kampusi veror 2019“Таоri - vendlindja e justinianit të parë ... dhe projekt menaxhimit të...

60

Upload: others

Post on 03-Mar-2020

8 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Në poligonin “Krivollak” në mënyrë solemne u hap “Kampusi Veror” jubilar, i dhjeti me rradhë. Në kampusin e sivjemë morën pjesë njëqind e njëzet kadetë dhe studentë nga

Maqedonia e Veriut dhe nga 11 vende partnere dhe miqësore. Në hapjen e kampusit, zëvendës ministri i mbrojtjes, Bekim Maksuti theksoi se kemi të bëjmë me një projekt unikal i cili mundëson që kadetë dhe student nga disa vende të shkëmbejnë përvoja, të mësojnë nga njëri tjetri dhe të krijojnë shoqëri të reja. Zëvendës ministri Maksuti tha se ky kampus jubilar, i dhjeti me rradhë, realizohet në vit në të cilin vendi ynë do ta realizojë qëllimin e tij strategjik – do të anëtarsohet në NATO. Maksuti mes tjerash

theksoi se të gjithë njohuritë e fituara shkathtëistë e lidershipit, kreativiteti, guximi, etika dhe integriteti janë shkathtësi dhe vlera të cilat duhet t’i posedojë secili oficer, ndërsa kadetët si oficerë të ardhshëm, këto vlera dhe shkathtësi, do t’i fitojnë pikërisht në kuadër të “Kampusit Veror”. Mitko Bogdanovski, prodekani i Akademisë Ushtarake në hapjen e kampusit tha se numri i madh i aktiviteteve dhe program i pasur i kampusit, janë rezultat i përvojës disa vjeçare dhe realizimit të suksesshëm të këtij kampusi, në të cilin deri më tani kanë marrë pjesë mbi 1.600 kadetë dhe student nga më tepër se njëzet vende. Kampusi përfundoi me stërvitje demonstruese të 120 kadetëve dhe studentëve të cilët demonstruan

Kampusi Veror 2019“

3

Info

NATO-aktivitetePatrullimi ajror i NATO-S

NATO-armatatForcat e Armatosura të Sllovenisë

NATO-strategjitëStrategjia e përgjigjes fleksibile

Në vijën e parëLufta kunder informatave të rrejshme

Edukim Karakteristikat e lidershipit toksik ArmatimPistoleta „М57“

Armatim„Canadair“

ArmatimPushka automatike SHAK-12 - Çudia e re e industrisë ushtarake ruse

24 orëGara ushtarake me snajper

E paobligueshmeArsye të çuditshme për luftra të vërteta

Përgjatë historisëHistoria e konflikteve në Nigeri

Film„Gernika“

Таоri - Vendlindja e Justinianit të Parë

6

8

5

18

22

34

40

12

32

45

56

aktivitete lidhur me detyrat gjatë pjesëmarrjes në mision për mbështetjen e paqes, ballafaqim me turmë, luftim në mjedis të populluar, procedur për ballafaqim me MSHI, dhënie të ndihmës së parë dhe evakuim me helikopter gjatë realizimit të marrëdhënieve me publikun në kuadër të operacioneve.Kampusin e mbylli zëvendës ministri i mbrojtjes Bekim Maksuti i cili me këtë rast theksoi: “Partneritetit të cilat i lidhët gjatë këtyre dhjetë ditëve, gjithçka që ndatë dhe mësuat, do të mbesin përgjithmonë në mendjen dhe në zemrat tuaja. Shoqëritë e krijuara në mes të kadetëve nga 12 vendet dhe nga studentët e universiteteve do të jenë të përjetshme”. Në mbylljen e kampusit veror, mes tjerash, ishin të pranishëm edhe drejtori i SHP, gjeneral-majori Zoran Milevski, drejtori i planifikimit të mbrojtjes pranë Ministrisë së Mbrojtjes së Austrisë, gjeneral-majori Johan Frank, si dhe komandanti i TRIDOC në Kosovë, gjenerali i brigadave Ilfete Salihu.

4652

58

MBUROJA viti XI numri 118 gusht 2019

përmbajt ja

4

Në këtë numër të “Mburojës”, përpos rubrikave të rregullta nga bashkëpuntëorët tanë të

zakonshëm, kemi edhe raportin e një pjesëtari të Skuadronit të Helikopterëve Transportues, që është në përbërjen e Brigadës Ajrore të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Autori i tekstit u ndal në jubileun e njësisë së tij – 25 vjetorin e ekzistimit dhe operativitetit si komponentë transportuese ajrore të forcave ajrore të Maqedonisë. Shënimi i jubileut është i lidhur ngushtë me vendosjen në përdorim operativ të helikopterëve „Mi-17MT“, me të cilin ekuipash nga Maqedonia e realizoi fluturimin e parë me helikopter i cili mban shenjat nga Maqedonia dhe gjithashtu flamurin shtetëror të Maqedonisë. Me këtë rast, në njësi ishin të ftuar dhe ishin të pranishëm anëtarët e ekuipazhit të cilët e realizuan fluturimin e parë, e të cilët sot janë pilotë të penzionuar dhe fluturues teknikëm por kishte edhe te pjesëtarë të nderit të forcave ajrore. Skuadroni i Helikopterëve Transportues vazhdon edhe më tej të jetë shtylla e komponentës transportuese ajrore të forcave ajrore. Skuadroni do të vazhdojë të zhvillohet edhe në të ardhmen, si në aspektin e personelit, ashtu edhe në aspektin profesional dhe në atë të kompetencave, por edhe sa u përket fluturakeve me të cilat do të operojë, me modernizimin e tyre, rritjen e kapaciteteve dhe shkathtësive, si dhe në ruajtjen e nivelit të kompatibilitetit me vendet tjera partnere të NATO-s.Si redaksi, ishim të ftuar të jemi pjesë e shënimit të jubileut – 20 vjet nga promovimi i gjeneratës së parë të oficerëve të Maqedonisë të shkolluar në kuadër të Akademisë Ushtarake “Gjeneral Mihajllo Apostollski” në Shkup. Ky jubile

solemn e shënon ngjarjen kur për herë të parë pas pavarësimit të vendit dhe pas miratimit të ligjit për formimin e Akademisë Ushtarake “Gjeneral Mihajllo Apostollski” në vitin 1995, nga bankat akademike në vitin 1999, dolën 123 oficerë për nevojat e Armatës sipas konceptit të ri të përbërë të shkollimit, në përputhje me standardet veriatlantike dhe sipas përcaktimit të hartuar të vendit tonë për anëtarsim në NATO. Gjatë muajit korrik pranë poligonit ushtarak “Krivollak” u mbajt jubileu i dhjetë me rradhë “Kampusi Veror”. Në hapjen e këtij projekti unikal i cili për të dhjetën herë me rradhë i bashkon kadetët dhe studentët e vendeve anëtare të vendeve partnere, zëvendës ministri i mbrojtjes Bekim Maksuti theksoi se ky kampus jubilar i dhjeti me rradhë, realizohet në vit në të cilin vendi ynë do t’a realizojë qëllimin e saj strategjik – anëtarsimin në NATO. „Maqedonia e Veriut do të bëhet anëtare e plotë e NATO Alenacës dhe kadetët e Armatës sonë shumë shpejtë, miqtë e tyre nga vendet anëtare të Aleancës do të mund t’i quajnë jo vetëm partner, por edhe aleatë”, tha Maksuti.Në vitin e pritjeve të mëdha, në vigjile të Samitit të NATO-s në Londër dhë në shënimin e jubileut të madh – 70 vjetorit të formimit të NATO-s si aleancë më e madhe ushtarako politike në botë, dëshirojmë që pjesëtarët e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut ta festojnë këtë jubile të madh si anëtarë të barabartë të familjes së madhe të NATO-s dhe me aftësitë dhe shkathtësitë e tyre në mënyrë të barabartë të kontribojnë drejtë paqes dhe sigurisë botërore dhe të jenë pjesë e shumë jubileve kombëtare dhe kolektive.

Dr. Zhanet Ristoska

Јubile

„Оrce Nikollov“ 116 1000 Shkup

Теlefon: 02 3128 276www.mod.gov.mk

Qënrdimet e plasuara nga ana e bashkëpunëtorve të jashtëm nuk përfaqsojnë politikën zyrtare dhe qëndrimet e

Ministrisë së Mbrojtjes

MBUROJA Është revistë e Ministrisë së Mbrojtjes sëRepublikës së Maqedonisë së Veriut

Botohet një herë në muaj

PARAQIT KORRUPSIONIN

BotuesМinistria e Mbrojtjes

së Republikës së Maqedonisë së Veriut

Kryetare e KëshillitRadmilla Shekerinska

Kryeredaktore përgjegjëseDr. Zhanet Ristoska

Redaksia:Umit Redzepi

(redaktor i artit grafik dhe teknikës), Kristina Ilievska

(gazetare dhe fotografe), Asim Zaimi

(Redaktor gjuhësor)Bujar Zylfiqari

(përkthimi në gjuhën shqipe)

Shtyp: „STUDI NAMPRINT“

SHPKEL Shkup

5

Me orë solemne mësimi në hapësirat e Akademisë Solemne “Gjeneral

Mihajllo Apostollski” u shënua jubilee me rastin e 20 vjetorit të promovimit të oficerëve të parë të shkolluar në Akade-minë Ushtarake. Në konkursin e parë për vitin akademik 1995/96, nga 820 kandi-datët e paraqitur është bërë përzgjed-hja e 142 kandidatëve, nga të cilët pas shkollimit katërvjeçar, 123 prej tyre janë promovuar me gradën e nëntogerit. Nga numri i përgjithshëm i eprorëve që gjithnjë janë në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Armatë, kjo klasë mund të veçohet me krenari se nga rradhët e saj tashmë ka një gjeneral, 11 kolonelë, 51 nënkol-onelë, nga të cilët 33 janë me akademi komanduese të shtabit të përfunduar, 4 persona janë me shkollë të përfunduar të mbrojtjes kombëtare dhe ka 9 magjis-tra dhe 5 dokotrë shkencash të cilët mbajnë pozita udhëheqëse në MM dhe

në ARMV. Në mbledhjen solemne me rastin e jubileut morën pjesë oficerët e kësaj klase, ndërsa fjalë rasti mbajtën, zëvendës ministri i mbrojtjes, Bekim Maksuti, drejtori i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral-majori Zoran Mileski, dekani i tanishëm dhe i mëparshëm i Akademisë Ushtarake, koloneli Orce Popovski dhe Stojçe Deskoski. Zëvendës ministri i mbrojtjes Bekim Maksuti i cili gjithashtu e ka përfunduar Akademinë Ushtarake, eprorët e klasës së parë i porositi se gjithnjë kanë obligim të vazhdueshëm të kontribuojnë në fushën e mbrojtjes, si me anë të shkollimit të kuadrove cilësore të eprorëve, ashtu edhe me realizimin e detyrave dhe obligimeve udhëheqse në kuadër të Armatës. Gjenerali Mileski, duke iu drejtuar të pranishmive e theksoi faktin se të gjithë oficerët e kësaj gjener-ate janë me grada të larta të oficerëve duke qenë njëherit në pozita të larta

udhëheqëse. Me këtë rast, ai theksoi se me mundin e dhënë dhe me përkushtimin e pashoq, kjo gjeneratë tashmë fillon të jetë edhe një prijëse në udhëhqësinë e Armatës. Dekanët Deskoski dhe Pop-ovski duke u kthyer në ditët e shkollimit të kësaj gjenerate të kadetëve, theksuan rëndësinë e shkollimit të pavarur ush-tarak dhe prodhimin e kuadrit cilësor ushtarak për funksionimin e Armatës dhe mbrojtjes.

20 vjet nga promovimi i oficerëve të parë të shkolluar në AU

Gjatë periudhës nga 9 korriku deri më 1 gusht 2019, pranë Qendrës për

Trajnim në Ujë “Radozhda” u realizua trajnim në kushte verore në përputhje me

planin vjetor të trajnimit për vitin 2019 me pjesëtarët e Batalionit të Policisë Ushta-rake (bpu).Qëllimi parësor i këtij trajnimi ishte që pjesëtarët e bpu të shkathtësohen në kushte ekipore, të stërviten dhe të trajnohen për taktikat dhe procedurat gjatë përdorimit të teknikave dhe stileve të notit, tejkalimit të pengesave ujore, zhvillimin e veprimeve luftarake në ujë, dhënien e ndihmës së parë të personit që mbytet, kërcime në ujë, siguri në punë në ujëra të thella dhe të cekëta, përdorimin e mjeteve lundruese, etj. Gjithashtu u stërvitën taktika, teknika dhe procedura të cilat zbatohen gjatë organizimit dhe

planifikimit në sigurimin e udhëheqësve të lartë ushtarak në mjete lundruese dhe në objekte në ujë me anë të mjeteve parësore dhe të formacionit.Trajnimi në kushte verore realizohet nga ana e pjesëtarëve të bpu, të cilët përmes pjesëmarrjes në kurse dhe seminare në vendin tonë dhe jashtë tij, janë të certifi-kuar për këtë lloj trajnimi. Gjatë trajnimit, pjesëtarët e bpu demonstruan nivel të lartë të trajnimit, profesionalizmit, punës në grupe, dhe fituan nivelin e duhur të sigurisë, vetëbe-simit dhe kualifikimeve gjatë realizimit të veprimeve të ndryshme në hapësira ujore.

Trajnim në ujë

Mësimdhënie e nivelit të lartë në fluturimМinistrja e mbrojtjes Radmilla Sheker-

inska vizitoi Qendrën për Trajnimin e Pilotëve, ku njëherit ftoi të gjithë të qytetarët e rinj të vendit tonë me shkol-lim të lartë dhe me 180 kredi të fituara, të paraqiten në konkursin e shpallur për pra-nimin e kandidatëve dhe pas përfundimit të trajnimit të bëhen pilotë në Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Qendra për Trajnimin e Pilotëve është njëra ndër kapacitetet më bashkëkohore në rajon për zhvillimin e mësimit dhe tra-jnimit për pilotë ushtarak. Ministrja tha se me ndryshimet e ligjit të cilat do të dërgo-hen në Kuvend, parashihet që kandidatët të marrin ndihmë financiare edhe gjatë trajnimit. Koloneli Valentin Ivanovski, udhëheqës i autoritetit ajror të ministrisë dhe projekt menaxhimit të qendrës, thek-soi se kjo qendër me pajisjet e saj dhe me metodat që i zbaton, mundëson që kandidatët që do ta përfundojnë trajnimin, menjëherë të përfshihen në Brigadën Ajrore dhe në këtë mënyrë t’i pranojnë standardet e NATO-s. Angel Vladimirov dhe Lubomir Panev, sot kapetanë në Armatë, ndërsa paraprakisht kadetë të Qendrës për Trajnimin e Pilotëve, thanë se kjo qendër mundëson trajnim të nivelit

botëror dhe se nevojitet shumë mund dhe përkushtim, por edhe se ndjenja që “çdo ditë të kemi një pamje ndryshe nga zyra”, nuk mund të përshkruhet. Ata i ftuan të rinjtë që të mos e lëshojnë këtë gjasë dhe të paraqiten në konkursin e hapur. Deri më tani në këtë qendër janë trajnuar gjithsej 24 pilotë, 13 nga të cilët për nevojat e Armatës, 9 për nevojat e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe 2 për nevojat e Forcave Ajrore të Malit të Zi. Kapaciteti i qendrës është i njohur në nivel global. Simulatorët më modern të helikopterëve “Mi-24” dhe “Mi-8/17” deri më tan ii kanë përdorur pilotë nga Bosnja e Hercegovina, nga Kroacia dhe nga Bullgari, ndërsa në bazë komerciale edhe pilotë nga Polonia, nga Nigeria dhe nga Kameruni.

Info

6

Aleanca e NATO-s zhvillon dialog të vazhdueshëm me vendet partnere për promovimin e mirëkuptimit të ndërsjellë, trans-

parencës dhe mirëbesimit në lidhje me çështjet në sferën e mbrojtjes ajrore të in-teresit të përbashkët. Programi i bashkë-punimit përfshinë mbledhje për vërtetimin e fakteve me ekspertë të mbrojtjes ajrore, seminare dhe punëtori, vizita të objekteve dhe instalacioneve për mbrojtje ajrore, studimet të përbashkëta analitike dhe programe për shkëmbimin e të dhënave të klasifikuara për gjendjen në ajër.Patrullimi ajror i NATO-s (Air Policing) është mision paqësor kolektiv për mbro-jtje, me qëllim të mbrojtjes së integritetit të hapësirës ajrore të vendeve anëtare të Aleancës. Parimi i mbrojtjes kolek-tive është në qendër të marrëveshjes bazë të NATO-s. Mbetet parim i vetëm dhe afatgjatë i lidhjes së ndërsjellë dhe mbrojtjes në kuadër të solidaritetit të Aleancës. Në fakt, të gjitha vendet anëtare në njëfarë mënyrë kontribojnë në kuadër të patrullimit ajror të NATO-s, qoftë ajo përmes përdorimit të sistemve kombëtare të mbikqyrjes së ajrit, menax-himit të komunikacionit ajror, avionët zbulues, ose me anë të masave tjera të mbrojtjes ajrore. Patrullimi ajror i NATO-s

e siguron integritetin e hapësirës ajrore të aleatëve, e mbron sovranitetin e shteteve të Aleancës, gjegjësisht kujde-set për sigurinë e hapëisrës ajrore të Aleancës. Si detyrë kolektive përfshinë praninë e vazhdueshme prej 24 orëve në ditë, 365 ditë në vit, avionë në rolin e avionëve zbulues, duke qenë të gatshëm të reagojnë shpejtë ndaj kundërvajtjeve në hapësirën ajrore. Misioni realizohet në kuadër të sistemit të integruar për mbrojtje ajrore dhe raketore të NATO-s (NATO Integrated Air and Missile Defence System - NATINAMDS). NATO avionët fluturojnë në secilën nga hapësirat ajrore të vendeve anëtare që në moment të caktuar ballafaqohet me ndonjë prob-lem ose me thyerjen e dispozitave të hapësirës ajrore. Misioni ka të bëjë me

avionë civil dhe ushtarak në rrezik të cilët nuk i ndjekin rregullat ndërkombëtare të fluturimit dhe veprojnë drejtë hapsiërës ajrore të aleatëve. Shpesh herë këto avionë nuka ia dalin të identifikohen mirëfilli, të komunikojnë me kontrollin e fluturimit dhe si pasojë e kësaj vjen deri te problemet lidhur me planet e fluturimit.Operacionet fluturuese të NATO-s, nga periudha e qetë e deri në krizë, mbështeten në një strukturë e cila përf-shinë personel, inftrastrukturë dhe sistem të komandimit dhe kontrollit. Sistemet e komandimit dhe kontrollit të hapësirës ajrore mundësojnë që NATO të ketë fuqi efikase dhe agile, aq sa është e nevo-jshme. Për vendet e NATO-s të cilat nuk kanë kapacitete të nevojshme fluturuese si që janë Shqipëria, Luksemburgu, Islanda, Sllovenia, Letonia, Lituania, Estonia, e në të ardhmen e afërt edhe Maqedonia e Veriut, ekzistojnë kontrata në mënyrë që të sigurohet standard i sigurisë së hapsirës ajrore në kuadër të përgjegjësisë së komandantit suprem të forcave aleate të Evropës (SACUER). Në këtë drejtim, së fundmi, ministrja e mbrojtjes së Republikës së Maqedo-nisë së Veriut, realizoi takim bilateral me ministrin e mbrojtjes kombëtare të Greqisë, ku u nënshkrua një marrëveshje

Patrullimi ajror i NATO-S

Patrullimi ajror i NATO-s (Air Policing) është mision paqësor kolektiv për mbrojtje, me qëllim

të mbrojtjes së integritetit të hapësirës ajrore të vendeve anëtare të Aleancës. Parimi i mbrojtjes kolektive është në

qendër të marrëveshjes bazë të NATO-s

NATO-aktivete

7

e re gjithpërfshirëse për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes. Mes tjerash në këtë marrëveshje janë të përcaktuara fushat e bashkëpunimit të interesit të ndërsjellë, nga të cilat njëra fushë katë bëjë me atë se Greqia duhet të realizoi patrullim ajror (Air Policing) me mbikqyrje mbi hapësirën ajrore dhe sigurinë mbi vendin tonë. Ky mision është në interest ë vendit tonë, të rajonit, si dhe të Aleancës së NATO-s. Anëtari i fundit e cila u pranua në Ale-ancës ishte Mali i Zi, i cili patrullimin ajror e zgjodh përmes angazhimit të avionëve luftarak të forcave ajrore të Italisë dhe Greqisë, në bashkëpunim me forcat ajrore malaziase. Qëllimi i misioneve të NATO-s për kontrollin e hapësirës ajrore është që të mbrojnë qiellin mbi vendet anëtare të NATO-s, të cilat nuk kanë ka-pacitete vetanake ajrore (avionë luftarak). Momentalisht në Evropë ekzistojnë disa misione të tilla. Nga viti 2009, avionët e Italisë dhe Greqisë e mbrojnë hapësirën ajrore të Shqipërisë, përderisa Belgjika, Holanda dhe Luksemburgu kanë mision të përbashkët për mbrojtjen e qiellit mbi tre vendet. Më pas, asnjëra nga tre ven-det baltike të cilat janë anëtare të NATO-s nuk kanë avionë vetanak funksional. Në prill të vitit 2004, menjëherë pas anëtar-simit të këtyre vendeve në NATO, kjo e

fundit vendosi të zbatojë patrullime ajrore mbi vendet baltike me avionë luftarak nga vendet tjera anëtare të Aleancës.Sistemet e komandimit dhe kontrollit të hapësirës ajrore përbëhen nga dy shtylla kryesore: sistem i komandës dhe kontrol-lit të forcave ajrore (ACCS) dhe sistem informativ për komandë të forcave ajrore (Air C2IS). Programi për komandë dhe kontroll ajror të sistemit të NATO-s (Air Command and Control System – ACCS) mundëson sistem për komandë veta-nake të integruar ajrore, si dhe kontroll të menaxhimit me operacionet ajrore të NATO-s edhe jashtë mjedisit euroatlantik. Ky sistem për herë të parë tërësisht do të jetë i integruar me aftësi të duhura. ACCS do të jetë shtylla e sistemit të integruar të NATO-s për mbrojtje ajrore dhe raketore (NATINAMDS), duke mundësuar integrim të tërësishëm të mjeteve për patrullim ajror dhe mbrojtje nga predha baltike. Misioni paqësor i forcave ajrore të NATO-s nënkupton përdorimin e Air Surveil-lance and Control System (ASACS), Air Command and Control (Air C2) me përdorimin e mjeteve të përshtatshme ajrore të a.q Quick Reaction Air (Inter-cept) ose QRA(I). Gjë jashtëzakonisht e rëndësishme me anë të së cilës sigurohet procedura e unifikuar për komandë dhe

kontroll ajror të sistemit, duke i mundësu-ar NATO-s dhe aleatëve të saj ballafaqim me të gjitha llojet e operacioneve ajrore në territorin evropian dhe jashtë saj gjatë vendosjes së forcave. Misioni i NATO-s për patrullim në hapësirën ajrore është nën mbikqyrjen e komandës ajrore të forcave aleate. Këto operacione janë në komandë taktike të shtabit të forcave aleate për komandë ajrore në Ramshtajn (Tactical Command of Headquar-ters Allied Air Command - HQ AIRCOM), me një paletë të gjerë të instalacioneve statike dhe lëvizëse. Komanda është e mbështetur nga dy qendrave ndërkombëtare ushta-rake për operacione ajrore (Combined Air Operations Centres - CAOC), të vendosura në Torrejon, të Spanjës dhe në Uedem, të Gjermanisë , si dhe një qendër për kom-andë dhe kontrollë ajrore (Deployable Air Command and Control Centre - DACCC) në Poggio Renatico, të Italisë. Dy qendrat e kombinuara ajrore për operacione janë të përbëra nga dy pjesë. Një pjesë ka të bëjë me qendrën për mbrojtje statike e cila është përgjegjëse për kontrollin e qiellit, ndërsa pjesa tjetër e qendrës i mbështet operacio-net, gjegjësisht është e fokusuar në përpuni-min e planeve luftarake dhe në realizimin e operacioneve luftarake.

Dragan Pavllovski

Sllovenia është republikë demokra-tike me territory prej 20.273 km2 dhe në territor rreth 2 milion banorë. Është anëtare e NATO-s

dhe e BE-së që nga viti 2004. Në përputhje me rregulativat kombëtare, Kuvendi Kom-bëtar i Sllovenisë, me propozim të Qe-verisë, vendos rreth shpalljes së gjendejes së luftës apo gjendjes së jashtëzakonshme, për marrjen e masave urgjente, si dhe për heqjen e tyre. Kuvendi gjithashtu, vendos edhe për përdorimin e forcave të armatosu-ra. Komandanti suprem i forcave të armato-sura është kryetari i republikës. Në kuadër të sistemit të mbrojtjes së shtetit, Ministria e Mbrojtjes është përgjegëse për: planin e

sigurisë kombëtare; zhvillimin, organizimin, pajisjen, funksionimin, komandimin dhe kontrollin e forcave të armatosura sllovene (FA); përgatitjet e mbrojtjes civile; shkollat ushtarake dhe organizatat tjera, përgatitja edhe zbatimi i sistemit të mbrojtjes civile dhe ndihmës gjatë fatkeqësive, si dhe të drejtat dhe obligimet e qytatarëve sa i përket mbrojtjes. Në Minisntrinë e Mbrojtjes, së bashku me Armatën, është i angazhuar personel prej rreth 8.000 personave. Me planet për zhvil-limin e mbrojtjes, është planifikuar ruajtja e numrit të personelit në Armatë në nivel nga 7.600 deri në 9.100 personel aktiv dhe 1.500 rezervë aktive.

8

Në Minisntrinë e Mbrojtjes, së bashku me Armatën,

është i angazhuar personel prej rreth 8.000 personave. Me planet për

zhvillimin e mbrojtjes, është planifikuar ruajtja e numrit

të personelit në Armatë në nivel nga 7.600 deri në 9.100 personel aktiv dhe

1.500 rezervë aktive

Forcat e Armatosura të Sllovenisë

NATO-armatat

9

Misionet e FA sllovene janë në bashkë-punim me Aleancën: mbrojtje e Republikës, parandalimin e agresionit ushtarak mbi shtetin, vendosja e sovranitetit kombëtar në tërë territorin dhe kontribut ndaj paqës dhe sigurisë ndërkombëtare.FA përbëhen prej personelit aktiv (me peresonel prej rreth 6.600) dhe nga përbër-ja rezerve (rezerva aktive me personel prej 830 ushtarëve). Në përbërje të Armatës ka edhe një numër të caktuar të personave që kryejnë shërbimin vullnetar ushtarak.Shtabi i Përgjithshëm i Armatës obligohet për sigurimin e mbështetjes efikase për shefin e Shtabit të Përgjithshëm në ud-hëheqjen dhe komandimin e tij me Armatën

dhe sigurimin e resurseve për zhvillim, funksionim dhe mbajtjen në nivelin e duhur të gjendjes së gatishmërisë të Armatës së Sllovenisë. Nën komëndën e drejtëpërdre-jtë të saj është Komanda e Forcave dhe Qendrës Shkollore Ushtarake.

