#kubmag - kub.edu.al#kubmag është një revistë e cila realizohet falë kontributit vullnetar të...

26
www.kub.edu.al #KUBMAG NR. 9 REVISTË STUDENTORE ONLINE KORRIK 2019

Upload: others

Post on 28-Dec-2019

13 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

www.kub.edu.al

#KUBMAGNR. 9REVISTË STUDENTORE ONLINEKORRIK 2019

2

“The world changes not by your opinion, but by your professional skills”

3

Editor/dESiGNLedio Shyti

Korrik 2019, No8

#KUBMagNr. 9

#KUBMag është një revistë studentore online, e cila publikohet në mënyrë periodike në web dhe rrjetet sociale të Kolegjit Universitar të Biznesit.Në #KUBMag ju do të keni mundësinë të njiheni me eventet më të rëndë-sishme që realizohen në KUB, punime të ndryshme studentore gjatë konfer-encave, kërkime shkencore, përkthime, artikuj, etj.#KUBMag është një revistë e cila realizohet falë kontributit vullnetar të stu-dentëve dhe Qeverisë Studentore si dhe mbështetjes së KUB.

Për çdo informacion shtesë apo sugjerime ju ftojmë të na kontaktoni në adresën e emailit [email protected]

Ju falënderojmë dhe ju mirëpresim të bëheni pjesë e #KUBMag.

4

Contents06

Konferenca iii Kombëtare Studentore

10Kampionati i Minifutbollit

KUB 2019

146 histori suksesi që lindën nga

dështimi

16Leksion i hapur

Prof. dr. Paskal Milo

17Marrëveshje bashkëpunimi

18Praktikat profesionale në KUB

5

19Konferenca V Ndërkombëtare

Shkencore

21Leksion i hapur me Z. Marco

Saracchi

20takimi me Komisionerin për Mbrojtjen nga diskriminimi

20“Edukimi i punëkërkuesve të rinj

në sektorin bankar”

6

#konferencastudentore

“Faktorët që ndikojnë në migrimin dhe emigrimin e të rinjve shqiptar”

Në mjediset e Kolegjit Universitar të Biznesit u mbajt Konferenca III Kombëtare Studentore.Të pranishëm në këtë konferencë ishin dhe shumë studentë nga universitete të ndryshme shqiptare.Konferenca u hap me fjalën përshëndetëse të Dekanit të Fakultetit të Drejtësisë, i cili shprehu përgëzimet për këtë organizim studentor. Gjithashtu, fjalë përshëndetëse u mbajt dhe nga pedagogia Dr. Matilda Meta,

7

pedagogu Dr. Enis Fita, Kryetaria e Qeverisë Studentore Znj. Fabiola Brahi-maj, si dhe nga Zv. Kryetari i Qeverisë Studentore Z. Bjorn Zotaj.

Më pas konferenca filloi normalisht me prezantimin e punimeve të cilat u vlerë-suan maksimalisht nga të pranishmit në këtë konferencë.Punimet më të mira të kësaj konference do të botohen në numrin e ri të Revistës Studentore KUBmag në muajin qershor 2019

KUB dëshiron të falënderoj Qeverinë Studentore, studentët dhe të gjithë të pranishmit në këtë konferencë.

kur edhe pas 28 vjetësh tran-zicion të rinjtë shqiptarë gjithnjë e më pak të kënaqur nga mundësitë që ofron ven-di ynë zgjedhin që të gjithë potencialin e tyre ta vënë në dispozicion të një vendi tjetër.Statistikat e INSTAT ndër të tjera tregojnë që rreth 80% e popullsisë shqiptare larg-ohen nga vendi yne për sh-kak të papunësise dhe nivelit të lartë të varfërisë . Është mëse e vërtet fakti që pap-unësia dhe varfëria vitet e fundit kanë pësuar një zbut-je të ndjeshme, por sido-qoftë niveli i ulët ekonomik vazhdon të reflektoj shifra alarmante duke sjellë një lloj pesimizmi tek të rinjtë të cilët të ndikuar nga ky fakt ven-dosin të largohen jashtë ven-dit.Pra në Shqipëri ekziston ende një shtresë e popullsisë e cila e shikon emigracionin si një rrugë kapilare për t’i shpëtuar këtij fataliteti dhe kësaj gjendje të vështirë që po kalon vendi yne. Përveç pesimizmit social që evidentohet gjerësisht tek familjet shqiptare dhe ako-ma e më shumë tek brezi i ri ,një faktor tjetër mjaft es-encial është padyshim dhe gjëndja e vështirë politike në të cilën ndodhet vendi ynë.Si pasojë e paqëndrueshmërisë politike të rinjtë detyrohen që të largohen nga Shqipe-ria,pasi dhe vetë politikat sociale që shteti ndërrmer për to nuk janë mjaft eficen-te dhe shpesh herë nuk ba-zohen në meritokraci.Këto faktorë të përgjithshëm dhe mjaft të tjerë individual kanë pasur një ndikim të drejt-përdrejtë tek të rinjtë shqip-tarë të cilët të zhgënjyer nga aktualiteti dhe pritshmërite e tregut të punës detyrohen t’i drejtohen emigrimit.

