newsletter vol - fondibesa.com

11
Imazhi i ri i Markës. Mbështetja e klientelës gjatë këtij viti dhe instrumentet financiare në shërbim të tyre. Menaxhimi i fondeve në kohë pandemie. Menaxhimi i risqeve në kushtet e të një pandemie globale. PARTNERITETE HISTORI SUKSESI Bashkëpunimi me Postën Shqiptare. Newsletter vol.II Fondi Besa SH.A nderohet me çmimin e Kompanisë më të Mirë të Mikrofinancës në Shqipëri 2020 për performancë të shkëlqyer dhe arritje në mikrofinancë. "Luara" - biznesi qe njeh vetem sukses.

Upload: others

Post on 03-Oct-2021

2 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Newsletter vol - fondibesa.com

Imazhi i ri i Markës. Mbështetja e klientelës gjatë këtij viti dheinstrumentet financiare në shërbim të tyre.Menaxhimi i fondeve në kohë pandemie.Menaxhimi i risqeve në kushtet e të një

pandemie globale.

PARTNERITETE

HISTORI SUKSESI

Bashkëpunimi me PostënShqiptare.

Newsletter vol.II

Fondi Besa SH.A nderohet me çmimin e Kompanisë më të Mirë të Mikrofinancësnë Shqipëri 2020 për performancë të shkëlqyer dhe arritje në mikrofinancë.

"Luara" - biznesi qe njehvetem sukses.

Page 2: Newsletter vol - fondibesa.com

Viti 2020 ishte i rëndësishëm për Fondin BESA, për shkak se gjatë këtij vitiu planifikuar sjellja e një imazhi të ri për logon e markës së institucionittonë. Pas një sërë konsultimesh intensive dhe produktive me strukturatpërkatëse, procesi, që nisi në fillim të 2020, tashmë është finalizuar. Në lidhje këtë zhvillim institucional, Drejtori Ekzekutiv i Fondit BESA,Prof. Ass. Dr. Bajram MUÇAJ shprehet:

“Ne jemi shumë krenarë për punën, kontributin dhe rolin që Fondi BESAka pasur në tregun e mikrofinancës dhe në shoqëri në këto tri dekada.Gjatë këtij rrugëtimi 26-vjeçar, të gjithë ne, kolegët, bashkëpunëtorëtdhe partnerët e vjetër dhe të rinj, kemi kontribuar dhe përpiqemi përjetësimin dhe mirëmbajtjen e emrit dhe reputacionit të institucionit sinjë vlerë e përbashkët, e padiskutueshme dhe si gur themeli për një tëardhme të qëndrueshme dhe afatgjatë.

Në këtë drejtim, imazhi ekzistues i markës së Fondit BESA ka pasur roline vet komplementar në përçimin e vlerave tona në treg.

Referuar sa më sipër, do të doja të theksojame bindje të plotë se prezantimi i një imazhitë ri marke është veçanërisht sfidues.

Për këtë arsye, ne synuam të përzgjedhimagjencitë dhe individët më të mirë të fushëspër konceptimin, dizenjimin dhe marketimine imazhit tonë të ri, i cili do të reflektojë mëmirë rolin tonë në treg, në përputhje mevizionin e Fondit BESA për të ardhmen, dhenjëkohësisht të ankoruar mbi të shkuarëntonë të suksesshme.

Përmes imazhit të ri, ne e vendosim theksinedhe një herë, në marrëdhënien afatgjatë tëbesimit reciprok që Fondi BESA ndërton meklientët, partnerët, bashkëpunëtorët dhe mepunonjësit tij.

Njëkohësisht, me imazhin e ri, përforcojmëtë gjitha vlerat tona ekzistuese, të cilat nakanë vendosur në pozicionin udhëheqës tëzhvillimeve në sektorin e mikrofinancës nëvend.”

Përmes imazhit të ri, nee vendosim theksin nëmarrëdhënien afatgjatëtë besimit reciprok qëFondi BESA ndërton meklientët, partnerët,bashkëpunëtorët dhe punonjësit e tij dhe nëtë njëjtën kohëpërforcojmë të gjithavlerat ekzistuese, tëcilat ndër vitë na kanëvendosur në pozicioninudhëheqës tëzhvillimeve në sektorine mikrofinancës nëvend.”

