kosova - qkss · brendshme (mpb), ekzistojnë rreth 60 kps të regjistruara në kosovë (shih...

31
Kosova

Upload: vuongdan

Post on 12-Dec-2018

217 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

1

Kosova

2

Chapter title

3

AnAlizë e TreguT

Sfidat KryeSore

Zhvillimet Kyqe në legjiSlacion dhe rregullore

mundëSitë

SeKTori PrivAT i SiguriSë në KoSovë

rregullorja e unmiK-ut 2000/33 mbi licencimin e ofruesve të Shërbimeve të Sigurimit në Kosovë dhe të Punësuarve të tyre

ligji 04/l-004 për Shërbimet Private të Sigurisë (2011)

qarkullimi total në euro ? (i panjohur)

mungesë e mbështetjes institucionale/ Kapaciteteve

ngritja e Bashkëpunimit në mes

të Kompanive Private të Sigurisë dhe Policisë së

Kosovës

6,100 + Punëtorë të certifikuar

Sektor i pa organizuar dhe i shkëputur

revitalizimi i asociacioneve

dhe rritja e Profesionalizmit

60 Kompani Private të Sigurisë

Konkurrencë përmes uljes së Çmimeve >

Paga të ulëta

4

5

Përmbajtja

hyrje .................................................................................................................................................................... 7

roli dhe zhvillimi i sektorit të sigurimit privat në Kosovë ............................................................ 8

Numri i kompanive private të sigurimit (KPS-të), roli i tyre dhe shërbimet që ofrojnë .......... 8

ofruesit e pa-licencuar privat të sigurimit ........................................................................................ 10

Personeli i sigurimit privat ....................................................................................................................... 10

Statusi ligjor i punëtorëve të sigurimit privat ................................................................................. 13

mbikëqyrja e kompanive private të sigurimit ................................................................................. 13

divizioni për Kompanitë Private të Sigurisë (dKPS) ..................................................................... 14

licencimi i KPS-ve dhe i punëtorëve të tyre të sigurimit ............................................................ 14

revokimi dhe pezullimi i licencës ......................................................................................................... 15

ndëshkimet .................................................................................................................................................... 16

inspektorati i dKPS-së ................................................................................................................................ 17

Komisioni i ankesave për Kompanitë Private të Sigurimit ........................................................ 17

Kontrolli dhe mbikëqyrja e pamjaftueshme ndaj shkeljeve të ligjit të punës dhe procedurave të prokurimit publik ........................................................................................................ 17

marrëdhëniet kontraktuese në mes të KPS-ve dhe klientëve të tyre(publik dhe privat) ....................................................................................................................................... 19

marrëdhëniet kontraktuese në mes të KPS-ve dhe institucioneve publike ....................... 19

Kontratat ndërmjet KPS-ve dhe ndërmarrjeve private ................................................................ 20

Përfundim ....................................................................................................................................................... 21

rekomandime ............................................................................................................................................... 22

Bibliografia ..................................................................................................................................................... 24

raportet ........................................................................................................................................................... 24

lista e intervistave ....................................................................................................................................... 24

(endnotes) ....................................................................................................................................................... 24

Kosova

6

7

hyrje

KoSovADonika Emini dhe Mentor Vrajolli

HyrjeParaqitja e sektorit të sigurimit privat në Kosovë filloi menjëherë pas përfundimit të luftës në vitin 1999, si rezultat i një fluksi të madh të ardhjes së misioneve ndërkombëtare, diplomatike dhe humanitare të cilave u nevojiteshin shërbime profesionale me roje dhe mbrojtje. Duke qenë klienti kryesor i këtij sektori, ata ishin të shqetësuar për ekzistimin e lidhjeve të disa rojeve të sigurimit me strukturat e mëparshme të sigurimit1 dhe për faktin që ky sektor privat i sigurimit nuk ka qenë i rregulluar. Njëkohësisht po zhvilloheshin procese politike vendimtare, përfshirë shpërbërjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe ri-integrimin e anëtarëve të saj në institucionet e sapo themeluara të sigurisë, në veçanti tek Shërbimi Policor i Kosovës dhe Trupat Mbrojtëse të Kosovës. Megjithatë, jo të gjithë pjesëtarët e UÇK-së patën mundësinë të përfshiheshin në këto struktura të reja të sigurimit, gjë që ka sjellë shqetësimin se ish-luftëtarët do ta përdornin sigurimin privat si platformë për t’u angazhuar në sektorin e sigurimit. Për të arritur një shkallë të kontrollit, Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) shumë shpejt nxori Rregulloren 2000/33, Licencimi i Ofruesve të Shërbimeve të Sigurimit në Kosovë dhe Rregulloren për punëtorët e tyre”, një dokument prej dy faqesh i cili e rregulloi sektorin privat të sigurimit në Kosovë gjatë administrimit të UNMIK-ut.

Në pajtim me përpjekjet e UNMIK-ut në çmilitarizimin e Kosovës, Rregullorja 2000/33 i ndaloi vendorët (përfshirë KPS-të) të përdorin armë. Vetëm KPS-të ndërkombëtare lejoheshin të posedojnë dhe bartin armë, duke mos i lejuar KPS-të vendore në mënyrë efektive të ofrojnë sigurimin në transportin e parave të gatshme, mbrojtjen e aseteve të rëndësishme, ose kontrata për sigurimin e bankave, zyrave diplomatike dhe objekteve ndërkombëtare, dmth kontratat më fitimprurëse. Me hyrjen në fuqi të mandatit të Shërbimit Policor të Kosovës për ruajtjen e institucioneve publike, KPS-të vendore u kufizuan vetëm në ofrimin e shërbimeve të sigurimit themelor dhe vëzhgimit me kamera, punë të cilat nuk kishin nevojë për armë,

Kosova

8

dhe ishin angazhime me fitim të ulët nga klientët privat. Rregullorja 2000/33 ka pasur një ndikim të konsiderueshëm mbi gjendjen ekonomike të KPS-ve në Kosovë. Duke pasur parasysh që KPS-të vendore ishin në konkurrence të ashpër me njëra tjetrën për kontrata me fitim të ulët, ekzistonte një trend i rënies së çmimeve të shërbimeve të tyre, një rezultat që reflektohej në pagat dhe mungesën e respektimit të kodeve të punës. Njëkohësisht, mjedisi i biznesit për KPS-të ndërkombëtare ishte shumë më fitimprurës dhe me shumë më pak konkurrues, duke u mundësuar atyre që t’i diktojnë çmimet e shërbimeve që i ofronin.

Deri në vitin 2008, ekzistonte një Divizion i Shërbimeve të Sigurimit (DSHS) brenda Shërbimit Policor të Kosovës që vepronte në kuadër të policisë së UNMIK-ut. Ky mekanizëm nuk ishte përgjegjës vetëm për mbikëqyrjen e kompanive private të sigurimit, por përveç kësaj ofronte shërbime të sigurimit me personelin prej 580 rojeve statike të cilët mbanin uniforma të ngjashme më ato të policisë. Kjo njësi ishte përgjegjëse për mbrojtjen e pronave publike siç janë ndërtesat dhe asetet tjera publike të rëndësishme. Në të vërtet, me një strukturë të tillë UNMIK-u zhvilloi dhe trajnoi rojet e sigurimit të cilët në një farë mënyre do të konkurronin me KPS-të.

Ligji mbi Shërbimet Private të Sigurisë2, i miratuar në prill të vitit 2011, krijoi kushtet themelore për konkurrencë në tregun e lirë në sektorin e sigurimit privat, duke vendosur barazi në mes të KPS-ve vendore dhe atyre ndërkombëtare. Megjithatë, ligji përmban dispozita relativisht rigoroze mbi rregullimin e armatimit të KPS-ve dhe në mënyrë të qartë i cakton kufijtë e kompetencave të KPS-ve për të parandaluar shkeljen e mandatit të Policisë së Kosovës ose strukturave të tjera të sigurisë.

roli dhe zhvillimi i sektorit të sigurimit privat në Kosovë

numri i kompanive private të sigurimit (KPS-të), roli i tyre dhe shërbimet që ofrojnë

Në pajtim me Ligjin mbi Shërbimet Private të Sigurisë (2011), KPS-ja është një subjekt juridik i licencuar nga organi kompetent, Divizioni për Kompanitë Private të Sigurisë (DKPS)3 për të ofruar shërbime të sigurimit në pajtueshmëri me këtë ligj. Ligji parasheh shërbimet e licencuara të sigurimit si në vijim: shërbime themelore të sigurimit, shërbimet e mbrojtjes së afërt, shërbimet e transportit të parave të gatshme, shërbimet e vëzhgimit elektronik të pronave, dhe shërbime të sigurimit të tubimeve publike4. As Ligji mbi Shërbimet Private të Sigurisë e as ndonjë ligj tjetër në Kosovë nuk e rregullon funksionimin e Kompanive Private Ushtarake (KPU-të), detektivëve privat ose personelit të inteligjencës.

Bazuar në të dhënat zyrtarë të ofruara nga DKPS në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), ekzistojnë rreth 60 KPS të regjistruara në Kosovë (shih Tabelën 1)5. Tabela 1 më poshtë ofron një pasqyrë të përgjithshme të shërbimeve për të cilat KPS-të në Kosovë kanë marrë licenca. Siç bëhet e qartë nga këto informacione, KPS-të në Kosovë kryesisht kanë tendencë të ofrojnë shërbime themelore të sigurimit (me roje)6, për të cilat ka më së shumti kërkesë në treg për shkak të çmimeve të ulëta të këtyre shërbimeve. Me një fuqi

9

roli dhe zhvillimi i sektorit të sigurimit privat në Kosovë

punëtore relativisht të lirë7 dhe investim të kufizuar në pajisje të shtrenjta, ky lloj shërbimi përbën një rrezik shumë të ulët financiar për KPS-të.

Vetëm një numër i vogël i kompanive ofrojnë shërbime të specializuara. Kjo mund të shpjegohet pjesërisht me faktin që deri në miratimin e Ligjit mbi Shërbimet Private të Sigurisë në vitin 2011, KPS-të vendore nuk ishin në gjendje të ofrojnë shërbime të tilla8. Përveç kësaj, procedura për licencimin e shërbimeve të specializuara është e ndërlikuar dhe kushton shtrenjtë dhe shërbimi i mbrojtjes së afërt dhe shërbimet e transportit të parave të gatshme kërkojnë personel me trajnim të mirë dhe teknologji të avancuar (përfshirë veturat, armët dhe uniformat), të cilat mund t’i ofrojnë vetëm KPS-të e mëdha dhe të konsoliduara mirë. Kjo nënkupton që shërbimet e tilla bëhen më shtrenjtë dhe janë më pak të përballueshme për klientët mesatar.

