penale iii

22
Penale III Pyetje dhe përgjigje 1. Përkufizo interpretimin dhe numëro llojet e interpretimit sipas organit që bën interpretimin? - interpretimi paraqet operacionin ideor me të cilin përcaktohet kuptimi i drejtë dhe rëndësia e dispozitave të një ligji kur përmbajtja e tij është e paqartë. Çdo ligj kërkon interpretimin, rasti i njëjtë është edhe me ligjin penale qëllim të zbatimit të tij të drejtë dhe të plotë. Kemi disa lloje të interpretimeve: a) organi i cili bënë interpretimin , b) mënyra e interpretimit dhe c) vëllimi i interpretimit. Duke pasur parasysh organin i cili e bën interpretimin e ligjit dallohen: - interpretimi autentik ,interpretimi gjyqësor dhe interpretimi doktrinar. - Interpretimin autentik, ligjor dhe të obligueshëm e kryen organi që e ka nxjerrë ligjin i cili interpretohet. Interpretimin gjyqësor e bën Gjykata me rastin e zbatimit të ligjit në rastin konkret të bërjes së veprës penale nga kryerësi. Interpretimin shkencor apo doktrinar e bëjnë disa institucione shkencore apo punëtor shkencore. 2. Nëse ligji i ri nuk e inkriminon veprën penale por kryesi i veprës penale është dënuar me aktgjykim përfundimtar në pajtim me ligjin e mëparshëm sanksioni penal? - ekzekutohet.

Upload: melisa-dauti

Post on 17-Oct-2014

482 views

Category:

Documents


4 download

TRANSCRIPT

Page 1: Penale III

Penale III 

Pyetje  dhe përgjigje

 

1.       Përkufizo interpretimin dhe numëro llojet e interpretimit sipas organit që bën interpretimin?

 

-          interpretimi paraqet operacionin ideor me të cilin përcaktohet kuptimi i drejtë dhe rëndësia e dispozitave të një ligji kur përmbajtja e tij është e paqartë. Çdo ligj kërkon interpretimin, rasti i njëjtë është edhe me ligjin penale qëllim të zbatimit të tij të drejtë dhe të plotë. Kemi disa lloje të interpretimeve: a) organi i cili bënë interpretimin , b) mënyra e interpretimit dhe c) vëllimi i interpretimit. Duke pasur parasysh organin i cili e bën interpretimin e ligjit dallohen:

-          interpretimi autentik ,interpretimi gjyqësor dhe interpretimi doktrinar.

-          Interpretimin autentik, ligjor dhe të obligueshëm e kryen organi që e ka nxjerrë ligjin i cili interpretohet. Interpretimin gjyqësor e bën Gjykata me rastin e zbatimit të ligjit në rastin konkret të bërjes së veprës penale nga kryerësi. Interpretimin shkencor apo doktrinar e bëjnë disa institucione shkencore apo punëtor shkencore.

 

2.       Nëse ligji i ri nuk e inkriminon veprën penale por kryesi i veprës penale është dënuar me aktgjykim përfundimtar në pajtim me ligjin e mëparshëm sanksioni penal?

 

- ekzekutohet.

 

3.       Vepra penale është e rëndësisë së vogël kur rrezikshmëria e saj nuk është e rëndësishme për shkak të:

Page 2: Penale III

- natyrës ose peshës së veprës, të mungesës ose pasojave të dëmshme të parëndësishme, të rrethanave në të cilat është kryer vepra, të shkallës së ultë të përgjegjësisë penalet kryerësit të veprës ose për shkak të rrethanave personale të kryerësit.

 

4.       Nëse kryerësi tejkalon kufijtë e nevojës ekstreme konform dispozitave të KPK-së, kryerësi dënohet :

 

- kur kryerësi e shkakton rrezikun nga pakujdesia apo i tejkalon kufijtë e nevojës ekstreme, dënohet më butë, e nëse tejkalimin e ka bërë në rrethana veçanërisht lehtësuese, ai edhe mund të lirohet nga dënimi.

 

5.       Sipas dispozitave të KPK-së, personi që me dashje ndihmon tjetrin të kryej veprën penale, dënimi nuk duhet të jetë më i lartë se:

 

- ¾ e maksimumit të paraparë për veprën penale.

