lufta për ndryshimin e klimës - euic.mk · pdf filemjedisit por gjithashtu edhe me...

28
Europa në zhvillim Unioni Europian Lufta për ndryshimin e klimës UE-ja trason rrugën

Upload: doandiep

Post on 06-Feb-2018

227 views

Category:

Documents


3 download

TRANSCRIPT

Page 1: Lufta për ndryshimin e klimës - euic.mk · PDF filemjedisit por gjithashtu edhe me ... klimës të shkaktuar nga njeriu. Hartimi i vlerësimeve përfshin qindra ekspertë të njohur

MK-80-09-954-SQ

-CISSN 1022-8233

Europa në zhvillim

Unioni Europian

Lufta për ndryshimin e klimësUE-ja trason rrugën

Page 2: Lufta për ndryshimin e klimës - euic.mk · PDF filemjedisit por gjithashtu edhe me ... klimës të shkaktuar nga njeriu. Hartimi i vlerësimeve përfshin qindra ekspertë të njohur

Kjo broshurë dhe sqarime të shkurta dhe të qarta mbi UE-në janë në dispozicion në faqen:ec.europa.eu/publications

Komisioni EuropianDrejtoria Gjenerale për KomunikimBotimeB – 1049 Bruksel

Doracaku u kompletua në shtator 2007 dhe u azhurnua në shtator 2008

Ilustrimi i ballinës: © iStockPhoto

Luksemburg: Zyra e botimeve zyrtare e Komuniteteve Europiane, 2008

ISBN 978-92-79-13824-9DOI 10.2775/14494

© Komunitetet Europiane, 2008Reprodukimi është i autorizuar

Shtypur në ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë

Komisioni Europian

Lufta për ndryshimin e klimësUE-ja trason rrugën

Europa në zhvillim

2008 – 24 pp. – 16.2 3 22.9 cm

Page 3: Lufta për ndryshimin e klimës - euic.mk · PDF filemjedisit por gjithashtu edhe me ... klimës të shkaktuar nga njeriu. Hartimi i vlerësimeve përfshin qindra ekspertë të njohur

Lufta për ndryshimin e klimës UE-ja trason rrugën

Page 4: Lufta për ndryshimin e klimës - euic.mk · PDF filemjedisit por gjithashtu edhe me ... klimës të shkaktuar nga njeriu. Hartimi i vlerësimeve përfshin qindra ekspertë të njohur

Kërcënimi dhe sfida 3

Rruga drejt ardhmërisë: një reagim i integruar 5

Ndërtimi i vazhdueshëm i arritjeve tona 10

Kontributi i politikës energjetike 13 Roli i teknologjisë 21

Zvogëlimi i gjurmëve individuale të karbon dioksidit 22 Literaturë 24

Përmbajtja

2

Page 5: Lufta për ndryshimin e klimës - euic.mk · PDF filemjedisit por gjithashtu edhe me ... klimës të shkaktuar nga njeriu. Hartimi i vlerësimeve përfshin qindra ekspertë të njohur

3

Kërcënimi dhe sfida

Ndryshimi i klimës është një nga kërcënimet më të mëdha me të cilat përballet planeti. Nëse temperatura e tokës rritet për më tepër se 2°C mbi nivelet industriale, ka gjasa që ndryshimi i klimës të jetë i pakthyeshëm dhe pasojat afatgjata mund të jenë pafund. Zonat e ulta të tokës, përfshirë këtu edhe pjesë të mëdha të shumë vendeve të Europës, mund të zhduken përfundimisht nën nivelet e rritura detare. Veç kësaj, në shumë pjesë të botës do të mungojë qarkullimi i ujit të pastër. Katastrofat klimatike që shkaktojnë dëme fizike dhe ekonomike do të jenë gjithnjë e më të shpeshta. Ekonomitë mund të marrin tatëpjetën nga shpenzimet e dedikuara për luftimin kundër klimës së ndryshuar.

Temperatura mesatare e tokës ishte kryesisht stabile për 10 000 vjet, gjer në revolucionin industrial. Që nga viti 1850, nga koha kur për herë të parë filloi matja e saktë, temperatura është rritur për 0.76°C. Nëse nuk veprojmë, ka gjasa që këtë shekull të rritet prej 1.8 deri në 4.0°C dhe ndoshta deri në 6.4°C, sipas një paneli ndërkombëtar të shkencëtarëve të thirrur nga Kombet e Bashkuara. Ka filluar beteja që të parandalohet arritja e asaj që besohet të jetë pika këshilluese - rritja e temperaturës për 2°C. Sipas të gjitha gjasave beteja do të humbet, nëse nxjerrjet globale të gazrave nuk stabilizohen deri në vitin 2020 dhe të përgjysmohen në nivelin e vitit 1990, deri në vitin 2050.

Me klimën ekstreme, nuk është vetëm Venediku që do të duhet t’i rindërtojë mbrojtësit nga vërshimet.

© B

elga

Page 6: Lufta për ndryshimin e klimës - euic.mk · PDF filemjedisit por gjithashtu edhe me ... klimës të shkaktuar nga njeriu. Hartimi i vlerësimeve përfshin qindra ekspertë të njohur

Pse po ndryshon klima?

Atmosfera përmban avull, dioksid karboni dhe gazra të tjera natyrale, që lëshojnë rrezet e diellit por absorbojnë të nxehtin që reflektohet prapa nga Toka. Ky proces natyror, i quajtur ‘efekti serrë’, mban temperaturën e Tokës në nivel të nevojshëm për jetë. Pa këtë, temperatura mesatare globale do të ishte e padurueshme – 18°C. Mirëpo, aktivitetet njerëzore siç janë djegia e lëndëve të mbetura djegëse dhe shkatërrimi i pyjeve për të krijuar tokën bujqësore shtojnë nivelin e dioksid karbonit dhe gazrave të tjera të nxehta në atmosferë. Shtuarja e këtyre gazrave ‘serrë’ në efektin natyror serrë, është duke e bërë Tokën më të ngrohtë dhe po e ndryshon klimën.

Zgjidhja qëndron në zvogëlimin e nxjerrjes të gazrave serrë, sidomos në reduktimin e nxjerrjes së dioksid karbonit. Me këtë nënkuptohet përdorimi më i mirë i burimeve natyrore. Lëndët e mbetura djegëse - nafta, benzina dhe thëngjilli për rrymë elektrike, ngrohje, ftohje dhe transport - janë burime kryesore të nxjerrjes së gazrave serrë. Duhet të djegim më pak nga ato dhe t’i djegim në mënyrë efikase. Në të njëjtën kohë, është me rëndësi të parandalohet kalimi i dioksid karbonit në atmosferë, për shembull me anë të ‘thithjes’ së tij gjatë prodhimit dhe akumulimit të tij nën tokë, në fusha të zbrazta të gazit ose miniera të kripës.

Kthimi i pyjeve të zhveshura, sidomos pyjeve të zhdukura tropikale, që kanë rolin e “pellgjeve” të cilat absorbojnë dioksid karbonin, është gjithashtu çështje thelbësore në trajtimin e ndryshimit të klimës. Pyjet thithin dioksid karbonin kur rriten por e kthejnë prapa kur janë të prera.

Ka edhe gjëra të tjera që kontribuojnë në ngrohjen globale, siç është metani i nxjerrë nga bujqësia dhe hedhja e mbeturinave në gropa plehrash, ose nxjerrja e shkaktuar nga përdorimi i tepruar i fertilizuesve. Mirëpo, përdorimi i lëndëve të mbetura djegëse dhe zhdukja e pyjeve janë fajtorët kryesorë.

