nr. 7 september 2007 redaktion t +41 31 350 21 …...në tubimin e dytë të migra-cionit në...

4
Edhe kolegët shqiptar ishin të pra- nishëm në numër të madh në demons- tratë. Atyre në gjuhën amtare iu drejtua Drita Shabani-Ibrahimi, e cila fjalën e saj përshëndetëse përkujtoi, se prishja e kontratës do të ketë pasoja të mëdha për të gjithë ndërtimtarët. Në fjalën e saj Drita formuloi edhe kërkesat e punë- torëve për mbrojtje të kushteve të punës dhe pagave, e cila mund të garantohet vetëm me kontratë të përgjithshme. «Ne duam një Kontratë të Punës pa keqësime. Për këtë jemi të gatshëm ed- he të luftojmë», thotë ajo dhe brohorit- jet dhe duartrokitjet tregonin pjesë- marrësit e kishin kuptuar mesazhin dhe se fjalët e saja ishin shprehje e mendi- mit dhe vendosmërisë së tyre. «T’i tre- gojmë shoqatës së punëdhënësve se ata nuk mund të bëjnë çka të duan me ne. Sepse ne dimë të mbrohemi dhe e dimë se vetëm së bashku jemi më të fortë», përfundon Drita fjalimin e saj. 2 4 Jemi të gatshëm edhe për grevë! Nr. 7 | September 2007 | albanisch Erscheint als Beilage zur Zeitung «work» | Redaktion T +41 31 350 21 11, F +41 31 350 22 11 | [email protected] | www.unia.ch 3 Ngritje të pagave 3 deri 5 përqind janë të mundshme Shkurtpamës Raporti për integrim i Këshillit federal Zgjedhjet nacionale Racizmi rrezikon demokracinë Në tren për Cyrih 17 000 njerëz brohorisin kur Hansue- li Scheidegger, udhëheqës i Sektorit të Ndërtimtarisë në Unia thotë: «Punë- torët e ndërtimtarisë janë të gatshëm të luftojnë!». Dëshmi e kësaj ga- tishmërie ishte prezenca e tyre në Cy- rih dhe rezultati i qartë i votimit për masat e grevës; prej 36 000 votuesve mbi 85 përqind janë të gatshëm për grevë, nëse nuk nënshkruhet Kontra- ta Nacionale e punës për ndërtimtari. Mjeshtërit e ndërtimtarisë prishin qetësinë sociale Pjesëmarrësit në demonstratë, me një marsh paqësor, kanë protestuar zëshëm kundër prishjes së KPP-së Na- cionale nga ana e Shoqatës së mjesh- tërve të ndërtimtarisë. Prej 1 tetor sek- tori i ndërtimtarisë mbetet pa kon- tratën nacionale dhe me këtë edhe pa garanci për pagat e deritashme mini- male dhe shtesat në pagë, pa garanci për pagë të 13-të, pa orar të rregulluar të punës dhe vazhdimësisë në pagë në rast sëmundje apo fatkeqësie. Që sot, sqaron Hansueli Scheidegger, edhe me Kontratë shkelet marrëveshja. Çdo e katërta ndërmarrje shkel Kon- tratën duke i anashkaluar detyrimet për pagë minimale; pa Kontratë pre- sioni në pagë do të marrë përmasa të pakontrollueshme. Kryetari i Sindikatës Syna, Kurt Regotz akuzon Mjeshtërit e Ndërtimtarisë për prishjen e qetësisë sociale. Pa- tronët nuk duan KPP por rregulla mi- nimale. «Bisedimet nuk janë bisedime me vetveten», shprehet ai në adresë të Kryetarit të SHMN-së, Verner Mesmer. «Ne nuk duam diktaturë të punëd- hënësve, ne duam bisedime të bara- barta. Ekzistojnë patronë, të cilët punëtorëve duan t’ua ndalojnë pjesë- marrjen në demonstrata dhe grevë. Nuk jetojmë në sistem feudal. Ndër- timtarët nuk janë bujkrob dhe skllevër të patronëve!». Dampingu në pagë rrezikon marrëveshjen bilaterale për qarkullim të lirë me BE «Ndërtimtarët kanë nevojë për KPP të vërtetë: një shkresë mbrojtëse e jo sh- kresë e lirë për punëdhënësit, që të ve- projnë si të duan ata», thotë Andreas Rieger, bashkëkryetar i Unia-s. Lufta e ndërtimtarëve për barazi në partneri- tet social është edhe në interes të pu- nonjësve tjerë. «Nëse mjeshtërit e ndërtimtarisë ia arrijnë qëllimit të ty- re: prishjes së Kontratës dhe kushteve të punës, atëherë shembullin e tyre do ta ndjekin edhe punëdhënësit tjerë» është i bindur Rieger. Sipas tij: «Lufta e ndërtimtarëve vlen për tërë Zvicrën. Nëse përkeqësohen kushtet e punës në ndërtimtari dhe pastaj edhe në degët tjera të ekonomisë, atëherë nuk do të ketë më stabilitet në shoqëri. Kjo rrezikon edhe qarkullonim e lirë me BE-në», tha në fund Rieger. Fjalët e tij i vërteton edhe mysafiri nga Gjermania, nënkryetari i Sindikatës gjermane të ndërtimtarisë IG BAU, Dietmar Schäfers: «Nëse Zvicëra nuk do të ketë më paga minimale, atëherë do të jetë kjo shenjë e keqe për Ev- ropën». Sipas tij: «Në ekonominë e ndërtimtarisë në Gjermani janë sh- katërruar me qindra mijëra vende të punës apo janë zëvendësuar me kush- te të mjerueshme të punës, sepse aso- kohe punëdhënësit në Gjermani kanë bojkotuar nënshkrimin e një Kontra- te». Në demonstratë kanë marrë pjesë dhe kanë përshëndetur të pranishmit edhe politikan Zviceran si Hansjürg Fehr, kryetar i Partisë Social-demo- kratike SP dhe Jo Lang (këshilltar na- cional i të gjelbërve) si dhe kryetari i BSZ-së Paul Rechsteiner. Ndërtimtarët janë të gatshëm të mbrojnë të drejtat e tyre 17 000 pjesëmarrës në demonstratën Ne duam Kontratë! Drita Shabani-Ibrahimi. Që në orët e mëngjesit në- për vende të ndryshme ane- mbanë Zvicrës tuboheshin njerëz për t’u nisur për Cyrih, ku do të merrnin pjesë në de- monstratën e madhe të or- ganizuar nga sindikatat Unia dhe Syna kundër diktatit të «Patronëve» të ndërtimta- risë, të cilët me një akt të njëanshëm kanë prishur Kontratën Nacionale ndërtimtarisë. Kështu edhe në Bernë, ku në orët e hershme të paradites tuboheshin njerëzit për të shkuar në demons- tratë në drejtim të Cyrihut. Me tren special udhëtonin rreth 700 pjesë- marrës, në mesin e tyre edhe një numër i dukshëm i shqiptarëve. Me pjesëmarrjen e tyre ata duan të tre- gojnë vendosmërinë e tyre për të mbrojtur Kontratën Nacionale dhe me këtë edhe kushtet e tyre të punës. «Pa Kontratë do të jemi të pambroj- tur dhe të lënë në mëshirën e shefa- ve», shprehet një nga kolegët sh- qiptarë. Një tjetër ka ardhur vetëm për t’u solidarizuar me kolegët, sep- se vet është në pension. «Sikurse në Gjermani» Atmosfera në tren për Cyrih ishte shumë e mirë dhe në bisedat e ndryshme në gjuhë të ndryshme do- minonte tema kryesore: KPP Nacio- nale! Të gjithë pjesëmarrësit ishin të pajtimit, se pa Kon- tratë të Përgjithsh- me presioni në pagë dhe mjerimi social i ndërtimtarëve do të jenë fakt. Shpesh dëgjohej edhe kra- hasimi me Gjerma- ninë. Frikën dhe brengat e kolegëve i ndanë edhe Çar- li, kolegë nga Gjermania, i cili ka ard- hur për të «parandaluar» krijimin e një situate sikurse që ka qenë në Gjermani. «Ne ndërtimtarët në Gjer- mani, në mungesë të kontratave ko- lektive, nga dita në ditë kemi hum- bur kushtet normale të punës dhe je- tesës», shprehet ai. Kolegu tjetër nga Gjermania, duke pohuar këtë thotë: «Po mbetëm pa kontratë, atëherë nuk kemi mbrojtje. Andaj duhet të jemi të guximshëm dhe të luftojmë. Kolegët në Gjermani pas 12 vitesh pa kontratë kanë kuptuar se duhet luf- tuar. Ata me grevën e tyre dyjavëshe kanë detyruar patronët të nënsh- kruajnë kontratën». Në mbështetje të burrave dhe etërve të tyre Përveç ndërtimtarëve, në tren gjen- deshin edhe shumë gra dhe fëmijë. «Jemi këtu për të përkrahur burrat tanë», thotë bashkëshortja e një ko- legu spanjoll. Vasha e re, e cila me shumë zell ndihmonte babanë e saj gjatë shpërndarjes së sandviçëve dës- hiron që babai i saj të ketë punë dhe orar të rregullt, që «të ketë kohë ed- he për mua», siç thotë ajo. Me të arri- tur në Cyrih, pjesëmarrësit nga Ber- na iu bashkëngjitën lumit të gjatë të pjesëmarrësve nga mbarë Zvicra du- ke parakaluar në mënyrë dinjitoze në drejtim të Helveciaplac ku është mbajtur Tubimi kryesorë me fjalime dhe muzikë. Ndërtimtarët janë të gatshëm të luftojnë për të mbrojtur Kontratën e Përgjithshme të Punës për ndërtimtari. 85 përqind kanë votuar për grevë, nëse nuk nënshkruhet Kontrata. Ga- tishmërinë e tyre ata e kanë demonstruar edhe në Cyrih, duke marrë pjesë në demonstratën e madhe të organizuar nga Sindikatat Unia dhe Syna. Në mesin e demonstruesve ishte e duksh- me edhe prania e kolegëve shqiptar. Të vendosur për mbrojtjen e Kontratës Nacionale!.