KREU I: FAKTORËT E EMI-GRIMIT

Sipas një anketimi të kry-er nga INSTAT rezulton se pjesa më e madhe e emigra-cionit ka ndodhur si rezultat i nevojës për një punësim më të mirë dhe të mirëpaguar.Rreth 84% e të larguarve shprehen se faktori kryesor i ikjes së tyre është papunë-sia e lartë dhe niveli i ulët i jetesës. Ndërsa vetëm një pjesë e vogël prej 3.6% janë shprehur se e kanë braktisur vendin për arsye arsimimi. Pra nga statistikat del qa-rtë se emigrimi për shkak të punësimit po çon dhe në

Punim nga Evanthi Suli

Bota ka patur një sëri përplasjesh për lëvizjen e lirë të individit në shoqëri duke e konsideruar atë, si një të drejtë themelore në historinë e vet dhe u nisur nga rëndesia që ka kjo e drejtë ,vende të ndryshme e kanë zgjidhur në mënyra të ndryshme e me rezultate të ndryshme. Lëvizja e lirë e në mënyrë të institucio-nalizuar e individeve është ndër faktorët kyç që ndikon në plotësimin e nevo-jave minimale te individit duke i siguar gjithësecilit mundësinë e ndërlidhjes e bashkëpunimit me vende të tjera. Një lëvizje e tillë i takon cdo subjekti në vend dhe për shkak e të rëndësisë thelbësore që ka, ajo gjen një mbrojtje të posaçme nga e drejta kombëtare dhe ndërkombëtare.Por kjo e drejtë e humb rëndësinë e saj ,kur keqpërdoret nga subjektet për të braktisur vendin dhe për të jetuar diku tjetër. Fenomeni i migrimit dhe emigrimit po bëhet gjithnjë e më shqetësues,

8

plakjen e popullsisë duke pr-ishur ekuilibrat në tregun e punës e duke mos sjelle kësh-tu thjesht dhe vetëm efekte demografike për shoqërinë.Shqetësim i madh është dhe fenomeni i “Largimit të tru-rit” në të cilën evidentohet se të rinjtë shqiptarë të kualifi-kuar dhe të mirëarsimuar, si pasojë e mungesës së politi-kave efektive gjejnë si zgjidh-je emigrimin. Sipas një anke-timi që ka publikuar Qëndra për Studime Ekonomike dhe Sociale del qartë se rreth 25 mijë student shqiptarë stu-diojnë aktualisht jashtë ven-dit duke e bërë vendin tonë të renditet i pari në listën e shteteve të rajonit .Fenome-ni që është tepër shqetësues në këtë rast nuk është fakti që të rinjtë studiojnë jashtë vendit,por fakti që rreth 94% e tyre të pyetur gjatë anke-timit janë shprehur se nuk dëshirojnë të kthehen më në vendin tonë. Kjo sipas këtij anketimi do të thotë se nga Shqiperia dalin çdo vit dh-jetra million euro për të fi-nancuar studimin e të rinjve shqiptar, por pa u kthyer sër-isht në vend dhe duke sjellë kështu varfërimin e vendit nga pikëpamja humane dhe financiare. Rigjallërimi i em-igrimit sjell padyshim paso-ja jo vetëm ekonomike, por edhe politike e sociale dhe sidomos duke u bazuar dhe tek tendencat e fundit kjo do të thotë se kemi një varfërim dhe të vetë potencialit hu-man duke sjell kështu paso-ja afatgjata ne sistemin tone shoqeror.Emigrimi i pakontrolluar i të rinjve do të sjell padyshim një tendencë gjithnjë e në rritje të plakjes së popullsisë dhe ulje të numrit të lind-jeve pavarësisht se raporti i Bankës Botërore e ka ren-ditur vendin tonë përkrah vendeve me një popullsi rel-ativisht të re.Në bazë të an-ketimeve të rinjtë shprehin nevojën që ka vendi ynë për një varg ndryshimesh, të cilat nuk duhet të shihen të lidhu-ra vetëm me nevojën për një zhvillim më të madh ekono-mik dhe hapjen e vendeve të reja të punës në sektore të caktuar, por kanë të bëjnë

