jemi edhe ne per kosoven - abaz ajeti

4
Mujore për fëmijë, botim i VMA-Kukës Jemi edhe ne... 8 Aktivizohuni në veprimtaritë e shkollës në se doni që zëri juaj të dëgjohet dhe vota juaj të numrohet Jonuz Kola, drejtor, Nazif Dokle, kryeredaktor; Gentian Palushi , sekretar i redaksisë Kjo gazetë botohet më mbështetjen financiare të Departamentit të Shtetit AmerikanëITF (Fondi Ndërkombëtar i Mirëbesimit për Çminim dhe Asistencë për viktimat, Slloveni.) Komentet e shprehura këtu, në asnjë rast, nuk pasqyrojnë qëndrimin e Departamentit të Shtetit Amerikan. Përmbajtja e saj është përgjegjësi vetëm e shoqatës “VMA-Kukës” 1 Kosova, shteti më I ri në botë Deklarata e Pavarësisë Të mbledhur në mbledhje të jashtëzakonshme më 17 shkurt 2008, në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, duke iu përgjigjur thirrjes së popullit për të ndërtuar një shoqëri që respekton dinjitetin njerëzor dhe afirmon krenarinë dhe synimet e qytetarëve të saj... ...Duke nderuar të gjithë burrat dhe gratë që bënë sakrifica të mëdha për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për Kosovën: 1. Ne, udhëheqësit e popullit tonë, të zgjedhur në mënyrë demokratike, nëpërmjet kësaj Deklarate shpallim Kosovën Shtet të Pavarur dhe sovran. Kjo shpallje pasqyron vullnetin e e popullit tonë dhe është në pajtueshmëri të plotë me rekomandimet e të Dërguarit Special të kombeve të Bashkuara, Marti Ahtisaari... 2. Ne shpallim Kosovën një Republikë demokratike, laike dhe multietnike, të udhëhequr nga parimet e jodiskriminimit dhe mbrojtjes së barabartë përpara ligjit... 3. Ne pranojmë plotësisht obligimet për Kosovën të përmbajtura në Planin e Ahtisaarit, dhe mirëpresim kornizën që ai propozon për të udhëhequr Kosovën në vitet në vijim... 4. Ne do të miratojmë sa më shpejt që të jetë e mundshme një Kushtetutë që mëshiron zotimin tonë për të respektuar të drejtat e njeriut dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve tanë... Vlora përkujton 1912... Përkujtohet 1912 në Vlorë Ishte një inskenim I bukur nga aktorë të Teatrit “Petro Marko”, të cilët kanë përshkuar të gjithë bulevardin për të zbritur më tej në Sheshin e Flamurit, duke përshëndetur qytetarët. Gjatë rrugës, paradës I janë bashkangjitur me mijëra qytetarë vlonjatë, të cilët kanë festuar hareshëm ditën e madhe të {pavarësisë së Kosovës. Askush nuk ka munguar të shijojë momentin historik të flamurit në Kosovë, e paralelisht është ngritur flamuri shqiptar, duke rikujtuar në memorien e çdokujt Pavarësinë e 1912-ës, kur u formua shteti shqiptar. Tashmë këto dy data do të shënojnë momente historike për shqiptarët, të cilët janë bashkuar më shumë se kurrë. Karroca e improvizuar me sozitë e Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit Shkruan historinë Ecën Isa në shi e në borë Për me shku ai burrë në Vlorë Ecën shumë tuj mendu A do muj vallë në Vlorë me shku E çon Isa dorën në vetull, Do shkoj në Vlorë unë patjetër Gjallë a vdekur në Vlorë kam me shkue Ismail Begi është t'em përgjue plaku i Kaninës rri tuj mendue Pse Isa ësht tuj vonue? Plaku prek mjekren me dorë thotë, do vijë Isa në Vlorë, Në Vlorë Isa kur ka mrri, me flamur i kanë parapri Krah më krah me Gurakuqin Ulet në gjunjë e puth flamurin E flamurin kur ishte te puth sutë me lot i ishin mbush I kujtoj të parët e tij Se luftuan për ket liri Me gjak e shkruan këtë histori. Ibadete Tafaj, viti i II ibotimit, Speciale, Maj 2008 Shoqata Viktimat e Minave dhe Armëve Kukës (VMA- Kukës) ka një vit që boton gazetën për fëmijë “Jemi edhe ne” me mbështetjen e KE dhe Departamentit Amerikan të Shtetit. Deri tani kjo gazetë numëron 15 numra të botuar dhe është I vetmi organ I shkruar që botohet në Kukës. Përqindjen më të madhe të shkrimeve e zënë krijimet e reporterëve të rinj të Kukësit, Hasit dhe Tropojës, por në brendësi të kësaj gazete ka edhe rubrika të tjera të rëndësishme si: intervista, le të krijojmë së bashku një botë humane, pa dhunë, pa armë e krisma, pa mina, mesazhe sigurie (edukimi ndaj minave), krijimet figurative, ngjarje dhe individë, fotografi e rrallë, konventa mbi të drejtat e fëmijëve etj. Deri tani janë shpërndarë rreth 15 000 kopje të kësaj gazete në zonat me të thella të Kukësit, Hasit dhe Tropojës. VMA-Kukës do të bëjë të gjitha përpjekjet e mundshme për të vazhduar botimin e kësaj gazetë si mjeti I vetëm ku nxënësit të shprehin lirshëm mendimet e tyre.

