mbrojtja e ndËrtimore - katedra-htta.weebly.com · 4.1.2. notre dame, paris (shek. xii) 54 4.2....

13

Upload: lynhi

Post on 01-Mar-2019

226 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: MBROJTJA E NDËRTIMORE - katedra-htta.weebly.com · 4.1.2. Notre Dame, Paris (shek. XII) 54 4.2. LËVIZJA ANGLEZE E KONSERVIMIT: JOHN RUSKIN DHE WILLIAM MORRIS 55 4.2.1. Lëvizja
Page 2: MBROJTJA E NDËRTIMORE - katedra-htta.weebly.com · 4.1.2. Notre Dame, Paris (shek. XII) 54 4.2. LËVIZJA ANGLEZE E KONSERVIMIT: JOHN RUSKIN DHE WILLIAM MORRIS 55 4.2.1. Lëvizja

MBROJTJA E TRASHËGIMISË NDËRTIMORE

Historia, konceptet teorike, definicionet, metodat dhe teknikat

e mbrojtjes

FLORINA JERLIU

Page 3: MBROJTJA E NDËRTIMORE - katedra-htta.weebly.com · 4.1.2. Notre Dame, Paris (shek. XII) 54 4.2. LËVIZJA ANGLEZE E KONSERVIMIT: JOHN RUSKIN DHE WILLIAM MORRIS 55 4.2.1. Lëvizja

MBROJTJA E TRASHËGIMISË NDËRTIMORE. Historia,

konceptet teorike, definicionet, metodat dhe teknikat e mbrojtjes

© 2016 Florina Jerliu

Recensentë: Akad. Emin Riza dhe Akad. Edi Shukriu

Realizimi kompjuterik: Autorja

Kopertina: Mrinë Godanca

Foto në kopertinë: Muzeu i Kosovës, Prishtinë

Botoi: Libri Shkollor, Prishtinë

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet riprodhimi i këtij libri në çfarëdo forme ose

mjeti elektronik, mekanik, fotokopjues, regjistrues, skanim, apo tjetër, pa lejen

paraprake me shkrim të autores, përveç siç lejohet me Ligjin Nr. Nr. 04/L-065 për të

Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta, të Republikës së Kosovës.

Botimin e këtij libri e mbështeti financiarisht Departamenti i Shkencës dhe

Teknologjisë, Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë e Kosovës

Page 4: MBROJTJA E NDËRTIMORE - katedra-htta.weebly.com · 4.1.2. Notre Dame, Paris (shek. XII) 54 4.2. LËVIZJA ANGLEZE E KONSERVIMIT: JOHN RUSKIN DHE WILLIAM MORRIS 55 4.2.1. Lëvizja

PËRMBAJTJA

PARATHËNIE ix

I. HYRJE

KAPTINA 1 NOCIONET DHE DEFINICIONI I TRASHËGIMISË KULTURORE, ARSYET PËR MBROJTJEN DHE SHKAQET E DËMITIMIT TË SAJ 1 1.1. NOCIONI I ‘TRASHËGIMISË KULTURORE’ DHE RRJEDHAT E SAJ 2 1.2. NOCIONI I ‘KULTURËS’ SI PËRCAKTUES I DEFINICIONIT TË TRASHËGIMISË

KULTURORE 4 1.3. DEFINICIONET E TRASHËGIMISË KULTURORE 6 1.4. KUPTIMI I TRASHËGIMISË KULTURORE 7 1.5. NOCIONI I ‘MBROJTJES’ 8

1.5.1. Konservatizmi dhe Restaurimi në rrafshin politik (1815-1848) 9 1.5.2. Konservimi dhe Restaurimi në fushën e trashëgimisë kulturore 11

1.6. MOTIVET DHE ARSYET PËR MBROJTJEN E TRASHËGIMISË 12 1.7. SHKAQET E DËMTIMEVE 15

1.7.1. Shkaqet e brendshme të dëmtimit 15 1.7.2. Shkaqet e jashtme të dëmtimit 15 1.7.3. Ndryshimet që pranohen si vlerë e shtuar 17