dhe me elemente të tjerë po aq të rëndësishëm siç është niveli i ulët i korrupsionit, ndërmarrja e politikave me sociale, kujdes më të mirë mjekësor etj pra kërkojnë krijimin e kushteve të përshtatshme me qëllim që të kërkohet rikthimi i tyre në ShqipëriNë një nga raportet e publikuara së fundmi nga Gallup sipas e cilës del që rreth 79% e të rinjve shqiptare që i përkasin moshës 15 deri në 29 vjeç duan të largohen përgjithmonë nga vendi .Sipas një analize mjaft të thjeshtë largimi i të rinjve nga vendi do të sjellë efekte negative tek skema e pensioneve dhe tek rënia e konsumit.Pavarësisht efekteve negative është problematike gjithashtu dhe vetë fakti se emigrimi masiv do të ndryshojë strukturën e familjes , rritjen e moshës së martesës dhe nivelin e ulët të lindshmërise. Mjaft interesante është dhe vlerësimi i PNUD në sondazhin e të cilës rezulton se emigrimi masiv në Shqipëri është gjithmonë e më në rritje.Kreu II: FAKTORËT E MIGRIMITLëvizjet migratore janë një element tjetër shumë i rëndësishëm të cilat ndiko-jnë në prishjen e ekuilibrave demografike.Duke pasur parasysh shpejtësinë dhe përmasat e këtyre lëvizjeve masive janë bërë mjaft studime të cilat evidentojnë si problematike kryesore mungesën e politikave ekonomike dhe sociale të cilat i kanë detyruar të rinjtë të braktisin zonat rurale dhe ti drejtohen zonave urbane.Është padyshim detyrë e strukturave shtetërore ,evidentimi dhe marrja e masave konkrete për të parandaluar pasojat kaotike të këtyre lëvizjeve të pakontrolluara.Ndërsa në fillim papunësia ishte shkaku kryesor i migrimit ekonomik, më vonë ky i fundit u pasua edhe nga faktorë të tjerë si varfëria dhe të ardhurat e ulta që siguroheshin nga punësimi në zonat rurale. Kjo çoi edhe në levizjet masive të të rinjve nga vendbanimet e tyre drejt qendrave urbane të zhvilluara.Si rezultat i këtij mbipopullimi jo të organizuar kemi një rritje të kriminalitetit dhe punës së zeze duke sjellë kështu efekte negative dhe në vetë skemat e sigurimit shoqëror.Mjaft të rinj sot punojnë në të zezë duke mos derdhur kontribute në skemat e sig-urimit dhe duke ofruar shpesh herë punë përkundrejt shpërblimeve qesharake.Vlerësime të vitit 2009 tregojnë së punëtorët e bujqësisë dhe punëtorët e pakual-ifikuar (përfshire të papunët) janë aktualisht edhe grupi më i madh i migranteve ekonomike. Reforma e tokës bujqesore në 1991, e cila solli fragmentizim të saj në ferma të vogla dhe e pa mbështetur me subvencione shtetërore, ka ndikuar që shumë nga fermat private të jenë në një stad të ulët zhvillimi dhe t’u mos sigurojnë fermerëve as mbijetesën. Nga ana tjeter, në zonat urbane, konkurenca në tregun e punës në kushtet e një papunesie të lartë, ju ka pakësuar shanset për punësim të papunëve me arsim të ulët.

9

Shpeshherë në analizat politike që i bëhen këtyre fenomeneve politikbërësit i shohin këto lëvizje si dukuri mjaft normale dhe shpesh i referohen nenit 38 të kushtetutës “lirisë së lëvizjes”.Është mëse e vërtet që kjo liri e parashikuar shprehi-misht në nenin 38 të Kushtetutës sonë,i jep të dre-jtën çdo individi për të lëvizur lirisht dhe per të zgjedhur lirisht vendbanimin e tij ,por në kënd-vështrimin tim kjo nuk përbën një arsye kaq të qënësishme me të cilën strukturat shtetërore të legjitimojnë largimet masive dhe të shfajësojnë pasivitetin e tyre më këtë arsyetim, pasi është detyrë e shtetit tonë që jo vetëm t’i evidentojnë këto lëvizje masive ,por në të njëjtën kohë dhe t’i kontrollojë këto fenomene negative .Lëvizja e lire historikisht është përfshirë në një dinamizëm të madh ngjarjesh e ndryshimesh që po e shtyjnë atë çdo ditë në një lëvizje të pakontrolluar dhe shpeshhere shqetësuese për vendet e Bashkimit Evropian.Këto lëvizje duke mos qenë shumë të studiuara dhe duke qenë se bëheshin në një terren shumë pak të favorshëm nga gjëndja në të cilën sistemi ynë ekonomik vinte jo gjithmonë është përdorur si një liri kushtetuese dhe përkundra-zi është përceptuar nga të rinjtë shqiptare si një mundësi e mirë për të braktisur vendin .Masat e fundit të ndërrmara nga qeveria shqiptare dhe debatet që i kanë shoqëruar ato dëshmojnë për një rritje të ndërgjegjësimit të shoqërisë për prob-lemet që sjellin lëvizjet masive dhe të pakontrol-luara.Por pavarësisht ndërgjegjësimit të shoqërisë ky fenomen në Shqipëri mbetet shumë dinamik në problematikën e tij dhe kjo vjen kryesisht për shkak të konfliktit që ka midis dëshires së madhe të individeve për një jetë më të mirë dhe gjendjes së vështirë ekonomike në të cilën ndodhet vendi ynë.Më pak fjalë është e thjeshtë të argumentoj, se menaxhimi i migracionit dhe ndërveprimi tij me sistemet sociale duket se karakterizohen nga mungesa e koordinimit ndërmjet institucioneve në përgjithësi, e ndërthurur me mungesën e buri-meve financiare e njerëzore

