letra informative dhjetor 2011 - 2011-12.pdf · dhe restorantin ”te ariu”. nxënësit patën...

16
1 Shfaqet krejt papritmas në një audicion për këngën, spektaklin The Voice of Albaniadhe kalon plot 5 faza të tij. Bindi jurinë dhe tashmë ka një numër të madh fansash kudo, në shkollë, në rrugë dhe në facebook. Përveç kësaj, pas performancës në Top Channel, Norës i është ofruar bashkëpunim, gjë të do ta çojë atë drejt sukseseve të reja. “Kosovision Kontest” FITUESE V-2 VLERËSIMI I JASHTËM një sfidë për të gjithë ne Erdhën festat e fundvitit Dhjetor 2011 LETRA INFORMATIVE Shkolla “Mileniumi i Tretë”; Tel.: 038 244 258; kontakti: [email protected]; web: www.mileniumi3.net NR. 3

Upload: others

Post on 05-Feb-2020

4 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: LETRA INFORMATIVE Dhjetor 2011 - 2011-12.pdf · dhe restorantin ”Te Ariu”. Nxënësit patën mundësi të shikonin kafshët e ndryshme dhe gjithashtu u kënaqën shumë. Një

1

Shfaqet krejt papritmas në një audicion për këngën, spektaklin “The Voice of Albania”

dhe kalon plot 5 faza të tij. Bindi jurinë dhe tashmë ka një numër të madh fansash

kudo, në shkollë, në rrugë dhe në ‘ facebook’ . Përveç kësaj, pas performancës në Top

Channel, Norës i është ofruar bashkëpunim, gjë të do ta çojë atë drejt sukseseve të reja.

“Kosovision Kontest” FITUESE V-2

VLERËSIMI I JASHTËM një sfidë për të gjithë ne Erdhën festat e fundvitit

Dhjetor 2011 LETRA INFORMATIVE

Shkolla “Mileniumi i Tretë”; Tel.: 038 244 258; kontakti: [email protected]; web: www.mileniumi3.net

NR. 3

Page 2: LETRA INFORMATIVE Dhjetor 2011 - 2011-12.pdf · dhe restorantin ”Te Ariu”. Nxënësit patën mundësi të shikonin kafshët e ndryshme dhe gjithashtu u kënaqën shumë. Një

2

M3: Nora, na trego pak si erdhi deri te paraqitja jote në “The voice of Albania?

Nora: Shoqëria ime më shtyri të marr pjesë në “The voice...” Shumë shoqe e shokë më shtynin të konkurroj, meqë kishin besim në

mua. Së pari konkurrova përmes internetit dhe më pas kalova nëpër 5 faza. Nga 600 sa ishim në fillim, në grupin ku unë bëja pjesë,

arrita të jem e përzgjedhura

në mesin e 6 kandidatëve.

Kjo gjë normalisht më ka

bërë të ndjehem shumë

mirë.

M3: Gjatë audicionit që

ne e kemi parë, ti si

trajnere zgjodhe Alma

Bektashin, ndonëse ishin

të gatshëm të punojnë me

ty të tre anëtarë të jurisë.

Nora: Zgjodha Alma

Bektashin sepse ajo është e

shkolluar për kanto, gjë për

të cilën mendoj të studioj

edhe unë. Por njëkohësisht

edhe për faktin se i kam

njohur më shumë

konkurrentët e Almës dhe

kam besuar se do t’i sfidoj

më lehtë, meqë kemi pasur

pika të ngjashme të afërsisë

së zërit, apo edhe rrymës

muzikore që kemi pëlqyer. P.sh. unë pëlqej muzikën soul dhe klasike.

M3: Gjatë gjithë udhëtimit, cili ishte çasti më emocionues?

Nora: Momenti më emocionues ka qenë kur isha në duet me Ilvën, kur arrita të triumfoj. Ndërkaq çasti më zhgënjyes ishte po në

të njëjtën natë, kur në një ballafaqim të radhës me Alisianën, nuk ia dola dot. Edhe tani kur e kujtoj, më dridhet i tërë trupi dhe nuk

mund ta pranoj si gjykim të drejtë. Por, në garë duhet dikush të mos ecë përpara. Thjeshtë fati më braktisi.

M3: Mund të thuash se ke përfituar nga kjo pjesëmarrje? Çfarë peshe kanë për ty vlerësimet e jurisë?

Nora: Pa diskutim, një përvojë e jashtëzakonshme. Jam shumë e kënaqur që jam vlerësuar pozitivisht prej profesionistëve, si

Miriami, Sindriti, Eltoni dhe Alma. Dhe, meqë ishte paraqitja ime e parë, pasi kishte konkurrentë që kanë përvojë të këndimit,

mendoj se kam arritur mjaft.

M3: Po tani, me se po merresh?

Nora: Me mësime, si zakonisht. Por, sa i përket muzikës, Gerti Gjoni është duke punuar një këngë për mua, me të cilën do të marr

pjesë në Top Fest. Nuk mendoj të vazhdoj karrierë të shpejtë. Muzikën më shumë e

konsideroj si hobi. Më vonë, mbase do të studioj në Akademinë e Arteve dhe atëherë do

të synoj për një

karrierë të

suksesshme.

M3: Uaaa! Pra po të

shihnim përsëri në

Top Fest. Qenke

kthyer me një motiv

shtesë për t’u

rikthyer prapë në

“Top Channel”. Si e

pritën gjithë këtë

familjarët dhe shokët

e shoqet?