4

Lufta për ndryshimin e kl imës

Page 7: Lufta për ndryshimin e klimës - euic.mk · PDF filemjedisit por gjithashtu edhe me ... klimës të shkaktuar nga njeriu. Hartimi i vlerësimeve përfshin qindra ekspertë të njohur

5

Rruga drejt ardhmërisë për UE-në është politika e integruar e energ-jetikës dhe ndryshimit të klimës, ashtu siç djegia e karburantëve të mbetur për qëllime energjetike është kontribues kryesor për ndryshimin e klimës. Liderët e UE-së nënshkruan një politikë të tillë në mars të vitit 2007. Kjo vërteton aftësinë drejtuese globale të Europës në trajtimin e ndryshimit të klimës dhe njëkohë-sisht hapjen e rrugës ku UE-ja do të shtojë sigurinë e rezervave dhe do të forcojë pozitën e vet konkurruese. Një politikë e integruar energje-tike dhe për ndryshimin e klimës shquan fillimin e një revolucioni të ri industrial, për të ndryshuar mënyrën e prodhimit dhe përdorimit të energjisë dhe llojet e energjisë që përdorim. Qëllimi është që të syno-jmë drejt një ekonomie të favorshme për klimën, të bazuar në kombinimin e teknologjive dhe burimeve energ-jetike me nivel të ulët të dioksid karbonit. Për të kufizuar ngrohjen globale deri në 2°C, nxjerrja globale e gazrave do

të duhet të mos vazhdojë të shtohet gjatë 10 deri në 15 vitet e ardhshme, e atëherë të zvogëlohen në nivelin e vitit 1990 deri në vitin 2050. UE-ja përpiqet të arrijë një marrëveshje të re globale për t’i realizuar këto synime. Si hap i parë UE-ja mendon se vendet e industrializuara duhet të zvogëlojnë kolektivisht nxjerrjen e gazrave serrë deri në 30% nën nivelin e vitit 1990, deri në vitin 2020. Vendet në zhvillim, si Kina dhe India, gjithashtu do të duhet të fillojnë të kufizojnë rritjen e nxjerrjes së gazrave.Për të theksuar vendosmërinë dhe për të dhënë shembull për part-nerët e tyre, UE-ja është pajtuar të zvogëlojë nxjerrjen e gazërave serrë për së paku 20% deri në vitin 2020, pa marrë parasysh se çka do të bëjnë vendet e tjera. UE-ja plani-fikon të arrijë këtë zvogëlim përmes programeve të parashikuara në poli-tikën e re të integruar energjetike dhe klimatike, së bashku me masat tashmë në fuqi.

Rruga drejt ardhmërisë: një reagim i integruar

Djegia e thëngjillit për prodhimin e energjisë jashtëzakonisht dëmton klimën.

© V

an P

arys

Med

ia

Më tepër informata mbi reagimin e integruar të UE-së:ec.europa.eu/climateaction/

Page 8: Lufta për ndryshimin e klimës - euic.mk · PDF filemjedisit por gjithashtu edhe me ... klimës të shkaktuar nga njeriu. Hartimi i vlerësimeve përfshin qindra ekspertë të njohur

6

Liderët e UE-së vendosën:

• tëkursejnë20%tëkonsumimit tëenergjisë në krahasim me parashi-kimet për vitin 2020, që të përmirë-sojnë efikasitetin e energjisë;

• tështojnë20%tëhisessëenergjisësë përtëritshme në konsumimin e përgjithshëm të energjisë deri në vitin 2020, duke trefishuar në këtë mënyrë nivelin aktual;

• deri në vitin 2020 — të shtojnëdhjetëfish, së paku 10% pjesën e lëndëve djegëse ripërtrirëse, duke përfshirë edhe lëndët djegëse ekologjike, në konsumimin e përgjithshëm të benzinës dhe naftës. Të gjitha lëndët djegëse – qoftë ato të prodhuara në UE apo të importuara – doemos duhet të prodhohen në mënyrë që të mirëmbahen. Do të ketë stimu-lim për krijimin e lëndëve djegëse ekologjike nga mbeturinat, tepricat dhe burime të tjera që nuk vijnë nga ushqimi;

• zhvillojnë dhe promovojnëteknologjitë për nxjerrje të ulët ose madje edhe teknologjitë për mos-nxjerrje të gazrave serrë, duke përf-shirë parandalimin e hyrjes së CO2 në atmosferë, me anë të mbajtjes

Lufta për ndryshimin e kl imës

së karbonit dhe akumulimit të tij nën tokë, në fusha të shterura të gazit ose miniera të kripës - në mënyrë që të jepet kontribut i rëndë-sishëm në zvogëlimin e nxjerrjes së gazrave deri në vitin 2020;

• integrimmëimirënëtregjetener-gjetike të UE-së, dmth. ecja për-para drejt tregjeve më konkurruese të rrymës elektrike dhe gazit në Europë;

• integrim më i mirë i politikaveenergjetike të UE-së me politikat e tjera; jo vetëm me politikën e mjedisit por gjithashtu edhe me politikat e hulumtimit, bujqësisë dhe tregtisë;

• rritja e bashkëpunimit ndërkom-bëtar: nëse UE-ja mund të ketë një qasje të përbashkët ndaj energjisë dhe të artikulojë atë njëzërit, mund të udhëheqë një diskutim global

Udhëtimi me tren është më i shpejtë dhe më i pastër: zvogëlimi i nxjerrjes së gazrave nga automobilat është vital në luftën kundër ndryshimit të klimës. © D

euts

che

Bahn

Në janar të vitit 2008, Komisioni Europian i prezantoi propozimet specifike të politikës lidhur me këto pika, për të vendosur qytetarët e UE-së në drejtimin e duhur për luftë kundër ndryshimit të klimës, duke shtuar sigurinë e furnizimit të energjisë dhe duke nxitur zhvillimin e vazhdueshëm ekonomik.

Page 9: Lufta për ndryshimin e klimës - euic.mk · PDF filemjedisit por gjithashtu edhe me ... klimës të shkaktuar nga njeriu. Hartimi i vlerësimeve përfshin qindra ekspertë të njohur

7

Çka thonë shkencëtarët

Gjatë 100 viteve të kaluara, temperatura mesatare është rritur për pothuajse 0.74ºC në tërë botën. Europa po ngrohet më shpejtë se mesatarja globale: temperatura është rritur për 1ºC. Dymbëdhjetë, nga 13 vitet më të ngrohta në tërë botën prej fillimit të matjeve të besueshme në vitin 1850, ndodhën midis 1995 dhe 2007. Ndikimi i temperaturave që po rriten tani, mund të shihet në shkrirjen e akullnajave dhe akullit Arktik, në ndryshimin e kohës së shiut dhe borës, në thatësirat dhe valët më të vrazhda të nxehtësisë dhe në intensitetin më të madh të ciklonëve tropikalë. Shumë ekspertë besojnë se ngrohja globale doemos duhet të kufizohet deri në 2ºC mbi tem-peraturën para-industriale, nëse duam ta parandalojmë ndryshimin e klimës nga pasojat e pakthyeshme. Mirëpo konsensusi shkencor është se temperatura mesatare në botë, ka gjasa që gjatë këtij shekulli të rritet midis 1.8ºC dhe 4ºC mbi nivelin e tanishëm. Nëse nuk ndërmer-ren masa, rasti më i keq mund të jetë rritja për deri 6.4 ºC.

Nxjerrja e gazrave serrë në tërë botën, midis viteve 1970 dhe 2004 është rritur për 70%. Në sektorin për furnizim me energji, përqindja e rritjes është 145%. Rritja nga transporti ishte 120% kurse nga industria 65%. Kishte rritje 40% nga kapaciteti i zvogëluar i pyjeve që “thithin” dioksid karbonin e nxjerrur dhe si rezultat i ndryshimeve në përdorimin e tokës.

