kostt plani i biznesit për vitin 2009 · 2017-07-27 · 1.0. hyrje kostt sh.a, është operator i...

23
KOSTT Plani i Biznesit për vitin 2009 Tetor, 2008 Fq. 1/23

Upload: others

Post on 21-Feb-2020

5 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: KOSTT Plani i Biznesit për vitin 2009 · 2017-07-27 · 1.0. Hyrje KOSTT sh.a, është Operator i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës, një subjekt

KOSTT

Plani i Biznesit për vitin 2009

Tetor, 2008

Fq. 1/23

Page 2: KOSTT Plani i Biznesit për vitin 2009 · 2017-07-27 · 1.0. Hyrje KOSTT sh.a, është Operator i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës, një subjekt

Përmbajtja 1.0  Hyrje ..................................................................................................................................... 3 2.0  Roli dhe Misioni i KOSTT .................................................................................................... 3 

2.1  Roli dhe qëllimi ................................................................................................................. 3 2.2  Vizioni dhe Misioni ........................................................................................................... 4 2.3  Objektivat kryesore ........................................................................................................... 4 2.4  Organizimi ........................................................................................................................ 4 

3.0  Rrethina afariste .................................................................................................................... 7 3.1  Zhvillimi i sektorit energjetik ............................................................................................. 7 3.2  Korniza ligjore dhe rregullative .......................................................................................... 8 3.3  Aspektet sociale dhe mjedisore .......................................................................................... 8 

4.0  Sfidat ..................................................................................................................................... 8 5.0  Progresi dhe zhvillimi ............................................................................................................ 9 

5.1  Zhvillimet e tregut, në Kosovë dhe në rajon ...................................................................... 9 5.2  Zhvillimet në operimin e sistemit .................................................................................... 10 5.3  Projektet e reja (Bizneset tjera jo të rregulluara) ............................................................... 10 5.4  Rregullativa dhe efikasitetit ............................................................................................. 10 5.5  Programi Investiv ............................................................................................................ 11 (b) Sistemet e TI-së për operimin e tregut ........................................................................................... 11 5.6  Caktimi i prioriteteve të programit investiv ...................................................................... 12 5.7  Rregulloret dhe Tarifat .................................................................................................... 15 

6.0  PLANIFIKIMI FINANCIAR ............................................................................................ 15 6.1  Struktura dhe vlera e të hyrave për vitin 2009 ................................................................. 16 6.2  Shpenzimet operative ...................................................................................................... 16 

6.2.1  Projeksioni i Pasqyrës së Fitimit dhe Humbjes ......................................................... 17 6.2.2  Projeksioni i Pasqyrës së Rrjedhës së Parasë ............................................................. 19 6.2.3  Sensitiviteti ............................................................................................................... 19 

7.0  Burimet njerzore ................................................................................................................. 22 

2

Page 3: KOSTT Plani i Biznesit për vitin 2009 · 2017-07-27 · 1.0. Hyrje KOSTT sh.a, është Operator i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës, një subjekt

1.0 Hyrje

KOSTT sh.a, është Operator i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës, një subjekt i cili luan rol të rëndësishëm në sektorin e energjisë në Kosovë. i emëruar nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe i liçensuar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë në bazë të dispozitave të legjislacionit parësor dhe dytësor të Kosovës, KOSTT sh.a në tetor të vitit 2006, u liçensua si operator i sistemit të transmisionit dhe tregut të energjisë elektrike.

KOSTT-i si kompani e mëvetësishme, është krijuar si rrjedhojë e procesit të ristrukturimit të sektorit të energjisë në Kosovë. Në bazë të detyrimeve që rrjedhin nga Traktati për Komunitetin e Energjisë për Evropën Juglindore, ku Kosova është anëtare me të drejta të barabarta, si dhe të vendimit të Qeverisë së Kosovës në korrik 2005 për ristrukturim të Korporatës Energjetike të Kosovës-KEK (kompani e integruar vertikalisht), funksioni i transmisionit dhe dispeçingut është ndarë zyrtarisht nga KEK-u më 1 korrik 2006.

Si Operator i Sistemit të Transmisionit (OST), KOSTT-i është përgjegjës për menaxhimin dhe funksionimin e sistemit të transmisionit të energjisë elektrike në Kosovë si dhe është përgjegjës për transmisionin e energjisë elektrike të tensionit të lartë.

Si Operator i Tregut të energjisë elektrike, KOSTT-i është përgjegjës për organizimin dhe administrimin e tregëtimit të energjisë si dhe për menaxhimin e procesit të vendimmarrjes përfundimtare.

KOSTT sh.a në përputhje me licencat e lëshuara, është përgjegjës për:

1. Planifikimin, zhvillimin, mirëmbajtjen dhe funksionimin e sistemit të transmisionit të energjisë elektrike në Kosovë;

2. Sigurimin e një qasjeje të hapur dhe jo-diskriminuese; 3. Funksionimin e tregut të ri të energjisë elektrike; 4. Sigurimin e kushteve të cilat nxisin konkurrencën në Kosovë; 5. Bashkëpunimin me OST-të (Operatorët e Sistemit të Transmisionit) fqinje në dobi të

Kosovës dhe të rajonit

KOSTT-i ka një pozitë strategjike dhe përfaqëson një nyje të rëndësishme në tregun rajonal të energjisë elektrike. KOSTT-i ndërlidhet me katër sisteme të tjera, atë të Shqipërisë, Maqedonisë, Serbisë dhe Malit të Zi.

2.0 Roli dhe Misioni i KOSTT

2.1 Roli dhe qëllimi

Roli i KOSTT-it është që të operoj sistemin e transmisionit dhe tregut të energjisë elektrike në Kosovë. Përgjegjësitë e KOSTT-it janë përcaktuar në ligjet e energjisë dhe licenca. Është po ashtu përgjegjësi e KOSTT-it bashkëpunimi me operatorët e sistemit të shteteve fqinje në marrëveshjet rajonale.

