mesim praktik(ptk)

21
PUNIM SEMINARIK 1 UNIVERSITETI “HAXHI ZEKA” PEJË DEPARTAMENTI: “KONTABILITET DHE FINANCA” PUNIM SEMINARIK LËNDA : Mësimi Praktikë TEMA : Puna praktike në P.T.K -Pejë Punuar : Vlersuar : Ramë Hajraj Venera Kelmendi Datë 16/12/2014

Upload: studentet-e-pejes

Post on 20-Jul-2015

456 views

Category:

Education


13 download

TRANSCRIPT

Page 1: Mesim praktik(ptk)

PUNIM SEMINARIK 1

UNIVERSITETI “HAXHI ZEKA” PEJË

DEPARTAMENTI: “KONTABILITET DHE FINANCA”

PUNIM SEMINARIK

LËNDA : Mësimi Praktikë TEMA : Puna praktike në P.T.K -Pejë

Punuar : Vlersuar : Ramë Hajraj Venera Kelmendi Datë 16/12/2014

Page 2: Mesim praktik(ptk)

PËRMBAJTJA

1. HYRJA ... ... ... ... ... ... ... ... ... ... ... ... ... ... ... ... ... ... ... ... .... ... ... ... ... ... ... .. .... .. . . . .. .. ... .. 1.0

2. . PTK NEPËR ETAPA .... .... .... ... .. . .. ... ... . .. . . . .. . .. . . .. . . .. . . .. . . ..... .. ... .. . . .. . . . .. . 2.0

3. FOKUSI STRATEGJIK I PTK-së .. ... .. .. . .. .. . .. . .. . . .. . .. . .. . . .. . .. . .. .. . .. .. . .. . .. . . .. . ..3.0

3.1 Misioni ... ... ... ... ... ... ... ... ... ... ... ... ... ... ... ... .... ... ... ... ... ... ... .. .... .. . . ... .. ... .. . . .. ... ...3.1

3.2 Vizioni... ... ... ... ... ... ... ... ... ... ... ... ... ... ... ... .... ... ... ... ... ... ... .. .... .. . . ... .. ... .. . ..... ... ...3.2

4. VLERAT E PTK-së.. ... ... ... ... ... ... ... ... ... ... ... ... ... ... ... .... ... ... ... ... ... ... .. .... .. . . ... .. ... ..4.0

5. STRUKTURA ORGANIZATIVE . ... ... ... ... ... ... ... ... ... ... ... ... ... ... ... .... ... ... ... ... ... ... .. .... 5.0

5.1 Njesitë Operacionale. ... ... ... ... ... ... ... ... ... ... ... ... ... ... ... .... ... ... ... ... ... ... .. ....... . ... ... .. 5.1

5.2 Njesitë Mbeshtetese... ... ... ... ... ... ... ... ... ... ... ... ... ... ... .... ... ... ... ... ... ... .. ....... . ... ... .. ... 5.2

6. POSTA E KOSOVES . ... ... ... ... ... ... ... ... ... ... ... ... ... ... ... .... ... ... ... ... ... ... .. ....... . ... ... . . 6.0

6.1 Posta vendore . ... ... ... ... ... ... ... ... ... ... ... ... ... ... ... .... ... ... ... ... ... ... .. ....... . ... ... . . ... ... 6.1

6.2 Posta nderkombetare ... ... ... ... ... ... ... ... ... ... ... ... ... ... ... .... ... ... ... ... ... ... .. ....... . ... ... . .6.2

6.3 Filatelia e Postes se Kosoves ... ... ... ... ... ... ... ... ... ... ... ... ... ... ... .... ... ... ... ... ... ... .. ....... .6.3

6.4 Qendra Tranzite Postare ... ... ... ... ... ... ... ... ... ... ... ... ... ... ... .... ... ... ... ... ... ... .. ....... . ... .. 6.4

6.5 Sherbimi i dergesave te letrave ... ... ... ... ... ... ... ... ... ... ... ... ... ... ... .... ... ... ... ... ... ... .. .......6.5

6.6 Sherbimet plotesuese postare... ... ... ... ... ... ... ... ... ... ... ... ... ... ... .... ... ... ... ... ... ... .. ....... . ..6.6

6.7 Sherbimet tjera Postare.. ... ... ... ... ... ... ... ... ... ... ... ... ... ... .... ... ... ... ... ... ... .. ....... . . ... ... .6.7

7. PIKAT SHITESE REGJ. PEJË. ... ... ... ... ... ... ... ... ... ... ... ... ... ... .... ... ... ... ... ... ... .. ....... . . ..7.0

7.1 Administratori i sistemit informatik. ... ... ... ... ... ... ... ... ... ... ... ... ... ... .... ... ... ... ... ... ... .. .....7.1

