moduli 6 fazat e struktures err

9
Të menduarit e nxënësit gjatë fazave të të nxënit (struktura ERR) Evokim – Nxënësi përfshihet në veprimtari aktive të rikujtimit çështjeve që i di rreth temës. Realizim i kuptimit – Nxënësi forcon përpjekjet për të njohur të panjohurën. Reflektim – Nxënësi konsolidon inform. e reja dhe rikonstrukton shemën mbi çështje të caktuara. Proceset njohëse të nxënësit: Përgatitja për të nxënë EVOKIMI Faza I Përpunimi i përmbajtjes REALIZIMI I KUPTIMIT Faza II Konsolidimi i të nxënit REFLEKTIMI Faza III Tri fazat e përcaktuara më lartë: përgatitja për të nxënë, përpunimi i përmbajtjes (që do të mësohet nga nxënësit) dhe konsolidimi i të nxënit, janë emërtuar ndryshe edhe si fazat 1 Aktivizim (pjesëmarrja e gjallë në procesin njohës) Përqendrim Përzgjedhje Organizim Integrim Zbatim

Upload: ardita-buzhala

Post on 28-Oct-2015

612 views

Category:

Documents


9 download

DESCRIPTION

Edukim

TRANSCRIPT

Page 1: MODULI 6 Fazat e Struktures ERR

Të menduarit e nxënësit gjatë fazave të të nxënit (struktura ERR)

Evokim – Nxënësi përfshihet në veprimtari aktive të rikujtimit të çështjeve që i di rreth temës.

Realizim i kuptimit – Nxënësi forcon përpjekjet për të njohur të panjohurën.

Reflektim – Nxënësi konsolidon inform. e reja dhe rikonstrukton shemën mbi çështje të caktuara.

Proceset njohëse të nxënësit:

Përgatitja për të nxënëEVOKIMI

Faza I

Përpunimi i përmbajtjesREALIZIMI I KUPTIMIT

Faza II

Konsolidimi i të nxënitREFLEKTIMI

Faza III

Tri fazat e përcaktuara më lartë: përgatitja për të nxënë, përpunimi i përmbajtjes (që do të mësohet nga nxënësit) dhe konsolidimi i të nxënit, janë emërtuar ndryshe edhe si fazat e strukturës ERR – EVOKIM, REALIZIM (i kuptimit) dhe REFLEKTIM.

EVOKIMI. Kjo është faza e parë e strukturës për zhvillimin e të menduarit dhe të nxënit. Në këtë hap të parë kryhen veprimtari të ndryshme njohëse. Së pari, nxënësi është përfshirë gjallërisht në rikujtimin e asaj çfarë di rreth temës së mësimit. Kjo veprimtari e përqendron atë të shqyrtojë njohuritë e tij/saj dhe të fillojë të mendojë rreth temës që, së shpejti, do ta shqyrtoj në detaje. Ky angazhim fillestar ka rëndësi të dorës së parë, pasi në këtë fazë nistore, nxënësi nxjerrë në pah, gjen, shqyrton, një nivel bazë të njohurive vetjake, të cilave mund t’u shtohen njohuri të tjera. Kjo është kryesore, pasi të gjitha njohuritë e qëndrueshme krijojnë një korpus të favorshëm dije që lehtëson, më tej, fitimin e njohurive të reja apo zgjerimin e dijeve ekzistuese. Informacioni që parashtrohet pa një kontakt dijesh të mëparshme, pa parapërgatitje mund të mos ngulitet sa dhe si duhet; për

1

Aktivizim (pjesëmarrja e gjallë në procesin njohës)

Përqendrim

Përzgjedhje Organizim

Integrim Zbatim

Page 2: MODULI 6 Fazat e Struktures ERR

më tepër, pa këtë lidhje të domosdoshme me njohuritë e fituara më parë, ai mund të harrohet shpejt.

