nga sindikata e pavarur e punonjësve civilë të mbrojtjes ... · ballkanit jugperëndimor dhe në...

16
Zhvillohet analiza mbi aktivitetin e SHP dhe strukturave të FA për muajt mars - prill 2013 E premte, 10 maj 2013 Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 67-të i botimit Nr. 16 (8169) USHTRIA NGA GJENERALMAJOR XHEMAL GJUNKSHI (SHEF I SHP TË FARSH-SË) www.mod.gov.al/gazetaushtria (tel. 16-57) e-mail: [email protected] INTERVISTA/FLET KOMANDANTI/REKTORI I AKADEMISË SË FORCAVE TË ARMATOSURA MORËN PJESË PËRFAQËSUES NGA 12 VENDE Në KDS zhvilloi punimet Konferenca e 7-të Ndërkombëtare e përdoruesve të sistemit JCATS 55 vjet AFA, Kolonel Dr.Agim Sula: Historiku, e tashmja dhe e ardhmja e Akademisë së FA Ministrit të Mbrojtjes Arben Imami i akordohet “Certifikatë Mirënjohje” “Shqipëria në NATO prodhon stabilitet” NGA SINDIKATA E PAVARUR E PUNONJëSVE CIVILë Të MBROJTJES DHE Të RENDIT PUBLIK Të SHQIPëRISë faqe 3 faqe 2 100 VJET SHP I FARSH-së ANALIZA “Vendi dhe roli i SHP në krijimin, organizimin, reformimin, përgatitjen, drejtimin e ushtrisë dhe FA” INTERVISTA/FLET ZV.MINISTRJA E MBROJTJES, ARTA MUSARAJ Në EDITORINë ITALIANE LA REPUBBLICA – LIMES faqe 4 Qëllimi i mbajtjes së kësaj konference është shkëmbimi i përvojave në përdorimin e sistemeve kompjuterike të JCATS... PËR OPERACIONET DETARE REPORTAZH/ FORCAT AJRORE KDS Seminar me ekspertë të Komandës Detare të NATO-s në Northwood, (Britani e Madhe) 100 ditët angleze të 12 pilotëve shqiptarë Vijon procesi i arsimim- stërvitjes ne shkollën e trupës faqe 10 faqe 11 faqe 10 Kremtohet 100-vjetori i Shtabit të Përgjithshëm të FA Reportazh/Një ditë në Poligonin Kombëtar të Bizës. Komandanti i FT gjeneralmajor Dushku inspekton stërvitjen Stërvitja fushore “Biza 2013”, marrin pjesë 703 efektivë të FA përkujtohet DitëlinDja e 100-të e Shtabit të përgjithShëm faqen 12-13 520 efektivë janë nga Forca Tokësore, 102 nga Brigada e Mbështetjes Rajonale, 47 nga Policia Ushtarake, 21 nga Brigada Logjistike me grupin e kontrollit të lëvizjes të (QBO) dhe 17 trupa nga ASNI Ministri Imami: Jam shumë i lumtur për punën e bërë në këto 4 vitet e para të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO nga Forcat tona të Armatosura. Ne bëmë të mundur këto vite që vërtet Shtabi i Përgjithshëm të mbante rolin që duhet kishte, rolin e planifikimit, drejtimit të FA dhe jemi të lumtur që pas 4 vitesh anëtarësimi në NATO jemi në fazën e mbylljes së fazës së parë të integrimit të FA me ato të vendeve aleate Vitit 2013, do të shënojë edhe integrimin e plotë në NATO të Shqipërisë, duke paraprirë shumë objektivin e vendosur që është viti 2014... faqe 8-9 faqe 7 faqen 5 faqe 6 Analiza u fokusua në punën e bërë për planifikimin, arsimimin dhe kualifikimin e personelit për vitin 2013, detyrat dhe rekomandimet për të ardhmen... Gjeneralmajor Gjunkshi, në konferencën shkencore të 55-vjetorit të krijimit të AFA

Upload: others

Post on 19-Feb-2020

3 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Nga SiNdikata e Pavarur e PuNoNjëSve Civilë të MBrojtjeS ... · Ballkanit Jugperëndimor dhe në një optikë më të gjerë, atë të Ballkanit dhe Mesdheut. Është themelore

ushtriaE prEmtE, 10 maj 2013 1

Zhvillohet analiza mbi aktivitetin e SHP dhe strukturave të FA për muajt mars - prill 2013

E premte, 10 maj 2013

Botim Qendror i Ministrisë së MbrojtjesViti i 67-të i botimit Nr. 16 (8169)

uSHtriA

Nga gjeNeralmajor Xhemal gjuNkshi (shef i shP të farsh-së)

w w w. m o d . g o v. a l / g a z e t a u s h t r i a ( t e l . 1 6 - 5 7 ) e - m a i l : g a z e t a u s h t r i a @ m o d . g o v. a l

INTERVISTA/FlET KomANdANTI/REKToRI I AKAdEmISë Së FoRcAVE Të ARmAToSuRA morëN Pjesë Përfaqësues Nga 12 veNde

Në KDS zhvilloi punimet Konferenca e 7-të Ndërkombëtare e përdoruesve të sistemit JCAtS

55 vjet AFA, Kolonel Dr.Agim Sula: Historiku, e tashmja dhe e ardhmja e Akademisë së FA

Ministrit të Mbrojtjes Arben Imami i akordohet “Certifikatë Mirënjohje”

“Shqipëria në NATO prodhon stabilitet”

Nga SiNdikata e Pavarur e PuNoNjëSve Civilë të MBrojtjeS dhe të reNdit PuBlik të ShQiPëriSë

faqe 3

faqe 2

100 vjet shP i farsh-së

aNaliza

“Vendi dhe roli i SHP në krijimin, organizimin, reformimin, përgatitjen, drejtimin e ushtrisë dhe FA”

iNterviSta/Flet zv.MiNiStrja e MBrojtjeS, arta MuSaraj Në editoriNë italiaNe la rePuBBliCa – liMeS

faqe 4

Qëllimi i mbajtjes së kësaj konference është shkëmbimi i përvojave në përdorimin e

sistemeve kompjuterike të JCATS...

Për oPeracioNet detare

rePortazh/ forcat ajrore

kds

Seminar me ekspertë të Komandës Detare të NAtO-s në Northwood, (Britani e Madhe)

100 ditët angleze të 12 pilotëve shqiptarë

Vijon procesi i arsimim- stërvitjes ne shkollën e trupës

faqe 10

faqe 11

faqe 10

Kremtohet 100-vjetori i Shtabit të Përgjithshëm të FA

Reportazh/Një ditë në Poligonin Kombëtar të Bizës. Komandanti i FT gjeneralmajor Dushku inspekton stërvitjen

Stërvitja fushore “Biza 2013”, marrin pjesë 703 efektivë të FA

përkujtohet DitëlinDja e 100-të e Shtabit të përgjithShëm

faqen 12-13

520 efektivë janë nga Forca Tokësore, 102 nga Brigada e Mbështetjes Rajonale, 47 nga Policia Ushtarake, 21 nga Brigada Logjistike me grupin e kontrollit të lëvizjes të (QBO) dhe 17 trupa nga ASNI

Ministri Imami: Jam shumë i lumtur për punën e bërë në këto 4 vitet e para të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO nga Forcat tona të Armatosura. Ne bëmë të

mundur këto vite që vërtet Shtabi i Përgjithshëm të mbante rolin që duhet kishte, rolin e planifikimit, drejtimit të FA dhe jemi të lumtur që pas 4 vitesh anëtarësimi në NATO

jemi në fazën e mbylljes së fazës së parë të integrimit të FA me ato të vendeve aleate

Vitit 2013, do të shënojë edhe integrimin e plotë në NATO të Shqipërisë, duke paraprirë shumë objektivin e

vendosur që është viti 2014...

faqe 8-9

faqe 7

faqen 5

faqe 6

Analiza u fokusua në punën e bërë për planifikimin, arsimimin dhe kualifikimin e personelit për vitin 2013,

detyrat dhe rekomandimet për të ardhmen...

Gjeneralmajor Gjunkshi, në konferencën shkencore të 55-vjetorit të krijimit të AFA

Page 2: Nga SiNdikata e Pavarur e PuNoNjëSve Civilë të MBrojtjeS ... · Ballkanit Jugperëndimor dhe në një optikë më të gjerë, atë të Ballkanit dhe Mesdheut. Është themelore

ushtriaE prEmtE, 10 maj 20132 intervista

stafiDrejtor i Publikimeve:

Lavdrim Lita

Kryeredaktor: Mina Hysa

Gazetarë:Bejdo Malo

Ermal KaçanikuAlba Musaraj

redaktore korrektore: Elona Shimaj Mako

Graphic Designer:Afërdita Hysaj

Shqipëria bëhet protagoniste e mirë-filltë e të ardhmes së Europës dhe kjo, jo vetëm sepse pas rënies së regjimit komunist në vitin 1991 ka

bërë hapa gjigande në fushën ekonomike, sociale e politike, aq sa të jetë kandidate për të hyrë në BE, por edhe sepse është transformuar nga një vend përfitues i misioneve të paqes dhe stabilitetit, në një vend prodhues paqeje e stabiliteti. NATO, që sot regjistron ekspansionin territorial maksimal, të arritur ndonjëherë nga ndonjë Aleancë Ushtarake, renditi Shqipërinë në radhët e veta në vitin 2009. 4 Prilli shënoi përvjetorin e katërt si aleat dhe vendi, e gjen veten në një rol strategjik të rëndësisë primare. Vetë Turqia, e cila ka bërë investime të mëdha në mënyrë që Shqipëria të arrinte standardet ushtarake për anëtarësimin, e konsideron vendin e shqiponjave si një “kolonë” themelore për paqen dhe stabilitetin në rajonin ballkanik. Është shumë e ndërgjegjshme për këtë edhe Shqipëria, se siguria e një vendi është e lidhur me sigurinë e fqinjëve të vet, siç ka afirmuar ministri i Mbrojtjes, z.Arben Imami, në diskutimin e tij në Asamblenë e NATO-s në shkurt, duke uruar që të shikonte anëtarë në Aleancë edhe vende të tjera të ish-Jugosllavisë. Dikur destinatare e misioneve ndërkombëtare në momente krize, të cilat kanë shënuar historinë recente të Shqipërisë, sot ajo merr pjesë në shumë misione ndërkombëtare, mes të cilave misioni IFOR në Afganistan me 322 ushtarakë, numri më i lartë referuar popullatës së vendit. Mbeten të pazgjidhura çështje komplekse për vendin dhe rajonin dhe për këtë anëtarësimi në Aleancë është shumëfaqësh. Shtetet e Bashkuara kanë tërhequr vëmendjen për tendencat e toneve nacionaliste në fushatën e zgjed-hjeve politike që do mbahen në qershor, si influencuese në stabilitetin e rajonit. Janë me miliona shqiptarë që jetojnë jashtë kufijve të vendit dhe presionet sidomos në jug të vendit, në kufi me Greqinë në rajonin e Çamërisë, mund të jenë një problem. Gjithsesi, pikërisht në këtë optikë, qëndrimet e Shqipërisë rezultuan fituese. Marrëveshja e arritur në 19 prill mes Kosovës dhe Serbisë mbi parimet bazë të normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve, nuk do të kishin qenë të mundura pa bashkëpunimin e Shqipërisë.

Z.Arta Musaraj,zëvendësministre e Mbrojtjes së Shqipërisë, mendon se impakti i hyrjes në NATO të Shqipërisë ka qenë shumë i fortë?

“4 Prilli i vitit 2009, shënoi një vijë ndarëse të rëndësishme, ndoshta më të rëndësishmen në historinë e afërt të Shqipërisë dhe sigurisht më përcaktuesen në historinë e 100 viteve të para të shtetit shqiptar. Së pari është një indikator për sistemin e vlerave që përshkojnë aspiratat e Shqipërisë, vlera të respektit për të drejtat e njeriut, vlera demokracie, paqeje, stabiliteti dhe sigurie. Në të njëjtën kohë, tregon një vizion lidershipi për të ardhmen e vendit në një kontekst më të gjerë, atë të Ballkanit Jugperëndimor dhe në një optikë më të gjerë, atë të Ballkanit dhe Mesdheut. Është themelore për shqiptarët, për orien-timin e tyre shumë të fortë drejt Aleancës dhe integrimit evropian, duke pasur para-sysh se aktualisht është vendi evropian, i cili tregon dëshirën e anëtarësisë në NATO dhe integrimit në BE më të fortë në gjithë

“Shqipëria në NATO prodhon stabilitet”iNtErViStA- Flet zëvendësministrja e Mbrojtjes, Arta Musaraj, në Editorine italiane, “La repubblica – Limes”

Ballkanin. Dhe kjo vlen shumë më tepër sesa konjukturat, gjeopolitika apo gjeostrat-egjia, kjo është aspiratë dhe frymë.

Në lidhje me vështirësitë e ndeshura nga vendi për t’u anëtarësuar në NATO, znj.Musaraj shprehet:

Ka qenë një proces i gjatë, impenjues dhe i realizuar me sakrifica të jashtëza-konshme nga shqiptarët, por me një ven-dosmëri të fortë dhe të vazhdueshme. Nisur më 1992-in, me kërkesën e vendit për t’u bërë anëtar i Këshillit të Bashkëpunimit të Atlantikut të Veriut dhe vizitën e parë zyrtare në gjithë historinë e vendit, të një autoriteti të lartë të shtetit në NATO prej presidentit të kohës, Berisha, vazhduar më tej, me lëshimin e PfP. Në vitin 1995, Shqipëria bëhet zyrtarisht pjesë e procesit për planifikimin dhe revizionin për paqe, me synim përftimin e kapaciteteve dhe kompetencave të kërkuara. Vitet në vijim, dëshmojnë për një avancim të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, marrjen në vitin 1999 të statusit kandidat për anëtarësim, firmosjen në vitin 2003 të “Kartës së Adriatikut 3-USA”, për t’u përmbyllur në vitin 2009, vit në të cilin, Shqipëria u bë anëtare e NATO. Kuptimi i këtij “finishi” siç e definon znj.Musaraj, nuk shihet vetëm në këndvështrimin ushtarak por edhe në filozofinë dhe mentalitetin e vendit, si faktor përcaktues për lidershipin, duke i mundësuar vendit dhe qytetarëve të tij të arrijnë standarde qytetarie, përgjegjësie, ligjshmërie dhe vizioni për të ardhmen evropiane. Musaraj shton se: “ Në fushën e mbrojtjes, Shqipëria ka ndërmarrë një pro-ces të thellë transformimi të brendshëm të strukturave dhe ushtrisë së vet, duke krijuar një fizionomi krejtësisht të re dhe totalisht të dallueshme, në konformitet të plotë me NATON dhe standardet e saj.

Ne, tregues ky i rëndësishëm, nëse mendojmë regjimin e shkuar komunist, të ashtuquajturin “bosht i kuq” që kara-kterizonte mbrojtjen e saj, misionin dhe vizionin në antagonizëm të plotë me gjithçka ndodhej jashtë kufijve të vendit. Një ushtri e karakterizuar jo nga motivimi për t’i shërbyer vendit por nga një sens metaforik besnikërie drejt një totemi të rrezikshëm, dogmës komuniste.

Shtrohet pyetja nëse Forcat e Ar-

matosura shqiptare janë realisht të integruara në NATO dhe nëse Shqipëria mund të renditet me të drejta të plota mes prodhuesve dhe mbrojtësve të sta-bilitetit në botë.

Musaraj shprehet: Mundi i vitit 2013, do të shënojë edhe integrimin e plotë në NATO të Shqipërisë, duke paraprirë shumë objektivin e vendosur që është viti 2014. Duke folur për paqe e stabi-litet, transformimi i statusit të vendit ka regjistruar “trofetë” e vet. Vendi është kampion i padiskutueshëm në nivel global për demontimin, regjistron praninë më të lartë në misione, si ai i Afganistanit, referuar numrit të popullatës dhe GDP, apo pjesëmarrje të suksesshme në misione si ALTHEA në Bosnje dhe Hercegovinë, në të cilin është operuar si njësi nën drejtimin e drejtpërdrejtë të komandës së EUFOR. Harta e operacioneve paqeruajtëse të Shq-ipërisë është e shpërndarë në gjithë pikat e nxehta të globit ku operon NATO dhe BE, përfshi edhe operacione të suksesshme në Irak dhe Afrikë.

Shqipëria si anëtare e NATO në botë, ka sigurisht një kuptim të fortë në nivel rajonal. Çfarë roli mund të ketë në përkufizimin politik të sigurisë së përbashkët?

Përgjigjet Musaraj: Përfaqëson një realitet të dukshëm, në të njëjtën kohë përfaqëson një perceptim të sigurisë shumë më të lartë, për të gjithë ata që jetojnë në rajon, por edhe të gjithë ata që kanë interes për rajonin në lidhje me investimet dhe operacionet atje. Rajoni është bindshëm shumë më i sigurt se 20 vjet më parë dhe perspektivat e integrimit në Bashkimin Europian krijojnë premisa për më shumë stabilitet në rajonin ballkanik. Ndryshimet gjeopolitike dhe gjeostrategjitë e reja që prekin rajonin, janë në të njëjtën kohë shkak dhe pasojë e asaj se si niveli i rritur i stabilitetit dhe zgjerimi i vendosmërisë ndaj Aleancës së Atlantikut të Veriut sjellin zhvillim ekonomik, duke shërbyer si nxitës për një zhvillim human të integruar në rajon.

Kjo do të thotë, reduktimin në mak-simum të përdorimit të termit “zgjidhje e konflikteve”, duke mbajtur parasysh faktin se nëse bazat e konfliktit vazhdojnë dhe

nuk izolohen dhe kufizohen, rreziku i kon-frontimeve dhe konflikteve që vijnë prej faktorit human, kushtëzuar nga diferencat kulturore apo edhe të ngulitura në matricat religjioze, shtuar edhe nga përplasjet për afirmimin e identiteteve kombëtare, në fjalë të fundit do të rritet, duke e bërë rajonin të paqëndrueshëm. Anëtarësia në NATO e vendeve të rajonit në këtë këndvështrim, zgjeron mbrojtjen e përbashkët, krijon kohezion mes vendeve, rrezikon riskun për sigurinë të shkaktuar nga faktori human përmes niveleve të rritura të integrimit dhe bashkëpunimit.

Në këtë këndvështrim është e nevojshme të investohet shumë në integrimin rajonal në të gjitha nivelet. Një detyrë jo gjithmonë e lehtë dhe një integrim ende i paarritur. Shqipëria synon lehtësimin e hyrjes së vendeve të tjera si Maqedonia, Bosnje dhe Herce-govina në NATO? Nëse po, në ç’mënyrë impenjohet dhe perse?

Zëvendësministrja e Mbrojtjes shq-iptare, Musaraj përgjigjet:

Ne urojmë që proceset e anëtarësimit të këtyre vendeve të përshpejtohen. Përm-bushja e reformave të nevojshme nga ana e tyre, do të jetë një konformë e vullnetit të tyre, e pathyeshme për t’u anëtarësuar në Aleancë, duke konfirmuar në të njëjtën kohë përthithjen e parimeve bazë të NATO, si pjesë e sistemit të vet të vlerave. Bashkëpunimi mes vendeve kufitare që përcjell me të njëjtat rrisqe është bazike, si për krijimin e një stabiliteti afatgjatë, ashtu edhe në kohezionin sinergjik në përballjen e kërcënimeve që vijnë prej faktorit human nën forma të ndryshme përfshi edhe atë të trafiqeve të paligjshme. Prania e NATO-s në Kosovë ka rritur nivelet e stabilitetit në rajon, duke dëshmuar se zgjerimi veç vendeve ballkanike, aktualisht anëtare, do të prodhonte siguri në zona të sensibilitetit të veçantë.

Një stabilitet i nevojshëm i shpresuar edhe nga Turqia, me të cilën Shqipëria i ka forcuar shumë marrëdhëniet. Nuk është rastësi që ministri i Mbrojtjes turk, Yilmaz, u shpreh se “Kush e do Ballkanin të sigurt, duhet të dëshirojë një Shqipëri më të fortë”.

Musaraj komenton këtë pohim duke u shprehur se: Afirmimi komentohet në dy këndvështrime: Atë të gjeopolitikës dhe atë të historisë së anëtarësimit në NATO të Shqipërisë, që konvertojnë të dy në vlerësimin e rolit që ka vendi në ekuilibrat ballkanike. Këndvështrimi i parë vjen nga një vlerësim realist i faktorit shqiptar në zonën ballkanike, në veçanti në atë jugperëndimore: Është një realitet për t’u konsideruar në parashikimet e të ardhmes së zonës, duke patur parasysh 2.831.741 shqiptarë që banojnë në Shqipëri sot, 2.200.000 banues në Kosovën, rreth 580.000 banues në Maqedoni, 70.000 banues në Mal të zi, dhe 500.000 që banojnë sot në Greqi si rezultat i flukseve migratore nga vitet “90” e sot. Këndi tjetër i vështrimit, vë në dukje vendosmërinë, tempizmin, sakrificat e jashtëzakonshme , thellësinë e transformimeve dhe reformave të bëra nga Shqipëria, për anëtarësimin në NATO. Për më tepër, roli në misionet ndërkombëtare, ekuilibri i treguar nga vendi në situata konflikti që kanë prekur rajonin, reformat dhe rezultatet e arritura në proceset e zhvillimit human, e bëjnë të drejtë këtë vlerësim që e konsideron vendin si ylli i ri i Ballkanit dhe një driver i rëndësishëm në zhvillimin e rajonit.

Duke folur për popullatën shq-iptare jashtë kufijve të Shqipërisë, nën çfarë mënyrë anëtarësimi i Shqipërisë

në NATO është lidhur me çështjen e Kosovës? Ndikon kjo në mënyrën se si vendi vendos raportet me Serbinë? Nëse vendi nuk do të ishte anëtar i NATOS, do ndryshonte perceptimi i tij i mar-rëveshjes Serbi - Kosovë?

Musaraj përgjigjet:Dua të theksoj se anëtarësimi i Shq-

ipërisë në NATO nuk ishte një “dhuratë”, por një rezultat sakrificash. E njëjta gjë vlen edhe për një vizion të integruar në paqe për rajonin. Historia e NATO-s në Kosovë është një nga më të ndriturat dhe ndërhyrja konsiderohet si shembullore mes aktiviteteve të komunitetit ndërkombëtar në mbrojtje të të drejtave të njeriut, të lirisë dhe demokracisë. Me këto premisa, nuk ka dy mënyra të të parit të marrëveshjes Serbi - Kosovë nga ana e Shqipërisë. Ka vetëm një, ajo e dialogut që krijon stabilitet që është shenjë serioziteti dhe ndërgjegjësimi jo vetëm për dy vendet, por për ekuilibrin në gjithë rajonin. Në të njëjtën kohë është shenjë e pjekurisë politike, pasi kur kjo gjë është e pranishme në Ballkan, të ndikon shumë lehtë edhe në pritshmërinë e popullatave respektive, të cilat në shumë raste janë mësuar me demonstrime fraksionizmi.

Shqipëria ka pasur vlerësime të BE-së dhe miratim nga shumë vende për operimin e saj në NATO, por tërheqjet e vëmendjes kohët e fundit nga USA për mospërdorimin e termave nacionaliste në fushatën elektorale për zgjedhjet politike të qershorit, kanë qenë një sinjal i fortë. A ishin të justifikuara këto? Flamurët e Çamërisë valëviten në çdo orë në qendër të Tiranës bashkë me sloganet për çlirimin e saj. A është një kërcenim serioz shtysa separatiste? Shqipëria në trajtimin e çështjes, duhet të sillet si anëtare e NATOS?

Arta Musaraj përgjigjet: “Siç thashë edhe më parë, Shqipëria është vendi me shkallën e aspiratës për integrim në BE, më të madhe krahasuar edhe me anëtarët e vet. E njëjta gjë është e vlefshme për anëtarësinë në NATO. Në të njëjtën kohë, si gjithë vendet, ka të drejtë të lexojë historinë e vet dhe të definojë identitetin e vet. Kemi të drejtë të flasim për vete, të bëjmë vlerësime dhe të vëmë në evidencë fakte apo artikulojmë një realitet, pasi realiteti, edhe nëse përkufizohet nga kënde të ndryshme vështrimi (siç ndodh shpesh në rajonin e Ballkanit), është gjithmonë aty dhe i prekshëm. Dhe kjo nuk duhet konsid-eruar si tepri nacionalizmi. Është e vërtetë që në shekuj historie nuk mund të fshihen dhe çështjet e identiteteve kombëtare janë gjithmonë të ndezura në Ballkan. Por aty ku frymëzimi dhe vendosmëria drejt integrimit në BE dhe NATO janë të forta, tepria e zellit nacionalist bie. Dhe duke përmbushur dy kushtet e para, Shqipëria me qeverinë Berisha, nuk mund veçse të konsiderohen si tejet konstante dhe në ekuilibër në pozicionin e tyre në çështjet nacionaliste. E njëjta gjë vlen edhe për çështjet që mund të konsiderohen objekt i së drejtës ndërkombëtare. E tashmja e një vendi përcaktohet në mënyrë irreversibël nga vendimet e marra në të kaluarën, por përsa i takon së ardhmes, projektimet janë jetike dhe vizioni që krijohet sot në të tashmen. Në këtë moment historik, aspiratat e Shqipërisë janë ato të inte-grimit evropian dhe luajtjes së një roli gjithmonë e me më shumë përgjegjësi dhe aktiv në kuadër të NATO, nën yl-lin e paqes, të sigurisë dhe respektit për njeriun, të vlerave të demokracisë dhe të zhvillimit, jo vetëm për rajonin por për mbarë globin.

