë objekt i rekursit në Gjykatën e Lartë.

22. Në rekursin e paraqitur nga pala paditëse “Eurotech Cement” Sh.p.k arsyetohet se: Në nenin 419 të Kodit Civil, përcaktohet natyra e detyrimit. Ndryshe nga interpretimi që i bën gjykata kësaj dispozite, pala paditëse çmon se marrëdhënia juridike e detyrimit, si çdo marrëdhënie juridike civile, është një marrëdhënie shoqërore dhe që të ekzistojë, ajo duhet të përmbajë disa veçori që janë elementët e saj (subjektet, përmbajtja, objekti). Të tre këta elementë janë të përcaktuar në rastin konkret. Përsa i takon kriterit formal, në shitjen e sendeve të luajtshme nuk kërkohet një formalitet i tillë. Duke pasur parasysh se kontrata e shitjes është një veprim juridik i dyanshëm, ajo i nënshtrohet rregullave të përgjithshme të formës së veprimit juridik. Sipas nenit 80 të Kodit Civil, veprimi juridik mund të kryhet me shkrim, me gojë dhe me çdo lloj shfaqje të padyshimtë të vullnetit, ku me këtë të fundit nënkuptohen veprimet konkludente.

23. Është e vërtetë që kontrata e shitjes mund të lidhet në mënyrë orale (gojë) dhe veprime konkludente, por duhet theksuar se, për efekt provueshmërie të saj kërkohen prova, në ato raste kur pala tjetër nuk e pohon në gjyq se kjo kontratë shitje e lidhur ndërmjet palëve ka ekzistuar. Në rastin në shqyrtim jo vetëm që pala paditëse nuk ka qenë e qartë nëse ndodhemi përpara një kontrate shitje apo kontrate periodike furnizimi të mallrave, por ajo nuk ka arritur që të provojë as ekzistencën e faktit, sepse faturat e paraqitura nuk pasqyrojnë qartë se, cili ka qenë personi që ka marrë mallin në dorëzim. E cekëm edhe më sipër se, çështja e provave është një ekskluzivitet i gjykatës së shkallës së parë dhe gjykatës së apelit, prandaj kjo çështje nuk mund të zgjidhet nga Gjykata e Lartë, e cila mund të zgjidhë vetëm çështjet e zbatimit/moszbatimit të drejtë të ligjit material dhe procedurial.

24. Në rekurs pala paditëse pretendon se, gjatë shqyrtimit gjyqësor të çështjes në Gjykatën e Apelit Durrës, ajo ka paraqitur një kërkesë me shkrim, duke u bazuar në nenet 465/2 dhe 231 të K.Pr.Civile për riçeljen pjesërisht të hetimit gjyqësor, me qëllim paraqitjen e provave të reja shkresore, si dhe pyetjen e disa dëshmitarëve që kishin dijeni për fakte e rrethana të rëndësishme për çështjen. Megjithëse gjykata mori vendim për pranimin e kërkesës dhe marrjen e provave, gjatë vazhdimit të gjykimit ajo administroi vetëm provat shkresore, por nuk thirri në cilësinë e dëshmitarëve personat e listuar në kërkesë, ndonëse nuk mori ndonjë vendim tjetër për anulimin e kërkesës për thirrjen e tyre, prandaj në këtë rast nuk janë respektuar kërkesat e germave “a” dhe “c” të nenit 472 të K.Pr.Civile, duke sjellë moszbatim dhe respektim të keq të ligjit, duke përbërë njëkohësisht edhe shkelje procedurale që kanë ndikuar keq në dhënien e vendimit.

25. Edhe ky pretendim që pala paditëse paraqet në rekursin e saj është i pabazuar në ligj, sepse në seancën gjyqësore të datës 04.03.2013, Gjykata e Apelit Durrës me vendim të ndërmjetëm, në zbatim të kërkesave të nenit 465/2 të K.Pr.Civile ka pranuar vetëm kërkesën e palës paditëse për administrimin e provave shkresore dhe jo për pyetjen e dëshmitarëve, sepse sipas nenit 233/b të K.Pr.Civile, pesë faturat e paraqitura nga pala paditëse, të cilat mund të pretendohen si fillim prove me shkresë nuk provojnë që fakti i pretenduar është pothuajse i vërtetë dhe vlera e detyrimit që kërkohet është shumë më e madhe se sa kufiri maksimal për të cilin lejohet marrja e provave me dëshmitar. Kolegji Civil vlerëson se, në rastin në shqyrtim, gjykata e apelit duhej të shprehej me vendim të ndërmjetëm edhe në lidhje me kërkesën e palës paditëse për marrjen e provave me dëshmitar, por ky fakt nuk e bën të cënueshme vendimmarrjen përfundimtare të kësaj gjykate, pasi ajo me vendim të ndërmjetëm ka vendosur përsëritjen e pjesshme të hetimit gjyqësor të çështjes, duke marrë vetëm provat e lejuara nga ligji, prandaj gjykatës së apelit i tërhiqet vëmendja që në të ardhmen të bëjë më kujdes në marrjen e vendimeve të ndërmjetme, të cilët janë mjaft të rëndësishëm për zbatimin e drejtë të rregullave proceduriale gjatë zhvillimit të një procesi civil.

26. Për këto që u thanë më sipër, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë arrin në përfundimin se, rekursi i paraqitur nga pala paditëse Shoqëria “Eurotech Cement” Sh.p.k është i pabazuar në ligj, prandaj si i tillë ai nuk duhet të pranohet dhe për rrjedhojë vendimi i Gjykatës së Apelit Durrës duhet të lihet në fuqi.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në bazë të nenit 485/a të Kodit të Procedurës Civile;

V E N D O S I

Lënien në fuqi të vendimit nr. 10-2013-310 (181), datë 07.03.2013 të Gjykatës së Apelit Durrës.