 

6.       Urdhrat nga lartë për të kryer një vepër penale të gjenocidit janë gjithmonë qartazi:

 

- të paligjshme

 

7.       Te veprat penale divergjente te bashkëekzekuesi i domosdoshëm, veprimet e bashkëekzekutuesëve kanë për qëllim:

 

-          realizimin e interesave të përbashkëta - W

-          realizimin e interesave të kundërta

-          realizimin e interesave të përgjithshme

 

Page 3: Penale III

 

 

 

8.       Sipas dispozitave të KPK –së, kur në mes veprimeve dhe mosveprimeve mungon lidhja shkakore ose kur nuk ka mundësi të shkaktohet pasoja:

 

-          kryerësi i veprës penale nuk është penalisht i përgjegjshëm - W

-          kryerësi i veprës penale është penalisht i përgjegjshëm

-          kjo lidhje shkasore kryerësit i merret si rrethanë lehtësuese

-          kryerësi i veprës penale është me përgjegjësi esenciale të zvogëluar.

 

9.       Bashkëekzekutuesit përgjigjen penalisht brenda kufijve të:

 

-          dashjes direkte - W

-          dashjes eventuale

-          pakujdesisë me vetëdije -W

-          pakujdesisë pavetëdije  

 

10.   Konform dispozitave të KPK-së, përpos kushteve tjera që duhet plotësuar për të ekzistuar bashkimi kriminal, kryerësi duhet të ketë kryer një vepër penale për të cilën është paraparë dënimi :

 

-          më së paku 3 vite

-          më së paku 5 vite - W

Page 4: Penale III

-          më së paku 2 vite

 

11.   Sa lloje dispozitash kemi sipas mënyrës së kompozimit me të cilat parashihet vepra penale :

 

-          Dispozitivi i rendomte

-          Dispozitivi pershkrues

-           Dispoziti udhezues apo blanket

-           Dispozitivi i perber            

 

12.   Në bazë të parimit të legalitetit janë së ndërtuar 5 postulate (kërkesa), të cilat janë ato:

 

a) qe vetem ligji te jete burim i se drejtes penale ( nullum crimen sine lege scripta)

b) qe te ndalohet aplikimi i analogjise (nullum crimen sine lege scripta)

c) qe te ndalohet veprimi retroaktiv i ligjit

d) qe me rastin e percaktimit e veprave penale, ligjedhenesi duhet te sherbehet me terma dhe

    shprehje te qarta dhe precize, ne menyre qe te evitohet cdo arbitraritet eventual i gjyqeve apo

    organeve tjera shteterore te cilat i interpretojne dhe i aplikojne ligjet penale.

e) parimi i ligjshmerise ngerthen ne vete edhe ngarkesen qe ligji, i cili parasheh vepren penale,

    duhet te parasheh edhe denimin per ate veper (nulla poena sine lege)

 

Page 5: Penale III

13.   Numëroj metodat e interpretimit të cilat njihen në të drejtën penale:

 

-          parimi i personalitetit aktiv

-          parimi i personalitetit pasiv

-          parimi universal

-          parimi i juridiksionit

-          parimi përfaqësues

 

14.   Ç’është interpretimi restriktiv i normave juridike?

 

-          Interpretimi të drejtës penale sipas vëllimit është atëherë kur fjalëve, termave apo nocioneve që janë përdorur në normat juridike penale mund t’u jepet kuptim i ngushtë (restriktiv) dhe i gjerë (ekstensiv). Interpretimi restriktiv i normave juridike ekziston atëherë kur fjalëve, termave apo nocioneve që janë përdorur në ligjin penal u jepet kuptim i ngushtë.

 

15. Lidhur me veprimin penal në territor , KPK-së, por edhe e drejta bashkëkohore ka aprovuar  5 parime në bazë të cilave rregullohet aplikimi i legjislacionit të një shteti numëro cilat janë

 

-          parimi territorial

-          parimi real

-          parimi i personalitetit aktiv

-          parimi i personalitetit pasiv dhe

-          parimi un versal

 

Page 6: Penale III

15.   Kohëzgjatja e një detyrimi në dënimin me kusht me urdhër për mbikëqyrje nga shërbimi sprovues nuk mund të jetë:

 

-          më pak se 6 muaj     më shumë se 3 vite - W

-          më pak se 3 muaj  më shumë se 2 vite

-          më pak se 6 muaj  më shumë se 5 vite

 

16.   Sipas KPK –së, vërejta e gjykatës është :

 

-          sanksion penal - W

-          dënim alternativ

-          dënim plotësues

-          masë juridiko – penale

 

