kapitulli vi - unhz.weebly.com · dhe jobonitetin, ndër të cilat bëjnë pjesë edhe organizimi i...

27
Kapitulli VI FINANCIMI I EKONOMISË SË VOGËL (FINANCIMI DHE STRUKTURA FINANCIARE) Prof. Ass. Dr. Halit Shabani MSc. Fisnik Morina PhD (c) Pejë, 2017

Upload: dinhanh

Post on 29-Aug-2019

223 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Kapitulli VI - unhz.weebly.com · dhe jobonitetin, ndër të cilat bëjnë pjesë edhe organizimi i funksionit financiar dhe të kontabilitetit etj. Problemet kryesore të financimit

Kapitulli VI

FINANCIMI I EKONOMISË SË VOGËL (FINANCIMI DHE STRUKTURA FINANCIARE)

Prof. Ass. Dr. Halit Shabani

MSc. Fisnik Morina PhD (c)

Pejë, 2017

Page 2: Kapitulli VI - unhz.weebly.com · dhe jobonitetin, ndër të cilat bëjnë pjesë edhe organizimi i funksionit financiar dhe të kontabilitetit etj. Problemet kryesore të financimit

•FINANCIMI

•STRUKTURA FINANCIARE

Përmbajtja

Page 3: Kapitulli VI - unhz.weebly.com · dhe jobonitetin, ndër të cilat bëjnë pjesë edhe organizimi i funksionit financiar dhe të kontabilitetit etj. Problemet kryesore të financimit

• Në praktikën dhe literaturën botërore hasim pikënisje të ndryshme lidhur me definimin dhe klasifikimin e ndërmarrësisë sipas madhësisë së subjekteve ekonomike.

• Ato nuk janë të njëjta, më së shpeshti kemi të bëjmë me vlerën e kapitalit, vlerën totale të pasurisë, vlerën e mjeteve të përhershme, lartësinë e të hyrave nga shitja, lartësinë e fitimit të pastër, numrin total të të punësuarve etj., me ç’rast si kriter i vlerësimit merret një pikënisje ose kombinimi i disa prej atyre që janë përmendur.

• Kryesisht ose si i vetmi kriter shërben numri total i të punësuarve.

SHËNIME HYRËSE

Page 4: Kapitulli VI - unhz.weebly.com · dhe jobonitetin, ndër të cilat bëjnë pjesë edhe organizimi i funksionit financiar dhe të kontabilitetit etj. Problemet kryesore të financimit

• Në praktikën tonë NDËRMARRËS KONSIDEROHET PERSONI FIZIK OSE JURIDIK I CILI NË MËNYRË TË PAVARUR DHE ME RREZIKË TË VET USHTRON VEPRIMTARINË EKONOMIKE ME QËLLIM TË REALIZIMIT TË FITIMIT.

• Ndërkaq kriter për përcaktimin e madhësisë së tyre, sipas Ligjit mbi kontabilitetin, janë vlera e bilancit aktiv, të hyrat vjetore dhe numri mesatar i të punësuarve.

SHËNIME HYRËSE

Page 5: Kapitulli VI - unhz.weebly.com · dhe jobonitetin, ndër të cilat bëjnë pjesë edhe organizimi i funksionit financiar dhe të kontabilitetit etj. Problemet kryesore të financimit

• Të gjithë këta ndërmarrës përpiqen, në kohë të kufizuar, të punojnë vazhdimisht dhe me sukses.

• Themelimi, veprimtaria e përhershme dhe zhvillimi i tyre është i kushtëzuar nga sigurimi i një financimi cilësor.

• Problemi ka të bëjë me faktin se si të sigurohet një afarizëm i qëndrueshëm financiar dhe rritja e ndërmarrësve të vegjël, pastaj si, kur dhe nga çfarë burimesh të sigurohet financimi i tyre, pra paraja ose kapitali që është sinonim i ndërmarrësisë dhe fuqia e saj kryesore inicuese.