Komanda e forcaveKomanda është përgjegjëse për planifiki-min dhe realizimin përkatës të aktiviteteve të komandave dhe njësive në Slloveni dha jashtë saj. Ajo është përgjegjëse edhe për gjendjen e vazhdueshme të gatishmërisë së forcave, si dhe për mbështetjen e or-ganieve shtetërore në kuadër të sistemit të mbrojtjes dhe shpëtimit dhe ndihmës ndaj

fatkeqësive natyrore dhe fatkeqsive tjera.Nën komëndën e saj janë: 2 brigada të këmbësoriksë; brigade e mbështetjes logjistike; vingu ajror; njësia për opera-cione speciale; divizioni i marinës; njësia e mbështetjes; njësia për luftime elek-tronike; njësia e policisë ushtarake; njësia e sistemit të komunikimit dhe informacionit; qendra e trajnimit dhe njësia sportive.Brigadat këmbësorike në përbërjen e tyre posedojnë: regjimente të këmbësorisë (të përbëra nga 4 çeta malore dhe 1 çetë logjistike), çeta malore ( e përbërë nga 4 çeta malore dhe 1 çetë logjistike), njësi territoriale dhe batalione për mbështetje luftarake (të përbëra nga: bateria për

10

mbështetje të zjarrit, çeta e policisë ush-tarake, ABHO çeta, çeta për lidhje, çeta inxhinerike, bateria për MKA, çeta zbuluese dhe çeta blinduese). Njësitë territorial në kohë paqeje pranojnë vetëm komandën dhe ato janë përgjegjëse për: bashkëpunim civilo-ushtarak dhe bashkëpunim me institucionet e mbrojtjes civile; pjesëmarrje në aktivitete në fushën e mbrojtjes dhe shpëtimit dhe ndihmë në rast fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera, si dhe mobilizim dhe trajnim të përbërjes rezerve.Brigada për Mbështetje Logjistike siguron këtë mbështetje për armatën e Sllovenisë dhe për forcat aleate në territorin e saj dhe përbëhet nga dy regjimente të logjistikës si dhe një njësi të mbështetjes mjekësore.Në përbërje të vingut ajror janë: 2 skuadrone të aviacionit, skuadroni helikop-teristik, qendra e hulumtimit dhe kontrollit ajror, (pjesë e NATO-sistemit për mbrojtje kundër ajrore – NATINAMDS), avio bazë dhe qendër trajnimi.Njësia e operacioneve speciale përbëhet prej: çetës së operacioneve speciale, çetës së mbështetjes luftarako shërbyese dhe qendrës së trajnimit.Divizioni i marinës përbëhet nga: aradha për operacione speciale nënujore, anija pa-trulluese, regjimenti për heqjen e mjeteve shpërthyese nënujore dhe nga njësia e gazermës.Njësia e mbështetjes në përbërjen e saj ka njësi logjistike dhe njësi për bashkëpunim civilo-ushtarak (CIMIC).Armata e Sllovenisë është e pajisur me: pistoleta: „Beretta M92“, „SIG Sauer“ dhe „Arex Zero“; pushkë: automatike – „FN Her-stal F 2000“ dhe „Zastava M70“, snajperë – „PGM Precision Ultima Ratio Comman-do“ dhe „Mini Hecate“; pushkomitralozë 7,62mm „FN Herstal Minimi“; mitralozë „FN Herstal“; hedhës të predhave 40mm „Her-stal LG“ dhe „ST Engineering CIS“; bomba dore „Arges“; minahedhës: 60mm „M-57“, 80mm „M-69“, 120mm „Soltam MN-9“; obuse 155mm „Soltam TN90“; sisteme anti-blinduese „DND RGË 90“; sisteme antia-jrore: „KBM Igla-S“ (9K338) dhe „Strelets“; automjete luftarake: „BVP M-80“, „Patria“, „ST Ravne M98 – Valuk“ (aut. saniteti) dhe „HMMWV M1152“; tankse: „М-55 Ravne“ dhe „М-84“; аvionë: automjete transpor-tuese – „L410 Turbolet“ dhe „Pilatus PC-6“, automjete – „Dassault Falcon 2000“, dhe automjete shkollore – „Zlin“ dhe „Pilatus PC-9M“; helikopterë: shumëdedikues – „Bell 412“ dhe „Evrocopter AS532 Cougar“, si dhe helikopter shkollor – „Bell 206“.

Qendra shkollore ushtarake Qendra në fjalë ka të bëjë me shkollimin dhe me programet e trajnimit për Armatën e Sllovenisë. Përbëhet nga: Departamenti i shkencave ushtarake, Fakulteti komandues i shtabit, Qendër për trajnimin e kandi-datëve për oficerë, Qendër për trajnimin e kandidatëve për nënoficerë, Qendër për

gjuhë të huaja, Qendër për trajnim bazik, Biblotekë dhe qendër për botime, Muze ushtarak dhe Departament për mësim elektronik.

Çështje të mbrojtjesPërqindja e bruto prodhimit vendor (PBV) që i dedikohet mbrojtjes në 8 vitet e fundit varion dhe sillet diku nga 1,3 % (479 mln. euro) në vitin 2011, deri në 0,93 % (361 mln. euro) në vitin 2015. Kjo përqindje në vitin 2018 ishte 1,01 % (455 mil. euro).Gjatë periudhës deri në vitin 2023, zhvil-limi i kapaciteteve ushtarake parimisht do

të fokusohet në avancimin e përmirsimin e kapaciteteve luftarake për mbështetjen luftarako-shërbyese të FA. Do të zhvillo-hen edhe shkathtësitë e komandimit dhe kontrollit, përpunimit të të dhënave, si dhe trajnimi dhe shkollimi ushtarak. Theksi do të vëhet në ruajtjen e disa shkathtësive të zhvilluara në dy grupet e mesme të batalioneve luftarake, të shkathtësuara për operacione në kuadër të Aleancës, duke përfshirë këtu edhe operacione të intenz-itetit të lartë.Qëllimet kryesore të zhvillimit të mëtejmë të sistemit të mbrojtjes së Sllovenisë janë:

Shtabi i Përgjithshëm i Armatës obligohet për sigurimin e mbështetjes efikase për shefin e Shtabit të Përgjithshëm në udhëheqjen dhe

komandimin e tij me Armatën dhe sigurimin e resurseve për zhvillim, funksionim dhe mbajtjen në nivelin e duhur të gjendjes së gatishmërisë të Armatës së Sllovenisë. Nën komëndën e drejtëpërdrejtë të saj është

Komanda e Forcave dhe Qendrës Shkollore Ushtarake

11

1. Sigurimin e shkathtëisve të nevojshme të mbrojtjes.Zhvillimi i shkahtësive të mbrojtjes do të përqëndrohej në rritjen e shkathtësive kombëtare të mbrojtjes si përgjigje ndaj kërcënimeve dhe të sigurimit të kapac-iteteve për pjesëmarrje në operacione të intenzitetit të lartë në kuadër të mbrojtjes kolektive. Deri në vitin 2023, është plani-fikuar të formohen dy grupe të mesme të batalioneve luftarake.2. Gatishmëri e përmirësuar e shtetit para kërcënimeve ndaj sigurisë së tij.Zbatimi i masave për fuqizimin e gatish-mërisë së shoqërisë rreth krëcënimeve eventuale të sigurisë, planifikohet me vënien e theksit te aktivitetet aktuale në të gjitha nivelet, të infrastrukturës, të shërbi-meve, të furnizimit të vazhdueshëm me en-ergji, mbështetje për komunikim dhe infor-macione, dhe resurse tjera të rëndësishme për sigurinë funksionimin e shtetit, sigurisë së qytetarëve, mbrojtjen e infrastrukturës kritike, përmirësimin e mekanizmave për mbrojtjen kibernetike, si dhe rritjen e rezis-tencës ndaj kërcënimeve hibride. Sistemi i menaxhimit të krizave dhe shkathtësia e shtetit të përgjigjet ndaj kërcënimeve të ndryshme ndaj sigurisë planifikohet të kontrollohet në mënyrë periodike, përmes realizimit të stërvitjeve për vendimarrësit e niveleve të larta, me qëllim të përshtatjes ndaj situatave të ngjajshme me krizat dhe luftërat, sidomos në rast të destabilizimit afatgjatë të sigurisë.3. Përmirsimi i gjendjes së gatishmërisë së FAMasat afatshurte për përmirsimin e gjen-djes së gatishmërisë dhe mirëmbajtjes së armatës sllovene do të fokusoheshin në: përmirsimin e gjendjes së person-elit, shkollimit dhe trajnimit, operativitetit të mbrojtjes, modernizimit e sistemit të komunikimit dhe informacioneve dhe sigurimit të rezervave të municionit dhe resurseve materiale. Paralelisht me këto plane nevojitet edhe pjesëmarrje më e shpeshtë e njësive të armatës sllovene në stërvitjet e NATO-s, me qëllim të avan-cimit të shkathtësive të tyre për pjesë-marrje të përbashkët në operacione të intenzitetit të lartë. Me plane afatgjate do të siguroheshin kushte për financim stabil të pajisjes, operacioneve, trajnimit dhe stërvitjeve, mirëmbajtjen dhe sigurimin e rezervave të municionit dhe të resurseve materiale.4. Realizimin e qëllimeve dhe synimeve të përbashkëta në kontekst të BE-së dhe NATO-s Në kontekst të prioriteteve të BE-së dhe politikës së saj të sigurisë, synimet dhe përpjekjet do të jenë në drejtim të:- asistimit të përbashkët dhe solidaritetit, me theks të veçantë ndaj sfidave të sig-urisë (terrorizmit, kërcënimeve kibernetike, sigurisë energjetike dhe krimin e organi-zuar);- bashkëpunim i ngushtë në fushën e zhvil-

limit të shkathtëisve të mbrojtjes;- bashkëpunim i ngushtë me NATO-n, sidomos në fushën e oparacioneve dhe në fuqizimin e mekanizmave për ballafaqim me kërcënimet hibride;- fuqizimin e kapaciteteve teknologjike kombëtare, me qëllim të reduktimit të rrezikut, rritjes së nivelit të rezistencës ndaj infrastrukturës kritike dhe rrjeteve të

shërbimeve për mbrojtje nga kërcënimet kibernetike.Në kontekst të fuqizimitë të mbrojtjes kolektive dhe kapaciteteve të mbrojtjes së NATO-s, janë planifikuar aktivitete në drejtim të:- fuqizimin e nivelit të gatishmërisë dhe ndërveprimit të sisitemit të mbrojtjes së FA të Sllovenisë;- kontribut përkatës kombëtar ndaj forcave përgjegjëse të NATO-s (NATO Response Force), në bashkëpunim me shtetin ud-hëheqës;- kontribut ndaj masave për kthimin e kërcënimeve dhe mbrojte kolektive, si dhe pjesëmarrjen në trajnime dhe në opera-cione ushtarake;- pranimin e hapësirës kibernetike si sferë e re e operacioneve në kuadër të Ale-ancës dhe gatishmëri e mbrojtjes kiber-netike përmes zhvillimit të procedurave dhe shkathtësive kombëtare për përgjigje efikase ndaj kërcënimeve kibernetike të rrjeteve dhe infrastrukturës kombëtare.

М.S.

Gjatë periudhës deri në vitin 2023, zhvillimi i kapaciteteve ushtarake

parimisht do të fokusohet në avancimin e përmirsimin e kapaciteteve luftarake për

mbështetjen luftarako-shërbyese të FA. Do të zhvillohen edhe shkathtësitë e komandimit dhe kontrollit, përpunimit të

të dhënave, si dhe trajnimi dhe shkollimi ushtarak

12

Fillmet e këtij koncepti datojnë me propozimin kontroverz të sekretarit shtetëror të SHBA-së, Robert Maknamara në vitin

1962 i cili thirri në fuqizimin e forcave konvencionale dhe në modernizimin e tyre me arritjet e fundit bashkëko-hore teknologjike. Propozimi i këtillë i Maknamarës ishte në përputhje me doktrinën e Kenedit për luftime fleksibile në vendet e “botës së tretë”. Megjithatë, ky propozim hasi në mohime nga ana e aleatëve evropianë, të cilët të frymë-zuar nga parandalimi bërthamor, nuk dëshironin që theksi të vendoset te for-cat konvencionale. Qëndrimet në mes të SHBA-së dhe aleatëve evropianë rreth konceptit të ri të NATO-s, më në fund u bashkërenduan me raportin e Harmelit rreth “detyrave vijuese të Ale-ancës” në vitin 1967. Njëherit miratimi i këtij koncepti u përputhë edhe me valën e luftrave antikoloniale që kapluan “botën e tretë” dhe sipas vlerësimeve të NATO-s, BRSS-ja është përpjekur që përmes luftrave antikoloniale, të zgjerojë ndikimin e saj ndaj vendeve afrikane, ndaj atyre të Amerikës Jugore dhe vendeve të Lindjes së Afërt.Duke u nisur nga situata në hapësirën strategjike, gjatë kësaj periudhe kur

Lufta e Ftohtë ishte në jehonën e saj më të madhe si dhe pariteti i arritur bërthamor dhe konvencional, NATO vendos që përqëndrimin e mëtejmë në ruajtjen e paqes dhe lirisë në “botën e lirë”, ta vendosë në zhvillimin dhe modernizimin e forcave konvencionale. Këto forca kishin mision të parandalo-jnë invazionin sovjetik në vendet që nuk ishin ende anëtare të NATO-s. Në kushte të zhvillimit të luftërave lokale në vende të treta, mendohej se armatimi bërthamor në funksion të parandalimit nuk do të realizohej. Mendohej se BRSS-ja gjatë periud-hës së kaluar ka arritur që t’i fuqizojë politikat e saj, pozicionet ekonomike dhe ushtarake në Evropën Lindore. Kjo ka qenë rezultat i investimit të vazh-

dueshëm dhe modernizimit të forcave konvencionale të Paktit të Varshavës, me qëllim të qartë, të arrihet apo të fitohet aq më tepër fuqi dhe avantazh kundrejtë forcave të NATO-s. Parashi-kimet e NATO-s kanë qenë se BRSS-ja do të vazhdojë me fuqizimin e kapac-iteteve të saj bërthmore, konvencionale, kimike dhe eventualisht, biologjike, me qëllim të arritjes së qëllimit të saj.Sipas mundësisë nga zhvillimi i këtillë i ngjarjeve, NATO nuk e ka përjashtuar mundësinë nga një zhvillimi i një lufte të madhe bërthamore, e më pas edhe të një agresioni me anë të përdorimit të armaëve taktike bërthamore apo kimike, sulme ndaj një apo më tepër rajoneve të NATO-s me anë të forcave taktike bërthamore, ose pa to, përmes opera-cioneve bërthamore apo operacioneve pa përdorimin e armatimit bërthamore në rajonet detare, agression i kufizuar i shkaktuar nga situata konkrete, bllokim të Berlinit Perëndimor, aksione sekrete dhe trysni ushtarake e politike kundër një apo më shumë vendeve anëtare të NATO-s.Në bazë të këtyre parashikimeve dolën edhe parimet bazike të mbrojtjes të konceptit: të manifestohet vendosmëri për veprim të bashkuar dhe mbro-

Strategjia e reagimit fleksibil

Në vitin 1967 NATO promovoi konceptin e

tij të katërt të quajtur si Strategjia e përgjigjes

fleksibile (M.C. 14/3 Strategy of Flexible Response),

periudhë kjo nga viti 1967 deri në vitin 1991

NATO-strategjitë

13

jtjes të mjedisit veriatlantik kundër të gjitha formave të agresionit; krijimin e shkathtësive të njohura për Aleancën për përgjigje efikase, pa dallim nivelit të agresionit dhe fleksibilitetit që do të parandalonin agresion potencial me përgjigje adekuate nga ana e NATO-s. Në rast të dështimit të parandalimit dhe të vjen deri në agresion, NATO-s në dispozicion janë vënë tre variante të përgjigjes ushtarake edhe atë mbrojtje e drejtpërdrejtë, eskalim i qëllimshëm

dhe përgjigje masive bërthamore.Mes tjerash, NATO ishte e mendimit se pesha e aksioneve ushtarake duhet të orientohet në konfliktet lokale në vendet e treta. Kjo inicoi nevojën e zhvillimit të një spektri ndryshe të aftësive ushta-rake, të nevojshme për forcat konven-cionale, forcave bërthamore taktike dhe forcave strategjike bërthamore. Duke u nisur nga kjo, vendet anëtare të NATO-s theksin e vendosën në zhvil-limin e forcave të mirë pajisura dhe ndërvepruese fleksibile konvencionale tokësore detare dhe ajrore, të cilat do të ishin të afta të zhvillojnë luftime të kufizuara lokale. Këto forca duhej të jenë në një gjendje të lartë gatishmë-rie, të mbështetura mirë në aspektin e logjistikës dhe të gatshme që në çdo moment të përballen me tensione e të nisen në operacion në mënyrë që të mundësojnë mbështetje luftarake e logjistike. Në kohë paqeje, të njejtat duhej të jenë garancë për parandalimin e çfardo niveli të agresionit.Me këso zgjidhjesh konceptuale të

Aleancës filloi një vazë e re në “garën për armatim” gjatë Luftës së Ftohtë. Procesi i modernizimit dhe pajisjes së forcave konvencionale me pajisje ushtarake moderne teknologjike, e mbështetur fuqimisht më vonë edhe nga administrate e presidentit Regan, e vunë Bashkimin Sovjetik në gjendje të kolapsit ekonomik dhe në pamundësi të ndjekë zhvillimin teknologjik dhe modernizimin e forcave. Kjo rezultoi me paraqitjen e “Perestrojkës” së Gor-baçovit dhe me përfundimin e Luftës së Ftohtë gjatë dekadës së fundit të shekullit njëzet. Gjatë kësaj periudhe ndodhi edhe zgjerimi i tretë i NATO-s me Spanjën në vitin 1982.Me përfundimin e Luftës së Ftohtë fil-loi një epokë e re e zhvillimit të mar-rëdhënieve në mes të Lindjes dhe Perëndimit, e cila lëvizte në drejtim të një integrimi të tërësishëm të vendeve evropiane në strukturat integruese perëndimore, në NATO dhe në BE.

Dr. Igor Gjoreski

Duke u nisur nga situata në hapësirën strategjike, gjatë

kësaj periudhe kur Lufta e Ftohtë ishte në jehonën e saj më të madhe si dhe

pariteti i arritur bërthamor dhe konvencional, NATO

vendos që përqëndrimin e mëtejmë në ruajtjen e paqes

dhe lirisë në “botën e lirë”, ta vendosë në zhvillimin

dhe modernizimin e forcave konvencionale

14

Lufta kundër operacioneve psikologjike e cila depërtoi edhe në rrjetet sociale është lëndë për analizë në të gjitha

agjencionet e sigurisë dhe në qendrat të cilat merren me këtë problematikë. Në kurthet mediatike për përmbajtjet të cilat merren si pjesë e propagan-dës psikologjike (sidomos në lidhje me zgjedhjet presidenciale në vendet perëndimore), që të njëjtat u klasifi-kuan si aksione kibernetike, gjë që bëri lëvizje tektonike në skenën politike të demokracisë më të madhe perëndimore – SHBA-së, e njëherit të gjithë arritën të njohin “qershinë mbi tortë” të quajtur “Pranvera Perëndimore” në të cilën duhej që të rënohen sisteme dhe qeveri në vendet më demokratike. Megjithatë analistët serioz mendojnë se ky aksion demokratik në një lloj jode-

mokratik, vjen në një kohë kur shtetet e mëdha demokratike në mënyrë jo edhe aq të shkathtë ballafaqoheshin me sfidat që u dilnin përpara këtyre vendeve. Gjatë periudhës vijuese, qe-veritë e vendeve të mëdha, pa dyshim se ballafaqoheshin me fuqinë në rritje të “mediave të pakontrolluara”, aty ku edhe mbretërojnë aktorët joshtetërorë.

Thashethëmet. Nocinoni dhe kushtet e shpërndarjes së tyreThashethëmet, parë historikisht, paraqesin fenomen aq të vjetër sa edhe vet format e para të rregullimit shoqëror. Thashethëmet kanë ndikim të madh ndaj disa ngjarjeve histor-ike, ndërsa si shembull janë luftërat e kryqëzatave, apo shpërguljet e popujve. Në historinë më të afërt vlen të përmen-det shembulli me ndezjen e afër 200

Operacione psikologjike

Trendi i luftës kundër lajmeve të paradimenzionuara dhe të rrejshme është projekti më i ri

rreth të cilit unifikohen qeveritë, duke i identifikuar të njejtat si

kërcënim dhe si e keqe më e madhe për stabilitetin demokratik. Ndaj këtij lloji të anomalisë mediatike nuk është imun asnjë shtet apo qeveri, duke pasur parasysh se lajmet e rrejshme, propaganda

dhe populizmi (si formë benige e lajmeve të rrejshme) kanë ekzistuar

gjithmonë, ndërsa sot janë pjesë e pandashme e secilës qelizë së

mediave dhe internetit

Në vijën e parë

15

000 grave gjatë kohës së inkuizicionit në Evropë, ose flaka e luftërave etnon-acinale në Evropë. Duke pasur para-sysh se falë thashethemeve situata në terren ndryshon, të njejtat, për të qenë të suksesshëm, është dashur të organi-zohen dhe të paramendohen në bazë të planit, e më pas ekspertë për përhapjen e lajmeve, gjegjësisht të thasheth-emeve, me sukses i kanë përhapur në mesin e njerëzve të cilët kanë qenë të përcaktuar si grup i qëllimeve. Thashethemet më shpesh janë për-dorur gjatë luftrave, por edhe në kushte të krizave ekonomike dhe politike, gjatë fatkeqësive natyrore dhe gjatë fatkeqë-sive tjera si që janë tërmetet, vërshimet, zjarret, aktet terroriste, si dhe gjatë vep-rimeve të ngjajshme. Sot thashethemet s’kanë kufi shtetëror, etnik apo religjioz dhe të njejtat me sukses përdoren nga

aktorë të ndryshëm për realizimin e interesave ekonimik, politik apo ushta-rak. Thashethemet janë instrumet për bërjen e luftës speciale kundër shteteve apo aktorëve të tjerë, por janë edhe mjet për ballafaqimin me të gjithë ata të cilët mund të paraqesin pengesë për realizimin e planit. Thashethemet i kanë hulumtuar sociologët, psikologët, juristët, analistët, si dhe eksperët ushtarak dhe kanë ardhur deri te një definicion i mirfilltë për atë se çfarë janë thashethemet. Në këtë mënyrë, kanë ardhur në përfundim se thashethemet janë qëndrime specifike të cilat bazo-hen në besim, kanë karakteristikë të transmetimit të shpejtë dhe shkaktojnë interest ë përgjithshëm, por të njejtat nuk mbështeten në fakte evidente, gjegjësisht vërtetësia e tyre nuk mund të vërtetohet në kohë reale.

Operacione psikologjikeOperacionet psikologjike i definojmë si informata të përzgjedhura dhe si indikatorë që i dedikohen audiencës së caktuar, me qëllim që të ndikojnë në emocionet e tyre, në motivin, moralin dhe dëshirat, ndërsa njëkohësisht të ndikojnë edhe në sjelljen e aktorëve shtetëror dhe joshtetëror, duke përf-shirë këtu edhe individët.Operacionet psikologjike ndahen në tre kategori: operacione psikologjike strat-

egjike, taktike dhe psikologjike. Opera-cionet strategjike psikologjike dizajno-hen në mënyrë afatgjate për krijimin e një ambient global për realizimin dhe zbatimin e fazave tjera të operacioneve psikologjike. Operacionet psikologjike operative zbatohen në afat të mesëm dhe kanë për qëllim të mbështesin kam-panjat rajonale dhe të krijojnë hapë-sirën ku do të realizohen operacionet taktiko-psikologjike. Operacionet taktike psikologjike janë praktikisht realizim i një sërë masash, procedurash dhe teknikash për arritjen e avantazhit në terren ku zhvillohen operacionet. Të gjitha kategoritë paraqesin cikël i cili nuk përfundon me realizimin e opera-cioneve taktike, por vazhdon me krijim të ri të operacioneve strategjike dhe psikologjike në një zonë më të gjerë të realizimit të operacioneve. Për këtë qëllim do të përmendim disa shembuj ku nëpërmjet prizmës ushtarake do t’i rishqyrtojnë efektet e operacioneve psikologjike në fushëbetejë në nivelin operativ dhe atë taktik, ndërsa në numrat vijues të revistës do të flasim për operacionet psikologjike në sferën digjitale, gjegjësisht në hapëisrën kiber-netike dhe në sferën e ekonomisë (rast studimi për brendin kinez Huaëei), në mënyrë që të shihet impakti nga veprimi i operacioneve psikologjike të nivelit strategjik.

Zërat janë më shpesh janë përdorur gjatë luftërave, por edhe në kushte të krizave politike dhe ekonomike, gjatë fatkeqësive natyrore dhe

elementare si që janë tërmetet, vërshimet, zjarret, aktet terroriste dhe veprime të ndryshme. Zërat janë instrument për bërjen e luftrave të

veçanta kundër shteteve apo kundër aktorëve tjerë, por janë edhe mjet për ballafaqim me të gjithë ato të cilët paraqiten si barrier për realizimin

e planeve

16

„Mburoja e shkretëtirës“ dhe „Stuhia e shkretëtirës“Pas invazionit iraken ndaj Kuvajtit në vitin 1990, vijuan kampanjat më të shtrenjta pas Luftës së Dytë Botërore, “Mburoja e shkretëtirës” dhe “Stuhia e shkretëtirës”. Për këtë qëllim ishte i angazhuar batalioni PSYOP në nivel taktik, me COM-komponentat (të për-bëra nga forcat britanike dhe franceze), elemente PSYOP nga Turqia, Egjipti dhe Arabia Saudite dhe Kuvajti. Misioni

i tyre ka qenë që të përmirsohet fotogra-fia dhe imazhi i SHBA-së në zonën ku janë realizuar operacionet, në vendet e rajonit të cilat e kanë mbështetur opera-cionin e forcave aleate, si dhe krijimin e fotografisë sipas nevojës, për detroniz-imin e Sadam Huseinit te vendet aleate të tij. Për këtë qëllim janë përdorur taktika dhe teknika si që janë mediat, (radio dhe televizioni), shfaqja e video kasetave dhe fotografive nga krimet e diktatorit të Irakut. Disa nga fllajerët e avionëve kanë qenë të diseminuara me

„F-16“ dhe „B-52“ përmes „M-129A1“ bombë kontenjer, e dizajnuar për dis-emenimin e fllajerëve të këtilla, përgjatë kufirit me Kuvajtin dhe në terriorin ku janë zhvilluar luftime janë disiminuar fllajerë me përmbajtje për super fuqinë e armatës aleate (forcave multinacionale), ndërsa në mjediset ku kanë qenë të kufizuara me mjediset ku janë realizuar operacionet, ka pasur përmbajtje të ndryshme, duke filluar me nevojat për demokratizimin e botës arabe, luftës kundër korrupsionit të regjimit totalitar të Sadam Huseinit si dhe përmbajtje të ngjajshme. Në këtë mënyrë, për një periudhë 40 ditore (aq sa zgjati lufta), janë hedhur gjithsej 29 milion fllajerë.Njëkohësisht u zhvillua edhe kampanjë mediale në nivel taktik, strategjik dhe operativ, me diseminim të viedo ma-terialeve (në atë kohë video kaseta, të cilat ishin mjaft të popullarizuara te arabët e rinj) rreth fuqisë së forcave ale-ate, ndërsa përmes dy radio stacioneve të njohura të stacionuara në Arabinë Saudite, „Abu Ali“ dhe „Qaysumah“ dhe dy flururake „EC-130“ (me pajsije për emitim të radio programit), të cilat kanë orbituar në Gjirin Persik dhe është realizuar propagandë psikologjike. Më vonë, janë testuar rezultatet e aktiv-iteteve në fjalë, ku është arritur deri te të dhëna se 46% e popullit të Irakut u kanë besuar porosive të cilat kanë qenë pjesë e operacioneve psikologjike, ndërsa te 34% e popullatës këto porosi kanë ndikuar në mënyrë demotivuese. Operacionet janë zhvilluar në nivelin op-erativ dhe në atë taktik, për mbështetje të drejtëpërdrejtë të trupave në terren në veperimet luftarake me kundërsh-tarin. Në këtë mënyrë është shkaktuar panikë dhe defetizëm te forcat kundër-shtare. Gjithashtu, këto operacione janë përdorur edhe për mashtrimin e lëvizjes dhe manovrave të njësive vetanake. Gjatë këtij lloji të operacioneve është përdorur gjuha arabe dhe gjuha që flitet në Kuvajt, ndërsa pas testimit të rezultateve, te 34% e të të anketuarve këto operacione kanë pasur efekt, 18% i kanë besuar mesazhit të dërguar, ndërsa 16% janë dorëzuar, gjegjësisht kanë qenë të demotivuar për luftë të mëtejme. Indikatorë të tjerë të cilët kanë shpalosur impaktin e operacioneve psikologjike në mbështetje të veprimeve luftarake në Luftën e Gjirit, janë dezer-timi masiv i ushtarëve irakenë, shkatër-rimi i pajisjeve dhe armatimit vetanak, si dhe formimi i “ekipeve vdekjeprurëse irakene”, qëllimi i të cilave ka qenë parandalimi i dezertimit nga rradhët e forcave të Irakut.

