kontratat - juristi.infojuristi.info/wp-content/.../2017/01/3.-kontratat-e-drejta-tregtare.pdf ·...

29
Material i huazuar per qështuje edukuese nga: - Doracaku për përgatitjen e provimit të Jurisprudencës Botuar nga KIEAI dhe OSBE (2004 - Heffey, Paterson, Hocker Contract Commentary and Materials 8th Ed. 1 KONTRATAT I. HYRJE Kontrata është marrëveshje apo manifestim i pajtimit të vullnetit të dy apo më shumë personave të caktuar që ka për qëllim të krijojë, shuajë apo ndryshojë një marrëdhënie të detyrimeve. Qarkullimi i mallrave dhe shërbimeve, përkatësisht ushtrimi i veprimtarisë tregtare, që është thelbi i punëve ekonomike, realizohet me anë të kontratave. Kontratat përbëjnë punët më të shpeshta juridiko- ekonomike, mbi të cilat kryesisht bazohet afarizmi ekonomik. Pra, me anë të kontratave bëhet qarkullimi i mallrave dhe shërbimeve. II. KUSHTET E PËRGJITHSHME PËR LIDHJEN E KONTRATËS Për t’u lidhur një kontratë, është e domosdoshme që të plotësohen këto kushte të përgjithshme: 1. pajtimi i vullnetit të palëve kontraktuese 2. aftësia punuese e palëve 3. objekti i kontratës 4. baza (kauza ose arsyeja) e kontratës 5. forma e kontratës (vlenë vetëm për kontratat formale që e kanë formën e caktuar të parashikuar me ligj) Pajtimi i vullnetit Pajtimi i vullnetit është një ndër kushtet thelbësore për lidhjen e kontratës. Kjo del edhe nga vet nocioni i kontratës së dyanshme, te e cila paraqiten dy vullnete me pajtimin e të cilave mund të lindin të drejta dhe detyrime. Cdo kontratë supozon koekzistencën e dy vullneteve: njëra ka veti të iniciativës, dhe quhet ofertë, ndërsa tjetra ka veti të pranimit të asaj iniciative, dhe quhet pranim i ofertës. Sipas ligjit të aplikueshëm në Kosovë, kontrata konsiderohet e lidhur në momentin kur palët kontraktuese janë marrë vesh për elementet thelbësore të kontratës. Elementet thelbësore janë të ndryshme, varësisht nga lloji i kontratës, p.sh: te kontrata e shitblerjes, elementet thelbësore janë dorëzimi i sendit/mallit dhe pagesa e çmimit.

Upload: trinhtruc

Post on 06-Feb-2018

376 views

Category:

Documents


9 download

TRANSCRIPT

Page 1: KONTRATAT - juristi.infojuristi.info/wp-content/.../2017/01/3.-Kontratat-E-drejta-tregtare.pdf · Material i huazuar per qështuje edukuese nga: ... Kontrata lidhet me pajtimin e

Material i huazuar per qështuje edukuese nga:

- Doracaku për përgatitjen e provimit të Jurisprudencës

Botuar nga KIEAI dhe OSBE (2004

- Heffey, Paterson, Hocker – Contract Commentary and Materials 8th Ed.

1

KONTRATAT

I. HYRJE

Kontrata është marrëveshje apo manifestim i pajtimit të vullnetit të

dy apo më shumë personave të caktuar që ka për qëllim të krijojë, shuajë apo ndryshojë një marrëdhënie të detyrimeve.

Qarkullimi i mallrave dhe shërbimeve, përkatësisht ushtrimi i

veprimtarisë tregtare, që është thelbi i punëve ekonomike, realizohet me

anë të kontratave. Kontratat përbëjnë punët më të shpeshta juridiko-ekonomike, mbi të cilat kryesisht bazohet afarizmi ekonomik. Pra, me anë të kontratave bëhet qarkullimi i mallrave dhe shërbimeve.

II. KUSHTET E PËRGJITHSHME PËR LIDHJEN E KONTRATËS

Për t’u lidhur një kontratë, është e domosdoshme që të plotësohen

këto kushte të përgjithshme: 1. pajtimi i vullnetit të palëve kontraktuese

2. aftësia punuese e palëve 3. objekti i kontratës 4. baza (kauza ose arsyeja) e kontratës

5. forma e kontratës (vlenë vetëm për kontratat formale që e kanë formën e caktuar të parashikuar me ligj)

Pajtimi i vullnetit

Pajtimi i vullnetit është një ndër kushtet thelbësore për lidhjen e kontratës. Kjo del edhe nga vet nocioni i kontratës së dyanshme, te e cila paraqiten dy vullnete me pajtimin e të cilave mund të lindin të drejta dhe

detyrime. Cdo kontratë supozon koekzistencën e dy vullneteve: njëra ka veti të iniciativës, dhe quhet ofertë, ndërsa tjetra ka veti të pranimit të

asaj iniciative, dhe quhet pranim i ofertës.

Sipas ligjit të aplikueshëm në Kosovë, kontrata konsiderohet e

lidhur në momentin kur palët kontraktuese janë marrë vesh për elementet thelbësore të kontratës. Elementet thelbësore janë të

ndryshme, varësisht nga lloji i kontratës, p.sh: te kontrata e shitblerjes, elementet thelbësore janë dorëzimi i sendit/mallit dhe pagesa e çmimit.

Page 2: KONTRATAT - juristi.infojuristi.info/wp-content/.../2017/01/3.-Kontratat-E-drejta-tregtare.pdf · Material i huazuar per qështuje edukuese nga: ... Kontrata lidhet me pajtimin e

Material i huazuar per qështuje edukuese nga:

- Doracaku për përgatitjen e provimit të Jurisprudencës

Botuar nga KIEAI dhe OSBE (2004

- Heffey, Paterson, Hocker – Contract Commentary and Materials 8th Ed.

2

Në praktikën e gjykatave konsiderohet se elemente thelbësore të kontratave janë ato pa të cilat kontrata nuk mund të ekzistojë.

Për lidhjen e kontratës kërkohet që vullneti i palëve të shprehet

lirisht, pa asnjë presion. Në qoftë se me rastin e lidhjes së kontratës ka

pasur të meta në shprehjen e ullnetit, si pasojë e të cilave vullneti i njërës palë nuk ka qenë i lirë, atëherë kontrata mund të anulohet. Kemi

të bëjmë me të meta të vullnetit nëse kontrata është lidhur nën ndikimin e kërcënimit, lajthimit apo të mashtrimit.

1. Kërcënimi ekziston kur njëra palë kontraktuese ose ndonjë person i tretë, me kërcënim të palejueshëm, ka shkaktuar frikë të

arsyeshme te pala tjetër për shkak të së cilës ajo ka lidhur kontratën. Që kërcënimi të ketë ndikim në shprehjen e lirë të vullnetit, frika duhet të jetë e arsyeshme, përdnryshe anulimi i

kontratës nuk mund të kërkohet për cdo lloj kërcënimi. 2. Lajthimi është përfytyrim i gabuar për ndonjë rrethanë. Pra nëse

njëra palë ka një mendon se është duke lidhur kontratë për një arsye, por më vonë del se ai përfytyrim apo vlerësim ka qenë i gabuar, sepse kontrata po lidhet për arsye apo bazë tjetër, atëher

kemi lajthim. Që të mund të ketë ndikim në vlefshëmrinë e kontratës, lajthimi duhet të jetë thelbësor, pra të ketë lidhje me

cilësinë e objektit apo mallit, me personin me të cilin lidhet kontrata, etj.

3. Mashtrimi ekziston atëher kur njëra palë me qëllim e vë në lajthim

palën tjetër, me qëllim që ta lidhë një kontratë të cilën ajo palë nuk do ta kishte lidhur sikur ta dinte për këtë lajthim. Pala që është

mashtruar mund ta kërkojë anulimin e kontratës. Aftësia punuese/vepruese e palëve

Aftësia punuese/vepruese nënkupton se secili person që lidh

kontratën duhet të ketë aso cilësi që me veprimet e veta dhe deklarimin e

vullnetit të vetë, të mund të krijojë të drejta dhe detyrime. Lidhur me këtë, është me rëndësi që në rradhë të parë të spjegohet dallimi në mes të

personit fizik dhe personit juridik. Personat fizikë janë njerëzit apo individët, ndërsa personat juridik janë ndërmarrjet, kompanitë apo

bizneset.

Personat fizik aftësinë për të vepruar e fiton me arritjen e moshës

madhore. Në Kosovë, mosha madhore arrihet në moshën 18 vjeq, megjithatë, një aftësi të tillë mund ta fitojë edhe personi i mitur në rastet

Page 3: KONTRATAT - juristi.infojuristi.info/wp-content/.../2017/01/3.-Kontratat-E-drejta-tregtare.pdf · Material i huazuar per qështuje edukuese nga: ... Kontrata lidhet me pajtimin e

Material i huazuar per qështuje edukuese nga:

- Doracaku për përgatitjen e provimit të Jurisprudencës

Botuar nga KIEAI dhe OSBE (2004

- Heffey, Paterson, Hocker – Contract Commentary and Materials 8th Ed.

3

kur me vendim të gjykatës kompetente i lejohet lidhja e martesës. I mituri i moshës 15 vjet, nësë është i punësuar, mund të lidhë kontratë

në mënyrë të pavarur, në kuadër të të ardhurave të fituara nga vendi i tij i punës. I mituri deri në moshën 14 vjeq nuk posedon aftësi kontraktuese dhe kontrata e lidhur nga një person deri në këtë moshë

është nule (e pavlefshme). Megjithatë, kontrata me anë të të cilës një i mitur fiton vetëm të drejta (p.sh kontrata e faljes apo e dhuratës, ose

kontrata me vlerë të vogël, sic janë blerja e gazetës apo e gjërave ushqimore) prodhon efekte juridike dhe është e vlefshme.

Personat juridik e fitojnë aftësinë e veprimit në momentin e regjistrimit në organet kompetente për regjistrimin e bizneseve. Praktika

e gjykatave e ka mbështetur këtë qëndrim, sepse në momentin e regjistrimit, një person juridik e vertëton se është themeluar sipas ligjit. Personat juridik mund të lidhin kontrata vetëm në suaza të aftësisë së

tyre vepruese, pra vetëm për ato veprimtari që janë reegjistruar dhe themeluar sipas ligjit. Çdo kontratë që lidhet jashtë kufijve të aftësisë

vepruese është e pavlefshme. Objekti i kontratës

Objekti i kontratës është kusht që duhet të plotësohet në mënyrë

që kontrata të jetë e vlefshme. Objekt i kontratës është ajo për çka palët

janë marrë vesh. Sipas ligjit të aplikueshëm në Kosovë, objekti i kontratës ka të bëjë me dhënie, bërje, mosbërje ose pësim. Për të qenë

objekti i kontratës juridikisht i vlefshëm, duhet të jetë: e mundshme, e lejueshme, dhe e përcaktuar.

