leksion_3 database (baze te dhenash)

Upload: diti

Post on 03-Apr-2018

279 views

Category:

Documents


1 download

TRANSCRIPT

  • 7/28/2019 Leksion_3 database (baze te dhenash)

    1/28

    UNIVERSITETI ALEKSANDER MOISIU DURRES/ VITI AKADEMIK 09- 10

    BAZA TE DHENASH/SPECIALIST RRJETI/ Viti dyte

    LEKSION #3 / PERGATITI: EJONA XHEKA

  • 7/28/2019 Leksion_3 database (baze te dhenash)

    2/28

    1. Hyrje

    Diagrami Entity-Relationship (ER) eshte nje teknike e paraqitjes ne menyre grafike teentiteteve, atributeve dhe relatave qe vendosen midis entiteteve. Kjo lloj teknike eshteshume e frytshme ne momentin e modelimit te kerkesave te pedoruesve. Nje nga arsyet

    eshte qe diagrama ER eshte e lehte per tu kuptuar si nga dizenjuesit e DB, analistet esistemit, porse edhe nga menaxheret apo perdoruesit fundore. Pra kjo diagrame mund tesherbeje si nje mjet komunikimi ndermjet njerezve te sistemit dhe perdoruesve te DBgjate procesit te identifikimit te kerkesave te perdoruesve rreth sistemit.

    Gjate fazes se dizenjimit te databazes kemi te bejme me ndertimin/dizenjimin konceptualte saj dhe ky i fundit na con ne ndertimin e diagrames ER. Qellimi i saj eshte qe teprezantoj boten reale duke perdorur simbole skematizues. Ne fazen e dizenjimit,dizenjuesi duhet te fokusohet ne mbledhjen e specifikimeve lidhur me aplikacionin dhe tiprezantoj keto informacione ne menyre sa me natyrale, apo sa me te kuptueshme prejperdorusve fundore qe do ta perdorin aplikacionin.

    Ne menyre qe te ndertohet diagrama ER, dizenjuesit e DB duhet te marrin ne intervisteperdoruesit e DB, te studiojne dokumentacionin lidhur me sistemin e vjeter ( nqs ka njesistem te tille) dhe specifikimet lidhur me sistemin e ri. Dokumentacionet jane te shkruarane gjuhe natyrale (anglisht pjesa me e madhe apo edhe ne gjuhen e vendit perkates).Eshte e veshtire perkthimi i dokumentave te tille ne diagramen ER, pra duhet te krijojmenje korrespondence midis shprehjeve te dokumentacioneve ne gjuhen natyrale dhediagrames ER.

    Diagrama ER ose shkurt ERD ilustron ne menyre skematike strukturen llogjike tedatabazes. Me poshte keni nje skeme te thjeshte.

    Figura 1. Diagrama ERD

  • 7/28/2019 Leksion_3 database (baze te dhenash)

    3/28

    Informacioni pasqyrohet me ane te simboleve te meposhtme:

    Keto simbole u futen ne perdorim prej prof. Peter Chen me 1976.

    Entiteti

    Entiteti eshte nje objekt apo koncept rreth te cilit kerkohet te ruhen te dhena apo nje

    bashkesi me te dhena.

    Attribute

    Atributet jane cilesite,vecorite ose karakteristikat qe specifikojne nje entitet.

    Atributi celes

    Nje atribut celes eshte unike, duke bere te dallueshem nje entitet. Per shembull, numri i

    punes se nje punonjesi mund te jete atributi celes per entitetin punonjes.

    Atributet e shume vlershme

    Jane ato lloj atributesh te cilat mund te kene me shume sesa nje vlere. Per shembull,

    entiteti punonjes mund te kete te percaktuara disa vlera lidhur me aftesite/njohurite qe

    punonjes ka.

  • 7/28/2019 Leksion_3 database (baze te dhenash)

    4/28

    Relatat

    Relatat tregojne se si dy entitete bejne share informacionin ne strukturen e databases.

    Relatat rekursive

    Ne disa raste nje entitet mund te vendosi lidhje me vetvete; psh rasti kur menaxheri i nje

    kompanie eshte ne vetvete nje punonjes.

    Kardinaliteti

    Specifikon se sa instanca te nje entiteti vendosin lidhje me sa instance te entitetit tjeter.

