kurrikula kombËtare e arsimit bazË program...

41
REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT KURRIKULA KOMBËTARE E ARSIMIT BAZË PROGRAM LËNDOR Fusha: SHKENCA NATYRE Lënda: KIMI Klasa: 8- 9 Kodi: _______ Koordinator: Nazmi XHOMARA Tiranë, 2012

Upload: others

Post on 30-Aug-2019

19 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: KURRIKULA KOMBËTARE E ARSIMIT BAZË PROGRAM LËNDORshkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/kimia_-_kl.8-_9.pdf · Megjithëse Kimia në klasën e 8 del si lëndë

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS

INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT

KURRIKULA KOMBËTARE E ARSIMIT BAZË

PROGRAM LËNDOR

Fusha: SHKENCA NATYRE

Lënda: KIMI

Klasa: 8- 9

Kodi: _______

Koordinator:

Nazmi XHOMARA

Tiranë, 2012

Page 2: KURRIKULA KOMBËTARE E ARSIMIT BAZË PROGRAM LËNDORshkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/kimia_-_kl.8-_9.pdf · Megjithëse Kimia në klasën e 8 del si lëndë

2

KIMI

Grupi i punës:

Aleko MIHO

Dritan SPAHIU

Ilo MELE

Lindita GODO

Shpresa GORANA

Mirela PITI

Marita HAMZA

Nazmi XHOMARA

Page 3: KURRIKULA KOMBËTARE E ARSIMIT BAZË PROGRAM LËNDORshkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/kimia_-_kl.8-_9.pdf · Megjithëse Kimia në klasën e 8 del si lëndë

3

KIMI

1. TË PËRGJITHSHME

Programi i Kimisë për arsimin bazë është një dokument zyrtar, pjesë e paketës së

dokumenteve zyrtare për Kurrikulën Kombëtare të Arsimit Bazë. Ky program është mbështetur

në Kornizën Kurrikulare të Arsimit parauniversitar, në Planin mësimor, si edhe në Standardet e

të nxënit të fushës së shkencave të natyrës.

Zbatimi i programit të Kimisë për arsimin bazë duhet të bëhet duke respektuar parimet e

barazisë gjinore, etnike, kulturore, racore, fetare.

Objekti i studimit të Kimisë

Kimia është shkenca që merret me studimin e përbërjes, të ndërtimit dhe të vetive të

lëndës, si dhe të reaksionit kimik që qëndron në bazë të shndërrimeve të saj nga një formë në një

tjetër (Holtzclaw dhe Robinson,1998). Kimia së bashku me Fizikën dhe Biologjinë janë shkenca

natyrore, pasi studiojnë natyrën dhe dukuritë që ndodhin në të. Përveçse me Fizikën dhe

Biologjinë, Kimia ka objekt të përbashkët studimi edhe me Shkencën e Tokës, si dhe me

shkencat e aplikuara, si Teknologjinë. Kimia është mjaft e rëndësishme në fusha të ndryshme, si:

në mjekësi, bujqësi, industri dhe në shumë aspekte të tjera të jetës.

Qëllimi i studimit të lëndës së Kimisë

Zhvillimi i lëndës së Kimisë ka si qëllim kryesor të formojë nxënësit me njohuri, aftësi,

dhe shprehi për jetën, të cilat burojnë nga shkenca e kimisë. Ajo synon të formojë nxënësit me

dije të qëndrueshme mbi ndikimin e kimisë në jetën e përditshme, mbi rolin e saj në shoqëri, si

edhe t‟u japë mundësi atyre për karrierë të ardhshme në këtë fushë. Ajo synon gjithashtu t‟i

formojë nxënësit me aftësitë e kërkimit shkencor dhe me rolin e tij në shoqëri.

Page 4: KURRIKULA KOMBËTARE E ARSIMIT BAZË PROGRAM LËNDORshkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/kimia_-_kl.8-_9.pdf · Megjithëse Kimia në klasën e 8 del si lëndë

4

KIMI

Risitë e programit lëndor

Programi i ri i Kimisë, i cili do të shtrihet në klasat 8-9, përmban disa risi themelore, të

cilat do të luajnë një rol të rëndësishëm në formimin e nxënësve me njohuri, aftësi dhe qëndrime,

që burojnë nga shkenca e kimisë, si edhe në formimin e tyre me aftësi për jetën.

Lënda e Kimisë nis të zhvillohet si lëndë më vete pas trajtimit të njohurive dhe aftësive të

integruara kimike në lëndën Shkencë 1-6. Linja “Lëndët, vetitë dhe ndryshimet e tyre”, e cila

përshkon të gjithë programin Shkencë 1-6, përmban njohuri dhe aftësi bazike në lëndën e

Kimisë, në përshtatje me grupmoshën e nxënësve në klasat 1-6, që shërbejnë si një pikë referimi

cilësore mbi të cilat ndërtohet zhvillimi i mësimdhënies së kimisë në klasat 8-9.

Gjithashtu, lënda e Kimisë nis të trajtohet si lëndë më vete pas zhvillimit të disa temave

të rëndësishme mbi strukturën e lëndës, të cilat zhvillohen në Fizikën 7. Mbështetja e

veprimtarisë mësimdhënëse në lëndën e Kimisë në klasat 8-9 mbi materialin e trajtuar në Fizikën

7 përbën një pikëlidhje dhe një pikë referimi edhe ndërmjet shkencave natyrore, e cila mbështet

sidomos trajtimin e njohurive dhe aftësive mbi strukturën e lëndës.

Programi i ri i Kimisë, i cili do të shtrihet në klasat 8-9, përmban një ngarkesë

konceptuale në përputhje me grupmoshën e nxënësve. Njohuritë dhe aftësitë kimike janë shtrirë

në mënyrë normale në raport me njësitë mësimore. Arritje tjetër shumë e rëndësishme që ofron

programi i ri i Kimisë është ndryshimi i raportit njohuri - përpunim njohurish: 60-70% njohuri

dhe 30-40 % përpunim njohurish.

Organizimi dhe struktura e programit lëndor

Lënda e Kimisë në arsimin bazë do të studiohet si lëndë më vete me 2 orë javore në klasat

8, 9, gjithsej në 140 orë mësimore.

Programi i Kimisë për klasat 8, 9 të arsimit bazë është organizuar sipas linjave e

nënlinjave të përmbajtjes. Programi i kimisë për klasat 8, 9 të arsimit bazë, sikurse edhe

programi i Kimisë për klasat 10-12 të arsimit të mesëm, përshkohet nga dy linja kryesore të

përmbajtjes: (1) Lëndët, struktura dhe vetitë, (2) Reaksioni kimik.

Page 5: KURRIKULA KOMBËTARE E ARSIMIT BAZË PROGRAM LËNDORshkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/kimia_-_kl.8-_9.pdf · Megjithëse Kimia në klasën e 8 del si lëndë

5

KIMI

Nënlinjat e programit përmbajnë njohuri dhe aftësi të cilat zbërthejnë përmbajtjen e

linjave kryesore të programit. Për çdo nënlinjë janë paraqitur objektivat, të cilat materializojnë

njohuritë kimike, aftësitë dhe qëndrimet që nxënësit pritet të nxënë gjatë kursit të kimisë.

Një rubrikë e rëndësishme e Programit janë Konceptet / Termat kyç, të cilat orientojnë

përdoruesit e programit për t‟u fokusuar në çështjet më të rëndësishme brenda përmbajtjes së

shprehur me anë të objektivave.

Përdoruesit e programit

Programi i lëndës së Kimisë për Arsimin bazë u drejtohet në radhë të parë mësuesve të

Kimisë, të cilat do ta zbatojnë atë në mësimdhënie. Gjithashtu programi u drejtohet autorëve të

teksteve, nga zbërthimi i saktë i të cilit varet në një masë të konsiderueshme edhe cilësia e

teksteve të kimisë të hartuara prej tyre.

Programi i lëndës së Kimisë për arsimin bazë është gjithashtu në dispozicion të

specialistëve të të gjitha fushave, të drejtuesve të shkollave, si edhe të të gjithë aktorëve të

interesuar për mbarëvajtjen e mësimdhënies në arsimin bazë.

2. SYNIME DHE OBJEKTIVA TË PËRGJITHSHËM

Synimi i programit të Kimisë në Arsimin bazë

Programi i Kimisë në arsimin bazë synon:

Të zhvillojë te nxënësit njohuri, aftësi, qëndrime për grupet e lëndëve, për ndërtimin e

atomit dhe tabelën periodike, vetitë e metaleve dhe të jometaleve, lidhjen kimike, vetitë e

përbërjeve inorganike, ujin dhe tretësirat, dukuritë elektrokimike, strukturën dhe vetitë e

hidrokarbureve.

Page 6: KURRIKULA KOMBËTARE E ARSIMIT BAZË PROGRAM LËNDORshkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/kimia_-_kl.8-_9.pdf · Megjithëse Kimia në klasën e 8 del si lëndë

6

KIMI

Objektiva të përgjithshëm të programit të Kimisë në arsimin bazë

Në përfundim të këtij programi nxënësit duhet të jenë të aftë:

të kuptojnë konceptet bazë kimike, duke u mbështetur në faktet, teoritë dhe ligjet kimike;

të përdorin simbolikën kimike në zbatimet e ndryshme praktike dhe të realizojnë lidhjen e

kimisë me dukuritë e jetës së përditshme, me mirëqenien e njeriut dhe të shoqërisë;

të demonstrojnë aftësitë e nevojshme në kryerjen e kërkimeve të thjeshta shkencore në

fushën e kimisë dhe të raportojnë gjetjet eksperimentale;

të hetojnë substanca të ndryshme kimike dhe t‟i përshkruajnë ato;

të hetojnë shembuj reaksionesh kimike në situata jetësore të përditshme, të dallojnë

reaksione të dobishme dhe reaksione të dëmshme;

të arsyetojnë e të marrin pjesë në zgjidhjen e problemeve jetësore me natyrë kimike;

të përshkruajnë dhe të shpjegojnë lidhjen ndërmjet shkencës së kimisë, teknologjisë dhe

shoqërisë;

të planifikojnë dhe të zhvillojnë eksperimente për dukuri të ndryshme, duke ndjekur

rregullat e sigurisë me pajisjet dhe substancat kimike;

të përdorin teknologjinë e informacionit dhe të komunikimit, si mjet për sigurimin dhe

komunikimin e informacionit;

të shpjegojnë rolin e kimisë në zhvillimin e qëndrueshëm, si edhe në ruajtjen dhe

mbrojtjen e mjedisit;

të ngjallin interes për të bërë zgjedhjen e karrierës në fushën e kimisë.

