karakteristikat e artit figurativ

82
6 Shkup, 2011 ARSIMI ARSIMI FIGURATIV FIGURATIV KLASËN KLASËN

Upload: truongkhue

Post on 02-Jan-2017

383 views

Category:

Documents


16 download

TRANSCRIPT

Page 1: karakteristikat e artit figurativ

6

Shkup, 2011

ARSIMIARSIMIFIGURATIVFIGURATIVKLASËNKLASËN

Page 2: karakteristikat e artit figurativ

Autorë: Mr. Maria Nikolloska Nanevska Nikolla Nanevski

Recensentë: Dr. Maja Raunik Kirkov Mr. Suzana Mihajllovska Sonja Popovska Trajkovska

Përkthyes: Bajram Selmani

Redaktor profesional i botimit në gjuhën shqipe: Doc. Muamer Sadiku

Lektor: Mr. Ismail Hamiti

Botues: Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së MaqedonisëShtyp: Grafi cki centar dooel, ShkupTirazhi: 8.300

Me aktvendim të Komisionit Nacional për Libra Shkollorë, nr. 22-1455/1, i datës 31.08.2011, miratohet teksti Arsimi fi gurativ për klasën eVI të arsimit fi llor nëntëvjeçar.

CIP - Каталогизација во публикацијаНационална и универзитетска библиотека “Св.Климент Охридски” , СкопјеАВТОР : Марија Николоска Наневска, авторОДГОВОРНОСТ: Наневски, Никола - авторНАСЛОВ : Ликовно образование : 6 одделениеИМПРЕСУМ : Скопје : Министерство за образование и наука на Република Македонија, 2011ФИЗИЧКИ ОПИС: 82 стр. : илустр. ; 30 смISBN : 978-608-226-324-3УДК : 373.3.016:73/76(075.2)=163.3ВИД ГРАЃА : монографска публикација, текстуална граѓа, печатенаИЗДАВАЊЕТО СЕ ПРЕДВИДУВА: 09.11.2011COBISS.MK-ID : 89198346

Page 3: karakteristikat e artit figurativ

3

Të nderuar nxënës,

Librin që e keni në duar është i mbushur me shumë përmbajtje të reja interesante. Qëllimi i këtij libri është t’i zgjerojë dhe plotësojë njohuritë që i keni arritur në klasat e mëparshme. Puna krijuese do t’i përsosë njohuritë dhe aftësitë tuaja për paraqitjen më me sukses të ideve tuaja fi gurative në vizatim, pikturimin, skulpturë, grafi kë dhe dizajn. Informacionet dhe njohurit që ju bëhen të arritshme në të do të mund t’i shfrytëzoni për nevojat tuaja të përditshme.

Në to do të gjeni reproduksione të shumta të veprave artistike që i krijuan artistët nëpër periudha të ndryshme të historisë njerëzore. Dhe, në qoftë se nuk mund të shkoni në ndonjërin nga muzetë botërorë dhe të mahniteni nga bukuria e tyre do të mund t’i shihni në këtë libër dhe të kënaqeni me format e tyre, me ngjyrat dhe të gjitha ato elemente që i bëjnë mbresëlënëse. Në librin do të gjeni edhe reproduksione të një pjese të pasurisë artistike të vendit tonë.

Shpresojmë se ato do t’ju nxisin t’i njihni vlerat e kësaj pasurie dhe ta ruani e respektoni krejt atë që e kanë krijuar paraardhësit tanë, ndërsa na e kanë lënë neve në amanet të kultivojmë, por edhe të vazhdojmë të krijojmë.

Autorëtutorët

Page 4: karakteristikat e artit figurativ

4

Karakteristika themelore e artit fi gurativ

është se e pranojmë me shqisën e të parit,

përkatësisht me sytë tanë. Prandaj e quajmë art vizual. Arti fi gurativ, siç tanimë e dini, ndahet në vizatim, pikturim, skulpturë, grafi kë, dizajn dhe komunikime vizuale e arkitekturë. Çdonjëra prej këtyre pjesëve, të quajtura fusha fi gurative, ka karakteristikat e veta. Në secilën prej këtyre fushave fi gurative ka elemente fi gurative që janë karakteristike për fushën e caktuar fi gurative.

Në vizatim, element themelor fi gurativ

është vija. Kjo do të thotë se vizatimi krijohet me ndihmën e vijës. Me këtë rast përdoren vija nga më të ndryshmet, në proporcione më të ndryshme. Më shpesh veprat fi gurative nga kjo fushë fi gurative janë një ngjyrëshe, por mund të jenë edhe në më shumë ngjyra. Vizatimi që është në më shumë ngjyra e quajmë vizatim kolorit ose vizatim me ngjyra. Te vizatimi me ngjyra vetëm vijat janë në ngjyra të ndryshme, (ndërsa sipërfaqet janë në ngjyrë të bazës që vizatohet). Vizatimi mund të krijohet me materiale të ndryshme. Materialet me të cilat vizatojmë janë: lapsi, thëngjilli, tushi dhe penda, tushi dhe brusha, bajti, ngjyrat e drurit, pasteli, fl lomastër etj.

Piktura krijohet me ndihmën e sipërfaqeve

të ngjyrosura. Element themelor fi gurativ

në pikturë janë ngjyrat. Me ngjyra plotësohet e tërë sipërfaqja mbi të cilën pikturohet. Sikurse edhe në vizatim, ashtu edhe në pikturim, përdoren materiale dhe teknika të ndryshme. baza mbi të cilat pikturohet janë: letra, pëlhura, qelqi, druri, muri, lëkura, pergamena etj. Varësisht nga ajo nëse ngjyrat që përdoren për pikturim janë të lëngëta ose të ngurta, teknikat fi gurative ndahen në të thata dhe të njoma. Teknikat e thata fi gurative janë: kolazhi, mozaiku, pasteli, ngjyrat e drurit, fl lomasterët

KARAKTERISTIKAT E ARTIT FIGURATIV

Vizatim i punuar me një lloj të shkumësit të kuq

Pikturë në teknikë vaji

Pikturë në teknikë akuarel

Page 5: karakteristikat e artit figurativ

5

dhe tjera, kurse teknika të njoma fi gurative janë: temperët, guvash, akuareli, ngjyrat e vajit, freska, bati, tushët në ngjyra etj.

Në fushën fi gurative skulpturë krijohet

vepra fi gurative tredimensionale. Skulpturat zënë hapësirë të caktuar, përkatësisht kanë volumen. Elementi themelor fi gurativ në

skulpturë është volumeni. Skulpturat nuk krijohen në sipërfaqe dydimensionale si vizatimi dhe piktura, ato mundet t’i shohim dhe prekim nga të gjitha anët. Skulpturat sipas madhësisë ndahen në miniature, të galerisë dhe skulptura monumentale. Mundet të përpunohen në: argjilë, gjips, dru, metal, beton, letër, poliestër, qelq dhe tjera.

Njëjtë sikurse skulptura edhe arkitektura

është art tredimensional. Në të krijohen ndërtime me vlerë estetike që njeriu i shfrytëzon për të jetuar, për punë dhe argëtim. Këto janë objekte me dedikime nga më të ndryshmet, respektivisht shtëpi dhe ndërtesa, ura, muze, teatro, objekte sportive.

Grafi ka është fushë e vetme fi gurative në

të cilën veprat mund të shumëzohen, kurse

krijohen me shtypje. Varësisht nga ajo se cilat pjesë të bazës grafi ke shtypen, teknikat grafi ke ndahen në teknika të shtypjes së lartë, shtypjes së thellë dhe shtypjes së rrafshët. Si bazë në të cilën mundet të krijohet grafi ka përdoren materiale të ndryshme: karton, linoleum, dru, gjips, pllaka bakri, pllaka alumini e të tjera. Prej cilësdo pllakë krijohet gjurmë mbi letrën, përkatësisht formohet grafi ka.

Në dizajnin dhe komunikimet vizuale

krijohet dukja për sendet që i përdorim në

jetën e përditshme. Domethënë krijohet dukja e automobilave, mobilieve, veshmbathjes, orendive, paketimit të prodhimeve ushqimore dhe kozmetike, librave, reklamave, ilustrimeve dhe pllakateve, kostumografi së, skenografi së dhe të tjera. Në varshmëri prej llojit të sendeve që krijohen, dizajni mundet të jetë: dizajn industrial, komunikim vizual dhe art i aplikuar.

Skulpturë në gur (mermer)

Grafi kë e punuar në shtypje të thellë

Dizajn enterieri

MBAJE MEND: Në fusha të ndryshme fi -

gu rative mund të përdoren materiale dhe

baza të ndryshme për krijimin e veprës

fi gurative.

Page 6: karakteristikat e artit figurativ

6

Duke e vështruar natyrën dhe mjedisin tonë mund të vërejmë se çdo kund rreth nesh ekzis-ton diçka nga më të ndryshmet që na duken sikur vija. Vijën mund ta shohim në degëzat e zhveshura të drurëve, në bimët dhe kërcejtë e luleve, në skajet e shtëpive dhe gardheve, në lapsin tonë ose brushën, në qimet e fl okëve etj.

Elementi figurativ vija përdoret në të gjit-

ha fushat figurative, por në fushën figura-

tive vizatim ajo përbën elementin theme-

lor figurativ. Që të bëjmë një vizatim çdoherë përdorim vija nga më të ndryshmet me të ci-lat i shprehim mendimet, idetë dhe ndjenjat tona. Në esencë ekzistojnë dy lloj vijash – vijë e drejtë dhe e lakuar. Vija e lakuar mund të jetë e valëzuar, e ndërprerë, e thelluar, e dred-hur, spirale... Çdo vijë mund ta vizatojmë në tri drejtime: horizontalisht, vertikalisht ose drej-tim të pjerrët ose, prapë, të jetë pa drejtim, përkatësisht e rrumbullakët. Vijat mund të jenë të shkurtra dhe të gjata, të trasha dhe të holla, të plota dhe të ndërprera, harmonike dhe kont-raste.

Që të formojmë çfarëdo vije, duhet të lëmë gjurmë mbi ndonjë bazë për vizatim. Në qoftë se shtypja mbi ndonjë bazë me materialin për viza-tim është më e fortë, atëherë themi se intensite-ti i vijës është më i madh. Intensiteti i vijës do të jetë i ndryshëm dhe nëse e përsërisim vijën disa herë ose nëse zgjedhim materiale të ndryshme për vizatim, përkatësisht disa materiale lënë in-tensitet më të fuqishëm të vijave, kurse disa më të dobët. Domethënë, mënyra në të cilën e

vizatojmë vijën e përcakton intensitetin e saj.

Intensiteti i vijës, nga ana tjetër, na mundëson ta tregojmë formën ose të theksojmë pjesë të cak-tuara të saj. Gjithashtu, intensiteti i ndryshëm na tregon çka në vijën është më përpara, e çka më mbrapa, respektivisht e tregon hapësirën.

Përpiqu të përdorësh vija nga më të ndryshmet me intensitet të ndryshëm dhe në fl etë të bllokut tënd me ndihmën e lapsit krijo vizatim me temën: “Zogu në degë“.

LLOJLLOJSHMËRIA E VIJAVE DHE INTENSITIETI I VIJËS

Antonio Mançini: Portret, karbon, shembull për vijë të butë

Piter Pol Rubens: Portret, tush dhe pendë, vija me intensitet të ndryshëm

MBAJE MEND: Vijat mundet të jenë

me intensitet të ndryshëm në veprën

fi gurative. Ato i japin bukuri dhe dina-

mikë vizatimit.

VIZATIMI

Page 7: karakteristikat e artit figurativ

7

Dominik Engër: Portret i motrave Kaunic, laps, vija me intensitet të ndryshëm Gerhard Rihter: I burgosur, thëngjill,

shembull për vijë të butë

Nikolla Martinoski: Vajzë ulur, pastel, vija me intensitet të ndryshëm

Sigmar Polke: Karneval, teknikë e kombinuar, vija me intensitet të ndryshëm

VIZATIMI

Page 8: karakteristikat e artit figurativ

8

Edhe pse element themelor figurativ në vi-zatim është vija, kur vizatojmë përdorim edhe elemente të tjera figurative siç janë: forma, tekstura, toni, drejtimi, madhësia, hapësira dhe ndonjëherë ngjyra.

Disa nga këto elemente figurative i formojmë duke e shfrytëzuar vijën. Dhe kështu, formën e krijojmë me ndihmën e vijës, përkatësisht kur vija do të mbyllet në lëvizjen e saj fitojmë formë. Forma krijohet me një vijë të lakuar të mbyllur ose, prapë, kur do të priten më së paku tri vija. Vija e jashtme që e përshkruan formën qu-

het vijë konture. Vijën konture e vizatojmë më të trash në raport me vijat e tjera. Ajo e thek-son formën dhe i tregon karakteristikat the-melore të asaj që e vizatojmë. Vijat strukturo-

re janë vija të brendshme, ato e shpjegojnë

më tej ndërtimin ose përbërjen e sendit ose

formën të cilën e vizatojmë.

Zakonisht, vijat strukturore i vizatojmë më të holla në raport me vijat e konturave. Vi-

jat teksturore gjithashtu mund të jenë vija

të brendshme. Këto vija na tregojnë çfarë

është sipërfaqja e asaj që e vizatojmë. Një vijë e konturës mund të dallohet nga vija tjetër e konturës për nga trashësia, kurse kjo varet nga ajo që dëshirojmë të jetë më e dukshme në vizatimin tonë.

Duke shfrytëzuar vijat konture dhe struk-turore vizato vizatim në temën: “Unë dhe qeni im“. Për shprehjen e këtij motivi përdorni teknikën laps.

VIJA KONTURE, STRUKTURE DHE TEKSTURE

Gustav Klimt: Vajza me fl okë të gjatë, laps i kaltër, vizatim me vijë strukturore.

Pablo Pikasa: Koka, tushi dhe penda, shembull i vijës konture.

MBAJE MEND: Vijat konture janë vijat

e jashtme që e përshkruajnë formën. Vi-

jat e teksturës e shpjegojnë më tej kuali-

tetin e sipërfaqes, kurse vijat strukturo-

re e shpjegojnë më shumë ndërtimin ose

përbërjen e formës të cilën e vizatojmë.

VIZATIMI

Page 9: karakteristikat e artit figurativ

9

Vepër nxënësi: Lëvrim, tush dhe pendë, vija strukturore

Nikolla Martinoski: Valle, laps, vizatim me vijë konture

Anri Matis: Grua me duar të mbyllura, vizatim me vijë strukturore dhe konture

Vepër nxënësi: Shembull për vija teksturore, tush dhe pendë

Ernst Ludvig Kirhner: Portret, tush dhe pendë, vija strukturore

Vepër nxënësi: Shtëpia ime, tush dhe pendë, vija konture

VIZATIMI

Page 10: karakteristikat e artit figurativ

10

Duke i vështruar sendet, kafshët dhe bimët mund të vërejmë se kanë sipërfaqe të ndryshme. Në qoftë se e prekim koren e dru-rit do të ndjejmë se ajo është e vrazhdët, kurse lëkurën e lepurit, nga ana tjetër, se është e butë dhe e lëmuar. Të gjitha sipërfaqet rreth nesh kanë kualitete të ndryshme, përkatësisht du-ken në mënyra të ndryshme. Që t’i shprehim në vizatim, këto dallime që i shohim dhe ndjejmë gjatë prekjes në sipërfaqe të ndryshme, përdorim vija të ndryshme. Vijat me të cilat

tregojmë si është kualiteti i një sipërfaqe

(materie), a është e vrazhdët ose e lëmuar,

i quajmë vija teksture. (lexo në mësimin në faqe 8) Vijat teksture, njësoj sikurse edhe vi-jat strukturore, shërbejnë që të na shpjegojnë pamjen dhe materialin e formës të cilën e vizatojmë, me to e plotësojmë brendësinë e formës e cila e përshkruan vijën konture, kur-se kjo mundet të shihet edhe në veprat e Pablo Pikasos dhe Matijas Grunevaldit.

Shpesh, vijat teksture i vizatojmë afër njëra tjetrës, ashtu që ato e tregojnë sipërfaqen

SIPËRFAQE E DEFINUAR ME VIJË TEKSTURORE

Leonardo da Vinçi: Autoportret, tush dhe pendë, autori gjatë kreacionit të fl okëve dhe

mjekrës përdori vija teksture

Pablo Pikaso: Muza, laps, vizatim me vijë konture dhe teksture

Matijas Grunevald: Duar (detal), thëngjill, pamje e teksturës së lëkurës

VIZATIMI

Page 11: karakteristikat e artit figurativ

11

e cila mund të krijojë formë pa përdorur vijë konture. Respektivisht, formën mund

ta definojë edhe sipërfaqja e cila është

plotësuar me vija teksture dendur të viza-

tuara.Në veprën e nxënësit nga ana e djathtë,

janë formuar sipërfaqe ekskluzivisht me vija teksture. Dhe kështu, në të njëjtën kohë, me përdorimin e vijave teksture, mund ta tregojmë edhe formën e sipërfaqes dhe të tregojmë nëse sipërfaqja është e vrazhdët, sikurse, për shembull, në veprën e Xhorxho Morandit.

