osfa - reformakushtetuese.al · 2 buletin i përtremuajshëm // nr. 1 : janar – mars 2014 k...

4
1 BULETIN I PËRTREMUAJSHËM MBI NISMËN PËR REFORMËN KUSHTETUESE.NR. 1 : JANAR – MARS 2014 Momentum për reformë kushtetuese NGA ANDI DOBRUSHI DREJTOR EKZEKUTIV I FONDACIONIT SOROS R eforma kushtetuese ka qenë emërues i përbashkët i një sërë studimesh empirike dhe analizash të thelluara kritike të realizuara vitet e fundit nga ana e Fondacionit Soros në bashkëpunim me part- nerët e tij, organizatat e shoqërisë civile. Këto studime e analiza kanë dëshmuar se prob- lemet që hasen sot në lidhje me parimin e kon- trollit dhe pavarësisë së pushteteve, me mirë- funksionimin dhe përgjegjshmërinë e sistemit të drejtësisë, me aneminë e mbikqyrjes parlamen- tare ndaj ekzekutivit si dhe dobësimin e rolit të Presidentit të Republikës, i kanë rrënjët thellë në parashikimet kushtetuese. Në gjykimin tonë, këto mangësi nuk mund të riparohen përmes ndryshimeve në ligje të veçanta, përveçse përmes një ndërhyrjeje të kujdesshme e tejet profesionale në ligjin themeltar të vendit, në Kushtetutë. Nga ana tjetër, besojmë se 16 vite pas hartimit dhe miratimit të Kushtetutës është krijuar mo- mentumi për t’u ndalur e për të bërë një analizë të thelluar të Kushtetutës, për të rishikuar përvo- jat e akumuluara ndër vite me zbatimin e dispozi- tave kushtetuese, dështimet dhe ato çfarë mund të vlerësohen si eksperienca pozitive. Gjatë kësaj kohe ka patur mjaft zhvillime poli- tike, ekonomike, sociale, të cilat natyrshëm shoqërohen edhe me zhvillime të caktuara në planin juridik. Nevoja të tjera për ndryshimin e Kushtetutës, mund të shfaqen edhe në kuadrin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evro- pian. Arsye që përligjin nevojën e ndryshimeve kushtetuese janë dhe amendimet që iu bënë Kushtetutës në prill të vitit 2008, ndryshime cilat pranohen njëzëri jo vetëm nga opinioni pub- lik, por edhe nga vetë politika se cënuan sistemin e balancave dhe kontrolleve reciproke që qën- dronin në themel të saj. Kryefjala e këtij procesi është gjithëpërfshirja, transparenca ku krahas klasës politike duhet të marrë pjesë shoqëria shqiptare, ekspertët ven- das e të huaj, si dhe çdo grupim interesi. Nga ana tjetër, sfida e paraqitur për historinë e vendit është shumë e rëndësishme për të mos qenë sub- jekt i një procesi konstruktiv. Përballja me këtë sfidë është konstante: reforma kushtetuese duhet të jetë e kapshme për të gjithë qytetarët dhe të inkurajojnë pjesëmarrje sa më të gjerë. osfa

Upload: others

Post on 02-Sep-2019

2 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: osfa - reformakushtetuese.al · 2 Buletin i përtremuajshëm // Nr. 1 : Janar – Mars 2014 K ushtetuta e Republikës së Shqipërisë u miratua me referendum në nën-tor 1998

Reforma Kushtetuese // Nr. 1 : Janar – Mars 2014 1 Buletin i përtremuajshëm mBi nismën për reformën Kushtetuese.nr. 1 : janar – mars 2014

Momentum për reformë kushtetuesenga andi doBrushidrejtor eKzeKutiv i fondacionit soros

Reforma kushtetuese ka qenë emërues

i përbashkët i një sërë studimesh

empirike dhe analizash të thelluara

kritike të realizuara vitet e fundit nga ana e

Fondacionit Soros në bashkëpunim me part-

nerët e tij, organizatat e shoqërisë civile.

Këto studime e analiza kanë dëshmuar se prob-

lemet që hasen sot në lidhje me parimin e kon-

trollit dhe pavarësisë së pushteteve, me mirë-

funksionimin dhe përgjegjshmërinë e sistemit të

drejtësisë, me aneminë e mbikqyrjes parlamen-

tare ndaj ekzekutivit si dhe dobësimin e rolit të

Presidentit të Republikës, i kanë rrënjët thellë

në parashikimet kushtetuese. Në gjykimin tonë,

këto mangësi nuk mund të riparohen përmes

ndryshimeve në ligje të veçanta, përveçse përmes

një ndërhyrjeje të kujdesshme e tejet profesionale

në ligjin themeltar të vendit, në Kushtetutë.