Bisedoi: emaNuela c. del re

Page 3: Nga SiNdikata e Pavarur e PuNoNjëSve Civilë të MBrojtjeS ... · Ballkanit Jugperëndimor dhe në një optikë më të gjerë, atë të Ballkanit dhe Mesdheut. Është themelore

3ushtriaE prEmtE, 10 maj 2013zyrtare

Ministri imami dhe gjeneralmajor Gjunkshi, homazhe në varrezat e Dëshmorëve të Atdheut

Ministri i Mbrojtjes, z. Arben Imami, është vlerësuar me “Certifikatën e Mirënjohjes” nga Sindikata e Pavarur e

Punonjësve Civilë të Mbrojtjes dhe Ren-dit Publik të Shqipërisë (SPPCMR). Ky vlerësim i është bërë ministrit Imami në Aktivin e Zgjeruar të kësaj sindikate, që u mbajt në sallën e madhe të Qendrës së Kul-turës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes. Në këtë aktiv, ku ishte i pranishëm ministri i Mbrojtjes, z. Arben Imami, presidenti i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë, z. Gëzim Kalaja, si dhe mjaft përfaqësues të Sindikatës së Pavarur të Punonjësve Civilë të Mbrojtjes dhe Rendit Publik, u diskutua për zbatimin e vendimit të Kongresit të IV kësaj sindikate për pu-nësimin. Një raport rreth punës së bërë dhe arritjeve të shënuara për punësimin e mbajti kryetari i Sindikatës së Pavarur të Punonjësve Civilë të Mbrojtjes dhe Rendit Publik, z. Skënder Haroku, ndërsa drejtori i Uzinës së Lëndëve Plasëse në Mjekës të Elbasanit, z. Daniel Karanxha, solli përvojën pozitive që ka në këtë uzinë për punësimin e punonjësve, numri i të cilëve ka shënuar një rritje të konsiderueshme, sidomos këto katër vitet e fundit. Aktivin e përshëndeti ministri i Mbrojtjes, z. Arben Imami, i cili vlerësoi rolin dhe rëndësinë e jashtëzakonshëm të Bashkimit të Sindikat-ave të Pavarura të Shqipërisë, sidomos në fillimet e viteve ’90, duke nënvizuar se, është e para sindikatë që mbrojti realisht in-teresat themelore të punonjësve shqiptarë. Më tej ministri Imami u shpreh: “Unë deri sa dola pedagog në universitet kam punuar rregullisht çdo vit punëtorë krahu në uzinën e Porcelanit, ndaj dhe kisha njohje në atë zonë. E thashë këtë thjeshtë për të thënë se e njoh punën, e di se çfarë është vështirësia e punës, e di gjithashtu së çfarë është gëzimi i punës, kur ti nëpërmjet saj mban familjen tende. Për këtë gjë unë jam së bashku me ju të dashur punonjës të kësaj sindikate”. Duke u ndalur në punën e bërë gjatë këtyre viteve, z. Imami theksoi se, kemi bërë përpjekje serioze këto vite dhe kjo falë bashkëpunimit që kemi pasur me sindikatat, për të rritur mbi të gjitha kushtet e sigurisë së punës dhe për të siguruar punë për ndërmarrjet tona. Është fakt që ndërmarrjet tona ishin pa punë deri në vitin 2009. Ne arritëm të mbajmë tek këto ndërmarrje demontimi rreth 1000 punëtorë. Sigurisht që dhe ne kemi pasur

vështirësitë tona, ndaj dhe dua t’ju falën-deroj të gjithëve për mirëkuptimin që keni treguar gjatë për ministrinë e Mbrojtjes. Gjatë këtyre viteve, në të treja uzinat tona, kushtet e sigurisë teknike kanë qenë absolute dhe në këto 4 vite nuk kemi pasur asnjë incident, ka nënvizuar z. Imami. Në vijim ai theksoi se, aktualisht demontimi ka mbaruar, ajo pjesë që ka mbetur po e mbajmë me shpresën që mund ta shesim për të kursyer më shumë, sepse duke shitur ne fitojmë diçka si shtet, ndërsa duke de-montuar atë pjesë që ka mbetur kërkohen shpenzime të tjera. Por, ka nënvizuar min-istri Imami, kjo nuk do të thotë se në këto uzina do të ndërpritet puna, përkundrazi të jeni të sigurt se prej muajsh dhe prej vitesh kemi filluar punën që t’i japim vijimësi ndërmarrjeve dhe uzinave tona. Shumë shpejt do të vijë një ekip italian i ministrisë së Mbrojtjes, të cilëve u kam kërkuar që të shqyrtojnë mundësinë që materialet që kanë për të demontuar dhe që ne mund t’i bëjmë, sepse Italia është një vend mik, një vend aleat, anëtarë i NATO-s, një vend që na ka mbështetur dhe i cili na krijon mundësinë për mbështetje edhe në vitet e ardhshme. Ashtu sikurse kam biseduar edhe me part-nerët tanë kryesorë e strategjikë dhe më 15 maj do të jem në Bruksel vetëm për çështjen e demontimit, në Këshillin më të lartë të Aleancës së Atlantikut, në praninë e Sekretarit të Përgjithshëm Rasmussen, që të prezantoj këtë model që, me modesti mund të them, të gjithë e quajnë modelin më të mirë botëror dhe kjo është pikësëpari rezultat i punës suaj. Pra, unë shpresoj që ne do të mund të krijojmë kushtet që kjo punë të vijojë. Ky sigurisht është një lajm

i mirë. Duke iu rikthyer edhe njëherë rolit që kanë sindikatat e punonjësve ministri Imami u shpreh: “Unë jam i predispozuar të dëgjoj kërkesat tuaja, ashtu sikurse kam një respekt të veçantë për këtë organizatë. Pa sindikatat e pavarura në vitin ’91, Shqipëria sot do të ishte krejt e ndryshme dhe meritat e tyre nuk kanë qenë të lidhura thjesht me interesin më imediat ekonomik, por kanë shkuar tek interesi themelorë i çdo punonjësi, i cili shfrytëzohej gjatë regjimit diktatorial dhe ishin këta burra që i vunë gjoksin, që bënë grevën Valiasit, grevën e urisë së përgjithshme dhe që me thënë të drejtën në momente të veçanta morën edhe avangardin dhe tërhoqën edhe partitë politike drejt vendosjes së pluralizmit të vërtetë, drejt një demokracie funksionale si kjo që ne kemi sot”. Më pas, kryetari i ISPPCMR, Skënder Haroku, i dorëzoi ministrit të Mbrojtjes, z. Arben Imami, “Certifikatën e Mirënjohjes” me këtë mo-tivacion: “Mirënjohje për liderin e Lëvizjes së Dhjetorit dhe mbështetësin e Lëvizjes Sindikaliste në Shqipëri”. Ministri Imami, duke marrë këtë certifikatë mirënjohje, u shpreh: “Kur dëgjova certifikatë mirën-johjeje mendova se do të isha unë ai që do të jepja ndonjë certifikatë mirënjohjeje, sepse zakonisht kur vij këtu unë jap certifikata. Unë ju falënderoj sinqerisht nga zemra për këtë nder që më bëtë, sepse, sigurisht, çdo njeri ka nevojë për mirënjohje për punën që bën. Faleminderit”. Në fjalën e tij presidenti i SPPCMR z.Skënder Haroku tha: “ I nderuar ministër i Mbrojtjes, Arben Imami, i nderuar presi-dent i BSPSH, zoti Gëzim Kalaja, vëllezër dhe motra sindikalistë të SPPCMR, zonja

dhe zotërinj! Vendi ynë në dy dekada ka bërë shumë hapa përpara. Sot është kandidate për anëtarësim në Bashkimin Europian dhe po kalon një proces trans-formimi, e cila dikton kërkesa të mëdha tek aktorët politikë dhe socialë, në lidhje me përshtatjen sociale drejt një ekono-mie të tregut, privatizimit, zvogëlimit të fuqisë punëtore dhe papunësisë. Në të njëjtën kohë, sindikatat në rajon, por edhe në Shqipëri, po ndërgjegjësohen për rolin që kanë dhe duhet të kenë në këtë proces transformimi të shoqërisë. Sindikata jonë e krijuar 15 vite më parë ka kaluar në disa faza ndryshimi dhe rithemelimi. Për shumë kohë sindikata është drejtuar nga i ndjeri Niko Goxhaku, i ndjeri Jahja Cashku dhe zoti Pashko Ze-neli. Dhe ju e kuptoni fare mirë se është e pamundur të drejtohej një sindikatë me tre koka. Kjo situatë e bënte të vështirë mbrojtjen e interesave, për të cilën ishte krijuar sindikata. Në këtë kushte sindika-listë të mençur, këshilltarë të zotë si Sajmir Kokunja, Shyqyri Brazhda, Flora Shima, Afërdita Qorri e shumë të tjerë, të më falin ata që për arsye kohe nuk po ia përmend emrat e nderuar, morën për-sipër organizimin e kongresit të Katërt, në të cilën me nderuan duke më zgjedhur president të Sindikatës sonë dhe sekretar të përgjithshëm zotin Sajmir Kokunja”. Në vijim të fjalës së tij z.Haroku tha: “Sindikata jonë, dita ditës është forcuar dhe është rritur në anëtarësinë e saj. Ne sot aderojmë në BSPSH dhe falënderoj zotin Gëzim Kalaja për mbështetjen që i kanë dhënë sindikatës sonë. Ne kemi marrëdhënie të shkëlqyera me sindika-

lizmin Evropian, si PSI, ISK, ISP, etj, Ne kemi marrëdhënien të shkëlqyera edhe bashkëpunimi me sindikatën HIZMETI-s të Turqisë, të firmosur në vitin 2011. Ne kemi marrëveshje bashkëpunim me sindikatën e Policisë së Kosovës, mar-rëveshje e nënshkruar në vitin 2010”. “Në Kongresin e 4-të kemi pasur disa pikësynime që dukeshin të parealizue-shme, gati utopike, sindikatat ishin fobi për Ushtarakët. Ne punonjësit civil të ministrisë së Mbrojtjes nuk kishim kontratën e nivelit të Dytë dhe jo më të Parën. Kush ishin pikësynimet tona? U premtova se do të realizoj lidhjen e kontratës së nivelit të parë. Sot ne kemi e kontratën e Nivelit të Parë. Kjo falë edhe mbështetjes së ministrit të Mbrojtjes, z.Arben Imami, i cili duke një prej liderëve të Lëvizjes së Dhjetorit, bashkëhartues i Kushtetutës, të drejtat e sindikalistëve i ka pasur përzemër. Ju rrëfej momentin e parë të lidhjes së kontratës. Në vitin 2010, ne dërguam listën e anëtarëve të sindikatës sonë, në zyrën e ministrit Imami. Zoti Imami kishte një kërkesë të vetme, që kjo kontratë të përf-shinte të gjithë punonjësit civilë, pa dallim bindje politike apo anëtarë të Konfederatës apo sindikatës së pavarur. Kështu që në 17 tetor të 2010, lidhëm kontratën e nivelit të parë dhe gjithë kontratat e niveleve të dyta e ato individuale. Të dashur vëllezër e motra sindikalistë, ne si anëtarë, kemi bindje të ndryshme politike sepse nuk jemi një forcë politike. Por një gjë është e sigurt, kur ne kemi punësimin e sigurt, mbrojtjen sociale të sigurt nëpërmjet lidhjes së kontratave të niveleve të ndryshme, që presin edhe të rinovohet së shpejti, atëherë, ne apelojmë që në zgjedhje të votohet për punësimin, për sigurinë dhe të ardhmen e fëmijëve tanë”, përfundoi fjalën e tij presidenti i SPPCMR z.Skënder Haroku. Me “Certifikatë mirënjohjeje”, u vlerë-sua edhe presidenti i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë, z. Gëzim Kalaja, i cili në fjalën e tij vlerësoi Sindikatën e Pavarur të Punon-jësve Civilë të Mbrojtjes dhe Rendit Publik si një avangardë të sindikalizmit në vendin tonë. Gjithashtu me certifikata mirënjohjeje janë vlerësuar edhe një numër i konsiderueshëm punonjësish dhe sindikalistësh të Sindikatës së Pavarur të Punonjësve Civilë të Mbrojtjes dhe Rendit Publik të Shqipërisë.

Paraditen e së dielës, me rastin e 5 Majit, ditës së Dëshmorëve të Atdheut, ministri i Mbrojtjes, z. Arben Imami dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneralmajor Xhemal Gjunk-shi zhvilluan homazhe dhe vendosën kurora me lule pranë monumentit “Nënë Shqipëri”, në Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut.

Pas përfundimit të ceremonisë, tek monumenti “Nënë Shqipëri”, ministri i Mbrojtjes, Imami dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi kryen homazhe dhe vendosën një kurorë me lule pranë varrezave ku prehen trupat e pajetë të pilotëve që kanë shërbyer në Forcat e Armatosura dhe kanë dhënë jetën në krye të detyrës, si dhe në varrin e dëshmorit më të ri të FA, kapiten Feti Voglit, i cili ra në krye të detyrës gjatë

kryerjes së misionit paqeruajtës në Kandahar, Afganistan, më 20 shkurt të vitit të kaluar. Ministri Imami dhe gjeneralmajor Gjunkshi, u takuan me familjarët e të rënëve dhe shprehën ngushëllimet më të thella. Gjithashtu, ministri Imami dhe gjen-eralmajor Gjunkshi, të shoqëruar nga komandanti i Forcave Ajrore, gjeneralbrigade Dhori Spirollari, kryen homazhe pranë varrezave ku prehen trupat e pilotëve që kanë shërbyer në Forcat e Armatosura dhe kanë dhënë jetën e tyre në krye të detyrës. Më pas, ata u takuan me familjarë dhe të afërm të dëshmorëve të Forcave të Armatosura dhe u shprehën atyre ngushëllimet më të thella për të afërmit e tyre. Më pas ministri Arben Imami, kryeministri Sali Berisha, kryetarja e Kuvendit znj. Jozefina Topalli dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha kanë bërë një vizitë në shtëpinë e Heroit të Demokracisë Azem Hajdari.

Ministrit të Mbrojtjes Arben Imami i akordohet “Certifikatë Mirënjohje” nga sindikata

Ministri Imami vlerësohet nga Sindikata e Pavarur e Punonjësve Civilë të Mbrojtjes dhe të Rendit Publik të Shqipërisë

Page 4: Nga SiNdikata e Pavarur e PuNoNjëSve Civilë të MBrojtjeS ... · Ballkanit Jugperëndimor dhe në një optikë më të gjerë, atë të Ballkanit dhe Mesdheut. Është themelore

ushtriaE prEmtE, 10 maj 20134 zyrtare

gjeNeralmajor Xhemal gjuNkshi

(shef i shP të farsh-së)

Vetëm pak muaj më parë, Shq-ipëria përkujtoi dhe festoi me madhështi, 100-vjetorin e shpalljes së pavarësisë e të kri-

jimit të shtetit të parë modern shqiptar. Si pjesë e rëndësishme e këtij jubileu, u festua po me ato përmasa madhështie edhe krijimi i Ushtrisë Kombëtare Shqiptare. Pikërisht atë kohë u hodhën themelet dhe bazat e organizimit ushtarak, si dhe të disa organiz-mave tejet të rëndësishme dhe të pazëvendë-sueshme ushtarake, të nevojshëm për orga-nizimin, reformimin, stërvitjen, moderimin, koordinimin dhe drejtimin e fuqive ushtar-ake. Midis tyre, një nga projektet e para ishte ngritja e organizmit më të rëndësishëm ushtarak, që ishte padyshim, Shtabi Madhor apo siç trajtohet sot në emërtimet e kohës, Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë ose i Forcave të Armatosura. Shtabi Madhor1 u krijua dhe u njoftua më datën 4 maj të vitit 1913, pikërisht si një nga zyrat kryesore të Ministrisë së Luftës. Krijimi i tij u bë me miratimin e vetë qeverisë së Vlorës. Në krye të këtij organizimi ushtarak u caktua majori Ali Shefqeti (Shkupi). Përbërja e Shtabit Madhor ishte parashikuar me pesë elementë apo zyra përbërëse që ishin: Qarqet e Shtabit Madhnuer; Shkresina e Shtabit Madhnuer; Komisioni i rregulloreve e i ushtrimeve; Komisioni i trajtimit të policisë e të xhan-darmërisë dhe Komisioni i ndërtimit. Shtabi Madhor ishte konceptuar dhe ndër-tuar që të vepronte si një organ bazë ushtarak i mirëfilltë i ministrisë së Luftës, si elemen-ti përbërës më aktiv dhe profesional i saj. Shtabi Madhor ndërmori hapin e rëndë-sishëm të hartimit të rregullores së emër-tuar “Mbi formimin e Milicisë Shqiptare”, e cila doli në dritë më 3 qershor të vitit 1913. Ajo përbënte bazën reale mbi të cilën u mbështet thuajse gjithçka lidhej me organiz-imin dhe veprimtarinë e Ushtrisë Shqiptare, që nga ministria e Luftës deri tek toga e skuadra, si dhe trajtoheshin linjat e zba-timit për shumë probleme të rëndësishme që lidheshin me detyrimin ushtarak të shtetasve, tek administrimi dhe rregulli, furnizimi, pagesat dhe shumë çështje të Ushtrisë Shqiptare. Realizimi i saj në stan-dardet cilësore të kohës, ishte një tregues i qartë dhe i dukshëm i nivelit profesional të Shtabit Madhor të Ushtrisë Shqiptare, të lidershipit dhe anëtarëve të tij. Ecuria e shtetit dhe e qeverisë së parë shqiptare të pavarur u ndërpre për shkak të ndërhyrjes së Fuqive të Mëdha në korrik të vitit 1913, për t’ia lëshuar vendin qeverisë së Princ Vidit. Kësisoj edhe historia e shtetit, e qeverisë dhe e forcave ushtarake, për pasojë edhe Shtabit Madhor Shqiptar, vijoi spon-tanisht dhe fragmentare deri në fillimin e vitit 1920. Kongresi historik i Lushnjës, qeveria e dalë prej tij me qendër në Tiranë dhe diskutimet në Kuvendin Kombëtar në vitin 1920, ri-sollën në vëmendje ri-ngritjen e Ushtrisë Shqiptare dhe hodhën bazat e një organizimi të mirëfilltë ushtarak shqiptar. Bashkë me ministrinë e Luftës u rikthye edhe organizimi i Shtabit Madhor, që së pari e drejtoi po ai ushtarak që drejtoi Shtabin Madhor në Qeverinë e Përkohshme të Vlorës, tanimë, nënkolonel Ali Shefqeti, përkrah ministrit të Luftës, gjeneralbrigade, Ali Riza Kolonjës. Pas dorëheqjes së kryeministrit Sulejman Delvina, në kabine-tin e ri qeveritar, në krye të Shtabit Madhor

të Ushtrisë kaloi ish-ministri i Luftës , Ali Riza Kolonja, i cili përkrah ministrit aktual, kolonel Selaudin Shkoza, mori dhe ko-mandën e Divizionit të Ushtrisë. Pas largimit të tij, në përbërje të Komisionit të Caktimit të Kufijve, në krye të Shtabit Madhor erdhi një tjetër ushtarak i njohur, major Xhavit Leskoviku. Ky shtab, me një staf modest, ishte i mjaftueshëm për një ushtri që nuk i kalonte të 6000 forca efek-tive.8 Ky organizëm tërësisht ushtarak konsiderohej si “një levë kryesore që nevojitej për organizimin, drejtimin, stër-vitjen dhe planëzimin e ushtrisë”.9 Ky rregullim, atë kohë vlerësohej si një përmirësim i ndjeshëm për kohën. Viti 1925, që përkonte me shpalljen e Republikës së Parë Shqiptare, shkrirja e ministrisë së Luftës, zëvendësimi i saj me Komandën e Mbrojtjes Kombëtare të Fuqive të Armato-sura, çoi në rishikimin dhe ndryshimin edhe në mënyrën e organizimit, të funksionimit dhe të drejtuesit të Shtabit Madhor. Hartimi dhe zbatimi i organikës së re, zuri fill me emërimin në funksionin e komandantit të Përgjithshëm të Fuqive Armate të major Xhemal Aranitasit. Por njëherësh hapi edhe një erë të re për Shtabin Madhor dhe kry-etarin e ri të tij, kolonelin austriak, Gustav Myrdac, i cili qëndroi në këtë post deri më 7 prill të vitit 1939. Tashmë vetëm në as-pektin emërtues kishte ndryshuar, sepse nisi të quhej Shtatmadhori. Ndërkohë që për nga performanca, Shtabi Madhor vijoi të mbetej hallkë tepër e rëndësishme e Komandës së Përgjithshme të Mbrojtjes Kombëtare, ndërsa struktura dhe përmasa numerike e tij vijoi të mbetej e kufizuar me vetëm 16 vetë. Për një farë kohe, duke filluar nga viti 1929, në kohën e Mbretërisë Shqiptare, kur u miratua dhe hyri në fuqi ligji i ri për “Rregullimin e Ushtrisë Kombëtare”, dhe sipas tij, ushtria u nda në tri lloje forcash: Tokësore, Detare dhe Ajrore, u krijua një organizëm i ri i quajtur Departamenti Ush-tarak që u vendos pranë Pallatit Mbretëror dhe varej drejtpërdrejt nga mbreti. Ky de-partament shpesh identifikohej me Shtat-madhorinë e Ushtrisë. Pushtimi fashist i Shqipërisë çoi në bashkimin e institucioneve të shtetit shqiptar me ato të Italisë dhe për rrjedhojë edhe Forcat e Armatosura Shq-iptare ndoqën të njëjtën rrjedhë. Ato fillim-isht u shpërbënë dhe më pas u futën në përbërje të Forcave të Armatosura Italiane. Krahas me vendosjen e pushtimit fashist, në

Shqipëri lindën dhe nisën të marrin trajtë forcat politike shqiptare, të cilat krijuan secila forcat e veta luftarake, natyrisht me veçori dalluese ushtarake. Njëra prej tyre, Lëvizja Antifashiste Nacionalçlirimtare e krijuar më herët, më 10 korrik të vitit 1943 krijoi në Labinot të Elbasanit, Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare. Kjo ushtri që shpejt do të ngrinte formacio-net e veta të mëdha luftarake, ishte vullnetare dhe kishte veçoritë e veta organizative. Shtabi i Përgjithshëm i kësaj ushtrie kishte në përbërje oficerë karriere, por edhe na-cionalistë të njohur si prijës popullorë lokalë. Pranë shtabit vepronte edhe grupi i specialistëve, i cili gjithashtu përfshinte një numër të vlerësueshëm oficerësh të karrierës dhe me përvojë të mirë profesionale. Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Nacionalç-lirimtare Shqiptare, ishte një organizëm ushtarak, i cili kishte për detyrë organizimin, planifikimin e operacioneve të mëdha, të formacioneve luftarake, si dhe drejtimin e tyre në situata të ndryshme luftarake për çlirimin e vendit, etj. Që nga maji i vitit 1944, UNÇSH, nisi të shndërrohej në ushtri të rregullt, me grada ushtarake ndër-kohë që shtabi kaloi nën vartësinë e Ko-mandës së Përgjithshme. 14. Në këto insti-tucione, UNÇ, pas çlirimit të vendit, që nga janari i vitit 1945, iu nënshtrua procesit të shndërrimit tërësisht në ushtri të rregullt si dhe shkurtimeve dhe reformimit në ushtri të kohës së paqes. Në vitin 1945, Shtabi Madhor apo Shtatmadhoria vijoi të bënte pjesë në përbërjen organizative të ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare, siç vazhdoi të emërtohej ky institucion i mbrojtjes deri në vitin 1950.15 Shtabi i Përgjithshëm i peri-udhës së “Luftës së Ftohtë” ishte një orga-nizëm që kishte detyra kryesore drejtimin, stërvitjen dhe planëzimin e Forcave të Ar-matosura të vendit. Më vonë, në vitet 60-70 të shekullit që shkoi, ai merrej me gatish-mërinë luftarake, drejtimin si dhe përgatitjen e komandantëve dhe të shtabeve të Ushtrisë Shqiptare. Por, pas vitit 1966, me heqjen e gradave u rikthye roli i partisë së vetme në ushtri dhe në gjithë FA, duke e rritur ndjeshëm sidomos cilësore të forcave ush-tarake. Në këtë valë, një rol të dukshëm dhe të rëndësishëm përcaktues ka luajtur edhe Shtabi i Përgjithshëm, në kushtet e reja, kur ministria e Mbrojtjes drejtohet jo më nga ushtarakët, por nga një lider civil politik, si dhe të kontrollit civilo-ushtarak, që është

tipik për sistemet e qeverisjes demokratike. Tashmë, kërkohej një transformim i gjerë dhe rrënjësor i Forcave të Armatosura, me qëllim ndërtimin e një force të re, bashkë-kohore me koncepte dhe struktura të reja, më të vogla në numër, por më efikase, ndërvepruese, të pajisura me teknikë dhe armatim modern. Objektivi i tyre përfun-dimtar ishte anëtarësimi i tyre në Aleancën më të madhe politiko-ushtarake të kohës, NATO.