Upload: others

Post on 25-Dec-2019

0 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Nr. 7 September 2007 Redaktion T +41 31 350 21 …...Në tubimin e dytë të migra-cionit në «qiellin e hapur» të mbajtur më 8 shtator në Bernë kanë marrë pjesë mbi 100 pjesëmarrës,

Edhe kolegët shqiptar ishin të pra-nishëm në numër të madh në demons-tratë. Atyre në gjuhën amtare iu drejtuaDrita Shabani-Ibrahimi, e cila fjalën e sajpërshëndetëse përkujtoi, se prishja ekontratës do të ketë pasoja të mëdhapër të gjithë ndërtimtarët. Në fjalën e sajDrita formuloi edhe kërkesat e punë-torëve për mbrojtje të kushteve të punësdhe pagave, e cila mund të garantohetvetëm me kontratë të përgjithshme.«Ne duam një Kontratë të Punës pakeqësime. Për këtë jemi të gatshëm ed-he të luftojmë», thotë ajo dhe brohorit-jet dhe duartrokitjet tregonin pjesë-marrësit e kishin kuptuar mesazhin dhe

se fjalët e saja ishin shprehje e mendi-mit dhe vendosmërisë së tyre. «T’i tre-gojmë shoqatës së punëdhënësve seata nuk mund të bëjnë çka të duan mene. Sepse ne dimë të mbrohemi dhe edimë se vetëm së bashku jemi më tëfortë», përfundon Drita fjalimin e saj.

2 4

Jemi tëgatshëmedhe përgrevë!

Nr. 7 | September 2007 | albanischErscheint als Beilage zur Zeitung «work» | Redaktion T +41 31 350 21 11, F +41 31 350 22 11 | [email protected] | www.unia.ch

3Ngritje të pagave3 deri 5 përqind janë të mundshme

ShkurtpamësRaporti për integrim i Këshillit federal

Zgjedhjet nacionaleRacizmi rrezikon demokracinë

Në tren për Cyrih

17 000 njerëz brohorisin kur Hansue-li Scheidegger, udhëheqës i Sektorit tëNdërtimtarisë në Unia thotë: «Punë-torët e ndërtimtarisë janë të gatshëmtë luftojnë!». Dëshmi e kësaj ga-tishmërie ishte prezenca e tyre në Cy-rih dhe rezultati i qartë i votimit përmasat e grevës; prej 36 000 votuesvembi 85 përqind janë të gatshëm përgrevë, nëse nuk nënshkruhet Kontra-ta Nacionale e punës për ndërtimtari.

Mjeshtërit e ndërtimtarisëprishin qetësinë socialePjesëmarrësit në demonstratë, me njëmarsh paqësor, kanë protestuarzëshëm kundër prishjes së KPP-së Na-cionale nga ana e Shoqatës së mjesh-tërve të ndërtimtarisë. Prej 1 tetor sek-tori i ndërtimtarisë mbetet pa kon-tratën nacionale dhe me këtë edhe pagaranci për pagat e deritashme mini-male dhe shtesat në pagë, pa garancipër pagë të 13-të, pa orar të rregulluartë punës dhe vazhdimësisë në pagë nërast sëmundje apo fatkeqësie. Që sot,sqaron Hansueli Scheidegger, edheme Kontratë shkelet marrëveshja.Çdo e katërta ndërmarrje shkel Kon-tratën duke i anashkaluar detyrimetpër pagë minimale; pa Kontratë pre-sioni në pagë do të marrë përmasa tëpakontrollueshme. Kryetari i Sindikatës Syna, Kurt Regotzakuzon Mjeshtërit e Ndërtimtarisë

për prishjen e qetësisë sociale. Pa-tronët nuk duan KPP por rregulla mi-nimale. «Bisedimet nuk janë bisedimeme vetveten», shprehet ai në adresë tëKryetarit të SHMN-së, Verner Mesmer.«Ne nuk duam diktaturë të punëd-hënësve, ne duam bisedime të bara-barta. Ekzistojnë patronë, të cilëtpunëtorëve duan t’ua ndalojnë pjesë-marrjen në demonstrata dhe grevë.Nuk jetojmë në sistem feudal. Ndër-timtarët nuk janë bujkrob dhe skllevërtë patronëve!».

