ldk_kp_raporti i punes 2010-2015 · web viewldk-ja ka përkahur dialogun për marrëveshjen...

29
LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS Raporti i Punës 2015 - 2019 Prishtinë, maj 2019

Upload: others

Post on 07-Jan-2020

0 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: LDK_KP_Raporti i Punes 2010-2015 · Web viewLDK-ja ka përkahur dialogun për marrëveshjen përfundimtare me Serbinë, por ka kundërshtuar fuqishëm idenë e “korrigjimit” të

LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËSRaporti i Punës 2015 - 2019

Prishtinë,maj 2019

Page 2: LDK_KP_Raporti i Punes 2010-2015 · Web viewLDK-ja ka përkahur dialogun për marrëveshjen përfundimtare me Serbinë, por ka kundërshtuar fuqishëm idenë e “korrigjimit” të

I. HYRJE

Lidhja Demokratike e Kosovës, në periudhën 2015 - 2019, është angazhuar fuqishëm për konsolidimin dhe forcimin e saj dhe të shtetit të Kosovës, duke e kultivuar frymën dhe vizionin rugovian.

Aktualisht, LDK-ja është subjekti politik me numrin më të madh të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe me numrin më të madh të komunave që i qeveris. Të gjitha matjet e opinionit publik e pasqyrojnë LDK-në me besimin më të madh qytetar në krahasim me subjektet e tjera politike. LDK-ja, si parti e qendrës së djathë, gjatë këtyre tridhjetë viteve, që nga themelimi i saj, e ka kultivuar rolin e saj shtetformues dhe ka vepruar konform aktualitetit politik, duke e ruajtur pozitën e saj lidere. Është ky rezultat dhe shprehje e përkushtimit të dëshmuar të LDK-së për shtetin e Kosovës dhe e angazhimit të saj për zgjidhjen e problemeve që preokupojnë çdo qytetar, sikurse edhe rezultat i politikave konsistente, të bazuara në vendimmarrje demokratike. Gjatë kësaj periudhe, për herë të parë pas luftës, Lidhja Demokratike e Kosovës ka arritur të udhëheqë Qeverinë e Republikës së Kosovës, duke dhënë shembull të qeverisjes demokratike e me duar të pastra. Qeveria e udhëhequr nga LDK-ja ka nënshkruar MSA-në apo marrëveshjen e parë me BE-në, u ka hapur rrugë reformave më të mëdha dhe më substanciale fiskale, përfshirë Programin Kombëtar të Reformave Ekonomike, ka rritur buxhetin në mbi 2 miliardë euro dhe, njëkohësisht, ka rritur pensionet, ndihmat sociale dhe pagat në nivel vendi, rrjedhimisht duke ulur normën e papunësisë në Kosovë nga 33% në 26%, për një përiudhe rekorde prej më pak se tre vjet.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka vazhduar rigjenerimin e anëtarësisë, strukturave dhe kuadrove të saj, duke kultivuar dhe thelluar edhe më tej bashkëpunimin me partitë e familjes së Partive Popullore Evropiane (EPP). Në fakt, orientimi evropian ka qenë dhe mbetet karakteristikë dalluese e Lidhjes Demokratike të Kosovës në skenën politike të Kosovës. Gjatë kësaj periudhe, Lidhja Demokratike e Kosovës është ballafaquar edhe me situata të rënduara politike, duke përfshirë mocionin e votëbesimit ndaj Qeverisë, qasjen tejet populiste të partive të opozitës, përdorimin e dhunës nga opozita ndaj zyrtarëve të LDK-së, duke përfshirë sulmet ndaj familjarëve dhe shtëpisë së Kryetarit të LDK-së, procesin e dialogut etj.

Raporti i Punës sëLDK-së 2015-2019 Faqe | 2

Page 3: LDK_KP_Raporti i Punes 2010-2015 · Web viewLDK-ja ka përkahur dialogun për marrëveshjen përfundimtare me Serbinë, por ka kundërshtuar fuqishëm idenë e “korrigjimit” të

Rrëzimi i Qeverisë së drejtuar nga LDK-ja, përmes mocionit të mosbesimit, solli në krye të vendit një koalicion të varur nga Lista Serbe.

Veprimi i parë i koalicionit qeverisës të drejtuar nga PDK-ja, i Qeverisë së drejtuar nga AAK-ja dhe Presidentit të vendit ishte tentimi për ta shpallur të pavlefshëm Ligjin për Gjykatën Speciale, në dhjetor të vitit 2017, veprim që dështoi dhe u kundërshtua fuqishëm nga SHBA-të, Mbretëria e Bashkuar dhe BE-ja.

Funksionimi dhe vendimmarrja brenda koalicionit, që u formua me koncesione joparimore ndaj partnerëve të vegjël dhe grupeve të interesit që janë bërë pjesë e Qeverisë, karakterizohen me qasje ad-hoc, me mungesë programi, të motivuar nga interesa të ngushta politike dhe të grupeve të interesit. Qeveria aktuale ka 1/3 e anëtarëve të saj me aktakuza, të dyshuar për vepra penale. Ka rrënuar partneritetin me Bashkimin Evropian dhe ka sjellë në pikën më të ulët partneritetin dhe miqësinë me SHBA-të. Puna e Qeverisë dhe e koalicionit qeverisës përcillet me skandale të përditshme, si ato të keqmenaxhimit të buxhetit, të punësimeve mbi baza politike në kompanitë publike, nepotizmit, pafuqisë në vendimmarrje, humbjen e njohjeve nga vendet që e kanë njohur Kosovën si shtet, ikjes së përgjegjësisë së Kryeministrit për dialog etj.

Lidhja Demokratike e Kosovës në fokus të aktivitetit të saj gjatë kësaj periudhe, qoftë në pozitë apo në opozitë, ka pasur forcimin e shtetit të Kosovës përmes demokratizimit të institucioneve të saj, zhvillimit më të shpejtë ekonomik, hapjen e vendeve të reja të punës dhe të perspektivës për të rinjtë dhe gratë. Arsimi cilësor dhe shëndetësia, po ashtu, kanë qenë prioritet i LDK-së. LDK-ja ka dhënë shembull të ndërtimit të shtetit ligjor dhe të luftimit të krimit të organizuar dhe të korrupsionit, si dhe të aleancës globale për luftë kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm. Ka kultivuar relacione të fqinjësisë së mirë me vendet fqinje dhe ka qenë shtyllë e rëndësishme e procesit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, i njohur si Procesi i Berlinit, i pasuar në Vjenë, Paris e Triestë.

Në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, Qeveria e drejtuar nga LDK-ja ka arritur të ushtrojë pushtetin në veri të vendit, të zhbëjë strukturat paralele serbe, të arrij kodin telefonik shtetëror, të ushtroj në tërë territorin e vendit autoritetin e gjykatave dhe prokurorisë, të policisë dhe doganave.

LDK-ja ka përkahur dialogun për marrëveshjen përfundimtare me Serbinë, por ka kundërshtuar fuqishëm idenë e “korrigjimit” të kufijve, të prezantuar nga Presidenti i vendit, përkatësisht shkëmbimin e territorit dhe vënien në pyetje të karakterit unitar të vendit dhe të Deklaratës së Pavarësisë së 17 shkurtit 2008. LDK-ja është angazhuar që dialogun ta drejtojë një Qeveri që ka shumicën e nevojshme parlamentare, e cila duhet të dalë nga zgjedhjet e parakohshme.

