ligjerata 1 - një vështrimi i përgjithshëm mbi shkencëne e ekonomisë

36
NJË VËSHTRIMI I PËRGJITHSHËM MBI SHKENCËN E EKONOMISË Luan Gara

Upload: shkelqim

Post on 31-Jan-2016

32 views

Category:

Documents


1 download

DESCRIPTION

ligjerata e par ne ekonomi

TRANSCRIPT

Page 1: Ligjerata 1 - Një Vështrimi i Përgjithshëm Mbi Shkencëne e Ekonomisë

NJË VËSHTRIMI I

PËRGJITHSHËM MBI

SHKENCËN E EKONOMISË

Luan Gara

Page 2: Ligjerata 1 - Një Vështrimi i Përgjithshëm Mbi Shkencëne e Ekonomisë

Çka është Ekonomia

Ekonomia është një shkencë shoqërore që merret me studimin e prodhimit, shpërndarjes dhe konsumit të të mirave dhe shërbimeve.

Termi Ekonomi rrjedh nga Greqishtja e vjetër nga fjala οἶκος [oikos], që do të thotë "shtëpi, tempull, kamp, hallë" dhe fjala νόμος [nomos], që do të thotë zakon, rregull, konventë apo fjalë për fjalë do të thotë "rregull shtëpiak."

2

Page 3: Ligjerata 1 - Një Vështrimi i Përgjithshëm Mbi Shkencëne e Ekonomisë

Çka është Ekonomia

Ndryshe, ekonomia njihet si shkencë e cila studion të

gjitha marrëdhëniet që zhvillohen gjatë një procesi

ekonomik, qofshin ato mes

qenieve njerëzore,

qenieve njerëzore dhe mjeteve të prodhimit apo

qenieve njerëzore dhe politikave të prodhimit.

3

Page 4: Ligjerata 1 - Një Vështrimi i Përgjithshëm Mbi Shkencëne e Ekonomisë

Çka është Ekonomia

Problemi ekonomik kryesor ka disa dimensione dhe lidhet me tri pyetje kryesore:

çfarë të prodhohet (dhe në çfarë sasie)?

si të prodhohet?

për kë të prodhohet?

Sistemet e ndryshme ekonomike dallohen nga njëri-tjetri nga mënyra sesi e zgjidhin problemin ekonomik, pra nga përgjigja që u japin pyetjeve të mësipërme.

4

Page 5: Ligjerata 1 - Një Vështrimi i Përgjithshëm Mbi Shkencëne e Ekonomisë

Ndarja sipas përfshishmërisë

Mikroekonomia është degë e ekonomisë e cila

studion njësitë e veçanta të ekonomisë siç janë

familjet apo ndërmarrjet.

Kjo degë merret me pjesë të veçanta të kërkesës

dhe ofertës, si dhe me ndërthurjen e tyre.

5

Page 6: Ligjerata 1 - Një Vështrimi i Përgjithshëm Mbi Shkencëne e Ekonomisë

Ndarja sipas përfshishmërisë

Makroekonomia është pjesa e shkencave

ekonomike që merret me studimin e funksionimit të

ekonomisë në kuptim të gjerë. Në këtë kontekst, ajo

analizon format e treguesve ekonomikë si:

Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) dhe ciklet ekonomike të tij,

papunësinë dhe inflacionin,

konsumin,

investimet,

politikat fiskale dhe monetare,

tregtinë ndërkombëtare,

bilancin e pagesave, etj

6

Page 7: Ligjerata 1 - Një Vështrimi i Përgjithshëm Mbi Shkencëne e Ekonomisë

Ndarja sipas përfshishmërisë

Ndarja e ekonomisë sipas degëve:

Bujqësore

Industriale

Komunikacioni

Tregtia

Ndërtimtaria

Turizmi

Ndarja sipas zhvillimit ekonomik të shteteve:

të zhvilluara,

të pa zhvilluara

7

Page 8: Ligjerata 1 - Një Vështrimi i Përgjithshëm Mbi Shkencëne e Ekonomisë

Ndarja sipas përfshishmërisë

Ndarja e ekonomisë sipas përfshirjes territoriale

Lokale që do të thotë e një qyteti, si për shembull:

Ekonomia e Malisheves, Rahovecit, Klinës etj.