    Bazuar ne konceptin e kardinalitetit themi se kemi disa tipe relatash qe vendosen midisentiteteve:

    nje-me-nje: nje entitet A lidhet me te shumten nje entitet ne B dhe nje

    entitet B lidhet me te shumten nje entitet A.

    nje-me-shume: nje entitet A lidhet me cfaredo numri entitetesh B dhe nje

    entitet B lidhet me te shumten nje entitet A. shume-me-nje: nje entitet A lidhet me te shumten nje entitet ne B dhe nje

    entitet B lidhet me cfaredo numri entitetesh A.

    shume-me-shume: entitetet A dhe B lidhen me cfaredo numri entitetesh

    prej entitetit tjeter.

  • 7/28/2019 Leksion_3 database (baze te dhenash)

    5/28

    Shohim disa shembuj relatash nje-me-shume apo shume-me-shume:

    a) Lidhja nje-me-shume

    Figuren me siper mund ta lexoni si :

    nje liber mund te kete botime te ndryshme (ribotime ne vite te ndryshme),

    porse nje botim behet gjithmone lidhur me nje liber

    b) Lidhja shume-me-shume

    Figuren me siper mund ta lexoni si :

    nje autore mund te shkruaj 0,1 apo me shume libra

    dhe nje liber gjithmone eshte i shkruar nga nje apo shume autore

    Tipi me i shpeshte i relatave eshte relata nje-me-shume.

    Relatat nje-me-nje apo shume-me-shume pothuajse nuk ekzistojne. Kur ndeshen ketoraste duhen trajtuar me kujdes.

    Perdorimi i detyruar i relates nje-me-nje zakonisht nenkupton se te ty entitetet janesinonim te njeri tjetrit.

  • 7/28/2019 Leksion_3 database (baze te dhenash)

    6/28

  • 7/28/2019 Leksion_3 database (baze te dhenash)

    7/28

    Disa rregulla qe duhet te keni parasysh ne rastet kur ju kerkohet ndertimi i skemesorganizative, ne menyre qe te keni nje dokument sa me te lexueshem:

    vendosini entitete ne fillim te skemes/diagramit

    vendosini entitetet e tjera nen nje entiteti te pare ne rastin e relates nje-me-shume

    vendosini entitetet perkrah njeri- tjetrit ne rastin e relatave nje-me-nje dhe shume

    me-shume

    gruponi afer njeri-tjetrit entitetet e ngjashem. Mundohuni te perdorni vija lidhese

    midis tyre sa me te shkurtra dhe te mos keni nderprerje me vija te tjera lidhese.

    Ne rastet kur ndertoni digramat me dore, mund te perdorni forma drejtkendore temadhesive te ndryshme ne vend qe ti lidhni ato me vija te thyera. Pra ne vend te skemes

    Mund te ndertoni edhe skemen:

  • 7/28/2019 Leksion_3 database (baze te dhenash)

    8/28

    Shohim nje rast te thjeshte te diagrames ER

    Thane se format drejtkendore na tregojne nje entitet. Ne figure EM dhe PROJ natregojne se jane entitete, ndersa works-for eshte nje relate qe vendoset midis ketyre

    entiteteve. Shenjat M dhe N tregojne se lidhja works-for eshte nje lidhje shume-me-shume. Me fjale te tjera nje punonjes mund te punoj per shume projekte, dhe nje projectmund te kete disa punonjes qe punojne per te.

    Ne disa situata eshte e nevojshme te tregohen edhe vecorite/cilesite e nje entiteti netermat e atributeve te entitetit. Atributet paraqiten brenda formave rrethore dhe vendosenlidhjet midis atributeve dhe entiteteve. Ne figuren ilustruese keni te paraqitur atributetEMP#, EMP_Name dhe Age lidhur me entitetin EMPLOYEE. Dhe Number,Name dheNumber-of_year i korrespondojne vlerave te ketyre atributeve. Per me shume ndiqnifiguren qe vijon:

    Figura2. Diagrama ER: a) pa attribute dhe tipe vlerash te atributeve b) me atribute dhe

    tipe vlerash atributesh

    Per shembull, staring-Date eshte nje atribut per relaten Works-for, meqense pershkruanditen e pare kur nje punonjes eshte perfshire ne nje projekt.

  • 7/28/2019 Leksion_3 database (baze te dhenash)

    9/28

    Ka disa menyra te ndryshme te paraqitjes se diagrames ER, qe perdoren prej personave tekompanive te ndryshme. Figura ne vazhdim tregon te njejtin diagram ER porse meparaqitje te ndryshme grafike. Versioni i fundit mund ta quajme si versionin e pranuarprej standarteve ISO.

    Figura 3. Versione te ndryshme te nje diagrame ER lidhur me te njejtin skenare.