II. LDK-ja NË INSTITUCIONET E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Raporti i Punës sëLDK-së 2015-2019 Faqe | 3

Page 4: LDK_KP_Raporti i Punes 2010-2015 · Web viewLDK-ja ka përkahur dialogun për marrëveshjen përfundimtare me Serbinë, por ka kundërshtuar fuqishëm idenë e “korrigjimit” të

1. Qeveria në mandatin e LDK-së

Qeveria e drejtuar nga LDK-ja, nga fundi i vitit 2014 deri në fillim të shtatorit të vitit 2017, i dha vendit rezultate në shumë fusha. Qeveria e mori ekonominë me rritje prej 1.2% dhe siguroi rritje mesatare vjetore ekonomike për vitin 2015, 2016 dhe 2017 prej rreth 4%. Trashëgoi buxhet me borxhe të paparaqitura prej mbi 160 milionë euro dhe arriti ta konsolidojë buxhetin dhe të shtojë të hyrat për mbi 400 milionë euro. Qeveria, me Ligj, ua fali qytetarëve dhe bizneseve borxhet e vjetra prej rreth 400 milionë euro, duke mbajtur stabilitet të plotë buxhetor. Arriti marrëveshjen me FMN-në, duke siguruar mbi 700 milionë euro për investime kapitale.

Me kredibilitetin e saj, Qeveria bëri marrëveshje financiare në vlerë qindra miliona euro me institucionet financiare ndërkombëtare, si Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar, Komisionin Evropian, BERZH-i, Banka Gjermane për Zhvillim, si dhe qeveritë e vendeve si Franca, Hungaria, Gjermania e shumë të tjera.

Buxheti i Kosovës për herë të parë arriti shifrën e mbi 2 miliardë eurove. Norma e interesit në sistemin bankar në vitin e parë të qëverisjes së LDK-së zbriti në vlera një shifrore.

U realizua Fondi për Garantim të Kredive, u përgatit dhe u aprovua Ligji për Investime Strategjike.

Pas prolongimit prej 16 vjetësh të zgjidhjes së problemit të Trepçës, Qeveria përgatiti dhe Kuvendi aprovoi Ligjin për Trepçën, i cili u ndërtua mbi praktikat më të mira të qeverisjes së kompanive të tilla, duke e pavarësuar Trepçën si shoqëri aksionare, në të cilën për herë të parë kanë aksione edhe punëtorët.

U realizuan reformat fiskale, pakoja 1 dhe 2 që siguruan përkrahjen më të madhe për bizneset prodhuese. Rritja e investimeve private gjeneroi mbi 41.000 vende të punës. Investime të huaja direkte në dy vitet e para të qeverisjes arritën në rreth 500 milionë euro. U përmbyll procesi i fillimit të Termocentralit Kosova e Re në marrëveshje me kompaninë amerikane Contur Global dhe me agjensionet e Bankës Botërore. U kompletua linja e interkoneksionit me Shqipërinë, u realizuan dhjetëra projekte të energjisë së ripërtritshme dhe të efiçencës së energjisë.

Filloi zbatimi i prokurimti elektronik, që siguroi transparencë maksimale në procedurat e prokurimti.

U ndërtua një pjesë e rëndësishme e autostradës për në Shkup, filluan punimet në rrugën për Podujevë, vazhduan ato për Pejë dhe Mitrovicë dhe u bënë përgatitjet për fillimin e rrugës së Gjilanit.

Raporti i Punës sëLDK-së 2015-2019 Faqe | 4

Page 5: LDK_KP_Raporti i Punes 2010-2015 · Web viewLDK-ja ka përkahur dialogun për marrëveshjen përfundimtare me Serbinë, por ka kundërshtuar fuqishëm idenë e “korrigjimit” të

Institucionet ndërkombëtare si Freedom House, Heritage Foundation e shumë të tjera, për herë të parë në historinë tonë pas luftës kanë raportuar për përmirësim të treguesve ekonomik të Kosovës.

Për herë të parë u rritën pensionet nga 25% deri në 75% dhe ndihmat sociale për 25%. U arritën marrëveshje për punësim sezonal me shumë shtete.

Në bashkëpunim me Bankën Botërore, Qeverinë e Luksemburgut dhe atë të Zvicrës u përgatit infrastruktura ligjore dhe stafi për fillimin e procesit të sigurimeve shëndetësore.

Në fushën e integrimeve evropiane, Qeveria e drejtuar nga LDK-ja:

Nënshkroi Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit, si marrëveshje të parë kontraktuale me BE-në;

Aprovoi Axhendën e Reformave Evropiane; Arriti Marrëveshjen-Kornizë për Qasjen e Kosovës në Programet e BE-së; Nënshkroi Marrëveshjen për Shënjimin e Vijës Kufitare me Malin e Zi, e cila mbeti të

ratifikohej nga ana e Kuvendit; Kosova përfitoi nga Procesi i Berlinit së gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor; Plotësoi 94 nga gjithsej 95 kritere për liberalizimin e vizave. Mbeti vetëm ratifikimi i

vijës kufitare me Malin e Zi; Komisioni Evropian kishte konfirmuar se Kosova kishte plotësuar kriterin e luftës

kundër krimit dhe korrupsionit, si kriter për liberalizim të vizave. Me SHBA-të arriti Marrëveshjen për Programin e Sfidave të Mijëvjeçarit.

Në fushën e shtetit ligjor, inicoi përmbylljen e ndryshimeve ligjore për pavarësimin e plotë të gjyqësorit dhe të sistemit prokurorial; bëri ndryshime në Ligjin e OSHP-së, për të larguar njerëzit nën dyshim për përfshirje në afera korruptive dhe me procedura penale të inicuara; suspendoi dhjetëra zyrtar, ndaj të cilëve ishin ngritur aktakuzat.

Gjatë mandatit u hartua e gjithë infrastruktura ligjore për përmbylljen e transformimit të FSK-së në FAK, përkatësisht në ushtri.

Qeveria kishte trashëguar pasojat e parregullësive të qeverive paraprake lidhur me kontratën e Z-Mobile, AXOS, Pasaportat dhe bëri përpjekje maksimale të evitojë dëmët për paranë publike;

Ndër shumë të arritura të Qeverisë duhet veçuar edhe:

Hartimin dhe aprovimin e Ligjit për Ndalimin e Bashkimit në Konflikte të Armatosura Jashtë Territorit të Vendit. Ligj ky i cili Kosovën e bënë pjesë aktive dhe të rëndësishtme të kolaicionit global kundër terrorizmit

Hartimin dhe aprovimin e Strategjisë Kombëtare për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit që Shpie në Terrorizëm 2015 - 2020. Ligji dhe strategjia, shoqëruar me veprime të vendosura operacionale nga ana e institucioneve shtetërore

Raporti i Punës sëLDK-së 2015-2019 Faqe | 5

Page 6: LDK_KP_Raporti i Punes 2010-2015 · Web viewLDK-ja ka përkahur dialogun për marrëveshjen përfundimtare me Serbinë, por ka kundërshtuar fuqishëm idenë e “korrigjimit” të

të sigurisë, kanë shënuar fundin e organizimit dhe shkuarjes së qytetarëve të Kosovës në ISIS dhe vatra të tjera të krizave në botë.