7.2 Kartisti –kembimi i dergesave postare. ... ... ... ... ... ... ... ... ... ... ... ... ... ... .... ... ... ... ... ... ... .. .7.2

7.3 Postierët. ... ... ... ... ... ... ... ... ... ... ... ... ... ... .... ... ... ... ... ... ... .. ....... . . ... ... ... ... ... ... ... ... .. 7.3

7.4 Kodet Postare ne regjionin e Pejes. ... ... ... ... ... ... ... ... ... ... ... ... ... ... .... ... ... ... ... ... ... .. ......7.4

8. Përmbledhje përfundimtare. ... ... ... ... ... ... ... ... ... ... ... ... ... ... .... ... ... ... ... ... ... .. ....... . . ... ...8.0

9. Pasqyrat financiare . ... ... ... ... ... ... ... ... ... ... ... ... ... ... .... ... ... ... ... ... ... .. ....... . . ... ... .... ... ... 9.0

12.Literatura . ... ... ... ... ... ... ... ... ... ... ... ... ... ... .... ... ... ... ... ... ... .. ....... . . ... ... ... ... ... ... ... ... ..12.0

Page 3: Mesim praktik(ptk)

HYRJA

Meqe jemi duke u ofruar drejt përfundimit të një periudhe që do te na karakterizojë me vlera te reja dhe te

vlersohemi me thirrjen apsolvent, detyrë e jona është që krahas mësimit teorik te zhvillojmë njohuri edhe

praktike në lidhje me terë atë ç’farë kemi mesuar e diskutuar pothuaj këto tri vite me radhë.

Neve si detyrë nga profesoresha Venera Kelmendi na eshte dhënë që te pregadisim një punim duke i permbledh

të gjitha aspektet me rëndesi me rastin e realizimit te praktikes ne Organizatë .

Ne fatmiresisht kemi aplikuar dhe jemi pranuar si praktikant ne Organizaten me profitabile dhe fitimprurese ne

Kosovë PTK SH.A. dhe për atë konsideroj qe kjo pervojë do te jetë mbeshtetje shumë e fortë dhe e sukseshme.

Jemi mëse te kenaqur për atë ç’farë na është ofruar nga ana e stafit te PTK-së krahas edhe kujdesit e

përkrahjes që na është dhënë ne çdo hap ne menyrë qe të mos gabojmë dhe te jemi sa me efektiv në ofrimin e

sherbimeve dhe te kujdesit ndaj konsumatoreve.

Vlen te theksohet se kemi qenë shumë herë ne pjesen tjeter te sportelit si klient dhe është krejt tjeter ndenjë te

jesh në anën e kundërt kur edhe pritet maksimalisht ti ofrosh klientit të gjitha sherbimet e produktet për te cilat

veçohet PTK dhe njeherit ta shijosh ate ndjenjen se je pjesë e nje stafi te profesionalizuar.

Ne vijim jam munduar që te permbledh tërë punen e hulumtuar duke e paraqit rrjedhen e zakonshme te biznesit,

mënyren se si jam adaptuar dhe çfarë kam arritë te mësoj në atë mjedis.

Page 4: Mesim praktik(ptk)

2. PERMBLEDHJE HISTORIKE E PTK-së NEPËR ETAPA

ETAPA E VITEVE TE 50-ta karakterizon periudhen ku Vendimi i Keshillit Drejtues te Bashkesisë se PTT-së

te Jugosllavisë me nr.1115497/1 te vitit 1959 themelon Posten, Telefoninë dhe Telegrafin e Kosovës. E cila

vazhdoi se vepruari me shumë sukses deri me 13.09.1990 ku për shkak te politikave te atëhershme te Serbisë u

debuan nje numer i madh i te punësuarve nga puna .

ETAPA E PASLUFTES e gjeti ketë organizatë krejtesisht te plaçkitur, te demoluar dhe te shkatërrurar, grupet

negociuese të PTK-së, KFOR-it dhe UNMIK-ut, ua mundësuan punëtoreve rikthimin e ligjshem ne vendet e tyre

te punës edhe pse Sherbimet Postare ishin te pamundshme, ndersa Telefonia dhe Telegrafia e Kosoves, pothuaj

nuk funksiononte fare, sidomos lidhjet ndërkombëtare.

ETAPA E RISTRUKTURIMIT mundësoi që PTK-ja të nis punen e saj te sukseshme duke krijuar tri njesi:

Posten e Kosovës, Telekomin e Kosovës dhe operatorin mobil VALA. Të tri njesitë e biznesit janë te licencuara

nga Autoriteti Rregullativ i Telekomunikacionit te Kosovës. Me 29 qershor te viti 2005 PTK-ja eshtë shëndrruar

ne nje Shoqeri aksionare me emrin e ri PTK SH.A. dhe ka nje plan biznesi 5 vjeçar me nje investim prej 550

milionë eurosh.