PËRFUNDIMESi përfundim, duke u bazuar dhe nga gjithçka që u citua më lart rezultatet dhe statistikat tregojnë qartë për një rritje të ndjeshme të këtyre fenomeneve negative tek të rinjtë të cilët të joshur nga avantazhet, që sjell jetesa në vendet e Bash-kimit Evropian vendosin që të braktisin Shqipërinë për një jetë më të mirë.Gjithsesi pavarësisht këtyre statistikave që nuk jane gjë tjetër, por veç matje empirike në këndvësh-trimin tim akoma e më shqetësues është fakti që të rinjtë janë mosbesues ndaj organizmave shtetërore dhe priren gjithnjë e më shumë që kontributin e tyre t’a vënë në dis-pozicion të vëndeve evropiane.Ky fakt që në pamje të parë të duket pak subjektiv në fakt përcjell një dukuri të re dhe aspak të nevojshme për kushtet në të cilën ndodhet vendi ynë. Pesimizmi social po bëhet dita ditës arsyeja pse të rinjtë lëvizin kaq masivisht në vende të tjera dhe për më tepër i drejtohen azilit politik.Prandaj ka ardhur momenti në të cilën vendi yne duhet jo thjesht të mjaftohet me masa sanksionuese ndaj shtetasve të tij ,por duhet të implementoj dhe politika konkrete me synim që të rinjtë të binden dhe të kuptojne se Shqiperia ka një pres-pektive mjaft të mirë jetese sidomos në zonat rurale të cilat pavaresisht mungesës së infrastrukturë janë të pasura me resurse të cilat premtojnë shumë.Vetëm përmes bashkëve-primit ndërmjet qeverisë dhe shtetasve të saj vendi ynë do të mund të parandalojë një kosto negative, pasi cdo i ri/e re që largohet sjell një minus për ekonominë shqiptare dhe tregun e punës. Gjithsesi reformat e ndërmarra gjatë viteve të fundit, në Shqipëri, tregojne se kuadri ligjor i migracionit është përmirësuar mjaftueshëm, por i mungojnë aktet nënlig-jore dhe akte të tjera më specifike, që janë të nevojshme për përdorimin e ligjit në rang vendor .Prandaj është shumë e rëndësishme që puna institucionale të mos mbetet thjesht në kuadër ndërgjegjësimi,por të ndërmerren nisma konk-rete për të afruar rininë shqiptare në vendin tonë.

10

#KUB2019#WearetheChampions

Një finale e paharrueshme dhe e mbushur plot emocione! Një finale e jashtëzakonshme mes drithërimash, ishte kjo e sotmja midis perfaqësueses së Masterit vs Viti II (M)!Nuk mjaftoi koha e rregullt për të përcaktuar fituesit e këtij kompeticioni, por u nevojit dhe shtesa për të vendosur rezul-tatin final Master vs Viti II (M) 5-4.Pas një paraqitje dinjitoze studentët e Masterit e merituan plotësisht këtë trofe te “Kampionatit te minifutbollit KUB 2018-2019” dhe u shpallen kampion të këtij edicioni. Në këtë finale ishin të pranishem Drejtori i Studimeve të Larta Profesionale, Dr. Ardi Bezo, Dekan i Fakultetit të Drejtesisë, Prof. Asoc.Simon Gega, Presidenti i Kolegjit Universitar të Biznesit Prof. Asoc. Ylber Bezo, i cili dorëzoi dhe trofeun skuadrës fituese si dhe pedagogë dhe studentë të Kolegjit Uni-versitar të Biznesit.

Duke ju uruar suksese për këtë arritje studentëve të Master-it, KUB dëshiron gjithashtu që një falenderim të veçantë t’ja kushtojë jo vetëm një prindi, jo vetëm një pedagog shumë i dashur, por dhe një ‘arbitër’ kompetent dhe karizmatik Dr. Enis Fida, njëkohësisht dhe zv. dekan i Fakultetit të Ekono-misë.

Një falenderim i madh shkon për organizatorët, pedagogut tonë të palodhur dhe i kudogjendur, Pergjegjesit të Marredhe-nieve me Publikun, MSc Ledio Shytit.

Nuk mund të rrimë pa falenderuar dhe Qeverinë Studentore, e cila me energjinë e saj, ka bërë të mundur që ky organizim të mari jetë sipas standarteve që ky institucion kërkon.

Falenderim i veçantë shkon padyshim edhe për pedagogët dhe studentët tanë, për përkrahjen e studentëve dhe kolegeve të tyre, si dhe për të gjithë pjesëmarrësit në këtë event të sportiv.

Urime dhe suksese në vijim!

#weareKUB #wearekolegjiuniversitaribiznesit

11

Viti I Master (Fakulteti i Drejtësisë) u shpall kampion

në Kampionatin e Minifutbollit, KUB 2019

12

13

14

6 Histori #suksesi që lindën nga #dështimi

#inspirim

Dështimi nuk është e kundër-ta e suksesit. Ia vlen të shmanget, por është veç një hap prapa përgjatë një shtegu shumë më të gjatë e më të rëndësishëm. Të gjithë njihen me dështimin herët a vonë. Ç’është e rëndësishme është si i përgjigjesh dhe çka mëson prej tij.

