natyra shqiptare

7

Upload: megi-braka

Post on 11-Apr-2017

229 views

Category:

Education


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Natyra shqiptare
Page 2: Natyra shqiptare
Page 3: Natyra shqiptare

Bukurite natyrore te Shqiperise• Shqipëria është e njohur në botë për në fushën e turizmit me natyrën e saj të rrallë, historinë dhe trashëgiminë kulturore,

vijën bregdetare të pasur e të pastër nga ndotjet industriale, por nuk janë eksploruar ende pjesa verilindore e vendit. Ajo pjesë ku malet ngrihen thikë, pyjet janë të dendur dhe rrugët e pashtruara e të pakalueshme. Këtë fakt na e përmend edhe gazetari i “Lonely Planety”, Tom Masters i cili ka bërë një udhëtim në këto zona dhe shpreh emocionet e tij të forta për vendin e “fshehtë” e të paeksploruar tërësisht. Vërtet kush është territori i brendshëm i Shqipërisë? Ai që ne njohim nga kronikat apo të thënat, ai që nuk e kemi shkelur kurrë, jo se nuk duam por se nuk ka infrastrukturë dhe mjete për të na çuar deri atje. Në qoftë se do të marrim tragetin nga Vau i Dejës e do të ngjitemi drej Fierzës e më pas për në Kukës, në të dy krahët e rrjedhës së lumit ka pamje të mrekullueshme të natyrës dhe tek –tuk të zë syri kulla të vetmuara, rrugë të ngushta këmbësorësh apo fierzzkafshësh, hone dhe shpella të pa eksploruara, që një aventurieri të natyrës do t’i tërhiqte vëmendjen dhe do donte t’i shikonte nga afër. Mundësia nuk i jepet dot sepse nuk ka rrugë drejt tyre dhe guida të mirëfilltë. Atëherë këto perla të natyrës dhe turizmit tonë, mbeten të fshehura dhe pa vlerë. Në këto zona nuk ka vetëm natyrë të bukur, por ka edhe një trashëgimi kulturore të panjohur nga vizitorët dhe kuriozët. Flasim për kullat alpine, mënyrën e jetesës, zakonet, traditat, kulinarinë, etnografinë dhe pak mundësi kemi t’i ndeshim në vendin burimor, sepse akoma nuk është menduar për ta shfrytëzuar këtë pjesë të turizmit si burim ekonomik. Një përshkrim i detajuar i këtyre resurseve nuk do të mjaftonte me një shkrim të shkurtër, por ajo që dua të cilësoj është nëse ka ardhur koha të mendojmë edhe për turizmin e thellë malor?! Aty ka vlera, aty ka kuriozitet, ka histori, legjenda, natyrë të pashkelur, ka njerëz, pra ka biznes. Kur të huajt e vënë re dhe e vlerësojnë si një burim të mirëfilltë e të pashfrytëzuar. A duhet ta shikojmë edhe vetë ne me këtë sy këtë zonë të “fshehur”./ ATSH. - See more at: http://sot.com.al/lifestyle/t%C3%AB-gjith%C3%AB-i-njohin-bukurit%C3%AB-natyrore-t%C3%AB-shqip%C3%ABris%C3%AB-por-ka-ende-mrekulli-t%C3%AB-pazbuluara-ja#sthash.W9VkjyrP.dpuf

Page 4: Natyra shqiptare
Page 5: Natyra shqiptare

ThethiThethi është një fshat në komunën Shalë në rrethin e Shkodrës të Shqipërisë.

Fshati ndodhet më në veri të luginës së Shalës, në mes të Alpeve me një bukuri të radhë, në Veri të Shqipërisë. Shtatëdhjetë kilometra nga qyteti i Shkodrës, i mbrojtur nga tre malet Radohima, Sheniku, Papluku, me lartësi mbi 2500m mbi nivelin e detit, shtrihet lugina e lartë e Thethit, një nga zonat më të veçanta të këtyre Alpeve, 750 deri 950 m mbi nivelin e detit, me një sipërfaqe prej 2630 hektarësh.

Page 6: Natyra shqiptare

Lumi Valbona (dhe: Lumi i Valbonës) është për një gjatësi rreth 50 km. një nga lumenjtë më të rrëmbyeshëm në Alpet e Shqipërisë veriore. Lumi buron nga malet e rrethit të Malësisë së Madhe afër fshatit Rragam dhe kalon pas rreth dy kilometrash kufirin ndarës me rrethin e Tropojës. Pas disa kilometrash diku para qytetit Bajram Curri, ai kthen për nga fshati i Gashit dhe pas Bajram Currit vërshon djathtas drejt fshatit Llukaj, për tu derdhur më në fund në Liqenin e Komanit.

Prurjet mesatare në Dragobi dhe Gri janë 12.2 m3/sek. dhe 33.3 m3sek. Uji i ftohtë e i kulluar si kristali, ujvarat dhe kanjonet piktoreske dhe peshku “troftë” që rritet në ujrat e tij e kan bërë Valbonën një nga lumenjtë më të bukur e më të njohur në të gjithë vendin.

Kategoria: Lumenj në Shqipëri

Page 7: Natyra shqiptare

Pylli i Semanit• Pylli i Semanit në çdo stinë vere kthehet në një destinacion për të gjithë frekuentuesit e

plazhit të kësaj zone. Por e gjithë kjo zonë përveçse ofron plazhin ranor për të gjithë pushuesit, në brendësi të pyllit duket se mbart edhe vlera dhe pasuri të tjera, pasuri të cilat shumë pak kush i njeh dhe i shfrytëzon. Në rrënjët e këtij pylli gjendet një lloj bime e njohur me emërtimin Tartuf dhe që ngjason me zhardhokun e një kërpudhe, çmimi i së cilës arrin nga 300 deri në mbi 10 mijë euro për kilogram.

• Disa vite më parë banorë të Semanit dhe Topojës kanë ngritur shqetësimin se kjo lloj bime po grabitej masivisht nga pylli i Semanit, duke rrezikuar edhe zhdukjen totale të saj, ndërkohë që askush nuk kishte marrë masa.

• Edhe sot, pas disa viteve duket se gjatë periudhës dhjetor-janar, periudhë në të cilën kultivohet kjo bimë, sërish persona të maskuar si gjahtarë shpendësh apo kafshësh, shkojnë për ta mbledhur atë. Banorë të Topojës, jashtë kamerës, pohojnë se e njohin rëndësinë e kësaj bime dhe se shpesh herë kanë parë persona të organizuar të cilët mbledhin bimën e Tartufit për ta tregtuar atë ndaj grumbulluesve të veçantë, të cilët më pas e tregtojnë jashtë vendit.

• Ndërkohë inxhinieri i pyjores pranë kësaj drejtorie në Fier, Genci Pine në një intervistë për News 24 ka shpjeguar se çfarë është në të vërtet kjo bimë, ndërsa ka theksuar se disa vite më parë u ndaluan disa persona të cilët mblidhnin këtë bimë.

• Tartufi është një lloj kërpudhe që rritet në rrënjët e lisit, blirit, pishës dhe shelgut të egër. Zakonisht ai rritet në tokë ranore dhe nuk ka as rrënjë, as gjedhe, as degë. Kjo specie është në formën e zhardhokut dhe e merr ushqimin nga rrënjët e bimëve të tjera.