Baza (kauza) e kontratës

Baza ose kauza paraqet shkasin, arsyen apo qëllimin e

drejtpërdrejt për marrjen përsipër të detyrimit të kontraktuar. Pra është

arsyeja pse palët kanë lidhur kontratë. Te kontratat e shitblerjes, kauza e detyrimit të blerësit për pagimin e cmimit është arsyeja që shitësi, me dorëzimin e mallit, ia kalon të drejtën e pronënsisë atij; ndërsa, kauza e

detyrimit të shitësit për dorëzimin e mallit është pagimi i cmimit të mallit nga ana e blerësit. Këto spjegime mund të vlejnë edhe për llojet e tjera të

kontratave, p.sh kontratën mbi qiranë, huanë, sipërmarrjes, etj. Në anën tjetër, nëse kemi një kontratë të njëanshme (pra që krijon detyrime vetëm për njërën palë), sic është kontrata e dhurimit, atëherë si kauzë apo bazë

e kontratës paraqitet qëllimi i bëmirësisë së dhuratdhënësit.

Page 4: KONTRATAT - juristi.infojuristi.info/wp-content/.../2017/01/3.-Kontratat-E-drejta-tregtare.pdf · Material i huazuar per qështuje edukuese nga: ... Kontrata lidhet me pajtimin e

Material i huazuar per qështuje edukuese nga:

- Doracaku për përgatitjen e provimit të Jurisprudencës

Botuar nga KIEAI dhe OSBE (2004

- Heffey, Paterson, Hocker – Contract Commentary and Materials 8th Ed.

4

Nëse nuk ekziston baza, kontrata është e pavlevshme (nule). Cdo

bazë e kontratës duhet medoemos të jetë e lejueshme, pra të mos jetë në kundërshtim me dispozitat juridike, me rendin publik dhe me moralin shoqëror.

Forma e kontratës

Forma e kontratës është kusht thelbësor për lidhjen e disa

kontratave për të cilat me ligj është parashikuar forma e caktuar me

shkrim. Edhe pse ligji i aplikueshëm në Kosovë nuk kërkon ndonjë formë të vecantë për lidhjen e kontratës (pra ato mund të lidhen në forma të

ndryshme, qoftë gojarisht, me shkrim, me shprehje apo shenja të zakonshme), megjithatë ekziston një kategori kontratash të cilat duhet të jenë të shkruara. Të tilla janë kontratat për shitjen e pronës së

paluajtshme, kontrata e kredisë, kontrata e qirasë, etj.

Përvec rasteve kur me ligj është parashikuar se një kontratë duhet

të jetë e lidhur me shkrim, edhe palët kontraktuese mund të merren vesh që lidhja e kontratës së tyre të bëhet me shkrim dhe që ko formë të jetë

kusht për vlefshmërinë juridike të asaj kontrate. Forma e kontratës është me rëndësi në mënyrë që në rast të mosmarrëveshjeve të dëshmohet ekzistimi i saj.

III. LIDHJA E KONTRATËS

a. PËRBËRJA E KONTRATËS

Zakonisht, kontratat kan një përbërje të dyfishtë: marrëveshjen

dhe konsideratën. Nganjëherë thonë se egziston një element i tretë,

saktesisht, qëllimi që të lidhet kontrata. Mirëpo, elementi i tretë rrallë që është problem, prandaj edhe nuk permended rregullisht.

i. MARRËVESHJA

Marrëveshja është përfundimi i negociatave me një konkludim. D.m.th. marrëveshja tregon se kur përfundojnë negociatat për ta arritur një qëllim dhe kur bëhet ujdi për një pikpamje komerciale. Pyetjes se a

është formuar kontrata, zakonisht i gjindet përgjegjja duke i shiquar rregullat e OFERTES dhe PRANIMIT. Pra, marrëveshja arrihet kur

Page 5: KONTRATAT - juristi.infojuristi.info/wp-content/.../2017/01/3.-Kontratat-E-drejta-tregtare.pdf · Material i huazuar per qështuje edukuese nga: ... Kontrata lidhet me pajtimin e

Material i huazuar per qështuje edukuese nga:

- Doracaku për përgatitjen e provimit të Jurisprudencës

Botuar nga KIEAI dhe OSBE (2004

- Heffey, Paterson, Hocker – Contract Commentary and Materials 8th Ed.

5

ofertës së formuluar në mënyrë adekuate i përgjegjet dikush tjetër me pranim. Marrëveshja arrihet po në atë moment kur pranohet oferta.

ii. KONSIDERATA

Konsiderata është një nocion interesant sepse ka te bëj me shkëmbim. Pra, kur të arrihet kontrata, si rezultat i saj, palët e kontratës duhet që të humbin diçka dhe të fitojn diçka tjetër. Në Kosovë

nuk kërkohet që të ketë konsideratë, mirëpo në disa vende tjera të botës konsiderata është pjesë e formimit të kontratës. Për atë arsye, duhet të

keni kujdes rreth hyrjes në kontratë në arenën ndërkombëtare dhe ti hulumtoni ligjet aplikuese me qëllim që ti dini elementet e kontratës në vendin ku formohet kontrata.

b. FORMIMI I KONTRATËS

Kontrata lidhet me pajtimin e vullnetit të palëve për elementet thelbësore të saj. Për t’u arritur pajtimi i vullnetit të palëve, njëra palë

duhet të marrë nismën dhe t’i propozojë palës tjetër lidhjen e kontratës. Personi që i bënë propozim personit tjetër për lidhjen e kontratës quhet propozues ose ofertues dhe propozimi i tillë quhet ofertë. Ndërkaq personi

të cilit i drejtohet propozimi për tu lidhur kontrata quhet pranues i propozimit ose i ofertuari.

i. Oferta

Oferta është propozim për t’u lidhur kontrata. Ajo është shprehje e

njëanshme e vullnetit me të cilin e thërret personin tjetër për ta lidhur

kontratën në kushtet e caktuara në ofertë.

Çdo propozim që ka kuptimin e ofertës duhet t’i plotësojë këto kushte:

1. të bëhet nga personi që ka për qëllim të lidhë kontratë (ose përfaqësuesi i tij);

2. të përmbajë elementet thelbësore të kontratës, ashtu që me pranimin e saj të mund të lidhet kontrata;

3. të përmbajë vullnetin e shprehur në mënyrë të qartë se ofertuesi

dëshiron të lidhë kontratë sipas kushteve të cekura në ofertë, dhe 4. t’i jetë drejtuar personit/personave të caktuar.

Page 6: KONTRATAT - juristi.infojuristi.info/wp-content/.../2017/01/3.-Kontratat-E-drejta-tregtare.pdf · Material i huazuar per qështuje edukuese nga: ... Kontrata lidhet me pajtimin e

Material i huazuar per qështuje edukuese nga:

- Doracaku për përgatitjen e provimit të Jurisprudencës

Botuar nga KIEAI dhe OSBE (2004

- Heffey, Paterson, Hocker – Contract Commentary and Materials 8th Ed.

6

Oferta është akt joformal, me përjashtim të rasteve kur për lidhjen e ndonjë lloji të kontratës është parashikuar forma e caktuar me ligj. Pra

oferta mund të bëhet me gojë, me shkrim, me shenja të rëndomta, me anë të ekspozimit të mallit me çmim të caktuar, me veprime konkludente, etj.

Efekti i ofertës

Oferta ka efektin e vet juridik sepse propozuesi (ofertuesi) është i detyruar t’i përmbahet asaj dhe është i lidhur për ofertën nga momenti i bërjes së saj derisa të skadojë afati i përcaktuar në ofertë me shkrim apo

në formë tjetër.

Shpjegimi i termit “ofertë” ka një rëndësi të veqantë sepse posa bëhet oferta, ofertuesi e hap vehten ndaj shansit që ai të jetë i obliguar nga kontrata për shkak të veprimit të dikujt tjetër. D.m.th. duke bërë

një ofertë, ofertuesi ia jep fuqinë e formimit të kontratës dikujt tjetër, përkatësisht, pranuesit të ofertës. Ofertuesi, nëpermes ofertës ia jep fuqinë pranuesit që ta formon kontratën nëpërmes pranimit.

Përveq që e hap ofertuesin ndaj mundësisë së formimit të kontratës

nga pranimi i dikujt tjetër, oferta gjithashtu tregon edhe përbërjen (klauzat) e kontratës. Varësisht nga serioziteti i transakcionit për të cilin bëhet oferta, oferta mund të jetë e thjeshtë (të ketë vetëm qmimin dhe

thelbin/subjektin e ofertës) apo e ndërlikuar (të ketë klauzat kryesore dhe përcjellëse).

Si shembuj mund ti marrim dy transakcione: 1) oferta për ta shitur

një këmishë; 2) oferta për ta shitur një truall. Në rastin e parë, oferta me siguri do të jetë: “Ta shes këtë këmishë për €40.” Në rastin e dytë, oferta

do të jetë më e ndërlikuar dhe do ti ketë së paku këto komponente: “Ta shes parcelën numër 1234, në komunën e Prishtinës, që përfshin 4 ari,

me qmim €8000 për ari.”

Kujt mund t’i bëhet oferta? Oferta mund ti bëhet vetëm një personi apo një grupi personash, e

jo tërë njerëzimit. Oferta mund t’i bëhet personit të pranishëm ose

personit jo të pranishëm. Konsiderohet se oferta i është bërë personit të pranishëm jo vetëm kur palët gjinden në të njëjtin lokacion, por edhe kur kanë qenë në lidhje të drejtpërdrejt përmes mjeteve teknike të informimit,

si telefoni apo interneti. Ndërkaq, oferta konsiderohet se i është bërë personit jo të pranishëm kur ajo dërgohet përmes postës apo në ndonjë

Page 7: KONTRATAT - juristi.infojuristi.info/wp-content/.../2017/01/3.-Kontratat-E-drejta-tregtare.pdf · Material i huazuar per qështuje edukuese nga: ... Kontrata lidhet me pajtimin e

Material i huazuar per qështuje edukuese nga:

- Doracaku për përgatitjen e provimit të Jurisprudencës

Botuar nga KIEAI dhe OSBE (2004

- Heffey, Paterson, Hocker – Contract Commentary and Materials 8th Ed.