Imazhi i ri i Markës

Page 3: Newsletter vol - fondibesa.com

Viti 2020 ishte një vit i vështirë në aspektin shëndetësor, ekonomik si edhesocial. Covid-19, i cili ashtu si në gjithë botën edhe në Shqipëri nukrrezikon vetëm shëndetin e njerëzve, por godet fuqishëm edheekonominë.Në kushtet e tkurrjes së përgjithshme të aktivitetit ekonomik, vështirësivefinanciare dhe rritjes së papunësisë, objektivat tona ishin mbështetja eklientelës aktive, lehtësimi i barrës së kredisë, dhe krijimi i premisave përfinancim ose rifinancim me kushte lehtësuese të klientëve tanë.

Sigurisht që situata gjatë këtyre muajve ka qenë e vështirë. Kjo ishte njësituatë e paparashikuar në skenarët e institucioneve të mikrofinancës,e cila përveç paralizimit të pjesës më të madhe të aktiviteteve në vend,injektoi një pasiguri për të ardhmen e ekonomisë dhe të shëndetit tënjerëzve. Biznesi i vogël dhe i mesëm ishte ndër më të prekurit në këtësituatë, të cilët rezultuan me rënie të të ardhurave dhe pikërisht ështëky biznes kryesisht target i mikrofinancës. Sipas statistikave të marranga Shoqata e Institucioneve të Mikrofinancës, janë këto institucioneqë financojnë një pjesë të qenësishme të bizneseve të vogla e të mesmenë vend dhe rreth 80% të portofolit të kreditimit në total të bujqësisënë vend. Edhe fermerët kanë pasur probleme si pasojë e kufizimit tëtregut vendas dhe mbylljes totale të eksporteve.

Një numër i konsiderueshëm i klientëve tanë kanë hasur vështirësi përshlyerjen e kredisë në këtë situatë. Ajo që bëri Fondi BESA menjëherëishte të kuptonte situatën e klientëve për ta përkthyer atë më pas nërreziqet që do të paraqiste për të gjithë veprimtarinë e institucionit. Përkëtë, oficerët e kredisë u vunë në kontakt të vazhdueshme me klientët.

Bazuar në situatën e klientëve, menaxhimi imori vendimet më të përshtatshme për tëmbështetur klientët e tij si dhe për të mos uekspozuar në rreziqe të panevojshme. Në atoraste kur biznesi vazhdonte funksionimin, nesugjeruam që klientët tanë të kthenin këstete kredisë sipas afatit të përcaktuar, me anëtë bankingut online, kur ishte e mundur.

Në rastet kur biznesi ishte mbyllur për shkak të vendimeve të Qeverisë dhe pagesa ishte epamundur të bëhej, Banka e Shqipërisëmiratoi vendimin që, për këta klientë, të mosllogaritnim vonesat për këstet, pra nuk do tëkonsideroheshin kredi të vonuara dhe nukdo të kërkohej provigjionim shtesë.

Sigurisht, Fondi BESA e pranoi vendimin eBankës së Shqipërisë për të shtyrë pagesën e kësteve të kredisë si edhe për të rinovuarkreditë për bizneset që u ndikuan negativishtnga situata.

Një hap tjetër i rëndësishëm që ndërmorimenaxhimi ishte edhe hartimi i Politikës sëKredisë për të kapërcyer këtë situatë. Përveçmoratoriumit të kredisë, ne ofruam edhe njëprodukt kredie me kushte lehtësuese për ataklientë, të cilët kishin nevojë për më shumëmbështetje gjatë kësaj periudhe.

Kombinimi i masave lehtësuese për klientëtduket sikur ka rritur më tej besimin dhe kaforcuar bashkëpunimin midis klientëve dheinstitucionit. Sinjalet na bëjnë optimist përrritjen e kreditimit në ndihmë të bizneseveqë kanë nevojë për likuiditet në vazhdimësidhe në mënyrë të veçantë gjatë këtyrekohëve të vështira. Fondi Besa është përherë një mbështetje epadiskutueshme në ndihmë të individëve përnevoja financiare, të cilët kërkojnë t'u japinudhë ideve të tyre për të nisur një biznes apokërkojnë të zgjerojnë aktivitetin e të kryejnëinvestimet e planifikuara.