3. KËRKESA PËR ZBATIMIN E PROGRAMIT

Kushte paraprake të zbatimit të programit

Programi i Kimisë për arsimin bazë zhvillohet në një total orësh mësimore prej 70 orë

mësimore në vit me një shpërndarje javore prej 2 orë mësimore në javë. Zhvillimi i

mësimdhënies së Kimisë nis në klasën e 8 dhe vijon me të njëjtën shpërndarje edhe në klasën e 9,

Page 7: KURRIKULA KOMBËTARE E ARSIMIT BAZË PROGRAM LËNDORshkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/kimia_-_kl.8-_9.pdf · Megjithëse Kimia në klasën e 8 del si lëndë

7

KIMI

ndërkohë që njohuri mbi strukturën e lëndës nxënësit kanë marrë jo vetëm në lëndën e integruar

Shkencë 1-6, por edhe në lëndën Fizikën 7.

Për zbatimin efektiv të programit të Kimisë për arsimin bazë duhet të njihen dhe të mbahen

parasysh dokumentet kurrikulare, prej të cilave ka rrjedhur programi lëndor:

Korniza Kurrikulare për arsimin Parauniversitar

Standardet e të Nxënit të Shkencave të natyrës

Programi i lëndës Shkencë 1-6.

Programi i Fizikës 7

Programet e lëndëve Fizikë dhe Biologji 7-9

Udhëzuesit kurrikularë lëndorë

Referenca të ndryshme didaktike nga autorë të huaj dhe vendas, që mbështesin

Metodologjitë e mësimdhënies dhe Metodat e vlerësimit të arritjeve në të nxënë.

Burime bazë të të nxënit, mbi të cilat do të ndërtohen strategjitë dhe teknikat e mësimdhënies

në zbatim të programit të Kimisë për arsimin bazë sugjerohen:

Tekstet e nxënësit, që hartohen në zbatim të programit lëndor

Burime të ndryshme të shkruara dhe elektronike

Objektivat e Programit

Objektivat e të nxënit në programin e Kimisë për arsimin bazë janë objektiva të njohurive, të

aftësive dhe të qëndrimeve që duhet të zotërojë një nxënës në mbarim të kursit vjetor të kimisë për klasën

e dhënë. Kjo kërkon zbatimin e tyre në praktikë në funksion të formimit të nxënësve me konceptet bazë të

lëndës nëpërmjet zhvillimit të aftësive të të menduarit kritik dhe krijues, si dhe të zgjidhjes së

problemave.

Gjithashtu objektivat përfshijnë formimin e aftësive të nxënësve për të kryer kërkime të thjeshta

shkencore, aftësi për të ndjekur procedura, aftësi për të ndërtuar eksperimente dhe për të raportuar gjetjet

e tyre. Kjo kërkon ruajtjen e raporteve harmonike ndërmjet dhënies së njohurive të reja dhe përpunimit të

njohurive, zhvillimit efektiv të eksperimenteve shkencore laboratorike dhe përdorimin e tyre si bazë e

formimit konceptual të nxënësve.

Një vëmendje e veçantë duhet përqendruar tek objektivat që synojnë integrimin ndërmjet lëndëve

apo ndërmjet fushave. Zhvillimi i tyre duhet bërë në funksion të zhvillimit të aftësive ndërkurrikulare të

Page 8: KURRIKULA KOMBËTARE E ARSIMIT BAZË PROGRAM LËNDORshkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/kimia_-_kl.8-_9.pdf · Megjithëse Kimia në klasën e 8 del si lëndë

8

KIMI

nxënësve dhe të formimit të tyre me aftësitë për jetën. Sugjerohet që objektivat e integrimit të mbështeten

në njohuri të mëparshme të nxënësve ose në njohuri të lëndëve të tjera, si dhe të zbatohen në formën e

projekteve apo të veprimtarive ndërkurrikulare.

Orët mësimore

Shpërndarja e orëve mësimore është paraqitur sipas linjave dhe nënlinjave të përmbajtjes.

Zbatuesit e programit duhet të realizojnë shpërndarjen e orëve në temat mësimore sipas nevojave

dhe interesave të nxënësve.

Programi i kimisë për arsimin bazë përcakton raporti njohuri - përpunim njohurish 60-

70% me 30-40%. Kjo krijon mundësi për formimin e aftësive dhe shprehive afatgjatë tek

nxënësit.

Përpunimi i njohurive

Përpunimi i njohurive përfshin zhvillimin e rubrikave në mësimdhënie, që i vijnë në

ndihmë thellimit të të kuptuarit të koncepteve shkencore bazë në kimi. Gjithashtu, roli i

përpunimit të njohurive fokusohet në zbatimin në praktikën mësimore dhe laboratorike të

njohurive kimike, në lidhjen e njohurive kimike me jetën e përditshme sociale dhe mjedisore.

Përpunimi i njohurive përfshin:

përsëritjen e njohurive bazë, e cila mund të zhvillohet në fund të linjave apo t nënlinjave

lëndore, si edhe në fund të vitit akademik;

zhvillimin e ushtrimeve dhe të problemave bazuar në njohuritë dhe konceptet bazë

kimike;

zhvillimin e punëve laboratorike, praktike dhe detyrave me karakter eksperimental

hulumtues;

testimin e njohurive, i cili mund të jetë kapitull apo linjë lëndore, semestral apo vjetor;

projekte apo veprimtari integrimi ndërmjet lëndëve apo ndërmjet fushave të të nxënit.

Shpërndarja e orëve të përpunimit të njohurive duhet bërë në përputhje me nevojat dhe

interesat e nxënësve, me vështirësitë e tyre të mundshme në përvetësimin e njohurive bazë

kimike, sikurse edhe me prirjet apo interesat e tyre të veçanta.

Page 9: KURRIKULA KOMBËTARE E ARSIMIT BAZË PROGRAM LËNDORshkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/kimia_-_kl.8-_9.pdf · Megjithëse Kimia në klasën e 8 del si lëndë

9

KIMI

4. INTEGRIMI DHE LIDHJA NDËRLËNDORE

Programi i Kimisë për arsimin bazë përshkohet në strukturën e tij nga integrimi ndërmjet

lëndëve dhe ndërmjet fushave të të nxënit. Kjo sepse programi është vijim i programit të lëndës

Shkencë 1-6, e cila është konceptuar si lëndë e integruar ndërmjet lëndëve të Fizikës, Kimisë,

Biologjisë dhe Gjeografisë.

Megjithëse Kimia në klasën e 8 del si lëndë më vete, njohuritë e saj integrohen me

njohuritë e lëndëve të tjera të përafërta të fushës së shkencave të natyrës, por edhe të lëndëve apo

të fushave të tjera të të nxënit.

Njohuritë e lëndës së Kimisë duhen parë dhe trajtuar të integruara me njohuritë e Fizikës,

Biologjisë, Gjeografisë, por edhe me njohuritë e Matematikës, TIK-ut apo edhe të lëndëve apo të

fushave të tjera të të nxënit.

Njohuritë e lëndës së Fizikës mbi ndërtimin e lëndës shërbejnë si një pikënisje e mirë për

zhvillimin e strukturës së atomit.

Njohuritë e Biologjisë mbi shëndetin duhen parë dhe zbatuar të integruara me masat e

sigurisë dhe rregullat në laboratorin e kimisë.

Njohuritë e Matematikës duhen parë dhe zbatuar në funksion të njehsimeve të ndryshme

në kimi. Ato janë të rëndësishme për të njehsuar masën atomike të krahasuar, Ar dhe masën

molare, M, molin, njehsimet me barazimet kimike, njehsimet për përqendrimin e tretësirave etj.

Një mundësi shumë e mirë integrimi është zbatimi i projekteve apo i veprimtarive

ndërkurrikulare, gjatë të cilave sugjerohet të përfshihen njohuri dhe veprimtari nga lëndë dhe

fusha të ndryshme kurrikulare.

5. METODOLOGJITË E MËSIMDHËNIES

Metodat e mësimdhënies janë mjaft të rëndësishme për të realizuar një mësimdhënie

efektive. Ato mund të klasifikohen sipas disa pikëpamjeve të ndryshme: (1) nga pikëpamja e

qëllimit, nëse duam të formojmë një personalitet të lirë apo një individ që i nënshtrohet

konformizmit të grupit shoqëror të cilit i përket; (2) sipas pikëpamjes së vetë teknikës, nëse duam

Page 10: KURRIKULA KOMBËTARE E ARSIMIT BAZË PROGRAM LËNDORshkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/kimia_-_kl.8-_9.pdf · Megjithëse Kimia në klasën e 8 del si lëndë

10

KIMI

të zhvillojmë një mësimdhënie gojore, verbale apo një mësimdhënie aktive; (3) sipas pikëpamjes

së fushave të moralit, nëse ato përdoren për të zhvilluar vërtetësinë, sinqeritetin, virtytet

intelektuale, ndjenjën e përgjegjësisë dhe karakterin, përshkruar nga Alcan, 1930 (cituar nga Jean

Piaget, 2005).

Tendenca e zhvillimit profesional të mësuesve të ditëve tona, që promovojnë mësuesit e

shoqërisë së dijes, është padyshim mësimdhënia gjeneruese në vend të mësimdhënies

transmetuese (Senge dhe të tjerë, 1999).

