mmph.rks-gov.net · web viewtema e konkursit përfshin projektime dhe propozime inovative të çdo...

13
KONKURS PROJEKTIMI NË NJË KONTEKST RAJONAL THIRRJE E HAPUR PËR PROJEKTIM AFATI I FAZËS SË PARË: 18 DHJETOR ZGJIDHJET IDEORE PËR ZHVILLIMIN HAPËSINOR TË ZONAVE: "SHTIGJET E LIRISË", QË SHTRIHET NË TERRITORIN E KOMUNAVE GJAKOVË- TROPOJË-HAS DHE "KORRIDORI I GJELBËR", QË SHTRIHET MIDIS TERRITORIT TË KOMUNAVE PRIZREN-KUKËS MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR MINISTRIA E ZHVILLIMIT URBAN

Upload: others

Post on 12-Feb-2020

1 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: mmph.rks-gov.net · Web viewTema e konkursit përfshin projektime dhe propozime inovative të çdo lloji, për promovimin e vlerave të ndërsjella urbane, mjedisore dhe peizazhistike

KONKURS PROJEKTIMI NË NJË KONTEKST RAJONALTHIRRJE E HAPUR PËR PROJEKTIMAFATI I FAZËS SË PARË: 18 DHJETOR

ZGJIDHJET IDEORE PËR ZHVILLIMIN HAPËSINOR TË ZONAVE: "SHTIGJET E LIRISË", QË SHTRIHET NË TERRITORIN E KOMUNAVE GJAKOVË-TROPOJË-HAS DHE "KORRIDORI I GJELBËR", QË SHTRIHET MIDIS TERRITORIT TË KOMUNAVE PRIZREN-KUKËS

MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT

HAPËSINOR MINISTRIA

E ZHVILLIMIT URBAN

Page 2: mmph.rks-gov.net · Web viewTema e konkursit përfshin projektime dhe propozime inovative të çdo lloji, për promovimin e vlerave të ndërsjella urbane, mjedisore dhe peizazhistike

TERMAT E REFERENCËS

PromovuesitMinistria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Republikës së Kosovës dhe Ministria e Zhvillimit Urban të Republikës së Shqipërisë, shpallin konkursin e projektimit për të mbledhur ide dhe projekte në lidhje me zhvillimin rajonal Shqipëri-Kosovë të ndarë në dy tematika, “Shtigjet e Lirisë” dhe “Korridori i Gjelbër”.

KontekstiTema e konkursit përfshin projektime dhe propozime inovative të çdo lloji, për promovimin e vlerave të ndërsjella urbane, mjedisore dhe peizazhistike të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë. Projekt propozimet do të fokusohen në dy prioritete të përcaktuara nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Ministria e Zhvillimit Urban në bashkëpunim me autoritetet përkatëse komunale/vendore, më konkretisht, për Korridorin e Gjelbër të Drinit (Prizren-Kukës) dhe Shtigjet e Lirisë (Gjakovë-Has-Tropojë).Zona e konkursit ka një kontrast të madh në profilin e saj gjeografik. Ajo formohet nga vargje malore, fusha, lugina, lumenj e liqene. Është e pasur në pyje e kullota, të cilat mbulojnë rreth 50% të sipërfaqes. Terreni i vështirë ofron mundësi për zona të paprekura nga dora e njeriut dhe atraksione të mëdha turistike malore. Është një zonë që ka ruajtur dhe përfaqëson vlerat e përbashkëta. Si rrjedhojë, zhvillimi rajonal nuk mund të shihet i ndarë dhe në këtë kontekst, zhvillohet konkursi me qëllimin për të ofruar ide të reja dhe një vizion të ri për këtë hapësirë.

PërfituesitPërfituesit e këtij konkursi do të jenë banorët e hapësirës rajonale Shqipëri-Kosovë. Projekt idetë do të përdoren si shtytëse, për zhvillimin rajonal dhe promovimin e rajonit.