SHËNIME HYRËSE

Page 6: Kapitulli VI - unhz.weebly.com · dhe jobonitetin, ndër të cilat bëjnë pjesë edhe organizimi i funksionit financiar dhe të kontabilitetit etj. Problemet kryesore të financimit

• Procesi afarist i çdo subjekti ekonomik përfshin procesin e furnizimit, procesin e prodhimit dhe procesin e shitjes me të cilin rrumbullakohet lëvizja e pasurisë që ka për qëllim krijimin e vlerës së shtuar, maksimalizimin e fitimit, si dhe ekzistencën dhe rritën e ndërmarrësit.

• Veçantia e ndërmarrësve të vegjël qëndron në faktin se ata, sipas rregullit, unifikojnë funksionin e pronësisë dhe të administrimit, prandaj si pasojë e kësaj, ndër këto qëllime, më së tepërmi është e theksuar përpjekja që me një kapital fillestar minimal brenda një kohe sa më të shkurtër të realizohet një fitim sa më i madh dhe të rritet kapitali vetjak.

FINANCIMI

Page 7: Kapitulli VI - unhz.weebly.com · dhe jobonitetin, ndër të cilat bëjnë pjesë edhe organizimi i funksionit financiar dhe të kontabilitetit etj. Problemet kryesore të financimit

• Nëse likuiditeti kuptohet si zotësi e ndërmarrësit që me pasurinë likuide t’i përmbushë detyrimet e arritura për pagesë, me ç’rast mendohet për detyrimet afatshkurta, kurse boniteti si zotësi e përgjithshme e pagimit të detyrimeve, problemi i financimit të ndërmarrësit të vogël është i shprehur pikësëpari si paaftësi e pagimit me kohë të detyrimeve afatshkurta të shkaktuara nga mungesa e parasë.

Problemet kryesore të financimit

Page 8: Kapitulli VI - unhz.weebly.com · dhe jobonitetin, ndër të cilat bëjnë pjesë edhe organizimi i funksionit financiar dhe të kontabilitetit etj. Problemet kryesore të financimit

• Financat afariste të ndërmarrësit duhet t’i vërejnë me kohë këto dukuri dhe t’i sigurojnë paratë me të cilat do të pengohet jolikuiditeti.

• Në të kundërtën, ai gradualisht do të shndërrohet në mungesë boniteti dhe stërngarkim me borxhe, kurse në mënyrë zinxhirore mund të zgjerohet në tërë ekonominë.

• Shkaqet e këtij problemi që mund të shfaqen në forma të ndryshme, mund të klasifikohen sipas disa kritereve.

• Sipas prejardhjes, këto shkaqe ndahen në ato të jashtme dhe të brendshme

Problemet kryesore të financimit

Page 9: Kapitulli VI - unhz.weebly.com · dhe jobonitetin, ndër të cilat bëjnë pjesë edhe organizimi i funksionit financiar dhe të kontabilitetit etj. Problemet kryesore të financimit

• SHKAQET E JASHTME janë të kushtëzuara nga politika makroekonomike e shtetit që ka për qëllim realizimin e objektivave globale të zhvillimit të vendit me ndihmën e masave dhe të mjeteve për realizimin e tyre.

• Për shembull, është detyrë e bankës popullore që me politikën monetare dhe kredituese dhe me politikën e rezervave të sigurojë ruajtjen e likuiditetit dhe të bonitetit të bankave afariste , kurse ato me politikën kredituese ndikojnë dukshëm në likuiditetin dhe bonitetin e subjekteve ekonomike, veçmas të ndërmarrjeve të vogla.

Problemet kryesore të financimit

Page 10: Kapitulli VI - unhz.weebly.com · dhe jobonitetin, ndër të cilat bëjnë pjesë edhe organizimi i funksionit financiar dhe të kontabilitetit etj. Problemet kryesore të financimit

• Politika fiskale e shtetit po ashtu ndikon dukshëm në likuiditetin dhe bonitetin, nga se detyrimet fiskale dhe dhëniet për shtetin shpeshherë kanë një nivel dhe dinamikë të kundërt me interesat e tyre, gjë që ua zvogëlon likuiditetin.