Mësimdhënia me nxënësin në qendër është e lidhur në mënyrë të padiskutueshme me

progresivizmin, me teorinë dhe metodat e edukimit progresiv, të cilat lidhen me emrin e Xhon

Djuit dhe që datojnë para vitit 1896. “Këta mendimtarë të hershëm progresivë vendosën

aktivitetet e fëmijës në qendër të planeve të tyre arsimore” (Gardner, 2003).

Mësimdhënia ndërvepruese (Grup autorësh, 2005) si koncept mund të përmblidhet në

trajtën e disa termave didaktikë, të cilët përbëjnë në vetvete hallka integruese të pandara të

procesit të mësimdhënies: (1) mësimdhënie e hapur; (2) metodat ndërvepruese të të nxënit; (3) të

nxënit bashkëveprues; (4) të nxënit gjatë gjithë jetës.

Metodat e mësimdhënies që kanë në qendër veprimtarinë e nxënësit, parimi bazë i të

cilave është: “Nxënësi nxë më mirë duke vetëvepruar”, ndahen në tri nëngrupe:

(1) Metodat dhe teknikat e punës në grup

Këto u japin mundësinë nxënësve të realizojnë qëllimet mësimore duke bashkëvepruar

me të tjerët dhe sigurojnë kushte që nxënësit të paraqesin idetë, pikëpamjet e veta dhe

informacionin që ata zotërojnë. Këtu bëjnë pjesë: (1) diskutimi, (2) puna në grupe të vogla, (3)

grupet e ekspertëve, (4) mendo / puno në dyshe / shkëmbe me të tjerët, (5) loja në role dhe

simulimi.

(2) Metodat dhe teknikat e hulumtimit

Metodat dhe teknikat e këtij grupi u japin nxënësve mundësinë të nxënë, të praktikojnë

aftësitë e tyre intelektuale, të nxjerrin përfundime dhe përgjithësime dhe t‟i zbatojnë ato në

situata të reja. Në këtë grup bëjnë pjesë: (1) studimi i rastit, (2) puna me projekte, (3)

ekskursioni, (4) vrojtimi, (5) mësimi zbulues, (6) zgjidhja e problemit.

Page 11: KURRIKULA KOMBËTARE E ARSIMIT BAZË PROGRAM LËNDORshkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/kimia_-_kl.8-_9.pdf · Megjithëse Kimia në klasën e 8 del si lëndë

11

KIMI

(3) Metoda dhe teknika për zhvillimin e të menduarit krijues dhe kritik

Këto metoda mund të trajtohen të renditura në tri nëngrupe:

(a) Metoda të zhvillimit të aftësive folëse (shprehëse): (1) Brainstorming, (2) parashikim

me terma paraprakë, (3) rrjeti i diskutimit, (4) dora e fshehtë, (5) gushëkuqi rrethor (Keigën,

1990), (7) DLTA (Directed Listening and Thinking Activity), (8) mendo / puno në dyshe /

shkëmbe me të tjerët;

(b) Metoda të zhvillimit të aftësive lexuese: (1) INSERT (Interactive Notice System for

Effective Reading and Thinking), (2) tabela e koncepteve, (3) DRTA (Directed Reading and

Thinking Activity).

(c) Metoda të zhvillimit të aftësive shkruese: (1) Ditari dypjesësh, (2) kubimi, (3)

diagrami i Venit, (4) tryeza e rrumbullakët (Gushëkuqi rrethor), (5) kllasteri, (6) pesëvargëshi,

(7) esetë dhe shkrimet e lira.

Objektivat e të nxënit bëhen realitet për nxënësit vetëm nëse atyre u jepet mundësia që t‟u

bëhen sa më të thjeshta faktet, konceptet dhe formulat kimike. Nxënësit duhet të nxiten të

zhvillojnë një të kuptuar të plotë të koncepteve dhe nocioneve bazë kimike. Kjo do të thotë që ata

të udhëhiqen drejt veprimtarisë mendore individuale dhe në grup, duke ndërtuar njohuritë bazë

nën drejtimin dhe mbështetjen e mësuesit.

Të kuptuarit e koncepteve bazë kimike, zbatimi i tyre në kushte laboratorike, por jo

vetëm, analiza e ndikimit të këtyre njohurive në jetën sociale dhe mjedisore është shumë me

rëndësi si për të siguruar suksesin në studimin vijues në lëndën e kimisë nga nxënësit, ashtu dhe

për zbatimin e njohurive në situata të reja.

Disa nga strategjitë e mësimdhënies të rekomanduara, që mbështesin në mënyrë të

drejtpërdrejtë ndërtimin e njohurive kimike dhe formimin e aftësive të nxënësve, janë:

Përqendrimi në një numër të vogël konceptesh, por duke i trajtuar në thellësi.

Zbatimi në praktikën e mësimdhënies i një shumëllojshmërie strategjish, bazuar në faktin

se stilet e të nxënit janë të larmishme. Nxënës të ndryshëm nxënë në mënyra të ndryshme,

disa nxënë duke lexuar, disa duke dëgjuar, disa duke punuar praktikisht në laborator, të

tjerë përmes kryerjes së detyrave të tekstit etj.

Page 12: KURRIKULA KOMBËTARE E ARSIMIT BAZË PROGRAM LËNDORshkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/kimia_-_kl.8-_9.pdf · Megjithëse Kimia në klasën e 8 del si lëndë

12

KIMI

Paraqitja e njohurive bazë kimike nga këndvështrime të ndryshme, p.sh. kur flitet për

ujin, fillimisht mendojmë një lëng, pastaj që molekulat e tij janë të ndërtuara nga dy

atome hidrogjen dhe një atom oksigjen, më tej që formula kimike e tij është H2O.

Nxitja e diskutimit, e punës së pavarur, e punës së udhëhequr, e punës në grupe apo e

punës në çifte të nxënësve.

Zhvillimi i aftësive të të menduarit kritik dhe krijues

Një ndër objektivat e rëndësishëm të këtij programi është dhe zhvillimi te nxënësit i

aftësive të të menduarit kritik dhe krijues. Të menduarit kritik është përdorimi i arsyes për të

marrë një vendim a për të formuar një opinion dhe përbën një aftësi të rëndësishme në studimin e

lëndës së kimisë. Zotërimi i koncepteve kimike në lidhje me aftësimin për të analizuar, për të

vlerësuar dhe për të arsyetuar është, gjithashtu, mjaft i rëndësishëm në aftësimin e nxënësve drejt

përdorimit të njohurive kimike në praktikën e përditshme jetësore.

Veprimtaritë mësimore që lidhen me klasifikimin, vendosjen e lidhjeve ndërmjet pjesëve,

nxjerrjen e ngjashmërive dhe të dallimeve shërbejnë si modele që ndikojnë në zhvillimin e

aftësive analitike të të menduarit kritik. Ndërsa induksioni dhe deduksioni bëjnë të mundur të

përdoren konceptet në situata konkrete për të shpjeguar dukurinë.

Zgjidhja e problemit

Aftësia e zgjidhjes së problemit është një nga aftësitë e rëndësishme që duhet formuar

gjatë zhvillimit të programit të Kimisë. Për të mësuar nxënësit të zgjidhin problemet, është e

domosdoshme t‟i nxitim ata të mendojnë rreth metodës së zgjidhjes së tyre. Të menduarit kritik

është veprimtaria e parë mendore që përfshihet në zgjidhjen e problemeve.

Ndër strategjitë që mundësojnë përgatitjen e nxënësve për zgjidhjen e problemeve sugjerojmë:

Të trajtohen më parë njohuritë dhe konceptet bazë kimike, të mbahet parasysh përforcimi

dhe monitorimi për shkallën e përvetësimit të tyre dhe pastaj të kalohet në zgjidhjen e

problemeve që lidhen me to.

Page 13: KURRIKULA KOMBËTARE E ARSIMIT BAZË PROGRAM LËNDORshkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/kimia_-_kl.8-_9.pdf · Megjithëse Kimia në klasën e 8 del si lëndë

13

KIMI

Të trajtohet metodika e zgjidhjes së problemeve. Për këtë të bëhet orientimi i nxënësve në

ndjekjen me radhë të hapave metodikë të zgjidhjes së problemeve: (1) shkrimi i

formulave apo i barazimeve kimike të reaksioneve me të cilat lidhet problemi; (2)

përcaktimi qartë i të dhënave nga kushtet e detyrës dhe ato që përftohen nga simbolika

kimike në lidhje me kërkesat e problemit; (3) kryerja e veprimeve të nevojshme për të

marrë përgjigjen e kërkuar nga problemi.

Një tjetër aspekt i zhvillimit të aftësisë së zgjidhjes së problemit te nxënësit është këndvështrimi i

zgjidhjes së problemeve praktike të jetës së përditshme, të cilat kanë lidhje me njohuritë dhe

aftësitë kimike:

reduktimi i përdorimit të lëndëve kimike që ndikojnë në ndotjen e tokës,

reduktimi i përdorimit të lëndëve kimike që ndikojnë në ndotjen e ujit,

zgjidhja e problemeve që kanë të bëjnë me ndotjen e ajrit etj.

Njehsimet në kimi

Njehsimet në kimi në programin e Kimisë për arsimin bazë janë konceptuar në trajtën e

një nënlinje që shtrihet në të dy klasat: 8 dhe 9. Zhvillimi i orëve të njehsimeve në Kimi duhet t‟i

shërbejë përforcimit të njohurive bazë që nxënësit marrin gjatë zhvillimit të temave mësimore të

planifikuara. Gjatë zhvillimit të orëve në dispozicion të njehsimeve në kimi, sugjerohet zhvillimi

i tyre me përfshirjen e të gjithë nxënësve, duke i angazhuar ato në punë individuale, në punë në

grupe, në punë në çifte.

Objektivat që u përkasin njehsimeve në kimi duhet të trajtohen përgjatë dhe krahas me

zhvillimin e temave mësimore, me të cilat kanë lidhje të drejtpërdrejtë. Ato nuk rekomandohen të

zhvillohen të grupuara në fund të linjave apo nënlinjave të përmbajtjes.