Nga ana tjetër, besojmë se 16 vite pas hartimit

dhe miratimit të Kushtetutës është krijuar mo-

mentumi për t’u ndalur e për të bërë një analizë

të thelluar të Kushtetutës, për të rishikuar përvo-

jat e akumuluara ndër vite me zbatimin e dispozi-

tave kushtetuese, dështimet dhe ato çfarë mund

të vlerësohen si eksperienca pozitive.

Gjatë kësaj kohe ka patur mjaft zhvillime poli-

tike, ekonomike, sociale, të cilat natyrshëm

shoqërohen edhe me zhvillime të caktuara në

planin juridik. Nevoja të tjera për ndryshimin e

Kushtetutës, mund të shfaqen edhe në kuadrin

e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evro-

pian. Arsye që përligjin nevojën e ndryshimeve

kushtetuese janë dhe amendimet që iu bënë

Kushtetutës në prill të vitit 2008, ndryshime të

cilat pranohen njëzëri jo vetëm nga opinioni pub-

lik, por edhe nga vetë politika se cënuan sistemin

e balancave dhe kontrolleve reciproke që qën-

dronin në themel të saj.

Kryefjala e këtij procesi është gjithëpërfshirja,

transparenca ku krahas klasës politike duhet të

marrë pjesë shoqëria shqiptare, ekspertët ven-

das e të huaj, si dhe çdo grupim interesi. Nga

ana tjetër, sfida e paraqitur për historinë e vendit

është shumë e rëndësishme për të mos qenë sub-

jekt i një procesi konstruktiv. Përballja me këtë

sfidë është konstante: reforma kushtetuese duhet

të jetë e kapshme për të gjithë qytetarët dhe të

inkurajojnë pjesëmarrje sa më të gjerë.

osfa

Page 2: osfa - reformakushtetuese.al · 2 Buletin i përtremuajshëm // Nr. 1 : Janar – Mars 2014 K ushtetuta e Republikës së Shqipërisë u miratua me referendum në nën-tor 1998

2 Buletin i përtremuajshëm // Nr. 1 : Janar – Mars 2014

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë

u miratua me referendum në nën-

tor 1998. Përgjatë këtyre viteve,

Kushtetuta ka pësuar disa ndryshime, për

të cilat jo vetëm ka pasur kundërshtime të

shumta nga partitë e mëdha dhe sidomos të

vogla, por mbi të gjitha nuk është para-

prirë nga një proces diskutimi e konsul-

timi të gjerë me grupet e interesit, nuk

është mbështetur në analiza apo studime

të mirëfillta dhe as ka patur një vullnet

gjithëpërfshirës. Fondacioni Shoqëria e

Hapur për Shqipërinë, Soros në kuadër

së strategjisë katër vjeçare 2014- 2017 në

bashkëpunim me ekspertë të fushës dhe

partnerë të tjerë, ka ndërmarrë nismën për

fillimin e një debati të gjerë publik mbi

nevojën primare që ka vendi për një reformë

rrënjësore kushtetuese.

Rishikimi i Kushtetutës ngërthen një proces

kompleks e delikat dhe lyp një përfshirje e kon-

tribut aktiv të gjithë spektrit politik (brenda dhe

jashtë parlamentit), të shoqërisë civile dhe gru-

peve të interesit. Transparenca dhe gjithëpërf-

shirja duhet të jenë kryefjalët e këtij procesi.

Përveç arritjes së konsensusit të domosdoshëm

politik e parlamentar, Fondacioni:

• do të mbledhë të gjithë grupet e interesit

për të analizuar në mënyrë profesionale

e tejet të kujdesshme Kushtetutën dhe

dobësitë që janë evidentuar gjatë këtyre

viteve;

• do të identifikojë çështjet që duhet të

bëhen objekt i rishikimit kushtetuese si

dhe do të hartojë propozime konkrete për

amendimin e tyre;

• do të gjallërojë debatin publik rreth kë-

tyre çështjeve dhe më e rëndësishmja do

të nxisë opinionin publik në kërkesën për

reformë kushtetuese.

