këshilli i qarkut të tiranës - qarkutirane.gov.al e qarkut për të drejtat e... · një ndër...

67
Këshilli i Qarkut të Tiranës Njësia për të drejtat e fëmijëve Strategjia e Qarkut për të drejtat e fëmijëve 2014-2020 projekt Nën drejtimin e Admir Duraj Tiranë, Nwntor MMXIII

Upload: others

Post on 10-Oct-2019

9 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Këshilli i Qarkut të Tiranës - qarkutirane.gov.al e Qarkut për të drejtat e... · një ndër Qarqet me përqindje më të ulët, së bashku me Qarkun e Vlorës dhe të Gjirokastrës,

Këshilli i Qarkut të Tiranës

Njësia për të drejtat e fëmijëve

Strategjia e Qarkut për të drejtat e fëmijëve 2014-2020

projekt

Nën drejtimin e

Admir Duraj

Tiranë, Nwntor MMXIII

Page 2: Këshilli i Qarkut të Tiranës - qarkutirane.gov.al e Qarkut për të drejtat e... · një ndër Qarqet me përqindje më të ulët, së bashku me Qarkun e Vlorës dhe të Gjirokastrës,

2

Mos jeto kurrë pa jetë !

Dita më e bukur? Sot

Pengesa më e madhe? Frika

Gjërat më të thjeshta? Të gabosh

Gabimi më i madh? Të heqësh dorë

Rrënjët e të gjithë te këqijave ? Egoizmi

Argëtimi më I bukur ? Puna

Humbja më e keqe? Dekurajimi

Profesionistët më të mirë ? Fëmijët

Nevoja e parë? Të komunikosh

Lumturia më e madhe? Të jesh i dobishëm për të tjerët.....

Nënë Tereza

(marrë nga Himni i Jetës)

Page 3: Këshilli i Qarkut të Tiranës - qarkutirane.gov.al e Qarkut për të drejtat e... · një ndër Qarqet me përqindje më të ulët, së bashku me Qarkun e Vlorës dhe të Gjirokastrës,

3

Mirënjohje dhe falenderime:

Page 4: Këshilli i Qarkut të Tiranës - qarkutirane.gov.al e Qarkut për të drejtat e... · një ndër Qarqet me përqindje më të ulët, së bashku me Qarkun e Vlorës dhe të Gjirokastrës,

4

Përmbajtja

Hyrje

Përse një strategji të qarkut për fëmijët?

Fëmijët në qarkun e Tiranës: një realitet me shumë ngjyra

Roli i qarkut si njësi e rëndësishme e qeverisjes vendore në monitorimin e të drejtave të fëmijëve

Funksionet e Qarkut dhe ndërlidhja e tyre me të drejtat e fëmijëve

Specifikat e Tiranës si Kryeqarku i Republikës

Dobësitë, avantazhet, rreziqet dhe mundësitë në nivel qarku në garantimin e të drejtave të fëmijëve

Kuadri rregullator në fuqi dhe perspektiva ndërsektoriale për garantimin e të drejtave të fëmijëve në

nivel kombëtar dhe lokal

Masa konkrete dhe praktike për garantimin e të drejtave të fëmijëve në nivel qarku- Aktorët e

përfshirë, shtetërorë dhe jo-shtetërorë

Parime dhe instrumente mbi monitorimin dhe vlerësimin e iniciativave dhe programeve në nivel

vendor

Sektorët prioritarë në qarkun e Tiranës të lexuara sipas Konventës së OKB për të drejtat e fëmijëve dhe

ligjit shqiptar 10347

Të drejtat e fëmijëve si faktor kohezioni, dhe hap i rëndësishëm në proçesin e integrimit evropian.

Hapa strategjikë të Qarkut të Tiranës në monitorimin e të drejtave të fëmijëve në të gjitha njësitë

vendore përbërëse dhe në ndërmarrjen e masave efektive për garantimin e këtyre të drejtave.

Përfundime

Shtojcë: Matricëë logjike për monitorimin e të drejtave të fëmijëve në qarkun e Tiranës 2013-2016

Page 5: Këshilli i Qarkut të Tiranës - qarkutirane.gov.al e Qarkut për të drejtat e... · një ndër Qarqet me përqindje më të ulët, së bashku me Qarkun e Vlorës dhe të Gjirokastrës,

5

1. Hyrje

Në vitin 2010 Qarku i Tiranës shënonte një numër popullsie 997.380 banorë dhe një numër

të përgjithshëm familjesh prej 107,311, nga të cilat 7,542 fëmijë ose 7.03 % janë familje të

varfra dhe kanë fëmijë (grupmosha 0-15 vjeç). Ndërkohë po sipas të njëjtave të dhëna

fëmijët (popullata 0-18 vjeç) përbën 26.7 %, ose 265.873 fëmijë.

Në vitin 2010 në Qarku e Tiranës 1 në 22 fëmijë (ose 6,575 fëmijë) të grupmoshës 6-15 vjeç

jetonte në familje e cila trajtohej me Ndihmë Ekonomike (NE)1.

Në një analizë të familjeve që mbështeten me ndihme ekonomike që kanë fëmijë të moshës 0-15

vjeç në Qarkun Tiranës, shifrat prezantohen të larta në zonat rurale me një shpërndarje në në zona

malore dhe në zona bregdetare. Komunat me përqindjen më të lartë në krahasim me zonat e tjera

të Qarkut Tiranë, janë: Paskuqan 82%, Vaqarr 69%, Sinaballaj 22%, Krrabë 13%, Kavajë 12%, etj.

Tabloja e përqindjes së fëmijëve (të moshës 6-15 vjeç), familjet e të cilëve trajtohen ne Ndihmë

Ekonomike prezantohet e lartë (krahasuar kjo me zonat e tjera të Qarkut) pothuajse në të njëjtat

zona rurale Malore të Qarkut Tiranë, siç ishte dhe për familjet me ndihmë ekonomike dhe që kanë

fëmijë (0-15 vjeç); më konkretisht këto komuna janë: Krrabë 29%, Rrogozhinë 28%, Paskuqan

22%, Ndroq 12%, Zallbastar 10%, Kamëz 9%. Komunat që vazhdojnë të kenë një nivel të larta

përqindjen e fëmijëve (grupmosha 6-16 vjeç) që jetojnë në familje me ndihmë ekonomike janë:

Shën Gjergji 35%, Pezë 18%, etj.

Në lidhje me fëmijët me aftësi të kufizua, nga të dhënat figuron që Qarku i Tiranës, megjithëse është

një ndër qarqet më të mëdha në territorin e Shqipërisë dhe me një numër popullsie më të lartë, ka

një përqindje të ulët të fëmijëve me aftësi të kufizuar. Në Qarkun e Tiranës, për vitin 2010 janë

3.049 fëmijë të moshës 0-18 vjeç me aftësi të kufizuar (PAK), ose 1.1 % të fëmijëve, duke shënuar

një ndër Qarqet me përqindje më të ulët, së bashku me Qarkun e Vlorës dhe të Gjirokastrës, në

shkallë vendi.

Nëse bëjmë një krahasim mes numrit të fëmijëve që jetojnë në zonë urbane me ato në zonë rurale,

rezulton që 2.169 ose 71% jetojnë në qytet dhe 880 ose 29% fëmijë me aftësi të kufizuar (0-18

vjeç) jetojnë në fshat2.

1 Burimi :INSTAT, buletini tremujorit te katert t 2012

Page 6: Këshilli i Qarkut të Tiranës - qarkutirane.gov.al e Qarkut për të drejtat e... · një ndër Qarqet me përqindje më të ulët, së bashku me Qarkun e Vlorës dhe të Gjirokastrës,

6

Sigurimi dhe ofrimi i shërbimeve bazë të domosdoshme për këtë grup fëmijësh vazhdon të mbetet

në kuadër të politikave sociale të zbatuara në nivel bashkie dhe komune. Nga 3.049 fëmijë me

nevoja të veçanta në nivel Qarku, një numër i gjerë i tyre marrin shërbim të kualifikuar.

Në Qarkun e Tiranës, komunat që kane dhe numrin më të lartë të fëmijëve me aftësi të kufizuara

(0-18 vjeç) janë: Zallbastar 2,6 % ose 50 fëmijë, Paskuqan me 2,3 % ose 38, Kamëz me 1,8 % ose

484 fëmijë, Dajt me 1,5% ose 54.

2. Përse një strategji të qarkut për fëmijët?

2.1. Qëllimi

Qëllimi i këtij dokumenti është për të:

a. Monitoruar në bazë të legjislacionit në fuqi të drejtat e fëmijëve në Qarkun e Tiranës, në

veçanti ata që janë viktima të dhunës;

b. parandaluar dhe luftuar të gjitha format e shkeljeve të këtyre të drejtave dhe dhunës ndaj

fëmijëve;

c. nxitur ndërmarrjen, implementimin dhe monitorimin e masave të integruara në nivel qarku,

bashkie dhe komune për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve;

d. përforcuar bashkëpunimin vendor ndërmjet aktorëve shtetëror dhe jo-shtetëror për të

mbrojtur të drejtat e fëmijës;

2.2. Fushëveprimi dhe përkufizime

Me "Fëmijë" nënkuptohet çdo person nën moshën 18 vjeç, duke përfshirë fëmijët viktima,

dëshmitarë dhe autorë të dhunës.

Në përputhje me nenin 5 të Ligjit nr 8652 PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E QEVERISJES

VENDORE, Qarku përfaqëson një unitet administrativo-territorial, të përbërë nga disa komuna dhe

bashki me lidhje gjeografike, tradicionale, ekonomike, sociale dhe interesa të përbashkët. Kufijtë e

qarkut përputhen me kufijtë e komunave dhe të bashkive që e përbëjnë atë. Qendra e qarkut

vendoset në një nga bashkitë që përfshihen në të. Shtrirja territoriale, emri dhe qendra e qarkut

përcaktohen me ligj.

2.3. Parimet

Parimet e përgjithshme

2 Burimi :INSTAT, 2011

Page 7: Këshilli i Qarkut të Tiranës - qarkutirane.gov.al e Qarkut për të drejtat e... · një ndër Qarqet me përqindje më të ulët, së bashku me Qarkun e Vlorës dhe të Gjirokastrës,

7

E drejta për jetën dhe mbijetesën maksimale dhe zhvillimin: Çdo fëmijë ka të drejtën e

natyrshme të jetës dhe të mbijetesës dhe zhvillimit në shkallën më maksimale të

mundshme.

Mos-diskriminimi: Të gjithë fëmijët pa dallim gjinie, race, ngjyre, gjuhe, besimi fetar,

mendimi politik ose tjetër, origjinë kombëtare apo sociale, lidhje me një pakicë kombëtare,

pasurie, lindjeje, orientimi seksual, gjendjeje shëndetësore, invaliditeti apo statusi tjetër,

duhet të mbrohen kundrejt të gjitha formave të diskrimimimit dhe t’u sigurohet kujdes dhe

ndihmë e tillë për të garantuar shkallën maksimale të mundshme për mbijetesën dhe

zhvillimin e tyre.

Barazia gjinore: Aspektet gjinore të shkeljes së të drejtave të fëmijës duhet të trajtohet si

pjesë e qasjes së integruar ndaj tyre, dhe për këtë duhet të merren parasysh rreziqet e

ndryshme që vajzat dhe djemtë hasin në lidhje me diskriminimin dhe përjashtimin, dhe

pasojat e ndryshme të dhunës për djem dhe vajza.

Pjesëmarrja e fëmijëve: Fëmijët kanë të drejtë të shprehen lirisht për të gjitha çështjet që

ndikojnë në jetën e tyre, dhe, pikëpamjeve të tyre duhet tu kushtohet vëmendja e duhur në

varësi të moshës dhe pjekurisë së fëmijës.

Pjesëmarrja e fëmijës përfshin në veçanti:

mbështetjen e fëmijëve për shprehjen e pikëpamjeve të tyre dhe respektimit e

marrjes në konsideratë të pikëpamjeve të fëmijës në të gjitha situatat që ndikojnë

atë;

sigurimin e mundësisë për fëmijën për t'u dëgjuar në çdo procedurë gjyqësore,

administrative ose jashtëgjyqësore.

Fëmijët duhet të angazhohen në mënyrë aktive e tu jepet autoriteti, në përputhje me

kapacitetin e zhvillimit dhe me pëlqimin e tyre të dhënë për të marrë pjesë në mënyrë të

plotë në planifikimin, zbatimin dhe vlerësimin e politikave dhe programeve për të

parandaluar diskriminimin. Pushteti vendor dhe të tjerë aktorë të përshtatshëm duhet të

dëgjojnë me kujdes pikëpamjet e fëmijëve në dritën e kontributit që mund të sjellë

perspektiva e fëmijës për cilësinë e zgjidhjeve që merren nën shqyrtim.

Page 8: Këshilli i Qarkut të Tiranës - qarkutirane.gov.al e Qarkut për të drejtat e... · një ndër Qarqet me përqindje më të ulët, së bashku me Qarkun e Vlorës dhe të Gjirokastrës,

8

Mbrojtja ndaj dhunës: Të gjithë fëmijët kanë të drejtë për t'u mbrojtur kundrejt të gjitha

formave të dhunës fizike ose mendore, lëndimeve apo abuzimit, neglizhencës apo trajtimit

neglizhent, keqtrajtimit ose shfrytëzimit, përfshirë abuzimin seksual, ndërsa ndodhen nën

kujdesin e prindit/prindërve, kujdestarit/kujdestarëve ligjorë ose ndonjë personi tjetër i cili

ka në kujdes fëmijën.

Detyrimet e shtetit: Shteti ka përgjegjësinë kryesore për të mbështetur të drejtat e fëmijës

dhe për të mbrojtur të gjithë fëmijët brenda juridiksionit të tij nga të gjitha format e

diskriminimit dhe/ose dhunës, sado të të buta të jenë, në të gjitha kohërat dhe në të gjitha

vendndodhjet. Shteti duhet të investojë në politika dhe programe të bazuar mbi të dhëna, të

udhëhequr nga interesat më të mira të fëmijës, të trajtojë faktorët që ndikojnë në rritje të

diskriminimit dhe të përgjigjet në mënyrë efektive për garantimin e të drejtave në nivel

vendor. Duke pranuar rolin qendror që familjet luajnë në zhvillimin dhe mirëqënien e

fëmijëve dhe në ruajtjen e të drejtave të tyre, duke përfshirë të drejtën për t'u mbrojtur nga

të gjitha format e dhunës, shteti duhet të mbështesë familjet në rolin e tyre të rritjes së

fëmijës duke:

siguruar një rrjet të arritshëm, fleksibël dhe cilësor shërbimesh për kujdesin e

fëmijës;

lehtësuar pajtimin pozitiv të familjes dhe jetës në punë;

hartuar programe për të përmirësuar aftësitë prindërore dhe për të nxitur një

mjedis të shëndetshëm dhe pozitiv familjar;

integruar një perspektivë të të drejtave të fëmijës në të gjitha nivelet e procesit

buxhetor.

Përgjegjësitë dhe pjesëmarrja e aktorëve të tjerë: Përgjegjësia për të parandaluar

diskriminimin ndaj fëmijëve shtrihet në të gjitha shërbimet dhe institucionet që punojnë

për dhe me fëmijët, prindërit dhe familjet e mëdha, mediat, sektori privat, komunitetet

fetare dhe shoqëria civile.

Interesat më të mira të fëmijës: Në të gjitha veprimet që ndikojnë në fëmijët, duke përfshirë

ato për t'i mbrojtur ata nga të gjitha format e dhunës, duhet të konsiderohen parësore

interesat më të mirë të fëmijës.

Page 9: Këshilli i Qarkut të Tiranës - qarkutirane.gov.al e Qarkut për të drejtat e... · një ndër Qarqet me përqindje më të ulët, së bashku me Qarkun e Vlorës dhe të Gjirokastrës,

9

2.4. Parimet operative

Të drejtat e fëmijëve janë një temë shumësektoriale. Kjo qasje presupozon se duhet të ketë

një kombinim të faktorëve që të garantojmë në nivel komune, bashkie apo qarku për të

kuptuar nivelin e respektimit të këtyre të drejtave.

Parandalimi i dhunës ndaj fëmijëve kërkon bashkëpunim dhe koordinim ndër-sektorial. Kjo

përfshin në veçanti, bashkërendimin e të gjithë strukturave të qeverisë qendrore dhe

vendore në qark, si dhe midis qeverisë dhe shoqërisë civile.

Dhuna ndaj fëmijëve kërkon një qasje të integruar. Kjo qasje lejon që faktorët e shkallëve të

ndryshme (kulturore, psikologjike, pedagogjike, sjelljes, fizike, politike, socio-ekonomike,

etj) të trajtohen mbi bazën e argumentave të përbashkëta. Kjo nënkupton që të gjitha

programet dhe veprimet që synojnë parandalimin dhe mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna, në

kontekstin e gjerë të promovimt të të drejtave të fëmijës, duhet të veprojnë nëpër një sërë

disiplinash dhe sektorësh.

Një qasje me shumë aktorë është e domosdoshme për çrrënjosjen e dhunës ndaj fëmijëve,

pasi kjo është një përgjegjësi që shtrihet përtej organeve dhe shërbimeve të kontrolluara

nga shteti për të përfshirë të gjithë anëtarët e shoqërisë, të tilla si institucionet e shtetit,

autoritetet lokale, organizatat jo-qeveritare, profesionistët , mediat, familjet dhe fëmijët. Në

planifikimin, zbatimin dhe vlerësimin e programeve dhe veprimeve për të mbrojtur fëmijët

nga dhuna prioritet i duhet dhënë: :

ndërtimit të partneriteteve midis familjeve dhe shtetit, duke u bazuar në besimin

dhe respektimin e kulturave dhe traditave të ndryshme;

angazhimit në dialog të vërtetë me fëmijët dhe ndërtimit progresivisht të një kulture

të respektit për pikëpamjet e fëmijëve, duke përfshirë informimin e tyre mbi

rezultatet e proceseve dhe duke u shpjeguar se si mendimet e tyre janë marrë

parasysh.

Vizioni:

Në 5 vite Tirana do jetë nje qark-bërthamë e zhvillimit te qëndrueshem ekonomiko –

social, me fokus harmoninë shoqërore dhe ruajtjen e vlerave origjinale te kultures dhe

natyrës, një rajon që do të ofrojë mjedis te paster,të shendetshem dhe të qëndrueshëm

për banorët e tij më të rinj .

Page 10: Këshilli i Qarkut të Tiranës - qarkutirane.gov.al e Qarkut për të drejtat e... · një ndër Qarqet me përqindje më të ulët, së bashku me Qarkun e Vlorës dhe të Gjirokastrës,

10

3. Fëmijët në qarkun e Tiranës: një realitet me shumë ngjyra

Në një qark apo rajon miqësor me fëmijët, të gjitha politikat dhe mekanizmat të cilat ndikojnë tek

fëmijët dhe të rinjtë, ‘ushqehen’ me konkluzione e rekomandime nga studime, monitorime dhe

vlerësime të një cilësie të lartë. Shpërndarja e shërbimeve është e orientuar drejt nevojave dhe jo

nga shërbimet; dhe është e fokusuar në arritjen e rezultateve të qarta, për të cilat është rënë dakord

gjatë konsultimeve.

Vlera e zhvillimit të politikave, bazuar në të dhëna

Gjatë dekadës së kaluar, si fëmijët dhe gjendja e tyre, kanë qenë në vëmendje të agjendës së

politikave lokale. Është rritur njohja e rolit që duhet të kenë studimet, vlerësimet dhe monitorimet

në realizimin e përmirësimeve të jetës së fëmijëve. Ka një konsensus të përgjithshëm që politikat

dhe shërbimet për fëmijët të cilat janë të bazuara mbi të dhëna të sigurta kanë më shumë të ngjarë

të kenë efekte përfituese dhe se nëse ne jemi vërtet të vendosur të përmirësojmë cilësinë dhe

statusin e jetës së fëmijëve, ne duhet të garantojmë që veprimet tona janë të informuara nga

studime dhe informacione cilësore të fokusuara te fëmijët.

Shumë nga iniciativat e fundit për përmirësimin e jetës së fëmijëve dhe promovimin e përfshirjes

sociale, janë ngritur mbi një bazë të dhënash dhe përfshijnë një program vlerësimi. Të tilla

programe janë vlerësuar për kapacitetin e tyre për të kontribuar në rezultate e parashkruara për

fëmijët. Veç kësaj, pesë fushat e rezultateve të nxjerra në diskutimet e fokus grupeve, janë zhvilluar

përmes konsultimeve dhe do të formësojnë bazën për indikatorët e rinj kombëtarë dhe lokalë për

monitorimin e progresit dhe mirëqenies së fëmijëve.

Ka një njohje në rritje të rëndësisë që kanë raportet e rregullta sistematike për gjendjen e fëmijëve

si një mjet i domosdoshëm në rritjen e ndërgjegjësimit publik dhe arritjen e mbështetjes politike

për të përmirësuar kushtet e tyre të jetesës. UNICEF boton rregullisht Raportin e Fëmijëve të Botës

(World’s Children Report). Qeveria lokale këtu, planifikon hartimin e Raportit të Fëmijëve të

Tiranës. Ky plan veprimi përcakton një seri objektivash dhe masash të cilat kanë për qëllim të rrisin

statusin dhe të përmirësojnë jetën e fëmijëve në qarkun e Tiranës, përmes unifikimit të vizionit të

një Tirane më miqësore me fëmijët.

Page 11: Këshilli i Qarkut të Tiranës - qarkutirane.gov.al e Qarkut për të drejtat e... · një ndër Qarqet me përqindje më të ulët, së bashku me Qarkun e Vlorës dhe të Gjirokastrës,

11

Sidoqoftë, procesi i zhvillimit të sistemit të monitorimit të të drejtave të fëmijëve në nivel qarku,

bashkie apo komune dhe ndërmarrjes së masave përkatëse për zbatimin e legjislacionit në fuqi

finale ka nxjerrë në pah mangësi në mundësinë e sigurimit të informacionit të fokusuar tek fëmijët

dhe në jetën e fëmijëve. Veç kësaj, duket të ketë një monitorim jo shumë sistematik i rezultateve për

fëmijët në komunat e qarkut Tiranë, ose vlerësim i tendencave afatgjata në lidhje me pabarazinë

ndërmjet fëmijëve dhe përballë fëmijëve si një grup. Ekziston pra një nevojë të qartë për të

zhvilluar dhe ruajtur një kuptim më koherent të pozicionit, rrethanave, dhe nevojave të detajuara të

fëmijëve në qarkun e Tiranës.

Ky objektiv strategjik ka për qëllim të garantojë se zbatimi i legjislacionit për mbrojtjen e të

drejtave të fëmijëve do të vazhdojë të jetë i plotësuar nga studime dhe konsultime dhe se do të

zhvillohen sisteme të përshtatshme për monitorim dhe vlerësim të vazhdueshëm. Puna drejt

arritjes së këtij qëllimi koordinohet nga Njësia për të drejtat e fëmijëve [NJDF] në Këshillin e Qarkut.