Tiranë, më 25.01.2018

ÇËSHTJE PENALE

Nr. 52104-00067-00-2014 Regj. Themeltar

Nr. 00-2018 10 Vendimit (1)

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykatës se Larte i përbërë nga:

Edmond IslamajKryesues

Ardian DvoraniAnëtar

Artan Zeneli

Anëtar

Artan Broci

Anëtar

Tom Ndreca

Anëtar

sot më datë 31.01.2018, mori ne shqyrtim ne seance gjyqësore çështjen që i përket:

I GJYKUAR: ORGEST BILBILI

AKUZUAR:

Për kryerjen e veprave penale "Vrasja me paramendim"

kryer në bashkëpunim për qëllim hakmarrje dhe

"Prodhimi dhe mbajtja pa lejë e armëve luftarake dhe municionit"

parashikuar nga nenet 78/2 dhe 25 dhe 278/2 të Kodit Penal.

I GJYKUARLAERT HAXHIU

AKUZUAR:

Për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim"

kryer në bashkëpunim për qëllim hakmarrje”

parashikuar nga nenet 78/2 dhe 25 të Kodit Penal.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me vendimin nr. 671, datë 12.12.2012, ka vendosur:

- Deklarimin të pafajshëm të të pandehurit Orgest Bilbili për kryerjen e veprës penale "Vrasja me paramendim" kryer në bashkëpunim për qëllim hakmarrje dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit" parashikuar nga nenet 78/2 dhe 25 dhe 278/2 të Kodit Penal, për shkak se nuk provohet se i pandehuri i ka kryer veprat penale për të cilat akuzohet.

- Deklarimin të pafajshëm të të pandehurit Laert Haxhiu për kryerjen e veprës penale "Vrasja me paramendim" kryer në bashkëpunim për qëllim hakmarrje, kryer në rrethana rënduese parashikuar nga nenet 78/2 dhe 25 dhe 50 gërma "c" të Kodit Penal, për shkak se nuk provohet se i pandehuri e ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet.

-Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të pandehurve nëse ndaj tyre nuk ka ndonjë vendim tjetër dënimi ose masë sigurimi.

Gjykata e Apelit Vlorë me vendimin nr. 402, datë 13.11.2013, ka vendosur: 

Lënien në fuqi të vendimit nr. 671, datë 12.12.2012 të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë.

Kundër vendimit ka ushtruar Rekurs Prokurori i Apelit Vlorë i cili kërkon: Ndryshimin e vendimit penal nr. 671, datë 12.12.2012 te Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë. Deklarimin fajtor të të pandehurit Laert Haxhiu për kryerjen e veprës penale te “Vrasjes me paramendim” për hakmarrje, të kryer në bashkëpunim dhe në baze të neneve 78/2, dhe 51 te Kodit Penal, dënimin e tij me 12 vjet burgim. Deklarimin fajtor të të pandehurit Orgest Bilbili për kryerjen e veprave penale të “Vrasjes me paramendim” për hakmarrje, te kryer ne bashkëpunim dhe “Mbajtjes pa leje te armeve luftarake dhe në baze të neneve 78/2 dhe 278/2 te Kodit Penal, dënimin e tij, duke pretenduar këto shkaqe:

· Vendimi është rrjedhoje e një analize të njëanshme të provave të përftuara gjatë hetimit i paraprak dhe të shqyrtuara gjatë gjykimit në shkalle të parë. Gjykata nuk ka mbajtur parasysh përcaktimet që bëhen në nenin 152 të K.Pr.Penale.

· Gjykata arsyeton se, me provat shkresore dhe ato me dëshmitarë të administruara ne fashikullin e gjykimit nuk u provua autorësia e te pandehurve në këtë gjykim. Me date 08.07.2010 rreth orës 22.45 është bërë njoftim të salla e Drejtim Komandimit pranë Komisariatit te Policisë Lushnjë se, në lagjen “S.Libohova” të qyteti te Lushnjës nga persona të paidentifikuar është vrarë me armë zjarri dhe sende të forta shtetasi Gerti Lala.

· Vrasja e këtij shtetasi ka ndodhur përpara hyrjes së pallatit ku banonte viktima dhe disa momente para vrasjes mes viktimës dhe ekzekutoreve të tij ka pasur edhe një debat, ku fillimisht ekzekutoret kanë debatuar me viktimën e me pas e kane goditur atë me sende te forta dhe me arme zjarri tip pistolete, duke i shkaktuar në këtë mënyrë vdekjen e menjëhershme. Me pas ata janë larguar nga vendi ngjarjes, duke ecur në këmbë. Nga deklarimet e saj të dhëna para oficerit te policisë gjyqësore me date 08.07.2010, nena viktimës Gerti Lala, shtetasja Vangjeli Lala, ka deklaruar se, banoj ne lagjen “S.Libohova” në katin e parë të pallatit. Rreth orës 23.00 kam dëgjuar zhurme që vinte nga jashtë pallatit, fillimisht ndjeva hapa, më vonë dëgjova zhurmë sikur po ziheshin, dola në dritaren e dhomës dhe kam pare dy persona te cilët po largoheshin qetësisht, njërin prej te cilëve e përshkruan se kishte veshur një bluzë të kuqe dhe flokët i kishte te shkurtra. Gjate debatit te zhvilluar midis viktimës dhe ekzekutorëve nëna e viktimës Vangjeli Lala ka arritur të dëgjoje këto fjale, “Çfarë keni me mua unë nuk ju kam bërë gjë.

· Ngrihet dyshimi se njeri nga autoret e vrasjes se shtetasit Gerti Lala është i pandehuri Orgest Bilbili, person te cilin shtetasja Vangjeli Lala e ka njohur fillimisht pasi e ka pare ne rruge. Shtetasja Vangjeli Lala ne deklarimet e saj shpjegon me mënyre te detajuar karakteristikat e trupit, ecjes si dhe veshjen e personit qe është larguar i dyti nga vendi i krimit. Gjithashtu ky shtetas pasi është larguar rreth 20 m larg vendit te krimit ka futur poshtë bluzës ne brez diçka.

· Shtetasja Vangjeli Lala shpjegon se, natën e ngjarjes ne kohen qe po behej sherri ndërmjet djalit te saj te vrare dhe personave qe e vranë, para se te dëgjoheshin te shtënat e armës ajo kishte dëgjuar dhe fiksuar shprehjen “Laert shpejt dorezën”. Pra, të pandehurit në këtë ngjarje kanë përdorur doreza për të evituar lënien e gjurmëve papilare në vendin e ngjarjes.