Vlen te theksohet se procesi i Koorporatizimit të PTK-së dhe kalimi i saj në një Shoqeri Aksionare te

njohur dhe te pranuar ndërkombetarisht eshtë meritë e menaxhmentit te PTK-së .

Page 5: Mesim praktik(ptk)

FOKUSI STRATEGJIK I PTK-së

1. Misioni “Te jetë gjithmonë prijese ne ofrimin e sherbimeve superiore te komunikimit, që ua

përmirsojnë jeten te gjithë kosovarëve, përmes pasionit te njerëzve tanë dhe permes perdorimit te

teknologjisë me bashkëkohore te sprovuar”.

2. Vizioni ”Te jetë forcë shtytese ne rritjen e prosperitetit te kombit dhe pasurimit te jetes se te gjithë

kosovareve “.

4. VLERAT E PTK-së

Përqendrimi drejt konsumatorit ka për qëllim që veprimet dhe sjelljet tona të reflektojnë vazhdimisht që

konsumatorët të jenë forca jonë shtyt

Puna ekipore nënkupton angazhimin dhe përkushtimin tonë në arritjen e caqeve dhe synimeve të përbashkëta,

duke punuar së bashku.

Përgjegjësia ka të bëjë me përkushtimin e plotë të personelit të PTK-së ndaj detyrave dhe aktiviteteve të tij,

duke përdorur njohuritë dhe aftësitë e tij të plota, duke marrë përgjegjësinë dhe duke kuptuar pasojat e

veprimeve të tij në mënyrë që t`i kontribuojë korporatës në mënyrë sa më efikase dhe përf

Sinqeriteti nënkupton sjelljen tonë me dinjitet, me paanshmëri, dhe me korrekt

Profesionaliteti nënkupton kryerjen e detyrave në pajtim me standardet e brendshme dhe të jashtme të

profesionalizmit.

Page 6: Mesim praktik(ptk)

5. STRUKTURA ORGANIZATIVE

Page 7: Mesim praktik(ptk)

Brenda PTK-së veprojnë njësitë operacionale dhe njësitë qendrore.

Njësitë Operacionale të PTK-së (NO) janë:

- Posta e Kosovës (PK)

- Telekomi i Kosovës (TK)

- Vala

- Departamenti i Shitjes dhe Distribuimit (DSHD)

- Rrjeti Qendror

Njësitë Qendrore të PTK-së (NM) janë:

- Zyra e Drejtorit Menaxhues

- Zyra për Komunikim me Korporatën

- Shërbimet Mbështetëse

- Drejtoria për Çështje të Korporatës

- Departamenti i Financave

- Departamenti i Burimeve Njerëzore

- Zyra për Auditim të Brendshëm

- Departamenti i Teknologjisë Informative (TI-së)

- Departamenti i Prokurimit Te gjitha keto konsiderohen Njesi bazë dhe mbeshtetese pa te cilat nuk

mund te funksionojë dhe te realizojë strategjitë e saj PTK .

Page 8: Mesim praktik(ptk)

6. POSTA E KOSOVËS

Posta e Kosovës përbehet nga :

1Posta vendore;

2 Posta ndërkombetare;

3 Filatelia dhe

4 Qendra Tranzite Postare-QTP si njesi biznesi ne kuadrin e vet.

Kurse njesitë mbështetese ne Posten e Kosovës janë: Legalja BNJ, marketingu, IT, financat dhe prokurimi.

Posta e Kosoves ka 113 zyra postare prej te cilave 48 punojnë në dy ndrrime, ndërsa 66 vetëm në ndrrimin e

parë. Në këto zyre punojnë 708 punëtorë; ka 232 sportele; 437 kabina telefonike; 317 faha postarë dhe 195 kuti

postare.

Në zyrat postare përafërsisht gjatë një muaji qarkullojnë 460 000 leterdërgesa të ndryshme ne shkuarje dhe

ardhje.

6.1 Posta vendore

Posta vendore–bën pranimin, bartjen, dorezimin dhe shpërndarjen e dërgesave postare (leterdergesave te

rëndomta; kolive; leterdergesave te posaçme, leterdergesave me shenime plotësuese etj.)