7

mënyrë tjetër që rezulton me arritjen e ofertës pas një kohe të caktuar e jo aty për aty.

Revokimi (anulimi) i ofertës

Ofertuesi është i lidhur për ofertën e bërë deri sa ai e revokon atë.

Me se lehti eshte kur ofertuesi revokon ofertën dhe revokimi i ka arritur të ofertuarit para se t’i mbërrijë oferta, ose njëkohësisht me ofertën.

Mirëpo, në përgjithësi, revokimi i ofertës mund të ndodh deri në qastin kur pranuesi e pranon ofertën, në të cilin moment ofruesit i humbet drejta juridike që ta revokon ofertën.

Pra natyrisht, edhe ofertuesi mban kontroll ndaj kësaj fuqie

kontraktuese sepse ofertuesi mund ta tërhjek ofertën nëse ende nuk është pranuar ajo nga pranuesi. Mirëpo, përderisa ofertuesi e len ofertën e hapur, tjetri vetem duhet që ta pranon ofertën për të formuar një

marrëdhënje ligjore të plotfuqishme.

Shpeshherë, pranuesi bën kontratë me ofertuesin që ta mbajë

ofertën e hapur për një kohë të caktuar – d.m.th. të lidhin një Kontratë të Opcionit. Në këto raste, pranuesi paguan konsideratë me qëllim që

ofertuesi ta mban ofertën e hapur për një periudhë të caktuar kohore dhe gjatë asaj periudhe kohore pranuesi ta ketë opcionin e pranimit të kontratës.

Shembuj ofertash

Ti shiqojmë disa shembuj që na tregojnë se si bëhet dhe si nuk

bëhet oferta:

Shebulli 1 - Ofertë:

A i thotë B-së: “Nëse pranon, unë ta shes klyshin tim për €100.”

Shembulli 2 - Ofertë:

A i thotë B-së: “Për €100, ja pafsh hajrin klyshit tem” Shembulli 3 – Nuk është Ofertë: A i thotë B-së: “Ndoshta kisha konsideruar ta shes klyshin tim për €100.”

Page 8: KONTRATAT - juristi.infojuristi.info/wp-content/.../2017/01/3.-Kontratat-E-drejta-tregtare.pdf · Material i huazuar per qështuje edukuese nga: ... Kontrata lidhet me pajtimin e

Material i huazuar per qështuje edukuese nga:

- Doracaku për përgatitjen e provimit të Jurisprudencës

Botuar nga KIEAI dhe OSBE (2004

- Heffey, Paterson, Hocker – Contract Commentary and Materials 8th Ed.

8

Shembulli 4 – Nuk është Ofertë:

A i thotë B-së: “Unë po ta bëj një ofertë me ta shite klyshin tim për €100, mirëpo nuk pranoj të jem i obliguar juridikisht nëse ti ma pranon ofertën.”

Pra, njeriu duhet ta analizon të shprehurit e dikujt për ta ditur se

a është bërë një ofertë. Testi elementar është: A është e mjaftueshme që të thuash “unë pranoj” për ta formuar kontratën? Për shkak se njerezit nuk bëjnë komunikime sikur të ishin avokatë, shpeshherë ka edhe

probleme rreth faktit se a eshte bërë ndoj ofertë. Për këtë arsye, gjygjet kompetente zakonisht e analizojnë situatën duke aplikuar standardin se

a e kupton një njeri i arsyeshëm atë shprehje sikur të ishte një ofertë? Ti shohim edhe disa raste tjera specifike ku gjygjet u detyruan të

vendosin nëse një shprehje është ofertë. P.sh. nëse e sheh një orë Rolex (origjinal) në dyqan me qmimin e shkruar €100. Dihet se ky është qmim shumë i lirë për një orë aq luksoze. A mundesh me thënë “Unë pranoj

ofertën tënde dhe do ta marr Rolex-in. Ja €100 e mia.?” Apo, çka mund të thuhet për reklamat? A janë ato oferta? Ti shohim disa shembuj

specifik! Paraqitja apo shfaqja e mallit në dyqan – Zakonisht, shfaqja e

mallit në dollapet e dyqanit nuk është ofertë. Arsya është se çdo marrje e mallit nga konsumatori nga dollapi për inspektim do të rezultonte në

kontratë. Për atë arsye, oferta dhe pranimi i saj bëhet vetëm tek arka e pagesës dhe aty konkludohet kontrata për shitblerjen e mallit.

Reklamat – Sikur edhe shfaqja e mallit në dyqan, reklamat nuk janë oferta sepse vetëm tregojnë për mallin e shfaqur në dyqan. Mirëpo,

vëni re se këtu duhet patur kujdes të veqantë sepse disa reklama mund të konsiderohen oferta. P.sh. oferta e shitësit që “Dhjetë konsumatorët e parë që blejnë dymbëdhjetë pitalka e kanë të trembëdhjetën gratis“ mund

të konsiderohet ofertë dhe konsumatori mund ta pranon atë duke kërkuar dymbëdhjetë pitalka me pagesë dhe të trembëdhjetën falas,

natyrisht nëse është një ndër dhjetë konsumatorët e parë. Negociatat – Ofertat e bëra gjatë negociatave, nëse pranohen, mund

të formojnë kontrata. Nëse deshiron që asgjë gjatë negociatave të konsiderohet sikur ofertë, atëhere çdo komunikim duhet të ketë fjalinë

“Kjo nuk është ofertë“ ose “Çdo marrëveshje mvaret nga nënshkrimi I kontratës përfundimtare.”

Page 9: KONTRATAT - juristi.infojuristi.info/wp-content/.../2017/01/3.-Kontratat-E-drejta-tregtare.pdf · Material i huazuar per qështuje edukuese nga: ... Kontrata lidhet me pajtimin e

Material i huazuar per qështuje edukuese nga:

- Doracaku për përgatitjen e provimit të Jurisprudencës

Botuar nga KIEAI dhe OSBE (2004

- Heffey, Paterson, Hocker – Contract Commentary and Materials 8th Ed.

9

Ankandet Publike – Këtu oferta bëhet nga ai anëtarë i publikut që propozon një qmim për blerjen e produktit që eksponohet. Pra, kur

rrihet qekani aty formohet kontrata.

Ofertat Qëndruese – Edhe një aspekt i kontratave që është tepër i rëndësishëm për blerësit e mëdhenj (qeveritë, fabrikat, etj) janë ofertat qëndruese. Shpeshherë, blerësit e mëdhenj dëshirojn të blejnë mallëra të

zakonshme, si p.sh., lapsa, kapce, goma fshirëse, etj. Është e pavolitshme për blerësit e mëdhenj të negocijojnë kontrata çdo herë që

kanë nevojë për ti rimbushur këto paisje. Prandaj, ata bëjnë marrëveshje për oferta qëndruese ku furnizuesit i bëjnë blerësit të madh oferta qëndruese që do ta furnizojnë atë sipas nevojës. P.sh. “Ne do t’ju shesim

lapsa me qmimin €2 për kuti, sipas porosisë tuaj kur keni nevojë.”

Page 10: KONTRATAT - juristi.infojuristi.info/wp-content/.../2017/01/3.-Kontratat-E-drejta-tregtare.pdf · Material i huazuar per qështuje edukuese nga: ... Kontrata lidhet me pajtimin e

Material i huazuar per qështuje edukuese nga:

- Doracaku për përgatitjen e provimit të Jurisprudencës

Botuar nga KIEAI dhe OSBE (2004

- Heffey, Paterson, Hocker – Contract Commentary and Materials 8th Ed.

10

Java e Tretë

ii. Pranimi i Ofertës

Pranimi i ofertës është shprehja e vullnetit të pranuesit, me të cilën e

njofton ofertuesin se e ka pranuar propozimin për lidhjen e kontratës sipas kushteve të caktuara në ofertë. Kontrata quhet e lidhur në atë

moment kur pranimi i ofertës i arrinë ofertuesit. Për të krijuar efekt juridik, pranimi i ofertës duhet t’i plotësojë këto kushte:

1. të përmbajë deklaratën e të ofertuarit ose përfaqësuesit të tij, se e

pranon ofertën; 2. të përmbajë së paku elementet thelbësore të kontratës, në

përputhje me ofertën e propozuesit; 3. të përmbajë vullnetin e shprehur qartë për dëshirën që të lidhet

kontrata sipas kushteve të caktuara në ofertë;

4. t’i arrijë ofertuesit brenda afatit të caktuar në ofertë, dhe nëse ky afat nuk është caktuar në ofertë, brenda kohës së përcaktuar me ligj ose brenda afatit të arsyeshëm.

1. Shprehja e vullnetit për pranim të ofertës Pranimi i ofertës mund të realizohet në dy mënyra: me shprehjen e

vullnetit në mënyrë të drejtpërdrejtë (shprehimisht) dhe në mënyrë të tërthortë (heshtazi). Në mënyrë të drejtpërdrejtë ajo mund të bëhet me

shkrim, me gojë, përmes mjeteve të komunikimit, me veprime konkludente, si p.sh, me lëvizje të kokës duke pohuar, me zgjatje të dorës, dhënie të kaparit, etj. Gjithashtu, oferta mund te pranohet

nepermes veprimit, p.sh. ofertuesi ofron te paguaj €100 per prashitjen e oborrit, ndersa pranuesi e pranon oferten duke e prashitur oborrin.

Heshtja e të ofertuarit nuk ka domethënie të pranimit të ofertës. Megjithatë, nga kjo rregull ka edhe përjashtime dhe ekzistojnë raste kur

heshtja mund të konsiderohet si pranim i ofertës. Një rast i tillë mund të jetë ai kur palët janë marrë vesh që heshtja e nëjrës palë mund të jetë e

mjaftueshme për ta quajtur kontratën të lidhur. Një marrëveshje e tillë mund të arrihet me rastin e negociatave për lidhjen e kontratës ose në ndonjë mënyrë tjetër. Pastaj, nëse palët ndodhen në lidhje të përhershme

të afarizimit për sa i përket ndonjë malli të caktuar, dhe është krijuar një praktikë apo zakon në mes tyre që heshtja të konsiderohet pranim. Si shembull, te kontratat e shitjes, neës i ofertuari hesht por e pranon

mallin kur i dorëzohet ai, konsiderohet se kontrata është lidhur, përveç

Page 11: KONTRATAT - juristi.infojuristi.info/wp-content/.../2017/01/3.-Kontratat-E-drejta-tregtare.pdf · Material i huazuar per qështuje edukuese nga: ... Kontrata lidhet me pajtimin e

Material i huazuar per qështuje edukuese nga:

- Doracaku për përgatitjen e provimit të Jurisprudencës

Botuar nga KIEAI dhe OSBE (2004

- Heffey, Paterson, Hocker – Contract Commentary and Materials 8th Ed.