• Përkeqësimi i kushteve të përgjithshme kredituese ose zvogëlimi i likuiditetit të ndërmarrjeve të mëdha dhe të mesme ka një ndikim të pavolitshëm shtesë në ndërmarrjet e vogla që janë të detyruara të bashkëpunojnë me ta.

• Shpejtësia me të cilën qarkullojnë pagesat dhe paraja gjithashtu, ndikon në likuiditetin dhe bonitetin.

Problemet kryesore të financimit

Page 11: Kapitulli VI - unhz.weebly.com · dhe jobonitetin, ndër të cilat bëjnë pjesë edhe organizimi i funksionit financiar dhe të kontabilitetit etj. Problemet kryesore të financimit

• SHKAQET E BRENDSHME përfshijnë të gjitha ato shkaqe të brendshme të jolikuiditetit dhe jobonitetit për shkak të të cilave ndërmarrja e vogël nuk mundet që me paratë që i ka në dispozicion t’i përmbushë detyrimet e arritura për pagesë, ngase sasia e mjeteve likuide (parasë) është më e vogël se detyrimet e faturuara, përkatësisht të arritura për pagesë.

• Shkaku primar është disharmonia ndërmjet marrjeve dhe dhënieve në para.

• Disharmonia mund të ekzistojë edhe në kushtet e një baraspeshe financiare afatshkurtër dhe afatgjatë. Mirëpo, shkak për këtë shpeshherë janë disharmonitë më të ndërlikuara financiare në strukturën e ndërmarrësit.

Problemet kryesore të financimit

Page 12: Kapitulli VI - unhz.weebly.com · dhe jobonitetin, ndër të cilat bëjnë pjesë edhe organizimi i funksionit financiar dhe të kontabilitetit etj. Problemet kryesore të financimit

• Jolikuiditeti shpeshherë është rezultat i pamundësisë së arkëtimit të kërkesave, kurse joboniteti pasojë e rezultateve negative financiare, pra e gjendjes në të cilën të hyrat janë më të vogla sesa të dalat, kështu që afarizmi rezulton me humbje.

• Janë të shumta edhe shkaqet e tjera që ndikojnë në jolikuiditetin dhe jobonitetin, ndër të cilat bëjnë pjesë edhe organizimi i funksionit financiar dhe të kontabilitetit etj.

Problemet kryesore të financimit

Page 13: Kapitulli VI - unhz.weebly.com · dhe jobonitetin, ndër të cilat bëjnë pjesë edhe organizimi i funksionit financiar dhe të kontabilitetit etj. Problemet kryesore të financimit

• Për inicimin e ndërmarrësisë, ndërmarrësi ka nevojë për para, kurse lartësia e kapitalit fillestar varet nga ajo se për të cilën formë juridike të afarizmit bëhet fjalë: shoqërinë e kapitalit ose shoqërisë e personave si ndërmarrës.

• Gjatë afarizmit paraja i duhet për t’i blerë të gjitha ato që i nevojiten për procesin e prodhimit, kurse me financimin e detyrimeve siguron inputet e nevojshme materiale, rrogat e të punësuarve, shërbimet e jashtme të ndërmarrësve të tjerë, tatimet e kontributet ndaj shtetit etj.

Kuptimi i financimit

Page 14: Kapitulli VI - unhz.weebly.com · dhe jobonitetin, ndër të cilat bëjnë pjesë edhe organizimi i funksionit financiar dhe të kontabilitetit etj. Problemet kryesore të financimit

• Dhe në fund, paraja i nevojitet edhe për financimin e zhvillimit. Në kushtet e ekonomisë mall-para kategori qendrore e ecurisë qarkore është paraja.

• Paraja është parakusht i kontinuitetit të afarizmit të ndërmarrjes ngase ecuria qarkore, sipas rregullit, fillon dhe përfundon me para.

