kërkesat dhe nevojat e të rinjve si preventivë e...

4
Kërkesat dhe nevojat e të rinjve si preventivë e përjashtimit - diskriminimit "Le të flasim për diskriminim"

Upload: others

Post on 31-Aug-2019

6 views

Category:

Documents


2 download

TRANSCRIPT

Page 1: Kërkesat dhe nevojat e të rinjve si preventivë e ...static.nationalromacentrum.org/pdf/diskriminacija-flaerA4-ALB.pdfMë 10 dhjetor 2017, dita e të Drejtave të Njeriut, të rinjtë

Kërkesat dhe nevojat e të rinjve si preventivë e përjashtimit - diskriminimit

"Le të flasim për diskriminim"

Page 2: Kërkesat dhe nevojat e të rinjve si preventivë e ...static.nationalromacentrum.org/pdf/diskriminacija-flaerA4-ALB.pdfMë 10 dhjetor 2017, dita e të Drejtave të Njeriut, të rinjtë

Dokumenti është rezultat i forumeve të organizuara me të rinjtë e qytetit të Kumanovës me titull "Le të

flasim për diskriminimin" - nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme nga Kumanova, të cilët përmes

perceptimeve dhe diskutimeve të tyre i njihnin nevojat e aktiviteteve për mungesën ose harresën e tyre.

Përmes debatit të hapur, dialogut - komunikimit, të rinjtë nga Kumanova nga nacionalitete të ndryshme,

maqedonas, shqiptarë, romë, turq, serbë dhe vllehë ranë dakord që bashkëjetesa multietnike në

Kumanovë të vazhdojë të promovohet dhe të përmirësohet.Të rinjtë presin ngritjen e vetëdijes, kushte

më të mira për arsim, dukshmëri në reduktimin e padurimit, stereotipeve, paragjykimeve, harmoninë për

bashkëjetesën e qytetarëve në qytetin e Kumanovës dhe më gjerë.

Dokumenti i është dorëzuar kryetarit të komunës së Kumanovës, këshilltarëve të zgjedhur të këshillit të

komunës së Kumanovës dhe institucioneve përkatëse vendore në qytet për çështjen rinore.

Kryetari i komunës, këshilltarët e këshillit të komunës së Kumanovës dhe institucionet relevante për të

rinjtë të fillojnë të zbatojnë programet e politikave rinore si prioritete dhe nevoja në praktikë.

Kumanova është qytet historikisht i njohur në të gjithë rajonin si një qytet multietnik. Të vazhdohet të

përkdhelet edhe në të ardhmen në aspekt në të cilën të rinjtë Kumanovar janë një faktor kyç për

zhvillimin shoqërorë të qytetit.

Më 10 dhjetor 2017, dita e të Drejtave të Njeriut, të rinjtë e Kumanovës sumuan të gjitha diskutimet dhe

sugjerimet për statusin dhe zhvillimin e tyre nga forumet e mbajtura në Kumanovë dhe propozuan 10

propozimet e mëposhtme:

1. Qasja në arsim për të gjithë të rinjtë në mësim të rregullt dhe edukimin joformal për të rritur

konkurencen në tregun e punës

2. Programi për pasurimin dhe realizimin e jetës së të rinjve në qytetin e Kumanovës

(kultura, sporti dhe rekreacioni)

3. Ndërtimi i banesave për të rinjtë si një rrethanë lehtësuese për pavarësinë e tyre, duke ndjekur

shembujt e politikave rinore evropiane për zhvillim.

4. Komuna e Kumanovës të sigurojë bursa për nxënësit e arsimit fillor, të mesëm dhe të lartë për

kategoritë më vulnerabël të familjeve.

5. Kryetari i Komunës së Kumanovës të propozojë një program vjetor për shënimin e ditëve për të

drejtat e fëmijëve dhe të drejtat e të rinjve, duke përfshirë takime me nxënësit me qëllim të komunikimit

dhe vështrimit të nevojave të tyre.