11

rasteve kur ai e refuzon mallin brenda një kohe të shkurtër; ose të kontrata për kryerjen e shërbimeve, nëse personi që do ta kryen punën

hesht dhe nuk jep përgjigje pasi ta merrë ofertën, por menjëherë fillon punët, ashtu sic është kërkuar në ofertë, konsiderohet se ky veprim paraqet pranim të ofertës, dhe si rezultat kontrata është lidhur mes

palëve.

2. Pranimi Duhet te Jete ne Reagim ndaj Ofertes Sa i perket pranimit te kontrates, njeriu mund ta pranon oferten e dikujt

vetem nese eshte i vetdijshem se oferta eksiston. Prandaj, nuk ka kontrate nese pranon nje oferte per te cilen nuk e din. Shembulli

konkret i kesaj situate eshte siq vijon: Shembulli: Dy te burgosur (Hasani dhe Hyseni) ikin nga burgu dhe

policia ofron €1.000 per informata qe sjellin deri te gjetja dhe arrestimi i tyre. Nje i pandehur tjeter (Ibishi) i tregon policise lokacionin e te dy te

arratisurve (Hasanit dhe Hysenit) per t’ia zbutur denimin gjykata (d.m.th. bashkpunon me policine me qellim qe te fiton denim me te ulte nga gjykata per krimin e vet). Pasi qe arrestohen kriminelet (Hasani dhe

Hyseni), te pandehurit (Ibishit) i tregon nje shok per dhuraten e ofruar nga policia ne shumen €1.000. Ibishi kerkon nga policia dhuraten sepse iu ka dhene informata qe ia mundesuan policise gjetjen dhe arrestimin e

Hasanit dhe Hysenit. Policia kur ndalet se qeshuri, i pergjigjet Ibishit “n’hamom”. Pse nuk i takojn Ibishit €1.000? Sepse, ai nuk ka qene i

vetdijshem se oferta ekziston kur e ka pranuar ate me dhenjen e informatave. Perveq asaj, ai nuk i ka dhene informatat per arsye te pranimit te ofertes, mirepo per arsye te zbutjes se denimit te tij per

krimin qe e ka kryer. Prandaj nuk ka as pranim, dhe as kontrate. Ibishi mbet pa €1.000!

3. Pranimi Duhet te Jete Reflektim i Ofertes

Pranimi duhet te jete reflektim i ofertes, qe do te thote se pranimi duhet te jete identik me oferten. Pra, oferta dhe pranimi duhen me qene sikur reflektime te njera tjetres ne pasqyre. Nese oferta nuk eshte reflektim

pasqyror i ofertes, atehere nuk eshte pranim mirepo kunderoferte. P.sh. nese ofertuesi thot se ti shet 100 tulla per €75, dhe njeriu tjeter thot po

pranoj, dhe dergomi tullat ne shtepi, atehere kontrata nuk eshte formuar sepse pranimi nuk ka qene pasqyrim i ofertes sepse ia ka shtuar edhe nje element ofertes.

Page 12: KONTRATAT - juristi.infojuristi.info/wp-content/.../2017/01/3.-Kontratat-E-drejta-tregtare.pdf · Material i huazuar per qështuje edukuese nga: ... Kontrata lidhet me pajtimin e

Material i huazuar per qështuje edukuese nga:

- Doracaku për përgatitjen e provimit të Jurisprudencës

Botuar nga KIEAI dhe OSBE (2004

- Heffey, Paterson, Hocker – Contract Commentary and Materials 8th Ed.

12

Lufta e Formave: Ka raste kur kompanite bejne oferta dhe pranime me forma standarde te percaktuara me pare, te cilat forma kane shume

elemente shtese. P.sh. nje kompani porosite nje sasi malli ndersa tjetra konfirmon porosine me forme standarde. Nese e rrespektojme rregullin

qe pranimi duhet te jete pasqyrim i ofertes, atehere keto pranime me forma standarde ku ka terme shtese nuk do te ishin as pranime e as kontrata. Kjo dukuri do te shkaktonte probleme te medha ne treg

prandaj shume vende ne bote kane hartuar ligje te cilat predikojne qe pranimet e tilla jane te pranueshme dhe formojne kontrata. Mirepo, edhe pse pranimet e tilla te ofertave jane valide, format standarde nuk

jane pranim valid nese i nderrojne termet materiale te ofertave, si p.sh. qmimin, sasine, kohen e dorezimit te mallit, etj.

4. Menyra e Pranimit e Caktuar nga Ofertuesi Ofertuesi ka mundesine qe ta kontrollon metoden e pranimit te ofertes se tij. Pra, p.sh. ofertuesi mund te thote se oferta ime mund te pranohet

vetem me shkrim dhe ata qe jane te interesuar ta pranojne oferten mund ta pranojne oferten vetem me shkrim. Cdo metode tjeter e pranimit do te ishte jo valide.

5. Kundëroferta Një nga kushtet që duhet të plotësohet në mënyrë që pranimi i ofertës të

jetë efektiv, është që ky pranim të ketë elementet thelbësore të përputhshme me ato të ofertës. Si shembull, nëse oferta parasheh se çmimi i mallit do të jetë 10.000 euro, ndërsa letra apo dokumenti me anë

të të cilit pranohet oferta parasheh çmimin prej 5000 euro, atëherë nuk kemi pranim të ofertës origjinale, por kemi një kundërofertë. Në rastet

kur ka kundërofertë, kontrata nuk konsiderohet e lidhur, sepse me vetë faktin se oferta dhe pranimi nuk i kanë elementet e njëjta, do të thotë se nuk ka pajtim të vullnetit të palëve, pra nuk ka marrëveshje. Nëse ka

kundërofertë, kontrata mund të lidhet vetëm nëse ofertuesi original (i parë) e pranon ndryshimin që është bërë dhe pajtohet që kontrata të

lidhet me atë ndryshim. Te shembulli i cekur më lartë, nëse pala që ka bërë ofertën me çmim prej 10000 euro pranon që të ulet çmimi në 5000 euro, atëherë kemi kontratën e lidhur dhe çmimi i mallit do të jetë 5000

euro.

Page 13: KONTRATAT - juristi.infojuristi.info/wp-content/.../2017/01/3.-Kontratat-E-drejta-tregtare.pdf · Material i huazuar per qështuje edukuese nga: ... Kontrata lidhet me pajtimin e

Material i huazuar per qështuje edukuese nga:

- Doracaku për përgatitjen e provimit të Jurisprudencës

Botuar nga KIEAI dhe OSBE (2004

- Heffey, Paterson, Hocker – Contract Commentary and Materials 8th Ed.

13

6. Revokimi i pranimit Njëjtë sikur oferta, edhe pranimi i ofertës mund të revokohet në kushte të caktuara. Ky revokim apo anulim, megjithatë duhet t’i arrijë ofertuesit para se të arrije pranimi, apo në të njëjtën kohë me pranimin. Nese

revokohet pas arritjes se pranimit, atehere konsiderohet sikur thyerje e kontrates. Nese revokimi i pranimit arrine para pranimit, atehere eshte

revokim valid dhe nuk ka as pranim dhe as kontrate.

7. Vdekja

Shtrohet pyetja, cka ndodhe nese ofertuesi e ben oferten dhe pastaj vdes.

Ne shumicen e rasteve, nese ofertuesi vdes atehere edhe oferta anulohet. Pra, ne pranues nuk mund ta pranon oferten e ofertuesit I cili ka vdekur ne nder kohe. Mirepo, oferta e ofertuesit qe tashme ka vdekur mund te

pranohet nga pranuesi nese pranuesi nuk eshte i vetdijshem per vdekjen e ofertuesit. Ne ate rast, kontrata e realizuar duhet te permbushet nga trashigimtaret e prones se ofertuesit te vdekur.

IV. INTERPRETIMI I KONTRATËS

a. SI INTERPRETOHET KONTRATA

Pas arritjes së pajtimit mes palëve dhe lidhjes së kontratës, të dyja palët kanë për obligim të përmbushin detyrimet e tyre që dalin nga kontrata. Megjithatë, shpesh ndodh që njëra nga palët të mos përmbushë obligimin

e vet dhe vjen deri te mosmarrëveshja. Këto mosmarrëveshje, mund të zgjidhen para gjykavave, arbitrazhit, negociatave apo duke angazhuar ndërmjetësues. Me këtë rast, lind nevoja për interpretimin e tekstit të

kontratës nesë palët nuk pajtohen lidhur me përmbajtjen e ndonjë pjese të caktuar. P.sh, ndodh që kontrata të mos ketë përcaktuar në mënyrë të

qartë çmimin, por thjeshtë parasheh që çmimi që duhet të paguhet do të jetë “çmimi i tregut”. Palët mund të kenë mospajtime lidhur me atë se çfarë nënkupton çmimi i tregut: a është çmimi i tregut në momentin e

lidhjes së kontratës apo në momentin kur është bërë mospërmbushja; a është çmimi i tregut në shtetin e shitësit apo çmimi në shtetin e blerësit? Raste të tilla të mospajtimeve ka shumë në botën e biznesit, prandaj

duhet të bëhet interpretimi i kontratës. Për t’u bërë kjo, praktika e gjykatave tregon se ekzistojnë dy teori:

Page 14: KONTRATAT - juristi.infojuristi.info/wp-content/.../2017/01/3.-Kontratat-E-drejta-tregtare.pdf · Material i huazuar per qështuje edukuese nga: ... Kontrata lidhet me pajtimin e

Material i huazuar per qështuje edukuese nga:

- Doracaku për përgatitjen e provimit të Jurisprudencës

Botuar nga KIEAI dhe OSBE (2004

- Heffey, Paterson, Hocker – Contract Commentary and Materials 8th Ed.

14

1. teoria objektive – sipas së cilës duhet gjithmonë të shiqohet teksti i kontratës dhe zbatohet ashtu siç është theksuar në kontratë

2. teoria subjektive – e cila vjen në shprehje vetëm nëse ka tekst kontestues dhe të paqartë. Atëherë, sipas kësaj teorie, shiqohet qëllimi i përbashkët i palëve: pra çfarë kanë dashur të thonë palët

me atë tekst, çfarë kanë pasur në mendje.

Përveç këtyre teorive, me rastin e interpretimit të kontratës, gjykatat (apo dikush tjetër që bënë interpretimin), gjithnjë kanë parasysh disa parime të përgjithshme, siç janë parimi i ndershmërisë, arsyeshmërisë, etj.