    2. Rregullat e perkthimit

    Ajo cka do te mundohemi te kryejme ne kete seksion eshte te vendosim disa rregulla apome mire te japim keshilla te menyres sesi te perkthejme nje fjali ne gjuhes natyrale nekomponente te diagrames ER. Jane me shume keshilla sepse po ti percaktonin si rregullame patjeter do te gjenim kundershembuj qe do te na hidhnin poshte rregullat.

    Rregull_1

    Nje emer ne gjuhen natyrore do te perkthehet si nje entitet ne ne diagramen ER

    Rregull_2

    Nje folje tranzitore i korrespondon nje relate ne diagramen ER

  • 7/28/2019 Leksion_3 database (baze te dhenash)

    10/28

    Shembull A

    Shprehja ne gjuhen natyrore: Nje person zoteron nje makine dhe eshte anetare i njepartie politike

    Analizojme cka eshte shkruar: meqenese person, makine, parti politike jane emrane gjuhen natyrore ath ata do te perkthehen si entitete ne diagramen ER. Meqenesezoteron dhe eshte jane folje tranzitore (thjesht folje te fjalise) ath ato do teperkthehen ne relata ne diagramen ER.

    Figure 4. Digrama ER per shembullin A

    Rregulli 3

    Nje mbiemer ne gjuhen natyrore perkthehet ne nje atribut te nje entiteti ne diagramen ER.

    Rregulli 4

    Nje ndajfolje ne gjuhen natyrore perkthehet ne nje atribut te relates ne diagramen ER.

    Shembull B

    Fjalia ne gjuhen natyrore: Nje person 40-vjecare punon ne nje projekt me numer 2175per rreth 20% te kohes se tij.

    Analizojme cka u tha me lart:Meqenese person dhe projekt jane emra ath ata do te perkthehen si entitete nedigramen ER. Meqenese 40-vjecare eshte mbiemer ne gjuhen natyrore i emrit person athai perkthehet ne atribute te entitetit person. Edhe llogjikisht kjo eshte e vertete sepsemoshen e nje personi e marrim si atribut apo vecori te atij personi.Ne menyre te ngjashme meqenese me numer 2175 qendron per nje mbiemer per emrin

    projekt do te perkthehet ne atribut te entitetit projekt. Meqenese folja punon ne eshtefolje tranzotire do ta perkthejme si nje relate ne diagramen ER. Meqenese 20% e kohesse tij qendron si nje ndajfolje per foljen punon, ath mund ta konsiderojme perqindjene kohes si nje atribut te relates punon ne.

  • 7/28/2019 Leksion_3 database (baze te dhenash)

    11/28

    Figura 5 Diagrama ER per shembullin B

    Rregulli 5

    Nqs kemi fjali ne gjuhen natyrore te tipit gjenden ....X ne Y ath mund ta perkthejme si Y ka ..X

    Shembull C

    Fjalia ne gjuhen natyrore Gjenden 200 punonjes ne kete departament

    Analizojme cka u tha me siper:Sipas rregullit 5 fjaline e mesiperme mund ta perkthejme ne Departamenti ka 200

    punonjes dhe diagrami ER korrespondues eshte ai qe vijon:

    Figura 6 Diagrama ER per shembullin C

  • 7/28/2019 Leksion_3 database (baze te dhenash)

    12/28

    Rregulli 6

    Nqs ne gjuhen natyrale fjalia eshte e tipit X-i i Y-nit eshte Z dhe nqs Z eshte nje emerath X e perkthejme si nje relate midis Y dhe Z. Ne kete rast si Y si Z mund teperfaqesohen si entitete.

    Rregulli 7

    Nqs fjalia ne gjuhen natyrale eshte e formes X-i i Y-nit eshte Z dhe Z nuk eshte emer,ath X mund ta perkthejme si atribut te Y. Ne kete rast Y perfaqeson nje entitet (apo grupentitetesh) dhe Z perfaqeson nje vlere per atributin.