Page 14: KURRIKULA KOMBËTARE E ARSIMIT BAZË PROGRAM LËNDORshkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/kimia_-_kl.8-_9.pdf · Megjithëse Kimia në klasën e 8 del si lëndë

14

KIMI

Laboratori i kimisë

Programi i kimisë për arsimin bazë nuk mund të jetë i suksesshëm nëse nuk mbështetet

nga zhvillimi efektiv i punëve laboratorike dhe praktike të nxënësve, të parashikuara këto në orë

të veçanta, si edhe të përfshira brenda orëve të tjera mësimore, në formën e eksperimenteve

plotësuese, demonstrimeve apo detyrave eksperimentale hulumtuese.

Puna e drejtuar e nxënësve në laboratorin e kimisë ofron një sërë përparësish: (1) E bën

lëndën më interesante dhe rrit motivimin e nxënësve për të mësuar; (2) Ndihmon të kuptuarit e

koncepteve kimike, p.sh., nxënësi dallon më qartë një ndryshim fizik nga një ndryshim kimik

nëse ai i sheh ato konkretisht në laborator; (3) Nxjerr përfundimet në bazë të përvojës; (4)

Ushtron aftësitë e të menduarit kritik; (5) Ushtron aftësitë psikomotore dhe organizative.

Zhvillimi i aftësive të kërkimit shkencor

Duke u angazhuar në kërkime të thjeshta shkencore, nxënësit do të zhvillojnë dhe

qëndrimet shkencore, si kuriozitetin, përcaktimin dhe testimin e metodës së zgjidhjes së

problemit, vlerësimin dhe modifikimin e përfundimeve të përftuara.

6. METODAT E VLERËSIMIT TË ARRITJEVE

Vlerësimi është një gjykim i meritës që përfshin sintezën e matjeve të ndryshme,

përshtypjet subjektive dhe llojet e tjera të të dhënave, të peshuara në procesin e vlerësimit të

kujdesshëm.

Vlerësimi ekziston në disa forma: (1) Vlerësimi diagnostikues, që synon të zbulojë

shkaqet e problemeve, në mënyrë që të përcaktohen teknikat korrigjuese, (2) Vlerësimi formues, i

cili mbikëqyr ecurinë, procesin, përparimin dhe siguron një „feedback‟ për të sjellë përmirësime,

(3) Vlerësimi përmbledhës, që përcakton arritjet në përfundim të kursit, për të marrë vendime, (4)

Vlerësimi i nevojave, që përcakton një mjet për të identifikuar një problem dhe për të përzgjedhur

një ndërhyrje ose zgjidhje të përshtatshme, (5) Vlerësimi i rezultateve, qëllimi kryesor i të cilit

është të masë dhe të interpretojë rezultatet, arritjet, (6) Vlerësimi i brendshëm, të cilin e kryen

Page 15: KURRIKULA KOMBËTARE E ARSIMIT BAZË PROGRAM LËNDORshkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/kimia_-_kl.8-_9.pdf · Megjithëse Kimia në klasën e 8 del si lëndë

15

KIMI

shkolla, për sektorë të caktuar, për aspekte të caktuara ose për tërë veprimtarinë, duke aktivizuar

si vlerësues punonjës të institucionit që nuk kanë përgjegjësi të drejtpërdrejtë në institucion, (6)

Vlerësimi i jashtëm, që kryhet nga agjenci të specializuara vlerësimi ose vlerësues të cilët nuk

kanë lidhje të drejtpërdrejtë me institucionin, (7) Vetëvlerësimi, gjatë të cilit institucioni ose

individi mbledhin informacion për veten e tyre dhe bëjnë gjykimin e vlerave të tyre (Mehrens

dhe Lehman, 2004).

Përdorimi i një shumëllojshmërie të Metodave të vlerësimit të arritjeve në të nxënë në

procesin e mësimdhënies përbën një pikë të fortë në arritjet e objektivave.

Tri janë metodat kryesore të vlerësimit të arritjeve në të nxënë, të cilat më tej

diferencohen në teknika apo instrumente të shumta vlerësimi: (1) Vlerësimi i arritjeve bazuar në

përgjigjet me gojë të nxënësve, (2) Vlerësimi i arritjeve bazuar në përgjigjet me shkrim të

nxënësve, (3) Vlerësimi i arritjeve bazuar në vrojtimin e drejtpërdrejtë nga ana e mësuesit.

Një nga instrumentet më të përdorura për të vlerësuar arritjet e nxënësve bazuar në

përgjigjet me shkrim të tyre janë testet. Testi përfaqëson një sistem të integruar pyetjesh,

kërkesash, çështjesh, detyrash të lidhura logjikisht ndërmjet tyre, të cilat kanë të bëjnë me një

fushë të caktuar dhe që duhen zgjidhur për të matur dhe vlerësuar njohuritë, aftësitë, qëndrimet

(Mita, 2010).

Testet mund të klasifikohen në dy grupe të mëdha: (1) Testet objektive, të cilat hartohen

në mënyrë të tillë që vlerësues të ndryshëm, të cilët vlerësojnë në mënyrë të pavarur, arrijnë në të

njëjtin vlerësim për nivelin e paraqitur të njohurive, aftësive, qëndrimeve, vlerave, duke u bazuar

në një çelës përgjigjesh të sakta; (2) Testet subjektive, që hartohen në bazë të një formati, i cili u

kërkon të testuarve të japin përgjigje vetjake për një numër pyetjesh / kërkesash, të cilat më pas

vlerësohen në bazë të gjykimit personal të vlerësuesit sipas kritereve të vendosura prej tij. Testet

subjektive hartohen për të matur / vlerësuar aftësitë e nivelit të lartë të të menduarit dhe aftësitë e

zgjidhjes së problemeve.

Llojet e testeve objektive përfshijnë: (1) Testet me alternativa që gjenden në trajtën e disa

formateve, si: E vërtetë - E rreme, Po - Jo, E drejtë - E gabuar, E Saktë - e Pasaktë, Korrigjimi i

alternativës, Po - Jo, me shpjegim; (2) Testet me kombinime, (3) Testet me përgjigje të shkurtër

dhe me plotësim.

Dy janë llojet kryesore të testeve subjektive: (1) Me përgjigje të kufizuar, që hartohen

sipas një formati i cili kërkon një përgjigje të kufizuar si në përmbajtje, ashtu edhe në formë dhe

Page 16: KURRIKULA KOMBËTARE E ARSIMIT BAZË PROGRAM LËNDORshkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/kimia_-_kl.8-_9.pdf · Megjithëse Kimia në klasën e 8 del si lëndë

16

KIMI

(2) Me përgjigje të zgjeruar, të cilët hartohen sipas një formati që u jep mundësi individëve që

testohen të organizojnë përgjigjen e pyetjes / kërkesës në mënyrë të lirë, jashtë ndonjë kornize të

paracaktuar.

Vrojtimi është një metodë tjetër e rëndësishme për vlerësimin e arritjeve në të nxënë.

Vrojtimi është procesi gjatë të cilit grumbullohen të dhëna ose informacion mbi ecurinë e

procesit mësimor në përgjithësi apo të anëve të veçanta të tij në veçanti.

Disa nga teknikat më të përdorura të vrojtimit të drejtpërdrejtë janë: (1) Buletini i

pjesëmarrjes, i cili përdoret për të vrojtuar / matur përgjigjet me gojë në punën në grupe ose

gjatë diskutimit, (2) Buletini i diskutimit, që ndihmon për të vrojtuar / matur nivelin cilësor të

pjesëmarrjes së nxënësve në diskutim gjatë një periudhe kohore që mund të jetë javore ose

mujore, (3) Lista e kontrollit, e cila është një teknikë / instrument i përbërë nga një listë me

terma, koncepte, teori, ligje, nocione, aftësi, shprehi, njohuri, objektiva specifikë etj., për të cilat

nxënësi do të vlerësohet dhe paralel me të paraqitet edhe shkalla e vlerësimit, (4) Shkalla

vlerësuese, që përfaqëson një teknikë / instrument vrojtimi me anën e të cilit pëcaktojmë / masim

nivelin në të cilin demonstrohen tiparet krahasuar me një shkallë matëse, (5) Dëshmia

anekdotike, që përfaqëson një instrument vrojtimi me anën e së cilës ne regjistrojmë një sjellje /

veprimtari të çastit që ndodh në një situatë të natyrshme, (6) Dosja e nxënësit, që përfaqëson një

teknikë / instrument vrojtimi, e cila përdoret për të matur / vlerësuar procesin dhe produktet e të

nxënit.

Nota përfaqëson një instrument numerik / sasior konvertimi të nivelit të arritjeve të

nxënësit. Në klasat e ulëta vlerësimi me notë mbështetet më tepër në procesin e vrojtimit; në

klasat e larta më tepër tek testet.

Vendosja e notës duhet të bazohet në vlerësimin e raporteve harmonike të të gjitha

elementeve të vlerësimit.

Vetëvlerësimi është procesi gjatë cilit vetë nxënësi vlerëson arritjet e tij, të cilat i

shërbejnë si një orientim për të vetëdrejtuar të nxënit e tij. Vetëvlerësimi është i rëndësishëm

edhe për faktin se nxënësi edukohet me njohjen e vetvetes: pikat e forta dhe të dobëta dhe

mundësitë për korrigjim.

Teknikat më të zakonshme që përdoren në procesin e vetëvlerësimit janë: (1) Vlerësimi

nga secili nxënës i punimeve / përgjigjeve të nxënësve të tjerë, (2) Vlerësimi nga grupe

nxënësish - vlerësimi nëpërmjet jurive, (3) Vetëvlerësimi - secili nxënës vlerëson vetveten

Page 17: KURRIKULA KOMBËTARE E ARSIMIT BAZË PROGRAM LËNDORshkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/kimia_-_kl.8-_9.pdf · Megjithëse Kimia në klasën e 8 del si lëndë

17

KIMI

7. OBJEKTIVA SIPAS LINJAVE/NËNLINJAVE, SIPAS KLASAVE

LINJA: STRUKTURA DHE VETITË E LËNDËVE

Orë të sugjeruara: 41 orë

Përshkrimi i linjës: Nxënësit fitojnë njohuri, aftësi, qëndrime për objektin e studimit të kimisë

dhe metodën shkencore të njohjes, grupet e lëndëve, ndërtimin e atomit dhe tabelën periodike,

vetitë e metaleve dhe jometaleve, lidhjen kimike.