· Ky deklarim përkon edhe me procesverbalin e këqyrjes së vendit të ngjarjes datë 09.07.2010, gjate te cilit është gjetur dhe marre me cilësinë e provës materiale edhe një dorezë plastike kirurgjikale e grisur në një gisht si dhe pjesa e grisur e kësaj doreze e shënuar me piken nr. 4.

· Në funksion të verifikimit të këtij deklarimi më datë 17.11.2010 është kryer veprimi hetimor i eksperimentit hetimor dhe paraqitjes për njohje, nga të cilat rezulton se: Nga vendndodhja e shtetases Vangjeli Lala mund te shikoheshin personat e dyshuar. Shtetasja Vangjeli Lala ne te gjitha rastet ka njohur shtetasin Orgest Bilbili si njërin nga autoret e vrasjes se djalit te saj Gerti Lala.

· Ngrihen dyshime se, lokali i shtetasit Redion Caushi, i njohur me emrin “Lokali i Causheve’' duke qene se ndodhet pranë banesës se viktimës Gerti Lala e si rrjedhin pranë vendit ku është vrare shtetasi Gerti Lala mund te ketë shërbyer si vendi ku janë nisur për te kryer autoret veprimin kriminal, vrasjen e shtetasit Gerti Lala. Ky fakt konfirmohet edhe nga deklarimet e shtetasve Redion Caushaj etj, te cilët dëshmuan para gjykatës se para dhe pas ngjarjes, vrasjes se te ndjerit Gerti Lala te pandehurit Laert Haxhiu dhe Orges Bilbil kane qene bashke dhe te dy këta te pandehur gjate kësaj kohe kane qëndruar ne ketë lokal, ndërsa ne kohen qe ka ndodhur vrasja ata nuk kane qene ne lokal.

· Jo me kot te dyshuarit Laert Haxhiu dhe Orgest Bilbili si autore te kësaj ngjarje, ne deklarime dhëna ne fazën e hetimeve paraprake kane ngritur alibinë se ne momentin e ndodhjes se ngjarjes kane qene pikërisht ne ketë lokal nen shoqërinë e shtetasve Julian Zeneli, Eduart Belishaku, Odise Leshi, Drini Shehu, Redion Caushi.

· Ne komunikimet mes te pandehurve Orgest Bilbili e Laert Haxhiu dalin të dhena që në mënyrë indirekte i implikonin këta të pandehur në kryerjen e vrasjes së shtetasit Gerti Lala pasi:

· I pandehuri Laert Haxhiu, akuzonte viktimën Gerti Lala si autorin e vrasjes se djalit te xhaxhait te tij, shtetasit Klodian Haxhiu duke përdorur shprehjet, “ai edhe mua me ka vrare djalin e xhajës ose pse se kapën këto ai nga nuk e priste”.

· Gjithashtu nga procesverbalet e përgjimeve te kryera rezulton se i pandehuri Laert Haxhiu përdor shprehjet, nuk kane prova, ku te njohu ty plaka. si te akuzoi ty dhe jo mua. Pra nga këto biseda te zhvilluara midis te dy te pandehurve del qarte se ne këtë ngjarje kane qene te dy te pandehurit ne fjale te cilët mendojnë se per autorësinë e tyre ne këtë ngjarje nuk ka prova, pra indirekt ata pranojnë se janë autor te kësaj vrasje, por mendojnë se do te përjashtohen nga përgjegjësia penale pasi per fajësinë e tyre nuk ka prova.

· Përsa pretendohet nga i pandehuri Laert Haxhiu në përgjimet ambientale ku akuzonte viktimën Gerti Lala se i kishte vrare djalin e xhaxhait, konfirmohet edhe nga informacioni i sjellë nga Komisariati Policisë Lushnjë me shkresën nr. 1918. prot, datë 28.06.2011. Nga ky informacion i sjelle nga ana e Komisariatit te Policisë Lushnjë rezulton se, ne vrasjen e shtetasit Klodian Haxhiu, ka informacione operative se, shtetasi Gerti Lala ka qenë në rolin e ndihmësit, pasi ka larguar nga vendi i ngjarjes ekzekutorin e shtetasit Klodian Haxhiu, i cili është djali i xhaxhait të të pandehurit Laert Haxhiu.

· Nga përgjimi i komunikimeve telefonike të shtetasve Shkëlqim Haxhiu, Adion Haxhiu, Qamil Haxhiu e Drini Shehu të autorizuara me vendimet nr. 24 datë 22.04.2011 dhe nr. 25 datë 27.04.2011 rezulton se, këta shtetas kanë shfaqur interes të veçantë pasi janë informuar se arsyet e thirrjes së tyre në Komisariatin e Policisë nr. 1, Lushnjë ka qenë pikërisht për tu pyetur rreth vrasjes së shtetasit Gerti Lala.

· Referuar provave të grumbulluara në fazën e hetimeve paraprake, përfshirë këtu edhe transkiptin e përgjimit ambiental, përgjimit të thirrjeve telefonike, konkludohet se, të pandehurit Laert Haxhiu dhe Orgest Bilbili, duhet të përgjigjen penalisht për kryerjen e veprës penale të vrasjes me paramendim e kryer për hakmarrje dhe në bashkëpunim, e drejtuar kjo vepër ndaj shtetasit Gerti Lala, parashikuar nga neni 78/2 e 25 i Kodit Penal, pasi me veprime konkrete të kundërligjshme me përdorim të armës luftarake dhe me mjete prehëse dhe të forta kanë vrarë për hakmarrje shtetasin Gerti Lala.

