iniciativa për zhvillimin e bujqësisë së kosovës ... shqip_v6.pdf · ofrimi i mundësive për...

2

Upload: vohanh

Post on 31-Jan-2018

221 views

Category:

Documents


2 download

TRANSCRIPT

Page 1: Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës ... SHQIP_v6.pdf · ofrimi i mundësive për përpunim të mëtutjeshëm, dhe rritja e të ardhurave në zonat rurale duke u

Iniciativa për Zhvillimin e

Bujqësisë së Kosovës:

Zbatuar nga:

Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës

Për më shumë informata:

Emri : IADK-Mitrovicë

Adresa : Rr. Ulqini No. 74, 40000 Mitrovicë, Kosovë

Tel : +381 (0) 28 536 726

Fax : +381 (0) 28 536 726

E-majl : [email protected]

Webfaqja : www.iadk.org

Bashkimi Evropian përbëhet nga 27 Shtete Anëtare

të cilat kanë vendosur që gradualisht të lidhin së

bashku njohuritë, burimet dhe fatet e tyre. Së

bashku, përgjatë një periudhe 50-vjeqare të zgjerimit,

ata kanë ndërtuar një zonë stabilitetit demokracisë,

dhe të zhvillimit të qëndrueshëm duke prezervuar

dhe mbrojtur diverzitetin kulturor, tolerancën, dhe

liritë individuale.

Bashkimi Evropian është zotuar që të I ndajë

sukseset dhe vlerat e tyre me shtete dhe popuj përtej

kufijve të tyre.”

Komisioni Evropian

është organi ekzekutiv i BE-së.

Promotion of rural tourism services and infrastructure in Shala area

Promovimi i shërbimeve të turizmit rural dhe infrastrukturës në zonën e Shalës

Promocija usluga ruralnog turizma i infrastrukture u regionu Šalje

Ky projekt është implementuar nga IADK-ja. Pikëpamjet e shprehura në këtë publikim nuk reflektojnë doemos pikëpamjet e Komisionit Evropian.

Projekt i financuar nga BE-ja dhe i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë.

Projekti: Promovimi i shërbimeve të turizmit rural dhe infrastrukturësnë zonën e Shalës / Šalje

Page 2: Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës ... SHQIP_v6.pdf · ofrimi i mundësive për përpunim të mëtutjeshëm, dhe rritja e të ardhurave në zonat rurale duke u

Koncepti

Kosova është një shtet i vogël dhe distanca ndërmjet

zonave rurale dhe urbane nuk është larg; për nga

zhvillimi, zonat rurale dhe ato urbane janë shumë të

ndryshme. Shumë zona me peizazhe të bukura që

gjinden vetëm pak kilometra larg zonave urbane, kanë

lidhshmëri të kufizuar dhe kanë mangësi të ofertave

turistike. Në zonat rurale, të ardhurat për banorë janë

shumë të ulëta, shkalla e aktivitetit të grave është e

kufizuar dhe sektori i shërbimeve turistike është i pa

zhvilluar.

Sipas “Strategjisë së Kosovës për Edukimin e

Banorëve Rural”, është konstatuar që 60 përqind e

banorëve të Kosovës aktualisht jetojnë në zona rurale.

Një nga prioritetet e Qeverisë është që të mbështesë

zhvillimin rural, nëpërmes modernizimit dhe profilizimit

të bujqësisë dhe të ekonomisë rurale, të ofrojë punësim

dhe mirëqenie të qëndrueshme për banorët në zonat

rurale.

Regjioni i Veriut të Kosovës ka shumë potencial për

turizëm rural si rezultat i pasurive dhe trashëgimive

natyrore dhe kulturore si dhe është e pasuruar me florë

dhe faunë. Trashëgimitë e ruajtura kulturore dhe

terrenet fantastike dhe të virgjëra të regjionit rural midis

Mitrovicës/Mitrovica dhe Vushtrrisë/Vucitrn, janë burime

të pasura për zhvillimin e turizmit rural; ato janë thesare

të çmuara që presin të zbulohen, studiohen dhe

shijohen.

Me qëllim që të promovojmë turizmin rural në këtë

regjion, IADK-ja do të zbatojë një projekt të financuar

nga BE-ja i cili përbëhet nga disa aktivitete, të cilat janë

hartuar që të kontribuojnë drejt përmirësimit të

mundësive turistike në zonat rurale, ekonomisë

regjionale bujqësore, dhe të ofrojë trajnime përkatëse

dhe adekuate për femrat rurale për përpunimin e

produkteve bujqësore të blegtorisë, hortikulturës dhe

produkteve të qumështit bulmetit.