Përpiqu të formosh vizatim pa vijë kontu-re, vetëm me vija të teksturës, ashtu që do të tregosh si është sipërfaqja e krejt asaj që e vi-zaton. Duke e shfrytëzuar teknikën tush dhe pendë, krijo vizatim në temën “Traktori në arë“ ose “Macja me kotelet”.

Ogist Renoar: Dy vajza, thëngjill, pamje e sipërfaqes me vija teksture dhe strukture

MBAJE MEND: Vijat teksture mund

t’i defi nojnë sipërfaqet dhe ta tregojnë

kualitetin e materialit (i vrazhdët, i lëmuar,

i butë, i ngurtë ...) të cilin e vizatojmë.

Vinsent Van Gog: Nata me yje, tush dhe brushë, sipërfaqe dhe formë të treguar me teksturë

Xhorxho Morandi: Natyra e vdekur, tush dhe pendë, sipërfaqe e treguar me vija teksture

Vepër nxënësi: laps, sipërfaqe e defi nuar me vijë teksture

VIZATIMI

Page 12: karakteristikat e artit figurativ

12

Që të mundemi t’i perceptojmë veprat fi-gurative na është e nevojshme shqisë për të parë dhe dritë. Në esencë, që të mund të sho-him na është e nevojshme drita. Prandaj dri-ta është shumë e rëndësishme kur krijojmë vepër artistike. Në qoftë se i vëzhgojmë sen-det rreth nesh do të vërejmë se disa prej tyre janë më të ndriçuara, kurse disa janë më të errëta, respektivisht themi se kanë vlera të ndryshme tonike.

Dallimet në vlerat tonike i shprehin dal-

limet e dritës. Që të tregojmë vlerat toni-

ke në vizatim përdorim vija me dendësi të

ndryshme. Atje ku dëshirojmë të krijojmë sipërfaqe të errët fusim vija më të dendura, kur-se sipërfaqet më të ndritshme i tregojmë me vija më të rralla. Nëse në vizatim dominojnë sipërfaqe shumë të errëta dhe shumë të ndrits-hme atëherë themi se kemi krijuar kontrast të ndritshëm –errët në vizatim. Në qoftë se dal-limet tonike (të dritës) nuk janë të mëdha,

atëherë në vizatim ekziston harmoni e madhe e toneve.

Vlerat tonike mund t’i shprehim me vija të lakuara ose të drejta, të shkurta ose të gjata, të trasha ose të holla. Pa marrë parasysh llojin e vijës, dendësia e vijës përcakton se ku do të jetë drita, kurse ku do të jetë sipërfaqja e errët. Për tregimin e dallimeve dritë-errët të sipërfaqeve mund t’i shfrytëzojmë edhe vijat teksture. Me këtë rast, përveç që i shprehim vlerat tonike do të tregojmë edhe si është sipërfaqja (e vrazhdët ose e lëmuar).

Përpiqu t’i tregosh vlerat tonike të cilat do t’i vëresh, duke vështruar një stacion autobusi. Do të thotë me dendësi të ndryshme të vijave formo sipërfaqet e ndritshme dhe të errëta në motivin: “Stacioni i autobusëve“, me teknikën tush dhe pendë.

DRITA NË VIZATIM

Rafael: Studim i portreteve, dallime të tonit në vizatim

Piter Pol Rubens: Studim i fi gurës, vizatim me tone kontraste

MBAJE MEND: Dallimet ndritshëm-errët

i shprehim me dendësi të ndryshme të vi-

jave.

VIZATIMI

Page 13: karakteristikat e artit figurativ

13

Vepër nxënësi: Bariu, tone të formuara me teksturë të ndryshme

Anselm Kifer: Luledielli, vizatim me kontrast të fuqishëm të dritës –errësirës

Klod Loren: Gjykimi i Parisit, tush i dredhur me kontrast tonesh

Augustin Lermit: Portret i Eduar Mane, kompozicioni me harmoni të toneve

Zhak–Luj David: Pamje në Tibër dhe kështjellën Sent Angelo, dush i dredhur, harmonia e

toneve

Vepër nxënësi: Treg, tone të shprehura me dendësi të ndryshme të vijave

VIZATIMI

Page 14: karakteristikat e artit figurativ

14

Çdoherë kur krijojmë vepër figurative,

i shprehim mendimet tona, idetë, ndjen-

jat dhe qëndrimet. Ato mund të jenë fryt i

fantazisë sonë ose, nga ana tjetër, të jenë të

nxitura nga diçka që e kemi parë në mjedisin

tonë. Kur vizatojmë diçka që në atë moment

e shohim, atëherë themi se vizatojmë sipas

vrojtimit. Nëse vizatojmë diçka që e kemi

parë paraprakisht do të thotë se vizatojmë

sipas kujtesës. Në qoftë se krijojmë vizatim

që është fryt i fantazisë sonë atëherë themi

se krijojmë vizatim sipas fantazisë.

Veçoria themelore e vizatimit sipas vrojti-mit është në saktësinë e asaj që e vizatojmë. Në fakt, kur e bartim në vizatim atë që e sho-him, përpiqemi t’i vizatojmë të gjitha deta-jet që do t’i vërejmë. Kur bëjmë vizatim sipas kujtesës atëherë i vizatojmë të gjitha deta-jet mbi të cilat mundemi të kujtohemi. Në vi-zatimin sipas kujtesës në esencë i vizatojmë përshtypjet tona nga ajo që na ka inspiru-ar të krijojmë. Kjo do të thotë se jo çdoherë ato përshtypje janë të sakta, gjegjësisht në përshtypjet tona mundet të ketë pjesë edhe nga fantazia jonë.

УNë vizatimin sipas fantazisë, të gjitha for-mat që i vizatojmë janë rezultat i fantazisë sonë. Në këtë vizatim saktësia nuk ka kurrfarë roli, në fakt, mund të vizatojmë diçka që aspak se kemi parë ose, prapë, nuk do të na kujton në asgjë që kemi parë.

Në procesin krijues rol më të rëndësishëm kanë elementet figurative dhe parimet sipas të cilave e krijojmë vizatimin, varësisht se si i shfrytëzojmë. Ato përcaktojnë se sa mirë do ta shprehim inspirimin tonë për vizatim dhe sa do të jetë me kualitet vizatimi.

Së pari vendos a do të krijosh vizatim sipas vrojtimit, vizatim sipas kujtesës apo vizatim si-pas fantazisë. Tema mbi të cilën do të krijosh le të jetë “Vështrim nga dritarja”, kurse teknika ngjyrat e drurit.

VIZATIM SIPAS VROJTIMIT, VIZATIM SIPAS

KUJTESËS DHE VIZATIM SIPAS FANTAZISË

Vinsent Van Gog: Darka, vizatim sipas vrojtimit Kanaleto: Peizazh nga Londra,

vizatim sipas vrojtimit

MBAJE MEND: Vizatim sipas vrojtimit

është kur i vizatojmë ato që i vërejmë. Vi-

zatim sipas kujtesës është kur e vizatojmë

atë që e kemi memoruar, respektivisht

mbajtur në mend. Vizatim sipas fantazisë

është kur në vepër e tregojmë –ilustrojmë

fantazinë tonë.

VIZATIMI

Page 15: karakteristikat e artit figurativ

15

Edgar Dega: Balerinat, thëngjill dhe shkumës, vizatim sipas vrojtimit

Andrea Mantenja: Beteja e perëndive të ujërave, vizatim sipas fantazisë

Pablo Pikasa : Gernika (skicë), motiv sipas fantazisë

Piter Brojgel: Pranvera, vizatim sipas kujtesësFransoa Mile: mbledhëset e drithit,

vizatim sipas kujtesës

Vepër nxënësi: Shtëpia ime, vizatim i punuar sipas kujtesës

VIZATIMI

Page 16: karakteristikat e artit figurativ

16

Duke vështruar rreth nesh do të vërejmë shumë gjëra që përsëriten. Në një kopsht përsëriten lulet, në dyqanin e pemëve përsëriten mollët, në ndërtesë përsëritën shkallët dhe dri-taret etj. të gjitha këto përsëritje pak a shumë na lënë përshtypje interesante.

Tanimë kemi përmendur se vijën mund ta përdorim si element të pavarur figurativ, por mundemi edhe me ndihmën e vijës të formojmë edhe disa elemente të tjera figurati-ve. Tanimë treguam si me vijë formohet forma dhe tekstura. Vijën mundemi ta shfrytëzojmë edhe që të formojmë ritëm.

Ritmi është parim figurativ dhe shënon

përsëritjen e elementeve figurative në një

vepër. Në veprën figurative mund të përsëritet cilido qoftë element figurativ. Ritmin që e formojmë mundet të jetë: ritëm i thjesht, alter-nativ ose ritëm i përbërë. Çfarë do të jetë lloji i ritmit varet prej asaj se sa dhe çfarë elementesh figurative përsëriten. Për shembull, kur në gje-ometri vizatojmë vija të drejta paralele atëherë krijojmë ritëm të thjeshtë. Te ritmi alternativ përsëriten shkëmbyerazi dy ose më shumë ele-mente figurative. Te ritmi i thjesht ose alterna-tiv elementet përsëriten sipas radhitjes së cak-tuar. Ritmi i përbërë formohet kur përsëriten më shumë elemente, por pa ndonjë radhitje të definuar.

Krijo vizatim në të cilin do të përdorsh të tri llojet e ritmit, krijo në temën: “Në dyqanin e lod-rave”, me fl lomastër.

RITMI NË VIZATIM

Rrugica e shtruar me pllaka, shembull i ritmit alternativ

Parmak të drurit, shembull për ritëm të thjeshtë në mjedisin tonë të drejtpërdrejtë

Dru për ngrohje që paraqesin shembull për ritëm të ndërlikuar

MBAJE MEND: Ritmi është parim figura-

tiv dhe shënon përsëritjen e elementeve

figurative në një vepër.

VIZATIMI

Page 17: karakteristikat e artit figurativ

17

Frenk Stella: Studim për “Vështrim“, laps, shembull për ritmin alternativ

Pasqyrë skematike për ritmin e thjeshtë: 1. me katrorë, 2. me yje dhe 3. me rrathë

Urlih Rikrim: Kompozicioni, shembull për ritmin alternativ

Pol Kle: Peizazh, shembull për ritëm të përbërë

Vepër nxënësi: Muratori, nxënësi gjatë paraqitjes së murit prej tullave ka përdorur

ritmin e thjeshtë

Vepër nxënësi: Kompozicion i lirë, shembull me ritëm alternativ

VIZATIMI

Page 18: karakteristikat e artit figurativ

18

Çdo teknikë i ka procedurat specifike

që përdorim kur vizatojmë. Më shpesh në

shkollë vizatojmë me laps.

Ekzistojnë lloje të ndryshme lapsash, të cilët i dallojmë në raport me atë se çfarë gjurmësh lënë në bazë. Teknikë e ngjashme me lap-

sin është thëngjilli, me atë që thëngjilli lë

gjurmë më të errët mbi bazën.

Shumë shpesh në vizatim e përdorim tus-hin. Tushi është lëng që mbi bazë e hedhim ose me pendë ose me brushë. Tushi e penda dhe

tushi e brusha janë dy teknika krejtësisht

të ndryshme. Tushin dhe pendën e përdorim kur dëshirojmë të vizatojmë vija precize, kur-se trashësia e vijës ndryshon me dimensione të ndryshme të pendës. Me teknikën tush dhe brushë mund të krijojmë vija që nuk janë aq precize sikurse vijat e vizatuara me tush dhe pendë, por nga ana tjetër me këtë teknikë krijojmë shumësi të vijave të llojllojshme sipas trashësisë së tyre.

Kur vizatojmë me laps, me thëngjill, tush

dhe pendë... shpesh mund të tregojmë re-

lacione dritë-errët me përdorimin e proce-

durës hijezim. Marrëdhëniet dritë-errët

mund t’i tregojmë edhe me procedurën

retushim. Për retushim përdorim sfungjer ose pambuk të cilët i njomim me ngjyrë ose tush dhe pastaj me to e japim ngjyrën mbi bazën. Për vizatim i përdorim ngjyrat e dru-rit, fl lomasterët ose pastelin me to mundemi të bëjmë vizatim me një ngjyrë ose vizatim kolorit. Te vizatimi kolorit vijat i vizatojmë

me ngjyra të ndryshme. Ngjyrat e drurit, fl lomasterët dhe pasteli mund të përdoren edhe si material për pikturim. (Shiko në mësimin “Karakteristikat e teknikave të piktu-rimit“, f. 28).

Krijo vizatim me temën “Kaktuset“ në teknikën të cilën vetë do ta zgjedhësh, në të njëjtën kohë përpiqu të përdorësh disa nga procedurat e hijesim, retushim ose dredhim në varshmëri prej teknikës që ke zgjedhur.

KARAKTERISTIKAT E TEKNIKAVE VIZATUESE

MBAJE MEND: Në teknikat vizatue-

se përdoren materiale të ndryshme: laps,

thëngjill, tush dhe pendë, tush dhe brushë,

ngjyra të drurit, bajt, fl lomastër, pastel...

Vinsent Van Gog: Pikëllim, laps

Alfred Sisli: Biri im Pjer, laps

VIZATIMI

Page 19: karakteristikat e artit figurativ

19

Vepër nxënësi: Oborr fshati, tush dhe pendë

Edgar Dega: Studim i këngëtares, kombinim i thëngjillit dhe pastelit në letër

Ogist Renoar: Fëmija vizaton, vizatim i punuar me thëngjill

Rembrant van Rijn: Kompozicion, tush dhe pendë

Vepër nxënësi: Skejteri, kombinimi i tushit dhe lapsit

Pol Sezan: Në plazh, laps

VIZATIMI

Page 20: karakteristikat e artit figurativ

20

Njerëzit për çdo ditë zbulojnë makina dhe aparate me të cilat e bëjnë jetën më të lehtë. Makinë e tilla është edhe kompjuteri, të cilin njeriu e përdor gjithnjë e më shumë dhe gjen zbatim në të gjitha fushat e jetës. Kuptohet, kompjuteri gjen zbatim edhe në artin figurativ. Ekzistojnë shumë mënyra me të cilat mund të shfrytëzohet kompjuteri në krijimin e veprës fi-gurative. Me ndihmën e kompjuterit mund të

krijohet edhe vizatim.

Ekzistojnë disa programe kompjuterike me të cilat mundet të vizatohet. Të tilla janë: Gimp, Photoshop, Paint, Corel Draw, Ado-

be Il lustrator, Corel Painter etj. Kompjuterët

dhe programet vizatuese kompjuterike janë

mjete, përkatësisht teknikë vizatuese, siç

janë lapsi, thëngjilli dhe penda dhe tekni-

ka vizatuese të tjera tanimë të përmendura.

Kuptohet se me kompjuter nuk krijojmë viza-tim direkt në letër sikurse me teknikat e tje-ra. Vizatimin që e formojnë në mënyrë digjita-le mundemi ta shohim në monitor, ndërsa nëse dëshirojmë t’i kemi në letër duhet t’i shtypim me printer. Çdo program kompjuterik ka të

ashtuquajtura vegla me të cilat vizatojmë.

Dhe, kështu, mund të zgjedhim të vizatojmë me veglën laps ose me brushën të cilës mundet t’ja ndryshojmë trashësinë.

Mund të zgjedhim ngjyra, forma dhe lloje të vijave të cilat dëshirojmë t’i vizatojmë. Gjithash-tu mund të përdorim edhe tanimë fotografi të gatshme që mund t’i “presim”, zhvendosim dhe “ngjisim“ në pjesë të tjera të vizatimit.

Në të shprehurit figurativ kompjute-ri zbatim më të madh ka në dizajnin (Lexoje mësimin në f. 68). Kuptohet, ekzistojnë edhe shumë mundësi të tjera që shfrytëzohen, kurse krejt varet nga ajo se cilin program e përdorim. Megjithatë, edhe gjatë vizatimit me kompjuter, kualiteti i veprës varet nga ajo si i kemi shfrytëzuar elementet figurative dhe pa-rimet të cilat vlejnë për formimin e vizatimit në cilëndo qoftë teknikë.

Së bashku me mësimdhënësin zgjidhni se në cilin program kompjuterik do të krijosh dhe krijo vizatim në temën: “Lojë e fëmijëve“. Pas-taj në të njëjtën temë formo vizatim edhe në ndonjë teknikë tjetër vizatuese. Shtype viziti-min tënd kompjuterik dhe krahasoji të dy viza-timet.

VIZATIM I KRIJUAR ME KOMPJUTER

Vepër nxënësi: Lojë, vizatim kompjuterik Vepër nxënësi: Në dhomën e ditës, vizatim kompjuterik

MBAJE MEND: Vizatim i krijuar me

kompjuter mund të bëhet në më shumë

programe: Photoshop, Paint, Corel Draw,

Adobe Il lustrator, Corel Painter etj.

