parandalimi i kriminalitetit - aab-edu.net i... · psikologjia si shkencë ka zhvilluar teori ......

138
Elmedin MURATBEGOVIQ PARANDALIMI I KRIMINALITETIT (Compendium of Crime Prevention and Crime Control) Sarajevë / Prishtinë, prill 2007

Upload: dinhkhue

Post on 05-Feb-2018

312 views

Category:

Documents


5 download

TRANSCRIPT

Page 1: PARANDALIMI I KRIMINALITETIT - aab-edu.net I... · Psikologjia si shkencë ka zhvilluar teori ... përgjithmonë. Çështja themelore është – cilat masa ligjore duhet të ndërmerren

Elmedin MURATBEGOVIQ

PARANDALIMI I

KRIMINALITETIT (Compendium of Crime Prevention and Crime Control)

Sarajevë / Prishtinë, prill 2007

Page 2: PARANDALIMI I KRIMINALITETIT - aab-edu.net I... · Psikologjia si shkencë ka zhvilluar teori ... përgjithmonë. Çështja themelore është – cilat masa ligjore duhet të ndërmerren

PARATHËNIE Të nderuar,

Ky dorëshkrim u dedikohet në radhë të parë studentëve të studimeve universitare të kriminalistikës, të kriminologjisë, të shkencave juridike dhe të studimeve të sigurisë. Në te është shkoqitur problematika e parandalimit të kriminalitetit, si ideal i politikës bashkëkohore të kundërvënies ndaj kriminalitetit. Së këndejmi, edhe ky dorëshkrim duhet të kuptohet si një përpjekje e sintezës dhe e analizës së dispozitave përkatëse të kriminologjisë bashkëkohore, të kriminalistikës dhe të studimeve të sigurisë në përgjithësi në vështrim të zhvillimit dhe të afirmimit të përmbajtjeve të tyre preventive. Teksti është i pasur me interpretime të reja të koncepcioneve tradicionale teorike mbi prevencionin, në te mund të gjenden edhe disa trende që momentalisht janë aktuale në botë dhe shumë risi të tjera në fushën e shkencave aplikative penale. Vetë parimet e preventivimit janë parashtruar në mënyrë mjaft të gjerë dhe kanë për qëllim t’ua afrojnë materien studentëve. Dispozitat mbi policinë dhe organet e jurisprudencës gjithashtu kanë një vëllim të rëndësishëm në këtë dorëshkrim, qoftë përmes problemeve teorike – praktike, qoftë përmes studimeve krahasuese të disa vendeve të zhvilluara. Duke i shfrytëzuar shembujt e të ashtuquajturës “praktikës së mirë”, janë pasqyruar edhe disa prej rekomandimeve më të reja të Këshillit të Evropës që kanë të bëjnë me vetë procedurat e parandalimit të kriminalitetit në qendrat urbane sot. Me respekt, Mr. Sci. Elmedin Muratbegoviq Sarajevë/Prishtinë, prill 2007

Page 3: PARANDALIMI I KRIMINALITETIT - aab-edu.net I... · Psikologjia si shkencë ka zhvilluar teori ... përgjithmonë. Çështja themelore është – cilat masa ligjore duhet të ndërmerren

1. KRIMINALITETI – QASJA MULTIDISIPLINARE NË DEFINIMIN E

PROBLEMIT Kriminaliteti është një dukuri mjaft e ndërlikuar, prandaj është edhe kategori teorike, sepse në vete integron një numër të madh komponentesh të ndryshme. Të gjitha ato dimensione mund të pasqyrohen me anë të qasjes analitike. Ato janë mjaft të rëndësishme për të kuptuarit e vetë kriminalitetit, por edhe për shkak të qasjes komplekse ndaj kriminalitetit që pason nga analiza 1. Ai është në radhë të parë dukuri shoqërore, në të cilën mbështetet aspekti sociologjik i të kuptuarit të esencës së tij. Nga aspekti sociologjik kriminaliteti mund të interpretohet, gjithashtu, në disa mënyra, varësisht nga dispozitat teorike që merren nga opusi sociologjik si referenca për analizë. Si fenomen sociologjik kriminaliteti duhet të analizohet nga aspekti i tërësisë së shoqërisë, d.m.th. si fenomen që është rezultat i raporteve dhe proceseve të përgjithshme shoqërore. Si e tillë, qasja sociologjike mund të na ndihmojë gjatë zbulimit të mekanizmave qenësor shoqëror që janë përgjegjës për lindjen dhe riprodukimin e kriminalitetit. Ato mund të jenë, p.sh. mënyra e prodhimit, struktura klasore e shoqërisë, lindja dhe zhvillimi i grupeve margjinale shoqërore, ekzistimi i subkulturave etj. Aspekti sociologjik mund të na ndihmojë nga pikëpamja e perspektivës mikrosociologjike, d.m.th. për të kuptuarit e grupeve dhe të institucioneve të veçanta shoqërore, të çështjeve të organizimit dhe të (mos) funksionimit të tyre. Ky lloj i analizës sociologjike nuk merret me shkaqet “e thella” të kriminalitetit, por kriminaliteti vështrohet si dukuri konkrete që ndodhë në kushte konkrete, siç janë, p.sh. shkatërrimi i familjes, dezorganizimi social, mosfunksionimi i institucioneve, shkatërrimi i bashkësisë lokale... Në fund, perspektiva sociologjike është mjaft e rëndësishme nga aspekti i vetë hulumtimit të fenomenit të kriminalitetit, d.m.th. nga aspekti i afirmimit “të metodës sociologjike” me rastin e hulumtimit të vetë kriminalitetit. Kriminaliteti, nga aspekti metodologjik, mund të hulumtohet në dy aspekte. Së pari, hulumtimi kuantitativ, me anën e të cilit fitohen të dhëna mjaft të rëndësishme dhe precize mbi shpeshtësinë e kriminalitetit, mbi ndarjen dhe klasifikimin e kriminalitetit në forma të veçanta, si dhe mbi kuantifikimin dhe matjen precize. Së dyti, aplikimi i metodologjisë kualitative, të analizës së përmbajtjes, të analizës së rastit, metoda biografike dhe vrojtimi, nuk sjellin të dhëna precize empirike, por me to mund të gjendet përgjigjja në pyetjen “pse dhe si” ndodhin veprimet e caktuara kriminalistike. Aspekti tjetër që është i domosdoshëm për shqyrtimin e kriminalitetit është ai psikologjik. Me qasjen psikologjike ndaj problemit të kriminalitetit nënkuptojmë përdorimin e instrumentariumit psikologjik për të kuptuar sjelljet e individëve, si kryes të veprimeve kriminale, ashtu edhe si viktima të atij aktiviteti kriminalistik, e jo rrallë edhe sjelljet “e vëzhguesve”, d.m.th. të atyre që janë dëshmitarë të veprimeve kriminalistike. Psikologjia mund të na ndihmojë të japim përgjigje në pyetjet – cilat

1 Sqarimi i nocionit të kriminalitetit është në pajtim me aspektin preventiv të rëndësisë së tij. Duke pasur parasysh shumëdimensionalitetin e kriminalitetit si dukuri, ky sqarim është në funksion të temës themelore.

Page 4: PARANDALIMI I KRIMINALITETIT - aab-edu.net I... · Psikologjia si shkencë ka zhvilluar teori ... përgjithmonë. Çështja themelore është – cilat masa ligjore duhet të ndërmerren

janë motivet pse individët përcaktohen për sjellje kriminale dhe cilat janë kushtet konkrete që kanë ndikuar në çrregullimi e vlerave të individit, pra edhe në vendimin e tij që të merret me veprime kriminalistike. Psikologjia si shkencë ka zhvilluar teori dhe metoda të shumta për të kuptuarit e psikodinamikës së individit, prandaj të arriturat e kësaj shkence janë të domosdoshme dhe të çmueshme ashtu që t’i kuptojmë në mënyrë të tërësishme sjelljet e njerëzve nga aspekti kriminologjik. Aspekti i tretë që duhet të inkuadrohet me analizën e kriminalitetit në esencë paraqet bashkimi e dy aspekteve paraprake dhe mund të përcaktohet si aspekt social – psikologjik. Qasja e tillë është fushë kufizuese midis sociologjisë dhe psikologjisë, dhe fushë që është treguar mjaft e rëndësishme dhe efikase me rastin e definimit të një numri të madh të dukurive shoqërore që në realitet gjenden në vijën midis këtyre dy shkencave. Psikologjia sociale si disiplinë merret me interaksionin midis grupeve shoqërore dhe individit. Ajo gjithashtu sqaron pse dhe si tek individi zhvillohen ide dhe vlera të caktuara, që shkaktohen në mjedisin konkret shoqëror. Kështu, në kudër të këtyre disiplinave ekziston një numër i madh i teorive që mund të ndihmojnë në aplikimin e tyre në problemin e kriminalitetit. Aspekti i katërt, që gjithsesi është i domosdoshëm për shqyrtimin e kriminalitetit, është aspekti pozitiv ose juridik. Në përcaktimin me të cilin kemi definuar kriminalitetin si veçori esenciale për aktivitetin kriminalistik kemi cekur se legjislacioni penal, d.m.th. cenimi i tij, që do të thotë se trajtimi juridik, d.m.th. trajtimi ligjor i problemit të kriminalitetit nuk mund të shmanget me rastin e shqyrtimit të kësaj çështjeje në teori. Çështjet në të cilat shkenca juridike duhet të përgjigjet janë mjaft të ndërlikuara dhe është vështirë të definohen njëherë e përgjithmonë. Çështja themelore është – cilat masa ligjore duhet të ndërmerren për veprime të caktuara kriminale? Kjo çështje na shpie me qëndrimin se në rastin e kriminalitetit në esencë fjala është për relativizmin ligjor, sepse për veprimin e njëjtë kriminal në legjislacionet përkatëse ekzistojnë dënime plotësisht të ndryshme. Mbetet çështja – si është e mundur që “akti” i njëjtë të vlerësohet ndryshe në mjedise të caktuara shoqërore. Përgjigjen duhet ta japë gjithsesi vetë shkenca juridike. Mirëpo, çështja themelore e trajtimit juridik të problemit të kriminalitetit është të caktojë raportin proporcional midis veprimit kriminal dhe dënimit që pason për kryerjen e tij. Kjo detyrë, sado që të duket e lehtë, në esencë paraqet “ankth” për të gjithë ata që merren me legjislacionin penal. Aspekti i pestë që do ta definojmë lidhur me detyrën që e kemi parashtruar është aspekti kulturor. Ky aspekt është i karakterit më të përgjithshëm, por nuk mund të shmanget në qasjen teorike ndaj këtij problemi. Edhe pse mund të thuhet se qasja në aspektin kulturor nuk do të na ndihmojë shumë në të kuptuarit e veprimeve konkrete kriminale, as nuk do të na japë baza për parandalimin e tij, megjithatë duhet të pranojmë se kriminaliteti duhet të shikohet edhe nga këndi i orientimeve kulturore të kohës në të cilën paraqitet. Na mbetet mundësia që nga këndi i përgjithshëm teorik kriminalitetin megjithatë ta kufizojmë në disa kushte qenësore kulturore dhe shoqërore në të cilat lind, dhe që e përcaktojnë me ndërmjetësimin e një numri të madh të mekanizmave të tërthortë. Çështja e orientimeve kulturore, në të njëjtën

Page 5: PARANDALIMI I KRIMINALITETIT - aab-edu.net I... · Psikologjia si shkencë ka zhvilluar teori ... përgjithmonë. Çështja themelore është – cilat masa ligjore duhet të ndërmerren

kohë është edhe çështje e vlerave morale, dhe të normave morale që dalin prej tyre. Kjo do të thotë se aktiviteti kriminalistik nuk është vetëm sulm ndaj të drejtës pozitive, d.m.th. rendit legal në të cilin mbështetet sovraniteti shtetëror, por edhe sulm ndaj normave morale që paraqesin manifestimin e sistemit të vlerave të kulturës në të cilat mbështetet shoqëria. Prandaj, shkelja e rendit kushtetues në të njëjtën kohë do të thotë edhe shkelje e ekuilibrimit kulturor dinamik, që është bazë për ekzistimin e individit në shoqëri. Aspekti i gjashtë nga i cili duhet të analizohet kriminaliteti është ai politik. Ky qëndrim do të thotë se kriminaliteti si dukuri në shoqëri duhet të vështrohet si çështje politike. Politika në esencë është përpjekje e organizuar e mbarë shoqërisë që të tejkalohen problemet shoqërore që kanë kualifikimin “e padëshirueshmërisë”. Në këtë vështrim të gjitha strukturat politike në shoqëri kanë për obligim që të sillen edhe ndaj kriminalitetit që paraqitet në atë shoqëri. Kështu, lufta kundër kriminalitetit bëhet mjet mjaft i rëndësishëm në luftë kundër kundërshtarëve politikë në të gjitha vendet ku kriminaliteti “ ka marrë hov”. Mjerisht, angazhimi i strukturave politike për luftë kundër kriminalitetit është mjaft shpesh i natyrës deklarative dhe paraqet një mjet të thjeshtë për legalizimin e pushtetit të ardhshëm. Në praktikë aktiviteti politik që është i orientuar seriozisht në kriminalitetit kërkon ndërtimin e një sistemi të tërë të ndërlidhjeve midis institucioneve dhe organizatave që janë të orientuara në pengimin e kriminalitetit. Kjo formë e aktivitetit politik gjithsesi parashtron kërkesa të caktuara funksionale që teoria politike duhet t’i shqyrtojë në mënyrë të themeltë dhe t’i marrë në konsiderim me rastin e krijimit të strategjive serioze. Në fund, kriminaliteti është edhe kategori ekonomike. Në të gjitha rastet ku kriminaliteti është i pranishëm, aspekti ekonomik nuk bën të lihet anash. Ekzistojnë dy anë të problemit të kriminalitetit që kërkojnë konotacionin ekonomik. Së pari, numri më i madh i veprimeve të kryera kriminalistike është shkak i humbjeve ekonomike “të viktimës”, pa marrë parasysh se a është fjala për individët, grupet ose institucionet, dhe së dyti, lufta kundër kriminalitetit kërkon investime të jashtëzakonshme financiare për organizimin e shërbimeve, të mjeteve dhe të kuadrove, që janë të domosdoshme për efikasitetin e asaj lufte. Mjetet që i investon shteti në luftën kundër kriminalitetit janë të rëndësishme për çdo strukturë shoqërore, qoftë ajo edhe mjaft e fuqishme ekonomikisht. Lidhur me këtë parashtrohet çështja e arsyeshmërisë së investimeve ekonomike, si dhe çështja e proporcionalitetit në vështrim të raportit adekuat midis mjeteve të investuara dhe efekteve që dalin nga kjo. Nga kjo analizë pason se kriminaliteti duhet të shqyrtohet në mënyrë multidisiplinare, duke i shfrytëzuar njohuritë nga disiplinat e ndryshme teorike, në mënyrë që të krijojmë bazën për të kuptuarit e saj.

Page 6: PARANDALIMI I KRIMINALITETIT - aab-edu.net I... · Psikologjia si shkencë ka zhvilluar teori ... përgjithmonë. Çështja themelore është – cilat masa ligjore duhet të ndërmerren

2. PARANDALIMI I KRIMINALITETIT

Termi prevencion është huazuar në mënyrë pragmatike nga vokabulari dhe praktika

mjekësore. Në kuptimin e vetë të gjerë janë profiluar dy përmbajtje themelore të këtij nocioni. I pari prej tyre ka të bëjë me intervenimin si formë primare e prevencionit. Kjo qasje në esencë ka shënuar intervenimin ndaj dukurive të caktuara me mjete të përcaktuara që më parë. Përmbajtja e dytë lidhet me prefiksin pre që shënon reaksionin e parakohshëm, më saktësisht reaksionin para se të jetë manifestuar dukuria e padëshiruar. Në gjuhën latine, praeventio2 (prae-venio, veni, ventum, praeventus, praevenire) shënon përcaktimin dhe termin e kaloj, arrijë përpara, e kapërcej një dukuri të caktuar, ose si siç do të mund të thuhej në bazë të mendjes së shëndoshë parandalim, mbrojtje paraprake, pengim, shmangie që më parë. Që nga shekulli XV në praktikën angleze socio – politike dhe kriminale – politike përdoret shprehja prevent me të cilën dëshirohet të theksohet çdo përmbajtje me të cilën në periudhën e ardhshme do të pengohen sjelljet e dënueshme në kuptim të ngushtë të përcaktimit të tyre3. Nga kategorizimi i cekur më parë, mund të vërejmë se nocioni parandalim përmban në vete të gjitha masat e ndërmarra në mënyrë të planifikuar, të paramenduar dhe të organizuar me të cilat do të bëhen përpjekje të mënjanohen ose së paku të zvogëlohen shkaqet e drejtpërdrejta dhe të tërthorta të sjelljeve të dënueshme (Horvatiq, Cvitanoviq, 1999). Disa autorë me parandalimin nënkuptojnë vetëm atë lloj të aktivitetit që ndërmerret në drejtim të pengimit të kriminalitetit nga ana e opinionit, bashkësisë lokale, organeve dhe shërbimeve në përgjithësi, (Van, Dijk, De Waard 1991). Lidhur me këtë ata theksojnë se parandalimi nënkupton shumësinë e të gjitha masave, të mjeteve dhe të teknikave jashtë suazës së sistemit të jurisprudencës penale, që kanë për qëllim zvogëlimin e llojeve të ndryshme të dëmeve të shkaktuara me vetë ekzekutimin e veprës, që shteti i ka shënuar ose inkriminuar në Ligjin e vet penal si vepër penale. Vetë njohuria mbi kriminalitetin, siç e kemi cekur tashmë, është shumë e vjetër, kurse idetë mbi parandalimin e dukurive të tilla në shoqëri janë të një date relativisht më të re. Kur flitet për, parandalimin qoftë në fillim të aplikimit të tij ose në botëkuptimet më të reja, në radhë të parë mendojmë në strategjinë sociale. Pra, konstanta në shumësinë e variablave që paraqiten në përpjekjen e përcaktimit jo vetëm të parandalimit, por edhe të vetë politikës së luftimit të kriminalitetit, që depërton në orientime të shumta, ka qenë pa dyshim i ashtuquajturi reaksioni shoqëror (social). Sipas këtij orientimi, si koncept i përkrahur dhe i themeluar social i aktivitetit, parandalimi paraqet padyshim frontin më të gjerë dhe më human në luftë kundër kriminalitetit në bashkësitë bashkëkohore shtetërore.

Në domethënien e vetë pragmatike politika e së krimin parandalimit të kriminalitetit përfshin veprime të niveleve të ndryshme. Koncepti më i gjerë i veprimit

2 Provisio (cautio), onis-ad praecavendum/ad providendum atque praecavendum/aptus, a, um – preventiv) 3 Veprat penale, sipas kuptimit të ngushtë të nocionit të kriminalitetit, të sjelljeve të dënueshme

Page 7: PARANDALIMI I KRIMINALITETIT - aab-edu.net I... · Psikologjia si shkencë ka zhvilluar teori ... përgjithmonë. Çështja themelore është – cilat masa ligjore duhet të ndërmerren

përfshin aktivitetet primare (ante delictum), me të cilat bëhen përpjekje të pengohen sjelljet kriminale dhe të zvogëlohet numri i tyre para se të konkretizohet akti kriminal. Koncepcioni diçka më i ngushtë4 nënkupton nivelin e parandalimit me instrumentet penale – juridike (post delictum) sipas të cilit veprohet në mënyrë preventive pas kryerjes së veprës penale, (post judicem) pas aktgjykimit të shqiptuar të formës së prerë dhe të ndihmës postpenale, d.m.th. të veprimit pas sanksionit të ekzekutuar ose të aplikuar penal – juridik.

Në procesin e definimit të parandalimit të kriminalitetit problemi që shkoqitet

është plotësisht i qartë duke pasur parasysh vetë natyrën e tij. Për të kuptuar problemin e cekur është e domosdoshme të parashtrohen disa postulate themelore që me siguri pasqyrohen në faktin që me aktivitetet preventive nënkuptohet një varg i tërë masash, veprimesh dhe procedurash, që reciprokisht dallohen mjaft. Në këtë mënyrë parandalimi paraqet kompleksin më të gjerë të politikës bashkëkohore kriminale. Interesimi i saj nuk përfundon vetëm në fenomenin e kriminalitetit (në kuptim të ngushtë), por në fenomenin e sjelljeve të dënueshme në përgjithësi. Sipas disa botëkuptimeve trendet bashkëkohore të parandalimit nënkuptojnë edhe marrjen me të ashtuquajturën sferën para delikuente të sjelljes (sidomos në trajtimin e të miturve) që mund të renditen në fushën e sjelljeve sociopatologjike në një shoqëri.

Parandalimi i kriminalitetit përfshin edhe aktivitetet e subjekteve të ndryshme që

nënkuptojnë masat preventive. Masat e tilla të parandalimit të kriminalitetit mund të nënkuptojnë: forumet shtetërore dhe forumet me autorizime publike, organizatat joqeveritare, shoqatat, fondacionet private, institucionet e informimit publik, shtypin, mediat elektronike, institucionet edukative, përkatësisht arsimore, rrethin profesional në kuptimin më të gjerë të fjalës, institucionet fetare, familjen si grup fundamental social të çdo shoqërie. Aktiviteti i vetë shtetit në këtë plan fokusohet në miratimin dhe perfeksionimin e projekteve ligjore, d.m.th. me dizajnimin e legjislacionit penal, kurse më vonë me operacionalizimin përmes masave preventive të policisë dhe të shërbimeve të specializuara shtetërore, që merren me kriminalitetin në kuptim të ngushtë dhe të gjerë të domethënies së tij. Mirëpo, siç e kemi cekur parandalimi i kriminalitetit shumë shpesh ka të bëjë edhe me zbatimin e disa masave nga ana e vetë qytetarëve, qoftë në mënyrë të pavarur, qoftë nëpërmjet disa organeve, shërbimeve të specializuara, pastaj shoqatave të krijuara në mënyrë spontane ose të planifikuar, si dhe të disa sektorëve të tjerë të jetës shoqërore, siç është sektori i informimit etj. (Krivokapiq, 2002).

Qëllimi i parandalimit të kriminalitetit është pengimi i një vargu të tërë të

veprimeve të ndryshme kriminale siç janë: deliktet pasurore, deliktet lidhur me drogën, deliktet e dhunës pastaj, sot për opinionin delikti interesant dhe shumë i shfrytëzuar nga ana mediale i kriminalitetit të organizuar. Këtë po e apostrofojmë në mënyrë që të kuptojmë se është fjala për forma dhe aktivitete shumë përmbajtjesore që është vështirë të përfshihen me një masë ose me një instrumentarium unik, dhe nga ky aspekt mund të flitet për lloje të ndryshme të parandalimit të kriminalitetit.

4 Shumë shpesh paraqet arsyen për njëjtësimin konceptual të represionit dhe të parandalimit.

Page 8: PARANDALIMI I KRIMINALITETIT - aab-edu.net I... · Psikologjia si shkencë ka zhvilluar teori ... përgjithmonë. Çështja themelore është – cilat masa ligjore duhet të ndërmerren

Aktivitetet strategjike që është e domosdoshme të implementohen brenda qëllimeve preventive mund të realizohen në format më të ndryshme. Në këtë kontekst duhet nisur nga eliminimi i përgjithshëm i kushteve objektive sociale që prevalojnë në dukurinë e kriminalitetit në një hapësirë të caktuar, e me siguri mund të pohohet se ndikojnë në mënyrë të konsiderueshme në fenomenin e hulumtuar të sjelljes së dënueshme. Kjo veprimtari para se gjithash nënkupton reaksionin social pasi që fjala është për dukuritë që janë rezultat i një pasqyre sociale të shoqërisë (varfëria, papunësia etj....). identifikimi i vatrave që dijagnostifikohen në bazë të vlerësimeve kualitative të rrezikimit paraqesin fondamentin për ndërmarrjen e masave të nevojshme me qëllim të zvogëlimit të situatave potenciale që mund të shkaktojnë lindjen e sjelljeve kriminale. Dizajni ekologjik i mjedisit, shumësia e masave tjera që ndërmerren në një masë të madhe paraqesin hap të sigurt drejtë sigurimit të bashkësisë nga kriminaliteti.

Mirëpo, veprimet nuk mund t’i arrijnë rezultatet pa ndërlidhjen e sistemit të

prevencës sociale me sistemin penal – juridik të një shteti. Pra, fjala është për veprimin e barazuar, sistematik dhe në fund komplementar të të gjitha nënsistemeve mbrojtëse të shoqërisë. Problemet megjithatë paraqiten për shkak të vështrimit të ngushtë të problemit të kriminalitetit. Nëse kriminaliteti trajtohet ekskluzivisht si problem juridik, me këtë në një masë të konsiderueshme përjashtohet dhe kufizohet pjesëmarrja e disa profesioneve – kriminalistëve, sociologëve, psikologëve, mjekëve, pedagogëve etj. Pikërisht këto kufizime të koncipimit dhe të programimit preventiv kanë për pasojë shumë vështirësi në zbatimin e parandalimit të kriminalitetit. Lidhur me këtë, disa bartës të programeve preventive në aktivitetet e veta mbesin vetëm dhe shumë shpejtë humbin motivimin për punë. Ndërlidhja organizative me mileun social dhe institucionet në përgjithësi në zbatimin e programeve preventive, është hap jashtëzakonisht i rëndësishëm që nuk është i zbatueshëm pa pjesëmarrjen e ekspertëve që nga aspekti interdisiplinar do të japin udhërëfimin e nevojshëm shkencor – profesional për konkretizimin e përmbajtjeve preventive. Prandaj, çdo mungesë e bashkëpunimit, e koordinimit dhe e analitikës në parandalimin e kriminalitetit midis institucioneve shkencore, profesionale dhe institucioneve të tjera, shpie në margjinalizimin dhe kufizimin brenda formave më pak të rëndësishme, joformale, jashtinstitucionale, sporadike ose deklarative të kundërvënies ndaj kriminalitetit.

Page 9: PARANDALIMI I KRIMINALITETIT - aab-edu.net I... · Psikologjia si shkencë ka zhvilluar teori ... përgjithmonë. Çështja themelore është – cilat masa ligjore duhet të ndërmerren

3. SHENJAT THEMELORE MBI PARANDALIMIN E KRIMINALITETIT ME VËSHTRIM TË SHKURTËR MBI ZHVILLIMIN E TIJ HISTORIK

Parandalimi i kriminalitetit nuk është kurrfarë risie. Në të vërtetë, qysh se njerëzit kanë qenë në pozicion të viktimës, janë paraqitur edhe përpjekjet e mbrojtjes së vetes dhe të mbrojtjes së familjes së vet. Mirëpo, nocioni “parandalimi i kriminalitetit” vetëm para do kohe ka marrë domethënien e grumbullit të ideve për luftë kundër kriminalitetit. Në histori mund të identifikohen shumë aktivitete nga e kaluara e afërt që renditen në parandalimin e kriminalitetit. Në të vërtetë, “ idetë e reja” dhe teknikat lidhur me parandalimin e kriminalitetit jo rrallë herë janë diçka më tepër se riinkarnim i përvojave të kaluara ose të perfeksionimit të qasjeve themelore në të kaluarën (e largët). Format e prevencionit kanë ndryshuar me të madhe nga shekulli në shekull – prej hakmarrjes përmes përcjelljes, frikësimit, inxhinieringut shoqëror deri te dizajni fizik e më tej. Përgjigjet më të hershme lidhur me kriminalitetin i janë lënë individit ose familjes së tij. Nuk ka ekzistuar kurrfarë forumi shoqëror që do të intervenonte në emër të individit të dëmtuar. Në vend të kësaj, vetëndihma ka qenë e vetmja formë e luftës. Ndëshkimi dhe hakmarrja kanë qenë forca lëvizëse përgjatë tërë historisë së hershme. Lex talionis, parimi “sy për sy”, u ka dhënë legjitimitet aksioneve të individëve, të qytetarëve. Ekzistimi i çfarëdo sistemi formal të kontrollit shoqëror është ide relativisht e re. Është lehtë e mundur të identifikohet “ aktiviteti i policisë” në disa civilizime të mëhershme (siç është Perandoria romake ose Franca). Ato kanë qenë shumë më të koncentruara në qytete, vendosjen e rendit dhe të qetësisë publike kryesisht e ka bërë ushtria , kurse ç’është më e rëndësishmja, ligjet zbatimin e të cilave e ka siguruar kjo “polici” kryesisht kanë pasur të bëjnë me çështjet e shtetit qendror dhe fiset (përkatësisht mbretin). Për shkak të dobisë së limituar të këtyre formave të hershme të policisë njerëzit kanë pasur nevojë për shfrytëzimin e mëtejshëm të metodave të vetëndihmës.

Pushtimi i Anglisë nga ana e Normanëve më 1066 ka sjellë formën e obligueshme të vendosjes së rendit dhe të qetësisë nga ana e qytetarëve. Pas pushtimit, qytetarët, meshkujt kanë qenë të obliguar të ndahen në grupe me qëllim të disiplinimit reciprok. Nëse dikush nga grupi do ta dëmtonte grupin ose individin që nuk është anëtar i grupit, anëtarët e tjerë do të kishin për detyrë ta burgosnin dhe ta sanksiononin kryerësin. Mosndërmarrja e aksionit vetvetiu ishte e dënueshme. Kjo praktikë në një pjesë të madhe ishte e dedikuar për mënjanimin e kërcënimeve ndaj monarkisë.

Përveç këtij aktiviteti të obligueshëm, paraqiten shumë forma të bashkëpunimit që mbështeten në pjesëmarrjen e qytetarëve në mbrojtjen e bashkësisë dhe të individëve të saj. Një praktikë e tillë “rojtarët dhe mburojat (“Watch and ward), pasqyrohet në mbajtjen e rojës përreth qytetit ose regjionit. Nëse individi do të identifikonte kërcënimin, do të shpallte alarmin dhe “ndjekjen” (“hueand cry”). Pastaj vendimi i takonte tubimit të përgjithshëm të qytetarëve që ta burgoste dhe dënonte keqbërësin.

Page 10: PARANDALIMI I KRIMINALITETIT - aab-edu.net I... · Psikologjia si shkencë ka zhvilluar teori ... përgjithmonë. Çështja themelore është – cilat masa ligjore duhet të ndërmerren

Individët që i përgjigjeshin ftesës për ndihmë ishin qytetarë të rëndomtë. Qasja e përmendur në aktivitetet policore u kodifikua më 1985 në ligjet nga Winchesteri (Klockars, 1985). Përveç kësaj, ligjet gjithashtu i obligonin meshkujt që të kishin në dispozicion armë për shfrytëzim kur të ftohen (“assize of ams”), dhe definonin rolin e kryeoficerit (“constable”), që ishte pozitë pa pagesë e angazhuar për koordinimin e sistemit të rojës dhe të mbrojtjes e të mbikëqyrjes së aspekteve të tjera të ligjit. Këto ishin fillet e para të parandalimit të kriminalitetit që ishte përgjegjësia kryesore e qytetarëve. Përgjegjësia individuale, shpeshherë vullnetare për parandalimin e kriminalitetit kryesisht ekzistonte deri në fillim të shekullit XIX. Ajo që dallohet në këtë periudhë është zhvillimi i policisë së paguar, private të sigurisë për industritë ose grupet e specializuara. Miratimi i Ligjit mbi hajdutët rrugor (“Highwayman Act”) në Angli më 1692 vendos praktikën e pagesës së shpërblimit për individët që i zënë hajnat dhe e kthejnë pasurinë (në fillim ishte e dedikuar si mbrojtje e dërgesave të mallrave që shkonin nga qyteti në qytet), por kishte ndikim në opinionin e gjerë. Ishin bërë më të njohur si “kapës të hajnave”. Deri kah mesi i shekullit XVIII, ata ishin të organizuar nën udhëheqjen e gjykatësve anglez për kundravajtje (“magistrates)”. Për herë të parë u formua policia legjitime, e organizuar nën kontrollin e Qeverisë në Londër më 1829 (policia Metropolitan). Përgjegjësia kryesore e zbatimit të ligjit dhe e mbrojtjes së opinionit kalon nga qytetarët në policinë e paguar profesionale. Çështje qenësore tek kjo organizatë e re policore ishte ideja mbi parandalimin e kriminalitetit. Ata e shihnin si parim themelor punën policore përmes metodave siç janë patrullat preventive, përmirësimi i ndriçimit të rrugëve dhe pastrimi i rrugëve.

Forcat formale të policisë, që e kopjonin lëvizjen në Angli, paraqiten nga mesi i shekullit XIX dhe ishin të kufizuara para se gjithash në qytetet më të mëdha amerikane dhe në verilindje, kurse qytetarët liheshin që edhe më tej të shfrytëzonin vetëmbrojtjen.

Ekzistojnë shembuj të shumtë të qasjeve alternative në luftë kundër kriminalitetit. Dy shembuj kanë qenë shfrytëzimi i mureve dhe i hendeqeve rreth qyteteve për mbrojtjen e komunitetit nga invazioni i jashtëm. Shumë qasje për të cilat tashmë është bërë fjalë përfshinin përcjelljen dhe mbikëqyrjen si instrument për identifikimin e problemeve para se ato të dilnin jashtë kontrollit. Edhe një formë e parandalimit kishte të bënte me ristriksionin në posedimin e armës së zjarrit, si mjet për eliminimin e sjelljes së dhunshme. Përkundër këtyre shembujve, trendi dominues para paraqitjes së policisë formale në shekullin XIX ishte mbështetja në aftësinë e individit që vetë të mbrojë veten. Përveç policisë paraqiten edhe forcat e tjera që ballafaqoheshin me sjelljen kriminogjene dhe devijuese. Fushat në rritje të psikologjisë dhe të sociologjisë nga fundi i shekullit XIX dhe fillimi i shekullit XX kishin filluar t’i hulumtonin shkaqet e sjelljes devijuese. Hulumtuesit kishin filluar t’i vërenin modelet përsëritëse (ku dhe kur ndodhnin veprat penale dhe kush vihej në lidhje me ato vepra) dhe t’i vinin këto fakte në lidhje me strukturën ndryshuese shoqërore dhe raportet personale. Rezultati logjik i këtij studimi në rritje ishin aktivitetet që do të fokusoheshin në sjelljen devijuese.

Page 11: PARANDALIMI I KRIMINALITETIT - aab-edu.net I... · Psikologjia si shkencë ka zhvilluar teori ... përgjithmonë. Çështja themelore është – cilat masa ligjore duhet të ndërmerren

Shpëtimi i atyre që janë më pak të lumtur - Shembull i formës së hershme “ të parandalimit të kriminalitetit” ishte formimi i gjykatës për të mitur dhe të përpjekjeve të saj për luftimin e problemit të varfërisë, të mungesës së arsimimit dhe të edukimit të keq ndër shtresat e ulëta të shoqërisë. Fëmijët merreshin nga familjet problematike dhe fqinjësia në përpjekje që t’ju ofrohet dashuria, edukimi dhe arsimimi i nevojshëm dhe të aktivizohen në jetën produktive. Filozofia parens patriae ishte qëndrimi që të rinjve u nevojitet ndihma, dhe se procesuimi pranë gjykatave të rregullta orientohej në dënimin në vend të parandalimit. Shtojcë e kësaj filozofie ishte zgjerimi i jurisdikcionit të gjykatës së të miturve në veprat statusore. Besohej se shkelja e orës policore, pirja e duhanit dhe sjelljet e ngjashme ( nga të cilat asnjë nuk ishte përfshirë në ligjin penal) ishin indikacione për sjelljen e mëvonshme kriminogjene. Intervenimi lidhur me këto vepra statusore ishte mjet i parandalimi të kriminalitetit të mëvonshëm. Së këndejmi sistemi i të miturve ishte qartë përpjekje e parandalimit të kriminalitetit. Ndryshimi i teksturës shoqërore - Forma më e njohur e veprimit më të hershëm preventiv lidhej me Projektin e regjionit të Çikagos ku ishte konstatuar se kriminaliteti dhe delikuenca ishin të koncentruar në zonat qendrore të Çikagos. Fluktuimi i përhershëm i popullsisë rezulton në pamundësinë që njerëzit të bëjnë çfarëdo kontrolli shoqëror mbi individët në atë zonë. Njerëzit më tepër brengoseshin për mirëqenien e situatës së vet dhe braktisjen e asaj zone sesa për përmirësimin e jetës dhe mbetjen në atë zonë. Për këtë arsye kriminelët mund të vepronin po thuaj pa dënim në ato kuarte. Zgjidhja e propozuar ishte puna e përbashkët me popullsinë në ndërtimin e bashkëjetesës, që do t’i inkurajonte njerëzit të mbesin dhe t’i vejnë nën kontroll aktivitetet e njerëzve në atë zonë. Pamja fizike e rrethinës - Parandalimi i kriminalitetit ndoshta kishte marrë nxitjen e vetë më të madhe me aplikimin e pamjes fizike të rrethinës. Të metat identifikoheshin si shkaqe ose nxitëse të sjelljes kriminogjene. Newman (1972), me profesion arkitekt, kishte paraqitur tezën që karakteristikat fizike të ndonjë zone mund t’u sugjerojnë banorëve dhe kriminelëve potencialë që ajo zinë ose është e ruajtur dhe e mbrojtur mirë, ose është e hapur për aktivitete kriminale. Newman ishte fokusuar në radhë të parë në mikrozonat e braktisura banesore. Willson dhe Kelling (1982) kishin zgjeruar këtë mendim në blloqe të tëra të qytetit:

- “Dritaret e thyera” kanë të bëjnë me shenjat fizike të moskujdesjes për zonën e caktuar (ndërtesat e braktisura, prania e hedhurinave, dritaret dhe dritat e thyera, grafitet etj) që u sinjalizojnë kriminelëve potencialë se aty nuk është askush që do t’i parandalonte.

- Shenjat shoqërore të problemit të njëjtë mund të jenë papunësia e rinisë,

pijanecët në rrugë, prostitucioni dhe të pastrehët. Indikatorët fizikë dhe shoqërorë interpretohen si shenja të moskujdesit që i tërheqin kriminelët në atë zonë. Me mënjanimin e shenjave të tilla zona do të duhej të dukej më i mbrojtur dhe më pak vend premtues për kriminalitet. Kjo shpinte në një numër të madh të hulumtimeve dhe të intervenimeve viteve të 70-ta dhe të 80-ta të shekullit të kaluar, kur ishin aplikuar programe qëllimi i të cilëve ishte ndryshimi i ndërtesave publike banesore, ndryshimi i

Page 12: PARANDALIMI I KRIMINALITETIT - aab-edu.net I... · Psikologjia si shkencë ka zhvilluar teori ... përgjithmonë. Çështja themelore është – cilat masa ligjore duhet të ndërmerren

komunikacionit dhe i rrugëve, vendosja e dritës dhe të bravave më të mira, pastrimi i ndërtesave dhe i kuarteve, pastaj lëvizja e interaksionit midis qytetarëve. Qëllimi ishte i dyfishtë – të inkurajohen qytetarët që të ndërmarrin kontrollin në zonën ku jetojnë dhe t’u dërgohet sinjali kriminelëve potencialë që për ta në atë zonë ekziston rreziku i shtuar.

Organizimi i opinionit – ndryshimet fizike të rrethinës nuk mund ta ndalin

plotësisht kriminelin, as nuk mund ta zënë dhe nuk garanton inkuadrimi e banorëve në aksion, dhe për këtë arsye është i domosdoshëm angazhimi aktiv i qytetarëve bashkë me ndryshimin e pamjes fizike të rrethinës.

Viteve të 70-ta të shekullit të kaluar ishte rritur në mënyrë drastike numri i

programeve më të njohura si “roje në fqinjësi” (“Neighborhood/Block Watch”). Këto programe udhëhiqeshin nga ajo që:

- kriminelët potencialë nuk do të bënin vepër penale nëse vërejnë aktivitetet e qytetarëve dhe kujdesin në zonën e caktuar, - komponentë tjetër kishte të bënte me pranimin e policisë që vetë nuk mund ta

ndalte kriminalitetin, as t’i zgjidhte problemet, prandaj ishte e domosdoshme që të merrnin ndihmën aktive nga qytetarët, numri më i madh i të cilëve bënte pjesë në rojën në fqinjësi. Ky lloj i mbikëqyrjes ndryshon nga vendosja e dritave, deri te mënjanimi i pengesave në mënyrë që gjërat të mos ua zinin horizontin, e ka dy elemente të përbashkëta:

• anketat e sigurisë - shërbimi i qenësishëm që ofronin shumë grupe ku grumbulloheshin informatat që formonin bazën për shënimin e pasurisë, instalimin e bravave më të mira, njoftimin e fqinjëve kur shtëpia të jetë e zbrazët, lënia e dritës së ndezur edhe kur nuk jeni në shtëpi dhe mënjanimi i shenjave sipas të cilave dihet se në shtëpi nuk është askush. (siç është bari i rritur ose sënduku i plotë postar) dhe • distribuimi i risive mbi kriminalitetin dhe parandalimin e kriminalitetit. Kjo mund të arrihet me anë të mbledhjeve.

Rezultatet e evoluimit tregojnë se pjesëmarrja dhe veprimi i drejtpërdrejtë i qytetarëve është më efikas sesa të nisen nga ajo që do të pasojë pas ndryshimit të pamjes fizike të rrethinës. Problemet më të shpeshta paraqiten tek vetë organizimi i bashkësive dhe i zonave të cilave më së shumti u nevojitet ndihma. Përkundër këtij fakti, shumë drejtori policore dhe bashkësi ndërmerrnin përpjekje të mëdha për organizimin e qytetarëve dhe sigurimin e përkrahjes së tyre në aktivitetet për parandalimin e kriminalitetit.

Qasjet situacionale - qasja më e re në parandalimin e kriminalitetit është fokusimi i aktivitetit dhe intervenimi për zgjidhjen e problemeve specifike, në vend dhe në kohë. Clarke (1983) propozon parandalimin situacional si “masa që janë të orientuara në forma shumë specifike të kriminalitetit që përfshijnë” ndryshimet në pamjen e rrethinës, e të cilat “do të zvogëlojnë mundësinë për kriminalitet dhe të shtojnë rreziqet e tij”. Shembujt e parandalimit situacional përfshijnë vendosjen e pajisjes për mbikëqyrje në

Page 13: PARANDALIMI I KRIMINALITETIT - aab-edu.net I... · Psikologjia si shkencë ka zhvilluar teori ... përgjithmonë. Çështja themelore është – cilat masa ligjore duhet të ndërmerren

vendparkingje në të cilat është e shpeshtë dukuria e vandalizmit, montimi i vizirëve të sigurisë në sportelet e bankave në mënyrë që të pengohen vjedhjet, ndryshimet e regjimit të komunikacionit me fqinjësi ku shitet droga, shfrytëzimi i kartelave elektronike për lëndën bibliotekare dhe aplikimi e shërbimeve të regjistrimit të numrit të thirrjes në telefonin me rastin e pranimit të ftesave vulgare. FAKTORËT QË E PAMUNDËSONIN ZHVILLIMIN E TIJ

Edhe pse parandalimi i kriminalitetit nuk është asgjë e re, shumë çështje dhe vështirësi duhet ende të zgjidhen. Ndër to janë edhe frika lidhur me bazat e ndryshme teorike për intervenime, implementimi i programeve, realiteti politik në kuadër të të cilit duhet të zhvillohet dhe të ekzistojë cilido program, mbështetja në evoluimin joadekuat, dhe të frikës rreth zhvendosjes dhe difuzionit të dobisë.

Konkurrenca teoretike- një debat i gjerë zhvillohet rreth sqarimit adekuat të sjelljes devijuese. Organizimi i dobët shoqëror, zgjedhja racionale dhe aktivitetet rutinore, shpesh herë merren si baza teoretike për programet e parandalimit të kriminalitetit. Mirëpo, shumë teori të tjera gjithashtu ofrojnë një shqyrtim të vlefshëm mbi intervencat. Teoria e të mësuarit, qasjet zhvillimore, teoria e tendosjes (“stratin theory”) teorija e kontrollit, frikësimi dhe teoritë kritike janë vetëm disa prej suazave potenciale të dobishme që janë ndërmarrë, dhe duhet të merren në konsiderim me rastin e koncipimit prevencionit të kriminalitetit. Një theks më i madh duhet të vihet mbi zhvillimin teoretik të programit për parandalimin e kriminalitetit.

Implementimi i programeve - Çështje kyçe për çdo program është niveli deri në të cilin implementohet programi në mënyrë adekuate. Intervenimet që implementohen dobët ose vetëm pjesërisht kanë pak gjasa për sukses, pa marrë parasysh ekzistimin e qëllimit të mirë ose të përgatitjes së mirë (p.sh. për modelin e rojës në fqinjësi në zonën që është e përfshirë në kriminalitet dhe që është e ndarë etnikisht, në kuadër të së cilës arrihet të sigurohet pjesëmarrja e 20% të banorëve, prej të cilëve të gjithë vijnë ekskluzivisht nga një ose tri grupe etnike, nuk duhet pritur se do të ketë tepër efekt në mbarë fqinjësinë ose bashkësinë). Elementet kyçe të rojës së suskseshme në fqinjësi nuk do të realizohen nëse nuk mund të sigurohet pjesëmarrja e qytetarëve.

Problemet rreth implementimit mund të jenë të ndryshme: • Parafytyrimi i keq mbi problemin; • Angazhimi i ekspertëve dhe/ose sigurimi i mjeteve të rëndësishme financiare; • Mungesa e resurseve ( kadrovike edhe monetare) etj.

Edhe një problem potencial është frika që agjencionet kyçe, akterët ose anëtarët e

bashkësisë marrin pjesë pa dëshirë. Ndoshta kjo pjesërisht ka lidhje me atë qëndrimin “ne kundër tyre” midis policisë dhe qytetarëve që është paraqitur me kohë, sidomos në qytete të mëdha. Mënjanimi i këtyre qëndrimeve dhe i frikave nuk ishte i lehtë, për çka dëshmon rezistenca e policisë që bashkësia të merret me punë policore (ndjenja e policisë se ata janë profesionistë sepse janë të trajnuar, kurse qytetarët nuk janë ose frika se do të kthehet koha e drejtësisë vigjilente). Bashkëpunimi dhe pjesëmarrja e

Page 14: PARANDALIMI I KRIMINALITETIT - aab-edu.net I... · Psikologjia si shkencë ka zhvilluar teori ... përgjithmonë. Çështja themelore është – cilat masa ligjore duhet të ndërmerren

profesionistëve nga jurisprudenca penale janë shpeshherë qenësore për implementim të suksesshëm.

Roli i politikës - në përgjithësi, shumë njerëz do të thonë se politika luan rol vendimtar në atë se parandalimi i kriminalitetit a i zgjidhë problemet e drejtpërdrejta (kriminaliteti dhe viktimizimi) ose shkaqet reale të problemeve (siç janë varfëria, pabarazia ekonomike, dobësia). Shumica si e kriminelëve ashtu edhe e viktimave vijnë nga grupet pa të drejta në shoqëri dhe këto grupe kanë aftësi të vogël ose kurrfarë aftësie politike dhe ekonomike me anën e së cilës do të mund të përmirësonin statusin e vet. Teoricieni i konfliktit do të sugjeronte ndryshime radikale në sistemin shoqëror në mënyrë që vërtetë të bëhej ndikim mbi kriminalitetin.

Më pak ekstrem është distinkcioni i Hopes (Hope, 1995) i dimensionit horizontal dhe vertikal të fuqisë. Dimensioni horizontal ka të bëjë me shkëmbimin e përvojave dhe të aksioneve në nivelin lokal midis popullsisë dhe qytetarëve në zonën e dhënë, kurse masa deri në të cilën popullsia lokale do të mund të realizonte midis vetes raporte të afërta dhe të punojë së bashku, do të ndikojë me të madhe në efikasitetin e cilitdo program të parandalimit. Fuqia vertikale ka të bëjë me aftësinë e grupeve lokale që të sigurojnë përkrahjen dhe të iniciojnë aktivitetet tek elementet e tjera të bashkësisë ose të shoqërisë. Edhe dimensioni horizontal edhe ai vertikal duhet të funksionojnë në mënyrë që parandalimi i kriminalitetit të jetë efikas.

Evoluimi i keq - parandalimi i kriminalitetit ka të njëjtën të metë si edhe shumë intervenime – evolucionet e dobëta ose mosekzistuese. Shumë evolucione trajtohen si çështje e dorës së dytë e disa i bashkangjiten projektit në çastin e fundit. Për këtë arsye evolucioni është paramenduar keq, është financuar keq, është i vonuar dhe afatshkurtër. Evolucioni i programit do të duhej të ishte pjesë përbërëse e planifikimit të cilitdo intervenim.

Tek parandalimi i kriminalitetit mund të identifikohen dy tipa të evolucionit.

1. Evolucioni i procesit është unik dhe njëherësh më dominant. Ai fokusohet në atë që është bërë, kush e ka bërë, sa ka ndodhur kjo shpesh, sa njerëz kanë qenë të inkuadruar, si dhe në masat e tjera të ngjashme. Sipas rregullës e shpallin suksesin kur arrihet niveli i caktuar i pjesëmarrjes, i implementimit ose i mbulimit. Ajo që kësaj qasjeje i mungon është vlerësimi i efektit ndaj kriminalitetit dhe viktimizimit. Këto evolucione në këtë aspekt më së shumti janë ofruar me faktin që përmbajnë përshtypjet e njerëzve mbi suksesin. Mjerisht, ky tip i evolucionit edhe sot paraqitet tepër shpesh.

2. Evolucioni i rrjedhës ose i efektit është formë më e dobishme e evolucionit. Kjo kryesisht përfshinë informatat mbi procesin, a ka arritur intervenimi përfundimin e pritur – që është kryesisht dukuri e zvogëluar e kriminalitetit dhe e viktimizimit. Vlerësimet e këtij tipi kërkojnë më shumë planifikim dhe përpjekje. Kujdesi duhet t’i përkushtohet zgjedhjes së grupeve që renditen, kornizës kohore të përcjelljes, masave të variablave të përfundimit, faktorëve potencialë pengues, dhe teknikave analitike. Shumë pjesëmarrës të programit nuk dinë ta bëjnë një

Page 15: PARANDALIMI I KRIMINALITETIT - aab-edu.net I... · Psikologjia si shkencë ka zhvilluar teori ... përgjithmonë. Çështja themelore është – cilat masa ligjore duhet të ndërmerren

evoluim të tillë, e shpeshherë edhe mjetet dhe koha janë aq të limituara sa ai ofron vetëm një zhvillim minimal. Si pasojë, për shumë programe me perspektivë kurrë nuk merret vesh se a kanë vërtetë efekt, gjë që shpie në njërin prej dy përfundimeve negative – vazhdimin joefikas ose suprimimin e programit të suksesshëm.

Mirëpo, dy çështje të ndërlidhura që paraqiten në çdo diskutim mbi parandalimin e

kriminalitetit janë zhvendosja e kriminalitetit dhe difuzioni i dobisë (“displacement and diffusion)

• Zhvendosja e kriminalitetit ka të bëjë me idenë që në vend që të eliminohet kriminaliteti ose viktimizimi, intervenimet thjesht orientohen në zhvendosjen e kriminalitetit nga një zonë në tjetrën, zhvendosjen e kriminalitetit në caqe të reja brenda të njëjtës zonë, ndryshimin e metodave që shfrytëzohen për kryerjen e një vepre penale, dhe nxitja e kriminelit për ndryshimin e llojit të veprës penale që e ushtrojnë).

• Difuzioni i dobisë sugjeron që aksioni preventiv nuk sjellë vetëm dobi për zonën ose grupin e caktuar, por zvogëlon edhe dukurinë e kriminalitetit dhe të viktimizimit tek të tjerët që nuk kanë qenë në shënjestër (p.sh. nëse instalimi i stabilimentit kundër vjedhjes në ndonjë shitore zvogëlon edhe vjedhjen e artikujve të pambrojtur, do të konsiderohej si difuzion i dobisë).

Problemi kryesor tek zhvendosja dhe difuzioni qëndron në vështirësinë e vlerësimit të

tyre. Që njëra prej këtyre të dyjave të identifikohej, ndoshta do të duhej evolucioni që do t’i synojë njerëzit dhe vendet, e jo pjesën e programit të parandalimit. Zhvendosja dhe difuzioni janë shumë të rëndësishme për evoluimin e programeve dhe do të duhej të inkuadroheshin shprehimisht në dizajnin e programeve dhe të evolucioneve të tyre.

Page 16: PARANDALIMI I KRIMINALITETIT - aab-edu.net I... · Psikologjia si shkencë ka zhvilluar teori ... përgjithmonë. Çështja themelore është – cilat masa ligjore duhet të ndërmerren

3. PARIMET THEMELORE TË PARANDALIMIT BASHKËKOHOR TË KRIMINALITETIT

Politika bashkëkohore e kriminalitetit përpiqet që strategjinë shoqërore të kundërvënies ndaj kriminalitetit ta vendosë në parime të caktuara që reciprokisht nuk do të duhej të kundërviheshin pa marrë parasysh faktin që vetvetiu përmbajnë segmente të ndryshme të realitetit shoqëror.

Duke u nisur nga qëllimi i politikës së kriminalitetit, që është e harmonizuar me bazën aktuale dhe reale politiko – ekonomike, sociale dhe kulturo – historike, dhe që është i orientuar në luftimin dhe pengimin sa më të suksesshëm të kriminalitetit, është plotësisht e sigurt se politika e kriminalitetit është e domosdoshme të definohet më parë, përkatësisht të shihen edhe parimet e saj themelore. Me këtë, parimet e parandalimit të kriminalitetit janë në lidhje të ngushtë me parimet themelore të politikës së kriminalitetit, përkatësisht parimet themelore të parandalimit të kriminalitetit është e pamundur të kuptohen pavarësisht nga parimet e politikës së kriminalitetit, pasi që ato në një masë të madhe janë të harmonizuara, përkatësisht janë të përputhshme. Diferencat natyrisht dalin nga raportet e komponentëve themelorë të politikës së kriminalitetit: represioni penal – juridik dhe parandalimi shoqëror i kriminalitetit. Parimet themelore të parandalimit të kriminalitetit janë:

• Parimi i ligjshmërisë, • Parimi i legjitimitetit, • Parimi i institucionalitetit, • Parimi i individualizimit, • Parimi i interaksionit, • Parimi i humanitetit.

Është plotësisht e sigurt se të gjitha këto parime, individualisht ose në bashkëveprim,

kanë kuptim vetëm nëse plotësojnë qëllimin themelor kriminalo – politik që konsiston në suksesin e kundërvënies ndaj kriminalitetit, natyrisht me kusht të veprimit ligjor, human, legjitim, me ruajtjen e plotë të të drejtave dhe të lirive të njeriut. 4.1. PARIMI I LIGJSHMËRISË Edhe pse parimi i legalitetit ka lindur me paraqitjen e shkollave të para penale – juridike (shkolla klasike etj), ato rregulla në disa sfera të kundërvënies ndaj kriminalitetit janë zvogëluar në mënyrë të konsiderueshme me theksimin e koncepcionit se duhet të forcohet parandalimi që do të bazohej në masat sociale dhe në veprimet e subjekteve të shumta në shoqëri, që nuk janë caktuar në mënyrë precize me ligj, por nuk janë as imperative. Së këndejmi, parimi i ligjshmërisë vetëm pjesërisht mund të ketë të bëjë me parandalimin, pasi që parandalimi vetvetiu nuk është rregulluar në mënyrë precize me ligj. Mirëpo, aplikimi i këtij parimi është i domosdoshëm në mënyrë që të shmanget arbitrariteti i mundshëm në veprimin preventiv, para se gjithash në ato sfera të jetës ku mund të rrezikohen ose të cenohen liritë dhe të drejtat e qytetarëve.

Page 17: PARANDALIMI I KRIMINALITETIT - aab-edu.net I... · Psikologjia si shkencë ka zhvilluar teori ... përgjithmonë. Çështja themelore është – cilat masa ligjore duhet të ndërmerren

Parimi i ligjshmërisë nënkupton që çdo aktivitet që ka për qëllim kundërvënien ndaj kriminalitetit duhet të ndërmerret në pajtim me normat ligjore që kanë të bëjnë me aktivitete të tilla, ose, me fjalë të tjera, çdo aktivitet në këtë fushë duhet të ketë bazën në ligj dhe në dispozitat e tjera juridike që kanë të bëjnë me atë materie. Kjo në masë të madhe ka të bëjë edhe me veprimin preventiv, por që parimi i ligjshmërisë së veprimit preventiv pjesërisht dallohet nga parimi i legalitetit që më tepër ka të bëjë me veprimin represiv pas deliktit. Arsye e kësaj është që aktiviteti preventiv është rregulluar vetëm pjesërisht me norma shprehimisht ligjore. Pjesa më e madhe e atyre aktiviteteve zhvillohet gjithnjë e më tepër sipas parimeve të përgjithshme të ligjshmërisë, sesa sipas normës së caktuar precize ligjore. Rregullativa jo e plotë, përkatësisht rregullativa e varfër ligjore e kësaj pjese të rëndësishme të politikës së kriminalitetit me vete mban dy veçori reciprokisht kundërvënëse. Mungesa, përkatësisht varfëria e dispozitave ligjore zvogëlon obligimin e veprimit preventiv, me çka vihet në dyshim edhe aplikimi i parimeve të tjera, p.sh. parimi i institucionalitetit dhe i legjitimitetit, kurse, nga ana tjetër, parimi i parashtruar në këtë mënyrë i ligjshmërisë ofron mundësinë e veprimit mjaft kreativ dhe të llojllojshëm preventiv në të cilin gjejnë shprehje faktorët dhe proceset e shumta sociale. Realizimi i suksesshëm i detyrave dhe i qëllimeve kriminale – politike në fushën e parandalimit ka për supozim që programet, masat, mjetet dhe institucionet veprojnë në mënyrë të ligjshme, të harmonizuar, të koordinuar, funksionale dhe reciprokisht të ndërlidhur. Natyrisht, rëndësi të veçantë ka respektimi i parimit të ligjshmërisë, sepse keqpërdorimi i të drejtave dhe të lirive të qytetarëve nuk mund dhe nuk bën të jetë arsyetim për cilindo qëllim shoqëror, e as për kundërvënien ndaj kriminalitetit. Së këndejmi, sistemi juridik në shoqëri, efikasiteti i institucioneve juridike, dhe në përgjithësi siguria juridike e qytetarëve kanë një ndikim të madh në situatën e përgjithshme në shoqëri në kuadër të së cilës realizohet parandalimi i rëndësishëm social i kriminalitetit. Me supozim se sistemi juridik në mënyrë të ligjshme dhe humane i mbron interesat shoqërore, jetën dhe pasurinë e njerëzve, të mirat dhe liritë kushtetuese dhe të përgjithshme, siguron punën e ligjshme, humane dhe principiele të organeve shoqërore, nxit vetëdijen juridike dhe përgjegjësinë e qytetarëve, atëherë ai zvogëlon krimogjenitetin, përkatësisht mundësinë e lindjes së kriminalitetit e bën më pak të arsyeshme. Sistemi juridik – si pjesë integrale e sistemit shoqëror – duhet t’i përcjellë ecuritë në shoqëri, përkatësisht që në masë të konsiderueshme të jetë rregullator i atyre raporteve. Në kushte të sistemit stabil dhe efikas juridik të shoqërisë, përkatësisht të shtetit, ai bëhet stabil në të mirë të përgjithshme “të shtetit juridik” dhe të qytetarëve të tij. Nëse institucionet përkatëse juridike u nënshtrohen deformimeve, korrupsionit, nëse janë në shërbim të strukturave të caktuara politike ose të qendrave të fuqisë, padyshim shkaktohet dëmtimi dhe deformimi i sistemit juridik. Rrezik të veçantë shoqëror kur është fjala për këtë problem paraqet deformimi i sistemit juridik, përkatësisht i individëve në jurisprudencë, që mund t’u nënshtrohen ndikimeve të ndryshme negative, siç është inertësia, marrja jo me kohë e vendimeve

Page 18: PARANDALIMI I KRIMINALITETIT - aab-edu.net I... · Psikologjia si shkencë ka zhvilluar teori ... përgjithmonë. Çështja themelore është – cilat masa ligjore duhet të ndërmerren

gjyqësore, nënshtrimi ndaj korrupsionit, përkatësisht ndikimeve të ndryshme politike etj. Kjo kontribuon në pasigurinë e përgjithshme juridike, forcon tendencat kriminale, dobëson orientimet morale dhe forcon kriminogjenët. Papërgjegjësia e organeve të jurisprudencës, korrupsioni i mundshëm, presionet që vijnë nga individët nga qendrat e caktuara të fuqisë, veprojnë në mënyrë nxitëse ndaj kriminalitetit dhe shtyjnë gjendjen e përgjithshme të përgjegjësisë, me ç’rast jurisprudenca bëhet indikator i rëndësishëm, madje edhe orientuese e gjendjes së përgjithshme në shoqëri. Gjithsesi gjendja në sektorët përkatës të jetës shoqërore – negative ose pozitive – kontribuon në klimën e përgjithshme shoqërore në mjedisin në të cilin sektorët realizojnë ndikimin e vet. Gjendja në sektorët përkatës në të cilët realizohen ndikimet dhe proceset negative veprojnë në mënyrë kriminogjene, dhe si faktor pengues të raporteve pozitive në shoqëri, ndikojnë negativisht në moralin shoqëror dhe nxisin qëndrimin negator ndaj realizimit të normave pozitive ligjore dhe të tendencave të tjera pozitive. 4.2. PARIMI I LEGJITIMITETIT

Parimi i legjitimitetit ka të bëjë me aspektet e ndryshme, por aplikimi i tij është më i rëndësishmi në ato situata në të cilat bëhet kufizimi i lirive dhe i të drejtave të qytetarëve. Esenca e parimit të legjitimitetit imponon që të gjitha kufizimet e lirive dhe të drejtave të qytetarëve të jenë të harmonizuara me aplikimin e masave dhe të veprimeve preventive. Represioni – si komponent i politikës kriminale mbështetet në masat e dhunës – humbë legjitimitetin nëse masat e tilla pushojnë të jenë të përshtatshme, përkatësisht nëse bëhen të tepërta duke pasur parasysh efektin që synohet të arrihet me to, e sidomos nëse efekti i tillë nuk realizohet me to. Kjo sidomos ka të bëjë me masat e dhunshme penale – juridike për të cilat nuk ka arsyetim nëse nuk janë të domosdoshme për mbrojtjen e të mirave themelore individuale dhe të përgjithshme, përkatësisht nëse nuk janë të domosdoshme për realizimin e qëllimit të tillë. Jashtë kësaj suaze, në rast të represionit të paarsyeshëm, nuk realizohet qëllimi themelor i masave të dhunës, përkatësisht nuk mund të priten as efektet preventive të masave të tilla. 4.3. PARIMI I INDIVIDUALIZIMIT Prevencioni i kriminalitetit, sidomos ai social, nënkupton një raport mjaft të harmonizuar të faktorëve individualë dhe shoqëror të kriminalitetit. Programi i paramenduar dhe funksional i prevencionit social ka për supozim llojllojshmërinë dhe shumësinë e shkaqeve të kriminalitetit që gjithashtu shërbejnë si bazë për planifikimin e metodave më racionale, të programeve, të masave dhe të mjeteve për luftimin e atyre shkaqeve. Specifika e masave, e programeve dhe e mjeteve veçmas ka të bëjë me prevencionin që ndërmerret ndaj të miturve. Struktura psiko – fizike e të miturve si dhe faktorët social dhe individual që determinojnë sjelljen e tyre, i bëjnë të ndryshme edhe masat që ndërmerren në parandalimin e kriminalitetit të të miturve në raport me masat e

Page 19: PARANDALIMI I KRIMINALITETIT - aab-edu.net I... · Psikologjia si shkencë ka zhvilluar teori ... përgjithmonë. Çështja themelore është – cilat masa ligjore duhet të ndërmerren

parandalimit të kriminalitetit të të rriturve. Së këndejmi parimi i individualizimit ka rëndësi të jashtëzakonshme, sepse mbështetet në nevojat dhe kushtet konkrete individuale të aplikimit, që gjithashtu është kusht për suksesin e çdo veprimi preventiv. Shkurtimisht të konkludojmë, edhe pse prevencioni social ka një dimension mjaft të gjerë, ai në realizimin e drejtpërdrejtë praktik kufizohet në individualen, me ç’rast shkaku kur është fjala për individualizimin, ka rëndësi përcaktuese. 4.4. PARIMI I HUMANITETIT Masat penale – juridike, si dhe masat e tjera ligjore, në pjesën më të madhe paraqesin kufizime të disa lirive dhe të drejtave. Kjo sidomos ka të bëjë me masat që i aplikojnë organet përkatëse shtetërore dhe organet e judikaturës në bazë të autorizimeve të veta kushtetuese dhe ligjore. Ndërkaq, parimi i humanitetit nënkupton se aplikimi i masave përkatëse represive (privimi nga liria, ekzekutimi i sanksioneve etj) ndërmerret me respektimin e integritetit fizik dhe psikologjik të personalitetit, të dinjitetit dhe të prestigjit të tij. Fakti që kriminaliteti paraqet aktin tejet agresiv ndaj të mirave dhe vlerave të njeriut nuk arsyeton aplikimin e dhunës, përkatësisht të çfarëdo agresiviteti, kur është fjala për prevencionit shoqëror. Duke pasur parasysh faktin që masat e prevencionit shoqëror ndërmerren para kryerjes së veprës penale, kur kërcënon vetëm rreziku nga kryerja e saj, nuk ekziston as baza ligjore për aplikimin e detyrimit, kështu që vetë detyrimi i tillë do të ishte i paligjshëm. Koncepti bashkëkohor i prevencionit shoqëror pikërisht insiston në masat humane jorepresive me pjesëmarrjen e subjekteve të shumta dhe të institucioneve në funksionet themelore të të cilave nuk janë paraparë metodat e represionit. Mirëpo, fakti që përvencioni shoqëror është veprimtari jorepresive nuk do të thotë edhe respektim absolut i parimit të humanitetit në aplikimin dhe realizimin e tij, nëse veprimi i tillë është i papërshtatshëm dhe joracional. Kur është fjala për koncipimin e programeve preventive dhe rregullimin normativ të prevencionit në planin e brendshëm dhe ndërkombëtar, duhet nisur nga fakti i humanitetit që shprehet në dy fusha: në planin legjislativ dhe social dhe në aplikimin e masave preventive në praktikën e drejtpërdrejtë. Praktika – si formë më e rëndësishme e verifikimit të parimit të ligjshmërisë dhe të humanitetit – në mënyrën më të plotë i konfirmon, përkatësisht i demanton ato parime. Nëse me aplikimin e masave dhe të aktiviteteve përkatëse në praktikë cenohet integriteti psikik dhe fizik i personalitetit, dinjiteti njerëzor, të drejtat dhe liritë themelore, dhe efektet e atyre masave preventive, sa do që të jenë pozitive, humbin rëndësinë dhe kuptimin e vet. Parimi i humanitetit është veçanërisht i rëndësishëm kur është fjala për raportin e policisë dhe të opinionit. Veprimtaria policore është formë e ushtrimit të pushtetit që i ekspozohet në mënyrën më të drejtpërdrejtë opinionit. Për këtë arsye raporti i policisë dhe i opinionit është jashtëzakonisht i rëndësishëm, sepse në këtë raport shprehen dhe reflektohen proceset dhe veprimet demokratike. Pasi që policia, sipas natyrës së punës, është bartëse e autorizimeve dhe e shtrëngimit, ekziston bindja se ajo është edhe orientuese, përkatësisht rregullatore e raportit të vet me opinionin. Prandaj, është përgjegjësi e

Page 20: PARANDALIMI I KRIMINALITETIT - aab-edu.net I... · Psikologjia si shkencë ka zhvilluar teori ... përgjithmonë. Çështja themelore është – cilat masa ligjore duhet të ndërmerren

madhe policisë që atë raport ta ndërtojë, ta orientojë dhe përparojë në mënyrë që të kontribuojë në përmirësimin e raporteve demokratike në shoqëri. Tek e fundit, harmonizimi i raporteve të policisë dhe të opinionit zakonisht merret si kriter i kushtetutshmërisë dhe i punës demokratike të policisë. Në pengimin e kriminalitetit ndonjëherë është i domosdoshëm edhe aplikimi i masave represive të shtrëngimit me të cilat rrezikohen dhe cenohen të drejtat dhe liritë kushtetuese. Ndërkaq, kushtetuta dhe ligji kanë përcaktuar në mënyrë mjaft precize kushtet dhe kufijtë deri ku mund të rrezikohen të drejtat e tilla, përkatësisht të cenohen. Së këndejmi, parimi i humanitetit me të cilin mbrohen të drejtat dhe parimi i ligjshmërisë së veprimit të policisë janë në një lidhje shumë të ngushtë. Policia me këtë qëllim duhet të iniciojë dhe të organizojë informimin e opinionit mbi veprimtarinë e vet në mënyrë që të njihet opinioni me te, gjë që është një nga kushtet që opinioni të kontrollojë policinë. Manifestimi i panevojshëm i punës së policisë dhe ekzistimi “ i tabu temave” kur për këtë nuk ka bazë, i bën dëm policisë kur është fjala për prestigjin e saj dhe përkrahjen e opinionit, gjë që është në lidhje të ngushtë me efikasitetin e saj. Veçanërisht është e dëmshme nëse nën formën e sekretit të plotë të punës së policisë fshihen autokracia, burokracia, paligjshmëria dhe puna joprofesionale. Kur profesionalizmi dhe aftësia për kryerjen e veprimtarisë policore janë element i qenësishëm i etikës profesionale duhet pasur parasysh se shkollimi dhe aftësimi profesional është kusht i rëndësishëm për kryerjen e suksesshme të detyrave të policisë. Policia duhet t’i popullarizojë aktivitetet e veta përkatëse, përveç tjerash, edhe me ofrimin e ndihmës së drejtpërdrejtë në situatat ad hoc , për shembull, duke iu ndihmuar njerëzve të moshuar dhe të verbër në rrugë ose në kalimin e këmbësorëve, pastaj në emisionet e popullarizuara televizive të informojë opinionin mbi punën e vet, e me ndihmën e manifestimeve sportive dhe të manifestimeve të tjera t’ia ofrojë veprimtarinë e vet opinionit. Kontaktet e përditshme dhe të drejtpërdrejta në bazën humane dhe sociale kanë ndikim pozitiv në raportin e policisë dhe të opinionit dhe natyrisht kjo në vete bartë edhe efekte të caktuara preventive. Organet e punëve të brendshme në veprimtarinë e vet operative nuk duhet të aplikojnë masa dhe veprime që do të ishin në kundërshtim me ligjshmërinë dhe interesat e opinionit publik. Koncepcionin e tillë nuk e zvogëlon as fakti që organet e punëve të brendshme janë më përgjegjëset në shoqëri për pengimin dhe luftimin e kriminalitetit dhe që barra më e rëndë e kundërvënies ndaj kriminalitetit bie mbi ta.

