komisioni i prokurimit publik raporti vjetor 2019 · 2020. 5. 18. · 9- e drejta pËr informim ......

54
KOMISIONI I PROKURIMIT PUBLIK RAPORTI VJETOR 2019 Analizë e aktivitetit vjetor të Institucionit 4/30/20

Upload: others

Post on 07-Sep-2020

4 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: KOMISIONI I PROKURIMIT PUBLIK RAPORTI VJETOR 2019 · 2020. 5. 18. · 9- E DREJTA PËR INFORMIM ... Komisioni i Prokurimit Publik (KPP) është një organ juridik publik i krijuar

KOMISIONI I PROKURIMIT PUBLIK RAPORTI VJETOR 2019

Analizë e aktivitetit vjetor të Institucionit

4/30/20

Page 2: KOMISIONI I PROKURIMIT PUBLIK RAPORTI VJETOR 2019 · 2020. 5. 18. · 9- E DREJTA PËR INFORMIM ... Komisioni i Prokurimit Publik (KPP) është një organ juridik publik i krijuar

4/30/2020

1

Raporti Vjetor 2019 KOMISIONI I PROKURIMIT PUBLIK

Indeksi:

I. PËRMBLEDHJE EKZEKUTIVE ...................................................................................................... 2

II. ORGANIZIMI DHE FUNKSIONIMI INSTITUCIONAL ......................................................... 5

1- PARIMET THEMELORE TË FUNKSIONIMIT TË KOMISIONIT TË PROKURIMIT PUBLIK ............................. 5 2- BASHKËPUNIMI DHE MARRËDHËNIET ME PARTNERË VENDAS E TË HUAJ ............................................ 6 3- STRUKTURA DHE ORGANIKA .............................................................................................................. 9

3.1 Struktura në Komisionin e Prokurimit Publik .................................................................................. 9 3.2 Organika dhe kategorizimi i pozicioneve të punës në Komisionin e Prokurimit Publik ..................10 4- Politika e menaxhimit të burimeve njerëzore ....................................................................................11

5- PERFORMANCA FINANCIARE ........................................................................................................14 5.1. Realizimi i buxhetit të Komisionit të Prokurimit Publik për vitin 2019 ..........................................14 5.2. Parashtrime mbi mjaftueshmërinë e fondeve ..................................................................................15 5.3. Të ardhurat jashtë Buxhetore .........................................................................................................16

III. VEPRIMTARIA E KOMISIONIT TË PROKURIMIT PUBLIK NË SHQYRTIMIN

ADMINISTRATIV TË ANKESAVE ........................................................................................................21

1- TË DHËNA TË PËRGJITHSHME MBI PROCESIN E SHQYRTIMIT TË ANKESAVE ..............21 2- TË DHËNA TË PËRGJTHSHME MBI ANKESAT ........................................................................23 3- KATEGORIZIMI I ANKIMIMEVE SIPAS NUMRIT TOTAL DHE VLERËS SË TYRE PËR

SECILIN AUTORITET KONTRAKTOR, LLOJIT TË PROCEDURËS SË PROKURIMIT, SI DHE

FAZËS SË PROCESIT PËR TË CILIN ËSHTË PARAQITUR ANKIMIMI ............................................29 4- KATEGORIZIMI I ANKIMEVE SIPAS NUMRIT TOTAL TË ANKIMIMEVE TË REFUZUARA

DHE VLERËS SË TYRE PËR SECILIN AUTORITET KONTRAKTOR ...............................................36 5- KATEGORIZIMI I ANKIMEVE SIPAS NUMRIT TOTAL TË ANKIMIMEVE TË PRANUARA

DHE VLERËS SË TYRE PËR SECILIN AUTORITET KONTRAKTOR ...............................................37 6- PROCESET GJYQËSORE LIDHUR ME VENDIMET E KOMISIONI I PROKURIMIT PUBLIK-

SË PËR PERIUDHËN JANAR 2019- DHJETOR 2019 ............................................................................39 7- KUSHTET PËR PRANIMIN E ANKIMIMEVE DHE ARSYET MË TË ZAKONSHME PËR

PARAQITJEN E ANKIMIMEVE .............................................................................................................41 8- PROBLEMATIKAT E IDENTIFIKUARA NË FUNKSIONIMIN E SISTEMIT TË ANKIMIT PËR

PROKURIMIN PUBLIK ...........................................................................................................................43 9- E DREJTA PËR INFORMIM ...........................................................................................................44 10- ZBATIMI I REZOLUTËS SE KUVENDIT DATË 16.05.2019 “PËR VLERËSIMIN E

VEPRIMTARISË SË KOMISIONIT TË PROKURIMIT PUBLIK” ........................................................45

OBJEKTIVA PËR TË ARDHMEN ..........................................................................................................48

Page 3: KOMISIONI I PROKURIMIT PUBLIK RAPORTI VJETOR 2019 · 2020. 5. 18. · 9- E DREJTA PËR INFORMIM ... Komisioni i Prokurimit Publik (KPP) është një organ juridik publik i krijuar

4/30/2020

2

Raporti Vjetor 2019 KOMISIONI I PROKURIMIT PUBLIK

I. PËRMBLEDHJE EKZEKUTIVE

Komisioni i Prokurimit Publik (KPP) është një organ juridik publik i krijuar me ligjin

nr.10170, datë 22.10.2009 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9643, datë

20.11.2006 “Për prokurimin publik”, i ndryshuar”. Me ndryshimet e bëra me ligjin nr.

47/2017, datë 13.04.2017 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9643, datë

20.11.2006 “Për prokurimin publik”, të ndryshuar”, u realizua pavarësia ligjore dhe

institucionale e Komisionit të Prokurimit Publik nga pushteti ekzekutiv, duke u

përmbushur kështu një nga angazhimet kryesore të Strategjisë për Menaxhimin e

Financave Publike 2014-2020, gjithashtu edhe një detyrim që rrjedh nga marrëveshjet me

partnerët ndërkombëtarë, në veçanti me Bashkimin Europian dhe Bankën Botërore.

Referuar përcaktimeve të bëra në këtë ligj, Komisioni i Prokurimit Publik, shfaqet në

cilësinë e organit më të lartë administrativ në shqyrtimin e ankesave në fushën e

prokurimeve publike, procedurave të koncensioneve/partneritetit publik privat, ankandeve

publike dhe procedurave konkurruese të dhënies së lejeve minerare.

Raporti Vjetor i Komisionit të Prokurimit Publik, është një ndër format dhe mënyrat

kryesore, nëpërmjet të cilit, pasqyrohet veprimtaria e këtij institucioni, realizohet

llogaridhënia para Kuvendit dhe niveli i nevojshëm i përgjegjshmërisë. Ky raport është

njëkohësisht një ndër argumentet dhe faktet, se ky institucion e pasqyron dhe e bën publike

veprimtarinë e tij, në kuadër të transparencës, realizimit të interesit publik, mbrojtjes së të

drejtave të operatorëve ekonomikë dhe zbatimit të legjislacionit përkatës nga ana e

autoriteteve kontraktore.

Në këtë Raport Vjetor të vitit 2019, përvec informacioneve që Komisioni i Prokurimit

Publik jep në lidhje me performancën buxhetore dhe financiare, burimet njerëzore dhe

marrëdhëniet institucionale me partnerët vendas dhe të huaj, paraqiten në mënyrë të

detajuar të dhënat mbi (i) numrin total të ankimeve dhe vlerën e tyre për secilin autoritet

kontraktor, llojin e procedurës së prokurimit, si dhe fazën e procesit për të cilin është

paraqitur ankim; (ii) numrin total të ankimeve të refuzuara dhe vlerën e tyre, për secilin

autoritet kontraktor, llojin e procedurës së prokurimit, si dhe fazën e procesit për të cilin

Page 4: KOMISIONI I PROKURIMIT PUBLIK RAPORTI VJETOR 2019 · 2020. 5. 18. · 9- E DREJTA PËR INFORMIM ... Komisioni i Prokurimit Publik (KPP) është një organ juridik publik i krijuar

4/30/2020

3

Raporti Vjetor 2019 KOMISIONI I PROKURIMIT PUBLIK

është paraqitur ankimi; (iii) numrin total të ankimeve të pranuara dhe vlerën e tyre për

secilin autoritet kontraktor, llojin e procedurës së prokurimit, si dhe fazën e procesit për të

cilin është paraqitur ankimi; (iv) numrin e vendimeve të Komisionit të Prokurimit Publik

të ankimuara në gjykatën administrative; (v) kushtet për pranimin e ankimeve dhe arsyet

më të zakonshme për paraqitjen e ankimeve; (vi) informacion mbi problematikat e

identifikuara në funksionimin e sistemit të ankimit për prokurimin publik.

Për vitin 2019, nga 1052 ankesa në total, 211 prej tyre ose 20 % janë ankesa të paraqitura

për dokumentat e tenderit dhe 841 ankesa ose 80 % e tyre , janë ankesa të paraqitura për

fazën e vlerësimit të ofertave.

Ankesat e paraqitura gjatë vitit 2019 pranë Komisionit të Prokurimit Publik janë të lidhura

me vendimmarrjen për procedurat e prokurimit publik, koncensione/ppp, ankande publike

dhe leje minerare për 739 autoritete kontraktore, nga 1337 të tilla, që kanë krijuar procedura

prokurimi në Sistemin e Prokurimeve Publike. Nga 7384 procedura të publikuara për

prokurime me vlerë totale prej 110.664.365.109 lekë, për 715 prej tyre me vlerë prej

30.431.663.339 lekë janë paraqitur ankesa në Komisionin e Prokurimit Publik.

Nga ankesat e shqyrtuara gjatë vitit 2019 nga Komisionin e Prokurimit Publik, 35.08% e

tyre janë pranuar, 45.72 % janë ankesa të refuzuara dhe 19.2 % janë ankesat për të cilat

është vendosur mosmarrja në shqyrtim, pushimi i hetimit administrative ose anulimi i

procedures.

Gjatë vitit 2019, Komisioni i Prokurimit Publik ka përmirësuar në mënyrë të ndjeshme

treguesin e shpejtësisë të shqyrtimit të ankesave nga Komisioni i Prokurimit Publik, duke

arritur që të dilet me vendim brenda afatit më të shkurtër të mundshëm në 84 % të ankesave,

krahasuar me 38 % që ka qenë ky tregues për vitin 2018.

Nga 792 vendimet e Komisionit të Prokurimit Publik të marra gjatë vitit 2019, janë

kundërshtuar me kërkesë padi në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, 47

prej tyre. Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, per 33 këkrkesëpadi ka dalë

në vendim, për të cilat ka mbajtur të njëjtin qëndrim me Komisionin e Prokurimit Publik

në 26 raste ose 79 % të vendimeve të kundërshtuara dhe vetëm 13 prej këtyre vendimeve

Page 5: KOMISIONI I PROKURIMIT PUBLIK RAPORTI VJETOR 2019 · 2020. 5. 18. · 9- E DREJTA PËR INFORMIM ... Komisioni i Prokurimit Publik (KPP) është një organ juridik publik i krijuar

4/30/2020

4

Raporti Vjetor 2019 KOMISIONI I PROKURIMIT PUBLIK

në favor të Komisionit të Prokurimit Publik, të Gjykatës së Shkallës së parë janë ankimuar

në Gjykatën Administrative të Apelit nga operatorët ankimues.

Kjo tregon që për paditësit ka mjaftuar vendimi i shkallës së parë për t’i bindur për

ligjshmërinë e vendimeve të Komisionit të Prokurimit Publik të kundërshtuara prej tyre,

por gjithashtu tregon për një konsolidim të qëndrimeve qoftë të Komisioni i Prokurimit

Publik, qoftë të gjykatave për raste të ngjashme.

Qëndrueshmëria në vendimmarrje e Komisionit të Prokurimit Publik, e konfirmuar në

shumicën e rasteve edhe nga gjykatat, ka bërë të mundur që nga njëra anë autoritetet

kontraktore të përmirësojnë në vijimësi zbatimin e kërkesave ligjore në procedurat e

prokurimit, ndërsa operatorët ekonomikë të jenë më të informuar e të përgatitur për

pjesëmarrjen në këto procedura.

Ndër fenomenet kryesore që janë trajtuar në vendimmarrjen e Komisionit të Prokurimit

Publik gjatë vitit 2019 kanë qenë: (i) Aplikimi i rregullave për përcaktimin e fondit limit;

(ii) Aplikimi i rregullave për përzgjedhjen e llojit të procedurës sipas kufijve përkatës

monetarë; (iii) Qasja ndaj kërkesave të ligjit për hartimin e specifikimeve teknike dhe

kërkesave e dokumentave provuese në lidhje me kriteret e kualifikimit; (iv) Vendosja e

kërkesave të tepërta, të panevojshme ose pa lidhje me objektin e prokurimit për çertifikime

e akreditime kombëtare ose ndërkombëtare; (v) Skualifikim apo kualifikim i padrejtë dhe

i pabazuar në ligj dhe në rregullat e prokurimit i operatorëve ekonomikë; dhe (vi)

Mosrespektimi i rregullave për njoftimet, afatet dhe procedurat e kualifikimit dhe

përzgjedhjes.

Në këto rrethana, synimi i Komisionit të Prokurimit Publik gjatë vendimmarrjes së vet ka

qenë që përvec zgjidhjes së cdo ankese, të krijojë edhe precedentë të qëndrueshëm, në

mënyrë që autoritetet kontratore të orientohen në vijimësi drejt korrigjimit të praktikave të

tyre, dhe operatorët ekonomikë të jenë në vijimësi gjithnjë e më të qartë për pritshmëritë

reale nga procesi i ankimimit.

Në vijimësi, duke u mbështetur në detyrat e përcaktuara në ligj, por edhe në udhëzimet dhe

rekomandimet e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, objektivi kryesor dhe konstant i

Komisionit të Prokurimit Publik është dhe do të jetë mbrojta e interesit publik dhe

Page 6: KOMISIONI I PROKURIMIT PUBLIK RAPORTI VJETOR 2019 · 2020. 5. 18. · 9- E DREJTA PËR INFORMIM ... Komisioni i Prokurimit Publik (KPP) është një organ juridik publik i krijuar

4/30/2020

5

Raporti Vjetor 2019 KOMISIONI I PROKURIMIT PUBLIK

interesave të ligjshme të operatorëve ekonomikë nga veprimet apo mosveprimet e

autoriteteve kontraktore në zbatimin e ligjshmërisë, në lidhje me prokurimin publik.

Komisioni i Prokurimit Publik do të vijojë t’i kushtojë rëndësi të veçantë profesionalizmit,

paanësisë në vendimmarrje, transaprencës, efikasitetit dhe rritjes së besueshmërisë në

sistemin e prokurimit publik.

II. ORGANIZIMI DHE FUNKSIONIMI INSTITUCIONAL

1- Parimet themelore të funksionimit të Komisionit të Prokurimit Publik

Komisioni i Prokurimit Publik në ushtrimin e funksioneve të tij bazohet në Ligjin nr. 9643,

datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, i ndryshuar. Referuar nenit 19/7, pika 5 të këtij

Ligji, rregullat e hollësishme të organizimit dhe të funksionimit të Komisionit të Prokurimit

Publik, miratohen nga vetë Komisioni me shumicën e votave të të gjithë anëtarëve të tij.