VIZATIMI

Page 21: karakteristikat e artit figurativ

21

Vepër nxënësi: Lojërat e fëmijëve, vizatim kompjuterik

Vepër nxënësi: Shokët e mi, vizatim kompjuterik

Vepër nxënësi: Unë dhe heroi im strip, vizatim kompjuterik

Vepër nxënësi: Druri i vetmuar, vizatim kompjuterik

Vepër nxënësi: Shoqja ime, vizatim kompjuterik

Vepër nxënësi: Dhoma ime, vizatim kompjuterik

VIZATIMI

Page 22: karakteristikat e artit figurativ

22

- Çka është treguar në këtë vizatim?- Shpjegoje ku artisi ka përdorur vija me in-

tensitet të ndryshëm?- A thua në këtë vizatim artisti ka formuar

sipërfaqe me përdorimin e vijave teksture?- Përpiqu të njohësh si quhet drejtimi dhe

koha kur krijoi Leonardo da Vinçi?

- A është kjo vepër fi gurative pikturë ose vizatim?- Me çfarë vijash e ka shprehur dallimin ndërmjet sipërfaqes së fl okëve dhe sipërfaqes së kapelës? - Përpiqu të dish cilat motive më shpeshta janë prezent në veprat e Piter Pol Rubensit?

ANALIZA ESTETIKE E VIZATIMIT

Leonardo da Vinçi: Leda

Viktor Vazareli: Zebrat

- Çfarë lloj vijash ka përdorur artisti në këtë vi-zatim?

- A mund të gjesh vija strukturore në këtë vepër?- Cilën teknik e ka përdorur autori që ta formojë

vizatimin?- Përpiqu të gjesh (në literaturë ose në Internet) edhe ndonjë vepër që e ka krijuar artisti Anri Matis.

Anri Matis: Akt - A ka përsëritje në veprën “Zebra” të Vaza-relit?

- Çfarë lloj ritmi përdori artisti? - A thua në veprën ekziston kontrast dritë –

errësirë? - Krijuesi Viktor Vazareli krijoi në drejtim On-

Art. Mëso çka do të thotë ajo dhe gjej ende vep-ra që i takojnë këtij drejtimi.

Piter Pol Rubens: Portret e Nikollas Rubensit

VIZATIMI

Page 23: karakteristikat e artit figurativ

23

- A thua në këtë vepër janë treguar vlera to-nike?

- Në ç’mënyrë krijuesi i ka shprehur dallimet e dritës?

- A tha krijuesi e ka përdorur teknikën tush i dredhur që të krijoi këtë vepër?

- Mëso diçka më shumë për krijuesin barok Rembrant van Rijn.

Pyetje për përsëritjen e temës vizatim:

1. Çfarë arti është arti figurativ?

2. Si ndalet arti figurativ?

3. Shpjego ku në natyrë mund të shihen vijat?

4. Cili është elementi themelor figurativ në vi-zatim?

5. Çka është intensiteti i vijës?

6. Numëro elementet figurative që përdoren në vizatim?

7. Cili është dallimi ndërmjet vijave të konturës dhe strukturës?

8. Shpjego si krijohet forma me ndihmën e vi-jave të konturës?

9. A mundet të fitohet formë pa vijë të konturës?

10. Çka janë vija të teksturës?

11. Si mundet në vizatim të paraqiten marrëdhëniet dritë-errët?

12. Çka është kontrasti dritë-errësirë në viza-tim?

13. Çka është vizatimi sipas vrojtimit?

14. Cili është dallimi ndërmjet vizatimit të punuar sipas kujtesës dhe vizatimit sipas fantazisë?

15. Në qoftë se në një vizatim kemi përsëritur ndonjë element figurativ më shumë herë, cilin parim figurativ e kemi përdorur?

16. Numëroi llojet e ritmit?

17. Numëroi disa teknika figurative?

18. A mundet në vizatim të përdoret brusha si vegël për punë?

19. Çka është vizatim kolorit?

20. Me cilat programe kompjuterike mundet të krijohet vizatim?

Rembrant van Rijn: Autoportret

Borko Llazeski: Skicë për afreskë për LNÇ

- Çfarë lloj vizatimi është kjo vepër, vizatim vrojtues, vizatim sipas kujtesës ose vizatim si-pas fantazisë?

- A ka përdorur artisti vija teksture?- Çfarë lloj kontrasti ekziston në veprën?- Borko Llazeski është njëri nga themeluesit

e artit modern të Maqedonisë. Mëso diçka më tepër për të.

VIZATIMI

Page 24: karakteristikat e artit figurativ

24

lementi themelor figurativ që përdoret

në pikturim është ngjyra. Por, përveç ngjyrës përdoren edhe elemente të tjera që e bëjnë pikturën të jetë interesante për shikuesin. Dhe kështu, duke vendosur ngjyrë në bazë krijojmë sipërfaqe, respektivisht formë që është e ngjyrosur, kjo do të thotë se edhe for-ma përdoret si element figurativ në pikturë. Shpesh kur pikturojmë e tregojmë kualitetin e sipërfaqes që e pikturojmë, përkatësisht a është e vrazhdët ose e lëmuar. Në këtë mënyrë në pikturim e përdorim edhe elementin figura-tiv teksturën. Teksturën mundemi ta tregojmë me vendosjen e shtresës së dendur dhe të trashë të ngjyrës ose me ngjitje të materiale-ve të cilat janë të ngjyrosura dhe kanë ndonjë farë vrazhdësie. Njësoj sikurse edhe në vi-zatim, ashtu edhe në pikturim, mundemi t’i tregojmë raportet e dritës ndërmjet formave që i pikturojmë. Domethënë, raporti dritë-errësirë në pikturë luan rol të rëndësishëm në piktu-rim. Që të paraqesim këto relacione i përdorim ngjyrat akromatike, kurse ato janë e zezë dhe e

bardh, me shtimin e të cilave në ngjyrat e tjera fitojmë tone të ndryshme të ngjyrave.

Edhe pse vija si element figurativ zbatim më karakteristik ka në vizatimin, ajo nuk mun-gon edhe në pikturë. Në pikturë janë prezent të gjitha elementet tjera figurative, siç janë: madhësia, drejtimi, hapësira etj. Të gjitha këto elemente kontribuojnë të krijojmë pikturë cilësore, përkatësisht të krijojmë kompozicion pikture. Nga ne, nga dëshira jonë dhe ideja va-ret se cilat elemente figurative do t’i përdorim dhe në cilën mënyrë.

Mendo se cilat elemente figurative dëshiron t’i përdorësh që të krijosh pikturë. Për orën e sotme përdore teknikën temper e cila tanimë të është e njohur, ndërsa motivi në të cilin do të krijosh le të jetë: “Pemë të lulëzuara”.

ELEMENTET FIGURATIVE NË PIKTURË

Anri Matis: Gruaja në të kaltër, shembull i sipërfaqeve të pikturuara me ngjyrë të pastër

Vinsent Van Gog: portret i dr. Gashet, shembull i teksturës në pikturë

MBAJE MEND: Element themelor figura-

tiv që përdoret në pikturim është ngjyra,

por gjithashtu është e rëndësishme se

si i përdorim edhe elementet tjera figu-

rative: formën, teksturën, vijën, tonin,

madhësinë, drejtimin dhe hapësirën.

PIKTURIMI

Page 25: karakteristikat e artit figurativ

25

Vepër nxënësi: Tigri, kombinim i ngjyrës dhe vijës

Diego Velaskez: Darka, tregimi i volumenit në pikturë

Xhorxho Morandi: Natyra e vdekur, dallimet e tonit në pikturë

Pol Kle: Kopsht nënujor, vaj në pëlhurë Pit Mondrijan: Nju-Jork Siti,

shembull për vijën si element fi gurativ

Vepër nxënësi: Kompozicion i lirë, vija si element fi gurativ i pikturës

PIKTURIMI

Page 26: karakteristikat e artit figurativ

26

Në natyrë ekzistojnë shumë ngjyra që njeriu i shikon dhe kënaqet me to. Syri i njeriut është i aftë t’i dallojë shumësinë e ngjyrave dhe tone-ve të ngjyrave, por prej të gjitha atyre ngjyra-ve që njeriu i dallon, vetëm tri prej tyre qu-hen ngjyra themelore. Ngjyrat themelore nuk

mund të fitohen me përzierjen e ngjyrave të

tjera, por me përzierjen e tyre fitohen të gjit-

ha ngjyrat e tjera. Ngjyrat themelore janë: e

kuqja, e kaltra dhe e verdha. Me këtë rast the-melore janë ato ngjyra (ngjyra e kuqe, e kaltër dhe e verdhë) të cilat mund t’i shohim te ylberi. Këto tone quhen tone të pastra të ngjyrave për atë se në to nuk ka primesa të ngjyrave të tjera.

Me përzierje të dy ngjyrave themelo-

re fitohen ngjyrat sekondare ose ngjyrat e

shkallës së dytë, ndërsa ato janë: portokal-

lia, e gjelbra dhe vjollcë. Portokallia fitohet me përzierjen e të kuqes me të verdhën, e gjelbra me përzierjen e të katërtës dhe të verdhës, kur-se vjollvë me përzierjen e të kaltrës me të ku-qen. Me përzierjen e ngjyrës themelore me se-kondaren ose me përzierjen e ngjyrës sekonda-

re me sekondare fitohen ngjyra të tjera nga më të ndryshme.

Të gjitha ngjyrat që i dallon syri mund të përzihen me ngjyrën e zezë ose të bardhë. Këto

dy ngjyra, ngjyra e zezë dhe e bardhë, qu-

hen ngjyra akromatike ose ngjyra pa ngjyra.

Kur ngjyrat e tjera përzihen me ngjyrat akroma-tike atëherë nuk fitohet ngjyrë e re, por fitohet vetëm ton i ndryshëm drite i së njëjtës ngjyrë. Dhe kështu, edhe ngjyra e kaltër e ndritshme edhe e kaltër e errët janë ngjyrë e kaltër, por ato dallohen vetëm për nga sasia e dritës që e përmban toni i pastër i së kaltrës.

Në këtë orë përpiqu të përdorësh ngjyra the-melore dhe të fituara. Përpiqu edhe ngjyrat se-kondare edhe terciare t’i fitosh me përzierjen e ngjyrave themelore në paletën tënde. Pikturo motiv me temën “Njerëzit në rrugë“.

NGJYRAT THEMELORE DHE TË FITUARA

Tome Mishev: Nëna me fëmijën, vaj në pëlhurë, ngjyrat themelore dhe sekondare

Nikolla Martinoski: Hëna, vaj në pëlhurë, ngjyrat themelore dhe sekondare

MBAJE MEND: Ngjyrat themelore jenë:

e kuqja, e kaltra dhe e verdha, sekondare

janë: portokallia, e gjelbra dhe vjollcë.

PIKTURIMI

Page 27: karakteristikat e artit figurativ

27

Vepër nxënësi: Në rrugë, temperë, ngjyra themelore dhe të fi tuara

Gligor Çemerski: Vajtim, vaj në pëlhurë, ngjyra themelore dhe të fi tuara

Pol Gogen: Autoportret, vaj në pëlhurë, ngjyra themelore dhe sekondare

Dimitar Filev: Tri hyjnesha, vaj në pëlhurë, ngjyra themelore dhe sekondare

Vepër nxënësi: Qyteti im, temperë, ngjyra themelore dhe të fi tuara

Ernst Ludvig Kirhner: Shtëpia në Dresden, vaj në pëlhurë, ngjyra themelore dhe të fi tuara

PIKTURIMI

Page 28: karakteristikat e artit figurativ

28

Vepra figurative mund të krijohet në mënyra më të ndryshme me materiale dhe teknika nga më të ndryshmet. Sipërfaqja në të cilën pikturohet mund të jetë: letra të ndryshme, pëlhurë, pllaka të ndryshme të drurit, horasan i përgatitur për pikturim, qelq, metal ... Varësisht se me cilin lloj të ngjyrave do të pikturojmë, ashtu edhe duhet të përgatitet baza, ndërsa gjithashtu edhe cilën bazë do ta përdorim va-ret prej llojit të ngjyrës.

Me ngjyrat temper dhe me akuarel vizatojmë në letër që e thith sasinë më të madhe të ujit. Në letër vizatojmë edhe me pastel, ngjyra të dru-rit dhe fl lomasterë ose, tushe me ngjyra. (lexo-je mësimin në f. 18 dhe kujtohu për përdorimin e ngjyrave të drurit, fl lomasterëve dhe pastelit në vizatim). Që të pikturohet me temperë ose ngjyra të vajit, baza duhet të lyhet me grund,

kurse ajo është përzierje që është e përbërë prej materialeve dhe vajrave të ndryshme të ci-lat krijojnë lidhje ndërmjet bazës dhe ngjyrave.

Ngjyrat temperë, akuarel, guash dhe ngjyrat akuarele treten me ujë, kurse ngjyrat e vajit tre-ten me terpentinë dhe vaj liri. Që të pikturohet në pëlhurë ajo duhet të jetë e shtrënguar në kornizë të drurit. Pëlhura në të cilën vizatohet mundet gjithashtu të jetë e ndryshme, mundet të përdoret pëlhura e lirit ose e pambukut, mëndafshi dhe pëlhura të tjera natyrore dhe sintetike.

Teknikë interesante e pikturimit është ba-

tiku. Ajo më shpesh punohet në pëlhurë pam-

buku ose mëndafshi, ashtu që pjesë të pëlhurës ngjyrosen me dyllë të lëngshëm (të nxehur), dhe pastaj ngjyroset.

Teknika kolazh mund të punohet në baza të ndryshme. Kolazhi bëhet me ngjitje të mate-

rialeve më të ndryshme mbi bazën. Mundet të ngjitet gjithçka që mendojmë se e shpreh idenë tonë, letra të ngjyrosura, pëlhurë, drurë dhe gjethe, produkte ushqimore (oriz, groshë, thjerrëza, brumëra ...), qelq, sende plastike dhe të tjera.

Teknika shumë specifike dhe interesan-

te janë mozaikët, vitrazhi dhe afresku. Mo-zaiku punohet me gurë të ngjyrosur që ngji-ten mbi horasanin e njomë ose guralecët ren-diten, dhe pastaj lyhen me horasan. Te vitraz-hi në mënyrë të veçantë ngjiten njëra pran tjetrës qelqe të ngjyrosura ose, prapë, me ngjyra për qelq vizatohet mbi qelqin. Tek-nika fresko është teknikë pikturimi në mur mbi horasanin e njomë. Cilën teknikë do ta zgjedhim që të shprehemi, varet prej asaj çka dëshirojmë të pikturojmë dhe si dëshirojmë ta pikturojmë.

Zgjidhe teknikën me të cilën do të punosh pikturën me temën: “Shtëpia e pazakontë“.

KARAKTERISTIKAT E TEKNIKAVE TË PIKTURIMIT

Emil Nolde: Lulëkuqe, akuarel Xhamia e Larme, pikturim muri në Tetovë, Maqedoni

MBAJE MEND: Piktura mund të kri-

johet në teknika të ndryshme: temper,

guash, akuarel, pastel, ngjyra të drurit,

fl lomastër, akril, ngjyra vaji, mozaik, ko-

lazh, vitrazh, afresk dhe të tjera.

PIKTURIMI

Page 29: karakteristikat e artit figurativ

29

Sandro Botiçeli: Engjëjt, temperë

Engjëjt, Ikonë Ohri, temperë

Vajtim nga Shën Pantelejmoni, f. Nerez afër Shkupit, Maqedoni, afresk

Koraca Viksulçeve: Citadela, vaj në pëlhurë

Mozaik nga Stobi, MaqedoniAnri Matis: Deti në Polinezi,

kombinim i guashit me kolazh

PIKTURIMI

Page 30: karakteristikat e artit figurativ

30

Dallimet në sipërfaqe në cilindo qoftë

material të cilat mundemi t’i shohim ose t’i

ndiejmë me prekje quhen teksturë. Tekstu-

ra është veti që e posedojnë të gjitha ma-

terialet, kurse më shpesh kanë të bëjnë në

atë se a është sipërfaqja e vrazhdët apo

e lëmuar, e ngurtë ose e butë, e tejduks-

hme ose jo, e pastër ose e turbullt. Tekstura mund të jetë natyrore ose artificiale. Teksturë natyrore kanë materialet natyrore: druri, guri, lëkura, rëra, frutat e ndryshëm... Teksturat ar-tificiale janë ato materiale që i ka krijuar nje-riu. Si element figurativ tekstura i shpreh të gjitha këto veti në sipërfaqe, kurse paraqiten në një vepër figurative. Tekstura përdoret në të gjitha fushat figurative dhe në secilën prej tyre është karakteristike në varshmëri prej ve-tive të fushës.

Në pikturë tekstura është element figu-

rativ që mund ta pasurojë pikturën dhe të

kontribuojë që ajo të bëhet interesante, me

kualitete që nuk mund të arrihen me ele-

mente të tjera figurative.