Procesi i të nxënit është proces i lidhjes së njohurive të reja me ato që dihen. Nxënësit ndërtojnë njohurit, konceptet, kuptimin e ri mbi dukuritë e caktuara nga bazat e njohurive të mëparshme. Kështu, duke i ndihmuar nxënësit të vendosin njohuritë e reja në kontekste njohurish të fituara më parë, zgjerojnë aftësitë përthithëse dhe interpretuese të nxënësit dhe i japin informacionit të ri statusin e dijes të ngulitur për kohë më të gjatë në kujtesën e nxënësve. Kjo mënyrë shërben, gjithashtu, për të ndriçuar keqkuptimet, ngatërrimet dhe gabimet në njohuritë, që ndryshe, nuk mund të dalin në pah, pa një shqyrtim aktiv të njohurive dhe koncepteve që ata zotërojnë.

Qëllimi i dytë i fazës së evokimit është të vë në veprim nxënësin. Nxënia është më shumë një veprimtari e gjallë se pasive. Shpesh nxënësit qëndrojnë në mënyrë pasive në klasë duke dëgjuar mësuesit, duke u përpjekur të mbajnë mend ato çfarë shpjegohen.

Që nxënësit të përvetësojnë në mënyrë të logjikshme, të arsyetuar dhe kritike njohuritë e reja, duhet që ato të përfshihen gjallërisht në procesin e të nxënit. Përfshirja në këtë proces i mundëson atyre të gjejnë më lehtë rrugës që çojnë në qëndrimet kritike në përvetësimin e njohurive dhe në shprehjen më të qartë dhe efikase të vetë mendimeve. Duke qenë në çdo rast në veprim, në kontakt me të tjerët, ata korrigjohen dhe vetëkorrigjohen. Më tej procesi i të shkruarit dhe të folurit në prani të të tjerëve, i orienton ata më mirë që të gjejnë skemën e përshtatshme të koordinimit të njohurive ekzistuese, me ato të reja. Shkallë-shkallë vetë të arsyetuarit dhe të interpretuarit bëhet më i qartë.

Qëllimi i tretë i fazës së evokimit është arsyetimi i vijueshëm, procesi për të lidhur informacionin e ri me skemat e mëparshme. Ky qëllim i tretë i fazës së evokimit është kryesor. Përmes kësaj faze nxitet interesi dhe përvijohet qëllimi në shqyrtimin e temës. Interesi dhe qëllimi janë thelbësor për të përmbajtur të gjallë angazhimin e nxënësit. Të nxënit e qëllimshëm është më frytdhënës se të nxënit e paqëllimshëm. Duke diskutuar në grupe, rritet interesi i nxënësve dhe zbulohet konteksti i vërtetë i njohurive të tyre. Disa nga idetë dhe konceptet mund të kenë qëllime kontradiktore. Kjo është e rëndësishme për të zbuluar një përcaktim të tyre në klasë, sepse ndryshimet mund të çojnë në pyetje vetjake dhe pyetjet vetjake mund të jenë motivues i fuqishëm për të zhvilluar arsyetimin përmes të lexuarit. Pearson, studiues amerikan, ka sugjeruar se përcaktimi i të kuptuarit në këtë moment është “të sigurosh përgjigjet për pyetjet që bënë vet”.

2

Page 3: MODULI 6 Fazat e Struktures ERR

(Gjatë fazës së evokimit, nxënësit përfshihen në veprimtari aktive të rikujtimit të çështjeve që i dinë rreth temës).

REALIZIMI I KUPTIMIT. Faza e dytë e strukturës, për zhvillimin e të menduarit kritik e krijues gjatë të nxënit quhet realizimi i kuptimit. Kjo është faza në të cilën lexuesi vjen në kontakt me informacionin apo idetë e reja. Ky kontakt mund të shfaqet në formën e tekstit të leximit. Kjo është, gjithashtu, faza e të nxënit, gjatë së cilës mësuesit kanë ndikimin më të paktë te nxënësi. Është po kjo faza e dytë, gjatë së cilës nxënësi duhet të ruaj të gjallë e të pavarur angazhimin e tij.