• Së këndejmi, është detyrë e funksionit financiar të ndërmarrësit që të sigurojë paranë për financimin e sistemit afarist.

Kuptimi i financimit

Page 15: Kapitulli VI - unhz.weebly.com · dhe jobonitetin, ndër të cilat bëjnë pjesë edhe organizimi i funksionit financiar dhe të kontabilitetit etj. Problemet kryesore të financimit

• Financimi i sistemit afarist përfshin punët e:

1. planifikimit, sigurimit dhe përdorimit të të gjitha mjeteve financiare të sistemit afarist.

2. harmonizimit të derdhjes së këtyre parave me afatet e detyrimeve të maturuara,

3. rregullimit dhe përcjelljes së marrëdhënieve financiare dhe të rrjedhës së parasë,

4. kontrollit dhe të analizës financiare të përdorimit racional të parasë.

Kuptimi i financimit

Page 16: Kapitulli VI - unhz.weebly.com · dhe jobonitetin, ndër të cilat bëjnë pjesë edhe organizimi i funksionit financiar dhe të kontabilitetit etj. Problemet kryesore të financimit

• Mund të konkludojmë se financimi nënkupton anën monetare të ndërmarrësisë, që përfshinë të gjitha format e saj: fillestare, vijuese dhe të financimit zhvillimor të ndërmarrjeve të vogla.

• Mirëpo, financimi nuk përfshinë vetëm sigurimin e parasë, por edhe investimin dhe kthimin e tij.

Kuptimi i financimit

Page 17: Kapitulli VI - unhz.weebly.com · dhe jobonitetin, ndër të cilat bëjnë pjesë edhe organizimi i funksionit financiar dhe të kontabilitetit etj. Problemet kryesore të financimit

• Në kuptim të gjerë financimi nënkupton investimin e parasë për sigurimin e pasurisë materiale dhe të formave të tjera të pasurisë që janë të nevojshme për ushtrimin e aktiviteteve afariste të ndërmarrësit ose për nevojat zhvillimore, si dhe për kthimin e parasë, që mundëson përmbushjen e detyrimeve të krijuara në procedurën e sigurimit të parasë.

Kuptimi i financimit

Page 18: Kapitulli VI - unhz.weebly.com · dhe jobonitetin, ndër të cilat bëjnë pjesë edhe organizimi i funksionit financiar dhe të kontabilitetit etj. Problemet kryesore të financimit

• Dallohen tri forma kryesore të financimit, fillestare, vijuese dhe financimi zhvillimor i ndërmarrësit

Format e financimit

Page 19: Kapitulli VI - unhz.weebly.com · dhe jobonitetin, ndër të cilat bëjnë pjesë edhe organizimi i funksionit financiar dhe të kontabilitetit etj. Problemet kryesore të financimit

• Duhet të sigurojë një sasi të mjaftueshme të kapitalit fillestar për themelimin dhe fillimin e punës së ndërmarrësit gjë që nënkupton sigurimin e burimeve afatgjata për financimin e investimeve fillestare në mjetet afatgjata dhe në mjetet e përhershme të xhiros.

Financimi fillestar

Page 20: Kapitulli VI - unhz.weebly.com · dhe jobonitetin, ndër të cilat bëjnë pjesë edhe organizimi i funksionit financiar dhe të kontabilitetit etj. Problemet kryesore të financimit

• Duhet të sigurojë sasi të mjaftueshme të burimeve afatshkurtra për financimin e nevojave të përditshme afatshkurtra të ndërmarrësit, gjë që nënkupton financimin e mjeteve të nevojshme të xhiros për mbështetjen e afarizmit të tij cilësor dhe për ruajtjen e bonitetit dhe të likuiditetit të ndërmarrësit.