Në një qytet miqësor me fëmijët, fëmijët dëgjohen dhe shikohen. Promovohet pjesëmarrja e tyre

aktive si qytetarë dhe mbartës të të drejtave të tyre, duke u siguruar atyre lirinë për të shprehur

pikëpamjet e tyre dhe marrjen në konsideratë të pikëpamjeve të tyre merren në konsideratë.

Ky objektiv strategjik ka për qëllim të sigurojë se të gjithë të rinjtë në Tiranë kanë një zë për çështje

që i prekin të gjithë ata dhe se pikëpamjeve të tyre u jepet pesha e duhur në përputhje me moshën

dhe pjekurinë e tyre (Artikulli 12, i Konventës për të Drejtat e Fëmijëve)

Vlera e pjesëmarrjes

Prindërit dhe kujdestarët duhet ta dinë që fëmijët luajnë një rol aktiv që nga fëmijëria e hershme në

formimin e jetës së tyre dhe të jetës së atyre që kanë përreth. Kur fëmijët dëgjohen dhe u jepen

mundësitë për të kontribuar në vendimet e jetës së tyre përditshme, ata mësojnë të ndihen të

vlerësuar dhe të respektuar. Po kështu, kur fëmijët dhe të rinjtë inkurajohen për të marrë pjesë në

marrjen e vendimeve që ndikojnë në jetën e tyre, ata do të jenë më shumë të motivuar dhe të

angazhuar. Pjesëmarrja luan një rol qendror në rritjen e vetëvlerësimit te fëmijëve dhe akoma më

shumë në promovimin e statusit të fëmijëve dhe vetë moshës së fëmijërisë.

Eksperienca e pjesëmarrjes na mëson gjithashtu aftësi sociale dhe qytetare siç janë aftësia për të

dëgjuar, negociuar, për të vlerësuar diversitetin dhe për të pranuar ndryshimet. Këto lloj aftësish –

Page 12: Këshilli i Qarkut të Tiranës - qarkutirane.gov.al e Qarkut për të drejtat e... · një ndër Qarqet me përqindje më të ulët, së bashku me Qarkun e Vlorës dhe të Gjirokastrës,

12

të gjitha të rëndësishme për biografinë e çdo qytetari – janë çelësi i një pjesëmarrje efektive ne

jetën publike. Ato luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e fëmijëve si qytetarë të përgjegjshëm

që japin kontributin për familjet e tyre dhe shkollën dhe luajnë një rol pozitiv dhe në pasurimin e

komuniteteve të tyre lokale.

Së fundmi, por jo më pak e rëndësishme, fëmijët dhe të rinjtë kanë një rol të rëndësishëm për të

luajtur në zhvillimin më të mirë të shërbimeve publike. Fëmijët ashtu si dhe të rriturit janë

konsumatorë të rëndësishëm të një pjese të mirë të lehtësirave dhe shërbimeve që ofrohen.

Pjesëmarrja e tyre konkrete në planifikimin e shërbimeve dhe në vendimmarrje, mund të çojë drejt

përmirësimit të shërbimeve duke i bërë ato më të përgjegjshme, të ndjeshme dhe në të njëjtën kohë

i bën shërbime të arritshme dhe gjithëpërfshirëse për të gjithë komunitetin.

Zbatimi i pjesëmarrjes së fëmijëve

Gjatë diskutimeve ka patur një mbështetje te madhe, si nga fëmijët ashtu dhe të rriturit, për

rëndësinë dhe domosdoshmërinë e përfshirjes së fëmijëve në të gjitha aspektet e punës së

administratës së Qarkut. Në lidhje me zbatimin e pjesëmarrjes së fëmijëve janë theksuar dy çështje

që lidhen me:

nevojën për të dizenjuar përqasje të koordinuara mbi iniciativat, politika, strukturat dhe

praktikat më të mira ekzistuese për pjesëmarrjen;

rëndësinë e strategjive përfshirëse për pjesëmarrjen, duke përfshirë të gjithë fëmijët dhe të

rinjtë pavarësisht moshës ose situatës së tyre.

Përqasje të koordinuara: tabloja kombëtare dhe ajo e Tiranës

Pushteti lokal ka hartuar programe për të siguruar se sektorë të veçantë, agjencitë dhe qendrat

komunitare të zhvillojnë masa të forta për përfshirjen e fëmijëve dhe të rinjtë në hartimin,

specifikimin dhe vlerësimin e politikave dhe shërbimeve që ndikojnë tek ata. Të gjitha komunave ju

është kërkuar të përgatisin një plan-veprimi për të përcaktuar se si do të promovojnë pjesëmarrjen

e fëmijëve brenda aktiviteteve të tyre.

Gjithashtu është bërë një punë shumë e madhe për të promovuar pjesëmarrjen e fëmijëve në

shërbimet e kujdesit social. Programet e shërbimeve sociale të ofruara në Qarkun e Tiranës duhet

të konsolidojnë të drejtën e qytetarëve për të marrë pjesë në vendimet mbi kujdesin ndaj tyre dhe

mbi zhvillimin e ketyre shërbimeve. Dokumentet e strategjive lokale konsistojnë në rregullimin ose

Page 13: Këshilli i Qarkut të Tiranës - qarkutirane.gov.al e Qarkut për të drejtat e... · një ndër Qarqet me përqindje më të ulët, së bashku me Qarkun e Vlorës dhe të Gjirokastrës,

13

perfeksionimin e punës institucionale duke u përqendruar në specifikimin e shërbimeve

të`avokimit për fëmijët nga autoritetet lokale, gjë e cila do t’i japë një shtyse të fortë përfshirjes së

tyre në marrjen e vendimeve mbi kujdesin social, edukimin dhe shëndetin, të cilat ndikojnë

drejtpërdrejt në jetën e fëmijëve. Së fundmi, në diskutimet me organizata të shoqërisë civile janë

nxjerre sugjerime për mirëfunksionimin e bashkëpunimit Qark – njësi vendore (bashki/komunë)

dhe shoqëri civile i cili do të veprojë si një partneritet monitorues i pavarur për fëmijët.

Ka një mori shembujsh të pjesëmarrjes në Tiranë në sektorët ligjorë dhe ato vullnetare; këto

përfshijnë rrjetin rinor, qeverinë e nxënësve në shkolla, qendrat sociale, përfshirjen e fëmijëve në

iniciativat e edukimit publik, grupet e bordeve të prindërve. Ka gjithashtu një rritje të numrit të

organizatave të udhëhequra nga të rinjtë, të cilët punojnë për llogari të tyre.

Strategjitë përfshirëse

Eksperiencat tregojnë se pjesëmarrja efektive e fëmijëve mund të varet nga njohuritë që kanë ata

vetë mbi të drejtat e tyre. Neni 42 i Konventës së Kombeve të Bashkuara, përshkruan përgjegjësinë

e qeverisë për të informuar njëkohësisht fëmijët dhe të rriturit mbi të drejtat e konventës.

Sidoqoftë, duke u mbështetur dhe në kërkime të tjera, vetëm 43 % e fëmijëve në konsultimet,

pranuan se ata ishin në dijeni të faktit se fëmijët kanë të drejta3.

Fëmijët dhe të rinjtë marrin informacion nga një sërë mediash të ndryshme, dhe disa prej tyre e

kanë më të lehtë të ndjekin këto media se të tjerët. Disa fëmijë, siç janë ata me vështirësi në të

mësuar, aftësi të kufizuar fizike, fëmijë të verbër apo që nuk dëgjojnë, kanë nevoja specifike për të

patur mundësi të ndjekin këto media.

Disa fëmijë në zona rurale apo në periferi të zonave urbane, veçanërisht ata që jetojnë në varfëri, të

përjashtuar ose që nuk kanë mundësi të përfitojnë shërbimet më të rëndësishme, kanë mundësi

shumë të kufizuara për të marrë pjesë në proceset e vendimmarrjes.

Fëmijët me aftësi të kufizuara, të rinjtë dhe fëmijët rom, fëmijët që braktisin shkollën, nënat e reja,

dhe fëmijët e pastrehë, mund të kenë mundësi shumë të kufizuara për ti bërë të njohura pikëpamjet

e tyre. Në promovimin e pjesëmarrjes së fëmijëve, duhet ë merret në konsideratë të veçantë

mundësia për të përfshirë sa më shumë të rinj, veçanërisht ato grupe që zakonisht janë të

3 Analizë e të drejtës së informimit në nivel vendor - Programi Rinor për Edukim Qytetar, Nëntor 2010

Page 14: Këshilli i Qarkut të Tiranës - qarkutirane.gov.al e Qarkut për të drejtat e... · një ndër Qarqet me përqindje më të ulët, së bashku me Qarkun e Vlorës dhe të Gjirokastrës,

14

përjashtuar nga strukturat pjesëmarrëse. NJDF do të zhvillojë lidhje me organizatat për të

promovuar përfshirjen e grupeve të përjashtuara të fëmijëve .

Metodat dhe parimet punës

Ekzistojnë shumë mundësi dhe mekanizma nëpërmjet të cilave fëmijët dhe të rinjtë e Tiranës mund

të marrin pjesë. Këto përfshijnë strukturat formale (siç janë Parlamenti Rinor, Forumet Rinore dhe

grupe këshillimore) dhe mekanizma më pak formalë (si ngritja e rrjeteve të fëmijëve , diskutimet

mbi ngjarjet dhe komunikimi nëpërmjet rrjeteve sociale) të cilat mund të arrijnë të përdoren nga

një numër më i madh i fëmijëve. Sidoqoftë, në mënyrë që fëmijët të angazhohen plotësisht, janë

thelbësore veprime mbështetëse dhe lehtësira të vazhdueshme që kërkojnë investim në kohë dhe

burime. Pjesëmarrje do të thotë më shumë se thjesht konsultime mbi çështjet e përcaktuara nga të

rriturit. Fëmijët dhe të rinjtë duhet të kenë mundësi për të vendosur programe të reja duke

propozuar çështjet të identifikuara nga ata vetë. Duhet të ngrihen një sërë mekanizmash në mënyrë

që fëmijët e moshave të ndryshme të kenë mundësinë të marrin pjesë në mënyrë efektive.

Roli i vlerësimit

Vlerësimi i duhur ka një rol kyç në përmirësimin e vazhdueshëm të praktikës, dhe është e

rëndësishme të përcaktohet nëse masat që po zbatohen për promovimin e konsultimeve dhe

pjesëmarrjes së fëmijëve kanë patur rezultatin e duhur. Në këto vlerësime duhet të jetë thelbësore

marrja e opinionit të fëmijëve rreth faktit nëse eksperienca e tyre e pjesëmarrjes po funksionon

siç duhet.

Garantimi se zëri i fëmijëve do të dëgjohet

Garantimi i zërit të fëmijëve në një proces demokratik dhe zbatimi i të drejtave dhe interesave të

fëmijëve, shkon përtej vendosjes së mekanizmave të pjesëmarrjes dhe konsultimeve efektive.

Njësitë e mbrojtjes së fëmijëve në bashkitë apo komunat brenda qarkut kanë një rol të rëndësishëm

në garantimin e të gjithë fëmijëve për praninë e një strukure apo mekanizmi të cilit ata mund ti

drejtohen nëse e ndjejnë se nuk trajtohen mirë. Ky mekanizëm duhet të sigurojë gjithashtu që të

gjitha organizmat publikë të kenë procedura të ankimimit të cilat janë efektive dhe lehtësisht të

arritshme nga fëmijët. Edukimi qytetar për të rinjtë do të ndihmonte në shfaqjen e besimit për

shqetësimet dhe pikëpamjet e tyre dhe në forcimin e lidhjes ndërmjet edukimit qytetar në shkolla

dhe zbatimit të të drejtave dhe përgjegjësive në proceset demokratike.

Page 15: Këshilli i Qarkut të Tiranës - qarkutirane.gov.al e Qarkut për të drejtat e... · një ndër Qarqet me përqindje më të ulët, së bashku me Qarkun e Vlorës dhe të Gjirokastrës,

15

4. Roli i qarkut si njësi e rëndësishme e qeverisjes vendore në

monitorimin e të drejtave të fëmijëve

Funksionet e Qarkut dhe ndërlidhja e tyre me të drejtat e fëmijëve

Në 4 Nëntor 2010, Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin Nr. 10347 “Për Mbrojtjen e të Drejtave të

Fëmijës”. Sipas nenit 38 të këtij ligji, pika 1, në këshillin e qarkut, krijohet Njësia për të Drejtat e

fëmijës si si njësi e posaçme ose si njësi e strukturave të ngarkuara me çështje sociale. Detyrat e

njësisë janë:

a. të monitorojë dhe të vlerësojë mënyrën e zbatimit të ligjeve dhe të politikave që lidhen me

mbrojtjen e të drejtave të fëmijës në territorin e qarkut;

b. të identifikojë dhe të koordinojë referimin e rasteve të shkeljeve apo të abuzimit, të

keqpërdorimit të të drejtave të fëmijëve në territorin e qarkut;

c. të koordinojë funksionimin e grupit multidisplinar, për identifikimin, analizën dhe referimin

e rasteve të dhunës në familje në territorin e qarkut;

d. të bashkëpunojë dhe të shkëmbejë informacionin për trajtimin e të drejtave të fëmijës me

çdo strukturë përgjegjëse shëndetësore, arsimore, policore, të qeverisjes vendore, në bashki

dhe komuna, apo të shoqërisë civile;

e. të organizojë takime informuese, edukuese dhe trajnuese për të drejtat e fëmijës në qark;

f. t’i raportojë këshillit të qarkut për ecurinë e respektimit të të drejtave të fëmijës në

territorin e qarkut;

g. t’i raportojë periodikisht Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijës të

dhënat statistikore që ka përpunuar, për gjendjen e të drejtave të fëmijës në qark;

h. t’i paraqesë periodikisht Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijës

informacione për situatën e zbatimit të të drejtave të fëmijës në qark.

Në zbatim të të njëjtit ligj, neni 38 pika 2, pranë këshillit të qarkut krijohen grupet multidisiplinare

për mbrojtjen, referimin dhe analizën e rasteve të fëmijëve në rrezik në territorin e qarkut.

Specifikat e Tiranës si Kryeqarku i Republikës

Zhvillimi Demografik. Popullsia nga censusi 2011 rezultojë 2 842 925 banorë në rang kombëtar.

Në qarkun e Tiranës jetojnë 741 302 banorë, që përbëjnë 26.1 % të popullsisë së vendit. Po të

bëjmë një krahasim me vitin 2001 vemë re se popullsia është ulur në rang kombëtar dhe është

rritur në qarkun e Tiranës. Në Vitin 2001 kemi 3 067 740 banorë në rang kombëtar, nga të cilët

597 563 ndodhen në qarkun e tiranës, dhe përbëjnë 19.4%.

Page 16: Këshilli i Qarkut të Tiranës - qarkutirane.gov.al e Qarkut për të drejtat e... · një ndër Qarqet me përqindje më të ulët, së bashku me Qarkun e Vlorës dhe të Gjirokastrës,

16

Popullsia në qarkun Tiranë 2001-2011

Viti Qarku Tiranë Rang Kombëtar Vlera në përqindje

2001 597,563 3,067,740 19%

2011 741,302 2,842,925 26%

Burimi :INSTAT

Popullsia në qarkun e Tiranës sipas gjinisë 2001-2011

Femra Në Përqindje Meshkuj Në Përqindje

Census 2001 301,648 50.5% 295,915 49.5%

Census 2011 374,583 50.5% 366,719 49.5%

Burimi :INSTAT

Vëme re se në qarkun e Tiranës kemi një rapor gjinor me një diferencë 0.5% më shumë femra se

meshkuj. Ky raport është i njëjtë si në 2001 dhe 2011. Gjatë dekadës së fundit, situata demografike

në qarkun e Tiranës, ka ndjekur një drejtim të caktuar dhe te dukshëm, rritjen e vazhdueshme të

popullsisë. Bazuar në të dhënat e marra nga INSTAT dhe njësitë vendore, komuna dhe bashki të

qarkut, vemë re se 26% e popullsisë së Republikës së Shqipërisë është përqëndruar në qarkun e

Tiranës.

Për sa i përket popullsisë urbane dhe rurale, vemë re se 70.7% e popullsisë jeton në zonë

urbane dhe vetëm 29.3% e saj është e shpërndarë në zonën rurale të qarkut. Përqindja e popullsisë

që jetojnë në zonën urbane në qarkun e Tiranës është rritur nga viti 2001. Kjo përqindje ka qenë

63.7% në 2001 dhe me një numër prej 380 472 banorë.

Popullsia urbane dhe rurale në qarkun e Tiranës.

Qarku Viti 2001 Në përqindje Viti 2011 Në Përqindje

Tiranë 597,563 741,302 100%

Urbane 380,472 63.7% 524,728 71%

Rurale 217,092 36.3% 216,574 29%

Burimi :INSTAT

Zhvillimi Ekonomik. Në kontekstin e zhvillimit ekonomik, qarku i Tiranës, zë një vend mjaft të

rëndësishëm në ecurinë e zhvillimit të të gjithë vendit. Nëse do të shohim indikatorët e tregut të

punës për këtë qark, shohim se kemi një kontribut të lartë. Në nivel vendi, numri më i madh i

Page 17: Këshilli i Qarkut të Tiranës - qarkutirane.gov.al e Qarkut për të drejtat e... · një ndër Qarqet me përqindje më të ulët, së bashku me Qarkun e Vlorës dhe të Gjirokastrës,

17

ndërmarrjeve operojnë në qark vendi, konkretisht 38.1%. Qarku i Tiranës ka numrin më të madh të

ndërrmarjeve që operojnë në republikën e shqipërisë, konkretisht 40.656 ndërrmarrje aktive për

vitin 2011.

Ndërrmarrjet aktive në qarkun e Tiranës sipas madhësisë, 2011

Qarku Gjithsej

Total

Grupuar sipas numrit të të

punësuarve 1--4 5--9

10--

49 50+

Tiranë 40,656 35,855 2,516 1,783 502

Gjithsej

Total 106,503 96,429 4,952 4,164 958

Burimi :INSTAT

Qarku i Tiranës ofron mundësi të shumta punësimi krahasuar me qarqet e tjera të vendit.

Megjithatë për shkak të numrit të lartë të popullsisë, niveli i papunësisë është relativisht i lartë.

Kështu në këtë qark në tremujorin e parë të 2012, niveli i papunësisë është 15% ndërsa në nivel

kombëtar është 12.82%.

Numri i familjeve që marrin ndihmë ekonomike sipas të dhënave INSTAT është si më

poshtë:

Numri i familjeve që marrin ndihmë ekonomike në qarkun Tiranë 2012

Numri i familjeve me ndihmë ekonomike 2012

Rang kombëtar

Qarku

Tiranë

përqindje

100,096 12,349 12%

Burimi :INSTAT, buletini tremujorit te katert te 2012

Qarku i Tiranës është i pesti përsa i përket numrit të familjeve që marrin ndihmë ekonomike, pas

qarkut të Shkodrës, Dibrës, Elbasanit dhe Kuksit. Sipas sektorëve, numri më i lartë i të punësuarve

është në sektorin privat. Kështu në qarkun Tiranë, në vitin 2009, sektori privat kontriboi me 78.5%

të të punësuarve, ndërsa në nivel vendi sektori privat kontribon me 83.5% të numrit të punësuarve.

Është e rëndësishme për tu bërë një dallim midis zonës rurale dhe urbane të qarkut të Tiranës për

sa i përket treguesve të rritjes ekonomike. Në komunat malore që ndodhen larg zonës së Tiranës,

treguesit ekonomik janë më ulët se ato në nivel qarku. Bazuar në këto tregues, mund të

Page 18: Këshilli i Qarkut të Tiranës - qarkutirane.gov.al e Qarkut për të drejtat e... · një ndër Qarqet me përqindje më të ulët, së bashku me Qarkun e Vlorës dhe të Gjirokastrës,

18

konkludohet se në qarkun e Tiranës janë krijuar pabarazi midis njësive vendore, të cilat

shoqërohen me probleme në procesin e zhvillimit rajonal.

Page 19: Këshilli i Qarkut të Tiranës - qarkutirane.gov.al e Qarkut për të drejtat e... · një ndër Qarqet me përqindje më të ulët, së bashku me Qarkun e Vlorës dhe të Gjirokastrës,

19

5. Kohezioni social në Tiranë - Analizë SWOT: Dobësitë, avantazhet, rreziqet dhe mundësitë në nivel qarku

Pikat e forta Dobësitë

Demografia dhe Zhvillimit Hapësinor

Numri i popullsisë është stabilizuar vitet e fundit sidomos krahasuar me

popullimin e konsiderueshëm në fund të viteve 90;

Qarku ka një popullsi relativisht të re duke qene se 38.5% e popullsisë

është nën moshën 15 vjeç;

Afërsi relative me vende të rëndësishme (Bari, Prishtinë, Romë, Zagreb,

Janinë);

Migrimi i brendshëm nga zonat rurale në ato urbane është një faktor

shumë i rëndësishëm që prek zonat rurale dhe është shqetësues për

shkak të mospërdorimit të punës në bujqësi/ papunësisë së fshehur;

Kushte të pafavorshme natyrore për zhvillimin hapësinor, vendbanimet,

ekonominë duke përfshirë këtu dhe bujqësinë - kryesisht terrene rurale

malore me pak qajse /mundësi për përdorim nga popullsia;

Lidhja me bashkinë e Tiranës (kryeqytetin) për disa komunitete rurale të

Qarkut vazhdon te mbetet e veshtire;

Kohezioni social, Shëndetësia dhe Arsimi

Akses i mirë në arsim në zonat urbane;

Nivel i mirë i kujdesit shëndetësor, por jo në zonat e thella periferike;

Sherbimi bashkekohor i spitaleve kombëtare, ekzistojne te gjitha pajisjet

bashkekohore;

Pranie e Universitetit Publik në qark si dhe të shkollave të larta private;

Ndryshim i ndjeshem por jo i shpejtë i mentalitetit te shoqerise në lidhje

me të drejtat dhe liritë personale;

Pabarazi të mëdha në sigurimin e shërbimeve sociale, shëndetësore dhe

arsimit në zonat e thella për shkak të dendësisë së ulët të popullsisë dhe

kushteve të vështira natyrore;

Varësi e madhe nga ndihma sociale: 45% e totalit të familjeve në qark

marrin ndihmë sociale (të pjesshme dhe të plotë);

Nivele të ulëta të të punësuarve që kontribuojnë për të sjellë të ardhura në

qark;

Qendrat shendetesore ne zonat rurale jane te pajisura me shume pak

mjete dhe kane staf te pa kualifikuar; disa prej tyre nuk kane uje te

rrjedhshem dhe u mungon higjena;

Në nivel komunal ka mungese doktoresh dhe pajisjesh per te dhene

ndihmen e shpejte apo nje trajtim te thjeshte;

Ka mungese te sherbimeve sociale dhe te ofrimit te sherbimeve

rehabilituese dhe parandaluese per femijet dhe te rriturit me aftesi te

kufizuara, femijet me semundje mendore apo femijet qe jane ne rrezik dhe

qe jetojne ne zonat rurale;

Mungese ne adresimin e nevojave te femijeve apo perfshirjes se tyre ne

strategji apo ne alokimin e buxhetit;

Mungojne sherbimet per nderhyrje ne femijerine e hershme, si dhe ka

kufizim te sherbimeve per edukimin parashkollor ne shumicen e zonave

Page 20: Këshilli i Qarkut të Tiranës - qarkutirane.gov.al e Qarkut për të drejtat e... · një ndër Qarqet me përqindje më të ulët, së bashku me Qarkun e Vlorës dhe të Gjirokastrës,

20

rurale;

Mungon sherbimi psikologjik ne zonat rurale; Nuk ka shërbime arsimore

per femijet me aftesi te kufizuara; Nuk ofrohen sherbime per viktimat e

dhunes ne familje;

Nuk ka zyra per Mbrojtjen e te Drejtave te Femijeve ne zonat rurale.Ne

zonat rurale, shumica e mesuesve jane te pa trajnuar; ka nje mungese

monitorimi dhe vleresimi nga Inspektoret e DAR;

Mungese e barazise gjinore në qasjen në shërbime publike në nivel

komune;

Mos-perfshirje e te rinjve ne strukturat e vendim marrjes

Mjedisi, Aksesi në infrastrukturë dhe shërbime

Infrastrukturë rajonale dhe kombëtare rrugore e mirë dhe e përmirësuar;

Vendet me bukuri natyrore dhe ekosisteme të Pasura;

Atraksione turistike te Qarkut, monumente te natyres dhe te cultures;

Nivel shumë i ulët i masave të mbrojtjes së mjedisit dhe infrastrukturës e

shoqëruar me ndërgjegjësimin e ulët të komunitetit;

Dëme mjedisore për shkak të industrisë, përdorimi i paqëndrueshëm i

pyjeve, i ujërave;

Infrastrukturë e varfër e brendshme e transportit rrugor, që vështirëson

aksesin e zonave periferike dhe të thella të qarkut;

Infrastrukturë/shërbime të brendshme, publike dhe private, shumë të

varfëra: Furnizimi me ujë, aksesi në kanalizime, sidomos në fshatra të

largëta rurale;

Mundësitë Kërcënimet

Demografia dhe Zhvillimi Hapësinor

Programe të qeverisë dhe donatorëve për të rritur punësimin rajonal;

Programe të qeverisë dhe donatorëve për të rritur mirëqënien e familjeve

dhe rentabilitetin e prodhimit bujqësor nëpërmjet kredive/granteve; për

të zhvilluar turizmin dhe për të forcuar kapacitetet për zhvillim të

qëndrueshëm në qark;

Rritja e migrimit nga zona rurale në atë urbane, nëse politikat e zhvillimit

rural nuk janë të efektshme;

Kohezioni social, Shëndetësia dhe Arsimi

Promovimi i arsimit profesional sipas programeve kombëtare dhe të BE-së

;

Rritja e mundësive të punësimit në disa sektorë, bazuar në pikat e forta

rajonale: bujqësi, turizëm etj;

Mundesi per te punuar ne partneritet me organizatat e shoqerise civile te

Mos përshtatja e sherbimeve dhe faciliteteve të shëndetësisë dhe arsimit

sipas levizjeve demografike në qark.