Page 3: mmph.rks-gov.net · Web viewTema e konkursit përfshin projektime dhe propozime inovative të çdo lloji, për promovimin e vlerave të ndërsjella urbane, mjedisore dhe peizazhistike

Zonat e KonkursitKonkursi zhvillohet në hapësirën rajonale midis Shqipërisë dhe Kosovës, dhe përfshin territoret e bashkisë Tropojë, bashkisë Has dhe bashkisë Kukës në Republikën e Shqipërisë. Ndërkohë, në Republikën e Kosovës përfshihet territori komunës së Gjakovës dhe komunës së Prizrenit. Duke parë veçoritë natyrore, historike e kulturore të këtij rajoni, si dhe prioritetet e secilës komunë e bashki, është vendosur që konkursi të ndahet në dy zona. Zona e parë, “Korridori i Gjelbër” në hapësirën Kukës-Prizren dhe zona e dytë, “Shtigjet e Lirisë”, në hapësirën Gjakovë-Has-Tropojë.

ZONA 1 - Korridori i GjelbërDuke vlerësuar dhe analizuar zhvillimin që fshati i Vermicës ka marrë vitet e fundit, si rezultat i potencialeve të peizazhit natyror të maleve ndërthurur me liqenin e Vermicës, propozohet rijetësimi i rrugës së vjetër në kuadrin e zhvillimit rajonal turistik, ekonomisë vendore të peshkimit, mbrojtjes së mjedisit, si dhe rritjes së lëvizjes sociale dhe kulturore, të rajonit ndërkufitar Prizren – Kukës.

Meqenëse aksi kryesor i transportit ndërkombëtar të njerëzve dhe mallrave sot kalon përgjatë autostradës “Rruga e Kombit”, rijetësimi i rrugës së vjetër, ka premisa për t’u zhvilluar si një korridor i gjelbër, me prioritet turizmin natyror dhe akses të lehtësuar për këmbësorë dhe biçikleta, dhe si projekt mund të përfshijë por nuk kufizohet në:

- Përcaktimi i itinerarit të rrugës së vjetër (këmbësorë/kuaj/biçikleta si dhe itinerari i vozitjeve me varka);

Page 4: mmph.rks-gov.net · Web viewTema e konkursit përfshin projektime dhe propozime inovative të çdo lloji, për promovimin e vlerave të ndërsjella urbane, mjedisore dhe peizazhistike

- Përcaktimi i zonave ku mund të zhvillohen bujtina/restorante;- Përcaktimi i pozicionit të terminalit të pasagjerëve;- Përcaktimi i shtëpive të biçikletave me qira (të cilat mund të

pozicionohen edhe në qendrat e Kukësit/Vermicës ose përgjatë itinerarit;

- Pozicionimi i fermave të kuajve (minimalisht 2 ferma, 1 në territorin shqiptar dhe 1 në territorin kosovar). Fermat e kuajve mund të jenë pjesë e bujtinave të fjetjes. Itinerari të konceptohet si rikthim në të kaluarën me qëllim përjetimin historik të rrugëtimeve mesjetare;

- Përcaktimi i vendndodhjes së molit të varkave për vozitje turistike. Minimalisht 2 mole (1 në territorin shqiptar, 1 në territorin kosovar);

- Përcaktimi i zonave kamping dhe piknik;- Përcaktimi i zonave për pyllëzim, përgjatë rrugës;- Përcaktimi i zonave të pushimit përgjatë rrugës, mobilimi i tyre urban

(stola, tenda, pika panoramike etj.), si dhe ndriçimi i tyre;- Evidentimi i atraksioneve natyrore dhe atyre të trashëgimisë;- Përcaktimi i shtigjeve të ecjes në natyrë apo të ngjitjeve në mal;- Pajisja e rrugës me sinjalistikën e nevojshme.

Page 5: mmph.rks-gov.net · Web viewTema e konkursit përfshin projektime dhe propozime inovative të çdo lloji, për promovimin e vlerave të ndërsjella urbane, mjedisore dhe peizazhistike

ZONA 2 - Shtigjet e LirisëMinistria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Ministria e Zhvillimit Urban në bashkëpunim me komunën e Gjakovës, bashkinë Has dhe bashkinë Tropojë, kanë identifikuar projektin për zhvillimin e shtigjeve të ecjes si një mundësi të mirë për zhvillimin rajonal.