Ndërkohë, u hodhën hapat e parë edhe për organizimin dhe funksionimin e institucionit të Shtabit të Përgjithshëm si një Shtab i Bashkuar. Për rrjedhojën e të gjitha këtyre arritjeve u bë e mundur që, më datën 1 Prill të viti 2009, Shqipëria dhe FA-të e saj u pranuan anëtare të NATO-s. Kjo përbënte një sukses të madh për FA-të dhe vetë Shqipërinë. Në këto vite, në pir-amidën e ndërtimit të gjithë FA-ve, Shtabi i Përgjithshëm përbën strukturën organizative më të lartë ushtarake dhe realizon komandën unike të këtyre forcave. Ai është përgjegjës për krijimin e një force ushtarake të për-bashkët e të njësuar me praninë e Forcave Tokësore, Detare dhe Ajrore, të aftë për të përmbushur misionin kushtetues për sigurinë dhe mbrojtjen e vendit. Ai siguron përgatitjen dhe stërvitjen e për-bashkët të tri komponentëve të mësipërm për të zgjidhur detyrat në përballimin e kërcënimeve, rreziqeve që kërcënojnë sigurinë e vendit. Shtabi bën, gjithashtu, programimin e mbrojtjes në mbështetje të misioneve, trajtimit dhe stërvitjes, ashtu si dhe vlerësimin strategjik të kërcënimeve dhe rreziqeve si dhe marrjen e masave për t’i përballuar ato. Ndërkaq, Shtabi i Përgjithshëm merret me përgatitjen, drejtimin dhe komandimin e veprimeve ushtarake të FA. Njëherazi, ai siguron përmes strukturave të tij, mbështetjen logjistike ashtu si dhe përpunon kërke-sat për zhvillimin dhe pajisjen e FA, mbikëqyr përdorimin efektiv të burimeve të mbrojtjes, me synimin për ti bërë ato të ndërveprueshme dhe të aftësuara në kryer-jen e misioneve ushtarake ndërkombëtare. Shtabi i Përgjithshëm siguron zbatimin e detyrimeve që burojnë nga marrëveshjet e bashkëpunimit dhe ndërveprimit me NATO dhe koordinimin e stërvitjeve të përbashkëta, zhvillimin e sistemeve të komandimit, drejtimit, komunikimit dhe njoftimit të gjithë të dhënave në FA.

Forcat e Armatosura dhe Shtabi i Përgjithshëm në vështrim perspektiv100-vjetori i krijimit të Shtabit të

Përgjithshëm është një ngjarje e veçantë dhe që mbart emocione dhe angazhime të mëdha për të gjitha institucionet në vend, përfshi këtu edhe FA. Ndër sfidat kryesore të FARSH për realizimin me sukses të të gjitha detyrave që përmban misioni, krahas mbrojtjes së vendit do të jenë edhe vijimi, realizimi me sukses i misioneve jashtë vendit, por edhe angazhimi në emergjencat civile dhe luftës kundër terrorizmit. Ndërsa integrimi i plotë i FARSH në NATO është sfida kryesore në rrafshin afatmesëm dhe afatgjatë. Ky proces do të vijojë të konk-retizohet nëpërmjet reformave dhe mod-ernizimit të Forcave të Armatosura, ndjekin angazhimet për përballimin e sfidave të reja të sigurisë që vazhdojnë të rriten. Ndërsa agresionet konvencionale ndaj Aleancës janë gati të pamundura, aktualisht, shumë nga sfidat, me të cilat NATO është duke u përballuar janë jo-konvencionale dhe diametralisht larg nga qëllimi i krijimit të Traktatit të Atlantikut të Veriut, që kur ai u firmos në vitin 1949. Vendi ynë, si pjesë e NATO-s për vite me radhë, ka qenë i përfshirë në një transformim sistematik dhe të vazhdueshëm, për të qenë i sigurt dhe për të zotëruar politikat, kapacitetet dhe strukturat e kërkuara në përballje me sfidat aktuale dhe të së ardhmes, përfshirë doemos mbrojtjen kolektive të anëtarëve të saj. Ashtu si forcat e Aleancës edhe Shtabi i Përgjithshëm e Forcat e Armatosura janë të angazhuara në operacione dhe misione në disa kontinente. Forcat tona të Armatosura synojnë të ruajnë bashkëkohoren, të jenë të dislokueshme dhe të ndërveprueshme. Në këtë drejtim, planifikimi i mbrojtjes kërkon një përqasje më sistematike dhe ka një perspektivë afatmesme dhe afatgjatë, e cila përfshin identifikimin e kërkesave, zhvillimin dhe shpërndarjen e kapaciteteve, rishikimin e strukturave ushtarake dhe civile si dhe çështjeve të personelit, prokurimeve e pajisjeve, zhvillimit të teknologjive të reja. Sot, misionet e reja të NATO dhe angazhimet në operacione kanë treguar një zhvendosje të zhvillimit të tyre nga një vend i vetëm në koalicione, i përbërë nga formacione shumëkombëshe, duke bashkëpunuar së bashku. Ky realitet kërkon që arritja e një ndërveprueshmërie të mos jetë më si një gjë që do ishte e mira ta arrinim, por një element themelor i operacioneve të NATO, e cila njihet edhe si shumëfishim i forcës. Ky fakt provon që rritja e ndërveprueshmërisë përmirëson efektivitetin e operacioneve të NATO, shpëton jetë dhe kursen burime. Shtabi i Përgjith-shëm, ka pasur përherë një vend, rol dhe ndikim vendimtar në krijimin, organizimin, stërvitjen dhe drejtimin e ushtrisë e më pas të Forcave të Armatosura Shqiptare. Në rrugën e tij njëqindvjeçare, që nga lindja deri më sot, ky shtab ka projektuar, është përpjekur u ka prirë dhe ka udhëhequr rrugën drejt organizimeve, reformimeve, përmirësimit dhe modernizimit të forcave ushtarake shqiptare në të gjitha periudhat historike, që nga krijimi deri në anëtarësimin në NATO dhe vijon më tej drejt së ardhmes. Në këtë 100-vjetor kujtojmë dhe nderojmë ata liderë ushtarakë, atdhetarë dhe vizionarë që nga kryetari i parë, majori Ali Shefqeti (Shkupi) dhe deri tek më i fundit, të cilët ideuan, krijuan , përsosën dhe drejtuan me përkushtim dhe profesionalizëm këtë organizëm të rëndësishëm ushtarak, përmes vështirësive e pengesave të shumta të kohërave, nga 4 maji i vitit të largët, por historik 1913 ,e deri më sot.

“Vendi dhe roli i SHP në krijimin, organizimin, reformimin, përgatitjen, drejtimin e ushtrisë dhe FA”

4 maj 1913 – 4 maj 2013 kumtesa e mbajtur në aktivitetin“Për përkujtimin e 100-vjetorit të krijimit të SHP të FArSH-së”

Page 5: Nga SiNdikata e Pavarur e PuNoNjëSve Civilë të MBrojtjeS ... · Ballkanit Jugperëndimor dhe në një optikë më të gjerë, atë të Ballkanit dhe Mesdheut. Është themelore

ushtriaE prEmtE, 10 maj 2013 5zyrtare

Paraditen datës 3 maj në sallën e Auditoriumit të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, u zhvil-lua ceremonia me rastin e 100-

vjetorit të krijimit të Shtabit të Përgjith-shëm të Forcave të Armatosura. Në këtë aktivitet ishin të pranishëm: Ministri i Mbrojtjes, z. Arben Imami, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA-së, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, zëvendësministrat e Mbrojtjes, z. Ekrem Spahiu dhe znj. Arta Musaraj, komandanti Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjeneral lejtënant Kadri Kas-trati, ish-shefat e Shtabit të Përgjithshëm të FA ndër vite, gjeneralë dhe ushtarakë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, Shtabit të Përgjithshëm dhe Forcave të Armatosura, atashetë ushtarakë të akredituar në vendin tonë, përfaqësues ushtarakë të vendeve anëtare të NATO-s dhe atyre partnere, si dhe mjaft të ftuar të tjerë. Në fjalën e përshëndetjes ministri i Mbrojtjes, z. Arben Imami, theksoi: - “Është një kënaqësi e veçantë për mua si ministër i Mbrojtjes të jem sot këtu dhe t’ju uroj me rastin e 100-vjetorit të krijimit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. Institucionet e para që ndërtoi qeveria e Ismail Qemalit ishin institucionet e sig-urisë kombëtare, Ministria e Mbrojtjes në 4 dhjetor të vitit 1912 dhe në 3 maj të vitit 1913, krijoi Shtabin e Përgjithshëm. Në momentet e strukturimit të shtetit të ri shqiptar, detyrimisht Ismail Qemali dhe të gjithë ata burra të mençur dhe fisnikë që shpallën pavarësinë ia dolën në një kohë të përballojnë rreziqet që kishte përpara shpërthimit të Luftës së Parë Botërore dhe për këtë arsye ata i janë drejtuar krijimit të pjesës themelore të shtetit, ushtrisë, drejtësisë dhe financës. Këto janë edhe arsyet që pak ditë më vonë do të festohet edhe themelimi i sistemit të drejtësisë shq-iptare. Kjo na bën të kuptojmë rëndësinë thelbësore që ka për një vend sigurt. Një shtet që nuk ka të zgjidhur çështjen e sigurisë nuk mund të ketë të zgjidhur zhvillimin, përparimin, ndriçimin, ilu-minimin ekonomik, social apo të çfarëdo lloji tjetër. Prandaj, ne shqiptarët patëm rastin që gjatë vitit të kaluar në mënyrë të vijueshme t’i kthehemi e t’i rikthehemi me mëndje punës dhe veprës së etërve tanë themelues që çoji deri në fund themelimin e shtetit të parë shqiptarë, i cili u bë edhe bazamenti që elementi shqiptar në Ballkan të mbijetojë dhe ky komb të mos shkonte

drejt shuarjes dhe mos-ekzistencës që sigurisht në fund të shekullit XX nuk ishte një opsion i papranueshëm. Që ky opsion të bëhej i papranueshëm pa dyshim që një rol të madh ka pasur, ka dhe do të ketë Ushtria Shqiptare, Shtabi i Përgjithshëm si komandë unike, si struktura drejtuese, udhëheqëse, vizionare. Është 100 vjet histori, por kur themi që historia ka nevojë për mirëkuptim kemi parasysh një fakt që askush në historinë e tij, asnjë komb, asnjë ushtri, nuk ka vetëm faqe të lavdishme. Sigurisht që Shtabi i Përgjithshëm, Forcat e Armatosura, Ushtria, kanë faqe të lavdishme të saj, por sigurisht që ka edhe faqe të zeza dhe ne duhet të jemi koshient për këtë, t’i kuptojmë dhe të pranojmë kontekstin, në të cilat zhvillohen ngjarjet e ndryshme politike”. Në vijim të fjalës së tij ministri Imami theksoi se: “Detyrat e para që kishin për të kryer ata burra dhe ata ushtarakë që u caktuan, me në krye Shefqet Shkupin, në 4 maj të vitit 1913, i kryen, ndërsa pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore iu përveshën punës për krijimin e një strukture properëndimore, moderne, e cila kishte rregullore, unifor-ma, armatime modeste, të një ushtrie me një organizim të qartë perëndimor, madje dhe me bashkëpunime jo të parëndësishme për kohën, me oficerë të huaj në drejtim të Forcave të Armatosura Shqiptare. Viti 1939 ishte i hidhur për Shqipërinë dhe shqiptarët. Lufta antifashiste, pjesëmar-rja e popullit shqiptar krahas aleatëve të mëdhenj në luftën kundër nazifashizmit

ishte në radhë të parë, detyrimi për lirinë dhe vetëvendosjen e popujve. Po ashtu për mbrojtjen e atyre vlerave themelore të lirisë dhe demokracisë kundrejt totalita-rizmit mbetet një faqe e rëndësishme dhe e ndritur e historisë së popullit shqiptar, po kështu kjo luftë dhe ata ushtarakë e njerëz, të cilët në Shtabin e Përgjithshëm luajtën rolin dhe funksionet e duhura. Për fat të keq, mbasi fitoi luftën, Shqipëria humbi paqen dhe ashtu sikurse gjithmonë nuk mund të ndodh ndryshe, është politika ajo që udhëheq ushtrinë e nuk është ushtria që udhëheq politikën. Në fakt, kur ush-tria përpiqet të udhëheq politikën bëhen gabime të mëdha dhe kjo është e provuar, nganjëherë provohen madje edhe këtu, e futi vendin drejt një paranojë të frikshme, e cila e ktheu ushtrinë njëkohësisht, siç thuhej, një instrument të regjimit të diktaturës së proletariatit, por edhe një fushë të zbatimit të luftës së klasave, e cila çoi në dekapitimin e gjeneralëve dhe ushtarakëve, burgosje, shfarosje masive e kështu me radhë”. “Pa dyshim që RILINDJA e Shqipërisë ka qenë politike në vitin 1990, kur Shqipëria u shkëput nga diktatura komuniste, iu fut rrugës së pluripartitizmit të lirive dhe të drejtave të njeriut, demokracisë dhe përfundimisht u shpreh, u vendos në qëndrimin e saj pro perëndimor. Kjo bëri të mundur që ushtarakët shqiptar me patriotizmin dhe cilësitë profesionale, së bashku me të gjitha strukturat e tjera të shtetit shqiptar, bënë të mundur një nga arritjet më të

mëdha të historisë sonë kombëtare dhe sidomos shtetërore të këtyre 100 viteve, anëtarësimin në NATO. Tashmë, përkun-drejt asaj idesë paranonjake dhe vetizolim-it, ne e mendojmë çështjen e sigurisë dhe mbrojtjes si një çështje, e cila zgjidhet në kontekstin e sigurisë kolektive dhe jo të një paranoje të ngritjes së qindra-mijëra bunkerëve që shkallmojnë ekonominë, ushtrinë etj. Unë jam shumë i lumtur për punën e bërë në këto 4 vitet e para të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, nga Forcat tona të Armatosura. Dua me këtë rast të falënderoj shefin e Shtabit, gjen-eralmajor Gjunkshin, ish-shefin e Shtabit, gjeneralmajor Malaj për bashkëpunimin, për punën, arritjet e sukseset dhe iu shpreh të dyve urimet më të mira personale dhe shpresoj që kjo punë do të vijojë edhe më tej. Ne bëmë të mundur këto vite që vërtet Shtabi i Përgjithshëm të mbante rolin që duhet kishte, rolin e planifikimit, drejtimit të FA dhe jemi të lumtur që pas 4 vitesh anëtarësimi në NATO jemi në fazën e mbylljes së fazës së parë të integrimit të FA me forcat e armatosura të vendeve aleate. Asgjë nuk do të ishte e mundur në qoftë se Shtabi i Përgjithshëm, drejtuesit e tij, por edhe çdo oficer dhe ushtarakë të këtij Shtabi nuk do të kishte punuar me ndjenjë të lartë dhe përkushtim, por edhe me standarde të larta profesionale. Zonja dhe Zotërinj, të nderuar ushtarakë. Edhe njëherë, nga zemra ju uroj Gëzuar”, përfundoi fjalën e tij ministri i Mbrojtjes z.Arben Imami. Ndërsa Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi në fjalën e tij bëri një ekspoze të shkurtër të rrugës historike të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. Ai shpalosi etapat historike të ngritjes dhe zhvillimit të këtij organizmi të rëndë-sishëm për Forcat e Armatosura përgjatë gjithë historisë 100-vjeçare, duke filluar që nga momenti i krijimit më 3 maj të vitit 1913, duke vijuar në vitet 1920-1924, më pas në vitet e Mbretërisë, në kohën e Luftës Antifashiste, në periudhën e diktat-urës komuniste, si dhe u ndal gjerësisht në periudhën pas triumfit të demokracisë dhe deri në deri në ditë e sotme, ku Shqipëria dhe Forcat e saj të Armatosura janë prej katër vitesh anëtare të NATO-s. Në fund të ceremonisë me urdhër të veçantë të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, iu akordua ish-shefave të Shtabit të Përgjith-

shëm gjeneralmajor (R)Kostaq Karoli dhe gjeneralmajor (R)Maksim Malaj medalja “Për shërbime të Veçanta”.

Historiku4 Maj i vitit 1913, shënon një mo-

ment të rëndësishëm historik jo vetëm për ushtrinë shqiptare, por edhe për shtetin e ri shqiptar të sapo krijuar. Formimi i “Shtabit Madhuer” siç njihej në atë kohë, u bë me miratimin e Qeverisë së Përkohshme të Vlorës, kryetar i të cilit, ishte major Ali Shefqet Shkupi. Shtabi Madhuer e kishte qendrën në Vlorë, pranë Ministrisë së Luftës të Qeverisë së Përkohshme të Vlorës që kryesohej nga Ismail Qemal Bej Vlora.

Shtabi Madhuer u krijua në momente shumë të rëndësishme historike për fatet e vendit, ishte koha kur Ballkani dhe Ev-ropa do të përfshiheshin nga luftërat më të përgjakshme, Luftërat Ballkanike dhe Lufta e Parë Botërore. Drejtuesit e këtij organizmi jetik, “truri i ushtrisë”, përbal-luan dy ndër sfidat themelore; organizimin dhe ngritjen e forcave të armatosura dhe njëherazi ruajtjen e rendit dhe të qetësisë publike. Ushtria shqiptare trashëgoi nga e kaluara historike traditat më të çmuara luftarake shumëshekullore, që nga ushtritë ilire, periudha e lavdishme e Skënderbeut dhe deri tek Lidhja Shqiptare e Prizrenit. Në një shekull histori të trazuar, ashtu si të gjitha institucionet e shtetit shqiptar edhe ushtria është përballur me sfidat që ka ofruar koha. Shtabi i Përgjithshëm, në 100 vjet ekzistencë, është drejtuar nga 22 ushtarakë të lartë. Ne ju jemi mirënjohës për çdo “gur të çmuar” që ata kanë vendosur për të lartësuar “fortesat” e Forcave të Arma-tosura, si një nga shtyllat kryesore të shtetit shqiptar. Ditëlindja e 100-të e Shtabit të Përgjithshëm përkujtohet në kushte diame-tralisht të kundërta me periudhën e krijimit të tij. Në vitin 1913, ishte në pikëpyetje fati i Shqipërisë, ndërsa sot, pas 100 vitesh, Shq-ipëria dhe Forcat e Armatosura, jo vetëm që kanë konsoliduar pozitat kushtetuese, por janë gjeneruese të paqes dhe sigurisë në rajon dhe më gjerë. Prej katër vitesh, Shq-ipëria dhe Forcat e Armatosura janë pjesë e aleancës më të madhe të sigurisë në botë, Aleancës së Atlantikut të Veriut. Forcat e Armatosura tashmë synojnë integrimin e plotë në NATO, ato përgatiten për t’u shërbyer vlerave më të mira njerëzore, për një Shqipëri Evropiane dhe për një të ardhme më të sigurt.

Kremtohet 100-vjetori i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura

Ministri Imami: Jam shumë i lumtur për punën e bërë në këto 4 vitet e para të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO nga Forcat tona të Armatosura. Ne bëmë të mundur këto vite që vërtet Shtabi i Përgjithshëm të mbante rolin që duhet të kishte, rolin e planifikimit, drejtimit të FA dhe jemi të lumtur që pas 4 vitesh anëtarësimi në NATO jemi në fazën e

mbylljes së fazës së parë të integrimit të FA me forcat e armatosura të vendeve aleate

Page 6: Nga SiNdikata e Pavarur e PuNoNjëSve Civilë të MBrojtjeS ... · Ballkanit Jugperëndimor dhe në një optikë më të gjerë, atë të Ballkanit dhe Mesdheut. Është themelore

ushtriaE prEmtE, 10 maj 20136 zyrtare

Nga datat 7-10 maj të vi-tit 2013, në Qendrën e Simulimit të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes,

zhvilloi punimet Konferenca e 7-të Ndërkombëtare Vjetore i përdoruesve të sistemit JCATS. Në këtë konferencë marrin pjesë përfaqësues nga 12 vende të ndryshme, përfaqësues nga struktura e institucione arsimore të FA, përfaqësues nga struktura e institucione qeveritare që operojnë në fushën e sigurisë. Në ceremoninë e hapjes së konferencës mar-rin pjesë shefi i Shtabit të Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, zëvendësministrja e Mbrojtjes, znj. Arta Musaraj, atashe ushtarak të akredituar në vendin tonë, komandantë forcash dhe drejtorë drejtor-ish në Shtabin e Përgjithshëm. Qëllimi i mbajtjes së kësaj konference është shkëmbimi i përvojave në përdorimin e sistemeve kompjuterike të JCATS nga vendet përdoruese të këtij sistemi, zgjerimi i përfshirjes së vendeve të reja në këtë lloj sistemi për thellimin dhe aplikimin e programeve më të avancuara të tij. Në këtë konferencë marrin pjesë përfaqësues nga 12 vende të ndryshme, përfaqësues nga struktura e institucione arsimore të FA-së, përfaqësues nga institucione të tjera qeveritare që oper-ojnë në fushën e sigurisë. Konferenca zhvillohet në ambientet e Auditoriumit të KDS. Në ceremoninë e hapjes janë të pranishëm shefi i Shtabit të Përgjithshëm i Forcave të Armatosura gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, zëvendësministre e Mbrojtjes znj. Arta Musaraj,komandanti i Komandës së Doktrinës së Stërvitjes gjeneralbrigade Bardhyl Hoxha, koman-danti i Komandës së Forcës Tokësorë gjeneralmajor Zyber Dushku, koman-danti i Komandës së Forcës Detare gjen-eralbrigade Qemal Shkurti, komandanti i Brigadës Logjistike gjeneralbrigade Syrja Gjoka, drejtorë drejtorish në Ministrinë e Mbrojtjes e Shtabin e Përgjithshëm, personel të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes e Qendrës së Simulimit. Qël-limi i mbajtjes së kësaj konference është shkëmbimi i përvojave në përdorimin e sistemeve kompjuterike të JCATS nga vendet përdoruese të këtij sistemi, zgjeri-mi i përfshirjes së vendeve të reja në këtë lloj sistemi për thellimin dhe aplikimin e programeve më të avancuara të tij. Fjalën e hapjes e mbajti gjeneralbrigade Bardhyl Hoxha, komandant i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, i cili pasi i uroi mirëseardhjen të ftuarve në konfer-encë theksoi se: “Është nder dhe krenari për ne, organizimi i kësaj konference të rëndësishme ndërkombëtare të përdo-ruesve të JCATS, bashkë me US Joint Warfare Center. Qendra e Simulimit, si

pjesë përbërëse e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes është një element modern, i domosdoshëm për sistemin tonë arsimor ushtarak. Përpjekjet për krijimin e kësaj qendre kanë filluar që në vitin 2007. Në vitin 2012, këto përpjekje u kthyen në realitet, falë vlerësimit dhe kujdesit të ministrisë sonë të Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të FA, falë ndihmës dhe bashkëpunimit të shkëlqyer me ekipin e CUBIC–ut, si dhe falë pasionit, përkush-timit dhe profesionalizmit të ushtarakëve tanë të talentuar. Përparësitë e sistemeve simulative tashmë janë një realitet i njohur dhe i provuar nga shumë ushtri të vendeve të NATO-s dhe më gjerë. Me kënaqësi vlerësoj se simulimi po shfrytë-zohet me sukses në të gjithë spektrin e operacioneve ushtarake, luftarake dhe jo-luftarake; në të gjitha nivelet, duke filluar me trajnimin individual, trajnimin kolektiv dhe me trajnimin e komandave e shtabeve më të larta. Trajnimet simu-lative u japin ushtarakëve tanë mënyra efektive trajnimi, jo vetëm me mundësi maksimale të komleksitetit operacional, por edhe me siguri maksimale teknike. Simulimi jo vetëm po mundëson rritjen e aftësive para trajnimit në një mjedis real stërvitor, por edhe ndikon pozitivisht në zhvillimin e procesit të rishikimit pas veprimit, duke trajtuar mësimet e nxjerra dhe duke përfituar realisht prej tyre”. Në vijim të fjalës së tij kreu i KDS, gjeneralbrigade Bardhyl Hoxha shtoi se: “Qendra jonë e Simulimit aktualisht përdor sisteme bashkëkohore simula-tive, teknologji dhe mjete trajnuese të avancuara, duke përfshirë Simulimin Taktik dhe të Konfliktit të Përbashkët JCATS (XHi KETS), Hapësirën Virtu-ale të Betejës VBS2 (Vi Bi Es Tu), si dhe Modulin e Menaxhimit të Trajnimit

të Përbashkët JEMM (XHEM). Krijimi i kësaj Qendre ka mundë-

suar përmbushjen e shumë detyrave që Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes ka për Arsimimin dhe Trajnimin e Personelit Ushtarak në Forcat e Arma-tosura. Ky institucion modern zhvillon trajnime simulative për komandantët, shtabet dhe njësitë, në përputhje me parimet doktrinare të Forcave tona të Armatosura dhe të NATO-s, për operacionet aktuale, për plotësimin e objektivave të forcës, për operacio-net e ardhshme, si dhe në kuadër të bashkëpunimit ushtarak. Ndërthurja harmonike e Doktrinës së Stërvitjes dhe procedurave ushtarake me sistemet e simulimit, mundësojnë zhvillimin e trajnimeve cilësore dhe të standardi-zuara, në funksion të kërkesave për përgatitjen dhe zhvillimin operacio-nal të Forcave tona të Armatosura.

