janar 2016 - igjk2017.rks-gov.net · procedurën penale, parimet e përgjithshme të fazës së...
TRANSCRIPT
Aktivitetet nga Programi i Trajnimeve të Vazhdueshme (PTV)
Aktivitetet nga Programi për Hulumtime dhe Publikime (PHP)
Aktivitetet Tjera
Janar 2016
Bu
letin
i Ja
nar 2
016
Aktivitetet nga Programi i Trajnimeve të Vazhdueshme
Më 19 janar 2016, Instituti Gjyqësor i Ko-
sovës ka realizuar trajnimin me temë
“Fillimi i hetimeve dhe mundësia hetuese
e veçantë”.
Ky trajnim kishte për qëllim që të trajtoj
mundësinë hetuese të veçantë për të
kontribuuar në tejkalimin e paqartësive që
ekzistojnë në praktikën gjyqësore si në
çështjet e marrjes në pyetje të palëve në
procedurë dhe në analizimin e rasteve kur
dëshmia e marr në hetimet e veçanta është
provë e pranueshme për gjykatën, në të
cilën mund të bazohet aktgjykimi.
Fokusi gjatë trajnimit ishte në elaborimin
e aktvendimit për fillim të hetimeve në
procedurën penale, parimet e përgjithshme
të fazës së hetimeve, rolin e policisë në
këtë fazë, afatet për zhvillim të hetimeve,
si dhe rastet e zgjerimit, pezullimit dhe
pushimit të hetimeve.
Përveç kësaj, u trajtuan edhe provat,
shqyrtimi dhe pranueshmëria e provave të
siguruara nga mundësia hetuese e veçantë,
si dhe përbërja e trupit gjykues në shqyrti-
min e këtyre provave.
Trajnimi u zhvillua në formë të diskuti-
meve interaktive, ku pjesëmarrësit kishin
mundësinë të paraqesin sfidat dhe
vështirësitë që ballafaqohen në praktikë.
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë
dhe prokurorë të nivelit themelor, si dhe
zyrtarë nga Policia e Kosovës.
2
Fillimi i hetimeve dhe mundësia hetuese e veçantë
Bu
letin
i Ja
nar 2
016
Shpronësimet dhe kompensimi i shpronësimit
Më 21 janar 2016, Instituti Gjyqësor i Ko-
sovës në kuadër të Programit të Trajni-
meve të Vazhdueshme (PTV), ka realizuar
trajnimin me temë “Shpronësimet dhe
kompensimi i shpronësimit”.
Qëllimi i këtij trajnimi ishte analizimi i
legjislacionit lidhur me procedurën e
shpronësimit, identifikimin e kushteve
paraprake për shpronësim, dhe dallimi i
rasteve kur organi shpronësues është
komuna dhe kur organi shpronësues është
qeveria.
Fillimisht në këtë trajnim u elaborua qëlli-
mi i ligjshëm publik, domosdoshmëria,
mos diskriminimi si dhe organi
shpronësues.
Me theks të posaçëm u diskutua përkitazi
me procedurat e shpronësimit, kërkesa për
shpronësim ,vendimi preliminar, vendimi
përfundimtar për shpronësim, pagesa e
kompensimit si dhe kushtet e caktimit dhe
vlerësimit të dëmeve.
Gjithashtu, janë trajtuar edhe llojet,
kushtet dhe rrethanat që duhet marr para-
sysh për realizimin e shpronësimit, efektet
pozitive të zbatimit efikas të kompensimit
të shpronësimit, pastaj si caktohet
kompensimi, çka përfshinë kompensimi,
kriteret, caktimi i vlerës, metodat e
vlerësimit si dhe kushtet e parapara ligjore
për caktimin e tij.
Gjatë këtij trajnimi u përdoren edhe raste
nga praktika, me ç’ rast pjesëmarrësit
patën rastin që të marrin praktikat më të
mira në këtë drejtim.
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët e
gjykatave themelore nga regjione të
ndryshme, si dhe zyrtar të MD të Koso-
vës.
3
Bu
letin
i Ja
nar 2
016
Marrëveshja mbi pranimin e fajësisë
Më 26 janar 2016, Instituti Gjyqësor i Koso-
vës në kuadër të Programit të Trajnimeve të
Vazhdueshme (PTV), ka realizuar trajnimin
me temë “Marrëveshja mbi pranimin e fa-
jësisë”
Qëllimi i këtij trajnimi ishte elaborimi i
mundësisë së arritjes së marrëveshjes për
pranimin e fajësisë, hapat që duhet të
ndërmerren nga palët në procedurë lidhur me
fillimin e negociatave për arritjen e
marrëveshjes, përshkrimi i veprimeve të të
gjitha palëve në kuadër të negociatave për
arritjen e marrëveshjes, përmbushja e
kushteve ligjore që marrëveshja të pranohet
nga gjykata, si dhe rolin e secilit organ sht-
etëror në arritjen e marrëveshjes mbi pranimin
e fajësisë.
