kwngwt e parafejesws · 2019. 12. 19. · 3.4. sitja e miellit ..... 42 3.5. këngët e kulaçit...
TRANSCRIPT
STUDIME POSTDIPLOMIKE – CIKLI I DYTË
TEZA MASTER
RITET E DASMËS NË RRETHINËN E
KAÇANIKUT
Kandidatja: Mentori:
Besnike Kuka Prof. Dr. Zeqir Kadriu
Tetovë, 2019
2
Përmbajtja
1. HYRJA .................................................................................................................................... 4
1.1. Komuna e Kaçanikut dhe historiku i shkurtër rreth tij ..................................................... 9
2. KËNGËT E PARAFEJESËS .................................................................................................... 15
2.1. Këngët e fejesës .............................................................................................................. 18
2.2. Këngët e mësitit .............................................................................................................. 22
2.3. Dërgimi i nishanit dhe shkëmbimi i unazave ................................................................. 24
2.4. Këngët shpotitëse ........................................................................................................... 26
2.5. Këngët e lavdërimit ........................................................................................................ 28
2.6. Këngët e lavdërimit ........................................................................................................ 30
3. KËNGËT RRETH PËRGATITJES SË PAJËS – ÇEIZIT ....................................................... 32
3.1. Këngët e kanës ............................................................................................................... 35
3.2. Këngët e ndarjes ............................................................................................................. 37
3.3. Këngët për përgatitjen e dasmës..................................................................................... 39
3.4. Sitja e miellit .................................................................................................................. 42
3.5. Këngët e kulaçit të nuses ................................................................................................ 44
4. KËNGË PËR DHËNDRIN DHE NUSEN ............................................................................ 45
4.1. Shkuarja për të marrë nusen ........................................................................................... 46
4.2. Këndimi i nuses pas arritjes në shtëpinë e dhëndrit ....................................................... 50
4.3. Këngët kur hyn dhëndri në dhomë ................................................................................. 52
5. HEQJA E DUVAKUT OSE DITA E GRAVE ..................................................................... 54
5.1. Këngët për shkuarjen e nuses te bunari .......................................................................... 55
5.2. Kthimi i nuses së pari në gjini të vet .............................................................................. 56
6. Përfundimi................................................................................................................................. 57
7. Bibliografia ............................................................................................................................... 59
8. Shtojcë....................................................................................................................................... 60
3
FALENDERIM
Studimet e nivelit Master, arrita t‟i përfundoj me sukses.
Janë të shumtë personat ndaj të cilëve ndjehem mirënjohëse dhe i falendëroj përzemërsisht për
ndihmën, këshillat, sugjerimet dhe mbështetjen e vazhdueshme
Puna rreth këtij punimi nuk ka qenë një detyrë e lehtë, mirpo me vullnetin dhe dëshirën për
Letërsinë Shqipe, arrita t‟ia dal deri në fund.
Nje falenderim dhe mirnjohje shkon per familjen time, për kurajën dhe mbështetjen e
pakushtëzuar që më kanë ofruar gjithmonë në rrugën e gjatë të arsimit pa të cilën nuk do të ja
kasha dal mban me sukses.
Nje falënderim i veqantë shkon për mentorin tim. Prof. Dr. Zeqir Kadriun I cili mori përsipër
angazhimin për të më udhëhequr e orientuar gjatë punimit të kësaj teze, pa mbështetje, ndihmën
dhe përkrahjen e vazhdueshme që më ofroi, gjatë punimit, falë sygjerimeve dhe këshillave të
tij, arrita që këtë punim ta përfundojë me sukses,
Faleminderit.
4
1. HYRJA
Me dëshirën më të madhe për t‟i hyrë kësaj ndërmarrjeje, më është dashur një kohë të gjatë të bëj
hulumtimin e riteve të dasmës në rrethinën e Kaçanikut, në mënyrë që të nxjerr në sipërfaqe të
gjitha ato këngë të cilat gjer më tani nuk ishin apo pjesërisht qenë të botuara në monografi apo
punime të ndryshme të bëra nga hulumtuesit e folkloristët përpara meje!
Për të përpiluar këtë punim, më së shumti më është dashur të hulumtoj dhe të gjej këngë që janë
kënduar nëpër dasmat shqiptare të rrethinës së Kaçanikut, e që janë botuar aso kohe në të
përjavshmet a të përditshmet shqipe të botuara në ish-Jugosllavi. Të bisedoj me pleqtë, pastaj të
përshkruaj ngjarjet ashtu siç më janë kujtuar, si dhe duke analizuar dhe krahasuar komunikimin e
tanishëm me të atëhershmin. Këngët e dasmave janë të njohura në të gjitha viset shqiptare,
krijimtaria gojore është e pasur në letërsinë popullore. Letërsia gojore ka qenë më prezente në
kohën kur njerëzit akoma nuk dinin shkrim dhe lexim, kështu që gjërat e shkruara kanë qenë të
rrëfyera gojarisht. Kjo krijimtari shpirtërore na jep një pasqyrë afërsisht të saktë të jetës
shpirtërore të një populli duke e vështruar atë nga aspektet shoqërore, ekonomike, familjare,
mitologjike, ndërnjerëzore dhe morale. Letërsia popullore shqiptare, si formë më e vjetër e
krijimtarisë shqiptare të popullit tonë, ndër shekuj disponon me një material tepër të pasur dhe të
lloj-llojshëm. Lënda folklorike aq kolorite dhe me peshë bëri që rreth saj të shfaqet interesimi, jo
vetëm nga ana e mbledhësve tonë të folklorit shqiptar, por edhe nga të huajt. Shkëndijat e para në
këtë mbledhje të folklorit shqiptar u dukën qysh në shekullin XVII, me përfaqësuesit: Pjetër
Budin dhe Frang Bardhin, kurse mbledhësit e vërtetë të tij u paraqiten në periudhën e Rilindjes
sonë Kombëtare.
Kontribut të veçantë në këtë drejtim dhanë arbëreshët e Italisë në krye me De Radën e
Kamardën.
Ky ishte interesimi që u dallua më shumë pas Luftës së Dytë Botërore, me ç‟rast autorët por edhe
skuadra të tëra studiuesish mblodhën, sistematizuan dhe botuan një pjesë të konsiderueshme të
materialit folklorik shqiptar.
Bartësit e kësaj veprimtarie krijuese nuk e kanë nxjerr veten në sipërfaqe, prandaj dhe janë
quajtur krijues anonim.
5
Të gjitha krijimet gojore i përshkon një optimizëm i çiltër, një shpresë e madhe për një të ardhme
të lumtur, një besim i paluhatshëm në fuqinë e popullit për ta transformuar të keqen me të mirë,
vuajtjen në lumturi, robërinë në lirinë, etj.
Krijuesit popullor kanë një imagjinatë të bujshme, e paraqesin realitetin e kohës në mënyrë
besnike dhe përmes të kaluarës dhe të tashmes ndërtojnë vizionin për një të ardhme të mirë apo
të lumtur.
Në këtë letërsi hynë krijimet si: legjendat, përrallat, gojëdhënat, këngët, ninullat, gjëegjëzat etj.
Krijimtaria gojore ka lindur më herët sesa krijimtaria e shkruar, asaj nuk i njihet autori.
Në të vërtetë, secili krijim popullor është pjellë e mendjes së një njeriu, por me kohë ai zakonisht
shkon duke u plotësuar dhe duke u përshtatur varësisht nga mjedisi ku arrin dhe e atij që e përhap
atë.
Krijimtaria gojore nuk krijohet përnjëherësh nga turma, por duke u shtrirë gjithnjë e më gjerë
dhe duke pësuar ndryshime, përshtatje e modifikime, ajo humb autorësinë e saj dhe bëhet krijim
popullor. Në këtë punim unë do të ndalem te këngët e dasmës, të cilat janë kënduar dhe
këndohen gjeneratë pas gjenerate, përcillen me dashuri te brezat e ri. Këngët e dasmës apo edhe
këngët për martesën e dy të rinjve, këndohen nga gratë, vajzat e atij fshati apo qyteti që mblidhen
për martesën e dy të rinjve, që është një zakon i dëshiruar i cili bëhet me pëlqimin e dy të rinjve.
Martesa në traditën popullore shqiptare është konsideruar nga zakonet më të dëshiruara, një
zakon gëzimi, kalimi i disa fazave të jetës deri në pjekurinë për punë e vet dhe, mbi të gjitha, për
trashëgimi. Këtij zakoni familjar i paraprijnë rrita e suksesshme e fëmijës së shëndoshë dhe të
përgatitur për jetë, kalimi në fazën e pjekurisë për martesë dhe vetë aktin e martesës. Fejesa si
akt ceremonial, që përcakton publikisht personat që, pas martesës, do të krijojnë jetën
bashkëshortore.
Si e tillë, fejesa është e mbushur me plot veprime e ceremoni ritual. Sipas traditës, është bërë me
shkuesi, por më përpara ishte traditë më pak e rastësishme edhe fejesa në bark dhe fejesa në djep.
Në të dy rastet, bëhej nga pjesëtarët e familjes: babai, nëna, i zoti i shtëpisë, e më rrallë e zonja e
shtëpisë, por vetëm në raste kur dëshirohej të trashëgohej miqësia e mirë e dyanshme, ose
shoqëria e fortë në luftë e dy burrave, po edhe e nënave, të njohura në ditë gëzimesh e
6
hidhërimesh apo të punës – me pëlqimin e dyanshëm, pa marrë parasysh se cili do jetë marrës e
cili dhënës. Kjo traditë tashmë ka perënduar, me përjashtime të ndërhyrjeve më tepër formale,
nga ndonjë i afërm ose shok, në rolin e mësitit, pasi që çifti i ri të ketë vendosur për jetë
bashkëshortore. Akti përfundimtar i martesës është dasma (në shtëpinë e dhëndrit) dhe
kanagjegji (në shtëpinë e vajzës).
Në të dy rastet këtë gëzim e organizojnë burrat, sipas traditës, por edhe femra është pjesëmarrëse
aktive, sidomos në punët që u përkasin grave. Dasmat tradicionale zgjatnin pothuajse një javë,
organizoheshin për të marrë nusen ditën e hënë ose të enjte. Të martave martoheshin të vejat, me
më së shumi 7 krushq. Në kohën tonë nuk veprohet kështu. Të gjitha ditët e javës janë dhe ditë
dasmash.
Stinët më të parapëlqyera të traditës për martesë ishin vjeshta dhe pranvera, një
traditë tashmë e tejkaluar pasi dasmat bëhen gjatë gjithë vitit. Dasma tradicionale organizohej në
shtëpinë e dhëndrit dhe kanagjegji në shtëpinë e vajzës.
Tash dasmat organizohen në lokale publike, ku marrin pjesë burra e gra. Fatkeqësisht, ka raste të
shpeshta, që përbëjnë një gabim gjykuar në aspektin islam, që të marrin pjesë bashkërisht burra e
gra, ndonëse sipas traditës, organizoheshin në hapësira të ndara. Tash nga kërkesa të shumta për
lokale dhe muzikantë, caktimi i datës së dasmës detyrohet nga këto dy mundësi: sipas orarit që
caktojnë muzikantët dhe pronari i lokalit. Marrja e nuses me qerre të mbuluara pothuajse është
një e shkuar. Nusja tash merret me automobila. Nga mënyra e organizimit, kanë ngelur si forma
më tepër simbolike sesa reale: përgjegjës të dasmës ishin: bajraktari, plaka e kerrit, djali i kerrit,
shpërndarja e drithërave dhe sheqerkave kur të niset vetura e nuses nga shtëpia e çiknisë dhe
ardhjes së saj – hyrjes në oborr të dhëndrit, në çastin e zbritjes së nuses; thyerja e rrugës nga
krushqit; shoqërimi i nuses nga vëllezërit e saj në shtëpinë e vajzës, derisa ta hipin në makinë;
grushtimi i saj tri herë në shpinë nga i vëllai, vaji i nuse, zbritja e nuses nga vetura me këmbë të
djathtë dhe e shoqëruar nga kunetër apo vjehrri, shkelja mbi një objekt bujqësie, hyrja në
shtëpinë e dhëndrit me këmbë të djathtë, prekja tri herë me dorë e ballit të derës, etj. Ishin disa
nga format e përhapura në traditën shqiptare. Dasma shqiptare e traditës ka fazat e saja të
organizimit: Stina e verës padyshim mund të quhet edhe si „stinë e dasmave‟. Ahengjet familjare
në trevat kudo që ka shqiptarë zakonisht përzgjidhen të bëhen në këtë stinë për arsye të shumta.
7
Një prej kryesorëve është se mërgimtarët kthehen për pushime në vendlindjet e tyre dhe më pas
në dasma takohen me të afërmit ku edhe organizimi familjar bëhet më i begatë.
Dasmat bëhen nga më të ndryshme, sipas traditës së vendit ku çifti ka kaluar pjesën më të mirë të
jetës, të ndikuara nga emigracioni, ekonomia e familjeve dhe koncepti i fisit.
