kush e solli jemenin buzë kolapsit
TRANSCRIPT
1
Kush e solli Jemenin buzë kolapsit Botoi: Shoqata kulturore “DREJTESIA” REVISTA NO.09 | NENTOR 2016 www.presslajme.com
1
Lufta për Jemenin ose: Kush e solli Jemenin buzë kolapsit
Motivet e intervenimit ushtarak
Bota, tashmë mjaft e trishtuar nga paniku i epidemisë së vdekjes që e përhap i
ashtuquajturi shtet islam, më 26 mars 2015, kuptoi edhe për një invadim në Lindjen e
Mesme, ku krizat dhe luftërat nuk ndërpriten me decenie. Aviacioni i Arabisë Saudite,
me pjesëmarrje simbolike të disa vendeve tjera të Gjirit, e sulmoi shtetin e pavarur
fqinj, Jemenin. Amerikanët në pushtimet dhe intervenimet e tyre moderne ushtarake
e futën modelin e koalicionit, të cilin e zbatuan edhe sauditët, në mënyrë që
bombardimit të shtetit fqinj t’i japin karakter dhe përkrahje ndërkombëtare, por në
të njëjtën kohë bënë një precedent në botën islame – disa vende të rëndësishme
arabe muslimane u pajtuan të hyjnë në koalicionin ekskluziv arab musliman i cili e
sulmoi një vend arab musliman. Epitetin e koalicioni të gjerë musliman ia mori
Pakistani, parlamenti i të cilit nuk i lejoi qeverisë të bëjë luftë me një vend musliman.
Edhe pse sauditët pritën më tepër nga Amerika, aleati i tyre strategjik, administrata e
Barak Obamës e përkrahu koalicionin dhe intervenimin e tij ushtarak, por i mjaftoi t’u
ofrojë mbështetje informative dhe logjistike armatave të armatosura me armë
amerikane dhe vazhdoi me furnizimin e armatimit më modern të Arabisë Saudite dhe
të satelitëve të tij arabë.
Siç ndodh zakonisht në luftërat moderne nga Vietnami e deri në Irak, po ashtu,
aviacionin e ndjekin forcat tokësore.
Në këtë rast, ato u ndalën në kufi, po të mos ishin ndalur, do të bëhej një luftë e
vërtetë tokësore dhe detare, sepse luftanijet iraniane, amerikane dhe egjiptiane i
afroheshin rrezikshëm ngushticës Bab El-Mandebit. E nuk përjashtohet që kjo të
degjenerojë, për shkak se sulmet nga ajri nuk u ndërprenë as pas 29 ditësh, sa zgjati
operacioni “Stuhia e vendimit”, ose Asefetul-hazm, as që pritet zgjidhje politike nga
gjeratorja politike e Jemenit e gërshetuar edhe më tepër me intervenimin e jashtëm
ushtarak. Qysh në shkurt, para ofensivës saudite, sekretari gjeneral i KB Ban Ki Moon,
Këshillit të Sigurimit u tha: “Jemeni po shpërbëhet para syve tonë. Nuk guxojmë këtë
ta shikojmë të qetë”. “Ne duhet të bëjmë çmos që Jemeni të kthehet nga cepi dhe të
ripërtërihen proceset politike”, por fjalët e tij seriozisht i kuptoi vetëm oborri saudit, i
cili u nis që në mënyrën e vet t’i kontribuojë “shpërbërjes” së Jemenit dhe
shndërrimin e tij në një Libi, Irak, Siri të re ose në ndonjë “isilist” të ri.
2
Jemeni kështu shpërtheu në majë të krizave botërore, të analizave gjeopolitike dhe
në qendër të vëmendjes së mediave. Përndryshe i lënë në margjinë dhe përmendet
tashmë vetëm si vendi më i varfër arab, çerdhe e terrorizmit dhe përplasjeve të
brendshme të pafund. Jemeni është një nga krahinat më ndërluftuese arabe, në të
konfliktet fisnore vazhdojnë shekuj me radhë, por zona e Irakut të sotshëm, p.sh.,
gjatë historisë ka parë më tepër gjak dhe viktima në përplasjet politike. Po, Jemeni
është i varfër, por ekonominë e ka të fortë dhe GDP e ka më të lartë, p.sh., se të
Jordanit ose Gazës palestineze, edhe pse me 750 dollarë për krye të banorit është
shumë larg nga 65.000 sa kanë me naftë të pasurit e Emirateve të Bashkuara. Jemeni
nuk ka naftë, por ende më tepër u varfërua me shpërndarjen e pabarabartë të
resurseve natyrore, gjë që solli deri në shpërthimin e përplasjeve mes fiseve minore
të Veriut të izoluar dhe të varfër dhe shumicës së Jugut. Jemeni nga bota vështrohet
si krahina më e largët e Gadishullit Arabik, e strehuar në hijen e Arabisë Saudite, nga
e cila që moti dolën Kuvajti, Emiratet dhe Katari. Edhe pse në shikim të parë duket si
një vend i vogël, është gjashtë herë më i madh se Emiratet e Bashkuara, kurse
tridhjetë herë nga Kuvajti. Sipas numrit të banorëve jemenasit janë gati të barabartë
me sauditët, por pas bashkimit të veriut dhe jugut para çerek shekulli me
pesëmbëdhjetë milionë banorë ishin në numër më shumë se ata. Me 25 milionët e
sotshëm përbëjnë gjysmën e banorëve të përgjithshëm të Gadishullit Arabik.