përkushtimin dhe profesionalizmin e përfaqësuesve të ekipit të CUBIC që asistojnë pranë kësaj qendre, kontributi i të cilëve është një faktor i rëndësishëm për fillimin e mirë të rrugës së nisur. Fil-limi i mirë premton shumë për këtë rrugë të re, veçanërisht në drejtim të trajnimit kolektiv dhe të trajnimit të komandave dhe shtabeve. Në zbatim të detyrave të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm dhe në bashkëpunim me komanda dhe njësi të Forcave tona të Armatosura, ne tashmë kemi një plan të studiuar bashkëpunimi, për njësitë që do të trajnohen në këtë Qendër, gjatë vitit 2013-2014. Ky plan është sfidë dhe përgjegjësi e përbashkët, si për Qendrën e Simulimit, ashtu dhe për njësitë që do të trajnohen. Në këtë mënyrë, jo vetëm sigurohet zhvillimi i standardizuar i stërvitjes, por edhe mundësohet sistemi objektiv i matjes së progresit të saj. Shpreh bindjen se Qendra e Simulimit, si një institucion ekselent i arsimimit profesional ush-tarak, do ta meritojë plotësisht misionin e rëndësishëm të saj, për të trajnuar në mënyrë cilësore personelin e Forcave të Armatosura, me synim rritjen e mëtejshme të aftësive operacionale të tyre. Duke ju uruar suksese në këtë konferencë të rëndësishme, vlerësoj se diskutimet tuaja dhe përfundimet e kësaj konference do të jenë program pune, jo vetëm për Qendrën tonë të Simulimit, por edhe fokus i rëndësishëm e sistemit tonë arsimor ushtarak”, përfundoi fjalën e tij komandanti i KDS gjeneralbrigade Bardhyl Hoxha. Më pas e mori fjalën Thomas Lasch, shefi i Divizionit të Modulimit dhe Simulimit në Joint Mul-tinational Simulation Center. Ai nuk fshehu entuziazmin e tij për zhvillimin e konferencës në vendin tonë. Ai theksoi se arritjet e këtij sistemi në Qëndrën e Simulimit janë të admirueshme dhe premtojnë sukses edhe më tej. Në përfundim ai falënderoi FARSH për organizimin e kësaj konference, e cila është e një niveli ndërkombëtar dhe e një rëndësie të veçantë. Zhvillimin e konferencës e përshëndeti shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armato-sura gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, i cili tha:“Është nder për Shqipërinë dhe Forcat e saj të Armatosura organizimi i Konferencës së 7–të Ndërkombëtare, Vjetore, të përdoruesve të JCATS. Qël-limi i këtij forumi është shkëmbimi i përvojave tona më të mira rreth JCATS, për ta përdorur dhe shfrytëzuar sa më mirë atë. Qendra jonë e Simulimit është një institucion i ri, për Forcat tona të Armatosura, e cila po i shërben jo vetëm modernizimit të mëtejshëm, por edhe rritjes së aftësive operacionale të tyre, si forca të denja të familjes së Aleancës

Në KDS zhvilloi punimet Konferenca e 7-të Ndërkombëtare e përdoruesve të sistemit JCATS

Morën pjesë përfaqësues nga 12 vende të ndryshme, nga struktura e institucione arsimore të FA-së, përfaqësues nga institucione të tjera qeveritare që operojnë në fushën e sigurisë

Qëllimi i mbajtjes së kësaj konference është shkëmbimi i përvojave në përdorimin e sistemeve kompjuterike të JCATS nga vendet përdoruese të këtij sistemi, zgjerimi i përfshirjes së vendeve të reja

në këtë lloj sistemi për thellimin dhe aplikimin e programeve më të avancuara të tij

Megjithëse ka pak më tepër se një vit që Qendra e Simulimit ka filluar aktiv-itetin e saj, me kënaqësi konstatoj se nga kjo qendër është bërë një punë e mirë, jo vetëm në drejtim të trajnimit të personelit të saj, por edhe në drejtim të bashkëpunimit me njësi dhe institu-cione të Forcave tona të Armatosura, me synim zhvillimin e trajnimeve të përbashkëta. Aktualisht kjo qendër, në bashkëpunim me Akademinë e Forcave të Armatosura dhe me njësi të tjera të Forcave të Armatosura, ka planëzuar zhvillimin e disa stërvitjeve, plotësisht sipas standardeve të kërkuara. Në këtë kuadër, javën që kaloi përfundoi stër-vitja “Preza 13 – 01”, me kursantë, kapitenë të Kursit Themelor të Oficerit të Shtabit, gjatë së cilës, u përmbushën plotësisht objektivat e përcaktuara nga Oficer Scheduling Exercise”. “Në këtë kuadër nuk mund të le pa përmendur

Page 7: Nga SiNdikata e Pavarur e PuNoNjëSve Civilë të MBrojtjeS ... · Ballkanit Jugperëndimor dhe në një optikë më të gjerë, atë të Ballkanit dhe Mesdheut. Është themelore

ushtriaE prEmtE, 10 maj 2013 77zyrtare

Gjeneralmajor Gjunkshi, mesazh urimi kontingjentit 12-të paqeruajtës

me mision AfganistanShefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Xhemal

Gjunkshi, i ka dërguar dje, një mesazh urimi komandantit të Kontingjentit 12-të paqeruajtës me mision në Herat, Afganistan. Në vijim teksti i plotë i mesazhit të urimit. “Të nderuar oficerë, nënoficerë dhe ushtarë profesionistë, efektiv të kontingjentit 12-të paqeruajtës me mision në Herat, Afganistan, kam kënaqësinë t’ju falënderoj për profesionalizmin, guximin dhe trimërinë që po tregoni në përmbushjen me sukses të misionit. Në emrin tim personal dhe të Shtabit të Përgjithshëm të FA, i uroj shërim të shpejtë ushtarit profesionist, Valter Dema, për t’u rikthyer sa më parë në detyrë, në shërbim të paqes dhe sigurisë në Herat, Afganistan. Ju falënderoj për vendosmërinë, kurajën dhe guximin që keni treguar në kryerjen e detyrës tuaj. Nëpërmjet jush, në shenjë mirënjohje, një falënderim të veçantë ju përcjell mjekëve dhe specialistëve të Spitalit Spanjoll, për humanizmin që i karakterizon dhe profesionalizimin e lartë.

Suksese, ardhshi shëndoshë e mirë dhe faqebardhë në atdhe”- Gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, Shef i Shtabit të Përgjithshëm i FARSH.

Nën drejtimin e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, gjeneralma-jor Xhemal Gjunkshi,

u zhvillua analiza mbi aktivitetin e Shtabit të Përgjithshëm dhe struk-turave të Forcave të Armatosura për muajt mars–prill të vitit 2013, me pjesëmarrjen e zëvendësshefave të Shtabit të Përgjithshëm, koman-dantëve të forcave kryesore dhe drejtorëve të drejtorive në Shtabin e Përgjithshëm të FA. Analiza u fokusua në punën e bërë për plani-fikimin, arsimimin dhe kualifikimin e personelit për vitin 2013, detyrat dhe rekomandimet për të ardhmen, si dhe planifikimi dhe realizimi i stërvitjeve individuale dhe kolektive të FA, sipas standardeve të NATO. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi vlerësoi punën e Shtabit të Përgjith-shëm dhe strukturave të FA për realizimin e detyrave të ngarkuara në fushën e stërvitjes, operacioneve dhe dokumenteve kryesorë strategjikë, në kuadër edhe të detyrimeve për integrimin e plotë në NATO, brenda këtij viti. “Kanë qenë dy muaj që krahas punës dhe detyrave, kanë shënuar aktivitete tepër të rëndë-sishme, të cilat përbëjnë ngjarje historike për FA. Veçojmë këtu 4 vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO dhe festimet e 100-vjetorit të krijimit të Shtabit të Përgjithshëm

të FA, ngjarje që mbartin jo vetëm histori, por edhe punën, angazhimet, arritjet dhe sfidat për të ardhmen”, ka theksuar ndër të tjera, gjeneralma-jor Gjunkshi. Në analizën dy mujore informuan edhe zëvendësshefat e

Shtabit të Përgjithshëm, si dhe ko-mandantët e forcave kryesore dhe atyre mbështetëse. Më tej, analiza ka vijuar me paraqitjen e dy pr-ezantimeve nga ana e Drejtorisë së Menaxhimit dhe Kualifikimit të Bu-

Zhvillohet analiza mbi aktivitetin e SHP dhe strukturave të FA për muajt mars–prill të vitit 2013

Analiza u fokusua në punën e bërë për planifikimin, arsimimin dhe kualifikimin e personelit për vitin 2013, detyrat dhe rekomandimet për të ardhmen, si dhe planifikimi dhe realizimi i

stërvitjeve individuale dhe kolektive të FA, sipas standardeve të NATO

Euroatlantike. Modernizimi simulativ i sistemeve dhe metodave të edukimit dhe trajnimit tashmë përbën përparësi, në të gjitha fushat e jetës, të veprimtarive e të biznesit dhe veçanërisht në fushën ushtarake. Përparësitë e sistemit simu-lativ konsistojë në drejtim të krijimit dhe konsolidimit të koncepteve ta qarta të edukimit profesional ushtarak, të rritjes në maksimum të sigurisë gjatë trajnimeve, të uljes së kostos dhe kohës së trajnimit, të unifikimit të sistemeve të trajnimit, si dhe të nxjerrjes së mësi-meve nga këto trajnime. Qendra jonë e Simulimit, me trajnimet simulative që përdor, i përgjigjet më së miri objektiv-it tonë për krijimin e një force të arma-tosur plotësisht profesionale, cilësore dhe të vogël dhe numër. Ajo është një nga objektivat e forcës që ne kemi në NATO”. Më tej shefi i SHP të FARSH-së tha se:“Kjo qendër është krijuar falë bashkëpunimit të shkëlqyer të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës me Qeverinë Shqiptare. Ajo është një investim serioz, i studiuar dhe plotë-sisht i merituar, në funksion të rritjes së cilësisë së edukimit ushtarak, rritjes së nivelit të profesionalizmit ushtarak, rritjes së shkallës së operacionalitetit

dhe gatishmërisë së Forcave tona të Armatosura, në shërbim të përm-bushjes së misionit të tyre kushtetues. Me këtë rast, kam kënaqësinë të shpreh konsideratat më të larta, për ndihmën e gjithanshme të qeverisë amerikane dhe veçanërisht të ekipit të CUBIC – ut. Vlerësoj punën e shkëlqyer të ekipit të CUBIC-ut dhe inkurajoj personelin e këtij ekipi që punon pranë Qendrës së Simulimit, se Shtabi i Përgjithshëm i FA do të gjejnë gjithmonë frymën e mirëkuptimit dhe bashkëpunimit, për të mirën e përbashkët të konsolidimit të mëtejshëm të këtij institucioni arsimor ushtarak”. “Qendra e Simulimit është një investim i konsiderueshëm, jo vetëm financiar, por është një investim serioz dijesh, përvojash dhe kontrib-utesh. Shfrytëzimi efektiv i sistemeve kompjuterike të JCATS është një sfidë dhe vlerë e madhe për ne, veçanërisht për të ardhmen e ushtrisë shqiptare. Rritja e bashkëpunimit të mëtejshëm dhe organizimi i forumeve të tilla, do ta bëjë gjithnjë e më të dobishëm dhe më cilësor trajnimin simulativ në Forcat tona të Armatosura. Vlerësoj se Qendra e Simulimit ka kapacitetet e duhura, jo vetëm për trajnime brenda

Forcave tona të Armatosura, por edhe për trajnime të institucioneve të tjera qeveritare dhe joqeveritare të vendit tonë, dhe për më tepër kjo qendër ka mundësinë të zhvillojë edhe trajnime të nivelit rajonal dhe ndërkombëtar, duke shërbyer si një akses i rëndësishëm i yni për kontributet në NATO. Shpreh bindjen se fillimi i mbarë që ka nisur me ngritjen e Qendrës së Simulimit, si dhe bashkëpunimi i ngushtë me institucione të përdoruesve të JCATS janë faktorë besimi dhe optimizmi për arritje sa më të mira në të ardhmen”, përfundoi fjalën e tij shefi i Shtabit të Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi.

Konferenca e 7-të Ndërkombëtare e përdoruesve të sistemit JCATSOrganizimi dhe zhvillimi i Kon-

ferencës së 7-të në Shqipëri bëhet në një kohë kur FA të RSH-së janë për-dorues të sistemit JCATS, kanë fituar tashmë përvojën e duhur në përdorimin e tij dhe kanë kryer disa stërvitje e trajnime reale me njësitë e repartet e FA-së. Vlen për t’u theksuar fakti që puna për konceptimin dhe ngritjen e Qendrës së Simulimit ka filluar që në

vitin 2007. Vënia në funksionim e saj u mundësua nga investimi i ministrisë së Mbrojtjes për blerjen e pajisjeve dhe programit të simulimit JCATS (Joint Conflict and Tactical Simulation), si dhe nga mbështetja e Departamentit Amerikan të Shtetit me Asistencë permanente specialistësh, financimin e trajnimit të stafit të Qendrës së Simulimit për programin JCATS nga specialistë, Laboratorit Kombëtar të SHBA Laërence Livermore, i cili ka prodhuar programin, si dhe mbështetje të tjera financiare për të mundësuar funksionimin e kësaj qendre. Krijimi i saj mundëson përmbushjen e shumë de-tyrave në lidhje me arsimimin dhe tra-jnimin e personelit ushtarak në Forcat e Armatosura. Përparësitë e sistemeve simulative tashmë janë një realitet i njohur dhe i provuar nga shumë ushtri të vendeve të NATO-s. Simulimi mund të shfrytëzohet me sukses në të gjithë spektrin e operacioneve ushtarake, në të gjitha nivelet, duke filluar me trajnimin individual, trajnimin kolek-tiv dhe me trajnimin e komandave e shtabeve më të larta. Simulimi u jep ushtarakëve mënyra efektive trajnimi, jo vetëm me mundësi maksimale të

komleksitetit operacional, por edhe me siguri maksimale teknike dhe kosto minimale. Simulimi, jo vetëm mundë-son rritjen e aftësive para trajnimit në një mjedis real stërvitor, por edhe zhvillon procesin e rishikimit pas vep-rimit, duke trajtuar mësimet e nxjerra dhe duke përfituar realisht prej tyre. Qendra e Simulimit zhvillon trajnime simulative për njësitë e Forcave të Armatosura, në përputhje dhe në zba-tim të parimeve doktrinarë të Forcave tona të Armatosura dhe të NATO-s. Kjo qendër gjithashtu është një akses i rëndësishëm për trajnime simulative të institucioneve dhe organizatave të ndryshme qeveritare dhe joqeveritare të vendit tonë, si dhe një akses i Forcave tona të Armatosura për kontributet e tyre në NATO. Qendra e Simulimit është një nga institucionet më të përsosura të arsimimit profesional ushtarak, për trajnimin në mënyrë cilësore të person-elit të Forcave të Armatosura, me synim rritjen e mëtejshme të aftësive operacionale të tyre. Më pas konferenca vijon me refer-ime nga pjesëmarrësit sipas programit dhe konkluzionet e zhvillimit të saj bëhen më datë 10 Maj të vitit 2013.

Nënkolonel Dava Farruku

rimeve Njerëzore dhe Drejtorisë së Operacioneve dhe Stërvitjes. Në për-fundim të këtij takimi, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi bëri vërejtjet dhe rekomandimet e duhura, me qëllim

përmirësimin e mëtejshëm të punës, zbatimin e legjislacionit, si dhe në real-izimin e të gjitha aktiviteteve madhore të planifikuara dhe përmbushjen me korrektësi të misionit kushtetues nga Forcat e Armatosura.

Page 8: Nga SiNdikata e Pavarur e PuNoNjëSve Civilë të MBrojtjeS ... · Ballkanit Jugperëndimor dhe në një optikë më të gjerë, atë të Ballkanit dhe Mesdheut. Është themelore

ushtriaE prEmtE, 10 maj 20138

Ja niveli i bashkëpunimit që ka Akademia e FA me institucionet homologe të vendeve aleate; si po punohet për organizimin dhe zhvillimin e punës kërkimore e shkencore, për kualifikimin e stafit pedagogjik dhe

mbështetës si dhe së fundmi kush do të jetë objekti në të ardhmen...

intervista

mina hYsa

Akademia e Forcave të Armatosura (AFA) është Institucioni më i Lartë Ushtarak Arsimor i Forcave të Armatosura të Republikës së Shq-

ipërisë mbush 55 vjeç. Komandanti i AFA kolonel dr.Agim Sula në një interviste për gazetën “Ushtria” flet historikun, rolin dhe misionin e AFA, si është ndërtuar struktura e Akademisë; lloji i kurseve që zhvillohet në të, si janë ndërtuar dhe çfarë përfaqësojnë programet e këtyre kurseve në AFA; si po punohet për akreditimin e tyre. Në vijim të intervistës së tij z.Sula flet për nivelin e bashkëpunimit që ka Akademia me institucionet homologe të vendeve aleate; si po punohet në për or-ganizimin dhe zhvillimin e punës kërkimore e shkencore; si po punohet për kualifikimin e stafit pedagogjik dhe mbështetës si dhe së fundmi kush do të jetë objekti i punës suaj në të ardhmen. Ja si shprehet më tej Komandanti i AFA kolonel dr.Agim Sula

Çfarë përfaqëson Akademia e Forcave të Armatosura dhe cili është misioni i saj?

Akademia e Forcave të Armatosura (AFA) është Institucioni më i Lartë Ushtarak Arsimor i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Misioni i saj është arsimimi dhe kualifikimi i personelit ushtarak dhe civil në të tre ciklet e studimit të arsimit të lartë, në fushën e Sigurisë dhe Mbrojtjes për të gjitha nivelet e lidershipit të Forcave të Armatosura të Repub-likës së Shqipërisë si dhe institucioneve të tjera të sigurisë dhe të mbrojtjes në vend. E gjithë puna dhe veprimtaria mësimore e kërkimore e saj kryhet mbi bazën e Ligjit për Arsimin e Lartë, direktivave të ministrit së Mbrojtjes dhe shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA si dhe të politikave të arsimimit e trajnimit individual të personelit të Forcave të Armatosura. Akademia e Forcave të Armatosura është gjithashtu një nga institucionet arsimore të larta më të her-shme por edhe më të përparuara të vendit. Ajo kremton këto ditë 55 vjetorin e krijimit, pas një rrugë të gjatë e të lavdishme, me arritje të padiskutueshme, me të cilat kanë të drejtë të krenohen të gjithë brezat që punuan e shërbyen me devocion të veçantë si instruktorë e peda-gogë, të gjithë stafin akademik e mbështetës aktual dhe veçanërisht mua si pedagog dhe së fundi si komandant e rektor i saj.

Do të kishte interes për lexuesin një historik i shkurtër i Akademisë së Forcave të Armatosura?

Akademia e Forcave të Armatosura apo siç është quajtur në atë kohë Shkolla e Lartë Ushtarake, u krijua me Vendim të Qeverisë Nr. 136, më datë 10 maj të vitit 1958, në Tiranë dhe mbante numrin konvencional “Reparti Ushtarak Nr. 2002”. Është e rëndësishme të theksoj se, ky institucion u krijua vetëm një vit pas krijimit të Universitetit Shtetëror të Tiranës, si një nevojë e formimit të kuadrove ushtarakë në vend. Fillimisht auditorët e saj ishin në periferi të Tiranës, tek i ashtuquajturi “Rrapi i Treshit”, ndërsa në vitin 1966 ajo u vendos në këtë godinë ku ndodhet aktualisht. Godina, me një arkitekturë e stil të veçantë është ndër-tuar në vitet ’30-’40 të shekullit XX dhe është përshtatur për shkollë ushtarake në vitin 1954. Më pas, Këshilli i Ministrave me vendim Nr. 381, datë 28 tetor të vitit1961, vendosi që mbi bazën e Shkollës së Lartë Ushtarake të krijohet “Akademia Ushtarake e RPSH”, me program arsimimi ushtarak tre vjeçar. Që nga viti 1973, Akademisë ju dha e drejta për dhënien e gra-dave shkencore për kuadrot e ushtarakë e më pas (1975), Akademia Ushtarake cilësohet nga Këshilli i Ministrave si institucioni i vetëm për kualifikimin e kuadrove të Ushtrisë. Në vitet

’90, iu dha e drejta e propozimeve për tituj shkencorë, si “Profesor i Asociuar”, “Profe-sor” dhe “Drejtues i Kërkimeve Shkencore”, duke formuar profilin e jo vetëm një institucion i lartë arsimor ushtarak, por njëherazi edhe një qendër e rëndësishme studimore-shkencore e përpunimit të mendimit shkencor ushtarak. Nga viti 1974, në programet e Akademisë u përfshinë temat e nivelit të brigadës dhe të korpusit, që synonte të përmbushte një objektiv për të përgatitur oficerë të aftë, të nivelit taktiko-operativ. Programi ndërthurej me stërvitje komando-shtabi, dalje në terren, si dhe pjesëmarrje në stërvitje me trupa që organizoheshin në vitet 1970-1980 në Ushtrinë Shqiptare. Në vitet 1980, Akademia ndërmori ndryshime të reja cilësore në pikëpamje të organizimit dhe të përmbajtjes së programeve mësimore e studimore-shkencore. Kjo u pasqyrua ndjeshëm në procesin e mësimdhënies dhe në formimin profesional të akademistëve. Në Akademi u përfshinë dhe oficerë të FLD, të Aviacionit dhe nga Ministria e Punëve të Brendshme. Gjatë këtyre viteve, në Akademi u zhvilluan veprimtari mësimore-pedagogjike dhe studimore-shkencore që lidheshin me për-gatitjen e programeve të reja mësimore, meto-dika, rregullore luftimi, tekste mësimore, bazë materiale-didaktike dhe realizimin e një numër botimesh cilësorë, dokumentarë për historinë ushtarake dhe artin ushtarak të periudhave të ndryshme. Ndryshimet politike që ndodhën në Shqipëri në vitet ’90, u reflektuan dhe në FA, të cilat ju nënshtruan një reformimi të plotë. Në këtë proces u përfshi krahas shkollave të tjera ushtarake edhe Akademia e Mbrojtjes, si qendër formimi dhe kualifikimi të oficerëve për ecurinë në detyra dhe në grada më të larta, duke ju nënshtruar një procesi shndër-rues dhe përmirësimi në formë, përmbajtje dhe mision, për t’u përafruar me shkollat dhe strukturat ushtarake euroatlantike dhe të vendeve të NATO-s. Ky proces kompleks dhe i rëndësishëm u gërshetua dhe me shkol-limin e kualifikimin e oficerëve e të një numri oficerësh në shkolla dhe akademitë e vendeve të NATO-s dhe në SHBA. Më 1995-ën, në

Akademinë e Mbrojtjes, u çel për herë të parë Kolegji i Mbrojtjes. Në këtë kolegj u përgatitën dhe u kualifikuan ushtarakë të lartë e civilë, si deputetë, politikanë e gazetarë, me synim formimin e koncepteve bashkëkohore mbi sigurinë dhe mbrojtjen. Një vit më pas, më 1996-ën, në Akademinë e Mbrojtjes rinisën kurset e tjera institucionale për kualifikimin e personelit ushtarak e civil të Forcave të Armatosura, fillimisht me Kursin Themelor të Oficerit të Shtabit, duke vijuar në vitin 1998 me rihapjen e Kursit të Shtabit të Përgjithshëm në sistemin 2-vjeçar. Po në vitin 1998 Akademia e Mbrojtjes u pranua anëtare me të drejta të plota në Konsorciumin e Akademive të Mbrojtjes dhe të instituteve të studimit e sigurimit të vendeve anëtare të NATO-s dhe PfP. Në këtë institucion u hap më 2007, Kursi i Parë i Lartë për Sigurinë dhe Mbrojtjen (KLSM), me drejtues ushtarakë me grada të larta si dhe civilë në poste drejtuese nga Forcat e Armatosura e institucionet e tjera të sigurisë së vendit tonë, si dhe të vende të tjera të rajonit e më gjerë, ndërsa në vitin 2011 filloi cikli i dytë i studimeve “Master” si dhe vijoi cikli i tretë “Doktoraturë”, në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes. Ne sot kujtojmë me respekt dhe mirënjohje stafet akademike dhe trupat mbështetëse të këtij institucioni në vite, të cilët i kanë shërbyer me përkushtim dhe profesionalizëm sistemit arsimor ushtarak. Respekt të veçantë edhe për drejtuesit ushtarakë të këtij institucioni në vite si, gjeneralmajor Thoma Xhixho, gjeneralmajor Spiro Shalësi, gjeneralmajor Ernest Jakova, kolonel Koli Mborja, gjenerallejtënant Vaskë Gjino, kolonel Mendu Tetova, gjeneralmajor Vehbi Hoxha, prof. Spiro Adhami, gjeneralmajor prof. Dr. Kostaq Karoli, kolonel Halim Abazi, gjener-albrigade dr. Ali Koceku, gjeneralmajor prof. Dr. Ruzhdi Ramadani (Gjatoja), kolonel dr. Flamur Skraparlliu, kolonel Selim Shiroka, gjeneralmajor Dhori Spirollari, kundëradmiral dr. Kudret Çela, kolonel Nexhbedin Shehu, kolonel prof. dr. Kristaq Xharo dhe kolonel Perikli Koliqi. Gjatë historisë së saj 55 vjeçare, Akademia e ka ndryshuar disa herë emërtimin si: “Shkolla e Lartë Ushtarake” më 1958-ën,

”Akademia Ushtarake”me 1961, “Akademia Ushtarake Mehmet Shehu” me 1963, “Aka-demia e Shtabit të Përgjithshëm”, më 1992-in, Akademia e Mbrojtjes më 1994-ën, Akademia e Mbrojtjes “Spiro Moisiu” më 10.04.2004 dhe nga data 1 tetor i 2012-s mban emërtimin Akademia e Forcave të Armatosura. Pavarë-sisht ndryshimeve të emërtimeve që ka pasur në vite, Akademia asnjëherë nuk ka ndryshuar misionin e saj në funksion të arsimimit dhe kualifikimit të brezave të tërë ushtarakësh, për ti shërbyer në çdo kohë dhe situatë atdheut, në përshtatje me sfidat që shtron koha duke përgatitur ushtarakë, profesionalisht të aftë, në nivelet e akademive homologe perëndimore, duke u shndërruar në një qendër studimore shkencore të përpunimit dhe të mendimit ush-tarak bashkëkohor e doktrinor.