Merr shembull këto gjashtë histori ndërmarrësish. Historia e secilit përfundon në sukses marramendës, por të gjitha kanë rrënjët në dësh-tim. Janë shembuj të përkryer për të mos ndaluar kurrë së ndjekuri vizionin tënd.

1. Arianna Huffington u refuzua nga 36 botues

Është gati e pabesueshme si një ndër emrat më njohur të botimeve në internet u refuzua kaq shumë herë nga botues të mëdhenj. Libri i dytë i Huffington, të cilin ajo u mundua ta botojë shumë kohë para se të krijonte perandorinë Huffing-ton Post të njohur në mbarë botën, u refuzua 36 herë para se përfundi-misht të pranohej të botohej.

Madje as vetë Huffington Post nuk qe menjëherë e suksesshme. Në fakt, kur u lëshua në treg mori një mori kritikash negative për mung-esë të cilësinë dhe fuqisë së shkrim-it. Kuptohet, Huffington u mbijetoi këtyre copëzave dështimi duke e gravuar emrin e saj si një ndër pub-likimet më të suksesshme në rrjet.

2.Bill Gates përjetoi rrënimin e kompanisë së tij të parë

Bill Gates është tani një ndër më të pasurit në botë, por ai nuk e fitoi pasurinë e tij përmes suksesit të vazhueshëm. Gates u fut në skenën e ndërmarrësisë me një kompani të quajtur Traf-O-Data, e cila synonte përpunimin dhe analizimin e të dhënave nga regjistruesit rrugor.

Ai u mundua ta shiste idenë e tij përkrah me bashkëpuntorin e tij në biznes Paul Allen, por prodhimi i nxjerrë mezi punonte. Ishte një

katastrofë e vërtetë. Sidoqoftë, Gates nuk ngeli pa gjurmuar mundësi të reja për shkak të këtij dështimi, kështu pak vite më vonë ai krijoi prodhimin e parë të Micro-soft, së bashku me një shteg më të sigurtë drejt suksesit.

3.George Steinbrenner bankrotoi një ekip

Para se Steinbrenner bëri emër kur fitoi pronësimin e New York Yankees, ai zotëronte njo ekip të vogël basketboli të quajtur Cleve-land Pipers, qysh në 1960-tën. Në 1962-tën, si rezultat i udhëheqjes së Steinbrenner’s, bankrotoi e tërë franqiza.

Njëlloj vazhdimësie dhështimi ndo-qi Steinbrenner-in kur i mori Yan-kees në 1970s, derisa ekipi loftoi me disa qalime dhe humbje gjatë viteve 1980 dhe 1990. Përkundër frikës nga mendimet dhe kritikat e publi-kut ndaj vendimeve kundërshtuese të Steinbrenner, ai përfundimisht drejtoi ekipin drejt një rikthimi të mahnitshëm me gjashtë shënime të Serisë Botërore ndërmjet 1996 dhe 2003 dhe rekordi si një ndër ekipet më fitimprurëse të Ligës Madhore të Basketbollit.

4.Walt Disney-t i thanë se s’ishte krijues

Një ndër krijimtarët më gjenial të shekullit të 20-të njëherë u pushua nga puna nga një gazetë me arsy-en se i mungonte aftësia krijuese. Duke u munduar të mbahet, Dis-ney ngriu kompaninë e tij të parë për animacion të quajtur Laugh-O-Gram Films. Ai mblodhi $15,000 për atë kompani por nga mbyllja e një pike bashkëpuntore shpërn-darëse, përfundimisht u detyrua ta mbyllte Laugh-O-Gram-in.

I dëshpëruar dhe pa të holla, Dis-ney gjeti një rrugë për në Holly-wood ku u ballafaqua edhe me tjera kritika dhe dështime derisa përfun-dimisht, filmat e tij klasik të parë arritën majat e popullarizimit.

5.Steve Jobs u përjashtua nga kompania e vet

Steve Jobs është ndërmarrës mbresëlënës për shpikjet e tij jashtë kornizave, por edhe për shkak të historisë së tij të prekshme të mëkëmbjes nga një dështim poth-uajse i pakthim. Jobs gjeti suksesin në të 20-tat kur Apple u bë peran-dori gjigante, por kur i kishte 30 vjet bordi i Apple vendosi ta push-onte nga puna.

I patrembur nga ky dështim, Jobs ngriti një kompani të re të quaj-tur NeXT, e cila përfundimisht u ble nga Apple. Me rikthikimin në Apple, Jobs-i dëshmoi aftësitë e tij madhore duke e përtërirë imazhin e kompanisë dhe duke e ngritur në nivel të lartë emrin e Apple.

6.Milton Hershey nisi tri kompani ëmbëlsirash para Hershey’s

Të gjithë njohin qokollatën Her-shey’s, por para se Milton Hershey të fillonte karrierën me prodhimin e ëmbëlsirave, ai s’ishte askushi. Pas pushimit nga një praktikë për printim, Hershey bëri tri iniciati-va të biznesit me ëmbëlsira dhe u detyrua të përjetonte rrëzimin e të gjithave.