3

Page 4: KOSTT Plani i Biznesit për vitin 2009 · 2017-07-27 · 1.0. Hyrje KOSTT sh.a, është Operator i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës, një subjekt

2.2 Vizioni dhe Misioni

Vizioni “Të jetë kompani profitabile për transmetimin e sigurtë dhe stabil të energjisë elektrike, e përgjegjshme ndaj shoqërisë dhe mjedisit dhe e integruar në mekanizmat evropianë”. Misioni Misioni i KOSTT-it është që të sigurojë:

o Shërbime kualitative duke implementuar të arriturat teknike-teknologjike në zhvillimin e sistemit të transmisionit

o Qasjen transparente dhe jodiskriminuese në tregun konkurrues të energjisë elektrike o avansim tё pozitës nё nivelin rajonal dhe evropian

2.3 Objektivat kryesore

Objektivat para së gjithash kanë të bëjnë me sigurimin se KOSTT-i është një organizatë efektive, e aftë për të përballuar sfidat me të cilat do të përballet në të ardhmen. Objektivat e KOSTT-it janë:

a) Të sigurojë qëndrueshmërinë financiare b) Të themelojë një organizatë efektive dhe efiçiente dhe të arrijë përmirësime të vazhdueshme

në efiçencë c) Të mirёmbajë dhe avancojë funksionet e kërkuara pёr operim tё sistemit d) Të krijoj mundёsitё pёr operim tё tregut nё përputhje me zhvillimet e pritura tё tregut e) Të përmirësojë performancat e sistemit tё transmisionit f) Të avansojë kapacitetet e planifikimit dhe zhvillimit tё sistemit g) Të sigurojë ndërtimin efektiv të rrjetit tё transmisionit h) Të merr pjesë aktive në zhvillimin dhe operimin e tregut rajonal,t ë përfitoj / kontriboj nga

zhvillimi rajonal i tregut i) Të zhvillojë marrëdhënie efektive me palët e interesuara j) Të siguroj që KOSTT-i është punëdhënës i mirë dhe atraktiv k) Të sigurojë që KOSTT-i është një organizatë përgjegjëse nga aspekti social l) Të krijojë një ambient të sigurte pune

2.4 Organizimi

Struktura organizative e KOSTT-it është përcaktuar të ketë një afarizëm të pavarur dhe si i tillë reflekton një fushëveprim bilateral të afarizmit. Përbëhet nga afarizmi themelor tekniko-operativ, ku mbulohet me Departamentet si:

• Operatori i Sistemi

• Operatori i Transmisionit

• Operatori i Tregut Afarizmi tjetër ka karakter projektues, zhvillimor, komercial, rregullativ, ligjor, si dhe administrativ, që zhvillohet përmes Departamenteve mbështetëse:

4

Page 5: KOSTT Plani i Biznesit për vitin 2009 · 2017-07-27 · 1.0. Hyrje KOSTT sh.a, është Operator i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës, një subjekt

• Inxhinieringu dhe Menaxhimi i Projekteve

• Çështjet Ligjore dhe Rregullative

• Financat dhe

• Burimet Njerëzore

Në Drejtorinë Qendrore të KOSTT-it janë edhe tri njësi, të emëruara si Zyre, të cilat kanë karakter mbështetës në aspektin e obligimeve financiare, ligjore dhe organizative, që janë:

• Zyra për Planifikim Strategjik dhe Buxhet

• Zyra për Prokurim

• Zyra për Siguri Industriale dhe Mbrojtje nga Zjarri

Në vazhdim, është dhënë Skema organizative e KOSTT-it.

5

Page 6: KOSTT Plani i Biznesit për vitin 2009 · 2017-07-27 · 1.0. Hyrje KOSTT sh.a, është Operator i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës, një subjekt

6

Page 7: KOSTT Plani i Biznesit për vitin 2009 · 2017-07-27 · 1.0. Hyrje KOSTT sh.a, është Operator i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës, një subjekt

3.0 Rrethina afariste

Plani i Biznesit për vitin 2009 paraqet ekstrakt të Planit të Biznesit 2009-2013 dhe ven në pah tri aspektet themelore të rrethinës afariste, brenda së cilës operon KOSTT-i:

- zhvillimi i sektorit të energjisë elektrike, - kornizat ligjore dhe rregullative, - çështjet sociale dhe ambientale .

3.1 Zhvillimi i sektorit energjetik

Sistemi energjetik i Kosovës në të kaluarën ka qenë pjesë e një sistemi shumë më të madh të ish-Jugosllavisë. Ky sistem është dëmtuar dukshëm në konfliktin e fundit por edhe para tij ka vuajtur nga mungesa e investimeve dhe mirëmbajtjes. Si rezultat, KOSTT gjendet në një situatë të pafavorshme dhe të ndjeshme, edhe pse janë kryer pune riparuese të shumta viteve të fundit. Rrjeti nuk përmbush kërkesat e standardit të Kodit të Rrjetit dhe çkyçja e një linjë apo transformatori të vetëm do ta binte sistemin në rrezik të papranueshëm të mbingarkesës; rrjeti nuk do të mund ta plotësonte ngarkesën e tillë edhe po ti kishte të gjitha linjat në funksion dhe humbjet e rritura që reflektojnë mbi ato normale në transmisionin e Kosovës. Aktualisht nuk prodhohet mjaft energji elektrike, ndërsa fondet për të paguar importin, mungojnë. Prandaj, reduktimet e energjisë elektrike do të jenë të paevitueshme. Rritja e konsumit ka qenë 7 % për vit dhe pritet se do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Një treg i përkohshëm i energjisë elektrike është prezantuar më herët në Kosovë në vitin 2007 dhe ka pas për qëllim që ky duhet të zhvillohet përmes fazave të tranzicionit në një treg bilateral neto, me funksionim të plotë dhe konkurrues. KOSTT-i si operator i tregut ka luajtur një rol të rëndësishëm në përcaktimin e rregullave të përkohshme dhe do të ketë një rol të madh në përgatitjen dhe implementimin e fazave deri në implementim të plotë, apo në modifikimin e dizajnit të tregut dhe rregullave përcjellëse varësisht nga paraqitja e kërkesave/nevojave. Objektiva është për të pas një dizajn dhe rregulla të cilat do të jenë fleksibile për hyrje/qasje të plotë në tregun rajonal të energjisë elektrike në të ardhmen, që është objektiva kryesore e procesit të Athinës dhe si rrjedhim të Traktatit për themelimin e Komunitetit të Energjisë në Evropën Jug-Lindore(KEJL). KOSTT-i në kapacitetin e tij si Operator i Tregut, do të siguroj të jetë i integruar plotësisht në të gjitha komponentet e tregut rajonal të cilat momentalisht janë në zhvillim. Në veçanti, KOSTT-i do të duhej të:

- Përcjell zhvillimet e tregut rajonal të energjisë elektrike; - Luaj një rol të plotë në vendim-marrje në zhvillimin e mekanizmave të tregut, përfshirë

draftimin e rregullave e cila mbështet dizajnin e tregut; - Rris aftësitë e veta të operimeve të tregut ashtu që të operoj në mënyrë efektive në fazat

e ardhshme të tregut; dhe - Siguroj dhe komisionoj infrastrukturën e nevojshme të TI-së.