· Në këtë analizë të faktit penal konkludohet se, të pandehurit Orgest Bilbili dhe Laert Haxhiu pasi kanë siguruar më parë mjetet e përshtatshme për të realizuar vrasjen e shtetasit Gerti Lala për hakmarrje, natën e ngjarjes kanë qëndruar në ambientet e lokalit të quajtur “Caushaj” ndodhur ne afërsi të banesës së viktimës Gerti B Lala, pasi janë siguruar se shtetasi Gerti Lala ka qenë duke shkuar për në banesë, e cila ndodhet rreth 300 metra m larg lokalit në fjalë, e kanë pritur atë në hyrje të pallatit dhe me përdorim të sendeve të forta kane ushtruar dhunë fizike ndaj tij me qëllim marrjen e ndonjë informacioni paraprak lidhur me vrasjen e kushëririt të të pandehurit Laert Haxhiu ( të ndjerit Klodian Haxhiu) dhe më pas e kane qëlluar atë me disa plumba në trup duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme; më pas të dy qetësisht janë larguar nga vendi i ngjarjes për tu kthyer përsëri tek lokali nga ku edhe u nisen me pare. Sapo ata kane mbërritur ne këtë lokal aty është hapur fjala për vrasjen e te ndjerit Gerti Lala te thirrur me nofkën “Iriqi”. Te pandehurit për te realizuar këtë mendim kriminal kane shfrytëzuar errësirën ne vendin e ngjarjes dhe ne momentin qe kane dale tek cepi i banesës se shtetasit Sadik Cela per shkak te ndriçimit te rrugës ata janë parë dhe njohur prej nënës se viktimës, shtetases Vangjeli Lala, e cila fillimisht ne deklarimet e dhena para oficerit te policisë gjyqësore per shkak te frikës ndaj te pandehurve nuk ka dhënë hollësi rreth ngjarjes. Me vone e pyetur rreth këtij fakti penal ajo ka i shpjeguar hollësisht mekanizmin e ngjarjes, rrethin e personave te dyshuar ne këtë ngjarje, etj, te cilat B përputhen plotësisht me dëshmitë e personave te thirrur nga Gjykata.

· Gjykata në arsyetimin e këtij vendimi ka pranuar që të pandehurit janë autorë të kësaj vrasje, por duke qenë se provat e administruara prej saj në seance gjyqësore konform kërkesave të ligjit nuk mund të konsiderohen të tilla, i ka deklaruar të pafajshëm. Po kjo Gjykate është shprehur fillimisht për vlefshmërinë provave dhe përdorueshmërinë e tyre në këtë gjykim, çuditërisht në përfundim të gjykimit ka arsyetuar se, këto prova nuk mund të përdoren, kur me po këto prova kjo gjykate pranon ekzistencën e faktit penal si dhe autorësinë e të pandehurve në këtë gjykim.

· Lidhur me transkriptimet e përftuara nga përgjimi ambiental dhe telefonik i të pandehurve me njeri tjetrin dhe me persona të tjerë, Gjykata ka arsyetuar se, ai nuk është prove por mjet për kërkimin e provës, jo me kot gjykata ka arsyetuar në këtë formë, pasi në të gjitha këto përgjime të pandehurit shpjegojnë rreth faktit penal dhe autorësisë së tyre në këtë vrasje. Gjykata ka keqinterpretuar ligjin dhe provat e këtij fakti penal duke justifikuar në këtë mënyrë pafajësinë e të pandehurve, kur vetë ata e pranojnë se kanë kryer veprën penale, provë kjo që lidhet edhe me dëshmitë e personave të tjerë të pyetur nga Gjykata në seancë gjyqësore lidhur me këtë vrasje.

· Gjykata ka arsyetuar se, dëshmitarja ka njohur të pandehurin Orgest Bilbili si personi që ka kryer vrasjen (ekzekutor) si dhe shprehjet e tij lidhur me te pandehurin Laert Haxhiu, prova këto që lidhen me njëra tjetrën në mënyrë të qartë, fakt i konfirmuar më së miri prej bisedave të zhvilluara midis të pandehurve me njëri tjetrin dhe persona të tjerë me të cilët ata kanë zhvilluar biseda gjatë kohës që kanë qenë nën përgjim.

· Veprimet e të pandehurve janë të njëkohshme, janë pjesë përbërëse e veprimeve në tërësi për arritjen e qëllimit përfundimtar dhe nuk mund të shkëputen. Dëshmia e të dëmtuarës dhe bisedat e te pandehurve janë të njëjta, në të njëjtën kohe rezultoi e provuar në këtë gjykim se midis të pandehurit Laert Haxhiu dhe viktimës Gerti Lala ekziston një konflikt, i cili lidhet me vrasjen e kushëririt të këtij të pandehuri, të ndjerit Klodian Haxhiu, ndërsa gjykata në arsyetimin e vendimit shpreh dyshime rreth këtij fakti, kur vetë ka pranuar se viktima B.Gerti Lala mund të ketë ndihmuar në vrasjen e shtetasit Klodian Haxhiu.

· Referuar vendimit, gjykatat ne arsyetimin e këtij vendimi nuk kane bere gjë tjetër veçse kane keq interpretuar provat e administruara në gjykim, pasi në asnjë rast nuk janë pasqyruar drejt thëniet e dëshmitarëve në këtë gjykim dhe vendimi është kontradiktor në interpretimin e provave e për rrjedhojë edhe në vlerësimin e tyre.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Tom Ndreca, prokurorin Alfred Progonati, i cili kërkoi prishjen e vendimit nr. 671,date 12.12.2012 te Gjykatës se Rrethit Gjyqësor Vlore dhe vendimin nr. 402 date 12.11.2013 të Gjykatës se Apelit Vlore dhe kthimin e çështjes për rigjykimi në Gjykatën e apelit Vlorë me tjetër trup gjykues; Av. Sonila Çekrezi e cila kërkoi lënien ne fuqi te vendimit te Gjykatës se Apelit si dhe pasi bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E N

Vendimi nr. 402, datë 13.11.2013 i Gjykatës së Apelit Vlorë është i pabazuar në ligj, si i tillë duhet të prishet dhe çështja të kthehet për rigjykim po në atë gjykatë, me tjetër trup gjykues.