Si përpjekje të fundit, Hershey themeloi Lancaster Caramel Com-pany dhe nisi të shohë rezultate pa masë. Me idenë e tij për qokollatën me qumësht për masën e gjerë, ai më në fund ndërtoi Hershey Com-pany, e cila bëhet një ndër emrat më të njohur të industrisë.

Merr frymëzim prej këtyre his-torive çfarëdo dështimi që të për-jetosh në të ardhmen. Njëherë, një dështim mund të duket sikur fundi, por kujto se ka femra dhe meshkuj të suksesshëm të panumërt tani në botë të cilët po shijojnë suksesin vetëm kishin vendosur të shtynin përtej barrës së pashmangshme të dështimit.

Mëso prej gabimeve tua, reflekto dhe përqafo dështimin, po ktheju pasionit tënd dhe ndiq synimet tua përkundër të gjithave.

(c) MDA Foundation

15

Tomi Kallanxhi ishte sot pjesë e një leksioni të hapur, i cili tërhoqi jo vetëm vëmendjen e studentëve por dhe të pedagogëve të KUB.“Si të lexojmë numrat në marketingun dixhital” ishte kjo tema e këtij leksioni të hapur, ku Z. Kallanxhi na njohur sesi mund të ndërtojmë një strategji marketingu/fushatë të suksesshme në marketingun dixhital.Leksioni u ndoq me mjaft interes nga disa studentë të programit Informatikë Ekonomike dhe Administrim Biznesi, të cilët u njohën sesi mund të rrisim të ardhurat tona nëpërmjet përdorimit të kanaleve të komunikimit online si web, social media, etj.

16

#leksionihapur

Në kuadër të “Muajit të Europës”, i ftuar në mjediset e Kolegjit Universitar të Biznesit ishte Ish-Ministër i Punëve të Jashtme, Prof.Dr. Paskal Milo.Në fjalën e tij Prof. Milo u ndal në historinë e krijimit të Eu-ropës, perspektivën e Shqipërisë në BE, rolin e Komisionit dhe Këshillit të Europës si dhe me rrugën e procesit të hapjes së ne-gociatave me Bashkimin Europian.Gjithashtu, Prof. Milo nënvizoi dhe punën e realizuar nga ana jonë si dhe pengesat që e ngadalësojnë procesin e pranimit final të Shqipërisë në familjen e madhe europiane.

17

Në KUB u finalizua marrëveshja e bashkëpunimit midis Kolegjit Universitar i Biznesit dhe Italian Net-work shpk.Italian Network mbështetet në profesionalizmin e ekspertëve ndërkombëtarë dhe akademikë të fushës së financës, të tregtisë ndërkombëtare dhe të menaxhimit të biznesit.Qëllimi i kësaj marrëveshje është bashkëpunim i gjerë lidhur me zhvillimin e aktiviteteve me interes të përbashkët, trajnime me qëllim përgatitjen e studentëve për tregun e punës, praktika profesionale, intern-shipe si dhe ndërmjetësim tek kompanitë italiane për punësimimin e studentëve tanë.Axhenda e bashkëpunimit Italian Network do të vijoj me dy seminare në datat 13 dhe 15 Qershor 2019

18

Bjorn Zotaj është student në vitin III ne Fakultetin e Ekono-mise dhe njëkohësisht dhe Zv. President i Qeverisë Studentore në KUB, i cili studion në Fakultetin e Ekonomisë në programin Financë Kontabilitet.Bjorni Po kryen praktikën profesionale/internship pranë De-partamentit të Taksave tek Deloitte.Bjorni shprehet se KOLEGJI UNIVERSITAR I BIZNESIT është zgjedhja e duhur për të marrë një profesion dhe për të pasur sukses në të ardhme!

Vazhdojnë praktikat profesionale të studentëve të ciklit Bachelor & Master në institucione dhe kompani të ndryshme, me të cilat Kolegji Universitar i Biznesit bash-këpunon prej vitesh.

19

Konferenca V

Ndërkombëtare Shkencore

Si çdo vit dhe këtë herë Kolegji Universitar i Bi-znesit zhvilloi KONFERENCËN V NDËRKOM-BËTARE SHKENCORE

me temë:

“EUROPEAN INTEGRATION OF WESTERN BALKAN COUNTRIES - CONDITIONS AND CHALLENGES TOWARDS MEMBERSHIP”

Në konferencë morën pjesë me dhjetra pedagogë dhe kërkues, të cilët prezantuan punimet e tyre shkencore.

Gjithashtu, të ftuar në këtë konferencë ishte Z. Nikolin Jaka, Kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë si dhe Znj. Flutura Xhabija, Drejtuese e Shoqatës së Grave Profesioniste Af-ariste dhe Zejtare.

KUB falenderon të gjithë të pranishmit në këtë event të rëndësishëm, si dhe ju fton të bëheni pjesë e konferencave dhe aktiviteteve tona të ardhshme.