Page 21: PARANDALIMI I KRIMINALITETIT - aab-edu.net I... · Psikologjia si shkencë ka zhvilluar teori ... përgjithmonë. Çështja themelore është – cilat masa ligjore duhet të ndërmerren

4.4.1. Parimi i humanitetit dhe (keq) përdorimi i mundshëm i mjeteve teknike

Çdo shoqëri demokratike përpiqet të mbrojë, përkatësisht të ruajë të drejtat ligjore dhe kushtetuese të qytetarëve të vet, lirinë dhe privacinë e tyre. Së këndejmi edhe insistimi për obligimin e organeve shtetërore të angazhuara në luftimin e kriminalitetit në autorizimet e të cilave është aplikimi i mjeteve teknike, që plotësisht të ruajnë të drejtat dhe garancionet kushtetues të qytetarëve.

Mirëpo, kjo nuk është gjithherë në pajtim me efikasitetin e atyre organeve në kundërvënien ndaj kriminalitetit. Duke mos gjetur raportin adekuat midis proklamimit dhe realizimit praktik të qëndrimeve përgjithësisht të pranuara dhe humane që mbrojtja e të drejtave individuale të njeriut në parim është mbi të përgjithshmet, dhe se zbulimi i së vërtetës në procedurën penale me çdo kusht nuk është në pajtim me parimet e shoqërisë demokratike, vijmë deri te rreziku që kriminaliteti – madje ai më i rrezikshmi për shoqërinë – t’i ikë kontrollit efikas të policisë dhe judikaturës penale që bartin barrën më të madhe të përgjegjësisë në kundërvënien ndaj kriminalitetit. Përpjekjen që një sistem shoqëror, përkatësisht demokracia në te të matet me vëllimin e aplikimit dhe të kontrollit të atyre mjeteve, duhet ta plotësojmë me faktin se rritja e kriminalitetit është rapide, madje të atij kriminaliteti të organizuar dhe më të rrezikshëm shoqëror, të përcjellë me dhunën më brutale pikërisht në vendet në të cilat raportet demokratike janë tek në nismë. Kriminalitetin e sotëm e karakterizon vëllimi i tij i shtuar dhe pasojat gjithnjë më johumane që shpeshherë shkojnë deri te marrja e vrazhdë e jetës së një numri të madh të njerëzve të pafajshëm, organizimi i tij sekret dhe mundësitë gjithnjë më të vogla që ekzekutuesit e panjohur të zbulohen. Vëllimi i shtuar i kapitalit me të cilin disponon sot kriminaliteti i organizuar u mundësojnë kriminelëve keqpërdorimin e zhvillimit teknologjik dhe të mjeteve më bashkëkohore teknike për marrëveshje dhe përgatitje sekrete të veprave penale, ushtrimin e krimeve më të rënda (aktivizimi i mjeteve shpërthyese me anë të elektronikës edhe në largësi të mëdha etj.). Duke pasur parasysh kriminalitetin kaq të madh, nuk është fjala vetëm nevoja që rezultatet e aplikimit të teknikës të vlerësohen si prova në procedurën penale, por në të njëjtën masë është i domosdoshëm një kontribut shumë më i madh i metodave teknike në zbulimin e përgatitjes së veprave penale në vetë fillimin e veprimtarisë kriminale me qëllim të pengimit të tyre. Mundësitë gjithnjë më të volitshme të ndërlidhjes telekomunikative, edhe në largësi të mëdha, mundësojnë organizimin ndërkombëtar kriminal të terrorizmit, të kidnapimeve, të tregtisë me njerëzi dhe me pjesë trupore të njerëzve, të shpëlarjes së parave, trafikun e armëve, të municionit, të automjeteve, të drogës dhe të formave të tjera të organizuara të kriminalitetit. Edhe këtu kriminelët jo rrallëherë janë mbi policinë dhe organet e tjera shtetërore. Kryesit e veprave penale në lëvizshmërinë dhe organizimin e vet nuk janë të kufizuar me kufij dhe kompetenca shtetërorë dhe regjionale, gjë që në botën e sotme të ndarë u krijon vështirësi të mëdha organeve shtetërore, kurse kriminelëve lehtësira çfarë nuk i kanë pasur në asnjë periudhë deri më tash.

Page 22: PARANDALIMI I KRIMINALITETIT - aab-edu.net I... · Psikologjia si shkencë ka zhvilluar teori ... përgjithmonë. Çështja themelore është – cilat masa ligjore duhet të ndërmerren

Vetëm këto arsye kërkojnë nevojën e domosdoshme dhe urgjente të policive kombëtare për koordinim dhe bashkëpunim në kuadër të Interpolit, të Europolit në baza regjionale, kufitare dhe në baza të tjera. Me përdorimin e zhvillimit teknologjik lindin forma të reja të kriminalitetit (p.sh. kriminaliteti kompjuterik) ose vetë modus operandi perfeksionohet. Zhvillimi i sotëm i telekomunikacioneve u mundëson kriminelëve marrëveshje dhe planifikim kriminalistik edhe në largësitë më të mëdha, e të mos lihet as gjurma më e vogël. Në çfarë mase do të keqpërdorin kriminelët teknikën, përveç tjerash varet edhe nga vëllimi i mjeteve materiale me të cilat disponojnë. Ai vëllim është sot në mënyrë enorme i lartë, madje në ato vende në të cilat të ardhurat kombëtare janë të ulëta. Në duart e kriminelëve derdhet një kapital gjithnjë e më i madh, e me këtë edhe përpjekjet e tyre që të marrin pushtetin, duke mos zgjedhur mjetet. Prandaj, arsyet për të cilat kriminelët i keqpërdorin inovacionet teknike nuk janë të shkaktuara me inertësinë e policisë, por me kushtet në të cilat sot policia dhe kriminelët veprojnë, të cilat janë të natyrës materiale, administrative, madje edhe politike dhe natyrisht mungesa e çdo konsiderate morale dhe humane në anën e kriminelëve. Është plotësisht e sigurt se një pjesë e konsiderueshme e kriminalitetit, madje të atij mjaft të rrezikshëm shoqëror, realizohet me ndihmën e teknikës dhe të arriturave të saj. Fitohet përshtypja se kriminelët në këtë fushë “janë më të suksesshëm” se organet shtetërore, përveç tjerash, edhe për arsye se janë të liruar nga problemet materiale dhe problemet e tjera. Këtu gjithsesi bën pjesë mosrespektimi i normave ligjore dhe kapërcimi i lehtë i kufijve shtetëror dhe administrativ të raporteve politike dhe të raporteve të tjera, që për kriminelët nuk paraqet problem. Fjala është jo vetëm për rrezikun momental, por edhe për rrezikun në rritje. Pra, aplikimi i teknikës dhe i metodave të saja në luftimin e kriminalitetit sot është më i domosdoshëm se kurrë më parë pikërisht për shkak të keqpërdorimit të saj. Privacia dhe jeta e qytetarëve në këtë mënyrë janë më shumë të rrezikuara sesa në cilindo periudhë deri më tash. Është logjik presupozimi se ky rrezik do të jetë më i madh nëse aplikimi përkatësisht keqpërdorimi i teknikës nga ana e kriminelëve mbisundon atë për qëllime antikriminale. Mirëpo, çështja është se sa munden organet shtetërore t’i kundërvihen me sukses këtij rreziku, duke pasur parasysh autorizimet dhe mundësitë materiale – teknike me të cilat disponojnë. Duhet pasur parasysh se përpjekjet e organeve shtetërore, para se gjithash të policisë, që njohuritë dhe metodat e caktuara profesionale t’ua përshtatin nevojave të kundërvënies ndaj kriminalitetit me të njëjtën këmbëngulësi i përcjellin kriminelët me qëllim që t’i planifikojnë dhe t’i kryejnë me sukses veprat penale. Veprat penale të realizuara me keqpërdorimin e mjeteve teknike, sipas rregullës, lënë pasojat më të rënda për jetën e njeriut dhe për të mirat materiale. Stabilimentet për përgjim në tregun botëror dhe të vendit janë njësoj të arritshme edhe për policinë edhe për kriminelët. Kriminelët madje më parë t’i përvetësojnë të liruar nga vështirësitë formale dhe financiare, para se gjithash me qëllim të organizimit kriminalistik, të distribuimit të presë dhe në përgjithësi të marrëveshjes së fshehët kriminale si dhe të përcjelljes së masave të policisë.

Page 23: PARANDALIMI I KRIMINALITETIT - aab-edu.net I... · Psikologjia si shkencë ka zhvilluar teori ... përgjithmonë. Çështja themelore është – cilat masa ligjore duhet të ndërmerren

Progresi teknologjik mund të përdoret dhe të keqpërdoret për qëllime plotësisht të kundërta nga e cila del se teknika sot është mjet i fuqishëm në duart e kriminelëve. Duhet pasur parasysh se aplikimi i mjeteve përkatëse klasike kriminalistike, nëse është fare i mundshëm, shton rrezikun nga dekonspiracioni, me çka vihet në dyshim suksesi i zbulimit të veprave penale dhe të kryesve. Në rast të organizimit të fshehët kriminalistik zbulimi është i mundshëm vetëm me të njëjtën metodë, në mënyrë konspirative. Përdorimi i mjeteve teknike në luftimin e kriminalitetit juridikisht është i kufizuar jo vetëm me dispozitat e brendshme (kushtetuese dhe ligjore), por edhe me ato ndërkombëtare (Pakti ndërkombëtar mbi të drejtat qytetare dhe politike, neni 1; Deklarata universale mbi të drejtat e njeriut; Rezoluta e Kuvendit të përgjithshëm 217A (III); Deklarata mbi parimet themelore të së drejtës për viktimat e kriminalitetit dhe keqpërdorimit të pushtetit; Rezoluta e Asamblesë së përgjithshme 40/34; Aneksi: Kodeksi i sjelljes së personave përgjegjës për zbatimin e ligjeve; Rezoluta e Kuvendit të përgjithshëm 40/69 e 17 dhjetorit 1979 etj.). Në të gjitha shtetet demokratike legjislaturat penale përmbajnë dispozita qëllimi i të cilave është që organet shtetërore në procedurën penale, përkatësisht parapenale të sanksionojnë përdorimin e paautorizuar të mjeteve teknike. Një pjesë e atyre ligjeve, ndërkaq, minimizon mundësinë e veprimit kriminalistik duke u shprehur në mënyrë restriktive në punën e policisë duke zvogëluar kështu edhe mundësinë e aplikimit të të arriturave teknike në zbulimin dhe provën e veprave penale, kurse disa ligje janë kujdesur edhe për përshtatshmërinë e atyre mjeteve në luftimin e kriminalitetit. Disa legjislacione evropiane dhe praktika gjyqësore (p.sh. ) të Gjermanisë, të Norvegjisë, të Spanjës, të Italisë) kërkojnë që kushti për aplikimin e masës së përgjimit telefonik duhet të jetë fakti që në rastin konkret mjetet e tjera nuk mund të japin rezultatet përkatëse ose nuk mund të shpijnë në përfundimin e suksesshëm të hetimit. Gjithashtu është e nevojshme që personi ndaj të cilit aplikohet masa të jetë i dyshuar për njërën nga inkriminimet që është kusht për aplikimin e masës së paraparë me ligj. Mbisundon mendimi se çdo përgjim i fjalës së shqiptuar në mënyrë jopublike duhet të sanksionohet. E drejta kushtetuese dhe ligjore e njeriut është që të vendos se fjalët e veta a i dërgon në mënyrë publike ose jo. Natyrisht, përmbajtja e fjalës së shqiptuar nuk është e parëndësishme. Gjithashtu mbisundon qëndrimi se çdo mundësi e shfrytëzimit të njohurive të tilla duhet të përjashtohet nëse me këtë goditet sfera intime e personalitetit. Sipas rregullës, përmbajtjet e tilla nuk bën të përgjohen as të shfrytëzohen. Problemi ndonjëherë qëndron në faktin që është vështirë të parashihet që më parë se cilës sferë të përgjimit i takon – sferës intime, private ose publike. Aplikimi tepër restriktiv i kësaj mase mund të zvogëlojë në mënyrë të konsiderueshme efikasitetin e zbulimit të veprës penale dhe të kryesit ose të qëllimit kriminal, gjë që mund të ketë rëndësi të çmuar preventive. Papërcaktueshmëria e sferës (intime, private, publike) mund të krijojë dilema që zvarrisin, përkatësisht vështirësojnë aplikimin. Dallimi i përmbajtjes sipas kësaj baze nuk është i thjeshtë dhe është vështirë të definohet me anë të ligjit. Përshtatshmëria e aplikimit të mjeteve teknike nga ana e policisë është e dyfishtë. Ajo është, para se gjithash, mundësia e grumbullimit të përmbajtjeve që janë qenësore dhe vendimtare për zbulimin dhe ndriçimin e veprave penale në të gjitha situatat kur

Page 24: PARANDALIMI I KRIMINALITETIT - aab-edu.net I... · Psikologjia si shkencë ka zhvilluar teori ... përgjithmonë. Çështja themelore është – cilat masa ligjore duhet të ndërmerren

njohuritë (bazat e dyshimit) janë vetëm indikativë, e kanë të bëjnë me organizimin sekret kriminalistik dhe me kusht që aplikimi i masave të tjera është i pamundshëm ose i rrezikshëm. Nëse është fjala për rrezikun nga veprat penale ushtrimi i të cilave pritet të bëhet, atëherë efektet e masës së tillë janë të rëndësishme dhe preventive, kështu që edhe vetë arsyet tradicionale kundër aplikimit të saj janë të papërshtatshme dhe të pabaza. Veprat më të rënda penale, siç janë terrorizmi, vrasjet masive etj. në masë të konsiderueshme janë rezultat i keqpërdorimit të të arriturave teknologjike si në organizimin e tyre të fshehët, ashtu edhe në modus operandi të tyre të drejtpërdrejtë. Nuk duhet ushqyer iluzionin se sot vetëm policia është në gjendje t’i sigurojë dhe shfrytëzojë mjetet teknike për zbulimin e veprave penale dhe të kryesve të tyre. Mundësitë e kriminelëve për përdorimin e tyre janë shumë më të mëdha. Që moti janë të pranishme mendimet sipas të cilave kontrollimet sekrete të telefonave dhe kontrollimet e dërgesave postare duhet të merren si prova në procedurën penale, gjë që është bërë me ndryshimet më të reja ligjore. Në këtë mënyrë është zvogëluar disproporcioni midis nevojës së shfrytëzimit të progresit teknologjik për qëllime antikriminale, nga njëra anë, dhe të mundësisë që kriminelët t’i keqpërdorin ato mjete, nga ana tjetër. Arsyet që shkojnë në dobi të këtij fakti se, p.sh., mjetet audio – vizuale do të mund t’i përdornin organet shtetërore janë në disproporcion në raport me shfaqjet konkrete dhe rrezikun e keqpërdorimit të atyre mjeteve për qëllime kriminale. Prandaj, nuk ka arsyetim për refuzimin, përkatësisht përjashtimin e mundësisë së aplikimit të mjeteve bashkëkohore teknike në kundërvënien ndaj kriminalitetit të organizuar, natyrisht me kusht të respektimit të plotë të të drejtave kushtetuese dhe të lirive të qytetarëve dhe të rregullimit mjaft preciz juridik. Aspekti i tillë sido që të jetë është në pajtim me përparimin e praktikës antikriminale në shoqërinë demokratike dhe në përcaktimin e saj për zbulimin më efikas të atyre veprave penale me modus operandin e të cilave bëjnë pjesë në mjetet teknike. Arsyet për aplikimin e suksesshëm të atyre mjeteve për qëllime preventive gjithsesi janë edhe më të rëndësishme. Duhet pasur parasysh se respektimi konsekuent i ligjit eliminon rrezikun që policia dhe organet e jurisprudencës mund t’i keqpërdorin ato mjete. Kontrolli efikas i aplikimit të atyre mjeteve do të zvogëlonte keqpërdorimet e mundshme, kurse keqpërdorimi eventual do të sanksionohej dyfish: të dhënat e siguruara në mënyrën e palejueshme me ligj nuk do të kishin rëndësinë e provës në procedurën penale, kurse personi që vepron në mënyrë të paligjshme do të përgjigjej penalisht. Pason konkluzioni logjik sipas të cilit është e domosdoshme që aplikimit të mjeteve teknike t’i qasemi në një mënyrë shumë më racionale dhe me përfilljen dhe vlerësimin e plotë të të arriturave bashkëkohore me qëllim të aplikimit adekuat dhe me kohë në praktikë, nga njëra anë, por me një rregullativë shumë më të plotë dhe me precize ligjore me të cilën në një masë të madhe do të mbroheshin të drejtat dhe liritë kushtetuese të qytetarëve, nga ana tjetër. Kjo nënkupton nxjerrjen e dispozitave ligjore që do të mundësonin aplikimin e mjeteve teknologjike jo vetëm për qëllime prove, por edhe për qëllime preventive.

Page 25: PARANDALIMI I KRIMINALITETIT - aab-edu.net I... · Psikologjia si shkencë ka zhvilluar teori ... përgjithmonë. Çështja themelore është – cilat masa ligjore duhet të ndërmerren

Aplikimi i teknikës në kundërvënien ndaj kriminalitetit duhet të jetë në pajtim me të drejtat kushtetuese të njeriut dhe liritë e tij, por edhe në funksion të mbrojtjes së jetës së tij. Pa mbrojtje efikase të jetës dhe të integritetit fizik është e pakuptimtë mbrojtja e të drejtave të tjera. Natyrisht, aplikimi i mjeteve teknike në procedurën penale duhet të sillet në kuadër të kushtetutës dhe të shkencës penale – procesorë, përkatësisht kriminalistike. Mirëpo, mbesin të papërfshira në aspektin procesor metoda të shumta shkencore me anën e të cilave është e mundur që në mënyrë ekzakte të përcaktohen faktet për zgjidhjen faktike të çështjes penale. Fjala është për zhvillimin gjithnjë më intensiv teknik që norma ekzistuese procesore e përfshin vetëm pjesërisht dhe, sipas rregullës, nga një distancë e gjatë kohore, me çka është zvogëluar rëndësia provuese e atyre mjeteve në procedurën penale, e me këtë edhe mundësia e keqpërdorimit të tyre për qëllime preventive.

Nisemi nga fakti që ana kushtetuese, përkatësisht juridike e këtij problemi është harmonizuar me dispozitat në planin ndërkombëtar dhe të brendshëm. Mirëpo, problemi është diçka më i shprehur nga aspekti i qasjes kriminalistike dhe racionale ndaj kësaj çështjeje, që tash për tash ka shprehjen e vet edhe në anën juridike të çështjes. Problematika e kësaj çështjeje qëndron në faktin që kufiri i racionales dhe i humanes është vështirë të caktohet kur me ato mjete duhet të mbrohen të drejtat dhe liritë kushtetuese, nga njëra anë, dhe jeta e njerëzve, integriteti i tyre fizik dhe të mirat materiale të vlerës së madhe, nga ana tjetër. Gjithherë ekziston rreziku që me ato mjete të njëjta mund të cenohen të drejtat dhe liritë kushtetues të qytetarit, sfera intime e personalitetit të tyre etj, e gjithashtu me mospërdorimin e tyre të humbet mundësia e mbrojtjes së disa të mirave të tjera shumë më të rëndësishme, siç është p.sh. jeta e njeriut. A është çdoherë e mundur të gjendet proporcioni midis zgjidhjes më racionale dhe më humane? Mbetet fakti që kriminelët çdo ditë gjithnjë e më shumë po i keqpërdorin mjetet teknike, kurse me keqpërdorimin edhe pasojat janë gjithnjë e më drastike dhe më johumane. Imponohet konkluzioni se aplikimi i mjeteve teknike në vështrimin e cekur është i arsyeshëm nëse është restriktiv dhe i përshtatshëm, gjë që kërkon vlerësimin racional në çdo rast konkret, por që të jetë në pajtim me dispozitat juridike, përkatësisht me kusht të mbrojtjes së plotë të të drejtave dhe të lirive kushtetuese të qytetarëve dhe të aplikimit të normave që kanë të bëjnë me atë materie. Në çdo rast individual duhet gjetur edhe proporcionin racional midis mbrojtjes së të drejtave dhe të lirive kushtetuese dhe të rrezikut real që të shkatërrohen jetët e njerëzve, të mirat materiale dhe të mirat e tjera me të cilat disponon njeriu. Nëse jeta e njeriut shkatërrohet për shkak të mbrojtjes së të drejtave të tjera, mbrojtja e tillë humb qëllimin themelor dhe bëhet e pakuptimtë.

Page 26: PARANDALIMI I KRIMINALITETIT - aab-edu.net I... · Psikologjia si shkencë ka zhvilluar teori ... përgjithmonë. Çështja themelore është – cilat masa ligjore duhet të ndërmerren

5. TIPOLOGJIA E PARANDALIMIT TË KRIMINALITETIT Me masat e parandalimit të kriminalitetit nënkuptojmë aktivitetet e organeve

shtetërore dhe të organeve të tjera të orientuara në pengimin e dukurive negative shoqërore, që produkojnë pasoja të ndaluara dhe të dëmshme, dhe krijojnë kushte për luftimin e tyre. Diferencimi i masave të parandalimit shoqëror të kriminalitetit zbatohet duke pasur parasysh aspektin e qëllimit të orientimit kriminalistik të shteteve përkatëse (Horvatiq, Cvitanoviq, 1999). Në këtë vështrim strategjitë preventive klasifikohen në mënyra të ndryshme duke pasur parasysh kriterin e zhvillimit të klasifikimit dhe natyrisht në bazë të aspekteve themelore që e bëjnë veprimin kriminal. Fjala është për kryesin e veprës penale, vendin (situatën), akterin dhe ligjin. Për këtë arsye është e domosdoshme të ceken edhe disa ndarje themelore të këtyre masave të parandalimit sipas aspekteve të ndryshme.

Aspekti i parë është ndarja e masave të parandalimit të kriminalitetit sipas llojit të

masave. Sipas këtij kriteri në masa të parandalimit të kriminalitetit numërojmë: masat ekonomike dhe sociale, masat arsimore dhe masat e politikës kulturore, masat teknike. Ndarja më e gjerë e parandalimit të kriminalitetit do të nënkuptonte dy kategori themelore: proaktive – ante delictum dhe reaktive – post delictum dhe ato masa që janë të kontinuuara (të përhershme) dhe të diskontinuuara, të përkohshme) (Krivokapiq, 2002).

Natyra e llojllojshme e kriminalitetit natyrisht kushtëzon edhe reaksione të ndryshme

në pengimin e tij. Lidhur me këtë nuk mund të flasim për metodologjinë universale të implementimit të parandalimit. Disa autorë konsiderojnë se çdo mjedis dhe situatë në te përshtat dhe kërkon masa dhe mënyra të ndryshme të reaksionit ndaj kriminalitetit (koncepti i kameleonit). Diferencimi i masave preventive sipas grupeve kanë të bëjnë me: parandalimin e orientuar në ndryshimin e legjislacionit penal, parandalimin e orientuar në situatat potenciale (vendet e vatrës së krizës), parandalimin e orientuar ndaj kryesit ose grupeve të kryesve, në viktimën ose akterët e situatës në përgjithësi. (Hughes 1998).

Diferencimi diçka më i ngushtë i masave sipas të njëjtit parim matet sipas: të

miturve, personave me pengesa të rënda shpirtërore, vartësve, shtresave margjinale (bredhësve, prostitutave, lypsave...), recidivistëve, tipave të veçantë të kryesve duke pasur parasysh specifikumet e grupeve përkatëse të delikteve, të viktimave potenciale të sjelljeve kriminale. (Pease, 1994).

Diferencimi tjetër ka të bëjë me teorinë në të cilën zbatohen masat e parandalimit.

Lidhur me këtë, masat ndahen në ato që zbatohen në territorin e gjithëmbarshëm të shtetit, vetëm në zonat urbane, zonat rurale ose tani të praktikës gjithnjë e më të pranishme të zbatimit në nivelin e bashkësisë lokale në kuptimin më të ngushtë të fjalës (bashkësitë lokale, kuartet....). (Horvatiq, Cvitanoviq, 1999).

Duke pasur parasysh natyrën (fenomenologjinë) e veprimeve kriminale me të cilat ka

të bëjë parandalimi, më saktësisht në të cilat orientohet parandalimi, i ndajmë në:

Page 27: PARANDALIMI I KRIMINALITETIT - aab-edu.net I... · Psikologjia si shkencë ka zhvilluar teori ... përgjithmonë. Çështja themelore është – cilat masa ligjore duhet të ndërmerren

parandalimin e delikteve pasurore, të delikteve të dhunës, të delikteve seksuale, të tregtisë jolegale, të keqpërdorimit të drogave, të ekonomisë informale, të kriminalitetit të organizuar, kurse duke pasur parasysh ndërlikueshmërinë evidente formësohen dhe zbatohen masa parandalimi afatshkurtëra, afatmesme dhe afatgjata të kriminalitetit.

Në teoritë bashkëkohore parandalimi është e mundur të ndahet sipas tri qasjeve të

ndryshme që korrespondojnë me ndarjen në mbrojtjen primare shëndetësore duke pasur parasysh zonën e veprimit. Kështu mund të flasim për ndarjen në: masa primare, sekondare dhe terciare të parandalimit.

Parandalimi primar i kriminalitetit

Parandalimi primar (vepron në opinion dhe në rrethinë në përgjithësi) dhe realizohet

përmes përmirësimit të kushteve të përgjithshme sociale, më saktësisht përmes mënjanimit të shkaqeve më të thella të kriminalitetit. Shfaqja e tij është më e shprehur përmes aktivitetit të integrimit social, mënjanimit të pengesave sociale dhe zvogëlimit të strukturave të ndryshme që inklinojnë drejt mileut kriminal. Ai zbatohet në mënyrë primare ndaj të miturve, të të papunëve, të papërshtaturve (kategorive të rrezikshme) etj. (Northoff, Stroth, 1996).

Ky tip i parandalimit të kriminalitetit paraqet aktivitetin e përhapur gjerësisht dhe

përfshin: dizajnin e mjedisit ( zgjidhjet adekuate arkitektonike, ndriçimi publik, mbikëqyrja e qasjes ndaj objektit ose hapësirës ), rojën në vendbanime, angazhimin e agjencioneve të sigurisë, arsimimin e qytetarëve me qëllim të vetëmbrojtjes. Të gjitha qëllimet e cekura janë plotësisht të dedikuara për mënjanimin e shkaqeve për lindjen e kriminalitetit si dhe të ndjenjës objektivisht më të madhe të (pa) sigurisë subjektive të individit në bashkësi. (Meshko, 2002).

Parandalimi sekondar i kriminalitetit

Parandalimi sekondar është objekti më i shpeshtë në të cilin e fokuson kujdesin

policia. Pra, lloji i këtillë i aktivitetit (programi) nënkupton identifikimin e zonës brenda bashkësisë lokale me shkallën më pak ose më shumë të shprehur të kriminalitetit. Fokusin e interesimit e paraqesin vetë shkaqet e kriminalitetit (etiologjia), me qëllim të luftimit ose të zvogëlimit të llojeve specifike të sjelljeve të ndaluara të individëve ose të grupeve. Programet e përgjithshme të masave të parandalimit, kryesisht përfshijnë mbikëqyrjen, përcjelljen e kriminalitetit në kuadër të bashkësive lokale, veprimtarinë e patrullës kujdestare dhe zhvillimin e programeve që janë të orientuara në rend të parë në veprat specifike penale etj. Këtu mendojmë në radhë të parë për disa lloje të delikteve pasurore, siç janë grabitjet, vjedhjet e automjeteve, vjedhjet në shitore, vjedhjet me thyerje të banesave, të automobilave dhe të lokaleve afariste, dhuna në familje, në shkollë, keqpërdorimet e drogave ( Kratocki, 1998).

Sot veçmas theksohet fakti që parandalimi sekondar i përforcon aspektet situacionale,

interaktive të veprave përkatëse penale, dhe në këtë mënyrë përpiqet t’i zvogëlojë rrethanat për kryerjen e vetë veprave penale. Ky aktivitet zbatohet në mënyra të

Page 28: PARANDALIMI I KRIMINALITETIT - aab-edu.net I... · Psikologjia si shkencë ka zhvilluar teori ... përgjithmonë. Çështja themelore është – cilat masa ligjore duhet të ndërmerren

ndryshme nga të cilat është e qenësishme të përmenden: masat e sigurisë – teknike (ndërtimore, elektronike, optike etj. ...)., masat për sigurimin optimal të banesave dhe të shtëpive private, masat e pranisë direkte ose indirekte të policisë, puna me viktimat potenciale në mënyrë që të zvogëlohen gjasat për suksesin e veprës penale (Northoff, Stroth 1996).

Në botë janë mjaft të zhvilluara programet e orientuara ndaj vetë viktimave të

veprave penale. Programet e cekura zhvillohen përmes dy grupeve themelore të “programeve të ndihmës”. I pari ka të bëjë me programin që nënkupton viktimat potenciale, në mënyrë që të edukohen drejt e të mos bëhen viktima, kurse lloji i dytë i programeve ka të bëjë me personat që tashmë janë bërë viktima të veprës penale. Sipas këtyre kategorive zbatohen masat e ndryshme dhe ato zakonisht nënkuptojnë: edukacionin në aspektin e sigurimit të gjurmëve të veprës penale dhe të vrojtimit të hollësive që mund të jenë me rëndësi në procesin e dëshmisë; arsimimi dhe trajnimi në mënyrë që të pengohet pësimi i sërishëm nga kriminaliteti (recidivizmi viktimologjik; programet e ndihmës psikologjike të viktimave në mënyrë që të tejkalojnë më lehtë stresin që e kanë përjetuar si akter të veprës penale; ndihma materiale e viktimave të veprës penale me anë të fondeve të veçanta si ndihmë gjatë kompensimit të humbjeve materiale, shpenzimet e shërimit dhe të rehabilitimit; mbulimi i shpenzimeve gjyqësore, programet e mbrojtjes së viktimave me rastin e dëshmisë (viktimizimi sekondar) dhe përmes programeve të mbrojtjes së dëshmitarëve5.

Parandalimi terciar i kriminalitetit

Programet terciare të parandalimit paraqesin pjesën më konkrete dhe më specifike të

parandalimit të kriminalitetit (Simonoviq, 2001). Këto programe janë të fokusuara ndaj njeriut, individëve që janë të dënuar në formë të prerë për veprën e kryer penale dhe të cilët ende kanë statusin e kërcënimit të rëndësishëm ndaj shoqërisë (potenciali kriminal) me gjithë masat e paralajmërimit që janë ndërmarrë nga ana e institucioneve përkatëse si dhe me vetë inkuadrimin e qytetarëve në regjionin e bashkësive lokale. Qëllimi themelor i parandalimit terciar është zvogëlimi i shkallës së recidivizmit në bashkësi, përmes aplikimit të masave më të llojllojshme policore të mbikëqyrjes së shtuar dhe të kontrollit të recidivistëve (obligimi i paraqitjes në stacionin e policisë, informimi mbi lëvizjen, masat specifike në sektorin policor, inkuadrimi i qytetarëve në mbikëqyrjen e recidivistëve të caktuar). Në kohë të fundit, në botë është aktualizuar edhe problematika e aplikimit të mjeteve teknike të mbikëqyrjes dhe të përcjelljes së lëvizjes së recidivistëve. Është fjala për sistemin bashkëkohor elektronik me radio transmetues dhe me mbikëqyrje kompjuterike.

Përveç këtyre masave janë interesant edhe ato që për metodë të vet shfrytëzojnë

trajtimin social – psikologjik, pastaj trajtimin psiko – socio – terapeutik të disa kategorive të recidivistëve, siç është rasti me kategorinë e kryesve të veprave penale të dhunimit dhe të delikteve të tjera seksuale ku trajtimi psikologjik ndërmerret paralelisht me terapinë medikamentoze (Hans – Jorg Albrecht, 1999).

5 (http://www.fbi.gov/library.htm).

Page 29: PARANDALIMI I KRIMINALITETIT - aab-edu.net I... · Psikologjia si shkencë ka zhvilluar teori ... përgjithmonë. Çështja themelore është – cilat masa ligjore duhet të ndërmerren

Një nga kriteret më standarde të klasifikimit të parandalimit të kriminalitetit paraqet edhe vetë ndarja në parandalimin situacional (kontrolli i situatës) dhe parandalimin social të kriminalitetit (kontrolli i sjelljes) që do t’i shkoqisim përmes “ teorisë kriminologjike mbi parandalimin” në vazhdim të tekstit.

Page 30: PARANDALIMI I KRIMINALITETIT - aab-edu.net I... · Psikologjia si shkencë ka zhvilluar teori ... përgjithmonë. Çështja themelore është – cilat masa ligjore duhet të ndërmerren

6. TEORITË KRIMINOLOGJIKE “ MBI PARANDALIMIN E KRIMINALITETIT”

Të gjitha teoritë mbi kriminalitetin mund të fokusohen në një ose më shumë aspekte

të vetë fenomenit të kriminalitetit, d.m.th. në ligjin, situatën, kryesin, viktimën ose vëzhguesin. Ky koncept është e domosdoshme të kihet parasysh me rastin e kuptimit të teorive përkatëse mbi parandalimin e kriminalitetit sepse me këtë fitohet një njohuri për të gjitha premisat teorike dhe empirike të konsekuencave që pasojnë nga ato teori. Në vazhdim do t’i paraqesim disa prej teorive që NË opusin e vet i kushtojnë kujdes parandalimit të kriminalitetit.

TEORIA KLASIKE

Teoria klasike njëkohësisht paraqet pikën bazë në trajtimin e kriminalitetit dhe

parandalimin e tij. Lindja e saj madje mund të lidhet me vitin konkret (1764, dhe për emrin e Çezar Baker. Teoria klasike si bazë për perspektivën e vet i merr ndryshimet në ligjin penal, që duhet të veprojnë si masa të frikësimit ndaj delinkuentëve potencialë. Frikësimi i tillë pushon, kurse mbetet një nga masat themelore të veprimit preventiv ndaj kriminalitetit. Dallimet midis përpjekjes prej pionieri të Bakerit që të gjejë moduse ligjore në luftë kundër kriminalitetit dhe të gjendjes që ka sunduar në këtë fushë para tij qëndron në faktin që veprimi ndaj kriminalitetit në periudhën paraprake ishte kufizuar në frikësimin anarkik, diskualifikimin total të delikuentit dhe masat joproporcionale më të ashpra për çdo delikuencë të mundshme. Koncepcioni i tillë shpinte në situatat që delinkuentët çdo herë më me dëshirë përcaktoheshin për vepra më të rënda penale sepse sanksionet e ashpra u pasonin pa marrë parasysh peshën e veprës penale që e bëjnë. Mirëpo, në këtë situatë delinkuentët në përgjithësi ishin në përparësi, sepse nuk ekzistonin kurrfarë shërbimesh të veçanta që do të luftonin në mënyrë efikase kundër aktivitetit të tyre. Me këtë edhe rreziku që kryerësi “ të kapet” ishte shumë më i vogël se sa “fitimi” eventual që realizohet me kryerjen e vetë veprimit kriminal.

Përkundër kësaj, qasjen klasike në parandalimin e kriminalitetit me anë të frikësimit

– si masë të parandalimit – e ka mbështetur në dy supozime. Së pari në përcaktimin e shkallës së proporcionalitetit, në bazë të së cilës për veprimet specifike kriminale përcaktohen dënime të caktuara, dhe së dyti, në përcaktimin e metodave të caktuara që do të garantonin se frikësimi do të zhvillohet me sukses. Këto dy boshte, që i ka parashtruar teoria klasike, mbesin deri në ditët e sotme masa që shqyrtohen dhe aplikohen në mënyrë standarde në legjislacionet penale të shoqërive të ndryshme.

Edhe pse koncepti që e përshkruam nuk ishte i suksesshëm në praktikën e pengimit të

kriminalitetit, ai paraqiste një revolucion tipik në kohën në të cilën kishte lindur. Mirëpo, është e qartë se koncepti kishte dobësi të shumta. Dobësia themelore që i mëvishet kësaj teorie është vetëm të botëkuptimi i njeriut, d.m.th. të delikuentit. Delikuenti në teorinë klasike shihet si homo penalis, , d.m.th. si individ racional që sillet në pajtim me supozimet themelore të utilitarizmit. Ky është individi që në mënyrë racionale i parashtron qëllimet e veta dhe i zgjedh mjetet racionale për realizimin e atyre qëllimeve. Ai, gjithsesi, sipas këtij koncepcioni, vlerëson në mënyrë të qartë raportin midis fitimit

Page 31: PARANDALIMI I KRIMINALITETIT - aab-edu.net I... · Psikologjia si shkencë ka zhvilluar teori ... përgjithmonë. Çështja themelore është – cilat masa ligjore duhet të ndërmerren

dhe rrezikut që ekziston në kryerjen eventuale të veprës penale. Ndërkaq, në realitet krimineli nuk i ngjanë kësaj situate, por më së shpeshti paraqitet si person që ka deficite të përhershme në socializim, çrregullim të sistemit të vlerave, mungesë të normave të përcaktuara morale. Jo vetëm që nuk është racional, por – sipas hulumtimeve – kriminelët në numrin më të madh të rasteve kanë një IQ të ulët, dhe të gjitha aftësitë e tjera kognitive i kanë nën mesatare. Prandaj, është e qartë se teoria klasike qëllimin e vet e parashtron në raport me objektin që nuk është i natyrës së tillë siç është postuluar kjo në nivelin teorik. Me këtë, fiksimi dhe vlerësimi i rrezikut nga dënimi – si masë e teorisë klasike, humbin kuptimin, thjeshtë për arsye se krimineli mesatar nuk është në gjendje të vlerësojë raportin midis fitimit dhe dënimit që pason nëse do të kapet, prandaj mungon frika, që do të duhej të ishte rezultantë e proceseve të tilla kognitive tek kryesi potencial.

Problemi tjetër serioz që parashtrohet në ndërtimin e perspektivës klasike në

parandalim, është edhe vetë nocioni i proporcionalitetit. Pra, është vërtetë vështirë të ndërtohet në mënyrë proporcionale raporti midis veprës së kryer penale dhe dënimit që pason për kryerjen e saj. Kështu parimi “ i ekonomicitetit të dënimit dhe të proporcioneve të tij të arsyeshme”, bëhet më tepër qëllim i paarritshëm se sa realitet. Ideja themelore që dënimi i cili pason të shkaktojë “dhimbje” më të madhe se sa “dobi” që fitohet me kryerjen e veprës në esencë është e qartë dhe e thjeshtë, por në praktikën penale po thuaj e parealizueshme sepse nuk mund të parashohë saktësisht, as të masë dëmin e përgjithshëm që ndonjë vepër penale tërheqë pas vetes, as dhembjen e përgjithshme që do ta godas kryesin pas dënimit të tij. Nëse deri diku është e mundur të matet dëmi material, është shumë vështirë të matet dëmi i përhershëm që pasqyrohet në çrregullimin psikosomatik dhe emotiv të viktimës. Kështu, shkalla e proporcionalitetit në realitet është kufizuar në masa seriozitetit në raport me kriteriumet politike dhe morale. Problemin më të madh, teoria klasike e ka pasur me faktin që në këtë koncepcion në asnjë mënyrë kriminaliteti nuk sqarohet si dukuri shoqërore. Pra, nuk ka perspektivë të përgjithshme që do të vinte në dukje si dhe pse paraqitet kriminaliteti në shoqëri dhe cilat janë shkaqet e tij. Në këtë mënyrë strategia preventive nuk ka të bëjë me çrregullimin e mekanizmave që gjenerojnë kriminalitetin, por në dënimin e tij vetëm pasi të ndodhë veprimi kriminal. Për shkak të këtij lëshimi fundametal teoria klasike edhe nuk është teori në kuptimin e vërtetë të fjalës. Pasi që nuk sqaron asgjë, që do të duhej të sqaronte, ajo përpiqet të pengojë në mënyrë provizore dhe të pathemeltë në aspektin empirik.

Politika e mëhershme kriminale kishte si mbështetëse legjislacionin penal dhe organet

që i aplikonin ato ligje. Vendi qendror në procedurën penale i takonte për një kohë të gjatë dënimit dhe ekzekutimit të tij. Efektet e aplikimit të tij, ndërkaq, kishin në vete pak gjëra humane dhe preventive.

Ithtarët e politikës së tillë kriminale niseshin nga supozimi se ligjet penale dhe

dënimet e parapara në to, si dhe aplikimi i sanksioneve duhet të veprojnë në mënyrë preventive me anë të frikësimit të të gjithë kryesve potencialë të veprave penale si të atyre primarë, ashtu edhe të atyre ndaj të cilëve dënimi tashmë është aplikuar. Praktikat e këtilla kriminale – politike kanë kontribuar në krijimin e dy modeleve preventive me bazë

Page 32: PARANDALIMI I KRIMINALITETIT - aab-edu.net I... · Psikologjia si shkencë ka zhvilluar teori ... përgjithmonë. Çështja themelore është – cilat masa ligjore duhet të ndërmerren

në represionin penal – juridik: parandalimin gjeneral (të përgjithshëm) dhe special (të veçantë).

Legjislacioni penal i parashtruar në këtë mënyrë me dënimin si instrument themelor,

ishte leva kryesore në kundërvënien ndaj kriminalitetit. Parandalimi i kriminalitetit i parashtruar kështu në suaza të ngushta të represionit penal – juridik nuk mund të ishte i suksesshëm. Në kundërshtim me këtë, të gjitha përpjekjet kriminalo – politike potenconin zhvillimin e legjislacionit penal – juridik me bindjen se kjo është e vetmja rrugë e mundshme e suksesshme për luftimin e kriminalitetit. Mirëpo, së shpejti ishte dëshmuar se efektet e parandalimit të përgjithshëm nuk mund të maten pikërisht për arsye se është e pamundur të përcaktohet se sa kriminel potencial kanë hequr dorë nga kryerja e veprave penale vetëm pse veprat e tilla janë të inkriminuara.

Parandalimi special i dalë gjithashtu nga represioni penal – juridik në fillim nuk

kishte dhënë rezultate më të rëndësishme. Kjo formë e parandalimit nuk kishte për qëllim t’i pengojë personat e dënuar që të bëjnë vepra të reja penale, para se gjithash me izolimin e tyre dhe me trajtimin e të burgosurit në entet ndëshkimore. Lidhur me këtë janë shkoqitur disa instrumente penale – juridike dhe ligjore. Pasi që dënimi si instrument dominant i represionit penal – juridik është dashur të kontribuojë sa më shumë në luftimin e kriminalitetit, për të shumtët parashikimi i tij në ligj dhe aplikimi i drejtpërdrejtë ndaj të dënuarit ishte instrument themelor i parandalimit të përgjithshëm dhe individual. Ky parandalim penal ose parandalim në kuptimin e ngushtë domosdo bartte karakteristikat e kohës në të cilin kishte lindur dhe të trajtimit të personalitetit në te. Kjo në teorinë dhe praktikën kriminale – politike dominonte deri në lëvizjen e Mbrojtja e re shoqërore, e mbështetej në mbrojtjen nga dënimi, në popullarizimin e legjislacionit penal dhe të formave të tjera të represionit me kontributin në të njëjtin drejtim edhe të mjeteve të informimit. Forma tjetër ishte e orientuar ndaj individit, kryerësit të veprës penale, gjë që kontribuonte në shkoqitjen e instrumenteve përkatëse ligjore të privimit nga liria, të dënimit të personit, të paraburgimit, të kryerjes së sanksioneve penale, të shtyrjes së dënimit, të lirimit në bazë të fjalës etj., por në pajtim me represionet penale – juridike.

Botëkuptimet e tilla kishin për pasojë ngushtimin e fushës së politikës kriminale në

suazat të së drejtës penale dhe të jurisprudencës penale, kurse politika kriminale trajtohej si pjesë (degë) e të drejtës penale edhe pse fushat e saj ishin shumë më të gjera dhe më largpamëse. Botëkuptimi i tillë i politikës kriminale kishte zgjatur mjaft kohë në mënyrë që të gjente shprehje sidomos nga mbarimi shekullit XIX dhe fillimi i shekullit XX.

Shkenca e të drejtës penale në këtë periudhë zgjerohet përveç me politikën kriminale

edhe me disiplina të tjera, ndër të cilat janë: etiologjia dhe fenomenologjia kriminale, antropologjia kriminale, sociologjia kriminale, kriminalistika dhe disiplinat e tjera që në këtë mënyrë në masë të konsiderueshme edhe vetë bëhen shkenca represive, duke rënë nën ndikimin e të drejtës penale.

Politika e këtillë e ngushtë represive shkonte në dëm jo vetëm të parandalimit të përgjithshëm, por edhe të atij special. Jashtë saj kishte mbetur studimi më i themeltë i shkaqeve dhe i kushteve të sjelljes kriminale. Në këtë mënyrë në masë të plotë liheshin

Page 33: PARANDALIMI I KRIMINALITETIT - aab-edu.net I... · Psikologjia si shkencë ka zhvilluar teori ... përgjithmonë. Çështja themelore është – cilat masa ligjore duhet të ndërmerren

pas dore faktorët shoqërorë dhe etiologjikë të kriminalitetit që kontribuojnë në formimin e njeriut në kuptimin pozitiv ose e përcaktojnë për sjellje kriminale. Mbisundon pikëpamja sipas të cilës kundërvënia represive postdelikuente ndaj kriminalitetit paraqet reagim të vonuar shoqëror duke pasur parasysh faktin që ajo gjithherë nënkupton paraqitjen e pasojës kriminale.

Në zhvillimin e shkencave shoqërore, natyrore dhe teknike nga fillimi i shekullit të

kaluar, bëhet një përparim në zhvillimin e disiplinave kriminologjike dhe penale – juridike. Pikësynimi i luftës kundër kriminalitetit fillon pjesërisht të bartet në terrenin e parandalimit shoqëror që ka për qëllim jo vetëm ndëshkimin por edhe luftimin e kushteve dhe të shkaqeve të sjelljes kriminale. Në realizimin e këtij qëllimi parashtrohet çështja e angazhimit të shoqërisë në planin më të gjerë në vështrim të ndërmarrjes së masave sociale – ekonomike, edukative – mentale, higjienike dhe në përgjithësi të masave shoqërore në mënyrë që të kontribuohet në mënjanimin e shkaqeve të kriminalitetit dhe të dukurive të tjera negative.

Në këtë mënyrë parandalimi i përgjithshëm dhe individual pjesërisht fillojnë t’i

lëshojnë vend parandalimit social. E gjithë kjo në një masë ndryshon pozitën e njeriut dhe statusin e tij social, edhe masat e parandalimit individual bëhen më gjithëpërfshirëse me socializmin e plotë, trajtimin adekuat dhe risocializimin.

Zhvillimi mjaft dinamik i shteteve perëndimore dhe diferencat e shprehura në këtë

zhvillim kanë bërë që politika kriminale në ato vende për nga përmbajtja dhe dinamika e vetë të jenë pjesërisht të ndryshme. Mirëpo, ato diferenca nuk kanë karakter esencial, ato vetëm pjesërisht kanë të bëjnë p.sh. me disa inkriminime, sanksione të përcaktuara dhe masa të profilaksës.

Gjithnjë e më tepër në ato vende në të njëjtin rrafsh me luftimin e kriminalitetit

theksohet edhe nevoja e pengimit të tij, në kuadër të parandalimit social që për nga koncepcioni i vet do të duhej të përfshinte një numër sa më të madh të subjekteve dhe të sektorëve shoqërorë. Siç është theksuar tashmë, nxitje të rëndësishme për këto përpjekje kishte dhënë lëvizja Mbrojtja e re shoqërore, veçmas në koncipimin e programeve të ndryshme preventive. Ato programe kishin të bënin me fusha të gjera ose të ngushta dhe përfshinin kategori të shumta të njerëzve të paadaptuar shoqëror, të prirur për sjellje asociale dhe antisociale. Ato programe parashihnin një numër të madh masash ndaj delikuentëve, siç janë masat e shumta terapeutike dhe profilaktike. Mirëpo, siç është theksuar, ato në praktikë nuk kanë dhënë rezultate konkrete.

Literatura profesionale mjaft voluminoze është orientuar në aspektin përmbajtësor në

gjetjen e një lufte sa më efikase kundër kriminalitetit, dhe në pajtim me këtë në te janë edhe modelet e shumta, programet e eksperimenteve dhe të trajtimeve përkatëse ndaj kryesve të veprave penale të mbështetura në të arriturat e humanizmit bashkëkohor dhe të zhvillimit demokratik të shoqërisë.

Page 34: PARANDALIMI I KRIMINALITETIT - aab-edu.net I... · Psikologjia si shkencë ka zhvilluar teori ... përgjithmonë. Çështja themelore është – cilat masa ligjore duhet të ndërmerren

TEORIA NEOKLASIKE Për shkak të të gjitha dobësive dhe lëshimeve qysh në gjysmën e parë të shekullit

XIX teoria klasike kishte përjetuar plotësime të domosdoshme që deri diku i kishin korrigjuar lëshimet qenësore për të cilat bëmë fjalë. Përfaqësuesi i revizionit të teorisë klasike ishte Xheremi Bentam. Ky teoricien me të madhe ishte i njohur si luftëtar i ideve të liberalizmit dhe të utilitarizmit politik. Merita e tij për botëkuptimet themelore të shoqërisë dhe të politikës është e madhe, natyrisht nga aspekti i parimeve themelore në të cilat ishte zhvilluar shoqëria moderne civile. Në teorinë e vet politike Bentam është trashëgimtar i utilitarizmit të Makiavelit, i cili po ashtu ishte reformuar dhe orientuar në drejtim të të gjithë qytetarëve, e jo të grupeve të veçanta oligarkike politike. Derisa Makiaveli për politikën fliste në dritën e marrjes dhe të ruajtjes së pushtetit pa marrë parasysh mjetet që duhet të përdoren për realizimi e këtij qëllimi (qëllimi arsyeton mjetin) utilitarizmi i Bentamit kufizohet në parimin “e mira më e madhe për numrin më të madh të mundshëm të qytetarëve”. Parimi i tillë utilitarist mjaft shpejtë dhe lehtë u bë parim politik i veprimit të forcave politike qytetare, njësoj siç ishte bërë parim populist në të cilin thirreshin vetë qytetarët.

Në frymën e populizmit të vet utilitarist, Bentam kishte bërë plotësime të caktuara të vet teorisë klasike, plotësime që, siç ishte dëshmuar, në formën e masave konkrete të politikës preventive mjaft shpejtë kishin gjetur aplikim në praktikën e një numri të madh të shoqërive qytetare. Edhe pse besonte sinqerisht në natyrën racionale të njeriut, Bentam kishte parë se ekzistojnë njerëz tek të cilët instikti hedonistik është shumë më i shprehur nga ai racional në ta. Prandaj, risia e parë në teorinë klasike që e kishte aplikuar Bentam është të kuptuarit e njeriut si qenie racionale, por që termi racional, vihet në kllapa dhe mendohet në potencën. Kjo do të thotë, se njeriu do të duhej të ishte qenie racionale, e nëse nuk është i tillë ekziston problemi që do të korrigjohej në atë mënyrë që ata që nuk janë të tillë duhet të transformohen në drejtim të racionalizimit. Me fjalë të tjera, teoria neoklasike në këtë mënyrë afirmon parimin e risocializimit të kriminelëve, e kjo është diçka që bëhet pjesë përbërëse e të gjitha aktiviteteve preventive në të gjitha shoqëritë. Në kriminologjinë moderne qasja e tillë definohet si “parandalim reaktiv”, d.m.th. ajo formë e parandalimit që është rezultante e luftës kundër kriminalitetit vetëm pasi të bëhet veprimi kriminalistik. Në terminologjinë e sotme tipi i tillë i veprimit preventiv më së shpeshti kualifikohet si luftë kundër recidivizmit, kurse në tipologjinë klasike të kriminalitetit qasja e tillë mund të renditet në kategorinë e parandalimit terciar. Ideja e përgjithshme e qasjes së Bentamit prandaj është përdorimi i masave të shumta që duhet të ndërmerren ndaj delikuentit, në mënyrë që ai të shndërrohej nga qenia hedoniste në qenie racionale. Esencialisht, krimineli kuptohet si personalitet me çrregullim, me ç’rast pas intervenimeve të shumta ai personalitet mund të vihet në gjendje “normale”, kurse në nocionet konkrete ulitariste dhe qytetare individi normal është individ racional me sistem të zhvilluar moral dhe sistem të vlerave. Individi i tillë që sillet në mënyrë racionale dhe që ka zhvilluar modele për sjellje dhe vlera morale që e paraqesin atë moral, më nuk do të shprehte sjellje kriminale. Metodat që është dashur të bëjnë procesin e “transformimit” të individëve kriminal në këtë koncepcion janë mësimi religjioz dhe puna e rëndë fizike. Me një fjalë, individi që ka shprehur sjellje kriminale

Page 35: PARANDALIMI I KRIMINALITETIT - aab-edu.net I... · Psikologjia si shkencë ka zhvilluar teori ... përgjithmonë. Çështja themelore është – cilat masa ligjore duhet të ndërmerren

duhet t’i nënshtrohet punës së rëndë fizike dhe mësimit religjioz, që do ta transformonte në person racional dhe të orientuar nga vlerat. Në bazë të zgjedhjes së metodave që i rekomandonte Bentam, është e qartë se në te ka pasur ndikim të madh reforma si lëvizje shoqërore dhe religjioze. Është e njohur se në kishën reformiste puna e rëndë (në djersën e fytyrës së vet) edhe etika religjioze (etika e asketizmit protestantë) paraqet thelbin nga i cili definohet sjellja e individit. Maks Veber, siç është e njohur, tërë reformën si lëvizje shpirtërore e cilëson si kthesë në lindjen e shoqërisë moderne qytetare. Nga pasqyrimi i dhënë në mënyrë plotësisht të qartë mund të vërehet se premisat e teorisë neoklasike (në petkun e Bentamit) janë brumosur thellë në teorinë dhe praktikën e shoqërisë qytetare që po formohej. Të gjitha idetë kyçe janë marrë nga suaza politike e të kuptuarit të njeriut dhe të shoqërisë, që ishte karakteristike për kohën e Bentamit – koha e formësimit definitiv të rendit shoqëror qytetar. Me këtë e tërë praktika e prevencionizmit në kushtet e dhëna ishte ngjyrosur ideologjikisht në mënyrë të konsiderueshme. Theksi në procesin e prevencionit ishte vënë në dëgjueshmërinë dhe nënshtrimin ndaj parimeve ideologjike dhe vlerave të shoqërisë qytetare. Masat e propozuara të prevencionit gjithashtu nënkuptojnë edhe disiplinën më të rreptë, si kusht për suksesin e tyre. Në kuptimin më të lirë mund të thuhet se teoria klasike mbi parandalimin e kriminalitetit në esencë paraqiste implementimin politik dhe praktik të shoqërisë moderne qytetarë në masën në të cilën eksponohej vetë kriminaliteti. Në fund të fundit, mund të thuhet se teoria neoklasike në një masë të madhe ka karakteristika të sundimit klasor, dhe të transformimit të të gjithë individëve në shoqëri në pajtim me vlerat klasore – shoqërore që paraqesin bazën për legjitimimin e rendit shoqëror. Në këtë mënyrë neoklasicizmi në esencë paraqet një teori plotësisht modeste që merret me çështjen e kriminalitetit, por një koncepcion të fuqishëm që ka për qëllim që t’i mbajë të nënshtruara “klasat e rrezikshme”., d.m.th. armiqtë potencial politik. Teoria neoklasike në esencë ishte revolucionare, sepse për herë të parë në histori në saje të kësaj teorie paraqitet përpjekje e organizuar që kriminaliteti të mposhtet si dukuri e veçantë dhe retrograde shoqërore. Se sa ishte revolucionar neoklasicizmi në kuptimin praktik, në rend të parë mund të shihet nga fakti që deri në lindjen e kësaj teorie nuk kishte burgje në kuptimin e vërtetë të fjalës, në të cilat të burgosurit ishin dënuar me dënime të caktuara kohore, por ekzistonin vetëm paraburgime të përkohshme (burgje). Kriminologjia pikërisht neoklasicizmit i detyrohet për lindjen e burgjeve si institucione në kuptimin modern. Mirëpo, pa marrë parasysh përpjekjet që i kishte bërë neoklasicizmi për parandalimin e kriminalitetit, ky kishte vazhduar të rritet bashkë me zhvillimin e shoqërisë industriale. Ato masa që i kishte ofruar neoklasicizmi ishin treguar jo mjaft efikase në veprimin preventiv kundër kriminalitetit. Me këtë domosdo hapej çështja e lindjes së koncepcioneve alternative me të cilat do të sigurohej mënyra më efikase për kontrollin dhe parandalimin e kriminalitetit.

Page 36: PARANDALIMI I KRIMINALITETIT - aab-edu.net I... · Psikologjia si shkencë ka zhvilluar teori ... përgjithmonë. Çështja themelore është – cilat masa ligjore duhet të ndërmerren

POZITIVIZMI Pozitivizmi nuk është vetëm teori e rëndomtë shkencore, që zhvillohet në një numër të madh shkencash, por në radhë të parë është një lëvizje shpirtërore, që përcaktonte klimën intelektuale në periudhën e zhvillimit të shoqërisë kapitaliste. Si revolucion tipik shpirtëror pozitivizmi veçohej me natyrën “reaktive”, kurse reaksioni i teoricienëve të orientuar pozitivisht ishte i përqendruar në mënyrën religjioze, d.m.th. metafizike të të menduarit që me shekuj ka dominuar në periudhën e shoqërisë tradicionale mesjetare. Kështu, premisa e parë dhe elementare pozitiviste bëhet qëndrim konsekuent antimetafizik. Pozitivistët, pra, konsiderojnë se mund të ndërtohet një sistem alternativ i sqarimit të dukurive në shoqëri dhe në jetë. Madje një mënyrë e atillë që do t’i përjashtojë presupozimet metafizike, d.m.th. presupozimet që në asnjë mënyrë nuk mund të provohen. Me këtë pozitivizmi, në ikjen e vet nga metafizika, i qaset realitetit si të tillë, dhe e tërë lëvizja pozitiviste mund të karakterizohet si empirizëm. Realiteti, çfarë është dhe çfarë ekziston, duhet të jetë bazë për lindjen e të gjitha nocioneve dhe kategorive me të cilat sqarohet. Dukuritë në natyrë dhe në shoqëri mund të vrojtohen, prandaj vrojtimi, d.m.th. përvoja shqisore bëhet parim fundamental metodologjik në të cilin ndërtohet qasja pozitiviste. Pasi që dukuritë e tilla mund të njihen me anë të shqisave, pozitivizmi ka zhvilluar një varg të tërë mjetesh dhe metodash për matjen e atyre dukurive, dhe nga këto suaza në empirizëm zhvillohet një numër i madh metodash të cilat mundësojnë që dukuritë në natyrë dhe në shoqëri të analizohen nga këndi i tyre kuantitativ. Kuantifikimi, pra, është egoja vitale e mënyrës pozitiviste të të menduarit. Pasi që dukuritë mund të vrojtohen dhe të maten, pozitivizmi deri në fund i ka zhvilluar të gjitha parimet kyçe epistemologjike të shkencës – objektivitetin dhe verifikueshmërinë. Pozitivistët pohojnë se njohuritë të cilat i marrin me anë të metodës pozitiviste janë të vërteta, objektive dhe të verifikueshme, pikërisht për arsye se mbështeten në përvojë. Prandaj, pozitivizmi nuk paraqet ndonjë teori të veçantë, por në radhë të parë një qëndrim konsekuent shpirtëror, një metodë me anën e së cilës vihet deri te njohuritë shkencore. Depërtimin e parë më të rëndësishëm pozitivizmi e ka bërë në shkencat natyrore (biologji dhe fizikë), në mënyrë që në periudhën e mëvonshme kjo mënyrë e të menduarit të përvetësohet edhe në shkencat shoqërore, në radhë të parë në psikologji dhe në sociologji. Popullariteti që e ka përjetuar pozitivizmi dhe që e gëzon sot, është rezultat i dy arsyeve themelore. I pari, pozitivizmi ishte plotësisht në pajtim me mënyrën racionale të të menduarit të borgjezisë, të klasës që ishte bartëse e lindjes së shoqërisë së re qytetare. Borgjezia në luftën e vet me tradicionalizmin religjioz kërkonte një amzë të veçantë ideologjike si bazë për legjitimimin e rendit të ri shoqëror. Pozitivizmi që luftonte në mënyrë aktive kundër dogmave religjioze, dhe që e kishte kthyer njeriun kah njohja racionale e realitetit si realitet “empirik”, gradualisht ishte në pajtim me ideologjinë e shoqërisë që lindte. E dyta, pozitivizmi në praktik ka dhënë rezultate të shkëlqyeshme.