Nora: Sidomos nga

shoqëria, kam pritur se

do të më prisnin

ndryshe, por jam befasuar me pritjen dhe fjalët e ngrohta që më kanë thënë. Edhe

familjarët më kanë mbështetur dhe kanë besim të madh tek unë. Më kanë dhënë vullnet

të madh për të vazhduar në të ardhmen. Për këtë i falënderoj të gjithë, posaçërisht shokët

e shoqet e shkollës “Mileniumi i Tretë”.

Intervistë me nxënësen Nora Konjuhi

Letra informative

Pjesëmarrja ime në “The voice of Albania”

Page 3: LETRA INFORMATIVE Dhjetor 2011 - 2011-12.pdf · dhe restorantin ”Te Ariu”. Nxënësit patën mundësi të shikonin kafshët e ndryshme dhe gjithashtu u kënaqën shumë. Një

3

Për nxënësit e klasave 10-12

1. Si u krijua Toka

2. Toka nënë - Ndikimi i kushteve

klimatike në zhvillimin e shoqërive/

kulturave të ndryshme

3. Arritjet shkencore nga Antika deri

më sot

4. Përcaktimi i pozitave dhe largësive të

trupave qiellore

5. Krahasimi në mes të kulturës së

egjiptasve të vjetër dhe indianëve të

Amerikës

“SISTEMI DIELLOR”, INTERESIMI YNË I RADHËS

“Sistemi Diellor”, ishte tema e përgjithshme e

këtij raundi të projekteve. “Java e projekteve”, u

mbajt në muajin nëntor dhe ishte nga javët më

atraktive për këta muajt e parë të këtij viti

shkollor. Rreth kësaj teme, nxënësit të ndarë në

grupe punuan për tema të ndryshme, duke bërë

një lidhje interesante mes lëndëve mësimore. Me

nxitjen e arsimtarëve, bartës të projekteve, u

dhanë përgjigje për shumë pyetje që nxënësit

kishin përgatitur.

Duke qenë se për një javë rresht nxënësit janë të

angazhuar me diçka jo të zakonshme në shkollë,

ata ndjehen tepër mirë dhe të entuziazmuar sa

herë që në shkollë mbahet kjo javë. Gjithashtu,

kur prezantimet e projekteve të punuara bëhen në

formë gare, atëherë emocionet dhe përkushtimi

shtohen, pasi secili grup dëshiron të dalë më i

mirë se tjetri.

Dhe kështu, me suksese të reja përfundon Java e

projekteve.

Për nxënësit e klasave 6-9

1. Yjet, Dielli, Hëna - sinonime të

bukurisë njerëzore

2. Flas me Hënën Yjet e Diellin

3. Kalendari

4. Zbulimi i Amerikës

5. Pesha ime në planetet e tjera

6. Kontinentet e Tokës me herët dhe

tash

7. Planetet e Sistemit Diellor dhe

mundësia e zhvillimit të jetës

MBP

2011

Temat e projekteve

Letra informative

Page 4: LETRA INFORMATIVE Dhjetor 2011 - 2011-12.pdf · dhe restorantin ”Te Ariu”. Nxënësit patën mundësi të shikonin kafshët e ndryshme dhe gjithashtu u kënaqën shumë. Një

4

fundvitit. Aksioni shkoi për mrekulli, meqë të gjithë kontribuuan për një buzëqeshje në fytyrat e atyre fëmijëve. Sa gëzim për ne që bëmë diçka të mirë për këta fëmijë!

Me moton: “Për një buzëqeshje më shumë” nxënësit e shkollës sonë u mobilizuan rreth n j ë a k s i o n i humanitar, duke mbledhur të holla për të blerë dhurata p ë r f ë m i j ë t s k a m n o r ë s i dhurata për festat e

S h ë n o h e t n ë s h k o l l ë n t o n ë D i t a B o t ë r o r e k u n d ë r H I V / A I D S - i t

Për një buzëqeshje më shumë

Me disa aktivitete që për qëllim kishin vetëdijesimin e nxënësve në shkollë, u shënua Dita Ndërkombëtare e HIV AIDS-it. Një projekt u prezantua nga një grup nxënësish të gjimnazit, ndërkohë që me ftesë të arsimtares së biologjisë, Arta Shala, infektologu dr. Izet Sadiku mbajti një ligjëratë për nxënësit e shkollës. Nxënësit ishin shumë të interesuar për të dëgjuar këshillat e tij, i cili foli për numrin e të infektuarve në botë, mënyrën e përhapjes e shumë të tjera. Në këtë mënyrë nxënësit u vetëdijesuan për mënyrën e mbrojtjes ndaj kësaj sëmundjeje, që sot për sot është më e përhapura në tërë botën.

Dita Botërore e të Drejtave të Njeriut

Më 10 dhjetor të vitit 1948, Asambleja e

Përgjithshme e Kombeve të

Bashkuara shpalli Deklaratën e Përgjithshme mbi

të Drejtat e Njeriut.

Kështu, kjo ditë vazhdon të shënohet edhe më tutje

e madje edhe nga nxënësit e shkollës tonë, të cilët

ishin pjesëmarrës në aktivitetin e organizuar nga

Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së në

Kosovë.

Në këtë Qendër u organizuan pjesë të shkurtra

teatrale që paraqitnin një problem të caktuar të të

drejtave të njeriut dhe më pas të gjithë së bashku

debatonin për secilën çështje me radhë.