Nënlinja Objektivat

Terma kyçe

Objekti i

studimit të

kimisë dhe

metoda

shkencore e

njohjes

(2 orë)

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të përshkruajnë kiminë si shkencë që lidhet

me ndërtimin, vetitë dhe shndërrimet e

substancave;

të shpjegojnë rëndësinë e shkencës kimike në

jetën e përditshme;

të përshkruajnë metodën shkencore të

studimit.

Kimi

Veti e substancës

Ndërtim i

substancës

Metodë

shkencore e

njohjes

Eksperiment

KLASA 8

35 javë x 2 orë/javë = 70 orë

Page 18: KURRIKULA KOMBËTARE E ARSIMIT BAZË PROGRAM LËNDORshkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/kimia_-_kl.8-_9.pdf · Megjithëse Kimia në klasën e 8 del si lëndë

18

KIMI

Grupet e lëndëve

( 6 orë)

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të përkufizojnë substancën kimike;

të përshkruajnë substancat përmes një sërë

vetish karakteristike;

të listojnë gjendjet e substancave dhe

përdorimet e zakonshme të tyre në gjendje të

lëngët, të ngurtë dhe të gaztë; të hetojnë për

të treguar karakteristikat e tyre;

të bëjnë dallimet ndërmjet vetive fizike dhe

vetive kimike të substancave;

të dallojnë një ndryshim fizik nga një

ndryshim kimik; të japin shembuj të

ndryshimeve fizike dhe ndryshimeve kimike

në jetën e përditshme;

të klasifikojnë dhe të dallojnë elementet dhe

përbërjet kimike;

të përdorin modele për të formuar idenë e

kombinimit të elementeve që japin një

përbërje; të përdorin shembullin e natriumit-

një metal shumë aktiv dhe të klorit- një gaz

helmues, të cilët kombinohen për të përftuar

kripën e gjellës;

të hetojnë përftimin e MgO dhe FeS; të

krahasojnë vetitë e secilit me elementët

ndërtues ;

të diskutojnë vetitë e përbërjeve CO2 dhe

H2O; të krahasojnë vetitë e tyre me elementet

ndërtuese;

Përzierjet e lëndëve

Substancë

Substancë e

ngurtë

Substancë e

lëngët

Substancë e

gaztë

Veti fizike

Veti kimike

Ndryshim fizik

Ndryshim kimik

Ndarja e

substancave(përb

ërësve) të një

përzierjeje

Distilim

Element kimik

Përbërje kimike

Përzierje

heterogjene

Përzierje

homogjene

Substancë

kimike

Substancë e

thjeshtë

Page 19: KURRIKULA KOMBËTARE E ARSIMIT BAZË PROGRAM LËNDORshkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/kimia_-_kl.8-_9.pdf · Megjithëse Kimia në klasën e 8 del si lëndë

19

KIMI

të përshkruajnë karakteristikat e një përzierje

substancash kimike;

të diskutojnë metoda të ndarjes së përzierjeve

të substancave të njohura për nxënësit; të

tregojë si ndahen përzierjet e substancave me

anë të distilimit apo të metodave të tjera;

të demonstrojnë metoda të ndryshme të

ndarjes së substancave në një përzierje;

të dizajnojnë dhe të ndërtojnë një filtër duke

përdorur shishe plastike dhe shkallë të

ndryshme zhavorri; të krahasojnë cilësinë e

ujit para dhe pas filtrimit;

të argumentojnë që përzierjet, si p.sh. ajri, uji

i detit dhe shumica e shkëmbinjve janë të

formuar nga lëndë që nuk kombinohen;

të tregojnë eksperimentalisht si të ndajnë

përzierjet në përbërësit e tyre me anë të

distilimit, dhe metodave të tjera të

përshtatshme;

Përzierjet dhe përbërjet kimike

të përgatisin një përzierje të rërës, ujit dhe

çimentos;

të dallojnë ndryshimet ndërmjet përzierjeve

heterogjene, përzierjeve homogjene dhe

substancave kimike;

të bëjnë dallimet midis substancave të

thjeshta, përbërjeve kimike, përzierjeve

homogjene ose heterogjene.

Page 20: KURRIKULA KOMBËTARE E ARSIMIT BAZË PROGRAM LËNDORshkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/kimia_-_kl.8-_9.pdf · Megjithëse Kimia në klasën e 8 del si lëndë

20

KIMI

Ndërtimi i

atomit dhe

Tabela periodike

( 11 orë)

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të përkufizojnë atomin;

të përshkruajnë modelin atomik të

Radhërfordit dhe të Borit;

të përdorin simulime dhe burime dytësore

për të zhvilluar konceptin e strukturës së

atomit;

të përshkruajnë vendosjen dhe ngarkesat e

pjesëzave që ndërtojnë atomin (proton,

neutron dhe elektron);

të përcaktojnë numrin atomik Z dhe izotopet;

të emërtojnë simbolet kimike të elementeve;

të interpretojnë valencën dhe formulat

kimike;

të përdorin emërtimin sipas IUPAC për

përbërjet kimike;

të argumentojnë masën atomike relative ;

të përdorin konceptin masë atomike dhe

masë molare të një elementi;

të përkufizojnë mol atomin;

të përkufizojnë mol molekulën;

të diskutojnë tabelën periodike dhe listën e

elementeve; vendosjen e elementeve në

perioda dhe grupe; të identifikojnë ndarjen

në metale dhe jometale;

të diskutojnë (argumentojnë) vendosjen e

elementeve në tabelën periodike në bazë të

numrit atomik Z;

Atom

Modeli i

Radhërfordit

Modeli i Borit

Simbol kimik

Formulë kimike

Valencë

Proton

Neutron

Elektron

Masë atomike

relative

Masë atomike

Masë molare

Numër atomik

Element kimik

Mol atom

Mol molekulë

Tabelë periodike

Perioda

Grupe

Strukturë

elektronike

Page 21: KURRIKULA KOMBËTARE E ARSIMIT BAZË PROGRAM LËNDORshkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/kimia_-_kl.8-_9.pdf · Megjithëse Kimia në klasën e 8 del si lëndë

21

KIMI

të ndërtojnë strukturat elektronike për 20

elementet e para të tabelës periodike;

të shpjegojnë vetitë dhe strukturën e

elementeve dhe përbërjeve kimike në bazë të

vendit që zënë elementët përbërës në tabelën

periodike.

Vetitë e metaleve

dhe jometaleve

( 8 orë)

Metalet dhe jometalet

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të përshkruajnë veti të metaleve dhe jometaleve

në varësi të vendit në tabelën periodike;

të klasifikojnë lëndët e përdorura në veprimtari

të përditshme në elemente metalike dhe

jometalike;

të përshkruajnë gjendjen dhe vetitë e metaleve

dhe jometaleve; të diskutojnë terma të tilla, si:

shkëlqimi, farkëtueshmëria, punueshmëria,

magnetizmi, përcjellshmëria;

të demonstrojnë në rrugë eksperimentale veti të

rëndësishme të metaleve alkaline, alkalino-

tokësore, dhe Al, Fe, Cu, dhe Cr;

të shqyrtojnë mostra (kur është e mundur) të C,

S, H, N; të përshkruajnë secilin prej tyre dhe të

tregojnë vendin në tabelën periodike;

të demonstrojnë në rrugë eksperimentale veti

kimike të jometaleve S, N, Cl;

të demonstrojnë eksperimentalisht djegien në

oksigjen të metaleve dhe jometaleve;

të përshkruajnë elementet dhe përbërësit kyç që

gjenden në koren e tokës; të përshkruajnë vetitë

Metal

Jometal

Shkëlqim

metalik

Farkëtueshmëri

Punueshmëri

Magnetizim

Metal alkalin

Metal alkalino-

tokësor

Djegie

Elementet e

kores së tokës

Lidhje metalike

Përçueshmëri e

nxehtësisë

Përcjellshmëri

elektrike

Page 22: KURRIKULA KOMBËTARE E ARSIMIT BAZË PROGRAM LËNDORshkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/kimia_-_kl.8-_9.pdf · Megjithëse Kimia në klasën e 8 del si lëndë

22

KIMI

e tyre; të përshkruajnë përftimin e tyre; të

përshkruajnë përdorimin e tyre; të përshkruajnë

sasinë e tyre; të argumentojnë riciklimin e

produkteve të tyre;

të shqyrtojnë mostra të elektrodave të saldimit,

çelikut, tunxhit dhe bronzit; të diskutojnë

përdorimin e tyre;

të përshkruajnë termin lidhje metalike;

të hetojnë transferimin e nxehtësisë në metale

dhe ta krahasojnë me jometalet;

të përdorin një qark të thjeshtë për të provuar

përcjellshmërinë elektrike; të formulojnë

përcjellshmërinë e nxehtësisë dhe elektricitetit

në metale dhe në jometale.

Lidhja kimike

(9 orë)

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të përshkruajnë lidhjen kovalente dhe lidhjen

jonike;

të përkufizojnë elektronet e valencës, kovalencën

dhe elektrovalencën;

të shkruajnë molekulat me anë të formulave të

tyre molekulare;

të shkruajnë formulat për përbërjet jonikë duke u

bazuar në jonet prezent në përbërje dhe raportin

më të vogël numerik midis joneve të ndryshme;

të përdorin një qark të thjeshtë për të provuar

aftësinë e substancave kovalente dhe jonike për

të përcjellë elektricitetin;

të parashikojnë tipin e lidhjes kimike me anë të

së cilës lidhen elementet në një përbërje duke u

bazuar në vendin e tyre në tabelën periodike.