Nga aktet e administruara në dosje rezulton se:

Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, në kuadër të procedimit penal nr. 918/2011, ka paraqitur për gjykim përpara asaj gjykate, të gjykuarit Laert Haxhiu dhe Orgest Bilbili, nën akuzën “Vrasje me paramendim" për hakmarrje kryer në bashkëpunim të shtetasit Genti Lala, parashikuar nga nenet 78/2 e 25 të Kodit Penal, të gjykuarin Orgest Bilbili edhe nën akuzën “Mbajtje pa leje të armëve luftarake", parashikuar nga neni 278/2 i Kodit Penal, në këto rrethana:

Të gjykuarit Laert Haxhiu dhe Orgest Bilbili janë banues në lagjen "Loni Dhamo" të qytetit Lushnjë dhe kanë njohje me njëri-tjetrin. Po kështu edhe i ndjeri Gerti Lala ka qenë banues në lagjen “S. Libohova" të qytetit Lushnjë.

Më datë 08.07.2010 rreth orës 22.45, në lagjen "S.Libohova" të qytetit të Lushnjës është vrarë me armë zjarri dhe sende të forta shtetasi Gerti Lala.

Vrasja e këtij shtetasi ka ndodhur përpara hyrjes së pallatit ku banonte viktima dhe disa momente para vrasjes, autorët e vrasjes kanë debatuar me viktimën e më pas e kanë goditur me sende të forta dhe me armë zjarri tip pistoletë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Më pas të dy autorët e vrasjes janë larguar nga vendi ngjarjes, duke ecur në këmbë.

Menjëherë me marrjen e këtij njoftimi, kanë shkuar në vendin e ngjarjes forcat e policisë të Komisariatit të Policisë Lushnjë si dhe grupi hetimor, i cili ka kryer edhe veprimet e para në vendin e ngjarjes.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes, janë gjetur dhe marrë me cilësinë e provës materiale një predhë armë zjarri, disa njolla të kuqe si të gjakut, tre gëzhoja armë zjarri, një dorezë plastike kirurgjikale e grisur në një gisht si dhe pjesa e grisur e kësaj doreze, disa kartëmonedha, çelsat e automjetit si dhe telefoni i viktimës.

Nga këqyrja e trupit të viktimës Gerti Lala si dhe akti i ekspertimit mjeko-ligjor nr. 37 datë 09.07.2010 ka rezultuar se: “Tek trupi viktimës Gerti Lala konstatohen katër plagë me armë zjarri, nga të cilat tre janë tejshpuese si dhe dëmtime me mjete të forta mprehtëse (thikë). Vdekja e viktimës Gerti Lala ka ardhur si shkak i shokut traumatik-hemoragjik të shkaktuar nga plagë me armë zjarri e mjete të forta”.

Nga këqyrja dhe ekspertimi i telefonit të viktimës nuk ka rezultuar ndonjë e dhënë e vlefshme për hetimin.

Për shkak të orës së vonë, këqyrja e vendit të ngjarjes ka vazhduar edhe mëngjesin e datës 09.07.2010, ku gjatë kësaj këqyrje janë gjetur dhe marrë me cilësinë e provës materiale, një gëzhojë arme zjarri si dhe një predhë arme zjarri. Gjithashtu gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes datë 09.07.2010 janë gjetur dhe marrë me cilësinë e provës materiale, një kuti plastike mbajtëse fishekësh si dhe një shishe plastike uji, nga ekzaminimi i të cilës është gjetur një gjurmë papilare e vlefshme për identifikim.

Të gjitha provat e gjetura gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes i janë nënshtruar ekspertimit daktiloskopik vlerësues dhe krahasues dhe nga përgjigja e ardhur me akti e ekspertimit nr. 5566 datë 12.07.2010 ka rezultuar se, tek provat objekt ekspertimi nuk ka gjurmë papilare të vlefshme për identifikim.

Gjithashtu predhat dhe gëzhojat e gjetura në vendin e ngjarjes janë dërguar për ekzaminim kriminalistik në Institutin e Policisë Shkencore Tiranë. Nga përgjigja e ardhur, me aktet e ekspertimit nr. 5684 datë 15.07.2010 e nr. 8217 datë 08.10.2010 rezultojnë se: katër gëzhoja e dy predha model 7. mm përdoren nga pistoletat Zastava ose automatik Skorpions". Arma që ka qitur këto gëzhoja e predha nuk ka qitur ne asnjë nga ngjarjet e ndodhura territorin e Republikës se Shqipërisë.

Gjithashtu, njollat e kuqe si të gjakut si dhe doreza plastike kirurgjikale e grisur në një gisht si dhe pjesa e grisur e kësaj doreze i janë nënshtruar ekspertimit biologjik.

Nga akti i ekspertimit biologjik nr. 5584 datë 13.07.2010 rezulton se, tek doreza plastike kirurgjikale e grisur në një gisht si dhe pjesa e grisur e kësaj doreze ka njolla gjaku njeriu të vlefshme për identifikim me analizën e ADN-së. Këto njolla gjaku i përkasin grupi 1+ (sistemi PGM) dhe janë i njëjti grup me gjakun e viktimës Gerti Lala".

Nga ana e organit të ndjekjes penale për këtë ngjarje janë pyetur disa shtetas si persona që mund të kishin dijeni për këtë ngjarje, mes të cilëve nëna e viktimës Gerti Lala si dhe banorë të tjerë të pallatit në hyrjen e të cilit ka ndodhur vrasja e shtetasit Gerti Lala.

Nga deklarimet e saj të dhëna para oficerit të Policisë gjyqësore më datë 08.07.2010, nena viktimës, shtetasja Vangjeli Lala, ka deklaruar se: "Ditën e ngjarjes dhe rreth orës 23.00 ka dëgjuar zhurmë që vinte nga jashtë pallatit, fillimisht hapa, e më vonë zhurmë sikur po ziheshin, ka dalë në dritaren e dhomës dhe ka parë dy persona të cilët po largoheshin qetësisht, njërin prej të cilëve e përshkruan se kishte veshur nje bluzë të kuqe dhe flokët i kishte të shkurtëra. Gjatë debatit të zhvilluar midis viktimës dhe ekzekutorëve, nëna e viktimës Vangjeli Lala ka arritur të dëgjojë fjalët "Çfarë keni me mua, unë nuk kam bërë gjë " si dhe shprehjen "Nuk ka faj ky".