KAPTINA 2 ROLI I ARKITEKTIT NË MBROJTJEN E TRASHËGIMISË KULTURORE 21 2.1. ARKITEKTURA DHE MBROJTJA E TRASHËGIMISË KULTURORE 21 2.2. ROLI I ARKITEKTIT NË MBROJTJEN E TRASHËGIMISË KULTURORE 24

2.2.1. Arsimimi i arkitektit në fushën e trashëgimisë ndërtimore 26 2.2.2. Profesionistët e tjerë në fushën e mbrojtjes 26 2.2.3. Katër rolet kryesore të arkitektit të konservimit-restaurimit 27

2.3. STANDARDET DHE ETIKA PROFESIONALE 28

Page 5: MBROJTJA E NDËRTIMORE - katedra-htta.weebly.com · 4.1.2. Notre Dame, Paris (shek. XII) 54 4.2. LËVIZJA ANGLEZE E KONSERVIMIT: JOHN RUSKIN DHE WILLIAM MORRIS 55 4.2.1. Lëvizja

iv

II. HISTORIA E MBROJTJES SË TRASHËGIMISË KULTURORE

KAPTINA 3 MBROJTJA E MONUMENTEVE GJATË KOHËS SË RE (PERIUDHA ARTISTIKE E RENESANCËS, BAROKUT, KLASICIZMIT DHE NEOKLASICIZMIT NË EVROPË MIDIS SHEKUJVE XV –XIX) 33 3.1. RENESANCA ITALIANE, ANTIKITETET, ARKITEKTURA (SH. XV- XVI) 34

3.1.1. Rizbulimi, koleksionimi dhe restaurimi i antikiteteve 34 3.1.2. Traktatet e arkitekturës 34 3.1.3. Praktika e mbrojtjes 35

3.2. BAROKU DHE KLASICIZMI: SHQYRTIMI KRITIK I VEPRAVE HISTORIKE (SHEKUJT XVII - XVIII) 37 3.2.1. Kundër-reformacioni dhe arkitektura mesjetare 37 3.2.2. Iluminizmi (1620-1780) vendos bazat e mbrojtjes moderne 38 3.2.3. ‘Grand Tour’ dhe dokumentimi arkeologjik 39

3.3. NEOKLASICIZMI: NDËRHYRJET NË MONUMENTET KLASIKE (SHEK. XIX) 40 3.3.1. Koloseumi, Romë (70-80 e.s.) 40 3.3.2. Harku i Titit, Romë (81 e.s.) 44 3.3.3. Akropoli, Athinë (shekulli V p.e.s.) 45

3.4. ROMANTIZMI DHE RINGJALLJA MESJETARE (EPOKA E BESIMIT, SHEK. XIX) 47 3.4.1. Ringjallja mesjetare në Angli 48 3.4.2. Ringjallja mesjetare në vendet gjermanike 49

KAPTINA 4 MBROJTJA DOKTRINARE E TRASHËGIMISË NDËRTIMORE (PERIUDHA ARTISTIKE E ROMANTIZMIT DHE EKLEKTICIZMIT, GJYSMA 2 E SHEK. XIX) 51 4.1. LËVIZJA FRANCEZE E RESTAURIMIT: VIOLLET-LE-DUC DHE RESTAURIMI

STILISTIK 52 4.1.1. Bazilika në Vézelay (shek. XII) 53 4.1.2. Notre Dame, Paris (shek. XII) 54

4.2. LËVIZJA ANGLEZE E KONSERVIMIT: JOHN RUSKIN DHE WILLIAM MORRIS 55 4.2.1. Lëvizja Angleze e Konservimit (Lëvizja Konservatore) 56 4.2.2. Lëvizja e Konservimit përtej Anglisë 58