Deri në fillim të viteve të 90-ta, dasma shqiptare zgjaste një javë rresht dhe të ftuar ishin mbi 100
vetë më e zakonshmja është ajo e tipit ku dasma zgjat një natë ku zakonisht ditën e diele në
mbrëmje bëhet martesa, ftohen 200 apo më shumë persona varësisht nga të ardhurat e familjes
dhe atë natë përfundon gjithçka.
Janë shpeshtuar rastet kur familjet për shkak të kushteve familjare nuk organizojnë dasma të tipit
që cekëm, ku dhëndëri dhe nusja ftojnë vetëm familjen e ngushtë, hallat, tezet dhe shoqërinë
rreth 50-70 veta, shtrohet një banket i vogël, gjatë të cilit nusja ndërron dy dhe tre fustane, pasi
sigurisht është dita e saj.
Traditë tek dasmat shqiptare ka mbetur vetëm te vallet tradicionale. Kjo valle është më e
pëlqyera tek familjet shqiptare dhe dominon në ahengje, duke i mbijetuar kohës për dallim nga
shumë tradita të mëhershme.
Deri në vitet 40 nuk kishte dasmë ku të mos kërciste pushka për qejf. Më pas në vitet e sistemit
komunist për dasmat me armë as që bëhej fjalë, ndërsa pas vitit „97 ato u rishfaqën përsëri ku
edhe sot armët krisin në ahengje të ndryshme familjare.
Profesorët e etnologjisë dhe sociologët të pyetur për organizimin e dasmave dikur dhe sot, thonë
se kanë ndodhur ndryshime të mëdha, ndoshta edhe për shkak të kushteve ekonomike, pasi
dasmat dikur zgjateshin më shumë se një muaj tani janë reduktuar në net. Derisa, thonë se nuk
ekziston ndonjë dallim i madh mes organizimit të dasmave në Kosovë dhe Shqipëri.
Tendenca të këtij lloji vazhdojnë të ndiqen me sukses edhe sot e kësaj dite nga disa përfaqësues
të rinj e do të vazhdojë edhe në të ardhmen, sepse lënda është mjaft voluminoze dhe ende mund
të gjenden shtigje të pazbuluara dhe disa probleme të paprekura, apo të pastudiuara sa duhet.
8
Në kuadrin e një materiali aq të gjerë radhiten edhe këngët e dasmës. Në këtë rast ne do të
marrim këngët e dasmës në rrethinën e Kaçanikut. Kaçaniku është njëra ndër trevat më
interesante në hapësirën e Kosovës, që ka një të kaluar mjaft të lashtë e të lavdishme.
Në këtë punim do t‟i shqyrtojmë e analizojmë në mënyrë analitike këngët dhe ritet e dasmës në
rrethinën e Kaçanikut.
Këto krijime gojore në këtë regjion janë të shumta e të ndryshme, ato ngërthejnë në vete
përmbajtje të ngjeshura e vlera të konsideruara artistike, të cilat në mënyrë të drejtë pasqyrojnë
martesën si njërën ndër ngjarjet më të rëndësishme në jetën e njeriut.
9
1.1. Komuna e Kaçanikut dhe historiku i shkurtër rreth tij
(Foto e Kaçanikut të vjetër)
Punimi ka për qëllim njëherit që edhe të japë një pasqyrë rreth vendeve që paraqesin lashtësinë e
qytetit tonë. Secili objekt i paraqitur në këtë punim tregon më së miri edhe lashtësinë e popullit
shqiptar, doket e zakonet që mbijetuan për shumë vite.1 Komuna e Kaçanikut, po ashtu posedon
një trashëgimi shumë të pasur kulturore e natyrore, e cila daton që nga kohërat e lashta.
Identifikimi dhe njohja më për së afërmi me këto resurse do t'i shërbente zhvillimit ekonomik
dhe social të Komunës sonë. Duke e konsideruar si mjaft të nevojshme iniciativën për ruajtjen e
vlerave të ndryshme kulturore e natyrore, ky punim na njofton më për së afërmi i cili është
udhërrëfyes dhe një përmbledhje e traditës dhe kulturës mbi respektin, mikpritjen dhe pasurinë
që ne kemi trashëguar nga brezat e mëparshëm dhe në të njëjtat vlera, të njëjtën traditë po e
1 Vishi Ibush, Monografia e Gjimnazit “Skënderbeu”. Kaçanik 2018.
10
bartim te qytetarët tanë e me një potencë të veçantë tek brezat më të rinj. Investimi në
trashëgimin kulturore është investim në ngritjen e identitetit shtetëror, është respektimi i
shoqërisë sonë dhe respekt i pasurisë së kësaj shoqërie.
Kaçaniku përfshin pjesën juglindore të Kosovës me sipërfaqe prej 211,13 km², përkatësisht
1,94% të sipërfaqes së përgjithshme të Kosovës (10,887 km²). Komuna e Kaçanikut përbëhet
prej 31 vendbanimeve, 1 me karakter urban dhe 30 rurale, ndërsa kufizohet me komunat: Vitinë,
Ferizajn, Shtërpcën dhe në jug me Hani Elezin dhe IRJ të Maqedonisë. 2
Kaçaniku si qendër administrative – qytezë daton që nga fundi i shekullit XVI, i cili deri në vitin
1891 ishte nahije e Sanxhakut të Shkupit, në Vilajetin e Kosovës. Themelues i parë i kësaj qyteze
është Koxha Sinan Pasha i cili ndërtoi xhaminë e cila edhe sot ekziston, një kuzhinë publike,
imaret, një shkollë në afërsi të xhamisë, dy hane, një hamam, kalanë dhe disa mullinj në lumin
Lepec.
Sipas regjistrimit zyrtar të popullsisë, në vitin 1981, Komuna e Kaçanikut kishte 31,072 banorë
(bashkë me Komunën e Hanit Elezit, e cila në vitin 2007, fitoi Statusin e Komunës), ndërsa sipas
regjistrimit të fundit, të vitit 2011, Komuna e Kaçanikut ka 33,409 banorë, prej tyre 10,393
popullsi urbane dhe 23,016 rurale.
Kaçaniku dallohet me kushte të volitshme topografike dhe klimatike. Përmes grykës së
Kaçanikut depërton klima mesdhetare; nga lindja dhe perëndimi depërton klima tipike malore,
ndërsa nga ana veriore ndihet ndikimi i klimës kontinentale.
Nëpër Kaçanik kalojnë dy lumenj, lumi Lepenc dhe Nerodime, që me bashkimin e tyre në të dalë
nga qyteti, kalojnë tok grykën piktoreske të Kaçanikut me tërësi të veçanta mezoreliefë të
Kosovës, nga buzët e të cilëve ngrihen malet e rrëpishme që u përkasin masiveve të Sharrit dhe
Rodopet.
Kaçaniku kryesisht është vend industrial, mirëpo ekzistojnë kushte të volitshme për zhvillimin e
blegtorisë, bletarisë, pemëtarisë, zejtarisë e në veçanti kushte të mira për zhvillimin e turizmit
dimëror-sportiv, veror, malor dhe transit.
2 https://kk.rks-gov.net/kacanik/qyteti/historiku/
11
Nëpër Kaçanik kalojnë magjistralja Prishtinë – Shkup dhe hekurudha Fushë Kosovë – Selanik, e
ndërtuar në vitin 1879, ndërsa fakti tjerët se komuna e ka edhe vendkalimin kufitar në
Glloboçicë, e bënë Kaçanikun vend të rëndësishëm dhe strategjik në rrafshin ekonomik, turistik,
të bashkëpunimit ndërkufitar etj.
Resurset natyrore
Resurset minerale:
Kaçaniku ka resurse të mëdha natyrore e sidomos mineraleve të ndryshme si gurë gëlqeror,
argjilë por edhe minerale të tjera të cilat deri më tani nuk janë hulumtuar. Janë konstatuar rezerva
të gurit gëlqeror në kepin e Kaçanikut prej 127 milionë tonë dhe po ashtu 25 milionë tonë
rezerva të gurit gëlqeror në Ivajë, ndërsa ka edhe sasi tjera ende të pa hulumtuara që janë në
zbulim e sipër.
Pylltaria:
Komuna ka 12,449.98 hektarë pyje, e cila mbulon 59.1 % të sipërfaqes së komunës. Pronësia i
takon ministrisë. Komuna ka numër mjaft të madh të përpunuesve të drurit.
Uji:
Komuna disponon me resurse të mjaftueshme ujore. Përroskat e shumta, dy lumenj (Lepeci dhe
Nerodime), burimet natyrore të maleve të Sharrit paraqesin potencial të mjaftueshëm edhe për
përdorimin e ujit për industri dhe bujqësi.3
Koinqidenc e kësaj është se në Kaçanik, bëhet bashkimi i dy lumenjve Nerodime dhe lumit
Lepenc, dhe derdhet në lumin Vardar në Maqedoninë e Veriut.
Profili ekonomik
Ndërmarrjet shoqërore:
3 https://kk.rks-gov.net/kacanik/qyteti/historiku/
12
Nga 4 ndërmarrje shoqërore, 2 janë privatizuar (“Lepeci” dhe “Silcapor”). Ndërkaq, NTSH-
Tregtia “Sharri” është në procedurë të privatizimit, ndërkohë që nuk merret me veprimtarin
themelore por me dhënien e pronës me qira, kurse NPSH- Sankosi ka statusin e ndërmarrjes
aksionare dhe merret me prerje dhe qepje –konfeksion.
Ndërkaq, në komunë po ashtu funksionojnë edhe tri njësi të Ndërmarrjeve Publike të
rajonalizuara, “Bifurkacioni”, ndërmarrje për ujëra dhe kanalizime, “Pastërtia” për mirëmbajtjen
dhe grumbullimin e mbeturinave dhe “Ekonomia Pyjore”, të cilat me aplikimin e reformave
organizative nga AKM-ja janë fuzionuar me ndërmarrjet e ngjashme të nivelit regjional
Turizmi:
Kaçaniku ka resurse të mjaftueshme për zhvillimin e turizmit sidomos dimëror-sportiv, turizmit
transit, malor dhe veror. Këtë e mundësojnë shpatet e Sharrit, Luboteni piktoresk, dy lumenjtë,
monumentet e shumta kulturo-historike etj. Fakti se komuna e Kaçanikut frekuentohet nga dy
pika kufitare, në Han të Elezit dhe Glloboçicë, përmes grykës së Kaçanikut dhe shpateve të
Sharrit, është argument në funksion të konstatimit se turizmi ka parakushte të shkëlqyera, duke i
shtuar edhe numrin e konsiderueshëm të objekteve hoteliere dhe restoranteve përgjatë rrugëve
dhe në vet zonat e pikave kufitare me IRJ të Maqedonisë.
Transporti dhe infrastruktura rrugore:
Lidhjet rrugore kryesore që janë të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të Kaçanikut janë:
– Magjistralja Prishtinë – Shkup;
– Linja rrugore Doganaj – Glloboçicë, lidhet me Maqedoninë përmes rajonit të Sharrit;
Monumentet kulturore-historike:
Monumentet kulturo-historike begatojnë resurset e shumta turistike në komunën e Kaçanikut.
Kalaja e ndërtuar në fund të shekullit XVI (në vitin 1595), në qendër të qytetit, është një
eveniment i çmuar që tangjentohet nga dy lumenjtë Lepeci dhe Nerodimja, para bashkimit të tyre
në të dalë të qytetit. Motel “Kalaja” i ngritur pothuajse në themelet e kalasë, aktualisht nuk
13
zhvillon veprimtarinë hoteliere (edhe më tutje ka disa familje të strehuara), prezanton një
kompleks atraktiv për vizitorë.
Ndër monumentet e vjetra kulturore që kanë mbetur edhe sot është xhamia e Kaçanikut e
ndërtuar nga veziri i madh Koxha Sinan Pasha në vitin 1594.
Varrezat e dëshmorëve “Te Dardha” dhe shumë pllaka përkujtimore dhe lapidarë në lokalitete të
ndryshme të komunës sonë, i takojnë periudhës së pasluftës dhe paraqesin potencial të bollshëm
kulturo-historik të komunës sonë.
Rrëfim i Evlija Qelebiu, udhëtarit turk (Marrë nga Koha Ditore, e shtunë 15 nëntor 2008)
Përfaqësuesi i lartë turk i Perandorisë Osmane, Evlija Qelebiu, një udhëtar i pasionuar kishte
ndërmarr një udhëtim të gjatë në të gjitha vendet e Perandorisë. Gjatë dhjetorit të vitit 1660, ai
bëri një udhëtim nëpër Kosovë.
Ishte mahnitur nga historitë. Kosova është një vend i mbushur me histori kishte shkruar në
shënimet që hodhi në letër e të cilat u botuan më vonë në titullin “Libri i udhëtimeve”.