Jemeni, për shkak të asaj që s’ka naftë, ku fiset e tjera të Arabisë në shekullin e kaluar
fitonin shtete artificiale, si dhe për shkak të largësisë nga rrjedhat kryesore të
ndodhive politike në Lindjen e Mesme, mbeti në periferi të historisë së botës
moderne. Shqyrtohet historiku i legjendës biblike dhe shpalljes kur’anore për
mbretëreshën e Sabejës sikur ka ndodhur në një vend imagjinar, e jo pikërisht në Jug
të Arabisë. Nocioni Arabia Fenix, në kuptimin simbolik Arabia e lumtur dhe e
prosperuar, ka të bëjë para së gjithash me Jemenin, sepse sipas disa legjendave nga
malet e tij të surit e ka prejardhjen zogu mitik feniksi. Por, resurset e tjera historike,
kulturore dhe natyrore në perceptimin e sotëm perëndimor, pastaj vendet e
varfëruara dhe të lëna, janë reduktuar kryesisht në kafenë nga Mukha, ose Moka, që
e patën zbuluar osmanlinjtë dhe e cila u bë aq e shtrenjtë sa që mund ta blinin vetëm
oborret franceze dhe sundimtarët botëror.
Padrejtësisht neglizhohet edhe pjesëmarrja e Jemenit në historinë e arabëve dhe të
Islamit që t’i jepet përparësi kontributit të qytetërimit arab-islam të atyre që u rritën
në themelet e tij. Dubai dhe Katari krenohen me rrokaqiejt më të lartë që i kanë
ngritur me punë skllavi të varfrit nga Pakistani, India, dhe nga Jemeni, por mjafton të
shikosh në fasadat mozaikë me ngjyra të ndërtesave të vjetra në Sana që të kuptosh
3
se atje qysh moti patjetër të ketë ekzistuar një kulturë e veçantë ndërtimore.
Shibamin UNESKO e vendoi në listën e trashëgimisë botërore sipas planifikimit më të
vjetër dhe më të njohur urban të bazuar në strukturën vertikale të tullave, e këtë
vend jemenas e quajti “Manhatan shkretinor”. Derisa ende në fillim të shek. XXI gratë
saudite duhet të luftojnë që pa përcjellje të burrit të dalin në rrugë dhe për shkak të
amoralitetit mund të mbyten me gurë, në Jemen në fillim të shek. XII në kohën e tre
halifëve fatimitë ka sunduar në mënyrë sovrane Malikja Arva, e më 2011, jemenasja
Tevekul Karmeni, gruaja e parë arabe dhe më e reja nobeliste, fitoi çmimin Nobël për
paqe për pjesëmarrje në lëvizjen jo të dhunshme për ndryshime politike dhe
shoqërore të vendit. Edhe Philip Khuri Hitti në veprën e tij të pashembullt “Historia e
Arabëve”, konstatoi se të gjithë arabët, të cilëve ai u takon, e kanë prejardhjen prej
Jemeni.
Gërmimi i kanalit të Suezit në fund të shek. XIX dhe zbulimi i burimeve të pasura me
naftë rreth Gjirit Persik në fillim të shek. XX e bënë Jemenin një nga pikat më të
rëndësishme gjeopolitike të ekonomisë e tregtisë botërore. Në fakt, për kontrollimin
e brigjeve, porteve e ngushticave jemenase të Bab ul-Mandebit u zhvillua një luftë e
forcave koloniale dhe imperialiste, kurse brendësia e Jemenit iu pat lënë përplasjeve
të qindra fiseve në mes vete. Shumicën e fiseve i ka mbajtur të bashkuar imamati
mijëvjeçar i sektit Zejdit, derisa nuk i kositi revolucioni panarab i Naserit, në vitet e
gjashtëdhjeta të shek. XX. Adeni u bë një nga portet më të rëndësishëm, gjithqysh
më e rëndësishmja në rrugë prej Mesdheut drejt Oqeanit Indian. Në pajisje dhe
riparim të anieve dhe tankerëve, më vonë të rafinerisë, lindi klasa punëtore arabe.
4
Pas tërheqjes së anglezëve për dalje nga Deti i Kuq po luftojnë Amerika dhe Bashkimi
Sovjetik. Adeni bëhet çerdhe e kriminalitetit, spiunimit dhe komplotit kundër
monarkisë saudite, e nga ky vend nisë edhe grupi i armatosur i cili u mundua të
pushtojë Qabenë. Në ndarjet ideologjike dhe fisnore u krijua Jemeni i veriut dhe
jugut, si dy Kore arabe. Për dallim nga Koreja, Jemenët më vonë bashkohen në një
shtet autokratik, ku ende më shumë po thellohen ndarjet fisnore, politike, ideologjike
e sociale. Rreth Bab ul-Mandebit ndahen shtetet e vjetra dhe formohen të reja.