Dampingu në pagë rrezikonmarrëveshjen bilaterale përqarkullim të lirë me BE «Ndërtimtarët kanë nevojë për KPP tëvërtetë: një shkresë mbrojtëse e jo sh-kresë e lirë për punëdhënësit, që të ve-projnë si të duan ata», thotë AndreasRieger, bashkëkryetar i Unia-s. Lufta e

ndërtimtarëve për barazi në partneri-tet social është edhe në interes të pu-nonjësve tjerë. «Nëse mjeshtërit endërtimtarisë ia arrijnë qëllimit të ty-re: prishjes së Kontratës dhe kushtevetë punës, atëherë shembullin e tyre dota ndjekin edhe punëdhënësit tjerë»është i bindur Rieger. Sipas tij: «Luftae ndërtimtarëve vlen për tërë Zvicrën.Nëse përkeqësohen kushtet e punësnë ndërtimtari dhe pastaj edhe nëdegët tjera të ekonomisë, atëherë nukdo të ketë më stabilitet në shoqëri. Kjorrezikon edhe qarkullonim e lirë meBE-në», tha në fund Rieger. Fjalët e tij i vërteton edhe mysafiri ngaGjermania, nënkryetari i Sindikatësgjermane të ndërtimtarisë IG BAU,Dietmar Schäfers: «Nëse Zvicëra nukdo të ketë më paga minimale, atëherëdo të jetë kjo shenjë e keqe për Ev-ropën». Sipas tij: «Në ekonominë endërtimtarisë në Gjermani janë sh-katërruar me qindra mijëra vende tëpunës apo janë zëvendësuar me kush-te të mjerueshme të punës, sepse aso-kohe punëdhënësit në Gjermani kanëbojkotuar nënshkrimin e një Kontra-te». Në demonstratë kanë marrë pjesëdhe kanë përshëndetur të pranishmitedhe politikan Zviceran si HansjürgFehr, kryetar i Partisë Social-demo-kratike SP dhe Jo Lang (këshilltar na-cional i të gjelbërve) si dhe kryetari iBSZ-së Paul Rechsteiner.

Ndërtimtarët janë të gatshëm të mbrojnë të drejtat e tyre

17 000 pjesëmarrësnë demonstratën

Ne duam Kontratë!

Drita Shabani-Ibrahimi.

Që në orët e mëngjesit në-për vende të ndryshme ane-mbanë Zvicrës tuboheshinnjerëz për t’u nisur për Cyrih,ku do të merrnin pjesë në de-monstratën e madhe të or-ganizuar nga sindikatat Uniadhe Syna kundër diktatit të«Patronëve» të ndërtimta-risë, të cilët me një akt tënjëanshëm kanë prishurKontratën Nacionale tëndërtimtarisë.

Kështu edhe në Bernë, ku në orët ehershme të paradites tuboheshinnjerëzit për të shkuar në demons-tratë në drejtim të Cyrihut. Me trenspecial udhëtonin rreth 700 pjesë-marrës, në mesin e tyre edhe njënumër i dukshëm i shqiptarëve. Mepjesëmarrjen e tyre ata duan të tre-gojnë vendosmërinë e tyre për tëmbrojtur Kontratën Nacionale dheme këtë edhe kushtet e tyre të punës.«Pa Kontratë do të jemi të pambroj-tur dhe të lënë në mëshirën e shefa-ve», shprehet një nga kolegët sh-qiptarë. Një tjetër ka ardhur vetëmpër t’u solidarizuar me kolegët, sep-se vet është në pension.

«Sikurse në Gjermani»Atmosfera në tren për Cyrih ishteshumë e mirë dhe në bisedat endryshme në gjuhë të ndryshme do-minonte tema kryesore: KPP Nacio-nale! Të gjithë pjesëmarrësit ishin tëpajtimit, se pa Kon-tratë të Përgjithsh-me presioni në pagëdhe mjerimi social indërtimtarëve do tëjenë fakt. Shpeshdëgjohej edhe kra-hasimi me Gjerma-ninë. Frikën dhe

brengat e kolegëve i ndanë edhe Çar-li, kolegë nga Gjermania, i cili ka ard-hur për të «parandaluar» krijimin enjë situate sikurse që ka qenë nëGjermani. «Ne ndërtimtarët në Gjer-mani, në mungesë të kontratave ko-lektive, nga dita në ditë kemi hum-bur kushtet normale të punës dhe je-tesës», shprehet ai. Kolegu tjetër ngaGjermania, duke pohuar këtë thotë:«Po mbetëm pa kontratë, atëherënuk kemi mbrojtje. Andaj duhet tëjemi të guximshëm dhe të luftojmë.Kolegët në Gjermani pas 12 vitesh pakontratë kanë kuptuar se duhet luf-tuar. Ata me grevën e tyre dyjavëshekanë detyruar patronët të nënsh-kruajnë kontratën».

Në mbështetje të burravedhe etërve të tyrePërveç ndërtimtarëve, në tren gjen-deshin edhe shumë gra dhe fëmijë.«Jemi këtu për të përkrahur burrattanë», thotë bashkëshortja e një ko-legu spanjoll. Vasha e re, e cila meshumë zell ndihmonte babanë e sajgjatë shpërndarjes së sandviçëve dës-hiron që babai i saj të ketë punë dheorar të rregullt, që «të ketë kohë ed-he për mua», siç thotë ajo. Me të arri-tur në Cyrih, pjesëmarrësit nga Ber-na iu bashkëngjitën lumit të gjatë tëpjesëmarrësve nga mbarë Zvicra du-ke parakaluar në mënyrë dinjitozenë drejtim të Helveciaplac ku ështëmbajtur Tubimi kryesorë me fjalimedhe muzikë.

Ndërtimtarët janë të gatshëm të luftojnë për të mbrojtur Kontratën e Përgjithshme të Punëspër ndërtimtari. 85 përqind kanë votuar për grevë, nëse nuk nënshkruhet Kontrata. Ga-tishmërinë e tyre ata e kanë demonstruar edhe në Cyrih, duke marrë pjesë në demonstratëne madhe të organizuar nga Sindikatat Unia dhe Syna. Në mesin e demonstruesve ishte e duksh-me edhe prania e kolegëve shqiptar.

Të vendosur për mbrojtjen e Kontratës Nacionale!.

Page 2: Nr. 7 September 2007 Redaktion T +41 31 350 21 …...Në tubimin e dytë të migra-cionit në «qiellin e hapur» të mbajtur më 8 shtator në Bernë kanë marrë pjesë mbi 100 pjesëmarrës,

Në tubimin e dytë të migra-cionit në «qiellin e hapur»të mbajtur më 8 shtator nëBernë kanë marrë pjesëmbi 100 pjesëmarrës, për-faqësues të mbi 50 organi-zatave, në mesin e të cila-ve edhe Sindikata Unia.

Në dhjetë punëtori është përgati-tur «java e aksionit e migracionit»,

është votuar një rezolutë dhe ështëaprovuar një thirrje për solidaritet.

Migrimi është realitet, e drejtë dhe shansMigrimi është realitet – si në të ka-luarën ashtu edhe në ditët e sodit.Njerëzit emigrojnë në vendet e tje-ra për arsye të ndryshme: nga dety-rimi dhe mjerimi, apo nga intere-simi si dhe sepse ata i nevojiten di-

kujt. Migrimi është e drejtë – De-klarata e përgjithshme e të drejta-ve të njeriut thotë, se çdo njeri katë drejtë të lëshoj secilin vend, praedhe vendin e vet. Mirëpo, që kjoe drejtë të jetë e realizueshmeduhet të ekzistoj edhe e drejta përt’u vendosur në një vend tjetër. Mi-grimi është shans- Për ne migra-cioni nuk është kërcënim, por pa-surim. Kultura jonë ka kohë qëkurështë kulturë e shumëllojshmë-risë, bashkëjetesës dhe fqinjësisë.