Kërkesat po rriten për vëzhgime elektronike dhe mbrojtje të afërt dhe numri i licencave të dhëna për këto shërbime është rritur. Megjithatë, pasi që këto shërbime kërkojnë staf më të specializuar dhe të trajnuar dhe për shkak se pajisjet vëzhguese janë mjaft të shtrenjta, vetëm KPS-të më të mëdha kanë tendenca të ofrojnë vëzhgime elektronike.

Vetëm gjashtë kompani ofrojnë shërbime të specializuara për tubime publike. Në përgjithësi, Policia e Kosovës i siguron shumicën e ngjarjeve dhe tubimeve publike në Kosovë, prandaj, klientët zakonisht nuk angazhojnë kompanitë private të sigurimit për këto shërbime.9

tabela 1: Kompanitë e licencuara për shërbime private të sigurimit në Kosovë sipas shërbimeve (2012-2014)10

numri i licencave të ShërBimit lëShuar nga dKPS-ja Për Periudhën 2012- 2014

 

llojet e licencave Për ofrimin e ShërBimeve Private të SiguriSë

numri i licencave

2012 2013janar - 05

dhjetor 2014

totali

licencat Për ShërBimet themelore të Sigurimit 42 7 12 61

licencat Për ShërBimet e mBrojtjeS Së afërt 0 1 0 1

licencat Për tranSPortin e Parave të gatShme 3 4 0 7

licencat Për ShërBimet e vëZhgimit eleKtroniK të Pronave 4 9 5 18

licencat Për ShërBime të Sigurimit në tuBime /ngjarje PuBliKe 4 6 3 13

licencat Për ofrimin e trjanimit themelor ProfeSional 4 2 0 6

licencat Për inStitucionet e SPecialiZuara trajnueSe 3 0 0 3

totali 60 29 20 109

Kosova

10

ofruesit e pa-licencuar privat të sigurimit

Të ashtuquajturit tregu i zi dhe tregu gri paraqesin një sfidë të konsiderueshme për sektorin privat të sigurimit në Kosovë. Në të vërtet, edhe pse nuk ekzistojnë të dhëna zyrtare, vlerësimet sugjerojnë se tregu i zi dhe ai gri përbëjnë në mes të 20 dhe 40 për qind të tregut privat të sigurimit11.

Në mesin e atyre që mund të konsiderohen ‘gri’ janë praktikat e bizneseve të mëdha private (supermarketet dhe qendrat tregtare) të cilat kanë themeluar divizionet e brendshëm të tyre të sigurimit, pa regjistruar stafin e tyre të rojës në DKPS. Në mënyrë të ngjashme, shumica e restoranteve, klubet e natës, baret dhe diskotekat kanë angazhuar rojet e tyre të sigurimit pa aplikuar për licencë. Personat e punësuar nga këto biznese nuk posedojnë autorizim zyrtar, dhe në të shumtën e rasteve veshin uniforma me një përshkrim të caktuar, kontrollojnë hyrjet, i kontrollojnë individët e dyshuar për posedim të armëve, dhe angazhohen në përdorimin e forcës fizike në ato raste kur konsiderojnë që është prishur rendi. Sipas zyrtarëve të DKPS-së në shumicën e rasteve rojeve të pa-licencuar të sigurimit u mungon trajnimi adekuat dhe si rrjedhojë ka pasur raste të keqtrajtimeve dhe përdorimit të tepruar të forcës.12

Një shembull tjetër i praktikës së tregut gri janë KPS-të të cilat kanë marrë licencë për një shërbim të caktuar por në raste të veçanta mund të ofrojnë edhe shërbime për të cilat nuk kanë marrë licencë.

Shumica e KPS-ve të cilat punojnë në pjesën veriore të Kosovës nuk janë të regjistruara fare dhe prandaj mund të konsiderohet se veprojnë në tregun e zi. Deri në vitin 2009, këto kom-pani ishin të regjistruara vetëm pranë autoriteteve të Serbisë dhe kështu që nuk figurojnë në regjistrat e DKPS-së. Në të vërtet, deri sot DKPS-ja ka shënime vetëm për një kompani ndërkombëtare (që punon në Kosovë) e cila punon në pjesën veriore.

Personeli i sigurimit privat

Ligji mbi shërbimet private të sigurisë e përkufizon punëtorin e thjeshtë si individ të licencuar nga DKPS-ja i cili ofron shërbime përmes një KPS-je të licencuar. Në vitin 2009, sektori i sigurimit privat ka punësuar më shumë se 4,500 punëtorë të sigurimit, ndërsa numri i zyrtarëve të Policisë së Kosovës është vlerësuar të jetë afër 8,000, duke rezultuar në përpjesëtimin prej dy zyrtarëve policor për një punëtor të sigurimit privat.13 Deri në vitin 2014, ky numër është rritur në 5,041 persona që punonin për KPS-të, duke arritur numrin e përgjithshëm prej 6,802 personash të certifikuar rreth fundit të vitit 2014. Me këtë ngritje, përpjesëtimi ra në 1.5 zyrtar policor për çdo punëtor të sigurimit privat, dhe nëse do të përfshinim personelin e KPS-ve që punonin në tregun e zi dhe gri, përpjesëtimi do të ishte më afër për një me një.14

Shumica e personelit të sigurimit privat (6,169 të certifikuar dhe 4,633 të licencuar)15 janë punëtorë të sigurimit që angazhohen në ofrimin e shërbimeve themelore të sigurimit. Kjo është shkalla më e ulët brenda sektorit privat të sigurimit për të cilin nuk nevojitet ndonjë trajnim profesional i avancuar ose kualifikim i caktuar. Numri i personave që ofrojnë shërbime themelore të sigurimit dhe vëzhgim elektronik është mjaft i lartë në krahasim

11

Personeli i sigurimit privat

më ata që ofrojnë shërbime të mbrojtjes së afërt dhe të transportit të parave të gatshme. Përpjesëtimi i rojeve të paarmatosur me ata të armatosur është 100 me dy16. Personat e licencuar punojnë pa armatim, ndërsa vetëm 119 janë të autorizuar të mbajnë armë në pajtueshmëri me profilin dhe sektorin e tyre.17

Megjithatë, kemi një mospërputhje kur kemi të bëjmë me të dhënat statistikore të cilat paraqesin se jo të gjithë punëtorët e certifikuar të sigurimit janë të licencuar dhe punojnë për KPS-të. Më saktësisht, si krahasim dy tabelat e më poshtme paraqesin që gjatë periudhës ndërmjet 2012 dhe 2014, rreth 1,761 persona që kanë marrë certifikatë nuk kanë (ri)aplikuar për licencim në DKPS. Kjo e parashtron pyetjen nëse këta 1,761 persona kanë vazhduar të punojnë në sektor duke qenë të pa licencuar, dmth në tregun e zi dhe atë gri. Kur vlerësohet kjo statistikë është e logjikshme të vihet re se disa nga ata qe kanë marrë certifikatë mund të kenë rënë nga provimi i MPB-së ose nuk kanë mundur ta sigurojnë punën e “premtuar” në këtë sektor dhe prandaj nuk kanë qenë në gjendje që të aplikojnë për licencë.

Çështja më shqetësuese në sektorin e sigurimit privat mbetet numri i ulët i menaxherëve të sigurimit. Në të vërtet, sipas përfaqësuesve të KPS-ve, proporcioni në mes të menaxherëve dhe rojeve të sigurimit është një me 60 i cili, sipas një pronari të një KPS-je, është jashtëzakonisht i ulët.18 Sipas praktikave të përgjithshme përpjesëtimi duhet të jetë një menaxher i certifikuar i sigurimit për 30 punëtorë të sigurimit.19 Përveç kësaj, ekzistojnë tregues që shumë kompani veprojnë pa menaxher të certifikuar të sigurimit.

tabela 2: certifikatat për trajnimet themelore, profesionale dhe të specializuara20

certifiKatat Për trajnimet themelore, ProfeSionale dhe të SPecialiZuara

lloji i certifiKatave Për PerSonelin themelor dhe të SPecialiZuar të Sigurimit

numri i cer-tifikatave në

2012

numri i certi-fikatave në 2013

numri i certi-fikatave

në janar - 05 dhjetor 2014

totali

certifiKimi Për trajnim themelor ProfeSional 3096 2054 1019 6169

certifiKim i menaXherëve Për ShërBime themelore të Sigurimit 51 30 33 114

certifiKimi i menaXherëve të Sigurimit Për ShërBi-met e tPg-Së 7 5 0 12

certifiKimi i menaXherëve të Sigurimit Për oPerato-ri të vëZhgimit eleKtroniK 10 15 5 30

cetifiKimi i menaXherëve të Sigurimit Për ShërBimet e mBrojtjeS Së afërt 0 1 2 3

certifiKimi i oPeratorëve Për ShërBimet e vëZhgimit eleKtroniK 60 100 49 209

certifiKimi i oPeratorëve Për ShërBimet e mBrojtjeS Së afërt 0 15 9 24

certifiKimi i rojeve Për ShërBimet e tranSPortit të Parave të gatShme 62 12 99 173

të tjera 47 8 1 56

 totali 6802

Kosova

12

tabela 3: licencat për personel – trajnim themelor dhe i specializuar21

licencat Për PerSonel – trajnimi themelor dhe i SPecialiZuar

 

llojet e licencave Për PerSonelin e Sigurimit themelor dhe të SPecialiZuar

numri i licencave në

2012

numri i licencave në

2013

numri i licencave

në janar - 05 dhjetor 2014

totali

PerSoneli i Sigurimit themelor 710 2965 958 4633

menaXher Për ShërBimet themelore të Sigurimit 4 53 27 84

menaXherë të Sigurimit Për ShërBimet e tPg-Së 0 6 1 7

menXherë të Sigurimit Për oPeratorët e vëZhgimit eleK-troniK 5 9 10 24

menaXherë të Sigurimit Për ShërBimet e mBrojtjeS Së afërt 0 1 1 2

oPeratorë Për vëZhgim eleKtroniK 8 89 30 127

oPeratorë Për mBrojtje të afërt 0 15 8 23

roje Për tranSPortin e Parave të gatShme 0 61 26 87

të tjera 39 14 2 54

totali 5041

Sipas Ligjit për Shërbimet Private të Sigurisë, kërkesat bazë për licencimin e një punëtori privat të sigurimit janë përfundimi i suksesshëm i trajnimit themelor profesional që konfirmohet me një certifikatë dhe ta ketë kaluar me sukses provimin e organizuar nga DKPS-ja si organ kompetent.22 Për personat që dëshirojnë të punojnë në sigurimin privat është e detyrueshme të kenë përfunduar me sukses trajnimin e specializuar (përfshirë trajnimet e përdorimit të armës) dhe të ketë përvojë pune së paku tri vite.23 Ndërsa nga individët që aplikojnë për pozitën e punonjësve të sigurimit privat kërkohet t’i plotësojnë kushte tjera, relativisht të thjeshta, menaxherët e sigurimit duhet të dëshmojnë se kanë të kaluar profesionale në sigurim me përvojë përkatëse të gjatë.24

Programi i trajnimit për punëtorët e KPS-ve është e përpiluar dhe mbikëqyrur nga DKPS-ja, i cili edhe pse bazohet në praktikat më të mira të BE-së, është kritikuar nga pronarët e KPS-ve. Ata sugjerojnë që plan programi nuk i mbulon aq sa duhet temat thelbësore, siç është përdorimi i forcës dhe respektimi i të drejtave të njeriut, dhe ata thonë se institucioneve trajnuese u mungojnë ekspertët ë terrenit dhe pajisjet për ofrimin e trajnimit cilësor. Gjithashtu është pohuar që shumica e trajnerëve kanë vetëm njohuri themelore të sektorit dhe nuk janë kompetent për t’i trajtuar problemet si mbrojtja e të dhënave, shmangia e torturës fizike dhe psikologjike, shkelja e mundshme e të drejtave të njeriut ose metodat për parandalimin e kërcënimeve.25 Përveç kësaj, kurset zgjasin vetëm tri ditë, kështu që nuk u jep kohë të mjaftueshme pjesëmarrësve të trajnimit as edhe të mësojnë se si t’i përdorin prangat në mënyrë adekuate.