Si është ndërtuar struktura e Akademisë së Forcave të Armatosura?

Me mbështetjen e ministrit të Mbrojtjes dhe shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, Akademia e Forcave të Armatosura është strukturuar në përputhje si me kërkesat e Ligjit Nr. 9741, datë 21.5.2007 “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, dhe aktet e të tjera ligjore e nënligjore në fuqi nga Këshilli i Ministrave e Ministria e Arsimit dhe Shkencës, ashtu edhe me Strukturën Organiza-tive të FA të Republikës së Shqipërisë, si pjesë e sistemit ushtarak të Ministrisë së Mbrojtjes, dhe bën pjesë në strukturën e Komandës së Doktrinës e Stërvitjes. Me dekret Nr. 7458, datë 11.05.2012 të Presidentit të Republikës, “Struktura Organizative e FA të RSH”, akademia është riorganizuar si një institucion i vetëm arsimor i lartë ushtarak mbi bazën e dy ish akademive ushtarake, Akademisë Ushtarake “Skënderbej” dhe Akademisë së Mbrojtjes “Spiro Moisiu”. Tashmë Akademia e Forcave të Armatosura, funksionon si një strukturë e arsimimit dhe kualifikimit të person-elit ushtarak dhe civil me dy fakultete dhe një qendër studimi, më konkretisht ka në përbërje të saj Fakultetin i Arsimimit të Përgjithshëm, Fakultetin e Sigurisë dhe Mbrojtjes si dhe Qen-drën e Gjuhëve të Huaja. Fakulteti i Arsimimit të Përgjithshëm, i cili përbëhet nga dy departa-mente, departamenti i Përgatitjes Ushtarake dhe departamenti i Kurseve, përgatit dhe kualifikon kandidatët nga jeta civile për oficer në ciklin e parë të studimeve “Bachelor”, në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Fakulteti i Sigurisë dhe Mbrojtjes arsimon dhe kualifikon oficerë të shtabeve dhe drejtues ushtarakë e civilë të Forcave të Armatosura dhe institucioneve të tjera të sigurisë, si dhe realizon ciklin e dytë dhe të tretë të studimeve të avancuara në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, në përputhje me Ligjin e Arsimit të Lartë, ky fakultet realizon ciklin e dytë dhe të tretë të studimeve të thelluara pasuniversitare. Ky fakulteti përbëhet nga tre departamente, departamenti i Operacioneve, departamenti i Strategjisë , Historisë ushtar-ake, departamenti i Lidershipit dhe Shkencave Shoqërore. Ndërsa Qendra e Gjuhëve të Huaja, e cila përbëhet nga dy departamentet, përgatit ushtarakët e Forcave të Armatosura në për-puthje me standardet dhe stanaget e NATO-s në gjuhët: Anglisht, gjermanisht, italisht, turq-isht, greqisht si dhe gjuhën frënge. Drejtimi i Akademisë së Forcave të Armatosura u ndërtua duke siguruar si linjën institucionale të drejtimit nga Ministria e Mbrojtjes ashtu edhe linjën e drejtimit sipas kërkesave të Ligjit të Arsimit të Lartë e të sugjeruara nga MASH: Komandant/Rektor, zëvendëskomandant/zëvendësrektor, shef Fakulteti/Dekan, shef Administrate/Kancelar si dhe shef departamenti e grupi. Janë ngritur e funksionojnë Senati Akademik, Këshilli i Profesorëve dhe e një staf akademik i kualifikuar si brenda dhe jashtë vendit që mbajnë tituj e grada shkencore.

Çfarë kursesh zhvillohen në Akademinë

e Forcave të Armatosura?Në Akademinë e Forcave të Armatosura

zhvillohen mbi bazën e kurrikulave bashkë-kohore disa kurse institucionalë ose ndryshe kurset për gradë e karrierë ushtarake si: Kursi Themelor i Oficerit të Shtabit, Kursi i Ko-mandës dhe Shtabit të Përgjithshëm, Kursi i Lartë i Oficerit, Kursi i Lartë për Sigurinë dhe Mbrojtjen, kurse të ndryshme funksion-alë si dhe kurse studimesh të avancuara për “Master profesional”, “Master shkencor”, dhe “Doktoraturë” në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes. Kjo strukturë dhe larmi kursesh studimi, siguron arsimimin dhe kualifikimin e personelit ushtarak e civil të FA dhe institucio-neve të tjera të sigurisë në vend, kualifikimin e ushtarakëve të lartë të vendeve të rajonit përfshirë Kosovën, si dhe vijimësinë midis ciklit të dytë dhe të tretë të studimit në arsimin e lartë ushtarak në përputhje me ligjin e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë dhe Kartën e Bolonjës. Për vitin akademik 2012-2013, në Fakultetin e Sigurisë e Mbrojtjes kanë përfunduar studimet 17 pjesëmarrës në Kursin e Lartë të Sigurisë e Mbrojtjes, mes të cilëve ushtarakë nga Kroacia, Greqia, Gjeorgjia e Kosova, 52 oficerë Kursin Themelor të Oficerit të Shtabit si dhe vazhdojnë aktualisht studimet 69 oficerë në Kursin Themelor të Oficerit të Shtabit, 42 oficerë në Kursin e Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm, 22 oficerë në Kursin e Lartë të Oficerit, ndërmjet të cilëve kursantë nga Forcat e Sigurisë së Kosovës dhe Garda e Republikës. Në Fakultetin e Arsimit të Përgjithshëm vazhdojnë vitin e fundit të studimeve në degët e menaxhim në Fakultetin Ekonomik të Universitetit Shtetëror të Tiranës dhe inxhinierisë elektronike në Universitetin Politeknik të Tiranës 101 studentë. Ndërsa në Qendrën e Gjuhëve të Huaja kanë përfunduar kurset e para të studimit dhe po studiojnë aktualisht 125 kursantë në të gjitha gjuhët që ajo zhvillon. Gjithashtu vazhdojnë studimet part-time në fundjavë 108 kursantë në “Master profesional” dhe 35 në “Master shkencor”. Janë në procesin e doktoraturës 50 doktorantë për periudhën 2010-2013 dhe 25 doktorantë për periudhën 2012-2015. Do të ndalesha në mënyrë të veçantë me Kursin e Lartë për Sigurinë dhe Mbrojtjen (KLSM). I programuar me një kohëzgjatje prej tre muajsh, ai ka për mision ndërtimin e besimit dhe krijimin e një klime pozitive bashkëpunimi midis strukturave civilo-ushtarake të vendeve të rajonit e më gjerë, nëpërmjet programeve të integruara të arsimimit, promovimit të nismave të paqes e sigurisë si vlera themelorë në procesin e integrimit në strukturat Euro-Atlantike, në afrimin e eksperiencave të ndryshme kulturore dhe profesionale të liderëve të ardhshëm ush-tarakë e civilë në rajon. Që nga viti 2007, janë zhvilluar katër kurse të tilla me pjesëmarrje të ushtarakëve të lartë dhe civilëve ekujvalent nga Forcat tona të Armatosura dhe institucionet e tjera të sigurisë në vend si dhe të ushtarakëve nga Italia, Turqia, Greqia, Kroacia, Kosova, Bosnje-Hercegovina, Mali i Zi, Serbia, Maqe-donia dhe Gjeorgjia. Një nga arritjet më të mëdha është fakti se ky kurs është në procesin e akreditimit nga Komanda e Aleancës për Transformim në Norfolk SHBA dhe që prej muajit nëntor të vitit 2012, statusi i këtij kursi është “NATO LISTED”. Ky fakt na detyron të punojmë akoma më shumë për mbylljen e plotë të procesit të akreditimit të tij. Ne po përgatitemi seriozisht për hapjen e këtij kursi në shtator të vitit në vazhdim.

Si janë ndërtuar dhe çfarë përfaqësojnë programet e këtyre kurseve në AFA?

Programet e kurseve të studimit në Aka-deminë e Forcave të Armatosura janë ndërtuar duke ju përshtatur misionit të Akademisë, strategjisë ushtarake, politikave e direktivave të Ministrisë së Mbrojtjes, urdhrave e udhëzimeve

55 vjet AFA, Kolonel Dr.Agim Sula: Historiku, e tashmja dhe e ardhmja e Akademisë së FA

iNtErViStA/Flet Komandanti/ rektori i AFA: Struktura, lloji i kurseve, si janë ndërtuar dhe çfarë përfaqësojnë programet dhe si po punohet për akreditimin e tyre

Page 9: Nga SiNdikata e Pavarur e PuNoNjëSve Civilë të MBrojtjeS ... · Ballkanit Jugperëndimor dhe në një optikë më të gjerë, atë të Ballkanit dhe Mesdheut. Është themelore

ushtriaE prEmtE, 10 maj 2013 955- vjet afa

të Shtabit të Përgjithshëm të FA. Programet janë ndërtuar gjithashtu duke pasur parasysh mjedisin e ri të sigurisë si atij global, rajonal dhe atij të brendshëm. Në këtë kontekst është bërë edhe ndërtimi i programeve, zgjedhja e moduleve dhe lëndëve, raportet teori-praktikë që të sigurojë njëherazi një lidhje më të ngushtë me objektivat e FA për integrimin e plotë në NATO. Përmbajtja e programeve harmonizon aspekte të strategjisë së sigurisë e historisë ushtarake, lidershipit në të gjitha nivelet e komandim-kontrollit, shkencave shoqërore si dhe të studimeve të nivelit taktiko-operativ dhe operativo-strategjik. Në të njëjtën kohë, programet e kurseve tona janë hartuar në përputhje të plotë me kërkesat e Ligjit të Arsimit të Lartë e udhëzimeve të Ministrisë së Arsimit e Shkencës dhe mbulojnë të tre nivelet e arsimimit Bachelor, Master dhe Doktoraturë në fushën e sigurisë e mbrojtjes. Veprimtaria e të gjitha strukturave të Akademisë është përqendruar në përsosjen e cilësisë dhe stan-dardeve, të cilat sigurojnë realizimin e misionit, detyrave dhe përgjegjësive që ka Akademia. Në kurrikulat tona po pasqyrohet dhe të gjejnë vend më shumë e më mirë Koncepti Strategjik i NATO-s edhe koncepti “Smart Defence”, stanaget e NATO-s, mësimet e nxjerra duke u fokusuar në drejtimin e arsimimit dhe stërvitjes, rritjen e ushtrimeve praktike, në përdorimin me efektivitet sa më të lartë të teknologjisë e projekteve të përbashkëta. Për herë të parë, me ndihmën e kompanisë amerikane “CUBIC”, filloi stërvitja me kompjuter në Qendrën e Simulimit, çka do të përsosë më tej programet tona të përgatitjes në fushën operacionale dhe do të ulë ndjeshëm koston e përgatitjes Ka përfunduar projekti i programit të Ciklit i për arsimimin e studentëve që do të përzgjidhen nga universitetet civile për tu arsimuar më tej në Akademi dhe shërbyer në Forcat e Arma-tosura. Është ngritur një grup pune qendror dhe po punohet që tani për përmirësimin e currikulave për vitin e ardhshëm akademik në të gjitha kurset në përputhje me kërkesave të ligjit të Arsimit të Lartë, udhëzimeve të MASH dhe politikës e re të arsimimit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe standardeve të NATO-s. Këto programe janë akredituar, ose janë në proces akreditimi nga Institucioni përkatës në Mistrinë e Arsimit

Meqenë se e përmendët, si po punohet për akreditimin e këtyre programeve?

Përsa i përket procesit të akreditimit, Akademia e Forcave të Armatosura është në pararojë të institucioneve të arsimit të lartë publik në vend. Ne po bëjmë maksimumin e mundshëm për akreditimin e programeve tona në përputhje me ligjin e arsimit të lartë dhe sidomos me kërkesat më të spikatura që kërkon koha e sotme. Aktualisht Akademia i ka akredituar dy programet e saj “Master

shkencor” e “Master profesional” të ciklit të dytë të cilat i ka mbuluar tradicionalisht. Në këtë kuadër, programet mësimore të Kursit të Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm dhe Kursit të Lartë të Oficerit janë riorganizuar në nivel masteri për të dyja nivelet. Ka për-funduar procesi i vlerësimit të brendshëm dhe është në proces akreditimi edhe të programit të Ciklit të parë “Bachelor” dhe ciklit të tretë të “Doktoraturës”, dhe janë dërguar në kohë Drejtori i Agjencisë së Akreditimit Publik në pritje të vlerësimit të jashtëm nga kjo agjenci, duke përmbyllur kështu ciklin e plotë të akred-itimit të të gjitha programeve që zhvillohen në akademi. Vitin që vjen ne do të përfshihemi në një punë akoma më të rëndësishme siç është ajo e akreditimit të institucionit e cila fillon mbas akreditimit të plotë të të gjitha programeve. Ky është një hap tjetër cilësor i cili kërkon një punë më intensive dhe një mbështetje më të fuqishme nga të gjitha hallkat eprore. Punën e mirë të Akademisë së Forcave të Armatosura, si në konsolidimin e kurrikulës së programeve të ciklit të dytë e të tretë, cilësinë e mësimd-hënies dhe tërësisht respektimin e standardeve shtetërore të Arsimit të Lartë, për formimin e kulturës së cilësisë në procesin mësimor, e ka evidentuar dukshëm ditët e fundit në medien publike edhe Drejtori i Agjencisë Publike të Arsimit të Lartë Zoti Avni Mekshi, ku cilëson Akademinë si Institucioni i vetëm i Arsimit të Lartë Publik i Akredituar në vend. Si në procesin e hartimin ashtu dhe akreditimit të programeve, krahas kërkesave tona për stan-dardet e cilësisë, ne kemi pasur gjithmonë në konsideratë kërkesat që shtrojnë vendet partnere të NATO-s, pasi siç dihet trupat tona sot kontribuojnë krahë Aleancës në operacione jashtë vendit dhe padyshim që kërkesat e tyre përbëjnë vazhdimisht një nga pikësynimet tona, për sot e për të ardhmen. Mjafton të përmen-dim këtu pjesëmarrjen tonë në Konsorciumin e akademive dhe universiteteve të vendeve të NATO-s me të drejta të plota, për një periudhë kohore relativisht të gjatë, ku ne mundohemi që ti përshtatim kurikulat tona në përputhje me standardet e institucioneve homologe të vendeve aleate.

Si po punohet në Akademinë e Forcave të Armatosura për organizimin dhe zhvil-limin e punës kërkimore e shkencore?

Siç dhe e përmenda më lart, Akademia është njëherësh dhe një institucion studimor-shkencor, punë e cila ka filluar që nga viti 1973, ku në urdhrin përkatës të ministrit të mbrojtjes të asaj kohe, i jepet detyrë akademisë të organizojë edhe punën shkencore ushtarake dhe të krijohet në akademi një bërthamë shken-core. Kështu në këtë periudhë u krijua sektori i studimeve shkencore ushtarake. Një pjesë e këtyre studimeve janë botuar dhe publikuar në vend. Shumë punonjës shkencor e pedagogë u

përfshinë në kualifikimin shkencor pasuniver-sitar me mbrojtje të disertacioneve duke fituar grada shkencore. Sektori i studimeve shkencore ushtarake u mbyll në vitin 1986 dhe puna stu-dimore shkencore u atashua pranë katedrave duke i emëruar pedagogët e katedrave edhe punonjës shkencorë. Në vitet 1990 iu dha e drejta e propozimeve për tituj shkencorë, si “Profesor i Asociuar”, “Profesor” dhe “Drejtues i Kërkimeve Shkencore”. Kështu Akademia u bë një qendër studimore-shkencore e përpunimit të mendimit shkencor ushtarak. Nga viti 1984 e deri sot, në Akademinë e Mbrojtjes janë mbrojtur mbi 130 doktoratura nga kuadro të fushave të ndryshme, shumica e të cilëve pedagogë e punonjës shkencorë të saj, midis tyre dhe “Profesorë të Asociuar” e “Profesorë”. Në vite, Akademia ka hedhur hapa cilësorë, duke u shndërruar në një qendër mësimdhënëse cilësore, por njëherësh edhe studimore e shkencore të përpunimit dhe të mendimit ushtarak bashkëkohor e doktrinor në fushën e sigurisë e të mbrojtjes. Sot, Akademia e Forcave të Armatosura realizon e vetme në vend kualifikimin shkencor në fushat e përmendura më lart sipas ligjit të arsimimit të lartë në Republikën e Shqipërisë, duke siguruar të drejtën të organizojë studime të thelluara të nivelit master, organizimin e doktoraturës dhe klasifikimin e punonjësve pedagogjikë e shkencorë. Për realizimin e këtij angazhimi, Akademia bashkërendon punën e saj me institucionet e larta arsimore civile në vend, strukturat e Shtabit të Përgjithshëm të FA, Komandën e Doktrinës e Stërvitjes e qendrat e saj, komandat e Forcave etj. Qëllimi është që kërkimi shkencor të trajtojë problemet madhore që përballojnë sot Forcat e Armatosura dhe institucionet e tjera të sigurisë në kuadrin e integrimit të plotë në NATO.

Si po punohet në Akademi për kualifi-kimin e stafit pedagogjik dhe mbështetës?

Me qëllim që të sigurohet arritja e mis-ionit, qëllimit dhe objektivave të programeve studimore, në akademi janë tërhequr pedagogë të aftë ushtarakë e civilë me tituj e grada shkencore në fushat e sigurisë e mbrojtjes, si dhe me kualifikime të tjera funksionale brenda dhe jashtë vendit. Një vend të rëndësishëm zë edhe personeli pedagogjik me përvojë direkte nga operacionet që zhvillojnë jashtë vendit kontingjente të Forcave tona të Armatosura. Stafi akademik ka një përvojë të mirë mësimore e shkencore dhe shumica e tyre janë specialist me përvojë të gjatë mësimdhënëse e profe-sionale. Kohët e fundit me mbështetjen direkte të Ministrit të Mbrojtjes Z. Arben Imami, Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA Gjen-eralmajor Xhemal Gjunkshi dhe komandantit të KDS, Gjeneralbrigade Bardhyl Hoxha, ne po punojmë për hartimin e përshkrimit të detyrave në përputhje me standardet e NATO-s si dhe

përcaktimin e kritereve të larta për rekrutimin e trupës pedagogjike në përputhje me këto detyra. Shtoj se trupës studentore dhe stafit pedagogjik i vjen në ndihmë një infrastrukture moderne, që do ta kishin zili të gjitha Univer-sitetet në Tiranë e pse jo edhe në rajon. Ne kemi mjedise mësimore të pajisur me të gjithë bazën materiale bashkëkohore, laboratorë e auditoriume moderne, një bibliotekë të pasur si dhe mjedise kulturore e sportive bashkëkohore. Një vëmendje më e madhe do t’i kushtohet librarisë dixhitale dhe blerjes së librave për bibliotekën e AFA, si dhe pasurimit të faqes zyrtare elektronike të AFA. Të gjitha këto përbëjnë një investim serioz për të sotmen e të ardhmen e kësaj akademisë.

Çfarë nivel bashkëpunimi ka Akademia me institucionet homologe të vendeve aleate?

Duke qenë pjesë vitale e ndryshimeve dhe transformimeve të FA, Akademia po punon që të arrijë standardet e formatit perëndimor të një institucioni të arsimit të lartë. Për të realizuar këtë qëllim, ajo bashkëpunon me institucionet arsimore brenda vendit, si me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Universitetin e Tiranës, Universitetin Politeknik, Universitetin e Dur-rësit, Universitetin e Vlorës, Universitetin Ndërkombëtar të Strugës, Universitetin Evropian të Tiranës, Universitetin “Il-lyria”, Qendrën “Franklin”, por edhe me institucionet homologe jashtë vendit, ku mund të përmend një nga institucionet më prestigjioze në fushën e sigurisë në botë Qendrën “Marshall”, në Gjermani, Qendrën e Studimeve të Larta të Mbrojtjes (CASD) në Romë, si dhe me akademitë e kolegjet e vendeve anëtare të NATO-s si ato të SHBA, Gjermanisë, Turqisë, Italisë, Holandës, Anglisë, Austrisë, Greqisë, ku dhe aktualisht kemi një numër të konsiderueshëm studentësh ushtarakë që po arsimohen e kualifikohen në institucionet ushtarake të këtyre vendeve, si dhe me institucionet e ngjashme të vendeve rajonale si të Kosovës, Maqedonisë e Malit të Zi, etj. Dua të ndalem në mënyrë të veçantë në bashkëpunimin e nisur me Gardën Kombëtare të Neë Jersey-it në SHBA, me të cilën jemi në përfundim të diskutimit të një marrëveshje 5 vjeçare për arsimimin e oficerëve të rinj. Thelbi i kësaj marrëveshje, e cila është iniciuar nga Ministri i Mbrojtjes, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA dhe komandanti i KDS, ka të bëjë me arsimimin e studentëve të rinj për një periudhë tre mujore në SHBA, ku studentët tanë do të arsimohen drejtpërsëdrejti atje, gjë e cila do t’i ndihmojë ata të njohin më nga afër përvojën e një ushtrie gjigante, siç është ajo e SHBA-së. Nga ana e jonë është punuar që të realizonim integrimin e kësaj periudhe tre mujore, brenda kurrikulës së programit të

arsimimit të oficerit dhe njëkohësisht ta përf-shinim atë si pjesë e akreditimit të programit të Ciklit të parë. Në këto vite në Akademinë e Mbrojtjes kanë lektuar si pjesë e procesit mësimor profesorë e ushtarakë të lartë nga vendi ynë e nga vende të ndryshme si: SHBA, Gjermani, Angli, Itali, Greqi, Turqi, Maqedoni, Rumani, Bullgari, etj. Mbi 30 profesorë të huaj, si dhe përfaqësuesit më të lartë diplomatikë të vendeve të NATO-s janë angazhuar dhe kanë shprehur dëshirën për të qenë pjesë e lektimeve në programet master dhe doktoraturë. Kështu Qendra “Marshall” dhe Instituti i Studimeve Strategjike do të jenë bashkë-moderatorë për këto programe. Ne kemi iniciuar lektimin si “gest spiker” në auditoret tona të personaliteteve shtetërore, pedagogjike e shkencore. Në auditoret e AFA kanë qenë të ftuar dhe kanë lektuar si “Lek-tor Nderi”, personalitete të lartë si Ministri i Mbrojtjes, Zoti Arben Imami, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, Gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, zëvendësministrat e Mbrojtjes, zëvendësshefat e Shtabit të Përgjithshëm, komandantë Forcash, Ambasadori i BE në Tiranë, Z. Ettore Sequi, Ambasadore e Francës, Zonja Christine Moro, Ambasador i Kroacisë zoti Aleksander Stipetic, Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Zoti Agim Çeku, drejtori i agjencisë së Akreditimit publik Z. Avni Meshi, ish Presidenti i Repub-likës Prof. Dr. Rexhep Mejdani, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashme Z. Gazmend Turdiu, etj. Ne po punojmë që këtë përvojë të fituar ta çojmë më tej pasi ajo kontribuon në rritjen e cilësisë dhe të prestigjit të akademisë

Kush do të jetë objekti i punës suaj në të ardhmen?