Komisionit të Prokurimit Publik aktualisht i ka përcaktuar këto rregulla të hollësishme me

anë të Vendimit të tij nr.596/2018, datë 12.09.2018, me të cilin është miratuar Rregullorja

“Për Organizimin dhe Funksionimin e Komisionit të Prokurimit Publik”, në të cilën

përcaktohen rregullat e hollësishme të procedurave dhe të funksionimit të Komisionit të

Prokurimit Publik

Përveç parimeve të përgjithshme të prokurimit publik - mosdikriminimi, transparenca dhe

barazia në trajtim e ofertuesve – Komisionit të Prokurimit Publik mbështetet edhe në

parimet e mëposhtme: paanshmëria në shqyrtimin e ankesave, qëndrueshmëria në

vendimmarrje, ligjshmëria, shpejtësia dhe efiçenca, aksesi, karakteri publik, si edhe parimi

i kontradiktoritetit.

Komisioni i Prokurimit Publik, me veprimtarinë e tij, luan gjithashtu një rol të rëndësishëm

për rritjen e besimit të palëve nëpërmjet vendimeve të paanshme që merr, si dhe jep

garancinë e mbrojtjes ligjore për të gjithë pjesëmarrësit e sistemit të prokurimit publik,

koncesioneve/partneritetit publik privat, ankandeve publike dhe procedurave konkurruese

të dhënies së lejeve minerare.

Page 7: KOMISIONI I PROKURIMIT PUBLIK RAPORTI VJETOR 2019 · 2020. 5. 18. · 9- E DREJTA PËR INFORMIM ... Komisioni i Prokurimit Publik (KPP) është një organ juridik publik i krijuar

4/30/2020

6

Raporti Vjetor 2019 KOMISIONI I PROKURIMIT PUBLIK

Kjo praktikë, e bazuar edhe në praktikat më të mira për procedurat e rishikimit

administrativ të procedurave të prokurimit, mendojmë se, ka ndikim pozitiv në zhvillimin

sa më të drejtë dhe efikas të procedurave të prokurimit nga autoritetet kontraktore, duke

synuar parandalimin e çdo veprimi të kundraligjshëm që cënon interesat e operatorëve

ekonomikë, dëmton transparencën, barazinë dhe konkurencën dhe mbi të gjitha ruajtjen e

fondeve publike, të shpenzimit të tyre me ekonomicitet, efektivitet dhe efiçencë.

Kuadri ligjor dhe rregullator në bazë të të cilit Komisioni i Prokurimit Publik funksionon,

siguron plotësisht përmbushjen e pothuajse të gjitha kërkesave themelore për organet dhe

procedurat e shqyrtimit të prokurimit publik të përcaktuara nga Marrëveshja e Prokurimit

Qeveritar (GPA) e vitit 1994 e Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT), e rishikuar në

shkurt të vitit 2014, nga Ligji Model i Komisionit të Kombeve të Bashkuara për të Drejtën

Tregtare Ndërkombëtare (UNCITRAL), dhe nga legjislacioni përkatës i BE-së.

Sipas këtyre kërkesave bazë, organi përgjegjës për sigurimin e rishikimit administrativ në

procedurat e prokurimit, duhet që:

- të konsiderohet si organ që ka karakter quasi-gjyqësor;

- të jetë i krijuar me ligj;

- të ketë karakter të përhershëm dhe jo ad-hoc;

- juridiksioni i tij të jetë i detyrueshëm administrativisht;

- procedura e tij është në mes të palëve (inter partes);

- të jetë i pavarur dhe të zbatojë parimin e ligjshmërisë.

Në ushtrimin e funksioneve të tij, Komisioni i Prokurimit Publik e mbështet veprimtarinë

e tij në legjislacionin në fushën e prokurimeve publike, koncensioneve/PPP, ankandeve

publike dhe lejeve minerare, të cilat në mënyrë të detajuar listohen në Aneksin 1

bashkëlidhur këtij Raporti.

2- Bashkëpunimi dhe marrëdhëniet me partnerë vendas e të huaj

Gjatë vitit 2019, Komisioni i Prokurimit Publik ka bashkëpunuar dhe raportuar periodikisht

pranë Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, në kuadër të Planit Kombëtar për

Page 8: KOMISIONI I PROKURIMIT PUBLIK RAPORTI VJETOR 2019 · 2020. 5. 18. · 9- E DREJTA PËR INFORMIM ... Komisioni i Prokurimit Publik (KPP) është një organ juridik publik i krijuar

4/30/2020

7

Raporti Vjetor 2019 KOMISIONI I PROKURIMIT PUBLIK

Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, në lidhje me angazhimet e marra përsipër

për të përmbushur në mënyrë eficente direktivat e BE-së për fushën e prokurimeve publike.

Në këtë kuadër është dhënë kontribut në përgatitjen e PKIE 2019-2021, Kapitulli 5

“Prokurimi Publik”, si një ndër inikatorët kryesorë për mbështetjen buxhetore për

Reformën në Administratën Publike, si dhe është bërë raportimi pranë “Nënkomitetit të

Tregut i Brendshëm dhe Konkurrencës duke përfshirë Mbrojtjen e Konsumatorit dhe

Shëndetit” për veprimtarinë e Komisionit të Prokurimit Publik për periudhën Janar -

Dhjetor 2019.

Gjithashtu, ka patur bashkëpunim të vazhdueshëm me Ministrinë e Ekonomisë dhe

Financave lidhur me Strategjinë e Menaxhimit të Financave Publike duke kontribuar në

mënyrë të drejtpërdrejtë në raportimin e monitorimit 6 mujor dhe vjetor të Menaxhimit

Financiar Publik, si përmbushja e indikatorit nr. 5 “Forcimi i Sistemit të Rishikimit

Administrativ në Prokurimin Publik”.

Komisioni i Prokurimit Publik në bazë të dispozitave të legjislacionit të prokurimit publik

ka bashkëpunuar në vijimësi me Agjencinë e Prokurimit Publik (APP), në drejtim të:

- Njoftimit rregullisht të APP në rastet e marrjes së vendimeve për pezullimin

e procedurave të prokurimit, me qëllim që këto vendime të pasqyrohen në

sistemin e prokurimit elektronik për të mos lejuar autoritetet kontraktore në

vazhdimin e mëtejshëm të procedurës;

- Njoftimit rregullisht të APP në rastet e marrjes së vendimeve përfundimtare

në përfundim të shqyrtimit administrative, me qëllim garantimin e

zbatueshmërisë të këtyre vendimeve nga ana e autoriteteve kontraktore, për

sa kohë këto vendime duhet të reflektohen në mënyrë detyruese në sistemin

e prokurimit elektronik

- Njoftimit sistematikisht të APP-së në rastet e shkeljeve ligjore nga

autoritetet kontraktore duke i propozuar kësaj të fundit marrjen e masave

administrative.

Komisioni i Prokurimit Publik ka ndërvepruar në mënyrë periodike me autoritetet

kontraktore, duke kërkuar informacion prej tyre, për të realizuar në mënyrë të plotë hetimin

administrativ.

Page 9: KOMISIONI I PROKURIMIT PUBLIK RAPORTI VJETOR 2019 · 2020. 5. 18. · 9- E DREJTA PËR INFORMIM ... Komisioni i Prokurimit Publik (KPP) është një organ juridik publik i krijuar

4/30/2020

8

Raporti Vjetor 2019 KOMISIONI I PROKURIMIT PUBLIK

Gjatë vitit 2019, Komisioni i Prokurimit Publik ka kontribuar nëpërmjet dhënies së

mendimit në lidhje me aktet ligjore e nënligjore që kanë të bëjnë me procedurat e

prokurimit, koncensionet/ppp, ankandet e lejet minerare. Konkretisht, Komisioni i

Prokurimit Publik ka përgatitur komentet në lidhje me:

- Projekt ligjin “ Për prokurimin publik”;

- Strategjinë Kombëtare të Prokurimit Publik

- Projektligjin “Për prokurimet në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë”

Bashkëpunimi me institucionet partnere ndërkombëtare tashmë është pjesë e qëndrueshme

e punës së Komisionit të Prokurimit Publik. Gjatë këtij viti janë organizuar disa trajnime

dhe aktivitete të shkëmbimit të eksperiencave me synim rritjen e kapaciteteve profesionale

të punonjësve të Komisionit të Prokurimit Publik.

Në këto aktivitete stafi i Komisionit të Prokurimit Publik ka pasur mundësinë të njihet dhe

të shkëmbejë përvoja për praktikat më të mira në fushën e prokurimit publik, dhe

njëkohësisht të familjarizohen edhe me zhvillimet më të reja në lidhje me mekanizmat e

rishikimit administrativ të prokurimit publik në vendet e BE-së, si dhe rajon, si dhe me

mënyrat dhe metodat më të mira të menaxhimit të institucioneve homologe.

Do të veçonim takimin me misionin teknik të Drejtorisë së Tregut të Brendshëm,

Industrisë, Sipërmarrjes dhe SME-ve (DG GROW) të Komisionit Evropian për prokurimin

publik, në Shqipëri, ku gjetjet dhe rekomandimet e misionit të ekspertëve të pavarur mbi

prokurimin publik në Shqipëri, kanë ndihmuar institucionet përkatëse në këto takime në

planifikimin e përafrimit të mëtejshëm të kuadrit ligjor shqiptar me acquis e Bashkimit

Evropian.

Është punuar që gjatë vitit 2019 të realizohen një sërë trajnimesh për anëtarët e Komisionit

dhe për stafin e Komisioni i Prokurimit Publik

Vlen këtu të përmendim: (i) workshop-i konsultativ per “Strategjine e rishikuar të

Menaxhimit të Financave Publike (MFP)” organizuar nga Ministria e Financave me datë

30 korrik 2019; (ii) workshop-i me temë “Sfidat e reja të sistemit të rishikimit të ankesave

në prokurimin publik” të organizuar nga SIGMA me date 04.07.2019 për inspektorët e

Komisionit të Prokurimit Publik; (iii) workshop në kuadër të përgatitjes për takimet

Page 10: KOMISIONI I PROKURIMIT PUBLIK RAPORTI VJETOR 2019 · 2020. 5. 18. · 9- E DREJTA PËR INFORMIM ... Komisioni i Prokurimit Publik (KPP) është një organ juridik publik i krijuar

4/30/2020

9

Raporti Vjetor 2019 KOMISIONI I PROKURIMIT PUBLIK

bilaterale për procesin screening, i organizuar nga GIZ, zhvilluar më datë 10 Shtator 2019;

si dhe (iv) trajnimi me temë ”Sfidat dhe impakti i punonjësve të Komisionit të Prokurimit

Publik në cilësinë e sistemit të prokurimit publik” organizuar nga SIGMA më datë 18-20

nëntor 2019.

3- Struktura dhe organika

Struktura dhe organika, si edhe numri i punonjësve dhe buxheti i Komisionit të Prokurimit

Publik miratohen nga Kuvendi, referuar përcaktimeve të ligjit nr. 9584, datë 17.7.2006

“Për pagat, shpërblimet dhe strukturat e institucioneve të pavarura kushtetuese dhe të

institucioneve të tjera të pavarura, të krijuara me ligj”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr. 9936,

datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të

ndryshuar.

Struktura, organika dhe numri i punonjësve aktual i Komisionit të Prokurimit Publik janë

miratuar nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë me Vendimin nr. 85, datë 19.07.2018,

“Për miratimin e strukturës, organikës dhe kategorizimit të pozicioneve të punës të

Komisionit të Prokurimit Publik”, i cili sipas pikës 5 të këtij vendimi, hyri në fuqi më 1

janar 2019.

Bazuar në aktet nënligjore të sipërcituara, struktura dhe organika e Komisionit të

Prokurimit Publik është si më poshtë vijon:

3.1 Struktura në Komisionin e Prokurimit Publik

KOMISIONI I PROKURIMIT PUBLIK

(1 kryetar, 1 Nënkryetar, 3 Anëtarë)

SEKRETARI I PERGJITHSHEM

SEKTORI I SHËRBIMEVE

MBËSHTETËSE

1 përgjegjës sektori, 8 specialistë, 2 punonjes

mbështetës

DREJTORIA E ANKESAVE

1 Drejtor, 16 Inspektorë

KABINETI I KRYETARIT

1 sekretare, 1 këshilltar

Page 11: KOMISIONI I PROKURIMIT PUBLIK RAPORTI VJETOR 2019 · 2020. 5. 18. · 9- E DREJTA PËR INFORMIM ... Komisioni i Prokurimit Publik (KPP) është një organ juridik publik i krijuar

4/30/2020

10

Raporti Vjetor 2019 KOMISIONI I PROKURIMIT PUBLIK

3.2 Organika dhe kategorizimi i pozicioneve të punës në Komisionin e Prokurimit Publik

Pozicioni

Kategoria Numri i punonjësve

Kryetar 1

Sekretar 1

Nënkryetar 1

Anëtar 3

Këshilltar II-b 1

Sekretar i Përgjithshëm I-b 1

Drejtor II-b 1

Inspektor III-a 16

Përgjegjës Sektori i

Shërbimeve Mbështetëse III-a 1

Specialist IT III-b 2

Specialist Finance / Buxheti III-b 1

Specialist Arkiv / Protokolli IV-a 1

Specialist/jurist III-b 2

Specialist III-b 1

Specialist (për Marrëdheniet

me Jashtë) III-b 1

Sanitar 1

Shofer 1

Totali 36

Page 12: KOMISIONI I PROKURIMIT PUBLIK RAPORTI VJETOR 2019 · 2020. 5. 18. · 9- E DREJTA PËR INFORMIM ... Komisioni i Prokurimit Publik (KPP) është një organ juridik publik i krijuar

4/30/2020

11

Raporti Vjetor 2019 KOMISIONI I PROKURIMIT PUBLIK

Në zbatim të strukturës dhe organikës së mësipërme, të miratuar nga Kuvendi, në fillim të

vitit 2019 u përmbyll me sukses procesi i ristrukturimit dhe u vijua menjëherë me

procedurat e rekrutimit për pozicionet vakante, të cilat vijojnë të zhvillohen edhe gjatë vitit

2020, më qëllim plotësimin e strukturës së institucionit. Konkretisht, në vitin 2019 janë

hapur 3 procedura rekrutimi për pozicionet: Drejtor i Drejtorisë së Ankesave, Inspektor në

Drejtorinë e Ankesave dhe Specialist për Marrëdhëniet me Jashtë, në Sektorin e

Shërbimeve Mbështetëse, të cilat janë përfunduar gjatë vitit 2020.