Posta vendore kryen edhe disa sherbime,

sikurse janë sherbimet e faksit,

shërbimet e fotokopjimit

si dhe përgaditjen e tarifave te çmimeve për kryerjen e sherbimeve ne komunikacionin e brends

Gjithashtu, Posta vendore merret ne vazhdimesi me avancimin, ngritjen e kualitetit –cilesisë si dhe

me shtimin e shërbimeve, profesionalizimit të këtyre proceseve duke filluar që nga momenti i

pranimit të dërgesave postare e deri te dorëzimi apo shpërndarja e tyre, duke u mbeshtetur në

kerkesat e tregut dhe te konsumatoreve .Posta vendore përkujdeset edhe për pengim rigoroz te futjes

se mallrave te ndaluara ne brendi te dergesave dhe objekteve postare .

6.2 Posta ndërkombëtare

Ofron sherbimet për te gjitha llojet e letrave pakot e vogla (me peshë deri ne dy kg), kolitë, shtypshkrimet si

dhe thaset specialë “M” ne komunikacionin ndërkombetarë (shkuarje dhe ardhje).

Përcjell dhe realizon arketimin- pagesen e mjeteve ne postat nderkombetare per sherbimet reciproke pos

Lidhë memorandume mirekuptimi, përkatesisht marrëveshje bashkepunimi me postat ndërkombetare evropiane

e botërore, që i begatojnë format e komunikimit më te shpejtë, me te sigurt dhe me çmime te arsyeshme te

shkembimeve te dergesave nderkombetare .

Page 9: Mesim praktik(ptk)

6.3 Filatelia e Postes se Kosovës

Pa dyshim se eshte pjesa më atraktive dhe me ndjeshme postare ne krye me Menaxheren F.Kadiu. Filatelia

zbaton procedurat e parapara ligjore e tjera per nxjerrjen e pullave postare për nevojat e Postes se Kosoves

dhe te filatelisë vendore e ndërkombetare, duke iu permbajtë planit tematik e dizajnor te emetimit te emisioneve

përkatese. Ne koleksionin e saj deri me tani Filatelia e Kosoves ka te emetuara 22 emisone te pullave postare

me vlera te ndryshme nominale :

pulla postare me vlerë nominale € 0.30, në motivin e saj përmban kostumet karakteristike për regjionin e Prizrenit dhe pulla postare me vlerë nominale €

0.20, (në motivin e saj prezanton veshjen solemne të femrës së nacionalitetit serb). pulla postare me vlerë nominale € 0.50 n ë motiv bartë një segment nga

“vallja e shpatave”.

6.4 Qendra Tranzite Postare

Ka nje rol te veçantë dhe shumë të rendësishem në veprimtarinë e Postes se Kosovës, përveç që ka karakter

operativ dhe institucional ështe e pranuar ndërkombetarisht nga Unioni Postar Boteror (UPU).

Karakteristikate QTP janë : Adresa e mberritjes se leterdergesave postare LC/Ao me ndermejtsimin e zyrave

këmbyese ndërkombëtare është me kodin aeropostal te Prishtines XZPRNA për territorin e Kosovës, ndërsa

adresa e mberritjes se kolipostes me ndermjetsimin e zyrave këmbyese është emeruar Prishtina CP dhe kodi

aeropostal për koli XZPRNB. Gjithashtu QTP-ja kryen edhe proceduren e paraparë te përpunimit dhe

shperndarjes se dergesave te Qendres Tranzitore Postare ne kembim ditor me 113 zyra këmbyese vendore ne 7

rajonet e Kosoves qe do te thotë se çdo ditë te gjitha dergesat postare shkojnë ne Qender nga keto rajone, behet

perpunimi i tyre sortimi i tyre dhe te nesermen dergohen ne destinacionin e caktuar.

Page 10: Mesim praktik(ptk)

6.5 Sherbimi i dërgesave te letrave

Shërbimi i dërgesave të letrave përfshinë këto dërgesa postare :

Letra e thjeshtë

Kartëpostalja

Sekogrami

Shtypëshkrimet

Aerogrami

Pakoja e vogël

Thasët “M”

Letra e thjeshtë: Paraqet shërbimin më tradicional si brenda ashtu edhe jashtë vendit e që është një njoftim i

shkruar dhe i mbyllur, pesha maksimale e të cilës mund të jetë 2 kg. Letra e thjeshtë që dërgohet jashtë vendit e

ngjitet etiketa “Me aeroplan” ose “Për Avion”.

Kartëpostalja: Është dërgesë e thjeshtë, e hapur, me pamje ose pa të që përmban një urim, përgëzim,

falenderim, ngushllim etj.

Shtypshkrimet: Konsiderohen librat, gazetat, revista, broshurat, katalogjet, prospektet, reklamat, çmimoret,

kalendarët, raportet statistikore dhe gjëra të tjera të shtypura që njihen si shtypshkrime. Pesha maksimale e

lejuar është 2 kg. Shtypshkrimet mund të dërgohen brenda dhe jashtë vendit në formë të thjeshtë apo të

porositur.