Ne besojmë se viti 2020, do të jetë një vit isuksesshëm si për Fondin Besa ashtu edhepër klientelën tonë.

Mbështetja e klientelësgjatë vitit 2020 dheinstrumentet financiare nëshërbim të tyre

Page 4: Newsletter vol - fondibesa.com

Covid-19, është tashmë fjalë kyçe e përditshmërisë sonë, që vazhdon tëkërcënojë jetën si dhe stilin e të jetuarit të popullsisë në të gjithë botën.Përhapja eksponenciale e numrit të të infektuarve nga COVID-19 koreloidrejt me rënien ekonomike, e cila erdhi si pasojë e masave të ndërmarranga shumë vende për të mbajtur nën kontroll fuqinë goditëse të virusitdhe për të shpëtuar sistemet shëndetësore. Efektet e mbylljes për muajme radhë shkaktuan vështirësi kolosale financiare dhe, si pasojë e saj,ekonomia botërore kaloi në recesion. Për shumë biznese masat anti-covidrezultuan fatale dhe shumë të tjera i çuan në prag falimentimi. Desara Gjoka, Drejtore e Departamentit të Menaxhimit të Riskut, ndër të tjera thekson se institucionet financiare u përballen me njëmjedis të ri dhe të panjohur për të gjithë, në mjegullinë e të cilit atoduhet të vlerësonin dhe monitoronin rrezikun me një shikueshmëri tëkufizuar. Kjo bëri që qasje të reja të shfaqen shpejt në përshtatje mekushtet e ndryshuara të mjedisit sa i takon modeleve të biznesit,shërbimit ndaj klientit dhe monitorimeve përkatëse.

Përsa i përket institucioneve financiare jobanka, efekti i riskut të kredisëdhe ai i likuiditetit për shkak të ndërprerjes së pagesave të kësteve tëkredisë ishin një kërcënim thelbësor. Fondi Besa, që në fillesat e kësajpandemie, u kujdes që të marrë masa të menjëhershme, duke ndërtuarskenarët përkatës për përballimin e çdo lloj sfide që mund të sillte enesërmja. Elementet kryesore në themel të strategjive për menaxhiminsa më të mirë të kësaj situate të paprecedentë ishin në radhë të parëruajtja e jetës, vazhdimësia e biznesit, mbajtja e kontakteve me klientëtdhe shërbimi i tyre përmes kanaleve alternative, duke shfrytëzuar nëmënyrë maksimale avantazhet që na jep teknologjia. Ecja me hapa tëvendosur përballë sfidave të kohës, bëri që Fondi BESA të kujdeset për

t'u përshtatur me shpejtësi me proceset ereja në mënyrën e menaxhimit të aktivitetit,rritjen e komunikimit me klientët, duke juofruar atyre masa lehtësuese, ndërkohë qëqëndronim vigjilent për t'ju përgjigjur nëkohë rreziqeve potenciale të cilat mund tëmaterializoheshin në çdo moment.

Fondi Besa e tejkaloi me sukses periudhën etepër të vështirë të mbylljes totale të venditdhe arriti të trajtojë, pa asnjë përjashtim,çdo kërkesë të klientëve që u ndikuan ngasituata. Megjithatë, bizneset sot, sidomosata që operojnë në sektorët e turizmit, nëato të shërbimeve dhe transportit, jetojnëende nën trysninë e efekteve negative tëpandemisë globale, shkaktuar nga Covid-19.

Sot, ne ndjehemi shumë krenarë që gjatëkësaj periudhe të vështirë, që paraqestesfida të shumta, menaxhimi i Fondit BESAarriti që të vinte në përdornim strategjitë siedhe gjithë instrumentet e duhura, të cilatna vendosën krah për krah me klientët tanë- përmes analizimeve të detajuara dhe nëthellësi të aktivitetit të tyre e duke iu ofruarmekanizmat si dhe mbështetjen e duhurfinanciare për tejkalimin e emergjencës derikur situata të kthehet në normalitet.