Qëllimi kryesor i nismës është krijimi dhe

drejtimi i një koalicioni me bazë të gjerë ak-

torësh, për të zhvilluar, formësuar dhe ad-

vokuar për reformë kushtetuese, e cila do të

nxisë Shqipërinë drejt krijimit të “një shteti

institucionesh” dhe jo “një shteti të partive

politike”.

Objektivat kryesOrë përqendrOhen kryesisht në këtO drejtiMe:• Nxitja e diskutimeve publike mbi nevojën

për reformë kushtetuese me synim riven-

dosjen e parimit të kontrollit dhe balan-

cimit ndërmjet pushteteve, si dhe garanti-

min e suksesit në reformat e nisura, ndër

më të rëndësishmet reformën në sistemin

e drejtësisë;

• Inkurajimi i një dialogu të gjerë publik

ndërmjet spektrit politik, aktorëve të sho-

qërisë civile dhe ekspertëve të fushës rreth

kësaj çështjeje;

• Përfshirja e reformës kushtetuese si pjesë

e diskursit politik e publik e gjithashtu,

në një të ardhme të afërt pjesë e axhendës

parlamentare..

partnerëtPartnerë të rëndësishëm në këtë program do

të jenë të gjithë partitë politike, institucionet

shtetërore, aktorët e shoqërisë civile, partnerët

ndërkombëtarë, akademikët dhe ekspertë të të

fushës si dhe media, të cilët përmes bashkëpun-

imit të tyre do të kontribuojnë në realizimin e

kësaj reforme.

rezultatet e pritshMe• Nxitja e reformës kushtetuese si kusht për

forcimin dhe mirëfunksionimin e shtetit

të së drejtës.

• Reformimi i dokumentit themeltar të

shtetit nëpërmjet një procesi gjithëpërf-

shirës, debatit konstruktiv dhe mira-

timin me një konsensus sa më të gjerë të

amendimeve të mundshme.

• Forcimi i bashkëpunimit me partitë poli-

tike, aktorët vendas dhe ndërkombëtar,

institucionet përgjegjëse, ekspertët e përf-

shirë në këtë proces.

pse, kur, kush?

qëllimi kryesor i nismës është krijimi dhe drejtimi i një

koalicioni me bazë të gjerë aktorësh, për të zhvilluar,

formësuar dhe advokuar për reformë kushtetuese, e

cila do të nxisë shqipërinë drejt krijimit të “një shteti

institucionesh” dhe jo “një shteti të partive politike”

Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, Soros në kuadër së strategjisë

katër vjeçare 2014- 2017 në bashkëpunim me ekspertë të fushës dhe partnerë

të tjerë, ka ndërmarrë nismën për fillimin e një debati të gjerë publik mbi

nevojën primare që ka vendi për një reformë rrënjësore kushtetuese

osfa

Page 3: osfa - reformakushtetuese.al · 2 Buletin i përtremuajshëm // Nr. 1 : Janar – Mars 2014 K ushtetuta e Republikës së Shqipërisë u miratua me referendum në nën-tor 1998

Reforma Kushtetuese // Nr. 1 : Janar – Mars 2014 3

Ndryshime në Kushtetutën tonë, po,

duhen bërë dhe urgjentisht. Ar-

syet janë, së paku tri: koha ecën dhe

rregullat përkatësisht duhet të ndryshojnë sipas

mendësisë e kërkesave të saj. Ne jemi një vend,

që ndjek sistemin normativ ligjor, pra, një format

të tillë juridik të cilin formalisht e vendos dhe

e ndryshon Parlamenti. Zhvillimi, pra bëhet

në mënyrë diskrete, hap pas hapi, me faza të

shkëputura dhe me ndërprerje.

Arsyeja e dytë është deformimi i sistemit

kushtetues nga vullneti (duhet thënë nga miz-

erabiliteti + budallallëku) i politikës, që tek ne

është mesjetare. Shembulli më flagrant i kësaj

janë amendimet e bëra më 21 Prill 2008. Në këtë

fazë «demokratike» shqiptarët dhe sidomos politika

shtetërore, duhet të futen në skema, të cilat të mos

varen prej tyre. Ka ca rregulla që janë vendosur si

vlera qytetërimi dhe të cilat nuk mund të preken,

nëse duam të rrojmë si njerëz të këtij shekulli.