Autoritet kosovare, përkatësisht Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, për herë të parë, në maj 2016 ka nënshkruar në Varshavë të Polonisë, një marrëveshje për menaxhimin e kufijve me një agjenci të Bashkimit Evropian (FRONTEX), e cila koordinon dhe zhvillon menaxhimin e kufijve evropianë në përputhje me politikat e BE-së.

Komiteti Ekzekutiv i INTERPOL-it kishte vendosur që aplikimin e Republikës së Kosovës për anëtarësim në INTERPOL, ta vë në axhendën e Asamblesë së Përgjithshme që do të zhvillohej nga data 26 deri më 29 shtator 2017 në Pekin të Kinës. Kosova i kishte votat e sigurta për antarësim, në pako me Palestinën dhe Ishujt Solomon. Tërheqja e aplikacionit nga Qeveria aktuale ishte gabim strategjik që e lë edhe sot e kesaj dite Kosovën jashtë kësaj organizate për bahkëpunim ndërkombëtar policor.

Në fushën e Kulturës, Sportit dhe të Rinisë buxheti është rriut nga rreth 19 milionë në mbi 33milionë euro, që ka mundësuar investime kapitale fundamentale në infrastrukturën sporitve,kuklturë dhe në qendrat rinore kudo nëpër Kosovë.Kosova u anëtarësua me të drejt taë plotanë 14 organizata sportive, ndër të cilat në: UEFA, FIFA, FIBA Evropë, FIBA Botë. Me këtoështë përmbyllur ndërkomëtarizimi i sportit. U anëtarësua po ashtu, në 4 organizata ndërkombëtare të kulturës, prej të cilave veçohet IFLA. Është krijuar Organizata përBashkëpunimin e Rinisë (Samiti i Parisit). Është kthyer ligjshmëria në institucione, janëpamundësuar shpërdorimet e parasë publike.Është hartuar dhe miratuar Strategjis Kombëtaree Trashëgmisë Kulurore. Për herë të parë është bërë Lista me Objekte të Trashëgimisë nën Mbriojetje të Përheshme. Është miratuar Ligji për Sponsorizim etj..

Qeveria e drejtuar nga LDK ka arritur rezultate të veçanta në afirmimin ndërkombëtar të shtetit të Kosovës, në forcimi e partneritetit me Bashkimin Evropian dhe të miqësisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në suaza të procesit të Berlinit janë intensifikuar marrëdhëniet me shtetet fqinje.

Qeveria ka drejtuar dialogun për normalizimi e marrëdhënieve me Serbinë, bazuar në Marrëveshjen e Parë të ratifikuar nga Kuvendi i Republikes së Kosovës në vitin 2013. Në suaza të kësaj mund të veçohen marrëveshja për Kodin telefonik të shtetit të Kosovës, Marrëveshja në fushën e drejtësisë e cila mundësoi shtrirjen e autoritetit të prokurorisë dhe gjykatave të Kosovës në tërë territorin e Kosovës, veçmas në veri të vendit, Marrëveshja për zhbërjen e strukturave paralele, të njohura si rojet e urës dhe mbrojtja civile. Punoi në realizimin e Marrëveshjes për menaxhimin e pikave kufitare si dhe arriti Marrëveshjen për kriteret për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, themelimi i të cilit ishte vendosur me Marrëveshjen e Parë nga qeveria paraprake. Me këtë marrëveshje u arrit për herë të parë që të pranohet nga ana e Serbisë roli i Gykatës Kushtetuese të Kosovës, përkatësisht që Asociacioni të themelohet pasi që Gjykata Kushtetuese e vërteton se Statuti i Asociacionit është në harmoni me Kushtetutën dhe që çdo ndryshim i Statutit ti nënshtrohet

Raporti i Punës sëLDK-së 2015-2019 Faqe | 6

Page 7: LDK_KP_Raporti i Punes 2010-2015 · Web viewLDK-ja ka përkahur dialogun për marrëveshjen përfundimtare me Serbinë, por ka kundërshtuar fuqishëm idenë e “korrigjimit” të

vlerësimit të Gjykatës Kushtetuese. Qeveria arriti të sigurojë zotimin e përfaqësuesve më të lartë të BE-së se Asociacioni nuk ka fuqi ekzekutive dhe kompetenca të pushtetit të tretë.

Qeveria e drejtuar nga LDK-ja nuk ka pasur asnjë skandal korruptiv dhe asnjë ministër me aktakuzë.

Me gjithë këto rezultate, PDK-ja shkeli Marrëveshjen e Koalicionit, në të cilën ishte paraparë që asnjëra palë nuk do tëpërkrahë mocionin e mosbesimin të paraqitur nga opozita. PDK-ja organizoi, përmes Nisma-s, mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë. Më 10 maj 2017 deputetët e PDK-së, VV-së, Nismës, Listës Serbe, AAK-së dhe të pakicave të tjera votuan mocionin e mosbesimit.

Ishte tendencë që dobësitë, keqpërdorimet, dëmet e krijuara nga qeverisjet e kaluara, përfshirë edhe nga disa individë që ishin nënshkrues të peticionit, t’i mveshen Qeverisë së drejtuar nga LDK-ja. Si pretekst u shfrytëzua, siç përsëritej nga PDK-ja, mungesa e guximit për vendime të mëdha e që lidhej me refuzimin e disa deputetëve, përfshirë edhe një numër të atyre nga LDK-ja, për ratifikimin e Marrëveshjes për Shënjimin e Vijës Kufitare me Malin e Zi. Marrëveshje kjo, të cilën edhe deputetët e LDK-së e votuan pas rrëzimit të Qverisë së saj.

Qeveria Mustafa ishte Qeveri ndaj të cilës u organizuan protesta dhe u ushtrua dhunë, sikur asnjëherë pas luftës. Opozita, VV-ja, AAK-ja dhe Nisma, organizoi protesta të dhunshme në rrugë, me gurë e me shishe molotovi. Në sallën e Kuvendit u gjuajt me vezë dhe u përdor gaz lotësjellës e sprej. Kryeministri dhe Kryetari i LDK-së u sulmua parreshtur më vezë e gurë, u tentua të bëhej atentat me “iriq” metalik ndaj eskortës së tij. Ndërkaq, pati edhe sulme me molotov ndaj shtëpisë familjare të tij, por edhe përdorim të bombave ndaj disa objekteve dhe të minahedhësit ndaj ndërtesës së Kuvendit.

Protestat e dhunshme filluan si shkas i një deklarate të papërgjegjjshme të një ministri serb dhe vazhduan me kauzë të rrejshme për kundërshtimin e Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi (AAK) dhe të Marrëveshjes për Kriteret për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe (VV). Të njëjtën marrëveshje për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi e votoi Qeveria e drejtuar nga AAK, pasi erdhi në pushtet.

Veprimet e tilla konfirmuan lidhjen e fortë që e kishte PDK-ja me opozitën dhe me Listën Serbe në veprimet kundër LDK-së. PDK-ja e pati përkrahjen e parezervë, jo vetëm të partive opozitare, por edhe të Listës Serbe, të diktuar nga Beogradi, për ta rrëzuar Qeverinë, sepse qeverisja e LDK-së nuk i konvenonte as njërës dhe as palës tjetër.