Objekti i punës së AFA-së për të ardh-men do të jetë ai i rritjes së cilësisë së të gjitha treguesve dhe standardeve që kanë të bëjnë me kurrikulat e programeve arsimore për ti shërbyer Forcave të Armatosura dhe institucio-neve të tjera të sigurisë në vend në përgatitjen e kuadrove që do të përballojnë standardet e integrimit të plotë në NATO e BE. Pasurimi i programeve të arsimit do të jetë përjetësisht detyra më parësore e AFA-së, pasi pa një pro-gram dinjitoz të bazuar, krahas përvojës sonë edhe në atë të partnerëve tanë, as që mund të bëhet fjalë për cilësi arsimimi. Me stafin aktual që ka sot AFA-ja, si dhe mbështetjen e plotë dhe e të gjithanshme të Ministrit të Mbrojtjes, Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, Komandantit të KDS, ne jemi të bindur që Akademia e Forcave të armatosura do të vazhdojë të qën-drojë në pararojë, të të gjitha institucioneve të arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë, për të vazhduar me sukses misionin e saj, si institucionit ku përgatitet elita e Forcave tona të Armatosura. Faleminderit

Është zhvilluar paraditen e djeshme në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes një konferencë shken-core me rastin e 55-vjetorit të krijimit të Akademisë së Forcave të Armato-sura. Në këtë aktivitet të rëndësishëm të fushës akademike merrnin pjesë shefi i Shtabit të Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, gjeneralma-jor Xhemal Gjunkshi, zëvendësmin-istrja e Mbrojtjes, znj. Arta Musaraj, drejtorë të drejtorive në MM dhe SHPFA, drejtues dhe pedagogë të Akademisë së Forcave të Armatosura, kursantë të Kursit të Lartë të Oficerit dhe Kursit të Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm, etj. Konferencën shkencore e ka përshëndetur shefi i Shtabit të Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, i cili shprehu kënaqësinë e pjesëmarrjes në këtë eveniment të rëndësishëm. “Sot, AFA paraqitet

jo vetëm si një nga institucionet më të hershme të arsimimit të lartë në vendin tonë, por edhe tashmë si një institucion simbol me një mision të veçantë, në mesazhin që ajo përcjell. Periudha 55-vjeçare mund të kon-

siderohet me të vërtetë periudhë e nderuar për vlerat që ka transmetuar dhe për angazhimet që mbart. Për këtë duhet të jemi krenar të gjithë që me kontributin tuaj të veçantë e pikturuat edhe këtë periudhë si të tillë. Në këtë

rast, përshëndes të gjithë stafin që ka punuar dhe punon në këtë institucion. Ata janë pjesë dhe aktorë të të gjithë kësaj rruge historike”, - është shpre-hur në fjalën e tij, gjeneral Gjunkshi. Gjeneral Gjunkshi ka theksuar faktin se programet që zhvillohen në AFA janë në harmoni të plotë me ligjin e Arsimit të Lartë, ekuivalente me pro-gramet që zhvillohen për këtë nivel në institucionet e tjera pasuniversitare të vendit tonë, të krahasueshme me institucionet respektive të vendeve të NATO. “Forcat tona të Armatosura, ndodhen përballë sfidash mjaft të thella në nivel kombëtar dhe rajonal. Sot FA janë të angazhuara pothuaj në të gjitha operacionet e Aleancës, si dhe në strukturat politike, ushtarake e operacionale. Ky angazhim, si asn-jëherë më parë mbart jo vetëm peshën e përgjegjësisë por edhe vlerën e eksperiencës. Akademia e Forcave të

Armatosura përpiqet të jetë në nivelin e këtyre angazhimeve. Koncepti i Ri Strategjik i NATO, sjell një reformë të thellë në të gjithë Aleancën, ku ne padyshim jemi pjesë aktive. Institu-cioni jonë përcjell informacionin e analizat e nevojshme për këto zhvil-lime, të cilat edhe në të ardhmen duhet të jenë pjesë e programeve, studimeve, kërkimeve në nivel të FA, por edhe në nivel kombëtar”, - ka vlerësuar ndër të tjera, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, gjeneralma-jor Xhemal Gjunkshi. Konferenca shkencore me rastin e 55-vjetorit të krijimit të Akademisë së Forcave të Armatosura ka vijuar më tej, me kumtesa dhe referate nga drejtues dhe pedagogë të stafit pedagogjik, të cilët kanë njohur të pranishmit me arritjet e deritanishme të këtij institucioni të rëndësishëm, por edhe kanë shpalosur vizionin për të ardhmen.

Gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, në konferencën shkencore të 55-vjetorit të krijimit të AFA

Është zhvilluar paraditen e djeshme në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes një konferencë shkencore me rastin e 55-vjetorit të krijimit të Akademisë së Forcave të Armatosura

Page 10: Nga SiNdikata e Pavarur e PuNoNjëSve Civilë të MBrojtjeS ... · Ballkanit Jugperëndimor dhe në një optikë më të gjerë, atë të Ballkanit dhe Mesdheut. Është themelore

ushtriaE prEmtE, 10 maj 201310 stërvitja

Në përmbushje të misionit të saj, Shkolla e Trupës ka hapur sërish dyert për një tjetër kontingjent ushtarakësh të

FA. 29 prilli i vitit 2013 shënoi fillimin e kursit Individual të Avancuar për ushtarët profesionistë. Në ambientet e kompanisë SIA janë akomoduar dhe do të stërviten për 10 javë, 185 ushtarë profesionist. Ata kanë gjetur në Shkollën e Trupës, Bunavi, jo vetëm mjedise shumë të mira për akomodim, por mbi të gjitha kushte të shkëlqyera për tu stërvitur e arsimuar, por edhe instruktorë, komandantë e pedagogë, që për ta janë jo vetëm trajnues të devotshëm, por edhe komandant të mirë. Këtë herë ata kanë ardhur jo me ankthin dhe ndrojtjen e së panjohurës, por me më shumë impenjim e kërkesa tek vetja, me guximin për të përballuar çdo sfidë. Ata janë të vetëdijshëm që stërvitjet në poligone e rajonet taktike, e do t’iu vlejë jo vetëm në përmbushjen e misionit të repartit të tyre, por edhe në misionet që ata do të kryejnë jashtë vendit. Qëllimi i programit të Kursit të Stërvitjes Individuale të Avancuar është: Sigurimi i vijueshmërisë së programit të Kursit të SIB, ruajtja, konsolidimi dhe rritja e mëtejshme e nivelit të përgatitjes së ushtarëve, marrja e njohurive të reja dhe krijimi i shprehive të qëndrueshme praktike për t’ju përgjigjur postit luftarak dhe harmonizimit të veprimeve luftarake brenda grupit e skuadrës. Përmes pro-gramit të Kursit të SIA-s, ushtarët mar-

Më 29-30 prill, në ko-mandën e FD u zhvil-lua një seminar për pla-nëzimin, realizimin dhe

efektet e një operacioni detar. Drejtues të seminarit ishin kapitenët e Rangut të 2-të, Sebastian Hamann dhe Daniel Badircu, specialistë të operacioneve de-tare në Komandën Detare të NATO-s në Northwood, Britani e Madhe. Sqarojmë lexuesit se ish komanda detare e NATO-s në Napoli,(HQMAR Napless), tashmë është vendosur në Northwood. Fillimisht ushtarakët e lartë të NATO-s, u pritën nga komandanti i Forcës De-tare, gjeneralbrigade Qemal Shkurti, i cili i uroi mirëseardhjen ushtarakëve miq. Më pas z.Shkurti i informoi ata për reformat që janë realizuar në FD dhe disa nga planet kryesore të bash-këpunimit me strukturat e NATO-s, ku vend kryesor do ketë bashkëpunimi me HQ Northwood. Në këtë kuadër semi-nari i zhvilluar është hapi i parë i këtij bashkëpunimi. Më pas, dy kapitenët e informuan gjeneralin për riorganiz-imin e Komandës Detare të NATO-s dhe prezantuan shkurtimisht çështjet e seminarit. Në seminar morën pjesë kuadro oficerë të shtabit e Komandës së Flotiljes Detare që kanë të bëjnë direkt me organizimin dhe drejtimin e operacioneve detare në Forcë. Ndër-kohë ushtarakët e NATO-s, kanë qenë dhe herë tjetër në vendin tonë, p.sh. kapiten Hamann në mars të vitit 2008

Vijon procesi i arsimim – stërvitjes në shkollën e trupës

Seminar me ekspertë të Komandës Detare të NATO-s në Northwood, (Britani e Madhe) për operacionet detare

rin njohuri të mjaftueshme për njohjen e ligjshmërisë, rregulloreve bazë; mësojnë mjeshtërinë e përdorimit të armëve aftë-sohen për zhvillimin e qitjeve individuale, përgatiten për të mbajtur ngarkesë të lartë fizike e psikologjike, si dhe arrihet harmonizimi i veprimeve luftarake në përbërje të grupit të luftimit e skuadrës në operacione luftarake e jo luftarake. Dhe këtë qellim që ata ia kanë vënë vetes do ta arrijnë nëpërmjet procesit të instruktimit 10-javor, program,i cili është ndarë në tre periudha: Periudha “jeshile”, periudha “blu” dhe ajo e “kuqe”, ku çdo njëra prej tyre ka dhe synimet e objektivat e veta.

ka qenë pjesë e grupit SNMG2 në por-tin e Durrësit, ndërsa kapiten Badircu ka qenë në Shqipëri me anijen shkollë “Mirçea”, e cila vizitoi vendin tonë në vitin 2011. Gjatë seminarit, nga kapiten Hamann, u trajtuan çështje të planëzimit të operacioneve detare në nivel strat-egjik, operativ e taktik. Paraprakisht, ai i njohu pjesëmarrësit me organizimin e ri të Komandës Detare të NATO-s në Northwood. Kapiteni vjen në këtë detyrë mbas një eksperience disa vjeçare në anijet e Flotës Detare Gjermane, më pas në Napoli dhe aktualisht në Northwood. Ndërkohë z.Hamann është diplomuar dhe për histori, kështu që e bëri më të larmishëm shpjegimin e çështjeve të seminarit, duke e ilustruar me shembuj nga operacionet detare në vite. Në vijim ai i shpjegoi auditorit kategoritë e një

Për këta ushtarë profesionistë, Bunavia mbetet shkolla e parë e së ardhmes, ndërsa për oficerët e kursit Bazë dhe kursit të Avancuar, “Një themel i fortë“ për rrugën e bukur të karrierës ushtarake. Infrastruk-tura moderne e Shkollës së Trupës, mbështet në realizimin e programit të arsimimit-stërvitjes të ushtarakëve dhe gjithashtu ju ofron kushte optimale për edukim dhe mësim modern, kushte nor-male për jetesë, argëtim si dhe kushte për zhvillim intensiv fizik. Ndërkohë 69 togerët e Kursit të Avancuar të Oficerit, mbyllën me sukses programin në fazën e përgjithshme 4 javore. Programi që ata

plani operacional në det, procedurat dhe qëllimin kryesor të tij, fazat, dokumentet përkatëse dhe mbështetjen e operacionit, mjetet në dispozicion, linjat kryesore operacionale, anekset, historinë e zhvillimit të operacioneve detare në vite, vlerësimin e efikasitetit të tyre, efektet e çdo operacioni, etj. Temat dhe çështjet e trajtuara u pasuruan më tej me leksionin për operacionin “Active Endeavor”, të zhvilluar nga NATO në Detin Mesdhe. Thek-sojmë se Forca jonë Detare ka qenë pjesëmarrëse në këtë operacion me personel oficer në bordin e anijeve të NATO-s. Kapi ten Badircus i , pjesëmarrës i këtij operacioni për disa vite, krahas leksionit solli dhe përvojat personale në këto zhvillime. Në fakt kapiteni vjen në këtë detyrë

zhvilluan, mbylli fazën e përgjithshme në datë 03.05.2013 ku oficerët e të gjithë specialiteteve morën njohuritë themelore mbi konceptet bazë të udhëheqjes ush-tarake të lidershipit taktik, thellimin e njohurive në fushën e artit taktik dhe menaxhimin e stërvitjes. Kjo fazë realizoi më së miri objektivat kryesore të saj si: Rifreskimin dhe përforcimin e dijeve në specialitetin përkatës, të marra në Kursin Bazë të Oficerit, përgatitjen e tyre si lider i ardhshëm në drejtimin e kompanisë së FA, dhënien e njohurive të reja tekniko- profesionale, organiza-tive e metodike në rol të komandantit të

mbas një eksperience të gjatë pune në det, duke kaluar të gjitha detyrat e marinarit dhe oficerit në anije, më pas detyra të ndryshme në strukturat e Komponentit Detar të NATO-s në Na-poli. Operacioni “Active Endeavour” (OAE), e ka zanafillën mbas ngjarjeve të 11 Shtatorit të vitit 2001, ku vende anëtare të NATO-s ose PfP u bashkuan dhe ndërtuan një strategji të tyre për të ruajtur ujërat e Mesdheut nga terror-istët dhe pirateria. U ngrit një “Tasks forcë” me mjete detare të vendeve anëtare, u kërkua përdorimi i AIS nga çdo anije që lundron në Mesdhe, u krijua networku përkatës, etj. Kështu nga viti në vit është përmirësuar struktura, mjetet dhe planet opera-cionale të AE. Misioni i OAE, është sigurimi i detit Mesdhe dhe mbrojtja

togës dhe kompanisë, si dhe përmirësoi ndjeshëm kondicionin e tyre fizik. Ky kurs vijon me fazën e arsimimit special, në seksionet Vaqarr, Pesë – Helmës, Zall-Herr, Bunavi dhe Pasha-liman, që është dhe faza kryesore e programit. Në këtë fazë oficerët do të kenë mundësinë të marrin njohuri të plota për drejtimin e togës dhe kompanisë në specialitetin përkatës dhe njohuri për batalionin. Fazë synon të thellojë më tej, njohuritë e tyre mbi artin taktik dhe mbi vendin dhe rolin e kompanisë në përbërje të batalionit në operacionet e ndryshme luftarake, paqerua-jtëse e humanitare. Gjithashtu nëpërmjet një stërvitjeje komplekse, do të synohet që përgatitja e përgjithshme psiko–fizike, ti aftësojë ata për të përballuar situata me ngarkesë të lartë dhe kompaktësimin e veprimeve të togës dhe kompanisë në për-bërje të batalionit. Arsimimi dhe Stërvitja për këtë kontingjent oficerësh, të aftë e me një përvojë ushtarake, tregoi më së miri se, stafi Shkollës së Trupës, Departamentet, ko-mandantët e kompanive mbështetëse dhe të SIA, dhe të seksioneve respektive të SHT-s, me përkushtimin dhe punëN e tyre arritën në përmbushjen më sukses misionin e repartit të tyre, që është një sfidë e madhe dhe e vazhdueshme për Shkollën e Trupës. Dhe ky është një fillim i mbarë dhe një hap i sigurt, për vijimin e kon-solidimit e procesit të arsimim-stërvitjes në të ardhmen.

Togere Rozalinda Sulovari, Specialiste e BCU

e anijeve nga terroristët e shkeljet detare. Për realizimin e këtij misioni nga anijet e NATO-s janë zhvilluar operacione të veçanta bordimi dhe janë bllokuar dhe mjete detare. Në ditën e dytë të seminarit, kapiten Hamann, shpjegoi aktorët dhe faktorët e një krize, analizën e misionit, kuptimin e tij, faktorët kryesorë (forca, rajoni, risku), situatën, qendrat e gravitetit të operacionit, etj. për të siguruar lun-drimin dhe trafikun detar të çdo lloji. Mënyra e organizimit të seminarit, diskutimet, pyetjet e shumta, baza e pasur didaktike bënë të mundur që çështjet e trajtuara të përvetësohen më së miri. P.sh. pas çdo leksioni bëhej ndarja në tre grupe. Në këtë mënyrë oficerët tanë shkëmbenin mendime e referonin për çështjen e trajtuar, ku vend të veçantë zinte analiza e efek-teve ose impaktit mbas çdo operacioni apo misioni të zhvilluar në det. Në fund dilej në konkluzionet përkatëse. “Ky seminar për nga niveli dhe cilësia ishte një eksperiencë shumë e mirë, veçanërisht për oficerët e planifikimit dhe zhvillimit të operacioneve detare në FD”, shprehet kapiten Blerim Hoxha. Ndërsa kapiten Hamann dhe Badircu falënderuan për mikpritjen dhe vlerë-suan nivelin e oficerëve, të cilët tashmë janë të aftë për të planëzuar dhe zhvil-luar operacione të ndryshme në det, së bashku me partnerët e NATO-s.

Shefqet Kërcelli

Qëllimi i programit të Kursit të Stërvitjes Individuale të Avancuar është: Sigurimi i vijueshmërisë së programit të Kursit të SIB, ruajtja, konsolidimi dhe rritja e mëtejshme e nivelit të përgatitjes së ushtarëve, marrja e njohurive të reja dhe krijimi i shprehive të qëndrueshme

praktike për t’ju përgjigjur postit luftarak dhe harmonizimit të veprimeve luftarake brenda grupit e skuadrës.

Page 11: Nga SiNdikata e Pavarur e PuNoNjëSve Civilë të MBrojtjeS ... · Ballkanit Jugperëndimor dhe në një optikë më të gjerë, atë të Ballkanit dhe Mesdheut. Është themelore

ushtriaE prEmtE, 10 maj 2013 11 reportazh

100 ditët angleze të 12 pilotëve shqiptarëDymbëdhjetë nga “shqipet” e

ajrit, siç quhen pilotët e helikave, kanë nga një certifikatë të standardit JAR FCL2. Kjo është një arritje e madhe për vetë nivelin e përgatitjes së pilotëve shqiptarë. Nënkolonel Altin Lama, me detyrë shef i shtabit të Bazës Ajrore të Helikopterëve, në Farkë është njeriu i parë që ka “ek-sploruar” tokën angleze për të sigu-ruar këtë certifikatë. Ai rrëfen për gazetën “Ushtria”, tërë këtë lloj “marshimi” nga Farka deri në shkollën e helikopterëve të Mbrojtjes së Britanisë së Bashkuar. 100 ditët e nënkolonel Altin Lamës dhe të 11 pilotëve të tjerë në “Raf Vally”, janë dhe ditët më të veçanta dhe më spe-ciale të karrierës së tyre. Deri para katër vitesh, as mund të mendohej fare që një pilot shqiptar të merrte këtë lloj certifikate. Por, pas anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, shumë gjëra kanë ndryshuar dhe të gjitha ëndrrat janë të mundshme. Nënkoloneli, e fillon rrëfimin e tij me tekstin zyrtar: “Në kuadër të integrimit të plotë në NATO, në zbatim të planit të zhvillimit e mod-ernizimit dhe në bazë të vendimit të Bordit Modernizimit Nr.6853/10, dt.17.12.2009, “Për furnizimin me pesë helikopter AS532 AL COU-GAR, Forca Ajrore po pajiset me teknikë fluturuese shumërolëshe. Aktualisht është pajisur me dy helikoptere AS 532 AL “COU-GAR”, proces i cili do të vijojë edhe me 3 helikopterë të tjerë “COUGAR-sqaron, ky pilot që me trup duket sikur zoti e ka sajuar enkas për sendiljen e pilotimit të “Cugar”. Më tej ai rrëfen për mbresat e udhëtimit të parë drejt tokës së bekuar angleze. Shkolla e trajnimit të pilotëve të avionëve luftarakë dhe të Forcës SAR, flu-turimeve të kërkimi-shpëtimit në shqip, ishin të paprovuara në jetë. Një institucion i kuruar deri në detaje dhe i ndërtuar që të mësojë për të mos harruar kurrë, thotë nënkoloneli. Kanë diçka speciale këto 100 ditë angleze, të 12 pi-lotëve shqiptarë. Ato i kanë ndry-shuar katërçipërisht, si profesion-alisht por dhe si mentalitet. Kanë prekur një realitet tjetër, por kanë qenë për 100 ditë dhe aktorë e personazhe të këtij realiteti. Ata janë zgjuar si anglezë, kanë ngrënë si pilotë angleze, kanë provuar mësimdhënie dhe mësim-marrje angleze, por dhe janë ndjerë ”an-glezë”, në vlerësimin e dëshirës së tyre për të mësuar shumë e shumë gjëra në harkun e 100 ditëve. Këta 12 pilotë dhe nënoficerë operatorë, e kanë ndjerë vetën shumë të vlerë-suar dhe janë mundur të japin më të mirën. Nënkoloneli më tej sqaron se: “Paj is ja me këtë teknologji dhe bazuar në detyrimet që dalin CT (Capability Targets), shtroi kërkesën e përgatitjes së ekuipazheve fluturuese, me qëllim shfrytëzimin maksimal të kapacitetit të helikopterit gjatë përdorimit op-eracional në mbështetjen e trupave, të përdorimit në kushtet e emergjen-cave civile, operacionet e kërkim-shpëtimit (SAR) si dhe aftësimin për

të marre pjesë në misionet e përbash-këta me NATO-n. Për të bërë të mundur përgatitjen e personelit flu-turues dhe operatorëve të bordit, sipas kërkesave të NATO-s, në zba-t im t ë k on t r a t ë s N r . 7297 , dt.20.07.2012, ka nisur dhe është në proces përgatitja e këtij personeli në Angli (UK)”. Por, ne kërkojmë që ta nxjerrim gjithmonë nga korniza zyrtare, për të kuptuar dhe ndry-shimin në mentalitet që ndodh tek pilotët shqiptarë, kur ata e shkri-jnë përgatitjen e tyre me pilotët më perëndimorë të NATO-s. Nuk është e thjeshtë që të kapësh stan-darde. Nuk është gjë e thjeshtë që t ë bëhesh p ro fe s ion i s t . Por vështirë se ka pilot profesionit, nëse nuk ka kaluar nga shkollat perëndimore të pilotimit ameri-kan, anglez, francez, gjerman apo italian. Dhe ky realitet, për pi-lotët shqiptarë është vërtet re-alitet. Ata nga tërë këto shkolla kanë përfituar trajnime dhe për-voja të reja. Për përzgjedhjen e personelit pilot dhe operator që do të shërbejë në helikopterët COUGAR. U testuan në fluturim të gjithë pilotët dhe kandidatët për operatore SAR, nga testuesit An-glez. U realizua kontroll i imtë-sishëm mjekësor për të gjithë kandidatët, nga komisioni mjeko-ligjor i spitalit ushtarak, për efektivat fluturuese. U realizuan teste për nivelin e gjuhës angleze për gjithë kandidatet pilot dhe operator. Nënkoloneli, tregon se: “Ne fund të këtij procesi u klas-ifikuan 12 pilotët, me rezultatet më të mira dhe 4 operatore për operacionet SAR”. Për herë të parë ai vlerëson përgatitjen an-gleze të katër operatorëve të he-likopterit, të cilët qëndrojnë në kabinën e pilotimit dhe mësimi më i vyer është ai i kërkim- shpëtimit dhe i komandimit të vinçit të kugarit, për ta ulur atje kur e kërkon operacioni SAR. Dhe në një udhëtim para disa ditësh me anijen e rojës bregde-tare “Lisuss”, nga Pashalimani në Durrës me drejtorin e Boti-meve Ushtarake, Lavdrim Lita, e

pamë konkretisht vendin në bor-din e anijes ku duhej të ulej kova e vinçit të helikopterit dhe se si veprohej për të kryer emergjencën në det të hapur. Por, kur këto detaje i shpjegon dhe nënkolonel Altin Lamaj, atëherë bindesh se tërë këto mësime janë për tu zbatuar në tërë operacionet e kërkim-shpëtimit. Sipas nënkolo-nelit, aktualisht kanë përfunduar programin IFR për helikopterët shumëmotorësh dhe janë certifi-kuar sipas standardeve JAR FCL2 nga shkolla e helikopterëve të M b r o j t j e s A n g l e z e (DFHS),nënkolonel Altin Lama, major Eduard Koci, major Agim Sallaku, major Luan Sadiku, kapiten Ervin Buzi, kapiten Kla-jdi Tushe dhe janë në proces IFR, major Dritan Dyrmishi, kap i ten Aure l Agol l i . Gja të fazës së fluturimeve IFR, pilotët u trajnuan dhe u certifikuan për

fluturime në kushte të vështira të motit, me ndihmën e siste-meve të navigimit të bordit dhe sistemeve tokësore të navigimit. Ndërkohë, ka përfunduar pro-grami bazik dhe i avancuar për operacionet SAR dhe programi bazik për fluturimet natën me NVG, nënkolonel Altin Lama, (pilot SAR), major Eduard Koci (pilot SAR), rreshter Genci Der-vishi (operator SAR), rreshter Shpati Muco (operator SAR) dhe gjatë kësaj faze, pilotët dhe op-eratorët e SAR, u trajnuan dhe certifikuan sipas standardeve të NATO-s, për kryerjen e opera-cioneve të kërkimit dhe shpëtim-it në kushte ekstreme të motit në tokë dhe në det. Nënkoloneli tregon ditën e nisjes, më datën 28 janar të viti t 2013 dhe si nisën trajnimin me helikopterët “HOK”, “SIKING”, “BELL 412”, “Grifing”, të cilët kishin

kryer operacione kërkim- shpëtimi, me anijet e Britanisë së Madhe. Ai rrëfen se kanë kryer operacione në Detin e Veriut, me shumë dallgë dhe në kushtet të vështira të motit. Muaji i parë ishte dhe muaji më me shumë emocione. Të gjitha stërvit-jet i kemi zhvilluar në kushte reale të operacioneve SAR dhe kjo është shumë e rëndësishme, cilëson nënkolonel Altin Lamaj. Certi-fikata që ata kanë marrë është shumë e kompletuar, pasi ajo vërte-ton aftësitë e tyre si në tokë dhe në det, në tërë operacionet SAR. Nënkoloneli i përcjell të tëra ndjes-itë dhe dëshirën e pilotëve shqiptarë për të dhënë më të mirën, për të marrë sa më shumë dije, për ti zbatuar me helikopterët “Cugar” që ai i vlerëson shumë dhe konfir-mon se: Ata vërtet janë të mjaf-tueshëm për të zgjidhur tërë emergjencat dhe për të përballuar tërë operacionet luftarake dhe SAR në Shqipëri. “Cugar”, janë një fuqi e madhe, e cila vërtet sjell një risi dhe një forcë ajrore në vendin tonë. Ai i cilëson këto fluturime si frut-dhënëse dhe se ishte e domos-doshme që të trajnoheshin, për të krijuar një profesionalist të ri në radhët e pilotëve të helikave. Edhe tek “Cugar”, thotë nënkoloneli, aplikohet i njëjti standard dhe e njëjta metodë. Tërë ato që kemi mësuar janë veprimet praktike që duhet të kryejmë me helikopterët “Cugar”, të cilët janë për vendin tonë shumë efikas dhe për Forcat Ajrore një fuqi e madhe. Kanë mbaruar kursin e trajnimit për COUGAR, pranë kompanisë EU-ROCOPTER: nënkolonel Altin Lama, major Agim Sallaku, major Luan Sadiku, major Dritan Dyrmi-shi dhe kapiten Çlirim Plaku, të cilët vërtet janë shumë të aftë dhe të kualifikuar për të kryer opera-cione SAR në vendin tonë. Kur diskuton me nënkolonelin dhe e pyet për karrierën e tij, befaso-hesh se si ky pilot shqiptar ka fluturuar me avionët luftarakë JAK 18, MIG 15, MIG 17, T 37, AB 206, AB 205, BO 105, A 109, B 412, AS 532AL dhe tani së fundmi me “CUGAR”, por dhe nga moria e detyrave dhe funksioneve që ka kryer. Ai e ka filluar si pilot MIG 15, komandant ekuipazhi MIG 17, komandant ҫifti instruktor MIG 17,komandant ka tërshe MIG 17, specialist në Degën Opera-cionale, shef i Degës së Plani-fikimit Ushtarak A5, kryeins-pektor dhe shef i Zyrës së Sig-urisë së Fluturimit për Forcat Ajrore. Ka Master për menax-him të Strategjive të Sigurisë Globale dhe Lidership (2006-2008), Turqi, është dhe numri një i këtyre pilotëve të “Cu-gar”. Po kaq të pasur e kanë karrierën profesionale dhe pi-lotët e tjerë, të cilët kanë qenë në trajnim me të. Ky është një hap shumë i madh para, i pi-lotëve shqiptarë dhe i karrierës së tyre, por njëkohësisht është dhe një vlerësim i madh nga ven-det anëtare të NATO-s për Shq-ipërinë, për partneritetin real dhe të sinqertë, për kontributin që jep dhe Shqipëria në këtë aleancë.