Upload: others

Post on 19-Nov-2021

4 views

Category:

Documents


1 download

TRANSCRIPT

Page 1: Jemi edhe ne per Kosoven - Abaz Ajeti

Mujore për fëmijë, botim i VMA-Kukës

Jemi edhe ne...

8

Aktivizohuni në veprimtaritë e shkollës në se doni që zëri juaj të dëgjohet dhe vota juaj të numrohet

Jonuz Kola, drejtor, Nazif Dokle, kryeredaktor; Gentian Palushi , sekretar i redaksisë

Kjo gazetë botohet më mbështetjen financiare të Departamentit të Shtetit AmerikanëITF (Fondi Ndërkombëtar i Mirëbesimit për Çminim dhe Asistencë për viktimat, Slloveni.) Komentet e shprehura këtu, në asnjë rast, nuk pasqyrojnë

qëndrimin e Departamentit të Shtetit Amerikan. Përmbajtja e saj është përgjegjësi vetëm e shoqatës “VMA-Kukës”1

Kosova, shteti më I ri në botëDeklarata e Pavarësisë

Të mbledhur në mbledhje të jashtëzakonshme më 17 shkurt 2008, në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, duke iu përgjigjur thirrjes së popullit për të ndërtuar një shoqëri që respekton dinjitetin njerëzor dhe afirmon krenarinë dhe synimet e qytetarëve të saj......Duke nderuar të gjithë burrat dhe gratë që bënë sakrifica të mëdha për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për Kosovën:

1. Ne, udhëheqësit e popullit tonë, të zgjedhur në mënyrë demokratike, nëpërmjet kësaj Deklarate shpallim Kosovën Shtet të Pavarur dhe sovran. Kjo shpallje pasqyron vullnetin e e popullit tonë dhe është në pajtueshmëri të plotë me rekomandimet e të Dërguarit Special të kombeve të Bashkuara, Marti Ahtisaari...

2. Ne shpallim Kosovën një Republikë demokratike, laike dhe multietnike, të udhëhequr nga parimet e jodiskriminimit dhe mbrojtjes së barabartë përpara ligjit...

3. Ne pranojmë plotësisht obligimet për Kosovën të përmbajtura në Planin e Ahtisaarit, dhe mirëpresim kornizën që ai propozon për të udhëhequr Kosovën në vitet në vijim...

4. Ne do të miratojmë sa më shpejt që të jetë e mundshme një Kushtetutë që mëshiron zotimin tonë për të respektuar të drejtat e njeriut dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve tanë...

Vlora përkujton 1912...

Përkujtohet 1912 në Vlorë

Ishte një inskenim I bukur nga aktorë të Teatrit “Petro Marko”, të cilët kanë përshkuar të gjithë bulevardin për të zbritur më tej në Sheshin e Flamurit, duke përshëndetur qytetarët. Gjatë rrugës, paradës I janë bashkangjitur me mijëra qytetarë vlonjatë, të cilët kanë festuar hareshëm ditën e madhe të {pavarësisë së Kosovës. Askush nuk ka munguar të shijojë momentin historik të flamurit në Kosovë, e paralelisht është ngritur flamuri shqiptar, duke rikujtuar në memorien e çdokujt Pavarësinë e 1912-ës, kur u formua shteti shqiptar. Tashmë këto dy data do të shënojnë momente historike për shqiptarët, të cilët janë bashkuar më shumë se kurrë.

Karroca e improvizuar me sozitë eIsmail Qemalit dhe Isa Boletinit

Shkruan historinë

Ecën Isa në shi e në borëPër me shku ai burrë në VlorëEcën shumë tuj menduA do muj vallë në Vlorë me shkuE çon Isa dorën në vetull,Do shkoj në Vlorë unë patjetërGjallë a vdekur në Vlorë kam me shkueIsmail Begi është t'em përgjueplaku i Kaninës rri tuj mendue Pse Isa ësht tuj vonue?Plaku prek mjekren me dorëthotë, do vijë Isa në Vlorë,Në Vlorë Isa kur ka mrri,me flamur i kanë parapriKrah më krah me GurakuqinUlet në gjunjë e puth flamurinE flamurin kur ishte te puthsutë me lot i ishin mbushI kujtoj të parët e tijSe luftuan për ket liriMe gjak e shkruan këtë histori.