17.   Sipas KPK-së, burgimi afatgjatë shqiptohet në kohëzgjatje:

 

-          20 -- 40

-          21 – 40- W

-          15 -- 40

-          15 -- 25

 

18.   Me rastin shuarjes së sanksioneve penale përjashtohet vetëm:

 

Page 7: Penale III

-          e drejta e organit shtetëror në shqiptimin ose ekzekutimin e sanksionit penal - W

-          vepra penale e caktuar

-          përgjegjësia penale e kryerësit të veprës penale

-          fajësia e kryerësve të veprës penale

 

19.   Llogaritja e kohës së kaluar në paraburgim në dënimin nga ana e gjykatës është:

 

-          e detyrueshme- W

-          fakultative

-          e detyrueshme dhe fakultative

 

20.   Sipas dispozitave të KPK-së, një ditë paraburgim, një ditë heqje lirie, një ditë burgim afatgjatë, me qëllim të llogaritjes së dënimit me gjobë:

 

-          barazohen me 20 euro

-          barazohen me 15 euro -W

-          barazohen me 10 euro

-          barazohen me 25 euro

 

21.   Përkufizo matjen e dënimit dhe numëro llojet dhe nënllojet e matjes së dënimit:

 

-          Me matje të dënimit nënkuptojmë caktimin e llojit dhe masës së dënimit ndaj kryerësit të veprës penale. Me rastin e matjes së

Page 8: Penale III

dënimit duhet medoemos të merren parasysh rrethanat lehtësuese dhe rënduese, që janë shprehur në momentin e kryerjes së veprës penale në mënyrë që të caktohet ai lloj dhe masë e dënimit që do t’i përgjigjej peshës së kryer penale dhe rrezikshmërisë shoqërore të kryerësit dhe me të cilën më së miri do të arrihej qëllimi i dënimit. Sipas organit që bë matjen e dënimit në të drejtën penale njihen tri lloje të matjes së dënimit: a) matja ligjore, b) matja gjyqësore dhe 3) matja administrative.

 

22.   Përkufizo dënimin si sanksion penal dhe numëro elementet e dënimit

 

-          Dënimi është një lloj më i vjetër i sanksionit penal. Në shkencën e së drejtës penale  njihen nocioni formal dhe material i dënimit. Nocioni formal -  përcaktohet duke pasur parasysh elemente juridike të dënimit siç janë përcaktueshmëria e tij me ligj, organi i cili është kompetent për shqiptimin e tij procedura gjyqësore dhe – Nocioni material – i dënimit përcaktohet duke pasur parasysh qëllimet e tij.

-          Sipas nocionit formal – material dënimi përkufizohet si masë e dhunshme e paraparë në ligj të cilën e shqipton gjyqi ndaj kryerësit penalisht të veprës penale me qëllim të mbrojtjes së vlerave të caktuara të qytetarëve në tërësi dhe i cili konsiston në marrjen e lirive dhe të drejtave të kryerësit të veprës penale.

-          Elementet e dënimit janë: dënimi duhet të paraqes vlerësimin negative moralo-etike, duhet të ketë qëllimin e caktuar i cili dëshirohet të arrihet me ekzekutimin e tij, duhet të jetë i përcaktuar me ligj, mund të shqiptohet vetëm ndaj kryerësve të veprës penale që janë penalisht të përgjegjshëm, mund të shqiptoj vetëm gjyqi sipas procedurës së përcaktuar me ligj.

 

23.   Pakujdesia si trajtë e fajësisë.

 

-          Pakujdesia (culpa) është forma e dytë e fajësisë dhe për nga intensiteti i përgjegjësisë penale është formë më e lehtë e fajësisë. Marrë përgjithësi, në aspektin e së drejtës penale, pakujdesia ekziston atëherë kur kryerësi nuk e dëshiron pasojën e shkaktuar, përkatësisht kur pasoja shkaktohet kundër vullnetit të tij. Në të drejtën penale konsiderohet se një person e ka kryer

Page 9: Penale III

veprën penale nga pakujdesia në rastet kur nuk i ka respektuar kërkesat e shoqërisë që në veprimtarinë apo sjelljet e tij të jetë i kujdesshëm. Me fjalë të tjera, konsiderohet se  një person ka kryer vepër penale nga pakujdesia kur pasoja e dëmshme është rezultat i moskujdesit, indiferencës apo edhe joseriozitetit të tij.