4.3. SHKOLLA ITALIANE E RESTAURIMIT: CAMILLO BOITO DHE RESTAURIMI FILOLOGJIK 59 4.3.1. Camillo Boito: “Restaurimi filologjik” (Restauro filologico) 60 4.3.2. Beltrami: “Restaurimi historik” (Restauro storico) 61

KAPTINA 5 TEORITË DHE KONCEPTET MODERNE TË MBROJTJES (PERIUDHA ARTISTIKE E MODERNËS: GJYSMA E PARË E SHEKULLIT XX) 63 5.1. ALOIS RIEGL: “KULTI MODERN I MONUMENTEVE” (1903) 63 5.2. GUSTAVO GIOVANNONI: RESTAURIMI SHKENCOR (1927) 65 5.3. TAKIMET NDËRKOMBËTARE TË ARKITEKTËVE 65

5.3.1. Karta e Athinës (1931) 66 5.3.2. Karta (e Dytë) e Athinës: “Qyteti funksional” (1933) 68

5.4. CESARE BRANDI: RESTAURIMI DHE ‘PROCESI KRIJUES’ (1963) 69 5.5. KARTA E VENEDIKUT (1964) 72

Page 6: MBROJTJA E NDËRTIMORE - katedra-htta.weebly.com · 4.1.2. Notre Dame, Paris (shek. XII) 54 4.2. LËVIZJA ANGLEZE E KONSERVIMIT: JOHN RUSKIN DHE WILLIAM MORRIS 55 4.2.1. Lëvizja

v

5.6. NDIKIMI I MBROJTJES EVROPIANE NË BOTË (MESI I SHEK. XIX DHE FILLIMI I SHEKULLIT XX) 73

5.7. ORGANIZATAT DHE BASHKËPUNIMI NDËRKOMBËTAR (UNESCO, ICOM, ICCROM, ICOMOS, KËSHILLI I EVROPËS) 78

III. MBROJTJA E TRASHËGIMISË KULTURORE NË TROJET SHQIPTARE

KAPTINA 6 TRASHËGIMIA KULTURORE NË TROJET SHQIPTARE 85 6.1. TROJET SHQIPTARE NË KAPËRCYELL TË SHEKUJVE XVIII DHE XIX 87

6.1.1. Trashëgimia gjatë Rilindjes Kombëtare Shqiptare (periudha 1880 - 1912) 88 6.1.2. Sami Frashëri (1850-1904) dhe vepra e tij “Shqipëria ...” 88

6.2. TRASHËGIMIA NDËRTIMORE GJATË SHEKULLIT XX 92 6.2.1. Hulumtimet dhe botimet në fushën e arkeologjisë 92 6.2.2. At Shtjefën Gjeçovi (1874-1929) 94 6.2.3. Trashëgimia kulturore pas Luftës së Dytë Botërore 97

6.3. MBROJTJA E TRASHËGIMISË KULTURORE NË KOSOVË PAS 1998/99 99 6.3.1. Lista e Trashëgimisë Kulturore të Kosovës 99 6.3.2. Institucionet dhe legjislacioni kosovar për trashëgimisë kulturore 100 6.3.3. Planet dhe strategjitë për të ardhmen 102

IV. KONCEPTET DHE METODOLOGJITË NË STUDIMET E TRASHËGIMISË NDËRTIMORE

KAPTINA 7 KATEGORITË E TRASHËGIMISË NDËRTIMORE 107 7.1. TRASHËGIMIA NDËRTIMORE 108 7.2. TRASHËGIMIA ARKITEKTURORE 110

7.2.1. Monumentet 112 7.2.2. Grupet e ndërtesave 113 7.2.3. Lokalitetet (angl. ‘sites’) 113

7.3. TRASHËGIMIA ARKITEKTURORE E SHEKULLIT XX 117 7.4. TRASHËGIMIA NDËRTIMORE VERNAKULARE (POPULLORE) 119 7.5. PEISAZHET KULTURORE 121 7.6. PEISAZHET HISTORIKE URBANE 123 7.7. TRASHËGIMIA ARKEOLOGJIKE 125 7.8. KATEGORITË TJERA TË TRASHËGIMISË KULTURORE 128