Në pikturë tekstura arrihet në mënyra të ndryshme. Në teknikën temperë ose ngjyra vaji, tekstura arrihet me vendosjen e shtresa-

ve të dendura të ngjyrës ashtu që sipërfaqja e pikturës bëhet e vrazhdët. Në teknikën kolazh tekstura arrihet ashtu që ngjiten materialet të cilat tanimë kanë njëfarë teksture. Dhe kështu, që të arrijmë teksturë dhe ndjesi të rërës mund të ngjisim rërë mbi bazën, kurse kjo mundet të bëhet edhe me të gjitha materialet e tjera. Në teknikën akuarel, guash ose tushe në ngjyra tekstura arrihet me përdorimin e vijave dhe pi-kave të ndryshme me dendësi të ndryshme, drejtim dhe trashësi, me ç’rast përpiqemi ta paraqesim sipërfaqen të cilën dëshirojmë ta pikturojmë.

Në këtë orë përpiqu që në pikturë të for-mosh sipërfaqe me teksturë, me teknikën ko-lazh në temën: “Macja me kotelet”.

TEKSTURA E KRIJUAR ME NGJYRA

Dimitar Pandillov: Korrëset, vaj në pëlhurë

Valbona Rexhepi: Loja e mureve, akrilik

MBAJE MEND: Teksturë është sipërfaqja

e cilitdo material, kurse ka të bëjë me kua-

litetin të cilin mund ta shohim ose ndiejmë

me prekje. Ajo është element figurativ

me të cilin në figurë i tregojmë vetitë e

sipërfaqeve që i shikojmë ose ndiejmë me

prekje.

PIKTURIMI

Page 31: karakteristikat e artit figurativ

31

Nehat Beqiri: Kompozicion, teknikë e kombinuar

Alberto Buri: Shkumës i bardhë, teknikë e kombinuar

Zhorzh Brak: Kumbulla purpur, vaj në pëlhurë

Sergej Andrievski: Pa titull, akrilik

Krijim nxënësi: Kompozicion abstrakt, temperëShenon Vilis: Vendi im,

teknikë e kombinuar

PIKTURIMI

Page 32: karakteristikat e artit figurativ

32

Njeriu gjithnjë iu ka mahnitur natyrës dhe bukuritë natyrore kanë qenë inspirim për të krijuar shumë vepra artistike. Ekzistojnë një numër i madh i veprave muzikore, letrare, të filmit dhe figurative në të cilat lartësohet naty-ra. Duke e vrojtuar natyrën mundemi të gjejmë numër të pafund të përshtypjeve që do ta zgjojnë dëshirën tonë për të krijuar dhe shpre-hur idetë dhe emocionet tona. Kur në artin fi-

gurativ inspirimi për krijim të veprës figu-

rative është pjesë e natyrës që na rrethon,

duke e përfshirë arkitekturën, atëherë ajo

vepër quhet peizazh.

Historia e artit ka vërejtur se natyra si ins-pirim është prezent madje qysh te vizatimet e shpellave të gjetura, për shembull, në Lasko dhe Altimara. Paraqitjet e para të peizazheve në të cilat nuk ka njerëz datojnë nga kultura mine 1 500 vjet para erës sonë. Në kohën e ci-vilizimit romak hyjnesha e botës bimore ishte Flora, ndërsa e botës shtazore Fauna, kështu që

sot këto dy fj alë përdoren për ta shënuar botën bimore dhe shtazore dhe shpesh përdoren në përshkrimin e peizazhit që është inspirim për pikturim. Peizazhi është më pak ose më shumë prezent nëpër të gjitha periudhat në historinë e artit. Prej moti krijuesit synonin ta tregojnë atë që e shihnin në natyrë në veprat e tyre fi-gurative. Janë përpjekur t’i gjejnë ngjyrat e lu-leve, në mënyrë të besuar ta tregojnë lëkurën e kafshëve ose, prapë, ta vizatojnë atmosferën e kohës me shi. Pjesë e këtyre përpjekjeve janë disa në veprat figurative më të njohura dhe më të çmuara.

Krijo pikturë në temën: “Peizazh“ me kombi-nimin e teknikave temperë dhe kolazh. Zgjidh vetë se cilën stinë të vitit do ta pikturosh në peizazh.

NATYRA SI INSPIRIM

Xhon Konstabël: Fushë me misër, vaj në pëlhurë

Klod Mone: Zambakë, vaj në pëlhurë

MBAJE MEND: Peizazhi është vepër figura-

tive në të cilën motivi për veprën është natyra.

PIKTURIMI

Page 33: karakteristikat e artit figurativ

33

Llazar Liçenovski: Afi on, vaj në pëlhurë

Tomas Geinsbro: Peizazh nga Safl loku, vaj në pëlhurë

Vangel Koxhoman: Luledielli, vaj në pëlhurë Pol Gogen: Kalimi, vaj në pëlhurë

Tomo Vlladimirski: Drithi, vaj në pëlhurë Viljam Tarner: Zjarr në parlamentin, vaj në pëlhurë, ngjarjet në mjedisin mundet të jenë motiv

PIKTURIMI

Page 34: karakteristikat e artit figurativ

34

Shpesh në shprehjen figurative e përdorim parimin figurativ kontrast. Parimet figu-

rative na tregojnë se në çfarë raportesh

janë elementet figurative. Kontrasti na tre-gon se elementet figurative janë në rapor-te kundërshtuese. Kontrasti është sino-

nim për të kundërtën, përkatësisht e thek-

son ndryshueshmërinë. Relacione kont-

rasti mundet të kenë të gjitha elemen-

tet figurative. Dhe kështu, në një figurë

mund të ekzistojë kontrast i vijave, kont-

rast i ngjyrave, kontrast i madhësive, kont-

rast i formave, kontrast i teksturës, kont-

rast i ngjyrave nxehtë-ftohët ose kontrast i

dritës-errësirës.

Kontrasti i ngjyrave është njëri nga kont-rastet më interesante, i cili mund të përdoret në pikturë. Që të kuptohet kontrasti i ngjyra-ve duhet t’i vështrojmë ngjyrat themelore dhe sekondare. Kontrasti i ngjyrave formohet

ndërmjet ngjyrave të cilat nuk përmbahen

njëra në tjetrën.

Dhe kështu, ngjyrat themelore janë kontras-te njëra me tjetrën. Megjithatë, kontrasti më

karakteristik dhe më i shprehur është kontras-ti që formohet ndërmjet ngjyrave themelore dhe sekondare, përkatësisht kontrasti komp-lementar. Ky lloj kontrasti formohet ndërmjet ngjyrës themelore dhe ngjyrës sekondare në të cilën ngjyra themelore nuk është përdorur për fitimin e saj. Çifte të ngjyrave komplemen-tare janë: e kuqja dhe e gjelbra, e kaltra dhe portokallia, e verdha dhe vjollcë. Në rrethin e ngjyrave këto çifte të ngjyrave qëndrojnë njëra përballë tjetrës. Kontrasti i ngjyrave nuk formo-het vetëm ndërmjet ngjyrave të pastra, por for-mohet edhe ndërmjet toneve të këtyre ngjyra-ve. Ndërmjet çifteve të ngjyrave komplemen-tare përveç që ekziston kontrast i ngjyrave for-mohet edhe kontrast i dritës-errësirës.

Me kolazh formo kontrast të ngjyrave në temën “Papagalli në degë“, me atë që do të kuj-desesh ngjyrat kontraste të qëndrojnë njëra pranë tjetrës.

KONTRASTI I NGJYRAVE

Shembull për kontrastin komplementar të ngjyrave themelore dhe sekondare

THEMELORE SEKONDARE

Huan Miro: Dremitja, vaj në pëlhurë

MBAJE MEND: Kontrasti i ngjyrave for-

mohet ndërmjet ngjyrave që nuk janë të

pranishëm njëra në tjetrën.

PIKTURIMI

Page 35: karakteristikat e artit figurativ

35

Ilija Penushliski: Qyteti, vaji në pëlhurë, kontrast i dritë-errësirës

Vinsent Van Gog: Mbjellësi, vaj në pëlhurë, kontrast komplementar i të verdhës me violeten

Vepër nxënësi: Basen, temperë, vepër me kontrast të ngjyrave

Franc Mark: Kali në peizazh, vaj në pëlhurë, pikturë me kontrast komplementar të ngjyrave

Oskar Kokoshka: Fuqia e muzikës, vaj, kontrast komplementar

Petar Mazev: Nusja, vaji dhe akriliku në pëlhurë, kontrast i dritë-errësirës

PIKTURIMI

Page 36: karakteristikat e artit figurativ

36

Që të mund të shikojmë, na duhet dritë. Bota rreth nesh, të gjitha format dhe ngjyrat që i sho-him ekzistojnë duke i falënderuar dritës. Ngjyra dhe drita janë ngushtë të lidhura dhe prezent në çdo pikturë. Në çdo ngjyrë ka sasi të cak-

tuar të dritës. Sasia e dritës që është pre-

zente në një ngjyrë quhet ton. Toni i ngjyrës në esencë tregon nëse ngjyra është e ndrits-hme ose e errët. Mandej edhe tonet e past-ra të ngjyrave kanë sasi të caktuara të dritës, përkatësisht kanë njëfarë toni. Në qoftë se i vështrojmë ngjyrat themelore dhe sekondare do të vërejmë se ndërmjet tyre ngjyra e verdhë është më e ndritshme, portokallia, e kuqja dhe e gjelbra janë më të errëta, kurse e kaltra dhe vi-oletja janë më të errëta.

Tanimë e dini se secila ngjyrë mund të ndri-çohet nëse në të shtohet ngjyra e bardhë, kur-se do të errësohet nëse përzihet me ngjyrën e zezë. Piktura mund të krijohet duke përdorur vetëm ngjyra akromatike, të zezë, të bardhë dhe tone të ndryshme të së kaltrës. Me ngjyrat

akromatike e ndryshojmë sasinë e dritës në

ndonjë ngjyrë.

Kuptohet, sa më shumë japim ngjyrë të bardhë aq më tepër e rrisim sasinë e dritës dhe anasjelltas, me zmadhimi i prezencës së

të zezës zvogëlohet sasia e dritës. Një ngjyrë mundet në mënyrë tonike të shkallëzohet ose të rregullohen tonet e saj të dritës prej tonit më të ndritshëm deri te më i errëti. Rregullimi i këtillë quhet shkallë tonike. Shkallët tonike dallohen në raport në atë sa tone përmbajnë dhe cilat tone i përmbajnë. Disa shkallë to-nike përmbajnë numër më të madh të tone-ve dhe i përmbajnë prej toneve më të ndrits-hme deri te më të errëtat. Disa përmbajnë vetëm tone të ndritshme ose vetëm të errëta. Shkallëzimi ekziston edhe ndërmjet toneve nga ngjyrat e ndryshme, kjo do të thotë toni më i ndritshëm të jetë nga një ngjyrë, më e errëta nga ngjyra tjetër, kurse më e errëta nga ngjyra e tretë dhe ndërmjet tyre do të krijo-het shkallëzim tonik.

Krijo pikturë në të cilën do të përdorësh shkallëzim tonik ndërmjet ngjyrës së njëjtë dhe ndërmjet dy ose më shumë ngjyrave të ndryshme. Për këtë qëllim përdorni ngjyra tem-peri, kurse motivi le të jetë “Si dukem kur qaj ose kur jam i zemëruar ose i pikëlluar”.

NGJYRA DHE DRITA

Piter Pol Rubens: Vallëzimi, vaj në pëlhurë Nikolla Pusen: Grabitja e Sabinjankeve, vaj në pëlhurë

MBAJE MEND: Sasia e dritës në ngjyrë e

përcakton nëse ajo ngjyrë është e ndrits-

hme ose e errët.

PIKTURIMI

Page 37: karakteristikat e artit figurativ

37

Gerhard Rihter: Gruaja që lexon, vaj në pëlhurë.

Zhan Lui David: Betimi i Horacit, vaj në pëlhurë

Eduar Mane: Portret i Emil Zolës, vaj në pëlhurë

Pit Mondrijan: Druri i kaltër, vaj në pëlhurë, shembull i pikturës i përpunuar vetë me

ngjyra akromatike

Eugen Delakroa: Gratë algjeriane, vaj në pëlhurë

Onore Dimie: Larësja, vaj në pëlhurë

PIKTURIMI

Page 38: karakteristikat e artit figurativ

38

Siç kemi thënë deri më tani, ekzistojnë llo-je të ndryshme të kontrasteve, ndërsa njëri prej tyre është kontrasti i dritës dhe errësirës, të cilin më së shumti e përdorim në krijimtari. Në qoftë se e vrojtojmë natyrën do të vërejmë se ky lloj i kontrastit është shpesh prezent. Më karakteris-tik është kontrasti ndërmjet ditës dhe natës, hi-jes dhe pjesës së ndritshme te sendeve, maces së bardhë dhe maces së zezë dhe numri i madh i shembujve të tjerë.

Kontrasti i dritës-errësirës i përfshin dal-

limet dhe kundërthëniet në sasinë e dritës.

Në qoftë se i dallojmë ngjyrat spektrale do të vërejmë se disa janë më të ndritshme, disa më të errëta. Për shembull, çifti i ngjyrave komple-mentare e verdhë dhe violete, përveç që janë kontraste në ngjyra ato janë kontrast edhe në dritë. Megjithatë, kontrast më i shprehur i dritë-errësirës formohet ndërmjet ngjyra-ve akromatike, përkatësisht ngjyrës së bardhë dhe të zezë. Me ndriçimin dhe errësimin e ngjyrave, gjithashtu, mundet të formohet kontrast i dritës. Domethënë, ndërmjet to-

nit më të ndritshëm dhe tonit më të errët të

një ngjyre ka kontrast drite. Por, gjithash-

tu, kontrasti formohet ndërmjet tonit më të

ndritshëm të një ngjyre me ton më të errët

të ngjyrës tjetër.

Në historinë e artit janë vërejtur vepra të shumta të pikturës në të cilat vetia kryesore është mu ky lloji i kontrastit. Piktorët më shpesh e përdorin që të shprehin ndonjë gjendje dra-matike, të tendosur. Shpesh kur dëshirojmë ndonjë pjesë ta ndajmë dhe ta dallojmë e pikturojmë shumë më ndritshëm në krahasim me pjesët e tjera të pikturës të cilat i pikturojmë me ngjyra më të errëta, respektivisht atë që më së pari e vëren shikuesi është pjesa e ndritshme.

Përpiqu që raportet dritë dhe errësirë t’i tre-gosh në motivin: “Stacioni kozmik“ me teknikën pastel i thatë ose pastel i dylltë. Ke kujdes, disa pjesë në pikturën tënde të jenë shumë më të errëta në raport të disave që do të jenë shumë më të ndritshme.

KONTRASTI DRITË-ERRËT

Karavaxho: Zbritja nga kryqi, vaj në pëlhurë, kontrast i dritë-errësirës

Diego Velaskez: Përgatitja e darkës, vaj në pëlhurë, kontrast dritë-errësire.

MBAJE MEND: Kontrasti dritë-errësirë i

përpunon kundërthëniet e toneve të dritës.

PIKTURIMI

Page 39: karakteristikat e artit figurativ

39

Vepër nxënësi: Stacioni kozmik, temperë

El Greko: Agonia në kopshtet, vaj në pëlhurë

Rembrant van Rin: Aristoteli në bustin e Homerit, vaj në pëlhurë

Vepër nxënësi: Astronaut, temperë

Teodor Zheriko: Trapi Meduzës, vaj në pëlhurë

Jovan Balov: Babai im, akrilik

PIKTURIMI

Page 40: karakteristikat e artit figurativ

40

- Çka është motivi në këtë pikturë? - A thua në këtë pikturë krijuesi ka përdorur

tone të ngjyrave të ndryshme të dritës dhe nëse ka përdorur në cilat ngjyra?

–Vinsent Van Gog është krijues Holandez, përpiqu të mësosh se cilat janë veprat e tij më të njohura.

ANALIZA ESTETIKE E PIKTURAVE

Vinsent Van Gog: Natë me yje

Pablo Pikaso: Natyra e vdekur

Pol Sezan: Mali Sent Vitoar

Rafael: Shkolla e Athinës- Si formohet teknika kolazh dhe a është

përdorur në këtë pikturë? –Ku në këtë pikturë në mënyrë më bindëse

është treguar tekstura? –A janë përdorur në pikturë ngjyrat theme-

lore, sekondare ose terciare? –Përpiqu të mësosh diçka më shumë për Pab-

lo Pikason, njërin nga krijuesin më të mëdhenj botëror.

- Çka është inspirimi i krijuesit për ta krijuar këtë vepër?

–Cilat ngjyra i ka përdorur Sezan? - Cilat elemente figurative mundesh të gjesh

në këtë pikturë? - Sezan është krijues francez, mëso çka është

inspirimi më i shpeshtë në veprat e tij.

- Në pikturë a ka shkallëzim tonik të ngjyrave ose a ka kontrast të dritë-errësirës?

- A thua ngjyrat në pikturë janë kontraste? - A është kjo pikturë peizazh? –Rafaeli është piktor i renesancës. Mëso diç-

ka më tepër për të, për renesancën dhe për kri-jues të tjerë të renesancës?

PIKTURIMI

Page 41: karakteristikat e artit figurativ

41

- Si në këtë vepër piktori maqedonas Mazev e ka paraqitur teksturën e pikturës?

–A janë përdorur në pikturë vetëm tone të pastra të ngjyrave?

–A mund të dallosh cili është motivi në këtë pikturë?