13

Statusi ligjor i punëtorëve të sigurimit privat

Kapaciteti i DKPS-së në ofrimin e trajnimit për menaxherët gjithashtu është vënë në pyetje nga pronarët dhe menaxherët e KPS-ve. Pasi që nuk kërkohet nivel i avancuar akademik dhe profesional si shtesë e testeve dhe trajnimeve, në fakt menaxherëve shpesh u mungojnë njohurit e nevojshme për përpilimin e planeve të sigurimit dhe të emergjencës.

Si rezultat i kësaj, edhe pse të trajnuar, personeli nuk është i përgatitur dhe potencialisht nuk është në gjendje t’i menaxhojë situatat komplekse. Për këtë arsye disa KPS-të kanë zgjedhur të ofrojnë trajnim profesional shtesë për stafin e tyre pasi që ata besojnë se DKPS-ja nuk i ka përgatitur mjaftueshëm ata për punë.

Statusi ligjor i punëtorëve të sigurimit privat

Derisa punëtorët publik të sigurimit, të uniformuar gëzojnë status të veçantë, nga ana tjetër punëtorëve të sigurimit privat u mungon kjo. Edhe pse punëtorët e sigurimit privat punojnë në një mjedis ku mund të nevojitet përdorimi i forcës, u ekspozohen situatave të rrezikshme, dhe prandaj i nënshtrohen një rreziku më të lartë që të u shkelen të drejtat, Ligji mbi Shërbimet Private të Sigurisë nuk u siguron atyre ndonjë formë të veçantë të mbrojtjes. Ligji nuk u ofron atyre asnjë mekanizëm të brendshëm për ankesa të cilit punëtorët do të iu drejtoheshin me rastin e shkeljes së të drejtave të tyre nga punëdhënësi, dhe ankesat e punëtorëve të KPS-ve nuk mund të parashtrohen as tek DKPS-ja. Mekanizmi i vetëm i ankesave të cilin e kanë punëtorët e sigurimit është Inspektorati i Punës dhe gjykatat e rregullta.

Rrjedhimisht, mundësia e vetme që në njëfarë mënyre t’i adresojnë shqetësimet e tyre mbetet vetë-organizimi përmes një sindikate. Kjo është sugjeruar gjithashtu nga përfaqësuesit e DKPS-së dhe Ministria e Punës.26 Megjithatë vetë punëtorët zakonisht nuk e shohin themelimin e sindikatave si një qasje të mirë për zgjidhjen e ankesave të tyre. Edhe pse janë të shqetësuar për pagat dhe kushtet e punës27, frika nga humbja e punës nuk i lë ata të ankohen. Ata gjithashtu nuk besojnë që sindikata do t’ua adresonte shqetësimet e tyre të caktuara.28

Mbikëqyrja e kompanive private të sigurimitSipas Ligjit për Shërbimet Private të Sigurisë (2011), organi kompetent për zbatimin e ligjit është Ministria e Punëve të Brendshme (MPB). Kuvendi i Kosovës, përmes Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri, është i obliguar të ushtrojë kontroll dhe të mbajë përgjeg-jëse MPB-në për rastet e shkeljeve të rënda dhe për vepra që kryhen në sektorin privat të sigurimit.29 MPB-ja ushtron rolin e vet nëpërmjet dy mekanizmave të sapo themeluara: Di-vizionit për Kompanitë Private të Sigurimit (DKPS) (i cili përfshin Inspektoratin); dhe Komis-ionit të Ankesave për Sigurimin Privat (KAPS).30 Pjesët në vijim do të trajtojnë dhe analizojnë rolin e DKPS-së dhe Inspektoratit të tij, dhe atë të KAPS-së.

Kosova

14

Divizioni për Kompanitë Private të Sigurisë (DKPS)

Departamenti i MPB-së për Siguri Publike është përgjegjës për rregullimin e punës së KPS-ve në Kosovë nëpërmjet Divizionit të tij të specializuar për Kompanitë Privatë të Sigurimit (DKPS).31 Në pajtueshmëri me Ligjin mbi Shërbimet Private të Sigurisë, Divizioni shërben si një pikë kyçe institucionale për sektorin e sigurimit privat.32

Pavarësisht nga kompetencat e tij të gjera, DKPS-ja mbetet relativisht jo e pajisur siç duhet, ashtu siç sugjerohet nga fakti se ai përbëhet nga një drejtor i vetëm dhe tre inspektorë. Kjo e kufizon kapacitetin e DKPS-së në mbikëqyrjen e një sektori kaq të madh dhe të shumëllojshëm, dhe si pasojë e kësaj krijohet përshtypja se Qeveria e Kosovës nuk e konsideron Divizionin, dhe as sektorin si prioritet. Pronarët e KPS-ve kanë shprehur pakënaqësitë e tyre rreth asaj se ndjehen të injoruar nga autoritetet kur kërkojnë ndryshime të ligjit, përfshirë kërkesat për ngritjen e kapacitetit të DKPS-së.

Kutia 1: Kompetencat e DKPS-së

Në mesin e kompetencave të DKPS-së përfshihen:

• Organizimi i licencimit, ri-licencimi, pezullimi dhe revokimi i licencave të KPS-ve dhe stafit të tyre.

• Shërbimi si një pikë kryesore për të gjitha çështjet lidhur me shërbimet e sigurimit privat.

• Monitorimi i përputhshmërisë me ligjet dhe standardet profesionale të KPS-ve dhe stafit.

• Sigurimi i respektimit të mbrojtjes së të dhënave personale.

Burimi: Ligji mbi Shërbimet Private të Sigurisë (2011), Neni. 7.

Nën-seksionet në vazhdim do të analizojnë ndarazi përgjegjësitë e DKPS-së: procesi i li-cencimit, ri-licencimi, revokimi dhe pezullimi, dënimet dhe mbrojtja e të dhënave.

licencimi i KPS-ve dhe i punëtorëve të tyre të sigurimit

Licencimi i KPS-ve dhe punëtorëve të tyre rregullohet me Ligjin për Shërbimet Private të Sigurisë (2011) dhe me Udhëzimin Administrativ nr. 27/2011 për Procedurat e Licencimit33. Në pajtueshmëri me këtë ligj, vetëm KPS-ve të licencuara u lejohet të veprojnë në tregun e sigurimit privat.34 DKPS-ja lëshon licenca të veçanta dhe specifike KPS-ve për secilin shërbim të përcaktuar me ligj35, për të siguruar që KPS-të në Kosovë nuk veprojnë jashtë fushës së tyre të ekspertizës. Si rezultat, KPS-të obligohen të aplikojnë për licenca të veçanta për secilin shërbim.

KPS-të duhet t’i nënshtrohen verifikimit financiar dhe penal,36 po ashtu edhe themeluesit dhe pronarët, si dhe personat përgjegjës i nënshtrohen verifikimit.37 Varësisht nga shërbimi që ofrojnë, KPS-të obligohen të punësojnë së paku pesë punëtorë të specializuar të sigurimit, të cilët licencohen nga DKPS-ja në pajtueshmëri me Ligjin mbi Shërbimet Private të Sigurisë dhe sipas Udhëzimit Administrativ për Procedurat e Licencimit. Kjo nënkupton që përveç

15

revokimi dhe pezullimi i licencës

licencimit të KPS-ve, DKPS-ja gjithashtu është përgjegjës për lëshimin e licencave specifike për punëtorët e sigurimit privat.38

Verifikimi i të kaluarës (përfshirë verifikimin e të dhënave penale) dhe kërkesat tjera juridike janë gjithashtu para-kushte për punëtorët të cilët duan të marrin licencë si pjesë e një KPS-je. Kërkesat minimale nga DKSP-ja për licencimin e punëtorëve të sigurimit janë: posedimi i kapacitetit të nevojshëm fizik dhe mendor; të jetë së paku 18 vjeç; të ketë kapacitet të plotë juridik për të vepruar; ta ketë përfunduar me sukses trajnimin themelor profesional, të cilin e konfirmon me certifikatë; ta ketë kaluar me sukses provimin e organizuar nga Organi Kompetent.39 Përveç kësaj, mosha minimale për kandidatët e përfshirë në shërbime të specializuara është 21; nga ata kërkohet ta kenë përfunduar shkollën e mesme; dhe ta kenë përfunduar me sukses trajnimin e specializuar (përfshirë atë që ka të bëjë me përdorimin e armëve); dhe të kenë përvojë pune së paku dy vite në këtë sektor.40

Procesi ekzistues i verifikimit është përshkuar nga një numër i madh të debateve dhe ankesave 41, në veçanti për shkak se është thënë që ky i lë jashtë shumë persona nga punësimi në këtë sektor.42 Ndërsa dosjet e individëve ruhen në bazën e të dhënave të policisë, në prokurori dhe gjykata, për shkak të mungesës së një baze të integruar të të dhënave, 43 procesi i verifikimit është shtrire në këto institucione – duke shkaktuar burokraci të zgjatur kur është fjala për procesin ose licencimin e punëtorëve të sigurimit. Si rezultat, për të marrë licencën, punëtorët e KPS-së duhet të aplikojnë ndarazi në të gjitha këto institucione për të marrë konfirmim me shkrim dhe të vërtetuar se aplikuesi nuk akuzohet apo hetohet për ndonjë vepër penale.44 Sipas përfaqësuesit A të DKPS-së, procesi i verifikimit duhet të ri-vlerësohet dhe rregullohet sipas nevojës.45

Pasi që licencat janë të vlefshme për vetëm tri vite, 46 si KPS-të ashtu edhe punëtorët e sigurimit duhet të aplikojnë në baza periodike për ri-licencim. Kërkesat për vazhdimin e licencës duhet të paraqiten në DKPS të paktën një muaj para se të skadojë licenca aktuale, së bashku me të gjithë dokumentacionin mbështetës të nevojshëm. 47 Kërkesat procedurale për ri-licencim janë të ngjashme me ato të licencimit fillestar.