Objektivat

Objektivi i Përgjithshëm:

Zhvillimi i sektorit të turizmit rural në Regjionin Verior, dhe

ngritja e kualitetit të përpunimit të produkteve ushqimore, ofrimi i mundësive për përpunim të mëtutjeshëm, dhe rritja e të ardhurave në zonat rurale duke u siguruar që këto aktivitete janë kryer duke ndjekur dhe zbatuar procedura normale të biznesit.

Objektivat Specifik

1. Ndërtimi i Shtegut për Ecje në zonat malore.

2. Krijimi i bizneseve të reja për turizëm dhe fuqizimi i

bizneseve ekzistuese.

3. Fuqizimi ekonomik i familjeve rurale

4. Rritja e kualitetit dhe sasisë së prodhimit të ushqimeve

tradicionale.

5. Avancimi i shërbimeve turistike në zonat rurale.

6. Promovimi i prodhimit dhe shfrytëzimit të energjisë

alternative.

Grupet e Synuara

Familjet Rurale; fermerët, femrat rurale, bizneset dhe

restorantet lokale.

Femrat që kanë veprimtari biznesi në bujqësi.

Bizneset dhe fermerët lokal.

Bizneset lokale për ekonomi bujqësore dhe turizëm.

Familjet që ofrojnë shërbime me Oda/Bujtina.

Palët e interesit

Palët e interesit përveç tjerëve janë: Bashkimi Evropian, dhe komunat e Mitrovicës/Mitrovica dhe Vushtrrisë/Vucitrn; duke përfshirë bizneset lokale për turizëm dhe biznes bujqësor. IADK-ja do të koordinojë, ndërmjetësojë, dhe afroj së bashku përfaqësuesit e këtyre komunave, bizneseve dhe institucioneve, në diskutime publike, debate, dhe do të i mbajë të informuar mbi çdo zhvillim dhe/ose çështje që bie ndër autoritetin ose nevojën e tyre.

Komponentët e Projektit

1. Ndërtimi i shtegut për këmbësorë dhe biçikletë dhe rregullimi i vend pushimeve për vizitor.

2. Promovimi i energjisë alternative dhe restaurimi i mullirit tradicional

3. Rritja e prodhimtarisë bujqësore dhe përmirësimi i kualitetit te produkteve bujqësore

4. Ngritja e kapaciteteve menaxhuse te fermerëve dhe përmirësimi i shërbimeve për turizëm rural

Aktivitetet:

Ndërtimi i shtegut për këmbësorë dhe biçikletë, vendosja e shenjave/tabelave orientuese dhe atraksioneve turistike.

Rritja e kualitetit dhe variacioneve të shërbimeve turistike, promovimi i energjisë të prodhuar nga uji dhe restaurimi i Mullirit tradicional të fuqizuar nga uji.

Restaurimi i gjashtë odave/bujtinave tradicionale.

Pajisja e dy restoranteve me biçikleta malore për vizitorë dhe turistë.

Fuqizimi i rolit të femrave në zonat rurale përmes ngritjes së kapaciteteve në sektorin e përpunimit të ushqimit

Zhvillimi i Ekonomisë së Gjelbër në zonat rurale të shënjuara nga projekti nëpërmjet ndërtimit të gjashtë serrave dhe pemishteve prezervuese.

Përkrahja e fermerëve të dhenve, lopëve, deleve, shpezëve-pulave dhe bletarisë.

Shkëmbimi i eksperiencave me zonat tjera për turizëm rural

Vizita studimore në zona tjera të përparuara të turizmit në Kosovë dhe në regjionin përreth.

Publikimi fletëpalosjeve / broshurave.

Rezultatet e pritura:

9 biznese rurale rishtazi të regjistruara Avancimi i 60 femrave që prodhojnë 15 lloje të

prodhimeve tradicionale për restorante për turistë Ngritja e 2 pemishteve të dardhës dhe 1 të mollës për

kultivimin e varieteteve tradicionale. Përmirësimi prodhimtarisë në sasi dhe kualitet për

produkte të qumështit, fermave të dhenve dhe bletarisë për 30%

Prodhimi i 40.000 vezëve organike në vit Prodhimi i 4 tonëve të manaferrave dhe mjedrës Prodhimi i 12 tonëve të perimeve nga gjashtë serra të

përkrahura 111 sesione trajnimeve me 141 pjesëmarrës

1000 vizitorë në vit që vizitojnë këtë zonë dhe shfrytëzojnë shtegun 10km për këmbësor dhe biçikletë.

Projekti: Promovimi i shërbimeve të turizmit rural dhe zhvillimit të

infrastrukturës në regjionin e Shalës /Šalje