Somalinë e kanë përfshirë konfliktet e brendshme që as sot nuk ndalen. Nga Etiopia
ortodokse ndahet Eritreja muslimane. E nga zonat e kontestueshme formohet
enklava Xhibuti. Të gjithë së bashku i përçajnë rebelimet e brendshme dhe puçet
ushtarake. Ujërat rreth Bririt Afrikan po bëhen mbretëri të piratëve, të cilët
rrëmbejnë e plaçkitin anijet më të mëdha, sipas të cilit dikur në Lindjen e Largët ishte
e famshme Ngushtica malaziase. Me kalimin nga shek. XIX në XX dhe me luftërat që
zhvillohen rreth Palestinës, Afganistanit dhe Irakut, grupet terroriste të Al-Kaides
gjejnë strehim dhe hapësirë të lirë në Jemen për t’u zgjeruar në botën islame. Në
fund “Pranvera arabe” më 2011 erdhi edhe në Jemen, e cila sipas masivitetit, larmisë
politike dhe protestave jo të dhunshme kundër pushtetit mund të matet me Tahririn
e Kajros. Nuk i solli ndryshimet e dëshiruara shoqërore dhe politike, as edhe diku
tjetër në botën arabe, në përjashtim të Tunisit, i cili as që u hodh në luftë qytetare
sikur Siria.
Duke u kthyer në mars të vitit 2015, ka mundur, në fakt, të ndodhë që Jemeni të hyjë
në një luftë të gjatë shkatërruese në jugun e skajshëm arab, sikur Siria në veriun e
skajshëm. Për një supozim të tillë i ka të gjitha kushtet dhe dispozitën e forcave,
sepse s’ka vetëm dy anë, por ka tri anë kryesore ndërluftuese dhe disa sporadike.
Pse oborri saudit vendosi të fillojë aventurën luftarake të panevojshme dhe të
pasigurt në Jemen, duke i futur në të edhe sheikatet, emiratet dhe feudet e tjerë, në
përjashtim të Sulltanatit të Omanit? Dhe pse mu në pranverë të 2015?
Sauditët për intervenim ushtarak gjetën arsye legjitime në thirrjen e Abdu Rabu
Mensur Hadiut, të hequr, por ende kryetar i pranuar i Jemenit në aspekt
ndërkombëtar. Thirrja ka mundur të jetë e detyruar, ngase e ka drejtuar nga selia
saudite e Rijadit, ku u strehua nga sulmet e forcave rebele. Në ndërkohë në Jemen,
forcat e parregullta, që shumicën e përbënin pjesëtarët e fisit Hut nga veriu i vendit,
rebeluan kundër pushtetit qendror që zgjat dhjetë vjet dhe shpejt kaluan në avantazh,
e morën kryeqytetin, Sanën, e dëbuan qeverinë dhe e kërcënuan me pushtimin e
5
Adenit. Kështu oborri saudit kishte pretekst të intervenojë ushtarakisht kundër
rrezikut, që Jemenin, me të cilin ndanë kufirin prej
1770 km, ta sundojnë pjesëtarët e fiseve që tradicionalisht kanë disponim armiqësor
ndaj fiseve të Arabisë qendrore dhe ndaj dinastisë saudite. “Operacionin do ta
udhëheqim derisa të kthehet përsëri në Jemen siguria dhe stabiliteti”, tha mbreti
saudit, Salmani.
Ky do të ishte një skenar i zakonshëm i intervenimit ushtarak për të mbrojtur zonën e
sigurisë rreth fuqive të mëdha botërore ose regjionale, siç konsiderohet Arabia
Saudite. Kështu sillen, po ashtu, edhe fuqitë e tjera. Ose siç po ndodh edhe në
bashkësitë më të vogla njerëzore, kur fshatarët e pasur trimërohen dhe nuk lejojnë
që fushave të tyre t’iu afrohet zjarri nga malli i të varfërve. Amerika gjatë kohë tërë
botën e ka konsideruar si zonë të vet të sigurisë. Kështu në një-dy vitet e fundit Rusia
veproi dhe vepron në Ukrainë të cilën e konsideron “oborr të sigurisë” së vet.
Monarkia Saudite ka mbijetuar shumë tentativa sulmesh në sistemin e shtanguar të
saj konservator, nga revolucionet naseriane e basiste, deri te Al-Kaida dhe “pranverat
arabe”. Dinastia Saudite legjitimitetin e vet e nxjerr nga titulli i “ruajtësit të dy
vendeve të shenjta islame”, Mekës e Medinës, dhe detyra e saj e shenjtë është që t’i
mbrojë nga sulmues të ndryshëm të Islamit të vërtetë, të cilët mund të vijnë – por
edhe tashmë kanë ardhur – nga Jemeni si një hallkë më e rëndësishme në zinxhirin e
sistemit stabil. Me siguri në aspekt demografik Jemeni është hallka më e
rëndësishme sepse prej rreth tetë milionë punëtorëve të huaj në Arabinë Saudite,
bile gjysma kanë shtetësi ose prejardhje jemenase. Madje edhe familja e Bin Ladenit
rrjedh nga Jemeni.