7.8.1. Kopshtet historike 128 7.8.2. Piktura murale 129 7.8.3. Arti shkëmbor 130 7.8.4. Trashëgimia kulturore e luajtshme 131 7.8.5. Udhët kulturore 132 7.8.6. Trashëgimia kulturore jomateriale (shpirtërore, intelektuale) 133 7.8.7. Trashëgimia digjitale 134

Page 7: MBROJTJA E NDËRTIMORE - katedra-htta.weebly.com · 4.1.2. Notre Dame, Paris (shek. XII) 54 4.2. LËVIZJA ANGLEZE E KONSERVIMIT: JOHN RUSKIN DHE WILLIAM MORRIS 55 4.2.1. Lëvizja

vi

KAPTINA 8 DOKUMENTIMI I TRASHËGIMISË NDËRTIMORE 137 8.1. DOKUMENTIMI GRAFIK 138

8.1.1. Llojet e të dhënave 140 8.1.2. Fazat e mbledhjes së të dhënave: studimi dhe rilevimi 141 8.1.3. Nivelet e rilevimit sipas saktësisë: rilevimi përnjohës, paraprak, i detajuar 142

8.2. TEKNIKAT DHE MJETET E RILEVIMIT GRAFIK 145 8.2.1. Teknikat dhe mjetet tradicionale të rilevimit 145 8.2.2. Instrumentet për rilevim 147

8.3. DOKUMENTIMI PAMOR (FOTO DHE VIDEO) 149 8.4. DOKUMENTIMI PËRSHKRIMOR 151 8.5. RILEVIMI DIAGNOSTIK - DOKUMENTIMI I DËMEVE 152

8.5.1. Mjetet indirekte të rilevimit 154 8.6. PËRMBAJTJA E DOKUMENTACIONIT ARKITEKTONIK 156 8.7. MENAXHIMI DHE SHKËMBIMI I TË DHËNAVE 159

8.7.1. Inventarët 159 8.7.2. Standardet e inventarizimit 160 8.7.3. Menaxhimi i inventarëve digjitalë 161

KAPTINA 9 VLERAT E TRASHËGIMISË KULTURORE DHE PROCESI I VLERËSIMIT 165 9.1. VLERËSIMI SI PROCES KOMPLEKS 165 9.2. NATYRA E VLERAVE 166 9.3. TIPOLOGJITË DHE KATEGORITË E VLERAVE TË TRASHËGIMISË 167

9.3.1. Tipologjia e vlerave 167 9.3.2. Kategoritë e Vlerave: Sociokulturore dhe Ekonomike 170

9.4. METODOLOGJIA E VLERËSIMIT 172 9.4.1. Metodat 172 9.4.2. Mjetet 173 9.4.3. Integrimi i Vlerësimit 174

9.5. SINJIFIKANCA KULTURORE (KARTA BURRA) 175 9.6. VLERA E JASHTËZAKONSHME UNIVERSALE (VJU) 177 9.7. AUTENTICITETI DHE INTEGRITETI 180

9.7.1. Autenticiteti 180 9.7.2. Integriteti 184

V. PARIMET DHE METODAT E MBROJTJES TEKNIKE

KAPTINA 10 HYRJE NË PARIMET E MBROJTJES TEKNIKE DHE MBROJTJA PREVENTIVE 191 10.1. MBROJTJA PREVENTIVE 191

KAPTINA 11 PARIMET E KONSERVIMIT, RESTAURIMIT DHE RENOVIMIT 195 11.1. KONCEPTET DHE PARIMET 195 11.2. KONSERVIMI 196

11.2.1. Masat e stabilizimit (përforcimit) dhe të riparimit 197 11.2.2. Vegjetacioni dhe ‘mbulimi i butë’ 200 11.2.3. Mbulimi me çati /strehë mbrojtëse 201