Detyra thelbësore e kësaj faze është, së pari, ta mbajë nxënësin të përfshirë në procesin e përftimit të kuptimit të njohurive; gjithashtu të ruaj interesin dhe ritmin e vendosur gjatë fazës së evokimit. Detyra e dytë thelbësore është të mbështet përpjekjet e tij për të kontrolluar procesin e të kuptuarit. Nxënësit e suksesshëm, lexuesit e efektshëm, kontrollojnë hap pas hapi përvetësimin e njohurive dhe përftimin e kuptimit mbi tekstin si një informacion i ri i sapondeshur. Gjatë leximit, lexuesi i mirë do të rilexojë, nëse të kuptuarit është i zbehtë. Dëgjuesit, kur dëgjojnë paraqitjen e një pjese, do të bëjnë pyetje ose do të mbajnë shënime për sqarime të mëtejme të atyre që nuk i kuptojnë ose i kuptojnë gabim. Nxënësit pasiv vetëm kalojnë sipër këtyre gabimeve me arsyetim, të pavetëdijshëm për paqartësitë, keqkuptimet apo mungesat e dukshme të informacionit.

Gjithashtu, kur nxënësit janë duke ndërgjegjësuar marrjen e informacionit, ata janë të përfshirë në procesin e shkallë-shkallshëm të përvetësimit të tij, të vendosur sipas planifikimit të tyre, lidhin në mënyrë të qëllimshme informacionin e ri, me atë që dinë.

(Gjatë fazës së realizimit të kuptimit, forcohen përpjekjet për të njohur të panjohurën, për të kontrolluar të kuptuarit individualisht apo në bashkëpunim).

REFLEKTIMI. Faza e tretë në strukturë është ajo e reflektimit. Kjo fazë, që shpesh harrohet në mësimdhënie, është me të vërtetë kryesore. Gjatë kësaj faze lexuesit konsolidojnë të nxënit e ri dhe, në këtë mënyrë të gjallë, ristrukturojnë skemën e tyre për të përshtatur konceptet e reja. Është ajo fazë në të cilën nxënësit me të vërtetë marrin njohuri të reja vetë. Këtu ndodhë të nxënit e qëndrueshëm. Të nxënit është veprim i ndryshimit, i cili ndodh në mënyra të ndryshme. Në qoftë se ky ndryshim është parë si arsyetim i ri, si rregull i ri i sjelljes ose si bindje e re, të nxënit kategorizohet nga një

3

Page 4: MODULI 6 Fazat e Struktures ERR

ndryshim me të vërtetë i qëndrueshëm. Ky ndryshim ndodh vetëm kur nxënësit përfshihen gjallërisht në ristrukturimin e planit të tyre, për të përshtatur të nxënit e ri.

Në këtë fazë përcaktohen si objektiva detyra të ndryshme thelbësore. Në radhë të parë, pritet që nxënësit të fillojnë të shprehin me fjalitë e tyre idetë dhe informacionin që ndeshin. Kjo është e rëndësishme për ndërtimin e planeve të reja. Të nxënit afatgjatë dhe arsyetimi në thellësi është vetjak. Nxënësit kuptojnë më së miri atë çfarë ata kuptojnë në kontekstin e tyre, me fjalët e tyre. Arsyetimi është i qëndrueshëm, kur informacioni është i vendosur brenda një strukture me përmbajtje të kuptimshme. Duke arsyetuar në mënyrë të vijueshme gjatë procesit të përvetësimit të njohurive dhe duke formuluar idetë me një fjalor vetjak dhe të familjarizuar me të, krijohet, kështu, një kontekst vetjak dhe i kuptimshëm.

Qëllimi i dytë i kësaj faze është kultivimi dhe shkëmbimi i fuqishëm i ideve midis nxënësve, ashtu sikurse paraqitja e tyre në plane të ndryshme për nxënësit për ta marrë në konsideratë kur e ndërtojnë vetë. Përmes lejimit të diskutimit, gjatë fazës së reflektimit, nxënësit janë të ekspozuar ndaj një shumëllojshmërie ndërtimesh që duhen marrë parasysh. Kjo është kohë ndryshimesh rikonceptualizimi i procesit të të nxënit. Shfaqja, në mënyra të shumta të tërësisë së informacionit në këtë kohë, çon tek ndërtime më shumë fleksibile, të cilat mund të jenë të zbatueshme, më praktike dhe të qëllimshme në të ardhmen.