Page 21: Këshilli i Qarkut të Tiranës - qarkutirane.gov.al e Qarkut për të drejtat e... · një ndër Qarqet me përqindje më të ulët, së bashku me Qarkun e Vlorës dhe të Gjirokastrës,

21

cilat kane eksperience ne ofrimin e sherbimeve me ne fokus femijet dhe

sherbimeve sociale;

Zhvillimi dhe perdorimi i tenderimit per organizatat e shoqerise civile per

te ofruar sherbime sociale;

Mjedisi, Aksesi në infrastrukturë dhe shërbime

Mbështetje e vazhdueshme nga donatorët dhe qeveria në zhvillimin e

infrastrukturës për ta sjellë atë në nivele të pranueshme;

Krijimi i sistemeve të përshtatshme të mbrojtjes së mjedisit, sidomos

mbeturinave të ngurta, ujrave të zeza;

Presioni më i madh në infrastrukturë dhe shërbime publike në zonat

urbane për shkak të fluksit të banorëve që vijnë nga nga zonat rurale;

Dëmtim gradual i biodiversitetit natyror dhe pyjeve rrezikon të çojë në: -

Zhdukjen e specieve; -Humbjen e pjellorisë së tokës bujqësore; -

Shkatërrimin e pakthyeshëm të ekosistemeve të pyjeve dhe kullotave; -

Degradimin e florës dhe faunës

Page 22: Këshilli i Qarkut të Tiranës - qarkutirane.gov.al e Qarkut për të drejtat e... · një ndër Qarqet me përqindje më të ulët, së bashku me Qarkun e Vlorës dhe të Gjirokastrës,

6. Kuadri rregullator në fuqi dhe perspektiva ndërsektoriale për

garantimin e të drejtave të fëmijëve në nivel kombëtar dhe lokal

LEGJISLACIONI NDËRKOMBËTAR

Ligji nr.10425, datë 02.06.2011, për ratifikimin e Konventës së Këshillit të Evropës “Për

ushtrimin e të drejtave të femijëve”. Objekti i kësaj konvente është të mbrojë interesin më të latë

të fëmijëve, të promovojë të drejtat e tyre, t'u japë të drejta procedurale dhe të lehtësojë ushtrimin e

këtyre të drejtave, duke siguruar që fëmijët, vetë ose nëpërmjet personave ose organeve të tjera, të

informohen dhe të lejohen për të marrë pjesë në proçedime para një autoriteti gjyqësor, për çështje

që lidhen me ta.

Ligji nr.10424, date 02.06.2011 për ratifikimin e Konventës së Këshillit të Evropës, “Për

statusin juridik të fëmijëve të lindur jashtë martese”. Kjo konventë synon përmirësimin e

statusit ligjor të fëmijëve të lindur jashtë martese, duke zvogëluar dallimet ndërmjet statusit të tyre

ligjor dhe atij të fëmijëve të lindur në martesë të cilat janë në disavantazh juridik ose social me të

parët;

LEGJISLACIONI KOMBËTAR

Ligj Nr. 23/2012 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995 “Kodi

Penal i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar. Në kuadër të ndyshimeve në kod, janë ndryshuar

edhe nenet 124/b dhe 128 që kanë të bëjnë më keqtrajtimin dhe trafikimin e fëmijëve.

Ligji ‘Për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve” nr 10347, dt 4.11.2010, përcakton të drejtat e

fëmijëve në koherencë më Konventën e OKB për të Drejtat e Fëmijës. Ligji vendos themelin për

ngritjen e mekanizmave të përshtatshëm institucionalë që do të garantojnë dhe sigurojnë

respektimin e të drejtave të fëmijëve nga individët, familja, dhe shteti. Ligji siguron të gjitha masat e

nevojshme për garantimin e jetës, mirërritjes dhe zhvillimit të fëmijës nëpërmjet një qasje të

koordinuar ndërmjet aktorëve të ndryshme që punojnë në fushën e të drejtave dhe të mbrojtjes së

fëmijës. Ligji synon të përmirësojë sistemin e mbrojtjes së fëmijës në Shqipëri duke

institucionalizuar Njësitë e Mbrojtjes së të Drejtave të Fëmijës si struktura të nivelit vendor të cilat

përgjigjen për koordinimin dhe vënien në zbatim të shërbimeve të mbrojtjes së fëmijës dhe

menaxhimin e rasteve, në bashkëpunim me një numër aktorësh të fushave të ndryshme që veprojnë

në nivel vendor. Gjithashtu, në këtë ligj parashikohet si detyrim ligjor bashkëpunimi dhe

bashkërendimi i punës ndërmjet institucioneve përgjegjëse në nivel qendror dhe vendor, si dhe

Page 23: Këshilli i Qarkut të Tiranës - qarkutirane.gov.al e Qarkut për të drejtat e... · një ndër Qarqet me përqindje më të ulët, së bashku me Qarkun e Vlorës dhe të Gjirokastrës,

23

shoqërinë civile, duke e rregulluar këtë marrëdhënie nëpërmjet rregullave të miratuara me 5

Vendime të Këshillit të Ministrave të listuar më poshtë.

VKM NR 263,datë 12.04.2012 “Për përcaktimin e rregullave të hollësishme, për bashkëpunimin

midis mekanizmave institucionalë dhe organizatave jofitimprurëse, për realizimin e politikave

vendore për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve”.

Ligji 10347 datë 4.11.2010 përcakton rregullat e bashkëpunimit të mekanizmave institucionale në

nivel qendror dhe vendor me organizatat jofitimprurëse për realizimin me efektivitet të politikave

për mbrojtjen e të drejtave të fëmijës.VKM përcakton mënyrën e bashkëpunimit duke vënë theksin

në fusha konkrete si :Hartimi dhe zbatimi i ligjeve, strategjive kombëtare dhe rajonale që kanë në

fokus të drejtat e fëmijëve; ngritjen dhe fuqizimin e NJMF, NJDF, strukturave të ngarkuara me

çështje sociale në nivel komune, bashkie, qarku; në mbrojtjen, referimin dhe analizën e rasteve të

fëmijëve në rrezik; trajnimet dhe programet e përbashkëta; ofrimin e shërbimeve për fëmijë;

analiza, studime, mbledhje e të dhënave statistikore dhe shkëmbimi i informacionit; hartimin dhe

zbatimin e projekteve të përbashkëta; mbështetje për hartimin e raporteve kombëtare sipas

detyrimeve që rrjedhin nga të gjitha aktet ndërkombëtare.

VKM NR 264,datë 12.04.2012 “Për proçedurat e kryerjes së kontrollit dhe vendosjes së sanksionit

nga Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijeve” VKM është mbështetur në nenin

37 pika 4 të Ligjit nr.10347, datë 4.11.2010 “Për mbrojtjen e të drejtave të fëmijës” sipas të cilit

shkeljet e të drejtave të fëmijëve, që përbëjnë kundravajtje administrative do të ndëshkohen me

gjobë, duke përjashtuar rastet kur kjo shkelje përbën vepër penale apo është subjekt i ndëshkimit

nga ligje të tjerë. Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve (ASHMDF) është

parashikuar si autoriteti shtetëror përgjegjës për monitorimin e zbatimit të të drejtave të fëmijëve

dhe si organi që do të sanksionojë me gjobë shkelësit e ligjit.

VKM NR 265, datë 12.04.2012 “Për krijimin dhe funksionimin e mekanizmit të bashkërendimit të

punës ndërmjet autoriteteve shtetërore përgjëgjëse për referimin e rasteve të fëmijëve në rrezik, si

dhe mënyrën e procedimit të tij” VKM përcakton mekanizmin për të trajtuar rastet e fëmijëve në

rrezik dhe mënyrën se si procedohet për këto raste. Përcaktohen qartë strukturat që janë pjesë e

mekanizmit si dhe detyrat konkrete për gjithseicilën prej tyre. Në nivel vendor janë: Komiteti

Drejtues në nivel qarku, grupi teknik multidisplinar, njësia për të drejtat e fëmijës në nivel qarku,

njësia për mbrojtjen e fëmijëve në nivel bashkie/komune. Vendimi paraqet edhe procedurën për

Page 24: Këshilli i Qarkut të Tiranës - qarkutirane.gov.al e Qarkut për të drejtat e... · një ndër Qarqet me përqindje më të ulët, së bashku me Qarkun e Vlorës dhe të Gjirokastrës,

24

ndërhyrje në ndihmë të fëmijëve në rrezik dhe procedurën për ndërhyrje në rastet kur fëmija

konsiderohet në situatë emergjente. Kjo e fundit parashikon që fëmija në situatë emergjente të

merret në mbrojtje të menjëhershme nga strukturat e policisë në bashkëpunim me NJMF dhe

Shërbimin Social Shtetëror, edhe jashtë orarit zyrtar të punës si dhe do t`i ofrohet në mënyrë të

menjëhershme strehim, ushqim, kujdes shëndetësor dhe mbështetje ligjore.

VKM NR 266 ,datë 12.04.2012 “Për bashkërendimin e mekanizmave në nivel qendror dhe vendor

për çështjet e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve" Në ligjin 10347 “Për Mbrojtjen e të Drejtave të

Fëmijëve përcaktohet jo vetëm ngritja e mekanizmave institucionale në nivel qendror dhe vendor

për realizimin me efektivitet të mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve, por njëkohësisht edhe

detyrimin e tyre për të bashkëpunuar më njëri- tjetrin në të gjitha nivelet, si një nga qëllimet

kryesore të Ligjit nr 10 347. VKM parashikon format e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes së të

drejtave të fëmijëve ndërmjet institucioneve në të dy nivelet e qeverisjes, duke respektuar parimet,

kompetencat dhe funksionet e njëri – tjetrit.

VKM NR 267,datë 12.04.2012 “Për Llojet, Mënyrën e Shkëmbimit të Informacionit dhe të Dhënave

Statistikore të Kërkuara nga Agjencia e nga Strukturat Shtetërore Përgjegjëse, në Nivel Qendror dhe

Vendor ” VKM përcakton qartë burimet dhe llojin e të dhënave statistikore që do të mblidhen nga

Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave për Fëmijët, duke synuar kështu të krijojë një bazë

të plotë të dhënash për fëmijët.

Akte të tjera nënligjore

VKM Nr. 89, datë 26.1.2012 “Për përcaktimin e kritereve, të dokumentacionit dhe të procedurës

së shërbimit të kujdestarisë”

VKM Nr.142, datë 23.2.2011”Për miratimin e "planit kombëtar të veprimit për luftën kundër

trafikimit të qenieve njerëzore" dhe të dokumentit plotësues "plani i veprimit për luftën kundër

trafikimit të fëmijëve dhe mbrojtjen e fëmijëve, viktima të trafikimit”

VKM Nr. 582, datë 27.7.2011 Për miratimin e procedurave standarde të veprimit për

identifikimin dhe referimin e viktimave/viktimave të mundshme të trafikimit”.

Page 25: Këshilli i Qarkut të Tiranës - qarkutirane.gov.al e Qarkut për të drejtat e... · një ndër Qarqet me përqindje më të ulët, së bashku me Qarkun e Vlorës dhe të Gjirokastrës,

25

7. Masa konkrete dhe praktike për garantimin e të drejtave të fëmijëve

në nivel qarku- Aktorët e përfshirë, shtetërorë dhe jo-shtetërorë

Ndërkohë që njohja jonë fillestare për grupet e tjera shpesh vjen nga masmedia, perceptimet tona

minimale rreth tyre dhe mënyra se si ne asimilojmë apo reagojmë ndaj informacioneve të reja janë

shpesh të formësuara në vitet e para të jetës. Sigurisht që në këtë rast mjedisi familjar mund të jetë

vendimtar dhe përgjegjësia e prindërve për transmetimin e qëndrimeve tek fëmijët e tyre është

shumë e madhe. Megjithatë, po aq i rëndësishëm është edhe arsimimi formal.

Mësuesit

Arsimi luan një rol të qartë dhe thelbësor për të përgatitur njerëzit, e në mënyrë të veçantë fëmijët –

të gjejnë mundësi dhe rrjedhimisht të marrin pjesë në shoqëri. Megjithatë, përveç kësaj, ai duhet t’i

pajisë ata me njohuri rreth rolit dhe funksionimit të institucioneve dhe rregullave të shoqërisë, por

edhe normat dhe vlerat që formojnë elementin lidhës në funksionimin e shoqërisë. Dështimet në

këtë aspekt transmetohen lehtësisht nga një brez tek tjetri. Si rrjedhojë, është shumë e rëndësishme

që personave të cilët hasin vështirësi brenda sistemit shkollor, nxënësit me rezultate të ulëta apo

ata të cilët rrezikojnë të braktisin shkollën apo të bëhen shkelës të ligjit, t’u kushtohet vëmendje e

veçantë.

Sipas Dokumentit të Bardhë për Dialogun Ndërkulturor, “Të jetojmë së bashku si të barabartë me

dinjitet”,21 nga Këshilli i Evropës në vitin 2008, për të jetuar së bashku në paqe njerëzit kanë

nevojë për aftësi apo “kompetenca” të cilat nuk fitohen automatikisht, por duhen mësuar dhe

praktikuar që në moshë të hershme, në mënyrë që të ruhen për gjithë jetën. Sigurisht që mësuesit e

shkollave duhet të luajnë një rol thelbësor për të ndihmuar fëmijët të zhvillojnë këto aftësi, por

edukimi joformal dhe programet edukative gjatë gjithë jetës mund të luajnë gjithashtu një rol të

rëndësishëm për kultivimin e tyre; si dhe për të ndihmuar të rriturit të cilët nuk e kanë marrë këtë

lloj edukimi me kohë të plotë.

Kjo është veçanërisht e rëndësishme për migrantët ose pjesëtarët e minoriteteve, të cilët shpesh

kanë një nevojë të madhe për arsimim të përshtatshëm, i cili t’i ndihmojë ata të bëhen më të

suksesshëm dhe pjesëmarrës më aktivë në shoqëri. Nevoja më urgjente është përmirësimi i

integrimit në sistemin arsimor të fëmijëve të sapoardhur në komunitet, duke i mësuar atyre

shprehitë e nevojshme gjuhësore në nivelin parashkollor, duke i përgatitur për një kalim të

suksesshëm nga shkolla në tregun e punës ndërkohë që i afrohen moshës së përfundimit të

Page 26: Këshilli i Qarkut të Tiranës - qarkutirane.gov.al e Qarkut për të drejtat e... · një ndër Qarqet me përqindje më të ulët, së bashku me Qarkun e Vlorës dhe të Gjirokastrës,

26

shkollës, dhe në këtë mënyrë ata ndihmohen të tejkalojnë vështirësitë që hasin kur jetojnë në zona

të izoluara ose të diskriminiuara.

Masmedia

Rreth 30 vjet më parë politologu Benedict Anderson krijoi shprehjen “komunitete të imagjinuara”

si titull për veprën e tij të rëndësishme mbi nacionalizmin. Është e vërtetë se çdo shoqëri e cila

është shumë më e madhe se një familje apo një fshat i vogël, duhet të jetë në pjesën më të madhe “e

imagjinuar” nga pjesëtarët e kësaj shoqërie, pasi përveç një pjese shumë vogël, nuk mund të njihemi

personalisht me të gjithë. Kjo do thotë se lidhur me bashkëqytetarët tanë, dhe shumë nga ata të cilët

ne i quajmë - ndoshta në mënyrë metaforike – fqinjët tanë, mbështetemi tek mënyrat jo të

drejtpërdrejta të njohjes me ta, mënyrën se si ata sillen dhe çfarë mendojnë. Këtë informacion e

marrim kryesisht nga masmedia. Rrjedhimisht, masmedia dhe ata që punojnë për të, kanë një

përgjegjësi të jashtëzakonshme për atë çka ne dimë, apo mendojmë se dimë, rreth grupeve të

ndryshme nga të cilat përbëhen shoqëritë tona. Shpesh ato nuk e përmbushnin këtë përgjegjësi, por

përkundrazi janë shpesh përgjegjëse për krijimin apo forcimin e supozimeve të pavërteta, e shumë

të përhapura tek një numër i madh evropianësh, për grupe të cilat ata nuk i përkasin vetë.

Sipas Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve (FNG), është e nevojshme gjetja e mënyrave të reja

për të nxitur dhe rrënjosur parimet e para të gazetarisë në kulturën e medias moderne. FNG-ja i

përmbledh këto parime si më poshtë:

Thënia e së vërtetës – dhënie pas saktësisë së fakteve; verifikime të dyfishta; aftësi për t’i

paraprirë mundësisë për gabime; arritja e autenticitetit nëpërmjet pyetjeve; të jesh gati për

të pranuar dhe korrigjuar gabimet; të pranosh faktin se të vërtetat mund të zbulohen vetëm

nëpërmjet kërkimeve intensive, intervistave të plota dhe të kuptuarit e mirë të çështjeve.

Të pavarur dhe të drejtë – histori që janë të plota, pa fshehjen e fakteve domethënëse; të

luftohet për shmangien e anësisë; të mos përdoren termat keqësues; të lejohet hapësira për

debat të vlefshëm dhe të arsyeshëm; t’i jepet personave që sulmohen hapësira për të dhënë

mendimmin e tyre; të mos ketë asnjë dorëzim ndaj ndikimit joshës të interesave komerciale

dhe politike.

Sjellje e njerëzishme dhe solidaritet – mos i shkaktohet të tjerëve dëm i drejtpërdrejtë dhe i

qëllimshëm; të minimizohet dëmi; të jenë mendjehapur dhe të ndjeshëm ndaj të tjerëve; t’i

kushtojnë vëmendje të veçantë të drejtave të publikut dhe cilësisë morale të vetë

gazetarisë.”

Page 27: Këshilli i Qarkut të Tiranës - qarkutirane.gov.al e Qarkut për të drejtat e... · një ndër Qarqet me përqindje më të ulët, së bashku me Qarkun e Vlorës dhe të Gjirokastrës,

27

Punonjësit dhe sindikatat

Shpesh pjesëtarët e minoriteteve, përfshirë këtu migrantët dhe pasardhësit e tyre, ka shumë të

ngjarë të bëhen objekt i frikës dhe zemërimit nga ana e pjesëtarëve të tjerë të shoqërisë kur ata

përjashtohen nga ana ligjore, sociale dhe ekonomike, apo edhe margjinalizohen; dhe një frikë dhe

zemërim i tillë shpesh reflektohet në diskriminim kundër tyre në tregun e punës, ndërkohë që

përjashtimi i bën ata më të ekspozuar ndaj shfrytëzimi në vendin e punës, gjë të cilën kanë aspak

ose shumë pak mundësi për ta rregulluar. Ndërkohë që zgjidhja për një gjë të tillë gjendet pjesërisht

tek ligji apo organet shtetërore – të cilat duhet të marrin masa më të ashpra kundër diskriminimit

dhe shfrytëzimit të qytetarëve dhe banorëve – një përgjegjësi e rëndësishme bie tek punëdhënësit

dhe kolegët e punës, të cilët duhet të respektojnë ligjin pa pritur që të detyrohen për t’a bërë një gjë

të tillë, dhe duhet t’i trajtojnë njerëzit e tjerë në mënyrë të drejtë dhe njerëzore, pavarësisht ligjit.

Sindikatat mund të luajnë gjithashtu një rol të rëndësishëm për të ndihmuar punonjësit pa

dokumente, duke i ofruar atyre këshillim dhe asistencë ligjore për pretendimet që ata kanë lidhur

me mospagimin e rrogës, shfrytëzimin, abuzimin, aksidentet në vendin e punës, e kështu me rradhë.