Forumi ndërkombëtar, përgjegjës për vlerësimin e fakteve shkencore për ndryshimin e klimës dhe ndikimet nga ky ndryshim është Paneli Ndërkombëtar mbi Ndryshimin e Klimës (IPCC), i cili u themelua në vitin 1988. Paneli, një iniciativë e përbashkët e Programit të Kombeve të Bashkuara për Mjedisin dhe Organizata Botërore Meteorologjike, vlerëson informatat relevante shkencore, teknike dhe socioekonomike për të kuptuar rrezikun e ndryshimit të klimës të shkaktuar nga njeriu. Hartimi i vlerësimeve përfshin qindra ekspertë të njohur nga bota. Duke filluar nga viti 1990, IPCC ka bërë katër raporte vlerësimi; i fundit është ai i vitit 2007. Pas çdo raporti të ri, gjithnjë e më tepër besohet se gazrat serrë janë ato që ndikojnë në ndryshimin e klimës.

Page 10: Lufta për ndryshimin e klimës - euic.mk · PDF filemjedisit por gjithashtu edhe me ... klimës të shkaktuar nga njeriu. Hartimi i vlerësimeve përfshin qindra ekspertë të njohur

8

Për hatër të gjeneratave të ardhshme Ka gjasa që beteja kundër ndryshimit të klimës nënkupton përshtatje domethënëse të stilit të jetës, por nuk do të thotë sakrificë e standardit tonë jetësor. Ndryshimet janë plotësisht kompatibile me prioritetet e UE-së për vende të punës, dhe në pajtim me zhvillimin e vazhdueshëm.

Shpenzimet e këtij aktiviteti do të jenë shumë të kufizuara, dhe gjithsesi shumë më të vogla se shpenzimet e dëmeve që do t’i shkaktojë ndryshimi i klimës, nëse nuk ndërmerren hapa për ta evituar atë. Nëse vendet e zhvilluara

pajtohen të zvogëlojnë kolektivisht nxjerrjen e gazrave për 30% deri në vitin 2020, zhvillimi ekonomik vjetor do të rregullohet për më pak se 0.2%.

Ky është një çmim shumë i vogël, i cili do të shmangë shpenzimet potenciale afatgjata të shkaktuara nga ndryshimi i klimës; për më tepër, nuk merret parasysh vlera e beneficioneve të tjera siç janë ndotja e zvogluar e ajrit, siguria e furnizimit të energjisë me çmime të parashikueshme dhe konkurrenca e përmirësuar me anë të inovacionit. Në praksë, ka gjasa që shpenzimet ekonomike për nxjerrjen e redukuar të gazrave të kompensuara nga këto beneficione.

Lufta për ndryshimin e kl imës

Nëse nuk ndërmerren hapa, skiimi do të jetë gjë e panjohur për gjeneratat e ardhshme.

© B

ilder

box

Page 11: Lufta për ndryshimin e klimës - euic.mk · PDF filemjedisit por gjithashtu edhe me ... klimës të shkaktuar nga njeriu. Hartimi i vlerësimeve përfshin qindra ekspertë të njohur

9

Nxjerrja e gazrave serrë për person, 1990 – 2006

Burimi: KE

Nxjerrja në tonelata të sasive ekuivalente me CO2

Belgjika

Bullgaria

Republika Çeke

Danimarka

Gjermania

Estonia

Irlanda

Greqia

Spanja

Franca

Italia

Qipro

Letonia

Lituania

Lluksemburgu

Hungaria

Malta

Hollanda

Austria

Polonia

Portugalia

Rumania

Sllovenia

Sllovakia

Finlanda

Suedia

Britania e Madhe

Të gjitha shtetet e UE-së

0 10 20 30 40

14.5

13.3

18.7

13.4

15.5

26.5

15.8

10.3

7.4

9.7

9.1

10.3

9.9

13.4

34.8

9.5

6.2

14.2

10.4

11.9

5.9

10.7

9.3

13.9

14.3

8.4

13.4

11.8

1990

2006

13.0

9.2

14.5

13.0

12.2

14.0

16.6

12.0

9.9

8. 6

9.7

13.1

5.1

6.8

28.4

7.8

7.9

12.7

11.0

10.5

7.9

7.3

10.3

9.1

15.3

7.3

10.8

10.4

Page 12: Lufta për ndryshimin e klimës - euic.mk · PDF filemjedisit por gjithashtu edhe me ... klimës të shkaktuar nga njeriu. Hartimi i vlerësimeve përfshin qindra ekspertë të njohur

10

Protokoli i Kiotos

Protokoli i Kiotos u miratua në vitin 1997. Me të u përcaktua një synim që vendet e zhvilluara të redukojnë nxjerrjen e gazrave serrë, në mesatare prej 5.2% në periudhën 1990-2012. Të gjitha 15 vendet që atëbotë ishin anëtare të UE-së, premtuan zvogëlim kolektiv të nxjerrjes së gazrave për 8%. Protokoli gjithashtu krijoi mekanizma fleksibilë të bazuar sipas tregut, duke përfshirë tregtimin e nxjerrjes së gazrave, për të ndihmuar vendet e industrializuara të realizojnë këto zvogëlime me shpenzime minimale dhe të inkurajojnë investime në projekte për energji të pastër, në vendet në zhvillim dhe ekonomitë në tranzicion.

Edhepse Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë ratifikuar protokolin dhe formalisht nuk kontribuojnë për këtë synim, UE-ja ka ecur përpara me masa konkrete për të arritur pikësynimet e nxjerrjes së gazrave, të cilat marrin parasysh nivelin e zhvillimit ekonomik dhe industrial të të gjithë anëtarëve. Numri më i madh i vendeve që janë anëtarësuar në UE nga viti 2004 kanë qëllime individuale, të negociuara sipas Protokolit të Kiotos, në kohën kur ato ishin jashtë UE-së.

Lufta për ndryshimin e kl imës

Ndërtimi i vazhdueshëm i arritjeve tonaUE-ja nuk fillon nga zeroja trajtimin e temës për ndryshimin e klimës. UE-ja ka përforcuar në mënyrë progresive masat e veta për të shtuar efikasitetin energjetik, për të kufizuar nxjerrjen e gazrave nga fabrikat dhe veturat dhe për të inkurajuar kursimin e energjisë për disa vjet. Rregullat mbi reciklimin dhe ndalimin e përdorimit të vendeve të groposjes gjithashtu kontribuojnë në zvogëlimin e sasive të karbonit që nxjerr UE-ja, i njohur si gjurmë karboni. Programi i shtatë kornizë lidhur me zhvillimin e hulumtimit dhe teknologjisë është i fundit në vargun e programeve hulumtuese të UE-së për të vënë theks të veçantë mbi mjedisin, energjinë e pastër dhe me shumë pak karbon, dhe ndryshimin klimatik.

Mbi të gjitha, UE-ja është inkuadruar tashmë në programin e disejnuar për zvogëlimin e nxjerrjes së gazrave për 8% deri në vitin 2012. UE-ja është angazhuar për këtë qëllim në suaza të të ashtuquajturit Protokol i Kiotos, nën Konventën Kornizë të Kombeve të Bashkuara mbi Ndryshimin e Klimës.

Page 13: Lufta për ndryshimin e klimës - euic.mk · PDF filemjedisit por gjithashtu edhe me ... klimës të shkaktuar nga njeriu. Hartimi i vlerësimeve përfshin qindra ekspertë të njohur

11

Turbinat e erës do të jenë një pamje e zakonshme në të ardhmen.

© V

an P

arys

Med

ia

Realizimi i qëllimeve

Programi për t’i ndihmuar UE-së dhe vendeve anëtare në qëllimet e caktuara sipas Protokolit të Kiotos për nxjerrjen e gazrave quhet Programi Europian i ndryshimit të klimës (ECCP). I menaxhuar nga Komisioni Europian, ky program ka arritur të hartojë rreth 40 rregullore dhe masa të nivelit europian për zvogëlimin e nxjerrjes së gazrave serrë. Këto rregullore dhe masa plotësojnë aktivitetet e ndërmarra nga vendet e UE-së individualisht. Masat me standarde të UE-së përfshijnë standardet e energjisë për ndërtesa dhe ligje për kufizimin e gazrave të caktuara industrial me efekt jashtzakonisht të lartë të ngrohjes globale. Politika më e rëndësishme e hartuar në suaza të ECCP-së është skema e UE-së për tregtinë e nxjerrjes së gazrave serrë (shiko tabelën në faqe 12).