Sekogramet: Sekogrami është letër me shenja të dedikuara personave të verbër, klishe më shenja të sekografisë

apo inçizim tonal si dhe letër speciale për persona të verbër. Kusht i obliguar është që ta dorëzojë ndonjë

ndonjë institucion për persona të verbër gjegjësisht dërgesa të jetë e destinuar për një institut të tillë. Pesha

maksimale e sekogramit mund të jetë 7 kg. Dërguesi obligohet ta vejë shenjën “Sekogram” për trafikun vendor,

ndërsa për atë ndërkombëtar “Cekograme”.

Aerogrami: Është dërgesë e hapur prej kartoni e shtypur nga ana e drejtorisë postare e cila duhet të ketë

shenjen e shtypur “Aerogramme” dhe parashihet të bartet në rruge ajrore. Aerogrami nuk duhet të përmbajë

kurrëfarë lënde por vetëm njoftim me shkrim.

Pakot e vogla: Zakonisht përdoren për dërgimin e dhuratave, mallrave me karakter mostre etj. me peshë deri

në 2 kg. Pakot duhet të amballazhohen mirë për të siguruar përmbajtjen e tyre gjatë transportit. Pakove u vihet

shenja “Me aeroplan” nëse dërgohen jashtë vendit.

Thasët “M”: Nënkuptojmë shtypshkrimet në komunikacionin ndërkombëtarë të cilat i njejti dërgues i dërgon në

sasi të madhe për të njëjtin marrës, adresë dhe vend të destinimit. Pesha maksimale e lejuar për thasët “M”

është 30 kg.

Page 11: Mesim praktik(ptk)

Posta e Kosoves –regjioni Pejë ka edhe dergesat me sherbim te veçantë siq janë:

a) Letra e porositur (rekomandë)

b) Dergesa me lajmerim marrje “AR”

c) Dërgesa me kunderpagesë

d) Dergesa me vlerë te deklaruar

e) Dërgesa urgjente “EXSPRES”

f) EMS (sherbimi i postes se shpejtë)

g) Kutia Postare (Fahu Postar)

h) Letrat Gjyqesore,administrative, kundervajtese

i) Postë restante

j) Reklamacioni

6.6 Shërbimet plotësuese postare

Përfshijnë disa sherbime te më vonshme që i ofrohen dërguesit, pasi që te jetë i pranuar objekti, por jo edhe i

dorëzuar, e te cilët mund të kërkojnë këto sherbime plotesuese:

>> ndërrimi apo plotesimi i adreses ne objekt ;

>> Kthimi i objektit te dërguesit;

>> Ngarkimi i objektit me kundërpages, rritja apo zbritja, heqja dorë nga kundërpagesa.

>> Dërgimi i kolisë në adresë te marresit;

>> Verifikimi i urdhërpageses së kryer;

>> Kërkimi i shfrytëzimit të fahut postar;

>> Adresimi i objektit te porositur ne Postë, Restante;

>> Reklamacionet .

6.7 Shërbimet tjera Postare

Shërbimet tjera te cilat i kryen posta, me kërkesë apo pa kërkesen e derguesit ose marresit, lidhur me

bartjen dhe dorëzimin e objektit. Sherbimet tjera postare (te obliguara ) janë :

>>Kthimi i objektit postar ne adresë te dërguesit, për shkak te pamundesisë;

>>Ruajtja e autorizimeve;

>>Ripaketimi i objektit te dëmtuar dhe formulimi;

>> Procesi mbi rastin e parregullsisië se objektit postar;

>> Ruajtja e objekteve postare për dorezim ne afatet e lejuara (magazionimi);

>> Paraqitja ne kontroll doganor e te gjitha objekteve postare ne shkuarje dhe ardhje.

Page 12: Mesim praktik(ptk)

7. PIKAT SHITESE NE REGJIONIN E PEJËS

Ne regjionin e Pejes ku numerohen mese 13 pika shitese e qe janë Peja 1, Peja 3, Peja 4, Peja 5, Peja 8,

Vitomirica, B.E Pejes, Budisalci, Gurakoci, Istogu, Klina,Teleshopi dhe Gorazhdeci i ofron pothuaj te gjitha

sherbimet e cekura me lartë me një përkushtim dhe profesionalizem të veçuar, duke u nis nga nivelet me të larta

menaxhuese e deri te ato me të ulta, ne vijim e kam paraqitur strukturen organizative që ka te bejë vetem me

regjionin e Pejës :

Koordinatori i postës

Kontrollori operativ

Kontrollorët

Referenti për faturim

Administratori i sisitemit informatik

Arkatari kryesor

Arkatari ndihmës

Kartisti

Vozitësi i postës

Punëtorët e sportelit

Postierët

Depoisti

7.1 Administratori i sistemit informatik

Administratori i sistemit informatik bën zgjidhjet programore për të lehtësuar punën gjatë kryerjës së

shërbimeve të ndryshme dhe ofron mundesinë e vidences ne menyren elektronike.