Page 37: PARANDALIMI I KRIMINALITETIT - aab-edu.net I... · Psikologjia si shkencë ka zhvilluar teori ... përgjithmonë. Çështja themelore është – cilat masa ligjore duhet të ndërmerren

Fakti që me zhvillimin e mënyrës pozitiviste të të menduarit është zhvilluar shkenca moderne, që ka kushtëzuar zhvillimin e shpejtë të teknologjisë në saje të zbulimeve shkencore, në mënyrë suplementare e ka shpejtuar procesin e mënyrës pozitive të të menduarit. Përveç kësaj njohuritë që arrinin nga shkencëtarët modern të orientimit pozitivist ishin mjaft pragmatike në vështrim të instrumentalizimit të tyre për qëllime të fundit pragmatike. Kjo sidomos i përgjigjej borgjezisë së re, klasës që me çdo kusht ishte e orientuar në ekspansionin teknologjik dhe në zhvillimin ekonomik. Duke parë se shkenca në kuptimin pozitivist mund të jetë mjaft e dobishme për këto qëllime, e tërë shoqëria kishte bërë mekanizma të fuqishëm për ekspansionin e arsimimit me qëllim të përparimit të mëtejshëm të teknologjisë së mbarë shoqërisë. Pozitivizmi shumë shpejtë mori një vend mjaft të rëndësishëm pothuaj në të gjitha shkencat. Kështu, pas depërtimit vital në shkencat natyrore, ky drejtim u zhvillua ngadalë edhe në shkencat shoqërore. Shkencat shoqërore u treguan diçka më rezistuese në luftë kundër metodës pozitive, sepse tradita e intelektualizmit e mbështetur në nocionet e paqarta metafizike dhe filozofike në këto shkenca ishte mjaft e gjatë. Përveç kësaj, shkencat shoqërore mjaft shpesh nuk vështroheshin nga këndi i tyre pragmatik, por para se gjithash si veprimtari akademike kontemplative të shpirtit të njeriut. Njësoj, pozitivizmi hyri ngadalë në të gjitha poret e shkencës shoqërore, me çka u mboll në mënyrë të pakthyeshme fara që shkencat shoqërore i orientoi në drejtim të hulumtimit të realitetit shoqëror në bazë të vrojtimit dhe të matjes së dukurive shoqërore, dhe në baza të objektivitetit dhe të verifikueshmërisë së dijes shkencore. Për shkak të revolucionaritetit të vet pozitivizmi jo rrallëherë i ndryshonte presupozitmet themelore të ndonjë disipline shkencore që e përvetësonte. Në rastin e kriminologjisë, e në kushtet konkrete historike mendojmë në teorinë klasike dhe neoklasike, pozitivizmi u orientua në radhë të parë në hulumtimin e personalitetit të kriminelit, d.m.th. të veçorive të tij. Hulumtimet pozitiviste mbështeteshin në analizën e atyre kriminelëve që për shkak të kryerjes së veprave penale tashmë ishin në burgje. Konkluzioni i parë që e kanë nxjerrë pozitivistët në bazë të hulumtimeve të veta të personalitetit të kriminelit ishte se krimineli aspak nuk është i ngjashëm me “njeriun racional”, d.m.th. me personin “normal” siç e parashihte këtë teoria klasike. Përkundrazi, për dallim nga ky botëkuptim i karakterit racional, pozitivistët konkludonin se në rastin e kriminelit fjala është për “karakterin kriminal”, dhe këtë profil të personalitetit e përcaktonin si homo criminalis. Personaliteti kriminal posedon një varg karakteristikash që janë në kundërshtim të plotë me homo penalis klasik. Karakteristikat themelore të karakterit kriminal janë mungesa e të menduarit racional, mungesa e formave morale dhe asociativiteti i shprehur. Në njeriun që i ka këto veçori në bazë të bindjes pozitiviste, nuk mund të ndikohet me masa “të frikësimit”, në mënyrën siç është propozuar kjo në teorinë klasike, as me masa “të transformimit”, siç është propozuar kjo në neoklasicizëm. Sqarimi që e ofronin pozitivistët për faktin që individët e tillë ekzistojnë në shoqëri ishte mjaft i thjeshtë, por në të njëjtën kohë edhe joadekuat. Pra, ata argumentojnë se karakteri i atyre individëve mund të sqarohet nga aspekti i darvinizmit, d.m.th., nga teoria e evolucionit. Sipas këtij koncepcioni individët kriminal në të vërtetë paraqesin ngecje në krahasim me kriteret evolutive. Lidhur me ta do të mund të thuhej se edhe më tej gjenden

Page 38: PARANDALIMI I KRIMINALITETIT - aab-edu.net I... · Psikologjia si shkencë ka zhvilluar teori ... përgjithmonë. Çështja themelore është – cilat masa ligjore duhet të ndërmerren

në një stad më primitiv evolutiv në raport me stadin që është dominues për mbarë shoqërinë e asaj kohe. Me një diskualifikim të tillë biologjik, ndërkaq, nuk mund të parashihen masa efikase të parandalimit me të cilat këtyre individëve do t’u mundësohej evolucioni i shpejtë. Mënyra në të cilën pozitivizmi kishte ardhur deri te njohuritë e veta mbi karakterin kriminal është e bazuar në mënyrën tejet pozitive. Metoda themelore është vrojtimi shkencor i të burgosurve që janë zënë për shkak të kryerjes së veprave penale. Kështu vetë homo criminalis si nocion unik është ndarë në disa nënkategori. Në analizën e këtij profili të personalitetit bëhet dallimi midis këtyre tipave të kriminelëve:

Krimineli i lindur, Krimineli i sëmurë mental, Krimineli i përkohshëm, Krimineli nga pasioni, Krimineli sipas shprehisë, Krimineli i rastit.

Mund të shihet se kjo tipologji paraqet një përzierje të variablave biologjike, psikologjike dhe sociale. Njëkohësisht tipologjia e dhënë përjashton mundësinë e veprimit preventiv në disa prej tipave të kriminelëve. Kështu, p.sh., për kriminelin e lindur lidhet nocioni i “krimit të natyrshëm”, d.m.th. krimi për këtë karakter të personalitetit është çështje plotësisht e natyrshme. Nëse personaliteti i tillë është i lindur si kriminel është e qartë se nuk ekziston strategjia preventive (përveç likuidimit fizik ose të burgimit të përjetshëm) që do të mund të vepronte në mënyrë preventive në transformimin e personalitetit të tij. Fusha e veprimit preventiv, pra, në bazë të premisave pozitiviste, mbetet midis frikësimit, nga njëra anë, dhe neutralizimit, nga ana tjetër. Mirëpo, për realizimin e këtij projekti pozitivizmi me një mënyrë të domosdoshme synon të margjinalizojë burokratizmin dhe të favorizojë rolin e shkencëtarit në hulumtimin e mundësisë për risocializimi e individëve të infektuar me sjellje kriminale. Pas fazës së parë të zhvillimit të pozitivizmit në fushën e kriminologjisë, në shekullin XIX vazhdon depërtimi i kësaj qasjeje në baza të reja. Këtij depërtimi pozitivizmi ua ka borxh rezultateve gjithnjë më të mira që i arrinte në praktikë jo vetëm në shkencat natyrore, por edhe në shkencat shoqërore. Koncepcionet e para mbi tipat e kriminelëve shumë shpejtë ishin vënë në dyshim, sepse me të njëjtën metodë – me vrojtimin shkencor, ishte konstatuar se një numër i madh i individëve që u takojnë grupeve të tjera shoqërore në bazë të kritereve që i kishte përcaktuar pozitivizmi i hershëm mund të karakterizohen si kriminel. Kjo mund të konkludohet në bazë të vrojtimit shkencor të udhëtarëve, të sportistëve dhe të studentëve. Pra, të njëjtat karakteristika të karakterit kanë mund të gjenden tek kriminelët dhe kategoritë e tjera të njerëzve. Kështu pozitivizmi vetëm ishte kthyer në tjetër drejtim, d.m.th. në drejtim të hulumtimit të shkaqeve që shpijnë në sjelljen kriminale. Kjo rrymë në pozitivizëm edhe sot është e pranishme në teoritë e ndryshme mbi kriminalitetin.

Page 39: PARANDALIMI I KRIMINALITETIT - aab-edu.net I... · Psikologjia si shkencë ka zhvilluar teori ... përgjithmonë. Çështja themelore është – cilat masa ligjore duhet të ndërmerren

Orientimi i ri në zhvillimin e kriminologjisë pozitiviste sillej në disa drejtime. Drejtimi i parë përcaktonte përparimin e psikologjisë, sidomos teorinë mbi personalitetin të inspiruar me lulëzimin e teorisë psikoanalitike. Këto teori janë në esencën e psikodinamikës dhe i sqarojnë parimet e sjelljes së individëve duke pasur parasysh psikodinamikën e tij, që shkaktohet në fëmijërinë e hershme me agjense të ndryshme sociale. Kështu, krimineli si personalitet sqarohet nga aspketi i deficititit në socializimin e vet të hershëm, që është shkak i sjelljes kriminale. Qëllimi i prevencionit ishte që me analizë të arrihet ajo e “pavetëdijshmja “ në personalitet dhe të zbulohen shkaqet konkrete të sjelljes kriminale, që janë tejet individuale, dhe në pajtim me këtë të bëhet çdo gjë e nevojshme në mënyrë që të mënjanohen ato shkaqe, gjë që ishte supozim për zhdukjen e sjelljes kriminale tek ai individ. Nën ndikimin e psikoanalizës në kuadër të shërbimeve të burgjeve janë formuar ekipe profesionale, të përbëra nga kuadrot që ishin të afta të aplikojnë metodën psikoanalitike. Problem themelor në këtë veprim paraqiste fakti që për këtë formë të veprimit preventiv ishte e domosdoshme prania e ekspertit. Derisa pozitivizmi psikologjik dominonte në kriminologjinë e vendeve evropiane, sidomos në angli, në Amerikë dominonte pozitivizmi sociologjik. Pozitivisti i parë- sociolog që merrej me çështjet e kriminalitetit ishte E.Dirkem. Qasjet e tij teorike ishin njëkohësisht pozitiviste dhe funksionaliste, prandaj në bazë të premisave teorike që i përfaqësonte Dirkem, e që kishin për qëllim njohjen e raporteve totale shoqërore, mund të konkludohej vetëm se si kriminaliteti është prodhim funksional i shoqërisë, dhe se si domosdo strukturale nuk mund të mënjanohet. Kriminaliteti është rezultat i diferencimit në shoqëri dhe i ekspansionit të hovshëm të individualizmit që domosdo tërheq dukuritë negative dhe retrograde. Mirëpo, depërtimin e parë të pozitivizmit sociologjik e ka bërë në kuadër të së ashtuquajturës Shkollës së Çikagos . Ajo shkollë merrej në radhë të parë me “qytetin” si institucion dhe si suazë paradigmatike për jetesë në shoqërinë moderne industriale. Përfaqësuesit e asaj shkolle përpiqeshin që në bazë të konstatimeve empirike t’i sqarojnë proceset themelore në jetën shoqërore të njerëzve që janë rezultat i organizmit territorial të qytetit. Problemi i individit patologjik në këtë koncepcion shtyhet në patologjinë e grupit. Teoricienët e këtij orientimi me anë të procedurës empirike kishin konstatuar se në zonën e caktuar të qytetit mund të gjenden grupe shoqërore që i karakterizon sjellja kriminale. Këtë zonë e karakterizonin si zonë tranzicioni, e ajo ishte e vendosur midis zonës qendrore ekonomike të qytetit dhe zonës së pjesës së pasur të qytetit. Në kuadër të kësaj zone gjeneronin grupet shoqërore që i karakterizonte sjellja kriminale. Kështu, Shkolla e Çikagos bëhet bazë për qasje të mëvonshme sociologjike dhe situacionale në të cilat parandalimi i kriminalitetit kuptohej qoftë si veprim ndaj grupeve të veçanta shoqërore për të cilat është tipike sjellja kriminale, ose si veprim ndaj faktorëve të veçantë situacional – gjenerator të kriminalitetit. Edhe pse në kuadër të pozitivizmit mund të paraqiten edhe disa teori që në esencë kanë manirin pozitivist (teoria e dezorganizimit shoqëror, teoria situacionale, teoria funksionaliste), megjithatë ato qasje mund të konsiderohen të veçanta, kështu që në tekstin e mëtejshëm do të parashtrohen në këtë mënyrë. Kjo për arsye se ato teori, pa

Page 40: PARANDALIMI I KRIMINALITETIT - aab-edu.net I... · Psikologjia si shkencë ka zhvilluar teori ... përgjithmonë. Çështja themelore është – cilat masa ligjore duhet të ndërmerren

marrë parasysh prapavijën e vet pozitiviste, kanë specifika të shumta që padyshim i veçojnë nga pozitivizmi “ i pastër”. Ndikimi i pozitivizmit në kriminologji ishte vërtetë i madh, fundja si edhe ndikimi i këtij tipi të të menduarit shkencor në ecuritë e gjithmbarshme në shkencën moderne. Pozitivizmi kushtëzonte lindjen e të gjitha atyre procedurave që më vonë aplikoheshin në mënyrë legjitime në një numër të madh të teorive mbi prevencionin. Ndërkaq, në radhë të parë mendojmë në aspektet e matjes dhe të klasifikimit e të themelimit empirik të dijes shkencore. Kështu kredoja pozitiviste u bë një nga qasjet shkencore në kriminologjinë moderne. Mirëpo, pas të gjithave duhet theksuar se edhe pozitivizmi kishte dobësi të caktuara që nuk duhet të lihen anash, dhe ndaj të cilave duhet pasur qëndrim kritik. Para se gjithash, si orientim i përhershëm për realitetin, pozitivizmi shpesh harronte të jepte përgjigje qenësore nga aspekti i zbulimit të lidhjeve shkak – pasojë. Me një fjalë, pozitivizmi ka mund të japë përgjigjeje mjaft të besueshme në pyetjet “çka” dhe “sa”, por nuk ishte në gjendje të jepte përgjigje në pyetjen “si” dhe “pse”. Prandaj, fusha e ideve inovative në sferën e prevencionit mbetet fushë e lirë imagjinatave dhe hapësirë të cilën duhej zotëruar me metoda alternative, kurse pozitivizmi kishte mbetur në sferën e objektivizmit dhe të verifikimit të njohurive tona shkencore. TEORIA E DIZAJNIT TË MJEDISIT Teoria e dizajnit të mjedisit në esencë në suazat e klasifikimit mund të renditet në teori, d.m.th. në kriminologjinë e mjedisit. Arsyeja pse kjo teori ka marrë trajtim të veçantë qëndron në specifikën e saj, nga njëra anë, dhe në përdorimin e saj në praktikën e deritashme preventive, nga ana tjetër. Përveç kësaj, teoria e dizajnit në aspektin sinkronik i paraprinte kriminologjisë së mjedisit dhe teorive situacionale, dhe në vështrimin epistemologjik mund të pranohet fakti se pikërisht kjo qasje përbën esencën e teorive që janë zhvilluar prej saj. Teoria e dizajnit është inspiruar me konstatimet e Shkollës së Çikagos që vënin në dukje se ekziston një lidhje e caktuar midis zonave përkatëse urbane dhe shkallës së kriminalitetit. Në këtë gjurmë teoricienët e dizajnit të mjedisit kanë vazhduar me hulumtimet dhe kanë vënë në dukje faktin që midis dizajnit të caktuar fizik të mjedisit dhe të kriminalitetit ekziston lidhja. Kjo e dhënë ishte arsye e mjaftueshme që teoricienët e dizajnit të argumentojnë se si shkaqet themelore të kriminalitetit janë karakteristika fizike të asaj pjese të hapësirës urbane ku paraqitet kriminaliteti. Prandaj, vetë ideja e veprimit preventiv në esencë është e thjeshtë dhe kufizohet në konstatimin se është e domosdoshme të ndryshohet dizajni fizik në ato pjesë të qytetit në të cilat është përgjegjëse për shkallën e lartë të kriminalitetit. Nga ky qëndrim fillestar mund të shihet se teoria e dizajnit në praktikën preventive aplikon risi të shumta. Ajo teori nuk interesohej për kryesin dhe sjelljen e tij, as për sjelljen e viktimës. Kryesi dhe viktima kushtëzohen me vetë hapësirën fizike në të cilën marrin statusin e kryesit përkatësisht të viktimës. Me këtë në koncepcionet që i kemi dhënë në fillim të këtij teksti, fokusin e teorisë së dizajnit e paraqet pikërisht vetë

Page 41: PARANDALIMI I KRIMINALITETIT - aab-edu.net I... · Psikologjia si shkencë ka zhvilluar teori ... përgjithmonë. Çështja themelore është – cilat masa ligjore duhet të ndërmerren

mjedisi në të cilin ndodhë veprimi kriminal. Risia tjetër që mund të kualifikohet si revolucionare, e të cilën e ka promovuar kjo teori, është apelimi që me anë të dizajnit fizik të vetë vendbanimit të mundësohet që opinioni të kontrollojë dhe t’i mbikëqyrë aktivitetet kriminale. Në këtë mënyrë në strategjitë preventive për herë të parë në kriminologji inkuadrohet edhe opinioni, e jo vetëm shërbimet kompetente shtetërore. Ideja kryesore e veprimit preventiv ndaj kriminalitetit në këtë teori përbëhet prej katër modusesh:

- Mjedisi fizik mund të veprojë në mënyrë preventive ndaj delikuentëve, ashtu që do t’iu zvogëlojë mundësinë për kryerjen e veprës kriminale me vendosjen e barrierave të caktuara që kryesit do t’i a vështirësojë realizimin e qëllimit.

- Mjedisi fizik mund ta pengojë delikuentin ashtu që do t’ia marrë mundësinë e ikjes së sigurt marshutave të sigurta.

- Mjedisi fizik mund të shtojë probabilitetin që delikuenti të vërehet gjatë kryerjes së veprimit kriminal ose gjatë ikjes.

- Mjedisi fizik mund të përmirësojë karakterin social të mjedisit ashtu që do të veprojë në mënyrë stimulative në interaksionin social dhe bashkimin e qytetarëve në një zonë të caktuar me qëllim të kontrollit më efikas të kriminalitetit.

- Është e qartë se çelësi për të kuptuar teorinë e dizajnit është pikërisht të kuptuarit specifik të hapësirës.

- Kështu në radhët e teoricienëve të dizajnit mund t’i gjejmë disa nocione të hapësirës që shfrytëzohen me domethënie të ndryshme.

Ato janë: - hapësira publike, d.m.th. hapësira që është e arritshme për të gjithë dhe

shërben për përdorim të ndryshëm, - hapësira gjysmëpublike, d.m.th. hapësira që është e paraparë për të gjithë, por

e shfrytëzojnë një numër i kufizuar njerëzish (p.sh. ndërtesa), - hapësira gjysmë private, d.m.th. hapësira që është restriktive, d.m.th.

parashihet për një numër të madh njerëzish, e të cilën nuk mund ta shfrytëzojnë njerëzit e rëndomtë (p.sh. apartamentet në ndërtesa të veçanta),

- hapësira private, d.m.th. hapësira që është paraparë vetëm për shfrytëzues të caktuar (p.sh. banesa).

- Pas këtij observimi të hapësirës, ideja është që të mund të veprohet në mënyrë preventive në drejtimin që e kërkojnë disa nga format e hapësirës. Kështu teoria e Xhejkobsit i mbështet themelet e strategjisë së vet preventive në apelin për ndarjen e qartë të hapësirës publike nga hapësira private.

Pas punës prej pionieri të Xhejkobsit nga fusha e dizajnit të mjedisit, paraqitet edhe përfaqësuesi më i rëndësishëm i kësaj teorie Oskar Njuman. Ai zhvillon një qasje të veçantë në premisat që i përshkruan, e që quhet hapësira e mbrojtur. Koncepcioni i hapësirës së mbrojtur mbështetet në kritikën e dizajnit modern urbanistik i cili, sipas mendimit të O.Njuman, është fajtor kryesor për shkallën e lartë të kriminalitetit në disa zona urbane. Problemi më i madh që potencohet në vizionin e Njumanit, e që është i lidhur me problemet e dizajnit modern të qytetit, është që ky pamundëson çfarëdo mundësie të mbikëqyrjes dhe të kontrollit të aktiviteteve kriminale. Blloqet e

Page 42: PARANDALIMI I KRIMINALITETIT - aab-edu.net I... · Psikologjia si shkencë ka zhvilluar teori ... përgjithmonë. Çështja themelore është – cilat masa ligjore duhet të ndërmerren

vendbanimeve që janë ndërtuar në grumbuj, me ndërtesa të mëdha që kishin shumë hyrje paraqet një mile ideal për veprimin e lirë kriminal të delikuentëve, pa kurrfarë mundësie që ata të shihen ose të kapen. Për këtë arsye Njuman e ka zhvilluar koncepcionin e “hapësirës së mbrojtur”, që paraqiste zgjidhje alternative për dizajnin arkitektonik. Hapësira e mbrojtur përfaqëson qëndrimin që dizajni hapësinor duhet të ketë aso pamje që do të mundësojë mbikëqyrjen më të lehtë të veprimeve kriminale, dhe në këtë mënyrë të ndikojë qenësishëm në zvogëlimin e kriminalitetit. Kjo është hapësirë që “vetë mbrohet”, dhe që për nga pamja e vet vepron në mënyrë mjaft destimulative ndaj delikuentit dhe qëllimit të tij. Hapësira e mbrojtur duhet ti posedojë katër karakteristika themelore:

- Definicionin territorial të hapësirës, - Realizimin e mbikëqyrjes më të madhe të mundshme natyrore, - Dizajni i vendbanimit banesor që nuk është i ngjeshur dhe - Vendosja e projekteve ose e lagjeve banesore në zona “të sigurta” të qytetit.

Problemin më të madh lidhur me karakteristikat e cekura të hapësirës së mbrojtur e ka paraqitur shkalla e pamjaftueshme e elaborimit teorik. Njuman nuk i ka definuar në mënyrë precize nocionet territorialiteti, ngjeshmëria dhe siguria. Në këtë vështrim i tërë koncepcioni i hapësirës së mbrojtur përmban në vete një dobësi të madhe epistemologjike, prandaj edhe vlerën instrumentale. Përveç kësaj, teoria e dizajnit të mjedisit kishte edhe shumë dobësi të tjera të cilat i vënin në dukje me kujdes teoricienët përkatës të teorisë së mjedisit dhe të teorisë sociale të kriminalitetit. Një prej dobësive të teorisë së hapësirë së mbrojtur është edhe revitalizimi i nocionit të vjetër krimineli racional. Pra, edhe pse pozitivizmi tregon qartë se sjellja e kriminelëve nuk është e kushtëzuar me gjykimin racional, në idenë e mbrojtjes nga kriminaliteti me ndryshimin e pamjes fizike të mjedisit, supozohet se hapësira e mbrojtur do të “frikësojë” kryesin potencial në atë mënyrë që ai do të shohë në mënyrë “racionale” se shanset për veprim efikas kriminal janë të vogla. Problemi tjetër, dhe sipas të gjitha gjasave më i rëndësishmi, i kësaj teorie qëndron në vetë premisën teorike që konsiston në konstatimin se pamja fizike e mjedisit është variabli i vetëm, ose kyç nga e cila varet lindja e kriminalitetit. Njuman, e as teoricienët e tjerë të mjedisit, nuk merrnin në konsiderim disa variabla të tjera që janë potencialisht të rëndësishme për sqarimin shkakor të kriminalitetit. Ato janë në radhë të parë karakteristikat sociale të mjedisit. Kështu, mund të pasqyrohet në mënyrë statistikore se si mjediset që kanë karakteristika “të mungesës së dizajnit”, kryesisht i banojnë grupacionet sociale me rrezik dhe grupet margjinale shoqërore. Në kuadër të këtyre karakteristikave sociale të grupeve dhe të individëve, shkalla e kriminalitetit është në mënyrë standarde shumë më e lartë sesa tek kategoritë e tjera të banorëve, pa marrë parasysh veçoritë fizike të mjedisit në të cilat kanë jetuar ato grupacione. Përveç kësaj, është dëshmuar se disa variabla të thjeshta caktojnë disa dukuri kriminale. Kështu, p.sh., ekziston lidhja e thjeshtë statistikore midis numrit të fëmijëve që jetojnë në ndonjë mjedis dhe dukurisë së vandalizmit. Ky fakt, gjithashtu, nuk lidhet domosdo me faktorët e mjedisit. Në fund, të dhënat statistikore vejnë në dukje edhe faktin që në praktikë ekziston një numër i madh vendbanimesh që

Page 43: PARANDALIMI I KRIMINALITETIT - aab-edu.net I... · Psikologjia si shkencë ka zhvilluar teori ... përgjithmonë. Çështja themelore është – cilat masa ligjore duhet të ndërmerren

nuk kanë karakter të hapësirës së mbrojtur, e megjithatë shkalla e kriminalitetit në ato zona është shumë më e vogël në krahasim me disa zona të qytetit që kanë karakteristika të shprehura të hapësirës së mbrojtur. Të gjitha dobësitë e teorisë së dizajnit, ndërkaq, nuk kanë kushtëzuar që në praktikë të hiqet dorë nga aplikimi i saj, përkundrazi – teoria e dizajnit të mjedisit ka gjetur aplikim në disa vende, sidomos në SHBA, ku janë investuar shuma të mëdha parash për realizimin e saj. Në tekstin e mëtejshëm do të bëhet fjalë për masat dhe nivelet e politikës preventive të ndërtuara mbi teorinë e dizajnit të mjedisit. Mirëpo, parandalimi i kriminalitetit me anë të dizajnimit të mjedisit 6 në njëfarë kuptimi është teori e veçantë, por në vështrimin logjik dhe epistemologjik mund të konsiderohet në radhë të parë trashëgimtare e drejtpërdrejtë të teorive të dizajnimit të mjedisit dhe sidomos të teorisë së Njumanit mbi hapësirën e mbrojtur. Ky koncepcion teorik parashtron dy qëllime themelore, i pari, të sqarojë dhe teoretikisht të përmirësojë modelin që e kanë ofruar teoricienët e gjeneratës së parë të dizajnit të mjedisit, dhe i dyti, që observimet teorike t’i bartë në fushën e mjeteve praktike me të cilat vërtetë do të bëhej parandalimi i kriminalitetit. Në vështrimin teorik ekzistojnë disa ndërmarrje që duhet përmendur dhe që deri diku i revidojnë qëndrimet e klasikëve të dizajnit të mjedisit. Së pari Koleman i ka definuar pesë aspekte të dizajnit që i quajnë të metat e dizajnit.

- numri i banorëve në një hyrje, - numri i banesave në një bllok, - numri i kateve, - shpenzimet e mirëmbajtjes së korridoreve dhe - organizimi i hapësirës.

Hapësira që ka karakteristikat e këtilla, sipas mendimit të Kolemanes, esencialisht karakterizohet me ndarjen midis banorëve. Ajo ndarje midis banorëve paraqet variablin e rëndësishëm social që është përgjegjës për mungesën e socializimit të fëmijëve në suaza “normale”, nga njëra anë, dhe në të mësuarit e shpejtë të sjelljes kriminale, nga ana tjetër. Pra, “mungesa e dizajnit” është përgjegjëse për çrregullimet e mëdha sociale që më vonë ndikojnë në gjenerimin e sjelljes kriminale. Vetë Koleman ishte plotësisht e vetëdijshme për dobësitë epistemologjike të qasjes së vet, prandaj punën e vet e vlerëson më tepër si “probabilistike” sesa “deterministike”. Ajo kishte bërë një hap të rëndësishëm në vetë sqarimin kauzal të dukurisë së kriminalitetit, duke kombinuar variablat sociale dhe karakterin e mjedisit. Ndërkaq, qartë dhe pamohueshëm kishte mbetur në suazat e qasjes së dizajnit, por që koncepcionit të saj nuk mund t’i zihet për të madhe në mënyrë eksplicite se nuk merr parasysh variablat sociale. Koleman thjeshtë ato variabla dhe karakteristikat e tyre i sqaron si pikëpamje të dizajnit të mjedisit fizik. Në punimet më të reja të teoricienëve CPTED, lypset të përmendet edhe puna e Fisherit dhe e Nasarit. Ata duke përcjellë në mënyrë konsekuente premisat themelore të

6 Crime Prevention Through Enviromental Design.

Page 44: PARANDALIMI I KRIMINALITETIT - aab-edu.net I... · Psikologjia si shkencë ka zhvilluar teori ... përgjithmonë. Çështja themelore është – cilat masa ligjore duhet të ndërmerren

teorisë së dizajnit i kanë cekur tri karakteristika kyçe në rregullimin e dizajnit që duhet të veprojnë në mënyrë preventive në kriminalitet. Ato janë:

- Refuzimi , d.m.th. mjedisi fizik duhet t’i pamundësojë delikuentit të ikë nga vendi në të cilin është bërë veprimi kriminal, e që më parë të mos jetë i detektuar;

- Pamja, d.m.th. hapësira me karakteristikat e veta duhet t’u mundësojë shfrytëzuesve legjitim shfrytëzimin e lirë të hapësirës së tyre;

- Ikja, d.m.th. hapësira duhet t’u ofrojë shfrytëzuesve legjitim rastin që të ikin në situatën kur ekziston probabiliteti që të bëhen viktima.

Nga koncepcioni i cekur mund të shihet se fokusi i saj teorik është i orientuar në sjelljen e delikuentit dhe të viktimës në situatën që e potencon veprimi potencial kriminal. Fisher dhe Nasar prandaj nuk synojnë të rikonstruojnë hapësirën ashtu që do të pamundësonin dukurinë e kriminalitetit në përgjithësi, por para se gjithash synojnë që në vet aktin kriminal të ndihmojnë mundësinë e kapjes së delikuentit, ose të mundësojnë ikjen e viktimës potenciale. Në kuptimin teorik në koncepcionin e ofruar fjala është në esencë për lidhjen midis mjedisit, domethënë ndikimit të tij dhe të sjelljes së individit në momentet kur kryen veprimin kriminal. Ky moment teorik në punën e Fisherit dhe të Nasarit ka pasur vlerë më të madhe epistemologjike, sesa vetë koncepcioni që e kanë themeluar në mënyrë mjaft të thjeshtë. Kontributin më të fuqishëm teorik CPTED teorisë ia ka dhënë nga fundi i viteve të 80-ta të shekullit të kaluar grupi i kriminologëve, sociologëve dhe të planifikuesve urban, që e kanë financuar Westinghouse Electric Corporation. Ata teoricienë në fillim të punës së vet i kanë parashtruar pesë pyetje kyçe:

1. Sa është e lehtë që delikuenti potencial të hyjë në një zonëtë caktuar? 2. Sa është i dukshëm caku (viktima) dhe i lëndueshëm ndaj sulmit të

delikuentit? 3. Cilat janë mundësitë që delikuenti të shihet? 4. Nëse vërehet, ai që e vëren a do të bëjë diçka lidhur me këtë çështje? 5. A ekziston marshuta e sigurt për ikjen e delikuentit, pasi që ky të ketë bërë

veprën kriminale? Pas serisë së hulumtimeve dhe të verifikimeve teorike, ky grup në bazë të teorisë CPTED i ka formuluar katër parime bazike preventive.

1. Kontrolli i hyrjes - Ky parim ka për qëllim t’i pengojë personat e padëshiruar të hyjnë në vendet e caktuara. Mjetet për realizimin e këtij qëllimi janë të ndryshme: bravat, drynat, alarmet, rrethojat, shenjat, etiketat, rregullimi i rrugës dhe rregullimi i tokës.

2. Mbikëqyrja – Ky parim duhet t’u mundësojë shfrytëzuesve legjitim të ndonjë hapësire kontrollin efikas të rrethinës, në mënyrë që ata të mund të veprojnë ose me anë të frikësimit ose të detekcionit të vetë veprimeve kriminale.

3. Përkrahja aktive.- Ky parim duhet t’i inkurajojë vetë qytetarët ,d.m.th. banorët e një ndërtese që të bëjnë përpjekje për rregullimin e mjedisit të vetë në drejtim të zvogëlimit të veprimeve kriminale.

4. Përforcimi i motivacionit – Ky parim nënkupton tërësinë e të gjitha mjeteve me anën e të cilave shtohet rreziku për delikuentët potenciaë që do të kapen, e

Page 45: PARANDALIMI I KRIMINALITETIT - aab-edu.net I... · Psikologjia si shkencë ka zhvilluar teori ... përgjithmonë. Çështja themelore është – cilat masa ligjore duhet të ndërmerren

njëkohësisht zvogëlohet fitimi eventual që e pret delikuenti nga zhvillimi i veprimit kriminal.

Veçoria esenciale e parimeve të cekura është që ato nuk përjashtohen reciprokisht, por duhet të vështrohen në raportin komplementar. Kontrolli i shtuar në këtë mënyrë i hyrjes shton edhe motivimin, ose mbikëqyrja shton përkrahjen aktive dhe anasjelltas. Në bashkëveprimin komplementar të parimeve të cekura preventive pasqyrohet vlera e tyre pragmatike. Ideja themelore e teorisë që në prapavinë e formulimit të parimeve të cekura të prevencionit është edhe baza e vetë teorisë CPTED, e cila thotë: Mundësia për aktivitetin kriminal paraqet funksionin e katër elementeve “të cakut, të rrezikut, të përpjekjeve dhe të dobisë”. Kjo premisë fundamentale e teorisë CPTED do të thotë se qëllimi themelor i parandalimit është të ndikojë në atë mënyrë që funksionet elementare të kriminalitetit do t’i sjellë në raport negativ, ose me fjalë të tjera, qëllimi i strategjisë preventive është që delikuentit potencial:

- t’i vështërsohet qasja në cak, - të shtohet rreziku që të kapet (ose së paku të shihet), - të shtohet përpjekja e delikuentit të kryejë veprën penale dhe, - të zvogëlohet fitimi që e pret kryesin pas kryerjes së veprës kriminale.

E tërë ideja e strategjisë preventive, duhet pranuar, është e mbështetur mirë teorikisht, dhe ofron mundësi të aplikimit të gjerë në kushtet konkrete shoqërore. Me këtë në radhë të parë nënkuptohet se mjetet që i ofron koncepcioni CPTED janë mjaft të ndryshme dhe sillen nga ato mjaft të thjeshta (brava ose dryni), deri te ato mjaft të ndërlikuara (sistemet e alarmit, kontrolli i bashkuar). Kjo do të thotë se janë të aplikueshme në të gjitha llojet e mjediseve shoqërore dhe urbane varësisht nga karakteristikat e atyre mjediseve dhe mundësitë e tyre organizative dhe financiare për implementim. Pas këtyre hulumtimeve në praktikën e një numri të madh të vendeve perëndimore është iniciuar një revolucion i vërtetë i vogël i veprimit preventiv në bazë të njohurive dhe të propozimeve që i ka ofruar teoria CPTED. Masat themelore që kanë gjetur aplikim në praktikë do të mund të renditeshin në katër kategori: qasja e vështirësuar ndaj cakut, kontrolli i hyrjes, mbikëqyrja e shtuar dhe masat për ndërtimin e bashkësisë. Në tekstin e mëtejshëm po japim një përshkrim të shkurtër të këtyre masave si dhe të formave të konkretizimit të tyre. Qasja e vështirësuar ndaj cakut. – Me teknikat preventive që bëjnë pjesë në këtë kategori mund të ceken të gjitha mjetet me anën e të cilave delikuentit i vështirësohet që në mënyrë të shpejtë dhe efikase t’i qaset cakut (viktimës). Masat më të shpeshta që bëjnë pjesë në këtë kategori janë:

- Përdorimi i alarmit: Kjo masë ka për qëllim të detektojë veprimin kriminal gjatë zhvillimit të tij. Alarmet sinjalizojnë se delikuenti ka filluar aktivitetin e vet

Page 46: PARANDALIMI I KRIMINALITETIT - aab-edu.net I... · Psikologjia si shkencë ka zhvilluar teori ... përgjithmonë. Çështja themelore është – cilat masa ligjore duhet të ndërmerren

kriminal, me çka mundësohet që i tërë veprimi të pengohet me intervenim efikas. Në praktikë ekzistojnë tipa të shumtë të stabilimenteve të ndryshme të alarmit, prej të cilave disa janë minikalkulatorë më bashkëkohor digjital. Problemi themelor në përdorimin e alarmit është se relativisht thjeshtë detektohet prania e tyre, gjë që nga njëra anë zvogëlon mundësinë që delikuenti potencial të marrë vendim për realizimin e aktivitetit kriminal, por nga ana tjetër, stabilimentet e alarmit me ekzistimin e vet ua bëjnë me dije delikuentëve potencialë se pas tyre gjendet një përmbajtje e vlefshme për të cilën duhet të rrezikohet. Në këtë mënyrë alarmet janë nxitje për delikuentët potencialë që të bëjnë veprimin kriminal, sepse vejnë në dukje fitimin potencialisht të madh që mund të nxirret nga ai veprim. Problemi tjetër është që pothuaj të gjithë sistemet e alarmit kanë dobësi teknologjike, të cilat kur t’i vërejnë njëherë grupet kriminale më vonë shfrytëzohen në mënyrë konstante për veprimin efikas kriminal. Praktika ka dëshmuar se alarmet janë mjete efikase sidomos për ato kategori të kriminelëve (çfarë ka më së shumti), që nuk janë të trajnuar në aspektin teknologjik, as të arsimuar sa duhet që të tejkalojnë veprimin e sistemeve të alarmit. Për ato kategoritë e tjera të të ashtuquajturit “ profesionistët”, sistemet e alarmit duhet të jenë mjaft të sofistikuara në mënyrë që të jenë efikase;

- Kamerat e sigurisë: - kjo masë nënkupton vendosjen e kamerave në vendet e

dukshme. Me anë të kamerave në mënyrë vizuale nga largësia mund të përcillen ngjarjet në zonën e fokusit të kamerës, ose kjo zonë mund të incizohet në mënyrë që më vonë të shihet se çka ka ndodhur në atë zonë. Kamerat mund të vendosen në vendet e ndryshme. E meta themelore e sistemit të kamerave është çmimi i tyre. Pra, për ndërtimin e sistemit të sigurisë me anë të kamerave të sigurisë është e nevojshme të ndahen mjete të konsiderueshme financiare, e nga ana tjetër, kamerat janë mjaft të ndjeshme ndaj kontaktit fizik, që do të thotë se mund të shkatërrohen lehtë. Shembull tipik për një gjë të tillë është pengimi i vandalizmit në autobusë. Kjo masë me gjithë çmimin e lartë aplikohet me të madhe në Britaninë e Madhe, e në saje të aplikimit të saj vandalizmi është zvogëluar në mënyrë të konsiderueshme. Kamerat janë mjet efikas edhe për identifikimin e vandalëve në ndeshjet sportive ose në manifestimet e mëdha. Nëse vendosen në bazë të kritereve të caktuara profesionale, në saje të teknikave moderne të incizimit është e mundur që sjellja kriminale dhe kryesit e saj të identifikohen më vonë dhe të sillen para ligjit. Kamerat e sigurisë janë bërë pjesë standarde e pajisjes në ndërmarrje të mëdha dhe në institucione të rëndësishme si element i kontrollit dhe i parandalimit të sjelljes kriminale. Në këtë vështrim vlera e tyre është e pakontestueshme dhe e pazëvendësueshme.

- Shënimi i pasurisë: Kjo është nga masat më të thjeshta dhe mjaft ekonomike që

është dëshmuar mjaft efikase nga aspekti preventiv. Ideja themelore e shënimit të pasurisë është që pronarët pasurinë e vet ta shënojnë në mënyrë të dukshme, në mënyrë që të veprojë në mënyrë frikësuese ndaj delikuentëve potencialë. Shënimi i pasurisë ka një funksion mjaft të rëndësishëm psikik që delikuentëve ua bën me dije se caku i tyre është pronë e dikujt, dhe se sjellja rreth atij caku momentalisht kualifikohet si veprim kriminal. Ky efekt psikologjik nuk është aspak për ta lënë pas dore, kurse hulumtimet kanë treguar se statistikisht me shënimin e qartë dhe të përcaktuar të pasurisë zvogëlohet përqindja e uzurpimit të pasurisë së tillë. Metoda është sidomos e përshtatshme për pengimin e thyerjeve dhe të vjedhjeve të imta, d.m.th. për ato veprime kriminale që i

Page 47: PARANDALIMI I KRIMINALITETIT - aab-edu.net I... · Psikologjia si shkencë ka zhvilluar teori ... përgjithmonë. Çështja themelore është – cilat masa ligjore duhet të ndërmerren

bëjnë të ashtuquajturit “kriminelët e imtë”, tek të cilët veprimi psikologjik i shënimit të pasurisë vepron më së fuqishmi. Kontrolli i hyrjes – Koncepcioni themelor që mbështetet në masat preventive që i shënojmë si “kontrolli i hyrjes”, është që të aplikohen masa restriktive me të cilat pamundësohet qasja e personave të padëshirueshëm në zona të caktuara, d.m.th. u mundësohet qasja vetëm shfrytëzuesve legjitim të asaj hapësire. Masat që ndërmerren për sigurimin e kontrollit të hyrjes janë:

- Ndërtimi i rrethojave: Rrethojat kanë për qëllim në radhë të parë të ndajnë

hapësirën publike nga ajo private. Në këtë vështrim me anë të rrethojave veprohet në mënyrë psikologjike ndaj delikuentëve të mundshëm me anë të frikësimit. Me to, pra, u bëhet me dije në mënyrë të qartë se hapësira pas rrethojës është pronësi e dikujt dhe se prania e tyre është e padëshirueshme. Rrethoja vështirëson qasjen e delikuentëve potencialë në cakun e dëshiruar dhe pamundëson ikjen pas kryerjes së veprës penale. Hulumtimet kanë treguar se rrethojat, edhe pse të thjeshta, janë mjet efikas për pengimi e kriminalitetit sidomos nga vandalizmi, thyerjet dhe vjedhjet.

- Rirregullimi i rrugëve: Kjo masë ka lindur pas hulumtimeve të shumta në

Amerikë që kanë treguar se disa karakteristika të rrugëve kanë përpjesëtim të rëndësishëm si gjenerator të kriminalitetit. Ato janë rrugët që shënojnë një frekuencë të lartë të komunikacionit edhe kur është fjala për automjetet, ashtu edhe kur është fjala për njerëzit. Në situata të tilla delikuentët potencialë shfrytëzojnë tollovinë dhe shpejt e në mënyrë efikase kryejnë veprimin kriminal mbi kalimtarët e lirë, ose vozitësit. Në këtë vështrim duhet qasur masave të sigurimit të rrugëve, si dhe të kufizimit të frekuentimit të tyre. Me suprimimin e këtyre dy faktorëve njëkohësisht vështirësohet qasja ndaj cakut të vetë delikuentëve potencialë. Kjo masë, edhe pse shumë e thjeshtë në nivelin logjik, është dëshmuar se është plotësisht e ndërlikuar në aplikimin e saj.

- Masat e kufizimit të qasjes: Me këto masa nënkuptohen ato veprime me anën e

të cilave në disa zona pamundësohet qasja e personave të padëshiruar, kurse u lejohet qasja vetëm shfrytëzuesve legjitim. Një nga masat më karakteristike që bën pjesë në këtë klasë është “ sistemi i identifikimit” që shfrytëzohet në ndërtesa të caktuara. Ky sistem paraqet rrjetin digjital të shifrave, me ç’rast gjatë procesit të hyrjes në njësinë banesore çdo shfrytëzues duhet të regjistrojë shifrën përkatëse. Mosnjohja e shifrës u pamundëson personave të padëshiruar të hyjnë në njësinë e dhënë banesore. Kjo masë preventive është gjithsesi mjaft efikase, por është edhe mjaft e shtrenjtë, kështu që jo rrallëherë nuk aplikohet për shkak të joekonomicitetit të vet.

- Formimi i zonave të këmbësorëve: Me gjithë rregullimin e rrugëve si masë që e

kemi përshkruar, është dëshmuar se shtimi i numrit të këmbësorëve në disa zona mund të veprojë në mënyrë preventive në zvogëlimin e shkallës së kriminalitetit. Ky është rasti më i shpeshtë në parqet dhe zonat e vetmuara rreth shkollave që nuk janë shpesh hapësirë për lëvizjen e lirë të qytetarëve, por prandaj janë hapësirë ideale për kryerjen e veprimeve kriminale mbi kalimtarët e rastit dhe të vetmuar. Në situata të tilla rritja e frekuentimit të këmbësorëve në këto zona zvogëlon probabilitetin që të bëhet veprimi kriminal. Kjo masë realizohet me disa ndryshime të dizajnit fizik, me ç’rast përcaktohen drejtimet me të cilat delokalizohen këmbësorët nga një marshutë në tjetrën. Me këtë masë

Page 48: PARANDALIMI I KRIMINALITETIT - aab-edu.net I... · Psikologjia si shkencë ka zhvilluar teori ... përgjithmonë. Çështja themelore është – cilat masa ligjore duhet të ndërmerren

arrihet një shkallë më e lartë e kontrollit reciprok midis viktimave potenciale dhe shtohet probabiliteti se delikuenti do të shihet dhe të kapet.

Mbikëqyrja e shtuar. - Kjo masë është objekt i disa teorive të tjera e jo vetëm

e teorisë CPTED. Mirëpo, në dritën e kësaj teorie kontrolli i shtuar konsiderohet si masë që realizohet me ndryshime në dizajnin e mjedisit, e jo me mjete të tjera (p.sh. veprimi i organizuar i bashkësisë). Ideja themelore që të shtohet kontrolli është mundësia që aktiviteti kriminal mund të përcillet në fillim ose gjatë zhvillimit të tij. Në këtë mënyrë hapet edhe mundësia që të veprohet në mënyrë preventive me anë të frikësimit ose të intervenimit të shpejtë, me çka pengohet kryerja e veprës penale. Në esencë, në kuadër të kësaj kategorie ekzistojnë dy masa:

- përmirësimi i ndriçimit të rrugës: Me këtë ofrohet mundësia që përfaqësuesit e

ligjit, por edhe vetë qytetarët, individualisht ose në mënyrë të organizuar të mbikëqyrin zonat e rrezikshme. Ndriçimi i rrugëve është mjaft i rëndësishëm për mundësinë e mbikëqyrjes pasi që është e njohur se numri më i madh i veprimeve kriminale, sidomos i thyerjeve dhe i vjedhjeve, ndodhin natën kur mbikëqyrja është e vështirësuar.

- Projektet e ndërtimit të njësive banesore: me këtë masë nënkuptohet që

njësitë banesore në procesin e ndërtimit të vendosen në atë mënyrë që nga dritarja mund të përcillen ngjarjet në rrugë. Me masën e tillë delikuenti potencial frikësohet sepse me rastin e vendimit që të kryejë veprën penale e ka shumë të qartë se potencialisht i është ekspozuar një numri të madh shikimesh nga dritarja. Kjo masë vepron në mënyrë aq inhibitore në vendimin e tij që të kryejë veprimin kriminal.

- Masat për ndërtimin e bashkësisë. – Këtu gjithsesi kihet parasysh se bashkësia

dhe ndërtimi i saj janë mjaft të rëndësishme për veprimin preventiv kundër kriminalitetit. Problemi i ndërtimit dhe i forcimit të bashkësisë është në mënyrë parësore pjesë përbërëse e perspektivës së disa teorive të tjera që merren me parandalimin e kriminalitetit, e në situatën konkrete mendohet vetëm në masat që forcojnë integritetin e bashkësisë në baza të ndryshimeve në dizajn. Është dëshmuar se dizajni modern i qytetit dhe ndërtimi në blloqe i lagjeve është mjaft përgjegjëse për fenomenin e “tjetërsimit” reciprok të njerëzve. Jeta në ndërtesat e koncentruara dhe njëllojta me një numër të madh banorësh, edhe pse ata banorë fizikisht i ka ofruar, plotësisht i ka larguar nga aspekti i “vetëdijes” se i takojnë të njëjtës shoqëri dhe bashkësie unike, se i ndajnë problemet e ngjashme dhe hapësirën e përbashkët jetësore. Për këtë arsye me këto masa nënkuptohet apeli për ndërtimin ne njësive të atilla banesore që do të veprojnë në mënyrë afirmative në integrimin e individëve në grupet shoqërore – në bashkësi. Në këtë mënyrë,me forcimin e bashkësisë hapet një spektër i tërë i aktiviteteve të mundshme me anën e të cilave individët e bashkuar – bashkësia mund të veprojnë në mënyrë efikase në parandalimin e kriminalitetit.

PARANDALIMI SITUACIONAL I KRIMINALITETIT

Ekzistojnë vështirësi të shumta teorike, metodologjike dhe epistemologjike që kriminologjia e mjedisit të veçohet në mënyrë precize nga teoria e dizajnit të mjedisit për

Page 49: PARANDALIMI I KRIMINALITETIT - aab-edu.net I... · Psikologjia si shkencë ka zhvilluar teori ... përgjithmonë. Çështja themelore është – cilat masa ligjore duhet të ndërmerren

të cilën u bë fjalë në tekstin paraprak. Në esencë, ideja e teorisë së mjedisit është pothuaj e njëjtë me idenë e dizajnit të mjedisit, e kufizohet në faktin që me kontrollin e mjedisit dhe të kushteve në të cilat ndodhë kriminaliteti të veprohet në mënyrë preventive. Mirëpo, nëse në bazë të kriterit të raporteve midis të përgjithshmes dhe të veçantës do të ishte e arsyeshme që teoria e dizajnit të konsiderohet një nga teoritë e mjedisit, këtu teoria e dizajnit është dhënë si koncept i veçantë për dy arsye. Së pari, në aspektin kohor teoria e dizajnit ka lindur para koncepcionit të teorisë së mjedisit, edhe pse kjo e dyta logjikisht e përfshin. Pothuaj të gjithë autorët që merren me parandalimin e kriminalitetit e ndajnë teorinë e dizajnit si të veçantë.

Përveç numrit të madh të ngjashmërive midis këtyre dy teorive mund të konstatohen

edhe disa diferenca teorike. Edhe pse të dy teoritë mbështeten në presupozimin mbi parandalimin e kriminalitetit me anë të ndikimit në mjedis (vend), kriminologjia e mjedisit vendin e kupton në mënyrë më konkrete, sesa është rasti me teorinë e dizajnit. Pra, kjo e dyta, ka parasysh aspektet “arkitektonike” të zonës urbane dhe parandalimin e kupton si intervenim në dizajnin arkitektonik, kurse teoria e mjedisit me mjedisin kupton grumbullin e kushteve konkrete në të cilat zhvillohet aktiviteti kriminal. Ndërkaq, në praktikë në nivel të aplikimit konkret të masave që propozohen si strategji preventive, diferencat që i cekëm thjeshtë humben, dhe prapë mund të vërehet uniteti midis këtyre dy qasjeve teorike.

Kriminologjia e mjedisit orientohet në dy aspekte të veprimit kriminal: në qëllimin

dhe vendin, me ç’rast theksi vihet në “vendin”. Ndërkaq, ligji, i fajësuari dhe viktima nuk janë në fokus të teorisë. Teoricienët e këtij orientimi i argumentojnë pohimet e veta me të menduarit se të gjitha presupozimet që ofrojnë sociologjia dhe psikologjia, e që kanë të bëjnë me motivimin e delikuentit në esencë nuk mund të provohen, dhe sjellja e delikuentit dhe e viktimës në ato baza nuk mund as të parashihen me siguri. Pa parashikim të sigurt strategjia preventive nuk ka shumë gjasa për sukses. Kështu, edhe vetëm sjellja e viktimës dhe e delikuentit në këtë kornizë teorike nuk merret si variabël vetvetiu, por në radhë të parë kuptohet si përgjigje individuale në nxitjet nga mjedisi. Me një qasje të tillë hapet rruga që me masat që janë orientuar në mjedis, të ndikohet në sjelljen e akterit të veprimit kriminal. Kjo lidhje midis mjedisit dhe sjelljes, edhe pse është parashtruar në mënyrë njëdimensionale dhe mekanike, prandaj ka edhe disa dobësi, megjithatë është bazë e mirë për strategjinë preventive. Argument kyç që ceket në arsyetimin e strategjive preventive që janë të orientuara në rregullimin e mjedisit, është që vetëm vendi në të cilin ndodhë vepra penale sqaron cilat janë rrugët dhe mënyrat që viktimat dhe delikuentët i sjellin në situatë që mund të kualifikohet si kriminale. Kështu, nga kjo perspektivë zhvillohen disa qasje specifike ndaj kriminalitetit dhe parandalimi që do t’i paraqesim në tekstin që pason.

Qasja situacionale është tipike për kriminologjinë e mjedisit. Të gjitha parakushtet

kyçe që i kemi cekur në interpretimin e teorisë së mjedisit janë inherente me atë qasje preventive. Aktiviteti preventiv në këtë teori definohet si veprim i pandërprerë në drejtim të rregullimit dhe të manipulimit me situatat konkrete, me çka arrihet zvogëlimi i mundësisë për aktivitetin kriminal të delikuentit, dhe shtohet mundësia që delikuenti gjatë

Page 50: PARANDALIMI I KRIMINALITETIT - aab-edu.net I... · Psikologjia si shkencë ka zhvilluar teori ... përgjithmonë. Çështja themelore është – cilat masa ligjore duhet të ndërmerren

zhvillimit të veprimit të kapet. Bëhet diferencim i qartë midis situatës dhe dispozicionit. Prandaj, theksi vihet mbi krimin, e jo mbi kriminalitetin.

Qasja situacionale, gjithashtu, mbështetet në presupozimin se situatat janë shumë më

të parashikueshme se njerëzit dhe sjelljet e tyre, andaj është e kuptueshme që strategjitë preventive fokusohen në situata, e jo në akterët. Objekti themelor i studimit të kësaj teorie nuk janë delikuentët dhe viktimat, d.m.th. sjellja e tyre, por analiza është e orientuar në artikulimin e faktorëve situacional që veprojnë në mënyrë stimulative në paraqitjen e sjelljes kriminale. Në saje të koncepcionit të tillë, qasja situacionale vë në dukje faktin që format e ndryshme të kriminalitetit varen nga faktorët e ndryshëm situacional, dhe se madje një dukuri e njëjtë kriminale mund të sqarohet në bazë të faktorëve të ndryshëm situacional. Në këtë mënyrë është bërë edhe një lëvizje kualitative teorike që mundëson që veprimi preventiv të klasifikohet në bazë të kriteriumeve situacionale, gjë që ofron mundësi më të mira për aplikimin eventual të mjeteve preventive.

Në bazë të premisave të cekura, Clarke (19992), i ka definuar 12 strategji preventive

që mund të renditen në tri kategori. Shtimi i përpjekjeve. - Në këtë kategori bën pjesë përdorimi i të gjitha mjeteve me

anën e të cilave delikuenti detyrohet që të shtojë në mënyrë të konsiderueshme përpjekjen nëse dëshiron të kryejë veprimin kriminal. Ky shtim i përpjekjeve rritet proporcionalisht varësisht nga ajo se sa është e vështirësuar qasja ndaj qëllimit, përkatësisht cakut. Ideja themelore preventive është që delikuenti do të heqë dorë nga ideja për realizimin e veprës penale nëse kupton se përpjekja që duhet ta bëjë me atë rast është tepër e madhe. Masat konkrete që ndërmerren në kuadër të kësaj kategorie të veprimit preventiv janë:

-Fshehja e cakut: me këtë metodë nënkuptohet përdorimi i mjeteve të shumta me

anën e të cilave vështirësohet qasja ndaj cakut (viktimës) . Masat tipike të përfshira me këtë metodë janë: ndërtimi i barrierave fizike, shfrytëzimi i bravave dhe i drynave special, mbrojtja speciale e dritareve...;

- Masat e kontrollit të hyrjes: Këto masa ia vështirësojnë delikuentit të hyjë në

ndonjë zonë, ose në ndonjë hapësirë. Për këtë masë tashmë është bërë fjalë në kaptinën paraprake, kurse teknikat tipike që shfrytëzohen janë: masat në komunikacion, shfrytëzimi i kontrollit digjital të hyrjes në ndërtesë, recepcionet me rojtarë...;

- Largimi i delikuentit: këto masa kanë për qëllim ta largojnë delikuentin nga qëllimi

i tij. Largimi arrihet më së shpeshti me mbishkrime publike, parulla, pano dhe mjete të ngjashme;

- Kontrolli i mjeteve: kjo masë nënkupton grumbullin e veprimeve me anën e të cilave me veprim mbi “mjete” të caktuara, me të cilat bëhen veprimet kriminale, pamundësohet ose zvogëlohet rreziku nga manifestimi i atyre veprimeve. Masat tipike që aplikohen me atë rast janë ligjet restriktive kundër posedimit dhe mbajtjes së armëve, ose mënjanimi i kabinave telefonike në të cilat shpeshherë ndodhin veprimet kriminale.

Page 51: PARANDALIMI I KRIMINALITETIT - aab-edu.net I... · Psikologjia si shkencë ka zhvilluar teori ... përgjithmonë. Çështja themelore është – cilat masa ligjore duhet të ndërmerren

Shtimi i rrezikut. – Strategjitë në kuadër të kësaj kategorie kanë për qëllim që të veprojnë në mënyrë preventive ndaj dukurisë së krimit me faktin që do të shtohet në mënyrë të konsiderueshme “rreziku” të cilin duhet ta marrë në konsiderim delikuenti me rastin e planifikimit, ose të zhvillimit të veprimit kriminal. Masat që janë paraparë në kuadër të kësaj kategorie janë:

- Incizimi i hyrjes / daljes: me këto masa nënkuptohet shfrytëzimi i mjeteve speciale

me anën e të cilave identifikohet hyrja / dalja e personave ose e të mirave materiale. Shembull tipik i këtyre masave janë detekcioni i sendeve metalike në aeroporte dhe implementimi i çipave të alarmit në mallin që ka vlerë më të madhe. Për shkak të përdorimit të vet, masat në kuadër të kësaj kategorie janë pjesë përbërëse e arsenalit të gjerë të teknikave preventive;

-Mbikëqyrja formale: ky është me siguri mjeti më efikas për parandalimin e

kriminalitetit. Me mbikëqyrjen formale nënkuptohen kamerat e sigurisë dhe pajisja përcjellëse elektronike që e shfrytëzojnë personat kompetentë-të uniformuar, me qëllim që kriminelët potencialë të heqin dorë nga qëllimet e veta. Për shkak të efikasitetit të madh, mbikëqyrja formale shfrytëzohet gjithnjë e më tepër si masë parandalimi. E meta më e madhe e kësaj metode është është çmimi i lartë e blerjes së mjeteve të tilla. Me zhvillimin e teknologjisë moderne, çdo ditë e më tepër po përmirësohen dhe perfeksionohen stabilimentet e shumta për mbikëqyrje.

- Mbikëqyrja e të punësuarve: këto masa nënkuptojnë që personat e trajnuar dhe

personat profesional sipas standardeve që janë paraparë për këtë lloj pune mbikëqyrin frekuencën e njerëzve, të sendeve dhe të dukurive. Shembull tipik i llojit të tillë të mbikëqyrjes janë shtëpiakët, rojtarët, portierët, shitësit e biletave...;

- Mbikëqyrja e natyrshme: ky lloj i mbikëqyrjes ka të bëjë me mundësinë që

qytetarët e rëndomtë ose kalimtarët potencialisht mund të jenë vëzhgues, që me praninë e vet t’i frikësojnë kriminelët, ose së paku të bëhen dëshmitarë të veprimit kriminal. Mbikëqyrja e natyrshme arrihet me masa të shumta siç është ndriçimi i përmirësuar rrugor, planifikimi i pamjes së ndërtesave ashtu që dritaret të jenë të kthyera kah rruga, mënjanimi i barrierave që vështirësojnë vështrimin e të tjera.

Zvogëlimi i fitimit. – qëllimi në kuadër të këtij seti të masave preventive është që të

zvogëlohet fitimi potencial që delikuenti mund ta realizojë me kryerjen e veprimit kriminal. Me ato masa arrihet qëllimi i dyfishtë. Së pari, fitimi i zvogëluar zvogëlon mundësitë që delikuenti potencial të marrë vendimin për veprimin kriminal. Së dyti, nëse veprimi kriminal kryhet, humbja d.m.th. dëmi që paraqitet si rezultantë e atij veprimi është gjithsesi më i vogël. Në këtë kategori dallojmë këto teknika:

- Menjanimi i cakut: qëllimi i kësaj teknike është që të mënjanohet caku potencial

nga delikuenti potencial me çka pamundësohet kryerja e veprimit kriminal. Metodat që shfrytëzohen në realizimin e kësaj teknike mund të jenë mjaft të ndryshme, kurse shembull tipik janë arkat kohore në shitore (që në mënyrë kompjuterike mund të hapen vetëm në kohë të caktuar, me çka pamundësohet që delikuenti potencial ta detyrojë

Page 52: PARANDALIMI I KRIMINALITETIT - aab-edu.net I... · Psikologjia si shkencë ka zhvilluar teori ... përgjithmonë. Çështja themelore është – cilat masa ligjore duhet të ndërmerren

rojtarin ta hapë atë arkë), si dhe kontrolli i mallit në transport ashtu që vozitësi nuk ka mbikëqyrje, as çelës të vendit për vendosjen e mallit, prandaj nuk mund të detyrohet që përmbajtjen e transportit t’ia dorëzojë delikuentit potencial;

- Identifikimi i pasurisë: kjo masë është treguar efikase në frikësimin e delikuentëve,

sepse identifikimi i qartë i pasurisë vepron në mënyrë inhibitore ndaj delikuentit potencial. Përveç kësaj, identifikimi i pasurisë mundëson që delikuenti eventualisht të kapet më lehtë pas kryerjes së veprës penale;

- Menjanimi i motiveve: këto janë teknika të thjeshta me të cila pamundësohet që

delikuentët të kënaqen me veprat e veta, me çka veprohet në mënyrë reaktive në sjelljen e tyre të ardhshme. Shembull tipik i kësaj mase është mënjanimi i grafiteve, posa të jenë vizatuar. Me këtë pamundësohet që delikuenti publikisht të paraqet veprën e vet, e duke pasur parasysh se për punimin e grafiteve nevojitet përpjekje fizike dhe kohë e caktuar, nëse në këtë mënyrë veprohet në mënyrë konsekuente, delikuenti domosdo në një moment do të heqë dorë nga vizatimi i grafiteve;

- Parashtrimi i rregullave: Kjo masë është mjaft e përgjithshme, por është

dëshmuar se posedon veprim stimulativ preventiv. Në kuadër të kësaj mase nënkuptohet parashtrimi strikt dhe i qartë i rregullave të sjelljes në shërbimet dhe institucionet e caktuara. Me këtë, rregullat e sjelljes përcaktojnë aktivitetin e akterit dhe pamundësojnë hapësirën e lirë për sjellje kriminale.

Parandalimi situacional i kriminalitetit – si një nga metodat e veprimit preventiv – ka

përjetuar një shkallë të lartë të aplikimit sidomos në SHBA. Është dëshmuar se masat që imponojnë një qasje të tillë mund të veprojnë në mënyrë efikase kundër kriminalitetit, gjë që e konfirmon edhe numri i madh i hulumtimeve dhe i raporteve statistikore. Përparësi e madhe e qasjes situacionale qëndron në faktin që ajo në asnjë mënyrë nuk është në kolizion me qasjen sociale, ose me ndonjë qasje tjetër alternative, por mund të aplikohet në mënyrë komplementare. Përparësia tjetër konsiston në faktin që masat preventive që paraqesin këtë qasje e përbëjnë një varg teknikash, prej atyre mjaft të ndërlikuara dhe të shtrenjta deri te ato të thjeshta dhe ekonomike. Kjo mundësi gjithsesi ka vepruar në mënyrë afirmative që teknikat që e përbëjnë qasjen situacionale të aplikohen në masën dhe vëllimin që është përkatës për kushtet e dhëna në të cilat realizohen strategjitë preventive.

TEORIA E AKTIVITETEVE RUTINORE DHE PARANDALIMI I KRIMINALITETIT

Teoria e aktiviteteve rutinore në esencë paraqet përpunimin specifik dhe kombinimin

e ideve të paraqitura në qasjen situacionale dhe sociale, me premisa të caktuara suplementare teorike. Kjo teori lidhet me emrin e Markus Felsonit dhe në radhë të parë niset nga disa variabla të rëndësishme sociologjike që e definojnë nocionin e aktivitetit rutinor. Me këtë nocion nënkuptohet mënyra specifike e jetës në qytetet moderne që është prodhim i kushteve të gjithëmbarshme shoqërore, që prapë janë rezultat i zhvillimit historik të shoqërisë. Mënyra e jetesës së individit në shoqërinë moderne kështu shikohet

Page 53: PARANDALIMI I KRIMINALITETIT - aab-edu.net I... · Psikologjia si shkencë ka zhvilluar teori ... përgjithmonë. Çështja themelore është – cilat masa ligjore duhet të ndërmerren

nga këndi i liberalizimit gjithëpërfshirës, që ka sjellë liritë “ e tepruara” të individëve. Individët që dallohen me “tepricë lirie” – në lëvizje, në sjellje, në qëllime etj., bëhen akter të veprimeve kriminale. Mungesa në kontrollin e përgjithshëm shoqëror të sjelljes së tyre, që është rezultat i diskontinuitetit me format tradicionale të jetës, ka sjellë paraqitjen e vetë kriminalitetit. Kështu, jeta rutinore e banorëve të qytetit modern paraqet truall mjaft të përshtatshëm për lindjen e kriminalitetit si dukuri globale shoqërore.

