ky projekt ˜nancohet nga fondet e bashkimit europian - dmo.al fileate ekologjik, ekonomik dhe...

8
Ky projekt financohet nga fondet e Bashkimit Europian PYLLI PRAKTIKA INOVATIVE PER MBROJTJEN E MJEDISIT

Upload: others

Post on 12-Sep-2019

4 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Ky projekt �nancohet nga fondet e Bashkimit Europian

PYLLIPRAKTIKA INOVATIVE PER MBROJTJEN E MJEDISIT

Pylli eshte nje ekosistem kompleks qe realizon tre funksione kryesore, ate ekologjik, ekonomik dhe social. Ne kete trajtese do te shtjellohen vetem sherbimet mjedisore qe realizon ne menyre te natyrshme, pa nderhyrjen e faktorit njerezor, ekosistemi pyll.

Funksioni mbrojtës, pastrues e pasurues mbi ajrin.

-Nëpërmjet realizimit të procesit të fotosintezës, drurët dhe bimët e tjera të pyllit thithin nga ajri gazin karbonik (CO2) dhe clirojnë oksigjen (O2). Gazi karbonik, gazi kryesor i efektit ‘serrë’, pra i mbingrohjes globale, jo vetëm fiksohet prej drurëve të pyllit. Ai depozitohet për një periudhë të gjatë kohe në dru (sa është jeta e drurit me këmbë në pyll dhe për një pjesë të lëndës së drurit edhe për sa kohë akoma ajo përdoret në industri, jo për djegie), bëhet fjalë për dhjetra e qindra vjet. Është për këtë arsyetim që pyllit i atribuohet vetia e sekuestrimit të karbonit.

Një ton (afërsisht 1.4 m³ dru dushku ose rreth 1.6 m³ dru ahu) material drusor sekuestron 1.8 ton gaz karbonik nga atmofera. Një hektar pyll cungishte dushku prodhon mesatarisht nga 2

m³/ha/vit në 8 m³/ha/vit, pra sekuestron nga 4 deri 14 ton gaz karbonik në vit. Ky sekuestrim i kundërvihet mbindotjes se atmosferës me gazin karbonik të cliruar prej industrisë, transportit dhe gjithë veprimtarive të tjera.

- Nëpërmjet realizimit të transpiracionit (avullimi i ujit prej gojëzave që ndodhen në pjesën e poshtme të gjetheve të drurëve) dhe intercepsionit (avullimi i ujit të reshieve prej sipërfaqeve të gjetheve të drurëve ) pylli ushqen ajrin me avuj uji.

- Kurorat e drurëve të pyllit mbajnë mbi vete një masë të konsiderueshme të pluhurit të ajrit, që me pas përcillet në tokë prej ujit të reshieve .

- Nëpërmjet absorbimit në një masë të konsiderueshme të

prej ujit të reshieve .

të oksideve të azotit, të amoniumit – këta janë pergjegjes për krijimin e ozonit nëpërmjet një zinxhiri reaksionesh-, pylli frenon krijimin e ozonit në shtresën e poshtme të troposferës, në shtresën e biosferës pra, ku ai (ozoni) si një oksidant shumë agresiv, rezulton i dëmshëm për njëriun dhe botën e gjallë në përgjithësi. - Kurorat e drurëve të pyllit fiksojnë gjithashtu mjaft jone e atome të metaleve të rëndë, që konsiderohen lëndë toksike të rrezikshme për shëndetin e njeriut (përmenden këtu arseniku, kadmiumi, plumbi, etj), si edhe gazra si dioksidi i squfurit, etj.