Çmontimi i të drejtavethemelore i përket tëgjithëveMigranët sot janë viktimë e sul-meve të ashpra. Të drejtat e tyrethemelore mohohen dhe shiko-hen si njerëz të klasës të dytë. Tënjëjtit njerëz, të cilët I mohojnë tëdrejtat e migrantëve, mohojnë tëdrejtat edhe të gjithë atyre, të cilëtnuk janë të gatshëm, që jetën e ty-re t’ia nënshtrojnë një politike e ci-la është e fiksuar në ekonomi dheshtim ekonomik. Ata, të cilët sul-mojnë migrantët, sulmojnë tëgjithë njerëzit.

Java e aksionit 2008: nisim një ofensivëNe, të tubuarit, migrant dhe zvice-ranë, kemi kuptuar se lufta e deri-tashme për të drejtat e njerëzve nëZvicër ka qenë më shumë luftëmbrojtëse, e imponuar nga jashtë. Neduam me vetëbesim të kërkojmëpjesëmarrjen tonë të barabartë në rr-jedhat shoqërore dhe të drejtat tona.Për këtë arsye ftojmë të gjitha forcatliberale dhe përparimtare që të marrinpjesë në javën mbarë zvicerane e ak-sionit në shtator 2008, e cila do tëmbahet nën moton «pa ne nuk bën».

Jemi solidarPjesëmarrësit dhe organizatat ftojnëtë gjithë të tregojnë kurajë civile. Atanënvizojnë solidaritetin dhe për-krahjen ndaj të gjithë atyre, të cilëveiu kufizohen të drejtat themelore apopreken prej masave të dhunshme nëligjet mbi të huajt dhe azilin. Ata janësolidar me të gjithë ata, të cilët dëno-hen për shkak të veprimeve njerëzo-re, e sidomos përkrahin peshkatarët eTunizisë, të cilët në Agrigente (Itali)janë dënuar, sepse kanë shpëtuarnjerëzit nga fundosja e anijes.

horizonte Nr. 7 | September 2007 | albanisch 2

Arsyeja e formimit të sho-qatës Observatori ka qenëbrenga e thellë e shumicës sënjerëzve pas ashpërsimit tëLigjeve mbi të huajt dhe azilinme rastin e votimeve më 24shtator 2006.

Observatori ka për qëllim dokumen-timin sistematik të rasteve individua-le dhe rasteve të shkeljeve të të drej-tave të njeriut dhe të shkeljeve të lig-jeve. Për këtë qëllim, Observatorimbledh informacionet në lidhje mezbatimin e Ligjeve të reja mbi të huajtdhe mbi azilin, si dhe të rregullorevepërkatëse. Informacionet e mbledhu-ra vlerësohen dhe verifikohen e pas-taj, duke iu përmbajt ligjeve mbi

mbrojtjen e të dhënave, do t’iushpërndahen akterëve lokal, nacionaldhe ndërkombëtar (Sindikatave, Or-ganizatave humanitare dhe atyre joqeveritare, Organizatave për mbrojt-jen e të drejtave të njeriut, medieve,parlamentarëve etj.). Në bazë të këty-re informacioneve, partnerët e Ob-servatorit, do të përgatisin interveni-me dhe aksione të ndryshme në rret-hin e tyre.

Bashkëpunimi është merëndësi: Lajmëroni rastet!Observatori nuk është këshillimorepër raste individuale. Me këtë ajo nukmerr mandate të drejtpërdrejta për in-divid. Detyra kryesore e Observatorit,pra dokumentimi i rasteve, përmirë-

son nivelin e informimit dhe mundë-son bartjen e punës politike në një sh-kallë të re. Për të kryer këtë detyrë, Ob-servatori kërkon bashkëpunim menjë numër sa më të madh të organi-zatave, institucioneve dhe individëvetë cilët janë në kontakt të drejtpër-drejtë me të huaj dhe azilkërkues. Personat dhe organizatat, rastet duhett’ia lajmërojnë Observatorit, si ato tëcilat kanë të bëjnë me zbatimin e lig-jeve, ashtu edhe përkeqësimet e kush-teve të jetës, të cilat janë të ndërlid-hura me statusin e qëndrimit.

Fushata: 1000 x 100 frangaTash për tash punimet në jetësimin eprojektit janë në vlugun e punës. QëObservatori të mund të filloj punimet

sa më shpejtë dhe me personel profe-sional duhen mjete financiare. Përkëtë arsye është nisur fushata 1000 x100 franga. Natyrisht, se ata që duanmund të paguajnë edhe më pakë. Nëtë njëjtën kohë ka filluar punën Pilot-Projekti në Zvicrën gjermane dhe atëfranceze. Në këto vende që tash mundtë bëhet paraqitja e rasteve.

� Vania Alleva

Për fushatën 1000 x 100.–: Schweize-rische Beobachtungsstelle für Asyl- und Ausländerrecht, 3011 Bern,Postkonto 60-262690-6. Për lajmëri-min e rasteve dhe bashkëpunimit: [email protected] ose T 071 222 99 64 (Zvicra gjermane), T 022 818 03 50 (Zvicra franceze)

Observatori: Shoqata zvicerane për vëzhgimin e zbatimit të Ligjeve mbi të huajt dhe azilin

Projekti ecën përpara

Raporti për Integrim i Këshi-llit federal përqendrohetvetëm në kompetencatgjuhësore. Diskriminimevetë dukshme nuk iu epetpeshë e duhur. Me këtëdobësohen masat kundërdiskriminimit.

«Mjaftë me kurse të vallëzimit, tashduhet punuar». Me këto fjalë «orig-jinale»Ministri Kristof Bloher e pre-zanton raportin për masat integrue-se. Kjo shprehje e tij e fyen edhe njëherë punëtorin e ndërtimtarisë, aposhitësen me prejardhje nga vendet ejashtme. Kjo shprehje injoron edhekontributin e të huajve, pa të cilëtZvicra vështirë se do të arrinte shtimtë produktivitetit. Apo, mos ai mekëtë shprehje dëshiron të largoj vë-mendjen e njerëzve nga fakti se pro-pozimet e raportit për integrim asnuk janë të reja e as të pajisura mefantazi të duhur?

Ngritje e vockël e mjeteve financiareMasat për integrim vërtet nuk janëdiçka e re. 42 prej 45 masave të për-mendura, ose janë duke u zbatuar nëpraktikë, ose janë duke u diskutuar.Ato tri që mbeten kanë të bëjnë meshtimin e mjeteve financiare për 2.6milion. Me këto do të mundësohetp.sh. krijimi i Qendrave kompeten-te për sport dhe integrim. Mirëpo,nga aspekti ekonomik ky shtim kaqi vogël i investimeve nuk mjafton.Masat integruese duhet të vlerëso-hen si investime me leverdi për tëardhmen, prej të cilave përfiton ed-he individi edhe e tërë shoqëria, sep-se mosintegrimi i të huajve shkaktonshpenzime të dukshme. Duke u nisënga kjo, ngritja minimale e mjetevefinanciare për integrim mund tëquhet vërtetë e «vockël». Kjo është epakuptueshme, sidomos kur të me-rret parasysh fakti se Ministri Bloherkurset e obligueshme të gjuhës nukdëshiron t’i financoj fare.