Shtetasja Keti Cauli ka shpjeguar se, natën e ngjarjes ka qenë në banesën e vete dhe rreth orës 23.00 ka dëgjuar zhurmë nga jashtë banesës dhe pa arritur të dëgjojë se, djali që po e rrihnin ka thënë "Nuk ju kam faj çfarë keni me mua".

Dëshmitarja Vangjeli Lala në deklarimet e dhëna para oficerit të Policisë gjyqësore më datë 25.10.2010, deklarime te administruara nga Gjykata në seancë gjyqësore, konform kërkesave të nenit 369 të K.Pr.Penale, ka shpjeguar hollësisht rrethanat e ngjarjes, përshkrimin e njërit prej ekzekutorëve, të cilin e ka njohur edhe në procesin e njohjes se personit, ku ka identifikuar si nje prej autorëve të kësaj vrasje të gjykuarin Orges Bilbili.

Në këtë deklarim, ajo ka shpjeguar në mënyrë të hollësishme ngjarjen duke deklaruar se, ngjarja ka ndodhur rreth orës 23 00 në sheshin para pallatit ku ajo banon dhe me konkretisht rreth 1 metër larg ballkonit të kuzhinës. Ka qenë në dhomën e gjumit duke dremitur për të fjetur se bashku me mbesën e saj të vogël rreth 5 vjeç, ndërkohë edhe televizori ka i qenë ndezur, aty ka dëgjuar zhurmë nga jashtë pallatit, ka fiksuar fjalët çfarë ju kam bërë, çfarë keni me mua" fjalë të cilat i ka thënë djali saj Gerti Lala, ndërkaq ka dëgjuar “lëre, lëre atë se nuk na ka faj ky” , fjalë jo të djalit të saj. Dëshmitarja ka arritur të dëgjojë edhe fjalë të tjera, por nuk ka mundur të fiksojë. Ndërkohë ka dëgjuar disa krisma arme dhe menjëherë ka dalë në ballkon dhe në vendin e ngjarjes ka parë dy persona njëri me gjatësi rreth 175 cm i gjatë dhe tjetri rreth 180 cm, të cilët i ka parë nga mbrapa duke u larguar nga vendi ngjarjes për në drejtim të vendit të quajtur "Ypsiloni".

Njërin prej dy personave e ka fiksuar, ai ka i pasur veshur një bluzë me mëngë të shkurtra, me ngjyrë të hapur të pa fiksuar qartë, i cili ecte me hap normal, ndërsa personi dytë është shfaqur tek cepi pallatit që i korrespondon me ballkonin e guzhinës së shtëpisë së vet dhe me cepin e magazinës së shtetasit Gori Prifti. Ky vend nuk ka qenë i ndriçuar dhe për këtë shkak, shpjegon dëshmitarja, ka pritur deri sa personi në fjalë ka shkuar në mesin e rrugës që të nxjerrë tek Ypsiloni që është rreth 10 metra larg nga ballkoni ku ajo po qëndronte. Aty ka i dalluar qartë personin të cilin e ka përshkruar hollësisht, ky person ishte i gjatë rreth 165 - 175 cm dhe kur ka mbërritur tek cepi shtëpisë së shtetasit Sadik Zela, për shkak të ndriçimit të rrugës ka parë se ky person ka futur diçka në brez. Në këtë kohë dritat e shtëpisë së saj kanë qenë të fikura ndërsa drita e ndriçimit të jashtme të rrugës publike në afërsi të banesës së shtetasit Sadik Zela ishte e ndezur. Këtë person, ka shpjeguar dëshmitarja, kam arritur ta njohë gjatë paraqitjes per njohje. Po kështu, dëshmitarja ka shpjeguar se, rreth fundit të muajit gusht, rreth orës 21.00 ka qenë duke ecur me makinë me dhëndrin e saj, shtetasin Shkëlzen Jupe dhe sapo është afruar tek hyrja e rrugës së lagjes, në vendin e quajtur “Ypsiloni”, pranë lokalit të shtetasit Arif Bajaziti, ka parë në trotuar nën ndriçimin e dritës së rrugës, dy persona të cilët i kanë tërhequr vëmendjen dhe njërin prej tyre e ka njohur i cili ishte shtetasi Odise Leshi. Sipas dëshmitares, menjëherë të dy këta persona sapo kanë parë makinën e Shkëlzenit kanë kthyer shpinën nga rruga. Kur është afruar rreth 1.5 metra, ka identifikuar njërin prej tyre si personin që ka parë në vendin e ngjarjes së bashku me tjetër person. Ai ka qenë në po të njëjtin pozicion si në vendin e ngjarjes. Ndërkohë drejtuesi mjetit shtetasi Shkëlzen Jupe, ka ulur shpejtësinë e mjetit pas kërkesës së Vangjelisë, dhe kur kanë mbërritur në banesën e kësaj të fundit Shkëlzeni e ka pyetur rreth kërkesës së saj për të ulur shpejtësinë në afërsi të vendit të thirrur "Ypsiloni". Fillimisht dëshmitarja nuk i ka treguar gjë, por i ka kërkuar të identifikonte personin që ishte me Odisenë tek rruga. Në ditët në vijim shtetasi Shkëlzen Jupe ka identifikuar personin në fjalë të cilin e ka identifikuar me emrin Orges Bilbili. Në këto momente dëshmitarja Vangjeli Lala i ka thënë Shkëlzenit se ai ishte një prej personave që vranë Gertin. Ajo ka shpjeguar se, natën e ngjarjes ka dëgjuar edhe fjalët "Laert shpejt dorezën".

Të njëjtat shpjegime japin edhe dëshmitarë të tjerë banorë të pallatit në hyrjen e të cilit ka ndodhur vrasja të cilët kanë dëgjuar se, para hyrjes së pallatit po ndodhte një sherr pasi po grindeshin disa persona. Gjatë këtij sherri janë dëgjuar shprehjet: “Nuk ju kam faj, çfarë keni me mua”si dhe “lëre këtë se ky nuk ka faj”. Më pas nga personi të cilin po e rrihnin janë dëgjuar shprehjet: “Ja arriti qëllimit ajo kurva, e më pas janë dëgjuar të shtëna armë zjarri”.