Skenari po bëhet, megjithatë, shumë më kompleks dhe vështirë i realizueshëm kur të
merren parasysh elementet kontradiktore të një situate shumë akute gjeopolitike në
Lindjen e Mesme, të cilët si një pasqyrë thyhen në situatën në të cilën ka arritur
Jemeni para ndërhyrjes ushtarake të koalicionit-saudit. Në sytë e botës Jemeni është
kryesisht një poligon i ri i konfliktit të Arabisë Saudite dhe Iranit dhe ballafaqimi i
rrezikshëm i dy drejtimeve kryesor të Islamit, sunnitëve dhe shiitëve. Për ndërhyrjen
në Jemen si refren përsëritet formulimi se kjo është bërë kundër marrjes së pushtetit
në vend nga ana e forcave paraushtarake të fisit Huti që janë shiitë dhe pas të cilëve
qëndron dhe i armatos Irani shiit. Kështu, për justifikimin e ndërhyrjes ushtarake të
Arabisë Saudite dhe të satelitëve të saj nga Këshilli për Bashkëpunim në Gji, GCC,
lehet përshtypje se Jemeni është kryesisht pjesë e një konflikti rajonal me Iranin, dhe
i jepet parimisht karakter sektar. Kjo u bë e qartë nga thirrja e cila u drejtua nga Rijadi
koalicionit për të sulmuar Jemenin, pos anëtarëve të GCC, t’i bashkohen edhe vendet
me shumë popullatë muslimane ku shumicë dominuese janë sunnitët, siç është
6
Egjipti, Pakistani dhe Sudani. Kështu formohen dy aleanca rajonale me ind fetar.
Përkrahësit e kësaj teze Irani dhe vendet ku ka më shumë ose më pak komunitete
shiite që tashmë quhen "gjysmëhënë shiite". Konotacioni është i qartë në
"gjysmëhënën frytdhënëse" Fertile Crescent, siç quheshin në Perëndim në vitet e
1950 vendet arabe dhe muslimane të tubuara rreth Paktit afatshkurtër të Bagdadit si
mburojë kundër depërtimit të revolucioneve naseriane në Lindjen e Mesme.
Kështu, me koalicionin e themeluar për ndërhyrje në Jemen, u formuan dy blloqe
politike, ideologjike e ushtarake në botën muslimane, si replikë regjionale e blloqeve
politike nga koha e Luftës së Ftohtë. Shikuar nga këndi i thjeshtuar skajshëm sektar,
bllokun e parë po e udhëheq tashmë Irani shiit, dhe tjetrin Arabia Saudite sunnite.
Nga e gjithë kjo që po ndodh gjatë viteve të fundit, të themi nga shpërthimi i
"Pranverës Arabe" dhe tentativës së kryetarit Barak Obama që doktrinën e tij të
politikës amerikane ta zbatojë në Lindjen e Mesme, nuk është vështirë të kuptohet se
në atë rajon ka pasur dridhje tektonike që në sipërfaqe e ka çrregulluar renditjen e
forcave e interesave të caktuara pas Revolucionit Islamik Iranian më 1979. Kjo
renditje çdo dhjetë vjet në tre dekadat e ardhshme, pas shpërbërjes së Paktit të
Varshavës dhe pas 11 shtatorit të 2001, është vazhduar e përkeqësuar. Në njërën anë
ishin regjimet që sigurinë e tyre e themeluan në mbështetjen politike e ushtarake të
Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në tjetrën Irani që iu jepte mbështetje politike
dhe ushtarake Sirisë dhe lëvizjeve radikale islame siç ishte Hizbullahu i Libanit dhe
Hamasi i Palestinës.
Që të mos largohemi shumë nga Jemeni si temë e këtij punimi, s’do të shkoja më tej
në elaborimin e çrregullimeve të ekuilibrit dhe shpërbërjeve të brendshme regjionale
të Afganistanit, Irakut, Libisë dhe Sirisë, por do të doja që sa më parë të vija në
përfundim se si në Lindjen e Mesme nuk është në vepër lufta midis drejtimit sunnit e
shiit të Islamit, por gërshetimi i interesave strategjike të kapitalizmit klasik neoliberal
perëndimor dhe forcave lokale që konkurrojnë për mbizotërim në rajon, te të cilët
kthehet Rusia dhe po bëhet gjithë e më e pranishme Kina. E tashmë nëse flasim për
kategoritë sektare, konflikti po zhvillohet mes asaj që botën islame e kthen mbrapa
në Mesjetë, dhe asaj që e çon drejt vlerave të përbashkëta të qytetërimit
bashkëkohor. Për kundërshtarët e Islamit më e lehtë është që të gjitha konfliktet në
Islam t’i shtyjnë në përplasjet sektare sunnite dhe shiite. Në Lindjen e Mesme, e
sidomos në Gjirin Persik që në këtë rast për mua është interes i drejtpërdrejtë, para
së gjithash bëhet fjalë mbi luftën e hidhur për ruajtjen e "lëkurës së vet" të sistemeve
ekzistuese të pushteteve të themeluara gjatë shpërbërjes së perandorive kolonialiste,
e të pasuruar me zbulimin dhe eksploatimin e naftës. Në disa, prej atyre sistemeve,
lëkura aq shumë është ngurtësuar sa që përmes saj vetëm me forcë mund të
7
depërtojnë ndërrimet politike dhe shoqërore. Në ruajtjen e këtyre sistemeve kanë
kontribuar qenësisht vendet, më së pari Britania e Madhe dhe pastaj edhe Amerika,
që kanë eksploatuar naftën.