Ideja themelore e teorisë së aktiviteteve rutinore që e cekëm është e përgjithësuar dhe

nuk paraqet bazë të mjaftueshme për ndërtimin e qasjeve preventive. Për këtë arsye teoria e aktiviteteve rutinore në bazë të kësaj ideje të përgjithshme është orientuar në analizën e vet veprimit kriminal, e në bazë të premisave që kanë të bëjnë me aktivitetet rutinore. Kështu, supozimi kyç teorik që ka të bëjë me analizën e kriminalitetit, e që është prodhim i modeleve rutinore, është konstatimi se veprimin kriminal e definojnë tri moduse: delikuenti i motivuar, caku i përshtatshëm (viktima) dhe mungesa e rojtarit të aftë. Këto tri elemente që e përbëjnë modelin për veprimin kriminal gjenden në raport konvergjent. Kjo do të thotë se shkalla e pranisë së një elementi vepron në mënyrë afirmative edhe në vlerësimin e dy elementeve të tjera dhe anasjelltas. Në bazë të këtyre tri kritereve delikuenti është në gjendje të shtojë motivimin e vet nëse caktu është më i përshtatshëm, ose nëse mungesa e rojtarit është e dukshme. Mirëpo, motivi i delikuentit mund të vështrohet edhe si variabël e veçantë, d.m.th. dëshira për veprimin kriminal nuk duhet domosdo të kushtëzohet me përshtatshmërinë e cakut, ose në mungesën e rojtarit. Në fund, nëse delikuenti është mjaft i motivuar, kurse caktu mjaft i lëndueshëm, dhe nëse është e qartë mungesa e rojtarit të aftë, probabiliteti që delikuenti të vendosë për veprimin kriminal shtohet. Fotografia e pasqyruar, sa do që të duket e thjeshtë , në esencë është mjaft përmbajtjesore. Konsekuencat e qasjes së tillë teorike janë të rëndësishme. Kështu, nuk është e domosdoshme që rritja e kriminalitetit në ndonjë mjedis të jetë rezultat i ndryshimeve në amzën motivuese të delikuentit, por mund të jetë e shkaktuar me manifestimin e caqeve të përshtatshme, ose me shkallën më të madhe të mungesës së rojtarit. Ky problem kurrsesi nuk do të mund të zgjidhej me teoritë psikologjike, sepse ato teori rritjen e kriminalitetit në esencë e kuptojnë si ndryshime në raportet e proceseve kognitive. Nga ana tjetër, lihet mundësia që rritja e kriminalitetit të sqarohet pikërisht nga aspekti i ndryshimeve motivacionale. Ky fleksibilitet metodologjik i teorisë së aktiviteteve rutinore ka një vlerë të veçantë edhe në aspektin epistemologjik edhe në atë instrumental.

Teoria e aktiviteteve rutinore gjithsesi ka marrë parasysh edhe variablat situacionale,

edhe psikologjike, edhe sociologjike. Analiza e motivacionit sillet në nivelin psikologjik, por shkaqet e kriminalitetit caktojnë aspektin sociologjik. Në procesin e ndërmjetësimit metodologjik Felson madje ishte mjaft preciz kur kishte vënë në dukje edhe aspektin zhvillimor (social – psikologjik të shkaqeve të drejtpërdrejta të sjelljes kriminale. Ai flet për “kontrollorët intimë”, duke përshkruar ndikimin dhe rëndësinë e rrethit të drejtpërdrejtë social, në radhë të parë të familjes, që duhet të ketë funksionin kontrollues mbi sjelljen e delikuentëve potencialë.

Mirëpo, pothuaj në të njëjtën masë në të cilën teoria e aktiviteteve rutinore iu

kushton kujdesin faktorëve psikologjikë dhe sociologjikë, kujdeset edhe për momentet

Page 54: PARANDALIMI I KRIMINALITETIT - aab-edu.net I... · Psikologjia si shkencë ka zhvilluar teori ... përgjithmonë. Çështja themelore është – cilat masa ligjore duhet të ndërmerren

situacionale. Kështu, vihen në dukje rrethanat e shumta që veprojnë në motivimin e delikuentit, lëndueshmërinë e viktimës dhe mungesën e rojtarit të aftë. Prandaj, të gjitha masat që i ofron teoria e aktiviteteve rutinore mund të kufizohen në tri dimensione themelore:

- Zvogëlimin e motivacionit të delikuentit, - Zbatimin e aktiviteteve me të cilat caku bëhet më pak tërheqës dhe - Shtimin e aftësisë së rojtarëve që të mbikëqyrin cakun potencial. Në bazë të kësaj që u tha është e qartë se këto tri momente preventive gjenden në

raport korvegjent, d.m.th. që veprimi stimulativ në njërin, në të njëjtën kohë vepron në mënyrë të volitshme në dy të tjerët dhe anasjelltas.

Teoria e aktiviteteve rutinore ka bërë një ndikim të madh në praktikën preventive.

Edhe pse në kuadër të kësaj teorie nuk mund të gjenden masat e veçanta konkrete që kanë për qëllim veprimin preventiv, idetë themelore të teorisë së aktiviteteve rutinore janë inkorporuar në mënyrë efikase në qasjet e mëvonshme teorike, me çka vlera e tyre është e përhershme. Kontributi më i madh që e ka realizuar teoria e aktiviteteve rutinore është fakti që kriminaliteti duhet të vështrohet në dy nivele. Së pari, si prodhim direkt i grumbullit të kushteve shoqërore që gjenerojnë potencat për forma të caktuara të sjelljes shoqërore, dhe së dyti, që veprimi kriminal vështrohet në inter- regnumin e vet, si fenomen i tërësishëm, me ç’rast është tejet e pavend ndarja artificiale analitike, dhe potencimi vetëm i disa aspekteve të veprimit kriminal, gjë që është gabim tipik i një numri të madh të teorive mbi parandalimin e kriminalitetit.

TEORIA E ZGJEDHJES RACIONALE DHE PARANDALIMI I KRIMINALITETIT

Teoria e zgjedhjes racionale, si edhe teoria e aktiviteteve rutinore paraqesin një lloj

integrimi të qasjes psikologjike, sociologjike dhe situacionale. Në disa skema klasifikuese kjo teori renditet në grupin e teorive që kanë për qëllim të zvogëlojnë mundësinë për kryerjen e veprimeve kriminale. Lindja e kësaj teorie lidhet me Clarke dhe Cornish (1986) dhe me kriminologun e përmendur Felson.

Nocioni qendror i kësaj teorie është nocioni zgjedhja racionale. Ndërkaq, mendohet në proceset kognitive që e veçojnë delikuentin potencial që të marrë vendim lidhur me atë se a do të manifestojë ose jo sjellje kriminale. Nocioni qendror në këtë teori nga i cili varet vetë zgjedhja është nocioni mundësia. Kjo do të thotë se delikuenti në raport me mundësitë e dhëna definon zgjedhjen e vet për delikt në atë moment ose kundër tij. Nocioni mundësia përfshinë dy anë: anën subjektive dhe anën objektive. Ana subjektive ka të bëjë me personalitetin e tij, motivacionin dhe kognicionin, kurse ana objektive ka të bëjë me mundësitë për veprim kriminal që ekzistojnë në vetë realitetin. Kjo në esencë synon të vendosë lidhjen midis kriminalitetit dhe kriminelëve, d.m.th. midis situatës dhe dispozicionit. Ndërkaq, situata nënkupton rrethanat objektive, kurse dispozicioni karakteristikat e personalitetet.

Page 55: PARANDALIMI I KRIMINALITETIT - aab-edu.net I... · Psikologjia si shkencë ka zhvilluar teori ... përgjithmonë. Çështja themelore është – cilat masa ligjore duhet të ndërmerren

Në bazë të këtyre primesave ithtarët e teorisë së zgjedhjes racionale konsiderojnë se veprimi kriminal duhet të vështrohet nga këndi i “mundësive tërheqëse”. Nëse mundësia për kryerjen e saj është mjaft tërheqëse, pas një përpunimi të caktuar kognitiv informata vjen deri te realizimi i saj. Është e qartë se në teorinë e zgjidhjes racionale në këtë mënyrë ngjallet nocioni klasik i kriminelit “racional”, duke mos marrë parasysh të gjitha kritikat ekzistuese pozitiviste të këtij nocioni. Krimineli kështu shihet si qenie racionale që nuk dallohet qenësishëm nga njerëzit “e rëndomtë”, sepse koincidenca e rrethanave (mundësive) atë individ e shndërron në kriminel. Është e qartë, pra, se çdo individë në shoqëri është delikuent potencial, kurse mundësitë caktojnë se individi i tillë a do të jetë delikuent ose jo. Edhe pse supozimi i tillë ka dobësi të caktuara teorike, duhet të pranohet fakti se matjet kanë treguar se nuk është e domosdoshme që kriminelët të posedojnë dispozita të veçanta në raport me njerëzit “normalë”, e sidomos jo nëse ato dispozita krahasohen me disa grupe dhe profesione të veçanta shoqërore tek të cilat insuficienca kognitive dhe sjellja agresive janë pjesë përbërëse e egos sociale. Përveç kësaj, Charke dhe Cornish deri diku kufizohen nga kritika potenciale e nocionit krimineli racional, kur konkludojnë se në realitet vërtetë ekzistojnë individë të cilët në raport me “mundësitë” kriminale posedojnë dispozita të përhershme. Mirëpo, ata pohojnë se ky aspekt i mundësive subjektive është kusht, por jo edhe arsye e mjaftueshme që sjellja kriminale të manifestohet. Nëse para atyre individëve nuk krijohen mundësi objektive, ekziston probabiliteti i madh se do të shmangen sjelljet kriminale. Në këtë mënyrë prevencioni bartet në terrenin e intervenimit social dhe të afirmimit të qasjes situacionale. Përveç kësaj, nocioni zgjedhja racionale në punimet e Cornishit dhe të Clarkes nuk merret në mënyrë eksplicite në kuptimin e tij utilitarist si afirmim i vullnetit të lirë, por në radhë të parë si inovacion heuristik dhe mjet metodologjik për eksplikacion teorik. Është plotësisht e qartë se zgjedhjet janë shpeshherë fenomen i ndërlikuar. Këtë e theksojnë edhe krijuesit e teorisë së zgjedhjes racionale. Zgjedhjet, madje edhe tek individët më racionalë, nuk janë prodhim ekskluzivisht i proceseve intelektuale. Në çdo zgjedhje inkuadrohen dëshirat, teket dhe shumësia e motiveve që nuk janë me origjinë racionale por emotive – vullnetare. Mirëpo, autorët e teorisë së zgjedhjes racionale theksojnë se “vendimi” që ka të bëjë me ndërmarrjen e veprimit kriminal mbështetet në vlerësimin racional, pa marrë parasysh mekanizmat intimë që e kanë shkaktuar atë vendim. Me këtë nocioni mundësitë metodologjikisht mund të aplikohet në mënyrë konsekuente në praktikën preventive. Në një formë diçka më të butë teorike Charke dhe Cornish verifikojnë tezën e paraqitur, që kriminaliteti në përgjithësi paraqet formën e qëllimshme, e jo të rastësishme të sjelljes, që ka për qëllim të kënaq ndonjë nevojë të delikuentit (nevojën për para, status, kënaqje, seks...).Plotësimi i këtyre nevojave me veprimin kriminal lidhet me “vendimin”, e ai është çështje e “zgjedhjes racionale”. Këto janë argumentet e teorisë së zgjedhjes racionale të paraqitura në mënyrën më të thjeshtë. Strategjitë preventive që i ofron teoria e zgjedhjes racionale janë ato masa që ndikojnë në redukimin e mundësive nga të cilat varet zgjedhja e delikuentit. Në praktikë

Page 56: PARANDALIMI I KRIMINALITETIT - aab-edu.net I... · Psikologjia si shkencë ka zhvilluar teori ... përgjithmonë. Çështja themelore është – cilat masa ligjore duhet të ndërmerren

kjo teori nuk ka zhvilluar teknika të veçanta preventive, por kryesisht është mbështetur në teknikat që tashmë ishin afirmuar në teoritë psikologjike dhe situacionale. Prandaj, mund të thuhet se teoria e zgjedhjes racionale aktivitetin preventiv e orienton në tri aspekte që redukojnë “mundësitë”. Ato janë:

- Shtimi i përpjekjeve që të mos bëhet veprimi kriminal, - Shtimi i rrezikut që të kapet dhe - Zvogëlimi i fitimit që lidhet me kryerjen e veprës penale.

Të tria këto masa duhet të vështrohen nga aspekti i mundësisë. Kjo do të thotë se

suksesi i aksionit preventiv lidhet me redukimin e mundësive, që në mënyrë afirmative veprojnë në delikuentin që të marrë vendimin mbi veprimin kriminal.

Kritikët e teorisë së zgjedhjes racionale konsiderojnë se kjo qasje ka dy dobësi

qenësore. Së pari, teoria e zgjedhjes racionale nuk mund të sqarojë problemin e zhvendosjes së kriminalitetit. Nëse mundësitë janë shkak i sjelljes kriminale, do të thotë se zvogëlimi i mundësive në një zonë nuk do të duhej të prodhonte zhvendosjen e kriminalitetit në ndonjë zonë tjetër. Fakti që kriminaliteti zhvendoset për shkak të ngushtimit të mundësive, do të thotë se këtu vërtetë nuk është fjala për kriminalitetin si për diçka që është shkaktuar me mundësitë, por është fjala për dukurinë që është mënyrë e përhershme e sjelljes së individëve dhe të grupeve shoqërore, që do të sillen në mënyrë kriminale pa marrë parasysh faktin se a janë mundësitë për aktivitet kriminal të mëdha ose të vogla. Dobësia e dytë që i atribuohet teorisë së zgjedhjes racionale është vështirësia në provën empirike të kësaj teorie. Pra, nuk ekziston metoda që do të mundësonte që presupozimet qenësore teorike që kanë të bëjnë me zgjidhjen, në raport me mundësitë të maten dhe të verifikohen. Pamundësia e verifikimit empirik të qëndrimeve qenësore teorike të teorisë së zgjedhjes racionale seriozisht kërcënon që të vë në dyshim vlerën e saj pragmatike. Sido që të jetë, në teorinë e zgjedhjes racionale është parashtruar në mënyrë konsekuente problemi i paraqitjes së kriminalitetit si fenomen që, në këtë aspekt janë të gjithë të pajtimit, ka prapavinë e vetë racionale. Vënia në dukje e natyrës së sjelljes kriminale mbetet kontribut i përhershëm i kësaj teorie në parandalimin e kriminalitetit.

TEORIA E DEZORGANIZIMIT SOCIAL

Përfaqësuesi tipik, e ndoshta më i rëndësishmi i teorisë mbi kontrollin social është

teoria mbi dezorganizimin social. Rrënjët e kësaj teorie shtrihen deri në Shkollën e Çikagos, dhe studimet që janë zbatuar në territorin e qytetit të Çikagos kanë pasur të bëjnë me problemin e kriminalitetit. Konkluzioni themelor që e kanë nxjerrë autorët e kësaj teorie është që kriminaliteti zhvillohet në zona të caktuara të qytetit, por që shkaku për paraqitjen e kriminalitetit nuk është mjedisi vetvetiu, por kushtet sociale si prodhim i atij mjedisi. Hulumtimet kanë treguar se banorët e atyre mjediseve nuk janë qytetarë mesatar, por kryesisht emigrantë, të cilët në ato kuarte janë vendosur për shkak të çmimit mjaft të ulët të banesave ose të huazimit të patundshmërive. Jetën shoqërore të popullsisë në ato zona e karakterizojnë në radhë të parë papunësia dhe varfëria. Këta dy faktorë qenësorë kanë vepruar në shkatërrimin e familjes dhe në mungesën e bashkësisë lokale

Page 57: PARANDALIMI I KRIMINALITETIT - aab-edu.net I... · Psikologjia si shkencë ka zhvilluar teori ... përgjithmonë. Çështja themelore është – cilat masa ligjore duhet të ndërmerren

dhe sociale, përkatësisht mungesa e tyre vepron në drejtim të insuficiencës së kontrollit “normal”. Me kontrollin “normal” nënkuptohet ndikimi i familjes dhe i mjedisit social në zhvillimin e fëmijëve, në zhvillimin e tyre të gjithëmbarshëm psiko- fizik. Nëse ekziston mungesa e kontrollit normal, sjellja devijuese është prodhim logjik. Në kushte të tilla riprodukimi i mëtejshëm i sjelljes kriminale është, gjithashtu, i kuptueshëm..

Çelës për të kuptuar situatën e krijuar shoqërore që është përgjegjëse për lindjen dhe

riprodukimi e karakterit kriminal të individit është dezorganizimi social. Shoqëria thjesht në disa prej atyre aspekteve shoqërore “ka dështuar”. Me këtë mungon vargu i tërë i funksioneve të rëndësishme që duhet të jenë rezultat i përpjekjes së organizuar të institucioneve dhe të bashkësive shoqërore. Dezorganizimi social duhet të interpretohet si dezorganizim i disa mekanizmave të shoqërisë, siç janë familja dhe bashkësia lokale.

Faktin që një pjesë e caktuar e shoqërisë është e dezorganizuar, nuk duhet vështruar si

variabël të pavarur. Dezorganizimi i familjes dhe i bashkësisë lokale është rezultat i rrethanave dhe i ecurive të gjithëmbarshme shoqërore. Ai është prodhim i strukturës ekonomike të shoqërisë dhe të orientimeve të saj kulturore. Lidhur me këtë, strategjia preventive që e implikon teoria e dezorganizimit social është plotësisht e thjeshtë, por njësoj e përgjithshme dhe e parealizueshme. Pra, nëse shoqëria është e “dezorganizuar”, është e nevojshme “të organizohet”. Pasi që strategjia preventive kurrë nuk është mjet për ndryshime strukturale shoqërore (kjo do të ishte inxhiniering shoqëror), është e qartë se parandalimi i kriminalitetit në dritën e teorisë mbi dezorganizimin shoqëror duhet të orientohet në pengimin e efekteve negative që janë rezultat i dezorganizimit shoqëror.

PARANDALIMI I KRIMINALITETIT PËRMES PRIZMIT TË FUNKSIONALIZMIT

Funksionalizmi është një nga teoritë më të rëndësishme sociologjike të kohës së sotme,që merret në mënyrë gjithëpërfshirëse me çështjen e shoqërisë globale. Premisat themelore të teorisë funksionaliste konsistojnë në të kuptuarit e shoqërisë si ekuilibrium dinamik, që përbëhet nga funksionet dhe manifestimet e tyre. Struktura shoqërore në funksionalizëm vështrohet në mënyrë analitike dhe paraqet tërësinë që përbëhet prej 4 nënsistemeve: nënsistemi i kulturës, nënsistemi shoqëror, nënsistemi i individit dhe organizmi bihevioral. Nënsistemi i kulturës është më i rëndësishmi sepse zgjidhë çështjen e rendit. Përmbajtësisht, nënsistemi i kulturës paraqet sistemin e vlerave të një shoqërie rreth të cilit duhet të ekzistojë konsenzusi. Cenimi i atij konsensusi vë në dyshim ekzistimin e mbarë shoqërisë. Nënsistemi shoqëror nënkupton integrimin shoqëror që paraqitet në baza të diferencimit, dhe të komplementarizmit e të ndërvarësisë midis grupeve të veçanta shoqërore. Nënsistemi i individit ka funksionin që të arrijë qëllimet konkrete, kurse organizmi bihevioral është bërthama për përshtatjen e përgjithshme të shoqërisë në kuptimin dinamik, me ç’rast prioritet është – socializimi, si mekanizëm me të cilin arrihet që individët të pranojnë sistemin e vlerave të mbarë shoqërisë. Individët në funksionalizëm shihen si rrjet i statusit dhe i roleve. Kuptimi i tyre është që të arrijnë qëllimet konkrete duke i plotësuar rolet që u janë dhënë në bazë të statusit që e kanë në atë shoqëri. Statusi është problem i lëvizshmërisë vertikale të shoqërisë dhe paraqet të

Page 58: PARANDALIMI I KRIMINALITETIT - aab-edu.net I... · Psikologjia si shkencë ka zhvilluar teori ... përgjithmonë. Çështja themelore është – cilat masa ligjore duhet të ndërmerren

arriturat e individit në bazë të aftësisë së tij. Në fund të fundit, statusi është rezultat i parimeve meritokratike që vlejnë në sferën e arsimit.

Paradigma funksionaliste është në gjendje që në ato baza nga perspektiva e

përgjithshme ta analizojë vargun e tërë të dukurive shoqërore. Mirëpo, përdorimin operativ të funksionalizmit e ka implementuar R. Merton në saje të koncepcionit të “teorisë së vëllimit të mesëm”. Ato teori paraqesin kompromis midis teorisë së përgjithshme (funksionalizmit) dhe specifikave dhe karakteristikave të shumta të fushës empirike që është objekt i analizës shkencore. Kështu, Merton, duke u marrë me problemet aktuale të shoqërisë amerikane është përpjekur që analizën funksionaliste si metodë legjitime të paradigmës funksionaliste ta aplikojë në problemin e kriminalitetit.

Nocioni fillestar që e ka pranuar Merton është nocioni i Dirkemit mbi anominë. Termi kuptohet si “çrregullim” ose “ e metë”. Anomia shkaktohet me deficitin në funksionimin e sistemit në tërësi ose të ndonjë pjese të tij. Në situatën konkrete anomia (kriminaliteti) shënon çrregullimin në raportin midis mjeteve dhe qëllimeve. Pra, sistemi kulturor i shoqërisë amerikane mbështetet në idenë mbi mundësitë e barabarta për suksesin e çdo individi. Mirëpo, pjesëtarët e disa grupeve shoqërore në një moment shohin se nuk posedojnë mjete legjitime me anën e të cilave është e mundur të realizohet “ëndrra amerikane”. Në këtë situatë ata përdorin mjete jolegjitime (kriminalitetin), duke konsideruar edhe më tutje se sjellja e tyre është legjitime, sepse pjesëtarëve të atyre grupeve shoqërore nuk u është dhënë mundësia e njëjtë për sukses, si edhe anëtarëve të tjerë të shoqërisë. Mjeti elementar preventiv që propozon Merton është paraqitja e mitit mbi “ëndrrën amerikane “ në suazat e saj reale.

Kriminaliteti nënkupton çrregullimin në funksionimin e bashkësisë shoqërore. Bazën

për këtë çrregullim e përbënë sjellja që nuk është në pajtim me sistemin legjitim të vlerave. Kjo sjellje është prodhim i drejtpërdrejtë i paraqitjes së roleve jolegjitime, që bëhen mjet për plotësimin e nevojave të individëve – nevojat që gjithashtu janë legjitime nga aspekti i sistemit të promovuar të vlerave. Me këtë kriminaliteti në paradigmën funksionaliste gjendet në një çark magjik. Çelësi për zgjidhjen e atij qarku është i natyrës strukturale, e ka të bëjë me organizimin e shoqërisë globale.

6.10. SUB – KULTURA DHE KONTRA - KULTURA DHE PARANDALIMI I KRIMINALITETIT Teoria mbi subkulturën, gjithashtu, paraqet një koncept që ka lindur dhe është zhvilluar pavarësisht nga problemi që kishte të bënte me kriminalitetin. Ky model është paraqitur në punën e kulturologut dhe të sociologut të kulturës, dhe në radhë të parë ka të bëjë me sqarimin e sjelljeve të grupeve të veçanta shoqërore që kanë shprehur tendencën për krijimin e normave të veçanta kulturore dhe morale që janë (ose kanë qenë) në kundërshtim direkt me kulturën oficiele të shoqërisë (kontrakultura), ose kanë qenë diçka krejtësisht tjetër nga ajo. Me subkulturën nënkuptohet grupi real ose fiktiv shoqëror, që në raport me vlerat dominante kulturore zhvillon një sistem të veçantë kulturor me vlera autentike dhe me norma të operacionalizuara. Teoritë mbi subkulturën janë paraqitur përafërsisht në të

Page 59: PARANDALIMI I KRIMINALITETIT - aab-edu.net I... · Psikologjia si shkencë ka zhvilluar teori ... përgjithmonë. Çështja themelore është – cilat masa ligjore duhet të ndërmerren

njëjtën kohë kur në realitet janë paraqitur disa grupe shoqërore që janë përpjekur që veten ta ndajnë qartë nga konteksti shoqëror në të cilin gjenden. Në aspektin kohor kjo periudhë lidhet me vitet e 60-ta të shekullit XX, e tipike është “Hipi lëvizja”. Shkaqet shoqërore për të cilat paraqitet subkultura janë të shumta, por më së shpeshti konsiderohet se subkultura është reaksion ndaj mitologjizimit të jetës shoqërore dhe protestë kundër të gjitha mekanizmave me anën e të cilave shoqëria e organizuar intensivisht cakton jetën dhe sjelljen e individit. Nga ky aspekt, çështje kyçe që parashtrohet është çështja e lirisë. Individët të cilët konsolidohen rreth subkulturave të caktuara konsiderojnë që kanë të drejtë që vetë të përcaktohen për vlerat e caktuara ekzistenciale, të organizojnë jetën e vet në mënyrën që u përgjigjet, e jo që në mënyrë pasive dhe jokritike t’i pranojnë normat dhe modelet kulturore të sjelljes që në mënyrë të pakompromis i imponojnë bashkësia e organizuar dhe autoritetet shoqërore. Me kohë është dëshmuar se subkulturat mund të bëjnë kompromis me kulturën e mbarë shoqërisë, dhe se nuk është e domosdoshme që midis atyre dy kulturave të ekzistojë konflikti. Teoria mbi subkulturën e aplikuar në problemin e kriminalitetit duket deri diku ndryshe. Pra, këtu nuk është fjala për produksionin inventiv të sistemit autonom të vlerave si identifikim i një grupi shoqëror, por për inversionin e mbarë sistemit të vlerave në kuptimin regresiv. Kjo do të thotë se individët që shfaqin sjellje kriminale, me komunikimin intern krijojnë qarqe të veçanta (grupe shoqërore), në kuadër të të cilave e vetmja normë kulturore është – mosrespektimi i normave të përgjithshme të pranuara shoqërore. Pra, nuk ekziston alternativa kualitative e modeleve kulturore që kontestohen, por subkultura koncentrohet vetëm rreth kontestimit dhe mospranimit të modeleve të përgjithshme të kulturës së mbarë shoqërisë. Mirëpo, si edhe çdo subkulturë tjetër, edhe grupet kriminale kanë rregullat interne të sjelljes dhe të kodeksit. Ato ndërtojnë sistemin e statusit midis individëve që e përbëjnë atë grup, dhe përcaktojnë rregullat e jetës shoqërore. Në kuadër të subkulturave delikuente ekzistojnë gjithashtu kriteriumet e qarta për lëvizshmërinë vertikale (përparimin në status), që kryesisht kufizohen në shkallën e “trimërisë” në kontestimin e rregullave shoqërore dhe në peshën e veprave të kryera penale. Në fund, subkulturat delikuente kanë mekanizma të ndërtuar për kontrollin e sjelljes së anëtarëve të vet dhe mekanizma për rekrutimin e anëtarëve të rinj. Në saje të të gjitha këtyre karakteristikave mund të konkludohet se nëse individi njëherë hyn në qarkun subkulturor që është bërë nga individët kriminal është shumë vështirë që të dilet prej tij. Ekzistimi i subkulturave si grupe shoqërore paraqet mbështetësen sociale për pjesëtarët e asaj subkulture, dhe boshti social i ekzistencës së tyre mund të analizohet në mënyrë të ngjashme, siç është rasti me pjesëtarët legjitim të kulturave legjitime. Lidhur me këtë është plotësisht e qartë pse prevencioni terciar është detyrë mjaft e vështirë për të gjithë që merren me këtë problematikë. Për ta detyrë kryesore është që individin ta ndajnë nga subkulturat delikuente të cilës ai i takon. Problem esencial i luftës kundër recidivizmit konsiston në faktin që dikush që njëherë është bërë anëtar i subkulturave delikuente nuk ka alternativë kualitative, d.m.th. nuk ka hapësirë të

Page 60: PARANDALIMI I KRIMINALITETIT - aab-edu.net I... · Psikologjia si shkencë ka zhvilluar teori ... përgjithmonë. Çështja themelore është – cilat masa ligjore duhet të ndërmerren

bëhet pjesëtar i ndonjë grupi tjetër shoqëror që do të ishte alternativë në rrënjosjen e tij të ardhshme sociale. Ideja themelore në të cilën është dashur të mbështetet politika preventive që del nga ky model, është ndikimi në mekanizmat social që reprodukojnë subkulturën delikuente. Mirëpo, problemi mbetet në faktin që pikërisht ato mekanizma janë të natyrës strukturale, dhe në to mund të veprohet vetëm me ndryshimet në strukturën shoqërore. Alternativa janë padyshim një varg ndikimesh të vogla dhe individuale në individin dhe në rrethin e tij social në mënyrë që të zvogëlohej përqindja e “influencës” në subkulturat delikuente.

6.11. PARANDALIMI I KRIMINALITETIT PËRMES PRIZMIT TË “TEORISË SË KARAKTERIT”

Modeli që ofrohet në kuadër të teorisë së karakterit mbështetet në premisa të njëjta si edhe teoritë e tjera mbi kontrollin social. Ndërkaq, para së gjithash mendohet në sqarimin kauzal që e ofron ai model. Kriminaliteti – si dukuri shoqërore – shihet si rezultante e çrregullimeve në mjedisin social, si nusprodukt në nivel të individit dhe të sjelljes së tij. Ndërkaq, ai model dallohet nga modelet e përparshme me potencimin e karakterit. Nëse për teoritë e tjera të kontrollit social mund të thuhet se janë bazike sociologjike, për teorinë e karakterit mund të thuhet se është psikologjike. Pra, ajo analizon modalitetet dhe rrugët me të cilat në bazë të çrregullimeve sociale zhvillohet karakteri kriminal i personalitetit. Për këtë arsye kjo qasje në kriminologji shpesh përcaktohet si model zhvillimor. Pra, theksi vihet mbi zhvillimin e atyre veçorive që individin e karakterizojnë si kriminel. Mungesa e kontrollit social, mungesa e mekanizmave për zhvillimin e modelit të përgjithshëm të pranuar të vlerave, mungesa e mekanizmave përcjellëse të shoqërisë së organizuar, paraqesin arsyet themelore për zhvillimin e individit sjellja e të cilit manifestohet si kriminale. Në kuadër të teorisë së karakterit theksohet se ekzistojnë katër qarqe sociale që në esencë paraqesin mekanizmat për interaksionin efikas midis individit dhe rrethit të tij social:

- besnikëria, - lojaliteti, - pjesëmarrja dhe - besimi. Kjo do të thotë se, nëse këto katër variabla janë të shprehura më dobët, shtohet

mundësia që tek individi të zhvillohet sjellja kriminale. Kur ceken këto katër mekanizma mendohet, para se gjithash, në raportin midis individit dhe bashkësisë sociale në kuptimin burimor, e jo në kontrakulturat). Nëse individi është më besnik dhe më lojal ndaj familjes dhe formave të tjera të bashkësisë së dëshirueshme sociale, nëse më tepër merr pjesë në jetën shoqërore të asaj bashkësie, përkatësisht nëse më tepër beson në vlerat që i promovon ajo bashkësi, aq më tepër zvogëlohet edhe probabiliteti për zhvillimin e sjelljes kriminale. Në këtë vështrim strategjitë preventive që dalin nga qasja

Page 61: PARANDALIMI I KRIMINALITETIT - aab-edu.net I... · Psikologjia si shkencë ka zhvilluar teori ... përgjithmonë. Çështja themelore është – cilat masa ligjore duhet të ndërmerren

e karakterit janë plotësisht të qarta dhe të orientuara në “riinstalimin” e lidhjeve midis familjes dhe bashkësisë shoqërore të cilës ai i takon. Për qëllimet e tilla preventive shfrytëzohen metoda të ndryshme për të cilat do të bëhet fjalë në tekstin e mëtejshëm, pasi që ato metoda janë të përbashkëta me ato që rekomandohen në teoritë e tjera të kontrollit social.

6.12. TEORIA E KONTROLLIT E HIRSHIT ( 1969 ) DHE TEORITË E PËRGJITHSHME MBI PARANDALIMIN E KRIMINALITETIT

Teoria e kontrollit është një nga teoritë më të rëndësishme të veprimeve kriminale, e megjithatë dy versionet e saj më të njohura dallohen. Arsyetimi më i njohur mbi teorinë e kontrollit është dhënë në librin “Shkaqet e delikuencës” të Travis Hirschit, 1969. Hirschi thekson se kriminalitetit nuk i nevojitet ndonjë motivim i veçantë: nuk është problem të sqarohet pse njerëzit bëjnë vepra kriminale, por pse nuk i bëjnë. Përgjigjja në pyetjen e dytë qëndron në kontrollin shoqëror, ashtu që shoqëria më e madhe e shtyn individin të heq dorë nga qëllimet e veta dhe t’u përmbahen rregullave. Shumë teoricienë të kriminalitetit theksojnë rregullat dhe sa i mësojnë ose nuk i mësojnë njerëzit mirë. Hirschi haptas i shmanget kësaj teorie duke thënë në mënyrë të qartë se secili i di rregullat dhe i ka bërë pjesë të sjelljes së vet, e megjithatë i cenon duke shkuar pas dobësive themelore njerëzore. Lidhjet shoqërore ndihmojnë që të mposhten ato dobësi dhe të sillen në pajtim me konventat shoqërore, e atyre që u mungojnë kontrollet e tilla synojnë kryerjen e veprave kriminale dhe delikuente. Dy decenie pasi që ishte paraqitur kjo vepër, Michael Gottfredson dhe Travis Hirschi më 1990 kishin botuar “Teorinë e përgjithshme mbi kriminalitetin”. Kjo vepër theksonte konceptin që kriminalitetit nuk i nevojitet ndonjë motivacion i veçantë. Ajo shkon mjaft më larg nga vetë kriminaliteti, duke sqaruar kontrollet shoqërore që u ndihmojnë njerëzve; p.sh. që të kryejë punën mirë, të mësojnë mirë në shkollë, të ngasin në mënyrë të sigurt automjetin, të funksionojnë si prindër të mirë dhe të shpenzojnë me maturi. Shumë shkencëtarë shoqërorë dhe bihevioristë duke i vërejtur korrelacionet midis atyre tendencave njerëzore, i kishin quajtur disa njerëz si pjesëtarë të kategorisë së përgjithshme “të personave deviantë” ose “të personave antisocial”. Mirëpo, Gottfredson dhe Travis Hirschi iu shmangnin termave të tillë duke cekur se njerëzit nuk dallohen vetëm nga motivacioni, por më tepër nga vetëkontrolli. Ata të cilët e kanë vetëkontrollin mjaft të ulët, më shpesh kanë hyrë në probleme të mëdha, por jo edhe të vetmit. Njerëzit e tillë i hyjnë kriminalitetit nëse për te ekzistojnë rrethanat ose shkojnë pas sprovave themelore njerëzore që të bëjnë probleme ose dëme kur për këtë i tërheqin rrethanat. Psikologjia sociale gjithashtu definon konstruksionin e përgjithshëm në bazë të vetërregullimit (rregullimit të sjelljes së vet), duke marrë parasysh sjelljet siç janë humbja e përqendrimit, mossuksesi në parashtrimin e qëllimeve, shtyrja e asaj që duhet ta bëjnë, keqmenaxhimi i parave, duke rënë në procese të padëshiruara mendore dhe duke

Page 62: PARANDALIMI I KRIMINALITETIT - aab-edu.net I... · Psikologjia si shkencë ka zhvilluar teori ... përgjithmonë. Çështja themelore është – cilat masa ligjore duhet të ndërmerren

iu nënshtruar impulseve, apetiteve dhe disponimeve. Gottfredson dhe Travis Hirschi e veçojnë vetëkontrollin si diçka që është mbi ndërraportet e veta, sepse ajo mund të mbledhë më së tepërmi informata dhe mund ta bëjë teorinë të qëndrueshme. Vetëkontrolli ishte në pajtim me supozimin paraprak se secili ka dëshira të ndaluara, por që disa njerëz kanë më tepër probleme që t’u përballojnë dëshirave të tilla. 6.12.1. Harmonizimi i dy teorive mbi kontrollin

Në vlerësimin e vet të teorive mbi kontrollin shoqëror, Akers vëren mungesën e vetëkontrollit të përmendur në teorinë e Hirschit (1969) dhe se Gottfredson dhe Hirschi (1990) nuk sqarojnë raportin e vetëkontrollit sipas teorisë së lidhjeve shoqërore të Hirschit të vitit 1969 …

Parashtrohet pyetja a është Hirschi (1969) kompatibil me Gottfredsonin dhe

Hirschin (1990), gjë që më tepër është pyetje për historinë e kriminologjisë, dhe si sillet kontrolli i vetvetes ndaj kontrollit përmes lidhjeve me njerëzit e tjerë? Që t’i harmonizojë dy teori mbi kontrollin, Marcus Felson niset nga Gottfredsoni dhe Hirschi (1990) e tutje mbrapa. Ata kanë filluar një shkallë të përhershme të vetkontrollit që sillet në një distancë mjaft të gjerë midis individëve. Me këtë kontinuum ata kanë përfshirë një numër të madh informatash, duke ofruar një teori të mirë. Edhe pse vetëkontrolli mund të trajtohet si shumëdimensional, Gottfredson dhe Hirschi flijojnë veçorinë e tillë duke ofruar një model më tepër të përgjithësuar të prirjes për kriminalitet. Qëllimi është te nxirret ajo më e mira nga Hirschi (1969) dhe të bashkohet me më të mirën nga Gottfredsoni dhe Hirschi (1990). Në këtë proces mund të paraqitet diçka deri diku e re. 6.12.2. Ndarja e fenomenit të vetkontrollit në segmente

Është e pamundur që popullsia të ndahet në mënyrë të qartë në kundërvajtës dhe në qytetarë shembullorë. Marcus Felson propozon shfrytëzimin e variablit të zakonshëm me pesë segmente në mënyrë që t’i pasqyrojë në mënyrë të thuktë individët sipas nivelit të vetëkontrollit: Niveli i vetëkontrollit Reaksioni i rëndomtë ndaj kontrollit nga ana e të tjerëve MË I FUQISHËM

1 Personin mezi duhet paralajmëruar 2 Reagon ndaj kujtdo qoftë në afërsi 3 Reagon ndaj njerëzve të veçantë në afërsi 4 Reagon ndaj detyrimit të drejtpërdrejtë 5 Injoron detyrimin e drejtpërdrejtë

MË I DOBËT

Kjo shkallë e bën teorinë mbi vetëkontrollin pak më të thjeshtë dhe më të lehtë për aplikim. Ky model ndërlidh dy koncepte analitike të ndara në mënyrë të qartë – vetëkontrollin dhe reaksionin ndaj të tjerëve. Ata që kanë më tepër vetëkontroll mund të reagojnë ndaj ndikimeve që i bëjnë të tjerët, afërsia e të cilëve për këtë arsye bëhet më tepër relevante.

Page 63: PARANDALIMI I KRIMINALITETIT - aab-edu.net I... · Psikologjia si shkencë ka zhvilluar teori ... përgjithmonë. Çështja themelore është – cilat masa ligjore duhet të ndërmerren

- Segmenti 1 përfshin ata me vetëkontrollin më të madh. Kjo i përfshin ata që

zakonisht u binden rregullave të shoqërisë me pak ose aspak paralajmërime nga ana e të tjerëve. Ky segment është më tepër teori sesa realitet, sepse shumica e njerëzve kanë nevojë për paralajmërime të shpeshta nga ana e të tjerëve, por këtë duhet ta vlerësojë analisti i pavarur.

- Segmenti 2 përfshin njerëzit që zakonisht reagojnë ndaj kontrollit joformal shoqëror që e bën gati secili në afërsinë tonë. Madje edhe të panjohurit e heshtur mund të kenë sukses t’i paralajmërojnë për respektimin e rregullave të shoqërisë.

- Segmenti 3 – njerëzit që nuk kanë vetëkontroll të mjaftueshme të lartë në mënyrë që ndaj tyre të ndikojë lehtë afërsia e thjeshtë e njerëzve te panjohur. Ata zakonisht reagojnë ndaj ndikimeve të drejtpërdrejta shoqërore që i njohin personalisht. Koncepti i Hirschit mbi kontrollin shoqëror nga viti 1969 më së miri përputhet me pjesëtarët e Segmentit 3. Afërsia fizike midis njerëzve është mjaft e rëndësishme në mënyrë që vetëkontrolli i tillë shoqëror të zbatohet në vepër. Atë e përcjellin në mënyrë joformale “udhëheqësit” (“handlers”), d.m.th. prindërit, fqinjët, arsimtarët dhe të tjerët, afërsia fizike dhe shoqërore e të cilëve kombinohet me qëllim të mbikëqyrjes mbi individët dhe për këtë arsye dekurajon pjesëmarrjen e tyre në kriminal.

- Segmenti 4 përfshin ata që zakonisht kanë mjaft vetëkontroll që të reagojnë ndaj detyrimit të drejtpërdrejtë. Disa njerëz të rinj respektojnë ligjin vetëm derisa aty janë policët që mund ta aplikojnë detyrimin, e të cilët i vështrojnë.

- Segmenti 5 mungon madje edhe ai pak vetëkontroll ( nuk e kanë assesi). Këta janë njerëzit që i sulmojnë ata që janë më të fuqishëm se ata, i godasin policët dhe mezi mund të funksionojnë në shoqëri, madje edhe si kriminelë. Pjesëtarët e Segmentit 5 me siguri në këtë mënyrë ose në atë mënyrë e përfundojnë pjesën më të madhe të jetës së vet në ndonjë institucion.

6.12.3 Variacionet e segmenteve dhe veprimi i tyre reciprok me vetëkontrollin

Segmentet e vetëkontrollit janë vetëm për qëllime heuristike dhe mbetet një

kontinuum shumë i gjerë. Çdo segment përmban variacione të rëndësishme p.sh. disa njerëzve që janë klasifikuar nën Segmentin 1 do të duhet që kohë pas kohe t’ju përkujtohen rregullat në një formë të lehtë. Disa njerëzve nga segmenti 3 do t’u nevojiten paralajmërime të qarta, kurse të tjerët reagojnë vetëm në praninë e ndonjë të afërmi. Dikush që posa e kalon kufirin e Segmentit 5, që nuk mund t’i bëjë ballë nxitjes ta godasë një polic, mund ta kontrollojë atë nxitje që të mos i sulmojë dy policë.

Marcus Felson çdo individ e trajton sikur të jetë në një pikë të vetme të shkallës së vetëkontrollit, mirëpo, në realitet çdo individ ndryshon në vetëkontroll nga ora në orë dhe nga dita në ditë. Alkooli dhe opiumit e tjera dikë mund ta shtyjnë përkohësisht në shkallë më poshtë. Marcus Felson nuk konsideron se një përqindje e madhe e popullsisë bën pjesë qoftë në Segmentin 1 ose në Segmentin 5, por që shumica e popullsisë mund të kategorizohen në Segmentet 2,3, dhe 4, dhe në pajtim me këtë e ka bërë rotacionin dhe përsëri i ka vizatuar vijat e segmenteve:

Page 64: PARANDALIMI I KRIMINALITETIT - aab-edu.net I... · Psikologjia si shkencë ka zhvilluar teori ... përgjithmonë. Çështja themelore është – cilat masa ligjore duhet të ndërmerren

Niveli i vetëkontrollit Vijat e segmenteve MË I FUQISHËM 1 2 3 4 5 MË I DOBËT

Kjo vë në dukje faktin që shumica e popullsisë janë me nivele të vetëkontrollit të

cilëve u nevojiten paralajmërime nga ana e të tjerëve, e pastaj reagojnë në ato paralajmërime. Kjo ndërlidhë ngushtë vetëkontrollin me interaksionin shoqëror. Përmes Segmentit 3 kjo shkallë prej pesë pikësh e bashkon teorinë e Hirschit mbi kontrollin nga viti 1969 me teorinë e përgjithshme mbi kriminalitetin nga viti 1990. 6.12.4. Sprovat dhe vetëkontrolli kumulativ

Në pjesën paraprake u konstatuan qëllimet heuristike të kësaj shkalle e cila mëtej pasqyrohet me variacione (ndryshime) tek sprovat dhe veprimii i tyre reciprok me vetëkontrollin. Nuk janë të gjitha sprovat të njëjta, kështu që kemi disa që janë më pak tërheqëse, kurse të tjerat shprehimisht tërheqëse, prandaj nevojitet një përpjekje e madhe për t’ju bërë ballë. Madje edhe ata me vetëkontroll relativisht të lartë, siç janë pjesëtarët e Segmentit 1, me vështirësi i bëjnë ballë sprovës së fuqishme, sepse as ata nuk janë imunë ndaj kryerjes së veprave penale, madje edhe të atyre më të rënda siç është sprova seksuale (që konsiderohet më e fuqishmja), dhe u nënshtrohen fitimeve të mëdha të paligjshme, por jo atyre të vogla. Ata me pak vetëkontroll (p.sh Segmenti 4) jo vetëm që u nënshtrohen fitimeve të mëdha të paligjshme, por edhe kriminalitetit të imtë dhe gabimeve që shpijnë në suksesin e dobët në shkollë, në punë dhe në familje.

Rëndësia e sprovës na detyron të shfrytëzojmë shprehjen “zakonisht” gjatë përshkrimit të vetëkontrollit. Ata që zakonisht e kontrollojnë vetveten ndoshta nuk janë gjithherë aq të sigurt, gjë që format e shumëfishta të vetëkontrollit i bën relevante. Pesë lloje të kontrollit të lartcekur kanë efekte kumulative, duke formuar shkallën e Guttmanit që ilustron një distancë mjaft të gjerë të vetëkontrollit shoqëror:

SEGMENTI Zakonisht reagon në... 5 4 3 2 1 a. vetëkontrollin pa ndihmë X b. të kujtdo qoftë në afërsi X X c. njerëz të veçantë në afërsi X X X d. detyrim të drejtpërdrejtë X X X X e. fuqi shumë më të fortë X X X X X

Segmenti 3 reagon në tre prej pesë tipave të kontrollit, dhe siç është cekur më parë, teoria e kontrollit nga viti 1969 merret në mënyrë të veçantë me këtë segment. Bie në sy se fuqia e shumë më e fortë ka të bëjë me të pesë segmentet, por mezi është e nevojshme kur janë të pranishme të gjitha mjetet e tjera të kontrollit shoqëror.

Page 65: PARANDALIMI I KRIMINALITETIT - aab-edu.net I... · Psikologjia si shkencë ka zhvilluar teori ... përgjithmonë. Çështja themelore është – cilat masa ligjore duhet të ndërmerren

6.12.5 Kushtet kontrollit shoqëror

Vetëm në Segmentin 1 kontrolli shoqëror mund të realizohet në mungesën fizike të personave të tjerë, kurse 4 të tjerët varen nga struktura e prekshme e aktiviteteve që i tubojnë njerëzit dhe bëjnë ndikim aty për aty. Për të gjitha pesë segmentet është mjaft e rëndësishme sa janë të përafërta sprovat e ndryshme në kohë dhe në hapësirë që të cenohen normat shoqërore. Baza e kësaj analize është që afërsia e të tjerave aktivizon kontrollet më të larta. Kontrolli është proces i prekshëm që ndryshon sipas nivelit të vetëkontrollit, por gjithashtu reagon në kushte të tjera, me çka ndikon në përafrimin e qëndrimeve të pjesëmarrësve të mundshëm të veprave penale ose në parandalimin e tyre. 6.12.6 Qasja e aktiviteteve rutinore

Theksimi i prekshmërisë ndihmon që kontrolli edhe më tepër t’i afrohet qasjes së aktiviteteve rutinore. Kjo qasje së pari është aplikuar me anë të kontaktit direkt lidhur me veprat penale të plaçkitjes/grabitjes. Vepra penale bëhet “grabitqare” kur më së paku një person i shkakton dëm ose ia merr pasurinë personit tjetër. Shumica e veprave penale të grabitjes përfshijnë kontaktin direkt ose të përafërt fizik, por bëjnë përjashtime letrat ose ftesat kërcënuese, pastaj kriminaliteti kompjuterik që i tejkalojnë hapësirat. Kriminaliteti grabitqar me kontakt direkt duhet ta ketë kundërvajtësin e mundshëm, cakun e përshtatshëm dhe mungesën e rojtarit të aftë që ta mbrojë cakun, sado që kjo të jetë e paqëllimshme. Caku mund të jetë objekt i gjallë ose jo i gjallë, kurse rojtari zakonisht nuk është polic ose rojtar, por qytetar, mik, anëtar i familjes, ose pronar i pasurisë.

Kundërvajtësi duhet ta gjejë cakun pa rojtar në afërsi. Qasja e aktiviteteve rutinore është e zgjeruar, kështu që përfshin lloje të tjera të kriminalitetit, siç është shitja e mallrave dhe e shërbimeve të paligjshme, gjithashtu vetëvrasja dhe rrahjet në të cilat nuk ka viktima të pafajshme.

Qasjen e aktiviteteve rutinore më tej e kanë zgjeruar Felson (1986) e pastaj Eck (1995) në mënyrë që të përfundojë me treshen e Eckut, duke marrë parasysh tre tipa të mbikëqyrjes:

1) rojtarët / caqet 2) manipuluesit / kundërvajtësit e mundshëm, dhe 3) drejtuesit / vendet.

Në përgjithësi, me qëllim që të bëhet vepra penale, kundërvajtësi i mundshëm

duhet të ikë nga manipuluesi, pastaj të gjejë cakun që nuk ka rojtar, në lokacionin në të cilin nuk ka drejtues. Të tre këta tipa të mbikëqyrjes ilustrojnë kushtet e prekshme të kontrollit shoqëror, varësisht nga aktivitetet rutinore në jetën e përditshme.

Parimi themelor i aktivitetit rutinor është që rreziqet e kriminalitetit të reagojnë ndaj ndryshimeve në strukturën e bashkësisë, duke e lëvizur numrin dhe llojllojshmërinë e njerëzve dhe të gjësendeve të grumbulluara në kohë dhe në hapësirë. Ky parim mund të

Page 66: PARANDALIMI I KRIMINALITETIT - aab-edu.net I... · Psikologjia si shkencë ka zhvilluar teori ... përgjithmonë. Çështja themelore është – cilat masa ligjore duhet të ndërmerren

shfrytëzohet në mënyra të ndryshme për segmentet e ndryshme të vetëkontrollit, pasi që ato nuk u përgjigjen njësoj për sprova ose mbikëqyrje. 6.12.7 Vijat e mbrojtjes shoqërore

Paralelisht me segmentet e vetëkontrollit, shoqëria ka pesë vija të mbrojtjes kundër kriminalitetit, së paku kur kjo ka të bëjë me kundërvajtësit potencialë.

- Vija e parë e mbrojtjes është që të detyrohen njerëzit ta rregullojnë vetveten. Kjo vijë ka disa kushte kohore – hapësinore, pasi që nuk varet nga prania e njerëzve të tjerë.

- Vija e dytë shoqërore e mbrojtjes është të detyrohen njerëzit të paralajmërojnë njëri tjetrin, madje edhe kur nuk janë të afërt, që t’i respektojnë rregullat. Kjo vijë varet nga organizimi fizik i mikro-rrethinës ashtu që ata që janë në sprovë të bëjnë vepër penale në atë kohë dhe në atë vend do të shohin praninë e mundshme të të tjerëve. Ata të tjerët duhet që në mënyrë direkte ose indirekte t’i dekurajojnë në aplikimin e sprovës së veprës së paligjshme.

- Vija e tretë e mbrojtjes vë në funksion afërsinë e detyrimit të njerëzve që t’u nënshtrohen ligjeve (në momentin e sprovës, kundërvajtësit potencialë duhet të ndjejnë se do të shihen dhe do të njihen nga ana e njerëzve që i njohin ose nga të tjerët që këtë mund t’ua thonë atyre që i njohin). Kjo vijë e mbrojtjes varet nga lidhjet shoqërore që janë formuar, nga vetëkontrolli që është mjaft i fuqishëm të reagojë në ato lidhje, dhe afërsia e atyre që mund t’i krijojnë lidhjet e tilla.

- Vija e katërt e mbrojtjes është kërcënimi me forcë të drejtpërdrejtë. - Vija e pestë dhe e fundit e mbrojtjes është shfrytëzimi i forcës së plotë që të

sigurohet respektimi i rregullave të shoqërisë. Felson konsideron se kombinimi i vijës së dytë dhe të tretë të mbrojtjes “kontrolli i

natyrshëm shoqëror”, që e imiton përvojën afatgjate të njeriut në ruajtjen e vetërregullimit pa detyrim të shtuar. Kjo rrjedhë e matur nuk është respektuar në çdo shoqëri. Disa shtete janë mbështetur në dorën e fortë në përdorimin e forcës si mjet i vetëm i kontrollit. 6.12.8. Parandalimi situacional i kriminalitetit në kontekst të teorisë së kontrollit

Një pjesë e madhe e popullsisë mund të qëndrojë sistematikisht larg kriminalitetit me anë të metodave më të thjeshta, më të lira dhe më pak drakonike sesa të vihet aksenti mbi burgjet. Metoda e tillë drejtpërdrejtë është parandalimi situacional i kriminalitetit. Ajo në mënyrë direkte i mënjanon rrethanat dhe kriminalitetin, p.sh. me shtimin e rrezikut për kundërvajtësit potencialë ose me zvogëlimin e dobisë së tyre. Ajo mbështetet në masa të caktuara të vetëkontrollit sa u përket njerëzve. Vetëkontrolli i caktuar është implicit në çfarëdo diskutimi mbi vendimet, zgjedhjet dhe reagimet e kundërvajtësve lidhur me rastin që të bëhet vepra penale.

Mirëpo, parandalimi i kriminalitetit nuk ndikon në secilin dhe në të njëjtën mënyrë pasi që njerëzit ndryshojnë në vetëkontroll. Për këtë arsye ndarja e vetëkontrollit

Page 67: PARANDALIMI I KRIMINALITETIT - aab-edu.net I... · Psikologjia si shkencë ka zhvilluar teori ... përgjithmonë. Çështja themelore është – cilat masa ligjore duhet të ndërmerren

në segmente na ndihmon të mendojmë për parandalimin e kriminalitetit. Clarke dhe Harris (1992) revidojnë provat që prevencioni i metodave të auto-kriminalitetit funksionon ndryshe kur është fjala për të rinjtë, sesa për kundërvajtësit e vjetër, për vjedhësit e pjesëve ose për ata që e vjedhin automobilin vetëm sa për të shëtitur dhe e lënë. Edhe pse është tërheqëse të bëhet diferenca midis kundërvajtësve “amatorë” dhe atyre “profesionistë”, recidivistët në kriminalitet ndoshta me kohë bëhen së tepërmi të ngathët që të meritojnë termin “profesionistë”. Ndoshta ndarja e vetëkontrollit në segmente na ofron një mënyrë të dobishme alternative që të mendojmë për kundërvajtësit e ndryshëm dhe si t’i pengojmë veprimet e tyre të paligjshme. Ata që kanë vetëkontroll të lartë mund të dekurajohen nga kryerja e veprimeve të paligjshme me anë të një disinhibitori mjaft të vogël, siç është shenja “mos e shkel barin” ose “edhe vjedhja në vetëshërbim është vjedhje”. Të tjerët mund të dekurajohen nga vjedhja në shitore me ndriqim të mirë, me kalim të lirë midis rafteve, me mbikëqyrje potenciale të një numri mjaft të madh të njerëzve të panjohur (shfrytëzimi japonez i uniformave shkollore zvogëlon vjedhjen në shitore me anë të shtimit të të vërejturit / vrojtimit të nxënësve). Cilado metodë është efikase me segmentet e ndryshme të vetëkontrollit. Parandalimi situacional dhe kriminologjia e rrethinës (environmental criminology) na flasin se shumë njerëz duhet prapë dhe përsëri të paralajmërohen lidhur me atë se çka duhet të bëjnë, e çka jo. Këto paralajmërime nuk është e thënë të jenë verbale; shenja që i rrethojnë mund ta përcjellin këtë mesazh. Sa njerëz do të kujdesen për ato paralajmërime kjo ndryshon në mënyrë të konsiderueshme, e disa as që do t’i kushtojnë shumë vëmendje kësaj. Mirëpo, mjaft njerëz u kushtojnë vëmendje, veçmas ata nga Segmenti 2 dhe 3. Për ata nga Segmenti 2 është turp që njerëzit të shikojnë, madje edhe pse atë nuk e kanë për qëllim. Për pjesëtarët e Segmentit 3 porosia është që prindërit ( ose njerëzit e tjerë konkret të qenësishëm për atë që do të marrë vendimin) mund ta zbulojnë këtë në mënyrë indirekte. Nëse aktiviteti kriminal në masë të konsiderueshme mund të kufizohet në ata të Segmenteve 4 dhe 5, atëherë shkalla e kriminalitetit do të bie në mënyrë të konsiderueshme. Mikro – rrethina e bërë në atë mënyrë që veprimet e paligjshme t’i bëjë të shihen qartë dhe të veçohen mund t’i orientojë madje edhe këta kundërvajtës për një sjellje më të madhe të ligjshme. 6.13. TEORITË MBI FAKTORËT E RREZIKUT DHE FAKTORËT

MBROJTËS SI SEGMENTË TË PARANDALIMIT TË KRIMINALITETIT

E tërë qasja ndaj parandalimit të kriminalitetit që mbështet në supozimin se ai

paraqet zhvillimin e veçorive të caktuara tek personaliteti, me anë të ndikimit të faktorëve socialë në fëmijëri të hershme, mbështetet në idenë që të zbulohen faktorët e rrezikut, d.m.th. të identifikohen mekanizmat social dhe psiko – social që ndikojnë në sjelljen delikuente, e që pastaj, në bazë të atyre njohurive të aktivizohen faktorët mbrojtës. Ekziston supozimi se individët që i nënshtrohen ndikimit më të madh të faktorit të rrezikut do të kenë më shumë prirje për sjellje delikuente, dhe anasjelltas, individët që në fëmijëri të hershme janë të mbrojtur nga faktori i rrezikut kanë një shkallë të vogël të probabilitetit që të manifestojnë sjellje delikuente. Parandalimi nënkupton zvogëlimin e ndikimit të faktorit të rrezikut dhe veprimin e shtuar të faktorëve mbrojtës.

Page 68: PARANDALIMI I KRIMINALITETIT - aab-edu.net I... · Psikologjia si shkencë ka zhvilluar teori ... përgjithmonë. Çështja themelore është – cilat masa ligjore duhet të ndërmerren

Zbulimi i faktorit të rrezikut dhe të faktorëve mbrojtës është detyrë komplekse, që është e realizueshme vetëm me ndihmën e një numri të madh të hulumtimeve që më së shpeshti janë të tipit longitudinal. Pikërisht këto hulumtime kanë dëshmuar se të gjithë faktorët e rrezikut mund të ndahen në tri grupe, dhe që në secilin prej tyre dallojmë disa faktorë. Karakteristikat individuale:

- hiperaktiviteti, - agresioni, - impulsiviteti, - kundërvënia, - IQ i ulët, - mungesa e kujdesit, dhe - rezultati i dobët në shkollë.

Karakteristikat e familjes: - devianca e familjes, - papunësia e njërit ose e të dy prindërve, - familja jo e plotë, - refuzimi nga ana e prindërve, - mungesa e kujdesit, - mospajtimi familjar – dhuna, dhe - disiplina joefikase.

Karakteristikat sociale të mjedisit: - varfëria, - dezorganizimi i bashkësisë lokale – fqinjësisë, - shkollimi i dobët dhe - vëllimi i madh i shfaqjes kriminale dhe sociale – patologjike (narkomania,

deliktet e gjakut dhe ato seksuale, format e ndryshme të vandalizmit, bredhja rrugëve, prostitucioni...).

Në kundërshtim me këtë pasqyrim, faktorët mbrojtës nënkuptojnë

pasqyrën plotësisht të kundërt (IQ i lartë, koncentrimi i mirë, familja harmonike që kujdeset për fëmijët, mjedisi i sigurt dhe bashkësia lokale me lidhje të forta sociale... Kësaj çështjeje nuk duhet kushtuar kujdes të veçantë, sepse është e dukshme që me ndikimin në secilin prej faktorëve përkatës të rrezikut ndikohet edhe në rritjen e faktorit mbrojtës që pasqyrohet në kundërshtim me faktorin e rrezikut në të cilin vepron.

Për dallim nga pasqyrimi i dhënë që ka të bëjë me faktorin e rrezikut në

teorinë preventive ekziston edhe një aspekt specifik që si faktorë kyç i rrezikut e sheh sindromën që quhet mungesë e kujdesit, / hiperaktiviteti i dezorganizuar (ADHD).7 Ky sindrom nënkupton lidhjen kualitative midis dimensioneve të cekura të personalitetit. Personalitetet me këtë sindrom kanë mungesë kujdesi, e njëherësh janë hiperaktiv, por që hiperaktiviteti i tyre nuk është i orientuar, por

7 ADHD është shkurtesë e marrë nga gjuha angleze,kurse në origjinal ka këtë përmbajtje: Attention – deficit-hyperactivity- disorder

Page 69: PARANDALIMI I KRIMINALITETIT - aab-edu.net I... · Psikologjia si shkencë ka zhvilluar teori ... përgjithmonë. Çështja themelore është – cilat masa ligjore duhet të ndërmerren

plotësisht anarkik dhe i dezorganizuar, dhe më së shpeshti varet nga impulsiviteti momental i individit. Hulumtimet kanë treguar se për këtë sindrom vërtetë mund të flitet dhe se fëmijët që posedojnë sindromin ADHD gjenden në një zonë të fuqishme të rrezikut të manifestojnë sjellje delikuente.

Në teorinë preventive ekziston edhe një koncepcion i rëndësishëm i cili

argumenton se për faktorët e rrezikut nuk mund të flitet në mënyrë të përgjithësuar, por duhet pasur parasysh aspektin zhvillimor të personalitetit. Kjo do të thotë se në moshat e ndryshme mund të identifikohen faktorë të ndryshëm të rrezikut, d.m.th. nëse ndonjë variabël është faktor i rrezikut në një periudhë të zhvillimit të fëmijës, ajo nuk është e tillë në periudhën tjetër dhe anasjelltas. Hulumtuesit e këtij orientimi kanë identifikuar me anë të procedurës hulumtuese faktorë të ndryshëm të rrezikut për moshat e ndryshme. Mirëpo, fakti se të dhënat tek autorët e ndryshëm nuk përputhen pamundëson identifikimin preciz të atyre faktorëve.

Në fund, duhet pasur parasysh se prania e faktorit të rrezikut nuk do të

thotë në të njëjtin moment se individi do të jetë kriminel. Ata faktorë vetëm vejnë në dukje shkallën e shtuar të probabilitetit, që individët të cilët në fëmijërinë e hershme i ekspozohen veprimit të fuqishëm të një numri të madh të faktorëve të rrezikut, kanë mundësi më të mëdha që të bëhen delikuent, por kjo nuk është e domosdoshme. Se a do të bëhen ata individë delikuent ose jo, varet nga rrethanat e shumta të tjera të brendshme dhe të jashtme.

Page 70: PARANDALIMI I KRIMINALITETIT - aab-edu.net I... · Psikologjia si shkencë ka zhvilluar teori ... përgjithmonë. Çështja themelore është – cilat masa ligjore duhet të ndërmerren

7. ROLI I POLICISË NË PARANDALIMIN E KRIMINALITETIT

Nga vetë përmbajtja e nocionit policia, si organizatë tipike shtetërore, është fakt notor se fjala është për një diapazon shumë të llojllojshëm të punëve që dallohen reciprokisht sipas metodave dhe formave të veprimit (Modly, 1997: fq. 518). Me kryerjen e punëve policore mund të arrihen qëllime të ndryshme që mund t’i ndajmë në dy grupe themelore. Pra, fjala është për punët me kryerjen e të cilave pengohen dhe zbulohen deliktet që në qarqet kriminalistike – operative, profesionale dhe shkencore i quajmë punë operative, pastaj punët që kanë të bëjnë me aplikimin e drejtpërdrejtë të dispozitave, nxjerrjen e akteve administrative, ndërmarrjen e masave administrative, kryerjen e veprimeve administrative dhe të mbikëqyrjes administrative. Interesimi ynë do të përqendrohet në pjesën operative të punëve të organizatës policore. Me pjesën operative të punëve nënkuptojmë punët specifike në kryerjen e të cilave trupat e policisë shfrytëzojnë metoda dhe mjete specifike operative. Brenda përmbajtjes së këtyre aktiviteteve është e domosdoshme t’u përmbahemi postulateve shkencore dhe teknike, dhe të mbetemi në suaza të dispozitave pozitive – juridike që trajtojnë këtë tip të veprimtarisë.