Gjatë kësaj periudhe LDK tregoi rezultata të veçanta në qeverisjen lokale. Zgjidhja e problemeve që preokupojnë qytetarët në fushën e arsimit, shëndetësisë, rregullimit urban, rrugëve, parqeve, zhvillimit ekonomik lokal e shumë të tjera, ishin në qendërtë vëmendjes në Pejë, Podujevë, Gjilan, Viti, Lipjan, Istog, Fushë Kosovë, Vushtrri si dhe në Ferizaj dhe Suharekë (në mandatin e kaluar). U qeveris dhe po qeveriset pa skanale dhe pa korrupsion.

Raporti i Punës sëLDK-së 2015-2019 Faqe | 7

Page 8: LDK_KP_Raporti i Punes 2010-2015 · Web viewLDK-ja ka përkahur dialogun për marrëveshjen përfundimtare me Serbinë, por ka kundërshtuar fuqishëm idenë e “korrigjimit” të

2. Grupi Parlamentar i LDK-së në opozitë

Grupi Parlamentar vazhdon të luajë rol aktiv në koordinimin e opozitës, si Grupi më i madh Parlamentar në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe si grupi përfaqësues i partisë më të madhe në vend.

Që nga fillimi i legjislaturës (2017) të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Grupi Parlamentar i LDK-së ka qenë grupi më aktiv me deklarime, debate dhe interpelanca. Grupi Parlamentar i LDK-së ka ngritur debate e interpelanca lidhur me gjendjen në arsim, politikën e jashtme, sigurinë, shëndetësinë, mirëqenien dhe zhvillimet politike. Me iniciativë të Grupit Parlamentar të LDK-së, janë ngritur mbi 50 çështje në seancat e rregullta. Po ashtu, janë shtruar mbi 100 pyetje parlamentare, megjithëse shumë pyetje kanë mbetur pa përgjigje, për shkak se Kryeministri dhe ministrat nuk marrin pjesë në seancë. Kjo ka zbehur kontrollin e ekzekutivit nga Kuvendi.

Grupi Parlamentar në konsultim me strukturat udhëheqëse të LDK-së ka ndërmarrë hapa në Kuvend për të ndaluar këtë model të qeverisjes. Nga shtatori 2018, GP-ja ka përdorur fuqinë e votës për të pamundësuar kuorumin në seancat e Kuvendit me qëllim të dëshmimit para qytetarëve pafuqinë dhe mungesën e legjitimitetit të këtij koalicioni për të qeverisur. Grupi Parlamentar i LDK-së ka parashtruar kërkesa për debate parlamentare:

Për vendimin e Regjistrit Evropian të Sigurimit të Cilësisë për Arsimin e Lartë (EQAR) për përjashtimin e Agjencisë Kosovare të Akreditimit,

Për deportimin e gjashtë shtetasve të Republikës së Turqisë, Për gjendjen jo të mirë të rinisë kosovare, Për Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve 2019 - 2021, Për angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve”

apo “ korrigjimit të kufijve” në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, Për dështimet dhe skandalet në politikën e jashtme të Republikës së Kosovës, Për dështimin e koalicionit qeverisës të cilat kulmuan me mosliberalizim të vizave.

Grupi Parlamentar i LDK-së gjatë vitit 2018 ka parashtruar 2 kërkesa për formim të Komisioneve Hetimore Parlamentare, për të hetuar dëbimin e gjashtë shtetasve turq, më 29 mars 2018, dhe shpenzimet e lobimit nga ana e Presidencës dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës.

III. AKTIVITETI I ORGANEVE TË LDK-së

1) Kuvendi Punues i LDK-së

Raporti i Punës sëLDK-së 2015-2019 Faqe | 8

Page 9: LDK_KP_Raporti i Punes 2010-2015 · Web viewLDK-ja ka përkahur dialogun për marrëveshjen përfundimtare me Serbinë, por ka kundërshtuar fuqishëm idenë e “korrigjimit” të

Pas Kuvendit të Tetë Zgjedhor, LDK-ja ka organizuar Kuvendin Punues të LDK-së (Konventën), në të cilin janë përcaktuar Orientimet programore të LDK-së, janë bërë disa ndryshime dhe plotësime në Statutin e LDK-së, është aprovuar Raporti i Punës dhe Raporti Financiar për periudhën ndërmjet Kuvendit të Shtatë dhe të Tetë të LDK-së. Në këtë Kuvend Punues, po ashtu është prezantuar dhe është miratuar Strategjia e Komunikimit të LDK-së.

2) Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së

Gjatë periudhës 2015-2019 Lidhja Demokratike e Kosovës mbajti 7 mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së. Në këto mbledhje u trajtuan tema të ndryshme, duke filluar nga konstituimi i Këshillit dhe zgjedhja e Kryesisë. Në funksion të përgatitjes së Kuvendit Punues të LDK-së, Këshilli shqyrtoi Orientimet programore të LDK-së, Propozimin për Ndryshimet dhe Plotësimet e Statutit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Propozim-Raportin e Punës dhe RaportinFinanciar ndërmjet Kuvendit të Shtatë dhe të Tetë të LDK-së, Prezantimin e Strategjisë së Komunikimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Këshilli është mbledhur për të trajtuar qëndrimet politike të Lidhjes Demokratike të Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave dhe demarkacionit me Malin e Zi, me ç’rast Këshilli ka përkrahur miratimin e Marrëveshjes së Shënjimit të Vijës Kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, e cila, sa LDK-ja drejtonte Qeverinë, nuk është përkrahur nga një numër i deputetëve të LDK-së.

Këshilli ka shqyrtuar dhe ka përgatitur përbërjen e Listës së kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosovës; Përgatitjet për zgjedhjet lokale në Kosovë; Vlerësimin e Zgjedhjeve të Përgjithshme të 11 qershorit 2017; Organizimin e zgjedhjeve dhe kriteret për kandidatët për kryetarë të komunave dhe këshilltarë komunalë për Zgjedhjet Lokale të datës 22 tetor 2017 dhe organizimin e Zgjedhjeve Lokale - Balotazhi për kryetarë të komunave.

Më 23 nëntor 2018, Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së ka miratuar Platformën Zgjedhore të LDK-së, duke përcaktuar orientimet dhe kriteret themelore për Zgjedhjet Nacionale, si dhe për Zgjedhjet e Brendshme të LDK-së. Në këtë mbledhje, Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së autorizoi Kryesinë që të fillojë procesin e zgjedhjeve të LDK-së sipas degëve, në mënyrë që të sigurohet konsolidim dhe organizim më i mirë për të fituar Zgjedhjet e Përgjithshme.

Pas një diskutimi të gjatë dhe gjithëpërfshirës në organet e LDK-së, në Kryesi, me kryetarët e degëve dhe nëpër degë, me GP-në e LDK-së, si dhe forumet e LDK-së, Këshilli shqyrtoi dhe miratoi dokumentin: Orientimet Bazë të LDK-së për Dialogun ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. Po ashtu, u trajtuan Rezultatet dhe Orientimet e LDK-së në të bërit opozitë.