Njëqind vjet nga shpimet e para në Negret Selman, në jug të Iranit, industritë
perëndimore më pak varen nga nafta arabe ose persiane, pjesërisht për shkak të
rrjedhës së gazit nga Rusia, pjesërisht për shkak të zbulimit të burimeve më të lira
energjetike. Politika amerikane, e kthyer më shumë nga Azia, nuk e lë Lindjen e
Mesme, nëse për askënd tjetër, për mbrojtjen e Izraelit. Por jo edhe për mbrojtjen e
fushave arabe të naftës me çdo kusht. Me tërheqjen nga Afganistani dhe Iraku, me
luhatjen rreth ndërhyrjes ushtarake në Libi, me refuzimin që këtë ta bëjë në Siri, e jo
edhe me dërgimin me dëshirë të aviacionit kundër të ashtuquajturave Shtete islame,
administrata e Obamës filloi të zbatojë doktrinën e diferencimit gradual, nëse jo tash
me dezangazhimin nga Lindja e Mesme. Në këtë kontekst në Iranin dhe Revolucionin
Islamik nuk shikohet më si në një nga "boshtet e së keqes" në botë. Zgjatjen e dorës
së Obamës për dialog e përkrahu qeveria e re iraniane, skepticizmi ndaj programit
iranian të energjisë bërthamore u zvogëlua dhe vazhduan negociatat e mundimshme
për kontrollimin e programit të tillë që Irani të mos ketë armë bërthamore. Në fund
të 2 prillit 2015 u arrit marrëveshja e Iranit dhe pesë fuqive e institucioneve botërore
në Lozanë dhe filloi periudha tremujore kalimtare deri në hyrjen përfundimtare në
fuqi të kësaj marrëveshje.
8
Nuk e kishte lehtë administrata e Obamës që ta heshtë kryeministrin izraelit,
Benyamin Netanyahu, i cili kërkonte për të bombarduar Iranin, e këtë njësoj e
dëshironte edhe oborri saudit. Amerika nuk do t’i braktisë aleatët e saj në Lindjen e
Mesme, nuk do t’i lërë vetë, do të vazhdojë që t’i furnizojë me armë moderne, siç i
siguronte ata Presidenti Obama në samitin e shteteve të GCC në Camp David më 14
maj. Vështirë se arriti, megjithatë, t’i bindë se marrëveshja bërthamore me Iranin nuk
do ta bëjë këtij vendi kërcënim më të madh për sigurinë e tyre dhe se kanë kaluar
kohët kur Xhorxh Bushi dërgoi 500.000 trupa për të mbrojtur Arabinë Saudite dhe të
ndalë invadimin e Irakut në Kuvajt. Ata ndoshta s’janë ende të vetëdijshëm për një
tjetër kërcënim me të cilin përballen ato vende, të cilën shefi i administratës së
tanishme amerikane, i mësuar me "Pranverat arabe", e tha para ndërhyrjes ushtarake
në Jemen. "Ka popullatë që, në disa raste, është e tjetërsuar, rini, e cila është e
papunë, ideologji, e cila është shkatërruese dhe nihiliste, e në disa raste, bindje e
thjeshtë se nuk ka dalje politike legjitime nga telashet".1
1 Barak Obama në intervistën e George Friedmanit, kolumnistë të New York Time,
shkurt 2015.
Pallati Saudit dhe qeveritë e anëtareve tjera të GCC, me rezervë Omani, megjithatë,
Iranin dhe revolucionin e tij islamik edhe më tej e shohin si kërcënimin më të madh
për sigurinë e tyre, madje edhe të ekzistencës së tyre, që mund të bëhet edhe më e
rrezikshme nëse marrëveshja bërthamore hyn në fuqi më 1 korrik. Ata konsiderojnë
se, me lirimin nga sanksionet ekonomike të vendosura nga ShBA, me zhbllokimin e
miliarda dollarëve të bllokuar dhe me rritjen e të ardhurave nga eksporti i naftës do
të bëhet më arrogant në synimin e tij që të destabilizojë regjimet e tyre, duke i
përdorur pakicat dhe lëvizjet shiite.