Regjionale që do të thotë e një zone, p. sh., Prizreni,

Prishtina, Peja etj.

Nacionale që do të thotë e një shteti siç është

ekonomia e Kosovës, e Shqipërisë, etj.

Botërore që do të thotë e gjithë botës.

8

Page 9: Ligjerata 1 - Një Vështrimi i Përgjithshëm Mbi Shkencëne e Ekonomisë

Çka është Ekonomiksi?

Ekonomiksi studion anën ekonomike të jetës

shoqërore, sjelljen e agjentëve ekonomike në

shoqëri dhe kushtet ekonomike të bashkëveprimit të

tyre.

Si agjent ekonomike ose vendimmarrës paraqiten

individët (ose familjet),

firmat dhe

qeveria.

9

Page 10: Ligjerata 1 - Një Vështrimi i Përgjithshëm Mbi Shkencëne e Ekonomisë

Çka është Ekonomiksi? 10

Individët ose familjet paraqiten si agjente

ekonomike para së gjithash në rolin e tyre si

zotërues burimesh dhe si konsumatorë.

Firmë quhet çdo organizatë që prodhon mallra ose

shërbime.

Qeveria (shteti) gjithashtu përfaqëson një agjent

ekonomik, pra një vendimmarrës në fushën

ekonomike, në rolin e saj si krijuese dhe

mbikëqyrëse e rregullave ekonomike.

Page 11: Ligjerata 1 - Një Vështrimi i Përgjithshëm Mbi Shkencëne e Ekonomisë

Ekonomiksi 11

Në zemër të Ekonomiksit qëndrojnë konceptet pasuri

dhe mirëqenie.

Pasuria e një vendi, në thelb, përbehet nga stoku i tij

i mallrave dhe shërbimeve.

Mirëqenia i referohet kënaqësisë që një individ apo

shoqëria nxjerrin nga konsumi i pasurisë.

Page 12: Ligjerata 1 - Një Vështrimi i Përgjithshëm Mbi Shkencëne e Ekonomisë

Ekonomiksi 12

Koncepti i mirëqenies lidhet me konceptet efiçiencë

dhe drejtësi.

Efiçienca ka të bëjë me nxjerrjen e një dobie ose

kënaqësie maksimale të mundshme nga përdorimi i

burimeve ekonomike.

Drejtësia lidhet me shpërndarjen e drejtë të mallrave dhe

shërbimeve midis grupeve të ndryshme shoqërore dhe

individëve

Page 13: Ligjerata 1 - Një Vështrimi i Përgjithshëm Mbi Shkencëne e Ekonomisë

Ekonomiksi 13

Lidhja qendrore në çdo sistem ekonomik skematikisht

mund të paraqitet:

Kjo lidhje mund të shprehet në thelb si lidhje midis

nevojave të shoqërisë dhe mallrave e shërbimeve të

destinuara për plotësimin e tyre.

Page 14: Ligjerata 1 - Një Vështrimi i Përgjithshëm Mbi Shkencëne e Ekonomisë

Mallrat dhe shërbimet 14

Sasia dhe llojshmëria e mallrave dhe shërbimeve

janë të kufizuara nga dy faktorë kryesore:

sasia e burimeve ekonomike në dispozicion dhe

gjendja e teknologjisë.

Page 15: Ligjerata 1 - Një Vështrimi i Përgjithshëm Mbi Shkencëne e Ekonomisë

Mallrat dhe shërbimet 15

Burimet, ose faktorët e prodhimit zakonisht i

klasifikojmë në tre grupe kryesore:

Puna, që përfshin aftësinë mendore dhe fizike të njerëzve

për të punuar.

Toka, që përfshinë pasuritë natyrore të të gjitha llojeve, siç

janë toka bujqesore, toka si truall ndërtimi, burimet e

energjisë, burimet minerale dhe i gjithë mjedisi fizik qe na

rrethon.

Kapitali, që përbehet nga mallra te prodhuara me qellim

për te prodhuar mallra te tjerë. Elementët kryesore të

kapitalit janë pajisjet dhe makineritë, ndërtesat, inventari

(produkti i gatshëm, prodhimi në proces, lënda e parë).