Ne do vazhdojmë t’i qëndrojmë gjithmonëbesnikë parimit që të mbështesim klientëttanë, ekzistues dhe ata potencialë, nëzhvillimin e aktiviteteve që kanë nevojë përfinancim, për t’i dhënë jetë ideve dheaspiratave të tyre.

Menaxhimi i risqeve nëkushtet e pandemisëglobale

Page 5: Newsletter vol - fondibesa.com

Sikurse për ekonominë e çdo vendi dhe për atë botërore në përgjithësi,pandemia e shkaktuar nga Coronavirus, ka krijuar efekte dhe ka paturndikim të ndjeshëm edhe në ekonominë shqiptare.

Reduktimi në nivel të ndjeshëm, deri në mbyllje të aktiviteteve tëbiznesit, rënia në masë të konsiderueshme e qarkullimit të këtyreaktiviteteve që nga shpërthimi i pandemisë, si edhe veçanërisht rritja enivelit të papunësisë pothuajse në të gjithë sektorët e biznesit, ështëreflektuar drejtpërdrejtë dhe ka pasur një efekt të pashmangshëm dhetë menjëhershëm në aktivitetin e institucioneve financiare jo-bankaredhe të mikrofinancës, në të cilat bën pjesë edhe Fondi BESA.

Vendimet e Qeverisë Shqiptare dhe Bankës së Shqipërisë që kanë synuarndihmën dhe lehtësimin e gjendjes ekonomike për bizneset dhe përindividët, janë shoqëruar me uljen absolute të flukseve hyrëse të parasëpër institucionin, veçanërisht në krahasim me parashikimet si dhe meplanifikimet e bëra për këtë qëllim.

Në veçanti, pjesë e veprimeve të domosdoshme dhe të menjëhershme,të ndërmarra nga Fondi BESA, ka qenë rritja e nivelit dhe intensitetit tëbashkëpunimit dhe komunikimit të vazhdueshëm me institucionetfinanciare partnere të huaja dhe të vendit.

Duke rritur shkallën e përgjegjshmërisë në aktivitetin e institucionit nëpërgjithësi, si edhe të gjithë stafit në veçanti, për përballimin e situatëssë krijuar, kemi vlerësuar atë me vëmendje, duke analizuar në të njëjtënkohë në mënyrë të detajuar efektet që ajo shkakton gjatë periudhës sëekzistencës së pandemisë, nëpërmjet pasojave të saj. Për më tepër, nekemi qenë shumë të ndërgjegjshëm për domosdoshmërinë dhe i kemikushtuar rëndësi dhe kujdes të veçantë rishikimit të planeve të rrjedhjessë parasë, planeve të biznesit, si edhe rivlerësimit të hollësishëm të tëgjithë treguesve rregullatorë dhe treguesve të tjerë financiarë të lidhurme linjat e kredive të marra. Ky proces është shoqëruar me administrimtë balancuar të gjendjes së parasë në dispozicion dhe të arkëtimeve ngakreditë, në kushtet aktuale të pandemisë.

Gjatë kësaj periudhe, ne kemi plotësuar me prioritet, në kohë, të gjithadetyrimet që rrjedhin nga kontratat në fuqi të lidhura nga Fondi BESA.

Bazuar në masat e ndërmarra dhe efektet e rezultatet e tyre në terrenindhe aktualitetin real të aktivitetit, Fondi BESA ka vazhduar të ruajë njëpozicion të mirë, në lidhje me partnerët dhe me klientelën.

Fondi BESA, ka ruajtur dhe do vazhdojë të ruajë marrëdhënie të ngushtëdhe të vazhdueshme me klientelën, për ta mbështetur në përballimin ekrizës së krijuar nga pandemia.

Gjatë vitit 2020, Fondi BESA ka përfituar ngandihma e Qeverisë Shqiptare për likuiditet,si pjesë e subjekteve, të cilat përfshihen nëProgramin për ndihmën e bizneseve.