Lidhje kovalente

e thjeshtë dhe

polare

Lidhje jonike

Elektronet e

valencës

Formulë

molekulare

Formulë jonike

Page 23: KURRIKULA KOMBËTARE E ARSIMIT BAZË PROGRAM LËNDORshkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/kimia_-_kl.8-_9.pdf · Megjithëse Kimia në klasën e 8 del si lëndë

23

KIMI

Oksidet, bazat,

acidet, kripërat

(5 orë)

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të emërtojnë oksidet, acidet, bazat, kripërat;

të identifikojnë jonet poliatomike;

të shkruajnë formulat për oksidet, acidet, bazat,

kripërat duke u nisur nga emërtimi dhe

anasjellas;

të interpretojnë formula të oksideve, acideve,

bazave, kripërave;

të përdorin indikatorin universal për të

përcaktuar se cilat janë acide dhe cilat janë baza

në një gamë substancash të njohura me përdorim

të përditshëm;

të përdorin dëftuesit për të klasifikuar tretësirat

në acide, neutrale dhe bazike; të përdorin

shkallën e pH për të matur aciditetin dhe

alkalinitetin;

të përshkruajnë shpërbashkimin elektrokimik të

acideve, bazave dhe kripërave;

të diskutojnë në grup njohuritë e tyre të

përdorimit të acideve dhe bazave në veprimtaritë

e jetës së përditshme.

Okside

Baza

Acide

Kripëra

Jon poliatomik

Indikator

universal

Dëftues acido

bazik

Page 24: KURRIKULA KOMBËTARE E ARSIMIT BAZË PROGRAM LËNDORshkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/kimia_-_kl.8-_9.pdf · Megjithëse Kimia në klasën e 8 del si lëndë

24

KIMI

LINJA: REAKSIONI KIMIK

Orë të sugjeruara: 29 orë

Përshkrimi i linjës: Nxënësit fitojnë njohuri, aftësi, qëndrime për reaksionin kimik, ajrin,

oksigjenin dhe dyoksidin e karbonit, vetitë kimike të acideve, bazave dhe kripërave, si dhe

njehsimet në kimi.

Nënlinja Objektivat

Terma kyçe

Reaksionet

kimike

( 12 orë)

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të përkufizojnë një reaksion kimik;

të përmendin produkte të përditshme të përftuara

nga reaksionet kimike;

të hulumtojnë që në të vërtetë të gjitha lëndët,

përfshirë edhe ato në qeniet e gjalla, përftohen

gjatë reaksioneve kimike;

të argumentojnë rëndësinë e shndërrimeve

kimike në jetën e përditshme, p.sh. si: pjekja e

frutave, përftimi i ngjitësve, gatimi i ushqimeve;

të argumentojnë se si kombinohen elementet me

anë të reaksioneve kimike për të përftuar

substanca kimike me përbërje të përcaktuar,

p.sh. H2O, CO2, MgO, NaCl;

të përcaktojnë reagentët dhe produktet;

të paraqesin me fjalë barazime kimike;

të paraqesin reaksionin kimik me anë të

simbolikës kimike (barazimi kimik);

të përshkruajnë vetitë e produkteve të djegies

dhe pasojat në mjedis;

të argumentojnë se si ruhet masa gjatë

reaksioneve kimike, lloji i atomeve dhe numri i

Kombinim

Barazim kimik

Përftim

Reaksion kimik

Reagent

Produkt

Ligji i ruajtjes së

masës

Koeficient

Reaksion

asnjanësimi

Reaksion

precipitimi

Reaksion i

këmbimit njëfish

Reaksion i

këmbimit dyfish

Page 25: KURRIKULA KOMBËTARE E ARSIMIT BAZË PROGRAM LËNDORshkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/kimia_-_kl.8-_9.pdf · Megjithëse Kimia në klasën e 8 del si lëndë

25

KIMI

tyre;

të grumbullojnë të dhëna eksperimentale që

vërtetojnë ligjin e ruajtjes së masës;

të shkruajnë barazime të thjeshta kimike, të

vendosin koeficientet;

të interpretojnë një barazim kimik, duke u bazuar

në ligjin e ruajtjes së masës;

të ngrenë dhe të kontrollojnë një eksperiment të

thjeshtë në lidhje me një reaksion kimik;

të kuptojnë dhe zbatojnë rregullat e sigurisë gjatë

punës me pajisjet dhe substancat kimike;

Vetitë e oksideve, bazave, acideve, kripërave

të interpretojnë një reaksion acido-bazik;

të japin shembuj reaksionesh asnjanësimi;

të realizojnë në praktikë një reaksion

asnjanësimi;

të identifikojnë shembuj të reaksioneve acido-

bazike në jetën e përditshme;

të interpretojnë një reaksion precipitimi;

të dallojnë një reaksion asnjanësimi nga një

reaksion precipitimi;

të parashikojnë nëse në një shembull të dhënë

ndodh një reaksion precipitimi;

të realizojnë eksperimentalisht reaksione të

ndryshme precipitimi;

të demonstrojnë eksperimentalisht në laborator

veti kimike të bazave, acideve, kripërave;

të parashikojnë reaksionet e nevojshme kimike

për përgatitjen e acideve, bazave, kripërave të

caktuara;

Page 26: KURRIKULA KOMBËTARE E ARSIMIT BAZË PROGRAM LËNDORshkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/kimia_-_kl.8-_9.pdf · Megjithëse Kimia në klasën e 8 del si lëndë

26

KIMI

të përshkruajnë reaksionet e këmbimit njëfish

dhe reaksionet e këmbimit dyfish.

Ajri, oksigjeni

dhe dyoksidi i

karbonit

( 9 orë)

Ajri dhe oksigjeni

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të diskutojnë përbërjen e ajrit: N si përbërësi

kryesor, O2, CO2, H2O i gaztë dhe gaze të

tjera;

të përshkruajnë substancat atmosferike dhe

rëndësinë e tyre për individin dhe ekuilibrin

e natyrës;

të hetojnë kohën që i nevojitet një qiriu për

t‟u fikur në enë të mbyllura në vëllime të

ndryshme;

të djegin një metal në oksigjen; të krahasojnë

produktet e djegies me ato që formohen nga

djegia e qiriut ;

të hetojnë djegshmërinë e substancave ;

të përshkruajnë reaksionin e djegies ;

të përshkruajnë termin katalizator dhe të

provojnë eksperimentalisht përftimin e

oksigjenit O2 nga shpërbërja e Kloratit të

Kaliumit KClO3 duke përdorur si katalizator

dyoksidin e manganit MnO2 ;

të diskutojnë provën për përftimin e

oksigjenit; të përshkruajnë çfarë tregon ajo

në lidhje me djegien.

Dioksid karboni

të djegin karbonin në oksigjen dhe të

provojnë (testojnë) tretësirën ujore të

Ajri

Substancat

atmosferike

Reaksioni i

djegies

Përftim i

oksigjenit

Katalizator

Dendësi e ajrit

Page 27: KURRIKULA KOMBËTARE E ARSIMIT BAZË PROGRAM LËNDORshkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/kimia_-_kl.8-_9.pdf · Megjithëse Kimia në klasën e 8 del si lëndë

27

KIMI

produktit duke përdorur letër lakmusi ;

të provojnë (testojnë) CO2 me ujë gëlqereje;

të krahasojnë dendësinë e CO2 me atë të

ajrit.

Njehsimet në

kimi

( 8 orë)

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të interpretojnë nga ana sasiore simbolet

kimike, formulat kimike, molin, ligjin e

ruajtjes së masës, barazimet kimike;

të kryejnë njehsime me mol atomin, duke

zbatuar lidhjet e molit me numrin e

grimcave, lidhjet e molit me masën;

të llogarisin masën molekulare dhe molare të

një molekule;

të llogarisin masën e formulës së një

përbërjeje jonike;

të kryejnë njehsime me mol molekulën, duke

zbatuar lidhjet e molit me numrin e

grimcave, lidhjet e molit me masën;

të kryejnë njehsime me formulat kimike;

të kryejnë njehsime stekiometrike me anë të

barazimeve kimike.

Page 28: KURRIKULA KOMBËTARE E ARSIMIT BAZË PROGRAM LËNDORshkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/kimia_-_kl.8-_9.pdf · Megjithëse Kimia në klasën e 8 del si lëndë

28

KIMI

LINJA: STRUKTURA DHE VETITË E LËNDËVE

Orë të sugjeruara: 30 orë

Përshkrimi i Linjës: Nxënësit fitojnë njohuri, aftësi, qëndrime për tretësirat, elektrolitët, vetitë e

disa prej elementeve dhe grupeve të tabelës periodike.

Nënlinja Objektivat Terma kyçe

Vetitë e disa

elementeve dhe

grupeve në

tabelën periodike

( 10 orë)

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të diskutojnë vendosjen e metaleve dhe

jometaleve në tabelën periodike;

të argumentojnë lidhjen ndërmjet rendit të

elementeve dhe numrave atomikë Z;

numrave të grupeve dhe elektroneve të

shtresave të jashtme;

të identifikojnë elementet e Grupit I A-

metalet alkaline;

të diskutojnë vetitë e përbashkëta të Grupit I

A të metaleve: shkëlqimi, ruajtja,

përcjellshmëria, lehtësia për t‟u prerë me

thikë;

të përshkruajnë veprimin e metaleve të

Grupit I A me oksigjenin, ujin, acidet dhe

oksidet e metaleve të tjera; të paraqesin

produktet e përftuara të këtyre reaksioneve;

Metale

alkaline

Metale

alkalino-

tokësorë

Radha e

aktivitetit të

metaleve

Jometal

KLASA 9

35 javë x 2 orë/javë = 70 orë

Page 29: KURRIKULA KOMBËTARE E ARSIMIT BAZË PROGRAM LËNDORshkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/kimia_-_kl.8-_9.pdf · Megjithëse Kimia në klasën e 8 del si lëndë