Nga ana e tij është i pregatitur aplikacioni për punë me faturat telefonike ku bëhet evidentimi i faturave,

pagesave të bëra, shtypja e raporteve të ndryshëm si: raporti ditor, raporti periodik, raporti i gjendjës sipas

muajve në para, raporti i gjendjës sipas muajve në copë, historiati i pagesave për numër të telefonit, lista e

çkyqjës, lista e demontimit, lista e parapagimeve etj.

Ai ndihmon ne pregaditjen e aplikacionit për shërbimin e informatave 988 ku ofrohet mundësi e madhe e

kërkimit të informatave të caktuara; pregatitë aplikacionin për arkën kryesore i cili bën të mundshëm

përcjelljen e pagesave të bëra në arkë, deponimeve të bëra në banka, ofron raportet e ndryshme si : ditore,

dekadore, mujore me mundësi për një Zyrë Postare apo për të gjitha Zyrat Postare etj.

Page 13: Mesim praktik(ptk)

7.1 Kartisti-këmbimi i dergesave postare

Dërgesat postare të cilat pranohen në sportel, që janë të vendosura në arkat postare dhe ato që pranohen në

Zyrat Postare të regjionit të Pejës i dorëzohen kartistit i cili e mban edhe evidencën detale të tyre dhe bën

këmbimin me QTP (Qendrën Tranzite Postare) për ato dërgesa që duhet të dërgohen brenda Kosovës dhe

jashtë.

Më pas bëhet ngarkimi i postierëve me dërgesa postare që duhet të shpërndahen në rajonin e ngushtë, të gjërë

dhe shumë të gjërë. Për të përcjellur gjendjen e qarkullimit të dërgesave postare të pranuara dhe të dorëzuara

përpilohet Pasqyra e Punës çdo ditë ku shihet sasia e pranuar dhe e dorëzuar sipas llojit e dërgesave postare.

7.2 Postierët

Postierët bëjnë shpërndarjen e dërgesave postare në rajonet e tyre. Përpos dërgesave postare postierët bëjnë

shpërndarjen dhe inkasimin e faturave telefonike të grupit të parë si dhe shpërndarjen e faturave të grupit të

dytë të cilat janë pa vlerë e që inkasohen në sportel.

Pasi që të bëjnë inkasimin e faturave të grupit të parë ata e bëjnë pagesën e parave në arkën kryesore. Janë 12

rajone të ngushta në qytet dhe 1 rajonë i gjërë dhe 1 më i gjërë.

Rajoni i ngushtë vizitohet çdo ditë prej orës 09:30 kur postjerët dalin në terren e deri në 14:30 kur kthehen dhë

bëjnë dorëzimin e dërgesave të padorëzuara si dhe parave nga inkasimi i faturave telefonike të grupit të dytë,

rajoni i gjërë vizitohet çdo të dytën ditë kurse ai i gjërë çdo të tretën ditë.

Page 14: Mesim praktik(ptk)

7.3 Kodet postare për regjionin e Pejes

Kodet postare paraqesin destinacionin ku duhet drejtuar dhe pranuar dergesat e ndryshme postare, sipas

ndryshimeve me te vonshme të gjitha pikat postare karakterizohen me kodin e vet e që janë te paraqitura ne

vijim:

PEJË 30000

PEJË 1 30010

PEJË 3 30030

PEJË 4 30040

PEJË 5 30050

PEJË 8 30080

VITOMIRICË 30090

ISTOG 31000

BANJË E PEJËS 31010

GURRAKOC 31020

GORAZHDEVC 31030

KLINË 32000

BUDISALC 32050

Page 15: Mesim praktik(ptk)

11.Pasqyrat Financiare

Në vazhdim do paraqesim disa nga pasqyrat financiare të publikuara nga PTK gjatë viteve 2011 dhe 2012. Pasqyra e Pozicionit

Financiar më

31 Dhjetor 2012

Shënim

31 Dhjetor 2012

31 Dhjetor 2011 A.H(%) A.V(%)

EKUITETI DHE DETYRIMET

Ekuiteti Kapitali i emetuar 13 4,475 5,000 -10.5% 2.51%

Premi e aksionarit 55,000 55,000 - 27.66% Fitimet e mbajtura 86,626 123,323 -92.97% 62.02%