Përreth 2 orë sa zgjati i gjithë ky aktivitet, nxënësit

tonë u informuan mjaft në lidhje me të drejtat tona,

e gjithashtu edhe patën mundësinë që të shprehnin

mendimet e tyre.

Letra informative

Përfundimi i gjysmëvjetorit erdhi. Të

gjithë nxënësit ishim para një sfide të

madhe, asaj të vlerësimit të jashtëm. Nga

12 dhjetori deri më 17 dhjetor në shkollë

u zhvillua Java e Vlerësimit të Jashtëm.

Një motiv më shumë për të përmbyllur

gjysmëvjetorin e parë suksesshëm.

Ndërkaq, krahas kësaj, një grup

nxënësish u kujdesën që të ndjejmë festat

e fundvitit, duke zbukuruar kënde në

shkollë.

Vlerësimi i jashtëm, një sfidë për të gjithë nxënësit

Page 5: LETRA INFORMATIVE Dhjetor 2011 - 2011-12.pdf · dhe restorantin ”Te Ariu”. Nxënësit patën mundësi të shikonin kafshët e ndryshme dhe gjithashtu u kënaqën shumë. Një

5 Letra informative

VIII-1 - KLASA MË E MIRË NË SHKOLLË

Tema ishte “Rregullimi i këndit të argëtimit në repartin e pediatrisë”. Nxënësit shprehen të jenë gëzuar shumë me të marrë lajmin se janë fitues. “Jashtëzakonisht ka qenë emocionuese kur është thirrur emri i klasës sonë si fituese e kësaj gare të madhe”, tregon mësuesja Vlora, e cila shton se bashkë me këtë fond të fituar, nxënësit e saj kanë mbledhur për fondin e klasës edhe para të tjera, kontribut ky i prindërve, në mënyrë që të realizojnë këtë projekt interesant. Gëzimi i fëmijëve lexohet në fytyrat e qeshura.

V-2 fiton “Kosovision Kontest”

V-2 është fituese e projektit “Kosovision Kontest” për vitin 2011

Ata, që në mëngjes, para se të fillojë ora e parë e mësimit rendisin librat dhe fletoret në dollapët e tyre,

sipas orarit mësimor, rregullojnë edhe palltot, secili në vendin e vet. Shembullin e rregullit të mirë e

vazhdojnë me interesimin për mësim, të dëshmuar me rezultate, të veshur me uniformë dhe të bashkuar

për një qëllim. Ata ndihmojnë njëri-tjetrin, mbajnë klasën pastër, kanë punime të ngjitura në murin e

klasës, me një fjalë janë nxënës që respektojnë rregullat e shkollës dhe përpiqen të jenë shembull në

shkollë.

Nuk është lehtë të jesh më i miri. Ky është privilegj, por edhe përgjegjësi. “Sukseset tona kanë filluar

mbarë, me mësuesen Zana Zeqiri, e cila na ka ndihmuar të krijojmë shprehi të mira njerëzore, të cilat ne

po përpiqemi t’i forcojmë edhe më shumë” na tha Rilind Abazi, kryetar i kësaj klase. Këtë e thonë edhe

nxënësit e tjerë, të cilët ndihen mjaft të gëzuar për këtë sukses, por e kanë parasysh se sukseset e tyre

nuk duhen të ndalen këtu. Ata e kanë ngulitur në kokë thënien e përsëritur nga kujdestari i tyre Fatmir

Fejziu, “Mësimin dhe edukimin, njeriu i gjen gjatë udhëtimit”. Ky udhëtim është i gjatë, por i ëmbël dhe

i dashur për çdo nxënës që dëshiron të jetë i suksesshëm dhe shembull për një të ardhme më të ndritur të

shoqërisë sonë.

Rregulli i mirë sjell

mësim të mirë. Jo

vetëm kaq, sjell edhe

shpërblime.

Shpërblimin për

klasën më të mirë

kësaj here e mori

klasa VIII-1. Ky

vendim u mor në

mbledhjen e këshillit

të klasave të larta, të

mbajtur më 2

dhjetor, 2011,

propozuar nga

drejtoresha e

shkollës, Afrore Lila.

Page 6: LETRA INFORMATIVE Dhjetor 2011 - 2011-12.pdf · dhe restorantin ”Te Ariu”. Nxënësit patën mundësi të shikonin kafshët e ndryshme dhe gjithashtu u kënaqën shumë. Një

6

Më 07.10.2011 u realizua vizita e parë nga

aktivi i klasave të para, në kopshtin zoologjik

dhe restorantin ”Te Ariu”.

Nxënësit patën mundësi të shikonin kafshët e

ndryshme dhe gjithashtu u kënaqën shumë.

Një shëtitje në majën e Lubotenit, e realizuar

më 28. 9. 2011 me nxënës të klasës së pestë.

Në lartësi prej 1659 metra fëmijët u kënaqën

dhe mbushën mushkëritë me ajrin e pastër.

Gjithë këtë ndihmoi prindi Blerim Selimi.

Të enjten me datën 24.11. 2011 u realizua

vizita e dytë e këtij muaji nga aktivi i klasave

të treta, në fermën/qumështoren “Eurolona”.

Meqë tema mujore ishte “Kafshët”, fëmijët

patën mundësi që ato që i kishin mësuar në

shkollë për kafshët shtëpiake p.sh lopët, t’i

shihnin për së afërmi dhe të mësonin gjëra të

reja lidhur me to.

Më datën 21.10.2011 ditën e premte u

realizua vizita e dytë nga aktivi i klasave të

para. Kësaj radhe nxënësit vizituan kinemanë

ABC ku patën rastin të shohin filmin “Mr

Poppers penguins”. Fëmijët u ndanë shumë

të kënaqur me këtë vizitë.