Rregull tjetër e interpretimit është edhe interpretimi në disfavor të palës

që ka hartuar kontratën. Te kontratat e përpiluara me shkrim, shpesh ndodh që njëra palë të hartojë pjesë të vacanta, dhe pastaj pikërisht ato pjesë dalin kontestuese, apo të paqarta. Në rastë të tilla, interpretimi

bëhet në dëm të asaj pale që e ka hartuar pjesën e paqartë. Palët mund të parashikojnë që, në rast mospajtimi lidhur me

domethënien e dispozitave kontraktuese, ato t’i interpretojë ndonjë palë e tretë. Me atë rast, nëse me kontratë nuk është parashikuar diçka tjetër,

palët nuk mund t’i drejtohen gjykatës sepse në radhë të parë duhet ta sigurojnë interpretimin nga pala e tretë, për cka janë pajtuar.

b. REGULLI I FAKTEVE JASHT KORNIZAVE TE KONTRATES

Siq u cek me larte, zakonisht, nese teksti i kontrates eshte i mjaftueshem atehere kontrata interpretohet vetem duke konsideruar tekstin Brenda kornizave te kontrates. P.sh. nese nje term ne kontrate eshte i definuar,

atehere, definicionet tjera nuk perdoren per ate term. Te vetmet raste kur pranohen faktet nga jashte jane kur termet e kontrates (apo ndoj klauze/paragraph) eshte i pakuptimshem. Mirepo, duhet pas kujdes ne

perpilimin e kontratave sepse per te qene efektive, te gjitha termet e kontrates duhen te inkuadrohen ne dokumentin e shkruar. Kur mbyllet

(nenshkruhet) kontrata, ato terme mbesin perfundimtare, edhe nese jane bere premtime tjera qe kan mbetur jasht dokumentit te shkruar.

V. MOSPËRMBUSHJA E KONTRATËS

Në momentin kur lidhet kontrata, krijohen të drejta dhe detyrime për palët kontraktuese. Varësisht se si janë marrë vesh në kontratë, të dyja

palët janë të detyruara të kryejne detyrimet njëkohësisht, apo në kohë të

Page 15: KONTRATAT - juristi.infojuristi.info/wp-content/.../2017/01/3.-Kontratat-E-drejta-tregtare.pdf · Material i huazuar per qështuje edukuese nga: ... Kontrata lidhet me pajtimin e

Material i huazuar per qështuje edukuese nga:

- Doracaku për përgatitjen e provimit të Jurisprudencës

Botuar nga KIEAI dhe OSBE (2004

- Heffey, Paterson, Hocker – Contract Commentary and Materials 8th Ed.

15

ndryshme (p.sh, një herë të bëhet dorëzimi i mallit e pasta pagesa e çmimit). Në qoftë se njëra palë nuk e kryen detyrimin e vet, apo e kryen

me vonesë, pala tjetër ka të drejtë ta bëjë shkëputjen e kontratës.

1. Shkëputja për shkeljet fundamentale të kontratës Shkëputja e kontratës lejohet zakonisht vetëm nëse mospërmbushja ka karakter të shkeljes fundamentale të kontratës. P.sh, nësë palët janë marrë vesh për shitblerjen e një makine e cila bënë paketimin e 20 llojeve

të artikujve ushqimor, dhe pas të dorëzohet malli, blerësi vëren si ajo makinë mund të përdoret vetëm për paketim të 19 artikujve ushqimor,

në atë rast nuk mund të bëhet shkëputja sepse nuk kemi shkelje fundamentale të kontratës. Shkelja fundamentale do të ekzistonte nëse malli nuk do të dorëzohej fare ose kur kualiteti i mallit aspak nuk

përmbushë kërkesat e blerësit, pra është i papërdorshëm.

2. Shkëputja për mospërmbushje të detyrimit brenda afatit

Kur përmbushja e detyrimit brenda afatit të caktuar paraqet element thelbësor të kontratës, ndërsa pala nuk e përmbush detyrimin brenda këtij afati, kontrata shkëputet vetë sipas ligjit dhe për këtë nuk është e

nevojshme ndonjë deklaratë e veçantë për shkëputje. Afati i caktuar për përmbushje është element thelbësor kur shprehimisht është thënë se

detyrimi ka për tu përmbushur “në afatin e caktuar”, “më së largu deri”, ose në ndonjë mënyrë tjetër nga e cila mund të kuptohet qartë afati brenda të cilit duhet të kryhet detyrimi.

3. Shkëputja për mospërmbushjen e parashikuar

Njëra palë mund ta shkëpusë kontratën edhe para skadimit të afatit për përmbushjen e detyrimit, nëse është e qartë nga sjellja e palës tjetër se

ajo nuk do ta përmbushë detyrimin. P.sh, nëse para datës kur duhet të dorëzohet malli, shitësi e telefonon blerësin dhe thotë se nuk do ta dërgojë mallin fare, atëherë është shumë e qartë se shitësi nuk e ka

ndërmend ta përmbushë detyrimin dhe në këtë rast blerësi mund ta shkëpusë kontratën edhe para skadimit të afatit të përcaktuar në

kontratë.

Page 16: KONTRATAT - juristi.infojuristi.info/wp-content/.../2017/01/3.-Kontratat-E-drejta-tregtare.pdf · Material i huazuar per qështuje edukuese nga: ... Kontrata lidhet me pajtimin e

Material i huazuar per qështuje edukuese nga:

- Doracaku për përgatitjen e provimit të Jurisprudencës

Botuar nga KIEAI dhe OSBE (2004

- Heffey, Paterson, Hocker – Contract Commentary and Materials 8th Ed.

16

4. Shkëputja për shkak të rrethanave të ndryshuara Palët hyjnë në kontratë duke pasur parasysh një sërë rrethanash të caktuara. Por, në praktikë ndodh që, pas lidhjes së kontratës, të lindin rrethana të cilat njërës palë ia vështirësojnë përmbushjen e detyrimeve.

Pra, vështirësimi i përmbushjes bëhet në atë masë saqë qartazi duket se kontrata më nuk i përgjigjet asaj që palët kanë pritur, dhe do të ishte e

padrejtë që në kontratë e tillë të mbetet në fuqi ashtu siç është lidhur. P.sh, nëse kompania “A” lidhë kontratë për blerjen e naftës nga kompania “B”, sepse ka për qëllim të hapë një pompë benzine, por në

ndërkohë i ndalohet që ta ndërtojë pompën në vendin e caktuar, atëherë mund të kërkojë shkëputjen e kontratës, sepse për shkak të ndryshimit

të rrethanave, është pamundësuar përmbushja e kontratës.

5. Efektet e shkëputjes së kontratës Kur kontrata shkëputet, konsiderohet sikur të mos ishte lidhur fare. Palët kontraktuese lirohen nga detyrimet e veta, përveç nga detyrimi për

shpërblim eventual të dëmit. Pas shkëputjes së kontratës, secila palë mund të kërkojë kthimin në gjendje të mëparshme, pra në gjendjen që ka

ekzistuar para lidhjes së kontratës. Për shkak të mospërmbushjes së detyrimit nga njëra palë, pala tjetër

mund të paraqesë padi para gjykatës me të cilën kërkon që të detyrohet pala tjetër që ta përmbushë detyrimin kontraktues ose të bëjë

dëmshpërblimin në para.

6. Pamundësia e përmbushjes së detyrimit Përmbushja e detyrimit mund të bëhet e pamundur edhe për shkak të akteve të natyrës që në gjuhën juridike njihen si vis major (forca

madhore). Kjo ndodh kur për shkak të fatkeqësive natyrore, luftës, gjendjes së jashtëzakonshme, embargove që i vënë shtetet, dhe arsye të

tjera të ngjashme, e bëjnë të pamundur përmbushjen e detyrimit kontraktues.

Si shembull, nëse një palë lidhë kontratë me një kompani për renoviminin e shtëpisë së vetë, por në ndërkohë shtëpia digjet, atëherë mund të kërkojë që të lirohet nga detyrimi për shkak se është

pamundësuar kryerja e detyrimit që lindë nga kontrata.

Page 17: KONTRATAT - juristi.infojuristi.info/wp-content/.../2017/01/3.-Kontratat-E-drejta-tregtare.pdf · Material i huazuar per qështuje edukuese nga: ... Kontrata lidhet me pajtimin e

Material i huazuar per qështuje edukuese nga:

- Doracaku për përgatitjen e provimit të Jurisprudencës

Botuar nga KIEAI dhe OSBE (2004

- Heffey, Paterson, Hocker – Contract Commentary and Materials 8th Ed.

17

Është me rëndësi që rrethanat e shkaktuara të mos ndodhin me fajin e ndonjërës palë, por të jenë plotësisht jashtë kontrollit të palëve. Nëse

diçka e tillë ndodhë, dhe pamundësohet përmbushja e kontratës, atëherë, shuhen detyrimet e palëve kontraktuese.

7. Dëmtimi i pamasë

Dëmtimi i pamasë ekziston kur ekziston një shpërpjestim i madh në mes të detyrimeve të palëve, zakonisht kur detyrimi i njërës palë është dyfish më i mash se ç’do të duhet të ishte. P.sh, nëse nje person ia shet një

personi tjetër në veturë me çmim dyfish më të madh se çmimin që e ka vetura e llojit të njëjtë në treg, dhe pala tjetër pajtohet me atë çmim të

dyfishtë, duke mos qenë i informuar për çmimin e vërtetë, atëherë kemi dëmtim të pamasë.

Pra, që të mund të ekzistojë dëmtimi i pamasë, duhet të plotësohen këto kushte:

1. të ekzistojë kontrata e dyanshmë, pra që krijon detyrime për të

dyja palët; 2. të ekzistojë shpërpjesëtimi i qartë mes detyrimeve të palëve;

3. pala e dëmtuar, në momentin e lidhjes së kontratës, most ë ketë ditur për vlerën e vërtetë të mallit ose shërbimit.

Në rast se ekziston dëmtimi i pamasë, pala e dëmtuar mund të kërkojë anulimin e kontratës. Mirëpo, kjo e drejtë për të kërkuar anulimin,

shuhet pasi të ketë kaluar 1 vit nga dita e lidhjes së kontratës. Pra, pala e dëmtuar ka vetëm 1 vit kohë, nëse dëshiron ta anulojë kontratës si rezultat i dëmtimit të pamasë që i është shkaktuar.