 

24.   Lajthimi dhe numëro llojet dhe nënllojet e lajthimit:

 

-   Lajthimi (error) është paraqitja e gabuar e ndonjë rrethanë. Lajthitja mund të ekzistojë në raport me rrethana të vërteta ose juridike, dhe për këtë shkak dallohet lajthitja e vërtetë dhe juridike. Lajthitja e vërtetë (error facti) është lajthitje në vështrim te ndonjë rrethane të vërtetë të veprës penale. Lajthitja e vërtetë( error facti),  mund të paraqitet në dy kuptime:të ngushtë dhe të gjerë.

- Sipas nenit 18 të KP të Kosovës personi nuk është penalisht përgjegjës nëse në kohën e kryerjes  të veprës penale nuk ka qenë i vetëdijshëm. Për tu përcaktuar se a ka qenë kryerësi I veprës në lajthitje nga pakujdesia ose jo, është e domosdoshme të përcaktohet se a ka qenë lajthitja e mënjanueshme a e pa mënjanueshëm. Raste të veçanta të lajthitjes së vërtetë janë të njohura në teorinë juridike këto janë lajthitja për sendet, lajthitja për personin dhe lajthitja për shkaktueshmëri(aberatia ictus ose goditje e gabuar).

- Lajthitja juridike (error juris) është lajthimi që ka të bëjë me ndalimin e veprës. Ndalimi e veprës do të thotë se ajo është e ndaluar me normat e të drejtës pozitive. Ndalimi e veprës ka karakter të gjerë që nga përcaktimi i veprës në Ligjin penal.

Lajthimi juridik ekziston në disa raste: 1) kur kryesi nuk është i vetëdijshëm se veprën të cilën e ka kryer me ligj është e përcaktuar si vepër penale (p.sh. kryesi nuk e di se shqiptimi I dënimit i cili i është shqiptuar me vendim gjyqësor përmbarues është përcaktuar si vepër penale), 2) kur kryesi nuk është i vetëdijshëm se veprën të cilën e ka kryer është e kundërligjshme P.sh. mësuesi e mbyll nxënësin, apo kur prindi e dënon fizikisht fëmijën e vet për shkak të suksesit të dobët në shkollë duke konsideruar se kjo është e lejueshme si masë disiplinore e prindërit), 3) kur kryesi gabimisht konsideron se ndonjë rrethanë e cila nuk ka elemente të veprës penale, e përjashton veprimin e kundërligjshëm  mbikëqyrës), 4) kur merret me prodhimin apo qarkullimin e mallit, qarkullimi ose prodhimi i të cilit janë të ndaluar apo të përkufizuar), 5) kur kryesi i veprës mendon gabimisht se ndonjë rrethanë ekzistuese e cila ka tipare të veprës penale e cila është e lejuar për shkak të rëndësisë së vogël të veprës (p.sh. kur kryesi përvetëson diçka nga pajisja e cila i është dhënë për kryerjen e punës) dhe 6) kur kryesi gabimisht supozon ndonjë rrethanë reale që mund të llogaritet si dukuri të cilën ligji e përdorë me rastin e përcaktimit të veprës penale. Legjislacioni bashkëkohor miraton botëkuptimin e përzier sipas të cilit lajthimi juridik nuk e përjashton fajësinë, mirëpo mund të shërbejë si bazë për dënim më të butë, po edhe për lirim nga dënimi. Ekzistojnë dy lloje

Page 10: Penale III

të lajthimit juridik: i evitueshëm dhe i pa evitueshëm. Lajthimi juridik i evitueshëm ekziston atëherë kryesi ka qenë i detyruar ta dijë se vepra të cilën dëshiron ta kryej është e ndaluar. Lajthimi i paevitueshëm juridik ekziston kur kryesi i veprës nuk ka qenë e mundur që ta dijë se vepra të cilën e ka kryer ka qenë e ndaluar me norma të caktuara juridike

 

25.   Perkufizo vepren penale dhe analizo veprat penale te kryera me veprim dhe mos veprim:

 

-          Vepra penale është vepër e rrezikshme shoqërore, që rendi juridik e ndalon me kërcënim të aplikimit të sanksioneve penale. Ajo është rezultat i sjelljes të njeriut, kështu që mund të caktohet si sjellje e njeriut me të cilën shkelen dispozitat juridike dhe shkaktohen pasoja të dëmshme për shoqërinë, për çka edhe reagohet me aplikimin e sanksioneve penale. Ajo është më së shpeshti akt i vetëdijshëm dhe i vullnetshëm, por mund të jetë edhe akt i pamatur, si dhe akt i projektimit të imagjinatës së sëmurë dhe halucinacionit, përkatësisht rezultat i sëmundjes ose çrregullimit shpirtëror.

