konferenca e parë ekonomike gjermano-shqiptare në landin e ... dialogu ftesa-programi... · pas...
TRANSCRIPT
- Seite 1 -
DITË DIALOGU
Konferenca e Parë Ekonomike Gjermano-Shqiptare
në Landin e Rinit të Veriut & Vestfalisë
29. Nëntor 2013 në Filarmoninë e Essen-it
Huyssenallee 53, 45128 Essen, Gjermani
Organizuar nga IDEAL - Shoqata Integrative Gjermano-Shqiptare ne bashkepunim me:
zu Essen
Co
nce
pt
& D
esig
n:
IDE
AL
, E
da
Za
ri;
Ph
oto
: E
da
Za
ri
- Seite 2 -
I nderuar Mik i Dialogut Gjermano-Shqiptar,
bashkëpunimi ndёrmjet Shqipërisë, Kosovёs dhe Maqedonisё me Landin e Rinit të Veriut dhe Vestfalisë
(NRW) dhe veçanërisht me zonën e Ruhrit ka njё histori tё gjatё. Investitorё tё rёndёsishёm si DEMINEX,
HOCHTIEF AirPort (tani AviAlliance), DEG - Banka Gjermane e Investimeve dhe Zhvillimit, RWE, E.ON
AG – Projekti TAP, DHL, kanë investuar dhe kontribuar nё ekonomine e vendeve tona fuqishëm. Shkёmbi-
me aktive tregtare ndodhin çdo ditё ndёrmjet shumё kompanive tё tjera tё mesme gjermane dhe shqiptare.
Ky bashkёpunim ka dhe mbёshtetjen e diasporёs shqiptare, e cila jeton nё NRW. Sot nё gjeneratёn e saj të
tretë, diaspora shqiptare qё numёron mё shumё se 40 mijё vetё, është kthyer në një urë komunikimi per-
fekte ndërmjet vendeve.
Ne besojmë se një shkëmbim dhe bashkëpunim akoma më intensiv me Landin e NRW është i mundur dhe
me avantazhe për të gjitha palët. Landi vetё me një popullsi prej 18 milion banorësh dhe të ardhura vjetore
prej më shumë se 582 miliardë Euro (22% e Prodhimit të Brendshëm Bruto të Gjermanisë) ofron mundësi
të panumërta për shumë kompani veçanërisht në sektorё si energjia, industria minerare, përpunuese dhe e
lehtë, turizmi integruar ndërrajonal dhe agrobiznesi. Dhomat e Tregtisë në NRW numërojnë më shumë se
900.000 mijë anëtarë, të cilët janë aktive në fushat dhe sektorët e sipërpërmendur.
Ky aktivitet i organizuar nga IDEAL – Shoqata Integrative Gjermano-Shqiptare (www.i-de-al.org) në bash-
këpunim me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës (www.cci.al ) dhe Dhomën e Tregtisë dhe In-
dustrisë së Essen-it (www.essen.ihk24.de) ka zgjuar interesin e shumë kompanive gjermane dhe shqiptare
dhe ka gjetur mbështetjen e plotë të organizatave gjermane „CIM- Qëndra Ndërkombëtare për Migracio-
nin“ (www.cim.de) dhe „GIZ – Organizata e Bashkëpunimit Ndërkombëtar“ (www.giz.de), si dhe Dhomës
së Promovimit të Investimeve të Landit (www.nrw-international.de), AIDA—Agjensia e Investimeve dhe
Zhvillimit Shqiptare (www.aida.gov.al) dhe IPAK (www.invest-ks.org). Për më tepër ky aktivitet mbështetet
edhe nga Ministritë e Ekonomisë në NRW, Shqipëri dhe Kosovë.
Pёrfitoni nga kjo mundёsi pёr tё reklamuar, prezantuar dhe rrjetёzuar biznesin tuaj, pёr t´u njohur me ko-
legё tё tjerё dhe zhvillimet mё tё reja nё njё nga vendet mё tё rёndёsishme tё Europёs!
Ne ju urojmë mirëseardhjen në Gjermani, në Landin e Rinit Verior & Vestfalisë dhe në qytetin e Essen-it!