Fokusi kryesor i trajnimit ishte diskutimi për
procedurat e marrëveshjes mbi pranimin e
fajësisë. Po ashtu u trajtuan negocimi
marrëveshjes për pranimin e fajësisë,
rekomandimet për një dënim më të butë, por
jo nën minimumin e përcaktuar me ligj, ku-
fijtë deri ku lejohet të zbutet dënimi. Është
analizuar edhe pozita e të dëmtuarit në proce-
durën e negocimit, mundësia e refuzimit të
marrëveshjes nga prokurori i shtetit dhe i pan-
dehuri. Gjithashtu janë paraqitur në mënyrë të
thjeshtë veprimet procedurale në Gjykatë me
rastin e shqyrtimit të marrëveshjes për prani-
min e fajësisë.
Gjatë këtij trajnimi u përdoren edhe raste nga
praktika me ç’ rast pjesëmarrësit patën rastin
që të marrin praktikat më të mira në këtë
drejtim.
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët e
gjykatave themelore, si dhe prokurorët e pro-
kurorive themelore
4
Bu
letin
i Ja
nar 2
016
Dhuna në Familje
Më 28 janar 2016, Instituti Gjyqësor i Ko-
sovës në kuadër të Programit të Trajni-
meve të Vazhdueshme (PTV), ka realizuar
trajnimin me temë “Dhuna në Familje”.
Qëllimi i këtij trajnimi ishte t’iu mundësoj
pjesëmarrësve njohjen me dhunën në
familje, pasojat e dhunës familje, kush
mund të kërkojë lëshimin e urdhrit mbro-
jtës, procedurat gjyqësore për vendosje
sipas kërkesës si dhe masat e kohëzgjatja
e tyre.
Kryesisht në këtë trajnim janë paraqitur
dilemat rreth çështjeve për të cilat
gjyqtarët kanë pengesa gjatë shqyrtimit të
rasteve që kanë të bëjnë me procedurat
standarde të veprimit për mbrojtje nga
dhuna në familje si dhe të zbatojnë në
mënyrë precize dispozitat ligjore lidhur
me procedurën dhe afatet për vendosje
sipas kërkesave për urdhër mbrojtje.
Po ashtu u diskutuan procedurat për ven-
dosje sipas kërkesave për urdhër mbrojtje,
llojet e masave mbrojtëse dhe kohëzgjatja
e tyre, ekzekutimi dhe pasojat e mos ekze-
kutimit të urdhrit për mbrojtje.
Gjatë këtij trajnimi u përdoren edhe raste
nga praktika me ç’ rast pjesëmarrësit
patën rastin që të marrin praktikat më të
mira në këtë drejtim.
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët e
gjykatave themelore, si dhe bashkëpunëto-
rë profesional të gjykatave.
5
Bu
letin
i Ja
nar 2
016
Shqyrtimi gjyqësor i aktit administrativ- sfidat dhe
vështirësitë procedurale
Më 29 janar 2016, në kuadër të Programit
të Trajnimeve të Vazhdueshme (PTV),
IGJK ka realizuar trajnimin për gjyqtarë
me temë “Shqyrtimi gjyqësor i aktit ad-
ministrativ - sfidat dhe vështirësitë proce-
durale”.
Trajnimi kishte për qëllim të kontribuoj në
avancimin e mëtejmë të njohurive teorike
dhe shkathtësive praktike në analizimin
dhe zbatimin e drejtë të legjislacionit të
aplikueshëm në këtë fushë, si dhe të elab-
oroj mundësitë e gjetjes së zgjidhjeve uni-
forme për zbatimin me sukses të proce-
durës së trajtimit gjyqësor të kontesteve
administrative në Kosovë.
Në kuadër të këtij trajnimi janë shtjelluar
çështjet që ndërlidhen me mënyrën e ini-
cimit të procedurës administrative, per-
sonat dhe organet që mund të fillojnë kon-
fliktin administrativ, procedurën e shqyr-
timit, veprimet procedurale të palëve në
procedurë dhe veprimet e organit adminis-
trativ i cili e zhvillon procedurën. Në këtë
kuadër u diskutua për mjetet e të provuarit
gjatë shqyrtimit në procedurën administra-
tive, pjesëmarrjen e personave të tretë në
procedurë si dhe çështjet që kanë të bëjnë
me përfundimin e procedurës administra-
tive.
Dilemat dhe pyetjet e adresuara në këtë
trajnim, u trajtuan përmes shpjegimit të
pjesshëm teorik dhe shembujve konkret, si
dhe u zhvilluan diskutime rreth parimeve
dhe rregullave kryesore të Ligjit për Kon-
fliktet Administrative, dhe Ligjit për Pro-
cedurën Administrative.
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë
pranë Gjykatave Themelore në Kosovë.