    Shembulli D

    Fjalia ne gjuhen natyrale: : Ngjyra e bankes eshte blu

    Analizojme cka u tha:Meqenese blu nuk eshte emer, mund te deduktojme se ngjyra eshte nje atribut i

    entitetit banke. Figura shpjegon:

    Figura 7 Diagrama ER per shembullin D

    Shembulli E

    Fjalia ne gjuhen natyrale: Numri i fatures eshte 7284

    Analizojme: meqenese 7284 eshte nje numer dhe jo nje emer mund te deduktojme se kynumer eshte nje atribut i entitetit fatura.Figura ne vijim:

  • 7/28/2019 Leksion_3 database (baze te dhenash)

    13/28

    Figura 8 Diagrama ER shembulli E

    Shembulli F

    Fjalia ne gjuhen natyrore: Babai i James Smith eshte Robert Smith

    Analizojme fjaline: meqenese si James Smith dhe Robert Smith jane emra te pervecemmund te themi se qe te dy ata I referojne dy entiteteve dhe qe babai eshte nje relatemidis ketyre dy entiteteve. Nqs pranojme te mireqene se qe te dy James Smith dheRobert Smith i referohen entiteteve te tipit person, ath mund te themi se babai eshtenje relate midis entiteteve Person.

    Figura 9 Diagrama ER per shembullin F

  • 7/28/2019 Leksion_3 database (baze te dhenash)

    14/28

    Rregulli 8

    Objektet algjebrike ose operandat numerike mund te konsiderohen si atribute.

    Shembull G

    Fjalia ne gjuhen natyrore: Paga mesatare eshte $20000 dhe krediti maksimal limit eshte

    $500.

    Analizojme : meqenese edhe mesatarja edhe maksimumi jane operanda algjebrikemund te deduktojme se paga dhe krediti limit jane atribute.

    Rregulli 9

    Paskajorja ne gjuhen natyrale perkthehet ne nje relate te konvertuar tip entiteti nediagramen ER

    Meqenese foljet perktheheshin ne relata, emrat perktheheshin ne entitete; paskajorja qeeshte folje porse nje emer i konvertuar ne folje, perkthehet ne nje entitet te

    konvertuar/kthyer ne relate.

    Shembulli HFjalia ne gjuhen natyrore: Produktet u shperndahen klientave dhe shperndarja kryhetprej nenpunesve

    Analizojme: produkti dhe klienti jane entitete dhe shperndahet eshte relata qevendoset midis ketyre dy entiteteve. Folja shperndaj eshte kthyer me vone ne emer nemenyre qe te kthehej ne kryefjale te pjeses se dyte te fjalise. Me fjale te tjera relata shperndare eshte kthyer ne entitetin shperndarje. Relata kryhet prej e percaktuarnga entiteti shperndarje dhe punonjes

    Figura 10.1 Diagrama ER e pjese se pare te fjalise

  • 7/28/2019 Leksion_3 database (baze te dhenash)

    15/28

  • 7/28/2019 Leksion_3 database (baze te dhenash)

    16/28

  • 7/28/2019 Leksion_3 database (baze te dhenash)

    17/28

  • 7/28/2019 Leksion_3 database (baze te dhenash)

    18/28

    Per shembull, ne tani dime se vlera mesatare e M ne figuren 12 eshte 2 ( 100departamente ndare ndermjet 50 filialeve) dhe vleren mesatare te N ne figuren 12 eshte 5(500 qendra pune ndare midis 100 departamenteve). Keto infromacione jane te vlefshemne dizenjmin fizike te struktures se te dhenave porse nuk jane esenciale ne konceptimin ediagrames ER.

    Fjalia e katert: ne cdo departament gjendet nje ore on-line tek e cila cdo punonjes duhette referoj kohen e ardhjes dhe te largimit.Analiza: kjo fjali na tregon per menyren sesi disa lloje te dhenash mblidhen dhe eshte jo erendesishme ne diagramen ER. Megjithate per praktike do ta analizojme edhe kete fjalidhe do te ndertojme skemen ER perkatese.Fjalia ne fjale na tregon qe relata midis entiteteve departament dhe ore eshte njelidhje nje-me-nje. Per me shume entitetet punonjes,ore dhe ardhje/largim janeentitetet qe marrin pjese ne relatenraportim. Skema ER per kete fjali eshte ajo emeposhtme:

    Figura 13 Diagrama ER per fjaline e katert

    Fjalia e peste: nje pune i shoqerohet vetem njerit prej 20 tipeve te ndryshem te punes.Analiza: kjo fjali tregon se relata midis entiteteve tip pune dhe pune eshte nje lidhjenje-me-nje. Figura me poshte eshte skema ER per fjaline e peste:

    Figura 14: Diagrama ER per fjaline e peste

    Fjalia e gjashte: secila prej tipeve te punes mund te kryhet ne nje prej filialeve.Analiza: fjalia tregon se relata midis entiteteve tip pune dhe filial eshte nje lidhjeshume-me-shume dhe skema me poshte tregon diagramen ER lidhur me te:

  • 7/28/2019 Leksion_3 database (baze te dhenash)

    19/28

  • 7/28/2019 Leksion_3 database (baze te dhenash)

    20/28

    Figura 17: Diagrama ER per fjaline e tete

    Fjalia e nente: gjenden 5 sindikata ne kompani dhe cdo punonjes eshte pjese e vetemnjeres prej sindikatave.