Një ndër shtyllat më të fuqishme të FonditBESA është mirëkapitalizimi i tij. Kjo gjë kashërbyer si përparësi dhe bazë e mirë për tëvijuar me sukses dhe në bashkëpunimin mepartnerët e huaj dhe vendas.Partnerë të rëndësishëm të Fondit BESA dotë vazhdojnë të jenë edhe bankat e nivelit tëdytë në Shqipëri, të tilla si Tirana Bank, BKT,OTP, si edhe Fondi i Garancisë RCFG.

Për vitin 2021, Fondi BESA ka planifikuar tëvazhdojë dhe të forcojë me konsekuencëbashkëpunimin me partnerët e tij, me synimhartimin dhe implementimin e projekteve tëreja. Në këtë kuadër, mund të përmendim se nëvitin 2021 është parashikuar realizimi i njëprojekti shtesë me Bankën e Detit të Zi përTregti e Zhvillim prej rreth 6 Milion Euro,ndërkohë që do të vijojnë projektet me tëgjithë partnerët ekzistues të Fondit BESA, sishprehje konkrete e një bashkëpunimi tëdyanshëm afatgjatë dhe të suksesshëm.

Kriza nuk ka mbaruar, por Fondi BESAështë besimplotë në plotësimin sa më tëmirë të objektivave të veta për vitin 2021,si edhe ato afatmesme në vazhdim.

Menaxhimi i fondeve nëkohë pandemie.

Page 6: Newsletter vol - fondibesa.com

Fondi Besa SH.A nderohet me çmimin eKompanisë më të Mirë të Mikrofinancës nëShqipëri 2020 për performancë të shkëlqyerdhe arritje në mikrofinancë nga GlobalBanking &Finance Review.

Wanda Rich, Botuese e Global Banking &Finance Review thekson: “Ne vlerësojmëFondin BESA për dedikimin dhe nismat eshkëlqyera që ka ndërmarrë duke dhënëkështu një kontribut të madh në zhvillimin esektorit të mikrofinancës në rajon. Fondi BESA SH.A përpiqet të krijojë dhe tëofrojë produkte e shërbime që përmbushinnevojat e klientëve.

Fondi Besa SH.A nderohet me çmimin eKompanisë më të Mirë të Mikrofinancës nëShqipëri 2020 për performancë të shkëlqyerdhe arritje në mikrofinancë.

Investimi i tyre i vazhdueshëm në zhvillimin e produkteve, teknologjisë, zhvillimin e personelit dhe në qëndrueshmërinëfinanciare e menaxhimin shumë të mirë të riskut, është ai që i dallon ata si fitues të këtij viti.”

Page 7: Newsletter vol - fondibesa.com

Rritja e kapaciteteve njerëzore dhe profesionale të stafit, në të gjithanivelet, është një qëllim konstant dhe i rëndësishëm i Fondit Besa. Kyqëllim udhëheq dhe shoqëron njëkohësisht fuqizimin e vazhdueshëminstitucional, teksa ndihmon edhe zhvillimin e mëtejshëm të sektorit tëmikrokredisë në Shqipëri. Në këtë drejtim, me iniciativën dhe me përfshirjen e drejtpërdrejtë tëDrejtorit Ekzekutiv, Z. Bajram Muçaj, në fund të muajit Korrik 2020 filloiprojekti i praktikës “Aftësimi i të rinjve në veprimtaritë kredidhënëse”.

Ky projekt, zhvillohet për herë të parë nga strukturat e Fondi Besa dheështë konceptuar si një mekanizëm teknik, në mbështetje të rritjesprofesionale dhe progresive të institucionit dhe si një hap i duhur dhe idomosdoshëm drejt ngritjes së një strukture për formimin e zhvillimin emëtejshëm të kapaciteteve njerëzore në funksion të nevojave aktualedhe të ardhme të Fondit Besa. Ky projekt praktike ofron përfitim reciprok si për institucionin ashtu dhepër praktikantët, të cilët përftojnë njohuritë e nevojshme teorike dhepraktike mbi sistemin e kredidhënies, proceset dhe procedurat e lidhurame të, funksionimin e institucioneve financiare dhe mundësi punësimipranë Fondin Besa për më të mirët.