Në shumë raste, KPS-të detyrohen të mbajnë punëtorë rezervë të sigurimit pa pagesë, ose të kërkojnë punë jashtë orarit nga stafi i punësuar derisa stafi i pa licencuar i KPS-së ta marrë licencën. Procesi komplikohet edhe më shumë nga fakti që as Ligji mbi Shërbimet Private të Sigurisë e as Udhëzimi Administrativ për Procedurat e Licencimit nuk ofrojnë një përkufizim të qartë se cilët janë parametrat e verifikimit të së kaluarës.48

revokimi dhe pezullimi i licencës

Njëra nga përgjegjësitë kryesore të DKPS-së është pezullimi dhe revokimi i licencave të KPS-ve dhe punëtorëve të tyre në rastet kur DKPS-ja zbulon se këto subjekte nuk veprojnë më në pajtueshmëri me Ligjin e Shërbimeve Private të Sigurisë dhe udhëzimet administrative të tij. Kushtet për pezullim dhe revokim të licencave të punëtorëve të sigurimit dhe KPS-ve janë të njëjta.

Ligji mbi Shërbimet Private të Sigurisë parasheh që licenca mund të pezullohet për një

Kosova

16

periudhë një vjeçare me rastin e informatave çorientuese, të falsifikuara ose të pa përfshira gjatë procesit të aplikimit, ose kur inspeksioni zbulon që një i licencuar është duke i shkelur kushtet e miratuara gjatë inspektimit të DKPS-së. 49 Ligji gjithashtu parasheh që procedura për pezullim, përfshirë detyrimin e të licencuarit t’i informojë klientët e tij brenda 15 ditëve pas vendimit për pezullim, duhet të bëhet nga DKPS-ja. Për më tepër, në rastet kur i licencuari është i pakënaqur me vendimin e DKPS-së, ky ligj gjithashtu i referohet nenit 8 të Ligjit mbi afatin e fundit të procedurës për ankesë të procedurës administrative.50

Në anën tjetër, akti i revokimit të licencës nënkupton që licenca nuk ekziston më. Licenca mund të revokohet në çdo kohë nëse i licencuari deklaron se nuk dëshiron më t’i ushtrojë aktivitetet e veta të sigurimit privat. Revokimi i licencës gjithashtu mund të ndodh nëse i licencuari ka shkelur ligjin. Përkatësisht, ajo mund të revokohet me një vendim gjyqësor nëse i licencuari e ushtron aktivitetin e tij privat të sigurimit në kundërshtim me licencën ose i licencuari vepron në kundërshtim me këtë ligj.51 Ligji parasheh që në rastet kur licenca revokohet në këtë mënyrë, i licencuari ndalohet të ri-aplikojë për një periudhë prej tri viteve pas revokimit, nëse nuk parashtrohet ndonjë ankesë që ka sukses në KAPS. 52 Përveç kësaj, ligji në mënyrë të qartë kërkon që DKPS-ja ta miratojë një akt nën-ligjor sa i përket revokimit të licencës; megjithatë ky dokument ende nuk është miratuar.

ndëshkimet

DKPS-ja është gjithashtu i autorizuar të lëshojë ndëshkime për KPS-të dhe punëtorët e sigurimit privat në rastet kur shkelet Ligji mbi Shërbimet Private të Sigurisë ose udhëzimet administrative. Ndëshkimet mund t’u lëshohen anëtarëve të menaxhmentit, stafit mbikëqyrës, një punëtori të sigurimit privat ose një subjekti ligjor (që ofron shërbime private të sigurimit pa qenë i autorizuar).

Sigurisht se shkelja e këtij ligji nga një subjekt juridik, domethënë nga një strukturë menaxheriale, përbën shkelje më të rëndë dhe për këtë arsye bartë ndëshkim më të lartë duke filluar prej 200 euro deri në 7,000 euro. Për kundërvajtje teknike53, subjekti juridik mund të gjobitet prej 200 deri në 1,000 euro. DKPS-ja gjithashtu mund ta gjobisë një subjekt juridik në mes 1000 dhe 3000 euro për kundërvajtje që lidhen me mosbindjen ndaj standardeve profesionale të Kosovës.54 Gjobat në mes 3000 dhe 7000 euro gjithashtu mund të lëshohen në rastet kur një subjekt juridik ofron shërbime që nuk parashihen në licencë; për mos-bindje ndaj rregullave; punësim të punëtorëve të pa licencuar të sigurimit ose të angazhuarit e tyre jashtë fushëveprimit të licencës; si dhe situata të tjera të ngjashme të paligjshme.55

Ndëshkimet e iniciuara nga DKPS-ja kundër punëtorëve të sigurimit që punojnë për subjektet juridike janë më të ulëta në krahasim me ato që u lëshohen KPS-ve, gjë e cila është e kuptueshme. Ato sillen prej 30 deri në 3000 euro varësisht nga shkalla e kundërvajtjes. Punëtorët e sigurimit mund të gjobiten në mes 30 dhe 150 euro kur ata zbulohen të mos jenë të pajisur me kartelën zyrtare të identifikimit ose kur punëtori i sigurimit nuk e vesh uniformën e kërkuar më ligj.56, 57 Për kundërvajtje më serioze siç janë bartja e paautorizuar e armëve ose mos informimi i menjëhershëm i Policisë së Kosovës kur shkrepë një armë

17

inspektorati i dKPS-së

zjarri, DKPS-ja mund të lëshojë gjoba në mes të 1000 dhe 3000 euro.58 Megjithatë, është e diskutueshme nëse Inspektorati i DKPS-së ka kapacitete të mjaftueshme për identifikimin e rasteve të cilat duhet të ndëshkohen duke i pasur parasysh kapacitetet e kufizuara që i ka ky divizion.

inspektorati i DKPS-së

Në mënyrë ligjore, Inspektorati i DKPS-së, i cili është njëri nga mekanizmat kryesore të DKPS-së, vepron në pajtueshmëri me Ligjin mbi Shërbimet Private të Sigurisë dhe me udhëzimet e tij administrative. Për nga aspekti i procedurës, Inspektorati kryen inspektimet e tij në pajtueshmëri me Udhëzimin Administrativ nr. 08/2012 për Procedurat e Inspektimit. Inspektorati është i fuqizuar më një autorizim relativisht të gjerë, dhe ka të drejtë të kryej inspektime të rregullta, të jashtëzakonshme dhe të përsëritura.59 Inspektorët e Inspektoratit kanë autorizim ligjor për të hyrë në zona të siguruara të KPS-ve në çfarëdo kohe pa lajmërim paraprak60, 61 me qëllim të identifikimit të shkeljeve të mundshme të Ligjit mbi Shërbimet Private të Sigurisë nga KPS-të dhe punëtorët e tyre, si dhe për të siguruar që Standardet Profesionale të Kosovës respektohen nga ana e punëtorëve të sigurimit dhe sigurimit privat.62

Përveç këtyre, Inspektorati verifikon nëse aplikuesit për licencë i përmbushin kriteret minimale dhe siguron që Qendrat e Kontrollit janë të pajisura në mënyrë adekuate dhe veprojnë në pajtueshmëri me ligjin.63 Në fund, Inspektorati është i detyruar të verifikojë nëse kontratat e sigurimit përtërihen në baza të rregullta, për të siguruar mbulimin e KPS-ve në rastin e ndonjë dëmi.64 Është me rëndësi të përmendet se Ligji mbi Shërbimet Private të Sigurisë synon të evitojë konfliktet e interesit ndërmjet inspektorëve dhe KPS-ve duke i ndaluar inspektorët në mënyrë specifike që të përfshihen në çfarëdo mënyre në KPS-të, jashtë ushtrimit të punëve që lidhen me detyrën e tyre zyrtare.65

Komisioni i Ankesave për Kompanitë Private të Sigurimit

Sikurse DKPS, themelimi i Komisionit të Ankesave për Kompanitë Private të Sigurimit mbikëqyret nga Ligji i Shërbimeve Private të Sigurisë. Është një mekanizëm që vepron si një burim të cilin mund ta përdorin KPS-të për ankesat e parashtruara kundër vendimeve të DKPS-së në pajtueshmëri me Ligjin e Procedurës Administrative.66

Kontrolli dhe mbikëqyrja e pamjaftueshme ndaj shkeljeve të ligjit të punës dhe procedurave të prokurimit publik

Siç është shtjelluar më lart, jo të gjitha aspektet që lidhen me sektorin e sigurimit privat rreg-ullohen me Ligjin për Shërbimet Private të Sigurisë apo udhëzimet e tij administrative. Në veçanti, Ligji për Shërbimet Private të Sigurisë nuk u referohet fare të drejtave të punës dhe procedurave të prokurimit publik të cilat janë dy fusha sfiduese të sektorit të sigurimit privat. Argumenti kryesor se përse legjislativi ka përjashtuar këto dy fusha nga Ligji për Shërbimet Private të Sigurisë është se këto fusha janë të rregulluara tashmë me ligjet tjera ekzistuese

Kosova

18

dhe rrjedhimisht, parimi i ‹lex specialis› duhet të sigurojë që ligjet më specifike zbatohen në këto fusha. Megjithatë, legjislacioni i cili mbulon të drejtat e punës dhe prokurimin është shumë i papërshtatshëm për sektorin e sigurimit privat.

Të drejtat dhe kushtet e punës së punëtorëve të sigurimit privat nuk janë drejtpërdrejt të trajtuara nga Ligji për Shërbimet Private të Sigurisë, por në Ligjin e Punës67. Siç është për-mendur më lart68, duket se është problematike për shkak të natyrës së punës së punon-jësve të sigurimit privat që u ekspozohen nivele më të larta të rrezikut për shëndetin e tyre dhe integritetin trupor, por nuk u jepet një status i veçantë i mbrojtjes, as nga Ligji për Shër-bimet e Sigurimit Privat, as nga dispozitat e Ligjit të Punës. Kjo është edhe më hutuese pasi që personelit të uniformuar të sigurimit që punojnë për sigurimin e shtetit (për shembull, policëve) u është dhënë një status i posaçëm i cili u siguron atyre disa masa mbrojtëse.