Totali i Ekuitetit 146,101 183,323 -20.30% 92.19%

Detyrimet Llogaritë e pagueshme

tregtare

14 6,711 6,587 1.88% 3.31%

Tatimi i shtyre obligim 700 - -

Tatimi në fitim i pagueshem

22 796 1,537 -48.21% 0.77%

Akrualet dhe të pagueshmet tjera

15 14,435 5,424 166.13% 2.72%

Të ardhurat e shtyera 16 2,252 1,971 14.25% 0.99% Totali i detyrimeve 24,894 15,519 60.40% 7.80% Totali i Ekuitetit dhe

detyrimeve

170,995 198,842 -22.66% -

Konkluzion: Nga kjo pasqyrë shihet që për vitin 2012 totali i detyrimeve ka qenë më I lartë se vitin 2011. Po

ashtu, totali I ekuitetit dhe detyrimeve është me i ulet se vitin 2011.Kjo ndodh per shkak te ndarjes së postes se

Asetet Prona, impiantet dhe

pajisjet

5 80,114 117,616 -29.29% 59.15%

Asetet e patrupëzuara 6 19,096 9,417 102.78% 7.35%

Asetet financiare te disponueshme për shitje

7 240 240 - -

Pasuria e tatimit te shtyrë

8 - 740 - 0.57%

Totali i aseteve jo-qarkulluese

99,450

128,013 -22.31% 64.37%

Asetet Qarkulluese

Stoqet

9

5,137

7,707 -33.34% 3.87%

Llogaritë e arkëtueshme tregtare

10

17,718

16,458 7.65% 8.27%

Shpenzimet e parapaguara dhe të

arkëtueshmet tjera

11 910 708 28.53% 0.36%

Investimet

afatshkurtra financiare

12 - 13,152 - 6.61%

Paraja dhe

ekuivalentet e parasë

12 47,780 32,804 45.65% 16.49%

Totali i aseteve qarkulluese 71,545 70,829 1.1% 35.62%

Totali i aseteve 170,995 198,842

Page 16: Mesim praktik(ptk)

kosoves nga ptk-ja ne vitin 2012 ku janë bërë edhe transfere ne posten e kosoves që kanë ndikuar ne uljen e totalit per vitin 2012.

Konkluzion: Nga pasqyra e të ardhurave kuptohet që Ptk-ja ka më pak te ardhura ne vitin 2012 ne krahasim me vitin e kaluar, e gjithë kjo sipasoj e nxecjes ne investime dhe konkurences nga dy operatoret tjerë kanë bërë

që të ardhurat të jenë më të ulta.

Pasqyra e të Ardhurave Gjithëpërfshirëse 31.12.2012 Shënim

31 Dhjetor 2012

31 Dhjetor 2011 A.H(%) A.V(%)

Të ardhurat

17

147,727

162,268 -8.96% 330.37%

Shpenzimet operacionale

19 (24,182) (26,767) -9.65% -58.04%

Shpenzimet e stafit 20 (34,497) (48,580) -28.99% 105.34% Zhvlerësimi 5 (14,094) (17,290) -18.48% 37.08% Amortizimi 6 (6,536) (6,735)

Provizionet nga vendimet e gjykatave

21 (8,712) - 18.89%

Shpenzimet tjera 22 (17,513) (13,391) 8.94% -29.03% Fitimi Operativ

42,193

49,505 -15.72% 107.34%

Kthimet e dëmtimit në vlerë nga depozitat bankare

12

50

569 -91.2 1.23%

Të ardhurat e tjera 18 104 140 - 0.3% Të hyrat e interesit 12 1,736 1,320 31.52% 2.86% Fitimi përpara tatimit 44,083 51,534 -14.46% 111.75% Shpenzimi i tatimit në fitim

23

(5,745)

(5,418) 6.04% 11.75%

Fitimi neto për vitin 38,338 46,116 -12.53% - Të ardhura të tjera të përgjithshme për vitin

- -

Totali i të ardhurave të përgjithshme për vitin

38,338 46,116 -12.53% -

Page 17: Mesim praktik(ptk)

Konkluzion: Pasqyra më lartë paraqet ndryshimet ne ekuitet si: kapitalin e emetuar, rezervat fitimi I mbartur dhe totalin ne fillim dhe mbarim te vitit 2011 dhe 2012.Nga pasqyra kuptojme se bilanci me 31 dhjetor 2012

është me I ulët se se me 21 dhjetor 2011, për arsye që me 1 gusht 2012 është ndarë posta e kosoves nga ptk-ja dhe I janë bartë disa shpenzime nga kjo e fundit si shihet edhe në pasqyrë.