Financimi vijues

Page 21: Kapitulli VI - unhz.weebly.com · dhe jobonitetin, ndër të cilat bëjnë pjesë edhe organizimi i funksionit financiar dhe të kontabilitetit etj. Problemet kryesore të financimit

• Duhet të sigurojë sasi të mjaftueshme të burimeve shtesë afatgjata për financimin e investimeve të reja, përkatësisht për zhvillim dhe rritje.

Financimi zhvillimor

Page 22: Kapitulli VI - unhz.weebly.com · dhe jobonitetin, ndër të cilat bëjnë pjesë edhe organizimi i funksionit financiar dhe të kontabilitetit etj. Problemet kryesore të financimit

• Struktura financiare e ndërmarrësit rezulton nga bilanci i tij. Ajo paraqet baraspeshën e aktives që e përbënë pasuria e ndërmarrësit dhe të pasives që e përbëjnë burimet e kësaj pasurie.

• Procesi i financimit formalizohet në kontabilitetin e subjektit ekonomik.

STRUKTURA FINANCIARE

Page 23: Kapitulli VI - unhz.weebly.com · dhe jobonitetin, ndër të cilat bëjnë pjesë edhe organizimi i funksionit financiar dhe të kontabilitetit etj. Problemet kryesore të financimit

• Struktura financiare vertikale përfshin strukturën e aktives dhe të pasives së bilancit pasuror të ndërmarrësit.

• Ndërmarrësi ka nevojë të vazhdueshme për pasurinë, përkatësisht për mjetet me të cilat do ta zhvillojë veprimtarinë, e varësisht nga dinamika e afarizmit dhe rritja e tij, nevojat ndryshojnë.

Struktura financiare vertikale

Page 24: Kapitulli VI - unhz.weebly.com · dhe jobonitetin, ndër të cilat bëjnë pjesë edhe organizimi i funksionit financiar dhe të kontabilitetit etj. Problemet kryesore të financimit

• Struktura e pasivit tregon se nga të cilat burime financohet pasuria që e disponon ndërmarrësi, përkatësisht sa është financuar kjo pasuri me kapital vetjak, e sa me mjete të huaja (detyrime), pastaj çfarë është maturimi i këtyre detyrimeve.

• Me të formalizohet raporti i pronarit kundrejt burimeve të mjeteve, andaj, pa marrë parasysh rëndësinë primare të aktives, pasiva e bilancit pasurorë paraqet problemin kyç në analizën e strukturës së burimeve të financimit të ndërmarrësit.

Struktura financiare vertikale

Page 25: Kapitulli VI - unhz.weebly.com · dhe jobonitetin, ndër të cilat bëjnë pjesë edhe organizimi i funksionit financiar dhe të kontabilitetit etj. Problemet kryesore të financimit

• Struktura financiare horizontale është një lidhshmëri e afatizuar ndërmjet aktives dhe pasives së bilancit.

• Në anën e aktives janë paraqitur nevojat totale për mjetet si dhe struktura e tyre e dëshiruar. Se në çfarë mase dhe me çfarë mjetesh ajo do të mbështetet, varet nga struktura financiare e pasives, përkatësisht nga formimi i saj, duke pasur parasysh nevojat e strukturës së afatizuar të aktives.

Struktura financiare horizontale

Page 26: Kapitulli VI - unhz.weebly.com · dhe jobonitetin, ndër të cilat bëjnë pjesë edhe organizimi i funksionit financiar dhe të kontabilitetit etj. Problemet kryesore të financimit

• Në literaturën botërore dhe vendore për këtë shfrytëzohen tregues të ndryshëm lidhur me bonitetin, likuiditetin dhe sigurinë financiare.

• Ndërmarrësit tanë në praktikë më së shpeshti i shfrytëzojnë këta tregues:

Struktura financiare horizontale

Page 27: Kapitulli VI - unhz.weebly.com · dhe jobonitetin, ndër të cilat bëjnë pjesë edhe organizimi i funksionit financiar dhe të kontabilitetit etj. Problemet kryesore të financimit

PËRFUNDIMI I KAPITULLIT TË VI-të