Në zbatim të Ligjit nr. 99/2018 “Për buxhetin e 2019”, Komisioni i Prokurimit Publik për

periudhën Janar-Shtator 2019, edhe pse strukturën e kishte me 36 punonjës, ka patur të

miratuar vetëm 30 të tillë. Për periudhën Tetor-Dhjetor ky numër shkoi në 36 punonjës, në

zbatim të Aktit Normativ nr. 2, datë 2.10.2019, duke mundësuar fillimin e procedurës së

rekrutimit për pozicionet vakante. Pra, në përfundim të vitit 2019, Komisioni i Prokurimit

Publik nga 36 pozicione të buxhetuara, rezultoi me 14 pozicione pune vakante,

përkatësisht: 1 pozicion në kabinetin e Kryetarit, 1 pozicion si Sekretar i Përgjithshëm, 8

pozicione në Drejtorinë e Ankesave dhe 4 pozicione në Sektorin e Shërbimeve

Mbështetëse.

4- Politika e menaxhimit të burimeve njerëzore

Komisioni i Prokurimit Publik ka synuar që edhe gjatë vitit 2019 të zbatojë një politikë të

burimeve njerëzore që mishëron vlerat, parimet dhe objektivat e përgjithshme të

menaxhimit të burimeve njerëzore në administratën publike duke pasur si objektiv që, si

anëtarët e Komisionit të Prokurimit Publik edhe stafi të jenë të pajisur me aftësi dhe dije

sa më të përditësuara dhe të dëshmojnë angazhim maksimal ndaj zbatimit të parimeve

etike, për të kryer veprimtarinë e tyre në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi dhe me

efiçencë maksimale.

Aktualisht nga 22 punonjës të Komisionit të Prokurimit Publik, 17 prej tyre janë femra dhe

5 janë meshkuj. Mosha mesatare e punonjësve femra është 39.8 vjeçe, ndërsa për

punonjësit meshkuj është 37 vjeç. Punonjës me arsim të lartë janë gjithsej 21, nga të cilët

16 femra dhe 5 meshkuj. Punonjës me arsim të mesëm janë gjithsej 1, nga të cilët 1 femër

dhe 0 meshkuj.

Page 13: KOMISIONI I PROKURIMIT PUBLIK RAPORTI VJETOR 2019 · 2020. 5. 18. · 9- E DREJTA PËR INFORMIM ... Komisioni i Prokurimit Publik (KPP) është një organ juridik publik i krijuar

4/30/2020

12

Raporti Vjetor 2019 KOMISIONI I PROKURIMIT PUBLIK

Gjatë vitit 2019, struktura e Komisionit të Prokurimit Publik, ka trajtuar një numër të lartë

ankesash të paraqitura nga operatorë të ndryshëm ekonomikë, duke marrë pjesë

njëkohësisht në projekte të ndryshme në dobi të rritjes së cilësisë dhe kredibilitetit të

institucionit, si dhe duke dhënë kontribute në mënyrë direkte ose indirekte në përmirësimin

e legjislacionit shqiptar në fushën e prokurimeve publike.

Pavarësisht nga numri i vogël i stafit në raport me detyrat dhe volumin e punës me të cilën

duhet të përballen, duke punuar me frymën e ekipit, si dhe duke organizuar e racionalizuar

me efiçencë burimet njerëzore ekzistuese, Komisioni i Prokurimit Publik ka kontribuar në

mënyrë të drejtpërdrejtë në raportimet periodike për procesin e integrimit dhe përafrimin e

legjislacionit me direktivat e Bashkimit Europian, lidhur me fushën e prokurimeve publike.

Komisioni i Prokurimit Publik ka mbajtur në konsideratë përveç zbatimit rigoroz të

kërkesave të legjislacionit në fuqi për shërbimin civil, edhe orientimin drejt zhvillimit të

vazhdueshëm e të qëndrueshëm profesional nëpërmjet procedurave transparente të

rekrutimit, promovimit dhe sigurimit të kompetencës profesionale. Menaxhimi efektiv dhe

profesional i burimeve njerëzore është jetik dhe thelbësor për një institucion efiçent të

shqyrtimit administrativ të prokurimit publik.

Çdo nëpunës civil i institucionit (gjithsej 15), ka kryer trajnimin e detyruar pranë Shkollës

Shqiptare të Administratës Publike (ASPA), në zbatim të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin

civil”, dhe është i konfirmuar si i tillë. Përsa i përket trajnimeve sipas profileve përkatëse

të pozicionit të punës, Komisioni i Prokurimit Publik në bashkëpunim të ngushtë me

ASPA-n është informuar rregullisht për trajnimet e zhvilluara nga kjo e fundit, dhe

kalendarët e trajnimeve i janë përcjellë personelit, të cilët më pas bëjnë kërkesat për

trajnimet për të cilat shfaqin interes, në bazë të detyrave funksionale të gjithsecilit..

Vlerësimi i rezultateve në punë të punonjësve dhe procesi i vlerësimit të performancës së

tyre është kryer rregullisht, sipas përcaktimeve të bëra në legjislacionin në fuqi për statusin

e nëpunësit civil, duke mbajtur në konsideratë ngarkesën voluminoze, përditësimin e

njohurive në të gjitha fushat që kryqëzohen në shqyrtimin administrativ të ankesave për

prokurimet publike, si dhe parimet e konfidencialitetit dhe ruajtjes së të dhënave.

Page 14: KOMISIONI I PROKURIMIT PUBLIK RAPORTI VJETOR 2019 · 2020. 5. 18. · 9- E DREJTA PËR INFORMIM ... Komisioni i Prokurimit Publik (KPP) është një organ juridik publik i krijuar

4/30/2020

13

Raporti Vjetor 2019 KOMISIONI I PROKURIMIT PUBLIK

Në funksion të përditësimit dhe pasurimit të dijeve dhe shkëmbimit të eksperiencave

profesionale, stafi i Komisioni i Prokurimit Publik ka marrë pjesë në një sërë trajnimesh

dhe aktivitetesh të shkëmbimit profesional, ndër të cilat përmendim:

- Në mars 2019, një punonjës i Komisionit të Prokurimit Publik ka marrë pjesë në

trajnimin e zhvilluar pranë ASPA-s me temë: Trajnim për modulin “Paga”, në

sistemin HRMIS.

- Në maj 2019, dy punonjës të Komisioni të Prokurimit Publik kanë marrë pjesë në

trajnimin me temë: Përgatitja e Raportit të Monitorimit përmes sistemit AFMIS, të

zhvilluar pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.

- Në tetor 2019, një punonjës i Komisioni të Prokurimit Publik ka marrë pjesë në

trajnimin me temë: Kodi i Procedurave Civile-Niveli Bazë , të zhvilluar pranë

ASPA-s.

- Në korrik 2019 është zhvilluar nga Komisioni i Prokurimit Publik në bashkëpunim

me SIGMA, ëorkshop-i me temë: "Sfidat e reja për sistemin e ankimimit të

prokurimit publik".

- Në Tetor 2019 punonjës të Komisionit të Prokurimit Publik kanë marrë pjesë në

trajnimin tre ditor mbi “Rritjen e aftësive te komunikimit per Refomen e Financave

Publike", të organizuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë përmes projektit

të Asistencës Teknike të BE-së për Mbështetjen e Strategjisë së Financave Publike.

- Në tetor 2019, përfaqësues të Komisionit të Prokurimit Publik kanë marrë pjesë në

takimin e shtatë të rrjetit të institucioneve të shqyrtimit të ankesave të prokurimit

publik, organizuar Slloveni.

- Në nëntor 2019 është zhvilluar nga Komisionit të Prokurimit Publik në

bashkëpunim me SIGMA., ëorkshop-i me teme ”Sfidat dhe impakti i punonjësve të

Komisionit të Prokurimit Publik ne cilesinë e sistemit të prokurimit publik”.

Page 15: KOMISIONI I PROKURIMIT PUBLIK RAPORTI VJETOR 2019 · 2020. 5. 18. · 9- E DREJTA PËR INFORMIM ... Komisioni i Prokurimit Publik (KPP) është një organ juridik publik i krijuar

4/30/2020

14

Raporti Vjetor 2019 KOMISIONI I PROKURIMIT PUBLIK

5- PERFORMANCA FINANCIARE

5.1. Realizimi i buxhetit të Komisionit të Prokurimit Publik për vitin 2019

Mbështetur në Ligjin nr.9936, datë 26.06.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në

Republikën e Shqipërisë”, në ligjin nr. 99/2018, “Për buxhetin e vitit 2019”, si edhe ligjin

nr. 25/2018 “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”, procesi i planifikimit dhe zbatimit

të buxhetit të vitit 2019, si dhe situata buxhetore me treguesit e realizimit të buxhetit të

institucionit Komisioni i Prokurimit Publik, për periudhën Janar - Dhjetor 2019, paraqitet

si vijon:

Shpenzimet e përgjithshme, bazuar në buxhetin e vitit 2019 (përfshirë të gjithë zërat e

buxhetit 600 - 606, 231), në fund të vitit, kanë arritur në vlerën 44,874.8 mijë lekë, nga

60,170.0 mijë lekë të parashikuara në buxhetin për vitin 2019, duke u realizuar në masën

74.6% të planit vjetor ose me një mosrealizim prej afërsisht 15,295.2 mijë lekë.

Tabela 1

Realizimi i buxhetit 2019

Titulli Emërtimi Buxheti 2019

(në mijë lekë)

Realizimi për vitin 2019

në mijë lekë në %

90 Komisioni i Prokurimit Publik 60,170.0 44,874.8 74.6%

01110 Shërbimi i Prokurimit Publik

Shpenzimet korrente në fund të vitit, kanë arritur në shumën 44,360.0 mijë lekë ose rreth

75% e buxhetit të planifikuar për vitin 2019, duke rezultuar me një mosrealizim prej

afërsisht 14,810.0 mijë lekë.

- Zëri “Paga”, që është artikulli i parë, 600, rezulton se është shfrytëzuar në vlerën

31,692.7 mijë lekë, nga 37,000.0 mijë lekë të parashikuara në buxhetin e vitit 2019.

Pra, kemi një përdorim të fondit të pagës në masën afërsisht 85.7%.

Page 16: KOMISIONI I PROKURIMIT PUBLIK RAPORTI VJETOR 2019 · 2020. 5. 18. · 9- E DREJTA PËR INFORMIM ... Komisioni i Prokurimit Publik (KPP) është një organ juridik publik i krijuar

4/30/2020

15

Raporti Vjetor 2019 KOMISIONI I PROKURIMIT PUBLIK

- Artikulli 601 “Kontribute për Sigurime Shoqërore e Shëndetësore”, rezulton me një

realizim në vlerën 4,300.1 mijë lekë, nga 10,100.0 mijë lekë të parashikuara në

buxhetin e vitit 2019, pra realizuar afërsisht 42.6%.

- Artikulli 602, përkatësisht “Shpenzime për mallra e shërbime”, rezulton me një

realizim vjetor në vlerën 8,367.2 mijë lekë nga 12,000.0 mijë lekë të parashikuara

në buxhetin e vitit 2019 për institucionin tonë, ose afërsisht me 69.7 % të planit

vjetor.

- Artikulli 606, përkatësisht “Transferta për buxhet familjar & individë”, rezulton me

një realizim vjetor në vlerën 0.0 mijë lekë nga 70.0 mijë lekë të parashikuara si fond

i veçantë në buxhetin e vitit 2019 për institucionin tonë, ose afërsisht me 0.0 % të

planit vjetor.

Shpenzimet kapitale deri në fund të vitit, janë realizuar në masën 514.8 mijë ose rreth

51.5% e planit vjetor, duke rezultuar me një mosrealizim prej afërsisht 485.2 mijë lekë.

5.2. Parashtrime mbi mjaftueshmërinë e fondeve

Bazuar në treguesit e Tabelës 2 më poshtë, mund të konstatojmë, që situata ekonomike

gjatë vitit 2019, për Komisionin e Prokurimit Publik ka qenë e qëndrueshme dhe optimale.

Pothuajse, të gjithë zërat e buxhetit janë realizuar brenda masës së planifikuar në Projekt

Buxhetin Afatmesëm 2019-2021.

Shpenzimet dhe investimet më të rëndësishme dhe të domosdoshme për Komisionin e

Prokurimit Publik janë realizuar me efikasitet, duke bërë që edhe puna të vijojë me

efektshmëri dhe duke plotësuar të gjitha nevojat e punonjësve për një mjedis të

përshtatshëm pune.

Pra, duke bërë një përmbledhje mbi mjaftueshmërinë e përdorimit të fondeve për vitin

2019, nga Komisioni i Prokurimit Publik, për të gjithë zërat e buxhetit, situata paraqitet si

më poshtë vijon:

Page 17: KOMISIONI I PROKURIMIT PUBLIK RAPORTI VJETOR 2019 · 2020. 5. 18. · 9- E DREJTA PËR INFORMIM ... Komisioni i Prokurimit Publik (KPP) është një organ juridik publik i krijuar

4/30/2020

16

Raporti Vjetor 2019 KOMISIONI I PROKURIMIT PUBLIK

Tabela 2

Të dhënat analitike të realizimit të buxhetit

Artikulli Emërtimi Buxheti 2019

në mijë lekë

Realizimi për vitin

2019

në mijë lekë në %

600 Paga 37,000.0 31,692.7 85.7%

601 Sigurime shoq.& shëndetesore 10,100.0 4,300.1 42.6%

602 Mallra e shërbime të tjera 12,000.0 8.367.2 69.7%

606 Trans.për buxh.fam & individ 70.0 0.0 0.0%

600 - 606 TOTAL Shpenzime korente 59,170.0 44,360.0 75.0%

231 Shpenzime kapitale 1,000.0 514.8 51.5%

231 TOTAL Shpenzime kapitale 1,000.0 514.8 51.5%

TOTAL BUXHET 60,170.0 44,874.8 74.6%

5.3. Të ardhurat jashtë Buxhetore

a) Tregues mbi të ardhurat jashtë-buxhetore

Ankesat pranë Komisionit të Prokurimit Publik bëhen kundrejt pagesës, parashikuar në

nenin 63 pika 10 të ligjit nr. 9643 datë 20.11.2006 “Për Prokurimin Publik”, të ndryshuar.