Bejdo malo

Page 12: Nga SiNdikata e Pavarur e PuNoNjëSve Civilë të MBrojtjeS ... · Ballkanit Jugperëndimor dhe në një optikë më të gjerë, atë të Ballkanit dhe Mesdheut. Është themelore

ushtriaE prEmtE, 10 maj 201312

major NeXhBediN BashakaPiteN armaNd Pashaj

stërvitja

Poligoni Kombëtar Bizë nga data 2 Maj 2013 është i populluar nga trupa ushtar-ake pjesëmarrëse në stër-

vitjen fushore “Biza 13”. Ky rajon me një histori shumëvjeçare në stërvitje ndërkombëtare e kombëtare, këto vitet e fundit është kthyer në një aset i çmuar i Forcave të Armatosura dhe po shfrytëzohet në interes të stër-vitjeve fushore me trupa që zhvillohen në këtë rajon. Një vit më parë në këtë poligon krahas stërvitjeve fushore u zhvillua edhe certifikimi i n/reparteve të deklaruara në NATO “Pooll of Force”, eveniment që u realizua për herë të parë në Forcat e Armatosura. Komandanti i fushimit nënkolonel Ardian Bali, njëkohësisht dhe koman-dant i batalionit të dytë të këmbësorisë është për të dytën herë komandant fushimi, ç’ka sikurse shprehet ai, e ndjen vehten më të lehtësuar, pasi ka fituar një eksperiencë si drejtues stërvitje. Ai pohon se stërvitja fushore “Biza 13”, zhvillohet në bazë të një skenari të përbashkët të parapërgat-itur. Efektivat në përfundim të fazës së kompaktësimit togë-kompani në përfundim të stërvitjes, do të zhvil-lojnë stërvitje për kompaktësimin kompani-batalion, e cila më pas do të kulmojë me një stërvitje me temë, pengim vonimi me angazhimin e gjithë trupave pjesëmarrëse. Në këtë stërvitje, ku Forca Tokësore mban peshën kryesore me pjesëmarrje më të madhe trupash me 520 veta, merr pjesë me batalionin e dytë të këmbë-sorisë, batalionin komando, një togë të MADM, një togë të mortajave 120mm dhe një ekip të specializuar personeli shëndetësorë të Spitalit Ushtarak të Forcës Tokësore. Ndërsa Brigada e Mbështetjes Rajonale për-faqësohet me 102 trupa të batalionit të kërkim shpëtimit dhe kompanisë së mbështetjes së përgjithshme, Poli-cia Ushtarake me 47 trupa, Brigada Logjistike me një togë EOD 21 veta së bashku me grupin e kontrollit të lëvizjes të (QBO) dhe ASNI me një efektiv prej 17 trupa. Gjithsej 703 trupa marrin pjesë në stërvitjen fush-ore “Biza-13”. Stërvitja startoi me 2 Maj dhe përfundon me 20 Maj 2013, me një koncept të ri sipas një skenari të përbashkët. Vlerësimi i treguar për stërvitjen nisi që me rikonicionin

e kryer më parë nga shtabi i Forcës Tokësore dhe komandantët e struk-turave pjesëmarrëse, me hartimin e programeve, përcaktimin e rajonit ku po zhvillohet stërvitja, me ngritjen e një fushimi standard dhe deri tek masat e forta te sigurisë në kamping e poligonin, ku zhvillohet aktiviteti stërvitor i përditshëm sipas programit dhe skenarit të planizuar më parë, tek masat efektive në bashkëpunim me organet e pushtetit lokal, Komunën Shëngjergj Tiranë, Martanesh, etj. Janë 703 burra e gra që gdhijnë ditë e netë në çadra të ngritura në rajonin e fushimit në fushën e Bizës në kushte e një moti më shi të dendur pothuajse gjatë gjithë ditëve. Ndo-nëse vështirësitë janë të dukshme në përballje me problematikën e natyrës, përsëri sikurse na thotë, N/Kolonel Ardian Bali, Komandant i fushimit, pavarësisht se është zonë malore, ne nuk jemi ndjerë të vetmuar në realizimin i këtij objektivi, pasi jemi inspektuar dhe mbështetur nga Ko-mandanti i Forcës Tokësore Gjeneral Major Zyber Dushku, shtabi i Forcës Tokësore dhe Shtabi i Përgjithshëm i FA. Ky interesim vjen në të njëjtën pikë takimi edhe me shqetësimin që kanë eprorët tanë, ku prioritet është

stërvitja, përgatitja e trupës dhe rritja e cilësisë së saj, që buron nga Direktiva e Ministrit të Mbrojtjes, Udhëzimet e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA për stërvitjen dhe urdhrat dhe udhëzimet e Komandantit të Forcës Tokësore dhe strukturave të tjera pjesëmarrëse në stërvitje.

Stërvitja fillon në ora 06 e mëngjesit dhe përfundon në ora 17.00 të pasdites. Ajo nis me gjimnastikën e mëngjesit për të ruajtur parametrat fizik të efektivave dhe më pas zhvil-limin e programit stërvitor . E gjithë dinamika e saj është e evidentuar, fotografuar e filmuar nga specialisti i BCU të batalionit të dytë, kapiten Haxhi Shira, i cili ka krijuar një dekor në Qendrën Operacionale dhe ambientet e jashtme, të cilat janë mjaft funksionale. Ai ka menduar edhe për argëtimin e efektivit, për kalimin e kohës së lirë të pasdites, me planizim aktivitetesh sportive e artistike. Me efektivat zhvillohen ndeshje futbolli, volejbolli, darka fes-tive, ekskursione në vende historike etj. Ai veç këtij shqetësimi, çdo ditë është kontakt me kryetarin e Komunës së Shëngjergjit, zotin Dritan Duka dhe atë të Martaneshit, z.Gazmend Kenga etj. Ai shprehet se pushteti

lokal ka mbështetur stërvitjen, gjë e cila ka lehtësuar zhvillimin normal të stërvitjes.

Komandanti i Forcës Tokësore, gjeneralmajor Zyber Dushku, ins-pekton stërvitjen “Biza 13”

Me datë 9 maj 13 në mesditë Komandanti i Forcës Tokësore, Gjen-eralmajor Zyber Dushku i shoqëruar nga shtabi i FT-së, inspektoi stërvitjen fushore “Biza 13”. Ai u prit me tru-proje nderi nga komandanti i Fush-imit nënkolonel Ardian Bali, i cili pasi i uroj mirëseardhjen Koman-dantit të FT-së e njohu me ecurinë e stërvitjes gjatë kësaj periudhe. Vizita e parë e Gjeneral Dushkut u zhvillua në Qendrën Operacionale, i cili u njoh me aktivitetin stërvitor që zhvillohet në fushim nga oficerët koordinatorë në Qendrën Operacio-nale sipas strukturave përkatëse në stërvitje. Ai vizitoi dhe ambientet e tjera të fushimit ku u njoh me të gjitha elementet e fushimit. Më pas inspektoi trupat nëpër rajonet e stërvitjes sipas reparteve përkatëse. Ai është ndalur në disa elemente të rëndësishme si vlerësimi, certifikimi etj. Inspektimi ka vijuar në Spitalin Ushtarak të Forcës Tokësore, Rol

1 të ngritur në fushim i kompletuar me personel mjek dhe infermier dhe të gjitha elementet (aparaturat). Toger Erjon Serjati e ka informuar Komandantin e FT-së, me misionin e qendrës shëndetësore. Ai theksoi se ndryshe nga viti kaluar ku një togë e kësaj qendre u testua si nënrepart i grupit NATO “Pooll of Force”, këtë vit ekipi mjekësor në bashkëpunim me Qendrën Shëndetë-sore të batalionit të dytë, mbështet stërvitjen, kryen të gjitha shërbimet spitalore, vizita mjekësore, dhënie të ndihmës për të plagosurit në fushën e luftimit, dhënia e ndihmës së parë në rast djegie, infektimi nga insekte, apo kafshim gjarpërinjsh, transportim të plagosurish me dy au-toambulanca në gatishmëri etj. Sta-cioni tjetër i vizitës ishte në Qendrën Mobil, ku ndodhej Vend Komanda. Komandanti u informua gjithashtu mbi gatishmërinë e rrjetit të komu-nikimit me radio si me SHP FA, Komandën e Forcës Tokësore. Gjatë vizitës në ambientet ku akomodohen efektivat, Komandanti i FT, është informuar edhe nga komandanti i batalionit komando nënkolonel Besim Bala, i cili i raporton se një kompani e kemi në mision në Afganistan dhe efektivat e tjera stërviten në Bizë. Pas vizitës në ambiente Gjeneral Dushku ka inspektuar të gjitha stacionet stër-vitore ku zhvillohen temat: pengim vonim nga klkb2k, qitje nga k3kb2k, sulmi nga k2kbkomando, rrethim i zonës dhe çek-point nga Policia Ushtarake, asgjësimi i municioneve të paplasura nga toga EOD, BrL, ngritja e pengesave xheniere nga komp.mbështetjes xheniere dhe kërkim i të mbijetuarve në rrënoja nga kompania e kërkim-shpëtimit të BrMR, kontroll i nivelit të ndotjes dhe ngritja e pikave të ç’ndotjes nga Kompania e MADM, përgatitje zjarri artilerie nga toga mortajave 120 mm,mbështetja me ndihmë mjekësore nga QSH e b2k, postë vrojtimi nga toga e zbulimit e b2k, përgatitje zjarri artilerie nga toga e artilerisë e b2k etj. Në përfundim të inspektimit të fushimit dhe stërvitjes në terren u diskutua me ekipin e shtabit të Përgjithshëm të FA, Komandantët e reparteve në fushim, për masat e marra dhe konferencat që do të zhvillohen për kryerjen e certifikimit në muajin Tetor me nënrepartet e deklaruara në NATO “Pooll of force. Kapiten Haxhi Shira, specialist bashkëpunimit civilo-ushtarak,

Stërvitja fushore “Biza 2013”, marrin pjesë 703 efektivë të Forcave të Armatosura

520 efektivë janë nga Forca Tokësore, 102 nga Brigada e Mbështetjes Rajonale, 47 nga Policia Ushtarake, 21 nga Brigada Logjistike me grupin e kontrollit të lëvizjes të (QBO) dhe 17 trupa nga ASNI

reportazh/Një ditë në Poligonin Kombëtar të Bizës. Komandanti i Ft gjeneralmajor Zyber Dushku inspekton stërvitjen

Page 13: Nga SiNdikata e Pavarur e PuNoNjëSve Civilë të MBrojtjeS ... · Ballkanit Jugperëndimor dhe në një optikë më të gjerë, atë të Ballkanit dhe Mesdheut. Është themelore

ushtriaE prEmtE, 10 maj 2013 13“biza 2013”

Opinione:NëNkoloNel BeSim BAlA,

komandanti i Batalionit komando“Fokusi i stërvitjes së efektivit komando, është përqen-

druar në kompaktësimin e veprimeve kompani-batalion në operacionet mësymëse”

Batalioni Komando vjen në interes të stërvitjes “Biza 13”, pas një sërë stërvitjesh kompaktësuese grup-skuadër-togë të zhvilluar në rajonin e dislokimit Zall Herr. Në këtë stërvitje, ne luajmë ne rol të kundërshtarit në operacionin mësymës, si pjesë përbërëse e skenarit të stërvitjes. Fokusi i stërvitjes së efektivit komando, është përqendruar në kompaktësimin e veprimeve kompani-batalion në operacionet mësymëse. Stërvitja për efektivat komando aktualisht vazhdon sipas programit të stërvitjes dhe stërvitja e sulmit zhvillohet në interes të operacionit pengim vonimit. Në bazë të planit të aktiviteteve stërvitore të vitit 2013 zhvillojmë qitje me armët e këmbësorisë sipas kërkesave të ushtrimeve të programuara, si me kuadrot ashtu edhe me trupën. Në ditët në vijim fokusi kryesorë do të jetë dinamika e veprimeve mësymëse të batalionit në operacion mësymës. Pjesë e misionit të batalionit komando është edhe pjesëmarrja në stërvitjen “Biza 13”, ku edhe pse ky batalion luan në rol kundërshtari, kjo stërvitje i shërben për kompaktësimin e veprimeve për operacionet klasike, si pjesë e misionit të stërvitjes në operacionet e pengim vonimit.

mAJor ilir ÇuNi, koordinatori i Brigadës mbështetjes rajonale

“kemi bashkërendim efektiv me strukturat e tjera të FA për realizimin e skenarit të stërvitjes “Biza 13”

Brigada e Mbështetjes Rajonale, përfaqësohet në këtë stërvitje me 102 trupa të batalionit të kërkim shpëtimit dhe kompanisë së mbështetjes së përgjithshme. Për mua është hera e dytë që gjendem në stërvitje për dy vjet rresht. Nga njëri vit në tjetrin stërvitja e këtyre trupave është më e kompaktësuar. E veçantë e këtij viti është se stërvitja zhvillohet me një skenar të vetëm, ku batalioni i këmbësorisë kryen detyra të pengim-vonimimit dhe strukturat e brigadës sonë e mbështesim për përmbushjen e detyrave. Të dyja nënrepartet i batalionit të kërkim shpëtimit dhe batalionit xhenier janë pjesë e këtij skenari. Kompania e kërkim shpëtimit do të kryejë kërkim nën rrënojat e krijuar nga zjarri i artilerisë së kundërshtarit. Ndërsa kompania e mbështetjes së përgjithshme dhe batalioni xhenier do të ndërtojë fushat e minu-ara për pengimin e kundërshtarit, si dhe imitime të ndryshme të zjarrit të artilerisë.

mAJor DriTAN CAmi,shef i logjistikës i komandës së batalionit dytë të këmbësorisë“kemi krijuar kushte të mira jetese për stërvitjen “Biza 13”

Logjistika po mbështet trupat për kryerjen e operacionit me pajisje, mjete, armatim-municion sipas një plani të miratuar. Në këtë operacion marrin pjesë 70 mjete. E veçanta e kësaj stërvitje është përqendrimi i pajisjeve të reja si dushe, kuzhina fushore, lavanteri etj, të cilat po vihen në përdorim për herë të parë. Ngritja e fushimit është bërë në kohë reale me të gjitha elementet kryesore për krijimin e kushteve për akomodim e jetesë. I frytshëm është bashkëpunimi me “KPL SHPK”, kontraktorë privat për trajtimin me ushqim të efektivave sipas menusë të hartuar nga seksioni i logjistikës i batalionit të dytë. Kjo kompani ka 3 vjet që mbështet stërvitjen dhe ka fituar një eksperiencë në këtë drejtim. Edhe vitin e kaluar ne kemi përballuar si logjistikë të gjitha detyrimet në jo vetëm stërvitjen “Biza 2012”, por edhe certifikimin e nënreparteve NATO “Pooll of Force”.

AlBerT kACA,kontraktor privat

“Një eksperiencë 3 vjeçare në shërbim të ushtarakëve në stërvitje fushore në Bizë”

Unë e ndjej vehten si pjesëtar i stërvitjes që po zhvillohet këtu në Bizë. Kam tre vjet nga viti 2011 që ngre çadrën “bar kafe” në shërbim të ushtarakëve të FA që stërviten këtu. Detyra ime është tu ofroj shërbim cilësor dhe mendoj se jam përpjekur të bëj një gjë të tillë. Interesi im nuk është ekonomik, moral dhe mbi gjithçka jam përpjekur të ofroj shërbim dhe çmime të arsyeshme, duke ju ofruar edhe shërbim satelitor për informim të tyre. Bashkëpunimi me komandant Balin ka qenë i suksesshëm dhe nga ana e stafit të tij kam gjetur mbështetje për të qenë sa më afër shërbimit të efektivave pjesëmarrës në stërvitje.

“Trupat janë të motivuar në përmbushje të misionit të stërvitjes”

Flet komandanti i Fushimit nënkolonel Ardian Bali

Zoti N/Kolonel, a mund të na thoni diçka në lidhje me stërvitjen që zhvillohet në rajonin e Bizës?

Së pari, do falenderoja gazetën “Ushtria” për këtë mundësi që na jepet për të shfaqur mendimet tona rreth një stërvitje që ka filluar me datë 2 Maj dhe do të zgjas deri më 20 Maj. Ky aktivitet, masë e plan kalendarit të veprimtarive kryesore të Forcave të Armatosura zhvillohet në bazë të Urdhrit të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA-së dhe ko-mandantit të FT-së “Për zhvillimin e stërvitjes fushore me trupa në rajonin e Bizës dhe kompaktësimin e vepri-meve të n/reparteve të deklaruara në NATO “Pool of Force”. Forca Tokësore ka pjesëmarrje më të gjerë trupash dhe mban peshën kryesore të drejtimit. Në lidhje me stërvitjen fushore që po zhvillojmë në Bizë, dua të theksoj se MM, SHP FA dhe Komandanti i Forcës Tokësore planifikuan që stërvitja fushore “Biza 13” me trupa , me dalje në fushim të zhvillohet në rajonin e Bizës dhe natyrisht stërvitja po kryhet sipas një skenari të parapërgatitur. Objektivat e kësaj stërvitje janë : Rritja e nivelit operacional të reparteve dhe n/reparteve të FA-së, kompaktësimi i veprimeve taktike kompani-batalion në operacione Pengim-Vonimi, in-tegrimi i n/reparteve në komandim operacional dhe në mbështetje, përmbushja e programeve të stër-vitjes duke realizuar qitje luftarake në nivel toge, me armë individuale dhe kolektive dhe kryerja e vepri-meve kompaktësuese luftarake në interes të certifikimit të një kompanie këmbësorie të batalionit të dytë të këmbësorisë.

Çfarë do të evidentonit që nga momenti i fillimit të stërvitjes dhe në vijimësi?

Pas përgatitjes së trupës në vendislokimin e përkohshëm dhe të bazës materiale për stërvitjen u

organizua dhe u realizua marshimi me forca e mjete nga vendislokimi i përhershëm Zall-Herr në vendislo-kimin e planifikuar për stërvitje në rajonin e Bizës. Gjatë këtij marshimi vëmendja jonë u përqendrua në dy drejtime së pari në atë të instruktimit të personelit dhe së dyti në sigurimin e një marshimi pa premisa për ng-jarje të jashtëzakonshme, pasi koha dhe rrugëkalimi i marshimit ishin të vështira. Nga dita e parë e stër-vitjes dhe në vazhdimësi efektivat e drejtuesit e tyre kanë qenë plotësisht të mobilizuar dhe të motivuara për arritjen dhe realizimin e objektivave, pavarësisht kohës që nuk ka qenë në favor të trupës, në kushte me shi dhe lagështi etj.

Një element shumë i rëndë-sishëm është bashkëpunimi dhe bashkërendimi me e strukturat e tjera. Si do ta vlerësoni këtë bash-këpunim?

Në këtë aspekt do të thoja se pa bashkëpunim mes strukturave nuk do të kishte përmbushje me sukses të

objektivit të stërvitjes. Kjo për vetë faktin së në këtë demonstrim stërvi-torë marrin pjesë të gjithë elementët si ato stërvitor, të sigurisë dhe të mbështetjes. Ndaj do të veçoja se në konkretizimin e stërvitjes ne kemi gjetur mbështetje dhe konsulencën e Komandantit dhe shtabit të Forcës Tokësore, si për elementët e fushimit, të sigurisë, ndërlidhjes, elementeve shëndetësore etj. Pavarësisht taki-meve që kemi pasur me pushtetin lokal në rajonin në të cilin ku ne jemi vendosur, përsëri këtë element e vlerësojmë shumë të rëndësishëm. Për këtë jo vetëm kemi vendosur pika kontakti, por edhe mbajmë lidhje të vazhdueshme përfshi dhe banorët e staneve, bashkëpunim i cili ka treguar se funksion normalisht. Ndihmesa e shtabit të Forcës dhe inspektimi i stër-vitjes nga Komandanti i Forcës Tokë-sore Gjeneral major Zyber Dushku, kanë qenë motivim për ne dhe trupën, për të riparuar të metat e dobësitë dhe për një performancë dinjitoze në stërvitjen fushore “Biza 13”.

Page 14: Nga SiNdikata e Pavarur e PuNoNjëSve Civilë të MBrojtjeS ... · Ballkanit Jugperëndimor dhe në një optikë më të gjerë, atë të Ballkanit dhe Mesdheut. Është themelore

ushtriaE prEmtE, 10 maj 201314 aktiviteti

Ditën e enjte, më 9 maj, në sallën e madhe të QK-MBM-së u zhvillua “Aka-demia Përkujtimore në 15-

vjetorin e rënies së gjeneralmajor Ilir Konushevcit dhe Dr. Hazir Malaj.

Në këtë Akademi Përkujtimore ishin të pranishëm përfaqësues shtetërorë nga të gjitha trojet etnike shqiptare, bashkëluftëtarë e bash-këveprimtarë të dëshmorëve Ilir Konushevci e Hazir Malaj, familjet e dëshmorëve si dhe invalidë e veteranë të luftërave tona çlirimtare. Në këtë 15-vjetor u kujtua njëri nga shtyllat kryesore të luftës sonë çlirimtare, ideologu dhe veprimtari i denjë i çështjes kombëtare, i cili u bë shem-bull për ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, se si duhet punuar, luftuar dhe dashur atdheu. U përkujtua njeriu i madh që i dha krahë të fortë luftës për çlirim, Heroi Ilir Konushevci dhe bashkëveprimtari, shoku e miku i tij, Dr. Hazir Malaj.

Në fillim të kësaj akademie përku-jtimore, u mbajt një minutë heshtje për të nderuar këta dy dëshmorë dhe të gjithë dëshmorët e kombit.

Fjalën hapëse të kësaj akademie përkujtimore e mbajti kolonel Naim Haziri, i cili tha: “Lufta në Kosovë ndoqi zhvillimet e veta dhe si pa-sojë e kësaj ecurie, populli i këtyre trojeve etnike shqiptare, duke u ndërgjegjësuar më tej në veprimet e tij luftarake, u organizua duke formuar Ushtrinë e Lavdishme Çlirimtare të Kosovës, pjesë e formimit të së cilës tashmë ishte identifikuar dhe një nga komandantët e shquar të saj, gjeneral Ilir Konushevci. Duke qenë herë në ballë të luftës dhe herë në furnizimin jetik të UÇK-së me armatim e muni-cion, Iliri nuk u ndal asnjëherë para vështirësive, në përballje me situatat e nivelit strategjik dhe operacional të luftës. Më 31 janar të vitit 1997, UÇK-ja pësoi një goditje të rëndë dhe në një pritë ranë heroikisht anëtari i Shtabit të Përgjithshëm dhe komandanti i ZOLL, Zahir Pajaziti, zëvendëskomandanti Hakif Zejnul-lahu dhe bashkëluftëtari Edmond Hoxha. Iliri u ballafaqua dhe me dy sfida të reja për të vazhduar luftën pa prijësin dhe duke qenë gjithnjë në koordinim me zonat e luftës dhe ko-mandantin legjendar Adem Jasharin dhe pas vrasjes së tij, Iliri dhe bash-kudhëtarët e tij (tashmë dëshmorët: Luan Haradinaj, Muje Krasniqi, Adrian Krasniqi), u betuan pranë varreve të komandantëve të lavdishëm se luftën do ta çonin deri në fund. Ky rrugëtim e lidhi ngushtë me Dr. Hazir Malajn nga T’Pla e Malësisë së Gjakovës, në Tropojë. Të dy këta trima legjendarë, e vazhduan rrugën e mëtejme pa u ndarë nga njëri-tjetri, në zbatim të çdo detyre që parashtrohej nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së deri në rënien e tyre në mesnatë të 8-9 majit të vitit 1998”.