Funksioni tokëformues dhe ai mbrojtës mbi tokën

-Me instalimin e vet fillestar mbi terrene të cveshur, pylli bashkëshoqëron gjithë procesin tokëformues. Me biomasën e vet që rrëzon mbi sipërfaqen e steresë në fund të periudhës së vegjetacionit, me sistemin e vet rrënjor që mbërrin në strukturat e forta shkëmbore dhe depërton në to, ndikon pozitivisht në procesin tokëformues (si faktor biologjik që shoqëron faktorët fizikë e kimikë- alterimin fizik dhe alterimin kimik të shkëmbit

amnor) si edhe në pasurimin e tokës me elementë ushqyes (nëpërmjet procesit të dekompozimit të lëndës organike). -Pylli prodhon humusin që përdoret si përbërës i rëndësishëm i përzjerjeve tokësore për kultivim bimësh. -Pylli, me ombrellën e vet gjigante dhe me mbylljen kompakte që realizon në plan vertikal, realizon mbrojtjen e tokës nga erozioni sipërfaqësor

Funksioni mbrojtës, rregullues, pastrues e pasurues mbi ujin.

-Pylli është ushqyesi kryesor i ujrave nëntokësore. Në terren të cveshur, cikli i qarkullimit në natyre i ujit është : ajer(retë) – tokë – rrjedhje sipërfaqësore të ujit – vijë uji – rrëke – proskë – përua –lumë - det –ajër (avullim). Sa më intensive reshiet e shiut, aq më i shpejtë ky cikël. Në pyll, një pjesë e ujit të reshieve qëndron tek gjethet, në mbulesën e kurorave. Ky ose avullon e kthehet në ajër, ose zbret ngadalë nga gjethet në bisqet, degët, trung, drejt tokës, vartësisht nga intensiteti i reshies, kohëzgjatja e saj, parametrat e tjerë të motit. Pjesa tjetër mbërrin drejtpërdrejt në tokën e pyllit. Këtu uji depozitohet në shtresën e sipërme të tokës – lëgushë – humus – horizonti A. Efekti buferik i kësaj shtrese ( efekt sfungjeroz) bën që të mbahet një

prej shiut e erës dhe mbrojtjen e saj prej erozionit në thellësi, duke eliminuar krijimin e rrjedhjeve të fuqishme të ujrave sipërfaqësore. -Pylli mbron tokat në afërsi të tij (poshtë tij) prej fenomeneve të përmbytjeve, erozionit, rritjes së nivelit të ujrave freatike, rëshqitjeve (kjo le vend për diskutim, sipas rastit, diku pylli ndikon pozitivisht e diku tjetër jo). -Pylli kundërvepron ndaj acidifikimit të tokës prej ‘shiut acid’ duke u dëmtuar vetë (sëmundja e cfaqur në 30 vitet e fundit, e emërtuar ‘Dritësimi i kurorave’, pasojë e asimilimit prej bimëve të dioksidit të squfurit, nitrateve, amoniumit, amoniakut, aluminit, jone këta që spostojnë jonet e magneziumit, kalciumit, etj të domosdoshëm për bimët ).

sasi uji 10 herëmë e madhe se c’do të mbante një sipërfaqe toke bujqësore. Rezultati – minimizohet krijimi i rrjedhjeve sipërfaqësore të ujit, ai zbret ngadalë në thellësi dhe ushqen ujrat nëntokësore. –Pylli është prodhuesi i ujit cilësor nëntokësor. Uji në pyll kalon drejt thellësisë duke u pastruar nga tre filtra të rëndësishëm. Filtrifizik. Uji, duke depërtuar në thellësi depoziton prurje të ngurta (grimca pluhuri të ajrit që pika e shiut i merr me vete) në hapësirat mes grimcave të argjilit e të humusit. Filtrikimik. Uji përmban jone elementësh të ndryshëm dhe kriprash të ndryshme që lidhen kimikisht në dy forma, me mineralet e shkëmbit amnor dhe me substancat e ndryshme organike që janë me shumicë në shtresën e lëgushës e të humusit.