Page 3: Kërkesat dhe nevojat e të rinjve si preventivë e ...static.nationalromacentrum.org/pdf/diskriminacija-flaerA4-ALB.pdfMë 10 dhjetor 2017, dita e të Drejtave të Njeriut, të rinjtë

6. Komuna e Kumanovës në bashkëpunim me shkollat të organizojë vizita në trashëgiminë historike kulturore

të qytetit të Kumanovës (Kokino, Pelince, Zebërnjak)

7. Në bashkëpunim me shkollat, të planifikohet dhe organizohet një olimpiadë për njohjen e gjuhëve botërore

(anglisht, frëngjisht, gjermanisht dhe rusisht) dhe gjuhët që fliten në qytetin e Kumanovës (maqedonisht, shqip,

gjuhën rome, serbisht dhe turqisht)

8. Sigurimi i një qendre kulturore të të rinjve për promovimin e kulturës, arsimit, vlerave kulturore dhe shkencore

të të rinjve duke organizuar punëtori, debate, forume, leksione në bashkëpunim me sektorin e rinisë në komunën

e Kumanovës, universitetet private në Kumanovë dhe mediat elektronike dhe të shkruara në Kumanovë dhe

R. e Maqedonisë. Mysafirë të këtyre ngjarjeve të jenë përfaqësues të shquar: diplomatë të huaj, deputetë,

kryetarët e komunave, Avokat i Popullit, profesorët e universiteteve nga Maqedonia dhe qytete të binjakëzuara

të Kumanovës.

9. Kremtim dhe festim i përbashkët i ditëve kombëtare të bashkësive etnike në Kumanovë, maqedonas, shqiptarë,

romë, turq, serbë, vllehët.

10. Të zbatohen masa preventive në parandalimin e diskriminimit ndaj komunitetit rom, kryesisht të rinj, me qëllim

të sigurimit të qasjes së barabartë në arsim, njohjes së kulturës, historisë dhe gjuhës rome, qasjes së barabartë

në punësim sipas rregullave kushtetuese dhe ligjore (Të ketë punësime të garantuara në Gjykatën Komunale të

Kumanovës, zyra e punësimit Kumanovë, tubacioni i gazit Kumanovë, Komuna e Kumanovës - zyra e kryetarit,

marrëdhëniet juridike pronësore), me qëllim që të krijojë shembuj pozitivë, idhuj në mesin e nxënësve romë.

Këto propozime erdhën nga forumet e realizuara me pjesëmarrjen e studentëve, profesorëve, mediave,

Ambasadorit Shkëlqesisë së tij Christian Timonie, Avokatit të Popullit të Maqedonisë, z. Ixhet Memeti, Ministrisë

së Arsimit dhe Shkencës Z. Milutin Stançiç, drejtorit të drejtorisë për Zhvillim dhe Promovim të Arsimit në gjuhët

e anëtarë të komuniteteve, zëvendësi i Avokatit të Popullit Vaska Bajramovska Mustaf, drejtori ekzekutiv i

Qendrës Nacionale të Romëve Ashmet Elezovski, përfaqësues nga Komuna e Kumanovës z. Ibrahim Ajdini nga

sektori për arsim dhe z. Zoki Ristevski koordinator i mundësive të barabarta dhe koordinator i trupit koordinues

për mbrojtje nga diskriminimi.

Shqyrtimi dhe pranimi për realizimin e këtyre propozimeve pritet në vitin 2018.

Të rinjtë janë e ardhmja, ata kanë të drejtën të thirren në të.

Page 4: Kërkesat dhe nevojat e të rinjve si preventivë e ...static.nationalromacentrum.org/pdf/diskriminacija-flaerA4-ALB.pdfMë 10 dhjetor 2017, dita e të Drejtave të Njeriut, të rinjtë

Aktivitetet u mbështetën nga Ambasada Franceze - Republika e Maqedonisë, Programi I

Bashkimit Evropian "Evropa për Qytetarët" - Zyra për Iniciativat Rome Budapest dhe Këshilli

I Evropës,kampanja MJAFT, tejkaloi paragjykimet "krenaria e romëve".

Periudha kohore e realizimit të aktiviteteve: Korrik 2017

deri në Dhjetor 2017

Ekipi i projektit për realizim:

Shoqata Qendrës Nacionale e Romëve

Done Bozhinov 11/5

1300 Kumanovë

Maqedoni

Tel. + 389(0)31 427 558

www.nationalromacentrum.org

[email protected]

Shoqata e të rinjve romë Symbiosis

(organizatë partnere)

1300 Kumanovë

Maqedoni

Tel: + 389 (0) 075977212

[email protected]