–Petar Mazev është njëri ndër piktorët më të rëndësishëm maqedonas, përpiqu të mësosh më tepër informacione për jetën dhe krijimtarinë e tij?

Pyetje për përsëritje të temës pikturim:

1. Cili është dallimi ndërmjet vizatimit dhe pikturës?

2. Shpjegoje dallimin ndërmjet vizatimeve kolorite dhe pikturave?

3. Cilat elemente fi gurative përdoren në pikturë dhe a janë të ndryshme prej atyre që përdoren në vizatim?

4. Pse ngjyra e kuqe, kaltër dhe e verdhë janë ngjyra themelore?

5. Si fi tohen ngjyrat sekondare?

6. Si fi tohen ngjyrat terciare?

7. Çka fi tohen kur ndonjë ngjyrë kromatike do të përzihet më ndonjë ngjyrë akromatike?

8. Numëro disa ngjyra terciare?

9. Numëro disa baza në të cilat mundet të krijohet pikturë?

10. Çka është mozaiku?

10 a. Çka është vitrazhi?

10 b. Çka është afresku?

11. Çka është tekstura?

12. Cilat veti i tregojmë në teksturë?

13. Çfarë mundet të jetë tekstura?

14. Çka është fl ora, ndërsa çka fauna?

15. Si quhet vepra në të cilën është pikturuar pjesë e natyrës?

16. Çka janë parimet fi gurative?

17. Çka është kontrast i ngjyrës?

18. Çfarë lloje kontrastesh ekzistojnë?

19. Prej çka varet se një ngjyrë a është e ndritshme ose e errët?

20. Ndërmjet cilave tone formohet kontrasti dritë-errësirë?

Petar Mazev: Pa titull

Piter Vrojgel: Lojëra fëmijësh- A thua në këtë pikturë “Lojëra fëmijësh“ krijue-

si ka përdorur tone të pastra të ngjyrave themelore? –A ka formuar tone të ndryshme të ngjyrave? –Cila ngjyrë dominon në pikturë? –Piter Vrojgel është përfaqësuesi më i vjetër

i renesancës në Holandë, gjejë dhe mëso cilat janë veprat e tij të tjera të njohura.

PIKTURIMI

Page 42: karakteristikat e artit figurativ

42

Arti figurativ është i ndarë në disa fusha: vizatim, pikturë, grafikë, skulpturë, dizajn dhe komunikime vizuale dhe arkitekturë. Prej të gjitha këtyre pjesëve vetëm arkitek-tura dhe skulptura janë arte tredimensio-nale, ndërsa në dizajn mund të jetë dydi-mensional dhe tredimensional. Veprat e

skulpturës dhe arkitekturës formësohen

në hapësirë, përkatësisht kanë vëllim. Të formësohet do të thotë të krijohet formë e re ose të ndryshojë ndonjë që tanimë ekziston. Kjo quhet kreativitet.

Element themelor figurativ në skulpturë

është vëllimi, respektivisht forma tredi-

mensionale. Çdo vepër skulpture ka gjerësi, lartësi dhe gjatësi (thellësi). Kjo do të thotë se me ndonjë material bëjmë dalje ose thelli-me dhe kështu e shprehim idenë tonë. Skulp-tura është vepër që lirisht është e vendosur në hapësirën dhe mundemi ta shohim nga të gjitha anët. Relievi është pamje e veprës së skulpturës që nuk qëndron lirisht në hapësirë, por është e lidhur me sipërfaqen e caktu-ar, sfondin. Skulptura ndahet në: miniaturë, skulpturë galerie dhe skulpturë metalike, si-

pas dimensioneve. Si skulptura shënohen dhe veprat të cilat quhen instalime. Instali-met janë vepre skulpture që përveç asaj se vetë janë tredimensionale në relacioni e tyre përfshihet edhe hapësira rreth tyre. Reliefët ndahen në reliefë të larta dhe të ulët. Ndar-ja është bërë sipas asaj se sa dallohen pjesët e reliefit nga sipërfaqja. Kur thellësitë dhe të ngriturat e reliefit nuk dallohen shumë në lartësi atëherë ai është relief i ulët, por, nëse vetëm një pjesë e vogël e reliefit është e lid-hur me sipërfaqen, kurse dallimet ndërmjet pjesëve janë më të mëdha atëherë bëhet fj alë për relief të lartë.

Veprat arkitektonike zënë hapësirë që ka njëfarë funksioni. Këto vepra përveç që janë ar-tistike, na shërbejnë edhe për jetë, për punë dhe për të gjitha nevojat e njeriut.

Me ndihmën e materialit argjilë formo relief të ulët në temën: “Natyra e vdekur“.

FORMËSIMI NË HAPËSIRË

Arti Asirian: Rojtari i pasurisë,

relief i cekët

Arti romak: Satiri me kavall (detal)

reliev i lartë

Zhan –Giliam Moit: Herodoti, relief i lartë

MBAJE MEND: Veprat e skulpturës dhe

arkitekturës formësohen në hapësirë, për-

katësisht kanë vëllim.

SKULPTURA DHE ARKITEKTURA

Page 43: karakteristikat e artit figurativ

43

Arkitektura bashkëkohore e projektuar për Parisin, Francë

Figura e Dedalit e gjetur në Pllaoshnik, Ohër, skulpturë miniature

Benvenuto Çelini: Solarium, shembull i strukturës në miniaturë

Skulptura monumentale nga civilizimet e ishujve Pashkë

Rishard Sera: Toka, metali, skulpturë monumentale

Alan MekKolum: Projekt “Format”, shembull i ilustrimit artistik

SKULPTURA DHE ARKITEKTURA

Page 44: karakteristikat e artit figurativ

44

Njësoj si në vizatim dhe pikturë, ashtu edhe

në skulpturë aplikohen elemente figurative

dhe parime që të mund të krijohet skulpturë.

Element themelor figurativ në skulpturë

është vëllimi, por krahas vëllimit në krijimin e

skulpturës rol të rëndësishëm kanë edhe ele-

mentet e tjera figurative.

Gjatë krijimit të skulpturës rol të rëndësishëm ka zgjedhja e materialit. Meqenëse çdo mate-

rial ka teksturën e vet, me zgjedhjen e ma-

terialit me të cilin do ta punojmë skulpturën

zgjedhim edhe çfarë do të jetë tekstura. Për shembull, tekstura e skulpturës e punuar në dru dhe skulptura në gurë është krejtësisht e ndryshme. Përpunimi i materialit luan rol për

atë se çfarë teksture do të ketë skulptura. Me procedura të ndryshme mundemi të formojmë tekstura të ndryshme mbi materialin prej të cilëve e punojmë skulpturën. Përkatësisht, duke e përpunuar materialin mundemi ta arrijmë sipërfaqen e tij që të jetë më shumë ose më pak e vrazhdët.

Në skulpturë, gjithashtu, përdoret edhe

elementi figurativ vija. Më shpesh vijën në skulpturë e vërejmë ndërmjet dy sipërfaqeve, që i ndan sipërfaqet. Me vijën mundemi të formojmë edhe teksturë mbi sipërfaqen e argjilës. Artistët ndonjëherë skulpturat e tyre i punojnë prej teli i cili na e kujton vijën. Kjo do të thotë se me mbështjelljen e telit formo-het vëllimi i skulpturës, ashtu që brendësia e formës mundet të mbetët e zbrazët.

Përdor tel që të formosh skulpturë në te-mën: “Kafshë“, përpiqu gëzofin dhe lëkurën e kafshës ta paraqesësh me ngjitjen e mate-rialeve të ndryshme, të cilat do ta tregojnë teksturën.

VIJA DHE TEKSTURA NË SKULPTURË

Dushan Xhamonja: Skulptura DP-V, vija dhe tekstura në skulpturë

Vasil Vasilev: Forma asociative, vija dhe tekstura në skulpturë

MBAJE MEND: Në skulpturë përdoren

elemente të ndryshme figurative: vëllimi,

vija, tekstura, ngjyra, drejtimi, madhësia.

SKULPTURA DHE ARKITEKTURA

Page 45: karakteristikat e artit figurativ

45

Antoni Gormli: Figura, metal, teksturë në skulpturë

Alberto Xhakometi: Qeni, bronzi, tekstura në skulpturë

Dimo Todorovski: Diskhedhësi, bronz, teksturë në skulpturë

Antoni Gormli: Figura, metal, vija në skulpturë

Naum Gabo: Konstruksioni linear në hapësirë nr. 3 në të kuqe

Gligor Stefanov: Shkupi gllabëron hapësirën, teksturë në skulpturë

SKULPTURA DHE ARKITEKTURA

Page 46: karakteristikat e artit figurativ

46

Ekzistojnë materiale të ndryshme skulptu-rore: argjila, gipsi, druri, metali, guri, poliest-ri, tanimë materiale të përdorura si dhe të tje-ra. Material që më së shpeshti e përdorim në

shkollat për të formuar skulpturë është arg-

jila. Argjila në esencë është një lloj toke të cilën ne e blejmë si të pastruar nga primesat dhe mundemi ta formësojmë. Ekzistojnë lloje të ndryshme të argjilave.

Argjila kur është e butë dhe e njomë mun-demi lehtë ta punojmë. Kur e përpunojmë

argjilën themi se e modelojmë. Argjilën e modelojmë me gishtat tonë dhe kështu e fitojmë formën e dëshiruar. Gishtat janë veg-lat më të mira gjatë punës me argjilë. Gjithash-tu mundemi ta përpunojmë edhe me vegla të ndryshme. Veglat janë një lloj thikash, kur-se mund të jenë të punuara prej materialeve të ndryshme: prej druri, prej plastike ose me-tali. Këtë mundemi ta vërejmë edhe në ilustri-min e dhënë në fotografinë më lart. Ekzistojnë dy mënyra të modelimit me argjilë: me heqje ose me shtim. Kur punojmë me heqje kjo do të thotë se nga një masë më e madhe të argjilës heqim pjesë që të fitojmë formën e dëshiruar.

Kur punojmë me shtim të argjilës kjo do të thotë se për ta fituar formën e dëshiruar ngjisim copa argjile dhe kështu e formojmë skulpturën. Argjila është material që nën ndi-kimin e ajrit dhe nxehtësisë thahet, kurse kur do të thahet nuk mundet të përpunohet. Që të ruhet argjila e butë duhet kohë pas kohe ta njomim.

Duke i shfrytëzuar njohuritë nga mësimet e mëparshme, përpiqu të formosh teksturë të ndryshme me materialin argjilë, kurse motivi le të jetë “Muzikanti me instrument“. Në qoftë se dëshiron argjilën ta përpunosh disa ditë, atëherë që të mos thahet argjila kur nuk pu-non, duhet ta mbështjellësh në leckë të lagët, ndërsa pastaj e vendos në najlon. Mos lejo lecka të thahet, por njome kohë pas kohe.

MODELIM NË ARGJILË

Veglat e llojllojshme për përpunimin e argjilës

MBAJE MEND: Argjila është njëra nga ma-

terialet më shpesh të përdorura me të cilën

përpunohet skulptura. Më së miri modelo-

het me gishta.

SKULPTURA DHE ARKITEKTURA

Page 47: karakteristikat e artit figurativ

47

Vepër nxënësi: Elefant, argjilë

Modelimi i argjilës: Puna në relief

Modelimi i skulpturës monumentale

Skulptor me skulpturë të modeluar monumentale

Vepër nxënësi: Kalorës, argjilë

Skulptor pranë fi gurës prej argjile

SKULPTURA DHE ARKITEKTURA

Page 48: karakteristikat e artit figurativ

48

Fjala asamblazh rrjedh nga fj ala franceze as-

semblage që do të thotë bashkim, përbërje. Në shprehjen figurative asamblazh është

teknikë skulpturore në të cilën pjesët for-

mohen me lidhje, përbërje të materiale-

ve dhe sendeve më të ndryshme, të cilat

tanimë kanë qenë të përdorura për dedikim

tjetër ose prej mbeturinave të materialeve. Këtë teknikë skulpturore artistët kanë filluar ta përdorin në shekullin e kaluar. Të parët që fillu-an të krijojnë skulptura prej sendeve të gjetu-ra dhe të përdorura janë piktorët Pablo Pikaso dhe Marsel Dishan.

Si material për krijimin e asamblazhit mund të na shërbejnë gjithçka. Në shkollë, asamblaz-het më shpesh i lidhim prej ambalazhit të kar-tonit ose plastikës, prej kutive të ndryshme të kartonit, shisheve të plastikës ose kutive që më parë janë përdorur për dedikim tjetër.

Artistët ngjisin sende më të ndryshme me-talike, të drurit ose, prapë, të plastikës. Në esencë, prej një ambalazh mundet të përdoret gjithçka që mendojmë se është interesante dhe se do të kontribuoj për shprehjen e idesë sonë. Kur i mbledhim sendet që dëshirojmë t’i përdorim në ambalazhin tonë i zgjedhim ato që na inspirojnë me formën e tyre, madhësinë dhe ngjyrën. Sendet që i bashkojmë mundemi t’i zbërthejmë dhe presim.

Krijo asamblazh me temë sipas asaj që të aso-cion materiali të cilin do ta përdorësh. Para se të fillosh me përpunimin mendohu mirë çfarë do të përdorësh dhe si do t’i lidhësh pjesët.

ASAMBLAZH

Luis Nevelson: Morgu i bardhë 4 Arman: Boritë

MBAJE MEND: Asamblazhi është skulp-

turë me bashkim të sendeve dhe materia-

leve të ndryshme.

SKULPTURA DHE ARKITEKTURA

Page 49: karakteristikat e artit figurativ

49

Jozef Kornel: Pa titull

Xhef Vasman: Shko përpara!

Zhan Dibife: Coursegoules

Marsel Dishan: Rrota e biçikletës

Robert Raushenberg: Monogram

Pablo Pikaso: Koka e demit

SKULPTURA DHE ARKITEKTURA

Page 50: karakteristikat e artit figurativ

50

Arkitektura, njësoj sikurse skulptura,

është art hapësinor. Veprat e arkitekturës

formësohen ashtu që mbyllin hapësirën

e caktuar, kurse atë hapësirë të caktuar

njerëzit e përdorin për qëllime të ndryshme.

Në veprat e arkitekturës bëjnë pjesë ndërtesat dhe shtëpitë, urat, sheshet, parqet, shkollat, spitalet, teatrot, muzetë, kishat dhe xhamit dhe objektet e tjera më të ndryshme në të ci-lat njeriu i kryen nevojat e tij të përditshme. Gjatë përpunimit të skicës për ndonjë vepër të arkitekturës, patjetër të përputhet qëllimi i asaj hapësire me pamjen e saj estetike. Nisur nga kjo, jo të gjitha veprat e arkitekturës janë vep-ra artistike.

Ndonjëherë funksionin të cilin e ka objek-ti është më i rëndësishëm sesa pamja, ose vle-rat estetike lihen apo nuk përfilljen, dhe ai ob-jekt nuk është vepër artistike. Arkitektura njësoj merret me pamjen e jashtme dhe të brends-hme si dhe rregullimin e objektit. Me këtë rast, kuptohet, krijimi i pamjes së jashtme të objek-tit dallohet nga krijimi i arkitekturës së brends-hme. Eksterieri, respektivisht pamja e jashtme

e objektit, duhet me vlerat e veta estetike të jetë mbresëlënës dhe i këndshëm për njerëzit. Përderisa enterieri, ose brendësia e objektit, para së gjithash duhet të jetë funksional, kur-se vlerat estetike duhet ta plotësojnë dhe të mundësojnë zhvillimin e pandërprerë të punës dhe jetës.

Në të kaluarën njerëzit shpesh ndërtonin oborre mbretërore dhe kështjella me parqe të rregulluara dhe objekte të ndryshme plotësuese të cilat edhe sot e kësaj dite na mahnitin me bu-kurin e tyre, si të eksterierit, ashtu edhe të en-terierit. Përpiqu të krijosh oborr, ashtu që do ta tregosh pamjen e tij të jashtme. Ndërtimi yt le të jetë prej kartoni dhe mos harro, le të jetë ai “Pallati yt i ëndrrave“.

ARKITEKTURA

Konakët e Markov Manastirit afër Shkupit, shembull i arkitekturës

tradicionale të Maqedonisë

Kështjella e Samoilit në Ohër, shembull i arkitekturës mesjetare

MBAJE MEND: Arkitektura është for më-

sim i hapësirës me qëllim të caktuar. Eksteri-

eri është ana e jashtme, ndërsa enterieri ana

e brendshme e veprës arkitektonike.

SKULPTURA DHE ARKITEKTURA

Page 51: karakteristikat e artit figurativ

51

Kështjella Konve në Uells

Kështjella Babelsberg në Gjermani

Arkitektura bashkëkohore – enterier i shtëpisë individuale

Antoni Gaudi: Casa Mila (Shtëpia e Dashur)

Salla e koncerteve “Uollt Dizni” në Shtete e Bashkuara të Amerikës

Arkitektura bashkëkohore – objekt i ndërtesës afariste

Objekt bashkëkohor individual për banim

SKULPTURA DHE ARKITEKTURA

Page 52: karakteristikat e artit figurativ

52

Siç tanimë e dimë, ngjyra si element figu-rativ rol më të madh ka në pikturë, por ngjyra gjithsesi se është prezent edhe në fusha të tje-ra figurative. Ngjyra është mjet i rëndësishëm

shprehës edhe në skulpturë. Çdo material

që përdoret për përpunimin e skulpturës ka

ndonjë farë ngjyre, që luan rolin në pamjen

e skulpturës. Gjithashtu skulpturat munde-

mi edhe t’i ngjyrosim. Gjatë zgjedhjes së ma-terialit duhet të dimë çfarë është ngjyra e tij dhe a dëshirojmë ta ndryshojmë në përpunimin e mëtutjeshëm.