UE-ja ka arritur sukses në shkëputjen e lidhjes midis zhvillimit ekonomik dhe nxjerrjes së gazrave serrë. Megjithëse ekonomia e UE-së u zhvillua midis vitit bazë 1990 dhe 2006, nxjerrja e përgjithshme e gazrave të 27 anëtarëve u zvogëlua për 10.8%. Për 15 shtetet anëtare ‘më të vjetra’ (UE-15), rënia në nxjerrjen e gazrave ishte 2.7%. Këto numra janë inkurajues por edhe shumë duhet bërë që të arrihet synimi i UE-15-shit prej 8% deri në vitin 2012. Projektimet e fundit për nxjerrjen e gazrave në të ardhmen tregojnë se ky synim mund të realizohet nëse vendet e UE-së zbatojnë të gjitha aktivitetet e planifikuara.

Page 14: Lufta për ndryshimin e klimës - euic.mk · PDF filemjedisit por gjithashtu edhe me ... klimës të shkaktuar nga njeriu. Hartimi i vlerësimeve përfshin qindra ekspertë të njohur

12

Një mekanizëm inovativ

Gurthemeli i strategjisë së UE-së për të luftuar ndryshimin e klimës është skema e UE-së për tregtinë e nxjerrjes së gazrave (EU ETS), që filloi në janar të vitit 2005. Ishte ky sistemi i parë ndërkombëtar i tregtisë për nxjerrjen e dioksid karbonit dhe tani është drejtues kryesor i përhapjes së menjëhershme të tregtisë së karbonit në botë. Tregtia e nxjerrjes së gazrave ndihmon të sigurojë që pakësimi i tyre të arrihet me shpenzime shumë të vogla.

EU ETS aktualisht përfshin rreth 11 600 instalime në sektorin energjetik dhe atë industrial, të cilat mbajnë përgjegjësi kolektive për pothuajse gjysmën e nxjerrjes së CO2 nga UE-ja. Me pagesën e këtyre instalimeve që nxjerrin karbon, skema krijon një stimul të përhershëm për kompanitë pjesëmarrëse në zvogëlimin e nxjerrjes së gazrave në minimum.

Në suaza të kësaj skeme, autoritetet nacionale të secilit vend të UE-së, ndajnë një numër të caktuar të lejeve për nxjerrjen e gazrave, për çdo instalim. ‘Kulmi’, ose kufiri i numrit të përgjithshëm të lejeve, krijon mungesën e nevojshme për funksionimin e tregut. Kompanitë që kanë nxjerrjen e gazrave nën nivelin e lejeve të veta, mund t’i shesin ato leje që nuk u duhen. Ata që e kanë të vështirë t’i përmbahen numrit të lejeve të veta, duhet të marrin masa për të redukuar nxjerrjen e gazrave (për shembull, duke investuar në teknologji më efikase ose duke përdorur më pak burime të energjisë nga karboni i fortë), ose të blejnë leje plotë-suesetënevojshmenëtreg—praktikisht,tëpagojnënjëkompanitjetërtëredukojënxjerrjene gazrave për ato. Kompanitë e përfshira në EU ETS gjithashtu e kanë të lejuar të përdorin kredite për nxjerrjen e gazrave, prej projekteve të kursimit nga nxjerrja e gazrave në vendet që nuk janë anëtare të UE-së. Kjo është e organizuar me mekanizmin e Protokolit të Kiotos për zhvillim të pastër dhe me instrumentin e përbashkët të implementimit. Kërkesa për këto kredite është drejtues energjik për investime, në idetë që redukojnë nxjerrjen e gazrave në vendet e tjera.

Instalimet në sektorët e energjisë dhe industrisë nuk janë fajtorët e vetëm që shtojnë nivelin e CO2 në atmosferë. Si pasojë, Komisioni Europian ka propozuar zgjatjen e EU ETS nga viti 2011, për të përfshirë nxjerrjet gjithnjë e më të mëdha nga aviacioni. Veç kësaj, shqyrtimi aktual i skemës mund të përfshijë më tepër sektorë dhe më shumë gazra.

Lufta për ndryshimin e kl imës

Page 15: Lufta për ndryshimin e klimës - euic.mk · PDF filemjedisit por gjithashtu edhe me ... klimës të shkaktuar nga njeriu. Hartimi i vlerësimeve përfshin qindra ekspertë të njohur

Nxjerrja e gazrave serrë vjen më së shumti nga përdorimi dhe prodhimi i energjisë. Prandaj, politika energje-tike është vendimtare në realizimin e synimeve lidhur me ndryshimin e klimës. Veprimi i përbashkët mbi energjinë nuk është risi. UE-ja ka pasur një kornizë të vetme politike të energjisë shumë vite me radhë. As reagimi i përbashkët i UE-së ndaj krizës energjetike nuk është gjë e re. UE-ja, për shembull, ka një politikë të koordinuar mbi rezervat strategjike të prodhimeve të ben-zinës dhe naftës, si rezultat i krizës furnizuese në fillim të viteve 1970. Me rritjen dhe seriozitetin e alarmeve nga shkencëtarët lidhur me ndikimin e ndryshimit të klimës, UE-ja arsyetoi nevojën urgjente të krijojë një poli-tikë të integruar dhe të vetme mbi klimën dhe energjinë për Europën. Kjo politikë do të mundësojë furniz-imet energjetike konkurruese, të vazhdueshme dhe të sigurta, si dhe të integruara me përvojat e mira të mjedisit që redukojnë nxjerrjen e CO2 dhe gazrave të tjera serrë.

Elementet kryesore të politikës energjetike të UE-së në realizimin e këtyre synimeve janë si vijon:

• tregjetmëefikasetëenergjisëdhegazit;

• shumëllojshmëria;• politika ambicioze e energjisë

ripërtërirëse;• kursimiienergjisë;• bashkëpunimindërkombëtar.

Zgjedhjet që i bëjmë si konsumatorë, kanë ndikim real në nxjerrjen e gazrave serrë, nga përdorimi dhe prodhimi i energjisë. Në të vërtetë, të gjithë konsumatorët e UE-së kanë lirinë e blerjes së gazit apo energjisë nga cilido furnizues, duke përfshirë edhe nga të tillë që janë të kualifikuar për energji ripërtërirëse. Tregjet efikase lirojnë energjinë dhe ndihmojnë në largimin e barrierave për arritjen e nxjerrjes së redukuar të gazrave serrë. Njëkohësisht, ato ndihmojnë që industria e UE-së të mbajë epërsinë e vet konkurruese. Mirëpo, akoma ka kohë për përmirësime, që të garantohet se të gjithë marrin pjesën e tyre të barabartë, se kompanitë e reja në fushë nuk janë në situatë të pafavorshme dhe se energjia dhe gazi kalojnë lirshëm nëpër UE. Tregtia ndërkufitare është thelbësore në konkurrencën e tregjeve.

13

Kontributi i politikës energjetike

Ofrohen kredite për nxjerrjen e gazrave, për të investuar në teknologjinë alternative më miqësore të mjedisit, për prodhimin e tullave në Indi.