-          Duke marrë parasysh mënyrën për të ndërmarr aktin të gjitha veprat penale ndahen në veprat penale të veprimit dhe veprat penale të mosveprimit. Veprat penale të veprimit apo komisive janë veprat tek të cilat akti i kryer përbëhet nga sjellja pozitive, aktive, përkatësit nga të ndërmarrët e sjelljeve trupore të vetëdijshme dhe të vullnetshme. Numri më i madh i veprave penale i takon këtij grupi.

-          Veprat penale të mosveprimit ose omisive, janë vepra te të cilat akti i veprimit përbëhet nga sjellja negative, pasive, përkatësisht me vetëdije dhe vullnet e lëshojnë lëvizjen trupore. Veprat penale të mosveprimit ndahen në: 1) të drejta ( të pastër); 2) jo të drejta (të papastra ).

 

26.   Dashja

-          Dashja (dollus) është kryerja e veprës penale me vetëdije dhe dëshirë. tij. Për vepër penale të kryer me dashje personi gjithherë përgjigjet dhe dënohet. Në teorinë e së drejtës kemi shumë kuptime lidhur me nocionin dhe përmbajtjen e dashjes. Kemi këto teori: Teoria e vetëdijes, teoria e dëshirës dhe teoria e kompromisit.

Page 11: Penale III

 

27.   Dallimi ne mes te dashjes direkte dhe eventuale

 

-          Dollus direktus - Dashja direkte ekziston atëherë kur kryesi është i vetëdijshëm për veprën e kryer dhe e ka dëshiruar kryerjen e asaj vepre. Për të ekzistuar dashja direkte te kryesi duhet te ekzistoj vetëdija për veprën e kryer, d.m.th të ekzistoj elementi intelektual dhe voluntaristik në raport me veprën e kryer.

-          Dollus eventualis - Dashja eventuale ekziston atëherë kur kryesi ka qenë i vetëdijshëm që për shakë të kryerjes së veprës së tij, përkatësisht moskryerjes mund të paraqitet pasoja e ndaluar, dhe kështu është pajtuar me paraqitjen e veprës. Për dallim nga dashja direkte këto elemente te vetëdijes dhe dëshirës janë të paraqitura më pak

 

28.   Ne vazhdim numero bazat tjera te cilat perjashtojne kunderligjshmerine:

 

-          Përjashtimi i kundërligjshmërisë ekziston atëherë kur me normë te veçantë gjegjësisht speciale është lejuar një sjellje në rast te caktuar, i cili është zakonisht i ndaluar dhe paraqet vepër penale. Normat me te cilat lejohet sjellja e ndaluar në rastin konkret përjashton kundërligjshmërinë kështu qe në këtë rast nuk ka vepër penale. Rrethanat te cilat përjashtojnë kundërligjshmërinë mund te jenë te koncentruara në ndonjë dispozitë juridike e cila i numëron prerazi, Në drejtën penale ekzistojnë dy lloje të këtyre bazave. Këto janë: bazat e përgjithshme dhe te veçanta .

 

29.   Nocioni i fajesise :

 

-          Fajësia është raport psikik i kryesit te veprës ndaj veprës së kryer. Ky raport psikik shpre vetëdijen për veprimin, pasojën, marrëdhënien reciproke në mes veprimit dhe pasojës se paraqitur për të gjitha rrethanat e veprës penale të kryer në ekzistimin dëshirës ose ne pajtimin me pasojën e shkaktuar. Fjala fajësi përcakton të kundërtën e pafajësisë. Fajësia është supozim i domosdoshëm për ekzistimin e përgjithësisë penale dhe dënimit.

Page 12: Penale III

Fajësia të kryesi i veprës penale ekziston atëherë kur personi është i aftë mendërisht. Pa aftësi mendore nuk ka fajësi.Aftësia mendore si bazë e fajësisë paraqitet atëherë kur kryesi është i aftë të ketë raport të caktuar ndaj veprës së vet, por a ka qen fajtor, duhet të caktohet në çdo rast konkret nga ana e gjyqit.