Skulpturat e përpunuara në gurë merme-ri janë me ngjyrë të bardhë. Skulpturat e dru-rit mund të kenë ngjyra të ndryshme të dru-rit, kurse mundemi edhe t’i ngjyrosim edhe me ndonjë ngjyrë tjetër. Hekuri ka ngjyrë hiri, kurse nën ndikimin e ajrit ndryshket dhe merr ngjyrë kafe, edhe hekurin, gjithashtu, mund ta ngjyro-sim dhe ta mbrojmë prej ndryshkut. Argjila dhe gjipsi, gjithashtu, mund të ngjyrosen pasi ta modelojmë formën.

Sendet e qeramikës që përpunohen prej argjilës, pas formësimit të tyre piqen pasi ti lyejmë me ngjyrë dhe kështu e fitojnë tonin e ngjyrës. Te asamblazhi sendet që i mbledhim kanë ndonjë farë ngjyre, kurse gjatë bashkimit, gjithashtu, mund t’i ngjyrosim.

Ngjyrën në skulpturë e përdorim që të fu-sim kualitet të ri në veprën. Me ngjyrën pjesë të caktuara të skulpturës i ndajmë njërën prej tjetrës përveç si forma të ndryshme edhe si ngjyra të ndryshme. Kështu skulptura është mbresëlënëse dhe interesante.

Modelo skulpturë në argjilë me temën: “Gjel“ dhe pastaj ngjyrose me ngjyra temperë. Në qoftë se dëshiron ngjyrën ta mbrosh nga fshirja pasi të thahet, ngjyrose skulpturën me llak të tejdukshëm për thonj ose stërpike me llak për fl okë.

NGJYRA NË SKULPTURË

Edgar Dega: Balerina Aleksandër Kalder: Mobil

MBAJE MEND: Ngjyra është mjet i rën-

dësishëm shprehës edhe në skulpturë.

Çdo material e ka ngjyrën e vet.

SKULPTURA DHE ARKITEKTURA

Page 53: karakteristikat e artit figurativ

53

Vepër nxënësi: Boksierët

Niki de Sent Fale: Delfi n

Antonio Gaudi: Zhapi

Sol Levit: Ngjyrosja nr. 3

Vasil Vasilev: Kariatidë e madhe

Stefan Manevski: Semafor 2

Vepër nxënësi: Kalorës

Vepër nxënësi: Zogu në çerdhe

SKULPTURA DHE ARKITEKTURA

Page 54: karakteristikat e artit figurativ

54

- Çfarë lloj i veprës figurative është vepra e paraqitur?

- A mund të përcaktosh në çfarë materiali është punuar vepra?

- A ka përdorur artisti teksturë? - Mikelanxhelo është artist i renesancës,

mëso a ka krijuar vetëm skulptura ose ka qenë edhe piktor dhe arkitekt.

- Çfarë lloj skulpture është kjo vepër, plastikë e plotë ose relief?- Sipas çka dallohet plastika e plotë dhe reliefi ?- Përcakto ku në veprën janë përdorur elementet fi gurative vija dhe tekstura?- Kjo skulpturë është krijuar në Egjipt kur sundonin faraonët. Mëso diçka më tepër për civilizimin Egjiptian.

ANALIZA ESTETIKE E SKULPTURAVE

Mikelanxhelo: Lorenco Mediçi

Arman: Bokalle

Skulptura egjiptiane

Alberto Xhakometi: Macja

- A dallon se çka ka përdorur artisti për ta kri-juar këtë vepër?

- Si quhen veprat artistike që krijohen me bashkimin e sendeve të përdorura?

- A ekziston në këtë vepër ritëm?- Përpiqu të mësosh diçka më tepër për

asamblazh.

- Cilat elemente figurative i ka përdorur artis-ti në këtë skulpturë?

- Çfarë ndjenja zgjon kjo skulpturë te ti?- A është treguar realisht kafsha në këtë

vepër?- Përpiqu të mësosh në internet më shumë

reproduksione të veprave nga Xhakometi.

SKULPTURA DHE ARKITEKTURA

Page 55: karakteristikat e artit figurativ

55

- Në fotografi a është paraqitur skulptura ose arkitektura?

- Çka mendon, si ka pasur sukses ta ngjyrosë këtë vepër të vet artisti?

- A thua kjo vepër e artit mundet të përdoret për ndonjë nevojë njerëzore?

- Përpiqu të gjesh informacione për veprat e Antonio Gaudit

- Në këtë skulpturë a është përdorur elemen-ti figurativ ngjyrë?

- A mund të supozosh prej cilit material është punuar skulptura?

- Jordan Grabulloski është skulptor eminent i Maqedonisë, i cili krijoi në gjysmën e dytë të shek. XX. Mëso diçka më tepër për të.

Pyetje për përsëritje në temën skulpturë:

1. Cilat fusha figurative janë tredimensionale?

2. Cili është dallimi ndërmjet plastikës së plotë dhe reliefit?

3. Si ndahet plastika e plotë sipas dimensione-ve në veprat?

4. Çka është reliev i larë, kurse çka është relief i ulët?

5. Shpjegoje dallimin ndërmjet skulpturës dhe arkitekturës?

6. Si përdoret elementi figurativ në skulpturë?

7. Si tregohet në skulpturë tekstura?

8. Tekstura në skulpturë a varet prej materialit prej të cilit krijohet skulptura?

9. Shpjego si mundet me tel të formohet skulpturë?

10. Cili material më shpesh përdoret për përpunimin e skulpturës?

11. Çka është modelimi?

12. Shpjego si modelohet me heqje, ndërsa si dhe shtim?

13. Çka është asamblazhi?

14. Numëro ndonjë material dhe send me të cilin mund të formosh asamblazh.

15. Çka është eksterieri?

16. Çka është enterieri ?

17. Si quhet arti që zë hapësirë në të cilin njerëzit kryejnë funksione të caktuara?

18. Cilat vepra të njeriut janë vepra arkitekto-nike?

19. A thua elementi figurativ ngjyrë përdoret në skulpturë?

20. Si dhe a mundet të ngjyroset skulptura prej argjile?

Antoni Gaudi: Shtëpia në Batilo

Jordan Grabulloski: Paradoks i ekzistencës

SKULPTURA DHE ARKITEKTURA

Page 56: karakteristikat e artit figurativ

56

Grafika është fushë figurative ku veprat

fitohen me shtypje dhe vetëm në grafikë

veprat mund të shumëzohen. Teknikat gra-

fike ndahen në: shtyp i lartë, i thellë dhe i

rrafshët. Kjo ndarje është bërë varësisht prej asaj cilat pjesë të bazës për shtypje shtypen në listën grafike. Te teknikat e shtypje së lartë shtypen pjesët e ngritura, te shtypja e thellë shtypen thellësitë e pjesëve, ndërsa te tekni-kat e shtypit të rrafshët shtypen pjesët e pllakës në të cilën është vendosur ngjyra. Para se

të fillojmë me realizimin e cilësdo teknikë

grafike më së pari punojmë vizatimin

përgatitor, përkatësisht skicën sipas së cilës

do ta punojmë grafikën. Skica për grafikë dal-lohet prej vizatimit si vepër e gatshme figurati-ve, kurse gjithashtu edhe nga skica për pikturë. Këtë lloj vizatimi e krijojmë me cilëndo qoftë teknikë vizatimi. Në skicën për grafikë përveç që e paraqesim idenë për grafikën duhet të përcaktojmë cilat pjesë pastaj do të thellohen, ndërsa cilat duhet të jenë të ngritura. Gjithash-

tu, do të ishte mirë ta paraqesim teksturën edhe në cilat pjesë të matricës (baza e përgatitur për shtypje) do ta përdorim. Në skicën për grafikë duhet ta përcaktojmë çdo element figura-tiv që do ta përdorim në matricë. Grafikën më shpesh e shtypim në një ngjyrë, por kuptohet, mundet të jetë edhe në më shumë ngjyra. Cila ngjyrë dhe cilat pjesë të grafikës do të ngjyro-sen gjithashtu duhet të përcaktojmë në vizati-min e përgatitur. Për secilën ngjyrë përpunohet matricë e posaçme.

Me teknikën e vizatimit tush dhe pendë for-mo skicë për grafikë në temën: “Fëmija që lan dhëmbët“. Skica le të jetë e dedikuar për grafikë në shtyp të lartë. Në skicë përcakto cilat pjesë do të shtypen, kurse cilat jo.

VIZATIMI PËRGATITOR (SKICA) PËR GRAFIKË

Vegla për përpunimin e linogdhendjes

MBAJE MEND: Vizatimi përgatitor është

skicë në të cilin përmes idesë përcaktojmë

cilat elemente figurative dhe parime do t’i

përdorim në grafikë.

GRAFIKA

Page 57: karakteristikat e artit figurativ

57

Pablo Pikaso: Toreador, linogdhendje me ngjyra

Linogdhendësja në procesin e punës

Vepër nxënësi: Gjyshi im, linogdhendje

Erik Hekel: Arlekin, linogdhendje me ngjyrë

Elizabet Katlet: Malklom X fl et për ju, grafi kë në më shumë ngjyra

Franc Mark: Kuaj, linogdhendje

GRAFIKA

Page 58: karakteristikat e artit figurativ

58

Në grafikë mund të përdoren të gjitha ele-mentet figurative: vija, forma, tekstura, madhësia, drejtimi, toni, ngjyra, hapësira.

Vija në grafikë luan rol të rëndësishëm.

Me të realizohet vizatimi përgatitor, kurse gjatë përgatitjes së matricës duhet të përcaktojmë a dëshirojmë një vijë të jetë e shtypur. Te tek-nikat e shtypit të lartë vija ose plloskë që dëshirojmë të shtypet nuk e skalisim, kur-se ajo vij ose syprinë të cilën dëshirojmë mos shtypet duhet ta skalisim. Tek linogdhendja nëse dëshirojmë të na shtypet ndonjë vijë du-het vijën të mos e skalisim, ndërsa sipërfaqet rreth saj t’i skalisim. Krejtësisht e kundërta është te teknika nga shtypi i skalitur. Te to vi-jat e skalitura shtypen.

Formën ose sipërfaqen në grafikë gjit-

hashtu e fitojmë me skalitje. Sipërfaqet të ci-lat nuk janë skalitur në linogdhendje shtypen, ato mund t’i shtypim me ngjyra të ndryshme.

Për çdo sipërfaqe me ngjyrë të ndryshme përgatisim matricë të ndryshme, kurse çdo matricë shtypet veçmas.

Në ato vende ku linoleumi është pjesërisht

i skalitur formojmë sipërfaqe me teksturë.

Tekstura edhe në linogdhendje fitohet me

lloje të ndryshme vijash, që janë me gjatësi

të ndryshme, trashësi, dendësi dhe drejtim.

Trashësi të ndryshme të vijave formojmë me

përdorimin e daltave të ndryshme.

Cilat elemente figurative do t’i përdorim va-ret prej idesë sonë, kurse ato kontribuojnë që grafika të jetë me interes në aspektin estetik.

Sipas skicës “Fëmija që lan dhëmbët“ që e ke bërë orën e kaluar, skalit matricë me shtyp të lartë në teknikën linogdhendje.

VIJA, FORMA DHE TEKSTURA NË GRAFIKË

Alik Tipoti : Kobupa thoerapiese, linogdhendje, teksturë në grafi kë

Anri Matis: Adoleshente, linogdhendje, vija në grafi kë

MBAJE MEND: Vlerat estetike të grafikës

varen nga aplikimi i elementeve figurative.

GRAFIKA

Page 59: karakteristikat e artit figurativ

59

Karl Shmit Rotluf: Dy mace, linogdhendje

Gjort Tapert: Dama në kafene, linogdhendje

Vepër nxënësi: Fëmija lan dhëmbët, linogdhendje

Vepër nxënësi: Fëmija lan dhëmbët, linogdhendje

Ernst Ludvig Kirhner: Ura, linogdhendje Vepër nxënësi: Macja, linogdhendje

GRAFIKA

Page 60: karakteristikat e artit figurativ

60

Linogdhendja është teknikë grafike e

shtypit të lartë. Materiali në të cilin realizohet është linoleumi, përkatësisht matrica është nga linoleumi. Me këtë rast ato pjesë që janë të skalitura nuk shtypen, kurse ato të cilat nuk janë të gdhendura shtypen. Kur e punojmë skicën për linogdhendjen në të duhet të përcaktojmë çka do të gdhendim në matricë, kurse çka jo. Skicën në të cilën e kemi tregu-ar idenë tonë duhet ta bartim (rivizatojmë) në linoleum që të mund të fillojmë me skalitjen. Pastaj fillojmë me skalitjen, gdhendjen e lino-leumit. Linoleumi gdhendet me thika-dalta speciale. Në qoftë se dëshirojmë të arrijmë ndonjë farë teksture atë e bëjmë me daltë që janë me gjerësi të ndryshme, ashtu që kur ska-lisim lëmë gjurmë me gjerësi të ndryshme. Në qoftë se dëshirojmë të shtypin linogdhend-je në më shumë ngjyra duhet të dimë se për secilën ngjyrë duhet të përgatisim matricë të re, të ndryshme. Pasi që e kemi gdhen-dur linoleumin, respektivisht matrica është e përgatitur për shtyp, fillojmë të shtypim. Së pari, mbi tërë matricën vendoset ngjyrë

shtypi, ngjyra vendoset me cilindër të gomës. Pastaj mbi matricën e vendosim fl etën mbi të cilën do të shtypim dhe kështu të përgatitur fl eta dhe matrica duhet të kalojnë nëpër presën e shtypit. Nën veprimin e presionit që e formon presa ngjyra nga matrica shtypet në fl etë dhe fitojmë grafikë. Shtypja mund të

përsëritet aq herë sa dëshirojmë të fitojmë

kopje.

Përpiqu që skicën në temën: “Fëmija që lan dhëmbët“ ta bartësh në linoleum, ndërsa pas-taj t’i gdhendësh dhe shtypësh. Në qoftë se në shkollë nuk keni presë shtypëse shtypjen mundet ta kryesh ashtu që mbi fl etën dhe matricën, që janë përgatitur për shtyp, do të shtypësh me dorën tënde ose me ndonjë send të lëmuar ose të rrumbullakët.

PREJ SKICËS DERI TE STAMPIMI NË LINOGDHENDJE

Procesi i përpunimit të grafi kës në teknikën linogdhendje

MBAJE MEND: Që të krijojmë grafikë

në teknikën linogdhendje së pari e bëjmë

skicën, pastaj matricën dhe në fund

matricën e shtypim dhe fitojmë grafikë.

GRAFIKA

Page 61: karakteristikat e artit figurativ

61

Vepër nxënësi: vjelës rrushi, linogdhendje

Pablo Pikaso: Natyra e vdekur, linogdhendje

Karl Eugen Kil: Bar, linogdhendje

Gjorg Bazelic: Në pyll ..., linogdhendje kontrast dritë-errët

Vepër nxënësi: Shahistët, linogdhendje

Dragutin Avramovski-Gute: Kompozicioni 1 drugdhendje, teknikë e ngjashme me linogdhendjen

GRAFIKA

Page 62: karakteristikat e artit figurativ

62

Kontrasti është parim figurativ që i shpje-

gon kundërthëniet ndërmjet elementeve fi-

gurative. Në grafikë më së shumti përdoret kontrasti i dritë-errësirës, pastaj kontrasti i formës dhe madhësisë, kontrasti i ngjyrës dhe kontrasti i vijës dhe teksturës. Veçmas në linogd-hendjen në shprehje vjen kontrasti i dritës dhe errësirës, ndërmjet sipërfaqeve të cilat shtypen edhe sipërfaqet që nuk shtypen. Ky lloj kont-rasti formohet sidomos për atë se më shpesh grafika shtypet në fl etë të bardhë me ngjyrë të zezë, dhe kështu formohet kontrast ndërmjet sipërfaqes së bardhë dhe të zezë, përkatësisht kontrasti akromatik.

Kontrasti në ngjyrë formohet ndërmjet ngjyrave komplementare. Përkatësisht ndër-mjet ngjyrës së kuqe dhe gjelbër, kaltër dhe

portokalli, verdhë dhe violete, njësoj sikurse në pikturë.

E njëjta ndodh edhe me kontrastet e tje-ra. Kontrasti i teksturave krijohet ndërmjet sipërfaqeve që janë të vrazhdët dhe të atyre që janë të lëmuara. Kontrasti i madhësive është ndërmjet formave të mëdha dhe të vogla, kur-se kontrasti i formave ndërmjet formave gjeo-metrike dhe jo gjeometrike ose të drejta dhe zhdrejta.