Përzgjedhja e praktikantëve ngastruktura ad-hoc; Informimi i tyre mbi projektin; Përfshirja e praktikantëve në të gjithanivelet e aktivitetit të institucionit;Trajnim teorik dhe praktik në zyratqendrore dhe pranë degëve rajonale; Njohja me punën në terren dhepërfshirja në aktivitetet e përditshme tëdegëve rajonale.

Metodologjia e zbatuar është bazuar në njëvazhdimësi procesesh të lidhura me njëra-tjetrën si:

Kohëzgjatja: Korrik 2020 – Nëntor 2020

Projekti i konsideruar si “pilot” u zhvillua nëdisa faza:

Faza 1: Projektim, informim, konsultim mestrukturat e institucionit.

Faza 2: Zhvillimi i aktiviteteve të projektuarapër praktikantët pjesëmarrës.

Faza 3: Finalizimi i intershipit, vlerësimi ipraktikantëve dhe vendimmarrja në lidhjeme punësimin e tyre.

Punësimi i praktikantëve pranë Fondit Besaishte një vlerësim domethënës i institucionitndaj angazhimit të plotë të pjesëmarrësvenë këtë program praktike.

Për Fondin BESA“Suksesi është e vetmja alternativë.”

Ky projekt praktikeofron përfitim reciprok,si për institucioninashtu edhe përpraktikantët, të cilëtpërftojnë papagesënjohuri teorike dhepraktike mbi sistemin ekredidhënies, procesete lidhura me të,funksionimin einstitucionevefinanciare dhe mundësipunësimi pranë FondinBesa për më të mirët.

Projekti Intership

Page 8: Newsletter vol - fondibesa.com

Fondi Besa mbështet eventin kulturor të radhës: “Miss Universe Albania &Kosovo 2020” për t’ju dhuruar një spektakël të bukur edhe gjatë kësajperiudhe të vështirë.

Në datat 17- 18 Shtator 2020 u finalizua “Miss Universe Albania&Kosovo”një nga konkurset më të dashur për publikun shqiptar. Eventi i këtij vitiqë u zhvillua në kushte speciale për shkak të pandemisë, ishte i veçantëedhe sepse për herë të parë, përfshiu dy konkurrime bukurie që bënëbashkë Shqipërinë dhe Kosovën.

Fondi Besa, institucion, i cili vazhdimisht është i angazhuar në projektetë ndryshme me karakter social, kulturor dhe edukativ, është krenar qëka mbështetur një event ku jo vetëm promovohet bukuria dhe vlerat evajzave shqiptare, por një event, i cili, mbi të gjitha, u jep hapësirë atyre për të vazhduar me hapa edhe më të sigurta në karrierën e tyre drejt sëardhmes.

Fondi Besa,institucion, i cilivazhdimisht është iangazhuar nëprojekte tëndryshme mekarakter social,kulturor dheedukativ, ështëkrenar që kambështetur njëevent ku jo vetëmpromovohetbukuria dhe vlerat evajzave shqiptare.

Fondi Besa mbështeteventin kulturor të radhës:“Miss Universe Albania &Kosovo 2020”

Page 9: Newsletter vol - fondibesa.com

Sponsorizim për 2 ekipet e futbollitpjesëmarrëse në kampionatin Sunday LeagueTirana

Fondi Besa, në mbështetje të të rinjvenë sport, sponsorizon ekipin “OlimpikTirana”, pjesëmarrës në kampionatinSunday League Tirana.

Në datë 29 shtator 2020, filloi në Tiranë kampionati Sunday League Tirana, icili do të zhvillohet në një hark kohorprej 7 muajsh në kompleksin sportivFootball Republic/Redi Jupi.

Në vazhdën e kujdesit që shpreh FondiBesa për zhvillimin e sportit dhe artevenë Shqipëri, për ne nuk ishte e vështirët’i thonim po këtij sponsorizimi, dukekonsideruar se futbolli është një ndërsportet që kërkon dedikim, vlera këtoqë në kulturën tonë institucionale zënënjë vend të rëndësishëm.