Ibadete Tafaj,

viti i II ibotimit, Speciale, Maj 2008

Shoqata Viktimat e Minave dhe Armëve Kukës (VMA-Kukës) ka një vit që boton gazetën për fëmijë “Jemi edhe ne” me mbështetjen e KE dhe Departamentit Amerikan të Shtetit. Deri tani kjo gazetë numëron 15 numra të botuar dhe është I vetmi organ I shkruar që botohet në Kukës. Përqindjen më të madhe të shkrimeve e zënë krijimet e reporterëve të rinj të Kukësit, Hasit dhe Tropojës, por në brendësi të kësaj gazete ka edhe rubrika të tjera të rëndësishme si: intervista, le të krijojmë së bashku një botë humane, pa dhunë, pa armë e krisma, pa mina, mesazhe sigurie (edukimi ndaj minave), krijimet figurative, ngjarje dhe individë, fotografi e rrallë, konventa mbi të drejtat e fëmijëve etj. Deri tani janë shpërndarë rreth 15 000 kopje të kësaj gazete në zonat me të thella të Kukësit, Hasit dhe Tropojës. VMA-Kukës do të bëjë të gjitha përpjekjet e mundshme për të vazhduar botimin e kësaj gazetë si mjeti I vetëm ku nxënësit të shprehin lirshëm mendimet e tyre.

Page 2: Jemi edhe ne per Kosoven - Abaz Ajeti

Të vuash! Nëse dëshironi kuptimin e trishtë të kësaj Shqiptarët gjithmonë kanë përkrahur shqiptarin në ditë fjale, pyetni më mirë vëllezërit dhe motrat kosovare. Atë çka hidhërimi dhe gëzimi. ata përjetuan nuk harrohet lehtë nga mendja njerëzore e cila 17 shkurti i vitit 2008 do të mbetet gjithmonë në kujtesë gjithmonë kthen kokën pas, duke kujtuar çaste të lumtura sepse kjo ditë e shenjtë liroi Kosovën nga kthetrat mizore të dhe të hidhura të jetës. Srbisë e duke e bërë shtetin më i ri në botë. Me Kosovën të

Çfarë ndjen një njeri kur humb familjen, të afërmit dhe lirë e sovrane do të krenohen brezat e ardhshëm. Në mbetet i vetëm në botë duke u torturuar e përzënë nga themelet e kësaj historie është madhore e pavdekshme e shtëpia. Dhimbje që nuk harrohen lehtë, këtë përjetuan luftëtarëve që dhanë jetën për të. Kosova shkruajti me gjak kosovarët kur u burgosën për krime të pakryera, kur u e trimëri, me dhëmbje e dashuri fjalën e bukur, të ëmbël përzunë pa pikë mëshire nga trualli i gjyshërve e PAVARËSIstërgjyshërve të tyre. Në këtë ditë të vështira ata gjetën strehë të ngrohtë te vëllezërit e tyre në Kukës, Has, Tropojë. Afërdita Brati, klasa VIII Krumë

2

Kosova, shteti më i ri në botë ...

Punoi: Florjan Trota

Punoi: Korab Cenaj

Pavarësia flet në heshtje

Kjo heshtja e qytetit këtë ditë, sikur flet shumëMë shfaqet një det plot lot të lashtë, ku një kristal shkëlqen.Dielli, edhe pse dimër, lëshon rreze, por jo si më parë Hëna, sikur po flet më shumë se kurrë...Tani e kuptova. Këto yje ja se ç'po thonë:“Nga fundi i dimrit të acartë pranvera po vjen.Pranë atdheut fqinjë arriti fitorja e pritur.Nëpër vite e torturuar valoi shpresa e besuar me shpirt,Anoi e ardhmja e quajtur liri që s'ka kthim më asnjëherë.Shiko rërën ku thotë në pikturimin e valëve fjalën liri.Dije se ëndrra e realizuar theu kufijtë e dhimbjes e humbjes.Errësira shqeu sytë, por u shua nga ujëvarat kosovare.Iliria që mbrojti të drejtën provoi me fakte të vërtetën. Mos ki asnjë dyshim, sepse ardhmëria zbraziVetveten që i ndalohej në etjen mijëvjeçare.Rendi i botës dha siguri dhe paqe.Kurrë mos harro, si atdheu s'do gjesh askund,Pranë meje do të jesh ishalla përjetë!Mendoje mirë, o i ri, dhe kujtohu për ardhmërinë.Nuk mund të gjesh askund, përveçse në dheun tëndtokën që bart gjysh e stërgjyshërit e tu...”