Operacionet psikologjike operative zbatohen në afat të mesëm dhe kanë për qëllim të mbështesin kampanjat rajonale ku do të realizohen

operacionet taktiko-psikologjike. Operacionet taktiko-psikologjike kanë të bëjnë me zbatimin e një sërë masash, procedurash

dhe teknikash për arritjen e avantazhit në terren ku realizohen operacionet

Propaganda psikologjike nga ana e armatës irakene ka qenë e thjeshtë dhe modeste. Ato kanë qenë fllajerë të hed-hur në terren edhe atë në disa. Forma e parë e fllajerit ka qenë me ilustrimin e Kepit të Lirisë me kokën ulur për shkak të rënies së grave dhe fëmijëve të pa-fajshëm irakenë. Fllajeri i dytë ka qenë me përmbajtje kërcënuese rreth skenarit

vietnamez. Fllajeri i tretë ka pasur përm-bajtje lufte ku e njejta ka sqaruar se lufimet zhvillohen për shkak të sheikëve arabë dhe çmimit të naftës. Gjegjësisht në fllajer ka pasur fotografi të njërit nga sheikët saudit me dy femra të reja, pije alkoholike dhe ushqim, ndërsa poshtë ka qëndruar mbishkrimi: “A vlen të luftohet dhe të vdiset për këtë”. Është interesante se njëkohësisht ky slogan është përdorur edhe nga ana e lëvizjeve anti luftarake në SHBA. Njëherit armata irakene ka pasur edhe fllajerë dedikuar popullatës së ra-jonit, kun ë to ka pasur mesazhe rreth hegjemonisë së Perëndimit dhe kul-turës perëndimore, si dhe mesazhe me përmbajtje se lufta zhvillohet për profit, gjegjësisht për vjedhjen e resurseve të naftës nga vendet arabe. Qëllimi i fllajerëve ka qenë solidarizimi i popu-jve arabë dhe unitet në luftën kundër forcave aleate.

Propaganda psikologjike parë në prizmin ushtarak, bazohet në “armatë e vogël – luftë e mençur”. Me këtë rast, operacionet psikologjike janë armë jovdekjeprurëse në të gjitha luftrat, pa marrë parasysh të njejtat zhvillohen nga armata, ose zhvillohen në hapë-sirë kibernetike. Nga kjo rrjedh edhe deklarata e Uinston Çerçilit i cili ka

thënë: “Vetëm të vdekurit do t’a shohin fundin e luftës”, duke aluduar në atë se asnjë luftë nuk përfundon me heshtjen e topave, por vetëm se ndryshojnë instru-mentet dhe taktikat e të luftuarit. Operacionet psikologjike nuk mund të fitojnë, por mund të kenë ndikim të madh në arritjen e fitores.

Operacionet psikologjike sovjetike Sipas Sun Cusë arti më i madh i të luftuarit është gënjeshtra dhe ndryshimi is ë vërtetës në mënyrë që të thyhet rezistenca e kundërshtarit që para se të fillojë lufta. Në këtë mënyrë, Lenini në vitet e njëzeta të shekullit të kaluar, i është kundërvënë fuqisë në rritje të kap-italizmit, me formimin e qelive në vendet kapitaliste në të cilat është punuar në propagandën psikologjike kundër vendit nikoqir. Për këtë qëllim është përo-dur shkenca, për favorizimin e kastës

shkencore sovjetike, e në këtë rast me informata gjysëm të vërteta është dis-kredituar e vërteta ose avancimi i vendit nikoqir. Postulatet e tij i ka vazhduar edhe shefi i shtabit të përgjithshëm të armatës sovjetike, marshali Akromevev, i cili ka thënë se në luftë duhet mundur para se të fillojë beteja. Në këtë mënyrë, operacionet psikologjike janë zbatuar edhe nga ana e shërbimeve sekrete, për shembull në KGB ka pasur servis “A” i cili ka qenë përgjegjës pikërisht për operacionet psikologjike. Roli i tyre kryesor ka qenë krijimi i partive politike në vendet kapitaliste me parashenjë ko-muniste. Njëlloj si edhe sot, edhe gjatë gjysmës së dytë të shekullit të kaluar, rol të rëndësishëm kanë luajtur edhe të ashtuquajturit „opinion makers”, qëllimi i të cilëve ka qenë të ndikojnë ndaj men-dimit të mediokërve. Ata zakonisht kanë qenë gazetarë, politikanë,akademikë, shkencëtarë, profesorë, artistë të lirë dhe intelektualë. Më vonë në agjendën e KGB-së ishte formimi i organizatave joqeveritare për lirimin e kombeve të robëruar, për mbështetjen e secesion-izmit, etj. Gjithashtu, Bashkimi Sovjetik punoi në mënyrë aktive me operacionet psikologjike, sidomos rreth mbështetjes për një sërë lëvizjesh revolucionare në Amerikën Jugore.

Rrjetet sociale dhe roli i tyre në operacionet psikologjike Me paraqitjen e platformave të internetit për komunikim online, si dhe të mundë-sive të cilat ofrojnë këto rrjete sociale të komunikimit digjital, u vunë themelet e gazetarisë së internetit. Falë rrjeteve so-ciale sot lehtë mund të kuptojmë rreth, qëllimeve dhe ideve të individit apo të target grupit të caktuar, e analogjikisht me këtë, shumë lehtë mund të sjellim konkluza. Për shembull, në rrjetet so-ciale (Facebook, Twitter, Redit, Paiteres, etj.), ekzistojnë grupe, ngjarje, aktiv-itete ku me me mjete relativisht të lira dhe softuerë për analiza dhe statistika, mund të parashikohen rezultate nga ndonjë aktivitetet, apo rejtingu politik të ndonjë partie apo subjekti politik. Rrjet më karakteristik social është Facebook, i cili paraqet lavirinth apo oqean i shumë informacioneve vetëm për një ditë, ndërsa qytetarët shpesh herë janë të pavetëdijshëm për numrin e madh të in-formacioneve të cilat i transmetojnë për veten e tyre ose për rrethin më të afërt me aktivitetin apo pasivitetin e tyre. Si të tilla, rrjetet sociale janë platformë ideale për zbatimin apo kundërshtimin e operacioneve psikologjike.

Dr. Igor Gelev

Me paraqitjen e internet-platformave për online komunikimet, si dhe mundësitë të cilat i ofrojnë këto mjete sociale të komunikimit digjital, u vunë themelet e gazetarisë së internetit. Falë rrjeteve sociale, sot

shumë lehtë mësojmë për trazirat, qëllimet dhe idetë e individit apo të tjerëve në target grup, e analogjikisht me këtë, lehtë mund të sjellim

konkluza

Jetojmë në një kohë ku informatat i kemi në disponim shumë lehtë dhe shumë shpejtë, por procesi i kontrollit, se a janë ato të vër-

teta ose të rrejshme, aspak nuk është i lehtë. Për shkak të përkatësisë fetare, etike apo politike, njerëzit u besojnë burimeve të caktuara, pa pasur interes t’i vërtetojnë faktet. Qasja e këtillë e njerëzve ndaj informatave në media, mundëson që lajmet e rrejshme dhe propaganda të kenë efekt të jashtëza-konshëm në shoqërinë tonë.Lajmet e rrejshme janë fenomen karakteristik jo vetëm për Republikën e Maqedonisë së Veriut, por njëherit janë edhe kërcënim i cili merret si serioz nga ana e vendeve anëtare të NATO-s dhe BE-së. Lajmet e rrejshme të zbatuara në koordinim me aktivitete në fushën e politikës, ekonomisë, sigurisë dhe karakteristikat tjera shoqërore si (ar-simi, kultura dhe religjioni), janë pjesë

e kërcënimeve hibride ndaj sigurisë së vendeve. BE dhe NATO viteve të fundit i japin rëndësi të veçantë pikërisht ballafaqimit me krëcënimet hibride dhe lajmeve të rrejshme si pjesë e pan-

dashme të tyre. Ku është Republika e Maqedonisë së Veriut në këtë tregim? Cili ishte kërcënimi i vitit 2017, e si është gjendja momentale?Në nëtor të viti 2017 në një televi-

18

LUFTA KUNDER INFORMATAVE TË RREJSHME

Në vijën e parë

sion kombëtar në Shkup u transmetua një emission në të cilin mysafirë ishin disa persona që u prezantuan si Koba Nergadze dhe Zallogi Kvatkelija. Ata në këtë emission u prezantuan si shtetas

të Gjeorgjisë dhe ish pjesëtarë të struk-turave të sigurisë së Gjeorgjisë të cilët kanë qenë të përfshirë në trazirat e vitit 2014 në Ukrainë. Sipas tyre, ata kanë pasur për detyrë ta provokojnë policinë

ukrainase dhe të shtyejnë drejtë popul-latës së pafajshme civile, me qëllim që të arrijnë të rrëzojnë nga pushteti Viktor Janukoviçin. Për planifikimin e këtyre aktiviteteve, personat gjatë emis-ionit theksonin se në planin e këtillë kanë qenë të përfshirë ish presidenti georgjian Mikail Sakashvili, si dhe lideri i vullnetarëve gjeorgjian në Ukrainë, Mamuka Mukashvilli, si dhe një shtetas amerikan i quajtur Brajan Kristofer Bo-janxher. Në mënyrë që roli i Republikës së Maqedonisë së Veriut të jetë më i madh, me personat e lartëpërmendur si dhe me si dhe me Aleksandar Revaza-shvillin, në vitin 2017 janë gjiruar interv-ista me këto persona edhe nga gazetari Italian Xhian Mikalesin në Shkup. Më vonë, këto intervista rreth “Së vërtetës së fshehtë ukrainase” janë publikuar edhe nga ana e “II Giornale” dhe nga “TV Chanale 5”. Ky lajm më pas është marë dhe është transmetuar nga një numër i madh i uab faqeve të internetit në gjuhë angleze dhe në gjuhë tjera. Në dhjetor të vitit 2017 në „TV shoë“, „Stop Fake Neës“ me Marko Suprinin është thënë se informatat e publikuara nga ana e Xhian Mikelesin janë të rre-jshme dhe se të njejtat informata kanë qenë të publikuara në opinion edhe nga gazetari rus Dimitri Kisljov, i emëruar në një medium shtetëror në Federatën Ruse. Gjithashtu, Suprini ka thënë se Milelesin është gazetar i lidhur me të djathtën ekstreme në Itali dhe se personat të cilët janë publikuar, assesi dhe aspak nuk kanë qenë pjesëmar-rës në ngjarjet e Ukrainës, si dhe në emisionin që është transmetuar në Itali janë përdorur gjirime nga Mumashvilli dhe Bojanxher nga viti 2016, ndërsa në emision flitet për ngjarjet e vitit 2014. Në vitin 2017 në Republikën e Maqedo-nisë së Veriut nuk kishte emision që do t’i mohonte dhe do t’i sqaronte infor-macionet e publikuara nga ana e “Late Night Shoë”, lidhur me dëshmitë e per-sonave nga Gjeorgjia. Por, kjo ngjarje ngërthen në vete shumë pyetje edhe sot e kësaj dite. Përse Shkupi u zgjodh si vend ku janë realizuar këto intervista? Përse është zjgjedhur pikërisht emisioni i gazetarit Italian Xhian? Përse atëbotë në vendin tonë nuk pati mohime dhe elaborim të këtyre informatave? A nuk janë lexuar analizat nga vendet tjera ku thuhet se dokumentet e qytetarëve gjeorgjian janë të rrejshme dhe me gabime të dukshme? Për shembull, në dokumentin e shpalosur në emisionin e Xhianit tregohet legjitimacioni i rremë i shërbimit të sigurisë së Gjeorgjisë me të cilin dëshmohet se me të vërtetë

19

Gjatë periudhës nga viti 2017 deri në vitin 2019, Republika e

Maqedonisë së Veriut është nën kërcënim serioz të liferimit të

lajmeve të rrejshme të cilat janë pjesë integrale e kërcënimeve

hibride për shoqëritë e sotme. Si përgjigje ndaj kësaj, në përputhje

me përgatitjet për anëtarsim në NATO dhe në BE, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së

Veriut formoi grup të punës për rezistim ndaj kërcënimeve hibride,

grup i cili është i koordinuar nga MM-ja dhe e cila mori përsipër të realizojë hulumtim rreth aftësive

të R. së Maqedonisë së Veriut, për dedektimin dhe ballafaqimin me

këto rreziqe

20

personi i ftuar në emision është person i cili ka qenë pjesë e shërbimeve të Gjeorgjisë. Në legjitimacionin e treguar ka gabime të dukshme edhe në shkrimin në gjuhën angleze ku shkruan SECU-RITY SERVICE OF DEFEND, në vend të SECURITY SERVICE OF DEFENCЕ, si dhe CERTIFIKATE në vend të CERTIFI-CATE. A thua vallë gazetarët nuk e kanë menduar se si Sakashvilli në vitin 2014 ka mundur të komandojë me agjentët gjeorgjianë, kur ai atëbotë nuk ka qenë pjesë e pushtetit në Gjeorgji?Në internet mund të shihet se cili gazetar qëndron pas ndonjë lajmi. Në rast se kërkojmë dhe lexojmë diçka rreth gazetarëve nga emisioni i lartëpermen-dur, mund të shohim se të njejtët janë gazetarë me mjaft përvojë. Por, gjithash-tu emrat e tyre do të gjinden edhe si gazetarë të lidhur me agjencionin rus “Sputnik”, por edhe me ueb faqen Kate-hon.com. Por, në një vend demokratik liria gazetareske nuk mund të vihet në

pyetje, e as që bëhet e njejta edhe gjatë tre viteve të fundit.Në vitin 2019, Maqedonia e Veriut tregon vetëdije të lartë rreth kërcënimeve me lajmet e rrejshme. Ministritë i ndjekin lajmet e rrejshme dhe publikojnë dem-ante, por edhe informata dhe fakte rreth gjendjes së vërtetë. Më pas, disa nga këto demante, një pjesë e gazetarëve i demantojnë edhe informatat të publi-kuara në emisionet e tyre.Një ndryshim tjetër i rëndësishëm në vend është edhe projekti i organizatës

joqeveritare MOST – Shkup “F2N2”, në faqen e internetit të së cilit publikohen informatat rreth lajmeve të rrejshme të cilat kanë efekt ndaj qytetarëve të ven-dit. Projekti është quajtur “F2N2” ( Fight-ing Fake Neës and narratives) dhe secili mund të lexojë informata rreth lajmeve të rrejshme në Maqedoninë e Veriut, apo se çfarë lajme të rrejshme qarkullojnë, cili është burimi i tyre, ku transmeto-hen, por mund të lexojnë edhe fakte rreth faqes f2n2.mk. Zakonisht lajmet e rrejshme së pari publikohen në faqet e internetit, e më pas plasohene dhe në rr-jetet sociale. Në faqen e projektit “F2N2” janë shfaqur edhe rrjetet sociale për të cilat mendohet se përhapin lajme të rre-jshme, ndërsa aty hasen edhe Facebook profile të gazetarëve. Jemi dëshmitarë se edhe Armata aspak nuk mbetet e kursyer nga plasimi i lajmeve të rrejshme. Një lajm i këtillë është edhe lajmi se në stërvitjen “Goditje e Vendosur 19” do të ketë

edhe bombardues të SHBA-së “B-1B”. Përsëri si burim i këtij lajmi paraqitet “Sputnik”, por kësaj here në gjuhën serbe (rs.sputnikneës.com), ndërsa si burim i informatës thuhet të jetë analisti ushtarak serb, Aleksandar Radiq. Lajmi më pas është transmetuar edhe në b92.net, e më pas edhe në dy portale në R. e Maqedonisë së Veriut. Përveç këtij sh-embulli të publikuar në f2n2.mk, Armata dhe Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë së Veriut në vazhdimësi janë të ekspozuara në publikimin apo

dhënien e informatave të rrejshme. Njëra ndër ato ishte edhe informata e publi-kuar në janar të 2019 se janë formuar aradha vullnetare të MPB/ARM, të cilat janë vënë nën komandën e të a.q “Ku-vend Popullor”. Autori anonim i shkrimit thotë se ekzistojnë dy aradha vullne-tarësh të cilat kanë realizuar aksion për asgjësimin e një trafoje të MPB-së, si dhe një aksioni tjetër diverzant. Gjatë periudhës nga viti 2017 deri në vitin 2019, Republika e Maqedonisë së Veriut është nën kërcënim serioz të lifer-imit të lajmeve të rrejshme të cilat janë pjesë integrale e kërcënimeve hibride për shoqëritë e sotme. Si përgjigje ndaj kësaj, në përputhje me përgatitjet për anëtarsim në NATO dhe në BE, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut formoi grup të punës për rezistim ndaj kërcënimeve hibride, grup i cili është i koordinuar nga MM-ja dhe e cila mori përsipër të realizojë hulumtim rreth aftësive të R. së Maqedonisë së Veriut,

për dedektimin dhe ballafaqimin me këto rreziqe. Angazhimi i grupit të punës duhet të ofrojë përgjigje për mundësinë e shtetit në ballafaqimin me kërcënimet hibride, e me këtë edhe me ballafaqimin me lajmet e rrejshme. Megjithatë, është tejet e rëndësishme se secili qytetar duhet të dijë se si dhe të kontrollojë vërtetësinë e lajmit dhe informatës që e lexon. Kjo përgjegjësi është edhe më e madhe kur je pjesëtar i Armatës dhe i Ministrisë së Mbrojtjes.

А.I.

21

Betim solemnPesë korriku ishte ditë shumë

e nxehtë e muajit për shkak të temperaturave të larta. Për herë të parë që kur jepet betimi

solemn, në vend se në pistën e hapësirës së kazermës “Alekso Demnievski Bau-man”, një gjeneratë, ajo e 38 me rradhë, betimin e saj solemn e dha në sallën e Klubit Ushtarak. Pas intonimit të himnit shtetëror dhe himnit të Armatës, ushtarët të drejtuar me krenari në rradhët e para, zëshëm dhe me dinjitet, të gjithë njëzëri në mënyrë solemne dhanë betimin të cilin e lexoi komandanti i tyre, nënkoloneli Muhamed Ibrahimi.Ushtarët u betuan se do t’a mbrojnë lirinë, sovranitetin dhe integritetin territo-rial të atdheut të tyre dhe se me discipli-në, me përgjegjësi dhe përkushtim do t’i realizojnë detyrat dhe obligimet si ushtarë të atdheut të tyre.Nënkoloneli Ibraimi, i pari nga foltorja solemne, ushtarëve të rinj ua uroi betimin e dhënë solemn dhe u dëshiroi ditë të mbara ushtarake .

– Ushtarë të rinj, ju si shumë gjenerata para jush, sot para prindërve, familjarëve, miqve dhe eprorëve tuaj, në mënyrë dinjitoze dhe solemne, u betuat se me lojalitet të plotë, me shumë sakrificë dhe me dinjitet do t’i realizoni detyrat dhe obligimet si mbrojtës të lirisë së atd-heut tuaj. Ju, si ushtarë të rinj gjatë tre muajve të ardhshëm gjatë realizimit të përmbajtjeve të parapara të trajnimit, do të ballafaqoheni me sfida të mëdha. Për tejkalimin e sukesshëm të tyre, eprortët tuaj do të përpiqen maksimalisht që t’ua transmetojnë njohuritë dhe shkathtësitë e tyre. Me sjelljen tuaj të disciplinuar dhe të përgjegjshme duhet të kontriboni në ndërtimin e marrëdhënieve të fuqishme ndërnjerëzore dhe ndëretnike. Diversiteti paraqet traditën dhe pasurinë tonë e cila kultivohet me shekuj dhe i njejti duhet respektuar në mënyrë që të vazhdojë edhe më tej”, tha nënkoloneli Ibraimi. Ai i informoi ushtarët se mundi i tyre, suksesi dhe angazhimi do të jenë të vlerësuara dhe kjo do të jetë njëri ndër elementet për

përzgjedhjen e mëte-jme të atyre që dëshi-rojnë që profesionin e tyre vijues t’a oriento-jnë si ushtarë profe-sional dhe si eprorë në rradhët e Armatës së Republikës së Maqedo-nisë së Veriut.– Si ushtarë për tre muajt vijues, Velesi do të jetë shtëpia juaj e dytë, për këtë shkak nga të gjithë ju kërkoj që në çdo kohë dhe në çdo vend në mënyrë

dinjitoze ta prezantoni Armatën, ndërsa ndaj qytetarëve të Velesit të tregoni respekt, mirëkuptim dhe t’u jepni ndihmë të parezervë në rast nevoje”, i porositi komandanti Ibraimi ushtarët e rinj.Duke iu drejtuar prindërve të tyre, ai potencoi se dhënia e betimit paraqet akt personal, por edhe nder e kënaqësi edhe për prindërit, familjarët dhe miqtë.– Si prindër mund të krenoheni që keni rritur të rinjë të shëndoshë dhe të aftë të cilët sot me krenari dhe me dinjitet pranuan dhe morën përgjegjësinë që me nder t’i shërbejnë atdheut të tyre në rrad-hët e Armatës. Për këtë shkak, më lejoni të shprej mirënjohet më të larta që na i besuat bijtë tuaj. Ju siguroj se gjatë tre muajve të ardhshëm me shumë përkush-tim dhe përgjegjësi do t’a marrim rolin tuaj prindëror dhe djemtë dhe vajzat tuaja do t’ua kthejmë më të pasur edhe për një përvojë jetësore” tha nënkoloneli Ibraimi.Më pas vijoi edhe akti i nënshkrimit të betimit të dhënë nga të gjithë ushtarët e rinj të cilët u ftuan nga eprorët e tyre t’i afrohen tavolinës së nënshkrimit, ndërsa pas këtij akti pranuan urata nga ana e komandantëve dhe eprorëve, si dhe nga ana e mysafirëve të shquar të Armatës dhe Ministrisë së Mbrojtjes.Në fund të solemnitetit ata u takuan dhe pranuan urata dhe përqafime nga prindërit, vëllezërit, motrat, familjarët dhe miqtë. Vijoi edhe fotografimi familjarë për kujtim të gjatë për këtë akt solemn për të mbajtur mend, ndërsa buzëqeshja dhe gëzimi vërehej në fytyrën e secilit ushtarë.

Аntoanella Dimitrievska

24 orë

22

Lidershipi toksik ekziston në çdo organizatë dhe çështja është nëse i njejti mund të zhduket. Në vitin 2005, koloneli amerikan

Dennis Williams realizoi një numër të analizave të mëparshme për të përcak-tuar llojet e udhëheqësve toksikë në ushtrinë amerikane bazuar në karakter-istikat e tyre personale. Produkti përfun-dimtar ishte një spektër i tërë i sjelljes toksike, duke e renditur atë sipas llojeve sipas karakteristikave personale, nga jofunksionale në jashtëzakonisht jofunksionale. Kjo përmbledhje duhet të ndihmojë në identifikimin dhe largimin e atyre udhëheqësve që i bëjnë më shumë dëm organizatës sesa që i sjellin dobi. Ëilliams përcaktoi tetëmbëdhjetë karakteristika personale që sugjerojnë se bëhet fjalë për lider toksik. Zakon-isht ato janë një kombinim i më shumë veçorive që përputhen dhe plotësojnë

njëra-tjetrën dhe rregulli është se sa më shumë aq më keq. Arsyeja për tiparet negative të qenë-sishme të një personi toksik mund të shpjegohet në disa mënyra. Në 1943 psikologu Abraham Masloë propozoi një teori të hierarkisë së nevojave. Ai i kategorizoi nevojat njerëzore në një piramidë në pesë nivele. Niveli i parë është kënaqësia e nevojave themelore fiziologjike, niveli i dytë është nevoja për siguri, niveli i tretë është nevoja për re-spekt dhe përkatësi, niveli i katërt është nevoja për respekt dhe së fundi, niveli i

pestë është nevoja për vetëaktualizim. Sipas Masloë, njeriu ngritet lart në pi-ramidë vetëm pasi të ketë arritur nivelin e mëparshëm. Ndërsa udhëheqësit e mirë janë njerëz që i përkasin nivelit të katërt dhe të pestë (kanë arritur një nivel respekti dhe vetë aktualizimi), udhëheqësit toksikë janë të mbërthyer në përmbushjen e nivelit të dytë ose të tretë (nevoja për siguri, respekt dhe përkatësi). Për shkak se ata nuk i respe-ktojnë njerëzit, ata nuk marrin respektin e ndërsjellë. Këto janë disa nga kara-kteristikat personale që sipas Ëilliams

Edukim

Karakteristikat e lidershipit toksik

Lidershipi është themeli i çdo organizate ushtarake. Ushtria harxhon shumë para dhe kohë për të stërvitur të gjitha nivelet e lidershipit

për të qenë më efektiv në punën me njerëzit. Kjo gjë varet nga përmbushja e misionit dhe nga ndjenja se pse ushtria ekziston si një

organizatë

23

janë tregues për një udhëheqës toksik: 1. Jokompetenca. Kjo është e duk-

shme në shikim të parë, pasi është e vështirë të fshihet mungesa e njo-hurive, aftësive dhe shkathtësive të nevojshme për të kryer funksionin. Në ushtri, kjo nënkupton pamundësinë për të kuptuar misionin dhe detyrën dhe për të parë problemet që duhet të tejkalohen për t’i përmbushur ato.

2. Jofunksionalitet. Duke u përqën-druar shumë në problemet e veta, udhëheqësi nuk përqëndrohet mjaf-tueshëm në organizatë, te njerëzit dhe te misioni. Ai harxhon më shumë kohë dhe energji në vetvete sesa në punë. Zakonisht nëse udhëheqësi është jofunksional, e gjithë organizata nuk funksionon siç duhet.

3. Papërshtatshmëri. Një udhëheqës apo lider i cili nuk është i sigurt për cilësitë e tij, arritjet profesionale dhe mënyrën

se si ai është ngritur në detyrë, ai nuk mund të përshtatet me organizatën, njerëzit përreth tij dhe punën që duhet të bëhet.

4. Joadekuat. Lideri toksik gjithmonë dyshon në kapacitetet e tij. Përveç në qoftë se nuk eshtë psikopat, ai e di se është joadekuat. Në mënyrë që të ndi-het adekuat, lideri toksik vetëbesimin e ndërton përmes asgjësimit të njerëzve me të cilët punon.

5. Pakënaqsi. Kjo është karakteristikë e shpeshtë, ndërsa bëhet fjalë për “të paditur” i cili është nevrik dhe i hidhëruar ndaj të gjithëve për shkak të dështimeve apo padrejtësive të cilat i janë shkaktuar atij në të kaluarën. Ai nuk është i kënaqur nga asgjë, e as nga vetja, as nga të tjerët. Problemi është se ai pakënaqsinë e shfaq me nervozizëm duke qenë i vendosur që t’u hakmerret të gjithëve, edhe atyre që nuk kanë asnjë lidhje me të kalu-arën e tij.

6. Papërgjegjësi. Njeriu që nuk përgjig-jet ndaj veprimeve të tij, ai sillet në mënyrë të papërgjegjshme ndaj vetes, ndaj njerëzve dhe ndaj organizatës. Lideri i papërgjegjshëm është lider toksik, sepse nuk është i vetëdijshëm se vendimet e tij mund të kenë pasoja afatgjate negative.

7. I pamoralshëm. Kjo ka të bëjë me papërgjegjësinë dhe është karakter-istikë edhe më e keqe, sepse ky lider me të vërtetë nuk e kupton se çfarë është e drejtë, e çfarë jo. Papërgjegjë-sia e tij rrjedh nga mungesa e moralit dhe ai me të vërtetë nuk e kupton që është gabim.

8. Pavendosmëri. Kjo karakteristikë toksike dallohet lehtë. Për shkak të mungesës së guximit moral, ky lider

nuk dëshiron që të merr përgjegjësi, ai është i pavendosur dhe vështirë merr vendime të rëndësishme. Nguron të vendosë, të urdhërojë ose të bëjë çfardo ndryshimi.

9. Ambicie e pangopur. Për dallim nga ambicia pasionante e cila është kara-kteristikë pozitive e lidershipit, lideri me ambicie të pangopura ka dëshirë të papërmbajtshme për fuqi, sukses dhe famë dhe është i gatshëm të bëjë çmos në mënyrë që të arrijë qëllimin. Ky lider është toksik sepse ambicien e vë mbi gjithçka tjetër, “luan” me or-ganizatën dhe me njerëzit apo vartësit e tij. Për të thuhet se ka “ambicie të sëmura“.

10. Еgoizmi. Ashtu si me ambiciet, egoja e matur dhe e shëndoshë mund ti ndi-hmojë liderit. Megjithatë, mbivlerësimi dhe stërngritja e vetive personale krijojnë ego për shkak të së cilës lideri fillon të fokusohet vetëm në veten e tij. Egoizmi te lideri është një veti jofunk-sionale e cila e shkatërron organiza-tën, sepse nuk mund që ti has gabimet që i bën.

11. Аroganca. Niveli vijues i egoizmit është aroganca, kur lideri është aq i bidnur në superioritetin e tij ndaj të tjerëve dhe mendos se gjithçka që vepron është e mirë dhe pozitive. Për shkak të verbërisë së superioritetit, ai mendon se asnjëherë nuk gabon, nuk i pranon gabimet, ndërsa për dështimin eventual i fajson të tjerët.