    Analiza: relata midis entiteteve kompani dhe sindikata eshte nje lidhje shume-me-nje. Skema me poshte tregon diagramen ER lidhur me kete fjali.

    Figura 18: Diagrama ER per fjaline e nente

    Fjalia e dhjete: edhe pse permasa e kompanise qendron e pandryshueshme, rreth 20 % epunonjesve largohen cdo vit prej saj dhe zevendesohen prej personelit te ri.Analiza: relata midis entiteteve punonjes dhe kompani tregohet ne figuren 13. kjofjali tregon vetem shpeshtesine e ndryshimit te relates midis entiteteve kompani dhe

    punonjes porse nuk jep asnje informacion shtese rreth entiteteve apo relatave te reja.

    Ajo cka kemi bere deri me tani eshte analizimi i seciles fjali prej specifikimeve te sistemitdhe ndertimi i diagramave ER perkatese. Ne kete pike duhet te shkrijme apo tebashkojme te gjitha diagramat e ndertuara ( nga fig 11 deri me fig 18 pervec fig 13 dhefig 17). Dhe te ndertojme fig 19.

  • 7/28/2019 Leksion_3 database (baze te dhenash)

    21/28

    Figura 19 Diagrama permbledhese e te gjithe skenarit

    Meqenese nuk kemi asnje atribut per cdo relate ne fig 19. mund te perdorim nje

    thjeshtezim te skemes te sapo ndertuar ( duke perdorur vetem vijezime te drejta ne vendte rombeve per relatat dhe asnje emertim per tipin e relates. Figura 20. qe vijon eshte njeversion i thjeshtezuar i diagrames ER.

  • 7/28/2019 Leksion_3 database (baze te dhenash)

    22/28

    Figura 20 Diagrama ER e thjeshtezuar e skenarit

    Meqenese po ndertojme/modelojme specifikimet e sistemit te nje kompanie te vetme, nalejohet te fshijme entitetin kompani dhe figura 21 kthehet ne diagramen ERperfundimtare.

    Figura 21: Diagrama perfundimtare ER

  • 7/28/2019 Leksion_3 database (baze te dhenash)

    23/28

    3.Permbledhje

    Kur nje diagrame ER do ti tregohet/paraqitet nje audience, nuk duhet ti tregohet ne hapinfinal. Persona nga audienca nuk i kane te gjitha njohurite e nevojshme per interpretimin enje diagrami te tille. Duhet qe te paraqiten te gjitha hallkat apo hapat te cilat na kane cuar

    ne skemen perfundimtare te diagrames.

    Prezantimi duhet te filloj me tipet e entiteteve pjesemarres. Fillimisht cdo entitet duhet teprezantohet apo perkufizohet si dhe te pasohet me nje pershkrim te shkurter rreth tij. Hapitjeter eshte prezantimi i nje relate ne te cilen ky entitet eshte pjese; duke prezantuarkonceptin e relates dhe shpjegim te shkurter te saj( kardinaliteti i relates, entitet qe bejnepjese ne relate dhe funksionimi i relates).

    Me pas zhvendosuni ne nje relate tjeter ( apo pjese tjeter te diagrames) dhe ndiqni hapat emesiperm per sqarimin e saj tek publiku. Vazhdohet ne kete menyre derisa te keni arriturte sqaroni gjithe skemen/diagramen ER.

  • 7/28/2019 Leksion_3 database (baze te dhenash)

    24/28

    4. Ushtrim_1Paraqitja e diagrames ER per sistemin menaxherial te nje konference.

  • 7/28/2019 Leksion_3 database (baze te dhenash)

    25/28

    Ushtrim_2Diagrama ER per sistemin menaxherial ne nje kinemaje

  • 7/28/2019 Leksion_3 database (baze te dhenash)

    26/28

    Ushtrim _3Diagrama e thjeshtezuar e nje universiteti

  • 7/28/2019 Leksion_3 database (baze te dhenash)

    27/28

    Ushtrim_4Digrama ER e thjeshtezuar per nje sistem menaxhimi te nje linje ajrore.

  • 7/28/2019 Leksion_3 database (baze te dhenash)

    28/28

    Ushtrim_6Diagrama ER e thjeshtezuar per skenarin e nje spitali.