Nga të dhënat e marra nga ana e Policisë Gjyqësore si dhe nga krahasimi i deklarimeve të dhëna nga banorë të tjere të pallatit në hyrjen e të cilit kishte ndodhur vrasja e shtetasit Gerti Lala, të dhëna këto të konfirmuara edhe në seancë gjyqësore nga dëshmitarët e dëgjuar nga gjykata lidhur me këtë fakt penal, rezulton se, mes viktimës Gerti Lala si dhe autorëve të vrasjes së tij ka patur më parë një debat i cili ishte shoqëruar me fjalët: “Nuk ju kam faj, çfare keni me mua", si dhe: “Lëre këtë se ky nuk ka faj”, nga i cili duket se agresorët kanë kërkuar të marrin më parë se të kryenin vrasjen ndonjë informacion nga viktima Gerti Lala.

Në dëshminë e tij para gjykatës shtetasi Ederin Çaushi, ka shpjeguar se: “Natën e ngjarjes ka qenë në lokalin e tij të quajtur "Çaushaj" në këtë lokal kanë qenë edhe persona të tjerë midis tyre edhe të pandehurit në këtë gjykim shtetasit Laert Haxhiu dhe Orges Bilbili, të cilët gjatë kohës që ka ndodhur ngjarja nuk kanë qenë në lokal, pra ata kanë qenë deri afër ngjarjes në lokal dhe rreth 10 minuta para ngjarjes ata janë larguar nga lokali dhe janë kthyer përsëri aty. Në këtë kohë ata janë njoftuar për vrasjen e Gerti Lala të cilin e thërrisnin me nofkën Iriqi".

Viktima Gerti Lala ishte i njohur për forcat e Policisë si lidhje e grupit kriminal të njohur me emrin "Banda e Lushnjës ose e Aldo Bares", pasi kishte patur lidhje të ngushta shoqërore me shtetasin Leonard Prifti i njohur me nofkën (Çibiku) i njohur si njëri nga ekzekutorët e kësaj bande. Për të provuar faktin se, viktima Gerti Lala ishte lidhje e grupit të Aldo Bares është marrë me cilësinë e provës nga Prokuroria për Krime të Rënda Tiranë, procesverbali kallëzimit të krimit të shtetasit Sajmir Taullaj si dhe vendimi nr. 42 datë 25.11.2010 i Gjykatës së shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë. Nga këto prova rezulton se, (shtetasi Sajmir Taullaj së bashku me vëllezërit e tij shpesh herë kanë qënë nën shënjestrën e grupit kriminal të njohur me emrin "Banda e Lushnjës ose e Aldo Bares" të cilët i vinin gjoba, i kanë qëlluar me armë zjarri duke i plagosur derisa me datë 04.07.2005 shtetasi Leonard Prifti i njohur me nofkën (Çibiku) i ka vrarë edhe vëllain, shtetasin Baki Taullaj.

Në procesverbalin e kallëzimit të krimi të datë 28.03.2006 shtetasi Sajmir Taullaj kallëzon se, viktima Gerti Lala kishte shërbyer si shofer në një rast kur shtetasi Sajmir Taullahu ishte marrë nga anëtarë të grupit kriminal të njohur me emrin "Banda e Lushnjës ose e Aldo Bares" me qëllim për t’i bërë presion për të paguar një sasi të konsiderueshme parash që kërkohej prej tyre dhe ishte dërguar pikërisht tek shtetasi Leonard Prifti i njohur me nofkën (Cibiku) që njihej si njeri nga ekzekutorët që vepronte për llogari të këtij grupi kriminal. Gjithashtu nga informacione të marra nga ana e Komisariatit të Policisë Lushnjë rezulton se, shtetasi Klodian Shkëlqim Haxhiu dyshohet se është vrarë nga anëtarët e grupit kriminal i njohur si "Banda e Lushnjës" lidhje e të cilit dyshohet se ka qenë edhe viktima Gerti Lala.

Familja e shtetasit Shkëlqim Haxhiu ka qenë vazhdimisht objekt i sulmeve fizike dhe shkatërrimit të pronës nga grupi kriminal i njohur me emrin "Banda e Lushnjës ose e Aldo Bares" të dhëna këto qe provohen edhe nga vendimi nr. 42 datë 25.11.2010 i Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë.

Përsa më sipër në fazën e hetimeve paraprake në funksion të dokumentimit të faktit penal, është kërkuar të merren të dhëna për rrethanat si dhe autorët e kësaj vepre penale nëpërmjet vënies në përgjim të komunikimeve telefonike të personave që ishin lidhje të afërta shoqërore të viktimës Gerti Lala dhe që për shkak të këtyre lidhjeve mund kishin dijeni për rrethana të ngjarjes. Me vendimin nr. 49, datë 11.07.2010 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë ka autorizuar përgjimin e tre numrave telefonike që u përkasin shtetasve Margarit Gici, Majlinda Koçiu e Noel Veizi. Nga një komunikim që shtetasi Margarit Gici, lidhje e ngushte shoqërore e viktimës Gerti Lala, ka bërë me numrin 067927404 ka rezultuar se në kryerjen e vrasjes së shtetasit Gerti Lala të kenë qenë disa persona. Gjatë këtij komunikimi ky shtetas ka përdorur shprehjen: ‘‘Që do dali do dali se kanë qenë më shumë se 3-4 veta, kanë qenë shumë veta”.

Nisur nga të dhënat e disponuara nga Komisariati i Policisë Lushnjë sipas cilave rezultonte se viktima Gerti Lala kishte ndihmuar anëtarë të grupit Kriminal të njohur me emrin "Banda e Lushnjës ose e Aldo Bares" në dy raste e konkretisht, në shoqërimin e shtetasit Sajmir Taullaj tek shtetasi Leonard Prifti i njohur me nofkën (Çibiku) që njihej si njeri nga ekzekutorët që vepronte për llogari të këtij grupi kriminal si dhe në rastin e largimit nga vendi i ngjarjes të ekzekutorit të shtetasit Klodian Haxhiu është kërkuar vënia në përgjim e komunikimeve telefonike të personave të cilët ishin cënuar nga këto veprime të viktimës Gerti Lala si dhe lidhjeve shoqërore të këtyre personave. Për këtë arsye me vendimin nr. 51 datë 14.07.2010 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë ka autorizuar përgjimin telefonik të shtetasve Sajmir Taullau, Julian Zeneli, Laert Haxhiu, Eduart Belishaku, Odise Leshi, Drini Shehu e Orgest Bilbili.