Pjesë nga shënimet
Kaçaniku
Prejardhja e këtij emri ka të bëjë me ndodhinë e disa kusarëve shqiptarë, që dikur kishin bërë një
grabitje në Shkup dhe më pas kishin marrë arratinë deri këtu, me shpresë se do të gjenin një vend
për të pushuar, për fat të keq ranë në pritë, u kapën dhe u masakruan. Prandaj, ky vend mori
emrin Kaçanlar, që ka kuptimin; (“Të arratisurit”), që më pas erdhi e mori trajtën Kaçanik. Më
vonë, Sinan Pasha, pushtuesi i Jemenit, ngriti një kala të bukur më mure në hyrjen e grykës dhe
në brigjet e lumit Lepenc. Ajo ka trajtë katrore me perimetër 800 hapa. Një e metë është se
gjendet në luginë dhe qarkohet nga shumë pika të larta. Kështjella ka një dizdar, një garnizon
prej 50 ushtarësh, dy topa dhe një portë. Brenda janë 40 a 50 shtëpi që shërbejnë për strehimin e
ushtarëve, por ndërtesa publike nuk ka. Jashtë mureve janë 100 shtëpi të tjera, të gjitha me çati
14
me tjegulla e me kopshte. Në qytet është një xhami e hijshme, pragu i së cilës ka këtë
kronogram: “Falë Zotit, një dashamir ka shqiptuar datën e saj. Një tempull i bukur dhe vend
lavdiplotë. 100043 (1594). Ka një teqe bektashiane, një shkollë fillore, një han të madh rrëzë një
shkëmbi, si dhe një hamam të vogël. Nuk ka kurrfarë gjurmë pazari, sepse Shkupi është afër.
Lumi kalon përmes Kaçanikut, vijon nëpër këto lugina dhe shkon me anë të ujësjellësit të Gazi
Isa Beut në Shkup, ku shpërndahet haneve, hamameve dhe medreseve – një vepër publike e
shkëlqyer. Në Kaçanik ka selinë një kadi me nivel page 150 akçe, dhe kjo detyrë u është dhënë
dhuratë për jetë pasardhësve të Vejsi Efendiut nga Shkupi. Administrohet nga një vojvodë dhe
bënë pjesë në Sanxhakun e Shkupit.
15
2. KËNGËT E PARAFEJESËS
Dëshira për martesë të hershme e sa më të mirë ndër shqiptarët ka qenë gjithmonë e fuqishme.
Ky interesim zë fill që nga lindja e fëmijës deri kur të martohet.
Për këtë dëshirë në familje, veçmas shquhet nëna, e cila qysh herët në këngët e djepit shpreh
ndjenjën e zjarrtë përplot shpresë, se një ditë do ta martojë të birin me vajzën më të bukur dhe në
mënyrë madhështore që do të mbetët gjatë në kujtesën e familjes, të miqve e dashamirëve të tij.
Përcaktimi i nënës për një gazmend të tillë shprehet qysh në këngët e djepit, duke i kënduar
ninullës së gjumit, ajo e shpreh atë me ndjenjën më të fuqishëm që i biri i saj të rritet i
shëndetshëm i lumtur që një ditë ta martojë me treqind krushq, dhe për këtë gëzim të madh të
nënës për të birin e saj e tregojnë edhe vargjet në vijim: 4
Nina-Nana, në djep të kuq,
T’marton nana me treqind krushq,
Nina–Nana, tëk’y krue,
Timu bafsh për m’u martue!
(kënduar në Kaçanik)
Me rritjen e djalit ose të vajzës fillon edhe interesimi i prindërve, familjes, farefisit, miqve, e
dashamirëve për t‟ia gjetur djalit vajzën më të bukur dhe të ndershme.
Në fshatrat e rrethinës së Kaçanikut pëlqimi ose përcaktimi për fejesë të vajzës më së lehti bëhej
gjatë tubimeve të ndryshëm siç ishin dasmat e kanagjegjet, që zhvilloheshin nëpër fshatra të
ndryshme ku martesat ndërmjet tyre ishin të lejuara.
Aty gjatë ceremonialit të dasmës, nëna ose motra, tezja, halla etj, mund të parapëlqejnë ndonjë
vajzë dhe pastaj të marrin informata të nevojshme se e kujt është, si e ka emrin, ku i ka dajallarët,
pastaj më vonë vendosin për t‟ia dërguar mësitin (shkuesin). Rastet më të shpeshta të njoftimit të
4 Raka Fadil, Areali i gjuhës i Kaçanikut. Prishtinë, 2004
16
djalit dhe të vajzës vinë nga lidhshmëritë familjare, të dajallarëve të cilët luanin një rol të
rëndësishëm, duke u bërë ndërmjetësues. Por ka edhe raste kur motra me anëtarët e tjerë të
familjes e parapëlqejnë ndonjë vajzë dhe ia propozojnë vëllait për fejesë, të cilës më vonë me
pajtimin edhe të prindërve ia dërgojnë mësitin (shkuesin):
Do të kërkojmë tanë verën,
Ta gjajmë nusen si e kemi derën,
Do ta nxjerrim nusen te molla,
T’na vijnë bijat me kmisha t’holla,
Po nalutin nuse për me zanë,
(kënduar në Kaçanik) 5
Na e lipim dhe e dojm’ për mallë,
T’ja j’ap nanës teme që ka ni gjalë.
Biri gjalë të mires si uki në dhenë
Shko mere me zor, se me qef s’po ven
(kënduar në Vataj të Kaçanikut)
Ka raste të shumta kur të rinjtë e pëlqejnë vetë njëri-tjetrin, kur janë në moshë të hershme, por ka
edhe në moshë të pjekurisë nëpër vende të ndryshme si: në rrugë, në krua, në shkollë, në ndeja
etj. Në këto raste roli i familjes edhe i mësitit është më i lehtë, sepse iniciativa dhe pëlqimi ka
rrjedhur nga vetë të rinjtë: 6
Hipi agobaba kalit t’shalës,
Dil kërkoi nuse Hasan agës.
5 Fadil Raka, Areali gjuhës i Kaçanikut
6 Raka Fadil, Areali i gjuhës i Kaçanikut. Prishtinë, 2004
17
Dil kërkoi nuse n’katunde n’midisë,
Se vetë cauca punën e kishte nisë.
Dil kërkoi nuse n’katun e në ni qosh.
Se vetë cauca punën e kishte sosë.
(kënduar në Kotlinë)
Këngët e para fejesës në mënyrë të veçantë trajtojnë ritin dhe kohën e përshtatshme se kur duhet
të bëhet pëlqimi dhe fejesa e të rinjve me gjini të kundërta: 7
Oj Lulije, gjylpan e gërgefit,
Ta kina vnu menën pi pes vetit,
Pi pes vetit na u ked ok e mirë,
Ta vnojna pesëlirshin me zingjir.
(kënduar në Kaçanik)
Krijimet poetike, që shprehin ritin e parafejesës transmetojnë se mosha duhet të jetë faktor
vendimtar për një akt të tillë, ngase edhe parakoha edhe vonesa mund të jenë të dëmshme për
perspektivën e dashurisë dhe të lumturisë së tyre bashkëshortore familjare.
Në fshatra të ndryshëm ekzistojnë prindër të shumtë, të cilët udhëhiqen nga paragjykimet dhe
emocionet e zjarrta që t‟i martojnë sa ma herët bijtë e tyre. Në bazë të traditës sonë popullore
prindërit më me dëshirë për martesë, u preferojnë fëmijëve të tyre partnerin nga familja e pasur.
7 Fadil Raka, Areali gjuhës i Kaçanikut
18
1.1. Këngët e fejesës
Këto këngë pasqyrojnë fejesën e dy të rinjve. Aktin e fejesës e përcjellin një varg ceremonish të
ndryshme, varësisht nga gjendja ekonomike e familjes së djalit. Procesit të fejesës i paraprijnë
një varg aktivitetesh të ndryshme. Së pari bëhet pëlqimi i vajzës e pastaj pyetet për hollësira të
tjera, e kujt është vajza, por në radhë të parë interesohet për prindërit se a janë familje e
ndershme, kombëtarisht e përcaktuar drejt.
Pastaj informohen se çfarë fisi është, a mos është ndonjë shtëpi e shkelur apo në zë për të keq etj.
Pas shumë informatave të sakta për familjen e në veçanti për vajzën, atëherë përcaktohet mësiti
(shkuesi) i cili është daja i vajzës, axha ose ndonjë mik apo shok i djalit të cilin e konsiderojnë të
përshtatshëm për të dy familjet që dëshirojnë të miqësohen.
Dikur në pjesën më të madhe të rrethinës së Kaçanikut, kushti kryesor për fejesën e të rinjve ka
qenë pasuria e familjes së tyre, ndërsa vetë djali si subjekt kryesor ka qenë pak a shumë i
anashkaluar. Dikur djemtë e rinj në këtë regjion bartnin shall të kuq që nënkuptonte se janë të
pamartuar (beqarë).8 Në rrethinën e Kaçanikut kur shkuesi shkonte në shtëpi të vajzës sipas ritit
të fejesës, pasi të hynte brenda e bënte përpushjen e zjarrit ose shkundjen e shpuzës së cigares në
oxhak që nënkuptonte se ai njeri është shkues e jo mysafir i zakonshëm. Në përgjithësi në
rrethinën e Kaçanikut mësitit i jepnin një deri në tri lira për shërbimin që bënte, nga ana e
shtëpisë së djalit, kurse më vonë shkuesit i jepnin një shpërblim më simbolik, që në të shumtën e
rasteve ka qenë një palë opinga, duke pasur parasysh mundin dhe angazhimin e bërë.
Më vonë ky shpërblim mori kuptim më të gjerë që do të thoshte të paguheshin edhe shpenzimet e
ditëve të humbura, me këtë rast bëheshin peshqeshe të ndryshme e ndonjëherë jepeshin të holla.
Në rrethinën e Kaçanikut në të kaluarën nuk është përdorur termi fejesë, por janë përdorur fjalët:
Kemi zanë nuse, Kemi zanë rob etj.
Zakonisht mosha për fejesë për vajza ishte 16 – 18 vjeç, kurse për meshkuj ishte 18 – 20 vjeç.
Në përgjithësi në rrethinën e Kaçanikut në familje respektohet mosha e fëmijëve, qoftë për
dhënie qoftë për marrje:
8 Çeta Anton, Kërkime folklorike, Prishtinë, 1981.
19
Bilbili në lamë, bilbili në lamë
Nuse Ilir Agës do t’i zamë,
Nuse do t’i zamë kodër n’kodër,
Jo edhe nej vet se asht i vogël.
N’koft i vogël do të rritet,
Atëherë baba i vet do t’hargjitet
(kënduar në Kotlinë)
Në fillim jepej vajza e madhe e pastaj me radhë i njëjti parim vlen edhe për djalin, kjo
respektohej kudo dhe kush shkelte këtë adet përbuzej nga vendasit.
Madje, ka ndodhur që djali të kishte motra dhe nuk mund të martohej para tyre pavarësisht se
ishte më i madhi.9 Edhe në regjionin e Kaçanikut ka ndodhur që familja e djalit t‟i ketë
angazhuar dy palë shkues dhe nëse të dy mësitit ia bien dorën në të njëjtën ditë, atëherë prindi i
djalit është i obliguar, sipas traditës popullore, ta ndalë dorën e shkuesit që ka ardhur i pari në
shtëpinë e djalit. Do theksuar se në këtë regjion riti i fejesës në përgjithësi respektohet, ngase
edhe kur të rinjtë e njohin njëri-tjetrin, dashurohen edhe pajtohen për fejesën e martesës qofshin
të shkolluar apo të pashkolluar, ata dëshirojnë që aktin e fejesës ta bëjnë me anë të mësitit dhe
ceremonive të tjera të traditës popullore, edhe pse në këtë rast roli i tij është tejet formal.
Në myzhde ose (qitje të fjalës), dora jepet para dreke, ajo mund të bëhet edhe të enjten sikurse të
dielën.
Në shtëpinë e djalit mblidhen dajallarë e axhallarë, farefisi, e kushërinjtë të cilët pas bisedave të
ndryshme, ngrihet në këmbë mixha, daja apo kushëriri i vajzës dhe i djalit së bashku me mësitin
dhe mysafirët që janë prezent dhe fillon ceremonia e fejesës. Me këtë rast dorën mund ta jep daja
i vajzës, mixha dhe mësiti, kurse dorën e merr babai i djalit, daja ose mixha. Fjalët të cilat
dëgjohen në këto momente janë: A ja ke lypë Bakiut çikën për djalin Ilirin? Këto fjalë përsëriten
9Shala Demush, Letërsia popullore, Prishtinë, 1998.
20
tri herë dhe në fund thotë se “ta ka ba kabull për mik dhe ta ka dhanë çikën”, pas këtij momenti
mysafirët shërbehen me sherbet që t‟u shkojë të rinjve dashuria ëmbël dhe në shenjë të dëshmisë
që kanë zënë nuse qitet me pushkë, çka nënkupton se ajo familje ka qitë fjalë nuse. Njerëzit e
pasur bënin myzhde me daulle e me këngëtarë, kurse ata të varfëritë me lojëra e humor të
ndryshëm. Pa u dhënë dora ka qenë e ndaluar të këndohet, pasi të jepet fjala, vajzat të cilat janë
të mbledhura në shtëpinë e dhëndrit këndojnë këngë të ndryshme për mësitin me humor e pa
keqkuptime, janë motrat të cilat këndojnë me shoqet e mëhallës, e këndojnë vëllanë, me gëzim
shumë të madh që po martojnë vëllanë dhe të gëzuar për po marrin kunatë dhe gëzimi i tyre
shprehet me anë të këngës:
Çka ka msiti që e nali kalin,
T’lumet na, e pruni fjalën.