Qëndrimi zyrtar i DKPS-së është se çështja e të drejtave të punës në sektorin e sigurimit privat tejkalon kompetencat e veta të përcaktuara me ligj dhe janë përgjegjësi e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale përmes Agjencisë Ekzekutive të Inspektoratit të Punës.69

Agjencia Ekzekutive e Inspektoratit të Punës tashmë ka të punësuar 50 inspektorë të cilët janë përgjegjës për mbulimin e të gjitha çështjeve të punës në sektorin publik dhe privat në tërë territorin e Kosovës, duke përfshirë punësimin formal dhe joformal. Në pikëpamje numerike, kjo do të thotë më shumë se 200,000 dhe 25000 punëtorë të regjistruar në Kosovë. Inspektorati nuk ka një plan specifik të inspektimit dhe inspekton sipas rastit, përveç nëse paraqiten ankesa specifike.

Në fakt, burimet njerëzore dhe kapacitetet profesionale që janë në dispozicion të Inspek-toratit për inspektimin e çështjeve të të drejtave të punës të më shumë se 6,000 punonjësve (ose 8,000 duke përfshirë tregun gri) në sektorin e sigurimit privat janë jashtëzakonisht të kufizuara70, gjë që e bën të vështirë për ta që të trajtojnë shfrytëzimin e punonjësve dhe abuzimin e të drejtave të punës.

Shumë nga të metat mund të gjurmohen tek mungesa e një përkufizimi specifik të të dre-jtave të punës në këtë sektor me Ligjin për Shërbimet Private të Sigurisë. Ndërsa përku-fizimet e përgjithshme të shfrytëzimit dhe abuzimit të të drejtave të punës përcaktohen për të gjithë sektorët e punësimit në Ligjin e Punës, dispozitave përkatëse u mungon qartë-sia.71 Praktikisht, ekzistenca e këtyre boshllëqeve ligjore e bën shumë të vështirë për Inspek-toratin e Punës të gjurmojë shfrytëzimin e punonjësve të KPS-ve.

Një tjetër problem është përcaktimi i pagës minimale. Së pari, edhe pse ligji i punës thotë se Qeveria e Kosovës duhet të përcaktojë një pagë minimale në fund të çdo viti kalendarik në bazë të propozimeve nga Këshilli Ekonomiko-Social,72 ligji nuk përcakton se paga minimale vlen vetëm për orarin e rregullt prej 40 orësh në javë. Së dyti, ligji vetëm thekson që punon-jësve u takon pagesë shtesë73 për angazhim shtesë, por nuk i referohet në mënyrë pohuese përgjegjësisë së punëdhënësit për mbulimin e këtyre obligimeve.

Institucionet publike që nënkontraktojnë sigurimin e tyre tek kompanitë private të sigurimit (duke përfshirë Inspektoratin e Punës) nuk u kërkojnë KPS-ve respektimin e Ligjit të Punës kur nënshkruajnë kontrata me kompani të tilla.74

19

marrëdhëniet kontraktuese në mes të KPS-ve dhe klientëve të tyre (publik dhe privat)

Vetë punonjësit e KPS-ve janë të pafuqishëm përballë këtyre shfrytëzimeve. Shpesh e gjithë familja varet nga paga e punëtorit të sigurimit i cili pastaj ndjen obligim që t›i pranojë kërke-sat për orar të zgjatur pa asnjë ngritje në pagë nëse ata duan të mbajnë punën e tyre.75 Përveç për të kontrolluar më mirë dhe për zbatimin e legjislacionit ekzistues, do të ishte gjithashtu e rëndësishme të miratohej legjislacion i ri mbi kohëzgjatjen maksimale të orëve të punës në muaj që i punësuari është i lejuar të punojë krahas orëve maksimale në javë, të cilat tashmë janë përcaktuar.

Institucioni i Avokatit të Popullit, që sipas mandatit duhet të hetojë abuzimet e të drejtave të njeriut në Kosovë, nuk ka vepruar në mënyrë specifike në çështjen e shpërdorimit të të drejtave të punonjësve të sigurimit privat. Sipas përfaqësuesit të zyrës së Avokatit të Pop-ullit, mandati ligjor i Avokatit vlen vetëm kur është fjala për shkeljet e të drejtave të njeriut nga institucionet publike; prandaj, pavarësisht të të qenit në dijeni për kushtet e këqija të punonjësve të sigurimit privat, institucioni i Avokatit të Popullit nuk ka ndonjë bazë ligjore dhe autorizim për të trajtuar këtë çështje.76

Marrëdhëniet kontraktuese në mes të KPS-ve dhe klientëve të tyre (publik dhe privat)

Shumë nga problemet që lidhen me abuzimin e punëtorëve të sigurimit në Kosovë ndërlid-hen me praktikat e këqija në punësim nga KPS-të. Në përgjithësi, klientët paguajnë shumë pak për shërbimet e sigurimit privat, gjë e cila pastaj çon në shfrytëzimin e stafit nga me-naxherët e KPS-ve. Marrëdhëniet kontraktuese midis një KPS-je dhe klientëve të saj janë të përcaktuara me Ligjin për Prokurimin Publik77 (për klientët e sektorit publik) dhe Ligjin për Marrëdhëniet e Detyrimeve78 (për klientët e sektorin privat). Ky seksion i analizon mar-rëdhëniet në mes të KPS-ve dhe klientëve të institucioneve publike si dhe marrëdhëniet e tyre me klientët e sektorit privat. Analiza synon të identifikojë mangësitë kryesore që rrjed-hin nga këto marrëdhënie dhe gjithashtu të ofrojë zgjidhje që mund të kontribuojnë në përmirësimin e industrisë së KPS-ve në përgjithësi.

Marrëdhëniet kontraktuese në mes të KPS-ve dhe institucioneve publike

Sektori publik është klienti më i madh dhe më i rëndësishëm i KPS-ve që mbulon përafër-sisht 80 për qind të tregut, pasuar nga institucionet financiare siç janë bankat dhe klientët tjerë të vegjël të tillë si biznese individuale.

Marrëdhëniet kontraktuese në mes të KPS-ve dhe institucioneve publike përkatëse janë në bazë të procedurave të përcaktuara me Ligjin për Prokurimin Publik. Qëllimi i këtij ligji është të sigurojë përdorim më efikas, transparent dhe ekonomik, të fondeve dhe burimeve nga autoritetet kontraktuese publike në Kosovë. Për më tepër, është menduar se duhet siguruar integritetin dhe llogaridhënien e zyrtarëve publik, nëpunësve civil dhe çdo subjekti tjetër që kryen ose është i përfshirë në një aktivitet të prokurimit.79 Megjithatë, pasi që ligji ofron vetëm parimet e përgjithshme për menaxhimin e procesit të prokurimit, në praktikë kërkesa për efiçencë të kostos80 shpeshherë tejkalon kërkesat për sigurim të cilësisë81.

Kosova

20

Një interpretim i tillë i ngushtë i Ligjit për Prokurim Publik do të thotë se kur është fjala për blerjen e shërbimeve private të sigurimit, organet publike zgjedhin vetëm ofertat me çmim-in më të ulët pa marrë parasysh cilësinë. Shërbimet private të sigurimit kryesisht ofrojnë fuqi punëtore, dhe ato KPS që ofrojnë çmime shumë më të ulëta për shërbimet e tyre do të ulin pastaj koston e punës që akoma të mbajnë fitimin e tyre. Në shumë raste ata zvogëlojnë pagat në një shkallë të tillë që në fakt janë në konflikt me disa nga dispozitat themelore të Ligjit të Punës.82 Vije si çudi që Organi Shqyrtues i Prokurimit ka përfunduar së fundmi se Ligji për Prokurim Publik nuk obligon autoritetet e prokurimit të skualifikojnë ofertat që janë në kundërshtim me dispozitat e Ligjit të Punës83. Pra, nuk e mori në konsideratë de-tyrën e të gjitha institucioneve publike, përfshirë këtu Organin Shqyrtues të Prokurimit për të eliminuar elementë kontraktues që kundërshtojnë legjislacione tjera si në këtë rast Ligjin e Punës.84

Praktika të tilla janë shumë të zakonshme në institucionet publike dhe krijohet përshtypja që secili institucion funksionon me rregullat e veta, e jo brenda kornizës ligjore kombëtare. Nganjëherë zyrtarët e prokurimit publik thjesht nuk posedojnë njohuritë për të vlerësuar ofertat në mënyrën e duhur për shërbimet private të sigurimit. Duket sikur ata që janë përgjegjës për prokurimin publik vetëm kanë zgjedhur ofertën më të lirë sepse është një opsion më i lehtë sesa që të humbet kohë me vlerësimin kritik nëse kompania private e sigurimit do të ishte me të vërtetë në gjendje të ofrojë shërbimet e duhura për nivelin e duhur të cilësisë. Në rastet më të këqija zyrtarët e prokurimit publik mund të favorizojnë oferta të caktuara për shkak të lidhjeve joformale që kanë me KPS-në konkurruese për tender. Në fakt, ka indikacione se në shumë raste, KPS-të që kanë lidhje me individët që kanë lidhje politike janë shpërblyer rregullisht me kontrata. Indikacione të tilla mund të shpjegojnë po ashtu se përse institucionet po mbyllin sytë kur bije fjala për pranimin e ofertave me çmime tejet të ulëta për shërbimet të cilat realisht nuk mund të garantojnë pagën minimale të punonjësve të sigurimit.

Më tej, nuk mund të mbështetemi në Komisionin Rregullator të Prokurimit Publik, përgjegjës për mbikëqyrjen e tërë prokurimit publik për të ndihmuar në shmangien e keqpërdorimit të prokurimit publik të shërbimeve private të sigurimit. Si një mekanizëm, ai monitoron tërë sektorin publik dhe ka mundësi të shqyrtojë vetëm tetë deri dymbëdhjetë për qind të të gjitha kontratave të prokurimit si dhe të trajtojë ankesat.85 Komisioni tenton të bartë përgjegjësinë tek Inspektorati i Punës, i cili, siç edhe u diskutua më sipër, gjithashtu nuk është në gjendje të mbikëqyrë këtë sektor86. Pasi ka tashmë një mekanizëm të specializuar mbikëqyrjeje për KPS-të (DKPS), do të ishte e dobishme nëse përgjegjësia për mbikëqyrjen e punës dhe standardeve të prokurimit të ndahet me këto institucione, për forcimin e mbikëqyrjes së KPS-ve dhe për sigurimin e funksionimit më të mirë të sektorit si rezultat.

Kontratat ndërmjet KPS-ve dhe ndërmarrjeve private

Marrëdhëniet kontraktuese në mes të KPS-ve dhe klientëve të sektorit privat rregullohen me ligjin për marrëdhëniet e detyrimeve, një ligj i cili qeverisë me negociatat midis të gjitha formave të kontratave private, duke siguruar që të gjitha palët kontraktuese në mënyrë

21

Përfundim

konsensuale pajtohen me kushtet e kontratës, dhe se praktikat themelore ligjore dhe etike merren parasysh.87

Nuk ka ndonjë mekanizëm i cili do të ishte përgjegjës për mbikëqyrjen e hollësive të kon-tratës ndërmjet një subjekti privat dhe një KPS-je. KPS-të janë përgjegjëse për informimin e DKPS-së lidhur me përmbajtjen e kontratës, sidoqoftë vetëm sa i përket LSHPS-së. Meg-jithatë ato kontrata nuk mbikëqyren nga ndonjë mekanizëm përveç nëse raportohet në gjykatë për çështjet tjera si ajo nëse oferta ekonomike është e trilluar apo nëse çmimi i ofru-ar mbulon pagën minimale për punonjësit e sigurimit.