Arsyeja e tretë është nevoja për t’u integruar në

sistemin e institucioneve europiane. Këtu ka re-

torikë marramendëse, por procesi politik shkon

gjithnjë e më larg qëllimit. Gjithçka thuhet se

bëhet në emër të së mirës, progresit, të ardhmes

së lumtur e ku e di unë ç’profka të tjera. Është

harruar një gjë fare e vogël: njeriu i sotëm, qoftë

politikan, shtetar apo qytetar i thjeshtë. Çfarë janë

këta? Një nga një nuk kanë të sharë; shohin ëndrra

europiane por, kur zgjohen, kanë dhimbje koke.

Vetëm disave nuk u dhemb koka. Mbase ngaqë nuk

kanë një të tillë. Por kur këta njerëz bëhen bashkë

(dhe bashkë bëhen kur janë në partira), nuk i njeh

më. Tek ne shikon jo thjesht një servilizëm, por diç-

ka që shkon tepër thellë në subkoshiencën njerë-

zore: individët përdoren, deri në tjetërsim.

Deri më tani Kushtetuta dhe ligjet në përgjithësi,

janë quajtur si forma të rregullimit të sjelljeve

njerëzore në shoqëri. Tek ne kjo nuk ka dhë-

në rezultat. Përkundrazi ligji është bërë mjeti

«demokratik» i imponimit të vullnetit të shu-

micës (të njëshit në fakt). Tek ne askush nuk e ka

seriozisht. As të mëdhenjtë e as të vegjlit, që mëso-

hen të jenë «të shkathët», sipas modelit nga lart.

Mësimi i parë që duhet të nxjerrim nga përvoja,

është se një Kushtetutë nuk duhet lënë, me çmim

sado të lartë, në dorën e partive. Sesi bëhet kjo

është histori tjetër, por unë nuk kam vend këtu për

t’u zgjatur. Mjafton të themi se Kushtetuta duhet

të jetë një akt me një dozë të lartë «fataliteti» për

këdo. Pyetja është: më mirë liri politike për t’iu

përgjigjur nevojave të jetës, apo ngurtësi për të

frenuar lirinë, që nga natyra abuzohet. Unë jam

për të dytën. E kam parë se ç’do të thotë liri nga

pushtetarë, të cilët janë të tillë me çmimin e dik-

taturës së brendshme në formacionet që krijonë

ose uzurpojnë.

Kushtetuta duhet ndryshuar. Ajo, megjithë para-

metrat demokratikë, të cilët i plotëson teorikisht

më së miri, ka dhënë shenja dobësie. E para dhe

më e rrezikshmja, është lënia e ndryshimeve të saj

në dorë të partive. Është e vërtetë se populli nuk di

shumë kur miraton një Kushtetutë, por ama sen-

sibiliteti i tij, qoftë dhe i papërpunuar, është një

garanci shumë më e madhe sesa «teoritë» poli-

tike që na avancojnë të ashtuquajturit liderë.

(Marrë nga intervista dhënë gazetarit

Skënder Minxhozi për Revistën Java)

“Kushtetuta duhet ndryshuar urgjentisht”juristi i njohur kristaq traja paraqet konturet e një pakete ndryshimesh në ligjin themelor të shtetit, të cilat prekin zgjedhjen e presidentit, organizimin e parlamentit, kompetencat e kryeministrit dhe organet e drejtësisë

kushtetutën s’e ndryshon vetëm klasa politikeKonstitucionalistja e njohur Aurela Anastasi thotë se nuk duhet të ketë ndryshime kushtetuese vetëm me konsensus politik, pa diskutim, pa debat dhe pa pjesëmarrjen e ekspertëve e grupeve të ndryshme të komunitetit

Revista JAvA: Zonja Anastasi, a mendoni se ka ardhur koha te amendohet Kushtetuta e Shqipërisë? Nëse po, për cilat arsye?A.A: Kur flasim për amendimin e Kushtetutës,

kemi nevojë të kuptojmë më mirë se Kushtetu-

ta është ligji më i lartë në Shtet, prandaj ajo

nuk mund të ndryshohet me procedurën dhe

shpeshtësinë që ndryshojmë një ligj të zakon-

shëm. Kushtetuta është një normë elastike

dhe e gjallë, që interpretohet dhe ndryshon

edhe përmes zbatimit të saj dhe veçanërisht,

nëpërmjet interpretimit përfundimtar që kryen

gjykata Kushtetuese. Për këto arsye, një ndry-

shim i Kushtetutës me ligj, duhet të justifikohet

nga një qëllim i rëndësishëm, i domosdoshëm

ose i nevojshëm.