Filtri biologjik. Gjithë mikroorganizmat, organizmat shtazorë e ata bimorë, sistemet rrënjore të drurëve të pyllit, fiksojnë dhe/ose shpërbëjnë substance të ndryshme toksike që mund të ketë uji (metale si Arseniku, Antimoni, Molibteni, Plumbi, etj, komponime si hidrokarburet e klorit, të florit, substancat polimere aromatike, etj). Po në këtë mjedis fiksohen edhe pjesa dërmuese e bakterieve, viruseve, etj. Kalimi në këta tre filtra gjigante bën që uji që arrin në depozitimet nëntokësore prej sipërfaqes së pyllit të jetë plotësisht i përshtatshëm në cilësinë e ujit të pijshëm. Sipërfaqja e tokës nën pyll, ka temperature më të ulët se ajo e zbuluar, në sezonin e nxehte të vitit, kështu që ul temperaturën e ujit dhe e afron në kufijtë që asgjësohen mikrobet e viruset patologjike, (temperature nga 9 në 4 gradë,

Funksioni mbrojtës i pyllit mbi biosferën në tërësi, pjesë kryesore e së cilës ai është.

temperature ku uji arrin densitetin maksimal, që i garanton edhe pastërtinë maksimale prej mikrobeve). Përsa përshkruam më lart, dijetari i madh Viktor Schauberger e quan pyllin ‘Habitat i ujit’. Kjovlerë e pyllit merr vecanërisht rëndësi të

jashtëzakonshme sot, kur rritja e madhe e popullsisë së botës, ndotjet e shumta e dëmtimi i mjedisit, kanë cuar shkencëtarët në konkluzionin se kriza globale e viteve 20 – 30 të shekullit XXI do të jetë kriza e ujit të pijshëm -Pylli rregullon regjimin hidrik të ujrave sipërfaqësore. Kjo bën që të pengohet fenomeni shkatërrimtar i përmbytjeve, të

zvogëlohet ndotja e ujrave sipërfaqësore me prurje të ngurta, të jetë uji me temperature relativisht të ulët (faktorë këta me ndikim vendimtar mbi faunën e lumenjve), të mbeten të pastra ujrat sipërfaqesore të qeta – liqenet e basenet e vogla natyrale ujore, të mbeten të tilla dhe me jetëgjatësi të lartë edhe veprat ujore –rezervuarët e hidrocentraleve dhe ata ujitës.

-Pylli është ekosistemi natyror më i pasur e më kompleks. Ai është një sistem i mbyllur ku në mënyrën më harmonike janë vendosur llojet e shumta të mikroorganizmave bimorë, bimësisë se ulët barishtore, shkurret, drurët, mikroorganizmat shtazorë, insektet, shpendët, kafshët, të gjithë hallka të zinxhirit të ushqyerjes. Suksesioni i pyllit e

Nxenes, permendni llojet e drureve pyjore qe ju njihni.

bën dinamike gjithë botën e gjallë të instaluar në të. –Në gjithë këtë botë të pasur biologjike, drurët e pyllit janë faktori determinant. Janë ata që përcaktojnë në cdo moment parametrat me rëndësi jetike si rezatimi diellor, lagështia e ajrit, temperatura, etj, për banorët e tjerë të tij. Një structure normale pylli siguron kushtet optimal të jetesës, por edhe mbijetesën, për lloje të caktuar bimorë e shtazorë. -Llojet e rrezikuar në shumicën e rasteve, mbërrijnë në këtë stad, për shkak të ndërhyrjeve humane në pyll, në drejtimin e gabuar.

-Pylli ndikon fuqishëm në krijimin e një mikroklime shumë të shëndetshme në brendësi të tij dhe në hapësirat afër tij. Kështu ai zbut ekstremet e temperaturave të ajrit (në verë ul temperaturën, pra e freskon ambjentin, në dimer e ngre atë), rrit lagështinë e ajrit në kohën e thatë të verës, ul shpejtësinë e erës, ul intensitetin e dritës në pikun e rezatimit diellor. –Pylli ndikon në zvogëlimin e efekteve negative të shkaktuara prej fenomeneve ekstreme klimatike, si përmbytjet, rëshqitjet, shkatërrimet prej erërave, orteqeve te bores dhe te gureve, etj.