Page 16: Ligjerata 1 - Një Vështrimi i Përgjithshëm Mbi Shkencëne e Ekonomisë

Mallrat dhe shërbimet 16

Jo rrallë veçohet edhe një grup i katërt, që lidhet me

aftësinë sipërmarrëse (entrepreneurship).

Aftësia sipërmarrëse i referohet talentit të veçantë

që kanë disa njerëz për organizimin e burimeve të

tjera ekonomike, si puna, toka dhe kapitali në

procesin e prodhimit te mallrave dhe shërbimeve, për

kërkimin e mundësive të reja për biznes si dhe për

zhvillimin e metodave te reja te prodhimit.

Page 17: Ligjerata 1 - Një Vështrimi i Përgjithshëm Mbi Shkencëne e Ekonomisë

Mallrat dhe shërbimet 17

Faktorët e prodhimit lidhen në procesin e prodhimit

sipas parimeve të caktuara teknologjike.

Teknologjia i referohet tërësisë së aftësive dhe

njohurive shkencore që lidhen me përdorimin e

inputeve (faktorëve te prodhimit) në procesin e

prodhimit.

Sasia e burimeve të prodhimit për një ekonomi, në një

kohe të dhënë, është e kufizuara me niveli i

teknologjisë.

Page 18: Ligjerata 1 - Një Vështrimi i Përgjithshëm Mbi Shkencëne e Ekonomisë

Koha për pauzë 18

Page 19: Ligjerata 1 - Një Vështrimi i Përgjithshëm Mbi Shkencëne e Ekonomisë

Kufiri i mundësive të prodhimit 19

Mundësitë e prodhimit, në një ekonomi të dhënë, në një kohë të dhënë, janë të kufizuara për shkak të kufizimit të burimeve.

Kufiri i mundësive të prodhimit shpreh kombinime të ndryshme të mallrave dhe shërbimeve që mund të prodhoje një vend gjatë një periudhe të dhënë kohore, duke përdorur të gjitha burimet në dispozicion dhe teknikat më efiçiente të prodhimit.

Page 20: Ligjerata 1 - Një Vështrimi i Përgjithshëm Mbi Shkencëne e Ekonomisë

Kufiri i mundësive të prodhimit 20

Shembull i efiçiencës dhe pa arritshmërisë

Për thjeshtësim, supozojmë se një vend prodhon vetëm dy mallra, ushqime dhe stofra (veshje).

Në Tabelë janë treguar kombinimet e këtyre mallrave në kufirin e mundësive të prodhimit:

Mundesitë Stofra (milionë ml) Ushqime (mijë tone)

A 0 50

B 10 48

C 20 43

D 30 34

E 40 20

F 50 0

Page 21: Ligjerata 1 - Një Vështrimi i Përgjithshëm Mbi Shkencëne e Ekonomisë

Shembull i efiçiencës dhe pa

arritshmërisë

Në qoftë se të gjitha burimet e ekonomisë do të përdoreshin për prodhimin e ushqimeve, sasia e ushqimeve të prodhuara në vit do të ishte 50 mijë tonë, ndërsa sasia e stofrave të prodhuara do të ishte zero (pika A).

Në qoftë se do to vendosim të prodhojmë 10 ml stofra, kjo mund to arrihet vetëm duke transferuar një pjesë të burimeve nga prodhimi i ushqimeve në prodhimin e stofrave (gjithmonë duke supozuar përdorim të plotë të burimeve dhe efiçiencë maksimale teknologjike).

Në këtë rast ushqimi do të ulet nga 50 mijë ton në 48 mijë ton. (pika B)

21

Page 22: Ligjerata 1 - Një Vështrimi i Përgjithshëm Mbi Shkencëne e Ekonomisë

Shembull i efiçiencës dhe pa

arritshmërisë

Duke rritur sasinë e stofrave të

prodhuara, do të arrinim në skajin

tjetër, ku të gjitha burimet në

dispozicion përdoren vetëm për

prodhimin e stofrave, sasinë

maksimale prej 5 ml (pika F).

Vija AF, që bashkon pikat A, B, C, D,

E, F dhe të gjitha pikat e

ndërmjetme që do të rezultonin nga

plotësimi me vlera te ndërmjetme

(nga tabela), quhet kurba e kufirit të

mundësive të prodhimit.