Aktualisht, e shoh me vend që të diskutohet

për ndryshimin e Kushtetutës në kuadrin

e proceseve të integrimit të Shqipërisë në

Bashkimin Evropian. Për më tepër, çështja

e integrimit ka edhe një mbështetje të gjerë

popullore. Në këtë kuadër, mund të përfshijmë:

së pari, ndryshimet kushtetuese për të kryer

reformat e nevojshme lidhur me problematikat

e ndeshura në funksionimin e deritanishëm

të institucioneve kushtetuese dhe të raporteve

midis tyre dhe së dyti, ndryshimet për të

mbështetur anëtarësimin e Shqipërisë në

Bashkimin Evropian. Integrimi është jo vetëm

një arsye e justifikuar, por edhe një arsye e

lartë për të ndryshuar Kushtetutën, me qëllim

që të autorizohen të gjitha institutet e reja të

sovranitetit të popullit. VIJON NE FAQE 4

osfa

Page 4: osfa - reformakushtetuese.al · 2 Buletin i përtremuajshëm // Nr. 1 : Janar – Mars 2014 K ushtetuta e Republikës së Shqipërisë u miratua me referendum në nën-tor 1998

4 Buletin i përtremuajshëm // Nr. 1 : Janar – Mars 2014

Për të qenë më të saktë mund të themi se,

ka ardhur koha të fillojmë të diskutojmë për

ndryshimin e mundshëm në Kushtetutën e

Shqipërisë. Nevojitet një periudhë kohore e

domosdoshme diskutimi dhe debati në nivel

politik, në nivel ekspertësh, si dhe në grupet e

ndryshme të interesit, në komunitet, që duhet

t’u paraprijë ndryshimeve në Kushtetutë.

Revista JAvA: Ka pasur disa propozime konkrete për të nisur një tryezë diskutimi, siç është ai i Fondacionit Soros në Tiranë. Kush duhet ta inicojë, sipas jush, procesin e diskutimit e më pas të formulimit të ndryshimeve kushtetuese? A.A: Unë jam njohur me këtë iniciativë dhe e

vlerësoj si një iniciativë mjaft pozitive, që vjen

nga përfaqësues të shoqërisë civile. Përmes

kësaj iniciative kanë filluar përgatitjet për të

krijuar ekspertizën e nevojshme, me qëllim

që të ofrohet një bazë e mirë opinionesh

për diskutim, si dhe të analizohen idetë për

nevojat që paraqiten në kuadrin e një reforme

Kushtetuese, të cilat deri më sot janë shprehur

në forume të ndryshme nga studiues, juristë e

analistë, si dhe nga subjekte politike. Kjo do të

ndihmonte që subjektet politike të gjykonin me

objektivitet, por njëkohësisht, do të ushqente

debatin dhe pjesëmarrjen e gjerë për ndry-

shimet kushtetuese. Sidoqoftë, e gjitha kjo

nuk do të kishte vlerë pa përfshirjen e klasës

politike, pasi sado e mençur të jetë ekspertiza

konstitucionale, mendoj se konsensusi politik

është i pari. Këtu duhet të dallojmë qartë atë që

ju e quani nismë për procesin e diskutimit dhe

të formulimit të amendamenteve nga “nisma

për rishikimin e Kushtetutës”, sikurse parashi-

kohet në Kushtetutë (neni 177). Juridikisht kjo i

përket vetëm deputetëve dhe konkretisht jo më

pak se 1/5 së anëtarëve të Kuvendit. As Këshilli

i Ministrave dhe as 20 mijë zgjedhës, nuk

mund të propozojnë ndryshime në Kushtetutë.