11.3. RESTAURIMI 203

Page 8: MBROJTJA E NDËRTIMORE - katedra-htta.weebly.com · 4.1.2. Notre Dame, Paris (shek. XII) 54 4.2. LËVIZJA ANGLEZE E KONSERVIMIT: JOHN RUSKIN DHE WILLIAM MORRIS 55 4.2.1. Lëvizja

vii

11.3.1. Teknikat e restaurimit ‘reverzibil’ dhe ‘joreverzibil’ 203 11.3.2. Metoda e restaurimit ‘çlirues’ - zbulimi i gjendjes së fshehur 204 11.3.3. Metoda e restaurimit ‘plotësues’ - zëvendësimi i pjesëve të humbura/

plotësimi i boshllëqeve 207 11.4. RENOVIMI 210

KAPTINA 12 PARIMET E MIRËMBAJTJES, RIPARIMIT/STABILIZIMIT DHE REHABILITIMIT/MODERNIZIMIT 213 12.1. MIRËMBAJTJA 213 12.2. RIPARIMI DHE STABILIZIMI 214 12.3. REHABILITIMI (RIJETËSIMI) DHE MODERNIZIMI (ADAPTIMI) 215

KAPTINA 13 PARIMET E RINDËRTIMIT (RIKONSTRUIMI), RISHTYLLËZIMIT (ANASTILOZA) DHE ZHVENDOSJES 219 13.1. RINDËRTIMI (RIKONSTRUIMI) 219 13.2. RISHTYLLËZIMI (ANALSTILOZA) 222 13.3. ZHVENDOSJA 223

KAPTINA 14 PARIMET E MBROJTJES DHE TË MENAXHIMIT TË MJEDISEVE TË NDËRTUARA HISTORIKE 225 14.1. MBROJTJA E QYTETEVE HISTORIKE, QENDRAVE HISTORIKE DHE

ZONAVE TJERA URBANE 225 14.1.1.Parimet e përgjithshme 226

14.2. MASAT E MBROJTJES 227 14.2.1. Masat ligjore dhe administrative 227 14.2.2. Masat teknike, ekonomike dhe sociale 229

14.3. NDËRHYRJET NË ZONAT E MBROJTURA 230 14.3.1. Nivelet e ndërhyrjes 230 14.3.2. Elementet që duhet të ruhen 231 14.3.3. Parimet e ndërhyrjes 231

14.4. POLITIKAT E KONSERVIMIT TË INTEGRUAR 234 14.4.1. Parimet e konservimit të integruar 235

14.5. TRASHËGIMIA DHE ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 236 14.5.1. Parimet për menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve kulturore 236 14.5.2. Zhvillimi i qëndrueshëm në fushën e trashëgimisë kulturore 237

BIBLIOGRAFIA 241

INDEKSI DHE BURIMI I FIGURAVE 249

INDEKSI I TABELAVE 255

INDEKSI I KUTIVE 255

INDEKSI I EMRAVE 256

Page 9: MBROJTJA E NDËRTIMORE - katedra-htta.weebly.com · 4.1.2. Notre Dame, Paris (shek. XII) 54 4.2. LËVIZJA ANGLEZE E KONSERVIMIT: JOHN RUSKIN DHE WILLIAM MORRIS 55 4.2.1. Lëvizja
Page 10: MBROJTJA E NDËRTIMORE - katedra-htta.weebly.com · 4.1.2. Notre Dame, Paris (shek. XII) 54 4.2. LËVIZJA ANGLEZE E KONSERVIMIT: JOHN RUSKIN DHE WILLIAM MORRIS 55 4.2.1. Lëvizja