© W

orld

Ban

k ph

oto/

CDCF

Indi

a ca

rbon

fina

nce

proj

ect V

SBK

Tregjet më efikase të energjisë dhe gazit

Page 16: Lufta për ndryshimin e klimës - euic.mk · PDF filemjedisit por gjithashtu edhe me ... klimës të shkaktuar nga njeriu. Hartimi i vlerësimeve përfshin qindra ekspertë të njohur

Lëndë të ngurta djegëse Naftë Gaz natyror Nuklear Lëndë ripërtrirëse

BelgjikaBullgaria

Republika ÇekeDanimarkaGjermania

EstoniaIrlandaGreqiaSpanjaFranca

ItaliaQipro

LetoniaLituania

LluksemburguHungaria

MaltaHollanda

AustriaPolonia

PortugaliaRumaniaSlloveniaSllovakiaFinlanda

SuediaBritania e Madhe

Të gjitha shtetet e UE-së

0% 20% 40% 60% 80% 100%

14

Lufta për ndryshimin e kl imës

Berlini është vetëm një nga disa qytetet e UE-së që përdorin autobusë me energji të hidrogjenit, me ndihmën e fondeve të UE-së.

Shumëllojshmëria

© B

erlin

er V

erke

hrsb

etrie

be, B

VG

Siguria më e madhe e furnizimit do të thotë mosmbështetja në vetëm një formë të energjisë ose vetëm në disa vende furnizuese jashtë UE-së. Ajo nënkupton prodhimin e sasive më të mëdha të energjisë përbrenda UE-së dhe aty ku duhet, sigurimi i furnizimit nga rajonet e tjera stabile të botës. Gjithashtu, kjo siguri nënkupton marrëveshjen për ndarjen e furnizimeve në kohë të krizës, pasiqë niveli i varësisë nga importi i vendeve të ndryshme të UE-së ndryshon shumë.

Rreth 80% e energjisë që konsumon UE-ja është nga lëndët e mbetura djegëse — nafta, gazinatyrordhethëngjilli—tëgjithaatojanëburimekryesore të nxjerrjes së CO2. Teknologjia ndihmon redukimin e nxjerrjes së këtillë dhe teknologjia e ‘pastër’ e thëngjillit duhet të jetë funksionale në dekadën e ardhshme. Sidoqoftë, lëndët e mbetura djegëse janë burim i caktuar, i cili do të jetë zbrazur shumë nga mesi i këtij shekulli. Redukimi i përdorimit të lëndëve të mbetura djegëse kontribuon në përmirësimin e sigurisë energjetike të UE-së dhe ndihmon në kufizimin e ndryshimit të klimës.

Gjithashtu, burimet e lëndëve të mbetura djegëse të vet UE-së po zbrazen shumë më shpejtë në krahasim me ato botërore në përgjithësi. UE-ja po varet gjithnjë e më tepër nga importi dhe prandaj gjithnjë e më tepër po cenohet nga furnizimi dhe çmimet shokuese. Varësia nga nafta e importuar, mund të rritet deri në 95% kurse nga gazi i importuar në 84% deri në vitin 2030,

nëse konsumimi i energjisë nuk kontrollohet dhe nëse përzierja e lëndëve djegëse ndryshon. Tani për tani, UE-ja merr rreth 50% të gazit që e konsumon nga vetëm tre burime — Rusia, Norvegjia dhe Algjeria— dhe importon rreth dy të tretate nevojave të veta të naftës nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) dhe nga Rusia. Niveli i përgjithshëm i mbështetjes së UE-së në energjinë e importuar ishte 53.8% në vitin 2006. Shumëllojshmëria në energjinë shtëpiake, do të ketë nevojë për përdorim më të madh të teknologjive me shumë pak ose aspak karbon, të bazuara në burimet e energjisë ripërtërirëse, siç janë era, energjia solare, hidroelektrika dhe masat ekologjike, pasiqë UE-së i mungojnë burimet e veta të lëndëve të mbetura djegëse. Së fundi, ka gjasa që në përzierje të jetë edhe hidrogjeni. Disa vende të UE-së do të përdorin edhe energjinë nukleare si pjesë të përzierjes së tyre të energjisë. Për të ardhmen e afërt, kjo do të vijë nga zbërthimet e qëlizave nukleare pasiqë teknologjia e shkrirjes nukleare nuk ka gjasa të jetë në dispozicion para gjysmës së dytë të këtij shekulli.

Page 17: Lufta për ndryshimin e klimës - euic.mk · PDF filemjedisit por gjithashtu edhe me ... klimës të shkaktuar nga njeriu. Hartimi i vlerësimeve përfshin qindra ekspertë të njohur

Lëndë të ngurta djegëse Naftë Gaz natyror Nuklear Lëndë ripërtrirëse

BelgjikaBullgaria

Republika ÇekeDanimarkaGjermania

EstoniaIrlandaGreqiaSpanjaFranca

ItaliaQipro

LetoniaLituania

LluksemburguHungaria

MaltaHollanda

AustriaPolonia

PortugaliaRumaniaSlloveniaSllovakiaFinlanda

SuediaBritania e Madhe

Të gjitha shtetet e UE-së

0% 20% 40% 60% 80% 100%

15

Konsumimi i energjisë sipas lëndës djegëse, 2006

Burimi : Eurostat

Page 18: Lufta për ndryshimin e klimës - euic.mk · PDF filemjedisit por gjithashtu edhe me ... klimës të shkaktuar nga njeriu. Hartimi i vlerësimeve përfshin qindra ekspertë të njohur

16

Lufta për ndryshimin e kl imës

Nëse nuk e përdorim energjinë me mençuri, akullnajat do të vazhdojnë të shkrihen.

© C

orbi

s

Politika ambicioze e energjisë së përtëritshme

Nga viti 1990, UE-ja ka zhvilluar dhe inkurajuar përdorimin e energjisë së përtëritshme. Inkurajimi i energjisë së përtëritshme zhvendos konsumimin e lëndëve të mbetura djegëse. Kjo energji i jep larmi përdorimit të energjisë dhe kontribuon në sigurimin e furnizimit të energjisë. Energjia e ripërtrirë zhvillon industritë dhe teknologjitë e reja.

Vendet e UE-së fillimisht miratuan synimin tregues për furnizim

të energjisë 12% nga burimet ripërtrirëse në vitin 2010. Për të arritur këtë, u miratuan ligje të reja që krijuan synime nacionale për energjinë përtëritëse elektrike dhe të lëndëve djegëse ekologjike në transport, për të shtuar nivelin e energjisë përtëritëse në vendet e Unionit. Veç kësaj, u inkurajua sektori privat për të bërë investimet e nevojshme.

Në vitin 2007, liderët e UE-së morën qëndrim edhe më të mprehtë, me atë që caktuan qëllimin për të arritur 20% të energjisë sonë nga burimet e energjisë ripërtrirëse në vitin 2020. Synimet e ndryshme nacionale

Page 19: Lufta për ndryshimin e klimës - euic.mk · PDF filemjedisit por gjithashtu edhe me ... klimës të shkaktuar nga njeriu. Hartimi i vlerësimeve përfshin qindra ekspertë të njohur

17

Si pritet zhvillimi i energjisë ekologjike elektrike në UE

Erë pranë bregut

Erë nga deti

Baticë dhe valë

Energji termale diellore

Qeliza diellore

Nivel i lartë i ujit

Nivel i ulët i ujit

Energji elektrike gjeotermale

Mbeturinat ekologjike

Masë e ngurtë ekologjike

Gaz ekologjik

Te gjitha te dhenat na viti 2004 e me tutje jane te prognozuar

Burimi: KE

Energjia vjetore e prodhuar në teravat orë

prej atëherë janë propozuar për të gjitha vendet, në mënyrë që të arrihet 20% për UE-në si tërësi. Ky synim 20% përfshin synimin e ri për marrjen e 10% të lëndëve djegëse të transportit nga lëndët ripërtrirëse, duke përfshirë edhe lëndët djegëse ekologjike në vitin 2020. Përdorimi i energjisë ripërtrirëse do të shtohet shumë si rezultat i këtyre objektivave.