Shoqëria civile

Studimet e kryera si brenda ashtu edhe jashtë Evropës kanë treguar se konfliktet janë më të pakta,

apo izolohen më lehtësisht, në ato vende ku ka grupe të fuqishme të shoqërisë civile, të cilat

bashkojnë njerëzit e komuniteteve të ndryshme. Këto grupe mund të variojnë nga sindikatat dhe

shoqatat profesionale tek klubet sportive, qendrat e bamirësisë dhe organizatat vullnetare që

punojnë për zgjidhjen e problemeve lokale, për të ndihmuar njerëzit e moshuar apo të paaftë për

punë, apo për të përmirësuar fqinjësinë me sa më shumë mënyra të jetë e mundur. Ata janë të

rëndësishëm sepse formojnë ura lidhëse për dallimet etnike dhe kulturore, duke siguruar që në çdo

komunitet të ketë një numër të madh njerëzish, shpesh me rol udhëheqës, të cilët janë në kontakt

me pjesëtarët e komuniteteve të tjera. Kështu, pozicioni i këtyre njerëzve është që të thonë të

vërtetën kur ka raportime të pavërteta apo thashetheme rreth shkeljes së të drejtave apo

përjashtimit të komuniteteteve/ grupeve të caktuara, apo edhe të verifikojnë raportimet për të

tjerët – duke i refuzuar ato kur është e nevojshme, ose duke i vendour ato në kontekst. Shoqata të

tilla zakonisht nuk janë të suksesshme kur organizohen “nga lart poshtë”, nga organe zyrtare, apo të

financuara nga shteti, por janë shumë më të suksesshme kur bëhen në mënyrë vullnetare, apo

krijohen nga njerëzit e zakonshëm.

Page 28: Këshilli i Qarkut të Tiranës - qarkutirane.gov.al e Qarkut për të drejtat e... · një ndër Qarqet me përqindje më të ulët, së bashku me Qarkun e Vlorës dhe të Gjirokastrës,

28

Kështu, roli i disa aktorëve të shoqërisë civile në zgjidhjen e çështjeve që lidhen me të drejtat e

fëmijëce – sfida për shoqëri të lira dhe e ardhmja e vlerave evropiane – është më i rëndësishëm sesa

ai i vendimmarrësve apo opinionistëve kryesorë në Evropë. Shoqëria civile shpesh përcakton

axhendën e debateve publike për aspekte të ndryshme të këtyre sfidave: nga trajtimi zyrtar i

viktimave të abuzimit, trafikimit apo dhunës, tek reagimi ndaj dhunës dhe fenomeneve të tjera

negative, politikave dhe masave joefektive etj. Shoqëria civile lehtëson komunikimin horizontal dhe

vertikal midis komuniteteve dhe shpesh ka më shumë mjete se institucionet shtetërore për të

identifikuar dhe denoncuar dhunimet e rënda të të drejtave të njeriut dhe atyre civile. Shumë

shpesh, grupet e shoqërisë civile ofrojnë shërbime për viktimat më të prekura dhe më të shpeshta

të diskriminimit. Shoqëria civile mobilizon gjithashtu opinionin publik për ndërgjegjësim në nivele

të ndryshme, nga i kombëtar tek ai brenda lagjeve. Megjithatë, të gjitha këto veprimtari janë në një

rrezik të vazhdueshëm nëse politikëbërësit thjesht përshëndesin rolin e shoqërisë civile dhe në

realitet e shpërfillin atë. Kush do të mobilizojë njerëzit për përfshirje reale të tyre nëse këtë gjë nuk

e bëjnë organizatat dhe nismat e shoqërisë civile? Kush do të fillojë të diskutojë tema jo të

pëlqyeshme – që nuk të japin vota në zgjedhje – nëse këtë gjë nuk e bëjnë aktorët e shoqërisë civile

(duke punuar me dhe nëpërmjet një masmedie të përgjegjshme dhe serioze)? Kush do t’i ndihmojë

fëmijët , të rinjtë të shprehen nëse aksionet dhe organizatat e tyre civile nuk merren seriozisht?

Kush do të ndërtojë bashkëpunim me këto organizata përveç homologëve të tyre nga popullsia

lokale? Kush do të mbrojë dhe do të mobilizohet për diversitetin dhe për vlerat themelore

evropiane nëse shoqëria civile nuk kuptohet dhe pranohet si një partner i denjë për realizimin e së

ardhmes së projektit evropian?

Grupet fetare

Kur mostoleranca dhe diskriminimi kanë bazë fetare, grupet dhe drejtuesit fetarë kanë përgjegjësi

të veçantë për t’i luftuar ato. Kjo vlen jo vetëm për ata që përfaqësojnë besimin e deklaruar (të

paktën nominalisht) nga shumica, por jo më pak vlen edhe për ata të cilët përfaqësojnë (dhe mund

të japin mbështetje shpirtërore) viktimat. Shumë institucione fetare në Evropë kanë bërë përpjekje

për të përfshirë në dialog përfaqësues të besimeve të tjera, dhe për disa çështje kanë punuar së

bashku kundër disa prirjeve në shoqëri dhe në politikat shtetërore, të cilat ata i konsiderojnë

materialiste dhe “jo prej besimtari”. Në të njëjtën kohë, disa përfaqësues të besimeve janë përpjekur

të nxisin pikëpamje liberale dhe moderne brenda vetë komunitetit të tyre, si për të mirën e tyre

ashtu edhe për të hedhur poshtë stereotipet apo keqkuptimet mbizotëruese në shoqëri.

Page 29: Këshilli i Qarkut të Tiranës - qarkutirane.gov.al e Qarkut për të drejtat e... · një ndër Qarqet me përqindje më të ulët, së bashku me Qarkun e Vlorës dhe të Gjirokastrës,

29

Njerëzit e famshëm dhe “modelet”

Ndërkohë që mësuesit dhe media kanë përgjegjësinë më të madhe për formimin e qëndrimeve

publike, edhe roli i grupeve vullnetare për bashkimin e njerëzve me besime dhe kultura të

ndryshme në lagjet dhe vendet e tyre të punës është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Duhet të

pranojmë faktin se një pjesë e konsiderueshme e shoqërisë, ndoshta të rinjtë në veçanti, qëndron

kryesisht jashtë grupeve të ndryshme të përmendura më sipër. Shumë fëmijë dhe të rinj dalin nga

sistemi arsimor të pabindur prej tij, ose – veçanërisht sapo arrijnë adoleshencën – reagojnë kundër

tij. Ndërkohë që disa mund të përfshihen, tek shoqëria civile apo grupet fetare, shumë të tjerë

qëndrojnë në apati, apo edhe kanë prirjen për t’iu bashkuar grupeve ksenofobike – në kërkim të

entuziazmit, apo gjetjes së një mënyre për të shprehur ndjenjat e pasigurisë dhe agresivitetit. Këta

njerëz “shpërfillin” lehtësisht çdo mesazh të rëndësishëm që i drejtohet atyre nga ana e drejtuesve

politikë ose fetarë, por shpesh ata janë shumë të dhënë pas sportit, muzikës rok dhe llojeve të tjera

të argëtimit popullor.

Individëve të shquar i kushtohet një rëndësi e madhe mediatike, përfshirë aktivitetet dhe deklaratat

e tyre jashtë fushës së veçantë në të cilën ata shkëlqejnë, dhe shumë pak drejtues në botë do të

refuzonin mundësinë për të qenë bashkë me ta në vëmendjen e medias. Pra, këta njerëz të famshëm

kanë një mundësi unike për të pasur një audiencë që të tjerët nuk mund ta kenë, dhe shpesh mund

të marrin edhe premtim për mbështetje nga drejtues të vendit për një fushatë të caktuar.

Konceptet për vlerësimin dhe monitorimin

Qëllimi është synimi kryesor dhe i përgjithshëm i programit ose projektit, përmbushja e të cilit

realizohet në afate të gjata kohe. Ai përbën justifikimin për mënyrën e përdorimit të burimeve në

atë projekt. Personat e përfshirë në projekt duhet ta ruajnë qëllimin të fiksuar në kujtesë, pasi ai

është baza mbi të cilën vlerësohen arritjet e projektit. Rëndësi e veçantë i duhet kushtuar

formulimit të tij në mënyrë të tillë që të specifikojë qartë grupet e interesuara.

Produktet prodhohen nga projekti si rrjedhojë e zbatimit të aktiviteteve të tij. Zakonisht, në

menaxhimin e projekteve ndodh të ngatërrohet qëllimi me produktet duke ngatërruar atë që

projekti synon të arrijë në realitet, me rezultatin e supozuar që dikush shpreson të arrihet.

Burimet e projektit janë fondet, personeli, materialet, etj që investohen për projektin. Burimet

mund të jepen nga donatori ose krijuesit e organizatës dhe përfshijnë gjithçka të nevojshme për të

kryer aktivitetet e planifikuara dhe prodhuar produktet e dëshiruara të projektit.

Supozimet janë të gjitha ato ngjarje, parakushte ose vendime që shkojnë përtej kontrollit të

projektit, por që mund të ndodhin. Supozimet duhen shpjeguar si kushte pozitive që ndodhin

Page 30: Këshilli i Qarkut të Tiranës - qarkutirane.gov.al e Qarkut për të drejtat e... · një ndër Qarqet me përqindje më të ulët, së bashku me Qarkun e Vlorës dhe të Gjirokastrës,

30

paralelisht me objektivat dhe produktet. Nëse një projekt është i varur thuajse tërësisht nga

supozimet, të cilat mund të mos ndodhin ashtu siç priten, atëhere ai projekt nuk duhet të fillojë

derisa të përcaktohet një strategji e re, e cila zvogëlon ndjeshëm varësinë e projektit ndaj këtyre

kushteve.

Efektiviteti është matësi i produkteve të projektit, sasior dhe cilësor, i cili ka lidhje me burimet e

përgjithshme. Ai tregon leverdinë ekonomike të shndrrimit të disa lloj burimesh në produkte.

Efektiviteti është matësi i prodhimtarisë të procesit zbatues: p.sh cila është shkalla/niveli i

përdorimit efektiv të burimeve materiale, njerëzore dhe financiare për prodhimin e produkteve të

pritshme?

Vështirësia kryesore për matjen e efektivitetit qëndron në përcaktimin e standarteve matëse. Grupi

vlerësues mund të caktojë standarte që lidhen me:

projekte të ngjashme diku tjetër;

përvojën në projekte të tjera, si dhe

kritere të arsyeshme dhe specifike;

Efektiviteti është një matës që tregon nëse qëllimi i projektit është arritur ose shkallën me të cilën

produktet e prodhuara kanë kontribuar në arritjen e këtij qëllimi. Gjithashtu, ai tregon nëse projekti

ecën në drejtimin e planifikuar. Vlerësimi i efektivitetit është pjesë e vazhdimësisë së procesit

monitorues të projektit. Që të kemi objektiva të matshëm të projektit, ata duhet të jenë specifikë, të

matshëm dhe të shtrirë në kohë. Shpesh formulimi i objektivave është i përgjithshëm dhe i paqartë.

Një shembull kritik është p.sh “përmirësimi I kushteve të jetesës”. Në të tilla raste grupi vlerësues

duhet të vendosë objektiva të tjerë operative të paraqitur në dokumentin e projektit. Gjithashtu,

rezultatet e pritshme të projektit duhet të jenë konkrete dhe të shprehura qartë.

Ndikimi i projektit përfshin të gjitha rrjedhojat e parashikuara dhe të paparashikuara të tij.

Vlerësimi i këtij elementi lidhet me qëllimin e projektit dhe kërkon verifikim të plotë. Në disa raste

është e vështirë që ndryshimet e sjella të jenë të qarta dhe të dukshme. Ndikimi i projektit mund të

paraqitet në nivele të ndryshme gjatë fazave të ndryshme kohore të projektit. Vlerësimi i projektit

duhet të marrë në konsideratë si efektet që krijohen në afate të shkurtra ashtu edhe ato të fituara

në afate të gjata kohore. Vlerësimi i ndikimit bëhet shpesh kur projekti është ende në proces. Në

raste të tilla është e vështirë të parashikohet ndikimi afat-gjatë i projektit. P.sh. ndikimi në projektet

e infrastruktures është më i dukshëm se sa në projektet edukative.

Page 31: Këshilli i Qarkut të Tiranës - qarkutirane.gov.al e Qarkut për të drejtat e... · një ndër Qarqet me përqindje më të ulët, së bashku me Qarkun e Vlorës dhe të Gjirokastrës,

31

Lidhja e projektit me prioritetet e organizatës përbën një vlerësim të përgjithshëm që tregon

nëse projekti është në përputhje me përparësitë e organizatës dhe ato të donatorit. Synimi i kësaj

pike është të qartësojë arsyet për të cilat projekti duhet pranuar, refuzuar ose riformuluar.

Vlerësimi i kësaj lidhjeje është çështje me rëndësi të madhe pasi mat shkallën e përputhjes së

prioriteteve të projektit me ato të një konteksti më të gjerë prioritetesh. Ndryshimet që mund të

ndodhin si rezultat i kushteve apo faktorëve të jashtëm të projektit mund ta zvogëlojnë rëndësinë e

tij. P.sh zgjidhja e një konflikti politik zhduk nevojën për kampe refugjatësh.

Qëndrueshmëria është një vlerësim i përgjithshëm mbi kohën gjatë së cilës pritet të ndodhin

ndryshimet pozitive si rezultat i projektit (kohëzgjatja e suksesit). Për këtë qëllim qëndrueshmëria

është testim i nivelit të lartë për matjen e suksesit të projektit. Donatorët po e vënë theksin gjithnjë

e më tepër, në perspektivat afatgjata të projekteve dhe përmirësimet e qëndrueshme.

Qëndrueshmëria ka të bëjë me atë ç’ka ndodh pas përfundimit të projektit. Për këtë arsye është e

vështirë të bëhet vlerësimi i qëndrueshmërisë së projektit kur ai është ende në proces ose sapo ka

përfunduar. Përsa i përket zhvillimeve në të ardhmen mund të bëhen supozime që bazohen në

njohuritë ekzistuese të projektit dhe ato të komuniteteve lokale.

Problemet që ndeshen gjatë vlerësimit

Cilat aspekte duhen vlerësuar ? Përzgjedhja e kritereve dhe treguesve duhet bërë në

përputhje me qëllimin e projektit, natyrën e punës dhe nivelin e vlerësimit.

Cilat janë të dhënat që nevojiten? Për këtë kërkohen instrumente të posaçme për të

mbledhur të dhënat të marra nga kriteret dhe treguesit sasiorë apo cilësorë të vlerësimit.

Cilat janë burimet më të mira të informacionit? Praktikat më të mira sugjerojnë kombinimin

e burimeve formale dhe joformale, zyrtare dhe private të informacionit, për të bërë

pasqyrim sa më të mirë të tij në media.

Cila është metodologjia që duhet përdorur për të mbledhur të dhënat? Në funksion të

qëllimit të projektit dhe kufizimeve në buxhet mund të zgjedhim nga metodat më të thjeshta

dhe pak të kushtueshme deri tek ato të sofistikuara e më të kushtueshme.

Si duhet bërë interpretimi i të dhënave? Shifrat dhe numrat në vetvete nuk kanë shumë

kuptim. Me qëllim që ato të fitojnë kuptimin e duhur del nevoja e përdorimit të tyre në

Page 32: Këshilli i Qarkut të Tiranës - qarkutirane.gov.al e Qarkut për të drejtat e... · një ndër Qarqet me përqindje më të ulët, së bashku me Qarkun e Vlorës dhe të Gjirokastrës,

32

kontekstin e vlerësimit; p.sh "rritje me 25 % - e kujt? E krahasuar me çfarë? Gjatë cilës

periudhe kohore? Që provojnë çfarë? Me çfarë ndikimi?

Si do të caktohen detyrat për skuadrën vlerësuese? Nëse zgjedhim metodat e sofistikuara të

vlerësimit do të duhet të ushtrojmë kompetenca të veçanta për zbatimin e tyre (si psh

hartimin e pyetësorëve, organizimin dhe drejtimin e diskutimeve në grup, etj). Por edhe

detyrat e thjeshta, siç janë pjesëmarrjet në monitorime, duhen shpërndarë në mënyrë të

kujdesshme dhe të qartë në të gjithë anëtarët e skuadrës.

Cila do të jetë koha e zbatimit? Monitorimi duhet të jetë një aktivitet i vazhdueshëm që

ndjek gjithë procesin e zbatimit të projektit. Ndërsa, përdorimi dhe përpunimi i të dhënave

duhet pasqyruar në mënyrë sa më të qartë në grafikun kohor të projektit.

Komponentët e vlerësimit

Qëllimi për kryerjen e vlerësimit është të japë një gjykim të përgjithshëm për projektin. Ai

përqëndrohet në disa kritere kryesore të quajtura komponente të vlerësimit. Komponentët “kyç” të

vlerësimit janë të njohura nga shkrimi i projekt propozimeve; rendimenti, efektiviteti, ndikimi,

përputhja me qëllimet e organizatës dhe qëndrueshmëria.

Rendimenti: arritja e rezultateve maksimale duke përdorur burimet e disponueshme

(shndrrimi i burimeve në produkte);

Efektiviteti: arritja e objektivave (specifikë, të matshëm, të shtrirë në kohë);

Ndikimi: efektet afatgjata pozitive dhe negative të projektit;

Përputhja me qëllimet e organizatës: Përputhshmëria e projektit në një kontekst më të

gjerë; si dhe

Qëndrueshmëria: vazhdimësia afatgjatë e projektit;

Vlerësimi strategjik i rezultateve: Zbatuesit, përfituesit dhe donatorët e projektit janë të

interesuar të paraqesin si rezultatet afat-shkurtra ashtu edhe ato afat-gjata. Burimet janë gjithmonë

me pakicë, ndërkohë që konkurenca është e lartë. Ndaj, suksesi në organizim matet përmes pesë

kritereve të hartuara sipas hierarkisë së qëllimeve. Në një masë të konsiderueshme, vlerësimi

bazohet në grumbullimin e informacionit në mënyrë të vazhduar gjatë gjithë periudhës së zbatimit

të projektit. Mbledhjasistematike e të dhënave bëhet me qëllim përmirësimin e menaxhimit të

projektit, duke përdorur sistemin e monitorimit dhe atë të vlerësimit, të hartuar posaçërisht për atë

projekt.

Page 33: Këshilli i Qarkut të Tiranës - qarkutirane.gov.al e Qarkut për të drejtat e... · një ndër Qarqet me përqindje më të ulët, së bashku me Qarkun e Vlorës dhe të Gjirokastrës,

33

Treguesit dhe kriteret e vlerësimit

Secili prej pesë komponentëve të vlerësimit mund të shkruhet bazuar në këndvështrime të

ndryshme, në funksion të qëllimit (për të mësuar ose kontrolluar), nivelit të vlerësimit (politikë,

program ose projekt) dhe përfituesit (grupe në nevojë, donator, organizatë). Këndvështrimi bëhet

përcaktues për zgjedhjen e kritereve të vlerësimit. Kriteret përcaktojnë me saktësi atë që do të

vlerësohet; burimet e duhura, aktivitetet e ndjekura, rezultatet e arritura dhe efektet e ndërhyrjes.

Treguesit janë “njësi matëse” (sasiorë dhe cilësorë) të kritereve të përzgjedhura: “numri i …”,

“përqindja e …”, (plotësimit të kërkesave, përfshirjes, pjesëmarrjes, javëve, kostove, çështjeve të

zgjidhura, pasqyrimit në media, etj). Nisur nga këndvështrimi i zbatuesit, burimet më të

vlerësueshme janë koha dhe paratë (ku kërkohet të respektohen kufijtë kohorë dhe zërat e

buxhetit). Një tjetër aspekt i rëndësishëm i vlerësimit është arritja e objektivave të projektit.

Objektivat duhet të jenë specifikë, të matshëm, në përputhje me qëllimet e organizatës dhe të

detajuar në kohë, në mënyrë që vlerësimi i tyre të jetë më i lehtë.

Faktorët që duhen marrë parasysh në analizat financiare

Për arsye të njohura, menaxhimi i mirë projekteve përfshin analiza të kujdesshme financiare të

burimeve. Tashmë është bërë një praktikë e zakonshme hartimi i politikave bashkëfinancuese dhe

përdorimi afatgjatë i burimeve financiare dhe analiza e kostove. Gjatë analizës financiare të

vlefshmërisë së projektit, mbledhja e informacionit në tre drejtime kryesore ka rëndësi të madhe:

qëndrueshmëria financiare, efektiviteti i shpenzimit dhe analiza e fitimit dhe kostos.

Monitorimi dhe vlerësimi i instrumenteve dhe metodave

Përgatitja e planit të punës për vlerësimin

Plani i punës për vlerësimin është një instrument që synon të japë shpjegime të qarta për arsyet,

kohën e vlerësimit, si dhe vlerësuesin/it e projektit.

Përgatitja e pyetjeve të vlerësimit

Së pari, duhen diskutuar fushat kryesore të problemit, për të përcaktuar më pas se cilat aspekte do

të vlerësohen dhe cilat pyetje.

Përgatitja e metodave të vlerësimit

Metodat për vlerësimin e arritjeve të projektit duhen zgjedhur me kujdes. Treguesit dhe kriteret e

vlerësimit duhet të kenë një rrjedhë logjike.

Page 34: Këshilli i Qarkut të Tiranës - qarkutirane.gov.al e Qarkut për të drejtat e... · një ndër Qarqet me përqindje më të ulët, së bashku me Qarkun e Vlorës dhe të Gjirokastrës,

34

Plani i punës

Plani i punës duhet shkruar në mënyrë të tillë që të shpjegojë qartë kohën e realizimit të projekteve,

personat përgjegjës të përfshirë në projekt dhe mënyrën e ndarjes së detyrave.

Dokumentimi

Ndjekja në mënyrë të vazhduar e aktiviteteve të një organizate është pjesa më kritike e punës

monitoruese dhe vlerësuese. Grupet e projektit e neglizhojnë shpesh punën për verifikimin e

dokumenteve financiare, aktiviteteve dhe ndikimit të projekteve zbatuar prej tyre. Për të

përcaktuar ndryshimin e sjellë nga zbatimi i projektit duhen përmbushur komponentët e

mëposhtëm:

Rishikim sistematik i informacioneve ekzistuese;

Përshkrim i projektit, qëllimit, objektivave dhe aktiviteteve;

Pasqyrim kronologjik i fazave të projektit dhe ndryshimeve kryesore të ndodhura;

Rishikime të buxhetit;

mbaj kopje të dokumentave më të rëndësishme të projektit;

përdor përmbledhjet e vlerësimeve të bëra më parë për projektin; si dhe

kërko informacion nga grupi i projektit dhe grupet e tjera të interesuara.

Disa metoda formale vlerësimi

Metodat formale të vlerësimit konsiderohen ato metoda që janë shkencërisht të vlefshme,

domethënë ende përdoren nga kërkuesit dhe konsiderohen prej tyre të rëndësishme dhe të

vlefshme. Kur priten ndryshime të mëdha si dhe kur për zbatimin e projektit përdoren burime të

shumta dhe të rëndësishme për organizatën, përdorimi i gjerë i metodave shkencore të vlerësimit

është i justifikueshëm, si p.sh. testime, vëzhgime të pjesëmarrësve dhe matje direkte. Këto metoda

kërkojnë burime të konsiderueshme ekspertize, kohe dhe parash.