Përshendetje Miqësore
IDEAL - Shoqata Integrative Gjermano-Shqiptare
Anduena Stephan
Presidente
Pёrfaqesuese e Dhomёs sё Tregtisё dhe Industrisё Tiranё pёr Landin e NRW, Gjermani
- Seite 3 -
DITË DIALOGU
Programi - Pjesa e 1-rё (paraprak)
19:00 E enjte, mё 28. Nёntor 2013 - Pritje Simbolike Mirёseardhje e Pjesëmarrësve
DITA E DIALOGUT - 29 Nёntor 2013
Programi (paraprak)
09:00 Rregjistrimi i pjesёmarrёsve
09:30 Fjala Pёrshёndetёse
Znj. Anduena Stephan, Presidente
e Shoqatёs Integrative Gjermano-Shqiptare – IDEAL
Z. Arben Ahmetaj, Ministër (ptk)
i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisё dhe Sipёrmarrjes nё Shqipёri
Z. Rudolf Jelinek, Kryetar i Parë i Bashkisë
Qyteti i Essenit
09:45 Rrugёt e Bashkёpunimit
Moderimi – Znj. Veronika Lühl, IHK Essen, Mülheim a.d.R., Oberhausen zu Essen
Podium: Nikolin Jaka - President, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë o Valdrin Lluka -
Kryedrejtor Ekzekutiv, Agjensia e Promovimit dhe Investimeve Kosovë o Frank Hantke - Drejtor i
Zyrёs pёr Shqipёrinё, Fondacioni Friendrich-Ebert o Përparim Kalo LL.M. - Managing Partner, KA-
LO & ASSOCIATES o Eniana Dupi LL.M. Partnere - AECO Tax Advisory o Stephanie Deubler -
Kёshilltare, GIZ Sektori i Migracionit & Zhvillimit
Temat: Bilanci Aktual Tregtar o Objektivat pёr Investime dhe Biznes o Kuadri ligjor o
Marrёveshja e taksimit tё dyfishtё o Roli i Diasporёs o Diskutim
10:45 Film i shkurtër promocional për Shqipërinë & Kosovën
11:00 Pushim, Kafe dhe Hapja e Ekspozitës „Made in Albania & More“
11:45 Energjitika dhe Industria e Lehtё – Tregti & Shkёmbime
Moderimi: Andreas Stephan, SPRINT! Energy Consulting
Podium: Lutz Landwehr - Drejtor Komercial, Trans Adriatic Pipeline o Diell Grazhdani - Kёs-
hilltar Politik, Ministria e Zhvillimit Ekonomik Kosovë o Prof. Dr. Martin Junker - Drejtor Ekzeku-
tiv, RAG Mining Solutions o Ing. Tajar Bregasi - Drejtor Ekzekutiv, ENBI Power o Alexander
Zsolnai - Zv. Kryetar i Bordit Drejtues, Raiffeisenbank Shqipëri o Bashkim Malushaj - Drejtor
Ekzekutiv, Evroenergie
Temat: Potencialet pёr Investime dhe Shёrbime nё Shqipёri o Teknologjitё Gjermane tё Apli-
kuara o Projekte tё suksesshme o Transferimi i Know-how dhe Specialistёve nga Diaspora o Di-
skutim
12:45 Pushimi i drekës (Bufe e lehtë)
- Seite 4 -
14:00 Turizmi Alternativ & i Integruar – Transporti & Logjistika
Moderimi: Anette Kasten, Deutsch-Albanische Industrie & Handelsvereinigung, Tiranë
Podium: Julinda Dhame - Drejtore e Pёrgjithshme, Agjensia Shqiptare e Turizmit o Tuomas
Paajanen - Drejtor i Investimeve, Tirana International Airport / AviAlliance o Ismail Beka - Zv.