E njëjta do të ndodhë edhe me koprodhimin, ku avulli i prodhuar gjatë prodhimit të energjisë elektrike nuk mbetet i papërdorur por hyn në përdorim, për shembull në sistemet rajonale të nxemjes. Gjithashtu,

do të përdoren edhe bojlerët nga masat ekologjike nëpër ndërtesa, sidomos kur zëvendësojnë sistemet e nxemjes elektrike ose me naftë të ujit. Nxjerrja e nxehtësisë nga toka (burimet gjeotermale) pritet të shtohet, ashtu si edhe përdorimi i energjisë solare. Zhvillimi më i madh në prodhimin e energjisë elektrike, sipas gjitha gjasave do të prodhohet nga era, me anë të numrit më të madh të turbinave të erës gjithnjë e më efikase. Me zhvillimin e pritur të lëndëve ripërtërirëse për transport, ky sektor që zhvillohet shpejtë, do të ketë mjete për të redukuar nxjerrjet e veta të CO2.

Page 20: Lufta për ndryshimin e klimës - euic.mk · PDF filemjedisit por gjithashtu edhe me ... klimës të shkaktuar nga njeriu. Hartimi i vlerësimeve përfshin qindra ekspertë të njohur

18

Lufta për ndryshimin e kl imës

Kursimi i energjisë Mënyra më e lehtë për të shtuar sig-urinë e furnizimit dhe për t’i ndihmuar klimës është zvogëlimi i kërkesës për energji. Kjo do të thotë përdorimi i energjisë në mënyrë më efikase që të shpenzohet më pak. Kjo mund të bëhet me anë të teknologjive për kursim të energjisë ose me anë të ndryshimit të shprehive tona, ose me kombinimin e të dyjave. Mbi të gjitha, kursimi i energjisë ka logjikë ekonomike: synimi i UE-së për të përdorur 20% më pak energji në vitin 2020 në krahasim me atë që përn-dryshe do ta bënim, do të zvogëlojë harxhimet për energji për 100 mili-ardë € në vjet.

Ky synim mund të duket i vështirë për t’u arritur por në praksë ekzisto-jnë shumë mundësi për përdorimin e energjisë në mënyrë shumë më efikase, ndonjëherë madje edhe me përpjekje shumë të vogla. Për shem-bull, energjia me etiketë, standar-det minimale të efikasitetit dhe ma-rrëveshjet vullnetare të prodhuesve të aparateve shtëpiake kanë reduku-ar tashmë konsumimin e energjisë të një frigoriferi mesatar për thuajse 50% nga viti 1990. Për disa aparate të tjera shtëpiake, siç janë lavatriçet dhe makinat e larjes së enëve, janë arritur kursime për mbi se një çer-ek. Programi ndërkombëtar Enerxhi Star ofron udhëzues mbi pajisjet

Një rol i ri për bujqësinë dhe pylltarinë

Energjia ekologjike nga bujqësia dhe pylltaria luan rol kryesor në luftën kundër ndryshimit të klimës dhe në rritjen e sigurisë së furnizimit të energjisë. Është burim i energjisë ripërtrirëse që përfshin erën, energjinë solare, hidraulike, dhe energjinë gjeotermale.

Energjia ekologjike prodhohet nga masa solide ekologjike, gazi ekologjik dhe lëndët djegëse ekologjike që janë në dispozicion nëpër Europë. Masa ekologjike fitohet nga pylltaria, bujqësia dhe mbeturinat organike, kurse lëndët e lëngshme djegëse kryesisht vijnë nga drithërat. Masa ekologjike, gazi dhe lëndët djegëse ekologjike në përgjithësi mund të akumulohen me lehtësi, që nënkupton se energjia ekologjike mund të prodhohet nga ato kur është nevoja. Ato prodhojnë energji elektrike, shpërndajnë nxehtësi direkte dhe përdoren si lëndë djegëse për transport. Energjia ekologjike konsiderohet si gjysma e energjisë ripërtrirëse e konsumuar në UE.

Lëndët djegëse ekologjike momentalisht janë zëvendësimi i vetëm në dispozicion për benzinën dhe naftën në transport. Nxitja e përdorimit të lëndëve djegëse ekologjike ndihmon në zvogëlimin e nxjerrjes së gazrave dhe nënkupton zgjedhje më të madhe në furnizimin e lëndëve djegëse.

UE-ja ka potencial të rëndësishëm bujqësor për prodhimin e lëndëve djegëse ekologjike. Në të ardhmen e afërt, lëndët djegëse ekologjike do të prodhohen nga një numër më i madh i prodhimeve nga bujqësia dhe pylltaria dhe mbeturinave organike, se sa vetëm nga drithërat, të cilat përdoren gjithashtu edhe për prodhimin e ushqimit. Pa dallim se a prodhohen në UE apo jo, duhet të sigurojmë se lëndët djegëse ekologjike janë të vazhdueshme, dhe se nuk shkaktojnë zhveshjen e pyjeve apo humbjen e biodiversitetit, ose lënien pas dore të prodhimit të ushqimit.

Page 21: Lufta për ndryshimin e klimës - euic.mk · PDF filemjedisit por gjithashtu edhe me ... klimës të shkaktuar nga njeriu. Hartimi i vlerësimeve përfshin qindra ekspertë të njohur

19

Merrni të dhëna të sigurta mbi konsumimin e energjisë; etiketa e kuqe, e verdhë dhe e gjelbër e UE-së për energjinë ekologjike ka për qëllim të ndihmojë.

© V

an P

arys

Med

ia

kompjuterike dhe ato të zyrave që janë kursyes të energjisë.

Transporti është një fushë ku ka potencial jashtëzakonisht të madh të pashfrytëzuar për efikasitet të energjisë, prandaj UE-ja është duke punuar me industritë e automobi-lave dhe lëndëve djegëse të zvogëlo-jnë nxjerrjen e CO2 nga automobilat. UE-ja gjithashtu punon lidhur me infrastrukturën dhe politikën e pak-ësimit të komunikacionit të ngje-shur. Fluksi i madh në trafik shpen-zon lëndë djegëse.

Ndërtesat konsiderohen të kenë 40% nga kërkesat e energjisë në UE. Shtrëngimi i standardeve për ndërte-sa dhe sistemet e tyre të nxemjes dhe ujit të nxehtë do të redukojë sasinë e energjisë që e përdorin ato dhe me këtë do të redukohet nxjer-rja e gazrave përmes ngrohjes dhe ftohjes shpenzuese. Hulumtimet do të ndihmojnë për gjetjen e mate-rialeve të reja dhe më të mira izol-uese. Masat e këtilla kanë gjasa të pakësojnë konsumimin e energjisë së ndërtesave për 28% deri në vitin

2020. Ky pakësim është i baras-vlershëm me kursimin e mbi 10% të konsumimit të përgjithshëm të energjisë në UE.

Shumë energji harxhohet nga apa-ratet shtëpiake joefikase. UE-ja përkrah prodhimin e aparateve me energji më efikase, duke imponuar etiketat e energjisë dhe duke fiksuar kërkesat minimale të performancës.

Përdorimi më i madh i ndriçimit të rrugëve, zyrave dhe shtëpive tona me energji efikase elektrike, është relativisht lehtë për t’u arritur, kurse standardet e UE-së lidhur me këtë ka gjasa të hyjnë në fuqi para përfun-dimit të kësaj dekade. Për shembull, kthesa nga llambat ‘e zakonshme’ në llamba ‘kursyese të energjisë’, redukon konsumimin e energjisë për mbi 75%. Blerja e llambës kushton më tepër por llogaritë më të ulëta të energjisë elektrike kompenzojnë shpenzimin fillestar. Shumë nga ne përdorin energjinë pa nevojë duke mos menduar për atë se sa shprehi prishëse ëshë ajo. Informimi më i mirë mbi konsumimin

Page 22: Lufta për ndryshimin e klimës - euic.mk · PDF filemjedisit por gjithashtu edhe me ... klimës të shkaktuar nga njeriu. Hartimi i vlerësimeve përfshin qindra ekspertë të njohur

20

Lufta për ndryshimin e kl imës

Një llambë që kursen energjinë do të kushtojë më lirë në afat të gjatë.