20

#LEKSioNiHAPUrKolegji Universitar i Biznesit pati kënaqësinë e veçantë të mirëpresë sot në auditorët e tij, Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Z. Robert Gajda.Z. Gajda i njohu studentët me karakteristikat dhe kompetencat që ka institucioni i cili dre-jton, rastet e diskriminimit në Shqipëri, hapat që ndiqen në marrjen e masave në rastet kur evidentohet diskriminimi, rekomandimet dhe udhëzimet që ofron për institucionet e tjera si Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë, etj.Takimi u mbyll mes kureshtjes dhe pyetjeve të ndryshme nga ana e studentëve...

“Si të jemi të suksesshëm në tregun e punës”, ishte kjo tema e takimit të sotëm midis studentëve të KUB dhe përfaqësuesve të IRISOFT. Erioni dhe Xhoana sollën për studentët një tematikë mjaft interesante dhe të ndjeshme për të rinjtë, siç janë aftësitë dhe sfidat e punësimit në ditët e sotme në Shqipëri. Në këtë takim studentët u njohën me aftësitë e nevojshme që duhet të kenë për ndërtimin e një CV-je, përgatitjen për një intervistë pune dhe deri tek punësimi i tyre.Kolegji Universitar i Biznesit falënderon për-faqësuesit e IRISOFT për bashkëpunimin dhe realizimin e këtij takimi si dhe fton të gjithë stu-dentët të bëhem pjesë e trajnimeve dhe aktivi-teteve në vijim në KUB.

Në mjediset e Kolegjit Universitar të Biznesit patëm kënaqësinë të mirëpresim përfaqësuesen e Organizatës “Partners Albania for Change and Development”, Znj. Jonida Alite.Znj. Alite prezantoi tek studentët e vitit të III Financë Kontabi-litet në Faklutetin e Ekonomisë, trajnimin me temë “EDUKIMI I PUNËKËRKUESVE TË RINJ NË SEKTORIN BANKAR”Ky program u jep mundësi studentëve të njihen me informaci-one të vlefshme rreth sektorit bankar si dhe pjesëmarrësit më të suksesshëm në program do të referohen në bankat pjesëmar-rëse për t’u konsideruar si kandidatë potencialë.

Ky program do të shërbejë për ndjekësit e tij si hapësirë e edukimit jo-formal për të përforcuar njohuritë dhe aftësitë në lidhje me temat që do të trajtohen dhe do të kontribuojë në rritjen e mundësive për sukses në procesin e punësimit në sek-torin bankar.

21

INTELLIGENCE 4.0 IN-VESTIGATIONS & CYBER ACTIVITIES

Kjo ishte tema e leksionit të sotëm në mjediset e KUB, të mbajtur nga Z. Marco Saracchi - Partner & Administrator në Radar sh.p.k

Termi “INTELLI-GENCE” ka për qëllim të për-caktojë mjetet për mbledhjen, ruajtjen dhe shpërndarjen,-subjekteve të interesuara, qoftë publike apo private, e infor-macioneve te rendesishme për mbrojtjen e sigurisë së insti-tucioneve, qytetarëve dhe bi-zneseve.

Pra inteligjenca luan një rol themelor dhe të domos-doshëm, për të cilin përdor profesionalizëm qe rrjedh nga mjedise të ndryshme, te cilet veprojnë sipas procedurave specifike që synojnë ruajtjen e konfidencialitetit të opera-torëve dhe aktiviteteve të tyre.

Duke pasur parasysh kompleksitetin gjithnjë e më të madh dhe shpejtësinë e evolu-cionit të shoqërisë në të cilën lëviz inteligjenca, sot identi-fikohen lloje të ndryshme të mbledhjes dhe përpunimit të informacionit. Ndër këto, ba-zuar në llojin e burimit të in-formacionit, mund të gjejme:

• Osint (Open Source intelligence- aktiviteti i mbled-hjes së informacionit përmes analizës së burimeve të hapura)

• Imint (Imagery Intelli-gence - aktiviteti i mbledhjes së informacionit nëpërmjet anal-izës) e fotografive ajrore ose satelitore)

• Humint (Human intel-ligence- aktiviteti i mbledhjes së informacionit nëpërmjet kontakteve ndërpersonale)

• Sigint (Signal intelli-gence- aktiviteti i mbledhjes

së informacionit duke kapur dhe analizuar sinjalet, midis njerëzve dhe midis makinave)

• Techint (Technical in-telligence- lidhur me armët dhe pajisjet ushtarake)