Drejtor i Zyrёs sё GIZ, Tiranë o Valdrin Lluka - Kryedrejtor Ekzekutiv, Agjensia e Promovimit dhe
Investimeve Kosovë o Përfaqesues te NRW Tourismus o Jonida Skëndaj - Senior Associate,
BOGA & ASSOCIATES o Peter Peters - Drejtor Ekzekutiv Programet DeveloPPP , DEG - Deutsche
Investitions- und Entwicklungsgesellschaft
Temat: Alternativat për Turizmin e Integruar në Rajon o Mundësitë e Bashkëpunimit o Potenciale
për Investime o Diaspora si Nxitëse e Turizmit Rajonal o Diskutim
15:00 Pushim kafe
15:20 Eksportet & Investimet - Produktet ushqimore, Produkte & Shërbime
Moderimi: Hans-Jürgen Müller, DAW – Shoqata Ekonomike Gjermano-Shqiptare
Podium: Christoph Freytag, Anёtar i Bordit, Procredit Bank AG o Halit Hoxhaj, Këshilltar Poli-
tik, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Kosovë o Përfaqesues tё Kompanisё, Bioland
Deutschland o Vesap Musaj - Drejtor Ekzekutiv, Musa Olive Oil ltd, Albania o Armend Malazogu
- Drejtor Ekzekutiv, Moea Production, Kosovë o Përfaqesues të Kompanisë, Metro Deutschland o
Amid Ismaili - Drejtor Ekzekutiv, Machiavelli Grup i Restauranteve, Berlin
Temat: „Made in Albania & More “ Produkte ushqimore nga Rajoni për Tregun në NRW o Po-
tenciale për Investime o Potenciale pёr Outsourcing o Diskutime
16:20 Fjala e Mbylljes
Anduena Stephan - Presidente, IDEAL - Shoqata Integrative Gjermano-Shqiptare o Nikolin Jaka -
President, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë o Peter Bonin - Drejtor Projektesh, Sektori i Mig-
racionit, CIM o Veronika Lühl - Zv. Drejtore Ekzekutive, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Essen
16:30 Vizitë në ekspozitës „Made in Albania & More“ (deri në orën 18:30)
o Produkte o Shërbime o Networking o
18:30 „Terra InCognita“ - Aperitiv & Mbrёmje Festive Muzikore
Fjala Pёrshёndetёse: Dr. Günther Horzetzky, Sekretar Shteti për Ekonominë, Energjinë, Indust-
rinë, Ndërrmarrjet e Mesme dhe të Vogla të Landit të NRW
Në shoqërimin e këngëtares së mirënjohur Eda Zari dhe grupi i saj ndërkombëtar
si dhe kuartetit instrumental nën drejtimin e violinistit Alban Shehu
o Muzik klasike o Etno Jazz o Muzik moderne
22:30 Mbyllja e DITES sё DIALOGUT dhe e Aktivitetit tё Mbrёmjes
11:00
-13:00
Aktivitet Pёrmbyllёs - E Shtunё, mё 30.11.2013 – Program Opsional
Vizitё nё Muzeun Zeche Zollverein (Objekt i Trashёgimisё Kulturore) ose vizitё nё „Essen Motor Show“,
Panair Ndёrkombёtar i Automobilave nё Essen
DITË DIALOGU
Programi - Pjesa e 2-tё (paraprak)
- Seite 5 -
DITË DIALOGU
Rregjistrimi si PJESËMARRËS
DIALOGPROGRAM Treditor – nga 28. deri 30.11.2013 145,- Euro
(Pritje më 28.11., Konferencë, Darkё Gala më 29.11. dhe Aktivitete tё tjera me 30.11.)
Program opsional pёr datën 30.11.: Muzeu Zeche Zollverein Essen Motor Show asnjё
DITËDIALOGU – Konferenca, Ekspozita & Mbrëmja Festive më 29.11. 95,- Euro
DIALOGGALA – vetëm në Darkë „Terra InConita“ më 29.11. Ora 18:00 70,- Euro
Lutemi dёrgojeni tek:
IDEAL e.V.