E pruni fjalën zot përhajr,
Lumja unë kunatë që marrë.
(kënduar në Kaçanik të Vjetër)
Atmosfera e gëzimit dhe haresë në shtëpinë e djalit gjithnjë vjen duke u rritur me ardhjen e
njerëzve të ndryshëm që vijnë për të bërë përhajr fejesën e djalit: 10
Kravata e kuqe me shqiponja t’zeza
Ore, vllau jonë -Urime fejesa!
Urime fejesa e u trashigofshi,
O, jetën e lumtur s’bashku e kalofshi.
(kënduar në Vataj të Kaçanikut)
10
Shala Demush, Letërsia popullore, Prishtinë, 1998.
21
Vajzat këngëtare përpos urimeve për dhëndrin, urojnë edhe të zotin e shtëpisë, duke i uruar
fejesën e djalit për të cilin është gëzuar shumë, sepse së shpejti do të shtohet edhe një anëtar më
tepër familjes së tij:
Fryni era reshi bora,
Vëllait tonë i erdhi dora,
I erdhi dora edhe fjala,
Përhajr t’koft efendi baba.
(kënduar në Stagovë të Kaçanikut) 11
Edhe në këtë regjion fejesa e të rinjve në vendet më të afërta gjithmonë është çmuar më shumë
nga prindërit, si nga ana e familjes së djalit ashtu edhe të familjes së vajzës, në radhë të parë
ndërmjet veti kanë pasur më tepër njohuri më të mëdha për shumëçka, e pastaj rruga e largët, në
të kaluarën ka mund të sjellë telashe të ndryshme, e veçmas nëpër fshatra të largëta nga qendra
urbane. Mirëpo këso fejesash të afërta kanë mundur të realizojnë fëmijët e familjeve të pasura, të
familjeve që ishin të njohura për bujari trimëri e për burrëri dhe me numër të madh të anëtarëve
të familjes.
Kena zanë nuse ngat e ma ngat,
Do ta bajna myzhden shumë me salltanat,
Shumë me salltanat e me dije,
Jena kallabllik e na ka hije.
(kënduar në Kaçanik)
11
Fadil Raka, Areali gjuhës i Kaçanikut
22
1.2. Këngët e mësitit
Në këngët e fejesës pa dyshim zënë vend të rëndësishëm krijimet poetike që trajtojnë në mënyrë
të hollësishme veprimtarinë dhe misionin e shkuesit për realizimin e fejesës ndërmjet të rinjve.
Familja e djalit pasi të marrë përgjigjen që kanë dhënë vajzën fillon të përgatitet për qitjen e
fjalës, publikimin e saj. Rituali i qitjes së fjalës së nuses, përveç mjeteve të shumta materiale,
kërkon edhe organizim të mirëfilltë për realizimin e saj me sukses. Caktohet dita e publikimit të
fjalës së nuses, njoftohen të afërmit etj.
Në rrethinën e Kaçanikut nuk është zakon që te miku të shkojë babai i vajzës së fejuar për të
qitur fjalën (publikuar fejesën) e saj, por edhe pse nuk vjen babai i vajzës, në shtëpinë e djalit e
këndojnë atë kinse ka ardhur për ta parë djalin, vendin e pasurinë e tij. Mësiti gjithmonë lakmon
dhe dëshiron t‟i miqësojë dy familjet për arsye se ai paguhej me të holla edhe me peshqeshe të
ndryshme, madje edhe kënga këndohet për babën e nuses i cili shkon për ta parë vendin se ku do
ta martojë çikën e tij, vargjet në vijim tregojnë më së miri:12
Baba i nuses pa milet,
Erdh e kqyri venin e vet,
Kun behane nuk i gjet,
Kur e qitëm në hajat,
Sita qojshim n’Belgrad,
Kur e qitëm n’oborr,
Si ta qojshinë në Stamboll!
Kur e qitëm në bahshqe t’e shpija
Plot me molla, e me të mira.
(kënduar në Duraj të Kaçanikut)
12
Instituti Albanologjik i Prishtinës, 1962
23
Në rrethinën e Kaçanikut në procesin e fejesave të, të rinjve si në të kaluarën ashtu edhe në
kohën e tashme, roli i mësitit (shkuesit) është i madh.
Natyrisht me këtë profesion merren njerëz të talentuar, në të kaluarën në këtë regjion ka pasur
edhe raste të shit-blerjes së çikave, kjo vepër bëhej nga njerëzit e pandershëm dhe të varfër.
Zakonisht janë shitur vajzat bonjake, që ishin nën përkujdesjen e mixhës apo të kushërinjve,
çmimi i shitjes së vajzave shkonte deri në 25 lira, të cilat i merrte mixha apo kushëriri. Zakonisht
blerjen e çikave e bënin prindërit që i kishin djemtë me të meta fizike e psikike, si dhe ata të
shtyrë në moshë.
24
1.3. Dërgimi i nishanit dhe shkëmbimi i unazave
Po sa të marrë fund qitja e fjalës së nuses, fillojnë përgatitjet për të dërguar nishanin-unazat, dhe
shenjat e para që njëherit shërbejnë si shkas për t‟u njohur miqtë ndërmjet veti.
Në rrethinën e Kaçanikut më së shumti përdoret termi “me çue pare te miku”, që nënkupton
dërgimin e gjërave të nevojshme për përgatitjen e pajesë, e ndonjëherë edhe sasi të hollave. Në
këtë ditë vinë nga shtëpia e dhëndrit tre ose katër veta së bashku me mësitin dhe sjellin: lesh,
mëndafsh, pëlhurë, patiskë, pastaj sheqer, lule etj.
Po ashtu me këtë rast dërgohen, unazat, lirat, vathët, si dhe sipas mundësisë financiare që ka
familja e djalit nga një dhuratë për të gjithë anëtarët e familjes së vajzës.13
Zakonisht kësaj radhe te miku shkojnë për t‟u kthyer, por nëse është rruga e largët shkojnë për
(konak). Sa i përket kthimit të dhuratave përafërsisht veprohet në të njëjtën mënyrë edhe nga
familja e vajzës, duke ia dërguar të gjithë anëtarëve të familjes së dhëndrit nga një dhuratë
(shenjë), kurse për dhëndrin më shumë dhurata. Gjithashtu edhe dërgimi i nishanit përcillet me
këngë të ndryshme që këndohen nga vajzat e familjes së dhëndrit me gëzime dashuri për vëllanë
e tyre:
Nesër në sabah te kjo shpi,
Niset nishani me flori,
Me flori e si ylber,
Çojna lule e çojna shiker!
(kënduar në Runjevë të Kaçanikut)
Sasia dhe vlera e shkëmbimit të nishanit ndërmjet dy familjeve të miqësuara bëhet sipas
mundësisë materiale që kanë dy familjet. Pas dërgimit të nishanit dhe gjërave të tjera në shtëpinë
e vajzës, vajza prej atij momenti është nër unazë (e fejuar).
13
Neziri Zymer, Figura e krahasimit në këngët lirike të dashurisë, Prishtinë 1979
25
Riti i dërgimit të nishanit ose shkëmbimi i unazave, gjerësisht paraqitet edhe në këngët
popullore, të cilat këtë ceremonial të rëndësishëm e pasqyrojnë në shumë aspekte: 14
I çojna nishanet palë e palë,
Kur t’i qënisësh Lule çona fjalë,
Çona fjalë e çona letër,
Se t’çojna patiskë qetër.
(kënduar në Dubrav të Kaçanikut)
Vajzat në përgatitjen e pajës, kujdes të veçantë i kushtojnë bashkëshortit të ardhshëm, duke i
thurur çorapet e duke i përgatitur gjëra të tjera të nevojshme.
14
Fadil Raka, Areali gjuhës i Kaçanikut
26
1.4. Këngët shpotitëse
Lirshëm mund të thuhet se nuk ka asnjë fenomen, a veprim ritual në këngët e dasmës në
rrethinën e Kaçanikut që nuk shoqërohet me këngët shpotitëse.
Këngët shpotitës e përqeshin fuqishëm edhe vendin ku do të shkojë vajza e fejuar.
Këngëtarja me def, me qëllim krijon aty për aty skena e ngjarje të pavërteta, të cilat i transmeton
me anë të zërit ose kinse nusja, pas martesës ka për të përjetuar shumëçka në shtëpinë e burrit, të
cilët nuk përkojnë me realitetin jetësor, përveç që janë një humor i thekshëm, kemi vargjet të
cilat tregojnë më së miri:
Oj, ti çikë n’at sakak,
Je fejue për ni burrë plak!
Se n’koft plak, si n’koft i ri,
E ban kapuçin me ni sy.
(kënduar në Kaçanik)
Thumbat më të ashpër në këngët e shpotitëse që këndohen në rrethinën e Kaçanikut, përherë i
drejtohen mësitit, veçanërisht nëse ka punuar me hile që ka pasur qëllimi të pasurohet me mësitni,
dhe nga një herë mësiti bënë të pamundurën që t‟i miqësojë dy familjet, që të pasurohet me
mësitni, për arsye se në të kaluarën janë dhënë peshqeshe të ndryshme, dhe këtu kemi vargjet: 15
Na i ka lyp msiti dy lira,
I ka met gruja pa dimija,
Pa dimija e pa mitan,
Se i ka met qyqja nër jorgan!
15
Shefqet Pllana, Këngët e martesës ndër shqiptarët e Kosovës
27
(kënduar në Begracë të Kaçanikut)
Mësiti për të arritur deri te pasurimi i tij me mësitni ai ka gënjyer shumë, p.sh. kur ka shku për
me i kërku vajzën filanit i ka thënë se ai është familje e pasur, ka shumë bagëti, e shumë gjëra të
tjera që nuk janë kanë të barabarta me realitetin.
28
1.5. Këngët e lavdërimit
Vetë titulli i këtyre krijimeve gojore, poetike sugjeron se këto këngë kanë për temë trajtimin,
lavdërimin si veçori e si dukuri njerëzore individuale e kolektive.
Lavdërimet më të mëdha dhe më të shumta në relacionin vajzë – djalë, vijnë nga familja e djalit e
cila gjithmonë e lavdëron të birin e vet, duke menduar se është më i miri e më i mençuri në
krahasim me të tjerët. Vajzat këngëtare në shtëpinë e djalit me rastin e qitjes së fjalës së nuses
nga gëzimi i madh që kanë fejuar të vëllanë, shprehin njëherit edhe disponimin e tërë familjes së
gjerë, duke kënduar këngë për këtë moment të gëzuar e ritual.16
Lule kuqe fjalë e parë,
Lumja ti ku ki me ardhë,
Lule kuqe fjalë e dyt,
Lumja ti ku ki me zhdrypë,
Lule kuqe fjalë e tretë,
Lumja ti me kaçon jetë.
(kënduar në Kovaçec të Kaçanikut)
Me respekt të veçantë në këto këngë shenjëzohen karakteristikat më të mira të shtëpisë së vajzës,
e cila për rapsodinë popullor, që shpreh mendimin e familjes së djalit është shumë me rëndësi,
ngase aty vajza për herë të parë ka parë jetën, ka marrë mësimet dhe edukatën e vlefshme nga
prindërit që më vonë i nevojitet për në shtëpinë e dytë (të bashkëshortit).
Kena zanë ni nuse te malldari,
E man menen veçte iftibari,
16
Demush Shala, Letërsia popullore, Prishtinë 1983
29
Veç te iftibari e te sajgia,
E di renin qysh renitet shpia.
(kënduar në Biçec të Kaçanikut)
Këngët e lavdërimit përpos përmbajtjes së ngjeshur që kanë, ato shquhen edhe për vlerat e
shumta gjuhësore e stilistike.
30
1.6. Këngët e lavdërimit
Përgatitjet për aktin e dasmës dhe të kanagjeqit fillojnë përnjëherë si në shtëpinë e dhëndrit ashtu
edhe në shtëpinë e nuses.