Përdorimi i metodave të thjeshtuara

Projektet e nivelit të mesëm nuk mund të përballojnë koston e shpenzimeve që kërkojnë metodat

shkencore të vlerësimit. Në të tilla raste, për vlerësimin e këtyre projekteve mjaftojnë metoda të

thjeshta dhe cilësore. Intervistimi është një teknikë e përdorur gjerësisht për të mbledhur

informacion në mënyrë të strukturuar dhe të orientuar: personat kyç, grupet e interesuara dhe ata

Page 35: Këshilli i Qarkut të Tiranës - qarkutirane.gov.al e Qarkut për të drejtat e... · një ndër Qarqet me përqindje më të ulët, së bashku me Qarkun e Vlorës dhe të Gjirokastrës,

35

të përfshirë mund të japin informacione me vlerë dhe të dhëna të tjera për vlerësuar arritjet e

projektit. Gjithashtu, nëse vëzhgimet e drejtpërdreja dhe sondazhet joformale përdoren drejt duke

ruajtur fokusin e duhur, të dhënat që grumbullohen prej tyre janë mjaft të vlefshme.

Mënyrat e shpërndarjes së të dhënave

Pas monitorimit, rishikimit dhe vlerësimit të arritjeve të projektit, vjen momenti për përpilimin,

paraqitjen dhe ruajtjen e të dhënave të nevojshme. Për të gjitha këto procese ka disa mënyra të

ndryshme paraqitjeje dhe ruajtjeje në formate të ndryshme: përmbledhje, bibliografi, raporte

vjetore, raporte tematike, seminare dhe baza të dhënash.

Përmbledhjet: përshkruajnë projektet ose aktivitetet së bashku me përfundimet dhe

rekomandimet përkatëse;

Bibliografitë: janë inventarë vjetore të sondazheve, përmbledhje të shkurtra të raporteve të

vlerësimit;

Raportet vjetore: janë përmbledhje e aktiviteteve dhe financave të vitit;

Raportet tematike: janë paraqitje e temave të caktuara së bashku me shembuj nga studime

të veçanta; Seminaret: janë paraqitje dhe diskutime të rezultateve me personat e përfshirë

në projekt;

Bazat e të dhënave: janë grumbullime të dhënash në formë elektronike të cilat mund të

përdoren lehtë; Formatet më të zakonshme për paraqitjen e të dhënave janë raportet e

vlerësimit. Ky raport i paraqitur mund të përshtatet sipas kërkesave dhe karakterit të

studimit.

8. Sektorët prioritarë në qarkun e Tiranës të lexuara sipas Konventës së

OKB për të drejtat e fëmijëve dhe ligjit shqiptar 10347

Një politikë për sportin, kohën e lirë dhe jetën shoqërore

Autoritetet lokale dhe rajonale duhet të mbështesin veprimtaritë e organizuara socio-kulturore të

drejtuara nga shoqatat dhe organizatat rinore, grupet rinore dhe qendrat komunitare – të cilat së

bashku me familjen dhe shkollën apo punën, përbëjnë një nga shtyllat e kohezionit social në bashki

apo rajone; këto janë mjete ideale për pjesëmarrjen e fëmijëve dhe zbatimin e politikave rinore në

fushën e sportit, kulturës, mjeshtërive dhe tregut, formës, artit dhe formave të tjera të krijimit dhe

shprehjes, si dhe në fushën e iniciativave sociale.

Page 36: Këshilli i Qarkut të Tiranës - qarkutirane.gov.al e Qarkut për të drejtat e... · një ndër Qarqet me përqindje më të ulët, së bashku me Qarkun e Vlorës dhe të Gjirokastrës,

36

Me qëllim që të zhvillohet sektori lokal dhe rajonal i shoqatave rinore, autoritetet lokale dhe

rajonale duhet të japin mbështetjen e tyre nëpërmjet masave të përshtatshme, në veçanti për

organizatat që trajnojnë facilitatorët dhe drejtuesit e klubeve rinore si dhe organizatat, duke

përfshirë këtu edhe punonjësit rinorë që luajnë një rol thelbësor në jetë në nivel lokal dhe rajonal.

Autoritetet lokale dhe rajonale duhet të përkrahin shoqatat dhe të nxisin pjesëmarrjen aktive të

fëmijëve në organet e tyre statutore.

Një politikë për të nxitur angazhimin vullnetar të fëmijëve dhe të rinjve dhe për të luftuar

papunësinë

Kushtet ekonomike dhe sociale që përjetojnë të rinjtë kanë impakt në vullnetin dhe aftësitë e tyre

për të marrë pjesë në komunitetin e tyre lokal. Kur të rinjtë janë të papunë apo jetojnë në varfëri,

ata kanë shumë pak të ngjarë që të kenë dëshirën, burimet dhe mbështetjen sociale për të qenë

qytetarë aktivë në jetën lokale dhe rajonale. Të rinjtë e papunë mund të jenë ndërmjet asaj shtrese

që është më e përjashtura e shoqërisë, dhe rrjedhimisht, autoritetet lokale dhe rajonale duhet të

zhvillojnë politika dhe të nxisin iniciativa për të reduktuar papunësinë tek të rinjtë.

Kështu, autoritetet lokale dhe rajonale duhet të:

i. zhvillojnë politika dhe programe në lidhje me të rinjtë (duke përfshirë ata që janë të papunë apo

me riskun se do të mbeten të papunë), punëdhënësit lokalë, sindikatat, arsimin, autoritetet që

merren me kualifikimet apo punësimin dhe organizatat rinore për t’u marrë me shkaqet e

papunësisë tek të rinjtë dhe për të nxitur mundësitë e punësimit për ta;

ii. krijojnë qendrat lokale të punësimit për të dhënë ndihmë të specializuar dhe mbështetje për të

rinjtë e papunë që të gjejnë punë të mira dhe të qëndrueshme. Të rinjtë e papunë duhet të kenë të

drejtën për t’u përfshirë në menaxhimin e këtyre qendrave në rast se do të dëshirojnë;

iii. mbështesin krijimin e bizneseve, sipërmarrjeve dhe bashkëpunimeve nga të rinj apo grupe të

rinjsh duke siguruar financim dhe mbështetje të mënyrave të tjera si ambiente, pajisje, trajnim dhe

këshillim profesional;

iv. të nxisin eksperimentimin nga ana e të rinjve me anë të ekonomisë sociale, iniciativat në

komunitet të vetë-ndihmës apo bashkëpunimeve.

Mjedisi urban dhe habitati, politikat e strehimit dhe transporti

Page 37: Këshilli i Qarkut të Tiranës - qarkutirane.gov.al e Qarkut për të drejtat e... · një ndër Qarqet me përqindje më të ulët, së bashku me Qarkun e Vlorës dhe të Gjirokastrës,

37

Së bashku me përfaqësuesit e organizatave rinore, autoritetet lokale dhe rajonale duhet të krijojnë

kushtet për të zhvilluar një politikë urbane ambienti bazuar në një mjedis më të integruar jetese e

më pak të veçuar që do të kontribuojë në ndërveprimin social dhe në krijimin e hapësirave publike

të një cilësie të lartë.

Autoritetet lokale dhe rajonale duhet të ndjekin politika të tilla strehimi dhe mjedisi urban që të

përfshijnë më nga afër të rinjtë në planifikimin e konsultimeve duke sjellë së bashku në nivel lokal

apo rajonal përfaqësuesit e zgjedhur, vendim-marrësit në fushën ekonomike, drejtuesit e shoqatave

dhe arkitektët. Synimi i tyre është që:

i. të hartojnë programe për një mjedis më harmonik që do të kontribuojë në përmbushjen e

nevojave dhe në zhvillimin e një solidariteti të vërtetë midis brezave;

ii. të zhvillojnë një politikë të përcaktuar për mjedisin urban që do të ketë parasysh realitetin social

dhe ndërkulturor të banorëve të vet në ngritjen e programeve të strehimit dhe/ose të rinovimit të

banesave.

Në bashkëpunim të ngushtë me organizatat rinore, organizatat e qeradhënësve dhe/ose organizatat

e konsumatorëve, agjensitë e strehimit social dhe punonjësit social, autoritetet lokale dhe rajonale

duhet të nxisin zhvillimin e strukturave sociale apo brenda atyre ekzistuese:

i. shërbimet lokale të informacionit mbi strehimin për të rinjtë;

ii. skemat lokale (p.sh. huatë me përqindje të ulët, sistemet e garantimit për qeratë) për të

ndihmuar të rinjtë që të fitojnë më tepër akses në strehim.

Lëvizja e fëmijëve është bërë e mundur nëpërmjet aksesit më të lehtë në transportin publik, duke

qenë se ata janë përdoruesit kryesorë të tyre. Kjo lëvizje është e domosdoshme për pjesëmarrjen e

tyre në jetën shoqërore dhe për t’u bërë qytetarë me të drejta të plota.

Kështu, të rinjtë duhet të përfshihen në organizimin e transportit publik në nivel lokal dhe rajonal.

Tarifat e miratura veçanërisht për të rinjtë duhet tu japin mundësinë për të lëvizur, sidomos atyre

që janë në kushte më të pafavorshme.

Në zonat rurale, lëvizja dhe transporti janë nevoja themelore për cilësinë e jetës dhe jo thjesht të

nevojshme për të lehtësuar pjesëmarrjen. Si pasojë, autoritetet lokale dhe rajonale duhet të

mbështesin iniciativat rurale të transportit që kërkojnë të sigurojnë shërbime transporti (publike

Page 38: Këshilli i Qarkut të Tiranës - qarkutirane.gov.al e Qarkut për të drejtat e... · një ndër Qarqet me përqindje më të ulët, së bashku me Qarkun e Vlorës dhe të Gjirokastrës,

38

apo private, individuale apo kolektive) dhe të rrisin lëvizjen në zonat rurale për grupe të tilla si të

rinjtë që aktualisht janë të përjashtuar për shkak të mungesës së mjeteve të transportit.

Një politikë edukimi dhe trajnimi që nxit pjesëmarrjen e fëmijëve

Shkolla është një institucion në të cilën fëmijët, të rinjtë jo vetëm kalojnë një pjesë të mirë të jetës së

tyre ku përftojnë edhe ndërmarrjen e një progami formal edukimi; ajo është gjithashtu një vend ku

formohen shumë nga pikëpamjet dhe perspektikat e tyre për jetën. Është thelbësore që të rinjtë të

mësojnë për pjesëmarrjen dhe demokracinë ndërsa janë në shkollë, dhe që në dispozicion të tyre të

vihen kurse mbi demokracinë, pjesëmarrjen dhe qytetarinë duke përfshirë edhe materiale të

shumta. Megjithatë, shkolla duhet të jetë edhe një vend ku të rinjtë të përjetojnë demokracinë në

veprim dhe ku pjesëmarrja e tyre në vendim-marrje do të mbështetet, nxitet dhe konsiderohet si

efikase. Kështu:

i. autoritetet lokale dhe rajonale duhet të përkrahin aktivisht pjesëmarrjen e fëmijëve në jetën

shkollore. Ato duhet të sigurojnë mbështetje financiare apo tjetër si për shembull vendet e takimit

për të mundësuar të rinjtë të krijojnë shoqatat studentore shkollore demokratike. Këto shoqata

duhet të jenë të pavarura dhe të vetë-qeverisura, dhe nëse dëshirojnë, të rinjtë kanë të drejtën për

të marrë pjesë në marrjen e vendimeve në lidhje me menaxhimin e shkollës në partneritet me

mësuesit dhe autoritetet e shkollës.

ii. kur autoritetet lokale dhe rajonale do të kenë përgjegjësinë për kurikulat shkollore, ato duhet të

sigurojnë që studentët dhe shoqatat studentore të konsultohen vazhdimisht në lidhje me këto

programe dhe zhvillimin e tyre. Ato duhet të sigurojnë gjithashtu që edukimi qytetar dhe politik të

përfshihen në kurikulat shkollore duke u dhënë rëndësinë dhe burimet e duhura në programet

edukuese për të gjithë studentët.

Një politikë për mundësitë e lëvizjes dhe shkëmbimeve

Autoritetet lokale dhe rajonale duhet të mbështesin ato shoqata apo grupe që favorizojnë lëvizjen e

fëmijëve (të rinjtë punëtorë, studentët apo vullnetarët) nëpërmjet politikave të shkëmbimit dhe të

zhvillojnë politika në rrjet, si dhe fushata ndërgjegjësimi për qytetarët evropianë.

Autoritetet lokale dhe rajonale duhet të përkrahin të rinjtë, organizatat e tyre dhe shkollat për të

marrë pjesë aktivisht në veprimtaritë e binjakëzimit në nivel ndërkombëtar, në të gjitha format e

shkëmbimit dhe rrjetet evropiane. Këto autoritete duhet të jenë të gatshme që t’u japin atyre

Page 39: Këshilli i Qarkut të Tiranës - qarkutirane.gov.al e Qarkut për të drejtat e... · një ndër Qarqet me përqindje më të ulët, së bashku me Qarkun e Vlorës dhe të Gjirokastrës,

39

mbështetje financiare me qëllim që të nxisin mësimin e gjuhëve dhe shkëmbimet ndërkulturore, si

dhe shkëmbimin e përvojave.

Ato duhet të përfshijnë të rinjtë dhe/ose përfaqësuesit e tyre në komitetet e binjakëzimit të

shkollave apo organizatave dhe organeve përgjegjëse për zbatimin e këtyre shkëmbimeve.

Një politikë për shëndetin

Përsa i përket nxitjes së hartimit dhe zbatimit të projekteve që e kanë origjinën nga të rinjtë dhe

përkrahjes, si të zhvillimit të konceptit të shëndetit në përgjithësi, edhe dinamikave të jetës në

komunitet, autoritetet lokale dhe rajonale duhet të krijojnë apo të zhvillojnë një mekanizëm

institucional për konsultim midis organizatave rinore, përfaqësuesve të zgjedhur dhe të gjitha

grupeve sociale dhe profesionale që merren me miqënien sociale dhe promovimin e shëndetit.

Autoritetet lokale dhe rajonale, duke parë sfidat që sjellin përdorimi dhe dëmet e duhanit, alkoolit

dhe abuzimi me drogat tek të rinjtë, duhet të paraqesin, të zhvillojnë apo promovojnë së bashku me

përfaqësuesit e organizatave rinore dhe të shërbimeve shëndetësore politika lokale informacioni

dhe të krijojnë ambiente këshillimi për të rinjtë që janë prekur nga këto probleme, si dhe politika të

posaçme trajnimi për të rinjtë që merren me punë sociale dhe për punonjësit vullnetarë dhe

drejtuesit e organizatave që punojnë me strategji parandalimi dhe rehabilimi për të rinjtë në fjalë.

Në lidhje me rritjen aktuale të sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, autoritetet lokale dhe

rajonale duhet të intensifikojnë fushatat informuese dhe masat parandaluese me synim të rinjtë,

duke nxitur në këtë mënyrë brenda komunitetit shpirtin e solidaritetit dhe krijimin e

marrëdhënieve shoqërore në të cilat nuk kanë vend paragjykimet dhe izolimi. Të rinjtë dhe

përfaqësuesit e organizatave rinore lokale dhe ato të shërbimeve shëndetësore duhet të përfshihen

më nga afër në hartimin dhe zbatimin e këtyre programeve të informimit dhe të veprimit.

Një politikë për barazi gjinore

Si pjesë e politikave të tyre për të krijuar kushtet optimale për pjesëmarrje të barabartë nga gratë

dhe burrat në çështjet lokale dhe rajonale, autoritetet lokale dhe rajonale duhet të ndërmarrin hapa

pozitivë për të mbështetur aksesin e fëmijëve, si femra dhe meshkuj, në pozita me përgjegjësi në

jetën profesionale, në shoqata, politikë dhe tek vetë autoritetet lokale dhe rajonale.

Page 40: Këshilli i Qarkut të Tiranës - qarkutirane.gov.al e Qarkut për të drejtat e... · një ndër Qarqet me përqindje më të ulët, së bashku me Qarkun e Vlorës dhe të Gjirokastrës,

40

Brenda kufijve të kompetencave të tyre, autoritetet lokale dhe rajonale duhet të nxisin, që nga

fëmijëria e hershme e tutje një politikë edukimi të barazisë midis burrave dhe grave.

Për të nxitur një politikë barazie midis burrave dhe grave, autoritetet lokale dhe rajonale duhet:

i. të hartojnë një plan afat mesëm me synimin e eleminimit të pabarazive midis fëmijëve femra dhe

meshkuj;

ii. të zbatojnë e vlerësojnë masat që nxisin mundësitë e barabarta për vajzat dhe gratë e reja.

Me qëllim që ky synim të përmbushet, këto politika duhet që veçanërisht të mundësojnë vajzat dhe

gratë e reja të:

i. marrin informacione specifike për kurset e trajnimit në lidhje me kualifikimet profesionale;

ii. mësojnë për aftësitë e punësimit duke ofruar grante dhe kurse specifike studimi për profesione

të ndryshme duke përfshirë ato që tradicionalisht dominohen nga meshkujt;

iii. trajnohen për mënyrën se si të drejtojnë punët publike duke u besuar atyre përgjegjësi deri në

nivelet më të larta në bazë të kuotave të vendeve të rezervuara për gratë;

iv. prezantojnë masat financiare për shërbimet sociale që ndihmojnë vajzat dhe gratë e reja.

Një politikë specifike për zonat rurale

Autoritetet lokale dhe rajonale duhet të marrin parasysh nevojat e ndryshme të fëmijëve në zonat

rurale kur hartojnë apo ndërmarrin iniciativa dhe veprimtari për të nxitur pjesëmarrjen rinore.

Kështu ato duhet:

i. të sigurojnë që politikat e edukimit, punësimit, strehimit, transportit dhe të tjera sektoriale do të

reflektojnë dhe do të kenë si synim nevojat specifike të fëmijëve që jetojnë në zona rurale. Këto

politika duhet të ndihmojnë të rinjtë që dëshirojnë të jetojnë në zona rurale për të arritur këtë. Të

rinjtë që banojnë në zonat rurale nuk kanë pse të presin apo të punojnë në një nivel më të ulët të

shërbimeve sociale dhe kushteve të tilla, sesa ata që banojnë në zona urbane;

ii. të sigurojnë mbështetje financiare apo lloj tjetër mbështetjeje për organizatat rinore dhe

organizatat e tjera komunitare që janë aktive në zonat rurale. Këto organizata mund të nxisin jetën

sociale dhe kulturore në komunitetet rurale dhe mund të bëhen një mjet i rëndësishëm social për të

rinjtë. Organizatat rinore komunitare por edhe të tjera jo vetëm që luajnë një rol të rëndësishëm në

nxitjen e pjesëmarjes rinore; ato gjithashtu mund të përmirësojnë cilësinë e jetesës dhe të luftojnë

probleme të tilla si izolimi rural.

Page 41: Këshilli i Qarkut të Tiranës - qarkutirane.gov.al e Qarkut për të drejtat e... · një ndër Qarqet me përqindje më të ulët, së bashku me Qarkun e Vlorës dhe të Gjirokastrës,

41

Një politikë aksesi në kulturë

Arti dhe kultura ekzistojnë në forma të tilla që janë si të shumëllojshme ashtu edhe të

ndryshueshme vazhdimisht, në varësi të shijeve, vendeve dhe periudhave. Ata gjithsesi janë pjesë e

trashëgimisë personale dhe kolektive të së kaluarës, së tashmes dhe të ardhmes për të cilat brezat

pasuese kontribuojnë vazhdimisht. Në njëfarë mënyre ato janë reflektimi i çdo shoqërie. Të rinjtë,

nëpërmjet praktikës së tyre në kulturë dhe kapacitetit të tyre për iniciativa, për të eksploruar dhe

për risi, krijojnë dhe luajnë një rol të rëndësishëm në këto zhvillime kulturore. Kështu që është e

rëndësishme që tu jepet mundësia për të patur akses në kulturë në të gjitha format e saj dhe për të

nxitur mundësitë e tyre për veprimtari krijuese duke përfshirë edhe fusha të reja.

Kështu, autoritetet lokale dhe rajonale duhet të adoptojnë në bashkëpunim me të rinjtë dhe

organizatat e tyre politika të hartuara për të mundësuar që ata të bëhen aktorë në jetën kulturore

me akses në dije, praktikë në fushën e kulturës dhe veprimtari krijuese në vendet e tyre duke

përdorur metodat e përpiluara për këtë qëllim.

Një politikë për zhvillimin e qëndrueshëm dhe mjedisin

Duke u përballur me një shkatërrim gjithnjë e më shumë të dukshëm të mjedisit, autoritetet lokale

dhe rajonale duhet të japin mbështetje financiare për projektet edukuese në shkolla dhe shoqata

me qëllim që të rrisin ndërgjegjësimin në lidhje me problemet e mjedisit.

Duke qenë të ndërgjegjshëm se problemet mjedisore janë të një shqetësimi kryesor për të rinjtë të

cilët në të ardhmen do të jenë të detyruar të merren me pasojat e gabimeve të së kaluarës,

autoritetet lokale dhe rajonale duhet të mbështesin veprimtaritë dhe projektet që nxisin zhvillimin

e qëndrueshëm dhe mbrojtjen e mjedisit dhe që përfshijnë të rinjtë dhe organizatat e tyre.

Një politikë për të luftuar dhunën dhe krimin

Duke pasur parasysh faktin se viktimat e krimit dhe dhunës shpesh janë të rinjtë dhe duke ditur

nevojën për të gjetur përgjigjet e duhura kundrejt krimit dhe dhunës në shoqërinë e sotme si dhe

nevojën për të përfshirë të rinjtë në mënyrë të drejtpërdrejtë në luftën kundër këtyre problemeve;

Autoritetet lokale dhe rajonale duhet:

i. të përfshijnë të rinjtë në këshillet e parandalimit të krimit, kudo që ato të jenë krijuar;

Page 42: Këshilli i Qarkut të Tiranës - qarkutirane.gov.al e Qarkut për të drejtat e... · një ndër Qarqet me përqindje më të ulët, së bashku me Qarkun e Vlorës dhe të Gjirokastrës,

42

ii. të punojnë veçanërisht me të rinjtë që rrezikojnë të përfshihen në krime ose që tashmë janë të

përfshirë;

iii. të luftojnë dhunën raciale me të gjitha mjetet që kanë në dispozicion;

iv. të trajtojnë të gjitha format e dhunës në shkolla. Kjo duhet bërë në bashkëpunim me të gjithë

aktorët përkatës, si për shembull, autoritetet edukuese dhe të policisë, mësuesit, prindërit dhe vetë

të rinjtë;

v. të kontribuojnë në krijimin e rrjeteve të shoqatave dhe projekteve për të nxitur projektet kundër

dhunës dhe pro tolerancës si në shkollë, ashtu edhe jashtë saj;

vi. të bëjnë të pamundurën për të mbrojtur të rinjtë nga shfrytëzimi seksual, abuzimi apo format e

tjera të keqtrajtimit dhe të krijojnë struktura që sigurojnë mbështetje psikologjike, materiale dhe

këshillim konfidencial për viktimat.

Për zbatimin e sa më sipër, autoritetet lokale dhe rajonale do të kontribuojnë drejt krijimit të një

klime besimi dhe respekti midis fëmijëve dhe autoriteteve publike, si për shembull me policinë

.