3) Kryesia e LDK-së

Raporti i Punës sëLDK-së 2015-2019 Faqe | 9

Page 10: LDK_KP_Raporti i Punes 2010-2015 · Web viewLDK-ja ka përkahur dialogun për marrëveshjen përfundimtare me Serbinë, por ka kundërshtuar fuqishëm idenë e “korrigjimit” të

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, gjatë periudhës katër vjeçare, ka mbajtur 46 mbledhje, në të cilat ka trajtuar tema aktuale politike, si pjesë të përgjegjësisë së saj qeverisëse dhe më vonë të rolit opozitar. Vështruar kronologjikisht, në mbledhjet e Kryesisë janë trajtuar një mori çështjesh, si përgatitjet për Konventën Punuese; Çështjet e organizimit të brendshëm; Informime lidhur me marrëveshjet me Serbinë; Informime lidhur me vijën kufitare me Malin e Zi; Zgjedhjet në Forumin Rinor të LDK-së, Bashkëpunimi me NDI-në; Njoftim nga takimi me kryetarin e Partive Popullore Evropiane; Qëndrimi lidhur me zgjedhjen e Presidentit të vendit; Reforma zgjedhore në vend; Përgatitjet për takimin e Këshillit të Përgjithshëm dhe të Kuvendit Punues; Orientimet Programore të LDK-së; Propozimi i Plotësim-Ndryshimeve të Statutit të LDK-së; Propozimi i Strategjisë së Komunikimit të LDK-së etj.

Në kontinuitetin e punës së saj, Kryesia ka trajtuar organizimin e zgjedhjeve në Forumin e Gruas, në Forumin e Rinisë, në degën e LDK-së, në degët në Gjermani dhe në Zvicër; Është marrë me përgatitjet për zgjedhjet lokale; Demarkacionin me Malin e Zi; Kërkesat për riformatim të Qeverisë; Zgjedhjet në Drenas; Përgatitjet për zgjedhjet lokale - caktimi i grupit për platformë të zgjedhjeve lokale; Përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme nacionale; Përgatitjet për Listën zgjedhore të kandidatëve për deputetë; Përbërjen e Listës së kandidatëve për deputetë; Orientimet rreth proceseve të konstituimit të Kuvendit dhe të Qeverisë; Përgatitjet për zgjedhjet lokale - orientimet në disa faza për kandidatë për kryetarë të komunave; Përgatitjet për Mbledhjen Konstituive të Kuvendit të Kosovës; Caktimi i kryetarit të Grupit Parlamentar dhe Nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e LDK-së; Caktimi i kandidatëve për kryetarë të Komunave; Ndërtimi i Strategjisë së Veprimit në Kuvendin të Kosovës; Formimi i Shtabit Qendror të Zgjedhjeve; Rezultatet dhe problemet e balotazhit; Çështjet e demarkacionit (qëndrimi i LDK-së si parti opozitare ); Tryezat e partive politike, të iniciuara nga LDK-ja dhe çështja e dialogut; Qëndrimi i LDK-së për dialogun me Serbinë; Dialogu, çështja e rezolutës dhe rezoluta që propozojnë përfaqësuesit e Luginës; Çështja e transformimit të FSK-së në ushtri dhe përkrahja e LDK-së; Çështjet e opozitarizmit në Kuvend; Bashkërenditja e aktivitetit të degëve; Çështja e pensioneve të veteranëve të luftës; Platforma për Zgjedhjet e Jashtëzakonshme; Platforma e LDK-së për Dialogun; Aktivitetet në teren (në degë); Shqyrtimi dhe aprovimi i orientimeve bazë për dialogun me Serbinë; Përgatitjet për zgjedhje të parakohshme nacionale; Zgjedhjete brendshme dhe Platforma Zgjedhore e LDK-së për Zgjedhjet e Përgjithshme; Orientimi i LDK-së për bisedimet mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë; Rezultatet në të bërit opozitë dhe orientimet e LDK-së; Aktualiteti politik (dialogu dhe raportet me BE-në e me SHBA-të); Çështja e mosemërimit të anëtarëve të KQZ-së nga Presidenti i vendit; Përgatitjet për zgjedhje të brendshme të LDK-së; Organizimi i zgjedhjeve në LDK dhe axhenda zgjedhore; Problemet me pagat për administratën e LDK-së; Mundësia e shfrytëzimit të hapësirave për partinë afër selisë qendrore; Veb-faqja e LDK-së; Vlerësimi i Zgjedhjeve në disa degë; Shqyrtimi dhe propozimi i Raportit të Punës dhe Raportit Financiar të LDK-së ndërmjet dy kuvendeve zgjedhore (periudha 2015-2019), për t’u trajtuar në Këshillin e Përgjithshëm dhe në Kuvendin Punues të LDK-së; Vendimi për fillimin e fazës së dytë të zgjedhjeve në 16 degë brenda Kosovës dhe në degët në diasporë; Çështjet e reformës zgjedhore.

Raporti i Punës sëLDK-së 2015-2019 Faqe | 10

Page 11: LDK_KP_Raporti i Punes 2010-2015 · Web viewLDK-ja ka përkahur dialogun për marrëveshjen përfundimtare me Serbinë, por ka kundërshtuar fuqishëm idenë e “korrigjimit” të

Për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të Kryetarit të LDK-së, për një periudhë të caktuar kohore, sidomos në pjesën e parë të vitit 2018, punën e Kryesisë dhe të organeve të LDK-së, si dhe bashkëpunimin ndërkombëtar e kanë bashkërenditur nënkryetarët e LDK-së dhe Sekretari i LDK-së, në marrëveshje me Kryetarin.

4) Degët e LDK-së

Kryetari i LDK-së dhe Kryesia kanë bashkërenditur aktivitetet me degët e LDK-së. Lidhur me të gjitha temat dhe çështjet me rëndësi, janë mbajtur takime të rregullta me degë.Zgjedhjet e Përgjithshme dhe ato Lokale kanë intensifikuar aktivitetet e degëve, nëndegëve dhe të anëtarësinë së LDK-së. Suksesi i lartë i arritur në Zgjedhjet Lokale është rezultat i një pune të madhe dhe me përkushtim që është zhvilluar në pjesën më të madhe të degëve. Puna në degë dhe në nëndegë mbetet fuqia më e madhe shtytëse e LDK-së dhe është garantuese e realizimit të Programit LDK-së, si parti e qendrës së djathtë, e zgjerimit dhe e fuqizimit të LDK-së. Janë mbajtur kontakte, kryesisht gjatë shënimit të përvjetorëve të LDK-së dhe datave të caktuara shtetërore, me degët e LDK-së jashtë vendit, me Degën e Zvicrës, atë të Belgjikës, të Norvegjisë, Suedisë, Austrisë dhe me veprimtarët tanë në Gjermani.

5) Forumi Gruas i LDK-së

Forumi i Gruas i LDK-së ka vazhduar punën për fuqizimin e pozitës së gruas në nivelin lokal dhe në nivelin qendror. Për shkak të rolit specifik që ka gruaja në shoqëri e në familje, FG-ja ka hartuar Platformën Programore dhe ka punuar për zbatimin e saj. Forumi i Gruas i LDK-së ka ndihmuar në të gjitha zhvillimet politike në vend dhe ka kultivuar bashkëpunimin me Gratë e Partive Popullore Europiane. Veprimtaria e FGLDK-së për katër vite përfshin aktivitete të shumta, ndër të cilat veçohen:

Konventa “PLATFORMA E GRUAS DREJT BE-së”. Kuvendi i VII Zgjedhor i FGLDK-së, më 4 dhjetor 2016, të cilit i kanë paraprirë

kuvendet zgjedhore në 35 degë; Projekte bashkëpunimi me USAID-n, NDI-në, OSBE-në, KAS-in, JHS-në, EFF-në,

OJQ-të etj. Seminaret “Gruaja në Politikë” nga KAS-i dhe EFF-ja në: Prevallë, Gjilan, Mitrovicë,

Prishtinë, Gjakovë dhe në Istog; gjatë katër vjetëve janë certifikuar 1000 anëtare të FGLDK-së.