Page 18: Mesim praktik(ptk)

A.H(%) A.V(%)

-16.86% 140.58%

-18.48 52.71%

-2.95% 20.53%

7.45% 4%

-91.21% 1.73% 31.52% 4.02%

4.84% 13.73%

11.91% 2.79%

-14.20% -

212.65% -2.52%

8.57% 7.50%

-104.54% 13.56%

-69.30% 1.23%

127.35% 1.95%

-37.28% 1.37%

-1.92% 227.5% 151.4% 6.62%

-6.52% -

42.9% 3.6% - 0.18%

-34.97% 63.01%

25.92% 31.84%

-95.31% 91.08%

-18.18 167.66%

-1.48% 167.6%

20.86% 37.77%

-27.42% 127.8%

45.65% -

Konkluzion: Nga pasqyra e rrjedhes së paras kuptojm se rrjedha e parasë ka qenë më e madhe vitin 2012 ne

krahasim me vitin 2011 .Investime vitin 2011 kanë qenë më të lartë se sa ne vitin 2012 keshtu që paraja është më e lartë me 31 dhjetor të vitit 2012 .

Page 19: Mesim praktik(ptk)

SWOT ANALIZA

PËRPARSITË

1.Ptk-ja e ka nisur punen e vet me tri njësi valen,telekomin dhe posten e Kosovës.

2.Ptk-ja është kompania më profitabile në Kosovë. 3.Është kontribues në procesin socio-ekonomik në

Kosovë. 4.Ptk-ja ka qenë monopol për një kohë të gjatë në Kosovë.

5.Mbizotron mbi 95% të tregut të Kosovës. 6.Ka numrin ma te madhe te konsumatoreve.

DOBËSITË

1.Nderpreja e investimeve nga aksionarët si pasojë e procesit të privatizimit është dobësia kryesore e Ptk-

së. 2.Resurse njerzore te vjetruara.

MUNDËSITË

Mundësitë e Ptk-së kanë qenë të shumta duke rritur kapacitetet e shërbimeve në gjithë territorin e Kosoves

duke investuar në teknologji duke përcjell nevojat dhe kërkesat e konsumatoreve të Ptk-së të ofrojë produke dhe shërbime më të volitshme për konsumatoret e Ptk-

s të vazhdoje të ruajë primatin Lidere e shërbimeve në telefoninë mobile .

2.Ptk ka mundësi edhe e ka te pergaditur teknologjinë te kalojë ne gjeneraten e tretë në 3G dhe 4G në ketë aspekt do të rritet cilësia e shërbimeve me këtë rast do

të rritej kënaqesia dhe do te kishte mundesi me rritë numrin e konsumatoreve kjo do te ndikonte në rritjen

e të hyrave per kompaninë e Ptk-së

KËRCENIMET

Reziku kryesor I ptk-së vie nga ulja e performases si pasojë e procesit të privatizimit, dobësi të cilën e

shfrytëzuan operatorët e tjerë e sidomos operatori IPKO. Programet e reja qe mundsojn biseda falas

(viber,tango etj)

Page 20: Mesim praktik(ptk)

PËRMBLEDHJE PËRFUNDIMTARE

Gjatë punës praktike në PTK - Pejë qellimi im ka qenë që të njoftohem për procesin e punës dhe mënyrën e

kryerjës së shërbimeve.

Në periudhën prej 60 orësh të punës praktike kam vërejtur se puna kryhet me përgjegjësi të madhe dhe njëherit

kërkon profesionalizëm dhe azhuritet të lartë.

Kryerja e punës së praktikës ka qenë një përvojë e mirë për mua sepse kam parë në mënyrë praktike ecurinë e

përditshme te puneve dhe me disa prej tyre jam ballafaquar gjatë kësaj periudhe.

Me kryerjen e kësaj pune praktike shpresoj se kam arritë të krijoj një bazë solide të njohurive që do të ma

mundësojnë pregatitjen sa më të mirë te njohurive krahas atyre teorike, ku nuk na ka munguar as perkrahja

maksimale e stafit akademik e cila ishte forcë shtytese që në nje te ardhme te afërt t’i kontribojmë me

devotshmeri vendit dhe t’i rrisim vlerat tona dhe te shoqërisë ne përgjithesi.

Page 21: Mesim praktik(ptk)

LITERATURA E SHFRYTËZUAR

1. Udhëzimet për kryerjen e shërbimeve postare të dërgesave postare të letrave.

2. Udhëzimet për kryerjen e shërbimeve postare të dërgesave postare të pakove.

3. Çmimorja për shërbimet në komunikacionin e brendshëm. dt. 19.04.2004.

4. Çmimorja për shërbimet postare ndërkombëtare. dt. 19.04.2004

5. Revista Postieri, fq. 10, numri 28

6. http://intranet.ptkonline.com/