Fushëveprimi i punës së policisë, që në një masë të madhe bartë atributin e

organit represiv si dhe të veprimit reaktiv, sot ajo gjithnjë e më tepër po ju kushton kujdes edhe modaliteteve dhe formave të tjera të reagimit ndaj sjelljeve paradelikuente. Pra, trendet bashkëkohore në fushat relevante shkencore forenzike, organizative, penale dhe të tjera i kushtojnë vëmendje veprimit profilaktik të policisë në periudhën para kryerjes së drejtpërdrejtë të veprës penale (ante delictum). Të kthyerit tradicional të policisë kah interaksioni ndaj kryesve të veprave penale, viktimave, dëshmitarëve nuk ka ofruar rast për shikimin e mundësisë për parandalimin e delikteve qysh në fazën më të hershme të përgatitjes së tyre të përgjithshme, situacionale. Të kthyerit ekskluzivisht kah veprimi reaktiv, vetvetiu ka caktuar statusin dhe metodologjinë e punës së policisë. Kur themi të policisë, mendojmë në aparatin e gjithëmbarshëm të përbërjes operative duke filluar prej policisë së uniformuar, përmes policisë kriminalistike e deri te ajo forenzike.

Inovacionet në parandalimin e kriminalitetit, që aplikohen gjatë disa viteve të

fundit në vendet e zhvilluara të botës, mbështeten në një qasje radikalisht tjetër fare të kryerjes së punëve policore. Reaksionin e ngulitur reaktiv në një masë të madhe e zëvendësojnë veprimet proaktive. Ato kanë për qëllim parandalimin e të gjitha situatave dhe të veprimeve që do të mund të merrnin përmasa të sjelljes kundërligjore. Veprimtaria e tillë e orientuar preventive përfshin sistemin e planifikuar në bazë të analizave dhe të përcjelljes së burimeve të rrezikimit të kriminalitetit, të kompleksit të masave dhe të veprimeve energjike, të drejtpërdrejta dhe saktësisht të caktuara kundër të gjitha formave të sjelljes kundërligjore. Pra, njohja përmbajtjesore e fenomenit të kriminalitetit, duke iu përmbajtur parimeve të caktuara në punë është parakusht për zbatimin e suksesshëm të masave të ndryshme të parandalimit.

Ndarja e përgjithshme e veprimit preventiv të policisë do të mund të fillonte me ujëndarësen midis parandalimit të drejtpëredrejtë, që ka të bëjë me të gjitha stadet e procedurës penale, dhe parandalimin indirekt kriminalistik, që kufizohet në zbulimin, ndërprerjen e të gjitha situatave, të rrethanave dhe të gjendjeve që çojnë në rrezikimin e

Page 71: PARANDALIMI I KRIMINALITETIT - aab-edu.net I... · Psikologjia si shkencë ka zhvilluar teori ... përgjithmonë. Çështja themelore është – cilat masa ligjore duhet të ndërmerren

sigurisë publike ( nëse nuk është e mundur të pengohen, atëherë të bëhen përpjekje që të mbahen nën kontroll).

Në aktivitetin preventiv të policisë ekzistojnë parime të caktuara të cilave ajo

duhet t’u përmbahet vazhdimisht. I pari prej atyre parimeve është që në kuadër të parandalimit të kriminalitetit popullsia të njihet me problemet aktuale të kriminalitetit dhe të nxitet për ndryshimin e shprehive të caktuara që mund të kontribuojnë në paraqitjen e kriminalitetit. Kjo fushë e veprimtarisë së policisë është shumë delikate dhe ka rëndësi vendimtare për parandalimin e suksesshëm të kriminalitetit. Të ndikosh në popullsinë që të pranojë nevojën për parandalim, përkatësisht për mbrojtje nga kriminaliteti dhe të mendojë në atë drejtim, t’i ndryshojë shprehitë e fituara dhe të aplikojë shprehitë e reja në jetën e vetë, është veprimtari shumë komplekse, sepse në realizimin e saj haset në një varg pengesash, ndër të cilat sidomos vihet në dukje frika nga kriminaliteti dhe kriminelët, që çdo ditë është gjithnjë e më i madh; pritja se kriminaliteti do ta godasë dikë tjetër; dëshira për të mos u përzier në punët e huaja dhe dyshimi tek disa individë ndaj policisë.

Parandalimi i suksesshëm nënkupton kontaktimin e policisë me një numër të

madh qytetarësh, në raport me popullatën e gjithëmbarshme të një vendi të caktuar. Tek policët ekziston tendenca që kryesisht të kontaktojnë me kriminelët, viktimat e kriminalitetit dhe pjesërisht me viktimat potenciale, kështu që pjesa më e madhe e popullsisë qëndrojnë anash në mënyrë pasive (Modly, Korajliq, 2002: fq. 494).

Veprimi preventiv i policisë nuk duhet të identifikohet me pengimin dhe

mënjanimin e shkaqeve të kriminalitetit në përgjithësi. Kundërshtimi në këtë pohim pasqyrohet në dy konstatime. I pari formal shënon distinkcionin midis veprimit preventiv policor, që nuk ka karakter global dhe aplikohet në mënyrë parciale në tërësitë e definuar administrative dhe gjeografike, nga parandalimi i përgjithshëm social i kriminalitetit për të cilin u bë fjalë në kaptinat paraprake. Konstatimi i dytë, objektiv, pasqyrohet në përpjekjet e pengimit të sjelljeve kundërligjore siç kanë propaganduar8 disa teori kriminologjike utopiste.

Mirëpo, me të drejtë parashtrohet pyetja se veprimi preventiv a mund ta durojë

nocionin e pengimit, dhe natyrisht a është realisht e mundur në tërësi të pengohen sjelljet kundërligjore. Lidhur me këtë, do të përqendrohemi në nocionin e pengimit, duke nënkuptuar me te sistemin e veprimeve proaktive me qëllim të zvogëlimit të kushteve objektive për lindjen e ndonjë veprimi kriminal në modelin e testuar të parandalimit.

Dekada e fundit e shekullit të kaluar u shënua me shkallë dhe trend vazhdimisht

të lartë të rritjes së kriminalitetit. Që atëherë ishte bërë e qartë se metodat e aplikuara të luftimit dhe të pengimit të kriminalitetit nuk kanë dhënë rezultate të pritura shoqërore. Institucionet që në fushëveprimin e vet të aktivitetit kishin për detyrë të luftonin kundër kriminalitetit nuk u treguan në masë të duhur efikase në vështrim të zbatimit të autorizimeve dhe të përgjegjësive të deleguara nga ana e vet bashkësive shtetërore. Këtu në plan të parë e rendisim policinë. Për shkak të fakteve të cekura, në disa shtete 8 Kriminologjia dhe teoria sovjetike mbi “Shoqërinë pa krime”.

Page 72: PARANDALIMI I KRIMINALITETIT - aab-edu.net I... · Psikologjia si shkencë ka zhvilluar teori ... përgjithmonë. Çështja themelore është – cilat masa ligjore duhet të ndërmerren

moderne, nga fundi i shekullit XX u dizajnuan të ashtuquajturat sistemet e reja të organizimit dhe të aktivitetit policor, të orientuara në rend të parë në veprimin profilaktik kundër sjelljeve kundërligjore.

Çështjet më aktuale të parandalimit të kriminalitetit nga ana e policisë sot

kryesisht lidhen me parandalimin që organizohet në nivel të bashkësisë lokale, përkatësisht në të ashtuquajturin sektorin policor. Prej disa modeleve të mundshme të veprimit preventiv të qytetarëve dhe të policisë në regjionin lokal në punë janë pasqyruar dy modele themelore për të cilat sot me të madhe debatohet në botë dhe tek ne. Modelet në rend të parë kanë të bëjnë me: kontrollin kriminalistik si segment i operativës kriminalistike të orientuar në hartimin e planeve preventive, në veprimin e pavarur preventiv të qytetarëve në bashkësinë lokale. Këto dy modele, që në esencë përjashtohen reciprokisht por i plotësojnë disa segmente të veprimtarisë së vet, paraqesin bazën kualitative për parandalimin e kriminalitetit. Modelet e cekura, secili për vete, ofrojnë edhe mundësinë e përcaktimit sipas kushteve konkrete të aplikimit (Krivokapiq, NBP, 2002: fq. 9-31).

Në kuadër të fushëveprimit të përgjegjësisë dhe të detyrave të policisë

kriminalistike me siguri e rendisim edhe veprimtarinë preventive. Qëllimi i kësaj veprimtarie është pengimi e kryerjes së veprave penale nga ana e atyre personave në sjelljen e të cilëve mund të prognozohet sjellja kriminale, devijuese ose madje edhe paradelikuente. Interesimin më të shpeshtë e policisë kriminalistike tërheqin kategoritë specifike të kriminelëve dhe më së shpeshti flasim për recidivistët e shumëfishtë. Pasi që është fjala për pjesën dinamike të një strukture komplekse organizative të policisë, në veprimtarinë e këtij shërbimi numërohen edhe të ashtuquajturat obligimet e grumbullimit të të gjitha njoftimeve dhe informatave që vejnë në dukje gjendjet përkatëse interesante për sigurinë. Pasi që kriminalistika për një kohë të gjatë është lidhur ekskluzivisht me veprimin reaktiv (represiv) përmes prizmit të vetë heuristik dhe silogistik, do të jetë e domosdoshme të definohet në mënyrë primare segmenti preventiv i kësaj shkence, përkatësisht aktivitetet preventive që është e mundur të realizohen në kuadër të kësaj veprimtarie.

Sipas ndarjes klasike, që ekziston edhe në praktikën e policisë së Bosnjës dhe

Hercegovinës, veprimtaria policore kriminalistike – operative ndahet në kontrollin kriminalistik dhe në përpunimin kriminalistik. Kur flasim për kontrollin kriminalistik mendojmë në radhë të parë në orientimin e aktivitetit të organeve të ndjekjes në burime të dyshimit të përgjithshëm që vejnë në dukje mundësinë e kryerjes së veprave penale me qëllim të kontrollit të tyre. Nga ana tjetër, përpunimi kriminalistik fillon në momentin e njohjes se vepra penale është kryer, përkatësisht që personi i caktuar ka kryer veprën penale. Të dyja këto pjesë përbërëse të cekura të veprimtarisë kriminalistike operative, kujdesin primar e përqendrojnë në indiciet që, në nivel të dyshimit të përgjithshëm, vejnë në dukje mundësinë e kryerjes së veprës penale. Pasi që tema e këtij punimi është veprimtaria preventive e policisë, në vazhdim vetëm në pika të shkurtra do të prezantojmë komponentin e parë të cekur të veprimtarisë kriminalistike operative: kontrollin kriminalistik. Po e cekim për arsye thjeshtë praktike, sepse metoda dhe përmbajtja e saj mund të shfrytëzohen në planifikimin e veprimtarisë preventive.

Page 73: PARANDALIMI I KRIMINALITETIT - aab-edu.net I... · Psikologjia si shkencë ka zhvilluar teori ... përgjithmonë. Çështja themelore është – cilat masa ligjore duhet të ndërmerren

Vetë përmbajtja e kontrollit kriminalistik do të mund të definohej si aktivitet i

orientuar në mbikëqyrje: të vatrave të caktuara kriminale; të aktiviteteve të kryesve suspektik të veprave penale në mjediset e cekura; aktivitetet e recidivistëve; identifikimi i shkaktarëve konstantë kriminogjenë të sjelljeve kundërligjore si dhe kontrolli mbi të gjitha format e sjelljeve asociale (paradelikuenca) në mënyrë që të pengohet paraqitja e veprave penale. Shohim se në vetë opusin e aktiviteteve që bëjnë pjesë në fushën e kontrollit kriminalistik mbikëqyret veprimtaria sistematike që ka vlerë të madhe përdorimi për veprimtarinë preventive. Madje do të mund të pohohej në mënyrë hipotetike, se si kontrolli kriminalistik është në të vërtetë paradhomë e kriminalistikës preventive.

Kontrolli kriminalistik, siç e kemi apostrofuar tashmë, përbëhet nga masat dhe

veprimet policore, operative – taktike. Karakteristika e saj themelore pasqyrohet në një diapazon të gjerë të veprimit lidhur me përpunimin kriminalistik. Kjo formë e veprimit kriminalistik ndërmerret jo vetëm ndaj popullatës kriminale, por edhe ndaj spektrit të gjithëmbarshëm të sjelljeve sociale – patologjike. Duke folur për sjelljet sociale – patologjike, në radhë të parë mendojmë në sjelljet devijuese në kuptimin e gjerë të fjalës, duke numëruar në këtë lloj sjelljet kundrëvajtëse dhe sjelljet e tjera delikuente. Gjerësia e saj tejkalon madje edhe sferat e mileut kriminal dhe kohë pas kohe tangon edhe problematikat e ndryshme të fatkeqësive elementare e të ngjashme. Natyrisht, mendojmë në fatkeqësitë elementare, siç janë zjarret, vërshimet etj.

Sipas natyrës së vet, kontrolli kriminalistik ndërmerret vetëm në bazë të dyshimit

të përgjithshëm se personi i caktuar ka kryer veprën e caktuar penale. Gjeneza e saj e zhvillimit në rastin konkret zgjatë deri në momentin kur operacionalizohen faktet e caktuara, përkatësisht kur grumbullohen informatat mbi veprën penale dhe kryesin që paraqesin nivelin e inicionit orientues – eliminues. Në këtë rast nuk bëhet fjalë më për kontrollin kriminalistik, duke pasur parasysh se dyshimi i përgjithshëm është shndërruar në konstrukt të bazave të dyshimit, dhe kontrolli kriminalistik transformohet në përpunimin kriminalistik. Pikërisht ky fakt ka shërbyer në disa sisteme policore të vendeve bashkëkohore që plotësisht i kanë ndarë aktivitetet e veprimtarisë reaktive dhe proaktive të policisë. Këtu në radhë të parë mendojmë në diferencimin kadrovik, e jo në diferencimin informacional. Aq më tepër, ndarja e këtillë formale e veprimtarisë represive nga veprimtaria preventive ka sjellë ndarjen më të shprehur të punës, dhe suksesin në luftimin e kriminalitetit në nivele të bashkësive përkatëse lokale.

Gjatë kontrollit kriminalistik, si formë e përcjelljes dhe e hulumtimit të

fenomenologjisë së aktiviteteve kriminale, policia sillet brenda të ashtuquajturit “brezit të përhimët” të kriminalitetit. Fjala është për indiciet e para orientuese – informatike që jo rrallëherë janë të varfra. Pra, baza për ndërmarrjen e kontrollit kriminalistik është ekzistimi i të ashtuquajturit dyshimit të përgjithshëm. Nga kjo që u tha del se kontrolli kriminalistik i policisë është formë e përcjelljes dhe e hulumtimit të kriminalitetit, si dhe të dukurive të tjera asociale në një regjion të caktuar.

Page 74: PARANDALIMI I KRIMINALITETIT - aab-edu.net I... · Psikologjia si shkencë ka zhvilluar teori ... përgjithmonë. Çështja themelore është – cilat masa ligjore duhet të ndërmerren

Konkludojmë se objekte të interesimit të kontrollit kriminalistik janë dukuritë masive shoqërore me karakter kriminal me të gjitha elementet e veta që objektivisht manifestohen si: elemente të veprës penale, pasoja materiale të veprës penale, sjellje të dyshimta të individëve, përcjellje faktorësh kriminogjenë (vatrat kriminale), gjendjet e rrezikshme etj. (Modly, 1988: fq. 278 279).

Në teori dhe në praktikë janë profiluar dy forma themelore të kontrollit

kriminalistik. Fjala është për kontrollin e përgjithshëm (sektorial), dhe kontrollin special (sipas linjës) kontrollin (mbulimin) e hapësirës së caktuar gjeografike. Vëmendjen tonë do ta përqendrojmë në kontrollin special të kriminalitetit sepse përmbajtja e tij është më e arritshme, më dinamike dhe më konkrete. Për sqarimin e fenomenit të dhënë, është e qenësishme të përmendet se aktiviteti zakonisht orientohet ndaj llojit konkret të shfaqjes kriminale. Në kuptimin përmbajtjesor të fjalës, midis dy formave të cekura të kontrollit nuk ka dallim drastik në procesin e aplikacionit në terren. Pra, diferencimi i tyre në asnjë rast nuk ka intencë që t’i ndajë këto dy forma të veprimtarisë kontrolluese. Përkundrazi, ato vejnë në dukje konkretizimin e tyre, si në aspektin e inkriminimit ashtu edhe në aspektin e hapësirës gjeografike në të cilin zhvillohen ato aktivitete. Me vetëkontrollin kriminalistik ndonjëherë ndahen të dhënat dhe faktet që vejnë në dukje sjelljen konkrete kundërligjore ose në kuptimin më të gjerë të fjalës, sjelljen asociale.

Në fund, mund të konkludojmë se kontrolli kriminalistik, me të gjitha premisat e

cekura, shërben si parakusht i qenësishëm për planifikimin sistematik të veprimtarisë preventive. Si fenomen i lidhur me mekanizmin e veprimtarisë kriminalistike – operative, kontrolli kriminalistik në të vërtetë paraqet veprimtarinë e organizuar të personave të autorizuar zyrtarë në pengimin e kriminalitetit. Qëndrimi i tij me përpunimin kriminalistik sigurisht paraqet pjesën më delikate, më të ndjeshme dhe më funksionale të hetimit bashkëkohor kriminalistik sot në të gjitha sistemet bashkëkohore policore dhe sistemet e jurisprudencës. Mirëpo, veprimtaria e sofistikuar në këtë mënyrë sigurisht kërkon më tepër se kuadër kualitativ dhe të arsimuar në organet e ndjekjes. Pra, aktiviteti i gjithëmbarshëm i policisë në vështrim të kontrollit kriminalistik, zhvillohet nën gunën e kontrollit ekstrem. Që të shikojmë plotësisht rëndësinë e tij është e domosdoshme të preken çështjen vijuese. Fjala është për dilemat që kanë të bëjnë me bashkëpunimin e policisë dhe të qytetarëve, besimin reciprok dhe efektet e bashkëpunimit. Lidhur me këtë do të përpiqemi që në pika të shkurtra t’i cekim karakteristikat themelore të procesit të participimit të qytetarëve në aspektin e parandalimit të kriminalitetit në nivelet e bashkësive lokale.

7.1. PROGRAMET E NDRYSHME TË PARANDALIMIT POLICOR TË KRIMINALITETIT

Trendët bashkëkohore në zhvillimin e shoqërisë demokratike nënkuptojnë zhvillimin dinamik të të gjitha segmenteve të organizimit të saj. Lidhur me këtë as policia nuk ka qenë imune ndaj trendit të këtillë reformist që ka sunduar, dhe sot ende sundon sidomos në vendet postkomuniste. Centralizimi absolut dhe organizimi i ngurtë i modeleve të vjetra të organizatave të milicisë domosdo është dashur të organizohen brenda kornizave demokratike të jetës në bashkësi dhe me bashkësinë. Dekada e fundit në

Page 75: PARANDALIMI I KRIMINALITETIT - aab-edu.net I... · Psikologjia si shkencë ka zhvilluar teori ... përgjithmonë. Çështja themelore është – cilat masa ligjore duhet të ndërmerren

kuptimin infrastrukturor, personal dhe kibernetik të organizimit të policisë ka qenë e mbushur me inovacione në të gjitha fushat e veprimit. Qasjet e reja nënkuptonin edhe metoda të reja në punën e policisë, prandaj edhe filozofia e punës policore ka pësuar ndryshime radikale. Me rënien e një pjese të sistemit global shoqëror, që jo rrallëherë në perëndim quhej “shtrëngim i komunizmit”, zhvillohen tendenca diametralisht të kundërta në punën e të gjitha organeve shtetërore, e sidomos të atyre puna e të cilave në mënyrë të përgjithshme kërkon interaksionin permanent me qytetarët. Policia pa dyshim paraqet një prej atyre organeve. Edhe pse demokracia padyshim ka trokitur në dyert e vendeve postkomuniste, megjithatë nuk kemi mundësi të konkludojmë se njerëzit ndjehen të lirë dhe të sigurt. Aq më tepër, pilot – hulumtimet që janë zbatuar në shumicën e vendeve në tarnzicion flasin se niveli i ndjenjës subjektive të lirisë ka rënë në një masë të madhe, përkatësisht frika nga krimi e ka zëvendësuar frikën e mëparshme nga lufta bllokiste në shkallën e parë të frikës midis qytetarëve. Këto fakte padyshim kërkojnë një qasje sistematike dhe strategji efektive të veprimit në terren. Një nga strategjitë më të rëndësishme që aplikohet sot ose bëhen përpjekje të aplikohet është insistimi në ndërlidhjen e veprimtarisë policore me mjedisin lokal në të cilin vepron organizata policore. Sipas postulateve themelore të modeleve të reja të punës, policia si organ shtetëror bashkë me subjektet e tjera në shoqëri vëren problemet që ekzistojnë në bashkësinë e caktuar lokale. Ky aktivitetet përfshin moduse plotësisht të reja të veprimit dhe realizohet me anë të: hulumtimit, hetimit anketues dhe të përcjelljes së trendit të kriminalitetit sipas delikteve përkatëse në periudha të ndryshme kohore. Veprimi i përbashkët i policisë me subjektet e tjera të angazhuara për parandalimin e kriminalitetit, nënkupton natyrisht edhe programet e ndryshme të parandalimit që kanë për qëllim veprimin mbi vetë shkaqet e kriminalitetit, të zvogëlojnë kushtet objektive që i shkojnë për shtati lindjes së tij. Qasja e re e ka mbuluar plotësisht tregun e punës policore në shumicën e vendeve të botës. Janë bërë disa ndryshime fundamentale në vetë qasjen ndaj fenomenit të kriminalitetit si dhe në vetë organizimin policor, sidomos në nivel të bashkësisë lokale. Risitë themelore pasqyrohen në disa postulate fundamentale të filozofisë së re të punës policore. Duke pasur parasysh aktualitetin e problematikës, e me qëllim të precizimit të përmbajtjeve të këtyre tendencave brenda punës policore, do t’i cekim vetëm disa postulate themelore që paraqiten si eksponent përcjellës të aktivitetit proaktiv të policisë në nivel të bashkësisë lokale. Fjala është për këto përmbajtje:

• Veprimtaria policore rolin e aktivitetit mbrojtës, zbulues dhe sqarues e ka plotësuar në mënyrë primare me të ashtuquajturin veprimin proaktiv (preventiv);

• Orientimi i dikurshëm ekskluziv ndaj kriminalitetit është zgjeruar në një aspekt të gjerë të zgjidhjes së problemeve në bashkësi që në mënyrë direkte ose indirekte kanë të bëjnë me gjendjen dhe ndjenjën e sigurisë brenda saj;

• Policia del nga kallëpi i organit të mbyllur dhe i kushton një kujdes të madh bashkëpunimit me qytetarët, institucionet dhe subjektet e ndryshme të shoqërisë. Ky bashkëpunim nënkupton arritshmërinë e të statistikës zyrtare policore për

Page 76: PARANDALIMI I KRIMINALITETIT - aab-edu.net I... · Psikologjia si shkencë ka zhvilluar teori ... përgjithmonë. Çështja themelore është – cilat masa ligjore duhet të ndërmerren

opinionin e gjerë në mënyrë që bashkësia përmes informatave sekondare të ketë mundësi të shikojë tërë peshën e punës policore;

• Është e domosdoshme vendosja e bazave të shëndosha për punësim në polici dhe për ngritjen e parimit të profesionalizmit mbi parimin e dëgjueshmërisë. Lidhur me këtë duhet orientuar në forcat e veçanta policore që do të merreshin ekskluzivisht me punën preventive në bashkësi. Kjo punë do të përfshinte edhe aktivitetet e karakterit këshillëdhënës në bashkësi;

• Veprimtaria preventive në polici nuk duron programe dhe aktivitete të unifikuara dhe plotësisht nënkupton veprimin reaktiv dhe plotësisht të rinovuar në çdo projekt të ardhshëm të parandalimit të kriminalitetit në suaza të ndonjë bashkësie lokale ose të më shumë syresh.

Aktivitetet e tilla që në mënyrë primare janë zbatuar në disa qytete në SHBA, janë më të njohura si veprim i policisë në bashkëpunim me bashkësinë lokale (Community Policing). Ky model paraqet një nga modelet aktuale dhe instruktive të punës preventive të policisë në planin ndërkombëtar. Policia në bashkësi siç quhet zakonisht ky model në praktikë të veprimtarisë preventive, meriton kujdes të plotë për shkak të inovacioneve që bartë me vete. Ka lindur në vitet e tetëdhjeta të shekullit XX me qëllim që të shtyhet centralizmi në polici si jofunksional dhe me anë të komunikimit të drejtpërdrejtë të policisë dhe të qytetarëve në regjionin e ngushtë lokal të kontribuohet në zgjidhjen më të suksesshme të çështjeve të shumta lidhur me parandalimin e kriminalitetit dhe të dukurive të tjera devijuese. Veprimi reaktiv policor, i orientuar ekskluzivisht në simptomat e ngjarjeve penale, nuk ishte efikas në masë të duhur në procesin e mënjanimit të shkaqeve të sjelljeve kundërligjore të individëve ose të grupeve. Lidhur me këtë , parandalimi i kriminalitetit ose pjesa preventive e politikës bashkëkohore e luftimit të kriminalitetit, bën kthesë radikale në kuptim të orientimit të vet në problemin e krimit. Reaksioni i deriatëhershëm ndaj cenimit të konstatuar të normës, zëvendësohet me veprimin e anticipuar, profilaktiko – prognostik, në mënyrë që të pengohej akti kriminal (Schneider 2000: fq. 368) . Pra, duke marrë parasysh se etiologjia e sjelljeve kriminale gjendet në sferat e caktuara plurale që janë larg nga ndikimi i organeve të judikaturës, dhe në atë mënyrë të kontrolluara në masë të vogël nga ana e atyre institucioneve, ishte e domosdoshme të mobilizoheshin të gjitha organizatat, grupet ose subjektet në përgjithësi në luftë kundër kriminalitetit. Konkluzionet e tilla rezultojnë me aplikimin praktik të përvojave që kanë proklamuar aktivitetin e bashkësisë së gjerë shoqërore. Është konkluduar se kriminaliteti nuk mund të luftohet me sukses ekskluzivisht me të ashtuquajturat masat dhe veprimet policore (trajtimin policor) dhe se është e nevojshme të rinovohet aktiviteti i themeltë policor në bashkësi (Arnowitz, 1998: fq 10). Gjatë dhjetë viteve të fundit, me ndikimin e faktorëve të ndryshëm shoqëror9, paraqiten disa qasje të reja në angazhimin e policisë në parandalimin dhe kontrollin e sjelljeve kundërligjore në përgjithësi. Këto qasje, për shkak të aktualitetit të vet, meritojnë një kujdes të madh në radhë të parë për shkak të përpjekjeve për ndryshimin e 9 Një nga faktorët më të rëndësishëm sot paraqet frika në rritje nga krimi midis qytetarëve. Hulumtimet tregojnë se në bashkësitë bashkëkohore ky tip i frikës e ka tejkaluar madje edhe frikën nga lufta dhe disa kataklizmi më të vrazhda.

Page 77: PARANDALIMI I KRIMINALITETIT - aab-edu.net I... · Psikologjia si shkencë ka zhvilluar teori ... përgjithmonë. Çështja themelore është – cilat masa ligjore duhet të ndërmerren

qëndrimeve tradicionale në fushën e punës policore. Pra, një nga karakteristikat më të rëndësishme të përbashkëta të orientimeve dhe të strategjive të përmendura paraqet insistimi në interaksionin e veprimit policor në bashkësinë lokale. Bashkësia lokale, si tërësi fundametale administrative – gjeografike sot në bashkësitë moderne shtetërore paraqet një faktor të qenësishëm në dizajnimin e ambientit të vetë të sigurisë dhe të rrethinës në përgjithësi. Në pajtim me këto parakushte do të përpiqemi t’i analizojmë disa prej orientimeve, si suazë e përbashkët për studimin e stileve të punës policore në bashkëpunim me bashkësitë lokale. Shohim se sot, në veprimtaritë policore të kufizuara me formën klasike në veprim reaktiv, nuk mund të arrihen rezultate të pritura brenda opusit të veprimtarisë policore. Për arsye të gjithë kësaj që u cek, si suazë të përbashkët për krahasimin e stileve të punës policore, do të përpiqemi t’i paraqesim dhe t’i analizojmë disa prej orientimeve bashkëkohore në veprimin policor. Në radhë të parë fjala është për stilin global të veprimit të policisë në bashkëpunim me bashkësinë lokale (Community Policing) dhe të qasjeve që i takojnë (zero toleranca “zero-tolerance”), të strategjisë së dritareve të thyera “Broken Windows” dhe të zgjidhjes së problemeve në bashkësi. “”Problem oriented policing”). 7.1.1. Veprimi policor në bashkëpunim me bashkësinë lokale (Community Policing)

Si model mjaft aktiv dhe instruktiv i veprimit preventiv të policisë në nivel të bashkësive lokale në planin kombëtar, por edhe ndërkombëtar paraqet e ashtuquajtura Community policing (policia në bashkësi). Ky model i operacionalizuar në vitet e tetëdhjeta të shekullit të kaluar, paraqitet me qëllim parësor që ta shtyjë unitarizmin dhe centralizmin në veprimtarinë policore që e bënin jofunksional aktivitetin e gjithëmbarshëm të policisë. Me modelin e tillë është e mundur që me anë të komunikimit të drejtpërdrejtë të policisë dhe të qytetarëve, në regjion të ngushtë lokal, të kontribuohet në zgjidhjen më të suksesshme të çështjeve të shumta të bashkësisë lokale në përgjithësi. Natyrisht, interesimi parësor ka të bëjë me parandalimin e kriminalitetit dhe të dukurive të ngjashme asociale. Fjala është për qasjen e orientuar preventive që e promovon bashkëpunimin e bashkësisë me zyrtarët policorë, të ndikojë në mënyrë direkte në shkaqet e kriminalitetit dhe në vetë ndjenjën e frikës nga kriminaliteti në përgjithësi midis qytetarëve të bashkësisë së caktuar. Në kuadër të këtyre aktiviteteve, qëllimi themelor i veprimit policor paraqet synimin për ngritjen e shkallës së sigurisë dhe në përgjithësi të kualitetit të jetesës së qytetarëve në bashkësitë e cekura lokale. Që të arrihet kjo, është e domosdoshme të realizohet bashkëpunimi efektiv dhe i përshtatshëm i policisë dhe i bashkësisë lokale (Moore, 1992: fq, 99).

Ky model i veprimit policor në praktikën e disa vendeve është pranuar në pajtim me specifikat e bashkësive lokale. Në zhvillimin e vet ai ka aplikim kualitativisht të ndryshëm në disa vende të botës. Aplikimi i gjerë shënohet në disa vende të botës nga të cilat do të duhej të apostrofonim modelet e aplikuara në SHBA, në Britani të Madhe, Gjermani, Belgjikë, Holandë, Kanadë, Australi. Natyrisht, aplikim i modelit të cekur, në masë të madhe është i kufizuar edhe me llojllojshmëri brenda disa bashkësive shoqërore. Kjo llojllojshmëri pasqyrohet qoftë në aspektin e nevojave dhe të sfidave të sigurisë, qoftë për shkak të pamundësisë së aplikimit të disa nënmodeleve të përshkruara. Si

Page 78: PARANDALIMI I KRIMINALITETIT - aab-edu.net I... · Psikologjia si shkencë ka zhvilluar teori ... përgjithmonë. Çështja themelore është – cilat masa ligjore duhet të ndërmerren

shembull i vendit që nuk është cekur në regjistrin e atyre që e aplikojnë modelin e cekur Community Policing, e në realitet zbaton aktivitete shumë të ngjashme është Franca. Brenda veprimeve policore – preventive në Francë është pranuar modeli i policisë së drejtpërdrejtë. Ai me modelin Community Policing ka ngjashmëri në faktin që i kanë të përbashkëta orientimet dhe iniciativat e lira (Baboviq 1997: fq. 35-50).

Community Policing, sigurisht paraqet një nga qasjet më të popullarizuara në

punën policore – preventive. Rrjedh direkt nga vetënjohuritë që policia nuk mund t’i kundërvihet vetë cilësdo formë të kriminalitetit, as që në punën e vet mund të ketë lëvizje pozitive faktike dhe në fund statistikore. Ky model, në të gjitha variantet e veta, paraqet inovacion, pasi që policia në masë të plotë inkuadrohet në zgjidhjen e problemeve më të rëndësishme të kriminalitetit në mikro – regjionin e themeltë. Përparësia me rastin e veprimit të policisë në rrethana të tilla u jepet problemeve lokale, e para se gjithash atyre që kanë të bëjnë me parandalimin e kriminalitetit. Sipas këtij modeli, policia dhe qytetarët realizojnë komunikim të dyanshëm dhe të drejtpërdrejtë me ç’rast policia angazhohet në zgjidhjen e të gjitha problemeve më të rëndësishme të qytetarëve në regjionet lokale, para se gjithash të atyre realizimi i të cilave ka peshën e caktuar me efektet kriminale – preventive. Ndërkaq, policia kujdeset për kërkesat e qytetarëve dhe për prioritetet e tyre dhe bashkë me qytetarët angazhohet në problemin e sjelljeve devijuese në përgjithësi përmes realizimit të programeve preventive të harmonizuara me problemet sociale në ndonjë bashkësi lokale. Ky model parasheh vendosjen, përkatësisht lokacionin e organit policor në afërsinë e drejtpërdrejtë të mikroregjionit për të cilin është kompetent (Simonoviq 2001: fq. 75-101).

Edhe pse i aplikuar gjerësisht, ky model nuk është unifikuar plotësisht si

veprimtari teorike praktike në veprimet e ndryshme gjeografike dhe problemore. Pra, deri më tash nuk është ndërtuar një qëndrim unik lidhur me atë se çka nënkuptojmë esencialisht me këtë model. Realizimi dhe vetë aplikimi i gjerë më së shpeshti me këtë nocion nënkupton disa prej aktiviteteve të aparatit policor që kanë të bëjnë me veprimin grupor ose ekipor (Team Policing), veprimtarinë e orientuar problemore në sektorët e cekur (Problem Oriented Policing), veprimin policor në rrethinën e drejtpërdrejtë (fqinjësi – Neighbourhood policing), veprimtarinë vrojtuese patrulluese në këmbë (Foot patrol), punën e orientuar servisore policore (Service Based policing), veprimin policor në marrëveshje) (Policing by Consent) etj. (McLaughlin, Muncie, 2001, fq. 42).

Kuptimi i orientimit të ri, në parandalimin e sjelljeve kundërligjore të individëve

ose të grupeve qëndron në faktin që zyrtarët udhëheqës policorë (Police Officer), të angazhuar ekskluzivisht për parandalimin e kriminalitetit bisedojnë me qytetarët për problemet aktuale të sigurisë në nivel të bashkësisë lokale. Filozofia e këtij modeli pasqyrohet në inovacionin jo vetëm në aspektin e veprimit policor, por edhe përmes formave të reja të organizimit si parakusht i shndërrimit të këtij modeli teorik në nivel të programit. Në kuadër të këtij aktiviteti udhëheqësit policor përcaktojnë programet themelore që në perspektivë duhet të programohen dhe të aplikohen në vështrim të realizimit të qëllimeve antikriminale, dhe i definojnë detyrat dhe angazhimet specifike për subjektet dhe institucionet përkatëse. Zyrtarët policorë kanë për detyrë ta përshtatin patrullimi formal sipas nevojave të reja të bashkësisë, përkatësisht të kultivojnë kontakt

Page 79: PARANDALIMI I KRIMINALITETIT - aab-edu.net I... · Psikologjia si shkencë ka zhvilluar teori ... përgjithmonë. Çështja themelore është – cilat masa ligjore duhet të ndërmerren

të drejtpërdrejtë të përditshëm me qytetarët në regjionin e vet patrullues si pjesë e sektorit gjeografik të sigurisë që e mbron organizata e vet. Si strategji shumë specifike, që nuk ka operacionalizim klasik të qëllimeve të parashtruara, puna në bashkësi bazohet në rend të parë në të kuptuarit e aktivitetit efektiv policor si përpjekje e përbashkët e policisë dhe e bashkësisë lokale.

Puna e policisë në bashkësi është e fokusuar ngushtë në hulumtimet proaktive të

kushteve në bashkësi si model teorik në të cilat kujdes u kushtohet të gjitha elementeve që shkaktojnë ose mund të shkaktojnë sjelljen paradelikuente ose kriminale të individëve ose të grupeve. Ky model preventiv i veprimit ka disa nivele të zhvillimit që është vështirë të koncipohen brenda një konstruksioni sistematik të drejtë në aspektin metodologjik. Më së shpeshti implementohet përmes shtatë fazave komplementare:

1. Sigurimi i të dhënave për vetë natyrën dhe vëllimin e problemit specifik

kriminal; 2. Analiza e kushteve situacionale; 3. Studimi sistematik i mënyrave të mundshme të mënjanimit të shkaqeve

(rrethanave) për disa faktorë që dominojnë në paraqitjen e kriminalitetit në hapësirën e caktuar;

4. Hartimi i planeve dhe i programeve nga ana e policisë në të cilat rolin këshillëdhënës e luajnë qytetarët nga bashkësia lokale ku programi mendohet të implemetohet;

5. Implementimi i masave më operative për të cilat vlerësohet se mund të japin rezultate si në vështrim të zhvillimit, ashtu edhe në vështrim të ekonomsisë;

6. Observimi permanent i rezultateve dhe bartja e përvojave të vërejtura në projektet e tjera të ngjashme;

7. Programet duhet të jenë të orientuara ekskluzivisht në zgjidhjen e problemeve në mënyrën me të cilën do të respektohen të gjitha kërkesat dhe nevojat e anëtarëve të bashkësisë lokale në rrethinën e së cilës aplikohet programi.

(Kratocki, Verma, 2000, fq. 114). Siç po e shohim, reaksioni reaktiv i policisë plotësisht vihet në plan të dytë qoftë nga aspekti përmbajtjesor ose organizativ. Koncepti i punës në bashkësi në kuptimin përmbajtjesor i kthehet identifikimit të problemit të sjelljeve kundërligjore si dhe të të gjitha atyre dukurive asociale që mund t’i rendisim në rendin e sjelljeve paradelikuente ose siç i quajmë në literaturën kriminologjike dhe sociologjike sjellje devijuese. Identifikimi i problemit përfshin skenimin e situatës në hapësirën e bashkësisë lokale në vështrim të përcjelljes së trendeve dhe të strukturës së kriminalitetit në atë hapësirë, hulumtimin e opinionit publik përmes anketimit mbi frikën nga krimi midis qytetarëve, me pyetësorët e viktimizimit etj. Partneriteti që paraqitet në disa raste si atribut i përhershëm i këtyre aktiviteteve preventive të policisë në nivel të bashkësisë lokale implementohet në nivelin e postulateve të caktuara të qenësishme. Ato instrumentalizohen më së shpeshti me anë të tri formave fundamentale të aktivitetit, të

Page 80: PARANDALIMI I KRIMINALITETIT - aab-edu.net I... · Psikologjia si shkencë ka zhvilluar teori ... përgjithmonë. Çështja themelore është – cilat masa ligjore duhet të ndërmerren

shprehura përmes lokalizimit të veprimtarisë policore, partneritetit me bashkësinë dhe strategjisë së zgjidhjes së problemeve konkrete. (McLaughlin, Muncie, 2001, fq. 41) Lokalizimi i veprimit policor brenda bashkësisë lokale nënkupton disa segmente qenësore të aktivitetit brenda bashkësisë nga njëra anë, dhe të sferës organizative të organizatës policore, nga ana tjetër. Si detyrë primare imponohet decentralizimi i organizatës policore si parakusht i domosdoshëm i zbatimit të programit të bashkëpunimit me bashkësinë lokale. Pra, centralizimi dhe subkoordinimi si koncepcione themelore, me momentin hiearkik, në punën e organizatës policore në zbatimin e kësaj mënyre të aktiviteteve policore nuk kanë prioritet në raport me efikasitetin e programit. Nevojat e bashkësive lokale, përvoja tregon, nuk janë gjithherë në proporcion të drejtpërdrejtë me interesat dhe nevojat e organizatës së gjithëmbarshme shtetërore. Ndonjëherë organizata që është vendosur në nivel të shtetit me qëllim të zgjidhjes së disa problemeve globale të sigurisë mund edhe të ngadalësojë, e madje e bartur në nivelet lokale, edhe të frenojë zhvillimin e aktivitetit preventiv të policisë në nivel të bashkësisë lokale. Policët, brenda modelit Community Policing duhet të jenë të sistemuar në atë mënyrë që për një kohë më të gjatë të mbulojnë të njëjtin regjion në mënyrë që të mund të vendosin lidhje besimi me të gjithë qytetarët që këtë e dëshirojnë. Në këtë mënyrë ata edhe formalisht vijnë në situatë që lege artis t’i sigurojnë njohuritë mbi ngjarjet ditore brenda bashkësisë lokale. Angazhimi i këtillë paraqet aktivitet me më tepër liri operative suigeneris , më saktësisht vetë natyra e aktivitetit cakton dhe orienton aktivitetin policor drejt postulateve të saja tradicionale të veprimit por në një mënyrë plotësisht të re. Me mënyrën elastike të patrullimit, përveç indikatorit joformal të punës (brenda bashkësisë dhe në partneritet me bashkësinë), realizohen disa parakushte shumë të qenësishme të sigurisë. Shohim se me këtë mënyrë dhe me motive plotësisht të reja mund të organizohen disa mënyra tradicionale të kryerjes së punëve policore në sektorin vrojtues- patrullues, d.m.th. në regjionin në suaza të bashkësisë lokale. Partneriteti, raportet e partneritetit dhe ndërtimi i besimit midis policisë dhe qytetarëve në nivel të bashkësisë lokale sigurisht kërkon edhe heqje dorë në aspektin e autorizimeve dhe të parimeve klasike policore që përmbahen në bazat e taktikës dhe të operativës klasike policore. Kur themi heqje dorë atëherë këtu në çdo rast vendosim edhe deprofesionalizimin e pjesërishëm në vështrim të veprimit ndaj qytetarëve brenda bashkësisë së mbrojtur lokale. Pjesëmarrja aktive e bashkësive lokale në procesin e caktimit të detyrave parësore të policisë në territorin e saj, në njëfarë dore i obligon organet policore që të jenë transparente dhe plotësisht të hapura, si në aspektin e çështjeve strategjike, ashtu edhe në raport me mjetet që i aplikojnë në punën e vet. Ky proces i ka pasur etapat e veta me rastin e implementimit në të gjitha vendet e zhvilluara në të cilat sot ekziston si traditë e veprimit policor. Shumë tekste mësimore, libra dhe broshura nga fusha e kriminologjisë, e jurisprudencës penale ose e menaxhmentit policor flasin për etapat historike të zhvillimit të këtij modeli sot përgjithësisht të pranuar të veprimit preventiv të policisë.

Page 81: PARANDALIMI I KRIMINALITETIT - aab-edu.net I... · Psikologjia si shkencë ka zhvilluar teori ... përgjithmonë. Çështja themelore është – cilat masa ligjore duhet të ndërmerren

Faza finale dhe modusi i realizimit të punës së policisë në bashkësi, paraqet strategjinë e zgjidhjes së problemit. Ajo veprimin e vet e kthen plotësisht në identifikimin e shkaqeve të fshehta të kriminalitetit dhe dezorganizimin që gjeneron sjelljen kriminale të individëve ose të grupeve brenda bashkësisë së caktuar lokale. Me rastin e implementimit të strategjive të parashtruara është e domosdoshme t’i kushtohet kujdes pranimit të të gjitha segmenteve të modelit të bashkësisë përkatëse, më saktësisht disa autorë këtë fazë e quajnë simbolikisht caktimin e masave sipas dimensioneve të bashkësisë lokale (Ignjatoviq, 2002: fq 91). Ky koncept në një masë të madhe u mundëson zyrtarëve policorë që me invencionin e vet të lirë të krijojnë moduse preventive në mikro – nivele. Me ndryshimin e rrethanave objektive brenda bashkësisë dhe me zgjidhjen e problemeve që i parashohim dhe i shënojmë si gjenerator të sjelljeve asociale, realizohet një detyrë e madhe që është parashtruar në rend të parë para çdo stacioni policor në botë. Natyrisht, fjala është për zvogëlimin e numrit të veprave penale dhe të sjelljeve devijuese në përgjithësi në regjionin e saj. Të dizajnosh në mënyrë të duhur kushtet dhe rrethanat e sigurisë që në mënyrë direkte ose indirekte kanë të bëjnë me problemin e sigurisë ndikon në ndryshimin ne rrethanave dhe të kushteve që nxisin ose gjenerojnë sjelljen devijuese ose kriminale. Modeli i punës së policisë në bashkësi ( e.Community Policing) në kuptimin formal të fjalës i mundëson çdo individi të interesuar nga bashkësia lokale me të cilën ka të bëjë modeli, që në masë të mjaftueshme të participojë edhe në vetë marrjen e vendimeve të caktuara të natyrës së sigurisë, e të cilat në mënyrë direkte kanë të bëjnë me hapësirën në të cilën jetojnë. Qasja e re e policisë në programet preventive në nivel të bashkësisë lokale, domosdo kërkon edhe profilin plotësisht të ndryshuar të zyrtarit klasik policor . Disa sisteme policore (SHBA, Australia, Kanada, Belgjika....) në vokabularin e vet të sistematizimit të profesioneve policore dhe të specializimeve të pjesërishme kanë aplikuar deri diku termin adekuat Community Policing Officer. Në përkthim të lirë nga gjuha angleze, duke shikuar në aspektin përmbajtjesor ky term do të mund të përkthehej si polic për punë në bashkësi ose ngjashëm. Emërtimi i tij ka rol subsidiar kundrejt përmbajtjes dhe obligimeve që qëndrojnë para tij në zbatimi e të gjitha detyrave në dhe për bashkësinë të cilës i shërben. Deskripsioni më pragmatik i këtij profesioni do të mund të definohej si lidhje direkte midis policisë dhe qytetarëve, e mbështetur në besimin e ndërtuar dhe në praninë permanente të personit përgjegjës të angazhuar për punë në bashkësi. Policia në këtë rast paraqitet në rol të dyfishtë. Roli i parë ka të bëjë me sigurinë e saj tradicionale globale publike të shoqërisë (shtetit) në tërësi, kurse i dyti, më i ri, policinë e konsideron si ndonjë lloj “filtri” që i animon dhe udhëzon qytetarët që të participojnë në zgjidhjen e problemeve të sigurisë brenda bashkësive të veta lokale. Qasja e koncipuar në këtë mënyrë e punës në bashkësi apostrofon sidomos nevojën e përfeksionimit të mbrojtjes së strukturave më të ndjeshme të shoqërisë. Me këto struktura i nënkuptojmë ato kategori që në arshinët e vet psikologjikë ose madje edhe jurisprudentë veçohen nga “popullacioni konvencional”. Fjala është për fëmijët, pleqtë, të varfëritë, të pastrehët etj.

Page 82: PARANDALIMI I KRIMINALITETIT - aab-edu.net I... · Psikologjia si shkencë ka zhvilluar teori ... përgjithmonë. Çështja themelore është – cilat masa ligjore duhet të ndërmerren

Veprimi në bashkësi nuk është i mundur me injeksione programore nga jashtë. Kur e konstatojmë këtë, mendojmë në radhë të parë në intencën që policët dhe udhëheqësit e tyre të jenë propozues themelorë dhe permanentë të të gjitha masave në bashkësinë lokale me të cilat dëshirohet të mbrohet çdo segment i jetës në te. Tek qytetarët duhet të zhvillohet vetëdija mbi invencionin e pavarur të të menduarit mbi policinë si mekanizëm aktiv mbrojtës i bashkësisë. Çdo qytetar, sipas këtij koncepti, do të duhej të ishte subjekt aktiv i vendimmarrjes në aspektin e mbrojtjes së njerëzve dhe të pasurisë në regjionin (komunën) në të cilën jeton. Shohim se fjala është për një filozofi plotësisht tjetër të punës së policisë në bashkësi dhe se orientimi i saj radikalisht orientohet në sferën e pengimit të kriminalitetit, kurse reaksioni ndaj veprës së kryer penale bën pjesë në fushën që ngrihet në nivelin global (Kratocki, Verma, 2000: fq. 105). Puna policore në suaza të bashkësisë lokale mund të pasqyrohet në pikat më të shkurtra si veprimtari e kufizuar në hapësirë të caktuar që ka rregullat dhe parimet themelore të veprimit. Moduset themelore të zhvillimit të këtij modeli zhvillohen me anë të: konsultimeve dhe të dhënies së këshillave qytetarëve mbi shenjat prioritare të zgjidhjes së problemeve në bashkësi; zgjidhjes fleksibile të problemeve lokale nga ana e policisë; mobilizimit të resurseve shoqërore ashtu që të kontrollohet në mënyrë më efektive vëllimi i kriminalitetit në bashkësi; qasjes specifike sipas së cilës policia orientohet në probleme, shkaqe dhe simptoma të sjelljeve kriminale të individëve ose të grupeve e jo vetëm në ngjarjet kriminale (Schneider, 2000: fq. 362-370). Strategjia globale e veprimit preventiv të policisë në nivel të bashkësisë lokale ka një varg përparësish në raport me metodat konvencionale të veprimit të policisë. Rezultatet që dalin nga modeli i këtillë i veprimit ndikojnë direkt në uljen e kuantitetit të kriminalitetit dhe të dukurive të tjera asociale, ngritjen e kualitetit të jetesës së njerëzve në bashkësinë e dhënë lokale; vetë raporti midis policisë dhe pjesëtarëve të asaj bashkësie lokale (krijohet mjedisi në të cilin aktiviteti i policisë ka përkrahje të parezervë). Përparësitë e cekura paraqesin indikatorë të matshëm të kualitetit të modelit të participimit aktiv të policisë në bashkësinë lokale (Ignjatoviç, 2002: fq. 89-101). Segmenti më i qenësishëm që është realizuar me veprime të këtilla e që ka lidhje direkte me përmirësimin e efikasitetit dhe të profesionalizmit brenda organizatës policore, është vetë fakti që përparësitë e numëruara që i bartë ky model me vete shkaktojnë ndjenjën e kënaqësisë në punën dhe profesionin në përgjithësi tek policët. Ky motiv psikologjik me siguri është faktor lehtësues në motivimin për punë të policisë së themeltë që punon në sektorin e sigurisë brenda bashkësisë lokale. Si shkas për tipin e këtillë të veprimit zakonisht ceket synimi për krijimin e bashkësive vetëqëndrueshme në aspektin e sigurisë. Pra, me rastin e studimit të gjenezës së lindjes së këtij modelit të punës së policisë në bashkësi hetohet synimi që qytetarët të aktivizohen në luftë kundër delikteve të shfaqura, sidomos të atyre nga sfera pasurore) me anë të participimit me policinë ose në mënyrë plotësisht të pavarur. Ndërtimi i strategjisë së tillë të veprimit nuk është i mundshëm pa krijimin e një parafytyrimi të caktuar mbi policinë si servis aktiv që u shërben qytetarëve e jo si mjet që realizon qëllime shtetërore ose qëllime të përgjithshme burokratike.

Page 83: PARANDALIMI I KRIMINALITETIT - aab-edu.net I... · Psikologjia si shkencë ka zhvilluar teori ... përgjithmonë. Çështja themelore është – cilat masa ligjore duhet të ndërmerren

Autorët e ndryshëm kanë edhe pikëpamje të ndryshme lidhur me implementimi e këtij modeli në hapësirën e bashkësive konkrete. Shumica përfaqëson teorinë sipas të cilës modeli i cekur i punës së policisë në bashkësi (Community Policing) përbëhet prej katër elementesh fundamentale. Fjala është për aktivitetet që nënkuptojnë: inkuadrimin e qytetarëve në punën e patrullave policore dhe në përgjithësi në punë në planifikimin dhe ndonjëherë në implementimin e masave të planifikuara; zgjidhjen e problemeve në aspektin e grupit konkret të veprave penale dhe fokusimin në shkaqet specifike të kriminalitetit; bazimin e veprimtarisë në nivel të bashkësisë sociale; ridefinimin e qëllimeve të veprimtarisë policore me detyrë primare që të ngrihet kualiteti i jetesës në aspektin e sigurisë në nivel të bashkësisë konkrete lokale (Kratocki, Verma, 2000: fq. 110). Nga e gjithë kjo që u cek lidhur me modelin e policisë në bashkësi (Community Policing) del konkluzioni i domosdoshëm se fjala është për një mënyrë plotësisht të re të të menduarit dhe diametralisht të kundërt me filozofinë mbi rolin policor në shoqëri, kundrejt qëndrimeve të zakonshme konvencionale. Detyrë parësore e policisë së organizuar në këtë mënyrë është synimi që të pengohet kriminaliteti e jo të reagohet pas kryerjes së veprës penale. Në pajtim me këtë konstatim, mund të konkludohet se këto programe zbatohen me qëllim të zvogëlimit të rrethanave për kryerjen e veprave penale me anë të zhvillimit të të gjithë mekanizmave potencial mbrojtës dhe me ndërmarrjen e të gjitha masave në kuadër të bashkësisë lokale (Katona Geza, 1994: fq. 65). Në pajtim me qëllimet e proklamuara të veprimit preventiv të policisë në nivel të bashkësive lokale, janë profiluar modele dhe qasje të caktuara të punës policore në bashkësi. Pra, gjeneza e zhvillimit të këtij koncepti të veprimit policor dhe profesionalizimi i saj, specializimi madje edhe institucionalizimi i saj kanë kushtëzuar paraqitjen e formave të ndryshme të të ashtuquajturës Community Policing . Lidhur me këtë në vazhdim do të përpiqemi t’i paraqesim disa prej modeleve fundametale në të cilat realizohet ky orientim i veprimit bashkëkohor policor në nivel të bashkësisë lokale. Si shembuj eklatant, të njohura dhe shpeshherë të aplikuara në praktikat policore të vendeve të zhvilluara të botës, shkurtimisht do t’i analizojmë modelet me emërtimet: strategjia e zhvillimit të problemit (COPPS), mbikëqyrja e fqinjësisë (NWP). Strategjia e tolerancës zero dhe teoria e saj përkatëse e dritareve të thyera (ZTS & BWT). Në kuadër të krahasimit të modeleve përkatëse të veprimit preventiv të policisë përmes punës në bashkësi, do të cekim edhe një program që me të madhe dallohet nga programet e cekura më parë e ka të bëjë në mënyrë direkte me të vërejturit dhe analizën kualitative të problemeve brenda ndonjë bashkësie lokale. Pasi që pas analizës së modeleve përkatëse do të japim një mesatare të shkurtër të programeve preventive në disa vende të botës, do t’i paraqesim vetëm karakteristikat themelore të secilit prej tyre pasi që ato janë pjesë përbërëse të programit të parandalimit në vendet e cekura. Orinetimi i policisë në zgjidhjen e problemeve në bashkësi (Community Oriented Policing and Problem Solving – COPPS)

Page 84: PARANDALIMI I KRIMINALITETIT - aab-edu.net I... · Psikologjia si shkencë ka zhvilluar teori ... përgjithmonë. Çështja themelore është – cilat masa ligjore duhet të ndërmerren

Ky program i parandalimit të kriminalitetit, në praktikën e veprimit preventiv policor konsiderohet si program themelor preventiv i themeluar në vitet e shtatëdhjeta të shekullit të kaluar nga ana e Herman Goldstein (Goldstein, 1977). Detyrë primare e këtij programi është kërkesa që forcat policore t’i analizojnë problemet me të cilat ballafaqohen për çdo ditë dhe që, me anë të menduarit analitik, t’i gjejnë mënyrat më efektive që lidhur me to të jepet përgjigje. Këtij modeli, të quajtur në mënyrë të popullarizuar strategji e veprimit dhe e zgjidhjes preventive të problemeve brenda bashkësisë lokale (Community Policin gand Problem Solving- COOPPS) i ka paraprirë modeli i kryerjes së punës policore në nivel të bashkësisë (Community Oriented Policing – COP) që më vonë është plotësuar me aktivitete të zgjidhjes së problemeve në kuadër të bashkësive të përmendura. Themeluesi i këtij modeli ka kritikuar veprimin tradicional policor që ishte përgjigje në praktikën e veprimit ekskluziv në bazë të ftesave individuale për ofrimin e ndihmës. Sipas Goldsteinit, suksesi i punës brenda dhe në kuadër të veprimit të tillë varet nga shumë faktorë andaj për këtë arsye ky model ishte e domosdoshme të zëvendësohet me ndonjë aksion preventiv dhe sistemor. Pra, veprimi sipas ftesës në njëfarë dore i demoralizonte policët që, për shkak të masave joadekuate brenda bashkësisë, detyroheshin që sipas të njëjtës bazë të intervenonin disa herë në të njëjtin vend. Suksesi në paraqitjen e tillë në një masë të madhe varej edhe nga vetë polici, kurse vetë opinioni paraqitej si kritik permanent i aksioneve policore.

Përveç këtyre aktiviteteve të policisë, që duhej të sistematizoheshin dhe në

mënyrë të përgjithshme të rregulloheshin, Goldstein kritikon veprimin konvencional policor, që në një masë të madhe ishte koncentruar në aplikimin e thjeshtë të dispozitave ligjore dhe në kontrollin klasik të kriminalitetit. Në vlerësimin dhe kritikën e praktikës ekzistuese të veprimit të policisë, ai konkludon se pjesa më e madhe e ngjarjeve në të cilat fokusohet policia, nuk janë ekskluzivisht të karakterit kriminal. Ky fakt nuk është marrë në konsiderim me rastin e koncipimit të punës policore para se të kishin ardhur në idenë e krijimit të modelit të ri (COPPS). Orientimi ekskluziv dhe primar në funksionin e aplikimit të ligjit, ka ndikuar në mosproporcionin në praktikë, në trajnimin dhe në zgjedhjen kadrovike të forcave policore. Me aktivitetet e tilla, sipas Goldsteinit, policia përgatitet për ndërlikimin e problemeve e jo për zgjidhjen e tyre. Ai e argumenton këtë me faktin se të kthyerit absolut ndaj veprimeve reaktive, dispozitave normative pozitive juridike si dhe parimeve klasike të kriminalistikës dhe të të drejtës penale në përgjithësi, nuk është udhërrëfyes i mirë për rekrutimin e policëve për punë me qytetarët. Goldstein vë në dukje faktin se është e domosdoshme që policët të pranojnë faktin që puna e mirë policore kërkon zhvillimin e një spektri të gjerë aktivitetesh, në mënyrë që të mund të veprohet në shumësinë e rasteve të orientuara problemore. Të kthyerit kah veprimi reaktiv prodhon ndjenjën e rrejshme tek policia mbi deficitin tradicional të autorizimeve në të drejtën pozitive.

Programi i ri (COPPS), i mbështetur në filozofinë e veprimit policor, sipas të cilit

policia dhe bashkësia punojnë së bashku në zgjidhjen e problemeve në nivel të bashkësisë së dhënë, programi i ri, në vete përmban disa përcaktime të rëndësishme që ndihmojnë me rastin e operacionalizimit dhe të aplikimit praktik të përmbajtjeve të saj. Brenda këtij modeli, kujdesi i veçantë i policisë fokusohet në faktin kush qëndron prapa veprës

Page 85: PARANDALIMI I KRIMINALITETIT - aab-edu.net I... · Psikologjia si shkencë ka zhvilluar teori ... përgjithmonë. Çështja themelore është – cilat masa ligjore duhet të ndërmerren

penale, kurse veprimet tradicionale policore kryesisht fokusoheshin në vetë ngjarjet (Moore, 1992: fq. 99 -158).

Pra, fjala është për veprimet që përfshijnë: strukturimin e vet menaxhmentit për

implementimin e këtij programi, integrimin e të gjitha subjekteve në program, sigurimin e trajnimit special për personelin policor në aspektin e filozofisë së re të veprimit policor, ndryshimin e strategjisë dhe të taktikës, si dhe ridefinimin e mënyrës tradicionale të veprimtarisë patrulluese, dhe përshtatjen e tyre sipas kërkesave specifike të punës në bashkësi, formimin e partneritetit formal me bashkësinë me qëllim të identifikimit dhe të analizës strukturale të problemeve të bashkësisë me llojet e ndryshme të kriminalitetit etj. Meqenëse fjala është për programin burimor prej pionieri që kishte për detyrë, formalisht dhe realisht, të përshtatë organizimin policor sipas kërkesave të reja të interaksionit me banorët e bashkësive lokale, duhet të theksojmë rëndësinë e tij. Aq më parë, sepse me te për herë të parë parashihet edhe trajnimi konkret për përbërjen e gjithëmbarshme të organizatës policore lidhur me punën e re orientuese në bashkësi. Përveç specifikave të cekura, ky program nxit dhe zhvillon disa prej strategjive të përgjithshme sociale, të ndërlidhura në mënyrë indirekte me kryerjen e veprimtarisë policore. Këtu në radhë të parë mendojmë: në punën në shkolla me gjeneratat më të reja; punën e udhëheqësve policorë në hartimin dhe implementimin e programeve preventive me përfaqësuesit e qytetarëve të bashkësisë së caktuar; zhvillimin e disa strategjive atipike p.sh. të patrullës biçikliste etj. (Breci, Erickson, 1998: fq. 17-20). Brenda këtij programi janë zhvilluar parimet themelore sipas të cilave veprimtaria komplete policore është orientuar në sjelljet devijuese dhe në kriminalitet në kuptimin e ngushtë të fjalës me detyrë themelore të ruajtjes së kualitetit të jetesës së qytetarëve në vështrim të sigurisë së rrethinës në të cilën jetojnë. Duke e shfrytëzuar këtë model të ashtuquajtur COPPS të veprimit policor, policët në bashkëpunim me qytetarët përpiqen që me forca të përbashkëta t’i zgjidhin problemet në mënyrë të re dhe kreative. (Glensor, Peak 1998: fq. 1-7). Shohim se me këtë model, mënyra themelore reaktive e aplikimit të ligjit plotësisht është zëvendësuar me qasjen proaktive që nënvizon rëndësinë e faktorëve të fshehët që gjenerojnë probleme dhe paraqesin problemin themelor në punën e policisë. Statistikat e kriminalitetit në nivele të bashkësive lokale, para se të kishte filluar të aplikohej ky model (SHBA, Australia.....), tregojnë se një numër i madh ngjarjesh, me të cilat merret policia, nga natyra e vet nuk janë të rastit, por përsëriten. Pikërisht për këto arsye, forcat policore nuk duhet t’i kthehen analizës sistematike të faktorëve që gjenerojnë ngjarje kriminale, në mënyrë që të përpiqen t’i identifikojnë shkaqet dhe problemet e fshehta dhe në pajtim me këtë t’i formësojnë dhe realizojnë aktivitetet sociale – preventive që do të mbisundojnë në veprimin operativ – praktik në regjionin e bashkësive lokale. Kufizimi në aspektin normativ penalo - juridik në një masë të madhe largon nga problemi që paraqitet në punën konkrete dhe që ndodhë në skenë. Pra, nuk është e mjaftueshme vetëm të shënohen deliktet dhe grabitjet, vjedhja etj., por duhet të

Page 86: PARANDALIMI I KRIMINALITETIT - aab-edu.net I... · Psikologjia si shkencë ka zhvilluar teori ... përgjithmonë. Çështja themelore është – cilat masa ligjore duhet të ndërmerren

vështrohen në mënyrë përmbajtjesore në formë të analizës strukturale, përkatësisht me identifikimin e elementeve kyçe të atyre delikteve. Në elemente kyçe bëjnë pjesë: vendi, koha, dhe disa karakteristika individuale të aktorëve. Këto të dhëna do të duhej të azhurnoheshin nga ana e policisë ose pas zbatimit të programit të cekur edhe nga ana e vetë qytetarëve kur e lejon situata. Nuk janë të rralla rastet e edukimit të qytetarëve në aspektin e mënyrës së observimit dhe të përshkrimit të mëvonshëm të ngjarjes kriminale qoftë si pjesëmarrës aktiv, qoftë nga perspektiva e vëzhguesit (Herman Goldstein, 1990: fq. 334-45). Në këtë mënyrë është e mundur të flitet për raportet e dëshiruara midis policisë dhe bashkësisë, përkatësisht për planet reale dhe të aplikueshme sidomos në aspektin e problemit të recidivizmit etj. Strategjia e këtillë, sipas protagonistit të saj, paraqet bazë të shëndoshë për organizimin e gjithëmbarshëm dhe regrutimin kadrovik të policisë. Pra, në këtë mënyrë udhëheqësit policorë do t’ia kushtojnë kujdesin më të madh kualitetit më të madh të shërbimeve të ofruara e me këtë edhe të synojnë për kuadrot më cilësore policore në vështrim të profesionalizmit dhe të edukimit në përgjithësi. Kjo strategji ofron një diapazon më të madh të mundësive për shpërblimin e policëve, dhe i mundëson organizatës policore që të përgjigjet në mënyrë më cilësore ndaj kërkesave të bashkësisë. Kërkesat kanë të bëjnë me sferën e veprimit profilaktik në fazën ante delictum, që kërkon profesionalizëm si karakteristikë themelore të zyrtarit policor. Që të jetë plotësisht në gjendje ta aplikojë këtë model në praktikën e veprimit të vet, organizata policore duhet të aplikojë qasjen klasike, si organizative ashtu edhe kadrovike, ndaj problemeve. Forcat policore duhet të jenë më të ndjeshme ndaj problemeve komplekse dhe sensibile në bashkësi si dhe brenda vetë policisë (McLaughlin, Muncie, 2001: fq. 225). Përveç modelit të cekur, do ta prezantojmë një model mjaft interesant të punës së policisë në bashkësi që implikon participimin përmbajtësor të qytetarëve në lëmin e kontrollit dhe të pengimit të kriminalitetit, përkatësisht të devijimeve në mikro – regjionin e dhënë. Fjala është për programin e “mbikëqyrjes së fqinjësisë” (Neighborhood Wach Programs). Programi i mbikëqyrjes së fqinjësisë (Neighborhood Wach Programs)

Mbrojtja dhe ngritja e shkallës së sigurisë së qytetarëve në lokalitetet ku jetojnë,

paraqet postulatin themelor të veprimit policor në bashkëpunim me bashkësinë. Programet që proklamojnë mbikëqyrjen e rrethinës së drejtpërdrejtë paraqesin një nga programet themelore që sot aplikohet në botë. Edhe pse vetë emërtimi në disa vende ndoshta edhe nuk paraqet zgjidhje adekuate, ka përjetuar një aplikim të madh në mbarë botën. Pra, ky program, premisat themelore të të cilit do t’i pasqyrojmë në vazhdim, është testuar në shumë vende të botës, sidomos në vendet që gjenden në procesin e tranzicionit. Duke pasur parasysh shtresimet e së kaluarës si dhe koncepcionin e sigurisë publike dhe shtetërore të ish vendeve socialiste, programi (si edhe pamfletet që bien në sy si material propagandues për animimin e qytetarëve) nuk është kuptuar në mënyrë adekuate në shumë vende ku është bërë përpjekje për implementimin e tij. Arsyeja themelore e mospranimit të tij pasqyrohet në faktin që ky tip i programit kërkon besimin absolut në polici. Mirëpo, një shikim i shkurtër mbi organizimin dhe funksionimin e mëhershëm të

Page 87: PARANDALIMI I KRIMINALITETIT - aab-edu.net I... · Psikologjia si shkencë ka zhvilluar teori ... përgjithmonë. Çështja themelore është – cilat masa ligjore duhet të ndërmerren

policisë në regjionet e përmendura, padyshim shpie në konkluzion se parimi i besimit ndaj policisë gjendet në procesin e implementimit të tij gradual, me të gjitha performansat e tjera operative – profesionale, arsimore etj., në mënyrë që bashkëpunimi të merrte karakter institucional, gjë që është parakusht i rëndësishëm për punën e policisë në bashkësi. Lidhur me këtë, do të përpiqemi t’i pasqyrojmë specifikat dhe postulatet themelore të programit të cekur. Hapat themelor për implementimin e këtij programi paraqesin:

• Planifikimi i strategjisë, • Trajnimi i policisë, • Vlerësimi i nevojave të bashkësisë lokale, • Seleksionimi dhe trajnimi i voluntarëve, • Zhvillimi dhe implementimi i disa projekteve zhvillimore të rëndësishme për

bashkësinë lokale... (Bakers, Zezza, 1999: fq. 1218).