12. Kopracia. Lieri do të duhej të kujde-set për vartësit e tij dhe kërkesat e nevojat e tyre t’i vë mbi ato të vetat. Lideri vetiak është lider toksik sepse i së pari i vlerëson ato veprime të cilat janë të mira për interesin e tij, e më pas edhe të mirat për pjesëtarët tjerë

24

të organizatës. Vendos dhe punon në bazë të asaj se çfarë i përshtatet atij.

13. Lakmia. Kjo është kakrakteristikë jofunksionale te lideri sepse atë e bën të jetë të papërgjegjshëm dhe të “paftyrë” kur është në pyetje fuqia dhe fama. Në krahasim me ambi-ciozin e pangopur, lideri lakmëtar paturpsisht e keqpërdor funksionin e tij në mënyrë që të krijojë profit.

14. Mungesa e integritetit. Kurt hemi se lideri nuk ka integritet, kjo do të thotë se është i korruptuar i pandershëm dhe se gënjen. Vartësit nuk kanë be-sim në një lider i cili nuk ka integritet. Mungesa e besimit te shefi është katastrofë për organizatën, sidomos për ushtrinë ku kostoja arrinë deri në viktima në njerëz.

15. Mashtrim. Lideri toksik zakonisht

është i vetëdijshëm se sjellja e tij është e paparanueshme në orga-nizatë. Për këtë shkak në mënyrë intenzive përdor gënjeshtrën. Ai di t’i fshehë qëllimet e tija të vërteta sepse ato janë të papranueshme nga ana morale dhe organizative. Duke e ditur se duhet të kujdeset për organizatën dhe njerëzit, aktron kujdes dhe brengë dhe jep premtime të rreme. Kjo në mënyrë afatshkurte e mbulon fytyrën e tij të vërtetë, por mjaftueshëm që të shkaktojë dëm afatgjatë organizatës.

16. Dëm. Ai lider që është jofunksional në mënyrën më ekstreme, i papër-shtatshëm dhe i pakënaqur, mund të jetë shumë i dëmshëm për organi-zatën. Kjo manifestohet me urretje të madhe dhe të vazhdueshme ndaj njerëzve në llogari të papërshtatsh-mërisë së tij. Lideri i dëmshëm kufizohet me psikopatin i cili kënaqet në fatkeqësinë e tjetrit. Ai fshehurazi gëzohet kur bashkëpuntorët e tij, var-tësit apo udhëheqësit ballafaqohen me dështim edhe në situata kur për këtë shkak dëmtohet e tërë organi-zata, e me të edhe vet ai.

17. Keqbërja. Kjo është një nivel më lartë se dëmi. Lideri keqbërës jo vetëm që kënaqet në fatkeqësinë e tjetrit, por me qëllim kontribon në shkaktimin e dëmeve, edhe në rast se ai prej kësaj nuk ka asnjë përfitim personal. Ai kënaqet të hakmerret, gjithandej brenda organizatës sheh armiq duke qenë në luftë të hapur me ta.

Në kierarkinë dhe në të gjithë sistemin, shfaqen udhëheqës të cilët, në

mungesë të karakteristikave personale të pranueshme

shoqërore, shkaktojnë dëme afatgjata në organizatë. Shtrohet pyetja se pse

lejohet kjo dukuri kur është më se e qartë. Zgjidhja duket

shumë e thjeshtë, gjithçka që duhet të bëni është një test toksiciteti duke

plotësuar një listë kontrolli të këtyre tipareve

25

18. Keqpërdorim. Kjo është sjellja e fundit dhe më e keqja e liderit apo udhëheqësit toksik. Në rast se pas kësaj pike gjithnjë qëndron në funk-sion, në këtë rast ekziston problem serioz në organizatën më të madhe dhe vërehet se diçka nuk është në rregull me një sistem të tërë vler-ash. Ai që keqpërdor e kalon kufirin e etikës dhe joprofesionalizmit dhe tashmë sillet dhe punon në mënyrë joligjore. Keqpërdorimi është kulmi-nacioni i të gjitha karakteristikave të mësipërme. Ai është aq i vetpëlqyer që shëndrrohet në joreal dhe men-don se ligjet dhe rregullat për të nuk vlejnë. Ky lider toksik mund të bëjë edhe vepra penale. Kjo jo vetëm që rezulton me dëm të organizatës së tij, por edhe me kompromitim të punës profesionale brenda kornizave ligjore para audiencës.

Lidershipi është themeli i çdo orga-nizate ushtarake. Ushtria harxhon shumë para dhe kohë për të stërvi-

tur të gjitha nivelet e lidershipit për të qenë më efektiv në punën me njerëzit. Kjo gjë varet nga përm-bushja e misionit dhe nga ndjenja se pse ushtria ekziston si një organizatë. Qëllimi është që përmes motivimit, inspirimit dhe shembujve pozitiv, njerëzit të orientohen drejt realizimit të qëllimeve organizative. Lidershipi nënkupton marrjen dhe fitimin e më të mirës nga njerëzit, jo sepse është e patjetërsishme, por sepse dëshi-rojnë dhe besojnë në realizimin e

misionit dhe detyrave.Megjithatë, në kierarki ka boshllëqe

dhe liderët dalin përmes sistemit të cilët shkaktojnë dëme afatgjatë në organizatë për shkak të mungesës së karakteristikave personale të papranueshme shoqërore. Shtro-het pyetja se pse lejohet kjo dukuri kur është e qartë. Zgjidhja duket

shumë e thjeshtë, gjithçka që duhet të bëni është një test toksiciteti duke plotësuar një listë kontrolli të këtyre karakteristikave. Një vlerësim i tillë i drejtuesve mund të identifikojë udhëheqësit toksikë në organizatë, madje duke filluar nga më i vogli deri tek më toksikët. Kjo tingëllon e thjeshtë, por siç mëson Clauseëitz, në luftë (dhe në ushtri), gjërat më të thjeshta në të vërtetë janë më të vështira. Njerëzit toksikë janë shumë të mirë në njohjen e të tjerëve si ata.

Pasi të vijnë një herë në pozicion udhëheqës, ata lidhen me njëri-tjetrin dhe ndihmojnë njëri-tjetrin, duke i shtyrë të tjerët të ngjiten më lart së bashku. Ekziston një rrezik i madh nëse një organizatë drejtohet nga një rrjet liderësh toksikë, pasi do të marrë një kohë të gjatë për të ripa-ruar dëmet që ata kanë bërë.

Sidoqoftë, heqja e të gjithë liderëve toksikë gjithashtu mund të ketë rezul-tate të papritura negative. Duke parë organizatën ushtarake si një sistem kompleks, si një organizëm të gjallë, duhet pasur parasysh se çdo përçarje radikale mund të shkaktojë momente të reja të paparashikueshme. Për sh-embull, megjithëse shumë organizma janë dëmtues në shikim të parë në ekosistem, në fakt ata të gjithë kanë një rol të dobishëm për të mbajtur sistemin në ekuilibër. Nëse parazitët, viruset, insektet dhe kafshët helm-uese janë zhdukur, ekosistemi mund të prishet plotësisht. Në mënyrë të ngjashme edhe ushtria duhet të ketë një udhëheqës toksik. Në të njëjtën kohë, përderisa ai është i dëmshëm për njerëzit dhe organizatën, sjellja e tij është e dobishme për të dhënë një shembull. Ndonjëherë është më e rëndësishme të mësosh se si të mos punosh me njerëzit sesa të punosh siç duhet. Ai që di të mësojë nga gabimet e të tjerëve, mund të merr shumë më tepër nga përvojat nega-tive sesa nga ato pozitive.

Të mund të asgjësohej lidershipi toksik, e para që do ta kishte bërë atë do të ishte ushtria amerikane e cila këtë e ka identifikuar kohë më parë (“Google” shfaq 23 milion rezultate në rast se kërkojmë “toxic leadership US military”). Me siguri secilës organizatë kohë pas kohe i nevojitet një lider toksik, sepse që nga moment që do të largohej apo do të hiqej, organizata pas tij bëhet më e fuqishme dhe më rezistente, njëlloj si reagimi i trupit ndaj vakcinës pas ndonjë sëmundje të caktuar. Lidershipi toksik duhet kontrolluar apo në të duhet parë si në ndonjë dëm të përkohëshëm i cili është i nevojshëm për fuqizimin e imunitetit të organizatës. Përpjekja për asgjësim të tërësishëm mund të shkaktojë dëm shtesë për shkak të defokusimit të organizatës për t’u marr me ta, në vend se të merret me detyrat dhe me misionin. Megjithatë, në mënyrë që të parandalohet zgjerimi i epidemisë së lidershipit toksik në një organizatë, nevojitet më shpesh t’u tërhiqet vëretja njerëzve të cilët janë indikatorë të këtij fenomeni.

Gjorgji Veljovski

Lidershipi toksik duhet të kontrollohet dhe të shihet si dëmi i rastit që është i nevojshëm për të forcuar

imunitetin e një organizate. Përpjekja për të shkatërruar atë

plotësisht mund të shkaktojë dëme shtesë duke e zhvendosur organizatën për t’u marrë me ta në vend se me misionin dhe me

detyrat

Shënimi i jubileut është i lidhur ngushtë me vënien në për-dorim operativ të helikopterëve “Mi-17MT”, me të cilat në këtë

ditë tërësisht skuadroni i Maqedonisë e realizoi fluturimin e parë me helikopter që i ka shenjat dhe flamurin e Maqedo-nisë. Me këtë rast, në njësi ishin të ftuar dhe ishin të pranishëm anëtarët e ekui-pazhit të cilët e realizuan këtë fluturim, e që sot janë pilotë të dhe teknikë flutu-rues të penzionuar, por edhe pjesëtarë nderi të forcave ajrore.

Krijimi i Forcave Ajrore Forcat Ajrore dhe Mbrojtja Kundër Ajrore (FA dhe MKA) si lloj i veçantë janë formuar menjëherë pas formimit të ARM-së, me vendim të presidentit të parë të Republikës së Maqedonisë, z. Kiro Gligorov, më 10 qershor 1992. Me këtë, është konstituar edhe Brigada

Ajrore në përbërjen e së cilës hyjnë edhe komponentat tjera ajrore. Për shkak të konfliktit në RFSJ në territorin e Kroacisë dhe Bosnje e Hercegovinës, Këshilli i Sigurimit i OKB-së njëzëri mi-raton rezolutën me të cilën nën embargo

për hyrje dalje të armëve dhe pajisjeve luftarake janë vënë të gjitha republikat e ish federatës jugosllave. Embargoja paraqet pengesë të madhe në zhvillimin e ARM-së, si dhe për Forcat Ajrore për pajsije dhe për ruajtjen e kapaciteteve. Me qëllim të ruajtjes së kapaciteteve, mbajtjen e trenazhit të personalit të arsimuar dhe profesionist (pilotëve dhe personalit tjetër ajror). Nga avionët dhe aeroklubet në dispozicion në Maqedoni janë marrë një avion “Utva66” dhe katër të tjerë “Utva75”, ndërsa më 10 qershor 1992 është realizuar edhe fluturimi i parë nga ana e ekuipazhit maqedonas dhe për këtë shkak 10 qershori shënohet si Dita e Forcave Ajrore të Armatës.

Krijimi dhe pajisja e njësisë së helikopterëve transportuesBrigada e aviacionit e FA dhe MKA-së së atëhershme, fluturaket e para të cilat i mori ishin katër helikopterë të prodhimit

Jubile

Njëzet e pesë vite operativitet i Skuadronit të Helikopterëve Transportues

Skuadroni i Helikopterëve Transportues (SHT), si pjesë e Brigadës Ajrore

të Armatës së Republikës së Maqedonisë së

Veriut, më 5 korrik 2019 pranë bazës ajrore

“Petrovec”, shënoi 25 vjetorin e ekzistimit dhe operativitetit si komponentë ajrore

transportuese

rus të llojit “Mi-17MT”. Helikopterët e rinj “Mi17-MT” janë prodhuar në fabrikën KVZ (Kazanski Vertoletni Zavod) në Ka-zan të Rusisë, dy nga të cilët ateruan në pjesën ushtarake të aeroportit “Petrovec” më 28 qershor 1994. Për shkak të em-bargos të lartëcekur, helikopterët arrijnë në konfiguracinin transportues, të ngjy-rosur me ngjyrë të bardhë, me shenja të dyfishta, ushtarake dhe civile (VAM-301 / Z3-HHC, VAM-302 / Z3-HHD, VAM-303 / Z3-HHE, и VAM-304 / Z3-HHF). Furnizimi i katër helikoterëve paraqet edhe aktivizim gjegjësisht vendosje në përdorim operativ të eskuadrilës së 301. helikopteristike transportuese, e cila nga ajo kohë është bartëse e kompo-nentës ajrore transportuese të forcave ajrore.Shumë shpejtë pas arritjes së helikop-terëve dhe trajnimit përfundimtar më 5 korrik 1994, për herë të parë do të flu-

turojë ekuipazh maqedonas me helikop-terin “Mi-17MT” (ВАМ-301 / Z3-HHC) në territorin e Republikës së Maqedonisë së pavarur. Në përputhje me planin për fluturim, më 5 korrik 1994 nga ora 18:00 deri në orën 18:30 në fluturimin e shënuar nën numrin 7, fluturimin e parë e realizojnë majori Goran Zdravskovski dhe kapetani Mome Stojanovski si dhe rreshteri i vjetër i kasit të 1. Zoran Mal-cev, (fotografi nga skema e fluturimit).Me këtë ngjarje janë vënë themelet e njësisë së helikopterëve transportues në përbërje të FA dhe MKA të Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjegjësisht nga kjo datë mendohet se është vendo-sur operativitet i plotë i njësisë. Pas heqjes së embargos nga ana e OKB-së për Maqedoninë në vitin 1996, katër helikopterët janë ringjyrosur në një skemë kamufluese atraktive ushtarake nga ana e majorit Mihajllo Ivanovski-

MIksi (pilot i ndjerë i forcave ajrore dhe themelues i maketarisë në Maqedoni) duke u hequr kështu edhe shenjat civile „Z3-ХХХ“.Me paraqitjen e krizës së sigurisë së vitit 2001, nevoja për një numër me të madh të helikopterëve luftarak dhe transpor-tues për Armatën sjell deri te furnizimi imediat edhe të katër helikopterëve shumëdedikues “Mi-8MT”. Helikopterët ukrainas “Mi-8MT” në atë kohë ishin pjesë e kontigjentit ukrainas i vendosur në Kosovë ku realizonte operacione për nevojat e KFOR-it, ku për shkak të urgjencës së situatës në Maqedoni u morën në aeroportin e Shkupit “Petro-vec” në mars të vitit 2001, ku njëherit marin edhe shenjat (ВАМ-305, ВАМ-306, ВАМ-307 dhe ВАМ-308). Gjatë asaj periudhe helikopterët „Мi-8МТ“, përveç transportit për nevojat e armatës dhe policisë, përdoreshin edhe në llojin luf-

tarak me raketa nga 57 mm dhe 80 mm, si dhe me përdorim të mitralozit “PKT 7,62 mm”. Kjo është hera e parë që for-cat ajrore në historinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut ishin pjesë e mis-ioneve reale luftarake për mbështetjen e njësive tjera të armatës dhe të policisë.Gjatë periudhës së njejtë njësia merr donacion nga Armata e Republikës së Greqisë edhe 2 helikopterë të llojit “Huji (UH-1H) për mbështetjen e transportit të njësive si dhe për mbështetje mjekë-sore. Me këtë donacion, njësia për herë të parë operon me dy lloje të ndryshme të helikopterëve “Mi-8/17” – prodhim rus dhe “UH-1H” – prodhim amerikan.Njësia në 25 vjetorin e ekzistimit të saj, fatkeqësisht përjeton edhe 2 fatkeqësi helikopteristike. Fatkeqsia e parë ndodh në vitin 2001, kur helikopteri “Mi-17 MT” (me shenjë regjistrimi BAM-301) gjatë aterimit në rajonin e Kodrës së

Diellit, godet shtyllën, gjë që rezulton me shkatërrim të helikopterit dhe me vdekjen e një anëtari të ekuipazhit, flutu-ruesin teknik, rreshterin e vjetër, Dragan Ilievskin-Çonton, si dhe disa të lënduar , pasagjer dhe anëtarë të ekuipazhit. Humbja e dytë që i ndodhë njësisë është fatkeqësia e vtit 2008, kur helikopteri “Mi-17 MT” (me shenjë regj. ВАМ-304) gjatë aterimit në aeroportin e Shkupit, në kushte të vështira atmosferike me mjegull në një shkëmb afër Bllacës së Katllanovës, do të rezultojë me asgjësi-min e helikopterit dhe me vdekjen e 11 anëtarëve të Brigadës Ajrore, duke përf-shirë këtu edhe anëtarët e ekuipazhit. Kjo fatkeqsi ka ndodhur duke u kthyer kontingjenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut nga misioni paqësor ALTEA në kuadër të EUFOR-it në Bosnje e Herce-govinë. Gjatë periudhës nga viti 1994 deri më

sot, njësia pëson ndryshime të emrit në përputhje me proceset e transformimit të Armatës. Emri i parë është eskadrila e 301 helikopteristike transportuese, emër i trashëguar nga njësia përkatëse e ish APJ-së. Nga viti 1992 deri në vitin 2001 e mban emrin e eskadrilës transpor-tuese helikopteristike (ETH), në kuadër të së atëhershmes brigadë ajrore, ndërsa për një periudhë të shkurtër nga 2001 deri në 2002, quhet Çeta Trasnportuese Helikopteristike (ÇTH), që më pas të riemërtohet në Skuadron Helikopteristik Transportues SHT) në kuadër të forcave ajrore të ARM-së, nga viti 2002 deri në vitin 2014. Më në fund, nga viti 2014, deri më sot Skuadroni i Helikopterëve Transportues në kuadër të Brigadës Ajrore ka pasur këto koman-dantë të njësisë: majori Petre Velkovski (nga 1992 deri më 1994); majori Goran

Zdravkovski (nga 1994 deri më 1995); nënkolonemi Mome Stojanovski (nga 1995 deri në 2001); majori Bore Jefre-mov (nga 2001 deri në 2003); majori Ile Trajkov (nga 2003 deri më 2005); nënkoloneli Toni Spasovski (i ndjerë) – nga 2005 deri më 2008; nënkoloneli Sl-lobodan Ivanov (nga 2008 deri në 2015); nënkoloneli Igorço Stamenkovski (nga 2015 gjithnjë në detyrën e komandantit të SHT).Gjatë ekzistimit të tij 25 vjeçar të suksesshëm profesional, Skuadroni i Helikopterëve Transportues ka re-alizuar detyra të shumta në territorin e vendit dhe jashtë tij. Detyrat kryesisht kanë të bëjnë me nevojat e Armatës dhe Ministrisë së Mbrojtjes, por është i rëndësishëm edhe numri i fluturimeve të cilat realizohen për VIP transpor-tin e presidentit të shtetit, për del-

egacionet e larta të jashtme, për nevojat e Kryqit të Kuq, si dhe për subjekte të tjera shtetërore dhe private. Misione që realizohen rregullisht janë: transporti për nevojat e Armatës, VIP transporti, transporti mjekësor, transporti kargo (i brendshëm dhe i jashtëm), misioni i kër-kim shpëtimit, si dhe i kërmim shpëtimit luftarak, (SAR dhe CSAR), misioni për evakuimin e të lënduarve (CASVAC), misioni për fikjen e zjarreve me përdori-min e tendës kundër zjarrit, dhënien e ndihmave në terrene të rënduara, etj.Gjatë viteve të ekzistimit, helikopterë dhe personel të skuadronit kanë qenë pjesë në një numër të madh të stër-vitjeve dhe misioneve ndërkombëtare, si dhe fluturimeve ndërkombëtare të transportit të njerëzve dhe pajisjeve. Një pjesë e pjesëmarrjeve të SHT janë:– Stërvitja ndërkombëtare „Çelësi Koop-

erativ 2000“ në Kostanca të Ruman-isë në vitin 2000;

– Stërvitja ndërkombëtare „Cooperative Key“ në Sent Dizje në Francë në vitin 2002;

– Stërvitja ndërkombëtare „Eagle SAR“ Në Tiranë, Shqipëri në vitin 2004;

– Stërvitja ndërkombëtare „Cooperative

Key“ në Plovdiv të Bullgarisë në vitin 2003 dhe në vitin 2005;

– Stërvitja ndërkombëtare „Logical Decision“ në Papa të Hungarisë në vitin 2010;

– Stërvitja ndërkombëtare „Logical Decision“, në Solonk Hungari në vitin 2012;

– Stërvitja ndërkombëtare „Adriatic strike“ në Cerklje Slloveni në vitin 2018;

– Мisioni paqësor ЕUFOR-АLТЕА, në Mostar dhe në Sarajevë në Bosnje e Hercegovinë nga viti 2006 deri në vitin 2008.

Skuadroni i Helikopterëve Transportues vazhdon edhe më tej të jetë shtylla e komponentës ajrore të Forcave Ajrore. Ai edhe në të ardhmen do të vazhdojë të zhvillohet, si në pikëpamjen e personelit, profesionalizmit të tij, kompentencavem ashtu edhe në aspektin e fluturakeve me të cilat do të pajiset dhe do të op-erojë, me modernizimin e tyre, rritjen e kapacitetit operativ dhe shkathtësive si dhe ruajtjen e nivelit të kompatibilitetit me vendet tjera partnere dhe anëtare të NATO-s.

Kire Bogoeski

Gjatë ekzistimit të tij 25 vjeçar të suksesshëm profesional, Skuadroni i Helikopterëve Transportues ka realizuar

detyra të shumta në territorin e vendit dhe jashtë tij. Detyrat

kryesisht kanë të bëjnë me nevojat e Armatës dhe Ministrisë së Mbrojtjes, por

është i rëndësishëm edhe numri i fluturimeve të cilat realizohen për

VIP transportin e presidentit të shtetit, për delegacionet e larta

të jashtme, për nevojat e Kryqit të Kuq, si dhe për subjekte të tjera

shtetërore dhe private

Majat të cilat gjatë Luftës së Parë Botërore ishin fushë-betejë në mes të Italisë dhe Austrisë, tashmë për rreth

dyzet alpinistë kulmorë nga tetë vende ishin vend ku ata kishin mundësi dhe i avancuan shkathtësitë e tyre alpiniste dhe njëherit shkëmbyen përvoja. Alpin-istët ushtarak nga Kili, Franca, Maqedo-nia e Veriut, Sllovenia, Omani, Ruma-nia, Spanja, Italia dhe nga NATO, pas skenarit të përpunuar nga ana e vendit nikoqir, realizuan stërvitje në ngjitje tak-tike, alpinizëm veror dhe ngjitje me litar. Në pjesën e dytë të “Lavaredo 2019” u realizua stërvitja më e madhe. Qëllimi i saj ishte paraqitja e metodave për bal-lafaqim me grup terrorist diverzant në terren të rënduar, të pakalueshëm e të lartë malor, ku u demonstruan mënyra të infiltrimit në rrugë në tokë, si ngjitja në drejtim vertical dhe lëshimin në vija fikse dhe repeling, si dhe infiltrim në rrugë ajrore me helikopterë me teknikat “litar i shpejtë” (fast roap) dhe “repeling”. Pjesëtarët e Regjimentit për

Operacione Speciale të cilët ishin pjesë e kësaj stërvitje, ishin të angazhuar në pjesën e ngjitjes taktike në një pjesë të kalimeve.Në këtë stërvitje të drejtë pjesëmarrjeje kanë vetëm alpinistët më të mirë ushta-rak. Arsye për këtë është kompleksiteti

dhe vështirsia e pengesave vertikale që duhen tejkaluar. Sa për ilustrim mund të shërbejë edhe fakti se për një ngjitje gjatë ditës kalohet distancë prej 14 km me një dallim në lartësi prej 700 apo 133 kate dhe kur kësaj do t’i shtohet edhe fakti për ajërin e rrallë, si dhe lartësitë prej 2300 metra sipër, mjafton të na bëhet më se i qartë rreziku i ndër-marë për realizimin e kësaj stërvitje. Ekipi i alpinistëve nga përbërja e Regjimentit për Operacioneve Speciale për herë të pestë mori pjesë në këtë stërvitje, ku kësaj rradhe stërvitja për herë të parë u realizua në këtë loka-cion. Paraprakisht, stërvitja në fjalë realizohej në lokacionin Cinque Torri. Pjesëmarrja në këtë starvitje kontriboi që Regjimenti për Operacione Speciale dhe Armata t’i rishikojnë dhe analizojnë përparsitë dhe rëndësinë e alpinizmit ushtarak në kuadër të operacioneve malore dhe me këtë, të merren leksione dhe mësime të vlefshme.

Zllatko Bllazhevski

Rreth dhjetë ditë forcat speciale të Maqedonisë së Veriut, së

bashku me kolegët e tyre nga vendet tjera, ngjiteshin në

majat më të larta të maleve italiane Dolomiti. Vendi i njohur turistik dhe historik, Tre Cime

di Lavaredo – Тre majat e Lavaredos, gjatë periudhës

nga 3 deri më 12 korrik ishte lokacioni kryesor ku u realizua

stërvitja ndërkombëtare ”Lavaredo 2019“

Qielli është kufiri

24 orë

„GOD

ITJA

E V

ENDO

SUR“

Nga data 5 qershor deri më datën 9 korrik pranë poligionit ushtarak “Krivollak” me pjesëmarrjen e më se 2700 ushtarëve në dy rotacione nga vende të gjashtë forcave të armatosura, u realizua stërvitja më e madhe kombëtare “Goditja e Vendosur” .Stërvitja, përpos që e dëshmoi partneritetin e fuqishëm dhe bashkëpuni-min e ndërsjellë në fushën e mbrojtjes në mes të vendeve pjesëmarrëse si: Shqipëria, Bullgaria, SHBA-ja, Lituania, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, ajo edhe një herë dëshmoi se armata jonë posedon forcën, ka-pacitetin dhe potencialin, sin ë fushën e prezantimit dhe demonstrimit të shkathtësive, ashtu edhe në pjesën e bashkëpunimit civilo-ushtarak. Në kuadër të stërvitjes “Goditja e Vendosur” me sukses u realizuan ditët e hapura për qytetarët në disa qytete të Republikës së Maqedonisë së Veriut edhe atë në: Gjevgjeli më 8 qershor, Sveti Nikole më 11 qershor, në Kavadar më 15 qershor, në Radovish më 26 qershor, në Strumicë më 26 qershor, në Manastir më 29 qershor, në Gostivar më 1 korrik dhe në Shkup më 5 korrik.Në ditët e hapura pjesëtarët e forcave të armatosura prezantuan një pjesë të automjeteve luftarake dhe joluftarake, armatimin, pajisjet dhe mejtet të cilat ishin pjesë e stërvitjes, si dhe demonstruan dhënien e ndihmës së parë te banorët lokal nga ana e ekipeve mobile mjekësore, demonstruan shkathësitë luftarake, tërheqje me helikopter me përdori-min e teknikës “Grozd”, shkathtësia alpiniste gjatë evakuimit të civilëve të lënduar nga rrokaqiejt e lartë, fluturim me helikopterë, gara sportive miqësore në basketboll, futboll të vogël, donacione të pajisjeve e mjeteve shkollore, veshëmbathje, etj.Prania e shumtë e qytetarëve në këto ditë të hapura, si dhe interesi i shfaqur rreth këtij aktiviteti në të gjitha qytetet, e dëshmuan besimin që armata jonë e ka në mesin e popullatës civile, por edhe dëshmuan lidh-shmërinë e armatës me strukturat institucionale, lokale dhe ato civile. Aktivitetet nëpër qytetet e lartëcekura i ndoqën presidenti Stevo Penda-rovski, ministrja e mbrojtjes Radmilla Shekerinska, zëvendës ministri Bekim Maksuti, sekretari shtetëror, Dragan Nikoliq, shefi i SHP- së ARMV-së gjenerali Vasko Gjurçinovski, komandanti i Regjimentit për Op-eracione Speciale, gjenerali Metodija Haxhi-Janev, ushtruesja e detyrës së ambasadorit të SHBA-së në RMV, Mikaela Shvajcer Blum, përfaqë-sues të ambasadës së SHBA-së dhe kryetarët e komunave të qyteteve ku u realizuan aktivitetet e mësipërme. Realizimi i suksesshëm gjithpërfshirës i stërvitjes “Goditja e Vendosur”, së bashku me aramtat e pesë vendeve aleate të NATO-s, dëshmuan edhe një herë se vendi ynë dhe forcat e saj të armatosura janë kompati-bile me armatat e aleatëve dhe njëherit tërësisht është i gatshëm për anëtarsim të plotë në Aleancë.