Pritje dhe takim me Kryetaren e EPP-së, zjn. Doris Pack, me Sekretaren e Përgjithshme të EPP-së, znj. Hillie Van De Streik dhe zv.Kryetaren e EPP-së, znj. Dubravka Shuica, në Kosovë.

Pjesëmarrja e FGLDK-së në Kongresin Zgjedhor të Forumit të Gruas të EPP-së në Slloveni; në Bordin Gjeneral të EPP-së në: Bruksel, Strasburg, Varshavë; në Konferencën për Integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian mbajtur në Stokholm; në Akademinë Verore “Femrat Lidere të Evropës” organizuar nga EPP-ja në Majorka; në Kongresin “Gratë të Parat” të Forumit të Gruas të Partive Popullore

Raporti i Punës sëLDK-së 2015-2019 Faqe | 11

Page 12: LDK_KP_Raporti i Punes 2010-2015 · Web viewLDK-ja ka përkahur dialogun për marrëveshjen përfundimtare me Serbinë, por ka kundërshtuar fuqishëm idenë e “korrigjimit” të

Europiane në Athinë; në aktivitetet e organizuara nga NDI-ja, si: Akademinë Verore dhe Javën e Gruas, nga 12 anëtare të FG-së janë certifikuar nga NDI-ja çdo vit.

Konferenca e FGLDK-së për “Fuqizimi i Gruas në Politikë”, përkrahur nga Fondacioni Jarl Hjalmarson nga Suedia

Vizita e FGLDK-së në Bruksel në Parlamentin Europian dhe në Selinë e Partisë Popullore Europiane; vizita treditore e Kryesisë së FGLDK-së dhe Kryetareve të Degëve në Shqipëri.

Një mori vizitash, si ajo e delegacionit nga Suedia, i prirë nga Dukesha Valburga Habzburg Dagllas, vizita e Sekretarit të Parë të Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar, z. Sam Pierse, pastaj vizita e FG-së në Kukës e në Korçë, takime bashkëpunimi me grate e PD-së; vizita në Shtëpinë-Muze të Shën Terezës në Shkup, në prag të shenjtërimit, dhe vizita në Katedralen Shën Tereza; vizita bizneseve dhe panaireve të udhëhequra nga gratë.

Punëtori për Plotësim-Ndryshime Statutare në LDK, për më shumë përfshirje të grave në struktura të Partisë dhe tnë vendimmarrje

Bashëpunim në kuadër të integrimeve mbarëkombëtare me gratë nga Presheva, Mali i Zi dhe Maqedonia.

Organizimi i shumë tryeza me degët dhe anëtarësinë, trajnime e seminare; i akademive solemne me rastin e shënimit të Përvjetorëve të themelimit të FGLDK-së dhe aktivitete të ndryshme në të gjitha degët e FGLDK-së; shënimet e përvjetorëve të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Propozomin për dekorimin e znj. Nekibe Kelmendi me Urdhërin për Paqe, Demokraci dhe Humanizëm “Doktor Ibrahim Rugova” si dhe shumë aktivitete të tjera.

6) Forumi i Rinisë i LDK-së

Forumi i Rinisë i Lidhjes Demokratike të Kosovës gjatë kësaj periudhe ka zhvilluar një numër të konsiderueshëm të aktiviteteve të ndryshme në të gjithë vendin në të cilën përveç strukturës së forumit kanë marrë pjesë edhe të rinjë të tjerë që nuk ishin përfshirë në politikë dhe aktivitetet e tilla më herët. FR i LDK-së ka iniciuar Rezolutë për çështjet e pozitës së të rinjve; ka vazhduar aktivitetet të cilat kanë për qëllim ngritjen e kapaciteteve të veta si strukturë dhe të rinjve në përgjithësi, aktivitete e projekte këto të realizuara përmes partnerëve të Forumit. Në bashkëpunim me Fondacion Konrad Adenauer Stiftung - KAS, FRLDK ka realizuar shumë aktivitete, siç janë:

“Roli i Rinisë në një fushatë moderne politike” - Prevallë (Shkurt 2017); Podujevë (mars 2017); Prishtinë (Fushë-Kosovë, Obliq (Mars 2017); Pejë (mars 2017; Prizren (Prill 2017); “Roli i Rinisë në një fushatë moderne politike” - Suharekë, Dragash, Rahovec, Malishevë (prill 2017); Gjilan (Prill 2017); "Zgjedhjet lokale - Fushata dhe përfshirja e të rinjve" - Suharekë (Prill 2017); “Struktura dhe transparenca në Organizatën Rinore” - Pejë (shkurt 2018); “Komunikimi Politik dhe Strategjia Elektorale” - Gjakovë (nëntor 2018); “Ideologjitë e Partive Politike dhe Komunikimi

Raporti i Punës sëLDK-së 2015-2019 Faqe | 12

Page 13: LDK_KP_Raporti i Punes 2010-2015 · Web viewLDK-ja ka përkahur dialogun për marrëveshjen përfundimtare me Serbinë, por ka kundërshtuar fuqishëm idenë e “korrigjimit” të

Publik” - Prishtinë (nëntor 2018); “Marrëdhëniet me mediet dhe publikun” - Gjakovë (shkurt 2019).

Me partnerët e bashkëpunëtorët e tjerë janë realizuar aktivitete të tjera, në funksion të përmirësimit dhe të ngritjes së kapaciteteve të anëtarësisë dhe zyrtarëvë të Forumit të Rinisë. Këto projekte janë: "New Media School" të organizuar nga NDI-ja dhe USAID-i; Trajnimin "NDI Regional Political Academy for Center Right Parties 2017"; “Dialogu Shqiptaro-Boshnjak”, organizuar nga Fondacioni Friderich Naumann (Budvë); “Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë: Alternativat dhe Opsionet” nga Instituti Kërkimor për Cështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA), të mbajtur në Prishtinë; “Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë” nga Fondacioni Gjerman Friderich Naumann, të mbajtur në Budvë.

FR i LDK-së ka marrë pjesë në: “European Democrat Students Council Meeting” - Oslo, Norvegji (maj 2017); “European Leaders of Tomorrow” - Varna, Bullgari (korrik 2017); “The Future of Europe” - Zurich, YEPP (shtator 2017); “Academy of Young Leaders” - Shkup, Maqedoni (Dhjetor 2017); “Kongresi i Kryetarëve të Forumeve Rinore të Partive Popullore Europiane” - Milano, Itali (shkurt 2018); “Europe & Young Leaders of Local Communities” - Krakow, Poloni (shkurt 2018); “Week of Women 2018” - NDI & USAID - Prishtinë (mars 2018); “European Democrat Students Council Meeting” - Budapest, Hungari (shtator 2018); “European Democrat Students Council Meeting” - Barcelonë, Spanjë (Shkurt 2019); “Priciples of a Free Society” - Jarl Hjalmarson Foundation, Prishtinë (mars 2018); “Fuqizimi - pjesëmarrjes së të rinjve në proceset politike” - D4D, Maqedoni; “Të folurit në publik dhe Komunikimi” - NDI (janar, 2019).

Ka organizuar Konferencën me temën “(Pa)siguria Sociale dhe Ekonomike e të Rinjve në Kosovë”, si dhe fushatën: "Mos na leni mshelë".