Në suaza të programit të cekur zhvillohen shumë programe dhe aktivitete të veçanta, nga të cilat duhet përmendur mbikëqyrjen, kontrollin, patrullat civile, raportimin e policisë mbi dukuritë që do të mund të vënin në dukje kriminalitetin. Secila prej aktiviteteve të cekura ka qëllimin primar që të ngrisë sigurinë pasurore dhe personale të qytetarëve të bashkësisë së caktuar lokale në një nivel më të lartë dhe t’i motivojë banorët për bashkëpunim me policinë, e në anën tjetër hapet mundësia e policisë që t’u ndihmojë banorëve në mënyrë që ata të jenë më inventiv në aktivitetet e mbrojtjes së pasurisë së vet dhe të pasurisë së huaj. Me programet zhvillimore dhe me animacionet e ndryshme, policia i motivon qytetarët që në nivel të bashkësisë së vet lokale, d.m.th. të vendit të ngushtë të jetesës (fqinjësisë), të përqendrojnë vëmendjen në sjelljet e mundshme ose në personat e panjohur që do të mund të kryenin vepra penale, dhe natyrisht ta informojnë policinë për këtë. Programin e karakterizon edhe fakti që policia organizon edukimin permanent të qytetarëve, si në aspektin e vërejtjes së problemeve të sigurisë, ashtu edhe në aspektin e zgjidhjes dhe të tejkalimit të tyre. Popullsia edukohet për orientimin e vëmendjes së vet në problemet lokale dhe në ndihmën reciproke brenda bashkësive të ngushta me qytetarët e tjerë (fqinjët). Ndërkaq, tipi i tillë i bashkëpunimit mbështetet në baza vullnetare dhe formohen grupet e interesuara për zhvillimin e këtij programi. Mënyra tjetër për implementimin e programit paraqet edhe organizimi i mbledhjeve me banorët në mënyrë që të shkëmbehen informata mbi dukuritë interesante të sigurisë që ndodhin në hapësirën e bashkësisë së dhënë (Brandl, Barlow, 1996: 313 – 327). Ky program nuk përfshin në mënyrë primare punën me bashkësinë globale. Sot praktika e tillë është e zakonshme në shumicën e vendeve, sidomos në aspektin e delikteve nga sfera e narkomanisë dhe e keqpërdorimit të drogës në përgjithësi (Wadman, Sir Stanley, 1993: fq. 64). Detyra e zyrtarëve policorë që janë të angazhuar për konkretizimin e përmbajtjeve të përfshira me program orientohet ekskluzivisht në edukimin e arsimtarëve dhe të prindërve (parimi i paralajmërimit të hershëm), mbi

Page 88: PARANDALIMI I KRIMINALITETIT - aab-edu.net I... · Psikologjia si shkencë ka zhvilluar teori ... përgjithmonë. Çështja themelore është – cilat masa ligjore duhet të ndërmerren

simptomat që me siguri të madhe vejnë në dukje përdorimin e drogës nga ana e të miturve10. Shumë hulumtime që janë bërë lidhur me modelin e cekur të veprimit policor, kanë dhënë rezultate interesante. Meqenëse në hulumtimin e efikasitetit të kësaj metode duhet të ceket edhe variabla që quhet qytetari i motivuar, rezultatet kryesisht vejnë në dukje se ky motivim rritet proporcionalisht me inkuadrimin e shtuar të qytetarëve në procese të miratimit të synimeve që kanë të bëjnë me punën e sigurisë në nivel të bashkësisë lokale (Bradl, Barlow, 1996: fq. 313 – 327). Mirëpo, paraqiten dhe zhvillohen edhe qasje të tjera specifike të veprimit policor, që mbështeten në bindjen se policia kundrejt kriminalitetit dhe formave të tjera të sjelljes kundërligjore, absolutisht nuk është në gjendje të marrë qëndrim pasiv, përkatësisht nuk mund të mbetet e painteresuar për problemet e karakterit të cekur. Përkundrazi, prej saj kërkohet aktivitet që implikon reagim efikas dhe me kohë ndaj problemeve të diagnostifikuara të sigurisë, e veçmas ndaj shkaqeve të tyre dhe kushteve të lindjes. Përpjekjet e tilla të proklamuara në kuadër të teorisë së dritareve të thyera (Broken Windows Theory) dhe të qasjes së mbështetur në te të tolerancës zero (zero tolerance). Teoria e dritareve të thyera (Broken Windows Theory)

Është shumë interesant vështrimi mbi veprimin proaktiv të policisë me qëllim të

zvogëlimit të frikës nga kriminaliteti në nivel të bashkësisë lokale që e kanë dhënë kriminologët amerikan James Wilson dhe George Keling 1982 në studimin e vet me emërtimin Dritaret e thyera (Broken Windows). Sipas pohimit të autorëve të kësaj teorie, nëse një send lihet jashtë kontrollit, ose nuk mirëmbahet, domosdo krijohet ambienti për kriminalitetin e dhunshëm (Wilson, Kelling, 1982, fq. 29 – 38). Këtë teori e kanë modernizuar më vonë Kelling dhe Coles.

Pamja e dritares së thyer simbolikisht pasqyron se si bashkësia lokale shumë

lehtë mund të bie në raporte të pacivilizuara, përkatësisht në anarki d.m.th. në shoqëri me sjellje të shprehura devijuese dhe me shkallë të lartë të kriminalitetit. Sipas kësaj teorie, një dritare e pameremetuar, ua bë me dije të gjithë banorëve të një bashkësie lokale se nuk ka përkujdesje sistematike për atë segment të pasurisë. Delikukentët i kuptojnë sinjalet e tilla si leje që të sulmojnë të mirën e pambrojtur që shpie në konstatimin se askush nuk dëshiron ta mbrojë objektin e dhënë nga veprimi destruktiv. Gradualisht edhe dritaret e tjera, me progresion gjeometrik, do të thyhen gjë që delikuentëve do t’u japë pamjen mbi pjesën absolutisht të pambrojtur të bashkësisë për të cilën askush nuk është i interesuar.

Në kuadër të kësaj teorie kujdes i veçantë u kushtohet të ashtuquajturave sjelljeve

më të imta kundërligjore me të cilat nuk cenohen normat e ligjit penal. Pra, deliktet dhe kundrëvajtjet e shpeshta paraqesin kapsollën iniciale për paraqitjen e formave

10 Më së shpeshti vihen në dukje simptomat si: përgjumësia , ndryshimet në shikim, ndryshimet në të folur, dezorientimi, humbja e oreksit, percepcioni i dobët i kohës dhe në përgjithësi i distancës, lënia pas dore e obligimeve të shkollës etj.

Page 89: PARANDALIMI I KRIMINALITETIT - aab-edu.net I... · Psikologjia si shkencë ka zhvilluar teori ... përgjithmonë. Çështja themelore është – cilat masa ligjore duhet të ndërmerren

konvencionale dhe të formave të rënda të kriminalitetit. Kur krijohet klima e mjedisit kaotik, njerëzit tjetërsohen dhe në mënyra të ndryshme ua përshtatin sjelljen e vet kushteve të reja të krijuara. Në SHBA janë bërë hulumtime kriminologjike në bazë të të cilave është vërtetuar se sjelljet e lehta devijuese si dhe sjelljet e inkriminuara në ligjet penale siç janë alkoolizmi, lypësia, vjedhjet e imta, megjithatë veprojnë në mënyrë progresive dhe shpijnë në format më serioze të kriminalitetit. Për këtë arsye rekomandohen veprimet e ashtuquajtura proaktive qysh në stadin e shfaqjeve paradelikuente sidomos tek fëmijët dhe të miturit (Aronwitz. 1998: fq. 11).

Zakonisht mjediset e tilla bëhen regjion i përshtatshëm për vendosjen e dilerëve të

drogës, të makrove dhe të llojeve të ndryshme të kriminelëve. Me lëvizje të tilla ata fillojnë të marrin të drejtën në ato zona dhe brenda tyre t’i aplikojnë rregullat e veta të sjelljes. Brenda kësaj teorie flitet për marrjen e pushtetit në bashkësi nga ana e margjinalistëve, lypësve të agresivë etj. Kujdes i veçantë u kushtohet lypësve që kjo teori i konsideron si dritare të parë të thyer (McLaughlin, Munice, 2001: fq. 22-23).

Sipas autorëve të kësaj teorie, rëndësi të madhe për progresionin e sjelljeve të

cekura devijuese ndonjëherë paraqet edhe stili i zgjedhur i veprimit të policisë. Ai me një numër të madh rastesh kontribuon për aksionin e cekur zinxhiror të devijancës brenda bashkësive përkatëse lokale. Edhe pse të vetëdijshëm për përpjekjet reformiste në proceset e profesionalizimit të policisë dhe të suprimimit të disa koncepcioneve klasike në kryerjen e punës policore, autorët një kujdes të madh i kushtojnë çështjes së veprimtarisë patrulluese. Pra, ata përqendrohen veçanërisht në çështjen “pse opinioni beson aq shumë në patrullimin e policëve kujdestar, edhe pse mënyra e tillë e punës është diskredituar si metodë e kontrollit të suksesshëm të kriminalitetit”? Rezultatet e hulumtimeve të tilla flasin për një besim të madh në institutin e policit vrojtues, duke vlerësuar se ai tek qytetarët forcon ndjenjën e sigurisë kolektive dhe impresionin e mekanizmit mbrojtës të shtetit (Ignjatoviq, 2002: fq. 93).

Vrojtuesit me përvojë, me rastin e kryerjes së detyrës së vet bëhen njohës të të

gjitha segmenteve të jetës së bashkësisë në të cilën e kryejnë detyrën e vet. Në këtë mënyrë roli i tyre shndërrohet në mënyrë stihive në mbrojtjen primare dhe në sigurinë e bashkësisë lokale, e vetëm në mënyrë sekondare lidhet me luftimin e kriminalitetit d.m.th. aplikimin e dispozitave ligjore. Në saje të rolit të tillë, vrojtuesit janë në gjendje menjëherë t’i vërejnë indikatorët e parë të sjelljeve devijuese ose paradelikuente në regjionin e vet (bashkësinë lokale). Si persona që i orientojnë raportet sociale dhe aktivitetet në terrenin e ndodhive (në rrugë) me anë të autorizimeve të veta diskrecionale i kontrollojnë tendencat e cenimit të rendit përmes aplikimit të normave, përkatësisht me anë të mekanizmave të kontrollit joformal social. Në këtë mënyrë policët – vrojtues ndikojnë në mënyrë direkte në cilësinë e jetesës në bashkësi dhe zvogëlojnë mundësinë e cenimit të pahetueshëm dhe të padënueshëm të rregullave të përgjithshme të sjelljes në bashkësinë lokale dhe në shoqërinë në përgjithësi.

Trendët më të reja dhe sfidat e sigurisë që i janë imponuar bashkësisë globale

kanë sjellë megjithatë distancimin objektiv të policisë nga bashkësia lokale. Duke u nisur nga ajo se statistika e kriminalitetit është bërë indikator themelor i suksesit të punës së

Page 90: PARANDALIMI I KRIMINALITETIT - aab-edu.net I... · Psikologjia si shkencë ka zhvilluar teori ... përgjithmonë. Çështja themelore është – cilat masa ligjore duhet të ndërmerren

policisë, dhe se në skenë janë disa sjellje jokonvencionale kundërligjore, policia ka bërë një kthesë të madhe në paraqitjen e prioriteteve të veta. Për këto arsye, ajo aktivitetet e veta i fokuson në luftë kundër veprave më të rënda penale shumë të specializuara (kriminaliteti i organizuar, vjedhjet e rënda, kriminaliteti i dhunshëm...). Pra, koncentrimi i resurseve policore orientohet ekskluzivisht në zonat me shkallë të lartë të kriminalitetit. Duke pasur parasysh nevojën e respektimit të të gjitha standardeve ndërkombëtare që kanë të bëjnë me respektimin e të drejtave dhe të lirive themelore të njeriut, në një masë të madhe kriminelëve u jepet një dozë e caktuar e vetëbesimit me rastin e kryerjes së veprave penale. Lidhur me këtë edhe patrullat policore e lënë pasdore interaksionin me qytetarët dhe punën e vet në pjesën më të madhe e lidhin me veprimtarinë patrulluese kryesisht me anë të automjetit. Në saje të punës së tillë policia në parim distancohet nga bashkësia lokale dhe bëhet më indolente në raportet dhe reaksionet në situatat më të imta “(jo) policore” të qenësishme për bashkësinë.

Kreatorët e kësaj strategjie angazhohen për aplikimin e metodave të mbrojtjes së

regjioneve të bashkësive lokale, për çka mbështetjen qenësore duhet ta japin qytetarët me qëllim të rruajtjes së gjendjes së rendit dhe të qetësisë publike në nivel të kënaqshëm. Pra, aktivitetet që janë të orientuara në shkapërderdhjen e resurseve njerëzore të koncentruara ekskluzivisht në kriminalitet, sipas këtyre autorëve, paraqet minimin e pavend të kuptimit të gjithëmbarshëm të ekzistimit të organizatës policore brenda bashkësisë lokale (Herbert, 2001 : fq. 455).

Siç mund të shohim, sipas kësaj strategjie integriteti dhe legjitimiteti policor

mund të sigurohet ekskluzivisht përmes përmirësimit të cilësisë së jetesës në bashkësi duke iu dhënë përparësi aktiviteteve preventive. Mirëpo, analiza më përmbajtësore e kësaj teorie megjithatë shpie në njohjen se disa qëndrime qenësore megjithatë i janë përshtatur një lloji të taktikës agresive të veprimit rrugor policor. Fjala është për strategjinë që sqaron qasjen specifike të veprimit policor, e ai mund të përshkruhet si përgjigje direkte ndaj teorisë së dritareve të thyera. Nëse teoria e dritareve të thyera karakterizohet si evidencë pasive e gjendjes ekzistuese në bashkësi në vështrim të rrezikimit të saj përmes formave të ndryshme të kriminalitetit dhe të sjelljeve asociale në përgjithësi, atëherë, qasja ndaj tolerancës zero me siguri mund të konsiderohet si operacionalizim dhe konkretizim i devijancave të cekura të evidentuara. Në këtë vështrim do t’i paraqesim aspektet themelore të qasjes ndaj tolerancës zero që është aplikuar në shumë vende të botës.

Qasja ndaj “tolerancës zero “ (Zero Tolerance Strategy)

Ky orientim mbështet në dy maksima globale që do të mund të definoheshin si: qasja e zero tolerancës shpie në ligjshmërinë e thjeshtë sociale sipas të cilës dhuna dhe format e tjera të delikteve do të orientohen ndaj ndonjë objekti nëse ai lihet i pasiguruar, i izoluar, pa pronar, me një fjalë pa kontroll adekuat; dhe e dyta që pohon në mënyrë hipotetike se do të zvogëlohet në mënyrë rapide numri i veprave të rënda penale brenda bashkësisë së caktuar lokale nëse policia me rastin e pengimeve të vogla të rendit dhe të qetësisë publike vepron në një mënyrë më azhure (Fullgrabe, 2000: fq. 383).

Page 91: PARANDALIMI I KRIMINALITETIT - aab-edu.net I... · Psikologjia si shkencë ka zhvilluar teori ... përgjithmonë. Çështja themelore është – cilat masa ligjore duhet të ndërmerren

Nëse në pikat më të shkurtra do të dëshironim të përshkruanim këtë qasje, atëherë me siguri do të konstatonim se fjala është për strategjinë e profiluar të lartë, proaktive të veprimit policor, që kërkon nga policët që me angazhim maksimal t’i luftojnë madje edhe deliktet më të imta, më saktësisht me të njëjtën vendosmëri si edhe veprat më të rënda penale. Me këtë qasje dëshirohet të theksohet se policia ka motive dhe fuqi të luftojë me vistrën e tërë të sjelljeve antisociale që shkaktojnë frikë tek qytetarët. (McLaughlin, Muncie 2001, fq. 322-323).

Një popullaritet të madh kjo qasje e arrin nga fundi i viteve të 90-ta të shekullit

XX. Pra, një kujdes të jashtëzakonshëm të medieve dhe të opinionit në përgjithësi e tërheqë për shkak të zvogëlimit të qenësishëm statistikor të shkallës së kriminalitetit në disa qytete (New York) pas aplikimit të saj. Qasja mund të definohet në mënyra të ndryshme, por megjithatë emëruesi i saj i përbashkët është aplikimi i përpiktë dhe agresiv i ligjit. Që të ishte e mundur të arrihet kjo mënyrë e veprimit, është e domosdoshme të shqyrtohet puna e deritashme e policëve në terren dhe të animohet për marrjen e qëndrimit intervencionist. Pra, atyre iu jepen udhëzime që kujdesin e vet ta fokusojnë në shkeljet më të imta të dispozitave ligjore, më saktësisht edhe në ato vepra që për çdo ditë i irritojnë qytetarët, dhe në disa forma të tjera të sjelljeve sociopatologjike. Këtu mendohet në radhë të parë në lypësinë, vozitjen në transportin urban pa bileta, alkoolizmi në vendin publik, kalimi i rrugës jashtë vendkalimit. Shkruarja e grafiteve, shitjet në rrugë pa leje për punë etj. Arsye themelore për veprimin e tillë të policisë është pohimi se sjelljet e tilla ndikojnë në ndjenjën e pasigurisë së qytetarëve.

Qasja e tillë policore në fillim është vlerësuar mjaft pozitivisht dhe është

konsideruar si faktor kryesor i kontrollit dhe i zvogëlimit të shkallës së kriminalitetit (studimi i botuar në New Yorkt). Në këtë mënyrë shumë polici këtë strategji e kanë kuptuar si vendimtare në luftë kundër kriminalitetit në nivel të bashkësive lokale. Mirëpo, strategjia bartë me vete edhe një dozë të efekteve të padëshirueshme. Pra, me promovimin e filozofisë neoliberaliste, sipas të cilës qëllimi primar i shoqërisë është rendi dhe ligji, kjo qasje në aplikimin real dhe të përditshëm ka promovuar një agresivitet të tepruar gjatë intervenimit të policisë. Analizat e rasteve përkatëse të intervenimit (në qytetin New York) kanë treguar se në një numër të madh rastesh janë shfaqur edhe disa dimensione të veprimit diskriminues dhe të paskrupullt të policisë. (Hebert, 2001: fq. 445-466).

Mënyra e këtillë e veprimit ka rezultuar me keqtrajtimin dhe kriminalizimin e

grupeve sociale pa fuqi shoqërore që kanë qenë të përfaqësuara në mënyrë joproporcionale në evidencat penale të policisë në vështrim të evidencës zyrtare të intervenimeve të policisë dhe të procesuimit penal. Si përgjigjeje ndaj kësaj qasjeje në kuadër të hulumtimeve të orientuara interaksioniste është dëshmuar se policët në New York në një numër të madh rastesh kanë ndërhyrë në mënyrë tendencioze dhe jo rrallëherë kanë qenë të ngarkuar me motive raciste.

Edhe pse e paramenduar mirë, kjo qasje përkundër mendimeve fillestare pozitive

sot megjithatë ka humbur nga rëndësia, sidomos për shkak të faktit se rastet e brutalitetit policor i kanë eliminuar të gjitha anët e mira të kësaj qasjeje inovative, që mbështetet në

Page 92: PARANDALIMI I KRIMINALITETIT - aab-edu.net I... · Psikologjia si shkencë ka zhvilluar teori ... përgjithmonë. Çështja themelore është – cilat masa ligjore duhet të ndërmerren

teorinë e dritareve të thyera. Ajo madje ka përjetuar edhe anën e vet të kundërt përmes “teorisë së mosintervenimit” që është zhvilluar në disa vende të zhvilluara të Evropës. Sipas kësaj teorie, si stil i punës policore është propozuar heqja dorë nga intervenimet nëse ato do të mund të ndikojnë keq në imazhin e policisë madje edhe në rastet kur nuk është fjala për delikte më të vogla. Premisa themelore e veprimit të këtillë mbështetet në njohjen se është më e përshtatshme të flijohen qëllimet më të vogla me qëllim të fitimit të besimit nga ana e qytetarëve. Pa marrë parasysh që ky orientim është mjaft i qartë, ai megjithatë nuk është jetësuar në masë të duhur. Ndonjëherë ky dëm mund të shndërrohet në dëm shumë më të madh sesa ai të cilit i shmangemi. (Ignjatoviq, 2000: fq. 255).

Në teorinë e menaxhmentit policor dhe të organizimit të policisë në përgjithësi,

sidomos ndër autorët amerikanë është pranuar mendimi se megjithatë reduktimi ekzistues i shkallës së kriminalitetit brenda shoqërisë amerikane është prodhim i drejtpërdrejtë i miratimit të teorisë së dritareve të thyera, dhe të qasjes së mbështetur në te të zero tolerancës së policisë ndaj ngjarjeve kriminale, d.m.th. kryesve të tyre, si dhe ndaj të gjitha formave të shfaqjes së sjelljeve sociopatologjike, siç janë: përdorimi i alkoolit në vendin publik, shkrimi i grafiteve në objektet publike, shkelja e rendit publik, sjellja agresive, lypësia etj. Sipas tyre veçoritë themelore të këtij sistemi të reagimit policor paraqesin intencat e vendosjes së rendit në bashkësinë në përgjithësi, e jo vetëm si strategji e aplikuar më parë e reagimit ndaj kriminalitetit (post delictum) (McCarthy, 1998: fq. 7).

7.1.5. Modeli “SARA”11(skenimi-analiza-përgjigje-vlerësimi)

Në shënimet nga viti 1977, që kanë të bëjnë me problemet e orientuara në

veprimin policor, Herman Golstein debaton në temën: si do të mundemi që në mënyrën më të përshtatshme të kuptojmë rolin e policisë dhe të veprimit të saj, dhe si do të vërenim dallimin midis objektivitetit, që policia përpiqet ta realizojë ose plotësojë, dhe metodave që ajo i shfrytëzon me rastin e realizimit të atij qëllimi. Në komentin e vet ai cek se hulumtimet e veprimeve kriminale dhe zbatimi i dispozitave ligjore në praktikë në të vërtetë paraqesin metodat për arritjen e qëllimeve të përcaktuara të gjera. Ato qëllime ai i përshkruan si aktivitetet në vështrim të realizimit:

- të pengimit të kriminalitetit dhe të drejtimit të jetës dhe të pronës, - të ndihmës viktimave të akteve kriminale dhe të mbrojtjes së njerëzve në rrezik

nga dëmtimet fizike, - të mbrojtjes së të drejtave të dhëna me kushtetutë (e drejta në lirinë e fjalës etj), - të lehtësimit të lëvizjes së lirë t njerëzve ( e në disa teori edhe të automjeteve), - të ndihmës atyre që nuk mund të kujdesen për veten, duke i përfshirë të sëmurët

mental, njerëzit e paaftë fizikisht, vartësit, - të sqarimit të situatave konfliktuoze midis individëve, grupeve ose midis

qytetarëve e qeverisë, - të identifikimit të problemeve që potencialisht mund të jenë serioze për individët,

policinë ose qeverinë, - të krijimit dhe të ruajtjes së ndjenjës së sigurisë në bashkësi.

11 Scanning. Analysis, Response and Assessment

Page 93: PARANDALIMI I KRIMINALITETIT - aab-edu.net I... · Psikologjia si shkencë ka zhvilluar teori ... përgjithmonë. Çështja themelore është – cilat masa ligjore duhet të ndërmerren

(Glensor, Peak, 1998: fq. 4). Kriminologët dhe kriminalistët amerikanë kanë theksuar se qëndrimet e Herman Goldsteinit janë punë pionieri, duke pasur parasysh orientimin ekskluziv në problemet brenda bashkësisë lokale. Vështrimet e tij mbi punën e policisë në bashkësi, po thuaj çdo herë çojnë në konkluzion se çelësi i zgjidhjes së të gjitha problemeve, të punës së policisë në bashkësi, qëndron në analizën e thellë të vështirësive ekzistuese, dhe në zhvillimin e sistemit të përgjigjeve të përshtatura sociale – psikologjike ndaj çfarëdo devijance. Hulumtimet e tij kanë kontribuar në zhvillimin e njërit prej modeleve më të njohur dhe më të aplikuar për zgjidhjen e problemeve brenda bashkësisë lokale. Fjala është për modelin që është quajtur në mënyrë të popullarizuar me shkurtesën SARA (Glensor, Peak, 1998: fq. 2). Modeli mbështetet në dy doktrina specifike të detyrave policore:

• zgjidhjen e problemeve (Problem Soving) përmes aplikimit të verifikimit sistemor, të analizës, të përgjegjësisë dhe në fund të vlerësimit;

• Partneritetit – bashkëpunimit përmes bashkimit dhe interaksionit të policëve dhe të qytetarëve në procesin e zgjidhjes së detyrave dhe të problemeve.

Duke pasur parasysh qëllimin themelor dhe fushëveprimin e aktivitetit, policia me

siguri ka një diapazon të madh të veprimit. Strategjitë policore, prej asaj themelore që ka shumë forma në nivele të bashkësisë lokale e deri te strategjia operative kërkojnë modele të ndryshme sistematike të veprimit dhe të koordinimit. Brenda strategjisë operative të veprimit policor, përkatësisht për veprimin konkret të përpunimit të informatave hyrëse, në përdorim të gjerë është edhe programi SARA. Skenimi, analiza, përgjigjja dhe vlerësimi thënë shkurtimisht janë veçori dhe deskripcion i sistemit të dhënë.

Fjala është për programin strategjik për identifikimin dhe analizën e problemeve në

bashkësinë lokale. Programi ka të bëjë me pakon e përkrahjes së programeve të tjera, përmes funksionit të përcjelljes së rezultateve që janë realizuar pas ndërmarrjes së masave preventive në hapësira të bashkësisë lokale. Karakteristika themelore e këtij programi pasqyrohet në mundësinë e evidentimit dhe të theksimit të gabimeve në programet e parandalimit të kriminalitetit, dhe korrigjimin e tyre. Modeli SARA i ndihmon policisë në redukimin e shkallës së regjistruar të kriminalitetit, si dhe të frikës nga kriminaliteti ndër qytetarët. Specifika e veprimtarisë policore të orientuar në probleme, qëndron në eliminimin e vatrave kriminale si dhe në inkuadrimin e qytetarëve në disa prej programeve (që i kemi cekur në pjesën paraprake të tekstit p.sh. mbikëqyrja e fqinjësisë). Në modelin SARA janë inkuadruar disa lloje të veprimeve dhe të procedurave. Pra, vetë procedura e përpunimit kufizohet në disa policë që e aplikojnë hollësisht këtë program, në zonat që i mbulojnë.

Modeli Sara vepron përmes katër segmenteve që edhe e përbëjnë emërtimin e tij. Me

verifikimin sistematik bëhet identifikimi i problemit dhe propozohet zgjidhja e tij. Natyrisht ky aktivitet kërkon plotësisht definimin dhe përcaktimin e drejtë të problemit që e analizojmë me programin e dhënë. Vetë analiza konsiston në grumbullimin e të dhënave relevante për parashtrimin e bazës statistikore. Në parim fjala është për identifikimin e të gjitha subjekteve në bashkësi që me mendimet e veta ose në ndonjë

Page 94: PARANDALIMI I KRIMINALITETIT - aab-edu.net I... · Psikologjia si shkencë ka zhvilluar teori ... përgjithmonë. Çështja themelore është – cilat masa ligjore duhet të ndërmerren

mënyrë tjetër, aktivisht ose pasivisht kontribuojnë në zgjidhjen e problemit. Përgjegjësia fillon me parashtrimin e qëllimit për zvogëlimin ose eliminimin e problemit të dhënë dhe desktripcionin e roleve dhe të fazave në vendimmarrjen e secilit prej pjesëmarrësve. Lidhur me këtë,vlerësimi i punës cakton rezultatet konkrete të përpjekjeve në zgjidhjen e problemit me grumbullimin e të dhënave dhe me krahasimin e tyre me modelet teorike të parashtruara gjatë analizës. Përgjigjja në këtë program, zgjidhet në mënyrë softuerike dhe algoritmike përmes pesë qëllimeve të mundshme funksionale në zhvillimin e përgjegjësisë për zgjidhjen e problemit. Fjala është për mundësinë e eliminimit, zvogëlimin e dëmit, zvogëlimin e madhësisë, përpunimin më të mirë të problemit dhe mënjanimin problemit nga fushëveprimi i punës policore. Në kuadër të këtyre aktiviteteve, parandalimi i kriminalitetit paraqitet si proces që është permanent dhe i lidhur me zhvillimin e strategjive të planifikuara, implementimin e përgjigjes, vlerësimin e efikasitetit dhe modifikimin e përshtatjen e vetë qasjes. (Wolfer, Baker, Zezza, 1999: fq. 10-13).

Modeli SARA i siguron policisë të dhëna të dobishme në procesin e identifikimit, të

analizës dhe të përgjigjes ndaj evolucionit të problemit që ka të bëjë me shkallën dhe frekuencën e sjelljeve të dënueshme (veprave penale) në kuadër të bashkësisë lokale. Vlera e saj praktike pasqyrohet në rëndësinë e shumëfishtë e më eklatante janë katër qëllime të ekzistimit të saj. Ato nënkuptojnë:

a) përgatitjen e dokumentacionit mbi sukseset fillestare pas intervenimit dhe

rezultatet e tyre, b) sigurohet shënimi mbi pjesëmarrësit, si ata internë (policor) ashtu edhe

eksternë (qytetarët), c) krijimi i bazës së të dhënave mbi problemet e definuara sipas tipit, zonës

gjeografike (pjesës së qytetit), kohën dhe faktorët e tjerë relevantë. d) zhvillimi i modelit dhe inovacioni në aspektin e resurseve të informacionit që

u dedikohen organizatave të tjera policore në zonat e tjera në aspektin e diagnostifikimit dhe të trajtimit të situatave të njëjta ose të ngjashme.

(Glensor, Peak, 1998: fq. 2-3). Shohim se fjala është për përkrahjen programore të programeve të cekura në parandalimin e kriminalitetit që ka edhe rregulla të caktuara metodologjike. Modeli, vetvetiu paraqet një mënyrë specifike dhe inovative të reagimit sistematik në rastet përkatëse në raport me programin e parandalimit në nivel të bashkësisë lokale. GJEOARKIVI: përcjellja automatike e distribuimit të kriminalitetit

GjeoArkivi është bazë e të dhënave të bashkësisë dhe e të dhënave për zbatimin e ligjit. Ajo shfrytëzohet për analizat e ndryshme të kriminalitetit, për hetime dhe zgjidhje të problemeve në ndonjë bashkësi. GjeoArkivi është lloj i sistemit gjeografik të informacionit (SGJI) që ka aftësinë e paraqitjes kompjuterike të hartave të organizuara në

Page 95: PARANDALIMI I KRIMINALITETIT - aab-edu.net I... · Psikologjia si shkencë ka zhvilluar teori ... përgjithmonë. Çështja themelore është – cilat masa ligjore duhet të ndërmerren

atë mënyrë që mund të përtërihen, të mirëmbahen dhe të analizohen të dhënat. Këto strategji shfrytëzohen në rend të parë në mënyrë që të zvogëlohet shkalla e kriminalitetit në bashkësi.

Shfrytëzimi i hartave nuk është asgjë e re që shfrytëzohet në zbulimin e

kriminalitetit. Por krijimi i këtyre hartave kompjuterike është inovacion i qenësishëm që me efikasitetin e vet ndihmon në mënyrë të konsiderueshme në zbulimin dhe parandalimin e kriminalitetit. Disa madje e kanë quajtur edhe revolucion teknologjik për shkak të rëndësisë së saj për mënjanimin e problemeve në bashkësi.

Natyrisht, hartat kompjuterike nuk mund t’i sigurojnë vetë të gjitha informatat e

nevojshme për mënjanimin e kriminalitetit. Për solucionin efektiv të këtij problemi, bashkësitë duhet të bëjnë më tepër sesa vetë krijimi i hartave. Ato duhet të grumbullojnë dhe të përgatisin sasi të mëdha të të dhënave të shënuara në hartë që grumbullohen me ditë në zona të caktuara të bashkësisë. Pas kësaj duhet të lidhen ato të dhëna me informatat tashmë të grumbulluara, dhe në fund të bëhet shpejt dhe në mënyrë efektive pasqyra përmbledhëse e të dhënave të grumbulluara që do të ishte bazë për marrjen e vendimeve.

Kjo teknologji e përgatitjes së hartave është më e dobishmja kur shfrytëzohet me

bazën e të dhënave, në këtë rast me GjeoArkivin, dhe me mjetet hapësinore të një bashkësie që do të ndihmonte që të dhënat në arkiv të kenë ndonjë kuptim. Do të thotë, që të mund të parandalojmë ndonjë vepër penale, duhet të dimë më tepër se vetëm rrjedhat e asaj vepre. Duhet të dimë për të gjitha ngjarjet momentale në bashkësi që do të mund të çonin në veprën serioze kriminale ose që do të mund të ishin parashenjë e asaj vepre. Baza e tillë e të dhënave që është krijuar për të përkrahur problemin e zgjidhjes së kriminalitetit duhet të jetë në lidhje të afërt me zbatimin dhe të dhënat e bashkësisë. Veprimin e këtillë Qendra e Analizave Statistikore në Ilionis e ka quajtur GjeoArkiv. Pas sigurimit të të dhënave në GjeoArkiv, nevojiten edhe mjete të veçanta që do t’i shtonin bazës së të dhënave kuptimin e plotë. Ndër këto mjete mund t’i rendisim analizat statistikore të të dhënave. Analizat e tilla kanë për qëllim të përmbledhin sasi të mëdha të dhënash dhe t’i shfrytëzojnë si përgjigje për çështjet praktike lidhur me rastet. Mjerisht, këto kërkesa është vështirë të plotësohen. Mjetet për organizimin dhe analizën e të dhënave ende janë në zhvillim, sidomos ato që shfrytëzohen për situatat praktike.

Deri së voni harta e zakonshme e murit me gjilpëra të larme me kokë ishte i

vetmi version i informatave të skicuara në stacionet policore, sepse hartat kompjuterike kërkonin një pajisje mjaft të shtrenjtë por edhe nivelin e lartë të arsimimit të njerëzve në atë regjion. Për këtë arsye hartat kompjuterike më së shpeshti shfrytëzoheshin në agjensionet qendrore për planifikimin e qytetit, jashtë policisë, ose vetëm në centralin e tërë sektorit policor. Ky ishte një problem i madh sepse nuk mund të kishin qasje të gjitha stacionet policore në hartat bashkëkohore, më të mira dhe shumë më të hollësishme. Por edhe hartat që dërgoheshin nga stacionet qendrore ndoshta nuk i përgjigjeshin plotësisht ndonjë bashkësie konkrete.

Page 96: PARANDALIMI I KRIMINALITETIT - aab-edu.net I... · Psikologjia si shkencë ka zhvilluar teori ... përgjithmonë. Çështja themelore është – cilat masa ligjore duhet të ndërmerren

Kohët e reja sjellin edhe inovacione në këtë aspekt. Realizueshmëria e programeve për skicim, kompjuterët dhe punëtorët e arsimuar në këtë fushë kanë bërë edhe aftësimin e skicimit kompjuterik edhe në nivele të bashkësive lokale. Tani këto drejtori mund të krijojnë harta digjitale, përkatësisht harta të rrugëve për gjeturi më të mirë dhe natyrisht për zbulimin e kriminalitetit. Kjo ka përmirësuar punën, e ka bërë mjaft efikase dhe natyrisht problemet zgjidhen më lehtë.

Skicimi kompjuterik i rrugëve dhe i qyteteve ka bërë një revolucion të

konsiderueshëm në parandalimin e kriminalitetit. Kjo gjithashtu ka mundësuar studimin mjaft preciz dhe grumbullimin e raporteve të hollësishme. Edhe pse këto janë disa përparësi për grumbullimin e informatave, skicimi kompjuterik dërgon edhe të dhëna të tepërta. Kjo quhet mbingarkesë e të dhënave. Paraqitet e ashtuquajtura teprica e të dhënave. Shumë prej këtyre informatave kurrë nuk do të shfrytëzohen sepse nuk është e mundur të gjitha të renditen në bazën e të dhënave dhe të merret ndonjë konkluzion në kohën e paraparë. Procedurat e tilla kërkojnë mjaft kujdes dhe gjithashtu mjaft kohë. Kështu, në vend që të jetë problem mungesa e të dhënave, teprica e tyre bëhet problem edhe më i madh.

Skicimi kompjuterik nuk është i vetmi mjet në parandalimin e kriminalitetit që

dërgon tepër informata. Gjithashtu bashkësia mund të furnizojë bazën e të dhënave me informata të tepërta. Për shembull, vetëm në një vendbanim mund të gjejmë shumë burime që mund të na japin informata lidhur me atë se çka po ndodhë rreth tyre. Kjo gjithashtu shpie në konkluzionin se skicimi kompjuterik nuk mund të kontrollojë vetë këtë mbingarkesë të të dhënave. Këtu prapë parashtrohet kërkesa për mjetet që do të mund t’i lidhnin hartat, përkatësisht vendet në të cilat konsiderohet se ekziston ndonjë lidhje me kriminalitetin, me informatat e tjera të rëndësishme siç do të ishte ndonjë person, ndonjë rast specifik, lokacion ose karakteristikat e ngjarjes. GjeoArkivi dhe STAC (Analiza hapësinore dhe e përkohshme e kriminalitetit) janë mjete statistikore që kanë mundësinë e kontrollimit të tepricës së informatave, qëllimi i të cilave është që zbatimi i ligjit dhe i informatave të mund të bëhen themel për analizën taktike të kriminalitetit dhe për marrjen e vendimeve të drejta mbi problemet në bashkësi.

Që të zgjidhet problemi në ndonjë bashkësi , pengimi i kriminalitetit dhe të

dhënat e grumbulluara nga qytetarët janë të nevojshme. Shumë projekte për zgjidhjen e problemeve sugjerojnë se bashkëpunimi i qytetarëve është i domosdoshëm në mënyrë që të sigurohet zgjidhja pozitive. Por ky proces i grumbullimit të informatave nga qytetarët duke i shfrytëzuar burimet nga bashkësia, shpeshherë është ad hoc d.m.th. jozyrtar dhe nuk është gjithherë plotësisht i dokumentuar.

GjeoArkiva është burim lokal për analizën e kriminalitetit dhe për marrjen e

vendimeve në bazë të të dhënave të grumbulluara dhe të analizuara. Ajo kontrollohet në nivel të bashkësisë lokale që do të thotë se mund të ndryshojë çdoherë dhe të shtohen të dhëna të tjera nëse është e nevojshme. Megjithatë, ajo që është në nivelin lokal të bashkësisë krijon dy probleme.

Page 97: PARANDALIMI I KRIMINALITETIT - aab-edu.net I... · Psikologjia si shkencë ka zhvilluar teori ... përgjithmonë. Çështja themelore është – cilat masa ligjore duhet të ndërmerren

Njëri problem është që agjensioni qendror është e domosdoshme t’i verifikojë dhe korrigjojë gabimet e bëra në mënyrë që të gjitha bashkësitë lokale bashkë dhe individualisht t’i bëjnë korrigjimet e nevojshme në bazën e të dhënave. Që bashkësitë lokale ta bëjnë këtë, atëherë hartat e bashkësive fqinje thjeshtë nuk do të ishin në pajtim me të tjerat. Ky problem do të mund të zgjidhej sikur të gjitha bashkësitë t’i dërgonin të dhënat e veta të korrigjuara ose të plotësuara në central që ai t’i verifikojë dhe t’i lejojë.

Problemi i dytë është mbrojtja e të dhënave. Për shembull, i hulumtuari ndonjë

herë frikohet që ta japë deklaratën e vet sepse mendon që diçka do të mund t’i ndodhte. Do të thotë të dhënat e marra duhet të mbrohen. Gjithashtu, të dhënat e paverifikuara, siç janë listat e personave të dyshuar ose të ngjashme, duhet të mbrohen në mënyrë plotësuese, kurse ato të verifikuara nuk kërkojnë aq mbrojtje sepse pasi që kanë kaluar përmes procesit të verifikimit janë bërë edhe informatë publike.

Në mënyrë që të përputhet sa më mirë puna e GjeoArkivit, të skicimit

kompjuterik dhe të mjeteve që i ofron bashkësia, të gjitha këto mjete duhet të kombinohen ashtu që të bëhet parandalimi më i shpejtë dhe më efikas i kriminalitetit në ndonjë bashkësi. Ekzistojnë disa propozime për atë se si të bëhen edhe disa gjëra që duhet t’i vërejmë në procesin e parandalimit të kriminalitetit. Disa prej propozimeve janë kooperimi midis agjensioneve, grumbullimi i të dhënave në mënyrë që të përmirësohet saktësia e matjeve etj. Nga ana tjetër, duhet t’i shohim me kujdes ato harta mjaft deskriptive të vendbanimeve ose të qyteteve dhe grumbujt e të dhënave të llojllojshme.

Pjesëmarrja e agjensioneve të ndryshme në grumbullimin e informatave të

caktuara për raste konkrete është mjaft e qenësishme për bashkësinë që ka për qëllim zvogëlimin e kriminalitetit. GeoArkiva përbëhet nga bazat e mëdha të të dhënave që janë grumbulluar në mënyrë origjinale nga ana e agjensioneve dhe organizatave të ndryshme që ndihmojnë në zbulimin e kriminalitetit në bashkësi.

Bashkëpunimi midis organizatave të tilla është një hap i rëndësishëm në

parandalimin e kriminalitetit. Duhet theksuar se disa organizata jo me dëshirë i ndajnë informatat me të tjerët, por prandaj hartat digjitale janë bërë një iniciativë e madhe që puna dhe dërgimi i të dhënave midis organizatave të përmirësohet dhe të vendoset një komunikim më i mirë.

Me punën e përbashkët, agjensionet për grumbullimin e të dhënave nga një

bashkësi por edhe nga qytetet e tjera ia dërgojnë informatat e nevojshme GeoArkivit. Këtë e bëjnë në radhë të parë sepse e dinë që me këto informata të themelta shkalla e kriminalitetit do të zvogëlohet në bashkësi dhe në qytete, dhe se GeoArkivi të gjitha të dhënat e gjetura do t’ua dërgojë të gjitha agjensioneve dhe prapë në këtë mënyrë të shtojë kooperimin midis tyre. Ky bashkëpunim është në të mirë të të gjitha atyre organizatave dhe bashkësive të tyre.

Matja e saktë rrallëherë ekziston. Në situatat e përditshme madje edhe kombinimi

i disa indikatorëve për matje tregon rezultate të ndryshme. GeoArkivi ka këtë përparësi

Page 98: PARANDALIMI I KRIMINALITETIT - aab-edu.net I... · Psikologjia si shkencë ka zhvilluar teori ... përgjithmonë. Çështja themelore është – cilat masa ligjore duhet të ndërmerren

që me anë të bashkimit të të dhënave nga bashkësia dhe të të dhënave që i shfrytëzojnë organet për zbatimin e ligjit krijon indikator që do të japë të dhëna më të sakta, qo do të thotë se shfrytëzon të dhëna statistikore të disa burimeve dhe i kombinon në një.

Hartat e përshkruara mirë mund të jenë mjaft të mira për njohjen e hollësishme të

vendbanimeve ose të qyteteve, por për vendimin efikas dhe të plotë nevojiten mjete hapësinore shtesë.

Hartografia, krijimi i hartave ose i skemave që paraqesin informata hapësinore

synon që të jetë përshkruese, kurse statistika hapësinore që i përshkruan dhe i vlerëson diagramet është më tepër analitike. Por kufiri midis këtyre dy mjeteve është vështirë i dukshëm. Statistika me anën e së cilës konstatohen disa dukuri në hartë, siç janë p.sh. vendet ku bëhet tregtia me drogë, është mjaft e qenësishme dhe na jep të dhëna të rëndësishme statistikore.

Siç e dimë tashmë, në harta janë të shënuara të gjitha pjesët e ndonjë vendbanimi

ku supozohet se zhvillohen disa veprime kundërligjore. E gjithë kjo do të thotë është e shënuar. Për shembull, pikat e kuqe paraqesin vendet e mundshme ku është tregtimi i popullarizuar me drogë. Por kur kemi edhe pikat e verdha, të kaltra, të gjelbra dhe pikat e tjera dhe kur ato e mbushin hartën ndonjëherë nuk i shohim lokacionet e sakta të atyre veprimeve sepse të gjitha janë aq të ngjeshura në një hartë. Së këndejmi, duhet pasur kujdes për identifikimin e tepruar të pjesëve në një hartë.

Duke pasur parasysh se në kaptinat paraprake i kemi sqaruar aspektet relevante të

veprimtarisë policore në bashkëpunim me bashkësitë lokale dhe lidhur me këtë edhe programet dhe modelet përkatëse, në vazhdim do të prezantojmë pasqyrimin krahasues të parandalimit policor të kriminalitetit në disa shtete dhe në Këshillin e Evropës me orientim mbi “punën e policisë në bashkësitë lokale”.

8. VEPRIMTARIA PREVENTIVE E POLICISË – QASJA KOMPORATIVE NDAJ PROBLEMIT

Page 99: PARANDALIMI I KRIMINALITETIT - aab-edu.net I... · Psikologjia si shkencë ka zhvilluar teori ... përgjithmonë. Çështja themelore është – cilat masa ligjore duhet të ndërmerren

Detyra themelore e policisë, përkatësisht e aksionit të përgjithshëm shoqëror në realizimin e idesë së parandalimit të kriminalitetit, me siguri është etablimi i formave të institucionalizuara të kryerjes së kësaj detyre shumë komplekse. Disa autorë thonë se parandalimi bëhet në paradhomën e deliktit, dhe evidenca, diagnostika dhe trajtimi komplet i tij është ndërmarrje shumë komplekse dhe kërkuese. Në sqarimin e mëhershëm të zhvillimit historik të parandalimit të kriminalitetit kemi konkluduar se qasja më e re në parandalimin e kriminalitetit nga ana e policisë është bërë në radhë të parë në vendet skandinave (Danimarka, Suedia) e diçka më vonë edhe në Francë, Belgjikë dhe Holandë. Mirëpo, sot qasjet preventive në punën e policisë janë praktikë e të gjitha sistemeve bashkëkohore evropiane dhe të sistemeve të tjera policore. Shumica e shteteve evropiane e kanë institucionalizuar veprimtarinë në parandalimin e kriminalitetit. Lidhur me këtë dallojmë tri nivele themelore të zbatimit të programeve preventive. Këtu mendojmë në radhë të parë në : nivelin shtetëror, regjional dhe lokal me autorizime, kompetenca dhe detyra të ndara në mënyrë precize. Së këndejmi, do t’i pasqyrojmë disa prej sistemeve, që në mënyrë institucionale i zgjidhin problemet e parandalimit të kriminalitetit, e që sot shërbejnë si model për vendosjen dhe institucionalizimin e parandalimit. Pra, do t’i analizojmë disa prej institucioneve si dhe mënyrat e veprimit të policisë dhe të subjekteve të tjera përcjellëse në pengimin e kriminalitetit në SHBA, Angli, Francë dhe Gjermani. Gjithashtu, do t’i elaborojmë disa rekomandime të qenësishme të apostrofuara nga ana e Këshillit të Evropës që kanë të bëjnë me parandalimin e të ashtuquajturit kriminalitetit urban. 8.1. SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS Në shtetet e bashkuara të Amerikës për herë të parë takohemi me qasjen sistematike në krijimin, paramendimin dhe implementimin e programit të parandalimit të kriminalitetit. Përvoja e madhe e ka kushtëzuar edhe paraqitjen e programeve të ndryshme, që sot janë kurs i rëndomtë i veprimit të shumë policive në botë. Prej këtyre programeve që, lirisht mund t’i quajmë programe inovative prej pionieri, është e domosdoshme të veçohen: programet e mbikëqyrjes së fqinjësisë; programet preventive shkollore; programet e kontaktimit dhe të asistimit të personave të moshuar dhe të paaftë; dhe programet e ndihmës viktimave të veprave penale. Shumica e programeve janë të orientuara ndaj personave të mitur, kurse prej programeve që zbatohen mbi dhe me këtë kategori, po i cekim ato që janë të lidhura me: luftimin e dhunës në shkolla; programet e afrimit të policisë dhe të të rinjve; programet e dedikuara për luftimin e narkomanisë etj. Në kohë të fundit zbatohen edhe programe speciale të dedikuara mbrojtjes nga kriminaliteti kompjuterik. Ky program ka të bëjë edhe me edukimin e të rinjve në aspektin e mbrojtjes nga virusat kompjuterik. (Kratocki, Verma, 2000; fq. 124-130) Edhe pse është fjala për sistemin brenda të cilit aplikohet një numër i madh programesh të karakterit preventiv, megjithatë mund të flitet për disa programe bazike (fundamentale), të cilat paraqesin bazat strategjike dhe koncepcionale në kuadër të të cilëve aplikohen programet përkatëse të parandalimit të kriminalitetit. Programi bazik, i lindur në SHBA mbështetet në teorinë e cekur të dritareve të thyera (Broken Windows),

Page 100: PARANDALIMI I KRIMINALITETIT - aab-edu.net I... · Psikologjia si shkencë ka zhvilluar teori ... përgjithmonë. Çështja themelore është – cilat masa ligjore duhet të ndërmerren

si dhe në strategjitë e mbështetura në te të zero tolerancës. Ky program konsiderohet bazë dhe motivim për krijimin e modeleve të mëvonshme që janë zhvilluar në teorinë dhe praktikën bashkëkohore kriminologjike dhe kriminalistike. Natyrisht, duke u mbështetur në programin fillestar, versionet e reja kanë lindur në mënyrë spontane duke marrë forma dhe emërtime të reja. Lidhur me këtë, vlen të përmenden edhe programet si: COP – puna policore e orientuar në bashkësi (Community Oriented Policing), COPPS – aktiviteti policor në kuadër të bashkësisë i orientuar në zgjidhjen e problemeve konkrete (Community Oriented Policing and Problem Solving), programi i mbikëqyrjes së fqinjësisë (Neighborhood Watch Programs) etj. Veprimtaria policore në nivel të bashkësisë lokale aplikohet në tri drejtime fundamentale. Këtu mendojmë në radhë të parë në: raportin e policisë dhe të opinionit (Public Relations); shërbimet preventive të bashkësisë në përgjithësi (Comunity Services) dhe në participimin e të gjitha segmenteve të bashkësisë (Community Participation). Veprimtaria e policisë në radhë të parë është e orientuar në bashkësi, madje edhe me rastin e zgjidhjes së problemeve komplekse në regjionin e dhënë. Pikësynimi i punës së policisë, në nivel të bashkësisë lokale në SHBA gjithnjë e më tepër po zhvendoset nga fusha e luftimit të kriminalitetit në të vërejturit dhe në veprimin në drejtim të problemit. Më saktësisht, aktiviteti i gjithëmbarshëm policor është i orientuar në probleme (A. Problem-Oriented Approach). Deskripcioni i këtyre aktiviteteve kryesisht përmban format e ndryshme të asistencës që policia ua ofron qytetarëve. Shembull për një aktivitet të tillë janë pritjet e qytetarëve për ndihmë në formë të profilaksës dhe të mbrojtjes më efikase nga: grabitjet, thyerjet e banesave, vandalizmi, vozitja e shpejtë , ikja e të miturve nga shtëpia, rastet e fatkeqësive, terrorizmit, madje edhe të vetë ndjenjës së pasigurisë, përkatësisht të frikës gjithnjë më të pranishme nga kriminaliteti brenda shoqërisë amerikane. Shembull më eklatant për ndryshimin e filozofisë së punës së policisë ushtarake është reaksioni ndaj veprës penale të dhunimit. Pra, qasja e dikurshme në fazën e postdeliktit, kur policia konstatonte gjendjen faktike në vendin e ngjarjes, përkatësisht viktimën, sot me të madhe punohet në vështrimin profilaktik dhe synohet që të bëhet pengimi i viktimizimit të grave. Roli i sotëm i policisë nënkupton edukimin e grave në mënyrë që t’i shmangen sulmit potencial, shmangien e viktimizimit sekondar12 , krijimin e mekanizmave të sigurisë dhe të rrethinës në përgjithësi në pjesët ku statistika shënon numër të shtuar të sulmeve dhe kontrollin e punën me kryesit e veprave penale të dhunimit. (Brand, Barlow, 1996, fq. 336-339). Një kujdes i madh në praktikën e policisë amerikane i kushtohet edhe profilit personal të policëve që mund të participojnë në programet e parandalimit të kriminalitetit. Aplikimi praktik i këtyre programeve brenda dhe në suazat të bashkësive lokale vë në dukje se për implementimin e tyre është i nevojshëm një varg krejtësisht tjetër i veçorive

12 Me rastin e hulumtimit të viktimës së dhunimit nga ana e policisë është konstatuar një numër i madh i rasteve në të cilat pyetjet e parashtruara në mënyrë josistematike e kanë viktimizuar edhe më shumë viktimën. Shkenca e sotme penale – juridike këtë formë të trajtimit e quan viktimizim sekondar, kurse programet që bëjnë përpjekje ta shmangin këtë sindrom janë programe të shmangies së viktimizimit sekondar.

Page 101: PARANDALIMI I KRIMINALITETIT - aab-edu.net I... · Psikologjia si shkencë ka zhvilluar teori ... përgjithmonë. Çështja themelore është – cilat masa ligjore duhet të ndërmerren

personale dhe psikosociale, për dallim nga modeli tradicional i policit që punon në punët e zbulimit, të sqarimit dhe të vërtetimit të kriminalitetit. Lidhur me këtë policia amerikane aplikon disa teste që lehtësojnë seleksionimin dhe orientimin me rastin e rekrutimit të policëve (Wesley, Kolkman, 200013. Duke pasur parasysh që modelet e veprimit preventiv të policisë tashmë janë shkoqitur, prej të cilave shumica prej tyre janë produkt i praktikës amerikane të veprimit në këtë fushë, kujdesin do ta fokusojmë në përvojat e disa vendeve evropiane që kanë përvoja të caktuara praktike në parandalimin e kriminalitetit. 8.2. ANGLIA DHE VELSI Ngjarjet shoqërore, si dhe nevojat e përditshme për kontrollin më efikas të kriminalitetit, që ka shënuar një rritje rapide kanë rezultuar me themelimin e Këshillit të veçantë nacional për parandalimin e kriminalitetit (National Board of Crime Prevention – 1993) pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme (Home Office Minister). Me seksionin ekzistues, të themeluar qysh në vitin e largët 1983 (Seksioni për parandalimin e kriminalitetit – The Home Office Crime Prevention Unit), që kishte për detyrë të nxisë dhe të zhvillojë strategji dhe taktika me qëllim të parandalimit të kriminalitetit, ky këshill me të madhe zgjidhi institucionalisht14 shumë probleme rreth parandalimit kriminalitetit në Angli. Këshilli përbëhet nga përfaqësuesit e sektorit ekonomik të shoqërisë, të policisë, të pushtetit lokal, që kanë detyrë primare gjenerimet dhe afirmimet e ideve të reja në funksion të parandalimit të kriminalitetit në nivelet e dhëna. (Schwind, 1998: 343). Pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme është themeluar edhe Qendra për parandalimin e kriminalitetit. Detyra e saj parësore është trajnimi i zyrtarëve policorë dhe i kuadrit të tyre udhëheqës në vështrim të përvetësimit të dijeve dhe të shkathtësive kriminale – preventive. Qendra zbaton edhe edukimin e të gjitha subjekteve që inkuadrohen në programet kriminale preventive, dhe ofron informata dhe këshilla, grumbullon dhe shpallë praktikën më efektive nga fusha e parandalimit të kriminalitetit (Shapland, Nattall, 1993: 155-217). Kjo qendër ka rol vendimtar edhe në nxitjen e implementimit më të shpeshtë të programeve preventive brenda veprimtarisë së përditshme policore, si dhe në inkuadrimin e zyrtarëve përkatës policorë në programet e parandalimit të kriminalitetit në nivel të bashkësive lokale. Një segment shumë i qenësishëm i aktivitetit të qendrës ka të bëjë me rolin e saj në analizën strukturale të kriminalitetit dhe në gjetjen dhe përshtatjen e programeve preventive sipas pamjes reale të kriminalitetit në regjionin gjeografik të aplikimit (Katona, 1994: fq. 108 – 110).

8.3. FRANCA

13 Law and Order Magazine, Online, http: //www.lawandorderdermag.com/index2.html, shtator 2000. 14 Në angli ekziston edhe grupi ministror për parandalimin e kriminalitetit (Ministar Group on Crime Prevnition).

Page 102: PARANDALIMI I KRIMINALITETIT - aab-edu.net I... · Psikologjia si shkencë ka zhvilluar teori ... përgjithmonë. Çështja themelore është – cilat masa ligjore duhet të ndërmerren

Sistemi i parandalimit të kriminalitetit në Francë mbështetet në tri nivele të pushtetit shtetëror. Pra, fjala është për sistemin e parandalimit të kriminalitetit në nivelin shtetëror, regjional dhe në nivelin lokal që për ne është interesant. Në vazhdim të tekstit do të theksojmë karakteristikat themelore të organizimit të parandalimit në nivelet shtetërore, përkatësisht regjionale, dhe në mënyrë pak më decidive do të sqarojmë organizimin e parandalimit të kriminalitetit në nivel të bashkësive lokale. Parandalimi i kriminalitetit në nivelin shtetëror është i organizuar përmes Këshillit kombëtar për parandalimin e kriminalitetit (The Ncional Crime Prevention Council) që në fushëveprimin e vet të aktivitetit, përveç tjerash, studion edhe fenomenet e ndryshme të kriminalitetit, elaboron propozimet e ndryshme lidhur me parandalimin e kriminalitetit, dhe koordinon aktivitetet e forumeve regjionale dhe lokale që merren me parandalimin e kriminalitetit. Ky forum nuk ka ndikim vendimtar d.m.th. obligativ në nivelet e përmendura më të ulëta, por në mënyrë të tërthortë mund të ndikojë në to me dhënien e rekomandimeve me qëllim të implementimit të strategjisë së përgjithshme shtetërore. Parandalimi i kriminalitetit në nivelin regjional zhvillohet në kuadër të Këshillave regjionale për parandalimin e kriminalitetit të cilin e udhëheq prefekti. Ky këshill përbëhet nga përfaqësuesit e pushtetit komunal, përfaqësuesit nga zyra e prefektëve të qyteteve dhe të përfaqësuesve të niveleve të ndryshme të pushtetit në Francë. Detyra parësore kufizohet në elaborimin e propozimeve lidhur me parandalimin e kriminalitetit në nivelin regjional, dhe promocionin e disa projekteve regjionale që janë aktual në aspektin e parandalimit (p.sh. programet e viktimizimit. (Schwind, 1998: 343). Për shkak të aktualitetit të problemeve, si dhe të temave që përpunohen në punë, pjesa më interesante ka të bëjë me parandalimin e kriminalitetit në nivel të bashkësisë lokale15. Këshillat komunale për parandalimin e kriminalitetit gjenden në vetë burimin e ngjarjeve dhe paraqesin shtyllën e parë të mbrojtjes nga kriminaliteti. Me këtë forum udhëheqë kryetari i komunës, e përbëhet nga numri i barabartë i zyrtarëve shtetëror dhe i zyrtarëve lokal të qeverisë. Detyrë primare e këtij forumi është elaborimi i propozimeve dhe i masave që kanë të bëjnë me parandalimin e kriminalitetit dhe zvogëlimin e frikës nga kriminaliteti ndër banorët e bashkësisë. Forumi financohet nga niveli komunal ose nga kontributet vullnetare. Policia, në nivel të komunave ka organizuar dhe subdrejtoratin për misionin preventiv, që nënkupton promocionin e parandalimit të kriminalitetit dhe të masave përkatëse brenda formave të ndryshme të veprimit policor. Këtu mendojmë në radhë të parë në: elaborimin e problemeve teorike dhe praktike të kriminalitetit dhe propagandimin e informatave mbi parandalimin e kriminalitetit në polici dhe në opinion në përgjithësi. Si segment i qenësishëm i punës dhe detyrë konkrete e subdrejtoratit policor është edhe vetë krijimi dhe mirëmbajtja e kooperimit efektiv me nivelet më të larta të organizimit policor në Francë. Sistemi i këtillë është i domosdoshëm në mënyrë që të gjitha masat nga niveli lokal të vihen në korrelacion pozitiv me politikën e përgjithshme 15 Kur themi nivel lokal, atëherë në praktikën franceze mendojmë në komunë.

Page 103: PARANDALIMI I KRIMINALITETIT - aab-edu.net I... · Psikologjia si shkencë ka zhvilluar teori ... përgjithmonë. Çështja themelore është – cilat masa ligjore duhet të ndërmerren

sociale, të sigurisë dhe politikën kriminale të Francës. Subdrejtorati policor për misionin preventiv ka formën shumë komplekse dhe specifike të veprimit. Në aspektin organizativ është vendosur në nivelin e reparteve specifike, nga të cilat duhet veçanërisht të veçohen: reparti për mbrojtjen e të rinjve, reparti për mbrojtjen e grave dhe të personave të moshuar, reparti për parandalimin e narkomanisë dhe reparti për mbrojtjen e popujve pakicë dhe të grupeve potencialisht të rrezikuara në mënyrë tjetër. (Katona, 1994: 47-50). Kujdes i veçantë, qoftë me rastin e zgjedhjes së kuadrove, qoftë me rastin e paraqitjes, i kushtohet repartit që ka për detyrë rruajtjen e marrëdhënieve midis policisë (në nivelin lokal) dhe opinionit. Ky repart përfshin pranimin dhe bisedën me qytetarët dhe realizimin e participimit të tyre aktiv ose pasiv brenda programeve të përmendura të parandalimit të kriminalitetit. Pastaj theksojmë repartin e sigurisë, të dokumentacionit dhe të këshillimit të personave që merren me profesione të ndryshme (taksistët, shitësit e argjendarive, të bastoreve sportive etj. ) dhe reparti për studimet e përgjithshme preventive dhe parandalimin e kriminalitetit që ka për detyrë operacionalizimin e programeve lokale dhe publikimin e tyre në nivelet më të larta të pushtetit. Në çdo drejtori urbane policore, të punësuarit janë oficer të specializuar që kanë fushëveprimin prioritar të punës të orientuar në aktivitetet e parandalimit të kriminalitetit dhe në orientimin konkret të punës dhe të bashkëpunimit të policisë me bashkësinë. Ndërkaq, në Francë programet e këtilla preventive, të aplikuara dhe të iniciuara nga ana e policisë financohen nga buxheti policor. (Schwind, 1998: 343). Si çdo shtet me traditë të pasur policore që ndërton dhe cakton prioritetet e veta në parandalimin e kriminalitetit, ashtu edhe në Francë janë definuar prioritetet dhe detyrat themelore të saj. Programet e aplikuara më së shpeshti kanë të bëjnë me: parandalimin e dhunës ndaj fëmijëve (më së shpeshti në bashkëpunim me organizatat dhe asociacionet e tjera shtetërore, shoqërore dhe vullnetare); parandalimin e viktimizimit të personave të moshuar (promocioni i klubeve për persona të moshuar); parandalimin e narkomanisë (ligjëratat dhe diskutimet për fëmijët shkollorë me participim edhe të policëve, sidomos brenda dhe në kuadër të shkollës); promocionin e organizimit të kampingjeve verore pa pagesë për fëmijë dhe të mitur që janë evidentuar si persona me sjellje paradelikuente dhe intensifikimin e marrëdhënieve midis policisë dhe opinionit në përgjithësi. (Katona , 1994: 50-51).