Pande Dimoska

DITË TË HAPURA PËR QYTETARËT

Pistoleta „М57“

P istoleta „М57“ është zhvilluar në bazë të pistoletës sovjetike „М.33 ТТ“, gjegjësisht për dallim nga lloji origjinal i „М57“

janë modifikuar mekanizmi i këmbëzës, gjilpërës shpuese, në fund të anëve boshtore të pëlhurës dhe në vend të vrimave të mëdha janë përpunuar vrima më të vogla, është ndryshuar hapësira, është zgjatur dorëza për 14 mm, por edhe korniza e municionit, kapaciteti i së cilës është rritur për 9 plumba (korniza origjinale pranon 8 të tilla), e të tjera. Sipas klasifikimit, „М57“ bën pjesë në grupin e pistoletave klasike metalike gjysëm automatike dhe posedon SA- mekanizëm për veprim, gjegjësisht për aksion parimor. Njëherit pistoleta funksionon me goditje të shpejtë dhe të shkurtër të gypit nga mbrapa dhe me kapje klasike me rënie në hapësirën vertikale. Përndryshe, gypi në pëlhurë kapet me anë të dy formave rrethore (të gypit) të cilat hyjnë në dy brazda të cilat i përgjigjen pëlhurës. Pistoleta është e dedikuar për veprim deri në distance prej 50 m, ndërsa rezultate më të mira me të arrihen në distancë deri në 30 m. Shpejtësia praktike e gjuajtjes arrinë nga 30 deri në 40 plumba në minutë. Për përpunimin e pistoletës përdoren legura të çelikut të cilat brunohen në mënyrë standarde, por ekzistojnë edhe verzione tjera. Vetëm pëlhura e dorëzës së pistoletës është e përpunuar nga plastika. Shënjestrat janë të vendosura mirëfilli dhe të ngjitura për brazdat e pëlhurës, ndërsa përshtaten sipas drejtimit. Gypi i pistoletës përpunohet me anë të farkimit, me anë të 4 brazdave të brendshme. Komandat e pistoletës janë të vendosura vetëm në anën e majtë, e ato janë butoni i mbajtësit/ liruesit të kornizës së municionit dhe losti i lidhëzes së mbajtësit në pëlhurë. Pistoleta posedon fren automatik i cili e bllokon tërheqjen e këmbëzës në momentin që korniza e municionit është hequr. Mekanizmi i këmbëzës i cili është goditës i hapur, paraqet një tërësi të veçantë sistematike, e cila gjatë çmontimit, lehtë pa ndonjë mjet mund të ndahet nga pjesët tjera të pistoletës. Dorëza e pistoletës është e vendosur nën këndin e 105 gradëve. Korniza metalike e municionit është

njërradhëshe dhe posedon kapacitet prej 9 plumbave, ndërsa për të parë më lehtë numrin e plumbave, anash kornizës janë vendosur 8 hapje rrethore. Pistoleta e përdorë plumbin 7,62х25 mm ТТ, i cili posedon gjatësi të gëzhojës nga 25 mm, apo gjatësi të plotë deri në 35,2 mm. Me anë të kombinimit të këtij plumbi, pistoleta “M57” është vënë në nivelin e armëve të rrezikshme, sepse mundësohet shpejtësi të jashtëzakonshme dhe kalim të predhës. Gjegjësisht, predha mund të çajë edhe jelekët pancerë me mbrojtje të nivelit 1 dhe nivelit 2A, por edhe helmeta nga kevlari. Vargu maksimal apo shpejtësia e predhës është 1640 metra. Pjesë kryesore të pistoletës janë: dorëza, korniza e municionit, pëlhura me mbyllësin e shënjestrës, gypi, gëzhoja, mekanizmi kthyes ( i përbërë nga hapja kthyese), si dhe mekanizmi i këmbëzës. Ç’montimi i pistoletës për t’u pastruar apo për kontroll bazë bëhet në mënyrën vijuese. Së pari hiqet korniza e municionit dhe me tërheqjen e kapakut nga mbrapa, pistoleta kontrollohet a është zbrazur (ose ndoshta ka mbetur ndonjë plumb në gyp). Nga ana e djathtë, pistoleta me anë të kornizës së municionit, tërhiqet nga siguresa në formë piruni, e cila është e dedikuar për mbrojtjen e lidhëzes, ku mundësohet që pëlhura të tërhiqet përpara. Më pas, nga ana e majtë e pistoletës hiqet lidhëza, ku mundësohet edhe tërheqja e pëlhurës përpara. Pas kësaj tërheqje, ndahet hapësira e prapme, e më pas gëzhoja rrotullohet për 180 gradë dhe hiqet nga pëlhura. Pas kësaj procedure, mundësohet tërheqja e gypit nga hapsira përpara. Procedura e fundit është tërheqja e mekanizmitë të këmbëzës nga dorëza. Montimi bëhet sipas rradhitjes së kundërt.Nga pistoleta janë prodhuar disa verzione komerciale edhe atë „М60“ për municion prej 7,62х25 mm dhe 9х19 mm, „М60-А“ me fren manual i vendosur në anën e majtë lartë dorëzës, „М65“ dhe „М70-А“ me fren manual i vendosur në anën e majtë në fundin e pëlhurës së municioneve 7.62х25 mm dhe 9х19 mm, si dhe verzione tjera.

Ivica Dameski

Armatim

Sqarimi i fotografisëPistoleta „М57“1. Gëzhoja 2. Shënjestra përparëse3. Gypi me kalibër 7,62 mm4. Hapja e per hedhjen e plumbave/ gëzhojave5. Hapësira e plumbit në gyp6. Pëlhura me mbyllës7. Gjilpëra sulmuese 8. Shënjestra e pasme9. Nxitësi i gjilpërës sulmuese10. Hapësira e nxitësit

32

1 2

141617

11. Shtypësi i plumbit nga korniza e municionit12. Hapësira e mekanizmit të këmbëzës13. Korniza e municionit14. Hapësira e kornizës së municionit15. Dorëza16. Mbajtësi i kornizës së municionit17. Këmbëza18. Hapësira kthyese19. Hapësira dypjesëshe20. Pjesëza e hapësirës

4 5 6 7 8

KARAKTERISTIKAT TEKNIKO-TAKTIKE TË „М57“

KALIBRI/MUNICIONI 7,62 mm / 7,62х25 mm

SHPEJTËSIA FILLESTARE E PREDHËS 450 m/s

GJATËSIA E PISTOLETËS 200 mm

LARTËSIA E PISTOLETËS 130 mm

GJATËSIA E GYPIT 116 mm

GJATËSIA E VIJËS SË SHËNJESTRËS 158 mm

GJERËSIA 30 mm

PESHA PA KORNIZËN E MUNICIONIT 780 gr

PESHA ME KORNIZË TË MBUSHUR ME MUNICION 980 gr

KAPACITETI I KORNIZËS SË MUNICIONIT 9 plumba

3 9

11

12

10

18

33

20 19

34

Canadair Ltd“ është kompani e vjetër e cila daton që nga 11 nëntori 1944 si entitet i veçantë nga ana e qeverisë

së Kanadasë dhe si prodhues i “ani-jeve fluturuese” për forcat mbretërore ajrore kanadeze. Në vitin 1976, qeveria kanadeze e ka përvetësuar kompaninë „Canadair Ltd“ nga kompania amerikane „General Dynamics“. Ajo ka mbetur nën administrimin e shtetit deri në vitin 1986. Që nga moment kur kompania ka pësuar humbje rekorde, gjatë zhvillimit të biznes-avionit “Challenger”, qeveria e Kanadasë e ka shitur kompaninë dhe në këtë mënyrë kjo e fundit është bërë pjesë e “Bombardier Aerospace”. Zhvil-limi lëvizë nga disperzimi apo kom-panisë ndihmëse të prodhuesve tjerë të fluturakeve, përmes korporatës së nacionalizuar, deri në privatizimin e saj në vitin 1986. Që nga ajo kohë shëndr-rohet në thesar i kompanisë së njohur „Bombardier Aerospace“.

„Canadair CL-84 Dynavert“Lloji „Canadair CL-84“ (Dynavert), është i dizajnuar dhe i prodhuar nga ana e „Canadair“ ndërmjet viteve 1964 dhe 1972. Nga ky lloj janë prodhuar vetëm katër avionë eksperimental. Dy avionë të llojit në fjalë janë rrëzuar për shkak

të difekteve mekanike. Edhe përkundër faktit se “CL-84” ka qenë i suksesshëm në testet eksperimentale dhe operative, të realizuara nga viti 1972 deri në vitin 1974, megjithatë asnjëri nga klientët potencial nuk ka bërë asnjë porosi për këtë lloj avioni. Gjatë evaluimit janë bërë gjithsej mbi 700 fluturime nga ana e 36 pilotëve nga agjencitë civile e ush-tarake kanadeze, britanike e amerikane. Ndërmjet viteve 1957-1963 “Canadair”

Armatim

„Canadair“ Kompania „Canadair Ltd“

është prodhuese e avionëve civil dhe luftarak në Kanada.

Përndryshe “Canadair” vjen si rezultat i bashkimit të emrit të shtetit dhe fjalës angleze për

ajrin

35

ka bërë hulumtime në teknologjinë VTOL (vertical takeoff and landing – fluturim dhe aterim vertikal) me anë të bordit kombëtar të hulumtimeve dhe me anë të bordit për hulumtime në fushën e mbrojtjes në Kanada. Funksioni i vetëm i panjohur i kontrollit me të cilën është dashur të merret piloti ka qenë kontrolli i mbështetjes së krahëve. Kombinimi i aerodinamikës së lehtë dhe kontrolli i thjeshtë mbi forcën ua ka lehtësuar pilotëve që me anë të krahëve fikse si që janë ato të avionit, të realizojnë tranzi-cione në mes të regjimeve të lundrimit dhe regjimeve tjera të fluturimit të flutur-akes „CL-84“.Gjatë luftës në Vietnam, marina ameri-kane ka shfaqur interes rreth këtij koncepti. Me këtë, nënmodeli „CL-84-1“ i ka kryer detyrat jashtëzakonisht mirë, në mënyrë të përkryer, duke demonstruar shumëllojshmëri të spektrit të gjerë të ro-leve luftarake, si për shembull: vendosje të ushtarëve, mbikqyrje me radar, si dhe luftë anti nëndetare.

„Canadair CL-215 Scooper“Аvioni „Canadair CL-215“ (Scooper) është lloji i parë në serinë e avionëve futures amfib të prodhuar nga “Canadair” e më vonë nga “Bombardier”. Ai është avion dy motorësh me krahë të lartë, i dizajnuar të punojë me shpejtësi të ulëta dhe në kushte të rënduara me ngarkesa të larta, si për shembull: në fikjen e zjarreve. Dizajni përfundimtar i njohur si „CL-215“ ka fituar program në shkurt të vitit 1966, ndërsa fluturimin e tij të parë e ka realizuar më 23 tetor 1967. Porosia e parë ka shkuar për agjencionin francez të mbrojtjes civile gjatë vitit 1969. Në vitin 1987 është paralajmruar lloji “CL-215T”, me përmirësime në drejtim, të bëra nga ana e ndryshimet dizajnuese të krahëve, si dhe nga vendosja e mo-torëve më të fuqishëm. Prodhimi i “CL-215” ka përparuar gjatë pesë serieve vijuese, ndërsa ka përfunduar në vitin 1990.

„Canadair CL-415 Superscoo-per“ Lloji „Canadair CL-415“ („Superscoo-per“, më vonë „Bombardier 415“, sepse parimisht është prodhuar nga ana e „Canadair“, e më pas nga kompania „Bombardier“) është avion amfib i bazuar mbi „Canadair CL-215“ dhe veçanërisht i dizajnuar për mbrojtjen nga zjarri nga lartësitë apo nga qielli. Gjatë vitit 1987, duke i ndjekur trendet në treg, drejt fluturakeve më të sigurta, më efikase dhe më moderne, “Canadair” e ka marr detyrën për rinovimin e 17 fluturakeve “CL-215” me motorët e „Pratt & Whitney Canada“, duke siguruar 15% rritje të fuqisë te motorët origjinal me klipe. Avio-nët shtesë janë shënjuar si “CL-215T”

dhe gjithashtu janë të pajisur me shumë përmirësime aerodinamike dhe për-mirsime në sistem, duke përfshirë këtu edhe pajisjet kontrolluese të fluturimit, kondicionimin në kabinë, si dhe sistemet avionike të vendosura elektronike. Duke pasur parasysh suksesin e „CL-215“, kompania e ka prezantuar modelin „CL-415“, seri prodhuese e cila ka filluar në vitin 1993. Avioni “CL-415” për herë të parë ka fluturuar më 6 dhjetor të 1993, ndërsa porositë e para kanë arritur në nëntor të vitit 1994. Numri i përgjithshëm i avionëve të porositur ka qenë 86 sosh. Më 20 qershor 1996, “Viking Air” e ka blerë certifikatën për llojin “Cl-415” nga “Bombardier” së bashku me llojet më të vjetra „CL-215“ dhe „CL-215T“.„CL-415“ ka kabina bashkëkohore piloti, përmirësime në aerodinamikë dhe ndry-shime në sistemin për lirimin e ujit, duke krijuar anije moderne amfibe fluturuese anti zjarr për përdorim gjatë zbulimit dhe parandalimit të zjarreve pyjorë. Në krahasim me „CL-215“, lloji „CL-415“ e

rriti nivelin e shpejtësisë së punës dhe shpejtësisë, duke ofruar më shumë produktivitet dhe performance. Mund të merr rreth 6.140 litra ujë nga ndonjë burim i afërt i ujit, e më pas të njejtën ta përzijë me shkumë kimike sipas dëshirës dhe sipas nevojës. Avioni është i konstruktuar si i sigurtë dhe afatgjatë, duke përdorur materialet resiztente nga korozioni. Për fluturaken nevojitet gjatësi prej 1.340 metrave, ndërsa sasia prej 6.140 litrave mbushet me një kohëzg-jatje prej dymbëdhjetë sekondave, në gjatësi prej 410 metrave dhe shpejtësi prej 130 km/orë. Për avionin në fjalë do të thuhet: “Ky është mjeti apo pajisja më efikase në luftën kundër zjarreve pyjor, kyçe për organizimin e mbrojtjes nga zjarri në shumë vende. Avancimet e vazhdueshme për nevoajt e zjarreve pyjor, këto fluturake i bënë të rëndëi-sishme, me përmirësim të vazhdueshëm gjatë më shumë se 20 viteve“.

Dragan Pavllovski

KARAKTERISTIKAT E PËRGJITHSHME

EKUIPAZHI 2 pilotë

KAPACITET 6.137litra apo 18 ushtarë ose 2.903 kg peshë

GJATËSIA 20.4m

LARTËSIA 9.01m

PESHA E AVIONIT TË ZBRAZËT 13.608 kg

PESHA MAKSIMALE GJATË FLUTURIMIT 19.890 kg

KAPACITETI I KARBURANTIT ME REZERVOARËT 4.650 kg

МOTORË 2 × Pratt & Whitney Canada, 2.380 KS secili prej tyre

SHPEJTËSIA MAKSIMALE 359 km/orë

KOHËZGJATJA E FLUTURIMIT 3 orë

Oshkosh M-ATV“ automjetet janë rezultat i përvojave në fushëbetejë, Vitet e konflik-teve afatgjata në Irak dhe në

Afganistan dëshmuan se ka mungesa në mbrojtje nga kërcënimet e rreziqeve asimetrike, si që janë minat dhe mjetet shpërthyese të improvizuara (IED) te disa nga automjetet të cilat janë në për-dorim në kuadër të armatës së SHBA-së.

Sidomos “Hameri”, automjeti zbulues/transportues nga koha e Luftës së Ftohtë, ishte në dalngadalë i zëvendësuar nga ana e “fëmijëve të ri” të bllokut: autom-jeteve MRAP. Me qelitë blinduese dhe trupin në formën “V”, aftësia e tij për të mbijetuar nga këto kërcënime është përmirësuar shumë mbi automjetet “Hum-mer”, të dizajnuara posaçërisht për fushat e mëdha të hapura, veçanërisht në Ev-

ropën Lindore për luftë konvencionale. Disa kompani kanë marrë përsipër sfidën në SHBA-së dhe jashtë saj, dhe zhanri i shpikur fillimisht në Afrikën e Jugut tani pranohet gjerësisht si një komponent thelbësor i lëvizshmërisë së mbrojtur në zona të ngjashme me konflikte me intens-itet të ulët në të gjithë botën. Gjatë verës së vitit 2008, Departamenti i Mbrojtjes në SHBA konsideroi mundësinë

„OSHKOSH M-ATV“, zëvendësimi i „Hamerit“

Armatim

e prezantimit të një varianti më të lehtë, MRAP për të gjitha kushtet në terren. Deri atëherë, automjetet Buffalo dhe Cougar formojnë thelbin e automjeteve të rënda MRAP të SHBA-së, pa shkathtësi dhe shpejtësi. Automjetet e vetme të leh-ta në shërbim ishin me origjinë nga Afrika e Jugut, siç është “RG-31 Nyala”. Ky model i ri duhej të adaptohej për rrugët “e dobëta” dhe terrenet ekstreme në Afgani-stan. Njëzet kompani iu përgjigjën sfidës dhe Departamenti i Mbrojtjes në SHBA rishikoi propozimet nga gushti i 2008 deri në mesin e nëntorit të këtij viti. Modeli i ri quhet “M-ATV” për “MRAP-All Terrain Vehicle”. Qëllimi ishte i qartë, për të rua-jtur nivelin e mbrojtjes së automjeteve “MRAP”, duke rikthyer gatishmërinë dhe shpejtësinë me automjete më të lehta. Në veçanti, qëllimi i tij ishte të zëvendësonte “M1114 HMMËV” me Hamerin më të njo-hur. Programi parashikonte madje 10,000 automjete për një afat më të gjatë, me një porosi fillestare të mundshëm të më shumë se 2080 automjeteve. Në Mars 2009, u ruajtën 6 propozime, ndërsa prototipet e dorëzuara u testuan për dy muaj. Në fund, pesë kontrata të dorëzimit të pakalueshëm / sa-sisë së papërcaktuar duhej të dorëzoheshin ID/IQ (Indefinite Delivery/Indefinite Quantity). Konkurentët e „Oshkosh“ ishin „BAE Systems the Joint Light Tactical Vehicle (JLTV)“ dhe „FMTV-based Caiman“ deri-vatat, „Force Dynamics (GDLS)“ e dorëzuan „Cheetah“ e tyre, „GDLS-C (Canada) me derivatin lokal „RG-31“ dhe „Navistar“ me automjetin e prodhuar MHT. Më 30 qershor 2009, Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së njoftoi se “Oshkosh” ishte ofertuesi i fundit dhe iu dha kontrata. Arsyja në të cilaën ata u thirrën, ishte një automjet i ofruar me aftësi më të mirë të mbijetesës si dhe ishte modeli i dytë më i lirë i ofruar. Kompania “Oshkosh” nga “Osh-kosh” në Wisconsin, u financua

për herë të parë në vitin 1917 nga Wil-liam Besserich dhe Bernhard Massling si një kompani “Duplex Auto Company” e specializuar për kamionë të rëndë me katër rrota, veçanërisht të njohur si “Old Betsy” si dhe për prodhimin i tij masiv, modelin dy tonësh ‘A”. Në vitet e 50’-ta ata lançuan modelin “50-50 Ë” - një kami-on roje bregdetare dhe traktorë të rëndë për tërheqje si “C5 Galaxy”. Kontrata e parë ushtarake që ata morën ishte në vitin 1975 për transportuesin e traktorëve të rëndë për tërheqje “M911”. Ajo fitoi garën për vitin 2009 për “M-ATV” por natyrisht më 25 gusht 2005 iu dha pro-grami shumë fitimprurës i automjetit taktik

të lehtë të ushtrisë së SHBA-së. (U.S. military’s Joint Light Tactical Vehicle), me qëllim të zëvendësimit të automjetit “Hammer” dhe të prodhohen mbi 50.000 automjete. Kompania e zgjeroi punën e saj në 8 shtete në SHBA dhe në Australi, në Belgjikë, në Kanada, Kinë, Francë dhe në Rumani. Porosia e parë kushtoi rreth 1 miliardë dollar amerikan për 2.244 automjete “M-ATV” dhe e njejta u rrit në fillim të muajit qershor në 5.244 “M-ATV” nga të cilat 2.598 automjete për armatën, 1.565 për USMC, por gjithashtu edhe 643 për US Spec Ops Command, 280 për forcat ajrore, si dhe 65 për marinën, duke shtuar këtu edhe 93 për teste dhe për vlerësime plotësuese. Në nëntor të 2009, 1000 automjete e lëshuan vijën e fabrikës, ndërsa një muaj më parë, au-tomjetet e para arritën në Afganistan. Ka-paciteti prodhues u përshtat në 1.000 në muaj, ndërsa gjysma e tyre u tërhoq nga „JLG telescopic handler facility“, kompani nga McConnellsburg, Pensilavani, e cila ishte e gatshme për recesion. Automjetet “M-ATV” janë rezultat i shasisë nga “Medium Tactical Vehicle

Replacment” (MTVR), të kom-binuara me TAK-4 suspension në lidhje me “Plasen” dizajnin e trupit blindues në formë “V”, (tash më të prodhaur me pro-pozim parimor të „Northrop Grumman/Oshkosh JLTV TD“). Blinduesi në formën “V” ofron mbrojtje të tërësishme nga sul-met me MSHI. Përveç kësaj, ekziston sistem qëndror për fryerjen e gomave me “run-flat” inserte të cilat mundësojnë varg të tërësishëm prej 50 km, me shpejtësi gjithashtu prej 50km/h me dy goma të lësh-uara. Përveç kësaj, goditja nga plumbi në lëngun/vajin motorik për ftohje, apo në sistemin hi-drulik nuk ka ndonjë veprim fa-tal, sepse automjeti edhe më tej është e aftë të qëndrojë jashtë rrezikut, më së paku edhe një

Familja e automjeteve „Oshkosh Defense MRAP All-Terrain Vehicle (M-ATV)“ posedon

një sërë konfiguracionesh të automjeteve të spektrit të

gjerë të kërkesave për misione, strukturim të forcave dhe

kërcënimeve

kilometër. Motori është i pajisur me sistem për sup-pression të zjarrit “Stat-X”. Suspensioni tërësisht i pavarur TAK-4 përbëhet nga hapëisra spirale (16 në vijim). Këtu kemi edhe muri ndarës me pjesën qëndrore për ekuipazhin, katër dyer të llojit „suicide doors“, të cilat hapen nga prapa, si dhe dritare të vogla „bul-letproof“, kupolë të mon-tuar në kulm dhe hapëisrë të prapme për deponim. Kupola mund të pajiset me mitraloz “M240, Mk 19 grenade launcher”, “M2HB Browing”, mitraloz të rëndë , MILAN apo BGM-71 TOË ATGM. Në konfiguracionin e sigurisë së shënjestrue-seit OGPK (The Objective Gunners Pro-tective Kit), ajo duket pothuajse e mbyllur dhe është tërësisht e mbrojtur. Si alter-nativë për operimin me kupolën nga ana e dikujt, ajo ka mundësi që të drejtohet edhe me komandë nga brendia e kabi-nës, falë CROWS RWS. Posedon kontroll të tërheqjes, sistem-antibllokues. Brendia ka komoditet si që është sistemi „HVAC - Heating, ventilation, and air conditioning“ si dhe shtesa për mbushjen e pajisjeve elektronike të dorës. Automjeti „M-ATV“ mbushet me „7.2 liter inline-6 Caterpillar C7 turbodiesel“, dhe posedon motor i cili zhvillon 370 bhp ose moment rrotullues nga 925 lb-ft sa i për-ket forcës dhe peshës deri në 25 hp/ton. Është i lidhur me transmission automatik me gjashtë marshe „Allison 3500SP“. Posedon shpejtësi maksimale të lëvizjes

deri në pothuajse 105 km/h me regula-tor/bllokues eketronik. Pesha e automjetit është 12,5 ton, por mund të bart edhe 1800 kg shtesë në pjesën e prapme për deponim. Karakteristika dhe specifi-kime të „4×4 M-ATV“: gjatësia: 6,24 metra;gjerësia: 2,49 metra; lartësia 2,67 metra; pesha 14,742 ton; ekuipazhi: 1 + 4; armatimi: stacion i armatosur me mitraloz 12,7 mm, i kontrolluar nga dis-tanca; motor: 7.2l 6-cyl Caterpillar C7 TD 370 bhp; suspension: Independent suspension TAK-4; var оperativ: 515 km; spejtësia maksimale: 105 km/h blindues: „Plasan Composite MRAP Mine Resistant Ambush Protected“.

Llojet: Lloje standarde nga fabrika të këtij automjeti janë: M-ATV Standard Base (SXB); M-ATV Standard Upgrade

(SXU); M-ATV Standard Special Forces (SXF); të zgjatura (long ëheelbase) për kapacitet më të madh; M-ATV Extended Intervention (EXI); M-ATV Extended Engi-neer (EXE); M-ATV Extended Command (EXC).Lloje ushtarake: „M1240“, i pajisur me OGPK (The Objective Gunners Protec-tive Kit), nënlloj „M1240A1“, i pajisur me komplet për përmirësimin e lëvizjes (Un-derbody Improvement Kit -UIK); M1277: i pajisur me M153 CROËS (stacion i ar-matosur i kontrolluar nga distanca), nënl-loji SOCOM, i shënjuar si „M1245“ dhe nënlloji „M1245A1“, kur është i pajisur me UIK.Pas „pensionimit“ nga Afganistani, rreth 7.000 „Oshkosh M-ATV“ automjete nga flota, duhej të mbeten aktivë edhe 5.651 sosh për nevojat e brendshme të armatës. E tërë flota do t’i nënshtrohet

38

Pa marë parasysh flota a ka misione të definuara ngushtë ose kërkësa taktike

ekspanzive, forcat mund të jenë të pajisura me lloje të përshtatshme të “Oshkosh M-ATV” automjete në mënyrë

që të përmbushen kërkesat specifike, e megjithatë të kenë

dobi nga platforma dhe nga komponentat e

përbashkëta

rikonstruimit nga ana e “Okosh” dhe në depon e armatës „Red River Army De-pot“ deri në përafrimin e standardeve të përbashkëta. Kontrata e parë për 500 automjete u nënshkrua në gusht të vitit 2014, si dhe tre opcione plotësuese për rreth 300 automjete në dhjetor të këtij viti, në vlerë prej 77 milion dollarëve ameri-kanë. Porositë përfunduan në shtator të vitit 2015. Automjetet të cilat u kthyen u desh të riparohen sipas standardit (LIRP) “22” për një përqidje të ulët të prodhimit parimor deri në serinë e fundit prodhuese „М-АТV“: komplet për përmir-simin e ngasjes UIK, sistem automatik i përmirsuar për fikjen e zjarreve (AFES), propozime për ndryshime inxhinerike për reduktorë akustik për heqjen e sinjaleve, sistem lëvizës për deponimin e municionit si dhe ndonjë rikolim të pajisjeve, të dhë-në nga qeveria. Përveç standardizimeve të lartëcekura, „Oshkosh“ punoi edhe në modifikime tjera dhe zgjerime të mundësive të “M-ATV”. Sistemi „TerraMax“, i cili u paralajmërua në vitin 2013, duhet të shëndrrohet në automjet terreni pa shoferë të cilët shër-bejnë për pastrimin e rrugës dhe kundër

MSHI misioneve të inxhinerëve. Këtu bën pjesë edhe lloji „Extended Ëheel Base Medical (EXM)“ me një enterier të ridizajnuar dhe me një konfiguracion të përshtatshëm në brendi për dy pacientë të vendosur në pozicion të shtrirë, dy pa-cientë ambulantë, mjek, komandant dhe shofer. Qasja deri te pajisja është e lehtë, sidomos për mjekun që gjendet aty. Në bashkëpunim me „Alliant Techsys-tems“, lloji „2M230LF 30 mm chain gun“ bëri demonstrim në qitje, ku demonstroi një precizitet të jashtëzakonshëm duke pasur të montuar edhe stacionin me armatim me komandë R400S-Mk2. Lloji „6×6 technology demonstrator“ është prezantuar në tetor të vitit 2015 dhe i dedikohet trupave për 8-12 ushtarë. Ka kapacitet më të madh bartës me TAK-4 suspensionin e pavarur, motor për të gjitha rrotat dhe shpejtësi maksimale deri në 105 km/h, me peshë maksimale deri në 21 ton. Deri më tani mbi 10.000 automjete janë paraqitur për shërbim në të gjitha njësitë e forcave ushtarake amerikane. Shumë prej automjeteve “të penziounara” janë ridizajnuar dhe rinovuar deri në stan-

dardin e paralajmruar dhe gjithnjë janë në përdorim. Këto modifikime hasën në disa kritika të dhëna gjatë operacioneve: gjithnjë janë shumë të rënda, të ngushta, janë të prirë ndaj gabimeve mekanike dhe motorike. Programi „Joint Light Tactical Vehicle (JLTV)“ u lansua dhe u prezantua në gusht të 2015 te „Oshkosh“ për „L-ATV“ – automjete të lehta për të gjitha llojet e terrenit, të cilat përfshijnë leksione për dizajn nga M-ATV në kuadër të operacioneve. Në esencë, ky lloj është 2/3 më i lehtë dhe shumë më i shpejtë në terren. Përveç forcave amerikane, kryesisht, „M-ATV“, përdoret edhe në Emiratet e Bashkuara Arabe (800 automjete), ndërsa disa prej tyre i është dhënë edhe gardës elite presidenciale të Arabisë Saudite, 450 automjete u porositën dhe kanë mbërritur në vitin 2013, duke përfshirë edhe llojin për disatanca të mëdha në mes vemjeve, Kroacia, 162 automjete u dhanë si dona-cion nga ana e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara në vitin 2014, 15 pëdoren nga ana e komandës së forcave speciale kroate (SFCOM), ndërsa të tjerat nga ana e komandës për mbështetje (SCOM). Në janar të vitit 2015, Uzbekistani, mori 308 automjete blinduese “MRAP” në mesin e të cilave 159 “M-ATV” me lëvizje e ngasje të avancuar UIK, forcat paqëruajtëse të Unionit Afrikan në vitin 2015 morën 20 automjete si zëvendësim për automjetet e vjetra “Casspirs” në Somali, forcat speci-ale polake, gjithashtu në vitin 2015 morën 45 automjete. Porosia e automjeteve u realizua në kuadër të programit „Excess Defense Articles program“, mënyrë stan-darde në të cilën ushtria e SHBA-së ua jep pajijet tepricë aleatëve të saj. Në qershor të vitit 2016, fotografitë e publikuara nga ana e Minsitrisë së Mbrojtjes së Irakut, i prezantoi automjetet “M-ATV” me for-cat irakene për operacione speciale, të njohura si njësi për luftën kundër terror-izmit, se si përparojnë në drejtim të veriut kundër Shtetit Islamik në marrjen e qytetit të Mosulit.