Rregullat dhe tarifat e pagesës përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave si vijon:

- Vendimi nr. 261 datë 17.03.2010 të Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e

tarifës dhe rregullave për pagimin e saj, në një procedurë ankimimi, pranë

Komisionit të Prokurimit Publik”, akt nënligjor i cili rregullon procedurat dhe

tarifat për ankesat në procedurat e prokurimit publik;

- Vendimi nr.401, datë 13.05.2015 i Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e tarifës

dhe të rregullave për pagimin e saj në një procedurë prokurimi të

koncesionit/partneritetit publik privat, pranë Komisionit të Prokurimit Publik”, akt

nënligjor i cili rregullon procedurat dhe tarifat për ankesat në procedurat e

koncesionit/partneritetin publik privat;

Page 18: KOMISIONI I PROKURIMIT PUBLIK RAPORTI VJETOR 2019 · 2020. 5. 18. · 9- E DREJTA PËR INFORMIM ... Komisioni i Prokurimit Publik (KPP) është një organ juridik publik i krijuar

4/30/2020

17

Raporti Vjetor 2019 KOMISIONI I PROKURIMIT PUBLIK

- Vendimi nr.56, datë 19.01.2011 i Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e tarifës

dhe të rregullave për pagimin e saj në një procedure ankimi ndaj procedurave të

ankandit publik apo vendimeve për përjashtim nga to, pranë Komisionit të

Prokurimit Publik”, akt nënligjor i cili rregullon procedurat dhe tarifat për ankesat

në procedurat e ankandit publik; si edhe

- Vendim nr. 301, datë 20.4.2016 i Këshillit të Ministrave “Për disa ndryshime dhe

shtesa në Vendimin Nr. 320, Datë 21.4.2011, të Këshillit të Ministrave, “Për

miratimin e procedurave e të kritereve të konkurrimit dhe të afateve të shqyrtimit

të kërkesave për marrjen e Lejeve Minerare në Zonat Konkurruese,” akt nënligjor i

cili rregullon procedurat dhe tarifat për ankesat në procedurat konkuruese të lejeve

minerare.

Në rastet kur në fund të procesit të shqyrtimit administrativ të ankesës, ankimimi i një

operatori ekonomik është pranuar, vlera e tarifës financiare të paguar i kthehet ankimuesit,

ndërsa në rastet kur në fund të procesit të shqyrtimit administrativ të ankesës, ankimimi i

një operatori ekonomik nuk pranohet, vlera e tarifës financiare (e ardhura e arkëtuar nga

tarifa e ankimimit) derdhet 100 % në Buxhetin e Shtetit, bazuar në përcaktimet e bëra në

aktet e mësipërme nënligjore.

Në total, sipas Tabelës 3, e cila përmban vetëm shumat e tarifave të paguara për vendime

të marra nga Komisioni i Prokurimit Publik gjatë vitit 2019, shuma prej 55,456,123 lekë i

është kthyer operatorëve ekonomikë ankimues, të cilëve u është pranuar ankesa në bazë të

vendimeve të marra deri në datën 31 Dhjetor 2019, ndërsa shuma prej 85,074,375 lekë, që

rezulton nga vendimet jo në favor të ankimuesve, ka kaluar në buxhet të shtetit. Dy

shumave të mësipërme u shtohet edhe një tjetër shumë prej 28,372,397 lekë, të cilat janë

arkëtuar nga Komisioni i Prokurimit Publik gjatë vitit 2019, vendimet e të cilave janë marrë

gjatë vitit 2020. Rrjedhimisht tarifat financiare të paguara nga këta operatorë ekonomikë

do të rimbursohen gjatë vitit 2020.

Referuar sa më sipër, Komisioni i Prokurimit Publik ka realizuar 168,902,895 lekë gjatë

vitit 2019 si të ardhura jashtë-buxhetore.

Page 19: KOMISIONI I PROKURIMIT PUBLIK RAPORTI VJETOR 2019 · 2020. 5. 18. · 9- E DREJTA PËR INFORMIM ... Komisioni i Prokurimit Publik (KPP) është një organ juridik publik i krijuar

4/30/2020

18

Raporti Vjetor 2019 KOMISIONI I PROKURIMIT PUBLIK

Tabela 3

Të Ardhura Jashtë-Buxhetore

Totali i të ardhurave viti 2019

Në lekë Në %

Të kthyera ankimuesve për ankesa të pranuara 55,456,123 32.8%

Derdhur në buxhet për ankesa të papranuara 85,074,375 50.4%

Vendime të marra në 2020, për ankesa të vitit 2019 28,372,397 16.8%

TOTAL të ardhura të arketuara gjatë 2019 168,902,895 100%

Tabela 4

Të dhëna statistikore në % të totalit të ardhurave jashtëbuxhetore

Në analizë të të dhënave statistikore, rezulton se 168,853,729 lekë nga totali i të ardhurave

jashtë buxhetore, ose 99.97 % e të ardhurave janë nga tarifat e mbledhura për ankesat për

procedurat e prokurimit publik, vijuar me 0.02 % e të ardhurave nga tarifat e mbledhura

0.00%

10.00%

20.00%

30.00%

40.00%

50.00%

60.00%

TË KTHYERA

ANKIMUESVE PER

ANKESA TË

PRANUARA

DERDHUR NË

BUXHET PËR ANKESA

TË PAPRANUARA

VENDIME TË MARRA

NË 2020, PËR ANKESA

TË VITIT 2019

32.80%

50.40%

16.80%

Të ardhura Jashtë-Buxhetore

Page 20: KOMISIONI I PROKURIMIT PUBLIK RAPORTI VJETOR 2019 · 2020. 5. 18. · 9- E DREJTA PËR INFORMIM ... Komisioni i Prokurimit Publik (KPP) është një organ juridik publik i krijuar

4/30/2020

19

Raporti Vjetor 2019 KOMISIONI I PROKURIMIT PUBLIK

për ankesat për procedurat e lejeve minerare, 0.01 % e të ardhurave nga tarifat e mbledhura

për ankesat për procedurat e ankandeve publike dhe 0.0 % e të ardhurave nga tarifat e

mbledhura për ankesat për procedurat e koncesionit/ppp.

Tabela 5

Përmbledhëse sipas objekteve të ankesave

Çështje me pagesë Shuma e pagesës

Numri % Shuma lekë %

Procedurë prokurimi publik 1047 99.52% 168,853,729 99.97%

Procedurë koncesioni 0 0.0% 0 0.0%

Procedurë ankandi 4 0.38% 22,000 0.01%

Procedurë leje minerare 1 0.1% 27,166 0.02%

TOTAL 1,052 100% 168,902,895 100%

Në analizimin e të dhënave statistikore mbi shqyrtimin e ankesave gjatë vitit 2019, referuar

6 intervaleve të fondeve limite të procedurave të prokurimit/ankandeve/lejeve minerare dhe

koncesioneve/PPP, shqyrtuar gjatë vitit 2019, konstatohet se 45.05 % e ankesave të

administruara pranë Komisionit të Prokurimit Publik gjatë vitit në raportim, lidhen me

procedurat me fond limit nga 1,000,001 lekë pa përfshirë vlerën e TVSH deri në 5,000,000

lekë pa përfshirë vlerën e TVSH.

Aktualisht, Komisioni i Prokurimit Publik nuk mban asnjë pjesë të të ardhurave të

arkëtuara nga ankimuesit e pasukseshëm, të cilat nëse qoftë edhe pjesërisht do të mbeteshin

si fonde të Komisionit të Prokurimit Publik, do të bënin të mundur realizimin e një sërë

objektivash për rritjen e cilësisë dhe kapaciteteve profesionale të tij.

Në mënyrë të përmbledhur, të dhënat statistikore, duke u mbështetur në fondin limit,

garancinë e ofertës, ose vlerën e investimit të përcaktuar në çdo rast konkret nga autoritetet

kontraktore, paraqiten si më poshtë vijon:

Page 21: KOMISIONI I PROKURIMIT PUBLIK RAPORTI VJETOR 2019 · 2020. 5. 18. · 9- E DREJTA PËR INFORMIM ... Komisioni i Prokurimit Publik (KPP) është një organ juridik publik i krijuar

4/30/2020

20

Raporti Vjetor 2019 KOMISIONI I PROKURIMIT PUBLIK

Tabela 6

Numri i ankesave të paraqitura sipas intervalit të fondit limit

Intervalet e fondit limit pa TVSH Procedurat e prokurimit me pagesë

Nga Deri Nr. Çështjeve Në %

Pa fond limit 2 0.19 %

0 800,000 14 1.33 %

800,001 1,000,000 25 2.38 %

1,000,001 5,000,000 474 45.06 %

5,000,001 10,000,000 185 17.59 %

10,000,001 50,000,000 231 21.96 %

50,000,001 100,000,000 65 6.18 %

Mbi 100,000,0000 56 5.32 %

TOTAL 1,052 100%

Tabela 7

Të dhëna statistikore në % të ankesave të paraqitura sipas intervaleve të fondit limit

800,001 -1,000,000

1,000,001 -5,000,000

5,000,001 -10,000,000

10,000,001 -50,000,000

50,000,001 -100,000,000

mbi 100 milion

2018 2019

Page 22: KOMISIONI I PROKURIMIT PUBLIK RAPORTI VJETOR 2019 · 2020. 5. 18. · 9- E DREJTA PËR INFORMIM ... Komisioni i Prokurimit Publik (KPP) është një organ juridik publik i krijuar

4/30/2020

21

Raporti Vjetor 2019 KOMISIONI I PROKURIMIT PUBLIK

III. VEPRIMTARIA E KOMISIONIT TË PROKURIMIT PUBLIK NË

SHQYRTIMIN ADMINISTRATIV TË ANKESAVE

1- TË DHËNA TË PËRGJITHSHME MBI PROCESIN E SHQYRTIMIT TË

ANKESAVE

Komisioni i Prokurimit Publik funksionon dhe ushtron veprimtarinë e tij në përputhje me

Kushtetutën, ligjin nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, Ligjin

nr. 44/2015, datë 30.04.2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së

Shqipërisë”, ligjin nr. 8480 datë 27.5.1999 “Për funksionimin e organeve kolegjiale të

administratës shtetërore dhe enteve publike”, ligjin nr. 9131, datë 8.9.2003 “Për rregullat e

etikës në administratën publike”, si dhe me aktet e tjera, ligjore dhe nënligjore, të

zbatueshme rast pas rasti.

Në veprimtarinë e tij, Komisioni respekton parimet e:

- ligjshmërisë;

- barazisë dhe mosdiskriminimit;

- pavarësisë dhe paanësisë në vendimmarrje;

4%

45.15%

17.59%

21.96%

6.18%5.22%

Intervalet sipas fondit limit

1,000,000 5,000,000 10,000,000 50,000,000 100,000,000 Mbi 100,000,0000

Page 23: KOMISIONI I PROKURIMIT PUBLIK RAPORTI VJETOR 2019 · 2020. 5. 18. · 9- E DREJTA PËR INFORMIM ... Komisioni i Prokurimit Publik (KPP) është një organ juridik publik i krijuar

4/30/2020

22

Raporti Vjetor 2019 KOMISIONI I PROKURIMIT PUBLIK

- shpejtësisë dhe efiçencës;

- qëndrueshmërisë në vendimmarrje,

- aksesin dhe karakterin publik;

- kontradiktoritetin

Anëtarët dhe punonjësit e Komisionit, si dhe ekspertët e pavarur kur përfshihen në proces,

në ushtrimin e detyrave të tyre në kuadër të një procedure vendimmarrjeje për shqyrtimin

e një ankese, ruajnë të dhënat personale dhe të dhënat që lidhen me sekrete shtetërore ose

tregtare.

Kryetari dhe anëtarët e Komisionit nuk mund të jenë relatorë dhe nuk marrin pjesë në

vendimmarrje mbi një ankesë, kur gjenden në një nga rastet e konfliktit të interesit të

parashikuar në ligjin nr. 9367, datë 7.4.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në

ushtrimin e funksioneve publike”, i ndryshuar. Rregullat mbi përjashtimin e anëtarëve të

Komisionit zbatohen edhe për përjashtimin e inspektorëve, ekspertëve dhe specialistëve të

pavarur.

Në zbatim të nenit 64 pika 3 të ligjit nr.9643 datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik” të

ndryshuar, kur nga shqyrtimi në themel i ankesës para lidhjes së kontratës, Komisioni i

Prokurimit Publik gjykon se një vendim apo veprim i autoritetit kontraktor ka shkelur

ndonjë nga dispozitat e ligjit “Për prokurimin publik”, i ndryshuar, ka të drejtë të disponojë

duke vendosur:

a) të nxjerrë një interpretim për rregullat ose parimet ligjore, që duhet të zbatohen për

objektin e ankesës;

b) të anulojë, plotësisht ose pjesërisht, një veprim ose vendim të autoritetit kontraktor, të

nxjerrë në kundërshtim me ligjin. Kjo përfshin edhe të drejtën për të hequr të gjitha ato

specifikime teknike ose llojet e tjera të specifikimeve që bien ndesh me ligjin “Për

prokurimin publik”, i ndryshuar;

c) të udhëzojë autoritetin kontraktor të korrigjojë shkeljet dhe më pas të vazhdojë me

procedurën e prokurimit të kontratës;

ç) të urdhërojë anulimin e procedurave për shpalljen e kontratës fituese.

Page 24: KOMISIONI I PROKURIMIT PUBLIK RAPORTI VJETOR 2019 · 2020. 5. 18. · 9- E DREJTA PËR INFORMIM ... Komisioni i Prokurimit Publik (KPP) është një organ juridik publik i krijuar

4/30/2020

23

Raporti Vjetor 2019 KOMISIONI I PROKURIMIT PUBLIK

Pas lidhjes së kontratës, kur Komisioni i Prokurimit Publik gjykon se një vendim apo

veprim i autoritetit kontraktor është në kundërshtim me ndonjë nga dispozitat e ligjit “Për

prokurimin publik”, i ndryshuar, ka të drejtë:

a) të nxjerrë një interpretim në lidhje me rregullat ose parimet ligjore që duhet të zbatohen

për objektin e ankesës;

b) të marrë një vendim deklarativ, në bazë të të cilit pushteti gjyqësor mund të

dëmshpërblejë ankuesin, që ka pësuar humbje ose dëme, si rezultat i shkeljes së ligjit.

2- TË DHËNA TË PËRGJTHSHME MBI ANKESAT

Referuar ligjit “Për prokurimin publik”, i ndryshuar, Komisioni i Prokurimit Publik

përgatit raportin vjetor, i cili duhet të përmbajë (i) numrin total të ankimeve dhe vlerën e

tyre për secilin autoritet kontraktor, llojin e procedurës së prokurimit, si dhe fazën e

procesit për të cilin është paraqitur ankim; (ii) numrin total të ankimeve të refuzuara dhe

vlerën e tyre, për secilin autoritet kontraktor, llojin e procedurës së prokurimit, si dhe fazën

e procesit për të cilin është paraqitur ankimi; (iii) numrin total të ankimeve të pranuara dhe

vlerën e tyre për secilin autoritet kontraktor, llojin e procedurës së prokurimit, si dhe fazën

e procesit për të cilin është paraqitur ankimi; (iv) numrin e vendimeve të Komisionit të

Prokurimit Publik të ankimuara në gjykatën administrative; (v) kushtet për pranimin e

ankimeve dhe arsyet më të zakonshme për paraqitjen e ankimeve; (vi) informacion mbi

problematikat e identifikuara në funksionimin e sistemit të ankimit për prokurimin publik.