8.4. GJERMANIA Parandalimi i kriminalitetit në disa vende të Evropës nuk ka pasur gjenezë klasike

të zhvillimit, as nuk është përhapur nën ndikimin e modeleve amerikane, siç e theksuam këtë në vetë fillimin e këtij punimi. Një nga shembujt e këtillë me siguri është edhe shembulli i Gjermanisë. Në Gjermani zhvillimi i aktivitetit shoqëror i orientuar në parandalimin e kriminalitetit është formuar diametralisht në mënyrë të kundërt me modelet e tjera evropiane dhe botërore. Evolucioni i veprimtarisë preventive në pengimin e kriminalitetit ka filluar në nivele lokale, me tendenca të zgjerimit në nivele regjionale. Disa autorë gjermanë këtë teori e konsiderojnë mungesën më të madhe të sistemit pozitiv të parandalimit të kriminalitetit duke vënë në dukje në mënyrë

Page 104: PARANDALIMI I KRIMINALITETIT - aab-edu.net I... · Psikologjia si shkencë ka zhvilluar teori ... përgjithmonë. Çështja themelore është – cilat masa ligjore duhet të ndërmerren

permanente domosdonë e formimit të institucionit qendror dhe të programit nacional qendror të parandalimit të kriminalitetit sipas shembullit të vendeve të tjera të zhvilluara evropiane. (Babl, Bassmann, 1977: 433).

Shkalla e lartë e kriminalitetit në vitet e 90-ta të shekullit XX, i kishte detyruar

institucionet policore dhe institucionet e tjera shtetërore që t’i analizojnë më seriozisht moduset e veprimit të vet profilaktik ndaj bashkësisë. Në kuadër të regjioneve përkatëse, dhe të forcave përkatëse policore, janë formuar byrotë hetuese me centralin për parandalimin e kriminalitetit. Detyra e tyre parësore ishte zbatimi i programeve të parandalimit të kriminalitetit, të hartuara dhe të miratuara në të gjitha nivelet e shoqërisë.

Qëndrimi i teoricienëve dhe praktikuesve gjermanë, në fushën e kriminologjisë

dhe të kriminalistikës që merret me parandalimin e kriminalitetit, pasqyrohet në mendimin se efekti më efikas është e mundur të realizohet me zhvillimin e organeve të parandalimit në nivel të regjioneve. Qëndrimi i këtillë i nxjerr argumentet nga fakti që çdo komunë ka specifikat e veta sociale dhe lidhur me këtë edhe problemet speciale të sjelljeve asociale dhe antisociale. Lidhur me këtë, ata konkludojnë se nuk është e mundur të jepet reçeta universale për parandalimin e kriminalitetit në nivel të komunave, gjë që nuk është rasti me bashkësitë e disa tërësive të tilla (regjionit – krahinat). Disa prej sociologëve dhe kriminologëve të njohur gjermanë angazhohen për zbatimin e analizës së permanente kriminologjike dhe kriminalopolitike regjionale. Vetëm në bazë të këtyre analizave është e mundur të jepet propozimi funksional d.m.th. të zbatohen masat adekuate të parandalimit në të gjitha nivelet shoqërore – stratifikuese. ( Schwind 1998: 349).

Nivelet lokale megjithatë kanë një rëndësi më operative në aspektin e zbatimit të

masave konkrete të parandalimit të kriminalitetit. Në ato regjione administrative – gjeografike janë vendosur edhe Këshillat për luftimin e kriminalitetit, kurse në kuadër të tyre edhe byrotë për parandalimin e kriminalitetit si organe operative. Në këtë nivel ekzistojnë edhe shërbimet për parandalimin e kriminalitetit që punësojnë kriminalistë specializantë, që merren kryesisht me parandalimin e kriminalitetit.

Fushëveprimi themelor i punës, si dhe detyrat themelore të këtij shërbimi janë:

nxitja dhe kultivimi i ideve mbi vetëmbrojtjen e viktimave potenciale (kurset viktimologjike); zvogëlimi i rrethanave objektive për kryerjen e veprave penale (elementet e parandalimit situacional), veprimi demotivues ndaj delikuentëve potencialë dhe animimi i opinionit për punë dhe bashkëpunim me policinë. (Katona, 1994: 54).

Me kohë mendimet mbi politikën e parandalimit të kriminalitetit në Gjermani

megjithatë iu kanë bashkangjitur qëndrimit mbi nevojën e centralizimit. Pra, shumë autorë sot theksojnë nevojën e centralizimit, përkatësisht të ngritjes së institutit të parandalimit të kriminalitetit në nivel federal. (Schwind, 1998, fq. 358). Në këtë vështrim janë formuar dy forume nacionale që i trajtojnë disa masa themelore të parandalimit të kriminalitetit. Fjala është për Zyrën pranë Drejtorisë së policisë federale në Stuttgart pranë të cilit vepron Seksioni për programin policor të luftimit të

Page 105: PARANDALIMI I KRIMINALITETIT - aab-edu.net I... · Psikologjia si shkencë ka zhvilluar teori ... përgjithmonë. Çështja themelore është – cilat masa ligjore duhet të ndërmerren

kriminalitetit 16, dhe Komisionin për luftimin e kriminalitetit17në Dusseldorf. Detyrë primare e këtyre organizatave është analiza e formave fenomenologjike të kriminalitetit, d.m.th. të vëllimit dhe të strukturës së tij, përkatësisht të detekcionit të metodave më efikase për pengimin e të gjitha formave të kriminalitetit.

Lidhur me këtë, është e domosdoshme të përmendet se në Gjermani ekziston

edhe forumi shtetëror me emërtimin Këshilli për luftimi e kriminalitetit18 të cilin e përbëjnë: ministri i Punëve të Brendshme, ministri i Drejtësisë, ministri i Çështjeve Sociale dhe i Edukimit. Aktivitetet themelore të këtij këshilli janë të orientuara në animimin dhe përfshirjen e qytetarëve nga të gjitha pjesët e shoqërisë në punët e parandalimit të kriminalitetit. (Albrecht, 1993: 33-43).

Qasja e re në punën policore në bashkësi në Gjermani është orientuar në rend të

parë në nevojën e mbrojtjes së njerëzve dhe të pasurisë. Puna komplete policore orientohet në drejtim të zgjidhjes së problemeve brenda bashkësisë sociale dhe zhvillohet me moton themelore që ka këtë përmbajtje: polici në shoqërinë bashkëkohore duhet të jetë “kontrollor, shok dhe ndihmës”. (Schwind, 1998: 342).

Specifikën e këtij segmenti e bëjnë edhe zyrtarët për kontakt me qytetarët. Ky

institut është i datës më të re (1994) dhe prej para do kohësh është në praktikën e policisë në Gjermani. Qytetarët e kanë pranuar si diçka shumë të dobishme dhe në masë të madhe i vizitojnë këto zyra. Shkaset më të shumta të këshillimit nga ana e zyrtarëve të kontaktit, qytetarët i kërkojnë lidhur me mbrojtjen e pasurisë së vet (vjedhjet me thyerje, automobilat) dhe të të mirave të tjera që rrezikohen në praktikën e përditshme të bashkësive përkatëse. Kështu jo rrallëherë qytetarët paraqiten për këshilla lidhur me mbrojtjen nga delikuenca në rritje e të miturve, përkatësisht të shfaqjes së saj të dhunshme, si dhe të pranisë së drogës në kuartet gjithnjë më të shumta në regjionet gjermane dhe në bashkësitë lokale. (Heinz, 1997: 428).

Duke analizuar efikasitetin e këtij instituti (kontakti i zyrtarëve), janë zbatuar

shumë hulumtime. Kështu është konstatuar se gjatësia mesatare e kontaktit midis “zyrtarit të kontaktit” dhe të qytetarit zgjatë rreth një orë, se ekziston lidhja e qenësishme statistikore midis temave të këshillimit dhe të policisë zyrtare statistikore. Vetëm këto të dhëna ishin të mjaftueshme që ta konsiderojnë të suksesshëm mbarimin e të të ashtuquajturit pilot projektit “kontakti i zyrtarit” dhe të aplikimit të tij në praktikën e përditshme të veprimtarisë policore në qytetet gjermane.

Numri i personave që paraqiteshin në këto këshillimore ishte rritur në mënyrë

enorme, gjë që u jepte të drejtë që protagonistët e programeve preventive të konkludojnë se qëllimi në njëfarë dore është arritur. Pra, është vendosur ose, thënë më mirë, është

16 Kriminalpolizeikiches Vorbeugungsprogramm 17 Kommission Vorbeugende Kriminalitatsbekampfung 18 Ratfur Kriminalistatsverhtung – fushëveprimi i punës: çështjet lidhur me kriminalitetin ekonomik, mashtrimet në sigurim, dhuna në familje dhe kriminaliteti i të miturve dhe vetë mjetet teknike të parandalimit....

Page 106: PARANDALIMI I KRIMINALITETIT - aab-edu.net I... · Psikologjia si shkencë ka zhvilluar teori ... përgjithmonë. Çështja themelore është – cilat masa ligjore duhet të ndërmerren

përmirësuar besimi i qytetarëve ndaj policisë. Nëse analizohen me kujdes modelet e cekura më parë, do të nxirret konkluzioni identik sepse ai interaksion ishte pikërisht mollë sherri në implementimin e shumë programeve në botë. Zyrtarët policorë që e kryejnë këtë punë, në evaluimin dhe deskripcionin e përshtypjeve të veta, më së shpeshti ishin të mendimit se fjala është një model të dobishëm dhe në njëfarë dore të domosdoshëm të edukimit preventiv të qytetarëve me qëllim të vetëmbrojtjes (Albrecht, 1993: 33 - 43).

Pas disa viteve të para ky program planifikohet të rinovohet. Pra, me hulumtime

precize është nxjerrë konkluzioni se lloji i këshillës dhe cilësia e tij e me këtë edhe vizitat e reja të qytetarëve në një masë të madhe janë varur nga shkalla e edukimit të zyrtarëve të kontaktit. Lidhur me këtë, sot përpunohen modelet e reja që do të duhej që në vende të tilla të vendosin zyrtarë të edukuar special të policisë (Lack 1995: 213.).

Një nga masat preventive që gjatë disa viteve të fundit aplikohet shumë shpesh

është edhe vizita e qytetarëve nga ana e zyrtarëve policorë sipas parimit, të quajtur në mënyrë të popullarizuar derë më derë . Edhe pse në shikim të parë19 kjo masë nuk ka ndonjë rëndësi më të thellë, me analizën e hollësishme janë njohur të dhëna shumë të qenësishme. Është konstatuar se pikërisht ky aktivitetet në një masë të madhe ka ndikuar jo vetëm në zvogëlimin e numrit të vjedhjeve të banesave me thyerje, por edhe të disa delikteve që, së paku zyrtarisht, nuk janë përmendur me rastin e vizitave të mëparshme (dhuna në familje, siguria e automobilave etj). (Fullgrabe, 2000: 183).

Sot në Gjermani zbatohen një varg masash dhe programesh të parandalimit të

kriminalitetit në përgjithësi. Ata bartin emërtime të ndryshme kurse përmbajtja e tyre kryesisht është koncipuar në mënyrë metodologjike si kompilim i modifikuar i disa programeve të shfrytëzuara deri më tash, si dhe i disa risive (shembulli “zyrtari i kontaktit”). Nga programet interesante vlen të përmenden disa që janë zbatuar ose ende zbatohen në nivelet e bashkësive lokale. Fjala është për programin e parandalimit të formave specifike të sjelljes delikuente të fëmijëve dhe të të miturve, programin për parandalimin e grabitjeve dhe të vjedhjeve nga gjepat, programet kundër thyerjeve, parandalimin e narkomanisë etj. (Northoff, Stroth 1996: 584-585).

Shohim se vendet e zhvilluara industrialisht i kushtojnë një kujdes të madh

parandalimit të kriminalitetit në nivelin lokal duke u nisur nga supozimi se fjala është për interesin primar të mbrojtës së sigurisë së njerëzve dhe të pasurisë në fazën ante delictum, përkatësisht në paradhomën e deliktit. Me këto aktivitete ngritet me të madhe vetëdija e qytetarëve mbi obligimin për bashkëpunim me zyrtarë për zbatimin e ligjit dhe natyrisht, si edhe vetë besimi në aparatin komplet shtetëror.

Në vazhdim do t’i pasqyrojmë direktivat e caktuara të Këshillit të Evropës që i

kushton një kujdes të madh këtij problemi.

19 Qytetarët janë të bindur se kjo masë në radhë të parë është e dobishme për shkak të edukimit dhe të këshillimit lidhur me mbrojtjen nga thyerja e banesave.

Page 107: PARANDALIMI I KRIMINALITETIT - aab-edu.net I... · Psikologjia si shkencë ka zhvilluar teori ... përgjithmonë. Çështja themelore është – cilat masa ligjore duhet të ndërmerren

8.5. DIREKTIVAT E KËSHILLIT TË EVROPËS20 Koncepti i organizimit institucional të parandalimit të kriminalitetit është ngritur edhe në nivel ndërkombëtar. Pra, në kuadër të Këshillit të Evropës (Council of Europe – CE), është formuar( Organizata për parandalimin e kriminalitetit) që ka detyrë parësore t’u japë rekomandime qeverive të vendeve anëtare (CofE) që të themelojnë, stimulojnë dhe përkrahin agjencionet për parandalimin e kriminalitetit në nivel nacional, regjional dhe lokal. (Schwind, 1998: fq. 343-357). Inkorporomi i sistemit të veprimtarisë policore, i orientuar në parandalimin e kriminalitetit në nivel të bashkësisë lokale konsiderohet si kusht obligues i të ashtuquajturave proceseve integruese evropiane. Pikërisht për shkak të këtyre fakteve do t’i prezantojmë disa nga rekomandimet e Këshillit të Evropës që janë proklamuar nga fundi i vitit 2002 e lidhur me rekomandimet e dedikuara pushteteve lokale të vendeve në tranzicion me qëllim të parandalimit të kriminalitetit në qendrat e tyre urbane. Kriminaliteti, si ndjenjë e (pa)sigurisë në përgjithësi, është çështje vijuese e shoqërive moderne në Evropë dhe më gjerë. Pra, ai me siguri është arsye e përditshme për brengë dhe objekt parësor i shumë hulumtimeve shkencore dhe i formave të ndryshme të diskutimeve. Në rastin e elaborimit dhe të evaluimit të problemit të cekur zhvillohen konkluzione unike që rezultojnë me rekomandime, sipas të cilave pushtetet lokale duhet të bartin barrën kryesore në parandalimin e kriminalitetit. Kriminaliteti ndikon negativisht në një përqindje të madhe të popullsisë. Ai tërheq pas veti shumë deviacione të tjera: shpenzimet e larta shoqërore dhe ekonomike; shkakton humbje, lëndime dhe vuajtje emocionale të viktimave dhe të familjeve të tyre; zvogëlon aftësinë e qytetarëve që t’i gëzojnë përparësitë e stabilitetit material; zvogëlon besimin e opinionit në proceset demokratike; stimulon lëvizjet ekstremiste; mund të shkaktojë ndjenja antievropiane; paraqet kërcënim për të drejtat e njeriut dhe institucionet demokratike; provokon frikën dhe pasigurinë e tepruar; dhe çka është edhe më e keqe, nevojën për hakmarrje ose për konflikte ndër etnike. Pikërisht për shkak të këtyre fakteve, kriminaliteti paraqet kërcënim për demokracinë në përgjithësi sepse nxitë impulse raciste dhe “mbrojtëse”, dhe vepron si ftesë për forma “të thjeshtëzuara” të drejtësisë tek të cilat nuk i kushtohet vëmendja respektimit të lirive dhe të dinjitetit të njeriut. Me rastin e luftimit të të ashtuquajturit “kriminalitetit urban” është e domosdoshme të merret në konsiderim edhe e drejta në privatësi, dhe shkeljet e mundshme të saj. Si shembull mund të shërbejnë sistemet e mbyllura televizive (TV kabllovik) shfrytëzimi i të cilave njihet si mjet legjitim për pengimin e kriminalitetit, e prapë është kontravers nga aspekti i të drejtës në privatësi21.

20 Congress of Local and regjional Authorities of Europe, Integrated Project “Responses to Violence in Everyday Life in a Democratic Society, Urban Crime Prevention guide for lokal authorities, korrik 2002. 21 Karta Evropiane Urbane thirret në të drejtën e qytetarëve të Evropës që të jetojnë në “qytete të sigurta dhe të mbrojtura, të lira në atë masë që kjo është e mundur, nga kriminaliteti, delikuenca dhe agresioni”. Neni 29 i marrëveshjes së Amsterdamit ka të bëjë me qëllimet e Unionit Evropian që qytetarëve t’ju sigurojë një shkallë të lartë të sigurisë nga aspekti i lirive, i mbrojtjes dhe i të drejtave ashtu që vendet

Page 108: PARANDALIMI I KRIMINALITETIT - aab-edu.net I... · Psikologjia si shkencë ka zhvilluar teori ... përgjithmonë. Çështja themelore është – cilat masa ligjore duhet të ndërmerren

Në mënyrë që në luftë kundër kërcënimeve të përmendura më lartë qytetarëve t’ju sigurohet ndjenja e sigurisë, por edhe siguria reale, është e rëndësishme që pushteti në nivelin shtetëror, regjional dhe lokal të pranojë që liria nuk është e mundur pa siguri. E drejta në jetë në rrethinën e sigurt do të duhej të ishte e drejta themelore e njeriut. Pushteti duhet të kujdeset që të sigurojë që kontrollit të kriminalitetit t’i japin përparësi dhe për këtë të sigurohen resurset adekuate dhe të pranohet parandalimi i kriminalitetit si model i përhershëm i aktivitetit. Parandalimi nuk është vetëm më i lirë se represioni, por është qasje ku dinjitetit të njeriut i jepet rëndësia më e madhe e mundshme. Detyra e pushtetit lokal të një bashkësie duhet të jetë edhe sigurimi i ndjenjës së përkatësisë së bashkësisë qytetare tek popullata e gjithëmbarshme, dhe që qytetarët përveç asaj që i gëzojnë të drejtat e caktuara, gjithashtu të pranojnë edhe përgjegjësitë koresponduese (Vis-a-vis) të respektimit të integritetit dhe të paqes shpirtërore të pjesëtarëve të tjerë të bashkësisë. Deri sa qeveria qendrore ka obligim të qartë për vendosjen e kornizës juridike për parandalimin e kriminalitetit dhe të represionit, si dhe për sigurimin e resurseve adekuate financiare dhe të udhëheqjes politike, problemi i nivelit lokal është diçka krejtësisht tjetër. Pra, brenda këtij mjedisi ndjenja e pasigurisë përjetohet në mënyrë permanente dhe për çdo ditë. Si pasojë e raporteve të këtilla, pushtetet lokale janë më të aftat për zbatimin e politikës së parandalimit gjithëpërfshirës të kriminalitetit. Brenda saj promovohen: alternativat e mbylljes së kundërvajtësve, funksionet policore në bashkësi, lufta kundër analfabetizmit, arsimimi shoqëror, hulumtimi dhe komunikimi, si dhe koordinimi i programeve të shumta nga ana e shumë partnerëve. Duke pasur parasysh se janë direkt në kontakt me ta, qytetarët e organeve komunale të pushtetit konsiderohen si më të përshtatshmit dhe më së miri të informuar mbi situatat potenciale ose situatat ekzistuese të krizës. Pushteti lokal gjithashtu mund të punojë në qetësimin e situatës dhe të marrë rolin e ndërmjetësuesit, dhe me këtë të ndikojë në zvogëlimin e tensioneve dhe të sigurojë që angazhimi i policisë dhe i gjykatave të mos jetë i domosdoshëm. Pushteti lokal gjithashtu ka edhe rolin prijës indirekt, me faktin që ndikon në formimin e politikës së një varg sektorësh në kompetencën e tyre, në mënyrë që të sigurohet trajtimi adekuat i çështjeve të sigurisë. Këta sektorë mund të inkuadrohen edhe në planifikimin urbanistik, duke përfshirë transportin publik, ndriçimin e rrugëve dhe masat e sigurisë në udhëkryqe; sigurimin e objekteve publike, shkollave, fushave sportive, stadiumeve, baseneve dhe të qendrave shoqërore – arsimore dhe të politikës së dhënieve sociale dhe të ndihmës familjeve në mënyrë që prindërit më mirë të kenë mundësi t’i marrin obligimet e veta. Këtu duhet veçmas të theksohen aktivitetet në zgjedhjen e personelit të institucioneve publike dhe të agjensioneve që punojnë në mirëmbajtjen, mbikëqyrjen dhe sigurinë në përgjithësi dhe të shërbimit mësimor jashtëshkollor shoqëror dhe arsimor si dhe të vendosjes së forcave komunale policore. Si pasojë e kësaj, nga pushteti qendror shtetëror pritet që në bashkëpunim të ngushtë me pushtetin lokal, të pranojë që politikat lokale për reduktimin e kriminalitetit anëtare do t’i miratojnë aksionet e përbashkëta në fushën e bashkëpunimit policor dhe të jurisprudencës lidhur me çështjet e kriminalitetit.

Page 109: PARANDALIMI I KRIMINALITETIT - aab-edu.net I... · Psikologjia si shkencë ka zhvilluar teori ... përgjithmonë. Çështja themelore është – cilat masa ligjore duhet të ndërmerren

dhe të pasigurisë urbane janë elemente kyçe të programit për redukimin e kriminalitetit, dhe se për problemet lokale janë të nevojshme zgjidhjet lokale. Pushteti qendror duhet të ndërmerr masa që të forcohen qeveritë lokale dhe demokracia lokale, në pajtim me dispozitat e Kartës evropiane mbi vetëqeverisjen lokale, dhe të forcojnë përgjegjësinë e pushteteve lokale për pengimin e kriminalitetit dhe për këtë t’ju sigurojnë resurse adekuate financiare. Kursi i integrimeve evropiane nënkupton zvogëlimin e shkallës së centralizimit dhe të kontrollit nga kreu në mënyrë që të mundësohet marrja e vendimeve në nivelin lokal, ku ekziston mirëkuptimi më i mirë i nevojave lokale dhe ku është e mundur të identifikohen zgjidhjet tradicionalisht të pranueshme. Pushteti qendror do të duhej të siguronte që mjetet nga buxheti lokal, dhe të ardhurat e tjera të ngjashme, të shpenzohen brenda bashkësisë që i takojnë, dhe të shpejtojnë zhvillimin e kapaciteteve në bashkësitë lokale me anë të edukimit të qytetarëve. Pasi që parandalimi i kriminalitetit përfshin një spektër të gjerë të faktorëve të ndryshëm, ai duhet të jetë përgjegjësi e përbashkët e sektorëve të ndryshëm të shoqërisë. Policia dhe gjyqësia nuk mund të konsiderohen më përgjegjës të vetëm për konfliktet nga jeta e përditshme. Për këtë arsye është e nevojshme të inkurajohet zhvillimi i forumeve multi – sektoriale, e jo i agjencioneve individuale, për luftë kundër kriminalitetit në nivelin lokal22. Partneritetet e tilla duhet të përcillen me resurse të domosdoshme buxhetore dhe operative, nëse dëshirohet të arrihet efikasiteti i tyre. Bashkëpunimi midis forumeve të ndryshme, relevante, ende është fenomen e jo rregull. Disa institucione, pra, siç janë: policia, gjykatat, repartet e pushtetit lokal, organizatat volontere, kompanitë publike të sigurimit dhe popullsia lokale nuk janë të mësuara me punë të përbashkët. Ato edhe më tej veprojnë në mënyrë të pavarur njëra prej tjetrës dhe në pajtim me rregullat e veta. Megjithëse janë të vetëdijshme për përparësinë e punës së përbashkët, qasja e këtillë edhe më tej shkakton shok brenda organizatave individuale, sepse nevoja për varësi reciproke dhe e drejta e pjesëmarrësve individual që të mbikëqyrin punën e të tjerëve, edhe më tej shkakton rezistencë. Për këtë arsye mund të jetë e domosdoshme që, me qëllim të tejkalimit të vështirësive të tilla, në mënyrë që partneriteteve t’u jepet kontributi i qëndrueshmërisë, të emërohen koordinatorët lokalë. Politika e tillë – që do të duhej të ishte në aplikim më së paku pesë vjet - duhet të ofrojë një qasje të freskët në zgjidhjen e problemeve, dhe të demonstrojë se është e mundur të përparohet në mënyrë efikase siguria dhe të reflektohen problemet e regjionit të relevant. Nga pushtetet qendrore, regjionale dhe lokale, pritet që: të pranojnë domosdoshmërinë e krijimit të instrumenteve të reja politike me qëllim të dhënies së përgjigjes më të mirë dhe më efikase lidhur me problemin e delikuencës urbane; të

22 Këto forume mund të jenë mjaft përfshirëse. Ato, p.sh. mund t’i përfshijnë pushtetin lokal, politikanët, sektorin privat dhe volonter, mediat, institucionet arsimore, universitetet, policinë, popullsinë lokale, rininë dhe sportistët, organizatat për politikë sociale dhe shëndetësore, punën dhe politikën e punësimit, administratën e njësive të burgjeve, sistemin juridik, këshillat e rinisë, komitetet këshillëdhënëse për çështje të të huajve, forumet përgjegjëse për transportin publik, agjensionet për politikë sociale banesore, shoqatat e banorëve, bashkësinë afariste, dhe shoqatat e mjekëve dhe të farmaceutëve.

Page 110: PARANDALIMI I KRIMINALITETIT - aab-edu.net I... · Psikologjia si shkencë ka zhvilluar teori ... përgjithmonë. Çështja themelore është – cilat masa ligjore duhet të ndërmerren

miratojnë qasjen strategjike më të përpunuar dhe më të plotë në zgjidhjen e problemeve të (pa)sigurta të rretheve urbane, duke e shmangur politikën e ndarjes në reparte; të kuptojnë se sigurimi i mjedisit më të sigurt urban është i mundur vetëm me anë të procesit kompleks që kërkon angazhim të bashkuar të një spektri të gjerë agjencionesh; të inkorporojnë sisteme të financimit, të mbikëqyrjes dhe të matjes së suksesit në sisteme partneriteti; të inkurajojnë shkëmbimin pozitiv të informatave midis agjensioneve në mënyrë që të sigurohet përdorimi më i mirë i resurseve të kufizuara. Qasja sistematike, e orientuar në zvogëlimin e shkallës së kriminalitetit, duhet të përfshijë mbikëqyrjen mbi të ashtuquajturat vatrat kriminale në të cilat, në pajtim me këtë, do të orientoheshin resurset adekuate. Gjithashtu është e domosdoshme të identifikohet qasja e drejtë dhe të inkurajohet aplikimi i saj në regjionet e tjera të ngjashme. Identifikimi i rolit preciz të partnerëve të ndryshëm, është gjithashtu një nga kërkesat, si dhe vetë definimi i qëllimeve të matshme, dhe paraqet progresin drejt të cilit është e mundur të shkohet. Është e nevojshme të evaluohen rezultatet e mëhershme në mënyrë që të merret referenca për zhvillimin e programeve të reja23. Për këtë arsye, pushtetet lokale do të duhej që: të përgatisin planin në të cilin do të definohej natyra dhe lloji i kriminalitetit në luftimin e të cilit dëshirohet të punohet, si dhe qëllimet, afatet kohore, dhe propozimi i aktiviteteve;24 të zbatojnë analiza më precize të masave që konsiderohen adekuate, dhe arsyet për të cilat ato janë efikase, e para se të rekomandohet aplikimi i tyre; të shmangin qasjen afatshkurtër dhe të ndërmarrin aktivitetet që do të ishin të qëndrueshme në shtigje të gjata në vend të zgjidhjeve të ofruara momentale që mund të zbatohen gjatë imitimit të tyre të pushtetit; të zhvillojnë një qasje më proaktive me qëllim të parashikimit dhe të pengimit të problemeve, e jo të zgjidhjes së tyre në momentin kur paraqiten; të përgatisin dhe t’i freskojnë me kohë dokumentet publike me të cilat do të sigurohej lidhja midis popullatës lokale, strukturave politike dhe profesionistëve (specialistëve). Një kujdes i madh i kushtohet frikës nga kriminaliteti, krimi dhe ndjenja e pasigurisë në përgjithësi. Frika nga kriminaliteti, qoftë të jetë reale ose i paramenduar, në një masë të madhe është e pranishme në opinion.25 Analiza e frikës nga kriminaliteti duhet t’i përfshijë aspektet e ndryshme të jetës në bashkësi që, edhe pse vetvetiu nuk mund të konsiderohet kriminale, trajtohet nga ana e qytetarëve si faktor i rrezikimit të mirëqenies dhe të sigurisë së bashkësisë26. Frika nga kriminaliteti zvogëlon shkallën e 23 Informatat relevante mund të merren nga një numër i madh i shërbimeve zyrtare publike, profesionistët dhe folunterët që janë të angazhuar në aktivitetet e rëndësishme për bashkësinë lokale, e që kanë të bëjnë me ndjenjën e pasigurisë, të mosparaqitjes së krimit dhe të bashkëpunimit midis grupeve të ndryshme të qytetarëve dhe të bashkësive. Informatat mund të merren edhe në bazë të hulumtimeve sociologjike dhe psikologjike, çfarë janë hulumtimet gjithëpërfshirëse mbi viktimat e kriminaliteti, dhe në bazë të njohurive të zyrtarëve policorë në kuartet relevante, e gjithë kjo me qëllim që politika tu përshtatet në mënyrë adekuate nevojave të regjioneve specifike. 24 Plani i tillë duhet të mbështete në analizat gjithëpërfshirëse, të freskëta të të dhënave statistikore dhe të diagnozave të kriminalitetit. 25 Ndjenja e pasigurisë, e frikës nga delikuenca dhe viktimizimi është e pranishme tek shumë qytetarë, sidomos tek personat e moshuar ose ata që u takojnë kategorive më të ndjeshme të popullsisë. Arsyet e brengosjes shpeshherë nuk janë format më të pashmangshme të delikuencës. 26 Veprat terroriste , qoftë të natyrës politike ose racore, dhe format e ndryshme ekstreme të kriminalitetit janë edhe një faktor që e shton ndjenjën publike të pasigurisë.

Page 111: PARANDALIMI I KRIMINALITETIT - aab-edu.net I... · Psikologjia si shkencë ka zhvilluar teori ... përgjithmonë. Çështja themelore është – cilat masa ligjore duhet të ndërmerren

besimit publik në bashkësi, ndikon negativisht në zhvillimin ekonomik dhe në investimet afariste, dhe zvogëlon cilësinë e jetesës në qytete. Mediat gjithashtu luajnë rol të rëndësishëm në formimin e ndjenjës së pasigurisë. Lajmet mbi krimet paraqesin pjesën kyçe të komunikimit shoqëror, kurse mediat si dëshmitarë të paanshëm, në parim nuk mund të konsiderohen përgjegjëse për pasojat e punës së vet. Mirëpo, edhe pse mediat luajnë rol kyç në sigurimin e informatave mbi kriminalitetin dhe pengimin e tij, ato vërtetë mund të realizojnë edhe rolin krejtësisht negativ. Pra, me dramatizime të tepruara dhe me zmadhimin e veprave të caktuara penale, ato humbin neutralitetin e vet dhe rolin e të ashtuquajturit korrektorit shoqëror. Pikërisht për këtë arsye është shumë e rëndësishme që pushteti lokal të aplikojë masa adekuate në redukimin e frikës nga krimi, ashtu që, p.sh. do të shtojë besimin e banorëve lokal përmes projekteve për zhvillimin e bashkësisë dhe përkrahjen e viktimave të kriminaliteteve, të ndërmarrë hapa në mënyrë që të inkurajohen mediat, sidomos shtypi lokal, që të marrë pjesë në përpjekjet që situata të përparohet. Ata duhet të kujdesen të sigurojnë programe të ndryshme për të rinjtë që duhet të jenë mjaftë të pranishëm në vështrim që të kenë një kujdes të rëndësishëm publik. Nuk duhet harruar obligimin që të stimulohet edhe besimi i sektorit afarist ashtu që pushteti i bashkësisë lokale do të investojë me strategjitë për regjenerim dhe punësim brenda politikës së vet globale. Angazhimi publik, në procesin e demokracisë lokale, do të duhej të ishte proces i dyanshëm, që forcon popullatën lokale dhe i mundëson pushtetit lokal që t’u përgjigjet nevojave të qytetarëve dhe të përparojë sistemin e ofrimit të shërbimeve. Aplikimi konzistent i masave të thjeshta dhe angazhimi i popullsisë lokale në gjetjen e zgjidhjeve për probleme të ndryshme janë treguar si orientim jashtëzakonisht i suksesshëm. Pushteti lokal do të duhej të përpiqej të sigurojë një angazhim sa më të madh të mundshëm të popullsisë me rastin e planifikimit dhe të ofrimit të shërbimeve. Me këtë, opinioni do të duhej të ishte i angazhuar për së afërmi në parandalimin e kriminalitetit27 . Ndërkaq, është e dobishme të kemi shërbime të organizatave të specializuara joqeveritare, pasi që ato kanë mjaft përvojë praktike dhe informata, por edhe kanë mundësi që të importojnë individë dhe institucione të ndryshme. Nga pushtetet lokale për këtë arsye pritet që:

- të fuqizojnë angazhimin e popullsisë me aplikimin e vetë mbikëqyrjes së fqinjësisë (Neighborhood Watch) dhe të mekanizmave të tjerë në të cilat qytetarët inkurajohen të angazhohen për bindjet e veta,

- të mbrojnë sigurinë e vet dhe të njohin detyrën qytetare duke iu kundërvënë diskriminimit dhe duke marrë qëndrim pozitiv kundër kriminalitetit;

27 Ky angazhim do të duhej të kontribuonte në përparimin e besimit publik dhe të cilësisë së jetesës ashtu që do të reduktojë kriminalitetin, frikën nga kriminaliteti dhe format kërcënuese të sjelljes. Popullsia do të duhej të angazhohej në të gjitha programet për zhvillimin shoqëror të bashkësisë dhe të vendbanimit, pa marrë parasysh se a merren ata me përparimin e rrethinës, me zhvillimin ose përparimin e shërbimeve publike, e sidomos nëse merren me sigurimin e shërbimeve efikase dhe ekonomike ose me skema për inkurajimin e punësimit.

Page 112: PARANDALIMI I KRIMINALITETIT - aab-edu.net I... · Psikologjia si shkencë ka zhvilluar teori ... përgjithmonë. Çështja themelore është – cilat masa ligjore duhet të ndërmerren

- në bashkëpunim me kompetentët për politikën banesore, të mundësojnë krijimin e zonave që “është e mundur të sigurohen” dhe të sigurohen objekte më të sigurta banesore;

- të punojnë në pastrimin dhe mirëmbajtjen e zonave rezidente në mënyrë që të dekurajohen vandalizmi dhe trazirat;

- të inkurajohen iniciativat lokale të banorëve – të udhëheqësve të ndërtesave dhe të sigurohet pjesëmarrja direkte e banorëve në qeverisjen e pasurisë së vet;

- që në mënyrë të rregullt të hulumtimit të opinionit publik, me organizimin e forumeve publike në bashkësitë lokale dhe me distribuimin e pyetësorëve të njihen në mendimet e popullsisë lokale mbi kriminalitetin dhe frikën nga kriminaliteti;

- të zhvillojnë strategjinë aktive të komunikimit me shfrytëzimin e të gjitha teknikave të mundshme në mënyrë që të sigurojnë që në komunikim të inkuadrohen sa më shumë njerëz që është e mundur;28

- të sigurojnë që konsultimet të kryhen në nivel që u përgjigjet çështjeve relevante dhe konsiderohen të rëndësishme nga ana e popullsisë lokale.29

Qasja e gjerë në parandalimin e kriminalitetit, në bazë të aktiviteteve në bashkësi ka

rezultuar me identifikimin e profesioneve të reja nga ana e pushtetit lokal. Pushteti lokal inkurajohet që të promovojë aktivitete dhe profesione të reja siç janë:

- mbikëqyrësit e rrugëve publike përgjegjës për mbikëqyrjen e zonave të parkingjeve dhe pengimin e sjelljeve që paraqesin kërcënim për sigurinë;30

- drejtuesit e ndërtesave që jetojnë në to dhe kujdesen për mirëmbajtjen teknike të lokaleve të përbashkëta, mbikëqyrin zonën rreth ndërtesave dhe janë kontakti i parë me banorët e atyre ndërtesave në rast të ndonjë problemi;

- ndërmjetësuesit lokalë socialë që mund të punojnë në të gjitha zonat publike dhe të jenë në funksion të “kanalit të komunikimit” për shërbimet publike, e gjithashtu të punojnë në qetësimin e konflikteve në bashkësi;

- “mbikëqyrësit e natës” që duhet të punojnë në objektet publike banesore në të cilat gjatë natës vazhdojnë aktivitetet e rëndësishme, në mënyrë që t’i mbikëqyrin lokalet e përbashkëta, të kenë qasje në shtëpitë individuale në ftesën e banorëve të cilëve u nevojitet ndihma e tyre;31

- rojtarët në spitale, si përgjigje për numrin gjithnjë më të madh të konflikteve verbale edhe fizike midis pacientëve dhe vizitorëve nga njëra anë, dhe personelit të spitalit, nga ana tjetër.

28 Ndërkaq, duhet të shfrytëzohen afishet dhe buletinet informative, dokumentet specifike të konsultimit, procedurat e sqarimit për parashtrimin e ankesave, organizimi i mbledhjeve publike me politikanët lokalë dhe i forumeve lokale në kuartet përkatëse, hulumtimet e opinionit publik, organizimi i panel diskutimeve të qytetarëve dhe themelimi i grupacioneve të partneritetit. 29 Kurdo që kjo është e mundur qytetarët do të duhej të kenë mundësi t’u drejtohen zyrtarëve në zonat natyrore, e jo në zonat e definuara gjeografike në mënyrë artificiale. 30 Siç janë marrja e parave nga vartësit nga droga ose hajnat e automobilave. 31 Të merren me alkoolistët, rastet e dhunës familjare, fëmijët e ikur dhe liftet e prishura, e në bashkëpunim me policinë, punëtorët socialë dhe shërbimet e urgjencës.

Page 113: PARANDALIMI I KRIMINALITETIT - aab-edu.net I... · Psikologjia si shkencë ka zhvilluar teori ... përgjithmonë. Çështja themelore është – cilat masa ligjore duhet të ndërmerren

Shohim se problemi është përpunuar shprehimisht, si në nivelin lokal, ashtu edhe në atë ndërkombëtar. Këshilli i Evropës ka dhënë kontributin themelor për qasjen më të re ndaj bashkësive lokale në përgjithësi gjë që sigurisht duhet të pasohet me rastin e krijimit të strategjisë së veprimit në nivel të bashkësisë lokale.

9. RËNDËSIA PREVENTIVE E ANALITIKËS NË KONTROLLIN DHE PËRPUNIMIN KRIMINALISTIK Shërbimi analitik i organizuar mirë dhe në mënyrë cilësore në organet e punëve të

brendshme me aktivitetin e vet kontribuon në përparimin e veprimtarisë operative jo vetëm të asaj represive, por edhe preventive. Do të bëjmë një vështrim jo vetëm të disave prej atyre aktiviteteve që kanë bazën në veprimtarinë analitike. Ndërkaq,

Page 114: PARANDALIMI I KRIMINALITETIT - aab-edu.net I... · Psikologjia si shkencë ka zhvilluar teori ... përgjithmonë. Çështja themelore është – cilat masa ligjore duhet të ndërmerren

veçanërisht janë interesante ato përpunime dhe analiza që mbështeten në rezultatet operative sipas përpunimeve përkatëse kriminalistike, e kanë të bëjnë me lëndën operative, përkatësisht procesore të domosdoshme për fillimin e procedurës penale. Fjala është për materialin e domosdoshëm për përpilimin e fletëparaqitjes penale. Do të përqendrohemi në rëndësinë e të dhënave analitike – statistikore në bazë të të cilave parashohim gjendjet parakriminale, përkatësisht hulumtimet e ardhshme kriminalistike. Përparimi i këtyre përmbajtjeve mund të realizohet në mënyrën më të plotë me përpunimin analitik të ekzaminimit kriminalistik dhe të kontrollit kriminalistik.

Planifikimi si i punës represive, ashtu edhe i punës preventive operative lidhur me

vatrat përkatëse kriminale duhet të bëhet në bazë të dukurive tashmë të regjistruara lidhur me kriminalitetin, me ç’rast është e mundur të parashihen gjendje të ndryshme parakriminale, dukuri sociale – patologjike, si dhe indikatorë të tjerë të shfaqjes së ardhshme kriminale. Cilësia e të dhënave, e me këtë edhe të informatave që dalin prej tyre, varet nga ajo se sa është përfaqësuar objektivisht dhe saktësisht ngjarja reale, përkatësisht sa është dokumentuar (regjistruar). Duke pasur parasysh faktin se të dhënat e caktuara gjithherë shënohen më vonë, ndonjëherë edhe në një distancë të madhe kohore, mund të ballafaqohemi me dy probleme – aktualitetin e të dhënave dhe objektivitetin e tyre, përkatësisht vërtetësinë e tyre. Në esencën e orientimit të aksionit konkret antikriminal duhet të jetë prognoza e shfaqjes kriminale në regjionin e caktuar, në kohën e caktuar dhe nga ana e personit ose e grupit të caktuar të personave. Gjendjet parakriminale ose situatat duhet t’i analizojmë në raport me hapësirën dhe kohën. Kur është fjala për hapësirën atëherë nisemi nga mikrohapësira, d.m.th. mikrosektori (operativ), bashkësia lokale, madje edhe nga regjioni i patrullës kujdestare. Kjo është e arsyeshme, në radhë të parë për arsye se qytetarët në bashkësinë lokale janë subjekte që duhet të jenë të inkuadruar drejtpërdrejt në organizimin e sistemit të sigurisë, e me te edhe në veprimin e përbashkët në sektor me qëllim të pengimit dhe të luftimit të kriminalitetit.

Sektori si suazë territoriale paraqet zonën ku lind dhe ku zhvillohen aksionet

kriminalistike - represive dhe kriminalistike – preventive dhe ku realizohen detyrat e tjera të drejtpërdrejta kriminalistike. Prognozat e kriminalitetit në mikroplan sintetizohen, në mënyrë që prognoza e bashkuar në këtë mënyrë të shprehë gjendjen në mikroplan të gjerë. Hulumtimi analitik – statistikor për ndërmarrjen e veprimtarisë preventive në makroplan duhet të ketë të bëjë edhe me grumbullimin e të dhënave mbi natyrën dhe zhvillimin e delikuencës në mbarë të territorin nacional krahas me hulumtimin në mikroplan, në mënyrë që të përcaktohen rrethanat e përbashkëta të kryerjes së veprave penale, veprat penale që kryhen më së tepërmi, modus operandi, më i shpeshtë, struktura e moshës së kryesve përkatës të veprave penale përkatësisht të viktimave, si dhe të bëhen hulumtimet e tjera që do të ndihmonin në koncipimin ose zbatimin praktik të veprimtarisë preventive dhe represive.

Nëse është e mundur në bazë të gjendjes analitike – statistikore të parashihet në

mënyrë sa më të përafërt lëvizja e kriminalitetit në regjionin e caktuar dhe për kohën e caktuar, aq më tepër është e mundur të parashihen në mënyrë më precize nevojat

Page 115: PARANDALIMI I KRIMINALITETIT - aab-edu.net I... · Psikologjia si shkencë ka zhvilluar teori ... përgjithmonë. Çështja themelore është – cilat masa ligjore duhet të ndërmerren

dhe të planifikohen masat për “mbulimin” operativ të vatrave përkatëse kriminale, përkatësisht për ndërmarrjen e masave përkatëse taktike për qëllime preventive. Mirëpo, kur është fjala për veprimtarinë preventive të organeve të punëve të brendshme, planifikimi në bazë të punës analitike – hulumtuese ende nuk ka depërtuar në masë të duhur në këtë fushë, për dallim nga veprimtaritë lidhur me aplikimin e masave represive. Në secilin rast çdo hulumtim i kriminalitetit, pra edhe ai analitik – statistikor, duhet të ketë parandalimin e tij si qëllim të fundit.

Rezultatet e hulumtimit analitik – statistikor, bashkë me determinantat e tjera, do

të duhej të na ofronin mundësinë e prognozimit të ngjarjeve: a) prognozimi i sjelljes kriminale të personave të caktuar dhe b) prognozomi i kushteve të përgjithshme dhe të veçanta që në situatat e dhëna mundësojnë prognozimin e kriminalitetit në regjionin e caktuar dhe në kohën e caktuar. Duke marrë parasysh faktin që përpunimi kriminalistik është proces dinamik që është në lidhje me të gjitha ndryshimet që i përcjellin format e paraqitjes së kriminalitetit, kjo kërkon nga shërbimi analitik – statistikor që vazhdimisht të përcjellë, dhe varësisht nga ndryshimet, të propozojë krijimin e planeve në bazë të të cilave do të ndërmerren ndryshimet në përpunime, në pajtim me ndryshimet e paraqitura në shfaqjen kriminale. Kjo do të thotë se në materialin statistikor – analitik shprehet jo vetëm veprimtaria e gjithmbarshme kriminale, por edhe ndryshimet në metodat dhe veprimet operative, gjë që është e rëndësishme për planifikimin e veprimtarisë së mëtejshme operative. Në këtë rast ndërmerren korreksionet dhe ndryshimet e planeve dhe të programeve preventive nëse për këtë ekziston nevoja.

Në kuadër të planifikimit të parandalimit është e domosdoshme të bëhet edhe

vlerësimi i forcave që është e mundur të mobilizohen për pengimin e dukurive kriminale. Ky vlerësim përmban të dhënat mbi potencialet vetanake, teknike dhe njerëzore, si dhe mbi numrin, përgatitjen profesionale, specializimin, organizimin, efikasitetin, orientimin në veprimtarinë preventive dhe të subjekteve të tjera sipas bazës së bashkëpunimit të tyre reciprok me rëndësi për punën e mëtejshme preventive. Kjo do të thotë, se për të krijuar bazën për përpjekje preventive, organet e punëve të brendshme duhet të orientohen në veprimtarinë analitike – hulumtuese në raport me: a) frekuencën, llojet, zhvillimin kohor të kriminalitetit të shprehur përmes pasqyrimeve analitike – statistikore, pastaj mënyrat e kryerjes së veprës penale, dhe sipas mundësisë motivet, vendin dhe kohën e çdo vepre penale veç e veç, pastaj rrezikimin e vetë viktimës, praninë e faktorit viktimologjik, si dhe hollësitë e tjera të kryerjes së veprës, gjë që paraqet elemente të rëndësishme kriminalistike; b) mundësia që edhe subjektet e tjera të veprojnë në mënyrë preventive duhet t’i mobilizojë organet e punëve të brendshme që të bashkëpunojnë me subjektet përkatëse me ofrimin e ndihmës profesionale, me informimin e qytetarëve mbi kriminalitetin dhe veprimet e nevojshme preventive, t’i mobilizojë për bashkëpunim duke u nisur nga kategoritë e ndryshme të viktimave potenciale, të objekteve të rrezikuara etj.: v) organi i punëve të brendshme duhet t’i informojë punëtorët e vet, në radhë të parë ata që janë të angazhuar në punët e karakterit preventiv mbi aspektet e përgjithshme dhe të veçanta të kriminalitetit jo vetëm nga aspekti etiologjik dhe fenomenologjik, por edhe nga aspekti i interaksionit të masave vetanake dhe të

Page 116: PARANDALIMI I KRIMINALITETIT - aab-edu.net I... · Psikologjia si shkencë ka zhvilluar teori ... përgjithmonë. Çështja themelore është – cilat masa ligjore duhet të ndërmerren

masave të subjekteve të tjera; g) është i domosdoshëm angazhimi i organeve të punëve të brendshme që në radhët e veta t’i formojnë qëndrimet mbi dobinë shoqërore të masave preventive. Mirëpo, çdo “bindje” në këtë drejtim është e padobishme, nëse nuk e përcjell arsimimi profesional i kuadrove të angazhuara në punët analitike, të cilës deri më tash nuk i është kushtuar kujdes i duhur për dallim nga arsimimi qëllimi i të cilit është veprimi represiv.

Praktika që raportet analitike – statistikore të shfrytëzohen për angazhim të

drejtpërdrejtë operativ është gjithnjë e më e shpeshtë, dhe me këtë edhe shkëmbimi i të dhënave është më i papërshtatshëm, nëse kryhet në mënyrë klasike. Shkëmbimi i të dhënave midis organeve përkatëse të punëve të brendshme është bërë i ngadalshëm dhe jofunksional. Për këtë arsye OPB të Jugosllavisë paraprake qysh për periudhën prej vitit 1974 -1979 parashihnin edhe zhvillimin e sistemit për përpunimin automatik elektronik të të dhënave (PADH). Sekretariati i atëhershëm republikan dhe krahinor i punëve të brendshme në aktet e veta mbi organizimin dhe sistematizimin e “punëve dhe të detyrave”, parashihte aplikimin e sistemit për përpunimin automatik të të dhënave me qëllim që funksioni i sigurisë në pajtim me zhvillimin e teknologjisë së informacionit në botë të bëhet operativ dhe funksional në shfrytëzimin e përditshëm të të dhënave kriminalistike dhe në përgjithësi të të dhënave informative në polici. Disa sekretariate republikane dhe krahinore të punëve të brendshme qysh më 1979 kishin përfunduar pajisjen e sistemit, kur edhe fillon përpunimi automatik i të dhënave. Kjo detyrë kërkonte inovacione në sistemin PADH të veprimtarive përkatëse, siç janë punët operative, përpunimi statistikor i të dhënave analitike dhe harmonizimi dhe ndërlidhja e tyre në sistemin unik me qëllim të kryerjes më efikase të detyrave operative, e pastaj edhe të detyrave të tjera nga kompetenca e organeve të punëve të brendshme. Mënyra e këtillë e përpunimit të të dhënave operative ofronte mundësinë që ato të shfrytëzohen për qëllime preventive. Shfrytëzimi i këtij sistemi në fillim varej nga disa çështje, siç janë: hartimi i metodologjisë; përcaktimi i suazave të të dhënave; organizimi i punës në grumbullimin e të dhënave dhe përpunimi i tyre i mëtejshëm; bartja në sistemin PADH dhe shfrytëzimi i të dhënave. Vetëm bartja e evidencave kriminalistike në sistemin PADH dhe ndërlidhja e tyre në evidencat e tjera kishte rëndësi të jashtëzakonshme operative. Sistemi për përpunimin operativ të të dhënave në një masë të konsiderueshme e bënte punën operative më efikase dhe më të shpejtë.

Metodologjia e punës operative ishte harmonizuar, sipas këtij sistemi, prandaj në

këtë mënyrë përpunimi i të dhënave operative u inkuadrua plotësisht në punën operative duke e bërë funksionin e tij racional dhe efikas.

Përpunimi automatik i të dhënave në kuadër të evidencave kriminalistike, sipas

përpunimit të projektuar më parë dhe me të dhënat grumbulluara, do të duhej të siguronte: përcjelljen e vazhdueshme dhe të papengueshme të nevojave të shërbimeve operative, përkatësisht plotësimin e kërkesave për përpunimin operativ që janë në vijim e sipër; punën analitike – hulumtuese dhe informimin përkatës.

Page 117: PARANDALIMI I KRIMINALITETIT - aab-edu.net I... · Psikologjia si shkencë ka zhvilluar teori ... përgjithmonë. Çështja themelore është – cilat masa ligjore duhet të ndërmerren

Harmonizimi i sistemit për përpunimin automatik të të dhënave në punën operative në terren konsiston para se gjithash në përcaktimin e vëllimit të të dhënave të domosdoshme për shikimin e tërësishëm të dukurive të sigurisë dhe të ngjarjeve kriminale. Kjo pastaj harmonizohet me metodologjinë unike që përfshin racionalizimin e veprimtarisë operative, përkatësisht përshtatjen e punës operative me metodologjinë e sistemit për përpunimin automatik të të dhënave. Kushti i rëndësishëm për shfrytëzimin optimal të këtij sistemi nga ana e pjesës operative të shërbimit varet pikërisht nga njohja e mundësisë së sistemit për përpunimin automatik të të dhënave dhe të fondit të përgjithshëm të të dhënave në dispozicion. Nga kjo pastaj varet definimi i drejtë i kërkesave, gjë që është kusht për marrjen e të dhënave përkatëse operative për të cilat ekziston nevoja e thellimit të mëtejshëm nëse të dhënat e tilla mund të shërbejnë si bazë pikënisëse për orientimin e punës së drejtpërdrejtë operative. Në këtë mënyrë kryesit e regjistruar më herët të veprave penale dhe në përgjithësi njohuritë në dispozicion mbi veprën penale dhe kryesin që janë siguruar me masat dhe veprimet operative – taktike paraqesin bazën që mund të kontribuojë në mënyrë të konsiderueshme në kombinimin e mëtejshëm operativ.

Bartja e çfarëdo evidence në sistemin për përpunimin automatik të të dhënave

është e mundur vetëm me organizimin e punës ekipore. Shërbimi operativ i organeve të punëve të brendshme, ndërkaq, duhet të jetë kreator kryesor i çdo metodologjie dhe i realizimit të saj në grumbullimin e të dhënave kualitative për përpunimin automatik të të dhënave. Me këtë mund të tejkalohen dobësitë themelore në punë, siç janë: mosnjohja dhe interesimi i pamjaftueshëm për punët e përpunimit automatik të të dhënave, hartimi i gjatë i projektit dhe realizimi i tij, shfrytëzimi joracional i të dhënave me sistemin për përpunimin automatik të të dhënave etj.

Njëjtësia e të dhënave operative, si dhe njohja e fondeve të të dhënave me

përvojën operative, kontribuon në unitetin funksional të evidencave përkatëse të ndara dhe në ndërlidhjen e tyre në tërësinë unike. Nëse nga sistemi i informacionit kërkohet që të jetë funksional, operativ dhe i paramenduar në organizimin e vet, ai duhet të sigurojë unitetin aksional dhe funksional të organeve dhe të shërbimeve të sigurimit, d.m.th. është e nevojshme që të jetë në funksion të punës së drejtpërdrejtë operative në regjionin e tërë vendit. Për të funksionuar në mënyrë unike është e domosdoshme që përpunimi automatik i të dhënave të mbështetet në të njëjtën metodologji dhe të aplikohet drejtpërdrejtë në përvojën e përbashkët dhe në bashkëpunim të vazhdueshëm profesional. Kushtet për sistemin unik të informacionit të organeve të punëve të brendshme janë: metodologjia unike e punës, sigurimi i fondeve unike të të dhënave, e pastaj edhe mundësia e formimit të bazave të përbashkëta të të dhënave. Pikërisht kjo ka mundësuar ndërtimin e sistemit automatik të të dhënave të informacionit. (SAI) .

Një prej kushteve të shfrytëzimit në informatikë të sistemit automatik të informacionit është trajnimi si i kuadrove që punojnë në këtë sistem, ashtu edhe i punëtorëve operativë, sipas çështjeve praktike “në terren”, që është me rëndësi për funksionimin e drejtpërdrejtë të sistemit automatik të informacionit. Nëse metodologjia e punës operative “në terren” nuk harmonizohet me metodologjinë dhe

Page 118: PARANDALIMI I KRIMINALITETIT - aab-edu.net I... · Psikologjia si shkencë ka zhvilluar teori ... përgjithmonë. Çështja themelore është – cilat masa ligjore duhet të ndërmerren

me sistemin SAI, atëherë sistemi nuk e kryen si duhet funksionin e vet dhe humb rëndësinë operative.

Me qëllim të kundërvënies profesionale dhe të suksesshme ndaj kriminalitetit

është e domosdoshme që organet e punëve të brendshme të jenë të pajisur teknikisht në mënyrë adekuate. Teknologjia e informacionit është një nga hapat e rëndësishëm në këtë drejtim. Kjo ofron bazën për krimin e sistemit kriminalistik të informacionit (SKI) në kuadër të sistemit të informacionit të organeve të punëve të brendshme, si pjesë përbërëse e tij. Ai sistem ishte, para se gjithash, në funksion të punës operative në luftimin (zbulimin) e veprave penale, përkatësisht në veprimin preventiv në bazë të prognozës së shfaqjes kriminale.

Sistemi unik kriminalistik i informacionit kërkon një metodologji të veçantë mjaft

komplekse që mbështetet në përpunimin specifik, kur është fjala për realizimin teknik të të dhënave. Metodologjia duhet të përcaktojë cilat të dhëna dhe si duhet të grumbullohen, cilat mjete dhe në cilat kushte mund të shfrytëzohen, si përpunohen dhe si paraqiten të dhënat e grumbulluara, cilat metoda shkencore shfrytëzohen në hulumtime dhe në analizën e dukurive të sigurisë dhe të kriminalitetit në përgjithësi dhe cilat veprime ndërmerren në hulumtimin e vërtetësisë së informatave përkatëse. Në rastin e hartimit të metodologjisë për sistemin kriminalistik të informacionit, përveç të arriturave shkencore dhe teknike, duhet të shfrytëzohen edhe përvojat pozitive praktike. Në çfarë mase do të jetë ky sistem i suksesshëm varet nga cilësia e metodologjisë përkatëse, nga të dhënat e grumbulluara dhe të përpunuara, por edhe nga realizimi i saj i suksesshëm teknik.

Pa marrë parasysh domosdonë e aplikimit të teknologjisë së informacionit në

sistemin kriminalistik të informacionit dhe të aplikimit të metodave më bashkëkohore shkencore dhe teknike, duhet pasur parasysh se fjala është për metodën ndihmëse kriminalistike që vetëm me metodat e tjera operative paraqet tërësinë që shfrytëzohet në punën operative me qëllim të zbulimit të veprave penale dhe të kryesve të tyre, por edhe në kuptimin preventiv.

Sistemi kriminalistik i informacionit nuk bën të jetë statik dhe i pandryshueshëm

si për nga përmbajtja e të dhënave dhe vëllimi i tyre, ashtu edhe për nga metodologjia e përfaqësuar. Ai duhet të përcjellë ndërlikueshmërinë dhe fenomenologjinë e kriminalitetit bashkëkohor, dhe duhet vazhdimisht ta azhurnojë dhe aktualizojë me të dhëna të reja që janë karakteristike për veprat përkatëse penale dhe kryesit e tyre, gjë që duhet të ketë për qëllim përparimin e strategjisë kriminalistike të pengimit dhe të luftimit të kriminalitetit. Ato procese duhet të përcillen edhe me perfeksionimin e vazhdueshëm të metodologjisë së teknologjisë së informacionit.

Sistemi kriminalistik i informacionit duhet të jetë i ndërlidhur dhe i harmonizuar

funksionalisht në kuptimin organizativ dhe teknologjik me sistemin e informacionit të organeve të punëve të brendshme. Në këtë mënyrë pjesëtarët e shërbimit në tërësi, e veçmas punëtorët operativë në luftimin e kriminalitetit do të kenë mundësi që në një

Page 119: PARANDALIMI I KRIMINALITETIT - aab-edu.net I... · Psikologjia si shkencë ka zhvilluar teori ... përgjithmonë. Çështja themelore është – cilat masa ligjore duhet të ndërmerren

mënyrë të lehtë dhe relativisht të thjeshtë t’i sigurojnë informatat relevante që përbëjnë bazën e metodës iniciale të zbulimit, të zgjidhjes dhe të vërtetimit të veprave penale dhe të kryesve të tyre, të parashtrojnë versione adekuate, të përcjellin dhe prognozojnë veprat penale konkrete për të cilat janë të interesuar si në tërësitë e ngushta territoriale, ashtu edhe në ato të gjera.

Ministritë e punëve të brendshme me sistemet e veta të automatizuara të

informacionit bashkojnë mbajtjen e evidencave adekuate. Përveç evidencave, të dhënat e të cilave janë të rëndësishme nga aspekti i kundërvënies ndaj kriminalitetit (komunikacioni, listat e lëshuara të armëve, armët e marra dhe të zhdukura, mbrojtja kundër zjarrit etj), është e kuptueshme, nga pikëpamja jonë, që evidenca më e rëndësishme në vete i bashkon të dhënat nga lëmi i luftimit të kriminaliteti, e ajo, sipas rregullës, përmban: pyetësorin penal (PP); evidencën e veprave penale; evidencën e kryesve të veprave penale; evidencën e të të dëmtuarve me veprat penale; evidencën mbi kërkimin e personave; evidencat ndëshkimore; indeksi i përgjithshëm kriminalistik; dosjet e personave, albumin e fotografive të kategorive përkatëse të kryesve të veprave penale; përmbledhjen monodaktiloskopike; evidencën e personave të zhdukur dhe të kufomave të panjohura; evidencën e gjësendeve të vjedhura dhe të sendeve të tjera; dosjen e aksioneve, evidencat e punëve kriminalistike – teknike dhe sipas nevojës edhe evidenca të tjera.

Informatat e kërkuara mund të sigurohen në mënyrë të tërthortë dhe të

drejtpërdrejtë. Është e qartë se mënyra e drejtpërdrejtë është shumë efikase (parimi i drejtpërdrejtësisë ku punëtori operativ me njohjen e njohurive adekuate teknike dhe të numrit të vet identifikues mund të sigurojë informatat e dëshiruara). Informatat e siguruara relevante mbi veprën penale dhe kryesin, e veçmas ato që kanë të bëjnë me mënyrën dhe mjetin e kryerjes mund të shërbejnë si indicie gjatë zbulimit, sqarimit dhe vërtetimit të veprave të tjera penale që i ka kryer i njëjti person, madje edhe i serive të tëra, e që ato ende nuk janë evidentuar në evidencat adekuate.

Duke vënë në dukje rëndësinë që ka shërbimi analitik – statistikor në krijimin e

kushteve për disa forma themelore të punës preventive, kemi cekur edhe çështjet qenësore lidhur me veprimin e orientuar të mjeteve dhe të metodave përkatëse konkrete, si dhe të formave të punës së organeve të punëve të brendshme në pengimin e kriminalitetit. Nga kjo del se parakushti i domosdoshëm i aksionit të organizuar mirë preventiv qëndron në përcjelljen adekuate statistikore – analitike dhe në studimin e të gjitha të dhënave lidhur me format e paraqitjes së llojit të caktuar të kriminalitetit.

Janë pozitive dhe ato përpjekje që insistojnë që shërbimi analitik të ngritet në

nivelin e veprimtarisë sistemore – hulumtuese. Tashmë kah moti janë të pranishme idetë mbi formimin e njësive analitike – hulumtuese, e me çka do të tejkaloheshin botëkuptimet mbi veprimtarinë analitike si përmbledhje e të dhënave të grumbulluara në punën operative, atje ku ato ekzistojnë. Informata analitike do të duhej të realizonte një ndikim të fuqishëm retroaktiv në punën e shërbimit kriminalistik,

Page 120: PARANDALIMI I KRIMINALITETIT - aab-edu.net I... · Psikologjia si shkencë ka zhvilluar teori ... përgjithmonë. Çështja themelore është – cilat masa ligjore duhet të ndërmerren

përkatësisht të kontribuojë në përparimin e veprimtarisë represive (zbuluese) dhe preventive të policisë.

Rezultatet e punës operative, kur është fjala për represionin e kriminalitetit nuk

janë shfrytëzuar sa duhet për qëllime preventive duke pasur parasysh faktin që forma represive e punës ofron grumbull informatash mbi etiologjinë dhe fenomenologjinë e kriminalitetit. Gjendja e tillë nxit në mënyrë plotësisht të arsyeshme zhvillimin e disa degëve të reja të kriminalistikës (të informatikës kriminalistike, të analitikës kriminalistike, të metodikës së zbulimit të formave të reja të kriminalitetit etj.). Është i nevojshëm perfeksionimi i vazhdueshëm i sistemit të informacionit, e ai, para se gjithash, do të duhej të kishte të bënte me caktimin e llojit dhe të strukturës së të dhënave, përkatësisht caktimin e terminologjisë unike si kusht i domosdoshëm për eksploatimin, përkatësisht shkëmbimin e të dhënave. Terminologjia unike duhet, p.sh., të ketë të bëjë me veprimet, masat, metodat dhe mjetet që i shfrytëzojnë organet e punëve të brendshme në punën operative, përkatësisht në procedurën parapenale si në procedurën e kontrollit kriminalistik, përkatësisht të veprimit preventiv. Veprimi i tillë kërkon përcaktimin e minimumit unik të përmbajtjes së të dhënave mbi veprat penale dhe kryesit, caktimin e rrokjeve unike për shkëmbimin e të dhënave.