Në emër të bashkëluftëtarëve, fjalën e rastit e mbajti z. Rexhep Selimi, i cili ndër të tjera tha: “Sot, kujtojmë një nga luftëtarët më të

shquar të atdheut dhe njërin ndër themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sot, kujtojmë mërgimin, komandantin ZO të Llapit, detyrë që e trashëgoi pas rënies së komandantit të saj të parë, Zahir Pajazitit. Zona operative e Llapit ishte ndër të parat e organizuar në strukturën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Themeluesit e kësaj zone, ndër ta dhe Zahir Pajaziti e Ilir Konushevci, ishin njëkohësisht edhe bartës të përgjegjësive së mëdha në udhëheqjen dhe zhvillimin e gjithë Ushtrisë Çlirimtare duke e udhëhequr këtë zonë e duke qenë pjesë e zhvil-limit në të gjithë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Duke qenë në ballë të luftës dhe organizimit të UÇK-së, duke qenë një komandant i madh dhe luftëtar i paepur, Ilir Konushevci u kthye nga një luftëtar i lirisë në një dëshmor të kombit, në një hero që kombi do ta ruajë në historinë e tij në mesin e luftëtarëve më të shquar shqiptarë. Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nuk ishte thjesht një luftë rajonale dhe e izoluar e shqiptarëve diku nëpër Kosovë, nuk ishte as luftë e Drenicës, Dukagjinit, Llapit ose Karadakut, por ishte një luftë e organizuar e luftëtarëve vullnetarë shqiptarë për çlirim e bashkim. Ishte luftë e një ushtrie të organizuar siç ishte lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Të tillë luftë bënë luftëtarët si Ilir Konushevci, duke u bërë pjesë e një lufte të organizuar të shqiptarëve për liri e bashkim. Në UÇK, për Kosovën e lirinë e saj luftuan të gjithë shqiptarët. Në luftën e Kosovës luftuan e ranë dëshmorë nga të gjitha trojet shqiptare. Ranë dëshmorë nga Kosova e Malësia, Kumanova e Tropoja, Shkodra e Kavaja, Presheva e Tetova. Pra, lufta e UÇK-së ishte luftë e gjithë kombit shqiptar. Si e tillë, ishte luftë e drejtë dhe e pastër. Shqiptarët luftuan gjithmonë për liri, ata e paguan gjithmonë me luftëra e gjak lirinë e tyre”.

Më pas, ministri i Punëve të Brendshme së Kosovës, z. Bajram Rexhepi, në emër të qeverisë së Kosovës, u shpreh: “Të nderuara familje të heroit Ilir Konushevci dhe Dr. Hazir Malajt, të nderuara familje të dëshmorëve të luftës e veteranë, të nderuar bashkëluftëtarë, të nderuar ushtarakë të Republikës së Kosovës e

Zhvillohet në QKMBM “Akademia Përkujtimore në 15-vjetorin e rënies së heroit të Kosovës Ilir Konushevcit dhe Dr. Hazir Malaj”

Shqipërisë, përfaqësues të institucio-neve shtetërore e të gjithë ju të pran-ishëm! Më lejoni që në emër të qever-isë së Republikës së Kosovës dhe në veçanti të kryeministrit së Republikës të Kosovës, z. Hashim Thaçi, t’ju përcjell mesazhin e përkujtimit në re-spektin e lavdisë për sakrificë, guxim dhe përkushtim të bijve e bijave tona. Përvjetorët e lavdisë, datat historike, vitet e kujtimit, kohërat e guximit dhe përkushtimit, përkojnë dhe reflektojnë vetëm një emër, emrin e dëshmorit, emrin e ushtarit, emrin e patriotit, emrin e trimit dhe trimëreshës, em-rin e kombit dhe emrin e lirisë. Kur përkujtojmë të rënët në shpalosim shkronjat e gjakut të shkruara në faqet e historisë në periudha të ndryshme së lavdisë tonë kombëtare. Të lexosh këto vargje duhet të kesh me vete ndjenjën e lirisë dhe të shikosh emrat e luftës, duhet të shohësh në mes të rreshtave mesazhin e dëshmorit dhe vizionin e tij për të ardhmen. Një mesazh të tillë në këto faqe historie na shkroi dhe heroi i Kosovës, Ilir Konushevci. Një njeri me virtyte të larta, me një histori e cila reflekton si një yll i veçantë guximin, sakrificën dhe përkushtimin e Ilirit e shokëve të tij. Sakrifica e tyre hap faqen më të ndritur të historisë së Kosovës në rrugën drejt lirisë. Iliri dha shumë për ne, për lirinë e për të ardhmen. Ai shpalosi në shumë situata virtytet

e vërteta të djaloshit besnik, trim, të djaloshit kosovar të rritur e edukuar nën petkun e vuajtjeve dhe dëshirës për flijim, sakrificë, përkushtim dhe mbrojtje të historisë e fjalës shqipe. Vepra e tij u ndal së bashku me vull-netin e dëshirën e tij për një atdhe në paqe e një Kosovë të lirë. Vepra e tij u ndal atëherë kur shokët e tij kishin më së shumti nevojë për përkrahje drejt furnizimit dhe përkrahës të veprimeve operative të forcave tona çlirimtare. Menduan se do të na dobësojnë, ndalojnë e frikësojnë, por vepra e Ilirit shërbeu për të vazhduar rrugën e bashkimit, vetëmohimit e sakrificës. Familja e lindi dhe e rriti Ilirin, kombi do ta mbajë në kraharorin e tij deri në përjetësi”.

Në vijim, Halil Kucana në emër të FARSH në fjalën e tij të rastit për jetën e dy heronjve, ndër të tjera tha: “Unë kam pasur fatin t’i njoh personalisht këta dy heronj, pasi në përpjekjen e përbashkët për çlirimin e Kosovës, unë kam qenë komandant i Brigadës së Këmbësorisë në Bajram Curri. Çdo ditë që ne i përkujtojmë ata, vepra e tyre bëhet më e madhe. Këta dy heronj kanë bërë sakrifica të jashtëzakonshme për çlirimin e Kosovës dhe betimi i tyre ka qenë “vdekje ose liri”! ata kanë dhënë një kontribut mjaft të madh në furnizimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me armatime, municion, mbështetje

logjistike, etj. Vdekja në krye të de-tyrës së dy heronjve, Ilir Konushevcit dhe Dr. Hazir Malajt tregon simbolikën se gjithë kombi shqiptar ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për ditët që ne gëzojmë sot. Ne këta heronj duhet t’i kujtojmë e nderojmë çdo ditë e të përkulemi me respekt para tyre e familjeve të tyre që i kanë rritur e edu-kuar. Respekt për të gjithë ata djem e vajza të kombit shqiptar që kanë dhënë jetën për çlirimin e Kosovës dhe lavdi veprës së tyre të ndritur”!

Kjo akademi përkujtimore vijoi më tej me fjalën e komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastrati, i cili pasi përshëndeti të gjithë të pranish-mit, tha: “UÇK, si krijesë e ngritjes së vetëdijes kombëtare në dhjetëvjeçarin e fundit të shekullit XX, u bë faktori kryesor politik e ushtarak i Kosovës. Luftëtarët, komandantët e drejtuesit e saj politik me luftën e drejtë për liri ishin të denjë të merrnin përsipër një barrë të rëndë, ashtu siç ishin të denjë për të hyrë në kujtesën e kombit tonë. UÇK është kurorëzim i përpjekjeve shekullore të djalërisë liridashëse për krijimin e një force mbrojtëse e çliruese kundër pushtetit të instaluar hegjemonist serb në trojet tona. Ajo është kurorë krenarie e vendit tonë dhe me heroizmin legjendar u bë e nderuar dhe e aderuar si në gjithë vendin, ashtu dhe në qarqet më të larta ndërkombëtare dhe si e tillë krijoi aleatët me të cilët ju dha përfundimisht grushti forcave pushtuese. Dëshmorët që ne po kujtojmë sot, Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj, sikurse figurat em-blematike të UÇK-së, Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha, Hafif Zejnullahu, Luan Haradinaj, Muj e Adrian Kras-niqi dhe legjenda e epokës së UÇK-së, komandanti Adem Jashari e shumë e shumë luftëtarë anembanë trojeve shq-iptare, janë dëshmi e të tashmes e së ardhmes sonë, se ne të bashkuar, të gjitha viset, luftuam nën emblemën e UÇK-së. Ne, ish luftëtarët e UÇK-së, tani pjesëtarë dhe komandues të FSK-së jemi të vetëdijshëm për misionin dhe qëllimin tonë. Prandaj, është detyrë primare ngritja dhe avancimi ynë sipas standardeve bashkëko-hore dhe përfshirja në strukturat e NATO-s. Në këtë drejtim janë evidente rezultatet tona inkurajuese që shihen e preken çdo ditë më fuqishëm e më bindshëm. Kujtimi i luftës dhe luftëtarëve, dëshmorëve e heronjve të UÇK-së sot janë nder, por dhe obligim moral i të gjithë ne. Dëshmorët e heronjtë me shembul-lin e tyre duhet të bëhen pronë e gjeneratave të reja, burim force dhe frymëzimi, shembuj të lartë vetëmo-himi, nxitje e formimit dhe edukimit të brezit të ri”.

Përfaqësuesi i familjes Konu-shevci, vëllai i Ilirit, Artan Konu-shevci përshëndeti e falënderoi të gjithë pjesëmarrësit në këtë akademi përkujtimore.

Kjo akademi vijoi më pas me pjesën artistike, ku Kreshnik Ibrahimi recitoi poezinë “Jeta jonë për bash-kimin” dhe Artan Kola përshëndeti me një këngë. Të gjithë të pranishmit, më pas, bënë homazhe në varret e dy heronjve.

alBa musaraj

Page 15: Nga SiNdikata e Pavarur e PuNoNjëSve Civilë të MBrojtjeS ... · Ballkanit Jugperëndimor dhe në një optikë më të gjerë, atë të Ballkanit dhe Mesdheut. Është themelore

ushtriaE prEmtE, 10 maj 2013 15biza 2013

Kompania e Mbështetjes së Përgjithshme Xheniere dhe Kompania e parë e Kërkim- Shpëtimit të BrMR fillojnë stërvitjen fushore “BIZA 13Më datën 2 maj 2013, në

orët e para të mëngjesit, filloi stërvitja fushore e dy nënreparteve të

BrMR, Kompania e parë e Kërkim- Shpëtimit dhe Kompania e Mbështetjes së Përgjithshme Xheniere. Të dy nënrepartet janë nënreparte të rëndë-sishëm, i pari në përbërje të batalionit të k-sh, i dedikuar dhe i specializuar për dhënien e ndihmës së shpejtë në rast të një emergjence civile të çfarëdo lloji, kurse i dyti në përbërje të bata-lionit xhenier, ka rol të dyfishtë: ai duhet të sigurojë mbështetjen xheniere të Forcave Tokësore në interes të operacioneve luftarake, por edhe në përbërje të Brigadës së Europës Juglindore (SEEBRIG).

Kompania e Mbështetjes së Përgjithshme Xheniere merr pjesë me personel dhe mjete me organikë të plotë. Krahas temës së ndërtimit dhe sigurimit të kampingut në kushte fushore, janë parashikuar tema të mbështetjes së përgjithshme xheniere në interes të batalionit të këmbësorisë dhe batalionit komando të Forcave Tokësore për operacionet e pengim- vonimit, si organizimi dhe kryerja e zbulimit xhenier, njohja dhe përdori-mi i fitilit detonant për shkatërrimin e objekteve, ndërtimi i pengesave me mina dhe manovrimi i tyre, organiz-imi dhe zhvillimi i luftës me mina në pritë, ndërtimi i fushave të minuara të drejtuara, etj,. Në këtë stërvitje theksi është vënë në zbatimin me korrektësi të masave të sigurimit gjatë stërvitjes nëpërgjithësi dhe punimit me lëndë plasëse e me mjete të plasjes në veçanti, për eleminimin e premis-ave për ngjarje të jashtëzakonshme, pasi siç thuhet nga përvoja “xhenierët një herë gabojnë”. Krahas përgatitjes xhneniere, një vend të rëndësishëm në stërvitje zë përgatitja fizike. Duke patur parasysh kushtet e shkëlqyera

që siguron terreni, në këtë aspekt prioritet në program i është dhënë për-gatitjes për rezistencë dhe forcë, për kryerjen e marshimeve dhe vrapimeve të mesme e të gjata në natyrë. Në këtë nënrepart kapiten Elion Gjoshe dhe kapiten Shkumbin Gjana respektivisht komandat dhe zv. Komandat nën-reparti, vijnë nga një përvojë e suk-sesshme jo vetëm në radhët e FA por edhe në operacionet paqeruajtës jashtë vendit në Afganistanin e trazuar. Në këtë nënrepart është pjeksur përvoja me të renë, e cila duke patur një ter-ren të poërshatshëm do të afirmohet më tej. Kështu, krahas kapter Avzi Kallabakut, rreshter Luan Alimani, tetar Elidon Banushi, tetar Astrit Rama, tetar Bashkim Balla, tetar Gjet Piroli, me një përvojë të gjatë e të suksesshme në nënrepart, kërkojnë të afirmohen edhe ata më të rinjtë PRII Rufat Shehu, n/tetar Florian Ndoi, PRII Bujar Doçi, etj.

Ndërsa Kompania e parë e kërkim -shpëtimit merr pjesë me forcat dhe mjetet e nevojshme. Krahas organiz-imit dhe zhvillimit të përgatitjes fizike dhe qitjeve me armët individuale, temat kryesore që do të zhvillojë ky nënrepart në fushim janë stërvitjet për alpinizmin dhe për tërmetet, dy nga detyrat më të rëndësishme që ky nënrepart ka në listën e detyrave, në përputhje me misionin që ka. Ky nënrepart ka krijuar një përvojë të pasur në përvetësimin e temave të alpinizmit dhe tërmeteve, falë edhe pajisjeve speciale që disponon, të dhuruara me interesim të veçantë nga ushtria amerikane. Mjetet dhe pajisjet e dhuruara administrohen me kujdes dhe njihen e përdoren me mjeshtëri nga personeli i nënrepartit.

Në këtë stërvitje, objektivat dhe synimet e nënrepartit janë që, njohja dhe përdorimi i pajisjeve të perfek-sionohen më tej, të kompakëtësohen

veprimet në grup, togë e kompani, si dhe të rritet niveli operacional dhe ndërveprimi i i tyre i përsosur me forcat e këmbësorisë, në interes të të cilave veprojnë. Krahas ushtarakëve me përvojë si kapter Emin Celami, rreshter Arjan Hila, tetar Nuri Mema, tetar Jetnor Bega, në këtë stërvitje marrin pjesë edhe ushtarakë të rinj por me përkushtim për tu aftësuar si toger Gentian Halilaj, PRI Ilmi Hasanaj, PRII Afrim Zdralla, etj. Vlen për t`u theksuar pjesëmarrja e një numuri të konsiderueshëm të personelit femra, si tetare Eugerta Bushi, N/tetare Luiza Topçiu, PRII Ajseda Papa, PRII Nertila Vata, Etleva Lleshi, Elsida Vatoci, të cilat i përgjigjen me përkushtim dhe entusiazëm të veçantë ngarkesës në stërvitje.

Për zhvillimin e stërvitjes “BIZA `13” me kohë janë marrë masa të mira teknike dhe organizative. Ko-mandanti dhe shtabi i BrMr kanë përgatitur dhe dërguar në reparte urdhëra dhe udhëzime përkatëse, ku janë parashikuar të gjitha masat, me qëllim që në fushim të krijohen kushte normale për jetesë dhe stër-vitje. Edhe përgjigjja e komandantit të batalionit xhenier dhe batalionit të k-sh, si dhe të shtabeve përkatës ka qënë e menjëhershme. Për këtë qëllim, në bazë të misionit dhe detyrave të nënreparteve, me kohë janë përgatitur programet e stërvitjeve, janë marrë masa për sigurimin dhe vënien në gatishmëri të bazës materiale për stërvitje, si dhe të teknikës e pajisjeve që do të përdoren në stërvitje, veçanërisht për administrimin dhe sigurimin e armatimit stërvitje. Rëndësi e veçantë i është kushtuar ndërtimit të kampingjeve dhe sigurimit të arma-timit e municionit. Masa të mira janë marrë edhe për sigurimin e ko-munikimit me telefon dhe me radio,

sipas standardeve të përcaktuar. Duke qënë se stërvitja me fushim

zhvillohet në kushte të veçanta, larg familjeve dhe larg qendrave të banuara dhe kushteve që ato krijojnë për shlodhje dhe argëtim, në fushim janë marrë masa për sigurimin e televizorit, fushave të pingpongut, shahu, telefonave celularë pa pag-esë, etj.

Para nisjes së nënreparteve në marshim drejt fushimit forcat dhe mjetet pjesëmarrës në stërvitje kanë kaluar “në sitën” e komandantëve dhe shtabeve të batalioneve, duke prekur e testuar çdo gjë me dorë, me qëllim që çdo gjë në stërvitje të jetë funksionale dhe efikase. Këtij qëllimi i shërbeu edhe inspektimi me ekip i bërë disa ditë para fillimit të stërvitjes nga Gjeneral Brigade Abaz Lleshi, Komandant i BrMR, i cili u interesua me hollësi për masat e marra dhe dha porositë për per-sonelin për t`a vlerësuar seriozisht këtë stërvitje në të gjithë nivelet e komandimit dhe të drejtimit, për të demostruar dhe fituar vlerat më të mira profesionale, për të qënë të gatshëm dhe efikas në përballimin e detyrave të caktuara.

Dega dhe sektorët e BCU në njësi e reparte kanë marrë masa jo vetëm për të fiksuar dhe evidentuar aspektet në stërvitje por edhe për zhvillimin e aktiviteteve kulturorë e sportivë, njohjen e traditave kulturore dhe të vendeve historikë në zonën ku veprohet, si dhe pasqyrimin e aktiviteve të nënreparteve në internet dhe në media.

Stërvitja fushore e trupave me fushim në poligonin e stëvitjes Biza do të ndiqet dhe drejtohet nga përfaqësues të batalioneve dhe brigadës, për të siguruar mbarëvajtjen e plotë dhe për të arritur objektivat e përcaktuar.

Përparim Veliu

Dy nënreparte prioritarë të BrMR fillojnë stërvitjen me trupa në fushim në poligonin e stërvitjes Biza me masa të plota dhe me disiplinë të lartë

Page 16: Nga SiNdikata e Pavarur e PuNoNjëSve Civilë të MBrojtjeS ... · Ballkanit Jugperëndimor dhe në një optikë më të gjerë, atë të Ballkanit dhe Mesdheut. Është themelore

ushtriaE prEmtE, 10 maj 201316

Më 4maj 2013, në pal-latin e sportit “Larie Hoti” në Tiranë, u zhvillua Kampionati

Kombëtar për Fëmijë në Karate, i organizuar nga Federata Shqiptare e Karatesë.

Në këtë aktivitet përkrah 11 ekipeve sportive shqiptare, mori pjesë dhe ekipi ynë përfaqësues i fëmijëve “Dardania”, në përbërje të të cilit ishin sportistët e vegjël të ndarë në kategori sipas datë lindjes, peshës, brezit dhe disiplinës në të cilën do të konkurronin.

E veçanta e pjesëmarrjes së ekipit tonë këtë vit ishte sasia më e madhe e garuesve se sa vitin që kaloj (më 2012 morëm pjesë me 7 sportistë) si dhe pjesëmarrja edhe në kategorinë e vajzave, me motrat Istida e Adea Ahmeti dhe Xhina Gjergji që me gjithë kohën e pakët që merren me këtë sport, treguan nivel teknik dhe perspektivë për të ardhmen. Në kategoritë përkatëse, Istida u rendit në vendin e dytë kata dhe të tretin në kumite, Xhina në vendin e dytë kata dhe të tretin në kumite si dhe Adea në vendin e tretë në kata. Fillim shumë i mirë për ekipin e vajzave, por që kër-kohet të kompletohet me më shumë bashkëmoshatare, të prindërve ush-tarakë, të cilët nuk e kuptoj përse nuk i sjellin vajzat e tyre në ekipet tashmë të konsoliduar prej një viti në karate, por dhe të volejbollit, basketbollit, atletikës, etj.

Pas konkurrimit të vajzave

në dy arenat e ndeshjes, filluan konkurrimin djemtë me grup-moshat e vogla viti i lindjes 2006 deri në vitin e lindjes 1999. Ekipi ynë e filloi konkurrimin me Arlind Cokajn dhe Bruno Muçën në grup-

moshën 2005, kata dhe lufta që në përfundim merituan vendet Bruno Muça vendin e parë në kata dhe të dytin në lufta, ndërsa Arlindi vendin e dytë në kata dhe të tretin në lufta.

Vlerësime maksimale për cilësi

të lartë teknike, ndeshje të bukura e me nivel teknik dhe që premtojnë një të ardhme të shkëlqyer në spor-tin e bukur të karatesë u dhanë për sportistët tanë të vegjël Arlindin dhe Brunon, por dhe për:

Jurgen Kolën, që u shpall kam-pion në grup-moshën e tij (datëlindja 2002), Daniel Mecin, që u shpall kampion në peshën e tij (datëlindja 2001), Ergyn Cullhajn, që u shpall nënkampion (datëlindja 2002, Aldi Pollozhanin, që u shpall nënkam-pion (datëlindja 1999). Vlerësim të veçantë pati dhe për gjithë ekipin “Dardania”, i cili nxori në finale të aktivitetit të 20 Kombëtar 13 finalistë duke i dhënë vendit 4 kampionë dhe 9 nënkampionë. Ata janë:

Bruno Muça, Kampion Kombëtar kata, Arlind Cokaj Nënkampion kata e kumite

Jurgen Kola Kampion Kombëtar kumite, Istida Ahmeti Nënkampi-one kata, Daniel Meci Kampion Kombëtar kumite , Xhina gjergji Nënkampione kata, Eneld Ahmeta Kampion Kombëtar kumite, Ergyn Cullhaj Nënkampion kate e kumite, Aldi Pollozhani Nënkampion kata e kumite, Igli Muca Nënkampion kumite

Gjithashtu, në podiumin e nderit hipën dhe 13 sportistë që meri-tuan vendin e tretë, Adea Ahmeti vendi tretë kata, Istida Ahmeti, vendi tretë kumite, Xhina Gjergji, vendi tretë kumite, Arbër Gjonaj, vendi i tretë kata e kumite, Erdi Meta, vendi i tretë kata, Visart

Kurti, vendi i tretë kata e Kumite, Valentino Mehmetaj, vendi i tretë kata e kumite, Daniel Meci, vendi i tretë kata, Ekland Meta, vendi i tretë kumite, Bruno Muca, vendi i tretë, kumite.

Në përfundim së Kampionatit të 20 Kombëtar të Karatesë, ekipi ynë “Dardania” zuri vendin e tretë me 4 medalje ari, 9 argjendi dhe 13 bronzi. Në vendin e parë u rendit ekipi i Par-tizanit, 8 ari, 5 argjendi, 2 bronzi, në të dytin Shotokan Akademi, 5 ari, 5 argjendi dhe 9 bronzi.

Me gjithë gjykimin shpesh herë të një anshëm e jo shumë dashamirës për ne, mos pjesëmarrjes në kam-pionat të sportistit tonë të talentuar Bekim Basha, i cili ishte i dëmtuar gjatë stërvitjes, puna gjithëvjetore me përkushtim e profesionalizëm, dëshira e madhe e fëmijëve për të mësuar, kujdesi dhe përkrahja e pa kursyer e drejtuesve tanë duke filluar nga drejtori i Drejtorisë së Aktiv-iteteve Sportive, z. Murat Basha, nëndrejtori i Përgjithshëm, z. Sokol Neziraj, deri tek ministri i Mbrojtjes, z. Arben Imami, i dhanë frytet e veta në këtë kampionat kombëtar që ishte dhe objektivi ynë i parë për këtë vit. Objektivi tjetër madhor i këtij viti është organizimi e pjesë-marrja në aktivitetin mbarë kombëtar Kupa e FA në karate për fëmijë që drejtoria do të organizojë me rastin e festave të nëntorit dhe përmirësimi i rezultateve të arritura vjet në këtë ngjarje mbarë kombëtare.

Ramazan Zelia

Rezultate inkurajuese nga ekipi ynë “Dardania”, në Kampionatin Kombëtar të fëmijëve në Karate

4 ari , 9 argjendi, 13 bronzi

Petrit Baba P R E S I D E N T Tirane me 04 / 05 / 2013