Page 25: KOMISIONI I PROKURIMIT PUBLIK RAPORTI VJETOR 2019 · 2020. 5. 18. · 9- E DREJTA PËR INFORMIM ... Komisioni i Prokurimit Publik (KPP) është një organ juridik publik i krijuar

4/30/2020

24

Raporti Vjetor 2019 KOMISIONI I PROKURIMIT PUBLIK

Shpërndarja e ankesave sipas qarqeve

Gjatë periudhës 1 Janar 2019 – 31 Dhjetor 2019, janë regjistruar pranë Komisionit të

Prokurimit Publik 1052 ankesa në total, prej të cilave 1047 ankesa janë paraqitur për

procedurat e prokurimit publik, asnjë ankesë për procedurat konkurruese koncesione/ppp,

4 ankesa për procedurat e ankandit publik dhe 1 ankesë për procedurat konkurruese leje

minerare, të pasqyruara në tabelat e mëposhtme.

Tabela 8 - Të dhëna statistikore për numrin total të ankesave

Ankesa në total të depozituara pranë Komisionit të

Prokurimit Publik gjatë vitit 2019

Numër Përqindje

Prokurime Publike 1047 99.52%

Koncension 0 0.00%

Ankand 4 0.38%

Leje minerare 1 0.10%

Ankesa total 1052 100%

Page 26: KOMISIONI I PROKURIMIT PUBLIK RAPORTI VJETOR 2019 · 2020. 5. 18. · 9- E DREJTA PËR INFORMIM ... Komisioni i Prokurimit Publik (KPP) është një organ juridik publik i krijuar

4/30/2020

25

Raporti Vjetor 2019 KOMISIONI I PROKURIMIT PUBLIK

Tabela 9 - Të dhëna statistikore për numrin total të ankesave për procedurat e

prokurimit publik, sipas llojit të procedurës1

Sqarojmë se, siç është përmendur më sipër2 pranë Komisionit të Prokurimit Publik janë

depozituar 1052 ankesa, ku për 10443 prej tyre, Komisioni i Prokurimit Publik ka dalë me

vendimmarrje gjatë vitit 2019. Pra, numri 812 i vendimeve (si numër rendor vendimi)

përfshin 792 vendime për shqyrtimin në themel dhe 20 vendime për çështje proceduriale

administrative.

Gjithashtu, sqarojmë se përveç 1052 ankesave të regjistruara gjatë vitit 2019, janë mbartur

edhe 89 ankesa të depozituara në vitin 2018, për të cilat janë marrë 63 vendime gjatë vitit

2019. Në 1052 ankesa të depozituara gjatë vitit 2019, për 97 ankesa të regjistruara në fund

të vitit 2019, 63 vendimet e lidhura me to, janë marrë gjatë vitit 2020.

Gjatë vitit 2019, Komisioni i Prokurimit Publik, në përfundim të shqyrtimit të ankesave të

depozituara gjatë vitit 2019 dhe ankesave të mbartura nga viti 2018 ka nxjerrë 792 vendime

themeli. Nga totali i vendimeve të nxjerra nga Komisioni i Prokurimit Publik për periudhën

1 Tabela pwrmban tw dhwna statistikore pwr procedurat e prokurimit tw ankimuara pa pwrfshirw

koncesione, ankande, leje minerare 2 Kreu 2 Performanca financiare 3 1052 (ankesa 2019) + 89 (ankesa të mbartura 2018) – 97 (ankesa të shqyrtuara 2020) = 1044 (ankesa

total 2019).

184

135

321

407

Ankesa për vitin 2019

Shërbime

Punë

Mallra

Sherbimi i Sigurisë

Fizike

Page 27: KOMISIONI I PROKURIMIT PUBLIK RAPORTI VJETOR 2019 · 2020. 5. 18. · 9- E DREJTA PËR INFORMIM ... Komisioni i Prokurimit Publik (KPP) është një organ juridik publik i krijuar

4/30/2020

26

Raporti Vjetor 2019 KOMISIONI I PROKURIMIT PUBLIK

në raportim, 63 janë vendime për ankesat e mbartura nga 2018 dhe 729 për ankesat e vitit

2019.

Gjatë vitit 2019 është vënë re një ulje e numrit të ankimeve administrative të paraqitura

pranë Komisionit të Prokurimit Publik, krahasuar kjo me vitin paraardhës 2018, gjatë të

cilit, pranë Komisionit të Prokurimit Publik janë dorëzuar 1158 ankesa.

Duke krahasuar numrin e ankesave të depozituara gjatë vitit 2018, vihet re një ulje me rreth

10 % ndaj atyre të vitit 2018.

Gjatë vitit 2019, muaji mars është muaji me numrin më të lartë të ankesave, me 149 ankesa,

dhe ai me numrin më të ulët të ankesave është muaji shtator, me 40 ankesa.

Në mënyrë të detajuar fluksi i ankesave për çdo muaj paraqitet në Tabelën më poshtë.

Tabela nr.10 – Shpërndarja e ankesave sipas muajve

0

20

40

60

80

100

120

140

160

61

92

149

103 100

123

91

64

40

81

65

83

Numri i ankesave sipas muajve

Page 28: KOMISIONI I PROKURIMIT PUBLIK RAPORTI VJETOR 2019 · 2020. 5. 18. · 9- E DREJTA PËR INFORMIM ... Komisioni i Prokurimit Publik (KPP) është një organ juridik publik i krijuar

4/30/2020

27

Raporti Vjetor 2019 KOMISIONI I PROKURIMIT PUBLIK

Gjatë 2019, vijon që numrin më të madh të ankesave e zënë, ato në lidhje me procedurat e

prokurimit për ofrimin e shërbimit privat të sigurisë fizike dhe shoqërim të vlerave

monetare me 407 ankesa nga 1044 në total ose 39 % duke shënuar një ulje, krahasuar me

53.6 % që ka qenë pesha e këtyre ankesave në vitin 2018. Vlen të theksohet që është viti i

parë që numri i këtyre ankesave nuk është më tepër se gjysma e ankesave totale, të marra

në shqyrtim nga Komisioni i Prokurimit Publik.

Për sa i përket treguesit të lidhur me shpejtësinë e shqyrtimit të ankesave nga Komisioni i

Prokurimit Publik gjatë vitit 2019, situata për çdo tremujor gjatë vitit 2019 paraqitet në

Tabelën më poshtë:

Tabela nr.11 – Ankesa të shqyrtuara brenda/jashtë afatit ligjor për çdo 3-mujor

2019 Ankesat e

shqyrtuara

Brenda

Afatit Përqindje(%)

Jashtë

Afatit Përqindje(%)

Totali

Ankesave

Tremujori I Janar-Mars 274 90.72 % 28 9.27 % 302

Tremujori II Prill-Qershor 273 83.74 % 53 16.26 % 326

Tremujori III Korrik-Shtator 141 72.31 % 54 27.69 % 195

Tremujori IV Tetor-Dhjetor 198 86.46 % 31 13.54 % 229

Nga ankesat e shqyrtuara gjatë vitit 2019, nga Komisioni i Prokurimit Publik 35.08 % e

tyre janë pranuar, krahasuar me 38.86 % të pranuara gjatë vitit 2018, 45.72 % janë ankesa

të refuzuara krahasuar me 52.58 % gjatë vitit 2018 dhe 19.2% janë ankesat për të cilat është

vendosur mosmarrja në shqyrtim, pushimi i hetimit administrativ ose anulimi i procedurës,

krahasuar me 8.55 % në vitin 2018, e pasqyruar në tabelën e mëposhtme.

Page 29: KOMISIONI I PROKURIMIT PUBLIK RAPORTI VJETOR 2019 · 2020. 5. 18. · 9- E DREJTA PËR INFORMIM ... Komisioni i Prokurimit Publik (KPP) është një organ juridik publik i krijuar

4/30/2020

28

Raporti Vjetor 2019 KOMISIONI I PROKURIMIT PUBLIK

Tabela nr.12 – Vendimarrja për ankesat e vitit 2019

Gjatë vitit 2019, Komisioni i Prokurimit Publik ka vendosur mospranimin e 50 ankesave

për shkak se janë dorëzuar jashtë afateve pranë Komisionit të Prokurimit Publik dhe/ose

pranë autoriteteve kontraktore, të cilat referuar numrit total, përbëjnë rreth 5 % të ankesave

të dorëzuara pranë Komisionit të Prokurimit Publik, ndërkohë që gjatë vitit 2018 kanë qenë

104 të tilla, ose rreth 9% të ankesave të dorëzuara.

Gjatë veprimtarisë së vitit 2019 janë evidentuar gjithashtu 9 raste (ankesa) me mungesa të

kushteve formale (janë paraqitur pa paguar tarifën përkatëse), krahasuar me 10 të tilla të

paraqitura gjatë vitit 2018.

Pranuar35.08%

Mos marrë në shqyrtim14.54%

Mospranim45.72%

Përfundim procedimi

4.09%

Tjetër0.57%

ANKESAT 2019

Page 30: KOMISIONI I PROKURIMIT PUBLIK RAPORTI VJETOR 2019 · 2020. 5. 18. · 9- E DREJTA PËR INFORMIM ... Komisioni i Prokurimit Publik (KPP) është një organ juridik publik i krijuar

4/30/2020

29

Raporti Vjetor 2019 KOMISIONI I PROKURIMIT PUBLIK

3- KATEGORIZIMI I ANKIMIMEVE SIPAS NUMRIT TOTAL DHE VLERËS

SË TYRE PËR SECILIN AUTORITET KONTRAKTOR, LLOJIT TË

PROCEDURËS SË PROKURIMIT, SI DHE FAZËS SË PROCESIT PËR TË

CILIN ËSHTË PARAQITUR ANKIMIMI

Gjatë vitit 2019 pranë Komisionit të Prokurimit Publik janë paraqitur ankesa lidhur me

vendimmarrjen për procedurat e prokurimit publik, koncensione/ppp, ankande publike dhe

leje minerare për 739 autoritete kontraktore, nga 1337 të tilla, që kanë krijuar procedura

prokurimi në Sistemin e Prokurimeve Publike.

Komisioni i Prokurimit Publik ka marrë vendime lidhur me ankesat e paraqitura për

procedura të cilat, në total, referuar fondit limit të prokuruar, arrijnë një vlerë prej

30.431.663.639 lekë, nga totali prej 110.664.365.109 lekë të publikuara për prokurim, pra

27 % e fondit limit total të publikuar për prokurim, është shoqëruar me ankesa në

procedurat përkatëse.

Nga 7384 procedura të publikuara për prokurime, (pa përfshirë ankande dhe koncesione),

për 715 ose për 9.6 % prej tyre janë paraqitur ankesa në Komisionin e Prokurimit Publik.

Të dhënat e plota të detajuara në mënyrë analitike për cdo autoritet kontraktor, ku

përfshihet numri total i ankimeve dhe vlera e tyre për secilin autoritet kontraktor, lloji i

procedurës dhe faza e procesit për të cilin është paraqitur ankimi, gjenden në Aneksin nr.2,

bashkëlidhur Raportit.

Në mënyrë grafike më poshtë paraqiten njëzet autoritetet kontraktore me numrin më të lartë

të ankesave dhe vlerës më të madhe të fondit limit që i korrespondon procedurave të

ankimuara në Komisionin e Prokurimit Publik.

Page 31: KOMISIONI I PROKURIMIT PUBLIK RAPORTI VJETOR 2019 · 2020. 5. 18. · 9- E DREJTA PËR INFORMIM ... Komisioni i Prokurimit Publik (KPP) është një organ juridik publik i krijuar

4/30/2020

30

Raporti Vjetor 2019 KOMISIONI I PROKURIMIT PUBLIK

Tabela 13 - Autoritetet Kontraktore me numrin më të lartë të ankesave të OE

Tabela 14 - Autoritetet Kontraktore me vlerë më të lartë të fondit limit të procedurave

të ankimuara

0

10

20

30

40

50

60

Numri total i ankesave

9631713078

5125630074

1451266443

1422207042

1297897654

1110969748

1016319456

864115020

744143155.2

551963670.4

514857126

444074962

388507807

385951481.6

362815553

352146902

343133185.7

335548964

328834911

324188765

VLERAT E FONDIT LIMIT

Page 32: KOMISIONI I PROKURIMIT PUBLIK RAPORTI VJETOR 2019 · 2020. 5. 18. · 9- E DREJTA PËR INFORMIM ... Komisioni i Prokurimit Publik (KPP) është një organ juridik publik i krijuar

4/30/2020

31

Raporti Vjetor 2019 KOMISIONI I PROKURIMIT PUBLIK

Nisur nga numri total i ankesave të shqyrtuara pranë Komisionit të Prokurimit Publik,

rezulton se 39 % (407) prej tyre janë ankesa për procedurat “Për Shërbimin e Ruajtjes së

Sigurisë Fizike”, të cilat përbëjnë numrin më të lartë të ankesave të paraqitura për vitin

2019.

Më poshtë po paraqesim një tabelë me njëzet autoritetet kontraktore që kanë numrin më të

lartë të ankimeve për këtë lloj procedure.

Tabela 15 - Autoritetet Kontraktore me numrin më të lartë të ankimimeve për

shërbimin e ruajtjes së sigurisë fizike

0

10

20

30

40

50

60

70

Ankimet për shërbimin e ruajtjes dhe sigurisë fizike

Page 33: KOMISIONI I PROKURIMIT PUBLIK RAPORTI VJETOR 2019 · 2020. 5. 18. · 9- E DREJTA PËR INFORMIM ... Komisioni i Prokurimit Publik (KPP) është një organ juridik publik i krijuar

4/30/2020

32

Raporti Vjetor 2019 KOMISIONI I PROKURIMIT PUBLIK

Përsa i përket, procedurave të prokurimit të llojit “shërbime” (pa përfshirë SHRSF), nga

përllogaritjet rezulton se janë shqyrtuar 184 ankesa ose 17 %, të ankesave në total.

Më poshtë po paraqesim një tabelë me njëzet autoritetet kontraktore që kanë numrin më të

lartë të ankimeve për këtë lloj procedure.

Tabela 16 - Autoritetet Kontraktore me numrin më të lartë të ankimeve për shërbime

13

9 9

8

7 7 7

6 6 6

4 4 4

3 3 3 3 3 3 3

ANKESAT PËR SHËRBIMET

ISHP Agjencia e Blerjeve te Perqendruara

AKUK KUVENDI

KESH Autoriteti Portual Durrës

QSUT UK Durres

ARRSH Bashkia Shkoder

OSHEE MEI

DPPOLICISë FSHZH

Drejtoria e Sherbimit Spitalor Kukes Drejtoria Vendore e Policise Fier

Bashkia Perrenjas Posta Shqiptare

Bashkia Durrës AKSHI

Page 34: KOMISIONI I PROKURIMIT PUBLIK RAPORTI VJETOR 2019 · 2020. 5. 18. · 9- E DREJTA PËR INFORMIM ... Komisioni i Prokurimit Publik (KPP) është një organ juridik publik i krijuar

4/30/2020

33

Raporti Vjetor 2019 KOMISIONI I PROKURIMIT PUBLIK

Përsa i përket, procedurave të prokurimit të llojit “Punë Publike”, nga përllogaritjet

rezulton se janë shqyrtuar 135 ankesa ose 13 %, të ankesave në total.

Më poshtë po paraqesim një tabelë me njëzet autoritetet kontraktore që kanë numrin më të

lartë të ankimeve për këtë lloj procedure.