Sistemi rajonal i transmisionit tanimë është relativisht i inter-konektuar, dhe bashkëpunimi rajonal në operimet e sistemit është duke u ngritur. KOSTT-i gjithashtu është i përfshirë në procesin e Athinës respektivisht në Traktatin e KEJL i themeluar për të implementuar tregun rajonal të energjisë elektrike. KOSTT-i do të synoj të:

Fq. 7/23

Page 8: KOSTT Plani i Biznesit për vitin 2009 · 2017-07-27 · 1.0. Hyrje KOSTT sh.a, është Operator i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës, një subjekt

8

- Marrë pjesë plotësisht në organizatat relevante rajonale dhe evropiane lidhur me operimet e sistemit dhe të tregut;

- Siguroj se të gjitha kërkesat e operimeve rajonale të plotësohen, posaçërisht standardet e UCTE-së;

- Themeloj marrëdhënie të forta me OST-të fqinje; - Zhvilloj aftësitë e nevojshme për operim të sistemit dhe të tregut në baza rajonale; dhe - Planifikoj forcimin e kapaciteteve të transmisionit dhe atyre inter-konektiv sipas kritereve

dhe standardeve të harmonizuara në nivel të regjionit. 3.2 Korniza ligjore dhe rregullative

Korniza ligjore e KOSTT-it bazohet kryesisht në pakon prej tri ligjeve të aprovuara në qershor të vitit 2004: Ligjin për Energji, Ligjin për Energjinë Elektrike dhe Ligjin për Rregullatorin e Energjisë. Korniza ligjore është në pajtim më praktikat e mira të BE-së dhe siguron një komision rregullatorë për energji, licenca për funksionet kryesore të sektorit energjetik, kodet dhe standardet teknike dhe rregullat e tregut. KOSTT-i është në pamundësi për t’iu përgjigjur në një periudhë afat shkurtër të gjithave kërkesave të kodeve dhe standardeve të industrisë dhe derrogimet do të jenë të paevitueshme për një periudhë kohore, por shumë nga këto pajtueshmëri do të bëhen të domosdoshme në të ardhmen. Kosova është nënshkruese e Traktatit të Komunitetit të Energjisë1, i cili ka të bëjë me zhvillimin rajonal të energjisë elektrike dhe të gasit në Evropën Jug Lindore. Ky Traktat kërkon që Kosova të miratojë aquis-të e BE-së në katër fusha, përfshirë direktivën mbi tregun e brendshëm të energjisë elektrike dhe rregulloren mbi shkëmbimin e energjisë elektrike ndërkufitare.

3.3 Aspektet sociale dhe mjedisore

Barazia gjinore është një temë me të cilën KOSTT-i përballet ashtu si edhe partnerët e tjerë evropianë. Çështjet e minoritetit etnik janë më të vështira, sepse marrëdhëniet në mes komuniteteve janë dëmtuar shumë në dekadat e fundit. KOSTT-i do të përpiqet për të promovuar barazinë gjinore dhe përfshirjen e minoriteteve, përmes zhvillimit të politikave të përshtatshme të Burimeve Njerëzore.

Shëndeti dhe siguria – do të rishikohen Politika shëndetësore dhe e Sigurisë dhe do të shoqërohen me deklarata politike përkatëse. Poashtu,për këto, do të vendosen edhe masat e përformancës. KOSTT-i është i vetëdijshëm për prioritetin që duhet dhënë mbrojtjes së mjedisit për Kosovën dhe më gjërë. KOSTT-i do t’i caktojë përgjegjësitë mjedisore dhe do ta rishikojë politikën e vet mjedisore. Vëmendje e veçantë do ti kushtohet implementimit të kësaj politike, veçanërisht në fushat e ndërtimit dhe mirëmbajtjes. 4.0 Sfidat

KOSTT-i ka një numër të përparësive. Në veçanti, është monopol në një treg rritës; potencialisht përfiton nga një kornizë e shëndoshë rregullative; organizimi, strategjia dhe proceset e reja menaxheriale janë duke u vendosur në vend; dhe motivimi i stafit është i mirë 1 Traktati i Komunitetit të Energjisë u nënshkrua më 5 Tetor 2005.

Page 9: KOSTT Plani i Biznesit për vitin 2009 · 2017-07-27 · 1.0. Hyrje KOSTT sh.a, është Operator i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës, një subjekt

Nga ana tjetër, KOSTT-i ka edhe dobësi; është shumë i varur nga një klient i vetëm, KEK-u dhe industria në tërësi është financiarisht e dobët. Të hyrat e KOSTT-it janë potencialisht jo adekuate/të pamjaftueshme. Ekziston nevoja për investime të mëdha në sistemin e transmisionit, dhe KOSTT-i varet nga Buxheti i Konsoliduar i Kosovës dhe donacionet ndërkombëtare. Gjendja aktuale e KOSTT-it nga pikëpamja e aftësisë kreditore nuk lejon që investimet tërësisht të financohen nga KOSTT-i duke hyrë në aranzhmane kreditore. Kjo reflektohet edhe si çështje që investimet në infrastructure nuk janë bërë mbi 10 vjet. Sfidë e vërtetë për KOSTT-in do të jetë që në një periudhë afatmesme nga vartësia e donacioneve për të zhvilluar sistemin e vet në atë të vet financimit të programit zhvillimor Mundësitë për KOSTT-in dalin nga shtrirja dhe shkalla e rritur e aktiviteteve të tij, duke rezultuar nga rritja e kërkesës, gjenerimit të ri dhe zhvillimit të tregut në Kosovë, inter-koneksionet e rritura me sistemet fqinje dhe zhvillimi i një tregu rajonal të energjisë elektrike. Mundësitë tjera dalin nga ndryshimet në strukturën e industrisë në Kosovë (ristrukturimi i KEK-ut) dhe nga përmirësimi i efektshmërisë. Poashtu, ekzistojnë mundësi për shumëllojshmëri/zgjerim në sferat tjera (siç është telekomunikacioni). KOSTT-i ballafaqohet edhe me me një numër të rreziqeve/kërcënimeve. Disa nga këto rrjedhin nga çështjet politike apo të sigurisë, përfshirë riskun e dëmtimit fizik në infrastrukturë dhe pengesave politikisht të motivuara të integrimit të KOSTT-it në proceset rajonale. Rreziqet financiare veçanërisht janë të rëndësishme dhe mund të paraqiten në formë të vështirësive në inkasimin e të hyrave, në të hyra të lejuara të pamjaftueshme, zvogëlim të financimit nga Buxheti i Konsoliduar i Kosovës dhe reduktim në mbështetje nga agjencionet dhuruese/donatore ndërkombëtare. Faktorët e lartpërmendur tregojnë se ekziston një bazë për një të ardhme të suksesshme për KOSTT-in, dhe se me mbështetje të palëve të interesuara, KOSTT-i do të arrijë të ballafaqohet me sfidat dhe të tejkalojë pengesat me të cilat ndeshet.