DKPS nuk e sheh mbrojtjen e të drejtave të punës për punëtorët si pjesë e mandatit të tyre. Prandaj derisa kontratat nuk janë në kundërshtim me Ligjin për Shërbimet Private të Sig-urisë (i cili nuk rregullon çështjet e punës), DKPS nuk do të angazhohet me specifikat e kon-tratës përtej dispozitave themelore të Ligjit mbi Marrëdhëniet Detyrimore.

PërfundimRritja e sektorit të sigurimit privat në Kosovë është bërë kryesisht në bazë të kërkesave. Korniza legjislative aktuale rregullon tiparet themelore dhe mandatin e kompanive private të sigurimit dhe punëtorëve të tyre ashtu që të u mundësohet atyre të veprojnë në sektor pa shkelur mandatin e institucioneve të sigurisë publike siç është Policia e Kosovës.

Ekzistojnë disa sfida me të cilat përballen kompanitë e sigurimit privat në Kosovë. Divizioni për Kompanitë Private të Sigurimit nuk kanë mbështetjen institucionale nga MPB, gjë që do të thotë se atyre u mungon kapaciteti, trajnimi dhe burimet financiare të cilat do të mundësonin që ato të ushtrojnë rolin e tyre në mënyrë efektive. Mandati i tyre pjesërisht përfshinë mbikëqyrjen e programeve dhe objekteve të trajnimit. Problemi përbëhet nga kapacitetet e kufizuara të qendrave të licencuara të trajnimit për ofrimin e trajnimeve më komplekse, të specializuara sesa që parashihet me kushtet e shërbimeve themelore të sig-urimit.

Gjetjet më kritike nga ky hulumtim janë se korniza ligjore nuk mbron në nivel të mjaftue-shëm të drejtat e punonjësve të sigurimit privat. Inspektorati i Punës me mandatin e tij të gjerë ka vullnet dhe kapacitete mjaft të kufizuara për trajtimin e çështjeve të të drejtave të punonjësve të KPS-ve, derisa DKPS-ja udhëhiqet vetëm nga Ligji për Shërbime Private të Sigurisë (i cili nuk rregullon të drejtat e punonjësve) dhe zyra e Avokatit të Popullit vlerëson se çështjet e sektorit të sigurimit privat janë jashtë mandatit të tij. Me praktika joadekuate të prokurimit publik dhe presion për uljen e çmimeve për shërbimet private të sigurimit, in-stitucionet shtetërore shpesh kontribuojnë dhe në mënyrë indirekte mundësojnë shkeljen e të drejtave të punës ndaj punonjësve të KPS-ve.

Profesionalizmi i sektorit po bëhet temë e interesit në Kosovë, dhe ka pasur tentime (të pasuksesshme) në krijimin e shoqatave dhe sindikatave që do të përfaqësonin interesat e KPS-ve dhe punonjësve të tyre dhe do të avokonin për interesat e tyre. Sidoqoftë, në kohën e shkrimit, sektori mbetet i paorganizuar dhe jo i bashkuar.

Kosova

22

rekomandime• MPB duhet të investojë në DKPS si në burimet njerëzore ashtu edhe në ndërtimin e

kapaciteteve. Për më tepër, një marrëveshje në formën e një memorandumi duhet të hartohet në mënyrë që të rritet bashkëpunimi në mes të KPS-ve dhe DKPS-së. Përveç mbikëqyrjes dhe kontrollit, DKPS duhet të bashkëpunojë me KPS-të në baza të vazh-dueshme dhe jo vetëm në rastet e inspektimit ose në mënyrë administrative.

• Bashkëpunimi në mes të Policisë së Kosovës dhe KPS-ve duhet të rritet në njohjen që këta ofrues të sigurimit publik dhe privat mund të rrisin nivelin e sigurisë publike, duke kontribuar në sigurinë e përgjithshme brenda Kosovës. Intensiteti dhe shpeshtësia e takimeve në mes të këtyre palëve duhet të rritet dhe zhvillohet në baza të rregullta. Këto palë nuk duhet të shohin njëra-tjetrën si konkurrentë në rastet kur bashkëpunimi i tyre konsiderohet se është i nevojshëm.

• Kontrolli dhe mbikëqyrja e vazhdueshme e industrisë së sigurimit privat nga sektori publik është jetik dhe MPB së bashku me Kuvendin e Kosovës duhet të mos lënë asnjë boshllëk të mundshëm ligjor në këtë proces. Ky sektor është i rëndësishëm dhe kërkon vëmendje të plotë nga institucionet publike. Përveç kësaj, ky sektor është në rritje e sipër dhe prandaj Komisioni për Punë të Brendshme dhe Siguri duhet ta përfshijë në agjendën e vet mbikëqyrjen e DKPS-së dhe përmes këtij edhe sektorin privat të sigurimit.

• MPB dhe DKPS duhet të gjejnë një mënyrë për regjistrimin e kompanive që kanë themeluar ofruesit e tyre të sigurisë së tyre të brendshme. “Tregu gri» ka vazhduar të rritet me kompanitë që ofrojnë shërbime për klube nate të cilët kanë krijuar gjithashtu shërbimet e tyre të sigurimit, që veprojnë pa licencim dhe regjistrim dhe mbeten jashtë mbikëqyrjes së MPB-së.

• Procesi i prokurimit duhet të jetë më i rreptë dhe duhet të refuzojë ofertat e ulëta anormale nga KPS-të; dhe kjo do të rrisë cilësinë e shërbimeve dhe trajtimit të personelit të sigurimit privat. Për më tepër, menaxherët e prokurimit duhet të mbikëqyrin zbatimin e këtyre kontratave dhe të u vejnë sanksione kompanive që dështojnë në ofrimin e shërbimeve të parapara me kontratë. Së bashku me menaxherët e prokurimit, inspektorati duhet të vendosë sanksione për kompanitë që shkelin të drejtat themelore të punës të tilla si orari i punës dhe pagat e ulëta në këtë sektor.

• ligji për Shërbimet Private të Sigurisë duhet të ndryshohet dhe duhet të përmbajë dispozita të veçanta që përcaktojnë statusin e posaçëm të punëtorëve të sigurimit privat. Ligji duhet të përfshijë një dispozitë të detyrueshme që garanton për punonjësit e sigurimit privat benificionet e sigurimit dhe të hyra të tjera që lidhen me specifikat e detyrës së tyre. Gjithashtu, duhet të jetë më specifik kur bëhet fjalë për mbrojtjen e tyre nga ekspozimi ndaj rrezikut.

• KPS-të duhet të zbatojnë me përpikëri ligjin e punës. Personelit të KPS-ve u nevojitet vëmendje shtesë dhe trajtim më i mirë në vendin e punës, përfshirë nivelin e pagave siç kërkohet me ligj, pushimet, për punë jashtë orarit, për orarin e punës gjatë pushimeve

23

rekomandime

dhe orët e ndërrimit të natës. Personeli i KPS-ve duhet pajisur me uniformë siç parashihet me ligj, si dhe me aftësimin profesional për të punuar në këtë sektor.

• Trajnim profesional i personelit të KPS-ve është i nevojshëm, posaçërisht për sa i përket përdorimit të forcës dhe armëve dhe të përfshihen më shumë mësime praktike. Shëndeti dhe siguria gjatë orarit të punës është një çështje shqetësuese në një sektor ku të punësuarit janë direkt të ekspozuar ndaj rrezikut. Kompensimi për lëndimet që lidhen me punën dhe sigurimet e detyrueshme duhet të ofrohen nga ana e KPS-ve, dhe procesi i prokurimit duhet të përfshijë këtë ndër kushtet dhe kriteret tjera. KPS-të duhet të organizohen për riorganizimin e shoqatave me synimin e bashkimit në qëndrimin e tyre mbi çështje të tilla si: çmimi i shërbimeve dhe kërkesa të tjera për t›i adresuar në MPB dhe në institucionet publike përkatëse.

• Duhet të bëhen përpjekje konkrete të cilat u mundësojnë punëtorëve të sigurimit të KPS-ve që të organizohen në sindikata, kjo do të mundësojë që të punësuarit në këtë sektor të jenë më të organizuar dhe zëri i tyre të dëgjohet si nga punëdhënësit e tyre edhe nga institucionet përgjegjëse, të tilla si inspektorati i punës, Ministria e Punës dhe institucione të tjera të tilla si gjykata, prokuroria e shtetit e kështu me radhë.

• DKPS ose AEIP duhet ta informojë punëtorin e sigurimit privat për mekanizmat ekzistues për ankesa. Në veçanti, AEIP duhet të analizojë mundësitë për mospërfillje të qëllimshme të gjendjes së të drejtave të punëtorëve në sektorin e sigurimit privat. Shkeljet potenciale të të drejtave të punonjësve të sigurimit privat që ruajnë ndërtesën e këtij inspektorati po shërben si një mesazh negativ për punëtorët tjerë të sigurimit privat që AEIP nuk është organi i përshtatshëm të cilit duhet paraqitur ankesat e tyre.

• Kufizimet ekzistuese të mandatit të Avokatit të Popullit në kuadër të sektorit publik nuk përkon me realitetin në Kosovë, ku sektori privat po rritet gradualisht. Në veçanti duke pasur parasysh paraqitjen e KPS-ve dhe në përgjithësi të sigurimit privat ku shkelja e të drejtave të njeriut është një çështje shumë serioze, mandati i Avokatit të Popullit duhet të zgjerohet për të përfshirë sektorin privat.

• KPS-të duhet të revitalizojnë shoqatat e tyre në mënyrë që të mbrojë interesat e tyre në mënyrë të organizuar kundër atyre KPS-ve që përdorin lidhjet joformale (ryshfetin, nepotizmin apo lidhjet politike) për të marrë një pozitë të privilegjuar në institucionet shtetërore (duke përfshirë edhe autoritetet e prokurimit dhe AEIP) në tregun e sigurimit privat.