Tabela 17 - Autoritetet Kontraktore me numrin më të lartë të ankimeve për punë

publike

7

6

5 5

4 4 4 4

3 3 3 3 3 3

2 2 2 2 2 2

Ankesat për punë

Page 35: KOMISIONI I PROKURIMIT PUBLIK RAPORTI VJETOR 2019 · 2020. 5. 18. · 9- E DREJTA PËR INFORMIM ... Komisioni i Prokurimit Publik (KPP) është një organ juridik publik i krijuar

4/30/2020

34

Raporti Vjetor 2019 KOMISIONI I PROKURIMIT PUBLIK

Përsa i përket, procedurave të prokurimit të llojit “Mallra”, nga përllogaritjet rezulton se

janë shqyrtuar 321 ankesa ose 30.7 %, të ankesave në total.

Më poshtë po paraqesim një tabelë me njëzet autoritetet kontraktore që kanë numrin më të

lartë të ankimeve për këtë lloj procedure.

Tabela 18 - Autoritetet Kontraktore me numrin më të lartë të ankimeve për mallra

Lidhur me kategorizimin e ankimeve sipas fazës së procesit për të cilin është paraqitur

ankimi, rezulton se nga totali i ankesave të shqyrtuara 211 ankesa ose 20 % e ankesave në

total, janë paraqitur për kundërshtimin e kritereve të vendosura nga autoritetitet kontraktore

në dokumentat e procedurave përkatëse, 841 ankesa ose 80 % e ankesave në total, janë

paraqitur lidhur me vendimet e autoriteteve kontraktore në fazën e vlerësimit të ofertave,

Më poshtë po paraqesim dy tabela me njëzet autoritetet kontraktore që kanë numrin më të

lartë të ankimeve për secilën fazë.

26

14 14 139 9 8 7 6 6 6 5 5 5 5 5 4 4 4 4

0

5

10

15

20

25

30

ANKESA PËR MALLRA

Page 36: KOMISIONI I PROKURIMIT PUBLIK RAPORTI VJETOR 2019 · 2020. 5. 18. · 9- E DREJTA PËR INFORMIM ... Komisioni i Prokurimit Publik (KPP) është një organ juridik publik i krijuar

4/30/2020

35

Raporti Vjetor 2019 KOMISIONI I PROKURIMIT PUBLIK

Tabela 19 - Autoritetet Kontraktore me numrin më të lartë të ankimeve për DST

Tabela 20 - Autoritetet Kontraktore me numrin më të lartë të ankimeve për Vlerësim

12

10

8

7

6

5 5

4 4

3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3

ANKIMET PËR DST

0

10

20

30

40

50

60

60

27

19 17 16 15 14 13 11 10 9 9 9 9 8 8 8 8 8 8

Ankimet për Vlerësim

Page 37: KOMISIONI I PROKURIMIT PUBLIK RAPORTI VJETOR 2019 · 2020. 5. 18. · 9- E DREJTA PËR INFORMIM ... Komisioni i Prokurimit Publik (KPP) është një organ juridik publik i krijuar

4/30/2020

36

Raporti Vjetor 2019 KOMISIONI I PROKURIMIT PUBLIK

4- KATEGORIZIMI I ANKIMEVE SIPAS NUMRIT TOTAL TË ANKIMIMEVE

TË REFUZUARA DHE VLERËS SË TYRE PËR SECILIN AUTORITET

KONTRAKTOR

Të dhënat e plota të detajuara në mënyrë analitike për çdo autoritet kontraktor, ku

përfshihen edhe ankesat e refuzuara, gjenden në Aneksin nr. 2 bashkëlidhur Raportit.

Në mënyrë grafike më poshtë paraqiten njëzet autoritetet kontraktore me numrin më të lartë

të ankesave të refuzuara, pra vendimet e të cilave janë lënë në fuqi nga Komisioni i

Prokurimit Publik.

Tabela 21 - Autoritetet Kontraktore me numrin më të lartë të ankesave të OE të

refuzuara

16

15

15

15

12

11108

7

7

7

6

6

6

6

5

55

5 5

Ankesat e OE te refuzuara Agjencia e Blerjeve te Perqendruara

QSUT

Posta Shqiptare

AKZM

OSHEE

ISHP

Universiteti i Tiranes

KESH

OST

FSHZH

Autoriteti Portual Durrës

Spitali Fier

Bashkia Durrës

Bashkia Shkoder

Bashkia Divjakë

ILDKPI

Spitali Vlore

Prokuroria Tirane

Universiteti i Mjekesie

Agjencia per Zhvillim Buqesor dhe Rural

Page 38: KOMISIONI I PROKURIMIT PUBLIK RAPORTI VJETOR 2019 · 2020. 5. 18. · 9- E DREJTA PËR INFORMIM ... Komisioni i Prokurimit Publik (KPP) është një organ juridik publik i krijuar

4/30/2020

37

Raporti Vjetor 2019 KOMISIONI I PROKURIMIT PUBLIK

5- KATEGORIZIMI I ANKIMEVE SIPAS NUMRIT TOTAL TË ANKIMIMEVE

TË PRANUARA DHE VLERËS SË TYRE PËR SECILIN AUTORITET

KONTRAKTOR

Të dhënat e plota të detajuara në mënyrë analitike për çdo autoritet kontraktor, ku

përfshihen edhe ankesat e pranuara, gjenden në Aneksin nr. 2, bashkëlidhur Raportit. Më

poshtë paraqiten njëzet autoritetet kontraktore me numrin më të lartë të ankesave të

pranuara, pra vendimet e të cilave nuk janë lënë në fuqi nga Komisioni i Prokurimit Publik.

3491484312

345135657.8

293263209

18997454.9

7

965900311

280306523.8

74358834.0

4

348618053

355568664

1292647654

191456516

20938550

309419882

857908161

156165044

16848015

33169863.1

7

23587214.2

2

48184747

14665916

VLERA PER ANKESAT E REFUZUARA

Page 39: KOMISIONI I PROKURIMIT PUBLIK RAPORTI VJETOR 2019 · 2020. 5. 18. · 9- E DREJTA PËR INFORMIM ... Komisioni i Prokurimit Publik (KPP) është një organ juridik publik i krijuar

4/30/2020

38

Raporti Vjetor 2019 KOMISIONI I PROKURIMIT PUBLIK

Tabela 22 - Autoritetet Kontraktore me numrin më të lartë të ankesave të OE të

pranuara

17

12

10

8

8

766

5

5

5

5

5

5

5

5

44

4 4

Ankesat e OE te pranuara Agjencia e Blerjeve te Perqendruara

AKZM

Posta Shqiptare

ARRSH

Universiteti i Tiranes

M Shendetesise

Autoriteti Portual Durrës

AKUK

Bashkia Dibër

S U Shefqet Ndroqi

KUVENDI

Qendra spitalore Xhafer Komgoli Elbasan

KESH

Bashkia Shkoder

UK Fier

AKEP

Drejtoria e Sherbimit Spitalor Korce

UK Durres

ISHP

Bashkia Fier

16

01

71

66

04

26

74

25

57

.51

40

72

83

71

2.2

48

56

00

49

27

16

13

29

40

9

67

99

46

83

55

35

20

12

43

83

38

13

5

38

48

83

32

60

18

38

19

.48

68

82

71

40

30

15

55

58

53

26

29

46

2

25

30

61

58

7

77

99

96

57

.19

52

97

54

28

16

73

74

50

.8

58

67

68

33

.33

62

82

66

61

.83

54

24

08

52

.32

VLERA PER A NKESAT E PRANUARA

Page 40: KOMISIONI I PROKURIMIT PUBLIK RAPORTI VJETOR 2019 · 2020. 5. 18. · 9- E DREJTA PËR INFORMIM ... Komisioni i Prokurimit Publik (KPP) është një organ juridik publik i krijuar

4/30/2020

39

Raporti Vjetor 2019 KOMISIONI I PROKURIMIT PUBLIK

6- PROCESET GJYQËSORE LIDHUR ME VENDIMET E KOMISIONI I

PROKURIMIT PUBLIK-SË PËR PERIUDHËN JANAR 2019- DHJETOR 2019

Si organi më i lartë administrativ në fushën e procedurave të prokurimit, vendimi i

Komisionit të Prokurimit Publik është përfundimtar. Palët e prekura nga vendimmarrja e

Komisionit të Prokurimit Publik kanë të drejtën e ankimit pranë Gjykatës Administrative

të Shkallës së Parë Tiranë. Numri total i vendimeve të Komisionit të Prokurimit Publik për

vitin 2019 është 792. Nga numri total i vendimeve të nxjerra për vitin 2019, vetëm për 47

prej tyre, subjektet e prekura nga vendimmarrja e Komisionit të Prokurimit Publik kanë

ngritur padi në gjykatë, që përbëjnë vetëm 6 % të numrit total të ankesave. Vetëm dy prej

subjekteve ankimuese në gjykatë janë autoritete kontraktore. Vlen të theksohet se dy paditë

e ngritura nga autoritetet kontraktore janë rrëzuar nga gjykata, duke lënë në fuqi vendimin

e Komisionit të Prokurimit Publik.

Në përfundim të procesit gjyqësor në shkallë të parë, gjykata ka vendosur pranimin e 7

kërkesëpadive, ndërkohë që ka rrëzuar 26 kërkesëpadi duke lënë në fuqi vendimin e

Komisionit të Prokurimit Publik, ndërsa 14 të tjera janë në proces gjyqësor.

Në analizë të proceseve gjyqësore, referuar vendimeve të gjykuara të përfunduara në

shkallën e parë të gjyqësorit, vërehet se Gjykata Administrative e Shkallës së Parë ka

mbajtur të njëjtin qëndrim me Komisionin e Prokurimit Publik në 79% të çështjeve të

përfundura. Duke mbajtur në konsideratë se deri në datën e dorëzimit të këtij raporti janë

në proces gjyqësor edhe 14 çështje, vendimet e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë

që kanë lënë në fuqi vendimet e Komisionit të Prokurimit Publik janë dukshëm më të larta

në numër në krahasim me vendimet e shfuqizuara.

Nga 33 vendime të Gjykatës Administrative të Shkallës së parë vetëm 20 prej tyre janë

ankimuar në Gjykatën Administrative të Apelit, ndërkohë që 11 vendime kanë marrë formë

të prerë dhe dy të tjera janë akoma në afat për ezaurimin e të drejtës së ankimit. Kjo tregon

se paditësi ka pranuar vendimmarrjen e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë duke

u bindur për ligjshmërinë e vendimit të Komisionit të Prokurimit Publik.

Page 41: KOMISIONI I PROKURIMIT PUBLIK RAPORTI VJETOR 2019 · 2020. 5. 18. · 9- E DREJTA PËR INFORMIM ... Komisioni i Prokurimit Publik (KPP) është një organ juridik publik i krijuar

4/30/2020

40

Raporti Vjetor 2019 KOMISIONI I PROKURIMIT PUBLIK

Pasqyra e të dhënave të çështjeve gjyqësore nxjerr në pah faktin se Komisioni i Prokurimit

Publik është një organ i cili ka krijuar qëndrueshmëri në vendimmarrje, dhe gjithashtu

tregon për një konsolidim të qëndrimeve qoftë të Komisioni i Prokurimit Publik, qoftë të

gjykatave për raste të ngjashme.

Ky konkluzion arrihet jo vetëm për shkak të përqindjes së lartë të konfirmimit nga gjykata

të kësaj vendimmarrje në krahasim me vendimet e shfuqizuara, por edhe duke vlerësuar

numrin e ulët të kërkesëpadive në krahasim me vendimet e marra nga Komisioni i

Prokurimit Publik.

Në Tabelën 23 më poshtë, paraqiten të dhënat e lidhura me proceset gjyqësore të filluara

kundër vendimmarrjes së Komisionit të Prokurimit Publik gjatë viteve 2018 – 2019

Tabela 23 - Proceset gjyqësor Janar – Dhjetor 2018 dhe Janar – Dhjetor 2019

2018 2019

Totali i vendimeve Komisionit të Prokurimit Publik 843 792

Ankimuar në gjykatë 84 47

Pranuar padia 7 7

Rrëzuar padia 46 26

Në proces në Gjyk. Shk. 1 31 14

Në Gjykatën e Apelit 24 20

Në Gjykatën e Lartë - -

0200400600800

1000

Totali ivendimeve

të KPP

Ankimuarnë gjykatë

Pranuarpadia

Rrëzuarpadia

Në procesnë Gjyk.Shk. 1

NëGjykatën e

Apelit

NëGjykatën e

Lartë

843

84 7 46 31 24 0

792

47 7 26 14 20 0

Proçeset Gjyqësore

2018 2019

Page 42: KOMISIONI I PROKURIMIT PUBLIK RAPORTI VJETOR 2019 · 2020. 5. 18. · 9- E DREJTA PËR INFORMIM ... Komisioni i Prokurimit Publik (KPP) është një organ juridik publik i krijuar

4/30/2020

41

Raporti Vjetor 2019 KOMISIONI I PROKURIMIT PUBLIK

Qëndrueshmëria e gjykatave në konfirmimin e vendimmarrjeve të Komisionit të

Prokurimit Publik, ka ndihmuar mjaft edhe në konsolidimin e praktikës nga ana e

Komisionit të Prokurimit Publik për mbajtjen e qendrimeve të njëjta, në raste të ngjashme

apo të njëjta, që i paraqiten për shqyrtim.

7- KUSHTET PËR PRANIMIN E ANKIMIMEVE DHE ARSYET MË TË

ZAKONSHME PËR PARAQITJEN E ANKIMIMEVE

Në bazë të parashikimeve të ligjit “Për prokurimin publik”, i ndryshuar dhe akteve të tjera

ligjore e nënligjore të zbatueshme, Komisioni i Prokurimit Publik vihet në lëvizje vetëm

mbi bazë të ankesës.

Të drejtën për të paraqitur ankesë pranë Komisionit e ka çdo person që ka, ose ka pasur

interes në një procedurë prokurimi dhe kur është dëmtuar ose rrezikohet të dëmtohet nga

një vendim i autoritetit kontraktor, i marrë në kundërshtim me ligjin dhe që autoriteti

kontraktor pas paraqitjes së ankesës prej tij:

a) nuk ka shqyrtuar ankesën brenda 7 ditëve nga marrja e saj;

b) ka refuzuar ankesën; ose

c) ka vendosur mospranimin e ankesës.

Me marrjen e ankesës me shkrim, Komisioni i Prokurimit Publik sigurohet që autoriteti

kontraktor e ka pezulluar procedurën e prokurimit.

Pas një shqyrtimi paraprak të ankesës për plotësimin ose jo të kushteve formale siç janë

respektimi i afatit, pagesa e tarifës, respektimi i formës së parashikuar nga ligji për

paraqitjen e ankesës, Komisioni i Prokurimit Publik vendos nëse do të vijojë me shqyrtimin

në themel të saj dhe respektivisht për vijimin ose jo të pezullimit të procedurës, duke vënë

në dijeni për këtë ankimuesin dhe autoritetin kontraktor.