Një politikë mosdiskriminuese

Autoritetet lokale dhe rajonale duhet të nxisin në mënyrë aktive të drejtat e njeriut dhe masat për

t’iu përgjigjur diskriminimit kundër pakicave (duke përfshirë edhe anëtarët e tyre rinorë) apo

kundër fëmijëve me paaftësi dhe grupeve të tjera të popullatës që mund të vuajnë nga diskriminimi,

dhe duhet të përkrahin zhvillimin e komuniteteve multikulturore nëpërmjet integrimit të pakicave

duke marrë parasysh nevojat e tyre të ndryshme dhe zakonet, kulturat dhe mënyrat e jetesës.

Në këtë kuadër, autoritetet lokale dhe rajonale duhet:

i. të miratojnë apo të përforcojnë legjislacionin kundër diskriminimit për të siguruar akses të

barabartë për të gjithë qytetarët në vendet publike, me trajnime profesionale, shkollim, strehim,

veprimtari kulturore si dhe në fusha të tjera të jetës. Një akses i tillë duhet të monitorohet dhe

garantohet nga organet e përbashkëta ku përfshihen përfaqësues të pushtetit lokal dhe përfaqësues

të pakicave dhe të vetë fëmijëve;

ii. të përkrahin dialogun ndërfetar, shumëkulturore, edukimin anti-racist dhe edukimin kundër

diskriminimit si pjesë e kurikulës shkollore.

Një politikë mbi seksualitetin

Page 43: Këshilli i Qarkut të Tiranës - qarkutirane.gov.al e Qarkut për të drejtat e... · një ndër Qarqet me përqindje më të ulët, së bashku me Qarkun e Vlorës dhe të Gjirokastrës,

43

Gjatë tranzicionit nga fëmijëria: nga varësia nga familja, shkolla, komuniteti fetar apo “autoritetet” e

tjera drejt një jete të rritur të pavarur, të rinjtë mund të përballen me një sërë çështjesh në lidhje

me marrëdhëniet e tyre personale (brenda familjes apo në rrethe të ngushta, me bashkëmoshatarët

e tyre, me shokët apo partnerët). Shfaqja dhe përshtatja me seksualitetin e tyre nuk është përherë e

lehtë, edhe kur nuk janë gati për ta pranuar një gjë të tillë. Gjithashtu, ekziston një mungesë e

përhershme njohurish në lidhje më çështjet e shëndetit seksual dhe mosbesim ndaj qëndrimeve

zyrtare përsa i përket rreziqeve të disa sjelljeve të caktuara seksuale.

Me qëllim që të ndihmojnë të rinjtë të gjejnë vetveten në këtë fushë drejt një jete të shëndetshme e

të plotë afektive, autoritetet lokale dhe rajonale në bashkëpunim me prindërit, shkollat dhe

organizatat e specializuara në këtë fushë, duhet të nxisin dhe mbështesin si më poshtë:

i. edukimin seksual jo-diktues në shkolla;

ii. organizimin dhe ofrimin e shërbimeve të informacionit rreth marrëdhënieve, metodave seksuale

dhe planifikimit familjar;

iii. puna në grup moshatarësh në këtë fushë.

Të rinjtë duhet të lidhen në mënyrë aktive me planifikimin, zbatimin dhe vlerësimin e informacionit

dhe shërbimeve të tjera që kanë në fokus të rinjtë në këtë fushë.

Një politikë aksesi për të drejtat dhe ligjin

Me qëllim që të jetojnë së bashku, shoqëritë bazohen në rregulla që duhet të respektohen nga të

gjithë. Në shoqëritë demokratike këto rregulla diskutohen dhe adoptohen nga përfaqësuesit e

zgjedhur të qytetarëve, duke i dhënë formën e duhur veçanërisht në dokumentet ligjore të cilat

sigurojnë të drejtat dhe detyrimet për të gjithë personat.

Ndërsa këto dokumente rriten në numër, është bërë gjithnjë e më e vështirë që të individët t’i

njohin, respektojnë dhe zbatojnë ato, duke krijuar kështu pabarazi ndërmjet qytetarëve. Të rinjtë

janë ata që natyrshëm janë më të prekur nga ky fenomen.

Autoritetet lokale dhe rajonale pra duhet që të lehtësojnë aksesin e fëmijëve për të drejtat e tyre:

i. duke zhvilluar njohuritë e tyre nëpërmjet shpërndarjes së informacionit, veçanërisht në shkolla,

grupe moshatarësh dhe në shërbimet e informacionit;

ii. duke vënë në zbatim të drejtat e tyre nëpërmejt mbështetjes së shërbimeve të krijuara për të

punuar përkrah fëmijëve që e dëshirojnë atë;

iii. duke lejuar që të rinjtë të marrin pjesë në hartimin e rregullave të reja.

Page 44: Këshilli i Qarkut të Tiranës - qarkutirane.gov.al e Qarkut për të drejtat e... · një ndër Qarqet me përqindje më të ulët, së bashku me Qarkun e Vlorës dhe të Gjirokastrës,

44

9. Të drejtat e fëmijëve si faktor kohezioni, dhe hap i rëndësishëm në

proçesin e integrimit evropian.

Bashkimi Evropian është më tepër sesa një zonë e tregtisë së lirë. Në fakt, procesi i ndërtimit të

Evropës ka nxjerrë gjithmonë nevojën e mbajtjes së një balance midis përmasave ekonomike dhe

shoqërore. Si rrjedhojë, politika shoqërore e Komunitetit mbulon shumë fusha, duke përfshirë lirinë

e lëvizjes së punëtorëve, bashkërendimin e skemave të sigurimit shoqëror, mundësi të barabarta

për burra dhe gra, shëndetin dhe sigurinë në punë, si dhe harmonizimin e disa akteve të ligjit të

punës. Elementet e ndryshme të kësaj politike shoqërore kanë zënë vendin e tyre shkallë-shkallë

krahas zhvillimit politik, ekonomik dhe shoqëror të Komunitetit dhe mbi bazën e përshtatjeve të

njëpasnjëshme të Traktatit (Akti Unik Evropian i vitit 1987; Traktati i Mastrihtit i vitit 1992:

Protokolli për Politikën Shoqërore dhe Marrëveshja mbi Politikën Shoqërore, e shtuar në Traktat).

Miratimi më 1989 i Kartës së Komunitetit për të Drejtat Shoqërore Themelore të Punëtorëve ka

qenë, gjithashtu, një tregues i rëndësishëm. Kjo deklaratë solemne vendos një numër parimesh që

mbulojnë shumë aspekte të kushteve të jetës dhe të punës. Ajo i ka dhënë një shtysë të re politikës

shoqërore, jo vetëm si një simbol politik që shpreh vendosmërinë për të përfshirë në politikat e

tregut të brendshëm politikat shoqërore, por edhe në terma veprues, meqenëse është shoqëruar

nga një program zbatimi të parimeve të saj. Për më tepër, gjithmonë ka pasur përpjekje për të

përfshirë në zhvillimin dhe zbatimin e politikës shoqërore të Komunitetit partnerët shoqërorë.

Marrëveshja për Politikën Shoqërore, e përfshirë në Traktatin e Maastrihtit, është hap i

rëndësishëm përpara, ndërkohë që rregullat shoqërore në nivelin e Komunitetit tani mund të

marrin dy forma: legjislacion ose marrëveshje të negociuara në nivel evropian. Që të vendoset një

politikë e re shoqërore për të zgjidhur sfidat e tanishme, më 1993, Komisioni filloi një konsultim të

gjerë nëpërmjet botimit të “Green Paper” ose Dokumentit të Gjelbër. Kjo u ndoq nga botimi i “White

Paper” më 1994, duke krijuar një kuadër veprimi të mëtejshëm të Bashkimit në këtë fushë. Faza e

tretë në proces, një program i ri veprimi shoqëror u përshatat në prill të 1995-s. Ky program, që

tregon pikësynimin e ri të punës midis viteve 1995 – 1997, kërkon të vazhdojë e zhvillojë

veprimtaritë e mëparshme dhe të konsolidojë “acquis” e Komunitetit, veçanërisht në fushat e lirisë

së lëvizjes, të trajtimit të barabartë për burra dhe gra, në ligjin e punës dhe Fondin Shoqëror

Evropian. Po kështu ai synon të japë një shtysë të re, duke paraqitur propozime të veçanta për

Page 45: Këshilli i Qarkut të Tiranës - qarkutirane.gov.al e Qarkut për të drejtat e... · një ndër Qarqet me përqindje më të ulët, së bashku me Qarkun e Vlorës dhe të Gjirokastrës,

45

punësimin, mbrojtjen shoqërore, shëndetin publik dhe synimin e mundësive të barabarta për të

gjithë.

Politika shoqërore e Komunitetit nuk është e kufizuar vetëm në aspektet legjislative, të cilat janë të

vetmet që merren parasysh dhe që kufizohen vetëm në akte minimale për ngritjen e një tregu të

brendshëm. Ato paraqiten edhe në dokumente të tjera që mbulojnë fushat e mëposhtme:

bashkërendimin e skemave të sigurimit shoqëror;

trajtimin e barabartë për burrat dhe gratë;

shëndetin dhe sigurinë në punë;

disa aspekte të ligjit të punës.

Veprimi për të krijuar mundësi të barabarta për burrat dhe gratë ka filluar prej kohësh në

Bashkimin Evropian. Parimi bazë i kesaj barazie, që u ndërthur për të ndaluar konkurrencën e

padrejtë, është i njohur në nenin 119 të Traktatit të KEE-së, i cili përcakton se burrat dhe gratë

duhet të marrin pagë të barabartë për punë të barabartë. Veç kësaj, Gjykata Evropiane e Drejtësisë

ka klasifikuar të drejtën për trajtim të barabartë, si një e drejtë themelore në ligjin e Komunitetit.

Pra, direktivat që zbatojnë parimin e trajtimit të barabartë, duhet të trajtohen si shumë të

rëndësishme në tregun e brendshëm.

Që nga viti 1975, ligji i Komunitetit për barazinë është zgjeruar në mënyrë të ndjeshme, me ane të

një kombinimi të veprimit legjislativ dhe disa jurisprudencave me hapësirë të gjerë (Gjykata

Europiane e Drejtësisë) Për shembull, në vendimin e saj të datës 17 maj 1990 (çështja Braber),

Gjykata vendosi që përfitimet sipas një skeme punësimi, duhet të konsiderohen si pagë në kuptimin

e nenit 119 të Traktatit të KE-së. Përveç nenit 119 të Traktatit të Romës, legjislacioni evropian për

barazinë në punë tani përmban dhe pesë direktiva barazie, shumë interpretime të GJED-së dhe një

direktivë, të bazuar në Nenin 118a, për mbrojtjen në punë të grave shtatzëna dhe të atyre me fëmijë

në gji. Si të gjitha aspektet e së drejtës së Bashkimit Evropian, ajo është e përbashkët për të gjitha

shtetet dhe ka përparësi mbi legjislacionin kombëtar. Është bërë e qartë nga shumë vendime të

GJED-së që këto direktiva përcaktojnë të drejta të ligjshme që zbatohen për individët. Kjo

karakteristikë unike e ligjit të Komunitetit duhet të futet edhe në çdo marrëveshje ose rregullim për

harmonizimin e sistemeve të tjera ligjore.

Page 46: Këshilli i Qarkut të Tiranës - qarkutirane.gov.al e Qarkut për të drejtat e... · një ndër Qarqet me përqindje më të ulët, së bashku me Qarkun e Vlorës dhe të Gjirokastrës,

46

Direktiva e Pagës së Barabartë, bazuar në nenin 100 të Traktatit të KEsë: Direktiva

75/117/KE për përafrimin e ligjeve të shteteve anëtare, që ka të bëjë me zbatimin e parimit të

pagës së barabartë për burrat dhe gratë, siguron hollësi që lidhen me disa aspekte të hapësirës

materiale të nenit 119 dhe, gjithashtu, përmban disa nene, që kanë për qëllim thelbësor të

përmirësojnë mbrojtjen ligjore të punëtorëve që dëmtohen nga moszbatimi I parimit të pagës së

barabartë.

Direktiva e Trajtimit të Barabartë, bazuar në nenin 235 të Traktatit të KE-së: Direktiva

76/207/KE për zbatimin e parimit të trajtimit të barabartë për burrat dhe gratë për sa i përket

punësimit, trajnimit e promovimit, si dhe kushteve të punës, siguron një trajtim të barabartë për

burrat dhe gratë për hyrjen në punë, promovimin, trajnimin dhe kushtet e punës. Ajo fut konceptin

e luftës ndaj diskriminimit të tërthortë dhe veprimin pozitiv në ndihmë të grave.

Direktiva e Sigurimit Shoqëror, bazuar në nenin 235 të Traktatit të KE-së: Direktiva 79/7/KE

për zbatimin progresiv të parimit të trajtimit të barabartë të burrave dhe grave në sigurimin

shoqëror, vendos një trajtim të barabartë në skemat e caktuara me ligj të sigurimit shoqëror. Kjo

direktivë zbatohet për skemat e caktuara me ligj për të punësuarit dhe të vetëpunësuarit.

Direktiva e Sigurimit Shoqëror të Punësimit, bazuar në nenet 100 dhe 235 të Traktatit të KE-

së: Direktiva 86/378/KE e 11 dhjetorit 1986 për zbatimin e parimit të trajtimit të barabartë për

burrat dhe gratë në skemat e sigurimit shoqëror të punësimit, siguron një trajtim të barabartë në

skemat e punësimit për punëtorët dhe të vetëpunësuarit. Megjithatë, pas gjykimit të çështjes

“Barber” të 17 majit 1990 dhe gjykimeve të mëtejshme, shumë nene të kësaj Direktivë u bënë të

pavlefshme për të punësuarit. Neni 119 i Traktatit, i cili ka efekt të drejtpëdrejtë, është i vlefshëm

për të gjitha skemat profesionale për të punësuarit. Në bazë të këtij neni shkeljet e parimit të

trajtimit të barabartë për grup-moshat e pensioneve ose për përfitimet e të mbijetuarve, janë të

palejueshme.

Direktiva për trajtimin e barabartë për burrat dhe gratë e vetëpunësuar dhe gratë në

bujqësi, bazuar në nenet 100 dhe 235 të Traktatit të KE-së: Direktiva 86/613/KE e 11

dhejtorit 1986 (OJ L359, 19/12/86) për zbatimin e parimit të trajtimit të barabartë midis burrave

dhe grave të aktivizuar në një punë (duke përfshirë bujqësinë), në një vend vetëpunësimi dhe për

Page 47: Këshilli i Qarkut të Tiranës - qarkutirane.gov.al e Qarkut për të drejtat e... · një ndër Qarqet me përqindje më të ulët, së bashku me Qarkun e Vlorës dhe të Gjirokastrës,

47

mbrojtjen e grave të vetëpunësuara gjatë shtatëzanisë dhe mëmësisë, lidhet me parimin e trajtimit

të barabartë të të vetëpunësuarve dhe të bashkëshortëve të tyre.

Direktiva për mbrojtjen e shtatëzanisë dhe mëmësisë në punë, bazuar në nenin 118 të

Traktatit të KE-së: E miratuar më 19 tetor 1992, direktiva 92/85/KE (OJ L348, 28/11/92) për

masat që përmirësojnë sigurinë dhe shëndetin në punë të të punësuarave shtatzëna dhe të

punësuarave që kanë lindur së fundi ose janë duke ushqyer fëmijët me gji, kjo është direktiva e

dhjetë e veçantë në kuadrin e Direktivës Themelore të Shëndetit dhe të Sigurisë 89/391/KE, e cila

siguron mbrojtjen e të punësuarave, atyre nën trajnim, të grave shtatzëna, atyre që kanë lindur së

fundi ose janë duke ushqyer fëmijët me gji dhe që kanë njoftuar punëdhënësin për kushtet e tyre.

Duhet theksuar, që në rendin ligjor të Komunitetit mbi të cilin janë bazuar të gjitha aktet dhe

politika e Bashkimit, parimi i barazisë midis burrave dhe grave ka rëndësi themelore.

Direktivat e dhëna më lart ilustrojnë kuptimin e këtij koncepti, i cili mund të zbatohet për çështje të

ndryshme që lidhen ngushtë me tregun e punës. Do të shihet më poshtë se këto direktiva merren,

kryesisht, me përkufizimin e të drejtave që duhet të respektojnë shtetet anëtare në transpozimin e

direktivave. Për këtë proces nuk duhet infrastrukturë e veçantë. Këto të drejta bëhen pjesë e

trashëgimisë së të drejtave ligjore të punëtorit. Në këtë këndvështrim, masat e fazeës së parë duhet

të përfshijnë të paktën direktivat e 1975-ës dhe 1976-ës, të cilat janë me rëndësi të veçantë për

punëtorët burra dhe gra dhe pasqyrojnë norma ndërkombëtare të pranuara në këtë fushë. Po

kështu, mund të argumentohet që, gjithashtu, gjatë këtij procesi, duhet të merren parasysh

direktivat e 1979-ës dhe 1986-ës për sigurimin shoqëror statuor dhe profesional. Sigurimi i një

trajtimi të barabartë në shumë fusha të sigurimit shoqëror, ka një ndikim të jashtëzakonshëm mbi

të punësuarit dhe shtetet.

10. Hapa strategjikë të Qarkut të Tiranës në monitorimin e të drejtave të

fëmijëve në të gjitha njësitë vendore përbërëse dhe në ndërmarrjen e

masave efektive për garantimin e këtyre të drejtave.

Me qëllim që të arrihet një pjesëmarrje e vërtetë e fëmijëve , duhet që një sërë instrumentësh të

caktuar të vihen në dispozicion të tyre. Kjo gjë kërkon zhvillimin e trajnimeve me pjesëmarrje të

gjerë për aktorët vendor të cituar më lartm të rinjtë, mbajtjen e tyre të informuar, sigurimin e

mjeteve të komunikimeve për ta, mbështetjen e projekteve të tyre dhe njohjen e dhënien e një

Page 48: Këshilli i Qarkut të Tiranës - qarkutirane.gov.al e Qarkut për të drejtat e... · një ndër Qarqet me përqindje më të ulët, së bashku me Qarkun e Vlorës dhe të Gjirokastrës,

48

profili më të lartë përkushtimit të fëmijëve në kauzat e komunitetit dhe punët vullnetare.

Pjesëmarrja merr kuptim të plotë vetëm kur roli i fëmijëve në parti politike, sindikata dhe shoqata

vlerësohet dhe, mbi të gjitha, kur bëhen përpjekje për të nxitur krijimin e shoqatave rinore nga të

rinj dhe me të rinj.

Trajnimet për pjesëmarrjen rinore

Autoritetet lokale dhe rajonale, duke qenë të ndërgjegjshme për rolin dominues që luan shkolla në

jetën e fëmijëve , duhet të sigurojë mbështetje në mjedisin shkollor dhe trajnime për pjesëmarrjen

rinore, edukimin për të drejtat e njeriut dhe mësimin jo-formal në shkolla. Ato gjithashtu duhet të

sigurojnë trajnim dhe mbështetje për pjesëmarrjen e fëmijëve në jetët shoqërore dhe në

komunitetet e tyre lokale duke nxitur:

i. trajnime profesionale për mësuesit dhe punonjësit rinorë në lidhje me pjesëmarrjen rinore në

praktikë;

ii. të gjitha format e pjesëmarrjes së nxënësve në shkolla;

iii. programet e edukimit qytetar në shkolla;

iv. edukimin e grup-moshave duke u krijuar hapësirën dhe mjetet e duhura dhe duke mbështetur

shkëmbimin e praktikës së mirë.

Informimi i fëmijëve

Informacioni është shpesh çelësi për të nxitur pjesëmarrjen e fëmijëve dhe të drejtat e tyre për të

patur akses për informacion rreth mundësive dhe çështjeve që i shqetësojnë ata sot janë bërë

gjithnjë e më të njohura në dokumentet zyrtare evropiane dhe ndërkombëtare,1 dhe jo vetëm në

kuadrin e jetës lokale dhe rajonale.

Me qëllim që të marrin pjesë në veprimtaritë dhe në jetën e komunitetit të tyre, apo të përfitojnë

nga shërbimet dhe mundësitë që e kanë fokusin tek ata, të rinjtë duhet të kenë informacion dhe t’i

njohin ato. Pjesëmarrja në veprimtari dhe projekte të interesit të tyre, apo të atyre që ata

organizojnë vetë, shpesh përbën një hap në procesin e nxitjes së përfshirjes së tyre më të thelluar

në komunitet, duke përfshirë edhe jetën politike.

Kështu, autoritetet lokale dhe rajonale duhet të mbështesin dhe përmirësojnë dhënien e

informacionit ekzistues dhe qendrat e informacionit për të rinjtë me qëllim që të sigurojnë

sigurimin e shërbimeve cilësore që përmbushin nevojat e shprehura nga të rinjtë. Në rastet kur nuk

Page 49: Këshilli i Qarkut të Tiranës - qarkutirane.gov.al e Qarkut për të drejtat e... · një ndër Qarqet me përqindje më të ulët, së bashku me Qarkun e Vlorës dhe të Gjirokastrës,

49

ka qendra të tilla, autoritetet lokale dhe rajonale dhe aktorë të tjerë të ngjashëm duhet të nxisin e të

ndihmojnë krijimin e shërbimeve të përshtatshme të informacionit, midis të tjerash, nëpërmjet

strukturave ekzistuese, siç janë shkollat, shërbimet rinore dhe bibliotekat. Duhet të merren masa

specifike për të përmbushur nevojat për informacion të grupeve rinore që hasin vështirësi në

marrjen e tyre (pengesat gjuhësore, kur nuk ka mundësi aksesi në internet. etj.).

Shërbimet e informacionit për të rinjtë duhet të jenë konform disa parimeve dhe standardeve

profesionale. Autoritetet publike inkurajohen që të garantojnë këto standarde dhe të nxisin

përmirësimin e tyre të vazhdueshëm, aty ku është e mundur, në përputhje me një set masash dhe

standardesh cilësore për të cilat është rënë dakord në nivel kombëtar (apo rajonal). Të rinjtë duhet

të kenë mundësinë që të marrin pjesë në përgatitjen, zbatimin dhe vlerësimin e veprimtarive dhe

produkteve të qendrave/shërbimeve rinore të informacionit dhe të përfaqësohen në organet e tyre

drejtuese.

Nxitja e pjesëmarrjes rinore nëpërmjet teknologjive të informacionit dhe komunikimit

Teknologjitë e informacionit dhe komunikimit mund të ofrojnë mundësi të reja për të informuar e

lejuar pjesëmarrjen e fëmijëve. Ato mund të përdoren për të shkëmbyer një gamë të gjerë

informacioni dhe falë ndërveprimit të tyre, të rrisin pjesëmarrjen e fëmijëve. Autoritetet lokale dhe

rajonale duhet pra që të përdorin këto teknologji në politikat e tyre të informacionit dhe

pjesëmarrjes, me kusht që të garantohet aksesi për to nga të gjithë të rinjtë përsa i përket vendeve

të aksesit dhe trajnimit për këto mjete të reja të informacionit.