Me datën 11.10.2011 në ditën e martë

nga klasa III-2 u realizua vizita e parë në Fushë

Kosovë, në vendin e punës së prindit Mentor

Kryeziu, i cili ishte edhe organizator i kësaj vi-

zite. Nxënësit përveç që vizituan objektin e Pro-

CreditBank-ës ata u njohën me punën dhe vepri-

mtarinë e kompanisë.

Vizitat e klasave të treta

Vizitat e klasave të para

Letra informative

AKTIVITETE RELAKSUESE JASHTE SHKOLLE

Në Luboten

Page 7: LETRA INFORMATIVE Dhjetor 2011 - 2011-12.pdf · dhe restorantin ”Te Ariu”. Nxënësit patën mundësi të shikonin kafshët e ndryshme dhe gjithashtu u kënaqën shumë. Një

7

Futbolli - sporti që na mbërthen me emocione

Turniri dimëror i këtij viti shkollor u mbajt në muajin nëntor, kohë gjatë së cilës u organizuan edhe

lojërat në mes vajzash në basketboll. Finalja ishte një ditë vërtetë interesante, sikur në fushë të

përballeshin Messi dhe Ronaldo. Pati shumë emocion, duartrokitje, por edhe lot gëzimi e hidhërimi.

Pas ndeshjes për fituesit u shpërndanë certifikata dhe u ndanë shpërblimet. Ajo ditë ishte festë edhe

për arsimtarët e Edukatës fizike, Edona Cami dhe Driton Mamaj, pasi përmbyllën suksesshëm turnirin

e shumëpritur nga nxënësit.

Letra informative

Më datën 30.09.2011 aktivi i klasave të para

realizoi vizitën e parë mujore në bibliotekën “Hyvzi

Sylejmani”. Fëmijët patën mundësi të njihen me

sallën e leximit, të shohin disa nga librat që

ndodheshin në atë bibliotekë dhe gjithashtu ata

mësuan procedurën se si duhet anëtarësuar në

bibliotekë.

Vizitat e klasave te dyta

Bibloteka “Hyvzi Sylejmani”

Më datën 25.11.2011 takimin e mëngjesit e

mbajti Jehona Xhaferi e cila së bashku me

fëmijët punoi aktivitete lidhur me rregullat.

Page 8: LETRA INFORMATIVE Dhjetor 2011 - 2011-12.pdf · dhe restorantin ”Te Ariu”. Nxënësit patën mundësi të shikonin kafshët e ndryshme dhe gjithashtu u kënaqën shumë. Një

8

Shkolla “Mileniumi i Tretë" fitoi projektin e tretë

“Scaling Up HIV Prevention in Kosovo – Make Love,

Not AIDS” nga organizata joqeveritare INTEGRA,e cila

ka për qëllim intensifikimin e zhvillimit të edukimit dhe

kulturës. Implementimi i projektit do të zbatohet në

shkurt të vitit 2012 nga 16 nxënës të shkollës të cilët do

të transmetojnë njohuritë e tyre të fituara nga trajnimi te

nxënësit e shkollave të tjera. Po ashtu me këtë projekt

synohet krijimi i zinxhirit për përcjelljen informative te

nxënësit e shkollave të tjera të përfshira në këtë projekt.

“Scaling Up HIV Prevention in Kosovo –

Make Love, Not AIDS”

Letra informative

Intervistë me Christian Mücher

Të shtohen

orët e gjuhës gjermane

Është 19 vjeç dhe ka ardhur nga Gjermania. Roli i

tij në shkollë është asistent në orët e Gjuhës

gjermane, duke ndihmuar arsimtaret Krenare

Muriqi dhe Valbona Prekorogja.

M3: Çfarë

mendoni për

shkollën

tonë? Si ju

duket?

- Më pëlqen

shkolla

shumë. Ka

kushte shumë

të mira dhe

është e

modernizuar.

Gjëja që më

ka lënë më së

shumti

përshtypje

është se

gjuhët e huaja

janë të ndara

në nivele dhe në këtë mënyrë nxënësit mund t’i

përvetësojnë ato më mirë dhe më shpejt.

M3: Besoj se kur keni ardhur këtu keni vërejtur

dallime mes shkollës sonë dhe shkollave në

Gjermani. A mund të na thoni disa nga këto

dallime?

- Sistemi i arsimit në Gjermani është ndryshe. Aty

ndahen sipas nivelit të njohurive dhe interesimin për

vazhdimin e shkollimit. Dhe po ashtu mësuesit

ligjërojnë në dy lëndë.

M3: Për ç’arsye erdhët në Kosovë?

- Unë punoj për një organizatë e quajtur “Kulturwelt”

dhe kjo organizatë më dërgoi në Kosovë për të punuar

këtu.

M3: Cili është roli juaj në shkollën tonë?

- Unë jam asistent i arsimtareve që japin mësim në

këtë shkollë dhe vëzhgoj orët e gjuhës gjermane që

zhvillohen në Kosovë.

M3: Deri kur do të jeni në shkollën tonë?

- Do të punoj deri më 29 shkurt 2012.

M3: A ka diçka që do të ndryshoje në shkollën

tonë?

- Nxënësit duhet të kenë më shumë përgjegjësi. Duhet

t’i mbledhin gjërat e tyre dhe të kujdesen për to. Sa

për përvetësimin e gjuhëve të huaja, mendoj se duhet

të ketë më shumë orë të gjuhës gjermane gjatë javës

që nxënësit të mund ta mësojnë më mirë.