Kështu mund të arrihet te motivi, por edhe te momenti të cilin Pallati saudit e zgjodhi
për të formuar koalicionin e vendeve arabe dhe të dërgojë aviacionin për të
bombarduar Jemenin. Prapa sqarimit zyrtar se ndërhyrja u krye për të parandaluar
forcat Huti që të mbizotërojë këtë vend edhe pse kanosja dhe synimi janë për të
minuar marrëveshjen bërthamore me Iranin. Prandaj, krahas fiseve jemenase Huti
theksohet se janë shiitë dhe se ata janë të mbështetur nga Irani shiit. Irani nuk e
mohon simpatinë për fiset Huti, i ka furnizuar ato me armë, padyshim, por edhe më
shumë s’ka dyshim se për shkak të Hutit nuk do të hyjnë në luftë. Irani i Imam
Homeinit nuk ka luftuar jashtë vendit të tij, nga Iraku u sulmua në vitin 1980.
As lufta aktuale në Jemen nuk mund të quhet iraniane, por ajo është luftë jemenase
që zgjat me vite, me decenie, madje edhe me shekuj. S’është as luftë sunnite-shiite.
Madje as shiitët jemenas nuk janë shiitë të vërtetë. Qysh në kohën e paraqitjes së
9
tyre, pasuesit e sektit zejdit i quajtën "shiitë sunni ose sunni shiitë". Konfliktet në
Jemen gjatë historisë, deri më sot, nuk kanë qenë konflikte fetare mes sunnive dhe
shiitëve, por luftëra për mbizotërim të këtij apo atij fisi, lëvizjes politike apo
sundimtarit, pavarësisht nga ajo se cilit drejtim islam i përkisnin. Një nga presidentët
e Jemenit modern me vite luftoi kundër rebelëve Huti, edhe pse sipas përkatësisë
sektare do të duhej të jenë në anën e tyre. Që situata komplekse e Jemenit të sotëm
të bëhet më e qartë, megjithatë, duhet hyrë pak më thellë në të kaluarën e afërt dhe
të largët.
Të lënë në margjinat e historisë
Fakti se Jemeni në historinë e arabëve ua lëshoi vendin egjiptianëve dhe në vendet e
tjera rreth Mesdheutt u ka ndodhur edhe popujve tjerë, madje edhe grekëve që i
dhanë Evropës të kaluarën e saj antike. Jemenasit janë pak më larg nga Mesdheu,
andaj s’është çudi që në historinë e kohëve moderne të Lindjes së Mesme ata
përmenden kah fundi, edhe pse meritojnë më shumë me atë që kanë kontribuar në
formimin e identitetit nacional arab dhe se si i rezistuan hegjemonisë së perandorive
pushtuese që iu nënshtruan para dhe pas ardhjes së Islamit. "Rrugën e Mëndafshit"
përmes Evro-azisë, p.sh., e dinë edhe filloristët, e pak e dinë se ka ekzistuar "Rruga e
Temjanit", që kalonte nëpër Jemen, nëpër të cilën nga Azia në Mesdhe e Evropë me
galera, anije dhe karvanët sillnin erëza aromatikë dhe mrekulli të tjera të Orientit.
Territorin e Arabisë Jugore e sundonin Sabejët, romakët, etiopiasit, persianët,
dinastitë islame e osmane dhe halifët, por ajo gjithmonë ishte e ndarë ashpër në
luginat pjellore bregdetare dhe malet e larta të Surit. Me jugun dhe veriun sunduan,
bastisën dhe luftuan mes vete sundimtarët vasalë vendas dhe prijësit e fiseve. Nuk
është për t'u habitur se vitet e shtatëdhjeta të shek. XX., kjo zonë më në fund u nda
me kufi në Jemenin Verior dhe Jugor, dhe përpjekjet për ta bashkuar në një shoqëri
të fortë shtetërore u bënë shkak i konflikteve politike në fillim të shekullit XXI.
Për formimin e gjithë asaj që sot nënkuptohet me Je-menin, dhe të kuptuarit e
ndodhive në Jemen nga fillimi i shek. XXI., rol vendimtar luajti paraqitja e Islamit.
Përmes grykave jugore të Gadishullit Arabik, Islami, nga Meka dhe Medina depërtoi
më shpejt se në veri, ndoshta, për shkak se përmes tyre edhe më parë kanë kaluar
rrugët tregtare nga Azia, por frynin edhe erërat e qytetërimeve më të vjetra. Vetëm
katër vjet para ndërrimit jetë të të Dërguarit të All-llahut, Muhammedit, s.a.v.s., më
628, guvernatori persian, Bad’hani, kaloi në Islam dhe gjurmëve të tij u nisën sheikët
dhe pothuajse të gjithë banorët e Jemenit. Kjo ishte e vetmja satrapi e perandorisë
sasanide, që ishte e ndarë nga tërësia territoriale e mbretërisë, e cila vetvetiu flet për
rëndësinë strategjike që ia jepnin persët e lashtë udhëkryqit tokësor dhe detar në Jug
10
të Arabisë. Sasanidët në të njëjtën kohë në veri të Mesopotamisë humbën betejat e
fundit nga Bizanti, e betejat më të ashpra zhvilloheshin në kryeqytetin e lashtë asirian
Ninivë, te Mosuli i sotëm irakian. Do të mbeten vetëm në kohë relievet dhe statujat e
demave të gjymtuar gjigant të granitit në pallatin Nemrud, por më 2015, në
ekspeditën e tij barbare dhe therjen e çdo gjëje të gjallë që nuk i përket interpretimit
të tyre të Islamit, e shkatërruan luftëtarët e të ashtuquajturit shtet islam, ISIL ose
Daesh.