Nevoja për masa kundër diskriminimit Masat e propozuara nuk janë aq kre-ative, sepse fokusimi është shumë injëanshëm vetëm në njohjen egjuhës. Njohja e gjuhës është padys-him e rëndësishme për integrim dhesi e tillë, në të ardhmen, ajo duhet tëfinancohet nga shteti. Mirëpo kom-petencat gjuhësore nuk janë çelësipër zgjidhjen e të gjitha probleme-ve. Studimet e shumta vërtetojnë, setë huajt pësojnë diskriminime tëndryshme në tregun e punës; përshembull në pagë, ku dallimi ështëi madh. Migrantët përballen edheme vështirësi gjatë punësimit, për-kundër kualifikimeve. Andaj, ështëe pakuptueshme që në Raport nukparashihen masat kundër diskrimi-nimit. Sekretariati shtetëror për eko-nomi seco, përmend vetëm se kandërmend të informoj ndërmarrjetmbi përparësitë e «Menaxhimit tëshumëllojshmërisë». Këto masa dotë ishin më të suksesshme nëse këtudo të kyçeshin edhe sindikatat, të ci-lat kanë përvojë dhe njohuri nëfushën e integrimit.

� Manuela Bruderer, Sekretare qendrore në Bashkimin

e Sindikatave të Zvicrës, BSZ

Raporti për integrim iKëshillit federal

Shumë shkurtpamës

Çka është tubimi «nën qiellin e hapur»?Ideja për një tubim të migrantëve dhe organizatave të cilat janë aktive në lë-min e politikës dhe të drejtave të migrantëve (azilkërkues, migrant pune dhemigrantëve pa letra) nuk është e re. Mirëpo, për herë të parë në vitin 2005 është bërë një nismë e madhe për njëtubim të përbashkët të të gjitha organizatave dhe institucioneve si dhe per-sonaliteteve të cilat merren me çështjet e bashkëjetesës mes Zviceranëvedhe Migrantëve dhe kushtet dhe të drejtat e tyre në shoqëri. Ky tubim e kamarrë emrin «etats généraux» nga një fakt historik në Francë. Atje të drejtëvendimmarrje ka pasur mbreti, i cili ka konsultuar edhe përfaqësuesit e sh-tresave, të cilët kanë qenë një lloj parlamenti i përbërë nga kleri (përfaqësuesite fesë) dhe aristokracia. Që edhe shtresa e tretë ajo qytetare dhe e varfër tëmund të jap mendimin e tyre është mbajtur një tubim i quajtur «etats géné-raux» apo tubimi i shtresave. Në gjermanishte kjo shprehje është munduar të përkthehet në «Gene-ralstände». Pasi që në Zvicrën gjermanofolëse një lloj i ngjashëm i tubimevenjihet me emrin «Landsgemeinde», e cila paraqet një formë të parlamentit icili tubimet dhe votimet i mban në një shesh të qytetit apo fshatit në qiell tëhapur, atëherë edhe termi që përdorim ne në redaksinë e «Horizontit» «Tubimnën qiellin e hapur» është përshtatje e fjalës «Landsgemeinde».

Të gjithëve, të cilët jetojnënë Zvicër pa letra, punojnëdhe rrisin fëmijë, atyre tëcilët nuk guxojnë të tregojnëekzistencën e tyre dhe dety-rohen të qëndrojnë të pa-dukshëm.

Bëjeni një donacion prej 1frang për rinovimin e shtëpissë fedratës në Bernë. Bëje-ni një donacion për një zë nëjetën publike në zvicër.

Aksioni artistik i artistes kroate Andre-ja Kulunçiq, Këshillimores për njerëzPa Letra nga Cyrihu dhe Shedhalle nëCyrih kanë për qëllim që së bashku dhepër njerëzit Pa Letra të krijojnë pre-

zencë në opinion. Objekt i cili synohetështë objekt me simbol politik: Shtëpiae Federatës në Bernë!

Njerëzit Pa Letra ftohen të japin një do-nacion prej një frang për rinovimin eShtëpisë së Federatës. Shuma embledhur nuk do të jetë dhuratë, porprovokim, i cili duhet të llogarit me re-agim. Me pjesëmarrjen e njerëzve PaLetra në aksion, synohet prezenca e ty-re afatgjatë në Shtëpinë e Federatës,të dëgjohet zëri i tyre dhe të kërkohentë drejtat e tyre themelore. Këto të drej-ta shkelen qartë nga ligjet aktuale.

Nëse keni dëshirë të ndihmoni aksionin, atëherë informohuni nën:www.1chf-1voice.ch

Tubimi i dytë i migrantëve nën «qiellin e hapur»

Duhet të jemi më aktiv

1 Frang = 1 Votë

Apel njerëzve pa letra

Rezoluta pranohet me shumicë absolute.

Page 3: Nr. 7 September 2007 Redaktion T +41 31 350 21 …...Në tubimin e dytë të migra-cionit në «qiellin e hapur» të mbajtur më 8 shtator në Bernë kanë marrë pjesë mbi 100 pjesëmarrës,

Coop: Unia kërkonzbatimin e KPP-sëPër 470 milion franga Coop ka blerëHipermarketin «Carrefour». Me këtë kjondërmarrje tregtare ka marrë përg-jegjësinë edhe për fatin e mbi 2200punëtoreve dhe punëtorëve të kësajndërmarrje. Sindikata Unia ka kërkuarqë këta punëtorë të kyçen në Kon-tratën e Përgjithshme të Punës e cilavlen për punonjësit e Coop-it. Tash drej-toria e Coop-it ka konfirmuar se pu-nonjësit e «Carrefourit» do t’i nënsh-trohen tash e tutje KPP-së e cila vlenpër punëtorët e Coop-it. Me këtë për-mirësohen dukshëm kushtet e punëspër mbi 2200 ish të punësuarit në Ca-rrefour.

Aksion proteste përpara «Daily Job»

Tashmë 454 të presionit në pagë dhetë dumpingut social janë zbuluar ngaSekretariati shtetëror për ekonomi se-co në gjysmëvjetorin e këtij viti. Rastemë të shpeshta janë zbuluar në degënkryesore të ndërtimtarisë. Edhe Uniazbulon gjithmonë e më shumë raste tëmosrespektimit të Kontratave kolekti-ve të punës. Kështu edhe te firma përndërmjetësim dhe huazim të punë-torëve (Firma e temporerëve) Daily Jobme seli në Bernë, e cila ndërmjetësondhe huazon para së gjithash punëtorënga Gjermania për ndërmarrjet e ndër-timtarisë. Unia ka zbuluar: Daily Job imashtron punëtorët nga Gjermania nëpagë dhe shërbime sociale. Ajo kon-kretisht nuk iu përmbahet Kontratëspër pagimin e pagave minimale dhenuk e bën llogaritjen e PërkujdesjesProfesionale (Arkës së Pensionit. Menjë aksion proteste para selis së kësajndërmarrje, Unia ka denoncuar shkel-jet e Kontratës Kolektive. Unia kërkonprej organeve përgjegjëse të kantonittë hulumtoj rastin dhe të sanksionojshkeljet.