29

KIMI

të parashikojnë reaksionet e metaleve

alkaline me ajrin dhe ujin; të shkruajnë

barazimin e reaksionit të metaleve me ujin ;

të përshkruajnë elementet e Grupit II A-

metalet alkalino-tokësore;

të diskutojnë elementet e Grupit II A; të

identifikojnë metalet alkalino-tokësore;

të hulumtojnë reaksionin ndërmjet Zn dhe

HCl dhe të provojnë (testojnë) H; të

shkruajnë barazimin kimik të

bashkëveprimit;

të hulumtojnë vetitë relative të Ca, Mg, Zn,

dhe Cu në ujë dhe në tretësirë acide; të

përdorin rezultatet e këtij hulumtimi për të

përftuar radhën e aktivitetit të metaleve;

të argumentojnë reaksionet e zëvendësimit të

metaleve më aktive me tretësirat e kripërave

të metaleve më pak aktive (të tjerë); të bëjnë

parashikime për reaksione të tjera;

të parashikojnë aftësinë për të kapur ose për

të lëshuar elektronet për elementet e grupeve

IA, IIA, IIIA, VA, VIA, VIIA;

të relatojnë ngarkesat për jonet monoatomike

të metaleve apo jometaleve në bazë të numrit

të elektroneve që ata kapin apo lëshojnë ;

të përshkruajnë vetitë kryesore fizike dhe

kimike të Al, Fe, Cu dhe Cr;

të përshkruajnë përdorime praktike të

metaleve alkaline dhe alkalino-tokësore dhe

Al, Fe, Cu e Cr;

Page 30: KURRIKULA KOMBËTARE E ARSIMIT BAZË PROGRAM LËNDORshkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/kimia_-_kl.8-_9.pdf · Megjithëse Kimia në klasën e 8 del si lëndë

30

KIMI

të përshkruajnë vetitë kryesore fizike dhe

kimike të jometaleve H, O, S, C, N, P dhe

halogjenëve;

të demonstrojnë në rrugë eksperimentale veti

të rëndësishme të jometaleve H, O, S, C, N,

P dhe halogjeneve;

të përshkruajnë vetitë kryesore fizike dhe

kimike të përbërjeve të jometaleve H, O,S,

C, N, P dhe halogjeneve;

të demonstrojnë përdorime praktike të

përbërjeve më të rëndësishme të jometaleve;

të tregojnë ndikime të përbërjeve të S, N, P,

C mbi mjedisin.

1. Tretësirat ujore

( 11 orë)

2.

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të përkufizojnë tretësirat si një përzierje

homogjene;

të identifikojnë tretësira në gjendje të ngurtë,

të lëngët dhe të gaztë;

të klasifikojnë një tretësirë si një sistem që

dallon nga një substancë e ngurtë, një lëng

apo një gaz i pastër;

të identifikojnë tretësin dhe substancën e

tretur si përbërës të një tretësire;

të hetojnë tretshmërinë në ujë të një numri

substancash: sheqer, kripë, miell, shkumës,

oriz, pluhur larës, sulfat bakri etj ;

të tregojnë që gjatë ndryshimeve fizike të

lëndëve, si p.sh. ndryshimet e gjendjes

agregate, formimi i tretësirave, masa e tyre

Tretësirë

Tretësirë e

ngurtë

Tretësirë e lëngët

Tretësirë e gaztë

Tretës

Substancë e

tretur

Tretshmëri

Tretësirë e

ngopur

Tretësirë e

pangopur

Substancë e

tretshme

Substancë e

patretshme

Page 31: KURRIKULA KOMBËTARE E ARSIMIT BAZË PROGRAM LËNDORshkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/kimia_-_kl.8-_9.pdf · Megjithëse Kimia në klasën e 8 del si lëndë

31

KIMI

ruhet ;

të argumentojnë ndryshueshmërinë e

tretshmërisë nga temperatura; formimin e

tretësirave të ngopura; diferencën në

tretshmëri të lëndëve të tretura në tretës të

ndryshëm;

të hartojnë një listë të substancave të

tretshme dhe të patretshme;

të diskutojnë termat substancë e tretur dhe

tretës; përdorimin e ujit si tretës;

të dizajnojnë një hetim për të zbuluar nëse ka

limite për tretshmërinë e substancës së tretur;

të identifikojnë ndryshimet ndërmjet

tretësirave të holluara, të përqendruara dhe të

ngopura;

të ndërtojnë kristale duke përdorur sulfat

alumini ose bakri ;

të dizajnojnë një hetim për të zbuluar

faktorët që ndikojnë në rritjen e tretshmërisë:

p.sh. përmasa e pjesëzave, përzierja

(trazimi), temperatura e tretësit, vëllimi i

tretësit;

të përshkruajnë në rrugë eksperimentale

faktorët që ndikojnë në tretshmëri;

të demonstrojnë si letra e klorurit të kobaltit

mund të përdoret për të provuar praninë e

ujit në një substancë të dhënë ;

të përshkruajnë përmes vëzhgimeve

ndryshimet tretësirë e ngopur-tretësirë e

pangopur, tretësirë e holluar-tretësirë e

Tretësirë e

përqendruar

Tretësirë e

holluar

Faktor

tretshmërie

Përqendrim në

përqindje

Përqendrim

molar

Ujë i fortë

Zbutja e ujit

Këmbyes jonik

Page 32: KURRIKULA KOMBËTARE E ARSIMIT BAZË PROGRAM LËNDORshkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/kimia_-_kl.8-_9.pdf · Megjithëse Kimia në klasën e 8 del si lëndë

32

KIMI

përqendruar;

të interpretojnë përmes shembujve

përqendrimin në përqindje dhe përqendrimin

molar të tretësirës;

të përgatisin në laborator tretësira me

përqendrime në përqindje apo molare të

caktuara.

Fortësia e ujit; trajtimi i ujit

të provojnë eksperimentalisht mbetjet e ujit

të fortë mbi enë qelqi, çajnikë, tuba, duke

sjellë mostra uji; të diskutojnë rrjedhojat e

mbetjeve në jetën e përditshme;

të kryejnë prova (teste) cilësore për të

vërtetuar praninë e trupave të ngurtë të

tretura në mostrat e ujit ;

të kryejnë provën (testin) e sapunit mbi

mostra të ujit të fortë dhe të ujit të butë;

të diskutojnë për substancat kimike që

shkaktojnë fortësinë e ujit ;

të diskutojnë mënyra për të zbutur ujin e

fortë, përfshirë përdorimin e këmbyesit

jonik;

të hetojnë se si mund të përftohet një mostër

e ujit të pastër nga uji i kripur;

të bëjnë kërkime se si funksionon impianti i

trajtimit të ujit;

të përgatisin filtrin e tij rrjedhës për të

përftuar ujë të pastër.

Page 33: KURRIKULA KOMBËTARE E ARSIMIT BAZË PROGRAM LËNDORshkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/kimia_-_kl.8-_9.pdf · Megjithëse Kimia në klasën e 8 del si lëndë

33

KIMI

Elektrolitët,

Shpërbashkimi

elektrolitik

( 9 orë)

Elektrolitët

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të hetojnë sjelljen e acideve dhe bazave ;

të përshkruajnë ujin dhe vetitë e tij si

aciditetin dhe alkalinitetin;

të shpjegojnë polaritetin e molekulës së ujit;

të përshkruajnë përmes vëzhgimeve

përcjellshmërinë elektrike të disa lloj

tretësirash;

të dallojnë kuptimet elektrolit dhe

joelektrolit;

të identifikojnë një jon H3O+ si një molekulë

ujë të lidhur me një proton, që mund të

paraqitet në formë të shkurtuar si H+;

të shkruajnë barazimet e shpërbashkimit

elektrolitik në ujë të bazave, acideve,

kripërave;

të shkruajnë barazimin e shpërbashkimit të

ujit në jonet H3O+ dhe OH

–;

të përkufizojnë pH, acidet e forta dhe të

dobëta; bazat e forta dhe të dobëta.

pH

Elektrolit

Joelektrolit

Jon H3O+

Jon OH-

Shpërbashkim

elektrolitik

Uji

Aciditet i ujit

Alkalinitet i ujit

Polaritet i

molekylës së ujit

Page 34: KURRIKULA KOMBËTARE E ARSIMIT BAZË PROGRAM LËNDORshkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/kimia_-_kl.8-_9.pdf · Megjithëse Kimia në klasën e 8 del si lëndë

34

KIMI

LINJA: REAKSIONI KIMIK

Orë të sugjeruara: 40 orë

Përshkrimi i Linjës: Nxënësit fitojnë njohuri, aftësi, qëndrime për reaksionin kimik, dukuritë

elektrokimike, përbërjet organike, njehsimet në kimi.

Nënlinja Objektivat

Terma kyçe

Llojet e

reaksioneve

kimike

( 4 orë)

Reaksionet kimike

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të hetojnë çfarë ndodh me pH kur tretësira e

një acidi të fortë i shtohet pikë pas pike një

tretësire të fortë baze;

të ndërtojnë barazimin kimik të veprimit

ndërmjet acidit dhe bazës;

të tregojnë disa shembuj të neutralizimit të

jetës së përditshme, p.sh. trajtimi i mostretjes

së ushqimeve, trajtimi i tokës acide,

prodhimi i plehrave kimike;

të titrojnë HCl me NaOH dhe të përftojnë një

mostër të NaCl;

të përshkruajnë katër tipat e reaksioneve

kimike, duke përfshirë neutralizimin,

oksidimin, reduktimin, shpërbërjen termike;

të japin shembuj të përdorimit të tyre për të

përftuar përbërje të reja;

të përkufizojnë acidet dhe bazat sipas

Arrheniusit;

të realizojnë lidhjen gjinore midis acideve,

Reaksion

neutralizimi

Lidhje gjinore e

klasave të

përbërjeve

inorganike

Page 35: KURRIKULA KOMBËTARE E ARSIMIT BAZË PROGRAM LËNDORshkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/kimia_-_kl.8-_9.pdf · Megjithëse Kimia në klasën e 8 del si lëndë

35

KIMI

bazave dhe kripërave;

të përftojnë në laborator acide, baza, kripëra

duke u bazuar në lidhjen gjinore të klasave të

përbërjeve inorganike;

të tregojnë zbatime praktike të asnjanësimit;

të tregojnë veprime negative të acideve në

atmosferë;

të përshkruajnë shirat acide, burimet dhe

efektet globale të shirave acide;

të diskutojnë problemet mjedisore që lidhen

me shiun acid.