Nxitja e pjesëmarrjes së fëmijëve në media

Ndërsa të rinjtë janë konsumatorët kryesorë të medias, ata mund të veprojnë edhe si aktorë në këtë

fushë duke rritur mundësitë që duhet t’u jepen për të shprehur vetveten dhe për të marrë pjesë në

nxjerrjen e informacionit të dhënë nga media. Nëpërmjet mënyrës së tyre të trajtimit të temave të

caktuara, ata lënë hapësirë për një informacion të larmishëm dhe shpesh më të aksesueshëm që

mund t’u jepet bashkëmoshatarëve të tyre. Kjo lloj pjesëmarrjeje gjithashtu u jep mundësinë

fëmijëve të kuptojnë mënyrën se si krijohet një informacion dhe të zhvillojnë aftësitë e duhura

kritike.

Page 50: Këshilli i Qarkut të Tiranës - qarkutirane.gov.al e Qarkut për të drejtat e... · një ndër Qarqet me përqindje më të ulët, së bashku me Qarkun e Vlorës dhe të Gjirokastrës,

50

Rrjedhimisht, autoritetet lokale dhe rajonale duhet të mbështesin krijimin dhe funksionimin e

medias (radios, televizionit, shtypit të shkruar dhe elektronik, etj.) të zhvilluar nga dhe për të rinjtë

duke përfshirë edhe programe trajnimi në lidhje me këto tema.

Përkrahja e fëmijëve për të ndërmarrë punë vullnetare dhe për t’iu përkushtuar kauzave në

komunitete

Të rinjtë duhet të mbështeten dhe të përkrahen për t’u përfshirë në veprimtari vullnetare. Në kohën

kur të rinjtë janë nën një presion në rritje për të kryer dhe për t’ia dalë mbanë si individë në edukim

dhe në botën e punës, është e rëndësishme që të nxitet dhe vlerësohet vullnetarizmi. Kështu,

autoritetet lokale dhe rajonale duhet:

i. të mbështesin krijimin e qendrave të vullnetarëve dhe të zhvillojnë iniciativa që synojnë

përkrahjen dhe nxitjen e përfshirjes së fëmijëve në veprimtari vullnetare, si për shembull në

fushata informuese dhe promovuese.

ii. në partneritet me të rinjtë, me organizatat vullnetare, autoritetet edukuese dhe punonjësit, të

zhvillojnë sisteme që vlerësojnë dhe mbështesin veprimtarinë vullnetare në sistemin e edukimit

formal dhe në punësim.

Mbështjetje për projektet dhe iniciativat e fëmijëve

Nëpërmjet shpresave dhe dëshirave të tyre të rinjtë kanë shumë ide që mund të përkthehen në

projekte dhe veprimtari lokale në përfitim të të gjithëve. Nëse u jepet mbështetja e duhur për këto

projekte, duke përfshirë sukseset dhe dështimet e tyre, kjo mund të ndihmojë të rinjtë gjithashtu të

zhvillojnë ndjenjën e tyre të përgjegjësisë dhe pavarësisë duke u shndërruar kështu në aktorë

socialë. Atëherë, autoritetet lokale dhe rajonale duhet të lehtësojnë zbatimin e këtyre projekteve,

qofshin ato të vogla apo të mëdha, duke u dhënë mundësinë që të zbatohen me profesionalizëm dhe

të kenë akses në asistencën financiare, materiale dhe teknike.

Përkrahja e organizatave të fëmijëve

Organizatat rinore janë unike në faktin se ato fokusohen kryesisht në reflektimin e pikëpamjeve të

fëmijëve dhe u shërbejnë nevojave dhe interesave të tyre. Ato krijojnë edhe hapësira ku të rinjtë të

mund të mësojnë, të shfrytëzojnë mundësitë e ofruara e sfidat e pjesëmarrjes në procesin e

vendimmarrjes dhe iniciativave me të rinj të tjerë. Ato mund të jenë organizata të strukturuara apo

grupe informale të rinjsh. E rëndësishme është që të rinjtë të kenë mundësi për t’u anëtarësuar në

një organizatë rinore sipas zgjedhjes së tyre në komunitetin ku jetojnë nëse do të dëshirojnë. Të

Page 51: Këshilli i Qarkut të Tiranës - qarkutirane.gov.al e Qarkut për të drejtat e... · një ndër Qarqet me përqindje më të ulët, së bashku me Qarkun e Vlorës dhe të Gjirokastrës,

51

rinjtë gjithashtu duhet të kenë të drejtën për t’u përkrahur në krijimin e organizatave të tyre nëse

do të dëshirojnë një gjë të tillë. Kështu:

i. autoritetet lokale dhe rajonale duhet të kenë buxhete specifike për të rinjtë vetëm me synimin për

të mbështetur organizatat rinore që drejtojnë veprimtari, sigurojnë shërbime apo veprojnë si zëri i

fëmijëve në komunitet dhe si mbështetës në emër të tyre. Duhet t’u jepet prioritet organizatave që

drejtohen nga dhe për të rinjtë dhe që/ose zhvillojnë politika dhe sisteme në vendet e tyre për të

nxitur pjesëmarrjen aktive të fëmijëve;

ii. autoritetet lokale dhe rajonale duhet të zhvillojnë parimin e Këshillit të Evropës mbi bashkë-

menaxhimin dhe sistemin e vendim-marrjes në partneritet me të rinjtë dhe organizatat rinore në

fusha të tilla që shfaqin interes nga të rinjtë. Është e rëndësishme që kur të krijohen këto struktura

bashkë-menaxhimi, të rinjtë dhe organizatat rinore të respektohen si partnerë me të drejta të plota

dhe të kenë të drejtën për të mos marrë pjesë nëse do të dëshirojnë një gjë të tillë.

Pjesëmarrja rinore në organizatat jo-qeveritare (OJQ) dhe partitë politike

Një sektor energjik, i pavarur dhe aktiv jo-qeveritar është elementi thelbësor i një shoqërie të

vërtetë demokratike. Gjithashtu është e rëndësishme që sektorët e tjerë të shoqërisë civile, si për

shembull, partitë politike, të jenë të forta dhe aktive në nivel lokal dhe rajonal. Të marrësh pjesë në

jetën demokratike të një vendi, rajon apo lokalitet, nënkupton më shumë se të votosh një herë në

disa vite. Për këtë arsye pjesëmarrja në OJQ dhe në parti politike është kaq e rëndësishme; sepse

këto struktura i ndihmojnë qytetarët të përfshihen dhe të ndikojnë në vendim-marrje dhe iniciativa

në mënyrë të vazhdueshme. Kështu që është thelbësore që të rinjtë të përkrahen dhe mbështeten

për të marrë pjesë në jetën shoqërore në komunitetet e tyre.

Autoritetet lokale dhe rajonale duhet të sigurojnë burime financiare apo të tjera për OJQ-të që

nxisin në mënyrë aktive pjesëmarrjen e fëmijëve në veprimtaritë e tyre dhe në strukturat e

procedurat demokrative të vendim-marrjes.

Autoritetet lokale dhe rajonale, në partneritet me partitë politike dhe në një formë asnjanëse duhet

të përkrahin përfshirjen e fëmijëve në sistemin politik partiak në përgjithësi dhe të mbështesin

iniciativat specifike, si për shembull, trajnimet.

11. Përfundime

Page 52: Këshilli i Qarkut të Tiranës - qarkutirane.gov.al e Qarkut për të drejtat e... · një ndër Qarqet me përqindje më të ulët, së bashku me Qarkun e Vlorës dhe të Gjirokastrës,

52

Duhet të përgatiten rregullore për të gjitha institucionet, shërbimet dhe mjediset përgjegjëse për

kujdesin, arsimin dhe mbrojtjen e fëmijëve, duke vendosur standarde që kanë për qëllim interesin

më të mirë dhe zhvillimin e plotë të fëmijës. Respektimi këtyre standardeve duhet të sigurohet

nëpërmjet trajnimit të personelit, kontrollit të brendshëm dhe monitorimit të rregullt të pavarur.

Çdo shkelje e të drejtave të fëmijës në institucionet e tilla duhet të sanksionohet në përputhje me

procedurat e përshtatshme dhe efektive.

Duhet të zbatohen kërkesa specifike për sistemin e drejtësisë për të miturit dhe mjediset që ofrojnë

kujdes të institucionalizuar për të siguruar që të drejtat e fëmijës të jenë plotësisht të mbrojtura, që

fëmijët të gëzojnë një cilësi të mirë të jetës dhe që të ketë mundësi që ata të marrin pjesë në të

gjitha aktivitetet që gëzojnë normalisht moshatarët e tyre.

Duhet të aplikohet një sistem për të bërë një vlerësim të plotë të personave që punojnë në kontakt

me fëmijët, në çdo cilësi, gjë që siguron një balancë të përshtatshme midis të drejtës së fëmijës për

mbrojtje nga dhuna dhe të drejtës së individid për një emër të mirë.

Vizioni, prioritetet dhe aktivitetet e veçanta të këtij plani veprimi nuk mund të zbatohen pa

identifikuar dhe vënë në dispozicion burimet specifike. Shumë nga këto janë lehtësuese ndërsa disa

janë edhe institucionale. Prioritet i parë identifikon masat për kapacitetet institucionale që do të

kërkohen dhe janë duke u zhvilluar tashmë brenda qarkut. Megjithatë ekziston një nevojë për

mbështetje të caktuar institucionale në një nivel më të lartë e cila do të lehtësojë procesin e

zhvillimit të hapave konkretë strategjikë për zbatimin dhe monitorimin e legjislacionit për të

drejtat e fëmijëve në Shqipëri. Më poashtë janë sugjeruar aktivitetet kryesore që janë skicuar mbi

bazën e këtoij arsyetimi.

Organizim për hartimin dhe konsultimin e planeve vendore të veprimit dhe angazhimi i

Grupit multidisiplinor vendor në drejtimin e proçesit të konsultimit.

Vlerësim periodik i situatës dhe zhvillimi i kornizës strategjike- vision, qëllim, objektiva për

zbatimin e legjislacionit për të drejtat e fëmijëve.

Konsolidimi, prezantimi, miratimi dhe publikimi i planit strategjik për fëmijët në qarkun e

Tiranës.

Page 53: Këshilli i Qarkut të Tiranës - qarkutirane.gov.al e Qarkut për të drejtat e... · një ndër Qarqet me përqindje më të ulët, së bashku me Qarkun e Vlorës dhe të Gjirokastrës,

53

Identifikimi dhe dokumentimi i praktikave të mira dhe rasteve të shkeljeve të të drejtave të

të fëmijëve në territorin e qarkut të Tiranës nën koordinimin e njësisë së të drejtave të

fëmijëve në Këshillin e Qarkut.

Përgatitja dhe publikimi i fletëve/raporteve informuese me inforcion të saktë dhe të

përditësuar mbi të drejtat e fëmijëve dhe proçesin e monitorimit të tyre në Qarkun e

Tiranës.

Përgatitja dhe realizimi i aktiviteteve ndërgjegjësuese për pjesëmarrjen e aktorëve të

ndryshëm vendor në mbrojtjen dhe monitorimin e të drejtëve të fëmijëve.

Zhvillimi i një sistemi efektiv komunikimi dhe monitorimi në nivel qarku ndërmjet njësisë

në Këshillin e qarkut dhe njësive të mbrojtjes në çdo bashki dhe komunë.

Përgatitja, prezantimi dhe publikimi i një raporti vjetor për të drejtat e fëmijëve në qarkun e

Tiranës, nën koordinimin e njësisë në Këshillin e Qarkut dhe me pjesëmarrjen e të gjithë

aktorëve të përfshirë shtetëror dhe jo-shtetëror në nivel vendor.

Page 54: Këshilli i Qarkut të Tiranës - qarkutirane.gov.al e Qarkut për të drejtat e... · një ndër Qarqet me përqindje më të ulët, së bashku me Qarkun e Vlorës dhe të Gjirokastrës,

54

Page 55: Këshilli i Qarkut të Tiranës - qarkutirane.gov.al e Qarkut për të drejtat e... · një ndër Qarqet me përqindje më të ulët, së bashku me Qarkun e Vlorës dhe të Gjirokastrës,

55

Shtojcë:

Plani i veprimit (2013 – 2016) për të drejtat e fëmijëve sipas matricës logjike

Logjika e ndërhyrjes Tregues të verifikueshëm Mjete të verifikimit Supozime dhe rreziqe

Qël

lim

i

Të rrisë dhe konsolidojë potencialet në të gjitha njësitë e qeverisjes vendore të qarkut të Tiranës për realizimin e masave strategjike dhe efektive në këtë nivel në garantimin dhe monitorimin e të drejtave të fëmijëve në bazë dhe për zbatim të legjislacionit në fuqi;

Ndërhyrjet e planifikuara në planin strategjik do të ndikojnë pozitivisht në ndërgjegjësimin dhe pjesëmarrjen e aktorëve të ndryshëm vendor në proçesin e zbatimit të legjislacionit, dhe monitorimit të të drejtave të fëmijëve në nivel qarku, duke I dhënë në veçanti legjitimitet mbledhjes dhe analizës së të dhënave ndërsektoriale.

Raporte monitorimi dhe vlerësimi; Raporte progresi mbi përgatitjen/zbatimin e strategjisë; Raporte vlerësimi të situatës së të drejtave të fëmijëve në qark në tërësi dhe/ose njësi të veçanta të tij.

Vullneti politik vijon të jetë mbështetës në ktivitetet e parashikuar në këtë matricë dhe nxit iniciativa dhe bashkëpunime të reja që lidhen me trë drejtat e fëmijëve në qeverisjen vendore. Personeli i trajnuar vijon punën në Këshillin e Qarkut në njësinë për të drejtat e fëmijëve, I pandikuar nga ndryshimet e mundshme në nivel politik/menaxherial.

Page 56: Këshilli i Qarkut të Tiranës - qarkutirane.gov.al e Qarkut për të drejtat e... · një ndër Qarqet me përqindje më të ulët, së bashku me Qarkun e Vlorës dhe të Gjirokastrës,

56

Ob

jek

tiv

a sp

ecif

ike

Të udhëheqë zbatimin dhe monitorimin e ligjit për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe të legjslacionit sekondar përkatës në qarkun e Tiranës përmes planifimkimit strategjik me pjesëmërrje, nxitjes së partneriteteve dhe bashkëpunimeve; Të vlerësojë perspektivën ndërsektoriale të të drejtave të fëmijëve në qeverisjen vendore dhe të kanalizojë avokimin e tyre në proçcesin e vendimmarrjes në nivel qarku, dhe në hartimin e politikave publike në nivel kombëtar; Të zhvillojë dhe promovojë nisma avokimi dhe monitorimin në nivel komune dhe bashkie të cilat inkurajojnë shtetasit dhe për më tepër fëmijët që të marrin pjesë dhe të jenë pjesë e proçesit të përmirësimit të praktikave të qeverisjes dhe cilësisë së shërbimeve publike;

Pjesëmarrje dhe interesi i gjeneruar në Qark përmes aktiviteteve të parashikuara në këtë plan veprimi do të inkurajojë qeverinë në nivel qendror dhe lokal të vijojë këtë proçes duke ofruar mbështetje ndërsektoriale për të drejtat e fëmijëve në nivel vendor.

E drejta për larine dhe sigurinë e

personit-Udhëzues për zbatimin e

Nenit 5 të Konventës Evropiane për

të Drejtat e Njeriut

E drejta për respektimin e jetës

private dhe familjare-Udhëzues për

zbatimin e Nenit 8 të Konventës

Evropiane për të Drejtat e Njeriut

Karta Evropiane e Rishikuar për

Pjesëmarrjen e fëmijëve në Jetën

Lokale dhe Rajonale, miratuar nga

Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe

Rajonale të Evropës, maj 2003

Të rinjtë pa kujdes prindëror në

Shqipëri - Praktika, legjislacioni

dhe të drejtat, Botim i organizatës

“SOS Fshatrat e Fëmijëve”, tetor

2009

Pjesëmarrje aktive dhe e balancuar mbi bazë gjinore dhe moshe siguron një përfaqësim të plotë dhe vlerësim prej aktorëve vendorë të objektivave strategjikë të NJDF. Një pjesëmarrje e mirë në takimet planifikuese është parakusht për të hartuar një strategji sa më pranë nevojave të komunitetit. Rreziqe Në rast ndyshimesh politike në drejtimin e qeverisjes në nivel qarku dhe/ose komune mbetet rrezik lëvizja ose largimi për një ofertë më të mirë e personelit të trajnuar. Propozimet për aktivitete në komunitet të dorëzuara nga komunat/bashkitë dhe/ose aktorë të tjerë vendorë nuk janë në standartin e duhur për financim. Ndryshimet e shpeshta në staff dobësojnë koordinimin e aktiviteteve.

Page 57: Këshilli i Qarkut të Tiranës - qarkutirane.gov.al e Qarkut për të drejtat e... · një ndër Qarqet me përqindje më të ulët, së bashku me Qarkun e Vlorës dhe të Gjirokastrës,

57

Rez

ult

ate

pri

tsh

me

Një mekanizëm institucional i qëndrueshëm dhe një platformë për planifkim strategjik në nivel qarku vendosen në Qarkun e Tiranës, duke bashkuar në proçes aktorë të ndryshëm vendorë të balancuar edhe mbi baza gjinore, dhe të udhëhequr nga Grupi Multidisiplinor. Korniza strategjike për konsolidimin e monitorimit me pjesëmërrje të të drejtave të fëmijëe në nivel vendor për Qarkun e Tiranës është përgatitur duke garantuar përkatësinë dhe mbështetjen politike nga udhëheqja e qarkut për drejtimet strategjike dhe veprimet e nevojshme për zbatimin e legjislacionit për të drejtat e fëmijëve. Një bazë solide dokumentacioni mbi fëmijët dhe të drejtate e tyre në Qarkun e Tiranës, e ndërtuar dhe e zhvilluar nga njësia përkatëse në Këshillin e Qarkut. Seri të fletëve, raporteve informuses dhe paketave udhëzuese përgatiten, publikohen dhe shpërndahen [jo vetëm] në të gjitha njësitë vendore të Qarkut dhe në rrjete dhe kanale të tjera informimi. Në qarkun e Tiranës ndërtohet dhe funksionon një sistem efektiv monitorimi dhe mbrojtjeje [në nivel komune dhe bashkie] për të drejtat e fëmijëve. Ky sistem mundëson mbledhjen e të dhënave periodike ndërsektoriale, të cilat ndihmojnë në procesin e planifikimit të buxhetit dhe të shrërbimeve publike në çdo njësi të pushtetit vendor. Një raport vjetor për të drejtat e fëmijëve në qarkun e Tiranës përgatitet nën koordinimin e njësisë në Këshillin e Qarkut, me pjesëmarrjen e të gjithë aktorëve të përfshirë shtetëror dhe jo-shtetëror në nivel vendorë.

Listë e çështjeve kryesore mbi domosdoshmërinë e bashkëpunimit ndërmjet qarkut, komunave dhe bashkive për një monitorim efektiv të të drejtave të fëmijëve, dhe përcaktimi i drejtimeve strategjike pëmes diskutimeve dhe konsultimeve me aktorë vendorë. Progresi në arritjen e konsensusit në çështjet dhe zgjidhjet e diskutuara në grupin ndërdisiplinor. Përcaktimi i njësisë së të drejtave të fëmijëve në Këshillin e Qarkut si një strukturë koordinuese për punën e grupit ndërdisiplinor. Finalizimi dhe miratimi nga grupi ndërdisiplinor i planit për hartimin e strategjisë për të drejtat e fëmijëve. Miratimi i një mekanizmi vendor për monitorimin dhe vlerësimin e respektimit të të drejtave si pjesë e punës së NJDF. Listë rekomandimesh nga aktorët për zbatim efektiv të legjislacionit për fëmijët dhe politikave përfshirëse në nivel qarku, të mbledhura gjatë proçesit të konsultimit. Përgatitja e një pakete trajnimi për hartimin e strategjisë, dhe komponentët e saj përbarës. Analizë SWOT e përgjithshme [për të drejtat e fëmijëve në qarkun e Tiranës] dhe Analizë për nivelin e pjesëmarrjes/ndikimit të aktorëve vendor. Numri i sesioneve të diskutimit në Grupin ndërdisiplinor dhe progresi në arritjen e konsensusit për përcaktimin e projekteve prioritate në zbatim të strategjisë. Numri i sesioneve të konsultimit me aktorët kryesorë vendorë për finalizimin e strategjisë. Listë e treguesve në nivel objektive që ndihmojnë në monitorimin dhe vlerësimin e strategjisë. Numri i sesioneve të konsultimit të hapura për publikun mbi projekt-strategjinë me komente të dokumentuara për shqyrtim në grupin ndërdisiplinor. Organizimi i një aktiviteti për prezantimin e strategjisë nën kujdesin dhe pjesëmarrjen aktive të Këshillit të Qarkut Tiranë.

Raporte progresi, raporte aktivitetesh, process-verbale të seminareve, dhe numri i synuar i pjesëmarrësve në aktivitetet për zhvillim të kapaciteteve. Mjete trajnimi, module, përmbledhje dhe prezantime mbi standarte të monitorimit të të drejtave të fëmijëve. Rezultate dhe rekomandime të përftuara pas analizës së anaëve të forta, dobësive, rreziqeve dhe mundësive në monitorimin e të drejtave të fëmijëve në nivel lokal.

Page 58: Këshilli i Qarkut të Tiranës - qarkutirane.gov.al e Qarkut për të drejtat e... · një ndër Qarqet me përqindje më të ulët, së bashku me Qarkun e Vlorës dhe të Gjirokastrës,

58

Ak

tiv

itet

e 1.1 Organizim për hartimin dhe konsultimin e planeve vendore të veprimit dhe angazhimi i Grupit multidisiplinor vendor në drejtimin e proçesit të konsultimit. 1.2 Vlerësim periodik i situatës dhe zhvillimi i kornizës strategjike- vision, qëllim, objektiva për zbatimin e legjislacionit për të drejtat e fëmijëve. 1.3 Konsolidimi, prezantimi, miratimi dhe publikimi i planit strategjik për fëmijët në qarkun e Tiranës. 2.1 Identifikimi dhe dokumentimi i

Burime/Mjete: Ëhat are the means required to implement these activities? Personel, projector LCD, tabelë për flip chart, formularë vlerësimi, hapësirë/zyrë pune, kalendarë, fletëpalosje etj.