Page 18: KONTRATAT - juristi.infojuristi.info/wp-content/.../2017/01/3.-Kontratat-E-drejta-tregtare.pdf · Material i huazuar per qështuje edukuese nga: ... Kontrata lidhet me pajtimin e

Material i huazuar per qështuje edukuese nga:

- Doracaku për përgatitjen e provimit të Jurisprudencës

Botuar nga KIEAI dhe OSBE (2004

- Heffey, Paterson, Hocker – Contract Commentary and Materials 8th Ed.

18

KONTRATAT

I. KONTRATAT NË DOBI TË PERSONAVE TË TRETË

Fillimisht, kontrata formonte të drejta juridike vetëm në mes palëve kontraktuese. Kohëve të fundit, kjo ka ndryshuar sepse tash, si në

Kosovë, ashtu edhe jashtë saj, personat e tretë që nuk kanë qenë një nga palët kontraktuese mund të kenë të drejta juridike të cilat mund ti mbrojnë në rast të shkeljes së kontratës nga njëra palë kontraktuese. Në

disa vende këto të drejta janë pjesë e ligjit te zakonshëm (p.sh. SH.B.A.) e në disa vende tjera ato te drejta janë kodifikuar në ligje (p.sh. Angli – Ligji

i Kontratave i vitit 1999). Pra, duhet të kuptohet se nga çdo kontratë dalin të drejta dhe detyrime

për palët kontraktuese, pa marrë parasysh a e kanë lidhur kontratën personalisht apo përmes përfaqësuesve të tyre të autorizuar. Parimisht,

kontratat pra krijojnë të drejta që kanë efekt vetëm ndaj palëve kontraktuese e jo ndaj personave të tretë. Mirëpo, në të drejtën bashkëkohore, nga ky rregull ekziston përjashtimi kur kontrata ka efekt

juridik edhe ndaj personave që nuk janë pjesëmarrës në lidhjen e kontratës por të drejtat dhe detyrimet që dalin nga ajo kontratë prekin interesat e personit të tretë.

Pra, çka është kontrata në dobit te personit te tretë? Kontrata në dobi të

personit të tretë është marrëveshje mes dy personave – palëve kontraktuese, sipas së cilës njëra palë (e cila quhet premtues), obligohet ndaj palës tjetër (që quhet kontraktues), që t’ja përmbushë një premtim

(detyrim) një pale të tretë (që quhet shfrytëzues ose beneficiar).

Për t’u lidhur një kontratë juridikisht e vlefshme në dobi të palës së tretë, duhet të plotësohen këto kushte:

1. kontrata të lidhet mes premtuesit dhe kontraktuesit; 2. kontrata të përmbajë klauzolën se kontrata po lidhet në dobi të

personit të tretë;

3. kontraktuesi të ketë ndonjë interes nga lidhja e kontratës së tillë;

Zakonisht këto kontrata lidhen kur kontraktuesi ka ndonjë detyrim ndaj personit të tretë, dhe në pamundësi që ta kryjë vet lidhë kontratë me dikë

tjetër për të përmbushur këtë detyrim.

Page 19: KONTRATAT - juristi.infojuristi.info/wp-content/.../2017/01/3.-Kontratat-E-drejta-tregtare.pdf · Material i huazuar per qështuje edukuese nga: ... Kontrata lidhet me pajtimin e

Material i huazuar per qështuje edukuese nga:

- Doracaku për përgatitjen e provimit të Jurisprudencës

Botuar nga KIEAI dhe OSBE (2004

- Heffey, Paterson, Hocker – Contract Commentary and Materials 8th Ed.

19

P.sh: supozoni situatën e mëposhtme:

- A i ka borxh personit C 1000€, por për momentin nuk ka mundësi të ia kthejë.

- Personi B, ia ka borxh personit A një veturë.

- B merret vesh me A-në, që në vend se t’ia kthejë veturën, t’ja paguaje personit C 1000 €.

- Në këtë mënyrë, A dhe B lidhin kontratë sipas së cilës C (pra personi i tretë) do t’i merrë 1000€ nga B.

PËRGJEGJËSIA PËR TË METAT MATERIALE DHE JURIDIKE TË

DETYRIMIT

I. PËRGJEGJËSIA PËR TË METAT MATERIALE

Përgjegjësia për të metat materiale të detyrimit më së tepërmi ka të bëjë

me pjesën e rregullave të përgjegjësisë së shitësit për të metat e mallit, prandaj ajo ndodh më së shumti në raste kur lidhen kontratat e shitblerjes.

A. Llojet e te Metave

Në rast të lidhjes së një kontrate të shitjes, shitësi e merr përsipër që t’ja dorëzojë blerësit mallin pa të meta materiale. Konsiderohet se malli është

me të meta materiale: 1. nëse malli nuk ka cilësi të duhura për përdorim të rregullt ose

qarkullim

2. nëse malli nuk ka cilësi të duhura për përdorim të veçantë (për të cilën blerësi e ka blerë dhe për çka shitësi ka qenë i njoftuar)

3. nëse malli nuk ka cilësi të cilat janë paraparë me ligj 4. nëse shitësi ka dorëzuar mallin i cili nuk është në përputhje me

mostrën ose modelin që i është treguar blerësit.

- Përdorimi i rregullt: Konsiderohet se malli nuk i ka cilësitë e

duhura për përdorim të rregullt në rastet kur ai nuk mund të

përdoret për atë për çka është prodhuar. P.sh, një veturë konsiderohet se nuk i ka cilësitë për përdorim të rregullt nëse ajo

nuk mund të ndizet dhe të vozitet. Dihet se veturat prodhohen për

Page 20: KONTRATAT - juristi.infojuristi.info/wp-content/.../2017/01/3.-Kontratat-E-drejta-tregtare.pdf · Material i huazuar per qështuje edukuese nga: ... Kontrata lidhet me pajtimin e

Material i huazuar per qështuje edukuese nga:

- Doracaku për përgatitjen e provimit të Jurisprudencës

Botuar nga KIEAI dhe OSBE (2004

- Heffey, Paterson, Hocker – Contract Commentary and Materials 8th Ed.

20

t’i vozitur, prandaj nëse nuk e plotësojnë atë qëllim, konsiderohet se nuk e kanë cilësinë për përdorim të rregullt ose qarkullim.

- Përdorimi i veqantë: Konsiderohet se malli nuk i ka cilësitë për përdorim të veçantë, në rastet kur blerësi e ka njoftuar shitësin me kohë se është duke e blerë mallin për të plotësuar një nevojë të

veçantë, dhe përveç që duhet të ketë cilësitë e përdorimit të rregullt, malli duhet të ketë edhe cilësitë e veçanta. P.sh, nëse

blerësi i thotë shitësit se i duhet një veturë të cilën do ta përdorë për gara shpejtësie, dhe pastaj shitësi ja dërgon një veturë e cila mund të ecë me shpejtësi maksimale prej 140km/h, atëherë

konsiderohet se vetura nuk i ka cilësitë e veçanta. Në këtë rast, edhe pse vetura mund të vozitet, pra i ka cilësitë për përdorim të

regullt, ajo nuk mund të përdoret për gara shpejtësie me vetura, prandaj nuk i plotëson cilësitë për përdorim të veçantë.

- Cilësia e paraparë me ligj: Konsiderohet se malli ka të meta

materiale edhe në rastet kur nuk plotëson cilësi të cilat janë paraparë me ligj. P.sh, të supozojmë se me ligjet e një shteti parashihet që të gjitha veturat duhet të kenë jastëk shpëtimi (te

timoni) i cili hapet menjëherë në rast të fatkeqësive rrugore. Në rast se shitet ndonjë veturë pa jastëk shpëtimi, atëherë

konsiderohet se vetura nuk plotëson cilësi që janë paraparë me ligj.

- Mospërfillja e mostrës/modelit: Konsiderohet se malli ka të meta

materiale edhe në rastet kur nuk është në përputhje me mostrën apo modelin që i është treguar blerësit më herët. P.sh, nëse një

blerës shkon në një sallon të veturave, i pëlqen një veturë e caktuar dhe kërkon nga shitësi që t’ja transportojë në shtëpi një veturë të atij modeli të njëjtë që i plotëson të gjitha cilësitë e

modelit. Nëse shitësi dërgon veturë që nuk përputhet me cilësitë e modelit, atëherë konsiderohet se malli është me të meta materiale.

Të metat materiale të mallit mund të jenë të dukshme dhe të

padukshme (të fshehura).

B. Zbulimi i të Metave Të Metat e Dukshme

Page 21: KONTRATAT - juristi.infojuristi.info/wp-content/.../2017/01/3.-Kontratat-E-drejta-tregtare.pdf · Material i huazuar per qështuje edukuese nga: ... Kontrata lidhet me pajtimin e

Material i huazuar per qështuje edukuese nga:

- Doracaku për përgatitjen e provimit të Jurisprudencës

Botuar nga KIEAI dhe OSBE (2004

- Heffey, Paterson, Hocker – Contract Commentary and Materials 8th Ed.

21

Blerësi është i detyruar që mallin, të cilin e ka pranuar, ta kontrolljë në mënyrë të zakonshme dhe për të metat e vërejtura (të dukshme) ta

njoftojë shitësin në mënyrë që shitësit t’i jipet mundësia ta riparojë atë të metë, ta zëvendësojë mallin, ta zvogëlojë çmimin apo ta kompenzojë blerësit për humbjen që i shkakton për shkak të të metave të mallit.

Të Metat e Fshehura

Kemi të bëjmë me të metë të fshehur të mallit atëherë kur me një kontrollim të zakonshëm të mallit ajo nuk mund të zbulohet. Edhe në

këto raste, kur blerësi me një kontrollim të zakonshëm nuk ka mundur të vërejë të meta të caktuara, por më vonë zbulohet se ka të meta, ai

është i detyruar që ta njoftojë shitësin në një afat sa më të shkurtë. Zakonisht ky afat është i paraparë me ligj, por në mungesë të dispozitave ligjore, gjithnjë merret afati i arsyeshëm.

C. Garancioni për kualitetin e mallit

Në shumicën e rasteve, malli që shitet ka të bashkangjitur edhe librin që

përfshinë të dhënat mbi funksionimin e mallit si dhe garancionet se malli do të funksionojë sipas cilësive të caktuara. Zakonisht ky garancion vlenë vetëm për një afat të caktuar, p.sh 6 muaj, 1 vit, apo më shumë,

dhe nëse malli nuk funksionon gjatë asaj periudhe lejohet që të kthehet dhe të zëvendësohet.

Vëni re se ka edhe asi garancione te cilat garantohen me ligj, te cilave duhen ti përmbahen prodhuesit dhe shitësit e mallërave të ndryshme.

Përderisa nuk kemi nevojë ti përmendim ato këtu në detale, ju duhet të keni konsideratë se ato ekzistojnë.