22

Page 23: Ligjerata 1 - Një Vështrimi i Përgjithshëm Mbi Shkencëne e Ekonomisë

Shembull i efiçiencës dhe pa

arritshmërisë

Çdo pikë që ndodhet brenda vijës së kufirit të mundësive të prodhimit, siç është rasti i pikës I, tregon se burimet nuk përdoren plotësisht ose se ato përdoren në mënyre jo efiçiente.

Çdo pike jashtë kufirit të mundësive të prodhimit, siç është rasti i pikës U, tregon kombinime të pamundshme ose të paarritshme me sasinë e dhëne të burimeve dhe shkallen- e dhënë të efiçiencës.

Pikat në vijën e mundësive të prodhimit, siç janë pikat A, B, C, D, E, F nënkuptojnë përdorim maksimal të kapaciteteve prodhuese.

23

Page 24: Ligjerata 1 - Një Vështrimi i Përgjithshëm Mbi Shkencëne e Ekonomisë

Kufiri i mundësive të prodhimit 24

Kufiri i mundësive të prodhimit nuk është i pandryshueshëm.

Është e mundur që mundësitë e prodhimit të ngushtohen, domethënë që kurba përfaqësuese të zhvendoset majtas.

Kështu ndodh, për shembull, në rastin e të korrave të këqija për shkak të thatësirës, etj.

Page 25: Ligjerata 1 - Një Vështrimi i Përgjithshëm Mbi Shkencëne e Ekonomisë

Kufiri i mundësive të prodhimit 25

Por tipike është zhvendosja djathtas e kurbës duke reflektuar zgjerim të mundësive

Një zgjerim i qëndrueshëm i mundësive të prodhimit quhet rritje ekonomike..

Rritja ekonomike kushtëzohet nga rritja e burimeve, domethënë e tokës, e kapitalit dhe e punës, ose nga përmirësimi cilësor i tyre.

Page 26: Ligjerata 1 - Një Vështrimi i Përgjithshëm Mbi Shkencëne e Ekonomisë

Kufiri i mundësive të prodhimit 26

Rritja ekonomike nënkupton përgjithësisht rritjen e burimeve, para së gjithash rritjen e prodhimit të mallrave kapital.

Megjithatë, ne periudha afatgjata rritja e prodhimit të mallrave kapital krijon mundësi për rritjen edhe të konsumit, nëpërmjet zhvendosjes lart të kufirit të mundësive të prodhimit.

Page 27: Ligjerata 1 - Një Vështrimi i Përgjithshëm Mbi Shkencëne e Ekonomisë

Kostoja oportune 27

Kosto oportune paraqet rastin kur për shkak të

burimeve të kufizuara, detyrohemi të zgjedhim midis

alternativave të ndryshme të përdorimit të këtyre

burimeve duke lëne mënjanë, apo hequr dore nga një

varg alternativash.

Nga Shembulli i mëparshëm. Për të rritur prodhimin e

stofrave nga 30 ml në 40 ml, duhet të heqim dorë nga 14

mijë tonë grurë. Pikërisht sasia prej 14 mijë tonë grurë, nga

e cila duhet hequr dorë, përbën koston oportune të

prodhimit të 10 ml më shume stofra. Sasia prej 14 mijë tonë

grurë përbën një alternativë nga e cila është hequr dorë,

një mundësi të sakrifikuar.

Page 28: Ligjerata 1 - Një Vështrimi i Përgjithshëm Mbi Shkencëne e Ekonomisë

Ekonomia e tregut 28

Problemi ekonomik themelor është i njëjte për të

gjitha shoqëritë, ndërsa mënyrat e zgjidhjes së tij janë

të ndryshme në shoqëri, gjegjësisht sisteme të

ndryshme ekonomike

Në sistemin ekonomik të bazuar në drejtimin e

centralizuar, pra në ekonominë e komanduar, alokimi i

burimeve përcaktohet nga qeveria, e cila komandon

individët dhe firmat që të ndjekin dhe realizojnë

planin ekonomik.