Idriz Idrizovski

39

Automjetet “M-ATV” janë rezultat i shasisë nga

„Medium Tactical Vehicle Replacement (MTVR)“,

të kombinuar me TAK-4 suspenzion dhe në lidhje me „Plasan“ dizjanin të trupit blindues në „V“

formë (tashmë të zhvilluar me propozimin parësor

të „Northrop Grumman/Oshkosh JLTV TD“)

40

SHAK-12 është një pushkë automatike e kalibrit të lartë e krijuar me udhrdhër të Shërbimit Federal të Sigurisë (FSB) e cila lejon neutralizimin e menjëher-shëm të kundërshtarit. Është një armë e destinuar për njësitë e antiterrorizmit për të kryer operacione në një hapësirë të kufizuar, të mbyllur, siç janë njësitë e banimit dhe ndërtesat industriale. Detyra kryesore e kësaj pushke automatike është asgjësimi i shpejtë dhe efikas i ter-roristëve edhe në rast se ata strehohen apo posedojnë jelekë antiplumb. SHАK-12 (shkurtese e „штурмовой автоматный комплекс“) është shumë

A ekzsiton arma e zjarrit e cila do të mund të qëlloj kundërsharin i cili fshihet pas ndonjë muri të godinës

ose pas ndonjë mburoje blinduese, apo a është e mundur që në mënyrë të sigurtë të iket nga terrorist “i mbushur” me barna anestetike e psikotrope edhe

atë në një regjim atomatik?! Po, ka! Na lejoni t’ua prezantojmë pushkën automatike SHAK-12, të cilën e përdorin forcat speciale ruse dhe të cilën mediat

amerikane menjëherë e quajtën “super armë”

Pushka automatike SHAK-12 Çudia e re e industrisë ushtarake ruse

Armatim

efektive në luftime të afërta dhe të brendshme, veçanërisht kur bëhet fjalë për pengje. Pushka ASH-12 - “zemra” e modelit të ri, u mbajt sekret për një kohë të gjatë. Ajo u zbulua në vitin 2011 në një ekspozitë në Moskë. Ishte një kalibër i madh, plotësisht auto-matic, mitraloz i kalibrit 12.7x55. mm duke u shkrepur në mënyra të njëan-shme dhe plotësisht automatike në një interval prej 200-400 m. Kur u shfaqën informacionet për publikun në lidhje me këtë produkt, në mënyrë konven-cionale u quajt si një version automatik i pushkës së snajperit “Vykhlop”, e cila, për ta thënë më butë, ishte një konstatim i pasaktë. Në të vërtetë, në kohën e krijimit të saj, u miratua modeli i pushkës snajper: për shembull, ajo përdor të njëjtin plumb 12,7 × 55 mm, të njëjtin konfiguracion të “bull papit” dhe madje duket si një pushkë, por vetëm aq shumë nga ngjashmëria, ndërsa dallimet janë të mëdha! Së

pari, pushka e snajperit nuk ishte një pushkë automatike, dhe SHAK-12 është një parim operativ krejtësisht i ndryshëm. Ajo që i bën ata në lidhje kaq të ngushtë është fakti që ato u krijuan si një sistem i vetëm armësh, i porositur nga Qendra e Operacioneve Speciale të Shërbimit Federal të Sig-urisë së Rusisë. Ajo lindi nga një për-vojë tragjike. Përkatësisht, specifikimet e dizajnit teknik për këto modele janë zhvilluar nga Byroja Qendrore e Diza-jnit dhe Hulumtimit të Sporteve dhe Armëve të Gjuetisë pas sulmit terrorist në shkollën “Beslan” dhe në teatrin e Moskës në “Dubrovka”. Siç është konfirmuar, adrenalina dhe disa lëndë narkotike mund të shtypin dhimbjen që vjen nga plagët me armë zjarri. Në

situata të tilla, megjithëse i plagosur për vdekje, terroristi mund të vazhdojë të ndezë ose të shpërthejë një pajisje shpërthyese. Shpesh, ato pak sekonda “shtesë” janë fatale për pengjet. Forcat

speciale, bazuar në përvojën e këtij operacioni, donin të merrnin armë të afta për të sulmuar një armik që do të mbrohej nga forca të blinduara të rënda ose të strehuara. Përveç fuqisë së madhe depërtuese, modeli i ri duhet të kishte fuqi të lartë ndalëse.Pushka automatike SHAK-12 është një sistem i tërë ku përpos madhësisë së kalibrit të municionit, përfshinë edhe shtesa të ndryshme të armatimit. Të fillojmë me municionin. Për dallim nga pushka e snajperit “Vykhlop”, municio-ni 12,7 x55 mm te SHAK-12 mbushja është pak më ndryshe. Kokrrat janë më të shkurtëra dhe kanë një kulm të rrethuar, sepse kjo është e nevo-jshme në mënyrë që të arrihet efekti i ndalesës. Një shkallë e lartë e sigurisë

për personin e tretë sigurohet nga një plumb me kalibër 12.7x55 mm që arrin vlera të konsiderueshme të fuqisë nda-luese në distancë të afërt. Por në një distancë më të madhe, ky plumb humb me shpejtësi energjinë dhe kështu ka më pak rrezik për të gjeneruar të ashtuquajturin “dëm të paqëllimshëm”. Ky municion, i prodhuar në variante të ndryshme dhe në varësi të llojit të plumbit, neutralizon menjëherë terror-istin, edhe nëse ai është pas një muri ose ka një jelek antiplumb. Gama e saj efektive është 100-300 metra. Deri më tani, ne dimë për tre lloje të ndryshme plumbash. Lloji i parë është një plumb 12.7x55mm PS-12B me një rreze peshe 18 gram dhe një gamë efek-tive deri në 300 metra. Rruaza ka një bërthamë çeliku brenda dhe është kri-juar për të goditur objektivat e mbrojtur nga një blindues ose në vend të sigurt pas një pengese. Sipas disa raporteve, një plumb i tillë mund të godasë një

Pushka automatike SHAK-12 është një sistem i tërë ku

përpos madhësisë së kalibrit të municionit, përfshinë edhe shtesa

të ndryshme të armatimit. Të fillojmë me municionin. Për dallim nga pushka e snajperit “Vykhlop”, municioni 12,7 x55 mm te SHAK-

12 mbushja është pak më ndryshe. Kokrrat janë më të shkurtëra dhe kanë një kulm të rrethuar, sepse

kjo është e nevojshme në mënyrë që të arrihet efekti i ndalesës

42

lym çeliku të trashë 16 mm ose një jelek balistik të klasit të 5. Lloji i dytë i municionit është një plumb 12.7x55 mm PS-12 me një granatë të rëndë me peshë 33 gram dhe një gamë efektive deri në 100 metra. Plumbi ka një kokër të rëndë me një shpejtësi të subuferit dhe është i destinuar për të shtënat në heshtje kur përdoret heshtësi. Lloji i tretë i municionit është një plumb 12.7x55 mm PD-12 me dy granata, se-cila me peshë 17 gram dhe një gamë efektive deri në 100 metra, dhe një plumb 12.7x55 mm P-12A me një rreze thelbësore 7 gramë thesari i së cilës është i përbërë nga aliazhi i aluminit dhe nga një varg efektiv deri në 200 metra. Efekti i zgjerimit të rruazave të

aluminit siguron një efekt ndalues të shtuar. Pikërisht këto plumba që duhet të ndalojnë luftëtarët që janë nën ndiki-min e drogës ose disa substancave të fuqishme psikotrope që rrisin pragun e tyre të dhimbjes. Nuk është sekret se disa terroristë praktikojnë ilaçe, të cilat përmirësojnë aftësitë e tyre fizike, dhe trupi bëhet i pandjeshëm ndaj dhim-bjes, edhe kur vuan dëmtime kritike. Ka raste të njohura kur militantët e nxitur nga droga u goditën në trup me disa plumba të kalibrit 5.45 mm ose 7.62 mm dhe vazhduan luftimet edhe për 20-30 minuta të tjera derisa vdiqën nga gjakderdhja. Efekti i ndalimit të pushkëve nga plumbat nuk është gjithmonë i mjaftueshëm, dhe ngan-

jëherë plumbi thjesht mund të shpojë trupin. Krijuesit e municioneve të kalibrit të madh 12.7 × 55 mm e kanë zgjidhur këtë problem në mënyrën e tyre. Kokrra ka një sipërfaqe të madhe dhe kur përshpejtohet nga ngarkesa masive e barutit, trupi transmeton energji aq të fuqishme sa që objektivi thjesht shembet. Përveç kësaj, ky lloj municioni gjithashtu ka një efekt të shtrirë që rrit fushën e energjisë së ap-likuar, e cila nga ana tjetër rrit efektin e ndalimit. Municioni për JACK-12 është vendosur brenda një kapaciteti prej 10 ose 20 plumba. Lloje të ndryshme municionesh dhe natyra e ndryshme e detyrave përfshi-jnë përdorimin e pajisjeve të ndryshme të shtytjes me mbështetje SHAK-12. Ekzistojnë katër lloje të pajisjeve të tilla, të cilat ndryshojnë në madhësi dhe funksionalitet. Më kompaktët kryejnë funksionin e fshehësit të flakës ose heshtësit taktik dhe sigurojnë një shuarje të lehtë të tingullit dhe shkëlq-imit në një nivel që pengon përcakti-min vizual dhe akustik të lokacionit të përdoruesit. Pajisjet e tilla rekomando-hen të përdoren kur kryhen operacione ndërhyrëse brenda. Pajisjet më të mëdha kryejnë funksionin e heshtësit të përdorur në lidhje me municionin e zërit në situata kur përdoruesit nuk kufizohen në hapësira të ngushta dhe detyra kërkon punë të fshehtë, përf-shirë natën. Qitja nga pushka SHAK-12, nëse është e nevojshme, mund të kryhet gjithashtu pa asnjë bashkim tubi, por natyrisht, në atë rast, gjëmimi dhe shkëlqimi do të jenë të mëdha.

43

Përdorimi i municioneve me aftësi të ndryshme funksionale diktoi një dizajn shumë të pazakontë të pushkës SHAK-12. Skema më e zakonshme e projektimit e aprovuar nga armët au-tomatike e përdorur në të gjithë botën është devijimi i pistoneve të barutit në cilindrin e gazit. Por ky dizajn nuk siguroi municion të qëndrueshëm me veti të ndryshme energjetike. Prandaj, krijuesit e pushkës duhej të kërkonin zgjidhje të tjera teknike. Si rezultat i studimeve të kryera, u konkludua që skema optimale e projektimit do të ishte një sistem i automatizuar me funksionimin e tubit të kthimit me veprim të shkurtër. Zgjidhje mjaft e pazakontë, duke pasur parasysh që kjo është tipike për armë të vogla që përdorin municione pistolete. Sido-qoftë, kjo zgjidhje teknike i mundësoi modelit të funksionojë në mënyrë të qëndrueshme. Për të krijuar një push-kë të kalibrit të lartë dhe për të qenë sa më kompakte dhe të lehta që të jetë e mundur, projektuesit, si në rastin e pushkës snajper “Vykhlop”, përdorën një konfigurim pjesa më e madhe me kutinë e municioneve pas raftit, jo para saj. Falë kësaj, SHAK-12 ka një gjatësi prej vetëm 675 mm dhe një peshë prej 5.2 kg, e cila është shumë e mirë për armët e këtij kalibri.Për të lehtësuar peshën, shumica e kornizës së pushkëve është bërë nga polimer rezistent ndaj ndikimit dhe pjesa tjetër është prej alumini. SHAK-12 ka katër shina “pikante”. Më e gjata, e bërë prej çeliku, është në majë dhe mund të përdoret për ngjitjen e koliza-torit dhe pamjeve optike, si dhe pajisje të tjera moderne që rrisin efikasitetin e tij kur bëhet fjalë për precizitet. Për të manipuluar pushkën automatike në anën e poshtme të saj, janë montuar gjithashtu shina “pikante”, të cilës mund t’i shtohet një dorezë taktike e përparme, shënues lazer, bateri etj. Shinat “pikante” i shtohen edhe anëve të armëve, në të dyja anët e fuçisë së pushkës, duke rritur hapësirën për një numër rekord të bashkëngjitjeve që mund të integrohen në pushkë. Pas publikimit të informacionit të parë për SHAK-12, shumë ekspertë kanë deklaruar se një pushkë automatike e një kalibri të tillë do të ketë një ndikim të madh. Pusha automatike SHAK-12 është një nga të paktat armë që mund të ndezë plumba të rënda 12.7 mm në regjimin automatik të zjarrit. Ideja e një muni-cioni të tillë nuk është e re. Plumbat

.50 “Beoëulf” dhe .450 “Bushmaster” tashmë janë prodhuar për versione të azhurnuara të karabinave AR-15. Por, këto plumba për “pushkë elefanti” kanë një gjatësi më të shkurtër të kokrës, gamë më të vogël të barutit, dhe rrezja

e tyre është rreth 180 metra, ndërsa për plumbat me një kalibër 12.7 × 55 mm kjo është distanca mesatare e punës ku plumbi ruan të gjitha vetitë e tij balistike. Për dallim nga modeli rus, arma e përdorur nga municionet e mësipërme amerikane nuk është e përshtatshme për misione luftarake

dhe përdoret vetëm për sport ose gjueti. Armët automatike ruse kanë fituar prej kohësh famën ndërkom-bëtare si armë që janë të sigurta dhe lehtë për t’u përdorur dhe plotësojnë kërkesat moderne. Dikur, konstruktorët përdorën unifikimin - të njëjtat armë u përdorën në luftime, në distanca të shkurtra dhe të gjata. Sot, kur armiku përdor lloje të reja të armëve, kur është e nevojshme t’u përgjigjet në mënyrë efektive terroristëve dhe t’u bashkohet atyre në distancë të afërt, nevojiten armë të reja efektive. Pusha SHAK-12 është një armë ideale për kryerjen e operacioneve anti terroriste dhe operacioneve të tjera ushtarake në vendbanime, ndërtesa dhe objekte, me përparësi më të lartë në sigurimin e maksimal për civilët. Ajo duhet të lejojë që njësitë speciale të luftojnë edhe më me efektivitet dhe me më pak humbje.

Аleksandar Stojçevski

Pushka automatike SHAK-12 është njëra ndër armët e rralla që mund të hedhë

plumba të rëndë 12,7 mm në regjimin automatik të

zjarrit

44

Në qendër të vëmendjes në mbledhjen e 8. të Kuvendit të OORRMV-së që

u mbajt me 1 korrik në Shkup ishin disa çështje aktuale në lidhje me aktivitetet e realizuara të organizatës gjatë vitit 2018, si dhe detyrat prioritare për vitin 2019. Në lidhje me rekapitularin e realizimeve gjatë vitit 2018, në këtë mbledhje, një pjesë e anëtarëve të kuvendit patën edhe disku-time kritike në lidhje me menaxhimin e OORRMV-së gjatë vitit të kaluar. Sa i për-ket angazhimit të anëtarëve dhe organeve, si dhe trupave të organizatës në pjesën e parë të vitit 2019, kryesuesi aktual i kuvendit, Ljupço Vukasinov dha vlerësim pozitiv për proceset e filluara reformuese dhe për menaxhimin e OORRMV-së që nga 15 marsi e deri më sot. Në këtë kon-tekst, ai përmendi përmbajtjet intenzive programore në kordinim me mbështetjen e tërësishme logjistike të MM-së dhe SHP të ARMV-së (qitjen me AP 7,62 në Kërçovë,

garën shtetërore në qitje me pistoletë në Veles, marshin tradicional me rastin e ditës së OORRMV-së në rajonin e Tetovës si dhe dy aktivitetet ndërkombëtare në Polçe të R. së Sllovenisë). Në këtë mar-rëveshje pune të organeve më të larta të OORRMV-së, u bashkrenduan edhe disa dokumente programore në mesin e të cilave edhe: Programi i punës së Kuvendit dhe Programi për edukim dhe trajnim të anëtarsisë së OORRMV-së për vitin 2019. Është miratuar edhe vendimi për kufizimin e mandatit të kryetarit të OORRMV-së në 2 vjet, e që mund të zgjidhet më së shumti dy herë në mënyrë të njëpasnjëshme, gjë që është në funksion të fuqizimit të proce-seve të posa filluara demokratike në këtë organizatë kombëtare. Është zgjedhur edhe bordi i ri ekzekutiv i OORRMV-së i përbërë nga 11 anëtarë, në të cilin bën pjesë edhe dr. Toni Petreski, udhëheqësi i Departamentit për Marrëdhënie Civilo-

Ushtarake në MM, në funksion të kordin-imit më të mirë të aktiviteteve programore me MM-në si organ shtetëror përgjegjës për problematikat në fushën e mbrojtjes. Si bartës të funksioneve më të mëdha në OORRMV janë zgjedhur: nëntogeri rezervë dr. Goce Georgiev nga Vinica (kry-etar), kapiteni rezervë Ljupço Vukasinov nga Pehçeva (nënkryetar) dhe nëntogerja rezervë Nikica Bangieva në Shkupi (sek-retare).

Procese të suksesshme reformuese

Më 7 korrik në rajonin e Tetovës u mbajt marshi tradicional me-

morial malor në shenjë respekti ndaj dashamirit të natyrës i cili ndrroi jetë herët, Kirço Penev. Bartës i përgatitjeve për organizimin e këtij aktiviteti në funksion të mbrojtjes ishte PD “Argen-

tus Maun”. Në marshin memorial në të cilin morën pjesë rreth 80 alpinistë nga nga disa shoqata të R. së Maqedonisë së Veriut, për herë të pestë me rradhë morën pjesë edhe dhjetra aktivistë të NJKM të OORMV-së së Tetovës, gjë që paraqet edhe një dëshmi për bashkëpunimin e frytshëm dhe të vazhdueshëm në mes të këtyre dy aso-ciacioneve në realizimin e përmbajtjeve në fushën e mbrojtjes. Pjesëmarrësit e marshit në relacion: f. Bellovishtë – Liqeni i Livadës (l.m 2200 metra), në distancë prej 6 km, patën mundësi të rrallë të shijojnë bukuritë e rralla pyjore të malit Shar. Përfaqësuesve të NJKM-së së OORRMV-së së Tetovës në shen-

jë falenderimi për pjesëmarrjen dhe kontributin e tyre në realizimin e këtij aktiviteti, iu nda mirënjohje e veçantë. “Vite me rradhë realizojmë bashkëpun-im të frytshëm dhe të vazhdueshëm me të gjitha shoqatat në Tetovë (“Teteks”, “Argentus Maun”, “Jellak”, “Luboten”), kemi qenë pjesë në të gjitha aktivitetet e tyre, por edhe përfaqësues të tyre në mënyrë aktive përfshihen në përmbajt-jet që i organizojmë ne si subjekt aktiv në sistemin e mbrojtjes”, theksoi mes tjerash në bisedën e shkurtër, kryet-ari i bordit të NJKM së OORRMV-së së Tetovës, kapetani rezervë, Zoran Kiroski.

Bashkëpunim i vazhdueshëm

Kontroll i aftësive psikofizike

Me rastin e 67 vjetorit të theme-limit të Organizatës së Ofi-cerëve Rezervë të R. së Maqe-donisë së Veriut (OORRMV),

në rajonin e Tetovës u realizua marsh rekreativo-kondicionues. Në këtë stërvitje një ditore morën pjesë rreth 60 oficerë dhe nënoficerë të 5 NJKM së OORRMV-së nga (Shkupi, Tetova, Prilepi, Kërçova, Demir Hisari), si dhe përfaqësues të Komandës së Bashkuar Operative (KBO) si dhe të Komandës së Forcave Rezerve. Marshi u realizua në relacionin: kompleksi i kishave Leshkë – f. Varvarë në distancë prej 4 km ku u tejkalua një distancë deri në 150 metra. Në fillim, para kishës “Shën Atanasi” dhe “Shën Maria” në Leshkë, fjalë rasti para të pranishmive mbajtën: Zoran Kiroski, kryetari i NJKM të OOR-RMV-së në rolin e nikoqirit, si dhe kryetari i komunës së Tearcës, Isen Asani i cili me këtë rast shprehu kënaqsinë nga prakti-kat e përmbajtjeve të këtilla në funksion të fuqizimit të sistemit të mbrojtjes në R.

e Maqedonisë së Veriut. Prifti kryesor i kishës, igumeni Teodosij Krstevski na informoi se ky objekt fetar është ndërtuar në shekullin XIV, kur edhe ka filluar jeta e murgjve në këto anë. Me këtë rast, ai tha se periudha më e ndritur e kësaj kishe ka qenë kohë kur në të ka qëndruar Kiril Pejqinoviq, si dhe viti 1901 kur është ndërtuar konaku i kishës. Pjesëmarrësit e marshit kishin mundësi të rrallë, duke lëvizur përmes maleve të pyllëzuara rëzë

malit Shar, të kontrollojnë aftësitë e tyre psikofizike.Në f. Varvarë, pjesëmarrësve iu drej-tuan edhe Ljupço Vukasinov (kryesues i Kuvendit të OORRMV-së) dhe dr. Goce Georgiev (anëtarë i grupit të punës). Vukasinov me këtë rast e theksoi kon-tributin e organizatës në fuqizimin e sistemit të mbrojtjes, bashkëpunimin me MM-në dhe SHP e ARMV-së, proceset reformuese dhe përcaktimet programore në edukimin dhe në trajnimin e anëtarsisë në përputhje me standardet e NATO-s dhe CIOR-it. Dr. Goce Georgiev shpalosi të dhënë dhe informatë të shkurtër rreth pjesëmarrjes së përfaqësuesve të OORRMV-së në kontratën e punës me asistencë të GAMINGER nismës, që u mbajt në Polçe të R. së Sllovenisë, ku ai e prezantoi temën: “Koncepti i ri i forcave rezerve të R. së Maqedonisë së Veriut”. Kjo shoqëri një ditore përfundoi me drekë të përbashkët në f. Varvarë që gjendet në 850 m. lartësi mbidetare.

Zhivko Trajanovski

Aktivitetet e OORRMV-së

45

Snajperistët njihen si të discip-linuar dhe profesionistë fizikisht të përgatitur të cilët dijnë të punojnë nën presion. E gjithë

kjo, ata i bën të jenë dhe të synojnë për të qenë më të mirë, më të mirët ndër të mirëve. Ne suaza botërore ka disa gara me snajper në të cilat pjesëmarrësit mund të jenë pejsë e forcave policore, atyre ushtarake, organizatave dhe agjencive qeveritare, ndërsa disa nga garat kanë karakter të pastër ushtarak. Njëra ndër garat më të mëdha ushtarake me sna-jper është gara “Sniper frontier”.Në terrenet e poligonit ushtarak “Gva-jderski” në Otar të Kazakistanit, një herë në vit ekipet nga 19 vende garojnë ndërmjet vete në gara individuale, në dyshe snajperiste dhe në garë stafete me snajper. Ekipet janë të përbëra nga 11 anëtarë: lider, zëvendës lider (njëherit edhe refer), trajner dhe 4 dyshe snajperi të përbërë nga dy anëtarë. Pajisjet të cilat përdoren gjatë garës ka të bëjë me armatim standard me snajper të kalibrit 7,62 mm, armatim personal, pistoletë dhe bombë dore mbrojtëse. Në garën individuale marrin pjesë nga gjashtë snajperistë nga secili shtet. Të njejtët garojnë dhe vlerësohen për 5 stërvitje, gjegjësisht për 5 disciplina: biathlon me snajper, qitje për rezultat, snajperist në mbrojtje, snajperist në sulm dhe qitje gjatë natës. Garat në dyshe snajperi realizohen në 4 stërvitje-disciplina: qitje në caqe ajrore, kërkim dhe asgjësim, qitje e veçantë, si dhe qitje me pikë të ndryshueshme shënjestre. Në stafetën me snajper marin pjesë vetëm katër ekipet më të mira me nga tre grupe snaj-

peri. Gara me stafetë fillon me tejkalimin e katër pengesave këmbësorike: hapje përmes murit, përmes tarabës, përmes kalanit dhe kalimit përmes pengesës me tel. Pas tejkalimit të pengesave vijon qitja në caqe duke qëndruar në gjunjë, duke u shtrirë dhe duke qenë në këmbë. Pengesat vijuese për tejkalim janë: muri

me dinamit, shkallë të nagëruara, rrota dhe bartje e municionit. Pas kalimit të pengesave, stafeta i dorëzohet ekipit tjetër që duhet të kalojë poligonin e njejtë, vetëm me një qëndrim tjetër të qitjes ndaj caqeve që ka ka kaluar ekipi paraprak. Gara zhvillohet në katër shtigje paralele.Njëra ndër garat ndërkombëtare me snajper ku bëjnë pjesë ekipe snajperiste nga disa institucione dhe organizata, përpos forcave të armatosura, është edhe gara ndërkombëtare me snajper. Përpos karakterit garues kjo garë ka për qëllim edhe fuqizimin e ndërveprimit në mes të institucioneve të ndryshme dhe shkëmbimin e përvojave. Në vitin 2018, në kuadër të garave ndërkombëtare me snajper kanë marë pjesë 30 ekipe nga njëmbëdhjetë vende si dhe disa organi-zata si që janë FBI, CIA, njësi speciale policiore, etj. Gara ndërkombëtare me snajper mbahet që nga viti 2000 në ter-renet e bazës ushtarake “Front Bening” në Xhorxhia të SHBA-së dhe e njejta zgjatë pesë ditë. Disciplinat nëpër të cilat kalojnë snajperistët i vendosin në test aftësitë e tyre taktike dhe psiko-fizike. Përgjatë garës ata gjuajnë caqe në distanca të mëdha, mbi 1500 metra, hulumtojnë fushëbetejën, raportojnë, por njëherit edhe kontrollojnë aftësitë për maskim dhe afrim në mënyrë të fshehtë deri te caku.Përpos këtyre dy garave, në botë janë të njohura edhe gara më të rëndë me snajper si që janë: „Sharp Blade“ në RP të Kinës, gara për ekipin më të mirë snajperist, gara ushtarake botërore për snajperistë, si dhe disa gara tjera.

Z.B.

Rëndësia e snajperistëve për një njësi ushtarake është

jashtëzakonisht e madhe. Snajperistët shpesh herë mund të jenë kyç për suksesin e një misioni.

Kapaciteti të cilin e posedojnë snajperistët për realizimin e misioneve të ndryshme si që

janë asgjësimi preciz i personelit kyç, hulumtim dhe informacion

në fushëbetejë, asgjësim balistik të mjeteve të improvizuara

shpërthyese, i bën snajperistët një element tejet i rëndësishëm në

fushëbetejë

Gara ushtarake me snajper

24 orë

46

Këmbana në katedralen e qytetit në Modena, të Italisë, është një nga vendet që duhet të vizitojnë turistët dhe kalimtarët e tjerë.