Për festat e fundvitit, shkolla jonë, si çdo vit

shpërndan dhurata për të gjithë nxënësit. Po

ashtu edhe për fëmijët e lagjes.

Ndërkaq, për nxënësit e klasave të nënta dhe

për gjimnazistët, organizon një mbrëmje

argëtuese.

Page 9: LETRA INFORMATIVE Dhjetor 2011 - 2011-12.pdf · dhe restorantin ”Te Ariu”. Nxënësit patën mundësi të shikonin kafshët e ndryshme dhe gjithashtu u kënaqën shumë. Një

9

NO BOUNDARIE

Nxënësit pjesëmarrës në projektin ACES – “No

Boundaries” dhe disa nga anëtarët e Këshillit të Shkollës,

kanë qenë pjesë e një aksioni humanitar që zgjati për më

se tri javë. Gjatë këtyre tri javëve të gjithë nxënësit e

shkollës mblodhën veshmbathje, të cilat më 09.12.2011 i

dorëzuan në “SOS Fshatin e Fëmijëve”.

AKSION HUMANITAR

1. The Language Club (Albanian and English;

journalism, creative ëriting; reading and debating) --

Klubi i Gjuhëve (Gjuhe shqipe dhe angleze; gazetari;

shkrim kreativ; lexim dhe debat)

2. The Natural Sciences Club (Maths; Physics; Biology;

Chemistry) -- Klubi i Shkencave Natyrore

(Matematikë; Fizikë; Biologji; Kimi)

3. The Social Sciences Club (History; Geography and

Civic Education) -- Klubi i Shkencave Shoqërore

(Histori; Gjeografi dhe Edukatë Qytetare)

4. The ICT Club (using Information Technology for

research) -- Klubi i TIK (Përdorimi i Teknologjisë për

hulumtim)

5. The Arts Club (music; panting; crafts) - Klubi i Artit

(muzikë, vizatim; punë dore)

6. The Sports Club (playing and competing in different

sports) -- Klubi i Sportit (lojëra dhe gara ne sporte të

ndryshme).

Implementimi i këtij

projekti fillon me një

punëtori e cila i njofton

nxënësit e shkollave

“Mileniumi i Tretë” dhe

“Albanët” në lidhje me

metodat të cilat përdoren

gjatë punës me nxënës dhe

po ashtu shërben si

pikëtakim për të diskutuar

hapat e mëtutjeshëm për

implementimin sa më të

mirë të projektit.

ACES – “Academy for Central European Schools” e cila

është iniciativë e ERSTE Foundation çdo vit inkurajon

projektet për bashkëpunim në mes të Shkollave të

vendeve të Evropës Qendrore. Kjo me qëllim për të

mbështetur themelimin e rrjetit të shkollave të Evropës

Qendrore, duke qenë të bindur se edukimi kontribuon në

mënyrë thelbësore ne procesin e integrimit evropian dhe

po ashtu në promovimin e qytetërimit evropian.

Këtë vit ACES promovon punën vullnetare përmes temës

së përgjithshme “Building Bridges in Societies – volunteer

in your communities!” (“Krijimi Urave Miqësore – puna

vullnetare në komunitetin tuaj!”

Shkolla “Mileniumi i Tretë” si koordinatore në

bashkëpunim me shkollën “Albanët” nga Shqipëria këtë

vit u bënë pjesë e këtij projekti, ku pas dorëzimit të

projektet propozimit u përzgjodh në mesin e 43 shkollave

nga gjithsej 132 shkolla që kishin aplikuar.

Nxënësit e këtyre shkollave në bashkëpunim me

arsimtarët bartëse të projektit, zgjodhën temën “No

Boundaries” (Pa Kufij). Gjatë këtij viti nxënësit e këtyre

shkollave do të punojnë me fëmijët e SOS Fshatit në

mënyrë që të përgatisin dhe aftësojnë fëmijët që të

punojnë në mësimin e bazuar në projekt. Puna do të

realizohet në formë të klubeve të cilat do të udhëhiqen nga

vetë nxënësit. Projekti është ndarë në gjashtë klube:

Letra informative

Page 10: LETRA INFORMATIVE Dhjetor 2011 - 2011-12.pdf · dhe restorantin ”Te Ariu”. Nxënësit patën mundësi të shikonin kafshët e ndryshme dhe gjithashtu u kënaqën shumë. Një

10

Më 06. 12. 2011 në klasën 1/2 u zhvillua “Dita e

pavarësisë së Finlandës” pasi Znj. Sade

OSMANI, nëna e një nxënësi është shtetase e

Finlandës.

Ajo së bashku me z. Elami Osmani realizuan këtë

aktivitet ku fëmijët u njoftuan për së afërmi me

bukuritë mahnitëse të Finlandës.

Ata diskutuan për popullatën, për karakteristikat e

ditës dhe natës, ndërrimin e stinëve dhe

temperaturat që arrijnë gjatë stinëve, kryetarin e

kaluar z. Martti Ahtisari dhe presidenten e

tanishme Tarja Kaarina Halonen. Po ashtu

diskutuan për natyrën dhe argëtimet e fëmijëve

në Finlandë.

Ishte interesante edhe sqarimi se si në shtëpitë

finlandeze, një ndër traditat e tyre është se në çdo

shtëpi qëndron edhe sauna ku pastaj njerëzit në

temperatura të ulëta-20 gradë celsius dhe

temperatura e ujit rreth 4 gradë ata argëtohen

duke u larë jashtë.