Jo kursimeve në kurriz të personelitPas prezantimit të rezultateve të dobë-ta afariste të gjysmëvjetorit, ndër-marrja Valora paralajmëron ndër-marrjen e masave për përmirësimin erezultateve. Përveç përshtatjeve tëasortimentit të mallrave, Valora pa-rasheh edhe ndryshimin në rrjetin ekioskave dhe përshtatjen e strukturësorganizative. Sindikata Unia këtondryshime i përcjellë me skepticizëm.Ajo ka frikë se strategjia e re mund tështoj presionin kundrejt personelit tëkioskave dhe se kushtet e tyre tëpunës do të përkeqësohen edhe mëshumë. Unia kërkon nga Valora, njësinjal të qartë dhe pa mosmarrëvesh-je në drejtim të personelit, se për-mirësimi i rezultateve nuk do të bëhetnë kurriz të tyre. � Unia prej drejtorisë së Valorës kër-kon: Kushtet edhe ashtu të vështira tëpunës të mos përkeqësohen edhe mëtutje. Respektimin e pagave minimaleprej 3500 frangash, Jo punës me pa-ralajmërim dhe kontratave pa garantitë orëve të realizuara të punës. � Heqje dorë nga reduktimet e vende-ve të punës dhe largimeve nga puna. � Pengimi i presionit në punë për sh-kak të racionalizimit. � Bisedimet e menjëhershme me Sin-dikatën Unia për një Kontratë të përg-jithshme të punës, sikurse e kanëndërmarrjet tjera të degës.

horizonte Nr. 7 | September 2007 | albanisch 3

News

Delegatët e konferencës sëdegës Hoteleri dhe Resto-rante, në konferencën e tyretë mbajtur në fund të muajitgusht kanë aprovuar marrë-veshjen për paga për vitin eardhshëm 2008.

Prej një janarit 2008, pagat e pu-nonjësve të hotelerisë dhe restoran-teve do të shtohen –mesatarisht- përdy përqind. Pagat minimale për pu-nonjësit pa profesion të kryer do jenë3300 franga bruto, të atyre me profe-sion të kryer 3750 franga. Nëse nisemi nga parashikimet aktua-le mbi shtrenjtimin vjetor, atëherëngritja e pagave do të jetë ngritje rea-le prej rreth 1,5 përqind. «Kjo ështëdyfish më shumë se sa në vitin e ka-luar», thotë Mauro Moreto, sekretar iUnias. Nga këndvështrimi i sindikatës Uniashihet me keqardhje fakti se pagat epunonjësve pa profesion të kryer nukdo të ngritën për më shumë se 2 për-qind, edhe pse Unia ka kërkuar njëngritje dukshëm më të lartë. Prapëse-prapë duhet të kemi parasysh, se pa-gat e deritashme prej 2510 frangashbruto, sa kanë qenë në vitin 2001,

kanë mundur të rriten për gati 800franga në muaj.

Aprovim pa eufori!Delegatët e konferencës së degës kanëaprovuar marrëveshjen për paga përvitin 2008 pa eufori, por me shumicëvotash. Rezultati sipas tyre është i pra-nueshëm, pasi që në krahasim me vi-tin e kaluar paraqet një përparim tëdukshëm. Përveç tjerash, në vjeshtëne hershme do të bisedohet edhe përpagën e 13-të. Për bisedimet e ardhsh-me për Kontratën nacionale të përg-jithshme të punës, delegatët kanë for-muluar qëllime të qarta. Kërkesë kr-yesore do të jetë paga e plotë e 13-tëpër të gjithë të punësuarit në degën ehotelerisë dhe restoranteve. Koha përkëtë kurrë nuk ka qenë më e përsh-tatshme. Hoteleria gjatë këtyre vitevetë fundit ka përjetuar një zhvillim tëhovshëm. Bujtjet nëpër hotele në vi-tin e kaluar janë shtuar për 6 përqind,kurse restorantet vazhdimisht kanështuar fitimet.

Njohja e përvojës është me rëndësiDelegatët kanë qenë të pajtimit, seduhet luftuar përkeqësimin e kushte-

ve të punës, e sidomos ato të njerëz-ve me kontrata për punë sipas. Këtokontrata duhet ndaluar. Gjithashtukërkohen paga korrekte për punëtorëtpa profesion të kryer, por me përvojë

të gjatë pune, të cilët bëjnë punë tëkualifikuar. Ata sot kanë të drejtë nëpagë absolute minimale prej 3300frangash bruto (nga 1 janar 2008).

Pagat më të mira në horizont

Paga e 13 është prioritet i qartë

Paga e 13-të duhet bërë realitet!.

Vetëm menaxherët kanë për-fituar deri tash nga përparimiekonomik. Tash radhën ekanë punonjësit. Bashkimi iSindikatave të Zvicrës BSZkërkon rritje të pagave prej 3deri 4 përqind, kurse për fem-rat plus edhe 1 përqind.

Sindikatat e organizuara nën kulmine Bashkimit të Sindikatave të ZvicrësBSZ janë të njëjtit mendim: Ekonomiaecën përpara, andaj kërkesat për rrit-jen e pagave janë mese të arsyeshme.«Me rëndësi është që ky shtim i paga-ve të bëhet për të gjithë», thotë PaulRehshtajner, kryetar i BSZ-së. Ngritjaindividuale e pagave, dukuri kjo e vi-teve të nëntëdhjeta, ka shkaktuarderdhjen e fitimeve vetëm në mesine kuadrove të larta, kurse për shu-micën e punonjësve shpesh nuk mbe-tej asgjë. Kjo gjë mund të ndodhë ed-he matej nëse vetëm menaxherëtvendosin sipas dëshirës së tyre mbishpërndarjen e fitimeve.

Fushatë e pagës e Sindikatave të BSZ-sëUnia kërkon për shumicën e degëvedhe ndërmarrjeve rritje të pagës prejmë së paku 3 deri 4 përqind për tëgjithë. Përveç pagave efektive duhettë shtohen edhe pagat minimale tëparapara me KPP. Unia, në vazhdim,kërkon 1 përqind shtesë për femrat,për të bërë një hap më shumë në drej-tim të barazimit në pagë. Situata eko-nomike në Zvicër është shumë e mirëdhe ekonomia private është në gjend-je shumë të lakmueshme. Ky përpa-rim është rezultat i punës së pu-nonjësve. Ata gjatë këtyre viteve kanëpunuar deri në kufi të fundit të forca-ve dhe kanë mundësuar shtimin eprodhimtarisë. Të gjithë këta e kanëmerituar rritjen e pagave.

Falë sindikatave: suksesenë barazimin në pagë,Sidomos falë fushatës sindikale për pa-ga minimale janë përmirësuardukshëm pagat e femrave, të cilat janë

shtuar dukshëm më shumë se ato tëmeshkujve, sepse femrat kanë qenë tëpunësuara në degë me paga të ulëta.Rritja e pagave dhe barazimi në pagëështë një nga komponentë e barazi-mit të vërtetë mes gjinive. Kështu në kornizat e bisedimeve përpaga për vitet 2006/2007 janë arriturrezultate të dukshme, ku Unia ka arri-

tur rritjen e pagave nëpër ndërmarrjetë ndryshme, si p.sh. Coop (+0.5% tëshumës së pagave), në industrinë emetaleve Smedegaard (+1.5% tëshumës së pagave) dhe në industrinëe prodhimeve ushqimore (WanderAG, Fenaco AG, Camille Bloch).

Sindikatat kërkojnë ngritje të pagave për të gjithë

Tash duhet të përfitojnë edhe punonjësit

Hulumtimi i bankës Credit Suisse mbështet kërkesat e SindikataveNë hulumtimin e ri «Raundi mbi Pagat 2008, çka mund të pritet?», pikë-risht Credit Suisse, bankë me renome, ka llogaritur se punëtorët në Zvicërmeritojnë dhe kanë të drejtë për rritje të pagës për më shumë se nëntë (9)përlind! Argument kryesor i Credit Suisse është shtimi i vazhdueshëm i pro-duktivitetit prej vitit 1999 për 13 përqind, kurse ngritja e pagave gjatë kë-saj periudhe ka qenë vetëm për 3.7 përqind. Shkurt: çdo punëtorë dhepunëtore punon dhe prodhon më shumë se sa paguhet.