Zymbyle Jaku, Krumë

7

17 shkurt 2008, dita e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, një nga ngjarjet më të mëdha të kombit shqiptar

Haxhi Zenunit

Një djalë i ri i këtij katundi,U rritë i bukur sikur gdheni.Emri i tij Haxhi ZenuniIshte nderi i këtij vendi.

Me detyrë shteti e kish çue Për Kosovë e Shqipëri.Në pabesi e kanë qëllueE dha jetën me burrëri

Edhe ne nipat e tij Kurrë për jetë nuk e harrojmëE nderojmë emrin e tijSa më shumë që të mësojmë.

Edison Boshnjaku, Buçaj Tropojë

Ngjarje dhe festime ditën e PavarësisëNë Shqipëri festohet shpallja e Pavarësië...

Mijëra kosovarë të Fierit organizohen për datën historike...Mbi 150 kosovarë që jetojnë prej vitesh në Fier, I janë drejtuar Kosovës për të pritur momentin e shpalljes së Pavarësisë. Mëngjesi I ftohtë I 17 shkurtit nuk I ka ndalur qytetarët që të zbukurojnë me flamuj kombëtarë ballkonet dhe banesat e tyre. Asnjëherë nuk është parë qyteti I fierit më I kuq se dje, edhe kur festat kanë qenë fetare apo kombëtare. Dita e djeshme tregoi se shprehja: “Feja e shqiptarit është shqiptaria” ka qenë, mbetet dhe do të jetë në breza “epitafi” I shqiptarëve.LushnjeEdhe në Lushnje, organizimet e bashkisë e qytetarëve kanë sjellë një atmosferë festive. Gjithkush I gëzuar për ditën e shumëpritur, ku tashmë vëllezërit tanë në Kosovë njihen si shtetas të pavarur. Atmosfera ka nisur që në orët e paradites e ka përfunduar vonë në mbrëmje.Prizren Një flamur gjigant kuqezi, me gjatësi prej 3.2 km është shpalosur nga varrezat e dëshmorëve në Landoviç, deri tek Sheshi I Lidhjes. “Është flamuri më I madh në historinë e Kosovë. Ai është mbajtur nga 1878 nxënës të rinj, kjo për faktin se Lidhja e Prizrenit është mbajtur në vitin 1878.

Tirana në festë, paralel me Prishtinën.Si asnjëherë tjetër sheshi “Skënderbej” është mbushur nga qindra qytetarë që kanë festuar këtë ditë historike jo vetëm për Kosovën, por për mbarë popullin shqiptar. 17 shkurti, jo vetëm Prishtinën por edhe Tiranën e ka gjetur shumë ndryshe. Flamujt dhe Banda e Qytetit kanë ndezur atmosferën, duke iu bashkangjitur gëzimit të vëllezërve kosovarë. Momenti I deklaratës zyrtare të Kryeministrit Hashim Thaçi në orën 15:35, për shpalljen e Pavarësisë së Kosovës si shteti më I ri I Evropës, është ndjekur me emocione të mëdha edhe në lokalet e kryeqytetit. Nuk mungonin edhe nga ata kosovarë të cilët, në pamundësi për të qenë në Prishtinë e kanë ndjekur drejtpërdrejtë këtë deklaratë pavarësie nga ekrani I televizorit. Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”është mbushur me mijëra njerëz që kanë dalë të festojnë këtë ditë historike për mbarë shqiptarët kudo që ndodhen.

Fjala e kryeministrit ThaçiKryeministri I Kosovës, Hashim Thaçi duke paraqitur deklaratën e pavarësisë tha: “Ne e shpallim Kosovën republikë demokratike dhe laike”. Ai tha se do të miratohet shumë shpejt kushtetuta e Kosovës, që do të respektojë të drejtat e të gjithëve. “Kjo kushtetutë, - tha kryeministri, - do të respektojë të gjitha parimet e dokumentit të Ahtisaarit”. Në këtë deklaratë thuhet se Kosova merr obligimet që I ka arritur edhe misioni I Kombeve të Bashkuara, si dhe pjesën e obligimeve që dalin nga ish-federata jugosllave.Udhëheqësit kosovarë, kryeministri Thaçi dhe presidenti Fatmir Sejdiu, në fjalimet e tyre në shqip dhe serbisht garantuan pakicën serbe se ata do të gëzojnë të njëjtat të drejta sit ë gjithë qytetarët e tjerë. “Kosova do të jetë shtet I të gjithë qytetarëve, nuk ka diskriminim, të drejta dhe mundësi të barabarta për të gjithë”, - tha Thaçi.