Nëse për çdo rast mbërrini në Modena dhe nuk e keni parë ekspozitën më të çuditshme në një nga qytetet më të bukura në Itali, ju keni humbur mundësinë për të parë rastin e një prej luftërave më të çuditshme në qytetërimin tonë. Ndërsa eksponati është vetëm një kovë prej druri. Për modenasit, kujtimi i përjetshëm i fitores në luftën e përmendur midis dy qyteteve, shtetet mesjetare të Bolonjës dhe Modenës. Në mes të verës së vitit 1325, dy banditë vendosën të vidhnin një kovë prej druri nga pusi në qendër të Bolonjës në atë kohë. Siç raporton kronika e qytetit, kova ishte atëherë një pikë referimi i kryeqytetit të një prej shteteve më të forta në Gadishullin e Apenineve dhe zhdukja e saj ishte një shkak për alarmin e përgjithshëm. Pas një kërkimi një javor, nga Modena fqinje erdhi se kova ishte e vendosur në një pus që ndodhej në oborrin e një tregtari të pasur të Modenës.

Pasi lajmi u konfirmua se ishte i vër-tetë, administrata e Bolonjës menjëherë bëri një ultimatum për të kthyer kovën. Përndryshe, do të merret me forcë nga tregtari vjedhës. Por duke pasur parasysh që të dy shtetet ishin në një betejë të vazhdueshme për dominim në gadishull, administrata e Modenës iu përgjigj me një mesazh që kova nuk do të kthehej sepse

vartësi i tyre e bleu atë nga tregtarët e panjohur dhe e pagoi shtrenjtë. Dhe si që ndodh në çdo inat, konfrontimi për kovën përfundoi me luftë. Sigurisht se ka edhe gjurmë të shkruara për të. Kisha Katolike ishte e përfshirë në gjithë këtë “tollovi”, më saktë të involvuar ishin edhe besimtarët e Bolonjës dhe Modenës.Lufta ishte planifikuar të zhvillohet në zonën e Zapolinës në territorin e Bolonjës. Një përplasje midis dy ushtrive ndodhi në shtator të vitit 1325 dhe pas një jave luftimesh, ushtria më e numërt mode-nase arriti të mposhtë Bolognan dhe të ruajë kovën e plaçkitur. Absurditeti i gjithë historisë është natyrisht rekordi historik që 2,000 njerëz vdiqën në luftë për kovën prej druri dhe se për të njëjtin rast të dy qytetet ishin në gjendje lufte për nëntë vjet...

Lufta për shkak të qenitNë kufirin ndërmjet Bullgarisë dhe Greqisë në vitin 1925 gjendja ka qenë e ashpërsuar sepse pasojat e Luftës së Parë Botërore të përgjakshme gjithnjë kanë qenë të freskëta. Dy vendet në këtë

Në historinë e civilizimit njerëzor ka pasur luftëra

vërtet të çuditshme, me raste dhe pasoja të

çuditshme, si në çdo luftë „serioze“ - viktima njerëzore dhe dëme materiale. Lufta

për veshin e kapitenit Phoenix ose lufta për kovën janë shembuj ekzemplarë

të sjelljes absurde të „homo sapiens“

ARSYE TË ÇUDITSHME PËR LUFTRA TË VËRTETA

E paobligueshme

47

luftë kanë qenë në anë të kundërta dhe armiqësia në vendkalimet kufitare ka qenë e pranishme pothuajse gjithmonë. Edhe pse dy vendet publikisht kanë deklaruar se janë mike dhe kanë fqinjësi të mirë, përg-jatë vijës kufitare kanë ndodhur ngjarje të pazakonta. Në disa raste, po në këtë vit ka pasur të shtëna në mes të policisë kufitare të cilat kanë përfunduar tragjikisht. Me siguri për këtë shkak, një ngjarje absurd me një qen endacak do të jetë shkak për të ashtuquajturën luftë për shkak të qenit. Në fakt, zagari i një gjahtari grek e ka kaluar kufirin dhe fatkeqësisht ka hyrë në territorin bullgarë afër vijës kufitare. Duke

e kërkuar zagarin e tij, gjahtari grek ka arritur në afërsi të vijës kufitare, ndërsa kufitarët bullgar kanë hapur zjarr dhe e kanë vrarë gjahtarin. Bashkëfshatarët e gjahtarit, këtë ngjarje e kanë paraqitur te kufitarët grek dhe në këtë mënyrë ka filluar “lufta për qenin”. Pas konsultimit me komandën e Selanikut, ushtarët kufitar grek kanë marë leje që t’u hakmerren bullgarëve. Ata me disa qindra ushtarë të armatosur “deri në dhëmbë” kanë arritur të marrin qytetin Petriç. Lajmi për këtë konflikt ka arritur deri te Lidhja e Kombeve dhe me kërkesë të Gjenevës, grekët janë larguar nga territori bullgar. Në këtë mënyrë është shmangur lufta ndërmjet dy vendeve ballkanike.Еpilogu i këtij konflikti për qeni ka qenë në dëm të Greqisë. Në fakt, me urdhër të organizatës ndërkombëtare, pas okupi-mit dhjetë ditor të Petriçit, qeveria greke i ka paguar dëmshpërblim Bullgarisë në shumë prej 45.000 paund.

Lufta për veshin e kapetanit XhenkinsNë kronikën e arsyeve bizare për luftëra të vërteta, bën pjesë edhe lufta e zhvilluar në mes të Spanjës dhe Anglisë, ndërsa si shkas përmendet veshi i prerë i kapetanit

Robert Xhenkins. Kjo luftë na tregon se si për shkak të sjelljes jonjerëzore të një individi, vuajnë me mijëra njerëz të pafa-jshëm, por edhe popuj të tërë. Në fillim të tregimit, duhet thënë se shkaku konkret ka qenë vetëm komploti i njërës nga palët e konfrontuara. Në fakt, Spanja dhe Anglia përgjatë historisë kanë zhvilluar luftra disa dekada me rradhë për dalje në det. Për faktin se dy vendet kanë qenë forca kolonialiste, veshi i kapetanit Xhenkins ka ardhur si shkas i porositur që anglezët të bëjnë përpjekje të re për kontroll të tërësishëm ndaj rrugëve detare në drejtim të Afrikës dhe Amerikës Jugore. Ngjarja

ka ndodhur në vitin 1739 dhe me të drejtë njihet si njëra ndër shkaqet më absurde për fillim të luftës në historikun e luftimeve. Gjithçka filloi në një mëngjes me diell, kur marinerët e një anije shtetërore spanjo-lle pirate janë nisur në gjah ndaj anijeve të ngjajshme shtetërore pirate angleze.

Por spanjollët kanë pasur fat se kanë hasur në një lundruese angleze që ka qenë e njohur për plaçkitje në të kaluarën pikërisht ndaj anijeve spanjolle. Kapetani i anijes spanjolle Hulio Leon Fandinjo ka dhënë urdhër që të merret anija armike pa përdorimin e pajisjeve tjera ndihmëse. “E dua ekuipazhin e plotë të gjallë dhe të gjunjëzuar”, ka thënë Fandinjo dhe urdhëri i tij është zbatuar. Në momentin që e ka vërejtur se lundruesja spanjolle afrohet, kapetani i anijes angleze ka vendosur të shmang konflikt dhe ka urdhëruar tërheqje në anën e kundërt. Vendimi ka qenë dyfish i dëmshëm, sepse me këtë armikut i është sinjalizuar dhe treguar dobësi, ndërsa ekuipazhin e vet e ka demoralizuar tërëi-sisht. Epilogu për anijen ekuipazhin anglez ka qenë i kobshëm, por fati i njejtë e ka gjetur edhe kapetanin Robert Xhenkins-kon. Kolegu i tij, kapetani i anije armike Hulio Fandinjo, ka qenë i njohur si njeri i pamëshirshëm, jo vetëm ndaj armiqve, por edhe ndaj njerëzve të tij. Këtë ai e ka dëshmuar edhe në veprimin ndaj kapetanit të anijes së zënë. Ai, së pari ka urdhëruar që Xhenkinsonin t’a lidhin për shtylle, e më pas ka mbajtur fjalim duke i ofenduar anglezët e “flliqur”. Më pas, i është afruar atij dhe vetëm me një lëvizje me shpatën e tij të mprehtë, ia ka prerë veshin e majtë duke i thënë “Qen i flliqur anglez, ty dhe ushtarët tu të flliqur, do t’ju lejoj të shkoni në shtëpi dhe të urdhëroj që mbretit tënd t’i thuash se një ditë do t’ia bëj këtë që t’a bëra sot ty dhe ushtarëve tu”. Të përulur dhe të turëpëruar anlezët janë kthyer në shtëpi, ndërsa kapetani Xhenkin-son me veshin e tij në gavanoz ka shkuar në kuvendin anglez dhe me mbledhje të thirrur urgjentisht, atë ua ka treguar të gjithë përfaqësuesve të mëdhenj shtetëror. Anglezët krenarë menjëherë kanë ngritur zhurmë dhe kanë marrë vendim që men-jëherë t’i shpallet luftë Spanjës. Kështu edhe ka ndodhur. Ka filluar lufta e njohur

për veshin e Xhenkinsonit.Spanjollët e kanë pranuar sfidën e luftës, ndërsa në fund të vitit 1739 ka filluar lufta e përgjakshme detare. Absurdi qëndron në faktin se kjo luftë ka zgjatur plotë nëntë vjet dhe në të gjithsej nga dy palët kanë humbur jetën 29.500 njerëz, ndërsa janë fundosur apo asgjësuar gjithsej 593 anije.

Lufta për derrin e Çarlsit Në vitin 1859, në ishullin Shën Huan i ndarë në mes të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe, bujku amerikan Llajtman Kutlar, në kopshtin e tij ka qëlluar me armë një derr që kishte humbur. Për fatkeqësinë e tij, derri ka qenë nga kopeja e madhe e anglezit Çarls Grifin. Kur ky i fundit e ka kuptuar se kush ka qëlluar mbi “derrin e tij të bukur”, anglezi i ka alarmuar njerëzit e autoriteteve britanike dhe ka kërkuar dëmshpërblim adekuat dhe arrestim të keqbërësit. Në këtë mënyrë, britanezët kanë ndërmarë aktivitete për arrestimin e Kutlarit, por nga ana tjetër kanë hasur në reagime të ashpra nga ana e amerika-nëve. Në konfrontimet disa ditore, ka ard-hur edhe deri te shkëmbimi i kërcënimeve verbale dhe atyre të shkruara duke e përmendur edhe luftën. Edhe atë jo vetëm deri te kërcënimet, por gjendja ka ardhur në nivel të përgatitjes për luftë. Për fat të mirë, administruesi i pjesës amerikane të ishullit ka propozuar takim në mes palëve të përfshira dhe në këtë takim është arritur marrëveshje që ushtarët të anulojnë për-dorimin e armëve. Kjo ngjarje ka hyrë në analet e historisë së rasteve të pazakonta që kanë nxitur luftën, sepse të dy palët e konfliktuara kanë marrë pozicione lufte.

Lufta që zgjati 38 minutaNë historinë e njerëzimit, janë zhvilluar të gjitha llojet e konflikteve, por disa prej tyre janë absolutisht absurde. Këtu përfshi-het lufta midis Britanisë dhe Zanzibarit, e cila, besoni apo jo, zgjati vetëm 38

minuta, dhe është renditur në librin e rekordeve Guinness si lufta më e shkurtër në historinë e qytetërimit tonë. Është interesant fakti se arsye për të njejtën ka qenë politika kolonialiste britanike e cila nuk ka bërë kompromise me banorët lokal në kolonitë e saj në planet. Në fakt, kur më 25 gusht 1896 ka vdekur sulltani i Zanzibarit, Hamid bin Tuvaini, një partner i besueshëm i britanikëve, nipi i tij, Kahil bin Bargash, pati vendosur që të kundër-shtojë vendimin e kolonialistëve, që sultan i ri të jetë Hamud bin Muhamed. Ai ka mbledhur ushtrinë dhe britanikëve u është kërcënuar me luftë, duke mos e kuptuar faktin se me këtë vetes dhe idhëtarëe të tij u nënshkruan kapitullimin dhe dënime me vdekje. Kuptohet se britanikët e kanë pranuar sfidën dhe me 27 gusht të 1896 kanë filluar me granatimet ndaj pallatit të sulltanit, në të cilin tashmë ishte shpërn-gulur Hamidi, i cili në atë kohë ka qenë në anijen luksoze në gjirin para pallatit. Pas të shtënave 38 minutëshe, sulltani i jo-

emëruar ka kërkuar negociata, të cilat nuk kanë qenë të pranueshme nga pala e kundërt. Тë këtë mënyrë ka përfun-duar lufta më e shkurtër në historinë e njerëzimit në të cilën kanë mbetur të vrarë 100 kolonialistë britanikë dhe 500 idhtarë të njeriut që ka dashur të jetë sultan. Vlen të përmendet se ky njeri, më vonë ka gjetur strehim në Gjermani, e më pas deri në arrestimin e tij në vitin 1916 ka jetuar në Dar es Salam në Tanzani. Britanikët megjithatë e kanë falur atë për luftën më të shkurtër, ndërsa Kahili ka ndërruar jetë dymbëdhjetë vite më vonë.

Futboll, e më pas luftëAshtu si me rastin e luftës për veshin e ka-petanit Xhenkins, ashtu edhe në një luftë tjetër bizarre, arsye për luftë në mes dy vendeve ka qenë vetëm komploti, ndërsa esenca qëndron në migrimin ekonomik, në njërin ndër shtetet. Bëhet fjalë për luftën futbollistike në mes të Hodurasit dhe Salvadorit e cila ka ndodhur më 14 korrik

48

Në historinë e njerëzimit, janë zhvilluar të gjitha

llojet e konflikteve, por disa prej tyre janë absolutisht absurde. Këtu përfshihet lufta midis Britanisë dhe

Zanzibarit, e cila, besoni apo jo, zgjati vetëm

38 minuta, dhe është renditur në librin e

rekordeve Guinness si lufta më e shkurtër në historinë e qytetërimit

tonë

1969. E gjitha ka filluar kur pas ndeshjes futbollistike në mes të Hondurasit dhe Salvadorit, e vlefshme për kualifikim në botërorin e Meksikës në vitin 1970, e dëshpëruar se vend ii saj e ka hum-bur ndeshjen, tetëmbëdhjetë vjeçarja salvadorase, Amelia Bollansos ka bërë vetëvrasje. Në varrimin e saj kanë marrë pjesë shumë njerëz, në mesin e tyre edhe president ii Salvadorit. Në ndeshjen kthyese Salvadori ka fituar me rezultatin 1:0, ndërsa për këtë ndeshje lojtarët e Hondurasit kanë ardhur me automjete të blinduara, ndërsa pas ndeshjes kanë mbëtur të vrarë dy tifozë. Pas ndeshjes së tretë që është zhvilluar në Meksikë, Salvadori ka fituar 3:2 dhe është kualifi-kuar për në botëror. Pas kësaj ndeshje kanë vijuar trazira në mes të tifozëve të Hondurasit dhe emigrantëve nga Salva-dori, ku disa dhjetra njerëz janë vrarë, ndërsa me qindra të tjerë janë plagosur. Kjo ka qenë arsyja që Hondurasi në Salvador t’i përzë të gjithë emigrantët, gjegjësisht dy vendet t’i ndërpresin mar-rëdhëniet diplomatike. Në ndërkohë, dy vendet janë kërcënuar me luftë dhe e njejta ka filluar më 14 korrik 1969. Tra-zirat kanë zgjatur 4 ditë, e me këtë rast janë vrarë më se 3000 njerëz. Me ndër-mjetësimin e vendeve tejra amerikano jugore, lufta ka përfunduar me anë të një marrëveshjeje paqësore të nënshkruar më 20 korrik 1969. Lufta për karriken e artë Ai që e njeh historinë botërore të luftrave, sidomos atë britanike, e di që pikërisht anglezët kanë qenë të përzier në trazira të shumta luftarake edhe në këto që bëjnë pjesë në rubrikën “të besosh ose jo”. Në këtë mënyrë edhe një idhtar britanik, Sir Ferdinant Michel Hutchison, ka qenë fajtori kryesor për njërën nga luftërat më të përgjakshme dhe më të çuditshme të civilizimit tonë. Në fakt, ai si guvernator i kolonisë Bregu i Artë në Afrikë, njëlloj si admin-istruesit tjerë kolonialistë anglez në tërë botën, kohën e tij të lirë e ka kaluar duke mbledhur artefakte artistike dhe gjësende të vlefshme. Në një rast, ai ka dëgjuar për tregimin e karrikes së artë, relikfi i fisit afrikan Ashanti (Gana e sotme) dhe ka vendosur që kjo me çdo kusht t’i takojë atij. Në momentin që nga kreu i fisit ka marë përgjigje negative për t’a marë karriken si pronë të vetën, e në atë mënyrë është kërcënuar se karriken do t’a merr me forcë. Luftarak për nga natyra ashantët i kanë thënë administruesit se do t’i dhuronin gjithçka tjetër përpos karrikes, duke i sqaruar se ajo është simbol i ekzistencës së tyre dhe se vendi i gjetjes së saj është sekret i kahershëm. “Ose unë do të ulem në atë karrike, ose ju më nuk do të jeni”, është kërcënuar Sir Hutchisoni ndaj deleguesit të kyresuesit të fisit, i cili përsëri është përpjekur që adminis-

truesin anglez t’a bind rreth rëndësisë së karrikes. Britaniku e ka mbajtur fjalën dhe ka filluar të përgatitet për luftë, me ushtri me të cilën është dashur që të vijë deri te troni i artë, por nga ana tjetër as pjesëtarët e fisit Ashanti nuk kanë ndejtur duarlidhur. Përkundrazi, ke shiqeta dhe shtiza i kanë pritur ushtarët anglez. Në këtë mënyrë ka filluar edhe një luftë absurde. Gjatë betejave disa ditore, në vjeshtën e hershme të vitit 1899, kanë mbetur të vrarë më se një mijë ushtarë konolialistë anglez, ndërsa numri i të vrarëve nga pala tjetër, nga fisi Ashtan, nuk është vërtetuar. Duke i pasur parasysh armët e palëve të përf-shira, mund të parashikojmë se numri i të vrarëve në mesin e fisit ka qenë duk-shëm më i madh. Për fatin e Ashtanëve, në karriken e tyre të artë asnjëherë nuk ka arritur të ulet administruesi guverna-tori Hutchison, përkundrazi ai ka qenë

i detyruar ta lëshojë ishullin, sepse nga Londra ka ardhur urdhëri që të ndalojë luftën e përgjakshme dhe të kthehet në atdhe.

Мајori Merdit në luftë me shpendët „Еmu“Siç lufton kundër vetëvetes “Homo sapiensi” lufton edhe kudër gjithçka tjetër dhe gjithmonë kryesisht del humbës. Shembull për këtë konstatim është edhe veprimi i Meredit, majorit të armatës australiane i cili as më pak e as më shumë, në tanimë vitin e largët 1932 u ka shpallur luftë shpendëve të gjinisë “Emu”. Këtë hap absurd ai e ka ndërmarë me të kuptuar se shpendët “Emu” i shkretojnë tokat pjellore të bujqve australianë. Pas grumbullimit të informatave dhe të dhënave ekzakte,

nga autoreitetet ushtarake të kontinentit më të vogël ka kërkuar leje për fillimin e luftës kundër shpendëve të lartëpërmen-dur. Kur e ka marë të njejtën, me një çetë ushtarësh ka nisur, si që ka thënë, që të asgjësojë armikun e bujqëve. Kërcënimin e ka realizuar pjesërisht, për faktin se është ballafaquar me një kundërshtar të gjinshëm dhe të mençur. Ndërsa armiku “Emu” në Australi njihet si gjallesë miti, simbol udhëheqës, kështu që shpeza e njejtë gjendet edhe në stemën e valutës kombëtare. Shpeza arrinë një lartësi prej 1,9 metra, ka këm-bët më të fuqishme në botën e shpe-zëve në botë dhe është njëra ndër qe-niet më të qëndrueshme dhe rezistencë me pendla në botë. Pa ujë kjo shpezë mund të mbijetojë një muaj, ndoshta edhe më tepër, ndërsa në mingesë të ushqimit, ajo ushqehet me rërë dhe me gurë. Ka raste kur me sqepin dhe me

kthetrat e saj, kjo shpezë mund të rrëzo-jë edhe gardhe me hekur. Këto janë të dhëna të mjaftueshme për të kuptuar se me çfarë kundërshtari është vënë në luftë majori Meredit. Pas luftimeve një javore, majori ka qenë i detyruar të nënshkruaj kapitullimin. Fatmirsisht në këtë luftë nuk ka pësuar asnjë ushtar i tij, ndërsa numri i “të vrarëve në taborin kundërshtar” nuk është vërtetuar, sepse ushtarët australianë nuk kanë arritur që t’i numërojnë shpendët e ngordhura. “Unë dhe ushtarët e mi do të fitojmë ndaj secilës armatë adekuate në botë, por ndaj këtij armiku nuk kishim asnjë shansë”. Kjo është edhe raporti më i shkurtër ndonjëherë për njërën ndër të ashtuquajtuarat luftërat absurde.

Мile Radenkoviq

50

Në fakt, në vitin 1850 në SHBA-të ishin shtëpia e rreth 23 milion njerëzve, më saktë-sisht 13 milion më pak se në

Francë. Sot numri i banorëve të SHBA-së arrinë në 330 milionë, që është numër më i madh se sa numbri i britanezëve, holandezëve, francezëve, gjermanëve dhe italianëve së bashku. Më shumë se një shekull SHBA-ja e posedon fuqinë punëtore të kualifikuar në botë, ndërsa me masat si që janë mesatarja e viteve të arsimimit për të rritur, me pak më tepër resurse natyrore dhe gjeografi, qartë bëhet e ditur se pse Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas Luftës së DytëBotërore u shëndrruan në fuqi ekonomike dhe ush-tarake në botë dhe pse edhe sot e kësaj dite, gjithnjë janë në këtë pozitë.Por, performancat e kaluara, nuk janë garancë për rezultatet vijuese. Fakt është se në masë të madhe edhe atë falë demografisë, shtetet si Kina u bënë konkurentë të vërtetë të fuqive të mëdha gjatë disa dekadave të fun-

dit. Në ndërkohë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në disa mënyra, e shkatër-ruan ose e shpenzuan përparsinë demografike, edhe kur aleatët e tyre tradicional në Evropë dhe në Azi luftonin kundër stagnimit dhe rënies së numrit të popullatës. Megjithatë, dëmi në krahasim me fuqinë e SHBA-së është i limituar me vetë faktin që rivalët kryesor gjeopolitk të SHBA0-së ballafaqohen me probleme serioze demografike. Megjithatë, nëse shohim drejtë së ardhmes, rritja e numrit të banorëve dhe rritja e nivelit të tyre të arsimimit, mund t’i lëvizin vendet e reja më shumë drejtë fitimit të statusit të një fuqie të madhe.Demografia jep rekomandime dhe ud-hëzime për botën gjeopolitike, por edhe për atë se si Uashingtoni duhet të për-gatitet. Megjithatë, që SHBA-ja të mbetet në po atë nivel, liderët amerikanë duhet të ndërmarin hapa dhe t’i ngadalësojnë, reduktojnë apo ti ndryshojnë trendet negative demografike të cilat tashmë i humbin thelemet e fuqisë së SHBA-së.

Demografia ndoshta nuk është fat, por për studentët e fushës së gjeopolitikës ajo është realitet. Në fakt edhe pse masave konvencionale

të fuqisë ekonomike dhe ushtarake shpesh herë u kushtohet më tepër

vëmendje, megjithatë ka disa faktorë të cilët ndikojnë në garën afatgjate ndërmjet fuqive të mëdha, e që lidhen me ndryshimet në madhësi, aftësi dhe në karakteristikat

e popullatës vendase. Shtetet e Bashkuara të

Amerikës janë një shembull për këtë

Si e menaxhon demografia gjeopolitikën

Global

51

Njëherit, do të ketë nevojë të fillojnë të rishqyrtojnë politikën globale të Uashing-tonit.Demografia e stagnacionit dhe pse njerëzit mendojnë rreth rritjes ekonomikeNë secilin rajon individual në botë, rritja ekonomike nuk ia del që të kthehet në nivelin mesatar të rritjes që nga recesioni i madh. Ekonomistët ofruan teori të ndry-shme pse kjo rritje ishte më e dobëta deri në periudhën historike të pas luftës, duke përfshirë këtu nivel të lartë të huazimit, rritje të pabarazisë te të hyrat dhe kujdes të madh, që erdhi si pasojë apo si rezultat i krizës parimore të huazimit. Por, edhe pse secili sqarim ka kontributin e vet ndaj ekonomisë, mbetet fakti se ekspertët në masë të madhe i injoruan faktorët më të rëndësishëm, e njëri prej tyre është edhe ngadalësimi global i rritjes së nivelit të fuqisë punëtore.Njëra ndër mënyrat se si të përlloga-ritet hapi potencial i rritjes ekonomike në botë është që të shtohet hapi me të cilin fuqia punëtore do të zgjerohet ndaj

hapit të rritjes së produktivitetit. Nga viti 1960, fitimi në të dy faktorët dhanë kontribut të barabartë për rritjen poten-ciale ekonomike, ndërsa gjatë dekadës së fundit, fitimi ndaj dy faktorëve, me siguri se është barazuar. Megjithatë, dallimi ndërmjet këtyre dy ngritësve (drajverëve) është ajo se ekziston debat rreth asaj se a është reale rënia e ngritjes së produktivitetit. Matja e produktivitetit ndoshta nuk arriti të ruaj kursimet në para dhe kohë të gjeneruara nga teknologjitë e reja, duke filluar nga lidhjet super të shpejta të internetit, deri te intelegjenca artificiale. Për këtë shkak, nuk është lehtë të mohohet se rritja e madhësisë së fuq-isë punëtore, që kryesisht është rezultat i rritjes së numrit të personave të moshës së aftë për punë, apo të atyre nga mosha 15 deri në moshën 64 vjeçare, është pro-ces i cili u ngadalësua në tërë botën.Në fakt, gjatë periudhës së viteve 1960 deri në vitin 2005, fuqia globale punëtore mesatarisht u rrit nga 1,8 për qind në vit, por nga viti 2005, kjo përqindje u reduk-

tua në vetëm 1,1 për qind, e me siguri se do të vazhdojë të reduktohet edhe më tej gjatë dekadave vijuese, sepse përqindjet e fertilitetit vazhdojnë me rënie në shumë pjesë të botës. Rritja e fuqisë punëtore gjithnjë rritet në Nigeri, te Filipinet, si dhe në disa vende tjera. Por, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kjo shkon shumë ngadalë, gjegjësisht me 0,5 për qind në vit gjatë decenies së fundit, në krahasim me 1,7 për qind nga viti 1960 deri në vitin 2005, rritja e fuqisë punëtore tashmë është në rënie në disa vende të botës.