Zona në fjalë, përpos vlerave mjedisore është e njohur edhe në aspektin e zhvillimit historik që ka ndodhur në të dyja anët e kufirit. Si rrjedhojë, projekt - propozimet duhet të shtjellojnë më tej këtë projekt me anë të ideve inovative dhe praktike për zhvillimin e shtigjeve dhe rrugëve lidhëse për zonën në fjalë, të cilat mund të përfshijnë por nuk kufizohen në:

- Përcaktimi i shtrirjes hapësinore të shtigjeve;- Përcaktimi i shtrirjes hapësinore të infrastrukturës së nevojshme

rrugore duke përfshirë përmirësimin e rrugëve ekzistuese dhe propozimin për rrugët e reja;

- Promovimin e vlerave mjedisore dhe historike të zonës;- Përpunimin e detajeve teknike për profilin e shtigjeve;- Përcaktimin e pikave ku do të ndërtohen objektet përcjellëse (ura,

parmak mbrojtës, shkallë etj.);- Përcaktimin e zonave ku mund të zhvillohen bujtina/restorante;- Përcaktimin e pozicionit për ndërtimin e shtëpisë së malorëve;- Përcaktimin e zonave kamping dhe piknik;- Përcaktimin e zonave të pushimit përgjatë rrugës, mobilimi i tyre urban

(stola, tenda, pika panoramike etj.), si dhe ndriçimi i tyre;- Evidentimin e atraksioneve natyrore dhe atyre të trashëgimisë

kulturore; - Pajisjen e rrugës me shenjat e nevojshme të informimit.

Page 6: mmph.rks-gov.net · Web viewTema e konkursit përfshin projektime dhe propozime inovative të çdo lloji, për promovimin e vlerave të ndërsjella urbane, mjedisore dhe peizazhistike
Page 7: mmph.rks-gov.net · Web viewTema e konkursit përfshin projektime dhe propozime inovative të çdo lloji, për promovimin e vlerave të ndërsjella urbane, mjedisore dhe peizazhistike

Pyetjet e Konkursit

- Çfarë ndërhyrjesh me projekte mund të përdoren si shtytëse për zhvillimin rajonal?

- Si mund të promovohet më mirë rajoni?- Si mund të projektohet duke promovuar vlerat natyrore,

peizazhistike e historike?- Cili do të ishte një vizion për zhvillimin e rajonit?

Fazat 01 Dhjetor 2015 - Shpallja e konkursit; 18 Dhjetor – Mundësia e fundit e pranimit të regjistrimit të konkurrentëve

në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Ministrinë e Zhvillimit Urban, ku do të merret formulari përkatës, shpjegimet e nevojshme dhe materialet mbështetëse.

10 Mars 2016 - deri në orën 16:00, dorëzimi i projekteve në sekretarinë e konkursit pranë Ministrisë së Zhvillimit Urban ose Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

15 Mars 2015 - Ceremonia e hapjes së ekspozitës. Shpallja e projekteve fituese.

15 Mars - 10 Prill 2016 - Ekspozita

Page 8: mmph.rks-gov.net · Web viewTema e konkursit përfshin projektime dhe propozime inovative të çdo lloji, për promovimin e vlerave të ndërsjella urbane, mjedisore dhe peizazhistike

Ekipet e profesionistëveKjo thirrje e hapur për konkurrim, u drejtohet të gjithë profesionistëve të rinj në moshën 21 deri 40 vjeç, që kanë një diplomë ose janë në proces studimi në Urbanistikë, Arkitekturë, Planifikim, Mjedis dhe disiplina të lidhura drejtpërdrejt me to. Pjesëtarë të grupit mund të jenë studentë ose profesionistë nga fusha të ndryshme, brenda grup moshave të cilësuara më sipër.Kryetari i grupit duhet të jetë i diplomuar dhe të ketë të paktën 3 vjet përvojë pune. Grupi duhet të përbëhet të paktën nga 3 anëtarë të fushave të sipërpërmendura. Dokumentet e Aplikimit - Faza 1

- Formular Regjistrimi;- CV të ekipit;- Diploma studimi;- Licenca (e preferueshme).

Dokumentet e Aplikimit - Faza 2Çdo konkurrues do të dorëzojë të gatshme për ekspozim, të ngjitur në foreks, tre formate A1 portret (1 fletë për vizionin rajonal dhe dy fletë për projektin) dhe një raport. Brenda formatit të paraqitur do të jenë të gjitha shpjegimet për projektin, mbështetur në kriteret bazë të vlerësimit si më sipër. Raport i shkurtër A4, jo më shumë se 10 faqe, i cili mund të shoqërohet me 3-4 vizatime shpjeguese.Materiali i projektit duhet të dorëzohet dhe në CD (rezolucioni minimal për imazhet 300 dpi).