Krijo grafikë në të cilën në të njëjtën kohë do të ketë edhe kontrast të ngjyrës edhe kont-rast të teksturës, në teknikën karton shtyp në temën: “Kopshti me dredhëza“

KONTRASTI NË GRAFIKË

Mark Shagal: Shtëpia ime, drugdhendje Frans Masarel: Portret, drugdhendje

MBAJE MEND: Në grafikë përdoret pari-

mi figurativ i kontrastit.

GRAFIKA

Page 63: karakteristikat e artit figurativ

63

Vepër nxënësi: Mashtruesi, linogdhendje

Lajonel Fajninger: Liman, drugdhendje

Shiko Munakata: Shpezë, linogdhendje

Kejt Kolovic: Autoportret, drugdhendje

Vepër nxënësi: Njerëzit luajnë karta, linogdhendje

M.C Esher: Autoportret, drugdhendje

GRAFIKA

Page 64: karakteristikat e artit figurativ

64

- A thua artisti ka përdorur elementin figura-tiv vijën dhe ku?

- A thua grafikët në shtypin e skalitur mund të shtypen më shumë herë?

- Francisko Goja përveç që ka krijuar grafikë, ka krijuar edhe forma të tjera të veprave të artit. Mëso cilat janë veprat e tij më të njohura.

- A mund ta dallosh teknikën në të cilën është punuar kjo grafikë?

- A është përdorur elementi figurativ teksturë?- Shpjego si fitohen sipërfaqet e ndritshme

te teknikat grafike të shtypit të lartë?- Dragutin Avramovski-Gute është njëri nga

themeluesit e grafikës bashkëkohore maqedo-nase, gjejë edhe ndonjë informacion për të.

- Kjo grafikë është punuar në teknikën drugd-hendje që është e ngjashme me linogdhendjen.

- Shpjegoje procesin e shtypjes së grafikës në shtypjen e lartë.

- A thua në këtë grafikë ka vija të ndritshme dhe të errëta, si fitohen këto vija te teknikat e shtypit të lartë?

- Albreht Direr është piktor i renesancës, mëso cilat janë veprat e tij më të njohura.

- Në çfarë raporti janë sipërfaqet e ndritshme dhe të errëta në këtë vepër?

- Cilat sipërfaqe dominojnë në grafikë?- Çka paraqet vepra e paraqitur, skicë ose

stampë? - Dimitar Milladinov është grafik bashkëkohor

maqedonas. Gjej në internet reproduksione prej disa veprave të tij.

VLERËSIMI ESTETIK I GRAFIKËS

Francisko Goja: Nuk ke ku të ikësh

Dragutin Avramovski-Gute: Lufta e demave

Albreht Direr: Katër kalorësit e apokalipsës

Dimitar Milladinov: Vesa

GRAFIKA

Page 65: karakteristikat e artit figurativ

65

- Kjo grafikë është shtypje e rrafshët, çfarë shtypet te shtypja e rrafshët?

- Numëro cilat elemente figurative i ka përdorur artisti në këtë vepër.

- Kur shtypet grafikë me ngjyrë, sa matrica përpunohen?

- Anri Tuluz Lotrek është artist francez, gjej në internet më shumë informacione për të.

- A është përdorur elementi figurativ ngjyra? - Sa ngjyra ka në këtë grafikë? - A e dinë sa matrica janë krijuar që të shtypet

grafika?- Pablo Pikason tanimë e ke njohur si piktor.

Përpiqu të gjesh në internet reproduksione nga linogdhendjet e tij.

Pyetje për përsëritje në temën grafi ka:

1. Në cilën fushë figurative veprat i fitojmë me shtypje?

2. Çka duhet të përmbajë vizatimi përgatitor për grafikë?

3. Në cilën teknikë mund të përpunohet skica për grafikë?

4. Si ndahen teknikat grafike?

5. Në sa ngjyra mund të shtypet grafika?

6. Sa matrica formojmë kur shtypim grafikë në më shumë ngjyra?

7. Cilat elemente figurative i përdorim në grafikë?

8. Si fitohet tekstura në grafikë?

9. Cilat sipërfaqe nga matrica shtypen te tekni-kat me shtypje të lartë?

10. Shpjego se si fitohet në linogdhendje vija e ndritshme, kurse si vija e errët?

11. Përshkruaje procesin e krijimit të grafikës në teknikën linogdhendje, nga skica deri te stam-pimi.

12. Me çka skalitet linoleumi?

13. Shpjegoje procesin e shtypjes?

14. Çfarë ngjyre përdoret për shtypjen e linogd-hendjes?

15. Me çka e vendosim ngjyrën mbi matricë?

16. Për çka shërben presa e shtypjes?

17. A mund të përsëritet shtypja e një matrice dhe nëse mundet sa herë mund të përsëritet?

18. Shpjego si formohet kontrasti i dritë-errësirës në linogdhendje?

19. Çfarë raportesh të elementeve figurative krijohen kur përdoret parimi figurativ kontrast?

20. Numëro cilat lloje të kontrastit përdoren në grafikë.

Anri Tuluz Lotrek: Zhan Avril

Pablo Pikaso: Instrumentisti

GRAFIKA

Page 66: karakteristikat e artit figurativ

66

Gjërat të cilat i përdorim në jetën e për-ditshme prodhohen në fabrika dhe me sasi të mëdha. Por, para se të fillohet me prodhimin e ndonjë produkti së pari përpunohet dizajni i atij prodhimi. Kjo do të thotë se dizajnuesi

e mendon pamjen e sendeve për përdorim

të përditshëm. Kuptohet, pamja e sendit du-het të jetë në përputhje me funksionin që ka prodhimi i caktuar, kurse në të njëjtën kohë të posedojë edhe kualitete estetike.

Që të formohet pamja e ndonjë prodhimi

dizajnuesi përdor elementet dhe parimet fi-

gurative. Gjatë përpunimit të dizajnit mund të përdoren të gjitha elementet dhe parimet figu-rative. Kur përdorim ndonjë element dhe pa-rim figurativ duhet të dimë çfarë përshtypje do të lë te ai që do ta blejë prodhimin. Kjo do të thotë se dizajnuesi duhet të dijë, për shem-bull, si ndikon ndonjë ngjyrë mbi njerëzit ose ta përcaktojë madhësinë e prodhimit ashtu që do t’i përgjigjet funksionit. Gjithashtu, duhet të përcaktojë a është më mirë të përdorë kontrast të ngjyrave ose harmoni, a të ketë ritëm ose jo.

Krejt kjo është e nevojshme për atë se çdoherë kur blejmë diçka më së pari na tërheq ose refuzon pamja e tij, kurse pastaj i mësojmë karakteristikat e prodhimit. Nëse vëzhgojmë ndonjë send nga mjedisi do të vërejmë se ai send ka njëfarë forme dhe madhësie, do të gjejmë vija të caktuara, ngjyra ose teksturë të ndryshme, që janë të ndriçuara në mënyra të ndryshme. Kur e zgjedhim prodhimin zgjedhim sipas dëshirave dhe nevojave tona.

Duke i kombinuar teknikat kolazh, temperë dhe fl lomastër krijo dizajn të “Shishes për par-fum“ ose të “Automobilit“, pasi ta krijosh dizaj-nin, lejo shokët e tu të klasës të komentojnë në lidhje me elementet dhe parimet figurative që i ke përdorur dhe kuptohet, le të japin mendi-min e vetë a ju pëlqen.

ARTI FIGURATIV DHE SENDET PËR

PËRDORIM TË PËRDITSHËM

Vizatim dizajni për kreacion të modës së veshmbathjeve

Vizatim dizajnues për formimin e automjetit bashkëkohor

MBAJE MEND: Që të krijohet dizajn i

prodhimit përdoren elementet dhe pari-

met figurative.

DIZAJNI DHE KOMUNIKIMET VIZUELE

Page 67: karakteristikat e artit figurativ

67

Zgjidhja ideore për jahtin modern

Dizajn i rëndomtë i enëve për përdorim të përditshëm

Dizajn i shishes për parfum

Dizajn i garniturave për ulje me vija harmonike

Dizajn i automobilit bashkëkohor

Dollap muri me dizajn modern

DIZAJNI DHE KOMUNIKIMET VIZUELE

Page 68: karakteristikat e artit figurativ

68

PËRDORIMI I KOMPJUTERIT NË DIZAJN

Dizajn në kopertinat e librave

DIZAJNI DHE KOMUNIKIMET VIZUELE

Me zhvillimin e teknologjisë informative, kompjuterët përdoren në çdo sferë të jetës së njeriut, prej komunikimit dhe argëtimit të përditshëm, dhe deri te proceset e ndërlikuara teknologjike. Në art, kompjuteri, zbatim më të madh gjen në dizajn edhe atë në të gjitha pjesët e tij. Mundësitë që i ofrojnë progra-

met e ndryshme kompjuterike grafike jua

lehtësojnë dhe përshpejtojnë punën di-

zajnuesve. Dhe kështu, shumë më lehtë dhe më shpejtë është të krijohet dizajn të ndonjë prodhimi në Photoshop, Corel Draw, Autocad ose program tjetër grafik, sesa me ndihmën e ndonjë teknike tjetër figurative (Lexoje mësimin në f. 20).

Çdo program grafik ofron zgjedh-

je të veglave me të cilat shërbehemi që

ta krijojmë kreacionin tonë. Veglat që më

shpesh përdoren janë: lapsi (pencil), brus-

ha (brush), goma (eraser) paleta me ngjyra,

format (shapes). Vetë emrat e veglave janë marrë prej nocioneve me të cilat shërbehemi

në shprehjen figurative. Dhe kështu, me veglën pencil vizatojmë si me laps në letër me atë që mundemi ta ndryshojmë llojin dhe trashësinë e vijës. Vegla brush përdoret për ngjyrosje, ndërsa cilën ngjyrë dhe ton të ngjyrës do ta përdorim zgjedhim në paletën e ngjyrave në të cilën mund të gjenden të gjitha ngjyrat që i dallon syri i njeriut. Programet ofrojnë mundësi për shtimin e hijeve, 3D efekteve dhe tekstura të ndryshme. Mundësinë që ofrojnë programet kompjuterike që lehtë të ndryshojë zgjedhja dhe mundësia shumë shpejtë të provojmë vari-ante të ndryshme të asaj që e punojmë gjithse-si se e lehtëson punën.

Në programin grafikë kompjuterike puno “Ftesë për patronatin e shkollës, për ekspozitën e fëmijëve ose për festivalin e fëmijëve“. Përpiqu në një motiv të përpunosh më shumë variante.

MBAJE MEND: Në kohën e sotme pje-

sa më e madhe e dizajnëve punohen me

ndihmën e kompjuterit.

Page 69: karakteristikat e artit figurativ

69

Posterët për fi lma të punuar në programe kompjuterike

Automobili i krijuar në mënyrë kompjuterike

Dizajnuesi i automobilave në procesin e punës

Teknologjia kompjuterike gjen zbatim edhe në dizajnimin e arkitekturës

Dizajni i mbështjellësit të diskut për lojëra kompjuterike

DIZAJNI DHE KOMUNIKIMET VIZUELE

Page 70: karakteristikat e artit figurativ

70

Dizajni ndahet në dizajn industrial dhe

grafik si dhe në artin e aplikuar. Në dizaj-nin industrial përpunohen: veshmbathje, mo-biliet, mjetet transportuese, ambalazhi i prod-himeve ushqimore dhe kozmetike, enët që i përdorim në amvisëri dhe të tjera. (Shiko shem-bujt në f. 66 dhe 67). Në dizajnin grafik: rekla-mat, pllakatet, bilbordet, kopertinat dhe ilustri-met për libra, titujt e faqeve të revistave, shen-jat mbrojtëse, ftesat, kartolinat etj.

Në dizajnin grafik përpunohet shen-ja mbrojtëse ose logo. Logoja është një lloj

simboli, emblemë, me të cilën prezanto-

het ndonjë firmë ose ndonjë personalitet.

Qëllimi i përpunimit të shenjës mbrojtëse, res-pektivisht logos, është që para opinionit të pro-movohet firma ose personaliteti dhe lehtë të jetë i njohur. Shpesh logoja përbëhet prej emrit dhe firmës. Kjo do të thotë se dizajnuesi duhet të punojë shkronja që do ta tërheqin vëmendjen dhe do të jenë lehtë të njohura. Gjithashtu, lo-goja mund të jetë fotografi që në mënyrë të

caktuar e tregon veprimtarinë që e kryen firma dhe gjithsesi përsëri duhet të jetë lehtë e dal-lueshme. Gjatë krijimit të shenjës mbrojtëse rol të madh luajnë ngjyrat dhe firmat që dizajnu-esi do t’i përdorë, ngase ngjyrat dhe format e ndryshme kanë domethënie të ndryshme. Për shembull, format këndore veprojnë fuqishëm, ndërsa të rrumbullakëtat butë. Ngjyra e kuqe është për paralajmërim, kurse e gjelbra na aso-con në natyrën dhe pastërtinë. Të gjitha këto karakteristika duhet të merren parasysh kur pu-nohet logoja.

Më shpesh logon e përpunojmë me

ndonjë program grafik kompjuterik. (Lexo mësimet në f. 20 dhe f. 68).

Përpuno shenjë mbrojtëse për shkollën tënde. Kombino teknikat tush dhe pendë dhe fl lomastër që ta përpunosh logon.

SHENJA MBROJTËSE - LOGO

Logo fi rmash të ndryshme IKT

MBAJE MEND: Logoja është simbol me

të cilin prezantohet ndonjë firmë ose per-

sonalitet.

DIZAJNI DHE KOMUNIKIMET VIZUELE

Page 71: karakteristikat e artit figurativ

71

Logo e fi rmave automobilistike

Shenja mbrojtëse në organizatat ekologjike

Shenjat mbrojtëse të lojërave olimpike

Shenjat mbrojtëse ku janë përdorur vetëm shkronjat

Logo e fi rmave që prodhojnë pajisje sportive

DIZAJNI DHE KOMUNIKIMET VIZUELE

Page 72: karakteristikat e artit figurativ

72

Stolisja dhe zbukurimi i njerëzve që nga parahistoria është pjesë e veshmbathjes së njerëzve. Në periudha të ndryshme të epoka-ve stolia kishte rëndësi të ndryshme dhe pam-je të ndryshme. Më shpesh stolia dhe zbukuri-mi i sendeve të përdorura shërbente si shenjë e moshës, statusit shoqëror, shenjë religjio-ze, shprehje e pasurisë dhe kuptohet shpreh-je estetike. Stolia dhe sendet zbukuruese janë prodhime artizanale, gjegjësisht bëjnë pjesë në fushën e interesimit të artit të aplikuar. Gjatë përpunimit të stolisë vlerat estetike janë veç-mas të rëndësishme për vlerën e stolisë.

Në Maqedoni mënyra tradicionale e

përpunimit të stolisë dhe zbukurimit të sen-

deve është filigrani. Stolia dhe zbukurimet të sendeve të përdorura përpunohen prej argjen-dit, bakrit ose telit të arit, që nxehen, ndërsa pastaj me lakime fitohen format e dëshiruara. Me thurjen e penjve të hollë të telave, fitohen forma impresive të stolive më të ndryshme.

Më shpesh janë përpunuar unaza, vathë dhe gjerdanë dhe kollanë (zbukurime në brez), ta-baka (kuti për cigare), stoli të ndryshme për në kokë dhe lloje të tjera të stolive. Si motive që kanë qenë më prezent në përpunimin e stoli-ve janë paraqitjet e fl orës, përkatësisht format e ndryshme të degëve, gjetheve dhe luleve. (le-xoje mësimin në f. 32). Shpesh këto motive janë stilizuar. Stilizimi është mënyrë e paraqitjes

së motivit me thjeshtëzimin dhe formësimin

e tij sipas ndonjë skeme.

Përpunoje vizatimin për stoli-filigran (se çfarë lloji stolie, zgjidhe vetë), në teknikën tush dhe pendë. Në vizatim përdor motive fl orale të stilizuara.

PËRPUNIMI TRADICIONAL I STOLIVE NË

MAQEDONI –FILIGRANI

Mjeshtri më i njohur maqedonas i fi ligranit: Vangel Dereban në procesin e punës

MBAJE MEND: Filigrani është mënyrë e

përpunimit të stolisë dhe zbukurimeve të

sendeve të përdorura nga teli i argjendtë

dhe i artë.

DIZAJNI DHE KOMUNIKIMET VIZUELE

Page 73: karakteristikat e artit figurativ

73

Pyetje për përsëritje për temën dizajn dhe

komunikime vizuale:

1. Numëro sendet të cilat për çdo ditë i përdor, kurse pamja e tyre të pëlqen.

2. Çka duhet të bëjë dizajnuesi para se të fillojë të përpunoj një prodhim në fabrikë?

3. Në çfarë raporti duhet të jenë pamja e prod-himit dhe funksioni i prodhimit?

4. Në dizajn a përdoren elemente figurative?

5. Si ndahet fusha figurative e dizajnit?

6. Cili është dallimi ndërmjet dizajnit industri-al dhe grafik?

7. Çka do të thotë shenjë-logo?