PARATHËNIE

Rëndësia e trashëgimisë kulturore dhe përgjegjësia e përbashkët që kemi

për ruajtjen e saj për gjeneratën e sotme dhe gjeneratat e ardhshme, është bërë e

njohur gjerësisht gjatë shekullit të kaluar nëpërmjet dokumenteve doktrinare

ndërkombëtare si konventat, deklaratat dhe rekomandimet. Synimi fillestar i

tyre ishte mbrojtja e ndërtesave të veçanta ose grupeve të ndërtesave që janë

karakterizuar si “monumente”, nocion ky origjina e të cilit lidhet me

memoriale, mbishkrime dhe shprehje të tjera kulturore të cilat perceptohen si

dokumente nga e kaluara dhe të cilat bartin mesazhe dhe vlera nga një brez në

tjetrin.

Koncepti i vlerave është zgjeruar në dokumentet e mëvonshme, nga ato

kulturore në vlerat sociale dhe ekonomike. Si të tilla, vlerat e trashëgimisë

kulturore janë konsideruar nga shtetet për të përcaktuar trashëgiminë e tyre

kombëtare si pjesë përbërëse e identitetit kombëtar. Sot, këto trashëgimi

kombëtare janë duke u shfrytëzuar nga qytetet, lokalitetet dhe rajonet, si

alternativë për nxitjen e rritjes ekonomike dhe perspektivën e zhvillimit

afatgjatë. Rrjetëzimi dhe bashkëpunim ndërkombëtar ka ofruar mundësi për të

nxjerrë në pah veçantitë e qyteteve si peisazhe kulturore, duke ndikuar kështu

në rritjen e dukshmërisë së tyre globale. Së këndejmi, roli i trashëgimisë në

zhvillimin e vendbanimeve dhe prandaj edhe mbrojtja e saj, është duke

përjetuar rritje të dukshme në kontekstin e globalizimit. Këtë më së miri e

dëshmojnë qytetet e shpallura nga UNESCO si qytete të Trashëgimisë Botërore

siç janë Praga, Graci e Vjena, Berlini, Pekini, Kairo, Tunisi, pastaj, Gjirokastra,

Berati, Ohri, e shumë qytete tjera. Rol të pakontestueshëm në zhvillimin e

këtyre qyteteve kanë arkitektët me veprimtarinë e tyre kreative dhe invencionin

në dizajn, kualitet ky që po bëhet gjithnjë e më i dëshirueshëm në kontekste

Page 11: MBROJTJA E NDËRTIMORE - katedra-htta.weebly.com · 4.1.2. Notre Dame, Paris (shek. XII) 54 4.2. LËVIZJA ANGLEZE E KONSERVIMIT: JOHN RUSKIN DHE WILLIAM MORRIS 55 4.2.1. Lëvizja

x

urbane historike dhe në veprimet e menaxhimit të qëndrueshëm të trashëgimisë

kulturore.

Botimi “Fuqia e Dizajnit: udhëtimi në 11 Qytetet e Dizajnit të UNESCO-

s (The Power of Design: A Journey through the 11 UNESCO Cities of Design,

2013) i autorit Karl Stocker, nxjerr në pah qasjet e ndryshme të qyteteve të

veçanta në aspektin e projektimit arkitektonik dhe të dizajnit si nxitës për

zhvillimin e ekonomisë kreative.

Kjo qasje pritet edhe tek ne; marrim shembull qytetin e Prizrenit dhe

potencialin që ka për t’u listuar në UNESCO si qytet i trashëgimisë botërore.