• Masint (Measurement and Signature intelligence- aktiviteti i mbledhjes së in-formacionit që nuk mund të klasifikohet në kategoritë e mëparshme). Termi “4.0” i referohet procesit që do të çojë drejt prodhimit industrial plotësisht të automatizuar dhe të ndërlidhur, ose tek industria 4.0 - ajo që rezulton nga revo-lucioni i katërt industrial. Te-knologjitë e reja digjitale do të kenë një ndikim të thellë ne fus-hen e katër drejtimeve kryesore E para ka të bëjë me përdorimin e të dhënave, fuqinë e perllog-aritjes dhe lidhjeninformatike, duke marre formën e big data, open data, Internet of Things, machine-to-machine e cloud computing për centralizimin e informacionit dhe ruajtjen e tij. E dyta është ajo e analizes: sapo të dhënat janë mbledhur, duhet të nxirret vlera e tyre. Sot vetëm 1% e të dhënave të mbledhura përdoren nga kom-panitë, të cilat mund të nxjer-rin avantazhe duke filluar nga ““machine learning “, dmth ngamakinerite që përmirësojnë performancën e tyre duke “më-suar” nga të dhënat që mblidhen dhe analizohen gradualisht. Drejtimi i tretë i zhvillimit është ndërveprimi ndërmjet njeriut dhe makinës, i cili përf-shin interfaces (qe sigurojne komunikimin nepermjet dy sistemesh informatike)”touch “ gjithnjë e më të përhapura.Së fundieshte gjithë sekto-

ri që merret me kalimin nga dix-hital në “real” dhe që përfshin prodhim shtesë, printim 3D, robotikë, komuni-kime, ndërveprime makinë-makinë dhe teknologji të reja për ruajtjen dhe për-dorimin e energjise në një mënyrë pre-cize, duke racionalizuar kostot dhe duke optimizuar performancën.

Kjo është dhe arsyeja që shtyu botën e inteligjencës hetuese të rinovohet sipas protokolleve të reja 4.0 për t’u përballur me sfidat e reja të një bote në evolucion të vazhdueshëm. Ndryshojnë keshtu ak-tivitetet hetimore, mënyrat se si siguro-hen informatat dhe burimet nga të cilat mund të merren të dhënat, të dhënat që sot janë kryesisht të tipit “dixhital”.

Aktivitetet hetimore: Kërkohen nga persona privatë ose nga subjekte publikë dhe privatë, dhe konsis-tojne ne aktivitete të grumbullimit, anal-izës, përpunimit, vlerësimit dhe vlerësim-it të të dhënave ekonomike, financiare, të kreditit, të kapitalit, të të dhënave industriale, produktive, sipërmarrëse dhe profesionale të ndërmarrjeve indi-viduale, të kompanive edhe të njerëzve , personat juridikë, organet ose shoqatat, si dhe personat fizikë, si p.sh. zyrtarët e korporatave, aksionarët, profesionistët, punëtorët, palët kontraktuese, klientët, duke përfshirë klientët potencialë të palëve të treta, në përputhje me legjis-lacionin aktual kombëtar dhe EVROP sipas DPPN 679/2016 / BE për mbrojtjen e të dhënave dhe privatësinë. Për të kryer aktivitetet e lartpërmendura, informacioni mblidhet si nga regjistrat publikë, listat, veprat ose dokumentet që mund t’i qasen këdo (për shembull, regjistrimi i shoqërive, inspektimet e rregjitrave prane hipotekave, pasqyrat financiare, aktet paragjykuese të regjis-trimit, procedurat e falimentimit dhe ebashkepunimit ne falimentim, cer-tifikatat ose ekstraktet (p.sh. të njëjtat kliente, palë të interesuara dhe subjekte të tjera private), të blera dhe të përpunuara për qëllime ekonomike ose komerciale ose një vlerësim të aftësisë paguese, be-sueshmërisë ose kapacitetit ekonomik të palës së interesuar dhe vlerësimit për-katës, gjithashtu në formën e treguesve sintetikë, të përpunuara përmes punës intelektuale / profesionale të njeriut ose përmes procedurave të automatizuara dhe të kompjuterizuara. Detektivët dhe hetuesit e sotëm duhet të jenë Cyber-Detectives, ata duhet të kenë aftësi ne fushen IT, juridike dhe normative. Aktivitetet kryesore që lejojnë marrjene pjeses me te madhe te informa-cionve vijnë nga bota dixhitale.

22

WorKSHoP “Arsimimi që ne ofrojmë, standard dhe cilësi, e barasvlershme me Evropën”

23

“Arsimimi që ne ofrojmë, standard dhe cilësi, e barasvlershme me Evropën”

24

KUB

ZGjidH

25

;

NEW YorK CitY trACES itS oriGiN to itS 1624 FoUNdiNG iN LoWEr MANHAttAN

10 Arsye pse të studiojmë në Kolegjin Universitar të Biznesit:

1. Staf akademik i kualifikuar;2. Ofrojmë bursa për studentët me notë mesatare të lartë dhe aktiv;3. Mbi 90% e studentëve të diplomuar janë të punësuar në profesion;4. Partnerë me universitete euro-piane;5. Mbështesim dhe financojmë iniciativat studentore;6. Programe mësimore atraktive;7. Përgatitje praktike dhe punë-sim të studentëve;8. Mjedise dhe infrastrukturë bashkëkohore;9. Kampusi një qytezë e vërtetë;10. Këtu do të gjeni shumë miq me të cilët do t’iu lidhin interesat.

#KUBMAGE-mail: [email protected] / Web. www.kub.edu.al