8. Cili është qëllimi i përpunimit të shenjës mbrojtëse?

9. A mundet në një logo të përdoret tekst?

10. Çka është filigrani?

11. Si punohet stolia e filigranit?

12. A përdoret filigrani vetëm për stolitë?

Stoli e punuar me teknikën e fi ligranit

Stoli e përpunuar në teknikën e fi ligranit

Flutura të argjendta të punuara në fi ligran

Stoli e përpunuar në teknikën fi ligran në kombinim të telit të arit dhe argjendit

DIZAJNI DHE KOMUNIKIMET VIZUELE

Page 74: karakteristikat e artit figurativ

74

Kërkimet arkeologjike tregojnë se në tru-

allin e Maqedonisë krijohet art që nga para-

historia e deri më sot. Zbulimet nga lokalite-tet arkeologjike tregojnë se njeriu çdoherë kri-jonte vlera estetike në atë që e krijonte. Në Ma-qedoni janë zbuluar një numër shumë i madh i sendeve me vlerë të paçmuar artistike. Të tilla sende janë: “Nëna e Madhe Përendeshë”, “Me-nada e Tetovës“, “Maskat e Arta të Ohrit“, “Skulp-tura e Dedalit“, “Ikonat Terakote” nga Vinica dhe të tjera. Me bukurinë e tyre përshtypje të po-saçme lënë mozaikët siç janë mozaikët në “Sto-bi“, “Heraklea“ ose “Plaoshnik“.

Me vlerë të paçmuar janë objektet e

shumta që të mahnitin me kualitetet e tyre

arkitektonike dhe me afresket, ikonat dhe

skalitjet në brendësin e kishave dhe xha-

mive. Disa prej atyre objekteve janë: Shën So-fia dhe Shën Maria Perivlepta Ohër, kishat në f. Nerez, f. Kurbinovë, f. Staro Nagoriçani, f. Zërze, kompleksin e manastireve në f. Lesnovë, f. Tres-kavec, manastirin Shën Jovan Bigorski, Markov Manastir, kisha Shën Andrea te penda e Matkës,

xhamia e Mustafa Pashës në Shkup, xhamia e Larme në Tetovë etj.

Nga fundi i shekullit të nëntëmbëdhjetë

paraqiten artistët e parë që filluan të pik-

turojnë tema që ishin nga jeta e për ditshme

e njerëzve dhe nuk ishin të lidhur me re-

ligjionin. Dimitar Andonov Papradishki dhe Gjorgji Zografski janë paraardhësit e artit bashkëkohorë të Maqedonisë. Artistët më të njohur që punuan në këtë periudhë janë Di-mitar Pandillov, Llazar Liçenoski, Nikolla Mar-tinoski, Vangel Koxhoman, Tomo Vlladimirs-ki, Ljubomir Bellogaski, Dimo Todorovski që punuan në periudhën para dhe pas Luftës së Dytë Botërore. Pas tyre vijnë gjeneratat e artistëve maqedonas që krijojnë vepra të artit që e plotësojnë kulturën dhe traditën maqe-donase.

Krejt kjo e bën Maqedoninë vend me kul-

turë dhe traditë jashtëzakonisht të pasur që

na obligon ta ruajmë dhe ta mbrojmë këtë

pasuri.

ARTI NË MAQEDONI

Nëna e Madhe Perëndesha, artefakt parahistorik nga lokaliteti Tumba Maxhari

Menada, zbulim nga Tetova, skulpturë e shek. VI p. e. re.

Page 75: karakteristikat e artit figurativ

75

Ikona terakote të krishterimit të hershëm të gjetura në Vinicë, rreth shek. VI-VII

Kisha Sh. Sofi a në Ohër, shek XI

Mozaikët nga Stobi

Maska e artë, e gjetur në Ohër, nga periudha e shek. V p.e.re.

Xhamia e Mustafa Pashës në Shkup, shembull i shkëlqyeshëm i arkitekturës islame nga shek. XV

Afresket mesjetare në territorin e Maqedonisë nga shek. VIII

Page 76: karakteristikat e artit figurativ

76

Vjelës rrushi, detal nga ikonostasi në kishën Sh. Spas në Shkup nga shek. XIX

Sh. Kirili dhe Metodi, ikonë nga Diço Zografski nga shek. XIX

Dimitar Pandillov: Tregu, vaj, fi llim i shek. XX

Dimitar Andonov Papradishki: Fshataret dhe kolovajza, vaj në pëlhurë, shek. XX

Nikolla Martinoski: Tre fëmijë, vaj në pëlhurë, gjysma e parë e shek. XX

Llazar Liçenovski: Rruga, vajë gjysma e parë e shek. XX

Page 77: karakteristikat e artit figurativ

77

Borko Llazeski: Vitrazh i përmendores “Maqedonia“ në Krushevë, gjysma e

dytë e shek. XX

Petar Haxhi Boshkov: Në qendrën, metal, gjysma e dytë e shek. XX

Radolub Anastasov: Njeriu në hapësirë CXXXI, vaj në pëlhurë, gjysma e dytë e shek. XX

Goce Nanevski: 50 ose 50, autor bashkëkohor fi gurativ

Dragutin Avramovski-Gute: Bota ime, vaj në pëlhurë, gjysma e dytë e shek. XX

Ismet Ramiçeviq: Info fabric, autor bashkëkohor fi gurativ

Page 78: karakteristikat e artit figurativ

78

akuarel – (ngjyra uji) teknikë pikturimi në të cilën vepra krijohet me ngjyra që treten në ujë dhe du-ken si të tejdukshme ritëm alternativ- ritëm në të cilin përsëriten njëra pas tjetrës një ose më shumë vepra figurative art abstrakt (kompozicion abstrakt) – art në të cilin nuk është qëllimi të prezantohet realiteti i jashtëm i njohur, por synojmë ta tregojmë efektin e tij me përdorimin e elementeve të ndryshme fi-gurative

arkeologjia – shkenca që studion objektet që njeriu i ka lënë në të kaluarën me qëllim që të dijë informacione të ndryshme për kohën dhe hapësirën kur ishin krijuar këto objektearkitektura – fushë figurative në të cilën krijohen veprat artistike që njeriu i përdor për jetë, punë, dhe argëtim asamblazh – teknikë skulpture në të cilën vep-rat krijohen me bashkim, lidhje të materialeve dhe sendeve më të ndryshme, të cilat kanë qenë përdorur për qëllim tjetër ngjyra akromatike – ngjyra të pangjyrë, e zezë, e bardhë dhe e përhimebatik – teknikë pikturuese që krijohet në pëlhurë mëndafshi ose pambuku mbi të cilën derdhet dyllë i nxehtë dhe pastaj lihet me ngjyrë bajc –lëng me ngjyrë të kafe që përdoret si ma-terial për vizatim skulptura (skalitje) – skulptu-

ra – fushë figurative në të cilën krijohen vepra tre-dimensionale të pikturës që zënë hapësirëkomunikimi vizual – këmbim i informatave që i pranojmë përmes shqisës së të parit vizual –diçka që shohim, ndjenjat që i pranojmë përmes pamjes vitrazh – teknikë e pikturës në të cilën vepra kri-johet me ngjitje të qelqeve të ngjyrosura njëra pranë tjetrës ose me pikturim në qelq vëllimi – element figurativ që e përcakton tredi-mensionalitetin e formave guash – teknikë pikturimi në të cilën ngjyrat tre-ten në ujë, por ngjyrat nuk janë shumë të rralla grafika – vepra pikture (fushë figurative) që for-mohet me ndihmën e shtypjes dhe vetëm në këtë fushë të pikturimit veprat mundet të shumëzohen teknikat grafike – materiale dhe procedura që

përdoren për përpunimin e grafikës grund – përzierje që përbëhet prej materiale-ve të ndryshme dhe vajrave që formojnë lidhje ndërmjet bazës dhe ngjyravemadhësia –është element i pikturës që përdoret në të gjitha fushat figurative dizajn – është fushë figurative që formëson pam-jen e sendeve që i përdorim në jetën e përditshmedizajnuesi – personi që i mendon dukjet e sen-devedalta – lloj i veglës që shërben për përpunimin e materialeve të skulpturës, bazave grafike ose për vendosjen e ngjyrës mbi bazën e pikturës eksterier – pamja e jashtme e veprës arkitekto-nike

enterier – vepra e brendshme arkitektonikeestetika - shkenca për të bukurën shenja mbrojtëse (logo) –simbol, emblemë me të cilën prezantohet ndonjë firmë ose personali-tet ikonë –fotografi e bërë për pikturim në pllakë druri më shpesh me motive nga Bibla instalime – vepra skulpturore që përveçse vetë janë tredimensionale në realizimin e tyre e përfshijnë edhe hapësirën rreth tyre intensiteti - fortësia shtypje kartoni – teknikë grafike e shtypit të lartë që në matricë përpunohet prej kartoni kolazh – teknikë pikturuese në të cilën vepra krijohet me ngjitje të materialeve të ndryshme (letër, plastikë, metal...) mbi bazën kontrast komplementar – kontrast që formo-het ndërmjet ngjyrave komplementare: kuqe-gjelbër, kaltër-portokall, verdh-violet kompozicion – tërësi në të cilën organizohen elementet dhe parimet figurative në veprën ar-tistike komunikimi – kuptimi ndërmjet veti i njerëzve duke përdorur shenja të ndryshme (shkronja, zëra dhe tinguj, forma dhe ngjyra, lëvizje dhe gjeste) kontrast – kundërshti, parim figurativ që i përfshin raportet e elementeve figurative që janë shumë të ndryshmevija e konturës – vijë e jashtme që e përshkruan formën dhe që është më e trashë se vijat e tje-

FJALOR I FJALËVE TË PANJOHURA

Page 79: karakteristikat e artit figurativ

79

ra arti figurativ - termin që i përfshin të gjitha fushat figurative: pikturën, skulpturën, grafikën, arkitekturën, dizajnin... fusha figurative – pjesë e artit figurativ që ka for-mat e veta karakteristike vetëm për atë pjesë pa-

rimet figurative – raport ndërmjet elementeve figurative vija – element figurativ që krijohet me lënien gjurmë me ndonjë lloj materiali mbi bazën li-

nogdhendja – është teknikë grafike nga shtypi i lartë logo – shiko shenjën mbrojtëse në fj alorin miniaturë –vepër figurative me format të vogël mozaik - teknikë pikturuese në të cilën vepra for-mohet me renditje të gurëve të ngjyrosur matri-

ca – bazë grafike e gatshme për shtypjengjyrat themelore – ngjyra që nuk mund të fi-tohen me përzierjen e ngjyrave të tjera, kurse me përzierjen e tyre fitohen të gjitha ngjyrat e tjera: ngjyra e kuqe, e kaltra dhe verdha paftë –zbukurime tradicionale në brez në veshjet popullore në Maqedoni të punuara më shpesh prej argjendi, ari ose ndonjë metali tjetër dhe të zbukuruara me zbukurime filigrani peizazhi – vepër figurative në të cilat motivi është pjesë e natyrës shtypje – proces në grafikë në të cilin nga matri-ca fitohen shenja grafike plastika e plotë –skulpturë që është e vendosur lirisht në hapësirë, respektivisht vepër që është tredimensionale, mundet të shihet nga të gjitha anët parahistoria - periudhë kohore nga e kaluara njerëzore që zgjat prej paraqitjes së njeriut deri te paraqitja e besimeve të para hapësirë –krejt ajo që në rrethon ritëm –parim figurativ që shënon përsëritjen e ndonjë elementi figurativreliev – lloj i veprës skulpturore tek i cili motivet nuk qëndrojnë lirisht në hapësirë, por janë të lid-hur për sipërfaqen e caktuar, prapavijën ngjyra sekondare – ngjyra të dorës së dytë me përzierjen e dy ngjyrave themelore, kurse ato janë: portokallia, e gjelbra dhe violetja teknika skulpturore – materiale dhe procedura që përdoren për modelim piktura (pikturimi) – vepër figurative (fushë fi-gurative) që krijohet me ndihmën e sipërfaqeve

të ngjyrosurateknika të pikturës –materiale dhe procedura që përdoren në pikturë ngjyra spektrale – ngjyra që e përbëjnë spekt-rin e dritës së bardhë (ylberit) vij strukturale-vijë e brendshme që e shpjegon pamjen e formës ngjyra të ftohta –ngjyrë që na kujtojnë në diçka të ftohtë: kaltër, gjelbërtabaka – kuti për ruajtjen e cigareve e punuar më shpesh prej argjendit, ari ose ndonjë metali tjetër dhe e zbukuruar me zbukurime të filigranit tekstura – kualitet i sipërfaqes që mundemi ta shohim ose prekim (vrazhdët, lëmuar, tejduks-hme, turbullt, ngurtë, butë ...) vija e teksturës –vijë me të cilën tregohet kuali-teti i sipërfaqes se a është i vrazhdët, lëmuar, tur-bullt, butë...ton – sasia e dritës në një ngjyrë shkalla e tonit – renditja e toneve nga toni më i ndritshëm deri te më i errët ose e kundërta tone të ngrohta –ngjyra që na kujtojnë në nxehtësinë: kuqe, verdhë, portokalli fauna – perëndeshë romake e botës shtazorefiligran – mënyra tradicionale e përpunimit të stolisë dhe zbukurim i objekteve, kurse puno-het prej telit të argjendit, bakrit ose arit, e cila nxehet, kurse pastaj me farkim fitohen format e dëshiruara fl ora – perëndeshë romake e botës bimore motive të fl orës –motive në veprën figurative që janë nga bota bimore afresk – pikturë muri e krijuar me pikturim në ho-rasan të njomë ose të thatë harmonia – parim figurativ që i përfshinë rapor-tet e elementeve figurative që janë të barazuara, respektivisht dallimet ndërmjet elementeve janë shumë të voglavizatim (të vizatuarit) – vepër figurative (fushë figurative) që krijohet me ndihmën e vijave dhe më shpesh është një ngjyrësheteknika vizatimi – materiale dhe ecuri që përdoren për vizatim

Page 80: karakteristikat e artit figurativ

80

PËRMBAJTJA:

VIZATIMI

PIKTURIMI

SKULPTURA DHE ARKITEKTURA

INTENSITET I VIJËS ..........................................................................................................................6STRUKTURA KONTURE DHE VIJA ..............................................................................................8SIPËRFAQJA E DEFINUAR ME VIJË TEKSTURE ......................................................................10DRITË NË VIZATIM .........................................................................................................................12VIZATIMI OBSERVUES, VIZATIM SIPAS KUJTESËS DHE VIZATIM SIPAS FANTAZISË .......14RITËM NË VIZATIM ........................................................................................................................16KARAKTERISTIKAT E TEKNIKAVE VIZATUESE .......................................................................18VIZATIM ME KOMPJUTER ...........................................................................................................20ANALIZA ESTETIKE E VIZATIMEVE ...........................................................................................22

ELEMENTET FIGURATIVE NË PIKTURË ....................................................................................24NGJYRAT THEMELORE DHE TË FITUARA ...............................................................................26KARAKTERISTIKAT E TEKNIKAVE TË PIKTURËS ....................................................................28TEKSTURA E KRIJUAR ME NGJYRA ..........................................................................................30NATYRA SI INSPIRIM ....................................................................................................................32KONTRAST I NGJYRAVE ..............................................................................................................34NGJYRA DHE DRITA......................................................................................................................36KONTRASTI DRITË –ERRËSIRË ...................................................................................................38ANALIZA ESTETIKE E PIKTURAVE ............................................................................................40

KARAKTERISTIKAT E ARTIT FIGURATIV ....................................................................................4

FORMËSIMI NË HAPËSIRË ..........................................................................................................42VIJA DHE TEKSTURA NË SKULPTURA .....................................................................................44MODELIM ME ARGJILË ................................................................................................................46ASAMBLAZHI ..................................................................................................................................48ARKITEKTURA .................................................................................................................................50NGJYRA NË SKULPTURË .............................................................................................................52ANALIZA ESTETIKE E SKULPTURËS .........................................................................................54

Page 81: karakteristikat e artit figurativ

ARTI FIGURATIV DHE SENDET E PËRDORIMIT TË PËRDITSHËM ....................................66PËRDORIMI I KOMPJUTERIT NË DIZAJN ................................................................................68SHENJA MBROJTËSE –LOGO .....................................................................................................70MËNYRA TRADICIONALE E PUNIMIT TË STOLISË - FILIGRANI........................................72ARTI NË MAQEDONI ....................................................................................................................74FJALORI I FJALËVE TË PANJOHURA .........................................................................................78

81

GRAFIKA

DIZAJNI DHE KOMUNIKIMET VIZUELE

VIZATIMI (SKICA) E PËRGATITUR ..............................................................................................56VIJA, FORMA DHE TEKSTURA NË GRAFIKË ...........................................................................58PREJ SKICËS DERI TE LINOGDHENDJA ..................................................................................60KONTRAST NË GRAFIKË ..............................................................................................................62VLERËSIMI ESTETIK NË GRAFIKË ..............................................................................................64

Page 82: karakteristikat e artit figurativ

82