Edhe një ndodhi tjetër e madhe nga historia e Lindjes së Mesme mund të vihet në
lidhe me ngjarjet e sotme dhe me mosbesimin, armiqësinë dhe me rivalitetin e
ndërsjellë shekullor mes arabëve dhe persianëve, të cilat më vonë u shndërruan në
konflikt etnik-nacional, ideologjik dhe sektar në mes drejtimit sunnit dhe shiit në
Islam. Muslimanët, në këtë rast më mirë thënë arabët, më në fund i mundën persët
sasanidë në Kadisije, në jug të Irakut të sotëm, në vitin 636, e Sadam Huseini më
1980, betejën e tij kundër Iranit, Imam Humeinit e quan pikërisht Kadisije. Nëse
gërmohet më thellë në histori, mund të zbulohen dhe, thënë me terminologjinë
moderne, ngjashmëritë gjeopolitike midis dy Kadisive.
Sa i përket Jemenit, Kur'ani, Hadithi dhe gjurmët e rralla historike tregojnë qartë
vendin e veçantë të krahut jugor të Arabisë në historinë e Islamit.2 U gjetën mbetjet
e pendës së madhe Marib, të cilën All-llahu sipas dënimit e shembi me përmbytje
dhe e shkatërroi, në ajetet e tjera përmenden bukuritë dhe pasuritë e këtyre
rajoneve. Por Bibla hebraike 2 Jemeni ka mundur të marrë emrin sipas ndonjë Jamani,
birit të mbretit Kahtan, ose vetëm muslimanët ashtu e quajtën sepse qëndron në të
djathtë, jemin, nga Qabeja. Ose është thjesht përkthim i emrit romak Arabia Felix,
pasi që arabët e vjetër për fat, ose shprehja “paçi fat”, thoshin jumna.
Belkisa, mbretëresha e Sabës ose Shebës është një figurë e femrës markante nga
Kur'ani dhe nga mitologjia e dy popujve dhe kulturave tjera semite, arabe e etiopiase.
Duke gjurmuar mbetjet e tempullit të madh afër Sanës, arkeologët jemenas dhe
perëndimorë janë gjurmëve për të vërtetuar ekzistencën e mbretërisë së tillë dhe
mbretëreshës së saj tërheqëse. Në suren kur'anore en-Neml, Milingonat, Belkisa
është një prej rrëfimeve më dramatike të shpalljes islame. Ajo nga Jemeni ka shkuar
në këmbë te Pejgamberi Sulejman, Solomoni biblik, në praninë e tij iu dorëzua
All-llahut, Zotit të botëve, e sipas besimit etiopias me të mbeti me barrë dhe lindi
Menelekun e Parë. Pasardhësi i Menelekut Haile Selasi në vitin 225, si një nga
heronjtë e historisë botërore moderne, do të jetë mbreti i fundit i Etiopisë dhe
viktimë e një revolucioni të Afrikës së shek. XX, disi në vitet e njëjta kur ka rënë
imamati Jemenas.
11
Jemeni, pra, ka hyrë në erën islame me një trashëgimi të pasur historike, shpirtërore
dhe kulturore. Nga Arabia jugore janë disa poetë para-islamikë, muallaket e të cilëve3
krahas Kur'anit, deri më sot janë modeli i patejkalueshëm i bukurisë së gjuhës arabe.
Kjo periudhë para Islamit dhe gjatë kohës së shfaqjes së tij s’ishte e mbuluar me
errësirë, injorancë dhe padituri shpirtërore, siç e sqarojnë nocionin xhahilijjet
apologjetët ekskluzivë të fesë së re. Nga Kina, India dhe Persia arrinin përmes
Jemenit në Mekë jo vetëm tregtarët me erëza, por edhe emisarë të civilizimeve dhe
besimeve të atjeshme. Duhet të ishin zhvilluar diskutime edhe në Jemen, si edhe në
Mekë, rreth pranimit të fesë së re, dhe ka pasur konflikte të brendshme. Për këtë na
tregon shembulli i njëfarë Asvad Al-Ansije, i cili më 632, pra, në vitin e ndërrimit jetë
të Pejgamberit Muhammed s.a.v.s., e shpalli veten profet, por në të njëjtin vit e vrau
njëfarë Abna. Në Jemen qysh atëherë ishte e fortë bashkësia hebraike, e
3 Shatë poezitë e njohura që janë shpallur fituese në panairet në Mekë, e që vareshin
të praruara me ari rreth Qabesë(andaj quheshin muallake), në gjuhën boshnjake
(atëherë serbo-kroate), për herë të parë më1970, mjaft me sukses, i përktheu të
gjitha Profesor Sulejman Grozdaniqi.