Kriteret e Vlerësimit1. Cili është qëllimi i projektit; 2. Programi mbi të cilin mbështetet dhe idetë që konkretizon projekti;3. Origjinaliteti i propozimit dhe risia që sjell;4. Aktualiteti, efektshmëria dhe mundësia e realizimit të projektit;5. Ndikimi hapësinor dhe mjedisor në strukturën ekzistuese territoriale; 6. Ndikimi ekonomik i pritshëm nga realizimi i projektit;7. Grupet përfituese dhe ndikimi në promovimin e veprimtarive turistike,

shoqërore e mjedisore;8. Mbështetja në trashëgiminë kulturore, si element themelor i promovimit të

turizmit dhe zhvillimit rajonal;9. Niveli i vlerave arkitektonike, urbanistike, peizazhistike, mjedisore dhe

estetike i arritur në projekt.

Page 9: mmph.rks-gov.net · Web viewTema e konkursit përfshin projektime dhe propozime inovative të çdo lloji, për promovimin e vlerave të ndërsjella urbane, mjedisore dhe peizazhistike

Post-KonkursiGjashtë projektet fituese do të merren në shqyrtim nga autoritetet përkatëse dhe do të bashkëpunohet me grupet fituese për detajimin e mëtejshëm të tyre, për të mundësuar harmonizimin dhe implementimin. Komisioni mund t'u rekomandojë njësive të qeverisjes vendore apo agjencive financuese, një sërë projektesh të merituara, të mundshme për zbatim. Me të gjitha projektet (projekte të përzgjedhura) e pranuara do të botohet një album.

Çmimet FitueseKonkursi do të ketë 6 (gjashtë) çmime që akordohen nga paneli i vlerësuesve:

2 (Dy) ÇMIME TË PARA - 6000 Euro për secilin;2 (Dy) ÇMIME TË DYTA - 3000 Euro për secilin;

2 (Dy) ÇMIME TË TRETA - 1000 Euro për secilin.Nga një çmim do të akordohet për secilën zonë (Gjakovë-Has-Tropojë dhe Prizren-Kukës).

Platforma e Konkursit

Page 10: mmph.rks-gov.net · Web viewTema e konkursit përfshin projektime dhe propozime inovative të çdo lloji, për promovimin e vlerave të ndërsjella urbane, mjedisore dhe peizazhistike

Lloji i Konkursit: Konkurs Projektimi

Faza 1: Thirrje e Hapur për Shprehje Interesi

Kërkesat e Fazës 1: Formular, CV, Diploma, Licenca

Avantazh: Bashkimi i studiove nga Kosova dhe Shqipëria

Vlerësimi i Jurisë: Lista e skuadrave të kualifikuara – ‘Lista e

Shkurtër’

Faza 2: Projekt-ideja

Kërkesat e Fazës 2: Dorëzimi i materialeve ilustruese të projekt-

idesë

Fazë e ndërmjetme: Vizitë në terren dhe workshop me ‘aktorët’

vendas

Vlerësimi i Jurisë: Propozimi më i mirë që plotëson kriteret e

konkursit

Page 11: mmph.rks-gov.net · Web viewTema e konkursit përfshin projektime dhe propozime inovative të çdo lloji, për promovimin e vlerave të ndërsjella urbane, mjedisore dhe peizazhistike

Kalendari i Konkursit 2015

Thirrje e hapur për shprehje interesi: 01 DhjetorAfati Faza 1: 18 Dhjetor , ora 16.00Lista e Shkurtër: 20 DhjetorPërgatitja e Projekt-Idesë: 20 Dhjetor – 10 MarsPunëtori në Kukës: 21 DhjetorPunëtori në Gjakovë 22 DhjetorPunëtori në Prishtinë/Tiranë 01 Shkurt 2015Afati Faza 2: 10 Mars, ora 16.00Prezantimet Publike: 15 MarsVlerësimi i Jurisë: 15 Mars

Shpallja e Fituesve:15 Mars

Ekspozitë15 Mars - 10 Prill