7) Këshilli i Ekspertëvetë LDK-së

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka vazhduar konsolidimin dhe plotësimin e Këshillit të Ekspertëve të fushave të ndryshme. Gjatë kohës së qeverisjes së LDK-së, ekspertët e LDK-së kanë punuar ngushtë me Qeverinë për të zbatuar Programin Qeverisës së LDK-së, që u bë Program Qeverisës i Qeverisë së Republikës së Kosovës. Kurse gjatë periudhës të së bërit opozitë, grupet e ekspertëve janë angazhuar në hartimin e Programit Elektoral dhe Qeverisës. Ky Program është duke u hartuar me ndihmën e Fondit Britanez për Demokratizim, me ç’rast janë përkrahur numër i madh i takimeve dhe punëtorive për ekipet e ekspertëve.

Këshillat e Ekspertëve kanë këtë përbërje:

Këshilli i Ekspertëve të Ekonomisë; Këshilli i Ekspertëve të Arsimirt; Këshilli i Ekspertëve për Politikë të Jashtme dhe Integrime Evropiane; Këshilli i Ekspertëve për Siguri dhe Rend; Këshilli i Ekspertëve të Kulturës, Rinisë dhe Sportit;

Raporti i Punës sëLDK-së 2015-2019 Faqe | 13

Page 14: LDK_KP_Raporti i Punes 2010-2015 · Web viewLDK-ja ka përkahur dialogun për marrëveshjen përfundimtare me Serbinë, por ka kundërshtuar fuqishëm idenë e “korrigjimit” të

Këshilli i Ekspertëve të Shëndetësisë.LDK-ja ka zhvilluar aktivitete edhe për konsolidimin e grupeve të tjera të interesit, siç parashihet në Statutin e LDK-së, si Forumi i Bizneseve etj.

8) Fondacioni “Ibrahim Rugova”

Fondacioni “Ibrahim Rugova” ka vijuar aktivitetin e vet, kryesisht në fushën e botimeve. Gjatë kësaj periduhe janë themelaur edhe dy kolana botimi: Kujtesa dhe Dëshmi që kanë pasuar veprimtarinë e Fondacionit. Në rrafshin financiar, shenzimet kanë qenë mininale, vetëm shpenzime shtypi, meqë punët e tjera kryesisht janë kryer në baza vullnetare.Nga viti 2015, Fondacioni “Ibrahim Rugova” ka botuar këta libra: I. Rugova: “Estetika letrare”; L. De Poli: “Rugova - udhëtim përmes Italisë”; S. Hamiti: “Memento për Rugovën”; A. Mehmetaj: “Letërsia dhe kodet”; F. Kajtazi: “Siguria”; K. Shala: “Zbulesa e modernitetit”; M. Hyseni: “Kësht foli Rugova”.

IV. REZULTATET NË ZGJEDHJET NACIONALE DHE NË ZGJEDHJET LOKALE 2017

1. Zgjedhjet Nacionale (2017)

Në Zgjedhjet e parakohshme Nacionale të vitit 2017, që u shkaktuan si pasojë e mocionit të votëbesimit, LDK-ja lidhi koalicion parazgjedhor me Aleancën Kosovëa e Re, subjektin Alternativa dhe subjektin Lëvizja për Drejtësi. Më këtë koalicion, LDK-ja fitoi 29 ulëse dhe pas ndarjes së mandateve me partnerët e koaliconit parazgjedhor, LDK-ja mbeti me 25 deputetë, duke qenë Grupi më i madh parlamentar. Në vijim, prezantohen rezultatet ne zgjedhjet nacionale të vitit 2014 dhe ato të vitit 2017:

KOMUNA LDK 2014 LDK+AKR 2017

Total vota 184,324 185,892

1 – Deçan 3,865 3,022

2 – Gjakovë 6,091 8,937

3 – Gllogovc 852 1,174

4 – Gjilan 12,179 11,803

5 – Dragash 3,757 3,358

6 – Istog 7,223 6,850

7 – Kaçanik 2,647 2,735

8 – Klinë 4,166 3,900

Raporti i Punës sëLDK-së 2015-2019 Faqe | 14

Page 15: LDK_KP_Raporti i Punes 2010-2015 · Web viewLDK-ja ka përkahur dialogun për marrëveshjen përfundimtare me Serbinë, por ka kundërshtuar fuqishëm idenë e “korrigjimit” të

9 – Fushë-Kosovë 4,518 4,612

10 – Kamenicë 2,966 4,454

11 – Mitrovicë 6,377 6,415

12 – Leposaviç 41 43

13 – Lipjan 8,096 8,990

14 – Novobërdë 464 689

15 – Obiliq 2,726 2,507

16 – Rahovec 5,295 5,883

17 – Pejë 11,817 12,690

18 – Podujevë 14,752 13,120

19 – Prishtinë 30,302 30,994

20 – Prizren 11,356 10,246

21 – Skenderaj 458 1,199

22 – Shtime 2,592 2,731

23 – Shterpcë 392 423

24 – Suharekë 8,817 8,567

25 – Ferizaj 13,970 12,983

26 – Viti 5,804 5,958

27 – Vushtrri 6,514 5,765

28 – Zubin-Potok 117 148

29 – Zveçan 56 107

30 – Malishevë 4,127 3,740

31 – Junik 591 528

32 – Mamushë 22 18

33 - Han i Elezit 644 433

34 – Graçanicë 191 242

Raporti i Punës sëLDK-së 2015-2019 Faqe | 15

Page 16: LDK_KP_Raporti i Punes 2010-2015 · Web viewLDK-ja ka përkahur dialogun për marrëveshjen përfundimtare me Serbinë, por ka kundërshtuar fuqishëm idenë e “korrigjimit” të

35 – Ranilug 7 19

36 – Partesh 1 7

37 – Kllokot 169 206

38 – Mitrovicë Veriore 362 396

2. Zgjedhjet Lokale 2017

Në Zgjedhjet Lokale, të mbajtura në përputhje me kalendarin zgjedhor, në vjeshtën e vitit 2017, LDK-ja arriti të dalë partia e parë në vend, si me vota për këshilltarë të kuvendeve komunalë, ashtu edhe me vota për kryetarë të komunave dhe me numrin e komunave të fituara, duke qenë partia me më së shumti komuna të fituara. LDK-ja, në këto zgjedhje, ka fituar në këto komuna: Pejë, Podujevë, Gjilan, Istog, Lipjan, Viti, Vushtrri e Fushë-Kosovë. Në raundin e parë, LDK-ja fitoi në Komunën e Fushë-Kosovës me 63.84%, Komunën e Lipjanit me 59.51%, Komunën e Vitisë me 51.65% dhe Komunën e Pejës me 50.23%. Në raundin e dytë fitoi Komunën e Podujevës me 63.78%, Komunën e Gjilanit me 63.81% , Komunën e Vushtrrisë me 54.24% dhe Komunën e Istogut me 50.03% (raundi i tretë). LDK-ja, po ashtu, ishte në prag të fitores në Komunën e Prishtinës, ku kandidati i saj për kryetar arriti në raundin e dytë 49.78% të votave.