Nga këto përgjime janë përfituar të dhëna lidhur me ngjarjen e konkretisht: Më datë 17.10.2010 ora 20.40 numri 10695520742 ka telefonuar shtetasin Julian Zeneli në numrin 0694260808 që ishte nën përgjim. Telefonuesi i identifikuar si Gimi i ka kërkuar shtetasit Julian Zeneli të blejë diçka!? Më pas më datë 21.10.2010 ora 20.05 numri 0695251020 I ka telefonuar shtetasin Julian Zeneli në numrin 0694260808 që ishte nën përgjim. Telefonuesi i ka kërkuar shtetasit Julian Zeneli që t’i gjente një pistoletë » vogël Zastava. Për këtë ka kërkuar të komunikojë vetë me personin që e shiste për punën e pazarit të shitjes. Nga kjo bisedë rezulton se: “Një person që banon në Shkodër shet pistoleta tip Zastava”, i njëjti tip pistolete e përdorur për vrasjen e shtetasit Gerti Lala.

Ne përfundim të gjykimit te çështjes, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me vendimin nr. 671, datë 12.12.2012, ka vendosur:

Deklarimin të pafajshëm të të pandehurit Orgest Bilbili për kryerjen e veprës penale "Vrasja me paramendim" kryer në bashkëpunim për qëllim hakmarrje dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa lejë e armëve luftarake dhe municionit" parashikuar nga nenet 78/2 dhe 25 dhe 278/2 të Kodit Penal për shkak se nuk provohet se i pandehuri i ka kryer veprat penale për të cilat akuzohet.

Deklarimin të pafajshëm të të pandehurit Laert Haxhiu për kryerjen e veprës penale "Vrasja me paramendim" kryer në bashkëpunim për qëllim hakmarrje, kryer në rrethana rënduese parashikuar nga nenet 78/2 dhe 25 dhe 50 germa "c" të Kodit Penal për shkak se nuk provohet se i pandehuri e ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet.”.

Mbi apelin e Prokurorit, Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin nr. 402, datë 13.11.2013, ka vendosur: Lënien në fuqi të vendimit nr. 671, datë 12.12.2012 të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë.

me këtë arsyetim: “...

Vendimi penal nr. 671, datë 12.12.2012 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë është i bazuar në prova dhe në ligj dhe i marrë në respektim të normave procedurale dhe ligjit material dhe si i tillë duhet të lihet në fuqi.

Nga ana e Gjykatës së Shkallës së Parë janë analizuar të gjitha veprimet e kryera prej të pandehurve dhe të gjitha rrethanat dhe provat e paraqitura nga organi i akuzës të cilat i janë nënshtruar debatit gjyqësor dhe pas analizës së hollësishme të tyre, me të drejtë është konkluduar se të pandehurit Laert Haxhiu dhe Orgest Bilbili janë të pafajshëm për akuzat e ngritura ndaj tyre.

Nga analiza e provave të marra në gjykim, të cilat gjenden në harmoni me njëra-tjetrën; nga rrethanat e faktit që rezultuan të vërtetuara me këto prova, nuk provohet fajësia e të pandehurve në kryerjen e veprave penale për të cilat akuzohen, përkundrazi, nga këto prova është vërtetuar e kundërta e përfundimeve të nxjerra nga prokuroria.

Gjykata ka analizuar në mënyrë të hollësishme kundërshtitë e provave të paraqitura nga organi i akuzës dhe në fund me të drejtë i ka vlerësuar ne harmoni me njëra tjetrën, pa ju dhënë atyre vlerë të paracaktuar.

-Gjykata e shkallës së parë ka respektuar me rigorozitet kërkesat e nenit 380 të K.Pr.P.

-Fillimisht nga Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë është marrë në shqyrtim kërkesa e mbrojtjes së të pandehurve për:“Pavlefshmërinë e papërdorshmërinë e akteve si vendimi për kryerjen e eksperimentit hetimor datë 04.11.2010; vendimin për caktimin e mbrojtësit datë 17.11.2010, procesverbali i kryerjes së eksperimentit hetimor për mundësinë e të parit të Orgest Bilbili, procesverbali për njohjen e personi dhe deklarimet e shtetases Vangjeli Lala datë 25.10.2010”.

Këto i kërkesa janë gjetur të pabazuara nga gjykata e faktit me arsyetimin se nuk ka shkaqe nga ato të parashikuara në nenin 128 të K.Pr.P, për pavlefshmërinë absolute të tyre. Gjykata pasi ka marrë në analizë aktet e kontestuara me të drejtë ka konkluduar se në tërësinë e këtyre akteve nuk ka shkaqe që ato të konstatohen ose deklarohen të pavlefshme ose të papërdorshme. Orgest Bilbili deri në atë moment ka qenë thjesht person i dyshuar dhe akoma nuk ishte kryer ndalimi i tij.

Ndryshe nga sa pretendohet në ankim prej Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, qëndrim i mbajtur edhe nga përfaqësuesi i akuzës në këtë gjykatë - se gjykata nuk ka analizuar në funksion të dhënies së drejtësisë dëshmitë e dhëna para gjykatës nga dëshmitarët Vangjeli Lala, Keti Cauli, Ederin Çaushi, me të cilat është provuar se autorë të vrasjes kanë qenë të pandehurit dhe se viktima ka qenë lidhje e grupit kriminal të bandës së Lushnjës, Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, dëshmive të këtyre dëshmitarëve iu ka bërë një analizë të hollësishme dhe në fund i ka vlerësuar ato në harmoni me njëra tjetrën dhe njëherazi sipas bindjes së brendshme.

-Si provë direkte që ka dijeni për autorët e vrasjes së viktimës Genti Lala, Prokuroria ka para