© C

arof

oto

tonë, me anë të orëve më të sofisti-kuara në veturat dhe në shtëpitë tona në të ardhmen, do të na ndi-hmojnë që të përdorim energjinë në mënyrë më inteligjente. Mirëpo, apelohet për ndryshim të shprehive tona. Kampanja e UE-së për energji të pandërprerë ofron shembuj nismëtarë. Idetë e reja dhe inova-tive mbi atë se si të luftohet ngrohja globale ka gjasa të dalin nga qytetet tona. Mirëpo suksesi në këtë fushë mund të arrihet vetëm me anë të pjesëmarrjes aktive të qytetarëve. Ky është parimi themelor i 'Kontratës së Bashkiakëve' në të cilën, qytetet pjesëmarrëse zotohen për angazhim të pakushtëzuar për të tejkaluar syn-imet e UE-së në redukimin e nxjer-rjes së CO2.

Bashkëpunimi ndërkombëtar

Varësia nga importi do të zvogëlo-het, por do të mbetet realitet.

Marrëdhëniet e mira me vendet që prodhojnë energji dhe me vendet përmes të cilave kalon energjia, do të jenë prioritet. Kjo nënkupton bashkëpunimin me vendet e Lindjes dheJugut—Rusia,vendeteEuropësLindore që kufizohen me UE-në, ven-det e Azisë qendrore, Detin Kaspik dhe Detin e Zi, dhe rreth Mesdheut.

Bashkëpunimi me popujt e tjerë konsumues është poashtu shumë i rëndësishëm, qofshin ato vende të industrializuara apo në zhvillim, në mënyrë që bashkë të miratojnë masat për redukimin e gazrave ser-rë, të përdorin energjinë me efika-sitet, të zhvillojnë teknologjitë për energji me nivel të ulët të nxjer-rjes së gazrave dhe energjisë së përtërirë, sidomos thithjen dhe aku-mulimin e karbonit. Hulumtimi do të luajë rol kryesor për të përkrahur shpërndarjen e teknologjive të lira dhe të pastra të energjisë.

Page 23: Lufta për ndryshimin e klimës - euic.mk · PDF filemjedisit por gjithashtu edhe me ... klimës të shkaktuar nga njeriu. Hartimi i vlerësimeve përfshin qindra ekspertë të njohur

21

Roli i teknologjisë

Megjithëse mbajtja e lëndëve të mbetura djegëse nën kontrollë mund të nënkuptojë se do të jetojmë ndry-she në të ardhmen, ajo nuk do të thotë se duhet të sakrifikojmë stan-dardin tonë jetësor, as tani e as në të ardhmen. Teknologjia mund të japë kontribut të madh për përdorimin më efikas të energjisë në jetën tonë të përditshme, në industri, në transport dhe në zhvillimin e vazhdueshëm.

Të qënit lider botëror në fushën e ino-vacioneve ekologjike dhe energjisë së pandërprerë, i mundëson indus-trisë së UE-së avantazhin e forcës së parë lëvizëse, si dhe krijon vende të punës dhe zhvillim. Industria Europiane tashmë është e pozi-cionuar mirë me një të tretën e tregut botëror të industrive ekologjike dhe sistemeve të energjisë së pandër-prerë. Kompanitë europiane janë udhëheqës të vazhdueshmërisë në thuajse tre të katërtat e të gjithë sektorëve kryesorë industrialë, industrive ekologjike, sistemeve të energjisë së pandërprerë, kurse shërbimet ofrojnë qindra mijëra vende të punës.

Promovimi i inovacioneve të pastërta

Programi aksionar i UE-së për teknologji të mjedisit përfshin një spektër të aksioneve për promovimin e inovacioneve ekologjike dhe ven-dosjen e teknologjive të mjedisit. Ky program nxit hulumtimin dhe zhvil-limin, mobilizon fonde dhe përmirë-son kushtet e tregut. Nën programin e shtatë kornizë të UE-së, për finan-cimin dhe zhvillimin e hulumtimit

dhe teknologjisë për 2007–13, një pjesë e rëndësishme e fondeve nda-hen për hulumtimin e teknologjive të energjisë me shumë pak ose aspak karbon. Ekzistojnë fonde edhe për hulumtimin e energjisë dhe inkura-jimin e kursimeve të energjisë, në suaza të programit të UE-së për konkurrencë dhe inovacion. Kjo përf-shin edhe nënprogramin e titulluar ‘Energjia Inteligjente - Europë’.

Një pjesë e madhe e këtyre fondeve do të ndahen për projekte që do të trajtojnë ndryshimin e klimës në mënyrë direkte ose indirekte. Ato përfshijnë: krijimin e qelizave të hidrogjenit dhe lëndëve djegëse, në të cilat do të duhet të mbështetemi gjithnjë e më tepër për energji me zvoglimin e përdorimit të lëndëve të mbetura djegëse; thithja dhe aku-mulimi i CO2; efikasiteti i energjisë; transporti efikas dhe i pastër dhe materialet miqësore për ambientin.

Për më tepër, UE-ja ndihmon në shpërndarjen e përvojave më të mira dhe sigurimin e platformës për shkencëtarët e njohur që të ndajnë njohurinë. Këto aktivitete përfshijnë planin strategjik për teknologjinë energjetike, të disejnuar për të ndi-hmuar UE-në të udhëheqë në rrugën drejt ndryshimit të plotë të qasjes sonë për furnizim, prodhim dhe dis-tribuim të energjisë. Ato gjithashtu përfshijnë platformat teknologjike, siç është platforma europiane e teknologjisë së hidrogjenit dhe qel-izave të lëndëve djegëse.

Page 24: Lufta për ndryshimin e klimës - euic.mk · PDF filemjedisit por gjithashtu edhe me ... klimës të shkaktuar nga njeriu. Hartimi i vlerësimeve përfshin qindra ekspertë të njohur

22

Lufta për ndryshimin e kl imës

Zvogëlimi i gjurmëve individuale të dioksid karbonitZvogëlimi i gjurmëve të karbonit të UE-së, nuk do të thotë vetëm marrje e vendimeve nga bërësit e politikës dhe investime të mëdha të industrisë. Ky hap nënkupton kontributet individuale dhe gjithashtu do të thotë të jesh i informuar. Ndryshimet e vogla mund të ndikojnë shumë.

Në shtëpinë tuaj

Shtatëdhjetë përqind e energjisë që përdoret nëpër amvisëritë në vendet e UE-së, shpenzohet për ngrohjen e shtëpive, kurse 14% për ngrohjen e ujit. Me masat në vijim mund të zvogëloni dioksid karbonit dhe njëkohësisht mund të kurseni.

• Zvogëlonitemperaturënengrohjesqendrorevetëmpërnjë1°C;rregullojenitermostatinnëtemperaturë edhe më të ulët kur jeni jashtë shtëpisë dhe natën, që të zvogëloni llogaritë e rrymës për një çerek.

• Izoloni gypat e ngrohjes qendrore dhe birat e mureve. Humbja e nxehtësisë që bëhetnga plasaritja e mureve, çative dhe dyshemeve, zakonisht është mbi 70% nga humbja e përgjithshme e energjisë. Shfrytëzoni rastin për të meremetuar shtëpitë tuaja që të përmirësoni performancën e energjisë në shtëpitë tuaja.

• Largoni frigoriferin prej shporetit ose bojlerit, që nxehtësiamos të ndikojë në punën etepruar të frigoriferit. Mos e lini të zërë akull; lereni ushqimin të ftohet para se ta shtini në frigorifer.