Raporte vlerësimi; Raporte të takimeve të konsultimit; Raporte të aktiviteteve për zhvillimin e kapaciteteve; Raporte progresi monitorimi; Përmbledhje e çështjeve të diksutuara në aktivitete të hapura;

Kosto 1.1 Organizim për hartimin dhe konsultimin e planeve vendore të veprimit dhe angazhimi i Grupit

Page 59: Këshilli i Qarkut të Tiranës - qarkutirane.gov.al e Qarkut për të drejtat e... · një ndër Qarqet me përqindje më të ulët, së bashku me Qarkun e Vlorës dhe të Gjirokastrës,

59

praktikave të mira dhe rasteve të shkeljeve të të drejtave të të fëmijëve në territorin e qarkut të Tiranës nën koordinimin e njësisë së të drejtave të fëmijëve në Këshillin e Qarkut. 2.2 Përgatitja dhe publikimi i fletëve/raporteve informuese me inforcion të saktë dhe të përditësuar mbi të drejtat e fëmijëve dhe proçesin e monitorimit të tyre në Qarkun e Tiranës. 2.3 Përgatitja dhe realizimi i aktiviteteve ndërgjegjësuese për pjesëmarrjen e aktorëve të ndryshëm vendor në mbrojtjen dhe monitorimin e të drejtëve të fëmijëve. 3.1 Zhvillimi i një sistemi efektiv komunikimi dhe monitorimi në nivel qarku ndërmjet njësisë në Këshillin e qarkut dhe njësive të mbrojtjes në çdo bashki dhe komunë. 3.2 Përgatitja, prezantimi dhe publikimi i një raporti vjetor për të drejtat e fëmijëve në qarkun e Tiranës, nën koordinimin e njësisë në Këshillin e Qarkut dhe me pjesëmarrjen e të gjithë aktorëve të përfshirë shtetëror dhe jo-shtetëror në nivel vendor.

multidisiplinor vendor në drejtimin e proçesit të konsultimit. EUR 17,667

Kategori Kostot në Eur

burime njerëzore 14,677

udhëtime 600

kosto/shërbime të tjera 2,390

1.2. Vlerësim periodik i situatës dhe zhvillimi i kornizës strategjike- vision, qëllim, objektiva për zbatimin e legjislacionit për të drejtat e fëmijëve. EUR 22,731

Kategori kostot në Eur

burime njerëzore 14,891

udhëtime 2,160

kosto/shërbime të tjera 5,680

1.3. Konsolidimi, prezantimi, miratimi dhe publikimi i planit strategjik për fëmijët në qarkun e Tiranës. EUR 17,690

Kategori kostot në Eur

burime njerëzore 10,671

udhëtime 400

kosto/shërbime të tjera 6,619

2.1.Identifikimi dhe dokumentimi i praktikave të mira dhe rasteve të shkeljeve të të drejtave të të fëmijëve në territorin e qarkut të Tiranës nën koordinimin e njësisë së të drejtave të fëmijëve në Këshillin e Qarkut. EUR 39,330

Kategori kostot në Eur

burime njerëzore 38,430

udhëtime 900

2.2. Përgatitja dhe publikimi i fletëve/raporteve informuese me

Page 60: Këshilli i Qarkut të Tiranës - qarkutirane.gov.al e Qarkut për të drejtat e... · një ndër Qarqet me përqindje më të ulët, së bashku me Qarkun e Vlorës dhe të Gjirokastrës,

60

inforcion të saktë dhe të përditësuar mbi të drejtat e fëmijëve dhe proçesin e monitorimit të tyre në Qarkun e Tiranës. EUR 15,316

Kategori kostot në Eur

burime njerëzore 7,176

kosto/shërbime të tjera 8,140

2.3. Përgatitja dhe realizimi i aktiviteteve ndërgjegjësuese për pjesëmarrjen e aktorëve të ndryshëm vendor në mbrojtjen dhe monitorimin e të drejtëve të fëmijëve. EUR 6,791

Kategori kostot në Eur

burime njerëzore 6,251

kosto/shërbime të tjera 540

3.1. Zhvillimi i një sistemi efektiv komunikimi dhe monitorimi në nivel qarku ndërmjet njësisë në Këshillin e qarkut dhe njësive të mbrojtjes në çdo bashki dhe komunë. EUR 29,194

Kategori kostot në Eur

burime njerëzore 16,984

udhëtime 360

Paisje/furnizime 9,050

kosto/shërbime të tjera 2,800

3.2. Përgatitja, prezantimi dhe publikimi i një raporti vjetor për të drejtat e fëmijëve në qarkun e Tiranës, nën koordinimin e njësisë në Këshillin e Qarkut dhe me pjesëmarrjen e të gjithë aktorëve të përfshirë shtetëror dhe jo-shtetëror në nivel vendor. EUR 11,371

Kategori kostot në Eur

burime njerëzore 8,371

Page 61: Këshilli i Qarkut të Tiranës - qarkutirane.gov.al e Qarkut për të drejtat e... · një ndër Qarqet me përqindje më të ulët, së bashku me Qarkun e Vlorës dhe të Gjirokastrës,

61

udhëtime 200

kosto/shërbime të tjera 2,800

Menaxhim & koordinim EUR 45,392

Kategori kostot në Eur

burime njerëzore 33,187

udhëtime 1,800

Njësia e zbatimit 7,000

kosto/shërbime të tjera 3,405

Total EUR 221,704

Page 62: Këshilli i Qarkut të Tiranës - qarkutirane.gov.al e Qarkut për të drejtat e... · një ndër Qarqet me përqindje më të ulët, së bashku me Qarkun e Vlorës dhe të Gjirokastrës,

62

PYETËSOR Mbi kuptimin dhe zbatimin e të drejtave të fëmijëve në nivel bashkie dhe/ose komune në Qarkun e Tiranës dhe masat e pritshme në

zbatim të Konventës së Kombeve të Bashkuara për të drejtat e fëmijëve

I/E nderuar, Duke ju falenderuar për kohën dhe përkushtimin në plotësimin e këtij pyetësori, ju informojmë se të gjitha të dhënat e mbledhura do të trajtohen dhe përpunohem me një kujdes të veçantë në përputhje me standartet e përcaktuara në legjislacionin në fuqi. Ju lutem t’i jepni përgjigje pyetjeve në kolonën e tretë duke ruajtur kontekstin e tematikës që citohet në kolonën e parë të treguesve. Për çdpo pyetje dhe/ose paqartësi mos hezitoni të na kontaktoni në adresen e cituar më poshtë:

Të dhëna të përgjithshme:

Komuna/Bashkia

Personi/Struktura përgjegjëse për plotësimin e pyetsorit

Nr i përgjithshëm i fëmijëve në njësinë vendore (0-18 vjeç)

Nr i përgjithshëm i shkollave në njësinë vendore (arsim i detyrueshëm)

% gjinore e fëmijëve në njësinë vendore

% e rasteve të abuzimit të fëmijëve nga të rritur

% e rasteve delinkuecës së të miturve4

Numri i përgjithshëm i nxënësve në arsimin e detyrueshëm

% gjinore e nxënësve në arsimin e detyrueshëm

4 Vepra penale të kryera nga të mitur.

Page 63: Këshilli i Qarkut të Tiranës - qarkutirane.gov.al e Qarkut për të drejtat e... · një ndër Qarqet me përqindje më të ulët, së bashku me Qarkun e Vlorës dhe të Gjirokastrës,

63

Treguesit kryesor5 Neni i Konventës Pyetje – Mjete për qeverisjen vendore

I. Lojrat dhe argëtimi

Qasje në vende të sigurta për lojra dhe sporte; Neni31 A ka vende specifike për fëmijët që të angazhohen në sporte dhe lojra të organizuara? A ndërmerr struktura përgjegjëse për organizimin e lojrave dhe të sporteve një proçes për planifikim të veprimtarisë duke u bazuar në vlerësimin e nevojave të fëmijëve?

Qasje tek hapësirat për të luajtur për fëmijët me aftësi të kufizuara;

Neni 23 dhe 31 A siguron struktura përgjegjëse që hapësirat edukuese dhe argëtuese i përgjigjen nevojave të fëmijëve me aftësi të kufizuara? A merren në konsideratë nevojat e fëmijëve me aftësi të kufizuara në planifikimin, ndërtimin dhe përmirësimin e hapësirave publike?

Pasja e zonave të gjelbra/parqeve; Neni 29 A e monitoron komuna /bashkia sistematikisht rrezikun (ndotjen) në mjedis për fëmijët dhe ndërmerr veprime konkrete?

Respekt për diversitetin kulturor; Neni 13, 29, 30, 31 A ka raste të dhunës ndaj fëmijëve –banorë të rinj (sapoardhur) në komunitet? Nga kush?

Mundësi ndërveprimi me shokët; Neni 29 dhe 31 A ka vende ku fëmijët mund të angazhohen në mënrë spontane (të paprogramuar) në argëtim? A ka ndonjë strukturë të qeverisë që mbështet argëtimin spontan (të paprogramuar) të fëmijëve? A ka programe sociale jashtë-shkollore për fëmijët dhe të rinjtë?

II. Pjesëmarrja dhe përgjegjshmëria civile

Pjesëmarrja e komunitetit në vendimmarrje; Neni 12, 13, 14 dhe 15 A merren në konsideratë pikëpamjet e fënijëve në vendimarrjen e pushtetit lokal?

Qasja në internet; Neni 13 dhe 17

Qasja tek informacioni për të drejtat e fëmijëve; Neni 4, 13, 17 dhe 42 A bëhen përpjekje për ndërgjegjësim të publikut mbi të drejtat e fëmijëve? A ka programe trajnimi për të gjithë personat që merren me fëmijët? (mësues, mjekë, infermiere, avokatë, gjyqtarë, policë, psikologë, punonjës social, personel të burgjeve, dhe personel të institucioneve publike)? A janë hartuesit e politikave dhe të zgjedhurit vendor të trajnuar për të drejtat e fëmijëve?

Ekzistenca e politikave për fëmijët; Neni 4, 13, 17 dhe 42 A ka ndonjë strategji për të drejtat e fëmijëve në nivel bashkie/komune? A kanë planet e përgjithshme të veprimit të Bashkisë/Komunës një seksion specifik për fëmijët?

5 Treguesit kryesorë për komunitetet miqësore me fëmijët të të përftuar nga Konventa për të drejtat e fëmijës.

Page 64: Këshilli i Qarkut të Tiranës - qarkutirane.gov.al e Qarkut për të drejtat e... · një ndër Qarqet me përqindje më të ulët, së bashku me Qarkun e Vlorës dhe të Gjirokastrës,

64

Treguesit kryesor5 Neni i Konventës Pyetje – Mjete për qeverisjen vendore

A ka ndonjë plan veprimi specifik për fëmijët në bashki/komunë? A ka ndonjë strukturë specifike që bën koordinimin me të gjitha zyrat e duhura për çështje që lidhen me fëmijët? A ka në këshill një komision apo strukturë të veçantë që debaton, harton apo këshillon mbi politikat që lidhen me fëmijët?

Ekzistenca e një buxheti të përqendruar tek fëmijët;

Neni 4 A analizohen siç duhet buxheti vendor dhe komponentë të tij për të konfirmuar pjesën pët t’u shpenzuar për fëmijët?

Ekzistenca e mekanizmave për vlerësimin e ndikimit;

Neni 4 A përfshihet në planet lokale edhe vlerësimi i ndikimit (të rezultateve të punës) tek fëmijët?

Pasja e të dhënave mbi fëmijët; Neni 4 A janë të gjitha të dhënat mbi familjet dhe fëmijët në komunë/bashki të ruajtura dhe të disponueshme në një zyrë qëndrore? A mbledh bashkia/komuna të dhëna të saj mbi fëmijët dhe të rinjtë? A ju lejojnë të dhënat e disponueshme ekzistuese të bëni analizë krahasuese me njësitë fqinje mbi kushtet e fëmijëve? A ka të dhëna në nivel familjeje? A përfshihen te këto të dhëna edhe fëmijët që banojnë edhe në ndërtime pa leje? A ka ndonjë raport të bashkisë/komunës me të dhëna për fëmijët i dispounueshëm për shoqërinë civile dhe publikun në përgjithësi?

III. Siguria dhe mbrojtja

Siguria e lëvizjes brenda komunitetit (ecje, biçikletë apo përdorim i transportit publik);

Neni 6, 24 dhe 27 A ka shqyrtuar komuna/bashkia ndonjë prej çështjeve të veçanta për fëmijët në lidhje me përdorimin e transportit prej tyre? A ka trajtuar komuna/bashkia problemet e sigurisë së fëmijëve në trafik? A i mbështet komuna/bashkia nevojat speciale në transport të fëmijëve me aftësi të kufizuara?

Respekt për diversitetin/ mosdiskriminimi; Neni 2, 12, 13, 14 dhe 30

Ekzistenca e rrjeteve komunitare të solidaritetit; Neni 27

Siguria nga abuzimi, dhuna dhe ngacmimi; Neni 6, 19, 27, 34, 35, 36, 37, 38, 39

A ka mekanizma të besueshëm që sigurojnë se fëmijët janë të mbrojtur nga abuzimi, dhuna dhe neglizhimi? A ka ndonjë strategji vendore për mbrojtjen e fëmijëve nga trafikimi dhe dhuna?

Qasje në shërbime/ këshillues për viktima të abuzimit/dhunës;

Neni 6, 18, 19, 27, 34, 35, 36, 37, 38, 39

A ka shërbime të specializuara për fëmijët pa përkujdesje, të cilat parandalojnë dhe shmangin institucionalizimin?

Page 65: Këshilli i Qarkut të Tiranës - qarkutirane.gov.al e Qarkut për të drejtat e... · një ndër Qarqet me përqindje më të ulët, së bashku me Qarkun e Vlorës dhe të Gjirokastrës,

65

Treguesit kryesor5 Neni i Konventës Pyetje – Mjete për qeverisjen vendore

Mbrojtja nga droga; Neni 33

A bëjnë strukturat e shërbimit shëndetsor ndërgjegjësim mbi parandalimin e abuzimit me substancat?

Raste të krimit/konflikteve; Neni 19, 34, 35 dhe 38

Pasja e alternativave të kujdesit për fëmijët që nuk jetojnë në shtëpi;

Neni 9, 10, 11, 18, 10 dhe 21

A ka shërbime të specializuara për fëmijët pa përkujdesje, të cilat parandalojnë dhe shmangin institucionalizimin?

Qasje e duhur në drejtësi; Neni 37 dhe 40 A është sistemi për të miturit në konflikt me ligjin, i ndarë nga sistemi për të rriturit në nivel komune/bashkie?

Ekzistenca e masave mbrojtëse ndaj rreziqeve në mjedis dhe fatkeqësive natyrore;

Neni 6, 25 dhe 27 A ka ndonjë politikë/dokument strategjik në nivel komune/bashkie mbi rrezikun e ndotjes në mjedis, i cili përmban një seksion për fëmijët? A e monitoron sistematikisht komuna/bashkia ndikimin që rreziqet/ndotjet në mjedis kanë tek fëmijët, dhe mbi këtë bazë ndërmerr veprimet e duhura?

Fëmijë që bëjnë punë (jo të dëmshme dhe që nuk i pengon për ndjekjen e shkollës);

Neni 32 A ka ndonjë strategji vendore për fëmijët e rrugës dhe ata që punojnë ?

Pasja e shërbimeve për fëmijët që nuk jetojnë në shtëpi, ose që nuk ndjekin shkollën;

Neni 6, 20, 26, 28 dhe 29

A ka programe sociale jashtë-shkollore për fëmijët dhe të rinjtë?

IV. Shërbimet shëndetsore dhe sociale

Pasja e ambjenteve të kujdesit shëndetsor; Neni 6, 24 dhe 27 A e monitoron autoriteti përgjegjës për shëndetin, cilësinë dhe disponueshmërinë e shërbimeve në spitale dhe qendra shëndetsore A siguron autoriteti përgjegjës për shëndetin se fëmijët janë të regjistruar për shërbime shëndetsore individuale? A siguron autoriteti përgjegjës për shëndetin monitorimin e rregullt të kushteve shëndetsore të fëmijëve? A monitoron autoriteti përgjegjës për shëndetin nevojat për ushqim të fëmijëve? A siguron autoriteti përgjegjës për shëndetin se fëmijët me aftësi të kufizuara marrin shërbime shëndetsore të duhura?

Qasje në shërbimet e regjistrimit të lindjeve; Neni 7 dhe 8 A ka një sistem që garanton regjistrim të të gjitha lindjeve të fëmijëve në komunë/bashki?

Pasja e ambjenteve/shërbimeve të kujdesit për fëmijët

Neni 6, 18 dhe 26 A ka ndonjë përpjekje sistematike për të vlerësuar nevojat e familjeve me fëmijë më të vegjël me qëllim ofrimin shëbimeve të pranueshme të kujdesit për fëmijët?

Qasje në imunizim Neni 6, 24 dhe 27 A monitoron autoriteti përgjegjës për shëndetin se të gjithë fëmijët janë të imunizuar?

Pasja dhe qasja në shërbime sociale dhe të Neni 5, 18, 24, 26 dhe A ofron mbështetje autoriteti përgjegjës për shëndetin për të gjitha nënat e

Page 66: Këshilli i Qarkut të Tiranës - qarkutirane.gov.al e Qarkut për të drejtat e... · një ndër Qarqet me përqindje më të ulët, së bashku me Qarkun e Vlorës dhe të Gjirokastrës,

66

Treguesit kryesor5 Neni i Konventës Pyetje – Mjete për qeverisjen vendore

këshillimit; 27 reja në lidhje me shëndetin dhe zhvillimin e foshnjave? A është i disponueshëm për publikun informacioni mbi kategoritë e shërbimeve sociale? A ka ndonjë vend ku mund të shkojnë familjet në kohë krize për ndihmë financiare apo kushte mbijetese? A ka shërbime sociale për fëmijë me nevoja të veçanta?

Pasja e shërbimeve për shëndetin riprodhues dhe mbi parandalimin e HIV/AIDS-STD

Neni 6, 24 dhe 27 A siguron autoriteti përgjegjës për shëndetin se planifikimi familjar dhe parandalimi i HIV/AIDS jepen në qendrat shëndetsore lokale?

Ekzistenca e mbledhjes së plehrave dhe e një sistemi të përpunimit të mbetjeve;

Neni 6, 24 dhe 27 A menaxhon komuna/bashkia një sistem për grumbullimin e plehrave? A përcakton komuna/bashkia masa për riciklim?

Cilësia e ajrit në mjedis të hapur A e monitoron sistematikisht komuna/bashkia ndikimin që rreziqet/ndotjet në mjedis kanë tek fëmijët, dhe mbi këtë bazë ndërmerr veprimet e duhura?

V. Burime të edukimit

Qasja në shkollë (parashkollor, fillor/9 vjeçar, i mesëm);

Neni 28 A monitoron bashkia/komuna regjistrimin dhe ndjekjen e mësimit nga të gjthë fëmijët, dhe identifikon raste të përjashtimit? A monitoron komuna/bashkia nevojat financiare të familjeve në lidhje me regjistrimin dhe ndjekjen e shkollës nga fëmijët e tyre?

Barazia gjinore (mundësi të barabarta); Neni 2, 28 dhe 29 A monitoron bashkia/komuna regjistrimin dhe ndjekjen e mësimit nga të gjthë fëmijët, dhe identifikon raste të përjashtimit?

Raporti fëmijë/mësues; Neni 28 dhe 29 A e monitoron bashkia/komuna cilësinë e mësimdhënies në shkolla?

Pasja e edukimit mbi: a. Jetesën e shëndetshme b. Mjedisin c. Të drejtat d. Shëndetin riprodhues

Neni 6, 17, 24, 28, dhe 29

A jepet edukim mbi shëndetin në shkollë me mbështetje të komunës/bashkisë? A jepet edukim seksual në shkollë me mbështetje të komunës/bashkisë?

Respekt për pikëpamjet e fëmjëve dhe të prindërve;

Neni 12, 13, 14, 28 dhe 29

A ka struktura demokratike në shkolla që garatojnë dëgjimin e zërit të fëmijëve?

Respekt për diversitetin/ mosdiskriminimin; Neni 2, 23, 29 dhe 30 A monitoron bashkia/komuna regjistrimin dhe ndjekjen e mësimit nga të gjthë fëmijët, dhe identifikon raste të përjashtimit? A ka ndonjë strategj për trajtimin e problemeve të përjashtimit social, diskriminimit dhe ngacmimit të fëmijëve?

Pasja e kohës për lojra dhe argëtime; Neni 31

Ekzistenca e mjedisit mbrojtjës dhe të sigurtë: a. Rastet e ngacmimit b. Qasja tek një person mbështetës (këshillues)

Neni 6, 19, 28 dhe 29 A ka ndonjë këshillues të pavarur në shkolla, të cilit mund t’i drejtohen fëmijët për këshillë dhe mbështetje?

Page 67: Këshilli i Qarkut të Tiranës - qarkutirane.gov.al e Qarkut për të drejtat e... · një ndër Qarqet me përqindje më të ulët, së bashku me Qarkun e Vlorës dhe të Gjirokastrës,

67

Treguesit kryesor5 Neni i Konventës Pyetje – Mjete për qeverisjen vendore

c. Rastet e ndëshkimit trupor

Qasje te uji (për t’u pirë dhe për larje); Neni 6 dhe 24 A monitoron bashkia/komuna cilësinë e ambjenteve mësimore dhe ndërmerr veprimet e duhura në bazë të nevojave?

Pasja e tualeteve Neni 6 dhe 24 A monitoron bashkia/komuna cilësinë e ambjenteve mësimore?

Qasje në biblotekë të shkollës ose te komunitetit; Neni 17 A monitoron bashkia/komuna cilësinë e ambjenteve mësimore?

Pasja e mundësive të trajnimit/praktikës profesionale;

Neni 28 dhe 29 A ka programe punësimi për mbështetjen e të rinjve nën 18 vjeç?

VI. Strehimi

Qasje te uji (për t’u pirë dhe për larje); Neni 6, 4 dhe 27 A e monitoron komuna/bashkia pasjen dhe cilësinë e ujit, në veçanti për familjet me fëmijë, dhe mbi bazën e kësaj ndërmerr masat e nevojshme?

Pasja e tualeteve (në mjedise të brendshme dhe të jashtme)

Neni 6, 24 dhe 27 A i monitoron komuna/bashkia kushtet sanitare për familjet me fëmijë, dhe mbi bazën e kësaj ndërmerr masat e nevojshme?

Qasje në strehim të sigurtë Neni 27 A ka një proçes sistematik për vlerësimin dhe monitorimin e kushteve fizike të strehimit të fëmijëve?

Kushte të përshtatshme strehimi Neni 27 A ka një proçes sistematik për vlerësimin dhe monitorimin e kushteve fizike të fëmijëve në banesë?

Cilësi e ajrit në mjedis të brendshëm/mbyllur; Neni 6, 24 dhe 27 A ka një proçes sistematik për vlerësimin dhe monitorimin e kushteve fizike të fëmijëve në banesë?

Pasja e energjisë elektrike; Neni 27 A ka një proçes sistematik për vlerësimin dhe monitorimin e kushteve fizike të fëmijëve në banesë?

Madhëisa e banesës (hapësira e e mjaftueshme); Neni 27 A ka një proçes sistematik për vlerësimin dhe monitorimin e kushteve fizike të fëmijëve në banesë?

Siguria në shtëpi Neni 6, 19 dhe 27

Pasi ta keni plotësuar ju lutem dërgojeni këtë pyetësor në adresë të njësisë së të drejtave të fëmijëve në Drejtorinë e Zhvillimit Rajonal në Këshillin e Qarkut të Tiranës, Sheshi Ataturk, Tiranë dhe në adresën e email: [email protected] Ju faleminderit!