5.0 Progresi dhe zhvillimi

Që nga themelimi, KOSTT-i ka shenuar një progres substancial si organizatë e qëndrueshme dhe efektive. Është zhvilluar struktura organizative dhe është kryer shumica e emërimeve; KOSTT-i ka marr licencat për Operator të Sistemit të Transmisionit dhe për Operator të Tregut; rregullat e tregut dhe shumë nga kodet e domosdoshme teknike janë zhvilluar dhe do të vazhdojnë të zhvillohen edhe në të ardhmen. Megjithatë, tani është me rëndësi për KOSTT-in që të përgatitet për sfidat e reja me të cilat do të përballet. Në Plan janë identifikuar katër drejtuesit kyç potencial të ndryshimit: 5.1 Zhvillimet e tregut, në Kosovë dhe në rajon

Rregullat e përkohshme për Kosovën janë prezantuar më herët në vitin 2007 dhe poashtu janë implemtuar në vitin 2008. Qëllimi është që të lëvizë në faza, ashtu si lejojnë kushtet, në Rregullat e plota të Tregut e cila përshkruan një treg bilateral neto, në të cilin pjesëmarrësit e tregut blejnë dhe shesin energjinë elektrike për të plotësuar nevojat e tyre dhe Operatori i Sistemit kryen funksionin

9

Page 10: KOSTT Plani i Biznesit për vitin 2009 · 2017-07-27 · 1.0. Hyrje KOSTT sh.a, është Operator i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës, një subjekt

10

balancues. KOSTT-i do të sigurojë që dizajni i implemtuar dhe rregullat e tregut të përfshijnë rrethanat specifike që karakterizojnë industrinë e energjisë elektrike të Kosovës. Kjo është njëra nga sfidat më të mëdha me të cilat KOSTT-i do të ballafaqohet dhe që ka të bëjë me implementimin e tregut konkurrues, duke marrë parasysh fazën e tanishme të zhvillimit të industrisë së energjisë elektrike në Kosovë dhe numrin shumë të vogël të akterëve të tregut, të cilat janë të pamjaftueshme për arritjen e likuiditetit dhe konkurrencës së tregut Në këtë drejtim, nevoitet një plan i qëndrueshëm dhe i definuar me Qeverinë dhe autoritetin rregullativ, i cili do të implementohet në periudhën afatmesme. Për tu përgatitur për tregun, KOSTT-i do të:

- paraqes/azhurnoj/modifikoj rregullat - zhvilloj aftësitë e nevojshme shtesë; - instaloj matjet komerciale adekuate; dhe - siguroj dhe komisionoj sistemet e domosdoshme të TI-së.

5.2 Zhvillimet në operimin e sistemit

Zhvillimet kryesore që do të ndikojnë në KOSTT janë: - Nevoja për përvetësim/adaptim në zhvillimet e tregut të Kosovës, e cila kërkon aftësi shtesë

dhe procedurat e shtuara në përgatitjen e planit të veprimit i cili definon veprimet në faza me mjete drejtuese të platformave të ndryshme softwerike dhe entitetet drejtuese

- Implementimi i plotë i kodit të rrjetit; dhe Bashkëpunimi i rritur rajonal, i cili do të kërkon nga KOSTT-i të sigurojë lehtësimin e importit, eksportit dhe transaksionet transite, ankandin e kapacitetit inter-konektuese, shkëmbimin e të dhënave sipas rregullave të UCTE-së dhe koordinimin me OST-të fqinje.

5.3 Projektet e reja (Bizneset tjera jo të rregulluara)

Derisa kompanitë e energjisë elektrike ndërkombëtarisht të kenë miratuar strategjitë e zgjerimit, do të ketë vështirësi të konsiderueshme për KOSTT-in në lansimin e projekteve të reja në periudhën afat shkurtër: restrikcionet2 ligjore lidhur me sektorin e energjisë së Kosovës, si dhe mungesa e fondeve të gatshme për investime. Mundësia më evidente për projekte të reja për KOSTT-in do të ishte në telekomunikacion për të shfrytzuar kapacitetet tepricë të sistemit telekomunikues si një domosdoshmëri i zhvillimit të sistemit të kontrollit dhe monitorimit të operimit të sistemit të transmisionit(SCADA/EMS). 5.4 Rregullativa dhe efikasitetit

KOSTT-i nuk është temë e presioneve direkte konkurruese për të ulur kostot por është nën presionin e rregullatorit dhe gjithashtu dëshiron të jetë i vëmendshëm si një organizatë efikase. Prandaj, KOSTT-i do të përpiqet vazhdimisht për të ngritur efikasitetin e operimeve të tij.

2 Duke konsideruar perspektivën për angazhim në projekte të reja, KOSTT-i duhet të ketë parasysh (a) restriksionet ligjore mbi angazhimin e KOSTT-it në aktivitetet tjera brenda sektorit të energjisë në Kosovë, dhe (b) se çdo projekt i ri do të kërkojë vëmendje dhe përpjekje të menaxhmentit dhe prandaj mund të jetë një huti në rolin kryesor të KOSTT-it.

Page 11: KOSTT Plani i Biznesit për vitin 2009 · 2017-07-27 · 1.0. Hyrje KOSTT sh.a, është Operator i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës, një subjekt

11

• Efiçienca organizative

Struktura aktuale organizative e KOSTT-it është adekuate për zhvillimet e parapara për periudhën planifikuese. Megjithatë, herpasëherë duhet të bëhen përshtatjet/rregullimet në strukturën organizative për t’iu përshtatur ndryshimeve në proceset e biznesit dhe për të përfituar nga mundësitë e rritura për të përmirësuar efikasitetin. 5.5 Programi Investiv

Janë analizuar kërkesat për investime në KOSTT dhe është propozuar një program i investimeve, në Programin për Investime dhe Zhvillim (IDP)3. Elementet kryesore të Programit Investiv janë: (a) Rrjeti i transmisionit Rrjeti i transmisionit ka nevojë për investime të shkallës së lartë me qëllim që të sigurojë furnizim të sigurt dhe të besueshëm të energjisë elektrike dhe gjithashtu për të plotësuar nevojat e reja zhvillimore. Investimet e kërkuara të cilat janë identifikuar u shërbejnë qëllimeve të ndryshme, si:

- nënstacionet e reja të rrjetit të furnizimit; - rritja e sigurisë së rrjetit; - përmirësimi i besueshmërisë; - zvoglimi i humbjeve; dhe - zhvillimi strategjik i rrjetit të Kosovës