• Mendoniparasetëpërdorniaparatetshtëpiake:përdornilavatriçenosemakinënelarjessë enëve vetëm kur janë të mbushura plot, mendoni për temperaturën që do të përdorni dhe përdorni tharësin e teshave vetëm kur është absolutisht e domosdoshme. Kur bëni një kafe ose çaj, vloni vetëm sasinë e ujit që u nevojitet. Nëse të gjithë ne do të shmangnim vlimin e një litri ujë të panevojshëm çdo ditë, energjia e kursyer do të ndriçonte një të tretën e rrugëve të Europës.

• Fikni.Fikjaepesëdritavenëpërkorridoretdhedhomateshtëpisëtuajkurnukjunevojitenmund të kursejë rreth €60 në vjet. Fikni kompjuterin edhe në zyrën tuaj. Hiqni nga priza mbushësin e celularit tuaj pasi që të keni mbushur atë.

• Mos i lini aparatet e kuzhinës në gjendje gatishmërie. Shkyçni aparatet shtëpiake,kompjuterin, modemin, etj., tërësisht dhe mos i lini në gjendje gatishmërie. Me këtë gjë mund të kurseni deri në 100 € në vjet.

• Mbyllnirubinetënderisailanidhëmbëtdhebënidushnëvendsetëlaheninëvaskë.Dushii zakonshëm shpenzon katër herë më pak ujë se larja në vaskë.

• Klasifikoni gjërat për reciklim. Reciklimi i një kanaçeje kursen 90% të energjisë sënevojshme për të prodhuar një kanaçe të re. Recikloni mbeturinat biologjike për përzierje plehrash. Zvogëloni mbeturinat duke përdorur më pak prodhime dhe paketime për një përdorim dhe bleni me zgjuarsi: një shishe prej 1 litër e gjysmë prodhohet me më pak energji dhe krijon tre herë më pak mbeturina se tre shishe nga gjysmë litri.

• Ktheninëenergjielektrikeekologjike.Shfrytëzonitregunpërtëzgjedhurveglaqëofrojnëenergji të pastër dhe kualitet më të lartë.

Page 25: Lufta për ndryshimin e klimës - euic.mk · PDF filemjedisit por gjithashtu edhe me ... klimës të shkaktuar nga njeriu. Hartimi i vlerësimeve përfshin qindra ekspertë të njohur

Në automobilin tuajVozitja me vetëdije të ngritur për mjedisin, mund të zvogëlojë konsumimin e lëndëve djegëse për 5%. Shembuj të vozitjes ekologjike janë si vijon.

• Fillonivozitjenshpejtpasitëkenindezurmotorin.Motoriqëngrohetpërdormëshumëlëndëdjegëse, prandaj ndërroni shpejtësinë posa ta ndizni automobilin. Shpejtësitë më të mëdha janë më efikase me lëndët djegëse. Fikni motorin kur rrini pa lëvizur mbi një minutë.

• Kontrollonishtypjenegomave.Nëseshtypjakazbriturnë0.5bar,automobilejuajpërdor2.5% më tepër lëndë djegëse.

• Përdorni vaj të motorit me viskozitet të ulët. Vajrat më të mira mund ta zvogëlojnëkonsumimin e lëndës djegëse dhe lëshimin e CO2 për mbi se 2.5%.

• Mbyllnidritaret,sidomosnëshpejtësi të lartadhehiqnimbajtësene rrobavembiveturë.Madje edhe mbajtëset e shprazëta të rrobave mund të rrisin konsumimin e lëndëve Djegëse dhe lëshimin e CO2 deri në 10%.

• Ngadalësoni shpejtësinë e vozitjes. Vozitjambi 120 kmnë orë konsumon 30%më tepërlëndë djegëse për kilometër se sa 80 km në orë. Dhe mbani shpejtësinë e njejtë, sepse në këtë mënyrë konsumoni më pak lëndë djegëse.

Gjetkë• Udhëtonimetren.Njëpersonnëtrennxjerrdytëtretatmëpaktëdioksidkarbonitsenjë

person vetëm në veturë.• Eksploroni alternativat e udhëtimitme aeroplan. Fluturimime aeroplan është burimimë

i shpejtë botëror i nxjerrjes së CO2. Nëse fluturoni, atëherë mendoni si të ‘kompensoni’ nxjerrjen e karbon dioksidit përmes një organizate që do të investojë shumën e parave që e keni shpenzuar ju, për energji ripërtërirëse ose për mbjellje të drunjve.

• Vozitnibicikletë,ecni,përdoreniveturënmebashkëudhëtarë,përdorenitransportinpublikdhe punoni prej në shtëpi.

• Bleni me zgjuarsi. Përpiquni të bleni aparate që kanë etiketën e energjisë efikase, mepaketim të lehtë dhe të bëra nga prodhime që reciklohen, bleni ushqim lokal dhe sezonal; bleni vetura me lëndë djegëse efikase me shkallën më të ulët të nxjerrjes të CO2 për kilometër.

© V

an P

arys

Med

ia

Shpenzimi i panevojshëm i ujit shpenzon energjinë.

23

Page 26: Lufta për ndryshimin e klimës - euic.mk · PDF filemjedisit por gjithashtu edhe me ... klimës të shkaktuar nga njeriu. Hartimi i vlerësimeve përfshin qindra ekspertë të njohur

LiteraturëClimate action: Energy for a changing world:ec.europa.eu/climateactionClimate change:ec.europa.eu/environment/climat/home_en.htm‘EU action against climate change: Leading global action to 2020 and beyond’ (brochure): ec.europa.eu/environment/climat/pdf/bali/post_2012.pdfThe ‘Sustainable energy Europe’ campaign:www.sustenergy.orgThe ‘ManagEnergy’ initiative:www.managenergy.netMë tepër mbi ndryshimin e klimës nga Agjencia Europiane e Mjedisit (të dhëna dhe raporte):eea.europa.eu/themes/climate

24

Unioni Europian

Shtetet anëtare të Unonit Europian

Shtetet kandidate

Page 27: Lufta për ndryshimin e klimës - euic.mk · PDF filemjedisit por gjithashtu edhe me ... klimës të shkaktuar nga njeriu. Hartimi i vlerësimeve përfshin qindra ekspertë të njohur
Page 28: Lufta për ndryshimin e klimës - euic.mk · PDF filemjedisit por gjithashtu edhe me ... klimës të shkaktuar nga njeriu. Hartimi i vlerësimeve përfshin qindra ekspertë të njohur

Konsenzusi ndërkombëtar gjithnjë e më tepër beson se planeti ynë ballafaqo-het me një ndryshim të pakthyeshëm klimatik, nëse nuk ndërmerren hapa të shpejtë. UE-ja ka

formuluar një reagim të qartë, në formë të një politike të integruar të energjisë dhe ndryshimit të klimës, angazhim për zvogëlimin e nxjerrjeve të dioksid karbonit, për së paku 20% deri në vitin 2020 dhe ka premtuar që do të prijë negociatat ndërkombëtare për miratimin e synimeve më ambicioze. Kjo do të ndihmojë në parandalimin e rritjes së temperaturës botërore mbi2 gradë, nivel për të cilin shkencëtarët gjithnjë e më tepër janë të mendimit se është pikë që nuk ka kthim. Për ta arritur këtë qëllim, duhet të përdorim burimet e energjisë me kursim dhe të kërkojmë forma ripërtrirëse të energjisë, duke thithur dhe akumuluar dioksid karbonin dhe duke gjallëruar pyjet e zhveshura, në mënyrë më serioze. Kjo mund të nënkuptojë ndryshim në stilin e jetës, por jo të rrezikojnë standardin tonë jetësor apo atë të gjeneratave të ardhshme.

MK-80-09-954-SQ

-CISSN 1022-8233

AL

ec.e

urop

a.eu

/clim

atea

ctio

n