Procesi i kanagjegjit në krahasim me dasmën dallon për shumëçka. Në radhë të parë për
organizimin, shkallën e gëzimit, të haresë, të festimit, të shpenzimeve që mbretërojnë prej fillimit
e deri në fund. Në këto krijime gojore e poetike hetohet nota nostalgjike, shpotitëse, duke filluar
që nga jeta e vajzës, prishja e bishtalecave, ngjitja e kanës, përshëndetja me prindërit, vëllezërit,
motrat, shoqet e fëmijërisë e të rinisë deri në vendosjen e saj në shtëpinë e bashkëshortit. 17
Nga gratë e mbledhura në kanagjegj, njërën ndër to e angazhojnë të përgatisë vajzën që shkon
nuse si (telaken). Kjo grua duhet të jetë e lumtur, të ketë babë e nënë, në mënyrë që edhe vajza
që shkon nuse të ketë lumturi jetësore. Ditën e premte në dhomën ku gjendet vajza, bijat dhe
shoqet e saj fillojnë ta bëjnë me vaj. Në fillim vetë telakja e vë në kokë një shami dhe fillon të
qajë, duke i marrë ngrykë të pranishmet, në mënyrë që nusja pastaj ta bëjë vetë këtë, duke qarë
oh, oh, oh, uh, uh, uh ose huj, huj, huj etj. Zërat e parë të vajzës janë tejet të theksuar dhe lektitës,
çka ndikon në disponimin e të pranishmeve, nga të cilat ndonjërës i shpëtojnë edhe lotët. Pas një
kohe fillon edhe prishja e bishtalecave që përsëri e bënë telakja që e përgatit vajzën, kurse ajo
reagon duke shprehur mosgatishmëri. Ajo është e vetëdijshme se nga ai moment ajo ndërron
statusin e saj jetësor – nga vajzëria në nusëri është me plot obligime të ndryshme familjare e
bashkëshortore:
Kush ta prishi, lule bistekin?
Kjo Sadija, dy durt ju thefshin!
(kënduar në Kaçanik)
17
Çeta Anton, Kërkime folklorike, Prishtinë, 1981.
31
Në këtë regjion zakonisht vajzat fejohen dhe martohen herët, ndodh shpesh që vajzat ta
ndërpresin shkollimin pa dëshirën e tyre, dukuri kjo tejet e ndjeshme, andaj vajzat këngëtare ia
kujtojnë shoqes së tyre shkollën, çantën, lojërat etj. 18
Kaj oj çikë pshollak me bajraqe,
Merri ojat hajde dalim n’baçe,
Hajde dalim n’baçe marojmë oja,
Jo be shoqe se m’u ka ngjitë boja.
(kënduar në Glloboçicë të Kaçanikut)
Në rrethinën e Kaçanikut numri më i madh i këngëve të kanagjeqit këndohen në ditën e shtunë,
që njëherit është edhe dita e fundit e vajzës në shtëpinë e prindërve të saj. Këngët e kanagjeqit
sipas hulumtimit të bërë janë të shumta dhe të shumëllojshme, disa nga to shquhen edhe për vlera
të theksuara artistike e gjuhësore.
18
Demush Shala, Letërsia popullore, Prishtinë, 1983
32
3. KËNGËT RRETH PËRGATITJES SË PAJËS – ÇEIZIT
Ekspozita e Çezit.
Ndër shqiptarë, kur një vajzë është martuar, ka ndërtuar edhe çejzin e saj. Një formë e ekspozitës
të cilën duhej ta shihnin të gjithë, çejzi (paja e nuses) ka përmbajtur shumëçka prej rrobave e
objekteve të ndryshme.
Emërtimi “Çejz” në kulturën shqiptare ka hyrë dhe mbetur nga sundimi osman (turqisht: çeyiz)
ndërkohë që paja apo prika e nuses është traditë që ka ekzistuar gjithmonë. Sepse gruaja tek
shqiptarët është dashur të shkonte tek burri duke krijuar çejzin, me vath, me shamia të kokës, me
gërshërë, me sapun e gjerdan, me kësulë e këmishë e xhamadanë prej kadifeje. Këto dhe shumë
më shumë, kanë paraqitur dhe paraqesin edhe sot një formë transferimi të pasurisë prindërore,
dhuratave apo parave, me qëllim martesën e një vajze.
Sipas traditës, çejzi është një grumbullim i pasurisë të cilën sipas këtij rituali gjithnjë e bart një
grua kur lidh kurorë me një burrë. Në anën tjetër, kjo praktikë është karakterizuar me një proces
të ndërlikuar të punëdores si dhe është shfaqur përmes një estetike të veçantë e cila si e tillë
ngërthen në vete vlera të trashëgimisë kulturore. Megjithatë, me kalimin e kohës, paja e nuses do
33
të mund ta ketë humbur vëmendjen. Kohët moderne sikur kanë sjellë gjenerata të cilat e kanë
problem të adaptohen me këtë pjesë të institucionit të martesës, e të cilat shpesh nuk e llogarisin
aspektin e traditës dhe ruajtjes së një rituali i cili, i shpejtë, humb nga sytë gjatë martesës por
rikthehet në përdorim gjatë jetës së gruas pas martesës. “Ka edhe sot interesim, ka shumë gra të
reja të flakta për me ba çejzin e mirë, me jelekë e dallame e me tentene, edhe me këmisha ma
serioze”.
Në rrethinën e Kaçanikut, materialin dhe shpenzimet për përgatitjen e pajës i heq familja e djalit,
ndërsa paja përgatitet në shtëpinë e vajzës. Relacioni kohor prej dërgimit të materialit për
përgatitjen e pajës përfshin distancën kohore nga shkëmbimi i nishaneve e deri te dasma. Në
bazë të traditës popullore dihet se vajza ende pa u fejuar fillon të përgatisë çejz të ndryshëm,
qoftë për vete qoftë për bashkëshortin e ardhshëm, të cilin vetëm e ëndrrën se një ditë do të
martohet me të. Pajën të cilën e ka bërë vajza është përpjekur që të jetë sa më origjinale dhe
cilësore, ngase nga ajo në mënyrë të ndjeshme është parë kujdesi i saj si nuse e vyer, sepse punën
e saj përveç familjes së dhëndrit e shohin dhe e vlerësojnë një rreth më i gjerë, të cilët e
lavdërojnë ose e kritikojnë.
Çejzi në shtëpinë e vajzës ekspozohet një natë para se të shkojë te burri, dhe dy ditë pas martesës
– në ditën e grave.
Oj Lulija jonë fleta e mollës,
A naj ke pru mindilat e dorës,
Ni paqe prue oj Lule ban temena,
Mos i paqe prue rri e mos ban za.
(kënduar në Kovaçec të Kaçanikut)
34
Përveç pajës për vete, bashkëshortin, për prindërit dhe të afërmit e burrit, në të kaluarën vajza në
rrethinën e Kaçanikut ka përgatitur dhe shtrojën e djepit për fëmijët që do t‟i lindë gjatë jetës
bashkëshortore. 19
Në këtë çejz bënte pjesë mbulesa të cilën e përgatit për kalin me të cilin vinin krushqit për ta
marrë. Pastaj, po ashtu edhe për daullxhinjët (tupanxhive), apo edhe defatoreve u ka dhuruar nga
një palë çorape të thurura ose diçka tjetër:
Boll qenisa, e boll punova,
Meqet majer oj nanë se shkova.
Udha e maroj bijë të koftës,
Dera e huaj është shumë e ranë,
Cullve t’xhepit t’u rrajsh n’kamë.
(kënduar në Glloboçicë të Kaçanik)
Këngët rreth përgatitjes së pajës – çejzit, në tërësi shquhen për shprehje figurative, me anë të të
cilave pasqyrojnë punën e nuses. Këto këngë në krahasime me ciklet e tjera të këngëve të dasmës
i cilëson ndjenja e thellë e angazhimit mendor e fizik të vajzës. Në kulturën shqiptare, paja e
nuses është e përcaktuar edhe me Kanun, libër ky i cili dikur përfaqësonte përmbledhjen e
normave dhe dokeve shqiptare me karakter juridiko-social. Kanuni i Skënderbeut, në kreun e
katërt e shtjellon fejesën dhe martesën ku ndër të tjera përcaktohet edhe veshja apo paja.
19
Fadil Raka, Areali gjuhës i Kaçanikut
35
1.1. Këngët e kanës
Në rrethinën e Kaçanikut ditën e shtunë grumbullohen vajzat dhe gratë e farefisit, të lagjes,
shoqet e saj me qëllim që t‟ia vejnë kanën vajzës e cila shkon te burri. Ky është momenti më
mallëngjyes, kur vajza kalon nga realiteti jetësor i vajzërisë në atë të nusërisë. Telakja i afrohet
me një kalanicë (pjatë) në të cilën e ka vënë kanën, të cilën më herët ia ka dërguar familja e
dhëndrit me petka. Ky është momenti më i dhimbshëm për vajzën që po shkon nuse por edhe për
shoqet e saj, dhe në këtë këndohet:
Ani mori çikë kollomoqe,
Dash me pshtue hajde hin nër shoqe.
(këndur në Kovaçec të Kaçanikut)
Në këtë rit janë të pranishëm nëna, tezja, halla etj. Shoqet e vajzës, të cilat e këndojnë vajzën
duke i thënë që t‟i lutë të gjithë me radhë që mos t‟ia vënë kanën bile edhe për një natë:
Oj Lulije lute, lute nanën,
Edhe sante mos ta ngjesin kanën.
Oj Lulije lute, lute tezën,
Edhe sonte mos ta bajna t’zezën
Oj Lulije lute, lute hallën,
Edhe sante mos ta ngjesin kanën!
(kënduar në Nikaj të Kaçanikut) 20
20
Fadil Raka, Areali gjuhës i Kaçanikut
36
Vajza më së shumti në jetë është e lidhur me nënën, e cila e ka rritur dhe e ka edukuar, andaj më
së shumti e do atë, mirëpo disa vajza janë rritur e janë edukuar pa prindërit e tyre, janë rritur me
njërin prind ose me axhallar, e me dajë dhe e kanë ndier shumë mungesën e nënës. janë fejuar e
janë martuar pa nënë e pa babanë, edhe me këtë rast këndohet si:
Kaj moj çikë në oborr,
Le tan in nana zanin n’vorr,
Le tan in ty, qi je tuj vajtue.
Se pa nanën nuse je tu’ shkue.
(kënduar në Ivajë të Kaçanikut)
Këngët e kanës në rrethinën e Kaçanikut kanë një strukturë të ngjeshur me variante e këngë që
këndohen gati në të gjithë fshatrat e këtij regjioni, por edhe viseve të tjera të Kosovës dhe më
gjerë. Ka shumë këngë, të cilat dallohen për vlera të konsideruara artistike, të cilat shquhen për
vlera të hollësishme. Dimensioni i veçantë që i shenjëzon këngët e kanës në këtë regjion është
dimension shpotitës, i cili herë pas here kalon në thekës të fortë ndaj protagonistëve të caktuar.
37
1.2. Këngët e ndarjes
Është përcjellë edhe me derdhje lotësh nga vajza që martohej dhe të gjithë të pranishmit, sidomos
bashkëmoshatarët, sepse ky moment paraqiste hapin e parë të ndarjes së përjetshme të vajzës nga
familja dhe rrethi i gjerë me të cilët ishte rritur. Kur vajza ka filluar t‟i merr ngryk të pranishmit
Dhe te qaje me ze.
Oj xhemile
oj rremi i hanes
Amanet shka pi len
nânes për malle
Po ja lâj dhet gishta kân.
(kënduar në Kaçanik)
Me atë rast i është ofruar ena me kanë në të cilën i ka ngjyer dy duart dhe i ka vendosur në mur,
duke i lënë gjurmët e gishtërinjve, të cilat ka ndodh që nuk janë fshirë deri sa ka kaluar një vit.
Sipas ritit të njohur të martesës, ditën e diele, para se të vinë krushqit për të marrë nusen, dy gra
zakonisht telakja me një tjetër e marrin vajzën për krahu dhe e dërgojnë të përshëndetet me
anëtarët e tjerë të familjes, të farefisit, miqtë e të tjerë. Këto janë momentet më prekëse në
procesin e zhvillimit të ceremonialit të kanagjegjit si për vajzën që bëhet nuse ashtu edhe për
prindërit e saj. Zëri i saj i thekshëm, i lektisur mallëngjen veçmas nënën e babën, motrat dhe
vëllezërit kur fillojnë të përshëndeten dhe t‟ia marrinë hallallin e njëri – tjetrit:
Kaj oj çikë, niju në lamë,
Nanës teshat kush ja lanë?
Kaj moj çikë, e lage shaminë,
Babës kundrat kush ja fshinë?
38
Kaj moj çikë, në shami të gjatë,
Vllaut teshat kush ja pengllat?
ose
Kaj moj çikë e niju te ara,
Kush ju del dajve përpara?
Po ja la motrës amanet,
Le t’ju del si ju kum dal vetë.
(kënduar në Kaçanik)
Këngët e ndarjes i referohen jo vetëm vajzës që shkon nuse, por edhe djalit që martohet dhe në
një mënyrë që atë ditë ai pavarësohet nga prindërit. Këto këngë janë emocionuese për të gjithë.
39
1.3. Këngët për përgatitjen e dasmës
Dasma është një rit i lashtë dhe çdo popull e trajton atë sipas mënyrës dhe zakoneve të tij, por sa
do të ndryshme të jenë këto zakone, baza e tyre mbetet e përbashkët. Popujt e mbështesin ritin e
dasmës në folklorin e tyre, i cili e shoqëron ritualin në të gjitha momentet e tij. Këto, të gjitha së
bashku, e bëjnë dasmën një ngjarje të paharrueshme. Dasmat festohen në të gjithë vendin me një
larmi të madhe zakonesh, kostumesh, këngësh e vallesh, të cilat shërbejnë për krijim e
atmosferës festive.