 

30.   Masat disciplinore :

- Qortimi gjyqësor dhe

- Dërgimi i t ë miturit në qendrën disciplinore

 

31.   Çka rregullohet në Pjesën e Përgjithshme të së Drejtës Penale dhe numëroni  llojet dhe nënllojet e burimeve të së drejtës Penale:

- Në pjesën e përgjithshme të së Drejtës Penale rregullohet apo ka rendësi të madhe ngase prej kësaj varet se cili ligj penal do të zbatohet ndaj kryerësit të veprës penale

32. Përkufizo _________nullum crimen sine culpa :

     -

33. Përkufizo veprën penale dhe numëro llojet e saj:

-          Vepra penale është vepër e rrezikshme shoqërore, që rendi juridik e ndalon me kërcënim të aplikimit të sanksioneve penale. Ajo është rezultat i sjelljes të njeriut, kështu që mund të caktohet si sjellje e njeriut me të cilën shkelen dispozitat juridike dhe shkaktohen pasoja të dëmshme për shoqërinë, për çka edhe reagohet me aplikimin e sanksioneve penale. Ajo është më së shpeshti akt i vetëdijshëm dhe i vullnetshëm, por mund të jetë edhe akt i pamatur, si dhe akt i projektimit të imagjinatës së sëmurë dhe halucinacionit, përkatësisht rezultat i sëmundjes ose çrregullimit shpirtëror.

34. Shtytësi përgjigjet penalisht brenda kufijve të :

          - dashjes se tij

          - dashjes dhe pakujdesisë se tij

          - pakujdesisë se tij

Page 13: Penale III

35. Përkufizoni heqjen dorë vullnetare te tentativa e veprës penale dhe konstatoni a përgjigjet penalisht kryerësi me rastin e heqjes dorë vullnetare :

 

 Vepra penale është vepër e rrezikshme shoqërore, që rendi juridik e ndalon me kërcënim të aplikimit të sanksioneve penale. Ajo është rezultat i sjelljes të njeriut, kështu që mund të caktohet si sjellje e njeriut me të cilën shkelen dispozitat juridike dhe shkaktohen pasoja të dëmshme për shoqërinë, për çka edhe reagohet me aplikimin e sanksioneve penale. Ajo është më së shpeshti akt i vetëdijshëm dhe i vullnetshëm, por mund të jetë edhe akt i pamatur, si dhe akt i projektimit të imagjinatës së sëmurë dhe halucinacionit, përkatësisht rezultat i sëmundjes ose çrregullimit shpirtëror. Veprat penale mund të ndahen në disa lloje. Duke marr parasysh natyrën e veprës penale këto mund të ndahen në :

1. Vepra penale të përgjithshme

2. Vepra penale politike

- Ndërsa nëse merret parasysh numri i veprimeve të cilat e përbëjnë figurën e veprës penale dallohen: vepra penale të thjeshta dhe vepra penale të përbëra

Mandej varësisht prej faktit se a është dëmtuar apo vetëm është rrezikuar e mira juridike, veprat penale ndahen në : vepra reale që dëmtojnë , vepra penale që rrezikojnë, Vepra penale të përgjithshme dhe politike.

- Ndarja e veprës penale në të përgjithshme dhe politike rrjedh nga teoria natyrore-juridike e Graciusit. Sipas Ferit të gjithë veprat penale mund të ndahen në vepra penale Natyrore dhe vepra penale Ligjore.

1. Vepra penale natyrore- janë ato të cilat I njohin të drejtat penale të të gjitha shteteve apo mbarë

njerëzimit pa marrë parasysh rregullimin e tyre shoqëror.

Kurse veprat penale Ligjore apo (vepra penale politike) zhvillohen prej një shteti në shtetin tjetër.

Në grupin e veprave penale të përgjithshme bëjnë pjesë p.sh vepra penale kundër nderit dhe autoritetit.

Sa I përket veprës penale politike janë të drejtuara kundër të mirave politike dhe kryen nga motivet politike. Si te mira politike konsiderohen themelet e rregullimit shoqëror të një vendi, pasuria dhe siguria e shtetit.