Në shqyrtimin në themel të ankesave, në varësi të fazës së procedurës së prokurimit për

të cilën ato janë paraqitur, Komisioni i Prokurimit Publik, rast pas rasti ka shqyrtuar ankesa

të cilat kanë pasur si objekt respektimin e kërkesave të ligjit dhe akteve nënligjore, të

lidhura kryesisht me:

Page 43: KOMISIONI I PROKURIMIT PUBLIK RAPORTI VJETOR 2019 · 2020. 5. 18. · 9- E DREJTA PËR INFORMIM ... Komisioni i Prokurimit Publik (KPP) është një organ juridik publik i krijuar

4/30/2020

42

Raporti Vjetor 2019 KOMISIONI I PROKURIMIT PUBLIK

a. Ankesat e paraqitura për dokumentat e tenderit:

- Respektimin e rregullave për përcaktimin e fondit limit sipas fushës që i përket

objekti i prokurimit, referuar përcaktimeve në nenet 27 e vijues të ligjit dhe në

rregullat përkatëse të prokurimit;

- Respektimin e rregullave për përzgjedhjen e llojit të procedurës sipas kufijve

përkatës monetarë (procedurë e hapur, e kufizuar, kërkesë për propozim,

procedura me negocim, konkurs projektimi, shërbime konsulence, marrëveshje

kuadër), si dhe afateve specifike për dokumentat e tenderit dhe njoftimet në

lidhje me to, sipas përcaktimeve në nenet 27 e vijues të ligjit dhe në rregullat

përkatëse të prokurimit;

- Respektimin nga autoritetet kontraktore të kërkesave të ligjit për hartimin e

specifikimeve teknike sipas përcaktimeve në nenin 23 të ligjit dhe në rregullat

përkatëse të prokurimit;

- Respektimin e rregullave për hartimin e kërkesave dhe dokumentave provuese në

lidhje me kriteret e kualifikimit, sipas përcaktimeve në nenin 46 të ligjit dhe në

rregullat përkatëse të prokurimit.

- Ruajtjen e zbatimit të parimeve të barazisë dhe mosdiskriminimit, në rastet kur

autoritetet kontraktore në hartimin e kërkesave të cilësisë, vendosin kërkesa të

tepërta, të panevojshme ose pa lidhje me objektin e prokurimit për çertifikime e

akreditime kombëtare ose ndërkombëtare.

Për vitin 2019, nga 1052 ankesa në total, 211 prej tyre ose 20 % janë ankesa të paraqitura

për dokumentat e tenderit..

Në këto rrethana, unifikimi dhe bërja e detyrueshme e një pakete kriteresh minimale të

kualifikimit dhe specifikimeve teknike për procedura të njëjta ose të ngjashme, do të

rezultonte me ulje të ndjeshme të numrit të ankesave me këtë objekt.

b. Ankesat e paraqitura për fazën e vlerësimit të ofertave:

- Skualifikim i padrejtë dhe i pabazuar në ligj dhe në rregullat e prokurimit i

ankimuesit nga ana e autoriteteve kontraktore për mospërmbushje të

kritereve kualifikuese dhe/ose specifikimeve teknike;

Page 44: KOMISIONI I PROKURIMIT PUBLIK RAPORTI VJETOR 2019 · 2020. 5. 18. · 9- E DREJTA PËR INFORMIM ... Komisioni i Prokurimit Publik (KPP) është një organ juridik publik i krijuar

4/30/2020

43

Raporti Vjetor 2019 KOMISIONI I PROKURIMIT PUBLIK

- Kualifikim i padrejtë dhe i pabazuar në ligj dhe në rregullat e prokurimit i

ofertuesve të tjerë të ndryshëm nga ankimuesi duke u anashkaluar kërkesat

e vendosura nga vetë autoritetet kontraktore për përmbushje të kritereve

kualifikuese dhe/ose specifikimeve teknike;

- Mosrespektimi i rregullave për njoftimet dhe komunikimin me

pjesëmarrësit në një procedurë prokurimi;

- Mosrespektimi i afateve dhe procedurave të kualifikimit dhe përzgjedhjes

nga autoritetet kontraktore, duke kërkuar anullimin e procedurës.

Për vitin 2019, nga 1052 ankesa në total, 841 prej tyre ose 80 % janë ankesa të paraqitura

për fazën e vlerësimit të ofertave.

8- PROBLEMATIKAT E IDENTIFIKUARA NË FUNKSIONIMIN E SISTEMIT

TË ANKIMIT PËR PROKURIMIN PUBLIK

Komisioni i Prokurimit Publik, vitet e fundit u pozicionua si organ i shqyrtimit

administrativ të procedurave të prokurimit i pavarur nga pushteti ekzekutiv, ashtu siç

kërkojnë standartet bashkëkohore të menaxhimit të financave publike.

Kjo dinamikë zhvillimi e përball Komisioni i Prokurimit Publik me sfida të rëndësishme

në drejtim të përmirësimit të përformancës së vet të lidhur ngushtësisht me objektin e tij të

aktivitetit, por njëkohësisht, për shkak të hapësirave që Komisioni i Prokurimit Publik ka

në identifikimin e fenomeneve problematike në nivel sistemi, krjon dhe mundësinë që ky

institucion të kontribuojë në përmirësimin në tërësi të sistemit të prokurimit publik.

Në drejtim të funksionimit të sistemit të ankimit për prokurimin publik, Komisioni i

Prokurimit Publik ka identifikuar problematikat në vijim:

- Volumi shumë i madh i ankimimeve, që paraqiten në Komisioni i Prokurimit Publik,

kompleksiteti i shumë prej tyre, si dhe vakanca e burimeve njerezore në institucion,

pavarësisht procedurave të rekrutimit, e bëjnë thuajsë të pamundur realizimin e

trajtimit të ankesave brenda afatit ligjor në 100% të ankesave,

Page 45: KOMISIONI I PROKURIMIT PUBLIK RAPORTI VJETOR 2019 · 2020. 5. 18. · 9- E DREJTA PËR INFORMIM ... Komisioni i Prokurimit Publik (KPP) është një organ juridik publik i krijuar

4/30/2020

44

Raporti Vjetor 2019 KOMISIONI I PROKURIMIT PUBLIK

- Pavarësisht realizimit të procedurave të rekrutimit për pozicionet inspektor, vihet re

një interes i ulët i zyrtarëve për të aplikuar për këto pozicione pune,

- Përdorimi në mënyrë shpeshherë abuzive i instrumentave të ankimit administrativ për

prokurimet publike nga shoqëritë e ruajtjes dhe sigurisë fizike, gjë që ka shkaktuar një

mbingarkesë të theksuar të Komisionit të Prokurimit Publik ndër vite,

- Në një numër të konsiderueshëm rastesh është konstatuar se operatorët ekonomikë nuk

janë mjaftueshëm të informuar për formën, afatet dhe procedurat e përcaktuara nga

ligji për ankimin administrativ për prokurimin publik. Kjo sjell në shumë raste

mospranimin e ankesave të paraqitura vetëm për mosplotësim të kritereve formale;

- Nga shqyrtimi i ankesave dhe procedurave respektive të prokurimit është konstatuar

se autoritetet kontraktore që shfaqin me dendur tendencën për të gabuar në zbatimin e

ligjit janë (i) autoritetet kontraktore me numër të vogël punonjësish; (ii) autoritetet

kontraktore të pushtetit vendor krahasuar me ato pushtetit qendror; (iii) autoritetet

kontraktore që kanë pasur lëvizshmëri të lartë të zyrtarëve të prokurimit.

9- E DREJTA PËR INFORMIM

E drejta e informimit përbën një nga të drejtat themelore të qytetarëve që garantohet nga

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë. Kjo e drejtë është rregulluar nga Ligji nr. 119/2014

“Për të drejtën e informimit” i ndryshuar. Ky ligj i mundëson qytetarëve të marrin

informacionin e nevojshëm ndaj çdo autoriteti publik.

Në kuadër të zbatimit të detyrimeve që rrjedhin nga Ligji nr. 119/2014 “Për të drejtën e

informimit” i ndryshuar, Komisioni i Prokurimit Publik mban dhe bën publik Regjistrin e

Kërkesave dhe Përgjigjeve, ku pasqyrohen të gjitha kërkesat për informim dhe

informacionin e dhënë në bazë të kërkesave. Ashtu sikurse në vitin 2018, edhe në vitin

2019 është paraqitur vetëm 1 kërkesë për informim. Komisioni i Prokurimit Publik i ka

dhënë përgjigje brenda afatit ligjor të përcaktuar në ligj. Koordinatori për të drejtën e

informimit mban një komunikim të vazhdueshëm me Komisionerin për të Drejtën e

Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale në kuadër të përmirësimit të

vazhdueshëm të programit të transparencës. Lidhur me informacionin e dhënë subjektit që

Page 46: KOMISIONI I PROKURIMIT PUBLIK RAPORTI VJETOR 2019 · 2020. 5. 18. · 9- E DREJTA PËR INFORMIM ... Komisioni i Prokurimit Publik (KPP) është një organ juridik publik i krijuar

4/30/2020

45

Raporti Vjetor 2019 KOMISIONI I PROKURIMIT PUBLIK

ka kërkuar informacion, drejtuar Komisionit të Prokurimit Publik, për vitin 2019, nuk ka

patur asnjë ankim pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të

Dhënave Personale.

Në aspektin krahasimor, numri i kërkesave për informim vazhdon të jetë i ulët, kjo për

faktin, se Komisioni i Prokurimit Publik, pasqyron në kohë reale veprimtarinë e tij

administrative, siç është regjistrimi i një ankese administrative për një procedurë

prokurimi, apo vendimmarrja në lidhje me atë ankese. Në këtë mënyrë, Komisioni i

Prokurimit Publik, i mundëson publikut dhe subjekteve të interesuara të gjithë

informacionin e nevojshëm në faqen e saj zyrtare dhe për rrjedhojë kjo sjell numrin e ulët

të kërkesave për informim.

10- ZBATIMI I REZOLUTËS SE KUVENDIT DATË 16.05.2019 “PËR

VLERËSIMIN E VEPRIMTARISË SË KOMISIONIT TË PROKURIMIT

PUBLIK”

Komisioni i Prokurimit Publik në realizimin e funksioneve të tij, si organi më i lartë

administrativ në shqyrtimin e ankesave në fushën e prokurimeve publike, procedurave të

koncensioneve/partneritetit publik privat, ankandeve publike dhe procedurave konkurruese

të dhënies së lejeve minerare, e zbaton këtë mision dhe detyrë, duke i raportuar Kuvendit

sipas përcaktimeve ligjore, si dhe duke zbatuar çdo rekomandim dhe orientim të Kuvendit.

Janë këto arsyet pse Komisioni i Prokurimit Publik e konsideron një program të qartë pune

për të, Rezolutën e Kuvendit të Shqipërisë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Komisionit të

Prokurimit Publik”, datë 16.05.2019.

Mbështetja dhe rekomandimet e dhëna nga Kuvendi me Rezolutën e datës 16.05.2019,

shërbejnë si siguri dhe motivim për Komisionin e Prokurimit Publik në përmbushjen e

misionit të tij, në shtimin e transparencës institucionale, të marrëdhënieve të bashkëpunimit

me partnerët vendas dhe ndërkombëtarë dhe për rritjen e kapaciteteve profesionale. Këto

rekomandime përfshihen natyrshëm në objektivat e punës së Komisionit të Prokurimit

Publik dhe do të zhvillohen më tej në masa dhe veprime konkrete.

Në këto kushte zbatimi i rezolutës rezulton si më poshtë vijon:

Page 47: KOMISIONI I PROKURIMIT PUBLIK RAPORTI VJETOR 2019 · 2020. 5. 18. · 9- E DREJTA PËR INFORMIM ... Komisioni i Prokurimit Publik (KPP) është një organ juridik publik i krijuar

4/30/2020

46

Raporti Vjetor 2019 KOMISIONI I PROKURIMIT PUBLIK

1. Për të gjitha rastet e anulimit të vendimeve të autoriteteve kontraktore, të marrë

masa, sipas natyrës së shkeljes së konstatuar, duke i referuar autoritetit përkatës,

APP për kundërvajtje administrative dhe prokurorisë për shkelje penale.

Realizuar plotësisht.

Komisioni i Prokurimit Publik në zbatim të ligjit nr. 9643, datë 20.11.2006 “Per

Prokurimin Publik”, i ndryshuar, i është drejtuar Agjencisë së Prokurimit Publik

për fillimin e hetimit, në ato raste, të cilat janë konsideruar shkelje në kuptim të

ligjit nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, i ndryshuar.

2. Të marrë masa për standardizimin e vendimmarrjes dhe bërjen publike të tyre, me

qëllim rritjen e efikasitetit të shqyrtimit të çështjeve, garantimin e barazisë, si dhe

sigurimin e transparencës.

Realizuar plotësisht.

Komisionit i Prokurimit Publik, në respekt edhe të përcaktimeve të bëra në ligjin

nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, i ndryshuar, ka vijuar të

standartizojë vendimmarrjen e tij, duke ruajtuar të njëjtën paanshmëri dhe

qëndrueshmëri në marrjen e vendimeve për raste të njëjta apo të ngjashme, duke

treguar profesionalizëm dhe paanshmëri në vendimmarrje. Gjithashtu, referuar

edhe Vendimit të Komisionit të Prokurimit Publik Nr. 596/2018, datë 12.09.2018

“Për miratimin e rregullave “Për Organizimin dhe Funksionimin e Komisionit të

Prokurimit Publik”, të gjitha vendimet e marra nga Komisioni i Prokurimit Publik

janë bërë publike nëpërmjet publikimit në faqen zyrtare të institucionit në adresën

ëëë.Komisioni i Prokurimit Publik.gov.al.

3. Të publikohen në faqen ëeb të institucionit, në fund të çdo viti, listat e procedurave

ankimuese, duke përfshirë fondet limite të këtyre procedurave, objekt ankimi, të

cilat janë në proces gjyqësor ose ka përfunduar vendimmarrja për llogari të tyre.

Realizuar plotësisht

Komisioni i Prokurimit Publik, ka marrë të gjitha masat, duke publikuar listën e

procedurave ankimuese, duke përfshirë fondet limit të këtyre procedurave, të cilat

janë në proces gjyqësor ose ka përfunduar vendimmarrja për to. Konkretisht, është

Page 48: KOMISIONI I PROKURIMIT PUBLIK RAPORTI VJETOR 2019 · 2020. 5. 18. · 9- E DREJTA PËR INFORMIM ... Komisioni i Prokurimit Publik (KPP) është një organ juridik publik i krijuar

4/30/2020

47

Raporti Vjetor 2019 KOMISIONI I PROKURIMIT PUBLIK

publikuar në faqen zyrtare të Komisionit të Prokurimit Publik lista me vendimet e

ankimuara në gjykatë për vitin 2019, e përditëësuar me ato të fillimvitit 2020.