Këto krijime poetike për kah numri nuk janë aq të shumta në rrethinën e Kaçanikut, por shquhen
për përmbajtje dhe formë të ngjeshur në të cilat këngëtari popullor realizon qëllimin e tij, duke
pasqyruar përgatitjet e shumta që bëhen për fillimin e dasmës, si ngjarja më e rëndësishme në
jetën e njeriut.
Pasi të merren vesh dy familjet e miqësuara se punët rreth përgatitjes së pajës (qezit) janë kryer,
atëherë dasma mund të fillojë për një periudhë të caktuar, atëherë prindërit e vajzës dhe të
dhëndrit fillojnë përgatitjet për dasmë. Pasi të dy palët përgatiten për dasmë, caktojnë edhe ditën
se kur do të dërgohen petkat.
Baba i djalit me disa të afërm të dhëndrit i dërgon rrobat (petkat) në familjen e vajzës.21
Sipas
disa të dhënave, në të kaluarën në komunën e Kaçanikut, në ditën e dërgimit të rrobave (petkave)
bëhej edhe kurorëzimi i dy të rinjve me anë të hoxhës, i cili këndonte një sure nga KUR-ANI dhe
shpallte bashkimin (niqahin) e dy bashkëshortëve të ardhshëm pa praninë e tyre, si dëshmitar të
këtij kurorëzimi ishte babai dhe një i afërm i djalit, dhe babai dhe një i afërm i vajzës. Në pjesën
më të madhe të rrethinës së Kaçanikut, dasma fillon të enjten, kurse nusja merret të dielën, por
këto ditë sipas nevojës mund të lëvizin. Kanta e drithit në një mënyrë simbolizon edhe fillimin e
dasmës. I zoti i dasmës angazhon një të afërm apo ndonjë fqinj të tij që quhet grishtar për të bërë
thirrje në fshat për dasmë. Një javë para dasmës mblidhen tërë fshati që të merren vesh për
mënyrën e organizimit të dasmës. I zoti i dasmës sipas traditës popullore ishte i obliguar që në
mes të oborrit, ta shtronte një qilim me një teneqe për grurë, dhe bënë përgatitjen për dasmë
cakton akqitë (gjellëbërësit) dhe magjetorët, të cilët tri ditë para dasmës fillojnë të gatuajnë bukë
për dasmorë:
21
Fadil Raka, Areali gjuhës i Kaçanikut
40
Dy bilbila po na knojnë,
Teshat e Lules p’i palojmë
Ani pi palojm e pi shpalojmë.
Gjalin e hasretit p’e martojmë
(kënduar në Gajre të Kaçanikut)
Pasi që përfundojnë të gjitha përgatitjet e dasmës, fillon ceremonia e marrjes së nuses, edhe ky
moment përcillet me kënge e me valle, dhëndri vishet me petkat më të bukura dhe vallëzon me të
afërmit e tij. Dita e dasmës në shtëpinë e dhëndrit fillon me të zgjuar të dasmorëve, është dita
kryesore e këtij gazmendi. Kerri i nuses bëhej gati para nisjes së krushqve për rrugë. Krushqit
janë persona të zgjedhur, bajraktari iu printe krushqve. Nisja e krushqve bëhej me të shtëna
armësh e me këngë. Në shtëpinë e vajzës organizohej pritje nga ana e miqve, dhe sipas traditës i
zoti i shtëpisë ia bën përhajr vajzën të zotit të dasmës. Pasi të vjen lajmi që kerri i nuses është
gati, krushqit marrin rrugën e kthimit me zhurmën e të shtënave të armëve të cilat nuk i ndalojnë
derisa ta kalojnë fshatin e nuses si shenjë ngadhënjimi.
Dita kur vajza do të shkojë të burri, me mëngjes fillojnë punët për pritjen e miqve. Gjatë
përcjelljes së vajzës, kur nusja hyn në qerre apo veturë, vëllai apo një mashkull i familjes i bie
butësisht me grusht në shpinë dhe e thërret në emër nusen tri herë, duke i derdhur ujë pas qerres,
dhe duke i bërtit në emër: p.sh. “Oj Lule ku e ke lanë sakicën” dhe me të dalë qerrja nga oborri
nusja qanë, mërzitet që largohet nga vendi se ku ka lindur e ku është rritur, ndahet prej familjes e
prej shoqeve të saj.
Hajt ta lidhim besën-e
Me një fije kashtë!
A do ta duash nanën moj qike
Sikur e ke dashtë?
(kënduar në Kaçanik)
41
O shifni nusen sa mirë ka dalë
O si del lulja o anë o për anë.
O se e gëzove nanë e babën-o
Mirë se na erdhe n’fshat të bukur-o
(kënduar në Kaçanik)
Gjatë rrugës së kthimit të krushqve ekziston thyerja e rrugës si zakon. Arritja e nuses në shtëpi
përcjellët me plot ceremoni, një grua e vjetër hedh mbi qerren e nuses drithë, sheqer, monedha.
Nusja hapin e parë në shtëpi duhej ta bënte më këmben e djathtë, pastaj i sjellin një enë me
sherbet dhe nusja tri herë radhazi lyen gishtërinjtë dhe prek derën e hyrjes. Vlen të përmenden
edhe ceremonitë rreth hyrjes së dhëndrit në dhomë të nuses, heqja e duvakut, thyerja e kulaçit
ditën e nesërme në mëngjes e shumë ceremoni të tjera që me vlerat dhe rëndësinë e tyre
pasurojnë trashëgiminë tonë kulturore e shpirtërore.
Dasma tradicionale dikur zgjaste me javë apo ditë të tëra, edhe numri i të ftuarve dhe shpenzimet
ishin të mëdha për familjen. Sot janë të rralla dasmat e tilla të mëdha, më e zakonshmja është ajo
e tipit ku dasma zgjat një natë, në mbrëmje bëhet martesa, ftohen mysafirët, numri i tyre
ndryshon varësisht nga gjendja ekonomike e familjes dhe pas disa orëve përfundon ahengu.
Dekadave të fundit ndryshimet në ritin e fejesës, martesës dhe dasmës kanë qenë drastike, kjo
ndoshta arsyetohet me difuzimin kulturor nga vendet fqinje evropiane. Janë harruar traditat e
sponzorizimit të pajës nga ana e familjes së dhëndrit. Në dasmat tradicionale për pije dominonte
rakia, tani më së shumti përdoret vera dhe birra.
Pastaj ishte zakon që dhëndri nusen e priste në shtëpi, sot ai shkon e merr vetë, madje ka raste
kur është në rolin e shoferit. Në kohët e sotme pas përfundimit të ceremonisë të dasmës çifti
shkojnë në muaj mjalti. Jemi dëshmitar të së sotmes se nga e kaluara kanë mbetur shumë pak
rituale tradicionale. Evolucioni ka bërë të veten!
42
1.4. Sitja e miellit
Gatimi i kulaçit paraqet aktin më interesant që zhvillohet në dasmë, në mesin e grave, në një
dhomë tubohen gra dhe vajza, e shtrojnë sofrën në mes të dhomës, merret miell, vezë, qumësht,
sheqer dhe yndyrë dhe fillon gatimi. Në Kaçanik me rrethinë, gatimin e kulaçit e fillon një vajzë
e re dhe e përfundon një grua e moshuar. Në kulaçin e gatuar vendosen monedha, të cilat nuk
numërohen, si simbol që shtëpia të këtë të mira materiale të panumërueshme. Procedura e gatimit
të kulaçit shoqërohet me këngë nga më të ndryshmet, si:
Sitet milli n’magje t’kuqe,
Përher t’koft o babë kjo nuse;
Sitet milli n’magje t’re
Përher t’koft oj nân kjo re.
(kënduar në Kaçanik)
Pastaj këngë drejtuar djalit që gatuan kulaçin, si p.sh: Kush e çet kulaçin, kulaçin o, Të dy durt ju
rritshin e ju trashin o.
Në rrethinën e Kaçanikut, sikurse në shumë vise të tjera të Kosovës dhe më gjerë, java e dasmës
fillon dhe përfundon me ceremonialin e kulaçit të nuses. Gjithmonë mielli sitet tri ditë para se të
vijë nusja në shtëpinë e dhëndrit.
Në ditën kur fillon dasma, herët në mëngjes (paradite) në shtëpinë e dhëndrit fillon ceremoniali i
kulaçit të nuses. Me këtë rast zonja e shtëpisë e zgjedh një vajzë të re (në disa fshatra ndonjë
djalë), të cilët i kanë të dy prindërit dhe anëtarët e tjerë të familjes. Këta duhet të jenë njerëz të
lumtur, ngase sipas besimit popullor, atëherë edhe dasma do të shkojë mbarë, dhe bashkëshortët
e ardhshëm do të jenë të lumtur dhe me shumë djem. 22
22
Demush Shala, Letërsia popullore, Prishtinë, 1974
43
Me këtë rast vajza ose djali e vënë një kapelë të re e të bardhë mbi kokë dhe fillojnë ta sitin
miellin, të cilin posa e kenë sjellë nga mulliri, pa e përdorur fare më parë.
Kënga dhe defi dëgjohen me të madhe po ashtu në këto momente dëgjohen edhe krisma pushke
që paralajmërojnë se në atë shtëpi filloi dasma. Mielli i situr ruhet me kujdes nga gratë e shtëpisë
deri në ditën kur vjen nusja. Atë ditë vajzat ose si quan populli (kuleçtoret) nga brumi i atij mielli
përgatisin 11 kuleç. Numri duhet të jetë tek sipas besëtytnisë popullore sjell fat, pjellori, e
lumturi në jetën e bashkëshortëve të ardhshëm. Kuleçtë bëhen petë të holla, të cilat i lyejnë me
gjalpë e sherbet dhe i vënë në një tepsi ku i prejnë me thikë në formë të katrorit dhe ngadalë i
pjekin, tërë kohën vajza e cila bënë këtë punë të rëndësishme nuk flet asnjëherë edhe pse kohë
pas kohe shoqet edhe gratë e ngacmojnë me ndonjë fjalë, apo me ndonjë humor të lehtë për
punën që bën.
Të hënën bëhet thyerja e kulaçit, me këtë rast tubohen burrat e familja, farefisi, miqtë dhe fqinjët
e lagjes, e ndonjë dashamir i familjes në odën e burrave, ku pas një kohe dy gra të familjes së
dhëndrit e sjellin nusen për krahu në odën e burrave, me ç„ rast ia heqin duvakun për ta parë të
pranishmit se çfarë nuse kanë marrë. Të pranishmit duke shikuar nusen thonë fjalë të ndryshme
si: Mashalla, Mos e paftë syri i keq, U shtofshi me djalë etj. Pas këtij akti, fillojnë të hanë drekë,
duke e thyer kulaçin e nuses, nga i cili marrin nga një pjesë të vogël, kurse pjesa që tepron i
shpërndahet anëtarëve të tjerë të familjes, pas përfundimit të drekës, mysafirët fillojnë të
shpërndahen dhe lënë nga një sasi të hollash, secili sipas mundësisë financiare që ka, të hollat i
jepen nuses.
44
1.5. Këngët e kulaçit të nuses
Për thyerjen e kulaçit është aq i lashtë sa edhe vetë jeta e njeriut, martesa dhe vdekja e tij.
Këngët e kulaçit në trevën e Kaçanikut janë të pakta, brendia e këtyre këngëve bënë fjalë për
gjendjen ekonomike të zotit të shtëpisë, për ceremoninë e dasmës, për etikën e popullit për
disponimin që mbretëron gjatë ceremonisë, me anë të këngës t‟i urohet të zotit të shtëpisë dhe
anëtarëve të tjerë të familjes ky gazmend i madh:
Kulaç t’hollohet, t’hollohet-o,
Vllau i jonë po shtohet, po shtohet-o,
Kulaçi po sitet, po sitet-o,
Vllau i jonë po rritet, po rritet-o,
Kulaçi po piqet, po piqet-o,
Dushmani po digjet, po digjet-o.
Gjatë kohës sa zgjat dasma në rrethinën e Kaçanikut dasmorët kërcejnë me tupan, luajnë lojëra të
ndryshme si: me kapuça, me filxhanë, pastaj pas marrjes së nuses kërcejnë, garojnë në vrapime
me kuaj dhe ata që dalin fitimtar merrnin si dhuratë nga një marhamë.
45
2. KËNGË PËR DHËNDRIN DHE NUSEN
Subjektet kryesore që këndohen në këngët e dasmës, gjithmonë janë të fejuarit dhe familjet e tyre.
Në dasmë vend të veçantë zënë bijat dhe hallat e dhëndrit, të cilat jo vetëm që ftohen me kohë,
por vetë dhëndri shkon me kohë për t‟i marrë.
Ka ra dielli vija-vija,
Shkoi Iliri mi marrë bijat,
Ka ra dielli lara-lara,
Shkoi Iliri mi marrë hallat,
Ky Iliri asht nis me kalë
Po shkon motrat me i marrë.