(b) Sistemet e TI-së për operimin e tregut

Tranzicioni deri në implementimin e plotë të Rregullave të Tregut më 2012, do të kërkojë prokurimin dhe komisionimin e infrastrukturës TI, e sidomos të:

- Sistemit për Menaxhimin e të Dhënave të Energjisë ( në disa faza) - Sistemit të Alokimit të Kapacitetit Interkonektor - Të dhënat e Depos / Sistemi i raportimit; - Sistemi i Mekanizmit të Balancimit ; - Sistemi i Parashikimit të Kërkesës - Sistemi i lajmërimit të Kontratës dhe - Tregu i së nesërmes

(c) Sistemet e matjeve dhe përvetësimit të të dhënave KOSTT-i ka specifikuar një projekt për të instaluar matjen kryesisht në përputhje me Kodin e Matjes, por jo në të gjitha pikat kufitare komerciale me rrjetin e distribucionit të KEK-ut nga njera anë dhe gjenerimeve nga ana tjetër dhe do të kërkojë të vendoset për gatishmërinë e financimit të kësaj skeme nga donatorët. Në mungesë të kësaj mund të konsiderohet një azhurnim i kostos më të ulët. (d) SCADA / EMS

3 Investimet dhe Programi Zhvillimor i Rrjetit të Transmisionit të Kosovës”, Ndihma Teknike e AER-it për Themelimin e një Operatori të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut në Kosovë, Maj 2007

Page 12: KOSTT Plani i Biznesit për vitin 2009 · 2017-07-27 · 1.0. Hyrje KOSTT sh.a, është Operator i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës, një subjekt

KOSTT-i është duke komisionuar një shqyrtim të detajuar të konsulencës për SCAD/EMS dhe kërkesat shoqëruese të telekomunikacionit. Procesi i fillimit të implementimit të projektit në fjalë parashihet të ndodhë gjatë vitit 2009 5.6 Caktimi i prioriteteve të programit investiv

Prioriteti më i lartë i është dhënë projekteve të cilat janë në vazhdimësi apo për të cilat është identifikuar financimi, projektet që mbështesin operimet e tregut dhe projektet e matjes për të siguruar përputhshmërinë me Kodin e Matjes. Projektet “e zgjedhura” të transmisionit me një prioritet më të ulët përfshijnë lidhjet e reja të nënstacioneve ende të pakryera, renovime të nënstacioneve, ndërrimin e përçuesve të qarkut elektrik dhe ndërtimin e ri. KOSTT-i ka identifikuar prioritetet në një shkresë drejtuar Ministrisë së Energjisë dhe Minierave për mbështetje financiare qeveritare, dhe ky Plan ka të bëjë me këto prioritete. Sa i përket kërkesave të ligjit dhe liçencave IDP-ja i është dërguar Autoritetit të Rregullatorit për miratim. KOSTT-i është duke shikuar mundësitë e financimit të një pjese të investimeve të përgjithshme të cilat do të siguronin fitim dhe stimulim. Prandaj, KOSTT-i do të identifikojë institucionet financiare të cilat mund të sigurojnë huamarrje/kredi për projektet e infrastrukturës dhe kështu të rritë mundësinë e kredimarrjes së kompanisë. Në vazhdim është paraqitur plani Investiv për vitin 2009, ku investimet e gjithmbarshme janë të ndara sipas kategorive. Poshtu është dhënë edhe burimi i financimit dhe komenti për secilin projekt.

12

Page 13: KOSTT Plani i Biznesit për vitin 2009 · 2017-07-27 · 1.0. Hyrje KOSTT sh.a, është Operator i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës, një subjekt

KATEGORIA I -PËRFORCIME NË RRJETIN E TRANSMISIONIT

Ref e projektit Përshkrimi i projektit 2009 Financimi Koment

T02/PJ3

Konsulenca&

11,500 KfW+BKK

Projekti është në fazën e implementimit. Vazhdon në 2010

Nënstacioni Peja-3 400/110kV & 110kV OHLs

T22/PR4 Transformatorii ri 220/110kV në Prishtina-4 1,000

BKK (KASH) Projekt shumvjeçar.

T41/ALB Linja 400kV, Kosovë- Shqipëri 7,000 KfW+BKK

Projekti është në fazën e implementimit dhe është shumëvjeçar

T35/PJ1 Ndrrimi i percuesit LP126/2 (Peja-1 to Peja-2) 127 KOSTT Projekt njëvjeçar.

T22/DR1

Paket projekti i instalimit te TR 220,110kV ,150MVA,ne SSH 220kV Drenasi 1 2,000 kerkese Projekti vazhdon në vitin 2010.

T21.2/FER Nënstac. Ferizaj2 400/110kV 7,000 IPA-BKK

Projekti është në fazën e implementimit dhe është shumëvjeçar

TOTALI

28,627

KATEGORIA II - RENOVIME NË RRJETIN E TRANSMISIONIT

Ref e projektit Përshkrimi i projektit 2009 Financimi Koment

T03/KSA Rehabilitimi i nenstacionit TS Kosova -A 1,800 BKK

Projekti është në fazën e implementimit dhe përfundon në 2009

T23/CBR Zev. i ndër qark. Në nënst. Bardhi 110kV 100 KOSTT Projekti përfundon në 2009

TOTALI 1,900

13

Page 14: KOSTT Plani i Biznesit për vitin 2009 · 2017-07-27 · 1.0. Hyrje KOSTT sh.a, është Operator i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës, një subjekt

14

KATEGORIA III - MONITORIMI , KONTROLLI, MATJET DHE SHËRBIMET NDIHMËSE

Ref e projektit

Përshkrimi i projektit

2009 Financimi Koment

M03.0 Sistemet e IT-së për Tregun e kalimtar 250 KOSTT Projekti përfundon në 2009

M05.1a Njehsimi kufitar (add'l to M05.1) 212 KOSTT Projekti përfundon në 2009

P6/SCD

SCADA/EMS dhe telekomunikacioni (përjasht. T/comms) 5,500 BKK

Projekti është në fazën e implementimit dhe është shumëvjeçar

P6/LFC RRegullimi sekondar LFC Kosove -Shqiperi 2,800 KfW

TOTALI 8,762 KATEGORIA IV -PËRKRAHJA E KONSUMIT DISTRIBUTIV, NËNSTACIONET E REJA

Ref e projektit

Përshkrimi i projektit

2009 Financimi Koment

T07/GJV Nënstacioni Gjilani-5 110/10(20)kV 1,047 kerkese

Projekti përkrah konsumin distributiv dhe përfundon në 2009.