Fondi BESA edhe në të ardhmen do tëvazhdojë të mbështesë këto aktivitetetë rëndësishme të kulturës dhe sportit,pasi përgjegjësia sociale është një ngaprioritetet tona duke u bërë shembull indërgjegjësimit të biznesit në shërbimtë mbështetjes të kulturës dhe sportitnë Shqipëri.

Të angazhuargjithmonë nëprojekte mekarakter social,kulturor,edukativ, FondiBesa e konsideronpërgjegjësinësociale një mjetthelbësor qëplotëson misioninfinanciar dheekonomik tëinstitucionit.

Page 10: Newsletter vol - fondibesa.com

Rruga drejt suksesit të biznesit është vazhdimisht në ndërtim e sipër.

“Luara” është një ndër bizneset më të njohura në fushën e pastiçerisë, ecila u zhvillua edhe më tej, me ambiente moderne, falë kredisë të përfituarnga Fondi Besa.

Pronari i këtij biznesi, Fatmir Pashollari, të gjithë e njohin si mjeshtrin ebukës dhe pastiçerisë shprehet se Fondi Besa e ka ndihmuar atë në njëmoment të vështirë.

“Në fillim u ndjeva i demoralizuar, pasi nuk gjeja mbështetje financiarepër të zhvilluar biznesin tim, por nuk hoqa dorë. Pa hezitim shkova nëzyrat e Fondit Besa dhe kërkova ndihmën e tyre për të investuar nëdegën më të re të pastiçerisë, në sheshin Avni Rustemi”, tregon pronari ibiznesit.

Ai shpjegon më tej se nuk e kishte menduar asnjëherë se do të përfitontenga Fondi Besa një Kredi Biznesi, që do e ndihmonte të ishte shumë isuksesshëm.

Sot, “Luara” ushtron aktivitetin e saj në tre degë në qytetin e Tiranës.Fatmir Pashollari karakterizohet nga thjeshtësia, modestia dhe bujaria.Ai, së bashku me familjen e tij, janë të përfshirë në këtë biznes. Ata janëduke dëshmuar kështu një shembull të vërtetë të sipërmarrjes privatenë vendin tonë.

Është mirë të festosh suksesin!

HISTORI SUKSESI

Kam besuar gjithmonë nësukses, por kurrë nukkam menduar se do tëarrija kaq lart. Mevendosmëri absolute dhembështetjen e FonditBesa, mposhtabarrierat”,përfundon ai.

Ai së bashku me familjene tij janë të përfshirë nëbiznes, duke dëshmuarkështu një shembull tëvërtetë të sipërmarrjesprivate në vendin tonë.

Page 11: Newsletter vol - fondibesa.com

Pas 5 viteve bashkëpunim, Drejtori Ekzekutiv i Fondit Besa, Z. BajramMuçaj shprehet i kënaqur për marrëveshjen që është realizuar mePostën Shqiptare, e cila u ka ardhur në ndihmë mbi 30 mijë klientëve tëFondit, të cilëve tashmë u ofrohet shërbimi në zyrat postare, atje kubanojnë.

“Bashkëpunimi me Postën Shqiptare ka qenë dhe vazhdon të mbetet isuksesshëm, sepse falë këtij bashkëpunimi klientët tanë kanë pasurmundësi të aksesojnë edhe në zona, të cilat më parë nuk kishinmbulimin e duhur.

Cilësia dhe shtrirja e këtij shërbimi, kanë forcuar marrëdhëniet edhe metej me klientët tanë. Vazhdoj ta inkurajoj këtë marrëveshje, e cila na kasjellë një bashkëpunim të frytshëm jo vetëm për dy institucionet, porsidomos për klientët e Fondit BESA.

Bashkëpunimi ndërmjetFondit BESA dhe PostësShqiptare

"Ne punojmë çdo ditë që kjo marrëdhënie të vazhdojë sa më gjatë duke qenë se ajo është në interesin më të mirë sitë klientëve, ashtu edhe vetë institucionit ”- deklaroi z. Muçaj.