matura shtetËrore 2014

21
MATURA SHTETËRORE 2014

Upload: boris

Post on 24-Feb-2016

73 views

Category:

Documents


0 download

DESCRIPTION

MATURA SHTETËRORE 2014. PROCEDURAT E PROVIMIT MSH 2014. Të gjitha provimet e MSH jepen vetëm me shkrim ; - PowerPoint PPT Presentation

TRANSCRIPT

Page 1: MATURA  SHTETËRORE 2014

MATURA SHTETËRORE 2014

Page 2: MATURA  SHTETËRORE 2014

PROCEDURAT E PROVIMIT MSH 2014

Të gjitha provimet e MSH jepen vetëm me shkrim;Struktura, data, kohëzgjatja e provimeve të MSH dhe shpallja e rezultateve të tyre, caktohen me Udhëzim të Ministrit të Arsimit dhe Sportit dhe shpallen në faqen www.arsimi.gov.al dhe www.akp.gov.al

Page 3: MATURA  SHTETËRORE 2014

KUSH JEP PROVIMET E MSH 2014?Maturanti që ka përfunduar me sukses vitin e fundit të shkollës së mesme dhe ka plotësuar formularin A1;Kandidati që ka marrë dëftesë pjekurie dhe ka plotësuar formularin A1Z;Maturantët që kanë përfunduar shkollën e mesme para vitit 2014, por nuk janë pajisur me Dëftesë Pjekurie/ Diplomë;

Page 4: MATURA  SHTETËRORE 2014

KUSH JEP PROVIMET E MSH 2014?Maturanti i para vitit shkollor 2005-2006 jep provimet e Maturës sipas kritereve të përcaktuara në udhëzimin nr. 60, dt. 26.12.2013;Maturantët që kanë përfunduar shkollën e mesme para vitit 2014, nuk japin gjuhën e huaj si provim të detyruar;

Page 5: MATURA  SHTETËRORE 2014

APLIKIMI PËR MSH

Aplikimi dhe plotësimi i Formularit A1/A1Z, A2 bëhet online;

Datat e aplikimit miratohen nga MAS dhe shpallen në faqen www.arsimi.gov.al dhe www.akp.gov.al

Page 6: MATURA  SHTETËRORE 2014

Për më shumë informacion drejtohuni në faqen web të MAS www.arsimi.gov.al

Page 7: MATURA  SHTETËRORE 2014

KU BËHET APLIKIMI?Në shkollat ekzistuese ku kryejnë/ kanë kryer studimet e Arsimit të Mesëm të Lartë;Në shkollën e përcaktuar nga KMSH e vendbanimit (komisioni i MSH në DAR/ZA), kur shkolla e mesme që ka përfunduar studimet është mbyllur;Në shkollën e përcaktuar nga KMSH e vendbanimit nëse kandidati ka mbaruar studimet jashtë vendit dhe ka ekuivalentuar diplomën e shkollës së mesme në MAS

Page 8: MATURA  SHTETËRORE 2014

Dokumentat e aplikimit për kandidatët që aplikojnë me formularin A1Z

Kërkesë me shkrim për dhënien e provimeve të Maturës;Kopje të noterizuar të Dëftesës së Pjekurisë/Diplomës së Maturës,Vërtetimin me notat e të gjitha viteve të shkollës së mesme me fotografi;Certifikatën e Maturës me notat e të gjitha viteve të shkollës së mesme, lëshuar nga Drejtori i shkollës, sipas rregjistrit të amzës, ose dokumentit të lëshuar nga arkivi i shtetit, legalizuar nga Titullari i DAR/ZA-së;

Page 9: MATURA  SHTETËRORE 2014

Provimet që njihen për shkollat profesionale dhe të orientuara

Kur kandidati ka fituar Dëftesën e Pjekurisë si provime të detyruara njihen:- Letërsia dhe matematika nëse janë dhënë e fituar;- Në mungesë të tyre, një ose dy nga provimet, sipas planit mësimor të shkollës së tyre;.

Page 10: MATURA  SHTETËRORE 2014

KUR MATURANTI/KANDIDATI MBETET

Maturanti/ kandidati mbetet në provimin e Maturës nëse ka marrë më pak se 20% të pikëve të testit.