Kosova

24

Bibliografia

legjislacioni

Ligji për Shërbimet Private të Sigurisë, Kuvendi i Kosovës, korrik 2011 Ligji për Procedurën Administrative,Ligji mbi Armët, Ligji për Prokurimin Publik,Ligji i Punës,Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave PersonaleUdhëzimi Administrativ Nr. 27/2011 mbi Procedurat e Licencimit (19.12.2011); Udhëzimi Administrativ Nr. 29/2011 mbi Qendrën e Kontrollit (19.12.2011); Udhëzimi Administrativ Nr. 30/2011 për masat, autorizimet dhe detyrat e punëtorëve të sigurimit (19.12.2011); Udhëzimi Administrativ Nr. 31/2011 për caktimin e operatorit të mbrojtjes së afërt për personin që sigurohet (19.12.2011); Udhëzimi Administrativ Nr.06/2012 për trajnimin, certifikimin, ricertifikimin dhe licencimin e institucioneve të trajnimit (27.03.2012); Udhëzimi Administrativ Nr. 07/2012 për themelimin e komisionit të ankesave (27.03.2012); Udhëzimi Administrativ Nr. 08/2012 mbi procedurat e inspektimit (27.03.2012); Udhëzimi Administrativ Nr. 09/2012 për blerjen, ruajtjen dhe përdorimin e pajisjeve (27.03.2012);Udhëzim Administrativ Nr 10/2012 për mbledhjen e të dhënave dhe mirëmbajtjen nga organi kompetent; Udhëzimi Administrativ Nr. 30/2011 për masat, autorizimet dhe detyrat e punëtorëve të sigurimit;

raportet

Abrahamson, Rita, dhe Michael C. Williams. “Reforma e Sektorit të Sigurisë: Sjellja e sek-torit privat, konflikti, siguria dhe zhvillimi.” Në: Sociologjia politike ndërkombëtare, 2009: 1-17.

Kuvendi i Kosovës. Lista e Komisioneve të Kuvendit të Kosovës. 2008. http://www.as-sembly-kosova.org/?cid=2,110 (qasur më 15 shkurt 2015).

Born, Hans. Mbikëqyrja parlamentare e sektorit të sigurisë: Parimet, mekanizmat dhe praktikat. Doracak, Gjenevë: IPU-DCAF, 2003.

Punonjës, KPS, intervista nga Donika Emini dhe Mentor Vrajolli. Të drejtat e punës në SSP (15 janar 2015).

Faite, Alexandre. “Përfshirja e kontraktuesve privat në konfliktin e armatosur: Implikimet

25

lista e intervistave

sipas të drejtës humanitare ndërkombëtare.” Studime të mbrojtjes, Vëllimi 4, numri 2 Verë 2004 (25-01-2008 Artikull, studime të mbrojtjes, vëllimi 4, numri 2 Verë 2004), 2008: 2-6.

QKSS, Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë. Barometri i sigurisë në Kosovë. Prishtinë: Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, 2015.

MPB. Departamenti për Siguri Publike. 2008. http://www.mpb-ks.org/?page=2,31 (qa-sur më 12 janar 2015).

Lulzim Peci dhe Ilir Dugolli. Përmbledhje e Sektorit të Sigurisë së Brendshme në Kosovë. Prishtinë: UNDP, 2006.

Qehaja, Florian. Matja e zhvillimit të sigurimit privat në Kosovë. Prishtinë: Qendra Kosova-re për Studime të Sigurisë, 2009.

Florian Qehaja dhe Mentor Vrajolli. Vlerësimi i Kompanive Private të Sigurimit në Kosovë. Dokument Politikash, Prishtinë: QKSS, 2009.

lista e intervistave

Profesioni i të intervistuarve Data e intervistimit (opsionale) Kodimi

Përfaqësues i Kuvendit të Kosovës Dhjetor 2014 Përfaqësuesi A

Drejtor i DKPS-së Dhjetor 2014 Përfaqësues A i DKPS-së

Ish Drejtor i Divizionit për Kompanitë Private të Sigurimit Dhjetor 2014 Përfaqësues B i DKPS-së

Zëvendës i Avokatit të Popullit Shkurt 2015 Avokati i Popullit A

Kryetari i Organit Shqyrtues të Prokurimit Shkurt 2015 Përfaqësues i Prokurimit A

Kryetari i Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik Shkurt 2015 Përfaqësues i Prokurimit B

Organ Ekzekutiv i Inspektoratit të Punës Shkurt 2015 Inspektorati i Punës A

Drejtori i Departamentit Ligjor në Ministrinë e Punës Shkurt 2015 Përfaqësues A i MPB-së

Drejtori i Departamentit Ligjor në Ministrinë e Punës Shkurt 2015 Përfaqësues A i MPB-së

Drejtori i Departamentit Ligjor në Ministrinë e Punës, Dhjetor 2015 Përfaqësues A i MPB-së

Pronar i një KPS-je të madhe në Kosovë Shkurt 2015 Pronar A i KPS-së

Drejtor Ekzekutiv i një KPS-je të madhe në Kosovë Dhjetor 2014 Drejtor Ekzekutiv i një KPS-je A

Pronar i një KPS-je dhe Ekspert i Sigurisë Shkurt 2015 Pronar i një KPS-je - Ekspert i Sigurisë A

Drejtor Ekzekutiv i një KPS-je Shkurt 2015 Ekzekutiv i një KPS-je B

Pronari i një kompanie private të mesme të sigurimit Dhjetor 2014 Pronar C i KPS-së

Pronari i një kompanie private të vogël të sigurimit Janar 2015 Pronar D i KPS-së

Pronar / Drejtore Ekzekutive i kompanisë private të sigurimit Shkurt 2015 Pronar E i KPS-së

Punonjës (shërbimi i sigurimit themelor) Shkurt 2015 Punonjës A

Punonjës (Mbrojtje e Afërt) Janar 2015 Punonjës B

Punonjës (vëzhgim elektronik) Mars 2015 Punonjës C

Kosova

26

(endnotes)

1 Emri për forcat e reja policore, “Shërbimi Policor i Kosovës”, u zgjodh nga komisionari i parë i policisë ndërkombëtarë, Sven Frederiks, dhe më vonë ndryshoi kur Kosova shpalli pavarësinë e saj në vitin 2008 në “Policia e Kosovës”.

2 Ligji mbi Shërbimet Private të Sigurimsë, Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës/ Nr. 5 / 21 korrik 2011. Pas kësaj: Ligji mbi Shërbimet Private të Sigurisë (2011).

3 Shih Pjesën ‘Organi Kompetent për Mbikëqyrje të Kompanive Private të Sigurimit në Kosovë’, më poshtë, për më shumë informata në P.x. DPKS

4 Ligji mbi Shërbimet Private të Sigurisë (2011), Neni 5.

5 Vini re se numri i KPS-ve nuk ka të bëjë me numrin e licencave duke pasur parasysh që një kompani e vetme mund të ketë më shumë se një licencë, varësisht nga numri i shërbimeve që ajo ofron.

6 Pesëdhjetë e tri KPS në Kosovë ofrojnë shërbime themelore të sigurimit sipas të dhënave të fundit që ofrohen nga intervista e MPB-së, (Përfaqësuesi i DKPS-së A, 2014); Intervista, (Përfaqësuesi i DKPS-së B).

7 Intervista, (Pronari i KPS-së A, 2015).

8 Shih Pjesën ‘Hyrja’, më lart. fq. 1-2.

9 Intervista, (Pronari i KPS-së B, 2014).

10 Statistikat zyrtare DKPS, 2015. Intervista, (Përfaqësuesi i DKPS-së A).

11 Intervista, (Përfaqësuesi i DKPS-së B).

12 Shih, për shembull, ngjarjen në vazhdim rreth incidenteve me personat e paregjistruar që punojnë në sektorin privat të sigurimit: KOHAnet. “Ndërron jetë i plagosuri në Prishtinë” me 13 tetor 2014. Mund të gjendet në linkun: http://koha.net/?id=3&l=29180. Të paktën tri ngjarje të ngjashme kanë ndodhur gjatë vitit 2014 dhe 2015 në të cilat ishin të përfshirë “roje të sigurimit” të pa trajnuar dhe të paregjistruar në klube të ndryshme të natës dhe bare në Prishtinë. Përveç këtyre, zyrtarët e DKPS-së pranojnë se më shumë raste të këtij lloji janë raportuar nga klubet e natës dhe vende të ngjashme.

13 Qehaja, Florian (2009). Vlerësimi i Zhvillimit të Sigurimit Privat në Kosovë. Prishtinë: Qendra Kosovare për Studime të Sigurimit. Fq. 5-6.

14 Intervistë, (Përfaqësuesi i DKPS-së B, 2015).

15 Punëtorët e licencuar përfshijnë personat që i janë nënshtruar procesit të trajnimit, kanë marrë certifikata nga instituti trajnues i KPS-ve dhe janë të licencuar si anëtarë të KPS-ve për të ofruar shërbime të sigurimit. Ndërsa të certifikuar janë personat të cilët i janë nënshtruar procesit të trajnimit, megjithatë, për shkak të faktit se ata më vonë nuk janë punësuar nga ndonjë KPS, me ligj këta persona nuk kanë të drejtë të ofrojnë shërbime privatë të sigurimit.

16 Duke e lënë anash numrin e instruktorëve dhe trajnerëve në sektorin privat të sigurimit.

17 Të dhënat e MPB-së dhe Statistikat. Intervista, (Përfaqësuesi i DKPS-së A, 2014).

27

(endnotes)

18 Intervistë, (Pronari i KPS-së A, 2015).

19 Po aty.

20 Statistikat zyrtare të DKPS-së, 2015. Intervistë, (Përfaqësuesi i DKPS-së A).

21 Statistikat zyrtare të DKPS-së, 2015, Intervista, (Përfaqësuesi i DKPS-së A).

22 Ligji mbi Shërbimet Private të Sigurisë (2011), Neni. 16.

23 Po aty., Neni. 18.

24 Udhëzimi Administrativ, Nr. 27/2011 mbi Procedurat e Licencimit, Ministria e Punëve të Brendshme, Neni. 5.

25 Intervistë, (Pronari i KPS-së D, 2015).

26 Intervistë, (Përfaqësuesi i MPB-së A, 2015).

27 Shih Pjesën ‘Roli i Institucioneve dhe Sektorëve të tjerë në Rregullimin e Zonave Përkatëse të Sektorit Privat të Sigurimit’, më poshtë. fq X

28 Intervistë, (Punëtori A, 2015).

29 Rregulla e Procedurave Administrative të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Aneksi 2.1, prill 2010.

30 Ligji mbi Shërbimet Private të Sigurisë (2011), Neni 6.

31 MPB, 2008 Departamenti për Siguri Publike, për më shumë informatat ju lutem i referoheni linkut: http://www.mpb-ks.org/?page=2,31.

32 Ligji mbi Shërbimet Private të Sigurisë (2011), Neni 6.

33 Udhëzimi Administrativ Nr. 27/2011 mbi Procedurat e Licencimit (19.12.2011). Prej këtu: Udhëzimi Administrativ mbi Procedurat e Licencimit (2011).