Nxënësit patën rastin të shijojnë ëmbëlsirën

tradicionale që përgatitet posaçërisht për këtë ditë.

Ata realizuan disa aktivitete (numra, shkronja ,

ngjyra dhe tregime përmes fotove) me nxënësit në

grupe në gjuhën finlandeze dhe në gjuhën shqipe.

Nxënësit kaluan çaste të mrekullueshme.

Me datën 22.11.2011 aktivi i klasave të dyta realizoi

vizitën e dytë mujore në fabrikën e miellit “Univerzal

Food”.

Aty nxënësit patën mundësi të shohin mjetet e punës

duke mësuar njëkohësisht edhe procedurën e përfitimit

të miellit.

Fëmijët u kënaqën shumë.

Letra informative

Prindërit, pjesë e procesit edukativo-arsimor

Page 11: LETRA INFORMATIVE Dhjetor 2011 - 2011-12.pdf · dhe restorantin ”Te Ariu”. Nxënësit patën mundësi të shikonin kafshët e ndryshme dhe gjithashtu u kënaqën shumë. Një

11

KOHA PËR ARGËTIM Orët e klubeve ofrojnë mundësinë e relaksimit dhe shfaqjes së kreativitetit për të gjithë nxënësit. Ndonjëri luan shah apo ping-pong, shikojnë film apo debatojnë, ndonjëri merret me punë dore, ndokush hulumton dhe bën punën e gazetarit, meqë njëri nga klubet është edhe Revista M3 etj. Kështu, dy orët e fundit të ditës së premte na përgatisin për një fundjavë relaksuese. Disa nga klubet funksionale në shkollë po i japim më poshtë.

Arts & Crafts Janë disa vajza në shkollë, që kanë mësuar shumë mirë qepjen e qëndisjen. Ndërkaq, kreativitetin e tyre e shfaqin edhe duke bërë rruaza ngjyrash e llojesh të ndryshme.

Shahu

Teknikat shah e mat, intriga, mençuria dhe gjithë fshehtësitë se si arrihet fitorja, i gjeni te klubi me emrin Shahu. Gjithashtu gjatë orëve të këtij klubi mbahen gara të shahut.

Bazat e krijimit të web-faqes Një klub ky që udhëhiqet nga arsimtari Valmir S a d i k u . N x ë n ë s i t mësojnë të krijojnë web – f aqe. G j i thash tu , hulumtimi në internet është një tjetër atraksion gjatë dy orëve të javës së klubit, duke përzgjedhur materialet që na ofron ky det me emrin internet.

KF M3 Të pasionuarit për futboll, janë në klubin futboll ist ik. Përveç praktikimit të lojës së futbollit, ata mësojnë teknika , anal izojnë taktika të kësaj loje dhe më e rëndësishmja argëtohen pa masë.

Dardanët Debati është pika e fortë e këtij klubi. Temat janë nga më të ndryshmet, si p.sh. Napolon Bonaparti ka qenë shqiptar apo francez. Gjithashtu bëhen vizita të ndryshme dhe nxënësit shikojnë dokumentarë shkencorë.

Letra informative

Page 12: LETRA INFORMATIVE Dhjetor 2011 - 2011-12.pdf · dhe restorantin ”Te Ariu”. Nxënësit patën mundësi të shikonin kafshët e ndryshme dhe gjithashtu u kënaqën shumë. Një

12 Letra informative

Pafundësia e qiellit fshehte me vete çdo kujtim të

ndërtuar nga hapat e jetës që ti hodhe. Atje lart një shkëlqim

i lehtë të godet papritur dhe ti krijon përshtypjen se gjithçka

është magjike, por e vështirë për t’u arritur. Mbase melodia e

jetës është e tillë. Merr frymë dhe jeton çdo sekondë që ke

përpara. Edhe një ditë tjetër pret lindjen e diellit dhe

perëndimin e qetë të tij. E kur muzgu prek petalet e kokës, ti

je aty duke pritur një tjetër mbrëmje të gjatë e të

mistershme. Mendon thellë dhe shikimi yt tretet në

horizontin e pashmangshëm të emocioneve.

Shikon qiellin. Atje lart qëndron hëna që të vështron

vazhdimisht. Ajo e di gjithë historinë e jetës tënde. Ajo di

gjithçka. Ti futesh në dritën e saj dhe i gjen ato fije shpresa

që ke nevojë. Të duket sikur ajo të thotë ndieje jetën dhe

jeto çdo moment, sepse e nesërmja troket sërish. Vazhdo

rrugëtimin tënd si një udhëtar i denjë me vetëbesim të plotë,

sikur nuk ke çfarë të humbasësh, ashtu si hëna nuk e humb

dritën e saj.

Ti dhe hëna

Hëna

Bukuria e saj na befason,

Drita e saj na ndriçon,

Forma e saj na gëzon,

Larg në hapësirë ajo jeton.

Herë është gjysmë e herë e plotë,

Ajo është hëna zemërfortë.

Ajo është hëna që me yjet

vallëzon,

Ajo është hëna që në errësirë

noton.

Ka bukuri që s’përshkruhet me

fjalë

Kur ndriçon errësirën

Duket si margaritar.

Ajo shndrit çdo natë

Në errësirë depërton

Ajo e rrethuar me yje çdo anë

A thua pse të quajnë ty hanë?