Page 29: Ligjerata 1 - Një Vështrimi i Përgjithshëm Mbi Shkencëne e Ekonomisë

Ekonomia e tregut 29

Ekonomia e tregut nënkupton pavarësinë e agjenteve

ekonomike, dhe aftësinë e tyre për të vendosur në

mënyrë të pavarur mbi veprimtarinë e tyre

ekonomike, pra ndërmarrjen e lire.

Mekanizmi i tregut përfaqëson një metode të

alokimit të burimeve, pra të

përcaktimit të llojit dhe sasisë së mallrave dhe shërbimeve

të prodhuara,

mënyrës së prodhimit dhe shpërndarjes së tyre,

duke u bazuar në zgjedhjet individuale të

koordinuara përmes tregut.

Page 30: Ligjerata 1 - Një Vështrimi i Përgjithshëm Mbi Shkencëne e Ekonomisë

Ekonomia e tregut 30

Gjate këtij shekulli mori hov struktura tregu, si

monopoli - konkurrenca monopolistike, që u lejon

firmave të veçanta të ushtrojnë ndikim të

konsiderueshëm në treg.

Këto zhvillime si dhe imperfeksione të tjera të tregut,

si papunësia dhe inflacioni në nivele të larta apo

vështirësitë e grupeve të caktuara sociale për të

përballuar jetesën, kane berë të nevojshme

ndërhyrjen në shkalle të konsiderueshme të shtetit në

jetën ekonomike.

Page 31: Ligjerata 1 - Një Vështrimi i Përgjithshëm Mbi Shkencëne e Ekonomisë

Ekonomia e tregut 31

Qeveria ndërhyn në jetën ekonomike duke ndjekur

kryesisht tri synime kryesore:

Rritjen e efiçencës, duke kufizuar format e konkurrencës jo

të plote të përmendura më sipër, etj.

Sigurimin e drejtësisë në shpërndarje, duke u ardhur në

ndihme të varfërve dhe grupeve të caktuara shoqërore.

Stabilizimin e ekonomike, duke zbutur luhatjet ciklike të

ekonomisë, duke reduktuar papunësinë dhe inflacionin

dhe duke nxitur rritjen ekonomike.

Page 32: Ligjerata 1 - Një Vështrimi i Përgjithshëm Mbi Shkencëne e Ekonomisë

Ekonomia e tregut

Të tri grupet e

vendimmarrësve, pra

agjentëve ekonomike,

bashkëveprojnë përmes dy

grupe tregjesh: tregjeve të

produkteve dhe tregjeve të

faktorëve.

Qeveria, përveçse si

prodhuese dhe konsumuese e

drejtpërdrejte e mallrave

dhe shërbimeve, paraqitet

edhe si rishpërndarëse e të

ardhurave.

32

Page 33: Ligjerata 1 - Një Vështrimi i Përgjithshëm Mbi Shkencëne e Ekonomisë

Metodologjia e shkencës ekonomike 33

Metodat kryesore qe përdorën për studimin e

dukurive ekonomike janë:

induksioni dhe

deduksioni.

Page 34: Ligjerata 1 - Një Vështrimi i Përgjithshëm Mbi Shkencëne e Ekonomisë

Induksioni

Qasjen në hulumtim e ka

nga e thjeshta kah e

përbëra, duke u mbështetur

në rezultate logjike që

arrihen gjatë studimit.

Paraqet tendencën e

gjeneralizimit dhe nxjerrjen

e konkluzioneve në bazë të

rezultateve, dukurive dhe

proceseve ekonomike.

34

Observimi

MODELI

HIPOTEZA

TENTUESE

TEORIA

Ngjitja kodrës

Page 35: Ligjerata 1 - Një Vështrimi i Përgjithshëm Mbi Shkencëne e Ekonomisë

Deduksioni

Plotësisht e kundërta e metodës induktive.

Niset nga fakti se një dukuri është e pranueshme, mbase në të shumtën e rasteve e vërtetuar paraprakisht

Karakteristika e veçorive të kësaj metode merret si rregull për rastet e tjera të veçanta

35

TEORIA

HIPOTEZA

OBSERVIMI

KONFIRMIMI

Ujëvarra

Page 36: Ligjerata 1 - Një Vështrimi i Përgjithshëm Mbi Shkencëne e Ekonomisë

Faleminderit për vëmendjen. 36