Rellinghauser Str. 22 D-45128 Essen
Fax: + 49 (201) 75 99 85 29
E-Mail: [email protected]
Detajet e Pagesës
Përshkrimi Në Shqipëri Në Gjermani
Institucioni Alpha bank GLS Bank
Mbajtësi i Llogarisë Fondacioni Sprint Foundation IDEAL – Integrative Deutsch-Albanische Ge-
sellschaft e.V
IBAN AL04902116014351230017417158 DE54430609674048593800
SWIFT / BIC CRBAALTRXXX GENODEM1GLS
Përshkrimi: Promovimi i Ditës së Dialogut Gjermani-Shqipëri
Pas rregjistrimit Ju do të merrni një konfirmim zyrtar si dhe faturën përkatëse.
Rregjistrimi mbyllet me date 23.11.2013
I rregjistruari: Adresa pёr Faturim (nёse ndyshe):
Kompania Kompania
Mbiemri, Emri, Titulli Departamenti/ Emri
Departamenti Rruga
Rruga Kodi Postar, Vendi
Kodi Postar, Vendi
Tel., E-Mail
Vendi, Data Firma
- Seite 6 -
DITË DIALOGU
Rregjistrimi si Ekspozitor dhe / ose Sponsor
Përshkrimi i Paketës Platin
[1.500 Euro]
Gold
[800 Euro]
Argjend
[300 Euro]
Pjesëmarrrja në Konferencë & Pritjen Festive të
Mbrëmjes
Paketa përfshin pjesemarrjen e: 3 Personave 2 Personave 1 Person
Pjesëmarrja si Ekzibitor
Sipërfaqe Ekspozimi (tavolinë dhe karrrige) x x
Reklama Gjatë Konferencës
Prezantimi i Kompanisë në Dosjen e Konferencës
Nominimi në Listën e Sponsorëve x x x
Prezantimi i Kompanisë1) Një faqe A4 Gjysëm Faqe
Reklama si Sponsor në Konferencë
Falenderim në fjalën përshëndetëse x
Paraqitja e logos në të gjithë prezantimet e konferencës x x
Reklama si Sponsor në Panair
me Flyer1) individual, në Recepsion dhe gjatë Pushimeve x x x
me Logo në Tavolinat e Servirjes së Pijeve x x
me Baner të Kompanisë 1) x
Reklama si Sponsor në Pritjen Festive
Falenderimi në fjalën përshendetëse x
Vendosja e Banerit të kompanisë në sallë1) x
Reklama në Media
Vendosja e Logos dhe Faqes së Internetit
Në Ftesën Dixhitale x x
Në website të organizatorëve x x x
Falenderimi për Sponsorin
Në deklaratën për Shtyp dhe Newsletter x
1) për t´u sjellë nga Sponsori / Ekzibitori
Paketa për Ekspozitёn e Produkteve, Shërbimeve & Sponsorizime
(pёrfshirë Pjesёmarrjen)
- Seite 7 -
Platin, 1.500 Euro
Gold, 800 Euro
Silber, 300 Euro
I rregjistruari: Adresa pёr Faturim (nёse ndyshe):
Kompania Kompania
Mbiemri, Emri, Titulli Departamenti/ Emri
Departamenti Rruga
Rruga Kodi Postar, Vendi
Kodi Postar, Vendi
Tel., E-Mail
Vendi, Data Firma
Detajet e Pagesës
Përshkrimi Në Shqipëri Në Gjermani
Institucioni Alpha bank GLS Bank
Mbajtësi i Llogarisë Fondacioni Sprint Foundation IDEAL – Integrative Deutsch-
Albanische Gesellschaft e.V
IBAN AL04902116014351230017417158 DE54430609674048593800
SWIFT / BIC CRBAALTRXXX GENODEM1GLS
Përshkrimi: Promovimi i Ditës së Dialogut Gjermani-Shqipëri
DITË DIALOGU
Rregjistrimi si Ekspozitor dhe / ose Sponsor
Paketa Juaj per Ekspozitёn dhe/ose Sponsorizimin:
Pas rregjistrimit Ju do të merrni një konfirmim zyrtar si dhe faturën përkatëse.
Rregjistrimi si Ekzibitor ose si Sponsor mbyllet më datë 10.11.2013
Lutemi dёrgojeni tek:
IDEAL e.V.