Mr. Biljana Poposvka

(e adaptuar nga https://ëëë.foreignaf-fairs.com/articles/ëorld/2019-06-11/great-

demographics-comes greapoëer?fbclid=IëAR2agBG7kl95JJ0LFfyMC0RO6Mc-

SMh4PSmJJyJGhgAesrApEiGëqGCr3FDE https://ëëë.foreignaffairs.com/articles/

ëorld/2016-02-15/demographics-stagna-tion Nicholas Eberstadt & Ruchir Sharma)

52

Historia e lashtë e Nigerisë fillon disa mijëra vjet para epokës së re, një periudhë në të cilën fise të shumta

të lashta afrikane jetuan në Nigeri dhe përfaqësonin një popullsi autok-tone të Nigerisë. Një nga perandoritë më të famshme para se britanikët të sundonin këtë rajon ishte Perandoria e Beninit (Benin Empire), e cila drej-tohej nga Oba e Beninit. Fise të tjera si Mbretëria Nri (Nri Empire) ishin gjithashtu të pranishëm këtu, veçanër-

isht në rajonin lindor. Perandoria Song-hai (Songahi Empire) ishte gjithashtu e pranishme në Nigeri. Gjatë shekullit të XI Nigeria filloi të islamizohet përmes shteteve të Hausas (Hausa States). Në 1851, forcat britanike pushtuan Lagosin, i cili u aneksua më vonë edhe në vitin 1861. Në vitin 1901 Nigeria u shëndrrua në koloni britanike deri në vitin 1960. Në vitin 1963 Nigeria u bë një shtet republikan i pavarur, por nën diktaturë ushtarake. Menjëherë pas shpalljes së pavarësisë së Nige-

risë nga viti 1966 deri në vitin 1979, mbizotëroi periudha e interregnum, gjegjësisht krijimi i një sistemi ushtarak i qeverisjes. Qeveria ushtarake veproi me anë të një dekreti. Kushtetuta dhe ndryshimet e saj u injoruan plotësisht, dhe në fazën fillestare të sundimit ush-tarak një dekret unifikimi u shpall nga sundimtari ushtarak, gjenerali Irons. Kërkesat për mospërputhje me kush-tetutën dhe unifikimin e të gjitha akteve dhe normave juridike në të ashtuquaj-turin “dekret unifikues” u përmbushën

Historia e konflikteve në Nigeri

Përgjatë historisë

me pengesa të mëdha nga partitë opozitare. Pezullimi i kushtetutës futi një sistem të rregullimit ushtarak.Autoritetet ushtarake ishin organi më i lartë drejtues, i përfaqësuar në mënyrë të organizuar përmes Këshillit të Lartë Ushtarak (VSV), i cili përf-shinte të gjitha formacionet ushtarake dhe paramilitare, si dhe shumicën e organeve ekzekutive dhe gjyqësore. Te të gjitha elementet e cekura më sipër, sistemi ushtarak ka neutralizuar plotësisht sistemin kushtetues. Në vitin 1967 u shpall republika e pavarur e Biafras, e cila në fund të viteve 1960 dhe në fillim të viteve 1970 hyri në një luftë tre vjeçare me Nigerinë. Lufta tre vjeçare mes perudhës nga 6.7.1967 deri në 13.1.1970 u bë për shkak të shkëputjes së krahinave juglindore të Nigerisë dhe aneksimit së tyre në Republikën e Pavarur të Biafras. E formuar si një krijesë koloniale e Bri-tanisë, Britania u nda kryesisht në veri-un mysliman dhe në jugun e krishterë. Me shpalljen e pavarësisë së Nigerisë në vitin 1960, u krijuan tre provinca fis-nore: Hausa dhe Fulani në veri, Hau-sa, Joruba, në jugperëndim dhe Igbo në juglindje. Konfliktet midis këtyre subjekteve fisnore filluan në vitin 1966 me krijimin e një qeverie militariste në Nigeri. Duke vepruar kështu, gjenerali Johnson Aguiyi Ironsi, i cili i përkiste komunitetit fisnor Igbo, bëhet presi-dent. Disa muaj më vonë, vijon një kundër grusht shtet nga komunitetet fisnore në Nigerinë veriore. Gjenerali Aguii Ironsi u vra më 30 maj 1967 në rrethet krahinore të Nigerisë nga një shumicë e komunitetit fisnor Igbo, nga frika se ata do të margjinalizoheshin, duke shpallur pavarësinë dhe krijimin e një Republike të re të Biafras. Gjatë viteve të 70’-ta në nivel rajonal, doktrina Pax Nigeriane siguroi vizionin për udhëheqjen nigeriane në të gjithë Afrikën dhe u pasua nga Raporti Ad-edeji i vitit 1975 i cili mështeti sigurinë e shteteve tjera afrikane përmes qël-limeve të politikës së jashtme të Niger-isë. Përparësitë e qarta gjeostrategjike të Nigerisë dhe burimet natyrore e kanë pozicionuar atë si një drejtuese (lidere) natyrore në Afrikë, veçanërisht në nën rajonin e Afrikës Perëndimore, por kjo është reduktuar nga komplek-siteti i sfidave të brendshme të ven-dit. Me kalimin e kohës, megjithatë, përvoja postkoloniale e Nigerisë ka shkuar përgjatë linjave të parashikuara nga kritikët dhe është karakterizuar me korrupsion, qeverisje të keqe politike,

konflikte të brendshme, pabarazi të vazhdueshme në rritje dhe një ekono-mi që varet plotësisht nga të ardhurat e naftës dhe gazit natyror.Ndarjet e brendshme dhe tensionet mbi përkatësinë etnike, ekuilibrat rajonalë të pushtetit dhe drejtimet më moderne fetare që janë ndërtuar gjatë dekadës së kaluar kanë krijuar paqëndrueshmëri të vazhdueshme në pjesë të ndryshme të vendit. Në disa rajone, dhuna është bërë kronike, në kuptimin që është një pjesë pothuajse e vazhdueshme e jetës së përditshme dhe vetëdijës, e shprehur në formën e mosmarrëveshjeve të komunikimit të brendshëm mbi burimet dhe fuqinë; dhuna me motiv fetar dhe politik; përleshje midis aktorëve joshtetërorë dhe qeveritar dhe akte të ndryshme të dhunës dhe krimit të naftës, rrëmbime dhe plaçkitje. Ngritja e Boko Haram

dhe kryengritja islamike në veri ka bërë që disa të spekulojnë se Nigeria është në rrugën e një lufte civile që të kujton luftën me Biafran në fundin e viteve 1960, e cila në më pak se tre vjet rezultoi me vdekjen e rreth 1 milion njerëzve. Rindërtimi i sistemit republikan dhe kushtetutës në Nigeri vendoset në vitin 1979. Gjatë viteve të 80’-ta Nigeria ishte nën një diktaturë ushtarake – nga viti 1983 deri në vitin 1985 ajo ishte nën diktaturën e gjener-al major Muhamed Buhari (Major Gen-eral Muhammadu Buhari). Pas rënies së këtij gjenerali në 1993/94, pushtetin e mori gjenerali Sani Abacha, i cili krijoi Republikën e katërt Niger. Më 5 maj 1999, u miratua një kushtetutë e re për krijimin e një sistemi shumëpar-tiak në Nigeri. Demokracia u rivendos në vitin 1999, pasi Olusegun Obasanjo u zgjodh president i Nigerisë, ai i cili u rizgjodh edhe në vitin 2003. Në zgjed-hjet parlamentare të vitit 2007, Umaru Yar’Adua u bë udhëheqësi i Partisë Demokratike Popullore (NDP) dhe fitoi zgjedhjet. Në fund të vitit 2010, Dr Goodluck Jonathan vjen në pushtet në Nigeri dhe gjatë zgjedhjeve parla-mentare të vitit 2015 ai u mund nga presidenti i ri i Nigerisë, Muhammadu Buhari. Gjatë periudhës së viteve 2006 dhe 2009, një grup militant i quajtur MEND - Movement for the Emancipa-tion of the Niger Delta MEND (Lëvizja për emancipimin e Niger Delta MEND) është një nga grupet më të mëdha militante të Nigerisë që protestojnë kundër varfërisë rajonale pavarësisht prodhimit dhe eksportit të naftës, prod-hime të cilat rriten në vazhdimësi. Në vitin 2009 qeveria nigeriane lëshoi një amnisti të përgjithshme për dhunën që u krye nga grupi militant në mes të viteve 2006 dhe 2009, grup i cili u

Nigeria është një shtet federativ demokratik

dhe ndodhet në Afrikën Perëndimore. Kufizohet me

Kamerunin dhe Çadin në lindje, Beninin në perëndim dhe Nigerin në veri. Në jug

Nigeria kufizohet me Gjirin e Guinesë i cili del në Oqeanin

Atlantik. Nigeria ka 36 qytete dhe kryeqyteti i saj është

Abuja. Nigeria ka pasur më shumë sundimtarë dhe kultura

perandorake në historinë e saj të pasur në krahasim me vendet e tjera në kontinentin

afrikan

pranua më gjerë. Por gjatë vitit 2016, shumica e programit të amnistisë së presidentit Buhari shkaktoi trazira të mëtejshme. Që nga viti 2016, sulmet janë kryer kryesisht nga grupi mili-tant MEND, duke synuar tubacionet e mëdha të naftës dhe duke shkaktuar pasoja të mëdha ekonomike. Një tjetër element i situatës politike “status quo” janë “plagët e pashëruara” të luftës civile të Nigerisë me Biafran (1967 - 1970), e cila rezultoi në humbjen e forcave separatiste Biafra nga forcat e armatosura federale të Nigerisë dhe vdekjen e më shumë se nje milion njerëzve.Konfliktet e vazhdueshme të Nigerisë me grupet rebele dhe korrupsioni i qeverisë aktuale kërcënojnë sigurinë kombëtare dhe integritetin politik të shtetit më të populluar të Afrikës. Që nga viti 2011, Boko Haram, një nga grupet më të mëdha islamike mili-tante të Afrikës, ka realizuar një seri sulmesh terroriste ndaj caqeve fetare dhe politike, policisë dhe ushtrisë kom-bëtare, si dhe sulme pa dallime ndaj civilëve në tregje dhe në vende tjera të populluara. Rrëmbimi i më shumë se dyqind vajzave nga shkollat e tyre gjatë prillit 2014 tërhoqi vëmendjen ndërkombëtare ndaj kërcënimit aktual të Boko Haram dhe paaftësisë së qe-verisë për t’u marrë me efektivitet me këtë grup militant islamik. Bisedimet midis Boko Haram dhe qeverisë nige-riane, të ndërmjetësuar nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, rezul-tuan në lirimin e 103 vajzave për një kohë të shkurtër.Presidenti Muhammadu Buhari, një ish-diktator ushtarak që rrëzoi ish presidentin Goodluck Jonathan, u

zgjodh në vitin 2015 nën moton e një lufte efektive kundër terrorizmit, por sfidat ekonomike dhe politike në Nigeri e kanë komplikuar luftën kundër Boko Haram. Përveç konfliktit ushtarak, shpërndarja e pabarabartë e vazh-dueshme e të ardhurave nga nafta, nivelet e larta të korrupsionit dhe dhu-nës në rajon paraqesin sfida serioze të sigurisë për autoritetet nigeriane. Pas kulminimit të sulmeve terroriste nga grupi militant Boko Haram gjatë vitit 2014 dhe 2015, numri i sulmeve nga kjo organizatë është reduktuar në mënyrë drastike.Forcat ushtarake nigeriane të mbështetur nga shteti: Benin, Çad dhe Niger kanë shtypur ndikimin e “Boko Haram” në disa provinca në Nigerinë Verilindore, por këto grupe militante kanë ende kontrollin e disa fshatrave në rajonin ku ata kryejnë sulme të vazhdueshme, edhe atë ndaj grave dhe fëmijëve. Marrëdhënia midis Boko Haram dhe grupeve të tjera islamike mund të intensifikojë më tej shqetësi-met në lidhje me sigurinë rajonale në Nigeri dhe në rajonin përreth. Ne mund ta marrim këtë fakt shumë seriozisht që nga marsi 2015, kur Boko Haram u zotua për besnikëri dhe lojalitet ndaj Shtetit Islamik. Kjo ishte gjithashtu arsyeja kryesore pse Shtetet e Bash-kuara të Amerikës rritën ndihmën e saj ushtarake dhe vendosën në Nigeri treqind trupa për të ndihmuar në luftën kundër “Boko Haram”. Si prodhuesi më i madh i naftës në Afrikë, siguria e Nigerisë është e rëndësishme për sig-urinë rajonale dhe interesat ekonomike të SHBA-së. Njoftimi nga qeveria nigeriane në vitin 2016 ishte se shumica e rajoneve që

54

Nigeria ka probleme serioze dhe komplekse politike, siç janë pabarazia, korrupsioni, mosmarrëveshjet e naftës,

prishja e identitetit kombëtar, ndryshimet e klasave të

mëdha që përfshijnë klasa të qytetarëve shumë të pasur dhe

tejet të varfër dhe sulme të vazhdueshme nga Boko Haram. Konflikti shumëvjeçar i Nigerisë me Boko Haram ka shkaktuar një krizë humanitare në mbarë

rajonin. Kjo krizë ka rezultuar në mbi 20,000 të vrarë dhe rreth 3

milion persona të zhvendosur

55

kontrollonte Boko Haram u morrën dhe u shkatërruan. Por për fat të keq, sul-met nga Boko Haram vazhduan gjatë gjithë vitit 2017 në qytetin Madeguiri, afër pellgut të liqenit Çad, në kampe, universitete dhe në xhami. Refugjatët nigerianë po përballen vazhdimisht me thatësira dhe uri, veçanërisht në Nige-rinë Verilindore. Konfliktet dhe dhuna janë intensifikuar gjithashtu edhe në zonat rurale, veçanërisht në zonën e Fulanit, dhe e njejta synohet edhe ndaj fermerëve vendas.Në shkurt të vitit 2018, më shumë se njëqind studentë u rrëmbyen nga një fraksion militant i Boko Haram, i njohur si Shteti Islamik nga Afrika Perën-dimore. Ata u lanë të lirë një muaj më vonë. Konfliktet janë kryesisht të njëpasnjëshme në veriun e Nigerisë të populluar me myslimanë, veçanërisht në rajonin e Borneos, ku janë shpërn-gulur miliona njerëz. Gjatë muajit qershor 2018, ushtria nigeriane njoftoi se mbi dy mijë persona të zhvendosur nga ky rajon donin të ktheheshin. For-cat ushtarake të sigurisë së Nigerisë që luftojnë fraksionet militante të Boko Haram, shpesh akuzohen për abuzime të të drejtave të njeriut. Në planin politik, në mars të vitit 2016, Mahamadou Issoufou u zgjodh presi-denti i ri i shtetit. Përkundër klimës së qëndrueshme politike në vitin 2017, situata e sigurisë në rajonin e Diffas ka ndryshuar që nga ardhja e Boko Haram. Nigeri gjithashtu përballet me sulme xhihadiste dhe trafik droge në Tillabéry dhe rajonin e Tahouas Veriore. Për këtë shkak, gjatë vitit 2017 qeveria intensifikoi gjendjen e jashtëzakonshme në këto rajone duke rritur numrin e forcave të sigurisë ush-tarake dhe duke filluar një operacion të ri të përbashkët ushtarak.Gjatë korrikut 2017 në Bamako, ven-det e G5 Sahel (Burkina Faso, Çad, Mali, Mauritania dhe Nigeri) vendet G5 Sahel (Burkina Faso, Chad, Mali, Mauritania and Niger), pas nismës së Francës filloi një operacion të forcës së përbashkët me një total prej 5000 trupash të ngarkuar me patrullimin dhe sigurimin e rajonit të këtyre vendeve përmes operacionit “Barkhane” për të luftuar terrorizmin. Përveç 5,000 trupave nga G5 Sahel, Franca ka ven-dosur rreth 4500 trupa të ngarkuar me trajnimin e 500 trupave të G5 Sahel dhe paqeruajtës të KB dhe vëzhgues ushtarak nga misioni i stabilizimit në Mali në Minusma.Ky operacion ushta-rak, i cili vlerësohet të jetë rreth 423

milion euro, është financuar pjesërisht nga pesë vendet e lartëcekura dhe nga një pjesë tjetër është financuar përmes fondeve të Bashkimit Evropian. Rapor-tet nga selia e Shtabit të Operacioneve të Bashkuara Ushtarake theksojnë se ndihma shtesë financiare nga partnerët dypalësh evropian si dhe nga Shtetet e Bashkuara është e nevojshme për këtë operacion të përbashkët ushtarak. Deri më tani, Franca është zotuar të sigurojë rreth 200 milion euro gjatë pesë viteve të ardhshme përmes fondeve të veta ose ndërkombëtare, pastaj përmes fondeve të KB, Bankës Botërore dhe Bashkimit Evropian për të luftuar varfërinë në vendet e Sahelit.

Dr. Andrej Iliev

Nigeria është në kulmin e strategjisë ndërkombëtare për të luftuar terrorizmin.

Prania e SHBA në dekadën e fundit ka qenë konstante. SHBA ndërton bazën ajrore

ushtarake duke përdorur drone zbulimi, me vlerë mbi

110 milion dollarë, afër qytetit Agadez. Sipas ekspertëve

ushtarakë amerikanë, ky është deri më tani projekti më i madh ndërkombëtar i forcave ajrore që synon zbulimin, patrullimin

dhe mbështetjen ushtarake për civilët në rajon

56

Film

Me këto fjalë, korespodenti i gazetës “Neë York Herald Tribune” Henri Hauel, roli kryesor i filmit “Gernika” për të cilën shkruajmë në këtë

numër të “Mburojës”, do t’a fillojë raportimin e tij për hororin që do ta dëshmojë në qytetin me të njejtin emër, gjatë luftës qytetare në Spanjë. Gjatë kohë Gernika si temë, ka qenë e harruar nga bota e filmit. Arsye për këtë kanë qenë edhe paqartësitë dhe informatat e ndryshme rreth kësaj ngjarje, e në këtë mënyrë askush nuk ka marrë guxim që të njejtën t’a shpalosë në pëlhurën filmike. Piktura e njohur e Pikasos me dekada ka pasur rolin e ilustrimit më të njohur vizuel të bombardimit disaorësh historik.Në vitin 2016, Maria Valverde dhe Xhejms D’Arsi me interpretimin e tyre artistik e rimëkëmbin pothuajse 80 vjet tregimin e vjetër

për Gernikën, përmes lidhjes romantike të Terezës dhe Henrit, protagonistëve kryesorë të cilët ky qytet do t’i bashkojë dhe do t’i ndajë. Të dy janë dy botëra të ndryshme – edhe pse duket që Tereza është ajo e cila për shkak të natyrës së punës së saj, e kufizon lirinë e Hauelit, situata është krejtësisht e kundërt: Tereza është robër i një sistemi i cili e humb luftën dhe në mënyrë dëshpëruese orvatet të qëndrojë në këmbë duke e sabotuar situatën reale duke ia shfaqur botës në një filtër rozë.

Dashuri dhe luftëDerisa lufta është në hovin e saj më të madh në vend, republika është e preokupuar që ta fshehë realitetin, me qëllim që të mos lejojë që asnjë lajm i keq të del jashtë kufijve. Kështu, në Spanjë me fillimin e luftës është formuar byro e posaçme e cila do t’i cenzurojë të gjitha telegramet dhe fotografitë të cilat dalin nga vendi, ndërsa qëllim i veçantë i kësaj janë gazetarët, korespodentët e huaj për të cilët ekzistojnë

rregulla të posaçme, se ku guxojnë të lëvizin, me kend dhe si të komunikojnë. Propaganda është në jehonën e saj më të lartë. Njëra nga cenzurueset është Tereza, një autore e re e dështuar me një dashuri të theksuar për fjalën e shkruar, fatkeqësisht me karrierë prej një redaktoreje të autorëve dhe gazetarëve të vërtetë. Lakmia e saj ndaj Henri Hauelit, një yll i pamohueshëm në botën e gazetarisë, statusi i lartë të cilin e shëndrron në një qenie egocentrike dhe skeptike, nuk vihet në dyshim. Haueli për Terezën paraqet ëndrrën e saj të parealizuar, atë që një ditë ka shpresuar që do të bëhet – poete. Por, me fillimin e luftës qytetare, ëndrra rinore shuhet nga nevojat e situatës së posa krijuar ku vjen në shprehje aftësia e saj e njohjes së disa gjuhëve, si dhe aftësia për t’u ballafaquar me gazetarë, e orienton krejtësisht në një drejtim tjetër, larg dëshirave të mëdha të saj. Fatet e këtyre dy personave diametralisht të kundërt bashkëdyzohen pikërisht në Gernikë, ku ka lindur republika dhe mu në këtë vend ata do të ndahen tragjikisht. Në vend se të

„Gernika“„26 prill 1937, Gernika. Një qytet shumë i vogël në very të Spanjës shumë shpejtë do të bëhet i njohur, por për shkaqe jo të mira.“

bëjë transmetimin faktografik dhe plastik të fakteve rreth ngjarjes që do ta shënojë këtë luftë tre vjeçare, regjisori vë në kontekst të një tregimi romantik, në këtë mënyrë duke bërë një paralele në dy situata shumë të ngjajshme në shumë elemente – dashuria dhe lufta, ku lidhin shumë punë dhe lidhin shumë ndjenja të përbashkëta: humbjet, vuajtjet, dhimbjen, pafuqinë, gjendejn e të qenurit i pambrojtur, mungesën e lirisë. Në bombardimin e Gernikës, nuk është asgjësuar vetëm jeta e njerëzve, por edhe ëndrrat, dëshirat, shpresat… Në trekëndëshin e dashurisë është edhe rusi Vasil, shefi i Terezës, dashuria e pakthyeshme e të cilit te ai shkakton panik dhe huti. Megjithatë, te rusi ekziston shpresë se Tereza do të ndërrojë mendje, do të fillojë ta dashurojë, deri në momentin e paraqitjes së Hauelit kur edhe do të vijë fundi i atij iluzioni, duke e humbur përfundimisht Terezën. Inati që do të paraqitet tek ai do të jetë i madh duke shkaktuar një sërë veprimesh të pamatura që do të devijojnë në një drejtim të padëshiruar. Vasili është njeri i dobët, njeri pa integritet, një ekzekutues i ndëgjueshëm i urdhërave sovjetike. Nga ana tjetër, Tereza punon për të dhe kjo për Vasilin shihet si mundësi që ti afrohet asaj, jo me dashuri, por me fuqinë që ai e posedon. Humbja e kontrollit nuk është veti e Vasilit dhe në momentin kur ai ndjen se është duke e humbur atë, ai së pari do t’a asgjësonte atë që e do, se sa nga ana tjetër, të lejojë t’a humb të njejtën.

Qytet i shndërruar në qymyrNë fakt pjesa më e madhe e filmit i kushtohet modelimit të kontekstit historik dhe ndërtimit subtil e të imponuar të fotografisë dhe ambientit për publikun – lojalistët kundrejtë fashistëve, përfshirja e Gjermanisë naziste si mbështetje e gjeneralit Franko, si dhe mbështetjen ruse për pushtetin. E gjithë kjo

krijon një konfuzion, ku varësisht anës të cilën e mbështesin, bashkëqytetarët kthehen kundër njëri tjetrit…Përkundër këtij tensioni, shohim se si jeta vazhdon edhe gjatë luftës (shembull për këtë është kushërira e Terezës e cila përgatitet për dasmën e saj dhe familja e saj e cila mban shpresa të kota jeta e qetë fshatare do të mbetet e paprekur nga lufta dhe nga ngjarjet në të.) Jashtëzakonisht markant është edhe interpretimi i Maria Valverdes, ku gjatë filmit ndërron disa role – nga një përkrahëse e ftohtë dhe strikte e pushtetit, në një grua të dashuruar e mbushur me ndjenja, e deri te një viktimë e munduar e rrethanave.Edhe pse në fillim, Tereza duket se do të jetë anti hero i filmit, një orë e gjysëm më vonë

në film, paraqitja e saj vihet në funksion që të ngërthejë simpati, e që në fund, vdekja e saj të përçojë një mesazh jashtë ngjarjeve të kohës – se lufta nuk zgjedh se cilin do ta marrë me vete, lufta nuk vlerëson dhe gjykon, por se ajo merr gjithçka që i del përpara, gra, fëmijë, të pafuqishëm, të pafajshëm. Por, ajo që s’duhet harruar ka të bëjë me faktin se lufta është produkt i njeriut,ajo ekziston sepse dikush atë e mban në jëtë. Qëllimi i luftës nuk është të zgjidhet një konflikt, por ajo është metodë e destrukcionit. Një

shembull i pastër për këtë është pamëdyshje edhe involvimi i gjermanëve fashistë dhe i planeve të tyre kriminele e vrastare sulmuese. Së pari, zgjedhja e një qyteti në të cilin absolutisht nuk ka asnjë cak ushtarak e luftarak, por ka vetëm njerëz të pafajshëm, e më pas edhe me metodat e sulmit me armët e reja – predhat, zjarri i të cilave me asgjë nuk mund të shuhet, e qëllimi është i qartë – të vdesin sa më shumë njerëz, të asgjësohet tërësisht Gernika, si simbol i republikës, qyteti të digjet... Pamëshira e sulmit është jashtë çdo norme dhe etike e të luftuarit dhe pikërisht për këtë shkak Gernika nga një qytet i qymyrosur, shëndrrohet në një shembull historik.„Gernika“, edhe përkundër tregimit të

dashurisë nuk ka të bëjë me ndonjë dramë romantike, nuk ka të bëjë as me ndonjë film klasik luftarak. Duke e parë aspektin kohor, filimi është përqëndruar te ngjarjet të cilat i kanë paraprirë luftës dhe kanë qenë një mbulesë e sulmit brutal, por edhe për vetë sulmin i cili transmetohet përmes fotografive në mënyrë dramatike dhe të drejtëpërdrejtë. Ajo që ndoshta i mungon filmit, është mungesa e elementeve të luftës në pjesën e parë dhe intenzitetit në pjesën e fundit, gjë që në një mënyrë sjellë në një kufij tepër strikt dhe përnjëherë e ndryshon dinamikën e filmit në një mënyrë jo aq të suksesshme. Ky film ndoshta nuk

është i rradhir aq lartë në top listën e filmave që i përkasin këti zhanri, por ka të bëjë me një “thyes të vërtetë të akullit”, për një temë e cila me decenie ka qenë e injoruar apo e paraqitur me fragmente të shkurtëra. Të shpresojmë se ekzistenca e tij do ta trasojë rrugën për të njohur shumë më mirë një fakt historik dhe se do të ngjall interes shumë më të madhe për hulumtim më të thellë të ngjarjeve.

Еlena Gjorgjievska

Regjia: Koldo Serra

Rolet: James D’Arcy, María Valverde, Jack Davenport, Ingrid García Jonsson

Skenari: Barney Cohen, Carlos Clavijo Cobos

Kinematografia: Unax Mendia

Мuzika: Fernando Velázquez

Vendi: Spanjë / SHBA

Viti: 2016

Kohëzgjatja: 110 minuta

Çmimet: I nominuar për çmimet „Goya“, „Gaudi“, „ASECAN“

Таоri është fshat i cili gjendet në Zelenikovë, në rrethinën e Shkupit, i vendosur në rajonin tradicional të Bllatisë së Shkupit. Fshati gjendet

në Grykën e Taorit nga ana e majtë e lumit Vardar, në 26 kilometra distancë nga qyteti i Shkupit në drejtim lindor. Lumi Vardar e ndan fshatin Oreshani, i cili gjendet mu në bregun e djathtë në anën e kundërt. Në afërsi të fshatit Taor, 20 kilometra në jug të Shkupit, në afërsi të Zelenikоvës është zbuluar lokaliteti arkeologjik me të njejtin emër (Taor). Në këtë lokalitet janë gjetur sipër njëra tjetrës, shtresa të tre lagjeve të periudhave të ndryshme kohore. Njëra lagje është e kohës parahistorike, nga fundi i periudhës së eneolitit, që daton nga viti 3000 dhe 2000 para Krishtit, ndërsa lagja e dytë daton që nga periudha e antikës së vonshme (shek. IV-VI pas Krishtit), përderisa lagja e tretë është e periudhës

mesjetare (shek. IX – X).Fshati Taor është një lagje tejet e vjetër, e njohur dhe e përmendur edhe në periudhën antike, por edhe në atë mesjetare. Në kohën antike ky vend është quajtur Tauresium, kur ka qenë edhe pjesë e provincës romake Ilirik. Në këtë vend ka lindur perandori i Bizantit, Justiniani i Parë, ndërsa mbetjet e këtij qyteti gjenden në vendin e quajtur Gradishte, jo larg kishës dhe varrezave të fshatit. Për shkak të pozitës së rëndësishme strategjike në lagjen Tauresium – Taor, gjithmonë ka pasur jetë të organizuar dhe lokacione të rëndësishme ushtarake, ku vetë lagja disa herë është përmendur dhe shënuar në shkrimet antike dhe mesjetare. Të dhënat më të vjetra të shkruara për fshatin Taor datojnë që nga viti 1227 ku vendi përmendet nën emrin Tavor, emër i cili haset edhe në shekujt XIV dhe XVI.

Prejardhja e emrit vjen nga lagja antike dardane „Ταωρησιον“, e cila sot është kthyer në Таоr[. Emrat Taur, Tauresion, Taurision kanë qenë emra të periudhës pararomake që kanë ardhur nga fjala antike „taura“, që do të thotë shkëmb, kodër, që bashkërendon me pozitën dhe vendndodhjen e fshatit të vendosur në kodrën mbi Vardarin në hyrje të grykës . Ajo që është e rëndësishme për hulumtimin e lokalitetit Taor ka të bëjë me atë se lagja është e ndërtuar sipas planit, më saktësisht se posedon status të një lagjeje të urbanizuar. Materiali me të cilin është ndërtuar kjo lagje është e një cilësie jashtëzakonisht të lartë. Muret janë të trashë dhe janë të mirëmbajtur. Në vende të caktuara ato duken edhe sikur të ishin të konzervuar.

Kristina Ilievska

58

Таоri Vendlindja e Justinianit të Parë

Таоri Vendlindja e Justinianit të Parë