6
Bu
letin
i Ja
nar 2
016
Aktivitetet nga Programi për Hulumtime dhe Publikime
(PHP)
Më 26-28 janar 2016, IGK në mbështetje
të projektit të GIZ-it ka realizuar
punëtorinë me temën “Teknikat e hu-
lumtimit ligjor”.
Kjo punëtori kishte për qëllim zhvillimin e
kapaciteteve të trajnuesve si dhe stafit të
IGJK-së për teknikat e hulumtimit ligjor
si dhe familjarizimi me data bazat vendore
dhe ndërkombëtare që ofrojnë burime dhe
materiale tjera ligjore të nevojshme për
punën e gjyqësorit.
Gjatë trajnimit për tri ditë me radhë nga
gjyqtari gjerman z. Christian Happe, u
elaboruan burimet e hulumtimeve ligjore
si ato vendore ashtu edhe ato ndërk-
ombëtare me theks të veçantë HUDOC, si
dhe data bazat nga perspektiva gjermane
si ajo JURIS, BECK ONLINE dhe data
baza tjera të gjykatave të cilat janë ek-
skluzivisht për publikimin e vendimeve
gjyqësore.
Në kuadrin e kësaj punëtorie vëmendje të
veçantë i është kushtuar edhe bibliotekës
elektronike të IGJK-së. Për mënyrën e
qasjes dhe sqarimet lidhur me llojin e ma-
terialeve ligjore që ofron kjo data bazë
është elaboruar nga stafi i saj.
Gjatë kësaj punëtorie nga gjyqtarët dhe
prokurorët pjesëmarrës u parashtrua
nevoja e publikimit të vendimeve
gjyqësore në nivel të gjitha gjykatave me
qëllim të unifikimit të praktikës dhe qasjes
më profesionale të rasteve.
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët
dhe prokurorët që njëkohësisht janë edhe
trajnues të IGJK-së si dhe pjesëtarë të
tjerë nga stafi i IGJK-së.
7
Teknikat e hulumtimit ligjor
Bu
letin
i Ja
nar 2
016
Me dt. 29 janar 2016, në Institutin
Gjyqësor të Kosovës është mbajtur takimi
i Këshillit të Redaksisë së publikimeve të
IGJK-së.
Qëllimi i këtij takimi ishte shqyrtimi dhe
përmirësimi i cilësisë së materialeve për
publikim dhe diskutimi i rregullave tekni-
ke për publikim.
Gjatë këtij takimi, nga Këshilli i
Redaksisë u theksua rëndësia e cilësisë së
punimeve për publikim në revistën
“Opinio Juris” dhe nevojat e gjyqësorit
dhe profesionistëve ligjor për aspektin
praktik.
Në këtë takim u shqyrtuan propozimet për
publikime për të cilat Këshilli i Redaksisë
diskutoi dhe vendosi sipas kompetencës së
përcaktuar me Rregulloren për Kërkime
dhe Publikime në IGJK.
8
Takimi i Këshillit të Redaksisë së Publikimeve të IGJK-së
Bu
letin
i Ja
nar 2
016
Me 21-22 janar, IGJK në bashkëpunim me
GIZ kanë realizuar punëtorinë me tra-
jnuesit e IGJK-së që do të angazhohen në
trajnime në kuadër të Programit të Trajni-
meve të Vazhdueshme.
Punëtoria u organizua me qellim të har-
timit të strukturës, agjendës dhe përmba-
jtjes së trajnimit ku janë caktuar si tra-
jnues si dhe plotësimi i formularëve për
zbatimin e trajnimeve.
Po ashtu synim tjetër i punëtorisë ishte
edhe diskutimi për respektimin e
doracakut për trajnues rreth afateve dhe
obligimeve tjera relevante që dalin nga
procesi i trajnimeve. Në këtë kuadër u
diskutua për sfidat në implementim të tra-
jnimeve dhe respektimi i metodologjisë
trajnuese nga trajnuesit.
Në këtë punëtori u mundësua që trajnuesit
që kanë trajnimin e përbashkët të koordi-
nohen rreth temave që do të mbulojnë gja-
të trajnimet, çfarë materiale duhet të zhvil-
lojnë, cilat metoda interaktive të ligjërimit
duhet të përdoren dhe të përcaktojnë
kohën që është e nevojshme për arritjen e
objektiva të përcaktuara për atë trajnim.
Përfitues të këtij trajnimi ishin trajnuesit e
IGJK-së të angazhuar në PTV për
periudhën shkurt – prill 2016.
9
Punëtori me trajnuesit e IGJK-së për hartimin e agjendave
të trajnimeve për periudhën shkurt - prill 2016
Aktivitetet Tjera
https://igjk.rks-gov.net Adresa “Lagjja e Spitalit” Rr. Muharrem Fejza p.n Prishtinë, Republika e Kosovës
Tel: + 381 38 200 18 660 Fax: + 381 38 512 095 E-mail: [email protected]