Reaksionet

termokimike

( 3 orë)

të dallojnë ndryshimet midis energjisë

termike dhe temperaturës;

të bëjnë interpretimin e nxehtësisë që thithet

ose çlirohet në një reaksion, si ndryshim të

rezervës së energjisë të produkteve me të

reaktantëve;

të demonstrojnë eksperimentalisht shembuj

reaksionesh endotermike dhe ekzotermike;

të shkruajnë një barazim termokimik;

të bëjnë dallimin midis një reaksioni

endotermik dhe një reaksioni ekzotermik.

Reaksion

shpërbërjeje

Energji termike

Reaksion

endotermik

Reaksion

ekzotermik

Barazim

termokimik

Reaksionet

redoks

( 4 orë)

të përcaktojnë oksidimin dhe reduktimin në

termat e humbjes ose fitimit të elektroneve;

të tregojnë karakteristikat kryesore të një

reaksioni redoks;

të identifikojnë agjentët oksidues dhe

reduktues në një reaksion redoks;

të përcaktojnë numrin e oksidimit të atomit

të çdo elementi në një substancë të thjeshtë

Reaksion

oksidimi

Reaksion

reduktimi

Oksidim

Reduktim

Oksidues

Reduktues

Page 36: KURRIKULA KOMBËTARE E ARSIMIT BAZË PROGRAM LËNDORshkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/kimia_-_kl.8-_9.pdf · Megjithëse Kimia në klasën e 8 del si lëndë

36

KIMI

apo të përbërë, duke zbatuar rregullat

përkatëse;

të përcaktojnë oksidimin dhe reduktimin në

termat e ndryshimit të numrit të oksidimit;

të përdorin metodën e ndryshimit të numrit të

oksidimit për të barazuar reaksionet redoks;

të demonstrojnë eksperimentalisht shembuj

reaksionesh oksidoreduktimi;

të japin shembuj të reaksioneve redoks në

praktikën jetësore (si për shembull procesi

fotografik etj.).

Numër oksidimi

Dukuritë

elektrokimike

( 8 orë)

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të përshkruajnë dukurinë elektrokimike;

të përshkruajnë qelizën elektrokimike

(elementi galvanik);

të identifikojnë gjysmë-reaksionet që

ndodhin në secilën elektrodë të një elementi

galvanik;

të parashikojnë drejtimin e rrjedhjes së

elektroneve në qarkun e jashtëm të një

elementi galvanik (duke u mbështetur në

radhën e aktivitetit të metaleve);

të parashikojnë se cila elektrodë do të rritet

në masë dhe cila do të zvogëlohet në masë

gjatë funksionimit të elementit galvanik;

të përshkruajnë disa tipa baterish të thjeshta

që përdoren në jetën e përditshme dhe

rëndësinë e tyre;

të shpjegojnë ndotjen e mjedisit nga bateritë;

Dukuri

elektrokimike

Element galvanik

Elektroda

Anoda

Katoda

Gjysmëelektroda

Gjysmëreaksion

Rrjedhje e

elektroneve

Qark i jashtëm

Elektrolizë

Elektrolizer

Veshje

elektrolitike

Bateri

Brejtje e

metaleve

Page 37: KURRIKULA KOMBËTARE E ARSIMIT BAZË PROGRAM LËNDORshkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/kimia_-_kl.8-_9.pdf · Megjithëse Kimia në klasën e 8 del si lëndë

37

KIMI

të përshkruajnë elektrolizën ;

të përshkruajnë elektrolizën dhe

elektrolizerin;

të përshkruajnë ndryshimet midis asaj që

ndodh gjatë elektrolizës dhe punës së një

elementi galvanik;

të realizojnë eksperimentalisht elektrolizën e

ujit;

të përshkruajnë përdorime të elektrolizës:

o Veshje elektrolitike

o Përfitimin e metaleve të pastra

Brejtja e metaleve

të dizajnojnë dhe të kryejnë një hulumtim për

të verifikuar kushtet që favorizojnë brejtjen e

metaleve;

të diskutojnë rrugët e parandalimit të brejtjes

së metaleve.

Përbërjet

organike

( 2 orë)

Struktura e përbërjeve organike

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të përshkruajnë përbërjet organike si përbërje

të karbonit;

të hetojnë praninë e elementeve karbon, azot,

hidrogjen në përbërje të ndryshme organike

(si p.sh sheqer, ure etj.);

të listojnë disa nga dallimet midis përbërjeve

organike e përbërjeve inorganike.

Përbërje

organike

Page 38: KURRIKULA KOMBËTARE E ARSIMIT BAZË PROGRAM LËNDORshkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/kimia_-_kl.8-_9.pdf · Megjithëse Kimia në klasën e 8 del si lëndë

38

KIMI

Hidrokarburet,

vetitë

( 11 orë)

Hidrokarburet

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të përshkruajnë hidrokarburet; të listojnë

karakteristikat kryesore për hidrokarburet, si

përbërje të karbonit dhe hidrogjenit;

të diskutojnë termin hidrokarbur; elementët

përbërëse të hidrokarbureve; të përshkruajnë

produktet e djegies së hidrokarbureve; a

përftohen CO2 dhe H2O nga djegia e

hidrokarbureve;

të shpjegojnë termat hidrokarbur i ngopur,

hidrokarbur i pangopur;

të klasifikojnë hidrokarburet në alifatike dhe

aromatike;

të identifikojnë një numër të karburanteve

djegëse;

të diskutojnë metanin si një gaz natyral;

të argumentojnë se përzierja e

hidrokarbureve në naftë mund të ndahet me

distilim të thyesuar;

të tregojnë industrinë e rafinimit të naftës ;

të tregojnë përdorimet e disa nënprodukteve

të naftës;

të argumentojnë efektet e mundshme të

djegies së karburanteve në mjedis, p.sh.

prodhimi i dyoksidit të karbonit dhe

pjesëzave të ngurta; si mund të minimizohen

këto efekte;

të sjellin shembuj të substancave plastike në

Hidrokarbur

Hidrokarbur i

ngopur

Hidrokarbur i

pangopur

Hidrokarbur

alifatik

Hidrokarbur

aromatik

Metan

Naftë

Distilim i

thyesuar

Rafinim i naftës

Substancë

plastike

Polimerët

Biodegradues

Jobiodegradues

Alkane

Alkene

Alkine

Arene

Hidrokarbur i

halogjenuar

Klorofluorokarb

one

Page 39: KURRIKULA KOMBËTARE E ARSIMIT BAZË PROGRAM LËNDORshkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/kimia_-_kl.8-_9.pdf · Megjithëse Kimia në klasën e 8 del si lëndë

39

KIMI

jetën e përditshme;

të identifikojnë se si shumica e produkteve të

jetës së përditshme derivojnë nga nafta bruto;

të identifikojnë vetitë e substancave plastike

dhe lidhjen e tyre me përdorimin praktik;

substancat plastike përbëhen nga zinxhirë të

hidrogjenit dhe karbonit; zinxhirët e gjatë

quhen polimerë; substancat plastike nuk janë

biodegraduese; substancat plastike janë

izolues elektrikë.

Sistematika

të shkruajnë formulat strukturore të alkaneve,

alkeneve dhe alkineve, duke u nisur nga

emërtimi sipas rregullave të IUPAC;

të emërtojnë sipas IUPAC, duke u nisur nga

formula strukturore;

të emërtojnë dhe të paraqesin strukturën e

përbërjeve të thjeshta si ciklike ashtu dhe

aromatike.

Vetitë e hidrokarbureve

të përshkruajnë vetitë fizike dhe kimike të

metanit dhe përdorimet praktike të tij;

të japin shpjegime të argumentuara mbi

vetitë fizike të alkaneve, alkeneve dhe

alkineve;

të përshkruajnë vetitë e benzenit;

të përshkruajnë vetitë e etinit dhe tregojnë

rrezikshmërinë që paraqet përdorimi i tij;

Page 40: KURRIKULA KOMBËTARE E ARSIMIT BAZË PROGRAM LËNDORshkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/kimia_-_kl.8-_9.pdf · Megjithëse Kimia në klasën e 8 del si lëndë

40

KIMI

të përshkruajnë përdorime të disa

hidrokarbureve të halogjenuar si linden,

DDT dhe ndikimet në mjedis;

të përshkruajnë ndikimin e

klorofluorokarboneve (CFC) në hollimin e

shtresës së ozonit.

Njehsimet në

kimi

( 8 orë)

Njehsime me reaksionet kimike

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të kryejnë njehsime me reaksione të

neutralizimit;

të kryejnë llogaritje që lidhen me barazimet

termokimike;

të interpretojnë molarisht barazimet

termokimike;

të kryejnë llogaritje për reaksione të

ndryshme oksido- reduktimi, që lidhen me:

- Caktimin e koeficientëve në reaksionet

redoks;

-Njehsimin e:

o numrit të molekulave

o numrit të moleve

o masës së substancave

Njehsime me tretësirat

të kryejnë llogaritje që lidhen me

përqendrimet në përqindje dhe me

përqendrimet molare të tretësirave;

të kryejnë llogaritje me masën ose molet e

Page 41: KURRIKULA KOMBËTARE E ARSIMIT BAZË PROGRAM LËNDORshkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/kimia_-_kl.8-_9.pdf · Megjithëse Kimia në klasën e 8 del si lëndë

41

KIMI

substancës së tretur, vëllimin e tretësirës dhe

molaritetin;

Njehsime me përbërjet organike

të shkruajnë formula strukture të klasave të

përbërjeve organike;

të paraqesin barazime kimike të përftimit ose

të vetive të përbërjeve organike;

të kryejnë llogaritje që lidhen me barazimet

kimike ndërmjet përbërjeve organike, që

lidhen me:

numrin e molekulave

molet

masën