Rellinghauser Str. 22 D-45128 Essen
Fax: + 49 (201) 75 99 85 29
E-Mail: [email protected]
- Seite 8 -
Akomodimi / Përzgjedhja e Hoteleve
0 – 0,5 km distancë nga Filarmonia:
Hotel Sheraton ***** (ne vend) o Hotel Luise
Garni ** (200m) o Hotel Mercure Plaza **** o Inter City
Hotel **** o Mövenpick Hotel Essen **** o Hotel Essener
Hof **** o Apt/Hotel Petul City premium ***
0,5 km – 1 km distancë nga Filarmonia:
Hotel Arosa **** o Hotel Jung ***
1 km – 1,5 km distancë nga Filarmonia:
Congress Hotel Altlantic **** o Hotel an der Gruga ****
o Hotel Maximilian *** o Hotel Giradet ***
Links në faqet kryesore për rezervimin e hotelit:
p.sh. trivago.de o hrs.de o booking.com
P.S. IDEAL ka bërë rezervime kontigjentesh tek Hotel Mer-
cure Plaza per 120/€ nata dhe Apt/Hotel Petul City Premi-
um për 70/€ nata. Nëse keni nevojë për mbështetje na kon-
taktoni.
Philharmonie
DITË DIALOGU
Informacione mbi Udhëtimin Tuaj
Me Avion
Nëse ju dëshrioni të fluturoni, Aeroporti i Düsseldorfit është aeroporti më i afert. Nga Tirana ju mund të vini me Au-
strian Airlines ose Lufthansa nëpërmjet Vienës apo Mynihut. Një alternativë tjetër është dhe fluturimi nga aeroporti i
Prishtinës dhe Shkupit direkt për ne aeroportin e Düsseldorf-it me shoqërite ajrore Belle Air, Kosova Airlines, Air Prish-
tina. Udhëtimi me avion zgjat rreth dy orë e gjysëm.
Nga Aeroporti për në Essen
Ju mund të udhëtoni nga aeroporti me taksi për në Essen dhe udhëtimi zgjat rreth 25 minuta dhe kushton rreth 50-55
Euro për udhetim, pavarësisht numrit të personave. IDEAL mund t´ju ndihmojë duke rezervuar për ju taksitë e Essenit
me cmim fiks 40,00 Euro për udhëtim. Lutemi dërgoni detajet e udhetimit tuaj pranë zyres sonë: [email protected] në
kohë për të bërë arranzhimet e duhura dhe për t´ju komunikuar detajet.
Alternativ mund të merrni S-Bahn (S1) ose një nga tre trenat regional ekspres (RE1, 6 und 11) qëkushtojnë 10 Euro për
udhëtim. Nëse do të udhëtoni sërisht me tren për në aeroport, në rekomandojme marrjen e biletës vajtje-ardhje për 19
Euro ose nëse jeni ne grup merrni një biletë 4-she për ca. 35 Euro. KUJDES: Biletat e Trenit S1 duhet të validohen në
kutinë respektive që gjendet në katin e sipërm të stacionit të trenit. Mosvalidimi con në gjobë deri në 40 Euro. Nga sta-
cioni i trenit ju mund të merrni metronë për një stacion me destinacion „Philharmonie“ ose mund të ecni në këmbëpër
rreth 5 minuta deri tek Filarmonia e Essenit. Distanca është 400 m.
Me Makinë
Nëse udhetoni me makinë Filarmonia e Essenit është e pozicionuar në kryqëzimin e autostradave A40 dhe A52. Nëse
vini nga keto autostrada lutemi merrni daljen „Abfahrt Essen-Zentrum“ dhe ndiqni tabelat për në stacionin qendror të
trenit „Hauptbahnhof“. Nga ketu lutemi merrni drejtimin „Huyssenallee“ në drejtimin „Essen-Rüttenscheid“ dhe
ktheni majtas tek „Philharmonie / zum Hotel Sheraton“ (ca. 500m). Vende parkimi për të gjithë ditën gjeni në par-
kimet tek dhe pranë Filarmonisë.
Philharmonie
Huyssenallee 53, 45128 Essen
Planvendosja