Page 14: Penale III

 

36. Përkufizo veprimin retroaktiv te Ligjit Penal :

-          Me dispozitat e kodit penal, ne te drejten penale eshte pervetesuar parimi i ndalimit te veprimit

retroaktiv te ligjit penal. Mirepo, perjashtim, po me keto dispozita te kodit penal, eshte lejuar mundesia e veprimit retroaktiv apo prapaveprues te ligjit penal vetem ne rastet kur ligji qe eshte nxjerre pas kryerjes se vepres penale, eshte me i bute (me i favorshem) per kryesin.Neni 2 paragrafi 2 thote: ne rast se ligji ne fuqi ndryshon para shqiptimit te vendimit te formes se prere, ateher ndaj kryeresit zbatohet ligji qe eshte me i favorshem”, ndersa paragrafi 3 shprehimisht eshte parapare” nese ligji i ri nuk e inkriminon vepren, por kryeresi i vepres penale eshte denuar me aktgjykim perfundimtar ne pajtim me ligjin e meparshem, denimi nuk fillon te ekzekutohet ose ne rast se ka filluar nderpritet”. Kodi penal i Kosoves e parasheh nje perjashtim ne  paragrafin 4 te nenit 2 ku shprehimisht ne kete dispozite eshte parapare: “ Nje ligj i cili shprehimisht ka qene ne fuqi per nje kohe te caktuar, zbatohet per ato vepra penale qe jane kryer gjate kohes kur ky ligj ka qene ne fuqi edhe ne rastin kur nuk vazhdon te jete ne fuqi.

 

37. Analizo masën disiplinore , dërgimin në qendrën disciplinore ?

-          Dergimi ne qendren disciplinore eshte mase disciplinore e karakterit te lehte e cila shqiptohet dhe nderrmirret   ndaj personave te mitur te cilet kane kryer sjellje dhe veprime delikuente , mirepo ne raste te tilla, vertetohet se eshte e nevojshmeqe me qellim te evitimit te sjelljeve te tilla ne te ardhmen, personate mitur te dergohen te qendra disciplinore. Masa educative e dergimit ne qendren disciplinore per personat e mitur, ekzekutohet ne qendra te veqanta disciplinore qe themelohen vetem per kete qellim, dhe se ato themelohen si institucionet neper qendra komunale dhe rajonale te caktuara. Personat e mitur, posa te marrin vendimin e gjyqit per shqiptimin e kesaj mase dergohen ne qendren disciplinore dhe prinderit e tyre dmth te mitureve delikuente te cileve iu eshte shqiptuar kjo mase, jane te obliguar te sigurojne ardhjen e tyre me rregull ne qendren .Masa edukuese sipas vendimit te gjykates mundte zgjas me se shumti 3 muaj nga 4 ore ne dite dhe se kjo mase mund te ekzekutohet gjate festave shteterore dhe festive tjera deri ne 8 ore, dhe se gjykata gjate ekzekutimit te kesaj mase ka kujdes qe te miturit mos t’I pengoj ne shkollim te rregullte dhe punen e tij, dhe se I mituri ne qender angazhohet ne ato aktivitete qe I pershtaten personalitetit te tij si moshes aftesive dhe shkathetesive fizike etj

38. Në vazhdim numëro Llojet e sanksioneve penale për të mitur konform dispozitave penale në fuqi?

-  Masat e diversitetit

-  Masat educative

- Denimet

Page 15: Penale III

- Denimet plotesuese

- Masat e trajtimit te detyrueshem

 

39. Nëse ligji i ri nuk e inkriminon veprën, por kryesi i veprës penale është dënuar me aktgjykim përfundimtar në pajtim me ligjin e mëparshëm, sanksioni penal:

a. Ekzekutohet

b. Nuk fillon të ekzekutohet ose ndërpritet në rast se ka filluar W

c. Ekzekutohet sanksioni që është më i favorshëm për kryesin.

40. Vepra penale është e rëndësisë së vogël ku rrezikshmëria e saj nuk është e rëndësishme per shkak te.

     - natyrës ose peshës së veprës, të mungesës ose pasojave të dëmshme të parëndësishme, të rrethanave në të cilat është kryer vepra, të shkallës së ultë të përgjegjësisë penalet kryerësit të veprës ose për shkak të rrethanave personale të kryerësit.

41. Nëse kryesi i tejkalon kufijet e mbrojtjes se nevojshme per shkak te tronditjes se forte apo frikës se shkaktuar nga sulmi , aj mund te:

a..Dënohet me bute

b. Lirohet nga dënimi

c. Dënohet me burgim.

42. Sipas dispozicioneve te KPPK, personi qe me dashje ndihmon tjetrin te kryej vepër penale, dënimi nuk duhet te jete me i larte se:

a. 3/4e maximumit te parapare per vepër penale;

b. 2/3e maximumit te parapare per vepër penale;

c. 1/2e maximumit te parapare per vepër penale.