E cila do të vazhdojë të jetojë së bashku me muslimanët, duke paguar xhizjen.
Jemenasit, të cilët kaluan në Islam vazhduan të bëjnë tregti me Indinë, importonin
erëza e veshje, e atje i shitnin madje edhe kuajt me famë arabe. Ata janë meritorë
për përhapjen e besimit të ri në krahinat jugore të Indisë, shumë më parë se atë që
bënë dinastisë e mëdha islame në veri. Jemenasit ngritën xhaminë e parë në Keral e
Kilakarij.
Jemeni gjatë nëntë shekujve të ardhshëm ishte në formë zyrtare në përbërje të
dinastive muslimane dhe halifatit, por me një autonomi të theksuar lokale dhe me
një rezistencë ndaj dominimit të Damaskut, Bagdadit ose Kajros. Gjatë kohës së
dinastisë emevite, kryengritja e vetme më e madhe e armatosur shpërtheu para
mbarimit të saj, kur Abdullah bin Jahja nga fisi Kind, i njohur edhe si Talibul-Hak,
kërkues i së vërtetës, u shpall halif i Mekës dhe Medinës, por edhe i zonave jemenase
Hadrameut dhe Sana. Karakteristikë tjetër e Jemenit nga shekujt e parë të Islamit, siç
është edhe sot, është copëzimi rajonal dhe fisnor. Historiani El-Jakubi në fund të shek.
IX shkruan se Jemeni në periudhën abaside ishte i ndarë në 84 provinca dhe shumë
fise. Nga mbretërit lokalë përmendet në mënyrë të veçantë Ali Al-Sulejhi, i cili më
1047 e shpalli shtetin e tij të fiseve të Jemenit, edhe pse formalisht qeveriste në emër
të halifit fatimit të Kajros. Atë e ekzekutuan Nexhahidët, e pushtetin e tij e vazhduan i
biri Mukarem Ahmedi, pastaj e veja e tij Sejide Arva.
12
Naxhahidët ishin dinasti muslimane që e themeluan skllevërit etiopianë dhe e
sundonte Jemenin nga kryeqyteti në Zabid nga 1022-1158.
Dinastia ejubije nga Kajroja, e njohur më tepër sipas Salahudin Ajubit, çliruesit të
Jerusalemit nga kryqtarët, që të sigurojë transitin e tregtisë ndërmjet Egjiptit dhe
Indisë, e pushtoi Jemenin më 1174, ashtu që me shekuj më vonë do të veprojnë
kolonialistët britanikë, e më vonë, edhe Xhemal Abdel Naseri më tepër nga motivet
panarabe sesa tregtare.
Osmanëve iu duheshin disa decenie më shumë për të pushtuar Jemenin se sa
Egjiptin. Sulltanët dhe halifët turq jemenasit ende më pak se dinastitë e tyre arabe i
respektonin dhe i shërbenin. Formalisht ishin pjesë e perandorisë, më parë si ejalet
(1539-1634), e pastaj si vilajet (1879-1911), por nuk u lejonin pushtetarëve osmanë
të përzihen shumë në punët dhe marrëdhëniet e tyre. Nuk guxonin asqerët e
Sulltanit as të shkelin në malet e larta rreth Saades së sodit, sepse menjëherë do të
hasnin në rezistencën e armatosur. Turqit kishin kontroll të plotë vetëm në Zabid,
kryeqytetin e dikurshëm të sundimtarëve lokalë, në Mokë prej nga ata sillnin kafe në
Stamboll dhe për në Evropë, dhe në skelën bregdetare, Aden, ku ngarkohej ose
shkarkohej malli në rrugën për në Azi.
Sa më tepër përforcohej pushteti i tyre kolonial në Indi, zona bregdetare e Jemenit
për britanikët bëhej gjithë e më e rëndësishme. Pushtuan ishullin Perim më 1799,
pikërisht kur Napoleoni e pushtoi Egjiptin dhe ishte i ndalur për të marshuar në
drejtim të Lindjes, duke u konkurruar rivalëve të tij kolonialë. Jemenasit gjatë shek.
XIX me sukses u bënin ballë përpjekjeve të britanikëve për të pushtuar Adenin (1839),
e më vonë (1849) edhe osmanët, kur ata, duke bërë përpjekje për herë të parë të
aneksojnë Sanën, humbën 1.500 ushtarë. Në fund të Perandorisë Osmane 1911,
Porta Imam Jahjait, sundimtarit të zonës veriore të Jemenit, me paktin e Daanit ia la
tërësisht pushtetin, duke ruajtur ende kontrollin mbi pjesët qendrore, ndërsa
britanikët u forcuan në Aden.