Pa dyshim gradacioni më i lartë i atmosferës festive të dasmës arrin ditën e diel, kur pritet që
krushqit të shkojnë për ta marrë nusen.
46
2.1. Shkuarja për të marrë nusen
Rëndësi me peshë të caktuar në ceremonialin e dasmës, ka edhe përgatitja e krushqve që shkojnë
për të marrë nusen.
Ditën e diel, apo varet se cilën ditë merret nusja, kujdes të veçantë, si nga ana e zotit të shtëpisë
ashtu edhe të zonjës së shtëpisë i kushtohet shkuarjes (udhëtimit). 23
Me kujdes e respekt i zoti i shtëpisë e zgjedh bajraktarin (çaushin), i cili do t‟iu prijë krushqve.
Po ashtu edhe zonja e shtëpisë i zgjedhë inxhet (bullat ose gratë që shkojnë për të marrë nusen),
ku me vete marrin edhe një djalë të vogël (bullak ose djali i kerrit).
Para se të nisen krushqit hanë drek, sipas adetit krushqit duhej të ecnin tek një nga një. I pari që
iu printe ishte ndonjë njeri i vjetër i familjes së dhëndrit, i dyti një njeri i ri i afërt i dhëndrit dhe i
cili e mban flamurin.24
Në të kaluarën krushqit shkonin me kuaj për ta marrë nusen, kurse tash me limuzina. Në shtëpinë
e nuses priteshin nga familja, farefisi i saj. Për secilin kalë të dasmorëve angazhohej nga një djalë
i vogël, të cilët mbanin kuajt deri sa të përfundonte ky ceremonial, dhe në fund secili krushk
paguante me të holla për shërbimin.
Edhe në momentet më të hareshme të ritit të dasmës, këndohet ndonjë këngë shpotitëse që i
drejtohet nënës së nuses. Kënga në një mënyrë shpreh edhe një dozë të urrejtjes ndaj saj, sepse
siç duket nëna e nuses, gjatë kohës kur vajza ka qenë ndër unazë ka kërkuar shumë mjete
financiare ose ua ka shtyrë vadën, për këtë ritë këndohet kjo këngë:
Bane gjyshe çikën gati
Se po vi me marrë,
N’dash me pajtan oj gjyshe,
n’dashë me ballan
23
Fadil Raka, Areali gjuhës i Kaçanikut 24
Shala Demush, Letërsia popullore, Prishtinë, 1998.
47
Pajtani kërset oj gjyshe,
çikën ta pëlcet,
Ballani hec shpejt oj gjyshe,
çikën ta hup krejt.
Njëri ndër komponentët përbërëse të këngëve të dasmës në rrethinën e Kaçanikut është dialogu
që zhvillohet në mënyrë reciproke ndërmjet vajzave e grave në shtëpinë e nuses dhe inxheve që
shkojnë për ta marrë nusen.
Për veprimet e dukuritë e ndryshme që manifestohen e këndohen në mënyrë lavdëruese ose
shpotitëse, me një dozë idealizuese (siç është bukuria e nuses) por edhe këndimi negativ e
nënçmues (siç është rasti i sharjes së inxheve, bullave të kerrit).25
Dialogu zë fill menjëherë pas
ardhjes së inxheve (bullave) të kerrit të shtëpisë së dhëndrit në shtëpinë e nuses:
A na thue nana Lulijes,
Mirë se kena ardhë,
Na ka çue vllavi jonë,
Lulien me marrë.
Pas ardhjes së inxheve në shtëpinë e nuses, vajzat që këndojnë në shtëpinë e nuses fillojnë t‟i
shpotisin ato në mënyrë tejet të vrazhdë, për shumë gjëra që kanë të bëjnë me misionin e tyre
dasmor. Në radhë të parë përqeshin bukurinë e tyre, pastaj rrobat e veshura dhe më në fund për
sjelljet që i bëjnë gjatë qëndrimit si bulla (gra të kerrit). 26
Çilni derë, çilni prezore
Kanë ardhë bullat llafatore,
25
Xhaferi Hamit, Folklori i krahasuar (dispense), 2015 26
Pllana Shefqet, Ritet e Dasmës
48
Mori bullë, moj llafatore,
A po nalesh për falltore?
Hije t’paskan inxhe myhyrat,
Koke e mirë me i fshi qyrrat.
Në rrethinën e Kaçanikut, është zakon që inxheve (bullave) t‟iu sjellin petulla për të ngrënë,
pastaj u shërbejnë kafe ose ndonjë lëngë për të pirë.
Pak kohë para se të niset nusja në shtëpinë e dhëndrit, atë e sjellin dy gra, ashtu të stolisur në
mesin e inxheve për të parë se çfarë nuse kanë për të marrë, edhe në këto momente këndohen
këngë për bukurinë e nuses, ndonjëherë këto këngë nusen e krahasojnë me dritën që shndrit
natyrën:
Kshirni çika, kshirni bija
Shka ka falun perëndia,
Perëndia e ka falë,
Vllau jonë e ka marrë.
Dhe më në fund vjen koha kur disa të afërm e marrin nusen për krahë dhe ngadalë e hipin në kalë
të bardhë, ose e fusin në qerre, e cila duhet të rrijë gërmuq, deri sa të bëhet teslimi. Babai, mixha
ose daja i vajzës, në fund ia bën teslimin (ia dorëzon nusen babit të dhëndrit), duke i thënë: Ia
pafsh hajrin! Erëzi asht i imi, namuzi asht i yti, (gjaku i imi e rob i yti), kurse ky ia kthente:
Kofsh faqebardhë, o mik! Dhe ia jepte një sasi të hollash për telaken që e ka përgatitur vajzën.
Në këto momente inxhet mbi nusen hidhnin sheqer, elbebija e tjera gjësende. Krushqit
përshëndeten me familjen e nuses dhe nisen për në shtëpinë e dhëndrit. 27
27
Sh.Pllana, Këngët e martesës ndër shqiptar, Prishtinë 1972.
49
Gjatë rrugës sipas zakonit të vjetër të dasmës krushqit duhej ta thenin rrugën, (ta ndryshojnë
kahjen e shkuarjes).28
Ky ceremonial sipas njerëzve të vjetër është shumë i lashtë, që nënkupton
se dasma shkon mbarë dhe dreqi i cili pret në rrugë për të mësuar diçka për të martuarit me
qëllim që më vonë t‟iu sjellë të këqija në jetë, nga pritja e gjatë pëlcet si kokrra e kripës. Në disa
fshatra të këtij regjioni kur niset nusja, dikush nga familja e vajzës e thërret dhëndrin në emër të
rrejshëm: p.sh. O Hasan hajde merre çikën, në mënyrë që dreqi (djalli) të mos kuptojë asgjë për
bashkëshortët e rinj.
28
H.Loku, Këngët e dasmës nga rrethina e Kaçanikut, Prishtinë, 2004
50
2.2. Këndimi i nuses pas arritjes në shtëpinë e dhëndrit
Edhe ky rit është shumë i rëndësishëm pasi që kryhen të gjitha procedurat, merret nusja nga
shtëpia e prindërve ku aty kishte kaluar ditët e vajzërisë. Dhe përcillet me muzikë e me valle për
në shtëpinë e dhëndrit.
Ardhja e nuses në shtëpi të dhëndrit paraqet një ngjarje të rëndësishme. Në rrethinën e Kaçanikut
është zakon që dhëndri, kur kalon nusja pranë tij i hedhë sheqer, elbebija, oriz, grurë, basuleg etj.
Dhe pas kalimit të saj me kalë apo me kerr, gjuan pjatën pas kalit ose pas kerrit të nuses.29
Zbritjen e nuses zakonisht e bëjnë vjehërria, kurse nusja u jep dhurata.
Në këtë moment vjehrra merr bukët dhe ia vë nuses ndër duvak, tri ose katër bukë, me të cilat
dëshiron që nusja të bëhet magjetore e mirë dhe të ketë bereqet në këtë shtëpi. Pastaj ia mbushin
një tepsi me ujë dhe ia vënë përpara në mënyrë që nusja të dëshmojë inteligjencën e saj. Nëse
nusja e fut këmbën e djathtë në ujë, kurse të majtën jo, atëherë kuptohet se është e mençur. Po qe
se i fut të dy këmbët në tepsi, atëherë mendohet se nusja është budallaqe. Vajza prej shtëpisë së
saj me vete merr pak kripë të mbështjellur në letër, që kur të zbresë prej kerrit ta lëshojë në
oborrin e burrit, d.m.th. se ata që ia kanë inat le të pëlcasin si kokrra e kripës.
Zbritja e nuses shoqërohet me këngë të ndryshme. Në të kaluarën dhëndri me tytën e pushkës ose
të revoles, ia çonte duvakun pak nuses për ta parë dhe për ta frikësuar që ta dëgjojë gjatë jetës në
bashkëshortësi:
Oj nuse lule tatkune,
Ta ngjiti dylberi për hune.
Sipas ritit të dasmës kur e zbresin nusen nën duvakun e saj e fusin një djalë të vogël. Djalin e
mbulojnë me një skutaqe të kuqe, në mënyrë që djali dhe nusja të mos e shohin njëri-tjetrin, që
mos t‟ia marrinë shëndetin njëri-tjetrit, dhe nusja është e obliguar që djalit të vogël t‟ia japë tri
gjëra (dhurata).30
Nusja nuk duhet të flasë me askënd para se të flasë me burrin.
29
Sh. Pllana, Këngët e martesës ndër shqiptar, Prishtinë 1972. 30
H. Loku, Këngët e dasmës nga rrethina e Kaçanikut, Prishtinë 2004.
51
Zbritja e nuses paraqet gëzim dhe shoqërohet me këngë:
Lëshoni udhë, lëshoni sokak,
Se pe zhdrypim ni bajrak.
Paska Lulja vetullë përmbi vetullë,
s’ka lanë shoqe n’mahall t’epër.
Paska hunën përmbi hunë,
S’ka lanë shoqe në katun.
Vazhdimisht vajzat këngëtare e këndojnë nusen, e cila dallohet për bukuri në mesin e shumë
shoqeve të cilat kanë ardhur për ta parë. Pastaj ia këndojnë veshjen e shumë gjëra të tjera që kanë
të bëjnë me jetën bashkëshortore të një familje të lumtur.
52
2.3. Këngët kur hyn dhëndri në dhomë
Këngët dhe riti për hyrjen e dhëndrit në dhomë janë shumë të vjetra:
Oj dora me kanë, oj dora me kanë,
Po e lusim Ilirin dhandër me u ba,
E lusim, e lusim nuk po nrrohet,
Prej nanës vet po marrohet.
Pas përshëndetjes së dhëndrit me prindërit dhe të afërmit i shoqëruar nga ndonjë anëtar i familjes
i afrohet dhomës, por para se të hyjë brenda, disa djem të rinj ia japin disa grushte shpinës, duke
e shtyrë, (kjo sipas traditës vendase d.m.th. që dhëndri mos t‟i harrojë prindërit dhe të mos
hutohet kur të hyjë te nusja).
Për në dhomën e nuses dhëndrin e shoqërojnë të afërmit, kurse në dhomë e presin motrat dhe
hallat e tij. Një djalë i vogël shtron shtratin dhe rrokulliset nëpër shtrat, dhe nusja i jep një
dhuratë, dhe me këtë veprim dëshirohet që në këtë shtrat të lindin vetëm djem. Dhe pas një kohe
të shkurtër të gjithë dalin dhe mbesin vetëm nusja e dhëndri. Fillimi i dialogut në mes të çiftëve
të rinj bëhet në mënyrë provokative. Nusja burrit ia merr dorën, kurse burri ia jep dorën nga
prapa, ndërsa ajo ia kthen dorën nga mbrapa.
Në rrethinën e Kaçanikut është traditë që nusja natën e parë ta heq unazën prej gishtit dhe ta vërë
në xhep të palltos së burrit tërë natën me qëllim që burri ta dashurojë vetëm atë dhe mos të
shkojë pas grave të tjera.31
Në dhomën e çiftit të rinj drita tërë natën rri e ndezur, kurse burri dhe gruaja sipas ritit e kanë të
ndaluar të dalin jashtë. Vjehrra nuk flenë dhe i ruan te dera para dhomës, që të mos iu bëjë kush
magji. Të nesërmen në mëngjes, vjehrra iu bënë petulla dhe ua dërgon brenda për t‟i ngrënë, po
qe se të martuarit janë të lumtur. Po ashtu në mëngjes vjehrra dhe motra e dhëndrit bëjnë
31
Xhaferi Hamit, Folklori i krahasuar (dispense), 2015
53
shikimin e çarçafit për saktësinë e virgjinitetit. Nusja vjehrrës ia merr dorën dhe i jep një shami,
kurse burrit një faculetë. Kur del të dera burri, atë e prêt një djalë i ri, të cilit ia jep atë faculetë.