43. Me individualizimin te dënimit kuptojmë :

a. Përshtatjen e dënimit kryesit     të veprës penale,

b .Matjen e dënimit kryesit te veprës penale,

Page 16: Penale III

c .Masat postpenale dhe rehabilitimi i kryesit te veprës penale.

44 .Te  veprat penale DIVERGJENTE te bashke ekzekutimi i domosdoshëm , veprimet e bashke ekzekutuesve  kanë  per qellim:

a. Realizmi e interesave te përbashkëta

b. Realizimi e interesave te kundërta

c. Realizimi e interesave te përgjithshme

45 .Bashkim ideal te veprës penale kemi :

a. Kur një person me shumë veprime kryen dy a me shumë vepra penale ;

b. Per te gjitha veprat penale te kryera

c. Varet prej rastit konkret

46 Sipas dispozitave te KPPK, personi i konsiderohet penalisht i përgjegjshëm per vepër penale te kryer nga pakujdesja:

a. Vetëm nëse këtë shprehimisht e parashikon ligji;

b. Kryerësi i veprës penale edhe te penalisht i përgjegjshëm ;

c. Kjo lidhje shkakësore kryesisht i merret si rrethanë lehtësuese.

47. Sipas despozitve te KPPK , kur midis veprimit ose mosveprimit te tij dhe pasojave mungon lidhja shkakësore ose kur ka mundësi te shkaktohet pasoja:

a. Kryesi i veprës penale nuk eshte penalisht i përgjegjshëm ;

b. Kryesi i veprës penale eshte  penalisht i përgjegjshëm ;

c. Kjo lidhje shkakësore kryerësit i merret si rrethanë lehtësuese.

48. Llojet e sanksioneve penale sipas kodit te përkohshëm penal te Kosovës janë:

a. Dënimet kryesore, dënimet alternative , dënimet plotësuese, vërejtja e gjykatës, masat e

trajnimit te detyrueshëm dhe sanksionet penale ndaj te miturve ;

b. Dënimet, masat siguruese, masat edukuese, dënimi dhe masat e trajnimit te detyrueshëm

Page 17: Penale III

c. Dënimet ,lirimi me kusht ,lirimi nga dënimi dhe masat e trajnimit te detyrueshëm

49. Bashke ekzekutuesit përgjigjen penalisht brenda kufijve te:

a. Dashjes se tyre

b. Dashjes dhe pakujdesjes se tyre

c .Pakujdesjes se tyre

50 Me matjen e dënimit kuptojmë:

a. Përcaktimin e llojit dhe lartësisë se dënimit

b. Përshtatjen e dënimit veprës penale dhe kryesit te saje

c. Rehabilitimin dhe masat postpenale

51. Gjykata  e urdhëron te miturin qe te kryej pune ne dobi te përgjithshme pa pagese per një afat te caktuar prej:

a. 20-100 ore;

b. 30-120 ore;

            c. 30-240 ore.

52. Afati i verifikimit te dënimit me kusht eshte:

a. 1 deri 5 vite

b. 1 deri  3 vite

c. 1 deri 4 vite.

53 .Përkufizoni dënimin si sanksion penal:

 

Ne vazhdim numëro dënimet alternative konform dispozitave te KPPK:

 

54. Dënimi me kusht si sanksion penal bën pjesë ne :

a. Dënimet kryesore

Page 18: Penale III

b. Dënimet alternative

c. Dënimet plotësuese.

55. Shkaqet qe kushtëzojnë ndërprerjen e parashikimit te ndjekjes penale janë:

a. Forca madhore , arratisja e kryesit ose sëmundja e tij

b. Veprimet procedurale te organit shtetëror per te siguruar kryesin e veprës penale apo kryerja  

e veprës penale apo kryerja e veprës penale te re;

c. Imuniteti   i brendshëm dhe i jashtëm i kryesit te veprës penale.

56. Burgimi per te mitur nuk mund te shqiptohet ne kohëzgjatjen me pak se:

a. 6 muaj as me shume se 5 vite

b. 1 vjet as me shume se 5 vite dhe

c.  1 muaj as me shumë se 5 vite.

20. Përkufizo pakujdesinë si trajte te fajësisë :

Ne vazhdim specifiko elementet e pakujdesisë dhe llojet e saj