Daniel Lampart, Ekonomist në BSZ komenton këtë Hulumtim me fjalët:«Hulumtimi vërteton se mundësitë për shtimin e pagave janë evidente dheme këtë vërtetohet se kërkesat tona janë shumë të drejta».

140 Delegatë në Konfe-rencën e degës së Industrisësë Makinave, në tubimin e ty-re të mbajtur në Bernë tëpremten, më 21 shtator kanëformuluar kërkesat për bise-dimet e kësaj vjeshte mbi pa-gat.

Ata tregohen solidar me kolegët e ty-re të ndërtimtarisë dhe sigurojnë për-krahjen e tyre në masat për mbrojtjene Kontratës Nacionale për ndërtimta-ri. Delegatët në vazhdim janë marrëedhe me ndikimin e shtuar të kapita-

lizmit financiar dhe të fondeve tëndryshme ndaj ndërmarrjeve indus-triale në Zvicër.

«Ekonomia përparon. Është koha për më shumëpagë dhe barazi në pagë!»Nën këtë moto, delegatët e degës së In-dustrisë së makinave kanë formuluarkërkesat e tyre për raundin e bisedi-meve mbi pagat. Përkundër zhvillimittë degës, pagat nuk janë shtuar saduhet, dhe nuk përputhen fare meproduktivitetin e shtuar të punës dhefitimet e publikuara nga ndërmarrjet.

Kjo qëndron në kundërshtim të plotëme pagat tejet të larta të menaxherë-ve dhe administratorëve, të cilët fiti-min e fusin më së shumti në «thesine tyre». Në raundin e bisedimeve përpagë 2007/2008 duhet ndryshuarkëtë praktikë. Është pra koha, që ngazhvillimi ekonomik të përfitojnë ed-he punëtorët. E këtij mendimi ështëedhe Ministrja për Ekonomi znj. Do-ris Lojthard.

Kërkesat e delegatëveDelegatët kanë parashtruar këto kër-kesa në adresë të Punëdhënësve të In-

dustrisë së Makinave: � Pagat duhet të shtohen përafërsishtprej 3 deri në 5 përqind, duke përfs-hirë edhe kompensimin e shtrenjti-mit. � Për të korrigjuar diskriminimin dhedallimin në pagë për femra, duhet qëpagat e femrave të shtohen për 200franga në muaj për të gjitha punëto-ret. � Në industrinë e makinave nukduhet të ketë më pagë minimale nën4300 franga për ata me profesion tëmbaruar gjegjësisht 3800 franga për tëmësuar.

Delegatët e Unias për Industrinë e Makinave kërkojnë

Deri pesë përqind ngritje të pagës

Page 4: Nr. 7 September 2007 Redaktion T +41 31 350 21 …...Në tubimin e dytë të migra-cionit në «qiellin e hapur» të mbajtur më 8 shtator në Bernë kanë marrë pjesë mbi 100 pjesëmarrës,

Aprovimi i Ligjit të ri mbi tëhuajt dhe atij të azilit më 24shtator të vitit të kaluar kaqenë një goditje e rëndë përforcat përparimtare. Rezulta-ti ka pasur ndikim edhe në ag-jendën e fushatë për zgjedh-jet nacionale në tetor.

Të gjitha partitë borgjeze kanë ndje-kur shembullin e Partisë Popullore(SVP/UDC) duke tematizuar të huajtsi problem. Ata duke kopjuar stilin eSVP/UDC dalin me tendenca racistenë fushatë, për të siguruar vota.Kundër këtyre zhvillimeve duhetngritur zërin.Një grup i shtetase zviceran me pra-pavijë të migracionit ka dashur të for-moj një «parti të të huajve» , për të

marrë pjesë në zgjedhjet federale. Nëtë njëjtën kohë, Partia e Punës ka kër-kuar kontaktin me platformat e mi-gracionit, në të cilat janë të bashkua-ra grupet e ndryshme të migrantëve.Këtu lind ideja për një fushatë të për-bashkët zgjedhore. Si shtetas zviceran me prapavijë të mi-gracionit i njoh problemet e migra-cionit shumë mirë. Deri tash është fo-lur shumë dhe padyshim se është bërëdiçka për migrantët, por pa i pyeturata. Tash duam që ne vetë të flasimmbi problemet tona dhe zgjidhjet etyre. Në këtë kuptim edhe e marrfjalën.

Shoqëria pa racizëm Qëllimi im më i lartë është shoqëriapa racizëm. Lufta kundër çdo lloji të

diskriminimit, pa marrë parasysh sekundër kujt ndodhë ai (të huajve,femrave, të varfërve, invalidëve, tërinjve, homoseksualëve etj.) ështëdetyrë kryesore, sepse përjashtimishoqërorë po ndodhë çdo ditë. Arsyee racizmit dhe diskriminimit ështërendi ekonomik, gjegjësisht kapita-lizmi. Për mua është evidente, se zg-jidhja e këtyre problemeve mund tëarrihet vetëm me tejkalimin e kapita-lizmit. Racizmi është rezultat dhe formë edukshme e sistemit kapitalist. Raciz-mi nuk d.m.th. vetëm poshtërim i tëhuajve, por edhe rrënim i sistemit de-mokratik dhe i ligjeve demokratike.Të marrim si shembull rastin aktualme Ministrin e Drejtësisë Bloher, i ci-li pak a shumë në mënyrë të drejtpër-

drejtë e largon nga puna prokurorine shtetit. Ky është shembull i mirë i ci-li tregon tendencat e racizmit: kushështë në fuqi mund të vendos mbi tëgjitha. Njeriu i fortë në krye mund tëbëj çka të do. Ai tejkalon kompeten-cat pa respektuar ndarjen e pushtetitmes judikativës, legjislativës dhe ek-

zekutivës. Ndarja e pushtetit ështëthemeli i çdo demokracie. Për këtë ars-ye them se duhet ngritur zërin. Unëthem se racizmi kërcënon demokra-cinë!

� Mehmet Akyol, Kandidat për parlament i PdA-së Cyrih, Lista 23

horizonte Nr. 7 | September 2007 | albanisch 4

Beilage zu den Gewerkschaftszeitungen work, area, Événement syndical | HerausgeberVerlagsesellschaft work AG, Zürich, Chefredaktion: Marie-José Kuhn; Événement syndicalSA, Lausanne, Chefredaktion: Alberto Cherubini; Edizioni Sociali SA, Lugano, Chefredaktion:Françoise Gehring Amato | Redaktionskommission M. Akyol, M. Pereira, M. Komaromi, H. Gashi, M.Martín | Sprachverantwortlich Hilmi Gashi| Koordination Mira Komaromi |Layout Simone Rolli, Unia | Druck Solprint, Solothurn | Adresse Redaktion «Horizonte»,Strassburgstr. 11, 8021 Zürich, [email protected]

www.unia.ch

Vij prej Perusë dhe jetoj në Bernë prej vitit1991. Për shkak të problemeve shëndetëso-re, para dy vitesh kam parashtruar kërkesënpër pension invalidor. Para një muaji kammarrë vendimin, në të cilin thuhet se do të mëndahet pensioni i plotë. Pasi që unë vetë përpak vite kam punuar në Zvicër, pensioni imështë vetëm 1053 franga në muaj. Prej arkëssë pensionit do të marr edhe 780 franga nëmuaj. Unë jam i martuar dhe bashkëshortjapunon vetëm pak orë në pastrim, Ajo fiton me-satarisht 1000 franga në muaj. Me të gjithakëto, të ardhurat tona mujore janë diku 2833franga në muaj. Me këtë ne nuk jemi në gjend-je të mbulojmë shpenzimet e jetesës, edhepse qiraja për banesën është vetëm 778 fran-ga në muaj. A kam të drejtë për pagesë plotë-suese dhe si duhet të veproj?