D. Përjashtimi apo kufizimi i përgjegjësisë për të

metat e mallit

Nganjëherë kontratat përfshijnë edhe disa dispozita (klauzola) që shitësi i

shkruan me qëllim që të lirohet nga përgjegjësia për të metat e mallit. Shpeshherë këto klauzola parashohin se në rast se malli nuk funksionon si duhet apo nuk plotëson cilësi të caktuara, atëherë shitësi nuk ka

kurfarë përgjegjësie ndaj blerësit, pra as përgjegjësi për kompenzim dëmi. Këto klauzola zakonisht shkruhen ne kontratë me gjuhë jashtëzakonisht

të komplikuar juridike, pra biznesmenët dhe njërëzit që nuk merren me

Page 22: KONTRATAT - juristi.infojuristi.info/wp-content/.../2017/01/3.-Kontratat-E-drejta-tregtare.pdf · Material i huazuar per qështuje edukuese nga: ... Kontrata lidhet me pajtimin e

Material i huazuar per qështuje edukuese nga:

- Doracaku për përgatitjen e provimit të Jurisprudencës

Botuar nga KIEAI dhe OSBE (2004

- Heffey, Paterson, Hocker – Contract Commentary and Materials 8th Ed.

22

çështje juridike nuk mund ta kuptojnë, dhe prandaj e anashkalojnë dhe e nënshkruajnë kontratën me atë klauzolë. Në rast se lind konflikti për të

meta materiale të mallit, blerësi do ta ketë shumë vështirë që ta fitojë rastin në gjykatë (apo arbitrazh) sepse me vetë faktin që ka nënshkruar kontratën, ka pranuar se shitësi nuk do të ketë kurfarë përgjegjësie për

të metat e mallit.

Perderisa demet kontraktuese mund te kufizohen apo perjashtohen, demet per qeshtje te detyrimeve nuk munden. P.sh. nëpërmes të kontratës një prodhues i mallit nuk mund të thotë se nëse malli i im i

prodhuar me defekte e lëndon dike, unë nuk do të jem përgjegjës. Ato kufizime të përgjegjësise nuk lejohen.

Dh. Demet Specifike

Ekziston edhe nje lloj tjeter demi, specifikisht demet specifike, per te cilat shkelesi i kontrates mund te jete i pergjegjshem. Demet specifike jane ato te cilat nuk mund te parashikohen nga palet para nenshkrimit te

kontrates, mirepo njera pale i parashtron ato sepse rrethanat jane te tilla qe e kerkojn nje dem te tille. Ky nocion shpjegohet me se miri nepermes

ketij shembulli: Supozo se A-së i duhet një pjesë me të cilën i duhet ta rregullon

kamionin me të cilin i duhet të shkon në Maqedoni dhe ti merr një sasi domatesh që i ka blerë. A bën kontratë me B-në dhe i thotë se pjesa po i

duhet për atë arsye, dhe se nëse B e vonon pjesën ose nuk ia sjell brenda ditës, ai nuk do të ketë mundësi ti merr domatet me kohë dhe ato do ti kalben. Kontrata nënshkruhet mirëpo B nuk e sjell pjesën deri 3 ditë më

vonë. Domatet kalbën dhe tani nuk kanë vlerë, d.m.th. A humb vlerën e domateve për shkak të pjesës së kamionit të vonuar nga B. A mund të sjellë A padi kundër B-së për domatet e kalbura. Sigurisht se po sepse A

i ka treguar B-së se po i nevojitet pjesa e kamionit për atë arsye specifike dhe se B ka pranuar të hyn në kontratë duke ditur se mund te ketë

përgjegjësi më të madhe nëse nuk ia sjell A-së pjesën e kamionit.

II. PËRGJEGJËSIA PËR TË METAT JURIDIKE

Të kontratat e dyanshme ekziston edhe përgjegjësia për të metat juridike të mallit. Kjo përgjegjësi ka të bëjë me detyrimin e njërës palë

kontraktuese që të mbrojë palën tjetër nga kërkesat e personave të tretë.

Page 23: KONTRATAT - juristi.infojuristi.info/wp-content/.../2017/01/3.-Kontratat-E-drejta-tregtare.pdf · Material i huazuar per qështuje edukuese nga: ... Kontrata lidhet me pajtimin e

Material i huazuar per qështuje edukuese nga:

- Doracaku për përgatitjen e provimit të Jurisprudencës

Botuar nga KIEAI dhe OSBE (2004

- Heffey, Paterson, Hocker – Contract Commentary and Materials 8th Ed.

23

Kjo përgjegjësi ekziston në raset e shqetësimit të blerësit nga personat e tretë të cilët pretendojnë se kanë të drejtën e pronësisë apo të

shfrytëzimit të mallit. P.sh, personi A blenë një shtëpi nga personi B, dhe me kontratë B ja kalon A-së të gjitha të drejtat e pronësisë mbi shtëpinë. Pas një kohe, personi i tretë (C) kërkon që me forcë të hyjë në atë shtëpi

duke pretenduar se shtëpia i takon atij. Atëherë, personi A duhet ta njoftojë B-në, dhe B e ka për detyrë ta mbrojë A-në nga shqetësimet që

po i shkaktohen nga pretendimet e personit të tretë (C). Që të ekzistojë përgjegjësia për të metat juridike duhet të plotësohen këto

kushte: 1. e meta juridike duhet të ekzistojë në momentin e lidhjes së

kontratës; 2. blerësi të mos ketë ditur për një të metë të tillë; 3. shitësi të jetë i njoftuar me kohë nga ana e blerësit për

shqetësimin nga personi i tretë. Në qoftë se shitësi nuk vepron sipas kërkesës së blerësit për mbrojtje nga

shqetësimet e personit të tretë, atëherë blerësi ka të drejtë të bëjë shkëputjen e kontratës dhe të kërkojë dëmshpërblim.

Obligimi i blerësit që ta njoftojë shitësin në rast se ka të meta juridike, (pra shqetësime nga personi i tretë), është shumë i rëndësishëm sepse

nëse blerësi nuk e njofton, dhe shkon vetë në gjykatë në shqyrtimin e kontestit me palën e tretë, atëherë shitësi mund të shpëtojë nga

përgjegjësia, dhe të mos përgjigjet fare edhe pse ka shitur një mall (patundshmëri) me të meta juridike.

Njëjtë sikur në rast të të metave materiale, përgjegjësia për të metat juridike mund të kufizohet apo të përjashtohet me kontratë. Mirepo, jane disa te meta juridike te cilat nuk mund te kufizohen te cilat jan

zakonisht te rregulluara me ligj.

PAVLEFSHMËRIA E KONTRATAVE Kontrata të pavlefshme janë ato të cilat janë lidhur në kundërshtim me

rendin juridik, dispozitat imperative (të detyrueshme), moralin, dhe që cenojnë interesin e përgjithshëm apo individual.

Ligji njeh dy lloje të pavlefshmërisë:

1. pavlefshmërinë absolute

2. pavlefshmërinë relative

Page 24: KONTRATAT - juristi.infojuristi.info/wp-content/.../2017/01/3.-Kontratat-E-drejta-tregtare.pdf · Material i huazuar per qështuje edukuese nga: ... Kontrata lidhet me pajtimin e

Material i huazuar per qështuje edukuese nga:

- Doracaku për përgatitjen e provimit të Jurisprudencës

Botuar nga KIEAI dhe OSBE (2004

- Heffey, Paterson, Hocker – Contract Commentary and Materials 8th Ed.

24

I. PAVLEFSHMËRIA ABSOLUTE

Kontrata absolutisht të pavlefshme konsiderohen ato që lidhen në kundërshtim me:

1. rendin juridik,

2. dispozitat imperative, dhe 3. moralin

Një kontratë e tillë është e pavlefshme dhe nuk prodhon kurfarë efekti qysh në fillim (dmth, është nule qysh në momentin e lidhjes). Të metat e

një kontrate të tillë, përveç palëve kontraktuese, mund t’i vërejë edhe çdonjëri që nuk ka qenë palë kontraktuese, ngase është fjala për të meta thelbësore.

a. Efekti Juridik

Çdo kontratë, e cila me lidhjen e saj shkel ligjin, pra rendin juridik apo moralin, nuk prodhon kurfarë efekti juridik, pra nuk krijon të drejta dhe

detyrime për palët. Prandaj, me rastin e pavlefshmërisë absolute të kontratës, duhet të bëhet rikthimi në gjendjen e mëparshme, pra në gjendjen që ka ekzistuar para se të lidhet kontrata. P.sh, nëse është

lidhur një kontratë për shitjen e një malli të caktuar, atëherë blerësi ia kthen shitësit mallin ndërsa shitësi ja kthen blerësit paratë, pra çmimin

që ka paguar. Megjithatë, në rast se malli që ka qenë objekt i kontratës është diçka që nuk lejohet të shitet dhe blehet sipas ligjit (p.sh droga), atëherë ai mall konfiskohet nga organet e rendit.

b. E drejta e kërkesës për vërtetimin e pavlefshmërisë

Vërtetimin e pavlefshmërisë së kontratës absolutisht nule mund ta kërkojë çdo person që ka interes juridik, palët kontraktuese, pasardhësit

e tyre, prokurori publik, si dhe gjykatat sipas detyrës zyrtare. Vendimi i gjykatës ka karakter deklarativ apo vërtetues. Kjo do të thotë

se nuk ka nevojë të bëhet anulimi i kontratës, sepse ajo ka qenë e pavlefshme qysh nga momenti i lidhjes, por vetëm vërtetimi i

pavlefshmërisë së saj.

Page 25: KONTRATAT - juristi.infojuristi.info/wp-content/.../2017/01/3.-Kontratat-E-drejta-tregtare.pdf · Material i huazuar per qështuje edukuese nga: ... Kontrata lidhet me pajtimin e

Material i huazuar per qështuje edukuese nga:

- Doracaku për përgatitjen e provimit të Jurisprudencës

Botuar nga KIEAI dhe OSBE (2004

- Heffey, Paterson, Hocker – Contract Commentary and Materials 8th Ed.

25

c. Parashkrimi i të drejtave

Parashkrimi është afati brenda të cilit një palë mund të kontestojë vlefshmërinë e kontratës në gjykatë. Ky afat mund të jetë subjektiv dhe

objektiv. Afati subjektiv fillon të rrjedhë nga momenti kur pala është e njoftuar për arsyen që e bënë kontratën të pavlfshme, ndërsa afati objektiv fillon të rrjedhë nga momenti i lidhjes së kontratës, pa marrë parasysh faktin a e ka ditur pala për arsyen që e bënë kontratën e

pavlefshme. Megjithatë, për kontratat absolutisht të pavlefshme, e drejta e kërkesës për vërtetimin e nulitetit nuk parashkruhet fare. Pra, pa

marrë parasysh kohën që ka kaluar nga lidhja e kontratës, nëse dikush merr vesh për ndonjë arsye që e bëjnë kontratën absolutisht të pavlefshme, atëherë mund të kërkojë nga gjykata që të vërtetohet kjo

pavlefshmëri.