T06/FKO Nënstacioni F.Kosove 110/10(20)kV 2,100 kerkese

Projekti përkrah konsumin distributiv dhe vazhdon në 2010.

T08/PR6 Nënstacioni Prishtina-6 110/10(20)kV 3,100 kerkese

Projekti përkrah konsumin distributiv dhe vazhdon në 2010.

T09/PR7 Nënstacioni Prishtina-7 110/10(20)kV 1,100 kerkese

Projekti përkrah konsumin distributiv dhe vazhdon në 2010.

T12/SHT Nënstacioni Shtimje 110/35kV 1,700 kerkese

Projekti përkrah konsumin distributiv dhe vazhdon në 2010.

T11/MIT

Nënstacioni Mitrovica 2(Vaganica) 110/10(20)KV 1,303

BKK Projekti përkrah konsumin distributiv.

TOTALI 10,350

TOTALI (I+II+II+IV) 49,639

Page 15: KOSTT Plani i Biznesit për vitin 2009 · 2017-07-27 · 1.0. Hyrje KOSTT sh.a, është Operator i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës, një subjekt

5.7 Rregulloret dhe Tarifat

KOSTT-i operon brenda një kornizë rregullatore të bazuar në ligj, liçenca, dhe në komisionin e rregullatorit(Zyra e Rregullatorit të Energjisë -ZRrE). Korniza rregullative tangon KOSTT-in në shumë drejtime dhe raport i tij me ZRrE-në do të jetë kyç për suksesin e KOSTT-it.

Nga perspektiva e planit të biznesit, aspekti më i rëndësishëm rregullatorë është pëcaktimi i të hyrave dhe tarifave. ZRrE-ja ka vendosur metodologjinë e saj tarifore, duke drejtuar kalkulimin e të hyrave të lejuara dhe vendosjen e tarifave për shfrytëzimin e transmisionit dhe pagesave për kyçje. Trajtimi i aseteve para vitit 2006 në metodologjinë të tanishme tarifore të ZRrE-së gjithashtu krijon një problem financiar të madh për KOSTT-in. Këto asete janë përjashtuar nga asetet bazë të rregullatorit, kështuqë KOSTT-i nuk i lejohet të fitoj një kthim në këto asete dhe nuk ka lejim për amortizim. Megjithatë, në pasqyrat financiare të KOSTT-it, bëhet përllogaritja e amortizimit, që reflekton në ngritjen e shpenzimeve dhe zvoglimin e fitimit. Kjo pastaj reflektohet në zvoglimin e mundësive për marrjen e ndonjë kredie. Si përgjigje ndaj këtyre çështjeve, KOSTT-i do të:

- vetëdijësojë palët e interesuara lidhur me këto çështje - definojë dhe qartësojë ndryshimet e dëshirueshme në metodologjinë e tarifave dhe në

supozime, para se të fillojë periudha e ardhme e kontrollit të çmimit - përgatitet për diskutime me ZRRE-në në periudhën e ardhme të kontrollimit të çmimit (dhe

për çdo ri-hapje të kontrollit të tanishëm të çmimit) - identifikojë strukturat dhe drejtuesit e kostos, si dhe mundësitë për përmirësime të

produktivitetit dhe efikasitetit; një kuartal para fillimit të shqyrtimit të çmimit të ardhshëm të shpallur nga ZRrE-ja;

- zhvillojë strategjinë për reduktimin e humbjeve në transmision; - formulojë politikën e KOSTT-it lidhur me strukturat tarifore dhe - përgatitet për implementimin e pagesave për kyçje. - promovojë implementimin e efiçiencës së planit zhvillimor nga i cili do të nxirren edhe

stimulse në të hyrat e veta. 6.0 PLANIFIKIMI FINANCIAR

Në Seancën e Bordit të ZRrE-së të mbajtur më 27 Qershor 2008, është marrë Vendimi mbi aprovimin e tarifave duke fillua nga 1 Qershori 2008, ku janë dhënë edhe indikacionet për të hyrat e lejuara për vitin 2009. Të hyrat për vitin kalendarik 2009 , janë llogaritur si vijon:

1. Të hyrat për janar – mars janë llogaritur sipa Bilancit Elektroenergjetik të vitit 2009 por me tarifat e vitit 2008, pasiqë periudha tarifore është caktuar nga ZRrE-ja dhe fillon më 1 Prill 2008 dhe përfundon më 31 Mars 2009.

2. Të hyrat për prill – dhjetor 2009 janë llogaritur me Bilancin Elektroenergjetik 2009 dhe të hyrat e lejuara në bazë të shqyrtimit tre vjeçar të çmimit nga ZRrE-ja (2007-2009) nga e cila mund parashikohen tarifat e vitit 2009.

Fq. 15/23

Page 16: KOSTT Plani i Biznesit për vitin 2009 · 2017-07-27 · 1.0. Hyrje KOSTT sh.a, është Operator i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës, një subjekt

Të hyrat e lejuara për KOSTT-in janë në emër të tarifave për transmetimin e energjisë elektrike , operimin e sistemit dhe operimin e tregut. 6.1 Struktura dhe vlera e të hyrave për vitin 2009

(në 000 €) • Të hyrat nga infrastruktura e rrjetit:

- 220/400 kV 481

- 110 kV 9,735 • Të hyrat nga operatori i sistemi 8,685 • Të hyrat nga operatori i tregut ____ 134____

Gjithësejt:_________________________ 19,035____ 6.2 Shpenzimet operative

Të hyrat e lejuara do të shërbejnë për mbulimin e shpenzimeve operative dhe kostove të kapitalit. KOSTT-it do t’i lejohet të mbajë çdo përfitim shtesë që rrjedh nga reduktimi i kostove poshtë nivelit të parashikuar (humbjeve dhe zvogëlimit të shpenzimeve tjera operative, që janë të kontrollueshme). Kategoritë e shpenzimeve operative janë:

i. Shpenzimet e energjisë ii. Shpenzimet e stafit iii. Mirëmbajtja iv. Materialet/shërbimet dhe v. Shpenzimet tjera operative

i. Shpenzimet e energjisë - Sipas Rregullave të Tregut dhe Metodologjisë së Tarifave, të hyrat e lejuara për shpenzimet e energjisë përfshijnë humbjet në transmision , të cilat KOSTT-i duhet t’ia kompensojë Furnizuesit. Po ashtu, këto shpenzime përfshijnë edhe një pjesë të shërbimeve ndihmëse (rregullimi sekondar).