Po, ju keni të drejtë në pagesë plotësuese. Ju duhettë parashtroni kërkesën për pagesë plotësuesepranë një filiale të Sigurimit për pleqëri dhe të mbe-tur AHV/AVS të qytetit të Bernës. Ata pastaj në paj-tim me rregullat ligjore do të bëjnë llogaritjen e sh-penzimeve tuaja dhe do të krahasojnë ato me tëardhurat. Me këtë ata edhe shqyrtojnë edhe tëdrejtën tuaj për pagesë plotësuese.

Në rastin tuaj llogaritja do të duket përafërsisht kështu:

Ju pyetni, ne përgjigjemi

Parakushtet për pagesat plotësueseTë drejtë për pagesë plotësuese keni vetëm në-se merrni pension invalidor apo të pleqërisë, pas-taj ata që marrin dëmshpërblim sepse kanë ne-vojë për ndihmë ose nëse më së paku gjatë 6muajve merrni pagesë ditore të pensionit invali-dor. Për të pasur të drejtën e pagesës plotësue-se mjafton nëse merrni një çerek pension invali-dor, pra, nëse keni shkallën e invaliditetit prej 40përqind. Mirëpo, kjo nuk d.m.th. se mund të merr-ni patjetër pagesë plotësuese. Së pari bëhet njëllogaritje e saktë, se a keni vërtet nevojë për kë-to shtesa. Nëse për shembull jeni i shpallur i pa-aftë për punë për 50 përqind, atëherë organi për-

katës mund të argumentoj se ju mund të punoni50 përqind. Në këtë rast, gjatë llogaritjes së të ard-hurave ata mund të llogarisin një shumë të cak-tuar, pa marrë parasysh se a e fitoni këtë shumëapo jo.

Një parakusht tjetër është ë jeni shtetas Zviceranëose i njërit nga vendet e BE-së apo EFTA’s. Për sh-tetasit e vendeve tjera vlen kohëzgjatja e qëndri-mit të pandërprerë prej 10 vitesh (për refugjatëdhe ata pa shtetësi vlen afati prej pesë vitesh). Informacione më të hollësishme mund të merrninën www.ahv-iv.info ose pranë arkave të ndrysh-me të Sigurimit të pensionit të pleqërisë dhe përtë mbetur.

A kam të drejtë në shërbime shtesë?

Për të gjashtën herë është mbajturnë Cyrih vrapimi tashmë tradicionalkundër racizmit. Koha e bukur dhe at-mosfera e mirë ka mbretëruar në«Bäkeranlage» në njërin nga parqete Cyrihut. Vrapuesit, në mesin e tëcilëve edhe bashkëkryesuesi i sin-dikatës Unia Andreas Rieger, janëobliguar, që për çdo rreth të vrapuarprej 400 metrash të paguajnë njëshumë të caktuar vetë.

Sa më shumë rrathë, aq më shumë duhet pa-guar. Ata të cilët nuk donin apo nuk mundnintë vraponin –pa marrë parasysh arsyet- kanëmundur të jenë sponsor të vrapuesve apovetëm me thirrjet inkurajuese të përkrahin vra-puesit. Pjesëmarrës kanë qenë të vegjlit, tërinjtë, të moshuarit, të shpejtit dhe të nga-dalshmit. Në vrapim kanë marrë pjesë edhe fë-mijë. Disa bile edhe në karrocë të fëmijëve, tështyrë nga prindërit, të tjerët në shpinë, qafëapo në krahë të prindërve të tyre.

Kondicioni i fortë i sindikataveSindikatat edhe kësaj radhe kanë qenë e re-

prezentuar mirë. Përveç bashkëkryetarit tëUnias Andreas Rieger, në vrapim kanë marrëpjesë edhe sindikalistë tjerë si Manuela Brude-rer e BSZ-së, Gjovani Gjarrana, anëtarë i krye-sisë qendrore, Andreas Shoj, sekretar i Unias etj.Të gjithë prej kanë vrapuar më shumë se sakanë parashikuar vetë.

40 000 frangaAktiviteti ka qenë mese i suksesshëm: janë tu-buar rreth 40’000 franga për Këshillimoren përnjerëz Pa Letra apo «Sans Papiers». Një nga or-ganizatorët e vrapimit kundër racizmit ka qenëedhe Unia e Regjionit Cyrih-Shafhauzen. Që-llimi i vrapimit; tubimi i mjeteve të duhura përaktivitete e Këshillimores për njerëz Pa Letraështë arritur. Në këtë Këshillimore ndihmë dhekëshilla marrin të gjithë njerëzit me status të pa-rregulluar të qëndrimit, për shembull në çësht-je shëndetësore, shkollimit të fëmijëve, mbrojt-jen e të drejtave në tregun e punës. Kjo këshi-llimore me shkurtesën SPAZ, e cila është e ven-dosur në të njëjtën adresë sikurse seksioni i Unianë Cyrih angazhohet edhe për të drejtat enjerëzve Pa Letra edhe përkundër organeve dhepërballë opinionit publik.

Vrapim për një qëllim të mirë

Vrapimi kundër racizmit

Shpenzimet e pranuara në vit

Shuma për nevojë të përgjithshme të jetesës (2 Persona) Fr. 27210

Qiraja Fr. 9336

Sigurimi shëndetësorë (2 Persona), (dallime në varshmëri nga Komuna) Fr. 8376

Total Fr. 44922

Të ardhurat e pranuara në vit

Pensioni invalidor Fr. 12636

Pensioni invalidor i Arkës së Pensionit Fr. 9360

Të ardhurat nga puna (bashkëshortja) Fr. 12000

Total Fr. 33996

Krahasimi

Shpenzimet Fr. 44922

Të ardhurat Fr. 33996

Dallimi = Pagesa plotësuese Fr. 10926

E drejta juaj për pagesë plotësuese do të jetë përafërsisht910.50 franga në muaj gjegjësisht 10926 franga në vit.

Trio e fortë: Schlemmer, Rieger, Scheu.

Zgjedhjet nacionale

Racizmi rrezikon demokracinë

Mehmet Akyol shkruan për zgjedhjet!.

Kurse të gjuhës 2007/08Unia organizon edhe këtë vit kursetë gjuhës për grupet e profesionit tëcilat punojnë me orar të parregullt.Kurset e vjeshtës fillojnë së shpejti.Ju lutemi të lajmëroheni te seksio-net tuaja.

Bazel Gjermanisht për degën e pastrimit. Fillimi i kursit: nëntor 2007, T 061 686 73 00Bernë Gjermanisht për degën e pastrimit. Fillimi i kursit: 20 tetor 2007, T 031 385 22 22 Vaud Frëngjisht për degën e pastrimit. Fillimi i kursit: 06 tetor 2007, T 021 925 20 40