Page 3: Jemi edhe ne per Kosoven - Abaz Ajeti

KRIJIME LETRARE

36

Pavarësia...

Më në fund erdhe pavarësi,Më trokite në shtëpi,Gati një shekull duke pritë,Që të vinte kjo ditë.Erdhe nga Adem Jashari e Rugova,Nga Tetova e Gjakova,Nga Shqipëria e bota,E më në fund u bëra e jotja.Me shpirt të gëzuarTë pres moj e uruar.Sa shumë gjak për ty derdha,Sa shumë zemra njerëzish theva.Lot, varfëri, kafshatë vdekjeje,Pata unë duke të pritur me etje.Ai shkau më dëmtoi,Shumë plagë më shkaktoi.Këtë shpirt mua ma theu,Tokën time me gjak e leu.Po ky truall s'thyhet kurrëSe në të ka trim e burrë.Në të mbizotëron krenaria,E trashiguar brez pas brezi nga Arbëria.Lulet e lirisë lulofshin në botë,Fjalët e gëzimit përherë burofshin,Vetëm në botë të lirë njeriu jetoftë,Ëndrrat dhe shpresat përferë mbizotërofshin.

Ruke Dida, klasa VIII Krumë

Lulja e vyshkur që çeli përsëri

Shumë me kënaqësi,dhe me dashuri,e kem pritë Kosovënme shpall pavarësi

Ngrihuni o ju trima nga varretmos ndjeni pakënaqësise Kosova jonëShpalli Pavarësi.

Ditë e shënuarditë e lumturisëditë e gëzuarditë e Pavarësisë.

Pavarësia e Kosovës

More shkja ti kofsh mallkueshumë Kosovën e ke lakmueE ke lakmu-lakmu kot,Se Kosova s'ka qenë pa t'zot.

Ka pasë burra e trima plot,Që luftuan për ket tokë,Për ket tokë, tokë të bekuar,që sot po duket e lulëzuar.

Një qind vjet kemi duruar,Pavarësinë për ta fituar,Moj Kosovë shqipe me fletë,Pavarësinë ma gëzofsh përjetë.

Xheladin Cenaj, Gostil

Kosova

Oj Kosovë legjendareJi krenare për bijtë e tuqë ranë për atdheKurrë nuk u trembenga krisma e gjëmimeShpend graniti je Shumë masakra të egra duroveMe zjarr dhe flakë të kanë mbuluarE fortë dhe trimëreshë gjithmonë qëndroveDhe me armiqtë shekullorë luftovese bijtë që linde ti nuk qëndruan kokulurO nënë e lashtë dhe e papërkulurAsnjëherë nuk pranove mizorëNjë zotëri të rëndë me shekuj e kaloveNuk pyete fare për vuajtjet dhe mundiminPor me trimërinë tëndearmiqtë i shkatërrovedhe gjithmonë e pate guximin

Bege Lika

Shumë shqiptarë u vranë dhe jetimë lanëluftuan shumë të ri të kemi Pavarësi

Nuk jemi një kombqë lëshojmë vendin tonëpor jemi një kombqë shumë përballojmë.

Jemi shumë krenar Kosovëqë nuk u dorëzuamjemi shumë krenar Kosovëqë ëndrrën tonë realizuam

Kosovë në mendjevargje të tjera s'më vijnës'kam se ç'të them tjetërveç e gëzofsh Pavarësinë.

Fabida Kukaj, kl. IX, Zogaj

Flamuri I Kosovës

O flamur I bekuar mjaft qëndrove I përulurmjaft qëndrove I rënduarmjaft qëndrove I sunduarmjaft qëndrove I trishtuarmjaft qëndrove I mërzitur

Shumë e shumë vite priteja ku erdhi dita sotu shpalose me yje plot

Kur flamuri lart u ngrite gjithë bota u çuditKur flamuri po valëvitet gjithë zemrat po tronditen

U gëzuan pleq e të rinju gëzuan nëna e fëmijëja ku erdhi kjo pavarësime jetu në gëzim e lumturi.

Florjan Trota, Gostil

Kosova shteti m ë i ri botë në të cilën shqiptarët përbëjnë shum icën dërrm uese të popullsisë. Sipërfaqja 10 877 m 2, popullsia 2 126 708 banorë. Kryeqyteti : Prishtina.