4. Të rritet bashkëpunimi me gjykatën administrative për sa i takon trajnimit të

punonjësve të të dy institucioneve, me qëllim aftësimin e tyre për të trajtuar çështje

komplekse të prokurimit publik dhe për t’u përballuar me numrin në rritje të

ankimeve, në zbatim të rekomandimeve të lëna në Progresraport.

Realizuar pjesërisht.

Në pamundësi të disponimit të fondeve të tij për të zhvilluar trajnime të stafit,

Komisioni i Prokurimit Publik i është drejtuar SIGMA-s dhe ASPA-s, për

mundësinë e trajnimit të përbashkët me organet e pushtetit gjyqësor, në kuadër të

bashkëpunimit të dy institucioneve.

Sqarojmë se, gjatë kësaj periudhe janë zhvilluar dy trajnime të stafit dhe

konkretisht, trajnimi me temë “Neë Challenges for the Public Procurement Revieë

System in Albania” e zhvilluar në datën 4 Korrik 2019 dhe trajnimi me temë

“Challenges and impact of the PPC employees to the quality of the public

procurement system”, e zhvilluar në datat 18-19 nentor 2019 .

5. Të forcohen kapacitetet administrative të Komisionit të Prokurimit Publik, duke e

bërë totalisht funksionale strukturën e miratuar nga Kuvendi, deri në fund të vitit

2019.

Realizuar plotësisht.

Komisioni i Prokurimit Publik ka bërë publikimin dhe shpalljen e parë të vendeve

vakante në përputhje me legjislacionin në fuqi për nëpunësin civil, e cila ka

përfunduar pa fitues. Në fillim të vitit 2020, Komisioni i Prokurimit Publik rihapi

procedurat për vendet vakante për pozicionin inspektor, në përfundim të së cilës,

rezultoi me një fitues.

6. Të bëhet transparente në vendimet e publikuara nga Komisioni i Prokurimit Publik

edhe procesi i votimit të anëtarëve të Komisionit, si dhe rastet e përjashtimit gjatë

procesit të shqyrtimit ankimor të ndonjërit prej anëtarëve.

Page 49: KOMISIONI I PROKURIMIT PUBLIK RAPORTI VJETOR 2019 · 2020. 5. 18. · 9- E DREJTA PËR INFORMIM ... Komisioni i Prokurimit Publik (KPP) është një organ juridik publik i krijuar

4/30/2020

48

Raporti Vjetor 2019 KOMISIONI I PROKURIMIT PUBLIK

Realizuar plotësisht

Të gjitha vendimet e marra nga Komisioni i Prokurimit Publik janë publikuar në

faqen zyrtare të Komisionit të Prokurimit Publik dhe janë bërë transparente. Përsa

kohë që është publikuar vendimi përfundimtar, është bërë publik edhe procesi i

votimit të anëtarëve (mendim kundër/paralel) në përputhje me rregulloren e

Komisionit të Prokurimit Publik në fuqi.

Sqarojmë se, nuk ka patur raste të përjashtimit të anëtarëve gjatë procesit të

shqyrtimit të ankesave, por janë deklaruar që përpara fillimit të shqyrtimit të

ankesave, rastet përjashtimore në përputhje me ligjin nr. 9367, datë 7.4.2005 “Për

parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, i

ndryshuar.

7. Të plotësohet Regjistri Elektronik i Ankesave me elementet shtesë të nevojshme

siç janë edhe dokumentacioni shoqërues i ankesës së operatorit ekonomik dhe

vendimi i gjykatës nëse çështja ka kaluar për gjykim.

Realizuar plotësisht

Janë marrë të gjitha masat duke publikuar në çdo vendim përfundimtar, pjesë të

ankesës, të cilat ndikojnë në vendimmarrjen e Komisioni i Prokurimit Publik, por

që nuk përmbajnë të dhëna konfidenciale të deklaruara si të tilla nga ana e

operatorëve ekonomikë ankimues.

OBJEKTIVA PËR TË ARDHMEN

Duke synuar të mbetet e fokusuar maksimalisht në përmbushjen e detyrave të veta të

përcaktuara në mënyrë të detajuar në legjislacionin për prokurimin publik, në mënyrë të

veçantë, për vitin 2020, Komisionit të Prokurimit Publik i ka vendosur vetes objektivat e

mëposhtme:

- Rritja dhe forcimi i aftësive dhe kapaciteteve profesionale si të anëtarëve të

Komisionit të Prokurimit Publik, ashtu edhe të stafit mbështetës nëpërmjet

Page 50: KOMISIONI I PROKURIMIT PUBLIK RAPORTI VJETOR 2019 · 2020. 5. 18. · 9- E DREJTA PËR INFORMIM ... Komisioni i Prokurimit Publik (KPP) është një organ juridik publik i krijuar

4/30/2020

49

Raporti Vjetor 2019 KOMISIONI I PROKURIMIT PUBLIK

aktiviteteve trajnuese dhe shkëmbimit të eksperiencave, të organizuara nga

institucionet të ndryshme vendase dhe partnerë ndërkombëtarë;

- Angazhim i shtuar në drejtim të konsolidimit të kapaciteteve të rrjetit të zyrtarëve

përgjegjës për prokurimin, të cilët duke qënë monitoruesit e zbatueshmërisë së ligjit

në institucionet e tyre, do të rrisin dhe besueshmërinë e publikut në vendimarrjen e

institucioneve të tyre. Kjo synon në rritjen e vetëdijësimit dhe qartësisë së

institucioneve të administratës shtetërore në lidhje me rolin që ato kanë në zbatimin

e legjislacionit të prokurimit publik dhe detyrimin për të zbatuar vendimet e

Komisionit të Prokurimit Publik, të cilat janë administrativisht përfundimtare;

- Përmirësimi në vijimësi i sistemit dixhital të administrimit të ankesave, si edhe

njëkohësisht publikimi i të dhënave në kohë reale mbi çdo ankesë të depozituar

pranë Komisionit të Prokurimit Publik, duke respektuar rregullat mbi

konfidencialitetin dhe mbrojtjen e të dhënave personale dhe ato me karakter

sensitiv;

- Përmbushja e detyrimeve takuese të Komisionit të Prokurimit Publik, si organ i

rishikimit administrativ të prokurimeve publike, në drejtim të realizimit të

angazhimeve të lidhura me procesin e anëtarësimit në BE dhe raportimet periodike

përkatëse;

- Planifikimi dhe gjetja e mënyrave për të rritur prezencën dhe komunikimin me

publikun të Komisionit të Prokurimit Publik nëpërmjet rrjeteve sociale, në funksion

të zgjerimit dhe rritjes së transparencës si dhe informimit të publikut për rolin dhe

impaktin e Komisionit të Prokurimit Publik, duke ruajtuar sidoqoftë nivelin e

nevojshëm të diskrecionit që duhet të karakterizojë një institucion epror të

shqyrtimit administrative të ankesave;

- Realizimi nëpërmjet mbështetjes me asistencë nga partner si SIGMA, BE, Banka

Botërore, USAID etj., i aktiviteteve që synojnë informimin dhe ndërgjegjësimin e

autoriteteve kontraktore dhe operatorëve ekonomikë për rolin dhe funksionet e

Komisionit të Prokurimit Publik, duke bërë në këtë mënyrë më eficent përdorimin

e institutit të ankimimit në Komisionit të Prokurimit Publik dhe duke ndikuar

kështu edhe në rritjen e besimit të publikut në sistemin e prokurimit.

Page 51: KOMISIONI I PROKURIMIT PUBLIK RAPORTI VJETOR 2019 · 2020. 5. 18. · 9- E DREJTA PËR INFORMIM ... Komisioni i Prokurimit Publik (KPP) është një organ juridik publik i krijuar

4/30/2020

50

Raporti Vjetor 2019 KOMISIONI I PROKURIMIT PUBLIK

- Përmbyllja e proçesit të rekrutimit të pozicioneve vakante sipas dispozitave ligjore

në fuqi për të mundësuar rritjen e kapaciteteve e më pas garantimin për shqyrtim

më të shpejtë dhe efiçent të ankesave të operatorëve ekonomikë;

- Familjarizimi i anëtarëve të Komisionit të Prokurimit Publik dhe stafit, me draftin

e legjislacionit të ri për prokurimet publike, që pritet të fillojë procesin e miratimit

në Kuvend, duke synuar që në momentin e miratimit të këtij legjislacioni dhe akteve

nënligjore në zbatim të tij, Komisionit të Prokurimit Publik nga pikëpamja e

kapaciteteve profesionale të jetë e gatshme dhe e përgatitur në kohë, për të

përballuar një sistem të ri të ankimimit për prokurimet publike.

Në drejtim të realizimit të objektivave të vet afatmesëm, Komisioni i Prokurimit Publik me

rastin e raportimit vjetor përpara Kuvendit të Republikës së Shqipërisë mbi ecurinë e punës,

mirëpret kërkesat, sugjerimet dhe vërejtjet eventuale nga Kuvendi, por edhe mbështetjen e

nevojshme për rritjen e forcimin e kapaciteteve, në zbatim të kompetencave ligjore të tij,

si një institucion i pavarur, kompetent, i paanshëm në mbrojtje të interesit publik, në

mirëadministrimin e fondeve publike, si dhe të të drejtave ligjore të çdo operatori ekonomik

dhe palëve të interesuara për mbarëvajtjen e sistemit të prokurimit publik.

KOMISIONI I PROKURIMIT PUBLIK

PRILL, 2020

Page 52: KOMISIONI I PROKURIMIT PUBLIK RAPORTI VJETOR 2019 · 2020. 5. 18. · 9- E DREJTA PËR INFORMIM ... Komisioni i Prokurimit Publik (KPP) është një organ juridik publik i krijuar

4/30/2020

51

Raporti Vjetor 2019 KOMISIONI I PROKURIMIT PUBLIK

Aneks 1

Aktet ligjore dhe nënligjore të zbatueshme gjatë realizimit të funksioneve të KOMISIONI

I PROKURIMIT PUBLIK:

• Legjislacioni në fushën e prokurimit publik:

- Ligji nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për Prokurimin Publik” i ndryshuar;

- Vendimi Nr.914 datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”,

i ndryshuar;

- Vendim i KOMISIONI I PROKURIMIT PUBLIK nr.596/2018 datë 12.09.2018

“Për Organizimin dhe Funksionimin e Komisionit të Prokurimit Publik”;

- Vendim nr. 261, datë 17.03.2010 i Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e tarifës

dhe të rregullave për pagimin e saj, në një procedurë ankimimi, pranë Komisionit

të Prokurimit Publik”.

• Legjislacioni në fushën e koncesioneve:

- Ligji nr. 125/2013 “Për Koncesionet dhe Partneritetin Publik Privat”; i ndryshuar

- Vendimi nr. 575, datë 10.7.2013 i Këshillit të Ministrave “Për miratimin e

Rregullave për vlerësimin dhe dhënien me Koncesion/ Partneritet Publik Privat”; i

ndryshuar;

- Vendim nr. 575, datë 10.7.2013 i Këshillit të Ministrave “Për miratimin e rregullave

për vlerësimin dhe dhënien me Koncesion/partneritet publik privat”;

- Vendim nr. 469, datë 16.06.2010 i Këshillit të Ministrave “Për miratimin e

rregullores për përcaktimin e rregullave të hollësishme për procedurën e shqyrtimit

të ankesave ndaj procedurave të koncesionit apo të vendimeve për përjashtim nga

këto procedura”, dhe për një ndryshim në vendimin nr. 27, datë 19.1.2007 të

Këshillit të Ministrave “Për miratimin e rregullave të vlerësimit dhe të dhënies së

koncesioneve”;

- Vendim nr. 401, datë 13.05.2015 i Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e tarifës

dhe të rregullave për pagimin e saj në një procedurë prokurimi të

koncesionit/partneritetit publik privat, pranë Komisionit të Prokurimit Publik”;

Page 53: KOMISIONI I PROKURIMIT PUBLIK RAPORTI VJETOR 2019 · 2020. 5. 18. · 9- E DREJTA PËR INFORMIM ... Komisioni i Prokurimit Publik (KPP) është një organ juridik publik i krijuar

4/30/2020

52

Raporti Vjetor 2019 KOMISIONI I PROKURIMIT PUBLIK

- Vendimi nr. 268, datë 18.04.2012 të Këshillit të Ministrave “Për kryerjen në

mënyrë elektronike të procedurave konkurruese të dhënies së koncesionit”;

- Vendim nr. 634, datë 01.10.2014 i Këshillit të Ministrave “Për miratimin e

rregullave për vlerësimin dhe dhënien me koncesion/partneritet publik privat, të

punëve publike dhe shërbimeve për ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe

rehabilitimin e rrugëve nacionale”, i ndryshuar;

• Legjislacioni në fushën e ankandeve:

- Ligji nr. 9874, datë 14.02.2008 “Për ankandin publik”, i ndryshuar;

- Vendimi nr. 1719, datë 17.12.2008 i Këshillit të Ministrave nr. “Për miratimin e

rregullave të ankandit publik”;

- Vendimi nr. 33, datë 19.01.2011 i Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e

rregullores “për procedurën e shqyrtimit, nga Komisioni i Prokurimit Publik, të

ankesave ndaj procedurave të ankandit apo vendimeve për përjashtim nga këto

procedura” e ndryshuar me VKM-në Nr.120, datë 22.2.2012;

- Vendimi nr.56, datë 19.01.2011 i Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e tarifës

dhe të rregullave për pagimin e saj në një procedure ankimi ndaj procedurave të

ankandit publik apo vendimeve për përjashtim nga to, pranë Komisionit të

Prokurimit Publik”.

• Legjislacioni në fushën e lejeve minerare:

- Ligji nr. 10304, datë 15.07.2010 “Për sektorin minerar në Republikën e

Shqipërisë”;

- Vendim nr. 942, datë 17.11.2010 i Këshillit të Ministrave “Për miratimin e

procedurave dhe të dokumentecionit për marrjen e Lejeve Minerare në Zonat e

Hapura”;

- Vendim nr. 320, datë 21.04.2011 i Këshillit të Ministrave “Për miratimin e

procedurave e të kritereve të konkurrimit dhe të afateve të shqyrtimit të kërkesave

për marrjen e Lejeve Minerare në Zonat Konkurruese”;

Page 54: KOMISIONI I PROKURIMIT PUBLIK RAPORTI VJETOR 2019 · 2020. 5. 18. · 9- E DREJTA PËR INFORMIM ... Komisioni i Prokurimit Publik (KPP) është një organ juridik publik i krijuar

4/30/2020

53

Raporti Vjetor 2019 KOMISIONI I PROKURIMIT PUBLIK

- Vendim nr. 301, datë 20.4.2016 i Këshillit të Ministrave “Për disa ndryshime dhe

shtesa në Vendimin Nr. 320, datë 21.4.2011, të Këshillit të Ministrave, “Për

miratimin e procedurave e të kritereve të konkurrimit dhe të afateve të shqyrtimit

të kërkesave për marrjen e Lejeve Minerare në Zonat Konkurruese”.