Page 11: MATURA  SHTETËRORE 2014

KANDIDATËT E MSH 2006-2013Aplikojnë për IAL-të, bazuar në rezultatet e mëparshme të MSH kur:Nuk janë shpallur fitues;Janë shpallur fitues dhe nuk janë regjistruar;Janë shpallur fitues dhe janë çregjistruar gjatë vitit të parë akademik, vërtetuar me shkresë nga IAL-të;Kur studenti vazhdon sudimet në vitin e dytë e më tej ai duhet të marrë paraprakisht miratimin nga MAS për të vijuar më tej procedurat;

Page 12: MATURA  SHTETËRORE 2014

Për më shumë informacion drejtohuni në faqen web të MAS www.arsimi.gov.al

Page 13: MATURA  SHTETËRORE 2014

PROVIMET ME ZGJEDHJEI japin kandidatët që kanë kryer shkollën e mesme para 2010-2011 dhe nuk i kanë dhënë ose nuk i kanë marrë ato;

Nuk i rijapin kandidatët, të cilët në maturat e viteve të mëparshme rezultatet janë jo më të ulta se 4.50;

Page 14: MATURA  SHTETËRORE 2014

PROVIMET ME ZGJEDHJEI njihet rezultati i fundit, kur kandidati ka dhënë më shumë se njëherë lëndë/lëndët me zgjedhje;Kur lënda me zgjedhje, rezultati i së cilës kërkohet të mbartet ,nuk gjendet në listën e lëndëve me zgjedhje të këtij viti,në llogaritjen e pikëve merret koeficienti i lëndës së përafërt me të.

Page 15: MATURA  SHTETËRORE 2014

Aplikimi për Shtetasit shqiptarë dhe të huaj që vijnë nga jashtë Të zotërojnë gjuhën shqipe, e vërtetuar me dëshmi provimi nga Fakulteti i Histori- Filologjisë;Të dorëzojnë deri në 10 prill 2014, pranë Komisionit të Posaçëm në MAS, dokumentacionin e kërkuar për njëvlershmërinë e Dëftesës/Diplomës;

Page 16: MATURA  SHTETËRORE 2014

Aplikimi për Shtetasit shqiptarë dhe të huaj që vijnë nga jashtë Ata që nuk kanë dhënë provimet e MSH, duhet të japin Matematikën, si dhe Gjuhën Shqipe e letërsinë, ose një nga gjuhët e huaja të listës së lëndëve me zgjedhje (e konceptuar sipas standardit të testit të Gjuhës Shqipe e Letërsisë)Ata që nuk kanë asnjë detyrim për MSH plotësojnë Formularin A1Z në shkollën e përcaktuar nga KMSH të vendbanimit deri në dt. 10 maj 2014;

Page 17: MATURA  SHTETËRORE 2014

DOKUMENTACIONI I KËRKUARKërkesë aplikimi për njëvlershmëri diplome të shkollës së mesme;Fotokopjen e dokumentit të identifikimit;Diplomën e shkollës së mesme (të përkthyer dhe të noterizuar);Dëftesat origjinale të të gjitha viteve të shkollës së mesme (të përkthyera dhe të noterizuara);Dokumentin që vërteton dhënien e provimeve të barasvlershme me Maturën Shtetërore në Shqipëri;Dëshminë e njohjes së gjuhës shqipe, lëshuar nga Universiteti i Tiranës;Kopje të noterizuar të lejes së qëndrimit (për të huajt).

Page 18: MATURA  SHTETËRORE 2014

Për më shumë informacion drejtohuni në faqen web të MAS www.arsimi.gov.al

Page 19: MATURA  SHTETËRORE 2014

Maturanti/ KandidatiPër saktësinë e aplikimit merr informacion në shkollë tek mbikqyrësi (mësuesi) që ka ndjekur aplikimin e tij;Ndryshimet në aplikim, në Formularin A1/A1Z, A2, mund t’i kryejë deri në momentin kur ai zgjedh opsionin e ruajtjes në formular dhe nuk ka bërë konfirmimin përfundimtar në sistem. Me futjen në sistem të të dhënave përfundon aplikimi në të gjitha fazat e tij dhe nuk mund të bëhen më ndryshime.

Page 20: MATURA  SHTETËRORE 2014

INFORMACIONE TË TJERARezultatet e MSH pasqyrohen te Libri i Transparencës, i cili publikohet në faqet e AKP-së dhe MAS;Pas daljes së Vendimit të Këshillit të Ministrave për kuotat e Ciklit të Parë të Studimeve për vitin akademik 2014-2015 ( për çdo program studimi), lista me fituesit pasqyrohet me ID personale në faqen: arsimi.gov.al si dhe akp.gov.al.

Page 21: MATURA  SHTETËRORE 2014

Për më shumë informacion drejtohuni në faqen web të MAS www.arsimi.gov.al