(Gjatë fazës së reflektimit, nxënësit konsolidojnë informacionet e reja dhe në mënyrë aktive ristrukturojnë skemën e tyre mbi çështje të caktuara).

FORMIMI I NXËNËSVE TË PAVARUR

Si mësues, e dimë që nxënësit nuk mësojnë cdo gjë që duhet të dinë në 12 vitet e shkollës, që çojnë, më pas, në diplomim, pas përfundimit të shkollës së lartë. Në përpiqemi t’i nxisim ata të bëhen nxënës, pra të dinë të mësojnë; duam që shprehitë e të nxënit të tyre të jenë afatgjata, që nxënësit që vazhdojnë të thellojnë procesin e njohjes në fusha të ndryshme. Përdorimi i metodave të ndryshme në klasë i pajis nxënësit me shprehi të natyrave të ndryshme që u mundësojnë atyre të marrin pjesë gjallërisht në mësim, të përqendrohen, të përzgjedhin, të organizojnë, të përfshijnë dhe të zbatojnë njohuri kur mësojnë. Përmes tyre ne nxitim zhvillimin e individëve që janë mendimtarë, nxënës të pavarur.

4

Page 5: MODULI 6 Fazat e Struktures ERR

Disa nga metodat e mësimdhënies për të drejtat e njeriut të klasifikuara sipas proceseve njohëse (strukturës ERR)

1. EVOKIMI (përgatitja për të nxënë)

Stuhi mendimesh (brainstorming)Sistemi ndërveprues i shënimeve (INSERT)1

Pema/harta e mendimit/konceptit (clasteri) PesëvargëshiRuaje fjalën e fundit për muaDi/dua të di/mësova më shumëParashikim me terma paraprakTryeza e rrumbullakët (gushëkuqi rrethor)Imagjinata e drejtuarLoja me role

2. REALIZIMI I KUPTIMIT (përpunimi i përmbajtjes)

Sistemi ndërveprues i shënimeve (INSERT)Pema/harta e mendimit/konceptit (clasteri) Mësimdhënia e ndërsjellëRuaje fjalën e fundit për muaDi/dua të di/mësova më shumëParashikim me terma paraprakTryeza e rrumbullakët (gushëkuqi rrethor)Leximi i drejtuar (DRTA)2

Dëgjimi i drejtuar (DLTA)3

Imagjinata e drejtuarLoja me role

3. REFLEKTIMI (konsolidimi i të nxënit)

Pema/harta e mendimit/konceptit (clasteri)Sistemi ndërveprues i shënimeve (INSERT)1 Nga gjuha angleze:Interactive Noting System for Effective Reading and Thinking – Sistemi ndërveprues i shënimeve për të menduarit dhe leximin e efektshëm.

2 Është veprimtari e të lexuarit dhe e të menduarit të drejtuar. Nga gjuha angleze: Directed Reading and Thinking Activity (DRTA).3 Kur veprimtaria nuk zhvillohet duke lexuar, por duke dëgjuar. Nga gjiha angleze: Directed Learning and Thinking Activity (DLTA).

5

Page 6: MODULI 6 Fazat e Struktures ERR

Pesëvargëshi Ruaje fjalën e fundit për muaRrjeti i diskutimitDi/dua të di/mësova më shumëParashikim me terma paraprakTryeza e rrumbullakët (gushëkuqi rrethor)Leximi i drejtuar (DRTA)Dëgjimi i drejtuar (DLTA)Diagrami i VenitImagjinata e drejtuarLoja me role

(Cituar sipas Bardhyl Musai: Mësimdhënia dhe të nxënit ndërveprues – modele për të zhvilluarit e mendimit kritik të nxënësve (2005): CDE, Tiranë, f. 40-45).

6