34 Ligji mbi Shërbimet Private të Sigurisë (2011), Neni 1.

35 Po aty., Neni 10. Shih gjithashtu Pjesën ‘Numri i Kompanive Private të Sigurimit (KPS-të), Roli i tyre dhe shërbimet që ofrojnë’, më lart, fq. X, për më shumë informata për llojet e shër-bimeve për të cilat KPS-të mund të marrin licenca.

36 Ligji mbi Shërbimet Private të Sigurisë (2011), Kapitulli 3.

37 Po aty., Neni 11.

38 Udhëzimi Administrativ mbi Procedurat e Licencimit (2011), Neni 14.

39 Po aty., Neni 16.

40 Po aty., Neni 18.

41 Personat me të kaluar kriminale ose të cilët aktualisht janë duke u hetuar për ndonjë krim nuk mund të marrin certifikatë të verifikimit. Këtu përfshihen rastet kur njerëzit janë zbuluar të kenë kryer kundërvajtje dhe madje para shumë kohe, raste ende të hapura me të cilat nuk është marrë Gjykatat ose Policia e Kosovës në mënyrë efikase. Gjithashtu këtu përfshihen individë nën hetime ose persona të cilët e kanë ndonjë lëndë të hapur në gjykatë – edhe për lëndë të hapura që kanë të bëjnë me aksident me veturë.

Kosova

28

42 Intervistë, (Pronari i KPS-së – Ekspert i Sigurimit A, 2015).

43 Intervistë, (Pronari i KPS-së E, 2015).

44 Intervistë, (Pronari i KPS-së A, 2015).

45 Intervistë, (Përfaqësuesi i DKPS-së A, 2015).

46 Po aty., Neni 20.

47 Udhëzimi Administrativ mbi Procedurat e Licencimit (2011). Neni 6.

48 Shpesh, zyrtarët e DKPS-së vetë janë të hutuar nëse kundërvajtjet si aksidentet në trafik ia marrin të drejtën një aplikuesi të mundshëm për të aplikuar për licencë, pasi që rreg-ulloret nuk janë të qarta (Intervistë, (Përfaqësuesi i DKPS-së A, 2014)).

49 Ligji mbi Shërbimet Private të Sigurisë (2011), Neni 43.

50 Ligji mbi Shërbimet Private të Sigurisë (2011), Neni 43.

51 Po aty., Neni 44.

52 Po aty.

53 Kjo përfshin kundërvajtjet lidhur me përdorimin e shenjave të vëzhgimit, mos respek-timin e rregullave të bartjes së armëve të pa licencuara ose qenve, mungesa e pajisjeve të domosdoshme tek punëtorët e sigurimit, përdorimi i pajisjeve jashtë vendit të detyrës, parregullsitë lidhur me mbledhjen e të dhënave, si dhe çështjet tjera teknike të ndaluara me ligj (Ligji mbi Shërbimet Private të Sigurisë (2011), Neni 45.2). subjektet juridike gjithashtu mund të gjobiten me shuma në mes të 200 deri në 1000 euro për përpjekjen e shmangies së procesit të hetimit të punëtorëve të tyre të sigurimit kur ata kanë përdorur forcën ose gjatë lejimit të punëtorëve të sigurimit t’i përdorin pajisjet për aktivitete të pa licencuara (Po aty., Neni. 46.3).

54 Këto përfshijnë shkeljen e parimit të konfidencialitetit; duke i lejuar konfliktet e interesit në mes të punëtorëve të tyre; mos pajisja e mbrojtjes së afërt të operativës me mjete komunikimi; shkelja e autorizimeve dhe detyrave të KPS-ve; shkelja e autorizimeve dhe detyrave nga punëtorët e sigurimit lidhur me bartjen e pajisjeve; mos ruajtja e audios dhe audio incizimeve të të dhënave në pajtueshmëri më ligjin; si dhe çështje tjera (Po aty, Neni 45.3).

55 Ligji mbi Shërbimet Private të Sigurisë (2011), Neni 45.4.

56 Po aty. Neni 46.1.

29

(endnotes)

57 Për më shumë, Ligji thotë që DKPS-ja mund të lëshojë gjoba në mes 30 e 150 eurove për kundërvajtje të kryera nga punëtorët e sigurimit siç janë legjitimimi i punëtorëve të shërbimit të emergjencës; përdorimi i forcës pa i ndjekur procedurat e definuara paralajmëruese; mos bartja e kartës së identifikimit ose mos kthimi i saj siç kërkohet me ligj; përdorimi i pajisjeve jashtë aktiviteteve të licencuara pa informimin adekuat të Policisë së Kosovës; mos ofrimi i menjëhershëm i ndihmës mjekësore një personi lëvizjet e të cilit përkohësisht janë të kufizuara për shkak të përdorimit të forcës; mos veshja e uniformës në detyrë, dhe çështje tjera të ngjashme (Po aty., Neni 47.1). punëtorët e sigurimit mund të gjobiten edhe në mes të 100 dhe 500 eurove kur punojnë pa licencë; për shkelje të parimit të konfidencialitetit; në rastin kur kemi të bëjmë me konflikt interesash me institucionet shtetërore të sigurimit; me rastin e përdorimit të paautorizuar të pajisjeve të sigurimit; me rastin e posedimit të një kategorie të armës së zjarrit që nuk lejohet me ligj ose për bartje të armëve jashtë vendit të punës; dhe me rastin e mos raportimit të përdorimit të forcës tek Policia (Ligji mbi Shërbimet Private të Sigurisë (2011), Neni 47.2).

58 Ligji mbi Shërbimet Private të Sigurisë (2011), Neni 46.

59 Inspektimet e rregullta janë ato që kryhen në pajtueshmëri me planin e inspektimit. Inspektimet e jashtëzakonshme zakonisht kryhen si reagim ndaj dyshimeve fillestare ose thirrjeve për reagim emergjent. Inspektimet e përsëritura kryhen për të verifikuar eliminim e parregullsive që janë zbuluar gjatë inspektimeve të rregullta (Udhëzimi Administrativ Nr. 08/2012 mbi Procedurat e Inspektimit, Neni 5). Inspektorati i organizon inspektimet e tij në gjashtë faza dhe ato fillojnë prej: Zgjedhjes së zonës; Përgatitjes, Njohjes; Inspektimit, Takimit Përmbyllës; dhe Raportimit me shkrim (Po aty., Neni 4).

60 Ligji mbi Shërbimet Private të Sigurisë (2011), Neni. 36.

61 Në të vërtet, është një kriter i caktuar nga DKPS-ja gjatë licencimit të KPS-ve, i cili kërkon pëlqimin paraprak me shkrim për qasje të pakufizuar për inspektorët në vendet e biznesit në pajtueshmëri më këtë Ligj (Po aty., Neni 12).

62 Po aty., Neni 36

63 Po aty., Neni 21.

64 Po aty., Neni 24.

65 Po aty., Neni 36.

66 Po aty., Neni 8.

67 Ligji i Punës Nr. 03/L –212, 01.11.2010. Më tutje: Ligji i Punës (2010).

68 Shih seksionin ‘Statusi Ligjor i Punonjësve të Sigurimit Privat” më lart. Fq X.

69 Intervistë, (Përfaqësuesi A i DKPS-së, 2015).

70 Intervistë, (Inspektorati i Punës A, 2015).

Kosova

30

71 Për shembull, përveç 40 orëve punë me kohë të plotë, Ligji i Punës (2010) u lejon punëdhënësve që të kërkojnë nga punonjësit e tyre (18 vjeç apo më të vjetër) të punojnë 8 orë shtesë (punë të detyrueshme jashtë orarit) në javë pa iu referuar kompensimit për një zgjatje të tillë (Neni. 23.2). Pasi që ligji nuk kufizon maksimumin e orarit të punës në muaj që i punësuari mund të punojë për të njëjtin punëdhënës, punëdhënësi ka mundësi të përdorë këtë mekanizëm në baza të rregullta. Për më tepër, ligji i lejon punëdhënësit të kërkojë punë vullnetare jashtë orarit me kompensim (Neni 23.3). Kjo i lejon punëdhënësit të shfrytëzojë klauzolën e orarit të detyrueshëm shtesë në baza të rregullta. Përveç kësaj, ligji u lejon punëdhënësve të kërkojnë nga punonjësit e tyre punë vullnetare jashtë orarit me kompensim (Neni 23.3).

72 Ligji i Punës (2010), Neni 57.

73 Ligji thekson se të punësuarit i takon pagesa shtesë mbi pagën bazë me raportin e: 20 për qind shtesë për orë për ata që punojnë jashtë orarit; 30 për qind shtesë për orë për ata që punojnë në ndërrimin e natës dhe në ditë të zgjatura pune; dhe 50 për qind shtesë për orë për ata që punojnë gjatë festave kombëtare dhe në fundjavë.

74 Shih seksionin ‘Marrëdhëniet Kontraktuese në mes të KPS-ve dhe Klientëve të Tyre (pub-lik dhe privat)’, më poshtë fq. X.

75 Intervistë, (KPS, punonjës C), 2015.

76 Intervistë, (KPS Ekzekutiv B, 2015).

77 Ligji për Prokurimin Publik Nr. 04/L-042, 19.09.2011. Më tutje: Ligji për Prokurimin Publik (2011).

78 Ligji për Marrëdhëniet Detyrimore Nr. 04/L-077, 10.05.2012. Më tutje: Ligji për Mar-rëdhëniet Detyrimore (2010).

79 Ligji për Prokurimin Publik (2011), Nen. 1,1, 1,2.

80 Po aty., Neni 6.

81 Neni 51 i Ligjit përcakton se vetëm operatorët ekonomik që kanë aftësitë profesionale, financiare dhe kapacitetet teknike për të përmbushur kushtet e kontratës duhet të merren në konsideratë për një kontratë të prokurimit publik.

82 Në disa nga oferta, theksohet se fuqia e punës për orë për një roje të sigurimit është ndërmjet 0.7 dhe 0.8 euro bruto.

83 Intervistë, (Përfaqësuesi i Prokurimit A).

84 Intervistë, (Përfaqësuesi i Prokurimit B, 2015).

85 Intervistë, (Përfaqësuesi i prokurimit A, 2015).

86 Shih seksionin “Kontrolli dhe mbikëqyrja e pamjaftueshme ndaj shkeljeve të ligjit të punës dhe procedurave të prokurimit publik” fq. X.

31

(endnotes)

87 Ligji thekson se një kontratë duhet anuluar dhe nuk është valide nëse subjekti i dety-rimeve nuk ka absolutisht mundësi, nuk është i lejueshëm apo nuk specifikohet dhe nuk mund të specifikohet (Neni 35). Më tej, ai thekson se një subjekt i detyrimeve do të vlerëso-het si i palejueshëm nëse është në kundërshtim me dispozitat e rendit publik, rregulloret e detyrueshme apo parimet morale (Neni 37).