54
3. HEQJA E DUVAKUT OSE DITA E GRAVE
Duvaku në rrethinën e Kaçanikut ishte një thes i kuq që shërbente për t‟ia vënë nuses në kokë që
të mos e shohin krushqit në kalë. Në të kaluarën përveç duvakut të nuses i vishnin pantallona të
gjera që mos t‟i dukeshin këmbët. Po ashtu nuses mbi kokë i vihej një kapelë e bardhë.32
Heqja e
duvakut ose dita e grave zakonisht bëhet të hënën, kur grumbullohen shumë gra dhe vajza, të
cilat kanë qenë pjesëmarrëse edhe në dasmë por ka edhe gra të tjera. Ky rit në procesin e dasmës
shoqërohet me shumë këngë të bukura, të cilat pasqyrojnë bukurinë, qëndrimin dinjitoz, dhe
madje me bërjen e temenasë:
Lulja jonë e bija zotnijës,
Banja temenan kulmit t’shpijës.
Ani kulmi i shpijës kujna i thojnë,
Qati burrit tand, e vllaut tonë.
Heqja e duvakut (avlisë) paraqet një moment shumë të rëndësishëm në ceremonialin e dasmës.
Ky veprim në të vërtetë paraqet një shfaqje dramatike, në skenën e ditës së grave. Në këtë
shfaqje incert të veçantë paraqet pamja e bukurisë së nuses: 33
O kshirni, kshirni, çfarë insani.
Na ka ardhë prej Elbasani.
O kshirni, kshirni, çfarë hijeshije,
Na ka ardhë, prej Shqipnie!
Me shfaqjen e heqjes së duvakut – ditës së grave, merr fund njëra ndër pjesët më kryesore të
dasmës. Këto këngë edhe për kah numri edhe për kah cilësia janë të shumta dhe artistikisht më të
theksuara se këngët e tjera.
32
Pllana Shefqet, Studime në fushën e folklorit, Prishtinë 2004 33
Vinca Agim, Struktura e zhvillimit të poezisë shqipe
55
3.1. Këngët për shkuarjen e nuses te bunari
Këngët e shkuarjes së nuses te bunari në rrethinën e Kaçanikut për çudi janë fare të pakta. Edhe
ato të cilat ekzistojnë këndohen në formë fragmentare në këtë ceremonial. Ndodh kështu,
ndoshta për shkak të konfiguracionit të këtij regjioni, që njihet për pasuri të madhe të ujit
mbitokësor dhe nëntokësor: 34
Oj Lulija jonë, Lulija e verës,
Rekë e bunar për rreth derës,
Rekë e bunar i kena marue,
Veç me kanë e zoja me punue.
Pas ditës së grave, të nesërmen herët në mëngjes, çohet nusja dhe shkon te bunari për t‟i mbushur
enët me ujë. Në traditën e rrethinës së Kaçanikut nusja i mbush dy bakaj me ujë dhe i qet një
djalit për t‟i larë sytë, ajo po ashtu me këtë rast i jep një dhuratë djalit. Po në të njëjtën ditë, bijat
dhe vajzat e shtëpisë e shtrojnë një tryezë dhe në të vendosin kokrra të fasules, grurit, dhe nusja
është e obliguar t‟i mbledhë ato, e shumë lojëra të tjera dhe provokime të ndryshme që i bëhen
nuses, për ta vërejtur se a është nusja inteligjente.
34
Pllana Shefqet, Ritet e Dasmës
56
3.2. Kthimi i nuses së pari në gjini të vet
Në rrethinën e Kaçanikut, sikurse edhe në shumë vise të tjera të Kosovës ceremoniali i dasmës
përfundon brenda një jave. Në fund të javës, vjehrri (babi i dhëndrit) e merr nusen dhe e dërgon
në gjini të saj ku dhe vetë flenë (bunë) një natë.35
Me këtë rast nusja, dërgon dhurata të ndryshme
si ushqim dhe gjëra të tjera.
Ta bina për ditë, javë për javë,
Kur t’ja nisë me folë pak ma rrallë.
Kur ta kthena nusen s’pari për tri ditë,
Ja bina duqet plot simit!
Edhe këto këngë sikurse edhe ato për daljen e nuses te bunari janë të pakta në rrethinën e
Kaçanikut. Për to mund të thuhet që ekzistojnë dhe pasqyrojnë këtë zakon, por në mënyrë mjaft
të zbehtë.
35
Shala Demush, Letërsia popullore, Prishtinë, 1998.
57
6. Përfundimi
Krijimtaria gojore poetike në rrethinën e Kaçanikut është mjaft e pasur dhe e shumëllojshme, si
për kah tematika dhe motivi që trajton, po ashtu edhe për kah forma dhe vlerat e theksuara
poetike. Ky thesar folklorik u krijua dhe u transmetua brez pas brezi shekuj me radhë deri në
ditët e sotme.
Në këtë procedim krijues e poetik vend të veçantë zënë këngët e shumta të dasmës, të cilat dhe
janë objekt i këtij punimi të diplomës.
Këngët e dasmës i kanë krijuar e transmetuar femrat këngëtare të moshave të ndryshme krahas
kontekstit kohor të ritit të dasmës që ka kushtëzuar lindjen, këndimin dhe transmetimin e tyre.
Struktura e këtyre krijimeve gojore e poetike është një larmi vargjesh, strofash, e ritmesh me
figuracion të pasur, me rimë, asonanca dhe me refren të funksionalizuar.
Në rrjedhat historike, njeriut i ndodhin shumë ngjarje të ndryshme, të mëdha, e të vogla, tragjike
e fatlume, të cilat ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë ose tërthorazi në sukseset dhe
mossukseset e tij. Rëndom, njeriu pati dhembje, fatkeqësi e vdekje, por edhe lindje, gëzim e
martesë të lumtur, për të cilat ndjeu nevojë jetësore. Këto batica dhe zbatica të ndryshme jetësore,
që bartin me vete mesazhe e imazhe të larmishme në kohë e hapësirë të caktuar etnike, me kohë
krijuan forma e modele të caktuara poetike të cilat kanë rëndësi të veçantë për studime më të
gjithanshme sinë fushën e folkloristikës, të mendimit kritik dhe të gjuhës, pastaj të leksikut të
përdorur në komunikimin e përditshëm, por dhe atë poetik në këtë regjion që janë për shumëçka
mjaft interesante.
Këngët e dasmës në rrethinën e Kaçanikut me tematikën dhe motivikën që trajtojnë, përfshinë
një periudhë të gjatë kohore të martesës së dy të rinjve, që fillon nga angazhimet e më hershme të
parafejesës e deri te bashkimi bashkëshortor tyre. Është kjo kohë e mbushur përplot dëshira e
ëndrra të zjarrta të të rinjve me gjini të kundërta të nxitura për synime e sendërtime të shumta e të
ndryshme që të arrijnë sa më shumë e më mirë në jetë, qoftë në bashkëshortësi, qoftë në lumturi
dhe prosperitetin jetësor. Si rezultat i këtyre ambicieve e përpjekjeve më parësore është martesa,
që lidhet ngusht me ritin të cilin e pasqyrojnë krijime të shumta gojore e poetike. Këto këngë
58
pasqyrojnë dasmën me të gjitha proceset edhe fenomenet që e karakterizojnë dhe sendërtojnë atë
në një mjedis të caktuar familjar qoftë rural apo urban.
Këto krijime të bukura poetike popullore me variantet e shumta që ngërthejnë në vete,
pasqyrojnë e transmetojnë ritin e dasmës në rrethinën e Kaçanikut me tërë procesin që ndërlidhet
rreth tij.
Këngët e parafejesës flasin me gjuhën poetike për angazhimet e shumta të familjes së djalit, por
edhe të vajzës për ngjarjet edhe ndodhitë e shumta që zhvillohen gjatë tërë këtij procesi të
rëndësishëm.
Këndohet e rrëfehet për virtytet e karakterit e subjekteve lirike të cilët ëndërrojnë punojnë për t‟u
bashkuar.
Shkëmbejnë unaza e mesazhe në mënyra të dukshme e të padukshme, duke komunikuar me
njëri-tjetrin me anë të fjalëve e shkresave, me të vetmin qëllim të sendërtimit të bashkimit
bashkëshortor. Shqyrtimi dhe studimi i ritit të këngëve të fejesës ka rëndësi të veçantë për
tematikën dhe motivin që këndojnë. Ato pasqyrojnë ceremonialin e fejesës së dy të rinjve.
Modeli i këngëve të dasmës në rrethinën Kaçanikut ka karakter tradicional që njihet edhe në
regjionet e tjera të etnisë sonë, për pajtim me kohën e kaluar. Duke u plotësuar, standardizuar e
funksionalizuar me shprehje të reja letrare që mundësojnë interpretimin të suksesshëm.
59
7. Bibliografia
1. Berisha Anton, Çështje të letërsisë gojore. Rilindja: Prishtinë, 1982.
2. Çabej Eqrem, Studime gjuhësore. Rilindja: Prishtinë, 1975.
3. Çeta Anton, Kërkime folklorike. Prishtinë, 1981.
4. Doli Krenar, Dasma në qytetin e Gjakovës. Prishtinë 2015
5. Historia e letërsisë shqipe, I, II. Prishtinë 1975.
6. Loku Hajdar, Këngë dame nga rrethina e Kaçanikut. Prishtinë, 2004
7. Mehmeti Enver, Letërsi Popullore
8. Mehmeti Enver, Studime në fushë të letërsisë gojore. Tetovë, 1996.
9. Murtezani Izaim, Studime Albanologjike 8. 2013
10. Neziri Zymer, Figura e krahasimit në këngët lirike të dashurisë. Prishtinë, 1979
11. Pllana Shefqet, Ritet e Dasmës.
12. Pllana Shefqet, Studime në fushën e folklorit. Prishtinë, 2004
13. Raka Fadil, Areali i gjuhës i Kaçanikut. Prishtinë, 2004
14. Sulejmani Fadil, Lindja, martesa dhe mortja në Malësinë e Tetovës. Prishtinë, 1988
15. Shala Demush, Letërsi popullore. Prishtinë, 1974
16. Shala Demush, Letërsia popullore. Prishtinë, 1988.
17. Shala Demush, Letërsia popullore. Prishtinë, 1998.
18. Vinca Agim, Struktura e zhvillimit të poezisë shqipe.
19. Vishi Ibush, Monografia e Gjimnazit “Skënderbeu”. Kaçanik, 2018.
20. Xhaferi Hamit, Folklori i krahasuar (dispense). 2015
60
8. Shtojcë
Gjatë këtij punimi, të cilin e bëra me vullnet dhe pasion, kam hasur në ndryshime shumë të
mëdha nga e kaluara në të tashmen, sepse dikur ishte kënaqësi të mblidhen familja e farefisi, e
bëhej lojë e madhe dhe bëhej dasmë një javë para se të vijë nusja. Ndërsa në kohën të cilën po
jetojmë, në kohen e modernizimit, kanë ndryshuar shumë, tani dasma bëhet në restorante e
ambienti i shpisë është zbehur, nusja bënë kanagjegjin në restorant po ashtu edhe dhëndri.
Duke pasur për bazë ato që i ceka më lart, mund të them lirisht që riti i dasmës shqiptare në
Kaçanik me rrethinë ndryshon dukshëm nga koha e kaluar e deri më sot. Derisa përpara
respektohej tradita e vjetër, prej viteve të tetëdhjeta të shekullit XX e këndej, dasma dhe ritet e
saj kanë ndryshuar dukshëm. Vallja popullore që ishte pjesë e pandarë e dasmës shqiptare, e
traditës dhe e riteve të saja, e cila u lind dhe u zhvillua së bashku me këngën popullore shqiptare
si dhe në dasmën e traditën e saj shqiptare, thuaja që është zhdukur fare. Ato, që gjatë historisë
dhe zhvillimit të popullit shqiptar u rritën dhe u zhvilluan krahas zhvillimit dhe rritës shqiptare,
rrezikohen të zhduken tërësisht. Që ishin përcjellëse besnike e jetesës së popullit shqiptar, e
vuajtjeve, hidhërimeve dhe e gëzimeve jetësore të popullit gjatë shekujve, e që duhet punë dhe
betejë shekullore për t‟i mbrojtur, evidentuar dhe regjistruar ose dalëngadalë do të treten e të
harrohen. Dhe pikërisht ishte kjo arsyeja, dhe motivi im që unë të shkruaj për këtë temë që këto
këngë mos të mbesin në harresë, dhe të papërpunuara sepse janë pjesë e traditës sonë dhe
kurrsesi nuk duhet që t‟i humbim vlerat e popullit, një popull i vuajtur dhe i copëtuar, i cili
asnjëherë nuk u dorëzua dhe me dashuri e krenari i ruajti vlerat dhe traditën kombëtare. Në këtë
punim vlen të përmendet se në këtë rrethin mbizotëron familjarizimi, janë shumë familjarë dhe
nuk ka popullatë të përzier, është qytezë e pastër, njerëz familjarë më shumë mes vete, janë
xheloz nëse vajzat del prej kësaj komune apo qyteze dhe shkon nuse në një vend tjetër.
61
JU FALEMINDERIT!