Pozita gjeografike dhe kushtet natyrore . Shtrihet në brendësi të Gadishullit Ballkanik, midis Shqipërisë në P, M ali të Zi në VP, Serbisë në V e L dhe M aqedonisë në kryqëzimin e rrugëve të rëndësishme tokësore që kalojnë në drejtim të Adriatikut (nëpërmjet luginës së Lepencit dhe grykës së Kaçanikut) e pellgut të Danubit dhe të Evropës Qendrore (nëpërmjet luginës së Ibrit).

Pasuritë m inerale . K është një ndër zonat më të pasura të Evropës me minerale. Ka rezerva të mëdha qym yrguri linjit (rreth 12 miliardë tonë). Vendburim et kryesore gjenden në Fushën e Kosovës (pranë Prishtinës), në Rrafshine e Dukagjinit, Drenicë etj. G jithashtu në Kosovë ka dhe rezerva të konsiderueshme të plumbit, zinkut, arit, argjendit, kadmium, bismut, galium etj në vendburimet e Trepçes (M itrovicë), Novobërda etj.

Relievi është në përgjithësi malor. Lartësia mesatare është 810 m. pika më e lartë 2656 m (maja e Gjeravicës në B jeshkët e Nam una), pika më e ulët 265 m (shtrati i Drinit të bardhë në kufirin shtetëror). V iset malore zënë 63.5% të sipërfaqes së përgjithshme, fushat e kodrat 36.5% .

Klima është kryesisht kontinentale mesatare, me dimër relativisht të ftohtë me ngrica e reshje bore, me verë të ngrohtë e përgjithësisht të thatë. Në fushën e Kosovës temperaturat mesatare vjetore është 10.4?C, mesatarja e janarit -1?C, ajo e korrikut 20?C, temperatura e skajshme -26?C dhe 37?C. Në rrafshine e Dukagjinit, për shkak të ndikimit të madh të detit klima është më e butë. Sasia e reshjeve luhatet nga 600 m m në fushën e Kosovës në 1300 mm në Bjeshkët e Namuna.

Pasuritë ujore janë të mëdha, por ato shfrytëzohen pak në ekonomi. Lumenjtë ujëshumë, të vrullshëm dhe prurjet e tyre pësojnë luhatje të theksuara gjatë vitit. Etnografia, Folklori.

Kosova ndahet në dy krahina të mëdha etnografike: Fushë K osova dhe Rrafshi i Dukagjinit, popullsia shqiptare e të cilave ka të njëjtën të folme, të njëjtat zakone e tradita me atë të popullsisë që banon në Shqipërinë e Veriut, si vazhdim i drejtpërdrejtë i së cilës janë. Të dy krahinat, ndonëse nuk kanë ndryshime të thella në kulturën materiale, artistike, shoqërore e shpirtërore, ruajnë disa dallime të lehta.

Në Fushë-Kosovë banesa karakteristike ka qenë shtëpia përdhese me hajat, e ndërtuar me qerpiç e gur, me përmasa të vogla, pasi edhe familja nuk ka qenë e madhe. Veshja karakteristike e burrit ka qenë ajo me tirq të bardhë, e njëjtë me atë të përdorur në fshatrat e Shkodrës, Pukës, M irditës, Peshkopisë etj. Veshja me çitjane ka zëvendësuar veshjen e mëparshme vendase me këmishë të gjatë. Në fshatrat e Fushë-Kosovës ruhet mirë ende epika historike.

Në Rrafshin e Dukagjinit banesat janë të njëjta me tipin e përdorur në Tropojë e Kukës. Në shekullin e kaluar ashtu si në Fushë-Kosovë, krahas tirqve është mbajtur edhe veshja me fustanellë, që ka qenë një veshje mbarëkombëtare për burra. Në fund të shek. XIX ajo ia la vendin veshjes me tirq. Gruaja përdor veshjen me këmishë të bardhë, ose të bardhë me vija ngjyrë tulle, tip veshje që përdoret në Shqipërinë V L.

Kosova shquhet për pasuritë e saj folklorike – baladat, eposin heroik, meloditë dhe vallet popullore etj., të cilat janë pjesë përbërëse të folklorit shqiptar.

Letërsia . Letërsia në Kosovë hapat e parë i bëri me poezitë shoqërore e patriotike të Esat M ekulit, botuar nga mesi i viteve 30. M ë pas shfaqën pena të tjera si M ark Krasniqi etj. Nga fundi i viteve 60 e sidomos në vitet 70 vëllime poetike botuan Azem Shkreli, Fahredin Cunga, D in M ehmeti, Besim Bokshi, Ali Podrimja, M uhamet Kërveshi, Qerim Ujkani etj. Ato i pasoi një brez më i ri poetësh si Agim Vinca, Hasan Hasani, Sabri Hamiti, Jusuf Gërvalla etj. Poezia shqipe në Kosovë shquhet për karakterin patriotik e shoqëror, për trajtimin e temave nga historia kombëtare, me dashurinë ndaj vendlindjes dhe njerëzve të thjeshtë të popullit.