Hëna vetë nuk do të kishte

ndriçuar,

Po të mos ishte dielli për ta

ndihmuar

Ajo ndriçon kur dielli rrezet ia

dhuron.

Kur të rritem unë shpresoj

Që hënën ta vizitoj

Dhe misteret e saj t’i zbuloj.

Ne me diellin Sikur te mund të paraqisnim në letër ashtu siç paraqitet ai në

sytë tanë. Po flas për një top të zjarrtë që ne e quajmë diell.

Ashtu sikur ne edhe ai ka një mision. Misioni i tij është të na

ngrohë me kilometra larg. Shpesh mendoj, sikur mund të

flisnim me diellin.

Të na tregonte sekretet e gjithësisë. Çdo mëngjes lind me të.

Rrezet e tij e qajnë qiellin dhe e bën ditën të veçantë nga nata.

Me miliarda vite, miliarda ditë, ti, çdo mëngjes e bën të

shndritë. Por pas pak sërish do të shuhesh, sërish të kthehesh

ashtu siç ishe.

Kur perëndon, me ato rrezet e tij që shuheshin ngadalë, e

futeshin nën det, me ato ngjyra të bukura që bëheshin nga e

verdha në të portokalltë pastaj të kuqe, e më pas shuheshin të

gjitha dhe mbetej vetëm e zeza. E vetmja gjë që ndryshonte

tokën në ato momente ishte dhe ta ndriçonte hënën si një

pasqyrë e drita e tij gjatë natës, ishte e butë dhe më rrihte

butësisht në kraharorë.

Nuk ishte hëna. Ishte zemra-efektet e diellit që vijnë deri thellë

në zemrat tona. Na prekë ndërgjegjen dhe na qetëson. Sytë

fillojnë të mbyllen. Drita e saj zbehet dhe çdo gjë errësohet.

Ndiej vetëm zemrën që më rrihte butësisht në kraharorë.

Ky është dielli.

KRIJIME

Page 13: LETRA INFORMATIVE Dhjetor 2011 - 2011-12.pdf · dhe restorantin ”Te Ariu”. Nxënësit patën mundësi të shikonin kafshët e ndryshme dhe gjithashtu u kënaqën shumë. Një

13 Letra informative

Amaneti i heronjve

Liria është gjë sublime, ajo nuk falet, ka një çmim të shtrenjtë që duhet paguar. Ky

çmim është gjaku i heronjve tanë, i atyre që sakrifikuan jetën për lumturinë tonë, Ata që u

flijuan për një të nesërme më të mirë.

Jeta është e bukur kur ke liri, kur kupton se ka nisur një epokë e re për popullin tënd.

Është kurorëzimi i dëshirës së heronjve, i dëshirës së vetme të tyre. Ky mision kaq i bukur, kjo

sakrificë kaq e madhe ua jep parajsën atyre, ndërsa neve parajsën e ëndrrave tona, shtetin tonë

të lirë e të pavarur. Ata na vëzhgojnë nga lart, ata shohin gjithçka para nesh dhe e dinë se një

jetë shumë më e mirë po na pret.

Sa herë hapim sytë dhe shikojmë nga qielli, marrim amanet nga heronjtë tanë, ata na

shikojnë nga lart dhe presin të dërgojmë amanetin e tyre në vend. Ata u flijuan që ne të jemi të

lirë, që qielli nga na vështrojnë të duket më i kaltër se kurrë, që çdo ditë e re të ngrohë

shpirtrat tanë me dritën e diellit, burimin e jetës, që çdo agim mëngjesi të marrim frymë

lirshëm, por pa harruar se çdo ditë e re është një mision për të përmbushur këtë amanet të

cilin e kemi borxh, amanet për një të nesërme më të mirë, për një të ardhme të ndritshme.

E kaluara s’duhet të harrohet, veprat e mëdha duhen të kujtohen. Sakrifica e bacës

Adem, njeriut unik e shembull i dashurisë së lirisë është shembull për gjithë globin, është

unike, e papërsëritshme dhe kjo sakrificë kurorëzohet me amanetin më të pastër për gjithë

shqiptarinë. “O sa mirë të jesh shqiptar”, shqiptarë të dashur, të bashkuar për një qëllim, për një mision, për një ëndërr, për një fjalë, për fjalën liri.

Rilind Abazi

Yjet

Një natë, isha duke menduar dhe i shikoja yjet.

Po pyesja veten si janë formuar yjet?

Cili është ylli më i afërt i tokës? Sa vjeç janë yjet?

Yjet janë gjëja më e mahnitshme që kam parë

ndonjë herë dhe mendoj se nata nuk ka kuptim

pa yjet sepse yjet i japin bukuri asaj.

Yjet janë sinonime të bukurisë. Ylli është një top

madhështor i mbajtur në formë nga graviteti.

Atë natë mendoja gjithçka sa i përket hapësirës

por gjëja që mendoja më se shumti ishin yjet.

E imagjinoja veten në qiellin e mbushur me yje.

Ishte një natë mallëngjyese, qielli ndriçonte me

yjet e tij mahnitës.

Sa do të doja qe kjo natë të mos mbaronte e të

mund të rrija derisa ylli më i madh në hapësirë,

si thonë shkencëtarët, dielli të agonte. Do të rrija

ashtu si isha ne dritare duke i vështruar e duke u

kënaqur.

Edhe diçka, asnjëherë mos harro se edhe ti në

vete je një yll që shkëlqen!

Yjet

Ylli i dëshirave

Ylli i fatit tim

Si diamant mahnitës

Tek ti mund të gjejmë shpëtim?