(Marrë nga intervista dhënë gazetarit

Skënder Minxhozi për Revistën Java)

VIJON NGA FAQE 3

Nuk them ndonjë të re nëse pohoj se ndry-

shimet e prillit 2008 kanë qënë të motivuara

nga interesat politike të momentit, ose thënë

ndryshe, nga nevoja e perceptuar nga të dyja

palët e politikës për të shmangur vështirësitë

që krijonte për to Kushtetuta në procesin e

zgjedhjes së Presidentit. Ato ndryshime, duke

qënë dritë shkurtëra, nuk mbanin parasysh

efeket anësore të ndërhyrjes në pjesët e tjera

të Kushtetutës dhe integritetin e saj. Kështu

që do të thosha se aspekti i parë i Kushtetutës

ku duhet ndërhyrë është rishikimi i amen-

damenteve të prillit 2008 me qëllim që ose

të restaurohen zgjidhjet e mëparshme ose të

korrigjohen efektet e pamenduara anësore

që krijuan ndryshimet në formulën e zgjed-

hjes së Presidentit dhe në mekanizmin e

votëbesimit të qeverisë. Përveç sa më sipër,

jam i mendimit se reformat që do të propo-

zohen do duhet të marrin shkas nga ato që

kanë qënë dështimet më të spikatura në zba-

timin e Kushtetutës aktuale. Mua më duket

se dështimi më i madh i Kushtetutës së 1998

- ës është se ajo nuk ia ka dalë që të izolojë

sa dhe si duhet institucionet e pavarura nga

ndikimi i shumicës politike në parlament

dhe qeveri. Çdo ndërhyrje në Kushtetutë do

ishte sterile për nga impakti për sa kohë nuk

zgjidh së pari këtë çështje. Një ide paraprake

për zgjidhjen e këtij problemi mund të ishte

prezantimi i formulave të tilla sipas të cilave

emërimi dhe shkarkimi i titullarëve të institu-

cioneve të pavarura dhe i gjyqtarëve të lartë

të bëhej me shumicë të cilësuar. Si problem

të dytë madhor do të numëroja dështimin

e parlamentit në rolin e tij mbikqyrës ndaj

qeverisë. Në gjithë këto vite nga hyrja në fuqi

e Kushtetutës, Kuvendi nuk ka qënë veçse një

noter i veprimtarisë së qeverisë duke i mo-

huar kështu shoqërisë kryerjen e një funk-

sioni jetik në demokraci. Një ide paraprake

për zgjidhen e këtij problemi mund të ishte

bi-kameralizmi (parlamenti dy dhomësh).

Kjo formulë bën të mundur që dhoma e lartë

e parlamentit, si rezultat i zhvillimit të zgjed-

hjeve në kohë të ndryshme dhe ndryshimit

të pjesshëm të përbërjes së saj, tipikisht të

kontrollohet nga forca politike kundërshtare

me qeverinë. Kjo lëvizje do ta shndërronte

kontrollin e parlamentit mbi qeverinë nga

një formalitet në një praktikë të efektshme.

Dështimi i tretë mendoj se ka qënë mos garan-

timi i përgjegjshmërisë së sistemit gjyqësor.

Kushtetuta e 1998 - ës e garanton më së miri

pavarësinë e pushtetit gjyqësor. Nuk mund

të thuhet e njëjta gjë për përgjegjshmërinë

e këtij sistemi. Reformat e propozuara duhet

patjetër të përfshijnë instrumente më efikase

për të garantuar përgjegjshmërinë. Një ide

paraprake mund të ishte ndryshimi i raportit

të forcave në Këshillin e Lartë të Drejtësisë i

cili, në të ardhmen, mund të ketë më shumë

përfaqësues të zgjedhur nga Parlamenti duke

kufizuar kështu vetëqeverisjen e gjyqëso-

rit. Së fundi do të përmendja edhe nevojën

akute për ndryshimin e formulës aktuale

për zgjedhjen e Presidentit të Republikës në

mënyrë që të bëhet i mundur roli bashkues

dhe ndërmjetësues i këtij institucioni, ashtu

siç e ka paramenduar Kushtetuta e vitit 1998.

Një ide paraprake për zgjidhjen e këtij prob-

lemi mund të ishte rikthimi në formulën e

vjetër që synonte zgjedhjen e një presidenti

konsensual.

ja ku duhet prekur kushtetutaKonstitucionalisti i njohur Gent Ibrahimi shprehet se duhen

korrigjuar ndryshimet dritëshkurtëra të prillit 2008. “Reformat

që do të propozohen duhet të marrin shkas nga ato që kanë

qënë dështimet më të spikatura të Kushtetutës aktuale”

wPËR ÇDO SUGJERIM KONTAKTONI:www.soros.al f www.facebook.com/soros.al

kushtetutën s’e ndryshon vetëm klasa politike

Shoqëria e Hapur për Shqipërinë SorosRr. ‘Qemal Stafa’, Pallati 120/2, TiranëTel: +355 42234621/ 42234223/ 42235856

osfa