Artet dhe muzika. Shkolla e parë e arteve u hap pas Luftës II Botërore në Pejë. M ë 1957 u formua shoqata e artit figurativ dhe m ë pas e arteve të zbatuara. Ndër piktorët e parë të rëndësishëm është M uslim M ulliqi, krijues të tjerë janë Tahir Emra, Rexhep Ferri, Esat Valla etj. M uzika e kultivuar në Kosovë u zhvillua kryesisht nga vitet 60. Ajo u mbështet në këngët dhe vallet popullore, të njohura për ritmet dhe meloditë e bukura e të larmishme.

Prishtina

Page 4: Jemi edhe ne per Kosoven - Abaz Ajeti

54

Përshkrim I shkurtur nga viti 1878 e në vazhdimNën nxitjen e Rusisë cariste dhe me përkrahjen e fuqive të mëdha (Evropiane), pas rënies së

perandorisë Osmane, në Kongresin e Berlinit (1878) copëtohet Vilajeti i Kosovës, i Manastirit dhe i Shkodrës (me kryeqytetet Shkupin, Manastirin dhe Shkodrën) dhe territoret e tyre i anekson mbretëria

serbo-sllave. Popullsia shqiptare autoktone proteston gjatë mbajtjes së kongresit, dërgohen delegacione dhe peticione nga trojet etnike (sanxhaqet) shqiptare të Nishit, Jeni Pazarit, Leskofcit, Kurshumlisë,Plavës ,Gucisë, Ulqinit, pastaj reaguan, po ashtu, edhe shqiptarët autokton nga Vilajeti i Manastirit (Manastir, Ohër, Strugë, Dibër, Kërçovë...). Kosova dhe trojet etnike shqiptare gllabërohen nga mbretëria Serbo-sllave, ndaj popullsisë autoktone shqiptare bëhet një gjenocid i tmerrshwm. Ne rrjedhën e luftës se dyte botërore (1939-1945), Italia bashkon një pjesë të trojeve etnike shqiptare dhe krijon “Shqipërinë e madhe”, në të cilën përfshin edhe pjesën Italiane të Kosovës. Kosova ishte e ndarë në tri zona:Gjermane (pjesa veriore)Bullgare

(pjesa lindore) dhe Italiane (pjesa qendrore dhe perëndimore). Kosovarët, edhe pse të joshur me këtë "bashkim etnik" u rreshtuan në anën e aleatëve që bënin luftë kundër nazi-fashizmit (Amerika, Anglia dhe Rusia). Luftuan dhe derdhen gjakun për një qëllim të vetëm: Lirimin e vendit dhe bashkimin e kombit dhe trojeve etnike në një shtet të vetëm (Konferenca në Bunjaj më 1943). Kjo luftë njihej si "Lufta Nacional Çlirimtare", ishte një luftë e madhe për ideale të mëdha kombëtare.

Më 1945 vjen prishja e marrëdhënieve të Jugosllavisë me Shqipërinë, pastaj në Kosovë vendoset gjendje e jashtë zakonshme-regjim ushtarak, mbahet Kuvendi në Prizren për, gjoja vet përcaktimin e kosovarëve-shqiptarëve që të bashkëngjiten me republikën e Serbisë dhe Jugollavinë, vriten dhe burgosen trimat dhe patriotët më të devotshëm të kombit(R. Berisha, B. Sadllari, H. Taha etj.). Pasojnë vitet 1957 (shpërngulja e madhe për në Turqi nën mbikëqyrjen e Titos dhe të shovenistit A. Rankoviq, viti 1968 i Pranverës së madhe, i demostratave të studentëve, ku derdhet gjaku i rinisë shqiptare. Për herë të parë, në mënyrë institucionale kuadrot dhe intelektualët kosovarë kërkojnë që të realizohen kërkesat e studentëve për Kosovën Republikë, por Titoja, këtë kërkesë e mohoi. Kosova e fitoi Kushtetutën (1974), Universitetin, Akademinë, Gjykatën Kushtetuese, Supreme, Odën Ekonomike, policinë, mbrojtjen civile, disponimin me resurset natyrore, planifikimin dhe hartimin e strategjive zhvillimore, arsimimin në të gjitha nivelet, shëndetësinë dhe mirëqenien sociale etj.