Prizreni sot udhëheq për nga hartimi i politikave për mbrotje të trashëgimisë

kulturore në Kosovë, ndërkohë që zbatimi i këtyre politikave është ngushtë i

lidhur me aftësimin dhe arsimimin e vazhdueshëm të arkitektëve dhe

specialistëve tjerë të mbrojtjes së trashëgimisë kulturore. Për arkitektin e

Kosovës, krijimet arkitektonike, që të mos cenohet peisazhi kulturor i qytetit,

nuk duhet të jetë detyrë e veçantë, por parim i përgjithshëm dhe mënyrë e të

ushtruarit të profesionit anekënd Kosovës. Identitetet e vogla dhe ndonjëherë të

fshehta urbane dhe kulturore, të cilat shpesh i hasim në vendin tonë, bartin

mesazhe dhe vlera të paçmueshme që kërkojnë përnjohje si vlera universale në

nivelin kombëtar, por edhe ndërkombëtar. Për këtë ne duhet ta pranojmë dhe ta

zhvillojmë profilin e arkitektit bashkëkohor që e ka të mishëruar në formimin e

vet profesional ndjeshmërinë ndaj kontekstit historik dhe vlerave të së

shkuarës.

Në nivel ndërkombëtar ky shqetësim vazhdon të mbetet në krye të

sfidave dhe detyrave për të ardhmen dhe këtë më së miri e kuptojmë nga

vështrimi që i jep arsimimit në fushën e trashëgimisë Jukka Jokilehto, arkitekt,

profesor dhe njohës me renome i fushës së trashëgimisë kulturore. Sipas tij,

kurset ndërkombëtare të ICCROM-it mbi trashëgiminë ndërtimore, të filluara

nga mesi i viteve 1960, kanë ndikuar në zhvillimin gradual të bashkëpunimit

dhe shkëmbimit të njohurive në Evropë, të arkitektëve, inxhinierëve,

urbanistëve, historianëve të artit dhe arkeologëve. Nga mesi i viteve 1990-ta ky

angazhim merr përmasa botërore. ICCROM-it i bashkëngjiten në misionin për

arsimim dhe aftësim në fushën e trashëgimisë shumë organizata të ndryshme

kombëtare dhe ndërkombëtare, universitete dhe institute.

Kualifikimi si konservues-restaurues duhet të bazohet në profilimin e

mëtejmë të strukturës profesionale. Për arkitektët kjo nënkupton integrimin e

njohurive mbi historinë e zhvillimit të gjinive ndërtimore, teknikave dhe

materialeve të ndërtimit, metodave të mirëmbajtjes etj. Nëse kësaj i shtojmë

faktin se sot trashëgimia kulturore përfshin gjithë mjedisin e ndërtuar, mund të

përfundojmë se për arkitektin e sotshëm, është më se e nevojshme që të

arsimohet dhe aftësohet për vlerësimin e ndërtesave historike, mirëmbajtjen e

mjediseve historike nëpërmjet dizajnit arkitektonik, si dhe zgjidhjes së

problemeve komplekse hapësinore nëpërmjet projektimit dhe vizuelizimit

urbanistik-arkitektonik.

Page 12: MBROJTJA E NDËRTIMORE - katedra-htta.weebly.com · 4.1.2. Notre Dame, Paris (shek. XII) 54 4.2. LËVIZJA ANGLEZE E KONSERVIMIT: JOHN RUSKIN DHE WILLIAM MORRIS 55 4.2.1. Lëvizja

xi

Është pikërisht ky synimi i librit të cilin e mbani në duar: ofrimi i

informatave themelore në lidhje me konceptet dhe metodologjitë e studimeve të

trashëgimisë kulturore duke mos e lënë mënjanë nevojën për të qartësuar

nocionet dhe shqipërimin e tyre, si dhe metodat e trajtimit dhe praktikat e

prirjet bashkëkohore në mbrojtjen e trashëgimisë ndërtimore, të bazuar në

qasjen e integruar.

Florina Jerliu

Page 13: MBROJTJA E NDËRTIMORE - katedra-htta.weebly.com · 4.1.2. Notre Dame, Paris (shek. XII) 54 4.2. LËVIZJA ANGLEZE E KONSERVIMIT: JOHN RUSKIN DHE WILLIAM MORRIS 55 4.2.1. Lëvizja

View publication statsView publication stats