- Humbjet në transmision- ZRrE-ja ka lejuar për vitin 2009 nivelin e humbjeve në transmision prej

3.9% që në vlerë kapë shumën prej 5,891 m €. Ndërsa sipas Bilancit Elektroenergjetik për vitin 2009 humbjet janë 217.7 GWh, respektivisht 4.1 % të energjisë në disponim. Në vlerë, kjo kap shumën prej 6,193 mijë Euro. Çmimi i humbjeve është i caktuar nga ZRrE-ja dhe për periudhën janar – mars 2009 është 27.3 € /MWh ,ndërsa për prill – dhjetor 28.9 € /Mwh.Çmimi për humbje mund të ndryshoi dhe ajo do të llogaritet si çmim i ponderuar i çmimit të prodhimit dhe atij të importit. Në këtë mënyrë vlera në € do të përcaktohet atëherë kur ZRRE-ja zyrtarisht bënë publikimin e tarifave të transmisionit.

- Shpenzimet e shërbimeve ndishmëse.- Për shërbimet ndihmëse për vitin 2009 janë parashikuar 1,591 mijë Euro, në emër të rregullimit sekundar, që paraqet një nga çështjet kyçe për operimin e sistemit dhe që do të mundësojë furnizim të sigurt dhe të qëndrueshëm për konsumatorët, në pajtim me standardet e kualitetit.

16

Page 17: KOSTT Plani i Biznesit për vitin 2009 · 2017-07-27 · 1.0. Hyrje KOSTT sh.a, është Operator i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës, një subjekt

ii. Shpenzimet e stafit Plani i paraparë për numrin e stafit për vitin 2009, bazohet në 230 të punësuar, ndërsa të hyrat e lejuara për shpenzimet e stafit janë 2,406 mijë Euro. Kategoritë e shpenzimeve të stafit janë: paga bazë, ushqimi i punëtorëve, orët jashtë orarit, performancat, trusti i punëdhënësit, përvoja e punës, orët e ndërrimit, shpërblimet jubilare dhe pensionimi i punëtorit iii. Mirëmbajtja Një pjesë e madhe e shpenzimeve operative ka të bëjë me shpenzimet e mirëmbajtjes, cilat përfshijnë shpenzimet e riparimeve dhe mirëmbajtjen e aseteve të transmisionit, monitorimin dhe operimin e sistemit, mirëmbajtjen e CAS-it dhe TI-së, mirëmbajtjen e sigurisë dhe mbrojtjes nga zjarri, sidhe mirëmbajtjen e ndërtesës. Për vitin 2009, vlera e planifikuar e shpenzimeve të mirëmbajtjes është 7,303 mijë Euro. iv. Materialet/shërbimet Këto shpenzime për vitin 2009 janë planifikuar në vlerë prej 52 mijë Euro dhe kanë të bëjnë me nevojat për kryerjen e aktiviteteve të përditshme, siç janë materiali higjienik dhe materiali për zyre. v. Shpenzimet tjera operative Kjo kategori e shpenzimeve përfshinë shpenzimet e përgjithshme, të domosdoshme për kryerjen e aktiviteteve të KOSTT-it, që janë planifikuar të jenë 1,111 mijë Euro. Kategoritë e këtyre shpenzimeve janë: trajnimet, revizioni vjetor dhe vlerësimi i aseteve, telefonia fikse dhe mobile, lëndët djegëse, ngrohja, uji dhe kanalizimi, energjia elektrike, marketingu, sigurimi shëndetësor i punëtorëve etj.

6.2.1 Projeksioni i Pasqyrës së Fitimit dhe Humbjes

Plani 2009

TË HYRAT TË HYRAT OPERATIVE Të hyrat nga rrjeti 400 / 220 kV 481 Të hyrat nga rrjeti 110 kV 9,735 Të hyrat nga operimi i sistemit 8,685 Të hyrat nga operatori i tregut 134 GHITHËSEJT TË HYRAT 19,035 Shpenzimet operative

Mirëmbajtja 7,303 40%

Shpenzimet e stafit 2,406 13%

Shërbimet ndihmëse 1,591 9%

Shpenzimet tjera operative 1,111 6%

Materialet/shërbimet 52 0%

Humbjet në bartje 5,891 32%Gjithësejt : 18,354 100%Fitimi para amortizimit 681 Amortizimi 2,500

17

Page 18: KOSTT Plani i Biznesit për vitin 2009 · 2017-07-27 · 1.0. Hyrje KOSTT sh.a, është Operator i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës, një subjekt

(1,819) Fitimi / Humbja

18

Page 19: KOSTT Plani i Biznesit për vitin 2009 · 2017-07-27 · 1.0. Hyrje KOSTT sh.a, është Operator i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës, një subjekt

6.2.2 Projeksioni i Pasqyrës së Rrjedhës së Parasë

Plani 2009 janar shkurt mars prill maj qersh. korrik gusht shtator tetor nëntor dhjetor

Të hyrat Të hyrat nga rrjeti 400

/ 220 kV 481 26 26 26 45 45 45 45 45 45 45 45 45 Të hyrat nga rrjeti 110

kV 9,735 521 521 521 908 908 908 908 908 908 908 908 908 Të hyrat nga operatori

i sistemit 8,685 856 750 702 723 652 580 574 586 637 742 901 983 Të hyrat nga operatori

i tregut 134 13 11 11 11 10 9 9 9 10 12 14 15 Totali i të hyrave 19,035 1,416 1,308 1,260 1,687 1,614 1,542 1,535 1,547 1,600 1,706 1,868 1,951

Të dalat

Mirëmbajtja 7,303 102 94 547 567 749 620 674 711 891 847 746 755 Shpenzimet e stafit 2,406 203 184 203 203 194 203 212 194 203 203 194 212

Shërb.ndihmëse 1,591 133 133 133 133 133 133 133 133 133 133 133 133 Shpenzimet tjera

operative 1,111 93 93 93 93 93 93 93 93 93 93 93 93 Materialet/shërbimet 52 4 4 4 4 4 4 4 4 4 4 4 4

Humbjet në bartje 5,891 571 515 501 460 481 384 378 428 474 518 572 608 Total të dalurat 18,354 1,105 1,023 1,480 1,459 1,653 1,437 1,493 1,563 1,797 1,797 1,742

1,805 NETO RRJEDHA E

PARASË 681 311 286

(221) 227

(38)

105

43

(15)

(197)

(91) 126 146

6.2.3 Sensitiviteti

Projeksioni i Pasqyrës së Fitimit/Humbjes dhe i rrjedhës së parasë është kalkuluar me nivelin e humbjes prej 3.9%. Po qe se marrim parasysh Bilancin Elektroenergjetik për vitin 2009, humbjet në bartje janë 4.1% që në vlerë kapin shumën prej 6,193 mijë Euro. Me këtë supozim, Projeksioni i Pasqyrës së Fitimit/Humbjes dhe i Rrjedhës së Parasë do të dukej si vijon:

19

Page 20: KOSTT Plani i Biznesit për vitin 2009 · 2017-07-27 · 1.0. Hyrje KOSTT sh.a, është Operator i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës, një subjekt

Projeksioni i Pasqyrës së Fitimit/Humbjes me 4.1% humbjet në bartje

Plani 2009

TË HYRAT TË HYRAT OPERATIVE Të hyrat nga rrjeti 400 / 220 kV 481 Të hyrat nga rrjeti 110 kV 9,735 Të hyrat nga operimi i sistemit 8,685 Të hyrat nga operatori i tregut 134 GHITHËSEJT TË HYRAT 19,035 Shpenzimet operative

Mirëmbajtja 7,303 39%

Shpenzimet e stafit 2,406 13%

Shërbimet ndihmëse 1,591 9%

Shpenzimet tjera operative 1,111 6%

Materialet/shërbimet 52 0%

Humbjet në bartje 6,193 33%Gjithësejt : 18,656 100%Fitimi para amortizimit 379 Amortizimi 2,500 Fitimi / Humbja (2,121)

20

Page 21: KOSTT Plani i Biznesit për vitin 2009 · 2017-07-27 · 1.0. Hyrje KOSTT sh.a, është Operator i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës, një subjekt

Projeksioni i Pasqyrës së Rrjedhës së Parasë me 4.1% humbje në bartje

Plani 2009 janar shkurt mars prill maj qershor korrik gusht shtator tetor nëntor dhjetor

Të hyrat Të hyrat nga rrjeti 400 / 220 kV 481 26 26 26 45 45 45 45 45 45 45 45 45 Të hyrat nga rrjeti 110 kV 9,735 521 521 521 908 908 908 908 908 908 908 908 908 Të hyrat nga operimi i sistemit 8,685 856 750 702 723 652 580 574 586 637 742 901 983 Të hyrat nga operatori i tregut 134 13 11 11 11 10 9 9 9 10 12 14 15 Totali i të hyrave 19,035 1,416 1,308 1,260 1,687 1,614 1,542 1,535 1,547 1,600 1,706 1,868 1,951

Të dalat

Mirëmbajtja 7,303 102 94 547 567 749 620 674 711 891 847 746 755 Shpenzimet e stafit 2,406 203 184 203 203 194 203 212 194 203 203 194 212 Shërb.ndihmëse 1,591 133 133 133 133 133 133 133 133 133 133 133 133 Shpenzimet tjera operative 1,111 93 93 93 93 93 93 93 93 93 93 93 93 Materialet/shërbimet 52 4 4 4 4 4 4 4 4 4 4 4 4 Humbjet në bartje 6,193 600 541 527 483 506 404 397 450 498 545 601 640 Total të dalurat 18,656 1,134 1,049 1,506 1,483 1,677 1,456 1,512 1,585 1,821 1,824 1,771 1,836 NETO RRJEDHA E PARASË 379 282 259 (246) 204 (63) 86 23 (38) (221) (118) 97 115

21

Page 22: KOSTT Plani i Biznesit për vitin 2009 · 2017-07-27 · 1.0. Hyrje KOSTT sh.a, është Operator i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës, një subjekt

7.0 Burimet njerzore

Në vitin 2009 KOSTT-planifikon t’i ketë 230 të punësuar ( nga 198 sa janë aktualisht). KOSTT-i është duke i vendosur strategjitë e organizatës dhe të BNJ, politikat dhe procedurat për të siguruar se stafi mund të kontribuoj sa më efektshëm për të arritur objektivat e KOSTT-it. Këto politika mbulojnë planifikimin e BNJ, rekrutimin dhe selektimin, zhvillimin e aftësive, menaxhimin e performancës, menaxhimin e shpërblimit dhe barazinë gjinore dhe përfshirjen e minoritetit/pakicës. Poashtu, KOSTT do të përgatitë platformën për krijimin e “qendrave të kostos” (“cost centers”) sipas departamenteve dhe pjesëmarrjes së tyre në departamentet përkatëse si: Burimet Njerëzore, Financat, Prokura, Sigurimi etj. Bartës kryesor të këtij aktiviteti do të jenë Burimet Njerëzore dhe financat. Implementimi dhe Matja e Performancës 1. Implementimi i Planit të Biznesit do të përfshij tri (3) elemente kryesore:

• Vendosja e objektivave dhe identifikimi i veprimeve për çdo departamentet funksional. Secili departament ka përgatitur një plan operativ bazuar në objektivat e Planit të Biznesit pesëvjeçar dhe planet e veçanta vjetore si ekstrakte dhe vendosjen e objektivave për departamentin dhe veprimet e nevojshme për t’i arritur ato. Vendosja e objektivave do të përcjellët për çdo vit pauses.

• Vendosja e buxhetit vjetor për KOSTT-in dhe për çdo departament. Plani i Biznesit do të vendos kontekstin strategjik për buxhetin dhe themelon një bazë për të shfrytëzuar burimet financiare dhe fuqinë punëtore.

• Monitorimi i performancës ndaj objektivave dhe buxhetit. Monitorimi i rregullt i performancës në

raport me planin, buxhetin dhe qëllimet e vendosura përmes një sistemi të menaxhimit të performancës, do të jetë një çështje esenciale. Ky monitorim do të zbatohet përmes raportimit të rregullt të menaxhmentit.

22

Page 23: KOSTT Plani i Biznesit për vitin 2009 · 2017-07-27 · 1.0. Hyrje KOSTT sh.a, është Operator i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës, një subjekt

23

Lista e shkurtesave

AER – Agejncioni Evropian për Rindërtim BE - Bashkimi Evropian BKK – Buxheti i Konsoliduar i Kosovës BNJ – Burimet Njerëzore CAS- Sistemi i Kompjuterizuar i Kontabilitetit IDP - Programin për Investime dhe Zhvillim KE – Komisioni Evropian KEJL - Komuniteti i Energjisë në Evropën Jug-Lindore KEK- Korporata Energjetike e Kosovës KfW – nga gjerm.Kreditanstalt für Wiederaufbau – Banka Gjermane për Rindërtim dhe Zhvillim KOSTT - Operator i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës OST - Operator i Sistemit të Transmisionit SCADA/EMS – nga angl. Supervisory Control and Data Acquisition/Energy Management System (Mbikqyrja e Kontrollit dhe Përvehtësimit të të Dhënave/Sistemi i Menaxhimit të Energjisë) TI – Teknologjia Informative UCTE –nga angl. "Union for the Co-ordination of Transmission of Electricity", (“Unioni për Koordinimin e Transmisionit të Energjisë Elektrike”) ZRrE – Zyra e Rregullatorit të Energjisë