Viti 1981, prapë pranvera studentore. Në Kosovë demonstrata të studentëve në Prishtinë dhe në të gjitha qytetet e Kosovës, prapë ndërhyrje policore ushtarake, derdhet gjaku i rinisë shqiptare dhe flijohen bijtë dhe bijat më të guximshme. Gjatë viteve 1981 gjer në vitin 1989 me qindra shqiptarw të vrarë, me mijëra të burgosur dhe të keqtrajtuar nëpër burgjet serbe dhe jugosllave. Serbia bënte presion për të marrë të gjitha institucionet shtetërore.

Mw 2 korrik 1990 para hyrjes nw sallwn e Kuvendit tw Kosovws lexohet dhe bëhet publike Deklarata Kushtetuese. Ndërsa me 7 shtator 1990, në Kaçanik deputet e Kuvendit te Republikës së Kosovës shpallën Pavarësinë. Gjendja ekonomike dhe sociale e popullit u vwshtirwsua së tepërmi, filluan organizimet e një sistemi paralel shëndetësor dhe arsimor i cili vet financohej. Diaspora shqiptare u aktivizua maksimalisht në ofrimin e çdo ndihme jo vetëm për familjarët por edhe për popullin në tërësi si dhe për sistemin e pushtetit paralel. Krenaria dhe dinjiteti ishin mbi të gjitha, sakrificat përballeshin me solidaritet kolektiv mbarëkombëtarë. Filluan të organizohen edhe bërthamat e para për vetëmbrojtje dhe mbrojtje të përgjithshme. Lufta kaploi ish republikat Jugosllave , duke filluar me Slloveninë, Kroacinë dhe Bosnje e Hercegovinën. Formacionet e organizuara të UÇK-së, të udhëhequra nga Komandanti legjendar Adem Jashari, i dolën përballë armikut shekullor dhe bënë luftën, sakrifikuan jetën për të mbrojtur popullin duke fituar edhe beteja të lavdishme gjatë viteve 1997, 1998 dhe 1999. Kjo rezistencë heroike ndërgjegjësoi botën dhe shtetet demokratike si dhe qendrat e vendosjes. Pas krimeve te serbve bota demokratike reagoi, ndërhyri edhe diplomacia, u organizua konferenca në Francë (Konferenca e

Kosova në shekuj...

Hartë e Perandorisë Osmane

Rambujesë) ku palë e bisedimeve ishin pushteti serb, Kosova përfaqësohej nga Ekipi heterogjen kosovar, intelektual, publicist dhe luftëtarë (I. Rugova, H. Thaçi, R. Qosja,J. Krasniqi, R. Buja, A. Bajrami, V. Surroi, B. Shala, B. Kosumi etj) i cili kryesohej nga Z. Hashim Thaçi, komisar politik i UÇK- së, takimi i parë dështoi sepse pala serbe nuk nënshkroi marrëveshjen, u paralajmërua vazhdimi. Në vitin 1999 filloi një valë spastrimi etnik, mijëra kosovarë u dëbuan nga trojet e tyre. Pasoi edhe ndërhyrja ushtarake e NATO-s (me 24 mars 1999) dhe e bashkësisë ndërkombëtare për ndaljen e gjakderdhjes së popullsisë së pafajshme në Kosovë. Me marrëveshjen e Kumanovës, pas 74 ditë bombardimesh nga NATO ndaj forcave serbe dhe pikave strategjike në tërë Serbinë. Serbia dhe

Millosheviqi kapitulluan, çizmja serbe një herë e përgjithmonë iku nga Kosova për tu mos kthyer kurrë. Të shpërngulurit u kthyen në vatrat e tyre të djegura, jeta rifilloi, rindërtimi u ndihmua dhe Kosova është e lirë.

Kosova në delir e këngë në çdo cep të saj.Zemrat e miliona shqiptarëve të Kosovës u drithëruan nga emocionet. Dje festuan lirinë e tyre të shumëpritur. Arritën që të shqiptonin fjalën PAVARËSI. Prej dy ditësh, rrugët e Prishtinës, kryeqytetit që dje u gdhi I tëri si akullnajë, për shkak të uljes së temperaturave, ishin tej mbushur. Asgjë nuk e ndaloj popullin e vuajtur t'I gëzohej ditës historike, ditës për të cilën u derdhën lumenj gjaku. E gjithë Kosova ishte veshur me flamuj kombëtarë kuq e zi, por edhe me flamuj të SHBA-së dhe BE-së. Këngët dhe valët e shtonin dhe më shumë harenë. Në sytë e kosovarëve të ardhur edhe nga Zvicra, Gjermania, Franca e mbarë bota, dallohej qartë emocioni për realizimin e ëndrrës shekullor..

Kosova në hare...