Terminologjia që shfrytëzohet për përpunimin automatik të të dhënave duhet të

harmonizohet në mënyrë unike me nocionet (penale juridike, penale procesore dhe kriminalistike), gjë që deri më tash nuk është bërë. Metodologjia unike duhet t’u referohet evidencave kriminalistike në ndërvarësinë e tyre në tërësi, para se gjithash, kur është fjala për ndërlidhjen e tyre dhe veprimin e harmonizuar (p.sh. evidenca e personave të zhdukur dhe evidenca e kufomave të paidentifikuara). Në realizimin e metodologjisë unike duhet të merren parasysh si përvojat e deritashme dhe rezultatet e arritura, ashtu edhe specifikat e nevojave të organeve përkatëse të punëve të brendshme, por në atë mënyrë që metodologjia unike t’i përfshijë dhe t’i bashkojë edhe specifikat e mundshme, përkatësisht të arrihet pajtueshmëria e plotë në elementet e përbashkëta.

10. RËNDËSIA PREVENTIVE E VEPRIMTARISË VROJTUESE DHE PATROLLUESE NË SEKTOR Territorialisht, sektori paraqet regjionin madhësia e të cilit më së shpeshti

përputhet me territorin e një ose më shumë bashkësive lokale. Me rastin e përcaktimit të territorit të sektorit i kushtohet kujdes asaj që të jetë një tërësi si në kuptimin gjeografik, ashtu edhe në kuptimin funksional – të sigurisë.

Veprimtaria vrojtuese dhe patrulluese kryhen në regjionin saktësisht të caktuar

dhe në regjionin patrullues, sipas një orari pak a shumë të rregullt kohor. Sipas rregullës ato bëhen në qytete, në vendbanime më të mëdha, në qendrat industriale dhe komunikuese dhe në vendet turistike.

Puna sektoriale e pjesëtarëve të policisë, që kryesisht pasqyrohet në ushtrimin e

shërbimit vrojtues dhe patrullues, duhet të harmonizohet me punën e shërbimeve të

Page 121: PARANDALIMI I KRIMINALITETIT - aab-edu.net I... · Psikologjia si shkencë ka zhvilluar teori ... përgjithmonë. Çështja themelore është – cilat masa ligjore duhet të ndërmerren

tjera të organeve të punëve të brendshme, përkatësisht është e nevojshme të sigurohet një ndërlidhje e fortë akcionale e njësive të policisë me punëtorë e tjerë operativë të sigurimit publik dhe të sigurimit shtetëror në sektor. Ky bashkëpunim nënkupton veprimin unik të policëve të sektoreve dhe të vijave operative, organizimin e përbashkët të punëve dhe të aksioneve përkatëse operative, informimin e vazhdueshëm dhe me kohë reciprok, koordinimin dhe bashkëpunimin me rastin e ndërmarrjes së masave dhe të veprimeve përkatëse operative – taknike, sidomos kur është fjala për aksionet e tipit të racisë, të pritës, të ndjekjes.

Forma tjetër e bashkëpunimit në sektor njësoj e rëndësishme zhvillohet midis

punëtorëve të policisë që veprojnë në sektor, nga njëra anë, dhe qytetarëve e subjekteve të tjera, nga ana tjetër.

Roli preventiv i policisë në masë të konsiderueshme realizohet përmes

veprimtarisë patrulluese dhe vrojtuese që ka për detyrë të ruajë sigurinë e njerëzve dhe të pasurisë në sektor, normalisht me detyrat e tjera që i realizon ajo veprimtari.

Duke pasur parasysh se policia e uniformuar përbën pjesën më të madhe të

organeve të punëve të brendshme, se për kryerjen e punëve që i vihen në detyrë është e furnizuar me autorizime, se është e trajnuar profesionalisht dhe e pajisur teknikisht, është e sigurt se nga organizimi dhe funksionimi i saj varet, në masë të konsiderueshme, aktiviteti i përgjithshëm i organeve të punëve të brendshme, veçmas të sigurisë publike.

Nëse pjesëtarët e uniformuar të policisë janë pjesa më masive e organeve të

punëve të brendshme, atëherë, gjithsesi, veprimtaria patrulluese dhe ajo vrojtuese, që përndryshe bëhen me ndërrime të vazhdueshme ditore, me numrin më të madh të kryesve të drejtpërdrejtë.

Në kuadër të veprimtarisë së vrojtuese dhe patrulluese kryhen këto punë të

luftimit dhe të pengimit të kriminalitetit:

- punët që kanë të bëjnë me zbulimin e veprave penale dhe të kryesve; - gjetja dhe kapja e kryesve të veprave penale; - mbikëqyrja e shtuar dhe kontrolli lokal i kategorive të caktuara të delikuentëve që

ka rëndësi preventive dhe - grumbullimi i të gjitha njoftimeve dhe informatave me rëndësi për sigurinë dhe

mbrojtjen e personave dhe të pasurisë në sektor, përkatësisht në regjionin që e mbulon.

Edhe veprimtaria patrulluese dhe vrojtuese kanë regjionin e caktuar që më parë të veprimit – regjionin patrullues dhe vrojtues. Patrullat mund të jenë të kombinuara – të përbëra nga punëtorët e uniformuar dhe të pauniformuar. Policët e uniformuar janë në situatë që, duke pasur parasysh detyrat që i kryejnë, të sigurojnë njohuritë si për veprat penale të planifikuara, ashtu edhe për ato të kryera.

Page 122: PARANDALIMI I KRIMINALITETIT - aab-edu.net I... · Psikologjia si shkencë ka zhvilluar teori ... përgjithmonë. Çështja themelore është – cilat masa ligjore duhet të ndërmerren

Për këtë arsye regjioni sektorial ofron mundësi të jashtëzakonshme që punëtorët e uniformuar të policisë t’i ndërmarrin aktivitetet preventive. Shumë masa preventive janë rezultat i njohurive paraprake ose i vrojtimeve personale të policëve të uniformuar që kanë të bëjnë me dukuritë përkatëse të rrezikshme ose me gjendjet parapenale që kërcënojnë të shndërrohen në sjellje kriminale. Punëtorët e uniformuar të policisë, sipas rregullës, i vërejnë situatat e tilla dhe sipas propozimit të tyre ndërmerren masat preventive ndaj personave të caktuar qëndrimi i të cilëve është kriminogjen, të dënuar më herët, të liruar me kusht, si dhe personat bartës të dukurive të caktuara sociale – patologjike, alkoolistët, narkomanët, bixhozçitë, bredhësit e rrugëve, prostitutat etj.). Për qëllime preventive ndërmerren vizitat patrulluese gjatë ditës dhe natës, pritat, racitë, bëhet mbikëqyrja e rrugëve, e shesheve, e panaireve, e stacioneve, lokaleve publike dhe e objekteve të tjera në sektor. Këto masa mund të kenë edhe qëllim represiv kur ndërmerren për zbulimin e veprave dhe të kryesve, me ç’rast me kryerjen e tyre, nëse janë të suksesshme, realizohen edhe efektet e rëndësishme preventive. Veprimtaria vrojtuese dhe patrulluese bëjnë pjesë në veprimtaritë më të rëndësishme dhe më masive që i kryejnë organet e punëve të brendshme, prandaj është aq më e rëndësishme korniza organizative dhe funksionale në të cilën sot krijohen kushtet për ushtrimin e tyre. Pra, mënyra sektoriale e ushtrimit të punëve nënkupton bashkëpunimin e shërbimit të punëve të brendshme me qytetarë, bashkësi lokale, organizata punonjëse dhe subjekte të tjera. Mënyra e tillë e punës duhet të kontribuojë në orientimin më të mirë të shërbimit në aktivitet, në “mbulimin më të plotë të terrenit” dhe në shfrytëzimin më racional të forcave në dispozicion, si dhe në orientimin më të madh në realizimin e efektit preventiv me rastin e ushtrimit të veprimtarisë vrojtuese dhe patrulluese. Obligimi i mënyrës sektoriale të punës së organeve të organeve të punëve të brendshme që është e lidhur ngushtë me ushtrimin e veprimtarisë vrojtuese dhe patrulluese, del nga Ligji mbi punët e brendshme dhe aktet nënligjore, kurse miratimi i vendimeve mbi mënyrën sektoriale të punës duhet të mbështetet në studimin e gjendjes së përgjithshme kriminogjene dhe të gjendjes së përgjithshme në regjionin e bashkësive përkatëse lokale, si dhe në grumbullimin, përpunimin dhe rregullimin e të dhënave që janë me rëndësi për ndarjen e regjionit në sektor. Veprimtaria e policisë në sektor përfshin një varg aktivitetesh ndër të cilat janë vizitat vrojtuese dhe patrulluese në vend të duhur. Vizitat janë të orientuara në vendet ku më së shpeshti kryhen veprat penale dhe kundërvajtjet, ose shfaqen dukuri sociale – patologjike, si dhe në raport me personat ndaj të cilëve ndërmerret masa e mbikëqyrjes së shtuar, përkatësisht kontrolli kriminalistik. Duhet pasur parasysh se vrojtuesi në sektor ka për obligim të veprojë në mënyrë preventive ndaj një numri veprash penale rritja e të cilave është kushtëzuar objektivisht. Ato janë, p.sh., veprat e shumta penale dhe kundërvajtjet në fushën e komunikacionit që, për nga natyra e vet më së shpeshti bëhen nga pakujdesia, e për nga vëllimi dhe pasojat që i lënë janë mjaft të rrezikshme. Është fakt se në zhvillimin e industrializimit dhe të teknikës në përgjithësi, vepra penale nga

Page 123: PARANDALIMI I KRIMINALITETIT - aab-edu.net I... · Psikologjia si shkencë ka zhvilluar teori ... përgjithmonë. Çështja themelore është – cilat masa ligjore duhet të ndërmerren

pakujdesia ka gjithnjë e më shumë, gjë që kërkon kontributin preventiv të organeve të punëve të brendshme çdo herë kur kjo është realisht e mundshme, duke pasur parasysh se në këtë plan preventiv është i domosdoshëm inkuadrimi i subjekteve të tjera të shumta shoqërore. Planifikimi i detyrave konkrete që bëhet në regjionin vrojtues dhe patrullues varet nga madhësia dhe dendësia e popullsisë së regjionit të caktuar; koncentrimi i të mirave materiale në te; ushtrimi i veprave penale dhe i kundërvajtjeve; shkalla e rrezikimit të saj dhe e ekspozimit ndaj sulmeve kriminale; ekzistimi i regjioneve dhe i lokacioneve përkatëse me shfaqje intensive kriminale, ku rreziqet e tilla janë të pranishme: stacionet e autobusëve dhe stacionet hekurudhore, panairet, tregjet, baret, ngjarjet e jashtëzakonshme etj. Mirëpo, duhet pasur parasysh se situatat, përkatësisht rreziqet e shfaqjes kriminale në regjionin e caktuar ndryshojnë, përkatësisht ato barten nga ato vende dhe regjione ku prania e vrojtimeve dhe e patrullave është më e madhe, në regjionet më pak të kontrolluara. Kjo do të thotë se planifikimi dhe intensifikimi i shërbimit vrojtues dhe patrullues në aspektin e kohës, të vendit dhe të shpeshtësisë, si dhe të rrezikut nga dukuritë kriminale duhet të jetë në ndryshim dhe përshtatje të vazhdueshme pa marrë parasysh atë që ekzistojnë për një kohë të gjatë regjionet vrojtuese dhe patrulluese në zonat e caktuara. Ndarja e regjioneve patrulluese në të përhershme dhe të përkohshme ka një arsyetim të madh, vetëm nëse është në lidhje me shpeshtësinë e dukurive kriminale, dhe sociale – patologjike në atë regjion. Është gjithnjë e më e shprehur nevoja që veprimtaria vrojtuese dhe patrulluese të ndryshojnë dhe të përshtaten më shpejtë sipas kërkesave bashkëkohore. Mundësia e ndërmarrjes së masave preventive domosdo sjell edhe ndryshime në lëmin e aktiviteteve të organeve të punëve të brendshme me rastin e organizimit dhe të realizimit të veprimtarive përkatëse themelore. Rëndësia e jashtëzakonshme që e kanë shërbimet vrojtuese dhe patrulluese obligon që të përmenden edhe disa çështje aktuale lidhur me ushtrimin e tyre, duke pasur parasysh se në regjionin vrojtues dhe patrullues, përkatësisht në regjionin e bashkësisë lokale, veprojnë në të njëjtin drejtim edhe subjektet e tjera. Sot gjithnjë e më shumë mbisundon tendenca që roli i punëtorëve të uniformuar në veprimtarinë vrojtuese dhe patrulluese të përmirësohet në aspektin programor dhe të vihet në nivelin e veprimit të tyre më efikas dhe operativ ndaj kriminalitetit dhe bartësve të tij. Përveç aftësimit solid profesional është e domosdoshme që polici në regjionin vrojtues dhe patrullues të jetë i motivuar për një punë të tillë, d.m.th. është e domosdoshme që për punën e vet të ketë përcaktim të mjaftueshëm profesional dhe moral. Kjo, njëkohësisht, kërkon nga polici vrojtues, si dhe nga punëtori operativ, njohjen e jashtëzakonshme të rrethanave shoqërore, përshtatjen ndaj mjedisit shoqëror, përkatësisht realizimin e qëndrimit adekuat me qytetarët dhe asociacionet e tyre. Është fakt se të gjitha ato kërkesa është vështirë t’i plotësojë vetë punëtori i uniformuar që është i angazhuar për regjionin e vet vrojtues, sidomos kur është fjala për disa njohuri të gjera profesionale që vetëm në mënyrë indirekte lidhen me veprimtarinë e tij themelore

Page 124: PARANDALIMI I KRIMINALITETIT - aab-edu.net I... · Psikologjia si shkencë ka zhvilluar teori ... përgjithmonë. Çështja themelore është – cilat masa ligjore duhet të ndërmerren

dhe arsimimin që e ka arritur, prandaj i nevojitet domosdo edhe ndihma e punëtorëve të tjerë operativë të organeve të punëve të brendshme. Natyrisht, formimi përkatësisht edukimi i policit vrojtues me kualifikime të tilla do të ishte shumë i dobishëm. Veprimtaria vrojtuese dhe patrulluese sot nuk është funksionale nëse mbështetet vetëm në përmbajtjen e programit të tyre tradicional, sepse prania e policëve në regjionin vrojtues dhe efektet që i realizon me paraqitjen e vet para delikuentëve eventual potencial nuk është e mjaftueshme që të veprojë me sukses në mënyrë preventive, siç mendohet kjo zakonisht. Sot në kohën e profesionalizimit dhe të specializimit të kriminalitetit dhe të shfrytëzimit të të arriturave shkencore dhe teknike, nuk mund të mbështetemi më në supozimin se shërbimi vrojtues dhe patrullues shkaktojnë pasiguri dhe luhatje te kriminelët që mendojnë të kryejnë veprën penale, madje edhe kur kriminelët kanë përshtypje se vendet e veprës penale janë “të mbuluara” mirë. Një nga kërkesat themelore është që angazhimi i punëtorëve të informuar në regjionin vrojtues dhe patrullues duhet të plotësohet në përmbajtje të reja, në rënd të parë me ato që dalin nga detyrat e organeve të punëve të brendshme si një nga organet themelore të kundërvënies ndaj kriminalitetit, qoftë kur është fjala për ofrimin e ndihmës profesionale, informimin dhe edukimin në aspektin e sigurisë, ose për format e tjera të bashkëpunimit reciprok të organeve të punëve të brendshme, të qytetarëve dhe të subjekteve të tjera shoqërore. Lidhur me këtë është e domosdoshme që detyrën vrojtuese dhe patrulluese në të njëjtat regjione vrojtuese dhe patrulluese për një kohë të gjatë ta ushtrojnë të njëjtit punëtorë të uniformuar. Kjo arsyetohet me nevojën që vrojtuesit t’i njohin rrethanat, njerëzit dhe objektet në regjionin e caktuar, si dhe të ndërtojnë një raport të caktuar me qytetarët. Kjo kërkon njohje të mirë të mjedisit shoqëror në të cilin do të aplikohen masat konkrete preventive dhe represive. Rol specifik në këtë drejtim kanë vrojtuesit (si fundja edhe të gjithë punëtorët e tjerë të autorizuar të organeve të punëve të brendshme) që duhet të mbledhin të dhëna në regjionin e vetë jo vetëm kur paraqitet ndonjë prej situatave të qarta parakriminale por edhe më herët. Grumbullimi i njoftimeve nga qytetarët, është një nga metodat themelore sepse mund të ofrojë rezultatet më të mira, natyrisht, me kusht të mbulimit të mirë operativ të regjionit vrojtues dhe patrullues. Kontakti sa më i drejtpërdrejtë qytetari – vrojtuesi, i mbështetur në besimin reciprok, duhet të përfshijë sa më shumë vrojtues në jetë dhe në punë në bashkësinë lokale dhe t’ju mundësojë që të informohen hollësisht mbi shfaqjen e dukurive të ndryshme sociale – patologjike dhe të devijimeve të tjera. Mirëpo, përgjegjësia dhe obligimi i vrojtuesit në situatat e tilla është që të mos e lë pas dore detyrën e vet, të verifikojë çka është mendim dhe përshtypje personale e dikujt, e çka është gjendja reale dhe dukuria reale. Sepse, edhe qytetarët qëllimmirë shpeshherë mund të jenë në lajthitje.

Page 125: PARANDALIMI I KRIMINALITETIT - aab-edu.net I... · Psikologjia si shkencë ka zhvilluar teori ... përgjithmonë. Çështja themelore është – cilat masa ligjore duhet të ndërmerren

Puna e vrojtuesve duhet të zhvillohet me të njëjtin intensitet në drejtimin e kundërt – që ai t’i njohë qytetarët me gjendjen e kriminalitetit dhe gjendjen e sigurisë në sektor me qëllim të koordinimit të masave dhe të aksioneve të nevojshme. Natyrisht, ato subjekte do të kontribuojnë që organet e punëve të brendshme të kenë një pamje të situatës së përgjithshme në sektor dhe kështu të marrin orientim për punën e vet profesionale operative, për çka, në një masë të madhe kontribuon ushtrimi i organizuar mirë dhe cilësor i shërbimit vrojtues dhe patrullues. Duhet pasur parasysh se në kuadër të veprimtarisë vrojtuese dhe patrulluese në sektor, si dhe të punëve primare, bëhen edhe punët e “ruajtjes së drejtpërdrejtë të rendit dhe të qetësisë publike”, si dhe punët e luftimit të kriminalitetit që kanë të bëjnë me zbulimin e veprave penale, gjetjen dhe kapjen e kryesve të tyre. Lidhur me detyrat themelore punëtorët e uniformuar mund të ndërmarrin masa dhe veprime të shumta operative – taktike, p.sh. vëzhgimi, legjitimimi, shoqërimi në polici, heqja e lirisë, paralajmërimi, kontrollimi i mjeteve të transportit, të udhëtarëve dhe të bagazhit, rregullimi i komunikacionit, sigurimi i vendeve të ngjarjes dhe ofrimi i ndihmës me qëllim të sigurimit të kryerjes së veprimeve zyrtare etj. Këto punë preventive represive, shpeshherë bëjnë një unitet dhe ndonjëherë në këtë aspekt është vështirë të dallohen. Me ushtrimin e këtyre punëve të shumta me ndihmën e qytetarëve dhe në mënyrë të pavarur, në regjionin vrojtues krijohen lidhje të shumëfishta midis subjekteve përkatëse. Nga aspekti i preventivës kriminalistike, është shumë e rëndësishme që vrojtuesi të ketë prestigj dhe besim tek qytetarët në regjionin e vet dhe në situatat kur vepron në mënyrë represive. Mënyra zyrtare, tepër e ngurtë, madje edhe agresive e ushtrimit të veprimtarisë vrojtuese dhe patrulluese, që është karakteristike për mënyrën klasike sot të tejkaluar të ushtrimit të shërbimit, shpeshherë e tjetërson dhe e largon punëtorin e uniformuar nga qytetarët, e zvogëlon operativitetin e tij dhe e bën të izoluar. Raporti i opinionit dhe i organeve të punëve të brendshme nga aspekti i konflikteve të mundshme të situatave përdoret ndonjëherë edhe në raportet midis pjesëtarëve të policisë – punëtorëve të uniformuar dhe të qytetarëve. Ato konflikte në rast të agresivitetit të qytetarëve, në ato raste më ekstreme, përfundojnë me sulm ndaj punëtorit të uniformuar, përkatësisht me përdorimin e mjeteve të detyrimit, me ç’rast shpeshherë është i pranishëm rreziku nga rrezikimi i jetës, e jo rrallë herë edhe rastet me përfundim tragjik në njërën ose në anën tjetër. Pra, duhet pasur parasysh se në personalitetin e qytetarit, që vjen në konflikt me punëtorin e autorizuar, në rastet më të shpeshta paraqitet krimineli i rrezikshëm i cili në këtë konflikt as vetë nuk dëshiron kompromis. Situata e përgjithshme ka kontribuar që agresiviteti i kriminelëve të jetë voluminoz dhe të jetë i përcjellë me dhunë. Në situata të tilla polici duhet të veprojë në mënyrë energjike dhe të vendosur, duke mos i shkelë autorizimet e veta në dëm të qytetarit. Jo rrallëherë situatat konfliktuoze që më së shpeshti zhvillohen në rrugë, i nxisin të painformuarit, madje edhe qytetarët joqëllimmirë që me sjelljen e vet shkaktojnë tendosje edhe më të madhe e me këtë edhe reagime më të ashpra në të dy anët. Në situata

Page 126: PARANDALIMI I KRIMINALITETIT - aab-edu.net I... · Psikologjia si shkencë ka zhvilluar teori ... përgjithmonë. Çështja themelore është – cilat masa ligjore duhet të ndërmerren

të tilla duhet të jemi operativisht të gatshëm dhe t’i zgjidhim në mënyrë të arsyeshme taktike. Këto dukuri kanë efekt të kundërt nga efekti preventiv, janë mjaft kriminogjene dhe e dëmtojnë prestigjin e policisë. Informata përkatëse dhe në kohë të duhur që e siguron polici në regjionin vrojtues dhe patrullues është kusht themelor për kundërvënie adekuate dhe me kohë ndaj kriminalitetit, qoftë që vepra penal të jetë në fazën përgatitore ose pasojat të jenë paraqitur. Duhet nisur nga supozimi real se pothuaj për çdo vepër penale ose shkelje të rendit dhe të qetësisë publike që janë bërë ose që hulumtohen në regjionin e patrullimit dhe të vrojtimit, përkatësisht në sektorin e patrullimit dhe të vrojtimit ka mjaft informata që vepra të ndriçohet, përkatësisht delikti të parandalohet. Këtu vetëm pjesërisht përfshimë rolin e punëtorëve të tjerë operativ të organeve të punëve të brendshme në mënyrë që të theksojmë sa më shumë rëndësinë e veprimtarisë vrojtuese dhe patrulluese lidhur me punën operative në realizimin e bashkëpunimit me qytetarët jo vetëm kur kryhet vepra penale, por edhe para kësaj, me qëllim të veprimit preventiv. Me rastin e grumbullimit të njoftimeve, si dhe të ndërmarrjes së veprimeve të tjera ndonjëherë është e domosdoshme që vrojtuesi në vendin e ngjarjes t’i selektojë informatat përkatëse, përkatësisht t’i hedhë ato të padobishme dhe irelevante, e të veprojë sipas atyre për të cilat veprimi urgjent premton rezultate në pengimin, përkatësisht luftimin e deliktit. Mundësitë dhe gatishmëritë për veprimin e tillë kushtëzohen me profesionalizmin, përvojën dhe vëllimin e autorizimeve që i ka punëtori i uniformuar. 11. PARANDALIMI I KRIMINALITETIT DHE ORGANET E JUDIKATURËS Organet e judikaturës ( prokuroria publike, gjykata penale, organet për ekzekutimin e sanksioneve penale), me funksionet e veta represive kanë për detyrë t’i përcjellin dhe analizojnë dukuritë me interes për realizimin e funksioneve të veta, përkatësisht të japin propozime për pengimin e dukurive të rrezikshme shoqërore dhe të atyre që nuk janë inkriminuese, por që paraqesin shkelje ose rrezikim të të mirave ose të interesave përkatëse shoqërore. Kjo ka për qëllim forcimin e ligjshmërisë dhe të përgjegjësisë në shoqëri. Roli preventiv i organeve përkatëse të judikaturës qëndron në bashkëpunimin reciprok të funksioneve të judikaturës dhe përcjelljen e dukurive të tilla shoqërore, gjë që funksionet represive, postdeliktore të atyre organeve i bën kreative. Në esencën e veprimit të vet represiv është i mundur pengimi i shfaqjes krimogjene dhe ndërmarrja e masave në mënjanimin e shkaqeve të sjelljeve të ndryshme devijante dhe të erozionit të moralit. Aty bëjnë pjesë edhe masat e dënimit me kusht dhe të vërejtjes gjyqësore, masat e sigurisë, masat edukative në aplikimin e të cilave insiston politika bashkëkohore kriminale, pikërisht për shkak të veprimit të tyre të mundshëm preventiv. Masat represive të judikaturës penale për një kohë të gjatë kanë qenë masa të vetme dhe ekskluzive, kurse tek në kohë të fundit rëndësi të veçantë kanë masat e caktuara, esenca e të cilave, edhe

Page 127: PARANDALIMI I KRIMINALITETIT - aab-edu.net I... · Psikologjia si shkencë ka zhvilluar teori ... përgjithmonë. Çështja themelore është – cilat masa ligjore duhet të ndërmerren

pse post delikuente, para se gjithash është preventive. Shumë legjislacione me aplikimin e këtyre masave kanë arritur rezultate të rëndësishme në kundërvënien ndaj kriminalitetit për ç’arsye legjislacionet moderne përpiqen që t’i aplikojnë në sistemet e veta ndëshkimore. Intenca e politikës kriminale qëndron në forcimin e rolit preventiv të këtyre organeve në mënyrë që kontributi i tyre në kundërvënien ndaj kriminalitetit të bëhet edhe më i rëndësishëm. Funksioni represiv i atyre organeve, ndërkaq, në kuptimin kushtetues, ligjor dhe praktik është predominant në raport me atë preventiv, gjë që organet nuk i bënë mjaft efikase në plan të parandalimit. 11.1. PROKURORIA PUBLIKE NË PARANDALIMIN E KRIMINALITETIT Prokuroria si organ i shtetit që vepron në interesin publik historikisht lidhet me revolucionin borgjez francez, megjithëse fillet e saj datojnë që nga mesjeta. Synimet e revolucionit borgjez francez kanë shkuar në drejtim të zhvillimit të prokurorisë si organ i ndjekjes penale, me tendencë që ky funksion të ndahet nga funksioni i gjykimit. Trashëgimia nga mesjeta, në të cilën këto dy funksione ekzistonin në mënyrë kumulative, është ruajtur për një kohë të gjatë, përkatësisht procedura penale e inkuizicionit ka lënë gjurmë të thellë me gjithë ndryshimet progresive në shekullin XVIII dhe XIX. Funksioni represiv i prokurorit në sistemin tonë juridik është rregulluar në mënyrë precize me anë të ligjit. Prokurorit publik – si një nga tri subjektet themelore në procedurën penale – për funksionin e vet ka ndjekjen penale, që ka rëndësi të madhe kriminale – politike, sepse paraqet garancion për ruajtjen e interesit publik dhe privat në rast të shkeljes ose të rrezikimit të tij. Ky funksion me këtë realizon edhe një pjesë të rëndësishme të strategjisë kriminale – politike të shoqërisë tendenca themelore e të cilës është lufta efikase kundër kriminalitetit. Duke vlerësuar interesat e caktuara shoqërore, kushtet ligjore dhe kushtet e tjera, prokurori publik merr vendimin mbi iniciativën për fillimin e procedurës penale. Iniciativa e prokurorit publik për fillimin e procedurës penale, kur ekziston dyshimi i bazuar se i dyshuari ka kryer veprën penale për të cilën ndiqet sipas detyrës zyrtare, përbën bazën në të cilën ndërtohet funksioni mjaft kompleks dhe i rëndësishëm shtetëror i atij organi. Këtë rol të prokurorit nuk duhet vështruar në mënyrë pasive dhe pavarësisht nga mundësia e veprimit të tij vetëiniciativ dhe kreativ, duke pasur parasysh faktin se funksioni i prokurorit në masë të konsiderueshme nënkupton jo vetëm parimin e legalitetit, por edhe parimin e oportunitetit. Ky parim i dytë paraqet mundësinë që prokurori të mos iniciojë procedurën penale ndaj kryesit të veprës penale nëse rrethanat e veprës dhe të kryesit e bëjnë ndjekjen penale joracionale dhe jooportune. Në punën e prokurorisë në të kaluarën kanë qenë të njohura edhe dukuritë negative, në të cilat obligimi ligjor i ndjekjes penale ua ka lëshuar vendin interesave parciale të grupeve të ngushta shoqërore të cilat në atë mënyrë kanë realizuar qëllimet ekonomike ose politike.

Page 128: PARANDALIMI I KRIMINALITETIT - aab-edu.net I... · Psikologjia si shkencë ka zhvilluar teori ... përgjithmonë. Çështja themelore është – cilat masa ligjore duhet të ndërmerren

Duhet pasur parasysh se ndarja e funksioneve të jurisprudencës domosdo nënkupton edhe koordinimin e tyre në mënyrë që të realizohet qëllimi themelor i politikës kriminale që konsiston në pengimin dhe luftimin e kriminalitetit. Edhe pse funksionet e prokurorisë publike dhe të gjykatës penale janë të ndara, ato përbëjnë procesin unik në atë pjesë ku gjykata merr vendimin mbi lëndën e aktit akuzues, e në bazë të kërkesës paraprake të prokurorit publik me të cilën është iniciuar procedura penale. Natyrisht se funksionet e harmonizuara kështu reciprokisht dhe të varura kërkojnë koordinimin jo vetëm në kuptimin juridik teknik, por edhe në barazinë e interesit shtetëror pikërisht me qëllim të arritjes së qëllimit themelor kriminal – politik. Oportuniteti dhe përshtatshmëria e shqiptimit të sanksioneve ndaj kryesit të veprës penale varet edhe nga ajo se në çfarë mase ia ka dalë që gjykata dhe prokuroria të realizojnë qëllimin themelor kriminal – politik, përkatësisht që me sukses të luftojnë dhe pengojnë kriminalitetin. Në kuadër të politikës së luftimit të kriminalitetit rëndësi të veçantë ka harmonizimi, përkatësisht harmonia që realizohet në raportet midis politike ndëshkimore të ligjdhënësit dhe të politikës ndëshkimore të gjykatave. Prokuroria publike nuk mund të jetë anash këtyre raporteve, por politikën e vet të ndjekjes penale në një pjesë të konsiderueshme duhet ta harmonizojë me politikën ndëshkimore. Prokuroria ka mundësinë që, me mjete juridike, në çdo rast individual, të shprehë mospajtimin e vet me vendimin gjyqësor, me ç’rast si edhe gjykata duhet t’u përmbahet normave të ligjit mbi procedurën penale dhe dispozitave të tjera që kanë të bëjnë me punën e atyre organeve. Mbrojtja e interesit publik nga ana e prokurorisë nuk shterohet ekskluzivisht përmes funksionit të ndjekjes penale, përkatësisht mbrojtja e interesit shoqëror që ka të bëjë me ndjekjen penale dhe dënimin e kryesit të veprës penale është vetëm një pjesë e funksionit të rëndësishëm të prokurorit publik. Roli tjetër jo më pak i rëndësishëm është funksioni i tij preventiv që konsiston në pengimin e kriminalitetit. Funksioni preventiv i prokurorisë publike është jashtëprocesor, por në këtë organ, edhe pse minimal, gjithmonë ka qenë në obligimin kushtetues dhe ligjor, bashkë me atë represiv që konsiston në ndjekjen penale dhe që është shumë më voluminoz. Funksioni themelor i prokurorit publik ofron mundësinë që ato organe të njihen me dukuritë e shumta dhe faktorët që janë të pashmangshëm në krijimin e politikës kriminale dhe të strategjisë shoqërore të kundërvënies ndaj kriminalitetit. Në këtë shikim dhe analizë të kriminalitetit janë shumë të rëndësishme aspektet e tij etiologjike dhe fenomenologjike, ndër të cilat vend të veçantë kanë sjelljet që nuk janë inkriminuar me ligj, por janë mjaft të dëmshme për shoqërinë nëse shkilen ose rrezikohen të mirat dhe vlerat shoqërore ose kërcënohen në këtë drejtim. Obligimi preventiv i prokurorisë konsiston në përcjelljen dhe analizën e dukurive të caktuara në shoqëri, para se gjithash të atyre kriminogjene, të cilat me manifestimet e veta kërcënojnë t’i rrezikojnë të mirat dhe vlerat shoqërore, përkatësisht të shkaktojnë shfaqjen kriminale. Hapi tjetër në paraqitjen preventive të prokurorit publik është që përmbajtjet e tilla analitike, me shikimin e shumanshëm të kriminalitetit, si dhe tendencat që e përcjellin t’i orientojë drejt subjekteve përkatëse të politikës së kriminalitetit. Kjo detyrë e rëndësishme e prokurorit publik finalizohet me dhënien e propozimeve dhe të

Page 129: PARANDALIMI I KRIMINALITETIT - aab-edu.net I... · Psikologjia si shkencë ka zhvilluar teori ... përgjithmonë. Çështja themelore është – cilat masa ligjore duhet të ndërmerren

sugjerimeve përkatëse konstruktive me qëllim të luftimit të trendeve të caktuara kriminale dhe të faktorëve kriminogjenë. Problemet që paraqiten me rastin e aplikimit të ligjit, si dhe tejkalimi i zgjidhjeve ligjore, obligojnë prokurorinë publike dhe gjykatën që, lidhur me këtë, të fillojnë iniciativën për ndryshimet dhe plotësimet e ligjeve dhe të praktikës ligjore. Me këtë prokurori publik - si organ shtetëror në mbrojtjen e interesave të bashkësisë shtetërore – pa dyshim ndikon edhe në politikën ndëshkimore që zhvillohet në shoqëri. 11.2. RËNDËSIA PREVENTIVE E EKZEKUTIMIT TË SANKSIONEVE PENALE Ekzekutimi i sanksioneve penale paraqet fazën përfundimtare në realizimin e së cilës valorizohen tri fazat paraprake: zbulimi dhe paraqitja, ndjekja penale dhe gjykimi i çështjes penale. Aq më tepër, në këtë fazë realizohet efekti preventiv i sanksioneve penale të realizuara përmes aplikimit të tyre, por edhe procedura kriminale – politike, ligjore dhe gjyqësore në shqiptimin dhe aplikimin e sanksioneve penale. Politika ndëshkimore e ligjdhënësit dhe e gjykatave në këtë mënyrë ka verifikimin dhe arsyeshmërinë e vet të plotë. Me një fjalë, duke u nisur nga qëllimi i sanksioneve penale (ligjdhënësi), dhe i caktimit dhe shqiptimit (gjykata penale), deri te aplikimi (organi për ekzekutim), përkatësisht deri te efekti i fundit mund të vlerësojmë në çfarë mase sanksioni penal në përgjithësi plotëson funksionin e vet preventiv. Për këtë arsye rezultatet preventive që realizohen në këtë plan, e që në mënyrën më të plotë mund të maten me shkallën e recidivizmit, janë kompetent edhe për vlerësimin e kontributit të përgjithshëm të politikës kriminale në pengimin dhe luftimin e kriminalitetit. Rezultatet preventive të sanksionit të përcaktuar dhe të aplikuar penal pasqyrohen në efektet e prevencionit të përgjithshëm dhe individual dhe ato si të tilla kanë rëndësi të veçantë kriminale – politike. Ato efekte preventive kanë të bëjnë si me llojin e caktuar të kriminalitetit, ashtu edhe me kryesin. Rëndësia e tillë pluraliste preventive e sanksioneve është meritore për politikën e kundërvënies ndaj kriminalitetit në tërësi. Interesi kriminal – politik, qoftë i përcaktimit, qoftë i aplikimit, padyshim është i madh, me ç’rast kujdes të veçantë duhet kushtuar pikërisht aplikimit të sanksionit dhe të efekteve të tij. Kur është fjala për kryesin, është plotësisht e sigurt se efektet preventive të sanksionit nuk realizohen me aplikimin e tij abstrakt, por ajo do të bazohet në individualizimin dhe në ndërmarrjen e masave të caktuara me qëllim të rehabilitimit sa më të suksesshëm social, të masave dhe të veprimeve të ndryshme mjekësore, psikologjike, pedagogjike, në mënyrë që të gjitha këto të harmonizuara reciprokisht të zvogëlonin mundësinë që personi ndaj të cilit aplikohen masat të kryej vepra të reja penale. Parimi i prevencionit individual përcakton që të aplikohet individualizimi i procedurës sipas të të dënuarit me rastin e aplikimit të sanksionit, e në pajtim me karakteristikat e personalitetit, në mënyrë që të realizohet kështu efekti preventiv sa më i plotë që është i mundur. Qëllimi i atyre masave, nëse konsistojnë në heqjen e lirisë, nuk është izolimi i delikuentit nga shoqëria dhe nga obligimet dhe funksionet e tij sociale, por krijimi i kushteve që ai të inkuadrohet në to pas vuajtjes së sanksionit. Prandaj, individualizimi, institucionalizimi dhe prevencioni individual (special) janë parime të

Page 130: PARANDALIMI I KRIMINALITETIT - aab-edu.net I... · Psikologjia si shkencë ka zhvilluar teori ... përgjithmonë. Çështja themelore është – cilat masa ligjore duhet të ndërmerren

kushtëzuara ngushtësisht dhe të varura reciprokisht. Ato kalojnë përmes disa procedurash në faza që, gjithashtu janë të kushtëzuara reciprokisht në aspektin funksional. Nga aspekti i prevencionit, ato faza nisen nga prevencioni i përgjithshëm që përmbahet në normën ligjore, pastaj përmes prevencionit gjyqësor që konsiston në shqiptimin e sanksionit, dhe më në fund me aplikimin e vetësanksionit, në të cilin duhet të shprehen efektet e prevencionit individual. Me një fjalë, fakti që ekziston norma ligjore paraqet vetëm bazën abstrakte normative në të cilën tek do të realizohen supozimet për prevencionin individual, përmes fazës së gjykimit dhe të ekzekutimit të sanksioneve penale. Që të rezultojë me efektin e rëndësishëm preventiv, ky rol i ndarë i gjykatës dhe i organit të ekzekutimit të sanksioneve penale duhet të mbështetet në individualizimin që nënkupton dy aspekte: përshtatjen e sanksionit sipas personalitetit të kryesit, veçorive dhe karakteristikave të tij psikologjike, penologjike, sociale dhe të tjera, nga një anë, dhe aplikimit të harmonizuar sipas kësaj të sanksionit penal ndaj të gjykuarit, nga ana tjetër. Rëndësia e sanksioneve penale për pengimin e kriminalitetit përmbahet në efektet e prevencionit të përgjithshëm dhe individual, me ç’rast, çdo sanksion penal, veç e veç, ka fushën e vet të veprimit preventiv në kuadër të përcaktimit dhe të aplikimit. Midis sanksioneve përkatëse ekzistojnë diferenca të konsiderueshme në përmbajtje, në qëllimin e aplikimit dhe në efektet që mund të priten. Masat e sigurisë dhe masat e edukimit që aplikohen ndaj të miturve, lidhur me dënimet, kanë si specifikat e veta, ashtu edhe karakteristikat e përbashkëta tipike për të gjitha sanksionet, ndër të cilat theksohen: institucionaliteti që ka të bëjë me ekzekutimin e sanksioneve, privimi përkatësisht kufizimi i lirisë, ndërmarrja e masave me qëllim të rehabilitimit social, korrektimi i kryesit që të mos bëjë përsëri vepra penale, aplikimi i masave të karakterit mjekësor, veprimi psikologjik me qëllim të shërimit, përkatësisht të korrektimit të personalitetit në aspektin social, psikologjik dhe në çdo aspekt tjetër. Qëllimi kriminal – politik i sanksioneve nuk është ndëshkimi, por korrigjimi i kryesit të veprës penale dhe kthimi i tij në shoqërinë si anëtar i dobishëm. Ky qëllim i idealizuar i sanksionit nuk ka të bëjë me dënimin, sepse ai para se gjithash është ndëshkim, me ç’rast më e rëndësishme është forma e fajit dhe rreziku shoqëror i veprës, se sa kryesi që është në plan të dytë (Bloc, 1977: 244). Përkrahjen për dënimin si mënyrë themelore të mbrojtjes së shoqërisë nga rrezikimi i interesave të saj e kanë dhënë dhe shumë autorë të tjerë. Penologjia bashkëkohore, ndërkaq, demanton arritjen e efekteve pozitive kriminale – politike me ndëshkim, e kësaj do të duhej t’i përshtatej edhe ekzekutimi bashkëkohor i sanksioneve penale. Ndëshkimi, i mbështetur edhe me ligj, shkakton tek personi asocialitetin dhe represivitetin në raport me shoqërinë dhe në shoqëri. Ky antagonizëm – si dukuri përcjellëse e dënimit – shkakton tek i dënuari ndjenjën e braktisjes, të dëshprimit dhe të padrejtësisë dhe, sipas rregullës, nuk vepron në mënyrë preventive në raport me personin. Nëse ekzekutimi sanksionit në vete mbanë ndëshkimin e tepruar, aplikimi i tillë i sanksionit krijon tek personi dëshirën për hakmarrje, me ç’rast nuk kontribuon në luftimin e shkaqeve psikologjike dhe sociale por përpiqet që të keqes t’i përgjigjet me të njëjtën masë. Qëndrimi antisocial i delinkuentit që del nga inati dhe nga indinjata pas aplikimit të hakmarrjes, e bën atë person jo rrallë

Page 131: PARANDALIMI I KRIMINALITETIT - aab-edu.net I... · Psikologjia si shkencë ka zhvilluar teori ... përgjithmonë. Çështja themelore është – cilat masa ligjore duhet të ndërmerren

herë më të rëndësishëm në aspektin shoqëror, sesa para aplikimit të sanksionit. Prandaj, mundësia e recidivit është në lidhje të ngushtë me llojin e sanksionit, përkatësisht me mënyrën në të cilën aplikohet sanksioni. Në situatën e shkallës së rritur të kriminalitetit, të atij më të rrezikshmit për shoqërinë si recidiv, politika ndëshkuese e gjykatave nën presionin e shoqërisë realizohet me ashpërsimin e sanksioneve, gjë që ka për qëllim frikësimin si ndaj delikuentëve aktualë dhe ndaj delikuentëve potencialë. Mirëpo, kjo është në kundërshtim me parimin e humanitetit në penologji, edhe pse në disa raste nuk mund të mohohen efektet mjaft të rëndësishme preventive. Dënimi i privimit nga liria, që për nga funksioni i vet është represiv, është kontradiktor me këtë parim, por vetëm në të parë, duke pasur parasysh se karakteri i asaj mase është i dorës së dytë në krahasim me qëllimin e saj themelor. Cila komponente do të mbisundojë, ajo represive, që konsiston në ndëshkim, ose ajo preventive, varet para se gjithash nga mënyra e aplikimit të sanksioneve dhe të efektit të fundit që do të realizohet me te. Një nga kushtet e rëndësishme për risocializimin e suksesshëm të të dënuarit të cilit i është shqiptuar dënimi i privimit nga liria është edhe individualizimi në ent. Në praktikën penologjike procedura e observimit është një nga metodat e rëndësishme me të cilën është e mundur të njihen karakteristikat e delikuentit. Në bazë të observimit bëhen klasifikimet e të denuarëve në grupe në mënyrë që të ndërmerren masa të caktuara në pajtim me veçoritë që i kanë anëtarët e grupit dhe sanksionet e shqiptuara. Vështrimin dhe caktimin e personave në grupe klasifikimi sipas karakteristikave individuale duhet në mënyrë të organizuar ta ndërmarrë një numër i madh ekspertësh (sociologësh, psikologësh, pedagogësh, andragogësh, punëtorësh socialë etj). Pa marrë parasysh atë se ekzekutimi i sanksioneve penale ka pësuar ndryshime të rëndësishme në kuptimin progresiv në plan të humanizimit, efektet preventive në tërësi nuk janë evidente. Arsyet për këtë janë të shumta. Mirëpo, ato mund të kufizohen në dy faktorë rëndues: i pari është faktori i brendshëm psikologjik, që vepron në mënyrë frustuese dhe për shkak të të cilit ish i dënuari mjaft me vështirësi i përshtatet jetës në liri, përkatësisht konventave shoqërore. Ky faktor është në lidhje të ngushtë me kushtet sociale që dalin nga rrethi shoqëror, që sipas rregullës, vepron negativisht, përkatësisht në mënyrë rënduese në gjendjen psikologjike të të dënuarit kur të gjendet në liri. Mjedisi social shfaq qëndrim diskriminues, jo vetëm ndaj të të dënuarit, por edhe ndaj personave të tij të afërm. Paragjykimet e shoqërisë ndaj atyre personave si ndaj “pacientëve të ardhshëm” të policisë, të organeve të judikaturës dhe të organeve kundërvajtëse, janë më të mëdha se tek disa organe humanitare dhe sociale ose shërbime të ngjashme. Ajo që zakonisht nuk ekziston është ndihma sociale, psikologjike, emotive, materiale e të tjera. Është e qartë se ekzekutimi i dënimit të privimit nga liria tradicionalisht në personin lë “vulën e turpit”, gjë që në masë të madhe vështirëson programin e suksesshëm rehabilitues dhe të qëllimeve të tij. Personat që kanë reputacion kriminal hasin në probleme të shumta kur të gjenden në liri pas dënimit të vuajtur, kanë shumë më pak mundësi për punësim legal, mjedisi jodelikuent i pranon me vështirësi, për ç’arsye fillojnë t’i shmangen, me ç’rast shumë lehtë bien nën ndikimin e personave të mëhershëm ose të rinj të kriminalizuar. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me kriminelët profesionalë, ose në ata nga shprehia, por edhe në kryesit e rastit ose kryesit situacional, gjë që varet nga

Page 132: PARANDALIMI I KRIMINALITETIT - aab-edu.net I... · Psikologjia si shkencë ka zhvilluar teori ... përgjithmonë. Çështja themelore është – cilat masa ligjore duhet të ndërmerren

faktorët plotësues që i parashtrojnë gjendjet e tilla. Si një nga lëvizjet e rëndësishme në praktikën penologjike, në literaturë përmenden entet e specializuara që në metodën e punës përfshijnë programin social – terapeutik, i cili ka për qëllim riintegrimin e të dënuarit në jetën normale dhe rehabilitimin e tij shoqëror (Raduloviq, 1999: 160). Mirëpo, është e qartë se ndryshimet që janë bërë në drejtim të humanizimit të ekzekutimit të sanksioneve penale nuk kanë kontribuar në masë të konsiderueshme në parandalimin e kriminalitetit. Është e qartë se mekanizmat reciprok midis këtyre dy komponenteve nuk veprojnë në ndonjë harmoni të veçantë të shprehur si shkak – pasojë. Gjendjet e tilla në planin e ekzekutimit të sanksioneve penale e bëjnë në një masë të madhe themelor botëkuptimin sipas të cilit masat e enteve dhe masat institucionale duhet vazhdimisht të përfarohen, me qëllim të rehabilitimit sa më efektiv (më të plotë) të personave. Paralelisht me këto masa, duhet angazhuar në zhvillimin dhe aplikimin e masave jashtëinstitucionale të karakterit preventiv. Ato masa duhet të koncipohen dhe programohen në bazë të analizave të themelta, përkatësisht të hulumtimit të kriminalitetit nga dy aspekte themelore – aspekti etiologjik dhe fenomenologjik, si dhe i njohjes së hollësishme të veprës konkrete dhe të kryesit. Rëndësia kriminale – politike e masave të karakterit jashtëinstitucional është veçanërisht e madhe kur është fjala për kryesit e mitur të veprave penale, si dhe për personat e rinj madhorë, jo vetëm të kryesve të veprave penale nga ky popullacion, por edhe të atyre me shfaqje sociale – patologjike, duke pasur parasysh se kriminogjeniteti i shfaqjes së tillë mund të luftohet në mënyrën më efikase me masa të karakterit jashtëinstitucional. Mirëpo, duhet pasur parasysh se për disa vepra penale, përkatësisht për kryesit e tyre, janë paraparë dënimet e privimit nga liria si masa të institucionalizuara, që nuk kanë alternativë në masat e tjera. Ndaj personave përkatës nuk mjaftojnë vetëm masat e sigurisë, masat e paralajmërimit ose dënimet me gjobë, por është i domosdoshëm edhe dënimi i privimit nga liria, sidomos nëse është fjala për recidivistët, duke pasur parasysh rrezikun nga kryerja e sërishme e veprave penale. Nuk kanë alternativë as masat e sigurisë së privimit të obligueshëm të alkoolistëve dhe të narkomanëve dhe të ruajtjes e të shërimit në entin shëndetësor. Për disa alkoolistë, përkatësisht persona të sëmurë mentalisht ose të çrregulluar që kryejnë veprën penale, janë të domosdoshme masat institucionale të parapara me ligj. Masat institucionale janë të domosdoshme edhe për recidivistët e mitur – kryes të veprave penale. Kjo sidomos ka të bëjë me të miturit që veprat penale i kanë bërë për shkak të varësisë nga droga ose alkooli. Shërimi i atyre personave vështirë se mund të merret me mend jashtë institucioneve të parapara për këtë, as shërimi i personave të tillë në kuptimin social, mjekësor dhe psikologjik nuk është i mundur pa trajtimin adekuat në shërbimet e trajnuara për këtë.

Page 133: PARANDALIMI I KRIMINALITETIT - aab-edu.net I... · Psikologjia si shkencë ka zhvilluar teori ... përgjithmonë. Çështja themelore është – cilat masa ligjore duhet të ndërmerren

12. LITERATURA

• Bavcon, Q., Problemi naše kriminalne politike, Pregled, br. 6/1960. • Gercenzon, A., O izučavanju i sprečavanju delinkvencije, Izbor, br.4/1960. • Eliot, M., Zločin u savremenom društvu, Sarajevo, 1962. • Ancel, M., Nova društvena odbrana, Beograd, 1963. • Milutinović, M., Uloga javnosti u suzbijanju kriminaliteta, JRKK, br.1/1963. • Bavcon, Q., Kriminologija, Zagreb, 1966. • Peĉar, J., Preventivna delatnost organa unutrašnjih poslova, Beograd, 1971. • Lopez-Rey, Kriminalitet i kazneni sistem, JRKK, 1/1972.

Page 134: PARANDALIMI I KRIMINALITETIT - aab-edu.net I... · Psikologjia si shkencë ka zhvilluar teori ... përgjithmonë. Çështja themelore është – cilat masa ligjore duhet të ndërmerren

• ĐorĊević, M., Krivično zakonodavstvo i kaznena politika, Problem kaznene politike sudova, Beograd, 1973.

• Milutinović, M., Osnovne tendencije u savremenoj kriminologiji, JRKK, 3/1973. • Schafer, H., Feinführug in die Grudzüge der Kriminalstrategie, V: der Kriminalistik 11/1973. • Milutinović, M., Kriminologija, Beograd, 1976. • O’Hara, C.E., Fundamentals of Criminal Investigation, IL: Charles C. Thomas, Springfield, 1976. • Jašović, Ţ., Kriminologija maloletničke delinkvencije, Beograd, 1978. • Clark, R.V.G., Helal, K.H., Djelotvornost policije u suzbijanju kriminaliteta - neka tekuća britanska

istraživanja, Izbor, • br.1-2/1979. • Krivokapić, V., Osnovni oblici reagovanja na kriminalitet s osvrtom na aktivnost organa unutrašnjih

poslova, JRKK, • br.2/1980. • Krivokapić, V., Organi unutrašnjih poslova u sprečavanju i suzbijanju kriminaliteta, VŠUP, Beograd,

1981. • Milutinović, M., Kriminalna politika, Savremena administracija, Beograd, 1984. • Milutinović, M., Socijalna prevencija kao oblast kriminalne politike, JRKK, 3-4/184. • Lazarević, Lj., Jugoslovenska kriminalna politika u oblasti represije JRKK 1-2/1986 • Rosenbaum, D.P. (ed.), Community Crime Prevention: Does it work, CA: Sage, Beverly Hills, 1986. • Cornish, D.B., Clarke, R.V. (eds.), The Reasoning Criminal, Springer - Verlag, New York, 1986. • Atanacković, D., Penologija, Beograd 1988. • Beyleveld, B., Generalno preventivna istraživanja kao osnov za generalno-preventivnu strategiju,

JRKK 2/1990. • Goldstein, H., Problem – oriented Policing, McGraw-Hill, New York, 1990. • Krivokapić, V., Kriminalistika, opšti deo, Nauĉna knjiga, Beograd, 1990. • Kudrjovcev, V., Socijalno stanje i kriminalitet, JRKK 4/1990. • Prevencija kriminaliteta • 89 • Lurigio, A.J., Skogan, W.G., Davis, R.C., Victims of Crime: Problems, Policies and Programs, Sage,

Beverly Hills, 1990. • Skogan, W.G., Disorders and Decline: Crime and the Spiral of Decay in American

Neighbourhoods, Free Press, New • York, 1990. • Surette, R. (ed.), The Media and Criminal Justice Policy, IL: Charles C. Thomas, Springfield, 1990. • Kerner, J., Kriminologie Lexikon Kriminalistik Verleg, Heidelberg, 1991. • Savić, J., Vidojković, D., Stamatović, O., Đurić, O., Savremeno operativno informisanje, Beograd, 1991. • Crowe, T.D., Crime Prevention through Environmental Design, Butterworth – Heinemann, Boston,

1991. • Evans, D. (ed.), Crime, Policing and Place: Essays in Environmental Criminology, Routledge,

London, 1992. • Joseph, L.B. (ed.), Crime, Communities and Public Policy, University Press of Chicago, Chicago, 1992. • Kube, E., Kriminalistik, Handbuch für Praxis und Weisenschaft Band I, Boorberg, Stutgart, 1992. • Lab, S.P., Crime Prevention: Approaches, Practices and Evaluations, Anderson, Cincinnati, 1992. • Lavrakas, P.J., Crime and Community Safety, University of Chicago, Chicago, 1992. • Clarke, R.V. (ed), Situational Crime Prevention: Successful Case Studies, Harrow and Heston, New

York, 1992. • Holl -Scraton, Law, Class and Control, Crime and Society, Open University Set Book, London, 1993. • Clarke, R.V., Felson, M. (eds.), Routine Activity and Rational Choice, NJ: Transaction, New Brunswick,

1993. • Bejatović, S., Zakon o krivičnom postupku i ustavom zagarantovane slobode i prava graĎana:

Krivično zakonodavstvo i • pravna država, Beograd, 1994. • Rosenbaum, D.P. (ed.), The Challenge of Community Policing: Testing the Promices, CA: Sage,

Newbury Park, 1994.

Page 135: PARANDALIMI I KRIMINALITETIT - aab-edu.net I... · Psikologjia si shkencë ka zhvilluar teori ... përgjithmonë. Çështja themelore është – cilat masa ligjore duhet të ndërmerren

• Feltes, T., Kriminalität offentliche Sicherheit und gesllschatliche Veraut Wortung, die Polizei, 6/1994.

• Krivokapić, V., Primena tehničkih sredstava u otkrivanju i obezbeĎenju dokaza u krivičnom postupku, zbornik radova:

• Kriminalitet u Jugoslaviji i neka pitanja predstojeće reforme jugoslovenskog kriviĉnog zakonodavstva, JRKK, • Jugoslovensko udruţenje za kriminologiju i kriviĉno pravo, 1995. • Davis, R.C., Lurigio, A.J., Fighting Back: Neighbourhood Anti-drug Strategies, CA: Sage, Thousand

Oaks, 1996. • European Journal on Criminal Policy and Research, vol.: 5.1, 5.2, 5.3, 5.4, Kugler Publications,

Amsterdam/New York, • 1996-1997. • Kelling, G.L., Coles, C.M., Fixing Broken Windows, Free Press, New York, 1996. • Policing in Central and Eastern Europe, Comaring Firsthand Knowledge with Experience from

the West, Editor: Pagon. • M., College of Police and Security Studies, Ljubljana, 1996. • Taylor, R.B., Harrell, A.V., Physical Environment and Crime, DC: National Institute of Justice,

Washington, 1996. • Hazler, R.J., Breaking the Cycle of Violence, Taylor Frencis, Washington, 1996. • Aleksić, Ţ., - Škulić, M., Kriminalistika, Beograd 1997. • Babović, B., Policija u svetskom poretku, Beograd, 1997. • Prevencija kriminaliteta • 90 • Krivokapić, V., Kriminalistika - taktika III, Beograd, 1997. • Skogan, W.G., Hartnett, S.M., Community Policing, Chicago Style, Oxford University Press, New York,

1997. • Ilić, Z., Plansko usmeravanje preventivnih aktivnosti, Prevencija kriminaliteta, Beograd, 1998. • Kandić - Popović, Z., Krivično pravo, kaznena politika sudova i prevencija kriminaliteta, Zbornik

radova; Prevencija • kriminaliteta, Beograd, 1998. • Krivokapić, V., Mesto i uloga policije u prevenciji kriminaliteta, Zbornik radova: Prevencija

kriminaliteta, IKSI, Beograd, • 1998. • Policing in Centar and Eastern Europe, Organizational Managerial and Human Resource

Aspects, Editor: Pagon. M., • College of Police and Security Studies, Ljubljana, 1998. • Rover, C., Služiti i štititi; O ljudskim pravima i humanitarnom pravu, za policiju i snage

bezbednosti, MeĊunarodni centar • Crvenog krsta, Ţeneva, 1998. • Rosenbaum, D.P., Lurigio, A.J., Davis, R.C., The Prevention of Crime, Wadsworth Publishing Company,

Belmont, 1998. • Bošković, M., Kriminološki leksikon, Novi Sad, 1999. • Krivokapić, V., Krstić, O., Kriminalistika – taktika II, Beograd, 1999. • Krivokapić, V., Suzbijanje i sprečavanje kriminaliteta od strane policije, JRKK, br.1/1999. • Radulović, Q., Kriminalna politika, Beograd, 1999. • Savić, A., Uvod u državnu bezbednost, Beograd, 1999. • Stajić, Q., Osnovi bezbednosti, Beograd 1990. • Stübert, D. F., Strategishe kriminalitäten alyse im BKA, Kriminalistik, br.6/1999. • Findlay, M., The Globalisation of Crime, Cambridge University Press, 1999. • Bošković, M., Organizovani kriminalitet, Beograd, 2000. • Ignjatović, Đ., Kriminologija, Beograd, 2000. • Krivokapić, V., Kriminalistika taktika I, Beograd, 2000. • Policing in Centar and Eastern Europe: Ethics, Integrity and Human Rights, Editor: Pagon. M.,

College of Police and • Security Studies, Ljubljana, 2000.

Page 136: PARANDALIMI I KRIMINALITETIT - aab-edu.net I... · Psikologjia si shkencë ka zhvilluar teori ... përgjithmonë. Çështja themelore është – cilat masa ligjore duhet të ndërmerren

• Dvoršek, A., Kriminalistička strategija - nova grana kriminalistike, Zbornik radova: Mesto i perspektive kriminalistiĉkih

• nauka i kriminalistiĉke profesije, Fakultet kriminalistiĉkih nauka, Sarajevo, 2001. • Krivokapić, V., Savremene tendencije u kriminalistici, JRKK, 1/2001. • Simonović, B., Uloga policije u prevenciji kriminaliteta na nivou lokalne zajednice, JRKK, br.1/2001. • Kraska, P.V., Gaines, L.K., Tactical Operations Units: A National Study the Police Chief. • Ferraro, K.F., Fear of Crime: Jutz-prefiting Victimization Rick Albanu: Sony Press. • Cohen, A., Juvenile Delinljuency and the Social Structure, Harward University.

13. PËRMBAJTJA PARATHËNIE 2

4. KRIMINALITETI – QASJA MULTIDISIPLINARE NË DEFINIMIN E PROBLEMIT 3 5. PARANDALIMI I KRIMINALITETIT 6

6. SHENJAT THEMELORE MBI PARANDALIMIN E KRIMINALITETIT ME

VËSHTRIM TË SHKURTËR MBI ZHVILLIMIN E TIJ HISTORIK 8

Page 137: PARANDALIMI I KRIMINALITETIT - aab-edu.net I... · Psikologjia si shkencë ka zhvilluar teori ... përgjithmonë. Çështja themelore është – cilat masa ligjore duhet të ndërmerren

3.1. FAKTORËT QË E PAMUNDËSONIN ZHVILLIMIN E TIJ 13

7. PARIMET THEMELORE TË PARANDALIMIT BASHKËKOHOR TË KRIMINALITETIT 16

4.1. PARIMI I LIGJSHMËRISË 16 4.2. PARIMI I LEGJITIMITETIT 18 4.3. PARIMI I INDIVIDUALIZIMIT 18 4.4. PARIMI I HUMANITETIT 19

4.4.1. Parimi i humanitetit dhe (keq) përdorimi i mundshëm i mjeteve teknike 21

7. TIPOLOGJIA E PARANDALIMIT TË KRIMINALITETIT 26

5.1. Parandalimi primar i kriminalitetit 27 5.2.Parandalimi sekondar i kriminalitetit 27 5.3.Parandalimi terciar i kriminalitetit 28

6. TEORITË KRIMINOLOGJIKE “ MBI PARANDALIMIN E KRIMINALITETIT”30

6.1.TEORIA KLASIKE 30 6.2.TEORIA NEOKLASIKE 34 6.3.POZITIVIZMI 36 6.4.TEORIA E DIZAJNIT TË MJEDISIT 40 6.5.PARANDALIMI SITUACIONAL I KRIMINALITETIT 48 6.6.TEORIA E AKTIVITETEVE RUTINORE DHE

PARANDALIMI I KRIMINALITETIT 52 6.7.TEORIA E ZGJEDHJES RACIONALE DHE PARANDALIMI I KRIMINALITETIT 54 6.8.TEORIA E DEZORGANIZIMIT SOCIAL 56 6.9.PARANDALIMI I KRIMINALITETIT PËRMES PRIZMIT TË

FUNKSIONALIZMIT 58 6.10. SUB – KULTURA DHE KONTRA - KULTURA DHE

PARANDALIMI I KRIMINALITETIT 59 6.11. PARANDALIMI I KRIMINALITETIT PËRMES PRIZMIT TË

“TEORISË SË KARAKTERIT” 60 6.12. TEORIA E KONTROLLIT E HIRSHIT ( 1969 ) DHE TEORITË E PËRGJITHSHME MBI PARANDALIMIN E

KRIMINALITETIT 61 6.12.1. Harmonizimi i dy teorive mbi kontrollin 62

6.12.2. Ndarja e fenomenit të vetëkontrollit në segmente 62 6.12.3 Variacionet e segmenteve dhe veprimi i tyre reciprok me

vetëkontrollin 63 6.12.4. Sprovat dhe vetëkontrolli kumulativ 64

6.12.5 Kushtet kontrollit shoqëror 65 6.12.6 Qasja e aktiviteteve rutinore 65 6.12.7. Vijat e mbrojtjes shoqërore 66 6.12.8. Parandalimi situacional i kriminalitetit në kontekst

të teorisë së kontrollit 66

Page 138: PARANDALIMI I KRIMINALITETIT - aab-edu.net I... · Psikologjia si shkencë ka zhvilluar teori ... përgjithmonë. Çështja themelore është – cilat masa ligjore duhet të ndërmerren

6.13.TEORITË MBI FAKTORËT E RREZIKUT DHE FAKTORËT

MBROJTËS SI SEGMENTË TË PARANDALIMIT TË KRIMINALITETIT 67

7. ROLI I POLICISË NË PARANDALIMIN E KRIMINALITETIT 70 7.1. PROGRAMET E NDRYSHME TË PARANDALIMIT POLICOR

TË KRIMINALITETIT 74 7.1.1. Veprimi policor në bashkëpunim me bashkësinë lokale (Community Policing) 77 7.1.2. Orinetimi i policisë në zgjidhjen e problemeve në bashkësi (Community

Oriented Policing and Problem Solving – COPPS) 84 7.1.3. Programi i mbikëqyrjes së fqinjësisë (Neighborhood Wach Programs) Teoria e dritareve të thyera (Broken Windows Theory) 86 7.1.4. Qasja ndaj “tolerancës zero” (Zero Tolerance Strategy) 88 7.1.5. Modeli “SARA” (skenimi – analiza – përgjigje-vlerësimi) 90 7.1.6. GJEOARKIVI: përcjellja automatike e distribuimit të kriminalitetit 95 8. VEPRIMTARIA PREVENTIVE E POLICISË – QASJA KOMPORATIVE NDAJ PROBLEMIT 99

8.1. SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS 99 8.2. ANGLIA DHE VELSI 101

8.3. FRANCA 102 8.4. GJERMANIA 103

8.5. DIREKTIVAT E KËSHILLIT TË EVROPËS 107

9. RËNDËSIA PREVENTIVE E ANALITIKËS NË KONTROLLIN DHE PËRPUNIMIN KRIMINALISTIK 114 10. RËNDËSIA PREVENTIVE E VEPRIMTARISË VROJTUESE DHE PATROLLUESE NË SEKTOR 120 11. PARANDALIMI I KRIMINALITETIT DHE ORGANET E JUDIKATURËS 126

11.1. PROKURORIA PUBLIKE NË PARANDALIMIN E KRIMINALITETIT 127 11.2. RËNDËSIA PREVENTIVE E EKZEKUTIMIT TË SANKSIONEVE PENALE 129

12. LITERATURA 134 13. PËRMBAJTJA 137