Rezultatet për këshilltarë të Kuvendeve Komunale

Komuna   Votat

1 Deçan 2,717

2 Gjakovë 3,896

3 Gllogovc 839

4 Gjilan 14,723

5 Dragash 3,991

6 Istog 7,317

7 Kaçanik 2,307

8 Klinë 3,414

9 Fushë-Kosovë 6,573

10 Kamenicë 4,389

11 Mitrovicë 5,761

13 Lipjan 10,525

Raporti i Punës sëLDK-së 2015-2019 Faqe | 16

Page 17: LDK_KP_Raporti i Punes 2010-2015 · Web viewLDK-ja ka përkahur dialogun për marrëveshjen përfundimtare me Serbinë, por ka kundërshtuar fuqishëm idenë e “korrigjimit” të

14 Novobërdë 962

15 Obiliq 2,561

16 Rahovec 4,873

17 Pejë 16,385

18 Podujevë 15,302

19 Prishtinë 23,209

20 Prizren 9,495

21 Skenderaj 476

22 Shtime 2,219

23 Shterpce 949

24 Suharekë 7,905

25 Ferizaj 13,152

26 Viti/Vitina 7,243

27 Vushtrri 5,302

28 Zubin Potok 285

29 Zveçan 94

30 Malishevë 3,744

31 Junik 789

33 Han i Elezit 1,307

34 Graçanicë 365

37 Kllokot 318

38 Mitrovicë Veriore 156

Gjithsej 183,543

Rezultatet e kandidatëve për kryetarë të komunave

  Komuna Emri Mbiemri Votat Përqindja Raundi Raundi 2

Raporti i Punës sëLDK-së 2015-2019 Faqe | 17

Page 18: LDK_KP_Raporti i Punes 2010-2015 · Web viewLDK-ja ka përkahur dialogun për marrëveshjen përfundimtare me Serbinë, por ka kundërshtuar fuqishëm idenë e “korrigjimit” të

11 Deçan MAL LOKAJ 2,636 16,23%    2 Gjakovë BEKIM ERMENI 1,582 3,66%    3 Gllogoc BEDRI NIKA 430 1,80%    4 Gjilan LUTFI HAZIRI 19,755 43,51% 21,261 63.81%5 Dragash SELIM KRYEZIU 5,150 35,52% 6,303 48.93%6 Istog HAKI RUGOVA 8,872 45,36% 10,033 50.03%7 Kaçanik SHKELQIM JAKUPI 2,985 18,31%    8 Klinë BESIM HOTI 4,211 23,33%    9 Fushë-

Kosovë BURIM BERISHA 9,821 63,84%  

 10 Kamenicë SHAIP SURDULLI 5,102 28,79% 7,006 44.43%11 Mitrovicë

JugoreSAFET KAMBERI 6,695 21,62%  

 12 Lipjan IMRI AHMETI 17,019 59,51%    13 Novobërdë BAJRUSH YMERI 1,373 26,33%    14 Obiliq MEHMET KRASNIQI 3,244 27,13% 4,155 39.48%15 Rahovec IBRAHIM KRYEZIU 4,768 20,57%    16 Pejë GAZMEND MUHAXHERI 22,014 50,23%  

 17 Podujevë AGIM VELIU 18,872 48,15% 20,027 63.78%18 Prishtinë ARBAN ABRASHI 31,428 35,79% 41,897 49.78%19 Prizren HATIM BAXHAKU 13,055 19,54%    20 Skënderaj ISA FEJZULLAHI 365 2,23%    21 Shtime SELIM SHABANI 2,451 18,99%    22 Suharekë SALI ASLLANAJ 9,792 34,01% 12,410 47.43%23 Ferizaj MUHAREM SVARQA 15,975 31,34% 19,016 43.82%

24 Viti SOKOL HALITI 10,768 51,65%    25 Vushtrri XHAFER TAHIRI 7,842 25,64% 15,122 54.24%26 Malishevë SAMI KAFEXHOLLI 2,832 12,80%  

27 Junik TAHIR ISUFAJ 617 23,82%    28 Hani i

Elezit HYRIJETE ISUFI 375 7,58%  

 

V. BASHKËPUNIMI ME PARTITË POPULLORE EVROPIANE - EPP

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka vazhduar bashkëpunimin e ngushtë dhe kultivimin e marrëdhënieve të shëndosha me Partitë Popullore Evropiane, përgjatë kësaj periudhe.Përveç konsultave të rregullta mes Presidentit të EPP-së, Daul dhe Kryetarit të LDK-së, Mustafa, nëpërmes takimeve apo telefonatave, LDK-ja ka qenë pjësëmarrëse dhe ka kontribuar në të gjitha Kongreset, Samitet si dhe takimet e Asamblesë Politike të EPP-

Raporti i Punës sëLDK-së 2015-2019 Faqe | 18

Page 19: LDK_KP_Raporti i Punes 2010-2015 · Web viewLDK-ja ka përkahur dialogun për marrëveshjen përfundimtare me Serbinë, por ka kundërshtuar fuqishëm idenë e “korrigjimit” të

së. Përgjatë kësaj periudhe, LDK-ja në takimet e Asamblesë Politike, të cilat organizohen çdo dy muaj, është përfaqësuar nga Nënkryetari i LDK-së, z. Haziri, Sekretari i Përgjithshëm, z. Beqiri, dhe Kryetari i Grupit Parlamentar, z. Hoti.Kryetari i LDK-së ka marrë pjesë në Samitet e Liderevë të EPP-së, samite këto të cilat organizohen në kuadër të Kongreseve për të trajtuar çështje të rëndësisë së vecantë.  Këto takime të cilat organizohen vetëm për kryetarët e partive, trajtojnë çështje që kanë të bëjnë me politikat Evropiane si dhe ato partiake.

LDK-ja gjithashtu ka kontribuar edhe në Kongreset e EPP-së të organizuara gjatë kësaj periudhe. Në vitin 2015, Kryetari Mustafa ka mbajtur fjalimin e tij në Kongresin e organizuar në Madrid të Spanjës, para të gjithë lidereve të EPP-së dhe delegatëve të ketij Kongresi.  Në vitin 2016 me rastin e ceremonisë së 40-vjetorit të EPP-së me një organizim në Luksemburg, ku vlen të theksohet se, përveç takimeve të shumta me homologë të ndryshëm, u organizua edhe një takim mes Kryetarit Mustafa dhe z. Weber, udhëheqes i Grupit Parlamentar të EPP-së dhe tani kandidat për kryetar të Komisionit Evropian. Në vitin 2017, Kryetari Mustafa udhëhoqi delegacionin e LDK-së në Kongresin e EPP-së, të organizuar në Maltë, në të cilin iu adresua të pranishmëve me një fjalë rasti. Në vitin 2018, delegacioni i LDK-së, i udhehequr nga Nënkryetari i LDK-së, z. Haziri, mori pjese në Kongresin e organizuar në Helsinki, si dhe në Samitin e organizuar për të diskutuar rrjedhat politike në Ballkan, samit ky i mbajtur në Sofie të Bullgarisë. 

Pergjatë punimeve të Kongresit, Kryetari Mustafa dhe delegacioni i LDK-së kanë mbajtur takime përmbajtësore me homologë dhe delegacionet e partive simotra. LDK-ja kontaktet të rregullta me Sekretariatin për Punë të Jashtme të EPP-së ka mbajtuar nëpërmes zyrtarit për ndërlidhje me EPP-në, z. Valon Halimi, duke kontribuar përtëkuptuar sa më mirë situatën politike në vend dhe duke informuar më kohe për qëndrimet e LDK-së.

Raporti i Punës sëLDK-së 2015-2019 Faqe | 19