Çdo natë pa ty nuk ka kuptim

O i dashuri ylli im.

Çdo gjë në botë ka rëndësinë e vet

Sikurse yjet bukurinë e shenjtë.

KRIJIME

Page 14: LETRA INFORMATIVE Dhjetor 2011 - 2011-12.pdf · dhe restorantin ”Te Ariu”. Nxënësit patën mundësi të shikonin kafshët e ndryshme dhe gjithashtu u kënaqën shumë. Një

14 Letra informative

KF 2 KORRIKU U-16 PËRBALLË PËRFAQËSUESES M3

Përfaqësuesja e shkollës sonë në futboll të madh zhvilloi një lojë miqësore me klubit

futbollistik 2 Korriku. Nxënësit, përmes kësaj loje krijuan raporte të mira me

përfaqësuesit e 2 Korrikut. Mbi të gjitha u argëtuan shumë.

Dita Botërore e Diabetit

Në Ditën Botërore të Diabetit,

në shkollën tonë u organizuan

disa aktivitete nga arsimtarët e

Edukatës fizike e sportive,

Driton Mamaj dhe Edona Cami,

që kishin për qëllim informimin

dhe sensibilizimin e nxënësve

për të njohur këtë sëmundje e

cila po rritet çdo vit. Fillimisht

nxënësit dëgjuan një ligjëratë

nga një mjek. Një projekt u

prezantua nga dy nxënëse të

shkollës sonë, ndërsa më pas u

zhvilluan disa lojëra me fëmijët

e shkollës.

Page 15: LETRA INFORMATIVE Dhjetor 2011 - 2011-12.pdf · dhe restorantin ”Te Ariu”. Nxënësit patën mundësi të shikonin kafshët e ndryshme dhe gjithashtu u kënaqën shumë. Një

15 Letra informative

FILMI – NJË BOTË MAGJIKE

Vazhdimi i filmit “Twilight”,

Breaking Dawn, është një

dramë aventuristke e cila ka

edhe fantazi. Harmonia e mar-

tesës së Bellës edhe Eduardit

ndërpritet sepse një rrezik i

kanoset botës. Gjatë muajit të

mjaltit Bella mbetet shtatëzënë

dhe pas lindjes, gati fatale,

Eduardi ia plotëson dëshirën

asaj duke e bërë të pavdeksh-

me. Lindja e fëmijës sjellë

shumë probleme për të dashu-

ruarit…

Është film dramë dhe akcion i cili

flet për një tinejgjer i cili merr vesh

një të vëtetë të pazbuluar të jetës së

tij me të parë foton e tij kur ishte i

vogël në një website të personave

të kërkuar të cilët ishin zhdukur

kohë më parë. Ai ,bashkë të

dashurën, duhet të arratisen që të

mos vriten nga CIA. A do të

shpëtojnë?

Kristi merr një video nga motra e

saj Keiti, por Kristi pretendon që

nuk mban asgjë në mend nga kjo

video e cila ishte prej fëmijërisë

së tyre. Në video vërehen disa

gjëra jo normale të cilat, është e

mundur, të kënë qenë shkak i

humbjes së kujtesës së Kristit.

Çfarë fshihet pas gjithë kësaj? Ky

film horror jua zbulon gjithë të

vërtetën.

Është një kombinim i filmit aksion,

triller dhe Sci-Fi. Filmi shtjellohet në të

ardhen por ndryshe nga se e para-

mendojmë. Njerëzit në atë epokë jetojnë

25 vjet dhe vitet e tjera duhet t’i fitojnë.

Këto “vite” zëvendësojnë paratë me

c’rast të varfërit jetojnë shumë pak pas

moshës 25 vjeçare kurse të pasurit

jetojnë edhe me shekuj. Pasuria e

njerëzimit është koha. Willi, bën çmos të

rikthejë barazpeshën e ndarjes së viteve

mes shtresave por njëkohësisht duhet ta

ruajë edhe jetën e tij…

Është një komedi e animur. Maçoku i

famshëm nga filmi “Shrek” është pro-

tagonist i këtij filmi. E gjithë historia

shtjellohet në kohën para takimit të tij

me Shrekun dhe Gomarin. Ky film

përfshinë shumë skena qesharake të

cilat tregojnë karakterin e tij prej ma-

coku. Ai mundohet të vjedhë fasulet

magjike dhe njëkohësisht shpëton

edhe qytetin nga Terrori.

Filmi aksion dhe aventuristik flet

për agjentët e fshehtë të cilët e ka-

në për detyrë që në Moskë të

zbulojnë identitetin e njeriut me

nofkën Kobalt. Gjatë këtij aksioni

ndodh një shpërthim në Kremlin të

cilin Moska e konsideron si sulm

lufte. Si kundërpërgjegje kryetari i

SH.B.A e aktivizon projektin

“Ghost Protocol” i cili i aktivizon

të gjithë agjentët e IMF-së

Page 16: LETRA INFORMATIVE Dhjetor 2011 - 2011-12.pdf · dhe restorantin ”Te Ariu”. Nxënësit patën mundësi të shikonin kafshët e ndryshme dhe gjithashtu u kënaqën shumë. Një

16 Letra informative

Kryeredaktore

Donika Elshani

Redaktorë &Lektorë

Adea Loxha

Krenar Fejzullahu

Anëtarë të redaksisë

Gresa Berisha

Dita Baruti

Rita Kryeziu

Shend Sylejmani

Gentiana Hoxha

Rozafa Kryeziu

Duke festuar 28 Nëntorin