II. PAVLEFSHMËRIA RELATIVE

Kontratat mund të konsiderohen relativisht të pavlefshme nëse janë

lidhur nga:

1. personi që nuk ka fare zotësi (aftësi) për të vepruar; 2. personi me aftësi të kufizuar të veprimit; dhe 3. kur me rastin e lidhjes së kontratës ka pasur të meta në

pikëpamje të shprehjes së lirë të vullnetit të njërës palë kontraktuese (kërcënim, lajthim apo mashtrim).

a. Efekti Juridik Kontrata relativisht e pavleshme prodhon efekt juridik, pra pavlefshmëria

nuk vjen në shprehje automatikisht me rastin e lidhjes së kontratës. Veprimi relativisht i pavlefshëm konsiderohet valid për aq kohë sa nuk

goditet me padi. Pala në dobi të së cilës mund të anulohet kontrata mund të mos

shfrytëzojë të drejtën e anulimit dhe të heqë dorë nga ajo e drejtë ose heshtazi të mos e shfrytëzojë atë të drejtë e të përmbushë detyrimet

Page 26: KONTRATAT - juristi.infojuristi.info/wp-content/.../2017/01/3.-Kontratat-E-drejta-tregtare.pdf · Material i huazuar per qështuje edukuese nga: ... Kontrata lidhet me pajtimin e

Material i huazuar per qështuje edukuese nga:

- Doracaku për përgatitjen e provimit të Jurisprudencës

Botuar nga KIEAI dhe OSBE (2004

- Heffey, Paterson, Hocker – Contract Commentary and Materials 8th Ed.

26

kontraktuese, dhe në atë mënyrë kontrata relativisht e pavlefshme konvalidohet (bëhet e vlefshme).

b. E drejta e kërkesës për vërtetimin e pavlefshmërisë Vërtetimin e pavlefshmërisë relative të kontratës mund ta kërkojë pala e dëmtuar, trashëgimtari i saj dhe personi i tretë i cili ka interes juridik.

Në rast anulimi të kontratës relativisht të pavlefshme, vendimi i gjykatës ka karakter konstituiv (pra nuk ka vetëm vërtetim, por konstituim apo

krijim të një gjendjeje). Pasojat e anulimit janë kthimi në gjendjen e mëparshme, shpërblimi i dëmit dhe pasojat ndaj personave të tretë.

c. Parashkrimi i të drejtave

E drejta për anulimin e kontratës relativisht të pavlefshme parashkruhet brenda afatit subjektiv prej 1 viti, nga dita kur pala e dëmtuar është vënë

në dijeni për shkakun e nulitetit, dhe brenda afatit objektiv prej 3 vitesh. Afati fillon të ecë nga dita e lidhjes së kontratës.

Page 27: KONTRATAT - juristi.infojuristi.info/wp-content/.../2017/01/3.-Kontratat-E-drejta-tregtare.pdf · Material i huazuar per qështuje edukuese nga: ... Kontrata lidhet me pajtimin e

Material i huazuar per qështuje edukuese nga:

- Doracaku për përgatitjen e provimit të Jurisprudencës

Botuar nga KIEAI dhe OSBE (2004

- Heffey, Paterson, Hocker – Contract Commentary and Materials 8th Ed.

27

KLAUZOLAT PËR ZGJEDHJEN E LIGJIT TË APLIKUESHËM DHE FORUMIT NË KONTRATA

Secila kontratë, përveç që duhet të përmbajë elementet që përcaktojnë

çmimin, llojin, kualitetin, kuantitetin, dhe detajet e tjera lidhur me mallin, mënyrën e pagesës dhe të dërgimit të mallit, etj, gjithashtu është e domosdoshme që të ketë edhe klauzolat që përcaktojnë se çfarë ligji do

të aplikohet për interpretimin e kontratës dhe cila gjykatë (apo forum tjetër) do të jetë kompetent në rast të mosmarrëveshjeve. Përcaktimi i

drejtë në këto klauzola ka rëndësi të veçantë sepse varësisht nga ajo se cili ligj aplikohet apo cila gjykatë ka kompetencë, nganjëherë varet edhe se a do të fitoni apo jo rastin.

I. KLAUZOLA PËR ZGJEDHJEN E LIGJIT TË APLIKUESHËM

Klauzola për ligjin e aplikueshëm është pjesë e kontratës ku palët mirren vesh se ligji i cilit shtet do të aplikohet nga gjykata për interpretimin e

kontratës, në rast se lind ndonjë mosmarrëveshje mes palëve. Klauzolat për ligjin e aplikueshëm zakonisht duken kësisoj:

“Palët në këtë kontratë pajtohen se çdo kërkesë apo mosmarrëveshje ndërmjet palëve që ka të bëjë me të drejtat dhe detyrimet e tyre, do të zgjidhet në përputhje me ligjin e detyrimeve të Kosovës”. “Ligji i aplikueshëm për interpretimin e kësaj kontrate që do të aplikohet në rast mosmarrëveshjeje mes palëve është Ligji i Kontratave i Mbretërisë së Bashkuar”.

Përcaktimi i ligjit të aplikueshëm me kontratë është shumë me

rëndësi, sepse në mungesë të kësaj klauzole, është detyrë e Gjykatës që të vendosë se çfarë ligji të aplikojë, i cili në shumë raste mund të mos jetë i favorshëm për kompaninë tuaj. Gjithnjë është më mirë që

ligji i aplikueshëm të jetë ligji i vendit ku ju banoni dhe punoni, sepse është më lehtë të gjeni avokat që i njeh ato ligje, nuk keni problem me gjuhë të huaj, dhe nuk ju duhet të udhëtoni në ndonjë

vend tjetër apo të angazhoni avokat nga shteti tjetër. Shumë shpesh ndodh që një palë ta nënshkruaj kontratën pa e lexuar në tërësi

(sepse u intereson vetëm çmimi apo malli), prandaj e anashkalojnë klauzolën për ligjin e aplikueshëm. Vetëm pasi të lindë mosmarrëveshja, ata e kuptojnë që sipas kontratës lejohet aplikimi i

Page 28: KONTRATAT - juristi.infojuristi.info/wp-content/.../2017/01/3.-Kontratat-E-drejta-tregtare.pdf · Material i huazuar per qështuje edukuese nga: ... Kontrata lidhet me pajtimin e

Material i huazuar per qështuje edukuese nga:

- Doracaku për përgatitjen e provimit të Jurisprudencës

Botuar nga KIEAI dhe OSBE (2004

- Heffey, Paterson, Hocker – Contract Commentary and Materials 8th Ed.

28

një ligji që nuk është i vendit të vet, dhe kjo shkakton shumë shqetësime.

II. KLAUZOLA PËR ZGJEDHJEN E FORUMIT (GJYKATËS KOMPETENTE)

Përveç klauzolës për ligjin e aplikueshëm, është me rëndësi që kontrata

të përfshijë edhe klauzolën për zgjedhjen e forumit. Në këtë klauzolë përcaktohet se kush do të jetë kompetentë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve eventuale mes palëve: pra, a do të zgjidhen

mosmarrëveshjet përmes gjykatës ose arbitrazhit, apo palët do t’i zgjidhin ato me negociata ose me ndërmjetësim. Klauzolat për zgjedhjen e forumit

zakonisht duken kështu:

“Çfarëdo mosmarrëveshje apo kërkesë që del nga kjo kontratë do të zgjidhet dhe vendoset nga Gjykata Ekonomike e Kosovës, me seli në Prishtinë, në përputhje me procedurat e asaj Gjykate.” “Çdo mosmarrëveshje mes palëve që ka lidhje me këtë kontratë do të zgjidhet me negociata mes palëve. Në rast të mossuksesit të negociatave, palët pajtohen që Instituti i Arbitrazhit në Munich, Gjermani, është kompetent për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, në përputhje me Rregullat Ndërkombëtare të Arbitrazhit të këtij Instituti.” “Çdo mosmarrëveshje apo kërkesë e palëve që del nga kjo kontratë do të zgjidhet dhe vendoset përfundimisht nga Tribunali i Arbitrazhit në Zurich, Zvicër, në përputhje me Rregullat e Arbitrazhit të këtij Tribunali. Paneli do të përbëhet nga tre arbitra dhe gjuha e arbitrazhit do të jetë gjuha angleze.”

Disa nga elementet që duhet të merren parasysh me rastin e draftimit të

këtyre klauzolave janë: 1. Përshtatshmëria e forumit të zgjedhur (lokacioni, gjuha, ligji) 2. Afërsia dhe njohja e rregullave që aplikohen në atë forum

3. njëanshmëria e mundshme (apo paanshmëria) e gjykatës 4. avantazhi që ofrojnë rregullat procedurale të atij forumi.

Sikur edhe klauzola për ligjin e aplikueshëm, zgjedhja e forumit kompetent nganjëherë ka rëndësi vendimtare, sepse nëse gjindeni në një

gjykatë angleze apo amerikane që aplikojnë procedura dhe ligje tërësisht

Page 29: KONTRATAT - juristi.infojuristi.info/wp-content/.../2017/01/3.-Kontratat-E-drejta-tregtare.pdf · Material i huazuar per qështuje edukuese nga: ... Kontrata lidhet me pajtimin e

Material i huazuar per qështuje edukuese nga:

- Doracaku për përgatitjen e provimit të Jurisprudencës

Botuar nga KIEAI dhe OSBE (2004

- Heffey, Paterson, Hocker – Contract Commentary and Materials 8th Ed.

29

të panjohura për ju, mund të humbni rastin pikërisht për shkak të mospërshtatshmërisë së forumit. Edhe këtu, mund të lindin probleme

për shkak të gjuhës, avokatëve, kulturës së ndryshme juridike dhe arsye të tjera që mund t’ju vendosin në pozitë të pavolitshme.

Mirëpo, duhet të keni kujdes që gjatë emërimit të klauzolave për zgjedhjen e forumit, të mos përcaktoni ndoj gjykatë apo forum

jokompetent. P.sh. nuk mund ta përcaktoni Gjygjin Suprem që të jetë forumi për zgjedhjen e problemit të thyerjes së kontratës.